shqiptarja.com

Page 1

Faqe 4

Erion Veliaj: Ju rrëfej vizitën e Ramës në Preshevë

Faqe 10

Ish-rektori i Sporteve: “Ministria po politizon zgjedhjet” Faqe 7

Udhëzimi i qeverisë, kush nuk e paguan taksën e TVSH-së

Faqe 14

“Ora News” bën 5 vjet detajet e ceremonisë gala

Analiza

NGA

SADIK BEJKO

Leka dhe Blloshmi ja pse u pushkatuan

Faqe 12-13

Na ndiqni edhe online LEKË 20

VITI II - NR.24 E mërkurë, 01-02-2012

www.shqiptarja.com

DASH nuk plani¿koi as takim mes Bashës dhe ndihmës sekretarit të shtetit

BASHA, VIZITE PA FTESE

“Nuk ka ardhur për takim zyrtar në SHBA” Zëdhënësi i kryebashkiakut të Uashingtonit sqaron: Një banor i qytetit, me origjinë nga Shqipëria, i kërkoi kryebashkiakut të presë në një vizitë kortezie kryebashkiakun shqiptar dhe ai pranoi NGA ARBEN RROZHANI Faqe 9 Editorial Lajmi Lunch.com e

Ina Ramën? Jo, kemi Gymyshin

Lulzim Basha gjatë vizitës në SHBA ka zhvilluar disa takime jozyrtare, me kryebashkiakun e Uashingtonit, si dhe ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Reeker. Takime këto që janë përcjellë në media si takime zyrtare, por që në axhendën e kryebashkiakut dhe zëvendësit të zonjës Klinton s’kanë qënë të plani¿kuara.

Ë

Ambasadori Sequi, mes politikës dhe jetës në Tiranë

TIRANE

K

ur dje është shpërndarë në media lajmi se kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha është takuar me ndihmës sekretarin Philip T. Reeker në DepartamenNGA MIRA KOZHANI tin Amerikan të Shtetit në Në foto: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha me ndihmës sekretarin Philip T. Reeker në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington, Uashington, shumëkush ka menduar se është një takim i suksesshëm. Por teksa është parë më me Pavarësisht se lajmi shoqërohet me një foto të guxonte kurrë ta bënte këtë takim zyrtar. Ish hollësi, vihet re qartë se ky takim nuk ka qënë dhe pamje televizive, ata ata që njohin rreg- ambasadori në Maqedoni dhe njohës i mirë i në axhendën zyrtare të ndihmëssekretarit ullat e DASH dhe funksionimin e sistemit të Ballkanit e takoi Bashën, por jo në zyrë. Pra ka amerikan të shtetit, duke e kompromentuar demokracisë në SHBA, ku senatorët dorëhiqen qënë një takim jo zyrtar, dhe që nuk ka pasur tërë lajmin e emetuar me aq kujdes në media. edhe për një foto në facebook, Reeker nuk do asnjë axhendë të... vijon në faqen 5

“21 aaaa JANARI”

Zbardhet raporti i policisë: Nuk ka organizatorë të dhunës të mbyllet dosja

Demonstruesit, bisedat me deputetët TIRANE

ELTON QYNO

R

elacioni i policisë gjyqësore në Policinë e Shtetit për organizatorët e trazirave të 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombëtar”, ka vijon në faqen 2-3 dalë në...

shtë pak të thuash se u ringjall. Ina Rama, Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, po rivalizon Gymyshin ndër gratë e burrat e Shqipërisë, për të mos riperifrazuar kryeministrin Sali Berisha se ajo ishte që në nëntor 2007, kur erdhi sefte në krye të Akuzës se ishte “Silvia Konti”. Prej daljes së saj televizive, është kthyer në simbol të femrës së hekurt dhe prokurores që ia vë ku¿rin te thana jo vetëm një gazetari në studio, por edhe pushtetit që thotë se ka kundër. A e meriton Ina Rama këtë telenovelë elozhesh? Për nurin femëror po, por për numrin 1 të Akuzës jo. Sepse nuk e ka merituar. Nuk ka ditur të mbrojë as veten, jo më të mbrojë ata që nuk kanë imunitet, siç është qytetari i thjeshtë, viktimat në këtë rast. Nuk ka çuar para drejtësisë askënd, as edhe një “peshk” të madh, përveç ca cironkave që dalin fët-fët, falë ndihmës së shefave. Asnjë dosje korruptive nuk është mbyllur me nder, as për qindra milionë euro të avulluara, as për dhjetra viktimat që janë tretur nën tokë pas bizneseve kriminale të qeverisë, asnjë vrasës dhe urdhërdhënës nuk po shkon drejt gjyqit. Ata që janë me prokuroren e Përgjithshme, thonë se ajo është treguar burrneshë, përballë hiperenergjikut për pushtet, Sali Berisha, i cili e ka treguar vlerësimin real për të, duke e quajtur “lavire bulevardi”. Në çfarë demokracie tjetër parlamentare do të tolerohej kjo? Në cilin vend të botës në zhvillim do të pranohej kjo situatë terrori ndaj qytetarëve që duan një prokurori që t’i shkojë në fund dosjeve vrasëse dhe korruptive. A na e bënë këtë nder Ina Rama? Deri më sot nuk e ka bërë, edhe pse të huajt i ka patur dhe i ka ngjitur. Atëherë pse duhet ta mbajmë me hiperlavdërime? Për në TV? Jo faleminderit! Kemi Gymyshin.


2

E mërkurë, 1 shkurt 2012

AKTUALITET

Spahiu: Nuk e njoh komisionin hetimor, AK lëvizje qytetare, jo politike

N

ënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu deklaroi se nuk e njeh komisionin hetimor të ngritur në mënyrë antikushtetuese për hetimin e tij. "Nuk e njoh këtë komision. Ai është ngritur në mënyrë antikushtetuese, si zyrtar i një shteti do respektoj parimet Kushtetuese. Komisioni në fjalë nuk është legjitim, por është ngritur në procedura jo

Gjatë intervistës në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", nënkryetari i KLD-së, solli në vëmendje të njëjtën situatë të ndodhur para 6 vitesh, ku kryeministri Berisha kërkonte shkarkimin e 2 anëtarëve të KLD-së dhe një gjë të tillë ia kërkoi KLD-së dhe institucioni vlerësoi se kërkesa nuk ishte e vlefshme, pasi atyre nuk i kishte mbaruar mandati.

Kushtetuese. Kuvendit të Shqipërisë i lejohet të ngrejë komisione hetimore brenda kornizës Kushtetuese, por pa u përfshirë në interpretimin që i bëhet komisioneve hetimore. Nëse për shkarkimin e prokurorit parashikohet në Kushtetutë që procedura hetimore të jetë nga Parlamenti, për anëtarin e KLD-së e vendos vetë institucioni", tha Spahiu.

Relacioni i plotë i Policisë së Shtetit për 21 janarin 2011

Demonstruesit: Bisedat tona me deputetët e PS Dosja penale nr. 285: asnjë provë kundër organizatorëve Lajmi Relacioni i policisë gjyqësore në Policinë e Shtetit për organizatorët e trazirave të 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombëtar”, ka dalë në përfundimin se tubimi vërtet ishte organizuar nga PS-ja, por dhuna në shesh ishte individuale. Sipas rrëfimeve të disa prej të ndaluarve nga Policia e Shtetit pas mitingut, ata kanë komunikuar me deputetët e PS-së, ndërsa këta të fundit janë përpjekur të ulin tensionet.

TIRANE

ELTON QYNO

Z

bardhet i plotë relacio ni i policisë për hetimet e organizatorëve të demonstratës së 21 janarit 2011. Materiali prej 34 faqesh është përpiluar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore Rustem Dervishi, mban datën 11 korrik 2011 dhe qartëson me detaje një sërë veprimesh në terren të zyrtarëve të opozitës shqiptare. Në këtë relacion që gazeta “Shqiptarja.com” e disponon të plotë qartësohen dhe 13 detyrat që prokuroria i le policisë, në pyetjen e personave konkrete. Gjithashtu, në relacion shpjegohet se deputetët Taulant Balla dhe Gjovalin Kadeli janë ftuar në prokurori për tu pyetur, por kanë refuzuar të merren në pyetje.

PYETJA E FATBARDH SHATËS

Është pyetur në cilësinë e personave ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi Fatbardh Shata, i cili deklaron se ka ardhur dhe ka marrë pjesë në protestën e datës 21 janar 2011 në Tiranë, ku nga Librazhdi në Tiranë ka ardhur me autobuze të vënë në dispozicion nga deputeti i zonës Taulant Balla, fakt të cilin e ka mësuar në momentin që ka zbritur në Tiranë dhe i ka dhënë lekët shofërit për udhëtimin dhe ai i ka thënë se lekët i kanë paguar të tjerët, deputeti i zonës Taulant Balla. Nuk ka ushtruar në asnje moment akte dhune ndaj policisë apo ndaj pronës, nuk është urdhëruar apo paguar nga askush për të kryer akte dhune, si dhe nuk është paguar nga ndonjë person për

të marrë pjesë në protestë. Gjithashtu ai sqaron se kur kanë zbritur në Tiranë, deputeti Taulant Balla i ka porositur protestuesit që të mos kryenin akte dhune ndaj policisë, do të rrinin dy-tre orë në protestë dhe më pas do të largoheshin. Ai sqaron se kur ka hipur në autobuz për të ardhur në Tiranë ka njohur edhe shtetasit Kujtim dhe Elvis Zharri. Në deklarimin e dhënë në datë 28/ 03/2011 përpara Oficeres së Policisë Gjyqësore, shtetasi Fatbardh Shata sqaron se për protestën është njoftuar nga deputeti Taulant Balla për të marrë pjesë në Protestë dhe ish-kryetari i komunës Gostim Agim Hoxha. Ai deklaron se vet nuk është paguar nga ndonjë person për të marrë pjesë në protestë por ka dëgjuar se nga biseda që kanë bërë me njëri-tjetrin shtetasit Kujtim Zharri dhe Elvis Zharri këta të fundit jane paguar me nga 30.000 mijë lekë të reja nga depueteti Taulant Balla dhe ishkryetari i komunës Agim Hoxha.

PYETJA E DORIAN ZHARIT

Unë Dorian Zhari kam zbritur në rrugën e Elbasanit dhe jam drejtuar drejt bulevardit para kryeministrisë. Mohon faktin të ketë goditur punonjës policie. Rreth orës 16:30 është shkëputur nga protesta së bashku me disa shokë. Ai sqaron se janë thërritur nga kryetari i bashkisë së Librazhdit për të marrë pjesë në mitinge zoti Kastriot Begaj, i cili nuk i ka premtuar gjë dhe as ju ka dhënë lekë, por vetëm ju ka paguar lekët e rrugës.

VERIFIKIMI I IGERS VANGJELIT

Igers Vangjelit i është kqyrur telefoni dhe në të në rubrikën e mesazheve të marra janë vërejtur 40 mesazhe ndër to një ka rëndësi për hetimin me tekstin

?

PYETJE PERGJIGJE

Në foto: Demonstrata më 21 janar 2011, ku mbetën të vrarë katër vetë Faksimile e relacionit të policisë gjyqësore në Policinë e Shtetit për ngjarjet e 21 janarit 2011

Çfarë tha kryeprokurorja Ina Rama?

Numri një i akuzës përmendi gjatë një konference shtypi se Policia e Shtetit i kishte referuar një relacion, ku kërkonte pezullimin e hetimeve rreth organizatorëve të demostratës së 21 janarit. Më tej kryeprokurorja u shpreh se ky relacion nuk është marrë për bazë nga organi i akuzës, e cila ka vijuar hetimet, duke kërkuar pak ditë më parë dhe heqjen e imunitetit të tre deputetëve të PS Taulant Balla, Tom Doshi dhe Bensik Bare.

Kur do u hiqet imuniteti tre deputetëve?

Pavarësisht dorëzimit në mënyrë vullnetare të imunitetit,ditën e enjte në parlament votohet zyrtarisht për heqjen e imunitetit të deputetëve që dyshohen se janë organizatorë të demostratës së dhunshme të Partisë Socialiste. Pas votimit, pritet që ditën e hënë të javës së ardhme kuvendi të autorizojë prokurorinë për hetimin e deputetëve Balla, Doshi dhe Bare.

Kush nga deputetët është pyetur në prokurori?

Tom Doshi dhe Besnik Bare, rreth kësaj çështje janë marrë në pyetje nga prokuroria e Tiranës. Gjatë dhënies së deponimeve para prokurorëve, ata mësohet të jenë shprehur se në asnjë rast nuk kishin bërë thirje për sulm drejt kryeministrisë, por përkundrazi kishin bërë përpjekje lidhur me qetësimin e personave që gjuanin me mjete të forta në drejtim të kryeministrisë dhe efektivave të Policisë së Shtetit.

“Gersi Taulanti jam po ju kërkoj kudo, me ço një sms kur ta hapësh. Mesazhi është dërguar nga numri 06820....në emër të shtetasit Taulant Balla datë 21.01.2011 ora 23:49”.Në ru-

brikën e mesazheve të dërguar ku vërehen 15 mesazhe ndër të cilat një ka interes për hetimin me tekst: “Taulant çfarë të bëjmë tani? Pse u tërhoq shumica”. Në deklarimin e tij ai sqaron se është student në Maqedoni ku vazhdon arsimin e lartë. Është simpatizant i PS. Është kthyer nga Maqedonia në datë 17.01.2011 në Librazhd. Ka biseduar edhe me simpatizantë të tjerë të Partisë Socialiste që në datë 21.01.2011 do të merrte pjesë në miting. Prezent në bisedime ka qenë dhe shoku i tij Marjus Golemi. Më datë 21.01.2011 është nisur së bashku me Marjusin për të ardhur në Tiranë dhe të protestonin. Në Tiranë ka ardhur rreth orës 13:20. Më pas ka shkuar në banesën e një mikut të tij shtetasit Bujar Bici së bashku me Marjusin dhe më pas ka shkuar në protestë. Në protestë ka qënë tek Kullat Binjake. Në kohën që policia ka përdorur gaz lotësjellës protestuesit janë shpërndarë dhe në këtë kohë ai i ka shkruajtur një mesazh Taulant Ballës me tekst: Përse u tërhoqë shumica e protestuesve dhe çfarë do të bëjmë”. Më pas është larguar dhe tek autobuzi i Librazhdit e ka kapur policia. Ai sqaron se ka marrë pjesë me dëshirë në protestë.

PYETJA E LAVDIM BALLËS

Lavdim Balla në Tiranë ka mbërritur rreth orës 13:00. Gjatë protestës ka qënë tek Piramida ku janë djegur dhe disa makina. Gjatë kohës së përm-

bysjes dhe djegies së makinave ai sqaron se aty ka gjetur një këllëf brenda së cilit ka qënë një krehër pistolete me disa fishekë dhe e ka futur në xhep. Ai pranon faktin se ka qëlluar disa herë me gurë ndaj policisë në kohën që edhe të tjerët po gjuanin në drejtim të tyre. Ai deklaron se në turmë kishte njerëz që organizonin duke na thënë që të qëllonim me gurë, por unë nuk i njihja këta persona. Në kohën e djegies së makinave para Piramidës ai deklaron se ka qenë pranë tyre por nuk ka marrë pjesë në djegien e tyre.

PYETJA E ZYHDI DAJTIT

Është pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për veprën penale shtetasi Zyhdi Dajti, i cili është dhe drejtori i policisë bashkiake të Tiranës. Ai sqaron se në datë 21 janar 2011 ka qenë duke drejtuar shërbimet e tij pasi ka patur shumë grumbullime njerëzish në bulevard. Gjatë kohës që njerëzit janë grumbulluar ka vënë re se polcia po përplasej me protestuesit. Ka shkuar dhe ka marrë takim me drejtues të policisë të cilët i kanë kërkuar ndihmë për të qetësuar protestuesit dhe të mos hipnin në kangjellat e kryeministrisë. Për këtë Zyhdiu ka komunikuar në telefon me kryetarin e Partisë Socialiste Z.Edi Rama, i cili në atë kohë ka qënë tek ura e Lanës dhe e ka vënë në dijeni për faktin. Ai i ka thënë që t’i shkonte në ndihmë policisë me qëllim që protestues-

it të mos cënonin institucionet. Ndërkohë ka filluar të qetësojë turmën protestuesve duke ju thënë që të mos cënonin intitucionet dhe të mos godisnin policinë me sende të forta. Gjithashtu ka ndaluar që njerëzit të futeshin në kryeministri. Aty janë afruar dhe shumë deputetë të partisë socialiste si Arben Çuko, Saimir Tahiri, Besnik Bare, Xhemal Qefalija, të cilët edhe këta ju kanë kërkuar protestuesve që të largoheshin nga shkallët e kryeministrisë dhe murin rrethues të saj. Ndërkohë ai deklaron se ka parë derën e kryeministrisë që të hapej dhe menjëherë ka shkuar aty dhe ka frenuar njerëzit që të futeshin brenda saj. Në kohën që ka qenë duke i larguar njerëzit ka dëgjuar breshërinë e armëve. Ndërkohë është kthyer për të parë dhe kur është kthyer ka parë që një person ka rënë në tokë. I ka shkuar pranë këtij personi i cili po përpëlitej. Ka kërkuar ndihmë dhe persona të pranishëm e kanë marrë atë dhe e kanë çuar në spital. Gjithashtu ai sqaron se nuk ka parë protestues të armatosur, ka dëgjuar krisma armësh që vinin nga brenda murit rrethues të kryeministrisë dhe se personat që qëllonin ishin të veshur me unfiformën e gardës së republikës së Shqipërisë. Armët me të cilat garda ka qëlluar kane qënë automatike llojin e të cilave ai nuk e ka përcaktuar po ashtu dhe personat nuk i ka fiksuar mirë, por kanë qënë të veshur me uniformën e gardës së republikës.


E mërkurë, 1 shkurt 2012

3

AKTUALITET

Kryeprokurori P britanik: Hetimet t’i bëjë prokuroria

as takimeve të zhvilluara me përfaqësues të drejtësisë shqiptare, kryeprokurori britanik, Keir Starmer, ka mbajtur një konferencë për shtyp, duke thënë se pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, janë domosdoshmëri. Ai është shprehur i shqetësuar mbi sulmet ndaj institucioneve të pavarura në Shqipëri, duke nënkuptuar sulmet ndaj prokurorisë. Ai tha se po cënohet demokracia. "Drejtësia dhe sundimi i ligjit duhet të jenë

përparësi për vendin tuaj. Sundimi i ligjit është baza e kritereve për integrimin e Shqipërisë në BE. Integriteti dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë është domosdoshmëri për Shqipërinë, ka thënë ai gjatë fjalës së tij. "Si drejtues i një organi të pavarur, unë jam i shqetësuar nga sulmet personale dhe publike mbi integritetin e institucioneve të pavarura dhe të individëve në to. Këto sulme cënojnë, jo vetëm individët e targetuar por elementët

demokratikë të sistemit. Nëse ka shqetësime reale, apo prova të shkeljeve, atëherë ato pretendime duhen ndjekur nëpërmjet kanaleve të duhura dhe jo të thuhen kot, apo të përdoren për të ushtruar presion mbi individët", u shpreh më tej ai. I pyetur nëse është e drejtë apo ngritja e njëashme e komisionit parlamentar për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit, kryeprokurori Starmer ka theksuar se investigimi duhet të zhvillohet nga prokuroria.

Ish-komandanti i Gardës, arrest shtëpie me forca speciale

TIRANE

ELTON QYNO

T

re grupe, me nga dy efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ruajnë në banesën e tij komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi. Në apartamentin që ndodhet në hyrjen 7, të një pallati afër repartit të gardës, nuk lejohet të futet asnjë person, veç bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij. Për veç anëtarëve të familjes, asnjë person nuk mund të hyjë në banesë pa urdhërin e prokurorit të çështjes. Dje gazeta “Shqiptarja.com”, ka shkuar në apartamentin e komandatit që dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Faik Myrtaj, por pavarësisht tratativave për të biseduar me ish-kryegardistin, nuk u dha leja nga dy efektivat e FNSH-së, të cilët qëndronin para derës së shtëpisë të Ndrea Prendit. Ata janë shprehur se kanë urdhër të prerë që të mos lejojnë an-

Urdhëri: “Vetëm 4 persona tek Prendi” Lejohet hyrja në banesë e familjarëve dhe avokatit Në foto: Apartamenti ku banon ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi

sjë person që të hyjë në banesën e të arrestuarit të prokurorisë. “Në rast se ne do të lejojmë një gjë të tillë, ne rezikojmë vendit e punës”-u

shprehën dy efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ndërkohë siç mësohet mes personave që lejohen të hyjnë është dhe avokati

mbrojtës i Ndrea Prendit, Genci Gjokutaj. Marja e këtyre masave nga FNSH, vjen si rezultat i vendimit të gjykatës, por dhe urdhërit të prokurorisë, ku vetëm me lejen e kësaj të fundit mund të kapërcesh pragun e derës së apartamentit të Ndrea Prendit. Disa nga fqinjët e Prendit, të pyetur rreth arrestimit të tij dhe dyshimeve të prokurorisë, nuk pranojnë të japin asnjë koment rreth kësaj çështje. “S’jemi ne ata që duhet të flasin për problemet e të tjerëve”shprehen ata për “Shqiptarja.com”. Ndrea Prendi, qëndron 24 orë i mbyllur në

banesën e tij, e cila ruhet me efektivë të policisë speciale. Deri në këtë moment ku ndodhet hetimi, Prendi s’ka pranuar asnjë gjë rreth akuzës për vrasjen e shtetasit Faik Myrtaj. Nga ana tjetër prokuroria ka dërguar kërkesat për apelimin e masave ndaj Prendit dhe dy të arrestuarve të tjerë, Margarit Kume dhe Armando Kasaj, ku kërkon rikthimin në burg të tyre. E njëjta kërkesë u bë në shkallën e parë, por në fakt gjyqtari Shkëlqim Mustafa rrëzoi pretendimet e prokurorisë, duke vendosur masën e “arrestit në shtëpi”.

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

Nuk ka ushtruar dhunë, nuk e di se kush janë organizatorët e dhunës së ushtruar ndaj policisë dhe forcave të rendit. Personalisht ai ka qënë me shërbim për drejtimin e punonjësve të tij të cilët kishin dalë në qytet për normalizmimin e trafikut.

PYETJA E GJIN NDREUT

Në deklarimin e Gjin Ndreut sqarohet se është anëtar i Partisë Socialiste në qytetin e shkodrës. “Tre ditë para protestës më merr në telefon kryetarja e Partisë Socialiste e Shkodrës zonja Keti Bazhdari dhe më thotë se në datë 21.01.2011 do të shkojmë në demonstratën, që do të bëhet në Tiranë për të rrëzuar qeverinë dhe se nisja e autobuzëve do të bëhet pranë karburant ADA në lagjen “Skënderbeu” Shkodër në datë 21.01.2011. Është nisur nga shkodra në datë 21.01.2011 rreth orës 09:00. Në Tiranë ka ardhur rreth orës 11:30 dhe ka zbritur tek stacioni i trenit. Nga stacioni i trenit drejt qëndrës janë nisur rreth orës 14:00 dhe turmën e drejtonte Tom Doshi dhe Ndue Kola. Kur ka filluar protesta ai pranon faktin të ketë qëlluar me gurë dhe sende të tjera në drejtim të policisë. Gjatë protestës është përleshur me policinë ku në dorë ka patur një shkop me të cilën ka qëlluar policinë. Sipas tij qëllimi ka qënë rrëzimi i qeverisë.

PYETJA E JETMIR PRENGËS

Jetmir Prenga, përballë pal-

latit të Kulturës ka hipur në autobuzin që ishte paguar nga deputeti Gjovalin Kadeli dhe ka ardhur në Tirane rreth orës 13:30. Ka zbritur në unazë të re dhe më pas kanë kaluar tek stacioni i trenit në këmbë. Ai pranon faktin se ka gjuajtur në drejtim të policisë me pankartën që mbante në dorë me mbishkrimin “Shkodra Berisha IK”. Policia ka përdorur bomba gazi dhe më pas ai deklaron së është larguar dhe bashkë me të

tjerë ka nxjerrë gurë nga bulevardi dhe i ka hedhur në drejtim të forcave ushtarake që ndodheshin brenda kryeministrisë. Më pas ka shkuar dhe i ka rënë me shkelm portës së kryeministrisë, por nuk është futur brenda. Në këtë kohë është afruar një burrë i moshës 40-vjeçare me një benz 240 dhe është përplasur me derën. Më pas ai sqaron se ka hipur në gardhin e kryeministrisë ku disa protestues që ishin me të kanë djegur pemët.

Faksimile faqes së fundit të relacionit të policisë gjyqësore së Policisë së Shtetit ku thuhet se nuk ka prova për organizatorët

Është afruar policia dhe ai është ive duket dhe pjesëmarraje e rje për dhunë gjatë protestës larguar përballë kryeministrisë. deputetëve të tjerë Taulant Bal- nga element të caktuar të cilët Ndërsa protestuesit që ishin me la, Saimir Tahiri, Preç Zogaj etj. nuk janë identifikuar nga ana të kanë zbritur nga muri rrethues në mes të protestuesve, por që jonë.Personat si të dyshuar në i kryeministrisë dhe kanë shkuar nuk është bërë e mundur që të organizimin e dhunës deknë drejtim të piramidës ku kanë gjenden prova dhe fakte se ata larojnë se nuk kanë bërë në asdjegur dhe makinat. Gjithashtu, janë organizatorë të dhunës. një moment thirrje për dhunë ai sqaron se për protestën shoku Nga deklarime të dëshmitarëve dhe nuk kanë paguar persona i tij emrin e të cilit nuk e jep do t’i del qartë se deputët të opozitës për të kryer akte dhune, thjesht kanë marrë pjesë në jepte 1000 mijë protestë si qytetar lekë, kurse Lacianët kishin marrë nga ...kanë bërë me njëri-tjetrin shtetasit për të protestuar. Nga tërësia e heti6000 mijë lekë. Gjithashtu, ai dek- Kujtim Zharri dhe Elvis Zharri këta meve të kryera nga ana jonë nuk është laron se në Lezhë të fundit jane paguar me nga bërë e mundur gjetështë takuar me një 30.000 mijë lekë të reja nga ja e provave dhe fakperson të cilin e ka teve të mjaftueshme njohur në një prodepueteti Taulant Balla dhe ishsi fotografi, pamje testë të mëkryetari i komunës Agim Hoxha. filmike, gjetja e parshme, i cili i ka dëshmitarëve të thënë nëse ai do të cilët implikojnë shkonte në protestë,jamë dhe une i ka thënë ai për kanë bërë thirrje protestuesve ndonjë prej personave të sipërprotestë dhe më ka dhënë de- që të mos cënojnë rendin kush- përshkruar si organizatorë të puteti Gjovalin Kadeli 1000 tetues, të mos cenojnë institu- dhunës së ushtruar gjatë mijë lekë, a do të marrësh dhe cionet, policinë apo të protestave të datës 21 janar ti. Jetmiri i ka thënë jo nuk dua dhunojnë pronën. Protestues- 2011. Protesta e datës 21 janar it nga rrethet kanë ardhur një 2011 ka qënë e organizuar nga unë për protestë jam nisur. RELACIONI I OFICERIT pjesë e madhe e tyre me auto- Partia Socialiste, por dhuna e DERVISHI buzë dhe furgona të cilet kanë ushtruar në këtë protestë ka Nga kqyrja e CD-ive duken qënë falas dhe se pranë tyre qënë individuale kjo vërtetohet grumbullime njerzish ndër të janë dukur deputetë të kuven- edhe me gjetjen e provave dhe cilët theksojmë atë midis depu- dit të shqipërisë apo drejtues fakteve për 12 persona dosja e tetit Tom Doshi dhe disa pro- partish por, nuk u bë e mun- të cilëve ka kaluar për gjykim testuesve të tjerë ndër të cilët dur të identifikohen personat ku disa prej tyre e pronojnë se janë dhe shtetasin Gjin Ndreu që i kanë paguar këto mjete. kanë kryer dhunë ndërsa pjesa dhe Ardian Kiri të cilët hedhin Gjithashtu rezulton se një pjesë tjetër e mohon një fakt të tillë. posht faktin se janë organizuar të protestuesve rrugës ju është Lidhur sa më sipër, në nga deputeti për të kryer akte servirur alkool me qëllim që të mbështetje të nenit 326 të dhune dhe në deklarimet e tyre humbisnin vetdijen e tyre gjatë Kodit të Proçedurës Penale, ata sqarojnë se në bisedën që protestës dhe që të ishin më të unë oficeri i policisë gjyqësore kanë bërë me deputetin ai ju ka dhunshëm, por nuk dihen au- Rustem Dervishi sugjeroj pezuthënë që të qetësonin turmën torët e kryerjes së këtyre vepri- llimin e hetimeve të dosjes peprotestuese. Nga kqyrja e CD- meve. Po ashtu ka patur thir- nale nr. 285 të vitit 2011.


4

E mërkurë, 1 shkurt 2012

POLITIKE

Reforma Zgjedhore, S Gjiknuri: Me vullnet politik, gati në mars

ocialistët janë të bindur se nëse bashkëpunohet mes forcave politike, atëherë reforma zgjedhore mund të përfundojë brenda afatit. "Nëse do të ketë vullnet politik, reforma zgjedhore mund të përfundojë në muajin mars", tha Gjiknuri, i cili mban dhe postin e sekretarit për çështjet zgjedhore në PS. Bashkëkryetari i Komisionit për reformën zgjedhore sqaroi se PS

mbështet aleatët e saj për rishikimin e sistemit, por kjo s'mund të jetë një kusht për ecurinë e reformës. "PS si dhe aleatët e saj e gjithë spektri politik duhet të ndërtojnë një konsensus të gjerë se çka është sistemi më i pranueshëm dhe deri në çfarë niveli duhet të korrektohet. Për ne reforma prioritare ka qenë arritja e standardeve në zgjedhje. Çështja e sistemit do konsensus të gjerë. Është një

çështje që mund të prekë dhe barazinë e votës nga pikëpamja kushtetuese. Asnjë sistem nuk e realizon në mënyrë perfekte aspektin e barazisë së votës, por ne jemi të hapur e të interesuar që të gjithë palët të gjejnë një konsensus lidhur me korrektimin e sistemit", tha Gjiknuri. Ai sqaron se në takimin e radhës të reformës do të diskutohet për pika të rëndësishme, për të kaluar më pas në ato më delikate.

Sekretari socialist për Rininë flet për vizitën në Preshevë

TIRANE

E

rion Veliaj, sekretar i PS për rininë dhe emi grantët pas kthimit nga Presheva dhe Athina, tregon për organizimin e takimeve të Edi Ramës me shqiptarët atje, dhe faktit se qeveria nuk duhet të provokojë në situata, kur për çështjen rajonale të dy palët, si PS dhe PD kanë një qëndrim të përbashkët. Zoti Veliaj, Rama hyri në një zonë të vështirë siç është Presheva. Ka një ide në fakt, që Rama nuk është një personazh shumë i dashur në trevat shqiptare jashtë Shqipërisë. Si u organizua takimi dhe me ftesë të kujt? Presheva ishte një përvojë e jashtëzakonshme! Mijëra njerëz na treguan një mikpritje të rrallë nën një mot të acartë. Këshilli i të Drejtave të Njeriut në bashkëpunim me komunat shqiptare të Luginës së Preshevës organizuan vizitën, prezantimin e librit dhe takimin me të rinjtë e Luginës. Për shumë të rinj Tirana është qyteti i tyre universitar dhe ata kishin qenë dëshmitarë të tranformimit të Tiranës nga puna e Edit - kësisoj kishte një interes të dyfishtë për ta ftuar. Salla e madhe e komunës u mbush tejplot, më erdhi shumë keq për gjithë ata miq që mbetën në këmbë e jashtë nga mungesa e hapësirës. Ajo ishte pamje e paharrueshme që thyen çdo mit urban se kinse veriu dhe çështja shqiptare qenkësh pronë e një bajraktari. Falë teknologjisë dixhitale, të gjithë qenë të informuar gjer në detaje për situatën dhe debatet në Shqipëri. Kjo lidhje ndihmon, por nuk zgjidh shumë prej problemeve reale aty, nevojën për shkolla, spitale apo infrastrukturë. Të gjithë pyesnin se nëse Sali Berisha dhuron për kishën serbe në Graçanicë, pse jo për një shkollë për fëmijet apo një maternitet për bebet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës? Ideja e Ramës dhe nisma e PS për ta propozuar e buxhetuar një shkollë e një maternitet në parlament është një gjë konkrete dhe e dobishme përtej tam-tameve me llafe patriotike, kjo është diçka e prekshme. Ndërkohë po atë ditë në Tiranë kanë ardhur disa zyrtarë të Preshevës në takimin me ministrin

PS, Veliaj: Po thyhen tabutë për bajraktarët Akuza: Berisha kontrabandë me Serbinë, jo "Rambujesë"

Edi Rama, Ditmir Bushati, dhe Erion Veliaj gjatë vizitës tre ditë më parë në Preshevë e jashtëm. E konsideroni si një karshillik, apo ishte thjesht rastësi axhenda? Kaluam jashtëzakonisht mirë me 2 kryebashkiakët dhe 2 kryetaret e keshillave bashkiake, përkatësisht të Presheves dhe Bujanovcit. Ata ishin shërbëtorë të mirë të qytetarëve aty, të cilët me mjete nga më modestet mundoheshin të mbanin shërbimet bazike në këmbë. Ne e çmuam faktin që përfaqësuesit kryesorë të komunitetit na pritën bujarisht. Nuk di kush erdhi për Ministrinë në

Tiranë, nuk besoj që ministri të ketë bërë diçka kaq të pazgjuar. Në çështjet që prekin kauzën e shqiptarëve në rajon, kemi qenë të unifikuar - nuk shkon ta prishim këtë rregull! Cilat janë mesazhet kryesore që përcillni nëpërmjet këtyre takimeve? Janë thjesht njohëse apo kanë edhe një përmbajtje politike nga pas? Një pjesë e takimeve kanë qenë për audiencat letrare, lidhur me librin Kurban. Por si partia me e madhe e shqiptarve, PS s'mund të mos

prekë çështje me interes për shqiptarët kudo që janë, qofshin minioritet në Serbinë e jugut apo rreth 1 milionë emigrantë në Greqi. Programi ynë i ri ka politika të qarta për mbështetjen e minoriteteve shqiptare nëpërmjet arsimit, shëndetësisë e përfaqësim politik. Rilindja Shqiptare propozon zgjidhje konkrete për votën e emigrantëve, transferimin e pensioneve, reformimin e TVSH2 si instrument për arsimin e fëmijëve jashtë. Por, të gjitha këto ide të mira, duhen ballafaquar me grupet që përfi-

tojnë. Kësisoj bisedat politike në Preshevë, Athinë apo kudo jetojnë shqiptarët na mundësojnë një program më realist e më të vërtetë. Por a ka tema politike? Sigurisht që s'mund t'i shmangësh këto pyetje, shumë prej tyre treguan interes pse qeveria shqiptare e Berishës bëri kontrabandën e naftës me Miloshevicin, pse gjithashtu ishte kunder Rambujesë, pse e vodhi Rrugën e Kombit në ato përmasa apo pse i fali detin Greqisë pa transparencë. Faktet duhen thënë siç janë. PS mbështeti UÇK-në që nga dita e parë me organizimet jashtë vendit - ky është fakt. Majko buxhetoi dhe projektoi të njëjtën rrugë kombi me një kosto më të ulët, pa hapësira për vjedhje e abuzime -ky është fakt! PS-ja çoi në gjykatë kushtetuese dhe fitoi betejën kundër shitjes së detit - ky është fakt! Siç e thashë në fillim, këto takime rrëzuan ca mite e theksuan ca fakte që vënë pikat mbi i në lidhje me qëndrimet politike për cështjen shqiptare. Ne mezi presim të rikthehemi, kësaj here në Bujanovc, Ulqin, Firenze, apo dhe Londër e kudo ku ka shqiptarë që kërkojnë të përfaqësohen nga partia më e madhe e shqiptarëve. an.ba.

LAJME SHKURT

Grupet e interesi në komisionin e medias

Brenda pak ditësh, të gjithë aktorët e interesit që preken direkt nga projektligji për mediat audiovizive, do thirren në një tryeze të rrumbullakët nga Komisioni i Medias. "Të gjithë ato subjekte që janë të licensuara nga autoriteti rregullator që është KKRTja; operatori publik që u tha për Radio Televizionin Publik, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare, përfaqësues të organizatave jo fitimprurëse, të cilat janë të lidhura me çështjet e medias janë të ftuara në tryezë", tha kryetarja e Komisionit, Leskaj. Drafti që po diskutohet në Komision ka reflektuar ndryshime nga ai i disa muajve më parë. Si OSBE dhe grupet e interesit kundërshtuan variantin e parë të përgatitur nga qeveria, çka bëri që ligji të shtyhej dhe të ndryshohej.

Totozani pret në zyrë romët pa vendstrehim Çështja e 15 familjeve rome të cilët duhet të largohen nga data 1 shkurt prej kampit në zonën e Babrrusë si afat përfundimtar që i ka vënë pronari i asaj toke, ka qenë në fokus të takimit të Avokatit të Popullit, Totozani në zyrën e Ministrit të Punës, Ksera. Pas takimit që zgjati pak minuta, Totozani përsëriti deklaratën e një dite më parë se vendstrehimi i ri do të jetë oborri i institucionit të Avokatit të Popullit. Dy ditë më parë, familjet rome të përzënë një vit më parë nga barrakat e tyre tek stacioni i renit protestuan para Ministrisë ku kërkjuan zgjidhje emergjente pasi rrezikojnë të mbeten në rrugë nëse shteti nuk ndërhyn sa më parë.

Propozimi i kreut të PS

Rama: Nismë në Kuvend për Preshevën

A

TIRANE

shtu siç u pati premtuar qytetarëve të Luginës së Preshevës vetëm dy ditë më parë, Kryetari i PS Rama dje lançoi nismën e forcës politike që drejton për të bërë të mundur që Shqipëria të financojë ndërtimin e dy shkollave shqipe dhe një materniteti. Kreu i PS në mbledhjen e grupit parlamentar ka falenderuar të gjithë qytetarët e Preshevës dhe të zgjedhurit atje për pritjen që i rezervuan. "Programi ynë i ri ka një kapitull që i kushtohet ribashkimit me Europën, në frymën e gjithë përpjekjes historike të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e Europës", tha Rama, duke shtuar se ky kapitull do të kthehet në një

angazhim të detajuar qeverisës të PS në prag të zgjedhjeve të ardhshme. "U jam mirënjohës gjithë jetën preshevarëve që dolën me mijëra për të na pritur në borë, pavarësisht motit shumë të ftohtë si edhe drejtuesve vendorë të Preshevës e të Bujanovcit që na rezervuan një mikpritje vëllazërore. U premtova se do të jemi shumë pranë tyre edhe sot në opozitë, edhe nesër në qeveri", tha kreu i PS. "Kujt mund t'i duken vogëlsira një maternitet i ri dhe të paktën dy shkolla te reja shqipe në atë zonë për të cilat shteti ynë duhet të financojë sot, jo nesër nga buxheti i tij. Le ta formulojmë sa më parë një nisëm ligjore parlamentare dhe t'i vëmë këto financime në dispozicion të administratës ven-

dore atje", tha Rama. I cili ka bërë dhe pralelizmin me një ndihmë të dhënë kohë më parë nga qeveria shqiptare. "Asgjë kundër vendimit të qeverisë shqiptare për të ndihmuar me një financim restaurimin e një kishe serbe në Graçanicë", tha kreu i PS, duke nënvizuar se pse të mos financojë Shqipëria edhe investime kaq jetike për shqiptarët e luginës së Preshevës. Rama është shprehur se kreu i komisionit parlamentar të integrimit Ditmir Bushati do të përgatisë me kolegë e me ekspertë një paketë të plotë propozimesh në funksion të një strategjie të përbashkët bipartizane për adresimin sa më të efektshëm të problematikës shqiptare në rajon. ja.ma


E mërkurë, 1 shkurt 2012

5

POLITIKE

Tavo: Ndryshimi i sistemit s'ka lidhje me bashkëqeverisjen

N

ë momentin kur aleatët i vendosin kushte PS për ndryshimin e sistemit zgjedhor, e kundërta ndodh në kampin mazhoritar. Anëtari i LSI në komisionin e reformës zgjedhore, Tavo thotë se deri tani ekziston fryma e bashkëpunimit mes PD e LSI. Sipas tij, mos ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk do hedhë në erë marrëveshjen bashkëqeverisëse PD-LSI. "Nuk e kemi

lidhur asnjëherë çështjen e qeverisjes me çështjet e sistemit zgjedhor. Ne kemi një marrëveshje koalicioni bashkëqeverisje me PD deri në vitin 2013. Pjesë e kësaj marrëveshje është dhe reforma zgjedhore e shumë çështje të tjera, që janë në axhendën politike të mazhorancës. Asnjëherë nuk mund t'i lidhim çështjet me njëra-tjerën, qeverisja është diçka tjetër dhe sistemi

zgjedhor është komplet një çështje tjetër, për të cilën jemi në bisedime të vazhdueshme me PD", tha Tavo. Pas miratimit të formulës së financimit të partive politike nga buxheti i shtetit, pika më kulminante të reformës në ditët në vijim do të jetë numërimi apo votimi elektronik, por dhe mënyra e përbërjes së KQZ për të cilin mungon ende kompromisi mes PD e PS.

Në faqen zyrtare të DASH s'ka planifikim takimi mes Bashës dhe ndihmës sekretarit të shtetit, Reeker

SHBA, dështojnë takimet e Bashës Zëdhënësi i kryebashkiakut të Uashingtonit: Një banor i qytetit, me origjinë nga Shqipëria, i kërkoi kryebashkiakut të presë në një vizitë kortezie kryebashkiakun shqiptar dhe ai pranoi

TIRANE

Gafat në SHBA

vijon nga faqja 1 ...paracaktuar, ndërkohë që hamendësimet mund të shkojnë deri tek interesimi informal për qeverisjen në vend, për ngërçin politik në Shqipëri, theksojmë se Reeker pason në këtë post Kantrimen, si dhe në veçanti për ngjarjen e 21 janarit ku janë vrarë katër demonstrues të opozitës dhe ku SHBA është investuar përmes FBI-së dhe ambasadorit të saj në Tiranë Arvizu për zbardhjen e saj. Takimi i Bashës me zëvendësin e zonjës Klinton nuk ka qënë zyrtar. Për Lulzim Bashën nuk ka asnjë ftesë nga kryebashkiaku i Uashingtonit. Lajmin e bën të ditur vetë zëdhënësi i kryebashkiakut të Uashingtonit, i cili ka folur për Balkan Insight. Zëdhënësi Doxie Mçoy tha se nuk ka pasur një ftesë për Bashën, megjithatë kryebashkiaku Vincent Gray do e presë Bashën siç pret qytetarët e tjerë. E meqë Basha ka shkuar në Uashington për të treguar se si pret qytetarët në zyrë, do

Agjencia Balkan Insight përmend rastin e Jozefina Topallit, që nxori në media një foto bashkë me një kongresmen, të quajtur Bill Hanbury, por më vonë rezultoi se ai ishte thjeshtë operatori turistik. Ndërkohë një tjetër gafë u bë nga TVSH, e cila deklaroi se Topalli ishte takuar me Hillari Klinton, kur në fakt nuk ishte kështu.

Në foto: Lulzim Basha me Philip T. Reeker i rezervohet një pritje e tillë. "Një takim i shkurtër do të zhvillohet të martën. Një banor i qytetit, me origjinë nga Shqipëria, i kërkoi kryebashkiakut të presë në një vizitë kortezie kryebashkiakun shqiptar dhe ai pranoi pasi shpesh zhvillon të tilla takime," tha zëdhënësi Mçoy. Balkan Insight thotë se mediat pro-qeveritare në Shqipëri pretendojnë se Basha është ftuar në Uashington nga homologu i tij. Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës nuk i tha dot Balkan Insight nëse ishte një

vizitë zyrtare apo jo. Balkan Insight thotë se vizita të tilla në SHBA shihen si shumë të rëndësishme për politikanët shqiptarë. Agjencia përmend rastin e Jozefina Topallit, që nxori në media një foto bashkë me një kongresmen, të quajtur Bill Hanbury, por më vonë rezultoi se ai ishte thjeshtë operatori turistik. Deri më sot vizitë shtetërore të një shtetari shqiptar në Uashington ka bërë vetëm Sali Berisha kur ishte president dhe që u prit nga presidenti Clinton, i pasuar.

Nga ana tjetër vizitat me zyrtarët e lartë të Uashingtonit gjithnjë janë përdorur nga politikanët shqiptarë, por takimet e zyrtarëve të tjerë kanë qënë vizita me një karakter tjetër. Por dhe ish-presidenti Meidani ka takuar Clinton në shkurt të '98, kur ishte për vizitë në OKB. Pastaj Majko kur ishte kryeministër ka takuar Clinton kur ishte në Uashington në shkurt të 1999, kur merrej me Nev Vord telecom. Në prill të '99 Meidani ka takuar Clinton kur ishte per 50 vjetorin e NATO, u bë një mbledhje në Uashing-

ton. Në maj të 2001 Ilir Meta ishte për vizitë në Uashington për takime në Bankën Botërore dhe FMN dhe ka takuar Colin Pouell, atë kohë sekretar shteti. Pastaj është pritur nga kryetari i Komisionit të Jashtëm të Senatit Biden, nga zëvendëspresidenti Cheney dhe Keshilltarja e sigurisë Kombetarë Rice, dhe më pas u prit për rreth gjysmë ore nga presidenti Bush. I fundit ka qenë ishkryeministri Fatos Nano i cili ka qenë në Uashington në Mars të 2004 për një takim rreth pranimit në NATO, ku është takuar me presidentin Bush, bashkë me dy Kryeministra të tjerë.

Skema për në Kuvend

PS: 21 janari, Berisha të vihet nën hetim

G

TIRANE

rupi parlamentar socialist në mbledhjen e djeshme ka përcaktuar dhe skemën e funksionimit të debateve të lira në 60 minutshin sipas rregullores në Kuvend për seancën e ditës së enjte. Pasi të votojnë heqjen e imunitetit për tre deputetët socialistë, Doshi, Baraj dhe Balla, të cilët do të japin dhe shpjegimet e tyre, diskutantët e PS do të akuzojnë kryeministrin Berisha si urdhërdhënës dhe do kërkojnë që ai të vihet nën hetim nga ana e prokurorisë. Madje do t'i kërkojnë që meqënëse aq shumë deklaron se është i zhveshur përballë imunitetit, le ta dorëzojë imunitetin që të vihet në dizpozicion të organit të akuzës. Kreu i PS, Rama rikonfirmoi angazhimin e opozitës për të mbështetur hetimin e ngjarjeve të 21 janarit, duke siguruar se PS do të votojë të en-

EDI RAMA

PS: Kusht për në BE, lufta ndaj krimit

M

es mbrojtjes së krimit e të korrupsionit dhe statusit të kandidatit në BE për Shqipërinë qeveria e ka bërë zgjedhjen e saj, kryeministri e ka bërë zgjedhjen e tij duke mbajtur anën e krimit e të korrupsionit dhe duke marrë nën sqetull vrasësit e hajdutët. Sepse ai jo thjesht është i lidhur me ta po është në krye të tyre", tha Ramës.

jten në Kuvend pro heqjes së imunitetit të 3 deputetëve të saj, të dyshuar si organizatorë të dhunës. "Vënia e deputetët Doshi, Baraj dhe Balla në dispozicion të Prokurorisë në mbështetje të hetimit të 21 ja-

narit, e nderon PS-në. E mbështesim pa asnjë lëkundje e kusht hetimin dhe prokuroren, e cila gjendet përballë një presioni barbar të një pushteti të gozhduar përballë provave të zbardhura me ndi-

hmën e FBI. Vrasjet po zbardhen njëra pas tjetrës mbi prova të padiskutueshme. Ina Rama s'është Silvia Konti kur na intereson dhe "lavirja e bulevardit" kur nuk na intereson, por Prokurorja e Shqipërisë", tha Rama. Për të, qëndrimi politik për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ka të bëjë me interesin e Shqipërisë në përpjekjen për të ndërtuar shtetin e së drejtës, që s'mund të shkojë para pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Njëherësh kryetari i PS, Rama nënvizoi se ndëshkimi i vrasjeve është mësimi më i mirë që drejtësia mund t'i japë politikës. "Kushtetuta nuk mund të shkelet duke vrarë njerëz dhe as të përdoret si argument për të justifikuar vrasjet e qytetarëve. Tragjedia duhet zbardhur e ndëshkuar pa humbur kohë. Duhen ndëshkuar edhe përpjekjet e qeverisë për të fshehur provat", deklaroi kreu socialist.

LAJME SHKURT

Bashkëpunimi, Bamir Topi pret deputetët turq

Presidenti Topi priti Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë Kombëtare të Turqisë, Bozkir. "Shqipëria ndjek një politikë konstruktive dhe bashkëpunimi me fqinjët, pasi ne besojmë se nëpërmjet angazhimit dhe synimeve të përbashkëta, mund të kapërcehen sfidat politike, ç'ka i hap rrugë zhvillimit dhe integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike", deklaroi Topi. Nga ana e tij, Bozkir shprehu vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë dhe vuri në dukje nevojën për të ndarë e shkëmbyer përvojën pozitive integruese jo vetëm në kuadër të NATO-s, por edhe përgjatë rrugëtimit të përbashkët drejt BE. Delegacioni turk zhvilloi takime me Berishën dhe ministrin e Jashtëm Haxhinasto.

PS, Braçe në Berat premton besnikëri

"Pas një dite të plotë pune në Berat, falenderoj të gjithë kryetaret e PS të njësive vendore, të organizatave të PS në çdo qendër votimi, delegatët e Kongresit të PS, kryetarët e këshilltarëve socialistë, drejtuesit e zgjedhur të pushtetit vendor përfaqësues të PS, të angazhuarit e rinj në ndërtimin e strukturës së re të FRESSH, për detyrat e pëmbushura në kohë". Kjo ka qënë deklarata e nënkryetarit të grupit të PS, Braçe. I cili teksa s'ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit, e ka shfrytëzuar momentin për takime me strukturat në Berat, duke i vlerësuar për detyrat e përmbushura në kohë në plotësimin e regjistrave elektronike të anëtarësisë, sensibilizimin për referendumin e plehrave, duke rikonfirmuar besnikërinë për të vijuar bashkëpunimin me ta.


6

E mërkurë, 1 shkurt 2012

EKONOMI

N

jë marrëveshje për të bërë kursime, duke pakësuar borxhet, e kërkuar prej kancelares gjermane Merkel, u arrit dje, ndërkohë që nga vendet te bashkimit Evropian vetëm britanikët dhe çekët thanë ‚Jo' gjatë samitit të BE-së në Bruksel. Marrëveshje pati për masat në favor të rritjes ekonomike dhe vendeve të punës. Sipas marrëveshjes, do të

BE arrin marrëveshje për strategjinë anti-krizë

vendosen automatikisht sanksione për ata që tejkalojnë normën e deficitit. Siç pritej, Britania e Madhe nuk lëvizi nga pozicioni i refuzimit të saj strikt. Asaj iu bashkua, për habinë e shumë pjesëmarrësve, Çekia. Aktualisht, në tregun evropian të obligacioneve është rikthyer nervozizmi, me pasoja fatale para së gjithash për Portugalinë, ku

normat e interesit për letrat me vlerë janë në nivele rekord që prej futjes së euros. Norma e interesit për një obligacion dyvjeçar u rrit përkohësisht të hënën (krahasuar me të premten e javës së kaluar) me gati 6%, në rreth 21%. Te obligacionet pesëvjeçare, norma e interesit u rrit me gati 4% në rreth 23%, te ato dhjetëvjeçare me 2% në rreth 17%.

Shifrat, shumë më të ulëta nga parashikimet

Buxheti 2011, të ardhurat 9% më pak Pushteti vendor, rënie 32% nga 2010-a Lajmi Gjatë 12 muajve të vitit të kaluar, ekonomia ka pësuar një rënie të ndjeshme. Këtë e dëshmojnë shifrat e realizimit të buxhetit të shtetit për 2011-ën, sipas të cilave gati çdo zë rezulton me ulje të ndjeshme

TIRANE

GENC KONDI

T

ë ardhurat buxhetore gjatë vitit 2011 kanë qenë 8.8 për qind më të ulta se sa ishte parashikuar nga qeveria, kur çoi në Kuvend pr miratim, një vit më parë, projektligjin për Buxhetin e Shtetit për vitin e kaluar. Sipas statistikave më të fundit të ministrisë së Financave, ndër zërat kryesorë të të ardhurave, vetëm tatimi mbi fitimin e ndërmarrjeve rezulton me një rritje në masën 2.4 për qind, ndërkohë të gjitha zërat e tjerë janë me shenjën minus. Tatimi mbi të ardhurat personale, madje, është 12.8 për qind më i ulët se sa mendohej, nga akcizat janë mbledhur 7.4 për qind më pak të ardhura në arkën e shtetit, ndërkohë që TVSH-ja ka krijuar një deficit në masën 12.5 për qind, me atë çka mendohej kur u hartua ligji për Buxhetin 2011. Sigurimet shoqërore kanë arritur të grumbullojnë një shumë 4.6 për qind më pak se sa parashikohej, ndërkohë që sigurimet shëndetësore kanë një mosrealizim edhe më të madh: 8.6 për qind. Pushteti vendor ka shënuar rezultetet më negative, me të ardhura 31.8 për qind më të ulëta se sa planifikohej në fund të 2010-ës. Në ulje rezultojnë edhe shpenzimet (-8%), por ato nuk kanë mundur të frenojnë deficitin buxhetor, i cili ka qenë vetëm 2.3 për qind më i

REALIZIMI I BUXHETIT TË SHTETIT 2011, KRAHASUAR ME PARASHIKIMET FILLESTARE, TË FIKSUARA NË LIGJIN PËR BUXHETIN

Zëri

Buxheti fillestar 2011

(në milionë lekë) Të ardhurat Të ardhurat total TVSH Tatimfitimi Akcizat Tatimi mbi të ardhurat Pushteti vendor Sigurimet Shoqërore Sigurimet Shëndetësore

Fakti

Ndryshimi

362.223 136.242 19.252 43.659 32.084 17.300 51.210 6.730

330.451 119.189 19.712 40.403 27.967 11.791 48.839 6.152

-8.8% -12.5% +2.4% -7.4% -12.8% -31.8% -4.6% -8.6%

409.035 58.956 47.838

376.189 58.399 41.127

-8% -1% -14%

46.812

45.738

-2.3%

Shpenzimet

Shpenzimet total Paga Interesat Deficiti

Deficiti total Burimi: Ministria e Financave

NDARJA E FONDEVE BUXHETORE NË VITIN 2012

Funksioni

Shuma në 000 lekë

% ndaj Shpenzimeve totale te Buxhetit te Shtetit

Siguria Sociale dhe Mbrojtja Sociale Kosto e Borxhit Transporti dhe Punet Publike Arsimi Shendetesia Buxhetet Lokale Mbrojtja Rendi dhe Siguria Bujqesia Drejtesia Kultura dhe Argetimi Mjedisi Integrimi Shpenzime te tjera te Buxhetit te Shtetit Totalin i Shpenzimeve te Buxhetit te Shtetit

109,286,884 49,600,000 42,232,194 38,905,136 35,550,408 29,503,000 19,910,246 16,570,333 6,781,293 5,795,428 2,454,545 2,304,348 330,346 37,698,215 396,922,376

27.53% 12.50% 10.64% 9.80% 8.96% 7.43% 5.02% 4.17% 1.71% 1.46% 0.62% 0.58% 0.08% 9.50% 100.00%

Burimi: Ministria e Financave ulët se sa një vit më parë. Interesat e borxhit, të paguara më 2011, kanë qenë 41.1 miliardë lekë, ose mbi 400 milionë dollarë. Por, edhe gjatë këtij viti, në buxhet, barra e kostos së borxhit nuk është e vogël. Si-

pas ligjit të sapomiratuar për vitin financiar 2012, Mbrojtja Sociale dhe Sigurimet Shoqërore vazhdon të jetë funksioni kryesor që mbështetet nga buxheti, me 109.2 miliardë lekë apo 27.53% e gjithë Buxhetit shpenzohet për të.

Por, menjëherë pas kësaj, funksioni i dytë më i financuar në vitin 2012 është Kostoja e Borxhit. 49.6 miliardë lekë do të shkojnë për pagesën e interesave, duke bërë që shqiptarët të paguajnë për borxhin më shumë se sa për

Tatimet

Si do të deklarohen të ardhurat vjetore

TIRANE

T

ë gjithë qytetarët që kanë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë të reja në një vit do të jenë të detyruar të bëjnë deklarimin e të ardhurave në organet tatimore. Ndryshimet ligjore kanë përcaktuar si afat të deklarimit datën 30 shtator të këtij viti, kur edhe duhen dorëzuar deklarimet për vitin e shkuar. Zëvëndësministri i Financave tha dje se mendohet që 50-100 mijë persona të jenë pjesë e deklarimit të të ardhurave. "U mendua që pragu i deklarimit të shkonte nga 200 mijë lekë në 2 milionë lekë në vit. Natyrisht që për t'u dhënë mundësi për t'u përshtatur me këtë lloj ndryshimi, është menduar shtyrja e afatit të deklarimit të parë për këtë vit, që i përket fundit të shtatorit 2012. Nga shpenzimet e zbritshme përfiton ajo kategori tatimpaguesish që ka një të ardhur vjetore deri në 1 milion lekë. Tatimpaguesit që janë mbi këtë të ardhur, natyrisht që nuk do të për-

fitojnë nga shpenzimet e zbritshme", tha Alfred Rushaj. Deputetët e opozitës kërkuan më shumë kohë për aplikimin e kësaj skeme tatimore. Sipas tyre, sistemi ende nuk është gati për të përpunuar të dhënat dhe personat do të ndeshen me vështirësi. "Kemi një pamundësi që administrata tatimore të funksionojë dhe përpunojë deklaratat e individëve, qoftë rezidentë, qoftë jorezidentë. Ne kemi kërkuar shtyrjen. Ne e dimë që nuk ka një sistem, opozita e di shumë mirë që nuk ka një sistem të përpunimit të tyre",- tha Arben Ahmetaj, deputet i PS-së në mbledhjen e komisionit kuvendor.

rrugë, arsim, shëndetësi apo funksione të tjera shumë të rëndësishme për një cilësi të mirë jetese. Trasporti dhe Punët Publike renditet vetëm i treti, me rreth 42,2 miliardë lekë apo 10,64% të fondeve të buxhetit. Krahasuar me Bux-

hetin e Rishikuar 2011, ky funksion ka pësuar një rënie prej 7.8%. Po kështu, Bujqësisë, pavarësisht shpalljes në mënyrë të vazhdueshme si prioritet, për vitin 2012 i është alokuar vetëm 1.71% e fondeve të buxhetit.


E mërkurë, 1 shkurt 2012

7

EKONOMI PAPUNËSIA NË BE

DOGANAT SHQIPTARE

Përqindja e papunësisë në zonën euro regjistroi nivelin më të lartë historik në muajin dhjetor, me 10.4% të popullsisë aktive, sipas të dhënave të publikuara dje nga zyra evropiane e statistikave. Tani janë 16.5 milionë persona të papunë, 20 mijë më shumë se në nëntor. Në Spanjë papunësia ze 22.9% të forcës së punës

Projekti prej 2 milionë eurosh i financuar nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar modernizimin e doganave shqiptare, u mbyll dje me një ceremoni, ku ishte i pranishëm shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadori Ettore Sequi. Është përgatitur një projekt-kod doganor i ri, për shërbime në nivel evropian

Ministria e Financave tërhiqet nga "gjobitja" e të gjithëve me 100 lekë në muaj

Udhëzimi, kush nuk paguan për TV Të verbërit u detyruan më 2008 të paguanin taksë vjetore për televizionin publik, që nuk kishin mundësi fiziologjike ta shihnin, duke anuluar përjashtimin "socialist"

Lajmi

KATEGORITË E OBJEKTEVE DHE SUBJEKTEVE QË PËRJASHTOHEN NGA TAKSA E TELEVIZIONIT

Që nga fundi i vitit të kaluar disa kategori qytetarësh, objektesh dhe subjektesh nuk do të paguajnë më taksën mujore për televizionin publik, pas protestave nga konsumatorët e energjisë elektrike

TIRANE

GENC KONDI

M

e një Udhëzim të ministrit të Finan cave, Ridvan Bode, që nga ditët e fundit të vitit të kaluar përcaktohen kategoritë e qytetarëve, objekteve dhe subjekteve që nuk kanë më detyrim për të paguar, bashkë me faturën e energjisë elektrike, edhe një shifër prej 100 lekësh të reja në muaj për të financuar televizionin publik shqiptar. Me kalimin e kohës, në këtë drejtim ishin vërë re probleme të çditshme. Qytetarët shqiptarë, që ishin shpallur nga një komision medikoligjor "të verbër", pra që nuk mund të shikojnë, nga korriku 2008 u detyruan nga shteti i tyre të paguanin para' për emisionet televizive të Televizionit publik (TVSH). Në çdo vend të botës, ky duhet të konsiderohej skandal. Por, në Shqipëri, qeveria nuk e quajti diçka të çuditshme të taksojë të verbërit - njësoj si gjithë të tjerët - për emisione, të cilat ata vetëm mund t'i dëgjojnë, por, kurrsesi t'i shohin, në mungesë të shqisës së të parit. Këtë problem media e ngriti menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit në fjalë, por qeverisë do t'i duheshin dy vjet për ta korrigjuar. Korrigjimi konsistoi në përjashtimin sërish të invalidëve, veteranëve, por edhe të garazheve, etj, që nuk kuptohej se përsë duhej të detyroheshin të paguanin për TV. Sipas Udhëzimit, nuk janë më subjekt i pagimit të tarifës së shërbimit për përdorimin e aparteve televizive, invalidët dhe veteranët e luftës, in-

LAJME SHKURT

BSH: Ekonomia, rritje me gjysëm kapaciteti

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi se sektori bankar gëzon shëndet të plotë financiar. Sipas tij, stress testet e çertifikuara edhe nga FMN-ja tregojnë se të gjitha bankat mund të përballojnë goditje ekstreme. Guvernatori Fullani ishte i pranishëm në takimin rajonal të Bankës së Shqipërisë në qytetin e Fierit. Sipas guvernatorit, burim kryesor i rreziqeve është kriza ndërkombëtare. Fullani theksoi se kriza në këto vende do të ulë dhe prodhimin tonë të brendshëm. Guvernatori nënvizoi se, ekonomia shqiptare po rritet në gjysmën e kapacitetit të vet.

validët e punës, të verbërit, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, që duhet të paraqesin pranë zyrës së "CEZ shpërndarje" në momentin e pagesës së faturës së energjisë elektrike, librezën përkatëse, së bashku me dokumentin e identifikimit të personit që përfiton përjashtimin nga tarifa. Po kështu, përjashtohen përfaqësitë diplomatike, bashkësitë fetare, miniera,

Çmime rekord të arit në tregun vendas

ujësjellësa, puset e naftës, antenat e telefonisë celulare dhe garazhe. Institucionet që mbulojnë kategoritë e caktuara të

atyre që përfitojnë nga ky përjashtim, duhet të përcjellin kompanisë "CEZ shpërndarje" sh.a., brenda datës 15 janar të

çdo viti, listën emërore të kategorive të përjashtuara nga pagimi i tarifës së shërbimit për përdorimin e aparateve

televizive, si dhe gjatë vitit përditësimet përkatëse, nëse ka. Ky udhëzim ka hyrë në fuqi që më 27 dhjetor 2011.

Në tregun shqiptar, por edhe në atë ndërkombëtar, çmimi i arit është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2011 dhe, sipas ekspertëve, ai do të vazhdojë te njëjtën tendence si pasojë e efekteve të krizës. Rekordi i çmimit është shënuar 20 ditët e fundit, me rritje afërsisht 10 për qind. Shumica e investitorëve kanë rritur kërkesën për depozita në ar, sidomos gjatë muajit dhjetor. Deri tani ne tregun shqiptar çmimi i arit për cilësinë 18 karat është 6.500 lekë për gram, ndërsa për 24 karat ka shënuar shifrat 8.000 lekë për gram.

Çmimet

Gjirokastër, bileta urban rritet 67%

R

GJIROKASTËR

ritja e menjëhershme e çmimit të biletës së shërbimit urban ka detyruar dje qindra banorë të qytetit të Gjirokastrës të protestojnë pranë institucionit të Bashkisë. Prej më se një jave, linja urbane e transportit privat në lagjet Dunavat dhe Manalat, ka rritur në mënyrë të njëanshme tarifën e transportit, duke e çuar atë nga 30 në 50 lekë. Sipas drejtorit të Zyrës së Shërbimeve në Bashkinë e Gjirokastrës Dashmir Sejdo, rritja e biletës në masën 67% është krejtësisht abuzive,

ndërkohë pushteti vendor ka nisur një investigim për të verifikuar shkeljet ligjore. Nga ana e tyre, banorët e revoltuar janë shprehur të indinjuar për shumën që paguajnë, kjo për faktin se lëvizjet e tyre, duke llogaritur vajtje-ardhje arrijnë minimalisht në 100 lekë për person. Në qytetin e Gjirokastrës prej vitesh nuk funksionon shërbimi abone, ndonëse shërbimet publike në Bashkinë e Gjirokastrës, edhe pse kanë një kontratë ligjore me pushtetin vendor, asnjëherë nuk janë respektuar nga administratorët privatë. Pushteti vendor në

Gjirokastër, pritet të ndërhyjë ditët e ardhshme për të ndaluar këtë abuzivitet në kurriz të konsumatorit. Një njoftim për rritje të çmimit të linjave urbane në kryeqytet pak kohë më parë përfundoi pa asnjë ndryshim. Madje, u tha se, nga 30 lekë, do të kërkohej miratimi për rritje deri në 70 lekë për një biletë. Hazbi Parllaku, kyetar i shoqatës së transportit qytetas ka deklaruar më pas se në të vërtetë nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës për muajin shkurt, por kjo nuk do të thotë se ata heqin dorë nga kjo kërkesë, vetëm se shteti duhet t'u japë subvencione.


8

E mërkurë, 1 shkurt 2012

AKTUALITET ELBASAN, 4 TË PLAGOSUR

GREQI, VRITET SHQIPTARI

Një aksident i ndodhur dje në Elbasan është bërë shkak për plagosjen e katër personave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lazarej të Elbasanit. Policia njoftoi se tri automjete u përplasën mes tyre. Një mjet me targa AA 598 AC u përplas me një furgon mallrash me targa të Elbasanit si dhe një kamion me targa të Krujës 40 65 A. Njëri prej drejtuesve te mjeteve e mjeteve pësoi dëmtime më serioze nga aksidenti ndërsa u plagosën edhe tre persona të tjerë.

Një shtetas shqiptar u vra dje në Greqi pas një ngjarje të ndodhur pasdite në një lokal në Stylida të Lamias. Një grup shqiptarësh sipas medias, ishin duke pirë në një tavernë, kur kanë filluar të këmbejnë sharje e kërcënime me një grup prej tre grekësh, që ishin në të njëjtin lokal. Pronari i lokalit ndërhyri dhe për të ndaluar sherrin dhe dëboi shqiptarët nga lokali i tij. Sipas mediave, shqiptarët u kthyen dhe pronari rrëmbeu një armë gjahu që mbante në kuzhinën e lokalit dhe qëlloi mbi ta duke vrarë një prej tyre.

Përfaqësuesi ligjor i ish-zv.kryeministrit Ilir Meta

Lajmi Spartak Braho, përfaqësuesi ligjor i ishzv.kryeministrit Ilir Meta deklaroi dje se prokurorja e Përgjithshme Ina Rama duhet t'i kërkojë falje z.Ilir Meta për akuzat, sipas tij të pabaza, që bëhen sipas videos me ish-ministrin Dritan Prifti.

Braho: Ina Rama t'i kërkojë falje Metës! Prokuroria dështoi me çështjen Meta, e nisi me pasion politik

Z

yrtari i Lëvizjes Social iste për Integrim Spar tak Braho që njëkohësisht ishte pjesë e grupit të mbrojtjes së ish-zv.kryemi- nistrit Ilir Meta në Gjykatën e Lartë vazhdon të hedhë akuza të ashpra ndaj kryepro- kurores Ina Rama. Braho insistoi tek pafajësia e Metës dhe thotë se ka në dispozicion videot e përgjimeve që do t'i bëjë publike, siç deklaroi mbrëmë në emisionin "Opinion". Z. Braho përse ishit të pakënaqur me intervistën e Prokurorës së Përgjithshme? Prokurorja e Përgjithshme është personi i ngarkuar nga ligji për zbatimin dhe respektimin e ligjit. Është e para ajo që jo vetëm duhet të respektojë ligjin, por edhe duhet ta respektojë. E them këtë, pasi Prokurorja e Përgjithshme nuk duhet të fliste fare për çështjen Meta, sepse në datën 16, bazuar dhe në vendimin e Gjykatës së Lartë u mbyll. Dhe kur flet ligji të herë heshtin. Kryeprokuroren e pyeta unë z. Braho? Unë nuk them që ju kini bërë gabim. Gabimi është i saj, ajo nuk ka të drejtë që të prononcohet. Ajo ka folur për akuzën dhe jo vendimin? Ajo është vënë në dijeni të vendimit, i cili shprehimisht thotë; z. Meta shpallet i pafajshëm, pasi nuk ka fakte që të provojnë fajësinë e tij. Ajo ka bërë një akuzë publike? Dhe dështoi totalisht Që do të thotë fakti ekziston, por nuk provohet? Do të thotë se fakti nuk ekziston dhe nuk ka si provohet. Po videoja ekziston? Nuk ekzistojnë elementët e fajësisë që përbëjnë faktin për të cilësuar fajtor z. Meta. Totalisht nuk ka fakte. Pas kësaj pafajësi, Prokurorja e Përgjithshme, në mos duhet të kërkonte falje… Pse duhet të kërkonte falje? Falje, sepse ka dështuar. Dështoi profesionalisht, ngriti

Në foto: Kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe avokati i tij, Spartak Braho një akuzë si furtunë në gotë. Një akuzë që e panë gjithë shqiptarët në televizor? Po, por panë një akuzë e cila ishte totalisht e montuar. Ndaj u shpreh edhe gjykata. Gjykata thotë, në gjuhën e popullit, që e gjithë akuza ishte stuhi në gotë. Nuk ekzistonte asnjë fakt që e bënin Metën fajtor. Prokurorja e Përgjithshme shpjegoi akuzën që çoi në Gjykatën e Lartë… Prokuroja e Përgjithshme ka prekur rëndë integritetin e gjyqtarëve të Gjykatës. Sepse atë vendim e dhanë 5 me 0, është një rast i rrallë. Madje të gjithë të votuat në mënyrë kolegjiale, edhe nga mazhoranca edhe nga opozita. A keni ndikuar ju mbi gjykatën për të marrë një vendim në favorin tuaj? Kjo është një alibi që unë e kam dëgjuar për herë të parë në formën shpifjes nga z. Prifti, i cili akuzoi avokatët që kanë marrë kontakt me ekspertët. Kanë marrë kontakt me ekspertët? Në mënyrë kategorike, i vetmi kontakt me ekspertët ka qenë momenti kur ata bënë klonimin e materialeve, të cilat ua vuri në dispozicion prokuroria. Klonimi do të thotë që duhet të merreshin materiali bazë, filmimi dhe duhet duhet të ekspertohej. Ky klonim, apo kopjim është bërë në prani të forcave të policisë. Kanë qenë prezent 4-5 oficerë të policisë gjyqësore të prokurorisë, prokurorë dhe avokatët. Është realizuar me mjete moderne dhe për të cilën

kanë firmosur që materiali është marrë në rregull. Po ndërkohë kini biseduar me ekspertët? Në mënyrë kategorike, jo. Ne nuk i njihnim. Ne kërkuam si ekspertë z. Antonio Frederiko Si shpjegohet që videoja që sollët në këtë studio, mes Beqirit dhe Priftit ka pasur një dyshim që ka dalë nga ekspertët? Jo, këtë nuk e tha as znj. Prokurore e Përgjithshme. Ku e siguruat këtë video? Kjo është një çështje që e di kjo çanta këtu. Çanta e famshme që kishe dhe në emisionin e kaluar? Po "Çanta e Pandorës", ja kam marrë Pandorës. Pati një kontestim në kohën që unë intervistoja Prokuroren e Përgjithshme, lidhur me mjetin me të cilin është kryer regjistrimi. Unë shoh z. Frederiko ka një orë, a është kryer përgjimi Meta-Prifti me këtë orë? Para kësaj, desha të theksojë se Prokuroria dështoi totalisht me çështjen Meta sepse e nisi këtë çështje me pasion politik. Për 90 ditë Prokurores së Përgjithshme ju bënë të ditura me 9 letra, nga avokatët, nga vet z. Meta që po shkelte ligjin procedurale. Duke filluar që me mënyrën sesi operoi për thirrjen e ekspertëve. Në mënyrë të fshehtë kërkoi të bëhej ekspertimi nga një ekspertë në SHBA. Znj. Rama tha që ky ekspertë është betuar? Nëse e ka thënë këtu ka gën-

jyer, sepse betimi bëhet në gjykatë. Së dyti, eksperti duhet të pajises edhe më palët e z. Meta. Së treti, ekspertiza duhet të shkonte sipas rrugës ligjore. Domethënë me letër-porosi nga Ministria e Drejtësisë. E ka çuar në rrugë zyrtare Prokuroria… Nuk parashikohet në ligj. Vendimi i Gjykatës së Lartë e cilësoi të paligjshëm. Por kjo është edhe më pasoja dhe në mënyrë të qëllimshme. Çdo me thënë me pasoja? E dini sa ka vajtur kostoja e këtij procesi, 100 milionë. Në një çështje të tillë mund të shkojë edhe më shumë… Padyshim, mund të shkonte dhe më pak dhe rëndësi ka që prokuroria të ishte efektive. Pse ishit kundër këtij procesi? Skemi qenë asnjë herë kundër. Në një letër dërguar prokurores, këtë çështje i kërkuam. Na bëni palë në proces. Ka refuzuar në mënyrë kategorike. Më pas u dërguar tek eksperti britanik? Eksperti britanik u investua pasi ekspertit i SHBA nuk arriti ta pastronte. Eksperti britanik, megjithëse u pretendua që ishte një ekspert i mirëfilltë. Në shkresën e Prokurorisë thuhej që i dërgohej prokurorisë shkencore angleze, në fakt ishte një ekspert privat. Edhe ai bëri aq sa bëri. Por ne nuk kontestojmë ekspertët. Ne kontestojmë rrugën e përdorur nga Prokuroria. Prokurorja pranoi se fjala 700 mijë nuk dëgjohet, por 7 % dëgjohet…. Ju i kontestoni të dyja? Mirë që e thotë Prokurorja e Përgjithëshme që nuk dëgjohet, sepse në kërkesat për fillimin e çështjes penale ndaj z. Meta ajo shënon një lumë akuzash ku përfshihet edhe 700 mijëshi. Ndërkohë oficerët e policisë gjyqësore, në 6 akte ekspertimi që kanë bërë në asnjë rast nuk kanë zbulua shifrën 7 00 mijë. Ajo e pranoi edhe vet kur në shkruhet se për shkak të zhurmave nuk dëgjohet? Ju e kuptoni thelbin e atij shënimi që aty ka kontekst bisede.

7 % dëgjohet tha kryeprokurorja. Dëgjohet apo jo? Gënjen! Po si shpjegohet që pikërisht z. Meta tre ditë pas publikimit të videos ka dalë të shpjegojë 7 %? Nëse do ti thërrasim memories, në atë konferecë shtypi Meta ka dalë së bashku me një person tjetër dhe në atë moment, kur po e pyeste moderatori i ka ardhur një mesazh nga Agim Rrapaj, i cili bën të ditur se 700 mijëshi është pjesë e memos të cilën unë ja kam dërguar z. Prifti që dëshmon humbjen që ka pasur firma për shkak të vonesave në zhvillimin e koncesionit, e tenderit. Z. Meta në këtë moment ka refeltkuar dhe ka thënë që 700 mijëshi bën fjalë për atë pjesë të memos e cila mban datën 5 janar 2010, në të cilën administratori i shoqërisë "Vëllezërit Tola" thotë se; "janë 5 vjet që kjo shoqëri po investon sipas ligjit ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Gostimë. Investimet e kryera nga aksionarët kalojnë shifrën 700 mijë euro". Po thoni që është përmendur në bisedë? Atje nuk dëgjohet. Por ka shpjeguar këtë rrethanë. Në bisedë, në regjistrim nuk dëgjohet. Po 7 %? Po sipas kësaj memo 7 % është pjesë e aksioneve të shoqërive hungareze. Tre shoqëri hungareze kishin nga 7 % pjesë dhe po kërcënonin me largimin nga biznesi. Biseda që ka bërë Meta lidhet me këtë ankesë që ka bërë Agim Rrapaj në mënyrë të vazhdueshme duke vënë në dieni edhe z. Meta si Ministër i Jashtëm, por edhe Dritan Priftin. Sepse kishte një vendim gjykate, e cila detyronte ministrinë të niste procedurat, ndërkohë që Dritan Prifti mashtronte. Këtu është kjo shkresë e cila që në datën 5.01 thotë; "Zoti Kraja (sekretarit të përgjithshëm) këta kanë fituar gjyqin, të procedojmë"…. Ky muhabet është në datën 5 janar. Regjistrimi është bërë në 1 mars. Është muhabet kot. Nuk ekziston si muhabet. Në regjistrim nuk ka as 7 % dhe as 700 mijë.

LAJME SHKURT

Hetime për vrasjen e kryeplakut

Kryeplaku i fshatit Leshnicë, në Pogradec, shtetasi Myderi Verdha u vra dje me armë zjarri. Policia tha se në këtë kohë, eshte marre njoftim se ne nje nga kthesat e Qaf-PllocesPogradec, u gjet i vrare me arme zjarri, brenda ne mjetin e tij tip Mercedes- Benc me targa PG 5477B, shtetasi Myderi Safet Verdha rreth 50 vjec nga fshati LeshnicePogradec. Menjehere pas marrjes se njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe shkoi ne vendngjarje, ku po punohet intensivisht per identifikimin e autoreve si dhe zbardhjen e plote te rrethana te ngjarjes. Dy vite më parë një mik i ngushtë i viktimës, kishte mbetur i vdekur në një atentat ndërsa vetë viktima e vrasjes së djeshme, sipas burimeve nga policia, dyshohej se kishte marrë pjesë në një vrasje me pagesë.

Dhuna në futboll, plagoset arbitri

Plagoset në fushë arbitri i ndeshjes SkenderbeuFlamurtari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në stadiumin e Korçës ku gjyqtari Rigels Çokaj është qëlluar në minutën e 78 të ndeshjes. Njoftohet se arbitri ka marrë një goditje në kokë si pasojë e hedhjes së sendeve të forta. Incidenti ka ndodhur pas golit të dytë të shënuar nga Skenderbeu. Ndeshja është ndërprerë për disa minuta dhe më pas komisioni i arbitrave ka vendosur vazhdimin e takimit. Gjyqtari i plagosur u dërgua për mjekim pas ndihmës që mori në fushë ndërsa i zëvendësua nga kolegu i tij Artan Taullajaraj. Ndeshja mes skuadrave Skenderbeu dhe Flamurtari ishte e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.


E mërkurë, 1 shkurt 2012

9

RUBRIKA

NGA MIRA KAZHANI Në foto: Ambasadori Ettore Sequi gjatë shërbimit të tij në Afganistan

Lunch.com, një rrëfim ndryshe i ambasadorit të Be në Shqipëri

E

kam ndjekur Ambasadorin Ettore Sequi në Top Channel në emisionin e fëmijëve. Fillimisht më pëlqeu që mori hopa Arbanën dhe të gjithë shqiptarët duhen të kenë qeshur, sepse në fakt simbolikisht Shqipëria do dontë të rrintë në krahët e përqafimit europian. Por pas kësaj më pëlqeu mënyra sesi ai ju shpjegoi integrimin dhe Europën e Bashkuar fëmijëve kureshtarë. Ndryshe nga çdo here do ta nis këtë profil duke ecur pas në kohë. …Eshtë janar, viti 1985 një djalë i ri, i hollë pak i zeshkët, i veshur krejt thjesht me nje valixhe relativisht të vogël, sapo ka marrë anijen nga Sardenja, e cila do ta çojë në anën tjetër të Italisë, në fakt në zemër të saj, Romë. Eshtë i hutuar, totalisht i paqartë me jetën e re që e pret dhe me te drejtë, pasi kur të zbres nga kjo anije, e gjithë jeta e tij do të jetë një udhëtim rreth botës. Ai është Ettore Sequi. Me ambasadorin takimin e kemi lënë në mbrëmje dhe le ta quajmë një Dinner.com. Mbërrij tek “Aba 21”, restoranti me shije italiane i një qendre tregtare në Tiranë. Ai ka mbërritur më herët, ndërsa unë jam rrotulluar disa herë për të gjetur restorantin dhe kur mbërrita aty, e kuptova mirë sepse nuk e dija. Kemi vendosur që të flasim në anglisht edhe pse ndodh që gjatë rrugës italishtja bëhet e pranishme. Përpara se të nisim dialogun tonë, më thotë: Duhet të porosisim! Një kamarier, i cili ka qenë somelier gjatë emigrimit në itali vjen dhe na tregon për verërat. Unë e dua të ëmbël dhe pa shumë alkool dhe për koincidencë edhe ambasadori e preferon të tillë. Mes një “Merlot” nga Friuli i Italisë dhe një vere franceze ai zgjedh atë nga Friuli, sepse është origjina e gjyshes së tij, - tregon me një zë aq të ulët, sa mendoj që është fat që ndodhem në një restorant të qetë me pak muzikë klasike në sfond. Kështu të paktën mundem ta ndjek më mirë. - Si keni qenë fëmijë ? Ai mendohet pak, i hedh një sy ipad dhe më shikon drejt e në sy duke më thënë: Ja, siç më sheh tani. S’kam ndryshuar! Edhe pse ka kaluar jo pak kohë, rinia e Ambasadorit nuk më vjen aspak si film bardh e zi…Ngjarjet marrin ngjyrën e emocioneve që trazohen nga një puhizë malli për familjen dhe vendlindjen e tij, Sardenjën. “Studioja, jepja mësime tenisi, punoja në një radio…Kam bërë edhe një program kulturor në një televizion”, më thotë si për të më nënvizuar se e di mirë ç’do të thotë të jesh një gazetar. Pastaj nis e rrëfen ditën kur fitoi punën në Ministrinë e Jashtme të Italisë dhe emocionet që e kishin shoqëruar në atë udhëtim me anije. - E di, më thotë duke lënë të kuptojë se i kish shpëtuar diçka pa thënë. Unë jam Ettore i dytë në familje. Kam patur një xhaxha pilot dhe ai humbi jetën shumë i ri në një aksident ajror. Pak kohë më vonë linda unë dhe babai im me vuri emrin e tij, Ettore. Kam lexuar se është bërë një studim dhe statistikat thonë se dy njerëz me të njëjtin emër, vdesin në të njëjtën mënyrë. Mos po më thoni që keni frike se mos vdisni në fluturim? - Jo s’po them këtë, statistikat e thonë. A e keni frikë vdekjen? - Jo, aspak! Kjo është meritë e Afganistanit. Atje kupton sesa e brishtë dhe e përkohshme është jeta. Besoj që çdokush gjen mënyrat e tij për të trembur vdekjen, dhe ajo më e mira për mua është ta shohësh atë si pjesë të të jetuarit. Meqë jemi tek Afganistani do doja të më tregonit për gratë atje. Është vërtetë si në librat e Khaleid Hossein? Ai nuk mendohet gjatë por nuk të përgjigjet menjëherë. Çdo pyetjeje, i kthehet me një situatë. Edhe në këtë rast ai më tregon një ngjarje interesante.

Ambasadori Sequi, mes politikës dhe jetës në Tiranë Aktualisht jam duke lexuar "Kurban" e Ramës, por ende nuk kam arritur te fjalia që është një faqe

Ettore Sequi Kur ishte me mision në Afganistan ai dhe disa italianë të tjerë mundën që të krijonin terrenin që disa gra atje të punonin. Në Afganistan gjendet një gur blu “lapis lazuli” që thonë se sjell fat. Me këtë gur realizohen me dorë varëse, unaza, vezë zbukuruese e shumë të tjera. - Bashkëshorti i njërës prej grave që punonte me gurët e fatit u emërua polic në një qytet tjetër në Mazar-Sharif. Por nga ana tjetër, gruaja fitonte mjaft para dhe me një llogari të thjeshtë bashkëshorti i saj refuzoi detyrën e re. Këtë histori,- më thotë ai, ia kam treguar Ministrit të Jashtëm hollandez pak minuta se ai të mbante një fjalë në parlament, të cilit i dhurova gjithashtu dhe dy butonë këmishash që ishin përgatitur nga duart e grave në Afganistan. Ai e nisi fjalën duke treguar butonët e këmishës dhe tha fjalinë :- Afganistani po ndryshon! Në këtë mënyrë mora dhe unë përgjigjen. Tani gratë atje nuk hanë gurë si në librin e Khaleid Hossein (Një mijë diej vezullues) por si për ironi përmes gurëve, ato po fitojnë më shumë pavarësi, - i them atij me bindjen se e kisha kuptuar mesazhin. I largohem Afganistanit, sepse Tirana jonë nuk është aq ylber sa duket në pamje të parë, ka dhe ajo shpesh edhe pse të fshehur gjetkë “Kabulët” e saj mental. Nuk mundem as t’i shpëtoj një ngacmimi për gazetarinë e femrave këtu. Ai më përgjigjet sigurisht me një situatë: - Kudo në botë të jesh gazetar mashkull është shumë e vështirë, të jesh gazetare femër akoma më e vështirë. Në shqipëri të jesh një gazetar mashkull është e vështirë, të jesh një gazetare femër është e pamundur. Doja të të thoja, vazhdon ai, se fakti që këtu ka gazetare femra shumë të mira, do të thotë se e pamundura është sfiduar me një zemër dhe vitalitet që ju buron në palcë. Look, Mira, (më pëlqen ta shkuaj anglisht sepse e thotë vërtet ëmbël këtë shprehje), Shqipëria më pëlqen sepse ka shumë energji pozitive, keni ëndrra dhe nuk dorëzoheni lehtë. Nuk është tamam ashtu, - i them unë. Une shpesh dua të dorëzohem por se kam këtë luks. Nuk mund t’i them vetes pusho. Nëse nuk vazhdoj betejën rrezikoj të humbem përgjithmonë. Ai qesh pak dhe më thotë: Po çfarë kujton ti se është forca. As më shumë e as më pak sesa të kesh frikë nga humbja dhe të vazhdosh, sepse s’ke luksin të dorëzohesh. E shikon që jeni të forta ju femrat gazetare. Edhe meshkujt të fortë i kemi, - e

ngacmoj unë. - Njoh gazetarë shumë profesional dhe i çmoj për punën e tyre. Por nëse kam një gjë për të cilën flas me pasion për Shqipërinë ajo është rinia e këtushme. Nuk janë kështu të rinjtë italianë. Nuk kërkojnë me kaq forcë nga jeta më të mirën. Rinia shqiptare është e jashtëzakonshme. E them këtë kudo, në Bruksel, në Itali. Sikur t’ju njohin ju mirë do kuptojnë se ky vend ka shumë shpresë për të qenë aty ku e meriton. Ku e meritojmë? Në BE, sigurisht! Në Mars do ta marrim statusin? Nuk mund të të them një datë, por kam besim që brenda pak muajsh ju do të keni bërë një hap përpara. I rikthehem atij rrëfimi televiziv të Ambasadorit Sequi para fëmijëve, që më shtyu ta njoh më mirë Ambasadorin e BE (një përshkrim jo i zakonshëm i bashkimit që mban në këmbë Evropën). Sequi tha se ishte pak a shumë të dish të ndash lodrën dhe të mos zihesh me shoket e shoqet e kopshtit. Ndaj unë e pyes:- Dimë ta ndajmë lodrën ne? Dhe ç’është më e rëndësishme a kemi një lodër për të ndarë? - Sigurisht që po. Në shekuj, Evropa ka qënë e ndarë në luftra, e plagosur dhe në fund e humbur. Një ditë të gjithë kuptuan se të bashkëpunoje ishte shumë më fitimprurëse dhe kjo gjë për fat ndodhi. Nëse do të këtë këtë instikt edhe politika shqiptare dhe unë kam parë shenja pozitive dialogu, atëherë s’ka pse vendi juaj të mos jetë ne BE. Sa herë që bisedoj me stafin tim përpiqem që ata së bashku me mua të jenë të qartë kur shpjegojnë para shqiptarëve se çfarë është integrimi. Do të Xhaxhai i ketë më shumë siguri për ambasadorit jetën, për udhëtimet. E dini Sequi, Ettore që Shqipëria ka një mesatare dyfish më të lartë se Sllovenia për aksidente rrugore? Siç e kam thënë më parë fëmijët shqiptarë do të kenë lodra më cilësore dhe të sigurta për shëndetin e tyre. Ndryshimi do të jetë i ndjeshëm në aspekte të ndryshme të jetës. Ai di pak shqip dhe kjo sepse në Tiranë është hera e dytë që vjen me punë. Ka jetuar këtu në vitet 2000 si numri dy i ambasadës italiane në Shqipëri. Shumë gazetarë të njohur janë miqtë e tij sidomos ata që frekuentonin festat në tarracën e shtëpisë së tij në zonën e ish bllokut, shumë vite më parë. U gëzuat apo u mërzitet që ju caktuan më detyrë sërish në Tiranë? - Rregulli i artë është të mos kthehesh kurrë në një vend që ke qenë më parë. Një vend ecën, zhvillohet dhe ti rrezikon të sillesh sipas modelit të vjetër që ke në kokë. Mund të ndodh që të jesh i afeksionuar dhe kjo mund të të dëmtojë punën. Janë të shumta arsyet. Po unë thashë po, sepse e kam gjetur raportin tim me Shqipërinë diçka të rrallë. “Ky vend nuk të lejon ta njohësh kurrë deri në fund, dhe sigurisht as ta duash deri në fund”, thotë natyrshëm ai. Më kanë thënë se në shtëpinë tuaj keni

maska të Shkodrës, piktura të artistëvë shqiptar, qilimë?! Po, kam disa. I kam zbuluar përgjatë herës time të parë këtu. Më kujtohet se si u njoha dhe me Zef Shoshin, (piktor). Isha në rrugën e Durrësit dhe hyra në një galeri. Më bëri përshtypje një portret i Enver Hoxhës dhe e bleva. Më vonë jam takuar me z. Shoshi dhe ishte një suprizë për të dy. Meqë më sollët ndërmend Enverin, e keni lexuar librin e gazetarit Fevziu? Unë nuk lexoj shqip, por kam gjetur një mënyrë për ta bërë. Në stafin tim është njëri që i ka më pasion librat dhe ai më tregon ç’shkruhet në to. Ai më ka thënë se libri i Fevziut ka disa fakte që dihen dhe të tjera të panjohura. Por e mira është se këto fakte janë të shoqëruara më dokumenta. Po “Kurbanin” dhe “Shqipërinë” e Blushit? Në të vërtetë, aktulisht ai personi nga stafi im për të cilin të fola, po lexon Kurbanin. Eshtë diku nga mesi, por ende s’ka mbërritur në fjalinë e gjatë, që siç më thotë zgjat një faqe. Eshtë një fjali për kryeministrin, i tregoj unë. Nuk e di, - më përgjigjet ai. Ai personi nga stafi im ende s’ka mbërritur aty. Sa për librin e Blushit më kanë thënë se duket që është shkruar nga një intelektual. Ettore Sequi është një njeri i veçantë. Edhe pse përpiqet të ruajë disa fjali apo mendime, sërish besoj se ai e do këtë vend por më shumë sesa melankolik ai duket një karakter i rrallë dhe nuk duket sikur ka marrë më të mirën e Italisë. Nuk i pëlqen të jetojë për gjëra të vogla. Kërkon sfida dhe ngjarje në jetë. Njerëz nga stafi i tij thonë se është një punëtor i palodhur dhe mbaj mend që dikush më ka thënë saktësisht shprehjen: Ai vetëm punon moj, s’ka jetë për vete! Por sonte që po shijoj disa antipasta me krudo dhe verë Friuli, kuptoj se ai po korr grurin që ka mbjellë në mendjen e tij në atë anijen “Sardenjë-Romë”. Ai nuk dëshiron të zgjohet në mëngjes, të shkoj në punë dhe të mbaroj në 5 pm. Nuk duket të jetë as tipi i burrit që del dhe takon disa miq e në darkë kthehet në shtëpi. Ai nuk ka një shtëpi fikse, sepse pa dashje ose tërësisht qëllimisht shtëpinë e tij e ka ndërtuar diku në pasionin për të ndidhmuar botën qoftë edhe duke u përpjekur për ta njohur atë dhe jo vetëm si një diplomat por si një burrë që beson se në jetë nuk mund kesh vetëm një jetë, por disa! …. Eshtë ora 12 e mbrëmjes. Në rrugën e Elbasanit kalon një makinë me targa diplomatike. Brenda dëgjohet radio Top Gold, e preferuara e tij. Jashtë flitet shqip dhe bën pak lagështirë. Eshtë sërish Janar, por 27 vite pas atij rrugëtimi Sardenjë-Romë, Ettore Sequi vazhdon udhëtimin e legjendës së jetës së tij, së fundmi në Tiranë.


10

E mërkurë, 1 shkurt 2012

SOCIALE FORMULARI A1, NIS PUNA

GATI RREGULLORJA E MATURËS

Formulari A1 i maturantëve, në të cilin do të shënojnë lëndët që do të japin në provimet e maturës, do të jetë gati javës që vjen. Specialistët e arsimit thonë se po punojnë për t'i dhënë formën përfundimtare, ndërsa sqarojnë se këtë vit, ai do të pësojë disa ndryshim të rëndësishme, kjo pasi ka ndryshuar edhe kurrikula e lëndëve me zgjedhje.

Grupi i punës i MASH-it ka përfunduar rregulloren e zhvillimit të provimeve të maturës shtetërore 2012. Ekspertë nga grupi i punës, shpjegojnë se tashmë kjo rregullore, ndodhet mbi tavolinën e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, që do ta konsultojë me një grup më të ngushtë. Aktualisht pritet vetëm firma e ministrit që rregullorja të shkojë nëpër shkolla

INTERVISTA/ Flet Sejfulla Shtëpani: Cënim i autonomisë

"Ministri i Arsimit po politizon zgjedhjet" Ish-rektori i Sporteve: Tafaj po shkel ligjin Lajmi

Kriteri

Ministria e Arsimit dhe senati i Universitetit të Sporteve nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rregulloren e zhvillimit të zgjedhjeve për drejtuesit e rinj në këtë institucion publik. MASH ka ndërhyrë duke pezulluar zgjedhjet, por stafi akademik e shikon këtë, si cënim të autonomisë dhe shkelje të ligjit nga vetë ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Kriteri kufizues për personat që plotësojnë moshën e pensionit gjatë mandatit të dytë po aplikohet edhe të universiteti i Arteve dhe ai Elbasanit, por në këto dy institucioni nuk ka pasur probleme.

Faksimile e vendimit të Ministrisë së Arsimit që pezullon zgjedhjet

TIRANE

ESMERALDA KETA

N

ë universitetin e sporteve në Tiranë "beteja" për postet drejtuese ka pezulluar edhe vetë zgjedhjet. Shkak është bërë pika 7.10 e rregullores së zgjedhjeve, e miratuar në bazë të ligjit të arsimit të lartë, nga senati akademik i këtij universiteti, por që nuk ka marrë firmën e kreut të senatit, që është njëkohësisht edhe rektori i universitetit, Vejsel Rizvanolli. Ish-rektori i këtij universiteti, Sejfulla Shtëpani, në një intervistë për "Shqiptarja.com", thotë se ministri i Arsimit Myqerem Tafaj po ndërhyn në autonominë e universitetit dhe po shkel ligjin e arsimit të lartë. Profesor, çfarë po ndodh me procesin e zgjedhjeve në universitetin tuaj? Ata janë pezulluar nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Shkak për këtë vendim, është bërë pika 7.10 e rregullores, e miratuar me shumicë votash në senatin akademik, ashtu siç edhe përcakton ligji. Kjo pikë përcakton se "Nuk mund të kandidojnë për organe drejtuese dhe autoritet drejtues në UST, personat për shkak të daljes në pension në UST, nuk mund të plotësojnë mandatin 4-vjeçar". Sipas jush, a ka të drejtë ministria e Arsimit të marrë një vendim të tillë? Jo! Ministria e Arsimit, me këtë vendim, po tregon se i ka politizuar zgjedhjet në universitete dhe po mundohet t'i japë një dorë kandidatit të saj. Kjo rregullore, e përsëris edhe

Në foto: Sejfulla Shtëpani, ish rektor i Sporteve

njëherë, është miratuar në senatin akademik, dhe këtu nuk ka fare të drejtë të ndërhyjë ministria e Arsimit. Ajo me këtë veprim po cënon autonominë e universitetit.

AFATET

Tirana, kandidatët 6 ditë afat për të regjistruar emrin

U

niversiteti i Tiranës u ka lënë 6 ditë në dis pozicion për t'u regjistruar pranë komisionit qendror zgjedhur të gjithë atyre që duan të kandidojnë për rektor, dekan, shef departamenti apo dhe poste të tjera drejtuese. Regjistrimet do të mbyllen të dielën, ndërsa janë ngritur të gjitha strukturat që do të merren me organizimin e tyre, si dhe është vendosur që në këto zgjedhje do të ketë më shumë qendra votimi. Në Universitetin e Tiranës pritet të kandidojnë rreth 1 mijë persona që i përkasin stafit akademik, 400 personel administrate dhe 28 mijë studentë

Çfarë kërkon ministria e Arsimit? Pas ankesës së rektorit, Vejsel Rizvanolli, i cili mbush moshën e pensionit gjatë mandatit të dytë, ministria e Arsimit na ka nisur një shkresë ku na kërkon ta heqim kufizimin e moshës për të kandiduar për një post drejtues në universitetet. Po senati akademik a ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë? Unë jam vetë anëtar i senatit akademik, dhe kjo rreg-

ullore është miratuar me shumicë votash. Ndaj ne nuk kemi ndërmend të ndryshojmë rregullat vetëm se nuk i shkojnë për shtat një personi. Po çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në universitetin tuaj? Ligji parashikon që kush ankesa mund t'i drejtohet gjykatës, zgjedhjet zhvillohen dhe është gjykata ajo që vendos nëse ata janë legjitime, apo jo. Ligji është i qartë. A ka nisur fushata, a janë shpallur kandidaturat për postet drejtuese në universitetin tuaj? Sigurisht që jo. Gjithçka në universitetin tonë është bllokuar nga ministria e Arsimit dhe Shkencës, pa të drejtë.

Borë në Tiranë, Dibra -20C

0

I

TIRANE

ftohti siberian do të pushtojë vendin tonë. Tirana, por dhe e gjithë Ultësira Perëndimore e vendit do të mbulohet nga bardhësia e borës sot pasdite. Të gjitha parashikimet e meteorologëve dhe të Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror konfirmojnë se reshjet e para të borës që do të zbardhin kryeqytetin do të nisin sot pasdite. Drejtori i Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror, Kastriot Shurdhaj tha për "shqiptarja.com" se vlerat e temperaturave për 7-ditëshin e parë të shkurtit do të jenë nën mesataren shumëvjeçare. "Shtatë ditëshi i parë i muajit shkurt do të jetë kryesisht me mot të paqëndrueshëm dhe të

Pse ministria ka pezulluar zgjedhjet te Universiteti i Sporteve?

Shkak është bërë përplasja mes senatit dhe rektorit, për shkak të rregullores që senati ka miratuar, por që nuk ka marrë firmën e rektorit, që është njëkohësisht edhe kreu i senatit.

Përse nuk e firmos rektori?

Ai nuk është dakord me kriterin e kufizimit për të kandiduar për poste drejtuese nëse mbush moshën për pension, pasi vetë rektori mbush moshën për të dalë në pension gjatë mandatit të dytë.

PO senati a është dakord me MASH?

I ftohti siberian

?

PYETJE PERGJIGJE

ftohtë, me vlera të temperaturës nën mesataren shumë-vjeçare. Do të shoqërohet me reshje dëbore, të cilat do të përfshijnë pjesën e dytë të datës 1 shkurt

Lajmi Temperaturat minimale në këto ditë do të variojnë nga 20 gradë, që do shënohen në Peshkopi, Korçë e Kukës, deri në - 4 gradë, ndërsa temperaturat maksimale, nuk do i kalojnë 5 gradët dhe do variojnë nga 2-5 gradë celcius. Era do të fryjë mesatare deri në 20 km në orë nga veriu e verilindje

dhe Ultësirën Perëndimore. Intensiteti do të jetë i lehtë deri mesatar dhe do të vazhdojë deri më datën 2 shkurt. Era do të fryjë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi deri në 40 km orë" - na sqaron shefi i Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror, Kastriot Shurdhaj. Ndërsa për datat 3, 4 dhe 5 shkurt, ANTA parashikon reshje të shiut në Ultësirën Perëndimore, ndërsa dëbora do të vazhdojë në lartësitë mbi 400-500 metra. Temperaturat minimale për këto ditë do të variojnë nga -2 në -4 gradë celcius, dhe në 8-10 gradë celcius, ato maksimalet. "Në datat 6 dhe 7 shkurt do të ketë reshje të pakta dëbore në të gjithë vendin, por temperaturat do të jenë shumë të ulëta për shkak të masave të ftohta siberiane."- na tregon Shurdhaj.

Senati e konsideron ndërhyrjen e ministrisë si cënim i autonomisë dhe shkelje e hapur e ligjit.

Kush e harton rregulloren e zhvillimit të zgjedhjeve në Universitete?

Pas miratimit të ligjit të ri të arsimit të lartë, më 2008-ën kjo rregullore është hartuar nga vetë MASH-i, ndërsa përcaktonte që zgjedhjet e ardhshme, pra në zgjedhjet e vitit 2012, rregullorja do të hartohej nga vetë senatet akademike të universiteteve. Sipas anëtarëve të senatit të UTS, ata kanë marrë rregulloren e MASH-it të 2008-ës dhe vetëm i kanë bërë disa rregullime, siç është kufizimi i moshës për shkak të daljes në pension.


E mërkurë, 1 shkurt 2012

11

SOCIALE BASHA NË WASHINGTON

MBROJTJE PËR LIGATINAT

Gjatë vizitës së tij në Washington, kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka deklaruar se e puna më e madhe që ka bërë në Tiranë, është fakti që e ka nxjerrë atë nga konflikti politik. Kryebashkiaku Basha ka qenë i ftuar për të referuar në Qendrën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare John Hopkins SAIS, si vizionar i një modeli të ri qeverisjeje.

Ligatinat, e njohura ndryshe si rezervatet natyrore ujore, po kthehen gjithnjë e më tepër në një joshje për turistët që vizitojnë Shqipërinë. Zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bino, ka deklaruar dje se planet e zhvillimit dhe të mbrojtjes së këtyre rezervateve do të hartohen paralelisht me planet e zhvillimit turistik dhe rural.

REPORTAZH/ Çfarë ndodh në banesat e romëve në Babrru

Lajmi Familjet rome, të cilat që nga sot nuk kanë as edhe një vend ku të ngulin çadrat e tyre, po mendojnë seriozisht që "shtëpinë" e re ta ngrenë në oborrin e "Avokatit të Popullit". Madje, ata e kanë marrë aq seriozisht këtë deklaratë të Igli Totazanit, saqë kanë filluar e mendojnë nëse ai do të ketë vend për të gjithë.

Romët: Çadrat, sot në oborrin e Totozanit "Na premtoi vetë, ishalla ka ku të na mbajë" NËNA ME 12 FËMIJË

"Tre i kam çuar në jetimore"

TIRANE

N

ADJONA MEÇA

D

eklaratën e bërë një ditë më parë nga "Avokati i Popullit", Igli Totozani, se nëse nuk gjendet zgjidhja për 15 familjet rome që i ka përzënë pronari i tokës, do i strehojë në oborrin e institucionit që ai drejton, romët e kanë marrë seriozisht. Madje, nga një vëzhgim që bëmë dje pranë këtyre familjeve në Babrru, që jetojnë në skamje totale, por këta familjarë kanë filluar e diskutojnë se si "Avokati i Popullit" do i strehojë, pasi ata janë të shumtë në numër. "Nesër (sot) ne do të ngremë çadrat te "Avokati iu Popullit", se ai vetë na tha që nëse nuk gjendet zgjidhja të shkojmë tek ai, por ne kemi një problem. Ku do na

Lutemi që ky formulim të mos përfshihet në rregullore, pasi vendosja e një kriteri përjashtues për kandidatët përbën diskriminim për shkak të moshës mbajë ai të gjithëve, sepse ne jemi shumë në numër", - na thotë Përparim Lushi, njëri prej anëtarëve të 15 familjeve rome që rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur. Ajo çka të ofrohet në "shtëpitë e tyre" e tyre në Babrru është përtej jashtë çdo imagjinate. Dhe për më tepër që në këto ditë të acarta të janarit,

Në foto: Kampi i romëve i ngritur në Babrru dhe që sot do të dalin në rrugë ata nuk kanë asnjë mjet, jo vetëm për t'u ngrohur, por ata do të ishin të kënaqur sikur të kishin të siguruar vetëm tokën ku të ngulin çadrat e tyre. "Kur ngritëm çadrat dhe u larguam nga Stacioni i Trenit, te Ministria e Punës u bë një mbledhje ku morëm pjesë edhe ne. Drejtuesit atëherë na thanë se do të zhvendosemi në Babrru pasi aty do të kishim kushte më të mira. Na premtuan se këtu do të hapnin mencë, shkollë, do të na blinin motorra për punë….. Më vonë na thanë se do të qëndronim vetëm tre muaj, por siç e shihni, kanë kaluar plot një vit dhe asgjë nuk është bërë për ne, madje tani nuk kemi as ku të shkojmë. Fëmijët tanë po vdesin së ftohti, nuk kemi çfarë të hamë. Deri tani kemi marrë vetëm disa ndihma nga Kryqi i Kuq", - na thonë Përparim Lushi, Xhuliana Mustafai, Eqerem Mustafai dhe Natasha Bajrami, të cilët në këtë moment kërkojnë që për ta të ngrenë zërin mediat. Sipas tyre, para 3 javësh drejtori i kabinetit të Ministrisë së Punës u ka thënë se është marrë me qira një ambient në Sharrë, në mënyrë që ata të vendoseshin aty, por duket se dhe ky plan nuk ka funksionuar. "Kur erdhëm në këtë zonë ambasadori Amerikan dhe një përfaqësues i OSBE-së na thanë se këtu do të rrinim vetëm për tre muaj, ndaj tani që ka kaluar një vit ne

u bëjmë thirrje atyre të mbajnë fjalën e dhënë, përndryshe ne do shkojmë të ngremë çadrat te "Avokati i Popullit", ashtu siç vetë ai na tha. Shteti nuk ka bërë asgjë për ne, madje këto 2 muaj kemi qëndruar në këtë tokë vetëm sepse pronarit të tokës i vinte keq për fëmijët, por nesër (sot)ne duhet të ngremë çadrat dhe të largohemi", - u shprehën përfaqësuesit e familjeve rome, për "Shqiptarja.com". Blerina Tepelena, shefja e

sekretariatit për romët në ministrinë e Punës, thotë se janë në pritje të një vendimi të qeverisë për t'ia kaluar ministrisë së Punës godinën e ish-repartit ushtarak pranë zonës së Tufinës, atje ku mendohet të ngrihet vendstrehimi për romët, kësaj here përgjithmonë. Por deri në pritje të këtij vendimi, 15 familjet rome do të duhet të përballen me kushtet e këqija të motit, të cilat duke filluar që nga dita e nesërme do të jenë edhe më të rënda.

doshta më fatkeq ja është Natasha Bajrami e cila ka 12 fëmijë dhe thotë se nuk ka me çfarë t'i ushqejë. "Tre vajza, 3, 5, dhe 8 vjeçe i kam dërguar te shtëpia e fëmijës në Shkodër, nuk mund t'i mbaja, kam shumë mall t'i takoj por ja që nuk kam mundësi të shkoj dhe t'i shikoj si janë. Ndërkohë që me fëmijët e tjerë mundohemi të nxjerrim ndonjë lekë dhe të sigurojmë bukën e përditshme. Por në këtë situatë që jemi dhe me këtë të ftohtë jam e lumtur që si kam tre vajzat këtu",- tregon ajo me lot në sy.

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë ka ndodhur me romët që jetojnë në këtë zonë të Tiranës?

Bëhet fjalë për 15 familje rome, të cilat një vit më parë i ngritën me forcë nga stacioni i trenit, ku edhe kishin çadrat e tyre prej vitesh. Pas shumë ndërhyrjesh ata u strehuan në Babrru.

Po tani përse do të largohen?

Ka përfunduar kontrata që ministria e Punës kishte me pronarin e tokës ku ishin vendosur përkohësisht këto familje. Në të vërtetë ata duhet të largoheshin që andej në fund të dhjetorit, por pronari i thikës e ka shtyrë edhe me një muaj afatin. Nesër është dita e fundit kur romët duhet të ngrenë çadrat.

A ka pasur ndërhyrje nga shteti?

Pas denoncimit të këtij fakti nga vetë familjet rome, ka një angazhim nga ministria e Punës dhe "Avokati i Popullit" për të gjetur një zgjidhje.

A është gjetur zgjidhja?

Deri në këto momente jo. Ministria e Punës thotë se pret që qeveria t'ua kalojë në pronësi një ish repart në Farkë ku këta romë do të vendosen përfundimisht, ndërsa "Avokati i Popullit' ka deklaruar se nëse deri më sot nuk gjendet zgjidhja, çadrat do vendosen në oborrin e këtij institucioni.

Paketa ekonomike

Invalidët kundër ligjit të ri

P

TIRANE

ersonat me aftësi të kufizuar janë për përforcim të kritereve të atyre që do të marrin statusin e paaftësisë, por jo për shkurtim të përfitimeve ekonomike që ata marrin. Pikërisht për këtë arsye ata kanë kundërshtuar edhe nismën e re të qeverisë, për vendosjen e kritereve specifike për disa shërbime ekonomike që ata marrin. Ata kanë kërcënuar se nëse nuk gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre, personat me aftësi të kufizuar do të nisin protestat duke filluar nga Tirana. Deklarata është bërë nga kreu i Këshillit Kombëtar të personave që nuk shikojnë, Sinan Tafaj. "Nëse deri më sot, transportin e kemi pasur falas

në nivel urban për vete dhe për shoqëruesin dhe në nivelin interurban, gjysmë falas; nëse për energjinë elektrike ne kemi paguar 20 % të faturës,

Lajmi Vendimi i marrë një muaj më parë nga Këshilli i Ministrave, në bazë të të cilit personit me aftësi të kufizuara do t'i përcaktohet nga qeveria shuma që do të përfitojë për energjinë, telefonin apo transportin është kundërshtuar nga shoqata kombëtare e të verbërve. Sipas tyre, kjo është cënim i të drejtave të tyre, ndaj kërcënojnë me protesta masive

apo te telefoni kemi pasur një kufi deri në 2 mijë impulse, apo 2 mijë lekë të reja; tani kjo kërkohet të bëhet nëpërmjet një shumë që do të përcaktohet nga qeveria me kritere, procedura etj. Ne do të kërkojmë një zgjidhje kompromisi. Sigurisht që ne jemi për një reformë që do të ketë në bazë moscënimin e të drejtave",- ka thënë Tafaj. Këto deklarata u bënë gjatë prezantimit të fazës përmbyllëse të projektit më të fundit për personat e verbër të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian. Në saj të tij, në katër qendra komunitare në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër u ngritën katër qendra komunitare që ofruan ndihmë për këta persona në informacion, këshillim psiko-social si dhe argëtim.


12

E mërkurë, 1 shkurt 2012

KULTURE

Analiza

POETËT Ishin të paangazhuar drejtpërsëdrejti në kundërvënie me regjimin por sërish u vunë para skuadrës së pushkatimit… Ata në thelb kanë qenë heretikë dhe jetuan e krijuan si të tillë, duke e ditur, duke e parandier se do të zhdukeshin një ditë…

HERETIKË APO DISIDENTË? Leka dhe Blloshmi, arsyet e vërteta pse u çuan në pushkatim

NGA

SADIK BEJKO

M

Poetët

e botimin e veprës së plotë të G. Lekës dhe V. Bllosh mit, me publikimin e fakteve nga jeta e tyre, ngjan se është arritur rehabilitimi moral i këtyre martirëve. Krahas kësaj, atyre u janë dhënë medalje, deri dhe titulli i lartë "Nder i Kombit", u janë dhënë çmime letrare, janë shpallur qytetarë nderi, dy shkolla mbajnë emrat e tyre, janë përfshirë në FESH, një përmendore në Librazhd përkujton martirizimin e tyre: për ta janë shkruar studime, monografi etj. Mbase gjithçka është thënë dhe është bërë për ta. Në këtë parashtresë do ta shoh mbijetesën e tyre intelektuale e morale si bashkëpunim dhe si kundërvënie me sistemin mbizotërues të vlerave për kohën që jetuan. Por ishin ata disidentë? Meqë disidenca i shpreh, i publikon veprat, programet, idetë alternative në kohën e vet, në Shqipëri kemi patur disidentë apo heretikë? Kjo mendoj do t'i thellojë më tej dhe përgjigjet për pyetjen: pse dy njerëz të tillë, të paangazhuar drejtpërsëdrejti në kundërvënie me regjimin, u vunë para skuadrës së pushkatimit?

Jeta dhe vepra e G. Lekës dhe e V. Blloshmit hyjnë në këtë qark përfytyrimi, si: liri mes robërisë, liri e ndrojtur, e izoluar, por që mbijetoi dhe u zhvllua me aq sa mundi, nuk u shua veç me eliminimin fizik të tyre

1.

Sistemet totalitare janë të tilla që kërkojnë besnikëri absolute deri dhe të japësh jetën për diktatorin. Edhe më shumë sesa kaq: kërkojnë t'i mbetesh besnik diktatorit edhe kur ai vetë i drejton tytat e armëve mbi kokën tënde. Shumë besnikë të diktaturës kanë shkuar në ekzekutim duke thirrur: rroftë diktatori. Shumë të tjerë edhe pas 25 vjetësh në burg, deri dhe sot, kanë qenë e vazhdojnë të jenë besnikë të Komandantit, persekutorit të tyre. Si e pranishme, kjo dukuri, nuk është çmenduri a deviacion psiqik i bartësve të saj, është tregues i asaj që diktaturat e vënë njeriun në një raport varësie e robërimi, saqë ai mbetet përjetë peng i kësaj robërie. Po për këtë arsye, edhe kur diktaturat bien, besnikët e saj mbeten gjatë në shoqëri dhe idetë e diktaturës nuk zhduken me vdekjen e bartësve të saj. Ndaj ka njerëz që edhe sot mendojnë se të ndëshkuarit nga diktatura, diçka kanë bërë kundër saj, ndaj u ndëshkuan. Kjo mënyrë të menduari edhe qendron, edhe nuk qendron. Diktaturat totalitare ndërtohen mbi parimin e spastrimit. Partia bëhet më e fortë nga eliminimi i disa krerëve apo i kujtdo qoftë nga radhët e saj. Shteti bëhet më i fortë

Genc Leka

nga ekzekutimi, ndëshkimi, internimi i një pjese të shtetasve. Ndaj çdo pushkatim, burgim, internim përjetohej si festë: jemi me partinë, me shtetin, jemi më të fortë. Armiqtë në litar, në plumb etj. Ky parim i spastrimit si element i çimentimit të themeleve të diktaturës, prodhonte ndëshkime ciklike dhe ndëshkimin e cilitdo qoftë në hierarkinë e vlerave, në hierarkinë e pushtetit në ato vite. Sillte dhe atë që të ndëshkuarit më besnikë iknin nga kjo botë me thirrjen: rroftë diktatori. Ka që e thërrasin edhe sot.

2.

Kishte një pjesë në shoqëri që këtë parim e pranonte me rezervë dhe konformohej me të tërën. Kjo

forconte diktaturën dhe parimin e terrorit shetëror, të ndëshkimit ciklik. Kishte një pjesë tjetër që ishte në kundërvënie me këtë parim. Kjo kundërvënie gjallonte e heshtur në celula, në rrethe të ngushta, në ishuj të izoluar, por prapë frymonte si liri brenda diktaturës. Këtë dukuri filozofët e gjuajnë heterotopia, dmth topose, pika, vende heretike. Edhe gjatë Mesjetës, edhe gjatë diktaturave fashiste dhe të atyre komuniste kanë ekzistuar heretikët. Heterotopitë, pra familjet, gupimet, individët me prirje heretike përjetojnë lirinë në robëri, në burg, nën totalitaritetin rrafshues të shumicës. Heretikët kanë shije, sjellje, prirje, praktika të kundërta me shumicën

e mbizotëruar nga një ideologji që e shpall veten si më të virtytshmen, më të ndritshmen, më të arsyeshmen. Heretikët nuk duan t'i binden urdhërit rrafshues të mosparnimit të ndonjë alternative tjetër të besimit, të sjelljes, të shijes nga ato që shpallen si lig i përjetshëm. Herezitë nuk shpallen hapur, nuk kundërvihen hapur, i maskojnë sjelljet e veprimet kundër, derisa zbulohen dhe e pësojnë. Në Mesjetë hertikët janë djegur në turrat e druve, në diktaturat fashiste e komuniste kanë vdekur në kampet e shfarosjes në masë. A kishte shfaqje të heterotopisë nën komunizmin shqiptar? Sigurisht që ka pasur. Ato kanë qenë filiza të ndrojtura lirie aty midis ngricës së diktaturës. Duke qenë më të këqija se murtaja për diktaturën, përndiqeshin dhe shtypeshin pa mëshirë. Prapë nuk zhdukeshin, shuheshin këtu, ngrinin krye atje më tej. Rëndom në ato kohë sjellje e veprime të tilla quheshin "shfaqje të huaja". Kishte njerëz që bënin punë private, kur kjo nuk lejohej, mbanin në bodrume dhen dhe lopë, kishte gra që bën dashuri të lirë, djem që shkruanin poezi intime, vajza që ndiqnin modën, gra e burra që i bënin shtëpitë fole të dashurisë së ndaluar, njerëz që shisnin nën dorë mallra "të zgrapsura" nga fermat a kombinatet, tregtarë të orëve "Darvil", të metaleve të çmuara, homoseksualë, përkthyes të letërsisë së ndaluar, kumarxhinj, besimtarë që kuqnin vezët e pashkëve, që ndiznin qirinj në vende të shenjta, ndiqnin ritet fetare të ndaluara me kushtetutë, falltarë që shtinin letrat, përmbysnin filxhanë, shkrinin plumb, bënin nuska, qarkullonin dhe anekdodat e Tefë Palushit: dikur ne xhamin e dyqanit shkruhej "Kasap" e gjeje mish brenda, tani shkruhet "Mish" e gjen kasap, etj. Një prift, dom Shtjefën Kurti u pushkatua se pagëzoi një fëmijë në Lushnje.

3.

Mendoj se jeta dhe vepra e G.

Lekës dhe e V. Blloshmit hyjnë në këtë qark përfytyrimi, si: liri mes robërisë, liri e ndrojtur, e izoluar, por që mbijetoi dhe u zhvllua me aq sa mundi, nuk u shua veç me eliminimin fizik të tyre. Heretizmi i tyre shfaqej në sjellje, në mënyrën e të jetuarit, në shijet, në mosthyerjen morale dhe intelektuale, në shkrimin dhe përkthimin e poezive që ishin brenda shijeve të tyre personale dhe në kundërvënie të nënkuptuara qartë me kohën; në atë që ata u përjashtuan nga shoqëria e të diturve, iu hoq e drejta të ekzistojnë si intelektualë dhe ata në heshtje vazhduan të mbijetojnë; në atë që ata i zhvilluan shijet dhe përmbajtjen e punës së tyre krijuese përgjithësisht të shkëputur nga rrjedha e kohës; në atë që ata nuk e ulën kokën, jetuan si njerëz të lirë në marrëdhënie me njëri-tjetrin, në atë që ata u përndoqën nga Sigurimi, por nuk bashkëpunuan me Sigurimin a me struktura të tjera represive të shtetit. Pra, jetuan disi me kokën nën jorgan për t'u mbrojtur nga acari i diktaturës, për të qenë vetvetja dhe kështu të strukur, të mënjanuar, të përndjekur këmba-këmbas. Pranuan poshtërime publike, punën e rëndë në minierë, në fermë a në sharrë dhe ruajtën dinjitetin e vetes, të familjes, të sjelljes në shoqëri. Ky mund të quhet heroizëm moral dhe intelektual. Në Shqipëri ku akte heroike quhen punët me armë në dorë, kundërvëniet ballë për ballë, heroizma të këtij lloji nuk përfillen. Por këtu ndahen njeriu i mendimit nga njeriu i veprimit. Heroizmi në fushën e njërit ndryshon nga ai në fushën e tjetrit. Nuk është spektakolar, nuk është i bujshëm heroizmi intelektual. Po si i tillë është më i vyer për ato shoqëri që vlerësojnë dinjitetin e të diturit, kundërvënien e të heshturit, lirinë e të përjashtuarit, e të ndëshkuarit. Kur V. Blloshmin e pyetën në hetuesi si ç'ka dashur të thotë kur ka shkruar në ditar që kam jetuar mi-


E mërkurë, 1 shkurt 2012

13

KULTURE

Opinion Spastrimi Ka njerëz që edhe sot mendojnë se të ndëshkuarit nga diktatura, diçka kanë bërë kundër saj, ndaj u ndëshkuan. Kjo mënyrë të menduari edhe qendron, edhe nuk qendron. Diktaturat totalitare ndërtohen mbi parimin e spastrimit.

Vilson Blloshmi

të jetojë si njeri i mendimit. Ta mbushë me leximin e poetëve të ndaluar, me përkthimin e tyre, me poezitë e tij, me dashurinë për njerëzit e për jetën, me martesën e tij me një aktore nga kryeqyteti që e solli në Bërzeshtë, me letrat frëngjisht dërguar të kushërirës, piktores Lumturi Blloshmi, me kitarën ku luante këngët e bitëllsave, me esetë e Hygoit, të Edgar Poesë, të Teofil Gotiesë, të Pol Klodelit… Një njeri me këto shije dhe sjellje i përket klimës së viteve '70 të erës komuniste, apo mos është bashkëkohës i Migjenit, i Mitrush Kutelit dhe i gjithë të rinjve të viteve '30 të shekullit që shkoi? Ja për këto u dënua ai. Jo se kish sabotuar, apo se kishte një plan konkret për rrëzimin e pushtetit, apo se kish shkruar poezi të kundërvënies së drejtpërdrejtë me regjimin. Genc Leka ka qenë po në këtë vazhdë me të kushëririn. Veç ai njohu kënaqësinë e botimit të disa poezive në fillim të viteve '60, pati një marrëdhënie gati dhjetëvjeçare me Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë si mbledhës i fjalëve dhe i shprehjeve të rralla, pati një letërkëmbim shkencor të gjatë me prof A. Kostallarin, drejtorin e këtij Institutit. Prof E. Lafe në parathënien e fjalorthit të G. Lekës, botuar në Veprën e plotë të tij e cilëson atë si "dëshmor të gjuhës shqipe". Fjalë të mbledhura nga G. Leka janë përfshirë në "Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe". G. Leka shkroi dhe tri studime etnografike për zonën, studime që i qëndrojnë kohës. Ai na vjen i profilizuar si kërkues shkencor, si etnograf dhe si poet. Prof Emil Lafe nuk e tepëron në vlerësimet për Le-

dis zjarrit dhe barutit, ai u përgjigj se kjo do të thotë që "të jesh i shkathët në vuajtje". I shkathët në vuajtje? Pra, të pranosh vuajtjen, poshtërimin, robërinë dhe të kesh shkathtësinë që të mbijetosh dhe të krijosh. Kjo është më e vështirë sesa t'i Genc Leka dhe Vilson Blloshmi në bësh bashkë zjarrin thelb kanë qenë heretikë dhe jetuan e e barutin dhe të hidhesh në erë. V. krijuan si të tillë, duke e ditur, duke e Blloshmi ka qenë i parandier se do të zhdukeshin një ditë ndërgjegjshëm se në ngushticën vdekjeprurëse, në hapësirën ku baruti është disa gishta larg kën. Kishte studiues me tituj në Tiprej zjarrit, aty është vënë të jetojë. ranë që nuk i kishin këto arritje në Dhe këtë ngushticë të ankthshme ai moshën e G, Lekës. kish vendosur ta mbushë me punë G. Leka poet në mjetet shprehëse në sharra e në minierë që të jetojë është më tradicional nga Blloshmi. me bukë dhe me punë krijuese, që Është disi elegjak, disi nën ndikimin

e Eseninit, lirikut rus. Prapë G, Leka është fin në bashkëpunimin dhe në kudërvënien me kohën e tij. Ndaj Vilsonit të zymtë, Leka vjen i ëmbël si poet. Poezitë e Lekës luajnë me ambiguiditetin. Ai na thotë se poezitë e tij janë si ato pardesytë që mund të vishen nga të dyja anët. Këtë e dëshmojnë mjaft poezi. Poezia për "Miqtë e parë" mund të lexohet si evokim për partizanët, por dhe si poezi për diversantët, për kthimin pranë oxhakut, duke ecur fshehurazi nëpër monopate, të të atit dhe të shokëve të tij të arratisur. Poezia për shtëpinë e fëmijërisë shpreh trishtimin për kalimin e viteve, por dhe dhimbjen për shtëpinë atërore që ia rrafshuan nga themelet, kur Bardho Leka, i ati, u arratis. Poezia për "mësuesin e parë" në planin e saj të dytë është poezi për të atin. Genc Leka ka qenë vërtet fin në këtë lojë në telin e hollë të dykuptimësive. Edhe kur shkruan për Sergej Eseninin, apo për Poetët e Horasanit, poetët persianë, ai flet për fatin e vet, gati profetizon martirizimin: Toka që e deshtë aq shumë/ si një shpirt që s'gjeti ngushëllim/ priti sa të binit ju në gjumë/ dhe pastaj u drodh me dëshpërim.

PËRFUNDIMI

Heterotopitë janë dukuri të pandara të shoqërive totalitare. Dhe se luftohem pa mëshirë, ato nën një dukje të re shfaqen prapë e prapë. Në këtë hulli rasti i Genc Lekës dhe i Vilson Blloshmit është shumë domethënës. Ata në thelb kanë qenë heretikë dhe jetuan e krijuan si të tillë, duke e ditur, duke e parandier se do të zhdukeshin një ditë. Ky përfundim nuk e përjashton atë që Leka dhe Blloshmi përndiqeshin si pasardhës të dy familjeve armiqësore për regjimin. Përkundrazi. Dy familjet armiqësore edhe nën diktaturë arritën të prodhojnë vlera, stil jetese, poezi, krijimtari. Këto dukuri nuk kishin të bënin me të kaluarën e tyre. Këto familje, të katandisura pa emrin dhe autoritetin e dikurshëm, u përtëritën nga e para në shfaqjet heterotopike, kundërvënëse, nën diktaturë, shfaqje që ishin të paracaktuara që të zhdukeshin me gjithësejt. Blloshmi dhe Leka nuk janë disidentët tipikë, në kuptimin që ka marrë ky term për sivëllezërit e tyre të erës komuniste në Europën Lindore.

Shikimi i Angelopoulosit JETON BUDIMA

N

jerëz të ndryshëm në histori dhe me histori, migracionet dhe emigracionet, protagonist dhe antagonist, mitologjia dhe realiteti…Theo Angelopoulos, pa dyshim, ishte përfaqësuesi më i njohur i filmit të ri grek dhe njëri ndër regjisorët më eminent të gjysmës së dytë të shekullit njëzet. E karakterizonte një miks i veçantë në mes të historisë dhe estetikës dhe distanca nga angazhimi dinamik i kamerës, i cili tipizon ditët dhe mentalitetin e sotëm. "Flachbacku" në histori i cili është prezent në filmat siç janë "O Megalexandros" ose "Eternity and the Day" ose "Ulysses Gaze", i cili si duket trashëgohet nga Homeri, krijon një strukturë epike me ndihmën e një mbindërtimi vizual, i cili stilizohet në vazhdimësi ashtu si organizohen freskat religjioze. Lidhja e epokave dhe dekadave të ndryshme në një pike të përbashkët, organizimi kolektiv i skenave, organizimi koral i situatave dramatike dhe mizanskenës,e uniteti dramatik i ndodhisë sikur përkujton Akiro Kurosavën dhe tendencën që çdo gjë të ilustrohet me sa më pak kuadro… pikëllimi, mjegulla, shtimungu i cili zhvillohet në drejtim të "bojës pa bojë", fushat e zbehta dhe simbolizmi i zhvilluar detyrimisht sikur ishin Theo Angelopoulos elemente të cilat në mënyrë direkte dhe indirekte do ta vërtetonin stilin epik. Në stilin e tij i cili normalisht gjithnjë mbështetet në histori mund të deshifrohen edhe autorë të rëndësishëm ashtu si Mizoguçi, Murnau, e poashtu edhe Godard dhe Tarkovski. E gjithë veprimtaria e Angelopoulosit ndoshta mund të ndahet në dy periudha të caktuara: A) Periudha e historisë e cila gjendet në planin e parë dhe merr rolin e një protagonisti; B) Periudha e historisë e cila nuk e ka rolin e protagonistit mirëpo gjendet në backgraund dhe të gjithë ne me dashje apo pa dashje merremi me pasojat destruktive të atyre të cilët këtë histori sikur e harrojnë pas vete. Ndoshta të gjithë filmat e Theo Angelopoulosit, pavarësisht nga zhanri dhe stili, mund të duken si ëndërr ,filma me shumë atmosferë dhe peizazh e enigmatik në tregim. Unë edhe sot i kam në kokë kuadrat-sekuencë nga "Ulysses Gaze"(1994). Odiseu zgjohet në Itakë në kohën e sotme dhe fillon udhëtimin nëpër Ballkan. Protagonisti i filmit është regjisori grek, i cili rikthehet në Greqi pas një kohe të konsiderueshme të kaluar në SHBA. Protagonisti i cili është në kë kërkim të vetvetes nuk mund të xhirojë filma për shkak se këto fotografi tashmë e kanë humbur çiltërsinë dhe në njëfarë mënyre ekziston rreziku që si art të zhduken deri në rrënjë në shekullin e njëzetenjë. Ky udhëtim vazhdon nëpër Shqipëri, Maqedoni, Bullgari, Serbi, Rumani e pastaj kemi rikthimin me ndihmën e Vukovarit (Kroaci) dhe Sarajevës, rikthimin e Leninit gjigant-skulpturë të copëtuar me një simbolikë evidente. Gjatë realizimit të këtij filmi Theo Angelopoulos do të deklaronte diçka In memoriam për regjisorin kështu "Nëse ky është film e njohur grek Theo autobiografik, po e xhiroj Angelopoulos (1935-2012) për shkak se Ballkani ësh- i cili, para pak ditësh, vdiq të nëna e civilizimit euronë një aksident rrugor. pian, e Europa pa na kupton çdo ditë e më pak… Filmi im është ballkanik, për shkak se të gjithë ne të cilët jetojmë në këto treva e ndajmë fatkeqësinë e përbashkët me shumë konflikte brenda një shekulli, kështu që duhet shumë më mire të kuptohemi dhe bashkëpunojmë. Konsideroj se të gjitha këto konflikte janë të pakuptueshme dhe se të gjithë ne të cilët jetojmë në Ballkan kemi obligim të mësojmë se si jetohet së bashku për shkak se kjo është toka e jonë nga e cila nuk kemi ku të shkojmë." Odiseada e Theo Angelopoulosit, krenaria dhe inteligjenca e tij do të thyhen me fenomenin e determinimit, i cili do vie nga një motoçikletë e vogël gjatë xhirimit të filmit më të ri "The Other Sea", duke na dëshmuar se jemi shumë të vegjël para ligjeve të kozmosit, pavarësisht se sa e përjashtojmë "deus ex machina" e jetojmë si heronj. Express


14

E mërkurë, 1 shkurt 2012

AKTUALITET

Tentoi të grabiste qëllohet për vdekje nga pronarët

V

rasje në mes të Tiranës. Shkon për të grabitur, por gjen vdekjen nga goditjet me mjete të forta të dy pronarëve të dyqanit. Rreth orës 19.00 të mbrëmjes në tregun "Çam", një person humbi jetën pasi u qëllua për vdekje nga dy biznesmen. Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, është qëlluar me mjete të forta shtetasi Kjaldi Sejfullahu, 30 vjeç, teksa tentoi të grabiste një dyqan, pranë tregut pranë "Çam". Të njëjtat burime

saktësuan se autor i kësaj vrasje në orët e mbrëmjes, është shtetasi Vilson Laku. Mes grabitësit dhe shtetasve Elson Ruçi e Vilson Lako, ka patur një përleshje. Pas këtij moment sipas burimeve të policisë ka qenë shtetasi Vilson Laku, ai që e ka qëlluar me mjete të forta, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Pas marrjes së sinjalit nga banorë të zonës, mbërritën në vendngjarje edhe forca të policisë të komisariatit numër 3, të cilët kryen

edhe veprimet e para hetimore. Policia bëri të ditur se kanë qenë dy biznesmenët ata që kanë patur një grindje me viktimën, për të cilin dyshuan se u fut në dyqan për të grabitur. Policia ka marr në pyetje dy bisnesmenët dhe pas veprimeve të para rezultoi se autor I mundshëm i vrasjes së 30 vjeçarit, Klajdi Sejfullahu, është Vilson Laku. Sipas policisë në trupin e viktimës janë konstatuar plagë të marra nga goditjet me mjete të forta.

Sindikata e policisë propozon shtimin e strukturave të rolit bazë

Reforma në polici ngrihen grupet e punës Largimet nga puna në mënyrë abuzive, rikthimi në detyrë Lajmi Reforma

Policia e shtetit po pregatitet të bëjë një tjetër reformë. Këtë radhë e ndikuar nga kushtet në të cilat ndodhet dhe nga rritja e vazhdueshme e kriminalitetit. Për të përballuar më mirë, efikasitetin në punë dhe për të ulur shpenzimet në qendër, është propozuar, rritja e numrit të punonjësve të rolit bazë dhe shkurtimi i tyre në qendër.

P

Një tjetër reformë, pritet të prekë policinë e shtetit. Këtë radhë nuk bëhet fjalë për largim nga detyra të punonjësve të policisë të rolit bazë, por për shtimin e tyre. Është menduar që të bëhet një lëvizje, e cila do të shtonte forcat e policisë dhe do të pakësonte të punësuarit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

TIRANE

roblemet e shumta me të cilat përballet policia e shtetit, kanë detyruar drejtuesit e saj, që në bashkëpunim me sindikatat dhe specialistët përkatës, të analizojnë ndryshimet e mundshme. Një tjetër reformë, pritet të prekë policinë e shtetit. Këtë radhë nuk bëhet fjalë për largim nga detyra të punonjësve të policisë të rolit bazë, por për shtimin e tyre. Është menduar që të bëhet një lëvizje, e cila do të shtonte forcat e policisë dhe do të pakësonte të punësuarit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Por për të arritur deri këtu, kryetari i sindikatës së policisë, Sadetin Fishta shprehet se duhet shumë punë, madje kërkohet ndryshimi i ligjit për policinë e shtetit. Pikërisht në këtë pikë po punohet, thotë Fishta. Ai shprehet se janë ngritur grupet e punës, të cilat do të studiojnë të gjithë mundësisë si dhe legjislacionin përkatës. Pasi të jetë përfunduar faza e parë e punës, do të vijohet më tej, me propozimin për ndryshimin e ligjit. Fishta u shpreh se është menduar që numri i punonjsve të policisë të rolit bazë, të shtohet deri në 1000. Por ky numër do të pakësohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Është propozuar që për një numër të punësuarish në drejtori të ketë ulje në gradë, por jo të pagës. Në këtë mënyrë do të mund të shtohet numri i policisë në bazë, me qëllim përmirësimin e

Drejtoria e Përgjithshme e policisë strukturave në terren. Një tjetër propozim i bërë nga sindikata e policisë, është edhe ulja e numrit të qarqeve. Nga 12 qarqe që janë aktualisht është menduar që të arrihet në 5. Ndërsa nga 7 drejtori rajonale të kufirit duhet të bëhen 3 drejtori rajonale. Por të gjitha këto janë projekte të cilat po studiohen. Vetëm pasi të ketë mbaruar puna me grupet e ngritura, do të mund të diskutohen dhe të bëhen realitet.

RIKTHIMET NË PUNË

Policia e shtetit përballet

edhe me një tjetër fenomen, i cili lidhet me rikthimet në punë. Aktualisht në zyrat e sindikatës së policisë, kanë mbërritur tre vendime gjyqësore, të fituara nga punonjësit e pushuar nga detyra. Sipas kryetarit të sindikatës, Sadetin Fishta, këto vendime janë të detyrushme të zbatohen nga strukturat e policisë së shtetit. "Janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për të rikthyer në punë këta punonjës, të cilët janë pushuar padrejtësisht nga detyra. Të pushuarit në këtë rast nuk

janë punonjës të rolit bazë, por ata me gradë ne policinë e shtetit"- tha Fishta. Sa për lëvizjet e strukturave të rolit bazë, Fishta u shpreh se ato janë të shpeshta.

TË LIRUARIT

Aktualisht policia e shtetit po përballet me pakënaqësitë e shumta të strukturave të ndryshme, të liruara nga detyra. Që nga viti 2009 deri në fund të vitit 2011 nga policia janë liruar 2900 punonjës. Sipas sadetin Fishtës, ky numër i lartë të larguarish nga policia e shtetit, kanë

dalë në pension të parakohshëm. Fishta shprehet se problemi dhe konflikti me strukturat e larta të policisë qëndron pikërisht këtu. Të liruarit nga detyra dhe nxjerrë në pension të parakohshëm, aktualisht paguhen me një pagë fare minimale. Fishta shprehet se, ky konflikt është duke u diskutuar, pavarësisht se deri tani nuk ka një finale. Ndërkohë sot pritet të diskutohet në drejtorinë e policisë së shtetit, buxheti i dhënë nga qeveria për vitin 2012. Pjesmarrës në diskutim do të jenë edhe përfaqqësues nga sindikata e policisë, të cilat janë të interesuar për shpërndarjen e parave.

Ceremonia

Ora News mbush 5 vjeç mes miqve

TIRANE

D

je televizioni Ora News festoi 5 vjetorin e krijimit të televizionit në prani të ambasadorëve, ministrave, deputetëve, politikanëve, gazetarë, artistë miq e dashamirës, të gjithë ata që e kanë gjetur veten e tyre në ekranin e televizionit. Në ceremoninë e zhvilluar për këtë rast presidenti i kësaj kompanie Ylli Ndroqi, pasi falenderoi gjithë të pranishmit dhe bashkëpunëtorët e stafit, deklaroi edhe formatin e ri në të cilin do të prezantohet që nga dita e sotme televizioni Ora News. Sipas Ndroqit, përveç fjalës së fundit të

Në foto: Pronari i Ora News Ylli Ndroqi dhe gruaja e tij Mimoza, gjatë ceremonisë së 5 vjetorit të televizionit Ora News

teknologjisë që po sillet në këtë televizion, ai është një ekran që nuk i takon më pronarit dhe stafit të gazetarëve, por është një televizion që i takon publikut. Që nga dita e sotme, në ekranin e Ora News nuk do të jetë më ngjyra e kuqe që e kemi parë për pesë vite me radhë, por do të jetë në një sfond të bardhë. E gjithë ceremonia e organizuar në formë spektakli, filloi me një raportim të hollësishëm mbi rrugën që ka përshkruar ky televizion që nga fillimet e veta e deri më tani. Ndërkohë që Ora News, synon të kapë majat e tregut mediatik të televizioneve që operojnë në Shqipëri.

TIRANË

Taksisti i shpëton grabitësve

D

y adoleshentë nga Tirana, ende të paidentifikuar nga policia janë bërë pjesë e një skenari për grabitjen e një taksisti, skenar i cili ka mbetur në tentativ. Burime nga policia e kryeqytetit bënë të ditur, se mbrëmjen e së hënës, dy djem në orët e vona të mbrëmjes, i janë drejtuar në qendër të Tiranës, një taksie të verdhë benz, me targa TR 161 C, me drejtues Shaban Çali, duke i kërkuar shërbim. Dy djemtë, i kanë kërkuar taksistit Shaban Çali t'i çonte deri në Institut, në Kodër Kamëz. Ngjarja me taksistin Çali ka ndodhur në orën 01 00 të mesnatës. Dy të rinjtë i kanë thënë drejtuesit të taksisë se kishin me vete vetëm 1 mijë lekë të reja, dhe kishin nevojë për shërnbim taksi ,për të mbërritur sa më shpejt në shtëpi. Para oficerëve të policisë, shtetasi Shaban Çali ka deklaruar gjithë skemën e tentaviës së dy djemëve për ta grabitur. Dy djemtë e rinj, sipas dëshmisë, kur kanë mbërritur në Institut,i kanë thënë shoferit të taksisë të shkoj edhe dy kilometra më tutje. Kur shoferi nuk ka pranuar, dy djemtë, kanë zbritur, dhe nën kërcënimin e armës, i kanë kërkuar paratë. Refuzimi i drejtuesit Çali, ka rebeluar grabitësit. Ata kanë dalë nga dera e pasme e makinës duke i kërkuar shoferit të zbriste dhe të linte makinën. " Unë nuk pranova duke i dhënë gaz makinës. Në këtë kohë, dy djemtë qëlluan në ajër", është shprehur në kallzimin e tij shoferi i taksisë. Policia pas marrjes së kallzimit, po punon për kapjen e autorëve të këtij krimi.


E mërkurë, 1 shkurt 2012

15

ZBAVITJE

HOROSKOPI Një sport që të le… pa frymë

Injeksioni me helm ringjall ujkun

Një menu për gjumë të rehatshëm

K

P

Ç

a disa kohë që ka lindur një sport i ri e që po përhapet në shumë vende të botës. Në fakt nuk është një sport i ri i mirëfilltë, sepse fjala është për një sport shumë të njohur siç është Hockey. Por nuk flitet për hockey mbi akull apo mbi bar, por nën ujë, siç duket edhe në foto. Loja luhet në pishina dhe lojtarët e të dyja skuadrave janë të pajisur me të gjitha mjetet e zhytësve, me doreza, lopatëza në këmbë, maska me syzet dhe gojëzën. Për të luajtur gjithashtu ata janë të pajisur edhe me nga një shkop të ngjashëm me atë të hockey-t ,mbi akull, por me të vogël dhe me të do të mundohen të fusin në një portë pre j 3 metrash një disk që peshin 1.3 kg.

ak kohë më parë, në një kopsht zoologjik të kryeqytetit brazilian, Brazilia, një ujk i sulmuar nga disa ujqër të tjerë kishte marrë plagë të tilla që për personelin mjekësor të atij zooparku, ishin të pashërueshme. Duke parë këtë gjendje dhe për t'i dhënë fund vuajtjeve rë kafshës, vendosën ta eliminonin me një injeksion helmues. Pas kësaj e futën në një frigorifer dhe u larguan. Një ditë më pas, kur punonjësit e zooparkut hapën frigoriferin për ta nxjerrë që andej e për ta djegur, kafsha jo vetëm që nuk kishte pësuar asgjë, por brofi në këmbë dhe ja dhe ia mbathi me të katra…

'nuk bëjnë shoqëritë që operojnë në sektorin e turizmit, e veçanërisht ato që punojnë në shërbimet e hotelerisë e të restauranteve për të joshur sa më shumë klientë. Drejtuesit e Cotton House, një hotel turistik në ishullin Mastique, në Karaibe, përveç ofertave të ndryshme me të gjitha shërbimet dhe konfortin e dhomave apo me menunë e stëpasur të restauranteve, tani kanë përgatitur edhe një menu në kuptimin e vertetë të fjalës, por që nuk ka lidhje fare me kuzhinën por me… krevatin. Klientët në këtë hotel nëpërmjet menusë që u paraqitet mund të zgjedhin jastëkun që u pëlqen për të fjetur…

SUPER FJALEKRYQ 1 21

2

3

22

4

5

6

7

8

9

23

24

29 33

34

44

26

35

36

11

27

55

56

38 46 50

57 61

69

77

78

62

70 80

16

39

40

41

85

86

51

65 73

74

S

I N O R

I

89

Mund të jenë proteste. Ishte perëndi... kameleon. Një... ndriçues. Gjysme tatimi. Shqipëria në Internet. Në krye të titujve. Mbyllin një dyqan. Fillojnë matanë.

S A

I D T

9. Eshtë pallto... ushtarake. 10. Një sportist si Ian Thorpe. 11. Oldman aktor. 12. Pak likantropi. 13. Negri, poete italiane. 14. Të parat në dalje 15. Mbyllin komentin. 16. Kështu përfundon një ngordhalaq. 17. Mbushen me pastë dhëmbësh. 18. Fundi i një heroi. 19. Kufizojnë rajonin. 20. Tëparat në indekse. 22. Kështu është një kritikë... tendencioze. 23. Francesca aktore.

L E B U R A L N E

A

J A K E

M A N

A R

I

P L A N

M E K A N

I K

R A C A

P O N T A N E T

A T E

V A L E T

I

E P

S U

I

T E T I

I M O R E

I O R E

T E R M E T R

S T E T

T E T

S U P E R

E T T

B A L

S K R H B A S

I D E N T

I

I

I M A L E

I

P E R E N D

O S

R

B A R

E S A U A M I N

S E F A R D

Virgjëresha

Një ditë jo edhe aq mirë kjo e sotmja, pasi, sikur të mos mjaftonte Marsi me prapësitë e tij, është shtuar në shenjë edhe Hëna "tekanjoze" që e ndërlikon problemin në planin sentimental

Peshorja

Yjet në një pozicion të favorshëm për ju prentojnë shumë për një ditë mjaft frutdhënëse në planin ekonomik. Tashmë emri juaj pëshpëritet shumë për një rritje në përgjegjësi.

Akrepi

Sot ju duhet të tregoheni jo vetëm të vëmendshëm, por edhe të durueshëm psasi dita pritet të ketë dy tablo, një (pjesa e parë e saj) e zymtë e tjetra (e dyta) mjaft interesante në planin afektiv..

Shigjetari

Ka raste në jetë ku disa të vërteta mund edhe të mos thuhen, por disa të tjera ama nuk ka pse mbahen në gjatë brenda vetes, sepse kjo kthehet e gjitha në një brengë torturuese.

Bricjapi

Keni shumë për të bërë, por edhe ambicja juaj është aq e madhe sa nuk tërhiqeni para vështirësive që ju shfaqen. Madje edhe atëherë kur yjet duket se i keni të gjithë kundër.

Ujori

Duke qenë se Marsi e Merkuri e "kanë pushuar luftën" mes tyre atëherë atmosfera e mirëkuptimit do të reflektohet edhe te ju që i përkisni kësaj shenje. I shkëlqyer aspekti afektiv.

Peshqit

Marsi largohet nga shenja por kujdes, se nganjëherë "godtija e bishtit të bishës" mund të jetë fatale. Mos bëni veprime impulsive, sepse mund të komprometoni gjithçka të mirë të arritur deri tani..

76

94

M E T A L E T

F F O R M E

Luani

67

90

93

VERTIKAL

S K U A D R A T O R M

66 75

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM

A

43

82

91. Eshtë llogore. 92. Janë tek në Tatra. 93. U hodhën në Tartar nga Zeusi. 94. Takohen në kufij.

I K A T

42

Qielli juaj është vërtet shumë i bukur dhe vetëm ju mund ta errësoni duke bërë si zakonisht të kundërtën e asj që duhet të bëni. Një pengesë e vogël është lehtësisht e kapërcyeshme.

20

59

72

92

K R O N

19

Gaforrja

Me dobësimin gjithnjë e më të madh të Sdaturnit në shenjë, sot do ta ndjeni edhe më shumë se një pikëmbështetje e fuqishme po ju ikën. Por një tjetër vjen me hënën pozitive.

53

88

1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.

18

52

64

87

69. Inicialet e Redford. 70. Një çmim për... paqen. 71. Ia mbathin... në luftë. 75. Grandi këngëtare. 77. Ekstremet e matjes. 78. Një agrume. 80. Nisen nga kreu. 81. Shërben për material studimi. 82. Aq duhet t'i bëjë sytë vigjilenti. 83. Saarinen arkitekt. 85. Pak interesante. 87. Emri Cardin 88. Një ferra pagan. 89. Nuk i nevojiten tullacëve të tilla.

17

Binjakët

Situata planetare për ju duket se sot do të jetë paksa stressuese, për arsye se Merkuri që është ylli mbrojtës i juaji, është në kontrast të plotë me Marsin e "rëndë" dhe agresiv.

47

81

91

2. Një shpifje pa shije. 4. Një tapet për judo. 11. Film i Ridley Scott. 21. Eshtë hormon për... zemër. 24. Në krye të kryesisë. 26. Një lidhëz. 28. Eshtë Robinson Crusoe në filmin Crusoe. 29. Ndriçojnë në... rrugë. 30. I keni në dorë. 31. Sulejmani i paharruar skenës sonë. 33. Ndërmjet... latinëve. 34. U shkrua nga Flaubert. 39. Franchi në stadiumin e Fiorentina-s. 44. Eshtë qytet i… Apolonisë. 45. Ishin anglezët në... Indi. 46. Janë si biskota. 48. Ente Grumbullimi Urbane. 49. Janë si galeri artesh. 50. Në mes të një kanali. 52. Janë kapo kozakë. 54. Janë ekstreme në sirtar. 55. Të parat në cilësi. 57. Një kulture mbrohet nga shteti. 58. Bulba i Gogol. 59. Alexandre te Milan. 60. Opera me Calaf. 61. Shahu i fundit. 62. Një anestetik në hapësirë. 65. Në fund të fundit. 66. Lidhet pa det. 68. Diftong në dietë.

63

71

79

84

HORIZONTAL

15

58

60 68

14

32

49

54

13

Demi

Nëse sot do të ndjeni një kthjelltësi jo vetëm në mendime por dhe shpirtërore, duhet ta dini së këtë e keni "peshqesh" nga Merkuri i favorshëm në shenjë. Mirë edhe erosi.

28

31

37

12

45

48

83

25

30

10

Dashi

Edhë një herë, në sajë të mbështetjes së Afërditës dhe Jupiterit për ju parashikohet një periudhë shumë premtuese dhe në të gjitha fushat. Një raport i sapo nisur duhet konsoliduar.

I

I N E R T E Z E U M I D A O S K O P

I

L

I

M T F O R U M E T A N O F E L E E N E K

M A L A U S

Z A M

R R O T E

A T L A N T

E M I R A T E T

I D E M I K E

R A A N

O L

A K A N T

S E N E E

I

I K V A

I K E T

I D E T

I

24. 25. 27. 32. 34. 35. 36. 37. 38. 39. 40. 41. 42. 43. 45. 47. 51. 53. 55. 56. 58. 63. 64. 67. 71. 72. 73. 74. 76. 79. 84. 86. 90.

Ishin kaçakë. Atë laser e përdorin edhe kirurgët. Një qendër në parquet. Mund të jetë... përleshjesh. Eshtë e mërzitshme. Parker regjisor. Origjinal është autentik. Eshtë çrregullim. Mund të bëhen shkak për sëmundje. Agjenci Ajrore Tiranë. I famshëm ai i Mashkullorës. Mund të jetë një mbrëmje letrare. Qe torero i famshëm. Vitet pa kufij. Një veshje për geisha. Një studim pasuniversitar. Ishin punëtorë krahu. Një qytet aziatik. Santana i famshëm. Një mbishkrim në kryq. Janë binarë. Janë titujt në ekran. Ente Kombëtare Ekonomike. Një material si eternit. Insekticid klasik. Dekretonte ukaze. Ishulli i Lider maximo. … That në grupin e Robbie Williams. Krahu pa ekstreme. Sikur ke thënë sipër. Fund janari. Ekstreme në numërim. Kufizojnë rastet.


16

E mërkurë, 1 shkurt 2012

LAJMET NGA BOTA • Papunësia në Eurozonë shënon një rekord Arrin një rekord të ri papunësia në Eurozonë. Sipas shifrave të Eurostat, papunësia në vendet që përdorin monedhën e përbashkët Europiane të Bashkimit Europian shënoi rekordin më të lartë në fund të vitit të kaluar. Shkalla e papunësisë në vendet e eurozonës ishte 10,4 % në dhjetor të vitit të kaluar, një shifër kjo e pandryshuar nga ajo e nëntorit. Rreth 16,5 milion vetë ishin të pa punë në Eurozonë në dhjetor të vitit të kaluar, 751,000 më shumë se vitin parardhës. Shkalla më e lartë e papunësisë vazhdon të jetë në Spanjë, ndërsa më e ulëta në Austri. • Kosova, Tahiri ndërmjetësit: S’heqim dorë nga sovraniteti Nuk ka kurrfarë përfarimi të qëndrimeve me Serbinë sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në bashkëpunimin rajonale, ka thënë kryenegociatorja, Edita Tahiri, pas takimit më ndërmjetësin Robert Cooper. Tahiri ka theksuar poashtu se Serbia vazhdon të insistojë në rezolutën 1244, e që për Kosovën është e papranueshme. Takimi i ndërmjetësit në bisedime Robert Cooper me kryenegociatoren, Edita Tahiri, nuk ka sjellë asnjë rezultat, për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale. Shefja e ekipit negociues të Kosovës, Edita Tahiri, theksoi se qëndrimet janë shumë larg njëra tjetrës dhe Kosova nuk do të heq dorë nga sovraniteti i saj. • Shtohen viktimat në Evropë nga i ftohti Dhjetëra persona kanë humbur jetën nga të ftohtët në Evropën Qendrore dhe Lindore. Tridhjetë njerëz raportohet të kenë vdekur në Ukrainë, vetëm në pesë ditët e kaluara. Policia në Poloni ka bërë të ditur për pesë viktima të reja të martën – duke çuar në 27 numrin total të të vdekurve gjatë janarit – pasi temperaturat gjatë natës kanë arritur në -30 gradë Celsius. Dy njerëz janë ngrirë në Rumani, tre në Serbi dhe një në Bullgari. • Përkeqësohet shëndeti i Timoshenkos Eshtë përkeqësuar në burg shëndeti i ish kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko ndërkohë që ministria e jashtme ka përgatitur një listë të mjekëve ndërkombëtarë që do të ftohen për të ekzaminuar në mënyrë të pavarur ish kryeministren që vuan dënimin me 7 vjet heqje lirie. Mësohet se ekipi shëndetësor do të përbëhet nga profesionistë të Kanadasë, Gjermanisë dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Ende nuk është caktuar asnjë datë për nisjen e ekzaminimit. Timoshenko është shpallur fajtore tetorin e kaluar për, siç thuhet, shpërdorim të detyrës zyrtare në kohën kur ka shërbyer si kryeministre e Ukrainës. • NATO tërhiqet nga Afganistani në 2014 Sekretari i përgjithshëm i NATOs, Anders Fog Rasmusen tha se aleanca ushtarake i mbetet besnike planit që të dorëzojë përgjegjësitë për sigurinë te forcat afgane në fund të viit 2014. Megjithatë, ai pranoi se faza finale e tranzicionit –që përfshin provincat dhe distriktetdo të ¿llojë në mesin e vitit 2013. Komentet e tij vijnë pas atyrë të presidentit francez Nikolas Sarkozi, i cili tha se Franca do ta përshpejtonte daljen dhe kërkoi nga NATO që të mbarojë misionin luftarak në vitin 2013.

• Alba MALLTEZI Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila BASHA Drejtore e Shqiptarja.com • Arben RROZHANI Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena

Sociale: Esmeralda Keta

Ekonomia: Genc Kondi

Kultura: Admirina Peçi

Investigimi: Poli Hoxha

Design: Altin Aliaj, Genti Manelli Website: Suela Gera, Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Julia Dhame Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 maji, Tiranë - Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë. e-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com- Mobile: +355696060421


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.