Shqiptarja.com

Page 12

12

E shtunë, 10 mars 2012

SOCIALE MASH, UDHËZIM PËR TESTET

DEKANËT E RINJ NISIN PUNËN

Specialistët e ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë përgatitur një paketë këshillash për maturantët se si t'u përgjigjen pyetjeve të testit final. Specialistët japin këshilla edhe për rastet kur të rinjtë nuk e dinë fare përgjigjen e një pyetjeje. Ata sugjerojnë që si fillim t'u përgjigjen pyetjeve që dinë dhe më pas të mendohen për ata që kanë dyshime

Dekanët e rinj të të gjithë universiteteve publike, kanë nisur zyrtarisht punën nëpër postet e reja, tre ditë më parë. Të vjetrit kanë bërë dorëzimet, ndërsa të rinjtë kanë zënë postet e reja. Pas dekretimit të rektorëve të zgjedhur më 20 shkurt 2012, nga presidenti i Republikës, në të njëjtën ditë ata kanë dekretuar edhe dekanët e rinj të fakulteteve të tyre.

Novruz Ahmeti: Ndikojnë edhe në braktisjen shkollore

Shkollat e Tiranës, 40% e mësuesve me gjimnaz Specialisti i MASH: Janë në zona të thella Lajmi

ARSIMIMI I MËSUESVE TË QARKUT TIRANË

Thuajse gjysma e mësuesve që japin mësim në shkollat nëntë-vjeçare të qarkut të Tiranës, janë me gjimnaz. Pjesa më e madhe e tyre kanë mbaruar një shkollë të mesme pedagogjike, por ka edhe nga ata që shkolla e mesme që kanë mbaruar është thjesht një gjimnaz i përgjithshëm.

TIRANE

ESMERALDA KETA

S

pecialisti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Novruz Ahmeti, në studimin që ka bërë "Drejtimi me efektivitet- faktor kyç për shmangien e braktisjes shkollore", ka hetuar lidhjet mes nivelit të arsimit të mësuesve, dhe braktisjes shkollore në

Prania e dukurisë së mësuesve pa arsim përkatës, ndonëse në % të ulët, kryesisht në zonat rurale ndikon në braktisjen shkollore këto zona. Nga të dhënat e paraqitura nga specialisti i MASH, i cili u është referuar të dhënave të raportuara nga vetë drejtoria arsimore e qarkut nga 1989 mësues që janë në arsimin 9-vjeçar, 123 prej tyre (ose 6.18%) janë me shkollë të mesme jopedagogjike, ndërsa plot 677 të tjerë (ose 34.05%) janë me shkollë të mesme pedagogjike. Ndërsa 1189 mësues të tjerë (59.77%) janë me arsim të lartë. Duke u marrë me veçoritë e shkollave të qarkut, specialisti thekson se ata kanë shtrirje të madhe gjeografike

Faksimile e studimit për nivelin e arsimimit të Qarkut Tiranë

dhe raporti i braktisjes së shkolis në fshat është thuajse dy herë më i madh se në qytete. "Veçori të shkollave të qarkut të Tiranës janë shtrirja e tyre e madhe gjeografike, që përfshin edhe zona të thella dhe popullsia heterogjene. Në zonat urbane (bashkia Kamzë) numri i nxënësve që braktisin shkollën ka rritjen më të madhe. Raporti i braktisjes fshat/qytet është pothuajse më shumë se 1 me 2", - cilëson Ahmeti.

BRAKTISJA

Në një tabelë tjetër, ku citohet se të dhënat janë marrë në qershor të vitit 2010, nga drejtoria arsimore e qarkut, në të gjithë klasat e arsimit nëntë-vjecar e kanë braktisur shkollën 130 nxënës. Specialisti nuk e mohon faktin se kjo dukuri ka një lidhje edhe me arsimimin e mësuesve. "Duke analizuar me kujdes veprimtarinë e gjithanshme që u zhvillua në shkollat e qarkut të Tiranës, lidhur me dukurinë

e braktisjes shkollore, doli se: Në disa zona të thella, kryesisht në zonat e thella rurale, cilësia e punës ende lë për të dëshiruar, pasi në to gjen një përqindje të mësuesve pa arsimin përkatës", - shpjegon Novruzi. Më tej ai jep edhe disa faktorë që ndikojnë në braktisjen e shkollës nga nxënësit e arsimit të detyruar. "Ndër shkaqet kryesore që kanë nxitur braktisjen e shkollës, janë: lëvizjet demografike, moskujdesi i du-

hur nga organet vendore, puna e dobët bindëse e prindërit, puna e dobët e bindëse e shkollës; rreth 10% e nxënësve braktisës në shkollat e qarkut të Tiranës i përkasin komunitetit egjiptian; një pjesë e mirë e fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor e kanë braktisur shkollën që para shumë vitesh ose nuk e kanë filluar fare atë. Tashmë ata janë në moshë disi të rritur 14-16 vjeç dhe e quajnë të vështirë ndjekjen e mësimit në klasën ku e kanë lënë; si pasojë, analfabetizmi në moshën e detyrimit shkollor është 1.19%; po kështu, problem është niveli ekonomik i familjeve që lidhet me papunësinë, mungesën e pronës, të mjediseve çlodhëse e argëtuese, etj, (pasojë e ven-

dosjes së familjeve të tyre në troje rreth zonave urbane), jo rrallë fëmijë të moshës shkollore detyrohen ta nxjerrin vetë bukën e gojës duke shitur rrugëve të Tiranës ose duke kryer punë mbi mundësitë e moshës së tyre", - thotë ai në analizën studimore për shkaqet e braktisjes së shkollës. Ndërkohë që ai vë në dukje edhe vështirësitë e nxënësve, për shkak të largësisë, që ka shkolla me shtëpinë. Ka raste që nxënësi duhet të udhëtojë edhe më shumë se një orë në terren të thyer malor, si për nxënësit e Përcëlleshit që shkojnë në shkollën e Gurës së Madhe deri para një viti, ndërsa tani në Mangull, rreth dy orë me këmbë etj. Ai ka përgatitur edhe disa sugjerime për përmirësimin e kësaj situate.

Aktiviteti te Vitrina

"Shoqëria civile, shtojcë e politikës"

TIRANE

G

azetari i njohur dhe aktivisti i shoqërisë civile, Mentor Kikia nuk i ka kursyer kritikat ndaj politikës e cila po i fut 'duart' kudo. Sipas tij, kësaj nuk i ka shpëtuar as vetë media. I ftuar në kampusin Universitar Vitrina, për të diskutuar rreth temës "Realitetet e reja politiko-shoqërore", gazetari i njohur ka treguar për realitetin e hidhur të shoqërisë civile. Duke folur para studentëve dhe pedagogëve të këtij universiteti, Mentor Kikia paraqiti disa nga problemet e hasura prej tij mes gazetari dhe përfaqësuesit të shoqërisë civile. "Fatkeqësisht shoqëria civile gjithnjë e më shumë po bëhet shtojcë e politikës dhe çdo ditë përballemi me realitetin se politika ka marrë

Në foto: Mentor Kikia te universiteti “Vitrina” atributet e çdo gjëje dhe se ka punuar në mënyrë sistematike për të sunduar dhe shndërruar popullin në një turmë elektorale", - ka deklaruar Kikia. Por ajo që vihet re, sipas tij, është se ne jemi përballë

rritjes së mosbesimit të elektoratit dhe kjo vihet re në përqindjen e ulët të pjesëmarrjes në votime. Për sa i përket rolit të medias Kikia evidentoi se është një nga faktorët e këtij realiteti për faktin se ajo "ësh-

të kthyer në instrument në duart e politikës dhe ashtu si çdo gjë tjetër është e politizuar dhe e ndarë respektivisht majtas apo djathtas". Sipas tij lufta e ideve dhe alternativave për zgjidhjen e problemeve është ajo që u mungon shqiptareve. Përveç gazetarit Kikia në panel ishin të pranishëm rektori i universitetit "Vitrina", prof.dr.Mario Kedhi, zëvendësrektori dr.Teki Kurti, zv/rektore dr.prof. Anisa Subashi dhe zv/rektore Mira Veizi. Fjalën e hapjes së takimit e mbajti zv/rektori Teki Kurti, i cili i uroi mirëseardhjen personazhit të njohur të medias, Mentor Kikia dhe paraqiti një biografi të shkurtër të tij. Më pas znj. Anisa Subashi bëri një panoramë të universitetit "Vitrina" dhe të misionit të tij.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.