shqiptarja.com

Page 8

8

E mërkurë, 1 shkurt 2012

AKTUALITET ELBASAN, 4 TË PLAGOSUR

GREQI, VRITET SHQIPTARI

Një aksident i ndodhur dje në Elbasan është bërë shkak për plagosjen e katër personave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lazarej të Elbasanit. Policia njoftoi se tri automjete u përplasën mes tyre. Një mjet me targa AA 598 AC u përplas me një furgon mallrash me targa të Elbasanit si dhe një kamion me targa të Krujës 40 65 A. Njëri prej drejtuesve te mjeteve e mjeteve pësoi dëmtime më serioze nga aksidenti ndërsa u plagosën edhe tre persona të tjerë.

Një shtetas shqiptar u vra dje në Greqi pas një ngjarje të ndodhur pasdite në një lokal në Stylida të Lamias. Një grup shqiptarësh sipas medias, ishin duke pirë në një tavernë, kur kanë filluar të këmbejnë sharje e kërcënime me një grup prej tre grekësh, që ishin në të njëjtin lokal. Pronari i lokalit ndërhyri dhe për të ndaluar sherrin dhe dëboi shqiptarët nga lokali i tij. Sipas mediave, shqiptarët u kthyen dhe pronari rrëmbeu një armë gjahu që mbante në kuzhinën e lokalit dhe qëlloi mbi ta duke vrarë një prej tyre.

Përfaqësuesi ligjor i ish-zv.kryeministrit Ilir Meta

Lajmi Spartak Braho, përfaqësuesi ligjor i ishzv.kryeministrit Ilir Meta deklaroi dje se prokurorja e Përgjithshme Ina Rama duhet t'i kërkojë falje z.Ilir Meta për akuzat, sipas tij të pabaza, që bëhen sipas videos me ish-ministrin Dritan Prifti.

Braho: Ina Rama t'i kërkojë falje Metës! Prokuroria dështoi me çështjen Meta, e nisi me pasion politik

Z

yrtari i Lëvizjes Social iste për Integrim Spar tak Braho që njëkohësisht ishte pjesë e grupit të mbrojtjes së ish-zv.kryemi- nistrit Ilir Meta në Gjykatën e Lartë vazhdon të hedhë akuza të ashpra ndaj kryepro- kurores Ina Rama. Braho insistoi tek pafajësia e Metës dhe thotë se ka në dispozicion videot e përgjimeve që do t'i bëjë publike, siç deklaroi mbrëmë në emisionin "Opinion". Z. Braho përse ishit të pakënaqur me intervistën e Prokurorës së Përgjithshme? Prokurorja e Përgjithshme është personi i ngarkuar nga ligji për zbatimin dhe respektimin e ligjit. Është e para ajo që jo vetëm duhet të respektojë ligjin, por edhe duhet ta respektojë. E them këtë, pasi Prokurorja e Përgjithshme nuk duhet të fliste fare për çështjen Meta, sepse në datën 16, bazuar dhe në vendimin e Gjykatës së Lartë u mbyll. Dhe kur flet ligji të herë heshtin. Kryeprokuroren e pyeta unë z. Braho? Unë nuk them që ju kini bërë gabim. Gabimi është i saj, ajo nuk ka të drejtë që të prononcohet. Ajo ka folur për akuzën dhe jo vendimin? Ajo është vënë në dijeni të vendimit, i cili shprehimisht thotë; z. Meta shpallet i pafajshëm, pasi nuk ka fakte që të provojnë fajësinë e tij. Ajo ka bërë një akuzë publike? Dhe dështoi totalisht Që do të thotë fakti ekziston, por nuk provohet? Do të thotë se fakti nuk ekziston dhe nuk ka si provohet. Po videoja ekziston? Nuk ekzistojnë elementët e fajësisë që përbëjnë faktin për të cilësuar fajtor z. Meta. Totalisht nuk ka fakte. Pas kësaj pafajësi, Prokurorja e Përgjithshme, në mos duhet të kërkonte falje… Pse duhet të kërkonte falje? Falje, sepse ka dështuar. Dështoi profesionalisht, ngriti

Në foto: Kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe avokati i tij, Spartak Braho një akuzë si furtunë në gotë. Një akuzë që e panë gjithë shqiptarët në televizor? Po, por panë një akuzë e cila ishte totalisht e montuar. Ndaj u shpreh edhe gjykata. Gjykata thotë, në gjuhën e popullit, që e gjithë akuza ishte stuhi në gotë. Nuk ekzistonte asnjë fakt që e bënin Metën fajtor. Prokurorja e Përgjithshme shpjegoi akuzën që çoi në Gjykatën e Lartë… Prokuroja e Përgjithshme ka prekur rëndë integritetin e gjyqtarëve të Gjykatës. Sepse atë vendim e dhanë 5 me 0, është një rast i rrallë. Madje të gjithë të votuat në mënyrë kolegjiale, edhe nga mazhoranca edhe nga opozita. A keni ndikuar ju mbi gjykatën për të marrë një vendim në favorin tuaj? Kjo është një alibi që unë e kam dëgjuar për herë të parë në formën shpifjes nga z. Prifti, i cili akuzoi avokatët që kanë marrë kontakt me ekspertët. Kanë marrë kontakt me ekspertët? Në mënyrë kategorike, i vetmi kontakt me ekspertët ka qenë momenti kur ata bënë klonimin e materialeve, të cilat ua vuri në dispozicion prokuroria. Klonimi do të thotë që duhet të merreshin materiali bazë, filmimi dhe duhet duhet të ekspertohej. Ky klonim, apo kopjim është bërë në prani të forcave të policisë. Kanë qenë prezent 4-5 oficerë të policisë gjyqësore të prokurorisë, prokurorë dhe avokatët. Është realizuar me mjete moderne dhe për të cilën

kanë firmosur që materiali është marrë në rregull. Po ndërkohë kini biseduar me ekspertët? Në mënyrë kategorike, jo. Ne nuk i njihnim. Ne kërkuam si ekspertë z. Antonio Frederiko Si shpjegohet që videoja që sollët në këtë studio, mes Beqirit dhe Priftit ka pasur një dyshim që ka dalë nga ekspertët? Jo, këtë nuk e tha as znj. Prokurore e Përgjithshme. Ku e siguruat këtë video? Kjo është një çështje që e di kjo çanta këtu. Çanta e famshme që kishe dhe në emisionin e kaluar? Po "Çanta e Pandorës", ja kam marrë Pandorës. Pati një kontestim në kohën që unë intervistoja Prokuroren e Përgjithshme, lidhur me mjetin me të cilin është kryer regjistrimi. Unë shoh z. Frederiko ka një orë, a është kryer përgjimi Meta-Prifti me këtë orë? Para kësaj, desha të theksojë se Prokuroria dështoi totalisht me çështjen Meta sepse e nisi këtë çështje me pasion politik. Për 90 ditë Prokurores së Përgjithshme ju bënë të ditura me 9 letra, nga avokatët, nga vet z. Meta që po shkelte ligjin procedurale. Duke filluar që me mënyrën sesi operoi për thirrjen e ekspertëve. Në mënyrë të fshehtë kërkoi të bëhej ekspertimi nga një ekspertë në SHBA. Znj. Rama tha që ky ekspertë është betuar? Nëse e ka thënë këtu ka gën-

jyer, sepse betimi bëhet në gjykatë. Së dyti, eksperti duhet të pajises edhe më palët e z. Meta. Së treti, ekspertiza duhet të shkonte sipas rrugës ligjore. Domethënë me letër-porosi nga Ministria e Drejtësisë. E ka çuar në rrugë zyrtare Prokuroria… Nuk parashikohet në ligj. Vendimi i Gjykatës së Lartë e cilësoi të paligjshëm. Por kjo është edhe më pasoja dhe në mënyrë të qëllimshme. Çdo me thënë me pasoja? E dini sa ka vajtur kostoja e këtij procesi, 100 milionë. Në një çështje të tillë mund të shkojë edhe më shumë… Padyshim, mund të shkonte dhe më pak dhe rëndësi ka që prokuroria të ishte efektive. Pse ishit kundër këtij procesi? Skemi qenë asnjë herë kundër. Në një letër dërguar prokurores, këtë çështje i kërkuam. Na bëni palë në proces. Ka refuzuar në mënyrë kategorike. Më pas u dërguar tek eksperti britanik? Eksperti britanik u investua pasi ekspertit i SHBA nuk arriti ta pastronte. Eksperti britanik, megjithëse u pretendua që ishte një ekspert i mirëfilltë. Në shkresën e Prokurorisë thuhej që i dërgohej prokurorisë shkencore angleze, në fakt ishte një ekspert privat. Edhe ai bëri aq sa bëri. Por ne nuk kontestojmë ekspertët. Ne kontestojmë rrugën e përdorur nga Prokuroria. Prokurorja pranoi se fjala 700 mijë nuk dëgjohet, por 7 % dëgjohet…. Ju i kontestoni të dyja? Mirë që e thotë Prokurorja e Përgjithëshme që nuk dëgjohet, sepse në kërkesat për fillimin e çështjes penale ndaj z. Meta ajo shënon një lumë akuzash ku përfshihet edhe 700 mijëshi. Ndërkohë oficerët e policisë gjyqësore, në 6 akte ekspertimi që kanë bërë në asnjë rast nuk kanë zbulua shifrën 7 00 mijë. Ajo e pranoi edhe vet kur në shkruhet se për shkak të zhurmave nuk dëgjohet? Ju e kuptoni thelbin e atij shënimi që aty ka kontekst bisede.

7 % dëgjohet tha kryeprokurorja. Dëgjohet apo jo? Gënjen! Po si shpjegohet që pikërisht z. Meta tre ditë pas publikimit të videos ka dalë të shpjegojë 7 %? Nëse do ti thërrasim memories, në atë konferecë shtypi Meta ka dalë së bashku me një person tjetër dhe në atë moment, kur po e pyeste moderatori i ka ardhur një mesazh nga Agim Rrapaj, i cili bën të ditur se 700 mijëshi është pjesë e memos të cilën unë ja kam dërguar z. Prifti që dëshmon humbjen që ka pasur firma për shkak të vonesave në zhvillimin e koncesionit, e tenderit. Z. Meta në këtë moment ka refeltkuar dhe ka thënë që 700 mijëshi bën fjalë për atë pjesë të memos e cila mban datën 5 janar 2010, në të cilën administratori i shoqërisë "Vëllezërit Tola" thotë se; "janë 5 vjet që kjo shoqëri po investon sipas ligjit ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Gostimë. Investimet e kryera nga aksionarët kalojnë shifrën 700 mijë euro". Po thoni që është përmendur në bisedë? Atje nuk dëgjohet. Por ka shpjeguar këtë rrethanë. Në bisedë, në regjistrim nuk dëgjohet. Po 7 %? Po sipas kësaj memo 7 % është pjesë e aksioneve të shoqërive hungareze. Tre shoqëri hungareze kishin nga 7 % pjesë dhe po kërcënonin me largimin nga biznesi. Biseda që ka bërë Meta lidhet me këtë ankesë që ka bërë Agim Rrapaj në mënyrë të vazhdueshme duke vënë në dieni edhe z. Meta si Ministër i Jashtëm, por edhe Dritan Priftin. Sepse kishte një vendim gjykate, e cila detyronte ministrinë të niste procedurat, ndërkohë që Dritan Prifti mashtronte. Këtu është kjo shkresë e cila që në datën 5.01 thotë; "Zoti Kraja (sekretarit të përgjithshëm) këta kanë fituar gjyqin, të procedojmë"…. Ky muhabet është në datën 5 janar. Regjistrimi është bërë në 1 mars. Është muhabet kot. Nuk ekziston si muhabet. Në regjistrim nuk ka as 7 % dhe as 700 mijë.

LAJME SHKURT

Hetime për vrasjen e kryeplakut

Kryeplaku i fshatit Leshnicë, në Pogradec, shtetasi Myderi Verdha u vra dje me armë zjarri. Policia tha se në këtë kohë, eshte marre njoftim se ne nje nga kthesat e Qaf-PllocesPogradec, u gjet i vrare me arme zjarri, brenda ne mjetin e tij tip Mercedes- Benc me targa PG 5477B, shtetasi Myderi Safet Verdha rreth 50 vjec nga fshati LeshnicePogradec. Menjehere pas marrjes se njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe shkoi ne vendngjarje, ku po punohet intensivisht per identifikimin e autoreve si dhe zbardhjen e plote te rrethana te ngjarjes. Dy vite më parë një mik i ngushtë i viktimës, kishte mbetur i vdekur në një atentat ndërsa vetë viktima e vrasjes së djeshme, sipas burimeve nga policia, dyshohej se kishte marrë pjesë në një vrasje me pagesë.

Dhuna në futboll, plagoset arbitri

Plagoset në fushë arbitri i ndeshjes SkenderbeuFlamurtari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në stadiumin e Korçës ku gjyqtari Rigels Çokaj është qëlluar në minutën e 78 të ndeshjes. Njoftohet se arbitri ka marrë një goditje në kokë si pasojë e hedhjes së sendeve të forta. Incidenti ka ndodhur pas golit të dytë të shënuar nga Skenderbeu. Ndeshja është ndërprerë për disa minuta dhe më pas komisioni i arbitrave ka vendosur vazhdimin e takimit. Gjyqtari i plagosur u dërgua për mjekim pas ndihmës që mori në fushë ndërsa i zëvendësua nga kolegu i tij Artan Taullajaraj. Ndeshja mes skuadrave Skenderbeu dhe Flamurtari ishte e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.