Derte shpirti

Page 1

FIQRI SHAHINLLARI

DERTE SHPIRTI -Shkrime mikste-

Tiranë, 2016


Titulli : Derte Shpirti Autori : Fiqri Shahinllari Redaktoi : Andrea Guci Konsulent : Safet Ramolli Kopertina : Robert Guci Arti Grafik : Artemida Nako

Botime “Vllamasi” Tel: 069 20 71 285

Të gjitha të drejtat për botimin apo shumëfishimin C e këtij libri i takojnë vetëm autorit.

DY FJALË LEXUESVE ”Derte shpirti” quhet një vjershë e shkurtër përfshirë në këtë vëllim por e pashë të udhës që me këtë emër ta pagëzoj edhe librin që kini në dorë të nderuar lexues. Arsyeja është se të gjitha tok: tregimet, essetë, poezitë, poemat, poemthat me elemente satirike e fabulistike, homazhet që botohen në këtë libër e që përbëjnë lëndën e tij, kanë një emërues të përbashkët: Shqetësimet e dertet e shpirtit, zemrës e trurit të njeriut me të cilat ai përballet në periudha të veçanta të jetës. Libri mund të kishte titullin: “Somnambul” apo titullin e ndonjë tregimi tjetër pasi sic e kam përmendur edhe gjetkë në një nga prononcimet e mia të mëparëshme, titulli është vitrina e librit, pasqyra e tij. Mirëpo meqë titulli “Derte shpirti” i poezisë më erdhi më parë ndërmend le të mbetet i tillë edhe si emër i këtij libri.. Në pjesën e pasme të kopertinës është foto e autorit në moshë të re. Arsyeja është sepse pjesa më e madhe e tregimeve janë shkuar kur autori ka qenë fare i ri. Tregimet janë përpunuar gjatë viteve të fundit.

U qoftë leximi i këndëshëm! Shtypur ne shtypshkronjën “Vllamasi”

Autori


Fiqri Shahinllari

Në vend të parathënies

BISEDË ME GAZETARIN E DY KOHËVE October 1st, 2014 Përveç gazetarisë, Fiqri SHAHINLLARI është autor i librave: “Jeta ime, disa kujtime”,Studimin shkencor “Brenga dhe shpresa”, (të pabotuara) librat“Lis në shkëmb”, “Kushtrimi i gjakut”, “Seriozitet me buzeqeshje”, “Gjaku i Trendafilit”, “Brezargjendta dhe Dushklisi i shenjtë” “Dhëmbi” dhe është duke përgatitur një libër tjetër me shkrime mikste, disa prej të cilave i ka shkruar në moshën e rinisë dhe tani po i ripunon Nga Raimonda MOISIU Fiqriu ka lindur në fshatin Floq të Korçës, më 14 qershor 1945.Eshtë një fshat i spikatur për traditat atdhetare, intelektuale e patriotike, bashkëfshatar i avokatit e shkrimtari Kristo Floqi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shtatëvjeçaren në Kamenicë dhe të mesmen në qytetin e Korçës. Në ato vite, aktivizohet në rrethet kulturore e letrare, duke shkruar në gazetat “Pionieri” e “Zëri i Rinisë”. Më tej, gazetari dhe publicisti Fiqri Shahinllari vazhdon studimet dhe diplomohet në Institutin e Lartë Shtetëror të Bujqësisë (sot: Universiteti Bujqësor). Njëkohësisht, në atë kohë, krahas saj ndiqte degën e gazetarisë, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Studimet e larta i mbaroi në vitin 1968. Në vjeshtën e atij viti emërohet redaktor në gazetën e përditshme, “Bashkimi” dhe më vonë,përgjegjës në revistën mujore “Bujqësia Shqiptare”. Më pas 4

Derte Shpirti

transferohet në Ministrinë e Bujqësisë e Ushqimit. Gjatë viteve të punës në shtyp, ka lëvruar të gjitha gjinitë e gazetarisë dhe publicistikës. Ka qenë një ndër krijuesit e Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë. Aktualisht, është anëtar IFAJ (International Federation of Agricultural Journalists). Që nga viti 2003, jeton familjarisht në Vashington DC, pranë fëmijëve. Ka botuar libra publicistikë, artikuj të shumtë në shypin e kohës.Eshtë autor i “Jeta ime, disa kujtime”, Studimin shkencor “Brega dhe shpresa”, librat “Lis në shkëmb”, “Kushtrimi i gjakut”, “Seriozitet me buzëqeshje”, “Gjaku i Trëndafilit”, “Brezargjendta dhe Dushklisi i shenjtë” dhe i fundit” Dhëmbi” -Z.Shahillnari, para së gjithash, ju falënderoj shumë për kohën tuaj të vlefshme që ia kushtoni intervistës . E pra, pyetja e parë, që unë dëshiroj t’u bëj, është:Jeni publicist dhe intelektual. Çfarë përgjegjësie ndjeni ju, në një vend si Shqipëria? Me profesorin e Gazetarisë -Oh, që me pyeD.Agolli tjen e parë e nise me “përgjegjësi”… Si të të them?Kam qenë gazetar edhe në sistemin diktatorial edhe në demokraci. Jam përpjekur të bëja detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme. Brenda kornizës, që lejonte koha, synoja të prekja “telat e zemrës” te lexuesit e gazetës “Bashkimi”, ku unë punoja. Tani, kur kam marrë rrugën e pleqërisë, 5


Fiqri Shahinllari

përgjegjësia ime si gazetar evidentohet lehtë: Mund të shkruaja më shumë kritika, fejtone, vëzhgime etj, edhe pse kudo te rrethonte ndrydhja e autocensura. Unë e dija se, ashtu si relievi, edhe shoqëria shqiptare është shumë e larmishme.Ka njerëz, që kanë etje për të vërtetën, por ka edhe “roje”, që këtë të vërtetë nuk e lenë të dalë jashtë. Koha dhe sistemi nuk kthehen prapa, por ama me mendje mund të hysh brenda dhe të gjykosh punën tënde, atë që ke bërë dhe atë që duhej të bëje. Natyrisht, me shkrime gazete nuk mund ta rrëzoje sistemin, por në një formë ose tjetrën mund të sinjlizonje lart udhëheqjen, duke u treguar se, fjala vjen, si mund ta realizonin normën kooperativistët dhe punëtorët e tjerë të bujqësisë, të cilët e bënin tokën qilizëm me bel dhe hanin bukë me sherbet(ujë me sheqer, të përzjerë me narden). Si mund t’u tufëzoheshin delet lumjanëve, kur këto bagëti të imta ata i kishin “fabrika” qumështi e leshi dhe, bile, ata këto bagëti i vlerësonin edhe si “doktorë”? Si intelektual, përgjegjësia ime vetjake bëhet “pronë” e përbashkët e të gjithë intelektualëve të tjerë shqiptarë, të cilët nuk u lodhën kurrë së menduari e punuari për lartësimin e ndërtesës së ëndërruar. Por ajo, tashmë, është rrëzuar tërësisht, duke sjellë njëkohësisht zhgënjime të mëdha. Pra, si intelektual jam edhe unë “bashkëfajtor dhe bashkëvuajtës”.Në librin tim”Lis në shkëmb” është nje kapitull me titullin: Komunizmi u mund jo nga pushka por nga kazma. - Mund të na tregoni diçka rreth vetes suaj, arsimimit, për interesat dhe përvojat e punës, në të kaluarën? 6

Derte Shpirti

-Kam lindur në fshatin Floq të Korçës, më 14 qershor 1945. Shkollën fillore e kreva në vendlindje, kurse shtatëvjeçaren në Kamenicë dhe të mesmen në qytetin e Korçës. Në ato vite, jam aktivizuar në rrethet kulturore e letrare, duke shkruar në gazetat “Pionieri” e “Zëri i Rinisë”. Më tej i vazhdova studimet në Institutin e Lartë Shtetëror të Bujqësisë (sot: Universiteti Bujqësor), për katër vjet e gjysëm. Njëkohësisht, në atë kohë, ndiqja pasditeve, në dy vjet radhazi, degën e gazetarisë, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Studimet e larta i kreva në vitin 1968.Në vjeshtën e atij viti u emërova redaktor në gazetën e përditshme “Bashkimi”.Aty isha i ngarkuar me çështjet e fshatit e të bujqësisë dhe bëja pjesë në kolegjiumin e redaksisë. Në këtë gazetë e vazhdova punën deri në vitin 1985, kur më caktuan përgjegjës në revistën mujore “Bujqësia Shqiptare”.Pas dhjetë vjetësh, pra kur në Shqipëri përjetonim proceset demokratike, më transferuan në Ministrinë e Bujqësisë e Ushqimit.Me nismën time, ai dikaster botoi “Buletinin Informativ” për shoqatat e përdorimit të ujit. Gjatë viteve të punës në shtyp, kam lëvruar të gjitha gjinitë e gazetarisë dhe të publicistikës.Po kështu, kam qenë një ndër krijuesit e Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë.Aktualisht, jam anëtar IFAJ (International Federation of Agricultural Journalists). Që nga viti 2003, jetoj familjarisht në Vashington DC, ku janë me punë dhe djali e vajza jonë. - Nga jetëshkrimi tuaj kuptojmë se kini botuar disa libra. Ç’mund të na thoni përkitazi me tematikën dhe ngjarjet e figurat, që ju 7


Fiqri Shahinllari

përshkruani, për të publikuar punën dhe veprën e tyre? -Siç thashë, e gjithë veprimtaria ime është gazetaria. Libra letrare kam shkruar pak. Ca të botuara, ca të pa botuara. Në vitin 1970 përgatita një vëllim me tregime, me titullin: “Tregimet e Rinisë”. Atë vëllim nuk e çova për botim.Nuk isha i bindur, nëse kisha “qullosur” gjë. Atë vëllim e kam të shkruar me makinë shkrimi” Oliveti”,por kam “frikë” t’i hedh ndonjë sy. E di që e kam shkruar “me zë të ulët”. Them me vete: “Sikur të kenë sy ato fletë të zverdhura nga koha, me siguri, do të shikonin fytyrën time të bërë lulëkuq nga turpi. Kam frikë se do t’i marr tregimet e do t’i hedh në kosh. Pra, le të “flenë” në paqe, atje ku janë, në sirtar! Shumë kohë më vonë, në vitin 2002 përgatita studimin me titull: “Brenga dhe Shpresa”, ku, siç duket edhe nga titulli, përshkruhet brenga e fshatarësisë, nga që u prishën kooperativat dhe ndërmarrjet bujqësore, pas vitit 1990 dhe, gjithashtu, shpresa që u lindi atyre për ndërtimin e kapitalizmit në fshat. Edhe ky studim ndodhet ne sirtar, për mungesë fondesh për botimin e tij. Nga viti 2005 deri në vitin 2013, kam botuar disa libra: njëri me titullin : “Jeta ime, disa kujtime”, tjetri “Lis ne shkëmb” deri tek i fundit “Dhëmbi””. Tematika e “Lisit…”është malli për vendlindjen.Atje përshkruhen, veç të tjerave, figura të spikatura e atdhetare, si Rushan Beu, i cili ishte mik shtëpie i Qemal Ataturkut, avokati e shkrimtari Kristo Floqi e vëllai i tij Thanas Floqi, ish-firmëtari i aktit historik të Shpalljes së Pavarësisë më vitin 1912, në Vlorë. “Kushtrimi i gjakut”, në një farë mënyre, mbështet 8

Derte Shpirti

idenë e Xhek Londonit, i cili shkruan se kushtrimi i gjakut është kushtrimi më i fortë.Në qendër të librit është një fis i tërë, ai i Iljazëve, në fshatin Boshanj të Kolonjës, fis patriotësh e të fisshëm, me njerëz krenarë, por edhe fis hallemadh. Një pjesëtar i tij, Muharremi, u anatemua dhe u burgos dy herë në sistemin komunist. Pjesa e dytë e këtij libri ka edhe shkrime gazetareske, po edhe një tregim, që së bashku lidhen organikisht me titullin e librit.Të mos zgjatem për librat e tjerë se mërzisim lexuesit. - Ju lutem, na tregoni diçka më tepër për punën e botimet tuaja . Si arritët të përuroni dy libra brenda vitit 2010? Jo, e kini gabim. Në shtator të vitit 2010 kam botuar vetëm librin “Kushtrimi i gjakut”, i cili, si ide, lindi befasisht.Në fillim të korrikut 2010, më takoi një i njohuri im dhe më propozoi që të shkruaja një monografi letrare për fisin dhe familjen e tij e sidomos për të atin, Muharremin. Ku më rrihte mua mendja dhe ku e kishte hallin ky, Tekiu. “Hane Shan, hane Bagdat!”-thashë me vete.Sepse unë isha përgatitur të botoja një vëllim me tregime, që i kisha shkruar në Amerikë. Më duhej të hidhja në letër edhe nja dy-tre tregime, që më lëviznin nëpër kthinat e kujtesës sime dhe pastaj, me të parë, me të bërë, mund të gjeja ndonjë sponsor. Fitoi propozimi i mikut tim. Ti e di, Monda, se e provon vetë “histerinë” e krijimit letrar.Kur të kap “amoku” krijues, s’di ku të futesh. O i hedh në letër ato, që të lëvrijnë në tru, o rashë e vdiqa, ndryshe të prishet rehati e s’të kap as gjumi. Në krye të tre muajve, u shkrua monografia që ze më shumë se gjysmën e librit, prej dyqind e ca faqesh.Kusuri u plotësua me 9


Fiqri Shahinllari

disa shkrime të tjerë, që lidhen, siç e thashë, organikisht me shkrimin kryesor. Vëllimi me tregime po priste sponsorin. Po preste edhe titullin përfundimtar. I cili me vonë u quajt:“Seriozitet me buzëqeshje” me të cilin lexuesi i interesuar është njohor tashmë. -Le të kthehemi pas në kohë: Si nisët të publikoni në shyp? Cili ka qenë shkrimi i parë në fushën tuaj të gazetarisë?Po më pas, si e vazhduat këtë udhë të bukur? -Shkrimi im i parë u botua në gazetën “Pionieri”, kur edhe vetë isha pionier në shtatëvjeçare. Titulli nuk më kujtohet, por bënte fjalë për vështirësitë e udhëtimit të nxënësve nga një fshat në tjetrin, në dimër e verë, kur nëpër korije ulërinin ujqërit. Më pas, fillova të shkruaja ndonjë shkrim në “Zërin e Rinisë” dhe ende më pas “Bashkimi”, kur isha student dhe ku, me në fund, pas studimeve të larta, u emërova redaktor në këtë gazetë. -Kur e kuptuat se publicistika ishte pasioni juaj? Vetëm se pëlqenit të shkruani?Cilat kanë qenë revistat më të pëlqyerat për të bashkëpunuar dhe pse? -As që bëhej fjalë të kuptoja unë në moshën e adoleshencës, kur shkrova një poezi, kushtuar fshatit tim të lindjes, të pikasja brenda vetes se pasioni im kishte qenë publicistika. Ajo poezi humbi në kutinë e postës. Humbi edhe kujtesa ime për vargjet e saj! Hë, po, tani mund të them se, që atëherë, paska lindur pasioni im për të shkruar.Ky pasion ushqehej, doemos, nga leximi. Vitet e fëmijërisë përcaktojnë jetën e mëvonëshme. 10

Derte Shpirti

-Cili është libri i parë që ke lexuar? -“Udhëtimet e Guliverit”.E lexoja nën dritën e zbehtë të llambës me vajguri në fshat,me padurim ngulmues. Më merrte me zor ime më e më çonte në shtrat për të fjetur. -Po filmi i parë cili ka qënë? -Para se të flas për filmin e parë që kam parë, më lejo ta çoj më tej etjen për lexim. Si në vegjëli, ashtu edhe në rini, leximi më ka sjellë kënaqësi me konture vuajtjeje. Leximi nën dritën e llambës me vajguri, nga padurimi për ta përfunduar librin që ty të pëlqen, ngjet si dy pika uji, me padurimin për ta lexuar sa më shpejt një libër që të rrëmben, edhe pse e lexon nën dritat elektrike ose nën llampat me neon. Po të jap një fakt, që sapo m’u kujtua: Kur isha student, po lexoja “Konti i Monte Kristos”. Sapo kisha përfunduar vëllimin e parë, e fillova të dytin. Në konvikt krevatët i kishim tip marinari. Ushqimin e hanim me lata, që ishte një bllok i vogël me fletë e çdo fletë shënonte: Mëngjes, Drekë, Darkë. Një mëngjes ia dhashë latën një shokut tim dhe iu luta që të ma sillte racionin në dhomë, “sepse isha mjaft i sëmurë”. Shoku im e besoi gënjeshtën dhe bëri siç i thashë unë. Kuptohet që edhe në leksion nuk shkova atë ditë. Kështu bëra edhe për drekën edhe për darkën. Rreth orës 10 të mbrëmjes e përfundova leximin e vëllimit të dytë të veprës.Kur më vunë re shokët me sytë pufka e të kuq dhe kur më panë që më merreshin këmbët, kur shkova në tualet, ata u shqetësuan shumë. Kujtuan, të shkretët, se unë vërtet isha i sëmurë… Ju pyetët nëse e mbaj mend filmin e parë. Po e mbaj mend. Është si dashuria e parë. Ka qenë filmi: “Beu 11


Fiqri Shahinllari

dhe Argati”, një film sovjetik, që u shfaq me kinema ambulante. Ekrani ishte një copë beze e bardhë, varur në një nga faqet e jashtme të murit të shkollës dhe “karriket” ishin tufat e kashtës, shtruar në sheshin e fshatit. U magjepsa me magjinë e kinemasë! Për të vazhduar përgjigjet e pyetjes, po u them se revistat, që më pëlqenin atëherë ishin:”Ylli”, “Hosteni” dhe “Nëntori”. Dy të parat ishin të ilustruara, kurse “Nëndori” më tërhiqte, sepse atje gjeja tregime e novela nga shkrimtarët tanë, por edhe klasikët e letërsisë botërore.Në këto revista gjeja letërsi të mirëfilltë. Me “Yllin” dhe “Hostenin” kam bashkëpunuar, duke shkruar shkrime, kurse në “Nëntori”, jo. Shkrimet e mija në këto revista ma plotësonin ndonjë boshllëk shpirtëror, që ndieja në gazetën” Bashkimi”, pasi kjo e fundit nuk ishte gazetë letrare. Ajo “kërkonte” nga unë shkrime të shpeshta për të pasqyruar punën, që bëhej në fshat dhe me “boshtin ideologjik” brenda. - Si publicist dhe gazetar, a keni ndjerë ndonjëherë shqetësime, ankth apo pasiguri? -Të jesh gazetar, do të thotë t’i provosh të trija ndiesitë. Edhe shqetësimin edhe ankthin edhe pasigurinë.Dhe kjo, sidomos, në diktaturë, por edhe në demokraci.Më lejoni ta ilustroj këtë pohim edhe me ndonjë fakt konkret nga përvoja ime.Shkruhej apo redaktohej shkrimi.Të nesërmen dilte gazeta. Ti rrije tërë sy e veshë: ç’ do të thonë ata lart, në Komitetin Qendror të Partisë? Në një rast, mua më doli “bardho”, në tjetrin rast “zezo”. Në shkrimin me titull: “Dinë të marrin evidenca, por nuk dinë të merren me ato”, kritikoja Komitetin Ekzekutiv të Vlorës. U botua në faqen e parë, në vend të kryeartikullit. Përveç 12

Derte Shpirti

qejfmbetjes së drejtuesve të Vlorës, nuk më thanë gjë “ata lart”. Pas dy muajsh, shkrimi u vlerësua me çmim nga një konkurs gazetarie. Shkrimi tjetër, me titull: “Shkakun, jo pasojën” ishte bërë objekt diskutimi në drejtorinë e shtypit të Komitetit Qendror. Nuk u morën masa ndaj meje, por më thanë që, herë tjetër, të isha më i kujdesshëm! Në kohën, kur drejtoja revistën “Bujqësia Shqiptare”, udhëzova piktorin që në kopërtinën e parë të vendosej fotoja e një fermeri, duke korruar jonxhë me kosë, në tokën e vet. Ndërsa sipër, në cep të kësaj kopertine, duhej të vendosej fotoja e nje traktori me rrota “John Deere”, të cilët, siç isha informuar, do të vinin së shpejti, dhuratë nga SHBA. Doli revista. Dikush nga drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit kishte thënë: “Fiqriu duhet të ketë kujdes. Nuk duhet ta nxijë realitetin demokratik!” Sa e degjova këtë sinjalizim, të këtij “ideatori demokratik”, nuk më mbante vendi. Pa e zgjatur, për dhjetë minuta, arrita në Ministri. I thashë zyrtarit të lartë se çdo punë ka të zotin e vet dhe vazhdova: “Paraqitja grafike e kopertinës flet qartë: sot me kosë, nesër me mekanikë. Dhe, kjo e nesërme, ja tek është në horizont, po lind në krye të faqes”. “Nuk e kam thënë me atë qëllim. Të kanë informuar gabim!”,- u mundua të shfajsohej zyrtari dhe, në çast, porositi dy kafe… -Kush u ka mbështetur shpirtërisht në krijimtarinë tuaj të larmishme studimore, shkencore ,publicistike dhe letrare? -Miqtë e mi. Në fillim, drejtori i shkollës në Kamenicë, Xhuvi Pelteku më nxiti të hartoja një 13


Fiqri Shahinllari

kumtesë për natyralistët e rinj, lidhur me krijimin e kopshtit botanik të shkollës.Ajo kumtesë më solli në Tiranë, në maj të vitit 1959, si përfaqësues i shkollës sonë, në takimin me natyralistët e rinj të Shqipërisë.Ato ditë, kemi mbjellë edhe drurë pyjorë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës.Po në Kamenicë, Franklin Xega më nxiste të lexoja letërsi. Në shkollën e mesme, Kristaq George, mësuesi i letërsisë dhe, më vonë, pedagogët e mi në gazetari: Fiqiri Vogli, Dritëro Agolli, Marash Hajati, Vangjush Gambeta e Vangjush Zallëmi, Zihni Reso etj. Në fillim, në gazetë më ka mbështetur shumë Kozma Skarco, Fiqiri Vogli, Napoleon Roshi, Milto Ferro etj. -Cilët shokë e shoqe ke patur në shkollën gazetarisë? -Xhevahir Spahiun, Spiro Deden, Kozeta Mamaqin, Faik Ballancën, Andon Deden, Gaqo Bushakën, Astrit Karadakun e plot të tjerë. -Takoheni shpesh? -Shpesh jo, por me raste takohemi e çmallemi. Tani jemi bërë pothuaj të gjithë gjyshër.Meqë erdhi fjala, dua të veçoj një takim të rastësishëm me Kozeta Mamaqin.I kujtova asaj se, kur lindi djalin e parë, unë i shkova për ta uruar në Durrës, në redaksinë e gazetës lokale “Adriatiku”, ku ajo punonte. - Si një intelektual dhe publicist, çfarë përgjegjësie ndjeni ju ndaj mërgimit të inteligjencës shqiptare? -Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje paksa të zorshme, unë dua të sjell në vëmendjen tuaj një bisedë, që kam bërë para disa ditëve. Isha unë dhe dy miqtë e mi: inxhinieri hidroteknik Avni Dervishi, aktualisht 14

Derte Shpirti

kryetar i Entit Rregullator të Ujit dhe inxhinieri i pyjeve Haki Kola, që punon në Prishtinë, në një projekt të SNV-së. Fjala nxori fjalën dhe si përfundim të asaj bisede, në përgjigje te pyetjes që më bëtë, po u them se, në këtë rast, nuk është fjala për përgjegjësinë, që duhet të mbajnë intelktualët dhe publicistët shqipëtarë, lidhur me mërgimin e inteligjecës shqiptare ose, e thënë ndryshe, me rrjedhjen e trurit. Shumë shumë mund të them se ndiej keqardhje.Thuhet se, nëse Francës i ikin njëmijë njerëzit më të mënçur, ajo nuk mund të quhet Francë.Edhe pse kjo shprehje ka domethënjen e vet për Francën, ne në Shqipëri duhet të jemi optimistë dhe unë jam një nga ata, që e shikoj “gotën” gjysëm plot edhe në këtë drejtim. Se, në fund të fundit, intelektualët shqipëtarë janë përballë një sfide,që duhet ta kapërxejnë. Shkaku duhet kërkuar te gjendja e vështirë ekonomike e vendit, e trashëguar nga rregjimet e mëparshme. Sepse, me barkun bosh, nuk mund të punojë truri i intelektualit. Se shqipëtarët kanë një inteligjencë të mrekullueshme që, kur u jepet rasti, qoftë edhe jashtë Atdheut, kanë treguar prova, që krijojnë surpriza. Ata e dinë se Amerika, Anglia, Italia, Greqia e tjerë, nuk është se janë vende më të mira, por janë thjeshtë vende të ndryshme, nga i yni.Shqipëria sot ka kushte të vështira ekonomike, por nga ana kulturore dhe historike ajo është një nga më të pasurat në Europe. Vërtet kanë ikur intelektualë, por edhe janë kthyer e do të kthehen. Gjithashtu, po përgatitet dhe një brez i ri intelektualesh, nëpër universitet tona. Sa për përgjegjësinë, që më pyete në fillim, po ju kujtoj se ajo, sikundër edhe faji, bëhet qyrk dhe nuk e 15


Fiqri Shahinllari

vesh njeri! Nuk e veshin as ata, që duhet ta veshin, as klasa politike, në veçanti.Ti, si person, mund të kesh përgjegjësi vetëm për votën, që hedh në kutinë e votimit. -Jeni nga Korca, Floqi, me tradita intelektuale dhe patriotike, jetuat në Tiranë e tani ne USA. Çfarë nënkupton vendlindja për ju? -Vendlindja nënkupton gjithçka.Malli për vendlindjen, dashuria për të shumëfishohet dhe sidomos, kur je larg saj. Ismail Kadare ka një poezi, ku përafërsisht thotë, se ai që ka zbuluar shpejtësinë reaktive, me siguri, ka qenë larg atdheut. Faik Konica ka vërejtur se “Duhet të jesh jashtë atdheut, larg tij, për të kuptuar se ç’bukuri të ëmbël ka për veshët fjala “Shqipëri”” . Ishte pikërisht vendlindja, që më detyroi të shkruaja librin “Lis në shkëmb”. Ideja fillestare lindi një ditë, kur unë, duke qëndruar buzë lumit “Potomak” në Vashington DC e po shikoja ketrat, që lëvrinin nëpër drurët dekorativë, befas më fluturoi mendja në vendlindjen Floq, në Korçë, Tiranë e në të gjithë Shqipërinë, të cilën e kam bredhur pëllëmbë për pëllëmbë. Ndjeva mall të pashoq. Çudi, sa emocione ndjeva! Ku ta kenë, vallë, “selinë” këto emocione?Në zemër? Në stomak?Përjetova një “deja vu” të jashtëzakonshme. Më duket se ndjenja e malli për vendlidjen nuk është thjesht ndjenjë e kaq. Me sa duket, ajo ka të bëjë edhe me genet, me gjakun, me biologjinë, madje edhe me fiziologjinë. - A urren gazetari e shkrimtari Shahinllari? Po, a jeni zhgënjyer ndonjëherë? -Nuk urrej asnjeri. Inatosem, zemërohem se prej gjaku jemi, të shkretën dhe në gjak kemi genin 16

Derte Shpirti

kapricioz ballkanas, i cili edhe me një fshikullimë fare të lehtë, kërcen pupthi përpjetë.Por shpejt më bie shkuma e zemërimit. Përvoja shekullore e njerëzimit ka treguar se tjetrit, përballë teje që ta bën borxh, “me të mirë, ia ha kokën; me të keq, i ha m…!” Sa për zhgënjimet, ehuuu..! Sa herë, por nuk qederosem shumë. Kështu është bota, me dritëhije.Miq të vërtetë janë ata, që vijnë, kur të tjerët ikin. - Çfarë është dashuria për ju? Kur e ndien një burrë se ai është i dashuruar? -Dashuria është pjesë e dlirësisë së saj. Dashuria edhe fajin e ka të çiltër.Ajo i kupton gjërat, para se të fliten me fjalë. Të duket, se shpirti është një frymëmarrje e trupit. Dashuria është një “fantazmë” e këndshme dhe e padukshme, sepse e kemi brenda vetes. Por, dashuria, mendoj, është një koncept më i gjerë, se sa ndjenja e marrëdhënia midis një çifti. Ka edhe një dashuri tjetër, që s’ka të krahasuar. Është ajo e prindërve për fëmijët,e gjyshërve për nipkat e mbeskat. A mund të më tregosh, e dashur Monda, nëse vërtet ka shkruar mjeshtri i madh, Viktor Hygo, diçka për gjyshërit?Nëse po, si dhe ku ta gjej? - Ç’kuptojmë me shprehjet “vetëgjymtim” dhe “vetëvrasje Me shokun e kursit të gazetraisë intelektuale”? Xhevahir Spahiu -Kjo është pyetje psikologjike, që kërkon përceptim të tillë. Mund të vetëvritesh ose vetëgjymtohesh intelektualisht, kur je servil ndaj eprorit, kur bëhesh 17


Fiqri Shahinllari

“shoku Zylo”, kur i nënshtrohesh çdo sistemi dhe force politike; kur bëhesh altorpolant i së keqes dhe kështu ushqen gjeneratën, që vjen pas; kur s’do të thuash atë, që mendon ose kur je i “tredhur” dhe synon drejt interesave të vogla meskine e nuk thua atë, që duhet të deklamosh me forcë e pa t’u dridhur qerpiku. - Çfarë është modestia për ju? Po vetëmburrja dhe vetëbuja? -Modestia për mua është behari i jetës. Vetëmburrja dhe vetëbuja është skuqja e faqeve para të tjerëve, me ndërgjegje bëhesh fajtor para vetes e pastaj para të tjerëve. - Çfarë dëshironi të shtoni? -Do të shtoja një këshillë miqësore për ty, Monda. Mblidhi të gjitha tregimet dhe poezitë “e zjarrta” dhe botoji në një vëllim të vetëm. Besoj se shitja do të jetë e sigurtë. Së dyti, kam dëshirë të gjej ndonjë prej atyre “natyralistëve të rinj”, që tok me mua të kërkojmë ata drurët pyjorë, që kemi mbjellë në maj të vitit 1959, në kodrat e Liqenit Artificial, në Tiranë. Plasa dhe nuk po i gjej dot sa herë dal shëtitje aty kodrave. Ju faleminderit, suksese!

18

Derte Shpirti

LAURUS NOBILIS -NovelëViti 1994. E para e dielë e prillit. Europa festonte solemnisht”Ditën e Dafinës”. Ajo ishte edhe Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Po atë ditë u nis stafeta e Kryqit të Artë nga Amerika drejt Filipineve. Ajo ditë u shndërrua, si të thuash, në festë botërore. Shkëlqimin festës ia shtoi sheshi Shën Pjetër në Vatikan me audiencë prej dhjetra mijë vizitorësh para të cilëve foli Shenjtëria e Tij, Papa Giovani Paolo II. Në mizërinë e turmës ndodhej edhe Margarita tok me shoqen e saj, Teutën. Befas para tyre u shfaq një burrë me trup atleti, kokën e të cilit e rrethonte një kurorë me degë e gjethe dafine. Për dore ai mbante një djalë të vogël, rreth shtatë vjet. U doli përpara dy femrave. Buzëqeshur i përshëndeti ato. -Tungjatjeta! Ato u shmangën dhe vazhduan të shikonin drejt ballkonit ku fliste Papa. Ai u doli përsëri përpara. Ato ndjenë bezdi dhe u larguan pak më tutje. -Nuk po më njeh moj Margaritë?-foli përsëri burri. Margarita u shtang. Zëri iu duk si i njohur për veshët e saj. -Jo, nuk të njoh. S’të kam parë kurrë. - Je e sigurtë? Margarita e vështroi përsëri, mjaft e bezdisur. -Jam Filipi. Jetoj e punoj prej kohësh në Australi. Ky i vogli është djali im. 19


Fiqri Shahinllari

Margaritës iu drodhën gjunjët, Filipi?! -Vërtet nuk më njeh? Kaq shumë paskam ndryshuar? S’të kujton asgjë kjo kurorë dafine mbi kokën time, pale fytyra? -Çne kurora të më kujtojë gjëra?-u përgjigj Margarita me fytyrë të zverdhur si ftua. Në fakt asaj i kujtohej që ç’ke me të Filipi dhe kurora. Bile me hollësi... -Kjo kurora e sotme ndodhet në kokën time se e kërkon rasti i kësaj dite. Ajo e dhjetë vjetëve më parë kur bisedonim në shkallët e amfiteatrit antik ishte në kokën time kastile për ty sepse, kujtoja se do të triumfoja me dashurinë time karshi zemrës tënde . Por më ndodhi si Apollonit....E di ti Margaritë se ka një lule me emrin tënd?... E dërrmuar nga e papritura, Margarita flakëriu sytë nga djali i vogël, të cilin Filipi pasi tha fjalët e fundit e mori për dore dhe të dy u tretën në thellësi të turmës së njerëzve....Teuta, u shastis fare nga ky dialog, vuri re se fytyra e shoqes së saj kishte marë ngjyrën e lulekungullit. Nuk duroi dhe e pyeti: -Të lënduan ato fjalë të atij palaços vagabond, moj të keqen motra? -Nuk është vagabond, as palaço nuk është. Është njeri i mirë por i padurueshëm. Shumë i padurueshëm. Ja, e pe? Edhe në këtë rast ai iku shpejt! Pseee? Pse nuk qëndroi edhe ca më tepër?- Pyeste këshu Margarita dhe ishte kaq e tronditur sa as vetë nuk e kuptonte nëse kërkonte përgjigje nga shoqja apo nga vetja. Ajo fliste me ndërprerje, jo rrjedhëshëm, për shkak të ngashërimit.”Ah moj Teuta ime.... sa e padrejtë është bota, sa i papritur dhe i ...pamëshirshëm është... ndonjëherë fati! ..Nuk më ka rënë rasti të tregoj një 20

Derte Shpirti

pjesë fare të shkurtër të jetës sime studentore,-foli me ngashërim Margarita. -Si kështu? Jemi shoqe dhe mbajmë kaq të fshehta!? -Eh, moj motra ime, mendimet tregohen, ndjenjat e dashurisë jo. Megjithatë, unë ia tregova të fshehtën, sa qe akoma e nxehtë, vetëm shoqes sime të ngushtë, Zyhrasë, me origjinë nga Kosova, atëhere, dhjetë vjet më parë. I tregova asaj sepse më dukej sikur lehtësoja veten. Ke qejf të tregoj pak nga kjo histori e shkuar? -Nuk po më durohet-u përgjigj Teuta. -Shkojmë gjëkundi të lëpijmë nga një akullore... *** Margaritës iu feks sakaq kujtimi i dhjetë vjetëve më parë... -Ishim të dy studentë.Unë studioja për Gjuhë e Letërsi. Filipi për Historinë e Lashtë. Ai më dashuronte. -Po ti?-ndërhyri sakaq Teuta. -S’di ç’të them. Nuk e kuptoja veten.. Një ditë më ndoqi deri në Amfiteatrin antik të Butrintit ku me shoqet e shokët e klasës po bënim ekskursionin e programuar. Nuk di si e qysh Filipi kishte rregulluar “pizgat” për të ardhur me klasën tonë. Atë ditë atje kishte shumë turistë nga bota. Gjeti rastin kur unë isha paksa e veçuar nga shoqet e shokët e klasës dhe m’u afrua. Mbi kokë kishte vënë një kurorë me degë e gjethe dafine tëpkë si sot. Më tha duke vënë dorën mbi kurorë: -Dashuria ime do të triumfojë mbi refuzimin tënd. Dafinat janë shenjë triumfi e lavdie. Nuk e përmbajta dot veten dhe ja shkrepa të qeshurës. -Pse qesh?-më tha-Nuk e di historinë e dafinës? 21


Fiqri Shahinllari

-Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë. -Degjoje, pra, nguli këmbë ai dhe u afrua më shumë pranë meje. Nisi rrëfimin.... .....Shumë e shumë kohë më parë, në lashtësi, toka e sotme quhej Gjea. Kjo ishte perëndia e parë që u shfaq prej boshllëkut të krijuar nga kaosi i gjithësisë. Prej Gjeas lindi Urani, domethënë qielli. Filozofët e lashtë e quanin Gjean qendër të Universit. Perëndia Gjea na kishte vajzë “Të Bukurën e Dheut”. Ajo ishte Nimfë, domethënë Hyjni e ujit apo e maleve, e ngjajshme si Zanat apo Shtojzavallet tona. Nimfa ishte e bukur, peri në fytyrë e në trup. E tillë, e bukur e fisnike ishte edhe në shpirt. E ëma e donte aq shumë sa kishte vendosur ta bënte të përjetëshme. Ajo do të rronte sa do të jetonte vetë Gjea, nëna saj. Kur kishte lindur e kishin pagëzuar me emrin Dhafni. Matanë detit e quajnë Laurus Nobilis. Sidoqoftë emri, atë e therrisnin” E Bukura e Dheut”. Një ditë prej ditësh Dhafnisë na i paskan vajtur sytë tek një djalë i pashëm dhe azgan. Ai ishte brun, syshkruar. E quanin Mesdhe’. Dhafnia, me një të parë djaloshin, kishte “rënë brenda”, e kishte zënë “sëmundja” e dashurisë. -Pse e quan sëmundje? -e pyeta unë Filipin. - Sepse “sëmundje” është,moj Margarita. Të kap zemrën, të rrëmben mendjen. -Sa vjeçe ishte e Bukura e Dheut kur ra në dashuri? - Aq sa je ti sot. Qesha me shpirt e thashë: -Vazhdo, vazhdo! Në të njëjtën kohë të Bukurën e Dheut me emrin Dhafni e dëshironte zemra e zhuritur e Apollonit. Ky djalë nuk ishte dosido. Ishte i biri i kryeperëndisë Zeus, 22

Derte Shpirti

që matanë detit e quajnë Jupiter. Apolloni kishte një nënë, për kokën e nënës. Ajo quhej Leto, e dashura e Zeusit, po jo gruaja e tij. Motra e tij binjake ishte Artemisa. Vetë Apolloni ishte perëndia e Diellit, bukurisë, mjekësisë, arteve, muzikës, frymëzimit. Mirëpo, do ti?,e bukura e Dheut na e paska refuzuar kërkesën e Apollonit që ajo të bëhej gruaja e tij. Apolloni ishte këmbëngulës në dashurinë e pakufishme për Dhafninë. E ndiqte pas kudo ku ajo shkonte. Një ditë pranvere, e diel ka qënë , Apolloni tok me motrën e vet Artemis, dolën për shëtitje kodrave e fushave. Mos harroj të them se Artemisën i ati e kishte emëruar Hyjni që të kujdesej për natyrën, gjuetinë, kafshët , bimësinë, hënën. Në disa vënde të tjerë Artemisën e quajnë Dianë. Dhe kështu, motër e vëlla, ec e ec, ec e ec, duke u kënaqur me dritën e ditës e gjelbërimin e pa anë. Sapo kishte lindur Dielli. Qielli po përflakej nga lindja e horizontit. Drurët e pyjeve ishin mbushur me fletë të gjelbërta. Bari jeshilonte fushat, lulet qëndisnin kodra e lugina, fusha e livadhe, zogjtë cicëronin nëpër degë. Flladi i erës kundërmonte aromë pranvere. Në këtë sfond të bukur natyror bisedonin e kënaqeshin vëlla e motër. Mirëpo, rrjedhën e bisedës ua ndërpreu, befas, një pamje tjetër. Nga pylli doli një sorkadhe e bukur e cila vraponte e alarmuar. Pas sorkadhes vraponte kupthi, një tigër me krifën e qafës të acaruar, ngritur lart. Ai ishte ngritur në mëngjez dhe kërkonte mish për ushqim. Po atë mëngjes edhe sorkadhja kuqalashe kishte dalë të kulloste bar e gjethe. Tigri e kishte pikasur gjahun e vet, sorkadhen, dhe iu sul ta ndiqte. Sorkadhja ndjeu rrezikun dhe ia dha vrapit me të katra sikur ta kishte 23


Fiqri Shahinllari

kapur zekthi. Ajo ik, tigri ndiq. Sorkadhja ik e grabitqari ndiq në fushën mbuluar dyst me bar e shkurre. Apollonit i erdhi keq për sorkadhen që ikte e ikte me vrap për të shpëtuar nga dhëmbët e mprehtë e të tmerrshëm të kafshës egërsirë e grabitqare. Nga ana e tij tigri ike e ikte kupthi për të kapur sorkadhen. Cila kafshë do të fitonte në këtë betejë për jetë a vdekje? Kuptohet. Kush do t’i rezistonte lodhjes. I bënte këtë pyetje dhe i jepte përgjigje vetes Apolloni dhe zemra iu ndrydh. Motra e vet kuptoi gjendjen dëshpëruese të vëllait dhe i tha: -Mos u ligështo, o vëllai im Apollon! Si tigri ashtu edhe sorkadhja kanë të drejtë. I pari lufton që të mos ngordhë nga uria, kërkon të jetojë. E dyta përpiqet, me mish e me shpirt, të shpëtojë nga dhëmbët e kthetrat me thonj të mprehtë si maja thike prej çeliku të tigrit egërsirë dhe të vazhdojë jetën e saj. Kështu e kërkon rregulli i mistershëm i Gjithësisë, i Universit. Po unë, si Hyjni e gjuetisë që jam, për hatrin tënd do ta shpëtoj sorkadhen.. ...Këtu Filipi e ndërpreu pak rrëfimin për të më futur mua, siç tha, në relitetin e ditës sepse ai vuri re që unë po dëgjoja e dalldisur dhe e habitur. Tha:Se, ta dish ti moj Margaritë, motra e Apollonit kishte vizion yllor. -E shpëtoi Artemisa sorkadhen?-pyeta. -Jo. -Pse? -Sepse u fut në mes djalli, shejtani, që u shfaq në formën e një plake fytyrëfishkur e hundëkropallë, e dobët kockë e lëkurë, veshur me manto të zezë, e krrusur, me shkop në dorë. Ajo thirri pas shpinës së Apollonit dhe Artemisës. Kjo ktheu kokën pas. Ç’të 24

Derte Shpirti

shihte? Një grua xhinde, veshur tebtil si e rreckosur që i bënte shënjë Artemisës për t’u afruar te ajo. Dhe vajza u afrua te djalligrua. Apolloni nuk e vuri re. Ai vazhdonte të ndiqte, i përpirë i tëri, duelin në vrapim për jetë a vdekje midis tigrit dhe sorkadhes. Por, fati deshte që, edhe ky të mos e ndiqte deri në fund spektaklin tragjik të dyluftimit të kafshëve. Nga pjesa perëndimore e një kodre të vogël, afër pyllit, sapo doli në majë të saj e Bukura e Dheut, Nimfa Dhafni. Ajo po vraponte e alarmuar duke thirrur në ndihmë të sorkadhes, sepse edhe ajo e kishte parë skenën tragjike nga një vend tjetër ku kishte shkuar për çlodhje e meditim. Apollonit i iku mëndja e kokës. Harroi motrën. Zhvendosi vëmendjen nga skena vrapuese e sorkadhes ndjekur nga tigri dhe u sul drejt të Bukurës së Dheut. Donte ta kapte, donte ta rrëmbente për grua, morpo qoftë edhe me forcë. Mjaft kishte duruar të lëngonte prej dashurisë që kishte për Dhafninë. Dhe filloi ta ndiqte edhe ky me vrap Dhafninë. Ajo ik e ky ndiq, ajo ik, ky ndiq. Disa barinj, që kullosnin dhitë në pyllin për karshi, shikonin me keqardhje poshtë në luadhe e lëndina ndjekjen e frikëshme të tigrit për të kapur sorkadhen dhe ja, po shikonin të habitur një ndjekje tjetër të një burri të fuqishëm me trup atleti për të kapur një vajzë të hajthme e të brishtë. Çudia e barinjve u shumëfishua kur dalluan Apollonin dhe Dhafninë. I njihnin ata, por nuk dinin arsyen e këtij dyluftimi në vrapim. Por më tepër barinjtë u habitën kur panë se, nga thirrjet e Dhafnisë: “Tigriii, tigriii”, kafsha e egër u çakërdis dhe u hutua. Tigri u ndal. Në gojë mbante qafën e sorkadhes. Trupin e saj e kishte hedhur mbi kurriz ashtu siç hedhin njerzit xhaketën e 25


Fiqri Shahinllari

palosur në njërin sup. I kishte ngulur dhëmbët e tij në fytin e saj prej nga kullonte gjaku në lëndinë. Si duket, tigri u tremb dhe hapi gojën. Sorkadhja e ndjeu veten një çast të lirë, përfitoi nga rasti dhe ia dha vrapit ashtu e plagosur…Egërsira nuk po e mblidhte veten... ....Erdhi një moment kur e Bukura e Dheut, Dhafni, u lodh. Apolloni e kapi me krahët e tij të fuqishëm dhe nuk ngopej së pari. Filloi ta përqafonte e ta puthte. Në buzë ndjeu shijen e kripur të djersës së saj që i rridhte në faqe e në gushë. Sytë i kishte me lot. Ajo nuk donte të dëgjonte përgjërimet e betimet e Apollonit. Dridhej si një zog në krahët e tij muskulozë. Dhe ja, lëshoi një thirje sa kishte në kokë, një klithmë buçitëse për të kërkuar ndihmë. Befas, u dëgjua një uturimë, një zhurmë e frikshme. Nën këmbët e Apollonit dhe të Dhafnisë u hap dhe u ça Toka. Gjea, nëna e vajzës, ishte alarmuar nga klithma e së bijës. Hapi krahët e saj dhe e rrëmbeu në gjirin e vet. Apolloni u tremb dhe u dëshpërua jashtë mase. Ishte para një fenomeni natyror, që jo vetëm nuk e kishte hasur ndonjëherë, por as kishte dëgjuar për një gjë të tillë. Ai mbeti i shastisur. Dhe thirri: -Medet, medet. Ç’më gjeti mua të ziun! Ma përpiu Dheu të Bukurën e Dheut. Lëshoi këtë duf dëshpërimi të thellë Apolloni dhe u ul në gjunjë në vendin ku u zhduk e dashura e tij e bukur. Filloi të qante me lot ngashërimi. Lotët e tij njomnin tokën. Dielli iu lut Qiellit që ta ndihmonte perëndinë e tij, Apollonin, për ta kaluar fatkeqësinë, që e kishte pllakosur me sa më pak dhimbje. Qielli nuk ia prishi Diellit dëshirën. Sytë e Qiellit filluan të derdhnin lot. Shiu që vinte nga lart përzihej me lotët e 26

Derte Shpirti

djalit këtu poshtë. Kur, ç’të shihje? Në vendin ku e Bukura e Dheut u zhduk, filluan të buisnin skallonj të njomë, të blertë të një bime që vazhdonte të rritej nën vëzhgimin e habitur të Apolllonit. U rrit e u rrit deri sa u bë një shkurre tre metra e lartë. U duk se ndaloi rritja por nuk qe e thënë. Rritja vazhdonte. U arrit deri në lartësinë dymbëdhjetë metra dhe pastaj ndaloi. I shastisur krejt, i mërzitur dhe i mbushur me mllef inati, Apolloni këputi një degë nga kjo bimë e çuditëshme dhe po e vrojtonte. Ndjeu aromë të këndëshme që nuk e kishte patur deri atëhere asnjë lloj parfumi nga bimët e tjera. Gjethet i kishte të forta, heshtake dhe të lëmuara, që të krijonin përshtypjen se ato rrëshqasin në duar ashtu siç i rrëshqiti nga duart Dhafnia e tij e dashur. Në moment, iu drejtua degës që e mbante në duar dhe i thirri: “Dhafni! Dhafni! Ti u transformove në pemë me gjelbërim të përhershëm, që do të rrosh sa të jetë kjo tokë. Ti u transformove, u ndryshove por edhe unë do të ndryshoj emrin. Nuk do të quaj Dhafni por Dafinë! Dafinë fisnike”. Pastaj degën e bëri kurorë dhe e vendosi në kokën e tij të bukur.... ...Akoma pa e vendosur mirë kurorën në kokë, kur, nën këmbët e tij dhe nën degët e pemës dafinë, u platit e llangosur me gjak në qafën e hollë sorkadhja kuqalashe, që sapo kishte shpëtuar nga dhëmbët dhe kthetrat e mallkuara të tigrit. Nga goja e saj dilte shkumë e bardhë përzjerë me gjak. Ajo kishte bërë përpjekje të mëdha për të ikur me vrap por, për shkak të rrjedhjes çurkë të gjakut, forcat i kishin shterur dhe ja tek jepte shpirt pranë Apollonit dhe bimës fisnike dafinë. Dielli kishte marë tatëpjetën e rrugës drejt perëndimit. Sorkadhja ktheu kokën nga perëndimi i 27


Fiqri Shahinllari

diellit. Nga sytë e saj pikonin lotë hidhërimi dhe dhimbjeje. Apolloni e mblodhi veten. U trondit për të dytën here atë ditë. E harroi për një çast plagën shpirtërore që i shkaktoi humbja e të Bukurës së Dheut Dhafni dhe po merej me sorkadhen e shtrirë që po qante. Ajo qante po sytë nuk i kishte të venitur. Përkundrazi, ata ishin si thëngjij të ndezur. “Kjo do të thotë se kafsha e gjorë lufton akoma me vdekjen” mendoi në ato momente Apolloni-kjo do të thotë se zemra nuk ka pulsimin me ritmin e zakonshëm, por ama nuk ka pushuar. Duhet ndihmuar për ta aktivizuar zemrën”. Së pari, grisi mëngën e këmishës dhe me të lidhi plagën në qafë. Rrjedhja e gjakut pushoi. Por sorkadhja rrinte shtrirë me lot në sy. Nuk lëviste as këmbët, as kokën. Atëhere Apolloni iu drejtua për ndihmë babait të vet, Zeusit, që është i plotfuqishmi i Qiejve dhe i çdo gjëje në atmosferë e në Tokë.. I ati, sakaq, dërgoi një rrufe shkreptimtare e cila ndezi një zjarr në kaçuben aty pranë. Apolloni shpejt këputi një degë tjetër nga pema e dafinës dhe e afroi te zjarri. Në degën që digjej u formua një lëndë ngjitëse, si biçim pomade. Apolloni e mori pomadën nga dega e dafinës akoma të nxehtë dhe e vendosi në plagën e qafës së sorkadhes. Për habinë e tij, sorkadhja e gjorë pas tri minutave, filloi të lëvizte veshët. Dha shënja jete. U shërua…Sapo Apolloni mjekoi qafën e sorkadhes, mbrriti motra Artemis. -Po ti ç’u bëre, nga humbe kështu?-pyeti vëllai motrën. -E humba mëndjen pas një shtrige. U gënjeva dhe ktheva kokën prapa. Humba nga sytë tigrin gjakatar që ndiqte sorkadhen e gjorë. Dëgjo këtu, o vëlla! E keqja 28

Derte Shpirti

të vjen e të pengon shpesh herë jo ballas por prapa, pas shpine.Mos u gënje të kthesh kokën pas, por mbaji sytë drejt objektivit, atje ku kërkon të arrish. Mos humb kohën duke parë andej - këtej por drejt, përpara. Në këto muhabete, sorkadhja u ngrit në këmbë. Filloi të lëpijë duart e Apollonit dhe gjethet e dafinës. -Ua, uauu, sorkadhja kuqalashe! Si kështu? Paska shpëtuar nga thonjtë e egërsirës pa ndihmën time si Hyjni e gjuetisë që jam?-pyeti e habitur Artemisa. -Shpëtoi, shpëtoi. E mjekova me melhemin që nxorri dega e kësaj bime fisnike-u përgjigj vëllai jo pa krenari. -Pse nuk thua që kjo bimë, përveç bukurisë trupore, paska edhe veti mjekuese? Habitem se si nuk më ka rënë rasti të shikoj një bimë të tillë deri tani në të gjithë vëndin tonë! Si quhet? -Dafinë. E quajta unë në shënjë dashurie që kisha për të Bukurën e Dheut, Dhafninë. Kur ti u ktheve prapa, unë pashë Dhafninë e bukur që ikte me ling dhe bërtiste: “Tigriii, tigriii, po ndjek sorkadhen!” Ajo vraponte drejt kafshëve për të shpëtuar sorkadhen fatkeqe. Sa e pashë, u sula drejt saj. Vrapova. Ajo ikte. U lodh. E arrita dhe e kapa. Ishte duke bërtitur: “Tigriii, tigriii, po ha sorkadheeen!” Zëri i saj tingëllues ushtoi në luginë. Hodha sytë tutje, ku bëhej dueli vrapues midis tigrit dhe sorkadhes. Më tutje vura re disa çobenj me krrabë në dorë që, me sa kuptova, ndiqnin me ankth tigrin dhe sorkadhen në dyluftim për jetë a vdekje dhe donin ta shpëtonin. Ata më shikonin edhe mua tek ndiqnja me vrap Dhafninë time. Më tutje nuk e mora vesh se ç’u bë pasi ndodhi një fenomen i llahtarshëm. Në momentin që kapa Dhafninë dhe ajo po thërriste, nëna e saj,Gjea hapi krahët dhe ma rrëmbeu, e futi në 29


Fiqri Shahinllari

gjirin e vet, poshtë, në thellësi, ja këtu ku jemi ne. Sapo u zhduk e bukura nimfë Dhafni, doli kjo bima e fisëshme që kemi para syve... -Oh, vëllai im i dashur! Gjithsesi ti e meriton këtë kurorë me degët e kësaj bime që ke vënë në kokë. Ti, vëllaçkua im, që komunikon me Diellin jetëdhënës e me Qiellin, me zogjtë e bimët, me tokën me male e fusha, lumenj e dete, me lejën e babait tonë të gjithfuqishëm e të madhërishëm, Zeusit, bën shiun e dëborën, vapën e freskun, ja që nuk bëre dot për vete te bukurën Dhafni. Po mos u mërzit. Nuk ke faj. Zemra e njeriut është shumë më e thellë nga sa e pandehim neve. Zemra e të dashurës tënde do të jetë taksur për ndonjë tjetër... -Ke të drejtë motërza ime e mirë, e dashur dhe e mençme. Si Hyjni edhe e gjuetisë që je, e ke “gjuajtur”me të vërtetë synimin e zemrës së Dhafnisë. Ajo dashuronte Mesdherin.... *** …Deri këtu unë dëgjoja me gojëhapur atje në shkallët e amfiteatrit. U magjepsa nga rrethanat e ngjarjes dhe nga rrëfimi me ngjyra të ndezura të Filipit. Në një moment kur Filipi piu ujë nga shishja e tij, nuk durova dhe pyeta: -Filip, vërtet, ç’u bë me Mesdherin, djaloshin brun e syshkruar? -Ai, Mesdheri, e mori nuse Dafinën. Më pëlqen që, këtej e tutje, ta quaj Dafinë, me emrin që e pagëzoi Apolloni e jo Dhafni. U martuan dhe i vunë vetes detyrën Yllore që fëmijët e tyre, farat që prodhonte 30

Derte Shpirti

Dafina t’i shpërndanin nëpër vendet e ngrohta dhe afër detit, afër babait të saj Poseidonit, që është perëndi e Detit. Poseidoni dhe Gjea kishin edhe nje djalë me emrin Ante i cili kur kishte këmbët në tokë nuk e mposhtëte askush, sado fuqi që të kishte kundërshtari i tij. E mundi Herakliu kur e ngriti lart duke e shkëputur nga nëna Gjea, Toka. Nga martesa e Dafinës me Mesdherin u lindën shumë fëmijë. Fëmijët e tyre u martuan dhe lindën fëmijë të tjerë duke shtuar fiset dhe gjinitë. U bënë nja pesëdhjetë gjini të tilla me njëmijë lloje. Të gjithë llojet janë me gjelbërim të përjetshëm, dimër apo verë qoftë. Por emrat e dafinës ndryshojnë sipas vëndeve ku ajo rritet. Diku e quajnë Dhafnë, diku Luri, Defn ,por më shumë njerëz e quajnë Laurus Nobilis, që në latinisht kumbon shumë bukur e që do të thotë dafinë fisnike. Dhe, me që latinët janë fise më të mëdhenj e më të përhapur se fiset e tjerë, kjo bimë quhet kudo Laurus Nobilis. Por hëpërhë, për lehtësi shpjegimi ne le ta quajmë Dafinë. Po shpejt ma bëre këtë pyetje Margaritë. Mos vallë u mërzite? Nuk do të vazhdoj më tej? -Ç’thua mo Filip? Mos bëj shaka. Mua më përpiu të tërën rrëfimi yt. Prandaj, të lutem vazhdo-u përgjigja unë. -Ku e lamë rrëfimin? -Te biseda motër e vëlla. -Ë, po. Motra Artemis, e mori vesh që Dafina e rrëmbyer në gjirin e s’ëmës, do të thoshte se ajo u martua me Mesdherin, me atë që donte zemra e saj. Artemisa nuk mbajti mëri, nuk u zemërua me këtë bimë të çuditëshme. Përkundrazi, si Hyjni edhe e natyrës dhe e bimësisë që ishte, ajo e bekoi dafinën dhe, gjitha31


Fiqri Shahinllari

shtu, e inkurajoi vëllanë e saj për ta mbajtur në kokë kurorën me degën e gjethet e saj të gjelbërta. Sepse, Apolloni nuk ishte vetëm perëndi e Diellit, bukurisë, mjekësisë por edhe e trimërisë, arteve, muzikës, muzës. Sipas shëmbullit të Apollonit, më vonë, do të vlerësoheshin strategët e dalluar ushtarakë, piktorët e shquar, artistët, poetët, dijetarët, fituesit e garave olimpike. Në shënjë nderimi për veprat këtyre njerzve të shquar u vinin solemnisht në kokë kurora dafine. Ata edhe sot quhen persona të lauruar edhe pse nuk u vihet kurora në kokë. Vetë emri apo mbiemri: “Lauruar”, “Laurant” do të thotë i kurorëzuar me degë Lauris Nobilis. Ky emër latinisht do të thotë i kurorëzuar me degë dafine. Kështu, Apolloni vërtet humbi një dashuri, por prej dhembjes së saj fitoi një simbol të përjetshëm për njerzit e zotë e të talentuar të fushave të ndryshme të jetës, fitoi Lauris-in, simbolin e fitores e të lavdisë. -Që këtej besoj ka zanafillën edhe kurora me degë dafine mbi kokën e Dante Aligerit e të Petrarkës-i thashë unë Filipit.-Kam parasysh portretin e tyre nëpër enciklopedi të ndryshme. -E vërtetë-pohoi Filipi-por historia e kurorës është më e herëshme, që kur Apolloni vrau në Pythion, Pitonin, hyjniun me trup gjarpëri, i cili mbronte qendrën e Tokës. Që na viti 776 p.e.re për nder të këtij veprimi, një herë në katër vjet organizoheshin lojrat e ashtuquajtura,Pitonike,pararendëse të lojrave Olimpike.Fituesit në muzikë e në vjershërim shpërbleheshin me një kurorë dege e gjethe dafine. Më vonë Pythoni u quajt Delf, ku ishte orakulli më i rëndësishëm i botës greke... 32

Derte Shpirti

...Mua moj Teuta po më rrëmbente aq shumë tregimi sa nuk po vija re që koha po fluturonte dhe shoqet po ma bënin me shënjë për të shkuar në autobus sepse do të shkonim në hotel për të kaluar natën dhe të nesërmen do të ktheheshim në Tiranë. Dëgjova emrin Delf dhe nuk m’u durua pa thënë dicka që kisha lexuar diku: -Di gjë ti Filip për sentencën e shkruar në gurin e varrit të filozofit Gilon, aty në tempullin e Delfit, që thotë: “Njeri njih veten tënde”? Me që ra fjala, ti e njeh veten?-bëra këtë pyetje pa takt dhe e kuptova se faqet e mia duhet të kishin marrë ngjyrën e purport. - Besoj se përderisa filozofi paska dhënë këtë këshillë, them se as unë, as ti, asnjeri tjetër nuk mund ta njohë veten plotësisht. Mbase lypsen opnionet e të tjerëve për ta njohur veten çdo njeri. A të vazhdoj?tha ai. Unë e miratova duke e ftuar të ecnim drejt autobusit. Qëndruam panë e pranë në sedilet e autobusit i cili mori rrugën për në Sarandë. Filipi vazhdoi me pasion rrëfimin: -Mua më bren kurioziteti për të mësuar shkakun e vrasjes së Pitonit nga ana e Apollonit. Mos vallë i duhej marrë haku Tokës që përpiu Nimfën Dhafni dhe e shndërroi në pemë? Pitoni mbronte qëndrën e Tokës përse nuk e ndaloi këtë përthithje? Ka shumë mite e gojëdhëna për shkakun e vërtetë, por më e besueshme është njëra prej tyre...Pitoni ishte biri i Zeusit dhe i Heras. Atë e dërgoi Hera të ndiqte Leton shtatzënë dhe ta ndalonte të lindëte. Letoja, më duket se ta thashë qëparë, ishte e dashura e Zeusit por jo gruaja e tij. Zeusi e kishte lënë atë shtatzënë. Mirëpo Pitoni nuk mundi të bëjë gjë. Kështuqë Letoja lindi binjakët Apollon dhe 33


Fiqri Shahinllari

motrën e tij Artemisa. Që kur ishte katër ditë Apolloni jepte shënja se do të bëhej burrë i fortë në të ardhmen. Ishte i vogël kur mori vesh nga e ëma grackën që Pitoni, vëllai i tij nga babai, i kishte ngritur Letos. U inatos. Kur u rrit farkëtari Hefest i dhuroi Apollonit një hark prej argjendi dhe një tufë shigjetash prej ari. Me këtë mjet luftarak Apolloni vendosi të hakmerrej ndaj Pitonit me trup gjarpëri. Shkoi te guva ku jetonte Pitoni. Ky i doli përballë. I egërsuar. Tentoi ta godiste por Apolloni ishte më i shpejtë dhe e qëlloi me shigjetë drejt në ballë. Pitoni lëshoi ulërimën gjëmimtare, sa u tund tërë mali Parnas. Dhe vdiq. Atëhere Apolloni me një vegël muzikore ia mori këngës për fitoren. Nga ky moment Apolloni u quajt edhe Perëndia e Muzikës. Më pas ai mori trupin e Pitonit dhe e varrosi në shpatin e malit Parnas. Në atë vend ai ndërtoi tempullin e Delfit. Sipas ligjit të malit të Olimpit, Apolloni kishte nevojë të pastrohej pasi kishte kryer vrasje. Për këtë Zeusi e urdhëroi të krijonte lojrat Pitiane të Delfit, ku konkurronin sportistë, poetë dhe muzikantë. -Mjaft me vrasje, të lutem Filip-e ndërpreva unë. Di ndonjë gjë më shumë për kurorën e Dafinës në kokën e Dante Aligerit e të Petrarkës dhe e të tjerëve? -Di, di, por po i afrohemi hotelit dhe ti do të flesh me shoqet. Neser do të ikni. Unë do të qëndroj ca ditë tek tezja ime që e kam këtu në Sarandë. Vetëm po të them që vërtet ata dy poetët klasikë e të mrekullueshëm morën kurorë dafine, por e di kush ka qënë shkaku? -Nga ta di? -Shkaku ka qënë dashuria e pakufishme për dy femra. Për Danten Beatricja dhe për Petrarkën Laura. Ky i fundit shprehu pasionin e shpirtit në lirikat e tij 34

Derte Shpirti

të famëshme për Laurën, të dashurën e tij platonike... Autobusi arriti në hotel. Zbritëm një e nga një. Zbriti edhe Filipi. Më tha: “Bëfsh natën e mirë e pafsh ëndërra të bukura që t’u bëfshin realitet! Ndonjëherë tjetër do të tregoj se si e pësojnë ata njerëz që refuzojnë dashurinë e sinqertë.Është në vazhdim të historisë që sapo të rrëfeva. Natën! dhe iku nëpër muzg. Pas nja pesë ditëve unë e pashë me bisht të syrit Filipin në koridorin e ndërtesës ku janë dy fakultetet: i Gjuhës dhe ai i Historisë. Ti e di Teuta. Iu afrova gjoja si padashje. Ai po më kërkonte me sy. M’u afrua. Unë atë desha. Më propozoi takim pas dite. Shkuam te Shën Prokopi si i thoshin, fshehtas, Bar-Restorantit mbi kodrën e Liqenit Artificial. Porositëm nga një gotë birrë me kikirikë. -Si është puna e refuzimit të dashurisë që më premtove të më tregoje në vazhdim të rrëfimit të Butrintit?- e pyeta pa ardhur akoma gotat e birrës. -Nuk e paske harruar ,ë? mirë, ja po vazhdoj-tha ai. Unë isha përgatitur shpirtërisht dhe e dija se do të humbisja në rrëfimin e historisë. Ai tregonte bukur, me pasion. Isha përgatitur edhe për këmbënguljen e tij për të më thënë:“Ka një lule me emrin tënd Margaritë. Mua me pëlqen shumë...” -Në vazhdën e historisë që po të tregoja në Butrintfilloi Filipi- desha të shtoja diçka edhe për refuzimin në dashuri, po edhe për lulet. Mirëpo nuk na premtoi koha. Desha të rrëfeja që zemra e femrës, sido që të ndodhë, është ku e ku sa më e dhimbëshme dhe e ndjeshme karshi zemrës gur të ndonjë mashkulli. Të vazhdoj? -Ç’pret akoma?-ngulmova unë. 35


Fiqri Shahinllari

-Si e bindi të vëllanë që ta mbante në kokë kurorën, Artemisa vazhdoi bisedën më tej: “Demek e ringjalle sorkadhen,o im vëlla zemërmirë! Të lumtë! Nuk paska dale kot fjala “Bëmë baba të të ngjaj” Kështu veproi edhe babai ynë kur ngjalli Adonisin”. -Nuk e di këtë ngjarje, motër e dashur, mund të ma tregosh deri sa të mbrrijmë në shtëpi? -Me gjith qejf. Adonisi është Hyjni. Në gjuhën semite Adonis do të thotë zotëri. Ai kishte një bukuri të jashtëzakonëshme. Të gjitha femrat sytë e mën-djen tek ai djalë i kishin. Ka qenë aq i bukur sa atë e dashuroi në menyrë të veçantë vetë Afërdita, perëndesha e bukurisë, dashurisë dhe pjellorisë. Diku, matanë detit, Afërditës i thonë Venera. Afërdita ishte shtënë kaq shumë pas Adonisit sa ditë e natë ajo për atë mendonte. Pasioni për Adonisin e bëri Afërditën të zbriste në Tokë e të merrej me gjueti nëpër pyjet e Qipros. E ndiqte pas kudo ku ai shkonte për gjueti. Një ditë asaj iu sos durimi. I doli përpara në një korie me lisa dhe ia shfaqi dashurinë e pakufishme që kishte për të. Mirëpo Adonisi e refuzoi. Asaj gati i ra pika prej dëshpërimit e hidhërimit. Por nuk hoqi dorë. E ndiqte fshehtas, kur ai shkonte për gjueti. Adonisi, veç bukurisë së trupit, kishte të bukur e melodioz edhe zërin. Kur ia merte ai këngës pyjeve e fushave, zogjtë ndalnin cicërimën, kafshët e egra pushonin vrapin, peshqit kërcenin mbi ujë, Afërditës i priteshin gjunjët, i ikte goja, syri lotin s’e pushonte, zemra gati t’i ndalonte.. Sepse ajo e donte. Ai nuk e pranonte. Por edhe ky refuzues i madh i dashurisë së një femre pati një fund jo të mirë që, po të mos e ndihmonte babai ynë i gjithfuqishëm, Zeusi, 36

Derte Shpirti

Adonisi do të kishte pasoja tragjike, do të ikte në botën tjetër në moshën fare të re. Sepse djalli është i kudondodhur. Një derr i zi, me feçkën e madhe që e futëte nëpër gjirize e plehrishte, nëpër llucat e ujrave të qelbura, as që shikonte bukurinë e mahnitëshme të atij deli djali, as dëgjonte zërin e mrekullueshëm e melodioz kur Adonisi këndonte. Me kokën poshtë e me noçkën e latyrisur me fëlliqësira, derri i zi e sulmoi befasisht Adonisin dhe e çarvaliti me dhëmbët e mëdhenj të syrit. E vrau. U dëshpëruan të gjithë. U dëshpërua më shumë Afërdita. Zemra e saj, si zemra e femrës, ç’i do llafet? -Pse, si është zemra e femrës?-ndërhyra unë. -Është qelibar, e ndjeshme, nuk mban inate, s’para refuzon. Nuk e di se si është zemra jote Margartë, unë po flas për Afërditën.. -Ku do të dalësh me këtë që po thua? -Asgjëkundi, dua të vazhdoj bisedën-tha Filipi -Ah, ç’na the! Mirë, mirë, vazhdo. - Jemi te biseda e Artemisës me vëllain e saj Apollon. Ajo i tregoi Apollonit: Afërdita u pikëllua aq shumë sa mallkoi fatin e saj që kishte qënë më i fortë se zotërit! 37


Fiqri Shahinllari

Shkoi te babai ynë, Zeusi,që është zoti suprem në gjithësi, u ul në gjunjë para tij, qau dhe iu lut që ta kthente në jetë të dashurin e saj Adonis qoftë edhe për pak kohë. Kishte shpresë se ai do ta pranonte dashurinë e saj të pakufishme. Babai ynë e dëgjoi dhe i sugjeroi Hadin-it, zotit të botës së nëndheshme që ta lëshonte Adonisin nga mbretëria e errësirës. Nuk e di se si e qysh, por di që babai ynë e ringjalli atë djalë, siç ringjalle ti, vëllai im sorkadhen e bukur kuqalashe. U ringjall Adonisi dhe atëhere natyra shpërtheu në gëzim, toka u vesh me gjelbërim e lule, u bë pranverë.. -Sa mirë, sa krenar ndjehem! – tha,duke buzëqeshur Apolloni. Ai gati po e harronte ca nga ca hidhërimin e thellë që i shkaktoi zhdukja e befasishme e të dashurës së tij, Dafina. -Edhe unë jam krenare dyfish. Për babanë që shpëtoi Adonisin dhe për ty që ringjalle sorkadhen. Artemisa nuk rreshtëte. Ajo fliste e fliste e kënaqur që po ia largonte brengën Apollonit. Dhe, kështu, ec e fol, fol e ec, ata po i afroheshin shtëpisë ku i priste Lenoja, nëna e tyre e dashur dhe e dhembsur. Ajo ishte bërë merak për vonesën e fëmijëve të saj. Artemisa këtë copë të shkurtër rruge, deri te shtëpia, nuk mund ta bënte në heshtje. Vazhdoi bisedën me vëllanë e vet... -Shumë mirë Filip. Po më duket koha fare e shkurtër dhe kam frikë se do të mbarosh shpejt këtë histori që unë dua të jetë e pambarimtë,-ndërhyra unë tepër e kënaqur dhe buzagaz. Filipi u ndje krenar e vuri buzën në gaz. Pushoi pak sikur donte të mblidhte mendimet që unë ia “shpërndava” me ndërhyrjen time dhe vijoi: -Oh, sa mirë do të ishte por si çdo gjë në jetë, ka një 38

Derte Shpirti

fillim po ka edhe një fund. Ngjarja që pason, për mua tregon se shpesh njeriun e merr në qafë vetja e vet, mendjemadhësia, kapadaillëku.. -Nuk po të ku.. -S’ka nevojë të më kuptosh mua moj Margarita. Përfundimin nxirre vetë.Thashë që Artemisa vazhdoi bisedën. Dëgjoje se si mendon ajo dhe këtë ia thotë të vëllait:”Kur e keqja imponohet dhe vjen nga dikush, atëhere perënditë dhe hyjnitë bëjnë përpjekje e të shpëtojnë siç bëtë ju të dy për të shpëtuar dy shpirtra. Por, kur e keqja vjen nga vetvetja, nuk ka forcë të jashtëme që ta ndalojë atë. Ke dëgjuar gjë për Narcisin?” -Më ka zënë veshi diçka, më kujtohet turbullt ngjarja, se ma ka mbështjellë napa e harresës e Narcissus (Caravaggio, 1590) cila nuk më lejon të kujtoj qartë. -Dëgjo,se tani do ta rifreskoj unë kuj-tesën o vëlla. Se, ne, femrat fiksojmë më mirë në memorje gjërat, sidomos, ato që kanë të bëjnë me dashurinë, me dëshira zemre. Narcisi, një djalë i ri, shumë i pashëm, tej mase bukurosh u dashurua pas vetes së tij aq shumë sa çdo ditë shkonte në pyll, pranë një liqeni të vogël me ujë të pastër kristal e të kthjellët si qielli pa re. Ai kishte sprapsur dashurinë e sinqertë të nimfës Eko, e cila për këtë shkak vdiq nga pikëllimi..Narcisi, siç thashë, ishte djalosh i bukur tej mase por frikacak, 39


Fiqri Shahinllari

mendjemadh e sedërmadh..Qëndronte buzë ujit e kënaqej duke parë pasqyrimin në ujë të fytyrës së vet. Kënaqej. Evitonte shokët e miqtë. Qeshte. Dhëmbët e bardhë si inxhi. Buzët si qershi në atë gojë të vogël, sytë e kulluar e të qartë xham pasqyre! Pasi shikonte veten në pasqyrën e ujit, ai kthehej i kënaqur në shtëpi. Të nesërmen, e njëjta gjë. Varovingot shtëpi-liqen e liqen-shtëpi u bënë ritual i përditshëm. Pasioni për ta parë e kënaqur me vetveten ishte kaq i madh sa ai nuk e mposhti dot. Dhe ky pasion iu bë gangrenë që e vdiq Narcisin. Njerzit e gjetën trupin e tij pa shpirt në vëndin ku ai shikonte veten në pasqyrën e ujit. Ca romakë thonë se Narcisi vdiq nga e pangrëna dhe nga etja për ujë. Aq shumë e kishte përpirë vetvetja sa ai harronte të hante e të pinte ujë. Të tjerë zëra thonë se ai vdiq nga dëshpërimi, zhgënjimi e hidhërimi. Ne, grekët, dimë faktin se Narcisi vrau veten me thikë. Dikush tjetër thotë se ai duke parë veten në pasqyrën e ujit u mahnit sa u përkul aq shumë mbi liqen për ta kapur shëmbëlltyrën e vet sa u rrëzua atje dhe u mbyt. Atje ku vdiq bandilli bukurosh, pikërisht në atë vend, mbiu një lule aromëmirë, me gjashtë petale me ngjyrë të verdhë e të bardhë që mori emrin Narcis. Ngjarja e Dafinës tënde, o vëlla, që u përpi nga e ëma Gjea, i afrohet ngjarjes së Narcisit sepse atje ku u zhduk Dhafnia, mbiu pema, Dafina. Atje ku vdiq Narcisi, mbiu lulja me emrin Narcis. Po kjo ngjarje me Narcisin, o vëllai im i dashur tregon se ku të çon mendjemadhësia dhe egoizmi i sëmurë... -Sa ves i keq-ndërhyra unë.- Edhe ne në Shqipëri kur mallkojmë ndonjë njeri themi:”Të hyftë vetja në qejf’ -Po,po-miratoi Filipi.-Vetlavdërimin, mburrjen, 40

Derte Shpirti

dukjen me kakapërllëk të njeriut edhe gjetkë, në vende të tjera më të mëdha e përbuzin. Presidenti Amerikan Benxhiamin Frenklini ka thënë në kohën e tij: “He who falls in love with himself will have no rivals’” që do të thotë se kush bie në dashuri me veten nuk ka rivale.. *** Ishin rrëmbyer aq shumë nga këto rrëfime, motër e vëlla, sa nuk e vunë re që ishin futur në oborrin e shtëpisë. Përpara u doli nëna Leto me krahët hapur. I përqafoi krijesat e saj të dashura. Ajo përqëndroi sytë te Apolloni me kokën plot me gjethe të jeshilta dhe pyeti: -Ç’e ke këtë kurorë që të paska hijeshur kaq shumë kokën o biri im? -Jam vetlauruar për përpjekjet që kam bërë për të triumfuar në dashuri, moj nënoçka ime e shtrenjtë. Por gjithëçka më shkoi huq. Nuk e mora dot atë që deshau përgjigj Apolloni që në çast rrëmbeu Leton në krahët e tij muskulozë. E puthi t’ëmën në të dy faqet dhe e ngriti lart, sipër kokës së tij. -More, bir, - tha nëna akoma në krahët e djalit të saj,- këto degë lëshuakan një aromë të mirë, të këndëshme. Të këput dy gjethe e t’i përdor në gjellën që kam në zjarr? -Këputi nënë këputi... Gjella me gjethet e dafinës i dha kuzhinës një aromë të këndëshme që nuk ishte nuhatur ndonjëherë tjetër më parë. -Kjo bimë fisnike qënka e bekuar edhe për gatim, foli Letua. -Po, nënë, është e vërtetë. Ajo bimë, dafina zbukuron 41


Fiqri Shahinllari

vendin ku rritet, mjekon plagë, aromatizon ushqimin, - u përgjigj Artemisa. Shumë njerëz do ta quajnë Laurus Nobilis këtë bimë fisnike që hyn në punë kudo.. * * *

…Magaritës iu kujtuan të gjitha këto atë të dielën e parë të prillit në vitin 1994. Sapo i kishte kujtuar Filipi lulen me emrin Margaritë! Ajo kujtoi fjalët e tij dhjetë vjet më parë:”E di ti se ka një lule me emrin tënd, Margaritë?”Asaj iu varën dy pika loti poshtë qerpikëve të syve të saj të bukur dhe rrëshqitën faqeve deri në mjekër. Por ajo ngushëlloi veten: Në fund të fundit, nuk kishte shumë faj që nuk u martua me Filipin. Ai ishte treguar i padurueshëm. Ajo nuk e kishte refuzuar. I kishte thënë vetëm këto fjalë:”Jo, jo. Kaq shpejt? Ne nuk njihemi mirë me njëri- tjetrin!” A mund të quhen këto fjalë refuzim? Jo. Përkundrazi. Janë miratim.Tani veç mallit është e kotë çdo gjë. Mbi të kaluarën s’ka forcë asnjeri që të veprojë… Ps :Varianti i parë i kësaj novele është botuar në librin “Gjaku i Trëndafilit”

42

Derte Shpirti

SOMNAMBUL Të rralla ishin mbrëmjet ku të mos kishte, të paktën pesë- gjashtë, zboristë para çadrës së komandës së batalionit. Ata kërkonin lejë për të shkuar nëpër shtëpitë e tyre dhe të ktheheshin përsëri të nesërmen, herët në mëngjes për të vazhduar stërvitjen ushtarake. Të gjithë kishin nga një hall por halli i njërit nuk i ngjante hallit të tjetrit. Hekurani kërkonte lejë sepse ishte fundi i pesëmbëdhjetëditëshit dhe nuk kishte lekë për të ushqyer fëmijët. Do të kërkonte borxh te fqinjët. Halitin meazallah se e zinte gjumi natën çadrave të ushtrisë, Pandi vuante nga zemra dhe e kishte të sigurtë se mjeku i bataloionit, Isufi, që kishte kryer studimet në Çekosllovaki ku ishte njohur me studenten siriane Anna, me të cilën ishte martuar, ishte “rob zoti” dhe do t’i jepte lejë. Më në fund i erdhi radha Bardhyl Sheqerit, një burri tridhjetëvjeçar, kasap me zanat. Këtij zboristët ia kishin ngjitur nofkën “Tomi”. Arsyeja ishte sepse Bardhyli, kur diskutoheshin llojet e armëve , përmëndëte shpesh emrin e armës automatike “Tomson” që ky e quante shkurt: “Tomi” -Si e ke hallin o Tomi, pa na i thuaj!-e pyetën me dashamirësi ata të komandës. -Ç’t’u thotë Tomi ju, o shoku komandant e ju o shoku komisar? Mirë kanë thënë të parët tanë: “Halle, halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan.” Kur dëgjova hallet e parafolësve, kolegëve të mi zboristë që kërkonin lejë, thashë me vete: “Këto nuk janë halle. Para hallit tim unë i mar hallet e tyre dhe i hedh në lumë!” 43


Fiqri Shahinllari

-Po cili qënka halli tënd, pra, që para tij s’të bëjnë përshtypje hallet e të tjerëve? Tomi shfaqte mërzi alarmuese. Ai nuk kishte hall lekësh, as hall sëmundjesh. Kishte një tjetër gjë, të madhe që i hante shpirtin që ditët e para të martesës me Ikbalin, vajzë e bukur, e mënçme nga një fshat në rrethinat e Shijakut. Duheshin për qamet me njëritjetrin. Mirëpo fati, ndonjëherë, është aq i pabesë, aq i lig sa të këput në mes, të bën pluhur e hi çdo ëndërr të bukur martesore. Ikbali, që shkurt i thoshin Bali, ngrihej natën dhe dilte nga shtëpia. Ku shkonte? Me kë takohej? Përse? Tomi nuk e kishte pikasur që në fillim këtë veprim të saj. Ishte i lodhur nga puna me orar të zgjatur dhe mezi i natës atë e pushtonte me një gjumë të rëndë, plumb. Mirëpo një herë, në mesantë, ai ndjeu të shoqen të ngrihej nga krevati dhe të shkonte në guzhinë. Ajo filloi të lante pjatat e të fshinte shtëpinë. Ai nuk i kushtoi rëndësi këtij veprimi. U mjaftua me ndezjen e dritës, u ngrit nga krevati dhe shkoi e mori për dore të shoqen për ta çuar në krevat. Kishte kohë boll të nesërmen për të fshirë, larë e shplarë. Ajo u drodh. E habitur, me sy të çaplyer shikonte të shoqin. -Ç’ke Bardhi?-pyeti -Leri enët tani, lere edhe fshesën, ke kohë nesër! -Pse çfarë po bënja unë? -Mjaft u talle me mua Bali, po lan enët në pikun e natës, ja ç’po bën. Bali nuk mbante mend kurrgjë se ç’po bënte. “Mos vallë ishte në gjumë me syhapur-mendoi Bardhyl Sheqeri, i shoqi-dhe kjo nuk e di? Apo po tallej me të? Ndoshta këto veprime janë të ngjajshme me veprimet 44

Derte Shpirti

e pavullnetëshme të fëmijëve që urinojnë në shtrat? Mirëpo veprimi i saj u bë rutinë, pra nuk ishte tallje, as shaka nuk ishte. Ishte sëmundje e çuditëshme që të bën të ecësh, të punosh në gjumë me sy hapur për një kohë të shkurtër. Gjumi i ngadaltë i Balit lëshonte valë të vetëdijes së ulët dhe ajo kryente veprime sikur të ishte në vetëdije të plotë por kurrë nuk mbante mend nga këto veprime të çuditëshme. Dha e mori Bardhi me të shoqen për të zgjidhur këtë enigmë por meazallah se i jepnin dum këtij halli. Një ditë, në muhabet e sipër, ia qanë hallin Qeribasë, një komshijes së tyre por që binte edhe kushërirë e largët me Bardhin. Por, ama llaf, gjetën xhami ku të falen. Qeribaja kishte patur vetë dikur, pa u bërë me fëmijë, një hall të ngjajshëm me të Balit. Çohej çdo mesnatë, në ora 12 fiks dhe kapte në grykë burrin e saj, Rremën, duke i thënë: “I poshtër, maskara, ç’bën, sehir? Nuk e shikon këtë fëlliqësirë që u fut në shtratin tonë bashkëshortor dhe kërkon të bëjë seks me mua?” Asaj i mbushej tërë trupi me djersë nga sikleti. Një çast më parë kishte ndjerë të tundej suvaja e mureve të dhomës dhe të zhurmonin kornizat e fotografive në boro dhe ato varur në mure. Pastaj ishte hapur dera nga u shfaq një burrë mustaqezi që duke qeshur e u zgërdhirë iu avit Qeribasë në krevat dhe iu fut nën çarçaf. Ajo mbeti në mes të dy burrave, Rremës së vet dhe mustaqeziut të botës! Bardhi dhe Bali u bënë tërë sy e veshë. Bardhit iu kujtua shoku i vet gjirokastrit i cili, duke ngarë makinën e eksportit nga Shën Naumi për në Ohër, për disa sekonda, nuk komandonte dot duart mbi timon. I shikonte dhe nuk vepronte dot. Mos vallë ishte në 45


Fiqri Shahinllari

mikrogjumë? Mos vallë ishte në ëndërr? Jo, jo. Cimbithi veten. Ishte ne jetën reale, nuk ishte në gjumë. Atij një gjë e tillë i kishte ndodhur edhe herë të tjera. Një herë fjeti, me gjithë të shoqen, në Hotelin Pesëmbëdhjetëkatësh në Tiranë. Në mëngjes, gruaja e tij u largua nga dhoma e gjumit më përpara se i shoqi duke i thënë atij se do ta priste poshtë, në kafe. Shoferi, i shoqi i saj, po vonohej. Ai, pasi kishte mbyllur derën e dhomës, kishte zbritur shkallët dhe po shkonte drejt recepsionistes për t’i lënë asaj çelësin. Ngriu në vënd. Trupi iu mbush me bulëza djerse. “Kishte burrë nëne t’ia çonte çelësin recepsionistes?”-i kishte thënë një herë shoferi mikut të tij, Bardhyl Sheqerit. “Problemin” e kishte zgjidhur e shoqja. Këto dy ndodhi, të Qeribasë dhe shoferit, ishin krejt të ndryshme me njëra tjetrën por kishin një emërues të përbashkët. E para: Ndjesitë, veprimet ose mosveprimet bëheshin me sy hapur. E dyta: Ishin çifte të rinj. Qeribasë me kalimin e kohës iu zhduk vetvetiu mirazhi a vegimi, zere si të duash , lexues i nderuar. Po kështu edhe shoferit. Ata u vizituan te mjeku neurolog disa herë, mernin edhe ilaçe por vetëm koha u bë mjeku më i mirë për ta. E treta: Si Qeribaja, si shoferi i mbanin mend mirë incidentet, veprimet e tyre kurse Balit nuk i kujtohej hiç, asnjë gjë. Gjirokastritit i ndodhte ditën, Qeribasë në orën 12 fiks të natës, Balit në mesnatë rreth orës 11 deri më 1 të natës, pa orë fikse. Këtu qëndronte problemi. Me sa dukej, Bali vuante nga tjetër gjë. Ajo në kohën që ngrihej nga gjumi sytë i kishte hapur, ca sy si të xhamtë, të zbehtë, pa shprehje. Cila ishte kjo sëmundje, cilët ishin shkaqet? Trashëgimia, mjedisi i ndryshuar, pasojë e ndonjë sëmundjeje 46

Derte Shpirti

si gripi, ethet, apo nga lodhja e tepërt? Shkaku ekonomik në këtë rast përjashtohet. Bardhi ishte kasap, shitës mishi, nxirte të ardhura të mira, e shoqja rrobaqepëse dhe me makinën qepëse që e përdorte fshehuarzi, pasi ishte e ndaluar puna private në shtëpi, ajo xheku fitonte diçka plus rrogës që merte në ndërmarrjen e prodhimi të veshjeve. Vetëm dy vetë ishin në shtëpi, fëmijë nuk kishin akoma. Ushqeheshin mirë, visheshin shik. Kush e shikonte këtë çift të pamshëm, gjatë shëtitjeve të mbrëmjes nëpër Bulevardin e Madh, të zënë krah për krah tek bisedonin e qeshnin me njëri-tjetrin, thoshte: “ Sa çift simpatik, sa të lumtur janë!” Por kujt mund t’i shkonte mëndja, se njërit prej tyre, Bardhylit, i zhuritej zemra, ia hante shpirtin meraku mizor i dyshimit për të shoqen? Me kalimin e kohës në shpirtin e Bardhit hyri dyshimi. Ai kishte të drejtë për arsyet që vetëm ai i dinte. Jeta e tij po shndrrohej në një dramë të vërtetë. Ata duheshin shumë me njëri-tjetrin. Dashuria të bashkon. Urrejta të ndan. Ai kishte frikë se mos ndjenja e dashurisë mund t’i transformohej në urrejte. Se nuk janë të pakta rastet kur kjo u ka ndodhur çifteve të tjerë. Se ndjenjat kanë veti transformuese. Sot je i dashuruar, nesër urrehesh. Je sot i urryer nga dikush, nesër prite kur të dashurohesh! Pse? Sepse janë të ralla rastet kur përputhen zemra me mendjen. Bardhi e donte me zemër Balin, mendja i thoshte mos u nxito se nuk është ajo që duket! Debati i ftohtë i mëndjes i kundërvihej zemrës së nxehtë nga dashuria për të shoqen. Gjykimi i ftohtë mendjes se tij për veprimet e çuditëshme të Balit i shkaktoi shqetësim të paparë. Ky shqetësim, nën shtytjen e zemrës, herë-herë dilte jashtë por shpejt 47


Fiqri Shahinllari

kthehej në shpirt sepse atje e kishte folenë. Mirëpo arsyeja duhet të dominojë mbi ndjenjat e zemrës. “Zullumi” po shtohej nga ana e Balit. Në orët e mesnatës ajo filloi të bënte veprime të çuditëshme që nuk i kishte bërë më parë. Ndërsa Bardhi flinte për shtatë palë qejfe, ajo nuk shkonte tanimë në guzhinë për të larë enë e për të fshirë dyshemenë. Ajo dilte jashtë e humbiste nëpër Tiranë, e vetme, në errësirë. Ku shkonte? Kur e diktoi largimin e saj natën për gati një orë, Bardhit i iku mëndja, iu përcëllua zemra. “Mos vallë ajo, nën petkun e “sëmundjes” shkon diku e bën dashuri? Cila forcë është ajo që e detyron të shoqen të lerë bosh shtratin bashkëshortor, të bëjë harram gjumin dhe të largohet hajdutëshe duke e lënë burrin e vet në gjumë? Si nuk fle ajo? Gjumi është ligj hyjnor e universal. Flenë njerzit, flenë kafshët, flenë edhe bimët në dimër. Gjumi të çlodh trupin por ai është i domosdoshëm edhe për shëndetin mendor. Ai të përtërin forcat, të mbush “bateritë” e zbrazura. Cilat bateri? Të mendjes po e po se ajo çlodhet. Ndryshe, ke të bësh me neuroza, depresion, sëmundje psiqike. Se, po të mos çlodhet mëndja, atëhere gati është sulmi psikik. Në gjumë pra vetëm truri bën pushim, kurse stomaku, mushkëritë, lëkura, gjëndrat endokrine, zemra nuk flenë, ato punojnë vazhdimisht. Lëkura djersin, mushkëritë pompohen me ajër, zemra vazhdon tiktakun e vet ritmikisht. Ah zemra, zemra. Në cilën grackë do të ketë ngecur kjo zemra e Balit që nuk pyet as për gjumë, as për çlodhje, as për turp, as për frikë? Kush jetonte në thellësinë e zemrës së saj, ai, Bardhëziu apo jarani?” Ishte hera e parë që Bardhi ia bëri vetes këtë pyetje 48

Derte Shpirti

domuze. Ai u zhyt kokë e këmbë në mister. A u ka takuar rasti të shikoni një njeri me shpirtin në panik? Te njerëz të tillë duket ashiqare forca dhe dobësia, shikimi i mprehtë dhe verbëria, madhështia dhe vogëlsia. Një sy i vëmëndëshëm do të dallonte fizionominë e hutuar dhe të papërcaktuar të fytyrës së tij në ato ditë kur atë e grryente dyshimi që i futej në shpirt në kërkim të së vërtetës. Dhe ai do ta gjente të vërtetën se s’bën. Do të gërmonte pa u lodhur. Në fillim pa e vënë re e shoqja. Nuk donte që ajo ta merte vesh se ai po e survejonte, nuk donte ta bënte atë të vuante pa u siguruar mirë. Pastaj me të parë, me të bërë. E pa të udhës ta ndiqte në fshehtësi. Ditën e ruante kur ajo shkonte në punë. Kënaqej me tualetin e saj. Tek ecte rrugës Bali u jepte përshëndetje kalimthi njerëzve të njohur të saj. Kaq. Në rregull. Po ai nuk ishte tuaf që të mos i nxirrte ujë të zi të fshehtës përvëluese e cila kishte ditë që po ia turbullonte jetën bashkëshortore, që e kishte detyruar edhe të qante në heshtje. I kishte ikur mendja. Ishte kureshtje survejimi i të shoqes, ishte pasioni i madh i dashurisë për të? Sado nervoz të jetë njeriu, ose sado tip sanguin të jetë ai, nëse mospërputhja në dashuri zgjat shumë, atëhere vjen një moment që ai largohet nga kjo lloj dashuri me hir apo me pahir. Po në rastin e Bardhit nuk bëhet fjalë për rezistencë në dashuri. Ai e donte marrëzisht Balin. Edhe ajo, të paktën kështu dukej, e donte të shoqin. Apo kështu shtirej? Atij i ishte lënduar sedra krenare të cilën kush më shumë e kush më pak ,e ka çdo njeri sidomos ne, shqiptarët si popull ballkanas që jemi. Bardhi kishte vendosur ta ndiqte fshehtas kur gruaja e tij largohej në mesnatë. Ku shkonte? Cilin 49


Fiqri Shahinllari

takonte për rreth një orë? Një natë bëri sikur fjeti. Po gërriste..Ajo u ngrit ngadalë, hodhi një mbulesë të purpurt mbi supe, hapi derën me kujdes dhe u largua…Bardhi, kishte pregatitur “armën e ftohtë”,një hanxhar nga ata që priste mishin, me teh të mprehtë që ndante qimen në dysh e jo më kokën e jaranit në rast se vinte puna deri aty. Nuk i paskan thënë kot se, në raste të veçanta,”dashuria e bën njeriun kriminel!” Mori biçikletën dhe duke mbajtur një farë distance ndoqi gruan e tij pa i rënë asaj në sy. Për një moment e urreu veten. Po tregohej një langaraq, një paloburrë që ia ka me hile gruas së vet, që i fshihet asaj duke e kontrolluar ku shkon, kë takon! Nëse e donte vërtet Balin nuk duhet t’ia punonte asaj kështu, pas krahëve. Domethënë s’kishte besim? Atëhere ç’mut burrë ishte ai?..Po sikur ta kenë marë vesh komshinjtë largimin natën të Balit, a kanë të drejtë që ta quajnë prostitutë, kurvë? Po. Kanë. Punë e madhe. Rëndësi ka mendimi i tij, dashuria e tij për gruan e vet. Sepse ka çështje bashkëshortore që precipitojnë në fund të zemrës dhe atje varrosen. Ndërsa Bardhi bënte këtë dialog me vetveten, gruaja e tij ecte ngadaë. Pasi kaloi Urën e Tabakëve e sheshin para godines së parlamentit mori drejtimin e rrugës së sahatit. Natë. Rrugët xhanxhin. Asnjeri. Akoma nuk kishin filluar punën punonjësit e pastrimit të kryeqytetit. Bali ecte me kujdes të jashtëzakonshëm buzës së trotuarve. Kaloi Sheshin “Skënderbej”dhe u drejtua për nga “Rruga e Durrësit”. Ritmi i ecjes së saj ishte i njëtrajtëshëm. Bardhyl Sheqeri bënte çudi sepse, edhe pse gruaja e tij mbante kokën lart, këmbët e saj çapiteshin me kujdes e siguri të mahnitëshme buzë 50

Derte Shpirti

pusetave që nuk kishin kapakë. Ajo shihte jo me sy por me intuitë, instiktivisht sikur ta kishte mësuar përmëndësh rrugën në çdo metër e centimetër të saj! Biçikleta e re fringo, pa zhurmë e Bardhit iu bë rrodhe Balit gjashtëdhjetë-shtatëdhjetë metra pas. Gruaja nuk e kthente kurrë kokën prapa. Duke ecur njëtrajtëshëm arriti deri te Zogu i Zi. A thua donte të shkonte në fshatin e saj të lindjes, në rrethinat e Shijakut? Ama llaf! Ç’janë këto budallallëqe? Por, stop! Bali qëndroi menjëherë sikur t’i kishte dalë dikush përpara. Biçikleta e Bardhit stopoi, gjithashtu. Gruaja u kthye prapsht, vetëtimthi dhe shpejtoi hapat sikur ta ndiqte njeri e ajo donte të shpëtonte prej tij. Mos vallë u mërzit se nuk kishte dalë në takim jarani? Apo ngatërroi orën e takimit? Kësaj here Bali, në rrugën e kthimit, nuk ecte me ritmin monoton e të njëtrajtë-shëm si më parë por lingthi, e alarmuar. Bardhi bëri të njëjtën gjë. U kthye me biçikletë duke dredhuar ndërtesave me qëllim që ajo të mos e shikonte. Kthente herë - herë kokën pas për të ndjekur ecjen e Balit e cila vazhdonte me vrap, e alarmuar. Sharpin e purpurt e mori në dorë. Vrap, vrap, vrap. Bardhi kaloi urën e Lanës te rruga e Elbasanit dhe hodhi sytë edhe një herë tutje. E pa atë duke vrapuar. Ky u fsheh pas ndërtesave. Ndërkohë ajo u dha me ling te Ura e 51


Fiqri Shahinllari

Tabakëve. Ai u fut në shtëpinë private njëkatëshe, vendosi në oborr biçi-kletën ku e linte gjithnjë dhe u fut në dhomën e gjumit. Përtej xhameve të dritares vuri re Balin që hyri në portën hapur siç e kishte lënë kur kishte dalë. Bardhi u fut në krevat në pozicionin që kishte patur gati një orë më parë kur e shoqja iku nëpër natë. …Kërciti paksa dera e dhomës së gjumit. Ngadalë e me kujdes Bali iu afrua dritares. Nuk po futej në krevat. Mbështeti kurrizin pas murit. Hëna gati e plotë i përkëdhelte fytyrën. Frymëmarrja e shpejtë ia hidhte gjoksin përpjetë. Nuk duroi më.Ia plasi të qarit. “O zot! Ç’mund t’i ketë ndodhur”?,-pyeti veten flakërues Bardhi. Ai e njihte për vajzë krenare, me karakter të fortë por këto lotë ngashërues tregojnë se ajo ka një pezm të madh në shpirt, një hall të rëndë. U mundua ta përmbante veten por nuk mundi. Hapi dritën. Ajo u drodh dhe i nguli atij sytë e përlotur, të çakarritur e të çakërdisur. Kafshoi buzën e poshtëme dhe shkoi te i shoqi i cili ishte ngritur duke iu afruar të shoqes. Ajo u sul drejt Bardhit, mbështeti kokën në gjoksin e tij dhe i kapi duart. Psherëtiu thellë. Me buzët si të ngrira e me sytë plot lot tha: -Bardhi im i dashur, më fal! Nuk mundi më tej. U mbyt në lot ngashërues. Qëndroi pak. Ndjeu dorën e tij mbi supe, mbi qafë, mbi flokë. Mori frymë thellë dhe vazhdoi: -Më fal, njëqind herë më fal. Të përgjërohem se unë budallaqja nuk të kam treguar se eci në gjumë pa e ditur as vetë. Kur vij ndërmend llahtarisem. Shumë herë e kam gjetur veten jashtë shtëpisë, natën dhe tmerrohem si këtu në Tiranë, si në fshatin tim të lindjes 52

Derte Shpirti

te prindërit e mi. Edhe sonte kështu më ngjau. E mora vesh kur u ndodha te Zogu i ZI. Sa qëndroj jashtë, nuk e di. Më kap frika dhe mund të çmëndem nga llahtari. Të lutem bëj çmos dhe mos më lerë të iki jashtë natën. Ajo si femër që ishte në këtë rrëfim a bisedë shkëmbeu më tepër emocion se sa informacion. Ndryshe ndodh me meshkujt. Nuk dihet sa i vërtetë është fakti shkencor, zbuluar kohët e fundit se, përgjithësisht, meshkujt në rraste të momenteve të trazuara gjatë jetës, nuk e thonë atë që mendojnë, ndërsa femrat nuk mendojnë shumë se çfarë thonë. Kjo të jetë arsyeja vallë që femrat kërkojnë t’i zgjidhin problemet e ndryshme me anë të komunikimit ndërsa mëshkujt me anë të veprave e, si rrjedhojë, ato flasin gjatë ditës rreth njëzet e ca mijë fjalë ndërsa meshkujt sa gjysma e tyre? Në këtë moment delikat Bardhi nuk fliste, fliste Bali. Sa e zorshme është të gënjesh një njeri të drejtë. Bardhi ishte i tillë, i drejtë. Ajo nuk do ta gënjente. Ia tha copë të vërtetën. Sytë e përlotur dukej sikur lëshonin xixa, trupi i dridhej prej ngashërimit, fytyra e saj e bukur dhe gjithë qënia e saj kishin marë vulën e dëshpërimit e të dhembjes që kërkonin mëshirë. Bardhi u turbullua kur pa që dënesa e Balit u shtua. U përlot. Gruaja e tij po kalonte një krizë të befasishme. Ajo tashmë kishte ngrirë para tij. Bardhit i erdhi keq, shumë keq për të shoqen. Megjithëse herë-herë i dukej se në jetën e tyre bashkëshortore po tentonte të futej “ngrica e dimrit”, ai gëlltiste çdo pandehmë, çdo dyshim derisa këtë ta verifikonte vetë. Ai nuk e urrente të shoqen përkundrazi, e donte marrëzisht atë. Shojti dritën. Çifti bashkëshortor vazhdonte të qëndronte ende më këm53


Fiqri Shahinllari

bë, pushtuar njëri-tjetrin me krahë, nën dritën e zbehtë të rrezeve të argjëndëta të hënës e cila, tok me yjet e shumtë, “shikonin” këtej xhameve të dritares këtë tablo dëshpëruese në kulmin e natës. Qëndruan disa çaste ashtu, pa folur. Secili mendonte si ta kapërxente këtë hall jo të vogël. Ajo kishte bërë përpjekje torturuese për ta mbajtur fshehur brengën. Ishte kredhur e tëra në habitje sepse edhe atë natë, si gjithë netët e tjera, nuk e kuptonte dot vetveten. Si është e mundur që ajo kur zgjohej e “gjente” veten në rrugë? Paska ecur në gjumë me vetedije të humbur! -Doktorët në Durrës më kanë thënë, që kur isha adoleshente, se unë vuaj nga som-nam-bulizmindërpreu Bali heshtjen duke e rrokëzuar emrin e sëmundjes për shkak se e mbyti përsëri ngashërimiTi..Bardhi..ke..të drej-të të dysh..osh për muaaa..Faji është…imi që.. që nuk të tregova që në..fillim, që.. kur u fe…juamm që unë jam një njeee..ri somnambul. Tha kështu duke qarë e duke e ndërprerë ligjeratën pasi e pengonte ngashërimi dhe u duk sikur zbrazi një barrë të madhe e të rëndë, që e mbante prej kohësh në shpirt e zemër. Sytë dhe gjith qënia e saj kërkonin mëshirë dhe mirëkuptim… Tjetri, Bardhi, i mbushur plot me dyshime cfilitëse disa momente më parë tani u turbullua dhe u prek thellë. Problemi i enigmës për të u zgjidh. Fytyra iu pushtua me ngjyrën e lumturisë që rrezatonte buzëqeshje. Kur qesh fytyra njeriu bëhet më i bukur sepse në fytyrë punojnë më pak muskuj që i japin pamjes butësi e çiltërsi. E kundërta ndodh kur fytyra kontraktohet nga zemërimi e urrejtja pasi në ato momente punojnë më shumë muskuj që i japin njeriut 54

Derte Shpirti

pamjen e egër. Sytë e Bardhit lëshonin xixa kënaqësie. Por ai nuk u mjaftua me kaq, vetëm me rrëfimin e së shoqes. Kurioziteti e shtynte të gërmonte më tutje mbi këtë fenomen të habitshëm të somnambulizmit dhe, nëse kishte mjekim apo jo për t’u shëruar nga somnambulizmi. Vite më parë kishte parë një film francez, ku rolin kryesor të njeriut somnambul e luante aktori me famë botërore, Fernandeli. Njeriu somnambull me kujdes të hatashëm ecte edhe buzë çatisë së një ndëtese të lartë ku ai kishte hipur! Tamam si një pelivan që ecën mbi tela! Kushdo që e shikonte në ato orë të mbrëmjes habitej me instiktin e tij të vetëruajtjes. Ishte ky instikt që e bënte heroin e filmit të “udhëtonte” në gjumë por me sytë hapur me të cilët ai nuk shikonte, truri i tij nuk punonte. Kur i thanë njeriut somnambul se “natën e djeshme ti ke kaluar në ato vënde të rrezikëshme” ai kishte kujtuar se bashkëbiseduesit e tij bënin shaka e talleshin me të… Disa ditë më vonë Bardhi kërkoi dhe gjeti libra e enciklopedi për të mësuar më tepër lidhur me këtë sëmundje të çuditëshme që nuk ka dhembje trupore por që shkakton lëngime të mëdha shpirtërore. Me vëmendje drithëruese ai mori informacion të bollshëm për Somnambulin edhe në aspektin historik, por u fut sidomos në brendësi të disa gjërave shkencore. Ai mësoi se që në kohët e lashta somnambulizmi është konsideruar si ndjenjë misteri që u shkon për shtat njerëzve ëndërrimtarë. Rasti i zonjës Makbeth,që ishte somnambul për shkak të fajit të saj, nuk ka të bëjë fare me mijra raste të tjerë të somnambulizmit të njerzve që arrijnë nga 1 deri në 15 përqind të popullatës. Psikologët e kalibrit botëror, siç është Zigmund Frojdi, 55


Fiqri Shahinllari

bie fjala, konstatojnë se ka raste kur njeriu somnambul ecën në gjumë, me sy hapur dhe kërkon të shkojë atje ku ka qënë në moshën e fëmijërisë. Ndoshta Bali merte rrugën e Durrësit për të shkuar tutje, në fshatin e saj në rrethinat e Shijakut? Lëvizja në gjumë nuk “udhëzohet” nga ndjenjat, ajo shkaktohet nga impulset e pandërgjegjëshe, të pavetedijëshme. Ka njerëz që flenë, me sy hapur, edhe kur janë në detyrë. Përgjithësisht njerzit somnambul janë shumë të turpëshëm e të qetë. Kështu ishte edhe Bali. Nisur nga cilësitë e Balit dhe nga ato ç’ka mësoi në libra Bardhi arriti në përfundimin se gruaja e tij, në një kohë-të themi gjysëm orëshe, nuk ka qënë gjë tjetër veçse një qënie e kurdisur pa vullnetin e saj. Për gjysëm ore ajo kishte një jetë tjetër psikike. Gjatë kësaj jete të shkurtër gjysëmorëshe proceset e brëndëshme, principi jetësor i saj nuk “lëviste”në pajtim të plotë me mendimet e ndjenjat e Balit. Ajo nuk ishte në realitetin objektiv, ishte në terren psikik ku, në rastin konkret, dalin xero me xhufkë organet e të parit e të dëgjurit. Ajo kishte aftësinë e parafytyrimit. Në këto kushte, mendoi Bardhi, ajo nuk duhej kritikuar por duhej duruar në heshtje e mëshiruar pa i rënë në sy, duhej kuruar me sjellje të durueshme e me mjete mjekësore të përshatëshme..

56

Derte Shpirti

TË SHOHËSH BRENDA VETES -ESSEIshte ora shtatë e mbrëmjes. Tepër të lodhur, unë, Vera dhe Artani tok me shoferin, pasi kishim mbaruar punë në dy zona malore ku zbatohej projekti pilot, sapo ishim kthyer në Hotel-Restorantin e pronarit Ibrahim Manka, shokut tim të dikurshëm në Universitet. Kisha goxha kohë pa u takuar me Bimin “ëndërrimtar”siç e quanim atë kur ishim studentë. Këtë nofkë ai e kishte “fituar” sepse në auditor, tek dëgjonte leksionet e profesorëve, qëndronte në bango në pozicion që binte në sy dhe u bënte përshtypje të gjithëve. Ai dëgjonte leksionet me gojën paksa të hapur jo se habitej por se kështu e kishte zakon. Gjuha i varej lehtë mbi buzën e poshtëme. Sytë “ëndërrimtarë” nguliteshin mbi profesorin por kush e di ku “kullotnin” ata sy tok me mendjen e Bimit?! Një herë, ky pozicion dëgjues i Bimit nuk i pëlqeu hiç profesorit të Fizikës, i cili iu afrua studentit dhe i shfryu: “Yt, yt! Fut gjuhën brënda, mbyll gojën kur shpjegoj, se nuk janë gjëra për të ngrënë me gojë por për t’i ngrënë me mend e futur në tru”. Ç’është e vërteta Bimit nuk i duhet ngrënë haku. Ishte njeri i zgjuar, në mësime ishte mjaft i mirë, leksionet i kapte me një të dëgjuar. Pas shumë vite pune si specialist i fushës së vet në kohën e dikaturës, ai u orientua shumë shpejt në nishanet politike të kohës në fillim të demokracisë. Pas shëmbjes së diktaturës, iu fut jo pa sukses, ekonomisë së tregut, ndërtoi 57


Fiqri Shahinllari

biznesin e tij duke menazhuar Hotel-Restorantin në afërsi të qendrës së qytetit ku ne bujtëm, siç u rrëfeva pak më parë. Me kujdesin si shoku për shokun, Ibrahimi na futi në dhomën e pritjes, mobiluar hijshëm sipas kërkesave të kohës moderne. Në vatër flakëronte bubulak zjarri me kërçela dushku. Ishte fillimi i muajit mars dhe ende e ftohta shoqëruar me erë nuk ishte larguar tok me shkurtin. Për këtë arsye Ibrahimi, më vonë do të mbushte shishet e Coca Cola-ve me ujë të nxehtë për të na i dhënë me vete sejcilit prej nesh. Me këto shishe do të ngrohnim këmbët kur të binim të flinim. Ca nga lodhja, ca nga ndjesia gjumëndjellëse që sillte zhurma e lehtë gurgulluese, monotone, e njëtrajtëshme e poçes me fasule që zjente afër prushit, shoqëruar me gërhimën karakteristike të maces kuqalashe mbledhur kutullaç pranë kllanikut, sejcili nga ne po ndjente qepallat plumb të rënda. Po na këputëte gjumi. Ibrahimi do të shkonte për të ndihmuar të shoqen, Xhemilen. Kjo ishte një grua autoritare dhe menazhere e suksesëshme e biznesit pasi Bimi merej më tepër me furnizimin e restorantit. -Po largohem, më falni. Për shoqëri po u le vjehrrën time, Kadimenë. Kjo është e llafit dhe mikpritëse-tha Bimi dhe iku. Sa të bëhej gati darka na bëri shoqëri Kadimeja, një grua goxha e moshuar, pak e rënduar nga veshët po sytë e zinj i lëshonin xixa sikur të ishte në moshën e rinisë. Flokët dhe krejt kokën e kishte mbuluar me çember të pastër, të bardhë dëborë. -E di që u flihet po ma bëni kabull ndonjë llaf sa të bëhet gati ushqimi. Xhemilja, ime bijë, është ustalleshë për gatim-tha plaka duke zënë vend afër Verës. 58

Derte Shpirti

-Po këto fasulet pse nuk i zjen Xhemilja në sobën moderne që pamë në guzhinë?-pyeti Artani. -Eh,more bijt e nënës-fasulja dergjet mirë kur zjen ngadalë në prush, në enë balte. Ato ka qejf, prushin dhe jamaken e baltës, ose poçen e baltës si mund t’i thoni juve. Njerzit i pëlqejnë shumë fasulet e zjera në prush. Qejfe- qejfe kjo dynja-përfundoi Kadimeja duke trazuar me mashë prushin e vatrës. Vlonjatja Vera filloi ta ngiste më tutje muhabetin. -Nëne, je mysafire këtu te dhëndëri dhe te vajza jote?-pyeti ajo. -Jo, jo. Unë jetoj me këta. Kanë një vajzë të martuar dhe një djalë. Xhemilja është fëmija im i vetëm. Burri im, Refati, ka vite që ka vdekur. -Më fal nëne! -S’ka gajle moj bijë, jo por, me që ra fjala, në daçi po u rrëfej historinë time. Kam një garramet të madh në shpirt. Dua ta shkul nga gjoksi e ta flak në lumë. Dëshiroj t’ua tregoj njerëzve që pak më njohin dhe, më mirë akoma, nuk më njohin fare. Se ata që më njohin, ua thotë Kadimeja juve, aq duan, e kanë gojën çorape dhe mbushin qytetin me thashetheme. Megjithëse e dinë historinë time besojnë se unë i kam vënë kapakun, e kam harruar. Ata nuk e dinë se si zjen xhani im, derti im që më çponë ja këtu-vazhdoi plaka duke e goditur lehtë me grusht gjoksin e saj. -Pa hë, pa hë-e nxiti Vera kureshtare. Asaj dhe ne dy të tjerëve na u arratis gjumi. Syri na u bë filxhan. U duk që në fillim se gruaja e moshuar do të tregonte ndonjë histori të veçantë. Sapo e tha vetë. Nuk donte ta mbante kyçur, ashtu si shumë të tjerë njerëz që të fshehtat e zemrës i marin me vete në varr. Kadimeja 59


Fiqri Shahinllari

dëshironte ta zbrazte zemrën, të lehtësohej nga e fshehta përvëluese që i drithëronte shpirtin duke u rrëfyer tek njerëz të tjerë. Kështu shpirti i saj i përfshirë nga paniku do të qetësohej e do të ulej si shkuma e qumështit që zjen mbi prush... -Po u tregoj por sakën se e mer vesh Xhemilja-tha ajo dhe ktheu sytë nga dera pas së cilës ishte salla e ngrënies që po mbushej me klientë. Atje shërbente Xhemilja si kameriere e si guzhiniere njëkohësisht.Se Xhemilja s’para e ka qejf të tregoj historinë time. I vjen turp dhe ma mbyll gojën kur unë dua t’ia zbras zemrën herë-herë edhe asaj. -Vazhdo nëno, vazhdo-gati thirri e padurueshmja kolegia ime. -Peqe, ja tani-pohoi Kadimeja dhe filloi: “Xhemilen e kam me burrin e dytë, me Refatin, rahmet pastë, që i dërgoj selam atje ku është. Ishte burrë i qetë, i urtë, s’turbullonte ujë kurrë, por boll i mefshët. S’para e nxirrte vetë qimen nga qulli. Burri im i parë është Islami. Them “është” jo si bashkëshorti im por se ai jeton, është gjallë si edhe unë që mos qofsha. Islamin e desha dhe më donte sa më s’ka. Edhe tani e dua. Është jo shumë larg prej këtej. Jeton me Razijen. Ka dy djelm e një cucë, të gjithë të martuar. Razien ia gjeta vetë Islamit. Unë e martova vetë Islamin…burrin tim të mirë e trim.. -Si, si, e ke martuar vetë ti burrin tënd?-pyeti me nxitim Vera dhe vazhdoi-Ti paske një histori zoti, moj korbë.Ti mbase nuk e ke lexuar biblën ku thuhet se Saraj ose Sara, gruaja e Abramit ose e Abrahamit, nga që nuk lindëte fëmijë iu lut të shoqit që ai të martohej me shërbyesen e saj, me Agarin. Dhe kështu u bë. Agari 60

Derte Shpirti

u martua me Abrahamin dhe lindi djalin që e quajtën Ismael. Me bekimin e zotit, pas ca kohësh edhe Sara lindi djalë me Abrahamin të cilin e quajtën Isak.. Kadimeja dëgjonte. Përpinte çdo fjalë të Biblës që i thoshte Vera.. Herë- herë hidhte sytë nga dera se mos vinte Xhemilja. Pastaj shikonte Verën, ia ngulte sytë prushit të zjarrit. Dukej se tregonte me emocion, me pasion. Dëgjoj këtë njeri të moshuar dhe m’u përforcua mendimi se kulti i dashurisë është fe që kushton, që të lumturon e të mundon më shumë se fetë e tjera. Dashuria është një gjë që më shumë ndjehet se sa shihet. Ka shumë raste që ajo i ka çuar partnerët në vetflijim. Thonë se kur Porcia mori vesh lajmin e hidhur për vdekjen e të shoqit të vet, Brutit, për atë nuk pati ngushëllim që t’i bënte derman. -Kur do të pushosh së qari?-e kishin pyetur Porcian. -Kur të pushoj së jetuari- ishte përgjigja e saj. Dhe ajo i dha fund jetës duke gëlltitur thëngjij të ndezur, në mungesë të mjeteve të tjera asgjësuese. Kush futet në vorbullën e dashurisë lipset të ketë kujdes se ajo, ndonjëherë, ikën shpejt ashtu siç vjen e të le shëndenë sikur të jetë rrugaçe, të tradhëton e të le në mes të rrugës. Se, siç është mburravece, e paturpëshme e mashtruese aq është edhe e madhërishme, sa ta bën shpirtin hyjnor por është edhe dorëlëshuar. A nuk ishte e tillë, dorëlëshuar, dashuria e Kadimesë për Islamin? “E martova vetë Islamin…burrin tim të mirë e trim..” sapo tha ajo. Si zor të gjenden raste të shumtë kur një nga çifti bashkëshortor të bëhet sebep të martojë partnerin(en) me një njeri tjetër edhe pse e do shumë atë. Janë raste shumë të rralla. Kam lexuar diku një 61


Fiqri Shahinllari

rast të tillë, ndodhur këtu e gjashtë shekuj më parë në Francë, në kohën kur këtu në Shqipëri jetonte e luftonte Skënderbeu ynë. Mbretëresha e Francës e bindi Anjezën, shoqëruesen e saj besnike të martohej me të shoqin e saj, mbretin pasi ky ishte dashuruar marrëzisht pas vajzës shoqëruese të gruas së vet. Nga kjo e papritur Anjeza kishte mbetur e shastisur. Mbretëresha e deriatëherëshme e kuptoi se shoqëruesja e saj besnike, do të ndikonte fuqishëm te mbreti që ai të mos lëkundej për marjen e një vendimi lidhur me mbrojtjen e interesave të mbretërisë të cilat rrezikoheshin, prandaj sakrifikoi ndjenjat e veta dashurore ndaj të shoqit për intresat e mbretërisë. E bindi shoqëruesen e saj të pranonte dashurinë e të shoqit mbret. Ka pika takimi në këto raste ashtu si sapo e tha edhe Vera. Rrëfimi i Kadimesë s’ka të bëjë me mbretër e mbretëresha por ama ngjarjet bashkohen në një pikë: te dashuria e cila është e njëjtë, qofsh mbret a mbretëreshë, qofsh njeri i thjeshtë e fukara. Kadimeja është protaganiste e gjallë sot, e heshtur për shumë njerëz që, në mënyrën e saj, kërkon shpërthimin e heshtjes dhe gjëmimin e ngjarjes. Ajo kërkon të marë hak për padrejtësinë që i ka bërë vetes së saj. Ta marin vesh të gjithë se ç’do të thotë një shpirt në panik për dashurinë. Kadimeja shikonte brenda vetes së saj. Duke medituar humba ndonjë pasazh të tregimit por jo thelbin. Për ndonjë detaj më ka shpëtuar do të kërkoj ndihmën e Verës e cila po dëgjon me veshët bigë e sytë katër. - Ju jini të rinj. E di që s’para besoni në zot. Unë për vete jam e bindur se Razia ishte taksur për Islamin. Edhe ajo edhe unë e donim atë djalë azgan e me sy fajkua. I kishin hapur llafe se ishte pusht. Nuk është e 62

Derte Shpirti

vërtetë. Edhe nëse ka raste gjetkë gruaja duhet t’ia ndrrojë zemrën të dashurit të saj kopuk e aventurier. Islami në fillim më donte mua. Ndryshe nuk kishte si ta refuzonte Razien. Kjo ishte vajzë e bukur, e mirë. Unë e njihja, ajo më njihte.. -Nuk ma mer mëndja që Razia të ta kalonte ty nga pamja Kadime-e ndërpret Vera. -Jo, jo, vërtet ishte e mirë. Ajo edhe sot ka nurin e rinisë. Unë kam qënë pak më çapkëne se ajo-tregon Kadimeja. E cila më shikonte mua që mbaja shënime dhe më tha: -Çfarë shkarravit ashtu, o bir? -Ca gjëra të punës-gënjeva. -Tashti e gjete? Nuk po të pëlqen tregimi im? -Më pëlqen shumë por edhe ty të dëgjoj edhe shkruaj se kam frikë se i harroj ca gjëra që pamë sot për t’ia thënë drejtorit nesër. Kur pa që unë isha i zënë me shënime dhe Vera e dalldisur pas tregimit, plaka e shkathët porositi Tanin të shikonte nga dera se mos “teptiste” Xhemilja dhe, sipas saj “gjej vend ku të futesh” po mori vesh për llafet e s’ëmës që bënte me ne. -Që thoni ju, Razia, nga që e donte shumë Islamin, i del këtij një ditë në një kthesë rruge dhe, lulekuq në fytyrë, i lutet që ta merte për grua. Ai nuk i ktheu përgjigje. Një herë, dy, tre herë ky avaz. Asaj i kishte rënë në kokë Islami. Ajo ishte mbi të pesëmbëdhjetat vjete të jetës së saj. Vajzave të kësaj vërse u bëhet mendja ujem. Po të futesh në trutë e tyre gjen veç lule e djem trima, të bukur e të fortë. Mirëpo Islami u mërzit dhe para saj kishte pështyrë në tokë: Phthu! Atëhere u vu në veprim e ëma e saj,ndjesë pastë. Kjo i del 63


Fiqri Shahinllari

përpara Islamit dhe i thotë: -O Islam, o Islam ndal aty se kam një llaf për të thënë! -Për hajër na qoftë llafi- i ishte përgjigjur ai. -Mbrëmë kam parë një ëndërr sikur ti u bëre dhëndrri im, burri i Razies. -Nga i di këto të fshehta moj nëne?-pyeti Vera. -M’i thoshte Islami vetë kur e takoja fshehtas. Se ne takoheshim fshehtas në bahçën time që e kishim plot me pjergulla, ftonj e mollë. Dhe, doni ju që ëndrra e nënës së Razies doli e vërtetë? Me vonesë por doli ama. Por ilakaja e parë u bë me mua. Islami futi si mblesatare hallon e vet që të bisedonte me prindërit e mij. Ata pranuan dhe unë u bëra me krahë. Fluturoja nga lumturia. U martuam me dasmë të madhe. Nga ekonomia ishim zengjinë të dyja familjet. -Kush e di sa u gëzove ti Kadime-nuk e linte të qetë Vera. - U gëzova? Ç’thua moj bijë? U bëra me krahë. Fluturoja nga gëzimi. Ju jini, me sa më thatë, të tre të martuar dhe nuk ngre kandar kjo që do t’u them: Nëse do të ishte ndonjë nga ju pa martuar do ta këshillonja për dy gjëra: Ta mernit burrin ose gruan të atillë që nata t’u dukej pesë minuta e gjatë dhe ta mernit “pjatën e pa fillume”.Kur atë e do me shpirt i pëlqen edhe lodhjen me kripë . Se lodhjen e tregon djersa e lëkurës së tij. Kur burrin nuk e do, nata të duket tërkuzë e gjatë. Brënda vetes ndjen boshllëk të frikshëm. Në këtë çast shpërtheu e qeshura kumbuese e Verës që u shoqërua me gazin e Artanit dhe timin. Plaka ashike e mblodhi veten dhe kafshoi buzën e poshtëme. Ky isharet do të thoshte që ne të pushonim se, ndryshe, 64

Derte Shpirti

dëgjonin “ata matanë, dëgjonte Xhemilja dhe gjej vrimë ku të futesh pastaj”. Lidhi mirë dy kindet e shamisë së bardhë poshtë gushës dhe sytë i hodhi përsëri nga dera. Ca sy të zjarrtë, ngulmues, xixëllues në fytyrën e bardhë me lëkurë të fishkur. Fytyra e saj fisnike në këtë moment dukej sikur reflektonte dhembje kronike, dhembje që i cimbithte ethet e shpirtit. Po jo vetëm fytyra. E tëra, trup e shpirt, ishte shndrruar një qënie inkandeshente. Nuk kishte faj. Ajo po kujtonte një nga momentet më të lumtur dhe, njëkohësisht, më të hidhura të jetës së saj: Martesën e vet me njeriun që e donte shumë dhe vendimin e saj tepër të vështirë për ta rimartuar Islamin me një tjetër grua! Njeriu gjatë jetës ndeshet shpesh herë me ndodhi paradoksale që nuk mund t’i shpjegojë dot. Janë gjëra të fshehta, enigmatike e misterioze që nuk marin përgjigje as nga zemra, as nga mendja. Aq më tepër kur e di që femrat ruajnë sekrete të mrekullueshme brenda vetes. Sepse shpesh zemra dhe mendja jo gjithmonë ecin në të njëjtin drejtim. Shumë herë ato janë në opozitë me njëra-tjetrën.Kur mëndja e quan një veprim apo mosveprim mëkat e turp, zemra e quan lumturi. Tek Kadimeja gëlonte një botë e koklavitur psikologjike. Ja aty, një centimetër pas ballit. Ja aty, në thellësi të kraharorit. Dashuria e Kadimesë për Islamin e kishte çuar atë për vite të tëra në psikozë patologjike. Ajo rikujtonte skenat, riskalitëte dhe përtërinte kohën kur ishte e re, e dalldisur nga dashuria. Në atë trup të plakur triumfoi karakteri plastik i shpirtit të dashuruar. Në çdo çast, në çdo sekondë ajo, gjatë tregimit, bëhej tjetër njeri. Dukej në ankth. Donte medoemos që dertet e shpirtit, ethet e tij të gjenin ilaç tek persona të rastë65


Fiqri Shahinllari

sishëm, të huaj për të, siç ishim ne në rastin konkret. Efekti i kujtimit ishte i forte sepse edhe fataliteti kishte qënë i mprehtë, dashuria e zjarrtë, pasioni i madh. -Ti, Kadime, kur ke qënë e re duhet të kesh qënë e bukur po e po por edhe mjaft moderne për kohën-e ngacmoi Vera duke afruar kokën e plakës në gjoksin e vet- i ke dhënë izën, siç i thoni ju këtej lejës, burrit tënd që të martohej me atë tjetrën të cilën ai e pështynte në rrugë kur ajo i lutej Islamit që të martohej me të. Plaka nuk u përgjigj. Buzëqeshi dhe u mjaftua duke thënë vetëm: “Eh, eh., të shkuara të harruara..” -Kjo moj Vera, në të rit’ e saj, duhet ta ketë patur trupin selvi, faqet mollë, sytë ullinj, buzët shegë, zemrën prush lisi-ndërhyra unë. -Dhe shpirtin dallgë deti të shkumbëzuar, në panikplotësoi portretin fizik e psikologjik vlonjatja Vera, kolegia ime. - Ti, moj bija ime, duket se je nga viset e detit. Unë nuk kam parë kurrë det me sy.Vetëm nëpër kadro. Sytë e mij kanë parë e shohin këta male të jeshiltë në behar dhe të bardhë nga dëbora në dimër. Dashuria të jep ymër. Por mos e harroni këtë: Dashuria është e njëllojtë si në det, si në mal. Duhet çalltisur ta gëzosh dashurinë sa e ke se, po të iku aha, ç’ti bësh? T’i hash munë? S’ke ku e gjen. Ajo fluturon gjetkë. Kadimeja besonte në zot. Sipas saj ëndërra e s’ëmës së Razies bëri ferk. Kishte dalë e vërtetë. Kadimeja me Islamin edhe pas pesë, gjashtë vjet martuar nuk po lindnin dot fëmijë. Të linje tjetrin apo tjetrën pa fëmijë në atë kohë ishte dënim, ishte mallkim i madh nga zoti. Cicërimat e fëmijëve nëpër shtëpi e në oborr janë parajsa në tokë për prindërit dhe gjyshërit e gjyshet. 66

Derte Shpirti

Kadimesë i sëmbonte në shpirt, e vuante më shumë faktin e hidhur që nuk po e bënte dot baba Islamin që, sipas saj, e kishte zënë garrameti duke u martuar me Kadimenë. Ky “konstatim”ishte vulosur vetëm në kokën e Kadimesë, jo të Islamit. Nuk ka njeri në këtë botë që të mos shikojë në njërën apo tjetrën mënyrë brenda vetes, që të mos jetë dyshimtar i vetvetes por edhe për të tjerët. Dyshon për mendimet e veta, të mira a të këqia qofshin. Dyshon për veprimet e mosveprimet e atyre që ka bërë e të atyre që s’ka bërë. Dyshon për ato që planifikon të bëjë. Njëmijë pyetje bën, njëmijë përgjigje mer nga vetja. Sepse vetja në çdo hap të jetës vihet në provë. Dhe, në rastet kur nuk mer përgjigje të saktë, kur truri i mpihet dhe i mjegullohet, ai kërkon kallauz që ta nxjerrë veten nga topitja. Ky kallauz është zemra e njeriut. Mirëpo edhe fundi i zemrës është më i largët se fundi i botës, siç thotë një fjalë e urtë kineze. Mungesa e fëmijëve ishte shkelje në kallon e shpirtit të Kadimesë. Shkurt hesapi ajo ishte vetë kontrasti në ato momente të vështira të jetës së saj. Të ndahej nga Islami apo të mos ndahej? Poho, moho, moho, poho vetveten. Me dhimbje, me panik në shpirt vendosi të ndahej nga Islami. Dhe, a e besoni dot? Bëri çmos që të mos e linte atë në mes të rrugës. Duhej të ndikonte që Islami të martohej. Ishte ajo, Kadimeja, kjo zonjë grua që bisedon me neve e cila me autoritet e zonjëllëk në familjen e saj e në farefis, e martoi vetë të shoqin që e donte me shpirt, me Razien e cila, deri atëhere, ishte akoma beqare. Ëndrra e nënës së Razies u bë realitet. -Si e priti Islami martesën e dytë kur ti ishe mblesatare?-pyeta unë. -Me dhembje. Në fillim u zverdh. Pasatj u bë i 67


Fiqri Shahinllari

heshtur si peshku i lumit. U tregua i mënçur. Nuk reagonte edhe gjatë ditëve e netëve kur unë i tregonja qëllimin dhe arsyen time. E dinja që vuante shpirtërisht. Vetë Kadimeja u martua me Refatin. Shkoi te shtëpia e tij. Kanë thënë mirë të parët tanë se femra lind në shtëpinë e babait dhe vdes në shtëpinë e saj. Shtëpia e Islamit-e kishte vulosur zoti-nuk mund të ishte shtëpia e saj deri në fund. Por, për ironi të fatit, edhe shtëpia e Refatit nuk u bë shtëpia e saj deri në fund të jetës pasi ajo, pas vdekjes së të shoqit, po kalonte pleqërinë në shtëpinë e dhëndrrit Ibrahim dhe bijës së vetme, Xhemiles. Bisedës po i vinte fundi. Kadimesë ia përshkoi lëkurën e fytyrës një hijeshi lumturie. Dukej e lehtësuar. Kishte çliruar shpirtin e saj duke parë për të kush e di për të satën herë brënda vetes. Po edhe në fund po e brente dyshimi. -Po të kisha duruar edhe ca vjet e të mos e ndaja Islamin, kush e di zoti do të na falte ndonjë fëmijë mua dhe Islamit. Apo kështu ishte e shkruar nga Ai, i madhi Zot? Si thoni ju?-na u drejtua ne të treve duke ngulur për një çast sytë e saj të zinj sa te njëri te tjetri dhe vazhdoi-Se ja, desh zoti edhe unë u bëra me fëmijë. Linda Xhemilen. Edhe Islami me Razien lindën fëmijë. Duhet të kisha duruar. Si në luftë. Se dashuria luftë është. E çfarë lufte se! E përjetëshme. Edhe fjalët që thuhen për të duken fjalë ushtarake si, për shëmbëll:”Zemër e robëruar”, “Dashuria mposhti inatin”, Fitoi dashuria”, “Ishte ngadhnjimi i dashurisë” “U hodh në flakë për të shpëtuar të dashurin ose të dashurën”. Ë, nuk është kështu? A kam të drejtë? 68

Derte Shpirti

- Ke moj nëno ke por na trego të vërtetën, tani, në këtë moshë të dridhen gjunjët kur e shikon ose e takon rastësisht Islamin? -Jo, s’ka përse. Unë i dhashë vetë izën për martesë. Një ditë i kërkova të falur për budallallëkun tim. Një grua fisnike apo burrë fisnik nuk duhet të ketë turp të kërkojë falje kur ka shkelur pa dashje dikë në kallo. Me sebepe të ndryshme, në festa fetare, në ditlindje, kur martoi fëmijët, shkoj në shtëpinë e tyre. Më dalin kukunj po të mos e takoj. Me Razien jemi shoqe të mira. Zere se jemi dy shemra në kushte të tjera.. Po ja ku po u them: Po të kisha duruar edhe ca, sot do të isha gruaja e Islamit. Do të kishim lindur fëmijë. Kot nuk i thonë: “I duruari, i fituari” Po ç’them kështu? Kur të vijnë mentë, nuk t’i hanë as qëntë. Dëgjoja këtë grua të mbushur plot me ekspierencë jete dhe mendova se mbase Benxhiamin Frenklini ka patur parasysh tipa njerzish si Kadimeja kur shkroi sentencën:”Tragjedia e jetës është se plakemi shpejt dhe mënçurohemi vonë” Me fjalët e fundit Kadimeja nxori jashtë atë brengë shpirtërore që e kishte bluar kush e di sa herë brenda vetes. Nuk ka gjyq më të drejtë e më të ashpër se sa gjyqi para ndërgjegjes tënde. Ky gjyq të prish gjumin por edhe të qetëson shpirtin. Kadimeja nuk u mjaftua vetëm me gjyqin e ndërgjegjes së saj. Si femër ajo duhej të shprehej edhe me fjalë, të zbrazej edhe te njerëzit e panjohur. Kishte nevojë. Femrat shfaqin emocionet dhe dertet e tyre me anë të fjalëve. Ato gjatë ditës artikulojnë dyfishin e fjalëve të meshkujve. E pa të udhës që më mirë të fliste me njerëz të panjohur se sa me ata që e njihnin.. 69


Fiqri Shahinllari

SHPIRTI NË PANIK Nuk e di nëse u ka rastisur të dëgjoni dikë që, pa e pyetur, të hap barkun e zemrën e të tregon dertet e shpirtit të vet. Mua më ka ndodhur disa herë. Më kanë lënë mbresa, që zor t’i harroj dhe kam dëshirë që një ngjarje ta ndaj me lexuesit e mi të nderuar. Aq të forta kanë qënë mbresat sa edhe tani që po mundohem t’i hedh ato në letër, jam i mëdyshuar për emrin e titullit të këtij tregimi. Një mendje më thotë që ta quaj: “Gjuha te dhëmbi”, te një tjetër tëmthave më troket titulli: “Ethet e shpirtit”. Rasti ka të bëjë me një lloj paniku. Emri panik rrjedh nga emri i perëndisë së lashë grekePan, që do të thotë frikë e madhe e përhapur shpejt te njerzit për një ndodhi aktuale apo për diçka që do të ndodhë, e shoqëruar me ankth, pështjellim, rrëmujë. Pa m’u bërë akoma koka dhallë, hë për hë, vendosa të shkruaj pa, për titullin, me të parë, me të bërë. Në fund të shënimeve do të fitojë ai titull që sapo e lexuat në krye. Le t’ia lemë fjalën shtizave të kujtesës të thurin ngjarjen. ....Fatliun e lajmëruan me telegram se i kishte vdekur në fshat Tasua, një njeri shumë i afërt i tij. Dhe ai, buzëplasur nga që e kishte dashur shumë Tason, nuk e bëri të gjatë. U nis shpejt nga qyteti i largët ku ishte me punë dhe arriti në kohë. Të vdekurin nuk e kishin kallur akoma në dhe’. Burrat e kalonin hidhërimin në shtëpinë e kushëririt të parë të viktimës, Ata shkëmbenin informacion e kujtonin të ndjerin që 70

Derte Shpirti

sapo e la këtë botë. Gratë qanin dhe shprehnin emocionet e tyre në shtëpinë e Tasos ku hidhërimi ishte shndërruar në pikëllim. Fatliu shkoi para kufomës, hoqi kapelën dhe, me lot në sy puthi ballin e ftohtë të Tasos me fytyrë të dylltë të cilit i kishin lidhur një fjongo të bardhë poshtë mjekrës deri sipër kokës. Pastaj, si ngushëlloi gruan, djemtë dhe vajzat e të ndjerit, vajti në konakun e burrave, te shtëpia e kushëririt të parë. Atje u përshëdosh me të tjerët dhe u fut në vorbullën e bisedës për fatet e njeriut i cili rropatet në punë, gëzohet, hidhërohet gjatë jetës dhe cili është shpërblimi në fund? Një copë të vogël vëndi nën tokë e ca lopata dheu sipër. Ptthuu! Jazëk i qoftë jetës! Ambienti ishte i zymtë. Biseda fataliste. Fatliut nuk iu durua më. Doli jashtë dhomës për t’u mbushur me ajër të pastër. Ndezi cigaren dhe flaku tutje fijen e shkrepses. Për çudinë e tij të madhe pranë i erdhi gruaja e kushëririt që kishte hapur shtëpinë për mort dhe i tha: -Eh, o Fatli, çdokush e bën për veten e vet..Unë nuk kam faj fare. Fare,fare. Fatliu nuk po kuptonte asgjë. Picërroi sytë drejt bashkëbisedueses duke i thënë: -Tani, moj Arziko, nuk është as rasti, as vëndi të kujtosh të metat e atij që sapo është ndarë nga kjo botë. -Si, si?-pyeti ajo e alarmuar- Nuk e kam fjalën për Tason e shkretë se, në qoftë kështu më vret perëndia. Mua më shpon zemra gjetkë. Për atë që ka ndodhur midis meje dhe kunatës, gruas së Irfanit, tët kushriri. Ty, me siguri të ka çuçuritur në vesh Irfani qëparë kur u pashë kokë më kokë në dhomë duke pirë kafe. Do të kesh dëgjuar nga fshatarët gjatë rrugës kur u ngjite në 71


Fiqri Shahinllari

fshat. Dhe gjene edhe nga ty unë do të kem dalë me faj, gjene unë e liga! Arzikua ishte në ethe, ishte në panik. Atë po e mundonte diçka mizore që i shkaktonte spazma drithërimash. Besonte se atë çka kishte në shpirt do të ishte më mirë t’ua thoshte vetë të afërmëve të burrit të vet se sa ata ta mernin vesh “historinë” nga gojët e liga. Asaj i ishte mbushur mendja top, se kush e njihte atë dhe të shoqin e saj, nuk kishin punë tjetër por vetëm të mësonin dhe të mendonin për atë ç’ka asaj i drithëronte shpirti. Ajo bënte pjesë në ata pak njerëz nevrikë,por të pastër në shpirt që, kujtojnë se njerzit e tjerë rretherrotull duhet të dinë diçka për atë që atyre u sëmbon brenda vetes.. Koha nuk priste. Xhenazeja po nisej për në varreza. Fatliu e la përgjysëm sqarimin. Në kthim të procesionit, pranë Fatliut afrohet një burrë, or ti, me kokën përpjetë si një misrok, çehreprishur, me fizionomi të alarmuar. Ishte Samiu, i shoqi i Arzikos dhe vëllai i Irfanit. Deri atëhere ai nuk e kishte hapur gojën para Fatliut. S’kishte faj. I vdekuri priste në dhomë, gati për t’u kallur në dhe’. Së jashtmi Samiu nuk e tregonte brengën, nuk shprehte gjë por brënda i zjente derti, ethja, ankthi. Befas iu kthye Fatliut duke e pyetur: -Ë, mo ti, si thua, e mban gruan nëse ajo është kurvë siç e quajti time shoqe, Arzikon kunata, gruaja e Irfanit? Pyetja ishte befasuese. Çne ky muhabet në mes të gjëmës që kishte ndodhur, vdekjes së Tasos? -Nuk po të kuptoj hiç o Sami . Hiç fare. Ku e ke hallin? -Ashtuuu? Mënë kyy. Tëçkën ore! Bën sikur nuk 72

Derte Shpirti

di gjë. Nuk të llafosi Irfani pësh, pësh, pësh qëparë, nuk të thanë gjëkafshë fshatarët me të cilët bëre rrugën nga qyteti këtu? -Çfarë të më thoshin mor aman-tha Fatliu dhe shpejtoi hapat i mërzitur duke vazhduar pyetjen-po Irfani si reagoi për këtë incident? - Irfani? Hajde mëndje, hajde. Po ku e pjerdh Irfanin ajo, o byrazer? Sikur këmbës t’i bjerë e puf të bëjë Irfani ajo nuk i jep të drejtë. Samiu nuk po i shqitej. Dikush prej fshatarëve, i vëmëndshëm po ndiqte nga larg bisedën midis dy kushërinjve. Ai pati përshtypjen se veshët e Fatliut u zmadhuan dhe u bënë sa fletët e dushkut Llapush. Njëzetekatër orë më parë ishin grindur keq dy kunatat. Fol njëra e prit e fol tjetra. Ti je e tillë dhe e këtillë dhe puna kishte majisur kur Ferideja, kunata e Arzikos, gruaja e Irfanit i kishte thënë: “Si nuk ka turp yt shoq që të fut në krevat. Ti mban erë përç. Sepse nuk u ndahesh atyre cepinjve përçorë,, që kanë qejf të futin hundët poshtë bishtit të dhive. Ik shporru tutje, putanë ferrash. Kurvë”! Aq u desh. Arzikos i teptisi gjaku në tru dhe i vuri zjarrin nervave të saj. Durimi iu mpiks. Iu afrua kunatës gojëçthurur e gjuhëgjatë për ta kapur për leshrash e ta tërhiqte zvarrë. Oh, nën e zezë. Hapu dhe të futet. Krizat e çastit janë punë minuti e sekondash. Lum’ kush i frenon ato. Fjalët e hidhta të Feridesë i dëgjuan ca gra fqinje, i dëgjoi edhe burri i Arzikos, Samiu. Për të dy, burrë e grua, fjalët e helmëta të Feridesë ishin të llahtarëshme, ishin fëndye e nxehtë futur thellë mu në zemër. Megjithatë, ata nuk e çpuan më tepër sherrin. Samiu e dinte se nga grrindjet e vogla 73


Fiqri Shahinllari

lindin sherre të mëdha. Dhe u hoq mënjanë. Mori me vete edhe Arzikon dhe e lanë kunatën të turfullonte me vetveten. Erdhi nata.Gjumi nuk po hynte në dhomën e çiftit të ofenduar. Ai mundohej të futej nën qepalla por menjëherë zbythej. Mundohej Samiu të qetësonte të shoqen. Ai e hiqte veten si më të qetë kur, në fakt, poshtë lëvozhgës, gjoja të ftohtë të tij, përpëlitej bërthama e zjarrtë e zemërimit. Zemra i kullonte gjak edhe atij nga plaga morale e porsahapur, nga damka që i ngjiti kunata gruas së tij. Megjithatë, në rrethanat që u krijuan, po mundohej ta qetësonte bashkëshorten. Ishte detyra e tij për të mos i thënë sherrit lepe-peqe. -Fli tani Arziko dhe mos u bëj shumë kasavet. Ja, do ta shikosh se sa shpejt do të harrohet kjo mesele. Pas ca ditësh marton Myrtua djalin. Jemi të ftuar. Unë do t’ia mar këngës: “ Ç’janëëë këtooo, llafee moj xhaniaaa, Që moj dalin nga fshatiii. Tëë vërtetaaa, s’janëë moj xhaniaa, Po janëë gënjeshtra, dalin nga inati…” -Sami!-e ndërpreu Arzikua-mos u bëj teveqel. Duhet sqaruar kjo punë sa nuk është vonë jo vetëm me tët vëlla por edhe me gjith fshatin. Ndryshe ka rrezik që këtë fshat ta quajnë më vonë, fshati i kurvës. Se nami i keq përhapet qamet shpejt siç u përhap shprehja: “Po e bëjmë si pulaharët, të hamë e të ikim” ose siç thuhet nga anët tona: “Si gratë e Prishtës” - Mos u bëj budallaçkë-u përgjigj Samiu- Gratë e Prishtës nga krahina juaj dhe pulaharët nga ana jonë, 74

Derte Shpirti

nuk kanë patur faj. Ata dhe ato kishin shkuar në një vaki në fshatin fqinj. Papritur, në kohën që ishin shtruar në sofër për të ngrënë, ishte prishur koha dhe retë e zeza e të varura, shkrepëtimat dhe vetëtimat paralajmëronin furtunë dhe shi të rrëmbyeshëm. Njerëzit e largët, qofshin të Pulahës, qofshin ata të Prishtës, u trembën sepse prroi që kishin për të kapërxyer, do të mbushej dënga me ujë dhe do ta kishin vështirë ta kalonin. Prandaj sa hëngrën dy kafshatë bukë, u ngritën me vrap dhe, pa u takuar me mikpritësit, ia mbathën nga sytëkëmbët. Që atëherë ne, nga anët tona, kur duam të qesëndisim njerëzit që nguten të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre u themi: “Mos e bëni si pulaharët”, ndërsa nga anët tuaja thoni: “Po e bëni si gratë e Prishtës”. Nami u ka dalë pa të drejtë. -Domethënë ky nami që mund të dalë për fshatin tonë, si “fshat i kurvës”, sipas teje, është i drejtë?-pyeti Arzikoja duke u ngritur në brylla mbi jastëk me shikimin e irrituar drejt bashkëshortit të saj.. -Ç’i ke këto marrëzira-ia preu fjalën Samiu së shoqes-paske roitur më duket. Mungesa e gjumit çiftin bashkëshortor e kishte sjellë në gjendje depresive. Në këto ujra ishin ata ditën e varrimit të Tasos. Tek të dy, burrë e grua, rridhte gjak i pastër fshatari. Lindur dhe rritur në mjedise të kufizuara, nderi dhe e besnikëria bashkëshortore ishin skalitur dhe kishin lënë gjurmë të dukëshme në karakterin dhe jetën e tyre. Arzikua e njihte mirë veten, si njeri me karakter të fortë, besnike ndaj të shoqit. Këtë e dinte mirë edhe Samiu. Por ata nuk e dinin mirë, të dy, ndjeshmërinë e hollë, delikate të nervave të njëritjetrit. Se, do ti?, ndonjëherë një isharet i vogël, pa 75


Fiqri Shahinllari

qëllim të keq, një fjalë e hedhur ashtu kotsëkoti, kuturu, si i thonë llafit bën efekt në acarimin e nervave e ngjall dyshime sidomos te njerzit e izoluar nga zhvillimi i botës moderne. Çifti bashkëshortor, ishte aq i tronditur, sa nuk donin ta dinin se për të tjerët, fqinjët e tyre, kjo zënkë, ky sherr midis kunatave ishte si gjithë sherret e tjera të këtij lloji ku fjalët ofenduese lëshohen pa doganë dhe, si i tillë kalon shpejt, harrohet. Bota jallane ka halle të tjera. Mirëpo ec e u mbush mëndjen Arzikos dhe Samiut, pa! Për ta, të heshtje për këtë rast do të thoshte ose ke frikë, ose e pranon “akuzën”. Ose ke turp dhe nuk do që incidenti të vazhdojë të zjejë më tepër nëpër fshat dhe i duhej vënë plloça muhabetit. Ndryshe, në vënd që t’i vesh vetulla, i nxjerr sytë çështjes. Ata kishin vendosur që të mos heshtnin. Duhej shpërndarë mjegulla. Tani, që u majis sherri dhe u mor vesh e u përhap fjala, nderi duhej vënë në vend. Duhej denoncuar kunata te fisi, lagjja, fshati. Që ta mernin vesh të gjithë se Arzikua nuk është grua e përdalë, nuk është kurvë. Çifti zemërçjerrë e mëndjeçakërdisur edhe shpirtin e kishte në panik. Sytë dhe mëndja e të dyve ishin errësuar aq shumë sa besonin se edhe në varrimin e Tasos, njerzit nuk kishin punë tjetër, përveçse ta kishin mendjen tek zënka e dy kunatave kur, në fakt, gjithsecili prej tyre, qante hallet e veta që kjo botë u kishte “dhuruar” me bollëk..

76

Derte Shpirti

KATRINA Për ndonjë lexues skeptik, faktet e fillimit të këtij tregimi do t’i duken si “gënjeshtër me bisht”. Por, vërtet, ka ndodhur kështu, siç po shkruaj. Këtë rast ia tregova edhe Adem Salillarit, sot profesor doktor i shkencës së gjenetikës, që ishte me mua, në atë mëngjes pranvere. Edhe ai, kur i tregova si më ndodhi, më shikoi drejt në bebe të syrit, mblodhi buzët dhe ngriti supet duke thënë vetëm kaq: “Çne?!” Shpesh edhe unë, kur vë kokën në jastëk për të fjetur, ndonjëherë nuk më ze gjumi, duke kërkuar arsyet sepse Katrina m’u rrëfye aq papritmas, pa ia kërkuar njeri një gjë të tillë. Ngjarjet, që prekin ndjenjat, si ato që shkaktojnë neveri ashtu dhe ato që ndjellin lumturi apo thjesht habi, siç u habita edhe unë, lenë vulën e tyre në kujtesën e njeriut. Faktet reale përshkojnë hapësira e kohëra dhe vjen një çast kur ato mpiksen në “hartën historike” të kujtesës… Pranvera kishte bërë dy të tretat e rrugës së saj. Ishin ditët e fundit të prillit, që po ia lëshonin rrugën fillimit të majit. Grupit të studentëve, pjesëtar i të cilit isha edhe unë, i ra “shorti” të ndihmonte dhe njëkohësishtë, të bënte praktikën njëmujore në zonat malore, në një krahinë në veriun e Shqipërisë, që nuk merej vesh se cilit rreth i përkiste administrativisht. Arsyeja ishte se zona shpesh, kalonte nga një rreth në një tjetër. U ndamë dy e nga dy nëpër fshatra të ndryshme të zonës. 77


Fiqri Shahinllari

Në fshatin Kasuk shkuam Ademi dhe unë. Banonim në një barakë të re prej dërrase pishe. Gatuanim vetë. Uji ndodhej pak larg, por kishim enë alumini, që i mbushnim çdo pasdite. Netëve na pinin gjakun pleshtat e shumtë. Gjetëm një mënyrë për t’u mbrojtur nga parazitët e bezdisëshëm. Spërkatnim batanijet e çarçafët me ekzaklorant ose DDT, nuk më kujtohet mirë. Veçse mbaj mend që ai preparat dezinfektues ishte me ngjyrë të zezë. Kur ngriheshim në mëngjes, ne shikonim njëri- tjetrin dhe qeshnim me shpirt. Si Olioja me Stelion. Profesor Ademi edhe sot ka një të qeshur kumbues, karakteristikë për të. Po pse qeshnim dhe tregonim me gisht shoshoqin? Sepse secili ishte bërë ibretialem, me fytyrë të llangosur me ngjyrë të zezë nga preparati kimik. Çarçafët s’kishte alësivë t’i lante nga gjaku që na kishin pirë pleshtat. Ndodhte që nuk kishim ujë në mëngjes. Atëhere, për të larë sytë dhe për t’u rruar, përdornim vesën mbi bar dhe në gjethet e dushkut. Bulëzat e vesës lëshonin xixa, sapo dielli nxirrte syrin matanë malit. Me bulëzat e vesës shkumbonim mjekrën për ta rruar. Këshu vepruam edhe atë mëngjes kur na lajmëruan se do të shkonim në një fshat tjetër të zonës, i cili ishte mjaft larg nga baraka jonë. Me ne ishin edhe katër a pesë të tjerë; brigadieri i kooperativës bujqësore të sapoformuar, kryetari i këshillit të fshatit, Katrina, sekretarja e rinisë të Kasukut dhe një person tjetër, që nuk më vjen ndër hatër se ç’funksion kishte. Pasi kaluam urën prej dërrase, mbi përroin e thellë me ujë të pastër, që zbriste prej maleve dhe shkumbëzonte duke u përplasur në gurët e mëdhenj, të bardhë e të zinj, filluam ngjitjen rrugës malore, më mirë të thuash 78

Derte Shpirti

rrugicës së ngushtë këmbësore, si rrugë dhish. Ecnim njëshkollonë. “Kallauzi” me emrin Llesh ndodhej përpara dhe ne të tjerët pas tij. Pas prinjësit ecte, si dre i shkathët, shoku im, Ademi. Ky ishte mësuar të ecte kështu shkrepave të Tozharit e Terpanit të Beratit, nga e kishte origjinën. Atij i vinte keq për mua, sepse më kishte marë uria dhe kishte merak nëse do të rezistoja deri në vendmbërritje ose jo. Unë isha i parafundit në rrjesht. Pas meje vinte Katrina. Kjo ishte vajzë e re, që zor se e kishte mbushur moshën 16 vjet. E kishin ngarkuar me detyrën e sekretares së rinisë për tre fshatrat që përbënin kooperativën bujqësore të sapoformuar. Ishte mjaft e bukur, e sjellëshme, me sy larushë, të shkathët, të vëmëndëshëm në bisedë. Ajri i freskët dhe i pastër depërtonte në mushkëritë tona dhe na sillte gjallëri të veçantë. Ai filtrohej nëpër gjethet e dushqeve dhe halat e pishave, që mbushnin të dy anët e rrugicës malore. Zogjtë gjithfarësh cicëronin nëpër degët dhe gjethet e drurëve pyjorë, gjelbërimin e të cilëve e “shponte” tufa e rrezeve të arta të diellit. Kishe ndjesinë sikur udhëtoje nëpër tablotë piktoreske të Shishkinit. Siç ecnim njëshkollonë, me tre-katër hapa larg njëri-tjetrit, befas ndjeva që më kapi pas xhakaventës vajza, që vinte pas meje! Sakaq ktheva kokën pas. Pikasa një buzëqeshje të lehtë në fytyrën ëngjëllore të Katrinës e cila hapi gojën dhe tha me zë të ulët: -Atje ku po shkojmë do të shikoni disa burra që punojnë në arë, fare pranë stallës së derrave. Njani prej tyne asht i fejumi jem, por un nuk e du!... U habita. As e pyeta, as i kërkova të më tregonte gjë më tej. Çne,ky muhabet?! M’u duk diçka enig79


Fiqri Shahinllari

matike, e papritur, pa pikë rëndësie për mua dhe, në vënd që ta kaloja këtë çast vetëm me buzëqeshje dhe të vazhdoja ecjen, nuk e di pse, e pyeta: - Si shumë i ngatërruar më duket ky muhabet. Por, meqenëse e nise, si mund ta njohim ne të fejuarin tënd, në grumbullin e njerëzve? - Kollaj fare,-u përgjigj ajo.-E quajnë Gjon Përlleshi. E ka mbështjellë kokën me shami dhe i ndrit një dhëmb floriri në gojë, sepse ai qesh, me vend e pavend. -Po pse je fejuar me njeriun që nuk e do moj Katrin?-pyeta po me zë të ulët, duke vazhduar rrugën e dhive. -Kush më pyeti mu, mor burr i dheut?. Krushqia u ba midis familjeve. Unë kam kenë shumë e vogël, pothuj në djep. S’ka marre ma t’madhe. S’ka ma zi! -Oho, punë e thellë kjo mblesëri në zonat tuaja… -E thellë, e thellë po edhe ne femnat dum me notu nëpër thellsinat. Un nuk e du atë. Du një tjetër, du jaranin tem, e kam çe tu-përfundoi duke vënë dorën në anën e majtë të kraharorit. Ajo vërtet fliste me zë te ulët, po ai zë shprehte një farë rreptësie të fshehur. - Nga fshati yt e ke jaranin? -Jo, asht nga fshati tjetër. Ai vjen fshehurazi dhe unë takohem me të.. Pas këtij dialogu të shkurtër që nisi papritur e pa kujtuar, në atë udhëtim të gjatë nëpër shkrepa, mua më vinte zor ta pyesja më tutje sekretaren e rinisë. Po edhe rrethanat e udhëtimit nuk ishin të volitëshme. Brigadieri ishte vetëm dy-tri metra para meje. Kur u afruam te burrat që punonin me bel për ta kthyer një copë lëndinë në tokë buke, mua m’u ngulën sytë te 80

Derte Shpirti

personi që ma përshkoi Katrina, rreth gjysëm ore më parë. Ishte tëpkë, siç thonë në Korçë, siç më kishte treguar ajo. Pa frikë, them se ai ishte rreth 50- vjeçar burrë. Pra, afër tri herë më i madh se vajza. Kokën e kishte të lidhur me shami. Në fytyrën e tij dukej lodhja dhe vuajtja shpirtërore. Kurse në gojë, kur qeshte si me pahir, me vënd e pa vënd, shndëritëte dhëmbi i florinjtë. Nuk ka njeri më të dëshpëruar shpirtërisht se ai që është i deryruar të qeshë me zor për shkak të rrethanave të jetës, në vënd që të verë logorinë! Pse vallë? Ndoshta e kishte kuptuar se Katrina nuk e donte? Apo ajo ia kishte thënë copë ndjenjat e saj mohuese për të? Po Katrina pse iu rrëfye një të huaji, pa e njohur mirë atë? Një mori pyetjesh më zjenin në kokë pa i dhënë “dum” zgjidhjes së enigmës. Ndoshta,ajo e kishte më të lehtë t’i hapej një të huaji, sepse kështu mund të çlirohej nga një dert,që po i hante shpirtin pak e nga pak, ashtu siç ia ha nata trupin hënës. Në fund të fundit,-ka menduar ajo,-i panjohuri sot është në fshat e nesër jo se do të largohet dhe aq i bënte nëse ai e mësonte të vërtetën. Asaj i mjaftonte vetëm zbrazja e brengës dhe lehtësimi i shpirtit. Me të huajin ajo ishte e sigurtë se nuk do të bëhej pre e thashethemeve dhe e zuzarëve të zonës për ta marrë nëpër gojë. Katrina dukej që atje tutje se qe nga ato vajza hatërmëdha, siç thotë populli, që “të japin ujë në bisht të lugës”. Ajo nuk ishte çupëlinë mëndjefyçkë. Por e ndjente se jeta po i kalonte anash, e shikonte se si rridhte ajo. Si ujët e përroit. Me shpejtësi. Ajo dëshironte ta ndalonte këtë rrjedhje, donte t’i vinte prita përroit të zakoneve. Por, ah, medet, qe e pamundur! “Ujizakon” vinte me shpejtësi dhe prita që 81


Fiqri Shahinllari

ajo mundohej t’i ngrinte nuk rezistonte dot. E merte përpara vrulli i “ujit”. Si të bënte, të hiqte dorë nga përpjekjet?.. Unë, po edhe Adem Salillari, kur diskutuam për këtë ndodhi në mbrëmje, aty në barakën tonë, nuk i dhamë dot shpjegim të saktë enigmës. Se për mua, po edhe për Ademin, kjo qe vërtet enigmë. *** Mbrëmje e bukur e një të diele tetori. Me dy shokë të tjerë pinim kafe me konjak “Skënderbeu” në lokalin e Pallatit të Kulturës në Tiranë, në katin e dytë. Ishte ditë pushimi dhe secili tregonte diçka për punën, për kolegët dhe bënim qyfyre të moshës. Lokali ishte plot. Më shumë kishte të rinj e të reja. Po tregoja edhe unë, s’mbaj mend se për çfarë. Shokët dëgjonin e pinin cigare. Edhe unë e tymosja atëherë, duhanin. Në një çast më shkuan sytë te tavolina përballë. Atje ishin dy vajza të reja, me akullore përpara. Njëra prej tyre më shikonte dhe buzëqeshte. U ndjeva ligsht. Me marifet kontrollova veshjen, fshiva buzët me kartpicetë, pashë kopsitjen e këmishës, të pantallonave… Ajo vazhdonte të qeshte, ndërsa unë si mbi gjëmba e vijova bisedën i sikletosur dhe me bisht të syrit shikoja andej nga vajzat…Ajo përshëndeti me dorë. Ktheva kokën pas, se mos, kushedi, ajo përshëndeste dikë tjetër, të njohur të saj. Dhe për të mos u turpëruar, nuk “ia vara”. Ajo u ngrit në këmbë dhe erdhi te tavolina jonë. Ma zgjati dorën. -Si je, burrë i dheut?-tha -Mirë, faleminderit!... -Nuk po më njeh? -Të më falësh, por… 82

Derte Shpirti

-Jam Katrina Marku. Atë kujtohet takimi në Kasuk, me sekretaren e rinisë? -Oh, Katrina! Më fal, kanë kaluar nja dy vjet, më duket, apo jo? -Një vit e gjys,-vazhdoi ajo. -Ke dëshirë të ulesh me ne? - Jam me shoqen… -Le të vijë edhe ajo-propozova unë. Dhe kështu, ato dy vajza, u bënë pjesëtare të shoqërisë sonë, në atë mbrëmje tetori. Fjala nxirrte fjalën dhe unë kisha dëshirë përvëluese ta mësoja vazhdimin e historisë së Katrinës. Të këtij mendimi ishin edhe shokët e mi, të cilëve sapo ua tregova, “telegrafisht” se ajo ishte sekretare e rinisë në një fshat të malësisë dhe e fejuar që kur ka qënë fare e vogël. Nuk u thashë se ajo nuk e donte të fejuarin.. Se, kushedi?, mund ta kishin rregullua punën. E pyeta Katrinën: -Ç’e mirë të ka sjellë në Tiranë, moj sekretare e rinisë? -A don me ta rrëfy gjith historinë, a? Mos ndjehen ligsht shoqt e tu. -S’ka gajle,jo-u përgjigj një nga shokët e mi-trego, po të dëgjojmë... *** Tingëllimi i ziles lajmëroi përfundimin e orës së fundit të mësimit dhe të krejt vitit shkollor. Për Katrinën ky tingëllim kishte diçka të veçantë, tepër të rëndësishme, që lidhej me jetën e saj. Shoqet dhe shokët e klasës do të shkonin nëpër shtëpitë e tyre. Po ajo? Sa shumë i donte shokët e shoqet e klasës, mësu83


Fiqri Shahinllari

esit, shkollën dhe çdo gjë që kishte të bënte me të. I kishin hyrë thellë në shpirt. As vetë ajo nuk e shpjegonte dot idenë përse të gjithë këta njerëz të mirë, që njohu në shkollë, e bënë për vete dhe ajo i donte aq shumë? Pse? Pse? I zjente koka nga mendimet. Ngjiti shkallët e konviktit dhe hapi derën e dhomës, me numrin 5. Qetësi. Krevatet ishin rregulluar, dritaret qenë të mbyllura. Në korridor-xhanxhin, s’ pipëtinte as një zë njeriu. “Sa keq, sa e zbrazët po më duket dhoma kështu, pa njeri! Pse të mos shkonim edhe ne, nxënësit e klasës së parë në aksion, në hekurudhë, si të gjithë ata të klasave të tjera më sipër? Kështu, të paktën, do ta shtyja edhe ca kohën e, pastaj, kushedi se si rrokullisen ngjarjet, zoti është i madh…”. Mendime nga më të ndryshmet i vinin papushim, ia turbullonin kokën Katrina Markut dhe nuk e linin të qetë. Për ta harruar kujtimin e të kaluarës, e cila, sidomos tani, i kishte pushtuar të gjitha mendimet, vendosi të dilte shëtitje. Nuk kishte arritur ende në mes të oborrit të konviktit, kur dëgjoi një zë: -Po ti, pse nuk ke shkuar në shtëpi? Ishte drejtoresha e konviktit që e pyeste. -Në shtëpi?-u përgjigj Katrina dhe, sakaq uli kokën. Ndeu që fytyra iu bë prush. Në shtëpi?-pyeti ajo përsëri pas pak dhe i nguli sytë e përlotur në fytyrën e drejtoreshës. Kjo ndjeu rrënqethje në trup, sikur t’i kishte hedhur njeri ujë të ftohtë mbi kokë. E shikoi vajzën dhe ky shikim desh të thoshte: “Më fal, më fal, vajzë e mbarë! Ta lëndova zemrën padashur”. Sytë e përlotur të Katrinës kërkonin mëshirë. -Ah, po, je ti Katrinë… Nuk u përqendrova dot 84

Derte Shpirti

menjëherë se kemi aq punë tani, më fal. Eja të bisedojmë në zyrë,-foli drejtoresha dhe, pasi e hodhi krahun në sup të vajzës u futën në drejtori. Ishin vetëm ato të dyja. Qetësia e zyrës prishej vetëm nga tik-taku i orës me pendul të madh në mur. Asaj iu kujtua fillimi i vitit shkollor. Katrina e kishte prishur fejesën. Ky akt ishte guxim i madh i saj për kohën. Kur kishte mbushur moshën e gjykimit, vajza kishte kuptuar honin e jetës së saj. Para adoleshencës, ajo jetonte në familjen e saj të thjeshtë. Ndjente emocione fëminore të pastra, të një jete të qetë. Jetonte, luante mes njerëzve të dashur të vatrës familjare, me të cilët ajo ishte mësuar. Se ç’ka një magji jeta familjare, se ç’ka ca “ligje” shtëpiake, që të sjellin lumturi më të plotë në shpirt, që të “detyrojnë” të bësh një jetë pa ankthe e andralla, pa derte! Por, përtej mureve të shtëpisë, krahas ligjeve të mira, të domosdoshme për bashkgekistencën e bashkëjetesën, shoqëria është e mbarsur edhe me ca ligje të tjerë, të fëlliqur, mizorë, të egër e të padrejtë. Aty nuk pijnë ujë fare dashuria e ndjenja njerëzore, ato janë “zero me xhufkë” para ligjeve të tillë të shëmtuar, që nuk kanë “din e iman”. Katrina ishte fejuar që në djep me Gjonin, në një fshat, që ishte fqinj me Kasukun. Fejesa ishte bërë sipas zakonit dhe ligjeve kanunore, ku “morali” përzihej me interesin ekonomik, i cili, jo rrallëherë ta çakërdis jetën. Vajza e pikasi këtë anomali, kur u rrit dhe vetëm atëherë u shastis. Ishte e para herë kur e pa Gjonin në një takim me xhaxhain e saj, diku në afërsi të shtëpisë së saj. Për këtë fakt, do të flasim pak më poshtë, kur të vijë sëra. Ëndërrat e saj për djalin imagjinar, për “princin e kaltër”, befas, u platitën. Ato bënin kontrast e lëshonin xixa me pamjen e fytyrës 85


Fiqri Shahinllari

antipatike të Gjon Përlleshit, e cila të kallte datën! -Nuk dua, nuk dua!-ishte përgjigjur Katrin Marku, kur i kishin kujtuar martesën që duhet ta bënin së shpejti. Sa ngushtë e kishte ndjerë veten! Babanë e kishte të sëmurë, nënën nuk e pyeste njeri. Pra, ku të mbështetej kjo vajzë? Respekti ndaj më të mëdhenjve në familjet malësore është jashtëzakonisht i madh. I ati i saj e dinte mirë se ç’do të thotë të kesh frikë për bukën e gojës së kalamanëve, për ditën e nesërme. Gjoni, nga ana e vet, ishte më zengjin ekonomikisht dhe ai e dinte se, të kesh para edhe sikur të jesh budalla, nuk përbuzesh. Paraja “e hedh ujin përpjetë”, me para arrin gjithçka. Dhëndërri 50-vjeçar, duke përdredhur mustaqet, poshtë lisit të madh, që ndodhej diku afër shtëpisë së Katrinës, i kishte paguar mblesit në dorë, “drrënk, drrënk, drrënk” një shumë të mirë parash. Ia kishte dhënë xhaxhait të Katrinës. Ky ishte mblesi… Katrina po kthehej nga burimi ku kishte shkuar të mbushte ujë. Kjo e pa, kur xhaxhai i saj i futi paret në xhepin e xhaketës. Asaj iu drodh buza. “Bobo, ky duhet te jetë Gjoni! Me çka më thoshin, e lumja unë!, me sa shoh, e mjera unë! Thoshin se është i ri dhe i bukur, por qenka plak dhe i kërrusur!” Me këto mendime në kokë vendosi: Kurrë, kurrë nuk do të binte në shtrat me të! Pale, i dha edhe pare xhaxhait të saj. Sikur ajo të ishte lopë ose dhi për ta shitur, e jo njeri! Pthuu! Te Katrina po piqej çdo ditë e më shumë ndjenja e urrejtjes edhe për “mirëbërësin”, xhaxhain e saj, mblesin e fëlliqur të familjes. Kur e pa këtë skenë, ajo u largua nga kopshti dhe shkoi tutje, nën ca drurë pyjorë. U shtri përmbys. Supet i dridheshin prej ngashërimit. Shpirti i kishte vajtur në majë të hundës. 86

Derte Shpirti

Shpirti, i pushtuar nga ankthet e pasionit dhe të sedrës së lënduar, po ia kafshonte vajzës zemrën çdo ditë një çikë e nga një çikë, siç kafshon nata hënën e plotë, derisa e ha të tërën brënda pesëmbëdhjetë netëve. Por hëna, si për inat, del prapë, në fillim si një kosorkë e vogël, derisa pas pesëmbëdhjetë netëve merr formën e plotë, si një top që zbukurohet. Kështu edhe shpirti i Katrinës. Ajo kishte marrë vendim të prerë brënda vetes së saj. Nuk do të martohej me Gjonin, sikur kushedi ç’të ndodhte. S’i rënka zjarri botës?! Pak i interesonte se ç’do të thoshte bota për të, qofshin të mëndshmit, qofshin indiferentët, qofshin çyrykët nga trutë, qoftë edhe familja e fisi i vet. Boll më me moralizime e tirani! A mund të ndodhë vallë, kur një njeri i vetëm të luftojë kundër gjithë të tjerëve, përfshi edhe familjen dhe të fitojë? Katrina kishte dëgjuar se shumë shoqe të saj ishin kërcënuar nga zakonet anadollake, por kishin luftuar me fatin dhe kishin fituar. Edhe kjo nuk ishte ajo e para, një çupëlinë që skuqej për hiçmosgjë. Nuk i takonte më kohës së fëmijërisë. Tani ishte rritur, ishte pjekur, e kishin zgjedhur edhe sekretare të rinisë! Ditët kalonin njëra pas tjetrës. Brënda pak kohe, Katrina u hoq në fytyrë. Ajo e kishte vendosur se sido që të ndodhte, nuk do të nisej kurrë nuse për atë dhëndërr, gati tre herë më të madh se vetja e saj. E kishte nxitur edhe një mësuese në fshatin e saj, edhe një dashamirës nga fshati. “I fejuari”, nga ana e vet, e kishte nuhatur “furtunën”. I shqetësuar, duke ndjerë qendresën e vendosur të Katrinës donte ta merrte nusen sa më parë. -Së shpejti do të bëjmë dasmën,- i kishte thënë ai 87


Fiqri Shahinllari

një ditë xhaxhait të vajzës Ti e di, se tani i thonë vjeshtë dhe kemi gjithë ato punë që na presin. Nuk jam i zoti t’i bëj të gjitha vetë. -Besa, fort e nxitume po më duket kjo puna e martesës-qe hedhur i ati i Katrinës, kur Gjoni i kishte propozuar martesën e shpejtë. Pastaj edhe vetë Katrina, sikur… -S’ka “sikur”! Nuk du të di unë nga ajo anë. Zakoni është zakon, kanuni kanun. Ne e kemi bisedu mirë e bukur këtë punë me vëllaun tand, xhaxhanë e Katrinës. Apo nuk të ka thanë gja ai? Po të jeni burra zakoni malësiet, duhet me e mbajt llafin e dhanë. Katrina e nuhati mirë situatën e ndërlikuar dhe vendosi një ditë shtatori të shkojë në zyrat e rinisë së rrethit. Gjatë rrugës mendonte dhe i bënte pyetje vetes se si do t’ua niste bisedën, si do t’u thoshte drejtuesve të rinisë? Apo të shkonte më mirë te zyrat organizatës së gruas? “Po, fundja, ç’rëndësi ka për mua, fillimi e mbarimi i bisedës? Mjaftojnë dy fjalë që t’ua bëj të qartë hallin tim dhe kaq…”. Katrina i ngjiti pak e ndrojtur, shkallët e ndërtesës. Trokiti në derë dhe u fut brenda. Ata të zyrës e pritën mirë. Ajo nuk e zgjati. U tha këtu e këtu qendron puna dhe u tregoi vendimin, që kishte marrë. Ajo u habit se edhe shokët e rinisë ia përkrahën mendimin dhe i dolën krah vendimit të saj. Do të bënin ç’ishte e mundur për ta ndihmuar. Katrinës i erdhi një dëshirë e papërmbajtëshme për t’i përqafuar dashamirësit e saj në atë zyrë dhe t’u thoshte: “Unë u kam motra dhe vëllezër. Nuk do t’ua harroj kurrë të mirën, që po më bëni” Në ato çaste edhe muret e godinës iu bënë asaj të dashur, edhe shkallët, edhe rruga… 88

Derte Shpirti

-Do ta rregullojmë këtë punë,-i tha i pari i rinisë së rrethit.-Që tani, shkojmë bashkë te shokët e pushtetit. -Ke dëshirë ta ndjekësh ndonjë shkollë profesionale në Tiranë? Ne kemi një bursë që na kanë dhënë për rrethin tonë-i propozuan ata të pushtetit. Katrina nuk mundi të shqiptonte asnjë fjalë. Sa nuk fluturonte prej gëzimit. I pa ata njerëz në sy, sikur donte të sigurohej për fjalët që thanë,dhe u mjaftua vetëm me një buzëqeshje, e cila ishte përgjigja e pyetjes që i ishte bërë. …Rruga për Tiranë iu duk e gjatë, por e bukur. Kurrë ndonjëherë nuk kishte udhëtuar kaq larg fshatit të saj. Kurrë nuk kishte parë aq shumë makina. Në konvikt u paraqit në mbrëmje. Në një shirit bezeje të kuqe ishin shkruar me shkronja të bardha fjalët: “Mirësevini, nxënës të dashur! Ç’është kështu?-e pyeti veten e gëzuar. Vërtet kishte vuajtur shpirtërisht, kishte luftuar me veten dhe me zakonin kanunor, po a thua se vërtet shpëtoi nga Gjon Përlleshi? Në çast iu duk se mustaqet e tij, sytë e tij të hirtë, shamija e tij rreth kokës, e ndiqnin pas. A thua, vërtet, të kishte shpëtuar nga ai?! -Po ti, tani po vjeni?-e pyeti një vajzë bjonde së cilës i kishte rënë në sy qëndrimi i ndrojtur i të porsavajturës në konvikt. -Po… -Je regjistruar? -Jo… -Ec me mua të regjistrohesh dhe të zesh vend në ndonjë dhomë. Në drejtori i kërkuan dokumentat. -Nuk i kam me vete,-u përgjigj Katrina e ndrojtur.Më dërguan ata të rrethit dhe më thanë se dokumentat 89


Fiqri Shahinllari

do t’i dërgojnë pak më vonë. -Ashtu? Mirë, sistemohu në ndonjë dhomë me ndihmën e kësaj vajze që të solli këtu, dhe nesër vazhdo mësimet, në klasën e parë C. *** Kaloi një vit shkollor në ngrohtësinë e jetës konviktore. Dhe ja tani, kur shokët dhe shoqet e klasës u larguan nëpër shtëpitë e tyre, ajo nuk guxonte të shkonte në shtëpinë e vet. Po, vallë, ku do t’i kalonte ajo pushimet verore? Në fshat e priste 50-vjeçari! Sa here, që kishte të bënte me numrin 50, Katrinës i ngjethej mishtë, i kujtohej ai. Ai, ai, ai! Ku nuk e “shoqëronte” hija e tij? Ai kishte ardhur edhe në Tiranë për ta marrë me vete Katrinën. Ishte mbrëmje e së shtunës. Klasa e saj po shkonte në rresht për në kinema. Ajo ishte duke qeshur dhe biseduar me shoqet e saj… Ai, kushedi ku kishte zënë pusi duke pritur të dilte diku Katrina dhe ta rrëmbente, pa bërë “gëk as mëk”. Ishte i pabesë dhe si i tërbuar. Kishte ndjekur, si vjedhurazi, rreshtin e klasës dhe e shoqëronte me hap, në anën tjetër të trotuarit. Sa nuk pëlciste nga marazi. -Do të më shikosh se kush jam, do të më shikosh!”bluante Gjoni me vete dhe ikte si hije rrugës, me një mendim ogurzi në kokë. Ta rrëmbente cucën, të merrte ndonjë taksi ose, në pamundësi, ta çonte në hotel, ta bënte “nuse” dhe të nesërmen të niseshin për në fshat. Ishte fyer keq dinjiteti i tij. Kishte paguar para për njat’cucë. I ishte zbehur dëshira për t’u sjellë mirë me të. Tashmë, vërtet nuk e dashuronte por ama e dëshironte. “Qënka zbukuruar ende më shumë. Ajo e do 90

Derte Shpirti

sot qejfin, siç donte dikur karamelet e llokumet që ia çoja më xhaxhain e vet-i fliste vetes Gjoni.-Dhe, kush “vjedh” kuletën, vjedh edhe zemrën”. Nga trotuari ai “qeshte” me inat por ajo nuk ishte qeshje. Ishte ckërmitje dhëmbësh. “ U bë kjo, të më koritë mu? Jo, jo, o unë o ajo!” Iu afrua më shumë rreshtit të nxënësve dhe thirri: -Oj, Katrinë! Vajza ktheu kokën dhe u step. E pa dhe u tremb. Trupi iu mpi. Zëri i tjetrit i shpoi zemrën. Gazi i ngriu në buzë. Iu prenë këmbët. Fytyra i mori një pamje të papërcaktuar. Dy njerëz përballë njëri-tjetrit. Ajo e re midis shoqeve të reja, me ëndrra të dlira, ku gjithshka ishte e ndritëshme, xixëlluese e flakëruese. Mosha e Katrinës kishte forcën e gëzimit, kurse mosha e atij tjetrit, Gjonit, ishte e vjetër, kishte marrë tatëpjetën. Dallonin vetëm nga kuleta. E atij ishte e kamur, ajo nuk kishte fare kuletë, se ishte nxënëse, me bursë. Fatet e të dyve bënë “duel”.Nuk u vranë. Por, siç u rrukullisën ngjarjet, u ndanë. Katrina kishte fatin e saj, Gjoni kishte fatin e tij. Kur ajo dëgjoi piskamën “ Oj, Katrinë!”, diçka u drodh në zemrën e saj, si kujtim përcëllues. Zëri,që erdhi befas iu duk sikur bëri rikoshetë në trotuar dhe me tingëllimë pllake çimentoje e tromaksi dhe e hutoi cucën e re. Hutimi iu shndërrua në frikë. U drodh si fletëza në degë. Vetëtimthi iu reflektuan ca kujtime të ngrira, të akullta, atje në “guackën” e fshatit, ku “bota paska qënë shumë, shumë e vogël” Por, tashmë ajo e kishte çarë atë guackë me “sqepin” e guximit, të vetëdijes së saj dhe të moshës së re. -Ç’ke kështu, je zverdhur në fytyrë?- e pyetën shoqet. 91


Fiqri Shahinllari

-Asgjë, se si po më merren mendtë… -Katrinë, oj Katrinë, eja kha, se a e di se ç’të baj? Të shkyej!-Tha kështu Gjoni dhe lëshoi një buzëqeshje jargavitëse, të hidhur, tallëse. Rreshti i nxënësve u prish dhe e ngadalësoi hapin. Ndalimi i trembur dhe i menjëhershëm i Katrinës e pengoi një çast ecjen ritmike të rreshtit. -Ti do të jesh e imja, Katrinë, deri në dekikën e fundit të jetës!- e kërcënoi njeriu i trotuarit, me pamje të çoroditur. -Rregullo këmbët se na ngatërrove,-i tha dikush që ishte pas Katrinës. Ndërkaq kjo e mblodhi veten dhe rifilloi ecjen. -Ç’ke që u bëre dyllë në fytyrë?- e pyeti shoqja e krahut Katrinën. -Katriiinë!-klithi përsëri “i fejuari” i saj të cilit lëkura e tendosur e fytyrës iu ngërdhesh në çast dhe iu bë mosmëkeq, sikur ta kishte zënë ngërçi nevrastenik. Në shpirtin e tij vlonte urrejtja inatçore që, aman o Zot! “Kënke rrit, kënke zbukuru hala ma shumë,thoshte me vete “dhëndërri” i dështuar.-Po pse moj djallushe nuk më do? Te unë do të ishe si pula në mulli dhe jo atje ku ha pula gurë, siç të paskan than njerzit që janë në gjak me familjen teme. Kështu kam ndigju, a të jetë e vërtetë a? Nëse kanë ata gisht në kët ndarje, vetëm pushka e zgjidh këtë punë!...” Katrinës i buçitën veshët, por kokën nuk e ktheu. Vazhdoi rrugën me shokët e shoqet e klasës dhe u fut në kinema. Filloi filmi. Ajo mbuloi fytyrën me pëllëmbë. Nga sytë po i kullonin lotë, ca lotë të ftohtë por lotë lumturie që i pikonin në prehër. Kur njeriu, zbrazet me fjalë po edhe me veprim, ende më mirë, i 92

Derte Shpirti

duket vetja më e lehtë. Katrina edhe këtë herë i kishte dhënë një mësim të rreptë Gjonit, atij njeriu mediokër, pa kulturë, pa pikën e sjelljes qytetare. Me të, nuk ia vlente barra qiranë të shkëmbeje dy fjalë. Ajo nuk e kishte dashur kurrë. Asnjë ditë si “të fejuar” Gjonin. Këtë e kishte kuptuar kur u rrit, kur e mori vesh dhe e kishte ndjerë se me fjalën dashuri nuk bëhet shaka…Me trup ishte në kinema, me mend jo. Asaj nuk i kujtohej, më vonë, asnjë sekuencë e filmit. Kishte dalë nga kinemaja dhe kur shkoi në konvikt u mënjanua nga shoqet. Qendroi pas murit rrethues të oborrit. Vuri duart mbi degën e nje hurme dhe aty mbështeti kokën e qau me dënesë. Ishin lotë shkarkimi të emocioneve. Ishin lotë lehtësues. …Këto iu kujtuan drejtoreshës së konviktit, ashtu siç ia kishte treguar vetë Katrina. -Me që ke dëshirë të shkosh vullnetare në hekurudhë, me nxënësit e klasave të tjera, ashtu u bëftë! nisu nesër!-i tha drejtoresha duke i prekur lehtë flokët. -Të falënderoj, ashtu do të bëj,- foli ne zë të ulët Katrina dhe e përqafoi fort drejtoreshën sikur ta ishte nënën e vet… .... Gjatë kohës, kur Katrina tregonte këtë histori, atje në lokalin e Pallatit të Kulturës ne, dëgjuesit, nuk e ndjemë fare rrjedhjen e kohës. I përpimë fjalët e saj. Tani ajo ishte e lumtur. Kishte filluar vitin dytë të shkollës dhe jetën e kishte përpara… Virxhinia-SHBA, mars 2012

93


Fiqri Shahinllari

MAGJIA E FATIT Nuk ishte hera e parë që shkoja me shërbim në atë qytet të vogël malor, ndaj ca nga mungesa e kuriozitetit për ta parë qytetin dhe ca nga lodhja prej rrugës së gjatë, shkova drejt e në hotel. Ishte e dielë. Në atë qytet, të nesërmen, do të zhvillohej seminari kombëtar për zhvillimin e zonave kodrinore e malore. Më duhej të përgatitja një reportazh një faqe gazete, por më mungonin të dhëna paraprake nga ai rreth i cili ishte marë shëmbëll për suksese në zonat e larta të vendit. Të hënën që në mengjes do t’i siguroja ato në Komtetin Ekzekutiv akoma pa filluar seminari. Reportazhin do ta përcillja në redaksinë e Tiranës me telefon pasi të martën do të dilte shkrimi. Sportelisti më regjistroi në një dhomë dyshe sepse ajo ishte bosh dhe, nëse nuk do te kishte njerëz të tjerë, unë do ta ndjeja veten rehat e mund të flija kur të doja pa u shqetësuar nga të tjerët. Kjo gjë mundësohej sepse pjesëmarrësit në seminar do të vinin të nesërmen herët me makina. Disa prej tyre do të flinin në qytetin e madh, një orë larg me makinë nga qyteti i vogël ku do të bëhej takimi. Domethënë, mendova, paska mundësi që të jem vetëm. Ishte akoma herët dhe nuk u zhvesha për të fjetur. Drekën e kisha ngrënë shumë vonë dhe nuk më hapej goja për darkë. Hoqa vetëm këpucët e xhaketën dhe u shtriva në kurriz duke kryqëzuar duart mbi jastëk e nën kokë. Udhëtimi nëpër peizazhin malor, në një periudhë kohe ku vjeshta sapo kishte 94

Derte Shpirti

mbushur dhjetë ditë që kishte hyrë, më kishte lënë mbresa të pashlyeshme. Tek qëndroja shtrirë skicoja konturet e një vjershe lirike. Por, dalëngadalë, nga që isha i lodhur, po më fshikte gjumi. Dhe ndërsa e ndjeja veten në gjëndje gjysmë zgjuar e gjysmë në gjumë u hap dera me rrëmbim. Në dhomë hyri si era me shi një njeri i veshur trashë por pastër, me një palë opinga llastiku të reja me shuaj prej gome makinash. Kishte trup të hijshëm. Dukej që atje tutje që ishte i fortë fizikisht. Me vete kishte edhe një shkop me kthesë si kolendër në majë. Ishte krrabë. -Si u ngryse mor shok, mirë?-më pyeti ai. -Mirë faleminderit, ju si jini?-ia ktheva përshëndetjen njeriut të çuditshëm i cili, le që nuk trokiti në derë por edhe përshëndetjen e bëri me zë të lartë sikur të fliste nga larg në një kohë me erë. -Mirë-vazhdoi ai prerë ndërsa la shkopin pas derës dhe po hiqte opingat nga këmbët dhe çorapet e reja prej leshi të ngjyrosura me çaçanike. Si hoqi edhe këmishën e bardhë, pa jakë, si ato të ushtarëve, rregulloi kanatjeren prej leshi poshtë mbathjeve të gjata me një palë rripka në fund të këmbëve dhe po bëhej gati për t’u futur brënda në krevat. -Ta mbyll dritën?-më pyeti. - Jo, për mua lere se akoma nuk është errësuar plotësisht. Dremitja që po më vinte rrotull pak më parë u tremb dhe u largua. Duke kundruar tipin e të porsaardhurit vura re një fytyrë të re, të rreshkur nga era e dielli, me flokë paksa kaçurrel të krehur pa kujdes që i binin mbi ballin pa asnjë rrudhë. Ai u mundua të mbyllte sytë por nuk mundi. U ngrit. U drejtua nga 95


Fiqri Shahinllari

karrigia ku kishte varur xhaketën dhe nxorri prej xhepit të saj shkrepsen dhe paketën “Partizani” plot me cigare. U afrua tek unë dhe më zgjati një cigare. Ma ndezi, ndezi edhe të tijën. -Si të quajnë?-më pyeti. -Spiro. -Unë jam Vangjeli-vazhdoi ai prezantimin. -Qofsh shëndoshë! - Unë hyra në këtë dhomë por nuk do ta bëjmë si fjala e qëmotëshme që tregojnë e këtej nga ne ka mare dhenë: “Një Spiro, një Vangjel njëri hyn e tjetri del!” Fjalinë që porsa tha ai e shoqëroi me një buzëqeshje të lehtë. Qesha edhe unë. Koincidenca e emrave me sentencën popullore ishte prologu i një bisede të këndëshme. U kthye përsëri në krevat me fytyrë nga unë. -Po ne nuk do të veprojmë siç thotë fjala e vjetër. Do të qëndrojmë tok sonte apo jo? S’kemi nga ia mbajmë. -Po patjetër, as bëhët llaf-iu përgjigja me buzën në gaz. Vangjeli të linte përshtypjen se diçka shqetësuese e ngacmonte, nuk e linte të qetë. Cigaren e thithte me etje dhe bashkë me tymin herë-herë nxirte edhe psherëtima që buronin nga thellësia e shpirtit. Filluam të pyesnim njëri, tjetrin. Ai na paska qënë çoban dhensh-kështu e quajti veten, jo bari-në një kooperativë bujqësore që ndodhej në një terren të thyer e malor. Bari kishte qënë edhe para se të shkonte ushtar, bari kishte vendosur të ishte edhe pas shërbimit ushtarak. -Nga Tirana je? 96

Derte Shpirti

-Po. -Me se meresh, ç’punë bën? -Jam gazetar. -Oo sa mirë. Mund të llafos për gjëra që më shpojnë shpirtin-tha ai duke vënë pëllëmbën e dorës së djathtë mbi kraharor.. -Sa dhen ke në tufë Vangjel?-e pyeta. -Kam ca, kam. Kuptova se ai nuk donte ta zgjaste muhabetin për dhentë. Befas bëri një pyetje që m’u duk e çuditëshme dhe e papritur. -More shoku Spiro, tashti meram llaf xhanëm, prandaj dua të pyes, ç’duhet të bëjë një djalë që do një çupë? S’më mbetej gjë tjetër veçse të kënaqesha me kete pyetje me naivitet fëminor dhe t’i përgjigjesha duke qeshur: -Të bëjë përpjekje që ta marë-qe përgjigja ime dhe vazhdova me ca sygjerime të kohëve moderne. Ai po më përpinte çdo fjalë, rrinte serioz. Që në minutën e parë të bisedës kuptova se në fshat gjen shpirtëra të dlirë si të këtij djali, të panjollosur nga ligësitë e qytetërimit të kohës moderne. Përgjigjen time bëri sikur nuk e dëgjoi. U ngrit nga krevati në të ndenjurat dhe pyeti: -Ke dashur ti, mo shok ndonjë vajzë? -Po. -E po ju, doemos, jini me shkollë mor vëlla, i hidhni sytë tek ajo që u pëlqen dhe frap e merni. Kurse unë shkollën tetëvjeçare kreva dhe nuk e vazhdova më por për të lexuar?,të thaj piten. Në mal lexoj romane, novela, tregime se, si ta kaloj gjith ditën e perëndisë 97


Fiqri Shahinllari

atje në mal e në pyll? Më pëlqen Stefan Cvajgu. Kam edhe nje radio me bateri me të cilën dëgjoj këngë e lajme...Po mirë a e more atë që deshe? -Jo, nuk e mora. Nuk deshte fati. -E mo mirë, ja, t’u prish gjiza ty! Pika asaj! Ai u ngrit nga krevati. Veshi xhaketën. Mori karrigen dhe u ul pranë krevatit tim. Qeshi. Kishte një të qeshur fëminore. Rrallë kisha parë qeshje të tillë te njerzit e rritur. -Tashti, meram llaf, se ti nuk ke se si të më ndihmosh por, ta zemë se, sikur një çoban si unë të dojë një çupë me shkollë a bën vaki që ta marë për nuse? Xheç shkruhet për dashurirat nëpër libra e gazeta por nuk kam parë të shkruhet për ndonjë rast të tillë. Se, si i thonë pleqtë, bëhet sebep një gjë dhe ty, frap, të shkrep në kokë dashuria. Po mirë, ty të shkrep po asaj a i shkrep? Ti do të thuash: Aman llaf ky! Po ja që kështu është, pa mirë. Nuk po e kuptoja ku deshte të dilte. Kisha të bënja me një njeri të çiltër, i cili sapo filloi një bisedë të sinqertë. Nuk kishte etiketë të shtirur. Madje ai nuk e njihte fare etiketën dhe mua kjo më kënaqte. I riu çoban, siç e quante ai veten, kishte rënë brenda. Atë e kishte “zënë qymyri” romantik i dashurisë. Tek ai kishte trokitur shkopi magjik i fatit. Feksja e rastit fatlum kishte bërë që ai të dashuronte që me shikimin e parë. Njerëz të tillë janë gati që për dashurinë të vetflijohen ndonëse veprimet vetëflijuse në raste të tilla dikush mund t’i quajë veprime me rezultatin pesë me hiç. Dashuria atij i kishte kthjelluar shikimin e shpirtit. Prindërit atij i kishin dhënë trupin, zemrën, mendjen që kur e lindën por jo lumturinë. Atë e gjeti rrugës së 98

Derte Shpirti

jetës. E dashura e tij kishte rastisur mami. Dashuria për të i kishte dhuruar zemrës së tij forcë, krahë lumturie për të fluturuar lart. Kur vuri re se po e dëgjoja me vëmendje ai e hapi fare zemrën. -E di si është puna o Spiro, xhan i vëllait? S’ka shumë kohë që u njoha me atë çupë që siç të thashë qëparë, është mami në një fshat aty përtej fshatit tonë. Ajo është nga ky qytet. Nuk e njihja, nuk më njihte. E di kush na njohu? Shiu, shiu i rrëmbyeshëm që e dërgoi zoti. Çudi se si ndryshon koha ndonjëherë, ë! Çudi! Sidomos në muajin gusht. Atë ditë në mëngjes koha ishte qelq. Një ditë e bukur. Unë isha në pyll për të kullotur dhentë. Qetësia prishej vetëm nga rënia e ndonjë boçe pishe në halat e thata të pyllit poshtë tij. Ajri ishte me aromë të mirë. Pas ca orësh unë me krrabën në dorë u dhashë bagëtive pllajës përpjetë. Ndihmës kisha Ballanin, qenin tim besnik. Atë ditë bënte aq vapë sa unë një e dy e drejt e në burim për të pirë ujë e për t’u freskuar. Po kujt ia priste mëndja se afër pas dreke do të prishej koha aq shpejt? Erth e t’u nxi qielli or xhan i vëllait, që lere, lere mos e nga. Ç’e pyet? Rashë në hall të madh. Kisha ikur shumë larg nga stallat. Për të shkuar atje më duhej të kaloja disa prrenjë. Isha duke ngrënë drekë a darkë, mere si të duash, po pse më shkonte buka tatëpjetë thua ti? Meazallah. Sa vinte bubullimat po shtoheshin, shiu po shtohej, errësira po shtohej. E po kjo pikë e zezë-thashë me vete. Shoh rretherrotull ndonjë vënd ku të futja kokën e të strehoja dhentë, hiç! Shoh për ndonjë njeri, hiç! Dhentë e shkreta u mblodhën tufë dhe mua më dukej sikur donin ndihmën time. Atëhere unë u fërshëlleva fiuuuu, fiuuu.. 99


Fiqri Shahinllari

Bariu fërshëlleu vërtet ashtu siç kishte fërshëllyer në mal atë ditë. Dëgjuam të trokiste dikush pas murit, në dhomën ngjitur me tonën. Nuk vonoi dhe në derë trokiti sportelisti. -Çfarë bëni ju more aty brenda? Po pengoni të tjerët të flenë gjumë. I kërkova ndjesë sportelistit dhe i sugjerova bashkëbiseduesit ta ulte zërin e të mos fërshëllente. Ai shtypi bishtin e cigares në tavllën e duhanit që e kishte vendosur mbi karrige dhe, sikur të mos kishte ndodhur gjë tha: “Çudi me ca e ca. Miza t’u kalojë mbi kokë zgjohen..! Hajde mendje, hajde. Ku e lamë? Po. U fërshëlleva dhenve por ato mezi iknin. Erth e t’u nxi koha, u t’u bë sterrë. Sikur të dilte njeri përpara e të ta bënte xëx me kleçkë në sy nuk e shihje. Shiu vazhdonte të binte me grykën e stomnës Për të kaluar matanë duhej kapërxyer përroi. Ai nuk kishte shumë ujë. Dhentë e para, shumica, kaluan lehtë por pastaj vjen një dallgë e madhe që i mbuloi dhentë që kishin mbetur pa kaluar matanë. Bobo të gjorat-thashë-dhe u hodha në ujë. Ndjeva të ftohtët në palcë por sa para bën të ftohtit kur para syve të mi uji që zbriste me tërsëllëmbë rrukulliste delet dhe i merte me vete? U dola përpara duke u mbështetur pas një shkëmbi. Kapja dhentë me krrabë, i ndaloja, i mernja në krahë dhe i hidhja në bregun tjetër. Nuk di se sa zgjati kjo punë por ama i shpëtova dhentë nga mbytja. Vetëm dy kokë më rrëmbeu vala. Edhe brucën ma kishte marë dallga. Kush e qante atë, xhan o brrucë para dhenëve dhe vetes sime. Dola në bregun tjetër të prroit dhe shkunda trupin. Mishi m’u bë si ai i pulës. Po prisnja gozhdë nga e ftohta. Kur, do ti?. Nja dyqind metra më tutje 100

Derte Shpirti

shoh një dritë ndezur. E mora me mend se ndodhesha në fshatin Lenas. Duhet të isha vonuar goxha duke nxjerrë dhentë një për një nga prroi përderisa familjet e tjera nuk kishin dritë nëpër shtëpitë e tyre. Kishin rënë në gjumë. Mëndjen e kisha të fjetur pasi barinjtë e tjerë nuk do të më kërkonin sepse stallat për arsye të terrenit i kishim të veçanta e larg njëra,tjetrës. Ku ta dinin të zestë, shokët e mi se unë i kisha punët pisk? Nejse, dhentë përpara dhe drejt e te shtëpia me drita ndezur. Atje ishte kompleksi i zyrave te sektorit të qendrës së kooperativës. U afrova në dritare. Bulëzat e pikave të shiut që rrëshqisnin poshtë xhamit të dritares nuk më mundësonin pamjen e qartë të një njeriu që ishte brënda duke lexuar diçka mbi tavolinë. E fshiva me pëllëmbën e dorës xhamin dhe pashë fytyrën e një femre të re. Trokita me shkopin krrabë që nuk e ndaj asnjëherë nga vetja ime. Ashtu si edhe qenin Ballan. E kam edhe shkop edhe krrabë për të kapur delet nga këmbët. Po ku ta dija unë se ai shkop për mua u shndrrua në shkopin magjik të fatit tim? E mbaj me vete kudo që shkoj. Më sjell fat. Ja tek e kamfoli ai duke drejtuar gishtin tregues te shkopi krrabë pas dere. Dhe që thua ti, xhan i vëllait-vazhdoi aitrokita në dritare. Ajo s’foli. S’dëgjoi. Trokita në derë fort, fort dhe bërtita: -Shoqe, të lutem hape derën të futem një çikë brenda se jam bërë qull nga shiu. Ajo nuk e bëri të gjatë por u ngrit nga tavolina dhe hapi derën. Përpara më doli një vajzë e bukur, ç’pyet sa e bukur ishte! Ishte thashë? Është ore është!!! Më kishte një palë sy si të mëshqerrës, larushë që anonin nga bojëqielli, me qerpikë të gjatë. U hutova, harrova dhen, harrova të 101


Fiqri Shahinllari

ftohtit. Kishte veshur fustan ngjyrë gurkali me dantella përfund. Flokët i kishte lidhur në formën e bishtkalit që i lëviznin si lavjerës për shkak të rrotullimit të kokës sa majtas, djathtas. Sytë të mëdhenj si të mëshqerrës dhe qafa e bardhë si ajka e qumështit, lëviznin pa pushim. Zoti kishte qënë më nge’ atë ditë kur ka gdhëndur e skalitur trupin e fytyrën e saj. Nuk kishte vëthë e gjerdhan. Ishte e thjeshtë. Se në fund të fundit ato janë stolira, sende tualeti janë. Kam lexuar diku,nuk më kujtohet tani se në cilin libër, se lumturia për gratë është ku e ku më lart se tualeti i tyre. Ç’i do llafet o byrazer. Lumturia është jeta e tyre. Si thua ti shoku Spiro, a mund ta bëj të lumtur unë nëse martohem me të? -E le muhabetin te hapja e derës nga ana e saj-i kujtova atij fillin e bisedës që po bënte dhe nuk munda ta përmbaja veten nga buzagazi që më kishte hipur në ato momente. -Hë, po, ke të drejtë. Ajo po më shikonte e habitur sikur do të më përpinte. Më erdhi turp. Isha bërë ibretialem, qull nga koka te këmbët. Dridhesha si purtekë. -Futu, futu brenda,po gruaja ku është-tha dhe pyeti ajo. -Për ç’grua e ke fjalën? Unë nuk kam grua, kam dele dhe një qen –i flisnja asaj kur po futeshim brenda ndërsa ajo filloi të mbyllte derën. U pataks dhe iu ravijëzua një buzëqeshje e lehtë në fytyrë. -Ç’flet kështu? Nuk është as koha as vëndi për të tilla budallallëqe. Kishte të drejtë. Unë hajvani e kisha mendjen te dhentë që prisnin jashtë kurse ajo e kishte mendjen gjetkë, për ndonjë rrast urgjent lindjeje. Atëhere e mora 102

Derte Shpirti

vesh se ajo paske qënë mamia e fshatit Lenas, qendër e kooperativës së bashkuar, por unë nuk e dinja sepse fshati im, Brinjasi, është goxha larg nga Lenasi ku ajo ishte caktuar si mami para shtatë muajve. Dy vitet e fundit nuk më kishte shpënë ndonjëherë nevoja në Lenas. Pastaj ne, çobenët, ku mbillemi s’korremi. I thashë me dy fjalë, këtu e këtu qëndron puna. Ajo nuk e bëri të gjatë. Mori një fener me vajguri, e ndezi, mori edhe ombrellën e vetme që kishte dhe doli jashtë. Unë pas saj vazhdoja të prisja gozhdë. -Ku t’u gjejmë ndonjë copë strehë këtyre laneteve se mos m’i çajë ujku-thashë për delet. -Për këtë dola jashtë-foli ajo-Pak më tutje është një hangar për makineritë bujqësore. Ka vënd edhe për bagëtitë e tua. -Faleminderit shumë, ta paça borxh e ta shpërblefsha me ndonjë gjë të mirë-u shpreha-tani jam i qetë se edhe Ballani do t’i ruajë paq këto të bekuara. -Ballani? Ndonjë shoku jot? -Shoku im është por është qen, ja ai bukuroshi i bardhë që po shkon te dhentë. Unë në mal atë kam shok dhe këtë shkopin krabë që e mbaj me vete kudo shkoj. Edhe librat. Edhe radion. Kur u kthyem në dhomën e saj, më urdhëroi të xhvishesha. Në çast më shkoi mëndja për keq. Mirë thonë-thashë me vete-këtyre çupave të shkolluara u ka plasur cipa fare. Hajde mëndjefyçkë hajde. Të zhvishem unë në sytë e saj! Shko moj tutje, thyej qafën! Mos bëj si gratë kallogre! -Ë mo i zi, zhvishu, pse shastisesh? -përsëriti ajo me zë më të lartë. Kisha të bëja me një vajzë me temperament të fortë. Ajo u kthye nga unë duke qeshur. 103


Fiqri Shahinllari

Cipa e bardhë e faqes i shndriti. M’u afrua dhe m’i vuri duart e saj mbi supet e mij që më dridheshin nga të ftohtit, ndofta edhe nga turpi. -Mbërdhin?-pyeti -Jo, jo, ja do rri një çikë dhe do iki. Nuk ka njeri tjetër këtu? -Jo, pse? -Thashë, kot. - Hajde xhvishu se po dridhesh si rrabeckë. Të ka hyrë të ftohtit në palcë. Tha kështu dhe filloi të më xhvishte vetë. U shtanga. Kërceva në anën tjetër të tavolinës. Këmbët m’u penguan në një krevat portativ me stromë të fortë mushamaje ngjyrë bari të errët. Vetëm ai krevat ishte atje. Aha, ja ç’dashka ajo. Të vazhdojë avazin..... Kuçka! Jo, jo gjë që s’bëhet. Nuk do të rri këtu, do të iki atje ku janë dhentë, do të duroj sa të zbardhë sabahu.. Me mëndjen e vet çobani Vangjel vetëtimthi kishte thënë se ajo femër, që fati bëri të takoheshin në rrethana që nuk vareshin as nga ai, as nga ajo do të ishte një nga ato që kanë qejf shpirtin zbavitës. Një shpirt i tillë ka nevojë jo vetëm për fjalë por edhe për veprim qoftë edhe për gjëra të vogla e të e rastit. Këto gjëra për disa femra nuk ngrenë kandar në jetën e tyre sepse harrohen shpejt. Prandaj ai vazhdonte të reagonte pas çdo propozimi që bënte mamija. -E ke të kotë-i tha ai-ne në fshatin tonë i kemi inat këto gjëra. - Ama llaf. Për cilat gjëra flet mo shastismeno? pyeti ashpër ajo dhe u skuq. Befas zëri i saj si blegërimë shqerrke ishte kthyer në krrakomë grrifshe-Ç’ më pandeh ti mua more çoban i malit? Po të them të 104

Derte Shpirti

zhvishesh se je bërë dordolec e po dridhesh si lepur nga të ftohtit. Ka rrezik të smuresh e të marësh ndonjë “bronoplevit. Këtë fjalë nuk e mbante mënd tamam Vangjeli por mbante mend mirë fjalët që kishin pasuar:- Unë rroba të thata për ty nuk kam, prandaj po të them të xhvishesh i tëri dhe të futesh në krevat. More vesh, mora thuaj. Ishte gjë që s’bëhej. Të futeshe ai në krevatin e saj? Pu, pu, pu!!! Pastaj të futej ajo po në atë krevat! Të bukura mënd që kishte! Po kur të hapej të nesërmen në fshat fjala që Vangjeli i Nikos na fjeti me atë maminë, kjo ishte ç’ishte! Hajde të dëgjonje fshatin pastaj, hajde të hyje në shtëpi të kam rixha. Pale besimi që do të humbiste. Nuk do ta dërgonin më me bagëtitë e kooperativës. “Ti nuk ke mend të ruash pasurinë e përbashkët-do t’i thoshin- se mendja jote kullot andej nga shtëpia e lindjes së kalamanëve…” -Po ti ku do të flesh-pyeti ai me inat të zbutur duke ngulur shikimin në bebëzat e syve të saj. -Kam fjetur tërë pasdreken. Tani do të vazhdoj të lexoj një libër të zanatit. Ai kishte pandehur se ajo po e gënjente por më në fund ishte kandisur. Se ç’të bënte? Të dilte jashtë, ku të mbytej? Shiu vazhdonte me gjyma. Të qëndronte brenda pa u zhveshur ishte e pamundur. Akoma uji po i kullonte nga trupi në dyshemenë e dhomës duke formuar vija uji që shkonin në drejtim të mureve. Vendosi të xhvishej. Fundja, nëse do të ngjiste gjë, ai do t’ia pllaviste me pëllëmbë surratit që asaj t’i lëshonin sytë xixa. -Fike dritën dhe kthe kurrizin nga unë-i tha. Ajo bëri si i tha ai. Sa të hapësh e të mbyllësh sytë 105


Fiqri Shahinllari

ai u zhvesh dhe u bë gati të futej në krevat. Ajo e ndaloi. -Prit. Fshihu njëherë- i kishte thënë ajo duke i zgjatur në errësirë një peshqir të madh, të gjatë. Vangjeli mbaroi punë dhe u shtryk nën mbulesat e krevatit. Ajo ndezi dritën. Mori plaçkat e Vangjelit dhe i shtrydhi në legenin bojë qielli prodhuar në Durrës. Si e mbante ai gjith atë ujë në trup? Ai nuk ia shqitëte sytë mamisë. I vinte turp nga vetja për ato që i tha asaj. Le që akoma nuk i besonte. Si i shtrydhi mirë e mirë rrobat ajo doli në koridor dhe u fut prapë. -I ndeva plaçkat e tua që të thahen-tha-Jashtë vërtet bie shi por brenda është ngrohtë. Akoma nuk ka ikur vapa me gushtin. Ka akoma kohë. -Si e ke emrin-e pyeti bariu dhe u bë lulekuq në fytyrë. Diçka brënda tij sikur filloi të përpëlitej. -Vjollca-u përgjigj ajo duke u larguar në një kthinë të dhomës që e kishte ndarë me perde-dhe ti më the që të quajnë Vangjel, kështu? -Po, po. Ai ndjeu një tringëllimë te lehtë por të shpejtë, një zhurmë të metaltë në tas apo pjatë si tingëllimë krrabe mbi gur. - Vjollca, ç’po bën?-pyeti. -Po rrah nja dy vezë. Ti duhet të kesh uri. Ai kishte uri që ç’ke me të por nuk e bëri veten. Vjollca mos u lodh .Vjollca, nuk më shkon. Hëngra para se të zinte shiu. Përmëndi për së dyti emrin e saj dhe pati përshtypjen se u trondit. I pëlqente që, sa të hapte gojën, atë emër të thoshte të parin. Pale kur ajo përgjigjej! Ç’e pyet? Nuk e kuptonte ç’po ndodhte me veten e tij. I dukej sikur fluturonte. Mos ishte ndjenja e dashurisë? Bah! Pse kaq shpejt? Kishte lexuar se 106

Derte Shpirti

dashuria lind edhe me shikimin e parë. Dhe çfarë dashurie se! Pas pak ajo i afroi te krevati, mbi një karrige, vezët e rrahura, pak bukë, djathë e çaj që e zjeu në një furnelë elektrike. Ai nuk kundërshtoi. Ajo hidhte sytë nga ai dhe buzëqeshte. Pse vallë? Mos ndofta ai hante si i babëzitur? Apo i bëhej qejfi që ai po ngrohej në krevatin e saj? Apo nga mënyra se si mbulonte trupin me batanie? Kush e di?! Po edhe ai nuk ia ndante shikimin. Sa i pëlqenin sytë e saj, flokët, trupi bile edhe dhoma e saj! -Vjollca, ke prindër ti?-pyeti ai. - I kam të dy. -Të rrojnë e gëzojne. -Nga cili fshat je? -Nuk jam nga fshati. Shtëpinë e kam në qytet. -Kur ke ardhur këtu në fshat? -Ka nja shtatë muaj. -Sa do të qëndrosh? -Të shohim, për nja pesë vjet apo më shumë. Pse pyet? -Jo, kot. …….. -Po ke punë këtu, ke? -Sapo kam filluar. Nuk është kompletuar akoma me krevate e sende të tjera dhoma e lindjes dhe e vizitave për gratë shtatzëna. -Po batanie, çarçafë. -Jo, jo akoma. Këto ku po fle ti janë të mijat, i kam sjellë nga shtëpia. -Të sjell nja dy batanie leshi nesër unë nga shtëpia ime? Vjollca qeshi me gjith shpirt me propozimin e 107


Fiqri Shahinllari

Vangjelit duke zbuluar një palë dhëmbë të badhë si fildisht. Edhe ai filloi të qeshte. Ajo të ngjiste të qeshurën. -Po ta zerë pjellja ndonjë grua ku do ta shtrosh ti, këtu? -Ja, në atë krevatin ku je shtrirë ti-u përgjigj Vjollca. -Po ti? -Me të parë-me të bërë- u përgjigj ajo dhe uli kokën mbi libër. -Po ti Vangjel i ke prindërit? -Babai ka kohë që ka vdekur, Jam rritur jetim, si te them...Nëna ime është plakë në mykët, mezi mbahet... Siç më tregoi Vangjelli, për një kohë të gjatë nuk kishin shkëmbyer muhabet. Atij i ishte trembur gjumi. Por edhe sikur gjumi ta kapitëte ai nuk donte të flinte. Kishte një zakon të keq. Gërrhiste natën. Dhe në këtë dhomë të qetë gërrhimat duken sikur kumbojnë. Bënte sikur flinte por të gjithë forcën e shikimit e derdhte mbi Vjollcën. Ajo studionte dhe me bishtin e syrit, vjedhurazi, shikonte Vangjelin. Si duket e ndjente që ai e shihte. Për ta provuar çobani mbylli sytë dhe bëri sikur fjeti. Pas tre-katër minutave i hapi qepallat pak e nga pak. Ajo nuk ndodhej duke lexuar. Bëri të ngrihej ngadalë mbi brryla. Kur..pikasi Vjollcën mbi kokën e tij. Ajo kishte shkuar atje mbi majat e gishtave të këmbëve, pa u ndjerë, se kishte frikë mos e zgjonte. Në kohën që ai bëri të ngrihej mbi brryla asaj i ngriu dora në ajër duke mos arritur të binte mbi flokët e tij… Ndërsa Vangjeli tregonte, mua se si m’u ndez një farë arsyetimi filozofik i shpejtë. Veprimin e Vjollcës është zor ta dallosh nëse ishte keqardhje apo, simpati 108

Derte Shpirti

apo dashuri për bariun Vangjel. Të kishte rënë vallë edhe ajo “brënda”që me shikimin e parë? Mbase jo, sepse, siç thonë, kur njeriu ndjen diçka për dikë, paçka shkallës dhe intensitetit të kësaj ndjenje, tek ai shfaqet veçoria e humanizmit. Dhe Vjollca kujdesin që tregonte e bënte për humanizëm. Shpirtmirësia i shtyn gratë të kryejnë disa veprime përmes të cilave ato shfaqin pafajshmërinë e tyre. Duke e mbrojtur Vangjelin nga të ftohtit që atij i kishte hyrë në palcë, ajo kisht marë fizionominë e një nëne të vuajtur. Mirëpo afrimi për t’i fërkuar flokët e kokën janë sinjale se në zemrën e saj përpëlitej diçka tjetër, si magji, si mall, si keqardhje, si hipnozë. Sepse në fund të fundit gjëndja dashurore nuk është shumë larg hipnozës. Me kalimin e çasteve ata kishin hipnotizuar njëri-tjetrin me ndjenjën e flaktë të dashurisë. Është e vërtetë se, përgjithësisht, janë të rralla ato vajza që mendohen dy herë për të vendosur për fatin e tyre martesor sepse shumë prej tyre nuk i njohin mirë njerzit, zakonet, këtë botë jallane, që shpesh tregohet e ashpër dhe e mbrapshtë edhe në jetën bashkëshortore. Po këtyre dy të rinjve, të porsanjohur, çfarë u ka përgatitur fati xhanëm? Fillin e mendimit ma ndërpreu Vangjeli.. -Doja të të mbuloja-u shfajësua ajo kur e gjeti veten pranë krevatit dhe mbi kokën time. Dora i ngriu në ajër në momentin kur unë u ngrita ngadale mbi bryla dhe po shikonja Vjollcën. -Po unë mbuluar jam-thashë.... Fytyra e saj mori ngjyrën e purpurit. U mjaftua me shtrëngimin e dorës sime, ktheu kokën pas dhe nuk foli. Shkoi në vëndin ku ishte më parë dhe filloi të lexonte. Unë nuk ia shqita sytë. Nuk mbaj mend sa 109


Fiqri Shahinllari

kohë qëndrova duke e parë ashtu deri sa qepallat më rënduan si plumb. Më zgjoi kënga e këndezit matanë gardhit. U ngrita shpejt nga krevati dhe bëra të vishesha por u kujtova se isha lakuriq dhe u mbulova përsëri me batanije. Hodha sytë nga dritarja. Rrezet e diellit depërtonin në dhomë përmes perdeve të holla e të bardha të dritareve dhe praronin flokët e Vjollcës, të cilën e kishte zënë gjumi mbi karrige me faqe mbështetur në tavolinë, mbi libër. Qerpikët e gjatë të syve filluan të lëviznin pak. Kush e di sa gjatë kishte qëndruar ajo atë natë pa gjumë. Lëvizja e krevatit ku flija unë e zgjoi. Fërkoi sytë, më buzëqeshi. I kërkova plaçkat e trupit dhe ajo m’i solli. Ishin tharë. I vesha duke kthyer kurrizin nga vajza e cila bëri të njëjtin veprim. Si u vesha po e shikoja me sy depërtues. Edhe ajo nuk m’i ndante sytë. Nuk qeshnim as ajo as unë. Vetëm shikoheshim. -Vjollca, bëfsh ditën e mirë!-thashë dhe bëra të dilja nga dera. -Mirupafshim !–ma ktheu ajo duke më shtrënguar dorën fort. -Doemos që do të shihemi, këtej ka shumë kullota për bagëtinë-do të vij, mbase përditë. Ti këtu do të jesh? -Këtu, këtu tha ajo dhe faqet iu skuqën. Dola jashtë. Koha ishte xham, qielli i qruar, asnjë re. Shiu i rrëmbyeshëm i një nate më parë kishte pastruar ajrin, toka pas shiut mbante aromën e këndëshme, karakteristike të saj... … Vangjeli po mbaronte tregimin. Ndezi përsëri cigaren. E thithi me lakmi dhe diçka kërkonte në kujtesë. Ktheu sytë nga dritarja dhe pyeti: -Sa mund të jetë ora, o Spiro, vëllai? 110

Derte Shpirti

-Shpejt është-thashë pa e parë fare orën. -Jo mo, po ç’kusur ke ti që të mbetesh pa gjumë? Oh, medet, sa gjëra më mbetën pa t’i thënë! Mua më pëlqeu tregimi jot, është histori e këndëshme. Si thua ta shkruaj në gazetë? -Si, si në gazetë? Po ku i dihet si i vete filli, jo, jo akoma. Është shpejt. Se ajo ka dinjitet, se ka familje, shoqëri ashtu si edhe unë. Do të them vetë kur të mbarojë kjo mesele. Më jep numërin e telefonit të zyrës dhe të lajmëroj unë kur të përfundojmë.. - Po sot përse je lodhur që erdhe në qytet?-e ngacmova më tej shokun e dhomës. -Ja, ajo më solli. Të thashë që ajo banon në këtë qytet të vogël? I mora lejë brigadierit të blegtorisë.Të them të drejtën e gënjeva. Kam një punë me rëndësi-i thashë-martoj kushërirën nga nëna. Dhe ai më dha lejë. Po, ç’e do? Sot, ditë e dielë, rraha rrugët e qytetit dhe atë s’e pashë gjëkundi. Shkova edhe afër shtëpisë së saj. Nuk rashë në gjurmë të saj. Nuk hyra brenda se kisha frikë mos pikaste gjë i ati që, siç më ka thënë Vjollca është pak si çapras biçimi, është allahu na ruajtë, i vrazhdë dhe për nderin e vajzës mund të bëjë njërën... -Kur të ka treguar Vjollca për natyrën e babait të saj? E ke takuar herë tjetër përveç atë natën e qametit? -Po, po e kam takuar edhe dy herë të tjera. Se unë që atë ditë andej nga fshati ku ajo punonte i shpija dhentë për kullotë. Po deshe po të tregoj edhe më gjatë por kam frikë se do të le pa gjumë.. -S’ka gajle, vazhdo-e nxita unë. Dhe ai vazhdoi. Pas tri diteve nga njohja jonë e rastësishmë, shkova në dyqanin me artikuj të përzierë 111


Fiqri Shahinllari

te fshatit dhe i bleva asaj një fustan ngjyrë qielli apo ngjyrë çivi siç thotë nëna ime plakë. I hodha një sy fustanit dhe u kandisa se ishte tamam për trupin e saj. Mendova t’ia çoja asaj në mëngjezin e nesërmën. Por nuk pata mundësi në mëngjes pasi atë ditë erdhi me mua veterineri i kooperativës dhe brigadieri i blegtorisë. Qëndruan duke kontrolluar tufën e dhenve pjesën më të madhe te ditës. Kur ata u larguan unë e mbajta frymën te Vjollca. E pashë nga jashtë se dritarja ishte e hapur tek bisedonte me nje grua se cilës i pashë vetëm kurrizin.Vjollca ishte përballë saj dhe kështu unë e pashë që ajo më pa me bishtin e syrit. S’bëri shamatë. Buzëqeshi e vazhdoi bisedën. Nuk e bëra të gjatë. Lashë fustanin në parvazin e penxheres dhe krrisa e ika..(Vangjeli gjatë tregimit, herë e quan dritaren dritare, herë penxhere). Të nesërmen lashë dhentë në kullotë dhe frymën e mbajta te mamia. Ajo nuk e kishte veshur fustanin e dhuruar nga unë. Mos vallë nuk i kishte pëlqyer? Apo nuk ishte pas trupit të saj? Gjeta rrastin dhe u afrova në ndërtesën ku ajo shërbente. Iu afrova dhe me shpirt i këndova këngën: Fustaaaanin që ta solla mbrëmëëë, pse s’e vesh moj për hatrin tim O pse s’e vesh moj për hatrin tiiiim, se jam rriturëëë jetiiim... Vangjelli filloi ta këndonte këngën me melodinë e saj të njohur dhe me zë paksa të lartë. -Shshëëttt!-bëlbëzova duke vënë gishtin tregues mbi buzët e mia. I kujtova sportelistin dhe komshijtë e dhomave ngjitur me dhomën tonë. 112

Derte Shpirti

-Më fal-tha si i zënë në gabim e vazhdoi. I këndova këngën dhe ika. Po pse më mbante vëndi thua ti Spiro? Meazallah. Pashë ç’pashë, pas nja dy orëve u vërvita edhe nje herë nga kompleksi i zyrave. Vjollca, sikur ta dinte po më priste në dritare. Nuk e kishte veshur gjende fustanin. Më hipën xhindet në kokë. Ajo mbylli dritaren dhe u fut brenda në dhomë. Unë ngela si hu gardhi jashtë...Pas pak vura re se ajo po dilte nga dhoma. Kishte marë çantën në dorë dhe kishte veshur fustanin që i dhurova unë. M’u bë shpirti behar! -Vangjel- më tha- do më shoqërosh deri tek dyqani se dua te ble diçka? -Llaf është ky? Ja po vij me vrap. Dhe shkova pas asaj. -Të falenderoj për fustanin. Më pëlqen shumë si basma si ngjyra-ma bëri qejfin ajo dhe u fut në dyqan. Se ç’bleu as që më kujtohet, por kuptova se dyqani ishte sebepi për të dalë me fustanin veshur... ... Ramë vonë në gjumë. Të nesërmen shkuam së toku në restorant të hanim mengjez. Vangjeli një e dy e atje, te Vjollca e kishte mëndjen. “Më ranë këmbët dje. Shtëpinë ia di, por nuk mund të hyj brenda sikur bota të përmbyset. Po të paktën ta shihja një herë. Ka tre ditë që nuk e kam parë. Plasa! Mos vallë ka ikur në fshat? Atje më thanë se ka marë disa ditë lejë se paske qënë pa qejf, e sëmurë… Si thua ti, vëlla Spiro, unë e 113


Fiqri Shahinllari

dua po ajo a më do vallë? Se unë nuk do të le dy gurë bashkë, do trazoj dynjanë dhe atë nuk e le pa e marë nuse. Se e di si më thotë gjyshja ime që është 90 e ca vjet?:”Dëgjo bir-nusen mere të atillë që nata të të duket pesë minuta dhe “pjatën” mere të pa filluar” Medemek, mere nusen të bukur dhe të pa martuar më parë. E kupton? Ajo e bukur është dhe, me sa më tha, nuk paska patur dhe as ka ndonjë të dashur.. *** Vangjeli nuk ishte ashtu siç mendova në fillim për të kur ai hyri në dhomën e hotelit. Në pamjen e parë të linte përshtypjen e një njeriu të pagdhëndur, pasiv, inert që mjaftohet vetëm me soditjen e thjeshtë të jetës dhe të fenomeneve të saj. Por jo, ai ishte një njeri, si gjithë të tjerët, që jo vetëm e shohin jetën me gëzimet dhe shqetësimet e saj por edhe veprojnë mbi të në mënyrë aktive. Ai po e kërkonte Vjollcën atje, në qytetin e saj ku kishte shtëpinë. Kishte ditë pa e parë. Kishte erdhur t’i thoshte asaj atë “diçka” që nuk ia kishte thënë dot në fshat, as atë natë por as edhe ditët e tjera kur ai linte dhentë në kullotë dhe shkonte për ta përë nga larg, se mbase dilte ne oborr të shtëpisë së lindjes..As atë ditë që i dhuroi fustanin. Me sa duket, sa më e sinqertë dhe e fortë të jetë dashuria aq më serioze dhe e fshehtë bëhet ajo. Kot nuk thonë që midis të fshehtave të shumta që ka në këtë botë, dashuria është e fshehta më e pakuptueshme e jetës. Nuk di pse ky djalë i sinqertë më hyri në zemër. Ishte i ri, i fortë, i bukur por më i bukur ishte shpirti i tij, një shpirt i trazuar. Me të pyetur ia kishte gjetur 114

Derte Shpirti

shtëpinë. Me të pyetur gjen Stmbollin. Kishte pritur gjatë para e rrotull shtëpisë së Vjollcës. Kur pret gjatë një njeri që e do me shpresë se hë vjen tani e hë vjen pastaj, të duket dita muaj, torturë e vërtetë. Mirëpo ai kot lodhej, kot shqetësohej. Ai nuk kishte lënë kurrfarë takimi me të. Ndjeshmëria nervore u bë e padurueshme. “Verbëria e dashurisë-ka thënë Frojdi-çdo njeri e bën kriminel” Kjo është e vërtetë për rrethana të veçanta, atëhere kur futet në mes një dëshpërim i skajshëm që s’gjen derman, por jo në rrastin e dashurisë së Vangjelit për Vjollcën. Më kujtohet një rast që ma ka tre-guar një mik.. Ai tok me të shoqen po shkonin të qetë në plazh. Ky ishte njeri kaq i qetë sa nuk ta pret mendja. Tërë jetën nuk është grrindur me njeri, nuk i ka rënë kurrkujt në qafë, si i thonë fjalës. Mirëpo atë ditë behari dy-tre djem gango, ardhur nga Tirana për pushime filluan ta ngacmonin bashkëshorten e tij e cila ishte simpatike, me sharm të dukshëm. Burri po bënte not dhe nuk e kishte vënë re të shoqen që po acarohej me gangot dhe po i pështynte në fytyrë. Ata nuk largoheshin. Se si i vajtën sytë në breg burrit kur pa të shoqen që po zihej me gangot. Nuk e bëri të gjatë. I kërceu gjaku në kokë. Erdhi me vrap, shkuli bishtin e çadrës nga rëra dhe iu sul gangove me sytë e ndezur nga inati, ku të ha e ku të djeg. I ra njërit prej tyre në kokë por ai u mënjanua dhe goditja e fortë i zuri në vithe. Të tjerët ia mbathën nga sytë këmbët. Besoj se raste të tilla dhe të ngjajshme ose më të skajshme me to ka patur parasysh Frojdi që ka konkluduar me thënien e mësipërme... Ndërsa për Vangjelin, kjo “verbëri”, nëse do ta quanim kështu, nuk ishte rrugë e krimit por forcë këmbëngulëse për të 115


Fiqri Shahinllari

arritur synimin. Për djaloshin çoban dashuria nuk ishte vetëm memece, ajo ishte edhe britmë kurajoje që e kthen dashurinë e pa shprehur në gradacionin e “sëmundjes” së lumturisë… ...Pas dreke, në një kafene unë po bisedoja me një specialist të dëgjuar të Shqipërisë i cili po më tregonte më shkoqur ato që referoi në seminar lidhur me zhvillimin e zonave malore...Në derë hyri Vangjeli syqeshur. Shoku Spiro-m’u drejtua-Të më falë shoku juaj por nuk mund të rri pa ta shprehur gëzimin tim...Më në fund e pashë Vjollcën me një çantë supit që sapo doli nga shtëpia dhe bëri tutje. Për ku? Te shoqet? Në Pazar? Në Kinema? Iu afrova disa çape dhe: -Vjollca!-thirra dhe u turpërova me veten sepse “kush e di sa e kisha ngritur zërin. Dhe Vangjeli tregoi i egzaltuar atë takim. .. Ajo kishte qënë në një qytet tjeter atë ditë. Dhe ishte kthyer me autobuz. Kur Vangjeli i thirri ‘Vjollca!”ajo kishte kthyer kokën. Zëri i Vangjelit me tingull burrëror, paksa i ndrojtur, e kishte goditur në shpirt. Qëndroi në vënd. Si duket iu prenë këmbët. Mos vallë edhe ajo kishte rënë brënda “me shikimin e parë?” Kush e di? Rrugët e dashurisë janë të çuditëshme. Ato kanë shumë labirinthe për të depërtuar në zemrat dhe shpirtrat e njerzve. Ai iu afrua. Edhe ajo po shkonte drejt tij me vështrim përvëlues. Pastaj ia mbërtheu sytë shkopit krrabë. -Mos e shiko shkopin tim. E mbaj me vete kudo që shkoj. Është shkopi im magjik. Me këtë kap delet, me këtë po, të kapa edhe ty. Të dy qeshën me ngazëllim. Ishin afruar shumë fizikisht me njëri-tjetrin në ato momente por më parë ishin afruar zemra me zemrën, shpirti me shpirtin.. 21 korrik 1974 116

Derte Shpirti

KOINÇIDENCË E ÇUDITËSHME Kur je jashtë Atdheut për një kohë shumë të gjatë të pret e të përvëlon malli për çdo gjë që të kujton vendlindjen , qytetet, fshatrat, malet, fushat, lumenjtë dhe, sidomos, njerzit që jetojnë atje. Pale, kur dëgjon rrallë të flitet shqip! Të duket se edhe fjalët kanë aromë mëmëdheu. E kam provuar vetë këtë ndjesi në Boston, Hartford, Nju Jork, Filadelfia e, rrallë, në Uashington DC për shkak se në kryeqytetin amerikan nuk ka shumë shqiptarë. Megjithatë, njëherë, në Uashington veshët më kapën një tingull që më shëmbëlleu në gjuhën shqipe. Ishim në një restorant meksikan me bashkëshorten dhe djalin tim me gjith të shoqen e tij amerikane. Tingulli më detyroi ta çonja kokën pas, andej nga vinte zëri. Në tavolinën afër tre burra bisedonin paksa me zë të lartë. Njëri prej tyre që po fliste atë çast m’u duk se i artikulonte fjalët me një sintaksë që të kujtonte gjuhën shqipe. Por çudia më e madhe për mua ishte se edhe zëri i tij më solli në hatër zërin e një shokut tim të dikurshëm, Serafin Priftit. Dhe, a do ta besoni vallë? Edhe fytyra e tij e rrumbullakët me vetullën e majtë me qime të rralla për shkak të një dëmtimi që kishte patur duke rënë dhe përplasur mbi një gur të mprehtë kur qe fëmijë, edhe hunda paksa e shtypur, ishte gati –gati si e Seros! “Nqë, nqë, oj, djall o punë!”-po i thosha vetes sapo kuptova se ata të tre ishin latino-amerikanë dhe nuk kishin kurrfarë lidhje me Shqipërinë, aq më pak me Serafinin, shokun 117


Fiqri Shahinllari

tim! Ç’është ky perceptim i rremë , ç’ne ky haluçinacion? Mos vallë sistemi im nervor është i lodhur dhe stresi po bën punën e vet? Mundet. Çfarë nuk bën vaki kur trupin e ke në Amerikë dhe mëndja fluturon matanë Atllantikut?! Kjo rastësi më mundoi për disa ditë. Nuk po u jepja dum pyetjeve që më lindnin orë e çast. Hajde de’zëri, po çne edhe fytyra e tjetrit i ngjante asaj të Seros? Këtë rastësi nuk e quajta tjetër veçse një koinçidencë të çuditëshme dhe besova se e qetësova veten. Por nuk qe e mundur. Rastësia e koinçidenca e çuditëshme me Seron ishte e “shkruar” që të ndodhnin. Me Serafinin kam qënë bashkënxënës dhe bashkëstudent. Emërimet nëpër punëra të ndryshme na ndanë. Ai edhe pse ishte nga një rreth i kategorisë së parë me punë u caktua në një rreth tjetër, më të vogël, afër rrethit të tij të origjinës, në fillim si specialist i thjeshtë në zyrën e Kadastrës. Sa herë shkoja me shërbim në qytetin ku Serua punonte , nuk mund të rrija pa e takuar atë. Më vonë atë e ngritën në përgjegjësi. E çuan drejtorë ndërmarrjen e sharrave në një zonë të largët dhe unë nuk mund ta takoja shpesh kur më binte rasti të shkoja me shërbim në qytetin e vogël malor… Kaluan disa vite. Në atë kohë kur ndodhi ngjarja që po filloj të tregoj tani, unë nuk e dinja se Serafin Priftin e kishin bërë shef të një seksioni të rëndësishëm në komitetin ekzekutiv të rrethit. Kisha shkuar me shërbim dhe ndodhesha në zyrën e Nikoleta Lenës, një e njohura ime që në shkollën e mesme. Nuk ishim bashkënxënës me të. Ajo ishte në një shkollë tjetër të mesme profesionale, por nxënësit e shkollës sonë me 118

Derte Shpirti

nxënësit e shkollës së saj, si ta them, ishin binjakë-zuar dhe takoheshin shpesh nëpër festa , pikniqe, mbrëmje vallzimi. Puna me pasion, virtytet e saj të çmuara e kishin shpënë Nikoletën të ngjitëte shkallët e karrierës në administratën e kohës duke u bërë një nga kuadrot e rëndësishme në rrethin e saj malor. Pas takimit me Nikoletën i thashë asaj se do të shkoja edhe në disa seksione të Komitetit Ekzekutiv.. -Shko, shko-miratoi ajo.-Atje do të takosh edhe shokun tënd të shkollës së mesme, Serafin Priftin. -Pse nuk është më drejtor ndërmarrje Serua? -Jo. Tani e kemi bërë shef seksioni. -Ai është vërtet njeri i zoti, i drejtë dhe serioz. Ti e njihje mirë që më parë, apo jo? -Po, e njihja siç të njihja edhe ty dhe të tjerë nga shkolla juaj që, pothuajse ishte mashkullore, femrat aty te ju numëroheshin me gishtat e dorës. Ju nëpër mbrëmjet e vallzimit s’kishit kë të zgjidhnit-tha ajo të vërtetën duke e shoqëruar fjalën e saj me një dozë humori. -Me siguri e di edhe historinë e Serafinit të shkretë që, për shkakun tënd, mënt e përjashtuan nga shkolla. -Ç’thua mo kështu? –pyeti ajo dhe mbylli derën e zyrës të cilën e kishte hapur për të më përcjellë mua. Më futi përsëri brenda. Kurioziteti është një nga çelsat që të shtyn e të ysht drejt kërkimeve të tjera. Nikoleta porositi sekretaren e saj për të na sjellë nga një kafe tjetër dhe, për mua, edhe një konjak “Skënderbeu” -Vërtet nuk di gjë ti?-rihyra unë në bisedë me karakter krejt tjerër nga biseda e mëparëshme për çështje pune. -Sinqerisht të them. Nuk di që të jem bërë shkak 119


Fiqri Shahinllari

për përjashtime nxënësish as në shkollën time as në shkollat e tjera. Pa ma thuaj të lutem, si është puna se po vdes nga padurimi-përfundoi ajo duke qeshur. -Mirë atëhere, po tregoj… Kishin kaluar disa ditë nga mbrëmja e vallzimit me rastin e festës së “1Majit” Ishim rrjeshtuar para shkollës gati për t’u futur nëpër klasa..Hë, se për pak harrova, një ditë më parë na kishin marë gjithsecilit fletoret e hartimit. Nuk dinim pse. Pra ishim rrjeshtuar para shkolls. Në podiumin e ngritur mbi shkallët e shkollës, përveç profesorëve e drejtorit, ndodhej edhe një person tjetër veshur me rrobe gri që mbante në dorë një çantë meshini ngjyrë kafe. U futëm nëpër klasa. Në katin e dytë, në pjesën lindore të shkollës ishte auditori i letërsisë. Orën e parë klasa jonë kishte letërsi. U habitëm se në klasën tonë atë mëngjes u fut edhe personi i veshur me rroba gri dhe drejtori i shkollës, një njeri ky shumë autoritar, serioz dhe tepër i rreptë në kërkesën e llogarisë për zbatimin e rregullave strikte të shkollës së mesme ku më tepër kishte nxënës konviktorë. -Edi e di-më ndërpreu Nikoleta me veshët bigë dhe sytë katër, e përqëndruar nga unë. Dukej sikur thithte çdo fjalë që thosha, Kishte të drejtë. Biseda ime lidhej me atë ç’ka i kumtova asaj disa çaste më parë, se ishte ajo shkaku për ta përjashtuar Serafinin nga shkolla. -Drejtori-vazhdova unë bisedën-e mori fjalën. I irrituar jashtë mase ai foli “për një ngjarje të rëndë, të ndyrë që turpëron dhe njollos nderin e shkollës sonë. Nga gjiri juaj, të dashur nxënës, ka dalë një dallkauk, një qen bir qeni, një çatall e duduk që i ka shkruar letër dashurie një vajze të ndershme e fisnike të shko120

Derte Shpirti

llës me të cilën shkolla jonë organizon bashkarisht aktivitete kulturore e sportive!” -Klasën e përfshiu ankthi, frika, kurioziteti. Secili dyshonte te tjetri e tjetri te tjetri. Qetësi torturuese! Heshtje shurdhuese! Dukej se edhe koha ndali tiktakun e saj. -Qënka vërtet ngjarje interesante, e trishtë-tha Nikoleta duke i dhënë fund kafesë-po ç’hyj unë në këtë mesele mor aman? -Më interesante do të bëhet për ty vijimi i ngjarjesiu përgjigja asaj. -Pa hë, pa hë, ngulmoi ajo me buzën në gaz e duke mprehur më tepër vëmëndjen dëgjuese. Sytë dhe veshët e saj u bënë tepër kureshtarë, të padurueshëm. -Ti e di që drejtori ynë me drejtorin tuaj ishin shokë të ngushtë. -Po, e di. -Atij, drejtorit të shkollës tuaj, nuk e di se në ç’rrugë, i kishte rënë në dorë letra e dashurisë që të drejtohej ty nga një nxënës i shkollës sonë. E mer letrën drejtori juaj dhe ia sjell drejtorit tonë të rreptë. U bë problem. -Uauu! Më kujtohet një ngjarje e tillë që qarkulloi shpejt e shpejt nëpër veshët e nxënësve të shkollës sonë por unë e mora si thashethem dhe nuk i kushtova rëndësi e ajo kaloi shpejt ashtu si çdo ngjarje që nuk të shkakton emocione të drejtpërdrejta, të rëndësishme në jetë. -Për ty po, mbase, por për tjetrin “partnerin tënd” nuk ishte kështu. -Kush na paska qënë ky “partner,”aman se më plase-gati klithi Nikoleta. 121


Fiqri Shahinllari

-Duro, duro. Pra drejtori urdhëroi të ngrihej në këmbë ai “zuzari që ishte midis nesh” -Po, atje e le-më ndihmoi ajo dhe u ngrit nga kolltuku në krye të trapezës së gjatë të zyrës dhe erdhi pranë meje. Asnjë nga nxënësit nuk po çohej-vazhdova tregiminAtëhere drejtori iu afrua njeriut me uniformë ngjyrë gri: “Ma jep të lutem zarfin!” – i tha atij. Ai nxori nga çanta një zarf të hapur dhe ia dha drejtorit. Ky ia pasoi profesorit të letërsisë i cili, jo me dëshirë por nga zori, lexoi letrën. Nuk më kujtohen të gjitha fjalët e letrës. Kanë kaluar kaq kohë, pesëmëdhjetë e ca vjet që atëhere, por tre rrjeshta të vjershës më kujtohen mirë. Se, asëll-asëll duhet thënë që ajo letër dashurie ishte thurur në formën e bejtes: Moj e bukra Nikoleta Ti më bën moj me spaleta Hej, hej moj tungjatjeta... Pastaj radhitëte disa batuta që kishit shkëmbyer gjatë vallzimit në mbrëmjen organizuar me rastin e festës së “1Majit”. -Paske vendosur të vesh në provë durimin dhe nervat e mia-u hodh e tha Nikoleta-ç’lidhje kam unë me batutat dhe me Serafinin? Nxirre të shkretën! -Në përfundim të letrës ishte firma e cila mezi lexohej. Pikërisht kjo firmë u bë sebep i ngatërresës, u shndërrua në pazëll, në një lloj fjalëkryqi për specialistët ekspertë të Degës së Punëve të Brendëshme ku dy drejtorët: i yni dhe i juaji e kishin çuar letrën për të zbuluar “zuzarin”. Mezi kishin deshifruar firmën: 122

Derte Shpirti

SerNP që ata e kishin deshifruar: Serafin Nako Prifti. Dora vetë! Urra! Hamëndjet u “ndihmuan” edhe për faktin sepse poshtë firmës ishte një PS: ku “zuzari” sqaronte: “Firma është e nxënësit që të do me shpirt, që është nga një rreth, kufi me rrethin nga je ti” -Dhe ky na qënka Serua? Mos!-foli e habitur Nikoleta-Mos! Unë nuk di gjë. Për herë të parë po e dëgjoj, ja nga goja jote, tani. Mos vallë i kanë rënë kot në qafë? -Çohu ti, Serafin Nako Prifti, çohu ti rrufjan dhe na shpjego si e qysh doje t’i bije në qafë çupës së botës me anën e kësaj palo letre?-sokëlliu drejtori. Serua u ngrit në këmbë. Dyllë i verdhë në fytyrë. Trupi i dridhej si purtekë më tepër nga turpi e inati, sepse po e akuzonin kot së koti por edhe nga frika sepse do ta përjashtonin nga shkolla. Mbaj mënd që tha: “Unë nuk kam gisht në këtë çorbë. U betohem për kokën e babait dhe për shpirt të nënës. Ju ngulni këmbë se letra qënka shkruar nga unë. Po u them se, nëse vazhdoni të më akuzoni kotsëkoti, do të hidhem nga dritarja” Tha kështu me lot në sy dhe u orvat të hapte kanatet e dritares. Në këto çaste, eksperti i Degës së Punëve të Brendëshme, i stërvitur, me sa dukej, për momente depresive të njeriut që është para presionit psikologjik, u sul drejt Seros dhe e ndaloi atë. Nuk mbaj mënd se si vajti puna më tutje. Më vonë, shumë më vonë, kur gjithçka ishte qetësuar dhe nuk kishte më rrezik për autorin e vërtetë të letrës, u mor vesh se atë e kishte shkruar një nxënës tjetër, një vit më poshtë klasës sonë. Ai e kishte “bërë dobiçin” letër dhe e kishte hedhur në postë, që andej në shkollën tuaj ku drejtori juaj e gjeti dhe ia dha drejtorit tonë. Ky e çoi në organet 123


Fiqri Shahinllari

e sigurimit. U bë verifkimi dhe ja ku “dobiçi” u hodh në derën e Seros. Nxënësi quhej Seran Mane Prrenjasi nga rrethi tjetër kufitar me rrethin tuaj. Kur e dëgjuam ne të tjerët këtë ngatërresë u habitëm. Enigma e firmës u zgjidh. Serafin Nako Prifti me Seran Mane Prrenjasi. Gërma e parë e emrit dhe gërma e parë e mbiemrit ishin të njëllojta. Vetëm emri i atësisë ndryshonte nga N në M. Ishte koinçidencë. Nikoleta mbeti si e shastisur për momentin. Kishte kaluar shumë kohë nga ngjarja. Ajo, Serafini dhe unë, gjithashtu, kishim krijuar familje dhe ishim bërë me fëmijë. Por, e shikoni se ç’bën rastësia? As që më shkonte ndërmend t’ia tregoja këtë histori Nikoletës edhe pse kisha shkuar disa herë me shërbim në rrethin e saj dhe e takoja edhe atë për çështje pune. Kur do ti? Si pa pritur e pa kujtuar ra rasti. Nikoleta nga natyra është njeri me humor të hollë, gazmore e me shpirt qelibar. Në përfundim të tregimit tim, me qënë se po vinte koha e mbarimit të orarit zyrtar të punës , më propozoi të hanim drekë bashkë në restorantin më të afërt të qytetit. “Por dua të ftoj në drekë edhe Serafinin, dakord?-propozoi dhe pyeti njëkohësisht ajo” “Me gjith qejf, me kënaqësi”-u përgjigja. Ajo i telefonoi Serafinit: -Searfin, si je ? Ecin ndonjëçikë ato shifrat e planit?. E bëre shkresën për ndërmarrjet dhe kooperativat apo jo akoma?...Ashtu?. Të lumtë! Dëgjo tani. Në zyrw kam shokun tënd të klasës. (Ajo i tha emrin tim). Dëshiroj të hamë drekë bashkë në restorant… Të tre….Mirë, po të presim. -Sa mirë bëre-i thashë. -Serafini po vjen-më tha. -Ti qëndro serioz, dua ta ngacmoj pak, se edhe ai nuk është i pakët në humor.. 124

Derte Shpirti

Zbritëm shkallët e godinës. Sapo dolëm te dera e jashtëme ajo u kthye shpejt në zyrë për të lajmëruar familjen e saj se do të vonohej dhe të mos e prisnin për drekë. Atëhere nuk kishte telefona celularë si tani. Ndërkohë drejt meje po vinte Serafini me krahët hapur për të më përqafuar. -Ku është shoqja Nikoleta?-pyeti. -Vjen shpejt. -Na plasi shpirtin me porosira për t’i bërë shkresat me urdhëra e detyra për shefat e planit nëpër ndërmarrje dhe kooperativa të rrethit. Mua më vjen edhe për të qeshur edhe inat sepse kjo nuk e di që ato shkresa që i konceptojmë e i përpilojmë me sqimë të madhe duke i kushtuar rëndësi edhe shënjave të pikësimit, atje, në bazë as që i fërshëllejnë fare! I futin në sirtar pa i lexuar. Biles një shkresë të tillë e gjeta një ditë mbi udhë kur shkova në ndërmarrjen e grumbullimit dhe, pa e vënë re, e shkela me këmbë. Nikoleta nuk vonoi. -Shkojmë -tha. Në restorant porositëm edhe djathë të freskët që sapo e kishin sjellë nga baxhoja. -E paski qejf djathin-hapa unë muhabetin. -Djathin e ka qejf dhe e rekomandon edhe shoku Enver Hoxha. Ti e ke lexuar në veprat apo jo-tha Serafini. -Sigurisht-pohova.. Djathi ka vlera të mëdha ushqyese. -Shoku Enver e ka patur qejf që në fëmijëri por e ka konsumuar , ma mer mendja, edhe kur ishte student në Francë-vazhdoi Nikoleta. -E pëlqen shumë populli francez-mora fjalën unë. Më kujtohet një shprehje e Sharl De Golit kur sapo ishte 125


Fiqri Shahinllari

shpallur president i Francës. Kur e pyetën gazetarët nëse ishte punë e vështirë e një presidenti, De Goli u përgjigj: “Si nuk qënka punë e vështirë të udhëheqësh një popull, siç është populli francez, që konsumon 368 lloje djathi?!” Eh, gazetarët. Ndonjëherë lëndojnë edhe atje ku nuk duhet. De Goli kishte një vajze, si i themi ne, debile, handikapate. Presidenti e donte shumë. E merte me vete kudo që shkonte për vizitë. Edhe jashtë shtetit. Një herë, më duket në Angli, ajo ishte në radhët e para të lokalit madhështor ku ishin mbledhur personalitete angleze te fushave te ndryshme për të dëgjuar De Golin. Një nga fotoreporterët fiksoi në aparatin fotografik bijën e Presidentit francez ashtu siç ishte. Të nesërmen gazetat shkruanin fjalimin e De Golit shoqëruar me foton me diçiturë:” Presidenti flet, e bija dëgjon..” -Oh, e dhembëshme-ndërhyri Serafini. Unë vazhdova. Siç thashë pak më parë De Goli e donte shumë të bijën, ndoshta edhe për shkak të sëmundjes së saj. Ndodhi që e bija vdiq. I pikëlluar Presidenti gjatë varrimit tha mbi varrin e saj: “ Fli e qetë bija e babait sepse tani u bëre e barabartë me të gjithë njerëzit!” -Eh, ç’bën ndjenja prindërore!-u shpreh Nikoleta. Po ne e kemi fjalën te djathi, më falni për kapërcimin-fola unëe vazhdova. Sapo mu kujtua edhe një fakt tjetër që tregon preferencën për djathë të njerzve të shquar. Ish presidenti amerikan Tomas Xheferson ishte njeri i thjeshtë, shumë modest. Për këtë arsye një grup qytetarësh nga Masassuchets-i vendosën t’i dhuronin atij një myshere të madhe me djathë. Çdo familje që kishte lopë, mjeljen e qumështit të një dite e 126

Derte Shpirti

çonin në një punishte. Atje u prodhua një myshere me përmasa gjigande. Peshonte 700 kg. Si ta çonin te Presidenti? E vunë mysheren në një slitë dhe vazhduan rrugën për tri ditë deri sa arritën te shtëpia e Presidentit. Lajmi kishte marë dhenë. Njerzit dilnin nga shtëpia dhe shikonin dhuratën. Ky djathë u servir në pritjet presidenciale nga viti 1801 deri nw vitin 1805përfundova unë fjalën. -E shikoni që djathin e pëlqejnë udhëheqësit e lartë dhe, pas shëmbullit të tyre, e pëlqen edhe “udheheqja “e rrethit tonë, apo jo o Sero se ne të tillë jemi tani-tha dhe ia plasi gazit Nikoleta. -Ashtu, ashtu-iu përgjigj Serafini po me të qeshur. -Serafin, janë të vërteta shifrat e planit që më the qëparë në telefon apo ja fute kot sa për të më bërë mua qejfin? -Janë të vërteta shoqja Nikoleta, si nuk janë? Unë jam serioz, ti më njeh mirë. “Opaa! U hap dericka e shtegut ku do të kalojë kjo tani”-mendova në ato çaste. -Të njoh, të njoh që në shkollën e mesme por jo edhe aq mirë, ama. Se ti mban ca të fshehta përvëluese brënda vetes-tha ajo duke futur lugën e supës në gojën e buzëqeshur. - Ku e ke fjalën shoqja Nikoleta?-pyeti Serafini po me buzëqeshje. -Ja po ta them copë e nuk po i bie rretherrotull. Ti Serafin je njeri i mënçëm por jo guximtar. Si mor burr’ i dheut më paske dashur mua që në shkollën e mesme e nuk ke guxuar të ma thoshe hapur? Pse veprove si zuzar me bollka kur nuk ishe i tillë? Unë e zeza pandehnja se ishe i emancipuar. Ç’tu desh letra kur 127


Fiqri Shahinllari

mund të ma thoshe copë atë që kishe në mend? Serafini u bë lagjin i kuq. Fytyrën ia mbuloi djersa e cila kullonte nga balli e ikte poshtë vetullës së majtë me qime të rralla për t’u bashkuar me të tjera bulëza djerse të fytyrës. Më pa mua e buzëqeshi me zor. Ktheu sytë nga Nikoleta. Edhe ajo po qeshte. Megjithëse biseda po e bëhej si “gjella me kripë po edhe kripa me karar” mua më erdhi rëndë, ç’është e vërteta, kur pashë sikletosjen e brengosjen e Serafinit. -Ky, gazetari, të ka folur ndonjë broçkull, ma mer mëndja-tha ai gjysëm i shastisur. -Po, po ky ma tregoi, por më tha edhe të vërtetën ama. Nuk ke qënë ti ai “ashiku”im nëpër letra… Vera e vjetër “Moskat” i kishte dhënë hijeshi drekës po edhe muhabetit. Unë gjeta një rrugë shpëtimi nga sytë pyetës të Serafinit. Thashë: Hajt na bëftë mirë dreka. U pafsha kështu me humor e shoqëri të pastër.. Ndërkohë Nikoleta thirri kamerierin dhe porositi tri kafe.. Ku ta dinja unë atëhere se ajo drekë do të shënonte takimin e fundit me shokun tim Serafin Prifti?! *** Pas tre muajve nga koinçidenca e çuditëshme në Uashington u ktheva në Shqipëri. Rastësisht takova para godinës së Kryeministrisë një shokun tim të vjetër. Ai më rrëfeu se para tre-katër muajve kishte vdekur shoku ynë Serafin Prifti. U shtanga. Mos vallë ishte ajo kohë kur mua më shëmbëlleu latino-amerikani në lokalin e Uashingtonit sikur të ishte tëpkë Serafin Prifti me zë e pamje në fytyrë?! Si t’ia vemë emrin kësaj koinçidence të çuditëshme?

128

Derte Shpirti

FATI I SYVE TË MARIGOSË SË FLAMURIT Që të qëndisësh do të thotë të kesh durim. Që të qëndisësh do të thotë të kesh passion. Që të qëndisësh do të thotë të kesh imagjinatë krijuese. Do të shtoja edhe disa"Që" të tjera por po ndalem këtu duke nënvizuar se të qëndisësh duhet t'i kesh sytë xixë, të fortë. Të tillë i ka patur Marigo Pozio, qëndistarja legjendarë ë Flamurit Kombëtar që u ngrit nga plaku legjendar Ismail Qemali më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Po si përfunduan ata sy vezullues poshtë ballit të asaj korçares "hollakë" ë me trupin selvi? Sot ma k'ënda të shkruaj disa gjëra pak të njohura nga mjaft njërëz e, mbase, nga disa lexues për jetën e peripecitë e Marigosë... Thanas Floqi , një nga firmëtarët e aktit historik të shpalljes së Pavarësisë, në ditët ë para të nëntorit 1912 së bashku më Marigo Pozion e Petro Fotografin përgatitën të gdhëndur në dru bocën e flamurit që më vonë u përdor si shtampë në qindra e qindra flamurë të tjërë. Duke u interesuar për të gjetur informacione të tjera lidhur me figurat e spikatura floqarë, nëpërmjët shtypit mësova mjaft gjëra interesante. Përvëç faktit që boceta e shqiponjës prej druri lyhej me bojë të zëzë e stampohej edhe në qylafët e bardhë të lebërve, mësova së pas dy-tre vjetëve të vdekjes së Marigo Pozios u hodh në dyshim fakti nëse vërtet ishte Marigoja apo ndonjë tjëtër, qëndistari/e i/e flamurit që u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorë më 1912. Sikur të mos kisha lexuar së Marigoja ka lidhje më mbiemrin 129


Fiqri Shahinllari

Floqi, nuk do të zgjatesha fare në hollësitë e më poshtëm...Marigoja në vitin 1912 ishte vetëm 20 vjeç. Kish lindur në Korçë më 2 shkurt 1892, bijë e Papakosta Pocit dhe e Lenka Ballaurit. U martua në Hoçisht me Jovan Pozion dhe prej Hoçishtit shkuan me banim e punë në Vlorë.. Marigoja, siç shkruan shtypi, ishte atdhetare e famshme. Emri i saj lidhet me flamurin që ajo qëndisi përgjatë gjithë natës dhe të nesërmen i’a dërgoi Ismail Qemalit për ta ngritur në ditën e pavarësisë. Fizionominë e Marigosë, disa vite pas ngritjes së flamurit, ata që e njihnin mirë atë e përshkruajnë kështu: Ishte një grua hollake, me gjatësi mesatare e me fytyrë të ëmbël, nën rrudhat e së cilës fshiheshin tiparet e një gruaje që kishte qënë e bukur në të ritë e saj.... E zonja në fjalë sa t’ia kthente mendjen edhe burrit më me peshë. Nga një artikull i shkruar nga Jakov Milaj në janar 1938 në revistën e përmuajshme kulturore “Përpjekja Shqiptare” e themeluar dhe e drejtuar nga Branko Merxhani, mëson se Marigo Pozio kish vdekur në Tiranë në gusht të vitit 1932 nga tuberkulozi. Nga një burim tjetër në internet mësova qe Marigoja kishte vdekur në shkurt të vitit 1932 e jo në gusht. Kjo hollësi për datën e vdekjes nuk ka rëndësi për komentin që po bëj në këto pak rrjeshta tani me rastin e 103 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Marigoja vdiq nga tuberkulozi. Kjo sëmundje i kish marrë më përpara dy vajzat dhë djalin e saj të vetëm po edhe burrin, dyqanxhiun e pasur Jovan Pozio në Vlorë. Vitet e fundit të jetës Marigoja ishe verbuar. Kur themi vitet e fundit nuk po tregojmë për një grua të moshuar, për Marigonë plakë. Jo. Ajo kur ndërroi jetë ishte vetëm 40 vjeç! A 130

Derte Shpirti

mund të përfytyrohet qëndistarja e flamurit me sy të verbër, sy që dikur kishin qënë shpuzë e flakë?! Për varrimin e saj ishte përkujdesur i kunati, Kristo Floqi. Po qëndroj paksa këtu. Marigoja, e mbetur e ve dhe pa fëmijë, vitet e fundit i kaloi në Tiranë, në shtëpinë e së motrës, Ranijes, më e vogël së ajo. Ranija ishte bashkëshortja e Kristo Floqit. Për ironi të fatit, në atë shtëpi ku strehoi të motrën vdiq pas 15 e ca vjetësh në katin përdhes, sepse shtëpia ishte shtetëzuar, edhe vëte Ranija. Po në atë kat përdhes, pas Ranijes, vdiq në vitin 1951 edhe i shoqi i saj Kristo Floqi i cili, siç shkruan Dr. Prof. Stilian Adhami, ishtë viktimë e thurjes së Himnit të Mbretërisë.. Në kohën kur filluan të hidheshin dyshimet për autoren e qëndismës së flamurit shqiptar, ngrihet Kristo Floqi, ky kunatolli floqar që qenka kujdesur për të gjorën e të verbërën Marigo, në vitet e fundit të jetës së saj dhe thotë se kish shumë dëshmitarë të tjërë që e pohojnë se Marigoja ishte qëndistarja e Flamurit Kombëtar Shqiptar. Në fletoren “Arbëria,” K. Floqi shkruan aty nga viti 1936 së “...flamurin Kombëtar që u ngrit për të parën herë e pat “hartuar” më duart e veta zonja Marigo mbi cohën e blerë të tregëtari Diamanti sipas modelit të shqipes që kishte vizatuar Dom Mark Vasa më Petro Fotografin” Midis atyrë që kanë dijeni mbi faktin Kristo Floqi përmend Lëf Nosin, Shefqet Dajin, Thanas Floqin, Qemal Karaosmanin, Hamza Isan e Ymer Radhimën. Marigoja ishtë me origjinë nga Korça por, siç shkruam më sipër, qe martuar në Hoçisht me Jovan Pozion. Për shkak të persekutimit ottoman çifti u largua nga Korça dhe u vendos me banim në lagjen 131


Fiqri Shahinllari

Muradie të Vlorës. Në këtë lagje korçarja e bukur u mor me veprimtari patriotike. Në shtëpinë e sa j hynin e dilnin Çerciz Topulli, Mihal Grameno e figura të tjëra Atdhetare. Për t'u shëruar nga sëmundja ajo shkoi të mjekohej në Vjenë. Atje takoi disa herë Aleksandër Moisiun, aktorin shqiptar me përmasa të formatit ndërkombëtar... Ajo u varros në Zvërnec pranë varreve të të afërmve të saj, ku mori pjesë një masë e madhe njerëzish vlonjatë... Mirëpo për varrin e saj e për kujtimin e saj nuk u interesua njeri as në kohën e Zogut as në periudhën komunistë... 26 Nëntor 2015

132

Derte Shpirti

GATECRASH -Copë bisede mikst në një kafene në AmerikëFjala e urtë e popullit thotë: “Kush vjen pa ftuar, gjen sofrën pa shtruar” Nuk i heq presjen kësaj sentence të provuar nga jeta në shekuj. Mirëpo ka edhe përjashtime nga rregulli i përgjithëshëm. Po ua provoj pak më poshtë këtë që po them me një shembull të vërtetë nga jeta, jo shumë larg por pas viteve 90’-të. Se si rashë në gjurmë të faktit po ua tregoj fije e për pe’... Ka ca vite që ndryshuam banesën nga Uashington DC në Aleksandri të Virginias, fare pranë kryeqytetit amerikan. Këtu, si edhe në Uashington DC, shqiptarët nuk janë të shumtë si në Nju Jork, Boston, Detroit, Filadelfia,Hartford e qytete të tjerë të cilët nuk lenë rast e sebep pa u takuar me njëritjetrin. Megjithatë edhe këtu po të interesohesh gjen miq shqiptarë, megjithëse të rrallë. Unë ndjehem mirë këtu ku jetoj jo vetëm që jam pranë djalit e vajzës sime por sepse gati në çdo fundjavë takohem me një inxhinier korçar, i “dashuruar”edhe pas letërsisë. Coffeehouse në rrugën Brenman Park Dr. na është bërë lokali ynë i preferuar. Herëherë me ne vijnë edhe bashkëshortet tona. Bisedat si në çdo kafe, për qejfin tonë, janë nga më të ndryshmet që nga ato me tema nostalgjike për jetën e punën në Shqipëri, për politikën aktuale, problemet e vështira sociale në Atdhe, për letërsinë po, doemos, edhe për punën e jetesën që bëhet këtu në 133


Fiqri Shahinllari

USA. Fjala nxjerr fjalën dhe nuk mund ta parashikosh se për çfarë do të bisedohet në çastet e mëvonëshme.. Një ditë bashkëshortja e inxhinierit, Tera, e diplomuar në Universitet për kimiste teknologe na foli për hobin, pasionin e saj për pikturën të cilën ajo e ushtron edhe sot në qëndisma në pëlhurë a kanavace. Tek dëgjoja atë që fliste me sytë xixa se si kishte qëndisur me fije peri me ngjyrat e duhura portretin e Mona Lizes(Xhokondës) e peisazhe të mbrekullueshme për korniza, në çentro, mbulesa tavoline, perde, çarçafë, velenxe...më fluturoi mendja te durimi i jashtëzakonshëm jo vetëm i Teras por edhe i femrave shqiptare e në mjaft vende te tjera të botës. Vetëm durimi i skajshëm, ndjeshmëria poetike dhe imagjinata sqimatare e shndrrojnë femrën në artiste të vërtetë. Pa dashur të filozofoja po u thosha bashkëbiseduesve se grate nga që janë më të ndjeshme, më zemërdhimbshme e, në mjaft raste, më të arësyeshme se burrat, ato nëse nuk e ndrrojnë zemrën e një personi tjetër, ama, mund ta “riparojnë” atë. -Megjithatë ato shpesh bien viktima në dashuri, nga që besojnë shumë-e mori fjalën inxhinieri. Kam parasysh kaq e kaq ngjarje në Korçë e në rrethinat e saj. Ti e di Tera se pëër ku e kam fjalën-iu kthye ai së shoqes. -Aman edhe ti-u përgjigj ajo-ta kam thënë se dashuria e verbër nuk njeh as moshë, as gjëra të tjera, ajo nuk i sheh gjërat siç janë në të vërtetë. Po dashuria nuk mund te kufizohet vetëm në marëdhëniet midis çiftit mashkull-femër. Fjala vjen, marim si shembull dashurinë e pakufishme të nënës për fëmijën e vet. Ka raste që nëna edhe pse e di që fëmija e saj ka marë 134

Derte Shpirti

rrugë të gabuar: bën prostitucion, drogohet, shkakton sherre me pasoja vdekje, ajo edhe pse tenton nuk mund ta kthejë në rrugë të mbarë. E keqja është se ajo përpiqet t’i fshehë bëmat e djalit apo vajzës së saj edhe në rastet kur janë persona me precedentë penalë në polici e në organet e drejtësisë. Dhe ky eshtë faj. Po a mund të quhet faj diçka e bërë nga dhimbsuria? Nëna është nënë... Biseda të tilla janë interesante por unë desha ta bëja ca si mixe ndaj ndërhyra duke i thënë Terës: -Dakord, dakord zonjë e nderuar, ka edhe raste të tillë por mos harrojme se faktet tregojnë që gratë me cilësitë e tyre emancipojnë jetën shoqëprore e politike, ato bëjnë zap politikën e politikanët pa fre..Nuk mund të vazhdoja më tej se fjalën e mori inxhinieri: -Ç’më kujtove politikën tani kur po mendoja të thesha diçka nga Iliada pasi ma solli Tera këto ditë nga Korça. Por po qendroj tek fjala politikë. Nga mezi i viteve 90’-të vëllai im, piktor, që ti e njeh, banor prej shume vitesh ne Tiranë, martonte vajzën e madhe. Dreka a darka , mere si të duash, u organizua në Hotel “Dajti”. Ishte ceremoni e përbashkët pasi atje mernin pjesë edhe të ftuarit e dhëndërrit. Në njërën anë të sallonit qemë ne të nuses e në anën tjetër përballë ata të dhëndërrit. Në krye tavolina e gjatë ku ishte dhëndërri me nusen e prindërit e tyre. Mua dhe vëllait tjetër më të vogël që kishim ardhur familisht nga Korça tok me motrën e familjen e saj, na takonte që të sistemonim nëpër karige të ftuarit në dasmë. Kishte edhe shokë e kolegë të vëllait, të bashkëshortes së tij e të tjerë që nuk i njihnim. Diku afër nesh u ul një i “ftuar”i veshur shik të cilin nuk e njihnim as unë e as 135


Fiqri Shahinllari

vëllai i vogël. Vura re se ai e kishte mendjen më tepër te pjata e pija se sa tek ceremonia.. Pasi “thau” një plloskë me verë “Kabernet”e nja dy -tri shishe me birrë e në pjatë mbetën kockat e mishit, ai fshiu buzët me kartpecetë mori xhaketën pas karriges. U ngrit. Nuk m’u durua dhe e pyeta: “ - Zotëri, pse po ikën kaq shpejt?” -Ashtu kam një punë të rëndësishme-m’u përgjigj -A mund ta dimë kush je ti? Shok i vëllait, mik nga ana e bashkëshortes së vëllait, apo ndonjë koleg pune i nuses, mbeses sonë? Na fal por nuk ra rasti të bisedonim e të njiheshim. -S’më njeh ti po të njoh unë-tha ai dhe po largohej. -Kësaj i thonë që të paskam ftuar unë në dasëm-i thashë atij duke qeshur sepse edhe unë isha bërë çakërqejf nga pija. - S’do mend që për ty erdha, ty të njoh. Por unë gatecrash kudo e kurdoherë që më jepet rasti. Të kujtohet Sejfulla Malëshova në Fier kur ai donte të abonohej në revistën “Ylli”? Të dy, edhe ti edhe unë u bëmë kureshtarë. Ajt çiao!.. Tha këto fjalë ai që, për shkakun tim kishte marë “ftesë”në dasmë dhe “çau ferrën” drejt derës se madhe të Hotel Dajtit. Nuk më mbetej tjetër veçse të qeshja. I thashë vëllait krah meje:Erdhi tjetri i pa ftuar por ama e gjeti shtruar sofrën. E dëgjove si tha? Gatecrash që në anglisht do të thotë: hyj pa ftuar. E ka mesuar këtë shprehje për të trullosur bashkëbiseduesit në këtë kohë që nuk njeh qeni të zotin e tij... Ndërkohë me fluturoi mendja në një rast kur unë e pashë për herë të parë e të fundit Sejfulla Malëshovën. Shkova për vizitë në Fier tek një grua e cila ishte mike shtëpie kur ne banonim 136

Derte Shpirti

dikur familjarisht në atë qytet. Nuk e gjeta në shtëpi. I shkova në punë, në postë. Duke biseduar e çmallur me të , në sportelin tjetë ku bëheshin abonimet për gazeta e revista, dëgjova dikë që po dialogonte ngulshëm me sportelisten. U bëra kurioz dhe po dëgjoja. -Të thashë një herë more shok, mbaruan abonimet për revistën “Ylli”. Tirazhi i saj është me krrëk, vjen i kufizuar dhe i planifikuar nga Tirana, nuk ka më. I fundit abonent erdhi dje-po thoshte sportelistja. -Të lutem, ki mirësinë të më dëgjosh deri në fund. Unë jam Sejfulla Malëshova, i dënuar politik. Dhe për ne Partia ka porosi, ka nxjerrë një udhëzim a vendim që për abonimet e disa gjëra të tjera të kemi trajtim të veçantë, prandaj po ngul këmbë se më takon një abonim në “Ylli”.. Sportelistja mori dikë në telefon dhe i buzëqeshi ëia ngula sytë dhe vëmendjen atij personi të ditur erudit e letrar e jo vetëm njeri politik. Vura re se në ato momente kishte edhe mjaft kuriozë të tjerë si puna ime që pas largimit të Sejfullait bëmë një “copë” muhabet të shkurtër me njëri-tjetrin. Një nga ata kuriozë duhet të ketë qënë i ftuari i dasmës sonë, i cili paska patur sy shumë vigjilent e kujtesë të fortë për të fiksuar fizionominë e njerëve. E solla këtë episod –vazhdoi inxhinieri-sepse ti pa dashur na fute në politikë. Dhe Sejfullai nga politika e pësoi..Por unë, meram llaf-dua ta shpie pak më tutje historinë e këtij të “ ftuarit” i cili ma mer mendja si nje mashtues klasi, shfrytëzonte raste e ngjarje për të përfituar ndonjë gjë. Ta vazhdoj por kam frike mos e bëj bozë e u bezdis. -Vazhdoje, vazhdoje. Kemi kohë-miratuam ne që dëgjonim inxhinierin. Dhe ai vazhdoi. 137


Fiqri Shahinllari

-Dhjetë vjet a ca më shumë e takova mashtruesin në Korçë. Kisha lënë takim me kunatin në “Panda” afër fabrikës së birrës. U vonova ca për shkak të punës. Lokali jashtë ishte dinga me klientë që shijonin birrën e Korçës me kërrnacka. Duke kërkuar me sy kunatin vura re se në një tavolinë aty afër ishte edhe “i ftari” i dasmës, i ndodhuri edhe ne postën e Fierit por që emrin nuk ia dija.Tani unë e kisha fiksuar mirë fizionominë e fytyrës me gjith plastiken e saj. Ishe me nja katër të tjerë. I dhashë të njohur, atij “nuk i kujtohej” Ngula këmbë te dasma. U detyrua t’i “kujtohej diçka” Më ftoi të ulesha me ta. Nuk pranova. Ndërkohë po më bënte shënjë me dorë kunati atje më tutje. Shkova te ai. Më pyeti: “Ore, ku e njeh ti Llambin, atë mashtruesin që përdor mbiemrin e një politikani të të kohës së diktaturës? U ula dhe i shpjegova shkurt se si e njihja. Kunati qeshi. Më tregoi se ai njeri është hajdut me çizma e mashtues që nuk e ka shokun. Se nga mbiu në Korçë hajde mere vesh po deshe. Ka ardhur që në kohën e diktaturës e punonte në një minierë si punëtor krahu. Shkonte fshat me fshat e genjente fshatarë duke u shitur copa teli nikeli gjoja sikur ishin gurë çakmaku. Pas viteve 90’-të, në kohën e demokracisë kur për disa tipa të tillë “deti u bë kos” dhe këta me lugën në brez hanin ku të mundnin. Ai njeri e ka datlindjen në vitin 1942 a një vit më vonë. Ma ka treguar një miku im që e ka lidhur një rrethanë pune me të por që ka dëgjuar për bëmat e tij. Por a e di që me marifete e dallavere, me autorizime e dëshmi nga naivët e ndryshëm ka arritur të bëhet veteran i luftës? Nëpër ambiente e lokale ku nuk e njohin ai hiqej si i burgosur dhe i takon 138

Derte Shpirti

të marë dëmshpërblim. Burgun e ka bërë pas aksidentit në autokllaven e kombinatit metalurgjoik në Elbasan e ky Lambi na paska qënë inxhinier aty dhe fatkeqi e pësoi... Bisedës i erdhi fundi dhe ne u larguam për t’ia lënë radhën fundjavës tjetër

139


Fiqri Shahinllari

POEZIA E FUNDIT E ESENINIT Një miku im korçar, inxhinieri Andrea Guci, dashamirës i letërsisë i cili jeton ne Virginia të Amerikës, më dërgoi poezinë e fundit të Eseninit me titull: "Lamtumirë ...". E lexova, më mirë të them e përpiva..Por, pse ta fsheh? Më tepër se vetë poezia më bënë përshtypje tronditëse rrethanat e momentit kur ai e shkroi këtë poezi, një ditë para se t'i jepte fund jetës. Dhe thuhet se e shkroi me gjakun e trupit te tij sepse nuk kishte boje. Çudi! Si ishte e mundur qe ai djalosh i ri, i talentuar, ai që u jepte vargjeve të poezisë jehonën e këngëve shpirtërore, të merte atë akt të rëndë për veten e tij!? Si ishte e mundur? E shikoj në foto, e shikoj edhe në shtratin e vdekjes . Yll i shkruar fytyrë bukur në pamje, personalitet romantik ky poeti lirik rus që i kishte shokët e rrallë. Mirëpo pamja e jashtëme fshihte brenda qënies së tij tallaze, tufane shpirtërore që lëre mos e pyet. Vuante nga depresioni dhe mania e persekutimit! Dhe i dha fund jetës në lulen e krijimtarisë në moshën 30 vjeçare. Rri e vras mendjen e përgjigje nuk gjej. Pse edhe disa personalitete të tillë, 140

Derte Shpirti

të këtij kalibri krijues si Esenini, poet apo shkrimtarë rus por edhe të tjere krijues botërore i kanë dhënë fund jetës së tyre në moshë fare të re? Shkrimtarët e artistët, thuhet dhe ashtu është, janë inxhinierë të shpirtit të njeriut. Po pse vallë ata nuk kanë mundur të ngrenë "godinën" e jetës së tyre për një jetë më të gjatë si inxhiniere shpirtërore që janë? Mundohem të gjej "justifikim": Ata janë tepër të ndjeshëm, shumë delikate në ndjenja dhe duhet patur kujdes se lëndohen lehtë, dëmtohen fare kollaj ashtu siç dëmtohet pudra e polenit të luleve mbi krahët e fluturave. Esenini filloi të shkruaje poezi lirike që në moshën 9 vjeçare. Dhe që atëherë për 21 vjet me radhë ai krijoi poezi lirike të hatashme i frymëzuar nga folklori rus. I nxitur nga ky passion ai la fshatin e tij të lindjes dhe shkoi në Moskë që kur ishte adoleshent-17 vjeç. Në vitin 1915 botoi librin e parë. Po atë vit, shkoi në Shën Peterburg, ku u shndërrua në poetin e ditës, bëri edhe martesën e parë nga e cila lindi një djalë që më vonë( 1937) do të vdiste në kampet e përqendrimit. Pas martesës së parë erdhën edhe katër martesa të tjera njërapastjetrës. Më 1917 ishte martesa e dytë. U lindën dy fëmijë, një vajzë e djali Kostandin i cili në vitet 60-të të shekullit të kaluar u bë një matematikan i zoti në SHBA. Më 1922 u martua me një balerinë me famë amerikane 17 vjet më e madhe se Esenini. Kjo jetonte në Paris. Nuk qe e thënë të vazhdonte gjatë me balerinën. U kthye në Moskë më 1923. U martua me një aktore, ndërkohë kishte një tjetër të dashur. Thuhet se me të dashurën kishte një femijë. Dhe kthetrat e fatit për këtë të shkretë vajzë(të dashurën e Eseninit) u treguan të pamëshirëshme. Ajo i dha fund jetës së saj mbi varrin e 141


Fiqri Shahinllari

Eseninit një vit pasi ai kishte vdekur! Në pranverë të vitit 1925 Esenini u martua për së pesti herë, këtë radhë me mbesën e Tolstoit të madh! ... E bëra këtë kronikë të shkurtër të Eseninit lidhur me martesat pasi mendoj se dështimi në lidhjet martesore, mund të jetë një nga shkaqet e dëshpërimit të tij, e depresionit dhe manisë së tij të persekucionit. Me sa duket, vuajtjet shpirtërore e kishin çarvalitur e bërë fërtele shpirtin e tij të ndjeshëm..Vartësia e tij nga alkooli kishte dalë jashtë kontrollit. I diagnostikuar nga këto simptoma shtrohet në spital në nëntor të vitit 1925. Më 21 Dhjetor del nga spitali. Dhe i futet përsëri pijes...Shkon në Leningrad((Shën Peterburg) ku akomodohet ne Hotel D'Angliterre. Me 27 dhjetor pret damarët dhe me gjakun e tij shkroi vargjet e poezisë së më poshtëme..Një ditë më vonë Ai, sipas variantit zyrtar, u var ne tubacionet e ujit të hotelit...U varros më 31 dhjetor 1925 në një ceremoni madhështore organizuar nga shteti.. Kështu mori fund jeta e njerit prej poeteve më të shquar rus, duke lënë pas një pasuri brilante letrare në fondin e poezisë lirike të kalibrit botëror... Kjo është poezia e fundit e Eseninit Miku im i shtrenjtë, lamtumirë! Ty këtu në shpirt të kam, ta dish! Fati po na ndan sot pa mëshirë, Po diku do shihemi sërish. Lamtumirë, mik, pa fjalë e lote! Vetullat t'i ngrysësh s'ke përse, Vdekja s'është e re në këtë botë, As të rrosh nuk është gjë e re. 142

Derte Shpirti

LETËR NGA AUSTRALIA Zilja këmbëngulëse e telefonit më detyroi të ndërprisja punën duke shkruar "një bisedë me vetveten", le ta quaj kështu, në vigjilje të shtatëdhjetëvjetorit të ditlindjes sime. Truri im ishte inkadeshent në ato momente. Mora telefonin... -Alo, urdhëroni.. -Jam Refiani, gruaja e Nevzatit. Flas nga Brisbane e Australisë. -Oh sa më gëzuat, qofshi mirë e pleqëri të mbarë. Edhe une u futa në radhët tuaja tani sa i përket pleqërisë. Jam 70 bukësh. Ha, haaaa! -Ti je i ri, je djali tonë sa i përket moshës.. -Eh, zonja Refian, kur njeriu futet në moshën e pensionit, zere se hyn në vathën e moshës së vonë dhe nuk ka dallim midis atij që është 60 vjet e atij që është 80 e përpjetë. Janë shokë, bëhen vërsnikë. Ndryshe gjykohet dallimi midis të vegjëlve dhe adoleshentëve. Ndryshon shumë, ta zemë, mosha 3-5 vjecare me atë shtatë apo dhjetë vjet.. -Le ta lemë ashtu si gjykon ti...Ne të falenderojmë nga zemra, o miku jonë për librat që na dërgove. Me Petrit devolliun jemi gjithnjë në kontakt dhe ai na ka dhënë mesazhet tuaja . I lexojmë e i rilexojmë librat. Kënaqemi. Dje lexuam edhe tregimin "Mashtruesi fut në kurth kryetarin e komunës ," që e ke shkëputur dhe ripunuar nga novela "Mashtruesi përballë vetvetes". Tregimin e printoi dhe na i dërgoi me postë zoti Petrit, 143


Fiqri Shahinllari

miku jonë që tani është bërë edhe miku jot. Pas leximit jemi ulur të dy: unë me tim shoq Nevzatin dhe po pijmë kafe në verandë. Urdhëro edhe ti po deshe. Ha, haaaa! -U bëftë mirë. Faleminderit për ftesën. Po sa është ora tani atje tek ju? -Ora është 10 e paradites! -Ohooo, ju jini 14 orë më përpara se këtu ku jam unë, në Uashington DC të Amerikës. Domethënë ju jini një ditë më parë. Këtu ora është 8 e mbrëmjes, e një dite më pas. -E kam fjalën tek tregimi për Lilen, personazhin tënd. Ai në fakt ishte bashkëfshatari im në Kimcan. Bile shtëpinë e tij e bleu babai im në fshat. Deri vonë atë shtëpi e quanim me emrin e të zotit që e kishte. Unë isha e vogël atëhere. Në letrën që ai dërgon djalit të Izetit thotë "yrrneket" e vërteta. Po të më kishe pyetur mua do të thosha edhe ca "yrrneke" të tjera të kriposura. -E nderuara Refian-e ndërpreva unë- mirë do të ishte të kisha edhe faktet që ti ke por tashmë novela është botuar dhe nuk mund të ndërhyhet përveçse në rastet kur ribotohet një vepër. Megjithatë, po deshe, më shkruaj në letër ndonjë "yrrnek" e ma dërgo. Për shkak të kohës së limituar nuk mund të tregohen të gjitha në telefon. -Ke të drejtë. Por para se ta mbyll telefonin bisedo pak të lutem me Nevzatin se kërkon të flasë me ty. -Hello, miku jonë. Të uroj e të përgëzoj. Na bëre të qeshnim e të mbanim brinjët me dorë. Mbaje gjithnjë unxën e penës brenda në kallamarkë. Unë, sic e di ti, jam nga Gurishti, shumë afër me fshatin tënd. Si dy lagje. Me tradita e zakone të njëjta. Akoma po qesh 144

Derte Shpirti

kur në një vend përmendje shprehjen" Si dhëndërr Goskove..." Ha, haaaa,... Kaq tha Nevzati dhe unë dëgjova zërin e së shoqes, Refianit: -Lëre se po e zgjatim shumë në telefon. ...Në letrën që do të dërgojmë do të flasim pak edhe për këtë që po të thotë Nevzati. Lilja, bashkëfshatari im, ka qënë një Nastradin, Nastradin i vërtetë me gjith qyrk... -Ashtu del sipas atyre që unë kam përshkruar e nderuara Refian-vazhdova-por ai nuk u binte në qafë fukarenjve e njerëzve të drejtë por pushtetarëve të paskrupullt, dallaveraxhinjve, abuzuesve me fenë, të pasurve zullumqarë. Për mua Lilja ka qënë njeri hallallexhan, i drejtë dhe "mashtrues" e bënë rrethanat e ngjarjet. Ai në fund të fundit ka qënë i zgjuar, i shkathët e guximtar. Nuk mund të vepronte si ai një frikacak e i pamend. -Ashtu, ashtu, "He was hardy",ai tallej edhe me padrejtësinë e njerëzve të drejtësisë. Tani sapo m'u kujtua një ngjarje... Po më mirë prit letrën. Mirë u dëgjofshim.. *** Nuk vonoi shumë dhe pas tri javëve Petriti më dërgoi me internet letrën e dy të moshuarve, miq të mi. Nuk po zgjatem por do të shkruaj disa fakte që Refiani përmend aty. Ajo shkruan se si Lilja ishte shamatuar me dikë. Puna kishte arritur deri në gjyq. Lilja zuri avokat, i cili e porositi që para trupit gjykues ai të thoshte vetëm: Llallalla, llallalla! Trupi gjykues e nxorri të pafajshëm gagaçin si të papërgjegjëshëm. Jashtë e priste avokati 145


Fiqri Shahinllari

që donte hakun e mbrojtjes. Lilja tha me vete:" "Eh, anasënsitimën jo, ky më kërkoi shumë para. S'kam për t'i dhënë asnjë lopkë. Do ta përcjell me lezet.." Dhe kur u ndodh para avokatit dhe ky i kërkoi hakun e këshillës që i dha, Lilja iu përgjigj: Llallalla llallalla! e u largua. Avokati mbeti me gisht në gojë. Paratë Avokatit ia dhanë shokët e Liles nga xhepi i tyre. Mirëpo këtë pagesë të majme nga ana e shokëve Lilja e vuri vëth në vesh. Donte të merte hak. Priste rastin. Dhe rasti erdhi. Po afronin festat e fundvitit. Lilja kishte nxjerrë për shitje në pazar një misrok(gjel deti) të madh. Iu afrua avokati. Bëri pazarin. Ky i dha adresën e shtëpisë së vet Liles dhe i tha ta shpinte në shtëpinë se kishte një punë të ngutëshme." -Peqe"kish thënë Lilja. Dhe bëri më tutje pazarit. ...Thoshin atëhere në fshat se po atë ditë, me të njejtin gjel Lilja bëri pazar të njëjtë edhe me një njeri tjetër të drejtësisë, me një gjykatës, por unë-shkruan Refiani- nuk e besoj. Nuk ka mundësi që të gjendeshin në atë kohë dy njerëz të drejtësisë e të kontaktonin me Lilen. Sidoqoftë pas pazarit më avokatin, Lilja çau ferrën, iku në shtëpinë e një shoku dhe atje erdhën edhe shokët e tjerë të tij, hëngrën gjelin e pinë raki duke kënduar e hequr valle. Sepse Lilja ishte edhe i këngës, edhe i gotës edhe i llafit. Unë, vazhdon në letër Refiani, Lilen e kam takuar për herë të parë në vitin 1952. Nevzati ishte me shërbim në Shkodër se punonte në ushtri atëhere. Një të dielë i bëmë vizitë Liles i cili banonte në Lezhë. Sapo ishim martuar. Nevzati më kishte treguar se me Lilen binin kushërinj të tretë pasi gjyshërit e tyre kishin qënë djem tezesh. Shkëmbenin letra bashkë.. E kërkuam dhe na thanë që ishte në kafene. Atje e gjetëm por nuk i ramë 146

Derte Shpirti

në sy në fillim sepse nuk deshëm ta ndërprisnim në bisedën që po bënte me zjarr e me pasion me disa të tjerë. U ulëm në një trapezë pak më tutje, anash tij që të mos na shikonte. Ishte burrë i gjatë, me kapele republike e me kostum. Mbante veshur nje pardesy. Anash republikës dallova leshrat e tij bjonde. Dukej qibërtar i madh. Ai nuk na vuri re. Ishte i zënë me diskutime me nja dy persona të tjerë të një trapeze afër. Mbaj mend që Lilja i bëri pyetjen bashkëbiseduesit: -Nga je zotrote me origjinë? - Nga Gjirokastra- u përgjigj tjetri që ishte bërë çakërrqejf për shkak të pijes. -Qofsh shëndoshë! Ju jini edhe njerëz të fuqishëm në trup-kështu thonë-ia tha Lilja. Tregojnë nga anët tuaja një ngjarje sikur dy libohovitë po mundoheshin e nuk ngrinin dot në thes me kashtë. Shkuan dy gjirokastritë dhe për të treguar se ata gjoja ishin të fuqishëm u thanë libohovitëve: "Doni ndihm? Zbrazeni thesin ta ngremë bashkë!.". Ata që dëgjonin ia dhanë të qeshurit.. -Jo, jo zotëri-e ke gabim. Në fillim ishin dy gjirokastritë që nuk e ngrinin dot thesin e shkuan për ndihmë dy libohovitë... -Mos e dëgjo këtë o zotëri-ndërhyri ai që shoqëronte gjirokastritin në pije-nuk e shikon që është bërë thumb fare nga pija? - Jo zotëri, ia ktheu Lilja që vetë e kishte qejf rakinëai nuk është pijanec por pijetar. Edhe Qemal Ataturku të thante piten në pije. Por punët e tij në luftë e në drejtimin e shtetit nuk kish njeri tjetër që t'i bënte më mirë se ai. Dëgjoni se si ngjau një herë. Ai kishte shok për kokë pashanë tjetër e zëvëndesin e tij që quhet 147


Fiqri Shahinllari

Ismet Inonu. Them quhet se ai rron akoma kurse Ataturku ka nja 15 vjet që ka vdekur...Një herë u grrindën në zyrë. Ismeti kur doli jashtë derës i zemëruar tha këtë shprehje: " Ç'mund të presësh nga një pijanec!" E dëgjuan rojet. Lajmi vajti sakaq në veshët e Ataturkut. Ky urdhëroi që të nesërmen rojet ta ndalonin Ismetin te porta jashtë e të mos e lejonin të vinte në zyrën e Ataturkut si çdo mëngjes për të shkëmbyer mendime. Vetë kishte shkuar disa minuta para në zyrë. Që nga dritarja pa se si rojet e Portes e ndaluan Ismetin i cili po u thoshte atyre:"Jam Ismeti, nuk më njihni, apo jini të rinj këtu?" Ata nuk e lejonin. Ismeti mori rrugën e kthimit për në shtëpinë e tij. Ataturku u dha urdhër nga dritarja që ta lejonin. Shkoi Ismeti në zyrë qejprishur dhe po i ankohej Qemal Ataturkut për incidentin me rojet. -Ulu. ulu-e qetësoi Ataturku- Si u gdhive sot? -Mirë,po ja ata rojet ma prishën pak terezinë. -Ore nuk të kam pyetur, ku është ajo harta e betejës së fitores së madhe që bëmë në luftë? -E kam unë-madhëri-tha Ismeti -Pa ma jep pak të bëj rixha-e urdhëroi Ataturku mikun e vet. Ai ia solli hartën e betejës mbushur me skica e shigjeta dhe e hapi mbi trapezën e madhe të punës. Po e shikonin te dy me vëmendje. -A s'më thua të bëj rixha-kush e ka bëre këtë plan lufte që na siguroi fitoren përfundimtare? - Ti e ke bërë madhëri, nuk të kujtohet? -Më kujtohet qe ç'ke me të, por po të them se në kohën kur unë hartoja këtë plan lufte kisha pirë dy qillo raki të fortë. Pa më thuaj sot a e bëj dot këtë plan? Jo 148

Derte Shpirti

nuk e bëj dot...Prandaj të mos të dëgjoj herë tjetër të më thuash pijanec.... ...Ne me Nevzatin po e dëgjonim Lilen po ai ishte kaq i përqëndruar në bisedë sa nuk na vinte re. Kur u bë gati të dilte e ndaluam. E ftuam të qëndronte me ne. I dallova edhe ngjyrën e syve. I kishte larushë në bojë qielli. -Qënke martuar-nga e ke nusen?-pyeti Lilja pa u ulur akoma në karrige. -Nga Goskova-u pergjigj duke bërë shaka Nevzati. -Dashke të jesh dhëndërr Goskove? Morpo kjo nga ruda më duket sikur është e vathës sonë-vazhdoi Lilja me buzën në gaz. U prezantova duke i thënë se kush isha. -Si moj qënke ti Refka? Po unë kam qënë në vigjet që të bënë ty e të vunë emrin moj, por u largova shpejt e nuk të njoh. U ngrit në këmbë e më pushtoi e më përqafoi..Me qejf kam ngrënë kulaçin që jot ëmë e kishte pjekur në çerep. Sa qënke rritur e zbukuruar! Kushëriri im qënka me fat që ka marë këtë deli çupë, peri-ma bëri qejfin mua ai. Dëngërmëngër, dëngërmëngër, llaf pas llafi, Lilja me Nevzatin kujtuan edhe një herë lidhjen e gjakut për shkak të gjyshërve që kishin qënë djem tezesh. Pastaj filloi këshillat për ne të porsa martuarëve. Ai kishte vite që ishte martuar me një grua shumë të mirë nga gegëria, nga Lezha. Iu drejtua Nevzatit. Kije kujdes kusho nusen tënde. Sepse ta dish, gratë bëjnë punët që u ngarkohen më mirë se burrat. Ato, nuk ngatërrohen shumë me politikë por edhe nëse u ngatërrofshin ato e zbutin, e emancipojnë politikën. Eh mo Nevzat vëllai, gratë kanë vënë ndërkëmbë edhe 149


Fiqri Shahinllari

dinakëritë e perandorëve, mbretërve e diktatorëve të ndryshëm....-Tha kështu Lilja e qeshi sa u tund lokali. Si mbaroi së qeshuri ai vazhdoi...Ti je ushtarak Nevzat dhe me ligj të ndalohet të meresh me politikë. Mua që më ka rënë bretku si taksidar maleve të Gorës, Oparit, Mokrës e ku di unë se ku tjeter, jeta më ka mësuar që të jem i kujdesëshëm e të mos i them derrit dai kur s'duhet thënë! Duhet mënçuri e jo dëngla, punët e kokolepsura zgjidhen me lezet, ëmbël, pa sforcime..Kam qënë në luftë, kam qëndruar për ca kohë në ushtri pas çlirimit, kam parë kur hynin në zyrë më parë spaletat e eprorit hijerëndë e imponues e jo ai vetë...E pse ta zgjatim?... Të them të drejtën, vazhdon në letër Refka(po e quaj edhe unë Refkë, si e quajti Lilja Refianin) unë gjatë bisedës po shikoja te personi i Liles anën tjetër të një njeriu që nuk di të bëjë vetëm yrrneke e noksanllëqe si Nastradini, por di të gjykojë edhe veprimet e tij si bëri në letrën që i dërgoi të birit të Izetit. Nuk ka gjykim më të rreptë se gjykimi i vetvetes kur heshtja shpërthen e ngjarja gjëmon. Nga jeta në Shqipëri edhe këtu në Australi kam mësuar se njeriu vepron në rini e në pleqëri sipas temperamentit të tij. Sipas këtij karakteri e temperamenti ai vepron saktë, shpejt apo vonë në vartësi të rrethanave a situatave. E këto sjellje përbëjnë në fund të fundit fatin e njeriut. Keshtu qe edhe fati i Liles... Letra të gjetët shëndoshë e mirë Të përqafojmë, Refiani dhe Nevzati

150

Derte Shpirti

BERIHAJ! NA IKU ZIKUA, MIQ TË DASHUR Këtë ikje të tij aq shpejtë nga kjo botë jallane do ta quaja shkak për dhimbje jo vetëm personale timen si mik e bashkëfshatar i tij por, edhe dhimbje shoqërore siç është ajo në të vërtetë. Nuk desha ta besonja Edmond Shallvarin kur shkrojti mbrëmë. Por qënka e vërtetë. Bisedoi mbrëmë vonë me të miku i përbashkët Thani Naqo i cili ma konfrimoi gjëmën që ma trazoi shpirtin e më prishi gjumin. Ziko Kapurani, penëarti e gojëmjalti, luftëtari jo me armë luftarake por me mendim e fjalë ari për demokraci na “iku nga duart” Trupin e këtij njeriu të talentuar,qenien materiale, mishin e kockën e të mirit midis të mirëve krijues letrarë korçarë, në poezi e prozë, po e zbresin dhe e kallin në varrin e zi. Dhe ai po i ndjek me sy shpirtëror që nga qielli njerëzit e tij të dashur tek i hedhin lopatat e fundit të dheut. Unë më mëndje jam aty duke hedhur tri lopata dheu të lagur me lot. Janë lot çaji të Malit të Bardhë, të Qarrrit e të Groshtavë,të Shkëmbit të Zërës mbi Floq, janë gllënjka uji të Izvorit që ti, Ziko i kërkonjë me anën e poezisë së fundit dërguar në internet. Janë lot uji Floqi që “është ujë femër” siç të kishte thënë i ndjeri yt atë. Janë heshtje e zogut që kërcen hop këtu e hop atje nëpër plisat e brazdës që hap bujku në arë. Të qoftë dheu i lehtë i dashur mik! Siç po shikoj këtë dëshirojnë edhe miqtë e tu të shumtë sot që janë me lot në sy e zëmër të plagosur thellë nga pllakosja e dhimbja për ikjen tëndë. 151


Fiqri Shahinllari

Kanë ardhur bashkëfshatrë ë bashkëkrijues, miq nga Floqi, Korca, Selaniku ë nga Shqipëria! Në këto çastë të dhimbjes së thëllë m’u kujtua letra e hapur që të kam dërguar para dy vjetëve. Të kujtohet? Të shkruanja: I dashur Ziko! Të falenderoj për mesazhin që më dërgove në adrësen time personalë ku më tregonje se familja jote paska zbritur në Floq në vitin 1959 dhe qënki larguar që andej fizikisht e jo mendërisht më 1995. Në vitin 1959 ju paski qënë djalkë 8 vjëçar kur u binje me këmbë guriçkave të rrugëve të fshatit duke ecur nga shtëpia në shkollë e në kthim dhe, ndërkohë, unë isha dyfishi i moshës tënde dhe po atë vit fillova shkollën e mesme në Korçë duke qënë konviktor. Më vonë nëpërmjet poezive dhe shkrimeve tuaja mbushur “bicë” me lëng jetësor unë po ta “skalit” me gletën e tim eti, marangozit Xhelo, që ti e paske njohur kur ai vinte në fshat për të takuar vëllain e tij-Vaskën, pra po ta skalit portretin sepse siç shprehesh vetë korijet e Floqit, malet e tij, rrugët, shtëpitë e sidomos njerëzit janë portreti jot. Se ti dëshiron që një emër, qoftë përroi apo tufë çaji të mbajë emrin tënd, se ti e vizitoke çdo vit atë fshat që të duket si “ylli i botës”me brigje korijesh e me njerëz të mirë. Së u ngjitke tok me Gone Ëlezin e fshatarë të tjerë në Skërkë e te Burimi i Sules. Mblidhke edhe lajthi. Se librin tim : “ Lis në shkëmb” e mbajtke në tavolinën e shkrimit dhe për këtë libër paske shkruar një faqe në Gazetën e Athinës të cilën ia ke dhënë Agronit për mua. Të falenderoj. Nga mesazhi jot i sotëm dua të veçoj frazën:”..kam respekt për rrënjët e mija.” Të përgëzoj për këtë 152

Derte Shpirti

pohim.Ti je një prej atyre vllehëve të mirë të Shqipërisë që i bëjnë nder jo vetëm fshatit por edhe Shqipërisë. Edhe pse nuk ke lindur në Floq ti ke kaluar atje 36 vjetët e jetës tënde të moshës më të mirë, të moshës së ëndrrave dhe dëshirave, të realizimeve dhe të pengesave të gjithfarllojëshme. Të parët e tu kanë qënë dhe janë nikoqir të mëdhënj, i kanë dhënë shumë Ballakanit, shpreheni ju. Plotësisht e vërtetë.Por ty të dhemb fakti sepse, siç më shkruani,”...historia e vllehëve është e pashkruar dhe sikush lëvron brënda saj me supozime,hamëndje, hipoteza...Ndihem vllah ballkanas... “ Dhe kjo ndjesi ju ka nxitur që të shkruani një libër për këngët vllahe, këngë dhe komente. Nuk e kam lexuar por ma merr mendja se shpirti jot do të ketë shpalosur atje atë çfarë ndjen. Jam i bindur për këtë sepse e kam nderë në poezitë e tua. Poezitë janë forma ideale për të shfaqur ndjesitë por edhe për të “mjekuar” plagët e shpirtit e të zemrës.Mua më janë ngulitur në kujtesë thurrje diellore vargjesh të tilla nga ty, i nderuar poet floqar, po të quaj kështu. ...S’ë kini parë diellin kamarier Kur herët më sjëll kafenë në vërandë? Pale pastaj kur kujtoj përcjelljen e mesazhit filozofik të nevojës së bashkëjetesës në harmoni midis feve të ndryshme dhe midis vendeve fqinjë të Ballaknit, nëpërmjet këtyre vargjeve perla: Ca myslimanë m’u bënë vëllezër Ca krishterë-në të mirë,e në të keqë Për një turke vura mblesë 153


Fiqri Shahinllari

Derte Shpirti

Shën Ëlenën, Islamin vura mbles për një greke! Edhe ata që nuk të njohin personalisht fizikisht me anën e krijimeve tënde të mrekullueshme letrare të njohin që ç’ke me të përmes shpirtit tënd krijues. Ti ike shpejt fizikisht i dashur mik. Le veprën tënde pas por le edhe ëndrrat tënde të stivosura në zemër e mendje. Nuk më the nëse e përfundove romanin që kishe në përfundim, subjektet e të cilit, siç më shkruanje i kishe marrë në Floq dhe se do ta botoje ”kësmet nga paranvera e vitit 2012" Pranvera iku, po ikën dhe vjeshta e cila nga që të donte shumë të mori me vete duke i bërë ziliqare tri stinët e tjera, të cilat kishin menduar, mbase, të të merrnin kur të vinte koha dhe jo kaq shpejt! Fli i qetë o zemërtrazuari Ziko Kapurani, fli se ti do të rrosh në mendjen dhe zemrën jo vetëm të familjarëve të tu të dashur por edhe në ato të lexuesve të tu të etshëm. Të paça edhe aty në qiellin parajsë ku sapo shkove o miku im Ziko!

-VARGJE TË LIRA-

Lmtumirë me lot në sy. Dheu të qoftë pendë i lehtë!

154

155


Fiqri Shahinllari

DERTE SHPIRTI -PoeziMe lektyra shelgjishtesh dëshpërimi e brenge, Lidha dengun e dhembjes shpirtërore, mbledhur kapicë Këtej e matanë Atllantikut . Me shpresë shpëtimi E flaka në prroin ujëzhurmues: “M’u bëni def-thashëKëputni qafën,emrin mos u dëgjofsha! Dhe ika pa kthyer sytë pas. S’qe e thënë: Në mëngjes, pas shiut rrebesh, Uji dengun me halle, para derës ma kish sjellë “peshqesh”

Derte Shpirti

Nuk kisha nga ia mbaja. Hodha dengun mbi shpatullat tërë plagë, Të mësuara me derte shpirti euhhha, S’mbahet mend që kur! Shpirti, kapur nga kthetrat e fatit të lig, Melhem shpëtimi, Kërkon tek poezia”IF” e të madhit Kipling.

Alexandria, VA. 16 Qershor 2014

Një zë aty pran’më foli: “Pse e hedh? Barra e dengut është jotja, Kalite durimin virtyt, “është thënë e shkruar do t’i behet vollja” . -U pa puna-mendova, i vrejtur, i mërzitur nga purteka goditëse e kohës. Klitha në heshtje: “O ju malet me dëborë, pse s’qani dertet e mia? Më dërgoni një mik, një shok, një Horat 1 të varfër, besnik, gjakftohtë Një fisnik këshillues që t’më qetësojë kur lëngoj me të padukeshmit lotë, T’mi bëjë të lehta pendë dertet shpirtërore që të futin datën. 1

Horati, miku më i mirë dhe i vetëm i Hamletit

156

157


Fiqri Shahinllari

SHPRESA-YLL KARVANI Yllin xixëllues mbi majën e malit ngultas shikoj. Skërka shpatit poshtë pllakosur errësirë. Gjer te maja vezulluese, rrugës ferra e gurë kaloj, Me sytë te ylli, hop - hop pengesat këllirë kapërxej. Ylli im s’ngjet si të tjerët yje në qiellin pa an e kend ngulitur aty prej milion vjetësh: Indiferentë, Drithërues, Moskokëçarës. Shurdhues me heshtjen e memece të tyre ndaj halleve kapicë të botës,nervoz të bëjnë. Intrigën,befasinë rrënqethëse Ylli farfuritës nuk njeh. Në mal-Ai si fener Diogjeni s’kërkon njerinë. Me drit t’ kulluar shpresën të pikasë synon. Enzimën domuze nga shpirti ta largojë tenton. E di ai, pas përpjetës, tatëpjeta ngulmon e n’prrua të grremisë tartakutët derte prej fatalitetit taksur, që me babëzi shpirtra hanë e s’kanë të ngopur. “Derte shpirti”lexuan shokë, kolegë, miq q’më këshillojnë: Brazden normale të jetës të ndjek, të iki nga “Dertet..”* Bëjnë”Like” në facebook, zërin në telefon preferon dikush, Të tjerë zgjedhin E-mailin, Skajpin një mik s’ le eksiq. E unë s’kam dëshirë si kofini pas të vjelës të mbetem. 158

Derte Shpirti

Ndjesë kërkoj miq q’u perifrazoj. Para jush un’ heq kapelen. Kushua im Myrteza Dikolli që nga Kina sygjeron: -“Poezisë, nëse e boton, s’ke ç’i heq, s’ke ç’i shton” -“Poezia jote fjalët t’i shteron, mendjen ta hollon”pohon Gjirokastriti Kostandin Mosko nga shtëpia në Boston. Nga Tirana, poeti Përparim Hysi ta ve kufirin te thana: -“Def-o sun dertet t’i bësh? Po ta them pa rrotullim. Kthehu tek të ka rënë koka. Ta thot’ Papi o miku im. Horatë e Kiplingë gjen n’ Tiranë, Korçë, kudo në Shqipëri”. Ftesë kjo me ëmbëlsi si e Muratit profesor nga Gjakova malësi. -“Miku im! Në shpirt më goditi jotja poezi!” helmuar nga farmaqi Shkruan shkrimtarja gazetare, nëna pikërëna Kozeta Mamaqi. Eh, medet.Të keqes kur vjen derën s’ia mbyllka as llozi as shuli! Pa më shkruan nga Athina i spikaturi poet devolliu Luan Xhuli: “Atletja kohë rigjeneron çdo plagë. Mërzitjen quaje stacion Të veçantë ku mer për brazdën e jetës energji të re me vlagë” -“Shëndet e durim !”-flet nga Bukureshti Kopi Kyçyku Akademik. -“Britmë poetike me gjëma kurbeti?” pyet Hektor Veshi. 159


Fiqri Shahinllari

-Ësht një në shkarpat me gjëmba-i përgjigjem profesorit. Alfred Çako politikan, botues ,studiues me staturë ta pish në kupë, Gjen te “Dertet”pa dyshim,”shpirt të ndjeshëm poetik plot muzë” Stop këtu-i thashë vetes. Për “Dertet.. ” përshtypjet mikst Më vonë leri të Shyqyri Fejzos, shkrimtarit ekonomist. Si buka që ha e di:Ndaj derteve e fatalitetit duhet I fortë qëndrim. Këshilla qëmoti kanë dhënë ca të urtë: Në rrjedhën e saj, jetën mos pengo. Hyzmetin bëja si të vjen. Se kështu mushka drutë i do. Jeta,kjo mushkë xanxare Na mëson ashiqare:” Nëse humb pasurinë, s’ka gajle, S’ke humbur asgjë. Pasurinë sot e ke, nesër s’e ke. Sot s’e ke nesër e ke. Ruaj shëndetin sa e ke. Pa atë humb diçka. Por,kujdes mos humësh shpresën. Se,nëse atë humbet!? Atëhere ahhaa, i bëj derman vetes! Ti ke humbur gjithëçka. Je shndërruar në lecke, në kurth re si një rrabeckë. Pse t’i humbasë njeriu kur të mirat mund t’i ruajë me mukajet? Pyes e përgjigjem së pari për vete, pastaj për lexuesin ekselent. I duhet thirrur mendjes tutkune:Përballo 160

Derte Shpirti

jetën kreshpëruese! Lufto rrethanat turbulluese, shmangiu rasteve firaune.! S’të lënë zilet të dëgjosh këmborët? Dëgjo miq e shokë Ke mjaft këtej e andej Hemisferës Tokë . Shok e miq, kushërinj , Nipër e mbesa të barkut të Shën Marisë ke plot shyqyr! I do dhe të duan. I adhuron, të respektojnë. Por mbi të gjitha, Sipas radhës e sërës i duhet vënë gishti kokës sa më parë Për gjykim si familjar. Ke familje, ke fëmijë që të kanë bërë baba. Edhe gjysh të bënë o derëbardhë, ç’ bën kështu me mërzi oi oi? Gjysh të bënë pa t’kërkuar hiç temena. Çdo dit’ të mëkojnë Me mjaltin e mjaltit. “Dashuri superiore qënka ndjenja gjyshërore?!”. Ke shkruar e pyetur dikur:Sekretin këtij mjalti mund ta zbulojë dikush? Janë këto arsye të forta, jan’ dhurata Perëndie q’më detyrojnë “Majëmalit” brenda meje të gjurmoj Yllin-karvan shprese. Ylli im S’ësht’ majë malit shokëni! Pa një, pa dy ai ësht’në timen brendësi Që m’flet: Mbi prushin shpirtëror def t’i bëj xhindet e trazimit me vese, E t’u buzëqesh njerëzve me o pa halle qofshin 161


Fiqri Shahinllari

ditëve që vijnë. E qeshura-terapi për melankolinë-thoshin të mënçmit latinë. E, siç pas natës së vrerosur feks dita shkëlqimtare si në vaj. Siç pas dimrit të marrosur hyn pranvera jetëdhënëse më kollaj Po të pyes: A s’është kështu miku im nishovar Medi Koxhaj?! *Fjala është për poezinë: “Derte shpirti” Korrik, 2014

Derte Shpirti

LUADHI I JETËS DHE GJYLJA E KOHËS -Poemth-1Me shkopin zvarrë e një këmbë në varr. Pleq e plaka në mykë lëngojnë e thonë: Kaq e patëm, kullota në luadhin e jetës po mbaron. Vërsnikët e tyre gjetkë fjalën bitisin: Në çairin e jetës, kullota po soset, kosën presim. Rrunguçungu tatëpjetë jeta, vjen koha, oh nën’ e zezë, Të përlan e s’ta bën pesë, kosa vjen hiç me përtesë. -2Në pritje të kohës kosë, njeriu, botë më vete, hesapet e jetës bën. Kokolepsur ajo, me gëzim e hidhërim mpleksur. Mbi kokë, në lëkurë shkelur shënja lë e pamëshirshmja kohë. Flokët thinjur a rrëzuar, opopo-njeriu lodër e kotë e natyrës. Grimcë rëre, rob i lindjes së tij, taksur për t’u futur nën tokë. Lëkura zhubravitur e rrudhosur, kockave përdhesi kallur. Sken’ e fundit e lojës së jetës,vdekja vjen serbes pa u tallur.

162

163


Fiqri Shahinllari

-3Fush me trëndafila jeta s’është aspak. As mal i lartë, as i thellë prrua S’është, mos ki merak. Ka maja, hone, thellësira, gëzime e zhgënjime. Kush thot’ se ësht’ kopsht me mollë e ftua, në dinë gjë më therçin mua. Kërthinjve mendje iluzive plot muzë, shëët!- u them- me gishtin n’buzë. Kalë në lëmë çapitet i ziu njeri, luadhit të jetës vërdallë i vjen, i lodhur. Kolovitjet nëpër ëndrra, prrofka e iluzione fluturuese shushatëse janë, Marrëzirat mbi zverk të arsyes hipur, ndrisin por nuk të ngrohin. -4Në rini kur gjaku zjen shaminë jeta mer e vallen dredh! Tjetër herë me shaminë flakë ,lugati të hidhurit lote fshin. I madh, sa është vallë luadhi i jetës? -pyesin njerëzia me dert. Njeriu mos shqetësohet për ngjarjet që ai s’i ka në dorë vet. Ka jetë e jetë në jallanen botë që përtyp trupa me vërtik Se jetë bën edhe ajo lloj mize që brenda ditës lind e vdes. Jetëgjatësinë e “caktojnë” kthetrat fatit edhe kodi gjenetik..

164

Derte Shpirti

-5Shkurtabiqi Shkurt shkurton udhët, Marsi gjatosh mbledh lëkurët. Homazhe për vërsnikët që shpejt kullotën luadhin. E të qiellit rrugë morën për tjetër luadh me kullotë. Se pas vdekjes ka jetë tjetër nuk e thotë vetëm feja, Po e pohon edhe shkenca pas zbulimeve të reja. Ku mund të jenë vërsnikët xhanëm, te lozha a te plateja? Vëndin e di vallë Hadin-i, zoti i nëndheshmes botë? -6Jeta-dritëhije, e rreptë me befasi e kontraste të forta. Kthinave të trurit trokasin jehona të bubullimave të largëta Të viteve të lëna pas, stamposur në mjegull të kujtesës së jetës Që ka një fillim e një mbarim me tërë përbërësit e së shenjtës Tretur në një të tërë:frikë, magjepsje, mister të papërballueshëm. Me kënaqësi a mërzitjeje, me hir a n’daç me pahir pleqtë kujtimet Ripërtypin e me tahmin balancën bëjnë për furtunat e historisë. -7Ndjenjave dashurore, shpresave të mira u gëzohen. Pa to jeta kuptim hiç s’do kish, veç gjallim e vegjetim. Të gjallosh shtatëdhjetë, makar edhe njëqind. Ja, për hatër edhe mbi njëqind vjet po pastaj? 165


Fiqri Shahinllari

Pyet e përgjigjet vetë i madhi, i mënçmi Omar Khajam. Vjen një çast kur soset koha gjenetike, pa një pa dy. Që të shuan e të përlan e njeriu s’gjen derman. -8Trupi lëktyrë ronitur gati për t’u qorrollisur. Pemë pa gjethe e lule, pa aromë, pa freski. Kruspull, lëkurëfishkur vdekja pranë rri. Asaj dot s’i fshihesh s’e shikon si englediset? Hergjele qëndron pranë. Pa fre, pa fe, është Gjyle e kohës që gjurmon, ajo kurrë nuk gabon. Shtatë pash nën dhe’ të futesh, të gjen dhe n’emigracion. -9Madhësin e jetës fati e ka taksur-thotë gjeniu Napoleon. Lum kush mendjen top e ka, pa lajthitur, pa roitur, Të ripërtypë kujtime, pasardhësve t’u japë mësime. Kështu shpërblehet jeta se veç një herë vjen e shtrenjta. “Të djallosça në të” më mir thuaj për jetën e të ligut në mjerime. Për takëmin e njerzve ikur nga fiqiri vdekja ësht’ kapak floriri, Shpëtojnë nga rrëketë e turbullta të botës së shëllirtë, ruajna zot! -10Pa u ndjerë jeta rrjedh, kohën gjenetike në dorë s’e ke. 166

Derte Shpirti

Në qiell-thonë-ka jetë tjetër pas vdekjes këtu në tokë. Po kush prej andej është kthyer të vërtetën të na thotë? Ikin breza, të tjerë vijnë radhë-radhë si ushtria në skalione. Brezave të rinj këmba butë mbi vesën e mëngjezit u baret. Koh’ e pleqve brymën shkel në kashtën e shtypur të vrahut. Eh, medet, plakemi shpejt, mënçurohemi vonë, kjo është tragjikja jetë. -11Trakërtukër, trakërtukër pa u ndjerë rrëshqet koha gjenetike. Jeta kështu është krijuar-një hiçgjë në Univers-një mister; E do rregulli balancë-shndrrim mbi tokë e shndrrim në qiell. Nuk i shihni yjet drithërues, indiferentë prej miliona vjetësh, Që nervoz të bëjnë me heshtje e shurdhëri ndaj halleve të jetës? Kullotjes së jetës, drama, komedi e tragjedi u kushtojnë shkrimtarët, Jeta thur mijra të tilla për hileqarë e kriminelë, për fisnikë e njerëz të besës. -12Dikë jeta përkëdhel, afër e mban, shpirt e xhan e ka. 167


Fiqri Shahinllari

Tutje, prapa diellit një tjetër e sëllon me tërsëllëmbë. Si veshka në mes të dhjamit dikush ndodhet. Trokë gjendet me ekonomi e katandi një tjetër hallexhi. Tek-tuk disa vriten si qeni në vreshtë-sa keq, Kështu luadhi i jetës mbaron pa lavdi-për dreq. Të tjerë kullosin sa t’u vijë kosa kohë me grijë*(1) -13Kush më parë e kush më vonë në të njëjtën qafë dalin: Bariu e mbreti, bujku e presidenti, zanatçiu e varrmihësi, Mjeshtri e tregëtari, nxënësi e arsimtari, zengjini e fukarai, Ushtari e gjenerali, profesori e biznesmeni, doktori e pacienti, I burgosuri, i liri, politikani, shkrimtari, aviatori, marinari, udhëtari, Sportisti, gazetari, filozofi, ekonomisti, ministri, fetari e ateisti. Ca të nënës ca të njerkës i pati jeta, vdekja i sheshoi, i barabiti. -14Tok me jetën ëndrra e realitete ikin varg: Lumturia e pasuria, dita e nata, acari e vapa, Droga e depresioni, tradhëtia e besnikëria, Shpejtësia, ngadalësia, kënga, vajtimi, sherri, Kënaqësia e mërzija, ndjenja e pafajësia, synimi, shpresa, Dëgjimi e shikimi, shijimi e nuhatja, prekja e 168

Derte Shpirti

intuita... Mos u lodh, vrimë në ujë bën nëse kohën kërkon ta ndalësh. -15Trakërtukër-trakërtukër brenda kohës gjenetike çaste historike. Trokasin për lavdi a poshtërsi?Historin’ e vet njeriu në dorë e ka. Me vepra vehten ta ndriçojë e lartësojë apo ta errësojë katran me bojë. Virtyt e urtësi-drejtësia, ves e injorancë- padrejtësia.Lum’ kush qafën I ve zgjedhës e djersitur brazdën e jetës çan krenar, në lartësi moshe ngjitet Me këmbë dreri, me sy skifteri. Jetën s’e lëshon si lopa bajgën.Çmon moralin. Vdekja fizike, një lopkë s’vlen para vdekjes morale të shpirtit. -16Bota jallane rrit edhe nga ata që të djersitin s’duan kurrë. Në vend të zgjedhës në punë, pa mundime plot e duan sininë. Gjel majë plehut. Kakarisin.Mendje shesin kur dije s’kanë. Buzëqeshjet cinike s’i kursejnë, shikimet ledhatuese pa doganë. Jet’ e tyre tym kërkon, shkrrap e shkrrup të hiqet zvarrë pa karar. Qelepir korromanen bukë duan paçka në shesin nën’ e babë. 169


Fiqri Shahinllari

Doçër bëhen, lolo kthehen, për lëvdata jargaviten tërë dimrin e beharë -17Këshillat s’pijnë ujë te ky takëm njerzish, mos u lodhni duke folur, Q’u foltë prifti e hoxha mbi kokë!E kotë, s’u futen fjalët te veshi. Vishen mirë të duken por shpirtin e kanë plot me gjëmba eshi*(2) Punën shihni jo gunën te dënglaxhinjtë faqezinj që fjalën çakmak e kanë. Kulprës përdredhur në lis t’i ngjajnë s’prish punë në duken çibanë. Tartabiqe parazitë, oh t’i shihni si kullotin,si grera në të bletës hojëzë. Prindërit nuk zgjidhen, fëmijë të tyre trëndafila nga ferra dalçin, jo sojsëzë. -18Të hurit e litarit, dembelë e sharlatanë-hileqarë të zgërlaqur. Servilë lajkatarë-sus para zengjinit, pula të lagura kur zotnia Drurin u tregon; lolo kthehen, si qentë e rrahur ikin, obobo!! Me bishtin përpjetë dhi të zgjebosura, kakapërra ndaj hallexhinjve, Të tulatur te zotnia, skifter te vegjëlia, gomari nga lidhet s’dinë. Në luadhin shoqëror, o u kripça mendtë! jini veç helmuese, shkurre. Llonxhë n’kurriz t’njerëzisë s’duhet bërë duke lidh e zgidh ushkurre. 170

Derte Shpirti

-19Me trokëllima duan t’ikin me këmbët në nallëne, Vickla hedhin pa ngarkesë, eh sa të tillë bota ka parë. Blozë shpirtin dimër n’kafaz grrifshe e grerëzash, Nxirë si katëk pule s’kanë ç’ti bëjnë samarit i bien gomarit. N’pamje fodullë, madhështorë, Pirros së Epirit duan t’i ngjajnë. S’kuptojnë katranët me bojë se bota me gisht i tregon,i ve në lojë Q’u thotë çdo mashtruesi, pa një pa dy:”Hip këtu të shoç Stambollë”. -20Dudukë qepe në baçen e mbarë, hulokë në shpirt hiqen zvarrë. Klithin çamarrokët pa ku të dalë, gajle e turp fare s’kanë. S’ka lezet?E çë pastaj nëse uthull e fortë prish enën e vet? Çfarë pësoi dhija, a më thoni, që e uruara nuk di ç’është tagjia? “O burra!”-bërtasin- babait arat t’i tregojmë, pa të dalë ku të dalë. S’merakosen kur shoqëria i përbuz, i heq si nga syri një halë. Nëse nuk i ngjamë dot Pirros-thonë- le të mbesim si Neronë.*(3) -21Trupdhjamosur takat s’kanë, kallkanosur, tapinosur në mejdan, Mendje nakatosur bullamaç me jetën korrobece 171


Fiqri Shahinllari

kënaqen, qejf o qejf. Sa për punë? Prit gomar të mbijë bar, zinxhirin dredhin havadan. Mbi sy strehn’e kapelës thonë: “puna ësht’ me zarar, ajo e ha të zonë”. Fjala që japin për jetë me djersë balli, shpejt avullon si vesë bari,shpresa Për korrigjim shpejt ndryshon. Tani ta premtojnë, pas pak hasha e bëjnë Pa iu dridhur qerpiku. Kështu s’kalohet jeta se ësht’ e vështirë e shkreta. -22Se ka ca që s’quajnë “derrin dai” e thonë:” Ndalu beg se ka hendek!” Jeta juaj çorbë derri, çorap’ e zhdërdhitur, oh medet. Pasuria qelepir datën të kall ndaj mishmashit tuaj jepini dum. Se pastaj, siç e dini, qorri pusin vet’ e gjen, bie në të bulldum! Dhe kështu luadhi i jetës u shkon pa teklif për dhjamë qeni. Njeriu nuk vdes kur mbulohet me dhe’ por kur ai harrohet. Nga ju s’ke çfarë mëson, ndaj lypsur qofshi, bojën mos u pafshim! -23Më shumë se mendjen gjuhën përdorin m’u në drit të diellit. Me të lartin gradacion inati i sulen dheut, i sulen qiellit. 172

Derte Shpirti

Jeta historike fytyrës me grusht u sëllon të shoqërisë pjavicave. Larg nga batakçinjtë, ferra Ibrahim u duket edhe kur ecin plevicave. Nesër kullotja në luadh të jetës s’do bëhet për copën e bukës të njerëzisë, S’do jetë problem ushqim i trupit, do flasë fort epoka e hidroponisë*(4) Të etur janë e do të jenë njerëzit për drejtësi e ushqim shpirtëror. -24Shembull o njeri mer nga luadhi i paqtë i jetës Ku ajka e njerëzisë kullot me kujdes plot lezet, Q’u shndrit në ballë djersa të përpjetës botë, Në histori me një barrë mend këshillojnë e punojnë! Gjurmë të lenë, të mira, me vlera të larta, sigurisht. Sërë- sërë renditen, në të jetës valle rrotullohen, bukuri, Vitet e tyre të jetës si bukëvale të shijëshme në sini. -25Erë djerse në lëkurë, në magje-bukë aromëmirë, Buzëgaz e të sinqertë me “sahanët pa kapak”. Kokëzhëngë nuk janë, s’kobasin të tjetrit djersë. Me laps në dorë-dëha më mirë-llogarisin çdo copë luadhi, Të jetës me sakrifica qoftë në behar, qoftë në furtunë. Nënvizojnë e thonë atë që bëjnë e bëjnë atë që thonë, Në çdo rrast e rrethanë s’ngatërrojnë djathin me sapunë. 173


Fiqri Shahinllari

-26Magjja e tyre historike plot me miell për gatim, I shijshëm del ushqimi qoftë mish, petanik a misërnik. Shpirti behar çeledisur brenda vetes u udhëton, Me gishtin në tëmth të kokës mendojnë e filozofojnë: “Koha shëron çdo plagë”!-sentencë tingull vërtetësie. Vetë jeta luadh-pyesin-çfarë vallë është, çfarë premton? E vërtetë a iluzion që nga natyra në amëshim kalon? -27Iluzion ësht’ rrotullim i qiellit me ç’ka brenda barkut Rreth Tokës kur në fakt e kundërta ndodh. Toka rrotullohet E tok me të e bukura Hënë, bij e saj, që lëvis detn e kripur. Të urtëve eksperienca u mëson: Në jetë zgjidhni urtësinë e moralin! Jo kreshpërim force, në çdo situatë e rrethanë: fshikull goditëse a dorë Pambuku ledhatuese,iluzion hileqar a lodër gjaknxehtësie që troshit. Morali i shëndetshëm qëndron ndaj forcës fizike si treshi ndaj njëshit. -28Njeriu, hiçgjë në Univers-fije bari mbi të cilën shkel kushdo. Jet’ e tij ç’është pra? Intrigë e befasi rrënqethëse që shkatërron? Apo luadh me shëndet e gëzim, me sëmundje e drithërim që shteron? 174

Derte Shpirti

Gërshet janë lidhur: Gëzimi me hidhërimin, e mira me të keqen. Kullosin në luadh sehirxhinj djallëzorë që s’ngopen me duva e me para! Mos u lodhni t’i ndreqni në pleqëri, kot e kini, nuk bëhet tevlik një tra. Nga të urtët anon jeta, ndryshe kanibale do quhej ose botë tralala. -29Dhimbje ndjejnë t’urtët e mënçëm, klithma dëshpërimi lëshojnë Për njerzit në nevojë- medet sa shumë në moskokëçarësen botë! Copë u bëhet zemra për njerëzit pa përkrahje e kujdes, Krahë u bëhen fukarenjve që veç diellin kanë jorgan. Përkrahësit lart e ngrenë zhivën në shpirtin e nevojtarëve. Kur të urtët, pa dashje, shfaqin huqe, fytyra u bëhet fulltak e kuqe. Kur ikin nga kjo botë filantropët vdekja në fytyrë u qesh e ngrirë. -30Nuk janë si disa që me fjalë përçart fshehin mendime të liga blozë, As si ata që të fundit fjalë të parën e thonë duke u bërë kështu bozë. S’duan të kuptojnë se gomarin nga balta i zoti e nxjerr. Larg prej tyre. Thellë të urtët psherëtijnë e llogaritin me tahmin a me laps në dorë: 175


Fiqri Shahinllari

Derte Shpirti

Gjysm’ e jetës njeriut i shkon në gjumë, gjallon por nuk jeton, duhet. Gjysma tjetër nakatosur me gëzime, zhgënjime e hidhërim-ligj natyre. Kujton të djeshmen njeriu, t’ardhmen synon, të sotmen harron-gabim

veç me nostalgji Ndryshk ka hedhur në të koha, kujtesën emocionale ka grryer.Ndaj O njeri, jeto çastin!Ësht’shëndet e lumturi në luadhin tënd të jetës .

-31E sotmja duhet jetuar e shijuar, s’duhet harruar o njeri i ngrati ti! Zoti ka falur Diell e Hënë, qiell blu, ujë brisk të ftohtë, bar të njomë jeshil. Pse vallë ëndërron e synon ato që nuk i ke e nuk gëzon ato që ke? Kështu edhe miqve, vlerë u jep atyre që vijnë kur të tjerë ikin. Vlerëso e çmo shëndetin përsa kohë që e ke, se të ikën e s’e gjen. Pa shikoji me kujdes vatrën familare e miqtë me gjith lezetin e tyre. Pranë i ke. Atje është lumturia, bukuria, gëzimi, shëndeti, jeta. Shijoi!.

Alexandria, VA Qershor 2015 P.S:Shkruar me rastin e 70-vjetrorit të ditëlindjes *(1)Grija=mjeti që mpreh tehun e kosës *(2)Eshi=urithi *(3)Neroni= zjarrvënësi i Romës së lashtë *(4)Hidroponia=rritja e bimëve në sera me kate

-32Çdo dit’ e jetës- diamant i rrallë për ty njeri, kape mos e lësho! Po të shpëtoi, ikën e fluturon si zog që më nuk kthehet, puf të bësh. Kujtimet s’ pijnë ujë kur zemra kërkon diçka por mendja s’e pranon. Në këtë”duel” ty të shtohet gradacioni përvëlues po sa para bën?! Të kaluarën s’ka forcë që e kthen, ajo ripërtypet 176

177


Fiqri Shahinllari

PARAZITI LAJKATAR Në shoqëri paraziti nuk u imponua me zotësi I mungon në gene talenti shkëlqimtar katranit Hapin e kohes e mat me çapirok si një derëzi Kilometra e bën hapin i talentuari me tiktakun e sahatit Ziliqar i zymtë synon noksani parazit me ngadalë Ngjitet zvarrë në fillim, urt’ e butë e plot tigani. Dhe zare hedh, s’ka ç’humbet, ku të dalë le të dalë Mendjen parazite e tutkune nuk e zbulon as shejtani. Siç i do mushka drutë, dy tipet në kandar i ve njerëzia: Para të talentuarit që “ha bukë e bën thërrime” kapelen heqin Mendimtar, i urtë i bën vend vetes, i respektuar nga shoqëria Ai ve ndërkëmbë me model prazitin, mediokrin, të ligën kolerë. Model të vet ka dhe i paafti po me hile tinzarë Këpushë me thumb thithës në të kolektivit lëkurë Paraziti hyn si sëmundje e butë pastaj shndrrohet në mortajë Kuskutë-rodhe, “qeros e fodull”ngjitet pas kërcellit të shoqërisë. “I rrahur me vaj e uthull” për vickëla, në shpirt i klloçet përtacia 178

Derte Shpirti

I aftë të “kallaisë” me lajka eprorin e para këtij s’pipëtin Vërvitet të ndërsejë në zënka kolegë, kështu e ysht poshtërsia Kainit, vrasësit të parë i ngjan në shpirt, pabesia i vetëtin. Bujku e dallon mediokrin: egjër në grurë e thithak në sqetull të degës Bariu, si dhinë në tufën e dhenve e pikas lehtë atë harbut Punëtori si një që dredh zinxhirin e tund kot dorezën e derës Tregëtari si tingullin e zërit të monedhës kallpë apo si me çizme hajdut. Ndodh kur ngjitet “shkallëve” lart paraziti me damkë paaftësie! Rastis që bëhet deputet! Upupu, për të vënë duart në kokë! Është xanxar e usta metamorfoze me synime ligësie Publiku cenet ia shndrron në hire?! Oh, një budallallëk me okë! Por “qorri”vetë e gjen pusin, me sherr e shamatë e bylmemera Në parlament ku ligje bëhen e fjalë thuhen pa hesap me e pa dorashkë Deputeti intrigant gaz i botës bëhet, vetlavdërimi i shuhet në skëterra “Shpatë” mban, nga penda trembet, fajkua tregohet po është laraskë. 179


Fiqri Shahinllari

BËJ PYETJE, LYP PËRGJIGJE Rri e rri e mendjen vras Për ca shprehje, për ca fjalë plot kuptim. Më ndihmoni ju o miq s’e shikoni që po plas? Janë të zorçme ndaj u lutem me përgjërim. Xhevahire janë, të shtrydhura e presuara, Pasuri e mënçurisë së popullit në shekuj Pigmente, esenca koncetrate të forta, të pa gabuara Të zbërthesh një, shkruan dhjetra fashikuj. Ndaj nga ju lyp mendime me efekte, Çfarë, ku, kush, si, pse- kërkesa gazetarie Pyetje vargëzoj më poshtë, përgjigje dua pa difekte Se dimë ç’jemi, s’dimë ç’do bëhemi në rrugë perëndie. “Kur të shijë Ajdini urovin”!? Pesë fjalë të një sentence Vonesë shpreh. Ku e kur ka marë hovin E fshehta, pa kufi kohor, mbuluar me velenxe? “E humbi si Xhaferi simiten” Mendjeprishur ka qënë, medet Kur dikush humbet toruan i “japin” hisen “Si Xhaferi..” i thonë-punë pa bereqet. “Opingën e Sheros” kush e mori? Kaq e pavlerë ka qënë e shkreta? Aq sa tjetri e mori nga zori Po ç’e desh? Ishte bosh gaveta. 180

Derte Shpirti

“Tersin e Pojanit” kush s’e ka dëgjuar? Një e dy dyshimtarin me të krahasojnë Si ka qënë “djalli” ta di jam përvëluar Ka lindur vonë a në shekujt që harbojnë? Ta kap dua”Fillin e Arianës” së lashtë Të kuptoj ca fjalë floriri Kush i pari “Kërkoi gjilpërën në kashtë?” Ma gjeni, u lutem se ika nga fiqiri. Mos më kujtoni fjalët:”Prit gomar të mbijë bar!” Se edhe për këto kërkoj përgjigje në çdo orë Ku të kullosë ai i ngratë? S’ka kurrgjë në hambar Edhe kur ngordh “mizat s’e lenë rehat” kafshën e gjorë. “Sa gomarë buzëbardhë” ka bota an’ e kënd? Ngjajnë shumë, zor të njihen nga majë kalaja Kush e tha i pari këtë shpreje ironike me vënd? Ma gjeni, pash zotin, se nga vetja më polli belaja. “Për inat të vjehrrës shkon e fle me mullixhinë” Çfarë marazi ky?! Mos u kompleksoni, ka edhe më keq Për këtë shprehje nëse s’ka përgjigje ruani qetësinë Duhet kërkuar në librat psikologjikë, për dreq. Tjetrin kush e urdhëroi në kundërshti: “Shko puthu me Milon”, vallë? S’e gjen dot qofsh mik, qofsh kushëri Sado të mundoheni kot vini vërdallë.

181


Fiqri Shahinllari

“Bëje me fat dhe hidhe në pleh” Shprehja do përgjigje mistike siç është vetë Përjashton ligje e parime e gojën që leh Fati “gjuan” rrethana e ngjarje në jetë. “Donte t’i vinte vetulla po i nxorri sytë” I kujt synim i mirë ky që duket ashiqare? Nuk ka qënë usta safi i qëruar në sitë Deshi ta stoliste tjetrin po e qerroi fare. Kujt “I pjell pula e gjeli” bashkë Edhe plot e ka hambarë? E mira vjen prej djersës në ballë. A s’është fisnik/e që s’ka të sharë?. “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara” Filozofi e thekur që tjetri me punë bëhet engjëll E të “mos i prishet gjiza” për fjalë pa fara Kujt nuk i pëlqen puna, të hajë gjizë e bëhet esëll. Ndryshe ndodh me ca të tjerë Për të cilët thonë: “ S’bëhet stani me lepuj” Se mendjen e fjalët i perziejnë me zeherë Si i bëhet se ata kanë edhe dishepuj? “Sikur qeni qepën të hajë” do ngul këmbë si mushka Të pyes:Ka bërë vaki vërtet që kjo të ngjajë? Ka qënë i uritur balua apo flasin si nga krushka? Qeni ka qënë këlysh që aq di aq bën apo i vjetër gërdallë? Qëndroi “si një qen i rrahur” në cep të oborrit Pse disave u thonë me shpoti: “ Qenbirqenë”? 182

Derte Shpirti

Nuk duhet përbuzur, s’është kafshë e horrit Besnik është. Qeni plak vdiq veç kur pa të zonë, Odisenë. Pale’ kur thonë: “ Ikën për dhjamë qeni!” Kaq pa vlerë të jetë kjo “lyrë”e zbuar Sa ta pështiros kur flasin me qesendi? E dëgjon këtë shprehje e veten ndjen zbuluar. Për qentë ka mjaft të sakta sentenca Ca pozitive, ca negative, ca asnjëanëse T’i marim me radhë pa shumë xhentilenca Domethënien e nxjerr lexuesi pa pyetur përse. Pozitivet: M’u bëfsh kurban i qenit, Qeni leh atje ku ha, I devotshëm si një qen besnik. Negativet: Qen që të ha tinëzisht, Është qen që ha të zotin Iku si qen me bisht ndër shalë Qen rrugaç që ha pëgërën. Asnjëanëset: Qeni që leh nuk të ha, Nuk i ha qeni shkopin, Luan qeni i kallajxhiut, Nuk e njeh qeni të zotin, U lëshua si qeni nga zinxhiri, U vra si qeni në vreshtë 183


Fiqri Shahinllari

Derte Shpirti

Ka ndodhur që dikush “I ka thënë derrit dai” Ka qënë shqiptar a ndonjë i huaj? Nuk e besoj por çdo gjë bën vaki “Dorën në zjarr s’e ve”, nuk luaj.

Ky mallkim i merituar për ata që kërkojnë kos në det Hë, çfarë mendoni për këta tipa që pa punë duan para?

“U bë i madh sa gomari i hallos” Thonë për të rriturit me përkëdheli a shpoti Sa janë përmasat? Mendja futet në kaos Po s’e gjetët s’ka gajle, rrimë rehat në shtëpi.

Me që jemi te dembelet, a s’më thoni, kini mirësinë Vallë “Dembeli i Stambollit” larg e hodhi në arë farën? Sjellja e tyre perverse plas në vend njerinë Nëse është kështu them: I pjerdhça në farën e arën! Kur nuk gjej dot përgjigje shpesh bie në mendime Njeriu ndonjëherë “s’ka ç’i bën samarit, i bie gomarit” Që të mos e mundoj më tej me imagjinata veten time Më këshilloni, hapeni barkun siç i hapet kapaku hambarit.

Fshehtas hajduti shkoi të vidhte te ferra një urim mitik Gabimisht “E kishte marë ferra uratën” e Ibrahimit trim Te driza kuturu vinte vërdallë ta gjente frikacaku i lig Era degët e shkurres lëvizi e hajdutit “Iu duk ferra Ibrahim” Paçka se me pyetje u lodha e u urgusa U lutem as’më thoni për hatrin tim Mos u mërzitni nga pyetjet e gjata tërkuza Mos vallë e “E humba si spata bishtin”? Ka ndodhur që “Për një plesht djeg jorganin” Më rrëfeni cili vallë e bëri prroçkën? S’bëj gjë, u betohem, e fut në kllëf jataganin E them: Më mirë atij zjarri t’i digjte doçkën. Kujtojnë dembelët se “Deti u bë kos” e lugë duan për ibret “Kungull mos të mbiftë fara, ngado shkoj më del përpara” 184

Me shumë pyetje po u lodh o miq, e di, ma bëni hallall Faj nuk kam, sa u bëj një pyetje, të tjera më vijnë varg Pyes:”E lirë kripa në Durrës po e shtrejton qiraja rrugës” Kush e provoi i pari këtë të vërtetë që tingëllon nga larg? Bëje fjalën me vend, punën me mend në kohë, jo vonë Se prapa “kur të vinë mendtë s’ti hanë as qentë” Këto kafshë shtëpiake, te jenë vallë kaq “buzëhollë” Aq sa taze i dashkan trutë që t’i gëltitin lehtë? 185


Fiqri Shahinllari

“ U dogj nga qulli, i fryn kosit” Frikacak a qorr ka qënë derdimeni? Që kur kjo shprehje ka filluar e vozit Për njerëz të mirë e për ata qenbirqeni? “Mustaqet e Çelos” vonë dolën në mejdan Zgjatimet e tyre kush i ngriti fluturim? Të zihesh për to vallë kujt ia mban? Njëlloj si për të duhurën fjalë:çlirim a lirim? (të Atdheut) Pres përgjigje nga ju, më besoni, o miq Nuk “flas si e ëma e Zeqos majë thanës” Kërkoj mendim s’dua rrush e fiq Aty lart nëna e Zeqos pse fjalës i vinte anës e anës? Po duroj miq, më nuk u ngacmoj “Mishi të piqet e helli të mos digjet” Se “gjellën me kripë e kripën me karar” lakmoj T’ia lemë kohës për këto dy fjalë t’urta të përgjigjet? Them këtu “tenxheres t’i vemë kapakun” Se të vështira janë, s’do mend, përgjigjet Ndaj o miq kurrsesi s’dua t’u ha hakun Mundi juaj doemos do të përligjet.

Derte Shpirti

Të Nënës Shqipëri, miq për kokë Që n’harmoni rrojnë si vëllezër siamezë. Nga Shkodra loce kam miq, kolegë e shokë Dhe “Me kën’ shkodran të tana i ban” Me bindje lyp ndihmë sa s’është vonë Kam besim e ndrojtje fare s’kam. Do më përgjigjen pa derman, në mos jo s’u bë qameti Nuk humbas gjë, s’u jap as premtime as të holla Unë e di, ata s’të lenë pa të kënaqur me prodhime lezeti. Plot ta mbushin hejben me molla t’arta e kartolla. “Kalova lumin të dhjefsha kalin”-kush mund të thotë? S’do mend, një qënie e vockël si njeri, e madhe si interesaxhi Këtë përgjigje të më jepni miq, e di, të lodheni është e kotë Të tillët nga defteri i fshini.Tipa të njëjtë me karaktere laryshi

“Kush e bëri veza pulën apo pula vezën”? Mos lodhemi, s’e gjejmë dot sado të kemi zell Zërat le të kumbojnë në të veshit rrëzën Është njëlloj si të bësh”vrima në ujë” pa qeder.

“Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan” Kur sentenca ka lindur e ku; në Shqipri, Ballkan a Botë? Kjo shprehje, besoj, është sa e vjetër aq dhe e re, o xhan Hallet riciklohen në forma të ndryshme në të rrumbullaktën tokë.

Ndihmë lyp nga miq të Jugut Toskë Edhe nga ata të Veriut Gegë

“I tregon babait arat” cili ka qënë ai rrufjan Që i ka thënë vetes bir babai i ndershëm?

186

187


Fiqri Shahinllari

Mendjemadh është një djalë i tillë shejtan Identik në gene me babanë, në karaktere të ndryshëm.

Derte Shpirti

NËNA E DJALIT TË DROGUAR

Përgjigjet, në mos të sakta, me afërsi miq m’i dërgoni “Kur s’kam pulën do ha sorrën”s’kam ç’bëj hiç Po “Si kofini pas të vjelava” mos vononi S’dua asnjë përgjigje të ma lini pas dere si dobiç.

Një nënë në sofat të portës ka dalë E lodhur është, e moçme shumë Nevojë ka për ndihmë, mall ka për djalë Hallet që e zunë t’i lajë duhet një lumë.

Boll! Sygjeron ndonjë me “sahanët pa kapak”e me lart majën e gishtës Më thotë :”Dashke qiqra në hell?”-”Hip këtu të shoç Stambollë” Kështu, para kohe largohem “si pulaharët”, n’daçi “si gratë e Prishtës” Me përshtypjen e pakënaqur se s’korra dot atë që të tjerët mbollë...

Meraku i ri ka shkuar deri aty ku më nuk mban Djali, nusja e nipi, larg në tjetër shtëpi rrojnë Nënëzeza ka dëgjuar se jetë e tyre është e pistë katran Strehëzën e saj ku nuse erdhi e djalin lindi duan t’ia ndrrojnë.

Po e mbyll si e nisa, me të popullit urtësi e kripën gjëllës t’i hedh me karar Se ndryshimet sasiore, e di, çojnë në ndryshime cilësore-thotë shkenca Se “Mirë, më mirë prishet!”-sqaron populli me filozofi njëzetekatër karat “Të lumtur që s’jemi tepër të lumtur” thotë Shekspiri me shumë të vërteta.

I tha një ditë djali i pirë e bërë dhogë: “Do të çoj në azil të pleqve plakëë! Po e shes shtëpinë tënde, më duhen para për drogë Nëse kundërshton pishën i ve të marë flakë”. E shastisur nëna sytë çaplyer me shami mbulon Thika e djalit këtë radhë në palcë e shpoi Mendja i thotë:mallkoje zemra e ndalon Dhembja që ndjeu thellë në shpirt e rëmoi. Foli nëna: O djalë, një këshillë po të jap unë: Të flas troç, nuk “i bie pragut të dëgjojë dera” Binde njeriun me të mirë e me ngadalë Nëna të fal, tjetrit me të keq i ha munë përhera. Më dukesh i krrisur në tru me fjalë po më tepër me veprim

188

189


Fiqri Shahinllari

Po më vret. Vrasja nuk ka gjuhë por flet. Të dua me zemër Se të linda e rrita që kur ishe kopanec, por jo me gjykim Fyellit po i bie në vrimën që lëshon klithmë të egër. Nuk zgjidh asgjë me anasënsitimën, fap e fup në mejdan Mendjeve aguridhe u duket se hahet çdo gjë, që fluturon Të vërtetën e kuptojnë kur bytha u bie në hendek mor bir, aman Po atëhere pendët u kanë rëëënë , sa para bën? asgjë s’i mbulon. Prandaj, gishtin veri kokës mos të bëhet mendja dhallë. O i nënës djalë, mos e ha turpin me bukë, jeta ësht’ behar e acar Largoju nga jeta me vese të këqia, ta them unë, mos shko vërdallë Mos bëj as kaqolin e as pushtin jeta nuk është, siç e pandeh, veç pazar. Se kot nuk thonë: Mos u gëzo o i gëzuar, mos u hidhëro o i hidhëruar! Fitimet që mer nga droga, janë fitime faji, në moment të “shpon” elbi Pastaj kthehen në pus që gëlltit ç’ka pranë, edhe nënën e drithëruar Ndaj mos godit samarin kur s’ke çi bën gomarit, se kundërmon qelbi. 190

Derte Shpirti

Mos i bjerë tamburasë kot o djalë që të kam dhënë sisë Se ka njerëz në këtë botë që të rrahin, të bëjnë pestil Në kallo po i shkele të çojnë në mengene të drejtësisë Të dënojnë si i do mushka drutë e bota të quan rrezil. Nga derti u sëmur nëna por njeri me fjalë nuk ngau Nga mërzitja i dolën kukujtë, djali hiç ta shohë nuk afron Behar iu bë shpirti kur nipi një ditë në pëqi i qau Nip, o trëndafil-i tha- djathi s’më kënaqi, hirra po m’shijon. I tha një siluetë aty pranë që dukej si flakë kandili: “Moj buzëplasur grua, trëndafili që mbolle të doli ferrë Po merak mos u bëj shumë se nga ferra mbiu trëndafili I njerëzishmi geni jot do jetojë kurdoherë. Nëna e ve fajson veten që s’e edukoi që kur ishte në pelena Djalin drogaxhi. Gjyqin i bën vetes, të rreptë, të drejtë, jo të stisur Quajti veten “fatkeqe” se ishte grua e bërë nënë si gjithkush, e dhemsur Heshtja i shpërthehu brenda vetes po ngjarja gjëmoi e majisur.. Qershor 2015

191


Fiqri Shahinllari

KUQALI DHE KAZILI Për herë të parë një bujk në fshat Mbrehu në zgjedhë demin e ri kuqal. Ortaku i të riut ishte kau kazil, plak, Fshatari u vuri në zverk tevlikun si lak. Kuqalin donte ta stërviste të lëronte në arë Mësues për të ishte Kazili që dinte të brazdonte Punën ta ushtronte “rekruti” me veprim e me të parë Sefte të riun dem me emrin Kuqal, Kazili ta mësonte. Ajs, ajs! –u tha fshatari-të ecnin ngadalë Që parmenda të hapte brazdën si kadaif E mbi brazda të dridhej avulli i tokës me vlagë E demi me kaun parmendën të tërhiqnin pa teklif. Pas pesë hapash Kuqali xanxar dredhoi Nga brazda doli parmenda me plorin e mprehtë Kazili plak, për çudi, të riun Kuqal imitoi Të dy u drejtuan nga mezhda me bar, oh sa lehtë. Bujku u xhindos e thirri sa kishte në kokë: Kazil, o dredharak ajs, ajs në brazdë, leri nazet Dua ta mësosh Kuqalin jo t’i bësh isharete Harrove si i kemi bërë tok hesapet? Tha kështu dhe fap në vithe hostenin i nguli Nga maja e metaltë përpjetë kërceu kau Kazil I dhembi të ziut, në zemër i theri shpimi Në çast miku i tij bujk iu duk pashpirt e katil. 192

Derte Shpirti

Po bujkut as që i lëvizi qerpiku, diçka dinte Skenën e pa një bashkëfshatar që aty afër kaloi Tha:”Mos e rrih, mos e torturo kaun plak , ai bindet Kot ia bëre bythën gjak. Kuqali i ri e turbulloi”.. “Miku im-tha bujku me inat-hileqar është plaku që di marifetet Rrufjani ia bën me sy e isharete demit Kuqal që vickëla të hedhë E të dy me zgjedhën në qafë te mezhda me bar të bëjnë zijafetet Të hanë e të mos lërojnë. Këtë qerratallëk e di veç Kazili i tredhur. Ti bën si ai që pyet: “ Çfarë uji i dhe gomarit, të ftohtë a të ngrohtë? -Vazhdoi tjetri-Dredha Kazili të bënte atë do shpoje me hosten S’të vjen keq për të gjorin që si purtekë dridhet? Nga t’ia mbajë i shkreti, nga mezhda apo në hendek të hidhet? U përgjigj bujku: S’do bëj sherr me ty koleg se sherri do nge Ta dish, pa “urdhërin” e Kazilit,Kuqali s’do bënte xhap Si fillim, nuk zgjodha plugun e metaltë të kthenin plisa në dhe’ Parmenda e drurit veç plorin ka të çeliktë, e lehtë në çdo hap. Me të njëjtën dredhi do t’ia “shpërblej” Kazilit rrufjan në punë 193


Fiqri Shahinllari

Plagës në vithe s’do ti ve qepë e kripë. Do ta çoj te kasapi në thertore. Kujton shapllamadhi se “sapunin për djathë do ta ha” kollaj unë “Mish viçi” shkruhet në tabelë jo “Mish kau”, për Kazilin po bëj dredhi tërthore

Derte Shpirti

DHËNDËRRIT I MUNGON SAMARI Djali i pa martuar me emrin Çekrezi Pazarit “dashuruar” me shikim të parë Iu qep Selvisë rrugës i doli prerazi Ajo e shtangur e pa: Goxha djalë! S’është për të qeshur, është për të qarë Fët e fët shkëmbyen shikime, premtime Çekrezi drejt e në thelat ka dalë: E kërkoi për nuse tërë përgjërime. S’jam e përdalë, në shtëpi më kërko, kam baba e nënë Tha kështu Selvija dhe tak bandillit i buzëqeshi Ky s’e bëri të gjatë drejt e në shtëpi me një të thënë Gjeti “vjehrrin”afër qymezit. E përshëndeti: “Dhëndërri”: Tungjatjeta o plak që për pula qënke qefli Jam Çekrezi.Të erdha në shtëpi si e do zakoni Ta dish: O e mar për grua tët bijë, të bukurën Selvi Ose rashë e vdiqa e këmbës i bie nga zori. “Vjehërri”: Ngadalë more djalë, mos e shkreh pushkën në hi Mos e mer me yrysh. Nga të kemi pa më thuaj? Se nga anët tona ti nuk je, më dukesh ca si ezmer i ri. Fukara je a zengjin, sa mushka e kuaj ke? Fol mos u ndruaj.

194

195


Fiqri Shahinllari

“Dhëndërri”:Kafshë? Sa të duash vjehrr i dashur, sa të duash Unë jam nga fis i mirë, nga zona që hanë hoshmerë Kuajt e mushkat na mungojnë por kemi shumë gomerë. “Vjehrri”: Ore Çekrez a s’më thua, nga ç’fis je, mbiemrin si e ke? “Dhëndërri”:Emër e mbiemër do? Më thonë Çekrez Gomari.Flas serbes, ky është mbiemri. E di fisi në Hoshmerë. Më plaçin sytë në gënjej! nuk e kam qejf këtë ves! “Vjehërri”: Ore bylmez që gjezdis gardh më gardh e hu më hu! Kërthizën kur ta prenë e të quajtën evlat Nuk menduan se me këtë mbiemër tutje -tëhu Do gajasnje njerzit gjithandej more lugat? S’nxjerr çupën nuse nga shtëpia Ta marë një me mbiemër hajvani Edhe sikur Zoti të urdhërojë sakaq Për ty Selvi s’ka sikur dhëmbin ta bësh kaq. Po me që të dashka ime bijë, ka një rrugë: Ndrro shpejt mbiemrin në nofuskë Çupa ime nuk është zuskë Të marë burrë cilin t’i dalë mbi-udhë. “Dhëndërri”:I ke mendtë vjerr i dashur? Nuk gjezdis si thua ti Dëngla janë për këtë qiell e për këtë dhe’ bëj be sa nxe baullja Dëshira ime është dashuri e ëmbël për 196

Derte Shpirti

të shijëshmen tët bijë, Selvi Mos i kokolepsni ndjenjat se kur kërcen fukaraja çahet daullja. Nuk jam nga ata që nga kumbullat të më mpihen dhëmbët. Ju po i qani hallin kalorësit pse i varen këmbët? Po do bëj si thua ti. Dëgjoi këshillën katrani kandidat për dhëndërr Në zyrën e gjëndjes civile mbajti frymën Me dëshmitarë me pagesë ndrroi mbiemrin si në ëndërr Me pasaportën me mbiemër të ri te “vjehrri”u paraqit. “Dhëndërri”:E ndrrova mbiemrin siç zotrote porosite. “Vjehrri”: Si e bëre “dhëndërr”? Ma thuaj ta di më mirë Ësht’mbiemër sheqer a është shëllirë? “Dhëndërri”: Në gjendjen civile mendjen ma blenë, bënë çmos Më pyetën: Mbiemrin e do nga këta modernët, të ri Apo nga ata të vjetrit të kohës së babaqemos? Të ri-u thashë- mos qeshni s’jam unë për qesëndi. Dhe mbiemri im tani e tutje është tingëllues, lere mos pyet Nga gomar e bëra krriç dhe nuk bëhem pishman hiç. 197


Fiqri Shahinllari

Që nga kllaniku ku rrinte bisedën dëgjoi “Vjehrra”, nën’ e Selvisë, e zgjuar u tregua Argument të madh kërkonte dhe pastaj të fliste “Dhëndërri” e ndihmoi me të tijën paraqitje Ndaj ajo të shoqin s’e la më tej të fliste Me fjalën e saj të shkathët gjëmoi: “Vjehrra” të shoqit: Na, more burrë! Nuk je aq plak Sa të bëhesh përsëri fëmijë, fjalën sakën se e jep pash perëndinë Ky njeri nga kashta qënka marshallah, ta shesësh në Pazar Nga trutë qënka byk për ibret e mysybet, ta prish terezinë! Nuk e shikon lugatin që nga mendja qënka aguridh Hallatkë me këtë do bëhet këtej e andej në gjithë njerëzinë. Po na hiqet hevliha me përbetime e më katolik se Papa Por ky qënka nga ata që lenë dasmën e shkojnë për shkarpa. “Vjehrra: “dhëndërrit”:O fyçkë! Krriçi bëhet gomar e di a s’ kupton hiç!! Grremisu tutje o krriç gomari, je lolo, bën njerzit gazmorë!! S’tu bëka vonë nëse të tjerët të thonë krriç a i pa lëpirë viç Leshrat e kokës i paske llangosur me brillantinë për lezet? Po brekët poshtë mos vallë i ke plot purthë për ibret? Ti dashke bythëve purtekë thane dhe përzënë 198

Derte Shpirti

me gurë fiçorrë Ik tutje! se ti dashke përvëluar si pleshtat me alisivë. “Vjehrri”: E di e di, grua, ja dëgjo ç’po i them”dhëndërrit “tahmaqar: Në gjendjen civile lirë ta paskan blerë mendjen o tartakut! Pas kokës festen. Mirë e ke mbiemrin, mungon veç një samar Mendjen e veprimet tënde t’i matë s’ka as metër as kandar as kut. “Nuse” Selvisë që iu ndez gjaku tok me arësyen, brofi e tha: Pupu!! un’ e zeza ç’po dëgjoj, zot më ruaj se po shkalloj Ty moj nënë dhe babanë u dua sot këtu pranë Po shikoj prishjen e marrëveshjes bërë me një të parë Dashurova gomar me kapistall pa samar, paskam qënë syleshe! Mos më përkëdhelni më:”Moj Selvi moj sykaleshe!” Çekrez, po të them dhe ty ca fjalë o njeri i ndyrë!! Shkove për të vënë vetulla në të gjendjes civile zyrë Vetes i nxorre sytë derdimen, trushkulur me trupin kaba. E di ti se pulishti pak më i rritur bëhet krriç që ka gomarin baba? Kanë të drejtë të mirët prindërit e mi. Pas një viti krriçi rritet Gomar bëhet, në kurris i venë samar, e ngarkojnë aq sa mban Pse e bëre këtë prroçkë? Ti duhesh goditur me noçkë Ditën kur u pamë kot të paskam thënë shpirt e xhan 199


Fiqri Shahinllari

Derte Shpirti

Nga zemra ime ti pa hyrë mirë shpejt më ke dalë Po të jap torbën për tagji e një mastrapan për ujë Se samarin e ke pak, ti kërkon dhe një dajak...

-VËSHTRIM

200

201

LETRAR-


Fiqri Shahinllari

BISTURIA E PETRAQ ZOTOS NË SHPIRTIN E NJERIUT I dashur Petraq Sapo i dhashë fund leximit të romanit tënd :" Vetja tjetër"dhe po më vjen keq që e mbarova. M'u duk vetja herë herë si ai hajduti që e kapën dhe ai nuk i lëshonte kapësit e tij. Ëdhe mua më dukej vetja sikur isha futur në një vorbull të tillë. Nuk po e mernja vesh, kush ishte hajduti në këtë rast: Unë apo libri jot? Ai nuk më lëshonte po edhe unë nuk desha të ikja prej tij. Unë nuk di nga ta nis më parë për të të thënë ca refleksione telegrafike për këtë ndjesi që pata duke lexuar, siç të kam shkruar, pak e nga pak, prej romanit të mrekullueshëm "Vetja tjetër". Jani e gjeti veten tjetër të tij me kurorëzimin e gushjes që i bëri Ilda, e shoqja kur ra sipari i historisë thurur aq mirë e bukur, aq besueshëm! Gjetje e bukur. Grua mish e thua kanë thënë dhe ashtu është. Daja është dajë, djali djalë, vajza vajzë, dakord kanë gjakun tënd por mund të mos kenë atë thurje misterioze të shpirtit binjak. Mua më tërhoqi që në fillim se më kapi si me grep një fjalë e thënë ashtu, rastësisht nga polici i doganës: " Si të kam?" Dhe Jani ndjeu se në asnjë vend të botës nuk mund ta dëgjonte këtë fjalë të thjeshtë me peshë tonelata ndjeshmërie. Por fati ndonjëherë nuk të godet por ai të këput në mes. Ajo fjala e policit u përzhit nga ngjarjet në Atdheun e vet që aq natyrshëm i thur ti o Petraq i dashur. 202

Derte Shpirti

Boshti kryesor, nuk është aksidenti, të tillë aksidente bëhen e do të bëhen , dhembje ndjehen nga të dy palët, por ti e ke maisur bukur historinë duke i vënë bisturinë korrupsionit të tmerrshëm që grryen si molje shoqërinë. Korrupsion me seks, korrupsion me para. Korrupsion , korrupsion kudo. Më i madh në gjyqësor. A nuk ëshët fakt ky? Por bisturia më pikante është kur ti shpon brenda shpirtit të njeriut. Mua më tërhoqën edhe fjalët e urta të popullit që ti i përdor më aq ustallëk, më tërhoqi mendimi i thellë filozofik dhe psikologjk i veprës. Ti je futur në thellësinë e shpirtit të Janit sidomos po edhe të Belinës e cila nga ana e saj, ndjek rrugën që ajo e quan të përshtatshme në këtë botë jallane , në këtë jetë të shkurtër të njeriut të cilën ajo dëshiron ta shfrytëzojë me epshe dhe me qejfe, pa pyetur për para. Paraja tek Belina del në plan të dytë. Në plan të parë është qejfi, seksi i papërmbajtshëm i saj e më vonë hakmarrja sipas femrës së shfrenuar e të shthurur. Kështu qe, i nderuar mik, ti të bën që ta duash "fajtorin", atë që bëri aksidentin. Gjyqi më i tmerrshëm për të ishte gjyqi i ndërgjegjes së vet. Janin po e dërrmonte vetvetja që, siç e quan ti, është roje e ndërgjegjes së njeriut. Hë, se për pak harrova të të them: Më bëri përshtypje edhe një fakt që ti e prek pak. Vdekja aksidentale e atij flokëbishtalecit që e gjeti nga nuk e pandente. Unë qendrova pak te ajo pjesë dhe po bëja mistikun: "Mos vallë zoti mori hak ndaj tij?" Kështu qendrova dhe te "deponimi" i s'ëmës së viktimës. Vallë të ketë nëna aq zemër sa të marrë anën e aksidentusit? Se në fund të fundit është nënë! Por, në një analizë tjëtër i thashë 203


Fiqri Shahinllari

Derte Shpirti

vetes: Pse jo? Kur ajo e ka parë vetë me sy atë që ngjau nuk mund të merrte më qafë një njeri që nuk deshte të shtypte të bijën. Së, ndryshe edhe ajo nënë mund të kërkonte veten tjetër të saj brenda ndërgjegjes së vet...! Të paça dhe po të kthej të dyfishta urimet që më dërgove., të "paketuara" tok me romanin.

-MIRËNJOHJE PRINDËRVE-

204

205


Fiqri Shahinllari

HOMAZH NËNËS 20 vjet më parë iku në qiell nëna ime për të mos u kthyer më fizikisht. Ajo u largua nga jeta në tokë e pasur jo me para por zengjine me një bylyk fëmijë,mbesa e nipër. Në çastet e fundit të jetës pashë buzëqeshjen e saj të ngrirë.. Ne, barku i Shën mërisë së saj, e kujtojmë atë vazhdiZenepe Shahinllari misht.Njeriu në çastet e (Nëna) volitshme për veten e vet beson në më të mirën e mundshme. Beson se ka një jetë tjetër pas vdekjes fizike këtu në Tokë.Këtë e thonë jo vetëm librat e shenjtë por edhe shkenca kohët e fundit. E, ne, fëmijët e nënës sonë, mbesat e nipërit, stërmbesat e stërni-përit,besojmë se shpirti i nënës që varrin e ka në qytetin e Korçës,tok me bashkëshortin, babanë tonë, na shikon ne por “bisedon” edhe me shpirtin e djalit te saj që iku motak nga kjo jetë dhe me të nënës e të motrës së saj të vogël që varrin e kanë në fshatin Floq,me të babait e të dy vëllezërve me banim të përjtshëm në varrezat e Pogradecit,me shpirtin e vëllait të saj të madh me kockat në Buenos Aires të Argjentinës e të motrës së saj të madhe që varrin e ka në Melburn të Australisë...Kockat e të afërmëve të saj, të gjakut të saj, me të njëjtin ADN shpërndarë an’ë e kënd Dheut gjejnë ngushëllim në shpirt.. 206

Derte Shpirti

Eh, medet, kështu qenka e shkruar, kështu e kërkuaka krijimi misterioz e i përjetshëm:Shndërrim mbi Tokë e shndërrim në Qiell. Sado të shkruaj për nënën fotografia e saj këtu sipër flet më bukur e më qartë se mijera fjalë. Intuita instiktive e nënës po edhe e babait është gjithnjë inkandeshente për kujdesin ndaj fëmijëve të tyre. Bota e tyre nuk është natyra qe i rrethon por fëmijët.Kur fëmijët janë të qeshur prindërit nuk kanë aresye të jenë të mërzitur. Kur fëmijet luajnë, ata çapiten sipas ritmit të lëvizjeve të tyre. Trishtimi i fëmijëve në merak prindërit. Kur fëmijët hane, prindërit ngopin barkun. Kur ata pijnë ujë, prindërit shuajnë etjen.Kur fëmijët vishen prindërit e ndjenë veten ngrohtë.Kur fëmijët mbërdhijnë nga të ftohtit, prindërit plevitosen. Lumturia e fëmijëve është lumturi edhe për prindërit e tyre.... Emri N Ë N Ë tingëllon më ëmbël se çdo lloj mjalti. Fjala NË N Ë ka dimension të madh e densitet të thellë e të ngjeshur. NUK KA SUNDIMTAR MË TË MADH PËR NDJENJAT E NJERIUT SE SA NËNA...

207


Fiqri Shahinllari

IM ATË Të shkruash për ndjenjat atërore po edhe mëmësore është paksa e vështirë. Ke të bësh me këndvështrime të ndryshme e me gërmime psikologjike. Por unë këtë radhë po përpiqem të shkruaj thjesht për ç’ka ndjej për atin tim. Armët e tij në luftën e jetës kanë qënë sqepari e zdrugu. Xheladin Shahinllari Me to nxirrte të ardhurat (Babai) financiare, me to përballoi nevojën e detyrën atësore për rritjen dhe edukimin e tetë fëmijëve, vajza e djem.Puna e marangozit në ajër të pastër e me dërrasa pishe e ahu që ai u thoshte dhoga e kishte kalitur e ia kishte bërë muskujt të fortë gur në formë si popël. Me muskuj, me punë të ndershme ai siguronte paratë për familjen. Paratë i vendoste në kuletën prej meshini të kaftë, të shumëpërdorur. Mbaj mend se nga ajo kuletë ai nxirte lekët çdo pesëmbëdhjetë ditë, sa herë merte rrogën nga NSHNja ku punonte dhe më jepte edhe mua aq sa më duheshin në shkollën e mesme për t’i shpenzuar në kinema apo për biçikleta me qera me të cilat gjezdisja tok me shokë rrugëve e sokaqeve te Korçës. Si bir i tij i jam mirënjohës sa të jem gjallë. Ai kurrë nuk më pengoi të vazhdoja shkollën e mesme dhe të lartë në një kohë 208

Derte Shpirti

kur si më i madhi i fëmijëve të tij mund t’i bëhesha krahë në punë për të mbajtur familjen shumëfrymëshe... Im atë mbeti i fortë fizikisht e mendërisht gjith kohën me përjashtim të vitit të fundit të jetës. Nuk vuante nga asgjë serioze, nuk kishte thënë kurrë off kookaa!. Mirëpo sapo vdiq gruaja e tij, nëna jonë, shëndeti i tij mori tatëpjetën. Filloi të shfaqte shenja të çuditëshme.Shkonte çdo ditë te varri i gruas së tij në Korçë, ndizte qirinj e çonte lule. Shkonte më shpesh te i vëllai e te motra e vogël e së shoqes në Floq. Hidhej në Pulahë ku banonin fëmijët e motrës së tij vdekur vite më parë. Pa kalonte edhe në Kamenicë te motra e madhe e bashkëshortes e cila ishte akoma gjallë. Nuk mungonin edhe vizitat në Pogradec ku ishte gjallë një nga vëllezërit e gruas së tij e plot nipër e mbesa nga vëllai tjetër i saj, më i vogël që kishte vdekur disa vite më parë. Këto veprime nuk ishin të natyrëshme, nuk ishin shenja të mira.Ai shkonte tek njerzit e dashur në vendet që përmenda më sipër sepse, mendoj, i kujtoheshin vizitat që bënin tok me gruan e vet. Mos vallë këto ecejake nxiteshin edhe nga instikti i lamtumirës? Kështu kishte vepruar edhe vjehrri i tij i cili nga fundi i jetës shkonte në Floq, Kamenicë e Korcë ku jetonin tri vajzat e tij të martuara e me fëmijë të rritur. Ne, fëmijët e tij flluam të “filozofonim:Mos vallë nëna jonë që iku nga kjo botë një vit e ca më parë kërkon ta marë me vete të shoqin? Kanë ndodhur mjaft raste kur një bashkëshort ose bashkëshorte që ka vdekur heq këmbën zvarrë e ka marë tjetrin/ën me vete.Kështu, siç po dukeshin bathët, do të ndodhte edhe me atin tonë shëndeti i të cilit po shkonte poshtë 209


Fiqri Shahinllari

e më poshtë. Sa ishte gjallë nëna jonë ata të dy nuk ndaheshin kurrë.Tok në pazar, tok në shëtitje, tok në vizita te miq për gëzime apo në vaki ngushëlluese në raste hidhërimesh. -Xhelo(Xheladin), mbaje fort pas vetes gruan sa e ke se po iku ajo e të le shëndenë, ahaa ike edhe ti,o i zii thoshin shokët vërsnikë herë me shaka e herë me seriozitet. -Zepen(Zenepen) unë e mbaj dhe e mar kudo që shkoj sepse edhe ajo bën të njëjtën gjë me muapërgjigjej ai. Babai ishte 8 vjet më madh se nëna jonë. Ai i datlindjes së vitit 1917 e ajo në vitin 1925. Po ajo vdiq në vitin 1995- një vit e ca muaj më parë se ai. Iku ajo nga kjo botë, do të ikte edhe ai pas gjashtëmbëdhjetë muajve, në nëntor të 1996-tës. E parandjente. Një ditë më tha: “Fiqiri, si më i madhi i fëmijëve të mi po të le një amanet:Kur të vdes kockat e sat’ëme m’i vini brenda varrit tim”-Dhe ne e vumë në vend porosinë amanet të tij.Kur u mbushën tre vjet nga vdekja e nënës, morëm kockat e saj dhe i vumë në varrin e babait. Gjatë rrugës nga varri i saj deri tek ai i babait fërkoja kafkën e kokës së nënës brenda qeses plastike. O perëndi, sa të lehta ishin kockat e skeletit të saj, pendë! Nuk më hiqen nga mendja momentet e fundit të jetës së tim eti. Sapo më lajmëruan për gjendjen e tij shëndetësore u nisa me të shpejtë nga Tirana për në Korçë. Ai jetonte tok me djalin e tij të vogël, Dashmirin i cili i bëri deri në fund hyzmetin e duhur babait të tij. Dielli akoma nuk ishte fshehur pas Ostrovicës. E gjeta shtrirë, me fytyrë të zbehtë. Flinte. Ne të tjerët bisedonim mbi gjendjen e tij shëndetësore. Qëndrova

210

Derte Shpirti

pranë krevatit, mbi kokën e tij.. Mbi ballë kishte bulëza djerse.Pas pak hapi sytë. Më pa.U mundua të buzëqeshte. Me ndërprerje tha duke artikuluar me zor fjalët: -Paske ..ardh...ur o biir? Pse u l..odhee? Unë jam mi..rë. Jam i gë...zu..ar se u rrita me izjete e u ..edukova..U martova të tërë..ve. Pushoi pak.Ishte baba. Gëzohej e shqetësohej për fëmijët e tij. Donte t’i kishte gjithmonë bashkë, në të mira e në të liga. Sepse nuk ka njeri në këtë botë jallane që të qëndrojë jashtë dëshirave të zemrës, sepse nuk ka njeri pa gëzime, halle, derte e brenga. E të gjitha këto shijohen e kapërxehen kur janë tok njerzit e një barku, të barkut te Shënmarisë. Eh etërit! Ashtu si edhe nënat nuk ngopen kurrë me këshilla për lumturinë e fëmijëve të tyre. Edhe në prag të vdekjes ata japin porosira, lenë amanete.Me pamje mbinjerëzore për shkak të lëngimit im atë m’u duk sikur m’i puthte duart. Për ndjenjën e atësisë ashtu si edhe për atë të mëmësisë fëmijët janë idhuj. Fjeta në një dhomë me të sëmurin. Në mes të natës që e përcaktova me tamin ndjeva që u ngrit në të ndenjurat. Krevati i tij ishte afër dritares. Drita e zbehtë e hënës ndihmohej nga llambat e neonit të rrugës e cila përcillej në dhomë përmes perdeve të bardha. Me bisht të syrit vrenja me kujdes çfarë veprimi do bënte. Zgjati kokën drejt meje. Po më shikonte. Me zor merte frymë. Mbase mendonte se unë po bëja gjumë të thellë e nuk do ta vija re veprimin e tij. Nuk ngopej duke më shikuar. Kush e di se çfarë ndodhte në ato momente brenda trurit e psikologjisë së tij atërore! Mbase i vinte keq se po më shikonte për herë

211


Fiqri Shahinllari

të fundit? Fëmijët e çfarëdo moshe qofshin janë shefa, janë padronë të ndjenjave prindërore. Këta, po të ishte e mundur, janë gati ta ndajnë copa copa zemrën në aq pjesë sa fëmijë kanë. Për fëmijët ata e venë botën ndër këmbë. Por me që kjo nuk ka mundësi të ndodhë ata duan t’i futin fëmijët në zemrën e madhe të tyre. Sikur të bënte vaki që baballarët apo nënat të rronin aq sa fëmijët e tyre, do të ishte feja vetë.!Do të kishte mundësi që t’u ndodheshin fëmijëve pranë për çdo hall e dert tërë jetën. Mirëpo këtë dëshirë ata e përtypin brenda vetes e nuk e nxjerrin jashte sepse fjalët do të ishin fraza turpëruese përballë jetës reale....Në atë pozicion qëndroi rreth tre a katër minuta. Pastaj u shtri si i goditur nga plumbi. Psherëtiu thellë.. Ndërsa mua sytë m’u njomën nga lotët. Të nesërmen thirrëm një doktor. Babai kishte nevojë të urinonte por nuk mundte. Doktori erdhi dhe po shikonte sëmundjen. Ne të sëmurin. E ngritëm me zor nga krevati. O perëndi! Mezi lëviste këmbët, nuk i urdhëronte dot ato. E kush pa! Ai njeri i fortë, tërë muskulaturë dikur, që, siç thoshte vetë, i binte”alltys” Korçës e fshatrave të saj për shkak të punës..Pas mjekimeve e ilaçeve u duk se gjendja shëndetësore u përmirësua disi. Ne fëmijët e tij u gëzuam.Për fëmijët babai e nëna nuk janë të tepërt kurrë sado të sëmurë të jenë. Ligjet e pashkruara njerëzore dhe ligjet yllore i detyrojnë fëmijët që të qëndrojnë afër prindërve sidomos kur ata janë duke dhënë shpirt.Mirëpo gëzimi jonë paske qënë gënjeshtar. Pas dy javëve ai iku atje ku e thërriste e shoqja. Unë e ndjeva thellë, deri në palcë dhe u pikëllova në tërë qënien time kur pashë nga afër luftën midis jetës e vdekjes që bënte trupi, zemra e 212

Derte Shpirti

truri i lodhur i atit tim. Kur ai na u duk se u bë më mirë, pasi ne fëmijët e tij “ia kthyem shpirtin”ai më tha: “U bëra mirë. Shko në Tiranë ku ke punën”Dhe vërtet, kur e pashë që e mori veten nuk mund të qëndoja më gjatë. Sapo mbërrita në Tiranë u nisa me shërbim në Peshkopi ku kishin shkuar më parë dy kolegët e mi dhe një specialist i huaj. Që andej merja informacion çdo mbrëmje për shëndetin e babait. Për fat, një nga motrat e mia, Fillareti, punonte atëhere në zyrën e postës së Korçës. Ajo më thoshte: “ Po ia bëjmë gjith hyzmetin. Tani e ka në dorë zoti”! Dhe zoti, pas dy javëve e mori në gjirin e vet. E bashkoi me të shoqen, nënën tonë. Besoj se të dy janë në parajsë por ve bast e jam i sigurtë se të dy prindërit janë gati t’ua dhurojnë fëmijëve edhe atë pjesë parajse që u takon atyre.

213


Fiqri Shahinllari

Derte Shpirti

RRETH LIBRIT “LIS NË SHKËMB” Nga Ziko Ll. Kapurani

-NË VËND TË EPILOGUT(Shënime nga miqtë)

214

Lisin shekullor në hyrje të fshatit, i cili hapte krahët për zogj e miq, që mblidhte nën degët e tij kuvëndarët e tre mëhallave, një ditë e gjetën të shtrirë përdhe. E kishte ngrënë gjatë natës era e Qarrit. Papritur. Fshati ndjeu një boshllëk në përmbajtjen e tij: i iku plaku ogurmirë, më i moçmi në jetën e tij, i njësuar me një dërgesë Zoti.Të krishterë e myslimanë, një gërshetë shëmbëllore e harmonisë midis dy feve, i faleshin, secilët me mënyrat e tyre. Fëmijët e shkollës u munduan ta ringjallin me një filiz të ri, por i riu, siç duket, nuk e zvëndësonte dot dhe u tha. Atëhere këtë Lis shënjtor, e zvëndësoi një Lis- libër, të cilin nuk mund ta rrëzojë asnjë erë e fortë. Dhe prapë mblodhi kuvëndarët, prapë priti miqtë e zogjtë. Prapë pamë në këmbë vetë trupin prej kocke, guri e fisnikërie të fshatit, pamë fytyrën e tij, gjurmët historike. Dhe ç’është më simpatike, më tërheqëse: Libri flet me gjuhën e lisit, me shpirtin floqar, i sintetizuar tek njëri nga djemtë e mirë të fshatit, nga gazetari i njohur i së përditëshmes “Bashkimi” të gjysmës së dytë të shekullit njëzetë në Shqipëri, Fiqri Shahinllari. “Vjen nga një fshat me histori të madhe”, më thosh shpesh shkrimtari historian, mallakastrioti Bujar Muçaj, “shkruaj një libër për ‘të”. Megjithëse më zjente përbrenda për një libër të tillë, më dukej shumë e përpjetë për këllqet e penës sime. Mbase do t’i jipja artin e të shkruarit, por kjo do të ish vrima e fundit e 215


Fiqri Shahinllari

fyellit. Duhej që në gusht nga një grusht, gjë që nuk e kisha bërë. Ndërsa prisja që poeti Agron Elezi ta kryente këtë borxh ndaj atij fshati magjik, ai ma dërgoi Lisin në Selanik, lis të rritur nga Shahinllari, një Lis me gjethet- shkronja, me trung prej shpirti të blertë, me rrënjë të hapura gjer në kodrat për rreth. E dini se gjeta atje dhe aromën e çajit, dhe rendjet e mia pas aromës së zhumbricës, të cilën e kishte veshur një vajzë fshati? O, sa u kënaqa! Pashë se autori e njihte historinë e Floqit më mirë se Lisi erërat, që e rrihnin. Ai ka hyrë thellë nëpër tunelet e arkivave, vite me radhë me forcën e një pasioni të çuditshëm. Atë çka nuk ka gjetur nëpër arshiva, e ka gjetur tek arshivat e gjalla, tek “intervista” me pleqtë e moçëm si Xha Nevruzi, xha Sule, xha Hyseni... E ç’mekulli gazetari! Fjalë e flori! Autori nuk e fsheh dot mallin e tij, dhimbjen për atë jetë zbatharake drejt së arthmes së tij. Por kjo nuk ia turbullon ujin historisë. Përkundrazi, guri i mallit sado i rëndë, thërmohet në guriçka për ta pastruar rrjedhën e së vërtetës historike. Dhe kemi ujë të pijshëm gjithë shëndet. Të vjen të përkulesh mbi ‘të, ta puthësh. Njëlloj si mbi Burimin e Sules, mbi Izvorin, mbi Toplecin. Thonë se ai ujë, ai ajër i pastër, i mban gjallë e u shton jetën atyre njerëzve. “Ujë femër”, më thosh xha Llambro. E ç’doni më shumë?! Përveç duarve të arta të floqarëve, të gjoksit të tyre të zbërthyer, të shkalafitur nga djersa, edhe vetë zoti e ka ngritur Floqin amfiteatër ku zbresin engjët, ulen nëpër gjelbërimet për rreth dhe soditin relievin e këndshëm, krenarinë e këtyre fiseve. Ata njerëz të 216

Derte Shpirti

mënçur e të urtë i veshën brigjet me tufa të bardha. Këtu veruan dhe vllehët nëpër mote. Jo vetëm për barin e ëmbël që rriste shqerra briflakë, jo vetë kullota që mbushte gjirin e deleve, por dhe mikpritja e banorëve vëndas, i uli vllehët nën strehëza floqare. Përpara na del një fshat me histori e legjendë të përzjerë, ku bujku duke lëruar, plori i nxjerr sipër gëzhoja lufte. Shekuj të trazuar në një libër Lis. Pleq pranë oxhakut ku thurrin cigaren dhe historinë. Dhe po t’i pyesësh për prejardhjen e emrit të fshatit, ata stopojnë pak, por nuk i gjen të papregatitur. Ndoshta nga flokët e borës, ndoshta nga “fllok”, të cilit në latinisht, i thonë flokut të leshit, pse jo edhe në shqip. Fshati Floq, ashtu siç është lidhur me misrin e ëmbël, që gjithë vëndi i ka dhënë emrin e tij, ashtu siç është lidhur me mikpritjen, besën, natyrën, është lidhur me letërsinë. Shkrimtari i njohur i viteve ’30, Foqion Postoli, e vendos romanin e tij pikërisht këtu, në shtëpitë dykatshe të këtyre mëhallave. Pse? Këtu ai gjeti traditën patriotike, njeriun e bredhur e të lëçitur, ku myslimanë e të krishterë jetonin në një paqe të vërtetë, pa qënë nevoja për pakte. Veç kësaj, Floqi është fshati i dy prej figurave letrare e shoqërore më të mëdha shqiptare: të elitarëve me aktivitet të rëndësishëm jashtë e brenda vendit, të Kristo dhe Thanas Floqit. Është sa domethënëse, po aq prekëse, që Kristo Floqi, si shumë intelektualë shqiptarë, që nuk u larguan nga vendi, i hëngri Enver Hoxha. Mbas shtatë vjet burgim, ai dha shpirt në qelitë e komunizmit. I vëllai i tij, Thanasi, është një nga nënshkruesit e Pavarësisë së Shqipërisë, pranë mjekërbardhit I. Qemali. 217


Fiqri Shahinllari

Për më tej, shkojmë në një figurë tjetër, e cila flet për gjakun aristokrat të këtij fshati, tek Rushan Beu, i cili ishte mik shtëpie me Qemal Ataturkun. Libri Lis na e fakton këtë me një foto ku e bija e Rushanit, Myzejeni, danson në një mbëmje dëfrimi, me vetë themeluesin e shtetit të ri turk. Paçka se shkruhet për një fshat, libri i kalon këto caqe. Ai ka vlerë kombëtare për faktin se vetë figurat që lindën këtu, kanë peshën e kombit. Ato lidhen me fatin historik të vendit. Mandej, vetë pleqësia e fshatit, mënçurisë së saj, i hapen dyert më të larta shtetërore. Floqi ish fshat bejlerësh. Kjo të mos ngatërrohet me atë kuptimin fyes, që diktatura u dha njerëzve të mëdhenj të kombit. Kemi të bëjmë me fise të lëvduara, me emra kapedanësh, si ai i Sotir Kapedanit. Patrioti Sali Butka, i kish shpatulla të ngrohta floqarët. Lodhja hulumtuese, mjaft serioze, e futin Fiqri Shahinllarin në elitën e figurave madhore të fshatit dhe, pa nguruar, përtej tij. Këta nikoqirë të zotë, nuk ngurruan të blenë çifligje për rreth Korçës, të hapin dyqane në qytet, të bëhen tregëtarë të zotë. Kur këta, hipur mbi kuaj, u hapej rruga me respekt, u zbritën nga diktatura e kuqe, mbetën më këmbë, të vegjël, të padukshëm, hije. Eshtë shumë domethënëse thënia e një floqari: “Më muarën edhe atë copë tokë, për të cilën hoqa dhe varësen e zonjës nga qafa për ta blerë”. Të pakënaqur banorët e Floqit, të shtërnguar nga politika grabitëse, u arratisën në Greqi, prej andej në Amerikë. Veçse, asnjëri prej tyre nuk bëri veprimtari antikombëtare. Të le përshtypje statuti i shoqatës së floqarëve në mërgim, “Bashkimi i Floqit”, shoqatë e drejtuar nga aktivistë të 218

Derte Shpirti

mëdhenj si Kristo Floqi, Faik Konica, Laze Mehmeti, ku thotë: “Çdo mall që ka një floqar afër kufijve të fshatrave të tjerë fqinjë, të mos shitet tek i huaji, por ta marrë atë një tjetër floqar, me pëlqimin e fshatit”. Ata nuk donin të zvogëlohej teritori i fshatit. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Nuk dëmton askënd. Ai mbron vetvehten. Të mbetet ai që është. Shëmbull interesant për bashkimin e fshatit është “Berihai i Floqit”, i cili ishte tmerri i ngacmuesve, qoftë edhe të një fëmije floqari. Po të dëgjohej thirrja “Berihai, o fshat,” të gjithë linin ç’kishin nëpër duar dhe vraponin në ndihmë të bashkëfshatarit. Që këtu doli ajo frikë gjithandej: “Zoti na shpëtoftë nga Berihai i Floqit!” Kapitull interesant është edhe ai i nofkave, ku del dhe shpirti hokatar i floqarëve. Ishin epitete ngacmuese, therëse, që njëri ia qepte tjetrit jakë në këmishë. Në fillim i çonte ata në revoltim, por pak e nga pak, ato ktheheshin në një humor të pashoq. Bile sot, floqarit Drini Dikolli, kafenenë e tij në Tiranë, ia pagëzoi autori i Lisit, me nofkën “Eshka”, pikërisht me atë që fshati thërriste Dikollët. Autori nuk le cep pa kërkuar në shpirtin e parardhësve të tij, shkon nga duart e arta të zonjave, deri tek “kruajtja” e zërit para se burri t’ja merrte këngës. Portrete të spikatura, zakone, pasdarke miqsh, miqësi e besë, e lartësojnë fshatin në sy të gjithë botës. Eshtë pak të flasësh për një fshat? Atdheu është shumëfishi i një pëllëmbe toke... Toponimet më takojnë për ditë me Floqin tim. Ato, në të shumtën e rasteve, janë emëruar nga vetë banorët, por nuk mungojnë edhe huazimet. Pa le

219


Fiqri Shahinllari

pastaj fjalët e urta... O Zot! Sa të mënçura! “Me të mirë, më ha kokën, me të keqe, më ha munë!” Eshtë vetëm njëra prej tyre. Po ta kisha lexuar librin në dorëshkrim, do t’i jipja Fiqriut të dhëna edhe për vllehët e zbritur në Floq, megjithëse ai i përmënd në libër dhe, më kryesorja, me shumë dashuri. Vllehët e Floqit, për të cilët autori ka respektin dhe mirënjohjen, sot kudo në botë, mburren me emrin e fshatit të tyre. Shumë prej tyre, pushimet verore, nuk i kalojnë brigjeve detare, por nën hije ahesh e pishash përmbi Floq. E përshëndes gazetarin Fiqri Shahinllari dhe e falenderoj për këtë Lis fëshfëritës të shpirtit tonë. Floqit do të thosha: “I dashur, mos u merakos! Ku ka rrjedhur, do pikojë. Ti je Lisi i pavdekshëm”...

Derte Shpirti

shtetit turk, vuajtjet në mërgim, arratisjet, po për socializmin që e mundi parmenda jo pushka?!. Edhe une me mendimin tend jam. Fshati ka qënë më fisnik, më i kamur para 80 vjetëve, periudha e socializmit e lavosi po nuk e vdiq. Më pëlqyen përpjekjet për shkollën shqipe apo lidhja floqare më shume... Shumë gjëra që nuk i dija, i ke dhënë me një gjuhë të thjeshtë e të pastër. Nuk më shkrove si e vlerësuan bashkëfshataret. Unë e di, do të ketë dhe qejfmbetje, se këto raste kështu e kanë megjithëse ti je munduar t’i sheshosh gjërat... Te uroj gjithe te mirat Kostandin Mosko, Boston

(Marrë me shkurtime nga “Gazeta e Athinës”.

**** **** I dashur Fiqiri

Ke bërë një gjë të mrekullueshme qi i kalon caqet e një historiku fshati. Pothuajse e lexova të gjithin me ca përjashtime të vogla po vendevede po e rilexoj. Une ta kisha lexuar më parë do ta kisha bërë më mirë komentin, libri jot të frymëzon. Floqi ka një histori të madhe, ti e pasqyron më së miri këtë. Libri u shërben jo vet floqarëve por edhe të tjerëve. Me sa dashuri e ke përshkruar bashkëgzistencën në fshat, Floqarët i ke zberthyer si jo më mirë, po edhe Rushanin, mikun e Ataturkut dhe bijën e tij tek vallzon me Krijuesin e

220

I paharruar shok e miku i familjes sonë, Fiqiri! Sapo morëm një vlerësim të merituar për librin tënd,” Lis në shkëmb” nga një i njohur i yti. Me këtë rast, u nxitëm që dhe ne të themi pak fjalë të sinqerta për të. Urime nga zemra për librin kushtuar Floqit dhe floqarëve! Në faqet e tij, ti ke bërë përshkrime aq të bukura e të frymëzuara, sa edhe një njeri tjetër jo nga ato anë, e dashuron nga larg atë fshat të Korçes, me bukuri e pasuri të rralla. Kështu, edhe ne, që jemi nga Veriu i Shqipërise, me nxjerrjen mjeshtërisht në pah që u ke bërë atyre, shprehim admirim të thellë për fisnikërinë e njerëzve të shquar të Floqit. Vendlindjen e paraardhëseve tu e ke trajtuar me ato përmasa, që

221


Fiqri Shahinllari

ajo e meriton. Mendojmë se floqarët nuk ta shlyejne te miren, që u ke bërë me këtë libër edhe sikur nga çdo shtëpi të të ngrenë një “lapidar” nderimi, sepse ti skalite kështu një lapidar të lartë nderimi për Floqin tënd. Sigurisht, frymëzimi yt e ka burimin jo vetëm nga meritat e atij fshati të rrallë, por sepse ti ato i vështron tani me mallin e një mërgimtari. Nuk po zgjatemi, pasi në ndonjë mënyre tjeter, mund të flasim ose të shkruajmë më gjatë për këtë libër. Tani duam të shprehim dëshiren që ti të shkruash, me të tillë frymezim e ndjeshmëri, sa më shpejt të jetë e mundur, edhe një libër tjetër të bukur. Tematika e tij dëshirojmë të jetë sidomos fati i hidhur dhe jeta e trishtuar e mjaft emigrantëve shqiptarë, që kanë shkuar deri “në fundin e botës”, siç shprehet populli ynë. Ndoshta,motoja e tij do të ishte: “Guri, i rëndë në vendin e vet”. Përgëzojmë dhe Nadinën, fëmijët e mbeskën tënde për këtë libër, pasi dhe ata kanë në të pjesën e tyre të merituar. Me respekt shoqëror, dashamirësi e mall nga larg: Murat e Katerina Gecaj Tiranë

Derte Shpirti Përshëndetje i dashur Fiqiri

Librin tënd “Lis në shkëmb” e lexova brenda tri ditëve sepse vërtet më tërhoqi për: Natyrshmërinë dhe të vërtetën, për përmbajtjen dhe stlin. Libër i shkruar me mendje dhe zemër, me përkushtim atdhetar. Floqi paraqitet më se i plotë në larminë e vështrimeve historike dhe etnologjike, shoqërore dhe ekonomikekulturore. Sa shumë emra dhe ngjarje.! Nëse mund të shtohet diçka në rast ribotimi, ndoshta i a vlen një analizë dhe ndonjë përfundim e përgjithësim, për optimizëm dhe perspektiva të Floqit, për më shumë institucione dhe institucionalizimeorganizma dhe veprimtari këto- për të cilat shqiptarët vuajnë. Urime për edhe më shumë mbarësi familjare dhe në veprimtarinë krijuese. Po përgatis albumin “Vreshta dhe kantina në troje shqiptare” dhe më la mbresë vreshtaria-verëtaria në Floq. Sa sipërfaqe me vreshta dhe rrënjë pjergulla ka pasur Floqi? Në cilën lartësi mbi det seliten hardhitë dhe pjergullat në Floq? Agronmit Kostandin Mosko po i dërgoj e-mail dhe më vonë kopjen e fundit të librit tim që solla nga Shqipëria. Le të dëgjohemi dhe takohemi së shpejti. Prof. Andrea Shundi

222

223


Fiqri Shahinllari

Derte Shpirti I nderuari Fiqri,

I dashur Fiqri.

Gëzuar festat e nëntorit për ju që bëni gjera të bukura për vendlindjen dhe familjes TUAJ. Per librin unë dëgjoj vetëm fjalë të mira dhe vlerësim real e maksimal nga të gjitha krahët e nivelet. Sigurisht ka dhe ndonjë skeptik që ve bishta por me sa duket të vlerësosh një vepër si AJO duhet të kesh kulturën e duhur dhe formim intelektual. Pa të thënë emër, më thoshte njëri se libri ka këtë e atë të metë,ka ngritur këtë apo atë fis,dhe fliste hava. E pieta:”Mire, ke të drejtë të japësh mendim po sa faqe libri ke lexuar dhe kur e mbaron?”.Ky mediokër vetëm u skuq e tha” E kam me të dëgjuar !!!!!!!!???????.Ndërsa mua librin ma kërkojnë në Detroit,Çikago,Dortmund,Mynih etj .T’i thashë këto pak gjera se edhe këto kanë vlerë për të qënë i qetë kur dëgjon ndonjë broçkull nga Çipi i Hoxhes,ha.ha.ha .Përqafime dhe shëndet të gjithëve e mirë u takofshim. Dr.Nevrus Lika, Tiranë

224

...Të falenderoj për kënaqësinë që me dhe duke më dërguar librin: “ Lis ne shkemb” E lexova me shumë dëshirë. S’kam pas qënë ndonjë herë në Floq, por këto ditë e ndjeva veten tamam floqar.Floqi si një pjesë e rëndësishme e Atdheut tim të lindjes më bën të ndjehem krenar me njerzit, kulturen , atdhetarizmin dhe sensin e punës të vendasve që banojnë me shekuj në ato troje. Fiqiri Shahinllari të 65 vjetët e jetës së vet i ka jetuar me pulsin e Floqit. Këtë e ndjen cdo lexues i librit “Lis në shkëmb” që në faqet e para deri në faqen 399 të librit. Njihet në Korcë dhe më gjerë se Floqi është fshat me histori, me kulturë dhe me njerëz të shquar. I tillë ka qënë Floqi mot e jet por tani na ngjan më vital, më modern, më i kulturuar. Kjo ndodh se vec Floqit konkret atje në fushën e Korcës, kemi dhe Floqin tjetër, Floqin e Fiqri Shahinllarit, “Lisin në Shkemb” Te dy Floqte jane te pavdekshem. “Floqin në Shkemb” e ka bërë të pavdekshëm dhe të respektuar nga brezat biri i Floqit, Fiqri gazetari shkrimtar, bir i denjë i Floqit konkret. Njeriu mjafton të fillojë të lexojë librin dhe e kupton se ke të bësh me një vepër që të bën për vete. Bëhesh kurioz nga kapitulli në kapitull dhe gjen bukurinë e këtij fshati enigmatik. Pasi e mbaron së lexuari, ndjehesh i kënaqur se ke formuar idenë e plotë të fshatit me tradita, kulturë, organizim të përsosur vullnetar, solidaritet të fuqishëm patriotik . Libri i Fiqos është identiteti i Floqit i veshur me

225


Fiqri Shahinllari

frazeologjinë e kulluar të dalë nga pena mjeshtërore e një floqari shumë të përkushtuar. Unë si lexues, si shqiptar e falenderoj mikun tim Fiqiri për këtë vepër kaq të spikatur jo vetëm për Floqin por për gjithë fshatarësinë e vendit tim. Libri ka shumë vlera përgjithësuese. Kur lexon këtë libër ke krijuar përfytyrim real për shumicën e fshatrave kodrinorë të Shqipërisë dhe më gjerë. “Lis në shkëmb” nuk është thjesht një produkt gazetaresk por vepër në të cilën zenë vend parësor gjykimi filozofik, analiza dhe ballafaqimi i fakteve dhe situatave me stil të rrjedhshëm dhe figura letrare të larmishme. Gazetari shkrimtar Fiqri Shahinllari me këtë vepër identifikohet si autor historiko-letrar e ekonomist i një treve të rëndësishme të bujqësisë shqiptare. Ka shumë arsye që më bëjnë mua ta vleresoj me kaq pike olimpike këtë vepër të Fiqri Shahinllarit, këtij mikut tim të vjeter, ish gazetarit të “ Bashkimit” dhe me vone pergjegjesit te Revistes”Bujqesia Shqiptare” e tani së fundi shkrimtar por nuk do të ndalem këtu se nuk dua të zgjatem.. Gjithsesi e përshendes Fiqriun per vepren e tij....”Lis ne shkemb” libër i cili u ben jehonë veprave të mendjeve të ndritura të fshatit: vellezerve Kristo e Thanas Floqi, Rushan Beut, shkrimtarit atdhetar Foqion Postoli që e “gjeti” në Floq heroinen, Nicën e Naqos për romanin”Për mbrojtjen e Atdheut” e të tjerëve bij të Floqit që i kushtuan jetën ceshtjeve reale te fshatit.

226

Derte Shpirti

Kam shumë besim se libri i Fiqri Shahinllarit do të ketë jetë te gjatë. U propozoj floqarëve qe ta promovojne në një festë të madhe fshatce, sic është tradita e ngjarjeve të mëdha në fshat. Illo Foto Nju Jork, Janar 2009

**** Urime Fiqo,urime....!

Vlerësimet janë të merituara...Ju keni bërë një gjë shumë të mirë për Floqin tonë dhe ne floqarët.Ne që jemi larg e kuptojmë më mirë këtë...libri na sjell Floqin tonë këtu larg, në mërgim me të gjitha detajet sikur e kemi përpara me lumenj, male , fusha......dhe me gjithe njerëzit e tij të shpërndare gjithandej.....Sic e kemi biseduar dhe me pare, me të parë me të bërë, nëse mund ta rishkruash librin perseri gjen gjëra që kanë nevojë për të korigjuar dhe për të shtuar disa të tjera që duhen në këtë libër.Faleminderit për gjithcka ju keni bërë për Floqin dhe ne floqarët......Urime dhe njëherë. Gazmor Elezi,.DETROIT

227


Fiqri Shahinllari

Ri, ri dhe nga “Lisi mbi shkëmb” Fiqriu hedh fletë në “Bota e Re” që shfaqen me ngjyra të ndryshme, vezulluese ku s’e ndan dot përshkrimin gazetaresk nga ai letrar, skicën e mirëfilltë nga trajtimi problemor. Dhe mencuria e nuhatja e tij na bën që gjithnjë e gjithnjë të mos lodhemi së lexuari, të mos ndjejmë monotoni por përkundrazi kënaqësi të vërtetë. Dhe ja tani një e papritur befasuese autori e sheh Floqin dhe nje vatër frymezuese, truall poetësh...Krejt në mënyrë njerëzore shfaqet ai vetë adoleshent andej nga viti 1954 kur duke kullosur qetë ndjenja e dashurisë për fshatin do sillte mbi buzë vargjet : Floq o fshat i bekuar/ me perrenj e male je rrethuar...Ai edhe pse nuk shkroi libra poetike, por zgjodhi rrugen e gazetarise , brenda vetes ka kënduar e kënduar papushim këngë malli e dashurie për fshatin e vet cka e bëjnë të ngazëllehet para bukurisë së vargjeve të poetëve të mirëfilltë floqarë. Agron Elezi dhe Ziko Kapurani me pararendes Kristo Floqin me poezitë e tyre i bëjnë nder vetes por edhe fshatit ku marrin udhe vargjet. Faleminderit Fiqri. Kostaq Duka

**** I dashur Fiqri

Në vijim të komenteve, përshtypjeve dhe vlerësimeve të librit “Lisi në Shkëmb”, që, për mua, i kalon caqet e shënimeve publicistike, duke kaluar në “Prozë publicistike”, këndova shkrimin e Ziko Ll.

228

Derte Shpirti

Kapuranit. Më tërheq vëmendjen mënyra e perceptimit të kësaj vepre, por më shumë mënyra e pasqyrimit, përmes një analize dhe thekseve vlerësuese jo thjeshtë racionale, por edhe ndjesi e përjetime emocinale. Unë përveç urimeve, shpreh edhe kënaqësinë që ju, ashtu si Petro Kanadezi po jepni shembull për ne, “bashkimasit” e tjerë...Flas për “bashkimas” me taban pasi kemi edhe ardhacakë e “bujtës” në “Bashkimi” që nuk e kanë lëshuar penën nga dora ose, siç thotë Loni Papa “nuk e kanë thyer majën e lapsit”... Familjarisht ju uroj shëndet e gjithë të mirat! Prof. Hamit Borici

**** Urime Fiqri Shahinllari,

Shkrimi i Ziko Kapuranit ishte vërtet interesant, sepse qofte edhe thjesht ai percillte një liber ashiqare interesant. Disa detaje, të qëmtuara dashamirësisht, rrefejnë për një frymëmarrje të gjerë. Te dalësh nga fshati, të të dalë emri nga fshati, nga qyteti me i afërt, pastaj të përmendet në kryeqytet dhe pastaj të vijë prej jashtë shtetit, është qëllim fisnik i letrave dhe shqiptarët sinqerisht e cmojnë njeriun e kënduar. Aq më shumë prej bijve të vetë... Nderime dhe urime Faruk Myrtaj

229


Fiqri Shahinllari

“Lis në shkëmb” i Fiqri Shahinllarit është jo vetëm një”Lis” në prozë,por e shkruar nga një penë e kultivuar ai libër ka dhe një”tharm poetik”.Kur e lexon rëmbehesh prej pasazhesh të gjallë dhe,do nuk do,do bëhesh floqar.Në është vapë,do shtrihesh gjer e gjatë aty nën hijen e “lisit mbi shkëmb” dhe do humbësh në meditime pas autorit.Pena e tij e magjishme ta ka hedhur rrjetën dhe ti,si lexues,e ke pëlqyer këtë rrjetë si një mantel që të rri pas trupit.Këto memuare të ngrenë avadanë qoft nëpër odat e Floqit apo dhe në ara,ku autori ka vrarë fëmijërisë këmbët e zbathura si të gjithë fëmijët e kohës së vet.Unë kam lexuar veç copëra nga ky libër,por të gjitha copërat,sikur kanë mbetur në kujtesë si relikte që nuk dua të ndahem.Më janë bërë si të miat dhe më duket(ndoshta,jo vetëm mua më duket kështu,de!), sikur edhe unë jam nga Floqi.Autori di të tregojë bukur dhe thjeshtë dhe nga çasti në çast ti pret për diçka që s’e ke njohur më parë dhe,mandej,kur e njeh përmjet Fiqriut ndjen një si gazëllim të brëndshëm dhe një lehtësi shpirtërore;për moshën time gati një rinim se mua peizazhi fshatarak(den babaden jam fshatar),ma ngroh shpirtin dhe më përtërin.Kur shoh një koleg si Shahinllari që më bën një karshillëk kaq të bukur prej fshatari,mbushem me gaz dhe gati t’ia thërres,atje,pas kazanit ku nxjerrë raki Agroni: “Mu atje ku del “lëfyti” Atje të më dalë shpirti! Ku atje?Në Floq,tek Lisi Vdis,or vdis,o Përparim Hysi!

230

Derte Shpirti

Unë fshatar,e bir fshatari Myzeqar me gjak Skrapari Shkoj atje ku është “korçari” Pritëm,Fiqo Shahinlllari. Miqësisht, Përparim Hysi

**** Urimet e mija më të mira!

Vallëzimi i Ataturkut me vajzën floqare është një nga faktet “perlë” që ke mundur të zbulosh! Por edhe trajtimi me pak fjalë e sidomos përmes asaj çka shkroi në një letër i afërmi i vajzës, ka dalë e “pikturuar” shumë realisht e tëra, sidomos se Ataturku i madh, edhe ka folur, edhe ka vallëzuar disa herë atë natë të paharruar të vitit 1937. I madh e mik i vërtetë familjar!! Bashkë me faktin tjetër, atë të Marigo Pozios ose “vajzës së flamurit shqiptar me shkabë qëndisur nga ajo e pavdekshme (!), i vendos krijimtarisë tënde dy perla shumë të ndritshme, kurse fshatit Floq ia ngre edhe më lart emrin e mirë të tij në historinë e Shqipërisë. Ju lumtë dora e mendja Fiqri ! Përshëndetje edhe miqve ( të panjohur por shumë të respektuar!) të klubit “Bota e re”. Nuk flitet kot për korçarët si të shquar në kryerje veprash me vlerë për kombin dhe shkrues dinjitozë e vlerashumë të veprave të tyre. Shumë urime, i dashur Fiqri. Të përqafoj fort së largu. Prof. Dok. Hektor Veshi

231


Fiqri Shahinllari

Prof.Doctor Rexhep Uka

SI PËRPARA NJË PETANIKU I dashur Fiqiri!

Derte Shpirti

Fiqri na ka marrë malli për ty dhe sa ma parë të vish! Po të dërgoj edhe nje foto që kemi dalë me miq e shokë e dashamirës të bujqësisë që ti i njeh shumicën, në fermën time ku mblidhemi prej 20 vjetesh 1-2 ditë para vitit të ri. Të uroj përzemërsisht, paç përpara vitin më të bukur të jetës tënde!

Ke qenë gjithë kohën me ne dhe na ke kënaqur vërtetë me krijimet tuaja befasuese, të paktën për mua qe pak t’a njihja këtë talent. Mua, në veçanti, që jam rritur në Korçë, më ke bërë një sevap të paparë, më ke kujtuar e ritkthyer në vitet e mija të rinisë të viteve 60-70, absolutisht më të bukurat e jetës time. Ke një stil të mrekullueshëm, shumë origjinal, ngjyrat lokale dhe fjalori, i kanë dhënë shkrimeve një lezet që e kam zor ta shpjegoj. Kur lexoj shkrimet tuaja ndjehem tamam si përpara një petaniku apo lakrori kur vjen pas një pune të rëndë nga fusha, i lodhur dhe i uritur dhe që dua ta përpij duke e kollofitur me dy kafshatë. Ne jemi kokulur para teje që jemi dukur indiferente. Por kush më tepër se sa ti na kupton dhe na jep të drejtë neve që merremi me bujqësi. E ku të la ajo të ndash kohë me miqtë, sapo mbaron 100 punë dhe të duket se mbarove sheh se ke lënë edhe 1000 të tjera pa zënë me dorë. Para ca ditësh patëm një promovim libri, më kishin ftuar të diskutoj, po ta dërgoj ta lexosh, nuk e di pse më kishin ftuar si folës kryesor kur ka boll nga këta që shkruajnë. 232

Të fala mik I yti Rexhep Uka.

233


Fiqri Shahinllari

"LIS NË LETRAT SHQIPE" Nga Fatmir Terziu Fatmir Terziu, Londër. Të urosh thjesht Gëzuar mikun e mjaft penave, një nga emrat më në zë të viteve, Fiqri Shahinllarin, duket si një molekulë në fundin e një Oqeani. Por, norma e thjeshtë e urimit na bashkon tërë ato molekula jete për të lartësuar këtë figurë që meriton respekt dhe përkushtim. Gëzuar dhe 100 në jetën tuaj të plotë, i nderuar z. Shahinllari! Gazetari me emër, tregimtari i dëgjuar, pena e pëlqyer në vite sot është në dihatjen e trokitjeve që përcjellin mallin e viteve, lagur kreshtave me lotëderte kohërrash dhe gëzimesh të natyrshme. Në këtë udhëjetë tipike të penës Shahinllari ka mjaft për të cituar, nga vetë krijimtaria e tij, ka mjaft për të shtruar në jetëudhën e tij penëjetike, por në një ditë të tillë teksa e sheh në rrjetin social të facebookut të qeshur në krah të miqve të tij të hershëm të penës, natyrshëm ndjen më shumë në urimin e ditës, në gjetjen e fjalëve të këtij urimi... Ja si shkruan i mirënjohuri Kopi Kyçyku në këtë ditë: "Gëzuar, i miri, i talentuari, i mençmi, i fismi Fiqri! Jetë të gjatë, me shëndet, lumturi dhe suksese të njëpasnjëshme në krijimtari!" Le të shtrydhim paksa nga `Qershia mbi tortë" e Shahinllarit, nga ky tregim tipik për të risjellë atë qershi 234

Derte Shpirti

mbi tortën e munguar të Ditëlindjes, por të dëshiruar edhe nga ne pikërisht në urimin e tij. Dhe ja si shkruan ai vetë tek "Qershitë mbi tortë": "Tani le te ndezim qirinjte e ta leme menjane erresiren.Pas radiografise dhe autopsise Illoja ne çdo liber, le te themi gati gati ne çdo kapitull, tregon rruget e mjekimit te bujqesise shqiptare. Ky eshte edhe qellimi kryesor i botimit te kolanes se librave te tij mbi fermat bujqesore e blegtorale. Mendimet e tij te çmuara, pervoja tridhjet e ca vjeçare e punes dhe jetes se tij, referencat ne fermat e zhvilluara kontemporane ne shtetet kapitaliste siç jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Anglia, Franca, Hollanda madje edhe Greqia e bejne librin nje burim te çmuar nga ku fermeri, specialisti, shkencetari, biznesmeni, nxenesi e studenti po edhe politikani sidomos kane se çfare te "pijne", kane se çfare te mesojne.Keto mendime dhe sugjerime jane qershi ne torten e tryezes ku rrihen mendime dhe percaktohen rruget me te mira te mundeshme per zhvillimin e fermave shqiptare sot e ne te ardhmen..." Ai e gjen fjalën për udhën e bujqësisë, udhën e miqve të tij të hershëm, penave të respektuara dhe natyrshëm gjen edhe respektin për Illo Foton, dhe librin e tij... Nëse Shahinllari na ka sjellë emra dhe vepra në vëmendje, nuk duhet harruar Floqari i tij përshkrues, duhet kujtuar libri i z. Fiqri Shahinllari "Lis në shkëmb". ..

235


Fiqri Shahinllari

Nga Luan Çipi

FIQRI SHAHINLLARI NË INTERNET Çdo herë e shoh me sy të qeshur Gjithnjë të çelur, si ditë behari Krijon, lexon, shkruan pa reshtur Fisnik, gazmor, ky Shahinllari.

Derte Shpirti

Publicisti Fiqo, është për të tjerë: “Ka ardhur koha të çahet reja, Çmimin Nobel, për këtë herë E meriton, veç Kadareja!” Tiranë, 22.04.2013

Si pensionist në Amerikë, Për çdo çast i preokupuar Klikon e gjen diku një mik Dhe përjeton vitet e shkuar. Flet me ata, që janë e s’janë, Milton kujton, thërret Muratin, Agollin e do përherë pranë, Mediton për Korçën, Tiranën, fshatin. Vizione gjen nga Shqipëria, Sheh, rilexon video, gazeta, “Një lajm, një dritë për sytë e mia” Me një gëzim - na shtohet jeta. Floqin shikon... Sa shumë i dhëmb?, Veten fëmijë, në fshat e ktheu, Përfytyron një “Lis në shkëmb” Me Ataturkun dhe... “Rushan Beu”. Fiqua merr çmime dhe “isharete” Për “Toradorin”, i jepet haku, Po unë vlerësoj: “Seriozitete...” Dhe librin tjetër ”Kushtime Gjaku” 236

237


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.