Albanian news 90 june 2018

Page 1

Nr. 90

QERSHOR 2018

Editor in Chief: Dr. Fatmir Terziu (Tel. : 07854224291)

GAZETË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE Newspaper for Albanian Community in UK and Republic of Ireland Email: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk www.albaniannews.org.uk www.fjalaelire.com

Editorial

Faleminderit “Askush”! Dr. FATMIR TERZIU

V

etëm një fjalë. Vetëm një. “Njëckë” do të thoshte Poradeci i lirikave shqiptare. “Nji” “llaf i mirë” ndoshta do t’i shkonte përshtat Fishtës. E pastaj “Njo”; “Ni”; “Nji” apo dhe korektuar tek “Një” pakkush ose askush do të duhej ta kishte “njëckë”-n fjalëzën, që duket se askush nuk ia ka ngenë, nuk ia ka veshin. Është fjalë tek fjalët. Fundja tek… fjalët? Por edhe fjalët kanë shumë rëndësi. Mes fjalëve dhe tek fjalët kemi ndjerë të gjithë vrullin e krenarisë dhe arritjes. E kemi ndjerë këtë binom e më shumë të tjera kur përpjekjet tona njihen. Kur dikush na lejon të dimë se kemi një “njëckë’, bëjmë një ndryshim. Dhe menjëherë na duket se marrim vlefshmëri ose njohje të jashtme. Kështu na ndodh kur dikush thotë, “Punë e mirë” dhe ne fluturojmë në ndjesisnë tonë, dhe ndjehemi mirë në vlerësimin e përpjekjeve tona. Pra, kur të ndodhë kjo, nuk është e vështirë të kuptosh se ndjehesh gati që të ndryshosh, apo jo? Por këtu është e vërteta e vështirë që ne të gjithë e dimë: Ndonjëherë këto fjalë nuk vijnë. Nuk arrijnë në veshët tona. Akoma më keq nuk dëgjohen të riprodhohen nga buzë e sistem

“BUKUROSHJA E FJETUR” NË PEJË, QË PRET TË ZGJOHET NGA TURISTËT

LEXONI NE FAQEN 13

KUR TAKON ESAT RUKËN LEXONI NE FAQEN 14

VELIAJ-ORA DUKE BËRË SHQIPONJËN që artikulon atë fjalë, qoftë atë “njëckë’ që e shohim të mbushë thasë kot e plot në rrjetet sociale, pa asnjë vlerë, pa asnjë kuptim, por që të ndot me tërë atë ilustrim. Shkurt! Nuk ka “Faleminderit”. Nuk ka “punë të mirë”. Nuk ka njohje. Askush nuk duket

se është i interesuar dhe nuk i duhet më që të vërejë ose të njohë përpjekjet tuaja. Ju kërkohet të bëni gjithnjë e më shumë, me më shumë përkushtim dhe më shumë ndjenjë. Dhe kur vazhdoni të bëni kështu, ende nuk duket artikulimi i “njëckë’, nuk ka ende asnjë shenjë të vlerësimit.

Po pastaj, do të thuhet nga askushi? Po pastaj? Asgjë do të thotë heshtja. Por, pikërisht këtu është rrjeshti i fundit: Duhet të jeni në gjendje të njihni kontributin tuaj dhe të ndjeni vlerën tuaj. Mund të mos jetë “e drejtë”, por është realitet. Ndonjëherë dhe krejt natyrshëm

VLERA REALE: “DITA E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANI TË MADHE” LEXONI NE FAQEN 17

duhet të vlerësojmë ndikimin tonë dhe natyrisht duhet të jemi në gjendje të dimë për veten, se ndryshimi vjen vetëm nga gjërat e mira humane që bëjmë ne. Unë përsëri premtoj: Dallimi vjen nga gjërat. Vetë gjërat do të thonë hapur: “Faleminderit Askush”!


2 Nr. 90 - QERSHOR 2018

Çiftelia e Kryebashkiakut Veliaj dhuratë për të madhen Rita Ora Rita Ora mori një dhuratë krejt të veçantë prej kryebashkiakut Veliaj, e cila me siguri që do të ruhet për shumë kohë dhe do të zërë një vend të veçantë për këngëtaren dhe për familjen e saj. Veliaj surprizoi Rita Orën duke i dhuruar një çifteli, e cila qëndronte në zyrën e Erion Veliajt. Teksa udhëtoi ditën e sotme drejt Veronës ku dhe do të mbajë koncertin radhës, në aeroport ajo i ka habitur të gjithë të pranishmit teksa ka filluar të kërcejë valle ndërkohë që njëri prej miqve të saj po i binte çiftelisë së dhuruar nga Veliaj. Çiftelia është një instrument muzikor që identifikon trashëgiminë e kulturës tradicionale shqiptare, tingujt e së cilës shqiptarët patën mundësi që t’i dëgjonin edhe dje në një prej hiteve të këngëtares së njohur botërore me origjinë shqiptare. Teksa këndoi në Sheshin “Skënderbej” që ishte mbipopulluar si kurrë më parë në çdo cep të tij, skena kulmoi kur Rita Ora këndoi një miksim të një prej hiteve të saj me muzikën tradicionale të një prej valleve më të njohura shqiptare, asaj të Tropojës, ku çiftelia është një element thelbësor.

2

Nr. 77 - MAJ 2017

Muaji maj kushtuar Zojës së Bekuar

(Vijon nga faqja 1)

Në shqipen e traditës: Falemi Mërí, hírplote, Zoti me ty, bekue jé mi gjith grá e bekue fryti i barkut t’yt Jezus. Shêjtja Mrí, âma e Tenzot, lutu për né mëkatnorët, tash e në fill të mordës s’onë. Ashtu Kjoftë Në shqipen e sotme: Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty, e bekuar je mbi të gjitha gratë e i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezusi. Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen! E dimë të gjithë se ‘Ave Maria’ u kompozua nga mjeshtrit më të mëdhenj të muzikës, frymëzoi qindra poetë, ndërmjet të cilëve, edhe ata shqiptarë. Po radhisim,

T’Falemi, Mrí! Të falemi, o Mrí! Virgjina e dlir’, O Nana e bukur e K’shillit t’Mirë; Ty ndimë të kena në ket’ shkretí: T’ falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí Të falemi Virgjin’, Nana e Tenzot, Ndihma e kshtenimit me hire plot; T’biej në mend se Zoja e Shkodrës je: Lutu për ne, lutu për ne! Lutu, po, e derdhi hiret e m’dhaja Si n’kohët e moçme n’kishë te Kalaja, Ku t’lutej Shkodra plot me dobi; Të falemi, o Mrí, të falemi, Mrí! Lutu, Shqiptarët, o Zojë, të tanë Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë: Mëshirë, të luten, t’kesh për Shqypni! Të falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí! Nga krijimet poetike të Atë Pjetër Mëshkallës

0208 93 06 873


3 NR. 90 - QERSHOR 2018


4 Nr. 90 - QERSHOR 2018

A na duhej vërtet ky lloj “Al Kapon!” DR. FATMIR TERZIU

N

ë South Yorkshire ndodhet një qytezë. Qyteza quhet Mexborough. Atje prej kohësh njihet një rrëfenjë e tillë… Dikur ekzistonin tufa të mëdha bagëtish. Ato ishin pronë e tre kishave. Mirëpo askush nuk kishte arritur t’i mbronte tufat. Përditë ato “fironin”. Një dorë e padukshme thuajse mbante ritmin aritmetik në fundjavë. Gjithnjë dilnin mangët tre dele. Fundja tre nuk ishte ndonjë shifër e madhe, por meqenëse ndodhte në derën e Zotit, mendimi kishte shkuar përtej lutjeve. Ligji ishte në anën e tyre, kur të parët e kishave vendosën se duhej të zgjidhej një bari. Bariun duhej ta zgjidhnin “hajdutët”. Dhe kështu u bë. Në mënyrë të padukshme “hajdutët” e zgjodhën bariun. Dhe vjedhja u ndal. U ndal?! Të gjithë u habitën në fakt. Nuk vidheshin më dele. Aritmetika nuk hynte më në punë. Numrat ishin në rregull. Por vjedhja tashmë ishte me shkollë. “Hajdutët” kishin marë nën kontroll edhe drejtimin e kishave. E, kështu nuk kishte më nevojë për aritmetikë. Letrat shkruheshin ashtu sikurse dinin ata, pra vetë hajdutët. E bariu i zgjedhur prej tyre u bë model. Të gjithë thoshin se ai di të bëjë rregull, di të përkujdeset për tufat, di të jetë model një jete për të cilën luteshin përditë… Pas disa kohësh problemi dhe shqetësimi “i vjedhjes” u duk në qeverisjen lokale. Atje letrat zbuluan vjedhje të mëdha. Të gjithë besimtarët u

habitën, dhe duke parë njëri-tjetrin në sy vendosën t’ia besonin bariut. E kërkuan por nuk e gjetën lehtë. Më në fund e gjetën aty ku ishte strehuar. E gjetën në dhe të huaj. Në momentin kur vendosën ta bënin të parin e tyre, ai sapo kishte lënë tasin me makarona. E ngritën në duar, në krah e lavdëruan dhe … Dhe e sollën. Në fillim ia besuan Kulturën. Ai me ndihmën e “hajdutëve” të zgjedhur ua rifitoi zemrat të gjithëve dhe me oreksin në rritje e kishte të lehtë t’u hidhte hi syve të të gjithëve. Ia dhanë edhe pushtetin lokal. Të gjithë e besonin me verbërinë e tyre. Nuk flitej më për vjedhje. Të gjitha rregulloheshin në letra… Letrat i kishte me ortakë. I kishte me miq. I kishte me finokë e me dinakë. Nuk kishte më vjedhje me letra. Jo! Pasi tashmë vidhej fare hapur me përqindje shumash të majme në vepra. Dhe në vepra askush nuk kishte mundësi të shihte vjedhjen. Veprat nuk mund të kontrolloheshin nga atje poshtë ku ishin ata. Veprat ishin të larta, ishin mjaft të mëdha. Veprat ishin apartamente, kulla, bina… Me to ai bëri plaçkë të madhe, sa për vete, aq dhe për ata. Sakaq ata “hajdutët” deshën, apo s’deshën vërtet, e bënë të parin e vet. E si tillë ai tashmë ua ka kaluar vetë atyre që e rizgjodhën. Është bërë mjeshtër i mjeshtërve. Të gjithë e besojnë deri në fanatizëm dhe të gjithë të thonë: “Ai di të bëjë shtet!” Madje dhe të huajt e besojnë këtë. Më saktë e besuan. E besuan edhe dje në heshtje…, por sot duket sikur thonë, a na duhej vërtet ky soj “Al Kapon!”


5 NR. 90 - QERSHOR 2018


6 Nr. 90 - QERSHOR 2018

Jo thjesht jemi me protestën e opozitës, por e mbështesim plotësisht atë dhe kryetarin Basha GAZMEND CUFAJ, Kryetar i Grupseksionit të PD-së për zonën e Barking dhe Dagenham në Londër

N

dërsa protesta e Opozitës shqiptare e udhëhequr nga Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u ndoq nga mijëra të tjerë që munguan në të dhe u komentua nga mjaft të tjerë sipas interesave të ndryshme, ajo që mbetet parësore është ajo që lexohet mes letrave amerikane, kryetempullit të lirive njerëzore, ku thuhet se “Mund të ketë raste kur ne jemi të pafuqishëm për të parandaluar padrejtësinë, por nuk duhet të ketë kurrë një kohë kur nuk mund të protestojmë”. E kjo vjen nga shkrimet e novelave të hershme të Elie Uiesel, që ndau opinionet e saj me popullin e vet që në vitin 1928. Sakaq, ajo që dua të them, jo si pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë në atë protestë, por si drejtues i Grupseksionit të PD-së për zonën e Barking dhe Dagenham në Londër, mbetet mbështetja e të gjithë anëtarëve të PD-së për këtë protestë dhe për të gjitha problemet shqetësuese që ngre Kryetari Basha në lidhjen me situatën e sotme në mjedisin qeverisë, ku Ministri i Brendshëm i akuzuar për lidhjet e vëllait të tij me

trafikun e narkotikëve ende mbahet në Qeveri. Dua të theksoj se në atë protestë nga familja ime, nga fisi dhe nga demokratët e shumtë që lidhin miqësitë dhe krushqitë tona ishin qindra e qindra persona, të cilët natyrshëm zgjodhën mbështetjen me anë të protestës, se sa shmangjen dhe thellimin e pakënaqësive

personale. Koha na ka treguar të jemi mirënjohës me kujtesën, se pa të nuk ka kulturë, nuk ka progres, nuk ka ecje përpara. Po aq dua të theksoj se mbetem në një protestë të drejtë, pasi kur një individ po proteston kundër refuzimit të qeverisë për të njohur dinjitetin e tij si një qenie njerëzore, akti i tij i protestës i jep atij dinjitet. Dhe ndjehet vërtet krenar, ashtu sikurse ndjehen krenarë dhe e mbështesin protestën të gjithë anëtarët e Grupseksionit që unë drejtoj. Si një mjet demokratik, bazuar në të gjitha alternativat e një demokracie të shëndoshë, protesta e Opozitës dhe Fjalimi madhështor, i vlerësuar nga mjaft intelektualë, i kryetarit Basha, na bën ne të gjithëve të ndjejmë arsyen e fortë të respektit dhe mbështetjes së plotë. Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan tubimin e protestës së bashku me mijëra anëtarë dhe mbështetës të opozitës duke kërkuar largimin nga postet të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas dyshimeve se ky i fundit ka favorizuar vëllain e tij për t’iu shmangur dënimit me 7 vjet burg burg për trafik droge nga drejtësia italiane. Protestuesit ishin nga Tirana, nga zona ime dhe nga krahina të tjera dhe ata u bashkuan në shëtitoren

“Dëshmoret e Kombit” me thirrjet: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Rama ik, Xhafaj Ik”. E ndoqën të gjithë anëtarët e Grupseksionit fjalën kur Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë për lidhje të ngushta me grupet kriminale, që i mbron duke shfrytëzuar postin. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi “Kjo qeveri nuk mund të çlirohet vetë nga krimi, as do ta luftojë vetë drogën. Ka vetëm një rrugë: largimi i kësaj qeverie nga njerëzit, nga populli i bashkuar. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra në këtë shesh për të treguar se jemi europianë dhe si europianë i qëndrojmë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa. Dielli për shqiptarët lind nga Perëndimi. Përpjekja jonë është beteja mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që kanë kapur drejtësinë, beteja mes njerëzve që duan siguri dhe rend, dhe aleancës së pushtetit me krimin”. Ai tha se autokracia, korrupsioni nuk pranohen, se nuk mbyllen sytë para krimit dhe drogës. Në një protestë të tillë dhe ne nga larg e thamë njëzëri mbështetjen tonë për këtë protestë dhe për të gjitha angazhimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.


7 NR. 90 - QERSHOR 2018

“Jo DSS”: Si Qiradhënësit pengojnë Qiramarrësit Privatë që janë në Përfitimet e Ndihmës Sociale *Manjinder Kaur Atwal është Drejtore e Strehimit në Kompaninë Avokatore, “Duncan Lewis Solicitors”. Ajo është specializuar në drejtimin e problemeve që ndodhin tek qiradhënësit dhe qiramarrësit në kushtet e mosmarëveshjes. Fushat kryesore të saj të praktikës përfshijnë mosmarrëveshjet për strehimin, çështjet e konsumatorit dhe ato kontraktuale, rikuperimin e borxheve dhe zbatimin. Ajo ka përvojë të gjerë në posedim të çështjeve, dëmtimeve dhe urdhrave, rastet e dëmtimit, dëbimet e paligjshme, preblemet me të pa strehë dhe shqyrtimet gjyqësore. Për këshilla për strehim të ekspertëve, kontaktoni Manjinder në 02031141269 ose dërgoni email tek manjindera@duncanlewis. com.

Nga MANJINDER KAUR ATWAL*

Trendi në rritje i rritjes së kostos së qirasë dhe përqindja që pagat shkojnë çdo vit, zvogëlon mendimin, se që të kesh një punë me kohë të plotë, nuk të garanton se ti nuk do të kërkosh ndihmë për shpenzimet e strehimit. Megjithatë, statistikat e fundit tregojnë se nëse e merrni këtë ndihmë, ju mund të diskriminoheni hapur. Është për të ardhur keq që tregu ynë me qira i mbingarkuar i lë qiramarrësit me pak të drejta dhe fuqi të vogël të tregut. Qiramarrësit që kërkojnë të marrin me qira privatisht ndeshen tek reklamimet “Jo DSS” nëpër faqet online të agjentëve (uebsiteve) apo në hapësirat e dritareve të shitoreve dhe mjediseve sociale. Kjo qëndron për Departamentin e Sigurimeve Shoqërore, një departament qeveritar që nuk ekziston më, por që më parë ishte përgjegjës për përfitimet e mirëqenies. “Jo DSS” nuk do të thotë se qiradhënësi apo agjenti i qirasë nuk do të japë me qira për këdo që merr përfitime strehimi. Mund të argumentohet se “Jo DSS” nuk është një formë e diskriminimit pasi rrjedh nga një etiketim i gabuar i njerëzve që marrin përfitime dhe disa avokatë kanë argumentuar se në rastet kur njerëzit marrin përfitime për shkak të aftësisë së kufizuar, “Jo DSS” të jetë në shkelje të Aktit të Barazisë 2010. Ne besojmë se kjo duhet të sfidohet ligjërisht. Në një rast të kohëve të fundit, një përpjekje e një nëne të vetme për të marrë me qira një pronë private në Birmingham u bllokua nga një agjent i qirave, për shkak se disa qera do të shkarkoheshin nëpërmjet përfitimeve të strehimit. Nëna e lëshoi një ankesë për diskriminim kundër agjentëve të qerasë në një Gjykatë të Qarkut pasi që letra e saj e ankesës ishte hedhur poshtë. Më pas, agjenti i qerasë pranoi diskriminim e tërthortë në bazë të gjinisë, duke u dalë me vendim nga gjykata që

të kompensonte shumën prej 2.000 stërlinash. Për fat të keq, raste të tilla janë të zakonshme. Në vitet e fundit, pronarët që dëshirojnë të japin me qira banesat për banorët me Ndihmën e Paguar të Banesave (Housing Benefit), kanë rënë ndjeshëm për shkak të shkurtimeve të përfitimeve të ndihmës sociale, problemeve me sistemin Universal të Kredisë (Universal Credit) dhe çështje të tjera. Jo të gjithë pronarët diskriminojnë ose vullnetarisht refuzojnë të pranojnë qiramarrësit që marrin përfitime strehimi. Kjo mund të jetë vetëm për shkak të sigurimit të pronarit të tyre që i ndalon ata të marrin qiramarrësit nga sistemi i përfitimet e strehimit kur fillon qiramarrja e tyre ose siç përcaktohet në kushtet e tyre të huasë (morgiçit). Një çështje tjetër është se, në vend që të rritet rezerva e banesave sociale, në të vërtetë po zvogëlohet. Prandaj, Autoritetet Lokale dhe Shoqatat e Strehimit duhet të inkurajohen për të ndërtuar dhe për të marrë prona në dispozicion të qiramarrësve që marrin përfitime.

AVOKATËT E STREHIMIT TEK “DUNCAN LEWIS SOLICITORS (Duncan Lewis Housing Solicitors) Avokatët e Strehimit tek “Duncan Lewis Solicitors” këshillojnë për menaxhimin e borxhit, dëmtimin, përfitimin e strehimit, detyrimet e qiradhënësit, kontestet e qiramarrjes, strehimin e Autoritetit Lokal, riposedimin e hipotekave, njoftimin për të lënë, lejen e planifikimit dhe ankesat, të drejtën për të blerë (Rightto-Buy), të drejtën për të marrë me qira (Right-to-Rent), mareveshjes mes kontraktorëve (tenancy agreements) dhe largimet e paligjshme nga shtëpitë (unlawful eviction).

Për këshilla ligjore eksperte, thirrni avokatët e strehimit “Duncan Lewis Solicitors” në numrin 0333 772 0409. Shënim: DSS është një shkurtesë që qëndron për Departamentin e Sigurimeve Shoqërore, një frazë e vjetër që thjesht do të thotë se etikon cilindo që është në sistemin e përfitimeve të qeverisë.


8 Nr. 90 - QERSHOR 2018

Elton Qeraj, këngëtar dhe vlerë komunitare

E

lton Qeraj, nuk është thjesht këngëtar me emër, por dhe një vlerë komunitare. Ai është mjaft aktiv në bashkimin e kulturave. Me aktivitetet e tij kulturore ai ka bërë që emra të ndryshëm të këngës, muzikës dhe traditës shqiptare të jenë në BM në “Imperial Venue” ku së bashku me Neritan Çelën i japin jetë, vlerë dhe respekt komunitetit shqiptar. Para pak ditësh Yllka Koçi, Bajram Gigolli dhe vetë mjeshtri i këngës Elton Qeraj, organizuan me hyrjen falas një mrekulli të paparë shqiptare. Më tej ai është këngëtari për të cilin po rishkruajmë. A keni dëgjuar ndonjëherë dikush në një natë komunitare të ngrejë peshë zemrat e shqiptarëve? Apo dikush përpiqet të japë një baladë dashuri me një dashuri të dalë nga zemra? Ky është këngëtari i mirënjohur i komunitetit shqiptar në BM Elton Qeraj. Dhe ai është nën kontroll të këngës, timbrit, vlerave dhe tërë dimensioneve muzikore. Është mjaft i pëlqyer dhe mjaft i kërkuar. Duke qenë në Kontroll është një nga gjërat më kryesore që nis të delegojë një vlerë të ndjeshme tek një këngëtar. Dhe kjo si një nga kushtet më kryesore të të qenit këngëtar, sigurisht dhe një nga faktorët më të dukshëm nëse dikush duket si një këngëtar i mirë apo jo, mirëkuptohet nga të gjithë nëse është në kontroll të zërit të tij. Këtë vlerë e gjejmë pa asnjë mëdyshje tek këngëtari mjaft popullor në mesin e komunitetit shqiptar në Britani të Madhe e më gjerë, Elton Qeraj. KONTROLLI I I MIRË VOKAL

K

ontrolli i mirë vokal i tij ashtu sikurse njihet në këtë profesion të lidhur me talentin, do të thotë të qëndrosh “në fushë”. Kjo do të thotë të këndosh melosin e shënimeve me saktësi, jo me pak timbër të mprehtë ose të sheshtë. Kjo gjithashtu do të thotë të mos endesh nga kyçe të tjtërsuara ose të këndosh në çelësin e gabuar, që zakonisht ndjehet kur një këngëtar është në një sens për të filluar. Kështu këngëtari mjaft i talentuar Elton Qeraj, hyn tek këngëtarët me kontroll të mirë vokal, të cilët mund të këndojnë çdo shënim dukshëm për efektin muzikor të synuar në një melodi ose harmoni. Ata, sikurse dhe Qeraj, gjithashtu mund të trajtojnë me kujdes shënimet, jo duke kërcyer shumë larg ose jo aq larg sa në fushën e parashkruar të tekst-autorit dhe muzikantit. Dhe natyrshëm në të gjitha angazhimet e tij, sidomos tek ato në mesin e evenimenteve të

atë që tingëllon i hollë dhe i dobët. Megjithëse ndonjëherë mund të dëshironi të këndoni me një zë të dobët që i përshtaten një kënge të veçantë, një këngëtar i mirë, duhet të jetë ngjshëm me ty, duhet të ketë një zë që është në gjendje të prodhojë një ton të fortë të gjerë. Mbështetja e zërit vjen nga një kombinim i sjelljes së mirë, teknikës së duhur të frymëmarrjes, dhe praktikës së përgjithshme dhe zhvillimit të zërit të Elton Qeraj, ndjehen edhe në videoklipin Nëntorit të vitit 2013 ku kënga “Moj e ëmbla Nazeqare” morri pjesë dhe u mirëprit në Musical-Fest 2013. KËNGËTAR ME VËLLIM

V

organizuara nga Vila Ronel apo dhe nga The Imperial Venue, Elton Qeraj, hyn tek këngëtarët me një zë të mirë që kanë kontroll të fortë vokal. Në tërë interpretimin e tij muzikor, thuajse tek të gjitha llojet e këngëve, tingulli i këngëve dhe i timbrit të tij është një kombinim i disa faktorëve të ndryshëm, por në thelb dallohet ajo që quhet “tingulli i përgjithshëm i zërit”. Është pothuajse gjithmonë i ndjeshëm dhe efikas me zanoret që janë me fjalë të cilat janë të mbështetura në tekstet (p.sh. “ah”, “oh” “ee” etj) dhe ai i përdor këto zanore në një mënyrë mjaft të qartë. Ton i përdor nga Elton Qeraj, gjithashtu nënkupton timbërin e përgjithshëm (tingull karakteristik) të zërit. Ai hyn kështu tek këngëtarët me një zë të mirë që kanë ton të mirë vokal. INTONUES PERFEKT

N

ë intonimin e këngëve të Elton Qeraj, e gjitha është një shprehje e qartë. Ai ka dhe tejsjell një emërtim të qartë, duke përpiluar çdo rrokje pikërisht ashtu siç është

menduar. Natyrisht, në muzikën e tij, shpërndarja e tekstit është shumë më e relaksuar dhe ndjehet në detaj dhe disa rrokje të mprehta. Gjithsesi, çdo fjalë tek kënga dhe prezantimi i saj nga ky këngëtar është i determinuar që të shprehet pikërisht ashtu siç dëshiron këngëtari. Elton Qeraj, që nga publikimi i videoklipit më datën 7 Gusht 2013, “Djepi Juaj Shqipëria” ka treguar publikisht se është në mesin e kolegëve më të mirë me një zë të mirë që shprehin Të tingëllosh si një këngëtar i mirë duhet të kesh mbështetje të fortë vokale për këngën tënde, ashtu sikurse këtë ai e prezantoi për publikun me videoklipin e 22 Gushtit 2013 “Dale moj Xhane”. Në këtë kohë ai arriti të fitojë zemrën e mjaft profesionistëve të muzikës që i thanë hapur: “Kjo ju lejon të prodhoni këngë të mira, të qarta, që tingëllojnë të forta dhe mos u lëkundni”. Gjithashtu të tjerë të fushës së muzikës, madje dhe kolegë të tij të rrinj e të vjetër i deleguan mesazhin se kjo “ju ndihmon të prodhoni një tingull të gjërë dhe jo

ëllimi i përshtatshëm, ky është një tjetër shenjë e menjëhershme e këngëtarit Elton Qeraj, që u ndje edhe në videoklipin mjaft efikas “Do mbetem shqiptar” që mori një udhë të zjarrtë tek dëgjuesit në vitin 2015. Këndimi në një vëllim të përshtatshëm është thelbësor për këngëtarin Qeraj, ndaj ai e delegoi tërë frutin e tij tek videoklipet e suksesshme “Ditëlindja” dhe “Ngjeqari im”. Vëllimi në këto videoklipe i përshtatet muzikës, që ndryshon në mënyrë të përshtatshme me formulimin muzikor dhe është në nivelin e duhur të përgjithshëm për t’u përputhur me muzikantët e tjerë dhe vetë auditorit të tij që e kërkon mjaft dendur. BOTË E MREKULLUESHME MUZIKORE

B

ota e muzikës së Elton Qerajt është e mrekullueshme, dhe nga stili i tij që i mplekset si jo radhë, një këngëtari të talentuar natyrshëm me një zë të pëlqyeshëm, sikurse ndodh tek videoklipi “Kurbeti” i publikuar në dhjetorin e vitit 2016. Këngëtarët e mirë dinë ta përshtasin tonin, vëllimin dhe shprehjen e përgjithshme që i përshtaten stilit të muzikës. Ata gjithashtu e dinë për të shmangur zhanret e bezisshme në evenimente. E këtë e di mirë Elton Qeraj. E paraqesin videoklipet e tij të mrekullueshme “Berat-PërmetSkrapar” në bashkëpunim me Dule Malindi dhe “Djem Fierak”. DUKE PËRFUNDUAR

K

ëto e mjaft gjëra të tjera flasin për një këngëtar që është në ngjitje dhe që përditë e më shumë reflekton vlera të ndjeshme mes talentin të tij të ndjeshëm.


9 NR. 90 - QERSHOR 2018

Emigracion

Anglia shpenzoi 12 milion stërlina për të dëbuar 2,282 shqiptarë

Z

bulohet numri emigrantëve ilegal shqiptarë të dëbuar nga autoritetet e emigracionit në Britaninë e Madhe gjatë tre viteve të fundit. Sipas gazetës The Sun gjatë tre viteve të fundit janë dëbuar 2,282 shqiptarë duke i shkaktuar shtetit anglez një kosto prej 12 stërlina. Dëbimi i emigrantëve drejt Shqipërisë dhe Kosovës është kryer nëpërmjet avionëve të marrë me qira nga autoritete e emigracionin në ministrinë e brendshme Home Office. Në tre vitet e fundit janë zhvilluar 48 fluturime ku në bordin e avionëve qëndronin të dëbuarit shqiptarë shoqëruar nga roje sigurie. Kostoja për dëbimin e një personi nga Anglia është rreth 6.000 stërlina. Në tre vitet e fundit qeveria britanike ka shpenzuar 31 milion stërlina për dëbimin e emigrantëve në vendet e tyre të origjinës ku shqiptarët zënë vendin e parë për numrin më të madh të të dëbuarve. 10-16 MIJË EURO ILEGALISHT PËR NË ANGLI Goditet aktiviteti kriminal në fushën e Falsifikimit të dokumentave dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijeve kundrejt fitimit. Operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda Speciale të Hetimit. Operacioni nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Kapen dhe ndalohen dy shtetas si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen pasaporta biometrike, dokumenta dhe certifikata të falsifikuara, si dhe 850 Euro. Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, është finalizuar me sukses operacioni “ PREMTIMI”, ku është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim dhe ekzekutimi i vendimit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila më datë 04.06.2018 ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për dy shtetasit: • Musa Rama, 60 vjeç, lindur në Librazhd, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë. • Arben Hako, 51 vjeç, lindur

dhe banues në lagjen nr.1, Durrës, i dënuar më parë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin këtë aktivitet kriminal prej disa kohësh në territorin e Shqiperisë, përkundrejt përfitimit ku mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë e vendeve të tjera të Europes, duke e bërë të mundur me fallsifikimin e dokumentave dhe përdorimin e formave dhe metodave të tjera, përkundrejt shumave në vlera 10 mijë deri në 16 mijë euro për person. Nga kontrolli i banesave të shtetasve të lartpërmendur, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale një automjet me targa AA 630 OD, shtatë telefona celularë, 14 pasaporta biometrike të shtetasve të ndryshëm, 80 copë dokumente në gjuhën Shqipe dhe Gjermane, 35 copë certifikata personale dhe familjare shtetasish të ndryshëm si dhe 13 copë certifikata shkolle dhe trajnimesh, dhe një sasi parash prej 850 euro. Kapja e këtyre shtetasve u bë nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Vazhdon puna hetimore edhe ndaj personave të tjerë bashkëpuntor të impilikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet ju dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.


10 Nr. 90 - QERSHOR 2018

Vila Ronel

Shkuarja në një restorant ndoshta nuk është mjaft problematike. Por kur shkon tek Vila Ronel në Kilburn High Road është një nga kënaqësitë më të forta. Takimi me miq të vjetër dhe të rinj, duke urdhëruar një kafe të shkëlqyer, raki shqiptare me nam dhe verë nga më të mrekullueshmet, duke ngrënë ushqime të veçanta dhe të ndryshme, të rrethuar nga njerëz të ndryshëm, mendoj se është thelbi i asaj që do të thotë të jetosh një jetë të civilizuar. Fytyra e re e Vila Ronel është absolutisht ideja më e mirë e vizionit të Neritan dhe Valbona Çela për të investuar në mall dhe bukuri ... Faleminderit dhe mirëpresim të gjithëve që i pëlqen vendi i këndshëm dhe i qetë ... Investim pothuajse krenar shqiptar në Londër ... Nëse ju nuk e kanë vizituar Vila Ronel ndërsa menjëherë mund të vini re se ndryshimet janë bërë në mënyrë të përkryer. Urime për Vila Ronel! Në Vila Ronel, sikurse do ta provoni do t’ju ofrohet një menu e larmishme si tradicionale shqiptare ashtu edhe atë tw guzhinave me famë botërore. Motoja e personelit tw Vila Ronel është dëshira e klientit, detyrimi ynë. Në restorantin Vila Ronel do të shijoni gatimet e freskëta nga mjeshtrat e kulinarisë, si dhe pijet e të gjitha llojeve. Në ambjentet e restorantit Vila Ronel, një natë apo ditë e kaluar me familjen apo shoqërinë do tju ngelet gjatë në kujtesën tuaj.


11 NR. 90 - QERSHOR 2018


12 Nr. 90 - QERSHOR 2018

opinion

P

Kultura e shkopit

o aq sa gjakun dhe pasojat që pasoi goditja e Kryeredaktorit të së parës gazetë shqiptare të shtypit të lirë, Bledi Kasmi, janë dhe plagët që thellon “kultura e shkopit”. Dhe dihet se “kultura e shkopit” ka disa paraefekte, efekte gjatë goditjes dhe efekte të tjera pasgoditëse. Efektet sjedhin në skenë dy linja të holla, të ardhura nga kulturat e avancuara demokratike që thelbin e kanë tek “The Thin Blue Line” (Linja e hollë blu). Të gjitha në këtë kufi të trashëguar nga “The Thin Red Line” (Linja e hollë e kuqe) kanë një arsye të qartë: urdhërohen nga trupi i kalbur. Dhe trupi i kalbur vetëm se është në procesin e tij vdekës, është në procesin dekompozues të padukshëm si një ligjësi pakthim e natyrës. E, tashmë gjithkush e di se kush është ky trup i kalbur. Gjithkush e kuptoi pse sundoi “kultura e shkopit”, jo thjesht si një gjakosje e gazetarit më të devotshëm opozitar të kohëve të fundit, por dhe si një “detyrë” funksionale për vetë etiketën e sfondit që i duhet kulturës së shkopit! I mençuri ka shpjeguar se një rezultat, cilido qoftë ai, i mirë apo i keq, është transmetuar gjithnjë në dy mënyra: nga kultura e njohurisë dhe nga kultura e injorancës. Duke ditur se kultura reale e njohurisë është përçimi i kulturës shpirtërore, faktori i kulturës së shkopit shkon përtej kësaj, shkon në strukturën e ngushëllimeve trupore. Një thellim i njohurisë në çështjen e ngushëllimeve trupore, apo më saktë për të mbrojtur “trupin e kalbur”, është kultura e injorancës, sepse sido që të ndodhë kjo, ligjësia e natyrës do ta ndjekë atë deri në fund. Çfarë ndodh në këtë rast? Përsëritja e fenomenit të “kulturës së shkopit”, dhe kur kjo manifestohet me trupin e njeriut, është një sëmundje dhe plagë e vjetër, që kanoset që nga lindja deri në vdekje, si proces i pandalshëm. E ndërsa lindja ka ndodhur dhe ka shkuar, madje me “Rilindje”, vdekja e këtij trupi të kalbur është gjithnjë e më shumë evidente, edhe falë dhimbjeve të “kulturës së shkopit” në trupin në jetë të njeriut aktiv të medias së lirë. Natyrshëm, në të gjitha këto forma, njërëzit nxitojnë të kultivojnë njohuritë e kësaj ndjesie trupore, ndërsa ata e shohin se vetë trupi në të gjitha momentet po kalbet. Vdekja e trupit rithellohet kur godet shkopi. Ky është fakt. Kështu që nuk justifikohet dot kultura e shkopit nga trupi i kalbur, sidoqë të quhet ligj, detyrë, funksion në krye të detyrës, apo dhe në ekstremin tjetër, hakmarrje, inat, urdhër. Sidoqë “kultura e shkopit” godet lirinë e ligjshme, sidoqë ajo

godet protestuesin, gazetari aq më keq, vetë shtetin e policin ajo ka një emër dhe emri i saj shkon përtej kulturës së injorancës. Ky trup, me Ramë, Xhafë dhe kompani, na tregon se është asgjë më shumë se një thes i zi që mban në brendësi tre elementë: mukozën propagandistike të quajtur “Rilindje”, jeshilllëkun e lëngëzuar, të quajtur trafik dhe kontrabandë dhe ajrin e ndotur, të quajtur asgjësim i frymës së lirë dhe kush nuk e kupton se kjo është e vetmja formulë që mban mes kombinimit ende në jetë këtë trup të vdekur, është vetëm një kafshë që ia kanë errur dhe shikimin. Ky është gabimi më i madh. Gabimi që shkon përtej kulturës së shkopit, jo thjesht tek komentet e ndyra, tek mizanskenimet e pështira. Nuk duhet harruar se në të gjithë këtë kulturë të shkopit, të gjithë janë frymë njeriu, por që me frymë të ndryshme shpalosin talentin e vet ndryshe. Ata nuk e kuptojnë se ligjësia e natyrës nuk është kulturë e shkopit, aq më keq “kultura e shkopit të policit”. Kudo ku ndodh kjo, ka ndodhur vdekja e vetë shtetit, është rrëzuar filozofia e qeverisjes, ka marrë fund e gjitha. Duhet më pas “Thin Blue Line”. “Thin Blue Line” është një frazë e përdorur nga zbatimi i ligjit. Fraza i referohet në mënyrë figurative pozitës së zbatimit të ligjit në shoqëri si një bastion mes rendit dhe anarkisë. Termi ka filluar hershëm, si një

aluzion në Linjën e Thjeshtë të Kuqe, ose e njohur si Linja e hollë e kuqe. Linja e hollë e kuqe, si term rrjedh nga “Thin Red Line”, një formacion i Regjimentit 93 të Ushtrisë Britanike në Betejën e Balaclavës më 1854, që përballoi kalorësinë e madhe ruse. Ky veprim u publikua gjerësisht nga shtypi dhe u bë një nga më të famshmet e Luftës së Krimesë. Por ndërsa “The Thin Blue Line” u bë e famshme në botën perëndimore e më gjerë, dhe mori kuptime të qarta, shkaku ishte një film dokumentar amerikan i vitit 1988, i realizuar nga Errol Morris, që përshkruan historinë e Randall Dale Adams, një njeri i goditur në kokë dhe i dënuar me vdekje për një vrasje që nuk e kishte kryer. Rasti i Adams u shqyrtua dhe ai u lirua nga burgu përafërsisht një vit pas lirimit të filmit. Ndërsa në rastin konkret kryeredaktori në krye të detyrës, gazetari i medias së lirë në linjën e protestuesve të ligjshëm, Bledi Kasmi, goditet në kokë dhe gjakoset, dërgohet në spital dhe mjekohet, kush duhet ti kërkojë falje?! Më saktë a ka vend për të kërkuar falje? Sidoqoftë jeta e Bledi Kasmit, kolegut të medias së lirë nuk është dhe nuk shihet si film. Ajo sot ishte në rrezik nga “kultura e shkopit”, po aq ka qenë dje, po aq sa mund të jetë edhe nesër në rrezik jeta e çdo gazetari …, ndërsa filmi “The Thin Blue Line” si film është lavdëruar që nga dalja e tij dhe ka fituar çmime të shumëfishta.


13 NR. 90 - QERSHOR 2018

“Bukuroshja e fjetur” në Pejë, që pret të zgjohet nga turistët K

TEUTA GASHI

ur temperaturat kalojnë mbi 20 gradë celsius, ka një vend në Radac të Pejës, ku është ftohtë dhe duhet të visheni më trash. Nën sipërfaqen e Alpeve shqiptare fshihet një botë magjike me skulptura, të krijuara nga vetë natyra. Ajo është shpella e “Bukuroshes së fjetur”. Një rrjetë e tuneleve, kanaleve, galerive dhe sallave, të gdhendura për mrekulli, nga forcat natyrale të ujit përgjatë shekujve, e krejt afër saj buron lumi i Drinit të Bardhë, në formë ujëvare, që jep një pamje madhështore.Kjo shpellë është e gjatë prej 2100 metra dhe hulumtimet ende vazhdojnë në të. Pjesa e cila do të jetë e qasshme për turistët është ndriçuar dhe në të janë punuar edhe shtigjet e ecjes brenda shpellës. Që nga prilli deri në muajin tetor, prej orës 10:00 deri në 17:00, është e hapur për vizitorët, ndërsa për muajt tjerë, vetëm me rezervime. Nëse pyesni për çmimin, me vetëm 3 euro mund të njiheni nga afër me lashtësinë. Arbërita Kollçaku, cicerone shpjegon se shpella është hapur për vizitorë vetëm dy muaj më parë. Ajo tregon se stalaktitet dhe stalagmitet e shpellës kanë përbërje mermeri dhe guri gëlqeror, por që brenda saj ka shumë liqene, raporton lajmi.net. Shpella e vjetër, mijëra vjet, është hulumtuar e tëra, por ende nuk është tërësisht e qasshme për vizitorët. “Kjo shpellë është e dyta më e gjata në Kosovë. Është e hapur vetëm 300 metra për vizitorët dhe ka pesë liqene në të. Ekziston që nga koha e Neolitit”, thotë Kollçaku. Kjo shpellë që po shndërrohet në një atraksion turistik, me shtrimin e shtegut pranë burimit të Drinit, që lehtëson rrugën dhe e nxjerr në pah shpellën, dikur të mbuluar dhe të padukshme. Shpella “Bukuroshja e fjetur” dhe shumë të tjera, janë ndër më atraktivet në Pejë, në mesin e shpellave: Gryka e Madhe, Shpella e Mbretëreshës, ajo e Karamakazit, Demajve, Kallabës dhe Borës. Bazuar në gjurmët e gjetura në këto shpella, ato japin siguri në shfaqjen e njeriut të Paleolitit, ekzistimit në bazë të kushteve biologjike dhe ekonomike. Rajoni i Pejës njihet për numrin e madh të shpellave, por edhe për speleologjia (hulumtimi i nëntokës dhe zbardhja e pasurive nëntokësore v.j) është shumë e zhvilluar. Për vizitorët, hapja e shpellës “Bukuroshja e fjetur” është mundësuar me projektin e përbashkët të shoqatës së speleologëve “Aragonit” nga Peja dhe organizatës zvicerane “Swiss Contact”, e cila edhe e ka financuar këtë projekt të realizuar sipas standardeve evropiane.

Shpella e Radacit


14 Nr. 90 - QERSHOR 2018

Kur takon Esat Rukën Pas një dite me diell, kur temperaturat në Londër ishin tek 29 gradë celcius, një ditë me vranësira londineze dhe me shi i jep një pamje të këndshme e relaksuese stacionit të linjës Veriore, Highgate Tube, që është një stacion metroje në Londër dhe ish stacioni hekurudhor në Archway Road, në lagjen Haringey në veri të Londrës. Stacioni merr emrin nga fshati Highgate. Është në Barnet, qasjes së vijës veriore, midis stacioneve Archëay dhe East Finchley dhe është në zonën Travelcard 3. Pikërisht aty ku freskia e pemëve të shumta dhe jeshilllëku kanë një melodicitet duket se pikëtakojnë edhe një pjesë të frymëzimeve që kanë udhërrëfyer “Mjeshtrin e Madh” Esat Ruka në krijimtarinë e tij. Aty pikërisht ku stacioni u hap fillimisht në 1867 si pjesë e vijës së hekurudhave të Madhe Veriore midis Finsbury Park dhe stacionet Edgëare, takii ynë merr një formalitet të qasur me tërësinë e natyrës, si pjesë e një bisede miqsh dhe kolegësh në fushën e artit dhe të kulturës shqiptare. Ndërsa takimi është në buzë të shkallëve të larta që të ngrejnë në sipërfaqen jeshile, vëren se platformat e stacionit sipërfaqësor mbeten, por janë përdorur për herë të fundit në vitin 1954 dhe pjesa e linjës përmes tyre në Finsbury Park që u hoq nga viti 1972. Një nga ndërtesat origjinale të stacioneve 1867 ekziston akoma dhe është në përdorim si një shtëpi private. E ndërsa i sheh këto gjurmë në këtë pikë takimi, arsyeja dhe biseda shkon në shtratin e vet. Një bisedë e sinqertë, e tillë, të shpie gjithnjë në destinacionin e duhur. Arti, kultura, krijimtaria dhe mjaft tema të ngjashme me “Mjeshtrin e Madh” Esat Ruka në këtë bisedë shpalosin këngët e kantautorit, kostumografinë, folklorin, traditën shqiptare... edhe në Londër. Më tej kjo bisedë hap udhën për tek revistat, ajo online ëëë.fjalaelire.com dhe ajo në print Albanian Neës... Fjalët e letrës kalojnë gojë më gojë në mjedisin e gjelbër dhe rruga pastaj të shpie pikërisht në një mjedis të qetë ku pleksen dy kulturat. Në këtë nisje të bisedës ndjen jo thjesht kantautorin, por dhe intelektualin që kohë më parë mori përsipër të bëjë një studim me formatin monografik me vlera shumë njohëse, historike dhe shkencore, në këtë tranzicion shqiptar të tejzgjatur. Ajo rrezaton një simbolikë të veçantë, atë të intelektualit të përkushtuar, që ka në synimet e tij të jetës të lë sa më shumë për brezat dhe kulturën shqiptare. “Mati, vështrim etnomuzikor (gjurmime, studime dhe velresime)”, duhet thënë se është një histori e plotë dhe e imët e traditave etnomuzikore të Matit, i cili për nga vlerat e sensi shkencor, jep ndihmesë të çmuar edhe për botime të tjera të profilit etnomuzikor. Diku shkruhet se “Esati është porta e detyrimit moral e jetësor që ka e duhet të ketë një njeri, një krijues, një intelektual për vendlindjen e tij kudo ku ai jeton qoftë edhe në skajin më të largët të botës.” Ndaj në këtë gjysëm shekulli Esati ka qenë në të njëjtën kohë aktor e autor, në skenë e pas saj, ka qenë në shfaqjet e në passkenat e saj, ka qenë fitimtari e drejtuesi më i lartë organizator në shkallë vendi, ka qenë ideatori dhe organizatori, ka qenë kompozitori e këngëtari, ka qenë poeti dhe studiuesi i saj, ka qenë instrumentisti dhe drejtuesi i orkestrës, ka qenë e mbetet edhe një artist me

një prapavijë familjare të spikatur muzikore për ta pasur zili. E këto nuk janë pak. Jo dhe jo. Kur lexon për artistë të tillë që janë jo vetëm pasuri e Matit, por edhe mbarë kombit si muziktarët Skënder Frashëri, Munir Shehu, Sabri Aliaj, Naim Gjoshi, Xhevat Lishi, Shefqet Mera, Fatmir Leka, të këngëtarëve Feride Kurtit, Hysni Hysnelaj, Fatmira Likmeta, Drita Suçi, Shkëlqim Farrici, të instrumentistëve popullorë si Ymer e Behar Neli, Qamil Beshku, Enver Kurti, të rapsodëve Qamil Gjika, Nezir Neli, Ymer Toçi, Hajrulla Ceni, Vitore Gjeçi, etj, e kupton se brenda një thesari të vërtetë që do të ketë vlerë në shekuj.

Ndaj biseda na pikëtakon përsëri aty ku “për këtë rrjedhë historie të artit matjan buron e duhet të burojë mirënjohja e të gjithë brezave të Matit, por edhe më gjërë, në shkallë kombëtare për këtë kontribut të vyer.” Esat Ruka është autor i “këngë të zgjedhura nga krijimtaria e tij” në dy CD 1 dhe 2 ku janë rreth njëzetë e tetë këngë me tematika të ndryshme. Këtu janë vlerësimet nga emra të dëgjuar si Zhani Ciko, Ferdinad Deda, Agim Krajka, Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali etj., që kanë thënë fjalët më mira për autorin. Esat Ruka ka dhe plane të tjera, që së shpejti do ti bëj realitet dhe në mesin e shqiptarëve në UK.


15 NR. 90 - QERSHOR 2018

Me skicat e Llaçit shohim ambientin me sy të ri Dr. FATMIR TERZIU

S

kica letrare e autorit shqiptar, Edmond Llaçi, na jep një argument që në fillim të herës, se është një lëvrim krijues e artistik, që duhet të vlerësohet më shumë se zakonisht. Themi kështu, pasi lëvruesit e skicës letrare, janë disi më të pakët në numër, janë disi më të rezervuar në këtë gjini letrare. Nëse leximi dhe shkrimi i tij e sjell atë përsëri mes lexuesit shqiptar, ajo në këtë mënyrë dëshmon vlerën e saj një mijë herë të rilindur e të dedikuar në rrugën e saj të hershme. Arsyeja, natyrisht, që skicat kanë shijen dhe pëlqimin ndryshe, pothuajse janë të paktë ata që i shkruajnë, ama tregojnë se janë një zhanër jo-narrativ dhe se çdo transmetim është rastësor dhe zakonisht vetëm një pjesë e kornizës, edhe pse natyrisht në skicat biografike ato zënë një vend më të madh. Skica duke qenë një përshkrim impresiv i përshtypjeve të një mendjeje të ndjeshme, tregon në fakt, se është një skicë e jetës së zakonshme dhe kështu ndodh që shumë njerëz gjejnë një përshkrim të zgjeruar në prozë letrare të mërzitshme, duke pasur ndjeshmëri të çmuar në atë që sillen me termin “pak” tekst. Kjo, e afron atë me poezinë didaktike si qasja më e lehtësuar estetike në mendjen e epokës që jetojmë. Kaq, ndoshta vetëm kaq është duke thënë mjaft. Është e domosdoshme së pari të ndalemi shkurt tek rrugëtimi skicës. Skica letrare, ose ashtu sikurse njihet më gjerë është tregimi i shkurtër, ose një lloj i shkurtër i prozës. Në botën Perëndimore shpesh skica letrare është një tregim zbavitës i një aspekti të një kulture të shkruar nga dikush brenda kësaj kulture për lexuesit jashtë saj. Si shembull mund të sillen anekdotat e një udhëtari në Indi të botuara në ndonjë revistë të një vendi Perëndimor apo dhe më gjerë. Por ajo që duhet mirëkuptuar, skica është joformale në stil. Skica është më pak dramatike, por ama është dhe duhet të jetë më analitike dhe përshkruese sesa një përrallë, apo edhe vetë dhe tregimi i shkurtër. Një shkrimtar i një skeme të tillë, mban një ton të zhurmshëm dhe të njohur, duke nënkuptuar pikat e tij të mëdha dhe mbetet gjithnjë duke sugjeruar, në vend që të thotë e të japë, përfundime. Një variant i zakonshëm është skica e karakterit, një formë e biografisë rastësore që zakonisht përbëhet nga një seri anekdotash rreth një personi real apo imagjinar. Skica u prezantua pas shekullit të 16-të në përgjigje të interesit në rritje të klasës së mesme në realizmin social. Forma arriti kulmin e popullaritetit në shekujt 18 dhe 19 dhe përfaqësohet nga skica të tilla të famshme si ato të Joseph

Addison dhe Richard Steele (1711-12). Ata krijuan karaktere si Z. Spectator, Sir Roger de Coverley, Captain Sentry dhe Sir Andreë Freeport, përfaqësues të niveleve të ndryshme të shoqërisë angleze, të cilët komentojnë mbi sjelljet dhe moralin e Londrës. Libri i skicës së Geoffrey Crayon, Gent. (1819-20) është tregimi i Irving mbi peizazhin dhe zakonet angleze për lexuesit në Shtetet e Bashkuara. Në Shqipëri dhe në trojet e tjera etnike me shqiptarë, mjaft autorë me emër në vite i janë përkushtuar skicave. Emra të njohur dhe të tjerë kanë lëvruar skicën letrare për të treguar pikërisht atë që synohet me shkrimin dhe lëvrimin e saj. Sulejman Mato, ndërsa ‘këshillon’ për njehjen e dhe interpretimin e saktë të skicës letrare, me të drejtë shprehet se “Skica letrare nuk është ekuacion matematike, as ligje kimike dhe as njohuri biologjike. Skica letrare është një krijim ku vlerësohen aftësitë e shprehjes së lirë.” Duke parë këtë hyrje të shkurtër, jo thjesht sqaruese, por dhe të domosdoshme në arsyen e shkrimit tonë, duket qartë se shkrimi i Edmond Llaçit, angazhimi i tij në skicat letrare, është sa racional dhe po aq i formatuar, pasi ai apriori zbaton preambulën se para se të fillojë të shkruajë, është mirë i siguruar se mendimet e tij janë të organizuara si duhet. Mjeti më i mirë i kësaj rruge të shkrimit të këtij autori natyrisht mbetet, jo thjesht ajo që është për të organizuar mendimet në këtë çast dhe që është skicimi, pra rrugëtimi i parë deri tek skica letrare, por tërësia e akumulimt dhe shtrydhjes së mendimit në një sitë të veçantë të talentit të tij për të riformatuar mendimin dhe për të dhënë skica të lexueshme e të pëlqyeshme. Në një farë mënyre, skica e Llaçit në vetvete është një lloj projekti për

variantin apo kopjen përfundimtare të mendimit të tij. Autori për të ndërtuar një skicë të ideve të tij, e cila duket qartë se kryen më pas dy anë të menjëhershmë, e ndihmon vetë autorin në shkrimin e skicës, dhe lexuesin në interpretimin dhe kuptimin e saj, pra vetvetiu autori kalon në sitën e tij fjalën, respektin për fjalën e gjetur, angazhimin e vetë fjalës në funksionin e duhur, rimodelimin e saj në rastin e skicave autoriale dhe portretore e më tej deri në krasitjen e vetë fjalës së tepërt. Përmes fjalës autori ka një detyrë specifike tek skica letrare, që të gjej dhe formulojë bukur titullin. Përmes leximit të skicave të këtij autori shohim se titulli është një element që i jep unitet dhe kuptim, por që shpesh kalon pa u vënë re dhe nënvlerësohet, duke bërë kështu që mjaft skica të kalojnë në një dualitet kuptimi. Kjo në raste të vogla kur titulli i shkurtër qas një mendim të atillë që pret nëntitullin të saktësojë dhe anasjelltas, sikurse ndodh tek skica “Premtimi pashprehur”, me të cilën nëntulli “Kushtuar Antikes motrës të Bilal Xhaferrit” na kujton se titullin nuk duhet të vihet në thonjëza dhe është mirë që titujt të jenë të shkurtër. Edmond Llaçi është i kujdesshëm dhe mjaft i sinqertë kur vendos dhe zgjedh titujt e skicave të tij “Të çmëndurit”, “Porosia”, “Rrëfimi i një arxhiu”, “Në ato netë”, “Iriqi i detit” etj. Krahas strukturimit të saktë të titullit tek skicat letrare të këtij autori gjuha letërsia është themeli i procesit të të nxënit, i komunikimit, i formimit të identitetit personal e kulturor, si dhe i krijimit të marrëdhënieve shoqërore, në një kënd që ai e sheh dhe e parashtron si të rrëndësishëm në tërësinë e tij të dhënies së mesazhit dhe komunikimit me lexuesit. Përmes gjuhës vetëkuptohet se autori ka një objekt të veçantë që të paraqesë dhe të shkruajë fjali të thjeshta dhe të përbëra për të shprehur mendime të caktuara, ku shihet se shkrimi i tij, pra skicat letrare dhe mirështrimi i tyre letrar është i domosdoshëm për çdo nivel lexuesi. Brenda kësaj rregullsie skicat e autorit janë piktura efikase të ndërlidhura, që herë skicojnë natyrën, herë kujtesën, herë traditën, herë dëshirën dhe në të gjitha rastet kanë koloritin e duhur të domosdoshëm për të sanksionuar komunikimin letrar. Duket qartë nga leximi i skicave të tilla si “Vdekja e peshkatarit”, “Vazhdimisht i njëjti”, “Mëzi”, “Të çmëndurit” etj., se pika themelore e tyre është, tek fjalët e skucuesit me emër Irving, mes të cilës kuptojmë se shkrimtari duhet të vëzhgojë “me vështrimin e zhurmshëm me të cilin të dashuruarit e përulur të shëtitjes piktoreske nga dritarja e një

dyqani të shkruar në tjetrën, të kapur ndonjëherë nga delineacionet e bukurisë, nganjëherë nga shtrembërimet e karikaturës, dhe ndonjëherë nga bukuria e peizazhit”. Vetëm mes kësaj shkrimtari i skicave është ekuivalenti letrar i një artisti në Grand Tour (qoftë amator apo profesional, nuk ka rëndësi) duke tërhequr skica të rrënojave, skulpturave, njerëzve dhe të ngjashmërive, gjëra që janë ‘piktoreske’, ku duket qartë se ai ose ajo ndodhin aksidentalisht ose pothuajse aksidentalisht, jana ata ose ato, që pranojnë të vëzhgohen me një sy të qetë dhe reflektues dhe i japin një përshkrim evokues atyre që janë me ndjeshmëri. Skica e Edmond Llaçit përtej të gjitha ngjyrimeve dhe leximeve nga kënde të ndryshme, nuk është një zhanër moralist, por, siç mund të shihet në disa pika ajo afrohet tek skica e të madhit Dickens, duke na dhënë rastin të kuprojmë se skica mund të krijohet për të ngjallur mendime rreth virtytit ose gjykimit ose (siç është skica e Llaçit “Përmendorja prej gipsi”) ku reflekton më tej se qëllimi. Në duart e Edmond Llaçit ajo tregon se mund të jetë mjaft imagjinative, në të cilën Llaçi përshkruan gjithçka tej natyrës duke imagjinuar se të gjithë gjërat që sheh syri i përkasin një njeriu, dhe duke lexuar atë histori të njeriut jashtë tyre, lexuesi kupton fare qartë mesazhin e autorit. Sigurisht, ky është një pajisje përshkruese; është shumë e vështirë që të gjitha gjërat i përkasin një njeriu. Por, duke i trajtuar ata sikur të ishin, autori është në gjendje të sjellë çdo inskenim në një skicë të gjallë, të krijojë besim dhe mesazh të qartë. Skica e Llaçit, ashtu si dhe skica në tërësi nuk është një zhanër satirik, por një shkrimtar i tillë në botën e shkrimit të skicave mund të bëjë përshkrimin që ngjall një pamje satirike, cinike apo ironike të botës; disa nga skemat e tij janë shembuj i mirë i kësaj. Po aq skica e Llaçit nuk është një zhanër fantastik, por dikush brenda leximit mund të gjejë dhe vetvetiu mund të bëjë përshkrimin me fjalët që të emocionojnë fantazitë më të egra. Nëse, me piktorin dhe fotografin ndodh që fotografia është e përbërë artistikisht siç duhet, çështja e zakonshme e jetës mund të mbetet intime tek gjërat më të larta dhe më të ulëta, tek ato që krijojnë mundësinë të ndjellin gamën më të plotë të mendimit dhe idesë njerëzore. Gjërat e çmendura tregohen të jenë, siç thotë Dickens, “ushqim i pashtershëm për spekulime” dhe ne fillojmë ta shohim botën me sy të ri. Me leximin e skicave të Edmond Llaçit ne dhe lexuesi e kemi këtë mundësi.


16 Nr. 90 - QERSHOR 2018

Një qiri për Belamorën Nga FATMIR TERZIU

K

ur u rikthye prifti në lagjen tonë, e gjithë Spajkorrja u habit. Gratë pëshpëritën nëpër rrugica, sidomos në ato ku banonin vllahë e në portat gjysëm të mbyllura lëshuan fjalë e vetëm fjalë. Burrat kërcitën më shumë dominotë mbi Remë. Fëmijët, si kureshtarë të lindur, ishin ata që e ndoqën nga pas të shikonin shtëpinë e tij. Të shikonin atë shtëpi nga brenda, të cilën, për të paktën dhjetë vjet, nuk e kishte parë asnjë prej tyre, po të mos llogariten një duzinë njerëzish me e pa poste që erdhën dhe ikën sipas vendimeve të Komitetit Ekzekutiv, e që banuan në shtëpinë e priftit, në disa sezone të vitit. Policët vinin kohë e pakohë, partiakët në raste, mësuesit, që në fakt ishin nga ata që vinin pak më si me zor, ishin gjithnjë në shtator. Prifti kishte një shtëpi të mirë. Ishte shtëpi “tip elbasani”, me tre dhoma të mëdha e një kuzhinë, një verando të madhe që mbante tre shtyllat që mbanin çatinë e mbytur nga hardhitë dhe një oborr të gjerë deri tek Tumba, transheja që fshihej nën hurma. Ishte një shtëpi e trashëguar nga gjyshi i tij. Gjyshi kishte qenë tregëtar. Ndërsa i Ati i priftit pasi ishte shkolluar në Itali, thoshin se ishte një inxhinier i shkëlqyer, por në kohën e tij ai punoi vetëm si sahatçi. Babai e kishte lënë të vogël. Dhe kushërrinjtë e tjerë kishin shkuar në Tiranë. Vetëm prifti, vetëm ai banoi në Elbasan. Në rininë e tij kishte qenë i dashuruar dhe kishte qenë i martuar. Ishte martuar me Belamorën, vajzën e bukur, që ishte një kashtisje e një italiani të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore me një lidhje martesore me jevgën e bukur bardhoshe, Izimirën. Nga kjo martesë që kishte zgjatur pesë vjet nuk u kishin ardhur fëmijë në jetë. Pas pesë vitesh martesë atij i qepet i Plotfuqishmi i Lagjes dhe dërgohet si shembull i klanit të urryer katolik në mes të ditës, me duart e lidhura me pranga, në Batër të Bulqizës. Pretekstin askush nuk e mësoi. Në fakt askush nuk guxoi të pyesë. Ishte Armiku i Popullit, u tha me zhurmë dhe në raste të tilla askush nuk mund të dinte më shumë. Belamora, ajo zonjëz e athët bardhoshe si lule bore, e shkroi fatin e saj mes mureve të vetmisë. Por vetëm për dy javë e tre ditë. Shtëpinë e priftit të shkretë, aty ku banonte tashmë Belamora vetë, e nisi ta vizitonte gjithmonë, i Plotfuqishmi i Lagjes, që vinte aty në errësirë e ikte natën vonë. Ndonjëherë thuhej se ikte në të gdhirë. E ndonjëherë nuk dilte fare në dritë. Belamora përditë e më shumë nxihej e tretej, sikurse treten retë. Rrinte duke qarë. Përditë e shihje në vaj. Nuk dilte më nga pragu i saj. Nuk

zgjati shumë, kur fap sikurse të ishte thjesht një fjalë, u tha se vdiq duke qarë në gjumë. Nuk e dinte askush të vertëtën, por thoshin thuajse të gjithë Spajkorrasit e qanë me dënesë kur e gjetën. Varrimi i saj u bë për një ditë. U ngrit kufoma e saj mes një qetësie të madhe e trupi iu varros me komunale. Nuk kishte të afërm. Nuk u lajmërua askush. Iku nga kjo botë. Dhe muaji që u varros thonë se ishte Gusht. Kur e kishin futur në arkivol thoshin se ishte sa një grusht. Ajo, Belamora e bardhë, që dukej sikur ishte një nusërim i përjetshëm nën dardhë, kishte pësuar këtë fat falë një dashurie të vrarë, falë atij krimbit, të Plotëfuqishmit. Prifti thuhej se kurrë nuk e mori vesh. Askush nuk i tha se vdiq Belamora. Dhe nëse dikush do të guxonte, vetë ai, prifti i dashuruar me të marrëzisht, kurrë nuk do ta besonte. Prifti e mbylli jetën e tij në atë

qendër mizore, dhe thoshte se ai ishte fati i tij, pasi ai kishte shkuar përtej kësaj dashurie në një dashuri të fortëlidhur qiellore. Ishte betuar përpara besimtarëve të tij atje në birrucë me zë, që të mos martohej kurrë më. Por ama sado që nuk ishte më me Belamorën, sado që në fakt ajo nuk ishte më me të, pasi sikurse thoshte ai, pa ditur dhe pa parë asgjë, ajo kishte shkuar lart në qiell përgjithnjë. Prifti asnjëherë nuk linte pa iu lutur bukurisë së saj, nurit të saj, emrit dhe tërë memorjeve për të, nuk linte pa i ngritur sadopak sytë në qiell, si në shi e në diell. Ai jetoi atje në erësirë duke u lutur përditë. E dinte që ajo ishte gjallë dhe kur të dilte që aty, kur të shihte dritë të bardhë, ajo do të vinte, sido që të ishte e do ti turrej drejt e në qafë. E ai, prifti i nxirrë, i vrarë në shpirt, do ti varte në qafën e saj të bukur një Kryq, një kryq me Krisht të gdhendur në dru. E ai, prifti do ti ulej në gjunjë, e

do ti lutej ashtu, sikurse i ishte lutur me sytë hapur e në gjumë. Do ti lutej që ta falte, do ti lutej që ta ringjallte, atë prift të shkretë, atë prift të vdekur për së gjalli në këtë jetë. E pastaj do të kujtonin bashkë, dashurinë e tyre të artë. Nëse nuk do të kishin më fuqi të rifillonin si më parë, do të luteshin të dy bashkë që ta vazhdonin këtë dashuri tokësore atje lart. Dhe Krishti do ti bekonte, dhe jeta do të vazhdonte akoma më e bardhë. Dhe ai e dinte se ajo kishte një zemër të bardhë si bora. Ndaj jo më kot thoshte se edhe emrin ia kishte dhënë një dashuri hyjnore, jo më kot ajo quhej Belamora. E kështu prifti jetoi ditë e natë. Jetoi duke u bërë si hark nga dhimbjet në bark. Jetoi duke u tërhequr zvarë. Jetoi për ta parë vetëm atë minutë të bardhë…, jetoi të prekte vetëm atë që ia donte dora, të prekte e të përkëdhelte e pastaj pasi ta ledhatonte, ta shtrydhte fort atë fytyrë që kishte Belamora. Dhe mendoi kishte ardhur koha. Dhe shtoi se lutjet kishin shkuar në zemër të Krishtit, pikërisht atë ditë kur të tjerrët do të festonin lindjen e tij, disa ditë para ndërrimit të vitit. E ashtu duke shtrënguar atë kryq që e kishte gdhendur me shpirt, atë kryq që kishte jo thjesht një trup të tretur, por një Krisht, trokiti në atë derë të madhe. Trokiti. Pastaj kokën me forcë e ngriti dhe priti duke bërë nga kolona e varur, të dëgjonte hapat e lehta të saj, trupin qiri të Belamorës dhe kur dera të hapej, fap, fap e fap si dikur kur ishte djalë i betuar, eh, ai shpirtziu ti qasej me një fjalë: Zemër të dua! Priti e priti. Pastaj nuk duroi dot më e u ul në gurin e djathtë para asaj shtëpie. Mori frymë thellë dhe filloi të lëshonte me pak zë lutje Perëndie. U ngrit dhe ktheu kokën pas, dhe u ndal aty ku rruga lidhet si nyjë, kur pa të qëndronin në këmbë, ashtu kureshtarë dhjetëra fëmijë. U bëri me shenjë. Ata iu afruan. Nuk u dëgjua se çfarë i treguan, por ai lotoi. Pastaj ashtu i dërmuar, i lodhur, ia vari atë kryq derës së shtëpisë, dhe iku duke u përhumbur nga ajo rrugicë. Të tjerrrët psherëtinë: “Ishte ai, erdhi se nuk e diti. Ishte prifti…” Prifti kapërceu Namazgjanë me nxitim, pastaj mori rrugën andej ku Krasta me zor merr frymë. Atje u ndal. U lut. Shpëlau sytë në Shkumbin dhe diku kërkoi një dërrasë të pastër. Morri një pjesë metalike, të mprehtë si majë thike, dhe nxitoi e nxitoi mbi të sa trupin dhe dorën. Kur erdhën në mëngjes rojet e varrezave e panë që kishte ndërruar jetë, aty afër, ku ishte varri i saj i thjeshtë. Pastaj ata e mbuluan, e u munduan t’ia lirojnë dorën, por ishte e pamundur. Lexuan me kujdes se çfarë ishte shkruar, në atë dërrasë aq fort të shtrënguar: “Një qiri për Belamorën!’


17 NR. 90 - QERSHOR 2018

VLERA REALE: “Dita e Komunitetit Shqiptar në Britani të Madhe”

K

omunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe e ka prej disa vitesh një traditë. Një traditë të kthyer në Ditën Shqiptare të Komunitetit në BM. Një ditë që vjen në një simbolikë të veçantë në ndërthurje me brezin që i jep jetës ndryshesën e duhur integruese, në një ditë që përkon me “1 Qershorin”, Festën e bukur të Fëmijëve shqiptarë që festohet gjithandej. Në një ditë të tillë edhe këtë vit, edhe pse me pak ditë shtysë në kalendar, duke përzgjedhur të Dielën e duhur e të mundshme për shqiptarët, në “Childs Hill Park” festa dhe “Dita e Komunitetit Shqiptar” bënë bashkë shqiptarë e vendas, zyrtarë e intelektualë, aktivistë e moderues, të rritur e të moshuar, të rrinj e të reja, burra e gra, vajza e djem, nxënës të shkollave të arsimit plotësues e mjaft të tjerë, që ishin atmosfera e një dite me motivin e koloritin shqiptar në Londër. Natyrshëm në një ditë të tillë, Ambasadat shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës, me gjithë stafin e tyre, dhe nën delegimin e mesazheve për komunitetin nga vetë Ambasadorët, Qirjako Qirko dhe Lirim Grejçvci, ishin një arsye më shumë për të reflektuar mbi tërë rrugëtimin e bukur shqiptar në emigrim në BM. Fjala e moderatorit të evenimentit, aktivistit të “Diaspora Shqiptare”, gazetarit të Alb UK TV, Bashkim Reçi, në ballë të një pjesëmarrjeje të madhe shqiptare, dhe në krah të nxënësve të shkollave shqiptare të veshur me kostumet shqiptare, ishte një frymëzim më vete. Në këtë pikë fjala e Kryetarit të Forumit të Shoqatave shqiptare dhe Drejtor i “Ardhmëria”, një mësues dhe drejtues shkollash me kohë në Atdhe, Lutfi Vata, ishte një vëmendje më shumë. Zoti Vata në fjalën e tij theksoi se “Është obligim, është krenari, por është edhe përkushtim dhe për këtë duhet të falenderojmë të gjithë prindërit, bashkëpunëtorët, të gjithë ata që kontribuojnë për shkollat shqipe dhe sot edhe dielli na ndriçoi dhe koha u çel, për të na e bërë këtë ditë të mundshme më festive. Ndaj ju premtoj se nuk do të mbajmë shumë fjalime, nuk do të mbajmë shumë retorika. Do të ua japim fjalën të nderuarve tanë, që kanë qenë gjithnjë nëpër aktivitetet tona, dy ambasadorëve tanë të mrekullueshëm, që gjithnjë kanë qenë pranë komunitetit shqiptar, në aktivitetet që organizojmë ne si aktivitete për komunitetin shqiptar.” Por ashtu sikurse e ka traditë shqiptari, fjalën e parë e mori, Kryetari i Bashkisë së Brentit në Londër. Kryetari i ri i Brent për 2017-18, Cllr

Bhagwanji Chohan u zgjodh para pak ditësh, të mërkurën më 17 maj, nga kolegët e tij të këshilltarëve. Cllr Chohan u zgjodh në Takimin Vjetor të Këshillit Brent dhe u emërua zyrtarisht si Qytetar i Parë i Brentit në Ceremoninë e Kryebashkiakut, kështu që në traditën e të gjithë paraardhësve të tij, edhe ai ishte dhe dha një mesazh mjaft pozitiv për shqiptarët. Në fjalën e tij ai tha se komuniteti shqiptar është një komunitet mjaft i respektuar dhe gëzon mbështetjen dhe respektin e tij në të gjitha drejtimet. Më pas Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe dhe në Republikën e Irlandës, Qirjako Qirko, përshëndeti të pranishmit dhe uroi nxënësit shqiptarë për 1 Qershorin si dhe u uroi pjesëmarrësve Ditën e Komunitetit Shqiptar. Z Qirko tha se ai dhe stafi i tij janë gjithnjë në shërbim të shqiptarëve dhe Shqipërisë, për të treguar se ne jemi gjithnjë modele integruese dhe mjaft pozitive kudo që ndodhemi. Ambasadori Grejçevci e përcolli dhe në rrjetin social këtë mesazh “Festë madhështore e komunitetit shqiptar në Londër për ta shënuar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Mburremi me sukseset e fëmijëve shqiptarë nëpër shkolla britanike, ku janë gjithmonë ndër nxënësit më të dalluar. Një falënderim i veçantë edhe për shoqatat dhe mësimdhënësit e gjuhës dhe kulturës shqipe, të cilët po japin një kontribut të çmuar për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit. Urime!

@ Childs Hill Park”. Më pas i ftuari special, kantautori, Esat Ruka përshëndeti dhe uroi të gjithë duke shtuar “se dua të përshëndes jo vetëm fëmijët për këtë ditë, por dhe prindërit, për këtë ditë, që mu dha mundësia të bashkojë dhe zërin tim me tingujt e rrinj muzikorë, me synimin për të mbrojtur traditën dhe gjuhën shqipe, dhe të jem në sfondin tim me talentet e reja të mrekullueshëm. Dua të përshëndes kolegët e mi të nderuar që bëjnë mjaft punë për të mbajtur gjallë traditën, këngën, muzikën, kostumet dhe gjithçka dhe në emigrim”. Më pas zëri i tij brilant dhe këngët e tij mjaft domethënëse rrokën qiellin dhe shpërthyen në duartrokitje masive. Sekretarja e Forumit të Bashkimit të Shqoqatave shqiptare, drejtues e shoqatës “Mother Tereza Union”, Dr Zamira Ruspi, si gjithnjë mjaft aktive dhe mjaft organizatore, ishte kryefjala e angazhimit të mrekullueshëm të fëmijëve të pregatitur nga shkolla e shoqatës së saj. Si gjithnjë shqiptarët kishin në mesin e tyre intelektualët e komunitetit shqiptar, të kudondodhurit dhe të respektuarit, avokatin dhe Kryetari e Degës së PD në BM, Naim Hasani, intelektualin nga departamenti “Projekte të mëdha dhe rigjenerim” në Bashkinë e Brentit dhe Kryetar i PS për BM, Lavdrim Krashi, Kryetari Bordit “Ardhmëria”, Aqif Neli, intelektual, biznesmen, Kryetari Bordit “Mother Tereza Union”, Profesori dhe gazetari i talentuar, Hysen Ruspi, gazetari i Televizionit shqiptar “Fax News”, Kujtim Vani, sponsorët e këtij

evenimenti Televizioni i vetëm Shqiptar Alb Uk TV, dhe drejtuesi CEO i tij, Helidon Kastrati, biznesmeni Remi Hasani, “Alban Travel” e drejtuar nga biznesmeni Nik Berisha etj. Në një ditë ditë të tillë nuk munguan dhe surprizat ku poeti dhe intelektuali i mirënjohur, Xhavit Gasa u vlerësua nga Shoqata “Ardhmëria” me Certifikatë Nderi për angazhimin e tij poetik dhe aktiv. Një nga mrekullitë e këtij evenimenti ishin dhe Rapsodët e Kukësit, Agron Sopaj, Kujdesi Muçmata, Haxhi Kovaçi dhe në darje Hamdi Elezi, që bashkë me Mjeshtrin e Madh, Esat Ruka i dhanë tone të mëdha evenimentit në fjalë. Në anën tjetër të mrekullueshëm si gjithnjë “Live Triola London”, Tahir Meshi, Besnik Hasi Jeminaj me Lad Vladimir Kamberin, DJ Kastrati e zërat e bukur e mjaft të talentuar të nxënësve, ku spikati talentja Alketa Ratkoceri, ngritën në këmbë, në duartrokitje e valle të pranishmit e shumtë në fushën e blertë të Parkut. Në një ditë të tillë, e thënë më shkurtë e më qartë, festohet “Dita e Komunitetit Shqiptar në Britani të Madhe”, një ditë tashmë e kthyer ne një festë tradicionale prej vitesh nga Forumi i bashkimit të Shoqatave Shqiptare, në të cilin marrin pjesë thuajse shumica dërmuese e shoqatave shqiptare. Në këtë aktivitet ku marrin pjesë mijëra shqiptarë dhe të huaj, po aq dhe nga komunitetet të tjera mike, janë të gjithë për të festuar së bashku, duke dëgjuar programin e fëmijëve të shkollave të Arsimit Plotësues Shqip, ku si gjithnjë janë dhe ka muzikë live nga këngëtarë shqiptarë, valle tradicionale shqiptare, lojëra popullore, aktivitete sportive, aktivitete të lira e shumë befasi e surpriza të tjera. Në një ditë të tillë marrin pjesë shumë personalitete si deputetë të Parlamentit Britanik, Ambasadorë, kryetarë bashkish, intelektualë, miq e të ftuar. Të festosh festën e fëmijëve 1 Qershorin dhe po aq të jesh dëshmitar real tek “Dita e Komunitetit Shqiptar në Britani të Madhe” është gjëja më e çmuar që mund t’ju bëjmë formave më integrues dhe mbajtjes gjallë të traditave shqiptare, është vlera që u japim fëmijëve tanë sepse tek e fundit për këta fëmijë po punojmë dhe jetojmë në këtë vend. Kështu në këtë ditë adresa: 33 Hotford Rd, Childs Hill Park, NW11 8NL, dhe Ora 12 -00 e në vazhdim kanë gjithnjë një emër “Dita e Komunitetit Shqiptar në Britani të Madhe”. Dhe kjo u takon meritë organizatorëve, aktivistëve, prindërve, fëmijëve, angazhuesve, miqve e pse jo dhe vetë Ambasadave që mbështesin me të gjitha mundësitë e tyre.


18 Nr. 90 - QERSHOR 2018

Triniteti i dashurisë në leximin e vargut të Mentor Serjanit FATMIR TERZIU

L

eximi i poezive të Mentor Serjanit ka një arsye që prek pikën treshe të dashurisë. Një lexim i thjeshtë, ashtu sikurse është vetë thjeshtësia e poezive të autorit. Kjo thjeshtësi në këtë lexim të detajuar formon atë pjesë që quhet pjesa trekëndore e dashurisë. Kjo funksionon si një labirinth mes fjalëve, por dhe si një produkt i vetë teorisë së krijuar nga Robert Sternberg. Ashtu sikurse Stenberg ka cituar në hulumtimin e tij dhe tërë poezia e këtij vëllimi të Serjanit vjen në kontekstin e marrëdhënieve ndërpersonale, ku “tre komponentët e dashurisë, sipas teorisë trekëndore, janë një komponent intimiteti, një komponent pasioni dhe një komponent vendimarrësie.” Në këto poezi dashuria dhe po aq edhe intimiteti i referohen “ndjenjave të afërsisë, lidhjes dhe arsyes në marrëdhëniet e dashura”, pasioni i referohet “drejtimeve që çojnë në romancë, tërheqje fizike, konsumim seksual dhe fenomene të lidhura në marrëdhëniet e dashura” dhe vendimi, po aq sa zotimi human nënkupton efekte të ndryshme tek disa gjëra në afat të shkurtër dhe afatgjatë. Në periudhën afatshkurtër, ajo i referohet “vendimit që dikush e do një të caktuar” dhe në terma afatgjatë, ai i referohet “zotimit të dikujt për ta ruajtur atë dashuri”. Në mjaft poezi të autorit si tek “Dashuri, nostalgji, mall”; “Kopertina jote”; “Të shkruash për nënën”; “Nënë e bijë”; “Shkuan vitet e rinisë”; “Nënë e bijë lulet më të bukura”; “Ajo ka një zemër” kuptohet më së miri që dashuria e kësaj forme trekëndore është edhe vend, edhe familje edhe trashëgimi. Këto e mjaft poezi të tjera të këtij autori plotësojnë tre komponentët e dashurisë si pasionin, intimitetin dhe angazhimin. Pasioni në leximin e këtyre poezive mund të shoqërohet me zgjimin fizik ose stimulimin emocional. Pasioni brenda tërësisë që përcjell kjo lloj poezie është përcaktuar gjithashtu në tri mënyra. Së pari spikat një ndjenjë e fortë e entuziazmit ose emocioneve për diçka ose për të bërë diçka, së dyti një ndjenjë e fortë (si zemërimi) që i shkakton njerëzit të veprojnë në mënyrë të rrezikshme dhe së treti ndjenjë të fortë seksuale ose

romantike për dikë. Mes këtyre kuptimeve qartësohet dhe intimiteti. Shembulli i poezisë “E bukur si xixëllonja” mes këtyre vargjeve na jep kuptimin e plotë: “Pak rreshta do të të kushtoj, Por të mbushur plot me shumë çiltërsi, Joshja intimitet më rrezaton, Ngazëllimi i syve më fton, Të rrimë afër, bashkë të dy.” Intimiteti, pra bie në sy menjëherë. Intimiteti duket qartë se përshkruhet si ndjenja e afërsisë dhe lidhjes me njëritjetrin. Kjo mes vargjeve të autorit tenton të forcojë lidhjen e ngushtë që ndahet midis këtyre dy individëve. Përveç kësaj, autori mes poezive të tij na jep idenë dhe mesazhin se të kesh një ndjenjë intimiteti ndihmon në krijimin e ndjenjës së të qenit i qetë me njëri-tjetrin, në kuptimin që të dy palët janë reciproke në ndjenjat e tyre.por intimiteti në mjaft poezi të tjera përcaktohet kryesisht si diçka e natyrës personale ose private; familjaritet. Ashtu sikurse e cituam dhe më lart leximi i këtyre poezive qas dhe angazhimin. Ndryshe nga dy blloqet e tjera, angazhimi përfshin një vendim

të ndërgjegjshëm për të qëndruar me njëri-tjetrin. Vendimi për të qëndruar i përkushtuar kryesisht përcaktohet nga niveli i kënaqësisë që një partner krijon nga marrëdhënia. Ekzistojnë tri mënyra për të përcaktuar angazhimin dhe këto janë një premtim për të bërë ose për të dhënë diçka; premtimi për të qenë besnik ndaj dikujt apo diçkaje dhe qëndrimi i dikujt që punon shumë për të bërë ose për të mbështetur diçka. Leximi dhe kuptimi i dashurisë, po aq sa dhe përvojat e leximit të këtyre poezive bën që mesazhet të varen nga fuqia absolute e këtyre tre komponentëve dhe lloji i dashurisë që përvojat i qasin nga anët e forta të njëritjetrit. Fazat dhe llojet e ndryshme të dashurisë mund të shpjegohen si kombinime të ndryshme të këtyre tre elementëve; për shembull, theksi i secilit komponent ndryshon me kalimin e kohës, ndërsa zhvillohet një marrëdhënie romantike e rritur. Një marrëdhënie e bazuar në një element të vetëm ka më pak gjasa të mbijetojë se një në bazë të dy ose tre elementeve. Dhe kjo ndjehet qartë tek poezitë “Një Katinë dhe një Bejkë” ku folku i traditës krijon kombinim tresh dhe diskursiv të mesazhit. Po kështu dhe

“Bashkëshortes e fëmijëve” është një poezi që tejçon lidhjen e fortë të dashurisë në mirëkuptimin e saj. Aty në mesin e vargjeve duken dhe lexohen pastër tre komponentët efikas të dashurisë. Të tre komponentët, etiketuar dhe pikturuar në formën e një trekëndëshi, ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe me veprimet që ata prodhojnë krijojnë arsye dhe mesazhe të atilla në mënyrë që të formojnë shtatë lloje të ndryshme të përvojave të dashurisë (kjo nuk është e detajuar në poezitë e autorit, por tek-tuk edhe pse nuk është e përfaqësuar, funskionon ngjashëm). Madhësia e funksioneve të trekëndëshit për të përfaqësuar “shumën” e dashurisë vjen nga familja, fëmija dhe vendlindja. Sa më i madh është trekëndëshi, aq më e madhe është dashuria dehe anasjelltas. Çdo cep ka llojin e vet të dashurisë dhe ofron kombinime të ndryshme për të krijuar lloje të ndryshme të dashurisë dhe etiketave për ta. Forma e trekëndëshit funksionon për të përfaqësuar “stilin” e dashurisë, i cili mund të ndryshojë gjatë rrjedhës së marrëdhënies, si tek poezitë “Peshorja e jetës”; “Profili yt”; “Triolet”, madje kjo e fundit mes dallgëve të vedlindjes vjen si tetëvargësh (oktavë) një nga llojet e strofës, ku përsëriten tri herë vargjet dhe rimat. Vargu i parë, përsëritet si varg i katërt dhe i shtatë. Përveç kësaj vargu i parë rimon me të tretin dhe të pestin, i dyti me të gjashtin.Tek ne e ka perdorur poeti i madh lirik Lasgush Poradeci. Këto e mjaft të tjera e bëjnë librin e madh të Mentor Serjanit, sa interesant, aq dhe të lexueshëm e shpresëdhënës për rezultate të tjera. Leximi i këtyre poezive jep tërë udhën e jetës së autorit mes dashurisë si trinitet. Duket qartë se mes këtij triniteti Mentor Serjani i lindur në fshatin Sasaj, të krahinës së Bregdetit të Poshtëm të rrethit të Sarandës më ka mjaft e mjaft arsye të tregojë se dashuria është elementi bazë i jetës së rrethnajës kua i lindi dhe u ushqye me mësimet e para që i mori në vëndlindje dhe në Piqeras. Shkollën e Mesme e mbaroi në Vergo të Delvinës më 1983. U titullua Oficer Artilerie në vitet 1984-1986 në Bunavi të Vlorës. Ka botuar në disa gazeta. Libri “Në rrjedhën e lirikave të jetës” është vëllimi i tij i parë. Aktualisht punon dhe jeton në Greqi.


19 NR. 90 - QERSHOR 2018

Dr. Gordon Macdonald: “Shtetasit shqiptarë dhe vietnamezë mbeten viktimat më të shpeshta të raportuara të trafikimit të qenieve njerëzore në Britani të Madhe”

S

PROBLEMET E DEPORTIMIT “Është e pamundur për të identifikuar, kapur e deportuar qindra mijëra emigrantë ilegalë që punojnë tregun e zi në Britani”, kështu ka deklaruar Lucy Moreton, drejtuesja e forcave të kufirit në

Dr Gordon Macdonald është zyrtar parlamentar i CARE për Skocinë. Dr Gordon Macdonald: “Duaje fqinjin tuaj me dhembshuri për migrantët dhe viktimat moderne të skllavërisë”

Mbretërinë e Bashkuar. Moreton pretendon se shkurtimet e bëra nga shërbimi kundër emigracionit të paligjshëm e ka lënë vendin të cenueshëm. Por problemi akoma edhe më i madh sipas saj është kur të përfundojë procesi i largimit të Britanisë nga BE, pasi Mbretëria e Bashkuar nuk mund t’i kërkojë më Unionit masa

të reja për të frenuar emigrantët e paligjshëm. E përpara finalizimit të këtij procesi 300 punonjës të forcave të kufirit në Mbretërinë e Bashkuar do të largohen nga puna, por sipas ekspertëve britanikë mbi 3000 të tjerë nevojiten për t’iu përshtatur rregullave të reja pas Brexit. Por një zëdhënës i qeverisë

htetasit shqiptarë dhe vietnamezë mbeten viktimat më të shpeshta të raportuara. NCA gjithashtu vlerëson se ka të paktën 10,000 deri 13,000 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore në Britani të Madhe, por pranon se kjo ka gjasa të jetë vetëm maja e ajsbergut. Statistikat e fundit të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) për Mbretërinë e Bashkuar bëjnë për një lexim të kthjellët. 5145 viktima potenciale të trafikimit të qenieve njerëzore u futën në Mekanizmin Kombëtar të Referimit (NRM) në vitin 2017; një rritje prej 35 përqind më 2016 (NRM është një proces që Britania e Madhe përdor për të zyrtarisht të konstatojë nëse dikush ka qenë viktimë e trafikimit me qenie njerëzore). Zemërimi në rastin e trafikimit me qenie njerëzore nënkupton përcaktimin e prioriteteve për nevojat e viktimave. Një detyrë ligjore për të siguruar mbështetje financiare dhe të tjera për viktimat u prezantua në Skoci në vitin 2015. Kohët e fundit, Qeveria Skoceze zgjati periudhën gjatë së cilës kjo mbështetje do të vihet në dispozicion nga 45 ditë në 90 ditë. Ky veprim e bën Skocinë lider në Mbretërinë e Bashkuar në drejtim të ofrimit të ndihmës fillestare për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe është një zhvillim i mirëpritur për të ndihmuar ata që janë trafikuar dhe shfrytëzuar. Legjislacioni është gjithashtu duke u shqyrtuar në Westminster që do të paraqiste një detyrë ligjore për të siguruar një mbështetje të tillë në Angli dhe Uells. Megjithatë, mbetet një problem. Rregullat e imigracionit nënkuptojnë se ata që janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore mund të përballen me dëbimin edhe pse statusi i viktimës është duke u njohur zyrtarisht. Ekziston nevoja për të siguruar që e drejta për të qëndruar në MB është e shtrirë për të gjitha viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.

ka deklaruar se situata ndaj emigrantëve duhet gjykuar në bazë të rezultateve dhe jo për numrin e punonjësve, shkruan “Daily Mail”. Pak kohë më parë, “Daily Mail” publikoi një lajm se si të rinjtë shqiptarë kalonin fshehur kufirin për në Britani duke e ilustruar me foto të publikuara nga vetë të rinjtë në rrjetet sociale.


20 Nr. 90 - QERSHOR 2018

ORË LETRARE NË KNITTELFELD TË AUSTRISË BESIM XHELILI

M

e rastin e vizitës dhe në shenjë respekti të autorit nga Kosova, Berat Luzha, ku dhe u përurua vepra e tij voluminoze me 4 vëllime “Arkivi i luftës”, shoqata “Dardania” nga Knittelfeldi si nikoqire, në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, Vjenë dhe me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare për Steiermark, bashkëorganizuan paraprakisht një orë letrare. Morën pjesë krijues të shumtë nga vise të ndryshme të Austrisë, të cilët sollën para të pranishmëve vargje të bukura dhe përplot emocione. Në pjesën e parë të këtij aktiviteti kulturor me krijimet e tyre u paraqitën autorët Vjollca Koni, Ragip Dragusha, Mërgim Osmani, Anton Marku, Besim Xhelili, Mentor Gashi (poezi nga Berat Luzha), Hysni Helshani (poezi nga Ruzhdi Gashi, përcjellur me kavall nga Isuf Tërshani), Lora Iballi dhe Edona Zekolli (poezi nga Ragip Dragusha). Për mbarëvajtjen e programit dhe formën artistike u përkujdes moderatorja Marigona Rexhaj, kurse fëmijët lexuan me shumë zell vargje nga disa autorë, si dhe kënduan me krenari e plot

entuziazëm himnin kombëtar shqiptar në hapjen e programit. Pjesa e dytë i takoi përurimit të veprës së autorit Berat Luzha, për të cilën me një vështrim u paraqit Mentor Gashi. Ai së pari dha një paraqitje të shkurtër mbi të dhënat biografike të autorit, për të vazhduar pastaj me subjektin dhe ngjarjet faktografike që autori ka hedhur në brendi të librit të tij. Ndërsa autori Berat Luzha, duke u falënderuar për ftesën që të jetë mysafir nderi në këtë aktivitet, shprehi mirënjohje për mërgimtarët, të cilët përveç

se jetojnë larg atdheut, ata tashmë ndajnë kohën e tyre të çmuar edhe për veprime kulturore, duke u bërë një shembull i mirë i integrimit në viset ku janë vendosur të jetojnë dhe duke qenë njëkohësisht të lidhur me vendlindjen. “Ndjehem i nderuar të jem në mesin tuaj, jam mirënjohës për praninë tuaj dhe i falënderoj organizatorët e këtij takimi. Jam munduar që në veprën që kemi përpara të dokumentoj atë kohë të vështirë të luftës, sakrificës, të rrezikut dhe të spastrimit etnik në Kosovë. Si të vetmet media,

Agjencia e Lajmeve “Kosovapress” dhe Radioja “Kosova e Lirë”, bënin një luftë ndryshe në kuadër të UÇK-së. Ato informonin opinionin vendor dhe atë ndërkombëtar për ngjarjet në Kosovë, për luftën çlirimtare dhe iu kundërvunë politikës dhe propagandës serbe”, u shpreh mes tjerash z. Luzha. Në fund u shtrua një koktej rasti me ushqime e pije të ndryshme tradicionale shqiptare, për të cilat duhet falënderuar të gjitha ato gra e motra që kishin përgatitur këto ushqime.


21 NR. 90 - QERSHOR 2018

Ansambli i valleve të QKSH “Migjeni”në Borås të Suedisë

fillojnë duartrokitje të panderprera, njeriu atje shef në levizje vallëtarët ansamblit të vallëve te Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni nga qyteti Borås të cilët në mënyrë madhështore

100 egzemplar në gjuhën suedeze me informacione të bolshme për Shqipërin dhe Kosovën, historin, gjuhën, kulturën dhe traditën. Vërtetë njeriu të ndjehet mirë me gjëra të mira dhe me punë të mbara kur shef në dorë tek njerëz te vendeve të ndryshme të botës një informacion me plotë ndjenja për vendin nga ti vjen dhe e ke origjinën. Ora 12;00 degjohen tingujt e vallës shqipe, në të katër anët e sheshit një duartrokitje frentike madheshtore për vallëtarët shqiptar anëtar të Ansamblit të vallëve të Qenres Kulturore Shqiptare Migjeni nga qyteti Borås, të cilët me tingujt e muzikes dhe vallës shqiptare prezentuan për publikun e shumtë veshjete tyre tradicionale shqiptare nga trojete ndryshme shqiptare, punuar për mrekulli nga stilistja Emine Hoti. Për të vazhduar më një rezentim të QKSH Migjeni dhe kulturës e traditës shqiptare për të pranishmit nga nënkryetari i QKSH Migjeni, shkrimtari, publicisti dhe përkthyesi i njohur Hamit Gurguri, i cili paraqitjen e tij e filloj me një përshendetje në mbi dhejtë gjuhë për arsye se në këtë qytet suedez fliten diku mbi 30 gjuhë

prezentojnë veshjen tonë të bukru shqiptare dhe kulturën e begatë për vizitorët e rastit. Ata ecin me ngadal rrugës duke përshendetur masën. Njerzit i përshendesin u bejnë me dorë, duartrokasin dhe janë kurreshtar të dinë se kush janë këta njerëz me keto veshje kaq të bukura dhe madhështore të cilët defilojnë rrugëve të qytetit Borås. Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni kishte angazhuar personel që zotëron gjuhen suedeze dhe angleze që të jenë prezent në cdo pjese të sheshit dhe rrugëve ku parakalonin valltarët shqiptar që të spejgohet dhe jipen informacikone të duhura për vallën, shqipe, kulturën dhe traditën si edh kishte përgatitur një broshurë në mbi

botërore, cka bëri një jehonë dhe ai muar duartrokitje dhe shumë përgjigje ne gjuhë të ndryshme të botës. Progarmi vazhdoj me prezentimine valles shqipe ku u fillua me Genen dhe Toponishten për të vazhdua me Vallen e Tropojes të cilen filluan ta luajnë dhe vizitorë rasti të cilët ishin në Sheshin e madh të qyteti Borås. Pas përfunimit të përformancës anëtaret e Ansamblit të valleve të QKSH Migjeni bënë konatkte me të pranishëm të cilët ishin shumë të interesuar për të mesuar me shumë për kulturen shqipe, gjuhën shqipe, veshjen shqiptare dhe vallën e muzikën shqipe. Takuam edhe shumë shqiptar që kishin ardhur në këtë evenement të madhe kulturor dhe kjo ishte kënaqesi.

SOKOL DEMAKU

Nga ansambli i valleve të QKSH ”Migjeni”në Borås të Suedisë u prezentuan në veriun e largët të euorpës veshja dhe vallja shqipe

E

dhe pse veriu i largët i Europës, por edhe këtu sot ishte temperatura mbi 30 gradë celsiues edhe në këto vise, ishte një ditë plotë diell dhe me shumë vizitorë në qytetin pitoresk të Borås. Sheshi krysor i qytetit që nga orët e mengjesit gumzhinte nga vizitorë moshashë të ndryshme. Ishte interesante se në Shesh ka ditë zhvilloheshin aktivitete të ndryshme kulturore organizuar nga vet Komuna e Borås. Organziatori ishte interesua që cdo gjë të jetë sa më mirë e organziuar dhe që prezentimi të jetë sa me dinjitoz për të gjithe ata që dëshirojnë që qytetarit boråsar në keto ditë vape ti prezentojnë dhe ta freskojnë nga kjo vapë e pa parë verore këtu në veriun e largët. Ishte madheshtore ”Konventa e vallëzimt në Shesh” këtë vit që u mbajt nër lokacione të ndryshme të qyetit dhe mbledhte valle dhe vallëtar nga e gjithë bota. Sheshi krysor i qytetet ”Stoga Torget” gumëzhin nga vizitor, njerzit janë kureshtar të din më shumë cfarë sot ofron jeta kulturore këtu. Për një moment degjojmë zerin e të madhes këngëtare shqiptare në altoparlantet e vendosura në të katër anët e sheshit, zerin magjik të Liri Rasha me këngën e saj ”Oj fusha e Korabit”. Sheshi sa vjen e mbushet me njerëz,

kurreshtar cfarë muzike është kjo, në cfarë gjuhe këndohet. Njeriu ndjehet krenar me këtë dhe me këto. Është kënaqesi të jesh në një mes të tillë ku kultura, gjuha dhe muzika yte ka respekt. Në shesh duken valltare të grupit suedez ”Marbo moves”, me valle të vjetra suedeze dhe një kombinim me bashkëkohoren që zgjoj kurreshtjen e të pranishmëve ne shesh. Ishte kenaqësi të ishe ne shesh, të ishe pjesë e një shfaqjeje dhe organzimi të tillë. Koha ikën e me te sa edhe shtohet vapa dhe dielli polar edhe më shumë i ngre fitilin dhe temperatura arrin si duket ne 30 gradë celsius nga ora 12 e mes dites së kesaj të shtune të 2 qershorit 2018. Në rrugën krysore ”Alegatan” njerzit kthejnë përqendrimin e tyre dhe


22 Nr. 90 - QERSHOR 2018

Sociale

D

Dhuna rinore

huna nga ana e njerëzve të rinj është njëra nga format më të dukshme të dhunës. Edhe sulmet fatale apo jofatale në të cilat janë të kyqur njerëz të rinjë, në masë të madhe kontribuojnë në numrin e përgjithshëm të vdekjeve të parakohshme, lëndimeve dhe invaliditetit. Dhuna rinore në masë të madhe thellësisht i lëndon jo vetëm viktimat por edhe familjet e tyre, shokët dhe shoqërin. Ekzistonë lidhje e ngushtë në mes dhunës rinore dhe formave tjera të dhunës. Njerëzit e ri të dhunshëm shpesh herë kryejnë vepra penale të numërta dhe shfaqin probleme të tjera psikologjike dhe sociale. ÇKA MUND TË BËHËT QË TË PARANDALOHET DHUNA RINORE?

Janë të provuara metoda të ndryshme për parandalimin e sjelljes të dhunshme tek të rinjtë. Intervenimet më të zakonshme kërkojnë ndryshim të shkathtësive, qëndrimeve dhe të besuarit ndaj individit. Programe të këtilla shpesh herë janë zbatuar nëpër shkolla dhe pregatiten që t’u ndihmojnë fëmijve dhe adoleshentëve për menaxhim të hidhërimit, zgjidhjen e konflikteve si dhe të zhvillojnë shkathtësit e duhura sociale për zgjidhjen e problemeve. Grupë tjetër strategjik i zakonshëm për preventim që trajtojnë dhunën rinore koncentrohet në intervenimin e hershëm tek fëmijët dhe familjet. Programet e tilla prindërve ju sigurojnë informacione për zhvillimin e fëmijëve dhe i mësojnë se si efektivisht ti disciplinojnë, përcjellin dhe mbikqyrin fëmijët si dhe atë se si të udhëhiqen konfliktet në familje dhe të përmirsohet komunikimi. Intervenimet tek prindërit dhe fëmijët janë ndër strategjitë më premtuese për prodhimin e zvogluar afatgjatë të dhunës rinore. Qasjet tjera fokusohen në shoqërin dhe në disa prej faktorëve shoqëror më të theksuar të lidhura me dhunën rinore. Ato sillen prej fushatave për informim të publikut dhe zhvillimin e politikave të shoqëris deri tek përmirësimi i

mjediseve siç janë shkollat dhe spitalet. Këtu janë të kyqura reformat ligjëvënse, gjyqësore dhe arsimore si dhe reforma tjera në politikë të cilat janë të paramenduara që t’i lehtësojnë efektet e ndryshimeve të shpejta shoqërore dhe ta adresojnë dhunën e armatosur mes të rinjëve. Por, shumica e këtyre qasjeve nuk janë të vlerësuara. NDIKIMI PREJ FAMILJES DHE MOSHATARËVE Atmosfera në shtëpi është qelësi për zhvillimin e sjelljes të dhunshme tek të rinjtë. Disa prej faktorëve kryesor familjar të lidhura me dhunën adoleshente janë: – mbikëqyrje e keqe e fëmijve nga ana e prindërve dhe dënime të rënda fizike për disciplinimin e tyre, – konflikt mes prindërve në fëmijërin e hershme, – nivel i ulët i besnikëris mes

fëmijës dhe prindërit, – nënë e cila e kalindur fëmijën e parë në moshë të re, – përjetim i përqarjes ose ndarjes së prindërve në moshë të hershme, – nivel i ulët i kohezionit familjar, – status i ulët socio – ekonomik i familjes. Shoqërimi me moshatar delikuent gjithashtu lidhet me dhunën tek personat e rinjë. Faktorët social, politik dhe kulturor Bandat dhe oferta lokale e armëve dhe drogës janë kombinim i mundshëm të cilët i zmadhojn gjasat e dhunës rinore. Niveli i ulët i kohezionit social në shoqëri lidhet me hapa më të larta të dhunës rinore. Kualiteti i qeverisjes me shtetin, ligjet e saja si dhe shkalla në të cilën ato zbatohen dhe politika e mbrojtjes sociale kanë një efekt të

rëndësishëm mbi dhunën. Faktorët si të ardhurat jo të barabarta, ndryshimet e shpejta demografike tek popullata e re dhe urbanizimi, të gjitha këto pozitivisht lidhen me dhunën rinore. Kulturat të cilat nuk japin alternativa jo të dhunshme për zgjidhjen e konflikteve duket së kanë shkallë më të lartë të dhunës rinore. FAKTORËT INDIVIDUAL Faktorët kryesor të sjellejs të personalitetit të lidhur me dhunën rinore janë: – hiperaktiviteti, – impulsiviteti, – kontroll i ulët ndaj sjelljes, – probleme me vëmendjen, – historia e sjelljes agresive të hershme, – të arritura të ulta arsimore.


23 NR. 90 - QERSHOR 2018

ANGLIA E FUTBOLLIT

Finalja në Wembley që përcillej nga 400 milionë shikues anekënd globit I

LUAN MORINA

deja që zbuluesi është më i miri i asaj që ka zbuluar kishte mbajtur anglezët jashtë Kupës së Botës për tri edicionet e para. Mosmarrëveshjet me FIFA-n, sidomos në lidhje me profesionalizmin dhe amatorizmin e lojtarëve, kishin bërë që Anglia për herë të parë të paraqitej në Kupën e Botës në vitin 1950, atë vit kur gjermanët ishin të suspenduar për shkak të Luftës së Dytë Botërore. SI U KUALIFIKUAN? ëtë kualifikim Anglia e kishte arritur në grupin e veçantë që UEFA e kishte përcaktuar për vendet e Britanisë së Madhe – Anglia, Skocia, Irlanda Veriore, dhe Uellsi. Dy nga këto kombëtaret siguronin pjesëmarrjen në Kupën e Botës në atë që njihen ‘Kampionati Vendor Britanik’. Dymbëdhjetë vite më vonë, Anglia do të kualifikohej si vendase, dhe do të bëhej vendi i tretë që do të fitonte Kupën e Botës në vitin kur ishte organizatore. Më herët e kishin bërë Uruguai në vitin 1930 dhe Italia në vitin 1934. Ky titull kishte ardhur pas fitores në finale ndaj Gjermanisë Perëndimore, dhe atë pas vazhdimeve. Është një nga golat më kontrovers të shënuar në finalet e Kupës së Botës, duke na kujtuar pak atë incidentin në Afrikën Jugore, që mund të jetë shpagim i gjermanëve. Geoff Hurst kishte goditur furishëm topin i cili ishte devijuar nga shtylla horizontale duke goditur vijën e portës. Roger Hunt ishte lojtari anglez më së afërmi topit, i cili menjëherë kishte ngritur krahët në shenjë feste, gjersa gjyqtari kryesor, Gottfried Dienst kishte pritur vendimin e Tofi Bakhramov, i njohur si ‘anësori rus’. Ai kishte shënjuar me flamur kah qendra, duke nisur një debat të pafund, sidomos nga ana e gjermanëve.

K

4-2 PAS VAZHDIMEVE ulmuesi i West Ham kishte shuar shpresat gjermane me golin e katërt të anglezëve në minutën e fundit të vazhdimeve, duke rrumbullakësuar hat- trickun e tij në finale. Me katër gola në total kishte mbetur vetëm i treti në listën e shënuesve, bashkë me Beckenbauerin, hungarezin Ferenc Bene, dhe sovjetikun Valeriy Porkujan. Helmut Haller i Bolognas kishte kaluar gjermanët në epërsi në minutën e 12të të finales, duke shënuar golin e gjashtë në këtë Kupë. Peters kishte rikthyer epërsinë e anglezëve, për t’u barazuar gjithçka në minutën e fundit të kohës së rregullt nga Weber. Eusebio kishte shënuar nga penalltia golin e nëntë në këtë edicion për të sjellë të bronztën tek portugezët, të cilët kishin lënë sovjetët përsëri pa medalje. Sovjetët ishin kualifikuar si të parët nga grupi i katërt, duke mposhtur Korenë Veriore, Italinë, dhe Kilin. Si e dyta nga

S

ky grup në çerekfinale kalonte Koreja Veriore. Pas barazimit me Kilin, Pak Doo-ik do të shënonte golin e vetëm kundër Italisë, duke lënë azurët jashtë çerekfinaleve. Së paku kësaj radhe, një Kore do të mënjanonte italianët me mëritë, për dallim me incidentin që do të ndodhte 36 vite më vonë. RRUGËTIMI DREJT FINALES ë çerekfinale, Koreja Veriore do të takohej me Portugalinë në duelin e debutuesve në Kupën e Botës. Eusebio kishte shënuar katër herë, dy nga penalltitë, me Joao Auguston i cili kishte përfunduar përmbysjen e rezultatit në 5-3, nga epërsia 3-0 e koreanëve e siguruar në 25 minutat e parë të ndeshjes. Portugalia do të binte në gjysmëfinale nga Anglia me dy golat e Bobby Charlton karshi penalltisë së vetme të Eusebios. Anglia në çerekfinale kishte mposhtur Argjentinë me golin e vetëm të Hurst. Në çerekfinalen tjetër, Haller do të shënonte dy herë, e dy golat tjerë do të vinin nga Beckenbauer e Seeler për mënjanimin e Uruguait. Brazili ishte eliminuar në grupe, ndonëse kishte hapur Kupën me fitore 2-0 ndaj Bullgarisë, me golat e Peles e Garrinchas. Bullgarët kishin lënduar Pelen, i cili do të kthehej në ndeshjen e tretë kundër Portugalisë, ku do të lëndohej përsëri, duke shtyrë të deklarohej se s’do të luante kurrë më në Kupën e Botës. Në këtë ndeshje Garrincha ishte në bankë rezervë, gjersa Rildo kishte shënuar golin e

N

vetëm në humbjen 1-3. Me të njëjtin rezultat, kampionët aktual kishin humbur ndeshjen e dytë në grupe, nga hungarezët. Kjo humbje nga hungarezët ishte e para pas 13 ndeshjeve të Brazilit që nga viti 1954, nga të cilat kishin fituar 11 e barazuar në dy, duke siguruar dy tituj të botës. Që nga paaftësia e Brazilit për të kaluar grupet si kampion aktual, vetëm Franca kishte bërë të njëjtën në vitin 2002. Finalja në Wembley do të përcillej nga 400 milionë shikues anekënd globit në transmetim televiziv, i fundit bardhë e zi. Ndërkohë Anglia do të ruante shikueshmërinë më të madhe në stadiume deri në SHBA, në vitin 1994. Ishin 1.614.677 shikues në tribuna atë verë në Angli, duke thyer rekordin që mbanin brazilianët nga gjashtëmbëdhjetë vite më parë me 1.337.000 shikues. BOJKOTI AFRIKAN snjë ekip nga Afrika nuk ishte prezent në këtë Kupë të Botës. Kualifikimet ishin bojkotuar nga kontinenti afrikan, pasi FIFA kishte vendosur që tri ekipet më të mira të Afrikës të luanin ndeshje barazhi me ekipet nga kontinenti i Afrikës. Si rezultat Afrika bojkotoi Kupën e Botës 1966 dhe nuk mori pjesë në këto ndeshje playoffi që do të dërgonin njërën skuadër drejt Anglisë 1966. Gordon Banks i Leicester Cityt është portieri më i mirë që ka pasur Anglia deri tani, me Peter Shilton si të vetmin që mund ta konkurroj. Me një mbrojtje të

A

udhëhequr nga Bobby Moore i cili ishte edhe kapiten i atij ekipi kampionësh, puna e Banks kishte qenë më e rehatshme drejt titullit të parë dhe të vetëm të vendit që ka dhuruar futbollin këtij planeti. Ray Wilson, George Cohen, e Jack Charlton, që të gjithë më të vjetër se ai, përbënin linjën defensive para Nobby Stiles, Alan Ball, Martin Peters, e Bobby Charltonit që njihet si njëri ndër legjendat e Manchester Unitedit. Në sulm, gjithçka pritej nga sulmuesi i Liverpoolit, Roger Hunt, dhe Jimmy Greaves i Tottenhamit, por ishte Geoff Hurst i cili me Peters dhe Moore ishte treshja kryesore e ‘çekanëve’ të West Hamit në Anglinë më të mirë në histori. PELE PËR MOORE ër Bobby Moore, edhe vet Pele do thoshte që kishte qenë mbrojtësi më i mirë që kishte takuar ndonjëherë. Për së paku njëzet vite do të mbetej lojtari me më së shumti paraqitje për Anglinë, për t’u kaluar më pas nga Shilton, Rooney, Beckham, e Gerrard. Megjithatë, Moore mbetet si anglezi i vetëm në ekipin më të mirë të shekullit të përpiluar nga 200 e më tepër gazetarë gjatë Kupës së Botës në Francë në vitin 1998. Në portë ishte Lev Yashin, me treshen sulmuese Pele, Garrincha, Maradona. Platini, Di Stefano, e Cruyff përbënin mesfushën. Ndërsa në krahët e mbrojtës do të ishin Carlos Alberto e Nilton Santos i Brazilit. Bobby Moore ishte në qendër të mbrojtjes bashkë me rivalin e tij në finalen e vitit 1966, Franz Beckenbauer.

P


24 Nr. 90 - QERSHOR 2018


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.