Gazeta nr 49(1)

Page 1

1

Nr. 49

JANAR 2015

Nr. 49 - JANAR 2015

Editor in Chief: Fatmir Terziu (Tel.: 07854224291)

GAZETË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

Email: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk

GËZUAR PAVARËSINË E KOSOVË! LEXONI FAQEN 5 LEXONI FAQEN 7

Duke përkujtuar Sir Norman Wisdom (Pitkinin)

LEXONI FAQEN 9

Metaforat e dhunshme që shndërrohen në prozë të kulluar

7

Ramadan Ademi njeriu që “ndërtoi” Shqipërinë

Le të themi “Urime Tara Neli!”

LEXONI FAQEN 13

LEXONI FAQEN 16

Mal Berisha: Si u shpëtuan hebrejtë në Shqipëri

LEXONI FAQEN 22-23

Pse duhet një duartrokitje e fortë për Ambasadorin Mal Berisha

LEXONI FAQEN 18

LEXONI FAQEN 4

Euro, Kina dhe Ballkani... pas një dhjetori të largët


2 Nr. 49 - JANAR 2015


3 Nr. 49 - JANAR 2015


4 Nr. 49 - JANAR 2015

Kosova 2015 dhe Pavarësia e shtatë Nga Isa Mustafa Kryeministër i Republikës së Kosovës U mbyll viti 2014, një vit të ndërtimit demokratik të vendit, të zgjedhjeve, të sukseseve por edhe të shumë sfidave. Edhe në këtë vit, si gjithherë kur nuk e kishim lehtë, na mbajti besimi se kemi vullnet, forcë dhe dije që të gjithë së bashku të bëjmë më shumë për ta përparuar vendin tonë, në një Kosovë të pasur dhe demokratike, në familjen evropiane dhe në miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ofron mirëqenie për të gjithë qytetarët. Le të shërbejë ky ndërrim i moteve si moment reflektimi, besimi dhe i dashurisë ndaj njëri tjetrit, por mbi të gjitha, ndaj atdheut tonë për të cilin u munduan shumë gjenerata, u flijuan ushtarë të UÇKsë, Adem Jashari e Presidenti ynë Ibrahim Rugova. Sakrifica e tyre është një motiv më i madh i punës dhe i krenarisë për Kosovën dhe qytetarët tanë. Me të drejtë, kemi qenë ndër popujt më optimist, por tani është koha që veprën tonë ta bëjmë optimizmin tonë. Ta ndërtojmë një jetë më të mirë e më të begatë. Sepse jeta e të gjithë neve është më e mirë në vendin tonë, në Kosovën tonë. Kjo është shtëpia jonë, toka dhe fryma jonë. Ajo meriton më shumë. Dhe ne të gjithë mund të japim më shumë. Pikërisht, përkushtimi ynë dhe i çdo zyrtari të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vihet në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe me gjithë qenien tonë do të punojmë për ta bërë jetën e qytetarëve më të lehtë. Do ta kultivojmë edhe humanizmin dhe solidaritetin ndaj njëri tjetrit, ndaj atyre që jetojnë në kushte të vështira. Kemi kultivuar gjatë këto veti, në kushtet e shtypjes e rrezikut për zhbërje, do ti kultivojmë edhe sot si shtytës të punës dhe prosperitetit tonë. Qytetar të Republikës së Kosovës, Jemi të përkushtuar që të luftojmë dukuritë negative si krimi i organizuar e korrupsioni, por është esenciale që ju të jeni partneri ynë kryesor në këtë luftë. Jemi të përkushtuar që të zhvillojmë sektorin privat të ekonomisë, të hapim vende pune dhe ta ulim varfërinë. Pavarësisht se jemi ende të izoluar në këtë pjesë të Ballkanit, ne nuk e konsiderojmë më pak evropian asnjë qytetarët të Kosovës, sesa qytetarët e tjerë të këtij kontinenti. Ne kemi frymën, kulturën dhe orientimin evropian. Qeveria jonë është qeveri e ndryshimeve pozitive, stabile dhe me përgjegjësi e besim të fortë të partneritetit. Ne do të punojmë t’i përmbushim të gjitha premtimet që ua kemi dhënë. Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës sot t’u uroj vitin e Ri 2015, të uroj fëmijët tanë, nxënësit, studentët, arsimtarët, mjekët, policët, zjarrfikësit e pjesëtarët e FSK-së, punëtorët dhe të papunët, pensionistët, njerëzit me aftësi të kufizuara, familjet tona. Gjithë njerëzit e këtij vendi, bashkatdhetarët tanë. Gjithashtu, shfrytëzoj rastin që të uroj edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, misionet diplomatike në Kosovë të cilët këtë vit janë larg familjeve të tyre që t’i shërbejnë vendit të tyre dhe qytetarëve të Kosovës Urime Vitin e Ri 2015! Dhashtë zoti që ky vit të jetë vit i prosperitetit dhe arritjeve të mëdha për vendin tonë. Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë tanë!


5 Nr. 49 - JANAR 2015 Nga Fatmir Terziu Ishte trokitja ime e parë në atë shtëpi. Ishte trokitja e lehtë, emocionale. Trokitje që u ndodh shpeh të dashuruarve që kërkojnë dorën e së dashurës. Për mua ishte thuajse e njëjta gjë edhe mes kurreshtjes për vajzën që më kishte bërë për vete, por edhe me kureshtjen për të njohur përtej avllisë së kësaj shtëpie. E kisha parë nga larg. E dija se aty banonte e dashura ime, ajo që do të udhëtonte në labirinthet e mia të jetës. Nuk dija për rrjedhën e kësaj shtëpie tipike me gurë të gdhendur, por me kopësht e bahçe të mbytur nga pemët gjithëstinëshe. Nuk dija për historinë e kësaj shtëpie të ndërtuar në një vend kaq tërheqës, tipike elbasançe, pas ish godinës së Ndërmarjes “Rruga Ura”, sot Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit. Dhe trokitja ishte aq e lehtë sa as vetë nuk e di pse ndodhte kështu... Dhe ndërsa nuk prita të trokisja për së dyti, aq sa të ulja e të ngreja sërrish dorën, dera u hap dhe ... përballë derës kryesore në bahçen e mbuluar nga hardhitë e rrushit ishte ulur i mirënjohuri i arsimit, Thoma Deliana. “Thoma Deliana ka lindur në vitin 1924 në Lagjen Kala të qytetit të Elbasanit. Ish-ministër i Arsimit dhe i Kulturës së Shqipërisë.”mendova nxitimthi. Përse të jetë dhe ndodhet ky këtu? Pikërisht në një ditë të tillë për mua?! Por, ndërsa unë kisha ngulur gjetkë vështrimin, vetë Thomai u ngrit nga vendi dhe sikur të ishim njohur më parë foli: “Jam në shtëpinë e mikut tim të paharruar. Baba i thërisnim të gjithë. Eh, na griu malli more ...Ndjesë i pastë shpirti mjeshtrit Ramadan Hajdar Ademi...”. Pas përshëndetjes, kaq u desh që biseda të kalonte në një udhi tjetër. Fjalët i takonin atij që kishte ngritur këtë shtëpi, atij që kishte lënë emrin e tij anembanë Shqipërisë. Dhe ai që fl iste ishte Thoma Deliana... Jeta dhe rritja e specialistit Ramadan Hajdar Ademi ka lindur në fshatin e njohur të ustallarëve dhe mjeshtrave të ndërtimit, Trebisht Bala, të Dibrës më 14 Maj 1900. I lindur në një familje me tradita të hershme ndërtimore, nga i ati Hajdari dhe e ëma Hafize, që kishin vite që ndanin jetën e tyre mes Vlorës dhe Dibrës, natyrshëm ai nguli në mendjen e tij atë pjesë të qytetërimit vlonjat, që herë pas here ngulitej në mendjen e tij nga bisedat prindërore. I ati i tij bashkë me të vëllanë e babait të tij, Iliazin kishin edhe një përvojë tjetër, pasi ata kishin qenë edhe

Ramadan Ademi njeriu që “ndërtoi” Shqipërinë

sipërmarës të njohur edhe në Selanik. Por udhëtimet e të atit e kishin bërë edhe më shumë të rrëndësishme që jeta familjare të shpërngulej herë pas here dhe të ndërronte stinë jete, sa në njërin qytetërim dhe në tjetrin. Ramadan Ademi nisi kështu të hynte rrjedhave të jetës që në moshë të re. Shkollën e nisi me gjuhën turke dhe në moshën 12 vjeçare ai nisi të mësonte edhe greqishten në Selanik. Kur mbushi 17 vjeç, pikërisht në vitin 1917-të, i ati i tij, sipërmarësi i dëgjuar Hajdar Ademi vdes dhe varroset në Selanik. Ramadani, vetëm një djalosh shtatëmbëdhjetëvjeçar, lë në mes studimet dhe punën dhe kthehet tek e ëma, ku më pas bëhet edhe kujdestar i familjes në moshë të re. Duke parë kushtet e familjes, pa baba tashmë, ai mori rrugën e jetës dhe iu përvesh zanatit të specialistit të ndërtimeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Kështu çekiçi dhe mistria u bënë pjesë e fateve të tij për të siguruar bukën e gojës, ushqyer familjen dhe mbajtur edhe vëllanë e tij më të vogël, Rasimin. Nisi punën në Elbasan, Durrës, Tiranë, Kavajë duke iu bashkëngjitur njerëzve të fisit dhe atyre që i ati i kishte mbajtur me bukë e punë. Lufta dhe jeta e tij Lufta e gjeti të pjekur. E kthyen nga udha kur ai u bë gati të bëhej pjesë e saj. “Ti je jetim dhe ke një mal hallesh mbi kurriz..., mësohet ti kenë thënë, ndaj duhet të shohësh jetën dhe familjen”. “Kështu u rrit dhe u burrërua më tej Ramadan Ademi”,- na shtoi në bisedën e tij të qetë Thoma Deliana. Por ai nuk ia doli lehtë. Banesa e tij në Dibër digjet tre herë dhe kështu ai e kishte të pamundur qëndrimin. Duke shtuar më tej rrjedhën e bisedës mësojmë se gjatë viteve 194043 Ramadani u detyrua të shkonte për të punuar në ndërtime bangash

dhe objektesh të ndryshme, pasi ato kërkonin specialistë të përkushtuar. Bangat si objekte të rëndësive të veçanta kërkonin specialistë të gdhendjes dhe skalitjes së gurëve dhe kështu ai me një ekip të vetin, ndërtoi më pas bangat e Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës. Ai shkriu tërë mundin dhe talentin e tij në specialitete të ndryshme të Punëve Botore që shtrinin punimet në rrugët e Elbasanit dhe të Durrësit. Si i talentuar në vitin 1941 ai mori titullin e lartë “Mjeshtër i Dalluem i Punimeve me Kualitet Ndërtimi”. Dhe pas marjes së titullit titullarë të asaj kohe e dërguan në Vlorë. Atje gjeti edhe një emër tjetër sipërmarësi, Nuredin Sinanin dhe u angazhua në ndërtimin e objekteve speciale si Banka e Vlorës e mjaft objekte speciale në Dhërmi e në bregdet. Aty merr edhe një emër tjetër. Kështu ai mbetet ‘Mjeshtri i Zanatit të Ndërtuesit”, i pari me dokument zyrtar në Shqipëri. Atij pas këtij vlerësimi i afrojnë edhe banesë në Vlorë, ku banoi mbrapa Hotel Sazanit tek ish magazina e usta Nuredinit, edhe ky një emër sipërmarësi i njohur në Vlorën e asaj kohe. Kështu Vlora iu bë atij vendjeta e fiksuar në mendje. Iu bë atij pjesa ku fitoi dashurinë dhe simbolikën e jetës. Pjesëjeta më e dashur e jetës së tij... Kur emri i tij i duhej zyrtarëve Por Vlora ishte vetëm për pak vite. Emri i tij iu duhej zyrtarëve të kohës dhe ata nuk pyesnin për sakrifica. I martuar dhe me fëmijë tashmë ai u dërgua të bëjë rolin e kryespecialist në Botoren e Elbasanit, aty ku edhe nis kalvari i një jete të mbytur nga hallet dhe dertet e dy djemve të tij, Njaziut dhe Mehmetit dhe shtatë vajzave të tij. Ai tashmë si drejtues dhe kryespecialist nis ndërtimin e Urës së Murrashit në Librazhd, në vitin 1944, një vepër kjo me rëndësi të veçantë për kohën. Ai e ndërtoi atë

me elementë beli, pa pasur vinça e makineri e duke i tërhequr elementet nga Elbasani me një traktor të vjetër. Ky objekt varej direkt nga Ministria e Ndërtimit e asaj kohe. Në këtë sektor duhet theksuar ka punuar edhe Kamber Shevroja, që më vonë edhe ky u vlerësua për punën e tij dhe përgjegjës teknik ka qenë Vait Sinani, një emër tjetër i fushës së ndërtimeve. Kamber Shevroja gjithmonë shprehej: “Ramadan Ademi duhet peshuar me flori. Shqipëria duhet ti bëj monument!” Dhe ashtu ndodhi në udhën e tij duke fituar titullin e Inxhinierit asistent, duke dhënë kontribut në ndërtimin e urave të Shkumbinit, kolektorit të Elbasanit, Gorgës, Manazeres dhe Zaranikës. Ai ishte mjeshtri që vuri çekiçin e parë në ndërtimin e kanalit Shkumbin - Cërrik – Dumre, kanalit “Naum Panxhi”, por edhe në ndërtimin e Kombinatit të Drurit, Kombinatin e Sheqerit Maliq, oxhakun e Fabrikës Korçë, ndërtimin e banesave në Elbasan tek “1 Maji”, ndërtoi objekte të rëndësishme si klubin “Dinamo” afër Bobolles tek Rrapi, ndërtoi spitalin Efektiv pranë ullishtave të Elbasanit në vitin 1956, në vitin 1957 fi lloi ndërtimin e banesave tek Ura e Zaranikës dhe grupin e banesave tek Rrapi i Bobolles, (sot Arka e Kursimeve), Spitalin Psikiatrik në vitin 1959, objektin që quhej Sajdeja e Duhanit, Fabrikën e Tullave tek Ura e Shkumbinit me inxhinierë bullgarë etj. Qindra e qindra objekte speciale në gjithë Shqipërinë e asaj kohe. Kështu njeriu që ndërtoi Shqipërinë ende s’ka një respekt modest sot, të paktën një emër rrugë në Elbasanin që e varrosi me aq respekt... Duhet shtuar se në këtë kohë ai ishte drejtues dhe kishte teknik Faslli Ajazin dhe normiste Liljana Hyskja, Ferat Shahinaj ka qenë specialist. Gazetat bënin punën e tyre: “Duararti i ndërtimeve..., mjeshtri i lindur, ... etj”. Vetëm të hypurit në pushtet heshtnin. Heshtnin se nuk donin emra të tillë, më së shumti ata që nuk kishin idenë e ndërtimeve. Më tej ai iu kushtua edhe familjes. Edukoi tetë fëmijë. Dy djemtë Njaziu, inxhinier ndërtimi dhe Mehmet Ademi aktor i tetarit “Skampa” dhe vajzat mjeshtre në ushqimin social të Elbasanit u bënë krenaria e tij deri sa ai ndërroi jetë në moshë të re. Varrimi i tij mbahet mend edhe sot e kësaj dite në Elbasan. Ai u krye nga shteti dhe nderimi iu bë vetëm pas vdekjes. Korteshi i ceremonisë mortore u fiksua për herë të parë në fotografi... (Njërën po e publikojmë për lexuesit tanë: Nga kortezhi i ceremonisë mortore të Mjeshtrit Ramadan Ademi i njohur si Ramçe Hajdari)...


6 Nr. 49 - JANAR 2015 Ndonjëherë edhe një fjalë mjafton. Mjafton në ngacmimin e saj. Në atë ngacmim, ku “Në krye ishte fjala dhe Fjala ishte me Zotin... Dhe fjala u bë mish dhe erdhi të banojë mes nesh...” Tek lexoj “Pasqyrat e Afërditës”, dhe përcjell mes tij edhe mendimin e Lluka Qafokut që shpërqëndron artistikisht Dionis Qirzidhi tek libri i tij, fjala mer një kuptim tjetër më të thellë. Ndoshta në vetë atë kornizë të artë të saj, nga ku lindën, lindin dhe do të lindin ata që u dashuruan fort pas saj, pas asaj fjale rreth së cilës ne më së shumti shpesh herë ‘mëkatojmë’. Atdheu nga “Fjala”. “Fjala” ... “Atdheu”... “Mëkatojmë?!” Duke rrëmuar nën ‘fuqinë e mëkatit ndaj fjalës’ dhe po aq edhe të kërkimit rreth të cilit Qirzidhi tenton ta rikthejë në qëndresë kohore, ajo që më bën përshtypje është se ‘mëkati’ ndaj fjalës është pikërisht në një lidhje të gjatë ose aq të hershme sa vetë kuptimi i fjalës për fjalën që ai e gjen në kumtin e saj ‘be’ e që sipas tij është në kuadraturën e fjalëve ‘beja’, ‘besa që përbën kuptimin e Kombit shqiptar’. Pra është një strukturë e një fjale që lidh tërësinë e të qenit i organizuar, i besuar dhe tejet i lidhur me lidhjen fi lozofike dhe hyjnore me ‘Fjalën’. Jo aq thjesht kjo në atë çka është thënë e analizuar, konceptuar e ideuar më parë, as edhe tek proverbat e njohura që dhurojnë kuptime të qarta si ‘kur jep fjalën ..., jep besën’ etj. Fjala, pra në strukturën e Kombit tonë është vetë mishërimi rreth saj. Është ndoshta e para fjalë e tillë e lindur nga “Fjala” që na dha e na jep mundësinë të kemi arsyen logjike, mundësinë e perceptimit dhe asaj të fi lozofimit të gjërave që pasojnë mes fjalës dhe nga vetë “Fjala”. Ajo është një kod më vete. Një kod që na jep krenari dhe nder në ekzistencën tonë. Dihen arsyet dhe ato janë së fundi edhe në kodin “Besa” të shqiptarit në kohë dhe në ekzistenca të ndryshme. Shpëtimi i hebrenjve nga Holokausti ndoshta është pika më e duruar dhe më qëndrestare në fjalën e kuptimin e saj tek “Besa”. Pra tek thjeshtësia e saj, tek komunikimi i saj kodik nga ekzistenca. Nga ajo ekzistencë reth së cilës lindin dhe ravigëzohen mjaft kuptime të mirrëfi llta me vetë fjalën që lidhet tek “Fjala”, apo ‘besa e dhënë; besa e dhuruar; besa e trashëguar etj’. Të gjitha flasin për primaritetin e “Fjalës”. Një përafëri në këtë na jep koncepti indian për fjalën thuajse të ngjashme në ekzistencialitet, fjala Mukhya (Sanskritisht). Në kuptimin e parë ‘fjala’ në këtë gjuhë është vetë arsyeja e ekzistencës, është një ‘kanun’ logjik i perceptimit, organizimit dhe mishërimit të jetës. Ajo është një tingull i kombinuar i gjërave dhe shërben si një simbol për të shprehur veten, karakterin, arsyen, jetën, familjen tërësinë që të lidh e të shoqëron. Ajo qëndron stoike në primaritetin e saj. Është një devizë. Një kod rreth së cilit lidhen e vërshojnë kode të tjera që përcaktojnë dhe ravijëzojnë mjaft gjëra. Në përmbledhje të shkurtër kjo lidhje me kuptimin për “Fjalën” do të thotë ‘fjala e fjalës’ si burim për njohuri. Dhe ajo më tej korespondon me ‘autoritetin’ dhe ‘testimoninë’. Ajo përcakton madje edhe ngjyrën dhe ngjyrimin, madje edhe statukuonë e një Kombi. Ajo është edhe një Moto, një udhërrëfyese jo thjeshtë e grumbullimit të fjalëve apo grupfjalëve në një fjali që shënohet ose cilësohet si Moto. Ajo është madje edhe midis flamurit dhe shtetit. Është midis gjithë strukturës dhe arkitekturës së Kombit. Të gjithë shtetet dallohen nga flamujt e tyre. Disa kanë edhe nga një moto për përforcimin e unitetit kombëtar. Në Komunitetin Europian vetëm pak shtete nuk kanë moton e tyre. Midis tyre janë Irlanda, Italia dhe Portugalia.

Atdheu nga “Fjala” 1. Belgjika: “Bashkimi bën fuqinë”- Një pjesë e popullsisë së Belgjikës, Ëallon-ët dhe Flamend-ët, nuk e pranojnë ende këtë moto. 2. Britania e Madhe: “Zoti dhe e Drejta ime”Marrë nga Henry VI, kjo moto shpallet për herë të parë nga Richard I gjatë betejës së Gisor-it gjatë së cilës francezët u mundën. Nëpërmjet kësaj motoje Richardi I donte të thoshte se ai nuk ishte më një vasal i Francës dhe nuk ia detyronte mbretërimit e tij tjetërkujt veç Zotit. Një moto kjo që dëshmon ende për rivalitetin ndërmjet Anglisë dhe Francës. 3. Danimarka: “Ndihma e Zotit, dashuria e popullit, forca e Danimarkës”- Kjo është në fakt motoja e mbretëreshës Margareth II. Zoti, populli, kombi një treshe që e gjejmë shpesh në themelet e shteteve të ndryshme dhe që dëshmon qartë për forcën e karakterit dhe për pavarësinë të cilën ky vend e dëshmoi gjatë referendumit të parë të tij mbi traktatin e Mastricht-it. 4. Franca: “Liri, barazi, vëllazëri”- Kjo gjendej në gjithë monedhat që francezët kanë përdorur. Kjo moto i përgjigjet idealit të shpallur në kohën e Revolucionit të 1789-ës. 5. Greqia: “Liri a vdekje”- Kjo ishte thirja e nacionalistëve grekë që arritën t’i japin fund pushtimit otoman më 21 Mars 1821. Këtë thirje e shfrytëzoi pastaj poeti Donisis Solomos për hymnin kombëtar grek. 6. Hollanda: “Do të mbaj”- Motoja paraqet mbi emblemën e familjes d’Orange sovranin e një principate të Francës Jugore. Revolta e Hollandezëve kundër mbretërisë spanjolle nxiti Guillaume Nassau t’a bëjë të vetëm moton kur ai trashëgoi principatën më 1544. Një motokjo qëmbetet e domosdoshme dhe aktuale edhe sot kur thuhet se hollandezët –poshtë nivelit të detit-duhet të mbajnë detin vazhdimisht jashtë kufijve të tokës së tyre. 7. Luksemburgu: “Duam të mbesim këto që jemi”- Më 1839 Luksemburgu fitoi pavarësinë e tij pas problemeve të shumta që kishin të bënin me territoret e tij. Kjo është një shpallje që tregon kënaqësinë e një populli të vendosur të qëndrojë në pozicionet e tij. 8. Spanja: “Ende më larg”- Më larg shtyllave të Herkulit që ndodhen mbi emblemat kombëtare dhe që simbolizojnë Ngushticën e Gjibraltarit. Një “më larg” që vendi e ka prekur,sepse ai e ka shtyrë ndikimin e tij deri në Amerikën Latine. 9. Gjermania: “Unitet, drejtësi dhe liri”- Vargu i parë i Hymnit Kombëtar është bërë motoja zyrtare e Gjermanisë. Një frazë kjo krejtësisht aktuale që prej rënies së murit të Berlinit. Vende të tjera në botë kanë devizat, motot e tyre. Kështu Zvicra ka një moto, të cilën të gjithë do të bënin mirë ta mernin për vete dhe të formonin një komunitet të vërtetë: “Një për të gjithë dhe të gjithe për një”. Në Kili motoja dëshmon për vendimin e një populli që llogarit mirë para se t’i çojë gjërat deri në fund: “Në emër të arsyes ose të forcës”. Në SHBA, vendoset gjithshka mbi një mbështëtje me origjinë hyjnore: “Te Zoti, besimi ynë”. Kurse ishulli Maurice ka një moto që është një ftesë e vërtetë: “Yll dhe çelës i Oqeanit Indian”. Vende të tjera kanë ose nuk kanë moto apo deviza udhëheqëse të ‘ligjëruara’ por kanë ‘fjalën’ që i ka lidhur fort. Thuhet në një proverb shqiptar mes fjalës se ‘burrin e lidh fjala’, e që sot nënk-

upton se shqiptarin e lidh fjala [më saktë e lidhte] se duket qartë që edhe atë lidhje mes fjalës ne shqiptarët e Atdheut të sotëm e kemi humbur fjalën, për të mos thënë e kemi ‘vrarë’ atë. Po pse vallë të vrasim edhe “Fjalën”, të vetmin ligjërim të lashtë të lidhjes së ‘burrnisë’ (njerëzillëkut) me të? Jo më kot e solla këtë ngjashmëri tek koncepti i lidhjes me fjalën dhe lidhjes së saj me logjikën dhe perceptimin e një Kombi mes ‘motos’ së tij. Edhe në nocionin tonë “Fjala e dhënë” apo “Besa” është një lidhje me ‘autoritetin’ dhe ‘vendosmërinë’, që në disa minikultura të tjera brenda kulturës shqiptare, janë lidhjet me njerëzillëkun, burrërinë, karakterin e tij, gatishmërinë për të ndihmuar, ose edhe për ti treguar udhën mes ‘fjalës’ një të panjohuri në atë udhë etj. Në faqen e tridhjetë e dytë të “Kanuni i Skanderbegut” thuhet: “Udhtari që s’din udhën, le të pyesi, dhe kushdo ka detyrë me e drejtue...”. Dhe ai, “Ai” pra shqiptari që tregonte udhën është shumë larg. Është larg në kumtin e “Fjalës”, në tërë strukturën e saj. Është thjesht një ‘uniformaxhi’ me e pa ‘pusht-shtet’ që herë vishet si gjeneral e herë si [nuk ma thotë goja] si ‘tradhëtar’. Tradhëtor?! Mos e besoni po deshët atëherë arsyen e “Hymnit Kombëtar”, mos e besoni... Por besoni të paktën se në logjikën indiane të gjuhës, ku edhe shqipja bën pjesë si anëtare ‘familjare’ me gjysëm pjesë, pra si gjuhë indo-europiane, fjala mund të ketë të paktën tre lloje kuptimesh. Vetë ajo, pra “Fjala” ose “Mukhya” në këtë gjuhë do të thotë ‘kryesor’; ‘shefi’ ose ‘i shquar’. Secili le të zgjedhë në mesin e këtyre tre kuptimeve, pasi në sanskritisht kuptimet e saj datojnë në një epokë të përbashkët, dhe ata janë të pranuar si Sruti (logjike) nga të gjithë Hindusët. Dhe pos vlerave që marrin ata rrjeshtohen ne veda (nene) që lidhen mes tyre: (SYV) »Sundimtar Inner«; (SV) »Kush e lëviz botën?«; (KYV) »Vdekja si mësues«; (AV) »Fryma e Jetës«; (AV) »Dy mënyrat e ditura«; (AV) »Ndërgjegja dhe fazat e saj«; (KYV) »nga ushqimi i gëzimi”; »Mikrokozmosi i Njeriut« dhe (SV) »Jeta dhe Sakrifica«. Nga një fjalë që rrethrotullon thelbin e ‘Fjalës’ shihet se ka një garamet të tërë lidhëzor, një logjikë që lidh dhe lidhet vetëm tek “Fjala”. Para disa ditësh një fjalë e tillë e mirë erdhi nga larg. Andej nga ku nisi në pallatin e Hispasanit, në Persinë e lashtë adhurimi i katër gjërave në jetë: poezive, luleve, muzikës dhe dashurisë. Antologjia “Lotët e Virgjër”, një projekt i perceptuar nga Agim Mato dhe Fatmir Terziu për “Nënat” falë një njoftimi mediatik të poetit korrespodent të Radios së Teheranit në shqip, Mexhid Yvejsi, ishte një nga antologjitë që do të bëhej prezente edhe në këtë kulturë, ku “Fjala”, kësaj radhe poetike do të kishte në mesin e saj edhe mbi 130 poetë shqiptarë nga tërë Kombi, dhe “Atdheu” bëhej kryefjalë në këtë kulturë mes dashurisë për nënën shqiptare. Pikërisht atje ku kjo ‘fjalë’ ashtu si poeti Hafez në vitin 1400 dhe më vonë Omer Khajami e kthyen jo vetëm si thelb, por me të i kënduan dashurisë dhe verës. Dhe kështu shqiptarët e kësaj antologjie që transferuan dashurinë më të madhe të njerëzimit, atë të Nënës e kthyen këtë në një fuqi të fjalës. Dhe “Fjala” mori kuptimin e saj, mori udhën e saj. A nuk bëhet kështu “Fjala” thelbi i asaj që na duhet të gjithëve sot? Atdheu nga “Fjala”. Miq më ndihmoni...!


7 Nr. 49 - JANAR 2015

Duke përkujtuar Sir Norman Wisdom Duke përkujtuar Sir Norman Wisdom (Pitkinin) për të cilin kam realizuar studimin shkencor Parametric Narration in Norman Wisdom Films (Parametrat Narrative ne Filmat e Norman Ëisdom) ishin mbledhur në mjediset kulturore të Ambasadës shqiptare mjaft miq e njohë e dashamirës të filmave dhe aktivitetit të tij. Ishte kënaqësi të flisja për takimet me të ndjerin Sir Norman Ëisdom dhe për studimin tim para dhe pas shfaqjes së disa materialeve nga Shqipëria e viteve 90 të realizuara nga Bill Hamilton dhe filmi Trouble in Store që për herë të parë e kam parë në Berat Ishte vërtet emocionale skena kur Norman Wisdom hyri tek ish Presidenti Sali Berisha dhe skena me fëmijët e sëmurë. Fotografia ne baground është fotoja origjinale që lajmëronte vizitën e parë të Sir Norman Ëisdom në Shqipëri me ftesë të Presidentit Berisha ... Më pas ai zbriti nga avioni me humorin e tij slapstick duke shokuar gazetarët e sidomos Kosta Kamberin që kishte dalë ta priste. Ne gazetarët pamë heroin trupvogël me po atë xhaketën proletare që sfidonte veshjen e bosit bourgeoisie. Në këto kujtime ishin edhe John Thompson dhe mjaft të tjerë.


8 Nr. 49 - JANAR 2015

“SA Builders & Contractors Ltd” modeli që na nderon

Një kompani si “SA Builders & Contractors Ltd” që përfshin në gjirin e saj qindra të punësuar ligjorë, natyrisht zbret flladin e freskët të përshpirtjes njerëzore nga Bjeshkët e nga Tropoja kreshnike, si dhe nga gjithë bukuritë shqiptare, në tërë dimensionin shqiptar mes një urimi njerëzor të ndjeshëm që bashkon mes këngës në mjedisin shqiptar festiv. E në këtë mjedis mes emrave të tillë si Kristi, Hamiti, Jorgo, Vlora, Tomasi dhe i vëllai polak, Çimi, Lenci, Sandri, Edi, Beni, Beni R, Toni, Gjimi, Goni, Aleksi, Genti, Skënderi, Preka, Ylberi, Baci, Ndoci, Aga, Afrimi etj., fjala e biznesmenit Skënder Gashi dëgjohet dhe duatrokitet me respekt. ... Është një nga kompanitë model, dhe një nga më të mirat shqiptare të kësaj fushe që operon ligjërisht në Mbretri të Bashkuar. Kompania e drejtuar profesionalisht dhe me një staf tejet të kualifikuar ka në parim shërbimin e saj cilësor dhe më tej angazhimin për të konkuruar në cmime dhe në të gjitha angazhimet e saj. Kjo kompani “SA Builders & Contrac-

tors Ltd” është e specializuar në të gjitha veprat e ndërtimit dhe në të gjitha punët profesionale të Double glazing. Kompania u afron klientëve të vet një vlerë të pabesueshme në çdo projekt, si edhe një pikë të vetme të përgjegjësisë dhe llogaridhënies gjatë gjithë procesit të ndërtimit. Filozofia e saj është për të lënë çdo klient me një përvojë pozitive të ndërtimit në mënyrë që të hapë rrugën për një marrëdhënie të vazhdueshme. “SA Builders & Contractors Ltd” është zgjidhja më e mirë në ndërtimet e Londrës dhe ofruesi i të gjitha punimeve me zdrukthtari t, remodelim, dhe nevojat e tjera të riparimit në shtëpi. Nëse ka një shërbim që ju nuk e shihni në listë, i telefononi kompanisë dhe ajo do tu afrojë më të mirën. Në mbyllje të vitit që lamë pas ata dhanë një shembull dhe një model tjetër, duke organizuar një festë mjaft tipike dhe domethënëse me të gjithë anëtarët e saj. në një atmosferë festive të gjithë ishin një dhe të gjithë iu bashkuan festës me atmosferë modeli dhe sinqeriteti e respekti.


9 Nr. 49 - JANAR 2015 Nga Fatmir Terziu Më 22 Dhjetori i vitit 1858 shënon ditëlindjen e Xhakomo Puçinit (Giacomo Puccini), kompozitorit operistik italian të mirënjohur në botën muzikore prej operës “Madam Baterflai” (Madam Butterfly). Kjo datë në historinë globale të personave më të njohur të muzikës në botë është edhe ditëlindje e këngëtarit, tekst shkruesit të këngëve dhe bashkëthemeluesit të bandës muzikore “Bee Gees”, Robin and Maurice Gibb, (1949) si edhe e muzikantit, violinistit, tekst shkruesit kryesor të bandës muzikore “Cheap Trick”, Rick Nielsen (1946). I pari, pra ai që më së shumti i ka dhënë emrin kësaj date, Xhakomo Puçini, erdhi në jetë si fëmija e pestë e Michele dhe Albina Puçinit në Lucca të Toscanas në Itali. Kur Xhakomo Puçini ishte pesë vjeç, në 1864, ai humbi babain e tij. Ndryshe nga pasioni Xhakomo Puçini duket nga leximet e historisë së tij se vështirë se ka treguar ndonjë interes në muzikë. Ai ishte dembel, i shpërqëndruar dhe ishte një njeri i çrregullt në shkollë. Por nëna e tij luajti rolin këmbëngulës. Ajo e detyroi të bënte artin që bota e duartrokiti gjatë dhe ende e duartroket veprën e tij. Në një ditë të zakonshme, kur ai ende ishte thjesht një angazhues, komuna e Luccas e nderoi talentin e tij me një angazhim modest. Aty ai kuptoi se duhej më shumë angazhim dhe se diçka ndryshe e detyronte në këndin e zgjimit. Duke bërë një progres modest, ai u bë një anëtar në kor në San Martino dhe filloi të luajë muzikë aty nga mosha 14 vjeçare. Pikërisht në atë moshë kur pianistja e komunitetit shqiptar, Tara Neli, një talente e vlerësuar prezantoi shkollën e saj ne finalen e Fincial Speaking, for City Foundation, ku doli e para. Angazhimi i saj në atë moshë duket ndryshe nga angazhimi i të madhit Xhakomo Puçini, pasi Tara në atë moshë ishte përgjegjëse për gjithë vitin e nëntë në “Kingsbury High School”, dhe ishte në Bordin drejtues të shkollës ka shkruar kohë më parë drejtuesja e shoqatës shqiptare, “Mother Tereza Albanian Union”, mjekja Zamira Perfundi Ruspi. Në shkrimin e saj zonja Ruspi: “... këtë rradhë ne vendosëm të shkruajmë për nxënësen e dalluar në mësime, në sjellje, në familje, shoqëri dhe komunitet, emri i saj është Tara Neli.... Të shkruash për Tarën është kaq e

Le të themi “Urime Tara Neli!” thjeshtë, pasi Tara ka kaq shumë arritje dhe suksese në jetën e saj, gjë që të bën të ndjehesh mirë dhe fjalët e mendimet për të shkruajtur për të vinë lirshëm dhe natyrshëm, pasi flasin vetë sukseset e saj.” Dhe ngadalë duke ndjekur talentin e Tara Nelit, në sytë e duart e saj ndjejmë atë që krahas mësimeve, Tara qysh e vogël e ka pasur si një passion të saj, pasionin për pianon. Në moshën 7-vjeçare me dëshirën e saj dhe inkurajimin e prindërve të saj të mrekullueshëm, Tara filloi mësimet për piano, duke shkëlqyer ne te njëjtën kohë në mësimet dhe provimet me notat maksimale. Dhe ky talent i saj, pianoja do ta sjellë atë para spektatorit komunitar në mjediset kulturore të Ambasadës shqiptare në Londër në një koncert për festat e fundvitit. Një lajmërim i shpallur në rrjetin social Facebuk, nga vetë z. Mal Berisha, Ambasadori shqiptar, e bën akoma më interesant menunë e komenteve që pasojnë vlerat e talentes shqiptare dhe edukatës që ajo gëzon nga prindërit e saj. Grada e lartë e ushtrimit në piano, e bën atë të jetë edhe një e denjë për të ushtruar më lartë këtë instrument muzikor tek i cili duhet profesionalizëm, gjë që tashmë nuk i mungon Tara Nelit. Kohë më parë ajo e dha këtë arsye profesionalizmi kur në koncertin për violinë dhe piano nga artistja shqiptare Dizdari, Tara interpretoi në piano pjesë të ndryshme për piano në prani të shumë Trupave Diplomatikë në Ambasadën Shqiptare. Atëherë të gjithë e uruan dhe e duartrokitën Tarën për nivelin e saj të lartë artistik, duke lënë pas modestinë dhe ftesën e duhur për një ditë të tillë si 22 Dhjetori i vitit 2014-të. dhe kjo ditë thuajse përsëri përket me diçka të ngjashme me Xhakomo Puçinin e papërsëritshëm, kur ai nisi edhe kompozime të vogla. Në këtë moshë, ai mori pjesë në një shfaqje të “Aida”-s së Giuseppe Verdit në Milano, e cila i dha krahë për ambiciet e tij dhe e bëri atë të sigurt për të marrë parasysh karrierën e një kompozitori operash. Kështu ai më pas arriti ta shihte skenën ndryshe. Dhe ndoshta edhe për Tara Nelin, skena do të jetë një fakt dhe një fat tjetër, mes emrit të saj në rritje, talentit të saj në ngjitje. Le të shpresojmë duke duartrokitur

atë në sallën e Ambasadës shqiptare në Londër, pikërisht më 22 Dhjetorin që shënon shumë dhe lidhet jo

pak me muzikën. Dhe duatrtrokitjet janë pak, pasi ajo ka fi lluar të meritojë më shumë!


10 Nr. 49 - JANAR 2015


11 Nr. 49 - JANAR 2015 Nga Fatmir Terziu Ndërsa hapat lahisnin imazhet tejkaluese të hijeve mbi asfalt, dihama e jodtë e Jonit qasej afër e më afër fjalës. Fjala ishte sensi më i ndjeshëm në atë bisedë miqsh të penës. Fjala që kishte lënë pas mesazhet e arta të artistëve sarandiotë në të vetmen ekspozitë të tyre, natyrshëm valëzonte mes valëve të shkrumbuara të detit, ku imazhet humbisnin tutje mes bardhësisë që majisej me të kaltrën e butë të hapësirës. Më tutje na ndiqnin hapat e tjerë, të dukshëm e të padukshëm për momentin, por që secila shkelje në prushin e vapës sfidohej nga ndryshesa. E tilla qëndronte tek arsyeja me të cilën çdo hap qasej në zekatjen e shtresës ku dheu përzhitej ngadalë e pa u ndier. I vetëm ishte akti me të cilin luante shkitazi flladi i lehtë që qafohej nga Gjashta, Qafa e saj me të njëjtin emër, e flurosej andej ku mjedisi priste “Triremën Poetike Joniane” me poetë nga një hapësirë e gjerë e Globit. Pastejma e kryer ndiqte dihatjet e fjalës së një poezie, që bashkonte mjaft respektin për njeriun. Ajo sapo ishte recituar me zërin e saj të dyfishtë, atë real të dalë nga goja e poetit Visar Zhiti dhe tjetra nga brendësia e shpirtit që digjej mallërisht për të birin e tij të vetëm Atjonin, të ardhmen e tij. E ndërsa hapat vazhdonin të kryqëzoheshin si mesazhe biblike bashkë me faktorin e ripërsëritjes së vargjeve emri i djalit të vetëm të Visarit, në krah të nënës së tij të dashur Edës, pasohej si një model përkushtimi, tek i cili autori kishte gjetur “Gjithë zemrën” e tij dhe gjithë koloritin e bukur e të ndërlidhur me Jonin, tek ajo pjesë ku edhe emri i tij kishte diçka ose pak a shumë ngjashmërinë jetike: “E kështu Bir, i vogli im, i bukuri,/degë e gjelbër krahu yt, që më futet në ëndrra,/rritu sa më parë dhe qofsh fëmijë përherë...”. Hapat kështu vazhdonin të radhisnin aritmetikën e tyre të panevojshme. E kjo lëvizje shkelëse mbi zezërimë të prushtë ndukte ndryshesën në tërë kahjen sublime. Ajo rishfaqej pikërisht aty ku poeti kishte dihatjen e saj, merakun e saj, ndërsa i drejtohej hapave të të birit që ndodhej fare pranë nesh, vetëm një rrjesht më tej: “Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të të/shkelin. Edhe përsosmëria jote është e mundur, si gdhëndja, hiq të tepërtat dhe/ jeta është e vetmja pasuri, shërben

AT-jon!

për ëndrrën dhe ëndrra për jetën, ndoshta/janë e njëjta gjë. Po, kur të ecësh, bir, lër gjurmë që t’u ngjajnë atyre/vizatimeve të zemrave që bën ti, ec dhe ec dhe shto zemrat… Dhe vizatoje/ëndrrën tënde...”. Ashtu mes hapave që ravijëzonn shkeljen

e trysnuar, dëshira kaplohej dhe nënkuptonte tërësinë sublime të njeriut ndryshe, njeriut që vuajtjen e kthen në filozofi jete, në dobi dhe prosperitet. Kjo shkelje e ndukur e kohëjetës, natyrisht ka dhe faturën e saj dhe si e tillë kërkon më shumë

brenda vetë filozofisë së poetit: “Bir, rritmë dhe mua, gëzimin tim/ sidomos, mendjen dhe shpirtin, se ti je dhe ati im njëkohësisht dhe unë lutem/fshehurazi për ty, pa më parë, në shqipen e vjetër “At’jon…”, ashtu siç ke dhe/emrin.” E këtu është dihama më e ndjeshme. Është dihama e Detit, ajo që poetin e qas akoma më thellë në filozofi: “Deti, bir. Më josh, është siç ka qenë, që kur u krijua bota, i natyrshëm, po ato dallgë, po ajo mërmërimë e/përjetëshme, seç të thonë, dëgjoje, është një kumt ujrash i pambarim, ashtu/qofsh dhe ti në shpirt, i madh, pafund...”. Është kjo dihamë që vjen tek poeti. E poeti është ajo ndryshesa tek emërzimi, jo thjesht se njeriu dhe artisti janë dy gjëra ndryshe, porse në raste të tilla zemra shukatet në zanafillë. E zanafilla është vetë jeta e shukatur për fajin e shkeljeve, atyre gëlltitmave peshka-qene që arnojnë edhe plagë deti, plagë në rrjeta të dukshme e të padukshme: “Nja dy peshkatarë zbritën nga varka afër dhe/sollën peshkun e porsazënë. E shisnin. U grumbulluan njerëz. Një peshk lëvrinte/ende mbi rërë, ishte gjallë dhe ti, bir, i kërkove mamit që të ta blinte./Shpejt lekët, ma, s’kishe durim, hape çantën. Dhe me ta marrë peshkun e gjallë,/ me gojën të çarë e të përgjakur nga grepi, vrapove drejt dallgëve dhe e hodhe/në det. E pe tek ikte i lirë, pastaj u ktheve nga ne i qetësuar./ Unë pashë time shoqe në sy. Ajo më puthi/lotët, që nuk i fsheha dot./ Fati i atij peshku... i ngjashëm/me... mbase ... e jo vetëm...” Dhe ai donte Tjetrin në jetë. Dhe ai donte jetën, ashtu siç e donte Njeriu i mirë tek i cili shtylla ishte qëndresa jetike edhe pse kohërrat e shkelën dhe u munduan ta thyenin e zhduknin atë. Dhe jeta mbeti një refren kryevepër e një kryevepre që vjen vetëm nga shpirti e zemra e madhe e njeriut dyfish artist, artist në shpirt e artist në fjalë e penë. Të gjitha meritore, por në një kohë të tillë të trishtë, natyrisht janë edhe mesazhe shpirtërore që ende mbajnë strukur vlagë të tjera, jo aspak të prushta, por të ndihatshme e të zemërngurosura. Kujtimet nuk vdesin asnjëherë veprave madhore. Pjesa tjetër jeton në mjaft e mjaft zemra të tjera që ecin me hapa të porositur mirë dëshirave prindërore, siparësore të ndjeshme të babait për të birin e vetëm, të poetit për të gjithë, të jetës së madhëruar e përtej fjalës me emrin simbol At-jon. At-jon!


12 Nr. 49 - JANAR 2015


13 Nr. 49 - JANAR 2015 Më 20 Dhjetor 1984 Kryeministrja britanike Margaret Thatcher dhe Kryeministri kinez Zhao Ziyang nënshkruan një marrëveshje që e angazhuan Britaninë për ti kthyer Hong Kongun Kinës në vitin 1997 në këmbim të kushteve që garantonin një zgjatje 50-vjeçare të sistemit të saj kapitalist. Hong Kongu i ishte dhënë me “qira” nga Kina, Britanisë së Madhe, në vitin 1898 për 99 vjet. Në atë kohë Kina kishte filluar të kërkonte më shumë. Dhe vitet e fundit dihet hapësira e saj në arenën globale ekonomike. Kina ditët e fundit u pa në Evropë në një sipar tjetër historik, por këtë herë larg Siberisë, përmes Ballkanit. Në dritën e diellit të zbehtë të një dite të pazakonshme të ngrohtë dhjetori, Kryeministri kinez Li Keqiang dhe Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç të enjten prenë shiritin për të hapur Pupin Ura Mihailo, që përfshin Danubin në perëndim të Beogradit. Logjistike, $ 170 milion, 1.5 km urë, e ndërtuar nga Kina Road shtetërore dhe Ura Corporation, ka për qëllim për të lehtësuar trafikun në dhe rreth kryeqytetit serb. Por vizita e Li në Beograd ka një rëndësi të konsiderueshme më të madhe. Sipas Andreë MacDoëall, gazetarit të Financial Times, hapat e fundit në përpjekjet e Kinës për të përdorur Ballkanin si një urë për në Evropë janë hapa të diskutueshëm. Në të njëjtën ditë, pikërisht më 20 Dhjetor 1981, pra dy tre vjet më parë se nënshkrimi i marrëveshjes së Hong Kongut, Leonid Brezhnjevi, Sekretari sovjetik i Përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe Presidenti i Sovjetit Suprem nga 1964 deri 1982 festonte 75 vjetorin e ditëlindjes së tij në një mjedis të rrethuar me mjaft pyetje për fqinjët e tij jugorë por edhe mjaft cështje që shtriheshin larg Cekosllovakisë, Hungarisë e deri në Ballkan. Era post-Stalin e shefit partiak që i zgjati më shumë pushteti se sa e asnjërit shef para e pas tij, ishte kontradiktore. Ajo ishte sigurisht në një farë mënyre edhe periudha më e qetë e të gjithë historisë sovjetike. Por ajo u ravijëzua edhe nga ndonjë akt dhune, siç ishte Pranvera e Pragës, në 1968. Pas një droje të gjatë, Brezhnjevi vendosi për një fund ushtarak të përpjekjeve të vlerësuara në rang ndërkombëtar të Partisë Komuniste çekosllovake, për të lidhur demokracinë me socializmin. Nga tri anë marshuan më 20 gusht 1968 trupat e Traktatit të Varshavës drejt Çekosllovakisë.

Euro, Kina dhe Ballkani... pas një dhjetori të largët Që nuk pati gjakderdhje, ashtusikurse ndodhi në Budapest më 1956, kjo i dedikohej udhëheqësve të revoltës së Pragës – ministrit të mbrojtjes, gjeneralit Martin Dzúr që i la ushtarët në kazema. Shokët “e lëvizshëm” të Pragës duhej të nënshkruanin një protokoll në Moskë. Dekretohej një përfundim i shpejtë i reformave në Pragë. Një shaka politike që vjen nga ato kohë thotë se: “gjatë një takimi në Moskë, partitë motra komuniste vendosën që shokun Dubçek, duke iu referuar shërbimeve të tij në favor të kauzës së socializmit , ta varnin. Ekzekutimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e miqësore”. Në Bashkimin Sovjetik, disidentët reaguan kundër këtij akti dhune me demonstrata të veçuara që u shpërndanë gjithsesi shumë shpejt. Në aspektin e zhvillimeve politike ndërkombëtare, invazioni i Moskës ishte një humbje shkatërruese për Bashkimin Sovjetik. Madje edhe më shumë se 50 parti, të ashtuquajtura “motra” protestuan ndaj këtij akti ose të paktën preferuan heshtjen – ndër to renditeshin shtete si Jugosllavia, Kina apo Rumania, si dhe Partia Komuniste e fuqishme në Perëndim, e Italisë... Me

rreshtimin e Kinës, Jugosllavisë, Rumanisë dhe ndonjë partie tjetër në protestën e cituar, hapësirat e nënshkrimit të marrëveshjes me Hong Kongun ishin dicka tjetër në lëmin e praktikave të derivuara kohore. Sytë që atëherë i shfaqeshin një plani të fshehur arkivave, ku mendohej më shumë për linjën europiane dhe asaj të Luftës së Ftohtë. Dhe e ftohta e asaj kohe tashmë ka marrë kah tjetër. Kryeministri kinez vizitoi Beogradin për të marrë pjesë në samitin e tretë të liderëve të 16 (EQL), vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore dhe Kina e ka mbajtur atë më 16-17 nëntor. Kjo është një ngjarje e profilit të lartë gjithnjë e më shumë që thekson interesin në rritje të Kinës në rajon. Sipas mediave Li vuri në dukje se tregtia midis rajoneve tani arrin në $ 50bn, një shifër që të gjitha palët janë të etura për ta rritur. Kompanitë kineze janë bërë aktive në tenderët e infrastrukturës publike në disa vende në Evropën Qendrore dhe Lindore, dhe ka të ngjarë të bëhet edhe më shumë në vitet e ardhshme. Marrëdhënia është parë si një fitore të fitojë arsyeja dhe investimi: kompanitë kineze të fitojnë kontrata në Europë, duke krijuar një gjurmë të

gjatë e të dëshiruar në kontinent, ndërsa vendet e EQL cash-strapped marrin investimet shumë të nevojshme infrastrukturore me një kosto të ulët. Investimet në prodhim dhe të tjerë sektorë pritet të marrin, gjithashtu, atë që se si Kina duhet për të përfituar nga tregjet, lokacionet dhe qasjes së tregtisë së rajonit. Strategjia e Kinës është duke u bërë gjithnjë e më e qartë dhe koherente. Më 17 dhjetor, Li ka biseduar edhe pos krijimit të një “korsi të shprehur në Evropë” për mallrat kineze, drejtimin nga porti grek i Pireut nëpërmjet Ballkanit në Evropën qendrore. Kinezja gjigante shtetërore e anijeve “Cosco Pacific” ka një koncesion 35-vjeçar në Pire për të përmirësuar dhe për të operuar dy kalata me ngarkesa. Dhe ndërsa këtu del në skenë fqinja jugore e Shqipërisë, arsyeja shkon në fillim dhjetorin e vitit 2001, pikërisht më 6 Dhjetor, kur Dr. Maroi Nuti nga Universiteti i Romës “La Sapenza” dhe me një mandatim nga London Business School në Marelybone të Londrës, i paraqiti Qendrës për tregje të reja diskutimin “Shqipëria dhe Euro: Implikacionet Ekonomike të Euroritmit Uniteral”.


14 Nr. 49 - JANAR 2015 Nga Fatmir Terziu Qielli ishte blatuar në damarët e liqenit si një vazo qelqi e tejdukshme. Në kërcimin e padukshëm të pilivesave rroknin sytë një vallëzim të lehtë. E gjitha ngjante si ftillesë. Te ftillesat e lehta të reve që shëtisin mbi kupën e ujit si livando. Edhe era përkëdhelej vetvetiu me tërë lëvizjen valore në këtë ngjyrim të butë qelqor. Ndërtesat në universitet dukeshin të dembelosura. E butësia zbriste deri aty si nën qiell të butë. Studentët ishin vetvetiu të lodhurit e dembelosur të javës dhe pas provimeve gjithçka dukej si monotoni. Edhe shëtitjet përgjatë korridorit të zbrazët drejt konviktit, dukeshin monotone. Është e shtunë tek e fundit. Pas një jave të gjatë të studimit, pasditet e të shtunave gjithmonë mbajnë disa magji të veçanta. Kjo është sikur një botë krejtësisht e ndryshme qaset për ju, duke u lejuar ju që të joshni aromat e ndaluara dhe të ndjeheni vetvetiu ftillesa të ngrohta, të buta. Të gjatat ftillesa, jeni ju mes kësaj magjie, si të flokëve kur shihni të krihen nga ndonjë bukuroshe në mes të gishtave tuaj në udhëtimin e ngjeshur të mëngjeseve. Është një pasdite. Një e tillë si kjo gjithmonë më kujton fushën e gjerë me fijet e barit të thatë, në ngjyrë të artë dhe aromën livando të saj. E gjitha trazohet dhe qaset kalimthi në memorje si shukatja e shushurimës në erë të ngrohtë. Është një pasdite të shtune. Si kjo pasdite që gjithmonë më kujton një të kaluar kalimtare. Një kalimtare si retë livando në qiell që bëjnë rrokadë herë në sytë imagjinare të Laurës e herë në sytë e hapura glob të liqenit. Laurën e kam takuar për herë të parë kur isha në klasën e njëmbëdhjetë. Në shkollë të mesme ishte ajo që më pas më shoqëronte tepricave të ngjeshura të kohës. Nga prindërit e mi kisha kuptuar se kjo shkollë që gjatë kohës së tyre si studentë, ishte e njohur edhe në atë zonë për të gjitha bukuritë e saj. Emri i saj në heshtje dhe në memorje mjaft brezave u kujtohej si sinonim për studentet bukuroshe. Por dikush e kishte quajtur edhe me ndonjë nofkë si ‘pularia’ e zonës, e dikush nga shkollat e tjera e kishte quajtur ndryshe, afërsisht me një sinonim xhelozie që vinte nga bukuria e shumtë femërore. Me sa dukej, reputacioni i saj për bukuroshet, ende mbahej i vërtetë, jashtë nofkave të cituara, sepse kisha gjetur Laurën atje. Çdo ditë ajo kalonte afër rrugicës sime për në shkollë, duke mbajtur veshur një fustan basmaje me lule, një triko me mëngë të gjatë e çanta e shkollës i rrinte varur në krahun e saj të majtë. Pas shkollës, unë do të bëhesha palë me disa djem tek bordurat e ngritura të rrugicës kryesore, por unë kurë nuk do të ktheja sytë tek shpotitjet e të tjerave. Sytë e mi do të nguleshin vetëm tek Laura. Laura ishte imazhi që kërkohej gjithnjë në sytë e mi. Unë do ta ndiqja gjatë nga prapa, ashtu padukshëm në ecjen e saj, herë pas here një delir infektues më ndiqte pas. Më dukej se një erë tipike e flokëve të saj mbushte gjoksin tim si parfumi më aromatik që mund të ekzistonte. Kur mësova se ku banonte ajo, gjeta rastin dhe pretekstin duke pretenduar se kisha arsye të vetme për të marrë hua fletoret e saj të detyrave

Laraskat gëlltisin lotët (Fragment nga romani “Fijet e barit të thatë”) të shtëpisë, si një mënyrë e vetme, që edhe ajo të më pikaste mua. Puna e fletoreve ishte vërtet pretekst, por ajo nuk e përtypi dot. As unë nuk e kisha menduar se ajo kishte diçka të barabartë në sytë e saj. Unë e dija se kisha rënë në dashuri. Po ajo? Ajo nuk ishte thjesht një vajzë në ëndrrat e mia. Ajo ishte gjithashtu, pikërisht lloji i vajzës, për të cilën prindërit e mi, më kishin paralajmëruar mua. Javën e parë, kur unë u largova për në shkollë të mesme, nëna ime u soll shumë përreth, më paketoi rrobat dhe ushqimin për mua. E gjitha ishte merak prindi. Tamam sikur atje në atë zonë nuk do të kishte ushqime të mjaftueshme dhe sikur buka do të ishte problem. Ajo bëri kulaçët e saj të preferuar, byrekun e duarve të saj, dhe mjaft gjëra të tjera. Dhe sigurisht, ajo kishte mbushur një kuti të tërë me reçel fiku. Shokët e klasës sime e dinin se unë kisha reçel fiku në një enë të madhe qelqi dhe çdo ditë vinin e ngjyenin bukën e thekur me të. Babai im shëtiste i heshtur nëpër shtëpi, por e dija se nuk kishte diçka tjetër veç merakut për mua në mendjen e tij. Natën e fundit, para se të largohesha, prindërit e mi u ulën pranë meje dhe në formën e tyre të lutjes, flisnin në heshtje e pëshpërisnin, duke më shtuar

shikimet dhe duke më dhënë këshillat e duke më ngarkuar me përgjegjësitë se si duhej të isha, se si duhej të sillej jashtë shtëpisë një djalë i mirë e i edukuar. Para së gjithash, më duhej të studioja shumë dhe të merrja në shkollën e mesme rezultatet e duhura për të kapur kuotat e lejueshme për Universitet. Së dyti, unë duhej vetëm të mos harroja aspiratat e mia si poet, sepse kjo do të sillte një arsye më shumë të më lidhte me shkrimet nëpër gazeta e të më mbante disi me të holla, me ato pak honorare që jepnin gazetat e asaj kohe. E treta, e kjo ishte mbi të gjitha, miqësitë ishin të pranueshme, por dashuria ishte jashtë diskutimit. Dashuria do të më sillte më afër me vuajtjet, kështu sytë e vajzave do të më shkëpusnin nga studimet e mia. Sytë e vajzave janë si liqen i hapur ku zbret e ngjitet qielli pa normë. Përveç kësaj, unë nuk duhet të shqetësohesha për gjëra të tilla, për shkak se, prindërit e kishin pikasur një vajzë të bukur, ishte e një shokut të tyre, ishte një vajzë shumë e virtytshme dhe punëtore. E ajo do të ishte jeta ime. Ata e lanë atë porosi në mes, por unë i dija implikimet e tyre të plota. Unë në heshtje dukesha gati i rebeluar. Isha me atë heshtje kundër idesë së martesës së paramenduar, kundër dashurisë së diktuar, por mendoja se ishte


15 Nr. 49 - JANAR 2015

më mirë të mos bëja një skenë rebeluesi në sytë e prindërve, para se unë të largohesha nga shtëpia. E katërta porosi prindërore ishte se një grua e bukur, do të shkaktojë tek një djalë të papërvojë si mua, dhimbje të pashpjegueshme dhe vuajtjet do të sjellin turp për familjen. Në këtë moshë, të gjitha arsyet janë të gjesh një grua që nuk lodhet duke punuar shumë, më porosiste nëna ime. Dhe fjala e saj në këtë porosi ishte me ton të rëndë, duhet të jetë dikush, e cila mund të punojë me duart e saj në diell, pa u brengosur për të errësuar lëkurën e saj dhe që do të më përkrahte mua gjatë studimeve të mia mjekësore. E ajo do të ishte nëna ime. Betohej në qetësinë e shpirtit të saj. Ishte nëna që betohej e më këshillonte më shumë... Ata më thanë e më këshilluan mjaft që të isha i kujdesshëm mes vajzave të asaj zone, kujdes se ato janë bija të pasura, familje arrogante dhe të tillat një si ty e kanë fare lehtë për ta prishur. Kjo ishte arsyeja pse dashuria ime për Laurën mbeti një e fshehtë për të gjithë familjen time. Edhe në mes të shkatërrimit dhe dëshpërimit pas vdekjes së saj, askush nuk e kishte kuptuar dot thellësinë e ndjenjave të mia apo edhe të kishte dyshuar sadopak në ankthin tim. Ata kurrë nuk arritën të kuptojnë bukurinë dhe forcën në të, sepse gjithë jetën e tyre, ata duhej të ishin të fortë. Ata e kishin parë vuajtjen sindromë, aq shumë nga jeta, më shumë se pjesën e ndjeshme jetike tek çdo qenie të vetme njerëzore. Por ata ishin të fortë dhe të durueshëm. Dhe kjo forcë dhe

ai durim i kishte verbuar ata për bukurinë. Kur bukuria vjen e përshkuar nga dhimbjet ekstreme dhe mes zemërimit, disa njerëz të goditur nga vuajtja përsëri e shohin bukurinë me hakmarrje. Të tjerët me qetësi zënë sytë e tyre dhe trazojnë energjinë e tyre me ato të familjeve të tyre dhe të dashurit. Ka edhe njerëz që lejojnë dhimbjen të depërtoj në kockat e tyre. Lejojnë plazmën e dhimbjes së gjakut të tyre të holluar të mpiksë ankthin dhe lejojnë që shpirti i tyre të jetë i pastër dhe i sjellshëm. Laura ishte një nga këto që bëjnë pjesë në grupin e fundit të njerëzve. Gjatë viteve të turbullta para rënies së diktaturës, kur Laura ishte rreth dhjetë vjeç, ndryshimet kishin filluar të qasen ngadalthi nëpër faqet e gazetave. Një ditë kishte ardhur e kishte trokitur në derën e shtëpisë së familjes së saj, në mes të natës, një njeri i veshur me pardesy të zezë dhe kishte kërkuar xhaxhain e saj. Xhaxhai i saj ishte marrë dhe ishte çuar larg dhe ishte zhdukur që nga ajo kohë. Një nga dëshmitarët e vrasjes në mesnatë kishte mbijetuar dhe kishte arritur të rrëfej atë përvojë të tmerrshme. Njeriu i damkosur me thikë e tytë revolveri në ballë kishte kallëzuar se trupi i tij i sakatuar kishte mbushur një qese plastike të ashpër dhe së bashku me disa shkëmbinj ishte hedhur në lumë. Familja dhe të afërmit e saj kishin qenë shumë të frikësuar në atë kohë për të bërë ndonjë pyetje publike. Ata vetëm heshtjes ia kishin dhënë arsyen e tyre jetike dhe ishin të vendosur që heshtjen ta mbanin deri në altar, madje edhe në atë ndjenjë heshtjeje pranë altarit të gjyshërve të saj, që kishin heshtur dhe heshtjen e masakrave nga duar mizore ia kishin çuar dheut peshqesh. Çdo natë që nga ajo kohë atëherë, madje edhe kur u takova me Laurën në klasën e njëmbëdhjetë, ajo dhe gjyshja e saj do të luteshin në heshtje për të qetësuar vdekjen e tij të pajustifikuar dhe të dhunshme. Nuk kishte dhimbje tjetër më të madhe në jetën e saj, e megjithatë, ajo kurrë nuk do të lejonte të tregoja për dhimbje të tilla. Ajo më mbushte me urtësi dhe forcë, dy tipare që i kisha dëshiruar ti kisha në siparin tim ecejak e jetik për të gjithë jetën time. Ajo dikur më tha një legjendë në lidhje me laraskat. Ato, më tha ajo, gëlltisin lotët e njerëzve. Dikur kishte jetuar një vajzë e mbushur me trishtim. Trishtimi ishte kthyer në dhimbje. Por dhimbje të tillë në jetën e saj kurrë nuk kishte hasur. E për ta zbrazur atë dhimbje ajo gjithnjë shkonte për të qarë nën një pemë. Si lotët e saj kishin rënë një ditë, një tufë laraskash zbritën prej qiellit dhe gëlltitën të gjithë lotët. Dhe kur pështynë dolën nga sqepat e tyre perlat e panumërta të lumturisë në këmbët e saj. Ajo hapi sytë por laraskat fluturuan mjaft larg. Laura, një ditë më tha, se unë isha pikërisht një tufë e saj e laraskave. E unë i thashë se unë kurrë nuk do të fluturoja larg prej saj. Viti im i njëmbëdhjetë ishte një vit i magjisë dhe dashurisë. Ndjeva intensitetin dhe marrëzinë e dashurisë time për Lauran. E ndjeja si një qiell që vetëm retë i ka lëvizje të dukshme e të padukshme. Dhe retë kishin dhe kanë instiktin e tyre. Një poezi e imja e mbetur ende në një letër me buzët e saj të stampuara fliste ndjeshëm e ndalej pikërisht tek instikti i reve:

Kokëmbathur me këpucë. Retë shalle të najlonta duzinë, turren duke shkelur mbi njëri-tjetrin, japin veten hua, vetëtimë të bëjnë lidhjen e shkurtër, trimosha të thekur për këtë stinë, rethirrje në vesh të shurdhër. Majëkrahu pikojnë në shtratin gri, boshllëku dhe stekat e shiut, bullaten pastaj në vetmi, si putra të ngjeshura ariu. Shumica tresin instiktin, kotësinë, re të fryra mëngjarashe, kur s’e panë veten në pasqyrë, mbetën që mbetën hutaqe. Çdo stinë i shkund sipas dëshirës, mbi kulme, çati e pragje, jo pak herë në mes të ditës, u ngre kurthe, u hedh laqe. Kështu siç janë katandisur retë, arna të grisura në qiell, nuk dinë ku janë as vetë, shkunden dhe në ditët me diell. I frikësohen cilësdo të vërtetë, ndaj shkrihen pa e ditur për çka, të gjithë vijnë, përveç atyre që i pret, remynxyrat, që kjo stinë na dha. Por pas instikteve të reve, një pasdite të shtune, ne ishim si gjithmonë bashkë, ecnim drejt liqenit, e ndanim hapat e zhurmshëm me tregtarët, shitësit dhe peshkatarët. Ne u ulëm në vendin tonë të veçantë nën një pemë shelgu lotues, larg nga njerëzit e tjerë. Laura si zakonisht solli me vete oshafkat e thata, të cilat janë të tharta si vetë kumbullat edhe pse janë me sheqer dhe ngjasojnë me një lloj jamballie. Ajo e dinte se unë i doja që kurrë ne ishim bashkë si të dashuruar dhe ishim bërë gati plotësisht për njëri-tjetrin. Dhe unë dukesha si një i dashuruar edhe pas atyre oshafkave. Ndodhte që ndonjëra të më binte nga dora e unë fap e merrja e shkundja e as atë nuk doja ta humbisja nga kullufitja. Ndonjëherë qëllonte të merrja bashkë me të edhe ndonjë fije bari të thatë, e Laura shkrihej duke qeshur me mua. Ej, kujdes, kujdes, fijen e barit të thatë, më thoshte ajo e fjalët ia këpuste treshazi e qeshura e saj tipike. E unë ia ktheja me shpoti. Afrohu më afër fijes së barit të thatë dhe do të shohësh e ndjesh zjarrin e saj. Do të shohësh magjinë e fijes së barit të thatë. Do ta ndjesh atë mrekulli... Dhe ajo afrohej e afrohej dhe mrekullia çelej në sytë tanë. Buzët imitonin oshafkat që ajo sillte me vete. Laura pastaj fillonte bisedat e saj për të më treguar për ëndrrat e saj për të luajtur profesionalisht në violinë. Ajo dëshironte të shkonte në Institutin e Arteve për të studiuar muzikë, por prindërit e saj donin që ajo të bëhej një mësuese. Gjendja e saj ishte e ngjashme me timen. Dhe fatet dukej se ishin shkruar të ndiqeshin po njësoj. Vazhdon numrin e ardhshëm...


16 Nr. 49 - JANAR 2015 Nga Fatmir Terziu Aspak nuk dua të ndalem në qindra arsye pse duhet dhe duhej të duartrokisnim, ta duartrokasim dhe të vazhdojmë ta duartrokasim Ambasadorin Mal Berisha. Arsyet ndoshta duheshin parë diku, ndoshta në një ‘astar’ thashethemnajash të grisura me mijëra perceptime gazetareske e jo gazetareske në sfondin mediatik. Ndoshta duheshin rrëmuar në disa sforcime të vogla kolegësh apo dilentantizma të tjera allapolitike. Por ndalesa është e kotë jashtë vlerave që merr fakti i jetës së një intelektuali, si Mal Berisha, një diplomat i tejsuksesshëm, një njeri mbi të gjitha me vlera të radha. Jo nuk duhet ndalur tek kotësia e gjërave, tek vogëlsirat që na ndajnë dhe nuk na bashkojnë, nuk na bëjnë të ecim përpara. As ndoshta edhe në ato pak të thëna, që e zgjojnë interesin e kësaj ‘duartrokitjeje’ intelektuale, jashtë atyre që ndoshta do të ishin të tëpërta dhe mediokre. Kam kohë që lexoj tre vëllimet e këtij autori. Pata fatin ta kem këtë libër me 3 vëllime mbi jetën dhe veprat e misionarit amerikan, Charles Telford Erickson. Dhe jam ndjerë vërtet i kënaqur. Është një punë kolosale. Por këtu ndoshta do të bashkohesha jo kot me mendimin e kolegut tim të “Zërit të Amerikës” që e quan studiuesi Mal Berisha me vlera. Por edhe me mendimin e disa miqve të hershëm të autorit apo edhe të atyre që e ndjejnë se figura e një studiuesi të tillë është përtej perceptimeve. Duke ditur se Charles Telford Erickson ka patur një ndikim të madh në jetën e Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar, libri tre vëllimor merr një përmasë më reale e më të vlerësueshme. Erikson ka komunikuar rregullisht me presidentin amerikan Udrou Uillson gjatë periudhës më të vështirë, kur rrezikohej ekzistenca e shtetit shqiptar, ndoshta kjo për ironi të faktit, ku vetë emri i Ambasadorit Berisha ka kohë që ka filluar të bëhet ‘lakim’ i sfondeve me ngjyrime tendencioze e të pabazuara politike. Ndërsa këto lakime shfaqen në interesa të ngushta ajo që duhet parë është më interesantja. Është Ambasadori me një aktivitet të ngjeshur, dhe ndoshta një nga më të sukseshhmit në këtë post kohët e fundit. Ndërsa lidhja e studiuesit Berisha lidhet jo thjesht me mbiemrin e tij, por me një arsye tjetër të goditjes, ajo e studiuesit është ndoshta më realja që e bën këtë pozicion të vlerësuar.

Pse duhet një duartrokitje e fortë për Ambasadorin Mal Berisha Vëtë Mal Berisha shprehet “Librat e Eriksonit, përveç dokumentave që përbëjnë biografinë, në çdo kapitull kanë një thënie të tij për shqiptarët. Sa herë që i kam nxjerrë ato citate nga veprat e tij të pabotuara, dhe sa herë që i lexoj tani, mua më bëjnë më krenar nga ç’kam qenë më përpara. Është krijuar një ndërlidhje midis këtij personaliteti shumë të madh që ka punuar për Shqipërinë dhe edukimit që ai më ka bërë mua si shqiptar, si diplomat, si patriot, si një qytetar që e dua këtë vend. Kur mësova se sa shumë e deshi ky njeri Shqipërinë, unë them se ne shqiptarët duhet ta duam shumë herë më shumë.” E ku ka gjë më të bukur e më të pjekur të dëgjosh të përsëritur disa herë nga goja e një diplomati se “Unë respektoj punën që kanë bërë paraardhësit e mi në këtë ambasadë. Në këtë aspekt unë nuk kam filluar në truall bosh por në një mjedis ambasade me një staf diplomatik të mrekullueshëm, patriot dhe profesionist dhe me një përvojë të pasur në forcimin e marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut. Çfarë ndry-

shimesh? Thjesht do ta intensifikoj punën duke i çuar këto marrëdhënie edhe më tej. Ndërkohë, ambasada besoj se tani është kthyer edhe në një qendër kulturore ku shumë artistë dhe veprimtar shqiptarobritanikë të cilët kanë mundësinë të ekspozojnë veprat dhe punët e tyre në mjediset e ambasadës.” Dhe vërtet kjo është një nga gjërat më të mira që ka bërë vetë Ambasadori dhe Ambasada që drejton ai. Ai e ka kthyer vërtet në një qendër kulturore ku promovimet vijnë e shkojnë duke mos patur dallime. Investimi kulturor i Ambasadorit Berisha, nuk vjen thjesht nga ajo që mund të shënohet si e tillë, por nga dashuria për artin, kulturën, vlerat intelektuale, si studiues dhe njohës i disa fushave, Ambasadori Berisha ka arsyen të shprehet qartë: “Kjo varet nga qasja që ka secili. Por unë ende e shoh ambasadorin si një mishërim të dijes, moralit të lartë, patriotit, njeriut me besim të madh dhe dinjitoz. Këto nuk mund të jenë të tilla pa patur një horizont të gjerë kulturor dhe veçanërisht dijeni për vendin tënd. Unë do ju kujtoj dy ambasadorë që janë modeli im. Faik Konica i cili ishte një am-

basador i shkëlqyer por edhe erudit i madh dhe patrioit i madh që shkriu jetën për Shqipërinë. Natyrisht aty është vështirë të arrihet, por kjo nuk pengon asnjë ambasador shqiptar të ëndërrojë dhe punojë për të bërë diçka si ai. I dyti është ambasadori amerikan Herman Bernstain, i emëruar nga Presdienti Herbert Hoover ne fillimin e viteve ’30 në Tiranë. Ai ishte një gazetar i famshëm hebre nga Lituania që mbuloi Revolucionin Socialist të Tetorit për Nju Jrok Post dhe gazeta tjera amerikane, një diplomat i shkëlqyer amerikan, një hebre që e donte më shpirt popullin e vet hebre, por edhe një studiues i kulturës shqiptare. Ai la një mori relikësh të kulturës materiale shqiptare në Muzeun Hebraik në Nju Jork. Për mua, ambasadori nuk duhet të jetë thjesht një burokrat që përcjell vetëm mesazhe zyrtare, të hapura apo të mbyllura midis dy vendeve, por edhe një përfaqësues sa më i mirë i kulturës së vendit e sidomos historisë së marrëdhënieve me vendin ku ai akreditohet. Në fakt unë nuk e imagjinoj dot punën e diplomatit të palidhur edhe më kulturën, artin, muzikën sidomos atë klasike, dhe dijenitë e gjëra për to. Por ta arrish atë duhet të investosh çdo ditë.” Kjo e mjaft të tjera e transferojnë vlerën dhe duartrokitjen e fortë për Ambasadorin Berisha, në një kohë që një fjalë e urtë popullore shqiptare e thotë bukur se “Pema që ka kokrra goditet më shumë”. Ndoshta këto ‘goditje’ tinzare e kanë bërë të forcohet edhe më shumë arsyeja e duartrokitjes së njeriut që di të jetë pjesë e thjeshtësisë dhe dashurisë komunitare. Mal Berisha, thjesht si shqiptar duhet duatrokitur mijëra herë, ai është diplomati që bëri realitet vendosjen e bustit të Skënderbeut në Londër, por që ende negocionon për vendosje të tjera në Botë. Por duartrokitjet më të forta i takojnë se është edhe një familjar model. Ai gjithnjë dhe kudo është në krah të zonjës së tij të nderuar që gëzon respekt të dyfishtë në komunitetin tonë e më gjerë. Dhe tjetra është se të gjithë shoqatat thonë hapur ‘është i papërtueshëm dhe i respektueshëm’. E pra ja pse duhet duartrokitur Ambasadori Mal Berisha, jo thjesht se është I Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, por se është Mal dhe përtej kodit të malit, nga ku rrjedh ky emër i bukur edhe bubullimat janë durtrokitje vlerash, ia rrisin lartësitë dhe nuk ia ulin kurrë një Ambasadori të tillë.


17 Nr. 49 - JANAR 2015

Pak për të qeshur dhe për të qarë... Nga Fatmir Terziu Ai ishte djalë i vetëm. U rrit si veshka mes dhjamit. Por kur u bë për shkollë, gati ndërroi fati i tij. Donte të bëhej bari. Shihte librat dhe sëmurrej. Shihte delet dhe ngrihej në këmbë e kërcente. Shihte mësues dhe fshihej. Shihte barrinj dhe u turrej në qafë. -Eh, medet çfarë na gjeti, - thoshin prindërit e tij, drejtora dhe biznesmena. Megjithatë kundërshtuan të vetmen dashuri të të birit. Nuk e dërguan me dele. I gjetën vend në Universitet. Madje për Juridik... Pas shumë vitesh ai u bë kryetar komune. Madje kryetar i madh. Dikur kishte qenë shitës. Shiste e çfarë nuk shiste... për tu mburrur një ditë u gjend në një tryezë me një avokat, gjykatës dhe një prokuror. Ata jepnin e merrnin se dikush kishte dhënë dënim se kishte ofenduar kryetarin e partisë së tyre. -S’më duket i drejtë dënimi, - tha i dipomuari për juridik dhe kryetar komune, njerëzve të ligjit. -Përse? -Ky ligji që kam unë në xhep, nuk thotë ashtu, - tha ai e nxorri një libër të trashë dhe ua vuri në tavolinë. -Po si thotë ky ligji yt? – pyetën ata. Dhe ua hap librin në faqen ku ishin dy çeqe të mëdha parash, e hap në faqen tjetër gjen një tufë dollarësh, e hap në tjetrën disa euro. Atyre u ndriçon fytyra dhe i kthehen kryetarit: -Kështu nenesh ka ky libër deri në fund? -Po, -tha kryetari. Atëherë ata ngritën gotat dhe iu kthyen atij: -Mos të vij keq që nuk u bëre si ne, me shkollën që mbarove na ke mbaruar edhe ne, edhe këto nene. Ky libri jot i pshurka tërë ato dhjeta që kemi marrë ne e jo më ata nenet tona. E qeshur lakuriq ... Një natë dimri të ftohtë, gruaja e bindur se i shoqi i saj deputet ishte larg me shërbim dhe nuk do të kthehej në shtëpi, doli në dritare dhe i thirri me kujdes komshiut të saj të dashur avokat e biznesmen. Ai erdhi menjëherë dhe nisi gostia me të ngrënë e të pirë. Nuk ndezën asgjë për tu ngrohur se donin ta shijonin atmosferën ndryshe, të nxeheshin duke pirë. Pas buke ata hynë në dush të laheshin. Kur sapo iu drejtuan krevatit rra dera. Burri shtangu dhe gruaja u tremb. Shkoi të hapte derën. Nga frika i rra mbështjellësja. Burri i saj hyri menjëherë dhe i acarruar nisi të bërtasë: -Paskeni dalë për plazh moj grua! -Jo more burrë, jo ne dukemi ashtu, por jemi veshur komplet, ty të bëjnë sytë. Komshiu erdhi të merrte çakmakun për të ndezur duhanin. -Si ashtu, qenkeni veshur?! Çakmakun, ë, çakmakun... E shoh çakmakun... -Po ja na prek po deshe, jemi veshur..., tha gruaja.

-Si qenkeni more veshur?! Do t’ju vras! -Ja unë këto rroba kam, siç më sheh, por ama ti ndoshta nuk i sheh. Do të të tregojë se kështu dukesh më bukur?, - i tha komshiu. Janë të lehta, të bardha e të tejdukshme dhe madje shkruajnë në pamjen e tyre. U tregojnë të tjerëve se sa vlera kanë këto rroba të tejdukshme. Janë si shkrimi i Nastradinit. -Po hë de, hë si qenka ky shkrimi i Nastradinit, se nuk e ditkam? -Ja kështu. Shkrimi i Nastradinit ishte pa bojë, pa laps, pa stiroplaps. Një ditë ai shkoi dëshmitar tek një hajdut. Gjykatësi i tha shkruaj çfarë pe. Ai nisi të lëvizte gishtat dhe tundej e shkundej. Çfarë bën?- i tha gjykatësi. Po shkruaj, - u përgjigj ai. Po nuk shoh gjë. Eh, po të shihje ti, atëherë kot ishte shkrimi im, do të ishte shkrimi jot këtu. Këtu qëndron meseleja. Dhe kështu gjykatësi u bind se ai ishte shkrimi i Nastradinit. Dhe çfarë i tha Nastradini ai e besoi si të shkruar. Ashtu ë? – u revoltua i zoti i shtëpisë. Do të ju vras. Po më mirë na vrit more se na lë kështu të marrim plevit... Daullet e veshëve... Dy motra shkojnë për gosti tek një kushërirë e tyre. Vajzat pasi morrën udhëzimet nga prindërit të ishin të sjellshme dhe të mos i mërzisnin u

thanë ‘udhë e mbarë’ dhe ‘kujdes e kujdes’. Të dyja shkuan dhe pasi u çmallën me kushërrinjtë u ngjitën në dhomën që u kishin dhënë bashkë me vajzën e vetme të shtëpisë. Gjithë natën ato nuk pushuan. Tregonin barsaleta dhe qeshnin me të madhe. Të zotët e shtëpisë habiteshin. Folën e folën gjithë natën. Ditës tjetër në mëngjes të parët ishin ngritur dy vajzat. U përshëndetën, hëngrën mëngjesin dhe u thanë se aq kishin leje, por në ikje e sipër i pyetën nëse kishin ndonjë porosi për prindërit e tyre. I zoti i shtëpisë, u tha tu bënin të fala, ndërsa kushërira u tha se donte tu bënte jo vetëm të fala, por tu thoshte se paskan dy lodra të lezetshme. Kur u kthyen vajzat treguan se çfarë u thanë. Babai i tyre, tundi kokën dhe u tha: “Ua paskeni çarë veshët gjithë natën, u paskeni çarë daullet e veshëve...”. Plep apo kastravec Në një fakultet shkojnë dy studentë me mundësi ekonomike të ndryshme, por edhe me aftësi e mençuri të ndryshme. Një ditë njëri prej tyre kërkonte të tallej me shokun e tij më të varfër e më të pazgjuar, që i dukej ‘kastravec’. A është më mirë të jesh kastravec apo plep? – e pyet ai shokun e tij. Më mirë të jesh plep se sa kastravec. Unë dua të jem kastravec, - thotë tjetri, se kastravec ngado ta çosh nuk e gjen gjë, kurse plepi, po ta presësh, duhen vite që të rritet.


18 Nr. 49 - JANAR 2015 Marrëdhëniet shqiptaro-hebraike dhe kontributi i ambasadorit amerikan Herman Bernstein gjatë viteve ‘30 Diplomati dhe publicisti Mal Berisha ishte këtë të diel i ftuar nderi në Institutin e Studimeve Hebraike në Nju Jork të SHBA-ve, (YIVO- Institute for Jewish Studies). Diplomati shqiptar që mban detyrën e ambasadorit shqiptar në Londër dhe Irlandë, referoi mbi një figurë mjaft të rëndësishme që ka pasur ndikim në marrëdhëniet shqiptaro-hebraike para Luftës së Dytë Botërore. Është fjala për ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Herman Bernstein. Berstein shërbeu në Shqipëri me gradën diplomatike i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm nga 17 shkurti i vitit 1930, deri në 24 shtator 1933. Puna e diplomatit amerikan gjatë këtyre viteve ka pasur një rëndësi të veçantë, jo vetëm në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, por kryesisht edhe për kontributin e jashtëzakonshëm që dha për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri. Aktiviteti diplomatik, gazetaresk, por dhe si shkrimtar i Berstein gjatë misionit në Shqipëri dhe roli i tij në shpëtimin e hebrenjve në vendin tonë, ka qenë në qendër të një hulumtimi të veçantë të diplomati Mal Berisha. Puna për përgatitjen e këtij prezantimi për zotin Berisha kishte filluar që me kohë, dhe autori kishte përgatitur përveç prezantimit me Power Point edhe një broshurë të plotë prej 50 faqesh të cilën ua shpërndau të pranishmëve. Prezantimi i diplomatit Berisha u bë përpara një audience të gjerë, ku të pranishëm ishin amerikanë, amerikanë hebrej, shqiptaro amerikanë, studiues dhe të interesuar për lidhjet e Shqiptarëve me hebraizmin. Ambasadori foli në mënyrë të detajuar dhe pasqyroi një pamje të gjerë të asaj se përse në Shqipëri gjatë kohërave më të vështira të holokaustit, por edhe në etapa të tjera nuk u dëmtua asnjë hebre. Duke folur për diplomatin Berstein dhe qëndrimine tij në Shqipëri, z. Berisha tha se Bersteni ishte një emër i njohur i atyre viteve në komunitetit hebraik në SHBA dhe një prej publicistëve që evokoi me punën e tij rrezikun nazist ndaj këtij komuniteti. Ardhja e tij ambasador në Shqipëri ka qenë jo vetëm një vlerësim i diplomacisë amerikane për vendin tonë, por edhe një mision që la gjurmë në marrëdhëniet shqiptaro-hebraike.

MAL BERISHA:

Si u shpëtuan hebrejtë në Shqipëri

Në hulumtimin e tij, diplomati Berisha është ndalur në kontributin që ka dhënë Shqipëria për shtimin e hebrenjve, si një nga vendet e pakta europiane që arriti të kthehej në strehën më të sigurt për hebrenjtë gjatë represionit nazist. Zoti Berisha u evidenton fakte se si Shqipëria deri në fund të Luftës së Dytë Botërore e kishte trefishuar popullsinë e saj hebreje. Në qytete të ndryshme të Shqipërisë janë strehuar hebrenj nga Austria, Gjermania dhe Jugosllavia. “Unë jam një shqiptar. Një nga traditat që unë vlerësoj së tepërmi tek popullin tim është BESA. BESA është Kodi i Nderit i shqiptarëve. Ai udhëzon sjelljen tonë ndaj mysafirëve dhe kur dikush gjendet në nevojë të skajshme. Kodi ynë moral është i shprehur në këtë mënyrë: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut”. Kjo është arsyeja pse populli shqiptar ka strehuar dhe mbroj-

tur, jo vetëm hebrenjtë e vendit të vet, por edhe refugjatët hebrenj që dëboheshin gjermanët nazistë”, - u shpreh gjatë fjalës së tij diplomati Berisha. Ai ka dhënë edhe shifra konkrete të hebrenjve që janë shpëtuar në Shqipëri. “Rreth tre mijë hebrenj u shpëtuan në Shqipëri. Në fakt, gjashtëdhjetë e nëntë shqiptarët i kanë pasur emrat e tyre të gdhendur në Yad Vashem (përkujtimorja në Jeruzalem). Myslimanët dhe të krishterët shqiptarë morën rreziqet më të larta mbi veten e tyre për të shpëtuar hebrenjtë”. Kontributi i Herman Bernstein në marrëdhëniet shqiptarohebraike Ambasadori Bernstein është një figurë shumëdimensioale, që ka lënë gjurmë në marrëdhëniet me Shqipërisë dhe SHBA-ve. Kontributi i tij për Shqipërinë nuk lidhet vetëm

me punën si diplomat, por edhe si gazetar dhe publicist i njohur. Gjithashtu, ai është një nga diplomatët dhe figurat e rëndësishme që vendosi precedentë të rëndësishëm në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe hebrejve. Ai shkroi dhe u bëri jehonë vlerave të rralla të kombit shqiptar, siç janë BESA dhe mikpritja, mungesa e plotë e antisemitizmit mes shqiptarëve dhe toleranca historike fetare e etnike. Duke njohur këto cilësi të kombit shqiptar, Benstenin ndikon në vendimmarrjen e Mbretit Zog për të ndihmuar hebrejtë. Vlen të theksohet se në vitin 1935, Mbreti Zog urdhëroi të gjitha misionet konsullore shqiptare në Europë që të jepnin viza për hebrejtë që kërcënoheshin nga përndjekja gjermane. Falë këtij vendimi u bë i mundur shpëtimi i mijëra jetëve të hebrejve që kërkonin shpëtim nga vala naziste e cila përshkoi në atë kohë Europën.


19 Nr. 49 - JANAR 2015 Nga Sejdi Berisha Ka kohë që më kishte “rrokur” zjarrmia për të udhëtuar me tren prej qytetit të Pejës e deri në Prishtinë, për t’i kujtuar e për t’i thënë disa kujtime e ngjarje, që, siç dihet, hekurudha dhe treni gjithmonë i fshehin dhe kurrë nuk i tregojnë, e që më të vërtetë janë histori e dhembshme, janë dëshmi e kohë të strukura diku në mes faqeve të pashkruara të rrugëtimit të kombit, të ecjeve, të trishtimit e të lumturisë. Për këtë, më duket se gjërat e tilla e kanë peshën e madhështisë për t’i shkruar e komentuar ato, e kanë zërin, i cili pastaj sikur jehon për gjithçka në të katër anët, ose cep më cep të tokës. Por, edhe Ju duhet ta kuptoni se është e pamundur që edhe unë t’i them e t’i ndriçoj as çerekun e tyre. Mirëpo, do të përpiqem të them diçka edhe përtej trenit, përtej binarëve... Thana dhe rrëfimi për varrin e gjyshes... Sa herë më kishte shpjeguar babai për punën e trenit, për binarët si përralla e tregime të lashta, se çfarë kanë bartur e çfarë kanë fshehur binarët, lokomotivat dhe vagonët që i kanë sjellë rrotat nëpër ata hekura të pakëputur. Por, po e nisi me një rrëfim të thjeshtë por shumë të rëndësishëm e kurrë të paharruar për mua. Babain dhe familjen e tij, jeta e kishte përplasur pamëshirshëm nëpër periudha dhe nëpër ndrydhjet e kohës. Më të dashurit e tij, disa i ishin varrosur në vendlindje, në disa në fshatra të ndryshme të huaja, ashtu siç iu kishte varrosur edhe nëna e tij e gjyshja ime, Vasa, të cilën nuk kisha arritur ta përjetoja dashurinë dhe ngrohtësinë e saj. Dhe sa e mbante mend babai. Kur merrnim biseda për historinë e familjes, ai, së pari “kacafytej” me mallin për gjyshen time, respektivisht, për nënën e tij, dhe disa herë me krenari ma shpjegonte hamendjen e tij se ku e kanë varrosur atë në fshatin Ramun të Pejës. Gjithnjë thoshte se e mbante në mend se e kishin varrosur afër një trupi thane, dhe gjithnjë thoshte, e di ku është ajo ndër varret e këtij fshati, duke shtuar se thana jeton e qëndron gjatë, bile e kalon shekullin. Isha i vogël, por babai kishte dëshirë që të ma tregojë varrin e nënës së vetë, por kishte dëshirë që edhe ai të vizitojë dhe të çmallet jo

Reportazh

TRENI I PEJËS...! pak por shumë. Kishte dëshirë edhe për të më treguar edhe shumëçka për trenin dhe binarët. Një ditë, vendosëm dhe u nisëm. Prej qytetit kishte bukur disa kilometra deri atje, por ishte interesant sepse udhëtohej përbri binarëve të trenit. Gjatë rrugëtimit, m’u regjistruan qindra ngjarje, por m’u ngarkua truri edhe me shumë ëndrra e çudira të mia të jetës, që kisha dëshirë për t’i kapur e për t’i përjetuar e rregulluar ashtu

siç dua vetë. Gjatë rrugëtimit, disa herë ecnim përmjedis hekurudhe, por e kishim kujdes trenin. Disa herë e hetova babanë se me duart e vrazhda si lëkurë prej opinge, i fshihte dhe i fshinte lotët nga faqet thatake. Besoni, shumë e doja, shumë e dua edhe sot, dhe çdo hap më shndërrohej nga një rrëfim historie, nga një pezëm e trishtim, por gjithnjë i mbështjellë me krenari. Dhe,

kështu, deri tek vendi ku duhej ta shmangnim rrugën nga hekurudha e për t’u drejtuar për në fshatin Ramun, sikur sa qel e mbyll sytë arritëm. Prej aty nuk kishte shumë gjerë ke varrezat e këtij fshati, ku duhet të ishte edhe varri i sime gjyshe, varri i nënës së babait tim, varri i Vasë Llaushës. Tani, edhe pse isha shumë shumë i ri, djalë njomak, mendoja se si ta ngushëlloja babanë dhe të mos mërzitet, por e kisha edhe dronë për vetveten time se edhe unë do të shkrehesha në vajë, sepse, gjithnjë, por edhe sot jam shumë i ndjeshëm. Posa arritëm tek varrezat, vërejtëm se në to kulloste një kope delesh, kurse bariu ishte ulur dhe e mbështillte një cigare duhan. Ishim shumë kureshtarë, kujdesshëm vizituam çdo trup thane, sepse aty kishte shumë drunj thane. Por, gati si me hamendje, u afruam tek trungu i një thane të vjetër dhe kërkonim gjurmët e varrit të gjyshes. I hetuam disa gjurmë varri, edhe pse nuk ishim plotësisht të sigurt se aty do të ishte varri i nënës së babait. U ulëm, dhe për pak asnjëri nuk flisnim. Nuk punonte mendja dhe as nuk dilnin fjalët. Nuk vonoi dhe bariu, prapa të cilit i mbeteshin shtëllunga tymi të cigares, e që ishte me mbi të shtatëdhjetat mbi supe, na u afrua dhe na pyeti: Marrë me shkurtime


20 Nr. 49 - JANAR 2015

Përtej zgjedhimit “e lëshuan!” Nga Fatmir Terziu Zgjedhimi në gjuhën shqipe nuk do ta ndryshonte kursin e foljes “lëshoi”. Madje edhe në shumës kur folja “lëshuan” ose e “lëshuan” nuk do të bënte zhurmë. Edhe pse në kontekst tjetër do të sillte vetëm erën e keqe në një mjedis ku dikur parfumi elektoral apo edhe pas-elektoral do të shkumonte djersë servilizmi mes shkronjave dhe fjalëve duarshtrënguese të disa gaze(p) tarëve që dinë të shkulin brinjësh spektatorin në rolin e tyre analitik. Në këtë kontekst “lëshimi” i emërzuar ka gjasa të bëjë aktin komik të radhës, madje kur ky akt shpallet nga e sapozgjedhura në PD për të mbajtur mardhëniet me shtypin, Grida Duma. Dhe ku? Pikërisht aty ku dje ky parfum ndihej deri në lëshimin e tij më të lartë, në emisionin “Opinion” të Bledi Fevziut. Duma lëshoi një akuzë të vërtetë: “këtu problemi nuk është se PD-po i shpërndan kaseta të gatshme medieve, por që mediet po i mbyllin dyert PD-së dhe

ata po bëhen me qeverinë”. Pra, ata që “lëshuan” këtë privilegj të foljes “lëshoj”, në çfarëdolloj zgjedhimi të saj, vetëm (Zot na mbro nga kuptim tjetër!?) duket se paqtohen me një sidromë. Dhe ajo sipas mediave “në fakt është sindroma më e re e opozitës”. Sidroma: “Rama po na rëmben edhe mediet tona”. Pikërisht këtu kumtonte edhe një editorial i kryeredaktorit të “RD”-së Bledi Kasmi, që citonte se “ju nuk ishit për tu shitur!”. Pra ata që mendohej se nuk e “lëshonin”, ata analistët e pashitur tani dolën pa ankand në “lëshimin” e radhës. Sipas mediave të tjera, ndoshta që ende nuk e kanë “lëshuar” shkruhet se “Megjithëse publikisht në PD nuk e pranojnë faktin se në takimet e Lulzim Bashës nuk lejohen kamerat, dhe televizioneve u shpërndahen vetëm kaseta të gatshme, në “off”, zyrtarët e kësaj partie thonë se në fakt janë mediat ato që nuk i ndjekin më aktivitetet, pasi ato janë vënë në garë për të shkuar

pas kryeministrit Rama.” Pra lihet të nënkuptohet sipas disa mediave se “pikërisht, pre e kësaj psikoze kanë rënë edhe mediat dikur më të afërta me Berishën dhe Bashën, që i kanë shërbyer atyre në çastet më të vështira, si 21 janari dhe zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Gazeta e Partisë Demokratike, “RD” ka filluar ti sulmojë hidhur ato.” Pak ditë më parë në Rilindjen Demokratike, doli një shkrim me titullin “Si po bie MAPO në prehërin e qeverisë”. Në këtë shkrim ofroheshin të dhëna mbi disa detyrime tatimore që kishte pronari i Medias “Mapo”. “Henri Çili dhe për disa borxhe të tij në Banka dhe gjetkë, dhe sipas PD-së, këto ishin detyrime që e kishin imponuar Çilin që të ndryshonte linjën editoriale të gazetës, të mbështeste qeverinë, me qëllim marrien e ndihmës qeveritare në këmbim për problemet e veta. Në një zgjedhim të tillë jashtëgramatikor, e “lëshoi” ose e “lësh-

uan” ka një dimension ajror tjetër, ndoshta më atomik se vetë ndotja kimike. Një ndotje e tillë e aspektit gazetaresk, sidomos atij të favorizuar e të përkëdhelur falë servilizmit të tij nën skutën e “lëshimeve” i ka kushtuar, i kushton dhe do ti kushtojë mjaft të gjitha palëve politike. Unë mendoj më së shumti do ti kushtoj opozitave, kushdo dhe kurdo qofshin ato. Që të mos ketë e “lëshoi” dhe e “lëshuan” më duhet të kuptohet mirë ligji pos fjalës “ lëshim” për të gjithë. Ky është një modul apo leksion që në aspektin mediatik në Britaninë e Madhe ka theksin e vet. Gazetarët dhe mediat kurrë nuk zgjedhohen me të “lëshuar” se kurë nuk ka “lëshime”. “Lëshime” që të bëjnë edhe pronar të madh pos servilizmit dhe “lëshimeve” pushtetare, vetëm se je pjesë e klanit “ustallarë”. Sa shumë kanë dhe ende vuajnë gazetarët e përkuhstuar, që s’kanë “lëshuar” në asnjë moment, dhe që s’dinë të “lëshojnë”. Tung deri në zgjedhimin tjetër të e “lëshuan!”.


21 Nr. 49 - JANAR 2015 Aleksandër Çipa Tranzicioni, trashëgimia dhe ndërgjegjja në raportet: individi me shtetin dhe shteti ndaj individit, janë përcaktuesit që nuk na japin besim se viti 2015 do të jetë i ndryshëm politikisht nga pararendësi i tij, 2014-a. Politika në Shqipëri ka pak kohë që e ka humbur aftësinë për të udhëtuar në periudhë ndryshuese për mirë. Në pesë vitet e fundit, madje ajo konsumon kohë dhe ditë me zhvillime retrograde. Qeveria e Kryeministrit Edi Rama kaloi një vit politik shumë të vështirë. Të tillë e kaloi për disa arsye: trashëgoi një fond financiar të zhdukur në një gropë të cilën e kishte mbuluar diabolikisht qeveria pararendëse. Një gropë që nuk dihej vetëm si bilanc financiar apo borxhesh shumëplanëshe, por edhe si gjendje monetare. Gropa monetare ka mbetur e paqartë edhe më tepër, pas zbulimit të dyshuar prej skandalit të vjedhjes fizike nga thesari i Bankës së Shqipërisë. Në këto kushte, qeveria e zotit Rama po shfaqet dhe vepron si një kabinet me energji goditëse ndaj së paligjshmes dhe informalitetit. Ky i fundit, pra informaliteti, përbën realitetin dominant të së shkuarës me emrin tranzicion dhe me trashëgimi të thellë në ndërgjegjen masive të qytetarëve. Ky sistem informaliteti e ka mbajtur shtetin të dobët, të dhunuar dhe shpërfi llur, të kapur dhe në gjendjen e një demokracie hibride të pakrahasueshme me dikënd tjetër në rajon apo gjetkë. Karakterizimin më të mirë të tablosë së Shqipërisë së 2014-s do ta realizonte një koleg i amerikanes “New York Times”: Ekziston një vend në Ballkan, i cili kufizohet me vetveten. Ku të papunët më së shumti punojnë. Ku të gjithë nxitojnë për në punë, dhe askush nuk arrin në kohë. Aty ku 8-orëshi i punës zgjat 12 orë. Aty ku shëndetësia është pa pagesë, ndërsa shërimi i shtrenjtë. Ku gazetarët janë të lirë të shkruajnë çdo gjë që ju urdhërohet. Ku sekretet shtetërore janë publike. Aty ku historia përsëritet çdo ditë. Ku më të pasurit janë njerëzit, të cilët kurrë nuk kanë punuar. Aty ku përdoret valuta e huaj. Aty ku të mençurit i deklarojnë të çmendur, dhe të çmendurit të aftë. Aty ku analfabetët e shkruajnë historinë. Aty ku ligjet janë të paligjshme, ndërsa anarkia gjendje normale. Aty ku jetohet për të ardhmen sepse për të tashmen nuk kemi të drejtë. Aty ku çdokush e përqesh tjetrin dhe askush askujt nuk ia dëshiron të mirën. Aty ku proceset gjyqësore zgjasin më shumë se jeta. Ku përmbytjet janë e vetmja mënyrë për ujitje. Ku konsiderojnë se vendi

Shqipëria 2015, pengohet prej vetes, favorizohet nga vështirësitë do të përparojë më shumë nëse xhiron gjithnjë e më tepër. Ku normalët nuk janë të nevojshëm, dhe punësohen të papërshtatshmit e jo të aftët. Është në Ballkan një vend ku me ndershmëri, sinqeritet dhe zell kurrë nuk do të arrish qëllimin e dëshiruar …!” Kjo Shqipëri e absurdit për vitin 2015 ka paracaktuar një palë zgjedhjesh vendore dhe disa paqartësi politike. Zgjedhjet lidhen me një konkurrim mes partive që parathotë pabarazi. Ndarja e re territoriale apo administrative, siç njihet ndryshe, duket se është skema që favorizon koalicionin e majtë në pushtet. PS dhe LSI si partnerët qeverisës, dyshohet se kanë pasur gjithë mundësinë për mishërimin e një skeme favorizuese për marrjen e qeverisjes në shumicën e njësive vendore të vendit. Opozita e zotit Lulzim Basha, që pason udhëheqësin historik të së djathtës së tranzicionit postkomunist, zotin Sali Berisha, ka hyrë në kohën e provës së përballjes së vetëreformimit. Pushteti tetëvjeçar e konsumoi në shumë aspekte, por edhe koha e gjatë e jetesës në tranzicion të tejzgjatur për shkak të vetes, i ka krijuar raport të vështirë me qytetarët dhe sidomos mbështetësit e vet djathtistë. Të dyja partitë kryesore në vend jetojnë një kohë zhgënjimi dhe pakënaqësie, e cila është faktori që fsheh për kushedi se kur, sfida dhe surpriza elektorale. Koha e këtij besimi në bjerrje ka favorizuar forcën e tretë, të dyshuarën dhe me perceptimin e të qenët me korrupsionin më të lartë, LSI-në. Zgjedhjet vendore të 2015-s paraprihen nga dyshimi për skemën favorizuese të koalicionit qeverisës PS-SLI, por edhe prej dilemës për një bojkot të mundshëm nga opozita që udhëheqës ka simpatikun pa karizëm Basha dhe mendje udhëruese të vjetrin Berisha. Një skemë e mundshme, por e vështirësuar për t’u përdorur pas mbylljes së bojkotit disamujor parlamentar falë një ndërhyrjeje nga BE dhe nënshkrimit të një marrëveshjeje me ndërmjetësim ndërkombëtar. Nëse nuk ripërsëritet bojkoti i plotë i PD-së në zgjedhjet e pritshme vendore, së paku pashmangshmërisht diçka tjetër do të gjenerohet prej mendjes së zotit Berisha. Aq

më tepër që edhe pse është larguar nga mandatet udhëheqëse, nuk braktis rolin aktiv të udhëheqësit historik brenda saj. Mes tij dhe qeverisë Rama-Meta po riciklohet dhe mbahet në fuqi një frymë dhe linjë e egër konfl iktualiteti, prej së cilës imponohet e inspirohet edhe qëndrimi zyrtar i PD-së për çdo gjë e në shumëçka. Në konfl ikt dhe në krizë ai luan më zotësisht, sepse imponohet nga pozita e ankimtarit dhe e të dhunuarit të dhunshëm. Por sidoqoftë, mes kreut të PDsë Basha dhe kryeministrit socialist Rama, ka kohë dhe momente politike që mbartin reminishencë të plotë. Mandati i zotit Basha si kryebashkiak aktual i Tiranës është i krahasueshëm me mandatin e fundit të ish-kryebashkiakut Rama. Periudhat e të qenët në kohë të ndryshme si kryetarë opozite, janë po aq të përngjashme dhe me brendi tërësisht të krahasueshme. Absurdi i politik i njërit brenda mandatit, po ripërsëritet si absurd në kohën tjetër politike, të tjetrit. Në këtë mënyrë, edhe në rast se zoti Basha do të humbasë zgjedhjet vendore si kryetar opozite, nuk parashikoj si ndëshkim adekuat dorëheqjen e tij nga kreu i PD-së, por një skenar të përngjashëm me atë që ndoqi zoti Rama kur humbi mandatin e kryebashkiakut, duke qenë kryetar opozite. Opozita, në muajt e parë të vitit 2015, ka paralajmëruar protesta masive dhe opozitarizëm të ashpër. Kjo devizë e saj përkon edhe me një frymë pakënaqësish brenda socialistëve të cilët, jetojnë kohën e një mandati që nuk i ka përfshirë të gjithë dhe që brenda partisë, udhëheqësia e re në raport me të vjetrit, jetojnë pakënaqësinë e heshtur. Koha e qeverisjes e mbërritur në vitin e dytë të saj është e paqetë. Po ngjet përkeqësimi, përkundër premtimit për një qetim social dhe energjizëm në tregun e punës dhe atë të lehtësimit të shtrëngesës ekonomikofinanciare për qytetarët në nevojë. Forca vepruese e Kryeministrit Rama, përkon me nevojën për të fituar betejën për instalimin e shtetit ligjor, por nuk korrespondon në çdo gjë, me shtetin e së drejtës. Mirëpo efekti i pritshëm pas masave drastike kundër ndërtimeve të paligjshme, (ose asaj

që ndryshe njihet si barbaria urbane në krejt vendin), triumfi i ligjzbatimit si frymë vepruese si dhe disa masa të tjera, mund të jenë arsye krenimi në fund të mandatit qeverisës së Kryeministrit Rama. Mirëpo opozita, këtë kohë, po e llogarit ndryshe dhe me skemën e vet. Pakënaqësinë e heshtur brenda PS-së dhe diferencën e korrupsionit mes dy partnerëve në qeverisjen e majtë, kërkon ta përdorë politikisht, duke reaguar me populizëm dhe pse jo, duke fituar aleancën me kategoritë e ndryshme të të pakënaqurve. Kostoja politike e kësi aleancash dhe tubimesh prej të pakënaqurve, gjithmonë peshon e rëndon mbi qeverinë. Qeverisë “Rama” veç kësaj përballjeje, i kanoset edhe përballja me një kohë të vështirë, me një periudhë të krizës së thellë financiare dhe të një realiteti rajonal e global të zhytur në paqartësi e të ardhme të turbullt ekonomike e financiare. Qeveria e zotit Rama, për vitin 2015, e ka të mirëpërcaktuar vijueshmërinë e diplomacisë së 2014-s. Në planin rajonal ajo spikati gjatë vitit që lamë pas, për kalimin nga pozita e një qeverie që rikonfirmonte intensivisht qëndrimet dhe kontributin konstruktiv, në momentin dhe kohën e një qeverie me pretendime udhëheqësimi rajonal. Samiti i Berlinit e konfirmoi këtë edhe në planin institucional ndërkombëtar. Takimet në Vjenë gjithashtu. Diplomacia e Kryeministrit Rama, e shprehur dhe realizuar në vizitat e aq debatueshme dhe nën një klimë tensioni etnik në Beograd, i shtuan perceptimet publike për rolin paritar dhe gjestet supremative të saj. Diçka e tillë mishërohet edhe në relacionet apo axhendën e shkëmbimeve me Greqinë fqinje apo Maqedoninë. Brenda hapësirës shqiptare, Kryeministri Rama ka shfaqur dhe ka dëshmuar një protagonizëm që nuk ka shkaktuar krisje apo teka politike shqiptare. Ndërsa në lidhje me kalendarin e paracaktuar për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, mendoj se Shqipëria po dëshmon ndjekjen e një strategjie me thelb jo lutës, por paralajmërues. Koha e vështirë gjeopolitike që rëndon në hapësirën ndërkombëtare, e tillë e paralajmëruar edhe në kontinentin tonë dhe sidomos, tangjentet gjeodiplomatike që lëvrijnë në klimën e riftohjes globale, janë një avantazh indirekt për ambicien shqiptare të anëtarësimit në BE. Arritja ose jo e këtij objektivi në 2015, mendoj se nuk ka protagonist të parë politikën e shqiptarëve brenda Shqipërisë, por kontekstet dhe zhvillimet së pari, brenda BE-së dhe së dyti, në raport me Ballkanin.


22 Nr. 49 - JANAR 2015 Nga Fatmir Terziu Romani “Heshtja e Unit” kapërcen pragjet dhe ngadalëson pikëvështrimin e tij të ndjeshëm në një moment kyç të historisë së vitit 1997 ku lakunia dhe lakmia ngjeshen tek heshtja e “Unit” dhe përleshen në memorjen e fateve dhe fakteve të ardhura nga nocioni i njohur dhe i panjohur ‘maskë’ ose shumësi i saj më mirë. Ajo është një rrënqethje dinamike nga Qytetbregu ku mbledhja e një turme të asgjësuar nga normativi ‘popull’ bën largësinë e afërsinë e gjërave për të krijuar komitet. Një fëmijë trembëdhjetëvjeçar në një kohë të çmendur, që s’mund të bënte shumë, por që mund edhe të bëhej shumë në një kohë krismash, natyrisht kalon si në një vrimë gjilpëre, derisa gjithë qënia e Sabinës kthehet në gjendje alarmi, nxitimi, kërkimi për Ronin dhe e gjitha endet në një katrahurë. Në roman fjalia që godet me forcën e saj ‘po ku të shpie mushka, moj mësuese? Ti mëson të tjerët, pse i bën këto gabime? Duket se forcon detajet më të goditura dhe sjell mes zhbirimeve enigmatike edhe detajet e frikës përtej vrimës së çelësit në atë batërdi plumbash. Pastaj është një udhëtim i zi, i njëbenzi me ngjyrë të zezë, ai benz i zi që udhëton e shfaqet si arkivol, ai benz që lëviz mes bisedave: Llogari... Kanabis... Sa kilogramë...?.... Gjashtëdhjetë fiks... Çmimi i lartë... etj. Dhe e tëra është një arsye tjetër në një roman me nuse Shtilën, rrugën e varrezave, plumbin qorr që sqaron Sona, mjekimin e mbaruar, udhën në korridorin e spitalit që e çan Halyllja, Tashoja, Sabina, dhe shikimi pas një bisede për vajza të vogla që kthehet andej nga rroga automobilistike dhe Çuka e Shqiponjës. E gjitha është 1997 ndryshe në vegimin e autorit, një vegim që tkurret në Qytetbreg me moshë të përthyera në letra, me miting, smirë e turp, me fundin në makinën e policisë me katër policë hileanë që shoqërojnë ‘emrin mafioz’, jeta në tokën e vogël, Xhini Shtila dhe në fund qarja pas asaj “alo” njomëzake të Andit që u duk se mbeti varur në hapësirën që ndante protagonistin. Dhe fjalia që tingëllon pendesë: “Eh, nuk duhet të isha këtu ku jam! Kisha edhe tim at, edhe nënën, edhe vëllain e vogël, edhe...”. Pajtim Çaushi është një krijues i njohur; një krijues shumëplanësh. Ka disa vite që krijon dhe vetëm

pak vjet që boton. Diku thuhet se “Për 30 vjet ka botuar pak, për 10 vjet ka botuar shumë. Në vitet e demokracisë shpërtheu si krijues vullkanik në drejtim të pasionit krijues, zellit latues, ankthit botues dhe vullnetit të shumëfishtë për të përballuar sfidat e shëndetit. Ai nuk u mposht, por u lartësua më shumë.” Dhe krijoi vlera në poezi, poema dhe vepra për fëmijë, në novela humoristike dhe padyshim në artin romanesk, ku ai arrin të realizojë dhe plotërojë më së miri vetëveten, të befasojë, intrigojë dhe impresonojë lexuesit. Pajtimi është autor i disa librave në poezi e në prozë, i vëllimeve poetike, poemave, novelave humoristike dhe romaneve serioze, i librave për fëmijë dhe për të rritur. Nga një lidhje jorastësore e titujve mund të depërtohet në psikologjinë krijuese ku zenë kryet e vendit: “Hapësira dhe Koha”, “Ëndrrat dhe Urat”, “Perënditë dhe Parajsa”, “Robërit dhe Engjëjt”, “Të Shquarit dhe Kryeministrat”, “Çamëria dhe Kaonia”, “Pasqyrat dhe Retë”, “Delirantët dhe Shëronjësit”, “Rrënimi dhe Heshtja”, “të Tjerët dhe Vetvetja”. “I shquari i kohës”, është nga krijimet e para të tij në prozë, një novelë humoristike e psikosociale e paqortueshme për nga qasja me realitetet tona të deformuara social politike dhe psikologjike. Një protagonist fals, me diplomë false, me jetë false, që me një shkallë të vjetër kërkon t’u ngjitet kohëve të reja. Është nga ata që u bën drang e drung këmbora e madhe, por qumësht kanë gjysmë okare. “Robina e Engjëjve”, padyshim është një roman plot fantazi, situata sureale, përvoja jetësore, histori kaonie, kujtime të mallëngjyshme, dashuri drithëruese amësore, dritë-hije vlerash artistike. Është padyshim romani ku ndikimi i miteve, folklorit dhe fesë njësohen me realitetet e ëndërrta dhe drithëruese. “Kryeministër i reve”, është vepra që zë vendin e nderit në krye të vlerave artistike që u ofron lexuseve të shumtë prozatori Pajtim Çaushi. Një roman që prozat qesharake dhe marroke të jetës sonë të përditshme i kthen në Pasqyra Çudie për të rriturit, e jo për fëmijët, që veset dhe perversitetin socialpolitik e demaskon me kurajo qytetare, pasi ky kryeministër resh përfaqëson të gjitha pushtetet dhe pushtërit e të gjitha kohrave; një roman ligjesh zhvatëse dhe absurde që mishërojnë injorancën dhe paaftësinë pushtetore,

një roman ku loja gjuhësore, e kthyer në një lojë me role, ironizon artikuluesit e shumtë të marrëzive kolektive dhe shoqatave të të marrëve të Beqaristikës. Kur lexon romanin të duket sikur trupin ta mbushin zukatjet e bletëve, nëpër këto re reale gjuhësore të gjëmojnë veshët, të ndukin thumbat, të mornicohet shtati. Një gjetje gjuhësore vërtet impresionuese, por që nëse do të qe më e kursyer do t’i jepte këtij romani një pasportë ballkanike. “Heshtja e unit”, është romani që menduam të ndalemi më gjatë... Simbolizmi, imazhet, alegoria “Togu i rrobave në këmbët e mia po rritej. Të gjithë hidhnin rrobat e rënda dhe mbeteshin me ato të lehtat. U afrua një vajzë që ndoshta

mund të ishte e moshës së maturës. Hoqi pardesynë dhe e vërviti me mospërfillje. Mbeti me minifund dhe një bluzë sportive me mëngë të shkurtra. Mua më hodhi një shikim përbuzës e më ktheu krahët. Ishte shumë e bukur. Me flokët e prera shkurt, me sytë e zinj shpues e lëkurë të pastër pa asnjë puçër ajo të bëte për vete që me shikimin e parë. Fytyrën ia krahasova me atë Deas së Butrintit. Ngjanin si dy pika uji. Minifundi që kishte veshur i linte t’i shfaqeshin kofshët simetrike në të gjithë gjatësinë e tyre. Sytë atje më vanë dhe atje më mbetën. Ndjeva mall për këtë qënie të gjallë e të hijshme. Më erdhi ndër mend Dita elegante dhe psherëtiva. Dkush më shtyu e më solli në vete: -Çbën kështu imzot? Ti tani je i martuar. Ta mbyti mendjen ajo? Ishet Nuse


23 Nr. 49 - JANAR 2015 Nga fillimi në fund, toni i shfaqjes dramatike me maska është i rëndë, si në dramat serioze. Është ogurzi ju kurrë nuk keni arsyen dhe kohën për të thënë se është mjaft për të shpëtuar ndjenjën e një kërcënimi kanosës. Dhe kjo është shumë e errët në sytë me e pa maska. Shkrimi dhe stili Duhet menduar se në këtë histori është si të kesh dy pjesë: linjat, ose strukturën, dhe ngjyrat e metaforat. Lloji parësor shfaqet si një piktor. Ana strukturore, çdo gjë është e përcaktuar qartë dhe logjike. Është e përbërë: së pari nga koshienca dhe së dyti nga psikoanaliza. Çfarë është ajo që lidh me titullin?

Metaforat e dhunshme që shndërrohen në prozë të kulluar Shtila ime!” (Faqe 142) “... do ta vërvit nën gomat e Benzit të Zi që të shtypet e të marrë fund kjo histori.” (Faqe 80). Mjedisi Historia është vendosur në një mjedis Qytetbregu, ku shfaqen “Reparti ushtarak... makina... maska... zjarri... vodhën.. prishen... rrëmbyen...”. (Faqe 9). (e cila është vetëm një mënyrë e sofistikuar për të thënë se është një kohëqenie e ndërtuar me fortifikimet e një metafore të dhunshme që shndërrohet në prozë bindëse), e fshehur diku në skutat e një ndjesie të dhimbshme. Këndvështrimi transmetues Transmetuesi flet në person dhe

nuk e zë pikë për pikë çdo karakter të caktuar të parë nga syri i tij, por e fundos nën makë. Në fakt, ai nuk ka as shumë të bëjë me personazhet në të gjitha aspekte. Shumica e kohës ai është më shumë se një kallëzim dhe kallëzues, një këndvështrim transmetues. Gjinia “Heshtja e Unit” është rreth gotik, nga formësia që ajo e jep dhe forma si ajo lloj proze e merr nga memorja të rrëfej. Ajo e mori aspektin maskor nga koha, dhe mbetet në llojin e saj të gjinisë prozore nën maskë, për të dëshmuar nga të gjitha anët e dukshme dhe të padukshme, mes moralit dhe fatit njerëzor. Toni

“Heshtja e Unit” është në lidhje me një maskaradë që shtys mosegzistencën e njëshit, shfryrjen e unit, sarkazmën përtej dështimit, dhe dikush tregon se si një viktimë e vdekjes është mes ngjyrimeve por jo ngjrave... është lidhje me vetë ikjen sarkastike. Çfarë është ajo që i ka dhënë fund? “Ai shante kohën sikur ajo të ishte përgjegjëse për gjithçka që ndodhte...” (faqe 9). Kapërcimi ndjesor “Heshtja e Unit” është një histori e bukur për tu lexuar. Por rrëfimi dhe kapërcimi ndjesor është jo vetëm aq mrekullisht i çuditshëm dhe i mërzitur, por edhe i ndrydhur poshtë këndit maskor. Por edhe historia nuk është më e lehtë për tu lexuar. Çaushi përdor gjuhën e tij për të detajuar dhe një arsyetim të vetë lexuesit. Analiza e plotit Është vdekja nën maskë! Për atë vend me maska, veprimi i shpejtë është vdekja! Historia është vendosur deri në dy paragrafët e parë me një ngarkesë aksiomatike. Së pari, kemi përmbushur të tmerrshmen, e shëmtuara, dhe ndjesia e ndjedhjes qaset narrativisht. Kemi shtatë mënyra dhe arsye që shtrihen mes romanit dhe faqeve të tij. “Vëllai shikonte nga dritarja fishekët gjurmëlënës, të cilët lëshonin flakë në qiell dhe thërriste me zë të lartë:

-Babi!... Shih sa bukur duken!... Si shiritat me llambushka të Vitit të Ri...” (Faqe 9). Vdekja është një arsye që shfaqet në një shkëlqim maskor. E gjitha është me maskën dhe ngjyrën e benzit të zi, që ngjan me arkivol dhe që drejtohet nga rruga e varrezave të Qytetbregut... (Faqe 166). Vogëlsira Vdekja sjell joarsyen: “E shtriu në shtratin e urgjencës. Çarçafët u skuqën prej gjakut që akoma rridhte. Ka mbaruar tha me trishtim... Si ka mbaruar, doktor? ... Ka vdekur. Plumbat i kanë copëtuar zemrën. Unë i preka duart kishin filluar të akulloheshin. Lotët e mi të nxehtë nuk mund t’i ngrohni ato...” (Faqe 192). Rrethanat e vdekjes mbeten një mister, por jo një enigmë në syrin e lexuesit. “Xhoda lëshoi një ulërimë të fortë dhimbjeje. Ëndërronte për një vajzë të bukur, foli me keqardhje Kokërruari. Xhoda u përmend si i zgjuar nga një gjumë i gjatë: - Roni, ku është ajo rospia? Unë ngrita supet. Bëra të paditurin. Në të vërtetë e dija. Ajo nuk ishte njeri. Ishte xhini. Zhdukej e shfaqej kur të donte...” Vlerësimi “Është makina e Tonit, nënë. Gjithë kohës mua më ngjante me arkivolin e vdekjes.” “Tundu vendit, bir, vdekja nuk ka punë me ty. Ajo shkon te njerëzit që janë në pleqëri...” (Faqe 211). Aludime Vrasja dhe rrugëtimi drejt burgut mbeten aludime që zgjidhin enigmën mes gjakut dhe vegimit të vorbullës së shpagimit. Aludim? Le të lexohet romani “Heshtja e Unit” e Pajtim Çaushit... Romani “Heshtja e Unit” e ka bërë misionin e tij. Ai ndalet në një kornizë tipologjike të kohës, hapësirës dhe vendit të ndajë me ne memorjen joniane në ditë që pasojnë anën pasive dhe aktive të subkoshiencës, e cila në prozën e cituar vjen si një lëng pastrues të shpirtrave demonikë që vijnë nga të gjitha ngritjet dhe uljet njerëzore. Udhëjeta në roman ka arsyen të na ftojë në leximin e saj. dhe si i tillë romani ka edhe një gjuhë të thekur poetike, të urtë dhe mendimplote filozofike.


24 Nr. 49 - JANAR 2015


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.