06hamdi mediu zejtaria

Page 1

Zhvillimi i

zejtarisë

në Tetovë dhe rrethinë Dr. sc. Hamdi Mediu Çabej



Dr. sc. Hamdi Mediu

ZHVILLIMI ZEJTARISË NË TETOVË DHE RRETHINË

ÇABEJ Tetove


Autor: Dr. sc. Hamdi Mediu Recensent: Dr. sc. Jahja Drançolli, prof. ordinar Prof. Dr. Xheladin Murati Radhitje teknike Sami Beqiri Lektor Bardhyl Zajmi Botoi dhe shtypi “Çabej” Botimin e librit e ndihmoi financiarisht Ministria e Kulturës në R. M. CIP - Katalogizimi i publikimit në burim Biblioteka popullore dhe universitare "Sv. Kliment Ohridski" - Shkup 821.18 (497.7)-091 MEDIU, Hamdi Zhvillimi zejtarisë në Tetovë dhe rrethinë/Hamdi Mediu; - Tetovë, Çabej, 2013, fq. 128 ISBN 978-9989-150-85-2


REÇENSË MONOGRAFISË ME TITULL: “ZHVILLIMI I ZEJTARISË NË TETOVË DHE RRETHINË” TË AUTORIT DR. SC. HAMDI MEDIU

Dorëshkrimin monografik, që e kemi në dorë të shkruar nga autori Dr. Sc. Hamdi Mediu, është konceptuar në pjesë të veçanta të ndërlidhura ngushtësisht mes vete për të krijuar një tërësi të pandarë lëndore, e cila paraprihet nga Parathënie, ku autori njofton hollësisht për qëmtimët e tija në muzeume, arkiva, biblioteka, dhe sidomos për hulumtin e tij në terren. Gjithashtu, aty autori bën fjalë për rëndësinë e zejtaraisë në përgjithësi jo vetëm për shkencën e etnologjisë, por edhe për historinë e artit, historinë dhe ekonominë. Në këtë kontekst vihet në spikamë rruga mjaftë e gjatë dhe intresante nëpër të cilën ka kaluar dhe është transformuar zejtarija ose artizanatet duke iu përshtatur kushteve të reja, si dhe nevojave bashkohore të shoqërisë. Rol të veçantë këtu ka luajtur pozita gjeografike e shkëlqyeshme e Pollogut përgjithësisht dhe Tetovës me rrethinë në veçanti. Së këtejmi, kushtet e mira klimatike, hidrografike dhe ekonomike kontribuan që në këtë areal gjatë shekujve të krijohen vlera të pasura të trashëgimisë kulturo - historike, respektivisht të kulturës së pasur materiale dhe shpirtërore. Në pjesën e parë, autori i sillët zhvillimit të zejtarisë në Tetovë e rrethinë, e cila kishte zënë fill të zhvillohet që nga periudha antike dhe ajo transformua varësisht nga shkalla e zhvillimit ekonomikoshoqëror dhe nga proceset historik-shoqërore që janë zhvilluar në këtë trevë. Këtu, që nga koha ilire, greke, maqedone e në metamorfozë romake e bizantine u ruajtën korporata zejtare. Përveç burimeve të shkruara, burimet materiale, respektivisht ato arkeologjike provojnë për një standarizim të prodhimeve zejtare jo vetëm për tregun e Tetovës dhe rretheve por edhe për eksportimin e tyre jashtë, të cilat shiheshin me rastin e organizimit të panagjyreve në vendet e ndryshme. Një kaptinë të veçantë në këtë pjesë të dorëshkrimit i kushtohet zhvillimit të zejtarisë në periudhën osmane, periudhë kjo, e cila kishte

3


bërë ndryshime të mëdha në të gjitha sferat e jetës, pra edhe në zhvillimin e zejtarisë dhe artizanateve. Ajo që tërheq më tepër vëmendjen këtu është kontatimi i autorit se, “zejtaria e vjetër në Tetovë e rrethinë” me konceptin e tij të punës, përveç rëndësië së veçantë për opinionin shkencor dhe kulturor, ajo duhet të senzibilozon edhe investitorët për mundësinë dhe ruajtjen e zejeve tradicionale në zhvillimin e tregut të brendshëm. Autori dr. sc. Hamdi Mediu i qaset organizimit të shoqatave të para zejtare të organizuara në esnafe. Sipas dokumenteve të hulumtuara autori vie në konstatim se esnafet e para kishin zënë fillë që nga shekulli XIV. Në këtë kontekst, esnafet kishin organizim të posaçëm të brendshëm. Ky organizim përfshinte jetën e tërë të zejtarëve. Por, çështjet që i trajtonin ata ishin në lidhshmëri të përhershme me jetën në qytetit. Kështu esnafet nuk ishin vetëm organizata profesionale. Nën ndikimin e faktorëve të lartë përmendur, në Tetovë egzistonin mbi njëqindë lloje të ndryshme të zanateve dhe profesioneve zejtare. Me këte artizanatet bëhen urë për lidhjen ekonomike të Tetovës me viset tjera të Perandorisë Osmane. Këto fakte janë dëshmi e rëndësishme për zhvillimin dhe rënien e Tetovës nëpër shekuj. Pjesët më të njohura të saj kanë qenë: grupi i hanxhive, nallexhive, jorganxhive, kazanxhive, gëzofpunuesve, papuçexhijve, samarxhive, terzive, etj. Në kuadrin e Çarshisë së qytetit përfshiheshin në ansable dyqanesh të grupuara dhe klasifikuara sipas llojit dhe karakterit prodhues të tyre, që sot nuk egzistojnë. Sot, sipas autorit, mungojnë edhe shumë dyqane të humbura përgjithmonë, e me këte edhe shumë krijues të artit popullor, të cilët me veglat e tyre begatonin përditshmërinë e qytetit. Autori i sillet çështjes së “Zejtarisë artistike”, e cila është kryesisht i karakter artizanal me tipare estetike dhe dekorative. Rrënjët e tyre janë në zanatet e vjetra tradicionale, kryesisht të lidhura me mjedisin urban. Zanatlinjtë artistik sot përdorin teknologji të përpunimit të materialit. Orientimi tyre është kryesisht për të krijuar objekte unikale, të cilat shpesh janë të suksesshme edhe në treg.

4


Në këtë kuadër autori, dr. sc. Hamdi Mediu ka veçuar këto zeje të këtij seksioni: qeramikën, gdhendjen e gurit dhe të drurit, dekorimin e qelqit, qilimpunuesit, mozaikun, qëndisjen dhe zbukurimin. Në hartimin e monografisë autori dr. sc. Hamdi Mediu ka shfrytëzuar burime të shkruara dhe materiale, literaturë relevante të pasur, si dhe ka bërë punë vetanake hulumtuese në terren, çështje kjo që e veçon dhe shpien në origjinalitetin e punimit të tij. Punimi në fjalë shoqërohet edhe me një sërë ilustrimësh nga lëmi i zejtarisë dhe artizanateve të hulumtuara jo vetëm në muzeume etnografike të Maqedonisë, por edhe në ato të Shqipërisë, Greqisë, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Nga ajo u tha më sipër me të drejtë mund të konstatohet se monografia e dr. sc. Hamdi Mediut me titull, “Zhvillimi i zejtarisë në Tetovë dhe rrethinë” paraqet kontribut të rëndësishëm për problematikën e etnografisë, të historisë së artit, dhe të historisë. Kjo monografi paraqet gjithashtu kontribut shumë të rëndësishëm për njohjen e historisë ekonomike të Tetovës dhe të proceseve zhvillimore në strukturën sociale të shoqërisë urbane dhe rurale të Tetovës dhe rrethinës. Si të tillë, duke zotëruar vlera origjinale shkencore-metodologjike, e sidomos duke marrë për bazë kontributin interdisiplinar të saj, kam nderin që fuqishëm ta propozoj për botim. Dr. sc. Jahja Drançolli, prof. ordinar

ZEJTARIA, FORCA E KRIJIMTARISË KULTURORE Nuk gaboj po të them qe Hamdi Mediu- Dushi prezanton një erudicion të thellë në trajtimin e temës (Zhvillimi i zejtarisë në Tetovë dhe rrethinë) i cili me seriozitet dhe njëheritë i rrallë fokusohet në vlerat e krijimtarisë kulutore, siç janë artizanatet si trashëgimi ne rrafshin e Pollogut. Ai reflekton njohjen e saktë e në themel të artizanateve, siç janë format, stilet, modelet e shprehura në punën krijuese të dorës. Mbi këtë bazament ngrihet dhe ndërtohet vepra studimore e autorit. Ai ka hy në strukturën e zejtarisë (artizanateve) duke dhënë

5


një punim studimor që nxit kurreshtjen e lexuesit dhe studiuesve. Është një vështrim gjithëpërfshirës me një bibliografi të gjerë. Autori në hartimin e studimit, i cili ka kompozicion dhe strukturë e ndërton mbi bazë të parimeve metodologjike dhe metodave shkencore. Në fakt vepra, që është objekt i këti recensioni, paraqet endje nëpër labirintet e të kaluarës së afërt dhe të pasurisë kulturore, që sot i ka mbet kujtesës historike. Përmbajtjet e studimit dhe ilustrimet janë eksplicite dhe domethënëse. Autori në këtë studim bën një prerje të të kaluarës dhe të sotmes, pasqyron aftësitë e zejtarisë në zgjedhjen e materialeve, ngjyrave, formave, disejnimeve. Kjo lë përshtypjen se zejtaria (artizanatet) janë mbështetur në elemente që tradicionalisht i kanë përdorë njerëzit. Libri i autorit, me përmbajtjen dhe ilustrimet paraqet një koleksion të rrallë të të gjitha artizanatve. Ai do t’ u shërbej gjeneratave për njohjen e kulturës, mbase parqet elementet e identitetit kombëtar, qytetar e social. Zejtaria (artizanatet) që trajtohen dhe fokusohen në këtë studim (dru, metal, lëkurë, tekstil) fotografojnë një kulturë të fortë dhe aktive e cila funksiononte dikur, por jo edhe sot ne shekullin XXI. Autori në mënyrë profesionale, shkencore dhe metodologjike ka arritur lexuesit t’i prezantoj vlerat nga e kaluara e afërt dhe problemet me të cilat përballeshin zejtarët. Autori thjesht ka bëre dokumentimin e kulturës artizanale. Gjithsesi, autori arriti që me stil dhe thjeshtësi të bënë të kuptueshme e të njohur temën tërësisht të lënë në arkivin e historisë. Ai me sukses i ka elaboruar shtyllat themelore: artizanatet janë dëshimtare e trashëgëmisë tone kulturore, shumllojshmërinë e krijimeve artizanale, prodhimet artizanale janë punuar me mjeshtri të rrallë, se në kulturën artizanale kanë dominuar materialet siç janë druri, metalet, lëkura dhe tekstili. Së fundmi, autori konstaton se teknologjia ka bërë që kët vlera të mbeten në arkivin e historisë. Prof. Dr. Xheladin Murati

6


PARATHËNIE Jeta kulturore e shpirtërore e shqiptarëve është njëra nga më të pasurat në botë. Ajo ka një traditë të gjatë që troket diku thellë në lashtësi dhe mban mbi shpatulla peshën e shekujve dhe të mijëvjeçarëve. Populli ynë, me gjeniun e vet, e ka kultivuar dhe e ka ruajtur me xhelozi të madhe këtë jetë të pasur kulturore me të gjitha veçoritë e saj karakteristike. Jemi të vetëdijshëm se studimi i problematikës së zejtarisë të një regjioni ekonomiko-gjeografik siç është fushëgropa e Pollogut, paraqet një punë shumë të ndërlikuar. Kur themi kështu, mendojmë për periudha dhe procese historiko-shoqërore dhe kulturore-etnografike të së kaluarës, që janë matrializuar në të tashmen dhe që kanë përcaktuar fizionomin bashkëkohore ekonomikoshoqërore dhe kulturore të hapësirës së fushëgropës të Pollogut (Tetovës me rrethinë). Ndriçimi i një teme kaq të ndërlikuar duke sintetizuar komponente dhe dimensione të shumta të saj, kërkon një njohuri të thellë të historisë së ekonomisë dhe të diciplinave të tjera shkencore, gjë e cila qëndron jashtë mundësive tona. Prandaj jemi të vetëdijshëm se në këtë punim si një pasqyrë të kuptimit dhe domethënies historiko-shoqërore dhe të rëndësisë bashkëkohore me karakteristikat etnografike të zejtarisë së fushëgropës së Pollogut, do të ketë mangësi e boshllëqe, por do të jemi të kënaqur nëse ia kemi dalë që këtë problematik ta kemi hulumtuar së paku në drejtim të duhur. Gjatë hartimit të këtij punimi kemi ndeshur në vështërsi të caktuara rreth gjetjes së literaturës së nevojshme, rreth zbulimit të lëndës arkivore si dhe matrialeve në ente dhe instuticione përkatëse. 7


Gjatë mbledhjes së literaturës, dokumenteve e matrialeve të ndryshme, kemi hasur në mirëkuptim të plotë të instuticioneve, arkivave si dhe Dhomës regjionale të zanatçinjve të Tetovës me rrethinë, dhe sidomos te individët që kanë trashiguar zanatet e ndryshme nga të parët e tyre. Për zejet dhe zejtarët e mëhershëm, konkretisht të shekujve XV e deri në shekullin XX, flasin shumë udhëpërshkruesë e kalimtarë tanë e të huaj. Ata na kanë lënë ngandonjë të dhënë, në bazë të të cilave mundë deri diku të hartojmë ndonjë punim për zejtarin në të kaluarën e fushëgropës së Pollogut, gjegjësisht Tetovës me rrethinë. Në të kaluarën numri i degëve të zejtarësë së Pollogut ishte shumë i madh, për fat të keq, këta zeje me kalimin e kohës janë zhdukur në një numër shumë të madh. Është fakt i pamohushëm se zejtaria në rrugën e saj zhvillimore, në pajtim me kërkesat që shtron shoqëria dhe në pajtim me ecuritë e përgjithshme shoqërore dhe ekonomike, pëson ndryshime. Shumë zeje arkaike janë shuar, shumë sosh gjenden në agoni, por, si antitez të kësaj kemi dukurinë e transformimit të zejeve të ndryshme si dhe lindjen e zejeve të tjerave të reja. Zejtaria për shoqërinë bashkëkohore, sidomos ajo shërbyese, është një aktivitet i domosdoshëm, dhe prandaj duhet t`i kushtohet vëmendje e merituar. Dikur në të kaluarën zejtarët e pollogut, në pikëpamjen ekonomike dhe financiare ishin një bashkësi e fuqishme ekonomike, ndërtonin monumente të shumta. Zejtarët zënin vend të spikatur në mesin e shoqërisë. Shkëlqimi dhe fama e dikurshme e zejtarisë së Pollogut (Tetovës) dhe gjendja e saj e sotme, paraqesin një paradoks të mirëfilltë. Në fund, e ndjej si detyrë dhe nderë të këndshëm t’u shprehi falenderimet e mia të sinqerta të gjithë atyre individëve që më afruan ndihmën e pakursyer për hartimin e këtij punimi.

8


Zhvillimi i zejtarisë në Tetovë dhe rrethinë


Për lindjen dhe zhvillimin e zejtarisë, si një degë ekonomike e veçantë dhe e diferencuar qartë, ka qenë i nevojshëm specializimi i nevojshëm. kështu nga fillimi i civilizimit njerëzor, filloi diferencimi i njerëzve që mereshin vetëm me një mjeshtri gjë e cila i kontriboj zanafillës dhe diferencimit të zejtarisë, veprimtari e veçantë ekonomike. Zejtarija (zanatet) në përgjithësi për shkencën përfaqëson një materie tërheqëse dhe interesante që meriton një kujdes të veçantë. Në të kaluarën ka zënë një vendë të rëndësishëm në ekonomin e njeriut. Zejtarija (artizanatet)kanë kaluar një rrugë mjaftë interesante nëpër etapa të ndryshme zhvillimore, ndryshonte dhe transformohej duke iu përshtatur kushteve përherë të reja, nevojave bashkohore të shoqërisë. Nga aspekti historik të zejtarisë ekzistojnë rrugë dhe aspekte të ndryshme, historike, ekonomiko-gjeografike, etnollogjike, mandej aspektet shoqërore dhe sociollogjike etjara. Për të gjitha këto dhe disiplina të tjera shkencore, zejtaria është me interes, kështu që ndërmjet tyre nuk ekziston ndonjë kufi i fiksuar, por ato gërshetohen e ngëthehen në njëra-tjetrën. 1 Si rrjedhim i zhvillimit të zejtarisë dhe të degëve të tjera të ekonomisë ilire u zgjeruan shkëmbimet dhe tregtia. Gjetjet arkeologjike dëshmojnë për një shtrirje të gjerë të prodhimeve të zejtarisë ilire. Tipet standarde të armëve, të zbukurimeve dhe të enëve prej balte që përsëriten në gjetjet nga një krahinë në tjetrën, dëshmojnë për marrëdhënie intensive midis popullsisë së krahinave të ndryshme dhe për një zhvillim të konsiderueshëm të këmbimeve midis tyre. Formimi e qyteteve i dha një fryme të re zhvillimit të degëve të ndryshme të ekonomisë. Zejtarinë e shfrytëzimit të minierave dhe të përpunimit të metaleve vendasit 1

10

Dr. Drita Statovci, Zhvillimi historik i zejtarisë dhe rëndësia e saj bashkëkohore për strukturën ekonomiko-shoqëroret ë Kosovës, Prishtinë, 1982, faq, 14, 19.


e njihnin dhe më parë, por asnjëherë si tani ajo nuk paraqitet si degë e veçantë e një qyteti. Në shek. IV në zejtarinë e punimit të metaleve nuk vihet re ende ndonjë ndryshim cilësor, sidomos në punimin e veglave të punës, të armëve apo të zbukurimeve, në krahasim me shekujt pararendës. Por, tani mund të flitet për një veprimtari më të gjerë e më intensive si në shfrytëzimin e minierave, ashtu edhe në prodhimtarinë e degëve të veçanta të zejtarisë metalpunuese. Vërehet në mënyrë të veçantë rritja e prodhimit të armëve, që përbëjnë në këtë kohë gjetjet më të shumta nëpër nekropolet në krahasim me zbukurimet. Megjithatë, nuk pati ndonjë përparim, në fushën e zejtarisë së prodhimit qeramik, madje importi e dobësoi për një kohë këtë degë të zejtarisë. Ndërkaq në fushën e ndërtimeve ndodh një revolucion i vërtetë. Mjeshtrat e ndërtimit shquhen në shek. IV për aftësitë e tyre arkitektonike e teknike dhe për njohuritë e thella në fushën e artit të fortifikimeve, që i zbatonin në nivelin më të përparuar të kohës, ashtu si në shumë vise të tjera të botës mesdhetare. Muret rrethuese të qyteteve të ndërtuara në stilin poligonal janë dëshmia më e qartë e arritjeve në këtë fushë. Të dhënat për bujqësinë dhe blegtorinë për shek. IV janë të varfra. Autorët bashkëkohës, si Aristoteli, Skymni, Ariani etj. , nuk bëjnë tjetër veçse përsërisin Hekateun, për shkak të njohjes ende të pamjaftueshme të Ilirisë, megjithatë Iliria për autorët grekë ishte vendi i një bujqësie e blegtorie të zhvilluar, tokat pjellore të së cilës shfrytëzoheshin vende-vende në mënyrë intensive dhe që krahas kulturave bujqësore, në kullotat e pasura rritnin bagëti të mira të racës. Të dhënat arkeologjike i vërtetojnë këto njoftime. Parmenda e paraqitur në buzët e një pitosi gjetur në fushën e Korçës, si dhe figurat simbolike të paraqitura në monedhat e Dyrrahut e të Apolonisë, apo në monumentet varrimore të kohës, si kalliri i 11


grurit, dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe briri i bollëkut, simbol i pjellorisë dhe i begatisë, u bëjnë jehonë pasurive të tokës ilire dhe zhvillimit që kishin marrë bujqësia e blegtoria ilire në këtë kohë. Zhvillimi i mëtejshëm i qyteteve dhe lulëzimi i jetës qytetare në shekujt e parë të erës sonë në provincat ilire ka qenë i lidhur ngushtë me zhvillimin që morën degët e ndryshme të ekonomisë, zejtaria, tregtia dhe bashkë me ta rrjeti i komunikacionit. Me gjithë ngritjen që pati në dy shekujt e parë të perandorisë, provinca e Maqedonisë, ku qenë përfshirë edhe Iliria e Jugut dhe Epiri, nuk arritën gjendjen që kishin pasur në kohën kur qenë të pavarura. Ndryshe prej tyre, në krahinat e brendshme e të veriut, në Dalmati, Panoni, Dardani etj., vendosja e mënyrës antike (romake) të prodhimit u pasua nga një zhvillim ekonomik më i lartë se ai që kishin pasur më parë. Në këtë periudhë u zhvilluan ato degë të zejtarive, prodhimet e të cilave ishin të destinuara për të plotësuar kërkesat e një rrethi të gjerë konsumatorësh, në radhë të parë të vendasve. Në këtë kategori hynin veglat e punës, orenditë shtëpiake, enët prej balte, qelqi dhe stolitë. Zhvillimi i metalurgjisë dhe i disa zejeve të rëndësishme u pasua me futjen në përdorim të një sërë veglash të reja pune, të cilat e shtuan edhe më tej prodhimin. Njëkohësisht vërehet edhe krijimi, sidomos në qytetet e mëdha, të punishteve, të cilat i zotëronin skllavopronarë të njohur italikë, sikurse është rasti i kandilave prej balte të pjekur, të cilat ishin llogaritur gjithashtu për tregun vendës. Nga fundi i shek. I dhe sidomos në shek. II të e. sonë bëhet i zakonshëm edhe në provincat prodhimi i kandilave me firmë, me kallëpe të sjella nga Italia. Në qytetet e mëdha ku zejtaria ka qenë më e zhvilluar zejtarët ishin të bashkuar sipas zejeve në shoqata. Disa mbishkrime të zbuluara përmendin kolegjet e zejtarëve që punonin hekurin, gurin e drurin. 12


Shumë qytete të Ilirisë kanë qenë të njohura për prodhimin e tullave e të tjegullave, të armëve, të tekstileve etj. Një nga degët e zejtarisë që mori një zhvillim të madh në krahinat ilire në shek. I-III të erës sonë dhe për të cilën pushtuesit treguan një zell të madh ka qenë shfrytëzimi i minierave. Shfrytëzimin e minierave perandorake ose e bënte vetë shteti ose ua jepte sipërmarrësve të vegjël romakë. Në minierat punonin, në kushte të këqija, skllevërit dhe banorët e lirë vendës. Minierat e provincave shqiptare filluan të shfrytëzoheshin në mënyrë intensive në shek. II e. sonë. Një rol jo të vogël në jetën e krahinave tona ka luajtur edhe tregtia. Më e zhvilluar ishte tregtia që bënin qytetet si qendra të prodhimit zejtar me periferinë e tyre bujqësore dhe me viset e brendshme, në të cilën merrnin pjesë gjerësisht shtresat e gjera të popullsisë vendëse. Një zhvillim të madh mori gjithashtu tregtia tranzite dhe ajo që bëhej në pjeset shqiptare e në provincat mesdhetare të perandorisë, që ishte në duart e shtresës së tregtarëve negotiatores, të cilët u dukën në tokat tona(shqiptare) që në gjysmën e dytë të shek. I p. e. sonë. Nga tregtia përfituan ato krahina që ishin në afërsi të qendrave të mëdha tregtare ose të përshkuara nga rrugët e mëdha të komunikacionit. Qendra të rëndësishme tregtare të kësaj kohe qenë Dyrrahu, Salona, Jader etj. , në skelat e të cilave shkarkoheshin mallra të ndryshme që drejtoheshin nga perëndimi në lindje dhe anasjelltas. Sipas një burimi të shkruar, nga krahinat dardane eksportohej djathë, kurse Dalmatia, përveç djathit, eksportonte lëndë druri të përshtatshme për ndërtime dhe hekur. Qytetet dhe vendbanimet e rëndësishme të provincave ilire të kësaj kohe kanë qenë të lidhur me rrugë. Shteti romak, fill pas pushtimit të tyre, nisi ndërtimin e rrugëve të reja dhe rregullimin e rrugëve të vjetra. Si rrugë më e njohur ka qenë rruga Egnacia (e ndërtuar fill pas formimit të provincës së Maqedonisë, e cila 13


kalonte nëpër pollog (mesi i shek. II p. e. sonë), mbi rrugën më të vjetër të Kandavisë), e cila duke u nisur nga Dyrrahu e Apolonia dhe duke kaluar nëpër Thesalonik arrinte në Bizant (Kostandinopojën e mëvonshme). Ajo ishte rruga më e shkurtër dhe më e sigurt midis Italisë së Jugut, Greqisë Veriore, Maqedonisë e Azisë së Vogël. Një rrugë e rëndësishme transballkanike ka qenë edhe ajo që nisej nga bregdeti jugor i Adriatikut, kalonte nëpër Lis, kapërcente Drinin dhe dilte në Dardani duke arritur në Nais. Në Nais ajo lidhej me rrugën që vinte nga Veriu (Danubi), dhe që mbaronte në Thesalonik. Rrugë të tjera kalonin gjatë bregdetit për në veri dhe për në jug. Mjetet e nevojshme për ndërtimin e rrugëve dhe krahun e punës romakët i siguroin nga popullsia vendase. Polloogu paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë etnokulturore, materiale e shpirtërore të periudhave të ndryshme historike. Me karakteristikat dhe veçoritë e tyre, dallohen për nga shumëllojshmëria e cilësive, vlerave dhe e rëndësisë së vet historike. Të gjitha qytetet kanë të kaluarën e tyre, e cila rëndomë identifikohet përmes formave, ngjarjeve dhe dukurive të ndryshme, me anë të së cilave jepet e kaluara e tërësishme e tyre. Lidhur me këte, identifikimi i qytetit të Tetovës mbi të kaluarën e tij bëhet përmes monumenteve të ndryshme kulturore dhe historike, historisë së tij si dhe personave që dolën dhe u afirmuan gjatë kohës së kaluar hiostorike në këtë qytet, të cilët me punën dhe aktivitetin e tyre verifikoheshin në jetën e përditshme. Me depërtimin e turqve-osmanli në Gadishullin Ballkanik në shekujt XIV e XV, edhe territori i Maqedonisë së sotme bie nën sundimin osman. Në vitin 1392, ushtria Osmane e pushtoi Shkupin, Tetovën dhe pjesë tjera të Maqedonisë së sotme. Me pushtimin e këtyre territoreve, osmanët vendosën administratën e tyre, ku Tetova bëhet qendër administrative e Fushëgropës së Pollogut. 14


Pas pushtimit të këtyre trojeve, filloi ndërtimi dhe zhvillimi i qyteteve me ndikim oriental, si dhe gjetkë në trojet shqiptare. Nëpërmjet ndërtimtarisë dhe kulturës, ekonomisë e politikës, osmanët ndryshojnë jetën e përditshme, e cila reflektohet në kulturën shpirtërore të popullatës vendase. Fillon ndërtimi e objekteve të ndryshme të karakterit sakral, ekonomik dhe shoqëror, si bie fjala, xhamive, teqeve, hamameve, karavansarajeve, urave dhe shumë objekteve tjera. Duhet theksuar se pushtuesit osman ndërtuan edhe shumë objekte fetare dhe objekte të tjera që drejtonin jetën urbane në hapësirat shqiptare. Nëpërmjet këtij ndërtimi të stilit oriental, qytetet gjithnjë e më shumë e merrnin pamjen e orientit, dhe si të tilla u shndërruan në qendra të përhapjes së civilizimit islam. Në Tetovë u ndërtuan shumë monumente me karakter fetar si: xhami, mesxhide, tyrbe, teqe e tjerë. Njëkohësisht ndërtohen edhe objekte të karakterit ekonomik dhe shoqëror, si: karavansaraje, hane, hamame, çezme publike, ura etj. Shumica e këtyre objekteve janë shumë të vjetra dhe datojnë nga fillimi i sundimit osman. Pasuria e këtyre objekteve arkitektonike flet për zhvillimin kulturor e shpirtëror të popullatës myslimane, por gjithashtu flet edhe për zhvillimin e qyteteve të Maqedonisë Perëndimore, siç janë Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Ohri e të tjera. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, udhëtarë të huaj që e kishin vizituar Tetovën, pohojnë se ky qytet ishte qytet i gjelbërimit, me rreth 2000 shtëpi, 8 xhami dhe afërsisht 20, 000 banorë, prej të cilëve shumica shqiptarë e turq, si dhe një pakicë sllave. 2 Ndonëse administrata osmane nuk tregoi ndonjë interesim të veçantë që të bënte investime serioze në fushën e ndërtimit të infrastrukturës rrugore në trojet shqiptare, megjithatë, për nevoja 2

Kosta N. Kostiæ, Naši novi gradovi na jugu, Beograd, 1922, faq. 90-91.

15


ushtarake dhe strategjike, u ndërtuan rrugë dhe ura, një pjesë e të cilave i ka mbijetuar kohës dhe dëshmon vlera autentike jo vetëm arkitektonike, por edhe kulturore-historike. Me këtë rast duhet të theksojmë se osmanët nuk patën nevojë të t’i sjellin nga Stambolli as arkitektët e as mjeshtrit për ndërtimin e rrugëve dhe të urave, sepse shqiptarët tradicionalisht njiheshin si mjeshtër të zotë. Madje si arkitektë më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekujt XVI e XVII ishin shqiptarët, mimar Sinani dhe mimar Kasemi. Ndërkaq edhe gjatë shekujve XVII-XIX në trojet shqiptare, një numër i madh veprash arti nëpër rrugët, përfshirë këtu edhe urat, u ndërtuan nga pashallarë shqiptarë dhe me mjeshtër të vendit. Prandaj, do të ishte gabim, në qoftë se urat e ndërtuara gjatë shekujve XV-XIX do t’i vlerësonin si ura turke, sepse, siç shprehen studiues të shumtë të këtyre çështjeve, gjatë ndërtimit të këtyre urave, projektet gjendeshin në kokat e ustallarëve shqiptarë.3 Ishin të dalluar sidomos mjeshtrit dibranë. Ata ishin të aftë t’i realizonin edhe projektet më të ndërlikuara evropiane. Mjeshtrit dibranë punonin kryesisht nëpër qytete, duke ndërtuar shtëpi, çezme, ura, hamame, xhami etj. Punonin edhe me material druri edhe me material guri.4 Përgjithësisht, ndërtimet e kësaj periudhe kohore, të ruajtura deri në ditët tona, janë njëkohësisht dëshmi e vlerave jo vetëm arkitektonike, por edhe kulturore dhe historike. Ato në fakt, janë dokumente të gjalla që faktojnë për njohuritë tradicionale dhe për shpirtin krijues praktik të mjeshtërve shqiptarë të ndërtimit, të cilët me materialet rrethanore dhe mjaftë të organizuar kanë krijuar kurdoherë vepra tekniko-artistike të goditura, 3 4

16

Valter Shtylla, Rrugët dhe urat e vjetra në Shqipëri, TOENA, Tiranë, 1997, faq. 105, 204-209. Zija Shkodra, Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Tiranë, 1984, faq. 428-429.


që i kanë rezistuar shekujve dhe e kanë justifikuar më së miri ekzistencën e tyre. Në kuadrin historik, monumentet e ndërtimit në këtë pjesë të fushëgropës së Pollogut janë produkt i një tradite në vazhdimësi që e ka zanafillën e saj në thellësitë e shekujve. Në mesjetën e vonëshme, si një kategori dinamike e lidhur ngushtë me kontekstin historiko-shoqëror të kohës, kanë një sërë funksionesh të cilat janë të ndryshueshme si mbrenda një qendre të dhënë, ashtu edhe në kuadrin e përgjithshëm të qytetit . Në pollog, kryesishtë në Tetovë, si qendër më e vjetër se Gostivari, arkitektura orientale-osmane zë një vend të rëndësishëm në rrjedhën e ndërtimeve të objekteve, si ato profane ashtu edhe ato shoqërore. Me ardhjen e pushtuesve osman Tetova e ndëron pamjen e vetë arkitektonike. 5 Në Tetovë, në periudhën e pushtetit osman ngriten shumë objekte profane, dhe objekte shoqërore të arkitekturës së ndikimit oriental. Banesa si një kategori e veçantë ndërtimore në bashkësinë e madhe të krijimtarisë arkitektonike, të cilat pasqyrojnë një realiteti të caktuar ekonomiko-shoqëror si dhe të kushteve të caktuara që lidhen me faktorë të tjerë më pak të rëndësishëm, por jo të papërfillshëm, kërkon për vetë natyrën e saj një studim të veçantë. Mbrenda kritereve të përgjithëshme të studimit të veprës arkitektonike, banesa qytetare si një krijimtari masive e realizuar nga mjeshtrit vendor, përfshihet në krijimtarinë popullore. Si e tillë ajo përmbledh karakteristikat e kësaj krijimtarie gjithnjë duke mbajtur parasyshë faktin se në kulturën qytetare, gjatë sundimit shumëshekullor osman, pati edhe pasojat e veta. Arkitektura qytetare në stilin oriental, vepra të mjeshtërve vendorë, duke konsoliduar arritjet pozitive nëpërmjet ndërtimeve

5

Tetovo i tetovsko niz istorijata…, fq. 338.

17


të shumta dhe të vazhdueshme, i jepte kësaj krijimtarie disa veçanti që e dallojnë nga kultura e kultivuar.6 Funksioni i banimit në kuptimin e plotë të përmbushjes së nevojave për qëndrim, buajtja, marrja e ushqimit e të tjera, përbëjnë pa dyshim funksionin themelorë të banesës qytetare. Ky funksion për arsye të kuptueshme mbetet ai më me peshë në konceptimin e banesës. Në fshatrat e Fushëgropës së Pollogut, arkitektura në mesjetë ka qenë mjaft e thjeshtë dhe e dobët, por me kalimin e kohës vjen deri te përmirësimi dhe dekorimi i mbrendshëm i objektit për banim. Format më të të thjeshta të objeketev për banim i hasim më tepër në malësinë e Pollogut, në përgjithësi. Objektet e banimit kanë qenë në të shumtën e rasteve përdhese me dy dhoma, në njërën janë mbajtur bagëtitë, kurse në tjetrën kanë qëndruar anëtarët e familjes. Shpesh objektet e tilla kishin përmasa të zgjatura në plan, për të pasur mundësinë e ndarjes së brendshme. Nëse ndalemi në zhvillimin planimetrik e vëllimor të një objekti për banim, nuk është vështirë të konstatohet pesha e ndjeshme që zënë aty kthinat e brendisë së objektit. Ato nuk janë përsëritje e njëra-tjetrës siç duket në shikim të pare, por secila kthinë ka pozicionin dhe qëllimin e saj në kompozicionin e përgjithshëm të objektit. Andaj mund të themi që objekti për banim duke ruajtur vlera të padyshimta si krijimtari arkitektonike, ka matrializuar gjithsesi drejtë e në mënyrë racionale kërkesat e kohës për nevojat e një familje fshatare, duke e ruajtur individualitetin e saj në përputhje me ambientin ku është ngritur. Një ndër segmentet kryesore që identifikonte dhe veçonte qytetin e Tetovës si specifikë karaktetristike e tij gjatë tërë histo6

18

Etnografia Shqiptare nr. 13, Tiranë, 1983. fq. 198.


rikut të tij jo të shkurtë, pa dyshim ka qenë zejtaria, si veprimtari e nevojshme jetësore dhe e përditshme për popullatën e këtij qyteti. Njerëzit që punonin në të me punën e tyre të përditshme i përvetësonin mjeshtëritë e tyre, ballafaoheshin dhe njiheshin me kultura të ndryshme të popujve të ndryshëm, sepse siç dihet, Tetova, në të kaluarën ka qenë qendër administrative, tregtare, ekonomike por edhe kulturore e Pollogut. Gjatë tre shekujve të kaluar, zejtaria, si një ndër segmentet më të rëndësishme jetësore të qytetit zhvillohej dhe vazhdimisht zgjëronte spektrin e saj. Ajo, në varësi prej kohës, paraqiste ndër veprimtaritë kryesore ekonomike të Tetovës. Burimet historike flasën dhe dëshmojnë se që në kohën antike Tetova, ose siç quhej në ate kohë nga themeluesit e tij, Oaeneumit (emri antik ishte qendra kryesore e Pollogut. Veprimtaria e zanateve në Tetovë vazhdoi edhe pas ardhjes së romakëve, të cilët e mbajtën nën sundim disa shekuj dhe sllavëve në Gadishullin Ballkanik. Sllavët i përvetësuan mjeshtëritë dhe veprimtaritë zejtare nga popullata vendase dhe vazhduan me zhvillimin e tyre të mëtejmë, sidomos me formimin e aristokracisë së re dhe nevojave të kohës. Në ndërkohë, veprimtaritë zejtare rritën prodhimin e tyre për nevojat e popullatës, sidomos të aristokracisë ushtarake, por edhe për nevojat e tregut, gjegjësisht për blerësit e panjohur. Prodhoheshin sende të ndryshme të metalit, drurit, leshit, etj. Materialet arkeologjike, në rradhë të parë paret, flasin për një standarizim të prodhimeve zejtare për treg. Kjo gjë, flet edhe për faktin se një numër i madh i prodhimeve nga punimet e artizanateve të Tetovës, së`pari plotësonin nevojat e qytetit me rrethinë, ndërsa më pas nxirreshin edhe jashtë vendit, në panagjyret që organizoheshin në vendet e ndryshme. Në Tetovë, sipas shumë të dhënave, vinin edhe tregtar nga vende të tjera, të cilët gëzonin privilegje të posaçme. 19


Më pushtimin e osmanëve nga fundi i shek. XIV, (1392) zhvillimi i zanateve në Tetovë mori një hov edhe më të madh. Në zhvillimin e zanateve në Tetovë, posaçërisht kontriboi fakti se me pushtimin osman, Tetova bëhet qendër strategjike, politiko-administrative dhe ushtarake e Perandorisë Osmane. Me këtë rriten edhe nevojat ekonomike dhe ushtarake të perandorisë. Me ardhhjen e osmanëve në këto vise, vjenë edhe popullsi e re nga Azia e Vogël, të cilët me njohuritë dhe mjeshtritë e tyre mjaftë të perfeksionuara kontribuan për një zhvillim edhe më të avancuar dhe konstant të artizanateve në trojet tona. Nga mesi i shek. XIX, zejtaria arriti nivelin më të madh të zhvillimit të vet. Për një gjë të tillë kontribuan edhe reformat në Perandorinë Osmane si dhe transformimi i prodhimtarisë feudale në ate kapitaliste dhe forcimi i tregut si konsumator të prodhimeve zejtare. Rol të rëndësishëm në zhvillimin e zejtarisë luajti edhe aftësimi i fuqisë së punës si dhe mjeteve të prodhimit, si rezultat i një zhvillimi të përgjithshëm tekniko-teknologjik. Jovan Haxhi Konstatinov - Xhingo, i cili e vizitoi Tetovën dhe për një kohë të shkurtë punoi si mësues, në një shkrim thotë se në Tetovë prodhoheshin pistoletat më të mira, pushkët (Huna) dhe thikat.7 Nën ndikimin e këtyre faktorëve, në Tetovë ekzistonin mbi njëqind lloje të ndryshme të zanateve dhe profesioneve zejtare. Me këtë artizanatet bëhen urë për lidhjen ekonomike të Tetovës me viset tjera të Perandorisë Osmane. Në kuadrin e Çarshisë së qytetit përfshiheshin dyqanet të grupuara dhe klasifikuara sipas llojit dhe karakterit prodhues të tyre (që sot nuk ekzistojnë). Këto fakte janë dëshmi e rëndësishme për zhvillimin dhe rrënjët e Tetovës nëpër shekuj. Pjesët më të njohura të saj kanë 7

20

Dr. Zeqirja Idrizi, Treva e Pollogut ne levizjen Kombetare Shqiptare (1899-1913) Tetove 2007, faq. 33.


qenë: grupi i hanxhinjve, nallexhinjve, jorganxhinjve, kazanxhinjve, gëzofpunuesve, papuçexhinjve, samarxhinjve, terzive etj. Sot, mungojnë shumë dyqane të humbura përgjithmonë, e me këtë edhe shumë krijues artistik popullor të cilët me veglat dhe çekanat e tyre ose gdhendëset, begatonin përditshmërinë e qytetit.8 Dyqanet dalngadalë janë duke e humbur bukurinë e dikurshme orientale, por megjithate dukja e tërësishme e tyre flet mjaftë për të kaluarën e qytetit. Shoqatat e para zejtare ishin të organizuara në esnafe. Ata, sipas dokumenteve ekzsistuese, filluan të formohen që në shek. XIV, nën ndikimin e Bizantit.9 Ata u formuan që të mbrojnë autoritetin e zejtarëve, konkurrencën e ndërsjellë dhe paraqitjen e përbashkët kundër konkurrencës në treg. Esnafet kishin organizim të posaçëm të brendshëm. Ky organizim përfshinte jetën e tërë të zejtarëve. Por, çështjet që i trajtonin ata ishin në lidhshmëri të përhershme me jetën në qytetit. Kështu esnafet nuk ishin vetëm organizata profesionale. Zanati i terzive merrej me prerjen dhe qepjen e rrobeve të llojllojshme për veshje për meshkuj e femra etj. Ky esnaf qepte edhe me të porositur, por edhe për pazar. Gjatë kohës së verës esnafi përgadiste mjaftë rrobe për sezonin e vjeshtës dhe dimrit, ndërsa kur nga vende të ndryshme vinin tregtar, atëherë ua shitnin edhe rezervat që i kishin të përgatitura. Në fillim të shekullit XX në grupin e terzive llogariteshin edhe terzitë “Frenk” të cilit qepnin veshje të modës europiane, të cilën e mbanin nënpunësit e lartë shtetëror, mësuesit dhe tregtarët. Zanati i kaftanxhinjve, këto esnaf ishin më me ndikim. Shitnin stofe dhe rrobe të gatshme, kaftanxhinjët përveç që shitnin 8 9

Dr. Jovan Haxhi Vasiljeviç, Po Tetovskoj oblasti, Beograd, 1938, faq, 15-16. Veselinoviç M. B. , Esnafi u Skoplju, beograd, 1935.

21


rrobe, ata shitnin edhe stofe të prerë dhe si të tilla ua shitnin terzive. Zanati i pëlhurave, ky esnaf sillte nga vendet e ndryshme pambuk të tjerrur të kualiteteve dhe ngjyrave të ndryshme, ua shpërndante grave nëpër qytet, dhe ata endnin pëlhura pambuku. Këtë punë esnafet ua paguanin sipas arshinit të endur. Zanati i qyrkëxhinjve bënte grumbullimin e lëkurave. Ata i regjonte dhe prej tyre bënin gëzofa (qirka) poashtu një llojë veshje speciale e sipër e dekuruar me copa të lëkurës. Për përpunimin e lëkurës esnafi kishte punëtorin e vet, ku punonin mjeshtërit e specializuar për këtë punë. Zanati i papuçexhinjve, merrej me punimin dhe prodhimin e mbathjeve. Deri në formimin e esnafit të këpuctarëve, esnafi i papuçexhinjëve ndahej në atë të dustabanëve dhe atë të çizmaxhinjëve. I pari prodhonte vetëm papuçe, ndërsa i dyti vetëm çizme. Zanati i këpuctarëve, ky esnaf u formua në kohën më të re, dhe akoma ushtrohet nga mjeshtrit vendorë. Zanati i kazanxhinjve, ky esnaf merrej me prodhimin e kazanave, gjygimave, tepsive dhe enëve të ndrshme për amvisri. Zanati i kallajxhinjve, poashtu ishte mjaftë i përhapur në Fushëgropën e Pollogut, të cilët mereshin me kallaisjen e enëve të punuara prej matrialit të bakrit. Zanati i dukmenxhinjve, ky esnaf merrej me prodhimin e kandilave, mangallave e tjerë, të prodhuara nga matriali i tunxhi ose bronzi. Zanati i tërkuzarëve, merej me prodhimin e llojllojshëm të tërkuzave prej konopi. Ky esnaf kishte edhe karakter të theksuar tregtar, sepse konopin e importonin nga vende të ndryshme të Ballkanit. Zanati i mutavxhinjve, ky esnaf merej me prodhimin e mutafëve, thasëve, mbulesave, torbave të ndryshme etjerë. 22


Zanati i nallbanëve, ky esnaf apostrafat merej me mbathjen e kuajve, gomarëve si dhe qejëve. Këto kafshë ishin të përfshirë në punët e përditëshme të banorëve të Pollogut. Zanati i samarxhinjve, merrej me prodhimin e samarëve për kuaj dhe për gomar. Në Tetovë ka pas shumë puntori të samarxhinjve. Bujqit dhe fshatarët kanë pasur shumë nevojë për këtë prodhim. Zanati i mumuxhinjve, këta mjeshtri mereshin me prodhimin e sapunit dhe qirinjve. Ky produktë ishte tepër i nevojshëm për popullatën vendore. Zanati i vozgarëve, merreshin me prodhimin e vozgave të ndryshme të drurit dhe ate sheka, bure etjera. Zanati i kujunxhinjve, ose ndryshe siç quhej edhe esnafi i argjendarëve, prodhonte sende të ndryshme prej ari dhe argjendi, edhe ate stoli të ndryshme, gjerdana, qafore, unaza, broshe e shumë gjëra tjera. Zanati i vorbëtarisë, ky esnaf merrej me prodhime të ndryshme të prodhuara nga matriali i dheut, dhe ate: qypa, vorba, shtamba, pjata, enë për ujë, si dhe shumë prodhime tjera që ishin për jetën e përditshme të popullatës vendore. Zanati i dungjerëve, ose ndryshe esnafi i muratorëve, kjo mjeshtri ishte mjaftë i përhapur dhe i rëndësishëm në pollog, e sidomos në Tetovë, sepse ndërtohej dhe zgjërohej qyteti në vazhdimësi. Muratorët vendas ishin mjaftë të dalluar, sidomos për gdhendjen e gurit dhe dekorimet e ndërtesave prej guri. Zanati i mehanëxhinjve, të cilët mbajshin dhe pregatisnin kafe, çaj dhe gjellra të ndryshme për nevojat e tregtarëve dhe popullatës vendase. Zanati i furraxhinjve, të cilët mereshin me gatuarjen dhe pjekjen e bukëve dhe simitave të ndryshëm. Furrat e qytetit pjeknin edhe prodhime nga brumi të pregatitura nga ana e qytetarëve të ndryshëm. 23


Zanati i kasapëve, ky esnaf merej me therjen e kafshëve shtëpiake për shitjen e mishit dhe pregatisnin pastërmë. Zanati i bafçexhinjve, mereshin me prodhimin e pemëperimeve si, lakra, qepa, domateve e tjer. Prodhimet e tyre i nxjernin në shitje sidomos në ditët e pazarit. Zanati i dufekxhinjve, ky esnaf përveç prodhuesëve të armëve, bënin pjesë edhe prodhuesit e briskëve dhe shpatave. Zanati i tabakxhinjve ose lëkurpunues, bënte regjen e lëkurave të qengjave, deleve, dhive si dhe të kafshëve tjera. Zanati i llullëxhinjve, merrej me prodhimin e llullave të llojllojshme dhe çbukëve për pirjen e duhanit, sipas shieve të konsumatorëve. Zanati i dogramaxhive, të cilët mereshin me prodhime të ndryshme prej druri për nevojat e ndërtimit të shtëpive. Zanati i taqaxhive, ky esnaf merej me prodhimin dhe shitjen e fesava dhe llojeve të tjera të kapelave të ndryshme. Zanati i bojaxhive, merej me ngjyrosjen e pëlhurave, veshjeve e tjerë. Zanati i dërndarëve, ky esnaf merej me përpunimin e lleshit dhe pambukut si dhe me bërjen e jastëkve, jorganëve dushekëve e tjera. Zanati i berberëve, ky esnaf merej me qethjen dhe rojtjen e njerëzve, por merej edhe me suneti. Zanati i hanxhinjve, ky esnaf mbante hanet për bujatjen e udhëtarve, pazarxhinjve tregtarëve të ndryshëm që vinin nga vende të largme. Zanati i mullinxhinjve, këta esnaf mereshin me bluarjen e drithnave të ndryshëm në mullinjët e tyre, dhe ishin më se të nevojshëm për atë kohën. Zanati i demirxhinjve, ose ndryshe farkatari, që merreshin me përpunimin e hekurit. Prodhonin mjete pune për bujqësi si dhe 24


vegla të ndryshme për përdorimin e përditshëm të popullatës vendase. Në fillim të shek. XX, e posaçërisht në vitin 1912 u ndërprenë mjaft funksione të esnafeve të vjetër, sepse, me zhvillimin e industrisë, disa zanate krejtësisht u humbën. Konkurrenca e lirë mori hov gjithnjë e më shumë duke e përfituar tregun. Me këte gjë, esnafet, fillojnë të shkatërrohen duke i lëshuar vendin prodhimtarisë kapitaliste. Marrëdhëniet e brendshme ndërmjet antarëve të esnafëve krejtsisht u ndryshuan. U rritën kontradiktat ndërmjet mjeshtërve nga njëra anë si dhe kallfëve dhe çirakëve nga ana tjetër. Kështu esnafet u shëndruan në organizata të shtresave. Erdhi gjer te periudha e shkatërrimit të pa evituar të esnafeve në fillim të shek. XX, por njëkohësisht erdhi edhe gjer te formimi i organizatave të reja zejtare, në përputhshmëri me funksionet e reja ekonomike dhe të forcave prodhuese. Kështu paraqiten dhomat e para të zejtarëve si dhe shoqata zejtare, të organizuara mbi parimet territoriale. 10 Numri dhe llojet e zanateve në Tetovë çdo herë kanë qenë të kushtëzuara nga nevoja që impononte koha. Në disa perioda mbijetonin vetëm ata zanate pa të cilat nuk mundej dhe të cilat ishin të përhershme, ndërsa mjaftë zanate paraqiteshin ose zhdukeshin, varsisht nga nevojat e kohës. Zanatet në Tetovë mundësuan paraqitjen dhe aftësimin e një numri të madh mjeshtërish, të cilët me mjeshtërinë dhe prodhimet e tyre kanë lënë gjurmë të thella, eksponate artistike dhe vlera akitektonike. Zanatet të cilat i plotësonin nevojat jetësore të njerëzve kanë ekzistuar gjatë të gjitha periudhave të sundimit osman në Tetovë. 10 Regionalna Zanaetçiska Komora, Tetovë, 1980.

25


Ata çdoherë jepnin prodhime të duhura për popullsinë. Këto lloje të zanateve njëkohësisht shërbenin edhe për avancimin permanent të profesioneve më të nevojshme zejtare në qytet. Ndikim të madh në zhvillimin e zanateve ushtronin edhe gurbetçarët që vinin nga vende të ndryshme nga jashtë, të cilët çdoherë me vete sillnin diçka të re dhe në këtë mënyrë zgjonin kurreshtjen dhe interesimin te zejtarët vendas. Artizanatet për furnizimin me produkte ushqimore dhe bujtjen e popullatës poashtu luanin një rol të rëndësishëm në jetën e qytetit të Tetovës, sidomos gjatë sundimit osman. Gati është e pamundur të paramendohej jeta në qytet pa artizanatet për prodhimin e bukës, miellit dhe mishit. Duke u nisur nga fakti se ata janë nevoja të domosdoshme jetësore, konstatohet se artizanatet kanë ekzistuar gjatë të gjitha periudhave, duke e aftësuar punën dhe mjeshtrinë e tyre për çdo ditë. Përveç zanateve tanimë të përmendura, për nevojat e popullatës, në qytet u zhvilluan edhe zanatet e ndërtimit të objekteve, edhe ate si për ndërtimin e objekteve strehimore për popullatën, poashtu edhe për ndërtimin e objekteve luksoze, ushtarake, objekteve fetare etj. Disa prej zanateve, në disa periudha kohore ose janë zhdukur, ose iu janë adaptuar nevojave dhe kushteve të reja që i impononte koha. Të tilla kanë qenë zanatet e prodhuesëve të barutit, hanxhinjtë, bozaxhinjtë, tjerrtoret e mutafeve, etj. Qëllimi i këtij punimi (monografie)është që të bëhet regjistrimi dhe grumbullimi i të dhënave që ka të bëjë me zanatet dhe format e zhvillimit të tyre në të kaluarën në Tetovë e rrethinë, duke përfshirë këtu më së tepërmi periudhën e sundimit osman, dhe të cilat zanate paraqiteshin si nevojë e domosdoshme jetësore, por edhe si dëfrim dhe art, si një investim dhe shkathtësi njerëzore që ndërtohej shekuj me rradhë dhe që mbeti përgjithmonë. 26


Qëllimi i këtij punimi është edhe që një gjë kaq e vlefshme për historikun dhe kulturën e Tetovës me rrethinë të mos e kaplojë harresa. Gjatë punimit të kësaj monografie, përveç fondeve ekzistuese arkivore, hulumtimit personal në terren, dhe kontaktet me antarët e familjeve, që të parët e tyre kanë ushtruar ndonjë nga artizanatet në fjalë, literaturës përkatëse dhe publikimeve të ndryshme, janë shfrytëzuar edhe vetë objektet ekzistuese që ende gjenden dhe disa prej tyre madje akoma janë në funksion. Në fushëgropën e Pollogut qysh në kohërat e lashta ekzistonin lokalitete të shumta, gjurmët e të cilëve ende ekzistojnë në formë rrënojash, por deri diku edhe të ruajtura. Kushtet e mira klimatike, hidrografike, ekonomike, strategjike etj. kontribuan që në këtë fushëgropë për një kohë të gjatë të krijohen vlera të pasura kulturore-historike, arkitekturale, urbane, rurale e të tjera, të cilat flasin për kulturën e pasur materiale dhe shpirtërore të kësaj treve. Qyteti i Tetovës gjendet rrëzë malit Sharr dhe bregores piktoreske të Balltepesë, pranë brigjeve të lumit Shkumbin, me një sipërfaqe prej 1. 080 km², dhe me 92 vendbanime (fshatra). Shumë historianë të sotëm që merren me studimin e historisë antike, Tetovën e lokalizojnë si qytet të lashtë ilir me emrin latin OAENEUMIT. Në periudhën e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme, si shumë qytete të tjera, edhe Tetova u dëmtua rëndë. Megjithatë në shekullin XI ajo dallohet midis vendbanimeve të tjera. Në shekullin XIII-XIV Tetova përmendet si një nga vendbanimet e luginës së Pollogut. Duke u shtrirë në pjesën qendrore të Fushëgropës së Pollogut, Tetova ka pasur historikisht rëndësi të madhe ekonomike e strategjike, dhe për këtë arsye shumë sundimtarë në të kaluarën e largët dhe të afërt, tentuan të zotërojnë me këtë regjion strategjik. Aty janë edhe lidhjet e përshtatshme me regjionet fqinjë, si me 27


grykën e Dervenit dhe regjionin kodrinor të Grupçinit, që shtrihet në juglindore, nëpërmjet të të cilit Pollogu komunikon me fushën e Shkupit e më gjerë. Në jugperëndim, përmes qytetit të Gostivarit dhe disa qafave malore lidhet me Kërçovën dhe qytetin e Dibrës, dhe së fundi përmes rrugës regjionale Tetovë-Ferizaj që shtrihet në rrafshinë, ndërkaq vetëm një pjesë e vogël, kryesisht pjesa e vjetër e qytetit është e vendosur rrëzë Balltepesë. Lartësia absolute mbidetare e qytetit është midis 450-500 metra mbi nivelin e detit. Gjatë mesjetës duke i konsideruar rrugët dhe urat si objekte me rëndësi ekonomike dhe strategjike për lëvizjen e trupave të pushtuesit dhe të popullatës vendase, shpesh ata ruheshin me ndërtime mbrojtëse. Shpesh herë urat janë konsideruar jo vetëm si vepra të nevojshme për kalimin e lumejve por edhe si krijime ku artisti popullor mund të shprehte aftësitë e tij si gdhendës i basoreliefeve në gur. Zakonisht gdhendjet e këtyre reliefeve bëheshin në gurët ballorë të qemerëve. Duhet theksuar se megjithë prapambetjen që shkaktoi pushtimi osman në trevat e pushtuara, populli ynë me traditat shekullore në fushën e ndërtimeve të rrugëve dhe urave, populli ynë diti të ruaj arteriet rrugore dhe të ndërtoj ura druri ose guri mbi lumenj të ndryshëm në tërë tokat shqiptare. Pas pushtimit të këtyre trojeve, filloi ndërtimi dhe zhvillimi i qyteteve me ndikim oriental, si dhe gjetkë në trojet shqiptare. Nëpërmjet ndërtimtarisë dhe kulturës, ekonomisë e politikës, osmanët ndryshojnë jetën e përditshme, e cila reflektohet në kulturën shpirtërore të popullatës vendase. Fillon ndërtimi e objekteve të ndryshme të karakterit sakral, ekonomik dhe shoqëror, si bie fjala, xhamive, teqeve, hamameve, karavansarajeve, urave dhe shumë objekteve tjera. Duke ruajtur të njëjtën ide arkitekturale që lidhej me destinacionin e këtyre ndërtimeve, shpeshherë vërehen ndryshime në 28


trajtimin dekorativ të fasadave, në futjen me vështërsi të disa elementeve ndërtimore e zbukuruese etj. Me kalimin e kohës, këto dallime thellohen duke u shtrirë, deri diku, edhe në formulimin e shtrirjes planimetrike.11 Ato harmonizohen gjithnjë e më tepër me arkitekturën popullore dhe asambletë e qyteteve tona mesjetare. Elementet e arkitekturës popullore fillojnë të futen në objektet e kultit edhe në gdhendjen e elementeve prej druri të enterierve etj.12 Duhet theksuar se pushtuesit osman ndërtuan edhe shumë objekte fetare dhe objekte të tjera që drejtonin jetën urbane në hapësirat shqiptare. Nëpërmjet këtij ndërtimi të stilit oriental, qytetet gjithnjë e më shumë e merrnin pamjen e orientit, dhe si të tilla u shndërruan në qendra të përhapjes së civilizimit islam. Ndonëse administrata osmane nuk tregoi ndonjë interesim të veçantë që të bënte investime serioze në fushën e ndërtimit të infrastrukturës rrugore në trojet shqiptare, megjithatë, për nevoja ushtarake dhe strategjike, u ndërtuan rrugë dhe ura, një pjesë e të cilave i ka mbijetuar kohës dhe dëshmon vlera autentike jo vetëm arkitekturore por edhe kulturore-historike. Me këtë rast duhet të theksojmë se osmanët nuk patën nevojë t’i sjellin nga Stambolli as arkitektët e as mjeshtrit për ndërtimin e rrugëve dhe të urave, sepse shqiptarët tradicionalisht njiheshin si mjeshtër të zotë. Madje si arkitektë më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekujt XVI e XVII ishin shqiptarët, mimar Sinani dhe mimar Kasemi. Ndërkaq edhe gjatë shekujve XVII-XIX në trojet shqiptare, një numër i madh veprash arti nëpër rrugët, përfshirë këtu edhe urat, u ndërtuan nga pashallarë shqiptarë dhe me mjeshtër të vendit. Prandaj, do të ishte gabim, në qoftë se urat e ndërtuara gjatë shekujve XV-XIX do t’i vlerësonin si ura turke, sepse, siç shprehen studiues të shumtë të këtyre çështjeve, gjatë ndërtimit 11 Nebi Dervishi, Etnokultura e Fushëgropës së Ohrit, Tetovë, 2005. faq. 159. 12 Po aty, faq. 159.

29


të këtyre urave, projektet gjendeshin në kokat e ustallarëve shqiptarë.13 Ishin të dalluar sidomos mjeshtrit dibranë. Ata ishin të aftë t’i realizonin edhe projektet më të ndërlikuara evropiane. Mjeshtrit dibranë punonin kryesisht nëpër qytete, duke ndërtuar shtëpi, çezme, ura, hamame, xhami etj. Punonin edhe me material druri edhe me material guri.14 Përgjithësisht, ndërtimet e kësaj periudhe kohore, të ruajtura deri në ditët tona, janë njëkohësisht dëshmi e vlerave jo vetëm arkitektonike, por edhe kulturore dhe historike. Ato në fakt, janë dokumente të gjalla që faktojnë për njohuritë tradicionale dhe për shpirtin krijues praktik të mjeshtërve shqiptarë të ndërtimit, të cilët me materialet rrethanore dhe mjaftë të organizuar kanë krijuar kurdoherë vepra tekniko-artistike të goditura, që i kanë rezistuar shekujve dhe e kanë justifikuar më së miri ekzistencën e tyre. Në kuadrin historik, monumentet e ndërtimit në këtë pjesë të Fushëgropës së Pollogut janë produkt i një tradite në vazhdimësi që e ka zanafillën e saj në thellësitë e shekujve. Pushteti Osman u kushtoi një vëmendje të veçantë ndërtimeve të qyteteve në Maqedoninë perëndimore, duke synuar t’i ketë ato si pika kryesore mbështetëse. Në fillimin e pushtimit, pushteti osman ndoqi një politikë që angazhimi i një pjese të madhe të banorëve të qyteteve shqiptare të jenë përkrahës të ndërtimeve Osmane në stilin oriental . Që në fillimet e tij pushteti osman ndoqi një politikë diskriminuese ndaj popullatës krishtere, duke nxitur me lehtësime fiskale dhe mënyra të tjera islamizimin e popullatës, e sidomos asaj 13 Valter Shtylla, Rrugët dhe urat e vjetra në Shqipëri, TOENA, Tiranë, 1997, pp. 105, 204-209. 14 Zija Shkodra, Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Tiranë, 1984, pp. 428-429.

30


qytetare. Prandaj roli i qyteteve të kësaj periudhe ishte shumë i qartë. Qytetet e Maqedonisë perëndimore të mesjetës së vonë, nuk janë një dukuri e re e lidhur posaçërisht me këtë periudhë të historisë sonë. I konsoliduar në tiparet e tij thelbësore të vendvendosjes dhe të funksioneve të tij si një kategori dialektike, ai përgjithësisht vjen në këtë periudhë pas një historie të gjatë e cila në më të shumtën e rasteve zë fill në qytetet e trojeve shqiptare. Krahas kësaj lidhjeje ndërmjet qytetit të mesjetës së vonë dhe atij antik, ekziston edhe një vazhdimësi e qyteteve të krijuara gjatë mesjetës së hershme e të mesme. Megjithëse vazhdimësia e qytetit të mesjetës së vonë nga ata antike e mesjetare përbën dukurinë thelbësore, kjo nuk do të thotë se gjatë kësaj periudhe nuk pati edhe krijime qendrash të reja me rrugën të cekim të natyrshme, për kalimin nga qendra fshatare në qendra qytetare . Krahas këtij funksioni, qytetet për nga vet natyra dhe tradita e tyre, vazhduan të luajnë edhe rolin e tregjeve me lokale të shumta.15 Krahas procesit të rimëkëbjes së qyteteve si qendra prodhimi e këmbimi të mallrave të llojeve të ndryshëm, në saje të politikës fiskale të pushtuesve osman, procesi i islamizimit të popullsisë qytetare në fund të shekullit XVI kishte ecur me ritme të shpejta. Procesi i islamizimit të popullatës qytetare lidhet edhe me ngritjen e një sërë ndërtimesh kulti si : xhamitë, mesxhidet, teqet, turbet e të tjera.16 Shekulli XVII shënon një etapë me rëndësi në zhvillimin e arkitekturës qytetare të mesjetës së vonë, i cili fuqizon dukshëm rolin e qendrës qytetare. Sistemi i esnafëve mesjetarë bëhet forma mbizotëruese e organizimit të prodhimit zejtar. Ritja e mëtejshme demografike, 15 E. Riza, Qyteti dhe banesa shqiptare…, . f. 13. 16 Po aty, f. 16.

31


rritja e veprimtarisë ndërtimore, zgjerimi i qytetit të hapur me lagje të reja banimi, dhe dendësimi i ndërtimeve në lagjet ekzistuese, përbëjnë tiparet dalluese të arkitekturës së mëparshme, e cila merr një pamje me arkitekturë orientale. Një zhvillim të madhë gjatë kësaj periudhe marin edhe mënyra arkitektonike e ndërtimeve të pazareve nëpër qytetet e Maqedonisë perëndimore, në të cilat shtohej numri i zejeve që ushtroheshin nëpër qendra zejtaro-tregtare . Dyqanet ose punishtet ku prodhohej dhe shitej prodhimi zejtar, fillojnë të shoqërohen edhe me dyqane për shitje . Krahas dyqaneve përdhese që nga shekullin XVII fillojnë të ndërtohen edhe dyqane dykatëshe . Qendrat e qyteteve me rëndësi të veçantë për pushtetarët e asaj kohe, ndjenin nevojën e ndërtimit të sahat kullave për disiplinimin e kohës së punës, e në veçanti për ritet fetare që ushtroheshin nëpër xhamitë . Krijimtaria në fushën urbanistike të arkitekturës qytetare e cila merr një zhvillim të ndjeshëm gjatë shekullit XVI-XVIII, në kuptimin rigoroz të termit qe një vepër spontane, pra e pa planifikuar.17 Në kushtet e shoqërisë feudale, si në qytetet e lindjes, ashtu edhe në ato të perendimit kjo ishte një dukuri e ngulitur. Më vonë, edhe në periudhën e rilindjes planet për ndërtimin e qyteteve mbetën vetëm në letër . 18 Ashtu si në mbarë krijimtarinë arkitektonike mesjetare, edhe në atë të fushës së urbanistikës, duket se fotoura qendrore ka qenë mjeshtri vendorë. Në dallim nga ndërtimet e veçanta private, pra kryesisht të banesave, krahas mjeshtërve, në zgjidhjet konkrete kanë ndikuar edhe faktorë të llojeve të tjerë . Lidhur me kriteret udhëheqëse të ndërtimit të qyteteve gjatë periudhës osmane, mundë të thuhet se 17 B. Svetozareviç, Tetovski spomenar, (1919-1941), Tetovo, 1999. faq. 45. 18 E. Riza, Qyteti dhe banesa shqiptare…, f. 21.

32


ato kanë ekzistuar, siç tregojnë tiparet e këtyre qendrave të Maqedonisë perëndimore, të cilat shpehin shkallën e zhvillimit të shoqërisë në kushtet konkrete të rendit feudal.19 Qytetet e Maqedonisë perëndimore të mesjetës së vonë, si një kategori dinamike e lidhur ngushtë me kontekstin historikoshoqëror të kohës, kanë një sërë funksionesh të cilat janë të ndryshueshme si mbrenda një qendre të dhënë, ashtu edhe në kuadrin e përgjithshëm të qytetit . Në pollog, kryesishtë në Tetovë, si qendër më e vjetër se Gostivari, arkitektura orientale-osmane zë një vend të rëndësishëm në rrjedhën e ndërtimeve të objekteve, si ato profane ashtu edhe ato shoqërore. Ne ardhjen e pushtuesve osman Tetova e ndërron pamjen e vetë arkitektonike.20 Në Tetovë, në periudhën e pushtetit osman ngriten shumë objekte profane, dhe objekte shoqërore të arkitekturës së ndikimit oriental .

Ura e Çarshisë-Tetovë 19 B. Svetozar, Tetovski spomenar …, f. 47. 20 Tetovo i tetovsko niz istoriata…, f. 338.

33


Ura e Kazazëve-Tetovë

Ura e Pashasë-Tetovë 34


Ura e Topxhinjve-Tetovë

Tregu i prodhimeve bujqësore - Tetovë 35


ZEJTARIA NDËRTIMORE Zanatet e ndërtimtarisë në Tetovë kurdoherë kanë qenë prezente. Qysh në kohën e dardanëve dhe romakëve, e më pastaj edhe në ate bizantiane në Tetovë kanë ekzistuar shtëpi të ndërtuara prej guri, rrugë të shtruara me kalldërme, hamamet e rregulluara dhe të pastërta, varreza të rregulluara etj. Në këtë drejtim, gjurmë të thella ka lënë krishterizmi, edhe ate prej kohës paleokrishtere, si dhe monumentet e mëvonshme islame, për të cilën gjë dëshmojnë edhe tempujt monumental, xhamitë, hamamet, teqet etj, si në qytet po ashtu edhe në rrethinë. Nga këto objekte shihet se ndërtuesit e tyre, me një shkathtësi të madhe, si mjet ndërtimi e kanë përdorur gurin e fortë të gdhendur. Po ashtu është përdorur edhe tulla, sidomos për ndëtimin e harqeve dhe efekteve tjera dekorative. Këta godina, njëkohësisht shërbenin edhe si sfidim për mjeshtërit zograf, piktorët më të dalluar në kohën e atëhershme të civilizimit. Pas ardhjes së turqëve në Tetovë, fillon një ndikim i madh i tyre në të gjitha segmentet e jetës shoqëroro-ekonomike. Një ndikim i madh turko-islam, po ashtu u shpreh edhe në ndërtimtari. Shembuj më të theksuar nga kjo që ceket gjithsesi janë monumentet kulturo-historike dhe fetare në Tetovë që ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. Në godinat e ndërtuara gjithsesi vinin në shprehje edhe aftësitë artistike të mjeshtërve që i ndërtonin, si forma e godinës, materiali ndërtimor, ngjyrat, proporcionaliteti në ndërtim etj. Të gjitha parametrat që valorizojnë pjekurinë arkitektonike të një shtëpie qytetare tëTetovës, kanë qenë prezente në enterierin e saj. Ekspresiviteti që ishte prezent në enterier, nuk ishte vetëm


reflektim i estetikës enterieriste, por edhe shumë zgjidhje praktike brenda në shtëpi. Pamja e enterierit në shtëpi, që shprehte jetën e familjes në shek. e XIX, është pamje e një shtëpie qytetare. Çdo element i enterierit i plotësonte gati të gjitha nevojat praktike të pronarit. Vetë enterieri ishte i dekoruar dhe estetik duke qenë i pajisur me karakteristika të fuqishme të artit popullor. E tërë paisja në enterier ka qenë e ndërtuar në një hapsirë me konstrukcionin e dollapeve, sergjeneve, minsofeve, musandrave, kaminave, rafteve, e tj.

Konaku i Mehmet beut-Tetovë (arkitekturë e vjetër qytetare) 37


Arkitekturë e vjetër qytetare

Shtëpi banimi e mbuluar me rasa prej guri (arkitekturë fshatarake) 38


Arkitekturë e vjetër për banim

Arkitekturë e vjetër për banim (me çardak) 39


ZEJTARIA E DRUGDHENDJES Përpunimi i drurit në kohët e mëparshme ka patur destinim të brendshëm. Mjeshtërit e drugdhendjes bënin sende të ndryshme të zbukuruara prej druri për nevojat e tyre shtëpiake, por edhe për nevojat e objekteve shoqërore dhe fetare. Drugdhendësit, në punën e tyre udhëheqeshin nga ndjenjat e tyre artistike. Ata sidomos bënin gdhendjen e drurit të fortë të arrës në objektet e ndryshme luksose dekorative. Prej shekujve të parë të sundimit turk në Tetovë, janë ruajtur shumë pak objekte të drugdhendjes.

Punim gdhendje në dru 40


Derë hyrje e punuar nga mjeshtrit vendorë

Rozet prej druri, në tavanin e çardakut 41


Rozet prej druri

Rozet prej druri 42


Rozet prej druri e vendosur në tavan të dhomës

Derë hyrje dhe dritare me parmak të punuara nga materiali i drurit nga mjeshtër vendas 43


ZEJTARIA E ARMËTARVE Në kohën kur shënohet një rënie e zejtarisë në përgjithësi, në atë kohë në Tetovë fillon renesansa e zanatit armëpunues. Shkupi edhe më tutje mbetet vend që i pranonte prodhimet e armëve në Tetovë, të cilat në Shkup hynin dhe përbënin bashkarisht tregtinë e Shkupit. Nga ana tjetër, mjeshtrit kryesor në Tetovë për prodhimin e armëve ishin të vendit. Intereset ekonomike dhe familjare si dhe lidhshmëria e tyre, kushtëzonin njëkohësisht ringjalljen e zanatit të armëprodhuesëve edhe në këtë qytet. Po ashtu edhe popullata shqiptare, për të cilët posedimi i armëve ishte nevojë e madhe, sidomos gjatë krizës lindore, ishte shfrytëzuese e madhe e armëve. Rëndomë, si të gjitha dyqanet e farkatarëve, edhe punëtoritë për prodhimin e armëve kishin nga dy lokale. Në pjesën e parë bëheshin punë më të imëta dhe më precize, ndërsa aty ekspozoheshin edhe prodhimet e gatshme. Prapa atij lokali, rëndomë gjendej farkorja me zjarrin e saj, rrësheku për fryerje dhe farkuarja e hekurit.

Armë zjarri. Prodhim artizanal shqiptar, është mbi 250 vjet i vjetër. 44


Pistoleta

Pushka te vjetra, prodhim i zejtarĂŤve tetovare 45


ZEJTARËT SËRMAXHINJË Në Tetovë, zanati i sërmaxhinjve ka qenë mjaftë i zhvilluar dhe i përhapur. Sërmaxhinjtë qëndisnin veshje nga çoja dhe kadifeja, të cilat mbaheshin në Tetovë e rrethinë, sidomos në kohën e sundimit osman. Disa zejtar vazhduan të merren me këtë zanat dhe bënin qëndisje me sërm për popullatën lokale dhe rrethinën, sidomos në rastet e dasmave. Sërmaxhinjtë në Tetovë, nuk kishin dyqane të veta. Ata punonin nëpër shtëpitë e tyre, ose në dyqanet e të tjerëve, të ngjajshëm me këta. Sërmaxhinjtë më të afërt ishin me terzitë, kaftanxhinjtë, çohaxhinjtë, me të cilët bashkëpunonin në përgaditjet dhe zbukurimin e veshjeve të ndryshme. Sërmaxhinjtë punonin tre lloje të fijeve të sërmës: të arta, të argjenta dhe të bakrit. Ata të arit dalloheshin me shkëlqim të bukur dhe të përhershëm. Kualiteti i sërmës njihej në ate mënyrë që njëri skaj i fijes ndizej. Në se shkrihej sërma, atëherë ajo ishte e arit ose e argjendit, e në se digjej, atëherë ajo ishte e bakrit. Sërma dallohej edhe për nga trashësia e fijes. Qendisjet më të bukura bëheshin nga fijet më të holla të saj. Të gjitha këta sende të qendisura, sidomos me sërmë ari dhe argjendi, bëheshin edhe qendisje me mëndafsh, të quajtur-, , bikme”, rëndomtë për popullatën vendase. Edhe sërmaxhijtë, për prodhimin dhe qendisjen me fije sërme dhe mëndafshi i kishin veglat e tyre speciale. Në prodhimet e qëndisura me sërma, përdoreshin dhe figuroheshin motive të ndryshme, si gjeometrike, zoomorfike, vegjetabile etj. Të gjitha këta punime kishin emra të posaçëm, dhe ate në turqisht. Dekorimet me lloj lloj qëndisjesh me fije sërmi, që rëndomtë i mbante popullata vendase, ishin prodhimet e mintanave, 46


xhamadanave, shallvareve, jelekëve etj. Sërmaxhijtë e Tetovës qëndisnin edhe veshje speciale për popullatën vendase të rrethinës së Tetovës, Gostivarit etj. Shitjen më të madhe sermaxhijtë e kishin në prag të festave fetare dhe sidomos me rastin e dasmave, kur ata atëherë i porositnin veshjet më të shtrejta dhe më të mira

Mintan për femra i qëndisur me sërm dhe me fije ari, pjesë e mbrapme.

47


Veshje nusĂŤrie (punime artizanale) tetovare

Veshje nusĂŤrie (punime artizanale) 48


Veshje nusĂŤrie me mintan kadife (punime artizanale)

Veshje solemne, kaftan kadife, pjesa e perparme dhe e pasme e punuar me serm (punim artizanal) ne punetorite e Tetoves 49


ZEJTARIA E QYRKÇIVE DHE GËZOFTARËVE Qyrkçitë dhe gëzoftarët, për nevojat e popullatës, të qytetit dhe fshatit, prodhonin gëzofa të ndryshëm, gëzofa që mbaheshin nga popullata vendase, jelek, kapot të sipër e shumë veshje tjera. Qyrkçitë dhe gëzoftarët kishin mjaftë kujdes se si vishej myshteriu, dhe sipas asaj vlersonin se cilës shtresë i takonte ai. Kjo gjë flet edhe për faktin se nga fundi i shek. XIX, në Tetovë, fillon të paraqitet klasa e re qytetare. Gjatë shek. XVIII dhe XIX, gëzoftarët prodhonin gëzofa të mëdhenj për meshkuj, qyrdia prej 5 lëkurave, quburlia prej 4 lëkurave etj. Në të shumtën e rasteve, gëzofat prodhoheshin sipas kërkesave të myshterive. Gëzoftarët prodhonin edhe gëzofa me krahë të shkurtë, të cilët mjaftë i përdornin popullata vendore, jelek të gëzoftë për të rritur dhe fëmijë. Prodhimet e tyre gëzoftarët i dekoronin me laramani të ndryshme.

Qyrk 50


Gëzof

51


ZEJTARIA E TERZIVE Ky zanat po ashtu ishte mjaftë i zhvilluar në Tetovë e rrethinë. Prodhimet e terzive ishin më të shtrejta sepse bëheshin nga stofet dhe pëlhurat më kualitative. Ky zanat në Tetovë ka ekzistuar qysh më herët. Zanati i terzive shënoi një zhvillim të dukshëm në shek. e XIX, por për shkak të zhvillimit industrial në fillim të shek. XX, ai ra mjaftë. Terzit qepin rrobe prej materalit të ndryshëm. Qepnin me porosi dhe të gatshme për shitje. Nën ndikimin e modës evropiane në Tetovë u paraqitën edhe të ashtuquajturit frenk-terzitë. Ata prodhonin veshje të ngushta të stilit evropian, të cilën e mbanin nëpunësat, mësuesit, tregtarët e pasur dhe esnaflitë. Të theksohet se frenk-terzitë si dhe këpuctarët paraqitnin pjesën më të përparuar dhe zhvilluar të popullatës.

Mintan meshkujsh i punuar nga shajaku (zhgun) nga mjeshtri terzi. 52


Veshje burash, jelek e tirqi të stolisura me gajtan, të punuara nga mjeshtri terzi-tetovar

Lurk burash i punuar nga shajaku (zhgun) me mbulesë koke dhe mëngë të shkurta 53


Jelek burash i punuar nga shajaku (zhgun) i bardhë dhe i zbukuruar me gajtanë të zinj, punuar nga mjeshtrit Tetovar.

Xhamadan burrash i punuar në kadife dhe i qëndisur me gajtan mëndafshi. 54


Veshje popullore për meshkuj.

Veshje popullore për meshkuj. 55


Plisa tĂŤ punuara nga mjeshtrit vendor

56


ZANATET SHTËPIAKE TË PUNËS SË DORËS Zanatet shtëpiake merreshin me kryerjen e shërbimeve dhe nevojave të ndryshme personale si dhe për përgaditjen dhe përpunimin e prodhimeve të ndryshme, për treg. Në Tetovë dhe rrethinë, një numër i madh i grave merreshin me endjen e pëlhurave për zejtarët e Tetovës. Si zakonisht këtë punë ata e bënin në stinën e verës. Endeshin pëlhura dhe stofna të trashë. Gati në të gjitha shtëpitë fshatare përpunoheshin prodhime ushqimore nga mishi, qumshti, leshi, pambuku, mëndafshi. Po ashtu bluhej mielli, gatuhej dhe piqej buka etj. Këta prodhime nuk ishin për treg por për nevojat personale të familjeve. Nga kjo konstatohet se edhe në fshatra, sipas nevojave dhe prodhimeve, zhvillohej zejtaria e cila kontribuonte në zhvillimin e përgjithshëm të zejtarisë në fushgropën e Pollogut.

Çorape meshkujsh të zbukuruara me ngjyra të llojllojshme 57


Çorape meshkujsh të zbukuruara me ngjyra të lloj-llojshme

Çorape femrash, bazë e matrialit për thurjen e tyre janë fijet e leshit dhe fijet e sermit (i bardhë dhe i verdhë). 58


Pështjellëku i endur nga leshi (punim dore)

Punime artizanale (oja dhe peshqeta të qendisura) 59


Punime artizanale

Çevre e qendisur me fije teli e mendafshi 60


Çevre e qendisur me fije mÍndafshi

Tetovarja duke qendisur 61


ZEJTARIA E JORGANXHINJVE Ky zanat në Tetovë ka qenë mirë i zhvilluar dhe zhvillimi i tij ishte i kushtëzuar nga nevojat e mëdha të banorëve vendas. Në Tetovë ky zanat filloi të zhvillohet edhe më shumë, kur për fjetje njerëzit filluan të përdornin krevate. Në fillim të shek. XX, në Tetovë punonin disa punëtori të jorganxhinjve. Me këte zanat, kryesisht merreshin turqit. Kishte edhe shqiptar të ardhur nga Gjakova, Peja dhe Prizereni. Prodhimtaria e jorganave, kryesisht bëhej për nevojat e popullatës vendore. Krahas zanatit të jorganxhinjve, zhvillohej edhe zanati i dërndarëve. Këta bënin shkundjen dhe sistematizimin e pambukut dhe të leshit, të cilët shërbenin për mbushjen e jorganave, dyshekëve, shtresave, jastëkëve etj, bënin qepjen e tyre. Allaçët (dërndarët) nuk dispononin me dyqanet e veta. Ata punonin nëpër shtëpi ose dyqane të atyre që i thirrnin të bëjnë, , dërndimin” e leshit ose pambukut.

Mjeshtri tetovar duke punuar jorganin në punëtorinë e vete. 62


ZEJTARIA E KAZANXHINJVE Zanatin e kazanxhijve e sollën turqit. Ai zhvillohej paralelisht me nevojën e përdorimit të enëve të bakrit. Ky zanat ishte mjaftë i përhapur në Pollog. Ata prodhonin sahana, tava, kazana, etj. Ky zanat mbahej, pikë së pari, duke i falënderuar popullatës e cila i përdorte mjaftë sahanat dhe tepsitë, ndërsa mangallat, tavat, kazanat përdoreshin nga mbarë popullata. . Këta prodhime ishin mjaftë të shtrenjta. Disa prej prodhimeve me kualitetin e tyre paraqitnin eksponate të rralla në cilësi të artit të aplikuar. Materiali kryesor i zanatit të kazanxhinjve, ishte bakri. Atë e merrnin nga vende të ndryshme. Bakri i ri shkrihej dhe copëtohej në pjesë, mandej nxehej dhe hiqej, dhe kështu bëheshin enë të ndryshme. Në kohën më të re zanati i kazanxhinjve zbatohej më lehtë. Teneqeja e përfituar nga bakri pritej me gërshëra speciale, rrihej me çekan dhe mandej ngjitej me bakarlem. Mjeshtri ia jepte formën enës që donte ta bëjë, e më në fund edhe e kallaiste. Të themi se deri me paraqitjen e porcelanit, enët e bakrit ishin të vetmet të atij tipi në përdorim. Dyqanxhinjtë e prodhimeve të bakrit, shitnin mjaftë enë bakri edhe me rastin e dasmave, sepse bleheshin si peshqesh nga ta që shkonin në dasma. Siç theksuam edhe me lartë, me paraqitjen e enëve të porcelanit, bakri e humbi rëndësinë e vet. Së bashku me kazanxhijtë, ishin edhe kallajxhinjtë. Këta, duke i mbajtur veglat e tyre me vete, shkonin nëpër mëhalla dhe fshatra duke ofruar shërbime për kallaisjen e sendeve nga bakri.

63


Enë bakri (tepsi) e zbukuruar me ornomente

Tepsi, enë për ushqim 64


Enë (tepsi) me verigë

Enë dhe vegla për pordorim të përditshëm 65


TavĂŤ prej bakri e punuar nga mjeshtrit vendorĂŤ

Kusi bakri dhe saxhak 66


Ibrik prej bakri

Ibrik prej bakri me kapak 67


Ibrik prej bakri me kapak

Kusi e madhe prej bakri me veruga që është përdorë në raste të veçanta 68


Kazan bakri është përdor për përgatitjen e ushqimit në raste të veçanta.

Enë prej bakri 69


ZEJTARIA E VORBËTARISË Vorbëtarët prodhonin enë të ndryshme nga dheu. Ata zinin vend të rëndësishëm në pazarin e Tetovës. Zanati i vorbëtarëve, ishte i përhapur mjaftë në Pollog, sidomos në fshatrat rrëzë Malit të Thatë. Në afërsi të fshatrave kishte mterial dheu kualitativ për prodhimin e enëve prej tij . Prodhimet e tilla kishin kualitet mjaftë të mirë dhe u bënin konkurrencë atyre që vinin nga anë tjera. Ky zanat, von-vonë ekzistoi. Më vonë edhe këtë zanat e dëmtuan mjaftë prodhimet industriale. Prej veglave me të cilat punohej, më e rëndësishme ishte rrota e vorbëtarisë. Kjo përbëhej prej një shtylle druri mbi të cilën vëndoseshin dy rrota më të vogla druri. Njëra rrotë ishte në formë të gotës dhe tjetra në formë të rrotës. Gota bëhej nga guri i mirë i gdhendur dhe i lëmuar, mbi të cilin vëndosej materiali i dheut. Rrota me materiale rrotullohej ngadalë duke i gdhendur materialet e dheut në formën që dëshirohej. Kështu rrotullohej edhe rrota e madhe, e kështu me rradhë vazhdonte proçesi i prodhimit deri sa të dilte ena e gatshme. Mandej, me disa vegla të tjera, mjeshtrit bënin lëmimin dhe heqjen e vijave, gjegjësisht zbukurimin e enëve. Për ndryshe, materiali i dheut për prodhimin e enëve të ndryshme përgaditej përafërsisht si brumi i bukës. Pasi t’ua jepnin formën e kërkuar, mjshtrit enët i ngjyrosnin dhe disa ditë i linin që të thahen. Mandej, në furra të posaçme i piqnin dhe kështu pas disa ditëve prodhimi ishte i gatshëm për shitje. Përndryshe, prodhoheshin, qypa, shtamba, gota etj.

70


Prodhimet e vorbëtarisë shiteshin në qytet ditët e pazarit, por, edhe në fshatra, ku vorbëtarët shkonin me karroca dhe i shitnin prodhimet e tyre. Prodhimet shiteshin me të holla por edhe në këmbim me prodhime tjera, sidomos kur i dërgonin nëpër fshatra, rëndomë i ndërronin me drithë. Karakteristikë e përgjithshme e vorbëtarisë ishte se prodhimet e saja ishin të gjitha origjinale, të punuara nga mjeshtrit mjaftë të aftë dhe me prodhime mjaftë kualitative dhe të zbukuruara.

Punëtori për prodhimin e enëve prej algjiri (vorbëtaria)

71


Punëtori për prodhimin e enëve prej algjiri (vorbëtaria)

Enë prej algjiri (shtëmba) 72


Vorba me një verigë dhe dy veriga

Enë prej algjiri (vorbë me një verigë) 73


Çerep, saxhak dhe saç, me të cila është pjekë buka.

Enë dhe vegla të drurit të punuara nga mjeshtrit vendor 74


Mutini për përpunimin e qumështit.

Enë druri. 75


"Shinik” për matjen e drithrave.

“Shosha” me të cilën është shoshitur drithi. 76


LugĂŤ prej druri.

LugĂŤ prej druri e zbukuruar dhe e punuar nga mjeshtrit vendor. 77


Sofra-aty servohej ushqimi bashkë me enët tjera

Dhomë e vjetër 78


ZEJTARIA E MULLINXHINJVE Kjo zejtari ka qenë mjaftë e përhapur në Tetovë dhe rrethinën e saj, gjegjësisht nëpër fshatra, ku prodhuesit e drithrave bujqërit e bluanin drithin. Është e njoftur se mullijtë më së tepërmi janë ndërtuar buzë lumenjëve ose pronave, në Tetovë dhe rrethinë kishte mjaftë mullinjë. Përveç gurëve që i merrnin te mjeshtërit që dinin t’i bëjnë special për mulli, të gjitha punët tjera në lidhje me mullirin i bënin vetë pronarët e tyre. Pjesët kryesore të mullirit janë: rrota e drurit të cilën e lëvizë uji, ndërsa ajo me një shtyllë druri është e lidhur me gurin dhe e lëvizë atë, dhe kështu bluhet drithi. Mandej është koshi ku hidhet drithi dhe sanduku i drurit ku bie mielli i bluar.

Mulliri i vjetër 79


Mulliri i vjetĂŤr 80


ZEJTARIA E FURRËTARVE (BUKËPJEKSIT) Kjo zejtari ka qenë një ndër atë të cilët e kanë siguruar popullatën me prodhime ushqimore. Ky zanat nuk kishte ndonjë vend posaçërisht të rëndësishëm me zanatet tjera sepse popullata vendase në masë më të madhe vetë përgadiste bukë nëpër shtëpitë e tyre. Gjatë kohës së krizës ekonomike ndërmjet dy luftrave botërore, edhe zanati i furrtarëve ka qenë i goditur nga kriza sepse popullata e qytetit bukën dhe prodhimet e tjera i përgadiste në shtëpitë e veta.

81


ZEJTARËT E KUJUNXHINJVE DHE ARGJENDARISË Sipas të dhënave, zanati i argjentarisë dhe kujunxhinjve në Tetovë ka ekzistuar para ardhjeve të turqve. Zanati i kujunxhinjve në proçesin e prodhimit, kërkon mjaftë kohë dhe durim. Kujunxhinjtë prodhonin stoli për popullatën vendase, por edhe për ata të vendeve të tjera. Përveç stolive, kujunxhinjtë prodhonin edhe sende të tjera për nevojat e amvisërisë, si lugë, servise për kafe, kuti për cigare, çibuk, bënin zbukurimin e shpatave, revoleve, pushkëve etj. Nevoja permanente për zbukurime dhe përdorimi i stolisë si pronësi personale paraqiste prodhimin kryesor të kujunxhiveiligranëve. Ekzistimi i këtij zanati nuk ishte i kushtëzuar vetëm nga dëshirat e familjeve të pasura dhe individëve, të cilët edhe ishin blerësit kryesor të këtyre prodhimeve, por edhe përdorimi i gjërë që gjetën në popull, gjegjësisht në veshjen popullore, e cila zbukurohej me prodhimet e këtyre zanatlive. Mjeshtërit të cilët merreshin më së shumti me pëpunimin e arit dhe prodhimin e sendeve prej ari, quheshin argjendar. Sipas mënyrës së punës si dhe sendeve që i prodhonin, ndërmjet kujunxhinjve dhe argjentarëve nuk kishte ndonjë dallim të dukshëm. Argjendarët prodhonin vath, unaza, gjerdana, si dhe stolitë tjera. Në punimin e këtyre sendeve kryesisht të vogla dhe luksoze, vinte në shprehje aftësia mjeshtërore, përsosmëria teknike dhe kualiteti artistik i mjeshtërve.

82


83


Kollanë argjendi i larë në ari me zbukurime të varura

Kollanë argjendi i larë në ari 84


Kollanë argjendi i larë në ari (punime nga mjeshtrit vendor)

Kollanë argjendi i larë në ari (punime nga mjeshtrit vendor)

Mberthyese e zbukuruar per kollane, punim artizanal te kujunxhinjeve tetovare 85


Kollanë argjendi (punime filigrane nga mjeshtrit vendor)

Brosh i punuar nga filigranët vendor që vendoset në rrobe ose në kokë. 86


Brosh që vendoset në rrobe (punim filigrane).

Brosh që vendoset në rrobe (punim filigrane).

Brosh që vendoset në rrobe. 87


Pjesë zbukurimi e kollanit (punim filigrane).

Unazë e punuar nga filigranët vendor.

Gjyksore e zbukuruar punim nga mjeshtrit filigran vendor.

Bylyzik dore 88


ZEJTARIA E ORËNDREQËSVE Në Tetovë, në përdorim kanë qenë mjaftë orë të murit, të xhepit dhe të dorës, edhe atë të llojeve të ndryshme. Orët e para mekanike kishin vetëm nga një akrep dhe numruesin me numra romak. Më vonë, orët përsosen dhe përveç një akrepi, vëndohet akrepi i minutave dhe pak më vonë edhe i sekondave. Kështu ora përsoset dhe pajiset me të gjitha elementet dhe instrumentet e nevojshme. Orët e murit i punonin mekanikët e hekurit dhe prodhuesit e armëve, ndërsa ata të xhepit dhe dorës, i punonin argjentarë dhe ortarët. Me shpërnguljen e admistratës turke nga Pollogu, ky zanat u gjet në krizë, sepse turqit ishin blerësit më të mdhenjë të orëve.

Punëtori e orëndreqësve tetovar. 89


Orë xhepi.

Orë xhepi me varse dhe me kapak. 90


Orë muri.

Orë muri. 91


ZANATI I DEMIRXHINJVE Zanati i demirxhinjve, ose ndryshe farkatarët, mereshin me përpunimin e hekurit. Prodhonin mjete pune për bujqësi si dhe vegla të ndryshme për përdorimin e përditshëm të popullatës vendase.

Punëtoria e farkatarit (demirxhit) e cila edhe në ditët e sotme është në përdorim. 92


Mjet pune i farkatarit.

Mjete pune të prodhuara nga mjeshtrit farkatarë (demirxhi) në Tetovë. 93


Pllug pĂŤr punimin e tokĂŤs i punuar nga farkatari.

Sanxhak

94


Mangalla pa kapak me veriga

Mangalla pa kapak me veriga 95


Kambana, prodhime të farkatarit.

Këmbanë

96

Thikë për përpunimin e drurit.


Kandarë i vjetër, prodhim vendas.

Kmesë për prerjen e drurit, prodhim i farkatarit vandas.

97


SARAÇË-QIRAXHILLËKU DHE TRANSPORTI Qiraxhillaku si zanat dhe profesion është paraqitur qysh në kohën e më hershme. Gjatë shek. XIX, transporti i mallrave prej një vendi në një vend tjetër, bëhej vetëm përmes qiraxhinjve dhe abaxhinjve. Zejtaria në fillim i plotësonte vetëm nevojat e popullsisë lokale. Por më vonë, nga gjysma e dytë e shek. XIX, zejtaria u zhvillua edhe më tepër, kështu që disa prodhime kishte nevojë edhe të eksportohen në vende të tjera, sepse tregjet lokale nuk ishin në gjendje që t’i absorbojnë. Veçanërisht zhvillim të shpejtë ekonomik, qytetet e Maqedonisë arritën mundësitë më të volitshme për zhvillimin zejtar dhe ekonomik. Paraqitja e qiraxhinjve dhe arabaxhive ishte e lidhur ngushtë si me eksportin, poashtu edhe me importin e mallrave. Nënkuptohet se qiraxhinjtë dhe arabaxhinjtë, transportimin e mallrave e bënin për kompensime me të holla. Sasia e të hollave për kryerjen e shërbimeve transportuese, varej nga largësia e vendit ku duhej të transportohej malli, nga stina vjetore si dhe konkurrencës ndërmjet vetë qiraxhinjve dhe arabaxhinjve. Sasia më e madhe e të hollave për transport paguhej në kohën e mbajtjes së panagjyreve. Qiraxhilluku, përveç tjerash, zhvillohej sepse paraqiste një farë lloji të tregtisë. Zanati i saraçëve, poashtu ishte i përhapur mjaftë në Tetovë. Për nevojat e transportit të karvaneve, me rëndësi ishin edhe nallbanxhinjtë. Zakonisht, me këte zanat, mirreshin popullata vendase. Punën më të madhe këta zejtar e bënin sidomos ditëve të

98


pazarit, kur në Tetovë vinin mjaftë njerëz së bashku me kafshët e tyre (kuaj, gomar, qe etj. ) Mjaftë i rëndësishëm dhe i nevojshëm ishte zanati i tërkuzarëve. Mirëpo, duhet të theksojmë se ky zanat më tepër kishte elemente të tregtisë se sa të prodhimtarisë. Ndërkaq, sipas të dhënave të kohës, tërkuzarët më tepër importonin se që prodhonin tërkuza.

Hamë për kuajt të prodhuara nga mjeshtrit vendorë.

Shalë për kuajt. 99


Frerë për kuajt.

Frera për kuajt të zbukuruara dhe të prodhuara nga mjeshtrit vendorë. 100


Kambana për stolisjen e kuajve, të prodhuara nga mjeshtrit vendor, si zakonisht përdoreshin në raste të veçanta, në dasma të ndryshme.

Arabë (qere me jaj) 101


Arabë (Çezë)

Rrotë Arabe 102


PunĂŤtoria e samarxhiut tetovar. 103


PunĂŤtori e samarxhiut tetovar.

104


ZEJTARIA E NALLEXHINJVE Nallanxhinjtë prodhonin një farë llojë mbathje prej drurit. Ky zanat është mjaftë i vjetër. Zhvillimi i këtij zanati, është i lidhur ngushtë edhe me disa adete të fesë muslimane. Po ashtu ekzistojnë edhe momente tjera që kontribuan në zhvillimin e këtij zanati. Për nevojat e zonjave më të pasura, mjeshtërit bënin nallane speciale dhe jashtëzakonisht të bukura e të zbukuruara me sedef, som dhe zbukurime tjera. Mjeshtrit prodhonin mbathje (nalle) për popullatën vendase, nallane të thjeshta dhe nallane që i quanin nallane Shkupi. Njëkohësisht këta mjeshtër prodhonin edhe djepe gjumi për fëmijët dhe vegla pune për jetën e përditshme të popullatës vendase si dhe arka të ndryshme për mbajtjen e miellit e tjerë.

Punëtori artizanale e nallexhiut tetovar. 105


Djepë i ngjyrosur

Djepë i gdhendur me motive të ndryshme 106


Mjete pune (cfurk) të prodhuara nga mjeshtrit vendas.

Nallane të drurit me rrypa të lëkurës.

107


Nallane të drurit me rrypa të lëkurës dhe të ngjirosura (nallane Shkupi)

Punëtori e nallexhiut tetovar. 108


ZANATI I NALLBANËVE Ky zanat ishte mjaftë i zhvilluar në Tetovë dhe rrethinë. Mjeshtrit që merreshin me këtë zanat kishin edhe veglat të posaçme për mbathjen e kuajve, gomarëve etj.

Nallbani duke mbathur

Mjete pune të nallbanit 109


Nallbani duke përgatitur mbathjet për kuajt.

Ark (çekmexhe) e punuar nga druri dhe e stolisur me pulla të metalta. 110


Arkë (maxhe)për mbajtjen e miellit.

Vegu që shërbente për mbarimin e bofshave, këmishave, skutaçeve etj. Duke punuar në veg. 111


Përpunimi i leshit për nevojat e punëve me veg

112


ZEJTARIA E PAPUÇARËVE DHE KËPUCTARËVE Zanati i papuçëtarve është një ndër zanatet më të njohura dhe më të vjetra. Ky zanat, këtë emër e mbajti edhe pas paraqitjes të zanatit të këpuctarëve, sepse papuçëtarët deri në fund të shek. XIX, prodhonin vetëm papuçe dhe opinga(emene). Por më vonë, nga fundi i shek. XIX, nga ky zanat doli ai i këpuctarëve, ndërsa ai i papuçëtarëve mbeti edhe më tutje. Mjeshtërit e këtij zanati merreshin edhe me prodhimin e një mbathje speciale-meste, të cilat i bënin vetëm me qepje me dorë. Blerës kryesor të papuçeve ishin bejlerët, por blenin edhe popullata e fshatrave, sidomos ata të cilët i blenin me rastin e martesave. Për ndryshe, shitja më e madhe bëhej me rastin e festave fetare (Bajrami) etj. Me dëpërtimin e modës, e cila në një farë mënyre dëpërtonte në qytet, paraqitet edhe një zanat i ri këpuctaria. Përveç këpucëve, filloi edhe prodhimi i çizmeve. Zanati i këpucëtarisë i kishte veglat e veta: masa e punës, tezga, endeze, pesha metalike që vëndohej mbi lëkurë kur ajo pritej, biçkija një llojë thike me të cilën pritej lëkura, etj. Pasi që mjeshtri do ta priste lëkurën dhe do t’ia jepte formën, e vendoste astarin si dhe pjesët tjera dhe mandej e qepte këpucën dhe e vendoste në kallup special, duke e gozhduar që të mos lëvizet dhe kështu ta marrë formën e duhur. Ata prodhimet e tyre i grumbullonin një kohë më të gjatë, e mandej para festave të Bajramit, shkonin dhe i shitnin në tregje të ndryshme.

113


Punëtori për prodhimin e këpucëve.

Punëtori këpuctarie në Tetovë. 114


Punëtori e vjetër e Çarshisë së Tetovës.

115


ZEJTARIA E BERBERËVE Zanati i berberëve bënte pjesë në ato që i plotësonin nevojat higjienike. Shërbimet e qethjeve bëheshin me gërshërë, ndërsa të rojtjeve me briska special. Berberët e qytetit të Tetovës, përveç punës kryesore të tyre kryenin edhe shumë punë të tjera. Berberët, bënin sunetimin e fëmijve. Po ashtu berberët nxirrnin dhëmbë, mjekonin sëmundje të ndryshme të lëkurës etj. Për shërbimet e kryera, ata në këmbim fitonin para të majme nga myshterinjtë. Deri në fillim të shek. XX, berberët punonin me vegla mjaftë primitive dhe jo higjienike, por më vonë ata nga Evropa sollën vegla moderne. Berberët në fillim i kanë patur myshterinjtë e tyre të rregullt të cilët për shërbimet e tyre, paguanin në fund të muajit. Mirëpo, më vonë, me paraqitjen e, , zhiletit”, shumica e myshterive filluan të rruhen vetë në shtëpi. Kjo gjë ndikonte në zvogëlimin e numrit të myshterinjve dhe paraqitjen e krizës në këtë zanat. Kështu berberët filluan t’i ulin edhe çmimet e shërbimeve.

116


Gjatë përgatitjes së dhëndrit nga ana e berberit

“Çarshia e vjetër”, e pikturuar nga piktori tetovar Abdi Bajrami 117


Tregu i vjetër i qytetit, e piktoruar nga Abdi Bajrami

Arkitekturë e vjetër e pikturuar nga Abdi Bajrami 118


Tregu i dikurshëm i Çarshisë së Epërme, e pikturuar nga Abdi Bajrami

119


PËRFUNDIM Shumë shembuj nga e kaluara, të konstatuara te popujt dhe grupet etnike të ndyshëme të botës, në hapësira të caktuara gjeografike dhe në shkallë të caktuara të zhvillimit shoqëror, vërtetojnë në mënyrë të pamohushme faktin se zejtaria është një aktivitet shumë i lashtë. Kuptohet fillimet e mëhershme të veprimtarisë zejtare te popujt të ndryshëm dhe në hapsira të ndyshme gjeografike, shfaqen me qëllim të plotësimit të nevojave njerëzore. Ndërtimin e veglave të nduarndurta prej guri dhe eshtrash shtazore në kohën parahistorike nuk mund ta konsiderojmë zejtari. Ajo zejtari nuk ishte ndonjë veprimtari e diferencuar e njerëzve të atëhershëm, sepse njeriu i asaj kohe ishte njëfarëdore mjeshtër dhe zejtar universal. Ai të gjitha sendet dhe veglat që i nevojiteshin në jetën e përditshme për punimin e tokës, për gjueti dhe peshkim i prodhonte vetë. Nuk ekzistonte një ndarje pune që do të mund ta quanim zejtari të mirëfilltë. Zejtaria i takon një shkalle të zhvillimit shoqëror, kur forcat prodhuese kërkonin ndarjen e punës dhe këmbimin e të mirave. Në fushgropën e Pollogut zejet e llojllojshme përmenden shumë më herët. Kushtet për veprimtarinë zejtare në Pollog kanë qenë të volitshme. E themi këte, shkaku se në fushgropën e Pollogut, kushtet dhe veçuritë natyrore dhe gjeografike të regjionit të Pollogut janë të pasura me pyje, me kullota, me tokë pjellore, me ujëra e tjera. Zanatet të cilat i plotësonin nevojat jetësore të popullatës kanë ekzistuar gjatë të gjitha periudhave, e sidomos gjatë sundimit

120


osman në Pollog. Ata çdoherë jepnin prodhime të duhura për popullsinë. Artizanatet për furnizimin me produkte ushqimore dhe bujtjen e popullatës poashtu luanin një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme, sidomos gjatë periudhës osmane. Gati është e pamundur të paramendohej jeta në qytet pa artizanatet për prodhimin e bukës, miellit dhe mishit. Duke u nisur nga fakti se ata janë nevoja të domosdoshme jetësore, konstatohet se artizanatet kanë ekzistuar gjatë të gjitha periudhave, duke e aftësuar punën dhe mjeshtrinë e tyre për çdo ditë. Përveç zanateve tanimë të përmendura, për nevojat e popullatës, në qytetin e Tetovës u zhvilluan edhe zanatet e ndërtimit të objekteve, edhe atë si për ndërtimin e objekteve strehimore për popullatën, poashtu edhe për ndërtimin e objekteve luksoze, ushtarake, objekteve fetare etj. Disa prej zanateve, ose janë zhdukur, ose iu janë adaptuar nevojave dhe kushteve të reja që i impononte koha. Sistemi i esnafëve bëhet forma mbizotëruese e organizimit të prodhimit zejtar. Rritja e mëtejshme demografike, rritja e veprimtarisë ndërtimore, zgjërimi i qytetit të hapur me lagje të reja banimi, dhe dendësimi i ndërtimeve në lagjet ekzistuese, përbëjnë tiparet dalluese të arkitekturës së mëparshme e cila tani merr një pamje të stilit oriental. Në Pollog kryesishtë në Tetovë, si qendër më e vjetër e këtyre anëve, arketektura orientale-osmane zë një vend të rëndësishëm në rrjedhën e ndërtimeve të objekteve dhe punëtorive të zejtarëve. Gjatë punimit të kësaj teme, përveç fondeve ekzistuese arkivore, literaturës përkatëse dhe publikimeve të ndryshme, si dhe hulumtimit personal, janë shfrytëzuar edhe vetë objektet ekzistuese që ende gjenden dhe disa prej tyre madje edhe janë akoma në funksion. 121


Hulumtuesit tjerë, të brezave që janë në ardhje me siguri se do të ofrojnë edhe shumë gjëra ende të pandriçuara në lidhje me zejtarin e fushgropës së Pollogut, si dhe rëndësinë dhe vlerën e tyre të madhe ekonomike dhe jetësore të popullatës së këtyre anëve. Ky hulumtim pretendon të vendosë një themel modestë në eksplorimin e zejtarisë si prodhimtari njerëzore që shfaqet, evoluon dhe transponohet në botën dhe habitusin fushgropës së Pollogut. Metodologjikisht kam ndjekur praninë e tyre nëpër kohë, funksionin e tyre dhe gjithë gamën e gjerë të ndërvarësive që i bëjnë këto zanate të vulosin një kohë dhe jetën e njerëzve. Padyshim këto të mira materiale bartin në vete edhe frymën e kohës, gjenin krijues të artistëve popullore që e vendos realisht këtë studim në sferën e trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve në këto anë. Punimi dimensionon paraqitjen e tyre, faktimin, funksionimin dhe shtrirjen e prodhimeve artizanale, por edhe të vetë zanatave në jetën e përditshme të njerëzve. Paraqitja e tyre vizuele në libër jep mundësinë që lexuesi i specializuar dhe gjithë lexuesit tjerë, të krijojnë një perceptim më të plotë për dukjen e tyre, për gjithë atë virtuozitet gjenial që përthehet në forma të jashtëzakonshme. Ky libër, ky hulumtim, është një hap drejt kësaj bote artizanale që në në lashtësinë e vetë dhe në format e paraqitjes kërkon një nxitje akoma më të madhe për t’u zbuluar dhe strukturuar si një trashëgimi e çmueshme për brezat e ardhshëm.

122


Dr. sc. Hamdi Mediu, u lind në fshatin Pirok të Tetovës, ku e kreu shkollën fillore, kurse atë të mesme në Tetovë. Fakultetin Filozofik - dega Histori, magjistroi në Histori të artit, pranë UShT-së, në vitin 2003, me temë “Trashëgimia kulturore në Pollog dhe rrethinë” dhe u doktorua në Akademinë e arteve të Tiranës, në vitin 2009, me temë “Pollogu - thesar i pasur i artit shqiptar”.

123


LITERATURA Andrej, A, – Spomenici Islamske umetnosti, Beograd, 1984. Ajvazoglu, B, – Islamska estetika, Skopje, 2002. Basha, M, – Islami në Shqipëri gjatë shejkujve, Tiranë, 2000. Baji, O, – Perandoria Bizantine, Tiranë, 1999. Buda, A, – Dokumente për historinë e Shqipërisë të shek. XV, Tiranë, 1987. Bilmenoglu, N, – Kallkandelen, Kallkandelenliler yardinlasam besnegi, bulten, Istanbull, 1975. Bilbilovski, J, – 96, te Gostivarski sela, Gostivar, 2000. Bogojeviç, K, L, – Osmanliski spomenici vo Skopje, Skopje, 1998. Boja, R, – Si ta njohim artin Islam, Prishtinë, 2000. Castellan, G, – Historia e Ballkanit, Tiranë, 1991. Cvetanovski, V, – Arabati Baba Teqe, Tetovo, 2000. Çaysidis, N, – Makedonia kulturno nasledstvo, Skopje, 1995. Çehajiç, Xh, – Dervishki redovi u Jugosllavijskim zemljama, Sarajevo, 1986. Dalipi, Q, – Inkursionet Osmane në trevat shqiptare deri më 1402, Kërçovë, 2002. Dibra dhe etnokultura e saj, (simpozium shkencor 19-21 nëntor 1993), Dibër 1995. Drançolli, F, – Kulla Shqiptare, Prishtinë, 2001. Drançolli, F, – Hamami i Haxhi Beut në Pejë, Pejë, 1997. Drançolli, F, – Çarshi bajrakli në Pejë (punim shkencor), Prishtinë, 2001. Drançolli, J, – Fillet e ndikimit Osman në viset e banuara me Shqiptarë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, Gjurmime Albanologjike, (seperat e shkencave historike), Prishtinë, 1988. Drita Statovci, – Zhvillimi Historik i Zejtarisë dhe rëndësia e saj bashkëkohore, Prishtinë, 1982. Elezoviç, G. – Turski spomenici, kn. isv, 1, Beograd, 1940. Fjalori enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 1985. Gombrich, H. E. – Historia e Artit, Tiranë, 1998. Goff, Le, J, – Qytetrimi i perendimit mesjetar, Tiranë, 1998.

124


Guxholli, E, – Mjeshter të Pikturës, Tiranë, 1978. Hamer, J, – Osmansko Carstvo, Zagreb, 1980. Haki, E, – Ayverdi, Avropa da osmanli mimori eserbi ygoslavija, Istanbull, 1981. Hudhri, F, – Shqipëria dhe Shqiptarët, në veprat e piktorëve të huaj, Tiranë, 1987. Hukiç, A, – Islam i muslimani u Bosni i Hercegovini, Sarajevo, 1977. Historia e popullit Shqiptarë, I, Prishtinë, 1979. Historia e popullit Shqiptarë, II, Prishtinë, 1979. Istorija srednjeg vjeka, I, Beograd, 1950. Istorija Srbskog naroda, tom II, Beograd, 1994. Istorija na Makedonskiot narod, Skopje, 1969. Inalxhik, H, – Osmansko Carstvo, klasiçno doba, 1300-1600, Beograd, 1974. Inalxhik, H, – Perandoria Osmane, Shkup, 1995. Izet, M, – Tarikati Bektashijan, Tetovë, 2001. Jackues, E, – Shqiptarët, Tiranë, 1998. Jellovich, B, – Historia e Ballkanit, Tiranë, 1999. Jovan, P, Zhivko, S, – ”Tetovo”(monografia), Skopje, 1969. Kaleshi, H, – Najstariji vakufski dokumenti u Jugosllaviji na Arapskom jeziku, Prishtinë, 1972. Kaso, Sh, – Monumentet Islame në muftininë e Gostivarit, Gostivarë, 2002. Lewis, B, – Svijet Islama, Beograd, 1979. Liliç, V, – Severozapadna Makedonia vo docna antika i sredni vek, Pollog, Kiçevijata, Poreçje, Makedonsko nasledstvo. Spisanie za arkieologija i istoria, Istoria na umetnost i etnologia, Skopje, 1996. Hamdija Kreshevljakoviç, – Esnafi i Obrti u starom Sarajevu, Sarajevo, 1958. Hamdi Mediu, Pollogu thesar i kulturës Shqiptare, Tetovë, 2009. Markoviç, J, – Regionalna geografia, S. F. R. J. , Beograd, 1980. Metodia, S, – Osvrt na vakafite i vakafskite imoti vo Tetovskata nahija vo XV, XVI, vek, Skopje, 1976. Milutin, R, – Pregled istorie umetnosti, 2, Sarajevo, 1961. Muharemi, H, – Historia e artit, Prishtinë, 1998. Muzaku, Th, Xoze, K, Humeti, K, – Historia e mesjetës, vëll. I, Tiranë, 1971.

125


Najdenovski, K, – Tetovo vo minato, kako kulturna-prosveten i stopanski centar vo Pollog, Tetovo, 1964. Osi, M, – Prizreni qytet i lashtë, Muze me thesar të pasur kulturor, Prizren, 2001. Ostrogorski, G, – Historia e Perandorisë Bizantine, Tiranë, 1997. Papazoglu, F, – Makedonski gradovi u rimsko doba, Skopje, 1957. Pavlovski, J, Stefanovski, Zh, – Tetovo, (monografija), Tetovo, 1969. Pavle Mitrevski, – Zanaetçinstvoto vo Ohridsko-Strushkiot region, Skopje, 1983. Petar, M, – Putovanje po Ballkanskom poluotokuXVI vjeku, knj. CXXIV, Zagreb, 1895. Petroviç, Z, – Manastiri svete gore, Nish, 1992. Penov, B, – Srednovekovna Makedonija, tom III, Skopje, 1985. Prifti, V, – Teknikat e gravurës artistike, Tiranë, 1993. Religije Sijeta, enciklopediski priruçnik, Zagreb, 1987. Riza, E, – Qyteti dhe banesa Shqiptare e mesjetës së vonë, Tiranë, 1991. Rufati, R, – Mirë se erdhët në Tetovë, Tetovë, 1999. Selicev, A, – Pollog i ego Bollgarsko naselenie, Sofia, 1929. Stojanov, P, – Makedonia vo vremeto na Ballkanskite i prvata svetska vojna, Skopje, 1969. Stojanovski, A, – Makedonia vo Tursko srednovekovije(od krajot na XIV, poçetokot na XVIII vek), Skopje, 1989. Stojanovski, A, – Nekolku novi podatoci za gradot Tetovo od XV, XVI vek, Istoria, III, Skopje, 1967. Stefanovski Zh, Eftovski, G, – Tetovo i Okolinata, Tetovo, 1980. Svetozar, B, – Tetovski Spomenar, (1919-1941), Tetovo, 1999. Shehapi, B, – Plagët e pavdekshmërisë, Shkup, 2002. Tetovo i Tetovsko niz istorijata, Tetovo, 1982. Tomiç, S, – Skopje, Tetovo, Gostivar, Mavrovo, Galiçnik, ”bratsvo”17, Beograd, 1923. Tumori, A, B, – Historia Bektashijane, Tiranë, 1929. Thëngjili, P, – Historia e perandoris Osmane, Tiranë, 1997. Thomo, P, – Banesa fshatare e Shqipëris veriore, Tiranë, 1981. Valter Shtylla, – Rrugët dhe urat e vjetra në Shqipëri, Tiranë, 1997. Vasiljeviç, H, J, – Prosvetne i politiçke prilike u juzhnim srbske oblastima u XIX vjeku, Skopje, 1928. Vasiljeviç, H, J, – Po Tetovskoj oblasti, Beograd, 1938.

126


Vishku, A, – Harabati Teqe e Tetovës dhe veprimtaria në të në periudhën e kaluar, Tetovë, 1997. Zef, Sh, Don, – Islamizimi i Shqiptarëve gjatë shekujve, Prizren, 2000. Zeqirja Idrizi, – Treva e Pollogut në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare (1899-1913), Tetovë, 2007. Zija Shkodra, Qyteti Shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Tiranë, 1984. Zija Shkodra, Esnafët shqiptarë (XV-XX), Tiranë, 1973. Zija Shkodra, Problemi i kallfës në sistemin e esnafëve shqiptarë, Buletini nr. 1, Tiranë, 1963. REVISTAT Etnografia Shqiptare, nr. 13, Tiranë, 1983. Glasnik, – Pregled izvjeshtaja o radu stareshinstva islamske zajednice u S. R. Makedonii, Sarajevo, 1982. Glasnik– Islamske kulture u Makedoniji, Sarajevo, 1990. Glasnik– Prisutnost islamske kulture u Makedoniji, Sarajevo, 1991. Studime historike, (1-2). viti LII(XXXV), Tiranë, 1998. Studime historike, (1-4), viti XLVIII(XXXXI), Tiranë, 1997. Etnografia Shqiptare, nr. 11, Tiranë, 1981. Etnografia Shqiptare, nr. 13, Tiranë, 1983. Etnografia Shqiptare, nr, 16, Tiranë, 1989. Dituria islame, nr. 34. Prishtinë, 1970. Glasnik na INI, XXI/1. Skopje, 1974. Drita, revist fetare dhe kulturore, organ izyrës ipeshkvare, Ferizaj, nr. 7, 1991. Lëvizja isalme, nr, 1. dhjetorë, Gostivar, 2001. GAZETAT Hëna e re, Shkup, 1993. El-Hilal, Saat dzhamija vo tetovo, Shkup, shtatorë, 1987. Shqipëria, Bukuresht, 1897. Drita, Sofje, 1905. Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1968.

127


PËRMBAJTJA Reçensë monografisë me titull: “Zhvillimi i zejtarisë në Tetovë dhe rrethinë” të autorit Dr. sc. Hamdi Mediu ...........................................3

Zejtaria, forca e krijimtarisë kulturore ..........................................5 Parathënie .....................................................................................7 Zejtaria ndërtimore .....................................................................36 Zejtaria e drugdhendjes ..............................................................40 Zejtaria e armëtarve....................................................................44 Zejtarët sërmaxhinjë ...................................................................46 Zejtaria e qyrkçive dhe gëzoftarëve ............................................50 Zejtaria e terzive..........................................................................52 Zanatet shtëpiake të punës së dorës...........................................57 Zejtaria e jorganxhinjve...............................................................62 Zejtaria e kazanxhinjve................................................................63 Zejtaria e vorbëtarisë ..................................................................70 Zejtaria e mullinxhinjve ...............................................................79 Zejtaria e furrëtarve (bukëpjeksit) ..............................................81 Zejtarët e kujunxhinjve dhe argjendarisë....................................82 Zejtaria e orëndreqësve ..............................................................89 Zanati i demirxhinjve ...................................................................92 Saraçë-qiraxhillëku dhe transporti ..............................................98 Zejtaria e nallexhinjve ...............................................................105 Zanati i nallbanëve ....................................................................109 Zejtaria e papuçarëve dhe këpuctarëve ....................................113 Zejtaria e berberëve ..................................................................116 Përfundim..................................................................................120 Literatura...................................................................................124

128



ISBN


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.