Gazeta albania news 15

Page 1

Nr. 15 1 MARS 2012 Nr. 15

MARS 2012

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

Marsi dhe festivja e tij Nga Kadri Tarelli Muaji Mars në kulturën shqiptare lidhet me shumë anekse festive. Festivja e këtij muaji shënon ardhjen e një stine të re, lajmëron ardhjen e luleve dhe festën e tyre. Në identtetin tonë Marsi vjen edhe me 7 dhe 8 Marsin, dy festa të bukura që hapin siparin e urimeve për mësuesit dhe nënat, gratë dhe motrat. Në këto festa natyrshëm nuk mungon edhe urimi i lidhur me komunitetin shqiptar në UK. Urojnë mësues, ish mësues, nëna dhe motra. Urojnë dhe shpreso-jnë për ditë më të mira. Në këtë shpresë edhe hapja dhe thirja publike për të hapur sa më shumë shkolla të arsimit plotësues në mjediset britanike, duke u afruar atyre mundësinë të kenë fonde për të paguar qeratë e lokaleve dhe sadopak mësuesit, duket thelbësore. Le të shpresojmë se në krizën e pagesës së hapjes së shkollave e gjitha do të jetë një përkushtim dhe angazhim i mjaft vullnetarëve. Në këtë mënyrë do të kenë më shumë kuptim edhe festat e lidhura me 7-8 Marsin, edhe aktivitetet që lidhen me festa të tjera komunitare e më gjerë. Shqiptarët e Kosovës kanë nisur, si çdo vjet tjetër, muajin mars duke qëndruar gatitu në Prekazin e historisë më të re të kombit tonë. Ata i janë përkulur shembullit madhor të sakrificës sublime për kombin, lirinë dhe atdheun. Në Prekaz janë gjendur përfaqësues të institucioneve më të larta shtetërore për të kujtuar se pikërisht në këtë vend ka nisur të shkruhet historia e re për këtë truall të lashtë shqiptar. Njëjtë si në Prekazin e historisë janë zhvilluar aktivitete përkujtuese edhe në të gjitha qytetet dhe vendbanimet tjera të Kosovës. Populli ka qëndruar gatitur në shenjë respekti për luftën e madhe heroike të trimave të lirisë, që i ishin.... Vijon në faqen 2

RITA ORA

“Ambasadore”

e heshtur për

KOSOVËN MoneyGram International, lider global i transferimit të parave MoneyGram International ishte sponsor i aktivitetit të 4 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në një bisedë me një nga specialistet e kësaj kompanie lider në transferimin e parave, Loreta Dziuzaite, mësojmë se kjo kompani është një lider në transferimin e parave e pranishme në 192 vende të Botës dhe me reth 267,000 agjentë. Kompania në fjalë afron mundësi për të dërguar dhe marrë para kudo në botë. Mëtej në fjalën e saj shpjeguese për lexuesit e gazetës sonë thekson se kompania ka tarifat më të ulëta dhe më konkurruese duke filluar nga vetëm £ 4.90 për të dërguar para në Shqipëri apo Kosovë. Sipas saj të hollat të mbërrijnë në destinacion vetëm brenda 10 minutave. Dërgesat janë përherë të garantuara. Mësojmë gjithashtu se transferimi është i sigurt, garantuar dhe i besueshëm. Loreta Dziuzaite na sqaron se rrjeti më i madh i agjentëve në Britaninë e Madhe, është në dispozicion të pandërprerë, dhe përbëhet nga zyrat e Post Office, Thomas Cook dhe Going Places, si dhe kudo që shihni logon e MoneyGram.

Në Shqipëri dhe Kosovë kompania lidere MoneyGram ofron shërbimet e saj nëpërmjet Agjentëve të mëposhtëm dhe zyrave të tyre në mbarë vendin: Shqipëria: AK Invest + Banka Credins; Banka Kombetare Tregtare; Societe Generale; Raiffeisen Bank; First Investment Bank Kosova: DMTH; Banka Kombetare Tregtare; Banka për Biznes


2

Nr. 15

MARS 2012

A JENI TË INFORMUAR? Nga Andi Terziu

vijon nga faqja 1 ...përgjigjur thirrjes së Dreni-cës heroike për luftën e madhe në emër të lirisë dhe atdheut. I nisur me programe kulturore e homazhe në shumë vende të betejave të lavdisë, Manifestimi në përkujtim të sakrificës sublime për lirinë e atdheut është parë edhe në rrugët e qytetet e fshatrave. Rinia shqiptare e Kosovës duke bartur fanella me mbishkrimin “Bac u krye” i ka dërguar edhe një herë mesazhin shpirtëror familjes Jashari në Prekaz dhe gjithë familjeve që kanë dhënë bijtë më të mirë për lirinë e atdheut se angazhimet dhe rrugëtimet nëpër shekuj të atdhetarëve për të arritur deri këtu kanë marrë fund dhe se kjo rini po merr forcë e energji të re që me mendje të ndritura e me angazhime sublime të bëj realitet atë angazhimin e betimin sublim të luftëtarëve të lirisë dhe veprimtarëve të shumtë për të arritur deri të realizimi i ëndrrës sublime për bashkimin kombëtar. Festa është bërë edhe më madhështore falë zellit e elanit të rinisë shqiptare të Kosovës. Më shumë se 400.000 nxënës nga shkollat fillore e të mesme të Kosovës i kanë kthyer orët e para të mësimit në orë të mëdha të historisë dhe kanë shpalosur bashkë me mësuesit e tyre fletë të lavdishme të historisë për t’i kënduar zëshëm komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë trimave të tjerë të lirisë. Ata pastaj kanë shfaqur programe të bukura artistike me fragmente të lavdisë. Ishin kështu shkollarët e Kosovës që i qëndruan gatitur kujtimit për luftën e madhe të UÇK-së. Ata në këtë fillim të marsit kanë organizuar aktivitetet të shumta edhe në shenjë të respektit për ditën e madhe të shkollës shqipe. Fillimi i marsit me festat e datat e tij është shënuar në mënyrë dinjitoze në Kosovë dhe kështu do të jetë për jetë e mot.

Nëse ju do të duhet të përdorni paratë në një metër parkimi, në një automat që operon me monedhë ose aty ku duhet të merni në telefon nga kabinat tipike të BT, apo edhe nga një makinë shitëse të kafesë apo edhe asortimenteve të tjera flash, këtë vit mund të jetë me vlerë të keni edhe një magnet me ju. Jo, të mos përpiqeni për të mposhtur mekanizmin! Por për të parë nëse monedhat tuaja do të punojnë para se të vendosni ato në automatin pranë shërbimit tuaj Nga prilli i këtij muaji monedhat e reja 5 pence dhe 10 pence nuk mund të punojnë në të gjitha makinat që operojnë me para metalike. Bëhet fjalë për pagesat për parkime, për makineri ku blihet kafe apo produkte të tjera në disa institucione apo edhe disa të tjera. Lajmi jepet nga Paul Leëis dhe ka për datë të enjten 19 janar 2012. Ai është një lajm i sigurtë dhe sqaron se “Ky veprim do të shpëtojë Thesarin deri me £ 8 milion dollarë në vit pasi çeliku është shumë më i lirë se sa monedhat me përzierje të bakrit dhe nikelit që janë përdorur më parë. Çeliku peshon pak më pak për të njëjtën volum se bakër-nikelitet. Pra, për të mbajtur monedhat e reja çeliku të njëjtën peshë dhe diametër si ato të vjetra ata duhet të jenë pak më të trasha 1.9mm në vend se të jenë 1.7mm për një 5 pencësh. Kjo 0.2mm shtesë nuk do të tingëllojë shumë, por ajo do të jetë e mjaftueshme për të bërë mekanizmat e sipërcituar që të mos pranojnë një monedhë me këto vlera. Monedhat me vlerë, 1p dhe 2p u ndryshuan nga bronzi në të çelikut në vitin 1992 dhe çmimi i bakrit është rri-

tur aq shumë sa këto monedha të vjetra tani janë me vlerë më shumë për skrap se sa vlerë nominale (edhe pse është e paligjshme të shkrihen ato ose të përdorin vlerën me eksportin e tyre) . Monedhat e para metalike në vlerën 5p të vjetrat pra dhe monedhat 10p janë me vlerë më shumë se 5p dhe 10p të prodhuar tani përpos kostos së metalit të tyre. Çeliku është shumë më i lirë për të blerë dhe zgjat më shumë. Një nikelplatin do të sigurojë monedha që të duken të njëjtë. Masa e përdorimit të çelikut u njoftua në rishikimin e shpenzimeve të Qeverisë, në vjeshtë të vitit 2010. Ndryshimi u shty deri në fillim të këtij viti, pjesërisht për të rishikuar edhe indus-

NJOFTIM Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër njofton të gjithë bashkëatdhetarët shqipëtar me banim në Britaninë e Madhe dhe në Republikën e Irlandës, të cilët i plotësojnë kushtet për tu pajisur me Pashaporta Biometrike të Shtetit Shqiptar që të paraqesin kërkesën e tyre via – on – line në adresën elektronike të mëposhtme: albpassport@gmail.com Ky do të jetë një test numerik. Si i tillë nuk kërkon dhënien e identitetit. Varësisht nga ky numër do vendoset Hapja e Zyrës së Lëshimit të Pashaportave nga Qeveria Shqiptare dhe Kompania Aleat. Kjo do të vlejë edhe për studimin e fizibilitetit ekonomik. Afati i aplikimit on-line fillon me datën 8 Mars 2012 dhe zgjat deri me datën 8 Prill. Inkurajojmë tërë aplikuesit të njoftojnë miqtë e tyre nëpër rrjetet sociale Facebook, Twiter dhe në ato të komunikimit të përditshëm elektronik që të njoftojnë nëse dëshirojnë një gjë të tillë. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe inkurajon çdo shtetas shqiptar që dëshiron të pajiset me Pasaportë Biometrike Shqiptare ta bëjë këtë brenda këtij afati. Ambasada Shqiptare Londër

trinë e automateve me monedhë në një kohë më të gjatë dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme. Thesari pranon se shpenzimet për operatorët e makinës ndoshta do të jenë 80000000 stërlina, por mund të jetë edhe aq i lartë sa 124 milionë stërlina. Monedhat e reja janë duke u riformuar, por tani Mint Royal thotë se do të jetë në prill para se ata të fillojnë të paraqiten në ndryshimin tonë dhe në vjeshtë përpara se ata të bëhen të zakonshme. Vetëm atëherë ndonjë problem bëhet i dukshëm. Pra do të jenë vec makinave ata që do të ndikohen ndryshe nga këto monedha edhe xhepat dhe ndonjë pjesë magnetike që do të tërheqë lehtëisht monedhat që po prodhohen.


Nr. 15

3 MARS 2012


4

Aktualitet

Nr. 15

MARS 2012

Nga Fatmir Terziu Përkthyesi dhe njohësi i shkëlqyer i gjuhës shqipe, intelektuali që e ndan shpirtin e tij mes dy gjuhëve, John Hodgson, ka qenë në përballjen televizive me të mirrënjohurin e ekraneve shqiptare, Adi Krasta. Prania e tij në krah të Krastës ka qenë një ngjarje e mjaftpritur, por pasngjarja ka qenë akoma më shumë emocionale. Në rrjetet sociale Facebook dhe Tëitter, qindra e qindra shqiptarë janë shprehur për z Hodgson. Bora Shpuza-Kasapolli shpotit në mënyrë tejet miqësore teksa i kujton “Gjoni, a i kallzove naj barcolete shkodrane”, dhe më tej vetë John Hodgson shton publikisht “Jo te gjitha batutat beri Adi, djale shume i shkathet dhe komunikues, por u knoqa ne program dhe pata tri dite te bukura ne Tirane. Si je ti, Bora, c’po ben? A tregova sa mire kalova me kunatin e Ermalit ne Tehran? shume te fala pej Angliet”. Më tej është një i njohur tjetër i z Hodgson, Virion Graci që shkruan në Facebook: “pershendetje John. tani po e mesoj se keni qene ne tirane. ta kisha ditur me kohe, do t’jua kisha “vjedhur” pese minuta kohe, sa per tu pershendetur. John Hodgson në këtë bisedë televizive me të mirrënjohurin Adi Krasta më pas është pëlqyer në këtë rrjet social nga mjaft miq të tjerë, si Vjosa Sadriu- Hamiti, Rema Duli, Daut Dauti, Teuta Gashi, Genci Mucaj etj. Ky i fundit Genci Mucaj shkruan “John eshte nje nga njohesit me te mire te shqipes dhe nje mik i madh i Shqiptareve!” Dhe kështu ai përditë e më shumë e gjen veten në termin mik i shqiptarëve dhe dashamirës i Gjuhës Shqipe. Kohë më parë në Shqipëri John Hodgson fitoi cmimin “Jusuf VRIONI”. “Ky çmim i jepet atij përkthyesi, i cili ka dhënë një ndihmesë të ndjeshme në njohjen dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhët dhe kultura të huaja.” Dhe këtë për herë të parë e fitoi John Hodgson. Dhe ne shkruam pak rrjeshta atëherë për mikun e shqiptarëve, për dashamirësin e madh të Gjuhës Shqipe. Rrjeshtat e ripërsëritur janë thjesht një dashamirësi sublime për njeriun e letrave. Ishte një kënaqësi e dyfishtë të dëgjoja për këtë titull, për këtë çmim. Ashtu siç ishte kënaqësi të dëgjoja çmimin për Kadarenë. E them me kënaqësi edhe faktin se miku im dhe bashkëpunëtori i ngushtë i dy

John Hodgson përballë Adi Krastës

Kohë më parë në Shqipëri John Hodgson fitoi cmimin “Jusuf VRIONI”. “Ky çmim i jepet atij përkthyesi, i cili ka dhënë një ndihmesë të ndjeshme në njohjen dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhët dhe kultura të huaja.” Dhe këtë për herë të parë e fitoi John Hodgson. Dhe ne shkruam pak rrjeshta atëherë për mikun e shqiptarëve, për dashamirësin e madh të Gjuhës Shqipe. Rrjeshtat e ripërsëritur janë thjesht një dashamirësi sublime për njeriun e letrave.

mediave që unë drejtoj në Britaninë e Madhe, gazetës shqip-anglisht “Albanian Mail” dhe të përditshmes elektronike “Fjala e Lirë”, është intelektuali që me zemër iu përkushtua letrave shqipe dhe tërë fenomenit të krijimtarisë shqiptare, duke dhënë një kontribut të padiskutueshëm. Si përkthyes i parë i të Madhit Kadare, ai mbetet jo vetëm një simbol dhe nismëtar dashamirës i letrave të Kandidatit për Nobël, por edhe një shtysë për iniciativa e ndërmarje të reja. Është një njohës didakt i gjuhës shqipe. Për këtë le të them një fakt të freskët. Në Londër, zhvillohej një aktivitet kulturor-artistik. Aktiviteti zhvillohej nga shoqata Anglo-Shqipëri. John Hodgson më thotë me shaka: “Korrespondenti nga Gramshi, Joni po përgatitet për detyrë, a je dakort…Dua të bëj një faqe reportazh.” Sigurisht në shqip i them unë. “Po, në gjuhën e bukur shqipe,” - thotë ai. Reportazhin do ta bënte ai, madje edhe shkrimin shtesë për një takim me muzikantë shqiptarë në Londër, në restorant-kafe “KOHA”, që ndodhet në Leicester Square. Fotot do ti realizonte fotoreporteri Alban Bytyqi. Dhe kështu u bë. Kur ma solli shkrimin ishte vonë. Në mëngjez ditës tjetër e lexova me vëmendje. E rilexova. Dhe prapë e rilexova. Pashë se diçka nuk shkonte me një fjalë. Ishte fjala për muajin

Nëntor… E mar në telefon dhe i them po me shaka: “Të ka shpëtuar miku im Nëntori…, apo si do ti Nëntorit e Kuq me gërma të mëdha…?” Ai qeshi dhe me një zë tipik më ktheu: “Është faji i Albanit më shton ai. Ai e dinte se Nëntori, shkruhet me germë të vogël…” Pastaj i drejtohem Albanit. Ai thotë: “Është me gjithë për tu habitur, sa mirë e flet dhe e shkruan gjuhën shqipe!” Ndoshta edhe kaq mjafton për të thënë se sa vlera ka që një përkthyes i autorëve të mëdhenj, të jetë një njohës i mirë i gjihës nga e cila përkthen, po aq edhe njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze në të cilën ai përkthen. Dhe John Hodgson i ka të dyja. Si ish shtudent dhe profesor i Kembrixhit, ai është figura më e plotë dhe më e merituar e këtij çmimi për të. Para disa kohësh e ftova që të jetë ligjërues në tubimin për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. I thashë: “John, mik i mirë dhe i shtrenjtë i shqiptarëve, një detyrë e rëndësishme të pret. Je i caktuar të flasësh në një miting shqiptarësh në Londër me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.” Ai menjëherë vetëm falënderoi dhe shtoi: “I dashur Fatmir, është kënaqësi të propozohem nga Ju dhe të flasë në një ngjarje të tillë të madhe. Do ta bëjë me kënaqësi… Do të flas vetëm shqip!”. Tani që ai nisej për

të marë çmimin i telefonova, por nuk e gjeta në shtëpi. Ishte miku i tij Philipi, një muzikant i shquar anglez. I them se e kam marë ta uroj. Ai buzëqeshi. Menjeherë do t’ja transmetojë këtë mesazh dhe ai në fakt e priste atë. Dhe në këtë mes i telefonova sërrish. Ishte edhe një telefonatë që duhej të kryente edhe një detyrë tjetër. Disa miq dhe drejtues të “Fjala e Lirë”, dëshironin edhe ata nëpërmjet meje t’ja përcillnin urimin mikut tonë të përbashkët. Dhe ashtu u bë. I pari që më dërgoi email ishte shkrimtari shqiptar nga Kanadaja, Faruk Myrtaj: “Çmimi “Jusuf VRIONI”. Ky çmim do t’i jepet atij përkthyesi i cili ka dhënë një ndihmesë të ndjeshme në njohjen dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhët dhe kultura të huaja. E fitoi John Hodgson. I nderuar Terziu. Ju lutem, përcillni edhe nga ana ime, urimet më të mira mikut të letrave dhe bashkëpunëtorit tuaj në Fjalën e Lirë, zotit John Hodgson. Respekte, Faruk Myrtaj, Toronto.” John Hodgson do të jetë të martën në Londër. Ai do të jetë përsëri në mesin tonë dhe ne do të jemi më optimistë në rrugën tone, me “Fjalën e Lirë”. Të tillë me njerëz që prodhojnë vlera, me njerëz që njohin dhe ecin me bashkëkohoren, me krijimtarinë dhe të mirën në shërbim të së mirës. Urime miku ynë John!


Nr. 15

5 MARS 2012

Në 125- vjetorin e shkollës së parë shqipe

Lufta e UÇK-së dhe mbijetesa e shkollës shqipe Nga Bedri TAHIRI Historia e popullit shqiptar është, sa e dhimbshme, aq edhe krenare. Përherë luftëra e beteja, sakrificë e mbijetesë. Fati i popullit tim është edhe fati im,- thoshte mendjendrituri ynë, Pjetër Bogdani. Lirisht mund të thuhet edhe ndryshe: Fati i popullit shqiptar është edhe fati i shkollës shqipe. Pushka dhe pena, denbabaden, bashkëjetuan të pandara, si vëllezërit siamezë. Njëra pa tjetrën as që mund të mendonin gjallimin e tyre nëpër kapërcyellët historike. Shkolla shqipe bëri rrugë shumë të mundimshme, duke ecur nëpër ferra e gjemba të gjakosur. Që kur nisi çapin e parë, në Korçën e lulëzuar, këtu e njëqind e njëzet e pesë vjet më parë, pra më 7 mars 1887, mësuesit e saj u shndërruan në lulëkuqe lirie. Mësonjëtorja e Korçës, përkundër pushtuesit dhe klerit antikombëtar, veproi plot pesëmbëdhjetë vjet, duke mbëltuar suksesshëm farën e diturisë gjithandej trojeve shqiptare... Dëshmorët e saj ëndërruan ditën e bardhë dhe synuan drejt shtigjeve të ardhmërisë. Nuk harrohen për jetë të jetëve Pandeli Sotiri, Gjokë Shqiptari, Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, Fazli Greiçevci, Shaban Jashari…Ata, me gjakun e tyre të shtrenjtë, qëndisen abecenë tonë lavdiplote. Dhe, që nga viti 1960, 7 Marsi është shpallur Dita e Mësuesit dhe festohet si data më e rëndësishme e historisë së shkollës shqipe. Populli ynë i përvuajtur e kishte fare të qartë dhe e barti vath në vesh atë thënien profetike: Ku hapet një shkollë, mbyllet një burg! Ngjashëm me të krijoi edhe thënien e vet: Njeriu i pashkolluar është qorr me sy në ballë! Trimat tanë, në çdo periudhë kohore, krahas çlirimit të vendit, luftuan edhe për përparimin dhe mbrojtjen e shkollës shqipe. Hasan Prishti-

na e shkriu tërë pasurinë për dritën e diturisë në gjuhën amtare. Azem e Shotë Galica zunë shkrim- leximin nëpër male e nëpër flakë pushkësh… Por, ajo, që më mirë së të tjerët, i doli zot Kosovës dhe shkollës shqipe, duke kurorëzuar edhe gjithë aspiratat tona shekullore, qe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ajo ishte ushtri e popullit, e idealeve të larta dhe e moralit të pathyeshëm. Mbi supet e saj të brishta rëndoi edhe amaneti i brezave liridashës. Nga thellësia e nëndheut të robëruar u veguan fuqishëm zërat e Ahmet Delisë, Isë Boletinit, Idriz Seferit, Mic Sokolit, Bajram Currit, Azem e Shotë Galicës, Hasan Prish-

tinës, Shaban Palluzhës, Mehmet Gradicës, Tahir Mehës e shumë e shumë të tjerëve, sa që edhe malet u ngritën në këmbë dhe thirren fuqishëm: O sot, o kurrë! Trimat u mblodhën tok, si një grusht i vetëm dhe shtrënguan fort armët e lirisë. Aksionet e tyre ilegale tmerruan satrapët e Beogradit. Sërish fati nopran u shkarkua mbi shkollën shqipe. Gjaku i mësuesit Halit Geci shkëlqeu si fanar në furtuna. Para masës së pafund, në Llaushë të Drenicës, u shfaqen tri shqipe krahëlehta. Ato, hapur dhe shkoqur paralajmëruan agun e bardhë të lirisë dhe u zotuan në besë e në flamur që, sot e tutje, fatin e vendit të gjymtuar do ta merrte në

dorë UÇK- ja. Male e fusha oshtinë deri në kupë të qiellit nga thirrjet ngazëlluese: UÇK! UÇK! UÇK! Ca, të hutuar e të zënë beftë, ende nuk po u besonin as syve as veshëve të vet. Sakaq, lufta mori krahët e dragoit. Betejat e aksionet nuk kishin të sosur. Edhe shumë të vrarë e të plagosur. Gjaku i njomë ujiste tokën mëmë, e cila dita-ditës po kthehej në tokë të djegur. Ajo që vulosi fatin e Kosovës dhe bëri kthesa historike, duke ndërruar edhe rrjedhat e globit, ishte Epopeja heroike e Jasharëve të pavdekshëm , e cila u zhvillua më 5, 6 e 7 mars 1998. Komandant Adem Jashari, me gjithë familje e me Jasharët e tjerë, u shkrinë deri në një dhe i dhanë jetë lirisë. Ai u shndërrua në legjendë, u bë i pavdekshëm dhe si Prometheu shpërndau flakën e luftës në të gjitha trojet e robëruara shqiptare. Pushkët e lirisë nuk pushuan për dy vjet rresht. Edhe shumë dëshmorë u radhitën në Altarin e pavdekësisë. Në mesin e tyre edhe 400 arsimtarë e mbi 1200

nxënës. Heroizmi i pashoq i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificat vetëflijuese të masës së gjerë popullore mahnitën botën e civilizuar. NATO- ja, në krye me Amerikën mike, mblodhi mendjen e fuqinë dhe u hodh veprim për ta ndalur barbarinë shfrenuese serbe. Aeroplanët e saj iu bënë krah luftëtarëve të lirisë. Dhe, të koordinuara mirë e mirë, ata nëpër qiell, e këta nëpër tokë, më në fund, më 12 qershor 1999, ia dolën mbanë, dëbuan gjakatarin shekullor dhe çliruan Kosovën. Sot, 7 Marsin: Ditën e Mësuesit dhe Ditën e Zjarreve të Lirisë, po e kremtojmë në liri. Ëndrra jonë shumëshekullore u bë realitet. Katër vite më parë, më 17 shkurt 2008, Nusja e Praruar, me emrin Pavarësi, hoqi vellon e bardhë dhe ndriu mbi tokën tonë të larë me gjak. Andaj, në këtë vigjilje të kremtimit të shtetit më të ri në gjithë globin, kemi të drejtë të përgëzojmë e të urojmë me gjithë zemër: Gëzuar festa mësues! Gëzuar Pavarësia Kosovë! Gëzuar pavdekësia, o Ju Dëshmorë!

Një turne leksionesh Sociologu i njohur shqiptar Gëzim Alpion do të mbajë një seri ligjëratash në Finlandë. I njohur si studiues i jetës së Nënë Terezës, Alpion edhe në këto ligjërata do të përqendrohet në jetën e nobelistes shqiptare. Sociologu i njohur shqiptar, me banim në Angli, Gëzim Alpion do të mbajë një seri të ligjëratave dhe punëtorive në Finlandë nga data 18 deri më 21 prill në Universitetin e Turku-t, në Abo Academy (universitet suedishtfolës) dhe në Universitetin e Helsinki-t. Dy ligjëratat e para që do t’i mbajë Alpion në Finlandë do të jenë të përqendruara në personalitetin e nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më shumë si Nënë Tereza. E para ka të bëjë me qasjen e shkrimtares, gazetares dhe feministes australiane Germaine Greer ndaj Nënë Terezës. “A ‘religious imperialist’ or a ‘feminist extraordinaire’ – Why did Germaine Greer get it wrong about Mother Teresa?” ( Një ‘imperialiste religjioze’ apo një ‘feministe e jashtëzakonshme’ – Pse ka gabuar Germaine Greer rreth Nënë Terezës?) titullohet ligjërata e parë, në të cilën Alpion trajton kritikën e Greer ndaj Nënë Terezës dhe mungesën e vlerësimit objektiv ndaj mjedisit patriarkal në të cilin ka vepruar Nënë Tereza. “Në këtë ligjëratë unë argumentoj se, sikurse feministët e tjerë që janë kritikë ndaj Nënë Terezës, Germaine Greer dështon të vlerësojë në mënyrë objektive mjedisin pengues patriarkal në të cilin murgeshat ‘revolucionare’ sikurse Nënë Tereza kanë operu-

ar që nga shfaqja e kongregacioneve religjioze të femrave”, shprehet Alpion. Ligjërata e dytë, që po ashtu si subjekt e ka Nënë Terezën, fokusohet në atë që quhet ‘Nata e errët e shpirtit’ si dhe në kërkimin e Nënë Terezës për ta gjetur Zotin. “Mother Teresa’s spiritual darkness and the re-evaluation of the creationist-evolutionist dichotomy” (Errësira shpirtërore e Nënë Terezës dhe rivlerësimi i dikotomisë kreacionisteevolucioniste) titullohet ligjërata tjetër e Alpion-it, në të cilën ai vlerëson se as kreacionistët as evolucionistët nuk e kanë monopolin e së vërtetës. “Në këtë ligjëratë pretendoj se nata e errët e shpirtit e Nënë Terezës vë në dukje më shumë se asnjëherë më parë në postmodernitet se as kreacionistët as evolucionistët nuk kanë monopol mbi të vërtetën dhe se kërkimi jetësor i pasuksesshëm i Nënë Terezës për të gjetur Zotin nuk është as dështim i kreacionistëve e as shkarkim i ‘arrogancës intelektuale’ të ndërmarrë nganjëherë nga evolucionistët dhe ateistët sikurse janë Richard Dawkins dhe i ndjeri Christopher Hitchens”, shprehet Alpion. Ndryshe prej dy ligjëratave të lartpërmendura, në ligjëratën e tretë Alpion nuk merret me Nënë Terezës, për të cilën ka shkruar disa libra. Në këtë ligjëratë ai përqendrohet në të vetmin laureat të çmimit Nobel për letërsi të Indisë, shkrimtarin Rabindranath Tagore dhe mësimet që mund të merren nga ai sa i përket raportit të së vërtetës dhe atdheut.

“Right versus Country: What social scientists and creative writers can learn from Tagore?” (E vërteta kundër atdheut: Çfarë mund të mësojnë nga Tagore shkencëtarët socialë dhe shkrimtarët kreativë?) titullohet ligjërata e tretë, e cila vë në pah dilemat me të cilat Alpion ballafaqohet si akademik dhe dramaturg në adresimin e çështjeve të ndjeshme që kanë të bëjnë me vendlindjen e tij, Shqipërinë dhe atdheun e dytë, Anglinë. “Laureati indian i çmimit Nobel për letërsi Rabindranath Tagore njëherë pat thënë: ‘Jam i vullnetshëm t’i shërbej atdheut tim; por admirimin tim e rezervoj për të vërtetën, që është shumë më e madhe sesa atdheu. Ta admiroj atdheun tim si hyjni është sikurse ta mallkosh atë”. Duke u përqendruar në shkrimet e mia akademike dhe veprat dramatike mbi refugjatët dhe kërkuesit e azilit, në këtë ligjëratë unë identifikoj dhe hulumtoj dilemat dhe sfidat me të cilat ballafaqohem si akademik dhe dramaturg në adresimin e çështjeve të ndjeshme që kanë të bëjnë me vendin tim të lindjes, Shqipërinë dhe me atdheun tim të dytë, Anglinë”, thekson Alpion.


6

Nr. 15

MARS 2012

Nga Prof. Murat Gecaj Sekretar i Përgjitshëm i SHASH

1

Me profesionin e pub licistit e të studiuesit të historisë së arsimit tonë kombëtar, por dhe detyrën sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, me qendër në Tiranë, këto ditë bëra një vizitë në Shkollën 9-vjeçare të kryeqytetit, me emrin simbolik “7 Marsi”. Arsyeja ishte se po afron Dita e Mësuesit-2012, Festa e Arsimit Kombëtar Shqiptar. Kështu, doja të përjetoja edhe një herë kënaqësinë e kohës, kur je pranë mësuesve e nxënësve tanë. “Ndërmjetës” ose “koordinator” në këtë vizitë u bë kolegu e miku im, arsimtari veteran dhe studiuesi Qatip Mara. Pra, si të thuash, për drejtuesit e asaj shkolle kjo vizitë ishte e paralajmëruar. Drejtoreshën, Dava Marku dhe dy zv. drejtoreshat, Dhurata Hoxha dhe Eralda Bejleri, i gjetëm në krye të punëve e detyrave të përditëshme, me zellin e përkushtimin që çdo gjë të ecë sa më mbarë. Ndryshe nga “planet” e partive politike, aty ishte zbatuar 100% synimi i ngritjes së shoqeve në detyrë! Kam qenë edhe herë të tjera ndërmjet kolektivit të mësuesve e nxënësve të kësaj shkolle 9-vjeçare. Pra, përherë, sikur kam përjetuar “peshën e rëndë” të emrit, që ajo mban. Sigurisht, në çdo rast, kam sjellë ndërmend udhën e ndritur, nëpër të cilën ka kaluar shkolla amtare shqipe, duke përballuar vështirësi të pamumërta. Por edhe kam kujtuar me nderim sa e sa figura të shquara të arsimit tonë kombëtar, që nga 7 Marsi i vitit 1887, kur së pari u çelën dyert e Mësonjëtrores së Korçës, si dhe në vazhdimësi e deri në ditët tona. Ka ndodhur kështu edhe sepse, kohë më parë, kam publikuar librin studimor, “Nëpër udhët e shkollës shqipe”(Tiranë, 2001). Ndërsa, në atë periudhë e në vitet vijuese, kam patur rastin të shkoh jo vetëm shkolla 9vjeçare e të mesme, nëpër Shqiperi. Shënoj këtu se, në vitin e kaluar, bashkë me disa kolegë të Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, me kryetar të Komisionit Qendror Dr. Ibrahim Gashin, vizitova shkolla të tilla në trojet tona amtare, në Shkup, Preshevë, Prishtinë dhe Ulqin. Në të gjithë kolektivat atje, kam përjetuar emocione dhe jam ngazëllyer nga përkushtimi i mësuesve e

Shkolla “7 Marsi” e kryeqytetit, po ndryshon…

DREJTUESET E SHKOLLËS: DAVA MARKU (NË KRYE) DHE (NGA E MAJTA) DHURATA HOXHA DHE ERALDA BEJLERI

Shkolla “7 Marsi” e kryeqytetit, po ndryshon… nxënësve, por dhe i prindërve të tyre, që shkollat shqipe të përparojnë pandërprerje, që gjuha e bukur amtare të shkruhet dhe të flitet kudo.

2

Me këto ndiesi të buku ra, bashkë me kolegun Qatip, hymë në mjediset e shkollës 9-vjeçare të kryeqytetit, “7 Marsi”. Nga vizita e bërë nëpër korridore, në klasa e kabinete, por dhe në bisedat me mësues e nxënës, krijuam bindjen e plotë se aty bëhen përpjekje të parreshtura për ngritjen e nivelit të përvetësimit të dijeve nga çdo nxënës. Këtij qëllimi i ka shërbyer edhe puna e përqendruar e tërë kolektivit për të zvogëluar, deri në ndërprerjen e plotë, të mungesave në mësim nga nxënësit. Këtë realitet na e pasqyroi qartë edhe drejtoreshë Dava, e cila ka ardhur në detyrë këtu në fillimjanarin e këtij viti. Ndërsa më parë ka shërbyer, vite me radhë, drejtuese në shkollat 9vjeçare “Kolë Jakova” dhe “Lapraka e re”. Kështu, kudo ajo ka lënë gjurmë të mira, në kolektivat pedagogjike të atyre shkollave. Përvojën e fituar, duke bashkëpunuar me frytshmëri me mësues, nxënës e prindër, tani po përpiqet me vendosmëri ta çojë më përpara, në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi”. Pa u ndalur në hollësira, themi se aty krijon përfytyrimin e këndshëm se të gjithë mendojnë dhe punojnë pap-

ushim, që shkolla ta ndryshojë pamjen e saj, që nga ana e jashtme. Për këtë qëllim, në klasa e kabinete janë hartuar projekte dhe po punohet për jetësimin e tyre. Këtë gjë e vëren edhe kur sheh stenda të bukura, të cilat janë me përmbajtje të caktuar e domethënëse, që nga titujt e tyre, si: “Skënderbeu”, “Nënë Tereza”, “100 vjet Pavarësi”,”Tirana, kryeqyteti ynë”, “Shkolla 7 Marsi, në vite”, “Na mësuat, ta shkruajmë bukur gjuhën shqipe”, “Nxënës të dalluar” e tjerë. Për këtë gjë, kanë punuar disa mësuese dhe nga Senati i Nxënësve, ku janë dalluar: Julia Alushi, Klaudia Resulaj, Irma Sejdini e tjerë. Kjo shkollë ka 26 klasa, me mbi 840 nxënës e 36 mësues. Rëndësi parësore i kanë kushtuar ata edhe evidentimit të klasave, nxënësve e mësuesve më të dalluar, me anë të fotografive e tjerë. Ja, shënova këta emra, që kanë arritje më të mira, në çdo drejtim: Klasa e 9-A, me mësuese kujdestare Klodiana Koxhën; klasat e para, me mësuese Mirela Vishen e Albana Tushën; klasa III, me mësuese Entela Alushin e tjerë.

shime pozitive. Këtë e mësuam nga raportet, evidencat, formularët, projektet… Një shqetësim i natyrshëm për mësuesit e nxënësit është që, krahas përparimit sasior e cilësor, të ketë veprimtari sa më të bukura, edukuese dhe argëtuese. Sivjet, që është jubileu i 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, sytë do t’i drejtojnë nga njohja sa më mirë e traditave, atdhetare, arsimore e tjerë. Puna ka nisur që nga hartimi i historikut të plotë të shkollës; njohja e delegatëve të Kuvendit të Vlorës e i atdhetarëve të shquar, të mendjes e të pushkës, që i dolën zot Shqipërisë, që kjo të ishte e pavarur, e lirë dhe sa më e përparuar. Këtij qëllimi do t’i shërbejë dhe një kënd i veçantë e i pasur, me dokumente, kujtime, krijime të ndryrshme, fotografi të

rralla e tjerë. Shfaqjet me këngë, recitime e valle do të nisin me rastin e 7 Marsit2012 dhe do të vazhdojnë deri më 28 Nëntorin e sivjetëm. Me rëndësi janë edhe projekti e puna e nisur për sigurimin e veshjeve popullore, nga disa krahina të vendit tonë. Për këtë gjë, sidomos, vërehet kujdesi i mësueses Iliriana Koloneci. Ndokush, mund të pyesë: I lexuam të gjitha këto dhe na vjen mirë për përkushimin e këtij kolektivi mësuesnxënës, i cili i ka venë detyrë vetes për të bërë ndryshime të shkallëzuara. Po, mirë, a kishte ndonjë të metë ose problem, në këtë shkollë? Sigurisht, që ka. Për vijueshmërinë, mund të sigurohet më mirë bashkëpunimi i prindërve dhe i faktorëve të tjerë në lagje. Shkolla ka nxënës krijues dhe ia vlen të synohet për përgatitjen dhe botimin e një gazete periodike. Që të realizohen projektet, si ai i veshjeve, shfaqjeve e tjerë, lipsen edhe burime financiare. Deri më tani, nuk është gjetur ndonjë prind ose biznesmen, që ta ndihmojë shkollën në përballimin e faturave përkatëse. Sigurisht, që ky shqetësim mund të zgjidhet, por kërkohet më tepër këmbëngulje. …U larguam nga kjo shkollë, me mendimin për t’u kthyer përsëri aty. Kjo do të ndodhë: Kur, me siguri, do të ketë gëzime për arritjet në procesin mësimor-edukativ; kur të përurohen libra dhe ekspozita; kur të shpërthejë gëzimi i natyrshëm, me shfaqje e veprimtari, për festën e madhe të 100-vjetorit të Pavarësisë sonë Kombëtare etj. Sigurisht, atëherë, do të flasim më shumë dhe do ta konkretizojmë më mire, mendimin e shprehur në titullin e këtij shkrimi, se Shkolla 9-vjeçare “7 Marsi” e kryeqytetit, po ndryshon! Tiranë, 1 mars 2012

3

Nuk është e padëgjuar, pra kjo ndodh edhe në kolektiva të tjerë mësuesish e nxënësish, që arritjet nuk i vetëkënaqin në këtë shkollë. Pra, kanë objektiva për të bërë çdo ditë ndry-

NXËNËS TË DALLUAR, NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “7 MARSI”


Nr. 15

7 MARS 2012

Ibrahim Makolli, ministër në Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës vizitoi shkollën shqipe “Kosova”

“Kosova”, një vatër e kulturës dhe arsimit për shqiptarët në Londër LONDËR - Ibrahim Makolli, ministër në Ministrinë e Diasporës të Republikësë së Kosovës vizitoi më 12 shkurt 2012 shkollën shqipe “Kosova”, me seli në Londër. Në një atmosferë gëzimi dhe harmonie, së bashku me prindër, mësues nxënës dhe mysafirë, miku nga Kosova u shoqëruar nga Arijon Krasniqi, Sekretari i Parë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Britanine e Madhe. Në fjalën përshëndetëse, Talat Pllana, drejtori i shkollës shqipe “Kosova”, tha se ky institucion po ndihmon fëmijët shqiptarë në ruajtjen e identitetit kombëtar, duke iu mësuar nxënësve gjuhën amëtare, historinë dhe kulturën. “Ky vit shkollor po shënon 90-vjetorin e organizimit të shkollës së parë shqipe në Britaninë e Madhe. Kjo është dita të cilën gjatë e kemi pritur. Jemi krenar për vazhdimësin e saj”, pohoi Pllana. “Rrjedhat në Kosovë dhe vetëorganizimi i faktorit shqiptarë në Londër dhe angazhimi i arsimtarëve dhe disa prindërve bënë që shkolla shqipe “KOSOVA” e mësimit plotësues të qëndroj në këmbë të forta dhe të luaj ro-

lin që i takon”, shton Pllana. Sipas tij, shkolla “Kosova” ka luajtur një rol të rëndësishëm në unitetin e bashkëatdhetarëve. “Shkolla shqipe “Kosova” në Londër mund të konstatojmë lirisht, se ajo po kryen me sukses misionin e vetë edhe sot, në arsimimin dhe edukimin e nxënësve shqiptarë në frymën kombëtare me qëllim të mbrojtjes së tyre nga asimilimi”, theksoi Pllana, ndërsa shprehur mirënjohje për arsimtarët Zyrifa Kçiu, Vjollca Gjerqeku, Natasha Cerga, Arijeta Bajrami, Vitila Ujkaj, Agime Teshlica, Naim Haziri, Milikije Jahaj, Xhevat Ademi, Ajnishahe Shamolli, Sami Islami, Zarife dhe Faik Sogojeva, Bahri Nici, Myrvete Mripa, Nedime Berisha, Sebahate Abazi, Time Avdullahu, Shqipe Gollaku, Lumnije Islami, Laura Dermaku, Arbërije Pllana, Arta Tivari, Rudina Zeqiri, Elita Sahiti, Adem Hulaj, Nadire Hashani, Minire Vitijai dhe Artan Ahmeti. Më tej, Pllana nënvizon se numri i nxënësve është rritur vitet e fundit. “Ne nuk jemi të kënaqur me përfshirjen e fëmijëve sepse disa prindër ende nuk e kanë të qartë rëndësinë e

shkollës shqipe në rruajtjen e gjuhës dhe indentitetit kombëtar të fëmijëve të tyre”, pohoi Pllana. Përsa i përket teksteve shkollore, kohëve të fundit situata është përmirësuar dukshëm me botimin dhe shpërndarjen e teksteve të veçanta për mësim plotësues nxënësve të shkollës shqipe “Kosova”, tekste të përpiluara nga ekspertët nga Kosova dhe Shqipëria. Nxënësit e Shkollës Shqipe “Kosova” në Londër, vijon Pllana, kanë marrë pjesë në shumë manifestime të organizuara dhe gjithnjë janë dalluar në aspektin e prezantimit të njohurive, ashtu edhe në aktivitetet e lira jashtë mësimit. “Moto e kësaj shkolle është sa më shumë fëmijë në banka të shkollës shqipe”, vlerëson Pllana, duke shtuar se “Fëmijët në shkollë gjejnë burimin e pashtershëm të të mësuarit shqip, nxënjen e përhershme të njohurive të reja për gjuhën, kulturën dhe traditën kombëtare shqiptare”. Duke përfunduar fjalën Pllana, tha se për “Ne çështja kombëtare është mbi të gjitha. Prandaj ne jemi të angazhuar të kontribojmë për

këtë me gjitha mundësit që kemi”. Ibrahim Makolli, Ministër në Ministrinë e Diasporës, me kënaqësi të veçantë vizitoi nxënësit para se të takohet me prindërit dhe bashkatdhetarët që ishin prezent. “Falë punës të mërgimtarëve është bërë një punë e mirë deri tani, mirëpo duhet bërë më shumë. Eshtë e njohur se fëmijët që dinë dy gjuhë janë më të sukseshëm në mësime në përgjithësi”, theksoi Makolli. Makolli tha se “Integrimet nga ndonjëherë mund edhe të na dëmtojë. Prandaj është dertyra e jonë të bëjmë më shumë për mërgatën, në drejtim të kulturës dhe arsimit kombëtar”. Shqipëria dhe Kosova, shton Makolli, i falenderon mërgatën për kontributin në themelimin e shtetit shqiptar, si dhe në krijimin e shtetit të Kosovës. “Qeveria e Kosovës do kërkojë bashkëpunim më të madhë të ambasadës me shoqatatë dhe shkollat shqipe në diasporë”, tha midis të tjerave, Makolli. Z. Adem Hulaj dhe Znj. Nadire Hashani thanë se ne punojmë me përkushtim me nxënës, falenderojmë

prindërit dhe mësuesit për këto angazhime dhe si përfaqësues të Këshillit të Mësuesëve ne meritojmë ndihëmesen e pakursyer në këtë veprimtari kombëtare. Pa dyshim takimet e tilla përforcojnë dinjitetin e qytetarit shqiptar të diasporës në integrimin e gjithmbarshëm të kulturës tonë, por edhe të kulturës së popujve ku jetojnë shqiptarët. Përfaqësuesi i Ambasadë së Kosovës në B.M. Z. Arijon Krasniqi tha se duhet punuar më shumë me prindër për të rrit numrin e vijuesve në shkollat e mësimit plotësues. Lutfi Vata, në fjalën e tij tha se ardhja e Ministrit të Diasporës është vazhdimësi e mirë e bashkëpunimit të institucioneve të qeverive shqiptare dhe shkollës shqipe në Londër. Ai vlerësoj lartë bashkëpunimin me disa shkolla në Londër, në veqanti bashkëpunimin me udhëheqësin e Shkollës Shqipe “Kosova”, ndërsa Lumnije Islami shtroj kërkesen në trajnimin e mësuesve, duke kërkuar ekspert të arsimit të Kosovës për t’i trajnuar mësuesit në Londër. Talat Pllana, Drejtori i Shkollës Shqipe “ Kosova”


8

Nr. 15

MARS 2012

SHPËTONI “REPUBLIKËN” E KOSOVËS Deklaratë Publike

Nga Bordi Drejtorëve i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Hyrje Trembëdhjetë vjet pasi fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë përfundoi fushatën e gjenocidit të Sllobodan Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, dhe katër vjet pas “pavarësisë së mbikëqyrur” që filloi në vitin 2008, ne ndihemi të detyruar që publikisht të adresojmë përkeqësimin e situatës politike dhe ekonomike në Kosovë. Të gjithë faktorët janë të përgjegjshëm: komuniteti ndërkombëtar ka dështuar të gjejë një zgjidhje politike të drejtë dhe të qëndrueshme ndaj konfliktit shqiptaro-serb. Udhëheqësia kosovare ka dështuar të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e Republikës. Dhe elita serbe nëpërmjet fushatës lobuese multimilionëshe dhe mbështetjes së strukturave paralele në Kosovën veriore ka qenë e suksesshme në përpjekjet e tyre për ta destabilizuar Kosovën dhe një pjesë të madhe të rajonit. Me vetëm një kundërshtim në formë retorike boshe nga perëndimi, Beogradi ka arritur ta kontrollojë Kosovën veriore që nga viti 1999. Në ndërkohë, Serbia kurrë nuk është vënë para drejtësisë për okupimin dhjetë vjecar të Kosovës, të pasuar nga krimet e luftës dhe shkatërrimi në Kosovë. Fokusi i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në vitin 2012 – tani në një shtytje përfundimtare për të zgjidhur konfliktin mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për të dal nga rajoni – është në pjesën veriore të Kosovës, ku qëllimi i përsëritur shpesh i Beogradit për ta bërë de juro ndarjen de facto të kësaj ane me shumicë serbe po i afrohet suksesit gjithnjë e më shumë. Beogradi ka qenë i suksesshëm në bindjen e shumicës së komunitetit ndërkombëtar se minoriteti serb në veri është në rrezik. Në realitet, konflikti në veri gjithmonë ka qenë për qëllimet ekspansioniste të Serbisë. Qysh kur trupat e Miloshevicit pushtuan Kosovën në vitin 1998, qëllimi i fundit i Serbisë ka qenë gjithmonë ndarja e veriut, njësoj si në Bosnje, ku Serbia ishte në gjendje të krijojë enklavën etnike serbe të quajtur Republika Srpska. Presioni i pasluftës mbi Kosovën dhe pranimi i tij nga politikanët kosovarë Udhëheqësisë politike në Kosovë i është bërë presion që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 për të kënaqur perëndimin në mënyrë që të përmbushen kërkesat e Serbisë. Fatkeqësisht, elita politike kosovare bëri pak për ti rezistuar kërkesave që iu bënë asaj për shkak të një besimi përtacor se Shtetet e Bashkuara gjithmonë do ti përfaqësojnë interesat e Kosovës. Në mënyre që të fitonte “pavarësinë e mbikqyrur” në një vend me 92 perqind shqiptarë dhe 5 perqind

serbë, Kosova pranoi kompromise nëpërmjet “Planit të Ahtisaarit” dhe masave të tjera, duke përfshirë:  Ndërrimin e emrit shqiptar të “Republic of Kosova” në atë serb “Kosovo”  Heqjen e flamurit shqiptar dhe pranimin e një flamuri dhe himni nacional për Kosovën që janë pa kuptim kulturor dhe historic  Dhënien serbëve të Kosovës më shumë të drejta se çdo minoritet etnik në Evropë, duke përfshirë shtetësi të dyfishtë, krijimin e lidhjeve direkte mes komunave serbe në Kosovë dhe Beogradit, marrjen njëkohësisht të fondeve të pataksueshme nga Serbia si dhe atyre nga qeveria Kosovës, dhe marrjen e 10 vendeve të rezervuara për Serbët nga 120 vende në parlamentin e Kosovës përveç atyre vendeve ata mund ti fitojnë përmes zgjedhjeve  Dhënien e “statusit extraterritorial” dhe të pataksuar monastireve dhe kishave ortodokse serbe, edhe pse shumë prej tyre ishin së pari pjesë e kulturës shqiptare dhe mbroheshin prej shqiptarëve Problemet e brendshme politike dhe ekonomike të Kosovës Mungesa a një qeverie të fortë demokratike, rritja e korrupsionit, sundimi i pamjaftueshem i ligjit dhe shtypit të lirë, papunësia e lartë bashkë me zhvilimin e vogël ekonomik, dhe institucionet e edukimit me cilësi nën standardet ndërkombëtare, e

kanë bërë të vështirë për vendin që ti mbrojë interesat e saj në skenën ndërkombëtare. Shumë prej këtyre janë rezultat i Kosovës nën protektoratin nëntë vjecar dhe kater vite pa pavarësi të vërtetë – duke e lënë atë në limbo në fushën ekonomike, politike, dhe sociale, dhe të pambrojtur ndaj ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës. Mirëpo, pjesë e fajit duhet të bie mbi udhëheqjen dhe publikun shqiptar për arsyet në vijim:  Egziston një indiferencë dhe pavullnetshmëri nga ana e shumë kosovarëve të aftë e të edukuar që të bëhen pjesemarrës aktiv në procesin demokratik  Egziston pothuajse një përkulje totale e publikut dhe klasës politike ndaj vullnetit të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe përfaqësuesve të tjerë perëndimorë në Prishtinë. (Nuk duhet të ketë iluzion se Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera perëndimore do të jenë në gjendje të zgjidhin problemet e shqiptarëve kosovarë). Gjithashtu, besimi se Shtetet e Bashkuara do të përkujdesen për Kosovën shpesh përdoret si një shfajësim nga politikanët dhe profesionistët shqiptarë që të mos punojnë për ti zgjidhur problemet e Kosovës, dhe kjo duhet të ndalet.  Egziston një mungesë gjithnjë në rritje e interesit për të zgjidhur kauzën kombëtare shqiptare në Kosovë dhe si rrjedhojë një mungesë em-

patie ndaj shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, dhe Çamëri. Ne besojmë se politikanët që nuk janë duke ruajtur dhe mbrojtur interesat e shumicës duhet të largohen përmes votave, dhe që kosovarët duhet të rimarrin aftësinë për të zhvilluar shtetin në barazi me homologët e tyre në pjesët tjera të botës që duan të sigurohen se pergjegjësia dhe transparenca janë baza e jetës së tyre civile. Pika kthesë: bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të sponsorizuara nga BE-ja Bisedimet Prishtinë-Beograd që filluan nën sponsorizimin e Bashkimit Evropian në Mars të vitit 2011 ishin me qëllim “teknike,” por diskutimet mbi statusin final (qëllimi kryesor i Serbisë) janë tani prioritet. Bisedimet, që deri në një shkallë ishin krijuar për të ndihmuar Serbinë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian duke e prezentuar atë si një komb i përkushtuar për stabilitetin rajonal, u ndërpriten vjeshtën e kaluar pas konfrontimeve të serbëve të mbështetur nga Beogradi në veri për shkak të përpjekjeve të Prishtinës për të shtrirë autoritetin e saj në të gjithë territorin e Kosovës, lanë një polic shqiptar të vrarë dhe katër ushtarë të NATO-s dhe 16 civilë serb me lëndime të rënda. Kryeministrja gjermane Angela Merkel, në një devijim principiel nga shetet tjera anëtarë të BE-së u pergjegj duke bllokuar Serbinë nga marrja e statutit të vendit kandidat dhjetorin e kaluar dhe insistoi që barrikadat e ngritura nga serbët lokal në të gjithë veriun... vijon në faqen 9


Nr. 15

9 MARS 2012

...duhet të hiqeshin dhe të gjitha struktura paralale ilegale në Kosovën veriore duhet të shuheshin para se bisedimet për anëtarësim në BE të fillonin. Me bisedimet Prishtinë-Beograd gati për të filluar në Mars (kur BE-ja prapë planifikon të votojë mbi praniminin e Serbisë), Beogradi vazhdon hapur të refuzojë të njohë pavarësinë e Kosovës dhe ende nuk ka tërhequr mbështetjen politike dhe financiare për strukturat paralele ilegale në Kosovën veriore. Për më tepër, serbët në Kosovën veriore mbajtën një referendum ilegal me 15 shkurt, ku 99.7 përqind të votuesve votuan kundër pranimit të legjitimitetit të qeverisë së Prishtinës. Pranimi i Kosovës në forumet rajonale, deri më tani të bllokuar nga serbët, do të jetë fokusi i takimit në Bruksel në Mars. Gjatë javëve të diplomacise fluturuese, negociatorët perendimorë janë përpjekur ta bindin Prishtinën se mund të arrijë të pranohet në forumet rajonale nëse është e gatshme të identifikohet si “Kosovo” pa fjalën “Republikë” dhe me nje “fusnotë” që i referohet Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara duke e identifikuar Kosovën si krahinë të Serbisë nën protektoratin e KB-ve, si dhe deklaratës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që konfirmon ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës.  Ne besojmë se Kosova nuk duhet të pranojë ta shlyej fjalën “Republikë” para emrit të saj; nuk duhet të pajtohet që të referencojë Rezolutën 1244 të KB-ve, e cila u shfuqizua kur pavarësia e Kosovës u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore me 17 shkurt të vitit 2008. Që nga përfundimi i luftës, Kosovës i është kërkuar që ti bëj Serbisë lëshime. Është koha për Kosovën që të tërheq vijën këtu.  Ne besojmë se Kosova nuk duhet të vazhdojë bisedimet me Serbinë derisa ajo të njoh pavarësinë e Kosovës. Bisedimet e tanishme (për të cilat pala shqiptare kurrë nuk është dashur të pajtohej pas pavarësisë) nuk do të sjellin paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Evropën Juglindore përderisa Serbia refuzon të njoh shqiptarët kosovarë si palëe barabartë dhe të njoh sovranitetin e Kosovës.  Ne besojmë se qeveria e Serbisë duhet të kthejë trupat e pagjetur të shqiptarëve kosovarë të cilet u transportuan me kamionë me frigoriferë dhe u varrosën në dhe rreth Beogradit kur lufta përfundoi në qershor të vitit 1999 dhe të paguajë dëmshpërblimet e luftës.  Përderisa ne besojmë se nuk duhet të ketë privilegje të veçanta për minoritetin serb

në Kosovë, ne gjithashtu besojmë se të drejtat e tyre duhet të mbrohen fuqishëm ashtu si janë mbrojtur të drejtat e popullsive Turqe, Roma, dhe Ashkalinjve në Kosovë. Pas nënshtrimit ndaj okupimit brutal usharak dhjetëvjecar dhe pastrimit etnik e gjenocidit dyvjecar në duart forcave ushtarake dhe paramilitare të Slobodan Miloshevicit, shqiptarët kosovarë duhet të jenë në frontin zhvillimit të të drejtave të njeriut në Evropë. Marrëdhënja shqiptare me komunitetin ndërkombëtar Shqiptarët e respektojnë dhe i besojnë Shteteve të Bashkuara për shkak të rolit historik të Presidentit Woodrown Wilson në themelimin e shtetit sovran të Shqipërisë në fund të Luftës së Parë Botërore, kur Rusia dhe fuqitë Evropiane ishin të përgatitura që ti copetonin të gjita trojet shqiptare. Megjithatë, me luftën në Afganistan dhe krizën në Lindjen e Mesme, është koha që të pranojmë se Shtetet e Bashkuara ka çështje shumë më urgjente në agjendën e saj të politikës së jashtme dhe nuk mund të mbështetemi në të që të përcaktojë të ardhmen e Kosovës. Është koha që të pranojmë se administratat amerikane nuk kanë vepruar gjithmonë në interes të popullit të Kosovës. U desh njëzet vjet lo-

bim në kongresin amerikan nga ana e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane që të bindnim Presidentin e atëhershëm George W. Bush që të mbështes deklaratën e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Dhe do të duhet një tjetër përpjekje në kongresin amerikan (dhe në parlamentet e pesë shteteve anëtare të BE-së që refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës) që të përfundohet konflikti shqiptaro-serb dhe ti sillet Kosovës pavarësia e vërtetë. Përderisa administrata e Obamës ka mbajtur qëndrimin publik se ndarja de facto e Kosovës veriore nuk duhet të bëhet de jure, ajo nuk ka marrë ndonjë veprim për të mbështetur këtë qëndrim. Në realitet, admnistrata e Obamës ka zgjedhur që të marr një vend prapa karshi Evropës kur vjen puna te Kosova dhe Ballkani.  Ne besojmë se udhëheqja politike dhe publiku kosovar duhet fuqimisht të kundershtojë ndarjen e veriut, e cila në formën e saj de facto ishte produkt i spastrimit etnik të shqiptarëve në Mitrovicë nga paramilitarët serb të mbështetur nga Beogradi. Për më tepër, nuk ka nevojë që të krijohet nje entitet special në veri, kur shumica e serbëve të Kosovës (80,000 prej gjithsej 120,000) jetojnë në Mitrovicën jugore dhe në pjesë të tjera të Kosovës.  Udhëheqja politike e Kosovës duhet të sfidojë përpjek-

jet e Beogradit për të krijuar mbështetje ndërkombëtare për planin “Ahtisaari Plus,” që kërkon të avancojë statusin e serbëve në veri duke krijuar një entitet politik autonom, përderisa i dhunon të drejtat civile dhe njerëzore të popullatës shqiptare shumicë në Serbinë jugore – në Preshevë, Medvegje, dhe Bujanoc. Shpëtojeni “Republikën” Që nga viti 1986, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, nën udhëheqjen e Joseph DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit (duke filluar në vitin 1994), ka bërë një kontribut të madh për promovimin e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të popullit shqiptar në Ballkan dhe në gjithë botën. Ne do të vazhdojmë të punojmë për zgjidhjen e kauzës shqiptare kombëtare dhe për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Evropën Juglindore. Edhe një herë, Kosova është bërë problemi dhe sfida kryesore e kombit tonë. Ne shpresojmë se shqiptarët në të gjithë botën do të kontribuojnë kohën, talentin profesional, dhe resurset e tyre që të ndihmojnë në shpëtimin e “Republikës” së Kosovës. Bordi i Drejtorëve Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane Përktheu: Luan Mazreku


10

Nr. 15

MARS 2012

Nga Fran Gjoka Lezhë Kanë kaluar plot 125 vjet nga 7 marsi 1887. Ato mbeten vite vitale, vite përpjekjesh, përkushtimi, djerse e mundimi për lartuar shkollën e parë shqipe, shkolla më e re e shfaqur papritmas në kontinentin e plakur të asaj kohe. Por është momenti të përulemi me respect të thellë, për ata që bënë të mundur hapjen e mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Populli ynë i rezistoi me të gjitha mënyrat ku shkrimi i shqipes u mësua fshehurazi në kasollet e fshatarëve, pranë stanëve të cobanëve, në ndërtesat e kultit etj. Shikojmë aty këtu edhe ndonjë shkollë si në Kurbin në vitet 30 të shekullit 17, në Pllanë e në Blinisht të Lezhës me 1638 dhe 1639, në Kurbin 1670, e në Prizëren e gjetkë. Këto shkolla patën jetëgjatësi të shkurtër dhe lëvizja për hapjen e tyre ishte sporadike. U deshën të kalonin 2 shekuj, që lëvizja për shkollën dhe gjuhën shqipe të fitonte përmasa zhvillimi të pashkelura bashkë. Intelektualët tanë të shquar që nga N. Veqilharxhi, Zef Jubani, K. Kristoforidhi, Pashko Vasa, Sami e Naim Frashëri, H. Tasimi, J. Vreto, K.Hoxhi, P. Doçi, N. Mjeda, Gj. Fishta, N. Naçi edhe pse pa shtetin e tyre, pa asnjë institucion kombëtar, të drobitur pa miq e aleatë ditën të gjejnë gjuhën e bashkimit kombëtar. Abetaret e

Skicë letrare

Ç’na kujton 7 marsi? Veqilharxhit e Tasimit etj, u përhapën dorë në dorë dhe u bënë tmerr për pushtuesit, po aq sa pushka e komitëve, që shpejt mbushën malet e Shqipërisë. Për intelektualët e shquar, gjuha dhe shkolla shqipe u bënë pikënisje e shpresës së madhe, sofra e parë e fundshekullit të 19, që këtu i bashkoi shqiptarët për beteja të ardhshme, ku lanë mënjanë dasitë fetare krahinore e fetare dhe u bënë një për cështjen e gjuhës kombëtare. Mësonjëtorja e parë shqipe u hap me 35 nxënësit e parë, e më pas breza të tërë nxënësish nisën udhën e bukur të dijes në një shkollë të vërtetë shqipe. Një ditë më vonë, me 8 mars 1887 Th. Mitkoja shkruante: “ Dëshira tonë u mbarua, shkolla sh-

qipe u hap, druri që vumë në dhet këtu e dy vjet, sot lulëzoi dhe dha pemë të ëmbla” pas mësonjëtores së parë u hapën edhe shumë shkolla të tjera, sin ë Pogradec e Kolonjë, shkolla e Vashëzave në Korçë etj. Kështu u fliuan shumë patriotë e atdhetarë të shquar me burgosje, vrasje e internime. P. Sotirin e hodhën nga kati i tretë i shtëpisë së tij, Papa K. Negovanin e therën me thika, Petro N. Luarasin e helmuan, po mësimi në gjuhën shqipe nuk ndalej. Shkollat shqipe po ngriheshin, populli po i mbante në këmbë ato, duke hequr edhe kafshatën e fundit të gojës. ........................................... 7 Marsi apelon para politikanëve e pushtetarëve të të

gjithë niveleve, para medias e intelektualëve, para të gjithë opinionit: Më shumë përkujdesje për shkollën dhe mësuesit, më shumë respekt për punën e tyre të veçantë dhe të lodhshme, më shumë vlerësim për të gjithë brezat dhe para së gjithash para kontribuesve më të mëdhenj të arsimit dhe atyre që tashmë të kërrusur nga vitet e gjata të punës në arsim presin me padurim ditën e marrjes së pensionit në sportelet me rradhë të gjata! Më shumë ndjeshmëri e vlerësim material e moral për ata që na mësuan shkrim e lexim, matematikë e kimi dhe që na orientuan të sigurtë në jetë për të përballuar konkurrencën e

tregut të punës! Më shumë kujdes për ruajtjen e gjuhës së bukur dhe të vjetër shqipe nga huazimet dhe fjalët e huaja, që mund të zëvendësohen lehtësisht me fjalë shqipe! Ndërsa prindërve, kudo ku jetojnë e punojnë, në Evropë e Amerikë, në Australi e në vendet e tjera, bashkë me respektin që kemi për kontributin që ata japin edhe për zhvillimin e Shqipërisë, ju lutemi dhe në njëfarë mënyre ju përgjërohemi që tua mësojnë gjuhën shqipe edhe fëmijëve dhe nipave e mbesave! Në të kundërt gjuha jonë, ndër më të vjetërat, një ditë do të shuhet dhe kur ajo nuk flitet e shkruhet shuhet edhe kombi, pasi gjuha është elementi kulturor që e mban gjall një komb. Nuk ka identitet pa gjuhë. Festa e të gjithëve përcjell mesazhe edhe për mësuesit. Ata kurdoherë të jenë në ballë të punës për zbatimin e politikave për reformimin e shkollës, për kultivimin e vlerave demokratike tek brezi i ri, për zhvillimin e fuqisë krijuese tek nxënësit, për përfshirjen e të gjithëve në procesin e edukimit dhe të mësimit, të argëtimit dhe të zbavitjes! Në këtë ditë të shënuar nga thellësia e shpirtit tonë buron fuqishëm urimi: Gëzuar festën e dijes kolegë tanë të nderuar dhe të respektuar! Paçi gjithnjë suksese e mbarësi!


Nr. 15

11 MARS 2012

Në Elbasan në vendin ku jetoi dhe punoi për vite me radhë, aktori i njohur Astrit Çerma, nga të gjithë njihet si “Shpëtimi”, emër që e ka marrë nga roli i filmit artistik “Në fillim të Verës”. Largimi nga Shqipëria ka ndodhur vite më parë, kur ka lënë postin e drejtorit të teatrit “Skampa”, ku punoi si drejtues nga viti 1991 deri në vitin 1998. Eshtë një teatër ku ka punuar për 27 vjet rresht dhe ku ka vënë në skenë 80 role, 18 prej të cilave në filma. Çerma tregon për rikthimin e tij, një dëshirë të ëndërruar prej kohësh. Thotë se është i përmalluar për Elbasanin dhe jo vetëm. Flet edhe për teatrin, për shfaqjet teatrore, për ndryshimin e tyre dhe shton se ato nuk janë më shfaqjet që ka lënë vite më parë në Shqipëri. Ndërsa për jetën në Amerikë shton, se banon në një qytezë shumë afër Bostonit në Amerikë, bashkë me familjen e tij. Atje edhe punon në një “Stop Shop”, por gjatë kohës së lirë nuk lë pas edhe të shkruarin. Çerma shprehet, se gjatë kohës së lirë pas pune, shkruan poezi, poema, tregime, esse dhe fabula. Por gjithashtu tregon se një nga miqtë e tij që e ka ndihmuar mjaft dhe që do të donte të falënderonte, është skenaristi Pëllumb Kulla. “Së shpejti do të botoj dy nga tregimet e mia”, tregon Çerma. Gjatë një bisede me të, Çerma rikujton një pjesëz nga xhirimet e filmit që e bëri të njohur “Në fillim të Verës”. “Ka qenë filmi më i vështirë, i xhiruar në qytetin e Shkodrës ku për shkak të politikës së atëhershme, aktorët ndryshoheshin pothuajse çdo javë, disa dilnin kulakë, disa të persekutuar, e kështu xhirimet e filmit zgjatën pothuajse një vit e gjysmë”. Pastaj ka vazhduar me aktivitetin skenik, në interpretime të shumë roleve. Ka qenë një punë sa e bukur aq dhe e lodhshme, por gjithnjë i jepte kënaqësi, duke e motivuar për punë të tjera skenike. Roli i fundit i tij, i bërë në Shqipëri para largimit të tij ka qenë komedia “Qytet rrethimi” në vitin 1998, e shkruar nga vetë Çerma. Astrit Çerma, “Artist i Merituar”, i cili ka luajtur në skenë me aktorë të mëdhenj, si Sandër Prosi, Bexhet Nelku, Bujar Lako, Guljem Radoja, Tinka Kurti, etj”. Astrit Çerma, një nga figurat më të dashura të skenës dhe kinematografisë shqiptare. A ndihet heshtja për të? Më pëlqen që më rendisni ndër figurat e dashura të skenës dhe kinematografisë. Është një e vërtetë që unë, edhe tani, mbas kaq e kaq kohësh larg filmave, mbetem i dashur për shumë e shumë dashamirës të rinj dhe të vjetër te ekranit. Diku, dikur kam thënë: Rroli më i arrirë është ai që të “vjedh”emrin. Mua edhe sot e kësaj dite ka shumë e shumë që më thërrasin Shpëtim si tek “Në fillim të Verës”. Megjithatë unë nuk kam qenë në atë lartësi që janë aktorë të tjerë të kinematografisë. Nuk e them për modesti por për një të vërtetë që s’kam pse ta mohoj. S’kam pse ta mohoj sepse unë nuk e kam dashur dhe aq shumë kinematografinë. Për mua dashuria e vetme ka qenë teatri dhe vetëm teatri. Kinematografia, në një farë

Bisedë e përmallur miqsh të vjetër të kohërave me trazim mental... (sfidë për parantesën e memorjes)

Kur ritakojmë të madhin

Astrit Çerma

mënyre, nëse “nuk më ka mundur kemi dalë barazim”, ndërsa teatrin “e kam mundur plotësisht”. E kam dashur teatrin sepse ai më jepte c’do natë kënaqësi, më detyronte c’do natë t’i jepja kënaqësi. Vërtet që të gjitha i kam bërë për skenën: Rrole komike, dramatike, tragjike; kam shkruar dramë, komedi, skece, parodi; kam bërë regji, skenografi, formuluar muzikë, bile edhe balet... Edhe të gjitha këto në Teatrin “Skampa”. Intelektuali Çerma është komplex. Poet, aktor, krijues, regjisor, politikan.... Ku nis dhe përfundon kompleksi Çerma? Çdo kohe ka idhtaret e vete edhe ithujt e vete,keshtu qe ne nje fare menyre,nuk ka pse te “mbetet hateri”ne se nuk kujtohesh.Si-domos tani qe ekonomija e tregut i tregton te gjitha.Kur isha ne atdhe heren e fundit shkova te bleje per femijet nje sidi me kenget e shekullit,pashe se pthuajse te gjithe filmat shitesh tek 500 leket,filmi ne fillim te veres ishte 750.Pyeta pse.Shitesi qe as me njohu fare,me ktheu nje pergjigje qe edhe “me ngrohu edhe ftohu”: Uhu o daje,paske muhabete ti..Ky ben aq se aq ben...”.Ky ben aq se aq ben...po ne qe e beme sa bejme??.. Natyrisht, per ato qe kam bere une e te tjere si une”kami marr rrogen”, natyrishte...U po...Kam marr edhe nja dy a tre medalje qe nuk i di ku i kam. Kam edhe nje karton boje qielli dy kapakesh ky presidenti i 1992 me jep titullin “artist i merituar ”. Kam diplloma, flet-nderi, cmime ne disa festivale. Une te gjitha ja bej ”hallall” teatrit, por vetem nje gje dua t’ia kujtoi,

t’ia kujtoi edhe zoterinjerve te zgjethur apo te emeruar qe administroin teatrin edhe artin ne pergjithesi:Ate qe bera nga 91 deri ne 98 kur ika, se paku te ma permendin.E mbajta mbi shpatulla tere ate “godine” me te gjitha c’kishte brenda.Shpesh nuk ndjej heshtje, por me tej...harrim...Dikush “me korigjoi”kur ne nje fare menyre shpreha dicka te tille:”Na vjen keq Z.Astrit,por ti ke emrin tend ne kete teater.”Keshtu u shpreh.C’ti pergjigjesha?Emrin e ka edhe ai ,edhe te tjere si ai ne borderot sepse kan marr rogat... Ndonjeher,pa dashje,behem pishman per te gjitha sa bera. C’mbeti?..Per duhej ajo sakrific, kur te tjeret “mbushnin xhepat”. Behet nje festival, “pa fes”e “pa vale”e shohin disa qe vine me dieta dhe disa qe ‘tundin zinxhirin”,vihet ne skene ndonje veper e perkthyer nga regjizor “te ftuar” te cilet bien edhe “nje dore aktoresh”me vete. Ku eshte teatri? Ai teater qe vinte pothuajse kater premjera ne vite.Qe ipte cfaqie pothuajse c’do jave. Qe kishte repertorin e tije aktiv.Kishte trupen.E kam fjalen per vitet 9098.Shihni arshiven,nese eshte,do te bindeni. Kam qene drejtor, regjizor, aktore, skenograf, shkrimtar... dhe shita shtepine per te blere biletat kur ikem... Ju keni një memorje të thellë për tërë artin kinematografik shqiptar. Madje edhe për tërë brezat që lidhen me të në të gjitha fushat. Ku është shpërngulur më shumë memorja juaj? Kam shkruar qe rinin time (me 1965 kam fituar nje cmim per nje

poeme), por kam qen “neglizhent” per ti botuar. Nje drame edhe nje komedi jane vene ne skenen e teatri te Elbasanit.Komedin e vuri edhe Korca. Kam shkruar, mos ju duket cudi, ndonja 150-200 skece qe jan vene ne trupat profesioniste edhe amatore ne tere vendin.Kam shkruar shume fabula.edhe karikatura per revisten “hosteni”kam bere.Bile bile edhe fjale kryqe.Tani,natyrishte shkruaj me shume.Kam shkruar dy komedi,nje drame,dy vellime me poezi,nje me fabula,nje me tregime,nje me esse...nje me...Shume kam shkruar shume por me kan mbetur “sirtareve”...S’kam para ti botoje. Jam edhe larg shtepive botuese.Me dhimsen keto qe kam shkruar. Them se ”nuk jane pa gje”. Jam gati ti lutem dikujte per t’mi botuar,more as para nuk dua,vetem emrin mos ma fshije... Dikush,me sakte nje kritik i mirnjohur i diteve tona,diku me ka specifikuar si nje fare “Lej Feni” i asaj kohe.Ah sikur te isha.Ai sistem “Lej Fenet”i mbante ne pellembe te dores...Kur isha 18 vjec punoja ne fonderin er uzines mekanike te Cerrikut,mu qepen qe te behesha komunist...S’pranova.Tani ma ka qefi te deklaroi jo terrti e verrti se isha anti komuniste e tjer,e tjer...Jooo...Mua me dukej se po te ishe komuniste as femrat nuk duhet ti shihje me sy.e tjera e tjera...Ky ishte nje nga gabimet e medha qe kam bere ne jete.Do te shkoja ne Institut te arteve si antare partie edhe... he,he,he...Te gjiithe ata qe kan shkuar jasht shtetit i kan pasur pale,pale testat e pertise...Pa le sot...Sepse do ja kisha shitur shpirtin shejtanit qe ne organizaten baze dhe nuk do pyesja sot as per shok,as per mik dhe as per vella...Sic nuk pyesin... Rolet dashamirëse të aktorit mjeshtër Çerma a janë lidhja e tyre me njeriun ideal të jetës dhe shoqërisë? Nuk kam qene ndonjehere komplex: aktor, drejtor, regjizor, krijues, poet. Fatkeqesisht gjithmon kam qene edhe, pune dreqi, mbetem vetem TITI...Tit Cerma. Kjo me ka terbuar dhe me terbon, por... Ne poemen “RUBA(DH)IRAT” (nje “sfacato”per kohen qe jetojm te “Rubahirave” te Kajamit) midis te tjerave shkruaj: Me thoshte ime At...Ah...ndjese pastë: “Frymen mbaje brenda-porthen nxirre jashte”, Ah koke moj koke-ta kishe degjuar: 100 here i pasur- 1000 i nderuar... Nuk kish qene ndonjehere antare partie. Hyra ne Partin e Neritan Cekes ne 92, isha edhe kryetari i asambles ne Elbasan edhe nje fare kandidati me 96, por ika si djalli nga temjani kur pashe se c’lukuni uluriste per demokraci...Ne Bibel Zoti i drejtohet popullit qe kerkonte... Vijon në faqen 14


12

Nr. 15

MARS 2012

Nga Bedri TAHIRI Mëngjesi i së shtunës së 26 shkurtit 2012 gdhiu i ftohtë e me acar burrëror. U zgjova i hareshëm ngase mbrëmë e kishim ndarë mendjen me tim nip, Faik Miftarin nga Baksi, i cili punon në Angli e këto ditë është në pushim, të vizitonim Dibrën, përkatësisht Peshkopinë. Do ta bënim këtë udhëtim pikërisht kur ajo krahinë malore thuajse është e bllokuar nga bora. E dija që atij i pëlqenin sfidat dhe, pa hezitim, ia tumira nismën. Nga Prishtina u nisëm në orën 9 e 30 minuta. Me të ishin edhe i ati, Habibi, dhe djali i axhës, Dauti. Vetura jonë, një makinë ushtarake angleze, tamam për terrene alpine, nxitonte Udhës së Kombit me një uturimë shurdhuese e unë mendjes i kisha dhënë fre të kalëronte tej e tej nëpër histori... Dibra. Një emër përplot histori. Dibra e trimërisë, e mençurisë, e besnikërisë, e bujarisë. Dibra e fisit ilir të Dobërve, prej nga, besoj, e mori edhe emrin. Për të kisha lexuar e kisha dëgjuar shumë. Edhe në anën tonë kishte pasur dibranë. Ata mbaheshin mend si muratorë të shkëlqyer e burra të vërtetë. Dibranë më, lëre mos e nga. Fjala e tyre ishte besë, ishte gur sinori që nuk lozte dot nga vendi. Kur thonë po del po, kur thonë jo del jo. Nga ajo malësi e patundur gjatë gjithë historisë kishin dalë burra me nam që nderuan kombin e atdheun. Tekefundit, mjafton që heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, vinte nga ky vend heroik. .......................................................... Mysafirë të Prençëve zemërgjerë, trima e bujarë Në Peshkopi (vendbanim i lashtë ilir, i datuar që nga shek. 4 e 2 para erës se re, e si emër që nga shek. 15, prejardhjen e të cilit e shpjegojnë në dy mënyra, nga pesë shtëpi, sa kishte në fillim, apo, siç mendojnë të tjerët nga greqishjta episkopi- qëndrim i një peshkopi) gjetëm vetëm bardhësi. Bardhësi në natyrë e bardhësi në zemrat e malësorëve trima e mikpritës. Madje, kjo e dyta ia kalonte të parës. Këtë e pamë që në takimin e parë me Shemsi Prençin, drejtorin e Policisë së Qarkut të Dibrës, i cili deri para pak ditësh ishte në Tiranë, udhëheqës i Njësive Speciale të shtetit. Ky burrë, i lindur në Muhurr, më 1964, që siç thonë nga ana jonë, për shtatë gjaqe nuk duhej shikuar me sy të keq, na përcolli kudo dhe na dha informacione të sakta për çdo gjë që na interesonte. Një personalitet i kompletuar me aftësi e njohuri profesionale e të përgjithshme. Por, para se gjithash, ishte njeri e shkuar njeriut. Pasi pushuam pakëz dhe pimë kafe ndërmorëm një aventurë holivudiane. Kur muzgu krahëzi përpiqej të vënte pushtet mbi atë bardhësi ne ia mësyjmë majave të larta, ku bora ende nuk ishte dorëzuar. Pikësynim kishim katundin malor Hurdh- Muhurr. Duhej të shkonim xhanëm, se atje na priste xha Aqif Prençi, djemtë e të cilit punonin në Angli me shof-

nëpër sheshin e tij, veshur me vellon e bardhë të nusërisë. Një shesh i drejtë e i gjerë, me drunj përanësh që, sipas shoqëruesve tanë, verës të ka endja për të shëtitur. Një gjë na bëri përshtypje të veçantë: Shtatorja e Skënderbeut në këmbë! Ishim mësuar përherë ta shihnim heroin tonë hipur mbi kalë. Ishte një vepër e skulptorit Sadik Spahija, punuar më 2010 e financuar nga Zaim Korsi. Një simbolikë e qëlluar: Kryetrimi më mirë se gjetkë, në këmbë, rri në truallin e vet. Kjo dëshmon se ai ishte dibran.”Po, po, dibran ishte. Vendlindja e tij është Sina, e fisi i tij lidhet me Kastriotin tonë. E ku ka tjetër vend me emrin Kastriot? Askund, pos këtu. Fillimisht Sina e Gardhi i Poshtëm ishin prona të Kastriotëve. Kur dolën edhe këtej Drinit të Zi, në Kastriot e u zgjeruan në gjashtë fshatra e bënë edhe yllin gjashtëcepësh. Edhe trimat e Çidhnisë dalloheshin si luftarakë idhnakë e shumë të rrezikshëm që nuk i paguanin haraq turkut”,- thotë Shemsiu me një bindje sigurie.

Reportazh

Bardhësi në Peshkopi erin sfidues, Faikun, të cilin me kot u munduam ta kthenim nga ai rrugëtim i zorshëm e me rreziqe. Me ardhë deri këtu e mos me i pa prindërit e kolegëve të mi, nuk bën hiç, tha ai preras. U tha, u bë! Dhe, jep e merr, para e prapa, majtas e djathtas, çanim nëpër borën e madhe si dikur Gjergji ynë me shpatën e tij midis hordhive otomane... Rrugës na u bashkëngjit edhe dhëndrri i tyre, Haxhi Xhani, një humorist i lezetshëm që lodhjen e mërzinë t’i largonte si me dorë...Ju keni emër, ne kemi male,- na thoshte si me shaka Shemsiu tek ngjiteshim përpjetës si për vesh gjilpëre. -Mirë se erdhët, o burra!- u dëgjua sakaq zëri i Arif Prençit, i cili kishte dalë të na priste që larg. -Mirë se të gjejmë, o malësor sypatrembur!- i gjegjemi ne njëzërit, duke u përqafur fort e fort si të njiheshim prej kohësh. Odën e tij të madhe e gjetëm me gjithë të mirat. Bujaria, mirësia, bardhësia, ngrohtësia nga zjarri bubulak dhe sofra me gjithë të mirat, përgatitur nga nënë Nafija e polodhur, shpejt na bëri ta harrojmë lodhjen nga rruga që bëmë këmbë prej aty ku na la makina... -Çlirohuni e rrini si në shtëpinë tuaj! Ju jeni mysafirët më të respektuar për mua, sepse erdhët në kohën më të vështirë. Miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Ka dy muaj që nuk na e ka hapur askush derën, kemi ngelur të bllokuar e të izoluar,- shprehet, duke ngrenë dollinë për shëndetin tonë, xha Aqi-

fi. Ai, siç tha vetë e siç pohuan edhe të tjerët, nuk e pi rakinë, këtë sonte e bënte për hatrin tonë. Ajo bujari e mikpritje e paparë, shkrinte edhe akujt e krongjijtë e dëborës varur deri në tokë. O Zot! Puna e gazetarit dhe shkrimtarit më kishte shpjerë thuajse anekënd Trojeve Etnike Shqiptare dhe kudo kisha hasur traditën e shkëlqyer të mikpritjes, por këtu gjeta kulmin e saj. Këta qenkan dibranët, për të cilët më kishte folur shpesh edhe im gjysh, ndjesë pastë. Dikur, fare vonë, tej pas mesnatës, mezi morëm leje nga konakxhiu mikpritëse. Dhe, ç’bëri, thua ti, ky malësor sederli. Nuk hyri brenda, por doli në kodër, ndezi një zjarr dhe prej andej na përcolli derisa zbritëm poshtë dhe kaluam Drinin e Zi. .......................................................... Mësojmë se, përkundër Mirditës që organizohej në bajraqe, Dibra organizohej në male. Dibra kishte 9 male (Reci, Dardha, Çidhnia, Muhurri, Luzni, Selishta, Gryka e Vogël, Gryka e Madhe, Bulçiza), 7 teqe dhe tri oxhaqe (Haxhollët, Gjylagët, Karasami). Edhe kënga thotë: Malet e Dibrës në këmbë janë çue, Turkut vendin s’kem me ia lëshue... Në kuadër të Dibrës ka edhe një krahinë, Lura, që duke qenë në kufi më Mirditën, ishte bajrak. Këtu zbatohej Kanuni i Skënderbeut ose Kanuni i Arbërisë, - siç quhej ndryshe. Para se t’ia lëmë lamtumirën Peshkopisë, këtij qyteti pitoresk, shëtisim

Nëpër Kala të Dodës Kthimin e bëmë nëpër një rrugë tjetër, të rregulluar vitet e fundit, e cila kalon nëpër Kala të Dodës e del në Kukës. Për ne ishte tërheqëse, sepse kalonim andejpari për herë të parë e nëpër një mot me acar e me shumë borë. Komuna Kala e Dodës ndodhet në verilindje të qytetit të Peshkopisë (afërsisht 30 km). Zona është e njohur kryesisht per ajër të pastër, ujë te ftohtë dhe prodhime blegtorale. Në zonën e Kalasë së Dodës ndodhet dhe mali Korabit i cili shtrihet midis Luginës së përroit të Veleshicës dhe përroit Gramë e që është mali më i lartë i Shqipërisë (2.751 metra lartësi). Përpjeta me zigzake të shumta, bora e vjetër dhe ajo që zu të binte me fërfellizë, na e vështirësonte ecjen. Rrugës takonim malësorë me gomarë e me mushka që bartnin ushqime, dru e gjësende për nevojat e tyre. Maja e Korabit nuk dukej fare nga mjegulla. Në Ceren, qendra e Kalasë së Dodës, komunë me fshatrat: Kullash, Ploshtan, Radomirë, Shullan, Tejë, Ujëmirë e Vasije, morëm ca udhëtarë për në Kukës. Kur zumë tatëpjetën, krahina e Lumës na i rikujtoi betejat heroike që i dhanë emër e kuptim historisë. Lufta e Lumës kundër forcave serbe që zgjati rreth një muaj (9 nëntor- 6 dhjetor 1912) u zhvillua kryesisht rrëzë Koritnikut, Gjalicës, Kumashit, në Qafë të Kolesjanit, në Boka të Gabrricës e në Dri të Zi. Rapsodi popullor thotë: Djemt’e Lumës hiç s’kan’ dert, Ka nji luft’ bajn’ vjet për vjet, Luftë me krajl e luft’ me mret... Vërtet ajo qe një luftë e hatashme ku u vranë e u mbytën në ujë rreth dymbëdhjetë mijë ushtarë serbë. Këtë e dëshmon edhe kënga popullore lumjane: ...dimdhetmi i kan’ farue, Gjysma myt’ për ujë kan’ shkue... Nëpër Kukës kaluam shkarazi, pa ndaluar fare. Rruga e Kombit na e dha qetësinë dehëse...


Nr. 15

13 MARS 2012

Malik M Saleem dhe i palodhuri Diamand Hidri në shërbimin ligjor ndaj shqiptarëve Disa telefonata të shpeshta drejtuar gazetës sonë na bënë të tregojmë kurreshtjen. Prapa linjës virtuale zërat e gëzuar që flisnin shqip na rekomandonin të shkruanim për kompaninë e avokatisë “Malik & Malik” dhe për më tej të shprehnim disa fjalë edhe për z. Diamant Hidri. Arsyet ishin të shumta, por ajo që na bashkonte në një pikë ishte synimi ynë për të shpalosur sa më shumë emra shqiptarësh të inkuadruar në jetën britanike. Për këtë qëllim një ditë të ftohtë Shkurti ne udhëtuam drejt zonës ku kjo kompani operon në fushën e avokatisë. Më të mbërritur që në hyrje të derës pamë një interesim të madh klientësh të shumtë. Midis tyre edhe mjaft shqiptarë. Të gjithë me një synim të flisnin e të shtronin kërkesën e tyre ligjore në një nga zyrat ku ndodhej z Diamant Hidri. Kështu mësuam rastësisht se një nga emrat shqiptarë që kanë vite që ndihmojnë në integrimin ligjor të shqiptarëve ishte edhe z. Diamant Hidri, paralegal. Ai punon në kompaninë avokatore “Malik & Malik” të vendosur në Willesden Green. Kompania në fjalë ka një staf të kualifikuar avokatësh me zotin Malik M Saleem LL.B (Hons) që është një avokat i kualifikuar dhe i mirëfilltë i departamentit të Imigracionit, zotin Hasil Makkar LL.B (Hons), Malik M Nazeer LL.B (Hons) i kualifikuar në problemet kriminale, zotin Waleed Hassan LL.B (Hons) e mjaft të tjerë. Kjo kompani që mban qindra e qindra dosje të suksesshme dhe në proces të imigrantëve shqiptarë, mësojmë nëpërmjet bisedës me avokatin Malik M Saleem vazhdon të afrojë asistencë në të gjitha fushat e imigrimit dhe nacionalitetit, problemet civile, problemet e lidhjes së qerave dhe pagesave të tyre ligjore, kriminologji, aksidente personale me moton no win no fee, probleme pronësish dhe lidhjesh kontrate, benefite shtëpish etj. Më tej në bisedë me zotin Dimant Hidri mësojmë se ai ka në projektet e tij dhjetra e dhjetra surpriza ligjore në ndihmë të imigrantëve shqiptarë. Nën udhëheqjen e z Malik M Saleem, avokat i mirënjohur, do të sigurojnë së shpejti mundësi më të lehta ligjore të bashkimeve familjare, ndryshimeve të dokumentacionit nga tre vjecare, në mundësinë për të fituar lejen e përhershme. Për më shumë informacion na ndiqni në numrat e

ardhshëm, ku z Malik M Saleem do të paraqesë në detaje ligjin përkatës. Departamenti i Emigracionit mund të ju ndihmojë nëse ju keni probleme me hyrjen, vendosesjen në Britani të Madhe, duke dashur të hyni në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar, ngritjen e biznesit tuaj, ose duke ju krijuar mundësinë të bashkoheni me partnerin ose partneren kur ju jeni me Azil të fituar. Avokati i Emigracionit është i specializuar në të gjitha aspektet e punës për imigracionin personal dhe jep edhe këshilla mbi ligjin dhe çështjet ligjore. Ka një përvojë të gjerë në të gjithë diapazonin e emigracionit, azilit dhe komunikon e apelon në të gjitha nivelet duke përfshirë edhe në Dhomën e Lordëve dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kompania përfaqëson klientë nga e gjithë bota, dhe ka qasjen e përkthyesve profesional në shumicën e gjuhëve. Z Malik sqaron se ne mund të ndihmojnë me: • Lejet e punës dhe kërkesat e biznesit • Aplikimet për vizat dhe Leja për hyrje • Lidhja dhe martesa aplikime • studentët • Shtetësia dhe kombësia • Azilit dhe aplikime për të drejtat e njeriut Asnjë rast për ne thotë z Hidri nuk është kualifikuar si një punë shumë e madhe apo shumë e vogël, kemi sjellë të njëjtin përkushtim dhe profesionalizëm për të gjithë punën tonë dhe angazhimin drejt klientëve shqiptarë pa dallim dhe për të gjithë të tjerët. Malik Malik & Solicitors u krijua më 1 qershor 1998. Firma merret me ligjin penal dhe imigracionin. Departamenti penal merret me të gjithë punën e mbrojtjes duke filluar nga sulm të përbashkët, veprat e trafikut rrugor të krimeve më serioze të tilla si përmbyste rrjedhën e drejtësisë,, komplot vrasje, rrëmbim personi, vepra seksuale, dëm i rëndë dhe të tjerët Departamenti kryesohet nga partneri i lartë Malik Nazeer M i cili ka një përvojë të çmuar dhe ai ka qenë mbrojtja e klientit që nga viti 1998 dhe vazhdon ta bëjë këtë. Malik Nazeer vjen nga një sfond etnik dhe ai flet shumëllojshmëri të gjuhëve

aziatike domethënë Urdu, Punjabi, Sarkia, dhe Hindu. Përveç kësaj firma ka objektet e interpretimit në dispozicion për të ndihmuar klientët në gjuhët e tyre. Firma mendon se ne e kuptojmë nevojat e klientëve dhe siguron që reputacionin e tyre dhe karakter të mbetet e paprekur Malik & Malik Solicitors përfaqëson klientin edhe para Bailey Vjetër dhe tek Gjykatat tjera të shquara Crown qe ndodhen brenda Londrës Qëndrore dhe jashte saj. Malik dhe Solicitors Malik janë specializuar në ligjin penal dhe në prill të vitit 2011 kanë qenë të akredituar për rastet me kosto shumë të lartë nga ana e Komisionit të Shërbimit Ligjor. Departamenti është i përkrahur nga juristët dhe përfaqësues në stacionin e policisë. Firma ofron 24 orë përfaqësim në stacionin e policisë dhe jane të përgatitura të ofrojnë shërbime kriminale të mbrojtjes në një njoftim të shkurtër për përfaqësim në Gjykatën e Magjistraturës dhe Gjykata e Kurorës. Firma është aleate në dhomat kryesore që specializohen në punën e mbrojtjes penale. Nëse keni nevojë për përfaqësim në stacionin e policisë e cila është një organizatë jo do të thotë skemë të testuar, të telefononi në numrin 24/7 ore e urgjencës: 07710989203. Për përfaqësim në gjykata që është do të thotë skemë testuar ju lutem telefononi në zyrën për të folur në Departamentin e Krimeve në linjën e tyre direkte: 0208 955 0900 ose vizitoni faqen e firmës në 234 -236 Road Lartë, Willesden, Londër, NW10 2NX Qëllimi ynë është që të sigurojë klientët me zgjidhje praktike dhe realiste për problemet dhe mundësitë që mund të lindin. Ju lutem na kontaktoni në malikandmalik@lawyer.com ose e-mail për më shumë informacion ose asistencë. Kontaktoni me z. Malik M. Saleem (LL.B (Hons) Direct: 02089550909/1015; Mobile: 07711212956; Telefon: 0208830 3050; email: malikandmalik@laywer.com. Kontaktoni me z Diamand Hidri: Mobile: 07956810344; 020 8955 0907; email: diamand.hidri@malikandmalik.co.uk


14

Nr. 15

MARS 2012

Kur ritakojmë të madhin Astrit Çerma Vijon në faqen 11 ... token e premtuar: Do ta gjeni pas 45 vjeteve, (c’koicidense 45 vjecare) por asnje nga ju qe keni jetuar ketu nuk do te arrine atje... Fatkeqesishte edhe demokracia tek ne do te vije pas 45 vjeteve kur “stani” me kallepe si ne qe kemi jetuar ne ate kohe nuk do te jemi me... Kjo eshte e dhimbeshme por... A ju ka borxh kinematografia, apo ndjeheni ju borxhli ndaj saj? Diku kam shkruar: Kerkoi dhe z’gjej asgje per rreth.../Zot...Nuk di une te mbledh,/Apo...Ti asgje s’me hethe?!..C’kompleks tjeter te kem??? I kam boxhe kinematografis. Ajo ma shtriu dorenune nuk e vleresova... Por, ju a Nga Zyba Hysen Hysa Anëtare e Institutit të Integrimit të Kultures Shqiptare

Shpëtimi, bashkimi dhe zhvillimi i Kombit tonë vjen nga fakti, se sa dhe si përfshihet inteligjenca në problemet, që kemi; ajo inteligjencë, që ka studiuar dhe punuar heshturazi, si Ezopi, duke u vetëngujuar, këtu, në mënyrë të veçantë. Kam parasysh ata, që nuk e duruan diktaturën dhe ikën, përtej Atllantikut… në Amerikën e largët, por të afërt për Kombin tonë dhe në gjithë globin. Ishin ata, që e kundërshtuan diktaturën dhe përjetuan e duruan persekutime, dënime në burgje, por edhe prej atyre që janë kuar (ushqyer) prej politikës, për t’i shërbyer asaj me devotshmëri. Por ka ardhur koha që, ajo që shkoi, shkoi dhe sot jemi të gjithë të barabartë në një çështje, që na takon të gjithëve, të kuptojmë se Kombi është i të gjithëve. Pra, kurrë nuk është vonë që t’i mjekojmë plagët, qoftë dhe ato plagë, që kemi hapur vetë. Intelektuali përherë ka vorbull në shpirt dhe i del për detyrë, ose të shpërthejë duke folur me zë të lartë, ose të “pëlcasë”, duke ngrënë me dhëmbë jetën e tij. E, në të njëjtën kohë, duke “gërryer” themelet e identitetit kombëtar. Po si mund t’i quaj intelektualë të mirfilltë ata, që kurrë nuk e vunë në shërbim të Kombit inteligjencën e tyre?! Kështu, shumë janë nga ata, që kanë shërbyer deri në forumet më të larta të diktaturës komuniste në Shqipëri, ose në trojet tjera shqiptare në Maqedoni, Kosovë, Malin e Zi... të përgatitur nga sistemi, të ushqyer me “artin” e karrierës së grabitur me të gjitha mënyrat, edhe duke shkelur mbi të tjerët, duke vjedhur, duke vrarë...,

dhashe, kisha nje dashuri tjeter me te madhe teatrin... Kam jetuar dhe punuar me shume e shume aktore dhe aktore, me shume njerez te artit dhe te kultures. I dashur Fatmir ti i ke parasysh “ushtaret e Dincit” ne Elbasan...Ne nje fare menyre edhe direkte edhe indirekt shume e shume artiste, ne ate kohe qe jetuam dhe krijuam vuanin nga “sindroma e Dincit”. Kam shkruar dhe vazhdoi te shkruaj “kujtime” per njerez konkrete dhe ngjarje konkrete. Këto ditë lamë pas Shën Valentinin, si mund ta lexojmë atë në jetën tuaj? Nuk dua te hyje ne ate pale ku citatatet recitohen keq...Kam dashur shume edhe vazhdoi te dashuroi.Te gjitha,te gjitha,te gjitha...Perjashto njeren:gruan.Ate e adhuroi...

Në Elbasan është djegur aksidentalisht para disa muajve godina e teatrit “Skampa”, a e ndjeni dhimbjen edhe aty në SHBA? Djegia e teatrit, fillimisht me befasoi pastaj me trishtoi pertej dhimbjes. Kisha frike “mos kishte dore”. Ka disa pronare te ligjeshem qe e kerkojne, thashe mos...i’u kerkoi ndjes.. Perseri po rregullohet, por me vjen keq...pa rrotative... Sic duket do te punoi me shume keshtu sië ka punuar keto vitet e fundit: Si qender kulturore ku “si hena per bajram”do vihet edhe ndonje cfaqie teatri...E cuditeshme por te gjithe ketu ku jetoi e ndjen verete dhimbje djegien e tije... Ku qëndron forca juaj humane dhe krijuese? Nuik ndjej plakije.As vete nuk e

kuptoi se si por nuk me duket se jam kaq sa jam.Ju a them sinqerisht me mendje jam a s’jam 35-40 vjec... Në cilën stinë të vitit politik shqiptar e ndjejmë më shumë fjalën Atdhe dhe përkushtimin ndaj tij, duke rilexuar Çermën? Mesazhi juaj për më tej... Shqiptaret e ndjejne ne c’do stine, c’do muaj, jave, dite, ore, minute, sekonde fjalen Atdhe edhe pa perkushtimin time,e shohe,e ndjeje...Ndoshta une here, here, “i cyse” me ato qe shkruaj...Ne se...do te me behej qefi shume... Njeriu ka nevoje Per te gjitha... Lirine,demokracine, Te verteten,drejtesine... Njeriu-mbi te gjitha, Ka nevoje per...njerine...

Në vitin jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë

Le të mblidhemi tok, për ta hedhur farën e bashkimit tonë kombëtar!

por edhe duke shitur interest kombëtare. Këta lloj “intelektualësh”, për fat të keq, sot po quhen “intelektualët më të mëdhenj” të kohës. Por harrohet se koha është “sitë sizmike”, që di të veçojë majëmiellin. Ndaj: ç’kaloi, kaloi! Tani, në vitin e 100-vjetorit të Shpalljes se Pavarësisë sonë Kombëtare, duhet t’i vemë mirë pikat mbi “i”, për ta çuar deri në fund amanetin e Ismail Qemalit, i cili tha: “Ne, po u lëmë një copë tokë bijëve dhe kufinjtë le t’i gjejnë vetë!” Shembuj të një bashkimi të vullnetshëm të shqiptarëve janë shumë. Por doja të veçoja “Besëlidhjen Shqiptare”, që u krijua nga Kuvendi i Lezhes (2 mars 1444). Në themel të asaj Besëlidhjeje, ishte besa për një bashkim në luftë kundër osmanëve. Ta sjellim në kohë, pa parë ngjyrime politike, por edhe pa shfrytëzuar ngjyrën “kuqezi” për përfitime politike, por njësinë kombëtare. Le ta themi hapur të vërtetën për dëshirat e kahershme të shqiptarëve për indetitet dhe bashkim kombëtar dhe jo të

bëjmë punë patriotike, si në “ilegalitet”. Pra, le të përpiqemi, me të gjitha udhët e mjetet demokratike, që politika shqiptare të kanalizohet në hullinë e duhur, ku të hidhet fara e Bashkimit Kombëtar Shqiptar dhe t’i shërbejmë Atdheut me devotshmëri, deri sa ta korrim fitoren përfundimtare! Të mos kemi ndrojë për të thirrur, me sa fuqi kemi dhe deri në kupën e qiellit, për të vërtetën tonë, për të drejtën dhe të ligjshmen tonë, që tjerët e bëjnë “të paligjshme”. E vëreta ka kosto, por ka fitore; e vërteta të bën të pavdekshëm. Kështu, me këtë rast, kujtoj këtu shkrimtarin Zola (Emil Zolë, emri i vërtetë Edouard Charles Antoine, 18401902), përfaqësuesi më i madh i natyralizmit francez, i cili e ngriti lart zërin e protestës dhe u vu në mbrojtje të së vërtetës. Se, kushdo që ngre zërin, sigurisht që do “gjakoset”, po do fitojë përjetësinë. Ndaj, pushtohem shpesh nga vorbulla, që më fundosin mijëra kilometra poshtë në “oqeanin” e prapësive sho-

qërore, që përjetojmë. Por, njëkohësisht, ato më hedhin mijëra kilometra lart. Ndërsa, për t’i shpëtuar asgjësimit tim, shpesh shkruaj, flas, thërras, bërtas dhe kërkoj zëra që të jemi tok. Se, kur janë shumë zëra, del thirrje aq e fortë, sa dridhen perandori dhe po u lëkund perandoria, sado e fortë qoftë ajo, rrëzohet dhe, kur shembet ajo, aty është mençuria të dimë të rindërtojmë atë, që kërkuam ne vendosmëri. Nga gjoksi im, sot del thirrja atdhetare: Të mblidhen tok, zëri i inteligjencës dhe i mbarë patriotëve, të ushtojnë e të zgjojnë ndërkombëtarët. Se, të jemi të bindur, ky bashkim do arrihet një ditë. Për fat të mirë, ne kemi potencial të lartë intelektualësh, që mund ta përshpejtojnë këtë proces, i cili duhet të ketë në ballë koka, si Kadareja e Qosja. Sot ata janë të njohur, ndërsa nesër të do bëhen të pavdekshëm, nëse i dalin në ballë idealit patriotik, ardhmërisë. Se patriotizmi nuk është “folklorizëm”, por detyrë e shenjtë për çdo shtetas dhe, në mënyrë të veçantë, të njerëzve të letrave. Intelektualët, në veçanti shkrimtarët, nuk duhet të jenë “manarë” të politikës së ditës, por ta kthejnë atë në “manare” të tyre, duke u bërë kështu prinjës të historisë, në rrugën e pandalshme të saj. Një shkrimtar i mirë është atëherë, kur gjithë kapacitetin e tij intelektual dhe praktik e vë në dobi të Kombit të vet. Se këtu është dhe prova e parë për ta

marrë miratimin e një shkrimtari me vlera mbarëbotërore. Ndryshe fama, lavdia dhe karriera e tij, sado e madhe qoftë, pas vdekjes do të venitet pak nga pak, derisa do ta mbulojë pluhuri i harresës. Shkrimtarin e bën vepra të njohur, por kur vepra dhe veprimtaria vihet në shërbim të Kombit, mbetet i përjetshëm! Një fjalë e thënë me zë të lartë, është sa qindra vepra nëpër rafte. Ndaj, o sot, o kurrë, për Bashkim Kombëtar! Na udhëhiqni, o kokat e letrave shqiptare dhe lërini mënjanë mërirat e zënkat pa bereqet. Dilni në ballë edhe ju intelektualë e ju biznesmenë të fuqishëm, me fjalën tuaj të mençur dhe me pasurinë tuaj. Udhëhiquni nga shëmbulli i shkëlqyer i rilëndësve tanë, duke vënë çdo gjë në shërbim të Kombit, me synimin për të marrë ato, që na takojnë, por sigurisht me urtësi e pa dhunë. Se, ndryshe, do të na gjykojnë brezat. Të kthehesh te nëna, por edhe duke nxituar për t’i shërbyer Atdheut tënd të shenjtë, nuk është kurrë vonë. Se ai është si babai, që e priti djalin plangprishës, siç shkruhet në Bibël, me festë të madhe. Ndaj kurrë nuk është vonë për çdo shqiptar të tregojë vlerat dhe forcën e vet, në dobi të çështjes së madhe kombëtare shqiptare. Intelektualët, sidomos shkrimtarët, janë “teleskopë” të së ardhmes, se shohin përtej të dukshmes. Me këtë rast, unë nuk them që të shfaqen shenja të theksuara nacionaliste, por vetëm patriotike; jo për revolta, por për dritë, pra që populli ynë të shohë, ku të hedh këmbët drejt një Bashkimi Kombëtar të ligjshëm. Se nuk mund të kuptohet Bashkimi Evropian, pa bashkim të kombeve.


Nr. 15

15 MARS 2012

1

Kryejavë. E hënë, 18 nëntor 1912. Nga hotel “Grand” i Vjenës, në syçelje të dritës, u rreh teli për në Vlorë me nënshkrimin zyrtar “Ismail Qemal” tue i lajmnue përfaqësuesit e vetëdashësit e Kuvendit Kombëtar të Shpalljes së Pavarësisë: “Përpara të premtes arrij në Durrës…”. “Dërgata Shqiptare e Pavarësisë”2 me liderin epokal Ismail Qemal Bej Vlora, burrshtetas 68 vjeçar, “trup ngjeshur, me tipare të gjalla, shëndet të shkëlqyer”,3 të përcjellë nga dhjetra qytetarë shqiptarë në kryeqytetin vjenez, e vijuen rrugëtimin biblik me trenin ekspres të linjës Vjenë-Bratislavë-Budapest-Lubjanë-Trieste. Sipas protokollit perandorak iu ishte rezervue një vagon “class” i veçantë. Në Trieste, “kryeqytetin detar” të Austrisë, te stacioni modern i trenit, kishin dalë në pritje festive një grup shqiptarësh të atyshëm. Iu printe kryetari i ri shqiptar i kësaj kolonie në këtë vend portual, Marco Cacariggi, i njohun për studimet e tij mbi çështjen shqiptare. Aty kishte të ardhun nga provinca të Adriatikut si arbëreshë të Italisë e të Kroacisë, disa bashkëkombas si përcjellës nga Vjena e nga Bukureshti.

ISMAIL QEMALI

rrugës së flamurit për në Durrës

6

2

19 nëntor 1912. Mesditë. Gjatë qëndrimit disaorësh në “Excel sior Palace-Hotel” Ismail Qemal Bej Vlora pati takime me personalitete diplomatike, pasi qyteti-port Trieste ishte një qendër e madhe diplomatike, ku ndodheshin selitë e konsullatave të tri aleancave të mëdha (1912): Trepalëshi (Gjermania e Italia), Antanta, Lidhja Ballkanike si dhe Perandoria Otomane. Qysh në Vjenë ishin paralajmërue dy takime të veçanta me politikanë nga Mbretëria e Italisë. Për herë të parë nga Trieste e dha botnisht lajmin se do të shpallej Pavarësia e Shqipërisë. Mediat e huaja amerikane, austro-hungareze, italiane, franceze etj., si “The Nju York Times”, “Neue Freie Presse”, “Il Piccolo”, “Le Temps”, “Le Figaro”, “La Croix”, “L’Ouest-Eclair”… e shpërndanë menjëherë jehonshëm në të gjitha kancelaritë europiane, aziatike e amerikane.

3

E mërkurë. 20 nëntorit 1912. Akrepat shënjonin orën 7.00 të mbramjes. Anija ekspres “Bruenn” (3.9 tonëshe, prej çeliku, 108.6 m gjatësi e 12.9 m gjanësi) gjatë detimit në linjën Trieste-Aleksandri, nëpër dallgë e acar të Adriatikut, kreu një ndalesë të pazakontë “berchtoldiane” në det të hapur, dy orë larg Durrësit. Rojet bregdetare otomane e pikasën me dylbi. Mytesarifi i sanxhakut e fjaltoi flatrim relacionin për autoritetet ushtarake eprore turke, tue i dijenue se anija “ka qindrue lark e nuk dallohet mirë”. Zyrtarë e qytetarë të Durrësit i ftilluen hamendsimet me të dhanat e tyne të deriatëhershme: “A thue mos ia mbrrini nga “krajlitë e Europës” me atë anije “udhëheqësi shqiptar, Ismail Qemali, për të shpall Pavarësinë e Shqipërisë”...

tjetër thuhet se i solli anija “Linz”15 (3.8 tonëshe) që shërbeu në vitet 19091918. Kësokohe të vjeshtës të vonët (1912) Durrësi kishte mbet’ i vetmi port shqiptar i lirshëm në zotërim perandorak osmanlli, prej nga të katër vilajetet otomane e shpesh endnin postën zyrtare sekrete në linjën e përjavshme internacionale nga Durrësi në Trieste (prej vitit 1910 çdo të enjte) ngaqë kishin frikë mos ua hapnin cubnisht mafia politike e luftës në udhnisje andej nga Greqia, Mali i Zi e Bullgaria. Njëherash lëvizjet detare në ujërat e brigjet e Adriatikut ishin në vëzhgim edhe nga italianët sidomos në portin e Brindizit, grekët që mbanin të bllokuem portin e Vlorës, serbët e malazezët që para pesë ditësh kishin pushtue portin e Shëngjinit.

4

Pasagjerët e anijes “Bruenn” e kthyen kryet me sypërcjellje kur nga vendi i klasit të parë u ngrit një “burrë i thyer në moshë,… serioz e simpatik”, diplomati e politikani “me diell e hanë”, Ismail Qemal Bej Vlora, i ndjekun në ecjekamb’ rrethas nga “katërmbëdhjetë” patriotë shqiptarë. Në atë rrugëtim dyditor bashkudhtarë të huaj e pandehën liderin shqiptar si “Princ i Shqipërisë”. Ata u hodhën në anijen tjetër “Graf Ëurmbrand”, një avullore e shpejtë që linjonte prej vitit 1894 në pronësi të “Lloyd” e më 1912 u ble në ortakni nga pasaniku ushtarak, Reeder D.Tripçoviç, që ky i fundit e përdorte periodikisht në linjën Trieste-Ulqin (tokë shqiptare në Mal të Zi) gjersa në udhafatin e saj më 1916 ndrroi dorë e u kthye në “anije spital” për emergjenca të Luftës së Parë Botërore. Perandoria e Dyfishtë Austro-Hungareze me mirësinë e saj e mori me qira për 38 orë këtë anije dhe e atashoi në dispozicion të Dërgatës Shqiptare të Pavarësisë, që asaj nate ndejtën pafjetë në bordin e saj deri në kthjellje të ditës së re.

5

Gjigandi botëror “Lloyd” (1836), me linja të rregullta në të gjithë botën, e pati sipërmar-

rje perandorake shoqërimin garant me anije në ujërat e Adriatikut të Dërgatës Shqiptare të Pavarësisë nga Trieste deri në Durrës. Ma e para linjë e saj me Shqipërinë u vnue në vitet 1852-1870 me anijen 0.230 tonëshe “Baron von Kubek”. Në portet e Ulqinit, Durrësit, Vlorës, Shëngjinit, Sarandës e Korfuzit lundronin edhe anijet me emra simbolik shqiptar: “Dardania” 3.5 tonëshe (103 m e gjatë, 14.2 m e gjanë, 7 m e lartë) nga prilli 1901 deri në gusht 1914; “Albania” 1.1 tonëshe ( 65.8 m e gjatë, 9.7 m e gjanë, 4.8 m e lartë) nga marsi 1909 deri më 12 maj 1916 kur u fundos nga nëndeset italiane; “Valona” (Vlora) 0.346 tonëshe (38.7 m e gjatë, 6.9 m e gjanë, 3 m e lartë) në vitet 1910 -1917. Diplomacia perandorake Austro-Hungareze ishte mjaft e matun që misionarët shqiptarë të mos i sillnin në brigjet shqiptare me asnjëren nga këto anije emrat e të cilave do të krijonin tensione ndërkombëtare te “Lidhja Ballkanike” apo te Perandoria Ruse etj. Në disa burime librore flitet se erdhën me anijen “Baron Bruck” (1.9 tonëshe), ky fakt nuk është afër të vërtetës, pasi kjo anije e pagëzueme me emnin e themeluesit të “Lloyd” u ndërtue e linjue në vitin 1913. Diku

Jetë e mote në epikën legjendare shqiptare (Eposi i Kreshnikëve) jena kanë mësue me ardhjen e “bajlozit të zi” (përfaqësues diplomatik i huaj) e tani po vinte nga deti një “bajloz i bardhë” – Ismail Qemal Bej Vlora – me “një fytyrë plaku simpatike, me mjekrën dhe flokët e bardha që i epnin autoritet e respekt”. Për herë të parë po bante vaki në histori që “Të Mëdhenjtë e Botës” (1912) po e sillnin me anije në brigjet arbnore një udhëheqës të shquar shqiptar për të krye Aktin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare Shqiptare. Perandoria Otomane dhe ajo Austro-Hungareze qysh në vitin 1897 kishin një marrëveshje dypalëshe mbi sferat e ndikimit të tyne në Ballkan, ndaj në një eveniment të tillë si Proklamimi i Indipendencës Shqiptare, kah fundtetori e nëntori 1912 mirëkuptoheshin sy-veshë e hapagojë deri në nivele administrative të bazës. Valiu i vilajetit të Janinës, ende pa u fillanis “Plaku i Vlorës” nga Vjena, qysh më 16 nëntor 1912, mirëdinte pothuaj gjithçka mbi itinerarin e projektin e “Shpalljes së Pavarësisë nga ana e kombit bujar shqiptar”. Mytesarifi i sanxhakut të Beratit i ban me dije nënprefektit të Vlorës se “Ismail Qemal beu do të mbledh Kongres dhe do të shpallë Qeveri të Përkohshme”, ndërsa konsulli austro-hungarez në Durrës, Rudnej, njofton direkt kontin Berhctold në Vjenë se “prej Kongresit në Vlorë varet e ardhmja e Shqipërisë”. Ndryshe nga ç’thuhet në libra, media e filma të së djeshmes moniste, vet Esat Pashë Janina – komandant i Korpormatës së Janinës – prej origjinet shqiptar, më 22 nëntor 1912, porosit në dy kahjet: nënprefekturën e Vlorës e prefekturën e Durrësit që: “Kur t’urdhnojë zotni Ismail Qemal Beu aty, lutemi t’a pritni mirë e ta qetësoni dhe na bani me ditë”. Ky telegram iu çue veçmas edhe prefekturës së Beratit e nënprefekturës së Lushnjës para se Dërgata Shqiptare e Pavarësisë me prijësin Ismail Qemali të truponin rrugecjen andejna tue fjetë një natë në Çermë (23) e tjetrën natë në Libofshë (24 nëntor 1912). Vijon në faqen 16


16

Nr. 15

MARS 2012

Vijon nga faqja 15

7

Qeveria Greke, më 16 nëntor 1912, i transmetoi konsullit grek në Trieste qëndrimin e saj në lidhje me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë e njëherash e porosiste t’ia bante me dije Ismail Qemalit me rastin e pritshëm të ardhjes së tij. “T’i thuash - i rekomandonte ai, - se nuk ke marrë ende orientime nga qeveria jote, por je i mendimit se Qeveria Greke do të duhej të njihte kufijtë e Shqipërisë”. Në pamje të parë të duket se një tekst i tillë, mbështet shqetësimin që kishte edhe Ismail Qemali, pra atë të kufijve. Përgjigja të krijon përshtypjen se Greqinë nuk e shqetësonte Akti i Shpalljes së Pavarësisë. Duket se kështu u kuptua ajo edhe nga vet Ismail Qemali, pasi në takimin që ai pati me konsullin austro-hungarez në Durrës, para se të nisej për në Vlorë, ia konfirmoi premtimin që Qeveria Greke i kishte bërë atij për Shpalljen e Pavarësisë. Anija 952 tonëshe “Graf Wurmbrand” (73.5 m e gjatë, 8.9 m e gjanë e 4.4 m e neltë) me të mbrri në afri të portit të lashtë të Durrësit u keqpërball’ me nji kurth nga hjekësit e ndjekësit antishqiptar edhe në Trieste e në det të hapur. Lavronte e lozonte akuza ajzberige: “kontrabandë” nga shqiptarët (!),24 prandaj dy anije luftarake greke e futën në mes, duke e shoqërue afër bregut e ndalue për “kontroll”. Një grup i vogël “hetimor” u turravrap, përshendetën me një “Mirëmëngjes”, ban’ sy-kqyrje të anijes e u larguen me hap të ngadaltë. Këta “kontrollorë” grekë e dinin se ky veprim menjëherë do të transmetohej si lajm dite direkt në Vjenë me “mesazh radiofonik”, sepse “stafi plotësues i anijes” e informonte orë e çast guvernën e tij me “telegrame pa tel” edhe “për gjithato ngjarje të Shqipërisë”, edhe për udhëtimin e Dërgatës Shqiptare të Pavarësisë. Çudi: Grekët që kishin bllokue portin e Vlorës vija-vinin në brigjet e Durrësit të mbetun ende nën kontrollin otoman e i rriskuem nga pushtimi i pritshëm serb(!) Sigurisht, ata donin të tregonin ballas se “dijnë e monitorojnë gjithçka” e “siç kemi bllokue portin e Vlorës mund të vijmë edhe në Durrës” dhe, përndryshe: “Shpalljen e Pavarësisë e kemi në dorë për nder e qeder”(!) Mytesarifi i Durrësit, më 21 nëntor 1912 në ora 12.40 minuta të mesnatës e njofton me kabllogram në dy adresa: Kryekomandën e Ushtrisë së Perëndimit të Rumelisë e Komandës së Fuqinave të Përgjithshme të Kufinit të Malit të Zi në Elbasan, (nr. 13.093, origjinali në turqisht, me 67 fjalë): “Vaporët e anmikut që kanë hymë në limatë ndashti në mesnatë u-banë tre. Në shesh të limanit po shihen nji vapor i madh qi ka zanë vend e s’lunë edhe dy ma të vegjël qi vijnë hora 300 metra lark njani prej tjetrit. Se çdo të bajnë nesër merret vesh”. Faktikisht, me i ra troç të vërtetës, disa delegatë të Kolonisë së Bukureshtit më 19 nëntor 1912 gjatë qëndrimit të shkurtër në Trieste blenë “armë dhe xhep-

hane” e morën me vete “ mauzerka e fishekë”. Gjithsesi ato armatime vetjake të shqiptarëve nuk ishin aq shumë sa të krijonin një problem kaq të madh e njiherash nuk ishin aq pak sa çështja të kalonte në heshtje të lehtë. Realisht, në këtë rast, trafikun e kontrabandën ma të madhe po e kryenin vet grekët me anijen luftarake tue sjellë nëpër terrovinë armatime të ndryshme për aleancorët e tyne të Luftës Ballkanike, serbët e malazezët, duke i zbarkue ato në segmente të fshehta përgjatë vijës bregdetare nga Durrësi në Lezhë. Lajmi i “The New York Times” ban me dije se “në Durrës u hetuan për kontrabandë dy anije ushtarake torpediniere”. Atëherë: njana është “Graf Ëurmbrand”, tjetra anija luftarake greke (ajo e kontrabandës), e treta anije përdorej për patrullime ushtarake të grekëve në detin Adriatik. Mytesarifi i Durrësit, Muhamet Mahir Beu nga Berati, më 21 nëntor 1912 në ora 12.40 minuta të mesnatës e njofton me kabllogram në dy adresa: Kryekomandën e Ushtrisë së Perëndimit të Rumelisë e Komandës së Fuqinave të Përgjithshme të Kufinit të Malit të Zi në Elbasan: “Vaporët e anmikut që kanë hymë në limatë ndashti në mesnatë u-banë tre. Në shesh të limanit po shihen nji vapor i madh qi ka zanë vend e s’lunë edhe dy ma të vegjël qi vijnë hora 300 metra lark njani prej tjetrit. Se çdo të bajnë nesër merret vesh”. “Pas lajmeve të shumtë që kemi marrë, vaporët e Greqies po sillen ndërmjet të Shllinzës e Shëngjinit edhe qënkan tyke zbrasë ushtarë me lundra përmbrenda Bregut të Matjes”, alarmon qëndren ushtarake në Elbasan perfekti i Durrësit me një telegram “tepër me rëndësi e urgjent” më 25 nëntor 1912. Grekët po trafikonin armë e ushtarë për serbët e malazezët që po marshonin për të pushtue Tiranën e Durrësin.

8

Komisioni Nismëtar i Kuvendit në Vlorë, trenakia atdhetare Xhemil Bej Vlora, Elmaz Kanina, Leonidha Bezhani, e amanetuen telegramin e “gjeniut vizionar” Ismail Qemal Beut–Vlora në 30 adresime nëpërmjet zyrave të telegrafave për kryetarët e bashkive e të klubeve dhe Parisë të vilajeteve të Janinës, të Shkodrës e të Manastirit. Ky telegram, sipas Lef Nosit - njanit nga firmëtarët e Aktit të Pavarësisë, - mbi dy orë pas marrjes në dorë iu stafetue direkt me vetdashje misionare zyrës së telegrafës në Tiranë për qytetet: Tiranë, Durrës, Shkodër, Kavajë, Krujë. Lajmi trokon jehonshëm. Nacionalisti Hasan Sharra nga Vlora iu telegrafon në Durrës Abas Efendi Çelkupës e Haxhi Mustafë Agë Hanxhiut, dy nga nënshkruesit e Aktit të Pavarësisë se “sonte (20 nëntor) Ismail Qemal Beu mbërrinë aty”, ndërkohë edhe patrioti Bektash Cakrani në Vlorë i kishte përcjellë Aziz Pashë Vrionit dhe “shokvet të ndershëm në Berat” njoftimin se “nesër

(20 nëntor) mbërrinë në Durrës”. Konsujt si ai i Austro-Hungarisë (vendue në funshek. XVIII), i Italisë, i Greqisë etj. Mitropoliti ortodoks Jakov, mytesarifi otoman, Mahmut Mahtir Beu (nga Berati), Myftiu i vendit, komandanti i xhandarrmërisë të sanxhakut, Hamid Bej Toptani (nga Tirana), Kryearqipeshkvi Prend Bardh’ Kamberi (Primo Bianco) “merrnin e jepnin” të dhana edhe me qendrat e tyre diplomatike, politike, fetare, ushtarake rreth mbërritjes e veprimtarisë së Ismail Qemal Bej Vlorës në Durrës

9

Në kthjelltësi të mëngjesit, të parët në bord të vaporit shkuan Dom Nikollë Kaçorri, Abas Efëndi Çelkupa, Haxhi Mustafa Aga, mbas tyne, vet i dytë, edhe Jahja Efëndi Ballhysa, të cilët disa ditë ma vonë si përfaqësues të Durrësit do të ishin ndër firmëtarët e Aktit të Pavarësisë të 28 nëntorit 1912. Pas tyne ia mbrrini diplomati austriak Rudnej, nënkonsull i konsullatës austro-hungareze në Durrës, i cili hyni në bord të anijes për të bashkëbisedue me liderin shqiptar Ismail Qemal Bej Vlora e pas takimit e dijenon MPJ në Vjenë, vet kontin Berchtold, se “megjithëse ishte mëngjes herët ishin mbledh një numër i madh njerëzish”. Atdhedashës durrsakë e të rrethinave me të dalun të dritës u tubuan në portin e qytetit. Nga paria e qytetit e disa krahina përrreth erdhën aty, ku një pjesë e tyne shkuan direkt e në bord te “Dërgata” e disa pritën në mol të portit. Në mes tyne ishin edhe mutesarifi i sanxhakut të Durrësit, krerë si Metropoliti ortodoks Jakov, myftiu, konsujt e huaj të atashuem në këtë qytet bregdetar etj. Në bord u ban’ ma shumë mikëpritësa se sa numri i misionarëve të Pavarësisë të ardhun me anijen “Ëurmbrand” të shoqërisë austriake “Lloyd”, ku disa prej këtyne, si diplomatë, fetarë a ushtarakë “për arsye të vetat” nuk i shoqëruan ata gjatë zbritjes në tokën shqiptare. Kolonel Murat Bej Toptani, një nga firmëtarët e Aktit të Pavarësisë, kishte sjellë një repart rezervistësh, që ishin të pranishëm aty për të ruajt rend e qetësi, po, një numër i tyre, sipas rregullave ushtarake e pritën Ismail Qemal Bej Vlorën me një ceremoni protokollare të nivelit të lartë zyrtar. Qyshce e vuni kambën e djathtë në tokën shqiptare, në portin e Durrësit, po pritej si ma i miri burrshtetas shqiptar.

10

Durrës. E shtunë. 23 nënor 1912. Diplomati e politikani Ismail Qemal Bej Vlora, në bashkari ideimi praktik me Murat Bej Toptanin e Jahja Efëndi Ballhysen, e përzgjodhi udhënisjen nga “kulla” fetare e atdhetare (qela) e famulltarit të Durrësit, “iluministit e misionarit, klerikut e dijetarit, kryengritësit e paqëtuesit”, Dom Nikollë Kaçorrit, për të shtegtue me guxim e ngutje drejt Kuvendit Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë. Kjo qelë, sipas Mustafa Krujës,

ishte një “votër, rreth së cilës çdo zemër shqiptari mblidhej me afsh atdhetarie dhe mund të shprehej lirshëm”, e cila fatkeqësisht e barbarisht u dogj nga flakët e dallkaukut Haxhi Qamili më 2 shtator 1914 duke shkrumue bibliotekën private të Kaçorrit – një nga ma të pasunat e kohës, gjithato thesare arkivore të Arqipeshkvisë së Durrësit, mjaft dokumenta të Pavarësisë së Shqipërisë (1912-1913). Në përcjellje, jo rastësisht, nderonte me praninë e tij, edhe Kryearqipeshkvi patriot i Durrësit, Prend Bardh’ Kamberi – përndryshe i thirrun edhe Primo Bianco e disa famulltarë të Në atë kohë të Pavarësisë e tevona, në oda malësore të sanxhakut të Durrësit, Dibrës (veçmas në KrejLurë), Elbasanit, Shkodrës, Manastirit, Prizrenit, jehonin vargje ujvarë të një kange epike: Dom Nikolla, shqipe e malit, n’krah të djathtë të Ismail Qemalit…

11

Po në këtë ditë, më 23 nën tor 1912, aty kah vakti i drekës, në këtë qytet të lashtë, u organizue një tubim i madh i popullit të Durrësit me rrethina. Në një tribunë të improvizueme enkas për këtë event, u ngjitën tue përshendet nxehtësisht përfaqësuesit e Pavarësisë nga të tre besimet fetare: Ismail Qemal Bej Vlora, Dom Nikollë Kaçorri, Abdi Bej Toptani, Mustafa Merlika – Kruja, Dhimitër Zografi, Abas Efëndi Çelkupa, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale, Kristo Meksi, Mustafa Agë Hanxhiu… Në shesh, në rradhë të parë, rrinin Arqipeshkvi patriot i Durrësit, Prend Bardh’ Kamberi – përndryshe i thirrun edhe Primo Bianco, Gjin Pjetër Mark Previzi i Skurajve - i ardhun nga Kurbini, Murat Bej Toptani, Jahja Efëndi Ballhysa, Hafiz Ali Podgorica, Stefë Kaçulini, Hilë Kançi, Saida Kërtusha, … Ma i pari ligjëroi Dom Nikollë Kaçorri në emën të përfaqësueve të Durrësit për shpalljen e Pavarësisë: “Sot asht dita ma e shënueme në historinë e kombit tonë. Për të ardhë në këtë ditë, asht’ dashtë të bajmë shumë sakrifica të gjithë shqiptarët, muslimanë, ortodoksë e katolikë, që gjithëherë kanë qenë në krah të njeni tjetrit si vllazën, kur ishte fjala për çashtjen kombtare …” tue e përmbyll fjalën me kushtrimin e tij historik: “O Sot, O Kurrë”! Kur Ismail Qemal Bej Vlora po i jepte flatra idesë plebishitare të shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë “më vete, të lirë e të mosvarme” as nga Perandoria Otomane e as nga ndonjë nga Fuqitë e Mëdha apo ndonjë shtet tjetër fqinjë si Italia… në vendtubim e nëpër rrugë ia befën turma të manipulueme nga Myftiu i Durrësit, nga Mytesarifi i Durrësit e nga Metropoliti ortodoks, Jakov. Ata silleshin si një turmë e irritueme dhe e ç’organizueme në thirrje e në lëvizje të pakontrollueme. Diçka si në Mesjetë të Hershme, një farë “Haxhiqmilizimi” apo ndryshe, si “antimitingjet e fillimit të Demokracisë në Shqipëri” (!) Ramiz LUSHAJ


Nr. 15

17 MARS 2012

Nga Philippe Legrain Vetëm masat shtrënguese nuk mund ta zgjidhin krizën ekonomike dhe financiare të Europës. Rritja ekonomike dhe punësimi duhet të nxiten dhe të mbështeten me të njëjtin zell. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian tashmë e kanë kuptuar këtë gjë: çështja mbi stimulimin e rritjes ekonomike në vitin 2012 zuri vendin kryesor në agjendën e takimit të Këshillit Europian më 30 janar. Por pyetja e madhe që shtrohet është: Si? Nevoja për veprim të menjëhershëm është e qartë. Ekonomia e eurozonës në tre muajt e fundit të vitit 2011 pësoi tkurrje; madje edhe ajo e Gjermanisë u rrudh. Ky viti i ri po duket i zymtë. Franca është në një linjë të sheshtë (siç është edhe Britania). Italia dhe Spanja janë zhytur në recesion të thellë. Greqia është në vitin e pestë të një rënieje. Papunësia në eurozonë është në një lartësi rekord, me pothuajse një në dy të rinj të papunë në Spanjë dhe Greqi. Zmbrapsja ekonomike është e frikshëm: asketizmit (masat shtrënguese) fiskale, normat e larta të interesit jashtë normave të vendeve AAA, ndërprerja e kredive nga bankat, dobësimi i investimeve në sektorin privat dhe rënia e eksporteve si pasojë e rënies së kërkesës globale. Deri sa të rinisë rritja ekonomike, çdo tentativë për stabilizim financiar do të jetë jashtëzakonisht e brishtë. Recesioni do të godasë bilancet e bankave dhe qeverive tashmë të dobëta, duke rritur presionin për një shlyerje më të shpejtë të borxhit. Por, ndërkohë që rikuperimi gradual është thelbësor, shkurtimet e menjëhershme dhe të thella janë vetë-shkatërruese; reduktimet e mëdha të kreditimit privat dhe shpenzimeve të qeverisë do të shkaktojnë një rënie akoma më të thellë – duke krijuar kështu një spirale vicioze. Prandaj është me rëndësi jetike t’i jepet një shtytje e fortë rritjes ekonomike . Deri tani, agjenda mbi rritjen ekonomike ka konsistuar kryesisht në reforma strukturore, të cilat janë thelbësore për rritjen e produktivitetit dhe fleksibilitetit të ardhshëm. Kriza ofron një mundësi politike për lëvizje të guximshme në këtë front në shumë vende, por reformat strukturore në përgjithësi nuk do të gjenerojnë rritje dhe vende pune të menjëhershme. Në të kundërtën, shkurtimi i vendeve të punës me pak

Një agjendë e re europiane për rritjen ekonomike produktivitet, për shembull, do të rriste papunësinë, do të rriste shpenzimet e qeverisë dhe do të zvogëlonte shpenzimet private. Dhe, për shkak se kërkesa është në depresion, kreditimi ka pakësuar ofertën dhe pengesat për ndërmarrje të reja janë të shumta. Do të duhet shumë kohë deri sa bizneset të krijojnë vende pune me më shumë produktivitet. Me pak fjalë, vetëm reformat strukturore nuk do të mjaftojnë për të nxitur rritjen në vitin 2012. Në vend të kësaj, fokusi i menjëhershëm duhet të jetë mbi shtimin e investimeve dhe eksporteve në ekonomitë deficitare - të tilla si Franca, Italia dhe Spanja (dhe Mbretëria e Bashkuar) – dhe mbi stimulimin e konsumit në vende me suficit të tilla si Gjermania dhe Holanda. Banka Qendrore Evropiane ka vepruar me vendosmëri për të mbështetur bankat evropiane, tani ajo gjithashtu duhet të mbështesë ekonominë reale. Ndërsa normat zyrtare të interesit janë vetëm 1%, shtete si Spanja paguajnë më shumë se 5% për të marrë hua për dhjetë vjet, ndërsa bizneset e besueshme në Itali mund të marrin kredi vetëm me nor-

ma ndëshkuese. Pra, BQE duhet të bëjë më shumë për të zhbllokuar mekanizmin për politikën monetare; Autoriteti Bankar Evropian duhet të dekurajojë shlyerjet e tepruara, duke insistuar që bankat të rrisin shumat specifike të kapitalit në vend që t’i godasin ato më një normë të unifikuar prej 9% dhe kur është e nevojshme, qeveritë kombëtare duhet të ofrojnë garanci për huamarrjet nga bankat për bizneset e vogla dhe të mesme. Ndërsa ndërhyrja në këto marrëdhënie financiare është jetike, qeveritë gjithashtu duhet të bëjnë më shumë për të rritur investimet. Ata duhet t’i japin prioritet masave për lehtësuar hapjen e një biznes, të heqin pengesat për të investuar kapitalin dhe të inkurajojë bizneset për të vazhduar investimet. Në nivelin e BE-së, Kapitali i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) duhet të jetë rritur në masë të madhe, siç tha Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso gjatë fjalës së tij shtatorin e kaluar, kështu që BEI mund të financojë një valë të madhe investimesh pan-evropiane, sidomos në infrastrukturë.Rritja e eksporteve është gjithashtu thelbësore. Ven-

det deficitare duhet të bëhen më konkurruese, të rrisin produktivitetin duke shkurtuar kostot. Një monedhë më konkurrues do të ishte e mirëpritur: ashtu si kolapsi i sterlinës nga viti 2008 rriti eksportet në Mbretërinë e Bashkuar, edhe një euro më e dobët do të ndihmonte ekonomitë e Mesdheut për të rifituar konkurrueshmërinë për eksportet e ndjeshme ndaj çmimit. Një zhvlerësim fiskal – ulja e tatimit të pagave dhe zëvendësimi i të ardhurave me një TVSH më të lartë - do të ndihmonte gjithashtu. Vendet me suficit, gjithashtu, duhet të bëjnë pjesën e tyre, gjë që është në interesin e tyre. Ashtu si Kina duhet të lejojë renminbi ( monedhën e saj) të fuqizohet, në të njëjtën mënyrë edhe Gjermania – suficiti buxhetor i të cilës e kalon edhe atë të Kinës në bazë të PBB-së dhe në terma absolutë - ka nevojë për një normë më të lartë reale shkëmbimi. Kjo do të thotë se gjermanët duhet të fitojnë paga më të larta, në përputhje me produktivitetin e tyre në rritje, në mënyrë që ata të mund të bëjnë më shumë pushime në Greqi dhe Spanjë. Nëse bizneset nuk përmbushin detyrimet,

ulja e taksës mbi të ardhurat nuk do të funksionojë. Kjo na çon në çështjen e politikave fiskale. Qeveritë që nuk mund të marrin hua me çmim të ulët (ose fare) nga tregjet nuk kanë asnjë mundësi për të shtrënguar rripat e tyre. Por ata duhet të ndjekin rrugën e konsolidimit të shpejtë sesa rrugën e pamenduar mirë të masave shtrënguese. Pra, ata duhet të mbështesin investimet në kualifikim dhe infrastrukturë, duke shkurtuar subvencionet dhe pagesat e transferimit. Ata gjithashtu duhet të nxjerrin ligje për reformat e ardhshme, sidomos për të inkurajuar njerëzit që të punojnë më gjatë. E fundit por jo më pak e rëndësishmja, qeveritë që mund të marrin hua me norma të paprecedenta të ulëta - 0% në terma realë mbi 10 vjet, në rastin e Gjermanisë duhet të luajnë rolin e tyre në mbështetjen e kërkesës. A do të jetë me të vërtetë kaq e vështirë për të parë se si do të ulet TVSH-ja përpara zgjedhjeve gjermane vitin e ardhshëm? *Philippe Legrain është një këshilltar i pavarur ekonomik i presidentit të Komisionit Evropian


18

Nr. 15

MARS 2012

Nga Joseph S. Nye A do të ishte më paqësore bota, nëse e sundonin gratë? Një libër i ri sfidues, nga psikologu i Universitetit të Harvardit Steven Pinker thotë se përgjigja e kësaj pyetje është “po”. Në “Engjëjt e Mirë të Natyrës Sonë”, Pinker paraqet të dhëna, të cilat tregojnë se dhuna njerëzore edhe pse ekziston akoma mes nesh , ka filluar të jetë gradualisht në rënie. Për më tepër, thotë ai, “nëse i hedhim një sy historisë, gratë kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë një forcë paqësore. Lufta tradicionale është një “lojë” burri: Krye-Gratë e fiseve, kurrë nuk janë bashkuar për të bastisur fshatrat fqinjë. Si nëna, gratë kanë stimuj evolutive për të ruajtur kushtet paqësore, në të cilat do të “ushqejnë” pasardhësit e tyre dhe për të siguruar që gjenet e tyre të mbijetojnë në gjeneratën e ardhshme. Skeptikët menjëherë përgjigjen se: Gratë nuk kanë hapur kurrë luftë, thjesht sepse mundësitë e tyre për të ardhur në pushtet kanë qenë të pakta. Në qoftë se ato ishin të fuqizuara si udhëheqëse, kushtet e një bote anarkike do t’i detyronin të ndërmerrnin të njëjtat vendime luftënxitëse me burrat. Margaret Thatcher, Golda Meir dhe Indira Gandhi ishin gra të fuqishme dhe secila prej tyre i drejtoj vendet e tyre drejt luftës. Por është gjithashtu e vërtetë se këto gra arritën pushtetin duke luajtur sipas rregullave politike të “botës së një burri”. Ishte suksesi i tyre në përputhje me vlerat mashkullore, të cilat i mundësuan edhe arritjen në krye të qeverisjes e të pushtetit. Në një botë, në të cilën gratë posedojnë një pjesë proporcionale të pushtetin (një gjysme) në pozicione drejtuese, atëherë ato mund të silleshin ndryshe. Pra, kjo pyetje është bërë një nocion edhe më i gjerë : A ndikon përkatësia gjinore në udhëheqje? Në bazë të stereotipave, studime të ndryshme psikologjike tregojnë se burrat “rëndojnë” në pushtetin e komandës, ndërsa gratë janë bashkëpunuese dhe në një mënyrë intuitative arrijnë të kuptojnë fuqinë e butë të tërheqjes dhe bindjes. Amerikanët kanë tendencë për të përshkruar udhëheqjen me stereotipa të vështira meshkujsh, por studimet e lidershipit të kohëve të fundit paraqesin një sukses në rritje, për atë që një herë e një kohë u konsiderua si “stili femëror”. Në informata të

Fuqia e grave udhëheqëse bazuara në shoqëri, rrjetet janë duke zëvendësuar hierarkitë dhe punëtorët e kualifikuar në atë fushë janë më pak të respektueshëm. Menaxhimi në një term më të gjerë të organizatave po ndryshon në drejtim të “lidershipit të përbashkët” dhe një” lidershipi të shpërndarë”, me drejtues në qendër të një rrethi më tepër sesa në majë të një piramide , siç edhe ka qenë. Ish-CEO i Google, Eric Schmidt tha se atij i duhej të “llastonte” punonjësit e tij. Edhe ushtria po përballet me këto ndryshime. Në Shtetet e Bashkuara, Pentagoni thotë se komandantët që udhëheqin stërvitjet dhe trajnimet në Ushtri, “bërtasin më pak”, sepse brezi i sotëm i përgjigjet më mirë instruktorëve, të cilët luajnë “një rol të tipit këshillues” . Sukseset ushtarake kundër terroristëve kanë nevojë për ushtarë që fitojnë zemrat dhe mendjet, jo vetëm për të “thyer” ndërtesat dhe trupat.

Ish presidenti amerikan George W. Bush një herë e përshkroi rolin e tij si “vendimtar”, por ka shumë më tepër për udhëheqjen moderne se kaq. Udhëheqësit modern duhet të jenë në gjendje të përdorin rrjetet, të bashkëpunojnë dhe të inkurajojnë pjesëmarrjen. Tipi i Grave jo-hierarkike dhe aftësitë relative “ushqejnë” një nevojë të udhëheqjes në botën e re të njohurive të bazuara në organizatat dhe grupe dhe na bëjnë të ditur se mesatarisht, burrat janë më pak të përgatitur për të përmbushur këto detyra. Në të kaluarën, kur gratë luftuan për kryesitë e këtyre organizatave, shpesh u nevojitej të adoptonin një “stil mashkullor”, duke bërë një “shkelje” të normës më të gjerë sociale të femrës, pra “mirësisë”... Tani, duke marrë parasysh revolucionin e informacionit dhe demokratizimit që kërkon edhe më shumë pjesëmarrje në udhëheqje, “stili femëror”

është duke u bërë një rrugë drejt një udhëheqje më efikase. Për të udhëhequr me sukses, meshkujt jo vetëm që do tu duhet të vlerësojmë këtë taktike tek koleget femra , por gjithashtu do tu duhet të mësojnë të zotërojnë disa nga këto aftësi. Kjo është një tendencë, POR (ende jo) një fakt. Gratë ende mbeten mbrapa në pozita udhëheqëse, duke mbajtur vetëm 5% të pozicioneve të larta në korporata dhe një minoritet në pozicionet e legjislaturës së zgjedhur (për shembull, vetëm 16% në SHBA, në krahasim me 45 % në Suedi). Një studim i 1.941 “sundimtarëve” të vendeve të pavarura gjatë shekullit të njëzetë, zbuloi vetëm 27 gra, afërsisht gjysma e të cilave arritën të vinin në pushtet, por si të veja apo si bijat e një sundimtari mashkull. Më pak se 1% e “sundimtarëve” të shekullit të njëzetë ishin gratë, të cilët e fituan pushtetin me forcat e tyre. Pra, duke pasur parasysh urtës-

inë konvencionale në studimet e reja të lidershipit, të cilat i përkasin epokës se informacionit dhe që do të thotë hyrja në “botën e gruas”, atëherë shtrojmë pyetjen: Pse nuk po bëjnë diçka gratë, pse çdo gjë vazhdon të jetë e njëjta? Mungesa e eksperiencës, përgjegjësitë kryesore të kujdestarit, stili i negocimi dhe plani i vjetër i diskriminimit ndihmojnë për të shpjeguar hendekun gjinor. Rrugët tradicionale të karrierës, si dhe normat kulturore që ndërtuan dhe përforcuan ato, nuk i kanë lejuar gratë të fitojnë aftësitë e kërkuara për pozitat udhëheqëse e të larta në shumë kontekste organizative. Hulumtimet tregojnë se edhe në shoqëritë demokratike, gratë përballen me një rrezik më të lartë shoqëror sesa burrat, kur përpiqen për të negociuar për burime të tilla karrierë siç është kompensimi. Gratë nuk janë përgjithësisht të integruara mirë në rrjetet mashkullore që dominojnë organizatat dhe stereotipat gjinore ende i pengojnë gratë që përpiqen të kapërcejnë pengesa të tilla. Ky paragjykim ka filluar të “rrezohet”në shoqëri të bazuara në informacion, por do të ishte e gabuar ta identifikonim këtë lloj të ri lidershipi si “bota e një gruaje”. Edhe stereotipat pozitive kanë një efekt negativ mbi gratë, burrat, dhe një udhëheqje efikase. Udhëheqësit duhet të shihen më pak si komanda heroike e më shumë si një inkurajim në pjesëmarrjen e një organizatë, grupi, vendi, apo rrjeti. Pyetjet e stilit, kur duhet përdorur forca e rëndë dhe e butë, janë po aq të rëndësishme si për burrat ashtu edhe për gratë dhe nuk duhet të “zbehen” nga stereotipat tradicionale gjinor. Në disa rrethana, burrat duhet të veprojë më shumë “si gratë”; në disa raste të tjera, gratë do të duhet të veprojnë pak si “burrat”. Zgjedhjet kyçe rreth luftës dhe paqes në të ardhmen, nuk duhet të varen nga gjinia, por mënyra sesi liderët do të jenë të aftë për të kombinuar pushtetin e fortë e të butë, si synim krijimin e strategjive të “zgjuara”. Si burrat ashtu edhe gratë do të jenë ato që do të ndërmarrin këto vendime. Pinker, ndoshta ka të drejtë kur thotë: Aty ku ka dhunë mungon fuqizimi i grave. Joseph S. Nye, Jr, ish-Sekretari i Mbrojtjes amerikane, është profesor në Harvard dhe autori i librit të kohëve të fundit


Nr. 15

19 MARS 2012

KURSIMI KUNDËR EUROPËS

Nga Havier Solana Tashmë është gjithmonë e më shumë e qartë se ajo që filloi në fund të vitit 2008 nuk ishte thjesht një rënie e zakonshme ekonomike. Gati katër vjet pas fillimit të krizës, ekonomitë e zhvilluara nuk kanë arritur të kenë një rigjenerim të qëndrueshëm dhe madje edhe vendet në gjendje më të mirë po shfaqin shenja dobësimi. Të ballafaquara një recesion të konfirmuar tashmë, vështirësitë e Evropës janë alarmuese . Evropa jo vetëm që po përballet me rrezikun e një rënie të vazhdueshme ekonomike, por papunësia në një nivel të lartë në terma afatgjatë dhe pakënaqësia popullore po kërcënojnë të dobësojnë në mënyrë permanente kohezionin e strukturës së saj sociale. Dhe, politikisht, ekziston një rrezik real që qytetarët të mos kenë më besim tek institucionet, si kombëtare ashtu edhe evropiane, dhe të joshen nga thirrje populiste, si në të kaluarën. Evropa, me çdo kusht, duhet ta shmangë këtë skenar. Rritja ekonomike duhet të jetë prioritet, vetëm rritja ekonomike do t’i rikthejë njerëzit në punë dhe do të shlyejë borxhet e Evropës. Në mënyrë të kuptueshme, ka një debat për mënyrën se si mund të arrihet ky rigjenerimi i ekonomisë. Mbrojtësit e ndërmarrjes së masave shtrënguese argumentojnë se borxhi ka një ndikim negativ në rritjen ekonomike; ithtarët e stimulimit të mëtejshëm të rritjes ekonomike kundërshtojnë duke thënë se është pikërisht rritja e ulët ekonomike që gjeneron borxhin publik dhe jo anasjelltas dhe se masat shtrënguese në një kohë recesioni vetëm i përkeqësojnë gjërat. Por evropianët nuk duhet të bien dakord për çdo gjë për të gjetur një rrugë të përbashkët. Ne mund të mos biem dakord në lidhje me

efektet afatgjata të injektimit të likuiditetit, por ne mund të biem të gjithë dakord se nuk është e drejtë të lejojmë që kompani fitimprurëse të dështojë për shkak se tregjet e kredive nuk po funksionojnë. Nuk është e nevojshme të jemi dakord me politikën fiskale, për të kuptuar se është më e arsyeshme të nxiten investimet se sa për të shikosh strukturën tonë produktive tek dobësohet. Dhe ne të gjithë e dimë se investimi në rikualifikimin e të papunëve është një kosto më efektive se sa të lejosh papunësinë për një afat të gjatë. Në çdo rast, dyshimet rreth ndikimit negativ të masave shtrënguese janë bërë të pamundura të injorohen. Historia tregon se në një recesion të thellë është shumë më e rrezikshme të ndalosh nxitjen e rritjes ekonomike shumë herët se sa shumë vonë. Një shkurtim i tepruar i shpenzimeve publike në rrethanat aktuale mund të çojë në një tkurrje të rritjes ekonomike, gjë që tashmë është duke ndodhur: Fondi Monetar Ndërkombëtar tashmë parashikon që eurozona do të tkurret me 0,5% në vitin 2012. Reformat strukturore janë të rëndësishme për të garantuar një rritje ekonomike të qëndrueshme në të ardhme, por ata nuk po gjenerojnë rritje ekonomike në terma afatshkurtër, gjë për të cilën Evropa ka nevojë. Në vend të kësaj, në këmbim të progresit të pakët në lidhje me reduktimin e borxhit, Evropa rrezikon të shkaktojë dëme të qëndrueshme ndaj

potencialit të saj të rritjes ekonomike. Krahasuar me një recesion të ri, kostoja afat-gjatë e politikave stimuluese është e papërfillshme. Në shumë vende, deficitet buxhetore aktuale janë rezultat jo i qeverive të pamatura që kanë shpenzuar më shumë se ç’duhet, por i masave të përkohshme që janë marrë për të kaluar krizën. Me normat e interesit tashmë të ulëta dhe me reduktimin kredive në sektorin privat, rreziku që politikat ekspansioniste të shkaktojnë inflacion apo të nxjerrin jashtë tregut investime private është i ulët. Në të kundërt, reduktimi i shpenzimeve mund të dëmtojë veprimtarinë ekonomike dhe mund të rrisë, jo të ulë, barrën e borxhit publik. Borxhi publik, për më tepër, nuk duhet të demonizohet. Nga ana financiare është e arsyeshme që shtetet të ndajnë koston e investimeve publike, të tilla si projekte të infrastrukturës dhe shërbimeve publike, me gjeneratat e ardhshme, të cilat do të përfitojnë prej tyre. Borxhi është një mekanizëm me të cilin ne institucionalizojmë solidaritetit midis brezave. Problemi nuk është borxhi, por duhet të sigurohemi që ky borxh të përdoret për të financuar investime produktive, që ai të mbahet brenda kufijve të arsyeshëm dhe që ai të mund vihet në shërbim me pak vështirësi. Megjithatë, qëllimisht, të njëjtat argumente që kthyen krizën financiare të vitit 1929 në Depresionin e Madh, janë duke u përdorur sot në favor të masave shtrënguese në

lidhje me të gjitha shpenzimet. Ne nuk mund të lejojmë që historia të përsëritet. Udhëheqësit politikë duhet të marrin iniciativën për të shmangur një krizë sociale të shkaktuar nga ekonomia. Dy veprime janë të nevojshme urgjentisht. Në nivel global, duhet bërë më shumë për të adresuar mosbalancimin makroekonomik dhe për të gjeneruar kërkesën në vendet me suficit, duke përfshirë edhe ekonomitë e zhvilluara si Gjermania. Ekonomitë e tregjeve në zhvillim që kanë bilanc pozitiv duhet ta kuptojnë se një kontraktim i tejzgjatur në botën e zhvilluar krijon një rrezik real për një rënie globale, në një kohë kur ata nuk ruajnë hapësirën e duhur për manovrim, hapësirë të cilën ata e kishin katër vjet më parë. Brenda eurozonës, reformat strukturore dhe shpenzimet publike më efikase, të cilat janë thelbësore për një rritje të qëndrueshme afatgjatë dhe nivelet e borxhit, duhet të jenë të kombinuara me politikat në mbështetje të kërkesës dhe shërimin e ekonomisë në terma afat shkurtër. Hapat e ndërmarra në këtë drejtim nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi janë të mirëpritura, por të pamjaftueshme. Ajo që nevojitet është një marrëveshje e gjerë me vendet që kanë mungesë kredibiliteti të politikës së ndjekur, duke ndërmarrë reforma strukturore pa vonuar, në këmbim për më shumë hapësirë brenda BE-së për masa që gjenerojnë rritjen ekonomike edhe

me koston e një deficiti më të lartë afat shkurtër. Bota po përballet me sfida të papara. Asnjëherë më parë në historinë e kohëve të fundit nuk kish ndodhur që një recesion i thellë të përkonte me ndryshime gjeopolitike. Tundimi për të favorizuar prioritete të gabuara kombëtare mund të çojnë në një katastrofë për të gjithë. Vetëm një lidership i shkolluar politik mund të shmangë këtë rezultat. Udhëheqësit evropianë duhet ta kuptojnë se programet e rregullimit përmbajnë si anën e tyre sociale ashtu edhe anën e tyre financiare dhe se ato do të jenë të paqëndrueshme në qoftë se ato pasqyrojnë një perspektivë pa dritë në fund të tunelit. Ndërmarrja e masave shtrënguese në lidhje me të gjitha shpenzimet është një strategji me të meta dhe nuk do të funksionojë. Ne nuk mund të lejojmë që një nocion i keqkuptuar për “disiplinën” të shkaktojë një dëm të përhershëm në ekonomitë tona dhe të imponojë një barrë të tmerrshme në shoqëritë tona. E gjithë Europa duhet të bjerë dakord mbi një strategji afat-shkurtër për rritjen ekonomike - dhe ta zbatojë atë sa më shpejt. Havier Solana, ish Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Sigurinë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Ministri i Mbrojtjes së Spanjës dhe kryetar i Qendrës ESADE për ekonominë globale dhe gjeopolitikën


20

Nr. 15

MARS 2012

Nga Ana Palacio Një vit pas rënies së Hosni Mubarak dhe me trazirat popullore që vazhdojnë të turbullojnë botën arabe, është gjithnjë e më e qartë se Evropa nuk mund të rrijë duarkryq pa bërë asgjë. Protestat e vazhdueshme kanë nxjerrë në pah nevojën urgjente për një angazhim të ri të Bashkimi Evropian në lidhje me rajonin në përgjithësi - dhe, në veçanti, me vendet e Mesdheut jugor dhe lindor që janë fqinjët e Bashkimit Evropian. Deri tani, Politika e Fqinjësisë Evropiane (ENP), e lindur si një rishqyrtim i politikës së suksesshme të BE-së të ndjekur me Europën Qendrore dhe Lindore pas rënies së Murit të Berlinit, ka udhëhequr veprimet e Bashkimit Evropian përkundrejt Mesdheut jugor e lindor. Me kalimin e kohës, megjithatë, ENP u përqendrua kryesisht tek emigracioni dhe faktori i sigurisë. Për më tepër, Politika e Fqinjësisë Evropiane u kujdes për të krijuar një litar shpëtimi ekonomik të regjimeve autokratike të rajonit. Në bregun jugor të Mesdheut një seri ankesash, që nga korrupsioni e deri tek dëshira për liri, motivoi pakënaqësinë dhe trazirat. Por, temë themelore ka qenë mungesa e mundësive të qëndrueshme ekonomike, që ka çuar në rritjen e papunësisë, ose punësimit të përkohshëm, tek të rinjtë në rajon. Një vit pas shpërthimit të Pranverës Arabe, megjithatë, mundësitë ekonomike janë edhe më të pakta. Ekonomitë e Egjiptit, Libisë dhe Tunizisë, janë të gjitha mjaft të kontraktuara. Buxhetet kombëtare janë të tendosura dhe rezervat e shkëmbimit të huaj valutor janë pakësuar. Në vend të ardhjes së investitorëve të huaj brenda vendit, kapitali po shkon jashtë tij. Duke pasur parasysh shkallën e sfidës, me të cilën po përballen fqinjët jugorë të Evropës, BE-ja duhet të krijojë një partneritet euro-mesdhetar shumë më efektiv se ç’është përpjekur të krijojë deri tani. Sfida e parë është të rivendosë besimin, gjë që kërkon që evropianët të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre ndaj “islamit politik”, në përgjithësi dhe ndaj islamikëve në qeveri, në veçanti. Një test prove i rëndësishëm është Maroku. Edhe pse nuk ndoqi rrugën revolucionare të rajonit, perceptimet dhe aspirata e marokenëve pasqyrojnë po ato të vendeve fqinje. BE-ja përshëndeti reformat e fundit kushtetuese të vendit, si dhe rezultatet e zgjedhjeve që sollën në pushtet një degë të Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit. Por BE-ja gjithashtu bëri thirrje për një angazhim më të madh për pluralizëm, për sundimin e ligjit dhe për të drejta të barabarta për pakicat dhe gratë - fusha kryesore këto, në të cilën islamistët kudo duhet të provojnë veten. Ky kushtëzim – parimi “më shumë për më shumë” - tregon se BE-ja ka gjetur një mënyrë të vlefshme për të ndikuar në zhvillimet në rajon. Por, ka gjithashtu një nevojë për të larguar idenë se Evropa, e supozuar në rënie, nuk mund të jetë një bashkëbiseduese e dobishëm dhe partnere në nxitjen e prosperitetit rajonal. Përkundrazi, BE-ja mbetet partnerja kryesore tregtare e Maghreb-it, duke llogaritur 70 për qind të eksporteve të rajonit në vitin 2010, pa përfshirë naftën. Evropa, edhe pse e dobësuar, gjithashtu mund të ndihmojë angazhimin e insti-

Hapja e dritares Mesdhetare të Europës

Një vit pas shpërthimit të Pranverës Arabe, megjithatë, mundësitë ek onomik ekonomik onomikee janë edhe më të pakta. Ek onomitë e Ekonomitë Egjiptit, Libisë dhe TTunizisë, unizisë, janë të gjitha mja ft të mjaft kontraktuara. Buxhetet kombëtar ombëtaree janë të tendosura dhe rezervat e shkëmbimit të huaj valutor janë pakësuar. Në vend të ar dhjes së ardhjes investitorëve të huaj br enda brenda vendit, kapitali po shk on jashtë tij. shkon

tucioneve shumëpalëshe, duke filluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, ku BE-ja është aksionerja më e madhe (rreth 37%, në krahasim me pjesën e Shteteve të Bashkuara 16%), deri tek Banka Evropiane e Investimeve, e cila kohët e fundit ngriti tavanin e kredive të rajonit me 1 bilion • (1.3 bilion $). Gjithashtu, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) njoftoi kohët e fundit fillimin, në vitin 2012, të aktiviteteve të financuara nga donatorët në pjesë të ndryshme të rajonit, duke përfshirë edhe Marokun. Një shembull i mirë për angazhimin e BE-së është Impianti i Energjisë Diellore prej 37.milion • në Ouarzazate dhe Programi i Efikasitetit të Ujit të Pijshëm, i sponsorizuar nga Fondi i Investimeve për Fqinjësinë e BE-së, i cili ishte një instrument i dobishëm në sigurimin e kredive që arrijnë në më shumë se 600 milion •. Këtë kapacitet mbështetës BE-je duhet ta përdorë në mënyrë më efikase. Përtej sfidave të perceptimit, suksesi i partneritetit të ripërtërirë me Europën kërkon që rajoni të ndërmarrë reforma strukturore jetike. Së pari, vendet e rajonit duhet të konsolidojnë një kuadër të shëndoshë rregullator dhe institucional që do të nxiste efikasitetin dhe sigurinë ligjore për investitorët, si vendas dhe ata të huaj. Ky kuadër është i rëndësishëm për të tërhequr jo vetëm kompani të mëdha, por edhe për të rritur numrin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat në Evropë, për shembull, ishin ato që gjeneruan 85% të të gjitha vendeve të reja të punës në vitet 2002-2010. Është po aq e rëndësishme që të hartohen politika të BE-së si bashkë-lokalizuese, jo si de-lokalizuese. Një ilustrim inkurajues i qasjes së bashkë-lokalizimit është fillimi i një projekti të Renault në Marok (i cili, për fat të keq, shkaktoi një reagim publik në kulmin e etheve para-zgjedhore në Francë).

Infrastruktura është një tjetër shqetësim jetik, jo vetëm për lidhjen mes BE-së dhe Mesdheut jugor, por edhe për nxitjen e integrimit rajonal shumë të nevojshëm. Sot, shumica e ekonomive të Maghreb janë enklava virtuale, të ndara nga njëra tjetra për arsye që janë shpesh me natyrë politike. Këtu, gjithashtu, Maroku është një shembull i mirë: Konflikti i Saharasë Perëndimore përvijohet akoma më shumë pas mbylljes së kufirit me Algjerinë, me një kosto vjetore për të dyja palët që vlerësohet minimalisht në 1-2 pikë përqindjeje të PBB-së. Më tej, vendet e Maghreb-it kanë nivelin më të ulët të tregtisë ndër-rajonale në botë, që përbën më pak se 5 për qind të PBB-së, krahasuar me 70 për qind në BE dhe 50% në Amerikën e Veriut, për shkak, në një masë të madhe, të marrëveshjeve tregtare preferenciale dhe pa masa tarifore brenda rajonit. BE-ja duhet të përdori koleksionin e saj të marrëveshjeve dypalëshe me vendet e Mesdheut jugor për të promovuar një kuadër të qëndrueshëm të tregtisë rajonale. Revolucionet arabe i kanë dhënë mundësinë të gjithëve për ta parë botën e Mesdheut me sy të freskët. Në vend të marrëdhënies së vjetër patron / klient, është i nevojshme një partneritet BE / Maghreb, si pjesë e Politikës së Fqinjësisë bazuar në besim. Vetëm ky partneritet mund të rrisë mundësitë ekonomike dhe prosperitetin kërkesa këto që ndezën trazirat arabe. Nëse menaxhohet mirë, për më tepër, një partneritet i tillë mund të kontribuojë gjithashtu në “mbajtjen mbi ujë” të ekonomive evropiane në këtë kohë fatkeqësie për to. *Ana Palacio është ish-ministre e Jashtme spanjolle dhe ish Zv/Presidente Nderi dhe Këshilltare e Përgjithshëm e Bankës Botërore


Nr. 15

21 MARS 2012

Nga Lida Rragami Në Konference morën pjesë i Dërguari me punë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e bashkuar, Mal Berisha së bashku me bashkëshorten e tijë Donika Berisha; Ambasadori i Republikës Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Dr. Muhamet Hamiti; përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, zv. Kryeministrja Edita Tahiri; Parlamentarja e Republikës së Kosovës Dr. Flora Brovina; Avni Dervishi, Këshilltar i lartë politik për Bashkëpunim Ndërkombëtarë për Zv/Kryeministrin e Kosovës Z. Behgjet Pacolli; Z. Lulzim Dragusha, Këshilltarë i Ministrit të Diasporës në Republikën e Kosovës, Z. Ibrahim Makolli; Dr. Mirela Oktrova, Drejtoreshë e Televizionit Shqiptarë (TVSH), përfaqësues të Pushteteve Lokale të Kosovës dhe Shqipërisë, drejtues shoqatash, intelektualw, aktivistw etj. Konferenca u hap me mirëseardhjen e ngrohtë nga Znj. Lida Rragami, Presidente dhe Themeluese e Albanian Women Network (Organizata e Gruas Shqiptare) dhe organizatorja e këtij aktiviteti. Pastaj u pasua me prezantimin e Znj. Rragami me temën: “Krijimi dhe Fuqizimi i Bashkëpunimit Mbarëkombëtarë për zhvillim ekonomik dhe për integrim në familjen Evropiane – Elementët e domosdoshëm të suksesit dhe rekomandimet përkatëse.” Prezantimi i dytë u bë nga Ambasadori i Shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, i ngarkuari me punë Z. Mal Berisha, ku përshëndeti pjesmarrësit, organizatorët e Konferencës, Lida dhe Luan Rragamin dhe foli rreth rëndësisë së ruajtjes së Gjuhës Shqipe. Ai solli një shëmbull konkret, ku vlerat dhe kultura Shqiptare janë tashmë pjesë edhe e reportereve muzikore në sallat më prestigjoze të artit muzikor në Londër, ku një kompozitore e muzikës kalsike hapte dhe mbyllte kolazhin e sajë me pjesë nga Moxart dhe Stinët e Vivaldit, por në zemrën e kolazhit kishte ‘Stinët Shqiptare’, muzike klasike me motive Shqiptare dhe siç u shpreh Z. Berisha, në atë sallë prestigjoze, muzika ‘foli’ Shqip. Z. Berisha, foli gjithashtu për rëndësinë e bashkepunimit për zhvillim ekonomik, rolin e Gruas dhe përkrahjen që Ambasada Sh-

Konferenca e Gruas Shqiptare Mbarëkombëtare në Londër qiptare do japë në këtë nismë madhore. Ai vleresoi Konferencen si një veprimtari shumë të rëndësishme në valën e Kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Fjalimi i Z. Berisha u pasua nga Ambasadori i Republikës së Kosovës Z. Muhamet Hamiti, ku përshendeti pjesmarrësit dhe aktivitetin. Zv. Kryeministrja e Republikës së Kosovës Dr. Edita Tahiri foli gjerësisht për rolin e Gruas Shqiptare në Shekullin e 21-të, sukseset dhe sfidat dhe u ndal me konkretisht në rolin e Grave në pushtet, të cilat, theksoi ajo, sapo marrin detyrën harrojnë që duhet të mbështesin të gratë e tjera për të patur po të njëjtin sukses. ZVKM propozoi gjithashtu që 8 Konferencave të Gruas që do bëheshin në Ballkan ti shtohej dhe një zonë nga Çamëria, propozim i cili rriti numrin e Konferencave në trevat Shqiptare në Ballkan në 9-të. Dr. Flora Brovina, parlamentarja e Republikës së Kosovës, bëri një fjalim motivues për ecurinë e femrës

Shqiptare në një Kosovë Shtet, sukseset, arritjet, vështirësitë dhe sfidat. Ajo u shpreh që Znj. Rragami na krojoi në mes të Londrës një ‘Shqipëri’ të vogël dhe ku më mirë duhej të ndodhte kjo sesa në tokën Angleze ku para 99 vitesh u vendos të ndahej Kosova dhe trevat e tjera Shqiptare nga Kosova. Para së të mbyllej seanca e parë e Konferencës, që do pasohej nga dreka dhe seanca e dyte e prezantimeve, u shpërndanë cmime për disa gra që shihen si figura dhe modeli i femrës Shqiptare në jetën Shoqërore, prefesion, art, politikë etj. U nderua me çmim Dr. Flora Brovina, si femra Shqiptare heroinë dhe model e njohur gjatë luftës së Kosovës, për sakrificat përsonale dhe familjare, mbijetimin dhe tashme pishtare e Demokracisë në një Kosovë të lirë, si dhe një shkrimtare e talentuar. ZVKM Dr. Edita Tahiri u nderua me çmim për rolin e gruas në politikë. Zonja e nderuar Vitore Stefa Leka, Nënë Lokja e Kosovës, Nënë Tereza e Triestes,

Shkrimtare dhe poete, ajo që mbijetoi përsekutimin e egër Komunist në Shqipëri, por që ka tolerancën humane dhe kombëtare për paqe dhe prosperitet, ajo që këshillon të mos kthehet koka prapa, por vetëm përpara. Zonja e nderuar dhe këngëtarja e talentuar Alida Hisku u nderua me çmimin e Artit për arritjet e saj në fushën e muzikës, duke qënë fituese e shumë çmimeve vite me radhe në festivalet e këngës në Shqipëri në vitet ’70-’80, deri sa karriera e sajë u nda më dysh nga sigurimi i shtetit dhe Partia Komuniste për idetë e sajë, duke lënë dy fëmijë të vegjël, ku me i vogli ishte vetëm 7-muajsh. Ndonëse u godit nga jeta në burgjet komuniste, ku dhunimet dëgjoheshin dhe mbyteshin nga betoni i qelive, ajo mbijetoi dhe jo vetëm kaq, vazhdoi karrierën e sajë dhe ishte ajo që mbështeti luftën e Kosovës më ndihma ushqimesh dhe rroba, duke dërguar 5 aeroplana me ndihma, vlera e të cilave shkonte mbi gjysmë milioni Eurosh. Alida, e emocionuar, përshëndeti të gjithë pjesmarrësit dhe Znj. Rragami dhe vlerësoi dhënien e çmimit dukë thënë që kjo ishte një ditë e veçantë dhe e paharruar për të. Çmim ju dha dhe Ambasadorit të Paqes Globale Z. Can Tahiri, për punën e palodhur që ka bërë për këtë aktivitet, duke angazhuar këngëtarët, kameramane etj. Z. Tahiri është i njohur për punën e tijë humanitare që bën në Gjermani në mbështetje të vlerave dhe kulturës Kombëtare. Dr. Flora Brovina solli dhuratë për Lida Rragamin në emër të grave në Kuvend

të Republikës së Kosovës. Aferdita Xheladini solli një dhuratë për Lida Rragamin në emër të Shoqatës ‘Nënë Tereza’ dhe Shoqatës Kulturore “Nermin Vlora Falaschi” nga Heidelbergh, Gjermani. Mesuesit e palodhur të gjuhës Shqipë në Angli u mirënjohën për punën e tyre të shkelqyer dhe te palodhur me medalje, konkretisht: Zyra Elezi, Mirjeta dhe Ismet Pali, Nexhmije Ahmeti, Anila Zeqiri, Sanie Pali, Silva Daci, Luan dhe Lida Rragami. Koha e drekës ju dha mundësi pjesmarrësve të bisedonin, krijonin njohje dhe rrjete më të mëdha shoqërore dhe bashkëpunimi, si një ndër qëllimet kryesore të konferencës. Seanca e dytë e Konferencës u pasua me prezantime mjaft motivuese, dhe u hap nga Z. Avni Dervishi, Këshilltarë i lartë politik i ZVKM Z. Behgjet Pacolli. Z. Dervishi trajtoi temen “Fuqizimi i Gruas – Si munden grate te pershpejtojne procesin e integrimit? Fuqizimi i Gruas në Politikë – A sjell zhvillime të qëndrueshme?”. Ai foli gjërë dhe me statistika rreth fuqizimit të gruas dhe rolit të sajë qeverisës, si dhe fuqizimin e sajë si hallkë e rëndësishme e integrimit të vendeve tona në familjen Evropiane. Dr. Mirela Oktrova, Drejtoreshe e televizionit Shqiptarë TVSH, trajtoi temën: “Risk, sfidë apo shans – profili mediatik i gruas shqiptare në perspektivën e objektivave gjinorë të mijëvjeçarit (Analizë dhe perspektiva)”, duke i bërë një analizë të hollësishme zhvillimit të Shoqërisë dhe Gruas në epoka të ndryshme. Znj. Leonora Visoka Weller bëri një prezantim motivues duke kapur temën “Tranzicioni i Femrës Shqiptare në 20 vitet e fundit dhe imazhi i sajë në botë. Çfarë do të thotë të jesh Grua Shqitpare në shekullin e 21te”. Leonora ishte objektive në diskutimin e sajë dhe realiste për gjendjen e gruas sot, pozicionin e sajë dhe çfarë pritët të bëhët me shumë nga qeveritë për të mbështetur zhvillimin e sajë, përfshirë ketu gratë që marrin pozita qeveritare, të cilat duhet të bejnë më shumë për të ndihmuar gruan. Znj. Vitore Stefa Leka i përshendeti pjesmarësit dhe foli rreth rëndësisë së bashkëpunimit mbarëkombëtarë për zhvillim dhe rolit të gruas në këtë nismë. Vijon në faqen 22


22

Nr. 15

MARS 2012

Vijon nga faqja 21 Ajo u ndal me konretisht për të kujtuar gratë Shqiptarë të rëna në luftën e kosovës, për çlirimin e vendit, liri të cilën brezat e ardhshëm gëzojnë. Z. Luan Rragami trajtoi temën “Roli i burrit dhe shoqërisë në përkrahjen për përparimin e femrës Shqiptare. Tabutë dhe pengesat kryesore. Rekomandimet për të mbështetur ndryshimet në rolin dhe poziten e gruas Shqiptare për zhvillim ekonomik dhe shoqëror”. Prezantimi i tij u prit me shumë interes, pasi ai po fliste nga ‘opozita’ e gruas, duke theksuar faktin që mentaliteti ynë shoqëror, në përgjithësi, e ndrydh femrën dhe ecurinë e saj. Ai theksoi se femra duhet të ndërgjegjësohet për të drejtat e sajë, por dhe për të ‘drejtat’ që burri mund të ketë mbi të, për të mos lejuar violencën dhe abuzimin, i cili mund të jetë verbal apo fizik. Ai theksoi se çelësi i suksesit të femrës qëndron në forcën e saj mendore, ndergjegjësimin dhe guximin e sajë për të ndryshuar ato që pengojnë përparimin. Znj. Teuta Halili ngriti zërin e gruas me aftësi të kufizuara, tabutë e shoqërsië, ndryshimet që duhen bërë dhe punën e sajë të madhe në këtë drejtim. Znj. Remzie Duli dhe Adelina Toplica, secila trajtuan temen fuqizimit të familjes, nënës, Komunitetit dhe nxitjes së atdhedashurisë. Znj. Dava Gjoka përshendeti pjesmarrësit dhe aktivitetin, duke përcjellë motivimin që Konferenca i dha, të koleget e sajë në Itali. Pas Seancave të prezantimeve, Konferenca vazhdoi me tre seminare edukuese: (1) Arti i udhëheqjes dhe ndertimi i profilit personal – nga Shona Rowan; (2) Gruaja dhe Fuqia Mediatike, nga Dr. Mirela Oktrova; (3) Si të fillojmë njëbiznes dhe të ndërtojmë rrjete njohje për sukses, nga Sue Tonks. Gjatë gjithë ditës së Konferencës, ishtë një sallë e dedikuar për Ekspozitën e Krijuesve Shqiptarë, disa për të përmendur: foto nga lufta e Kosovës (150), nga Dr. Mirela Oktrova; Piktura nga femijet Shqiptare të rritur në Angli Enriko dhe Stela Gjeta; Libra nga autorë të ndryshëm si Z. Mal Berisha, Fatmir Terziu, Vitore Stefa Leka, Alida Hisku, Mardena Kelmendi; Koleksion muzikor nga të talentuarat Alida Hisku dhe Alma HyskaCiveja.

Konferenca e ditës u mbyll në darkë me një koncert madhështor dhe argëtues live deri në mesnatë me këngëtaret e njohura dhe të talentuara Alida Hisku, Alma Hyska dhe Benita Pula ku ndezen sallën dhe u shoqëruan me valle dhe kercime energjike të pjesmarrësve nën tingujt e zerave të tyre të embël. Ne darkë u dhanë tufa me lule për pjesmarrësen nga Sllovenia Ganimete Shala; pjesmarrësen nga Kamenica, Gjilani- Besa Hoxha; dy asisitentet në konferencë: Hatixhe Lamnica dhe Silva

Daci; Aferdita Xheladini pjesmarrëse nga Gjermania; dhe Liri Mustafa si pjesmarrëse nga Italia dhe prezantuese e Koncertit të darkës. Dita e tretë e aktivitetit filloi me vizita turistike në Londër dhe pasdite, Ambasada Shqiptare organizoi nje pritje të shkëlqer për të gjithë pjesmarrësit me një koktej. I ngarkuari me punë z. Mal Berisha përshëndeti mysafirët dhe shprehu nderin dhe kënaqësinë që kishtë prezencën e shqiptarëve nga treva të ndryshme, duke theksuar se Konferenca e Gruas Shqiptare ishte aktiviteti më i

rëndësishëm që ka bërë që nga caktimi i tij në detyrën e tij të re. Dr. Flora Brovina falenderoi Z. Berisha për ftesën dhe i uroi punë të mbare dhe suksese në detyrën e tij të re. Falenderoi Znj. Lida Rragami për Konferencën dhe suksesin e sajë. Znj. Lida Rragami falenderoi të zotin e shtëpisë Z. Berisha për ftesën dhe pritjen e mirë, qe po krijonte nje mbyllje të shkelqyer për një Konferencë madhorë mbarëkombëtare 3-Ditore. Ajo u shpreh, që si qëllim i Konferencës ka qënë nxitja e Bash-

këpunimit mbarëkombëtarë në të gjitha sferat, dhe Konferenca, përvecëse planit të detajuar të punës dhe temave mjaft të mprehta, ka krijuar hapësira bashkëpunimi. Dhe vetë Konferenca ka shërbyer si një model për bashkëpunim, e cila doli me sukses dhe tregoi rezultatet pozitive të para. Ajo theksoi se vetem duke bashkepunuar, duke qënë të sinkronizuar dhe të ko-ordinuar, duke qënë në unitet për zhvillim ekonomik, do arrijmë të bëjmë Shqipërinë dhe Kosovën modelin pozitiv Ekonomik në Ballkan, Evropë dhe Botë.

CURRICULLUM VITAE Name and Second name: Date of Birth: Place of Birth: Civil Status:

Mal BERISHA 01.09.1952 Tropojë, Albania Married, father of two.

Tel: 00 355 69 406 0822 E-mail: Mal.Berisha@mfa.gov.al On web: www.MalBerisha.com

EDUCATION: - 1993: - Hacetepe University - Ankara – Turkey. Diplomatic School. - 1971 -1975: - Academy of Fine Arts and Culture of Albania, graduated with a Bachelor of Arts degree in history of arts and culture, world civilization and cultural life. PROFESSIONAL EXPERIENCE: - February 2012 – Charge D’Affaires of the Republic of Albania to the United Kingdom. - June 2010 February 2012 – General Director of the Regional Affairs and Initiatives at the MFA of Albania. - October 2009 – June 2010 – General Director of the Consular and Judicial Affairs at the MFA. - March 2008 - October 2009 Director of Euro - Asia, Russia and Americas at the MFA of Albania. - May 2009 - Executive Director of the Center for Albanian American Studies at the Kristal University in Tirana. - November 2000 – March 2008, United Nations Mission in Kosovo – Department of Justice, - International Staff. - June 1998 - November 2000 – A very active member of two most powerful Albanian American Lobbyist Organizations in the U.S, Pan-Albanian Federation VATRA, and, the Albanian American Civic League in new York City. Extensive contacts with highest representatives of the U.S Congress and Senate, including Senator Robert Dole, , Ben Gilman, Sue Kelly, John McCain, Eliot Engel, General Wesley Clark, Henry Kissinger, Ambassador Holbrook, William Walker, etc. - 1997 - 1999: - Board member of the Albanian Institute of the International Studies. - 1995 – 1997. General Consul of the Republic of Albania to Istanbul, Turkey. - 1993 -1995: Consul of the Republic of Albania to Istanbul, Turkey. - 1992 -1993: - Ministry of Foreign Affairs – Balkan Desk. - 1982 -1992: - Director of Cultural Center of Laci Town, Albania. SPECIAL ACTIVITIES ON KOSOVA - 06 – 09/1999 - CN8 Comcast Television, one of the most powerful Cable Comcast Television in the United States, participant to 11 live television debates, anchored by veteran journalist Lynn Doyle regarding the crises in Kosova; Live debates with professors from Rutgers University of New Jersey, leaders of the Serbian – American Community in the United States during 16 hours live broadcast. BOOKS AND OTHER PUBLICATIONS: - 2008 – Published the book, “Albanians the most ancient and youngest Europeans”, a thorough study of the races and religions in Europe and the place of the Albanians at the old continent - 2006 – Published the book, “Albanians, Oaks on the Illyrian Soil” a thorough study of everything that the oldest US Magazine “The National Geographic” has published about Albanians from 1908 until 2002. - 1999 – Translated from English into Albanian, and published a book named “Rescue in Albania” an excellent story about the Jewish life in Albania and the contribution of the Albanian nation to save them throughout history, and Holocaust, in particular. - 1998 – Translated and published in Albanian: Southern Albania or Northern Epirus in the International European Affairs, 192.1923, written by Dr. Edith Pierpont Stickney of Yale University, New Haven, USA. - 1993 – 1999 – author of a number of articles, published in the Albanian, Turkish, Kosovar and Macedonian press on the Balkan Affairs. Languages: - Albanian: native; English: fluent; Turkish; official use; Italian: basic; German: basic.


Nr. 15

23 MARS 2012

Nga Alqiviadh Dede Emri i mësuesit është një emër i madh dhe i nderuar për të gjithë dhe, festa e 7 Mars-it kulmon si një ditë e madhe e dijes dhe edukimit. Kjo ditë, si në prag pranvere, rrezaton shumë me gjerë dhe çuditërisht afërsia kalendarike e kësaj feste me atë të gruas, kanë një domethënie të madhe se, jeta me dijen janë të lidhura kaq ngushtë dhe roli i mësuesit është sa i vlefshëm, aq edhe fisnik, gjë që e bën kontributin e tyre të mbetet i pashlyer në breza. Shumë njerëz që kanë punuar në këtë fushë kanë shkuar nga kjo botë të lodhur e të munduar, nga një jetë e mbushur plot sakrifica e privacione, pa kërkuar privilegje dhe pa marrë kontribute që i meritonin, por, gjithmonë, me atë thjeshtësinë e tyre, pa ditur as ata vetë peshën e rëndë që kanë mbajtur mbi supe për të përçuar te brezat e rinj dritë e dituri aq të domosdoshme në formimin e tyre dhe aq përcaktuese në ardhmërinë e një kombi. E kam të vështirë të portretizoj figurën e tyre pasi janë të shumtë, ashtu siç është dhe puna e tyre; por unë do të ndalem në njërin prej mësuesve të mi më të mirë, Pilo Koçon, duke menduar se përbën një simbol edhe për të tjerët paçka se koha ka bërë punën e saj, vitet kanë kaluar dhe doemos kanë lënë një zbrazëtirë jo të vogël. E, megjithatë, janë kujtimet që mbeten, të shumta e të paharruara….E kam të freskët në kujtesë që kur dilte nga shtëpia, herët në mëngjes me atë trupin e gjatë dhe të drejtë, me flokë të zi e me pak me onde, veshur thjesht, me një hap të lehtë, por të sigurt dhe me librat e fletoret që nuk i ndau kurrë nga dora, shokët e tij të përhershëm. Më ka bërë përshtypje se me sa kujdes vishej, pastër, thjesht, pa pasur mani për t‘u dukur e për t‘i ndërruar shpesh, ndonëse edhe s‘i mungonin, por edhe siç e kam gjykuar më vonë, nuk donte të bëhej më tërheqëse ana jashtme nga ajo më thelbësorja, –mësimi Pilo Koço u lind në Vuno, më 1918, në një familje fshatare me tradita fetare të arsimuar..Vetë Piloja, shkollën fillore e bëri në vendlindje dhe, pastaj vazhdoi në Tiranë në një shkollë të mesme pedagogjike me profil fetar. Shkolla ndikoi ne formimin e tij dhe, me mbarimin e saj, ushtroi profesionin e mësuesit në Dhërmi e Himarë, ku më 1947 u

emërua drejtor me hapjen e unikes, detyrë të cilën do ta ushtronte edhe në Vuno, nga viti 1957 e deri në daljen në pension. Do të ndërronte jetë në vitin 1988, nga një sëmundje e rëndë. Emri i tij, është i lidhur pazgjidhshmërisht me zhvillimin e shkollës në tërësi dhe të krahinës së bregut në veçanti, ku edhe dha kontributin më të madh. Mësues i kompletuar, me një kulturë të admirueshme në të gjitha lëndët, ishte i ndërgjegjshëm se shkolla ishte vendi i parë, ku nxënësi kërkon të afirmojë identitetin dhe personalitetin e tij, prandaj e kuptoi më së miri këtë mision, punoi pa u lodhur dhe iu përkushtua me devocion formimit të tyre. Mësimet e para, ai i kishte marrë në shkollën e Vunoit, që kishte krijuar profilin e saj ndër vite me emra të njohur mësuesish, paraardhës të tij si: Naqe Konomi me shokë, që e obligonin dhe kërkonin një përgjegjësi jo të vogël për të ecur së paku në rrugën e tyre, në atë rrugë plot mund e sakrifica që do të përshkonte edhe ai vetë. Ështe kjo arsyeja, që ai ngulmonte shumë në përgatitjen e tij sistematike, kërkues, serioz dhe i vëmendshëm ndaj dukurive të reja, e kërkonin të ishte në nivelin e detyrës, shembull për mësuesit e tjerë dhe përçues i metodave më të mira të mësimdhënies te nxënësit.. E fillonte mësimin me pyetje të shkurtra e të drejtpërdrejta për të kontrolluar përvetësimin e tyre, për të parë nivelin e përgatitjes, por edhe për të hequr emocionet, e për t‘i gjallëruar ata. Dhe ja arrinte më së miri. Ngulmonte jo në riprodhimin mekanik të dijeve që harrohen shpejt, por te logjika që ato të bëheshin pronë e tyre. Bënte punë selektive me nxënës relativisht të dobët, që s‘ishte fort e lehtë dhe, hera – herës, nuk jepte atë rezultat që kërkohej me gjithë se s‘kursente as pasditet për t‘i ndihmuar nxënësit. Nuk lodhej. Ai, më së shumti, jepte matematikë, por kishte njohuri edhe për të gjitha lëndët e tjera .Shpjegonte me një gjuhë elokuente, me arsyetim dhe me një forcë bindëse. Shkurtësia ishte talenti i tij. Kishte një zë të ëmbël dhe të ngrohtë dhe, shprehja që përdorte shpesh “Oh, fëmijët e mi të dashur !” sikur na bënte për vete, na tërhiqte e na fuste në botën e tij me një dashuri prindërore. Pastaj e përmblidhte mësimin dhe u drejtohej nxënësve për të parë se sa e kishin kuptuar atë dhe për të

Në kuadrin e 7 Marsit

Mësuesi im

evidentuar ndonjë paqartësi a ndonjë pyetje. Përqindjen më të madhe të mësimit, gjërat më thelbësore ne i kishim marrë që në klasë çka na e lehtësonte së tepërmi përvetësimin. Ishte zilja që lajmëronte se mësimi kishte mbaruar dhe ne, si pa kuptuar kishim kaluar një orë pa e ndjerë. Shkolla kishte problematikën e vet dhe rreptësia e ashpërsia nuk i mungonte për të goditur anë negative tek individë të veçantë. E kush nuk ka gabuar ndonjëherë ? Por secili e ndiente fajin dhe e meritonte qortimin dhe ndëshkimin e tij. Nuk mund të lë pa kujtuar, se si në pushimet midis orëve të mësimit kur s‘kishte impenjime të tjera shëtiste në oborrin e shkollës dhe meditonte, ndoshta si ta përmirësonte procesin mësimor, ndoshta si mund të bëheshin disa gjëra ndryshe e si mund zgjidhej ndonjë problem që kish mbetur pezull… Ndoshta pakë nga të gjitha… Ndoshta me imagjinatën e tij mendonte se çdo të bëheshin këta nxënës në të ardhmen….. Në fakt ata u bënë profesorë, doktorë, inxhinierë, shkrimtarë agronomë, pilotë, oficerë etj, që ishte kënaqësia e tij më e madhe. Ai nuk bëhej rob i mësimit dhe as ta shndërronte atë në një diçka monotone, por me intuitën që e karakterizonte dinte të shkëputej nga mësimi për disa çaste kur e

shikonte të nevojshme, me një ndodhi a me një humor të këndshëm. Orientoi dhe nxiti prirjet te nxënësit, të cilat ishin në embrionet e para. Punoi shumë me grupet e estradës, teatrit, atë polifonik, si më me traditë. Trajtonte tematika të ndryshme por duke goditur dukuri e shfaqje negative me material jetësor për të qeshur dhe batuta të lezetshme, që kishin efekte jo të pakta. Ndonjë pjesë e shkruante dhe vetë. Ngulmonte shumë te kënga polifonike si njohës i mirë i saj; në intonacionet e zërave, harmoninë dhe autenticitetin e tyre, duke përzgjedhur këngë që revokonin ngjarje historike, figura të spikatura, kapedanë, heronj.. I tregojnë gjoksin dovletit/ si zogjtë në tramundanë /të penës e të dyfekut aman trima kapedanë.... Këto vargje, ai i quante një perlë, një himn për të gjithë krahinën. Kur këndonim, largohej në baça me ullishta dhe, bashkë me cicërimat e zogjve dhe fëshfërimën e gjetheve nga flladi i lehtë, i vinte edhe jehona e këngës; mrekullohej por hera - herës ndërhynte me takt për ta përsosur atë. Ishte një stimul që dha rezultate në çmime që morëm në festivale. Organizonte ekskursione në vende që lidheshin me ngjarje dhe figura historike, që kultivonin ndjenjën e patriotizmit

dhe dashurinë për atdheun. Tek ai ishin përmbledhur në harmoni figura e prindit, mësuesit, edukatorit, të cilat, të gjykuara në kohë e kuptoj edhe më mirë se çfarë vlere kanë pasur për të gjithë ata breza të tërë nxënësish që kaluan në “duart” e tij. Në optikën time sot e konsideroj si diçka të veçantë për kohën marrëdhëniet që ndërtonte me kolegët. Raportet punëshoqëri, funksiononin me një seriozitet dhe përgjegjësi të admirueshme. Kërkesë llogarie pa kompromis dhe pa dallim. Nga kontrollet që bënte, mbaj mënd se ai ulej gjithmonë në bankën e fundit, dëgjonte dhe, zakonisht, nuk ndërhynte në rrjedhën e mësimit, mbante shënime dhe, në fund, mbasi gjithçka kishte mbaruar bënte vlerësimet. Kam parë reagimin e mësuesve ndaj vërejtjeve që bënte dhe, mbase ndonjëherë të ndodhur ngushtë e në siklet, skuqeshin. Por ata i pranonin, të ndërgjegjshëm se s`kishte asgjë tendencioze në kontrollet që ushtronte. Për mua, kjo ka qenë një arritje e madhe. Prindërit i quante partnerë dhe duhet thënë se për një komunitet të vogël, mësuesi dhe prifti kanë qenë këshilluesit më të mirë . Dhe në fakt askush s‘mund të jetë njeri i vërtetë në se dikush nuk e këshillon. Ata gjenin tek ai mësuesin, shokun, prindin, vëllain. Shkolla me kishën kanë qenë shumë afër me njëra - tjetrën, në një oborr, por ai diti të ruajë raporte të drejta e të ndërsjella; secili në pavarësinë e vet. Me ndodh shpesh të takohem me miq e shokë, por kur vjen fjala për konsideratat për Pilo Koçon, ato bashkohen në një. Taqo Zoto, një ish mësues, më thotë “Është nder të flas për të. Njeri i palodhur dhe i përkushtuar, i devotshëm, sistematik dhe korrekt në marrëdhënie me të gjithë, por veçanërisht me ne mësuesit. Emër i nderuar i shkollës sonë” Pilo Koçoja do të mbetet një njeri i respektuar, mësues i nderuar, i thjeshtë, i ndershëm, i përkushtuar e me devocion për misionin e tij. Ai, as trokiti dhe as u ankua ndonjëherë në zyrat e shtetit për të kërkuar privilegje me gjithë se të njohurit si kishte të pakët; ai mori me vete gjënë më të madhe, atë që vlerësohet më shumë: dashurinë, respektin, mirënjohjen dhe fjalën e mirë nga ata që e rrethonin . Respekt e mirënjohje mësuesit tim!


24

Nr. 15

MARS 2012

Rita Ora “Ambasadore” e heshtur për Kosovën Rita Ora, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, kohëve të fundit është duke bërë famë në tërë botën me këngët e saja dhe zërin e saj të veçantë. Kënga e saj e fundit është në vendin e parë në top listën Britaneze, duke i lënë prapa saj shumë emra të famshëm të Show Biz-it britanez dhe botëror. Rita Ora, e familjes Sahatçiu nga Prishtina, gjithashtu në intervistat e saj ndërkombëtare është duke e promovuar Kosovën dhe vendlindjen e saj. “Kur më pyesin, ju tregoj që kam lindur në Prishtinë, i kam treguar dhe Beyonce për Kosovën, për historinë, për luftën dhe ajo menjëherë është futur në internet të shikojë pamje nga Kosova” tha Rita Ora në një intervistë direkte për RTK-në. Ajo tregoi që krenohet me Kosovën, edhe pse e rritur në Angli, gjithnjë e shpreh hapur dhe mundohet ta ndihmojë, por njëkohësisht falenderon shqiptarët për përkrahjen që ia japin.

Historiku i

“Ditës së dashurisë”


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.