Gazeta nr 45

Page 1

Nr. 45

SHTATOR 2014

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

E D I TO R I A L

Përtej një takimi për gjuhën shqipe në GCSE Siç është njoftuar edhe më parë këtë muaj në ambientet e Parlamentit Britanik do të organizohet një takim gjithëpërfshirës për të ritrajtuar nismën e Forumit të Bashkimit të Shoqatve shqiptare për të futur Gjuhën Shqipe në GCSE. Takimi i paraplanifikuar me një prezencë të disa deputetëve britanikë, është inicuar gjatë një takimi në zyrën e tij mes një përfaqësie të Forumit dhe Deputetit Andy Slaughter. Gjatë atij takimi në propozimin paraprak u shënua të ejtë një datë në Shtator, ku dakordësia ishte mes kryetarit të Forumit z Lutfi Vata dhe deputetit Andy Slaughter. Në këtë takim ku mendohet të jetë edhe një prezencë intelektuale, natyrisht priten mjaft diskutime dhe parashtrimi për këtë cështje të bëhet më jetik dhe eventual. Natyrisht jashtë këtij takimi do të jetë në hapësirën kohore të mëtutjshme edhe problemi me shkollat e gjuhën shqipe. Sic dihet problemi kryesor i një popullsie të emigruar është raporti me gjuhën e saj amtare. Edhe për familjet e emigrantëve shqiptarë çështja e përvetësimit të gjuhës shqipe prej fëmijëve të tyre... FAQEN 2, 21

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

E-mail: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk

Pikturalizmi Jonian,... ‘parfum’ i artit të fjalës FAQE 11

SHENJTERONI NËNË TEREZEN! Lajmi më i fundit nga peticioni, “Shenjtëroni Nënë Terezën”, i organizuar nga pedagogu dhe studiuesi shqiptar i Universitetit të Birminghamit, në Mbretërinë e Bashkuar, Dr. Gëzim Alpion, shënon një shifër prej njëmijë e pesëqind mbështetës, nga dyzetë e pesë shtete. ... FAQEN 19

INTERESIMI I JOHN THOMPSON PËR FIGURËN E MBRETIT ZOGU Shtatëdhjetë e katër vjet më parë udhëtimi dhe mërgimi i Mbretit Zogu I të Shqipërisë drejt Luginës së Temzës në Angli tashmë është memorje.... FAQEN 14

PRINDËRIT DHE MËSUESIT E SHKOLLAVE PLOTËSUESE SHQIPE NË PLAN TË PARË Shkolla plotësuese tashmë është në prag. “Ardhmëria” shoqata që ka numrin më të madh të shkollave dhe nxënësve... FAQEN 12


2 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Përtej një takimi për gjuhën shqipe në GCSE Siç është njoftuar edhe më parë këtë muaj në ambientet e Parlamentit Britanik do të organizohet një takim gjithëpërfshirës për të ritrajtuar nismën e Forumit të Bashkimit të Shoqatve shqiptare për të futur Gjuhën Shqipe në GCSE. Takimi i paraplanifikuar me një prezencë të disa deputetëve britanikë, është inicuar gjatë një takimi në zyrën e tij mes një përfaqësie të Forumit dhe Deputetit Andy Slaughter. Gjatë atij takimi në propozimin paraprak u shënua të ejtë një datë në Shtator, ku dakordësia ishte mes kryetarit të Forumit z Lutfi Vata dhe deputetit Andy Slaughter. Në këtë takim ku mendohet të jetë edhe një prezencë intelektuale, natyrisht priten mjaft diskutime dhe parashtrimi për këtë cështje të bëhet më jetik dhe eventual. Natyrisht jashtë këtij takimi do të jetë në hapësirën kohore të mëtutjshme edhe problemi me shkollat e gjuhën shqipe. Sic dihet problemi kryesor i një popullsie të emigruar është raporti me gjuhën e saj amtare. Edhe për familjet e emigrantëve shqiptarë çështja e përvetësimit të gjuhës shqipe prej fëmijëve

të tyre përbën një problem të ndërlikuar, dhe në zgjidhjen e këtij problemi ata nuk duhet të lihen vetëm, por duhet të ndihmohen me të gjitha mënyrat nga shoqëria shqiptare dhe ajo e vendit ku banojnë. Kohë më parë një studim i bërë nga Dr. Ina Arapi, Vjenë, ka prurë në vëmendje disa faktorë. Midis të tjer-

ave, ajo theksonte se “Me valën e madhe të emigracionit që përfshiu Shqipërinë pas kthesës politike në vitet ‘90 u bënë aktuale edhe problemet e emigracionit në shoqërinë shqiptare. Në shoqërinë kosovare këto probleme ishin shfaqur që në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, kur shumë individë dhe familje

u shpërngulën me forcë nga trojet e tyre ose emigruan në Evropën perëndimore për një jetë më të mirë. Problemi kryesor i një popullsie të emigruar është raporti me gjuhën e saj amtare. Edhe për familjet e emigrantëve shqiptarë çështja e përvetësimit të gjuhës shqipe prej fëmijëve të tyre përbën një problem të ndërlikuar, dhe në zgjidhjen e këtij problemi ata nuk duhet të lihen vetëm, por duhet të ndihmohen me të gjitha mënyrat nga shoqëria shqiptare dhe ajo e vendit ku banojnë”. Duke vazhduar me tematikën e trajtuar thuhet se “Në përgjithësi gjatë historisë shqiptarët si popull janë shquar për një ndërgjegje shumë të lartë gjuhësore. Megjithëse gjatë mijëvjeçarëve ata kanë pasur të bëjnë me gjuhët më prestigjioze të kohës si latinishtja e greqishtja, ata vazhduan të flasin në gjuhën e tyre. Po kështu ata nuk pranuan ta zëvendësojnë shqipen me gjuhë të tjera pushtuese si turqishtja dhe më vonë serbokroatishtja, megjithëse ato mund t’u sillnin favore në planin social dhe shtetëror. Vijon në faqen 21


3 Nr. 45 - SHTATOR 2014


4 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Nga Fatmir Terziu Romani “Heshtja e Unit” kapërcen pragjet dhe ngadalëson pikëvështrimin e tij të ndjeshëm në një moment kyç të historisë së vitit 1997 ku lakunia dhe lakmia ngjeshen tek heshtja e “Unit” dhe përleshen në memorjen e fateve dhe fakteve të ardhura nga nocioni i njohur dhe i panjohur ‘maskë’ ose shumësi i saj më mirë. Ajo është një rrënqethje dinamike nga Qytetbregu ku mbledhja e një turme të asgjësuar nga normativi ‘popull’ bën largësinë e afërsinë e gjërave për të krijuar komitet. Një fëmijë trembëdhjetëvjeçar në një kohë të çmendur, që s’mund të bënte shumë, por që mund edhe të bëhej shumë në një kohë krismash, natyrisht kalon si në një vrimë gjilpëre, derisa gjithë qënia e Sabinës kthehet në gjendje alarmi, nxitimi, kërkimi për Ronin dhe e gjitha endet në një katrahurë. Në roman fjalia që godet me forcën e saj ‘po ku të shpie mushka, moj mësuese? Ti mëson të tjerët, pse i bën këto gabime? Duket se forcon detajet më të goditura dhe sjell mes zhbirimeve enigmatike edhe detajet e frikës përtej vrimës së çelësit në atë batërdi plumbash. Pastaj është një udhëtim i zi, i njëbenzi me ngjyrë të zezë, ai benz i zi që udhëton e shfaqet si arkivol, ai benz që lëviz mes bisedave: Llogari... Kanabis... Sa kilogramë...?....Gjashtëdhjetë fiks... Çmimi i lartë...etj. Dhe e tëra është një arsye tjetër në një roman me nuse Shtilën, rrugën e varrezave, plumbin qorr që sqaron Sona, mjekimin e mbaruar, udhën në korridorin e spitalit që e çan Halyllja, Tashoja, Sabina, dhe shikimi pas një bisede për vajza të vogla që kthehet andej nga rroga automobilistike dhe Çuka e Shqiponjës. E gjitha është 1997 ndryshe në vegimin e autorit, një vegim që tkurret në Qytetbreg me moshë të përthyera në letra, me miting, smirë e turp, me fundin në makinën e policisë me katër policë hileanë që shoqërojnë ‘emrin mafioz’, jeta në tokën e vogël, Xhini Shtila dhe në fund qarja pas asaj “alo” njomëzake të Andit që u duk se mbeti varur në hapësirën që ndante protagonistin. Dhe fjalia që tingëllon pendesë: “Eh, nuk duhet të isha këtu ku jam! Kisha edhe tim at, edhe nënën, edhe vëllain e vogël, edhe...”. Pajtim Çaushi është një krijues i njohur; një krijues shumëplanësh. Ka disa vite që krijon dhe vetëm pak vjet që boton. Diku thuhet se “Për 30 vjet ka botuar pak, për 10 vjet ka botuar shumë. Në vitet e demokracisë shpërtheu si krijues vullkanik në drejtim të pasionit krijues, zellit latues, ankthit botues dhe vullnetit të shumëfishtë për të përballuar sfidat e shëndetit. Ai nuk u mposht, por u lartësua më shumë.” Dhe krijoi vlera në poezi, poema dhe vepra për fëmijë, në novela humoristike dhe padyshim në artin romanesk, ku ai arrin të realizojë dhe plotërojë më së miri vetëveten, të befasojë, intrigojë dhe impresonojë lexuesit. Pajtimi është autor i disa librave në poezi e në prozë, i vëllimeve poetike, poemave, novelave humoristike dhe romaneve serioze, i librave për fëmijë dhe për të rritur. Nga një lidhje jorastësore e titujve mund të depërtohet në psikologjinë krijuese ku

Metaforat e dhunshme që shndërrohen në prozë të kulluar zenë kryet e vendit: “Hapësira dhe Koha”, “Ëndrrat dhe Urat”, “Perënditë dhe Parajsa”, “Robërit dhe Engjëjt”, “Të Shquarit dhe Kryeministrat”, “Çamëria dhe Kaonia”, “Pasqyrat dhe Retë”, “Delirantët dhe Shëronjësit”, “Rrënimi dhe Heshtja”, “të Tjerët dhe Vetvetja”. “I shquari i kohës”, është nga krijimet e para të tij në prozë, një novelë humoristike e psikosociale e paqortueshme për nga qasja me realitetet tona të deformuara social politike dhe psikologjike. Një protagonist fals, me diplomë false, me jetë false, që me një shkallë të vjetër kërkon t’u ngjitet kohëve të reja. Është nga ata që u bën drang e drung këmbora e madhe, por qumësht kanë gjysmë okare. “Robina e Engjëjve”, padyshim është një roman plot fantazi, situata sureale, përvoja jetësore, histori kaonie, kujtime të mallëngjyshme, dashuri drithëruese amësore, dritë-hije vlerash artistike. Është padyshim romani ku ndikimi i miteve, folklorit dhe fesë njësohen me realitetet e ëndërrta dhe drithëruese. “Kryeministër i reve”, është vepra që zë vendin e nderit në krye të vlerave artistike që u ofron lexuseve të shumtë prozatori Pajtim Çaushi. Një roman që prozat qesharake dhe marroke të jetës sonë të përditshme i kthen në Pasqyra Çudie për të rriturit, e jo për fëmijët, që veset dhe perversitetin socialpolitik e demaskon me kurajo qytetare, pasi ky kryeministër resh përfaqëson të gjitha pushtetet dhe pushtërit e të gjitha kohrave; një roman ligjesh zhvatëse dhe absurde që mishërojnë injorancën dhe paaftësinë pushtetore, një roman ku loja gjuhësore, e kthyer në një lojë me role, ironizon artikuluesit e shumtë të marrëzive kolektive dhe shoqatave të të marrëve të Beqaristikës. Kur lexon romanin të duket sikur trupin ta mbushin zukatjet e bletëve, nëpër këto re reale gjuhësore të gjëmojnë veshët, të ndukin thumbat, të mornicohet shtati. Një gjetje gjuhësore vërtet impresionuese, por që nëse do të qe më e kursyer do t’i jepte këtij romani një pasportë ballkanike. “Heshtja e unit”, është romani që menduam të ndalemi më gjatë... Simbolizmi, imazhet, alegoria “Togu i rrobave në këmbët e mia po rritej. Të gjithë hidhnin rrobat e rënda dhe mbeteshin me ato të lehtat. U afrua një vajzë që ndoshta mund të ishte e moshës së maturës. Hoqi pardesynë dhe e vërviti me mospërfillje. Mbeti me minifund dhe një bluzë sportive me mëngë të shkurtra. Mua më hodhi një shikim përbuzës e më ktheu krahët. Ishte shumë e bukur. Me flokët e prera shkurt, me sytë e zinj shpues e lëkurë të pastër pa asnjë puçër ajo të bëte për vete që me shikimin e parë. Fytyrën ia krahasova me atë Deas së Butrintit. Ngjanin si dy pika uji. Minifundi që kishte veshur i linte t’i shfaqeshin kofshët simetrike në të gjithë gjatësinë e tyre. Sytë atje më vanë dhe atje

më mbetën. Ndjeva mall për këtë qënie të gjallë e të hijshme. Më erdhi ndër mend Dita elegante dhe psherëtiva. Dkush më shtyu e më solli në vete: -Çbën kështu imzot? Ti tani je i martuar. Ta mbyti mendjen ajo? Ishet Nuse Shtila ime!” “... do ta vërvit nën gomat e Benzit të Zi që të shtypet e të marrë fund kjo histori.” Mjedisi Historia është vendosur në një mjedis Qytetbregu, ku shfaqen “Reparti ushtarak... makina... maska... zjarri... vodhën.. prishen... rrëmbyen...”. (Faqe 9). (e cila është vetëm një mënyrë e sofistikuar për të thënë se është një kohëqenie e ndërtuar me fortifikimet e një metafore të dhunshme që shndërrohet në prozë bindëse), e fshehur diku në skutat e një ndjesie të dhimbshme. Këndvështrimi transmetues Transmetuesi flet në person dhe nuk e zë pikë për pikë çdo karakter të caktuar të parë nga syri i tij, por e fundos nën makë. Në fakt, ai nuk ka as shumë të bëjë me personazhet në të gjitha aspekte. Shumica e kohës ai është më shumë se një kallëzim dhe kallëzues, një këndvështrim transmetues. Gjinia “Heshtja e Unit” është rreth gotik, nga formësia që ajo e jep dhe forma si ajo lloj proze e merr nga memorja të rrëfej. Ajo e mori aspektin maskor nga koha, dhe mbetet në llojin e saj të gjinisë prozore nën maskë, për të dëshmuar nga të gjitha anët e dukshme dhe të padukshme, mes moralit dhe fatit njerëzor. Toni Nga fillimi në fund, toni i shfaqjes dramatike me maska është i rëndë, si në dramat serioze. Është ogurzi ju kurrë nuk keni arsyen dhe kohën për të thënë se është mjaft për të shpëtuar ndjenjën e një kërcënimi kanosës. Dhe kjo është shumë e errët në sytë me e pa maska. Shkrimi dhe stili Duhet menduar se në këtë histori është si të kesh dy pjesë: linjat, ose strukturën, dhe ngjyrat e metaforat. Lloji parësor shfaqet si një piktor. Ana strukturore, çdo gjë është e përcaktuar qartë dhe logjike. Është e përbërë: së pari nga koshienca dhe së dyti nga psikoanaliza. Çfarë është ajo që lidh me titullin? “Heshtja e Unit” është në lidhje me një maskaradë që shtys mosegzistencën e njëshit, shfryrjen e unit, sarkazmën përtej dështimit, dhe dikush tregon se si një viktimë e vdekjes është mes ngjyrimeve por jo ngjrave... është lidhje me vetë ikjen sarkastike. Çfarë është ajo që i ka dhënë fund? “Ai shante kohën sikur ajo të ishte përgjegjëse për gjithçka që ndodhte...”.

Kapërcimi ndjesor “Heshtja e Unit” është një histori e bukur për tu lexuar. Por rrëfimi dhe kapërcimi ndjesor është jo vetëm aq mrekullisht i çuditshëm dhe i mërzitur, por edhe i ndrydhur poshtë këndit maskor. Por edhe historia nuk është më e lehtë për tu lexuar. Çaushi përdor gjuhën e tij për të detajuar dhe një arsyetim të vetë lexuesit. Analiza e plotit Është vdekja nën maskë! Për atë vend me maska, veprimi i shpejtë është vdekja! Historia është vendosur deri në dy paragrafët e parë me një ngarkesë aksiomatike. Së pari, kemi përmbushur të tmerrshmen, e shëmtuara, dhe ndjesia e ndjedhjes qaset narrativisht. Kemi shtatë mënyra dhe arsye që shtrihen mes romanit dhe faqeve të tij. “Vëllai shikonte nga dritarja fishekët gjurmëlënës, të cilët lëshonin flakë në qiell dhe thërriste me zë të lartë: -Babi!... Shih sa bukur duken!... Si shiritat me llambushka të Vitit të Ri...” (Faqe 9). Vdekja është një arsye që shfaqet në një shkëlqim maskor. E gjitha është me maskën dhe ngjyrën e benzit të zi, që ngjan me arkivol dhe që drejtohet nga rruga e varrezave të Qytetbregut... Vogëlsira Vdekja sjell joarsyen: “E shtriu në shtratin e urgjencës. Çarçafët u skuqën prej gjakut që akoma rridhte. Ka mbaruar tha me trishtim... Si ka mbaruar, doktor? ... Ka vdekur. Plumbat i kanë copëtuar zemrën. Unë i preka duart kishin filluar të akulloheshin. Lotët e mi të nxehtë nuk mund t’i ngrohni ato...” (Faqe 192). Rrethanat e vdekjes mbeten një mister, por jo një enigmë në syrin e lexuesit. “Xhoda lëshoi një ulërimë të fortë dhimbjeje. Ëndërronte për një vajzë të bukur, foli me keqardhje Kokërruari. Xhoda u përmend si i zgjuar nga një gjumë i gjatë: - Roni, ku është ajo rospia? Unë ngrita supet. Bëra të paditurin. Në të vërtetë e dija. Ajo nuk ishte njeri. Ishte xhini. Zhdukej e shfaqej kur të donte...” Vlerësimi “Është makina e Tonit, nënë. Gjithë kohës mua më ngjante me arkivolin e vdekjes.” “Tundu vendit, bir, vdekja nuk ka punë me ty. Ajo shkon te njerëzit që janë në pleqëri...”. Aludime Vrasja dhe rrugëtimi drejt burgut mbeten aludime që zgjidhin enigmën mes gjakut dhe vegimit të vorbullës së shpagimit. Aludim? Le të lexohet romani “Heshtja e Unit” e Pajtim Çaushit... Romani “Heshtja e Unit” e ka bërë misionin e tij. Ai ndalet në një kornizë tipologjike të kohës, hapësirës dhe vendit të ndajë me ne memorjen joniane në ditë që pasojnë anën pasive dhe aktive të subkoshiencës, e cila në prozën e cituar vjen si një lëng pastrues të shpirtrave demonikë që vijnë nga të gjitha ngritjet dhe uljet njerëzore. Udhëjeta në roman ka arsyen të na ftojë në leximin e saj. dhe si i tillë romani ka edhe një gjuhë të thekur poetike, të urtë dhe mendimplote filozofike.


5 Nr. 45 - SHTATOR 2014

GJUHA SHQIPE Nga Dr. Robert Elsie

Shtrirja gjeografike Gjuha shqipe flitet prej më shumë se gjashtë milionë njerëzish në jugperëndim të Gadishullit Ballkanik, kryesisht në Republikën e Shqipërisë dhe në vendet fqinjë të cilët përbënin pjesë të ishfederatës jugosllave (Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi). Në Shqipëri, gjuha shqipe përdoret nga tërë popullata prej 3.087.159 banorëve (regjistrimi i prillit 2001), duke përfshirë edhe disa pakica etnike dygjuhësore (grekë, romë, sllavë). Në Kosovë, ku ende nuk ka statistika të sigurta, gjuha shqipe flitet nga pothuajse tërë popullata prej rreth dy milionë banorëve, duke përfshirë disa pakica dygjuhësore: boshnjakë, goranë, turq, kroatë, romë dhe ashkali. Në kohën e Jugosllavisë, serbët etnikë të Kosovës (tani rreth pesë përqind të popullsisë), në një masë të madhe, nuk mësonin ose flisnin shqip, por qëndrimi i tyre mund të ndryshohet me zbutjen e emocioneve dhe problemeve etnike. Llogaritet se në Republikën e Maqedonisë ka rreth një gjysëm milion shqiptarë, dmth. rreth njëzetepesë përqind të popullsisë së përgjithshme, megjithëse nuk ka statistika të sigurta. Popullsia shqiptare gjindet në Shkup dhe rreth tij ku është pakicë, në Kumanovë, dhe në veçanti në Maqedoninë perëndimore nga Tetova, Gostivari dhe Dibra deri në Strugë, ku është shumicë. Në Malin e Zi gjindet një pakicë shqiptare prej rreth 50.000 personave, kryesisht afër kufirit shqiptar (Ulqin, Tuz, Guci). Ka gjithashtu të paktën 70.000 deri 100.000 shqiptarë në jug të Serbisë, kryesisht në Luginën e Preshevës afër ku-

fijve të Maqedonisë dhe të Kosovës. Në Greqi, ka ngulime të vjetra të dialektit çam në Epir (Pargë dhe Gumenicë). Me gjithë luhatjet e kufirit dhe shpërnguljet për në Shqipëri, mund të ketë ende deri 100.000 shqiptarë në këtë rajon, megjithëse janë të greqizuar në masë të madhe. Në Greqinë qendrore, gjuha shqipe, e njohur këtu si arbërisht dhe në greqisht si arvanitiká, mbijeton në rreth 320 fshatra, kryesisht në Viotía (Boiotía), veçanërisht rreth Levadhiasë, në jug të ishullit Évia (Euboia), Atikë, Korinth, dhe në veri të ishullit Andros. Këtu jetojnë pasardhësit e migrantëve shqiptarë të cilët erdhën në Greqi në Mesjetën e vonshme. Nuk ka statistika të sigurta për ata. Shqipja që flitet këtu është mjaft konservatore si dialekt. Në jug të Italisë ka një pakicë të vogël por të qendrueshme shqipfolëse që quhen arbëreshët. Ata janë pasardhësit e refugjatëve të cilët ikën nga Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468. Janë rreth 90,000 persona dhe jetojnë kryesisht në fshatrat malore të Kosenzës në Kalabri dhe rreth Palermos në Siçili. Arbëreshët flasin një variant mjaft arkaik të shqipes, i cili ndryshon dukshëm nga shqipja që flitet në Ballkan, kështu që komunikimi me ata bëhet i vështirë nëse arbëreshët nuk dinë gjuhën standarde. Ngulime të vjetra shqiptarësh gjinden tek-tuk edhe në vendet e tjera të Ballkanit: në fshatin Arbanasi në jug të Zarës në bregdetin kroat, në disa fshatra të Sanxhakut dhe në krahinën kufitare mes Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë, në mënyrë të veçantë në fshatin bullgar Mandrica. Ka edhe disa fshatra shqiptare, kryesisht të asimiluara, në Ukrainë, në veçanti në krahinat e Metropolit dhe të Odesës. Nga kolonitë e dikurshme të shqiptarëve në Perandorinë Osmane ka

mbetur pak. Pakica shqiptare në Egjipt u shpërbë, por ka ende bashkësi të dukshme shqiptarësh në Turqi (Stamboll, Bursa dhe gjetiu) dhe në Siri, kryesisht Damask. Që prej fundit të viteve 1980 në Kosovë dhe që prej hapjes së Shqipërisë në vitet 1990-1991, shumë shqiptarë kanë emigruar në vende të tjera, kryesisht në Greqi dhe në Itali. Sot ka shumë shqipfolës në Evropën perëndimore, veçanërisht në Gjermani, Zvicër, Skandinavi dhe Londër, si dhe në Amerikën e Veriut (Nju Jork, Boston, Detroit, Toronto). Prejardhja dhe zhvillimi i gjuhës shqipe Gjuha shqipe është anëtare e familjes gjuhësore indoevropiane dhe kështu ka lidhje ‘fisnore’ me pothuajse tërë gjuhët e Evropës. Për karakterin indoevropian të gjuhës shqipe u botua për herë të parë në vitin 1854 prej gjuhëtarit gjerman Franc Bop (Franz Bopp, 1791-1867). Brenda familjes indoevropriane shqipja përbën një degë me vete. Me gjithë afërsinë gjeografike të Greqisë, shqipja e vjetër - nëse mund ta quajmë kështu - duket se nuk ka patur kontakte të dendura me greqishten e vjetër, por ngulimet romake në bregdetin ilir dhe përfshirja e Shqipërisë në Perandorinë Romake, nga ana e tyre, kanë lënë gjurmë të thella në gjuhën shqipe. Huazimet nga latinishtja për shumë shekuj kanë qenë kaq të shumta sa që ndryshuan vetë strukturën e gjuhës shqipe. Kontaktet kulturore me sllavët (bullgarët dhe serbët), turqit dhe italianët kanë lënë gjithashtu shtresime tepër të dukshme fjalësh në gjuhën shqipe. Jo vetëm në fjalor, por edhe në morfologji dhe në sintaksë, gjuha shqipe ka shumë elemente të përbashkëta me gjuhë të tjera të Ballkanit dhe kjo për shkak të ndikimit të mundshëm të gjuhëve të vjetra substrate (ilirishtja, trakishtja, dakishtja) dhe si pasojë të shekujve të zhvillimit të përbashkët. Ndër këto tipare janë: nyja shquese në fund të fjalës; mbaresa të njëjta për rasën gjinore dhe dhanore; fjalëformimi i numrave 11-19 bazuar në teknikën “një mbi dhjetë, dy mbi dhjetë” e kështu me radhë; mungesa e paskajores gramatikore; dhe formimi i kohës së ardhme me foljen “dua”. Nuk mund të vërtetojmë me siguri nëse gjuha shqipe është pasardhëse e gjuhës ilire sepse nuk disponojmë shumë të dhëna të shkruara ilirisht. Megjithatë, sot pranohet gjerësisht teoria e prejardhjes ilire. Përshkrim i shqipes së sotme Gjuha shqipe ndahet në dy njësi dialektore: gegërisht në veri dhe toskërisht në jug. Vija ndarëse midis të dy dialekteve ndodhet afërsisht në lumin Shkumbin në Shqipërinë qendrore. Këtu në një zonë me një gjerësi prej dhjetë deri njëzet kilometrash ka dialekte kalimtare. Ndër ti-

paret e dialektit geg janë: prania e zanoreve hundore, ruajtja e bashkëtingullores më të vjetër n për r në toskërisht - p.sh., gegërisht venë (latinisht vinum), toskërisht verë; gegërisht Shqypnia, toskërisht Shqipëria - si dhe disa tipare morfologjike. Gegërishtja mund të ndahet më tej në disa nëndialekte: gegërishten veriperëndimore (Shkodër dhe përreth), gegërishten verilindore (Shqipëria verilindore dhe Kosovë), gegërishten qendrore (zona midis lumenjve Ishëm dhe Mat dhe në drejtim të lindjes Maqedonia, duke përfshirë Dibrën dhe Tetovën), dhe gegërishten jugore (Durrës, Tiranë). Në vijat e përgjithshme, toskërishtja është më homogjene, megjithëse mund të flitet për disa ndarje: toskërishten veriore (nga Fieri në Vlorë dhe pjesa më e madhe e Shqipërisë së jugut në veri të Vjosës), variantin lab (në jug të Vjosës deri në Sarandë) dhe variantin çam (cepi jugor i Shqipërisë dhe Epiri grek). Gjuha e sotme letare, e përkufizuar në Kongresin për Drejtshkrimin në Tiranë më 20-25 nëntor 1972, bashkon të dy dialektet kryesore, por bazohet kryesisht mbi variantin tosk. Ajo pranohet gjerësisht në Shqipëri dhe gjetiu si standard, megjithëse ekziston një lëvizje koha e fundit për të rivlerësuar gegërishten letrare. Në strukturën e saj, gjuha shqipe është një gjuhë sintetike si të gjitha gjuhët e tjera indoevropiane. Emrat kanë gjini, numër, rasë dhe gjithashtu mund të jenë në trajtë të shquar dhe të pashquar. Pjesa më e madhe e emrave janë në gjininë mashkullore ose femërore, megjithëse ekzistojnë edhe pak raste të emrave asnjanëse të cilët aktualisht po përdoren gjithnjë e më shumë si emra mashkullore në njëjës dhe femërore në shumës. Në lidhje me numrin, shumica e emrave janë në njëjës ose në shumës, po ashtu si edhe në gjuhët e tjera evropiane. Ekzistojnë afërsisht 100 formime të shumësit, përfshirë prapashtesat, “umlaut-i”, ndryshime bashkëtingëlloresh dhe kombinime. Gjuha shqipe ka pesë rasa: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore dhe rrjedhore. Mbaresat e gjinores dhe dhanores janë gjithmonë të njëjta. Rasat gjinore lidhen me emrat e përcaktuara nëpërmjet një sërë lidhëzash i, e, të, së, të cilat shpesh reflektojnë mbaresën e emrit që paraprin psh. “bulevardi i qytetit”, “bukuria e bulevardit të qytetit”. Trajta e shquar dhe e pashquar përcaktohen prej nyjës/mbaresës shquese ose mungesës së saj në fund të emrit. Pra lakimi i emrave karakterizohet nga mbaresat e shquara dhe të pashquara. Mbiemrat vijnë menjëherë pas emrave ose kanë përpara një lidhëz psh “djali nervoz”, “djali i vogël”. Foljet në shqip karakterizohen prej tri vetave, dy numrave, dhjetë kohëve, dy trajtave dhe gjashtë mënyrave. E pazakontë është mënyra habitore e cila përdoret për shprehjen e habisë/befasisë së folësit.


6 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Gjuha shqipe po përballet me probleme mjaft të mëdha, me shtrembërime që nuk vijnë vetëm nga njerëzit e thjeshtë apo të paarsimuar, por edhe nga vetë zyrtarët e lartë shtetërorë. Alarmin e jep akademiku Gjovalin Shkurtaj. Sipas tij, gabimet, përveçse drejtshkrimore, shkojnë deri atje sa të jenë edhe konceptuale. Intervistoi: Dashnim Hebibi Profesor Shkurtaj, siç dihet, me valën e madhe të emigracionit që e përfshiu Shqipërinë pas kthesës politike në vitet ’90-ta u bënë aktuale edhe problemet e emigracionit në shoqërinë shqiptare. Në Kosovë, Preshevë, Medveg jë, Bujanoc, Mal të Zi e Maqedoni, këto probleme ishin shfaqur që në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, kur shumë individë dhe familje u shpërngulën me forcë nga trojet e tyre, ose emigruan në Evropën Perëndimore për një jetë më të mirë. Problemi kryesor i një popullsie të emigruar është raporti me gjuhën e saj amtare. Se sa është punuar nga shteti shqiptar për gjuhën, dihet deri diku, por na thoni, a është kërkuar nga Ju studiuesit që të bëhet më shumë për g juhën shqipe drejt emigracionit? Pyetja juaj, zoti Hebibi, lidhet me një dukuri të hershme e të pandërprerë, me emigracionin e shqiptarëve në dhe të huaj. Është kjo një shpërngulje etnike e gjuhësore, që ka nisur qysh në mugëtirën e shekujve me stratiotët, luftëtarë arbër të paguar, që shkonin mbas shpatës e zulmës në Italinë fqinje e gjetkë në Evropë, por që do të vijonte ndër shekuj me mërgatat e mëdha të arbërve drejt Greqisë, ku do të bëheshin «arvanitas», pastaj drejt Italisë, ku shumë syresh u tretën, por edhe një sasi e madhe mbetën në Italinë e Jugut e në Sicili, si «arbëreshë»; kështu edhe mërgime të tjera, herë më masive, herë më të vogla, si arbneshët në Zarë të Dalmacisë, «arnautët» në Mandricë e gjetkë në hapësira të Bullgarisë, deri në Velikotërnovo, «arnautët» a shqiptarët e Ukrainës dhe aq shumë arnautë të tjerë në Turqi e gjetkë, si në Misir, Konstancë etj., deri te eksodet masive të shqiptarëve në vitet e ’90-ta të shekullit XX, të cilat do t’i shtoheshin si një shtresë e re diasporës së hershme arbëreshe e arbërore në krejt Evropën, por edhe në Amerikë, Kanada, Australi etj. Tradita e bukur e shqiptarëve në dhe të huaj për të mos i shkëputur lidhjet e gjakut e të gjuhës me vendin e të parëve ka dhënë fryte të mira në rrjedhat historike të shqiptarëve e të Shqipërisë. Mjafton të përmendim, ndër të tjera, ndihmesat e vyera atdhetare të shqiptarëve të St-

INTERVISTA

Akademik Gjovalin Shkurtaj:

“Gjuha ruhet atje ku flitet” ambollit të Bukureshtit etj., qoftë për alfabetin e shqipes (1908), qoftë edhe në mbështetje të realizimit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912) etj. Ajo hulli e mbarë do të ishte gjë shumë e bukur të vazhdonte edhe sot në të gjitha vendet ku shtrihet diaspora shqiptare. Në shumë vende të Evropës ngulimet e reja shqiptare kanë vepruar dhe po përpiqen për ta mbajtur gjallë gjuhën shqipe dhe për ta vlerësuar kulturën shqiptare tekdo ndodhen. Kështu në Zvicër, po ashtu edhe në Suedi, në Norvegji dhe në vende të tjera, pa dyshim edhe në Greqi, Itali, Gjermani, Austri etj. Në qoftë se këtu e 12 vjet më

parë ishte një befasi e këndshme që një studim doktorature i kushtohej diasporës shqiptare në Zvicër dhe gjendjes së gjuhës shqipe e kontaktit të saj me gjermanishten në kantonet e Zvicrës gjermanofone, për hir të një ndihmese aq të thelluar të paraqitur nga dr. Basil Schader, kur e mbrojti doktoraturën në Universitetin tonë të Tiranës, si dhe njohja me veprimtarinë e LAPSH-së «Naim Frashëri», tashmë duhet të themi se kjo lloj përnjohjeje nuk është më aq befasi, as e rrallë. Prej botimeve të kohëve të fundit, si në letër, ashtu edhe të librave e publikimeve «online», del se Evropa dhe bota kanë

edhe LAPSH-a të tjera, si p.sh. në Suedi. Kam lexuar me kënaqësi të dhëna mjaft interesante për shqiptarët e Suedisë në librin e Ramadan Rushitit me titull «Shkolla shqipe në Suedi», ku thuhet se atje, «edhe pse tash për tash nuk ka të dhëna të sakta për numrin e shqiptarëve, asociacionet e organizuara shqiptare këtu vlerësojnë se në Suedi aktualisht janë të vendosur rreth 45 000 shqiptarë. Ata janë kryesisht nga Kosova». Aty flitet edhe për gjendjen e kësaj diaspore shqiptare në Suedi, po edhe për përpjekjet e ndihmesat e realizuara për mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe. Po përmend gjithashtu se edhe prof. Murat Gecaj dhe shkrimtari Viron Kona kanë botuar kohëve të fundit disa artikuj e libra që flasin pikërisht për shqiptarët e Borasit të Suedisë, të cilët, sikundër e thotë bukur edhe titulli i njërit prej atyre librave, rrojnë «Me zemër në vendlindje». Edhe në Boras të Suedisë ka më se pesë vjet që është themeluar dhe vepron Qendra


7 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Tradita e bukur e shqiptarëve në dhe të huaj për të mos i shkëputur lidhjet e gjakut e të gjuhës me vendin e të parëve ka dhënë fryte të mira në rrjedhat historike të shqiptarëve e të Shqipërisë. Mjafton të përmendim, ndër të tjera, ndihmesat e vyera atdhetare të shqiptarëve të Stambollit të Bukureshtit etj., qoftë për alfabetin e shqipes (1908), qoftë edhe në mbështetje të realizimit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912) etj. Ajo hulli e mbarë do të ishte gjë shumë e bukur të vazhdonte edhe sot në të gjitha vendet ku shtrihet diaspora shqiptare...

vende të tjera. Kështu bëjnë francezët për frakofoninë, italianët me institutet e kulturës italiane kudo në botë, e me radhë. Natyrisht, vende e kombe të vogla si Shqipëria e Kosova kanë më pak mundësi e mjete, por, sidoqoftë, duhet vepruar me aq sa është e mundshme. Natyrisht, sot diasporat shqiptare janë të shpërndara në shumë vende të botës. Në disa shkrime dhe sidomos në librat e mi «Ligjërimet arbëreshe» dhe «Sociolingustikë e shqipes», «Kundrime gjuhësore», duke mëtuar të jepja një pamje të hapësirave tashmë tepër të shtrira të mërgatës së hershme e të re shqiptare në botë, shtroja pyetjen: «Ku janë sot shqiptarët?» dhe jepja, si fillim, një përgjigje me pyetjen retorike: «Ku nuk janë sot shqiptarët?!». Dhe, sigurisht, kam dhënë edhe shpjegime e pamje të mbështetura, kryesisht në literaturën mirëfilli historike ose sociolinguistike. Pra, në atë shtrirje tashmë botërore të diasporave shqiptare në dhe të huaj, kuptohet se nuk është dhe, sigurisht, edhe më tej, nuk do të jetë e lehtë të mbahen të gjalla gjuha shqipe e kultura shqiptare. Kjo, jo vetëm nga mungesa e dëshirës, por edhe nga pamundësia e mërgimtarëve për të gjetur forca e mjete për shkolla, kurse gjuhe, apo për veprimtari kulturore në gjuhën e vet amtare.

Kulturore Shqiptare «Migjeni» dhe del revista «Dituria» dhe Radio «Dituria». Edhe atje, për habinë e mbarë botës dhe gëzimin e shqiptarëve e të shqiptarisë, është edhe një albanolog i shquar, si Ulmas Kviku, i cili me librat e tij për Shqipërinë dhe përkthimet e letërsisë shqiptare në suedisht jep ndihmesa të vyera e të pavdira për t’u dalë zot ruajtjes së gjuhës shqipe e vlerave etnokulturore të shqiptarëve në dhe të huaj. Pra, gjithandej ka përpjekje dhe kjo është punë e lëvdueshme dhe që meriton, jo vetëm të bëhet e njohur, por edhe të nxiten organet dhe fondacionet që kanë mundësi edhe t’i përkrahin financiarisht nismat gjuhëruajtëse e kulturëdashëse të shqiptarëve në dhe të huaj.

A duhet «luftuar» kundër atyre që i kanë në duar mundësitë për të bërë më shumë për këtë fenomen, apo të qëndrojmë në heshtje?

Kush do ta mbajë fajin nëse gjuha shqipe në emigrim flitet gjysmake nga brezi i ri, që po lind dhe edukohet në ato shtete? Zoti Hebibi, thonë se faji është gjithmonë jetim. Askush nuk i del për zot fajit…, por e mira do të ishte që ndaj shqipes e shqiptarisë të mos bëjmë as faje, as gabime. Gjithë bota e qytetëruar, të gjitha kombet e mëdha interesohen dhe kontribuojnë për ta mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën e tyre edhe në diasporat e krijuara në

Patjetër që duhet punuar, madje me përkushtim e duke «trokitur» në të gjitha dyert e mundshme dhe duhet kërkuar mbështetje e ndihmë. Do të ishte mirë që vetë prindërit shqiptarë të ndajnë më shumë mjete dhe, qoftë edhe duke sakrifikuar, të mbështetin shkollat e kurset plotësuese të gjuhës shqipe, të ndjekin edhe në mënyrë virtuale botimet në gjuhën shqipe, të marrin pjesë në mbledhjet a tubimet kulturore të bashkatdhetarëve etj. E keni parë edhe Ju vetë sigurisht kudo që keni prezantuar, më lehtë nga të rinjtë flitet në g juhën ku jetojnë se sa në g juhën shqipe? Akademik Gjovalin Shkurtaj: Në gjuhësinë teorike dhe sidomos në sociolinguistikë, gjuhët shpesh krahasohen me ujërat që rrjedhin. Pra, është edhe e natyrshme që sot e në rrjedhë të viteve që do të vijnë shqipja e grupeve të vogla të shqiptarëve në dhe të huaj, është si rrjedhat e vogla në një det të madh, i cili i përfshin dhe i merr me vete. Fëmijët shqiptarë, në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë, shkojnë në shkolla

ku mësimi bëhet në gjuhët e huaja përkatëse. Po edhe domosdoshmëria për ta përballuar jetën atje i detyron t’i nxënë sa më mirë gjuhët e huaja. Kështu, dalëngadalë, po të mos ketë kurse a shkolla plotësuese të shqipes, si dhe kur në shtëpi nuk flitet më në gjuhën shqipe, atëherë kuptohet se shqipja dhe kultura shqiptare do të shkojnë drejt rrudhjes. Sipas jush, pse shkolla plotësuese shqipe në Zvicër, por edhe në shtetet tjera të Diasporës, nuk është në rrugën e duhur, pra që të kemi më shumë fëmijë shqiptarë që ta ndjekin mësimin shqip, kur, p.sh. shteti zviceran ua ka mundësuar të g jitha kushtet, pa asnjë lekë, për ta mësuar shqipen? Kësaj pyetjeje nuk besoj se mund t’i përgjigjem me ndonjë gjë të re, përpos atyre që dihen nga sa kanë shkruar disa njohës të mirë të situatës së sotme në Zvicër. Prej vitesh kam bashkëpunuar me zotin Basil Schader, i cili është edhe autor i shumë studimeve psiko-pedagogjike e sociolinguistike për shqipen e diasporës shqiptare në Zvicër. Po përmend doktoraturën e tij me titull «Shqyrtime gjuhësore rreth kontaktit ndërmjet shqipes dhe gjermanishtes në Zvicër», Tiranë, Shtëpia Botuese «Kristalina- KH», Tiranë, 2005. Në këtë cilësi, prof. dr. Basil Schader e ka nxënë gjuhën shqipe në nivel të shkëlqyeshëm, si dhe ka hartuar e bot-

uar shumë libra shkencorë e mësimorë, ndër të cilët disa janë në gjuhën shqipe e për t’u ardhur në ndihmë bijve e bijave të mërgimtarëve shqiptarë të diasporës më të re në Zvicër. Studimet dhe hulumtimet sociolinguistike dhe didaktike të prof. Schaderit janë përqendruar kryesisht rreth shqipes si gjuhë në kontakt me gjermanishten e dialektet e saj në Zvicrën gjermanofone. Edhe sivjet në muajin qershor, prof. Schaderi dhe veprimtarët e Zvicrës organizuan një konferencë shkencore me pjesëmarrje të gjerë të arsimtarëve shqiptarë, por edhe me të ftuar nga Kosova e Shqipëria. Pra, mendoj se atje bëhet një punë mjaft e vlefshme. Rreth asaj pune ka pasur edhe shkrime e artikuj të ndryshëm në organet e shtypit shqiptar, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë e gjetkë. Po përmend, ndër të tjerë, një shkrim të gjatë e të bukur të gazetarit Fran Gjoka rreth veprimtarisë dhe ndihmesave të prof. Basil Schaderit në Zvicër. Po ashtu, jam në dijeni të punës së kujdesshme që bëjnë atje edhe arsimtarë të angazhuar në mësimin plotësues, si Nexhat Maloku, Nexhmije Mehmeti e shumë të tjerë. Edhe në Austri ka sprova për të vepruar sipas mundësive për mësimin plotësues të shqipes. Po përmend, p.sh. përpjekjet e zonjës Miradije Berishaj, e cila edhe ka filluar të merret me studimin problemeve didaktike e teorike të shqipes në mjedisin austriak. Uroj që veprimtarë të tillë të kenë edhe më tej suksese.


8 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Në një intervistë për Albania News, zv. Ministrja e Arsimit. Nora Malaj, flet për çështjet që lidhen me mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve që banojnë jashtë Shqipërisë, njohjen e diplomave, fenomenin e braktisjes së shkollave, arsimin e lartë dhe marrëdhëniet me Kosovën në fushën e arsimit. *** Pas 20 vitesh neglizhencë nga qeveritë shqiptare duket sikur po lëviz diçka në lidhje me mësimin e g juhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ka dy iniciativa të Ministrisë së Arsimit në këtë drejtim. Paketa informuese “Alterteksti 2010-2011” që lidhet me botimin e teksteve shkollore parashikon edhe hartimin e teksteve për fëmijët e emigrantëve për vitin shkollor 2011-2012, ndërsa në gusht është mbyllur një konkurrim për metodat online të mësimit ku është përfshirë edhe gjuha shqipe për fëmijët e emigrantëve. Ç’përbëjnë në thelb këto dy iniciativa, ndoshta ka edhe të tjera që ju mund t’i përmendni, a janë pjesë e një projekti më të gjerë dhe cili është programi i qeverisë shqiptare për mësimin e g juhës dhe ruajtjen e kulturës shqiptare jashtë Shqipërisë, sidomos në Itali e Greqi ku janë edhe dy komunitetet më të mëdha? Natyrisht që mësimi dhe njohja e gjuhës shqipe nga emigrantët që jetojnë jashtë Shqipërisë është sa parimor aq edhe e drejtë e parashikuar nga kartat e të drejtave të njeriut. Qeveria bën politika për ruajtjen e identitetit të qytetarëve të saj, pasi sa më mirë të mësojnë gjuhën shqipe fëmijët e tyre aq më lehtë integrohen e përvetësojnë gjuhën e huaj. Parë në këtë këndvështrim, qeveria shqiptare, përveç problematikave shumë të mëdha në drejtim të reformave arsimore, i konsideron si prioritete të domosdoshme mësimdhënien dhe mësimnxënien nga fëmijët e emigrantëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Së pari për të ruajtur identitetin e tyre, së dyti për t’u dhënë mundësinë të bëhen mbështetës të integrimit shqiptar në Europë dhe së treti për të përmbushur një nevojë të domosdoshme të çdo shtetasi në respekt të të drejtave dhe lirive të tij. Për realizimin e këtyre prioriteteve duhen disa programe konkrete e marrëveshje dypalëshe midis qeverive. Në vitin 2007 është nënshkruar një marrëveshje midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke në këtë drejtim dhe pas marrëveshjes së parë janë bërë disa përpjekje për mësimin e gjuhës shqipe, por që të realizohet kjo duhet që të njihet dhe institu-

cionalizohet nga autoritetet përkatëse të vendeve pritëse. Sigurisht kjo lidhet edhe me pozicionin e komunitetit, forcën e tij, të drejtën e votës dhe me ato të drejtat që mund të fitojë në vendet ku jetoj. Aktualisht, kemi bërë të mundur që një shkollë shqipe e hapur në Selanik falë dëshirës dhe angazhimit vullnetar të komunitetit shqiptar që jeton atje, të marrë tekstet bazë si abetarja, gjuha shqipe e leximi pa detyrime financiare nga një kontigjent shtetëror. Për këtë arsye, është përfshirë në Paketën Informuese Altertekst edhe një zë për përgatitjen e teksteve për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve. Në këtë mënyrë, shtëpitë botuese kur të bëjnë vlerësimin dhe më pas botimin e teksteve përkatëse t’u japin mundësinë shoqatave të interesuara të bëjnë marrëveshje për të marrë bazën materiale. Një arritje tjetër pozitive u realizua vjet në Angli: parlamenti anglez vendosi që të pranojë gjuhën shqipe duke i lejuar komunitetit shqiptar të ruajë gjuhën dhe identitetin e tij. Në këtë mënyrë fëmijët që jetojnë në këtë vend mund të bëjnë mësim edhe në gjuhën shqipe. Po bëjmë përpjekje edhe në Itali, ku përveç familjeve gjenden edhe një numër i madh studentësh. Në Parma para disa ditësh ka filluar viti i dytë i shkollës shqipe në mënyrë vullnetare. Ne jemi shumë të vëmendshëm për ta ndjekur këtë si një projekt pilot, i cili mund të shtrihet e mund të krijojë rrjetet e nevojshme që më pas të institucionalizohen. Instituzionalizimi i këtyre raporteve do të thotë të krijojmë së pari bazën reale të teknikëve, pra të mësuesve të cilët mund të jenë ose vullnetarë që jetojnë këtu ose që vinë nga Shqipëria, por për momentin nga Shqipëria është pak e vështirë pasi kjo lidhet me mundësitë financiare, dhe së dyti të vendosim një standard të mësimit të gjuhës shqipe të përcaktuar në Shqipëri. Aktualisht janë shoqatat shqiptare që me mundësitë e tyre financiare e vullnetare mbulojnë këtë nevojë të komunitetit. Shpeshherë këto projekte mbarojnë për pamundësi fondesh apo hapësirash ku të bëhen kurset, pavarësisht dëshirës dhe angazhimit vullnetar të mësuesve dhe komunitetit. Si do të përfshihen këto shoqata dhe komuniteti në të ardhmen në këtë proçes dhe si do zg jidhet ana financiare? Mendoj që këto janë politika sa të shtetit shqiptar aq edhe përfaqësive diplomatike që kemi këtu. Ambasada dhe konsullatat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt, sidomos ato funksionarë që merren me prob-

NORA MALAJ: “Mësimi dhe njohja e gjuhës shqipe, e drejtë që duhet plotësuar edhe në emigrim” lemet kulturore dhe sociale. Njëkohësisht kjo lidhet edhe me rëndësinë që i jep komuniteti shqiptar këtu kësaj problematike. E them këtë pasi të gjesh të ardhurat ose financat është shumë e thjeshtë kur e ke të qartë problemin. Ka disa mënyra për të realizuar marrjen e fondeve. E para është forma vullnetare ku secili mund të vërë në dispozicion burime të ndryshme që do të shërbejnë më pas për një qëllim të caktuar, e dyta nëpërmjet projekteve të përbashkëta: vendet si Italia, Greqia, Anglia, Franca, Gjermania, ku janë edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve, së bashku me shoqatat e ndryshme mund të bashkëpunojnë për të fituar projekte nga programi komunitar IPA. Bashkimi Europian është shumë i interesuar që identitetet e shteteve ti kristalizojë më shumë, duke u dhënë prioritet në formimin kulturor dhe të identitetit të tyre. Këto fonde s’janë të vogla dhe mund të përdoren për mësimin e gjuhës, trajnimin e mund të shërbejnë për pranimin e këtij komuniteti në vendin ku jeton si të ndryshëm por të barabartë. E treta mendohet që edhe qeveria shqiptare ta shikojë çështjen e emigrantëve si të domosdoshme përsa i përket proçeseve të edukimit dhe proçesit të drejtës së votës, për t’u dhënë mundësinë të zgjedhin njerëzit të cilët t’i përfaqësojnë në institucione

për krijimin e politikave në favor të tyre. Këto do jenë hallka të shpejta që do të realizohen besoj për dy tre vjet. Gjithashtu mendoj se administratat lokale në Itali, sidomos ku shqiptarët janë një prani e rëndësishme, të fillojnë ta parashikojnë si një zë në buxhet pasi në fund të fundit do të mbulohej edhe nga taksapaguesit shqiptarë. Studentët shqiptarë të diplomuar jashtë shtetit kanë hasur vështirësi e vonesa në njohjen e diplomave tyre nga ana e Ministrisë së Arsimit. Për më tepër, kur mbaron ky proçes, ata marrin një çertifikatë që ngjan më tepër me një përkthim se sa me një njësim të diplomës me ato të sistemit universitar shqiptar. Në të ardhmen a do të ulen kohët dhe do të bëhet një njësim i diplomave? Mendoj që kjo mund të quhet një çështje e mbyllur dhe kam kënaqësi t’ju them që viti i ri akademik filloi me ligjin e arsimit të lartë të ndryshuar, i cili ka krijuar mjaft lehtësira edhe për proçesin e njohjes së diplomave. Nëse deri në vitin 2009 kishim shumë vështirësi dhe për hir të së vërtetës radha për njohjen e diplomave ishte bërë aq e madhe saqë fjala mik quhej pa vlerë, tanimë proçedura është thjeshtuar pasi diplomat e vjetra jo vetëm që janë njohur por janë njësuar me vlerën reale që kanë.


9 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Kjo do të thotë që proçesi i Bolognës është realizuar plotësisht edhe Shqipëri në lidhje më këtë aspekt. Ne kemi njësuar dhe sistemuar të gjithë sistemin e shkallëve të diplomimit. Një diplomë “bachelor” me 180 kredite, njihet si e tillë edhe në Shqipëri duke përfshirë kreditet dhe duke u shoqëruar me prog ramin që studenti ka ndjekur. Gjithashtu diploma Master Profesional me 90 kredite është po e njëjtë me masterin profesional në vendet europiane, diplomat “master of science” dhe “master of arts” me 120 kredite jepen me të njëjtën vlerë diplome siç janë në perëndim dhe diploma “doktor i shkencave” jepet po ashtu e njësuar. Për këtë arritje duhet falenderuar grupi që vendosi ta ndryshojë, parlamenti që e votoi pasi përfituesit kryesore janë të gjithë studentët të cilët duke lëvizur në zonën europiane të arsimimit sipas modelit të bolognës e kanë shumë të thjeshtë njësimin e diplomës deri në një urdhër që do nxjerrë ministria që diplomat që do merren këtu, nuk do të kenë nevojë të njësohen më për arsye se me liberalizimin e vizave do jenë të njëjta me diplomat tona. Nga ana tjetër, diplomat tona kanë mundësinë që të njihen në universitetet europiane dhe nëpërmjet programeve të ndryshme si Tempus e Erasmus, studentët që studiojnë

në Shqipëri mund të kryejnë pjesë të studimeve në semestra të caktuar në universitetet europiane, përfshirë ato italiane dhe anasjelltas studentët e huaj dhe italianë do të mund të vinë në universitet shqiptare. Ka pasur disa projekte në të kaluarën në lidhje me rikthimin e profesionistëve dhe studentëve që janë diplomuar jashtë Shqipërisë. Aktualisht ç’programe ka në këtë drejtim? Vazhdojnë programet e “Brain gain” dhe Fondit të Ekselencës. Po të shikohet në kuadrin e politikave të hapura, tashmë lëvizja nuk do jetë më problem si në të kaluarën kur Shqipëria kaloi një kolaps dhe shpesh duke mos pasur besim në standartet e institucioneve shqiptare, shumë të rinj e familje shqiptare u detyruan të emigrojnë duke lënë një pjesë të mirë të punëve të tyre intelektuale për t’u marrë me punë sporadike në vendet ku ata kanë jetuar ose jetojnë. Atëherë qeveria vendosi të bëjë një politikë duke thithur e ofruar vende në administratë apo institucione akademike. Në fakt kjo politikë ka pasur anë pozitive e negative. Pozitive sepse rikthehej truri, ajo pjesë intelektuale e nevojshme për të kontribuar në administratën publike, duke marrë një

model ndryshe nga modeli ekzistues dhe duke krijuar ballafaqimin e mendimeve ndryshe. Nga ana tjetër, vështirësitë nuk qenë të pakta. Ata që u kthyen menduan se ishin më të mirët, duke qenë larguar prej vitesh e patën të vështirë të përshtaten me kontekstin shqiptar dhe ndonëse erdhën me teorinë e punës në grup në fakt krijuan identitetin e tyre duke mohuar gjërat. Kjo krijoi një handikap deri diku edhe të papëlqyeshëm aq sa u rishfaq modeli i vetmbrojtjes nga funksionarët që nuk ishin formuar jashtë. Në fakt, një pjesë e mirë e tyre dha kontribute shumë pozitive, një pjesë tjetër nuk realizoi pritshmëritë. Gjithsesi rikthimi i trurit ngelet një politikë shumë pozitive. Kush e ndjen veten të gatshëm mund të kthehet të kontribuojë dhe kjo është një vlerë e shtuar pasi eksperienca jashtë i shumëfishohet duke i ofruar mundësinë por duke i provuar edhe kapacitetet se jo të gjithë ata që kanë ikur jashtë mund ti kenë të vërteta ato për të cilat paraqiten. Nga ana tjetër, politikë shumë pozitive është Fondi i Ekselencës ku dua të ndalem pak. Jam ndjerë krenare gjatë ekzaminimit të studentët kandidatë për të fituar bursën e shtetit. Një pjesë e madhe e tyre studionin në universitetet e huaja ose kishin përfunduar një pjesë të studimeve në Shqipëri e një pjesë jashtë saj. Sinqerisht referencat e ardhura nga profesorët e huaj ishin të shkëlqyera sidomos ato të shkencave ekzakte ku unë drejtoja matematikën dhe dua të falenderoj të gjithë ata studentë që me krenari shumë të madhe të bën të ndihesh mirë në fushën e kërkimit shkencor. Kjo është një pikë shumë e fortë që do ta mbështesin edhe sivjet për të rritur shkallën e kërkimit shkencor që është një domosdoshmëri në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në Shqipëri.

ai i romëve dhe egjiptianëve. Sot, shifra globale e braktisjes së shkollës është 0,8%, pasi për herë të parë Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka ndërtuar një strategji ku 673 fëmijë rom kanë hyrë në proçesin e të mësuarit, janë të regjistruar e pajisen me dëftesë sipas shkallëve të klasave që frekuentojnë. Po ndiqet një politikë integruese duke mos krijuar më si dikur klasa speciale për ta, por klasa integrale në mënyrë që ata jo vetëm të shkollohen por edhe të integrohen në komunitet. Faktor tjetër ishte edhe ai i fëmijëve që nuk ndiqnin arsimin parashkollor, kopshtet. Si rezultat i kësaj, shkolla fillore u bëhej shumë më e frikshme dhe duke mos marrë rezultate, detyroheshin ta braktisnin. Për këtë arsye sivjet janë hapur 100 kopshte pranë shkollave, të cilat bëjnë kalimin dhe integrimin në mënyrë të zbutur në arsimin fillor. Për herë të parë kemi vërejtur edhe një fenomen shumë pozitiv, deri dje braktisnin shkollat sidomos vajzat në zonat rurale apo preurbane, kurse sot në të gjithë sistemin shqiptar, 92% në zonat rurale, preurbane dhe urbane janë regjistruar në gjimnaz. Duke mos qenë arsim i detyruar, do të thotë që po rikthehet besimi tek standartet e shkollës. Sigurisht që këto janë aspekte pozitive por përderisa ekziston edhe një 0,8%, dmth që ekziston si fenomen. Për këtë arsye për familjet e varfra, po bëhen një sërë politikash: u ulet çmimi i teksteve shkollore 50%, u krijohet mundësia që me komunat dhe bashkitë të realizohet transporti falas për ata që e kanë shkollën larg dhe u janë vendosur disa mësues që në kurset e pasdites ti aftësojnë nxënësit për të mos u ndjerë keq në thithjen e kapaciteteve të sistemit arsimor.

Sa janë të pranishëm fenomenet e analfabetizmit dhe braktisjes së shkollës në Shqipëri dhe ç’bëhet për t’i luftuar?

Në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën në fushën e arsimit, a po shkohet drejt një standartizimi midis dy sistemeve arsimore dhe programeve shkollore?

Realisht kam kënaqësinë të jap shifra pozitive pasi po e drejtoj vetë këtë reformë që lidhet me politikat e partisë që përfaqësoj. Kur pranuam të ishim pjesë e koalicionit qeveritar, e bëmë në bazë të një programi të caktuar dhe një nga prioritetet tona ishte zerimi i braktisjes së shkollës nga fëmijët. Ka disa faktorë që ndikojnë në këtë fenomen. Së pari varfëria, së dyti shtresat e margjinalizuara si ato rome dhe egjiptiane, së treti fëmijët me aftësi të kufizuara dhe së katërti fëmijët e emigrantëve që migronin jo vetëm jashtë vendit por edhe brenda tij. Kontigjenti më i madh që rriste shkallën e analfabetizmit ishte

Janë bërë marrëveshjet e para midis dy vendeve dhe tani jemi në fazën e marrëveshjeve të dyta të cilat do të rregullojnë strukturën, programet dhe tekstet. Pra që të realizohen tekste të përbashkëta duhet së pari që të standartizohet struktura, më pas programi e në fund tekstet. Ka një sinergji pozitive nga të dyja palët për realizimin e standartizimit të programeve dhe teksteve shkollore pa mohuar identitetin e duke ngritur vlerat e gjithësecilit, për të krijuar hapësirën shqipfolëse në Europën Juglindore. Intervistoi Alban Trungu


10 Nr. 45 - SHTATOR 2014

TEL (Zyra): 07426449580 MOBIL: 07447142848


11 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Nga Fatmir Terziu Karakteristikat e Artit Jonian i gjejmë në esenë e hershme të T.B.L. Uebster, në formën e tij studimore të kapjes më të gjerë të kuptimit midis dy aspektualiteteve gjeografike, Greqi dhe Romë. Eseja me titull (Ionia in the Sixth Century B.C.) që u shfaq në tetorin e vitit 1936, në vëllimin VI, Nr. 16 të revistës studimore “Greqia dhe Roma” trajtoi që në hyrje një lidhje mitike, ku një hundë e kthyer, e gjatë nën sy të ndjeshëm misteriozë, dhe një gojë e vogël në një kokë të shkëputur nga paraqitjet mitike, bënte arsyen e mëtejshme. Ishte një vazo e vogël parfumi që ishte gjetur në brigjet joniane, ndoshta diku midis ishullit të Rodit dhe që ishte datuar aty nga viti 550 para Krishtit. Sipas autorit kjo gjetje nuk sillte gjë tjetër veçse, një arsye më shumë të shkohej më tej. Parfumi vinte nga duar femre, vinte nga shije për të kënaqur feminitetin dhe arsyen e saj, por edhe si një kërkesë e mendjes opozitare (maskuline) për të shtuar rreth jetës shijen më të gjallë estetike e dashurore. Kjo e menduar se ishte diçka që bënte valëzgjatje jetike të kënaqësisë, natyrisht kapërcen edhe mendimin se arti Jonian është i ngurtë, është i vendgjetshëm. Ashtu siç era e parfumit që shkon tej e tej dhe qaset pastaj gjithandej sa ka arsyen e forcës dhe logjikës, edhe fjala që e prodhon atë poetikisht dhe semantikisht shkon në një (kah)vend të kuptueshëm. Në këtë kuriozitet eseja dhe gjetja na ndihmon të kuptojmë se asgjë nuk është vetëm thjesht një kuriozitet dhe kënaqësi e karakteristikave të jetës Joniane, aspak vetëm arsye gjetëse në artin dhe kulturën Joniane. Autori i esesë së lartcituar, merr në konsideratë një nga qytetet e asaj kohe, Miletus, si një qytet tipik Jonian. Sipas tij ai është i ndërtuar në një kapërcyell gjeografik që lidh bregun Aziatik me gojën e padukshme të Meanderit. Ai që e krijoi atë është Neleusi, i biri i Kodrusit, Mbreti i njohur i Athinës, që sakrifikoi veten e tij që të shpëtonte qytetin e tij. Disa nga fjalimet e pasardhësit të tij, Nestorit, këshilltari nga Pilosi, i gjejmë tek “Iliada” e Homerit. Kështu kjo kulturë e quajtur Milesiane, sipas autorit të esesë, ka rrënjë në kulturën Mikeniane. Në shekullin e gjashtë ajo ishte një portë e fuqishme tregtare që zgjati më shumë se njëqind vjet. Ajo ishte aq e pasur dhe e fortë sa Alatia e Lidisë dhe e vonshmja Cirus e Persisë, që e bënë një aleat të Nekos së Egjyptit e që u qas më pas si një mbrojtëse e Apollos jashtë qytetit. Gjendja e qartë gjeografike, më shumë se pozicion i favorshëm e bëri atë të

Pikturalizmi Jonian si qasje ‘parfume’ e artit të fjalës

bëhej një portë drejt Greqisë, Siçilisë, Italisë dhe natyrisht me fqinjin e afërt të asaj kohe, Ilirinë, sot qasja historike dhe gjeografike me Shqipërinë. Anijet bëheshin bartëse të produkteve, por edhe të kulturave. Dhe kulturat flisnin me artin e fjalës. Për këtë na vjen në ndihmë Clarel që sqaron se në një nga shpjegimet e arsyeshme të gjetura për punën e artit të fjalës, qyteti i humbur i Petras, që kishte një folës si Melville, na afron një sinjal të qartë ‘një arsye që fillon dhe ftillon’. Në mbetjet dhe mbeturinat e Esaut janë format e Jonit dhe shtrydhjet e Venedikut’ (Clarel, 1718). Ky pasazh shënon një kuptim të qartë të dy funksioneve të mëdha të literaturës piktoreske (pikturalizmi), ku arti iluzion është tekstual, apo në një shkallë të konsiderueshme, ai përmbledh dhe shtjellon, në shtrydhjen Venedikase, një pasazh të formës së artit të prozës dhe poezisë. Kjo në arsyen e vet ndërlidhëse, natyrisht jo vetëm

qas dhe ndërlidh gjeografitë, por edhe na jep mundësitë e mundësive të gjejmë arsyen se arti Jonian, panvarësisht se ku shtjellohet tekstualisht ai është një lloj parfumi që kap edhe midisin e mjedisin nga kalon. Duke shkuar më tej në këtë ‘parfum’ arsyetues të artit të fjalës, Ualler Roduell Uright, në shtjellimin e tij akademik e trajton poezinë si përshkruese dhe ndërlidhëse të zonës joniane. Studimi që i përket vitit 1816 na sjell faktet mes poemës “Horae Ionicae” një qasje argumentuese të saktë e të faktorizuar ku vetë teksti na i qas poemës argumentet dhe na shpie në një aspektualitet gjeografik të ndërlidhur midis dy deteve Jon dhe Adriatik: “Deri, sa nxiton të zërë Adriatikun e thellë (“Till, rushing o’er the Adriatic deep...”) (1816: 1-3). Por debati i paranishëm edhe në mjedisin letrar shqiptar të viteve 40të, natyrisht kapërcehet jo thjesht mes një labirinthi që krijohej semnatikisht,

ose si qasje e ndërtimit të mureve mes gegërishtes dhe toskërishtes, si qasje që kërkonin retorikë, pa arsye në poetikë. Namik Resuli (1908-1985) duke kërkuar diçka më shumë në këtë arsye lidhëse e ndërlidhëse, ose qasje kalimtare shënon se ‘propononja atëherë, që i gjithë prodhimi letrar shqiptar’ të shihej nga shekulli i XV gjer tek ai në të cilin shkruante autori (1940: 9-18). Dhe ndërkohë ai lëvizjet i citonte si ‘krahinore’ madje siç e kam cituar edhe më parë në këtë studim se ai citonte edhe ‘shkrimtarë të vjetër të jugës’ (po aty). Pra kishim shtrirjen parfumore të artit të fjalës më gjerë e më gjatë, në jugun shqiptar, ise në atë që ai e citon si ‘shkrimtarë të vjetër të jugës’. Ndërsa Resuli e gjen një arsye në këtë lidhje, ai gjen edhe një shkak tjetër që lind nga ‘impostimi’ i keq i problemit. Po kush e krijonte këtë ‘impostim? Kjo arsye e lindur nga ‘impostimi’ shkonte kundra rrjedhës. Rrjedha në faturën logjike të Resulit ishte brenda kapakëve të një sahati, ku të dy rrymat shkonin e vinin përpos një drejtimi orak, por me një kahje vetiake, sipas forcës, markës dhe çmimit në faturën e orës. Ndodhte që diferenca të ishte disa minuta me të njëjtën orë, po me arsyen e vjetrësimit, apo edhe të mospastrimit. Kështu dhe me mjedisin që krijoi dhe krijohej nga pikturalizmi i artit të fjalës. Pikturalizmi Jonian si qasje ‘parfume’ e artit të fjalës natyrisht qasej e shpërndahej deri në derivate arsyesh. Qarku i lëvizjes së rrotës brenda rrotës së të njëtës orë, kishte kurdisjen si meteor që shkulej e ngulej sipas kohës dhe variacionit. E gjitha kapërcen deri në ditët tona dhe nuk është thjesht ndalesë, por ngulmesë imediate e kohës të shtjellohet e qaset si mjedis ku jashtë fjalëve spontane si kundërshti, të rivihet në funksion debati dhe argumenti shkencor. Pra pikturalizmi Jonian si qasje ‘parfume’ e artit të fjalës është mes nesh, ai kërkon vetëm ta ndjejmë, ta përkojmë me kohën, vendin dhe hapësirën. Jo më kot Resuli e gjen në ‘toskë’ si frymëzim nga ‘letratyra gojore e popullit’ (160). Atëherë a nuk është kjo një risi e ngajshme me parfumin e qasur në mjedis, ku era ndihëse dhe fjala bëhen palë në udhëtesë? Natyrisht asryet janë të ndjeshme, të prekshme dhe tepër kokëforte. Ajo që vjen e natyrshme është se pikturalizmi Jonian si qasje ‘parfume’ e artit të fjalës, na ka vënë një aspektualitet domethënës dhe jo thjesht mjedisës apo midisës. Ky është një faktor i denjë për krenarinë e pasur e të pastër që vjen si arsye e lindur dhe e ngritur jo thjesht nga miti e mitologjia, por nga ngarrendja e gërshetimi, juktapozicioni kulturor i arsyeve. Vazhdon....


12 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Prindërit dhe mësuesit e shkollave plotësuese shqipe në plan të parë Shkolla plotësuese tashmë është në prag. “Ardhmëria” shoqata që ka numrin më të madh të shkollave dhe nxënësve, ka kohë që ka ofruar rregjistrimet dhe afatin kohor për vitin akademik 2014-2015 që bëhen në muajin qershor-korrik dhe në javën e parë të muajit shtator. Sipas të dhënave paraprake mësohet se në shkollat e saj do të priten edhe këtë vit akademik nxënës të shumtë. Në shkollat ekzistuese:

ne njihen si të këndshme dhe që janë në themel të moralit shoqëror. Shkolla mbi të gjitha, si objektiv parësor dhe vendimtar, ka të krijojë ndjenjën e iniciativës dhe përkatësisë, si dhe të zotërojë ndjenjën e udhëheqësit të së nesërmes. Këtë ndjenjë të lartë e kanë mësueset e të gjitha shoqatave shqiptare dhe shkollave plotësuese. Shoqata “Faik Konica” dhe shkolla “Kosova” që drejtohen nga Talat Pllana

1.

Queen’s Park School

nga 11:00 am to 14:00 pm Çdo të shtunë

2.

Hammersmith School

nga 11:00 am to 14:00 pm Çdo të shtunë

3.

Peckham School

nga 13:00 am to 16:00 pm Çdo të shtunë

4.

Lewisham School

nga 11:00 am to 14:00 pm Çdo të shtunë

5.

Golders Green School

nga 11:00 am to 14:00 pm Çdo të shtunë

6.

Woolwich School

nga 11:00 am to 14:00 pm Çdo të shtunë

Por edhe në shkolla të reja që do të hapen pritet që numri i nxënësve të rritet mjaft. Kështu edukimi sipas drejtuesit të këtyre shkollave, z Lutfi Vata merr një rëndësi të madhe. Edukimi si koncept historikisht njihet si një element shumë i rëndësishëm në shoqëri. Edukimi ështe term që haset nëpër librat e shkollës dhe në fjalorin e jetës së përditshme. Këto ditë është fillimi i shkollës dhe normalisht që shkolla është një institucion të cilin fëmija, përveç familjes, atë e ka vatrën e dytë familjare, e ka fole edukimi. Shkolla për fëmijën duhet të jetë vendi ku ai mer informacionin përkatës për kapacitetet që zotëron. Shkolla para se gjithash është institucioni që i mëson qëllimet përkatëse të jetës dhe normat brenda kontekstit social. Shkolla për qëllim të saj ka edukimin e fëmijëve me vlera dhe parime pozitive që për

kanë dhe ata angazhimin dhe synimet e tyre. Edhe ata presin rregjistrimet përkatëse. Edhe këtu ka arsye të theksojmë se pikë kryesore janë edhe prindërit. Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për rëndësisë dhe ndikimin që ka shkolla mbi fëmijën dhe vazhdimisht duhet që ato të jenë në gadishmëri të dëgjojnë se çfarë ka mësuar fëmija në shkollë. Ajo që i mundëson shkolla fëmijës është se e bën atë të jetë më i ndërgjegjshëm për sjelljet që vepron dhe, gjithashtu, më të lirë në përzgjedhjen e asaj që dëshiron, duke i mundësuar të përzgjedhë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për të. Sipas filozofit dhe psikologut amerikan, Djuit: “shkolla është vendi ku themelohet demokracia”. Prandaj ajo që sugjerohet për prindërit është që të jenë në kontakt me shkollën dhe informacionin që merr fëmija, sepse shkolla nuk është

vetëm vendi ku informohet fëmija, por edhe vendi ku formohet. Një punë të madhe, për të mbajtur shkollën plotësuese shqipe në mjediset e shkollës ku operon shoqata “Mother Tereza-Albanian Union”, me drejtues Zamira Ruspi, jep natyrisht dhe frytet e saj. Mësuest e palodhura Rumjana, Dallandyshe, Shqipe, Kristina Leka, Flora, natyrisht kanë pjesën e tyre më të ndërgjegjshme edhe në këtë fillim të procesit mësimor. Një staf i tillë arsimor, jo vetëm që gëzon autoritet të madh tek bashkatdhetarët tanë të të gjitha trevave shqiptare, por edhe tek miqtë anglezë, tek i pari i Komunës, që kanë shkolla plotësuese shqipe, si dhe nga drejtorë dhe pjesë të përgjegjësve për arsim e kulturë në këtë rajon të Brentit në Londër. Kjo ndodh sepse shkolla plotësuese shqipe në këtë përfshirje, po mundohet me të gjitha format, që të mbijetoj ashtu sikur me vite të tëra, po shihet, dhe duhet falënderuar që në start mësuesit, si dhe koordinatorët e shkollës plotësuese shqipe, e padyshim edhe kryesinë e shoqatës në fjalë. E kuptojmë, po e jetojmë këtë kohë tranzicioni, me vështirësit e veta të krijuara, e ndoshta me dëshirën apo pa dëshirën tonë, kjo mbetet të shihet, por për këtë shkollë plotësuese shqipe, me shpirt janë duke u munduar një grusht veprimtarësh e të përkrahur herë pa here nga të tjerët, që të mos ndalet. Ndoshta, do të kishte pasur mundësi, që shkolla plotësuese shqipe, të jetë me një gjendje më të mirë, se sa është sot, kur dihet, se nuk është numri i duhur i fëmijëve shqiptarë, që po e përcjellin këtë mësim, edhe pse, ky shtet mik i kombit tonë Britania e Madhe, na ka mundësuar disa kushte, vetëm e vetëm, që të mësohet dhe të ruhet gjuha e të parëve, dhe të mbahet gjallë lidhja dhe tradita komunitare. Është me vite të tëra, tradita, që pas çdo përfundimi të vitit shkollor, shkollat plotësuese shqipe të këtij rajoni, të organizojnë një manifestim të madh qendror, ku vijnë shumë miq, mësues, prindër dhe nxënës të shkollës plotësuese shqipe. Prindërit natyrisht janë ata që kanë një vëmendje dhe një peshë të madhe. Por edukimi nuk është njësoj tek të gjithë prindërit. Shumë prindër bëjnë gabime në edukimin e fëmijëve. Dhe këto i bëjnë që para se

t’i çojnë në shkollë. Ato që hasen më së shumti në fjalorin e tyre janë frazat “mos këtë”, “mos atë”, etj.. Fjala “mos” është ndalesë, është paralajmërim, është këshillë. Fjala “mos” paraqet shumë gjëra që për ne janë të pranuara, por edhe të ndaluara, sepse në të shumtën e rasteve ndodh që disa gjëra janë në dëmin tonë. Fjala “mos”, sipas disa psikologëve, është stimul që pakëson iniciativën e njeriut sidomos të fëmijës. Të ndalosh iniciativën do të thotë të mbjellësh tek fëmija ndjenjën e fajit e të krijosh ndjenjën e fajit, si rrjedhim, do të thotë të krijosh mungesën e autonomisë. Sipas Erduan Kllobuçishta, Master në Psikologji Shkollore dhe Organizacionale, “Përcaktimi i sjelljes se çfarë duan prindërit është si rezultat i kapaciteteve edukative që ata zotërojnë. Edukimi i prindërit shpesh herë është përcaktues se çfarë sjelljesh do të huazojë edhe fëmija. Prindëri është modeli i parë i fëmijës: pasqyra ku fëmija shikon veten. E dimë shumë mirë që huazimi i sjelljeve të fëmijës fillon që në moshë të vogël, pra që në moshën 2 ose 3 vjeç, ndërsa karakteri i plotë i fëmijës sipas psikologëve formohet në moshën 7 – 10 vjeçare. Mundësia për të patur një edukim dhe një influencë tek fëmija nga ana e prindërit është në këtë moshë, sepse e dimë shumë mirë që në këtë moshë fëmija është shumë delikat për faktin e vetëm se fëmija nuk e ka të zhvilluar egon e tij (mekanizmat mbrojtes), sensi i refuzimit nuk është ende i zhvilluar.” Sipas tij, asaj që i vihet më së shumti theksi është pikërisht sjellja që bëjnë prindërit gjatë kohës që janë ne shtëpi ose kur kontaktojnë me të tjerët në prani të fëmijëve. Imitimi është një element shumë i rëndësishëm nëpërmjet të cilit fëmija huazon sjellje apo tipare të prindërve, përveç sjelljeve të trashëguara gjenetikisht. Prindërit duhet të kenë kujdes të veçantë në sjelljet e tyre sidomos kur i kanë pranë fëmijët e tyre. Problemet që më së shumti hasin fëmijët në shkollë është si rezultat i keqpërshtatjes së prindërve me fëmijët dhe respektimi i normave të vendosura brenda kësaj familje. Si përfundim mund të thuhet se shkolla dhe edukimi familjar janë parësor në formimin e karakterit të fëmijës. Ajo që shkolla duhet të ngulitë thellë janë mbi të gjitha parimet e të qënët njeri. Shoqëria nuk mund të përparojë me sofistikimin e saj nëse nuk ka ekzistuar edukimi cilësor i anëtarëve të saj, sidomos atyre prindër. Aty ku edukimi nuk është insititucioni ku prodhohen dhe mësohen vlerat njerëzore aty nuk ka progres.


13 Nr. 45 - SHTATOR 2014

SEMINARI I 10-të MBARËKOMBËTAR PËR MËSIMIN PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE NË DIASPORË

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS), zgjodhën këtë vit qytetin e Beratit mikpritës të pjesëmarrësve të Seminarit të 10-të Mbarëkombëtar për Mësimin Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë, i cili zhvilloi punimet nga data 29 korrik deri më datën 1 gusht 2014. Seminari i dhjetë mbarëkombëtar me drejtues dhe mësues të gjuhës shqipe të diasporës zhvilloi punimet me një risi të ndjeshme të tërheqjes së vëmendjes për shkollën shqipe dhe gjuhën shqipe. Mësuesit e gjuhës shqipe kanë shkëmbyer ide dhe përvoja didaktike midis tyre në funksion të një mësimdhënie sa më cilësore. Seminari ishte organizim i përbashkët i Ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe të Kosovës. Në seminar morën pjesëqindra mësues dhe aktivistë të arsimit plotësues nga vende ku mbahet mësimi plotësues i gjuhës shqipe Anglia, Zvicra, Gjermania, Greqia, Suedia, Italia, Austria etj. Merrnin pjesë, mësues, nxënës, drejtues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të

qytetit, të ftuar, etj. Në këtë seminar morën pjesën një grup drejtuesish të shoqatave shqiptare, të Forumit të Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Ishin zotërrintë Lutfi Vata, Talat Pllana, Nora Dokaj, Aida Haziri etj. Natyrisht diaspora ka edhe një rol të jashtëzakonshëm, në atë që ne mund ta quajmë marketing për Shqipërinë, për Kosovën, për trojet shqiptare për ta prezantuar botën shqiptare në vendet ku jetojnë. Por që ky potencial të rritet të zhvillohet më tej, është shumë i rëndësishëm integrimi i vet diasporës në vendet pritës. Sipas Kryetarit të Forumit dhe Drejtues i Ardhmërisë, z Vata, mësohet se në hapjen e Seminarit, këshilltari i ministrit të arsimit, Azem Guri, ka theksuar rëndësinë se “Nuk është me rëndësi se ku jetoni e veproni, por e veçanta është se ju jeni angazhuar në funksion të së mirës së përgjithshme kombëtare: në ruajtjen e identitetit, kulturës dhe mbjelljen e dashurisë dhe respektin ndaj të folurës së të parëve tanë – gjuhës shqipe”, iu është drej-

tuar mësuesve ai. Zoti Vata që delegoi dhe mesazhin e shkollave të arsimit plotësues në Mbretëri të Bashkuar, ka theksuar se Guri foli edhe për unifikimin e planprogrameve dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të të dyja shteteve, në zhvillimin e sistemeve arsimore dhe avancimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë. Mësohet gjithashtu se Zamira Gjini nga Ministria e Arsimit dhe Sportit theksoi se, bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe Ministrisë së Diasporës ka marrë dimension gjithpërfshirës, për të hapur mundësi të reja të përfshirjes gjithnjë në rritje të fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Gjini vlerësoi lartë veprimtarinë e mësuesve të gjuhës shqipe në vende të ndryshme të botës. “Ju jeni misionarët e kombit jashtë atdheut, pasi përhapni dije dhe traditë në vendet ku jetoni. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përparësi të punës së saj mbështetjen e veprimtarive mësimore të mësimit plotësues në diasporë”, është

shprehur Gjini. I pranishëm në këtë seminar ishte edhe zëvendësministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Nehat Mustafa, i cili i përshëndeti të pranishmit, duke vlerësuar se mësimi i gjuhës amtare dhe ruajtja e kulturës dhe e traditës sonë i shpëton sot fëmijët tanë nga asimilimi. “Ministria e Arsimit tha ai, ndër objektivat kryesore, ka ruajtjen dhe mësimin e gjuhës amtare, si dhe kultivimin e kulturës e të traditave tona te fëmijët tanë që jetojnë e mësojnë në vende të ndryshme të botës. Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, së bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë, do të bashkëpunojë ngushtë që të krijojë kushte, rrethana dhe mundësi të favorshme që mësimi plotësues për fëmijët tanë në diasporë të jetë sa më cilësor”, tha Zëvendës ministri i Arsimit, Nehat Mustafa. Seminari Ndërkombëtar me mësuesit e arsimit plotësues në diasporë, që u mbajt në Berat, ishte i 10-i me radhë, ndërsa vitin e kaluar seminari u mbajt në Ulqin.


14 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Interesimi i John Thompson për figurën e Mbretit Zogu Shtatëdhjetë e katër vjet më parë udhëtimi dhe mërgimi i Mbretit Zogu I të Shqipërisë drejt Luginës së Temzës në Angli tashmë është memorje. Arritja në Plymouth më 26 qershor 1940 dhe mbërritja në Londër natyrisht ishte dhe një procedurë e veçantë, pasi pasaportat diplomatike të eskortës që shoqëronte Mbretin, u kontrolluan dhe u vulosën nga Zyra e emigrimit. Dhe në këtë rast ishte disi ndryshe. Pasportat me shkabën shqiptare dhe stemën e Mbretërisë shqiptare, ishin lejuar të hynin në shtetin ishullor, falë një marrëveshjeje që shpjegohet se Mbreti do të paguante vetë të gjitha shpenzimet. Dhe anglezja e parë që priti Mbretin Zog dhe grupin e tij, Sheila Parish, një vullnetare e Ndihmës së Parë Infermiere (FANY) tashmë nuk është një emër i vetëm në këtë memorje. Përveç të tjerëve të asaj kohe, në rrjedhat e përkujdesjes janë edhe emra të mëvonshëm, si Neil Rees, që është sekretar i shoqatës “Kërkimore të Mbretit Zog” dhe që ka hulumtuar dhe botuar “Mërgimi Mbretëror” e mjaft të tjerë të dukshëm e të padukshëm, që kanë treguar interes për këtë ardhje mbretërore shqiptare në Mbretëri të Bashkuar në kushte të tjera. Midis emrave të mëvonshëm është edhe John Thompson, anglezi i Kompanisë avokatore britanike “Thompson & Co Solicitors”. Ndërsa dhjetëra të tjerë që kanë shkruar dhe botuar, përfshirë dhe Neil Rees, ku libri i tij jep një informacion të pasur për familjen mbretërore në mërgim, Francë, Angli, SHBA, Egjypt, etj., ajo që e lidh me këtë hulumtin emrin e anglezit John Thompson, është e veçantë, e pathënë, e diktuar nga dëshirat e tij të mëdha hulumtuese prej disa vitesh rreth kësaj çështjeje. Si informacinet që janë në librin e Rees, ashtu edhe ato që ka Thompson, nuk gjendet lehtë në botime të tjera. Libri i Rees, ka disa ndarje, si Shqipëria përpara Mbretit Zog; Britanikët në vitin 1922-1940; Mbretëria e Shqipërisë 1938-1939; Shqiptarët në Angli dhe SHBA; etj. Ndërsa me rastin e 85 vjetorit të caktimit të inspektorëve britanikë për ngritjen e xhandarmërisë shqiptare, (1925) dhe 70 vjetorin e Mbretit Zog në Angli (1940), pata rastin me disa

miq të mi si Ruzhdi Jata, Lutfi Vata, Talat Pllana, Abedin Bajraktari etj., të vizitonim eventin në Shtëpinë Parmur, në ditët e verës së këtij viti pata rastin të rivizitoja këtë shtëpi me mikun tim John Thompson. Deri në atë çast nuk e dija pse ai kishte një interesim të madh për figurën mbretërore shqiptare. Ai dinte mjaft. Kishte lexuar shumë. Kishte arsye të tjera... Duke qenë i interesuar për një çështje të hershme azili, të një familjeje shqiptare, në lidhje me Mbretin, ai kishte nisur të tregonte kujdes dhe përkujdesje. Detajet natyrisht herë pikëtakohen me bisedat e autorit të librit dhe herë me ato që dëgjoj nga bisedat e anëtarëve të shoqatës “Angloshqiptare” që ishte për të vizituar mjediset e Parmur. Sakaq mësoj mjaft të fshehta të cilat janë në leximin e hershëm të John Thompson, të cilat do të bëhen prezente në shkrime të tjera. Ajo që më interesoi më shumë ishte dëshira e tij të mëonte akoma më shumë rreth figurës së Mbretit Zogu I-rë. Nga biseat me John Thompson mësova gjithashtu dhe fakte të reja. Një nga studimet më të plota mbi historinë e familjes mbretërore e ka prezantuar Patrice Najbor në veprën e tij me pesë vëllime “Historia e Shqipërisë dhe i familjes së saj mbretërore 1443-2007”. Najbor ka treguar se në kuadrin e rishikimit të historisë së Shqipërisë vjen dhe ky libër duke paraqitur me objektivitet, përmes burimeve të jashtme, faktet dhe personat, të cilët nuk janë njohur deri tani nga historiografia shqiptare. Është vëllimi i dytë ku historiani ndalet në periudhën e viteve ‘20, duke sjellë sidomos një vështrim të ri për sa u përket figurave të Fan Nolit dhe Ahmet Zogut. “Studimi i periudhës zogiste tregon se mbreti Zog me realizimet e tij në fushat institucionale, legjislative, edukative, shëndetësore, ushtarake, diplomatike, ekonomike dhe në drejtim të zhvillimit të ndërtimit të rrugëve dhe të infrastrukturës së vendit ka vendosur bazat e një shteti modern, demokratik të tipit perëndimor dhe duke zëvendësuar të drejtën e forcës me forcën e së drejtës, ai paraqitet si njeriu më progresist i kohës”. Ndërsa në vëllimin e tretë është përpjekur të tregoj udhëtimin e gjatë

e të vështirë të familjes mbretërore në mërgim dhe luftën e vazhdueshme të mbretit Leka I për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi dhe të Kosovës nga zgjedha Serbe. Por në anën tjetër, Najbor vëllimin e katërt të librit e ka pajisuar me dokumente të shumta, shpesh të panjohura, të veprimeve të ndryshme politike të mbretit Leka, ku konstaton se përtej mosmarrëveshjeve të shqiptarëve të diasporës, mbreti Leka ka punuar për ribashkimin e kombit shqiptar. Një tjetër libër i konsideruar për historinë e familjes mbretërore është dhe ai që cituam më lart, ai i Neil Rees, i cili ka shkruar mbi jetën e mbretit Zog dhe

familjes së tij në Angli, e përkthyer edhe në shqip “Mërgimi Mbretëror; mbreti zog dhe mbretëresha Geraldinë”, vjen si interes lokal prej nga nis edhe shkrimi i librit për mbretin Zog. Rees nuk ka bërë një libër historik, por të mbështetur mbi kujtime dhe fakte të gjetura në pasardhësit e njerëzve që jetuan me të gjatë mërgimit. Duke sjellë fotografi të njohura, por edhe dokumente nga arkivat e Londrës mbi të dhëna të sakta të njerëzve që e shoqëronin, Rees i ka mëshuar më shumë marrëdhënieve shoqërore që familja mbretërore krijoi në mërgim. Janë detaje të vogla në dukje, por që shpjegojnë historinë pak të njohur për shqiptarët.


15 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Hyrje Romanin më të ri, “Blirët e Pejës”, të shkrimtarit Fatmir Terziu pata rastin ta kem në dorë tani, ta lexoj, rilexoj dhe ta shijoj madje familjarisht. I ardhur enkas në postën time nga Amerika, tashmë gjendet si një thesar në Bibliotekën time, por edhe në memorjen time që do të flasë gjatë. Kështu ndjeva si fillim të kapërcej hijet e pas-hijet që zbulon “Blirët e Pejës” e këtij shkrimtari që ka këndin e vet letrar tashmë në sfondin shqiptar e më gjerë. “Blirët e Pejës” nuk është thjesht interes letrar, apo narrativ, por një ‘monument letrar’ në skenën letrare shqiptare. Për këtë natyrisht do të ndalem më poshtë.

Fatmir Terziu, “Blirët e Pejës” dhe letrat shqipe në një kënd tjetër Lënda, narracioni, shtrihet në formë pothuaj postmoderne të kombinuar me klasiken, ku veçoria terziane, tashmë në letrat shqipe të hapësirës shqiptare e më tej bën leksionin e duhur. Tre romanet e tij të para “Grykës”; “Bunari” dhe “Kojrillat” janë ndër më të vlerësuarat e kritikës dhe analistëve shqiptarë. Në këtë roman pak më hapur se tre të tjerët, vërehet një masë mirë e pranishme e gjuhës metaforike dhe figurat e pasazhet poetike hera-herës janë me shije.

Narrativi në skenën e gjakut të dukshëm e të padukshëm Tema, gjendja e shqiptarëve nën kolonializimin e Jugosllavisë së paraluftës së Dytë Botërore, por që sundonin kryesisht serbët. Gjendja e lokalizuar në Pejë, nën penë të rysur të këtij autori, por dhe me ndihmën e materialit me bollëk që kishin damkën e shtetit serb, edhe nën djallëzitë, kështu, të paimagjinuara të shqiptarofobëve, serbëve. Nga ngjarja do ta bëjme një shmangje, por po themi, se romani nis me fate individësh e familjesh dhe përfundon me pamjen kur personazhet serbë të mbetur në skenën e gjakut të dukshëm e të padukshëm që kutërbon krim shtetëror. Ata, në fund, i thonë njëri-tjetrit se këtu po ndahen. Si për cinizëm, këtë ia thotë tjetrit, ajo si figurë e drejtësisë, I. Petroviçi. Lënda, narracioni, shtrihet në formë pothuaj postmoderne të kombinuar me klasiken, ku veçoria terziane, tashmë në letrat shqipe të hapësirës shqiptare e më tej bën leksionin e duhur. Tre romanet e tij të para “Grykës”; “Bunari” dhe “Kojrillat” janë ndër më të vlerësuarat e kritikës dhe analistëve shqiptarë. Në këtë roman pak më hapur se tre të tjerët, vërehet një masë mirë e pranishme e gjuhës metaforike dhe figurat e pasazhet poetike heraherës janë me shije. Autori Terziu ka kujdes edhe për të mos krijuar tepri alogjike së daluri jashtë rrethanave të kohës. Mund të punohej më shumë në tipizimin e personazheve, por ato edhe pse janë racionuar sipas stilit terzian, kanë një menu të bollshme letrare. Mund të shtrohej lënda ca më me intrigime e jo veç linjës horizontale, në një kapërcim të cilin autori e pëlqen ta bëjë jolinear, që në këtë rast intrigon së miri. Mund të krijoheshin paraprakisht hije e frymë

pak si të padukshme për arritjen e motivimeve të veprimit të secilit nga personazhet. Fantazma e motivimit Gjithësesi, me këtë shfaqet ajo që nganjëherë quhet, fantazma e motivimit. Vetëm ta përmend se qe botuar, veç të tjerash, edhe vepra shkencore, edhe një doktori shkencash të historisë, Dr. Milovan Obradoviç: “Agrarna Reforma i Kolonizacija na Kosovu 1918-1941” Në të janë regjistrat, vendbanimet, familjet, individët e varg ngarje, krime, plane, projeksione shfarosëse deri në finalen e zhdukjes së shqiptarëve nga trojet e veta, nga koha kur në mënyrë masive po sillnin serbë e malaziasë në Kosovë. Po rrëmbenin

toka, po vritnin pronarë shqpiptarë të tokave. Gjithsesi është për çdo lavdatë pena e shkrimtarit, kritikut dhe studiuesit të mirënjohur tashmë, Fatmir Terziu, që kapërthurët këtë monstrum nga më gjakpirësit e historisë së shqiptarëve të Kosovës është sukses i radhë, vlerë e radhë e patrajtuar kaq duhur, bukur dhe motivueshëm në një stad kohor të tillë për fatet shqiptare. Përmbajtja e romanit “Blirët e Pejës” më përngjan deri dhe në një poezi të së madhes Anna Ahmatova, “Në vend të parathënies”, me atë klimën e rendit të njerëzve para portave të burgut, botuar më 1 prill 1917. Nxjerr pamje makabër edhe të gjasimit me “Kambanat për Rankas”, të M. Skorsës, madje dhe të shkrimtarit me prejardhje hebreite,

që një kohë jetoi në Serbi, e më pas u largua në Francë, D. Kish e vepra e tij “Varreza…”, prandaj imponohet edhe gjasimi me klimën e “Gollovliovët” e Salltikov Shqedrinit (Mikhail Saltykov-Shchedrin), që konsiderohet si vepër e madhe letrare e letërsisë. Fantazma tmerruese rri e njëjtë e s’është e rëndësishme fort se për ç’formë letrare bëhet fjalë. Me këtë prurje dua të sugjeroj se Terziu është një figurë fare e lartë e ndërgjegjes estetike, dhe kjo vepër dëshmon katërcipërisht këtë. Kësisoj romani na jep këtë sublimë: Fatmir Terziu, “Blirët e Pejës” dhe letrat shqipe në një kënd tjetër. Bajram Dabishevci Shkrimtar dhe analist Prishtinë


16 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Nga Fatmir Terziu Hyrje Zejnepe Alili Rexhepi është një nga zërat e afirmuara që shfaqen në poezinë e shqiptarëve të Maqedonisë, me një nocion poetik avangard, tipologjik, dhe aspektualitet topologjik në tërë dimensionin e saj. Diskursi i saj poetik, po aq edhe ai i lidhur me poetikën, studimin dhe lëvrimin e saj, për vite tashmë, është një këndvështrim i detyruar i kritikës, studiuesve, angazhuesve dhe konferencave në të cilat ajo debuton. Kjo kurajo manifestohet në aftësinë e Zejnepe Alili Rexhepit dhe dëshirën për të rishikuar përfaqësime maskiliste të identitetit femëror dhe angazhimin e saj me diskursin femëror, një koncept të cilin ashtu si Sara Mills e vë në dukje: ‘ka lëvizur larg nga gratë që shikohen si thjesht e një grupi të shtypur’, ngjashëm si viktimat e dominimit mashkullor, dhe duke shtuar se Alili Rexhepi është përpjekur për të formuluar mënyra për të analizuar fuqinë si ajo shfaqet dhe si ajo është e rezistuar në marrëdhëniet e jetës së përditshme. Janë këto aspekte të punës së Zejnepe Alili Rexhepit, të cilat janë adresuar në librin e saj studimor “Poetika e rrëfimit letrar” (Studime e analiza) duke shqyrtuar mënyrat në të cilat ajo konfiguron supozime maskiliste dhe ligjërata për këto mënyra: duke i dhënë zë shifrave të margjinalizuara, që janë parë ose shfaqen në mënyrën më të heshtur, duke bërë e ridimensionuar riparaqitjen e stereotipeve dhe marrëdhënieve të pushtetit, përmes ripërvehtësimit poetik të mitit dhe duke rishkruar poemën kanonike të dashurisë ndaj vendlindjes dhe tejkorrës nga këndvështrimi feminist. Lirizmi dhe vlera e energjisë Që në hyrje të studimit, Dr Zejnepe Alili Rexhepi, sqaron brenda modestisë së saj intelektuale se “libri “Poetika e rrëfimit letrar” trajton studime e analiza letrare, ku shprehet fryma kulturore dhe përvijimi i vlerave estetiko-letrare në krijimtari. Sipas studiueses “Studimi përmban një dozë lirizmi mbi poetikën e rrëfimit, kryesisht e mbështetur në letërsinë shqipe të shek. XX-të-, veçmas ata që prekin tematikën atdhetare, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar (1912 – 2012). Një përmbledhje kjo, me artikulime mendimesh e vlerash mbi krijimtarinë, sidomos atë me sfond të qëndrueshëm kombëtar.” Por duke lexuar dhe analizuar në detaj këtë studim, natyrisht veç asaj që janë përfshirë analiza, kumtesa e akte konferencash, seminaresh, interpretime e kritikë..., si trajtesa krahasuese mbi vepra e monografi autoriale, kryesisht letrare e kulturore, gjendet edhe vetë diskursi me të cilin ajo trajton dhe analizon tërë këto objeksione parë rreth tematikës trajtuese. Natyra, aspektualja me tërë problematikën e përfaqësimit të vetë, subjektiviteti i saj dhe besueshmëria e angazhimit poetik, është një shqetësim qendror i studimit të Zejnepe Alili Rexhepit. Pjesa më e madhe e punës së saj është shkruar në formën e angazhimeve të hershme, e cila shërben për

Mesorja e vlerave të energjisë dhe marrëdhëniet gjinore një diskurs më vete të treguar saktësinë themelore të diskursit për të ripranuar e riangazhuar panoramën estetike të lirikës shqiptare, që nga autorja e këtij studimi është shtrirë në kuotat dhe nën ndikimin e Pavarësisë. Studiuesja mes një gjuhe tejet të aftë akademike identifikon me dëgjuesin, lexuesin e saj dhe i jep autoritet mbi një zë i cili përndryshe mund të jetë i heshtur, aq më shumë kur ai zë vjen nga thellësia e Rilindjes. Dhe kjo sipas autores “Çdo poet i Rilindjes ka besim në forcën shpirtërore të popullit të vet, andaj të duket se, poezia e tyre merr dritën e rrugëtimit të gjatë në kohë. Dashuria për Atdheun, për ta, është e mbijetueshme si koha dhe pavdekësia e saj. Ky është edhe ideali estetik i poetëve të Rilindjes, të frymëzuar nga Pavarësia, që formësohet nga lirizmi ideor i një spontaniteti poetik që kulmon me intonacionin dhe konceptimin e figurshëm, i cili brenda vargut vjen me një funksion të veçantë stilistik. Tematika e Pavarësisë shtjellohet si një rrjet i artkujtesës.” Ngritja e këtij zëri në formësimin e diskursit poetik bëhet një mjet për të treguar dëshmimin e gjuhës për të përfaqësuar aspektet specifike të përvojës, veçanërisht përvoja poetike nga këndi i vështrimit feminist. Duke zgjeruar gjeografinë e trajtesës dhe kronologjinë e përfshirjes, autorja veç tematikës dhe autorëve të periudhës në fjalë, karakterizon edhe qëllimin kryesor të trajtesës. Kjo trajtesë është një Kumtesë e lexuar në Seminarin VI Ndërkombëtar të Albanologjisë, Tetovë - Shkup, 20-22 shtator, 2012 dhe e botuar në revistën e Seminarit të VI-të Ndërkombëtar të Albanologjisë, me temë: “Çështja shqiptare para dhe pas shpalljes së Pavarësisë, Tetovë, 2012, por jo vetëm kaq ajo shërben edhe si një monolog rrëfyes e sugjerues në diskursin poetik për mjaft studiues të tjerë. Mes rrëfimit të saj diskursiv ajo eksploron në një heshtje tipologjike, ku shihet se si mënyra maskiliste është parë e determinuar për të përcaktuar se si janë konsideruar fatet dhe arsyet, madje edhe me kolanën e tyre të shtrirë në poetikë, dhe se si gjuha përcakton përvojat në agregatin poetik. Ky agregat poetik fuqizohet me diskursin poetik që në këndvështrimin e autores sjell edhe dialogun midis poetit dhe simbolikës së vendlindjes. Sipas një vëzhgimi të saj kuptohet se “Krijimtaria e dekadave të fundit të shek. XX, e sajuar më tepër si poezi simboliste, ngrihet mbi një filozofi të thellë që shpreh imazhin e jetës, kohës, të vërtetës... së vetë poetit, në bashkëdyzim me universin e përjetimeve të tij.” Pra është një diskurs tipologjik poetik, ku më tej ‘të këtij diskursi poetik, të yshtur nga motivi i atdhedashurisë, me simbolikën e brengës dhe mallit për këto troje, janë një vargan i gjatë poetësh, por si më të identifikueshëm në botën letrare, shquhen poetët tetovarë: Abdylaziz Islami, Murat

Isaku, Mustafa Laçi, Nexhat Pustina...’. Identiteti kulturor dhe diskursi Sidoqoftë ky nocion i identitetit kulturor mes rrëfimit poetik zbulohet veç dashurisë së Atdheut edhe si nocion i identitetit të femrës si një strukuturë poetike e ndërtuar në diskursin mashkullor, por të pranuar nga të gjithë, që është një temë e përsëritur në poezinë e poetëve që ajo i trajton me elokuencë në këtë studim. Ndodh kështu pasi studimi sjell edhe aksiomën se intuita atdhetare është invencion i krijuesve të Rilindjes Kombëtare, gjë që sjell dhe agravon edhe debatin akademik. Në këtë pikë vetë argumenti duket paksa i tejpërfshirë dhe madje duhet edhe një arsye që determinohet nga vetë diskursi. Stereotipet dhe personazhet, që hyjnë këtu si arketipe funksionale ndoshta do të duhej të ristrukturoheshin e të detajonin më shumë në këtë pikë. Kuptimi Lacanian në këtë pikë do të ishte më konkret pasi ai shprehet se ‘nuk ka kuptim që të jetë mbështetur nga ndonjë gjë tjetër, pa iu referuar një tjetër kuptimi’ (Lacan, 1987: 83). Këtu pra është vetë gjuha një formë e besueshme e të shprehurit dhe natyrisht si e tillë duhej trajtuar më shumë në funksionin e saj derivat të diskursit poetik. Më tej autorja e sheh studimin e saj të ndalet tek poezia e mesazhit universal, tek simbolika poetike e Nolit si “frymë e kohës” apo tendencë më se moderne dhe zgjeron arsyen e saj studimore me ‘gruaja shqiptare në poezinë refleksive-erotike të Migjenit’. Dhe jo më kot këtu autorja që ka një bagazh të ndjeshëm njohurish, që përvijon poetikën e përditësisë, po aq edhe fatin e gruas shqiptare në kohë, hapësirë e vend e cek duke shtjelluar se “Në realitet, gruaja, figurën e së cilës Migjeni e percepton nga përditshmëria, është qenie e përbuzur, e nëpërkëmbur, grua që e humb krenarinë pa dëshirën e saj, e shtyrë nga gjendja e vështirë sociale.” Kjo është gruaja në hapësirën studimore të autores, që shihet nga vetë gruaja që e ka studiuar atë, e ka përjetuar e ka shtjelluar, ashtu siç edhe ‘Poezia e Migjenit krijohet me një funksion lirik si shprehje e botës së brendshme, përmes ndërgjegjes, ndjenjës, përsiatjes..., shpërthen në formë pasioni, dhe mbi të gjitha puqet në koinçidencë me shpirtëroren. Pavarësisht si përfundon dashuria që ai ndien, mjafton që ajo lind si një ndjenjë e çiltër, që sa vjen e forcohet, por fatkeqësisht mbetet e parealizueshme, siç shprehet Benedetto Croche, se edhe format e shpirtit janë të dallueshme, jo të ndara.’ Dhe natyrisht në këtë këndvështrim syri i mprehtë i studiueses cek interpretimet e Dora D’Istrias mbi traditat shqiptare, të asaj figure me ‘origjinë shqiptaro - rumune, personalitet me intelekt të thellë e

ndiesi të larta njerëzore, për dekada të tëra, idetë dhe energjinë e saj i vuri në shërbim të idealeve humane’. Autorja sqaron se ‘Ajo pasqyroi një realizëm ngjarjesh e situatash, të inicuara si probleme të kulturës dhe identiteteve në Ballkan. Historiani rumun Nikolae Jorga, do të pohonte me të drejtë, se: “Është për t’u çuditur se sa njohuri ishin mbledhur në mendjen e kësaj gruaje të jashtzakonshme, njohuri që i përdorte ajo, sa herë që duhej të bënte ndonjë betejë”.’ Marrëdhëniet gjinore një diskurs më vete Gruaja këtu është ndërtuar nëpërmjet një serie të shtjelluar nga këndvështrimi tipologjik dhe i denjë, i kapur thuajse apriori e në mënyrë të veçantë, të parrokur më parë nga këndi femëror. Gruaja nuk e njeh veten. Ajo nuk ka kuptim të identitetit të saj, sepse ajo është hequr prej saj nga konstruktet mashkullore dhe asj i është dhënë vetëm ankthi i prodhuar mes imazhit femëror. Përsëri, ajo është hormonale, e treguar nga ‘ndjenja të nxehtë për të nxehtën”, dhe ajo është e paaftë, ritransmeton në pasqyrë dhe ‘ankth’, por në këndvështrimin e autores sjell shpresë, shtysë dhe lëvizje, njohje dhe zgjerim njohurish, ka identitet, ka forcë dhe kulturë identitare. Kërkimfalja përsëritet në linjën e vazhdimit ku nënvizon qëndrimin dhe sqarimin se ‘Elena Gjika, gjithashtu vuri në pah ide revolucionare për të ardhmen e popujve, sidomos për popullin shqiptar, me ç’rast njëjtë si Edith Durham, vepron me mirëqenie, jep humanizëm për këtë popull, të cilin e admiron për mikpritjen e bujarinë, po e kritikon për veset e zakonet prapanike që e pengonin përparimin’. Angazhimet e tjera në këtë studim si ‘Fryma filozofike dhe sendërtimi artistik modern në romanin “Të jetosh në ishull” të Blushit’; ‘Personazhi femëror në vazhdën e paragjykimeve’ tek një pasqyrim i “Novelave të Qytetit të Veriut”; ‘Rishikime mbi eseistikën shqiptare’; ‘Rishikime emrash’; ‘Individi dhe koha “Stina e ujkut”, Ridvan Dibra’; ‘Revolta shpirtërore frymëzim i një poeti (Charles Beudelaire 1821-1867)’; ‘Problematika arsimore e shqiptarëve të Maqedonisë 1981 – 2011’; ‘Gjuha shqipe (letrare) mbetet ind i vetëm kombëtar i shqiptarëve’; ‘Imazhi kulturor dhe integrimi i shqiptarëve të Maqedonisë në nivel mbarëkombëtar dhe global’ përveç zgjerimit të interesit të këtij libri studimor, na japin edhe një shije estetike tjetër të funksionimit të diskursit poetik në një lëmi më të ngjeshur, më të zgjeruar e më të ndërlidhur kulturologjike. Përfundim Studimi i Dr Zejnepe Alili Rexhepit është një përkufizim i duhur, i detajuar i kulturologjisë së gjithëpërfshirjes, i diskursit poetik, i tërë melodramës së kaskuar nën propagandë kohe, hapësire dhe vendi, duke na përcjellë në stade të dukshme e tejet domethënëse. Kufizimet e përfaqësimit është një temë që përsëritet në të gjithë ligjëratat, por ndërton e sedërton vetë ligjrata të reja e kumte të duhura. ...


17 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Nga Frank Shkreli Shoqata Ndërkombëtare e ish të Përndjekurve të Europës post-Komuniste (INTERASSO), anëtare e së cilës është edhe Shoqata e ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, zhvilloi punimet e Kongresit të 21-të të kësaj organizate në Bukuresht të Rumanisë. Kongresi i ish-të përndjekurve politikë, ku morën pjesë 14 delegacione nga vendet ish-komuniste të Europës, të përfaqësuar secili nga dy delegatë, u mbajtë javën e kaluar nga 21 deri më 24 gusht. Në këtë takim të shoqatave europiane të të ish-përndjekurve politikë, Shqipëria përfaqësohej nga Zotërinjt Simon Mirakaj dhe Haki Hoxha. Burime nga Kongresi bëjnë të ditur se Kongresi vjetor u mbajtë në Pallatin e Parlamentit rumun, ose siç quhej në kohën e diktatorit komunist Çaushesku, “Shtëpia e Popullit”, një ndërtesë kjo grandioze e cila për nga madhësia dhe absurditeti i saj, edhe sot flet për narcisizmin dhe megalamoninë e diktatorit Nikolai Çausheskut, ku thuhet se kanë punuar mbi një milionë rumunë dhe mijëra ushtarë, 24 orë në ditë, shtatë ditë të javës dhe i cili mori vite për tu ndërtuar. I frymëzuar për ndërtimin e këtij pallati nga vizita e tij në Kinë dhe në Korenë e Veriut, në vitin 19971 dhe i impresonuar nga kulti i personalitetit të diktatorëve Mao Tse Tung dhe Kim il Sung, diktatori Çaushesku kishte në plan që nga ballkoni i lartë i këtij pallati të mbante fjalime turmave të popullit mbi të sukseset e komunizmit, por rumunët e lodhur dhe të vuajtur nga regjimi i tij diktatorial, kishin plane të tjera dhe e ekzektuan atë në dhjetor të vitit 1989. Rumunët e urrejnë gjithnjë këtë “vepër” të Çausheskut, sepse, për relaizimin e tij, ai kishte shkatërruar pjesën më të bukur historike të qytetit për t’i bërë vend këtij pallati, por për më tepër edhe kur të merret parasyshë mundi e djersa e popullit rumun që është derdhur aty, për të mos thënë gjë edhe për numrin e rumunëve që thuhet se kanë gjetur vdekjen duke ndërtuar këtë pallat, i cili sipas të dhënave mbulon 1/5 e sipërfaqës së kryeqytetit rumun. Diçka e ngjashme me ndërtimin e 700-mijë bunkerëve në Shqipërinë komuniste, qëllimi i të cilëve ishte gjoja për t’u mbrojtur nga “armiku” i cili nuk sulmoi kurrë Shqipërinë -- “veprën” e madhe të Enver Hoxhës -- e cila ashtu si edhe projekti i Çausheskut, përpiu pasurinë dhe burimet material dhe njerzore të vendit, si dhe mundin e djersën e popullit. Qëllimet e dy projekteve mund të ishin të ndryshme, njëri për të venë në dukje megalomaninë e një diktatori komunist dhe tjetri i shtyrë nga paranoia e

NË BUKURESHT U MBAJT KONGRESI NDËRKOMBËTAR I ISH TË PËRNDJEKURVE POLITIKË

një diktatori që i shihte armiqët kudo. Të dy këto projekte absurde kanë lënë pasoja fizike, psikike dhe historike, të cilat vetëm koha do t’i shuaj. Natyrisht, se është domethënse fakti që ish të përndjekurit politikë të regjimeve komuniste nga Europa të mbanin të Kongresin e Shoqatave Europiane të ish- Përndjekurve politikë, pikërisht aty në atë ndërtesë. Burimet nga Kongresi,-- punimet e të cilit vazhduan për tre ditë -- njoftuan se Kongresi u hap zyrtarisht nga Kryetari i deri tanishëm i kësaj shoqate, kroati Jure Knezhoviq, ndërsa Kryetari i parlamentit rumun, Valeriu Stefan Zgonea përshëndeti delegatët duke u uruar atyre mirëseardhjen dhe punë të mbarë. Gjatë punimeve të Kongresit, përfaqësuesit e delegacioneve të ndryshme europiane paraqitën raportet e tyre duke pasqyruar gjëndjen në vendet nga vinin, pothuaj një çerek shekulli pas shëmbjes së komunizmit. Delegacioni shqiptar, në raportin e tij, u raportoi delegatëve të tjerë europianë për atë që duket se është një nostalgji e re për ish regjimin komunist shqiptar, duke përmendur ndër të tjera, ri-shfaqjen e portretit të Enver Hoxhës pas radhës së shtetarëve shqiptarë, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe të Krye-parlamentarit Ilir Meta, tek Varrezat Kombëtare në Tiranë, nëntorin e kaluar. Delegacioni i ish të përndjekurve politikë shqiptarë njoftoi gjithashtu delegatët e tjerë europianë për ato që ata thanë se ishin largime të detyrueshme nga puna të disa të ish përndjekurve, vetëm e vetëm, për arsye të bindjeve të tyre politike, gjë që si përfundim çoi në grevë urie nga një grup ish-të përndjekurish politikë në Tiranë. Gjithnjë sipas burimeve të Kongresit, pasi u lexuan raportet e paraqitura nga delegacionet e ndryshme, del-

egatët mbajtën zgjedhjet për kryetarin e ri të Shoqatës Europiane të ish-Përndjekurve Politikë, ku u zgjodh gjermani Kristian Fuchs. Në fund të punimeve tre ditëshe të ish-të përndjekurve politikë nga e mbarë Europa, Kongresi miratoi një rezolutë e cila thuhet se iu dërgua Këshillit të Europës (KE) dhe Bashkimit Europian (BE). Në pikat kryesore të rezolutës së Bukureshtit i bëhet thirrje vendeve anëtare të KE-së dhe të BE-së që të dënohet publikisht komunizmi dhe të ndalohet propaganda komuniste nga nostalgjikët e atij sistemi. Në rezolutë theksohet, ndër të tjera, që të ndërmirren masa për ngritjen e monumenteve në nderim të viktimave të komunizmit. Gjatë qëndrimit të tyre në Bukuresht, delegatët mësuan se në kryeqytetin rumun po ndërtohej një monument gjigant në nderim të viktimave të regjimit komunist të Çausheskut, me një lartësi prej 28 metrash dhe me një peshë prej 120 tonësh, i cili sipas këtyre burimeve, pritet të inaugurohet mbrenda gjashtë muajsh. Ndër pikat e tjera të rëndësishme të theksuara në rezolutë, kërkohet që shkollat në vendet ish-komuniste të ndërmarrin masa për të edukuar brezin e ri me një frymë anti-komuniste, si dhe hapjen e dosjeve ose të miratohet ligji i lustracionit, në vendet ku ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Në rezolutë u kërkua gjithashtu që të ndërpriten bisedimet për antarësim në Bashkimin Europian me vendet që nuk zbatojnë këto detyrime. Duke pasqyruar gjëndjen aktuale në Europë, Kongresi i ish të përndjekurve politikë, me rezolutën e tij drejtuar Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, dënon agresionin rus kundër Ukrainës dhe kërkon ndalimin e ndërhyrjes së trupave ruse në Ukrainë.

Në të vërtetë, pikat që theksohen në rezolutën që doli nga Kongresi i ish të përndjekurve politikë në Bukuresht, janë pothuaj të njëjtat kërkesa me ato të rezolutave të aprovuara më heret nga Këshilli i Europës (KE) dhe Bashkimi Europian (BE) me të cilat dënohen ashpër krimet e regjimeve totalitare komuniste. Ndër to dallohen, ndër të tjera, rezoluta e KE e vitit 2006, Deklarata e Pragës e vitit 2008, Rezoluta e Parlamentit Europian më 2009 si dhe Deklarata e Vilnius-it më 2009, e tjera. Në këto dokumente të Europës nënvijohen krimet e regjimeve komuniste dhe theksohet se ajo që i karakterizonte këto regjime ishte shkelja masive e të drejtave të njeriut, ç’prej fillimi të tyre, me qëllim për të qëndruar në pushtet, me çdo kusht. Në rezolutën e Këshillit të Europës nënvijohet se krimet e bëra nga regjime të komuniste kanë qenë të ndryshme, varësisht nga kultura, vendi dhe periudha historike, por që kanë përfshirë vrasje dhe ekzekutime individësh dhe grupe njerzish, përfshirë edhe vdekjet në kampet e përqëndrimit, urinë, deportimet, torturat, persekutimet e komuniteteve fetare dhe mohimin e lirisë së fjalës, të mendimit dhe të shtypit, përveç krimeve të tjera. Kongreset vjetore të shoqatave europiane të përndjekurve politikë, si mbledhja që u mbajt javën që kaloi në Bukuresht, e ka rëndësinë vet praktike, në mos për asgjë tjetër, atëherë për tu rikujtuar sado pak brezave të tanishëm të vendeve ish-komuniste, krimet e regjimeve totalitare dhe njëkohësisht për tu kujtuar vendeve të ndryshme që të zbatojnë rezolutat dhe angazhimet që kanë marrë për një rishqyrtim të thellë të krimeve të regjimeve komuniste, krime të cilat janë bërë në emër të luftës së klasave dhe në emër të diktaturës së proletariatit. Pa një shqyrtim të tillë, sipas një rezolute të Këshillit të Europës, publiku në përgjithsi nuk ka aspak dijeninë e nevojshme mbi këto krime kundër njerëzimit dhe thekson se disa parti komuniste të cilat nuk kanë shqyrtuar ende krimet e bëra prej tyre gjatë sundimit të tyre, vazhdojnë të gëzojnë status ligjor në disa vende. Ky siç duket ky është gjithashtu edhe mesazhi që doli nga punimet e Kongresit të Shoqatës Europiane të ish Përndjekurve Politikë që u mbajtë në Bukuresht fund javën që kaloi, dhe i cili njëkohësisht propozoi që Kongresi i vitit të ardhëshëm të Shoqatës Europiane të mbahet në Shqipëri ose në Hungari. Thuhet se qeveritë përkatëse janë njoftuar për këtë propozim të Shoqatës Europiane të ish Përndejkurve dhe se tasht prej tyre pritet një përgjigje mbrenda tre muajsh.


18 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Që nga nga shpikja e portretit të fotografuar me një procedurë të hershme, një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicéphore Niépce dhe Louis Daguerre në 1837, kanë kaluar thuajse mijëra emocione tek ata që më pas u dashuruan me artin e fotografisë. Më 9 janar 1839, Akademia Franceze e Shkencave njoftoi procesin portret e fotografuar me një procedurë “daguerre”. Disa muaj më vonë, më 19 gusht 1839, qeveria franceze bleu patentën dhe njoftoi shpikjen si dhuratë “Falas për Botën”. Duhet të theksohet se portreti i fotografuar me një procedurë të hershme (Daguerreotype) ose tipi Daguerre, nuk kishte paraparë imazhin e përhershëm fotografik. Në 1826, Nicéphore Niépce duke përdorur një proces të quajtur Heliografi kapi fotografinë më të hershme të njohur si “Pamje nga dritarja në Le Gras”. Dhe më pas vetëm 19 gusht 1839 u zgjodh si Dita Botërore e Fotografisë bazuar në meritat e tilla si, Portret i fotografuar me një procedurë të hershme ishte procesi i parë praktik fotografik dhe blerja dhe lëshimi falas i patentës nga qeveria franceze. Në këtë ditë ditë, padyshim duhen pak fjalë edhe për rrugëtimin fotografik të fotografisë shqiptare, për të cilën kohët e fundit, është firma e Qerim Vrionit. Duke ditur më tej gjuhën e vecantë të fotografisë, Qerim Vrioni, që ka prurë për lexuesit dy libra në këtë fushë, ka theksuar vazhdimisht se edhe në

DITA BOTËRORE E FOTOGRAFISË skenën shqiptare, fotografia ka një histori të ndjeshme. Qerim Vrioni është studiues i fotografisë dhe fotograf. Në vitin 2005 ka botuar librin “Fotografia –një grusht diell” që është i pari për fotografinë në historinë e kulturës shqiptare, kurse në vitin 2009 botoi “150 vjet–fotografi shqiptare”. Ka shkruar me dhjetëra analiza e studime për fotografinë shqiptare e atë të huaj, në shtypin shqiptar, në Republikën e Kosovës, SHBA, Rumani, Greqi, Angli, Maqedoni, Itali, Mal i Zi etj. Pjesëmarrës me fotografi i disa edicioneve të konkurseve kombëtare “Marubi” në Tiranë dhe “Gjon Mili” në Prishtinë. Arti i fotografisë në Shqipëri zë fill rreth mesit të shekullit XIX. Atelieja e parë u ngrit me 1858, nga Pjetër Marubi, në Shkodër, në atë kohë një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Fotografitë me interes etnografik, historik apo gjeografik ilustruan me dhjetëra vepra të autoreve të huaj për Shqipërinë, ose u botuan në trajtën e kartolinave. Brezin e dytë të fotografeve, që punuan në këtë studio e përbëjnë nxënësit e tij, vëllezërit Mati Kodheli dhe Kel Kodheli. Më i madhi, Matia, vdiq në moshë krejt të re (1862-1881). Vëllai i dytë, Keli, i cili jetoi gjatë (18701940) e ngriti në një shkallë më të lartë punën artistike në studion fotografike “Marubi”,

duke u shquar më tepër në gjininë e portretit. Kel Kodheli apo Kel Marubi organizoi fototekën e studios se vet, e cila, e sistemuar sipas kritereve arkivore të shek. XIX ruhet edhe sot. Brezin e tretë të fotografëve e përfaqëson Gegë Marubi (1907-1984), biri i Kelit. Fotografitë e para kanë personazhe me fustanellë, karakteristike për veshjen burrërore të mesit të shekullit të XIX. Më pas vendin e tyre do ta zënë tirqit, të cilët përdoren në fund të shekullit të XIX. E këto në fillimin e shekullit të XX, zëvendëso-

hen me brekushet. Kështu ndodh edhe për veshjet e grave. Xhubleta e malësorëve, veshja e princeshës mirditore, veshja e gruas katolike shkodrane, apo asaj myslimane, janë pasqyruar më së miri në fotografi. Pas këtyre kostumeve, natyrshëm shihen figurat më të mëdha të historisë së veriut shqiptar. Patriotët në grupe të Lezhës, Dukagjinit, Mirditës, Kosovës të gjithë të veshur me kostume. Krerët, emrat e përveçëm në celuloidet e Marubëve, do të mbeten edhe më të njohur dhe do të shndërrohen të njohur edhe në por-

trete. Ded Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Azem e Shotë Galica, Esat Toptani, Filip Shiroka, Haki Stermilli, Hil Mosi, Fan Noli, të gjithë janë fotografuar veçse prej Marubëve. Fotografia shqiptare më pas ka një histori të vetën që përkon me epoka të ndryshme, dhe bazuar në politika të tjera. Sot ajo ka harruar ‘buzëqeshjen e detyruar socialiste” dhe ka më shumë arsye të jetë fotografi e të gjithëve. Celularët, kamerat dhe mjetet e tjera janë në duart e cdo qytetari edhe atij shqiptar që fotografon dhe i përcjell në mjediset dhe rrjetet sociale.


19 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Lajmi më i fundit nga peticioni, “Shenjtëroni Nënë Terezën”, i organizuar nga pedagogu dhe studiuesi shqiptar i Universitetit të Birminghamit, në Mbretërinë e Bashkuar, Dr. Gëzim Alpion, shënon një shifër prej njëmijë e pesëqind mbështetës, nga dyzetë e pesë shtete. Ky është peticioni i dytë i iniciuar nga Alpion në kuadrin e një kohe të shkurtër. I pari është ai që bën fjalë për “Rrugën e Arbërit” dhe që ka gjetur një mbështetje të madhe. Ky peticion u inicua nga z Alpion në një kohë që “Rruga e Arbërit” thuajse u la pas dore, pas një zhurme të madhe mediatike. Për këtë madje, ai zhvilloi edhe një tur intelektual në Shqipëri, ku pati më shumë se jehonë takimesh dhe më pas ende një hestje për këtë rrugë që bashkon dhe më së shumti ndërlidh një trevë të lashtë e tejet kulturore shqiptare me kryeqytetin shqiptar. Por ndërsa peticioni për këtë rrugë vazhdon ende, ai që është më emergjent, është peticioni “Shenjtëroni Nënë Terezën”, pasi synon nxitjen e Vatikanit për këtë qëllim, me rastin e vizitës historike të Papës më 21 Shtator në Shqipëri. Pra, Papa Françesku, do të vizitoj Shqipërinë më 21 shtator 2014 dhe për këtë ka tashmë disa javë që z Alpion ka deklaruar në thirrjen etij publike “Do të dëshiroja shumë që me këtë rast Vatikani të prononcohet se kur do të realizohet shenjtërimi tashmë i vonuar i Nënë Terezës.” Kjo sepse sipas Dr. Alpion, “Çfarëdo arsyesh që kundërshtarët e Nënë Terezës mund të kenë kundër shenjtërimit të saj, ato zhvlerësohen para kontributit të pashoq të saj në shërbim të Kishës Katolike. Pak individë të shquar, fetarë ose jo fetarë, në historinë e njerëzimit kanë kontribuar për shenjtërimin e dinjitetit njerëzor sa shqiptarja Nënë Tereza gjatë jetës së saj si misionare nga viti 1929 deri në vitin 1997.” Duke huazuar një kuotë nga vetë nënë Tereza, në këtë rast thirrja për këtë peticion sa të rrëndësishëm dhe aq historik, do të kishte këtë arsye: “Le të takohemi

Shenjtëroni Nënë Terezën!

gjithmonë me njëri-tjetrin me buzëqeshje, sepse buzëqeshja është fillimi i dashurisë”. (Nënë Tereza) Dhe ky pikëtakim në firmosjen e këtij peticioni, është vetë buzëqeshja jonë e munguar, dashuria jonë për vlerat që lë pas njeriu në fushën humane e më gjerë.

Natyrisht, nëse kjo shihet si një shenjë e mirë dashurie njerëzore, ne kemi mirëkuptuar edhe asryen njerëzore të jetës. Kemi mirëkuptuar edhe atë që ne shpesh e shpenzojmë si humbje kohe apo edhe si një faturë ndaj kohës së humbur, ku fatura fshin vlerat tona shqiptare nga cdo memorje. Nëse

ndodh ndryshe atëherë do të jetë vështirë të kuptohet edhe nga brezat tanë shqiptarë që kanë arsye të presin mirëkuptimin e vlerave të vlerësuara edhe në rrafshin global. Këtu nuk është fjala për sa fuqi kemi ne në këtë pikë, por për fuqinë që ne mund ta harxhojmë duke e vënë atë në dobi

të vlerave tona. Natyrshëm pyetja është tek ajo që ne i rikthejmë shpirtit human të Nënë Terezës, pasi dihet se vetë ish Presidenti i Amerikës, që aq shumë bëri për shqiptarët, për Kosovën, Bill Klinton ka deklaruar: “Nënë Tereza ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar”(Bill Klinton).


20 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Anapesti, anagrami dhe aluzioni në poezi Nga Fatmir Terziu Tre gjëra nga më të ndihshmet funksionojnë si një hallkë ndërlidhëse në tërë strukturën poetike të poetes Lida Lazaj-Xhamo. Janë pikërisht anapesti, anagrami dhe aluzioni, tre këta elementë strukturorë të dukshëm e të padukshëm që e bëjnë poezinë e poetes Lida Lazaj, sa jetike aq edhe të veçantë e të lexueshme. Një poete e tillë me një krijimtari të ndeshur në leximin tim vonë, pikërisht pas një kafeje të qetë e të ndjeshme miqësore në një nga kafenetë e Parkut “Rinia” në Elbasan në praninë e bashkëshortit të saj, kur ajo do të më dhuronte vëllimet e saj poetike me poezi me varg të lirë dhe haiku “Me zërin tënd” (2005), “Rruga për nesër” -haiku- (2007) dhe “Gishti i dheut të dhembshur”-poezi- (2008). Kjo poete bashkëshorte e përkushtuar dhe nënë e tre fëmijëve të rritur, natyrisht do të lexohej apriori në të tre vëllimet e saj dhe shënimet do të duhej të pasonin vite rileximesh e ndjeksjesh të saj në botimet e herëpashershme. Në leximet e saj dhe në shkrime ashtu si edhe në atë që ajo parathotë në bisedë “Kaq shohin rrugët e qytetit. Unë veten e shoh herë si dru, herë si flutur, herë si lule me aromë kundërmonjëse prej femre e njeriu të ngacmuar së brendshmi. Jetoj e vdes sipas rrethanave.” Ajo në biseda është përherë më pas njeriu i poezisë që ashtu siç lexohet dhe ndjehet “Linda me lule kumbullat, u rrita me gjirin e nënës, me ujra dëbore, ajër të ngjeshur me ozon, me xixëllonja e jargavanë. Pasi mësova kodin e deshifrimit udhëtoj në vragë librash. Miqtë e mij janë Çehovi, Dostojevski, Remarku etj.etj. dhe poetët bashkëkohës. Prej magmës që më vlon përbrenda gjetën kraterin tre gjuhëza flake”. Ndoshta këto tre gjuhëza flake janë dhe dallesat tona që parathamë për të lëvruar më tej dikursin e saj poetik në tërë angazhimin e saj krijues, sa poetik, aq edhe në prozën e shkurtër dhe në publicistikë, edhe pse pena e saj ka trokitur mbi fletët e bardha në një moshë të madhe, atë që përshkronte dyzetë e pezë vite udhëjetë. Dhe kohë pas kohe në periodikë letrare e suplemente artisike me poezi, ese, tregime si dhe në antollogji të ndyshme përmbledhëse të takimeve poetike në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Kroaci ajo vazhdon ende të paraqesë forcën e saj të akumular hpirtërore, derisa më së fundi ka botuar edhe vëllimin poetik “Syri i së dielës” të poetes me një përkujdesje të poetit Arqile Gjata dhe

një shënim të tij. Për këtë libër të ri poeti Përparim Hysi shkruan “E pranoj që në fillim: jam zënë “peng”. Më kanë rrëmbyer vargjet e poetes lirike, Lida Lazaj. Jo vetëm jam zënë “peng”, po më ka zënë “Sindroma e Stokholmit”. Sindroma e Stokholmit ku, i marri peng, jo vetëm e pranon këtë pengmarrje, por ka simpati për rrëmbyesin. Analogjia është e qëlluar: dhe unë kam simpati për këtë poete që, po e njohe (them përmjet vargjeve,de), e ke vështirë që të mos e duash. Kjo lloj “simpatie” apo sindromë nuk është vetëm imja. Përkundrazi: ka plot të tjerë që janë rrëmbyer prej vargjeve të saj. Në se të bie në dorë libri i fundit të saj “Syri i së dielës”, nuk ke se si mos befasohesh. Sa hap kapakun, ndeshesh me një befasi të bukur: tre krijues me emër në fushën e letrave që jetojnë në Greqi, dhe pikërisht zotërinjtë e nderuar, Novruz Abilekaj, Mihal Dusha dhe poeti (edhe ky një zë poetik që të merr peng e të mban rob), Arqile V.Gjata, pse janë marrë peng nga kjo krijuese kaq cilësore, kanë “paguar Sindromën e Stokholmit”: janë bërë sponsorë të librit të asaj, “Pengmarrëses”.” Kështu në një nga ciklet e saj “Përsiatje vjeshte” është pak prej kësaj vjeshte që u shtresëzua në shpirtin e saj si palimpsest ndijimesh e përjetimesh pa fund, duke parathënë

atë që akumulonte brenda saj vitesh për të pasardhur tek “Syri i së dielës”. Dhe me syrin e asaj vjeshte që pasonte të dielën ajo binte ‘vetëm një herë në territorin e të marrëve’, për të fuqizuar më tej pikërisht tre elementët strukturorë të dukshëm e të padukshëm anapestin, anagramin dhe aluzionin. Dhe kështu merr jetë të ndjeshme anapesti në poezinë e saj, ku këmba poetike streson theksin e pathekshëm në vargun e saj dhe realizon atë që radhë lexohet sot në krijimtarinë poetike, të shumtë në sasi, por të paktë në cilësi të tillë artsjellëse: “Do kridhem në vezullimet e pijes fisnike/Në fund të gotës të gjej guximin/Të dal nga rreshti/Ku të gjithë hedhim hapin uniform/Dhe do kaloj në territorin e të marrëve/Ku rend e rregulla janë analfabetë/Ku gëzimi shpërthen si verë e vjetër/Në eliksirin e pijes së fisshme/Do zbuloj Ishullin e Pashkëve/Ku ora e busulla çmenden/ Në ma mohofshin vendin në rresht/ Mes vezullimeve le të vdes/Si peshk i lumtur në korale/Se rron kush rron/ Sikur dhe vetëm për një ditë në territorin e të gjallëve/Unë vetja tjetër...”. Dhe anagrami i përbërë nga germat e fjalëve të tjera, do të funksionojë me një ndjesi artistike më ndjeshëm “Ajo është lënda unë brenda saj/Herë e mbështjell si një mantel/Herë qëndroj heshtur përmbi

të/Dhe e kundroj Se si firon, numëron eshtrat dhe i rendit/Dhe formëson sërish strukturën/S’ka faj/Udha e Sizifit pluhur e gurë/Pas çdo fitoreje një tjetë kurth/Shkrihem me të, e puth e qaj/E fajësoj dhe e mallkoj/E lë mbi shtrat dhe ku më thërret muza iki larg/Dhe kthehem prap/Unë fluidja/Unë e magjishmja/E perëndishmja/Në udhëtim”. Siç shihet “fluidja; e magjishmja; E perëndishmja” nuk janë thjesht germa të huazuara në kuptimin artistik por anagrame me mesazhe të qarta. Aluzioni bashkëjeton në një udhë të tillë të ngjeshur. Ajo e di arsyen dhe e sheh aluzionin të qartë sa artistik aq edhe poetik “S’jam si dje/planet i ngrirë/trukuar bukur e mirë me ngjyra e gjeste/blerë lirë në shitoret e etikës/ Hedh hapat mbi gjethe të rëna/pa dhimbje se ato vdiqën/Dhe ato vetë flakërijnë nëpër erë e heshtin pellgjeve/ sikur e dinë/se në mos zogj/do bëhen ujë/dhe pranverën a ardhshme/përmes trupit të pemëve/sërish do bëhen gjethe/e do mbushin ajrin me pëshpërima të klorofilta/S’jam si dje/sot udhëtoj si këngë, si lumë,si gurgullimë/ Shkaku?/Dy sy qiellorë brenda meje/ Në erë”. Kështu kjo krijuese, që e dinte forcën e saj, natyrisht të parrokur në mjediset e lodhura letrare, kjo poete që “I lexonte nën shoqërinë e miqve dhe shokëve, por pa ditur se një ditë shkrimet e saj do të përmblidheshin, për t’u botuar në 2005-ën me titullin “Me zërin tënd’’, sot ka në mesin e atij vëllimi një zanafillë të veçorisë poetike, atë pikërisht që duhet ta kishin vetë ata që e lexonin dhe ndoshta vetë nuk e kuptonin asokohe. Lida Lazaj u vlerësua nga kritika e artistëve të Elbasanit, siç është Astrit Bishqemi, Beatriçe Balliçi apo edhe Miljanov Kallupi. Dhe më pas u bë prezente në mjaft arsye të tjera që e bënin atë të ndjente shpirtin e arsyes. Atë shpirt arsyesh që sillnin përditë atë forcë të treshes enigmatike, por tejet jetike dhe të rrëndësishme për një poezi. Në mjaft poezi të saj pentametri iambik, në një formacion të parimuar, të lirë e të bardhë, si një arsye kompletimi ndjehet sërrish diktues dhe didakt njëkohësisht. Tek poezi të tilla si “Këtu të pres”; “Dimëroj me miq” etj, na jep edhe një veçori tjetër të poezisë së saj, që është metafora kontrolluese. Ajo kështu vepron në tërë enigmën e saj ideore dhe qaset si një emër poetik i ndjeshëm.


21 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Një shembull i veçantë në këtë rast është përdorimi i gjuhës shqipe në ambiente të caktuara edhe sot nga komunitete shqiptarësh që kanë emigruar para shumë kohe nga Shqipëria si arbëreshët e Greqisë e të Italisë, por edhe shqiptarët e emigruar në Ukrainë, Bullgari etj. Këto raste mund të konsiderohen si një dukuri social-gjuhësore.” Dhekjo shihet si një tendencë. Kjo tendencë po duket qartë edhe në kohën tonë. Megjithëse ballafaqohen me një situatë tepër komplekse, për familjet shqiptare që kanë emigruar jashtë shtetit çështja e përvetësimit të shqipes dhe të nivelit në të cilin duhet bërë ky përvetësim prej fëmijëve të tyre përbën një problem. Studiuesja shtron disa pika. Sipas saj duke pasur parasysh nivelin e studimeve në këtë fushë dhe përvojën personale shumëvjeçare në shkolla të llojeve të ndryshme besoj se përvetësimi i gjuhës amtare ka një vlerë të pazëvendësueshme për zhvillimin dhe edukimin e përgjithshëm të fëmijëve emigrantë për këto arsye: 1. Së pari, komunikimi me fëmijët në gjuhën amtare të prindërve ka rëndësi themelore për zhvillimin e botës shpirtërore dhe emocionale të fëmijëve. Sado mirë që ta flasin prindërit gjuhën e huaj, ata asnjëherë nuk do të jenë në gjendje që t’u transmetojnë fëmijëve në atë gjuhë të gjithë kompleksin e ndjenjave dhe emocioneve të tilla njerëzore si dashuria, përkëdhelja, siguria, kënaqësia, pakënaqësia, mospranimi, mospajtimi, dhimbja, vuajtja, zemërimi, urrejtja etj. Nuk duhet të harrojmë që çdo gjuhë zhvillohet paralelisht jo vetëm me zhvillim ekonomik e teknik të shoqërisë, por edhe me zhvillimin emocional të saj. Si çdo popull, edhe shqiptarët e kanë fiksuar botën e brendshme shpirtërore në radhë të parë në gjuhë duke qenë bile në këtë drejtim edhe origjinalë. Ruajtja e mënyrave të vjetra foljore si dëshirorja dhe habitorja, të cilat popujt e tjerë indoevropianë i kanë humbur me kohë, është një ndër treguesit e shumtë në këtë pohim. Komunikimi me fëmijët në një gjuhë të thjeshtëzuar çon në një reduktim me pasoja të botës së tyre emocionale dhe shpirtërore. 2. Frika e shprehur shpesh se mësimi i gjuhës amtare pengon përvetësimin perfekt të gjuhës së vendit ku jeton emigranti, është në shumë drejtime e pabazuar. Fenomeni i bilinguizmit siç quhet në gjuhësi, pra përvetësimi i menjëhershëm i dy ose më shumë gjuhëve nuk është një gjë e re. Me këtë fenomen njerëzimi është konfrontuar ndoshta që në fillimet e tij. Mjafton të përmendim faktin se të gjitha shtresat e larta të çdo shoqërie të zhvil-

Përtej një takimi për gjuhën shqipe në GCSE luar kanë synuar t’i edukojnë fëmijët e tyre si dygjuhësh, p.sh. aristokracia e dikurshme në gjuhën franceze, ndërsa në kohën tonë në gjuhën angleze. Nga kontakte disavjeçare me shkolla anglishtfolëse në Vjenë nuk mund të konstatoj që mësimi paralel i gjuhës angleze t’u ketë krijuar vështirësi fëmijëve për përvetësimin e gjuhës gjermane ose gjuhëve të tjera amtare. Përkundrazi. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se sa më mirë ta njohë fëmija gjuhën amtare, aq më mirë i përvetëson ai edhe gjuhët e huaja. Dhe kjo është e qartë. Një fëmijë, i cili që i vogël është mësuar të manovrojë midis dy realiteteve të ndryshme gjuhësore, sigurisht që ka zhvilluar edhe kapacitetet e duhura psikike për përvetësimin e tyre. Këta fëmijë kanë më vonë lehtësira edhe në përvetësimin e gjuhëve të tjera të huaja. P.sh., një fëmijë që jeton në Greqi dhe që flet edhe shqip e ka më të lehtë përvetësimin e anglishtes, qoftë dhe vetëm për shkak të fjalëve të

përbashkëta romane që ka shqipja me këtë gjuhë. Por ky është një shembull shumë i thjeshtë. Fenomeni i zotërimit të një gjuhe është procesi psikik më kompleks dhe më i ndërlikuar që kryhet në trurin njerëzor. Nëpërmjet gjuhës fëmijës i transmetohen edhe shumë njohuri që lidhen me shoqërinë përkatëse, nocione e koncepte të tjera, përvoja, tradita etj. që në rastin konkret janë specifike për shoqërinë shqiptare. Pra duke jetuar në këtë realitet shumëgjuhësor qytetari i ardhshëm zhvillon jo vetëm aftësitë e tij psikike, por edhe ato njohëse. Shkenca mendon se mësimi i një gjuhe të re lidhet me aktivizimin e qelizave të reja të mbyllura më parë në trurin njerëzor. 3. Përvetësimi i gjuhës amtare është gjithashtu i rëndësishëm për statusin social të individit. Njohja e gjuhës shqipe do të thotë jo vetëm njohja e vendit të origjinës, por në radhë të parë ruajtja e lidhjeve shekullore familjare. Do të thotë mundësi komunikimi me të afërmit duke filluar nga gjyshërit e kushërinjtë deri tek ata që do të linden më vonë. Shoqëria moderne e ka nxjerrë në pah më tepër se kurrë rëndësinë e familjes. Duke jetuar në një botë të hapur njeriu rrezikon të humbasë, të izolohet dhe të shkëputet nga ajo çka është më kryesorja për të, nga komunikimi me njerëzit e tjerë. Familja është ajo që të jep mbështetjen kryesore në jetë, sidomos në momentet e vështira. Prandaj sot të qenit pjesëtar i një familjeje të konsoliduar, paraqet një prioritet shumë të madh. Një njeri i vetëm s’është asgjë, pavarësisht nga vendi ku ndodhet ai. Po kështu një njeri pa të shkuar, është si një vend

pa të shkuar. Sa më e lashtë të jetë një shoqëri, aq më e qëndrueshme dhe më e përshtatshme për individin është ajo. 4. Së fundi mësimi i shqipes lidhet edhe me disa lehtësira që mund të ketë fëmija në të ardhmen. Ne sot jetojmë në një shoqëri multikulturore dhe në kohën e globalizmit. Shqipja është ende një gjuhë e rrallë, por kontaktet e vendit me vendet e tjera po vijnë duke u shtuar me shpejtësi. Njohja e mirë e saj do të thotë prioritet për fëmijën, do të thotë shanse më të mira punësimi, do të thotë aktivitet në një fushë relativisht të kufizuar. Sigurisht kjo varet dhe nga vendi ku jeton fëmija emigrant. Në vendet fqinje si Greqia, Italia, Austria e vende të tjera me lidhje tradicionale me Shqipërinë ky favor është më i madh. Por edhe në vende larg Shqipërisë ky favor lidhet me faktin që atje shqipja është një mall që mungon. Në fund të fundit do të jenë këta fëmijë që do të shërbejnë si urë lidhëse midis atdheut të dikurshëm të prindërve dhe atdheut të tyre të ri. Për ne që jetojmë në Britani të Madhe është ende larg ai favor që u ndje në Austru, si një favor i madh fakti që pas shumë e shumë vitesh përvoje autoritetet shkollore austriake e kuptuan domosdoshmërinë e përvetësimit të gjuhës amtare dhe e integruan atë në planin mësimor. Nga shtatori i 2012 atje është i mundur edhe mësimi i shqipes në shkollat e mesme të përgjithshme si gjimnazet etj. Për shumë gjuhë të tjera kjo është bërë me kohë. Prandaj prindërit shqiptarë duhet të ndihmojnë që ajo që ndodhi në Austri të vijë edhe këtu në Britani të Madhe, që të paktën të ketë një dritë jeshile për shkollën shqipe të arsimit plotësues.


22 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Ende e kam në mendje një tregim të lexuar herët. E kam lexuar në netë të ftohta dimri, ndoshta si një qasje e detyruar e asaj kohe me vetë titullin e tij “Netë të ftohta në bregdet”, me të vetmin ndryshim kur e lexoja isha në një kënd kufitar, ku syri ishte në shënjestër për ‘armikun e jashtëm e të brendshëm’. E lexoja duke shfletuar arkivat e qepura të gazetave të Shtëpisë së Kulturës së fshatit Ostren i Madh, që drejtohej nga e ardhura nga Gjorica në këtë fshat të bukur e të radhë, si puna ime, Remzije Shehu, që bashkë me të shoqin kolegun tim mësues Pëllumbin, plotësonim vitet e ‘vullnetarizmit’ në dobi të shkollave të veriut. Ishte tregimi i Gjergj Vlashit, botuar në gazetën “Drita” të 6 prillit 1975-të, që duhej tu fliste nxënësve të klasave të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Elez Koçi” me arsyen e vigjilencës. Asaj vigjilence që vinte nga rezistenca e popullit shqiptar kundër pushtimit të vendit nga Italia fashiste, por në veçanti këtu duhej të përgjithësohej urrejtja e fëmijëve kundër armikut. Dhe menjëherë në tregim pas leximit të ngadalshëm të pasdites, të një dite më parë, që duhej të bëja ditarin për ditën tjetër letrare, më dolën në skenë dylbitë. Ata dylbi të çuditshme, që ishin në duart e fëmijëve dhe që përdoreshin natën. Në faktin që fëmijët përdornin dylbitë natën në atë tregim, ishte harruar vetë fakti se përdorimi i tyre në errësirë detyronte një shikim më të vështirë se me sy, më bëri të mendoja ndryshe. Ndoshta edhe dylbive u kishte dhënë dritë ‘partia’..., por jo dështova se ajo parti kishte lindur dy vjet më pas dhe kështu më mirë ti lija ashtu me errësirën e tyre në duart e fëmijëve të pafajshëm e të paditur. Por ndërsa thuhej se fëmijët ngrenë marrësin për të folur, duhej të pyesja deri në postën kufitare të Vërnicës, të kuptoja se bëhej fjalë për një gyp, dorezë apo receptor me të cilin ushtarakët flisnin në raste të tilla. Sidoqoftë këtu nuk duhej dritë, as drita e partisë që ishte e mëvonshme. Këtu duhej një mbyllje e shpejtë e librit për tu rihapur më pas kur pashë se zëri i “Mujo Ulqinakut dhe frymëmarrja e tij e rëndë dukeshin sikur buronin nga gjaku i derdhur në shekuj për liri”. Vetë fjalët e Mujo Ulqinakut në tregim ishin: “Duhet të luftojmë!” Në një kohë që tregimi jepte shqetësimin e pushtimit, ajo që na paraqiste skena me fëmijët dukej krejt ndryshe me jetën qytetëse. Dhe në atë jetë ishin të rriturit, familjarët, baballarët, nënat, vetë jeta e atyre fëmijëve. Ajo dukej e tjetërsuar, dukej ndryshe. Pa ndonjë lidhje me shqetësimin e

Dylbitë e socrealizmit fëmijëve. Ashtu rastësisht? Apo edhe kjo një xhevahire e paramenduar e socrealizmit për të shembur çdo gjë dhe për të thënë që këta ‘rilindas’ fëmijë do të bëjnë mrekullinë. Ja një pasazh nga ai tregim: “Dritat e Durrësit vezullonin atje larg të qeta, të vogla, si një grusht xixëllonjash të hedhura në këmbët e kodrave të murrme”. Vërtet ky shqetësim është shprehur në psikologjinë e fëmijës ‘rilindas’ (shënimi im), po ashtu si fëmijët janë të shqetësuar e në ankth, ashtu mund të hapeshin e mbylleshin papushim ato drita (nuk ishin ende dritat e Partisë), gjersa në popull qarkullon lajmi i pushtimit. Tregimi siç e thashë është shkruar nga i mirrënjohuri Gjergj Vlashi, për të cilin kam mjaft shenja respekti si në krijimtari dhe lexim të mëvonshëm. Gjergj Vlashi Regjisor dhe shkrimtar. Ai u lind në Durrës më 13 korrik 1928. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në qytetin e lindjes. Që në vitet e para të pas luftës u mor me teatrin amator dhe debutoi në disa shfaqje si “Nën gështenjat e Pragës”, “Prefekti”, “Cani hoxhë”, etj. Pas shërbimit ushtarak punoi si regjisor ne klubin e portit detar dhe në vitin 1957 u emërua regjisor në shtëpinë e kulturës. Më 5 maj të vitit 1960 u krijua trupa e estradës profesioniste dhe u caktua regjisor, detyrë që e mbajti deri në vitin 1990, kur doli në pension. Ndërkohë ka punuar me shumë trupa të tjera, duke vënë shfaqje në Tiranë, Shkodër, Korçë, Lushnje, Pogradec, me Estradën e Ushtarit, etj. Ka punuar për disa vite si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ka marrë pjesë me trupën e Durrësit në shumë festivale, duke fituar disa çmime të para. Gjithashtu ai është autor i librit “Si vihet në skenë një shfaqje estradë” dhe i shumë artikujve e studimeve për estradën dhe teatrin. Krahas punës si regjisor ka zhvilluar një veprimtari të dendur letrare, si shkrimtar dhe përkthyes. Ai vetë në një intervistë të tij është shprehur se përpiqet ‘ta mbaj larg pleqërinë’. Dhe sipas intervistuesit Vali Qyrfyçi në atë shtyrje të pleqësrisë mësojmë se “Një libër me tregime, një roman satirik dhe një roman tjetër ende duke u shkruar, janë krijimet e fundit, ndërkohë që pas botimit të një vëllimi me tregime spanjolle të shekullit XX të shqipëruara prej tij, tenton sërish një tjetër shkrimtar spanjoll”. Dhe

autori i bisedës shton se “Ndonëse i ka kaluar të tetëdhjetat, Gjergj Vlashi i ka të mbushura ditët me punë krijuese. Njeriu lipset ta racionojë kohën në këtë moshë, të thotë ai që vite të tëra ia kushtoi teatrit, të shkruarit dhe shqipërimit të një sërë autorësh të huaj. Ishte një djalosh kur nisi të merrej me tregimet e Mopasanit, e më tej “të arratisej” përmes letërsisë. Vite më vonë i takoi që të shkëmbente biseda intime me nobelistë. Një libër me tregime, një roman satirik dhe një roman tjetër ende duke u shkruar, janë krijimet e fundit, ndërkohë që pas botimit të një vëllimi me tregime spanjolle të shekullit XX të shqipëruara prej tij, tenton sërish një tjetër shkrimtar spanjoll. Ka shkruar dhe botuar 17 libra, ndërsa ka vënë në skenë mbi 100 premiera të realizuara jo vetëm me trupën “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, por edhe me trupa të tjera të vendit. “Vijoj të përkthej, përkthimi më kënaq e më mëson”, të thotë në hyrje të bisedës, e cila vërtitet në disa tema, kushtëzuar nga vetë personaliteti i tij.” Vetë Vlashi i letrave shqipe thotë: “Unë i kam mbushur e i kam kaluar të tetëdhjetat dhe në këtë moshë njeriu e di se nuk i ka mbetur shumë kohë për të jetuar, prandaj lipset ta racionojë kohën. Një ditë e zakonshme nis e mbyllet me punë. E kam fjalën për punë krijuese, natyrisht. Një herë kam dëgjuar një burrë të zgjuar të cilin kur e pyetën se kur nis pleqëria, u përgjigj: “Nis atëherë kur njeriu nuk merret me asgjë”. Unë merrem me punë dhe në këtë mënyrë përpiqem ta mbaj sa më larg pleqërinë. E di që ndodh: ti e nxjerr nga dera dhe ajo hyn nga dritarja. Atëherë duhet mbyllur mirë edhe dritarja. Përveç punës krijuese, ndihmoj dhe në botimin e revistës “Vegime letrare”, që e boton klubi i Shkrimtarëve e Artistëve të Durrësit.” Dhe autori i asaj bote të panjohur, të ndryshur nga socrealizmi i detyruar dështak, natyrisht duhej dhe kishte arsye të qartësonte: “Në një farë mënyre po. Që të jem i çiltër, nisa të përkthej për të njohur botën dhe për të përsosur njohjen e italishtes që kisha nxënë në atë kohë të largët. Më pëlqenin tregimet e Mopasanit dhe u ula e përktheva tregimin “Rrëfimet e një gruaje”. Mora me vete fletoren e shkova te redaksia e gazetës “Bashkimi i Kombit”. Takova Mustafa Greblleshin që punonte aty dhe ia dorëzova faqet e një fletoreje.

Ai i mori dhe nuk më tha gjë. Pas dy ditësh pashë që gazeta e kishte botuar përkthimin tim. E nënshkrova me pseudonimin Gjevla. Më vonë dërgova një tregim të dytë, po të Mopasanit, të titulluar “Dinakëria”. Edhe ai u botua. Kjo duhet të ketë ndodhur në janar të vitit 1944. Pas çlirimit vijova të botoj përkthime, derisa shtëpia botuese “Naim Frashëri” më porositi të përktheja tregimin e gjatë të Xhejms Olldrixhit, “Djujmi i fundit”. Më vonë dy drama të rusit Arbuzov, pasi atë kohë kisha nxënë edhe rusishten. Kam vijuar të përkthej thuajse pareshtur. Autori im i parapëlqyer ka qenë Franc Kafka. Prej tij kam përkthyer e botuar disa libra. Në fillim botova, për herë të parë në vendin tonë, dy novelat e tij të jashtëzakonshme, “Metamorfoza” dhe “Në koloninë ndëshkimore”, të cilat u botuan në numrin 2 të revistës së atëhershme, “Bota letrare”, e drejtuar nga Besnik Mustafaj. Kjo ndodhi në vitin 1991. Më vonë vijova të përkthej Kafkën, duke nisur me kryeveprën e tij, “Procesi”, e pastaj përktheva e botova thuajse gjithë prozën e tij të shkurtër e gjithë tregimet që la pas vetes gjeniu i Pragës. Nuk do të përmend gjithë përkthimet, se lista është e gjatë, por dëshiroj të them se kam botuar tre antologji të tregimit të shekullit të njëzetë nga letërsia hispanoamerikane, ajo austriake dhe para gati dy vjetësh edhe antologjinë e tregimit spanjoll po të atij shekulli. Mund të vijoj duke thënë se për herë të parë kam botuar një libër me tregime të tregimtarit të shquar italian, Dino Buxati dhe këtë nuk e bëra rastësisht. Buxati është ndjekës i Kafkës dhe kjo ma bënte atë të afërt. Vijoj të përkthej se më pëlqen përkthimi, më kënaq e më mëson.” Dhe duke përfunduar e marrë shkas nga kjo intervistë e vetë autorit le të shënoj atë që ai thotë vetë pas pyetjes së intervituesit që vijon fjalë për fjalë: “Ju keni shkruar vazhdimisht, keni jetuar diktaturën dhe tranzicionin. Si pozicionohet një shkrimtar përballë dy epokave?”. Natyrisht është kjo përgjigje: “Nuk e ka të lehtë, por as të pamundur. Në radhë të parë lipset të mbysë autocensurën që e ka munduar për shumë dekada. Në këtë rast, mendoj se duhet luftuar çdo lloj censure, përveç njërës, censurës artistike, e cila lipset të gjëllijë pareshtur dhe të zbatohet në çdo fushë të krijimtarisë. Gjatë pozicionimit, mundësisht mos të rrahë gjoksin si disident, kur nuk ka qenë i tillë.” Tek fraza e fundit ai ka plotësisht të drejtë. Nuk duhet rrahur gjoksi si disident, kur nuk ka qenë i tillë..., as duke parë me dylbitë e socrealizmit.


23 Nr. 45 - SHTATOR 2014

Gjuha e forcës dhe gjuha e dialogut të munguar Nga Serxhio Mazreku

Askush nuk mund ta mohojë se këto njëzet e tre vjet, që kur nisi gara e lirisë dhe pluralizmit, politika ka treguar “gjuhën e dhëmbëve”, madje gjatë kohëve të fundit kjo psikologji sjellje është thelluar më tej, është pasuar me kërcënime në Parlmanet e jashtë tij, me rrahje deputetësh me rrip, me sharje rrugëçërore e me libër shtëpie nga të dy kampet për njëri-tjetrin etj. Kjo psikozë frenetike përcillet nga piramida në bazë, në të dy kampet politike, me tension të lartë, dhunë e përjashtim, duke e konsideruar kundërshjtarin si armik në instikamin përballë. Shoqëria shqiptare ndodhet sot e mbërthyer në ngërçin e një pjese të politikës që vazhdon tentativat e dëshpëruara të sajimit të “armiqve”, në kampin përballë apo dhe brenda të njëjtës “llogore”. Në vend të dialogut politik, të shpalimit të alternativave, po përdoret “gjuha e dhëmbëve”, “dhëmb për dhëmb”, pa lëshuar asnjë centimetër në istikamin ku është vendosur kjo politikë inatçore dhe agresive. Është fakt më se i njohur se politika duhet të prodhojë ide, konsensus, iniciativë dhe veprim demokratik, konkurencë vlerash, platformash, ideshë dhe, në analizë të fundit, një standard të ri demokratik të vetë shoqërisë. Por, në këto njëzet e tre vjet, për fat të keq, krahas këtyre vlerave që nuk kanë qenë në shkallën e duhur të shfaqjes dhe veprimit të tyre, politika ka prodhuar dhe urrejtje, përjashtim, ndasi, parcelizim e konflikte, që kanë mbajtur peng zhvillimin dhe progresin e kësaj shoqërie. Në strukturat e pushtetit vendor kjo politikë ka prodhuar kundërvënie, taraf nepotik e deri bajraktarizëm të fiseve e dyerve të ndryshme, duke e kthyer konkurencën në një start “lufte” për më të fortët. Ende pa nisur mirë fushatat elektorale, kur sapo fillojnë shpalimet e garës së kandidatëve në komuna e bashki, gjatë gjithë këtyre viteve është manifestuar kompleksi i dhunës dhe forcës, që ushqehet nga fanatikët, një realitet që frymëzohet e vihet në veprim nga një fantazi e sëmurë e një politike dritëshkurtër dhe inkoherente. Njëra palë e llogores politike ka vënë përballë palës tjetër një arsenal të tërë mjetesh e praktikash dhune, që nga fjalori i dhunshëm, deri te kërcënimet dhe dhuna fizike. Jo më pak agresive kanë qenë palët në zgjedhjet legjisla-

tive, ku ka ndodhur në disa fushta elektorale që palët politike, të egërsuara e të stresuara nga ethet e fitoreve apo humbjeve të supozuara, janë hedhur në sulm ndaj njëra tjetrës, pa llogaritur koston morale të këtyre akteve anakronike, gati mesjetare. Ka pasur dhe vazhdon të ketë një tentativë të dëshpëruar dhe të gjithëkohëshme, për ta zhvendosur fushatën nga një fushatë për sovranin, në një fushatë politike, për më tepër në një fushatë të tensionuar politike, çfarë ka mbartur e mbart me vete dredhinë e shmnagies nga përgjegjësia e qeverisjes vendore apo kombëtare të një partie qoftë opozitare apo në pushtet, parti, individë përfaqësues të së cilave, kuptohet, para se të kërkojnë votën e qytetarëve duhet të tregojnë se çfarë kanë bërë gjatë mandatit qeverisës në njësitë vendore përkatëse dhe në zonat e mandatuara të legjislativit, së dyti, çfarë kanë ndërjmend të bëjnë në katër vitet e ardhshme për njësinë qeverisëse dhe banorët e saj. Një pjesë e tejndezur nga paradigm folklorike dhe sindromike që tanimë është vërsulur me bomba e tritol, real apo simbolik, duket se është e interesuar që ta mbajë të ndezur situatën, duke tentuar të krijojë artificialisht dhe me çmim të rëndë psikozën e shthurjes. Pasi kanë traumatizuar peizazhin elektoral me zhurmënajën e zënieve, grindjeve, mërive, sherrnajave, vringëllimës së pisqollave, plagosjeve dhe tentativave për vrasje, këta “ustallarë” kërkojnë të gjejnë alibitë e humbjes, ndërkohë që pjesa tjetër kërkon të justifikojë tamburet e fitores. Ish mazhoranca që nuk don ta pranojë faktin kokëfortë se është në opozitë, në vend që të reflektojë për të mësuar nga gabimet e fajet e të ngrejë struktura të hapura dhe efektive, vijon të tregojë “dhëmbët”, duke bërë presion mbi ata që i konsideron fajtorë për humbjen e thellë. Ka një psikologji mbajtje pengu dhe sulmi deri në privatësi ndaj individëve, që nuk pajtohen me këtë soj politike. Në zgjedhjet e vitit 2009, vetëm katër muaj para tyre, Ilir Kuta, ish aktivist i PD-së dhe kryetar komisioni i kësaj partie nga themelimi i saj deri në zgjedhjet 2009, do të pozicionohej pro PS-së, pasi po shikonte se nepotizmi ia kishte marrë frymën selisë blu. Pasi ai intervistohet në Konventën e PS, ku denancon klinetelizmin në oborrin e PD-së, fill pas kësaj, fillojnë ndaj tij presionet, kërcënimet deri dhe dhuna fizike, me pasoja për jetën e tij.

Kjo “nxjerrje dhëmbësh” do të vazdonte ndaj tij nga njerëz të paidentifikuar, por që veprojnë në emër të disa segmenteve të PD-së, që nuk mund ta kuptojnë se të jeshë në opozitë është pjesë e rrotacionit dhe rregullave të sistemit demokratik. Po kështu ndodh dhe në kampin tjetër, në selinë socialiste, bëhet presion ndaj atyre që dalin nga rreshti rozë, në mjaft raste nuk zbatohet fryma e kolegjialitetit, por vetëm ajo e unit të lidreshipit. Politika agresive, me provokim të hapur, ka synuar gjatë gjithë kësaj kohe ta tensionojë situatën, me qëllim që të anashkalohet përgjegjësia e humbjes (për njërën palë) dhe ajo e mosefikasitetit të reformave në shkallën e duhur (për palën tjetër). Nuk janë një e dy por disa raste që po vijnë duke u pasuar çdo ditë nga të tjerë, ku fanatikët e “djathtë” apo të “majtë” godasin, provokojnë, qëllojnë me armë, plagosin dhe kryejnë akte të tjera dhune ndaj rivalëve konkurentë dhe përkrahësve të tyre. Militantët e sëmurë partiakë, në disa fushata elektorale, që kanë pasuar njëra tjetrën kanë rrahur, plagosur, marrë peng e vrarë militantë të krahut tjetër politik dhe asnjëherë nuk ka mbajtur përgjegjësi ligjore e morale, duke u distancuar nga psikologjia e krimit dhe terrorit politik. Nuk do shumë mend dhe arsyetim për të kuptuar se përgjegjësitë penale janë indivdiuale për persona që manifestojnë gjuhën e urrejtjes, dhunës e të gjakderdhjes, por motivimi është nga

lartë-poshtë, vjen duke u përshkallëzuar nga piramida në bazë. Kjo ndodh pasi lidershipi politik i dy partive kryesore në çdo prononcim publik, mediatik apo tribunal, nuk lënë rast pa kërcënuar politikën përballë, me një gjuhë që bie erë dhunë dhe terror politik. Prapavija e këtyre ngjarjeve të trishta gjendet në kompleksin e faktorëve politikë e moralë të ngjarjeve dramatike të 21 janarit 2011, të cilat kanë mbetur pezull dhe nuk iu është vënë pika mbi “i”. Këto ngjarje kurrësesi nuk duhet të konsiderohen si një zhvillim spontan, për shkak të mos menaxhimit të protestës apo për shkak të disa “huliganëve”, që gjoja paskan penetruar në turmën e organizuar; problemi është më i thellë se kaq dhe ka të bëjë me psikologjinë e lidreshipit politik të të dy krahëve politikë. Deformimi i analizës së shkaqeve të kësaj traume nuk shërben për gjë tjetër, përveçse për rritjen e agresivitetit politik, duke fshehur krizën reale të lidershipit politik rozë e blu, si dhe vonon përgjegjshmërinë dhe angazhimin për zgjidhjen e kësaj krize. Nga ana tjetër, mos distancimi nga 21 janari fatal, përkundrazi thellimi dhe avragimi më tej i gjuhës së dhunës politike, tentativa për ta tensionuar artificialisht situatën, me qëllim që të krijohet një klimë kolektive mosbesimi, krize e paniku, janë përllogaritur, ndonëse gabim, për të prishur imazhin e çdo reforme që synon krijimin e një klime të shëndetshme stabiliteti të gjithëanshëm.


24 Nr. 45 - SHTATOR 2014


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.