Shqiptarja.com

Page 1

MBREME NE TIRANE

ɽ Faqe 4

Masakrohet kambisti, i rrëmbehen 100 milionë lekë

BLERIM ÇELA

ɽ Faqe 6-7

“Deputetët e PS shpëtuan Rulin e Ukën më 1994”

ISH-KREU SHISH

ɽ Faqe 8

Klosi: Berisha vazhdimisht ka përgjuar opozitën

ZGJEDHJET 2013

ɽ Faqe 9

Pandeli Majko: PS duhet të ketë koalicion të gjerë TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI

origjina e lajmit...

LEKË 30

VITI II - NR. 180 E mërkurë, 1-08-2012

KTHIMI PRONAVE

“Shqiptarja.com zbulon vendimin më të fundit të Gjykatës Europiane

STRASBURGU GJOBE 3 MLN EURO QEVERISE SHQIPTARE Ish-pronarët ¿tojnë në katër çështje të ndryshme kompensimin që do të merret nga buxheti i shtetit. Gjykata për të Drejtat e Njeriut ultimatum Tiranës për zgjidhjen e lëmshit ligjor. Dosjet pezullohen 18 muaj

Lajmi

Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Strasburgut për katër dosje njëherësh, për të cilat shteti shqiptar duhet të paguajë qytetarët në total 3 milionë euro. Në këtë vendim njoftohet ndërprerja e përkohshme e shqyrtimit të çështjeve të reja për pronat nga Shqipëria për 18 muaj

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar dje shtetin shqiptar me zhdëmtimin në masën 3 milionë euro të katër familjeve, që kishin paraqitur dosje për pronat. Njëkohësisht, ajo ka njoftuar bllokimin për 18 muaj të shqyrtimit të dosjeve të reja shqiptare për pronat, ndërkohë që për dosjet e paraqitura tashmë do të ndiqet rruga normale

TIRANE GENC KONDI

S

trasburgu ndërpret pranimin e dosjeve të reja të shqiptarëve me ankesa për pronat për një vit e gjysmë, por do të vazhdojë të gjykojë dosjet e paraqitura tashmë. Kjo është komunikuar dje... ɽ vijon në faqe 2-3

RREFIMI I BABAIT MONSTER

“Nuk e di pse e vrava tim bir” Pse hodhi foshnjën nga dritarja e maternitetit. Mamia tregon ngjarjen TIRANE

SHEFKI HADËRI

Kristaq Rama ironitë me bustin e Hoxhës

HABJON HASANI

B

abai vrasës Hysen Biba i cili hodhi foshnjën e tij nga kati i katërt i maternitetit deklaron në polici se nuk e dinte as vetë pse e bëri veprimin. Policia dyshon se aim und të jetë nxitur nga debatet mes familjeve për atësinë. Kontradiktor, i përçartë dhe aspak bashkëpunues me hetuesit,... ɽ Faqe 10-11

DOREHEQJA

80-vjetori i artistit: Çfarë u tha në studio dhe biseda për Poradecin

ɽ Faqe 22

Agim Zeqo: Iki nga Skënderbeu, kam biznesin tim

Në foto: Hysen Biba

Në foto: Bujar Nishani dhe Bamir Topi

Koment NGA

ENTON ABILEKAJ

Ankandi i vagonit demokristian I

kja e Ndokës nga opozita të nesërmen e premtimit të Ramës për shtimin e vagonave në trenin opozitar, dukej pjesë e një plani të menduar gjatë. Kishte kohë që Àitej për largimin e PDK drejt Qeverisë, por vetë kreu i opozitës përgënjeshtronte. Dhe nëse nuk do të përdorej për të goditur shpresat opozitare për aleancë të gjerë, largimi i Ndokës do të ishte deklaruar më vonë, ndoshta në shtator. Premtimi i Ramës e provokoi këtë ngjarje të përgatitur nga Berisha dhe ɽ vijon në faqe 12 ish - deputeti i tij...

Analizë NGA

NIAZI JAHO

ɽ Faqe 20-21

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor N

dryshimet që ju bënë Kodit Zgjedhor janë të shumta. Pa studimin e vëmendshëm të tyre, vështirë të shfaqësh ndonjë mendim. Për këtë del nevoja të njihemi edhe një herë me rekomandimet e paraqitura nga OSBE/ODIHR-i në raportet e viteve 2009 dhe 2011 ku bëhet fjalë përkatësisht për zgjedhjet parlamentare dhe ato të organeve të qeverisjes vendore. Por jo vetëm kaq: mendoj se duhen patur parasysh edhe problemet e tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe që i ka diktuar praktika. Deri më sot vetëm... ɽ vijon në faqe 12


2

E mërkurë, 1 gusht 2012

EKONOMI

Shiten 9.2 miliardë lekë bono thesari, ulet interesi

J

anë shitur ditën e djeshme, nëpërmjet dy ankandesh të zhvilluar në mjediset e bankës qendrore të vendit, 9.2 miliardë lekë bono thesari me afat njëvjeçar dhe 3mujor maturimi, të ndara në 6 miliardë lekë bono 12-mujore dhe 3.2 miliardë tremujore. Interesi në të dy rastet ka shënuar rënie. Konkretisht, për bonot me afat njëvjeçar marutimi, ku janë kërkuar

gjithsej rreth 8.5 miliardë lekë, interesi ka zbritur në 7.26 për qind, nga 7.34 për qind, që ishte në ankandin e fundit. E njejta situatë ka ndodhur edhe më bonot tremujore, të cilat janë shitur me interes në shkallë vjetore në masën 5.23 për qind, ndërkohë që në ankandin e mëparshëm kjo shifër ishtë në kuotën e 5.26 përqindëve. Interesi i letrave më

vlerë ka qenë vazhdimisht, deri tani, në rritje, duke pasqyruar rritjen e kërkesës për borxh të brendshëm nga qeveria, në një kohë kur disa nga operatorët kryesorë bankarë që kanë blerë bono e obligacione deri tani, janë tërhequr, duke investuar në rrugë të tjera. Qeveria ndërkohë ka shpallur edhe disa ankande bonosh vetëm në euro.

Gjyqet për kompensimin gjykohen me vendim "pilot"

Pronat, KiE lumë kritikash Shqipërisë "Ndryshimet ligjore cenuan sigurinë juridike"

TIRANE

GJYQET E FITUARA NGA QYTETARËT SHQIPTARË NË STRASBURG PËR PRONËN

GENC KONDI

Emri i dosjes

G

jykata e Strasburgut ka vendosur të operojë, këtej e tutje, me një procedurë “pilot” në rastet e shumta të paraqitura para saj për kompensimin e munguar të ish-pronarëve. Kjo do të sillte shkurtim të ndjeshëm të kohës për dosjet e mbetura, pasi, sipas ekspertëve ligjorë, vendimi do të merrej në formë krahasimore me çështje të ngjashme, të gjykuara më parë nga kjo Gjykatë. Duke pasur parasysh se ekzistojnë aktualisht tetëdhjetë raste të pazgjidhura që presin gjykimin në Strasburg dhe se numri i ankesave të bazuara mund të rritet përsëri, Gjykata e çmon të nevojshme për të zbatuar procedurën e gjykimit pilot në këto raste, theksohet në vendimin e marrë dje. Gjykata vlerëson se Shqipëria duhet të marrë urgjentisht masa të përgjitshme për të garantuar në mënyrë efektive të drejtën e kompensimit për personat e interesuar. Nën kontrollin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Shqipëria është e lirë të zgjedhë mjetet për arritjen e këtij qëllimi, sugjeron ajo.

KRITIKAT

Gjykata, duke shfrytëzuar

Shuma e njohur e dëmshpërblimit

Viti i vendimit

Qufaj

70.000 euro

2005

Beshiri Ramadhi

126.000 euro 120.000 euro

2006 2007

Driza

500.000 euro

2007

Gjonboçari Nuri

50.000 euro 76.500 euro

2007 2009

Hamzaraj Vrioni

17.500 euro 2.000.000 euro

2009 2009

rastin konkret, që shqyrtonte këto ditë, ka lëshuar një lumë kritikash ndaj bllokimit qeveritar të zgjidhjes përfun-

dimtare të problemit thelbësor të pronave në Shqipëri. Duke vërejtur se legjislacioni shqiptar për pronat është

ndryshuar disa herë midis viteve 2004 dhe 2010, Gjykata konstaton se këto ndryshime të shpeshta kanë cenuar sigurinë juridike. Kështu, Shqipëria duhet të analizojë me kujdes të gjitha pasojat financiare e ligjore përpara së të ndërmarrë ndryshime të tjera, sugjeron Gjykata. Sikurse qeveria shqiptare e ka pranuar në planin e veprimit që i ka paraqitur Komitetit të Ministrave si objektiv për të trajtuar problemet e identifikuara në gjykimet e mëparshme në lidhje me kompensimin e pronave të konfiskuara, autoriteteve u mungojnë informacione të sakta dhe të besueshme mbi numrin e përgjithshëm të vendimeve administrative, të miratuara që nga viti 1993, në njohje të

Shoqata

Ish-pronarët: Strasburgu, shpresa e fundit

I

TIRANE

sh-pronarët po kërkojnë në masë ekzekutimin e vendimeve të Komisioneve të Kthimit të Pronave, ndërkohë që një gjë të tillë nuk e bëjnë organet e shtetit shqiptar. Pronarët janë shprehur, nëpërmjet shoqatës së tyre se do t'i drejtohen vazhdimisht Gjykatës së Strasburgut, në mënyrë që ai kompensim, i cili ka qenë për kaq vite me rradhë në letër, të ekzekutohet.

Deri tani Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar një periudhë dhjetëvjeçare si më se të mjaftueshme që shteti shqiptar duhej ta kishte realizuar këtë proces. Por, qeveritë nuk kanë caktuar asnjëherë një afat kohor ligjor fundor për realizimin e kompensimit financiar. Në këtë situatë, e vetmja shpresë mbetet që ata t'i drejtohen Gjykatës së Strasburgut, e cila mund të marrë vendime detyruese për qeverinë shqiptare.

Përfaqësues të kësaj Gjykate kanë ardhur më se një herë edhe në Shqipëri, por sugjerimet e tyre janë lënë pas dore nga qeveria, e cila ka shtyrë ekzekutimin e vendimeve për shkak të situatës së vështirë financiare të arkës së shtetit. Ndërkohë që problemet e pronësisë nuk gjejnë zgjidhje, janë shtuar rastet e konflikteve për tokën dhe pronën, 4.979 në fshat e 3.163 në qytet, ku janë përfshirë 8.000 vetë

Në foto: Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg

të drejtave të pronësisë dhe dhënie të së drejtës së kompensimit. Hartimi i të dhënave të sakta për një gjë të tillë do të do t'u mundësonte autoriteteve të llogaritnin pasojat financiare të operacionit të përgjithshëm të kompensimit. Përveç kësaj, skema e kompensimit dhe modalitetet e saj duhet të rishikohen në dritën e konstatimeve dhe vendimeve të Gjykatës. Gjykata u kërkon autoriteteve të përdorin me përparësi format e tjera të kompensimit, të parashikuara nga legjislacioni shqiptar që nga viti 2004, në vend të përdorimit vetëm të kompensimit financiar. Është e rëndësishme të caktohen afate realiste, ligjore dhe detyruese për çdo hap të procesit të kompensimit. Së fundi, duhet të vihen burime të mjaftueshme njerëzore e materiale në dispozicion të autoriteteve kompetente e të sigurohet koordinimi i duhur ndërmjet institucioneve të ndryshme publike të linjës.

DIFEKTET

Gjykata ka gjetur edhe më parë shkelje të Nenit 6 § 1 dhe nenit 1 të Protokollit nr.1 në raste të ngjashme në Shqipëri për vonesat në zbatimin e vendimeve administrative që lidhen me pronën. Ajo mendon se qeveria nuk ka reaguar në mënyrë të drejtë lidhur me situatën për të cilën ankohen qytetarët. Vendime përfundimtare dhe detyruese në favor të qytetarëve mbeten pa u zbatuar për periudha nga 15 deri në 17 vjet. Gjykata e Strasburgut konstaton se shkeljet kanë në origjinë një problem të përgjithshëm, që prek shumë njerëz dhe vëren me shqetësim se shkeljet kanë

?

PYETJE PERGJIGJE

Ku janë përqendruar kritikat më të shumta për shtetin shqiptar?

Strasburgu e quan absurde që në vendin tonë, që, për ironi të fatit, kryeson aktualisht Këshillin e Evropës, nuk zbatohen të drejtat e njeriut, duke filluar nga e drejta e pronës, ajo e një procesi të drejtë gjyqësor, etj. Shqipëria ka ndrushuar shpesh legjislacionin nga viti 2004 e këtej, thuhet në vendimin e Gjykatës, por kjo ka sjellë konfuzion dhe nuk ka zgjidhur problemin.

Çfarë sugjeron Strasburgu?

Gjykata e Këshillit të Evropës vendos të përdorë praktikën ligjore të një procesi-pilot në rastin e Shqipërisë lidhur me dosjet e pronave. Në Strasburg e kanë kuptuar se faji është i qeverisë dhe jo i ishpronarëve, pra çdo dosje për moszbatim kompensimi është automatikisht e fituar nga këta të fundit. Kështu, edhe vendimi do të jetë në grup dhe shumë i shkurtër në kohë, gjithnjë në favor të pronarëve. Mbetet të shihet se si do ta përballojë buxheti pagesën e kompensimeve

vijuar, ndonëse në gjykimet e mëparshme, më 2007, 2009 dhe 2011, ajo ka kërkuar nga Shqipëria që të merrte masa të përgjithshme për të zgjidhur këtë problem.


E mërkurë, 1 gusht 2012

EKONOMI

KLSH: Rekord shkeljesh në kompanitë publike energjetike

S

hoqëritë publike të energjetikës janë përgjegjëset kryesore të një dëmi të konsiderueshëm ekonomik për arkën e shtetit, të zbuluan këto ditë në ekipet e kontrollit të KLSH. Ato kanë llogaritur në 5.1 miliardë lekë, ose gati 50 milionë dollarë, dëmin e shkaktua nga abuzimet e vjedhjet vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti. Mes shoqërive publike, ato që

operojnë në sektorin e energjetikës kanë shkaktuar një dëm 2.7 miliardë lekë, ndërkohë që 278.5 milionë lekë është dëmi i konstatuar nga kontrollet e departamentit të auditimit të pushtetit vendor, kontrollit të territorit dhe privatizimit të pronës shtetërore. Sipas dikastereve, kryeson në dëme ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me

3

një dëm total prej 1.1 miliardë lekësh, i shkaktuar në dhënien me koncesion të pronës shtetërore. Autoriteti Rrugor Shqiptar është përgjegjës për një dëm ekonomik prej 285 milionë lekësh dhe Drejtoria e Përgjithshme e UjësjellësKanalizimeve është përgjegjëse për një dëm prej 13.7 milionë lekësh. KLSH ka kryer 18 kallëzime penale.

Gjykata i shtyn 18 muaj, vijojnë të regjistruarat

TIRANE

GENC KONDI vijon nga faqja 1 ...nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut e Këshillit të Evropës, pas vendimeve të rradhës, që e kanë dënuar shtetin shqiptar me pagesën e 3 milionë eurove në katër raste të moszbatimit të vendimeve të gjykatave shqiptare për kompensimin ish-pronarëve.

RASTI

Arkivat

AKKP: Problem, mungesa e dokumentave

P

roblemin më të madh Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronës e ka patur me zbatimin e atyre vendimeve, që kanë dhënë të drejtën e kompensimit, por nuk ka një hartë për to dhe origjinali arkivor është zhdukur. Sipas drejtorit të përgjithshëm Elvis Çefa, edhe vetë pronarët nuk arrijnë gjithnjë të plotësojnë sipas kërkesave ligjore dokumentacionin e duhur. Në disa raste të tjera, nuk duan vetë ta plotësojnë atë siç duhet, si pasojë e një tendence që kufijtë e pronës të spostohen aty ku kanë dëshirë dhe jo aty, ku ka qenë realisht. Prona e dikujt figuron ndoshta sot 90% e zënë, por pranë saj ka një pronë tjetër, që është e lirë. AKKP ka hasur në shumë raste, kur pretendimi spostohet në hapësirë. Por, ligji ndalon një kthim prone padrejtësisht. Në këto raste, AKKP jep vendim negativ.

Në gjykimin e saj për rastin "Manushaqe Puto e të tjerë kundër Shqipërisë" Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është shprehur dje njëzëri se konstaton shkelje të nenit 13 (e drejta për një ankim të efektshëm) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe shkelje të nenit 6 § 1 (e drejta për një gjykim të drejtë) dhe neni 1 i Protokollit Nr. 1 (mbrojtja e pronës) të Konventës. Në arsyetimin e këtij vendimi, Gjykata është shprehur se 20 qytetarë shqiptarë argumentuan se, pavarësisht nga njohja prej autoriteteve e titullit të tyre të pronësisë mbi një tokë që ata kishin fituar me trashëgimi, vendimet përfundimtare administrative për dhënien e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj, në vend të kthimit, asnjëherë nuk janë ekzekutuar. Ankuesit janë njëzet shtetas shqiptarë, ishpronarë ose trashëgimtarë të ish-pronarëve të tokave të konfiskuara nga ish-regjimi komunist në Shqipëri. Ata kanë trashëguar titujt e pronës mbi disa toka me sipërfaqe që variojnë nga 600 deri në 5.000 metra katrore, që janë njohur midis viteve 1994 dhe 1996 nga Komisionet për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës, sipas Ligjit të vitit 1993 mbi pronën. Sipas Komisioneve, ankuesit duhet të kompensohen financiarisht, sipas njerës nga rrugët që parashikon ligji për këtë qëllim, në vend që atyre t'u kthehet prona. Por asnjë vendim përkatës nuk është ekzekutuar deri tani. Tetë ankuesve iu është kthyer një pjesë e pasurisë, por nuk kanë marrë kompensim, në një prej rrugëve që parashikon ligji, për pjesën tjetër të tokave të tyre.

CENIMI I SË DREJTËS

Lidhur me ankesën se nuk janë ndërmarrë hapa efektive për të siguruar zbatimin e vendimeve për dhënien e kompensimit, Gjykata rikujton se ka shqyrtuar çështje të tilla

Strasburgu pezullon gjyqet e pronave Vendimi: Qeveria të paguajë 3 mln euro! DËNIMET E GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR DËMSHPËRBLIM, TË MARRA NË SEANCAT E KËTYRE DITËVE

1 milion euro për dëm material dhe moral dhe 1.000 euro për kosto dhe shpenzime gjyqësore për aplikantët në rastin Manushaqe Puto kundër Shqipërisë

280 mijë euro për dëm material dhe moral dhe 1.000 euro për kosto dhe shpenzimet gjyqësore për aplikantët në rastin Dani kundër Shqipërisë

352 mijë euro për dëm material dhe moral dhe 1.000 euro për kosto dhe shpenzime për aplikantët në rastin Ahmataj e të tjerë kundër Shqipërisë

1.36 milionë euro për dëm material dhe moral ndaj aplikantëve në rastin Muka kundër Shqipërisë

në disa raste të ngjashme, si psh në rastin Ramadhi e të tjerë. Duke patur parasysh mungesën e efektshmërisë edhe të mjeteve të tjera të parashikuara me ligj, të tilla si kompensimi në natyrë, kompensimi me aksione ose bono privatizimi, apo bono thesari, Gjykata konkludon se ankuesit nuk kanë patur

mundësinë të bëjnë brenda vendit një ankim efektiv për zhdëmtim të përshtatshëm dhe të mjaftueshëm ndaj moszbatimit të vendimeve administrative për kompensimit.

VENDIMET

Gjykata vendosi që Shqipëria duhet të paguajë 1 milion euro për dëm material dhe

Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Strasburgut për katër dosje njëherësh, për të cilat shteti shqiptar duhet të paguajë qytetarët në total 3 milionë euro. Në këtë vendim njoftohet ndërprerja e përkohshme e shqyrtimit të çështjeve të reja për pronat nga Shqipëria për 18 muaj moral dhe 1.000 euro për kosto dhe shpenzime gjyqësore për aplikantët në rastin Manushaqe Puto kundër Shqipërisë; 280 mijë euro për

Angazhimi

Kompensimi, detyrimisht në masën 100 për qind

N

TIRANE

ë përputhje me planvep rimin e miratuar, nga janari i vitit 2013 shteti shqiptar do të fillojë të punojë me skemën e re ligjore për kompensimin e ishpronarëve dhe jo më me atë, me të cilën është operuar deri tani. Nga skema parashikohet të përfitojnë ish-pronarët që disponojnë vendime për kompensim, të cilat janë përfundimtare dhe të ekzekutueshme. Masa e kompensimit do të jetë 100% dhe do të shpërndahet me këste të

barabarta. Pagesa bëhet me këste, derisa të arrihet kompensimi 100% për çdo pronar. Në rast kur ka përplasje mes subjektesh për kompensim mbi të njëjtën pasuri, ata duhet t'i drejtohen gjykatës për zgjidhjen e konfliktit se kujt i takon e drejta e kompensimit për pjesën e mbivendosur të pasurisë brenda afatit njëmujor nga moment i njoftimit nga AKKP-ja për një gjë të tillë. Në të kundërt, të gjitha subjektet në fjalë humbin të drejtën për kompensim për pjesën e mbivendosur.

dëm material dhe moral dhe 1.000 euro për kosto dhe shpenzimet gjyqësore për aplikantët në rastin Dani kundër Shqipërisë dhe 352 mijë euro për dëm material dhe moral dhe 1.000 euro për kosto dhe shpenzime për aplikantët në rastin Ahmataj e të tjerë kundër Shqipërisë. Po kështu, një shifër prej 1.36 milionë eurosh do të paguhet për dëm material dhe moral ndaj aplikantëve në rastin Muka kundër Shqipërisë. Lidhur me raste të tilla të ngjashme, Gjykata vendosi të shtyjë shqyrtimin e të gjitha rasteve të reja kundër Shqipërisë që do të paraqiten pas shpalljes së këtij gjykimi, në ato raste, që kanë të bëjnë me pretendime në lidhje vetëm me zbatime të zbarritura të vendimeve për kompensim të pronave. Kjo shtyrje do të jetë në fuqi për një periudhë prej 18 muajsh nga data kur ky vendim merr formë të prerë. Procedurat për raste të ngjashme që janë sjellë në Gjykatë para vendimit, do të vazhdojë të ndjekin rrugën normale të gjykimit.


4

E mërkurë, 1 gusht 2012

POLITIKE

Marrëveshja, Britania kthen 100 të burgosur

Z

v/ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi dhe Ministri Britanik i Burgjeve, Crispin Blunt, nënshkruan në Londër një marrëveshje për transferimin e detyrueshëm të të burgosurve (CPTA), sipas të cilës, të burgosurit shqiptarë do të transferohen me detyrim nga Britania për të përfunduar dënimin e tyre në Shqipëri, bënë të ditur burime nga ambasada

Britanike në Tiranë. Kjo është marrëveshja e parë dypalëshe që Ministria e Drejtësisë Britanike ka nënshkruar me një vend, i cili ka një numër të madh qytetarësh në burgje në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht janë rreth 180 të burgosur shqiptarë në burgjet në Mbretërinë e Bashkuar, prej të cilëve mbi 100 mund të jenë të ligjshëm për transferim nën këtë marrëveshje.

Marrëveshja gjithashtu parashikon se edhe qytetarët britanikë, të cilët janë vuajtës të dënimit në Shqipëri, mund të transferohen me detyrim në Britani. Marrëveshja për transferimin e te burgosurve, CPTA, do të duhet të ratifikohet nga parlamenti shqiptar gjatë sesionit të ardhshëm parlamentar dhe pastaj të dërgohet në Parlamentin Britanik.

Opozita do të jetë në sallën e kuvendit në 6 gusht

Subashi: Bojkot votimit për heqjen e imuniteteve "Topalli kërkon që ta djegë, duhet të votohet në shtator" Lajmi Qëndrimi

Partia Socialiste ka vendosur në mbledhjen e grupit, për të mos marrë pjesë në votimin e 6 gushtit. Deputetët e PS do jenë aktivë në diskutimin e kësaj çështje, por nuk do të marrin pjesë, nëse Topalli vendos për votim. Deputeti i PS-së, Armando Subashi ka pohuar se Topalli kërkon që ta djegë për një vit imunitetin.

"Qëndrimin PS e ka deklaruar. Ajo është pro kufizimit të imunitetit, dhe për këtë është rënë dakord. Por ne nuk mund të votojmë dy herë Kushtetutën. Ne duam që ndryshimet në Kushtetutë të vinë si paketë, dhe jo njërën ta votojmë tani edhe tjetrën në shtator"

TIRANE

FERNADA CENKO

P

artia Socialiste nuk do të marrë pjesë në votimin e 6 gushtit për kufizimin e imunitetit. Edhe pse Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka shprehur vendosmëri, (pa negociata deri tani), për ta votuar në këtë datë, PS ka shprehur një tjetër vullnet. Partia Socialiste ka kërkuar që ndryshimet në Kushtetutë të bëhen njëherësh, dhe jo të dy herë brenda 2 muajve. Ndaj në këtë kontest, PS ka kërkuar që me heqjen e imunitetit t'i jepet siguri opozitës për paashmërinë e gjyqtarëve. Që sipas draftit të dytë të PS-së, gjyqtarët të zgjidhen me 84 vota në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe sipas saj, të dyja draftet të votohen në muajin shtator.

ARMANDO SUBASHI

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh anëtar i komisionit të Ligjeve dhe anëtar i trupës për të kufizuar imunitetin Armando Subashi është shprehur se PS nuk do të marrë pjesë në votimin e 6 gushtit. Në një pronocim për gazetën "Shqiptarja.com", Subashi pohon se PS do të jetë aktive në diskutime, por nuk do të marrë pjesë gjatë votimit, nëse kryeparlamentarja Topalli do ta fusë në proces votimi heqjen

Armando Subashi e imunitetit. "Qëndrimi PS e ka deklaruar. Ajo është pro kufizimit të imunitetit, dhe për këtë është rënë dakord. Por ne nuk mund të votojmë dy herë Kush-

tetutën. Ne duam që ndryshimet në Kushtetutë të vinë si paketë, dhe jo njërën ta votojmë tani edhe tjetrën në shtator", është shprehur Subashi.

Deputeti i PS, ka bërë edhe një përllogaritje të kohës që duhet për t'i votuar të dy draftet, pa cenuar edhe vendimin e BE-së për marrjen e statusit. "Ne mendojmë që nga fillimi i shtatorit të mblidhemi për të diskutuar me juristë, kosntitucionalistë, grupe interesi, dhe në mes të shtatorit e votojmë kufizimin e imunitetit së bashku me mënyrën e votimit të gjyqtarëve dhe Prokurorit të Përgjithshëm", është shprehur ligjvënësi Subashi. Por meqë opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në votimin e 6 gushtit, imuniteti nuk do të kalojë, dhe kjo do ta shtyjë edhe me një vit shqyrtimin për heqjen e imunitetit. I pyetur për këtë fakt Subashi, ai u

shpreh se "Ne e kemi shprehur që në fillim vendimin tonë se nuk do ta votojmë në 6 gusht, ndaj Topalli këtë po e bën këtë për ta djegur me një vit imunitetin. Duket që nuk është marrë seriozisht kjo çështje nga PD. Ne kemi dhënë mendimin tonë, kemi dalë në një draft integral, që do të thotë se jemi dakord",- u shpreh anëtari i komisionit të Ligjeve, Armando Subashi.

ERMONELA FELAJ

Në të njëjtin sinkron me kolegun e saj, edhe deputetja e PS, Ermonela Felaj ka pohuar për gazetën "Shqiptarja.com" se PS nuk do të marrë pjesë në votimin për ndryshimin e neneve të imunitetit në Kushtetutë. "Do të jemi prezent dhe aktiv në diskutim, por nuk do të votojmë nëse nuk do të votohet si paketë. Nuk kemi ndërmend të votojmë dy herë Kushtetutës", ka thënë deputetja e PS, Ermonela Felaj.

REAGIMI I MALAJT

Ndryshe nga deputetët e PS, Arben Malaj ka kërkuar që opozita të marrë pjesë në votimin e 6 gushtit, për t'i hapur rrugë integrimit të Sh-

qipërisë në Bashkimin Europian. "Nuk kam ngurruar që publikisht ta them që ne duhet ta votojmë me datën 6 gusht, duke e parë në raport me integrimin e vendit". "Pra ngjarjet historike nuk presin mirëkuptimet tona, ose reforma të plota. I gjithë zhvillimi, edhe politik, edhe ekonomik ka ardhur hap pas hapi. Në këtë moment ka marrë prioritet një kuadër i ri për imunitetin", u shpreh deputeti i PS-së. Por, ai tha nga ana tjetër se: "Sigurisht që Kushtetua e vendit ka nevojë të rishikohet, sigurisht që ekuilibri i ndarjes dhe kontrollit të pushteteve është prishur". Megjithatë deputeti socialist nuk është shprehur nëse do të marrë pjesë në votim apo jo.

Apeli i Berishës

Opozita të votojë imunitetin

K

TIRANE

ryeministri Berisha gjatë një taki mi me ministren e Jashtme të Qipros, zonjën Erato Kozakou Markoulli, theksoi se falë frymës së bashkëpunimit u arrit edhe drafti i përbashkët për kufizimin e imunitetit për deputetët, gjyqtarët dhe zyrtarët e tjerë të lartë, për të cilin maxhoranca bëri të gjitha lëshimet dhe pranoi kërkesat e Partisë Socialiste. "Pas kësaj, mbetem me shpresën se opozita do të pranojë miratimin e kufizimit të imunitetit më 6 gusht, si dhe të vazhdojë bashkëpunimin edhe për ligjet e tjera me shumicë të cilësuar ka shtuar Berisha. Nga ana e saj Ministrja Markoulli tha se në takimet e saj do të inkurajojë opozitën për të vazhduar në frymën e dialogut politik, bashkëpunimin për arritjen e

rezultateve të tjera të pritshme edhe në kuadër të 12 rekomandimeve të Komisionit Europian. "Ne presim, tha ministrja Kozakou - Markoulli, që para tetorit, në frymën e dialogut e bashkëpunimit, të jenë bërë hapa substancialë në drejtim të 12 prioriteteve të Bashkimit Europian dhe e rëndësishme në këtë drejtim është vazhdimi i dialogut dhe konsensusit midis mazhorancës dhe opozitës". Kryeministri Berisha tha se duke e përcaktuar integrimin në BE projektin e saj më madhor, Shqipëria po punon fort për këtë projekt. Ministrja e Jashtme e Qipros ka zhvilluar një takim edhe me homologun e saj Edmond Panariti, ku i ka kërkuar që opozita dhe mazhoranca duhet të bashkëpunojnë për integrimin e vendit. "Në kaudrin e presidencës qipriote të BE-së dua të rithek-

soj angazhimin e Qipros në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe mbështetjen tonë në procesin e reformave. Liderët duhet të bashkëpunojnë dhe këtë mesazh do ta përçoj edhe gjatë takimeve që do të zhvilloj me liderët e politikës shqiptare. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për progres raportin e komisionit që do të publikohet në vjeshtën e këtij viti. Shpresoj që liderët politikë të këtij vendi mik të bashkëpunojnë dhe të avancojnë për plotësimin e 12 prioriteteve sepse përmbushja e tyre është e lidhur drejtpërsëdrejti me prespektivën europiane të Shqipërisë", u shpreh ajo. Qipro mban presidencën e radhës 6-mujore të Bashkimit Europian dhe si prioritet të saj ka renditur edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor, ku nuk përjashtohet as Shqipëria.


E mërkurë, 1 gusht 2012

5

POLITIKE

Negociata të fshehta Berisha-Samaras për marrëveshjen e detit

K

ryeministri shqiptar dhe ai grek kanë rënë dakord për riaktivizimin e marrëveshjes se detit. Burime të sigurta të Top Channel pranë Ministrisë së Jashtme greke thanë se aktivizimi i marrëveshjes së vitit 2009, tashmë është në fazën finale dhe më shumë gjasa pritet të publikohet brenda një afati një ose dymujor. Për këtë është dashur ndërhyrja e Andonis Samaras, i cili e ka diskutuar këtë vetë me zotin Berisha

gjatë takimeve ose bisedave të shpeshta telefonike të kohëve të fundit midis tyre. Berisha i ka premtuar homologut të tij grek se do ta përfundojë marrëveshjen ne një afat të afërt, megjithë presionin tepër të madh, që sipas tij i është ushtruar mazhorancës qeverisëse në Shqipëri prej forcave ekstremiste, siç konsiderohet Aleanca Kuq e Zi dhe një pjesë e Partisë Socialiste. Synimi është përfundimi dhe

votimi i marrëveshjes përpara festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe reagimeve të mundshme të opinionit shqiptar. Sipas të njëjtave burime, ndonëse e ndryshuar në pak terma, marrëveshja nuk prek thelbin e paktit të mëparshëm, që siç dihet, u rrëzua prej Gjykatës Kushtetuese. Greqia pritet të “lëshojë pe” në përcaktimin e gjireve detare, përllogaritja e të cilave ishte në disfavor të palës shqiptare.

Presidenti paralajmëron largimin e kryeprokurores Ina Rama

Nishani: Pres më shumë nga prokuroria “Shkarkimi i kreut të SHISH, kompetencë e kryeministrit”

TIRANE

bënte këtë, nuk do ishte korrekte as nga pikëpamja kushtetuese, qytetarë dhe etike.

P

Braçe- Ina Ramës

Hapi të gjitha dosjet, plotësoja dëshirën Nishanit

D

TIRANE

eputeti i Partisë Social iste, Erjon Braçe ka reagur në rrjetin social “Facebook” mbi deklaratat e Presidentit të ri, Bujar Nishani. Ky i fundit ka shprehur pakënaqësi nga kryeprokurorja Ina Rama, ndaj rrezikohet që ajo të mos marrë një mandat të dytë. Deputeti Braçe, ka dhënë një tjetër argument me nota ironike, se pse Nishani nuk vlerëson punën e Ina Ramës, ndaj i kërkon asaj që t’i plotësojë dëshirën dhe të rihapë çështjet që janë mbyllur për ministrat dhe familjen Berisha. “Presidenti Nishani paska thënë se "pret më shumë nga Prokuroria"! Prokurore plotësoja dëshirën! Rihape hetimin për Gerdecin dhe në liri të plotë kërko gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu; Rihape hetimin për Gerdecin dhe heto për herë të parë Shkelzenin, Rrahmanin, Fahriun; Rihape hetimin për Rrëshen-Kalimash-Morinë dhe në liri të plotë kërko gjykimin e ish-ministrit të Transportit Lulëzim Basha; Hap për herë të parë hetimet për abuzimet në procedurat

e tenderimit dhe ndërtimit të rrugës Levan-Vlorë duke nisur nga përgjegjësia direkte e ish-ministrit të Transportit, Lulëzim Basha; Rihape hetimin për 21 Janarin dhe për herë të parë heto për Sali Berishën, Lulëzim Bashën, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, bandat e të cilit rrahën e masakruan njerëz të pafajshëm pas përfundimit të protestës; Rihapi hetimet për marrëveshjet e kromit në minierën e Bulqizës, por tashmë duke i parë nga një kah tjetër, në liri të plotë nga kahu i viktimave njerëzore të shkaktuara nga marrëveshjet korruptive dhe moszbatimi i minimumit të detyrimeve të marra aty!”, është shprehur Braçe. Ai i ka kërkuar Ina Ramës që të hapë edhe njëherë dosjen e ish-ministrit të Ekonomisë Ilir Meta. “Rihapi hetimet për videon e tmerrshme të ish-Ministrit të Ekonomisë, duke bërë nga e para procedurat për ekzaminimin e videos në laboratorin më të mirë të Bashkimit Europian! Jam i bindur se nëse bën këto e të tjera, presidenti Nishani do jetë shumë i kënaqur dhe i përmbushur!”, është shprehur Braçe.

residenti i Republikës, Bujar Nishani ka lënë të kuptohet se nuk do të mbështesë një mandat të dytë për prokuroren e përgjithshme Ina Rama. I pyetur për institucionin e prokurorisë, gjatë një interviste për “Top Channel”, zoti Nishani deklaroi se pret më shumë angazhim nga organi i akuzës, më tepër kurajo e profesionalizëm për t’u përballur me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Nishani deklaroi se e vlerëson punën e prokurorëve, por kërkesa e tij është më e madhe në rritjen e performancës së prokurorisë. Çfarë do të bëni ndryshe nga presidenti parardhës Bamir Topi, punën e të cilit mazhoranca ku keni bërë pjesë e ka kritikuar gjatë vitit të fundit të mandatit të tij? Nuk e kam parë dhe nuk do ta shohë punën time si një punë krahasuese me parardhësit e mi. Së pari, e konsideroj angazhimin e gjithësecilit si profil të gjykimit e të konsiderimit të përgjegjshmërisë dhe angazhimit në këndvështrimin individual. Së dyti, kjo nuk është detyrë kushtetuese e presidentit. Presidenti nuk ka fuqi ekzekutive, por ka një profil të qartë të reflektuar në Kushtetutë dhe akte të tjera, për një kontribut të qenësishëm në atë që është sfida kryesore, sistemi i drejtësisë. Presidenti është kreu i KLD-së dhe bashkë me anëtarët e tij ka mundësinë për të treguar me vepra se gjyqtarët në sistemin e Shkallës së Parë dhe të Apelit duhet të promovohen vetëm në bazë të performancës dhe integritetit profesional. Ne do përpiqemi të kemi një renditje të gjyqtarëve sipas niveleve, për të parë se cilët duhet të promovohen në sistemin tonë. Të gjithë gjyqtarët, nëse do ta ndjejnë veten të mbrojtur, të pavarur dhe do ndjejnë integritetin të ruajtur nga vetë sistemi dhe institucionet, atëherë besoj se këto elemente të këtij mekanizmi do jenë shumë të rëndësishëm për të tejkaluar

problemin në këtë sistem. A do kemi kryeprokuror të ri në vjeshtë? Si e gjykoni punën e kryeprokurores aktuale Ina Rama? Sa i takon institucionit të prokurorisë, mendoj dhe e shoh atë si një institucion që duhet të ketë më shumë angazhim, kurajo e profesionalizëm në përballje me krimin e organizuar, korrupsionin dhe krimin ekonomik. Nuk mund të hidhet poshtë puna e prokurorëve. Siç kam një panoramë të qartë mbi punën e mjaft gjyqtarëve me integritet, ashtu jam i bindur për ekzistencën e një numri prokurorësh që veprojnë me profesionalizëm. Edhe në këtë aspekt puna e tyre duhet vlerësuar e promovuar, por kërkesa ime është shumë më e madhe për profesionalizmin. Kjo do të thotë që Prokuroria e Përgjithshme do ketë një emër tjetër? Nuk kam një gjykim për këtë. Kjo do të bëhet kur të vijë momenti dhe vetëm atëherë do të bëhet vlerësimi. Besoj se është edhe pritje e qytetarëve që ky institucion të bëjë më shumë. Keni thënë se emërimi i kreut të SHISH i takon kryeministrit, kjo do të thotë se do ta pranoni propozimin e tij? Nishani: Presidenti duhet të flasë me akte, kur akti i vihet për-

para. Akti vjen në rrethana të caktuara dhe vendimi i presidentit do të jetë në bazë të asaj që do të gjejë. SHISH është një institucion në vartësi të kryeministrit dhe kreu i tij për t’u shkarkuar apo emëruar bëhet në bazë të vlerësimeve të kryeministrit. Përsa kohë drejtues të institucioneve kaq të rëndësishsme i kemi në detyrë, do preferoja të mos krijonim situata të tilla. Aq më tepër, nëse presidenti do ta

Ju ishit kandidat i mazhorancës, duke pasur parasysh skepticizmin e opozitës, që ju ka konsideruar “noter të qeverisë”, si do ta ndryshoni qëndrimin e saj? Cilat do të jenë aksionet tuaja? Kam një pakt me veten që në momentin që kam pranuar të jem president, pakt që është vulosur pas votimit në parlament, për të qenë një respektues i Kushtetutës, por dhe i vetëvetes dhe i integritetit të qytetarëve. Për mua parimet janë shumë të rëndësishme, ato kanë vlerën më të madhe në virtytin e njeriut dhe të shoqërisë. E rëndësishme është që në përmbushje të objektivave që rrjedhin nga këto parime, njeriu të orientohet drejt interesave të mëdha vendit. Duke e parë në këtë prizëm, besoj se puna e presidentit do të dijë të reflektojë atë që presin qytetarët nga presidenti dhe jo atë për të cilën mund të joshet dëshira individuale e një presidenti.

KAB INETI KABINETI AP ARA TE D ËGJIMI APARA ARATE DË Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: Â Â Â Â

Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com


6

E mërkurë, 1 gusht 2012

POLITIKE

FRD, Biberaj: Jo koalicion me PS-PD, duhet rotacion

F

ryma e Re Demokratike zyrtarizon qëndrimin e saj sa i përket ofertës së Partisë Socialiste për koalicion parazgjedhor. Aleksandër Biberaj, i cili është pjesë e grupit nismëtar të kësaj force politike hedh poshtë çdo mundësi për një koalicion të mundshëm me PS, por edhe me Partinë Demokratike. Biberaj thotë se aleanca e vetme për zgjedhjet e ardhshme

do të jetë me qytetarët shqiptarë. Sa i përket strukturave të FRD, Biberaj konfirmon se brenda kësaj jave do të zhvillohet takimi i drejtuesve te FRD me ish-Presidentin Topi dhe më pas angazhimi i mëtejshëm konkret për konsolidimin e FRD. Sa i përket një rotacioni politik, të artikuluar së fundi nga ish-presidenti Topi, Biberaj thotë se ka ardhur koha për një hap

të tillë, por jo ndërmjet krerëve të PD e PS. Ai thotë se FRD do të jetë forcë e parë në zjedhjet e ardhshme. Në këtë këndvështrim, FRD përmes zyrtarëve të saj më të lartë ka legalizuar sërish qëndrimin e saj kundër koalicioneve parazgjedhore me PD dhe PS, dhe duke kërkuar një mbështetje të gjërë për të qënë ato violinë e parë të qeverisjen e ardhshme.

Rrëfimi për 1994, PS shpëtoi imunitetet e ish-ministrave Ruli e Uka

Çela: Berisha s'do heqjen e imunitetit, fajëson Ramën "Opozita e frikësuar. Nuk janë ndëshkuar zyrtarët pa imunitet" Lajmi Ish-kreu i KLSH, Blerim Çela thotë se debati për heqjen e imunitetit është një lojë politike, pasi Berisha nuk e do një gjë të tillë, ndërkohë që opozita socialiste ndjehet e frikësuar. Ai thotë se duhet një rotacion politik, për shkak se dy partitë e mëdha politike tashmë nuk kanë ç'të japin më, ndërsa beson te koalicioni FRD-AK dhe partitë aleate të tyre në pushtet.

Çela "Mazhoranca akuzon opozitën se ajo s'do heqjen e imuniteteve se pengohet nga deputetet e saj miliarderë, duke aluduar se këto miliarda janë fituar me korrupsion e rrugë kriminale, por opozita pengon heqjen e imuniteteve për të mbrojtur miliarderët e saj".

statusin e vendit kandidat. Mazhoranca e opozita ta lënë lojën politike.

TIRANE

JAKIN MARENA

I

sh-kreu i KLSH, ish-deputet i PD, Blerim Çela, në një interv istë për gazetën "Shqiptarja.com" është shprehur se Berisha nuk e do heqjen e imunitetit, ndërsa bën presion ndaj Ramës që t'i lërë fajin e dështimit. Ai thotë se problem është pandëshkueshmëria e zyrtarëve si në rastin e Gërdecit, 21 janarit. Çela flet dhe për mos heqjen e imunitetit të ministrave Ruli e Uka, ndërsa thotë se rotacioni politik duhet të përfshijë PD por e PS, duke shpresuar te koalicioni i FRD-AK me partitë e tjera për qeverisje të mirë. Ka debat për heqien e imunitetit të deputetëve e zyrtarëve të lartë në Shqipëri. Duket se më shumë po e kërkon mazhoranca..? Ky debat tashmë nuk është teknik, por politik. Mazhoranca duke kërkuar heqjen e imunitetit pretendon se do luftojë më me shumë efikasitet korrupsionin dhe opozita duke qenë e pa mbrojtur, pretendon se do sulmohet nga mazhoranca e cila për hir të së vërtetës i ka të gjitha pushtetet në dorë të saj. Opozita nuk ka besim në drejtesinë e ngritjes së akuzave dhe vendimet e drejta e objektive të gjykatave. Ajo mendon se sulmet ndaj deputetëve të saj do jenë politike, por do të mbulohen nga mazhoranca me vellon e luftës antikorrupsion për të ulur tonet kritike ndaj saj dhe për të krijuar një fasadë opozite. Pra qëllimi i opozitës është i qartë. Ajo ka frikë nga një mazhorancë që s'ka lejuar pushtete të ekuilibruara veçanërisht në institucionet kushtetuese të pavarura e

kryesisht ato të drejtësisë. Por mazhoranca...? Qeverisja e PD ose më mirë qeverisja e z.Berisha është një qeverisje autoritare që drejtohet vetëm prej tij dhe kjo mënyrë qeverimi reflektohet deri në institucionet më të ulta të shtetit. Gjithashtu, duke qenë se organet e drejtësisë në qendër e në bazë zgjidhen në rrugë politike nga institucione politike, ku vendin kryesor e zë parla-

"Berisha e Rama s'duhen lejuar të mbajnë sistem e drejtësisë të politizuar e të korruptuar. Kjo kerkon ndërgjegjësim të partive politike, deputetëve, të të gjithë shoqërisë shqiptare" menti, anëtarët e KLD, Gjykatës së Lartë e të Kushtetueses, janë njerëz që janë përzgjedhur nga qeveria(dmth Berisha) e cila ka në dorë parlamentin, ky i fundit gjykatat dhe institucionet e pavarura kushtetuese dhe ato të larta. Ekuacioni është i thjeshtë. Po inatose Berishën, ke inatosur qeverinë dhe parlamentin dhe kur vihesh në shënjestër të tyre je vërtetë në rrez-

ik si opozitë dhe opozitar, sepse nuk ke ku të ankohesh. Po janë hequr imunitetet e disa deputetëve e zyrtarëve...? Në fakt imunitetet i janë hequr mazhorancës si zotërinjve Lulzim Basha, Ilir Meta, Fatmir Mediu etj..., por pamë se asnjërit nuk i hyri ferrë në kembe, ashtu siç doli i pafajshëm nëpunësi i kryeministrisë që, sipas prokurorisë, kish zhdukur pamjet filmike të 21 Janarit. Nëse hiqen imunitetet, ka garanci qq tq akuzuarit e ardhshqm tq mazhorancqs do gjykohen seriozisht? Mendoj se s'ka asnjë shans të tille. Vijmë te opozita të cilës iu është hequr imuniteti deputetëve Doshi e Balla. Çfarë po bëhet me ta? Po del e drejta dhe e vërteta mbi akuzat që u janë bërë? Besoj se s'ka shanse. Prandaj mendoj se si mazhoranca dhe opozita si me imunitete, si pa imunitete, në nivelet e larta, nuk dënohen. Lufta është thjeshtë politike, por politikë pa bereqet. Ne jemi një vend që aspirojmë të hyjmë në BE dhe na është ofruar statusi i kandidatit, ku perveç të tjerave duhet të heqim imunitetet. Për të patur drejtësi, duhet rregulluar i gjithë sistemi politik në Shqipëri, ndërsa gjyqësori të mos emërohet nga politika por të vendoset një sistem i përparuar siç e kanë vendet e zhvilluara e sidomos SHBA. Imuniteti duhet të hiqet, që të marrim

Keni qenë kryetar i KLSH, denoncuat në prokurori disa ministra ku u kërkua pa sukses heqja e imunitetit...? Vullneti i z.Berisha në atë periudhë ishte që ish ministrave tu hiqej imuniteti që ti hapej rruga prokurorisë për vazhdimin e hetimeve, por opozita socialiste e asaj kohe për inat të Berishës votoi kundër heqjes së imunitetit të ministrave demokratë. Pra marrëveshjet për të ruajtur njëri tjetrin bëhen dhe kundër vullnetit të udhëheqësve të të dyja palëve, meqënëse gjendet gjuha pas kuintave. Politikanët po tallen me popullin. U mbyten më 9 Janar 2004 në një tragjedi të vertetë 10 të rinj në kanalin e Otrantos duke mos patur ndihmën e autoriteteve shtetërore dhe askujt nuk i hyri ferrë në këmbë. Ndodhi tragjedia e Gerdecit dhe u denuan vetëm zbatuesit e urdhërave dhe jo urdhërdhënësit, u vranë 4 vetë më 21 Janar 2011 në një protestë të dhunshme, por pa armë dhe askush nuk po dënohet, madje po falen. Bëhen denoncime nga organet e kontrollit e sidomos nga KLSH dhe nuk shohim asnjë zyrtar të lartë të gjykohet e të denohet. Flitet se po vidhen prona, toka, para nëpër tendera e askush s'denohet. Kush i pengon keto, imuniteti apo vullneti politik në radhë të parë i mazhorances? Mazhoranca ka për detyre ligjore e kushtetuese të pengojë, kapë, denoncojë e të këmbëngulë me prova në gjykatë që krimi të dënohet. Nga kush pret mazhoranca që të heqë a po të paktën të zbusë këtë të keqe, nga opozita? Po çfarë të bëjë opozita...? Atëherë, opozita përse nuk ia heq nga dora këtë argument fals mazhorancqs se gjoja po e pengoka të luftojë korrupsionin nga mos heqja e imuniteteve. A nuk e kupton zoti Rama se jo vetëm po pengon futjen e

Shqipërisë në BE por dhe po bën lojën e zotit Berisha? Në fakt zoti Berisha nuk e do heqjen e imuniteteve, por po e bën lojën në atë mënyrë që faji t'i ngelet opozitës. Nëse kjo opozitë pretendon që në 2013 do vijë në pushtet, përse i frikësohet heqjes së imuniteteve? A mos valle nuk e ka të sigurtë fitoren e 2013? Po të jetë kështu, opozita duhet të rishikojë jo vetëm programin elektoral, por dhe udhëheqjen e saj që nuk u garanton socialisteve fitoren vitin e ardhshëm. Nëse opozita mendon se do marrë pushtetin në 2013 e heqja e imuniteteve do të pengojë vjedhjet e saj, më mirë të mos vijë në pushtet. Po Kushtetuta...? Kushtetuta nuk është një ligj që i bëhen amendamente sa herë dalin probleme. Prekja e saj është një ngjarje me shumë rëndësi e duhet kryer vetëm për çështje madhore. Problemi i imuniteteve, përderisa po ndërhyn dhe BE sëbashku me SHBA, mendoj se është një problem që duhet vlerë-

"Imunitetet s'kanë asnjë pikë rendesie si për mazhorancën, ashtu dhe për opozitën falë këtij sistemi të korruptuar, ku i forti e mbyt të dobtin e i forti me të fortin e gjejnë gjuhën" pas kuintave me njëri tjetrin" suar, por është mirë që sëbashku me to të bëhen dhe ndërhyrje për një reformim të thellë të sistemit të drejtësisë ku gjykatësit të zgjidhen me votime nga populli dhe gjyqtaret e lartë sëbashku me KLD të mos zgjidhen nga politika. Sa më shumë të ketë ndikim politika mbi gjykatat, aq më tepër do të ketë njëanshmëri politike si majtas, ashtu dhe djathtas. Nuk ësh-


E mërkurë, 1 gusht 2012

7

POLITIKE

Berisha: Të gjithë të barabartë para ligjit, të heqim imunitetin

Kryeministri Berisha ka shfrytëzuar ceremoninë e përurimit të portalit online të gjykatave për të ripërsëritur edhe një herë apelin e tij për heqjen e imunitetit. Duke vleresuar sistemin Berisha tha se votimi i pr/ligjit i bën të gjithë të barabartë përpara ligjit. "Ne duhet të ndihemi krenarë me kërkesën tonë për heqjen e imunitetit, pasi kjo do të na bëjë

më të barabartë. Fatkeqësi është se në rast se pushteti pasurohet në mënyrë të paligjshme, heqja e imunitetit nuk synon veçse parandalimin, ndaj të gjitha rasteve që pushteti përdoret për favore dhe për pasurim të paligjshëm. Heqja e imunitetit do të bëjë të mundur një zhvillim të rëndësishëm dhe pozitiv për çdo gjykatës dhe do të rrisë përgjegjshmërinë e tij

dhe respektin e qytetarëve ndaj tij", theksoi Berisha Kreu i ekzekutivit theksoi se dixhitalizimi në gjykata përbën një ndihmë të jashtëzakonshme për anëtarët e gjyqësorit, në rritjen e shkallës së përgjegjshmërisë dhe seriozitetin në zbatimin e ligjeve, ndërkohë kërkoi që Kuvendi të votojë ligjin për Gjykaten e Lartë.

Ish-kreu i KLSH kërkon rotacion të thellë politik

Ish-deputeti i PD: Koalicioni FRD-AK e largon Berishën "PD e PS kanë drejtim autoritarist" sistemin e drejtësisë, gjë që nuk i leverdiste zotit Berisha.

të problemi se është i keq Rama apo Berisha. Jo! Personalisht nuk kam pikën e besimit tek dy partitë e mëdha që kanë gatuar këtë çorbë, prandaj jam për rotacion politik që jo vetëm të ikë Berisha nga pushteti, por as të mos vije Rama në pushtet sepse do kemi vazhdimisht të njejtat probleme. Populli shqiptar duhet të hedhë sytë tek forcat e reja politike të cilat me sa kam parë e kam lexuar programet e tyre, janë të gatshme të sjellin një sistem politik të drejtë pa përjetësi kryetarësh e pushtetesh, me votime të ndershme, ndarje reale pushtetesh dhe pa konflikte. Më mirë milionerë që hyjnë në politikë apo milionerët politikanë? Milionerët që i kanë fituar paratë me trashëgimi a po me zotësinë e tyre pa i ndyrë duart në krim, qoshin politikanë apo jo, kanë të drejtë të futen në politike nëse duan e fitojnë pa përbërë ndonjë rrezik e pa u korruptuar nga pushteti që kanë apo do të marrin. Megjithatë, sipas meje jo gjithmonë milionerët janë të aftë në politikë, ashtu si dhe shumë intelektualë të fushave të ndryshme, mund të jenë të aftë në profesionet e tyre, por jo në politikë. Sa i përket politikanëve milionerë të pasuruar me korrupsion, ata duhen flakur nëpërmjet votës sepse sistemi politik e ai gjyqësor i mbron, vetëm se jo të gjithë politikanët e deputetët janë të korruptuar. Ke shumë deputetë që jetojne vetëm me të ardhurat nga rroga e deputetit e cila për hir të së vërtetës është e majme. Praktika e këtyre 22 viteve ka vertetuar se në fillimet e tyre partitë politike kanë qenë më idealiste. Po reforma zgjedhore përmirësoi Kodin...? Reforma zgjedhore? Asgjë nuk ndryshoi. Partitë e vogla do ngelen pa deputetë, votat e tyre do ti gllabërojnë të mëdhenjtë sipas kahut politik nga ato vijnë, KQZ mbetet përsëri i politi-

zuar, kryetari do ti takojë përsëri mazhorancës, sistemi mbeti siç ishte ku kryetarët vendosin kë t'u dojë qejfi dhe jo mazhoritar ku bëhet luftë politike e tregohen vlerat e secilit deputet. Të gjitha këto për të qeverisur vendin të korruptuarit e të dyja poleve të medha. A duhen mbajtur më në pushtet këto dy parti? Jo! Kanë dalë në skenën politike dy parti të reja FRD e Topit e AK e Spahiut. A e dëmtojnë këto Berishën ? Keto parti nuk janë as të Topit e as të Spahiut. Kjo mund të thuhet për PD, e cila është e Berishës, por jo për partitë e reja që janë demokratike e nuk i përkasin emrave të përveçëm dhe të përjetshëm. Së pari z.Topi i cili e mbylli presidencen e tij me shumë sukses e me integritet të lartë moral e politik nuk u bë lodër në duart e Berishës. Ai u përpoq maksimalisht për zbatimin e Kushtetutës e ruajtjen e asnjanësisë politike në kushte të rënda përballë fy-

"Shumë deputetë socialistë duan të votojnë ligjin e heqjes së imuniteteve, por nuk i lë zoti Rama. Mos vallë është tranformuar në "Berisha"? Po qe kështu, këtë parti e ka marrë lumi" erjeve në Parlament, gazeta e nga vetë z.Berisha me një fjalor të padenjë e të padrejtë, madje dhe për prokuroren e Pergjitheshme zonjën e nderuar Ina Rama. Ka qenë Berisha që ka urdhëruar mosvotimin në Kuvend të kandidaturave të Topit për KLD, Kushtetuese e Gjykatën e Lartë vetëm se ato ishin kandidatura të afta e që sillnin ekuilibër në

Ju mendoni se duhet një koalicion FRD-AK...? Mendoj se koalicioni i FRD me AK do të jetë një ogur i mirë për shqiptarët, pasi këto janë forca të reja politike me vizione të qarta demokratike, me drejtues të ndershëm, të ditur e patriotë dhe me shumë mbështetës në të gjitha rrethet në radhët e rinisë, inteligjencës e të punëtorëve e fshatarëve të ndershëm që kërkojnë me ngulm ardhjen e forcave të reja politike për të pastruar kënetën politike që po qelbet nga uji i ndenjur. Mendoj se e ardhmja i takon këtyre dy partive të reja dhe votat që ata do marrin nuk do demtojnë vetëm Berishën por dhe Ramën. Nuk është vetëm Berisha që ka krijuar probleme për Shqipërinë, por dhe PS, veçanërisht gjatë periudhës kur ndenji 8 vjet në pushtet. E mendoni një koalicion FRD-PS për të rrëzuar Berishën...? PD e PS janë njëlloj. Prandaj mendoj se FRD s'do bëjë koalicion me opozitën se në vend të një Berishe numër një, do na vijë një Berishë numër dy. Nëse populli do të qeveriset me njerëz të tillë e ka shumë gabim. Kam besim se njerëzit janë aq të mençur sa ta kenë kuptuar që me këtë klasë politike nuk mund të ecë Shqipëria. Këtë e them se takohem me shumë demokratë e socialistë. Të dyja palët janë të pakënaqur me udhëheqësit e tyre. A mendoni se koalicioni me LSI e dëmton PD apo i shton votat? Berisha erdhi në pushtet falë patericës LSI në vitin 2009. PD i humbi zgjedhjet e 2009 përderisa gjatë mandatit të saj bëri punë të mira në infrastrukturë, në rritjen e rrogave e pensioneve, në luftën antikorrupsion, zvogëlimin e papunësisë, rritjen e të ardhurave buxhetore e sidomos rritjen ekonomike me nga 5-6 % të PBB çdo vit e suksese të padiskutueshme politike në fushën ndërkombëtare. Në bazën e këtyre sukseseve, PD duhej të merte të paktën 76 deputetë, ndërsa ajo mori vetëm 70 duke

Opozita "Nuk mund të mos pranoj që PS ka një reformim të pëlqyeshëm dhe uroj të ecë përpara, por për fat të keq atë liberalizim që filloi e ka cënuar duke marrë si model atë të Berishës ku ligjin e bën kryetari e forumet anashkalohen".

dhe nuk po dëmshpërbleheshin e trajtoheshin siç e meritonin. Pra mendoj se PD ndihmohet nga LSI por të keqen e ka brenda vetes dhe kjo ndihmë nuk do t'i vlejë më 2013.

rrezikuar daljen në opozitë nëse përsëriteshin zgjedhjet, por ndihma që i dha koalicioni me LSI e mbajti në pushtet. Ky pushtet tashmë nuk ishte më i PD, por i Berishës e i klanit të tij, sepse ata e gatuan. Rënia e PD në 2009 ishte se PD në bazë u bë inekzistente. Ajo nuk pyetej për asgjë, kryetarët e kryesitë e degëve selektoheshin e zgjidheshin siç donte i deleguari i partisë për qarkun, që raportonte te Berisha. Vendet kryesore të punës e postet shtetërore jepeshin për të privilegjuarit e të deleguarit e qarkut e të kryesisë së vogël të PD ndërsa për Tiranën postet e punësimi ishin në dorë të sekretarit organizativ të emëruar nga Berisha ku shpesh vendoseshin njerëzit jo sipas meritave e kontributeve por lidhjeve klienteliste e nepotike. Pronarëve s'po u kthehej prona e toka, të persekutuarit politikë u lanë pas dore

Ka zëra se në PD do ketë largime drejt partisë se Topit. Drejtuesit e FRD janë figura që kanë dhënë kontribut në politikën shqiptare, në PD dhe kanë mbështetës të shumtë. Ajo aktualisht drejtohet nga Oketa, një intelektual e politikan i admiruar nga njerzit dhe me shumë mbështetës, drejtues të PD dhe në rrethe. Kryetari i kesaj partie do të zgjidhet në kongresin e parë që zhvillohet në vjeshtë, me kandidatura alternative e jo më shumë se dy mandate. Zoti Topi ka deklaruar se do të vendosë shpejt për aderimin në parti. FRD do jetë një forcë e vërtetë konkuruese në zgjedhjet e 2013. Me sa di, në rradhët e kësaj partie do ketë dhe shumë të rinj e intelektualë e njerëz të paangazhuar në politikë, por dhe nga radhët e të majtës duke shpresuar të sjellin ndryshimin dhe rotacionin e shumëpritur jo nga PD në PS, por në drejtim të forcave të reja politike FRD e AK dhe aleatëve të saj.


8

E mërkurë, 1 gusht 2012

POLITIKE

Policët: Grevë në shtator nëse nuk firmoset Kontrata Kolektive

S

indikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë, paralajmëroi sot nëpërmjet një deklarate për shtyp, se janë të vendosur të futen në grevë, duke bërë të ditur se në shtator do të caktojnë datën dhe vendin e zhvillimit të saj. Presidenti i kësaj sindikate, Valentin Macaj, thekson se kanë përmbushur të gjitha detyrimet ligjore në favor të Kontratës Kolektive për policinë e burgjeve,

ndërkohë që "duke marrë shkas nga notimi "olimpik" i Berishës, sindikata deklaron thyerjen e këtij "rekordi", me pritjen 4vjeçare, të nënshkrimit të Kontratës Kolektive, për t'i shërbyer anëtarëve tanë në Policinë e Burgjeve". Ndërkaq, sindikata denoncon mungesën e fjalës së lirë në burgje, duke nënvizuar se: "Në një kohë kur Kryeministri "djersin" nëpër kancelaritë

perëndimore duke deklaruar shtetin "kampion të lirive", në Tiranë Drejtori i Burgjeve kërcënon me burg politik një kryetar sindikate, vetëm pse ka ngritur zërin për Liri Sociale". Nga ana tjetër, në deklaratë thuhet se, rrogat e punonjësve të policisë " po hyjnë në ujë", çdo ditë e më shumë, dhe se prej katër vjetësh policet e burgjeve nuk marrin uniforma.

Lajmi Fatos Klosi, ish-drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror akuzoi në një intervistë për A1 Report, se kreu i qeverisë Sali Berisha gjithnjë ka dashur që të shkrijë shërbimin inteligjent dhe se e ka përdor atë edhe në vitet '90 për të përgjuar opozitën.

TIRANE

MIRA KAZHANI

D

eklarata e Presidentit të Re publikës, Bujar Nishani, se emërimi i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) nuk është kompetencë e tij por e Kryeministrit, nuk është gjë tjetër veçse një "ngutje për besnikëri ndaj Berishës". Pohimi vjen nga Fatos Klosi, ishnumri një i shërbimeve sekrete shqiptare, gjatë një interviste në TV A1Report me gazetaren Mira Kazhani. Emërimi i kreut të shërbimeve të inteligjencës dhe shkarkimi i tij i takojnë Presidentit të Republikës, theksoi Klosi, ndërsa "vetëm propozimi është i Kryeministrit". Pse gjithmonë kryeministrat e Shqipërisë nuk shkojnë mirë me kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar? Jo gjithmonë.. Po në të shumtën e rasteve? Në plotë raste ka probleme midis tyre. Unë nuk jam ai që kam shkuar keq me kryeministrat, por kam pasur periudha qe kam shkuar edhe keq. Pra kam pasur periudha të sukseshme, kam pasur edhe periudha që kam pasur kontradikta me ta. Kryeministrat në Shqipëri, me ato kompetenca që u jep Kushtetuta e ndjejnë veten të plotfuqishëm, të bëjnë çdo gjë, dhe harrojnë që janë institucionet që janë të plotfuqishme. Kryeministri jep prioritet, por pa dalë nga ligji. Mendoni se SHIK është i sulmuar, apo është i mbrojtur nga Shtetet e Bashkuara? Këtë që është i mbrojtur nga SHBA nuk mund ta them.. Është në një partnership? Sigurisht që po. Me hyrjen në NATO, SHIK ka kontakte më të afërta me shërbimet partanere. Është një urë që na lidh me NATO. SHIK nuk është institucion që kryeministrat mund të bëjnë çfarë të duan. Unë kam përvojën që bashkëpunimi me shërbimet informativ ka qenë shumë e mirë. SHISH merret me sigurinë kombëtare, por edhe me shumë institucione të tjera. Detyrat e shërbimit vihen nga elementët e sigurisë kombëtare që mundësisht cenohet.

Doja të ktehehesha në kohën tuaj, a u kujtohet gjatë kohës që ju keni qenë në krye të SHIK, ka pasur përgjime? Jo nuk kemi pasur. Nuk bëhej kjo gjë. Nuk ma ka kërkuar askush.

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Fatos Klosi dhe gazetarja Mira Kazhani në studion e A1REPORT

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar për A1Report

Klosi: Berisha e ka përgjuar edhe më parë opozitën "Në 1997 gjeta disa numra të opozitës në SHIK" SHISH është pjesë e ekzekutivit. I shërben kryeministrit për të marrë vendime, të njihet me punën e tyre. Si e gjykoni punën e zotit Shaqiri? Unë nuk e njoh, ndoshta gaboj për të dhënë një opinion. Ndonjë përshtypje? Nuk e njoh, megjithëse shërbimi sot është një shërbim që shumë pak del në media. Kam një argument, për aq kohë sa aleatët e mbrojnë atë, ata janë të kënaqur. Por nuk e do Berisha. Po pse nuk e do? Përderisa do ta heqë. Berisha pa ardhur si kryeministër, që përpara kishte vendosur që ta shkrinte SHIK, dhe ta fuste në kuadër të Ministrisë së Brendshme. Dhe që aty u duk el-

Berisha pa ardhur si kryeministër kishte vendosur që ta shkrinte SHIK, dhe ta fuste në kuadër të Ministrisë së Brendshme eminimi. Dhe nuk e bëri dot për shkak të presionit të të huajve. Nuk dyshoj që Berisha e ka akoma atë ide. Lajmet e fundit që kanë dalë për t'ia kaluar shërbimin Ministrisë së Brendshme, nuk më habit. Më i madhi i NATO-s ka ardhur këtu dhe ka

zhvilluar takim për këtë punë dhe i "bindi". Besoj se i keni ndjekur informacionet për akuzat e PS për çështjen e përgjimeve e PS dhe të ambsadorëve? Nuk di çfarë të them... Është e mundur? Po është e mundur. Duke njohur filozofinë e Berishës, e besoj. Atë që nuk e bëri me SHIK, e bëri me SHIU. Nuk çuditem. Kur erdha unë në shërbim, kam gjetur disa nurma të opozitës të asaj kohe të lidhura. Nuk ishte aq e thjeshtë, por është bërë. Ne gjetëm disa numra të opozitës të lidhur, që nga ngutja i harruan padashur. Berisha ka përgjuar edhe pas viteve 90? Unë po konfirmoj ajo që është gjetur. Por nuk mund ta them se nuk e bën sërish. Do e besoja, nuk çuditem. A është e ligjshme që zoti Imami mos lejojë kontrollin e PS? Jam i sigurt që ka pengesa lidhur për t'u kontrolluar. Madje edhe tek SHIK, mund të kontrollohet. Që është sekret që në nenin e parë të tij. SHIU ka një spektër shumë të ngushtë që lidhet me ushtrinë, dhe nuk mund të merret me deputetët. As SHIK nuk duhet të merret me

përgjime, por as qytetarët nuk duhet të përgjohen, se edhe ata e kanë këtë imunitet. Të jenë përgjuar edhe diplomatët? Nuk është çudi Jemi në demokraci... Po Apo kemi psikologji komuniste? Jo, por kemi mëndësi të tjera në qeverisjen e vendit. Tregtia e armëve, shqiptarja.com ka investiguar për këtë rast? Nuk më lë shije të keqe, nëse bëhet sipas rregullave Po ishte gruaja e kreut të SHIU?

Shërbimi Informativ ushtarak ka një spektër shumë të ngushtë që lidhet me ushtrinë, dhe nuk mund të merret me deputetët Këto janë probleme të korrupsionit. Nëse të afërmit përfitojnë nga pozicioni i një personi të familjes është korrupsion. Është e ndaluar që armët të shiten ku ka konflikte, embargo. Edhe shitjen e bën qeveria.

Po t'ua kërkonin? Do të pyesja pse do të përgjohej. Se mund të kishte diçka antikombëtare. Nuk vjen urdhëri me shënim, por bisedohet. A mund ta kundërshtoj Kryeministri? Po mundet ta kundërshtosh. Doja tju pyesja për intervistën Nishani. Ai është shprehur se emërimi i kreut të SHIK nuk është në dorën e Presidentit, por e kryeministrit. Jemi keqkuptuar? Edhe unë nga media e di. Është gabuar. Është ngutur për ti treguar besnikëri Berishës. Pse ky nxitim? Është gjynah që është nxituar kaq shumë. Kreu të SHIK ka mandat? Jo nuk ka mandat, janë detyra të emëruar. Shefin e shërbimit e emëron dhe shkarkon Presidenti. SHIK është një institucion i rëndësishëm. Jo gjithçka që ndodh është në ligj. Me këtë situatë që na paraqiti presidenti, kreu i SHIK është i pambrojtur. Kryeministri e ka në dorë shërbimin, mjafton ti presin fondet. Në këtë rast, Presidenti Nishani e bëri fare të pambrojtur kreun e SHIK. Nishani është i pakënaqur nga puna e kryeprokurores Ina Rama? Zoti Nishani e bëri shumë herët këtë deklaratë. Ajo që nuk u bë me Topin po bëhet me Nishanin. Po bëhet një tallje me intitucionet, pa shkuar në një analizë vjetore, të nxjerrësh këtë konkluzion. Do vihen në kontroll këto institucione? Po sigurisht që do të vihen në kontroll. Pa e ngrohur karrigen, Nishani bëri këto lloj opinionesh. Edhe unë u hoqa sapo u ndryshua pushteti. Rama është në fund të mandatit? Ja qaj shumë hallin. Nuk ka pse kërkon mandat të dytë. Ajo është sabatuar nga gjykata. Ajo duhet të japë dorëheqje tre ditë para si ti mbarojë mandati dhe të bënte një deklaratë të fuqishme për gjykatat. Atë e kanë sabotuar gjykatat. Oficerat e Gardës do gjykohen në Gjykatën e Lartë. Po 21 janari do të hetohet? Mund të hetohet, por jo me kryeministrin Berisha


E mërkurë, 1 gusht 2012

9

POLITIKE

Ish-kryeministri: Ina Rama, kryeprokurorja më e keqtrajtuar

I

sh-kryeministri shqiptar është shprehur se nuk ëhstë serioz qëndrimi i mbajtur ndaj prokurores së Përgjithshme Ina Rama nga mazhoranca aktuale. "Sot kemi ish ministrin e Brendshëm kryetar shteti që kërkon ndryshimin e kryeprokurorit. Janë keqtrajtuar shumëm kryeprokurorë, por siç është keqatrajtuar kjo grua në mënyrën më pa precedent. Dhe në një diktaturë të mirëfilltë, Pinoqeti, Frakno, s'janë sjellë kështu me

kryeprokurorin", ka deklaruar Majko. Ai ka folur dhe për situatën në Kosovë, por dhe për marrëveshjen e detit. Por ai ka mohuar të ketë marrë udhëzime nga ambasadorët për probleme të ndryshme në kohën kur ka qënë kryeministër. Sipas tij, janë politikanët shqiptarë që për konsum politik përdorin dhe ambasadorët. Ndërsa në lidhje me Kosovën ai tha se "precedenti i ndarjes apo shkëmbimit do shkatërronte tërë ekuilibrat që do të sillte

një efekt domino jo vetëm në Kosovë, por do të prekte tërë rajonin". Në lidhje me kufirin me Greqinë ai tha se "kanë përballë një vendim të Kushtetueses pa asnjë votë kundër. S'duhet të vihen përballë marrëdhënieve të mira shqiptaro-greke, me këto elementë shpërthyes. Pasi mund të kalohet në revoltë. Ndarja mes të majtës dhe të djathtës ka filluar në Paris, mes Avni Rustemit dhe Esat pashë Toptanit".

Ish-kryeministri: Nano s'është rikthyer në politikë Lajmi Ish-kryeministri Pandeli Majko ka deklaruar se në lidhje me negociatat me partinë e Topit dhe të Spahiut tashmë në PS ka një mendim të strukturuar. Sipas tij në zgjedhjet e vitit 2013 do të shkohet me një koalicion të gjërë për të garantuar fitoren.

TIRANE

N

ë një intervistë për emsionin "5 pyetje nga Babaramo" de puteti dhe anëtari i kryesisë së PS Majko ka folur për marrëdhëniet me Nanon, përgjimet e koalicionet e mundshme për 2013-tën. Pse nuk votohet heqja e imunitetit më 6 gusht…? Të shkojmë pra më 6 gusht, të votojmë draftin dhe pastaj të vendoset me 7 gusht nga konferenca e kryetarëve të kërkohet ndryshimi në Kushtetutë sërish në shtator nuk shkon. Dhe për një ligj të thjeshtë nuk bëhen dy ndryshime në një muaj. Ndryshimi bëhet ose me 6 apo një vit shtyrje…? Ndryshimet në Kushtetutë s'bëhen me konferenca shtypi. Ne kemi dhënë shembuj se Kushtetuta ndryshon dhe brenda natës, por ne kemi dalë përpara opinionit publik për këtë dhe ky është kapitull i mbyllur. Është bërë punë e mirë për imunitetin, ndryshime me vend, është ndjekur gjithë procedura e kërkuar nga ekspertiza vendase dhe ndërkombëtare. Ne bëmë të qartë se ramë dakord. PD thotë se Rama u tregua jo korrekt me ju…? E dija se historia do zgjaste. Por ne bindëm dhe ekspertizën ndërkombëtare se drafti ynë ishtë më mirë. I mbyllëm këto, por PD po diskuton ose më datë 6 gusht ose ramë e vdiqëm. Kushtetuta nuk ndryshon dy herë në një muaj. Ju përdorni këtë për të shtyrë statusin akuzon PD…? Data 6 gusht është vënë si provë force nga ana e PD. Konferenca e kryetarëve të mblidhet e të vendosë për procedurën. Është e papërfytyrueshme për juristin më të thjeshtë, që në bazë të procedurës ndryshimet kushtetuese do bëhen dy here, njëherë në gusht e njëherë në shtator. Nuk na nxit asgjë që të nxjerrim histori të natyrave të çuditshme. Nëse PD s'merr parasysh kërkesat për ndryshimet kushtetuese, bie heqja e imunitetit…? Nëse nuk bie dakort PD për sistemin e drejtësisë kjo nuk është dramë për ne. Ne do t'i votojmë në seancë propozimet tona dhe do të biem dakort për të gjitha ato që ramë dakort për imunitetin.

Majko: Më 2013 koalicioni i gjerë dhe me FRD e AK "Ndryshimet në Kushtetutë, në shtator" Opozita ka bërë kapërcim, nga e dhunshme në opozitë të vakët…? Nganjëherë ka njerëz që në marrëdhënie me opozitën se dinë çfarë duan, si me gomarin e Nastradinit, herë ngrohtë, herë ftohtë. Opozita është me reaksionin e qeverisë. Më 21 janar u vranë katër demonstrues, u akuzua jo vetëm opozita, por dhe

Ministria e Mbrojtjes duhet që në mënyrë të kulturuar të ketë një përgjigje. Duhet të nxjerrë gjithë dokumentacionin e duhur. S'duhen mbingarkesa nga titullari, s'akuzohet ai Presidenti, prokurori e kryetari i SHISH. Kemi deficite si jemi komportuar përballë publikut si opozitë, por nuk kemi shmangur problemet. Nuk kemi palë me të cilën të dialogojmë, pasi kemi një qeveri që ka për qëllim depersonalizimin e opozitës. Në këto 7 vite janë refuzuar shumë interpelanca. Duket serioze që partia më e madhe urdhërohet nga miliarderët? Rregullat e lojës përballë PS e PD janë të rralla. Eshtë një njeri që flet vetëm para grupit të vet parlamentar, s'ka një seancë ku të ketë seriozitet, pasi fillon me: "të nderuar qytetarë", kur jemi në Kuvend. Po të bësh numrin e interpelancave në 7 vite, numërohen me gishta. Përveç buxhetit, shumë rrallë bëhen diskutime serioze. Diskutimet bëhen vetëm në komisione. Seanca është krejt tjetër. Merret me prioritetet e qeverisjes, apo ndjek atë bën Berisha…? Tendencat e polarizimit, për shkak të vitit elektoral do vijnë duke u rritur. Tani sfida është organizimi i brendshëm për të realizuar një fitore të gjërë të opozitës. Keni thënë se basti i jetës së

zotit Rama, pensioni i Berishës…? Kam thënë që "basti" i Edi Ramës është ndryshimi statuskuosë, por dhe dalja në pension e Berishës. Nuk e imagjinoj se si do të jetë momenti kur Berisha të thotë më 2013 se do qeveris dhe 4 vite të tjera. Nuk e di se çfarë do japë më. Kë parashikoni në koalicionin me PS…? Çështje e hapur. Më shumë se një debat se cila do jetë qeverisja, ngjyra në mandatin e ardhshëm, ajo që kemi menduar është se, njerëzit të dinë se për këtë të votojnë. Ka faj shefi i opozitës dhe opozita për këtë statukuo…? E doni që të them se fajin e ka opozita, të themi që korrupsioni që ekziston është sepse opozita nuk heq imunitetin? Unë them se s'kemi opozitë që ka probleme, por një qeveri që ka probleme. Po diskutoja me një grup avokatësh për problematikën juridike, dhe nga 2008 e më sot problemi kanë qënë marrëdhëniet me pronën. Sot ka vendime gjykatë që zbatohen sipas një urdhëri të qeverisë. Kjo s'besoj se ka ardhur për shkak të ngërçit PS-PD. Tani përceptimi për politikanin është ky që është. Skenari grek, mos PD dhe PS kanë humbur terren…? Në terma reale nuk kemi krahasim me Greqinë. Mendoj që ajo që unë parashikoj dhe që na bën paralele dhe me Greqinë është fakti se politika po kalon një fazë varfërie, pasi nuk ka ndarje mes të majtës dhe të djathtës. Ka konsumim të politikës…? Nëse kjo klasë politike nuk përkthen kohën, do thotë se ka ardhur koha e ndërtimit. Por s'ka ardhur. Kërcitja e "dërrasave" ka ardhur, pasi duke përdorur fjalor rruge, do vijë distancimi i qytetarit ndaj të bërit politikë, duke arritur në një nivel të neveritshëm. Dolët të parët, por mbetet në opozitë po nuk krijuat koalicionin e duhur. Aleatët tuaj kërcënojnë me largime, dikush ka ikur…?

Në foto: Pandeli Majko

Opozitar s'është vetëm PS, por qëndrimi ndaj qeverisjes. Nuk mendoj që ne duhet të ndjehemi pishman me aleatët s'ka kontrata rri me mua ose shko atje, s'duhet parë në nivelin e tregtisë. Duhen para balancat, se çfarë përfiton nga bashkëpunimi ose jobashkëpunimi. Ne duam të krijojmë një hapësirë sa më të gjerë koalicioni, nuk duam që partitë opozitare të shkojnë të ndara në zgjedhje, duam një koalicion të madh. Ndryshe rrezikojmë që doktor Berisha të dalë pas zgjedhjeve dhe të thotë që do qeverisë vendin dhe 4 vite, pasi përballë kemi një qeveri që nuk e njeh respektin e votës, njeh vetëm manipulimin. Dhe të gjithë ata që që sot thonë bashkëpunojmë apo s'bashkëpunojmë do rrinë në opozitë, sërish me grindje. PS arrogante me aleatët…? Unë mendoj se ka dicka për të rishikuar dhe në marrëdhëniet e PS me aleatët. Më 2013 pyetja përfundimtare: Do të vazhdojmë. Thelbi i asaj që do kërkojmë në ballafaqimin me votuesit do të jetë i thjeshtë: Do vazhdojmë apo jo. Eshtë hedhur ideja e përfshirjes në lista…? Votuesit nuk duan t'ia dinë për formulën e ndarjes në koalicion, kërkesa është: si dhe kur do ndërroni këtë qeverisje. Ka arritur një situatë psikologjikë e ekonomike, që askush nuk mund ndihet komod përballë kësaj situate. Ajo që ne kemi ofruar të gjithëve është për të ndryshuar këtë situatë në të cilën ndodhemi. Pasi ta ndryshojmë atë diskutojmë me të majtë e të djathtë, që fillojnë me të gjitha reformat integruese dhe mënyrën e qeverisjes. Taktikat, Nano është aktor që prish punë nëse del më vete…? Kur ta fillojë të më pysësh. S'ia vlen ta diskutojmë për gjëra të cilat thuhet se do të ndodhin. Ta presim dhe ta respektojmë në atë çfarë do të ofrojë, nëse do ta ndërmarrë nismën. Nano është rikthyer në politikë…? Jo nuk është rikthyer në politikë. Duhet të shohim nëse rikthimi është brenda apo jashtë PS. Koalicion me FRD dhe AK. Ato kundërshtuan…? Me qetësi. E kam pritur edhe unë refuzimin paraprak, kjo ishte një ftesë publike, ka ende kohë, duhet negociuar kjo ftesë. Do ketë zhvillime në ditët që vijnë. Opozita nuk do jetë e ndarë. Krijimi i një koalicioni shumë të madh nuk është ëndërr në diell, duhet detajuar në vazhdim, do njerëz që të ulen në tavolinë dhe të negociojnë. Ishte një tezë personale imja, por tashmë pas deklaratës së kryetarit Rama, në PS ka një mendim të strukturuar. SHIU përgjon opozitën dhe ambasadorët. Akuzë e rëndë…? Diçka duhet të jetë. Ai di diçka.


10

E mërkurë, 1 gusht 2012

AKTUALITET

F

orcat policore italiane, kanë mundur të arrestojnë gruan 52vjeçare me origjinë shqiptare, Fitnete Mehmeti, e cila para pak ditësh u përfshi në vrasjen e bashkëshortit të saj italian, Antonio Manco, 73-vjeçar.Gruaja me banim në Melissano, u gjend pranë kufomës së burrit të saj. Një vrasje-

Itali, pranga shqiptares që vrau bashkëshortin

vetëvrasje është konsideruar kjo në fakt, sepse gruaja, pasi e ka vrarë burrin e saj, i cili vuante nga probleme shëndetësore, paskëtaj është përpjekur të presë venat e saj. E megjithatë, ajo u gjet e gjallë, edhe pse në gjendje kritike për jetën. Tashmë, pas disa ditësh qëndrimi në spital, ajo është

transportuar në burgun e Leçes, duke u vënë në dispozicion të autoriteteve për gjykim mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana e tyre, ekspertët janë duke e rindërtuar skemën e saj, për të konkluduar mbi arsyet e vërteta që e çuan çiftin të përfundonte në këtë finish tragjik të jetës së tyre

Deklarimet e babait vrasës përpara hetuesve

Hysen Biba: Nuk e di pse e vrava djalin tim Prokuroria e akuzon për vrasje me dashje Lajmi

Mësohet paraprakisht se Biba akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe pritet që të dalë në gjyq ditën e enjte për të marrë edhe masën e sig- (Në rreth) urimit. Prokuroria do kërkojë Dritarja ku në gjykatë masën e arrestit ndodhi ngjarja burg pa afat. Ndonëse paraprakisht hetuesit në aktakuzë kanë përshkruar gjendjen mendore të Bibës si depresive dhe të rënduar psikologjikisht duke e motivuar aktin e tij me këtë gjendje, ka dyshime se lidhje me debatet familjare dhe gjendjen e “nderë” që ekzistonte mes familjes së Hysen Bibës dhe familjes së bash“As vetë nuk e di pse këshortes së tij gjatë gjithë shtatzanisë.

Babai vrasës Hysen Biba i cili hodhi foshnjën e tij nga kati i katërt i maternitetit deklaron në polici se nuk e dinte as vetë pse e bëri veprimin. Policia dyshon se aim und të jetë nxitur nga debatet mes familjeve për atësinë.

TIRANE

e bëra. S’më besohet që e kam bërë, nuk e di çfarë dreqin pata”

HABJON HASANI

K

ontradiktor, i përçartë dhe aspak bash këpunues me hetuesit, Hysen Biba ka dhënë më në fund “versionin” e tij mbi motivet që e shtynë të bënte një nga aktet më makabër atë të flakjes nga materniteti të krijesës së vetë. “As vetë nuk e di pse e bëra. S’më besohet që e kam bërë, nuk e di çfarë dreqin pata”, - u ka thënë 29 vjeçari Biba ndër të tjera hetuesve. Por ndonëse ky është deklarimi I tij “përfundimtar” mësohet se gjatë bisedave me hetuesit 29-vjeçari ka rrëfyer edhe se e hodhi foshnjën pas konflikteve të vazhdueshme me bashkëshorten, që kulmuan pak çaste para se të vriste fëmijën. Në pyetje janë marrë edhe të afërm të 29-vjeçarit, të cilët kanë treguar se ai vuante nga depresioni dhe prej dy ditësh nuk kishte marrë mjekimin. Duket se në fillim gjatë marrjes në pyetje Biba është shprehur se arsyeja lidhej me dyshimet e tij për atësinë e fëmijës. Por gjatë ditës së djeshme 29 vjeçari ka “moderuar” qëndrimin e tij , ai nuk i ka qëndruar versionit të parë dhe ka “lozur” në alibinë e tronditjes psiqike dhe veprimeve të pakontrolluara. Si për çudi të njëjtin version kanë mbrojtur edhe të afërmit dhe familjarët e tij, ndonëse policia nga të

Hysen Biba babai i foshnjes

tjerë dëshmitarë ka mësuar se Brenda familjes “zienin” prej javësh debatet dhe hijet e dyshimit në lidhje me atësinë e fëmijës.

HETIMET

Burime policore thanë dje

se Hysen Biba pasi është kapur mbrëmjen e së hënës në kamzë është transferuar për në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Aty ai është marrë për disa minuta në pyetje edhe nga një prokuror I gatshëm.

Biba mund ta ketë kryer aktin e tij në gjakftohtësi të plotë dhe se tashmë aim und të jetë duke luajtur rolin e një personi me të meta mendore. Këto dyshime kanë lindur sidomos gjatë ditës së djeshme kur hetuesit janë informuar në

ÇIFTI

Bashkëshortja e Hysen Bibës është rreth 25 vjec, çifti ka dhe një djalë dy vjeç e gjysmë. Por ndërsa gruaja është duke vuajtur dhimbjen e vrasjes së foshnjës, jashtë familjarët e burrit dhe të saj kanë pohuar se nuk do ta marrin gruan e re në shtëpi, pa iu kryer më parë foshnjës ADNja, që sipas tyre do të vërtetojë nëse fëmija ishte fryt i një

lidhjeje jashtëmartesore. Disa ëshmitarë në maternitet kanë treguar se përpara se të kryente aktin makabër, Hysen Biba dukej i qetë dhe kishte shkuar në maternitet për t’i dërguar ushqimin bashkëshortes. Mësohet se 29vjeçari do t’i nënshtrohet edhe ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen mendore te tij. Gruaja e Bibës ka lindur me operacion, pasi djali peshonte 4 kilogramë e 100 gramë. Fëmija dhe nëna gëzonin shëndet të mirë dhe ishin vendosur në dhomën numër 5 të pavijonit të nënave që lindin me operacion.

Deklarata e LGBT

Të hetohen familjarët e Hysen Bibës

TIRANE

K

omuniteti LGBT nëpërmjet një deklarate publike ka kërkuar hetimin e familjes dhe të afërmve të Hysen Bibës pasi sipas këtij komuniteti ka dyshime se kanë qenë të afërmit që e kanë shtyrë atë të kryente vrasjen e foshnjës. “Kemi ndjekur të shokuar historinë e raportuar në media të një qytetari që hodhi foshnjën e sapo lindur nga materniteti. Gjatë ditës së sotme jemi informuar edhe për motivet e mundshme por konstatojmë se sipas të gjitha gjasave kemi të bëjmë me një krim që ka ardhur si pasojë e rrënjosjes në mentalitetin e shumë shqiptarëve të mendësisë sipas së cilës gruaja, nëna, e kushdo tjetër tjetër që është i pambrojtur, janë

Drejtori i LGBT PRO Kristi Pinderi

pronë e babait, burrit dhe akoma më keq: e familjes së burrit! Media raportoi sot se pavarësisht krimit

makabër që ka ndodhur, familjarët e Hysen Bibës, jo vetëm që nuk janë të shokuar, por duket sikur mbështesin aktin makabër të familjarit të tyre. Mësuam se ata nuk pranojnë në familjen e tyre nënën e fëmijës e cila ndodhet ende nën shok, pa patur më parë vërtetimin e analizave të ADN që foshnja ka qenë ose jo fëmijë i Hysenit!”, - shkruhet në deklaratën e këtij komuniteti. Sipas tyre dhe pa patur konfirmime të mëtejshme, këto informacione janë prova për dyshime të mjaftueshme që vetë familja e burrit ka marrë pjesë, në mos aktive, në mënyrë indirekte në këtë krim të paprecedentë. “Ka disa forma të mundshme të bashkëpunimit në krim, të cilat parashikohen edhe në Kodin Penal të Republikës së Sh-

qipërisë. Pro LGBT është një grupim i ri dhe ende pa shumë mjete për të lobuar fort, por ne besojmë se autoritetet duhet të konsiderojnë dyshimin e arsyeshëm se palë në këtë krim mund të kenë qenë dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së Hysen Bibës, e për pasojë hetimi do të ishte më i plotë nëse në të përfshihet edhe ky dyshim i bazuar në deklaratat e tyre dhe në veprimet (pse mosveprimet e tyre)”, - shkruhet në deklaratë. Më tej në deklaratë thuhet se motivet mund të jenë kulturore dhe të lidhura me mentalitetin, por filozofia e ligjit dhe e dhjetëra konventave për të drejtat e njeriut që ky vend ka nënshkruar, nuk e pranon dot si justifikim prapamendjen mendore apo kulturore, sidomos në vitin 2012.


E mërkurë, 1 gusht 2012

11

AKTUALITET

Avokati i Popullit mbështetje për komunitetin egjiptian

K

omuniteti egjyptian që jeton në vendin tonë do të gjejë tek “Avokati i Popullit”, gjithmonë një aleat për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Igli Totozani ka nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “Sfinksi” e minoritetit të egjiptianëve të Shqipërisë. “Institucioni i Avokatit të Popullit do të mbrojë minorancat në

Shqipëri, në çdo fushë që ata kanë probleme. Institucioni do të bëjë përpjekje maksimale për përfshirjen e komunitetit egjiptiano- shqiptar në shoqëri. Duhet me patjetër të aplikohet parimi i barazisë para ligjit. Egjiptianët e Shqipërisë do të gjejnë tek “Avokati i Popullit” një aleat që do t’u gjendet gjithnjë në krah. Dera e institucionit do të

jetë gjithnjë e hapur si për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”- ka deklaruar gjatë takimit Igli Totozani. Ndërsa Arjan Lile, kreu i Shoqatës “SFINKSI” është shprehur se “Avokati i Popullit” është një nga personalitetet më të dashura për të gjitha komunitetet, ndaj jemi të kënaqur për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

RRËFIMI RRËFIMI/ Babai vrasës u solli ushqimet pak para aktit

Nëna e foshnjes shkon te shtëpia e prindërve Mamia: Është rëndë mendërisht, e mori i ati

TIRANE

Burri i Linditës qëndroi nja një orë me të në dhomë, pastaj i tha se do të dilte për të pirë një kafe dhe do të vinte sërish. Dhe në fakt, ka dalë, dhe është kthyer pas nja 15 minutash. Unë nuk kam qenë në atë moment në dhomë, por më treguan se kur është kthyer në dhomë kishte një vështrim të tmerrshëm. Sikur ishte transformuar. Atëherë e ka marrë fëmijën në krahë dhe e ka hedhur nga dritarja.

ESMERALDA KETA

M

DREJTORESHA

“Ndihmë psikologjike për gruan”

D

rejtoresha e mater nitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë, është ende e tronditur nga ajo që ka ndodhur në institucionin që ajo drejton. Ajo tregon se gjendja e nënës së re, vetëm 25 vjeçe, pas veprimit fatal të të atit të fëmijës, ka qenë tejet e rënduar, ndaj ajo është mbajtur nën vëzhgim nga mjekët dhe psikologët. “Gruaja po mbahet me qetësues dhe antistresantë, për të qenë vetë ajo e qetë, sepse mund të pritet një gjendje psikoze dhe nga ana e nënës. Dy personelë mjekësorë i shërbejnë 24 orë gruas. Ajo ka biseduar me psikologen, por ende nuk është në gjendje shumë të kthjellët”, - ka deklaruar Rubena Moisiu. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur bashkëshorti i saj, e ka marrë fëmijën në krahë dhe duke përfituar nga fakti se askush nuk e ka pasur mendjen tek ai, ka hapur dritaren e katit të katërt dhe e ka flakur foshnjen vetëm tre ditëshe.

amitë që punojnë në katin e katërt të ma ternitetit “Koço Gliozheni”, ku shtrohen të gjitha gratë që i sjellin në jetë fëmijët e tyre me operacion, janë të tronditura nga ngjarja e dy ditëve më parë. Ata e njohin shumë mirë, Linditën, e cila fatkeqësisht do t’i duhet të kalojë një situatë mjaft të vështirë, pasi bashkëshorti i saj, i hodhi fëmijën e porsalindur nga dritarja e dhomës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas tyre, nënën e re, gjatë mesditës së djeshme, e kanë marrë në shtëpi prindërit e saj, ndërsa ata të burrit kanë kërkuar që t’i bëhet ADN-ja që do të vërtetojë nëse Hysen Biba që e hodhi nga dritarja ishte i ati, apo dyshimet e tij ishin të vërteta. Ja se çfarë na tregon një nga mamitë që i ka shërbyer ditën e hënë, pak para se të ndodhte ngjarja, 25vjeçares së shtruar në dhomën nr.5 të këtij materniteti.

Po djali tjetër në atë moment ishte aty? Jo, jo e kishin marrë familjarët më parë, se ishte vonë. Dhoma ku ishte e shtruar Lindita Biba

Ju e njihnit çiftin që u përfshi në këtë ngjarje të rëndë? Po, unë edhe gjatë ditës së djeshme (ditën e hënë) i kam shërbyer madje edhe në dhomë. Ata kishin marrë me vete edhe djalin e madh. Ishte pak më shumë se dy vjeç. Po bashkëshorti i saj, a ishte aty? Po ai ka ardhur vazhdi-

misht. Edhe ditën e hënë, ka ardhur rreth orës 7:30 të mbrëmjes dhe u ka sjellë një qese plot me ushqime. Fëmija kishte lindur që të premten dhe ishte një fëmijë i shëndetshëm. Ditën e sotme (pra dje) do të dilte nga spitali, pasi edhe nëna, edhe fëmija ishin shumë mirë. Po më pas çfarë ndodhi?

A kanë pasur probleme me njëri-tjetrin dy bashkëshortët? Po, ata grindeshin shpesh me njëri tjetrin-tjetrin që ditën e parë që ajo e ka lindur fëmijën. Po tani si është gruaja? Ajo ka qenë shumë keq, i kanë ndenjur psikologë te koka. Por gjatë drekës kanë ardhur i ati i saj dhe e ka marrë në shtëpinë e saj, dhe jo tek e burrit.

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni”

Mbrëmjen e së hënës, 29 vjeçari Hysen Biba, me origjinë nga Kukësi por banor në Kamëz, është futur në dhomën ku ishte e shtruar bashkëshortja e tij Lindita, bashkë me foshnjen e porsalindur, e ka marrë atë në krahë, dhe kur askush se ka pasur mendjen e ka flakur nga dritarja e katit të katërt.

A vdiq menjëherë foshnja?

Foshnja ka rënë në tarracën e betonit të katit të dytë, ka pësuar trauma të forta dhe ka mbyllur sytë në reanimacionin e maternitetit pas 15 minutash.

Kur kishte lindur fëmija?

Foshnja ishte e seksit mashkull, dhe kish lindur të premten. Gëzonte shëndet të plotë dhe peshonte 4100 gramë.

A dihen arsyet e kësaj ngjarje të rëndë?

Autori i kësaj ngjarje është arrestuar, por ende nuk dihen motivet e sakta. Mësohet se çifti, që kishte edhe një djalë dy vjeç e gjysëm, kishin vazhdimisht grindje. Të afërmit e bashkëshortit kanë kërkuar që fëmijës t’i bëhet ADN-ja për të hequr çdo dyshim mbi atësinë.

N/drejtori i maternitetit:

Fëmija i shëndetshëm, vdiq pas 15 min

TIRANE

D

uket se foshnja e çiftit Biba, ka dashur shumë të jetojë. Ndonëse ka rënë mbi tarracën e betonit të katit të dytë dhe me truama shumë të forta, fëmija vetëm tre ditësh ka mundur të jetojë edhe 15 minuta pas aktit tragjik me autorë babain e tij. Nëndrejtori i maternitetit, Agron Alikaj, tregon se fëmija gëzonte shëndet të plotë dhe ishte në prag të daljes nga spitali. “Ishte në prag të ditëve që duhet të dilte nga spitali. Dje rreth orës 21:00, babai i fëmijës, prindi, i ka kërkuar nënës që të shohë fëmijën e ta mbajë në duar. E ka marrë fëmijën në krahë, e ka përkundur për disa sekonda dhe më tutje e ka hedhur nga dritarja e dhomës 5, dho-

Agron Alikaj nëndrejtori i maternitetit

ma ku kanë qenë të tre bashkë. Mbasi ka rënë, ka rënë në një pjesë tarrace që ne kemi. Pa dyshim është i terrorizuar i gjithë personeli dhe ai që ka punuar mbrëmë në darkë. Fëmija është marrë dhe është ngjitur në pediatri. Fëmija u asistua nga mjekja e rojes. Iu nënshtrua frymëmarrjes artificiale. Megjithëse kishte fraktura të panumërta në trup dhe hemoragji të brendshme në bark e në kokë, fëmija jetoi dhe për pak minuta. Më pas brenda 10-15 minutave vdiq. Ishte një fëmijë që fatmirësisht ishte me një peshë shumë të mirë, kishte lindur 4100 gramë. Ishte në parametra totalisht të shëndetshëm, prandaj dhe ishte me nënën sepse plotësonte të gjithë parametrat tonë jetikë për të qenë me nënën”, -

ka shpjeguar për televizion A1Report, nëndrejtori Alikaj. Sipas tij, traumat e forta që ka pësuar nga rënia në lartësi e foshnjes ka qenë aq të mëdha sa e bënin të pamundur transportimin e tij drejt një spitali të specializuar. Ndërkohë ai ka sqaruar se menjëherë pas ngjarjes së rëndë, nëna është shtruar në një dhomë të veçantë të këtij spitali, larg dhomës ku ku ndodhur ngjarja fatale dhe po mbahet nën kujdesin e veçantë të mjekëve. Bashkëshorti i saj, 29-vjeçari Hysen Biba, kish qenë më parë emigrant në Angli dhe ishte kthyer para një viti, por dyshohet se ata kishin marrëdhënie të acaruara me njëri-tjetrin, për shkak se ai ishte shumë xheloz për bashkëshorten.


12

E mërkurë, 1 gusht 2012

OPINION

Koment

Analizë

Ankandi i vagonit demokristian

NGA

ENTON ABILEKAJ

vijon nga faqja 1 ...Nuk ishte e papritur. Ndoka nuk i përkiste as filozofisë, as moralit dhe as shpresës që supozohet të përfaqësojë opozita, por rasti i tij shpërndan renë e dyshimit mbi projektet konkrete të opozitës për dy arsye, e para se Rama është një nga investuesit e Ndokës në 6 vitet e fundit dhe e dyta se vagonat e trenit opozitar duken si mall i lirë dhe pa zot që mund të shiten të gjithë deri në zgjedhje. Lokomotiva mund të garojë e vetmuar. Në vitin 2006, pa mbushur vitin nga marrja e drejtimit të opozitës, Edi Rama hodhi sytë drejt kampit qeveritar dhe projektoi krijimin e një LSI-je të djathtë. Meta i djathtë për Ramën ishte Ndoka. Një deputet socialist u bashkua me grupin e deputetëve të Partisë Demokristiane. Ndërkohë që Partia Agrare e Lufter Xhuvelit ia kishte shitur Berishës votat që i fali Fatos Nano, deputeti Neranxi i PAA, u largua i zhgënjyer për t'u bashkuar me opozitën. Preferenca e tij e parë ishte Partia Socialiste, por drejtuesit e rinj i propozuan të bashkohej me Ndokën për LSI-në e djathtë. Neranxi preferoi LSI-në e majtë dhe u bashkua me Metën. Gjithsesi PDK krijoi një grup të konsiderueshëm parlamentar dhe e përdori në vitin 2007 për të ndihmuar Berishën në zgjedhjen e Bamir Topit. Ndoka u bë ministër pas kësaj dhe qeverisi për 2 vjet shëndetësinë. Kjo periudhë mbahet mend si më shkatërrimtarja në këtë sektor. Sikur të mos mjaftonte kjo përvojë, Rama e mirëpriti Ndokën në kampin opozitar, pasi Berisha e largoi me insistimin e Jozefina Topallit. Ndoka, pa asnjë deputet këtë radhë, ishte përsëri i preferuari i kryetarit të PS. Aq i preferuar sa mund të sakrifikohej edhe Ngjela, si partia e dytë djathtë që u reshtua në frontin opozitar. Kur Rama u propozonte aleatëve të zhvillonin takimet e rëndësishme tek zyra e Nard Ndokës, Ngjela refuzoi publikisht dhe u largua për një kohë të gjatë nga aleanca opozitare. Në zgjedhjet lokale të 2011, lëshimi më i madh i Ramës ishte për PDKnë e Ndokës, që mori Bashkinë e Shëngjinit me votat e social-

istëve. Asnjë aleat tjetër i PSsë nuk mori më shumë se kaq nga aleanca. I gjithë ky investim sot ka dalë kundër. Rama, që i jep bashki Ndokës së djathtë dhe këshilltarë bashkiakë Gjinushit të majtë dhe po kaq ose aspak Milos, Ngjelës dhe Petro Koçit, si kryetar i opozitës, duhet t'i mbledhë aleatët dhe t'u kërkojë ndjesë. Jo vetëm se bashkia që fali tani është e PDsë, por edhe sepse investimi i tij rezultoi si goditje për opozitën. Ky është një rast, por mund të kompromentojë gjithë projektin e Ramës me parimin e mbledhjes së çdo vote për të rrëzuar Berishën. Eshtë quajtur edhe "Aleanca kundër Regjimit", nga Mero Baze dhe është pohuar nga Rama. Një ide e ngjashme me "Forumin për Demokraci" të vitit 1997, ku u bashkuan të gjithë, nga e majta deri tek ish - të përndjekurit politikë, intelektualë dhe aktivistë. Deri tek krijimi i Forumit atëherë, opozita njohu humbje më të vogla se kaq. Tefik Ajazi dhe Sali Rexhepi, iu përgjigjën apelit financiar të Berishës, duke denoncuar Partinë Socialiste që i bëri deputetë. Më pas Socialistët u bashkuan me të gjithë faktorët opozitarë për të krijuar Forumin. Nëse Aleanca kundër regjimit do të krijohej në atë formë, atëherë do të duhet të mbledhë faktorët opozitarë, që nuk janë aq shumë sa atëherë. Në llogarinë aritmetike të votave, kjo aleancë, edhe nëse mbledhë parti të tjera nuk është e mjaftueshme. Votat nuk janë të njëjta me vitin 2009, jo vetëm për shkak të ndërhyrjeve në kuti, por edhe për shkak të qeverisjes shumë problematike të 4 viteve të fundit dhe sidomos për shkak të zhytjes pa paralajmerim në krizën ekonomike ndërkombëtare. Berisha është i ndërgjegjshëm për këtë efekt, i ka bërë llogaritë brenda kampit të vetë dhe, përpara se të fusë duart tek kutitë, ka vedosur t'i fusë tek kundërshtari. Ndoka ishte i pari, por përpjekjet do të vazhdojnë derisa të sigurojë aritmetikisht shumicën. Në këtë projekt ka mbështetjen e parave të humbura në rrugët e pambaruara apo në shtesa fondesh, ka mbështetjen e parave të kromit që zhduken, ka mbështetjen e parave të padhëna për privatizimet e objekteve strategjike dhe do të ketë gjithashtu mbështetjen e parave të padhëna për liçencën e llotarisë kombëtare. Asnjë vagon kristian si Ndoka nuk mund t'i rezistojë ofertës që buron nga kjo mbështetje. Ndaj Rama duhet t'i bëjë llogaritë me ata politikanë që janë opozitarë prej zgjedhjes së tyre, jo prej zgjedhjes së Ber-

Ndryshimet dhe shtesat në Kodin Zgjedhor

NGA

NIAZI JAHO

vijon nga faqja 1 ...një sy të shpejtë i kam hedhur ndryshimeve të shtesave të miratuara. U njoha gjithashtu edhe me Raportin për punën dhe konkluzionet e komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Pa hyrë në detaje, dy çështje më tërhoqën vëmendjen dhe që mund të shfaq qysh tashti ndonjë mendim. Ato janë: 1)KQZ-ja megjithëse përbënte një një problem kyç dhe mjaft të debatuar, komisioni i posaçëm në raportin e vet e rrjeshton atë pa asnjë koment në pjesën institucioni i zgjedhjeve. Kjo natyrisht nuk ishte e detyrueshme të bëhej, por meqë një numër i konsiderueshëm i partive politike dhe organizatave jofitimprurëse, kishin propozuar dhe shprehur mendime për një KQZ profesionale të krijuara jo në bazë të propozimeve (kandidaturave) të paraqitura nga partitë politike për-

komisionit, por jo më pak se 2/3 e të gjithë anëtarëve të tij. Nëse kjo nuk ndodh, komisioni identifikon katër kandidatë që kanë marrë mbështetjen më të madhe, ndërsa përfaqësuesve të pakicës parlamentare në komision u është lënë e drejta të përjshtojnë dy nga kandidatët e zgjedhur. Kandidatët e mbetur i kalojnë Kuvednit për votim. Kryetari i KQZ zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysma e votave të deputetëve të Kuvendit d.m.th mbi 71 vota. Kam përshtypjen se kjo procedurë zgjedhjeje e Kryetarit është miratuar për ti zbutur disi deri në një farë mase mosbesimin partiak sidomos ndaj tij, megjithëse është praktika që do të vërtetojë sa i paanshëm do të jetë ai. Është e vërtetë se nisma për paraqitjen e tij është individuale, por përfundimisht edhe e zgjedh Kuvendi. OSBE/ODIHR-i që ka rekomanduar riformatimin e KQZ-së nuk besoj të ketë patur parasysh vetëm zgjedhjen e kryetarit, por një formatim për rritjen e besimit me pavarësinë e tij dhe zbatimin e paanshëm të Kodit Zgjedhor, jashtë ndikimeve partiake. Natyrisht nuk kemi të drejtë të paragjykojmë zgjedhjen e Kryetarit. Do të dëshironim që ai të kishte cilësi drejtuese dhe organizimi, por mbi të gjitha të kishte integritet. Kemi parasysh se sidomos me raportin e fundit të

Komisioni i Ligjeve kishte të drejtë të përzgjidhte për t'u paraqitur për votim Kuvendit dy kandidatët që do të gëzonin mbështetjen më të madhe të anëtarëve të komisionit, por jo më pak se 2/3 e të gjithë anëtarëve të tij. katëse, ndoshta do të duhej të jepej një sqarim (qoftë edhe për efekt transparente) përse nuk ishte e mundur të merreshin paraaysh propozimet e mësipërme: për mungesë të vullnetit politik, apo pse mënyra e zgjedhjes së KQZ-së, siç është parashikuar me Kod ishte më e mira, më e përshtashme, më e besueshme. E shikoj të nevojshme që lexuesi që nuk është njohur ende me kodin e miratuar të dijë se: sipas nenit 13, pika 1 të ndryshuar, anëtari i KQZsë ka mandat 6 vjeçar me të drejtë rizgjedhje, ndërsa kryetari i KQZsë ka mandat 4 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje. Asnjë ndryshim nuk ka pësuar neni 14, i Kodit Elektoral që parashikon zgjedhjen e 6 anëtarëve të KQZ-së nga partitë përkatëse parlamentare të pozitës dhe opozitës. Ka ndryshuar neni 15 i Kodit, ku bëhet fjalë për zgjedhjen e Kryetarit të KQZ-së. Është një formulim i gjatë prej 26 rjeshtash që nuk e shikoj të nevojshme ta citoj. Megjithëkëtë do të mjaftonte të përmendja se çdo shtetas që do të plotësonte kriteret ligjore mund të kandidonte. Komisioni i Ligjeve kishte të drejtë të përzgjidhte për t'u paraqitur për votim Kuvendit dy kandidatët që do të gëzonin mbështetjen më të madhe të anëtarëve të

OSBE/ODIHR (2011) ka patur kritika jo të lehta në adresë të KQZ-së dhe në mënyrë të veçantë të kryetarit të saj. Nga përvoja më negative duhet mësuar. Propozimi ose kërkesa e 26 partive Në Raportin e komisionit të posaçëm parlamentar sqarimit të kësaj çështje i kushtohet vëmendje e veçantë. Për këtë janë formuluar 21 rjeshta. Në propozimet e 26 partive politike të pozitës dhe opozitës, siç dihet, është kërkuar që vota propocionale të llogaritej në shkallë kombëtare, gjë që do të garantonte barazinë e votës dhe do të parandalonte deformimin e vullnetit të zgjedhësve. Në raportin e mësipërm thuhet se komisioni ka treguar "mirëkuptimin maksimal" dhe në vijim të angazhimit politik që ishte marrë nga të gjitha partitë pjesëmarrëse, u ngarkua "grupi i ekspertëve teknikë" që të shqyrtonte dhe të pregatiste materialin përkatës. Cilat ishin arsyet që përmenden në raport dhe që kushëzuan mospranimin ose "ndërprerjen e mëtejshme" të shqyrtimit të propozimeve të 26 partive politike? a) Objekti i punës të komisionit të posaçëm, siç thuhet në raport, ishte detyra për "hartimin e amendamenteve për kuadrin ligjor zgjedhor për trajtimin e rekoman-

dimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 dhe ato vendore 2011. Në asnjë nga këto rekomandime nuk trajtohet çështja e sistemit zgjedhor dhe për pasojë ajo nuk mund të përbënte objekt juridiksioni të punës së komisionit. Kam mendim se ky nuk është argument. Është justifikim për të mos thënë preteks. Së pari sepse në Kodin Zgjedhor janë bërë shumë ndryshime dhe shtesa për të cilat nuk ka rekomandime të OSBE/ODIHR-it as bë vitin 2009, dhe as në vitin 2011. Së dyti OSBE/ODIHR-i nuk ka udhëzuar (edhe as që mund të udhëzonte)që komisioni duhet të analizonte vetëm rekomandimet që ai kishte bërë. Së treti, objekti i punës së komisionit mund të ndryshonte. Vendimi nr 141, datë 17.11.2011 që përcaktoi objektin nuk ishte tabu. Së katërti, nëse do të ishte ky shkaku (d.m.th objekti i punës së komisionit) nuk kishte arsye përse komisioni të ngarkonte "ekspertët teknikë" për të shqiptuar propozimet e 26 partive politike. Derisa komisioni ngarkoi "ekspertët teknikë' a veproi në kundërshtim me objektin e punës të caktuar me vendimin e mësipërm të Kuvendit?! Nëse komisionin e pengonte vendimi i Kuvendit (për sa i përket objektit) mos vallë angazhimi politik që thuhet në raport, kishte përparësi ndaj vendimit të Kuvendit? Qofsha i gabuar, por kam mendimin se shqyrtimi i këtij problemi (kuptohet i cunguar) nuk ishte transparent dhe as me predispozicioni pozitiv. Sipas raportit, ekspertiza teknike arriti në përfundimin se propozimet e 26 partive "mund të kërkonin ndryshime kushtetuese". Ekspertiza "teknike", mendoj se në këtë rast nuk ka pse të konsiderohet absolute aq më tepër që vetë ekspertët "teknikë" nuk janë shprehur në mënyrë kategorike. A ishte e mundur (ose më mirë të themi a duhej) që me një rast të tillë grupi i ekspertëve teknikë të zgjerohej edhe me ekspertë dhe specialistë të tjerë të fushës Kushtetuese? Komisioni, mendoj se e kishte mundësinë dhe kohën që problemi të trajtohej në mënyrë gjithëpërfshirëse duke diskutuar edhe për variantet e mundshme. Por le të pranojmë për një çast se e vetmja zgjidhje do të ishte ndërhyrja në Kushtetutë, nëse për këtë do të kishte konsensus, përse të ngurohej(natyrisht duke e studiuar dhe debatuar problemin)? Kam mendimin se duhej ti jepej përgjigje pyetjes (kërkues) nëse me këtë mënyrë të përllogaritjes së votës propocianale, a cenohet barazia e votës? Ka patur jo citim deklarate, por edhe argumente se kjo pabarazi është e ndjeshme. A është kështu? Nëse dikush edhe në këtë rast mund të thoshte se ndërhyrja në Kushtetutë nuk mund të behej se për këtë nuk kishte rekomandim të OSBE/ODIHR-i, përgjigjia do të ishte e thjeshtë dhe e qartë: sistemi zgjedhor (neni 64, i Kushtetutës) më 21 prill 2009 u ndryshua edhe pse me raportin OSBE/ODIHR-it të vitit 2007 nuk kishte ndonjë rekomandim të tillë.


E mërkurë, 1 gusht 2012

13

POLITIKË

AK: Të hapen zyra konsullore shqiptare në Çamëri, na takon

A

leanca Kuq e Zi kërkon hapjen e zyrave konsullore në Çamëri, sikurse ka konsullata greke në jug të Shqipërisë. Gjatë një tubimi përpara ministrisë së Jashtme përfaqësuesja e AK-së, Margarita Kola tha se gjatë 22 viteve asnjë qeveri nuk është kujtuar për çështjen çame. Në këtë mënyrë, sipas tyre do të mbahen lidhjet mes shtetit shqiptar dhe Çamërisë. “Aleanca Kuq e Zi i

kërkon qeverisë shqiptare dhe në veçanti ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë hapjen e një zyre konsullore në zonën e Çamërisë. Ashtu si shteti grek ka zyrë konsullore në Gjirokastër, në Korçë, italianët në Vlorë, bazuar në parimin e reciprocitetit dhe në të drejtën e diplomacisë shqiptare për të pasur zyra konsullore atje ku janë trevat etnike

shqiptare, në emër të këtij parimi kërkojmë edhe një herë me forcë dhe me të drejtën e fjalës tonë të lirë të hapet zyrë konsullore në Çamëri”, tha Margarita Kola, përfaqësuese e AK-së. Nuk është hera e parë që kjo lëvizje politike ka kërkuar recipricitet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke përfshirë në këtë rast dhe zgjidhjen e çështjes çame dhe lëvizjen e lirë në të dy anët e kufirit.

Kreu socialdemokrat vlerëson ftesën e Ramës për FRD e Topit dhe AK e Spahiut

Gjinushi: Front kundër Berishës Kryetari i PSD: Topi vendosi të qëndrojë në politikë, por të luajë rol atje ku ka hapësirë dhe jo të vijonte të ishte palë e PD-së, e cila është shkaktare e krizave më të rënda që ka kaluar vendi

TIRANE

JAKIN MARENA

P

as kreut të Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo i cili ka konfirmuar koalicionin e tij me kreun e PS Edi Rama, ka qënë lideri socialdemokrat ai që pas shumë muajash ka qënë në një mendje me kreun socialist. Kështu, kreu Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi e shikon si një zhvillim pozitiv deklarimin e Edi Ramës, për lënien hapur të mundësisë në ndërtimin e një koalicioni me Frymën e Re Demokratike dhe Aleancen Kuqezi. Në këndvështrimin e Gjinushit kjo duhet të kuptohet si krijimi i një fronti të gjërë për të rikthyer demokracinë e konsoliduar në Shqipëri, e cila në këto vite të qeverisjes së kësaj mazhorance është cënuar rëndë në thelbim e saj. “Unë e kuptoj më shumë si një thirrje që të gjitha forcat që janë për largimin e kësaj të keqeje për Shqipërinë. Duhet dalluar fronti që synon rivendosjen e rendit kushtetues dhe demokracisë së konsoliduar e gjithçkaje që është shkatërruar nga qeverisja e PD-së këto 7 vjet dhe është një diçka tjetër që pas rivendosjes së rendit dhe largimit të këtij klani. Pastaj bashkëqeverisja vendoset mbi rregulla të tjera”, tha Gjinushi, në një intervistë përt “TCH”. Nëse në 2013-ën do të krijohen dy koalicione, një i majtë dhe një tjetër i djathtë Skënder Gjinushi pohon se një detyrë madhore e koalicionit të djathtë do të jetë rikompozimi i të djathtës shqiptare. “Grupimi i djathtë sigurisht ka rolin e rilindjes të djathtës. Pra fraksionet e krijuara nga e djathta janë krijuar si nevojë e rikonfigurimit të të së djathtës sepse e djthta rezulton që nuk është më një e djathtë e mbështetur mbi ekonominë e tregut është një e djathtë e mbështetur totalisht mbi krimin dhe korrupsionin”, tha Gjinushi. Dhe në këtë koncept, kreu socialdemokrat llogarit dy partitë e djaqthta të krijuara tashmë në spektrin politik shqiptar, Frymën e Re

Lajmi Kreu i PSD Skënder Gjinushi është shprehur pozitivisht për thirrjen e liderit të opozitës në drejtim të FRD të Topit dhe AK të Spahiut për një koalicion për largimin e kësaj qeverie. Sipas tij, është me shumë rëndësi largimi i këtij klani në pushtet.

Demokratike që aktualisht drejtohet nga ish-deputeti i PD, Gazmend Oketa dhe që pritet që të aderojë dhe pse jo ta drejtojë pas shtatorit ishpresidenti Topi dhe Aleanca

Kuqezi, që drejtohet nga ishnënkryetari i KLD Kreshnik Spahiu. Ndërkohë që rikthimin në politikën aktive partiake të Bamir Topit, Skënder Gjinushi e shikon si një sfidë

të ish presidentit brënda të djathtës. “Zoti Topi vendosi të qëndrojë në politikë, por të luajë rol atje ku ka hapësirë dhe jo të vijonte të ishte palë e PD-së, e cila është shkaktare e krizave më të rënda që ka kaluar vendi. Është një sfidë që duhet provuar, sepse njerëzit mund të jenë të zhgënjyer dhe nuk i mirëpresin koalicionet në thonjëza”, tha Gjinushi. Për të cili, tashmë kreu socialist Rama po lëviz në shinat e huhura poliutike përsa i përket koalcioneve për të larguar Berishën.

21 13

Kreu i PSD Skënder Gjinushi

Grupi socialist

Deputetët e PS nuk mblidhen, janë me pushime

TIRANE

D

eputetët e PS nuk kanë zhvilluar mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, pasi pjesa më e madhe e tyre ka qënë jashtë Tiranës, ndërsa pritet që në ditët e ardhshme të ketë ndonjë takim, përpara se të zhvillohet seanca e 6 gushtit të ditës së martë, kur mazhoranca kërkon votimin e heqjes së imunitetit. Socialistët janë shprehur kundër votimit të ligjit më 6 gusht, ndaj është vënë re dje kjo mungesë mbledhjeje e përjavshme e grupit parolamentar. Ndërkohë që opozita rikthen sërish në vëmendje mbikëqyrjen parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes, duke bërë përgjegjës kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, për zvarritjen që po i bëhet kërkesës së miratuar edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Në një intervistë për “Vizion Plus”, anëtari i këtij komisioni, Pirro Lutaj, shprehet se ka kaluar një jave që kur duhet të ishte kryer kontrolli në

dikasterin e mbrojtjes, duke lëshuar kritika dhe në adresë të kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, e cila qëllimisht po pengon kërkesën për mbikëqyrje. Lutaj është i drejtpërdrejtë kur pohon se Berisha dhe Imami janë përgjegjës për trafikim armësh dhe përgjimin jo vetëm të opozitës, por dhe të diplomateve të huaj. Sipas Lutajt, është hera e katërt që socialistët në Komision kanë dërguar kërkesë në përputhje me ligjin në Ministrinë e Mbrojtjes kur sipas tij, është miratuar dhe plani i aktiviteteve siç vërtetojnë dokumentet. Tre kërkesat e para janë dërguar ne 6 qershor, 22 qershor dhe 10 korrik.


14

E mërkurë, 1 gusht 2012

AKTUALITET

Masakrohet kambisti në Tiranë, i grabiten 100 mln lekë

N

jë kambist është sulmuar dje nga katër persona të panjohur, duke u masakruar me leva, ndërsa grabitësit i kanë marrë dhe një shumë prej 100 milionë lekësh të vjetra. Skënder Hasani një kambist i vjetër ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 të darkës në zonën pranë Librit Universitar në Tiranë. Grabitësit e

kanë ndjekur kambistin dhe porsa ky i fundit ka hipur në ashensorin e pallatit katër grabitësit kanë nisur ta godasin me leva dhe pasi janë siguruar se kambisti ishte pa ndjenja i kanë marrë çantën me lekë që ai kishte me vete. Mësohet se kambisti ka marrë disa plagë të rënda në kokë dhe në trup dhe është në gjendje të rëndë. Autorët janë larguar me shpejtësi

nga pallati duke shfrytëzuar zonën e pandriçuar dhe rrugicat e shumta. Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë ndihmuar të parët kambistin Hasani për ta çuar në spital dhe që kanë njoftuar policinë. Në zonë janë mbledhur forca të shumta të komisariatit nr.2 të kryeqytetit ndërsa blutë janë vënë në ndjekje të autorëve.

I denoncoi Avokati i Popullit për mosparandalim vrasjesh

Vrasjet në Pukë, pezullohen policët

Lajmi Policia e Shtetit njoftoi dje se ka pezulluar nga detyra shefin e komisariatit, Ridvan Bushati dhe tre oficerë të tjerë në komisariatin e Pukës. Shkarkimi i tyre erdhi pas kërkesës së Avokatit të Popullit, Igli Totozani, sepse nuk parandaluan vrasjen e dyfishtë në 29 qershor

TIRANE

P

olicia e Shtetit njoftoi dje pasdite se është pe zulluar nga detyra shefi i Komisariatit të Pukës, kryekomisar Ridvan Bushati. Kjo pasi ndaj tij Prokuroria e të njëjtit rreth ka nisur hetimet në lidhje me veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi më 29 qershor, kur konfliktet mes familjes Markaj dhe Përmarkaj arritën kulmin me përdorimin e kallashnikovëve. Atë ditë dy vëllezërit Markaj humbën jetën ndërsa mbetën të plagosur tre persona të tjerë. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Avokati i Popullit, Igli Totozani, kishte drejtuar publikisht gishtin ndaj Komisariatit të Pukës, duke e akuzuar atë se kishte

Lushnje, e godet makina, vdes 60-vjeçari

Shpërdoruan detyrën, për vrasjen e dyfishtë mënyra e mjete të kundërligjshme, - sikurse është bërë në këtë rast, - dhe njëkohëAVOKATI sisht duke moskryer detySipas Avokatit të Popullit rimet e ngarkuara me ligj, ka policia e Rrethit Pukë ishte në sjellë pasoja të rënda për dijeni të konflikteve mes dy jetën dhe shëndetin e disa shfamiljeve por i ka injoruar tetasve, madje nisur nga rreato, duke mos kryer kështu thanat, gjykojmë se kjo ngfunksionet e saj në parandal- jarje mbart edhe rrezikun që imin e krimit. “Nga ana jonë vrasja të shndrrohet në seri u provua plotësisht se qën- vrasjesh për gjakmarrje drimi i punonjësve të Komis- ndërmjet dy familjeve, siç ariatit të Policisë Pukë, duke edhe ka ndodhur në raste të kësaj natyre”, thuhet në një njoftim të Avokatit të Popullit. Sipas këtij institucioni, “Shefi i Komisariatit të i Komisariatit të Pukës dhe punonjësit e tjerë shefi Pukës dhe punonjësit e tjerë “fshehën konfliktin “fshehën konfliktin kryesor kryesor të ndodhur para të ndodhur para vrasjes” vrasjes”. Avokati i Popullit është i mendimit se pretenfilluar nga Shefi i Komisari- dimet e familjarëve të viktiatit dhe punonjësit e tjerë mave “se shkak për ndodhjen është i kundërligjshëm. Ky e kësaj tragjedie ka qenë Koqëndrim - duke e fshehur misariati i Policisë Pukë, kallëzimin e bërë nga pje- qëndrojnë” pasi qëndrimi i starët e familjes së viktimave mbajtur nga autoritet venpër dy vepra penale të rënda dore të rendit është “në dhe reagimet e tyre për t’i kundërshtim të hapur me “zgjidhur” problemet me detyrimin ligjor”. Shtetit përmes një njoftimi për shtyp.

Furgoni ku udhëtonin viktimat e vrara në Pukë

injoruar konfliktin mes dy familjeve. Më pas, Prokuroria e Pukës çoi për hetim kryekomisarin Bushati bashkë me disa bashkëpunëtorë të ngushtë të tij. Ata janë komisari Qetsor Gurra, shef i seksionit të hetimit dhe parandalimit të krimit,

nënkomisar Kol Zaja, specialist i të njëjtit seksion dhe kryeinspektor Lulzim Latifi, nënspecialist. Edhe ndaj tyre, është marrë e njëjta masë e pezullimit paraprak nga detyra, që do të vazhdojë deri në përfundim të ecurisë disiplinore, bëri të ditur Policia e

LAJME SHKURT

Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur pasditen e së martës në afërsi të fshatit Çermë, në Lushnje. Shtetasi Demir Muça ka qenë duke lëvizur me një biçikletë, kur papritur është goditur nga mbrapa nga një makinë që ecte me shpejtësi të lartë. Autoritetet lokale njoftojnë se forcat policore kanë arritur të ndalojnë drejtuesin e automjetit, i cili është shoqëruar për në komisariat. Numri i aksidenteve rrugore ka tendencë të rritet gjatë sezonit të verës, kryesisht për shkak të kthimit të emigrantëve, të cilët nuk e sjellin kulturën perëndimore në vendin tonë. Megjithatë, përgjegjës për aksidentet janë edhe shumë drejtues automjetesh që janë të prirur të tejkalojnë normat e shpejtësisë dhe të bëjnë manovrime që rezultojnë fatale.

Bari pranga kamionistit shqiptar për drogën

Mbi 13 kg marijuanë janë zbuluar dhe sekuestruar në portin e Barit gjatë kontrolleve ndaj mjeteve që zbarkonin nga tragetet. Ushtarakët e Guardia di Finanza dhe funksionarët e doganës kanë gjetur drogën në bord të një kamioni që vinte nga Shqipëria, në çantë të madhe të fshehur në kabinën e shoferit. Ky i fundit, një qytetar shqiptar 27-vjeçar, u arrestua dhe mbahet i ndaluar në burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe kontrabandës doganore, ndërsa automjeti u sekuestrua.

Vidhnin femrat

Sherri në Itali

“Grabitqari” vë në pranga hajdutët serialë

Telefonojnë policinë, nënë e bijë grinden me agjentët

O

TIRANE

peracioni i policisë së kryeqy tetit i koduar “Grabitqari” vuri në pranga dy persona, të akuzuar si bashkëpunëtorë në një seri vjedhjesh. Të ndaluarit u identifikuan si 37-vjeçari Roland Beqiraj dhe 28-vjeçarja e seksit femër A.Beqiraj. Burime zyrtare nga policia thanë se të ndaluarit akuzohen për së paku 8 vjedhje, ku mes tyre spikasin ato të telefonave celularë dhe kompjuterave. Të sipërpërmendurve në cilësinë e provës materiale iu gjeten dhe iu sekuestruan 12 copë fishekë 9 mm

me mbishkrimin “PAR” 93; 6 USB flash të llojeve të ndryshme, 1 orë dore femrash me zinxhir ngjyrë të verdhë me gurë të shndritshëm të bardhë me mbishkrimin “D&G”; 3 portofola femrash, 1 telefon celular i markës “SAMSUNG”, 14 çanta femrash të llojeve dhe markave të ndryshme, 3 karta SIM të kompanive të ndryshme në Shqipëri, etj. Sa më sipër policia u bën thirrje qytetarëve të dëmtuar që të paraqiten pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 dhe Nr.3 Tiranë për të bërë të mundur marrjen e sendeve të vjedhura si dhe paraqitjen për njohje të autorëve të dyshuar.

N

ITALI

ënë e bijë përkatësisht 61 dhe 26 vjeç, emigrante shqiptare në Itali kanë telefonuar policinë sepse donin të largonin nga banesa e tyre dy persona, të cilët i kishin ftuar vetë. Por, papritur ato janë bërë pjesë e një grindje mes uniformave blu. Ngjarja ka nisur fillimisht me telefonatën që dy femrat shqiptare kanë bërë për të kërkuar ndihmë nga karabinierët, për largimin e dy bullgarëve, përkatësisht 31 dhe 29 vjeç nga shtëpia e tyre.

Dy bullgarët në polici kanë deklaruar se ishin të ftuar në banesë nga dy femrat përpara 10 ditësh, por duhet të paguanin shumën prej 350 euro për qiranë mujore të një dhome, ku ndodheshin sendet personale të tyre. Pasi kanë mbërritur në banesë, karabinierët kanë ushtruar një kontroll, ku mbetën të çuditur se mbi vajzën ekzistonte një ankesë për çështje administrative. Në këtë moment, policia ka shoqëruar 26-vjeçaren për në komisariat, por ajo e ndihmuar edhe nga nëna e saj ka kundërshtuar me forcë karabinierët, duke u krijuar një konflikt.


E mërkurë, 1 gusht 2012

15

AKTUALITET

Shkodër, gjykata rrëzon ekstradimin e Kleves Mujës

K

leves Muja ish-kryekomunari socialist në komunën Rrethina të Shkodrës duket se do e konsumojë një pjesë të dënimit në Shqipëri. Gjykata e këtij qyteti ka rrëzuar kërkesën për ekstradimin e Mujës drejt shtetit italian. Mësohet se rrëzimi i kërkesës vjen pasi 38 vjeçari Muja ndodhet në gjendje kome, pasi ai u plagos në burgun e Shën

Kollit vetëm pak ditë pasi u ndalua nga uniformat blu. Arrestimi i Mujës u bë pak muaj më parë pasi autoritetet italiane të drejtësisë në Bari kishin lëshuar ndaj tij urdhër arrestin ndërkombëtar, me datën 29 tetor 2010, pasi akuzohet për veprën penale të “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. 38 vjeçari Muja u arrestua

më 1 qershor, ndërsa zbriste nga makina e tij në qytetin e Shkodrës. Nga ana e policisë u tha se Muja kërkohej nga shteti italian prej 2 vitesh. Arrestimi i Kleves Mujës, i zgjedhur në krye të komunës Rrethina një vit më parë, nën siglën e “Aleancës për të Ardhmen” u krye nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër.

Ministri Noka firmosi dje ndryshime të rëndësishme në nivelet e larta të policisë

Bashkim Shehu, kreu i ri i SHKB Arben Prenga është emëruar dje drejtori i ri i drejtorisë së inspektimeve. Burime nga ministria thanë se në vazhdim priten të tjera ndryshime dhe transferime drejtorësh

Lajmi

N

jë valë ndryshimesh ka përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe disa nga drejtoritë më delikate dhe të rëndësishme vetëm një muaj pas ardhjes së ministrit të ri Flamur Noka. Shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Astrit Halilaj, është “lëvizja e parë” i ministrit Flamur Noka. Ai është transferuar me një detyrë tjetër në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë Astrit Halilaj mbante postin e kreut të kësaj strukture mjaft të rëndësishme në ministrinë e Brendshme që prej 2005. Në vend të tij do të ulet Bashkim Shehu, ish Sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Kulturës. Zëvendësi i Halilajt Bashkim Shehu ka studiuar në Akademinë Turke të policisë në Ankara studime të cilat ai I ka përfunduar në vitin 2003. Që prej këtij viti ai ka punuar në disa drejtori dhe funksione të ndryshme në komisariatet e vendit. Dy vite më parë Sekretar i përgjithshëm I Ministrisë së Kulturës.

P

rokuroria e Elbasanit ka çuar dje për procedim penal 6 komisionerët e komunës Rrase të Elbasanit, të cilët akuzohet se kanë falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve për anëtarë të këshillit të komunës në 8 maj të 2011-ës. Për procedim penal janë çuar shtetasit: Fatmir Meta, Nazmi Hidri, Zyber Troka, Ilir Ferhati, Alban Hidri, Petrit Xhelili, të cilët akuzohen për heqje të votave të dy partive të mëdha PD-PS, për të favorizuar subjektet e vogla. Ata rrezikojnë gjobë nga 100 mijë lekë të vjetra, deri në 5 vjet burg, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe rezultatit të zgjedhjeve të 2011-ës.

TRANSFERIMET

Burime nga ministria e Brendshme bënë të ditur se me të marrë postin, Noka kishte kërkuar një pasqyrim dhe bilanc të punës të të gjithë strukturave drejtuese të kësaj ministrie. Transferimi i Halilajt vjen pikërisht pas këtyre verifikimeve, ndërkohë që priten të kenë dhe ndryshime të tjera. Sakaq në vendin e lënë bosh pas shkarkimit të Halilaj

Ministria e Brendshme

është emëruar Bashkim Shehu, ndërsa Arben Prenga është emëruar drejtor i ri i Inspektimeve. Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se është propozuar momentalisht dhe ndryshimi i Drejtorit të Qarkullimit Rrugor, Vullnet Topalli. Lëvizjet e nisura ditën e djeshme kanë motivet e veta për secilin zyrtar. Në lidhje me Astrit Halilajn mësohet se transferimi I tij në detyrë është bërë për shkak se një I afërm I tij pritet të marrë një post shumë të lartë në ministri dhe për të mos krijuar konflikt in-

teresi në strukturat drejtuese është vendosur për transferimin e Halilajt.

TIRANA

Përpara ndryshimeve të fundit në rangjet drejtuese të policisë, ministri paraardhës Bujar nishani urdhëroi një valë ndryshimesh në muajin shkurt, ku objektivi ishte kryesisht Drejtoria e Policisë së Tiranës. Në muajin shkurt në krye të drejtorisë së policisë së Tiranës është emëruar Bernard Çaushi, i cili mbante postin e drejtorit të policisë për

Arrestohet vrasësi i Leonard Latifit

Prokuroria ngre akuza ndaj 6 komisionerëve

TIRANE

HABJON HASANI

LAJME SHKURT

Elbasan

Pas 7 vitesh si kreu i SHKB-së Astrit Halilaj është zëvendësuar në detyrë nga Bashkim Shehu. Halilaj pritet të transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Arben Prenga u emërua dje Drejtori i Drejtorisë së Inspektimeve në ministri.

qarkun e Korçës. Çaushi erdhi në këtë post pas drejtimit të drejtorive të Policive në Fier, Berat dhe së fundmi në Korçë. Dy ndihmësit kryesor të Çaushit janë emëruar Arjan Kurti, zv/drejtor për hetimin e krimit dhe Gazmend Hamitaj, zv/drejtor për rendin dhe sigurinë. Kurti ka mbajtur postin e shefit të sektorit për krimet kundër personit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa Hamitaj, ishte shef i parandalimit të krimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kurti dhe

Hamitaj zëvendësojnë Dorian Muçën, i cili shkon shef i seksionit të pastrimit të parave në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Gjergji Jorgon, i cili shkoi te forcat lëvizëse operacionale. Ndërsa ish-kryepolici i Tiranës, Saimir Muça, u transferua në postin e kancelarit në Akademinë e Policisë. Në postin e drejtorit të policisë së Korçës u emërua Ylli Metko. Ndryshimet në drejtorinë e Tiranës erdhën pasi një valë e gjerë krimesh të rënda përfshinë kryeqytetin.

Policia e Vlorës arrestoi dje autorin e vrasjes së tre ditëve më pare, të 26 vjeçarit Leonard Latifi, trupi i të cilit u gjet i pajetë anë lumit Drithas të fshatit Llakatund. Specialistët Kundër Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se personi i dyshuar për këtë vrasje të jetë shtetasi me inicialet R.Rr, 17 vjeç banues në të njëjtin fshatë me viktimën, Shushicë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur teksa viktima me 17 vjeçarin kanë shkuar për të provuar një armë zjarri të cilën e posedonte viktima dhe më pas do t’ia shisnin disa të njohurve të të arrestuarit. Ndërkaq, gjatë momentit që viktima me autorin po tentonin të zhbllokonin pjesë të lëvizshme të pushkës, ka ndodhur edhe ngjarja tragjike që i mori jetën 26 vjeçarit Latifi, ndërsa më pas i arrestuari e ka fshehur armën në banesën e tij ku dhe i është gjetur së bashku me 10 fishekë. Policia njofton se në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës 26 persona.

Elbasan, granata plagos vëlla e motër

Vrau fqinjin

Fier, burg pa afat për Toron

TIRANE

Gjykata e Fierit ka dhënë dje masën e vlerësimit burg pa afat për 36vjeçarin, Oltion Toro, i cili dy ditë më parë vrau me armë administratorin e pallatit ku banonte dhe plagosi rëndë bashkëshorten e tij. Autori mbas kafazit të hekurt të Gjykatës, ka pohuar se ka ka qëlluar me armë në drejtim të derës, por nuk ka ditur nëse plumbat qëlluan dy bashkëshortët. Në seancën gjyqësore të ditës së djeshme mbas kërkesës së prokurorit të kësaj çështje Genc Manaj, me burg për Toron dhe pasi është dëgjuar edhe avokati mbrojtës, Andon Beta, përfundimisht gjyqtari urdhëroi togën e shoqërimit të

Oltjon Toro

dërgonte shtetasin Oltion Toro në dhomën e paraburgimit me masën e vlerësimit “arrest me burg pa afat”. Ngjarja ndodhi më datën 28 korrik rreth

orës 13:00, në lagjen “Apollonia”, në katin e katërt të pallatit, ku Oltion Toro, i shoqëruar nga një i afërm i tij, ka shkuar në banesën e Nasi Mema, i armatosur me kallashnikov. Viktima ndodhej në banesë me bashkëshorten e tij dhe pasi ka hapur derën është përballur me breshërinë e automatikut. Si pasojë, Nasi Mema ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Angjelina u ka mbijetuar plagëve në trup, por është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal të Fierit. Shkak për këtë është bërë një konflikt disamujor midis 60vjeçarit, që ishte administrator i pallatit ku banonte edhe autori i ngjarjes. Ky i fundit kishte katër muaj që nuk bënte pagesën për mirëmbajtjen e ashensorit.

Një granatë e ‘harruar’ pranë shtëpisë së tyre, për pak sa nuk ka marrë jetën sot dy adoleshentëve, motër e vëlla në Elbasan. Dy të miturit F.Balla dhe S.Balla, përkatësisht 15 dhe 13 vjeç janë plagosur mesditën e djeshme pas shpërthimit të granatës por fatmirësisht kanë marrë plagë të lehta. Ngjarja ka ndodhur në zonën LabinotMal, teksa dy të miturit kanë gjetur në rrugë granatën e pashpërthyer. Mësohet nga bluzat e bardha se ato janë janë rrezikut për jetën edhe pse kanë pësuar dëmtime në disa pjesë të trupit. Sakaq policia ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes dhe për origjinën e granatës që për pak nuk rezultoi me pasoja fatale për dy fëmijët.


16

E mërkurë, 1 gusht 2012

SOCIALE

Studimet në Itali

2.000 TË RINJ, është numri i maturantëve që zgjedhin çdo vit të nisin studimet e larta përtej Adriatikut

Universitetet, dalin notat e Celi 3 Rreth 180 të rinj i janë nënshtruar më 18 korrik provës për zotërimin e gjuhës

TIRANE

ESMERALDA KETA

B

ëhet fjalë për testin Celi 3 që cer tifikon zotërimin e gjuhës ital iane, e domosdoshme për të nisur studimet e larta në një prej universiteteve të fqinjëve tanë. Ata i janë nënshtruar kësaj prove gjatë muajit korrik, në një sesion special të organizuar nga Instituti Italian i kulturës. Sipas Institutit Italian të Kulturës, arsyeja e organizimit të këtij sesioni lidhet me faktin për t'u dhënë një mundësi më shumë jo vetëm atyre që

Lajmi Instituti Italian i Kulturës ka publikuar rezultatet që kanë arritur të rinjtë në provimin e gjuhës Celi 3, që certifikon dijet për të nisur studimet e larta përtej Adriatikut. Shumica e tyre janë maturantë që ëndërrojnë të kenë në xhep një diplomë italiane. janë rrëzuar në provën e parë, por edhe atyre kandidatëve që nuk kanë mundur të regjistrohen për çfarëdol-

loj arsyeje. Emrat janë të koduar dhe çdo maturant e di kodin e tij, pasi e ka marrë atë ditën që është futur në

provim. Kështu, Instituti Italian i Kulturës sqaron edhe vlerësimin që ka arritur të marrë secili prej tyre. Kështu si rezultate të mjaftueshme konsiderohen: A=Shumë mirë; B=Mirë; C=Mjaftueshëm; ndërsa si rezultate të pamjaftueshme për të kaluar testin janë: D=jo mjaftueshëm; E= Shumë keq; O= ka kaluar vetëm testin me gojë; S=kalon vetëm testin me shkrim. Celi 3 është një certifikatë e domosdoshme për të nisur studimet ën Itali, pasi ministria italiane e Arsimit, Universitetit dhe e Shkencës njeh CELI 3 si certifikatë të vlefshme për të vërtetuar njohjen e gjuhës italiane

e nevojshme kjo, për t'u regjistruar në universitet në Itali brenda kontingjentit që secila shkollë e lartë përcakton për studentët e huaj. Çdo vit në vendin tonë janë rreth 2 mijë maturantë që zgjedhin të nisin studimet e larta në një nga universitetet italiane, duke i renditur këto universitete në krye të listës së preferencave të tyre. Në total, në universitetet italiane llogariten të jenë rreth 12 mijë studentë shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre zgjedhin të jetojnë në Itali edhe pasi përfundojnë studimet e larta, duke përmbushur të gjitha nivelet e studimit në shkollat e larta italiane.

REZULTATET E PROVIMIT TE GJUHES ITALIANE CELI 3 Matricola 10102257 10102248 10102254 10102255 10102247 10102250 10102438 10102460 10102462 10098221 10102453 10098230 10102451 10086716 10102476 10098234 10098237 10098240 10102475 10086722 10102466 10102503 10102525 10102522 10102519 10102487 10098211 10102491 10102429 10102434 10098159 10102407 10098155 10102393 10102391 10102408 10102293 10102302 10102298 10102281 10102301 10102146 10102161 10102173 10102168 10102154 10098114 10098115 10102184 10102150 10108173 10108174 10108175 10108176 10108177 10108139 10108143 10108150 10108159 10108146

Cod. Tipo Valutazione Esa me B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S C B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S C B2 CELI 3 O C B2 CELI 3 O C B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 O C B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S C B2 CELI 3 S C B2 CELI 3 S C B2 CELI 3 O C B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S C B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 O C B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S C B2 CELI 3 S B B2 CELI 3 S B B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S B B2 CELI 3 S C B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S C B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 O C B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 O C B2 CELI 3 O C B2 CELI 3 S C B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S "Orale“Promosso" B2 CELI 3 S C B2 CELI 3 S C B1 CELI 2 E "Orale“Promosso" B1 CELI 2 E "Orale“Promosso" B1 CELI 2 E C B1 CELI 2 E C B1 CELI 2 E "Orale“Promosso" B2 CELI 3 E B B2 CELI 3 E B B2 CELI 3 E C B2 CELI 3 E B B2 CELI 3 E C

Esame

10108158 10102581 10108142 10108141 10108190 10108153 10108219 10085991 10108209 10108217 10086177 10108218 10102580 10102592 10086586 10102171 10108189 10108195 10108137 10102577 10108202 10108145 10108140 10108193 10108199 10108171 10108160 10102666 10108196 10108149 10108215 10102635 10108154 10108157 10108211 10102683 10108152 10108191 10108200 10108168 10108205 10102634 10108144 10102670 10108220 10102652 10108203 10108194 10102611 10102612 10108138 10108170 10102558 10108169 10102571 10108206 10102557 10108214 10108155 10108156 10108208 10108213

B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3

E S E E E E E E E E S E S S E S E E E O E E E E E E E S E E E S E E E S E E E E E O E E E S E E S S E E O E E E S E E E E E

"Orale“Promosso" B C B C D "Orale“Promosso" "Orale“Promosso" C B "Orale“Promosso" C "Orale“Promosso" "Orale“Promosso" "Orale“Promosso" C C C "Orale“Promosso" C "Orale“Promosso" C "Orale“Promosso" B "Orale“Promosso" "Orale“Promosso" C "Orale“Promosso" C C B "Orale“Promosso" C C C "Orale“Promosso" C C C B C "Orale“Promosso" "Orale“Promosso" B C B C C B B C B B B "Orale“Promosso" C D "Orale“Promosso" B B

10108192 10108210 10102584 10108207 10102207 10102703 10102704 10108148 10108172 10108201 10086414 10108212 10108187 10102536 10108188 10098061 10102563 10108204 10102673 10108184 10108151 10097942 10108216 10108198 10086654 10108183 10108186 10108185 10108147 10108197 10108179 10108180 10108181 10108182 10108161 10108162 10110707 10108163 10108164 10108165 10108166 10108167 10098055 10108178 10102276 10102267 10102259 10086522 10102338 10102327 10102307 10102325 10102324 10102329 10102315 10084650 10102340 10102198 10102354 10098177 10098173 10102387 10084373

B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 C1 CELI 4 C1 CELI 4 C1 CELI 4 C1 CELI 4 C1 CELI 4 C1 CELI 4 C1 CELI 4 C1 CELI 4 C1 CELI 4 C1 CELI 4 C1 CELI 4 C1 CELI 4 C2 CELI 5 C2 CELI 5 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3 B2 CELI 3

E E S E S S S E E E O E E O E S E E S E E S E E E E E E E E E E E E E E E E E E E E S E O S S O O S S S S S S S O O S S S S S

C "Orale“Promosso" B B C C C B B B "Scritto“Promosso" C C C C "Orale“Promosso" C "Orale“Promosso" "Orale“Promosso" "Orale“Promosso" "Orale“Promosso" "Orale“Promosso" B C "Orale“Promosso" B B B A B "Scritto“Promosso" "Scritto“Promosso" D C D B B C D D E D C A C "Orale“Promosso" "Orale“Promosso" C C "Orale“Promosso" "Orale“Promosso" "Orale“Promosso" "Orale“Promosso" C "Orale“Promosso" C C C C C B C B


E mërkurë, 1 gusht 2012

17

SOCIALE

Sanksionet ndaj ndërtuesve, zhbllokohen 278 apartamente

M

asat shtrënguese që ka ndërmarrë bashkia e Tiranës ndaj ndërtuesve që nuk kanë plotësuar dokumentacionin për hipotekimin e apartamenteve, ka sjellë rezultatet e duhura. Gjatë ditës së djeshme, zëdhënësja e bashkisë së Tiranës, Anila Bisha, ka deklaruar se disa prej këtyre firmave kanë plotësuar dokumentacionin duke zhbllokuar

procesin për 278 apartamente. “Pas ndërprerjes së çdo shërbimi që Bashkia ofron ndaj këtyre subjekteve, një pjesë e tyre kanë nisur të riaktivizohen. Pranë Bashkisë së Tiranës, 5 prej këtyre subjekteve kanë sjellë një pjesë të dokumenteve dhe janë në proces të përfundimit të dosjeve të tyre, për tu pajisur me lejet e përdorimit. Nga

riaktivizimi i këtyre subjekteve, i hapet rruga hipotekimit të 278 apartamenteve, me përftues direkt rreth 1120 qytetarë”, nga deklaruar zëdhënësja e bashkisë së Tiranës, Bisha. Sipas saj, nga ALUIZNI janë informuar se edhe 5 subjekte të tjera janë riaktivizuar, duke paraqitur dokumentet e domosdoshme, për legalizimin e objekteve të ndërtuara prej tyre.

Përfitojnë mjekët e poliklinikave dhe ambulancave Lajmi Mjekët dhe infermierët e qendrave shëndetësore, poliklinikat dhe ambulancat e lagjeve do të shpërblehen me nga një pagë mujore. ISKSH, ka kaluar në llogaritë bankare të 9350 mjekëve të parësorit 320 milionë lekë të reja si bonus për punën e mirë që ikanë bërë në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Një pagë shpërblim për 9300 mjekë Hana: Gati fondi prej 320 milionë lekësh KUSH PËRFITON

TIRANE

ESMERALDA KETA

S

hpërblimi që do të për fitohet nuk është i njëjtë për të gjithë. Ata që kanë plotësuar indikatorët më mirë do të marrin edhe pjesën më të madhe të shpërblimit. Kështu sipas ISKSH-së, punonjësit e qendrave shëndetësore të Tiranës, Vlorës, Dibrës, Korçës, Elbasanit, Beratit, Shkodrës, Gjirokastrës, do të kenë përfitime më të larta pasi kanë realizuar më mirë treguesit e cilësisë e performancës. Ndryshe nga mjekët e tjerë, bluzat e bardha që shërbejnë në shërbimin parësor përfitojnë shpërblim edhe në mes të vitit edhe në fund të vitit. Elvana Hana, drejtoresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, ka sqaruar dje 9350 mjekët e shërbimit parësor do të përfitojnë deri në një pagë shpërblim për punën e mirë që kanë bërë gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti.

ISKSH

Sipas drejtoreshës së ISKSH-së, Hana, mbështetur në realizimin e treguesve për 6 mujorin e parë të vitit 2012, rezulton se 414 qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor të përfitojnë deri në një pagë tjetër, kundrejt realizimit të treguesve të performancës dhe cilësisë. Sipas saj, numri i planifikuar i vizitave nga mjekët e përgjithshëm e të familjes në shkallë Republike për 6-mujorin, është realizuar rreth 91.6%, ndërsa treguesi i cilësisë apo bonusi është realizuar rreth 58%. “Pagesa për performancë do të bëhet në bazë të realizimeve përkatëse. Kështu,

LAJME SHKURT

Drejtoresha e ISKSH Elvana Hana

punonjësit e Qendrave Shëndetësore të rajonave të Tiranës, Vlorës, Dibrës, Korçës, Elbasanit, Beratit, Shkodrës, Gjirokastrës, do të kenë përfitime më të larta pasi kanë realizuar më mirë treguesit e cilësisë e performancës”, - ka

deklaruar Elvana Hana. Më tej ajo ka shpjeguar se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si rezultat i rritjes së numrit të vizitave, ka një rritje sidomos indikatori që lidhet me ndjekjen e fëmijëve me rreth 4%, të

2000

mjekë familje dhe specialistë

6600

infermierë

750

sanitare, shoferë ekonomistë

9350

numri total i personelit

320

milionë lekë fondi në dispozicion

414

numri i qendrave shëndetësore

sëmurëve me hipertension me rreth 9% si dhe indikatori i edukimit në vazhdim. Qendrat shëndetësore kanë arritur të tërheqin rreth 22 milion lekë më shumë si rezultat i rritjes se numrit te vizitave, ndërsa si rezultat i plotësimit të indikatorëve të bonusit, kanë tërhequr 70 milion lekë më shumë. “Për 6mujorin e parë të këtij viti, parashikohet të shpërndahen rreth 320 milion lekë. Nga ky fond përfitojnë rreth 9350

Tafaj “inspekton” plotësimin e formularit A2

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka ftuar të gjithë maturantët të aplikojnë në degët prioritare të universiteteve si dhe i ka inkurajuar ata të përzgjedhin degën e mësuesisë, si një ndër profesionet më të kërkuara aktualisht në tregun e punës. Ai është ndalur në shkollën e mesme të përgjithshme “Bab Dudë Karbunara” në qytetin e Beratit, ku ka inspektuar nga afër procesin e plotësimin on-line të formularit A2 nga maturantët e kësaj shkolle. Sipas tij, këtë vit universitetet publike do të presin plot 27 mijë studentë, ose rreth 15% më shumë se një vit më parë.

Shqipja për emigrantët, mësimi i gjuhës të institucionalizohet

punonjës të qendrave shëndetësore, nga të cilët rreth 2000 janë mjekë familje dhe specialistë, 6600 infermierë dhe 750 punonjës të tjerë (sanitare, shofere, ekonomiste). Fondet për përballimin e pagesave shtesë janë transferuar tashmë në llogarite bankare të qendrave shëndetësore, të cilat duhet të veprojnë menjëherë për shpërndarjen e tyre”, - ka deklaruar më tej drejtoresha e ISKSH-së.

Mësuesit e gjuhës shqipe që punojnë vullnetarisht në vendet fqinje për t’u mësuar fëmijëve të emigrantëve gjuhën shqipe janë mbledhur në një seminar në qytetin e Korçës. Zëvendësministri i Arsimit, Ardian Tana është shprehur se nuk mund të vazhdohet më me mësimdhënien vullnetare të gjuhës shqipe pasi kjo duhet të institucionalizohet. Ndërsa në ministrinë e Arsimit e Shkencës të Kosovës për mbarëvajtjen e punës në shkollat e diasporës është krijuar një seksion i veçantë.

Urdhri i ministrisë

Oraret, penalizim mjekëve abuzues M

inistri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, paralajmëron penalitete të ashpra për mjekët, që nuk shërbejnë në kohë dhe që nuk sillen mirë me pacientët. Ai ka marrë shkas nga ankesat e qytetarëve, të cilët nuk kanë gjetur mjekët në vendin e punës. Ndërsa rasti më i freskët sipas tij është ai i mbrëmjes të të hënës kur një familje i është drejtuar urgjencës së Tiranës dhe mjeku roje i ka folur në mënyrë jo etike. Deklaratat janë bërë dje gjatë një takimi që kreu i bluzave të bardha ka zhvilluar me drejtuesit e spitaleve të Tiranës. “Një porosi të veçantë është çështja e respektimit të orarit të shërbimit shëndetësor sidomos orarit të turnit të dytë. Dhe dua tu them që ka jo pak raste ankesa qytetarësh të cilët referojnë për mungesë të personelit shëndetësor në turni e dytë. Është

MASAT MBROJTËSE NGA VAPA

Të evitohet, dalja nga shtëpia në orët e nxehta të ditës 11:00 – 17.00 Të vishemi në mënyrë të përshtatshme Të përdoren mjete mbrojtëse ndaj rrezeve të diellit Të konsumohen lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme të paktën deri 2 litra në ditë Të gatuhet dhe të ruhen ushqimet në mënyrë të sigurtë Të tregohet kujdes për fëmijët, të moshuarit, personat e sëmurë apo edhe të vetmuar drejtuar një telefonatë në urgjencën e Tiranës dhe personi që është përgjigjur, i është përgjigjur me një gjuhë që vetëm bluzës së bardhë nuk

i shkon. Rasti në fjalë po analizohet në strukturat e Tiranës dhe do të shoqërohet me masat përkatëse, duke mos mbetur thjesht në kuadër të kon-

statimit. Sjellja e punonjësve të shëndetësisë në çdo rast duhet të justifikojë bluzën e bardhë që mbajnë”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, duke marrë shembull shqetësimin e një qytetari të kryeqytetit. Ministri Tavo u ka tërhequr vëmendjen që ata të tregojnë kujdes të veçantë gjatë ditëve të nxehta të gushtit. “Doja të tërhiqja dhe njëherë vëmendjen ndaj sistemit shëndetësor për të qeë në gatishmëri të plotë dhe për të organizuar punën me të gjithë stafin mjekësor, gjatë muajit gusht. Duhet t’i referoheni me kujdes, në çdo rast, protokolleve mjekësore për moshën e tretë, tashmë të disponueshme nga të gjithë”, - u shpreh Tavo. Sipas tij kujdes i veçantë duhet edhe për fëmijët, por edhe për të vetmuarit.


18

E mërkurë, 1 gusht 2012

DOSSIER

Grupi armiqësor

TIRANE

QEMAL POÇI*

S

hkak per kete shkrim u be botimi i nje seriali prej 5 shkrimesh te gjata te “Gaze ta Shqiptare” ne fund te muajit Maj dhe fillim te muajt Qershor me autor ish hetuesin e Tiranes per problemet ekonomike, Zotin Dilaver Bengasi, si dhe dy shkrime replike te Zotit Latif Daja, denuar me 25-vjet burg, lidhur me nje helmim te rende te lopeve ne kooperativen buqesore te Baldushkut ne nentor te vitit 1975. Pasoje e kesaj ngjarje, te hetuar nga zoti Dilaver Bengasi, qe denimi i 8 personave, prej te cileve 2 u ekzekutuan , kurse 6 te tjere u denuan me burg nga 14 deri ne 25 vjet. Meqenese une kam qene personi kryesor qe kam ndjekur dhe drejtuar te gjithe anen teknike te problemit, me 2 gusht te 2010 botova nje shkrim te gazeta “Shekulli”. Besoja se kjo ceshtje qe e mbyllur, duke mos qene dakort qe keto ngjarje te ndodhura 40-vjet me pare te permenden kohe pas kohe, pasi mendoj se ne sot kemi probleme shume me te medha qe kerkojne zgjidhje dhe permendja me nostagji e krimeve te kaluara, nuk do te sillte ndonje risi, vecse do te thellonte urrejtjen dhe percarjen e njerezve. Perfundimet e mia per Baldushkun bazohen jo vetem ne kujtimet, qe mund te konsiderohen edhe subjektive, por edhe ne disa dokumenta orgjinale qe disponoj. Hetuesi i ceshtjes, trupi gjykues, apo ata qe me zevendesuan mua, nuk e quajten te udhes t’i merrnin ato, apo te kerkonin mendimin tim per punen qe kreva dhe perfundimet e saj. Ne kohen kur ndodhi ngjarja une sherbeja ne ushtri dhe drejtoja Laboratorin special te Veterinarise te MMP, i cili merrej me studimin e disa faktoreve demtues te ADM (Armet e Demtimit ne Mase) ne organizmin e kafsheve. Ne mengjesin e dates 10 nentor 1975 kryeveterineri i Komitetit Ekzekutiv te Keshillit Popullor te rrethit te Tiranes, doktor Selaudin Haxhiymeri, me kerkoi ndihmen time teknike, pasi ne sektorin e Baldushkut te kesaj kooperative kishte ndodhur nje helmim i rende ne lope. Pasi mora bazen e nevojshme materiale (laboratorin kimik fushor, antidodat, kunderhelmet, medikamente te tjera dhe instrumenta , rreth ores 10 ishim ne vendin e ngjarjes se bashku me Kryeveterinerin e rrethit. Ne territorin e stalles Nr.1 dhe brenda saj kishte lope te semura rende, midis tyre disa ishin ne agoni apo ne gjendje komatoze. Dy lope qe ishin therur gjate nates akoma nuk ishin rrjepur dhe nuk ju ishte bere autopsia. Po ashtu, ne territorin para stallave dhe brenda tyre, krahas drejtuesve te kooperatives dhe disa mjekeve veterinare qe kishin ardhur nga ekonomite e tjera, kishte shume punonjes te drejtorise se puneve te brendeshme te Tiranes, si dhe hetues. Keta ishin duke marre ne pyetje personelin e blegtorise: specialista, brigadierin, stalljere e mjelse. Gati te gjithe ata u ndaluan. Keshtu qe deri ne momentin kur shkuam ne ekonomi, per mjekimin e lopeve as qe behej fjale. Ne nuk patem mundesi te takonim asnje prej te ndaluarve. Rasti i Baldushkut eshte rasti i vetem ne praktiken time si toksikolog ku hetuesi i ceshtjes nuk ka bashkepunuar me mua, por me persona anonimë. Zoti Bengasi nuk eshte interesuar se me se merresha une, cfare anali-

ZOTI BENGASI në Baldushk shkoi për të zbuluar personin që i kishte dërguar Enver Hoxhes një letër anonime, në të cilën krahas disa ankesave dhe kërkesave, i shkruhej Enverit

Kurthi i Dilaver Bengasit me lopët e Baldushkut Dënimet që erdhën pas letrës anonime për Hoxhën

Faksimile e shënimeve të mbajtura nga Qemal Poçi në 1975 për rastin e helmimit të lopëve në Baldushk

zash kryeja, cili qe rezultati ityre, cila qe diagnoza e helmimit dhe cfare mjekimi kryeja. Ne Baldushk, personat kryesore u ndane ne dy grupe : nga njera ane isha une, kryespecialisti i blegtorise se Ministrise se Bujqesise, kryeveterineri i rrethit me koleget e tij, profesori neuropsikiater, Bajram Preza, Ndue Marashi, ministri i bujqesise, Pirro Dodbiba, dhe nga ana tjeter Manush Myftiu (personi me enigmatik ne ate ngjarje) me hetuesin Bengasi, i cili me vone kooptoi si “ekspert” mjekun human te fshatit, diletant dhe deputant, i cili para 40 vjeteve, porsa kishte filluar pune, Arqile Botin. Kete person, sikurse shkruan vete hetuesi, e autorizoi te futet ne stalla dhe te vere vete diagnozen e helmimit te lopeve pa kryer asnje analize, duke shkeluar keshtu ligjin qe lejoi mjekun human te kryeje detyren e mjekut veterinar. Kete prapaskene te zotit Bengasi, une e mesova vetëm tani nga shkrimet e tij. Nga sqarimi i situates rezultoi se: me 7 nen-

tor lopet e stalles nr 1 ishin ushqyer me ushqimin e fermentuar dhe ne pasditen e kesaj date u shfaqen shenjat e para te helmimit ne 3 krere lope. Ne mengjesin e dates 8 nentor kur lopet dolen ne kullote, gjendja e tyre u rendua. Per kete brigadieri vuri ne dijeni veterinerin, i cili urdheroi qe lopet te kthesheshin nga kullota ne stalle dhe te nderpritej perdorimi metejshem i ushqimit te dyshimte. Por veterineri nuk e ndoqi zbatimin e urdherit qe dha, pasi edhe pse lopet e semura nuk moren ushqimin e helmuar, me te u ushqye nje ngarkese e nje mjeleseje, prej 13-15 lopesh te stalles

nr.2, e cila me pare nuk qe prekur nga helmimi. Po ashtu veterineri nuk udhezoi se si do te veprohej me ushqimin e dyshimte: do te asgjesohej apo do te konservohej per ekspertize. Edhe kur mbërritem ne ne ekonomi me 10 nentor, depo e ushqimit te fermentuar ishte hapur dhe kishte ne te ushqim, kurse ne grazhdet e lopeve te semura kishte akoma mbeturina te ushqimit te fermentuar dhe asnje ushqim tjeter. Ne grazhde nuk kishte as gjurma uji. Pra, prej dates 8 nentor deri me 10 nentor lopet nuk kishin ngrenë asnje lloj ushqimi dhe nuk kishin pire uje. Gjate 8 dhe 9 nentorit gjendja shendetesore e lopeve erdhi duke u renduar dhe pasditen e dates 9 nentor u theren dy lopet e para. Ne kete situate ne oren 04 te 10 nentorit u lajmerua kryeveterineri i rrethit, i cili ne oren 05 te kesaj date mberriti ne ekonomi. Pasi u njoh me situaten u kthye ne Tirane dhe kerkoi ndihmen time. Pra nga casti i shfaqes se shenjave te para te helmimit deri kur ne shkuam ne ekonomi kishin kaluar 70 ore, kohe kjo plotesisht e mjaftueshme qe lenda helmuese te thithet e gjitha nga organizmi duke shkaktuar helmimin e rende. Per mendimin tim (po e perseris), pavaresisht nga shkaku paresor i helmimit (aksidental apo i qellimshem) njoftimi me shume vonese qe shkaku kryesor i demtimit te lopeve. Nga moria e analizave te kryera rezultoi se: ne ushqimin e fermentuar, me te cilin u ushqyen lopet, ne permbajtjen e plendesit te nje lope te porsa therrur si dhe ne ushqimin e marre direkt nga goja e nje lope te semure u gjend grupi me i fuqishem i pesticideve qe ne ato vite perdoreshin ne vendin tone, perberjet fosfororganike. Nga ky grup tek ne perdoreshin kocifozi, tiofozi, vofatoksi, rogori, diptereksi, diazinoni etj. Po ne kete grup benin pjese edhe lendet helmuese luftarake qe ne ate kohe ishin ne armatimin kimik te shteteve kryesore, midis tyre Vx dhe Zarin, te quajtura LHL neuroparalitike ose thjeshte “gaze nervore”. Ne ate kohe, per punen kerkimore-shkencore une punoja me Zarin, LHL reale. Pra, behej fjale per nje grup helmesh te cilat i njihja mire dhe per te cilat ne kishim kunderhelmet perkatese, qe i kisha marre me vete ne Baldushk. Deshiroj te theksoj se ne repliken qe bene me hetuesin, zoti Daja aludon se lopet kane ngordhur nga ilacet e skaduara qe ne kemi perdorur. Keshtu qendrojne faktet dhe e verteta. Zoti Bengasi nuk mendon keshtu. Ai duke bashkepunuar me mjekun human dhe duke mos kryer asnje analize, vuri vete diagnozen: “helmim nga zhiva” dhe jo ne ushqimin e fermentuar, por ne silazh, kur ne ekonomi nuk kishte fare silazh, si dhe ne ujine pijshem, nga i cili edhe kur ndodhi helmimi ne stallen nr.1, lopet e stalles nr.2, vazhdonin te pinin uje, dhe qene shendoshe e mire. Zoti Bengasi ne Baldushk nuk shkoi per te zbuluar shkakun e helmimit dhe diagnozen e semundjes, por per te zbuluar personin qe i kishte derguar Enver Hoxhes nje leter anonime. Ne te cilen krahas disa ankesave dhe


E mërkurë, 1 gusht 2012

19

DOSSIER

Pikat e errëta

Ulja e dëmit ekonomik, që do ulte edhe dënimet

TIRANE

S

Qemal Poci

kerkesave, i shkruhej Enverit “Siç e keni filluar do ta hani kokrren e ullirit”, qe (po sipas zotit hetues) qe nje paralajmerim per kryerjen e nje krimi ekonomik. Prandaj ai nxitoi qe diten e pare te bente publike deklaraten e tij, helmim nga zhiva. Sipas hetuesit, ekspertiza kriminalistike kishte konkluduar se letra anonime qe i ishte derguar Enver Hoxhes, qe derguar nga Baldushku.Pra, detyra e tij qe qe ta zbulonte autorin e letres dhe t’ja dorezonte togez s e pushkatimit, gje qe e realizoi. Ai nuk e quajti te nevojshme te hetonte me tej se nga erdhi zhiva, a kishte ne ekonomi insekticide me permbajtje zhive, a kane helme nga depua, dhe si kane perfunduar ato ne “silazh dhe uje”. Ne ato vite, qe urdheresa e qeverise, nr.4, date 20.06.1959 “Mbi ruajtjen, perdorimin dhe administrimin e helmeve me efekt te forte toksik”, te cilin hetuesi nuk e morri ne konsiderate. Prandaj, hetuesi i relaton Manush Myftiut se “Kemi te bejme me helmim te qellimshem”, pra sabotim dhe veprimtari te thelle armiqesore etj.....Ndersa Manushi i pergjigjet: Shoku “hetues, vijo zbardhjen e ngjarjes le te shkojë ne 100 numri i te arrestuarve. Vazhdo dhe mos ndalo. Presim autoret. Vazhdo siç e ke nisur”. Une nuk isha dakort per pranine e zhives. E para sepse ne analizat e shumta qe kreva me metoda te sofistikuara nuk gjeta zhive, e dyta se tablloja klinike e lopeve te helmuara nuk i pergjigjej helmimit me zhive. Megjithate, nga lopet e semura vecova 10 krere lope dhe i mjekova ato me unitiol, kunderhelmin tjeter per metalet e renda (zhive, baker, krom, arsenik etj). Per efektin e unitiolit, kisha kryer nje studim per llogari te qendres kerkimore ku specializohesha, ne BS. Rezultati i mjekimit ishte negativ. Nga 10 lope qe mjekova 9 krere ngordhen. Prandaj une e nderpreva mjekimin per zhiven dhe vazhdova me skemen e meparshme. Edhe pse mjekimi i lopeve u fillua me shume vonese, nga mjekimi u sheruan 40% e lopeve te semura. Por falsifikimi vazhdoi edhe me tej nga mjeksia ligjore. Zoteroj nje material te shkruar me doren e perfaqesuesit te mjekesise ligjore qe perben nje fallsifikim skandaloz dhe kriminal. Nga materiali del, sikur me 14 nentor eshte marre urina nga 28 lope te therura

dhe nga ato kane rezultuar pozitive me zhive 15 krere. Gjithashtu, po ne ate material shkruhet se me 16 nentor (dita kur materiali u nis per ne Kine), jane marre 7 mostra urine dhe ne te gjitha ato kishte zhive. Shtoj se per demtimet e dates 16 nentor nuk ka te dhena, pasi procesi u quajt i mbyllur. Ky dokument perben nje falsifikim pasi, me 14 nentor, kur pretendohet se u moren 28 mostra urine, ne ekonomi kishte vetem 4 krere lope te therura, pra nuk mund te kryeshin analiza me teper se ne 4 mostra. Ky dokument pasoi deklarimet e papergjegjeshme per pranine e zhives. Nga verifikimet qe bera une ne ate kohe, ne stalla konstatova se numrat matrikullore te lopeve qe figuronin se qene therrur dhe ne urinen e te cilave ishin kryer analiza per zhive, qene te gjalla ne stallen nr.2. Por edhe sikur kjo thenie imja te jete e pavertete, del se ne

Në ushqimin e fermentuar, me të cilin u ushqyen lopët, në përmbajtjen e plëndësit të një lope të porsa therur si dhe në ushqimin e marrë direkt nga goja e një lope të sëmurë u gjend grupi më i fuqishëm i pesticideve që në ato vite përdoreshin në vendin tone. dinamiken e demtimeve qe kam une, deri ne daten 14 nentor, ishin therrur 77 krere lope, kurse sipas deklarates se hetuesit, perfundimisht ishin demtuar 98 krere. Po t’ju shtojme ketyre 98 krereve, 35 krere lope per te cilat pretendohet se ju nenshtruan analizave, del se numri total eshte 112, qe do te thote 14 krere me shume se ajo qe deklaron zoti hetues, ose 35 krere me teper nga dinamika e raportit tim. Pra del se nga 36 analiza qe pretendohet se jane kryer, eshte kryer vetem nje analize, ajo e dates 14 nentor. Ky eshte edhe akti kriminal qe ka kryer mjeksia ligjore. Ne situaten e krijuar, me 15 nentor u vendos te dergohej material patologjik per ne Kine me aeroplanin e

i thashe dhe me siper trupi gjykues nuk i ka administruar te gjitha provat materiale, ndryshe ai mund te qe thelluar ne disa çeshtje, te cilat do ta shperndanin pergjegjesine, do te ulnin demin ekonomik, e cila mund te ndikonte ne uljen e mases se denimit. Te tilla çeshtje ne menyre kronologjike mund te ishin: 1.Njoftimi me shume vonese per helmimin , qe coi ne mjekimin me vonese te lopeve duke sjelle keshtu rezultate te pakenaqeshme te mjekimit. 2.Shitja e te gjithe mishit te lopeve te therrura per konsum, duke perfshire edhe e lopeve te helmuara me zhive. Duhet thene, se ne ato vite ne ne shqiperi nuk kemi importuar lope te mirefillta, pasi cmimi i tyre qe i larte. Ne kemi importuar mushqerra barsa te renda, pasi cmimi i tyre qe me i lire. Pasi pillnin ketu, ato beheshin lope. Prandaj, llogaritja e demit ekonomik duhet te behej duke marre ne konsiderate cmimin real me te cilin qene blere mushqerrat jashte shtetit dhe i lopeve te krijuara prej tyre ne vend. 3.Mosperputhja e analizave te kryera nga une dhe ne Kine (fosfororganik) me ato qe nuk “u kryen” nga mjeksia ligjore te cilet zbuluan “zhive”. 4. Hetimi i ceshtjes, se ku u gjeten 35 mostra te urines, ne pjesen dermuese te te cilave u “zbulua” zhive, ne nje kohe kur me

linjes Tirane –Pekin i cili nisej diten e djele me 16 nentor. Une u ngarkova per te shkruar shkresen percjellese me te dhenat e anamnezes, klinikes dhe autopsise. Me pershkrimin e imet te klinikes dhe autopsise, une hodha edhe idene se perfaqesuesi i fosfororganikeve te gjetur mund te ishte tiofosi. Ne shkresen percjellese une shkruaj se (ne baze te rregullave ne toksikollogji) materiali patologjik eshte i vendosur ne kavanoza qelqi, te cilat duhet te ishin te mbushur me alkool etilik 100% te paster. Bashke me to duhej te dergohej edhe nje shishe me alkool nga ai qe do mbusheshin kavanozat, i cili mund te perdorej per te saktesuar ne se helmi qe do te gjendej ne analiza ishte i materialit patologjik apo ndotja e alkoolit. Shkresen orgjinale percjellese e posedoj une, ndersa per dergimin e materialit u ngarkua IKV. Shkresa e mesiperme ka dy shtesa te shkruar me doren e kryespecialistit te Ministrise se Bujqesise, Ismail Bitri dhe poshte firma e tij dhe data 15 nentor. Ajo ju dorezua IKV, qe u ngarkua ta dergonte materialin patollogjik, dhe pasi u daktilografua, doreshkrimi mu kthye mua. Por, IKV materialin patologjik nuk e dergoi te konservuar ne alkool, sikurse shkruaja une ne letren percjellese, por e futi ate ne qese plastmasi, te cilat i vendosen ne nje arke me tallash dhe rreth tyre u vendosen copa akulli. Gjate udhetimit, akulli shkriu, uji mori me vehte gjakun e materialit patologjik dhe ky rrodhi ne korridorin e aeroplanit, midis pasagjereve, duke shkaktuar keshtu nje incident te pakendshem. Kam te drejte te dyshoj, se shkresa percjellese e shkruar nga une mund te jete ndryshuar, perderisa materiali nuk u dergua sipas porosise time. Dua te theksoj se materialin per analiza ne kine, nuk e dergoi hetuesi, sikurse shprehet, por Ministria e Bujqesise, me propozimin tim, per te saktesuar dyshimet qe u hodhen per analizat “qe nuk u kryhen”, por qe nga mjekesia ligjore dolen pozitive per zhive. Kete e

14 nentor 1975, kur pretendohet se u moren 29 mostra kishte vetem 4 lope te therura, kurse per daten 16 nentor nuk kishim te dhena per demtime. 5.Si shpjegohet qe ne analizat e kryera me siper, ne nje pjese te tyre zhiva u gjend ne sasi te konsiderueshme , kurse ne pjesen tjeter nuk u zbulua as nje gjurme. Ne rastin e helmimeve masive me metale te renda, midis tyre dhe me zhive, agjenti dyshues duhet te gjendej ne te gjitha materialet e dyshimta. Zhiva sikurse te gjitha metalet e renda , qendron ne organizem per tere jeten, kurse ne mjedis qendron me shekuj pa u shkaterruar. 6.Dhe se fundi, por me shume rendesi, kur strukturat perkatese e kishin ne dore te deshifruar “letren anonime” drejtuar Enver Hoxhes, perse nuk u moren masa parandaluese per t’i dale te keqes perpara? Sipas hetuesit te ceshtjes, zotit Bengasi, ne leter shkruhej: “ne Baldushk s’ka rruge, ujesellesa, a probleme te tjera qe mund t’i hasje ne zone. Por, thote zoti hetues, kryesorja ishte mbyllja e letres ku shkruhej: “ne se nuk i rregulloni keto mangesi sa me shpejt, po ju them se se shpejti do ta hani kokrren e ulirit”(gje qe sipas hetuesit paralajmeron nje diversion ne ekonomi)”. Shkaku i vërtetë i helmimit të lopëve në kooperativen buqësore të Baldushkut në nentor të vitit 1975, për të cilat dy njerëz u ekzekutuan dhe 6 te tjerë u burgosën.

verteton edhe shkresa percjellese e cila ne fund ka firmen e kryespecialistit te Ministrise se Bujqesise. Sikurse e thashe ne fillim te ketij shkrimi, une ndoqa vetem problemin teknik, kurse nga ekspertiza u perjashtova dhe u zevendesova me te tjere per arsyen e meposhtme. Ne veren e vitit 1974 filloi goditja e te ashtuquajtures “kaste ushtarake”,dhe “perpiluesve te materialeve te zeza”. Ne kete kuader, u denua edhe vellai im, Dilaver Poci. Kesaj vale goditese te luftes se klasave nuk i shpetova as une. Ne mars te vitit 1976, kater muaj pas kontributit qe dhashe ne Baldushk, u perjashtova nga partia dhe me vone u shkarkova nga detyra e shefit te laboratorit special veterinar. Ne mars te vitit 1977, i gjithe efektivi i laboratorit kaloi ne Insitutin e Kerkimeve Blektorale, ku u caktova pergjegjes i laboratorit te toksikollogjise ushtarake, njeheresh edhe toksikollog kimist. Kuptohet qe ne keto kushte une nuk mund te isha jo me ekspert, por as deshmitar i thjeshte i ketij hetimi dhe gjykimi te ceshtjes se Baldushkut. Nuk vonoi shume nga koha kur materiali u dergua per analiza ne Kine dhe prej andej erdhi pergjigjia. U konfirmua diagnoza e vene nga une. Asnje helm tjeter nuk u gjend duke perfshire dhe zhiven e famshme qe solli mjaft shqetesime. Zoti Bengasi deklaron se ne Kine u gjet zhive.Por kjo per mua nuk ka asnje rendesi. Pervoja ka treguar se “provat” mund te behen sipas deshires, duke zbatuar parullen e famshme te dikurshme: “politika ne plan te pare”. Ne mars te vitit 1977, kur une shkova ne Insitut, Zv/drejtori Teki Tartari (me vone akademik) ishte i pari dhe i fundit qe me konfirmoi zyrtarisht rezultatin e analizave te kryera ne Kine, duke qene gjithashtu i pari dhe i fundit qe me pergezoi. *Doktor, Mjeshter Kerkimesh, toksikolog veteriner, N/kolonel ne lirim


20

E mërkurë, 1 gusht 2012

KULTURE

80-vjetori i lindjes

KRISTAQ RAMA

TIRANE

SHEFKI HADËRI

I

sha duke punuar si zakonisht në një bodrum që na quhej atelier. Derën e mbaja gjithmonë të mbyllur, për shkak se pata vënë një rezistencë elektrike kundër lagështirës. Meqë shpenzimet i paguante Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, nuk doja që fjala të shkonte në veshin e Kujtim Buzës, edhe pse ishim miq, prapë frikën ia kisha. Ndërkohë dikush trokiti tek dera. Menjëherë lashë daltën mbi kavaletë dhe hezitova të heqë prizën e furnelës. I ardhuri mbasi trokiti përsëri, tundi dorezën e derës disa herë. -Jam i sigurt, -tha i ardhuri, se dikush është brenda. Unë nga shqetësimi nuk e diktova zërin e të ardhurit, por aty për aty mendova se ishte nënkryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës Agim Kroi, sepse në dorë kisha portretin e djalit të tij. E hapa derën. Përballë ndesha me Kristaq Ramën. -Kur dëgjova goditjet e Daltës u qetësova, -tha Kristaqi dhe pa e shkëputur fjalën shtoi, -erdha s'e kam një hall të madh. Unë buzëqesha lehtë. -Dhe ju mendoni se mund t'ua zgjidh unë, -i thashë. -Sot mendoj se vetëm ti mundesh dhe askush tjetër, -tha Kristaqi. Kam një porosi, një portret, duhet përfunduar sa më shpejt. Është udhër. E kam zbuluar deri në një farë mase portretin, por i mungon kafka, e pa kafkën nuk ma pranojnë. -tha Kristaqi. -Ty si mjeshtër i drurit të takon të montosh një kafkë. Ndërkohë Kristaqi përplasi shuplakën, me gishta hapur sipër kokës së skulpturës që kisha mbi kavaletë. Sa e heq dorën, më drejtohet me një shikim paksa jo të zakonshëm dhe me thotë: -A e kupton se ç'do të thotë të të mungojë kafka... -Profesor pasi të përgatis materialin duhet të shkojmë e ta shohim për t'u orientuar me vëllimin. -Pikërisht, - tha Kristaqi, -për këtë kam ardhur t'ju pyes. Kur keni kohë? -Menjëherë, -i thashë dhe tentova të heq përparësen e punës. -Jo, -thotë kristaqi, tashti më duhet të iki në Institut se më presin. Në orën 2.00 jam në studio. Ti mund të vish kur të duash. * * * Donte edhe dhjetë minuta të shkonte ora 2.00. I kisha përgatitur veglat e punës qysh më përpara, hoqa vetëm përparësen dhe u nisa. Dera e studios së Kristaqit ishte paksa e hapur. Mbasi trokita e shtyva atë. Portretin mbi kavaletë Kristaqi e kishte kthyer në drejtim të derës. Ia kishte hequr copat e drurit që nuk duheshin. Dukej qartë, ishte portreti i Enver Hoxhës.... -Mos shiko portretin, por shiko

SKULPTORI i njohur Shefki Hadëri, përmes kujtimeve të një nate pa gjumë në studion e skulptorit Kristaq Rama, rrëfen për "Shqiptarja.com" profilin e panjohur të Artistit të Popullit në kohën e diktaturës

Ironitë e një nate pa gjumë për kafkën e Enver Hoxhës Hadëri: Çfarë u tha atë natë në studio, bisedat për Poradecin

Shefki Hadëri gjatë një ekspozite personale në Galerinë Zenit

kafkën, -tha Kristaqi. Mënyra e përsëritur sesi Kristaqi e shqiptonte Kafkën më vuri në siklet. Unë për hallin që kisha, shihesha si me syrin e një të deklasuari, dëshiroja që biseda jonë të mos merrte nuanca politike. -Po shkoj të përgatis materialin,

-i thashë Kristaqit. -Këtu më ke, -nuk largohem nga studioja gjer kur të mbarojë portreti. U ktheva sërish në studion e tij në të ngrysur me materialin tashmë të përgatitur. Kristaqin e gjeta duke modeluar në reliev, një kompozim për Skënderbeun me për-

masa projekti. Ai punonte shpesh dy vepra njëkohësisht. Pasi bënte pushim prej njërës kalonte te tjetra -Kush është më i madh, -tha Kristaqi, duke treguar me dorë Skënderbeun në reliev dhe portretin e Enverit. -Të dy i thashë, secili i madh për kohën e tij. .. Kristaqi filloi të fliste për Skënderbeun. Unë heshtja. Pasi kaluam në bisedat nga portretet te peisazhi dhe universi, Kristaqi nisi të kujtojë Lasgush Poradecin. Në studio mbante një libër të tijin. -Profesor! Kanë filluar të botohen veprat e Lasgushit? -Jo, ç'është ajo fjalë! Ky libër është botuar në Jugosllavi. Ma ka dhuruar një shok kosovar. Thonë se Lasgushi është kokëfortë. Nuk do të shkruaj për Partinë. Një kuadër i lartë i Partisë e thirri në zyrë dhe i thotë: "-Ti shoku Lasgush përse nuk shkruan për Partinë? -Sepse nuk e ndjej akoma sa duhet për të realizuar një vepër me vlerë për Partinë. Sepse përmasat e veprës së Partisë i kalojnë mundësitë e mia krijuese, -i tha Lasgushi kuadrit të lartë të Partisë. -Partinë tonë e njeh gjithë bota. Si ka mundësi që ti nuk e ndjen veprën e saj, -i tha kuadri i lartë i Partisë. Pikërisht këtu qëndron edhe vështirësia. Arti është sa i bukur, po

kaq edhe delikat. Vetëm një theks atë mund ta çojë në qiell, ose ta përmbys në tokë, -i tha Lasgushi zyrtarit të lartë të Partisë." -Kjo e fundit, -tha Kristaqi, -Lasgushit i shpëtoi jetën, por jo dhe krijimtarinë e tij. Me këto fjalë punonim dhe largonim gjumin e asaj nate në studio. Dita e re kishte marrë katër orë, megjithatë jashtë akoma nuk kishte filluar të zbardhte. -Profesor, shikoje njëherë kafkën, çfarë mund të bëjmë më tej?. Kristaqi pasi e rrotulloi njëherë portretin në disa drejtime tha: -Skulptura ndryshe nga piktura shikohet në të gjitha drejtimet. Kafka me të vërtetë nuk është element shprehës, por edhe elementët shprehës pa kafkë nuk kanë asnjë vlerë.

Historia

Pengu i një rrëfimi për ditëlindjen e Kristaq Ramës

S

TIRANE

hefki Hadëri është një skulptor i talentuar. Edhe pse po afron të tetëdhjeta ai ende është aktiv në ekspozita dhe veprimtarinë krijuese. Shefkiu është i vëllai i Mjeshtrit të Madh të skulpturës shqiptare Shaban Hadërit. Të dy vëllezërit, edhe pse vlerësoheshin nga profesorët dhe kolegët për talentin e tyre në periudhën e komunizmit shikoheshin me sy të keq nga pushteti komunist. I ati i tyre ishte shpallur kulak pas çlirimit të vendit. Kështu ata nuk ishin të qetë dhe shpesh ishin të ndrojtur dhe të frikësuar në liritë e tyre të shprehjes artistike. Megjithatë forca e talentit dhe e shpirti fisnik i bëri të jenë "në një farë mënyre" të mbrojtur më mjediset krijuese. Këtë gjë nuk e harron për asnjë çast skulptori Shefki

Hadëri, ndaj kërkon ta evidentojë më të vlerësuar në kohën e komume një rrëfim të mbajtur peng në nizmit ka qenë i hapur dhe shumë i zemër sesi e ka ndihmuar Kristaq dashur me kolegët dhe miqtë. Kjo Rama. Ishte ky përvjetor i lindjes, ku shenjë e karakterit të tij, shpjegon ai nëpërmjet gazetës edhe popullaritetin që ka "Shqiptarja.com" hedh më sot familja e tij në Tiranë, shumë dritë mbi të njodhe arsyet pse e kanë reshjen e personalitetit të pektuar tiranasit të birin, skulptorit të njohur politikanin e njohur Edi Kristaq Rama. Në këtë Rama. Megjithatë në rrëfim interesant, ne dhe vetvete Kristaq Rama lexuesi, njihemi më nga mbetet si një ndër perafër me një anë tjetër të sonalitetet e mëdha të artit medaljes së skulptorit skulptural në Shqipëri. Ky Kristaq Rama: me rrëfim është një faqe e karizmin e tij dhe humanbukur e biografisë së Shote Galica. K. Rama izmin e veçantë. Me të vëlskulptorit. Kristaq Rama lain e Shefkiut, Shaban lindi në Durrës më 31 korHadërin Kristaq Rama ka bërë disa rik të vitit 1932. Mbaroi Liceun Artisnga veprat më madhështore të tij si tik "Jordan Misja" në degën e arteve "Monumentin e Pavarësisë në Vlorë"; figurative në vitin 1951 dhe tre vjet më "Nënë Shqipëri", etj. Duket se Kristaq vonë niset për studimet e larta në Rama edhe pse ishte një nga artistë Leningrad. Vitet 1954-1960 janë vitet

e tij studentore në Akademinë e Arteve të Bukura të qytetit rus. Pas diplomimit kthehet në Shqipëri, ku punon fillimisht si inspektor i arteve figurative në Ministrinë e Kulturës dhe në të njëjtën kohë jepte mësim si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve. Vite më pas Kristaq Rama qe për një kohë të gjatë njeriu që përgatiti breza të tërë skulptorësh në Akademinë e Arteve të Bukura. Daltës së Kristaqit, fantazisë së tij, shpirtit të tij krijues, kur ai ka punuar vetëm, por dhe me kolegët, të cilët ruajnë për të ndjenjat dhe kujtimet më të bukura, i përkasin busti i Heroinës së Popullit Qerime Shote Galicës (1968), Monumenti i Kostandin Kristoforidhit (1966), Monumenti i Pavarësisë (1972), Përmendorja e Luftës së Vlorës 1920 (1970), etj, etj. Kristaq Rama u nda nga jeta në 11 prill të vitit 1998. Dhurata Hamzai


E mërkurë, 1 gusht 2012

21

KULTURE PËR SKULPTURËN që unë bëj fjalë në rrëfimin tim, prej ngjashmërisë ajo më përkon me kokën e skulpturës së Enverit me kostumin klasik, ulur në kolltuk e cila mban si datë përfundimi 1988, në monografinë mbi Kristaq Ramën

Shefki Hadëri:

Cila ishte skulptura që Kristaqi po bënte atë natë?

Violinisti Ettore Sequi sjell Olen Cesarin në Tiranë Cesari: I lumtur me publikun shqiptar

TIRANE

DHURATA HAMZAI

N Në foto: Monumenti i Pavarësisë me bashkautor Kristaq Ramën dhe skulptori në studion e tij

Unë tentova të fshihja buzëqeshjen, mirëpo Kristaqi e kapi atë, e njëherësh u drejtua tek unë me një farë serioziteti dhe thotë: -Pse nuk është ashtu. Ti nuk je dakord?! -Përkundrazi, unë jam shumë dakord. Keni bërë një artikulim shumë të bukur. Do t'ua kishte zili dhe një letrar. -Sigurisht kur bëhet fjalë artin, Enver Hoxhën e vlerëson gjithë bota mbarë, neve na takon që veprën e tij t'ua lëmë trashëgimi brezave tanë, tha serioz Kristaqi. Pastaj ai duke fërkuar me dorë portretin e porositur thotë: -Ne do t'ia marrim 18 mijë lekë këtij, ti ke pjesën tënde. -Unë tek kjo punë nuk kam asnjë pjesë. Dëshira ime do të ishte sikur të punonim edhe një natë tjetër si kjo që lamë mbrapa. Kristaqi, pasi më shikoi më një buzëqeshje, me një farë vrulli shkoi në aneks dhe kur u kthye tha: -Do të pimë edhe nga një cigare DS, por kësaj here pa kafe. Por, kjo dëshira jote, nuk do ta zëvendësojë pjesën tënde që të premtova, këmbënguli Kristaqi. -Atëherë dëshirës sime dhe cigares DS i shtojmë edhe një dëshirë tjetër për ta kompensuar plotësisht pjesën time: sikur të bëhet e mundur një xhiro deri tek kafe Peza... -Kjo është ca si e tepërt, -tha ai, -megjithatë në qoftë se mbas xhiros do të shkojmë në Pesëmbëdhjetëkatëshi të pimë nga një kafe me bisht dhe nga dy cigare DS, jam plotësisht dakord, -tha Kristaqi. Kristaqi mori një gotë me ujë dhe duke mbushur gojën e tij spërkati relievin e Skënderbeut, mbasi e mbuloi me plastmasë për të mos u tharë, u kthye përsëri tek unë. -Dëgjo ne xhiro bëjmë sa të duash. Kërkesa jote më kujton Petro Markon, ai ishte mbyllur me ditë të tëra në shtëpi sepse kishte bërë një gabim ideologjik. Një kuadër i lartë i Partisë shkon në shtëpinë e Petros

dhe i thotë: "-Gabimin që ke bërë, Partia ta ka falë, prandaj dil dhe mos u mbyll brenda. -Ma fal Partia, po s'ma fal populli, -thotë Petrua, prandaj hajde të dalim bashkë, të bëjmë ndonjë xhiro në bulevard. Vetëm kështu rregullohet kjo punë. .." Kristaqi e paskësh kuptuar hallin tim, se çfarë doja të bisedoja me të, e unë kisha kohë që përtypja fjalët. Taman aty e kisha fjalën, doja t'i qaja hallin tim të biografisë. Babanë tim para 35 vjetëve e kishin cilësuar kulak. Drejtorët dhe shefat sa herë u prishej qejfi për diçka, na përmendin biografinë. Më erdhi rasti t'ia shprehja këtë hall Kristaqit. Ai më dëgjonte në heshtje, herë-herë ngrinte kokën, herëherë e ulte dhe shihte diçka përtej bisedës tonë. Përplaste qepallat dhe dukej që i lëviznin dejet në lëkurë. -Atëherë dëgjomë mua, -tha papritur Kristaqi. Unë kam një shok të mirë aty ku duhet. Unë do të flas me atë, çfarë të më thotë ai, unë do të gjej e do të them. Nuk kaloi më shumë se një javë, kur Kristaqi më takoi dhe më thotë: -Atë shokun e takova, bisedova mirë me atë dhe më premtoi se do t'i shikojë këto punë dhe do t'i kthejë përgjigje, prandaj na duhet të presim. Përsëri nuk kaloi më shumë se një javë, kur Kristaqi erdhi tek atelieri im. Kësja here derën e gjeti hapur. Ndryshe nga herët e tjera ishte i çelur dhe i buzëqeshur. Me atë zërin e tij si prej baritoni më thotë: -Ai shoku im në orët e vona të natës që shkoi më mori ne telefon e më tha: "Thuaj atij shokut të shikojë punën". A të duhet më shumë se kaq?!" Më pushtuan emocionet. Nuk isha ne gjendje të gjeja një fjalë falënderimi. -Nëma dorën, -tha Kristaqi. E shtrëngoi ëmbël dhe ngrohtë

Ky monument është bërë në bazë të një skulpture druri për të cilën flet autori i shkrimit (punuar nga K. Rama dhe Th. Thomai)

K

oha që përket me vitin e ep isodeve të rrëfimit duhet të ketë qenë 1984 apo fillimi 1985, sepse në studion e Kristaqit ishte vendosur në suport e përfunduar dhe e pa llakuar, Vepra "pianistja" një nga të rrallat punime të tij të prezantuara në gdhendje në dru, e cila prej vitit 1985 është në fondin e galerisë kombëtare, ndonëse ishte e shprehur ndjesia e tij për drurin në mjaft bocete ku siç jo shpesh ngjet, ai për disa nga skulpturat në bronc ka përdorur ose më mirë ka pasur nevojën e një mishërimi paraprak në dru dhe jo kalimit të drejtpërdrejtë nga allçia e balta në derdhjen e kallëpit në bronc. Ndoshta edhe për skulpturën që unë bëj fjalë në rrëfimin tim, prej ngjashmërisë ajo më përkon me kokën e skulpturës së Enverit me kostumin klasik, ulur në kolltuk e cila mban si datë përfundimi 1988, në monografinë mbi Kristaq Ramën, porse ajo ka nisur shumë më herët dhe mbeti edhe sot e kësaj ditë fond personal që gjendet në studion e tij. Kuptohet urgjenca për kokën e gdhendur që më tej, sicc thashë ndoshta është përdorur për skulpturën më sipër, rrjedh ndoshta prej faktit se zakonisht institucionet dhe bënte bënin porosi për fondin e tyre dhe nuk kam dijeni ku ndodhet sot.

njëherësh. Dorën e majtë e përplasi në supin tim. Kur bëri të ikte, unë i thirra: -Profesor! Ai ktheu kokën në ecje e sipër. -Unë nuk e kam harruar atë bishtin e kafesë. Kam gjetur dhe një paketë DS. Ai ngriti dorën shoqëruar me një buzëqeshje. E shoqërova me sy deri tek kthesa, derisa u fashit dhe silueta e tij....

ë qendrën për informim të selisë së Bashkimit Euro pian në Tiranë është hapur stina koncertore e verës së violinistit Olen Çezari dhe International Clandestine Orchestra. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi ftoi qytetarët të bëhen pjesë e koncertit që zhvillua mbrëmë në oren 21. 00 në kryeqytet dhe do të vijojë turin e tij në disa qytete të vendit. Ettore Sequi tha se "Muzika thyen kufijtë mes popujve" dhe me këtë rast ai ka bërë një paralelizëm me aspiratën e Shqipërisë për t'u integruar në BE. Ndërsa violinisti Olen Cesari u shpreh para shfaqjes së tij në koncerti se "Unë jam shumë i lumtur që m'u dha mundësia të jap një koncert për të gjithë publikun shqiptar. Është e rëndësishme për mua, që nëpërmjet BE-së unë mund të bëhem më shumë i njohur për bashkatdhetarët e mi". Ai duke falënderuar ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, theksoi se kjo është një ndihmë e madhe, sepse u jep mundësi të dëgjojnë muzikë të gjitha atyre që nuk kanë mundësi të presin bileta të shtrenjta për sallat e mëdha të koncerteve. "Jam i lumtur që gjendem kaq natyrshëm mes publikut shqiptar", tha Olen Cesari për "Shqiptarja.com". "Ka ardhur koha të promovojmë kulturën shqiptare, e të tregojmë vërtetë se kush jemi" tha ndër të tjera Cesari. Olen Cesari është violinisti gjenial që ka shpënë emrin e Shqipërisë në skenat më prestigjoze të muzikës klasike dhe në çmimet më të lakmuara të muzikës botërore. I lindur në Durrës nga një familje artistësh Cesari ka mahnitur Shqipërinë duke filluar debutimin e tij në moshën 5 vjeçare, ndërsa kurorëzimet e suksesit erdhën njëra pas tjetrës në kohë rekord me çmimin

Olen Cesari

më të lartë të muzikës klasike në Shqipëri, e më pas një bursë studimi në konservatorin e Romës Santa Cecilia. Rekordet vazhduan të karakterizojnë karrierën e tij prej të riu fenomenal e madje në moshën 17vjeçare Cesari përfundoi konservatorin e Santa Cecilias me notën maksimale duke u bërë kështu i diplomuari më i ri në moshë në historinë e shkollës prestigjioze të muzikës. Më pas kërkimi muzikor e ka çuar edhe më lart e në shtigje të reja muzikore duke e shndërruar Paganinin e ri në një muzikant eklektik që lëviz lirshëm mes muzikës kasike, jazz-it, pop-it e muzikës tradicionale të botës. Ndërsa në Itali, vendi ku jeton ndërmjet koncerteve të panumërta, është i famshëm jo vetëm për artdashësit më të rafinuar që i njohin ri-aranzhimet e kolosëve klasikë të violinës apo ekzekutimet e tij që i vlejtën emrin Paganini i ri, por edhe për bashkëpunimet e suksesshme me këngëtarë si Daniele Silvestri, Max Gazzé, apo Carmen Consoli. Ndërsa shpesh herë ka debutuar me emrat më të njohur të muzikës së lehtë italiane në skenën e San Remos.

TKOB: Mbrëmje poetike

Gjithmonë Ali Podrimja N

jë mbrëmje poetik do të mbahet nga ak torët e Teatrit Kombëtar Yllka Mujo, Mirush Kabashi, Fatos Sela, Bujar Asqeriu, e cila do të shoqërohet edhe me muzikë klasike. Solistët lirikë të Teatrit të operas, TKOB, Vikena Kamenica, Armaldo Kllogjeri, Armando Likaj, Solen Alla, Irida Dragoti, shoqëruar në piano nga Etrita Ibrahimi dhe Kuinteti i Harqeve, do t'i përkushtojnë etyde muzikore poetit. Gjithashtu edhe solistët e baletit Enada & Gerd Vaso, si këngëtarja Suzana Frashëri shoqëruar në piano nga Rudina Ciko, sot më 1 gusht 2012, ora 19.00 do të performojnë në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit


22

E mërkurë, 1 gusht 2012

SPORT

Kategoria Superiore

Zeqo jep dorëheqjen nga Skënderbeu

Lajmi Presidenti i ekipit të Skëndebeut Agim Zeqo ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit pas dy vitesh. Pas mbledhjes së donatorëve të ekipit korcarë, presidenti i ri i ekipit do të jetë Ardian Take. Ndërsa vetë Zeqo në deklaratën për shtyp është shprehur se do të impenjohet në fushën e biznesit.

AGIM ZEQO në drejtimin e Skëndebeut arriti të fitonte dy herë radhazi titullin kampion të vendit

Presidenti i ri i ekipit do të jetë Ardian Take

TIRANE

DYLBER BALLA

P

residenti i ekipit të Skënderbeut është lar guar duke dhënë dorëheqjen në mënyrë të papritur nga drejtimi i ekipit korcarë. Zeqo mori drejtimin e ekipit të Skënderbeut në vitin 2010 duke mos lejuar rënien nga kategoria superiore. Zeqo në drejtimin e korcarëve ka sponsorizuar fuqishëm duke e shpallur ekipin kampion për dy vite me radhë. Në dy vite korcarët arritën të fitonin titullin kampion duke mposhtur me mjaft rivalitet ekipin e Flamurtarit. Pas largimit të Zeqos, presidenti i ekipit të Skëndebeut do të jetë Ardian Take. Në përfundim të aventurës së tij në ekipin e Skënderbeut Agim Zeqo ka

Londër 2012

Ish-Presidenti i Skenderbeut Agim Zeqo

shpjeguar edhe arsyjet për largimin nga drejtimi i ekipit. “Të dashur miq të mediave! Më lejoni t’ju informoj që sot, pas një periudhë prej 2 vjet e gjysmë në krye të ekipit

të futbollit të Skënderbeut, për arsye të angazhimeve të mia në biznes, kam vendosur të largohem nga ky post. Jam munduar gjatë kësaj periudhe të jap maksimumin tim për ecurinë e këtij ekipi si në ak-

tivitetet kombëtare dhe në ato ndërkombëtare. I falënderoj të gjithë ata që më mbështetën financiarisht në këtë aventurë të bukur dhe me shumë adrenalinë. Besoj që me rezultatet që arriti

Skënderbeu në këto dy vjet, e justifikoi investimin dhe i ktheu qytetit tim të lindjes krenarinë dhe i dha atij qyteti mrekullueshëm gjallërinë e duhur. Falënderoj pa masë tifozët e Skënderbeut ose “Ujqërit e dëborës” të cilët më kanë mbeshtetur jashtëzakonisht shumë. Pa ata do të kishte qenë shumë e vështirë arritja e rezultateve. Falënderoj stafin teknik që ka drejtuar ekipin në këto vite të drejtimit tim. Falënderoj pa masë dhe aktorët e fushës. Shpresoj që performca e treguar nga Skënderbeu në këto dy vjet të ketë influencuar sadopak në cilësinë e futbollit në përgjithësi. Falënderim i vecantë për familjen time, që më ka mbështetur jashtëzakonsisht shumë në këtë anganzhim timin dhe në fund më lejoni t’ju falënderoj ju, aktorët e medias, për hapësiren kohore dhe faqet e gazetave që i rezevuat Skënderbeut. Besoj që Skënderbeu do të vazhdojë të japë kontribut maksimal në këtë lojë kaq të bukur edhe në të ardhmen. Dëshiroj dhe uroj të jete përsëri në majën e futbollit shqiptar. Faleminderit sinqerisht Agim Zeqo!”

Dështojnë sportistët shqiptarë për medalje

K

anë përfunduar garën në Lojërat Olimpike Londër 2012 edhe dy peshëngritësit Briken Calja dhe Daniel Godelli. Dy peshëngritësit konkuronin në peshën 69 kg. Gara ka qënë mjaft e vështirë dhe me shumë të paprituara. Daniel Godelli ka zhgënjyer me paraqitjen mjaft të dobët që ka realizuar duke mos arritur të realziojë asnjë nga provat në stilin e shtytjes. Kjo ka sjellë penalizimin në stilin e shkëputjes duke e mbyllur garën pa lënë asnjë gjurmë në Londër. Pak më ndryshe ka qënë gara për peshëngritësin tjetër Briken Calja, i cili është renditur në vendin e nëntë në dy garësh. Ka përfunduar aventura edhe për notarin shqiptar Sidni Hoxha në Lojërat Olimpike Londër 2012. Hoxha ka garuar në disiplinën e notit, 100 metra stil i lirë në baterinë e tretë. Në baterinë e tij 20 vjecari e mbylli me kohën më të mirë 51’11. Hoxha mund të kënaqet vetëm me thyerjen e rekordit kombëtar me 23 të qindat.

Peshëngritje

Faruk Kalleshi: Problemi i shtangës shqiptare është federata

TIRANE

F

aruk Kalleshi, ish - peshëngritësi kampion dhe rekordmen absolut i Shqipërisë në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” analizon gjendjen e sportit të peshëngritjes dhe fajtorët që e kanë dërguar në pikiatë shtangën shqiptare. Kalleshi, i vlerësuar me çmimin e madh “Nderi i Kombit”, fajin për degradimin e sportit më elitar në vend e gjenë te drejtuesit e Fedetarës së Peshëngritjes. “Fajtori kryesor është Federata e Peshëngritjes, e cila gjatë viteve të fundit ka pranuar në Shqipëri disa trajnerë të huaj për të përgatitur peshëngritësit tanë. Trajnerët Bullgarë që kanë ardhur, në vendin e e tyre janë penalizuar për përdorim dopingu, ndërsa në Shqipëri ju hapet drita jeshile. Një veprim i tillë ka qënë absurd” shprehet Faruk Kalleshi.

Faruk Kalleshi

z. Kalleshi si e vlerësoni paraqitjen e shtangistes shqiptare Romela Begaj në Lojërat Olimpike në Londër? Romela nuk arriti të realizojë paraqitjen e saj më të mirë, unë e njoh kapacitetin e saj sepse e kam stërvitur vetë. Prisja më shumë, pse jo edhe zonën e medaljeve. Por mesa duket ngjarjet e fundit kanë ndikuar edhe te Begaj. Jam habi-

Romela Begaj

tur kur pashë që pranë saj në Lojërat Olimpike nuk kishte një trajner të licensuar. Një gjë e tillë u duk qartë edhe në momentin e vendosjes së peshave që do të ngrinte, ku shkoi vetë për ta përcaktuar. Sipas mendimit tuaj vetëm ky ka qënë problemi që e ka penalizuar Begajn?

Jo, janë disa faktorë që kanë ndikuar që Begaj nuk ishte në formën më të mirë. Shqipëria është i vetmi vend në botë që sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpikë përgatiten në prag të lojërave nëpër botë si jetimë. Shteti duhet t’i kishte mbledhur kohë më parë për të ndjekur nga afër gjendjen e tyre. Mesa duket problemet në peshëngritje qënkan shumë të thella? Sigurisht, një gjë e tillë është shumë e vërtetë. Personalisht mendoj që problemi fillon në vitin 2005, atëherë kur drejtuesit e Federatës së Peshëngritjes filluan të hapin dritën jeshile për trajnerët e huaj. Pasi këta trajnerë në vendin e tyre ishin pezulluar për doping. Një veprim i tillë ka qënë absurd. Po probleme të tjera a shqetësojnë peshëngritjen?

Nuk duhet të harrojmë që ekipi kombëtar i shtangës fatkeqësisht nuk ka staf mjeksor. Ky është një tjetër problem i rëndësishëm, i cili ka ndikuar drejtpërdrejtë në ecurinë e sportistëve. Këtu dua të ndalen te përjashtimi i Erkand Qerimajt, federata ishte lajmëruar për substancën, e cila ishte deklaruar e ndaluar, por drejtuesit nuk ja përcollën sportistit duke e penalizuar. Cila është zgjidhja për krizën në të cilën është përfshirë shtanga? Problemi mund të zgjidhet vetëm nëse do të largohen drejtuesit e federatës, me të cilët kam pasur shumë debate. Madje mesa di më kanë përjashtuar, se për çfarë dhe se ku nuk e di. Gjithmonë kam qënë në opozitë me veprimet që ata kanë ndërmarrë në lidhje me peshëngritjen, pasi kanë qënë të gabuara.


E mërkurë, 1 gusht 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Shkon për të vjedhur le këmbën

Thërret emergjencën për thonjtë

Vjedh edhe ditën që kërkonte të falej

Ndonëse vetëm 19-vjeç, Michael Anthony Randall Jr, nga Athens në Georgria, të cilin e shihni edhe ne foto, kishte mjaft precedentë penalë për vjedhje të vogle dhe krime të tjera të kësaj natyre, por që akoma nuk kishte provuar të bënte një nga ato goditjet e mëdha. Dhe për ta bërë këtë vendosi të grabiste një stacion servisi aty pranë. Por nuk arriti dot as të hynte brenda sepse personeli duke dyshuar në sjelljen e dyshmitë të këtij djaloshi i mori masat pë çdo të papritur. Mirëpo Randall kishte vendosur ta bënte goditjen e tij, kështu që pasi u largua u kthye pas pak minutash këtë radhë më i vendosur dhe bëri të nxirrte armën nga pantallonat, por e shkrepi pa dashje duke u plagosur keq në këmëbë. Pa humbur kohë ndaloi një makinë që sapo qe furnizuar në atë stacion dhe shkoi menjëherë në spital. Policisë, që mbërriti menjëhër e njoftuar nga mjekët sapo e panë se plaga qe me armë zjarri, i tha se dikush e kishte qëlluar ndërsa po kalonte rastësisht andej, por pas presionit nuk rezistoi dhe pranoi tentativën për grabitje. Këmbën e humbi, se ia prenë mjekët e tani pret të humbë edhe lirinë.

Amerikanët duket se nuk e kanë për gjë të thërrasin mumrin 9-1-1 që ëshët ai i emergjencave qoftë edhe për vogëlsira e duke rrezikuar edhe të dënohen për abuzim me numrat e shërbimit. Kulmi ka arritur pak kohë me parë me një farë Cynthia Colson nga Floroida e cila telefononte nga një sallon bukurie duke u ankuar se çmimi që i kishin thënë të paguante ishte shumë i lartë dhe se thonjtë ia kishte prerë shumë shkurt. Natyrisht që operatori i shërbimit i tha se kjo nuk ishte një arsye për të thirrur emergjencën, por Cynthia shtoi se pronarja e sallonit pe e kërcënonte me gjë gërshërë thonjsh. Atëherë u nis agjenti, por megjithatë, brenda pak minutash, Cynthia telefonoi edhe disa herë të tjera për të vijuar em ankesat e saj aq sa polici e humbi durimin dhe e arrestoi për abuzim me shërbimin e emergjencës. Por Cynthia u jisti¿kua se fajin e kishte pronarja e sallonit që ia kishte prerë thonjtë shumë shkurt, duke e penguar të formulonte siç duhej numtrat në celular.

Michael Letendre, nga Edmonton i Kanadasë i cili ishte në liri të mbikqyrur, duuhej të shkonte në takim në “probation of¿ce” zyra së cilës i është besuar kontrolli i atyre që janë me liri të mbikqyrur, për të verifikuar sjelljen e mirë, që do të thotë vazhdimin e kësaj lloj lirie, për të evituar burgun. Por duke qenë se ishte vonë dhe kjo mund t’i kushtonte jo pak si mungesë e respektimit të orarit, rrëmbeu biçikletën e parë që gjeti rrugës dhe u bë erë. Por vjedhja e fundit të tij u zbulua menjëherë dhe u detyrua përsëri të dilte para trupit gjykues për kryerjen e një krimi tjetër ndërkohë që ishte në liri të mbikqyrur. Kështu që në vend që të për¿tonte nga sjellja e mirë e asaj periudhe tani do të marrë dëmimin e plotë edhe për vjedhjen e biçikletës. Edhe avokati i tij nuk kishte ç’thoshte tjetër veç t’i lutej gjykatësit të tregohej i mëshirshëm për këtë budallallëk të fundit të klientit të tij.

Dashi

SUPER FJALEKRYQ 1 21

2

3

22

4

5

6

23

7

24

8

9

25

28 34

40

11

26

29

33

10

50

57

51

58 66 76

46 53

59

65 77

83

60

67

84

85

86

ɷ HORIZONTAL

2. Një shpifje pa shije. 4. Gjysmë tatimi. 6. Gordon i fumetti-t. 9. Inicialet e Clooney aktor. 11. Qe ¿lozof grek. 21. Duhet t’i dijë mirë postieri. 24. Dy asa. 25. Ndosh në ku¿j. 26. Në të del ai që bie në sy. 27. Mblidhnin tatimet dikur. 28. Ndriçojnë në... rrugë. 29. Shokë pa ku¿j. 30. Me Dream në një ¿lm të Kusturicas. 32. Dy shkronja për disa. 33. Ndërmjet... latinëve. 34. Shpallja e zgjedhjes së Atit të shenjtë nga kardinali. 37. Eshtë mbikqyrja ndaj të miturit. 40. Eshtë qytet i… Apolonisë. 41. Ishte njeriu modern i lashtësisë. 42. Janë si biskota. 44. Ente Sociale Urbane. 45. Janë të ndaluara në kthesa. 47. Janë më të vogla. 49. Inicialet e Penn aktor. 50. Shkurt për company. 52. Francesco, ish-kryeministri arbëresh i Italisë. 53. Fundi i Turandot. 54. Eshtë demi për arenë. 56. Hari spiune. 57. Mbyllin shishe. 59. Pak kokëfortë. 60. Diftong teatral.

91

I

D

I

73

A R

P A D

M

M A R C E L

D E N K A S

B A R

I

L E K

A M A T O R

I

E S

M E L O D

O Z E

O

I

N M A R

P R O S R E N O

T

C H

A M I

N T A

N O S

E K

O

I

I

U I

A L E E N P

A

T O R

I

H

A Z

A N

I

I

S

A P O L

I

T U R B O A N S O R A R E T

N D

I

D E T

O L A F

E

C A R

I

T A S

I

S

E R E

A T

D K

I

I K E T T O R

E D

I

T

T A T

L E V E R E

I K E

N

A

T O N

A T

S

T E S A

T

O B R A T

P E T T M E T A L

T A M U R E

N A J

S F

N A N N E T R A K T O R E T E

S

I

I

I K A

I K E T A

N O T A R E

S

I

M A R

E T

T A N

Akrepi

Luhatjet në kuadri tuaj yjor bëjnë që humori juaj të jetë i alternueshëm, por kjo nuk do të ndikojë aspak në aktivitetintuaj ekonomik, ku mund të merrni rezultate shumë pozitive. Erosi në rënie.

Shigjetari

Afërdita është në një pozicion të favorshëm ,por problemi juaj sot nuk është aspak fusha sentimentale, por ajo e punës, ku duket se gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Por është situatë e përkohshme.

Bricjapi

Edhe për ju sot Marsi do të jetë aleati më i mirë, kështu që pritet të jeni shumë këmbëngulës ,luftaralë e e dinamikë në punë, ndërkohë që Hëna sjell stimuj të rinj edhe për fushën afektive.

Ujori

Ndonëse që në orët e para të ditës së sotme mund të jeni disi të turbullt, dita pritet të jetë shumë interesante e pozitive në të gjitha aspektet. Një njohje e re mund të shënojë një aventurë të re.

Peshqit

Kuadri yjor sot duket se do të jetë shumë i favorshëm për të gjithë ata që kanë aktivitete private, pasi do të jenë në egidën e një Merkuri shumë pozitiv. Jep dashuri nëse do dashuri.

93

11. Egoyan regjisor. 12. Ndërmarrje Autonome Mdërtimi. 13. Një pjesë e akademisë. 14. Inicialet e Spacey aktor. 15. Ishte famëkeq ai i Shtetit në Shqipërinë komuniste. 16. Inicialet e Delon. ɷ VERTIKAL 1. Ai futurist u shkrua nga Marinetti. 17. Happen me editorial. 18. E keni në dorë. 2. Ishte perëndi... kameleon. 19. Një mund të jetë edhe gatimi. 3. Një... ndriçues. 4. Një pjesë e tatëpjetës. 20. Fatal pa ekstreme. 22. Shpiku autoklavën. 5. Të parat në atkletikë. 23. Një mund të jetë ¿lmash. 6. Fillojnë fazën. 24. Ishte gjuha e Jezu Krishtit. 7. Eshtë çrregullim. 26. Kryeqyteti i Tahitit. 8. Eshtë kryeqytet ballkanik. 29. Janë llogari. 9. Kush është… është dorëzanë. 10. Një serial televiziv amerikan. 31. Zakonisht janë në krye.

D E G E S

Peshorja

Zbehja e ndikimimt të Merkurit në shenjën tuaj mund do të ndikojë negativisht në drejtim të aftësisve tuaja krijuese, por hyrja e Marsit mund të japë stimuj të rinj. Erosi në rritje.

75

89

92

P F M H A

74

82

90. Vërtiten rreth planetëve. 91. Mbyllin fushatat. 92. Janë gryka vullkanesh. 93. Janë toka që punohen.

A N E

Virgjëresha

Marsi dhe deri diku Saturni do të vazhdojnë edhe sot të jenë në një orbitë të favorshme për të gjithë ju që që keni ¿lluar një aktivitet. Në planin afektiv dita mund të lerë paksa për të dëshiruar.

64

72

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM E K

Luani

Edhe pse keni kaluar një periudhë disi të qetë, duket se keni akoma nevojë për të medituar, në mënyrë që të bëni një zgjedhje të re. Në momente të tilla dilemat duhen evituar.

20

39

63 71

88

K O M P A K T E

Gaforrja

Megjithëse Merkurit sot do të jetë në një pozicion të përshtatshëm sot do t’ju mungojë iniciativa dhe pak shpirt aventure që t’ju bëjë të hidhni hapa të guximshëm përpara. Mirë dashuria.

48

81

87

61. Një peshë e pastër. 63. Me stop në box. 64. Kështu ¿llon sporti. 65. Tipat pa binjake. 66. Maja më e lartë në botë. 69. Ekstreme ekstremi. 70. Eshtë dalldi. 73. Lindin në kokë. 76. Tipik pa ku¿j. 78. I keni në dorë. 79. Eshtë instrument i preferuar i Woody Allen. 81. Janë të gjymtuar. 83. Mund të kthehen në mllefe. 85. Antonio që shpiku telefonin. 88. Një liqen i kripur. 89. Hidhen për trë ndërtuar të tilla.

19

56

80

90

38

55

70

79

18

Binjakët

Pas një periudhe disi të turbullt e të paqartë, duket so sot do të jeni më të kthjellët dhe më të motivuar shpirtërisht për të qenë aktivë. Do të keni mbështetjen e fuqishme të Merkurit.

43

62

69

78

17

47

54

61

68

16

32 37 42

52

15

31

45

49

14

36

41

44

13

Demi

Për të lindurit e kësaj shenje pritet që dita të jetë në përgjithësi e mirë, duke qenë se vazhdon të dominohet nga yjet e mirë. Rikthimi i Marsit në shenjë bën që edhe ju t’ju rikthehet vrulli.

27

30

35

12

R E T

E T A T O K T R A L

H E

S

A P

I

34. Një ¿lm që të ngjall krupën. 35. Një sport me sparring partner. 36. Eshtë tregti me objekte të shenjta. 37. Gjysmë tandem. 38. Janë mbrëmjet letrare. 39. Një Altin mesfushor. 41. Një pirat computeri. 42. I ka çift dasmori. 43. Farrow aktore. 46. Nisin nga kreu. 48. Janë si qilima. 50. Inicialete Ancelotti-t. 51. Totem pa ku¿j. 54. Ferenc i Liliom. 55. Janë priftërinj. 58. Irenme aktore. 62. I ka tek një taksi. 63. Një mund të jetë dhëmbësh. 64. Një birrë e jona. 67. Një hidhet për të zgjedhur. 68. Elizabeth aktore. 69. Kazan regjisor. 71. Nasi shkrimtar. 72. Janë kundërshtarët në gjyq. 74. Eshtë zonjë që ha gurë. 75. Janë baballarët. 77. Italia në tabela. 79. Inicialet e Costner aktor. 80. Fillojnë rubrikën. 82. Radhët pa teke. 83. Italia në Internet. 84. Mbetet në fund. 85. Fund ¿lmi. 86. Duket nga fundi. 87. Ku¿zojnë cepat

Afërdita rikthehet tani në një pozicion të ri e që është sërish dominuese në shenjën tuaj, duke bërë që prirjet tuaja të jenë në drejtim të fushës sentimentale. Mund të merrni një propozim interesant.


24

E mërkurë, 1 gusht 2012

LAJME NGA BOTA ɷ 11 ditë luftime në Haleb të Sirisë Në njërin prej qyteteve më të mëdha siriane, Haleb, i cili ndodhet nën kontrollin e kryengritësve, edhe gjatë ditës së martë kanë vazhduar bombardimet dhe luftimet. Aktivistët e agjencisë siriane për të Drejtat e Njeriut raportuan se kjo është dita e 11 e luftimeve në Haleb. Lufta për Haleb, si shtyllë ekonomike e Sirisë me tre milionë banorë, po zgjat më shumë sesa në Damask. Ushtria siriane ka granatuar bastionin e kryengritësve në verilindje, por përleshje pati edhe në pjesët tjera të qytetit. OKB-ja vlerësoi se 200 mijë qytetarë ikën nga qyteti, derisa ai është i shkatërruar krejtësisht nga granatimet. Megjithatë UNHCR-ja nuk ia doli të depërtojë deri tek refugjatët që kanë ngecur në qytet. ɷ Romney përfundon turneun nëpër botë Kandidati republikan për president Mitt Romney i jep sot fund udhëtimit të tij jashtë vendit, me një fjalim në Poloni, që synon t’i tregojë botës se ai do të ishte një udhëheqës më i fuqishëm se sa presidenti Barack Obama. Zoti Romni shkoi dje në Poloni, pas vizitave në Britani dhe Izrael, transmeton VoA. Ai u takua me kryeministrin Donald Tusk dhe ish-presidentin dhe udhëheqësin e lëvizjes Solidarnost, Leh Valesa. Gjatë vizitës së tij në Izrael zoti Romney siguroi mbi 1 milionë dollarë në një ceremoni për grumbullimin e fondeve për fushatën e tij. Por ai i ofendoi palestinezët kur e quajti Jeruzalemin kryeqytetin e Izraelit. Palestinezët duan ta bëjnë Jeruzalemin kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm. ɷ Gjysma e Indisë ende pa rrymë Problemet masive në sistemin energjetik të Indisë e kanë lënë, për të dytën ditë me radhë, gjysmën e popullatës 1.2 miliardëshe të vendit pa rrymë. Kolapsi energjetik goditi 12 shtete në jug dhe perëndim të vendit, përfshirë kryeqytetin New Delhin dhe Kalkutën-qytetin e dytë më të madh të vendit. Ministri i energjisë, Kumar Shinde, tha se sistemi elektrik do të rregullohet gjatë së martës, por nuk dha ndonjë shpjegim për rënien e sistemit të energjisë. ɷ Rritet popullariteti i presidentit Putin Ndonëse Rusia u përfshi nga protesta të shumta pas parregullsive të pretenduara në zgjedhje në dimër dhe pranverë, të dhënat e fundit tregojnë se popullariteti i presidentit Putin është në rritje të vazhdueshme. Në një sondazh të zhvilluar përgjatë një muaji, një institut i specializuar për statistika arriti në përfundimin se 67% e rusëve aprovojnë politikat e ndjekura nga kreu i shtetit si dhe vetë qëndrimin e Putin në krye të Kremlinit. Në krahasim me sondazhin e fundit, duket se popullariteti i Putin ka shënuar një rritje prej 3%. Megjithëse është i vendosur nën presion nga mediet ndërkombëtare, disa seksione të medieve ruse dhe nga opozita, duket se njeriu që ¿toi në mars mandatin e tretë në krye të Federatës Ruse, vazhdon të bëjë për vete gjithmonë e më shumë rusë të thjeshtë, falë masave të tij popullore që synojnë rritjen e standardit të përgjithshëm të jetesës. ɷ Eurozona shënon numër rekord të papunësisë Bashkimi Evropian njoftoi se numri i njerëzve të papunë në 17 shtete të Eurozonës ka shënuar një rekord të ri në muajin qershor. Zyra për statistika e BE-së, Eurostat, bëri të ditur se më shumë se 17 milionë njerëz ose 11.2 për qind u regjistruan si të papunë gjatë muajit qershor. Kjo përbën më shumë se 123 mijë njerëz në krahasim me muajin maj, ndërsa shënon nivelin më të lartë i papunësisë në Eurozonë që nga viti 1999. Përqindjen më të lartë të njerëzve të papunë e ka Spanja me 25 për qind, e pasuar nga Greqia, Portugalia dhe Irlanda, të cilat që të gjitha kanë kërkuar pakot ndihmëse ¿nanciare nga BE-ja.

Redaksia & Marketing

Rruga: “Dervish Hima”, Tre kullat, kulla e dytë, Tiranë mobile: +355 69 60 60 421 marketing: +355 69 60 60 419 Studiot e prodhimit A1 Rruga: “Aleksandër Moisiu” ish-Kinostudio Shqipëria Sot

Lajmi në HighDefinition

TELEVIZIONI

Mund ta ndiqni A1-Report në këto televizione kabllore: NE SHQIPERI Televizoni MRM Intel Media Inkusat TVM Devolli Vjosa Toshkez Bradsat Erzeni Luna Mariuxho Permeti

MË I RI

Qyteti Korçë Fier Pogradec Devoll Vlore Lushnje Elbasan Shijak Kavaje Bulqize Permet

Irla Policani Elbasan North & South Kombi Lushnja Prrenjas Alfa Kabell Cakran Kucova Lapardhaja Brado Orikumi Asparag Mati

Berat Berat Elbasan Fier Lushnje Prrenjas Tirane Fier Kucove Berat Elbasan Vlore Rrogozhine Mat

Kukesi Orexh Maqellara Multivizion Tata Junior Divjaka M&G Ura Vajgurore Saranda Digital Pupa Roskovec HB-CA Eri A&A Iliria

Kukes Fier Diber Kavaje B.Curri Lushnje Elbasan Berat Sarande Lushnje Fier Peshkopi Ballsh Berat

Reci KGM S3 Ju-al Mamurras Manastiri Belshi ARD&NET

Lezhe Tirane Kruje Lac Fier Elbasan Fier

NE MAQEDONI Multimedia Telenet Skupi Cable

Maqedoni Maqedoni Maqedoni

VALË UHF NË PREFEKTURAT:

INFORMATIV

TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER

NË SHQIPËRI

TOKESORE KANALI 42 Do na ndiqni në të gjithë Shqipërinë SATELITOR KANALI 50 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi dhe në pjesën tjetër të Europës

origjina e lajmit...

KANALI 158

Jemi një grup mediatik i pavarur nga çdo parti në të cilin rregullat profesionele të informacionit mbizotërojnë mbi luftërat politike

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel: +355696060418 Ermal Kacaniku cel: +355696088847

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.