Shqiptarja.com

Page 5

E enjte, 29 mars 2012

5

EKONOMI

Mbërrin në Kuvend ligji i kooperativave bujqësore

K

a mbërritur dje në shqyrtim të komisioneve parlamentare projektligji, që i hap rrugën lejimit të krijimit të kooperativave bujqësore në vend. Përfaqësuesit e ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit argumentuan para anëtarëve të komisionit të Veprimtative Prodhuese të Kuvendit se projektligji nxit

krijimin e shoqërive bujqësore, pasi vetëm në këtë mënyrë fermerët do të përfitonin subvencione shtetërore, fonde nga Bashkimi Evropian apo dhe lehtësi fiskale, që nuk i marrin dot individualisht. Po ashtu, projektligji parashikon edhe rregullimin e të ardhmes së prodhuesve, duke ofruar një treg më të sigurt për prodhimet e tyre.

Buxheti i shtetit nuk ka parashikuar asnjë fond për të financuar krijimin e shoqërive bujqësore. Përfaqësuesit e ministrisë u shprehën se krijimi i kooperativave është vullnetar dhe në projektligj nuk përfshihet asnjë financim. Por, sipas deputetit Eduard Shalsi, për sa kohë nuk ka financim nga buxheti i shtetit, atëherë ligji nuk pritet të ketë asnjë efekt.

Ish-ministri, kritika për ngadalësinë e Fullanit Lajmi Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë dje, duke ulur me 0.25 për qind normën e interesit bazë. Sipas ish-ministrit të Financave Anastas Angjeli, Banka qendrore, me këtë veprim, është shumë e vonuar. Ai kritikon një lloj ngurtësie, që vihet re në aplikimin e të drejtës së BSH për të ndryshuar normën e interesit, ndërkohë që mund të ishte treguar më aktive

Angjeli: Masat e BSH shumë të vonuara "Duhet ndërhyrë më shpesh, vonesa të kota" Në foto: Profesor Doktor Anastas Angjeli, ish-ministër i Financave dhe i Ekonomisë

TIRANE

GENC KONDI

G

uvernatori i Bankës së Shqipërisë njoftoi ven dimin e Këshillit Mbikëqyrës të BSH për uljen e normës së interesit bazë në 4.25 për qind, nga 4.50 për qind, që ishte kjo shifër deri dje. Kjo masë mendohet të japë një ndikim pozitiv për ekonominë, në një kohë kur ka rënë ndjeshëm konsumi, madje po duket në horizont një rrezik i ri, ai i deflacionit. Sipas ish-ministrit të Financave Anastas Angjeli, Fullani, siç ka ndodhur shpesh vitet e fundit, po ndjek një politikë konservatore, por jo fleksibël dhe energjike Profesor Angjeli, si e vlerësoni vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës qendrore për të ulur me 25 pikë bazë normën e interesit? Pa dyshim, është një hap pozitiv, por, fatkeqësisht, i vonuar. Do të kishte patur efekte më të mira, në rast se Banka do të vepronte më shpesh, në përputhje me situatat e krijuara në ekonominë e vendit, me instrumentin e normës së interesit bazë. Në drejtim të uljes, apo të rritjes së kësaj norme? Aktualisht, drejtimi i vetëm në dobi të ekonomisë së vendit dhe interesave të shtetit e të qytetetarëve do të ishte ulja e normës. Por, e kam fjalën më globalisht. Banka e Shqipërisë çdo muaj bën një vlerësim të tendencave të ekonomisë së vendit, në konteksin e problematikës ekonomike ndërkombëtare, si rajonale, evropiane, ashtu edhe botërore. Në një moment

të caktuar mund të vendoset për rritje të përkohshme, në një moment tjetër, rritja është e vetmja zgjidhje. Shohim se këtë vit është ndërhyrë dy herë, vitin e kaluar tri herë, por në vitin 2010 BSH e ka parë me vend të ndryshonte normën e interesit vetëm një herë, në muajin korrik, ndërkohë që kriza botërore ishte në kulm. Po kështu, në vitin 2009 BSH ndërhyn vetëm dy herë, kurse në vitin

2008 la një normë shumë të lartë, në nivelin 6.25 për qind, që nuk e ndryshoi për më shumë se 12 muaj rresht. Mendimet e ekspertëve të fushës kanë qenë se Banka duhej t'i paraprinte situatës së rënies së konsumit, të brendshme e të jashtme, e jo të vepronte pasi dukej qartë tendenca negative. Për ç'arsye mendoni se BSH nuk e ka këtë dinamikë në marrjen e ven-

nominë e vendit. Nuk kishte pse të pritej që inflacioni të shkonte pranë zeros, që të merrej masa e pritur, e uljes së normës së interesit. Duhej të merreshin masa paraprakisht.

Mund të bëjmë ndonjë paralelizëm midis politikave të bankës sonë qendrore Nuk kishte pse të me ato, të pritej që inflacioni ndjekura në vendet e të shkonte pranë tjera në këtë zeros, që të merrej periudhë? Në Shtetet masa e pritur, e e Bashkuara të uljes së normës Amerikës banka qendrore e së interesit uli shumë më shpejt normën e interesit, dimeve të saj? duke e afruar me zeron. Në Kjo varet nga fakti se është vendet e eurozonës dhe venzgjedhur një politikë tepër det e tjera të BE-së kjo ndokonservatore për t'u zbatuar, dhi më me kujdes. Rezultati ndërkohë që duhej optuar për ishte që SHBA e kaluan më një politikë më fleksibël, më lehtë dhe më shpejt situatën, dinamike. Situatat kanë ndry- ndërkohë që shumë vende shuar shumë më me shpejtë- evropiane patën dhe kanë si, në vend dhe jashtë tij dhe akoma situata të papëlqyera. përballë këtyre situatave duhet Pasi konstaton tendencat në vepruar me shpejtësi. Ven- treg, brenda dhe jashtë, duhet dimet që merr një institucion të veprosh me shpejtësi, por si Bankë e Shqipërisë kanë kjo kërkon një guxim të konefekte të rëndësishme për eko- siderueshëm.

Ecuria

Ekspertët: Shqipëria është në krizë, edhe pse nuk deklarohet zyrtarisht

TIRANE

N

ë një konferencë mbi ekonominë shqiptare, të zhvilluar në Tiranë, studiuesit e ekonomisë ballkanike u shprehën se kriza greke dhe ajo evropiane do të lenë gjurmë në ekonomitë e vendeve më të vogla. Ekspertët shqiptarë thonë se kriza po sjell pasoja të drejtpërdrejta në ekonominë shqiptare, në forma të ndryshme, shpesh të padukshme. Të ardhurat nga emigrantët janë ulur, bashkë me blerjet e banesave dhe uljen e konsumit. Deputeti dhe studiuesi Selami Xhepa tha se konsumi ka rënë dhe ky vit do të jetë i vështirë. Sipas tij, ka rënie

në fondet në "cash" ose remitancat e emigrantëve, të cilat shkojnë kryesisht në ndërtim, shërbime, turizëm. Ndërsa deputeti Arben Malaj tha se rënia e rritjes ekonomike nga 6, në 3 për qind është një rënie 2-3 herë. Shqipëria duhet të lëvizë

vetë për ta përballuar krizën dhe të mos presë fonde dhe gjithçka nga Europa e Bashkuar për të mbuluar difektet e veta, shtoi ai. Dr. Gjergj Filipi tha se Shqipëria është në krizë, edhe pse shifrat e saj formalisht nuk janë nën zero, si recesion. "Rritja ekonomike 1 për qind është shumë pranë zeros, -tha ai - dhe megjithë gabimet në matje, është e lehtë të biesh nën zero". Ndërkaq, deputeti Fatos Beja deklaroi se shqiptarët i ndjekin me frikë zhvillimet në Greqi, sepse janë qindra mijëra emigrantë shqiptarë atje dhe po aq familje të tyre që jetojnë në Shqipëri me fitimet e tyre. Po ashtu shumë shqiptarë punojë në në Shqipëri në firma greke.

LAJME SHKURT

Ndryshim drejtuesish në menaxhimin e Vodafone

Haris Broumidis, drejtor i përgjithshëm i Vodafone Albania që prej nëntorit 2007, duke filluar nga muaji prill kalon në zyrat qendrore të Grupit Vodafone në Londër, në pozicionin e drejtorit komercial për Evropën. Në këtë rol të ri, ai do të jetë përgjegjës për përshpejtimin e zbatimit të prioriteteve komerciale të Vodafone në tregjet evropiane, përfshirë dhe Shqipërinë. Haris Broumidis filloi bashkëpunimin e tij me Vodafone në vitin 2002. Katër vitet e fundit, nën drejtimin e tij, arriti që ta bënte Vodafone Albania lider të padiskutueshëm të tregut të telekomunikacioneve në Shqipëri. Dietlof Mare është emëruar drejtori i ri i përgjithshëm për Vodafone Albania.

Grekët lenë qytetet, i kthehen bujqësisë

Kriza ekonomike dhe financiare ka bërë që grekët t'i drejtohen fshatit. Më shumë se një milionë e gjysmë prej tyre mendojnë të largohen nga qyteti për të jetuar në provincë, sipas rezultateve nga instituti i sondazheve ''Kapa research'' për Ministrinë e Bujqësisë. Më shumë se 68 për qind e personave të pyetur në rajonin e Athinës dhe Selanikut, dy qytetet më të mëdha në vend, theksuan se kishin parashikuar të shkonin drejt provincës, ndërkohë që 19,3 për qind kanë marrë tashmë iniciativat konkrete për një ndryshim të tillë, sipas studimit të publikuar sot në shtyp.

Bullgaria anulon planet për një central bërthamor

Bullgaria heq dorë nga projekti bullgaro-rus për të ndërtuar një central bërthamor në Belen, në veri të vendit, ka njoftuar zëvendësministri i Financave, Vladislav Goranov. Në vend të kësaj, do të ndërtohet një termocentral që përdor gazin natyror. Kryeministri Borisov kishte folur të hënën në telefon me presidentin e zgjedhur rus Vladimir Putin për të ardhmen e projektit të këtij centrali. Ai kishte deklaruar më parë se Sofja nuk donte ta realizonte pa një apo disa investitorë të vendeve të treta. Shoqëria gjermane "RWE", që duhet të mbante 49 për qind, ishte tërhequr nga projekti në vitin 2009.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.