Gazeta nr 52

Page 1

1

Nr. 52

PRILL 2015

Nr. 52 - PRILL 2015

Editor in Chief: Fatmir Terziu (Tel.: 07854224291)

GAZETË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

Email: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk

Kur “Albanian News” lexohet edhe në Atdhe Gazeta e komunitetit shqiptar tashmë shkon edhe përtej komunitetit shqiptar. Ajo lexohet edhe në Atdhe. Kjo fotografi me Prof. Musa Nushi në Pejë, duke lexuar numrin e kaluar të gazetës sonë flet qartë. Urime dhe rrugëtim të shëndetshëm gazeta “Albanian News” në duart e lexuesit shqiptar.

Përse shtoj respektin për Skënder Gashin (Përpepaj) Diku kam lexuar me vëmendje të kujdesshme një fjali interesante. Kjo fjali me tërë vëmendjen e saj më shpinte larg, diku ku kuptimi i saj filozofik më shtoi dashurinë dhe respektin me atë që paraqiste një foto me taban, një foto me një respekt për vendin, dheun amë, tokën e dashur dhe të bukur shqiptare. kjo fjali shkruante me pak fjalë domethënëse se “trualli i Kukël Ndout, ka qenë institucion i mendjes dhe urtësisë”. Kjo fjali ishte e shkëputur nga një postim dhe një fotografi e intelektualit shqiptar, njeriut tashmë të mirënjohur për lexuesit tanë, Skënder Gashi (Përpepaj), që fliste jo thjesht për një fakt, por me një mall dhe respekt të madh. Dhe respekti fuqizohej në një kohë që shkrimtari dhe poeti Gjon Neçaj shkruante se braktisja dhe harresa kishin bërë punën e tyre. Ja si më shkruante Gjon Neçaj: “Në krahinën e Nikaj Merturit gjatë periudhave të ndryshme historike janë gjetur dhe ruajtur objekte me vlera....

Shqipe Haxhiu Ratkoceri mes këngës dhe përkushtimit familjar Në familjen Ratkoceri në Londër nuk ka vetëm angazhime të përditshme. Nuk ka vetëm përkushtim dhe integrim. Nuk ka vetëm punë. Natyrisht ka dhe festë. Ka muzikë dhe mes muzikës thuajse ka përherë dashuri familjare të mirëfilltë....

LEXONI FAQEN 19

LEXONI FAQEN 9

LEXONI FAQEN 2

“Poem Bar & Grill” festë me Abbey Clancy dhe Peter Crouch Ndërsa shqiptarët gjithandej sipas traditës së tyre festonin Ditën e Verës në ambiente të ndryshme, “Poem Bar & Grill” në Abbey Road, Londër, me pronar të talentuarin Ilir Beqiri, priste në një ditë tejet festive organizimin....


2 Nr. 52 - PRILL 2015 Nga Fatmir Terziu Diku kam lexuar me vëmendje të kujdesshme një fjali interesante. Kjo fjali me tërë vëmendjen e saj më shpinte larg, diku ku kuptimi i saj filozofik më shtoi dashurinë dhe respektin me atë që paraqiste një foto me taban, një foto me një respekt për vendin, dheun amë, tokën e dashur dhe të bukur shqiptare. kjo fjali shkruante me pak fjalë domethënëse se “trualli i Kukël Ndout, ka qenë institucion i mendjes dhe urtësisë”. Kjo fjali ishte e shkëputur nga një postim dhe një fotografi e intelektualit shqiptar, njeriut tashmë të mirënjohur për lexuesit tanë, Skënder Gashi (Përpepaj), që fliste jo thjesht për një fakt, por me një mall dhe respekt të madh. Dhe respekti fuqizohej në një kohë që shkrimtari dhe poeti Gjon Neçaj shkruante se braktisja dhe harresa kishin bërë punën e tyre. Ja si më shkruante Gjon Neçaj: “Në krahinën e Nikaj Merturit gjatë periudhave të ndryshme historike janë gjetur dhe ruajtur objekte me vlera historike si dhe kulla ngujimi disa vjeçare. Një ndër objektet me rëndësi historike është edhe kisha e fshatit Curraj Epër. Kisha në Curraj Epër u ndërtua më 1897. Në gurin e skalitur gjen vitin e ndërtimit dhe mbishkrimin në italisht të shkruar nga françeskanët.

Përse shtoj respektin për Skënder Gashin (Përpepaj)

Aktiviteti i saj gjen pasqyrim në burimet e shkruara kishtare, e disa prej burimeve kryesore janë rela-

cioni i Patër Pjetër Gjinit në vitin 1916,dokumenti i hartuar nga Patër Bernardin Llupi, ku janë përshkruar tokat e kishës dhe një skicë e tyre, ku përmenden kufitarët dhe detaje të tjera. Në vitin 1920 në kishën e Currajve të Epër shërbente Patër Nikollë Kola. Në dokumentet vijues përmenden edhe shumë famulltarë të tjerë, gjë që provohet nga një korrespondencë e gjerë e dërguar nga ana e Zyrës Famulltare Curraj të asaj kohe. Gjatë sistemit komunist kjo kishë u përdor si objekt për zyra të sektorit, e më vonë magazinë. Ndonëse u tjetërsua disa herë, banorët e Currajve të Epër e ruajtën me fanatizëm dhe nuk u dëmtuan muret dhe konstrukti i saj,duke ruajtur edhe gurin me mbishkrimin jetësor të saj. Por kjo kishë ndonëse i rezistoj stuhisë së vitit 1967,vitet e demokracisë ishte e pamundur të qëndronte në këmbë. Banorët e kësaj zone të thellë,e njohur si vendlindja e eposit të kreshnikëve, të Mujit dhe Halilit, e kanë braktisur atë.” E ndërsa braktisja ka ndodhur për arsye dhe faktorë të ndryshëm,

përkushtimi dhe malli, mosharresa dhe përkujdesja e Skënderit shkon në një shtrat tjetër respekti. Ai respekt është edhe në disa foto të tjera të bukura, ku shkallët e burrave nuk janë thjesht një qëndresë e atjetejshme, por një vlerë respekti dhe kujtese. Për këtë Pashko Gecaj i shkruan Skënderit se “me emrin këtij institucioni të Kukël Ndout krenoheni të gjithë, dhe jo vetëm Ju si pasardhës të tij, por gjithë Curraj Epër”. Dhe normalisht pamje të tilla, fakte të tilla zgjojnë memorjet. Nik Mrishaj shkruan dhe kujton “këto shtëpi kur dilja në oborrin etyre, i shikoja me respekt dhe nderim për burrat dhe meshkujt që kanë rritur ato, tërë Kukël Ndou, respekt dhe gjithmonë të fala juve Skënder”. Dhe natyrisht respekti është reciprok e i ndërsjelltë. Dhe burrat e atyre viseve janë ata burra që bëjnë dhe mbajnë traditën, mundin, djersën, përkushtimin dhe arsyen njerëzore. Ata janë dhe mbeten gjithnjë respekti më njerëzor në shekuj dhe mote. Vetët shkalloret e kësaj fotografie flasin më gjerë e më gjatë. Ato janë më shumë se mijëra fjalë.


3 Nr. 52 - PRILL 2015


4 Nr. 52 - PRILL 2015

Angli, transplanti i parë i zemrës nga një kufomë në Europë Në mbretërinë e Bashkuar, është kryer transplanti i parë i zemrës nga një kufomë në Europë. Deri më tani, një operacion i tillë ishte bërë nga pacientë në gjendje të vdekur cerebrale, kur muskuli kardiak ishte akoma në funksion. Por kirurgët e “Papworth Hospital” në Kembrixhshajër, kanë treguar se edhe organi “i pushuar” mund të riaktivizohet. Ndërhyrja, e cila doli me sukses, është bërë tek një burrë 60-vjeçar që para

Ëndrra profesionale e mezzosopranos, Ivana Hoxha Pesë vjet nga përfundimi i studimeve te larta per kanto dhe masterit në Francë, mezzosopranoja Ivana Hoxha, ngjit shkallet e operas me shpresen,se një dite do të bëhet pjese e ketij institucioni. Më parë ekzistonte përqindja e të rinjve, si i vetmi shans, që i jepte Ministria e Kulturës, këtyre artisteve që të punësoheshin, për një periudhë 2 vjecare. Por tani as ky projekt nuk ekziston me. Mexosopranoja thote se i vetmi profesion qe di te beje, eshte të këndoje, por kjo duket se nuk i mjafton për të siguruar jetesën… Edhe pse regjistri i saj si mexosoprano është i rralle, ende kjo nuk e ka ndihmuar, që të punësohet me kohë të plotë, por vazhdon të jete aktive me projekte dhe te punoje. Hoxha vecon disa prej roleve që ka jetesuar ne Shqiperi dhe jashte saj… Edhe pse pranon, se zhgenjimi lind bashke me artistin, kengetarja lirike Ivana Hoxha, ndjehet me shprese, se vendin e ka vetem ketu, ne skenen e operas, ne vendin e saj.

një muaji dhe pacienti po e rimerr veten. Sipas mjekëve anglezë, teknika e re, e cila vjen sigurisht përmes një dhuruesi që ka ndërruar jetë, mund të shkaktojë një rritje të një të katërtës së transplanteve të zemrës në Angli, duke lejuar shpëtimin e qindra jetëve. Zemra “e pushuar”, është riaktivizuar në kalimin përmes një pompe që ka lejuar monitorimin për një orë, në mënyrë që të fitohet funksionimi i saj.


5 Nr. 52 - PRILL 2015 Nga Beqir Sina CALIFORNIA (USA) - Nicole Malachowski (The USA Air Force) është pilotja e parë “bombarduese” amerikane e cila sot e 13 vite më parë, pikërisht më 24 mars filloi ta gjunjëzojë Serbinë. Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat. Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachowski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat. Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”. Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003). Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote. Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane, Malachowski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas. Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingwood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachowski. Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake

Amerikania “Pilotja e Vdekjes” që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht! Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French. Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBAve, “Bubullima e zogut” (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë “F-15E”, në skuadronin “494th Fighter Squadron”, në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, “RAF Lakenheath”. Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit “F-15” dhe “F-16”. Nicole Malachowski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën “Major” dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore “Thunderbrids, që njihen ndryshe si “Pilotët e vdekjes” apo “Bubullima e zogut”.

Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEWS etj. Eksperienca Malachowski u trajnua në bazën ushtarake “Columbus Air Force Base”, në Misisipi, me fluturakët bombardues “F-15E” e më pas, në bazën Seymour Johnson Air Force Base në Karolinën ë Veriut. Prioriteti i saj ka qenë stërvitja me “Pilotët e vdekjes” (Thunderbird). Më tej, Nicole shërben në bazën RAF Lakenheath, në Angli dhe kthehet sërish në bazën, “Seymour Johnson Air Force Base” në Karolinën e Veriut. Ajo do të shërbejë si oficere edhe në bazën “Camp Red Cloud” në Korenë e Jugut. Nicole ka marrë pjesë në krejt fushatën e sulmeve ajrore ndaj bazave e caqeve serbe

në Kosovë e Serbi, si dhe në operacionin “Liria e Irakut” (Operation Iraqi Freedom). Ajo shihet në SHBA si femra që ka bërë histori. Në muzeun e “Pionierëve të fluturimit”, hapur në Washington D.C, asaj i është rezervuar një pavijon i veçantë me fotot, videoxhirimet, shkrimet dhe kujtimet e pilotes nga Britania e Madhe, Kosova e Iraku. Fushata e sulmeve ajrore, e cila vuri në shënjestër caqet ushtarake serbe në territorin e saj dhe në bazat e vendosura në Kosovë zgjati 78 ditë dhe përfundoi me fitoren e NATOs. Ajo është konsideruar si lufta më e suksesshme e kohëve moderne të Aleancës Veri Atlantike, NATO. Kosova, aty zë një vend të posaçëm, pasi atje pilotja amerikane ka kryer mëse 200 orë fluturime bombarduese gjatë fushatës së vitit 1999. Siç dihet, më 24 mars 1999, është edhe dita kur nisën sulmet ajrore kundër bazave ushtarake serbe në Kosovë dhe në territorin e Serbisë.


6 Nr. 52 - PRILL 2015

Peticion për përfshirjen e gjuhës shqipe në librarinë më të madhe online në botë Të lexosh një libër duke e mbajtur atë në dorë, krijohet padyshim një lidhje më e ngushtë me atë çka lexon, por teknologjia e ka bërë tashmë pre të saj edhe librin. Sot, pjesa më e madhe e lexuesve në botë i lexojnë librat në internet, duke përdorur formate digjitale si e-book ose Kindle. Kjo është një mënyrë e mirë edhe për autorin që të promovojë librin e tij në formatet digjitale. Ndërsa në Shqipëri situata është shumë larg këtij realiteti. Për fatin tonë të keq, gjuha shqipe nuk mbështetet nga programi Amazon KDP, kështu shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë nuk mund të blejnë ose lexojnë libra elektronike në gjuhën shqipe. Duke marrë shkas nga kjo, është ngritur një peticion online, drejtuar “Amazon Kindle Direct Publishing”, platforma më e madhe në internet për publikimin dhe leximin e librave në formatin digjital. Peticioni është krijuar në uebsajtin Avaaz. org, komuniteti më i madh në botë i peticioneve në internet, dhe i bën thirrje çdo individi të shoqërisë civile që ta firmosin atë, në mënyrë që të bëjë të mundur vendosjen e gjuhës shqipe në librarinë më të madhe online në botë. Në kohën kur teknologjia përparon me ritme shumë të shpejta, kjo shihet si një kërkesë emergjente për të integruar gjuhën shqipe bashkë me gjuhët e tjera. Për të firmosur peticionin, duhet të klikoni tek Avaaz. org, të shkruani adresën e emailit dhe të shprehni me pak fjalë se përse është e rëndësishme për ju përfshirja e gjuhës shqipe në platformën Amazon KDP.

Rikthehet sopranoja Inva Mula, tashmë edhe si regjisore Inva Mula rikthehet në skenën shqiptare, këtë hërë jo vetëm në rolin e sopranos, por edhe si regjisore e Operas “Pagliacci” që do të ngjitet në TKOB në muajin Maj. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Teatrit të Operas Ilir Kerni. Deklaratat e tij drejtori Kerni i bëri gjatë provave gjenerale të baletit me dy akte “La Sylphide”, në të cilën në vitin 2007 ishte vetë në rolin e protagonistit, ndërsa sot në rolin e koreografit. Për të ky është emocion i vecantë, duke qenë se baleti ka brenda një histori dashurie dhe të gjithë balerinët e përzgjedhur për të janë të duhurit. “La Sylphide” është një balet romantik me muzikë të Herman Lovenskiold dhe libret të Adolphe Nourrit dhe do të ngjitet në skenën e TKOB në datat 27 dhe 28 mars në orën 19.00.


7 Nr. 52 - PRILL 2015

ELHAIDA DANI: Në Eurosongun e Vjenës do të synoj finalen Ashtu edhe sikurse është mësuar tash më, Elhaida Dani do të jetë artisja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong-un e këtij viti. Në këtë intervistë për “Vip Pages”, artistja rrëfen emocionet e derimëtanishme për kompeticionin e rëndësishëm që e pret. Synimi i Elhaidës është të përfaqësojë vendin tonë në mënyrë dinjitoze, si dhe ta çojë këngën “I’m alive” në natën finale. Kjo eksperiencë nuk ka mbetur pa e shënjuar karrierën e këngëtares, e cila shprehet se është e lumtur që emri saj ka gjetur vend edhe në skenat ndërkombëtare. Elhaida thotë për “GSH” se ka besim në dashurinë e shqiptarëve dhe e di që do ta votojnë. Vetë ajo po përgatitet të japë maksimumin! Elhaida Dani është fituesja e edicionit të 53-të të Festivalit të këngës në RTSH dhe që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e ardhshëm në Eurovizion. “Kjo do të thotë shumë për mua , faleminderit që më dhatë mundësinë të përfaqësoj vendim tim në një festival kaq të rëndisishëm, faleminderit jurisë, drejtuesve të festivalit madhështorë, krijuesve të këngës sime”, u shpreh Elhaida pas marrjes së çmimit. Juria e përbërë nga Agim Doçi, Dadid Tukiqi, Fatos Baxhaku, Alida Hisku , Genc Dashi, Rona Nishliu dhe Evi Reçi vlerësuan me 82 pikë këngën “Diell” me muzikë të Aldo Shllakut dhe tekst të Viola

Trebickës dhe Sokol Marsit, ndërsa në vendin e dytë u rendit Bojken Lako me këngën “Të ndiej” dhe në të tretin Linda Halimi me këngën “S’të fal” të këngëtares Linda Halimi. Kurse Gjergj Leka mori çmimin e intepretimit me këngën “Himn”, ndërsa kënga “Bajram” e “Offchestra” mori çmimin e jurisë Pop. Elhaida Dani (Shkodër, 17 shkurt 1993), është një këngëtare shqipëtare, Fituese e disa çmimeve si Star Akademi, Top Fest , The Voice of Italy, e së fundi fituese e Festivalit të Këngës në RTSH 2014 që e bën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong 2015 Biografia Ka studiuar piano që në moshën 6-vjecare në shkollën ‘Prenkë Jakova’ në Shkodër. Ka marrë pjesë në talent–show “Star Academy”, ku është shpallur fituese në vitin 2009. Më pas ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare si në Rumani, Bullgari etj. Konkurrimi i saj në festivale fillon në Kënga Magjike 2008 ku këndoi “Fjala e fundit” dhe më pas në vitin 2011, në festivalin e këngës në RTSH. Ajo këndoi “Mijëra Vjet” dhe u nderua me çmimin “Melodia më e mirë”. Viti 2012 është një vit i paharruar për Elhaiden pasi publikoi albumin e saj të parë dhe më pas në Top-Fest u shpall fituese e çmimit të madh me këngën “S’je më”.


8 Nr. 52 - PRILL 2015 Dukagjin Hata Karl Gustav Jung, psikoanalisti i madh pasardhës i Frojdit thoshte se tek njeriu ka dy vetvete, kundërtuese ndaj njëra tjetrës dhe që njëra e çon njeriun drejt vetëdijes qytetare, drejt lirisë dhe progresit, tjetra drejt agresivitetit. Në rastet kur e dyta bëhet agresive dhe sunduese njeriu bëhet skllav i instinkteve të tij dhe pjesë e keqbërjes. Në Shqipëri duket se bota e krimit është nën këtë presion të “vetes agresive”, përderisa po mban peng qetësinë dhe rendin, megjithë luftën duhet thënë titanike të strukturave të policisë dhe të antikrimit. Krimi ordiner, për motive të dobëta apo për motive hakmarrje vazhdon të punojë “me dorë të lirë”, duke mbajtur peng qetësinë dhe rendin qytetar në këtë vend. Grabitësit, ushtruesit e dhunës nëpër banka, kazino, autobusë, shtëpi, por edhe në rrugë, shpeshherë të pamaskuar dhe me armë në dorë, shumica djem të rinj, vazhdojnë aktivitetin e tyre kriminal kudo dhe kurdo. Tashmë duket sikur ata e kanë mposhtur frikën e policisë dhe ankthin e arrestimit, pasi veprojnë në mes të ditës me diell dhe në zonat më të populluara të qyteteve. Polica, edhe pse ka ndërmarrë një sërë masash, nuk mundet kurrsesi të parandalojë atë që rëndom quhet “krimi i rrugës”, i cili është konsideruar si ndër më brutalët dhe më të dhunshmit. Këta të rinj, duke kërkuar rrugën më të shkurtër për t’u pasuruar, kthehen në elementët më të rrezikshëm të botës kriminale, pasi mosha e tyre e re bën që me një armë në dorë ata të shndërrohen në “makina të vërteta vrasëse”. Kryesisht adoleshentët dhe të rinjtë, por dhe të moshave të tjera të ndryshme, janë kthyer në makthin e vërtetë të policëve, pasi ata janë gjithnjë në përpjekje të vazhdueshme për të marrë stafetën e drejtimit nga personat më të rritur dhe, në këtë mënyrë, ata, gjithnjë e më shumë kryejnë grabitje, por ka raste që aktiviteti i tyre kalon përtej grabitjes së thjeshtë. Nuk janë të pakta rastet kur këta të rinj kryejnë dhe plagosje të bashkëmoshatarëve të tyre. Tashmë edhe në Shqipëri janë krijuar të ashtuquajturat “bandat e lagjeve”, anëtarë të të cilëve kryesisht janë të rinj të moshave 20-30 vjeç. Këto grupe zgjedhin territore të përshtatshme për të kryer aktivitetin e tyre kriminal, si shkolla, qendra tregtare ose zona ku ka përqendrim të madh biznesesh. Gjahu i preferuar i grabitësve adoleshentë janë kryesisht tregtarët, shitësit ambulantë, nxënësit e shkollave etj. Këta të rinj, që në shumicën e rasteve qëndrojnë në grup prej 3-4 vetash dhe ku secili ka nga një thikë (flutur) në xhep, vendosen pranë shkollave dhe sulmojnë nxënësit duke u grabitur atyre kryesisht telefonat celularë, por edhe paratë që mund të kenë në xhep. Një numër i madh rastesh të tilla denoncohen çdo ditë në komisariatet e vendit, por të pakta janë arrestimet, pasi këta të rinj, në shumicën e rasteve, pasi i kanë grabitur nxënësit, vazhdojnë t’i kërcënojnë ata që të mos tregojnë. Përveç grabitjes me dhunë, ka raste kur nga këto grupe ushtrohet dhunë për shkak hakmar-

“Vetvetja agresive”, shtresa shoqërore agresive dhe reagimi qytetar rje. Por nuk përjashtohen dhe aktet e dhunës nën efektin e alkolit dhe drogës, që po bëhen fenomene alarmante për këtë shtresë sociale të shoqërisë. Krimi për motive hakmarrje, ku përzihen hakmarrjet primitive e për motive të dobëta me hakmarrjet sociale epolitike, po kthehen përsëri në rend të ditës, duke vazhduar të inicojnë ngjarje të rënda, të cilat shpesh nuk arrijnë as të parandalohen e as të zbulohen kur ndodhin. Lutfi Ferhati, i datëlindjes 29.05.1973, më 23 nëntor 2014, kryen një aksident tek sheshi i Institutit Bujqësor Tiranë ndaj personit FA, me pasojë humbje të gjymtyrëve. Pasi iu nënshtrohet organeve të drejtësisë duke marrë dënimin përkatës, nisën presionet e familjarëve të të dëmtuarit, të cilët megjithë ndërmjetësimin e misionarëve të Pajtimit të Gjaqeve, nuk pranonin pajtim. Kështu, me 20 gusht 2014, aty rreth orës 21, ndërsa Lutfi Ferhati po dilte me familjen, një makinë pa targa frenon para tij dhe disa persona kanë dalë e kanë ushtruar dhunë fizike e psikike mbi të dhe familjen, duke bërë që Lutfiu të pësonte dëmtime fizike dhe bashkëshortja e fëmijët të mbeteshin të traumatizuar për një kohë të gjatë. Një javë pas kësaj ngjarje, tek prona e tij në Çerkezë, 3.9 ha ullishte, persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin, duke pësuar kështu dëmtime të mëdha të pronës. Disa kohë para këtyre ngjarjeve, për shkak të militantizmit të tij në strukturat e PDsë, me 14 mars 2006 dyqaneve të tij në Kamëz iu vendoset ekspoloziv, ndërkohë që më 26 maj 2010 Lufti Ferhati goditet pas shpine me thike, në Kamëz, duke pësuar të konsiderueshme fizike. Një nga kodet më të keqpërdorura traditës zakonore shqiptare është kanuni, simbolika konstitucionale e të cilit, e vlefshme në kohën kur mungonte shteti, po shndërrohet në një mjet ndëshkimi në luftën e egër të bandave të armatosura dhe elementëve të vetëpenalizuar në zeje kriminale, edhe tani, në kushtet e funksionimit të shtetit dhe të luftës së tij për të bllokuar botën e krimit. Në zonat ku kanuni ka vepruar si një rregullator i brendshëm i jetës së fisit, po shfaqet dukuria e shndërrimit të tij, në mjaft raste, në një selektiv të përgjakur të dimensionit kriminal të shoqërisë shqiptare. Ai po shndërrohet me përd-

hunë, në këto raste, në një keqinterpret të “së drejtës”, e cila shtegton nga njëra palë kriminale te tjetra, duke lënë prapa saga tragjike vrasjesh në errësirë që i etiketohen kanunit. Kështu, me anë të një kanuni të ri, lahen hesapet dhe qërohen llogaritë midis grupeve e bandave rivale, midis familjeve e fiseve mafioze, për interesa jashtëkanunore, që lidhen me aspekte të errëta të botës së trafiqeve, drogës, vrasjeve seriale, etj. Elementi shoqërisht i rrezikshëm në Shqipëri e ka përshtatur kështu kostumin kanunor të traditës, këtë relike që ka vetëm vlera muzeale, - dhe shteti me tërë energjinë e ligjit dhe të së drejtës lypset ta bllokojë funksionimin e kanunit me çdo kusht, sipas qepjes së re të mafies. Vrasjet në seri, që po mbajnë peng familje të tëra, individë të implikuar në zejet e krimit të të gjitha spektreve e ngjyrave, por edhe njerëz të pafajshëm, që ndëshkohen vetëm për lidhjet e gjakut me të inkriminuarit, duke e zhytur atë në pellgun e ndotur të instikteve barbare, po shndërrohen në një normalitet të sëmurë në këtë vend, amullisë dhe katrahurës së të cilit, nuk po i duket fundi askund. Është më tepër se e dhimbshme, gati një fatalitet, të dëgjosh përditë lajme të trishta për familje të tëra që po shkojnë drejt shuarjes, për viktimat e radhës që mbushin kronikat e zeza nën okelion “ larje hesapesh”. Hakmarrja për motive të dobëta, për zënie e grindje të çastit, për motove pronëise apo dhe politike po kthehet në një motiv të trishtë në rrugët e vendit të shqiponjave. Nga ana tjetër janë grabitësit e rrugës, keqbërësit ordinerë që veprojnë zakonisht në rrugët me shumë lëvizje ku dhe mundësitë për të “peshkuar” diçka janë më të mëdha. Këta grabitës piketojnë viktimën e tyre dhe gjejnë momentin më të përshtatshëm për ta sulmuar atë. Varëset e qafës, por edhe çantat e dorës janë gjahu i tyre. Pasi e ndjekin një farë kohe viktimën, ata e sulmojnë atë në pak sekonda dhe më pas zhduken në rrugët dhe rrugicat e qytetit për t’u drejtuar më pas në një nga pikat ku mund të shesë atë çka i ka grabitur nga qafa personit. Grabitjet, krimet për motive të dobëta dhe hakmarrja tashmë shënojnë numri në të madh të krimeve të regjistruara në Shqipëri. Gjithnjë e më shumë të rinj i hyjnë kësaj rruge më ëndrrën e vetme për t’u pasuruar sa më shpejt, por kthehen në kriminelë që më vonë mund të jenë shumë më të rrezikshëm për shoqërinë. Frika për këta keqbërës nuk ekziston më, pasi nëse deri disa vite më parë raportoheshin vjedhje, grabitje e përdhunime, të ndodhura në mes të natës, tashmë krimet kryen në mes të ditës dhe në zonat më të frekuentuara të qyteteve, duke sfiduar në këtë mënyrë policinë, e cila, pavarësisht aksioneve të shumta, dështon në arrestimin e tyre. Shoqëria shqiptare, megjithë forcimin e mekanizmave mbrojtës ndaj kësaj të keqeje, krahas me thellimin e luftës së strukturave të antikrimit kundër këtyre devijimeve sociale të skajshme, po përjeton një atak të rëndë shoqëror, të cilit duhet ti kundërvihet me forcë për ta parandaluar, zbuluar e goditur me ligj, që të ndërpriten fijet e botës së krimit të çfarëdolloj e prej ngado e nga kushdo që vjen.


9 Nr. 52 - PRILL 2015

Shqipe Haxhiu Nga Fatmir Terziu Në familjen Ratkoceri në Londër nuk ka vetëm angazhime të përditshme. Nuk ka vetëm përkushtim dhe integrim. Nuk ka vetëm punë. Natyrisht ka dhe festë. Ka muzikë dhe mes muzikës thuajse ka përherë dashuri familjare të mirëfilltë. Edhe vetë fotoja që ka në profilin e saj në facebuk tregon për këtë dashuri të sinqertë e të bukur jetike dhe familjare. E këtu është jo vetëm enigmë. Është mirrënjohje. Ka një mirrënjohje tejet të gjerë, sa dhe sot në ditëlindjen e saj janë qindra e qindra urime nga të gjitha anët. E mirënjohura e këngës shqipe, Shqipe Haxhiu Ratkoceri, ka një nga repertorët më të pasur të këngës shqipe në të gjitha zhanret, pothuajse.

Ratkoceri mes këngës dhe përkushtimit familjar Ndërsa ajo feston ditëlindjen e saj, në një nga këngët e saj timbri dhe zërri i saj tejet profesional thekson me një muzikalitet të vecantë “në ditëlindjen tënde” dhe kështu me interpretimin esaj tejet profesional e të vlerësuar kalon në një hapësirë ku ritmi të bën gjithnjë e më shumë ta këndosh edhe vetë në vetvete atë këngë. Pastaj janë dhjetra e dhjetra këngë të tjera ku spikat e njëjta gjë, aq sa e gjen në një duet me të Madhin Kastriot Tusha (Lule bore), apo edhe të tjerë të mirënjohur në bashkëpunime tekstesh e kompozimesh të shumta. Në diskun e saj të vlerësuar “E kërkoj Pranverën” ajo të dymbëdhjetë këngët i ka në një melos të lartë e të larmishëm me një ton e timbër tejet profesional. Shqipe Haxhiu është një këngëtare e njohur

shqiptare nga Kosova që në fakt ka një kontribut të hershëm në mesin e komunitetit shqiptar. Ajo ka qenë mjaft aktive dhe thuajse në disa raste ka intonuar Hymnin Kombëtar drejtëpërdrejt në mjediset fesitive dhe në takime të shumta. Ajo është thuajse një këngëtare e thjeshtë, por mjaft vokale dhe profesionale, por që në qetësinë e saj është dhe mbetet një model për mjaft të tjerë. Ndër këngët më në zë të repertorit ët Shqipe Haxhiut janë këngët, “Afrohu Moj Vashë; “E Kërkoj Pranverën”; “Je Si Yll Në Vetmi”; “Këngë Arbëreshe”; “Lule Bore”; “Me Lule Të Bukura”; “Nje Ditë Në Banka Moj Mike”; “Potpuri 1”; “Potpuri 2”; “Shpend Ma i Pari i Bukurisë”; “Si T’kam Dashtë Moj Unë Ty”; “Vetëm Pranvera” etj. Dhe ndërsa kënga është jeta e saj,

një tjetër përkushtim është familja, ku gjithnjë është në krah të burrit të saj Mufailit dhe bizneseve të tij, në krah të tre fëmijëve modele në shkollat britanike, në krah të tërë angazhimeve të saj. Para disa kohësh vajza e saj Arlinda diplomoi me rezultate të larta dhe dy të tjerët djali dhe vajza janë në rrugë të mbarë e të vlerësuar. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, vetë Shqipja ka studiuar për Kimi në Universitetin e Prishtinës dhe atje ka dalluar për përkushtimin e saj. Shqipe Haxhiu Ratkoceri, ka lindur në Prishtinë më 27 Mars dhe ajo feston përvjetorin e saj mes një suksesi vetjak, familjar dhe të fëmijëve të saj. Ajo ka arsye që ta kthejë këtë ditë në një festë solemne dhe të gëzueshme.


10 Nr. 52 - PRILL 2015


11 Nr. 52 - PRILL 2015

Burim Bërbatovci, shqiptari i

në Londër

Nga Fatmir Terziu Ai është Burim Bërbatovci. Një emër shqiptar. Ka ardhur nga Prishtina dhe ka një jetë familjare tashmë në Londër. Është njeriu që jetën kurrë nuk e ka ndarë nga sporti. Me sportin thuajse e ka nisur që fëmijë. Me mjaft sporte, që nga atleticizmi e deri tek futbolli. Tashmë me një rrugëtim jetik në Britaninë e Madhe prej 22 vitesh ai i është përkushtuar tenist. Ne e takuam rastëisht dhe bëmë një bisedë me të. Një bisedë që vlen më shumë se një kafe... Dhe biseda jonë u vërtit tek sporti i tenisit. E ai me të parën na thotë se “Sporti i tenisit është njohur shkencërisht si sporti i një kombinimi më perfekt të atleticizmit, artistikes, pushtetit, stilit, dhe zgjuarsisë. Një lojë e bukur, por një mënyrë kurajoze e transformoi me kalimin e kohës edhe atë më pesimistin.” Më tutje biseda shkon në një shtrat të bukur e miqësor, ndërsa herë pas here ndjek lojën sportive të të birit në fushën e blertë, dhe jo pak herë gjatë bisedës ngrihet dhe e qafon atë si një shenjë mirësie e urate për të në fushën e blertë... Unë me të vërtetë vetëm sa bëj përpjekje për të gëzuar ndjesinë e lojës dhe shpresoj se unë mund të frymëzojë fëmijë e i dhe mjaft të tjerë të rrinj. Unë fillova duke luajtur tenis për shkak të konditave të mia fizike, pasi isha një futbollist dhe luaja me “FC Kosova” me

Ymer Nishevcin. Kur unë u lëndova dhe gjuri më solli problem shëndeti, mua mu qep mërzitja dhe duhani. Unë ndjehesha i pezmatuar dhe unë një ditë nisa të përpiqem për të promovuar sportin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndonjëherë është e vështirë për shkak se gjykimi dhe mërzitja janë paralele konstante, por unë mendoj se në jetë njeriu mëson nëpërmjet përvojave, në mënyrë që të zhvillohet si një person dhe si një sportist për veten, familjen dhe fëmijët e gjeneratat. Kur pija duhan më duheshin 100 stërlina për paketat dhe më sillnin helmin në trup dhe tani ato më duhen për sportin dhe shëndetin dhe inkurajimin e fëmijëve. Një ditë të mirë, kur kisha parë se harxhoja më shumë se 300 stërlina për duhan vendosa të lexoj atë që afronte David Lloids. Dhe në lexim e sipër kuptova se tenisi është vendi ku fillon në David Lloyd Lei-

sure, kështu që natyrisht, atje kishte shumë për të ofruar. Atje ishin pjesa më e madhe e ekipeve të akredituar për stërvitje në botë, qindra fusha ndeshjeje me cilësi të brendshme dhe të jashtme dhe një gamë e madhe të opsioneve për të rriturit dhe fëmijët. Nga stërvitjet programet, ishin ata që përputhen me nivelin e seancave grupore, dhe natyrisht edhe në aspektin unik. Atje ishte vendi ku përfitohej pavarësisht moshës tuaj apo aftësisë. Kështu në North Finchley unë u testova dhe testohem tashmë duke kapërcyer ligat me aftësi e përkushtim. Aty në atë ambient tashmë më duket jetëudha e mbetur dhe trajtesa më e mirë fizike dhe shëndetësore. Dhe dua të them se kurrë nuk është tepër vonë për tu marrë me tenis. Ndërsa unë fillova të luajë në moshë relative miqtë dhe familjarët e mi më dhanë një raketë tenisi për

ditëlindje, dhe unë me atë e kuptova se tenisi është një sport që më pas të bëhet shok gjatë gjithë jetës, dhe një sport që të bën të gëzuar, ty dhe të gjithë ata që merren me të, e që admirohen nga njerëz të pothuajse çdo moshe. Kjo është gjithashtu diçka që ju kurrë nuk do ta harroni sapo ju të mësoni të luani tenis. Kur luani tenis familja është më afër jush, fëmijët janë më krenarë, prindërit janë ndjenja e shpirtit që nuk harron. Dhe këtë me siguri e ndjekim në disa foto të tij, që nisin me familjen, babain e tij duke e uruar në 76 vjetorin e lindjes e më tej me fëmijët gjithandej. Topi i fushës së blertë dhe memorja kryqëzohen në spektaklin e topit të verdhë. Në fushën e tenisit, sportisti ka nevojë për një temperament të ftohtë, ndjenjë të madhe për topin, reflekset, shpejtësinë, koordinimet me duart, zotërimin e energjisë, kohën dhe stërvitjen fizike. Ai është vetë një gjykues, lojtar dhe ekip më vete, një mbështetje tipike sportive që ka nevojë dhe aftësi në planifikimin, ekzekutimin, e një rrugëtimi të sigurtë mendor sportiv. Jo më kot ai e di këtë, dhe në ndeshjet e tij është frymëzuar edhe nga emra të mëdhenj si Andy Murray, ku e ka ftuar të pozojë dhe me fëmijët e tij. Ai ndjehet krenar pasi efekti mendor në tenis dhe frymëzimi bëjnë të vetën gjithnjë. Le ta mbyllim këtë shkrim, por për ta lënë të hapur, me atë që një herë e një kohë e famshmja e tenisit, Venus Williams do të shprehej se “Tenisi është kryesisht mendor. Sigurisht, duhet të keni një shumë të konsiderueshme të aftësive fizike, por ju nuk mund të luani tenis mirë duke mos qenë një mendimtar i mirë. Ju fitoni dhe humbisni ndeshjen e tenisit edhe para se të shkoni atje”.


12 Nr. 52 - PRILL 2015


13 Nr. 52 - PRILL 2015 Nga Përparim Hysi Tek orvatem të shkruaj përshtypjet e mia për Fatmir Terziun, shtysën e mora nga një postim i tij në facebook ku është fiksuar në një momentt diplomimi në Britaninë e Madhe. E shoh shkrimin e shkurtër dhe shkoj më tej: pse kaq duhet shkruar për Fatmir Terziun? Nuk besoj që e teproj, kur Fatmir Terziun, ta rrjeshtoj në listën e Personaliteteve, që i bëjnë nder Shqipërisë. Kur them e shkruaj kështu, lexuesi një gjë duhet të ketë të qartë: nuk kam asnjë lidhje as fisnore dhe as interesa të tjera të drejtpërdrejta, apo dhe të tërthorta. Me Fatmir Terziun, jemi njohur përmjet shkrimeve. Unë jam ulur shesh në “sofrën e madhe” me emërtimin “Fjala e Lirë” (www.fjalelire.com) dhe vazhdoj ende të rri “ulur” atje. Këtë favor ai nuk ma bën enkas vetëm mua, po e lë shtruar prej vjetësh, si një tribunë me të vërtetë disaplanëshe, ku botojnë gjithë krijuesit nga të katër anët e globit. Kur them që Fatmir Terziu është një Personalitet, ky nuk është një atribut i imi apriori, por është një meritë e tij në disa fusha, ku, parë me një sy prej krtiku të mirëfilltë, nxjerr një punë ekselente. As mos kujtoni se merrem me supozime të kota. Mjafton t’i hedhësh një sy, kalimthi, biografisë së tij të punës, do mbetesh i befasuar. Nuk gjen një të dytë me kaq atribute sa Fatmir Terziu. Unë do mundohem që ta njoh lexuesin vetëm me disa syresh, por sado gjatë që të shkruaj, asnjëherë nuk do arrij që të bëj portretin e tij. *** Kini parasysh vetëm një gjë: Fatmir Terziu është 50-vjeç dhe, kur shikon që mbasi ka mbaruar për gjuhë-letërsi, ka filluar punën si mësues, mandej drejtor shkolle dhe, më tutje, si gazetar tek i gazetws “RD”, ku dhe ka fituar çmim si gazetari më i mirë nw vi-

(esse)

Një Personalitet disaplanësh

Përshtypjet e mia për Fatmir Terziun tin 1996. Ka drejtuar Televizionin “Dardan” dhe gazetwn “Fjala e Lirw” dhe mandej ka hapur portalin “Fjala e Lirë”. Ka emigruar në Angli dhe në shkollat angleze ka arritur të fitojë certifikata dhe Diploma të nivelit të lartë për media e komunikim. Nuk mjafton me kaq, por vazhdon për arte dhe film (të më falë dhe lexuesi e Fatmiri që nuk po i lakoj drejtpërsëdrejti qoftë shkollat, kolegjet apo fakultetet), por si një përmbledhje të gjithë kësaj “maratone” studimesh të tij, dua të theksoj që ka fituar gradën e Masterit për Media-Kulturë-Art pranë Roehampton University në Britaninë e Madhe dhe Phd për Media-Kulturë-Politikë. Veprat e Fatmir Terziut janë publikuar nga BBC në UK ku ka fituar dhe çmim me tregimin “Hija e diamantit”. Shkruan në revista e gazeta perëndimore dhe në gjuhën shqipe në disa të tjera; shkruan në blogun e tij “Media Information Production” dhe ka lincencën e rregullt për “Fjala e Lirë”. *** Është mësues, gazetar, kineast, skenarist, poet, prozator, përkthyes, kritik i mirëfilltë letrar, Master dhe deri Akademik. Duke rreshtuar disa prej atributeve të tij, bien në sy një e vërtetë e pakontestueshme: asnjë prej tyre nuk iu dhurua si një vezë e kuqe në Ditën e Pashkës, por e ka fituar me një studim këmbëngulës dhe të rrallë. Natyrisht, që në këtë rreshtim meritash, mund të ketë dhe ndonjë pasaktësi nga ana ime, po ajo që të bie në sy tek ky Personalitet të Letrave Shqipe, është që, sado me këto virtyte, ai është kaq i thjeshtë dhe kaq intim, sa të çudit. Punon si një makineri

e vërtetë dhe ku nuk e gjen penën e tij: sa në prozë, aq dhe në poezi. Ka lëvruar, pothuajse, të gjitha gjinitë: poezinë, prozën e shkurtër e të gjatë. Kur flas për prozën e gjatë: ka shkruar novela e romane. Duke qenë mësues, ai ka shkruar dhe për fëmijë (Rrëfenjat e xha Avramit) është një nga librat si “libra xhepi” për fëmijët e të rinjtë. Veç botimeve në websaite, ka botuar (me një vëzhgim kalimthi) rreth 16 libra. Disa syresh dhe në gjuhën angleze. Kujtoj se është autor i pesë romaneve të vlerësuar si “Grykës”; “Bunari”; “Kojrillat”, “Blirët e Pejës”, “Fijet e barit të thatë”. Është autor i shtatë vëllimeve në poezi etj. *** Është autor i shquar esseshë dhe studimesh shkencore: në letërsi,art e kulturë. Anglisht: Freud and Spellbound; Balkan Chiaroscuro; Shifting Bonardius in Documenttyery Film; Kadare dhe disidenca e tij; Postmodernizimi Shqiptar; Stuart Mamm dhe letërsia shqiptare në syrin britanik; Bukuria mashkullore tek tregimi i Kadaresë; Ferxheja si nocion kulturor në tregimin e Kadaresë; Me dokumentarin Clouds of smok(Retë dhe tymi) ka fituar çmim në New York në 2007.Ka bërë dokumnetarë të tjerë,si: Trokamat në jetën e një pene(2013); Foot Steps in the life of a Writer 2006 (shqip-anglisht); Në kosovë andej nga Kulla e Jasharajve(2004). Të më falë, Fatmiri, që nuk po i numëroj një për një dolumentartë në gjuhën anglweze, po ato shqip nuk i lë pa përmendur. Kur punonte në TV “Dardani” ka xhiruar dokumnetar për univeristetin

e Tetovës; për diktaturën; për Azem Hajdarin. Veç dokumentarëve, ky njeri i çuditshëm, ka realizuar filma me metrazh të shkrutër, si: Windy Corner (Rruga e erërave); Think again; Sentimental Journey; Pencil ana Computer(në dy versione vlerësuar me çmim përkatës nag BBC); Ane Egg e të tjera. Ka mbajtuatur referate dhe ka shkruar në libra e revista në gjuhën angleze, si: Global Art Cinema; New Theorisand Histories (2010); Somethy Beatiful for God Mather Tereza of Calkuta; Academik Reserch Suternationl vol.I N.3; November 2011; International Journal of Academik Research Vol.3 Nr.5 Semptembre 2011. Tani, pas këtyre përshtypjeve të mia, si një vështrim panoramik për

të, kam të drejtën që të shkruaj: Fatmir Terziu ka bërë dhe vazhdon të bëjë një punë të shkëlqyer në fushën e Letrave Shqipe dhe jo vetëm në këtë fushë. Pra, ka bërë aq shumë për SHqipërinë dhe për mbarë letërsinë, kulturën dhe artrin mbarëshqiptar. si një interlekutor nga më përfaqësuesit e ndenjë, por, sa shoh unë , megjithëse ka një biogarfi kaq të pasur deri akademike, nuk kam parë që të ketë një titull nderi dhe vlerësimi as nga Minstria e Kulturës,as nga Akademia dhe ca më shumë nga Presidenti. Ky njeri me kaq vlera duhet vlerësuar sipas meritave që ka. Ai duhet të jetë as më pak dhe as më shumë, po “Nderi i Kombit”. Me punë e ka fituar dhe ballin e ka të bardhë. Nuk është faji i tij, nëse ende ka njerëz që me sytë hapur nuk shohin. Dhe kurrë nuk është vonë që të marrë atë ç’i takon. Unë jam një nga ata që jo vetëm shpresoj, por mezi pres që ta uroj. Tiranë, 13 mars 2015


14 Nr. 52 - PRILL 2015 Nga prof. Murat Gecaj publicist e studiues, Tiranë Është kënaqësi dr. Lili, që po bisedojmë bashkë. Dy janë arsyet kryesore: Së pari, krahas botimeve profesionale, shkruan edhe në fushën e letërsisë. Së dyti, ke shërbyer në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), nga jam edhe unë. Po kësaj teme do t’i kthehemi pak më tej. Pra, po e nisim bisedën me pyetjen, kur ke filluar të shkruash? - Të shkruaj, me kuptimin e plotë të fjalës, nisa në semestrin e dytë të klasës së parë. Atë vit, me të filluar ditët e ngrohta të pranverës, dilja që me mëngjes nga “Lëndinka e Lotëve”, e harrohesha mbas luleshqerkave. Më të hyrë të dimrit, që atë mot e shtroi borën para kohe, ngjitesha përpjetë Qeroskës e shkisja tëposhtë sokakut të ngrirë. Kthehesha në shtëpi, kur më cfiliste uria. (Isha bërë bredhamankë, thënë me fjalët e gjyshes). Për të më “përmbledhur”, pasi njëra nga tezet kishte thënë se vetem të nxënët “ia mbledh kallaballëkun”, një ditë të hëne, më vunë në dorë pecen e kallamarin e më nisnë për në shkollë. Semestri i dytë, kishte një copë herë që kishte filluar e unë nuk e kisha mbushur moshën shkollore. Nuk dija të shkruaja, por dija të lexoja. Më pranuan dëgjuese. Mësova të shkruaja e vazhdoja të lexoja, kureshtare, çdo gjë që më binte ne dorë. Se shtëpia ishte plot me libra e revista. Biblioteka e qytetit, dy hapa më tej, në krye të rrugicës. Kur nga librat e tezes nuk mbeti më ç’të lexoja, se i përpiva pa mbaruar tetëvjeçaren, u regjistrova në bibliotekë. Më kujtohet ajo ditë. Klara, bibliotekarja, me orientoi drejt librave të përshtatshëm për moshën time. Ndërsa unë mora drejtimin për në sallën tjetër, me libra për të rritur. Era e ngjitësit të librave, moria e librave të sistemuar në raft e siper raftit, skrivania me librat e përhapur mbi të dhe qetësia, si në kishë, e sallës së leximit, më magjepsën. Shi atë çast mendova: edhe unë do të shkruaj një ditë. Nisa të shkarravisja mbresa në çdo cep libri e fletoreje dhe më pas të shkruaja poezitë e para. Poezi, që i përmblodha në librin “Pemë e gjethe”. Duke e lexuar , poezi pas poezie, “Pemë e gjethe” të le për-

“Të shkruash, është si ta presësh trenin...”

(Bisedë me Liljana Kristulin, mjeke dhe autore e pesë librave) Novela “Gra të harruara” ka personazhe me karaktere të spikatura . Çfarë mendoje, ndërsa shkruaje jetët e tyre, të ndërthurura me njëra-tjetrën ? -Do më pëlqente, që lexuesja të mendojë: Kjo jam unë…Kjo është një pjesë e jetës time…

shtypjen e tërësisë, vazhdimësisë, si një poemë. Tematika e saj, ajo mbizotëruesja është ndarja, largimi, pa trishtim, pa keqardhje, pa melankoli. Largimi, ikja, ndarja, për ty janë një proces normal i jetës? -Jeta ime ka rrjedhur nëpër ndarje. Rritur midis Tiranës, ku banonte familja, dhe Korçës, ku banonte gjyshja me tezet, më duhej të ndahesha shpesh nga familjarët dhe miqësitë. Emërimi në Tropojë, pastaj transferimet dhe më vonë emigrimi, pra kjo lëvizje e përherëshme, ecejakje e vazhdueshme, pa zënë asnjëherë plotësisht rrënjë në të njëjtin vend, mendoj se ka lenë gjurmë, pra ka ndikuar edhe në poezitë e mia. Librat në prozë “Mespërmes Europës” dhe “Gra të harruara” i ke shkruar në vetën e parë. Kjo është thjesht një zgjedhje letrare apo tregimet janë rrëfime nga jeta? -Ngjarjet janë të jetuara, personazhet realë. Të shkruarit në vetën e parë ishte komunikim me vetëveten; ishte shkëputja nga kujtime të dhimbshme, fshehur nënë kore. Zgjodha të “rrëfehem”, për t’u bindur se isha shëruar nga e kaluara, edhe pse cikatricet ishin të thella; se isha ngritur sërish në këmbë edhe pse rruga, që po ndiqja, nuk ishte fushë me lule. Vendosa t’i botoja, për ta ndarë përvojën time me ata që, si unë, ndryshojnë, formohen, përpiqen e piqen, përmes gabimeve e vështirësive, me të vetmin qëllim : t’ia dalin mbanë.

Ke botuar 5 libra, një me poezi, dy me tregime e dy profesionalë. Mendon se ke arritur aty, ku ke dëshiruar? - Vënia në diskutim e asaj, që ke arritur të bësh, mendoj se është e rëndësishme për t’i njohur veten, dëshirat, mundësitë; për t’u rivlerësuar objektivisht, realisht, pa e mëshiruar veten, pa keqardhje, që nuk ke mundur ta bësh siç ke dashur o për ç’ka nuk ke arritur të bësh më parë. Besoj se asnjëherë nuk është vonë për t’ia bërë vetes pyetjen : Kjo jam unë? Është kështu, ajo që dua të jem, me të vërtetë? Kjo do të thotë, se ke në dorë një libër tjetër? Një vëllim me poezi dhe një novelë, për 2016-ën. Shpresoj.Uroj!... Çfarë është të shkruarit, për ty ? -Pritje, pritje e domosdoshme. Si të presësh ndërrimin e një treni. Zbret nga treni i së përditëshmes, për ta marrë atë të fantazisë. Rri aty, përzjehesh me turmën, sheh, vëren, kujton, dëgjon, imagjinon, veçohesh, pret…E ndjen me të gjitha shqisat trenin, që afrohet. Je gati të hipësh mbi të. Gati për të shkruar një faqe tjetër.Kështu, ndjehesh mirë. Bota e komunikimit ka ndryshuar. Shumë autorë përdorin blog për t’u lidhur me lexuesin. Ke një blog tëndin? -Jo, por në facebook, jam duke publikuar librin “Heshtja nuk është zgjidhje”. Faqja gjendet pikërisht me këtë emër. Për këtë libër me tema shoqërore kam punuar disa vite. Mendimi për ta shkruar më lindi pasi lexova të dhënat, që sekretari i O.K.B.-së, Kofi Annan, ia paraqiti Asamblesë së Përgjithëshme së kësaj organizate. Ishin shifra e fakte tronditëse për dhunën, që pësojnë fëmijët nga të rriturit. Duke nënvizuar se shifrat janë

shumë më të vogla, se realiteti, ai raportoi që, gjatë vitit në studim, 150 milionë vajza dhe 3 milionë djem, të moshës më të vogël se 18 vjeç, janë detyruar të kenë marrëdhënie seksuale, ose kanë pësuar dhunë seksuale!? Në nivel botëror, 36% e grave dhe 29 % e burrave, pohuan se gjatë fëmijërisë kanë qenë viktimë e provokimit dhe ngacmimit seksual, nga një i huaj ose një familjar. Në libër e kam trajtuar pikërisht këtë temë delikate, pedofilinë, abuzimin e dhunën seksuale, duke shtuar edhe njohuri për bulizmin, stalking, mobbing e drogën, dukuri të përhapura, tashmë. Argumentet janë shtjelluar në përshtatje me moshën e fëmijëve dhe adoleshentëve. Ndërsa libri “Unë dhe Dializa” është manual për personat, që trajtohen me dializë. Shkruar, fillimisht në italisht, për pacientët e klinikës ku punoj. Më 2014, e botova edhe në shqip. Po i kthehem sërish faktit, që ke jetuar gjatë në Malësi të Gjakovës, nga jam edhe unë. Pra, megjithëse ti je rritur mes Korçës e Tiranës, më ngjan se jemi bashkëkrahinas (ha,ha). Çfarë mund të më thuash, për ato vite? -Vitet e kaluara në Tropojë kanë qenë për mua një universitet i dytë. Në atë bashkësi me pak banorë, ku të gjithë dinim gjithëçka për njëritjetrin, çdo gjë kishte përmasa epike: dashuria, vetmia, miqësia, malli, dëshirat, dhimbja, vuajtja. Bujaria, mikpritja, fisnikëria e banorëve të atyre trojeve, barazohen me lartësitë e bjeshkës. Novela, që kam ndër duar, e “ngjyen” penën pikërisht aty, në Tropojë të vjetër. .Ti je mjeke, çfarë këshille do t’i jepje lexuesit? -Të lexojë sa më shumë; romane, tregime, poezi. T’i “shfrytëzojë” rregullisht bibliotekat. Biblioteka është muzeu i librit. Ashtu si objektet e muzeut, librat e rrëfejnë biografinë e vendit dhe të popullit të tij. Biblioteka është djepi i demokracisë, aty librat flasin pa u imponuar, pa u përzierë, pa u ngatërruar me njëritjetrin. Zërin e çdo libri e dëgjon qartë, veçmas, e dallon. Kjo është një lloj terapie.


15 Nr. 52 - PRILL 2015 Nga Lekë Tasi Petro Zheji vdiq në 15 Mars. Përdora foljen “fjeti” më lart, sepse kështu thuhej dhe vazhdon të thuhet për besimtarët kur ikin nga kjo jetë. Të njejtin kuptim ka dhe shprehja “ ndërroi jetë”, sepse nënkuptohet me të që jeta vazhdon mbas atij momenti. Jo vetëm bisedat e Petros me këdo dhe kurdoherë e shpallnin besimtarinë e tij, por edhe vepra e tij e shkruar vazhdon ta shpallë atë, duke e përkufizuar madje ai vetë kërkimin e tij filosofik si Kristologji, çfarëdo lëmë të shkencës të ketë pasë përfshirë kërkim i tij. Këtë cilsim e thekson edhe titulli i veprës së tij të fundit, “Roli Mesianik i Shqipes”, libër që doli nga shtypi pak ditë para se Petroja të jepte frymën e mbrame. Mediat tona e ngrejnë lart Petron me epitete të larta, por heshtin rreth këtij tipari themelor të veprës së tij. Pse ndodh ? Gazetaria më e kualifikuar, po edhe ajo më pak e tillë, ajo që kërkon sensacionin, kanë në qendër të tyre, përcjeljen në publik thelbin e dishkaje, fenomen, ide, vepër o person; ato priren ta formulojë shkurt dhe qart, të diskutojë rreth tij, e jo ta fshehin me anë termash të pergjithshëm që sjellin zbehjen e subjektit dhe rënien e interesit të lexuesve. Kush ishte në thelb Petro Zheji? Pse është kaq e panjohur për masën vepra e tij filozofike? Sa peshë specifike kanë përkthimet e tij dhe sa librat e tij origjinale në kontributin tërësor që ai i ka dhënë kulturës sonë? Këtu del çështja e interesit që masa e madhe e lexuesve mund të tregojë për problemet filozofike dhe veçan për debatin edhe më të thellë të gjuhës si fenomen i rastit apo metafizik. Kjo është e qartë, por kur vijmë te elita dhe rrethet akademike, pse kjo heshtje? Mos theksi që u vihet përkthimeve, fsheh dëshirën për të eklipsuar librat? Po të kthehemi te mediat, meqë për fat ose për vullnet të mirëfilltë politik nuk kemi revista, ato janë zhdukur, temat e mësipërme duhet të ishin lënda më e kërkuar e një shtypi që synon nivelin evropian. Mos vallë është ndjeshmëria e publikut shkaku që nuk promovohen?. E përjashtojmë, sepse privatisht Petroja merrte sinjale simpatie pavarësisht përkatësis fetare, madje edhe prej sektorit ateist. Cilido qoftë pozicioni i intelektualit, atij i “hanë duart” për debat. E pra, është pikërisht debati

Petro Zheji fjeti që u shmang kaq kohë, për çdofarë teme, sepse strukturat institucionale janë të mbyllura ndaj tij. Ai, debati, zëvendësohet rrallë-herë me fraza zhvleftësuese që sulmojnë sëtoku studime serioze (siç është rasti) dhe mitomanira pa rëndësi, duke mos dhënë emra, por me adresim të qartë. Ka edhe një prirje tjetër: i vishen studimit një numur valencash të tepëruara, ndofta prej padijës mirëdashëse apo dhe të nxitura, për ta spostuar punën në një terren jo shkencor. Shkurt dhe për të përgjithësuar në planin kombëtar , kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi heshtje të plotë kur në tryezë shtrohen çështje

që vënë në diskutim serioz me rrezik përmbysjeje të gjërave ekzistuese, të trashguara, dhe nga ana tjetër debate mjaft të gjalla por me një kufi të caktuar “hapjeje “, i përfaqësuar ky kufizim prej moderatorit, rrethit të të ftuarve, dhe financimit të aktiviteteve, në mënyrë që ajo që quajtëm “heshtje e plotë” më lart, të ketë një kundërpeshë zhurme, që të lozë rolin e debatit, natyrisht edhe me maja autenticiteti brënda saj, për të pasur e tëra një pamje demokratike të besueshme. Të ngushëllon fakti që vepra e tij është aty, e botua mbas kaq peripecish të autorit dhe rreziqesh, ajo është e pranishme përballë kësaj përzjerje heshtjeje –

zhurme e-debati të mefshtë që po gëzojmë prej 20 vjetësh. Del pyetja: Kur do të dalin revistat , kur e kaluara do të japë lejen që ato të dalin, kur do jepet leja që temat pervëluese të preken, që e vërteta e vërtetë të apasionojë një rreth të gjerë intelektualësh të rinj të paduruar? Sepse ka shoqëria jonë dijetarë që t`i dalin zot edhe opusit të Petro Zhejit , për ta bërë të njohur këtyre të rinjve me mjetet e ndryshme të komunikimit , në katedra që fitohen me konkurse e me punime të botuara lirshëm përkundra mungesave të ndryshme penguese, madje edhe në gjuhë të huaja. Pritet vetëm sinjali nëse do vijë.


16 Nr. 52 - PRILL 2015 Nga Fatmir Terziu Teksa Dielli lë pas hijen e tij rrugicave të zhurmshme të Tiranës, njeriu me një hap të lehtë, që shtrëngon libra në duart e tij, kapërcen trotuarin dhe ndalet pikërisht aty ku kafja e tij është e porositur nga larg me “shenjë” për mikun. Dhe ajo është në fakt kafja e parë me të teksa fizikisht edhe takimi ishte i pari. Shtrëngojmë duart. Dhe ai përmallet si një mik i hershëm. Nga xhepi nxjerr një faqore të thjeshtë dhe në gota ndan lëngun e saj qelibar. Bulëzohen gotat. Kristal i bardhë. Gradacion fin... - “Gëzuar! Dhe mirë se na erdhët!” - “Gëzuar!” - “Ah sikur ta kishim këtu Viron Konën... ai nuk është më shumë vlonjat se unë, apo jo?” Qeshim miqësisht... Pastaj biseda shkon në shtratin e saj. Ai është në ato çaste larg miqve të përditshëm dhe kjo ‘largesë’ i kushton jo pak shqetësim me telefonin. “Ja një minutë, ju lutem. Një minutë jam me...” Vetëm pak nga miqtë e tij të ngushtë e dinë si një ditë të tërë këtë minutë shkëputje dhe e ndjejnë minutën e mungesës së Murat Gecajt si një javë mungesë në fakt. Dhe të gjithë e dinë se ai është duke shkruar artikullin e radhës. Nuk ndodh ndryshe. Në rastet e tjera e ke në mesin e tyre. E ke Profesorin Murat Gecaj gjithnjë ku bëhet fjalë për mësuesinë, nxënësit, mësuesit, edukimin, librin, shkollën dhe artin e kulturën shqiptare. Është atje ku promovohet kulturë. Nëse ndodh ndryshe, se pastaj si në atë rastin e takimit tonë, hajde pushoi telefonat e Sejdo Harkës, Viron Konës, Kadri Tarellit, Bardhyl Xhamas, Pandeli Koçit, Pajtim Bejtjas, Hektor Veshit, Qatip Marës, Përparim Hysit apo Ibrahim Hajdarmatës. Një telefonatë duket e harruar, por ajo i përkiste mikut të letrave Skënder Hasko, që gjithnjë është në mesin e tyre me bisedat dhe fjalët që pasohen shkitazi. Por Murat Gecaj nuk ka miq vetëm gjeneratën e tij. Ai tashmë ka mi kudo dhe nga të gjitha moshat... Ai ka të tillë se vetë përkushtimi i tij është fisnik dhe gjithëanshëm. Për këtë Sejdo Harka duke iu referuar heroit të këngës “Tropojani” të kënduar nga brilanti Gjergj Leka, do të shkruante: “Ai është prof. Murat Gecaj, shëmbëlltyra e virtyteve më të mira të njerëzve, që kam njohur në ato anë. Te figura e “heroit” të kësaj kënge, që tashmë është kthyer në hit i sakrificës dhe bashkimit, i mirënjohjes dhe përkushtimit për njerëzit, gjej jo vetëm portretin e mjekut tropojan, që i shpëtoi jetën një tiranasi, por edhe atë të intelektualëve të thjeshtë, si Murat Gecaj, i cili, nëpërmjet veprimtarisë së dendur shoqërore, krijimtarisë së gjerë, fjalës së ngrohtë dhe gatishmërisë për të ndihmuar njerëzit, ka fituar dashurinë dhe respektin e tyre.” Pikë e dobët e tij janë tre fëmijët, Mirela, Arjani dhe Altini, por veçanërisht nipërit e mbesat, që jetojnë brenda dhe jashtë atdheut. Me Deivisin e Dorelën, të cilët e thërresin “Babush”, nuk ndahet për asnjë çast. Për ta shkruan edhe libra me skica e kujtime, siç është ai, botuar kohët e fundit, me titullin “Dorela”. Dhe këtu fjala e Sejdo Harkas ndalon duke cituar për mikun e tij të mirë “Besa dhe bujaria,

Murat Gecaj, lis i madh i Malësisë së Gjakovës mirësjellja dhe dashuria, përkushtimi për punën dhe mençuria e intelektualëve të tillë, kanë sfiduar edhe veprimet e papërgjegjshme të ndonjë individi të veçantë, i cili, në vend të bashkimit, mbjell përçarjen; në vend të dashurisë, urrejtjen dhe në vend të mirëkuptimit, grindjet dhe sharjet.” Kjo ndodh në këtë lidhje shkrimesh se ashtu vërtet dhe në bisedë, Prof. Murati, krenohet që është lindur e rritur në një familje atdhetare e liridashëse, në Bujan të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), fshat me bukuri të rralla, që ”mbështet kokën” mbi kreshtat e bardha të Alpeve dhe “lan këmbët” në ujërat e kristalta të Valbonës. Këto anë shquhen, jo vetëm për tradita të lashta patriotike, por dhe sepse ato u bënë “djepi”, ku lindën heronj të tillë si Bajram Curri.” Shkëpusim mes pikasjeve të Sejdo Harkas, ato që vetë shpirti i tij i përzgjedh: “Bujani, –thotë ai, – për mua është si një magnet, që më tërheq drejt detit të kujtimeve, sa të trishta aq dhe të bukura, sa të dhimbshme aq dhe të gëzuara. Aty gjej gjithçka: vuajtjet e gëzimet, lodrat e kujtimet, eshtrat e të parëve dhe shqetësimet, ëndrrat e grisura dhe forcën për ringritje, shokët e fëmijërisë dhe këngët, shpirtin dhe zemrën… Prof. Murat Gecaj, studiues e publicist shqiptar. Ka lindur në fshatin Bujan, të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), më 29 mars 1940, në një familje me tradita atdhetare. Mbas mbarimit të shkollës së mesme në kryeqytet dhe dy vjet në degën gjuhë-letërsi shqipe, në Universitetin e Tiranës, ai dërgohet për studime në universitetin ”Zhdanov” të Petërburgut (ish-Leningrad), për dialektologji. Për shkak të prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, ai rikthehet në Shqipëri, për të përfunduar studimet me rezultate të larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës, për gjuhë dhe letërsi shqipe. Pasi kreu studimet e larta me vlerësimin “shumë mirë”, për gjuhëletërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, në vitet 1963-1965 punoi redaktor në gazetën javore të fëmijëve “Pionieri”. Ka studiuar e botuar dhe vazhdon punimet e tij për historinë e arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar, veçanërisht nga Kosova. Në vitin 1992, mbrojti disertacionin në këtë fushë dhe mori gradën “Doktor i shkencave pedagogjike”. Në vijim të punës së bërë, në vitin 1996 iu dha titulli shkencor “Profesor i asociuar”. Në 2011, është përfshirë në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në

Tiranë, me detyrën përgjegjës i sektorit të shtypit e i marrëdhënjeve me publikun. Për një periudhë afër 55-vjeçare, është autor i mjaft shkrimeve e studimeve, në gazeta e revista shqiptare. Është autor i 13 veprave, me tematikë të gjerë e të fushave të ndryshme, si dhe i mbi 10 librave të tjerë me bashkautorësi. Ka mbajtur një kumtesë në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (Tiranë, 1972). Eshtë autor i disa zërave për arsimin e shtypin, në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” (Tiranë, 1985) dhe ribotimi (Tiranë, 2010); bashkautor i veprës “Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar” (Tiranë, 2002), si dhe bashkautor në botime të tjera: arsimore, historike, folklorike etj. Një vit pas luftës në Kosovë, e vizitoi këtë për herë të parë. Përshtypjet e tij i botoi në librin “Si e pashë unë Kosovën” (Tiranë, 2000), i cili mori vlerësimin “Mirënjohje e Kombit”. Në vazhdim, publikoi librat: “Nëpër udhët e shkollës shqipe”(Tiranë, 2001; ribotuar më 2008), “Pishtarë të parë të Normales së Shkupit”(Kumanovë, 2002) e “Filologë që nuk harrohen”(Tiranë, 2002) dhe “Salih Myftar Kolgeci-monografi” (Tiranë, 2006; librin jetëshkrimor ”Ëndrrat ’e grisura’ të jetës sime”(Tiranë, 2010),”Bedri Dedja: Në kujtesën tonë”-përmbledhje kujtimesh (Tiranë, 2010) dhe ”Rrahin zemrat arbërore” (Tiranë, 2011). Dhe biseda me Profesor Murat Gecaj natyrisht nis larg. Larg në gjeografinë e jetës së tij, por edhe në atë që pikëtakon vitet. Fëmijëria rrjedhe bardhë në Bjeshkë, kacavirret njollave të bardha të shkumësit në dërrasat e zeza, ku ai krijoi edukatën dhe mirrënjohjen e hershme. Dhe ato njolla shkumësi në duar, i sollën emrat e shquar të albanologjisë dhe fushave të tjera të diturisë, si: Profesorët Eqrem Çabej, Aleks Buda, Zihni Sako, Bedri Dedja, Androkli Kostallari, Shaban Demiraj, Myzafer Xhaxhiu, Mahir Domi e mjaft të tjerë në një udhëjetë të gjatë, në një qëndisje të memorjes së tij të cilën tashmë e kthen në art me fjalës së përkushtimit. Atyre ai u ka kushtuar pikërisht librin e tij “Filologë që nuk harrohen”. Ai natyrisht krenohet me mikun e tij të pandarë, emrin e shkrimtarit Viron Kona, por nuk harron veprën dhe talentin e kritikut Adriatik Kallulli, nuk harron gjuhëtarët Enver Hysa e Gjovalin Shkurtaj, studiuesin Isa Halilaj. Dhe ndërsa e ngacmojmë më tej, ai flak modestinë e tij dhe shprehet mes saj qetë: “shkruaj si gazetar, pra jo si letrar”, duke na thënë se pena e tij është aq e mprehtë sa dhe fjala, të na sjellë në vëmendje arsyen e vazhdimit të saj kaq me bollëk në një moshë të tillë pensioni. Në një moshë të tillë edhe kompjuteri i tij ndoshta ankohet, pasi ai pushon pak dhe pjesën tjetër e ka një angazhim të madh me miqtë në të gjithë hapësirën e Globit. Biseda me profesor Gecajn është e gjatë, por hija e Diellit ka kapërcyer lisin e vogël, të sapombjellë nga Bashkia, që ndodhet aty pranë, dhe duket se ajo është një shenjë për Lisin e Malësisë së Gjakovës të përshëndetet miqësisht e të largohet pikërisht aty ku e presin mesazhet dhe punët e shkrimeve të përditshme në kompjuterin e tij. Sakaq ne udhëndjekim largimin e tij, duke mbetur në mendje me fjalën e tij të qetë dhe urtësinë.


17 Nr. 52 - PRILL 2015

Guy De Launey BBC News, Pristina Është ora vetëm 9 e 30 minuta e mëngjesit dhe stafi po tërheq karriget nga tavolinat e pijetores në qendër të kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë – dhe Alban Ibrahimi është i prirë për të filluar pijen.Por, ato që ka në mendje sipërmarrësi kosovarë janë saktësisht jo-alkoolike. Me një lulëz delikate, 36 vjeçari vë në linjë seri të vogla shishesh me lëngje të ndryshme frutash të këndshme. “Provoni qershinë e thartë”, sugjeron ai, duke zvarritur përpara një shishe të plotë me lëng të trashë. Ibrahimi të trondit rreth fakteve përfituese që tregon për shëndetin që përmbajnë këto pije, dukë vënë në pah se ajo është e lartë me antioskidantë, ndihmon reduktimin e kolesterolit, nuk përmban sheqer dhe asnjë aditiv tjetër. Kosovarët kanë qenë të shpejtë në pranimin e produkteve të Alban Ibrahimit, transmeton BBC. Që kur Frutomania ka nisur prodhimin e lëngjeve të tilla në vitin 2010, ajo ka gjetur vend në qindra supermarkete, bare, kafene e restorante të Kosovës.

Sipërmarrësit kosovarë, shpresë për një të ardhme të ndritshme “Kushton pak më shumë se lëngjet me koncentrat”, thotë Albani. “Por, deri sa njerëzit ta provojnë atë që njihet si ‘ndryshim’…”, shton ai. Por, nuk është vetëm shija apo kualiteti i Frutomanias që qëndron jashtë. Kompania është një biznes i rrallë në vend. Alban Ibrahimi është tash edhe eksportues i pijeve me fruta. Që nga shpallja e njëanshme e pavarësisë në vitin 2008, gjërat nuk kanë shkuar tërësisht sipas planit të Kosovës. Trazirat ekonomike që ngufatën Evropën ishin ndoshta mishërim i kohës së keqe për këtë vend. Tom Gnocchi, i deleguar i

BE-së, ka thënë se Kosova ka arritur të ruajë GDP-në që nga fillimi i krizës ekonomike. Por, ky thotë se një gjë e tillë është arritur për shkak të remitancave nga bashkatdhetarët, kurse dy e treta e popullatës në vend është klasifikuar si “ekonomikisht joaktive”. Njerëzit kanë fi lluar të pyesin se çfarë është duke bërë qeveria e tyre për të përmirësuar gjërat. Ndërsa, përgjigjet janë përgjithësisht dëshpëruese. “Korrupsioni është ende i përhapur dhe minon mjedisin tashmë të kufizuar për biznes”, thotë indeksi i fundit vjetor i Lirive Ekono-

mike (Economic Freedom). Por, për Alban Ibrahimin kjo nuk vlen. “Ligjërisht, nuk është e vështirë për të ngritur një biznes në Kosovë, por praktikisht po. Qeveria krijon mjedisin për zhvillimin e biznesit. Ata kanë nevojë për një përgatitje të mirë të legjislacionit dhe sigurisë për njerëzit për investime. Roli i tyre është vendimtar, ata duhet të injektojnë fonde në mënyrë që njerëzit të mund të nisin biznese”. Në anën tjetër, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku thotë se Qeveria e Kosovës po bën përparim të mirë në këtë drejtim. “Jemi të vetëdijshëm se kemi nevojë për reforma më serioze”. “Prioritet numër një është zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës. Ne po presim rezultate të mëdha në sektorin privat, që do të jetë fokus i kësaj qeverie”, thekson Çollaku, transmeton lajmi.net. Kompani si Frutomania janë duke dëshmuar se një biznes në Kosovë mund të jetë i suksesshëm, i cili ka filluar të eksportojë pije në shtetet fqinje, madje edhe në SHBA. Por, nuk mjaftojnë vetëm pijet e frutave (megjithëse ushqyese e të shijshme) për ta vënë ekonominë e Kosovës në binarët e duhur. /BBC/


18 Nr. 52 - PRILL 2015

Gëzuar Pashkët, festën e jetës, të paqes... dhe të vetëdijes I kërkoj ndjesë lexuesve të krishterë që kjo gazetë nuk i uroi gëzuar Krishtlindjet në 25 dhjetorin e shkuar – kur për arsye teknike u bë një përzgjedhje e artikujve më domethënës të vitit 2011 – dhe kërkoj ndjesë që të dielën e shkuar nuk i kemi uruar gëzuar Pashkën miqve katolikë. Përfitojmë nga rasti sot për t’i uruar Festën e Ringjalljes së Jezu Krishtit miqve ortodoksë, qoftë sepse Pashka përfaqëson ngjarjen kryesore të Kishës Ortodokse, qoftë sepse komuniteti ortodoks meriton një vëmendje të veçantë gjatë njëqindvjeçarit të pavarësisë së Shqipërisë, për kontributin e tij të çmuar në lëvizjen e Rilindjes, por edhe për pozicionin delikat të tij kulturor brenda popullsisë shqiptare. Për të gjithë të krishterët Pashka është “festa e festave”, por në vendet ortodokse ajo vishet me një solemnitet madhështor dhe me një atmosferë festimi e ngjashme me atë që përjetohet në vendet katolike në periudhën e Krishtlindjes. Në fakt, Ringjallja e Jezu Krishtit nuk është konsideruar nga ortodoksët si një dogmë e thjeshtë, por është thelbi i jetës shpirtërore së besimtarëve. Kisha Ortodokse beson se Krishti pati vuajtur me të vërtetë si njeri dhe, si i tillë, vdiq dhe u ringjall: prandaj, cikli i vdekjes dhe i ringjalljes nuk përfshin vetëm Birin e Zotit, por çdo qenie njerëzore. Jo rastësisht, ikonografia ortodokse përfaqëson Krishtin që shkel portat e ferrit dhe risjell në jetë Adamin dhe Evën, simbole të njerëzimit. Kështu, për Krishtërimin ortodoks, vdekja është një fenomen fizik që nuk përfaqëson fatin përfundimtar të njeriut. Sipas Shën Jovan Krisostomo, “Ne vdesim, por nuk mbetemi në vdekje. Nëse pas vdekjes njeriu merr përsëri jetën dhe madje,

i është dhënë një jetë më e mirë, atëherë kjo nuk është më vdekje, por një gjumë”. Të krishterët nuk u bënë të tillë sepse ishin më shumë të moralshëm apo më shumë të devotshëmsesa paganët. U bënë sepse Krishtërimi i liroi nga frika e vdekjes. Himni ortodoks i Pashkës, drejtuar Krishtit, përsërit shumë herë: “Me vdekjen Tënde ke mposhtur vdekjen”. Ky është mesazhi i madh i Kishës Ortodokse: terrori primordial që rrethonte jetën e njeriut u zëvendësua nga besimi në ringjallje. Duke iu referuar martirëve të krishterë, që përballeshin me vdekjen në qetësi absolute, Shën Athanasi nënvizonte se “Njerëzit, përpara se të besojnë në Krisht, shohin vdekjen si të tmerrshme; ndërsa kur kalojnë tek besimi i dalin përballë me kurajë, duke u bërë dëshmitarë të Ringjalljes”. Për të njëjtën arsye, në ikonat ortodokse figura e Krishtit në kryq nuk shfaqet tragjike, por përfaqëson një njeri paqësisht në gjumë. Pra Pashka është mbi të gjitha një përvjetor që feston jetën dhe triumfin e saj mbi vdekjen. Ja përse simboli i kësaj ngjarjeje janë vezët, emblema të pjellorisë dhe të ciklit të jetës. Tradita e vezëve të kuqe ka origjinë të lashtë dhe është dokumentuar në epokën e Perandorisë romake, kur fshatarët paganë fusnin nën tokë një vezë të lyer me të

kuqe për të marrë me të mirë perënditë për bollëk të të korrave. Krishtërimi përvetësoi këtë zakon pagan, duke i dhënë atij një vlerë shpirtërore dhe duke identifikuar në bojën e kuqe gjakun e Krishtit. Simbol i fitores mbi vdekjen është edhe drita e qirinjve që besimtarët i mbajnë të ndezur gjatë natës së Pashkës. Duke pasur parasysh vlerën e pamasë njerëzore dhe shpirtërore të “festës së festave”, në shekujt e parë të Krishtërimit Ringjallja kremtohej çdo të dielë. Në vitin 325 pas Krishtit, me rastin e Këshillit të Nicea, Kisha e Krishterë (e cila nuk ishte akoma e ndarë në Kishë Katolike dhe Kishë Ortodokse, terma të hyra pas skizmës së 1054) vendosi për të festuar Pashkën vetëm një herë në vit, të dielën mbas hënës së parë të plotë të pranverës. Pashka ortodokse dhe ajo katolike nuk përkojnë sepse Kisha Ortodokse ndjek “kalendarin julian”, bazuar mbi ciklin e stinëve dhe i shpallur nga Jul Cesari në vitin 46 para Krishtit, ndërsa Kisha Katolike ka adoptuar “kalendarin gregorian”, i dekretuar nga papa Gregorio XIII në vitin 1582. Por dallimi midis datave dhe kalendarëve, midis tradicionalizmit ortodoks dhe progresizmit katolik, nuk është një arsye e mirë për të mjegulluar vlerën universale që ka Pashka për të gjithë të krishterët. Kisha Ortodokse shqiptare nën sulm prej një shekulli?

Në të gjithë vendet me histori dhe mazhorancë të krishterë, Pashka kalon si një festë paqeje, por nuk është kështu në vendet ku të krishterët përbëjnë minorancën e popullsisë: në Egjipt dhe në Nigeri komunitetet krishtere vuajnë atentate të përgjakshme, ndërsa në Shqipëri është gjithmonë dikush i cili instrumentalizon festën për të bërë propagandë anti-ortodokse dhe anti-greke, siç ka bërë të dielën e shkuar një prift nacionalist. Të gjithë janë gjithmonë gati për të denoncuar “lidhjet me Greqinë” të Kishës Ortodokse shqiptare, ndërsa askush nuk i ka kontestuar kurrë katolikëve varësinë e tyre nga Roma, askush nuk ka protestuar kurrë se përse “Kishë Katolike” do të thotë “Kishë universale”, pra e kundërta e “Kishës kombëtare”. Nga ana tjetër, Kisha Ortodokse e Shqipërisë është autoqefale dhe e pavarur, e kështu ka ardhur koha t’i japim fund refrenit të mërzitshëm të “greqizmit”. E vërteta është se mbi komunitetin ortodoks peshon një “faj” i konsideruar i tmerrshëm nga shqiptarët e tjerë: ndajnë besimin e grekëve dhe të sllavëve, armiq historikë të Shqipërisë. Prandaj, dyshimi i filogreqizmit dhe madje edhe “i tradhtisë” kanë qenë përdorur historikisht në kohëra krizash ndërkombëtare, debatesh të brendshme dhe rigjallërimesh nacionaliste....


19 Nr. 52 - PRILL 2015

“Poem Bar & Grill” festë me Abbey Clancy dhe Peter Crouch Nga Fatmir Terziu Ndërsa shqiptarët gjithandej sipas traditës së tyre festonin Ditën e Verës në ambiente të ndryshme, “Poem Bar & Grill” në Abbey Road, Londër, me pronar të talentuarin Ilir Beqiri, priste në një ditë tejet festive organizimin e një ditëlindjeje të vecantë për vajzën Sophia të futbollistit të talentuar britanik Peter Crouch. Dhe ambienti i jashtëzakonshëm festiv në pjesën e ditëlindjeve të këtij restoranti me pamje të shkëlqyer kishte zënë dhe vënë në plan të parë sigurinë dhe festiven si gjithnjë, pastërtinë, cilësinë dhe një përkushtim të ndjeshëm. Ky fakt nuk do ti shpëtonte edhe gazetës britanike “Daily Mail” që një ditë më pas e vuri si një rast të vëmendjes mediatike. Në këtë ditë të shënuar në mjediset e lokalit tashmë me emër që drejtohet nga bashkëshortët Ilir dhe Melisa, natyrisht edhe prania e Abbey Clancy dhe Peter Crouch ishte jo një rastësi, pasi ata janë mësuar me VIPA të tillë. Abbey Clancy dhe Peter Crouch janë të vendosur për të mirëpritur fëmijën e tyre të dytë më vonë këtë vit. Dhe Abbey Clancy dhe burri i saj Peter Crouch vendosën të kënaqin vajzën e tyre Sofia para ardhjes së foshnjës, duke e trajtuar vajzën e vogël në një ambient të tematizuar festiv për ditëlindjen në poemë “Poem Bar & Grill” në Abbey Road, Londër. Sophia, që mbushi tashmë katër vite, u bashkua me familjen dhe miqtë në atë festë gëzimi, ku ajo ishte befasuar me një bandë e balona gjigantë të frymëzuar nga ekskluziviteti Disney. Abbey Clancy mbërriti në “Poem Bar & Grill” në Abbey

Road, Londër javën e kaluar për të festuar ditëlindjen e katërt të vajzës së saj Sophia. Peter Crouch luftoi solli balonat për ditëlindjen e vajzës së tij në bagazhin e makinës së tij. Dekorimet festive, veshjet dhe përkushtimi i stafit të mrekullueshëm të “Poem Bar & Grill” në Abbey Road, Londër flisnin për një ditë të shënuar vërtet. “Poem Bar & Grill” në Abbey Road, Londër kështu ka arsyen e vetë të krenohet me këtë mrekulli dhe respekt të jashtëzakonshëm për atë që cifti Melisa dhe Ilir kanë krijuar dhe përkuhstohen të krijojnë përditë.


20 Nr. 52 - PRILL 2015 Agim Shehu Beogradi në vitet ’90 hapi njera pas tjetrës 4 luftra Ballkanike që nga shtrirja dhe dëndësia e krimit kishin përmasat në nisje të një Lufte Botërore. Nuk u kthye e tillë ngaqë forcat e arësyeshme të botës qenë më të shumta se ato me etje lufte. Edhe përballë kësaj kasapane kaq të përgjakshme Beogradi nuk ka kërkuar ende asnje falje, në të kundërt e barazon veten me viktimat. Kjo do të thotë se Serbia shtetërore jo vetëm nuk është çliruar nga psikologjia e krimit të së kaluarës, por atë psikologji e ruan ende për të ardhmen, që të goditë me të gjitha mënyrat Kosovën e Pavarur. Shenjat nuk mungojnë edhe pse kemi dëshirë që të pushojnë, tanimë si gjë e kotë për të keqen e tyre. Në pritje për të ndërprerë shpifjet e teorizimet luftënxitëse, detyrohemi si shqiptarë që përballë zhurmës së tyre të themi sadopak gjykimin tonë. Krimet sllave mbi shqiptarët qenë aq të egra e të pandërprera me shekuj ngaqë u mbështetën prej një prapavije zhurmëmadhe teorike, ashtu si predhat fuqinë e marrin nga baroti shtytës brënda tyre. Laboratorë përpunimi të saj janë si qelitë e manastireve dhe zyrat e akademive. Sllavëve në trojet shqiptare u mungojnë rrënjët e lashtësisë. Në dorë si dëshmi kanë vetëm degë të vona historie dhe këto degë, kur vihen t’i tundin u pikojnë gjak shqiptarësh. Për më tepër, Mid’hat Frashëri u thotë se «historia nuk fillon nga mesi por nga rrënjët». Ahere detyrohen që këtë boshësi historie ta mbushin me teori histerie. Megjithatë kjo s’i shqetëson pasi e kanë të tyre filozofinë e Hitlerit: «Kombet bien më lehtë viktimë nga një mashtrim i madh se nga një mashtrim i vogël». Ky mashtrim ka rrënjë të thella në historinë e tyre. Nga psikologji shpirti u është kthyer në filozofi shoveni aq sa gënjeshtrën e besojnë edhe vetë si të qe e vërtetë. «Koha ‘sllave’ është vetëm një ndodhi në historinë e Shqipërisë» shkruan dijetari i madh Hahn. Meqë kjo ‘rastësi’, të paktën te njerëzit në tokë nuk besohet gjerësisht, ahere thërresin në ndihmën Qiellin: «Dëgjoni ju të Tokës e binduni, Serbia është e bekuar nga Perëndia!..Kosova është Jerusalemi i Serbisë…Kishat sllave në Kosovë e dëshmojnë këtë»…Më tej, teoria e tyre kalon në praktikë. Kosova fitoi Pavarësinë kurse ata

krijuan bandat «Garda e Shën Llazarit» etj. për të rifituar Kosovën. Shën Llazari me kryq në dorë udhëheq bandat me thikë në duar. Mbi shënjestrat e pushkëve vënë ikonat. Mirëpo a janë vërtet, me rrënjë e themel sllave kishat në Kosovë? Lëmë të flasin vetë dijetarët serbë me dinjitet shkence e humanizëm fqinji. Më 1885 konsulli serb në Kosovë Simonoviç njoftonte Beogradin: «Manastiret serbe në Kosovë nga Graçanica te ai i Deçanit në Pejë kanë shpëtuar falë kapedanëve shqiptarë që i kanë ruajtur me përkushtim të madh gjatë qindra vjetëve». Studjuesi sllav Petkoviç shton: «Manastiri i Deçanit është ndërtuar së pari nga frati katolik Vita prej Kotorit ilirik mes viteve 1327-‘35» Pra, të paktën themelet janë shqiptaro-ilire. Logjikshëm, për kishat e manastiret në Kosovë duhet të kujdesen dy palët : njëri, shqiptari t’u ruajë themelet kurse tjetri, sllavi – t’u ruaj tjegullat e çatisë. Dante te ‘Komedia Hyjnore’ njoftonte me kohë (thua posaçërisht për sllavët sot): «Krishti s’u tha besnikëve të parë - ‘shkoni e prrallni ëndëra në diell’/ por dha mësim të drejtë e themeltar…» Në këtë përballje të mashtrimit me të vërtetën a duhen dëgjuar dijetarët seriozë apo priftërinjtë sklerozë?! Mirëpo Beogradi ecën në psikologjinë e murgjëve të tij që ende bien erë myk e blozë mesjete. Le të rikujtojmë : Vepra «Kurora e Maleve» e sllavit Njegoshi frymëzohet nga një masakër mbi myslimanët të cilën populli e njeh si «vigjilja e Krishtlindjeve» ose «çdukja e turqve». Studjuesi Zhak le Goff te vepra «Qytetërimi i Perëndimit» tregon porosinë që nëna sllave i thotë të birit: «Nëse dëshiron të arrish një fitore shkatërro gjithëçka kanë ndërtuar të tjerët dhe tërë popullit që ke mundur merria shpirtin»! Këndej ardhka thënia-proverb e tyre: «shqiptari është i mirë kur është i vdekur». Me një grykësi të tillë njerëzimi ka të bëjë me ujqër në pamje njeriu, aq më tepër kur dhe bandat i emërtojnë «ujqër»…Nuk është e rastit, pra që ujkun e kanë simbol të herët, ku dhe mitologjinë e kthejnë në teori krimi. Filozofi Reinard Lauer në studimin «Krijesat mitologjike dhe zjarrvënësit» shkruan mes të tjerash: «Sidomos te serbët edhe më parë janë vërejtur prirje që traditat e vjetra mitologjike të ringjallen. Tanimë ata kanë zëvendësuar nderin dhe tërë virtytet e tjera që këndon poezia me spjegim të ri të

Nëpër teoritë serbe të krimit kushteve të reja». E më poshtë: «Te serbët miti i urryer i ujkut i ka të thella rrënjët. Gjatë krishterimit ai u shkri me kultin e Shën Savës, bir i Stefan Njemajës, peshkop i parë serb dhe themelues i kishës kombëtare serbe. Te sllavët shfaqet dëshira për t’u kthyer në ujk e kjo ka rrënjë të thella. Gjatë kristianizmit kjo etje u shkri me kultin për Shën Savën, e kjo çoi në shkrirjen e bishës me shënjtorin në një gjë të vetme». Fryma e miteve-ujqër ka frymëzuar një tregim përmbledhur nga Stanisllav Krstiç (1984), siç spjegon R. Lauer: një hajduk «takon në bjeshkë një çift të sapomartuar; i lidh për drunj ku i lë sa të vdesin. Po ashtu u grabit prindërve fëminë dhe e detyron babain ta pjekë në zjarr, ndërkohë motra duhet të këndojë kurse nëna duhet ta hajë fëmijën e vet»! (Përmëndim për kureshtje bindëse publicistin austro-izraelit Leo Frojndrih. Në veprën «Libri i Akuzave» jep dëshmitë rënqethëse të para me sy më 1913 ku barbarizmi mbi shqiptarët është aq i ngjashëm me legjendën e tyre. Citojmë sadopak dëshminë treguar autorit prej banditëve sllavë si mburrje: «...Për fëmijët përdornim bajonetat që të kursenim plumbat. Katër burra i futëm gjallë në gropë e i pushkatuam nga lart...Kur nëna aty pa të birin që nuk lëvizte më, i ra në këmbë ushtarit serb me lutje që ta vriste dhe atë. Ai e lidhi në një pemë sa u tret ; pastaj u ul e ballë të vdekurës hante bukën që i kish rrëmbyer...» Shkrimtari Gjojko Gjogo në një tregim rënqethës për ujkun thotë të pabesueshmen: «Ulërima e ujqërve të malit do jetë gjuha e përbashkët e botës». Shpirtëzimi i ujkut me sllavin lexohet dhe te autorja franceze Ana Yelen kur përshkruan (si në hartime nxënësish filestarë) serbët në Betejën e Kosovës: «…hipur mbi kuaj drite të luftës…pastaj i zuri gjumi në gjakun e tyre pasi luftuan si ujqër

» (amatorja «Yeleni» mund të lexohet dhe «Legeni»). (Na del përpara Ulqini ynë mijravjeçar, i spjeguar së shumti me fjalën «Ujk». Spjegimi i saktë është në të drejtën e historianëve linguistë. Ujkun shqiptarët e kanë vetëm ligësi e mallkim. «Ujkuuu!»... (të hëngërt) i thuhet njeriut të keq; apo «ik, mor hej-ujku» (ngrënie ujku)! Duhen përmëndur dhe dëshmi të tjera që Ulqinin shqiptar e largojnë nga ujku sllav. Studjuesi anglez Hobhauz te Kujtimet (14) shkruan për Ulqinin: «Qenë 6000 trima deti që trashëgojnë zakonin e ilirëve të lashtë, po nga ai liman që në lashtësi thirrej Oleinium…Janë thjeshtë shqiptarë, me aftësi të drejtojnë anije e t’u bien deteve anembanë pa pyetur asgjë përpara». Dr. Sabine Fabijanec shton: «Giovani B. Giustiniano më 1553 spjegon se emri latin i Ulqinit ishte Olchynum», por kjo është temë tjetër). Në psikologjinë sllavo-greke ujqërit zënë njerëzit. Te shqiptarët njerëzit zënë ujqërit. Do ketë një histori më vete që sunduesi i Gjinokastrës i sh. 14, Zënëbisha ka një mbiemër të tillë, - Zënës bishash (grekët e shqiptojnë «Zene-vizas»)! Qe koha kur mbyllej sundimi i Stefan Dushanit në Shqipëri. Sunduesi i Artës, Gjin Bua Shpata mbante emërtimin e «Buallit» pranë Shpatës. Kaonia (Labëria e sotme) emërtohej me emrin e kaut si shenjtor. Plutarku tregon se para betejës së fundit falltori i tha Pirros së Epirit se ai do vdiste po të shihej në fall që ujku lufton me buallin (kaun). U therën si flijim qetë, e kokat e prera të qeve nxirrnin gjuhën e lëpinin gjakun e tyre. Në luftë Pirrua u vra. Malsorët tanë përshëndetin: «A je burrë!» (Pirro), dhe jo «a je Ujk») ! Kjo botë e ndritur shqiptarësh ka pasur pranë kaq gjatë përrallat e murgjëve sllavo-grekë të bashkuara me fantazitë e shkrimtarëve dhe manifestet e akademikëve të fantaksur. Të tria bashkë kalojnë në teoritë e shtetit. Pas dokumentesh të tilla që janë shpallur botërisht krimi sllav jo vetëm nuk fshihet dot, por citimet dëshmojnë se krimi i tyre nuk është rastësi. Platforma e krimit u zyrtarizua si teori shteti që më 1844 me „Naçertanien“ (Projekti) e Garashaninit, në bashkësi me Megaliidhenë (Ideja e Madhe) greke të Jani Koletit. Serbia e Madhe dhe Greqia e Madhe puqeshin në Shkumbin. Më 1877 në fushatën e hapur kundër trojeve shqiptare princi Milan dha udhëzimin: „Sa


21 Nr. 52 - PRILL 2015

më tepër shqiptarë të shpërngulni me forcë aq më të mëdha janë meritat tuaja para atdheut“. Princi serb Mihajllo Obrenoviç më 2 mars 1878 firmosi „Ligjin mbi kolonizimin e të huajve“. Më 3 janar 1880 nën drejtimin e princit Milan Obrenoviç shtohej ligji „Për kolonizimin e viseve të reja“. Më 20 shkurt 1914 Pjetri I Karagjergjoviç nxjerr Urdhëresën e re „Për kolonizimin e viseve të bashkuara Serbisë“. Serbi Jovan Vasiljeviç në „Albanska Liga“ më 1909 teorizon shpërnguljen e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit: „Pas vendimeve të Kongresit të Berlinit tërë trojet e shqiptarëve t’i kthehen Serbisë e lufta e saj në të ardhmen të kthehet nga Kosova...atje të shtrohet paqja dhe autoriteti serb...Shpërngulja t’u bëhet me forcat ushtarake“. Pas kësaj teorije kthyer në grabitje fqinji serbët marshonin të dehur me thikë në gojë duke kënduar me histeri këngën: „Përpara, përpara, më pret Prizreni/; është imi, te vatra ime do vemi“! Më 1937 te programi i tij

„Shpërngulja e Shqiptarëve” emërziu Çubriloviq shpall: „Që nga 1918 ka qënë detyrë e shtetit tonë ta fshijë Trekëndëshin shqiptar. Shteti ynë s’e ka arritur këtë. E vetmja rrugë dhe i vetmi mjet për ta kryer ka qënë dhe mbetet forca e dhunëshme e shtetit të organizuar“ (autori akademik vazhdoi si ministër i plotfuqishëm në qeverinë e Titos). Që më shtator 1944 (duke pasur dhe brigadat partizane shqiptare në krah) ai përforcoi „Zgjidhjen e çështjes së minoriteteve në Jugosllavi“ e dha profecinë e vet zyrtare: „Jugosllavia mund të arrijë paqe e të sigurojë zhvillim nëse bëhet etnikisht e pastër. Ushtria duhet të spastrojë me rrënjë e pa mëshirë minoritetet në zonat që duam të kolonizojmë me racën tonë kombëtare“ (Komisari i Divizionit III partizan nga Shqipëria, Ramiz Alia e kreu mirë detyrën që i dha Beogradi, veçanërisht me 8 mijë djemtë kosovarë vrarë pabesisht në Masakrën e Tivarit). Çubriloviq shton në pikën 4: „Kjo punë do kryer shpejt që Europa të vihet para faktit të kryer“ (këtë bëri Milosheviç). Pika 7: „Shqiptarët e krahinave kompakte buzë kufirit me Shqipërinë paraqesin rrezik të veçantë.“. 8: „Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit janë qendra strategjike të Ballkanit ndaj shqiptarët duhen dëbuar pa mëshirë nga ato troje si dhe nga Pollogu, në mënyrë që Serbia e Vjetër dhe Maqedonia të pastrohen nga shqiptarët duke e ndryshuar etnikisht me rrënjë këtë hapsirë“ e më tej udhëzon: „Por është e pamundur që shqiptarët të zmbrapsen vetëm me anë të kolonizimit shkallë-shkallë...Luftërat janë çasti më i përshtatshëm për zgjidhjen e këtyre shqetësimeve. Ajo që në kohë paqeje kërkon dhjetëvjeçarë a shekuj, me luftë kryhet brënda muajsh a vitesh...Këtë duhet ta zgjidhim tani që është lufta! Ndryshe mund të mos na krijohet më një rast i tillë“ (nëntor 1944). Në zinxhirin kishë-shkencë-shtet u duhej hapur udha dhe banditëve „ujqër“. Më 21 nëntor 1944 Kryesia e AVNOJ-it fali gjithë çetnikët me të cilët pajtoheshin në çdukjen e shqiptarëve, e ata vunë yllin e kuq mbi shenjën e mbretit! Në janar 1945 Akademikuministër shpall teorinë më tej „çdukja e shqiptarëve, gjermanëve e hungarezëve“ ku theksonte: „Dëbimi i shqiptarëve duhet bërë me taktikën e mënçurinë më të madhe sesa dëbimi i gjermanëve e hungarezëve“! Në këto qëllime murgjit kishin manas-

tiret; shkrimtarët – sallonet; akademikët – klubet. I tillë qe klubi serb i Kulturës në Beograd, 1937-39. Aty shkëmbeheshin teoritë si të çdukeshin më shpejt e më rrënjësisht shqiptarët. Citojmë diçka nga diskutimet e tyre thënë botërisht. Dr. B. Panjevac, sekretar i Përgjithshëm i Statistikës Shtetërore, mes të tjerash tha: „Rreziku më i madh yni është një hapsirë (shqiptare) në Kosovë... Kjo pakicë gjuhësore mund të bëhet shumë vepruese, e rrezikëshme nëse nuk marrim me kohë aksion largpamës“. Gjenerali Çemerikiq: „Shpërngulja dhe kolonizimi mund dhe duhen zbatuar vetëm me forcën ushtarake“, plotësim i mendimit të një gjenerali europian përserb, Herri (apo Horri!): - „Ka vetëm një zgjidhje të problemit shqiptar – Shqipëri pa shqiptarë!“. Orestie Krstiq: „Mjedisi njëngjyrësh shqiptar mund të thyhet me trysni ekonomike kolonizimi, dhe e përkrah mendimin për shpërnguljen e tyre në vise të tjera të vëndit e në botën e jashtme duke ua marrë tokat me dhunë. Të çelet Instituti për shpërbërjen e mjediseve të ngjeshura shqiptare dhe krijimi i fondeve agrare për t’u blerë tokat të cilat, nga ngushtimi ekonomik do detyrohen t’i shesin...Ai që do zgjidhte me sukses këtë çështje do bënte veprën e pavdekëshme për popullin tonë sllav“. Studjuesi tjetër i tyre, Gjeorge Krstiç: „Reforma agrare e kolonizimi kanë ndihur mjaft që të ndërrohet struktura e popullsisë në humbje të shqiptarëve“. Më tej një Gjoka Perina: „Ky kolonizim mund të arrihet vetëm me 470 mijë kolonë serbë duke dëbuar 300 mijë shqiptarë. Si gjë e huaj për ne, këta paraqesin sot rrezik nacional e politik; janë shumë në numur, të fortë e të ngjeshur...Kjo popullsi mbështetet në Shqipërinë (e mbretit Zog) e cila ka ndikim politik dhe zgjon dëshirat tek ata“. Pashiç luftonte t’i mbushte mëndjen botës, e në gazetën franceze „Le Temps“ shkruante: „Shqiptarët nuk kanë as letërsi e as Abece për gjuhën e vet, pra nuk mund të formojnë një mbretëri njerëzore. Për këtë, Shqipëria të ndahet mes Greqisë e Serbisë“! Studjuesi Protiçiç plotëson: „Ata kurrë nuk janë ngritur gjer në shkallën e një tërësie kombëtare... Në Shqipëri nuk ka asnjë lloj gjurme qytetërimi kombëtar“ (sot Nikoliç i përforcon: „shqiptarët duan shekuj që të mund të bëjnë shtet…“). Përsëritje e teorive më herët të tyre. Vl. Gjeorgjeviç thoshte: „Shqiptarët

nuk shfaqin asnjë aftësi për t’u bërë një njësi e përbashkët shteti“. Për kundërvënie bindëse citojmë vetëm dijetarin e njohur austriak Karl Treimer: „Të parët e shqiptarëve të sotëm kanë qënë bartësit e një Shteti të madh të fuqishëm dhe krijuesit e kulturës europiane të Epokës së Hekurit, pra të një kulture me cilësi të lartë“. Dijetari human kroat Milan Shuflaj pohonte: „Shqipëria ish që herët, në qytete e fusha, një shtet e një vënd me të vërtetë i qytetëruar“ (edhe për këtë, serbët shovenë e vranë pas krahësh). Edvin Zhak, historian amerikan shton: „Ky popull i lashtë pelazg shënon një datë më të herët se zhvillimi i qytetërimeve të Greqisë e Romës“ (për sllavët në Ballkan asqë bëhet fjalë, pasi ata gjuanin me kallamë ngjala në moçalet e Uralit“). Teoricienët sllavo-grekë synonin që shqiptarëve t’u thaheshin degët e vitalitetit gjenetik e historik duke u prerë rrënjët e lashtësisë e duke i poshtëruar si jonjerëz, të huaj për Europën. Për këtë thonin se ‚shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi…‘!! „Një popull ardhur nga Azia në sh. 7-8 pas Kr.“ thoshte që më 1855 Neokli i Athinës. Vladan Gjeorgjeviç plotsoi: „Shqiptarët janë njerëz primitivë që flinin mbi pemë duke u mbajtur me anë të bishtit…“ Mid’hat Frashëri ia ktheu me ironi therëse: „Ndoshta plaku i nderuar, duke shkruar pasazhin e cituar ka patur një reminishencë të origjinës së vet prej majmuni a prej ndonjë lemurjeni që rronte në pyje“. Fishta iu përgjigj: „Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë“. De Rada gjykonte: „Rrënjët e kombit shqiptar janë të lashta, që nga Aleksandri i Madh e Pirrua i Epirit“. Konica më tej: „Kombi i Dioklecianit, i filozofit Julien, i Justinianit, një komb i cili kish një qytetërim të tij kur gjyshstërgjyshët e francezëve e anglezëve visheshin me lëkurë bualli e rrinin të futur në shpella“. Nëse këto merren si vetëmburrje shqiptarësh, citojmë më tej të huaj. Dijetari gjerman Stefen Schvarc shkruan duke prerë ushqimin e krimit me teori kriminelësh: „Nuk do lejohet që shqiptarët të mbeten nën Serbi! Ata e kanë paguar me gjak lirinë që kërkojnë..Tre mijë vjet më parë kur ne vareshim nëpër pemë, të parët e tyre, ilirët kishin kulturën e vet“. Shtojmë më tej. Kryepeshkopi Gulielm Adam më 1332 njoftonte Vatikanin ato që pa


22 Nr. 52 - PRILL 2015 me sy: „Mbretëria e Rashës (Serbia) e tëra është me shtëpi fshati e kasolle, pa kanale mbrojtëse e pa mure të brendëshme. Ndërtesat e godinat, si të Mbretit dhe të fisnikëve, janë prej kashte e dërrasave. Nuk sheh gjëkund pallate e shtëpi guri…Këto i sheh vetëm në qytetet bregdetare latine (ilire)“. Nga inati moçalor për mungesa të tilla, sllavëve argatë u dhimbnin sytë kur shihnin vepra arti e që nuk rrinin dot brënda bukurive fisnike të tyre. Për këtë, diplomati anglez V. Temperli te „Historia e Serbisë“ shënon: „Sllavët shkatërruan monumentet e mrekullueshme të qytetërimit romak, krijesa gjenie të Perandorëve të mëdhenj ilirë, Diokleciani e Justiniani“. Në të kundërt, për racën shqiptare Hahn thotë: „Në sjelljen dhe të menduarit e shqiptarëve spikat një tipar aristokratik“. Studjuesi James Baker, më 1877 te „Turqia në Europë“: „Një racë e shkëlqyer njeriu nga ana fizike, shqiptari mund të quhet një nga racat më të pastra e më të lashta në Europë“. Tepër e bukur, siç e citon dhe Konica, përshkrimi që gazetari anglez i bënte shkencëtarit gjerman Virhov tek studjonte skeletet e shqiptarëve më 1877. Ai i shihte me gëzim fëmie prej adhurimit e thoshte: „Vështrojini, a nuk janë të bukura, a nuk janë të madhërishme?!..Kjo është raca sipërore, e madje shumë më sipërore se gjithë racat e tjera…“ Gazetari shton: Sa herë fliste për racën shqiptare shprehej me gëzim të tejzakontë duke i prekur përsëri ëmbël e me dashuri kafkat e shqiptarëve, me gishtat e tij prej filozofi e fisniku“. Teoritë sllave të krimit vazhdojnë në udhën tërë gjak të të parëve. V. Gjeorgjeviç te „Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha“ (publikuar jo rastësisht para Konferencës së Londrës) shpalli: „Shqiptarët nuk janë një komb por një përzierje fisesh pa gen të përbashkët, pa gjuhë të njësuar, pa histori, pa atdhe. Ata s’mund të quhen komb se kombi është një rjedhim politik ndërsa shqiptarët janë ende në një shkallë kulture parahistorike, që nuk kanë as në karakter as në cilësitë e tyre aftësi për t’u ngritur në element përbërës shteti... Për këtë, pavarësia e Shqipërisë apo formimi i një shteti shqiptar më vete është jo vetëm i pamundur por dhe i rrezikshëm për Ballkanin e për Europën“ (Fletorja e Lidhjes së Kombeve botuar në Gjenevë më 1922 vlerësoi të kundërtën për Shqipërinë kur atë po e njihte Konferenca e Paqes: „Jo vetëm që kombi

shqiptar ekziston, por qënia e tij është e nevojëshme nga pikëpamja ndërkombëtare“). Nuk është e rastit që tezave sllave në Veri u përgjigjeshin, si dy pika të ngjashme helmi të njejtat teza greke në Jug. Në prag të Kongresit të Berlinit më 1878 (siç e boton Jani Vreto në „Apologjinë për Abdyl Frashërin“), gazeta greke Neologos në Stamboll botonte me firmë anonim – Një Epirotas: „Çdo popull, që t’i merren parasysh kërkesat duhet të ketë një të kaluar e të japë dëshmi, të paktën për të ardhmen! Por të tillë janë ata popuj që kanë një histori, qënësi politike, letërsi dhe gjithë ato që rjedhin prej këtyre, të cilat i mungojnë popullit shqiptar ardhur nga Kaukazi“. Vazhdon e njëjta frymë greke me gazetën „Estia“ më 8 Nëntor 1934: „...një shtet që u krijua vetëm për arësye diplomatike e që gjer sot nuk ka mundur as moralisht të përligjë qënien e tij“. Mirëpo dhe brënda Greqisë zyrtare, mike besnike e Serbisë, shpifjen e kundërshton shkenca dinjitoze e humane. Enciklopedia e Madhe Greke, vëll. 19, fq. 873 shkruan: „Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pelazgët, në periudhat parahistorike kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej ahere, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë“. Tit Livi romak te vepra „A burbe Condita“ dëshmon se etruskët pelazgoilirë „…ende dhe nga fundi i sh. 4 para Kr. edukonin rininë romake në shkollat e tyre“. Plotëson studjuesi italian A. Baldaci te vepra „Albania..“: „Vlerësimin e pakundërshtueshëm të Shqipërisë si komb më vete mund ta mohojnë vetëm ata që kanë interesa për copëtimin e saj“. E më tej dijetari francez Ropbert D’Anzheli te „Enigma e Zgjidhur“: „Përvoja e tashme e shtetit shqiptar (të Mbretit Zog) përgënjeshtron plotësisht teoritë serbe të cilat u mohojnë shqiptarëve ndjenjat atdhetare dhe krejt unitetin kombëtar“. Gjeorgjeviçi teorisë së tij raciste i jepte dhe dinamikë vrasëse: „Sa më e përgjithëshme të jetë përplasja mes krerëve të tyre (shqiptarë) aq më afër i jemi arritjes së qëllimit tonë“. E vazhdon Ivo Andriçi shkrimtar, i cili citon dhe teorinë e Pashiçit shtetëror: „Ne e duam një Shqipëri të pavarur, por një Shqipëri të dobët e të paformuar. Veç koha ka treguar se kjo nuk mund të bëhet. Shqipëria e dobët dhe e paqëndrueshme ka qënë e detyruar të kërkojë ndi-

hma dhe mbrojtje kudo që mund të gjente...Me marrjen e Shqipërisë do çdukej qendra nxitëse për pakicën shqiptare në Kosovë e cila në të ardhmen do tretej lehtë...Pavarësia e një vëndi ndaj vëndeve të tjera ka gjithënjë një kuptim relativ. Vetiu qënia e një shteti shqiptar të pavarur është e pranueshme për ne, por ky shtet duhet të mbetet gjithmonë i dobët e në shpërbërje“. (këtij shkrimtari racist e shoven çmimi Nobel iu dha dashje pa dashje edhe për këto teori të tij vrasëse mbi fqinjin paqësor). Që më 1937 Çubriloviq i zgjaste më praktikisht metastazat e teorisë: „Kjo punë në Tiranë do ecë me vështirësi se këtu do pengojë Italia, por të hollat bëjnë shumë punë! Me anë të fijeve të fshehta mund të vihen në lëvizje njerëzit tanë kyç në Tiranë, që të mos e kundërshtojnë këtë punë“ (ato ‚fije‘ agjentësh janë ende në qeveritë e Tiranës, si pasqyrë e gjëndjes së Shqipërisë sot). Socialisti i dikurshëm serb, Dimitri Tucoviq te vepra „Serbia e shqiptarët“ thotë se s’do ketë vënd si Shqipëria ku të lëvrijnë kaq agjentë të huaj! Një Klub serb i vitit 1937 shpalli një konkurs të çuditshëm për dëbimin e shqiptarëve: „Ai që do zgjidhë me sukses këtë shqetësim do bënte veprën më të pavdekëshme për popullin tonë“. Fituesi ndër më të çmuarit mori shpërblimin: Dr. Milan Obradoviq, bir koloni serb në Kosovë, merr dekoratë të veçantë për reformat agrare mes dy luftërave Botërore; për shpërnguljen e 255.878 shqiptarëve të Kosovës. Në zyrat serbe po përgatiten dekorata të reja, për fat të keq dhe për shqiptarë’“! Me teori të tilla Serbia ngushtoi shqiptarët dhe zgjeroi veten. Studjuesi sllav Joavan Haxhivasillaq e pohonte hapur më 1909 për dëbimin e shqiptarëve nga Nishi, Prekuplja, Kurshumlia, Leskovci, Vranja, Toplica, se kjo u bë „që të krijohej nga Serbia një shtet kombëtar i kulluar serb, që të pastrohet vëndi nga ata të cilët nuk janë të krishterë, që aksioni i Serbisë të kthehej pastaj në drejtim të Kosovës e që me rrugë të përdhunët të çdukej popullsia shqiptare“. Në zbatim të këtyre teorive, Serbia me ligjin e 2 marsit 1878 „Për kolonizimin e të huajve“ në tri ditë pushtoi 648 vëndbanime shqiptarësh në Sanxhakun e Nishit, dhe siç e pohon M. Dj. Miliçeviq, „Serbia fitoi 10.972 km. katrorë“. Në vitin 1939 statistika zyrtare serbe dha 900 mijë shqiptarë në

Kosovë. Më 1948 dha 498 mijë. Ku humbën mbi 400 mijë njerëz në 9 vjet kur popullsia e Kosovës ka lindjen më të madhe në Europë e kur vetë serbët qahen se po na mund gruaja kosovare duke na „gjuajtur“ me lindjet e saj prej legjende!? Pa u ngopur me këto, prerja u zgjat më në Jug drejt Kosovës, duke e detyruar Shqipërinë londineze të marrë frymë mundimshëm me një mushkëri. Vrasësit zyrtarë të Fuqive të Mëdha qenë të vetëdijshëm për krimin ndaj një kombi që qe flijuar për Europën, e sidomos për fqinjët mosmirënjohës. Dijetari francez Citrien Robert më 1852 shkruante për shqiptarët: „Kjo racë ka qënë e paracaktuar të çelë bulevardet e lirive greko-sllave“. Mirëpo diplomatët e politikave vrasëse nuk e dëgjuan këtë. Ata vunë në jetë teoritë shovene të Beogradit e Athinës. E. Grej pasi udhëhoqi coptimin e Shqipërisë, në „Kujtimet“ më 1927 pohon me pendim të vonuar e cinik: „Jam i bindur se kur do mësohet çdo gjë, ky vendim do kritikohet e me të drejtë, nga çdo anë…Po për kufijt e Shqipërisë duhet patur parasysh se arsyeja kryesore si u ndanë qe ndalimi i përplasjeve mes Fuqive të Mëdha“. Këtij krimi tej përmasave të besueshme i përgjigjet me tepër dinjitet e zemërim burrështeti dhe senatori francez Justin Gottard më 1921: „Po t’i vëzhgosh lodrat e traktateve të fshehta, është për t’u habitur se si guxojnë i marrin të tillët në duar fatet e popujve, pa gjykim arsyeje e pa pikë vetëndërgjegjeje…“ I ndërgjegjshëm se frymëmarja përmes plagëve është frymëmarja e vërtetë e popujve të coptuar, Gottard shton me zë human Prometheu: „Në të vërtetë është Shqipëria ajo që duhet të padisë e t’u thotë kombeve të mëdhenj – ‚më keni shtypur, më keni shkatërruar, më keni coptuar, jeni ngrënë me njëri tjetrin me copat e trojeve të mia e tani jeni ju ata që po guxoni edhe të më qortoni‘! Kundrejt Shqipërisë kombet e mëdhenj e kanë për detyrë të kryejnë një vepër të drejtë e të ndershme, për të ndrequr dhe të këqiat e bëra mbi ta. Sot ata i detyrohen moralisht Shqipërisë”. Duke dënuar intrigat e vrasjet e duke shkelur teoritë e shpifura shovene mbi shqiptarët, Diplomati, Senatori e Nobelisti francez D’Estorunelles De Costant gjykon më tej: „E kemi lënë Shqipërinë të zhytet përherë e më thellë në pështjellime e anarki…Shqipëria ka të drejtë të jetojë. Populli i saj është europian“.


23 Nr. 52 - PRILL 2015

DY VJET PETICIONI I RRUGËS SË ARBËRIT

Sot peticionit për përshpejtimin e ndërtimit të Rrugës së Arbërit i numërohen dy vjet jetë. Dr. Gëzim Alpion që është inciatori i krijimit të peticionit për përshpejtimin e ndërtimit të Rrugës së Arbërit dhe njëri nga lobuesit më të mëdhenj për tu ndërtuar Rruga e Arbërit, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, dhe vazhdon me qetësinë e tij intelektuale të shpjegojë gjithçka për nismën dhe peticionin që duhet të firmoset nga çdo qytetar Dibran. Megjithatë sot ditët kanë fluturuar tutje dhe vitet janë në shifrën dy, ndërsa Rruga e Arbërit ende është një platformë politike, elektorale dhe inatçore. Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar, jo thjesht si nismëtar i peticionit për Rrugën e Arbërit, është po aq shqiptar sa çdokush që është me frymën e taksapaguesve shqiptarë në poste dhe parlament, është po aq dibran sa ata që kanë zyrat në Atdhe. Rruga kap një gjatësi prej rreth 75 kilometra. Aksi rrugor që shkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës akoma nuk ka përfunduar. Profesori Alpion, është i bindur se rruga ka vlerë të pallogaritshme dhe është faktor i rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe të standartit jetësor të qytetarëve në Shqipëri. Rruga që e ka origjinën nga Periudha Romake, do të kalojë në 10 zona dhe do të shkurtojë me rreth 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli. Ky variant i shmanget në

mënyrë të ndjeshme lartësive mbi 900 metra mbi nivelin e detit si dhe është varianti me kushte më të mira gjeologo-inxhinierike e hidrologjike. Ndërtimi i Rrugës së Arbrit, shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit që lidhin Tiranën dhe portin e Durrësit me Dibrën, Peshkopinë, Matin, Shkupin dhe trevat e tjera në Maqedoni, Sofjen, etj. Varianti i shmanget në mënyrë të ndjeshme lartësive mbi 900 m mbi nivelin e detit, që do ta bënin këtë rrugë të vështirë për t’u vozitur gjatë periudhave të gjata e të vështira të dimrit dhe tepër të vështirë për t’u mirëmbajtur, si dhe është varianti me kushte më të mira gjeologo-inxhinierike e hidrologjike. Rruga e Dibrës, e quajtur Rruga e Arbrit, rrugë aq e pasur me histori, parashikohet të jetë një ndër rrugët më të bukura turistike në trevat shqiptare. Zonat ku kalon Rruga e Arbrit fillimin e saj e ka në qendrën e Tiranës, në sheshin “Skënderbej”, vijon nëpër qytet përgjatë Rrugës së Dibrës për të arritur në Brar dhe kaluar shkallën e Tujanit, luginën e bukur të Brarit, në luginën e ngushtë e të thellë të malit të Dajtit, me kanionet mahnitës të ngushtë e të thellë. Rruga përshkon luginat malore të Shpalit, Murrizës, kapërcen me tunel në veri të Qafë-Murrizës nga ana e Tiranës, duke dalë në anën e Matit në luginat e bukura malore të Xibrit e Gurit të Bardhë, në grykën e rrjedhjes së sipërme të lumit të Matit mbi

Urën e Vashës dhe pasi kalon luginën e Planit të Bardhë dhe tunelin e Qafës së Buallit, del në luginën e mirënjohur të Vajkalit, Zallit të Bulqizës, Zerqanit deri sa del në fushën e Gjoricës të pellgut të Dibrës dhe për të vazhduar deri në Dibër të Madhe. Në rajonin e Dibrës takohen shumë vendburime, objekte e shfaqje të mineraleve të dobishme metalore e jo metalore. Minerali i kromit përbën një nga pasuritë më të mëdha që gjendet në rajonin e Dibrës. Atë e takojmë në masivet ultrabazike perspektivë lindore të vendit tonë, në atë të Bulqizës dhe të Lurës. Në masivin Bulqizës janë zbuluar vendburimet më të mëdha të kromit siç janë: Vendburimi Bulqizë-Batër, Qafë-Buall, Almarinë, Tërnovë, etj. Në pjesën veriore gjenden disa objekte kromi siç janë: Objekti Zabeli, Majat e Bregut, Kodra e Lerës, Fushë-Balgjaj, Kepat e Dik-Nelit, Liqeni i Dervishit, Selishta Veriore, Selishta Jugore, Bataçet e Kacnisë, Fushë Shtrungëza, Rrënja e Milloshit, Maja e Hurdhës, Druni i Boshtive, Qafë-Murra, etj. Në masivin e Lurës janë kryer më pak punime të kërkim-zbulimit e megjithatë janë zbuluar disa objekte e shfaqje të mineralizuara kromi si në Krej Lurë, Kesule, Blac, Kumbull, Lajthize, Dodaj, etj. Në rajonin e Dibrës janë zbuluar edhe disa minerale të tjerë metalorë si minerali i Manganit në Topojan e në zonën e Gollobordës, minerali i hekurit pa nikel

në zonën e Korabit, minerali i bakrit në zonën e Pregj Lurë-Arrmollës dhe të Peshkopisë (Pilafe, Zimur, Cerjan), minerali i hekur-nikelit në zonën Lajthizë-Nome, shfaqje e shenja të arsenik-polimetaleve në zonën e Dipjakës e Radomirës dhe shenja të mineraleve të rrallë e të çmuar për të cilët nevojiten punime e studime të mëtejshme. Rajoni i Dibrës është i pasur edhe me minerale e shkëmbinj industriale jo metalore, shumë të rëndësishëm për ekonominë e tregut si: Gurët dekorative karbonatike dhe ofiolitike e mermeret, shkëmbinjtë gëlqerorë si lëndë e parë ndërtimi për prodhimin e inerteve karbonatike, gëlqeres e çimentos, të Gjipseve e anhidriteve si lëndë e parë ndërtimi për prodhimin e parafabrikateve të gjipsit, allçisë, çimentos së bardhë, etj. Argjilat si lëndë e parë ndërtimi për prodhimin e tullave, qeramikës, e çimentos, ranorëve, kuarciteve, travertinave, inerteve lumore e shkëmbore (karbonatike), bojërave të dheut, pirofilitit, squfurit, kryprave minerale në evaporitet, grafiteve, shapeve, rrasave, etj. Këto e mjaft gjëra të tjera e bëjnë atdhetarin intelektual Alpion të jetë në ballë të apelit të vazhdueshëm për këtë rrugë. Por ndërsa ende janë fjalët dhe peticioni është dyvjecar, nga zyrat politike shqiptare dhe nga ata premtuese elektorale thuhet se “Rruga e Arbrit, dot të ndërtohet me koncension nga kinezët”. Fundja nuk është më mirë i madh kinez, kjo le të shpresojmë.


24 Nr. 52 - PRILL 2015


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.