02arlind farizi

Page 1

Izmit Durmishi - Arlind Farizi

PRAKTIKUMI I GJUHËS SHQIPE

Tetovë, 2013 1


Redaktor: Doc.dr Berton Sulejmani

Recenzentë: Prof.dr Asllan Hamiti Doc.dr Zarije Nuredini

Dizajni: Gjylere Dauti

© Materiali në këtë botim është i mbrojtur me të Drejtat e Autorit.Kopjimi dhe ose transmetimi i plotë ose i pjesshëm i këtij botimi mund të përbëjnë shkelje të ligjeve në fuqi.

2


PARATHËNIE Libri Praktikumi i gjuhës shqipe synon të jetë një literaturë modeste për të gjithë studentët e fakulteteve dhe programeve studimore në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Një libër i tillë është i domosdoshëm e për pedagogëtpor edhe për administratën universitare e cila ka probleme për sa i përket të shkruarit saktë të gjuhës shqipe. Gjykojmë se gjuha shqipe duhet të mësohet mirë dhe së fundmi edhe në fakultet, kryesisht pjesa e drejtshkrimit. Të mësohet mirë ajo që quhet praktikum i gjuhës shqipe. Ne si bashkautor synojmë ti orientojmë studentët dhe lexuesit e këtij libri se si duhet përmirësuar gabimet drejtëshkrimore. Drejtshkrimi i i gjuhës shqipe është shprehje e kristalizimit të normës standarte në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore. Ai pasqyron gjendjen e sotme dhe prirjet e përgjithshme të zhvillimit të gjuhës sonë standarte, e cila mbështetet gjerësisht në gjuhën e folur të popullit. Duke ngritur në një shkallë më të lartë traditën e shkrimit të shqipes, drejtshkrimi i sotëm synon njësimin e mëtejshëm të normës së gjuhës standarte mbi bazën e trajtave të përbashkëta që janë përvetësuar e përvetësohen prej saj. Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe kurorëzon një etapë të gjatë përpjekjesh për formimin e një gjuhe standarte të vetme e të përbashkët për gjithë popullin shqiptar dhe çel rrugën për ta përmirësuar më tej normën drejtshkrimore të kësaj gjuhe në pajtim me zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës e të kulturës sonë kombëtare. Studentëve dhe gjithë lexuesve të këtij libri i urojmë lexim të këndshëm dhe përdorim efikas në tejkalimin e problemeve drejtshkrimore. Me mirëkuptim Doc. Dr Izmit Durmishi Mr Arlind Farizi

3


4


HISTORIKU I GJUHËS SHQIPE Gjuha shqipe është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV. Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe është ai që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. Është një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe: “Unte paghesont premenit Atit et birit et spërtit senit”, e cila gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut. Ai, gjatë një vizite në Mat, vuri re çrregullime rrafshin e ushtrimit të fesë dhe, me këtë rast, la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, që mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijët e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut. “Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën “Laurentiana” të Milano-s nga historiani i njohur rumun, Nikolla Jorga, dhe është botuar prej tij më 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”. Më pas, botimin filologjik të këtij dokumenti, të shoqëruar me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez, Mario Rognës, në “Recherches sur les anciens textes albanais” (Paris, 1932). Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është “Fjalorthi” i Arnold von Harf-it, i vitit 1496. Ai, në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në “vendet e shenjta”. Gjatë këtij udhëtimi, kaloi edhe nëpër vendin tonë, duke ndaluar në Ulqin, në Durrës e në Sazan dhe, për nëvoja praktike të rrugëtimit, shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri në 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin në gjermanisht. Për herë të parë, ky “Fjalorth” u botua në Këln, më 1860. Është edhe një tekst tjetër i shkruar në gjuhën shqipe, i cili i përket fundit të shekullit XV ose fillimit të shekullit XV dhe gjendet brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në 5


Bibliotekën “Ambrosiana” të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga “Ungjilli i Shën Mateut”, etj. Ai është shkruar me alfabetin grek dhe në dialektin e jugut. Ky tekst i shqipes së shkruar , njihet me emrin “Ungjilli i Pashkëve”. Megjithëse këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, ato paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe. Kështu, që në krye të herës, shqipja dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e veriut (gegërisht) dhe në dialektin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e kulturës latinë dhe të kulturës greko-bizantinë. Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Nga ky libër, na ka arritur vetëm një kopje, që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut është përkthimi në shqip i pjesëve kryesore të liturgjisë katolike. Ai përmban meshat e të kremteve kryesore të vitit, komente të librit të lutjeve, copa nga “Ungjilli” dhe pjesë të ritualit dhe të katekizmit, pra, pjesët që i duheshin meshtarit në ushtrimin e përditshëm të shërbimeve fetare. Duket qartë se kemi të bëjmë me një përpjekje të këtij autori për të futur gjuhën shqipe në këto shërbime. Po ashtu, edhe për gjuhën shqipe, ashtu si për mjaft gjuhë të tjera, përiudha letrare fillon me përkthime tekstesh fetare. Me gjithë luhatjet e shumta të formave të fjalëve e të shkrimit të tyre, në libër gjallon një frymëzim letrar, një aftësi e çuditshme shprehëse dhe një ritëm i brendshëm që e bën Eqerem Çabejn të përfundojë se ky autor “jo vetëm nga pikëpamja e kohës, po përgjithësisht dhe e nivelit, zë kryet e vendit në literaturën shqiptare të vjetrën; në fushën e prozës poetike edhe për më vonë është vështirë t’i vihet ndonjë tjetër përkrah”. “Mesharin” e Gjon Buzukut e zbuloi një klerik shqiptar nga Gjakova, i cili, duke u ndodhur në Romë më 1740, pa me habi të madhe këtë libër në bibliotekën e kolegjit të Propagandës së Fesë (“Propaganda Fide”), ku kishte studiuar vetë më parë. I ngazëllyer nga ky zbulim, ai kopjoi pasthënien e librit dhe një pjesë tjetër të shkurtër e ia dërgoi Imzot Gjergj 6


Guxetës, themeluesit të Seminarit shqiptar të Palermos, i cilësuar si “prototip i fisnikërisë së shpirtit e i burrërisë e i bujarisë së kombit shqiptar”. Kleriku gjakovar e përshkruan librin si “Meshar” fort i lashtë shqip krejt i grisur prej vjetërsie". Nga fundi i shekullit XVIII, libri kaloi në koleksionin e librave orientalë të kardinalit Stefan Borxha e së këtejmi në Bibliotekën e Vatikanit, ku u rizbulua më 1909. Nxitës i këtij zbulimi që Pal Skiroi, peshkopi i arbëreshëve të Siçilisë (1866-1941), i cili kishte në bibliotekën e Seminarit të Palermos pikërisht ato dy fletë të kopjuara nga Gjon Kazazi. Pal Skiroi është edhe studiuesi i parë i “Mesharit” të Buzukut. Më 1929, atë Justin Rrota, atëherë profesor i gjuhës shqipe dhe i gjuhëve klasike në Gjimnazin e Shkodrës, u dërgua në Romë për të nxjerrë kopje fotografike të librit dhe për t’i sjellë në Shqipëri. Më 1968, libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shënime kritike dhe me një studim të gjerë hyrës nga gjuhëtari i shquar, Eqrem Çabej. “Meshari” i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore me alfabet latin, të plotësuar me disa shkronja të veçanta. Libri ka fjalor të pasur dhe ortografi e forma gramatikore përgjithësisht të qëndrueshme, gjë që dëshmon për gjallimin e një tradite të mëparshme shkrimore të gjuhës shqipe. Eqrem Çabej ka nxjerrë përfundimin se gjuha e kësaj vepre “nuk është një arë fare e papunuar”. “Duke e shkruar me një vështrim më objektiv këtë tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhshme që e përshkon fund e majë atë dhe nga mënyra, me gjithë lëkundjet e shpeshta, mjaft konsekuente e shkrimit, arrin të bindet njëriu, se në Shqipëri ka qënë formuar që më parë, së paku që në mesjetën e vonë, një traditë letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezë, sipas autorit, gjen mbështetje edhe në gjendjen kulturore të Shqipërisë mesjetare: “shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohë nuk ka qënë ndryshe nga ajo e vendeve përreth, sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut”. Për një traditë të shkrimit të shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dëshmi të tjera të tërthorta. Është pohuar qënia e një tradite letrare në gjuhën shqipe të paktën që nga fundi i shekullit XIII, ose gjithsesi para pushtimit osman. 7


Guillaume Adame-i, një klerik frëng, që shërbeu si kryepeshkop i Tivarit më 1324-1341, autor i një parashtrese “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam” (“Udhëzim për të bërë udhëtimin për në Tokën e Shenjtë”), shkruar latinisht më 1332 në Tivar, pohon se: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja, prapëseprapë ata kanë në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latinë (literam latinam)”. Ky pohim është marrë sikur Guillaume Adame-i ka dashur të thotë se shqiptarët e shkruajnë gjuhën e tyre me shkronja latinë. Me një analizë të imtë filologjike, Selman Riza arrin në përfundimin se shprehja e mësipërme “shkronjën latinë” (“litteram latinam”), mund të shënojë jo vetëm shkronjat e alfabetit, po edhe vetë gjuhën e shkruar të popullit përkatës, do me thënë, Guillaume Adame-i ka dashur të thotë që shqiptarët, duke pasur një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, përdorin latinishten si gjuhë shkrimi. Si dëshmi e shkrimit të gjuhës shqipe para Buzukut është sjellë edhe një pohim i Marin Barletit në veprën e tij “De obsi dionë scodrensi” (“Mbi rrethimin e Shkodrës”), botuar në Venëdik, më 1504, që bën fjalë për disa anale të shkruara në “vernacula lingua”, domethënë, në gjuhën e vendit, sipas të cilave njëfarë Roza me motrën e vet Fa kanë qënë themeluesit e parë të Shkodrës. Këto dëshmi të Guillaume Adame-it dhe të Marin Barletit përputhen me të dhënat historike për këtë përiudhë, të cilat flasin për një nivel ekonomik e kulturor të zhvilluar të viseve shqiptare në shekullin XIV dhe në fillim të shekullit XV. Në atë përiudhë, në veri dhe në jug të Shqipërisë, lulëzuan ekonomikisht Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, të cilat u bënë qëndra të rëndësishme tregtare, zejtare dhe kulturore. Megjithëse dëshmi të tilla e bëjnë të besueshme ekzistencën e një tradite më të hershme shkrimore të shqipes, derisa kërkimet të mos kenë nxjerre në dritë ndonjë libër tjetër, “Meshari” i Gjon Buzukut do të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare. Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te arbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, 8


pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrenga, “E mbesuame e krishterë….”, që u botua më 1592. Është një libër i vogël me 28 faqe, përkthim i një katekizmi, i shkruar në dialektin e jugut, me alfabet latin, plotësuar me disa germa të veçanta për të paraqitur ata tinguj të shqipes, që nuk i ka latinishtja. Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, si rrjedhojë e punës së një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani etj., të cilët nuk bënë vetëm përkthime, por shkruan edhe vepra të mirëfillta. Kështu, Frang Bardhi, më 1635, hartoi të parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me të cilin zë fill shkenca gjuhësore shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, ruajtja, mbrojtja, pastrimi, lëvrimi dhe pasurimi i gjuhës shqipe hynë në një etapë të re zhvillimi. Gjatë kësaj përiudhe, u bënë përpjekje të vetëdijshme dhe të pareshtura për të ndërtuar një gjuhë letrare kombëtare, njësimi i së cilës u arrit në shekullin XX. Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior, në anën e majtë të tij, dialekti jugor. Dallimet midis dialekteve të gjuhës shqipes nuk janë të mëdha dhe, kësisoj, përdoruesit e tyre kuptohen pa vështirësi me njëri-tjetrin. Megjithatë, gjallojnë disa ndryshime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët janë: Dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (për shembull, grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (për shembull, vatër ~ votër); a-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (për shembull, nanë ~ nënë). Po ashtu, dialekti i jugut ka dukurinë e rotacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (për shembull, ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e 9


bashkëtingëlloreve mb, nd, etj., ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar në m, n (për shembull, mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit “me punue”, kurse toskërishtja, në vend të saj, përdor lidhoren “të punoj”. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (për shembull, kapur ~ kapë), etj. Dialekti i jugut ka format e së ardhmes do të punoj dhe “kam për të punuar”, ndërsa dialekti i veriut, përveç formave të mësipërme, ka edhe formën “kam me punue”. Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar, si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qënë një proces i gjatë, i cili ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një përiudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare. Më 1824, Naum Veqilharxhi filloi punën për të krijuar alfabetin shqip dhe në vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Ky autor ishte i pari që shprehu qëllimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare përmes traktatit të tij, parathënies së “Evetar”-it, dhe shumë shkrimeve të tjera. Në programin e Rilindjes Kombëtare, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, pasurimi dhe pastrimin i saj nga fjalët e huaja dhe të panëvojshme, zinin një vend qëndror. Gjatë kësaj përiudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore. Kështu, për shembull, më 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, e cila i dha shtysa të reja kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u hodh hapi i parë për hartimin e fjalorit kombëtar të gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.1 Gjatë përiudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Problemi i parë që duhej zgjidhur ishte njësimi i alfabetit, ngaqë deri atëherë, gjuha shqipe ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab 1

10

Rami Memushaj, Shqipja standarde, Toena, 2004, f.19


dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e kreu Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Republikën e Maqedonisë. Në këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotësuar me këta nëntë dygermësha: dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh, dhe me dy shkronjat me shenja diakritike: ç, ë. Ky është alfabeti që ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lirë edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ia lëshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra, alfabetit të sotëm. Një arritje tjetër në procesin e njësimit të gjuhës letrare shqipe lidhet me “Komisionin letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër, më 1916. Komisioni vuri si detyrë kryesore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Duke synuar dhënien e ndihmës në drejtim të formimit të një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, ai vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë mes toskërishtes dhe gegërishtes, dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar. Vendimet e “Komisionit letrar shqip” për gjuhën letrare dhe për drejtshkrimin e saj u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës të vitit 1920 dhe vazhduan të zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.2 Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njësimin e gjuhës letrare kombëtare dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisionë të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 dhe 1956. U organizuan edhe dy konferenca shkencore më 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.3 Me 1967, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë botoi projektin e ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”, i cili filloi të zbatohet në të gjithë hapësirën shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Ndërkohë, përpjekje për njësimin e gjuhës letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove. Kështu, më 2 3

J. Gjinari, Xh. Shkurtaj, Dialektologjia, shblu, Tiranë, 2003, f.79 Po aty.

11


1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi “një komb – një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, sapo të miratohej dhe të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qënë me rëndësi të jashtëzakonshme për njësimin e gjuhës letrare kombëtare shqipe. Projekti “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pasi iu nënshtrua diskutimit në publik, u paraqit për shqyrtim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, që u mbajt në Tiranë, më 1972, dhe ka hyrë në historinë e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare. Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, ku morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e bërë deri atëherë për njësimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”. Gjuha letrare kombëtare e njësuar mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut. Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarde, siç janë “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973); “Fjalori i gjuhës së sotme letrare” (1980); “Fjalori i shqipes së sotme” (1984); “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976); “Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I, Morfologjia” (1995); “Gramatika e gjuhës së sotme shqipe II, Sintaksa” (1997). Nga pikëpamja strukturore, shqipja paraqitet si gjuhë sintetiko-analitike, me mbizotërim të veçorive sintetike dhe me prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e veçorive të saj fonetike dhe gramatikore janë trashëguar nga përiudha e lashtë indoevropianë, kurse pjesa tjetër janë zhvillime te mëvonshme. Gjuha shqipe ka sistemin e vet fonologjik me shtatë fonema zanore dhe me 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin, të caktuar në Kongresin e Manastirit, më 1908, që ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta: a, b, 12


c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z; 9 janë dygermësha: dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh; dhe 2 janë germa diakritike: ë, ç. Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjatë fleksionit. Në shumicën e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.4 Gjuha shqipe ka sistem të pasur formash gramatikore; ka sistem lakimi binar dhe ruan format rasore zanafillore; ka sistem me tri gjini. Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe, rrjedhimisht, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur; ka nyje të përparme tek emrat në rasën gjinore, te mbiemrat e nyjshëm dhe te emrat asnjanës. Përveç fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njëh edhe fleksionin e brendshëm, për shembull, “dash” ~ “desh”, “marr” ~ “merr” etj.; ka dy tipa strukturorë mbiemrash të ngjashëm, për shembull, “i madh”, “i ndershëm” etj., dhe të panyjshëm, për shembull, “trim”, “besnik” etj. Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal, për shembull, “dhjetë”, “tridhjetë”, “pesëdhjetë” etj., por ruan edhe sistemin vigezimal, për shembull, “njëzet”, “dyzet”; numërorët e përberë nga 11-19 formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetshet, për shembull, “njëmbëdhjetë”, “dymbëdhjetë” etj. Sistemi foljor është tejet i larmishëm. Gjuha shqipe ka sistem të pasur formash mënyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë trashëguara nga një përiudhë e hershme, kurse pjesa tjetër mbetet fryt i evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë mënyra: dëftoren, lidhoren, kushtoren, habitoren, dëshiroren, urdhëroren, si dhe tri forma të pashtjelluara: pjesoren, paskajoren dhe përcjelloren. Koha e ardhme ndërtohet në mënyrë analitike, me dy forma: (a) me do (forma e foljes “dua”) + lidhore (“të punoj”); dhe (b) me foljen ndihmëse kam + paskajore.5 Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshëm është rendi: kryefjalë + kallëzues + kundrinor. Leksiku i gjuhës shqipe përbëhet nga disa shtresa. Një shtresë të veçantë përbëjnë fjalët me burim vendas, të 4 5

Sh.Demiraj, Fonëtika dhe fonologjia, SHBLU, Tiranë, 2002, f.51 Grupa autorësh, Gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe (Morfologjia), ETMMSH, Prishtinë, 1989, f.54

13


trashëguara nga një përiudhë e lashtë indoevropianë, për shembull, “ditë”, “natë”, “dimër”, “motër” etj., ose të formuara më vonë, me mjete të shqipes, për shembull, “ditor”, “dimëror”, “i përnatshëm”, etj.6 Një shtresë tjetër përbëjnë huazimet nga gjuhë të tjera për shkak të kontakteve të ndryshme të popullit shqiptar me popuj të tjerë në rrjedhën e kohës. Fjalët e huazuara kanë hyrë nga greqishtja, greqishtja e vjetër dhe re, nga latinishtja dhe gjuhët romanë, nga sllavishtja dhe nga turqishtja, kurse sot më së shumti nga anglishtja, që po shfaqen si dukuri shqetësuese, të cilën do ta trajtojmë në krerët vijues. Megjithatë, duhet theksuar se gjuha shqipe, pavarësisht nga huazimet e shumta, deri tani e ka ruajtur tjetërsinë e vet, si gjuhë e veçantë indoevropianë.

6

J. Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, SHBLU, Tiranë, 2002, f.32

14


RËNDËSIA E TERMINOLOGJISË GJUHËSORE Ligjërta mbështetet në shtjellimin e dy tezave kryesore: e para, që politika gjuhësore e çdo shteti sendërtohet në radhë të parë e mbi të gjitha në mësimin e organizuar dhe të detyrueshëm të gjuhës amtare në të gjitha ciklet e arsimit parauniversitar; e dyta, që arritjet më të shënuara dhe të kodifikuara të shkencës gjuhësore shqiptare të jenë baza shkencore e gjithë dijeve të njësuara që duhet të marrin nxënësit shqiptarë që nga abetarja deri në maturën shtetërore, në përshtatje me moshën, sipas kritereve pedagogjike të studiuara mirë e mirë dhe stadardeve shtetërorë.7 Siç dihet, gjuha shqipe, si lëndë më vete dhe e detyruar, mësohet nga klasa II deri në klasën IX të ciklit të lartë të arsimit bazë. Mendojmë se sot është kapërcyer ajo gjendje e teksteve dhe metodave kur mësimi i shqipes ishte kryesisht abstrakt, ngaqë më tepër i mëshohej analizës formale të mjeteve të shprehjes, duke mbivlerësuar kërkesat që nxënësit të mësonin përmendësh kategoritë gramatikore. Me tekstet e rinj të gjuhës shqipe, që po zbatohen, ka një pamje tjetër. Aty ndërthuren dy parime të rëndësishme: aspekti funksional i gjuhës dhe dhënia e njohurive në mënyrë të shkallëshkallshme sipas një sistemi bashkëqendror, duke gërshetuar natyrshëm analizën funksionale me analizën gramatikore, çka ndikon drejtpërdrejt që njohuritë gjuhësore të përvetësohen në mënyrë të ndërgjegjshme e të qëndrueshme, kur nxënësit vihen në situata të ndryshme ligjërimore që lidhen me jetën e tyre, me ngjarje që i kanë përjetuar, duke i shkathtësuar të flasin e të shkruajnë lirshëm e me fjalorin e duhur. Shumë çështje gramatikore e drejtshkrimore mësohen në rrugë praktike e tërheqëse, që nguliten më lehtë në mendjet e fëmijëve, edhe pa u thënë se po mësojnë gramatikë e drejtshkrim. 7

Pjesë e shkëputur nga kumtesa e Ali Jasharit me titull: Terminologjia gjuhësore në tekstet shkollore, botuar në përmbledhjen e kumtesave të Seminarit të IV ndërkombëtar të Albanologjisë në USHT, Tetovë, f.56

15


Porse studimi i gjuhës amtare edhe në shkollën e mesme është domosdoshmëri8 E para, sepse nxënësit që mbarojnë shkollën nëntëvjeçare nuk e kanë kulturën gjuhësore të mjaftueshme, çka është e domosdoshme për çdo qytetar. E dyta, sepse shumë koncepte e dukuri gjuhësore fëmijët nuk mund t’i rrokin në shkollën nëntëvjeçare, për shkak të moshës së njomë, të shkallës së zhvillimit intelektual etj. E treta, prirja e madhe e njerëzve për të mësuar gjuhë të huaja, duhet të mbështetet në një bazë të fortë njohurish për gjuhën shqipe. E katërta, mjedisi i sotëm gjuhësor publik shoqëror, familjar etj., në mjaft raste, çka do ta përmendim dhe më pas, nuk ndikojnë sa duhet për rritjen e kujdesit për gjuhën amtare, madje, siç dihet, ushtrojnë një trysni në dëm të gjuhës standarde shqipe dhe të përvetësimit të saj të frytshëm nga nxënësit. E pesta, në shume vende të zhvilluara të botës, gjuha amtare studiohet në disa nivele, deri në moshën e mesme shkollore e më tej dhe zë “bashin” e vendit në programet shkollorë. Edhe në shkollat e mesme prej kohësh është vendosur edhe lënda e gjuhës shqipe, e cila zhvillohet krahas asaj të letërsisë. Madje, programet dhe tekstet titullohen “Gjuha shqipe dhe letërsia”, apo “Letërsia dhe gjuha shqipe” që, pavarësisht se si bashkërenditen, kanë si ide bosht ndërthurjen e gjuhës shqipe me letërsinë, pra mësimi i mjeteve dhe i dukurive gjuhësore në funksion të letërsisë. Një qëllim të tillë e gjen shpesh të sqaruar në hyrje të këtyre teksteve, si “integrimi i letërsisë me morfosintaksën; integrimi letërsi-kulturë gjuhësore” etj. Në këto tekste rroken mjaft njohuri nga fusha të ndryshme të gjuhësisë, të ndara në rubrika të veçanta, si: “Kulturë gjuhe”, “Drejtshkrim”, “Morfosintaksë” etj. 8

Në vitet ’80 gjuha shqipe u fut si lëndë e veçantë në tre vite të shkollës së mesme të të gjitha llojeve. Por kjo nuk vazhdoi gjatë. Në “vazhdën” e eksperimenteve që bëheshin aso kohe me shkollën, shqipja nuk “i ngrysi” as pesë vjet në këtë nivel të shkollës. Atëhere, si i thonë fjalës, bashkë me ujin e ndotur të banjës, u hodh edhe foshnja (u gjet si shkak niveli i dobët i teksteve për ta hequr si lëndë gjuhën shqipe), megjithëse në arsimin e mesëm studiohen lloj-lloj lëndësh, deri edhe “Dituri makinash” etj., dhe nuk mësohej gjuha amtare!

16


Nga vëzhgimet që kemi bërë deri tani del se përveç arritjeve të mira dhe gjurmëlënëse në formimin gjuhësor të nxënësve, ka edhe probleme të karakterit shkencor e metodik, siç janë, ndër të tjera, shkalla e lartë e vështirësisë së koncepteve gjuhësore që jepen, mbingarkesa të shumta për moshën e nxënësve, pasaktësi të karakterit shkencor etj. Pyetja e parë dhe më kryesore që shtrohet në këtë rast dhe që kërkon përgjigje të mençur dhe të rrahur mirë e mirë nga gjuhëtarët, metodistët dhe mbarë mësuesit e gjuhës dhe të letërsisë është se çfarë duhet të studiohet, cilat janë konceptet më të domosdoshme gjuhësore që duhet t’u jepen nxënësve në shkolla. Nga shqyrtimi që u kemi bërë disa teksteve shkollorë të arsimit parauniversitar dalin na pah disa probleme: Së pari, në programet dhe tekstet shkollorë ka një prirje për të dhënë sa më shumë njohuri teorike. Mbushullia e termave gjuhësorë është kaq e madhe, sa nxënësve u mbushet koka me gjëra të vështira, të përsëritura gjithandej, të pasqaruara si duhet për moshën e tyre, një dukuri kjo që buron nga fakti se njohuritë teorike janë marrë “en bloc” nga librat e nivelit akademik e universitar dhe janë futur në tekstet për nxënësit e shkollës nëntëvjeçare. Po sjell vetëm disa shembuj për ilustrim. Si mund ta rrokë nxënësi i klasës së gjashtë një përcaktim të tillë: “Forma e fjalës lidhet ngushtë me kuptimin e saj. Lidhja e formës dhe e kuptimit është konvencionale dhe pranohet me marrëveshje nga folësit e një gjuhe”(!)9; ose në një tekst për klasën e nëntë shkruhet: “Sot gjuha shqipe ka një sistem të plotë stilistik”10’; ose “Paraqit në diagramin e Venit të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet ligjërimit të shkujdesur dhe ligjërimit bisedor”! (klasa e tetë); ose “nëpërmjet gjuhës zbërthehen të gjitha sistemet e shenjave” (klasa e gjashtë) etj. Nuk e di çfarë do të mësojnë më shumë studentët e filologjisë në universitet kur nxënësve në klasën e tetë u jepen të gjitha ato që ka teksti i “Leksikologjisë” i prof. Jani Thomait për njësitë frazeologjike dhe veçoritë e tyre, për klasifikimin e njësive frazeologjike, deri edhe duke marrë fjalë për fjalë nga ky tekst përcaktime të tilla, si “njësitë frazeologjike nuk krijojnë 9 10

Gjuha shqipe 6, fq.189 Gjuha shqipe 9, fq. 283

17


gjedhe, ashtu siç krijojnë grupet e lira të fjalëve. Kështu sipas gjedhes kodra pas bregut nuk formohen njësi frazeologjike të tjera, kurse grupe të lira fjalësh mund të formohen disa: fshatra pas kodrës, male pas kodrave, lumenj pas pyllit, shtëpi pas rrugës etj.”11; ose ç’vlerë kanë për nxënësit e klasës së tetë kërkesa të tilla në ushtrime, si “pasi të lexoni etimologjinë e fjalëve të mësipërme, diskutoni për kulturën që duhet të ketë studiuesi i etimologjisë”(!) E njëjta dukuri vihet re edhe nga fusha e sintaksës, ku autorët e teksteve i futin nxënësit në një labirint, nga i cili nuk dalin dot edhe mësuesit që i shpjegojnë këto njohuri për nxënësit. Kështu, që nga klasa VII deri në klasën IX nuk lihet asgjëmangut për gjymtyrët e fjalisë dhe për fjalinë e përbërë, deri edhe në të gjitha llojet e ndajshtimeve që nxënësit nuk kanë si t’i marrin vesh e t’i mbajnë mend apo në llojet e marrëdhënieve rrethanore, kohore, shkakore, qëllimore, mënyrore, sasiore, krahasore etj., të cilat mbushin faqe të tëra të teksteve të këtyre klasave, si dhe skemat “e famshme” për fjalitë me më shumë se dy pjesë, që as ata që i kanë bërë nuk i shkoqitin dot, pale që nxënësit duhet të ndërtojnë fjali sipas këtyre skemave. Sa për konkretizim, vetëm në një tekst të klasës së nëntë nxënësit duhet të mësojnë rreth 18 skema të tilla. Së dyti, mjaft terma nuk jepen sipas terminologjisë shkencore tashmë të njësuar, por ka përcaktime të llojllojshme, a thua se autorët e këtyre teksteve janë termakrijues. Një dukuri e tillë ndikon për keq në formimin gjuhësor të fëmijëve dhe i çorodit ata nga klasa në klasë. Edhe këtu do të mjaftohemi vetëm në disa shembuj, si: grup emëror, grup foljor, grup i kryefjalës, rrethana e kohës, rrethana e mënyrë, e shkakut; mbiemra cilësorë dhe marrëdhëniorë, shprehje frazeologjike, sënduku i fjalëve etj. Së treti, në shpjegimin e mjaft termave ka subjektivizëm dhe pasaktësi shkencore. Për shembull, për njësitë frazeologjike thuhet “ato kanë kuptim kur përdoren së bashku dhe mund të zëvendësohen me një fjalë të vetme”; për sinonimet thuhet “kanë formë të ndryshme, por kuptim të 11

18

Gjuha shqipe 8, fq. 225


njëjtë”; tema e fjalës përcaktohet si “pjesa e fjalës që mbetet pasi heqim mbaresën. Ajo mbart kuptimin e fjalës”, ndërsa rrënja e fjalës përcaktohet si “pjesë e fjalës që nuk ndryshon dhe që mbart kuptimin fillestar”; ose “mbiemri tregon cilësinë e emrit”; ose “çdo grup fjalësh, sipas kuptimit dhe veçorive gramatikore, quhet klasë e fjalëve” etj. Termi më i shpeshpërdorur “kulturë gjuhe” a “kulturë gjuhësore”, haset pothuajse në të gjithë tekstet shkollorë. Siç dihet, ky term lidhet me shkollën gjuhësore të Pragës, e cila synonte ta bënte gjuhën sa më funksionale, të përshtatshme dhe komunikative. Nën termin “kulturë gjuhe” nxënësve u jepen njohuri të tilla, si: zhvillimi i gjuhësisë shqiptare, figura të shquara të gjuhësisë shqiptare, standardi i gjuhës shqipe, shtresa e re e huazimeve, atlasi dialektologjik, fjalë të rralla dialektore, toponimia e gjuhës shqipe, ligjërimet në gjuhën shqipe, stilet e gjuhës, historia e shqipes së shkruar, ndërsa në një tekst të shkollës së mesme, nën këtë term jepen njohuri të tilla, si: gjuha në një vepër komike, poezia lirike dhe proza poetike, gjuha e letërsisë artistike, eseja dhe shkrimet kritike letrare, mjeshtëria e vjershërimit, rrëfimi letrar dhe gjuha e gjallë, dialektet dhe gjuha e letërsisë artistike etj. Pavarësisht nga këto, mendojmë se koncepti i kulturës së gjuhës12 në shkollë duhet parë edhe më gjerë në realitetin e sotëm të gjendjes së shqipes, ku prej kohësh në shtypin shqiptar është ngritur zëri për “shprishjen”e gjuhës shqipe, ku diskutohen dy anë të saj: gjuha letrare (standarde) shqipe dhe zhbërja e saj. Për të parën mendoj se dysia dialektore nuk duhet të çojë në dysinë e gjuhës letrare, njësimi i së cilës nuk u arrit aq lehtë. Kryesorja është që shqiptarët të mërgojnë mendimet e mbrapshta për gjuhën tonë amtare dhe disa lëvrues të shqipes të mos lozin rolin e branarit në këtë çështje që ka të bëjë me vetë qenien e kombit shqiptar. Sot nuk ka pse të mos ecim në hullinë që çelën dhe rrahën rilindësit e më pas 12

Siç dihet, termi “kulturë gjuhe” a “kulturë gjuhësore” lidhet me shkollën gjuhësore të Pragës, e cila synonte ta bënte gjuhën sa më funksionale, të përshtatshme dhe komunikative. Kultura gjuhësore është një koncept më i gjerë se norma letrare dhe detyrat e kulturës së gjuhës lidhen me gjithë nënsistemet e gjuhës.

19


atdhetarë të tjerë. Gjuhën e sotme letrare e tumirën gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Guri i themelit që vuri Kongresi i Drejtshkrimit, nuk ka pse të marrë rrokullimën e të bjerë ndër gremina dasish gjuhe. Nënshkrimi i delegatëve të Kongresit, si Kadare, Poradeci, Spase, Agolli, Qose, Çabej, Demiraj, Myderrizi,Ferrarri etj., ishte nënshkrimi i të gjithë shqiptarëve. Problemi i shqipes në ditët e sotme është shumë serioz. Shoqëria jonë demokratike duhet të merakoset më shumë dhe të veprojë. Përndryshe, t’i varësh fatet e shqipes letrare në duart dhe mendjen e disa njerëzve, është pak. Për më tepër, mendimet ndjellakeqe për shqipen si gjuhë e njësuar janë shpërfaqur gjithandej në gazeta, radio e televizion. E, njerëz të tillë, në vend që “të rrëmbejnë” penat e mikrofonët e të përkryejnë gjuhën tonë, bëjnë të kundërtën. Mësuesit e shqipes dhe gjithë dashamirët e saj mund t’u thonë pa të keq:në qoftë se s’mund të tëharrin barin e keq në lëndinat e bukura të shqipes, më mirë le të rrinë buzë tyre e të kënaqen ne erën e luleve (!). Për çështjen e dytë, mendoj se gjendja e shqipes dhe kujdesi për të sot është për të vënë duart në kokë. Përçudnimi i shqipes bëhet përfaqe edhe është i pakundshoq në botë. Duke lexuar gjithçka të zezë mbi të bardhë, krijon përshtypjen se përdorimi i fjalëve të huaja të panevojshme, mospërdorimi i shenjave të pikësimit etj., janë bërë “modë”. Shkartisja e shqipes me fjalë të huaja është dukuria që bie më shumë në sy. Shqipen e përkeqin, në radhë të parë, njerëzit e penës. “Shfytyruesit” më të zellshëm janë redaktorët dhe gazetarët e televizionit, që edhe emrat e njerëzve i shkruajnë me shkronjë të vogël, si edhe ata të gazetave të llojllojshme, që ia kanë hequr shqipes shkronjën “ë”(aq sa ëndje shkruhet endje, apo mëshoj shkruhet meshoj) dhe në fund të rreshtit i ndajnë shkronjat e përbëra(kështu sh-ja shkruhet s-h,dh-ja shkruhet d-h etj). Nuk e teproj po të them se artikujt e mjaft gazetave duhet t’i përkthesh me ndihmën e fjalorëve dygjuhësh, si italisht-shqip apo anglisht-shqip. Me një fjalë, shprishjen e shqipes e bëjnë vetë shqiptarët, madje, mjaft syresh e mësojnë 20


shqipen përmes gjuhëve të huaja që studiojnë(!). Pyejten “Quo Vadis?” po e bëjnë gjithë atdhetarët dhe lëvruesit e shqipes. Përballë kësaj gjendjeje qëndrojnë shumica e studiuesve të shqipes në këtë sallë dhe gjithë mësuesit e pedagogët që e japin shqipen si disiplinë të veçantë në shkollë. Në këtë realitet të hidhur për shqipen “Kultura e Gjuhës” në shkolla nuk është thjesht një term gjuhësor, por një disiplinë qendrore me kredi paraprijëse për të gjitha disiplinat e tjera shkollore, që u jap fëmijëve shqiptarë dijet për gjuhën tonë të bukur, të lehtë dhe të mirë dhe jo kallëpekapitujt e shfytyruar nga librat akademikë të shkruar me aq mjeshtëri, në mënyrë që ajo të jetë një pajë e vyer për gjithë qytetarët e nesërm të shoqërisë sonë demokratike. Dhe kjo bëhet mirë kur çështjen e teksteve të shqipes për shkollat tona ta marrin në dorë ata që u dhimbset gjuha shqipe, duke i nxjerrë në ledh aradhën e atyre që deri sot bëjnë libra shkollorë për shqipen, si një mjet për pasurime vetjake. Duke u nisur nga një gjendje e tillë e teksteve të gjuhës shqipe dhe formimit gjuhësor të nxënësve, qysh prej një viti, së bashku me akad. Jani Thomain, po punojmë për hartimin e një fjalori gjuhësor për nxënësit, që shpresojmë se do të jetë një ndihmesë e mirë për qëllimin e madh që ka shkolla shqiptare. Nga vjelja dhe skedimi i materialit faktik nga përmbi 35 tekste të gjuhës shqipe, që janë përdorur dhe përdoren edhe sot në shkolla, del se fjalësi i këtij fjalori do të përmbajë rreth 1450 terma, që janë të brumit të shqipes dhe të huazuara. Përkufizimi i termave bëhet mbi bazën e shpjegimeve më të arrira të dhëna në tekstet shkollorë me referimet përkatëse, por fjalori jep dhe shpjegime të përshkallëzuara, në përshtatje me moshën e nxënësve, formimin e tyre kulturor. Për shembull, antonimet në tekstet alternative për klasën e pestë përkufizohen: “antonimet janë fjalë me kuptim të kundërt, p. sh. i madh-i vogël”; ose:“antonimet janëfjalë të ndryshme që kanë kuptim të kundërt. Zakonisht antonimet janë fjalë që tregojnë cilësi, p. sh. i mirë-i keq”. Në tre tekstet alternativë për nxënësit e klasave të shtata dalin këto përkufizime: “Fjalë të ndryshme me kuptim të kundërt janë antonime”; ose:“Antonimet janë 21


rrjedhojë e një mënyre të natyrshme të shprehuri, që karakterizohet nga kundërvënia e objekteve a dukurive të poleve të kundërta”; ose:“antonimet janë fjalë me kuptim të kundërt; ato janë rezultat i krahasimit dhe i kundërvënies së objekteve dhe dukurive të ndryshme gjatë të folurit” dhe më pas jepen llojet e antonimeve (të plota, të pjesshme), antonime leksikore dhe gramatikore, funksioni i tyre në letërsinë artistike dhe si mjete shpjegimi në fjalorë. Natyrisht, përkufizimi i koncepteve gjuhësorë në fjalor del edhe më i gjerë se në fjalorët shkencorë terminologjikë, pra, bëhet njëfarë “vulgarizimi”, por duke ruajtur thelbin shkencor të konceptit gjuhësor, sipas fjalorëve të ndryshëm terminologjikë dhe botimeve akademike e universitare. Qëllimi i fjalorit, në në këtë këndvështrim, është që çdo nxënës, pavarësisht nga mosha, nga shkalla e intelektit, nga niveli kulturor e shoqëror apo vendbanimi etj., “ta gjejë veten” aty, ta përvetësojë konceptin, ta kuptojë termin sipas mënyrës së vet. Kësaj ane do t’i shërbejë më shumë edhe konkretizimi i përkufizimit të çdo koncepti gjuhësor me shembuj të thjeshtë e të kapshëm për moshën e nxënësve. Rrethi i shembujve nga gjuha e folur dhe e shkruar do të jetë i tillë që të ndikojë fuqishëm në formimin gjuhësor të tyre për përdorimin praktik të gjuhës. Për çdo fjalë- term jepet sinonimi në gjuhë të tjera, apo për një koncept gjuhësor dalin në sistem të gjitha sinonimet e përdorura në tekstet shkollorë, si për shembull: fjalë bazë-temë fjalëformuese; çerdhja e fjalës-familja e fjalës etj.

22


SHQIPJA DHE PËRBOTËSIMI Gjuha, përveç si mjet kryesor i komunikimit dhe i marrëveshjes mes njerëzve, i formimit të identitetit të tyre, është dhe faktor i socializmit dhe i integrimit të grupeve të caktuara shoqërore. Përmes saj krijohet dashuria mes njerëzve por edhe armiqësia. Ndërtohen por edhe prishen raportet ndërpersonale dhe mes grupimeve të caktuara. Gjuha, pra, është mjeti i kulturës, i paqes por edhe i përçarjes dhe i dhunës. Kështu del se ajo, nuk është çështje vetëm e gramatikës, e sintaksës, e poetikës dhe e estetikës. Në Irlandë madje përdoret edhe shprehja si kjo: “Pa gjuhë nuk ka atdhe”, edhe pse jo gjithherë ndodh kjo në botë. Gjuha, pra, nuk është asnjëherë vetëm gjuhë13. Andaj, si në çdo shoqëri të civilizuar, ajo edhe te ne duhet ta ketë statusin dhe respektin që i takon. Megjithëkëtë, kjo nuk po ndodh me ne dhe gjuhën tonë: përdorimi i mbishkrimeve të firmave të disa institucioneve publike e bizneseve tona në gjuhë të huaja më tepër se në shqip ose vetëm në gjuhë të huaja; mbishkrimi i tabelave të vendbanimeve me plot gabime gjuhësore; emërtimi i fëmijëve me emra të huaj (Kevin, Dajana, Denis...), në vend të emrave shqip - të vjetër (Ilir, Entela, Alban...), a të rinj (Gëzim, Blerim, Besnik etj.); emërtimi i disa shtëpive “të fuqishme” meditatike po në gjuhë të huaj, si: Top Channel, News 24, Ora News, BBF, Club FM; përdorimi i një gjuhe të bastarduar e me lloj-lloj shprehjesh dhe më absurde për kohën në mjaft shfaqje të humorit e të emisioneve televizive, për “të krijuar art” me “jo art”, që meritojnë të quhen hiq më pak se “pornoligjërime”; përdorimi vetëm i gjuhës angleze në regjistrat e pagave të punonjësve në sektorin shoqëror të Kosovës, të cilën gjuhë as 80% prej tyre nuk e kuptojnë; moszbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhës zyrtare në tiketat e produkteve të ndryshme, sidomos të atyre që hyjnë nga jashtë, si e drejtë jo vetëm për mbrojtjen e konsumatorit, por diç edhe më shumë se kjo; kujdesi i pamjaftueshëm ndaj prurjeve të çfarëdollojshme të fjalëve të huaja; mungesa e 13

Shih: Rexhep Ismajli, Gjuhë dhe etni, Prishtinë, 1991, faqe 29.

23


vullnetit institucional e shtetëror për hartimin e fjalorëve terminologjikë në njërën anë dhe ndikimi aq i madh i internetit me terma të huaj në anën tjetër; testimi i konkurruesve për punësim vetëm në gjuhën angleze, edhe atje ku ajo nuk kërkohet të zbatohet, pa ju interesuar se sa ata komunikojnë drejt e mirë në gjuhën e tyre amtare; përdorimi i gjuhës së huaj në seminare të ndryshme të organizuara në universitet, kur ka të pranishëm ose edhe jo ndonjë të huaj, shqiptari me shqiptarin (edhe zyrtarisht) flet në gjuhë të huaj, për të treguar “dijen” dhe “kulturën e lartë”, përkatësisht snobizmin e tij dhe “harron” gjuhën e nënës e raste të tjera, janë vetëm edhe disa dëshmi ogurzeza dhe aspak shpresëdhënëse për shqipen e ditëve të sotme dhe për perspektivën e saj. “Shoqëritë moderne (për çka mëtojnë edhe këto tonat - B. K.), përveç demokratike dhe multietnike, janë edhe shumëgjuhëshe. Pothuaj s’ka shtet në botë ku flitet vetëm një gjuhë – përveç në Kore”14, porse të pakta janë ato shtete (demokratike e multietnike), ose edhe nuk ka shtet të tillë që nuk e përfill gjuhën e vet zyrtare si te ne. Në kontekst të kësaj mund të përmendim edhe disa zëra që dëgjohen sot (që për fat nuk janë shumë) se në gjuhë duhet të ketë një liberalizëm, liri të përdorimit të ligjërimit të lidhur, deri në atë masë saqë kushdo mund të flasë e të shkruajë dosido, që Dell Hymes e quan këtë “kompetencë komunikatave” që nënkupton “aftësinë për të komunikuar me kode të ndryshme, edhe pse ... në këtë mënyrë krijohet një mishmash gjuhësor, por nëse një mishmash i tillë pranohet nga bashkësia folëse, atëherë pse të mos bëhet një gjë e tillë”15 – thotë një gjuhëtar yni. Është konstatim i cili neve nuk na duket edhe aq i drejtë. Ne mendojmë se standardi, norma, parimi, janë mjetet më të mira për të mënjanuar mishmashet dhe anarkitë në jetë dhe në punën tonë, pra edhe në fushën e gjuhësisë, si për respektimin e kodit gjuhësor, ashtu edhe kur është fjala për përdorimin e termave, nocioneve dhe fjalëve të huaja. Mos të harrojmë se gjuhët letrare, apo standarde, siç quhen rëndom 14 15

24

Anton Gojçaj, Shqipja e rrezikuar në Malin e Zi, “Gjuha shqipe”, nr. 3, Prishtinë, IAP, 2008, faqe 91. Shkumbin Munishi, Gjuha standarde nuk është varianti i vetëm i shqipes (intervistë), “Koha Ditore”, 16 gusht 2007, faqe 14.


sot, zhvillohen, kultivohen bash në saje të normativitetit legjislativ dhe gjuhësor. Çdo shtet i përparuar ka një politikë gjuhësore të veten dhe ngre institucione që e zbatojnë këtë politikë. Vëzhgohen e mbahen nën kontroll një varg procesesh gjuhësore, mes të cilave edhe ndikimet që ushtrojnë mbi gjuhën vendëse gjuhët e tjera, të cilave përdorime të pamotivuara, e të panevojshme, mund t’u vihet një ledh, po deshëm, ngase ato vetëm sa e dëmtojnë gjuhën tonë. Deri në vitet e 90-ta edhe për shqipen (në Shqipëri) ka pasur një “strategji” të mbrojtjes së saj nga ndikimet e huaja, siç e kanë edhe sot Franca, Gjermania po dhe Kroacia e vende të tjera më të përparuara etj. Por sot shqipja nuk e ka këtë fat. Kjo ngrehinë ka mbetur thuaja pa zot dhe në mëshirën e zotit, sidomos në ditët tona kur po i nënshtrohet gjithnjë e më fuqishëm trysnisë së procesit të globalizimit - gjuhës angleze. Ndaj gjithë kësaj, nuk ka se si njeriu të jetë indiferent e të mos e kaplojë ndjenja e frikës dhe e shqetësimit për fatin e saj – pra, të gjuhës sonë. Shikuar nga aspekti filozofiko-teorik dhe praktik, globalizimi16, apo lëvizja e lirë e kapitaleve, e mallrave, e ideve, e njerëzve, nënkupton dhe shkrirjen e kufijve midis vendeve, kombësive e kulturave. Në këtë proces, epërsia ekonomikofinanciare detyrimisht “përkthehet” dhe si epërsi kulturore, duke lehtësuar kështu procesin e gjenerimit të konturave të një kulture globale, pavarësisht veçorive të mëparshme historike, gjeografike etj. Kjo kulturë globale imponon dhe përdorimin e një gjuhe globale, gjë që pashmangshëm shoqërohet me dinamizmin e përshpejtuar të kësaj gjuhe dhe humbjen e tempit të zhvillimit të gjuhëve të tjera, sidomos të atyre që janë mjaft të kufizuara në shtrirjen e tyre numerike, apo që “mbrohen” nga potenciale të ulëta financiare. Në këtë grupim, së bashku me gjuhët e tjera të Ballkanit, futet dhe gjuha shqipe, e cila, në kushtet e një copëzimi të mëtejshëm 16

Si një term “globalizimi” ka filluar të përdoret qysh në vitin 1944, mirëpo ekonomistët kanë filluar ta aplikojnë aty kah viti 1981. Termi “fshat global” u afirmua pas botimit të veprës Understanding Media (Routledge, Londër, 1964) nga autori M. McLuhan. Ndërkaq Theodore Levitt është meritori për farkimin e termit ‘globalizim’ përmes një artikulli të tij që ai e shkroi në vitin 1983 për Harvard Business. 5Rexhep Meidani, Një “iniciativë” për shqipen standarde, (internet,

16.7.2004).

25


në përdorimin e saj apo dhe të zvogëlimit të mjeteve financiare, do të “vuante” akoma më shumë. Dhe kjo në të gjitha aspektet. Se ç’pushtet ka fituar globalizimi në këtë kohë dhe ç’hapësirë ka pushtuar, po përmendim vetëm pak shembuj. Në gjuhësi, një formë e tillë globalizimi shprehet nga mbizotërimi i anglishtes, ku sipas rezultateve të projektit Web Characterization (Web karakterizejshen) të OCLC-së 4 të realizuar në vitin 2002, deri 72% e përmbajtjeve tekstore në sajte janë në gjuhën angleze, 7% në gjuhën gjermane, 6% në gjuhën japoneze, 3% në spanjishte e 3% në frëngjishte dhe 9% në të gjitha gjuhët e tjera të globit. Edhe pse përdorues të internetit anglofolës janë 36.5%, sipas statistikave që nxjerr po ky projekt, anglishtja mbizotëron me 72% dhe më të drejtë mund të quhet gjuha e internetit17. Jo vetëm në punë të internetit është gjendja e tillë dhe kjo trysni e globalizimit nuk ndodh vetëm me popujt e vegjël e gjuhët e tyre. Qeveria e Federatës Ruse në programin special “Gjuha ruse në vitet 2006-2010”, jo moti, ka paraqitur të dhëna shqetësuese për (mos)përdorimin e rusishtes, si gjuhë “e madhe” dikur. Kështu që, derisa në kohën e BRSS-së, rusishten si gjuhë zyrtare e kanë përdorur 286 milionë folës, tashti në ish—shtetet e BRSS-së, numri i njerëzve që e flasin këtë gjuhë është zvogëluar për 50 milionë, e që ky numër deri në vitin 2015 mendohet se do të zvogëlohet edhe për aq. Në Lituani, për shembull, gjithnjë sipas këtij studimi, gjuhën ruse e flasin afro 80% e gjeneratave më të hershme dhe të mesme, kurse të rinjtë deri në moshën 15 vjeçare, rusisht flasin vetëm 13% prej tyre, gjë që dëshmon se gjuhën ruse e flasin ose e kuptojnë vetëm gjeneratat më të vjetra. Ashtu siç përmendëm më sipër, globalizimi synon unifikimin e botës në një gjuhë dhe një kulturë dhe atë, përmes gjuhës angleze, u mor vesh. Ky lloj globalizimi në të vërtetë anashkalon gjuhën amtare të kombeve, rezultati i së cilës është eliminimi i kulturës e cila është gjaku i një kombi. Shumë intelektualë dhe dijetarë në botë kanë kritikuar fuqishëm këtë proces duke e quajtur atë një proces shkatërrimtar. Koiçiro Matsura ish sekretari i përgjithshëm i UNESCO-s në 17

26


lidhje me këtë thotë: ” Në një distancë disavjeçare ekziston mundësia që të eliminohen afro 50% e gati 7 mijë gjuhëve që ekzistojnë në botë”18. Rast shqetësues apo jo? Kjo nënkupton, sigurisht, se ndikimeve të tilla të globalizimit në gjuhë nuk mund t’i shpëtojnë edhe gjuhët e tjera “të mëdha” si gjermanishtja, frëngjishtja, italishtja etj., e pra as shqipja, kudo që ajo flitet, kur merren parasysh edhe rrethanat socio-politike dhe ekonomike në të cilat gjenden shqiptarët në trojet e tyre dhe jashtë trojeve të tyre. Në Kosovë, bie fjala, anglishtja mësohet si gjuhë e parë e huaj, si gjuhë e vetme e huaj dhe gjuhë e dytë zyrtare në publikime të shumta të institucioneve etj. Me Kurrikulën e Arsimit Parauniversitar është paraparë që anglishtja të jetë lëndë e detyrueshme, madje që nga klasa e parë e shkollës fillore, duke u zënë vendin gjuhëve si frëngjishtja, rusishtja, e në disa territore shqipfolëse edhe gjermanishtja e italishtja, që dikur ishin lëndë të detyrueshme në planprogramet e shkollave shqipe. Në gjuhën tonë kanë hyrë dhe po përdoren pa vend një mori fjalësh të huaja të cilat mund të shmangen lehtë. Fjalët si: draft, bord, eveniment, implementim, impjant, posibilitet, probabilitet, fizibilitet, bi-e multilateral, konsensus, gjenerim, divorcim dhe kushedi sa e sa anglo-italianizma të tjerë, edhe pse shqipja për to ka përgjegjëset e saj. Të tilla fjalë vetëm sa e lodhin shqipen, e bëjnë atë një gjuhë të dalë rodit të shqipes së Naimit, të shqipes së Konicës, të shqipes së Kadaresë dhe të shqipes së popullit, siç thekson një gjuhëtar yni në një shkrim të tij. Por karshi këtyre fjalëve kemi edhe huazime të rrënjosura (siç janë huazimet nga greqishtja e re: dhomë, pronë, qefull, qëndis etj.), nga gjuhët sllave (çekiç, çudit, grusht, kosë etj.), si dhe një numër fjalësh nga italishtja që kanë gjetur një përdorim të gjerë, si: barkë, fitoj, paguaj, timon etj., ose edhe sa e sa ndërkombëtarizma, si analizë, atmosferë, element, financë, miliard, kilogram, olimpiadë etj., si dhe ato 18

Nuk mund të thuhet me saktësi se sa gjuhë ka sot në botë. Është menduar se ka ndërmjet 2000-3000, më vonë edhe mbi 5,000 sosh të grupuara në nja 23 grupe të mëdha gjuhësh. Por sipas revistës prestigjioze Etnology (Ethnologue), të botuar nga Instituti i Gjuhësisë SIL International, thuhet se më 2001 në botë kishte 6703 gjuhë të gjalla.

27


huazime, kryesisht turke, që mbartin në vetvete ngjyrime dhe ngarkesa emocionale-stilistike, si: vatan (pranë shqipes “atdhe”), milet (pranë shqipes “popull”), xhan (pranë shqipes “shpirt”) etj. Pavarësisht rrugët e futjes dhe mënyrën e krijimit të tyre në gjuhën tonë (hiq ato turke), fjalëtermat e shprehjet e fjalëve si këto, janë krijime të cilat i imponoi koha dhe për të cilat në shqipe nuk ka përgjegjëse të mirëfillta. Ato, siç do të thoshte akademik Jani Thomai, erdhën si “mikesha të nderuara”19 dhe si të tilla përdoren denbabaden, ngase janë mjete që e kanë ndihmuar dhe e ndihmojnë gjuhën tonë në komunikimin e përditshëm mes njerëzve.Edhe fjalëtermat: rentgen, embrion, hipotenuzë, neutron... – dikur, e internet, celular, globalizim, tender etj. – sot, si dhe sa e sa fjalë të tjera, janë terma e nocione që e kanë fituar statusin e ndërkombëtarizmave, pa të cilat, jo vetëm shqipja, por edhe shumë gjuhë të tjera do të ishin më të varfra dhe pa qenë në gjendje ta kryejnë funksionin e komunikimit të mirëfilltë.Fundja, huazimi konsiderohet proces i natyrshëm dhe i pandalshëm, sepse, siç dihet, gjuhët, disa më pak e disa më shumë, zhvillohen e pasurohen edhe me fjalë të gjuhëve të tjera për arsye të ndryshme – e arsyeja kryesore është mungesa e fjalës ose e shprehjes për nocione, kuptime a objekte të caktuara, sidomos sot kur kemi një zhvillim marramendës të teknologjisë dhe të fushave të tjera shkencore. Por, megjithëkëtë nuk duhet harruar se huazimet kanë edhe anën e keqe, ngase jo gjithçka e huaj i duhet shqipes, gjë që shikuar nga ky aspekt në Kosovë situata na paraqitet mjaft e ngarkuar. Është bërë praktikë e kahershme, që me rastin e trajtimit të temave të këtilla e të huazimeve të huaja më të hershme, jo vetëm në gjuhën shqipe, gjuhëtarët të marrin një fragment të thënë disa vite më parë nga linguisti i njohur, Ranko Bugarski, i cili i referohet gjuhës serbe, me fjalët e të cilit po e përligjim mendimin tonë të shprehur pak më sipër, ku ai citon: ...“Si do të flinim pa çarçaf, jastëk dhe jorgan? Si do të pastroheshim pa sapun e peshqir? Çka do të mbathnim nëse jo çorape dhe papuçe a sandale, e ndoshta edhe çizme? Çfarë do të pinim nëse jo çaj me limon, kafe me sheqer a raki e duhan? Si do të hanim pite a sarma? Si do të thoshim për 19

Akademik Jani Thomai, Parathënia e veprës “Fjalor me shprehje të huazuara në gjuhën shqipe” të Ali Jasharit, Tiranë, 2007, faqe V.

28


diçka se është e butë si pambuku ose e fortë si çeliku?”, fjalë të cilat janë bërë, siç thoshte prof. Çabej, mishi dhe ashti i shqipes, pa të cilat shqipja nuk do të mund ta kryejë funksionin e saj të komunikimit të mirëfilltë. Gjuhëtari e filozofi i njohur zviceran, Ferdinand de Sosyri, duke përkufizuar gjuhën si të paprekshme, por jo edhe të pandryshueshme, paraqet konceptin e tij mbi ndryshimin gjuhësor si dukuri e vetvetishme. Në kontekst të kësaj mund të përmendim edhe risitë tekniko-shkencore dhe ato në jetën shoqërore në përgjithësi, të padyshim se kanë nxitur dhe nxisin nevojën e krijimit të fjalëve e të shprehjeve të reja në gjuhë, qoftë me futjen, pastaj përhapjen e termave shkencorë dhe teknikë ndërkombëtarë (e cila përhapje në ditët tona është shumë e shpejtë për arsye të komunikimit masiv), qoftë me kalkimin e fjalëve të huaja, apo qoftë edhe me krijimin e vetëdijshëm të termave që shfrytëzojnë pasurinë e mjeteve leksikore karakteristike për një gjuhë, ngase “gjuha shqipe është në një fazë hapjeje, huazimi, dhe jo mbylljeje e pastërtie dogmatike”20 Prurjet e reja si: bachelor (baçelor), kurrikulum, master, taksonomi, silabus aposillabus e syllabus, modul, kampus, portofolio, evaluim, ECTS, CV-i (Sivi), draft, departament, po edhe prorektor, prodekan, shprehjet: in- servis e pri-servis,..., janë aq të shpeshtë saqë nuk ka shkrim me përmbajtje pedagogjike-metodike (sidomos në fushën e arsimit) ose në fushën e legjislacionit e të mos përdoren. Fjalë të futura këto vitet e fundit, të cilat, si këto që përmendëm tashti, të veshura me petkun e globalizimit janë edhe: okej, prononcim, handikap, investigues, aproksimativ, akronim, korporatë, menagjer, multinacionale, multipolaritet,live, on line etj., disa nga të cilat, po patëm një çikë përgjegjësie, edhe mund t’ia hiqem qafe shqipes, sepse kanë përgjegjëset e tyre në këtë gjuhë. Sot po ndodh ajo që Qemal Murati e përshkruan me këto fjalë: “Në këto shtjella të mëdha gjuhësh e civilizimesh, me mbisundim të elementit anglo-amerikan, gjuha shqipe e përdorur mish-mash, me frymë (model) e me fjalor të huaj, rrezikohet të bëhet edhe kjo

20

Artan Fuga, Lexime në komunikim, Ora, 2005, l56.

29


si kanadishtja, gjuhë me gramatikë angleze e me fjalor amerikan, apo si anglishtja e përkthyer në gjuhën shqipe”21 Fqinjësia shekullore e popujve në këto hapësira, lëvizjet e njerëzve, të mallrave e të ideve në botë përgjithësisht, e sidomos përdorimi i internetit, telefonisë celulare, televizionit satelitor etj., që sot janë kthyer në pushtues të rinj të botës, kanë bërë që asnjë popull të mos shpëtojë pa trashëguar diçka nga një popull tjetër dhe asnjë gjuhë të mos mbetet e virgjër pa elemente të një gjuhe tjetër. Anglishtja, e cila edhe ashtu merret si një gjuhë me më shumë huazime, sidomos nga frëngjishtja, është njëra prej gjuhëve me shtrirje më të gjerë të përdorimit dhe me ndikimin më të madh. Rreth një miliardë e gjysmë njerëz në botë e flasin anglishten si gjuhë amtare, si gjuhë të dytë ose si gjuhë të huaj. Mbi 80% të informacioneve të ruajtura në mënyrë elektronike në botë janë në anglisht. Dy të tretat e shkencëtarëve të botës shkruajnë në anglisht e 36% të përdoruesve të Internetit, nga 200 milionë, sa vlerësohet se janë, komunikojnë në anglisht. Anglishtja është gjuhë zyrtare ose ka status special në mbi 75 territore të botës (www.i-uk.com/servlet). Fjalët e marra nga anglishtja, apo anglicizmat, si: baipas, basketboll, biftek, bilanc, bilbord, biznes, boks, buxhet, fermer, fiskal, futboll, gol, grant, draft, hobi, kolegj, kompjuter, koncern, kompani, linç, lob, marketing, menaxher, monitor, nokaut, ofset, parking, piknik, printer, pulovër, ramstek, rekord, ring, rokenroll, sandviç, satelit, skaner, skaut, smog, printer, staf, stres, shok, tank, teleprinter, tenis, trajnim, trust, tuist, uiski, vagon, vaterpolo, vinç, volejboll, xhaz, xhentëlmen, xhinse, xhungël dhe shumë e shumë të tjera, numri i të cilave nuk dihet saktësisht, kanë hyrë ose presin të hyjnë jo vetëm në gjuhën shqipe, po edhe në shumicën e gjuhëve të botës22. A kanë të gjitha këto lidhje me globalizimin? Nëse e pranojmë përgjigjen pozitive, natyrshëm, shtrohet pyetja - çka 21 22

Qemal Murati, “Gjuha e sotme shqipe – Prirjet e reja “Evropianizuese” , “ Dimër 2004 – Pranverë 2005, IV, f. 36. Nebi Caka, Huazimet leksikore dhe qëndrimi ndaj tyre, “Koha Ditore”, 30.9.2006, faqe 14. 12 Shefkije Islamaj, punimi i cituar. 13Shih recensionin e Ali Jasharit te “Gazeta shqiptare” (2009) për librin e Prof.dr.Gjovalin Shkurtajt, “Duhet të dimë të shkruajmë”, Tiranë, 2009.

30


të bëjmë? Lista e pyetjeve do të shkonte edhe më gjatë, sepse edhe procesi i globalizimit është vetëm në fillimet e tij. Sigurisht që nuk duhet t’i shpallet luftë globalizimit, por duhet të përpiqemi për një globalizim në kuptim të mirë të fjalës, për globalizimin që nxit ndjenjat për respekt vetjak e kombëtar, për vetërespekt, për globalizim që do të na bashkojë me të tjerët me vlerat e ndërsjella, për globalizim në të cilin edhe shqipja dhe kultura shqiptare do të zhvillohen e do të kultivohen krahas vlerave në shtrirje të gjerë planetare. Do të duhej të shihnim edhe përtej vetes – çka bëjnë kombet e shtetet në kushtet e globalizimit? Si i pranojnë proceset pozitive e si u bëjnë ballë proceseve negative që i nxit globalizimi, si i ruajnë e si i përforcojnë vlerat e tyre, në të vërtetë si e ruajnë identitetin e tyre, sepse mënyra më e mirë për ta paraparë ardhmërinë tonë është ta krijojmë atë. Ta bëjmë shqipen mjet integrimi midis nesh dhe mjet integrimi me të tjerët. Shkurt e thënë: të gjejmë rrugët që pajtojnë atdhetarizmin dhe globalizmin! – porosit në një vend gjuhëtarja jonë e njohur dr. Shefkije Islamaj23. Megjithëkëtë, anija jonë e identitetit dhe e kulturës nuk duhet ta humbasë busullën, edhe pse pështjellime dhe turbulenca akoma edhe më të shpeshta do ta karakterizojnë kohën tonë. Nuk duhet të dalim kundër rrymës, pasi nuk mundemi, por edhe s’duhet ta lëmë veten “të na marrë rrjedha”. Nuk duhet spikatur atë si një fakt tërësisht pozitiv apo dhe tërësisht negativ. Në përmbyllje të këtyre opinioneve për problemin e shtruar, po sjellim në kujtesë, nga prof. Ali Jashari, disa fjalë të vyera të korifenjve më të mëdhenj të shkencës shqiptare: historianit Aleks Buda dhe albanologut e ballkanologut të pashoq, Eqrem Çabej, të cilët theksojnë: “Ne si popull jemi pjesë e familjes evropiane, por të jesh pjesë e kësaj familjeje të madhe evropiane nuk do të thotë harrim i vetvetes dhe nënshtrim ndaj ndonjë gjuhe tjetër. Në këtë bashkësi qytetërimesh ne duhet të futemi në radhë të parë me identitetin tonë kulturor e kombëtar. Gjuha është pjesa themelore dhe shprehësja më e dukshme e këtij identiteti, tipari dallues më kryesor i mbijetesës sonë si komb”.

23

31


Gjuha, përveç si mjeti kryesor i komunikimit dhe i marrëveshjes mes njerëzve, i formimit të identitetit të tyre, është dhe faktor i socializmit dhe i integrimit, dhe si e tillë nuk është asnjëherë vetëm gjuhë. Prandaj ajo duhet ta ketë statusin dhe respektin që i takon. Megjithëkëtë, kjo nuk po ndodh me ne dhe gjuhën tonë: përdorimi i mbishkrimeve të firmave të disa institucioneve publike e bizneseve tona në gjuhë të huaja më tepër se në shqip ose vetëm në gjuhë të huaja; emërtimi i fëmijëve me emra të huaj (Kevin, Dajana, Denis...), në vend të emrave shqip - të vjetër (Ilir, Entela, Alban...), a të rinj (Gëzim, Blerim, Besnik etj.); emërtimi i disa shtëpive “të fuqishme” meditatike po në gjuhë të huaj, si: Top Channel, News 24, Ora News, BBF, Club FM; përdorimi i një gjuhe të bastarduar e me lloj-lloj shprehjesh dhe më absurde për kohën në shfaqje të humorit e të emisioneve televizive, për “të krijuar art” me “jo art”; moszbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhës zyrtare në tiketat e produkteve të ndryshme, sidomos të atyre që hyjnë nga jashtë; kujdesi i pamjaftueshëm ndaj prurjeve të çfarëdollojshme të fjalëve të huaja; mungesa e vullnetit institucional e shtetëror për hartimin e fjalorëve terminologjikë etj., janë vetëm disa dëshmi ogurzeza dhe aspak shpresëdhënëse për shqipen e ditëve të sotme dhe për perspektivën e saj. Edhe copëzimi dhe variantizimi i gjuhës letrare; kërkesa për një liberalizëm, deri në atë masë saqë kushdo mund të flasë e të shkruajë dosido gjuhën letrare, që Dell Hymes (Dell Hajms) e quan “kompetencë komunikatave”, nuk mendojmë se kanë arsye. Çdo shtet i përparuar, si Franca, Gjermania, po edhe Kroacia e shtete të tjera, kanë një politikë gjuhësore që e zbatojnë këtë politikë. Shqipja nuk e ka atë fat, sidomos sot, kur trysnia e globalizimit – e gjuhës angleze është e paparë e kjo bën që çdo shqiptar ta kaplojë ndjenja e frikës dhe e shqetësimit për fatin e saj – pra të gjuhës sonë. Se ç’pushtet ka fituar globalizimi gjuhësor (anglishtja) në këtë kohë dhe ç’hapësirë ka pushtuar, po përmendim vetëm këtë të dhënë, ku thuhet: ”Në një distancë disavjeçare ekziston mundësia që të eliminohen edhe afro 50% e gati 7 mijë gjuhëve që ekzistojnë në botë”. Në rast të tillë nuk duhet 32


fort mend që të dimë se ç’mund të ndodh me gjuhët e vogla, ku bën pjesë edhe shqipja. Në gjuhën tonë kanë hyrë dhe po përdoren pa arsye fjalët si: draft, bord, eveniment, implementim, posibilitet, fizibilitet, bi-e multilateral, konsensus, gjenerim, divorcim, menagjer etj. karshi disagreqizmave, turqizmave, sllavizmave që janë përdorur denbabaden, apo edhe fjalëtermat: rentgen, embrion, hipotenuzë, neutron... – dikur, e internet, celular, globalizim, tender etj. – sot etj., të cilat, e bëjnë gjuhën më funksionale dhe më të përdorshme. Në përmbyllje të opinioneve të shtruara, megjithëkëtë, do të shtoja se anija jonë e identitetit dhe e kulturës nuk duhet ta humbasë busullën. Nuk duhet të dalim kundër rrymës së globalizimit, pasi nuk mundemi, por edhe s’duhet ta lëmë veten “të na marrë rrjedha”. Nuk duhet spikatur atë si një fakt tërësisht pozitiv apo tërësisht negativ.24

24

Pjesë e shkëputur nga kumtesa e Bahjar Kryeziut me titull:Shqipja sot dhe globalizmi gjuhësor, botuar në përmbledhjen e kumtesave të Seminarit të IV ndërkombëtar të Albanologjisë në USHT, Tetovë, f.78

33


DREJTËSHKRIMI I GJUHËS SHQIPE Zhvillimi i gjuhës letrare shqipe në këta tridhjetë vjet të ndërtimit të shoqërisë socialiste është një nga treguesit e shumtë të lulëzimit të pashembullt e të pandalshëm të kulturës së popullit tonë. Gjuha letrare shqipe ka arritur në një fazë të tillë zhvillimi, që na lejon të pohojmë shkencërisht se populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar. Kjo gjuhë letrare, e cila mbështetet gjerësisht në gjuhën e folur të popullit, përdoret sot si mjet zhvillimi e përparimi pothuajse nga të gjithë shqiptarët, brenda e jashtë Republikës Popullore të Shqipërisë, dhe është bërë modeli i normës gjuhësore të përbashkët për të gjithë ata që shkruajnë shqip. Shprehja e parë dhe më e dukshme e këtij njësimi është vendosja e normave të njëjta e të qëndrueshme drejtshkrimore. Përparimi i madh që është arritur në kristalizimin e normës letrare kombëtare e bënë plotësisht të mundshme edhe zgjidhjen e kësaj detyre historike. Njësimi i drejtshkrimit pasqyron procesin e thellë e të ndërlikuar të kristalizimit të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore të gjuhës letrare kombëtare në të gjitha hallkat e saj më të rëndësishme.Prandaj, njësimi i drejtshkrimit, si rrjedhim ligjësor i këtij procesi dhe si shfaqje e fazës së fundit të kristalizimit të normës letrare, parakupton dhe vulos njësimin strukturor të gjuhës letrare të përbashkët për gjithë popullin tonë.Njëkohësisht ai bëhet një fuqi vepruese që e lehtëson, e shpejton dhe e rrënjos më thellë këtë njësim, duke e ndihmuar gjuhën letrare kombëtare t’i kryejë më mirë funksionet e saj shoqërore.Pikërisht këtu qëndron edhe rëndësia themelore e drejtshkrimit si në aspektin thjesht gjuhësor, ashtu edhe në aspektin kulturor e shoqëror. Kjo kërkon që«Drejtshkrimi i gjuhës shqipe»të ketë parasysh jo vetëm gjendjen e sotme të gjuhës sonë letrare, por edhe prirjet kryesore të zhvillimit të saj të mëtejshëm. Breza të tërë lëvruesish e studjuesish të gjuhës, arsimtarësh e atdhetarësh kanë punuar e janë përpjekur 34


pareshtur për një gjuhë letrare e për një drejtshkrim të njësuar, duke përkrahur vijën konvergjente të procesit gjuhësor, duke kundërshtuar e kapërcyer qëndrimet e ngushta, lokaliste e reaksionare. Vendosja e një alfabeti të vetëm pas Kongresit të Manastirit ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë rrugë dhe një bazë e domosdoshme që i dha mundësi «Komisisë Letrare të Shkodrës» (1916-1917) të kodifikonte përfundimet kryesore të përpjekjeve të bëra gjatë Rilindjes për gjuhën letrare kombëtare, duke ruajtur sa më shumë të përbashkëtën, atë që i afronte variantet letrare të shqipes, e duke lënë mënjanë atë që i largonte. Vendimet e Komisisë Letrare, të miratuara edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920), u bënë baza e drejtshkrimit të shqipes deri në vitet e para pas Çlirimit. Me përkrahjen e gjerë që gjetën te forcat shoqërore përparimtare, ato krijuan një traditë deri diku të qëndrueshme për shkrimin e njësuar të mjaft tipave fonetikë e morfologjikë të fjalëve e të trajtave që më parë dalloheshin në shkrim. Por Komisia nuk mund të krijonte një drejtshkrim të njësuar, përderisa vetë gjuha letrare nuk ishte njësuar.Kjo detyrë i mbeti epokës sonë. Pas përpjekjeve të para që u bënë menjëherë pas Çlirimit dhe punës së vijueshme për të ecur më tej në rrugën e afrimit drejtshkrimor të varianteve letrare, e cila u kurorëzua me «Ortografinë e gjuhës shqipe» të vitit 1956, zhvillimi i vrullshëm i gjuhës letrare dhe sukseset e gjuhësisë sonë në njohjen e gjithanshme e të thelluar të strukturës së shqipes së sotme krijuan kushtet që në fushën e drejtshkrimit të bëhej një hap cilësor përpara — të vendosej një drejtshkrim i vetëm për një formë të vetme të gjuhës sonë letrare. Ky hap ishin «Rregullat e drejtshkrimit të shqipes», që u botuan si projekt më 1967. Zbatimi i këtij Projekti, brenda e jashtë Republikës Popullore të Shqipërisë, gjatë këtyre pesë-gjashtë vjetëve dhe diskutimi shkencor e krijues i tij treguan se ai mund të shërbente si bazë për të hartuar në trajtë përfundimtare drejtshkrimin e gjuhës sonë letrare kombëtare të njësuar. Pas sesioneve shkencore të vitit 1952 për gjuhën letrare, gjuhësia jonë, duke e zgjeruar përherë fushën e saj të kërkimeve, bëri hapa cilësore përpara në përvetësimin e 35


metodologjisë materialiste-dialektike të njohjes dhe të shpjegimit të fenomeneve shoqërore dhe sidomos të teorisë marksiste-leniniste mbi gjuhët letrare kombëtare, duke kapërcyer një varg konceptesh të gabuara, të trashëguara nga e kaluara. Ajo provoi, në bazë të një analize shkencore objektive, se në kushtet e reja të krijuara pas Çlirimit, nga fuqizimi i pashembullt i bashkëveprimit ndërmjet varianteve letrare të shqipes u arrit të formohej një gjuhë e vetme letrare kombëtare me prirje të qarta drejt njësimit përfundimtar në të gjitha nivelet e strukturës së saj — në fonetikë, në gramatikë, në formimin e fjalëve e në leksik. Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i mbledhur si forumi më i lartë shkencor gjithëkombëtar për të diskutuar e për të marrë vendime të rëndësishme për gjuhën tonë letrare dhe për drejtshkrimin e saj, i zhvilloi punimet e tij duke mbajtur parasysh e duke theksuar këtë arritje historike të zhvillimit të shqipes letrare. Kongresi u udhëhoq në punën e tij nga një perspektivë e qartë — jo zgjidhje të veçanta, të shkëputura, anësore, por zgjidhje sistemore, thelbësore, për ta zgjeruar e për ta rrafshuar rrugën e njësimit e të përparimit të gjuhës letrare të përbashkët. Vështrimi i problemeve në tërësinë e tyre e në lidhjet e ndryshme midis tyre, duke u nisur nga kuptimi i drejtë i sistemit të gjuhës së sotme letrare shqipe dhe i mjeteve e i mënyrave të shprehjes e të paraqitjes së tij, e ndihmoi Kongresin të zhvillonte një punë me vlerë të veçantë për gjuhën e për kulturën tonë kombëtare. Përfundimet e Kongresit shprehën në Rezolutën e miratuar njëzëri, që po ribotohet në këtë libër, me qëllim që lexuesi të ndihmohet për të kuptuar më mirë parimet dhe çështjet themelore të «Drejtshkrimit të gjuhës shqipe», i cili pasqyron e mishëron vetë konceptet shkencore e kërkesat e njëzëshme të Kongresit të Drejtshkrimit. Duke vënë në jetë këto koncepte e kërkesa, Komisioni hartues i «Drejtshkrimit të gjuhës shqipe» është përpjekur që, në frymën e Kongresit, të sjellë përmirësime të mëtejshme e ta çojë më përpara zgjidhjen teorike e praktike të problemeve të drejtshkrimit në mënyrë ballësore. Rregullat e drejtshkrimit janë parë, nga njëra anë, brenda vetë sistemit të tyre tërësor dhe, nga ana tjetër, në lidhje të ngushtë me sistemin e 36


gjuhës letrare shqipe në përgjithësi, veçanërisht me sistemin fonetik, morfologjik e fjalëformues. Në pajtim me vendimet e Kongresit, Komisioni hartues ka synuar që ta mbështetë drejtshkrimin sa më gjerë në elementet e përbashkëta të gjuhës kombëtare shqipe, duke i parë këto elemente kurdoherë në dritën e zhvillimit të gjuhës letrare. Parimi fonetik, si parim themelor i drejtshkrimit të shqipes, sipas të cilit fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme shkruhen ashtu siç shqiptohen në ligjërimin letrar, është zbatuar, në radhë të parë, në aspektin e tij fonologjik, domethënë në aspektin e përdorimit social të tingujve të gjuhës gjatë procesit të marrëdhënieve midis njerëzve. Si mbështetje për zbatimin e këtij parimi ka shërbyer shqiptimi i sotëm letrar në stilin e tij të plotë, duke pasur parasysh njësimin që është arritur në këtë shqiptim në një shkallë të gjerë, prirjet e kristalizimit të mëtejshëm të tij dhe karakterin sistemor të strukturës fonetike të gjuhës letrare.Parimin fonetik Komisioni hartues është përpjekur ta gërshetojë në mënyrë të harmonishme me parimin morfologjik, i cili kërkon që fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme të shkruhen njësoj, pavarësisht nga ndryshimet tingullore që shkaktohen prej ligjeve fonetike që veprojnë sot në gjuhën tonë. Gërshetimi i parimit morfologjik me parimin fonetik ndihmon për të ruajtur sa më të qartë në shkrim strukturën e fjalëve dhe njësinë e trajtave të tyre. Ai u jep rregullave të drejtshkrimit një lidhje të brendshme më organike, krijon mundësi për grupime më të gjera e për rrafshime, pra edhe për rregulla më të pakta e më të thjeshta.Krahas parimeve të mësipërme, në disa raste është zbatuar edhe parimi historik-tradicional. Kjo lidhet jo vetëm me trashëgiminë që kemi pasur në drejtshkrim nga e kaluara, por edhe me rrethanën që nga bashkëveprimi i varianteve letrare me baza dialektore të ndryshme kanë hyrë në gjuhën letrare kombëtare fjalë e grupe fjalësh, ortogramet e të cilave sot nuk mund të përfshihen në tipin sistemor të përgjithshëm. Shumë herë ato kanë krijuar edhe çerdhe fjalëformuese dhe ndryshimi i drejtshkrimit të tyre do të ishte historikisht i papërligjur. Në shkrimin e fjalëve njësh, ndaras ose me vizë në mes është pasur parasysh parimi leksiko-semantik e fjalëformues: 37


janë shkruar njësh ato njësi kuptimore që janë formësuar edhe si njësi të vetme fonetiko-gramatikore e leksikore, domethënë si fjalë më vete, ndërsa ndaras janë shkruar ato njësi që nuk janë formësuar si fjalë të tilla. Për shkrimin me vizë lidhëse në mes janë pasur parasysh një varg tiparesh leksiko-semantike të fjalëve a të emërtimeve përkatëse. Parimi semantik është zbatuar në disa raste edhe te çështjet gramatikore, p.sh. në trajtat e ndryshme të shumësit të emrave që shënojnë frymorë e jofrymorë dhe në disa raste të tjera te përdorimi i shkronjave të mëdha, por këtu pjesa më e madhe e zgjidhjeve mbështeten edhe te parimi i dallimit të njësive homonimike. Në pajtim me vetë parimin themelor të drejtshkrimit të shqipes, që është parimi fonetik, dhe me parimet e tjera që përmendëm më lart, rregullat janë grupuar në kapituj sipas çështjeve drejtshkrimore më të rëndësishme që paraqet struktura fonetike e leksiko-semantike e shqipes së sotme letrare. Veç kësaj, ashtu si në Projektin e 1967-s, edhe në «Drejtshkrimin e gjuhës shqipe» është përfshirë një kapitull ku trajtohen nga një kënd vështrimi drejtshkrimor disa çështje gramatikore, zgjidhja e të cilave në kohën tonë ka rëndësi të posaçme për njësimin e normës letrare në këtë fushë. Në kapitujt është trajtuar në radhë të parë leksiku i përgjithshëm.Vise-vise gjatë rregullave janë dhënë edhe emra të përveçëm njerëzish e vendesh që paraqesin të njëjtat probleme drejtshkrimore si emrat e përgjithshëm. Duke synuar për rregulla përgjithësuese e për pakësimin e numrit të shënimeve e të përjashtimeve, Komisioni hartues, në raste të veçanta, ka lënë jashtë disa fjalë ose emra të përveçëm që përdoren rrallë dhe që, për shkak të veçorive drejtshkrimore që kanë, nuk mund të bashkohen me grupet tipësore, me të cilat lidhen. Fjalët e mësipërme do të përfshihen në «Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe», ndërsa fjalët që kanë secila nga një veçori drejtshkrimore, por që përdoren më dendur, janë vënë në shënime të veçanta ose si përjashtime në paragrafët përkatës të «Drejtshkrimit të gjuhës shqipe». Për ta bërë këtë libër sa më të kuptueshëm e të afërt për masat e gjera punonjëse Komisioni hartues është përpjekur të 38


bashkojë zgjidhjen e rreptë shkencore me thjeshtësinë e rregullave. Për këtë qëllim lënda është ndarë në grupime sa më të gjera e të përgjithshme dhe vetë formulimet e përkufizimet janë thjeshtuar. Zgjidhjet dyfishe janë pakësuar deri në cakun më të tejmë. Thjeshtime e saktësime të dukshme janë bërë sidomos në kapitullin e ndarjes së fjalëve në fund të rreshtit. Krahas kësaj, gjithë shtjellimi i lëndës është bërë më i lidhur e më sistematik se në Projektin e 1967-s. Rregullat e këtij drejtshkrimi janë në përgjithësi tre tipash: a) rregulla udhëheqëse, ku jepen kushtet, në të cilat duhet zgjedhur pikërisht një mënyrë e caktuar shkrimi dhe jo një tjetër (në këto raste janë dhënë si shembuj vetëm disa nga fjalët më të përdorshme të kategorisë përkatëse, sepse lexuesi mund të orientohet vetë me lehtësi për rastet e tjera të ngjashme); b) rregulla dëftuese, ku nuk jepet ndonjë kusht a arsyetim, por vetëm tregohet se si duhet shkruar kjo ose ajo fjalë (në raste të tilla jepen si shembuj të gjitha fjalët e asaj kategorie ose shumica e tyre; kur këto kategori janë mjaft të gjera, si p.sh. fjalët me h ose ato me rr, jepen ato që përdoren më dendur në gjuhën letrare e në të folurit e përditshëm); c) rregulla udhëzuese, që sqarojnë se si duhet vepruar për të gjetur zgjidhjen e saktë drejtshkrimore. Për të lehtësuar shfrytëzimin e kësaj vepre dhe gjetjen e zgjidhjes që kërkohet, ajo është pajisur me një tregues alfabetik të shembujve që janë dhënë gjatë shtjellimit të rregullave dhe me një tregues të çështjeve të trajtuara.Në këtë tregues janë zbërthyer në çështje të veçanta të gjithë paragrafët me pikat e tyre, duke përfshirë këtu edhe shënimet, nënpikat, shtesat e sqarimet që trajtojnë kategori e grupe të caktuara. Duke botuar «Drejtshkrimin e gjuhës shqipe» Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Shkencave të RPSH po fillon të vërë në jetë detyrat e mëdha e të rëndësishme që i ngarkoi Kongresi i Drejtshkrimit. Në dy vjetët e ardhshëm do të hartohen gjithashtu «Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe», «Rregullat e drejtshqiptimit» dhe «Rregullat e pikësimit». Gjuhësia shqiptare, e cila ka qenë vazhdimisht e lidhur me problemet themelore që ka shtruar para saj vetë jeta, ka nisur një punë të organizuar për studimin e gjuhës së 39


sotme letrare, duke synuar që, krahas veprave teorike, të përgatitë mbi baza të shëndosha shkencore edhe një varg veprash që i shërbejnë drejtpërdrejt vetë praktikës gjuhësore, që ndihmojnë masat e gjera punonjëse ta përvetësojnë e ta zhvillojnë më tej gjuhën letrare të shkruar e të folur. Një kujdes i veçantë po u kushtohet nga gjuhësia jonë punimeve në fushën e kulturës së gjuhës, të cilat nuk mund të zhvillohen në mënyrë të veçuar e të shkëputur, por janë mbështetur e do të mbështeten në studime sa më të thelluara në fushën e fonetikës e të fonologjisë, të gramatikës, të leksikut e të formimit të fjalëve. Studimet në fushën e gjuhësisë normative do të pasurohen e do të lehtësohen edhe nga dialektologjia shqiptare, e cila, duke ecur më tej në rrugën e dialektologjisë sociale, do të merret më shumë me proceset e gjalla gjuhësore që zhvillohen sot në shtresat e ndryshme të bartësve të dialekteve e me marrëdhëniet ndërmjet dialekteve e gjuhës letrare, do të studjojë më gjerësisht sidomos gjuhën e qyteteve e të qendrave të reja industriale e bujqësore dhe do të ndihmojë kështu për të njohur më thellë normën e sotme kombëtare. Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar është një fitore e madhe e popullit shqiptar, e arritur vetëm 60 vjet pas Shpalljes së Pavarësisë dhe në më pak se 30 vjet pas vendosjes së pushtetit popullor. Kjo gjuhë letrare e përpunuar dhe e zhvilluar, shprehje e gjallë e kulturës së popullit tonë, e forcës së tij jetësore historike, është fryt i përpjekjeve të shumë brezave që kanë punuar e luftuar me vetëmohim dhe me bindje të thellë për rëndësinë e suksesin e çështjes së tyre. Drejtshkrimi i njësuar do ta bëjë gjuhën tonë letrare të sotme edhe më të harmonishme e do ta pasurojë me një vlerë të re, me njësinë e shkrimit, që përbën kurdoherë një vlerë shoqërore, sepse lehtëson kumtimin midis njerëzve dhe zhvillimin e përgjithshëm kulturor të masave. Puna për përvetësimin dhe zbatimin me përpikëri të drejtshkrimit del tani në plan të parë. Detyra të mëdha shtrohen në mënyrë të veçantë përpara shkollës shqiptare, vatrës themelore të formimit gjuhësor të brezave të rinj.Përvetësimi e zbatimi tërësor i këtij drejtshkrimi ka nevojë të ndihmohet nga një punë metodike e gjerë dhe e organizuar, 40


sidomos në shkollën tetëvjeçare, ku kërkohet një përvetësim krijues i drejtshkrimit, në pajtim me moshën e me njohuritë e përgjithshme gjuhësore të nxënësve dhe me veçoritë e të folmeve lokale. Krahas kësaj, në kushtet e sotme, kur po vendoset për herë të parë në historinë e shqipes letrare një drejtshkrim i njësuar, një punë e madhe u del përpara edhe shkollave të mesme e shkollave të larta. Në përpjekjet për përvetësimin sa më të vetëdijshëm e të qëndrueshëm të drejtshkrimit të njësuar e të normës letrare kombëtare, bashkëpunimi i ngushtë e i frytshëm i shkencës sonë gjuhësore me shkollën do të forcohet e do të zgjerohet gjithnjë më shumë. S’ka dyshim se një ndihmë të pazëvendësueshme do të japin për përhapjen e drejtshkrimit të njësuar shkrimtarët shqiptarë, të cilët, me fjalën e gjallë artistike, luajnë një rol të dorës së parë në zhvillimin e pasurimin e gjuhës letrare, në zbulimin e pasurisë gjuhësore të popullit dhe në formimin, vendosjen dhe përhapjen e normës letrare, pjesë e pandashme e së cilës është edhe norma drejtshkrimore. Në luftën për një zbatim të shpejtë e të saktë të rregullave të reja drejtshkrimore, rëndësi të veçantë ka gjithashtu puna e gjallë e institucioneve botuese dhe e organeve të shtypit, rritja e pandërprerë e kujdesit të tyre për fjalën e shkruar. Duke pasur parasysh se gjuha e shkrimit udhëheq gjithë procesin e ngulitjes e të zhvillimit të normës letrare, drejtshkrimi i njësuar krijon mundësi të reja edhe për përmirësimin e mëtejshëm të gjuhës së skenës, të radios e të të gjithë sferës gojore të gjuhës letrare shqipe. Dalja e «Drejtshkrimit të gjuhës shqipe» dhe vënia e tij në jetë, pa dyshim, do ta gjallërojnë, do ta pasurojnë e do ta çojnë më tej mendimin shkencor në këtë fushë. Zhvillimi i pandërprerë i vetë gjuhës sonë, kristalizimi i mëtejshëm i normës letrare do të shtrojnë para teorisë së drejtshkrimit çështje të reja e mundësi të reja zgjidhjeje. Gjuhësia shqiptare do t’i vazhdojë studimet për këto probleme dhe do t’i bëjë këtij «Drejtshkrimi» përmirësimet e nevojshme në të ardhmen. Me ndjenjën e një përgjegjësie të thellë ndaj detyrave që shtroi Kongresi i Drejtshkrimit dhe ndaj gjithë opinionit shkencor e shoqëror shqiptar, Komisioni hartues është përpjekur që ta kryejë këtë vepër në nivelin e kërkesave 41


shkencore të kohës e sidomos të arritjeve më të reja të gjuhësisë shqiptare. Punimet e Kongresit të Drejtshkrimit dhe diskutimi popullor i zhvilluar para tij kanë qenë një mbështetje e sigurtë për të ecur me guxim në rrugën e njësimit sa më të plotë të drejtshkrimit të gjuhës sonë e për të zgjidhur një varg çështjesh të vështira e të ndërlikuara. Me rastin e botimit të kësaj vepre, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Shkencave të RPSH falënderon delegatët e pjesëmarrësit e Kongresit të Drejtshkrimit si edhe gjithë ata që morën pjesë në diskutimin e gjerë popullor rreth projektit të «Rregullave të drejtshkrimit të shqipes»,për ndihmën e çmuar që i dhanë teorisë dhe praktikës së drejtshkrimit të shqipes me kumtesat e me diskutimet e tyre, me mendimet, vërejtjet e propozimet e tyre krijuese, të cilat qenë një mbështetje shumë e vlefshme për punën e Komisionit hartues. S’ka dyshim se, duke u mbështetur në këto forca të gjalla shkencore, gjuhësia marksiste shqiptare do të zgjidhë në të ardhmen edhe probleme të tjera të rëndësishme për shkencën e kulturën tonë kombëtare.

42


PARIME TË PËRGJITHSHME Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe është shprehje e kristalizimit të normës letrare kombëtare në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore.Ai pasqyron gjendjen e sotme dhe prirjet e përgjithshme të zhvillimit të gjuhës sonë letrare, e cila mbështetet gjerësisht në gjuhën e folur të popullit. Duke ngritur në një shkallë më të lartë traditën e shkrimit të shqipes, drejtshkrimi i sotëm synon njësimin e mëtejshëm të normës së gjuhës letrare kombëtare mbi bazën e trajtave të përbashkëta që janë përvetësuar e përvetësohen prej saj. Parimi themelor i drejtshkrimit të shqipes është parimi fonetik: në përgjithësi fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme shkruhen ashtu siç shqiptohen në ligjërimin letrar. Thelbi i parimit fonetik në drejtshkrimin e shqipes, që mbështetet në një sistem grafik ku ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis shkronjës dhe tingullit-fonemë, është aspekti fonologjik, domethënë përdorimi social i tingujve të gjuhës në procesin e marrëdhënieve midis njerëzve. Parimi fonetik synon vendosjen e një lidhjeje sa më të ngushtë midis trajtës së shkruar dhe trajtës së folur të gjuhës letrare. Prandaj, kur në shqiptimin letrar ka variante të lejuara nga norma e sotme, drejtshkrimi mbështetet tek ajo trajtë që është më e përgjithshme dhe që pajtohet me prirjen e zhvillimit të sistemit fonetik të shqipes letrare. Krahas parimit fonetik, drejtshkrimi i njësuar i shqipes mbështetet gjerësisht edhe në parimin morfologjik, i cili kërkon që fjalët dhe pjesët e tyre përbërëse të sistemit trajtëformues e fjalëformues të shkruhen njësoj, pavarësisht nga ndryshimet tingullore të shkaktuara prej ligjeve fonetike që veprojnë sot në gjuhën tonë. Parimi morfologjik zbatohet kryesisht në ato raste, kur zbatimi i veçuar i parimit fonetik do të çonte në errësimin a në prishjen e strukturës morfologjike e fjalëformuese të fjalëve; ai ndihmon kështu për ta ruajtur sa më të qartë në shkrim këtë strukturë, si edhe njësinë e trajtave. Duke pasur si bazë analogjitë morfologjike, parimi 43


morfologjik lejon rrafshimin e thjeshtimin sa më të madh të rregullave drejtshkrimore të shqipes dhe ndihmon që këto rregulla të pasqyrojnë në mënyrë sa më organike zhvillimin e bashkëlidhur të strukturës fonetike, morfologjike e fjalëformuese të gjuhës sonë letrare kombëtare. Gërshetimi i parimit fonetik me parimin morfologjik në drejtshkrimin e shqipes plotësohet edhe nga zbatimi i disa parimeve të tjera, siç janë parimi leksikor-kuptimor, ai historik-tradicional etj.Fushat e zbatimit të këtyre parimeve janë më të ngushta dhe përfshijnë anë të veçanta të drejtshkrimit. Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe kurorëzon një etapë të gjatë përpjekjesh për formimin e një gjuhe letrare të vetme e të përbashkët për gjithë popullin shqiptar dhe çel rrugën për ta përmirësuar më tej normën drejtshkrimore të kësaj gjuhe në pajtim me zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës e të kulturës sonë kombëtare.

44


GJUHËN SHQIPE APO SHQIPEN STANDARDE Në fillim dua të vë në diskutim disa emërtime-terma e konceptet që shprehin ato. Vitet e fundit janë përdorur dendur formulime të tilla, si gjuha shqipe pa kufi, gjuha shqipe në bunker25, gjuha shqipe në rrezik etj. Ndonjëherë cilësimi shqipe e mbyllur mbështetet e motivohet me përbërjen leksikore e veçanërisht me fjalësit e fjalorëve shpjegues që kanë dalë deri më sot, duke lënë mënjanë shqipen standarde në veprimtarinë e gjithanshme të shoqërisë shqiptare. Edhe në gjykimin e fjalorëve shumë herë nuk mbahet parasysh tipi i tyre nga vëllimi e nga lënda që përfshijnë. Ana kuptimore e fjalëve, zbërthimi i përmbajtjes, strukturat kuptimore e shpjegimet, që përbëjnë “gjakun” e fjalorëve shpjegues (sepse fjalët në fjalorë për kuptimet jepen), janë lënë jashtë vëzhgimit e kritikës shkencore. Fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe që kanë dalë arrijnë deri te tipi i mesëm dhe janë të përgjithshëm e normativë, nuk janë fjalorë krahinorë, terminologjikë, neologjizmash, huazimesh, fjalorë autorësh etj., sado krahinorizma, terma, neologjizma a huazime të përfshijnë. Veç kësaj, është keqkuptim nëse mendohet që të gjitha fjalët që nuk gjenden në këta fjalorë, nuk janë normë e standardit dhe “janë të dënuara” të mos përdoren. Një fjalor i madh për standardin do të ishte më i plotë në këtë anë, kurse një fjalor edhe i mesëm ka një prerje të vetën e nuk mund të përfshijë gjithë leksikun e standardit, edhe gjithë ato shtresa fjalësh që kanë të ardhme për të hyrë në leksikun e gjuhës standarde si lëndë pasuruese. Pyetja e parë që shtrohet këtu është: formulimet e përmendura kanë parasysh gjuhën shqipe apo shqipen standarde? Siç dihet, gjuha shqipe deri në fillim të këtij shekulli ka pasur kufi politikë ndarës, kurse sot “harta e gjuhës shqipe”26 është e plotë, nuk njeh më kufi të tillë. Kjo përbën një situatë të re për shqipen në përgjithësi, por edhe 25 26

M. Elezi, Fjalor i shqipes së sotme, E. Lafe ka përdorur këtë përckatim të frytshëm në një bisedë televizive.

45


për shqipen standarde. Kështu hiqen pengesat e mëparshme e krijohen të gjitha mundësitë që edhe standardi në fushë të leksikut të mbështetet në të gjithë truallin ligjërimor të gjuhës shqipe e të ushqehet nga të gjitha burimet e saj. Tash jemi ne vetë që mund ta ruajmë bazën e saj të plotë, pa kufi, apo të ngremë kufij të rinj, në të dyja drejtimet: së pari, brenda vetes, sipas veçorive gjuhësore dhe etno-kulturore të trevave shqiptare, të edukimit e të vetëdijes gjuhësore të shqipfolësve ose të mendësisë së ngushtë krahinore; së dyti, përballë gjuhëve të tjera, sot kryesisht përballë anglishtes, përballë globalizmit dhe pasojave të integrimit evropian; këtu shumëçka varet nga kuptimi e qëndrimi ynë nxitës a frenues. Në të dyja drejtimet për gjuhëtarët ka shumë mundësi ndërhyrjeje shkencore, forma organizimi të mundshme e të frytshme, që me vullnet të mirë e frymë bashkëpunuese mund të sendërtohen duke na çuar drejt njësimit të domosdoshëm edhe të bindjeve e të vetëdijes gjuhësore në rrafsh kombëtar. Kjo nuk arrihet me “konsensus” si në politikë, në shkencë duhet të fitojë e vërteta që del përmes studimeve e rrahjes së mendimit shkencor. Nëse flasim për gjuhën shqipe në përgjithësi, kufizimi, koncepti e termi pa kufi e vë atë përballë ndikimeve të huaja dhe çështja shtrohet për ruajtjen e pastërtisë e për pastrimin e gjuhës shqipe nga huazimet e panevojshme27. Nëse flitet për shqipen standarde, atëherë çështja shtrohet për ruajtjen e normës gjuhësore, pra e vë shqipen standarde jo vetëm përballë huazimeve të panevojshme, por edhe përballë krahinorizmave të ngushtë, neologjizmave të parregullt a të pangulitur, fjalëve të vjetruara, fjalëve të ligjërimit të thjeshtë etj. Në këtë kuptim gjuha standarde shqipe, sikundër gjuhët e tjera, si edhe fjalorët normativë kanë “kufij”. Lidhur me normën gjuhësore në leksikun e shqipes letrare (standarde) është shkruar dhe është folur shumë e këtu po kujtojmë vetëm dy veçori thelbësore të saj: a) norma leksikore është shumë e çlirët, nuk njeh kufij dialektorë a krahinorë, ka kërkesa të tjera, të ndryshme nga norma gjuhësore në drejtshkrim a në drejtshqiptim ose në gramatikë 27

46

Për theksimin huazime të panevojshme është shkruar e është folur shumë herë; shih së paku J. Thomai, Probleme të lekikut në shqipen standarde, në “Gjuha shqipe”, 2009.


(p.sh. jo vetëm nuk pengohet nga burimi ligjërimor krahinor i fjalëve, përkundrazi, e shfrytëzon shumë këtë burim për pasurimin e vet; jo vetëm nuk e mënjanon sinoniminë, përkundrazi e zgjeron atë si pasurim për saktësimin, larminë e bukurinë e shprehjes etj.); b) norma leksikore njeh njësinë fonetike të varianteve fonetike të fjalëve, pra, pavarësisht nga dallimet fonetike dialektore (p.sh. dukuritë dialektore n/r, â/ë, ue/ua, -nj/-j etj. nuk e prishin identitetin e njësuar të fjalës, d.m.th. rana / rëra, kâmba / këmba, ftue / ftua, këndonj / këndoj janë të njëjtat fjalë nga ana leksikologjike, pra nuk kemi fjalë të ndryshme dialektore, por variante të ndryshme fonetike dialektore të së njëjtës fjalë)28. Fjalori i gjuhës shqipe i vitit 1954 sjell si pasuri leksikore shumë sinonime dialektore. Sipas A. Xhuvanit, “në këte gjendje aktuale të gjuhës shqipe nuk na paraqiten ato kushte objektive që duhen për të caktuar një normë të dëshiruar, as në toskërishten, as në gegërishten. Edhe pse disa fjalë e kanë fituar të drejtën përfaqësuese, nuk do të thotë se nuk do të shtihen në fjalor sinonimet e tyre katund, katundar, katundësi; gudulis, giciloj; djalëri, djemuri; i unshëm, i uritur, i urët; vleftë, vlerë etj., që i gjejmë në vepra ose që fliten ende në popull”29. Por ky fjalor shkon edhe më tej se sinonimet leksikore dialektore, ai pranon edhe variante fjalëformuese (si: i andejmë / i andejshëm, ambëltoj / ëmbëlsoj, ardhishkë / hardhucë, e ardhme / e ardhshme, artuer / arar, ashër / ashkë / ashkël, ashpëroj / ashpërsoj, ashtë / ahishtë, i ashtër / i eshtër, aullin / angullin, carrok / camërdhok, cekë / ceklinë, cergar / cergatar, i cermë / i cemtë, cfurk / tëfurk / furkë, cikofua / cikofoj, cin / ciat, cirua / cironkë, cubak / cubel, cung / cungë / cungull, cungoj / cungulloj, çajre / çair, i çalë / çalaman / çalok, çallë / çallatë, çalloj çallatoj, çap / përçap, çapua / çapok, çart / përçart, çefas / fshehtas, çetanik / çetar, çfrytëzonjës / shfrytëzues, çiçibanoz / çiçibune, çikërri / çikërrimë, çimërr / çimkë, çkriftoj / shkrif / shkrifëroj, 28 29

Po aty. A. Xhuvani, Çështja e “Fjalorit të gjuhës shqipe”, në “Nëntori”, 1957, 1; ky pohim bëhet pas kritikës së A. Kostallarit për Fjalorin, se ka përfshirë shumë sinonime e variante fonerike dialektore, që vijnë në kundërshtim me normën letrare: Në rrugën e hartimit të fjalorit normativ të shqipes së sotme, në BShSh, 1961, 3.

47


çobaneshë/çobankë, çobani / çobenëri, çubë / kaçubë, çuçuras / çuçuris, çudi / çuditni, sëmundë / sëmundje, shpërblestar / shpërblimtar, shpifarak / shpifës etj. Një vend të gjerë zënë aty variantet fonetike e shqiptimore dialektore, çka mund të shpjegohet me gjendjen e shqipes standarde në kohën që u hartua ky fjalor, por edhe me konceptin e autorëve të tij për normën gjuhësore në zhvillim e në lëvizje dhe për ndihmesën e përbashkët e të barabartë të të dy dialekteve të shqipes në ngjizjen e leksikut të përbashkët. Ndërkaq ato nuk janë fjalë të ndryshme dialektore, të gegërishtes a të toskërishtes, janë variante të të njëjtave fjalë. Vetëm në 3 shkronja (A, C, Ç) ka mbi 200 variante të tilla, si: agjërim / agjinim, agjëroj / agjinoj, ahere /atëherë, aj / ënjt, akllai / okllai, alijer / halijer, alivan / vilani, i ambël /i ëmbël, ambëlsi / ëmbëlsi, ambëlsoj / ëmbëlsoj, ambëltore/ëmbëltore, andë/ëndë, andërr/ëndër, andje/ëndje, andrrim/ëndërim, andrroj/ëndëroj, i andshëm/i këndshëm/i kandshëm, anmik/armik, ardhi / hardhi, i argjendë/i ergjëndë, arshin / rrëshirë, arushë / harushë, asajt / asaj, asgjâ / asgjë, asnjani / asnjëri, ashef / hashef, ashtnim / eshtëri, atej / andej, i atidhë / i atillë, atnuer / atëror, auktor / autor, azdisem / hazdisem, azgan / azgën, cap /cjap, cefël / celfë / cifël / cufël, cek / çik, cenoj / cënoj, cep / cip / çip, cërule / crule / cule, cingare / cigare, cik / çik / cek, cfilit / sfilit, cicë / sisë, i cikatun / i cokatun, ckërkë / skërkë, ckërmit / skërmit, cmir / smirë, cullufe / xullufe, cup / sup, cvjerdh / zvjerdh, cule / cyle, çafkë / çapkë, çalok / çaluk, çarape / çorap, çardak / çardhak, çare / çfarë, ças / çast, çashtje / çështje, çbëj / shbâj, çdredh / zhdredh, i çdrejtë / i zhdrejtë, çduk / zhduk, çdukje / zhdukje, çekërk / çikrik, çel / çil, çelik / çelnik, i çeliktë / i çelniktë, çemento / çimento, çepé / perçe / çerpe, çerep / çerjep, çervé / çevré, çeshtij / teshtij, çë / që, çë / ç’, çfaq / shfaq, çfaqje / shfaqje, çfaros / shfaros, çfarosje / shfarosje, çfryj / shfryj, çfrytëzim/shfrytëzim, çfrytëzoj/shfrytëzoj, çfrytëzonjës/ shfrytëzonjës, i çfrytëzuar / i shfrytëzuar, çimkë / kimçë, çirish / qiriç, çkallmoj / shkallmoj, çkalloj / shkalloj, i çkalluar / i shkalluar, çkarkim / shkarkim, çkarkoj / shkarkoj, çkatërraq / shkatërraq, çkatërrim/shkatërrim, çkatërrimtar/shkatërrimtar, çkatërroj / shkatërroj, çkëlqej / shkëlqej, çkëlqim / shkëlqim, i çkëlqyer/i shkëlqyer, çkëmbej/shkëmbej, 48


çkëmbim/shkëmbim, çkëput / shkëput, çkëputje / shkëputje, çkoq / shkoq, çkoqit / shkoqit, çkoqitje / shkoqitje, çkoqur / shkoqur, çkreh / shkreh, çkrep / shkrep, çkrepëtimë / shkrepëtimë, çkrepëtin / shkrepëtin, çkrif / shkrif, çkrij / shkrij, çkrimb / shkrymb, çkrirës / shkrirës, çkrirje / shkrirje, çkujdesem / shkujdesem, çkudesje / shkujdesje, i çkujdesur / i shkujdesur, çkul / shkul, çkundërmon / shkundërmon, çlodh / shlodh, çlodhje / shlodhje, çnderim / shnderim, çnderoj / shnderoj, i çndershëm / i shndershëm, çpabesem / shpabesem, çpalos / shpalos, çpall / shpall, çpallës / shpallës, çpallje / shpallje, çpenkoj / shpenkoj, çpërblej / shpërblej, çpërblim / shpërblim, çpërblesë / shpërblesë, çpërblestar / shpërblestar, çpërblimtar / shpërblimtar, çpërblyes / shpërblyes, çpërkas / spërkas, çpif / shpif, çpifarak / shpifarak, çpifës / shpifës, çpifje / shpifje, çpihem / shpihem, çpik / shpik, çpikës / shpikës, çpikje / shpikje, çpim / shpim, çplaj / shplaj, çpoj / shpoj, çporr / shporr, çpronësim / shpronësim, çpronësoj / shpronësoj, çpyllëzim / shpyllëzim, çpyllëzoj / shpyllëzoj, çqep / shqep, çqetësim / shqetësim, çqetësoj / shqetësoj, çqit / shqit, çquaj / shquaj, i çquar / i shquar, çrregullim / shrregullim, çrregulloj / shrregulloj, i çrregullt / i shrregullt, çrrënjos / shrranjos, çthur / shthur, çufkë / xhufkë, çvat / xhvat, çvillim / zhvillim, çvilloj / zhvilloj, çvosh / zhvoshk, sëmuj / sëmur, i sëmunë / i sëmurë e shumë të tjera në të gjitha shkronjat.Është për të vënë re që formimet me parashtesën ç- vijnë përgjithësisht prej të folmeve jugore e ato me sh- prej të folmeve veriore; autorët e fjalorit i kanë ruajtur me kujdes dallimet edhe në ndërtimin e brendshëm fonetik të fjalëve sipas të folmeve, çka duket qartë te shembulli çrrënjos / shrranjos (70),pra ruhen temat me tipare fonetike sipas dialekteve rrënjë / rranjë. Me këtë përbërje e trajtim leksikografik Fjalori i gjuhës shqipe (1954) i ka shumë të hapur kufijtë. Këto variante flasin ose për një koncept më të gjerë për normën gjuhësore të autorëve, ose për një normativizim të dobët të leksikut që përmban ky fjalor, megjithëse në parathënie është cilësuar si “fjalor përshkrues e normativ”30, ndërsa më poshtë thuhet se “ Fjalori në këtë botim të parë të tij s’arrin të jetë një udhëzues i prerë i 30

Fjalor i gjuhës shqipe, 1953, f. III.

49


normave të gjuhës letrare aqë sa dëshirohet”31. Sot as që mund të mendohet që variante të atilla fonetike dialektore të përfshihen në një fjalor normativ të standardit. Po shtojmë që ky fjalor shkon akoma më tej duke ndërhyrë edhe në sistemin gramatikor nëpërmjet temave foljore dialektore, si pjesorja e paskajorja. Që në parathënie të fjalorit del një pjesore e shkurtuar e gegërishtes si temë e mbiemrit prejfoljor; aty thuhet: “Në fjalor i u bë vend mjaft fjalëve të huaja. Këto janë në pjesën më të madhe fjalë me karakter ndërkombëtar ose fjalë të gjuhës së folë e të folklorit. Ka prej tyre që janë vënë vetëm se ndeshen në gjuhën tonë të shkruar e të folë…”32.Pjesore të dialektit verior gjejmë brenda fjalorit, në struktura të mbiemrave a të emrave prejpjesorë, si: i amshuem (9), i ardhun (15), artuer (18), i çartun (63), i sëmunë (490) etj., madje edhe paskajore të dialektit verior: ardhë(me) fint. sh. vij (14). Fjalorët shpjegues të mëpasmë (1980, 1984/2002 e 2006), megjithë vëllimin e tyre më të madh (mbi dyfishin e fjalëve e shumëfish kuptime), patën “kufij” më të mbyllur nën trysninë e tipit të tyre të mesëm e normativë. Sipas meje, “kufijtë”, hapja a mbyllja e leksikut të standardit dhe e fjalorëve për të nuk maten me sa pranon standardi në leksikun e vet nga çdo lloj burimi, por me çfarë pranon. Sipas këtij kriteri janë hartuar edhe fjalorët shpjegues normativë dhe, me gjithë të metat e pashmangshme e të kritikueshme, ia kanë arritur qëllimit për kohën e vet. Besoj se kur flitet për gjuhë shqipe të mbyllur a për gjuhë shqipe në bunker mbahet parasysh jo gjuha shqipe në tërësi, por shqipja e sotme standarde, dhe jo përballë huazimeve leksikore, por përballë burimeve të brendshme të leksikut të gjuhës shqipe. Në rrjedhën e vet historike gjuha shqipe nuk ka qenë e mbyllur, aq më pak në bunker, as përballë huazimeve leksikore nga gjuhë të popujve të tjerë, me të cilët shqiptarët kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta nga pushtimet, nga bashkëjetesa në të njëjtat perandori, nga fqinjësia gjeografike, nga shkëmbimet kulturore etj. Shembujt janë krejt të dukshëm me huazimet e hershme e të reja nga greqishtja, latinishtja, sllavishtja, gjuhët orientale (turqishtja, arabishtja, 31 32

50

Po aty, f. IV. Po aty, f. III-IV.


persishtja), gjuhët neolatine e neosllave, angleze etj.: edhe pse shumë fjalë prej këtyre gjuhëve janë tretur e kanë humbur në rrjedhën e shekujve, një pjesë vetvetiu e një pjesë me ndërhyrje të vetëdijshme gjuhësore (sidomos në terminologji), prapëseprapë shumë të tjera gjallojnë edhe sot në sistemin leksikor të shqipes, madje me zhvillime të vjetra fjalëformuese e semantike brenda shqipes. Në këtë dukuri shqipja nuk përbën ndonjë përjashtim nga gjuhët e tjera simotra. Koncepti shqipja pa kufi, në fushën e leksikut - leksiku pa kufi - (duke nënkuptuar standardin), natyrisht nuk mund të mohojë a të përjashtojë konceptin e ruajtjes së kufijve të normës leksikore, sipas së cilës vërtet nuk ka më kufij as politikë, as krahinorë, as sipas krijuesit, por ka kufij sipas specifikës së vetë kësaj norme leksikore, që do të thotë më shumë kujdes e përmbajtje në pranimin e fjalëve të huaja të panevojshme dhe më shumë liri për prurje nga burimet e brendshme, nga ligjërimet popullore, nga folklori, nga krijimet dorëmbara të autorëve etj. Sipas këtij parimi Fjalori i gjuhës shqipe i vitit 2006 nuk ka përdorur shkurtesën shih për sinonimet dialektore e krahinore ose për neologjizmat, kur nuk vijnë në kundërshtim me normën gjuhësore dhe sjellin pasurim në leksikun e standardit (p.sh. i proshkët i freskët, taze, hulli brazdë, trysni presion), madje edhe me dukuri fonetike dialektore (si: burrni, burrneshë, shtatzanë ), madje edhe për ato huazime, të vjetra e më të reja, që detyrimisht kanë ardhur e vijnë në rrethanat e liberalizimit të kufijve e të globalizmit gjuhësor, në kushtet e reja të zhvillimit ekonomik, shoqëror e kulturor, të integrimit të shqiptarëve në botën evropiane etj. Fjalorët, si vepra kodifikuese, na e japin gjendjen e leksikut deri në çastin e hartimit të tyre, por zhvillimin e lëvizjet në leksik më shpejt e pa ndërprerje i shohim në ligjërimin e gjallë, të folur e të shkruar, natyrisht në rrafshin e standardit, pra normativ. Po të vërejmë leksikun e ligjërimit të letërsisë artistike të njëzet viteve të fundit, duket lehtë që ai ka bjerrë shumë fjalë të leksikut e të frazeologjisë popullor, nuk është prekur thuajse fare nga vala e huazimeve dhe është pasuruar kryesisht me krijime të reja të vetë autorëve. Më qartë kjo shihet në veprat e fundit të Ismail Kadaresë, të Fatos 51


Kongolit etj. Publicistika, që edhe më parë nuk është shquar për leksik e frazeologji popullore të pasur, është mbushur me fjalë të huaja, shumica të panevojshme, si edhe me kalke leksikore e sintaksore. Në këtë gjendje të saj ndikojnë edhe shkrimet e fjalimet e grupeve të larta shoqërore, si politikanët, deputetët, pushtetarët e zyrtarët e të gjitha funksioneve, që botohen në gazeta a jepen në radio-televizion. Në këtë vorbull zhvillimesh të shpejta të stilit politiko-shoqëror, të publicistikës e të letërsisë artistike çdo fjalor mbetet gjithashtu shpejt prapa, sepse nuk është vepër me botim të përditshëm ose me atë hapësirë pa kufi ndikimi si gazetat, revistat, radio-televizioni ose tekstet mësimore, letërsia artistike a ligjërimi politiko-shoqëror publik etj. Sipas meje leksiku i shqipes së sotme standarde, më shumë në ligjërimin e folur, është në gjendje të turbulluar, qëndrueshmëria e tij e përgjithshme është lëkundur për shkaqet që i përmenda më lart, duke shtuar këtu edhe shpërfilljen e grupeve shoqërore të ngritura ndaj standardit, dobësinë e shkollës në mësimin e gjuhës amtare, rihedhjet e përsëritura në diskutim, herë me të drejtë e herë jo, e zgjidhjeve të arritura më parë etj. E mira që sjell kjo gjendje është një ripërtëritje e mundshme drejt plotësimit e njësimit kombëtar, nëpërmjet pasurimit nga të gjitha burimet e brendshme të shqipes pa kufij territorialë a ligjërimorë. Leksiku i shqipes standarde sot jep shenja të fillimit të formimit të standardit (ose të një riformimi) dhe forca e tij përthithëse është fuqizuar shumë. Por krahas kësaj të mire ecin edhe disa dukuri që rrezikojnë ruajtjen e identitetit të gjuhës dhe njësimin e saj kombëtar: rreziku i ndotjeve të huaja, d.m.th i huazimeve të panevojshme, pra prishja e pastërtisë së gjuhës, kundrejt së cilës vëmendja është dobësuar; shfytyrimi i ligjërimit të folur duke shkuar artificialisht drejt ligjërimit libror; prishja e kufijve stilistikë dhe përzjerja e mjeteve nëpërmjet keqpërdorimit të fjalëve të rrafsheve të ndryshme të gjuhës (p.sh. “instrumentalizimi dhe politizimi i kësaj çështjeje kanë shkuar goxha larg”) etj. Në këto rrethana kemi përpara shumë detyra, disa nga të cilat po i rikujtoj këtu: përpjekjet për rritjen e përgjegjësisë e mprehjen e vetëdijes gjuhësore nga grupet shoqërore, nga 52


shkolla, nga publicistika, nga letërsia e të gjitha stileve, nga administrata civile etj. për ruajtjen e pastërtisë së kërkuar të leksikut të shqipes standarde; pasurimi i leksikut të standardit me fjalë të nevojshme nga ligjërimet popullore, nxjerrja e tyre në dritë nëpërmjet regjistrimit të përgjithshëm, ngritja e kartotekës kombëtare të leksikut të shqipes dhe regjistrimi i saj elektronik, hartimi i fjalorëve dialektorë dhe i fjalorëve të autorëve, hartimi i fjalorit të madh për gjuhën shqipe etj.; njësimi leksikor, sidomos terminologjik, në gjithë trevat e gjuhës shqipe; forcimi i ndikimit në praktikën gjuhësore i arritjeve shkencore leksikologjike, veçanërisht në ligjërimin e shkruar, në tekstet mësimore e në publicistikë, që kanë rrezatim të gjerë, të drejtpërdrejtë e të përditshëm në edukimin gjuhësor të shkollarëve e të qytetarëve. Dhe së fundi, përse të mos krijojmë “Shoqatën e gjuhëtarëve shqiptarë”, si organizmin e parë të bashkimit kombëtar në fushën e albanologjisë?

53


GJUHA STANDARDE SHQIPE DUHET NDRYSHUAR, PO JO EDHE NDËRRUAR Mund të thuhet se në vigjilje dhe gjatë shekullit XX, edhe pse brenda tij kishim një periudhë të rëndë33, u bënë shumë punë të mëdha në afirmimin e kombit shqiptar. Le t`i përmendim disa sosh, të cilat popujt e tjerë i arritën shumë shekuj para, ndërsa ne brenda një periudhe 7o-8o vjeçare, si p.sh.: 1. Illimi i punës së shkollave të para laike; 2. Formimi i një alfabeti unik për tërë shqiptarët; 3. Krijimi i shtetit të parë shqiptar, pas shumë luftrash të përgjakshme që bëri populli ynë; 4. Forcimi i arsimit fillor dhe atij të mesëm; 5. Krijimi i Universitetit të parë shqiptar në Tiranë dhe i të tjerëve më vonë në Prishtinë, Tetovë e gjetiu; 6. Krijimi i gjuhës standarde shqipe, e cila 8 vjet prapa u ndoq me FJALORIN E GJUHËS SË SOTME SHQIPE, botuar në vitin 1980 në Tiranë, i cili, pavarësisht mangësisë së fjalëve në fjalës, rëndesës ideologjike në shpjegimet e shumë fjalëve dhe termave të fushës politiko-shoqërore, si një e keqe e kohës së cilës nuk mund t`i iknin autorët, ai luajti një rol të rëndësishëm në jetën kulturore të popullit. me këtë fjalor punonjësit e Sektorit të Leksikologjisë dhe Leksikografisë të Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë i kapërcyen kushtet e vështira që kishin atëherë dhe krijuan një vepër madhore, i cili për nga cilësia, nuk ngurroj të them, ia kalon një fjalori tjetër, të ngjashëm me këtë, d.m.th. shpjegues, të gjuhës maqedonase, të emërtuar “Tolkoven recnik na makedonskiot jazik”, tani për tani të botuar vetëm në katër vëllimet e para nga gjashtë vëllime të parapara për botim. Me këtë nuk dua të zhvlerësoj punën me vlerë të madhe shkencore të këtyre punonjësve shkencorë në hartimin e Fjalorit shpjegues të gjuhës maqedonase, por dua ta vë në pah 33

54

Periudhë zhvillimore e formës komuniste.


vlerën e madhe të punës së bërë, 28 vjet më parë, të punonjësve shkencorë të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë dhe të ndihmësve përreth; 7. Krijimi i shtetit të dytë shqiptar me flijime të mëdha si ato ndër popuj antikë; 8. Përparimi i hovshëm në këto dy shtete, veprat e mëdha të krijuara në këto vite të fundit p.sh. si ajo grandiozja, e quajtur Kalimash, duhet të na bëjnë të mburremi si shqiptarë. Shpresoj se do të kem mundësi (edhe pse kam 73 vjet) për ta parë këtë ndjenjë kënaqësie edhe më të madhe ndër shqiptarë. Ndër të gjitha këto të arritura që përmenda, e me mijë të tjera që nuk mund t`i përmend, spikat vlera e gjuhës standarde me rëndësinë e saj që ka, jo vetëm si mjet komunikimi kulturor i përbashkët i të gjithë shqiptarëve, por edhe si vlerë madhore që kontribuoi shumë në forcimin e unitetit të kombit shqiptar. Një vlerë e madhe e kombit në tërësi, fryt i përpjekjeve historike të atdhetarëve, gjuhëtarëve, shkrimtarëve, gazetarëve, intelektualëve dhe politikanëve. Këtë vlerë duhet ruajtur si “sytë e ballit”, si gjënë më të shtrenjtë dhe më të shenjtë. Rruga e krijimit të gjuhës standarde shqipe është e ngjashme me mënyrën e krijimit të standardeve edhe ndër popuj tjerë. Ajo nuk është”sui generis”, si nuk ka rezultate të përkryera në asnjë punë po edhe në krijimin e secilit standard nuk ka rezultate ideale. Megjithatë pas kodifikimit të këtij standardi, për 38 vjet me radhë, u bënë punë që nuk mund të mos hetohen. Korpusi leksikor i ri u mblodh vazhdimisht, puna e dialektologëve në Shqipëri nuk u ndërpre34. Ajo u kurorëzua me rezultatet e punës lidhur me Atlasin dialektologjik, si kulm vlerash në fushë të gjuhësisë. Krahas kësaj pune në Shqipëri, edhe jashtë kufijve të saj, u zhvillua një veprimtari e madhe, që u kurorëzua me një numër të madh punimesh në fushë të dialektologjisë, në formë të monografive me përshkrime të plota dhe profesionale për strukturën gjuhësore me brumë leksikor të shumë të folmeve edhe më skajore të arealit shqipfolës. Ajo gjallon në çdo pore të jetës, normalisht, vende-vende edhe duke çaluar, por punët e mëdha nuk kryhen brenda natës. Ajo ditë e për ditë po 34

Mendimi se dialektologët e kryen punën e tyre dhe se tani e tutje nuk kanë se ç`punojnë është plotësisht i gabuar.

55


perfeksionohet si një projekt që nuk do të përfundojë kurrë. Dinamizmi i saj ndiqej dhe po ndiqet nga të gjithë, e në mënyrë të veçantë nga Komisioni Ndërakademik për Gjuhën. Ky komision mblidhej herë pas here, për të diskutuar shumë çështje të këtij dinamizmi, fatkeqësisht pa informata më të drejtëpërdrejta për punën e tij. Pavarësisht mungesës së materialeve të botuara, ai kontribuoi në afirmimin e këtij standardi, në përcjelljen e ndryshimeve që ndodhnin në gjuhë, e krahas kësaj edhe sensibilizimit të nevojës së intervenimit në formën standarde, krahas ndryshimeve që ndodhnin në dinamikën e gjuhës. Kjo punë e këtij Komisioni shërbeu shumë për organizimin e ca konferencave dhe simpoziumeve, të cilat duhet të vazhdojnë pa ndërprerë. Ma merr mendja se në këto takime të nivelit të këtillë dalin shumë propozime e mendime nga gjuhëtarë të tjerë, po edhe intelektualë të fushave të tjera shkencore. Me siguri se në këto takime do të debatohet edhe me ndonjë zë që “konteston” legjitimitetin e gjuhës standarde. Këtij konfrontimi eventual nuk duhej dhe nuk i duhet ikur, me të duhet përballur, pavarësisht ndonjë nervozizmi që do të shkaktohej, për të mos mbetur punët “hiq e mos këput”. Jam më se i sigurt se pjesa më e madhe e intelektualëve shqiptarë dhe e shqipfolësve të tjerë në përgjithësi, nuk janë për kthim të rrotës së historisë prapa. Ajo është foshnja jonë dhe nuk është e rëndësishme se a u lind pa i mbushur “të nëntë muajt”. Le të ishte edhe shtatanike, siç do të thoshte profesori i nderuar Mehmet Çeliku, ajo duhet të na jetojë gjatë, sepse e kemi gjënë më të shtrenjtë dhe më të shenjtë të popullit tonë e cila duhet kultivuar35. Më në fund, nuk ka popull i cili mund të lavdërohet se ka zgjedhur bazë dialektore të përkryer të gjuhës standarde të tij? Gjithkund ka të pakënaqur lidhur me këtë zgjedhje. Kjo pakënaqësi është në përpjesëtim të drejtë

35

56

M. Çeliku, Konferenca shkencore ”Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot” Tiranë, 20-21 nëntor 1992 (Gjuhën letrare kombëtare e krahason me një fëmijë shtatanik, tashmë njëzetvjeçar që është ngritur në këmbë i cili ka marrë të mbarën, që nuk mund të flaket). Nëse në vitin 1992 ky shtatanik kishte 20 vjet, tani në vitin 2010 ka mbushur të 38-tat. Prandaj rikthimi nga kjo rrugë zhvillimi i gjuhës standarde do të ishte baraz me jomençuri.


me distancën e pikës së banimit të tyre nga baza dialektore e cilitdo standard36 Më të lumturit janë ata që kishin atë fat të lindnin dhe të rriteshin pikërisht në atë bazë dialektore të gjuhës standarde, ndërsa të tjerët mund të ankohen, dikush më pak e dikush më shumë, varësisht nga ajo se në ç’ largësi gjenden nga baza dialektore. Nga kjo që them mund t’i kuptoj ankesat e një pjese të njerëzve të të folmeve të gegërishtes veriperëndimore dhe atyre verilindore, po edhe pikave të tjera skajore, jo vetëm gege, po edhe toske. Këta janë më “të dëmtuarit”. E ndiej edhe unë këtë peshë të njeriut që nuk mund ta përvetësojë një normë të një baze dialektore që gjendet larg pikës së tij të banimit. Ai ndien një formë trysnie të standardit. Por, në fund të fundit, gjuha standarde na ofron një normë, të cilën synojmë, por asnjëherë nuk arrijmë plotësisht në të gjitha rrafshet, ta përvetësojmë. Jo vetëm këta, por edhe të tjerët ndjejnë një trysni37. Mirëpo kjo “trysni” është e tillë dhe prej saj nuk mund të lirohemi lehtë. Ajo ngjason me trysninë e shtetit, që mbron nga anarkia. Edhe shteti më i keq të siguron jetë dhe kushte pune më normale sesa situata e të qenit “i lirë”, pa shtet. Me një tjetër gjuhë standarde do t’i lidhnim këmbët edhe më shumë se do të hutoheshim ndërmjet dy normave që gjeneratat e ardhme duhet t`i mësojnë, si mjete komunikimi të të njëjtit popull. Ato dy norma rrallë kush do të mund t`i mbante në mënyrë autonome pa i përzier. Kujt i duhen këto akrobacione. Ma merr mendja se nuk do të kishim forca as psikike e as fizike për ta bërë këtë “punë pa punë”. Nga viti 1972 bëmë një punë të madhe, krijuam një kuadër të madh, edukuam një varg gjeneratash të nënave të reja të cilat po 36

37

(Po të nisemi vetëm nga ky fakt matematikor dhe gjeografik, e të lihen faktet e tjera meritore për përcaktimin e bazës dialektore të gjuhës standarde, atëherë do të dilte se kjo bazë dialektore e standardit duhej zgjedhur mu në mes të Shqipërisë). (Lidhur me normën gjuhësore, Benedeto Kroçe në “Estetikën”4 e tij, përveç tjerash, thotë se ajo paraqet: a) diversion ndaj zhvillimit të gjuhës; b) uzurpim të lirisë krijuese; c) diversion ndaj forcës krijuese; ç) zaptim arbitrar të pronës private, siç është gjuha; d) zaptim të stilit të shprehjes; dh) dhunë të shpirtit të folësit etj. Sado që të jetë e tepruar kjo që thuhet nga filozofi, linguisti dhe esteti italian, prapëseprapë, në të ka shumë të vërtetë.

57


mundohen që fëmijët e tyre mos ta ndjejnë përdorimin e këtij standardi si dhunë38. Po ç’ duhet bërë? - Duhet punuar në përkryerjen e këtij standardi që kemi, pa i ndaluar në asnjë formë ata që duan të flasin në variantet dialektore, mjafton ta flasin edhe këtë variant me sa më pak gabime, meqenëse edhe këto variante si mikrosisteme kanë normën e tyre, të cilën nuk duhet shkelur, por duhet respektuar. Në asnjë mënyrë nuk duhet nënçmuar ky përdorues i një mikrosistemi të këtillë, i cilitdo areal qoftë, pavarësisht se i cilit profesion është: inxhinier, mjek, jurist, matematikan. edhe nëse ai nuk është në gjendje ta realizojë formën, ashtu si duhet, mjafton gjuha e tij të ketë brendi. Një gjuhë e këtillë është mbi gjuhën me formë e pa brendi. Më në fund brendia është mbi formën dhe, duke dashur me rigorozitet ta ruajmë formën, mund të humbim diçka edhe nga brendia, prandaj duke dashur të jemi të përkryer në formë harrojmë brendinë. - Në mënyrë shumë të natyrshme duhet të punohet në përkryerjen e gjuhës standarde, por jo duke iu qasur kësaj pune nga fillimi39. Kjo punë duhet bërë për çdo ditë e në çdo vend. Kur themi kështu, mendojmë se kjo punë nuk kryhet shpejt duke pritur zgjidhje të problemit në mënyrë “deus ex machina”, por në mënyrë reale me zotim të të gjithëve, punë e cila do të bashkërendohej në mënyrë institucionale, me arsimim të vazhdueshëm të breznive të reja, në mënyrë të veçantë me arsimim të femrës, nënës së ardhshme, faktorit më të rëndësishëm në edukimin dhe shkollimin e pasardhësve tanë. Kjo do të thotë se edhe norma, pavarësisht se ka qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi më të madhe, nuk duhet kuptuar si ngurosje të saj, “sepse ngurosja e normës, siç shprehet profesori i nderuar R. Ismajli, do të sillte ngurosjen e gjuhës”40, prandaj atë duhet ndryshuar, sepse këtë e kërkon karakteri dinamik i gjuhës, të cilin lëre që nuk duhet frenuar, por përkundrazi, duhet stimuluar. Gjuha ndryshon ngadalë 38 39

40

(Shih, M. Samara, Histori e gjuhës letrare shqipe, Tiranë 2005, f. 28.) A. Vinca, Konferenca shkencore”Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot” “Gjuha e sotme dhe konteksti socio-kulturor shqiptar, Tiranë, 20-21 nëntor 1992, f. 95. (Cituar sipas M. Samara, Histori e gjuhës letrare shqipe, Tiranë 2005, f.32.),

58


në mënyrë të pahetueshme, ashtu siç rritet foshnja ose siç zhvillohet lulja, ndërsa standardin e ndryshojnë gjuhëtarët, institucionet përkatëse për këtë punë. Këta njerëz nuk duhet të hezitojnë e të presin që ndryshimi i standardit të ndodhë vetë, ajo nuk ndodh kurrë. Këto 38 vjet kaluan pa bërë aq sa duhej në këtë drejtim. Porositë nga simpoziumi i vitit 1992 nuk i sollëm në vend duke u dhënë përparësi problemeve të tjera jetike, punës për përgatitjet e luftës për të krijuar shtetin e dytë shqiptar dhe për ta liruar një pjesë të kombit nga thundra e armikut. Tani është kohë e qëlluar dhe më pa halle kur duhet vepruar në mënyrë të organizuar. Meqenëse nuk duam të bëjmë punë Sizifi standardin nuk do ta ndërrojmë, por do ta ndryshojmë krahas ndryshimit të gjuhës. Këtë ndryshim duhet bërë, në: a) rrafsh strukturor dhe b)rrafsh leksikor Pa mundur në këtë hapësirë të vogël të shtroj mendime precize se çfarë duhet bërë, unë po i cek vetëm disa fusha ku duhet intervenuar në mënyrë institucionale: -çështjen e kalimit të disa emrave asnjanës në grupin e emrave të gjinisë mashkullore si një fenomen më i dukshëm në një periudhë relativisht të gjatë të zhvillimit të gjuhës shqipe, krahas veprimit të përgjithshëm në gjuhët ie, hiq gjuhët sllave41 , ku sistemi tre gjinish i emrave është rezistues, duhet ndjekur edhe më tutje. Ky fenomen në shqipe, si duket, është më i evidentuari në gjuhën standarde, nga të gjitha fenomenet e tjera që po ndodhin në shqipen e folur. Megjithatë këtë dukuri të thjeshtimit të kundërvënies treshe të gjinisë duhet ndjekur edhe më tutje, krahas veprimit të ligjit të ekonomisë, sa për ta kristalizuar më mirë këtë çështje në gjuhën standarde dhe në gramatikat normative. Puna e thjeshtimit të normës bëhet “me karar”, pra nuk duhet tepruar siç po teprohet në rrafshimin jonormal të funksioneve rasore. Këtë punë pa punë, fatkeqësisht, po e ndihmon dhe shtypi në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni. -çështjen e thjeshtimit të shumësit të disa emrave të gjinisë mashkullore e shohim si një çështje shumë të vështirë

41

(Sh.Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1998, f. 178-179).

59


në morfologjinë e shqipes42. Një thjeshtim, për fillim, i kësaj larushie mbaresash, aty ku mundet, do të ishte i mirëseardhur43. Kjo larushi formash shumësi ndeshet edhe nëpër gramatika normative, po edhe nëpër fjalorë, si p.sh: gjarpër: gjarpinj e gjarpërinj; labër: labër, labë e lebër; hamall: hamallë; hamaj; hamej; manga/ll:manga/j dhe manga/lle, ku ë-ja ose e-ja do të ishin formante shumësi të mjaftueshëm. Nëse humbja (lënia pas dore e formantit të dytë) na duket shumë e dhimbshme (punë e cila do ta thjeshtonte shumë paradigmën e shumësit të emrave të gjinisë mashkullore), atëherë variantet e shumësit në fjalorë të paraqiten në një hierarki më normale. Në këso rastesh përcaktimi i hierarkisë së varianteve do t`i sugjeronte shfrytëzuesit të Fjalorit përparësinë e variantit p.sh. mangalle, përkundër variantit mangaj (si formë më e vjetër që bazohet në palatalizim të ll-së).Prej tipave të vjetër të formimit të shumësit të emrave të gjinisë mashkullore me alternim metafonik të tingujve tematik a:e, lebër nga lab, hamej nga hamall, bakej nga bakall, meshkuj nga mashkull duhet të lirohemi. Këtu do të mjaftonte vetëm një kundërvënie, me palatalizim. E aty ku mund të përdoret forma mbaresore, si më e re, ajo duhet të ketë përparësi para formanteve me metafonizim dhe palatalizim. -çështjen e kohës së ardhme të dëftores pa pjesëzën “të” të lidhores, që kohëve të fundit po përdoret jo vetëm në ligjërim të lirë , po edhe në tekste letrare. Tendenca për të pasur efekt sa më të madh në bisedë e harxhim kohe sa më të vogël (ligji i ekonomisë) shfrytëzohet mungesa e kësaj të-je të lidhores që në rastin e përmendur nuk ka ndonjë vlerë, prandaj edhe lëshimi i saj nuk prish punë në komunikim. Kjo formë e së ardhmes përveç që shfaqet në shumë pika të dialektit toskë, ajo shfaqet edhe në dialektin gegë44. Në të folmen e Karshijakës së Shkupit na dalin edhe këso rastesh, 42 43

44

Shih:R. Memushaj, Çështje të normës morfologjike në fjalorët shpjegues të shqipes, punim i pabotuar. V. Toska, Konferenca shkencore”Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot” “Për një theshtim të disa formave të shumësit të emrave të gjinisë mashkullore,Tiranë, 20-21 nëntor 1992, f.145. Një formë e këtillë e shkurtuar na del edhe në ca gjuhë slave, si në bullgarishte dhe maqedonishte, që e kanë flakur infinitivin, e bashkë me të edhe futurin e detyrimit; p.sh. nga një : qe (da) rabotam> qe

60


si di them (<nga do i them<do ti them), de rrah (<nga do e rrah,do te rrah), etj. Kjo formë e këtillë e së ardhmes nuk është tendencë vetëm e shqipes, sepse më parë të njëjtën gjë e bënë ca gjuhë ballkanike, e tani shqipja tenton të rrafshojë një formë ballkanike. Kjo do të thotë se edhe nëse gjuhëtarët nuk intervenojnë për ta kodifikuar këtë formë si parësore, ajo do të gjallojë, njëherë si formë dytësore, që një ditë kodifikohet si formë e plotë, pa të-në e lidhores. Këtë e kërkon ligji i ekonomisë në ligjërim, sepse elementi do është i vetëmjaftueshëm si tregues i kuptimit kohor45. -çështjen e paradigmave foljore me numër të madh gjymtyrësh, që shumëkush e paraqet si “pasuri” formash vetëm një grup profesionistësh të morfologjisë mund ta rregullojë. Ajo duhet thjeshtuar për të mos e lënë zotërimin e paradigmës të vështirë, jo vetëm për shqipfolësin e rëndomtë, po edhe për mjaft specialistë të gjuhës shqipe etj. Tipike për këtë që thamë është bashkësia e foljeve e tipit mat, si klasë që numëron qindra njësi46, po edhe ca rasteve të tjera. -sa për paskajoren gege47 mund të thuhet se futja e saj në sistemin e gjuhës standarde me bazë dialektore, pa këtë formë, do të ishte si një organ në trup të huaj. Po të futej në strukturë të gjuhës standarde do të bëhej një gabim edhe ma i madh sesa ai i futjes së fonemës |rr| në inventar të fonemave bashkëtingëllore të gjuhës standarde, e cila do-kurdo pritet të dalë nga sistemi bashkëtingëllor i gjuhës standarde.

45

46 47

rabotam/do (të) punoj. Kjo gjë ndjehet edhe në disa të folme të serbishtes jugore, si ndikim i të folmeve maqedonase dhe bullgare (ja qu (da) radim, për ja qu raditi (Unë du me punue), me se serbishtja mban një element ballkanizimi, përndryshe ajo nuk bën pjesë ne unionin ballkanik gjuhësor. ) Shih për këtë edhe F. Agalliu “do të vij” apo “do vij” në GjJ. 1986 ,nr.1. f.82-86 dhe M. Ymeri në “Ekonomia gjuhësore në planifikimin gjuhësor ”Konferenca shkencore”Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot”, Tiranë, 2o-21 nëntor 1992, f. 124.Në romanin “Haxhi Llojo”kemi 530 fjalë |është|, që do të thotë se 530 sosh janë të patheksuara, mu ato” ë” në është që nuk kryejnë asnjë funksion, prandaj kjo nuk është fonemë. Një “ë” fundore që etimologjisht nuk lidhet me ansht<*en esti të Pedersenit. R. Memushaj, Po aty. Sh. Demiraj, Gjuha letrare shqipe e njësuar dhe çështja e paskajores, Konferenca shkencore”Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot” Tiranë, 20-21 nëntor 1992 , f. 56-59.

61


-kristalizimin e çështjes së strukturës diftongore “eu” në toponimin Evrópë. Nëse është vendosur me të drejtë në drejtshkrim, që struktura “eu” në emrin Euridikë të lexohet si togzanor, atëherë s`ka pse të shkruhet kjo strukturë si “ev” në Európë. Krahaso këtë me toponimin Austrí (që nuk është Ávstri); -çështjen e zvogëlimit të dendurisë së fonemës |ë| duhet trajtuar mirë dhe ashtu si duhet. Kjo është ndër fonemat më të përdorshme në tekstet e shkruara. Ajo zë vendin e dytë me denduri48 me 10,45%, që do të thotë se në çdo 1oo grafema, 10 gjer më 11 fonema janë |ë|. Zvogëlimi i dendurisë së saj do të ishte e mirëseardhur, prandaj mosevidentimin e ndonjë “ë”-je që nuk ka funksion formëformues, largimi i së cilës nuk do të prishte asgjë në strukturë, përveç që në aspektin drejtshqiptimor do t’i ngacmonte pak veshët “e stërholluar” të ndonjë pjesëtari që pati atë fat të lindë në këtë bazë dialektore ose sa më afër saj, do të ishte një ndihmesë e madhe për gjuhën shqipe. Shqipja do të frymonte më mirë, ashtu siç frymon misri i rralluar pas harrjes së rrënjëve të shpeshta. Kjo “ë”, pa ndonjë funksion strukturor, si duket, një ditë, vetvetiu do të bjerë si trysni e ligjit të ekonomisë49, po edhe si kërkesë përkryerjeje gjuhësore, mirëpo do të ishte mirë t`i prihet kësaj dukurie. Këtë e bën vetëm gjuhëtari. -Në mënyrë të ngjashme duhet ndjekur edhe dendurinë e fonmës|rr| në raport me fonemën|r|. Shumë të folme të shqipes dallojnë për faktin se në sistemin e tyre bashkëtingëllor nuk e kanë dridhësen e gjatë [rr]. Ajo mungon edhe në bazën dialektore të gjuhës standarde50. Ruhet në dialektin gegë, po jo edhe në dibranishte. Denduria e fonemës /rr/ në të folmet ku ende ruhet ajo, është ndër 4%, krahasuar 48 49

50

62

A. Dodi- J. Gjinari, FONETIKA DHE GRAMATIKA E GJUHËS SË SOTME LETRARE SHQIPE, I FONEIKA (maket), Tiranë 1983,f.213. Si ndodhi që format me e: i gjerë; gjerësi, gjerësisht , gjeras-gjerazi të ngadhnjejnë para formave me ë: i gjërë, gjërësi, gjërësisht, gjëras e gjërazi edhe pse kjo e etimologjikisht nuk lidhet me një a hundore (në a+n, në i gjanë>i gjërë). Meqenëse mungon në bazën dialektore të gjuhës standarde, ka mundur të mos futet në inventarin e fonemava bashkëtingëllore, për faktin se një ditë edhe në shqipe sin ë shumicën e gjuhëve indoeuropiane do të dalë nga inventari i fonemave bashkëtingëllore të gjuhës standarde shqipe.


me dendurinë mbi 96% të fonemës /r/.51 Në tekstet e gjuhës standarde fonema /rr/ ka denduri më të madhe sesa në tekstet dialektore. Në to kemi një denduri të |rr|-së prej 6,16% në krahasim me dendurinë 93,84% të fonemëse /r/. Denduria e ndryshme e fonemës /rr/ në të folmet ku ende ruhet ajo, me 4%, përkundër dendurisë së saj në gjuhën standarde, me mbi 6%, flet për një anomali të krijuar në mënyrë artificiale. Kjo është bërë duke i shtuar gjuhës standarde fjalë të huaja me këtë fonemë, pavarësisht se baza dialektore e gjuhës standarde nuk e ka52. “Fjalët e huaja si p.sh.: arrogancë, arrest, barrikadë, korrelacion, korrespondencë, korrekt, korridor, surrogat, territor, korrigjoj53, korrigjim54, korrigjues, korrekturë, korrektor e shumë fjalë të tjera e kanë zmadhuar pa arsye dendurinë e |rr|-së në llogari të fonemës|r|, fonemë e cila ka humbur aftësinë fonemore në shumicën e gjuhëve indoevropiane dhe e njëjta gjë pritet edhe në shqipe. Jeta e saj në shqipe mbahet në mënyrë artificiale duke krijuar probleme si ndër pjesëtarët e dialektit gegë, po ashtu edhe ndër pjesëtarët e dialektit toskë. Edhe njëra edhe tjetra palë shkrimin e këtyre fjalëve duhet ta mësojnë përmendësh. Sistemi leksikor i një gjuhe është plotësisht i hapur. Tani ky fjalës, po edhe ai i frazeologjisë prej vitit 1980 e këtej, paraqitet shumë më i gjerë sesa ai që u dëshmua gjer atëherë, meqenëse mbledhja e këtij visari fjalësh e shprehjesh të reja vazhdoi edhe më tej, tani me mundësi teknike edhe më të perfeksionuara dhe profesionistë me përgatitje shkencore më të lartë. Janë krijuar shumë fjalë e shprehje të reja, të cilat duhen qëmtuar, shumë të tjera, të përfshira në fjalorin e vitit 1980, janë zgjeruar me kuptime a me ngjyrime të reja kuptimore, të cilat duhen rishqyrtuar. Normalisht, duhen rishikuar ato fjalë e shprehje që kanë përdorim të kufizuar si fjalë të vjetra, fjalë të fushave të ndryshme shkencore që duhen 51 52

Bëhet fjalë për një raport të ndërsjellë vetëm të këtyre dy fonemave, në të folmet e dialektit gegë, në të cilat kemi kundërvënien | r~rr|. Dihet se baza dialektore e gjuhës shqipe standarde këtë fonemë nuk e kishte as në kohë të konstituimit të alfabetit të gjuhës shqipe në vitin 1908, d.m.th. para 100 vjetve, e as në kohën e konstituimit të gjuhës standarde më vitin 1972.

53 54

63


përfshirë në fjalorë profesionalë, fjalë të huaja të cilat, mundësisht, të zëvendësohen me fjalë shqipe, por jo medoemos, nëse nuk janë krijuar kushtet për këtë zëvendësim. Kjo punë duhet bërë në mënyrë të natyrshme e pa dhunë. Me qëllim të begatimit të fjalësit, duhet të përfshihen sa më tepër fjalë të dialektit gegë. Në këtë aspekt, nuk duhen lënë anash hulumtimet e gjuhëtarëve në trojet gege, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në veçanti punën e punonjësve të Institutit Albanologjik në Prishtinë, të cilët mblodhën material dialektor dhe formuan rreth 20 mijë skeda fjalësh me interes të madh për shqipen. Ma merr mendja se s’duhet qenë indiferentë ndaj gjithë kësaj pune dhe një morie punimesh shkencore, punimesh në nivel magjistrature e doktorate në këtë fushë. Në fund të fundit, ato janë fjalë shqipe dhe e kanë të drejtën të përfshihen në FJALORIN E GJUHËS SHQIPE, normalisht jo të gjitha, por ato që mund të qëndrojnë si fjalë të veçanta ose si sinonime të fjalëve të përfshira më parë. Sa për ta argumentuar këtë, mjafton dyzet, që nuk është përfshirë në FJALORIN E GJUHËS SË SOTME SHQIPE. Kjo fjalë anashkalohet edhe në FJALORIN E SHQIPES SË SOTME, botim i vitit 2002 dhe në FJALORIN E GJUHËS SHQIPE, botim i vitit 2006. Fjala katërdhjetë i përket sistemit dhjetortë numërimit, që ka përdorim shumë më të gjerë në botë sesa sistemi vegezimal, si mbeturinë e një nënshtrese paraindoeuropiane. Në të folmet skajore të shqipes, si në të folmet e arbëreshëve të Italisë e të Greqisë ende ruhen edhe trezet (për gjashtëdhjetë) dhe katërzet (për tetëdhjetë), ndërkohë që në shqipen e sotme përdoren vetëm njëzet dhe dyzet. Kjo e dyta definohet si numër themelor që shënon një sasi me katër dhjeta, por nuk përmendet si fjalë në vete, e cila në truallin shqipfolës ka përdorim shumë të gjerë, prandaj edhe nuk mund të trajtohet si fjalë e stilit bisedor, por si një sinonim i fjalës dyzet. Fjala dyzet, nëse do të ketë fatin e fjalëve trezet e katërzet, një ditë do t’ia lëshojë vendin fjalës katërdhjetë, si kërkesë e plotësimit të sistemit dhjetor të numërimit si sistem më praktik dhe si prirje e rënies së tërësishme të sistemit vegezimal nga përdorimi. Këtij procesi të pashmangshëm dhe harrimit të asaj që është tradicionale duhet t’i prijnë gjuhëtarët. 64


Këto kërkesa gjuhëtarët duhet t’i hetojnë dhe të prijnë përpara të mos presin që punën e tyre ta bëjë ndokush tjetër pas tyre. Një grup gjuhëtarësh, mundësisht, sa më pak gjuhëtarë të vjetër që morën pjesë në sendërtimin55 e këtij standardi dhe sa më tepër gjuhëtarë nga Kosova, po edhe nga Maqedonia dhe gjithsesi edhe nga diaspora do të kontribuonte shumë, duke pasur parasysh gjithmonë platformën: standardin ta ndryshojmë, po jo edhe ta ndërrojmë.

55

Kam përshtypjen se këtyre u pëlqen shumë ajo që ndërtuan vetë dhe do të kursehen në intervenime si ai bujku që kursehet në rallimin e rrënjëve të misrit të shpeshtë.

65


DREJTSHKRIMI I ZANOREVE Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëllore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit: î (më) dhemb, dhembje, emër, emëror, femër, femërore, gjemb, gjembaç, e premte, rremb, shemb, shembull, shembullor, i pashembullt, shemër, i shtrembër, shtrembëroj, tremb, thembër, zemër, zemëroj, i përzemërt etj.; î argjend, argjendar, brenda, brendi, i brendshëm, cen, cenoj, çmend, (i, e) çmendur, dend, (i, e) dendur, deng, dhen, end, gjendje, kuvend, kuvendoj, mend, mendje, mendoj, mendim, përmend, përmendore, mendër, parmendë, pendë, qen, qendër, qendror, (kam) qenë, qenie, qenësi, qengj, shpend, tendë, vend, vendës, vendos, vendim, zëvendës, zëvendësoj etj.; î e enjte, gështenjë, ndenja, (i,e) ndenjur, penjtë, shenjë (por shënoj, shënim), (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë, shtrenjtoj, (i, e) vrenjtur; î dre, fle, fre, gdhe, ndej, (i, e) nderë, ngre, pe. Tek emrat femërorë, të cilët kanë një -e fundore të patheksuar në trajtën e pashquar të njëjësit, në emëroren e shquar bie -e-ja, ndërsa në rasat e tjera ajo shkruhet: î artiste - artistja, artisteje; fitore - fitorja, fitoreje; lule lulja, luleje; lulishte - lulishtja, lulishteje; mësuese mësuesja, mësueseje; nxënëse - nxënësja, nxënëseje; perde - perdja, perdeje; qytetare - qytetarja, qytetareje; studente - studentja, studenteje; shishe - shishja, shisheje etj.; î anije - anija, anijeje; ardhje - ardhja, ardhjeje; çështje çështja, çështjeje; familje - familja, familjeje; korrje korrja, korrjeje; nisje - nisja, nisjeje; pyetje - pyetja, pyetjeje; rrokje - rrokja, rrokjeje; ulje - ulja, uljeje etj. 66


Shkruhen me ë të gjitha fjalët te të cilat kjo zanore e theksuar i përgjigjet historikisht një a-je të ndjekur nga një bashkëtingëllore hundore. Me ë shkruhen edhe të gjitha fjalët e prejardhura ose të përbëra, të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit. î bëj, çështje, dëm, dëmtoj, dhëmb, dhëmballë, dhëndër, (kam) dhënë, dhënie, e ëma, (i, e) ëmbël, ëmbëlsi, ëndërr, ëndje, frëngjisht, gërshërë, gojëdhënë, gjë, gjëmë, gjëndër, hënë, këmbë, këmbësor, kënd, i këndshëm, këngë, këngëtar, lë, lëmë, lëndë, lëng, llërë, mbrëmje, më (pak), (s’dua) më, mëngë, mëz, nëmë, nëntë, nëntor, (kam) ngrënë, nxë, nxënës, një, (i, e) njëjtë, njëri, njëra, njëri - tjetri, njësi, përzë, (i, e) rëndë, rëndoj, (kam) rënë, rrënjë, rrëzë, shkëmb, shtatzënë, shullë, (i, e) tërë, tërësi, tërshërë, (shtëpinë) tënde, (kam) thënë, parathënie, thëllëzë, zë (zëri), zë, (kam) zënë etj. Shkruhen me ë fjalët me prapashtesën -llëk: î bollëk, budallallëk, gomarllëk, hamallëk, pazarllëk etj. ë-ja paratheksore shkruhet në këto raste: 1. Në fjalët e parme e në të gjitha fjalët ku ajo i takon rrokjes së parë, si edhe në fjalët e formuara prej tyre: î argëtoj, bagëti, bërryl, dëgjoj, dënesë, dëshirë, fëlliq, fëmijë, gëmushë, gërryej, gëzof, gëzhojë, gogësij, gumëzhij, gjëmoj, hingëllin, këlysh, këmishë, kënaq, këndellem, këndoj, kënetë, këpucë, këpucar, këpushë, këput, të këqij, kërcej, kërrabë, kërrusem, këshill, kushëri, lëkurë, lëmoshë, lëndoj, lëpij, lëpjetë, lëpushkë, lëshoj, mallëngjej, të mëdhenj, mëkat, mënyrë, mësoj, mësim, mëshoj, mushkëri, ndërroj, ndërresë, shndërroj, pagëzoj, pagëzim, pëllet, pëllëmbë, pëllumb, përrallë, pështjelloj, pështyj, psherëtij, qëroj, rrëfanë, rrëfim, shëllirë, shëmtoj, shëtit, tëhu, trashëgoj, thëllëzë, thërres, thërrime etj.; î dëboj, dëborë, dëlir, (i, e) dëlirë, dërrasë, gëzoj, kësaj, kësisoj, kësodore, kështu, këta, këtë, këtij, (i, e) këtillë, këtej, këtu, lëfyt, lëkund, i lëkundshëm, lëmekem, lëvozhgë, mëditje, mësyj, mësymje, sëmundje, shpëlaj, tëharr, tëholl etj. 67


2. Në fjalë të prejardhura, të formuara nga një temë më -ë me anë prapashtesash që nisin me bashkëtingëllore, dhe në fjalë të përbëra e të përngjitura që kanë si pjesë të parë një temë të tillë më -ë, të ndjekur nga një temë që nis me bashkëtingëllore: î anëtar, anëtarësi (anë);armëtar (armë);atëror, atësi (atë); bardhësi (i bardhë); botëror, botërisht (botë); bulëzim (bulë); burrëri, burrëror (burrë);copëtoj, copëtim, copëzoj (copë); drejtësi (i drejtë); flakëroj, flakërimë (flakë); frikësoj (frikë); frymëzoj, frymëzim (frymë); ftohtësi (i ftohtë); gojëtar, gojëtari (gojë); gjatësi (i gjatë); gjellëtore (gjellë); gjerësi (i gjerë); gjithësi, përgjithësisht (gjithë); gjuhësi, gjuhësor, gjuhëtar (gjuhë); gjunjëzoj (gjunjë); hollësi, hollësisht (i hollë); këmbësor, këmbësori (këmbë); kordhëtar (kordhë); lartësi, lartësoj(i lartë); lehtësi, lehtësoj (i lehtë); luftëtar (luftë); mbarësii mbarë); mirësi, përmirësoj (i mirë); pemëtore, pemëtari(pemë); pikëllim, pikërisht (pikë); pjesëtoj, pjesëtim(pjesë); plotësoj, plotësisht (i plotë); punëtor, punëtori(punë); qetësi(i qetë); rreptësi, rreptësisht (i rreptë); rrogëtar (rrogë); shkallëzim (shkallë); shkishëroj (kishë); shpejtësi (i shpejtë); shterpësi (shterpë);tokësor, tokëzim (tokë); trashësi (i trashë); thatësi (i thatë);thellësi (i thellë); udhëtar, udhëtim (udhë);urtësi(i urtë);valëzoj, valëzim (valë); vështirësi (i vështirë); vjershëtor(vjershë); zbetësi (i zbetë)etj.; î anëshkrim, armëpushim, atëherë, bashkëfjalim, bashkënxënës, bashkëpunoj, bashkëshorte, botëkuptim, bukëpjekës, buzëqesh, cipëtrashë, çfarëdo, datëlindje, derëbardhë, dorëheqje, dorëshkrim, dorëzanë, dhjetëfishoj, dhjetëvjetor, fletëgjerë, frymëmarrje, gojëdhënë, gojëmjaltë, grevëthyes, gjashtëdhjetë, gjashtëmbëdhjetë, i gjithëfuqishëm, gjithëkombëtar, gjuhëgjatë, gjysmëhënë, gjysmëkoloni, hundëshkabë, i jashtëzakonshëm, jetëdhënës, jetëgjatë, këmbëzbathur, këngëtar, kokëfortë, llërëpërveshur, mbarëvajtje, mirëbërës, mirëbesim, mirëdita, i mirëfilltë, pesëvjeçar, pikënisje, pikëpamje, pjesëmarrje, pulë68


bardhë, qafëgjatë, shumëfishoj, shumëkëmbësh, vetëdashje, vetëqeverisje, vetëshërbim, vetëvendosje, vërej, vërejtjeetj. Shënim 1. Për shkak të ngulitjes prej kohësh, të shqiptimit dhe të shkrimit në gjuhën letrare shkruhen pa-ë- fjalët: amtar, besnik, fillestar, furrtar, kishtar, lojtar, meshtar, nevojtar, nevojtore, ngatërrestar, pishtar, rojtar, zyrtar; atdhe. Shënim 2. Nuk shkruhet ë-ja paratheksore te fjalët e përbëra, kur gjymtyra e dytë fillon me zanore:bashkatdhetar, bashkautor, bashkudhëtar (bashkë); gojëmbël (gojë); i gjithanshëm (gjithë); kokulur (kokë); i shumanshëm (shumë) etj. (por: njëanësi, i njëanshëm, zëëmbël, sepse ë-ja fundore te gjymtyra e parë e tyre është e theksuar). 3.Po kështu shkruhen me ë (si zanore mbështetëse) edhe fjalët e prejardhura, që, megjithëse formohen nga tema më bashkëtingëllore, kanë një strukturë fonetiko-fjalëformuese të ngjashme me atë të fjalëve të mësipërme: î armiqësi (armiq); besnikëri (besnik);bujqësi (bujq); djallëzi (djall); dobësi (i dobët); fajësi, pafajësi, shfajësoj (faj); fshatarësi (fshatar); fundërri (fund); gjakësi, gjakësor (gjak); hapësirë (hap); harkëtar (hark); kalbëzoj (i kalbët); keqësoj, keqësim (keq); kombësi, kombëtar, ndërkombëtar (komb); krejtësisht (krejt); kryqëzor (kryq); lajmëtar, lajmëroj (lajm); lavdëroj, lavdërim (lavd); ligësi (i lig); madhësi, madhështor(i madh); malësi, malësor (mal); mbretëri (mbret); miqësohem, miqësor, miqësisht(miq); mjekësi, mjekësor (mjek); pakësoj (pak); plehëroj, plehërim (pleh); pleqëroj, pleqësi (pleq);qytetëroj, qytetërim (qytet); robëri, robëroj (rob); shëndetësi (shëndet); shfrytëzoj, shfrytëzim (fryt); shkrifëroj, shkrifërim (shkrif); Shqipëri, shqipëroj (shqip); shtetëror (shtet); trimëri (trim); vargëtar (varg); vazhdimësi (vazhdim); zdrukthëtar, zdrukthëtari (zdrukth) etj. Shënim. Nuk shkruhen me ë: 1. Fjalët e prejardhura që formohen prej temash me një bashkëtingëllore me anë të prapashtesave -tar(e), -tor(e), -ti, -toj: 69


î arsimtar, arsimtare (arsim),çlirimtar (çlirim), flamurtar, flamurtare (flamur), gjyqtar (gjyq),kujdestar (kujdes), l undërtar (lundër), mishtar (mish), oborrtar (oborr), paj timtar (pajtim), prestar(pres), shkaktar (shkak), shqipt ar (shqip), shtegtar (shteg), tregtar (treg), themeltar (th emel), zelltar(zell); fajtor (faj), leshtor (lesh); pastërti (i pastër), tregti (treg); caktoj, përcaktoj (cak), dëmtoj (dëm),ëmbëltoj (i ëmbël), robtohem (rob), shkak toj (shkak), shpeshtoj (shpesh), shqiptoj (shqip), shtegtoj (shteg), tregtoj (treg) etj.[3]; 2. fjalët e prejardhura, të cilat formohen prej temash më bashkëtingëllore të lëngëta (-r, -I, -ll) që e kanë theksin mbi rrokjen e parafundit: î afërsi (afër), egërsi (i egër), epërsi (i epër), katërshor (katër), letërsi (letër), misërnike (misër),mot ërzim (motër), poshtërsi (i poshtër), vjetërsi (i vjetër), zgjuarsi (i zgjuar); ëmbëlsi, ëmbëlsoj (i ëmbël),vogëlsi (i vogël); miellzim (miell), popullsi, popullzoj (popull), rregullsi (rregull) etj. 4.Në fjalët e prejardhura, të formuara prej temash më -ër,-ërr, -ël, -ës, -ëz, me anë prapashtesash që fillojnë me zanore: î arbëror, arbëresh (arbër), ashpëroj (i ashpër), breshëri (breshër), çiltëri (i çiltër), dimëroj, dimëror, dimërim (dimër), dhelpëri (dhelpër), emëroj, emërore, emërues (emër), femërore (femër), gjarpëroj, gjarpërushe (gjarpër), gjelbërim (i gjelbër), misërishte, misërok (misër), mjeshtëri, mjeshtërisht, mjeshtërok, mjeshtëror (mjeshtër), numëror, numërim, numëroj (numër), poshtëroj, poshtërim (i poshtër), shtrembëroj, shtrembërim (i shtrembër), urdhëresë, urdhëroj, urdhërore (urdhër), varfëri, varfëroj (i varfër), verbërisht (i verbër), zemërim, zemëroj (zemër) etj.; me ë paratheksore shkruhen edhe disa trajta shumësi që janë fonetikisht të ngjashme me fjalët e tipit të mësipërm, si gishtërinj, gjarpërinj, priftërinj, zotërinj, po ashtu edhe formimet e tipit mbretëreshë, prftëreshë, zotëroj; î ëndërrim, ëndërroj (ëndërr), picërroj (picërr) etj.; 70


î vegjëli, vogëlimë, zvogëloj, zvogëlim (i vogël) etj.; î nëpunësi (nëpunës), përgjegjësi (përgjegjës), rrobaqep ësi (rrobaqepës) etj.; î bulëzoj (bulëz), njerëzi, njerëzor (njerëz) etj.[4] Shënim. Nuk shkruhen me ë paratheksore fjalët e prejardhura, të formuara prej temash më -ër me anë prapashtesash që fillojnë me zanore, kur përpara -ë-së ndodhet vetëm një nga bashkëtingëlloret b, d, f, j, k, p, t, v ose një nga grupet -nd-, -st-: î algjebrik (algjebër), dibran (Dibër), librar, librari (libër); kodrinë, kodrinor (kodër), lodroj (lodër), shkodran (Shkodër); afri, afrim, afroj (afër); ajri, ajroj, ajrim, ajror (ajër); lakror (lakër), mjekrosh (mjekër),mokrar (Mokër); epror (i epër), teproj, tepricë (tepër), veproj, vepri (vepër); katror (katër), letrar (letër),vjetrohet, i vjetruar (i vjetër); zgavroj (zgavër); cilindrik (cilindër), lundroj, lundrim (lundër), njëthundrak(thundër); gjirokastrit (Gjirokastë, kadastroj, kadastrim (kadastër), lustroj, lustrim (lustër), ministri, ministror(ministër), pastroj, pastrim (i pastër), regjistroj, regjistrim (regjistër) etj Shkruhet ë-ja pastheksore: 1. Tek emrat femërorë më -ëz, tek emrat e mbiemrat mashkullorë më -ës, -ësh dhe te femërorët përkatës, në të gjitha trajtat e lakimit të tyre: î drejtëz - (i, e një) drejtëze, drejtëza, drejtëzës, drejtëzën, drejtëzat, drejtëzave, drejtëzash; fshikëz-a, gjuhëz-a, këmbëz-a, kryqëza-t, lidhëz-a, pjesëz-a, thonjëza-t, verdhëz-a; î ardhës-i, blerës - (i, e një) blerësi, blerësi, blerësit, blerësin, blerësit, blerësve, blerësish, blerëse, blerëseje, blerësja, blerëses, blerësen, blerëset, blerëseve, blerësesh; brejtës-i, çelës-i, endëse, endësja, folës-i, grykëse, grykësja, gjykatës-i, herës-i, mbledhës-i, mjelëse, mjelësja, mundës-i, nëpunës-i, nxënës-i, nxënëse, përgjegjës-i, qitës-i, qitëse, shpikës-i, vendës-i, zëvendës-i, zgjedhës-i, zgjedhëse etj.; î po kështu shkruhen edhe Durrës-i, Kukës-i, Lëkurës-i, Qukës-i etj.; 71


î (trekëndësh) barabrinjës, (lëndë) djegëse, (makinë) korrëse, (forcë) lëvizëse, (makinë) qepëse, (makinë) shirëse etj.; î dyzetkëmbësh-i, mijëshe, mijëshja, pesëshe, pesëshja, pesëgarësh-i, qindëshe - (i, e një) qindësheje, qindëshja, qindëshes, qindëshen, qindëshet, qindësheve, qindëshesh; tetërrokësh-i etj.; î (shtëpi) dykatëshe, (veturë) katërvendëshe, (lule) shumëngjyrëshe etj.; 2.Te mbiemrat më -ët në të gjitha trajtat e lakimit të tyre: î i cekët - (i, e një) të cekëti, të cekët, i cekëti, të cekëtit, të cekëtin, të cekëtish, të cekëtve; e cekët - (i, e një) të cekëte, të cekët, e cekëta, së cekëtës, të cekëtën, të cekëtash, të cekëtave; (i, e) dobët, (i, e) errët, (i, e) lagët, (i, e) kthjellët, (i, e) ngathët, (i, e) përbashkët, (i, e) shkathët, (i, e) ulët, (i, e) zbrazët etj. Shënim. Mbiemrat e formuar prej një teme më -h shkruhen me -të. Këta mbiemra e ruajnë -ë-në edhe përpara nyjës -t të emërores e të kallëzores së shquar të njëjësit asnjanës e të shumësit të gjinisë mashkullore, si edhe përpara mbaresave -sh e -ve: î i ftohtë - të ftohtët, të ftohtësh, të ftohtëve; i lehtë - të lehtët, të lehtësh, të lehtëve; i mprehtë - të mprehtët, të mprehtësh, të mprehtëve, i nxehtë - të nxehtët, të nxehtësh, të nxehtëve etj. 3.Te trajta e vetës së dytë njëjës e së tashmes lidhore të foljeve me temë me bashkëtingëllore: î të dalësh, të flasësh, të hapësh, të marrësh, të mbyllësh, të mbledhësh, të ndezësh, të presësh, të prishësh, të zhdukësh etj. Nuk shkruhet ë-ja pastheksore: 1.Tek emrat dhe mbiemrat me -ël, -ër, -ërr dhe tek emrat mashkullorë me -izëm, -azëm gjatë lakimit, kur pas këtyre fundoreve vjen një zanore: î bukël, bukla, pupël - (i, e një) puple, puplës, puplën, puplat, puplave, puplash; vegël, vegla etj.; î ajër, ajri, çadër, çadra, dimër, dimri, drapër, drapri, dhelpër - (i, e një) dhelpre, dhelprës, dhelprën, dhelprat, dhelprave, dhelprash; dhëndër, dhëndri, 72


egjër, egjri, emër, emri, gënjeshtër, gënjeshtra, gjarpër, gjarpri, kulpër, kulpra, lakër, lakra, letër, letra, lundër, lundra, misër, misri, numër, numri, thundër, thundra, urdhër, urdhri, vepër, vepra, zemër, zemra etj.[1]; î dokërr, dokrra, ëndërr, ëndrra, kokërr - (i, e një) kokrre, kokrrës, kokrrën, kokrrat, kokrrave, kokrrash; vjehërr - vjehrri, vjehërr - vjehrra etj.; î anarkizëm - (i, e një) anarkizmi, anarkizmit, anarkizmin; ateizëm, ateizmi, çiklizëm, çiklizmi, majtizëm, majtizmi, marksizëm-leninizëm, marksizëm-leninizmi, materializëm, materializmi, pleonazëm, pleonazmi, reumatizëm, reumatizmi, sarkazëm, sarkazmi, socializëm, socializmi etj.; î i ëmbël, i ëmbli, i vogël - (i, e një) të vogli, i vogli, të voglit, të voglin, të vegjlit, të vegjlish; i ashpër - (i, e një) të ashpri, të ashprit, të ashprin, të ashprish; i çiltër, i çiltri, i gjelbër, i gjelbri, i kaltër, i kaltri, i pastër, i pastri, i shtrembër, i shtrembri, i shurdhër, i shurdhri, i verbër, i verbri, i vjetër, i vjetri etj.; 2. Te mbiemrat më -ëm e më -shëm gjatë lakimit, kur pas këtyre prapashtesave vjen një zanore ose një j: î i jashtëm - (i, e një) të jashtmi, i jashtmi, të jashtmit, të jashtmin, të jashtmish; e jashtme, i mesëm, i mesmi, e mesme, i sotëm, i sotmi, e sotme - (i, e një) të sotmeje, e sotmja, së sotmes, të sotmen, të sotmet, të sotmeve, të sotmesh; i vetëm, i vetmi, e vetme etj.; î i ardhshëm - (i, e një) të ardhshmi, i ardhshmi, të ardhshmit, të ardhshmin, të ardhshmish; e ardhshme (i, e një) të ardhshmeje, e ardhshmja, së ardhshmes, të ardhshmen; i atjeshëm, i atjeshmi, e atjeshme, i besueshëm, i besueshmi, e besueshme; i dukshëm, i dukshmi, e dukshme; i ndershëm, i ndershmi, e ndershme; i pathyeshëm, i pathyeshmi, e pathyeshme; i shijshëm, i shijshmi, e shijshme; i shkëlqyeshëm, i shkëlqyeshmi, e shkëlqyeshme etj.; 3. Para prapashtesave -shëm dhe -të në të gjitha trajtat e mbiemrave të formuar prej tyre: î i natyrshëm, e natyrshme (natyrë), i përkohshëm, e përkohshme (kohë), i pjesshëm, e pjesshme(pjesë), i përbotshëm, e përbotshme (botë), (i, e) 73


lëkurtë (lëkurë), (i, e) njëmijtë (mijë), (i, e) pestë (pesë), (i, e) përpiktë (pikë) etj.; 4.te gjymtyra e parë e trajtave të përngjitura të habitores: î ardhkam, humbkam, marrkam, paskam, qenkam etj.; paskësha, qenkësha etj. Shkruhet ë-ja fundore te fjalët me theks që në krye të herës në rrokjen e parafundit, duke u ruajtur ajo edhe në trajtat e tyre ku s’është më fundore. Kështu, shkruhen me -ë: 1.Emrat femërorë si bukë, fjalë - fjalës, fjalën, fjalët, fjalëve, fjalësh; punë, zhurmë etj.; po kështu edhe numërorët si dhjetë, mijë etj. (dhjetë - dhjetës, dhjetën, dhjetëra; mijë, mijëra etj.). Shkruhen me -ë gjithashtu emrat mashkullorë që shkojnë pas lakimit të emrave femërorë sibabë, dajë, gegë, toskë etj.; Kolë, Lekë etj.; 2.Disa emra mashkullorë dhe shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës: î atë, burrë, djalë, gjalmë, gjumë, kalë, lëmë, lumë; ballë (balli, ballët), brumë (brumi, brumët), dja thë (djathi, djathët), drithë, drithëra, dyllë, dhallë, dhjamë, gjalpë, mjaltë, ujë, ujëra etj.; 3.Mbiemrat dhe ndajfoljet e tipit (i, e) butë - butë, (i, e) ftohtë - ftohtë, (i, e) gjallë - gjallë, (i, e) gjatë - gjatë, (i, e) lehtë - lehtë, (i, e) mirë - mirë, (i, e) ngrohtë - ngrohtë, (i, e) shkretë - shkretë, (i, e) vonë - vonë. Në çiftet e fjalëve më poshtë mbiemrat shkruhen me -ë, ndajfoljet pa -ë: î (i, e) drejtë - drejt, drejtpërdrejt, drejtshkrim; (i, e) fortë fort, (i, e) kotë - kot, (i, e) lartë - lart, i lartpërmendur; (i, e) ligshtë - ligsht, (i, e) mbrapshtë - mbrapsht, (i, e) mjaftë - mjaft, (i, e) plotë - plot, i plotfuqishëm; (i, e) shpejtë - shpejt, (i, e) thjeshtë - thjesht, (i, e) vërtetë vërtet; po kështu: larg, pak, pakkush, shkurt; 4.Mbiemrat e formuar me anën e prapashtesës -të nga emra njërrokësh ose me theks në rrokjen fundore, si edhe nga folje që mbarojnë me zanore:

74


î (i, e) artë (ar), (i, e) drunjtë (dru), (i, e) gurtë (gur), (i, e) leshtë (lesh), (i, e) pambuktë (pambuk), (i, e) zjarrtë (zjarr) etj.; î (i, e) metë (mej), (i, e) mpitë (mpij), (i, e) ndytë (ndyj), (i, e) thatë (thaj); po kështu edhe numërorët rreshtorë: î (i, e) dytë (dy), (i, e) tretë (tre), (i, e) pestë (pesë), (i, e) gjashtë (gjashtë), (i, e) dymbëdhjetë (dymbëdhjetë), (i, e) njëzetë (njëzet), (i, e) njëzetenjëtë (njëzet e një), (i, e) gjashtëdhjetë (gjashtëdhjetë), (i, e) miliontë (milion) etj.; 5. Trajtat e shumësit të emrave dhe të mbiemrave mashkullorë si: î afrikanë, amerikanë, arabë, bullgarë, docentë, dynymë, feudalë, fishekë, francezë, gramë, grekë, gjumashë, hektarë, hutaqë, kilogramë, kroatë, kuintalë, laborantë, lejlekë, lekë, maturantë, matjanë, mekanikë, memecë, motakë, partizanë, përtacë, pionierë, punëtorë, rebelë, romakë, rosakë, serbë, spanjollë, studentë, shkrimtarë, shoferë, shqiptarë, tonë, traktoristë, (artikuj) ushqimorë, ushtarë, veshëetj. Kjo -ë shkruhet në të gjitha rasat e shumësit, edhe kur nuk është fundore: î partizanë - partizanësh, partizanët, partizanëve; grekë - grekësh, grekët, grekëve; punëtorë - punëtorësh, punëtorët, punëtorëve. Shënim. Trajta e emërores dhe e kallëzores së pashquar shumës e emrave të njësive të masave që burojnë nga emra njerëzish shkruhet pa ë fundore, por në rasat e tjera të shumësit të pashquar dhe në të gjitha rasat në shumësin e shquar pas temës shkruhet -ë-: î 20 amper, 50 om, 300 herc, 220 volt, 60 vat etj.; 15 amperët, 120 voltëve, 30 vatësh etj. 6.Trajtat e emërores dhe të kallëzores së shquar të shumësit të emrave dhe të mbiemrave mashkullorë që në trajtën e pashquar mbarojnë me një bashkëtingëllore dhe që janë njërrokësh ose që e kanë theksin në rrokjen e fundit: 75


î bijtë (bij), deshtë (desh), djemtë (djem), dhentë (dhen), miqtë (miq), të rinjtë (të rinj), thonjtë (thonj) etj.; armiqtë (armiq), barinjtë (barinj), të mëdhenjtë (të mëdhenj) etj.; 7. Trajtat e shquara të rasave të zhdrejta të njëjësit dhe të emërores e të kallëzores shumës të emrave femërorë që mbarojnë me zanore të theksuar: î bukuri - bukurisë, bukurinë, bukuritë; byro - byrosë, byronë, byrotë; dhi - dhisë, dhinë, dhitë; gjë - gjësë, gjënë; kala - kalasë, kalanë, kalatë; e re - së resë, të renë; rrufe - rrufesë, rrufenë, rrufetë etj.; Po kështu shkruhen edhe shkurtimet e gjinisë femërore që në emëroren e pashquar shqiptohen me theks mbi rrokjen e fundit: î ATSH-së (ATSH), OKB-në (OKB), SMT-të (SMT); 8.emrat e formuar me prapashtesën -zë prej temash që mbarojnë më zanore të theksuar, si edhe emrat me këtë prapashtesë që kanë pësuar një shpërngulje theksi në rrokjen e parafundit (ndryshe nga emrat e tipit arkëz, lidhëz); î qelizë, syzë, vezë; dorezë, kokrrizë, librezë, varrezë etj.; 9.emrat femërorë më -më (të parmë a të prejardhur) si: î astmë, basmë, dasmë, diafragmë, dogmë, gjysmë, kazmë, krismë, nismë, sintagmë (dhe jobasëm, dasëm, gjysëm); 10.përemrat pronorë ynë, jonë, tanë, tonë, sonë, të mitë, të tutë, të tijtë, të sajtë; 11.numërorët themelorë si pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë, dymbëdhjetë, pesëdhjetë etj.; 12.foljet me temë më zanore, në vetën e parë dhe të tretë të shumësit të së tashmes dëftore e lidhore: î (të) mbajmë, (të) mbajnë; (të) blejmë, (të) blejnë; (të) vëmë, (të) vënë; (të) dimë, (të) dinë; (të) fshijmë, (të) fshijnë; (të) punojmë, (të) punojnë etj. Po kështu, kryesisht për arsye morfologjike, shkruhen edhe foljet me temë me grup zanoresh, të ndjekur nga një -j:

76


î (të) përziejmë, (të) përziejnë; (të) thyejmë, (të) thyejnë; (të) ruajmë, (të) ruajnë, (të) shkruajmë, (të) shkruajnë etj.; 13.Trajtat foljore të shumësit të së kryerës së thjeshtë, të cilat dalin me një zanore: î lamë, latë, lanë (laj); blemë, bletë, blenë (blej); bëmë, bëtë, bënë (bëj); fshimë, fshitë, fshinë (fshij);zumë, zutë, zunë (zë); hymë, hytë, hynë (hyj) etj.; 14. Trajta e vetës së tretë njëjës e mënyrës lidhore te të gjitha foljet, duke përfshirë edhe ato me tog zanor, ku -ë-ja shkruhet për arsye morfologjike: î të humbë, të lidhë, të mbjellë, të përmendë etj.; î të hyjë, të gjejë, të lajë, të pijë, të thajë etj.; î të përziejë, të shkruajë, të thyejë etj.; 15.Pjesoret e foljeve me temë me zanore a me -l, -ll, -r, -rr dhe mbiemrat e nyjshëm të formuar prej tyre: î qarë, blerë, bërë, pirë, fryrë, mjelë, vjelë, mbjellë, sjellë, marrë, nxjerrë etj.; î (i, e) bërë, (i, e) pirë, (i, e) mbjellë, (i, e) nxjerrë etj. î Po kështu shkruhen edhe pjesoret si: î dhënë, ngrënë, qenë, thënë, vënë, zënë etj. Pjesoret me temë më tog zanor, të cilat theksin e kanë në rrokjen e parafundit, shkruhen pa -ënë fund: î përzier, kryer, lyer, mësuar, punuar, shkruar etj. Nuk shkruhen me ë fundore: 1.Emrat dhe mbiemrat me -ël, -ër, -ërr, -ëz, -ull, -ur, të cilët në emëroren e pashquar të njëjësit nuk e kanë theksin në rrokjen e fundit: î bukël, gogël, pupël, thnegël etj.; (i, e) ëmbël, (i, e) vogël etj.; î dhelpër, gënjeshtër, motër, numër, zemër etj.; (i, e) ashpër, (i, e) shurdhër, (i, e) verbër etj.; î kokërr, puçërr, vjehërr etj.; î arkëz (arkë), dhëmbëz (dhëmb), fshikëz (fshikë), gisht ëz (gisht), lidhëz (lidh), mollëz (mollë) etj.;(i, e) bukurëz etj.; î hatull, kumbull, nofull, rregull, shpatull, tingull, tjegull, vetull etj.; 77


î flutur, hekur etj.; (i, e) bukur, (i, e) lumtur etj.; 2.Emrat dhe mbiemrat që në shumësin e pashquar dalin më një nga bashkëtingëlloret -gj, -q, -j, -nj, të prira nga një zanore, si në emërore, ashtu edhe në të gjitha rasat e tjera: î zogj, zogjve, zogjsh; të ligj, të ligjve, të ligjsh etj.; î fiq, fiqve, fiqsh; miq, miqve, miqsh; pleq, pleqve, pleqsh etj.; î bij, bijve, bijsh etj.; î drunj, drunjve, drunjsh; ftonj, ftonjve, ftonjsh; heronj, heronjve, heronjsh; hunj, hunjve, hunjsh; thonj, thonjve, thonjsh etj. Shënim. Po kështu shkruhen pa -ë- para nyjës -të dhe mbaresave të shumësit emrat: î cjep (cjap) - cjeptë, cjepve, cjepsh; î desh (dash) - deshtë, deshve (por deshësh); î djem (djalë) - djemtë, djemve, djemsh; î dhen - dhentë, dhenve, dhensh; î qen (qen) - qentë, qenve, qensh. 3.Trajtat rasore të shumësit të emrave dhe të mbiemrave që mbarojnë me dy bashkëtingëllore në emëroren e pashquar të shumësit, si edhe të atyre që mbarojnë me -l, -r, -s, -z (këta emra dhe mbiemra para nyjës -t të trajtës së shquar dhe para mbaresës -sh të rrjedhores marrin një -i-): î bujq - bujqve, bujqish, bujqit; krushq - krushqve, krushqish, krushqit; peshq - peshqve, peshqish, peshqit; tirq - tirqve, tirqish, tirqit; ujq - ujqve, ujqish, ujqit; murgj - murgjve, murgjish, murgjit; të ëmbël - të ëmbëlve, të ëmblish, të ëmblit; të vegjël - të vegjëlve, të vegjlish, të vegjlit; etër - etërve, etërish, etërit; mbretër - mbretërve, mbretërish, mbretërit; i bukur - të bukurve, të bukurish, të bukurit; i egër - të egërve, të egrish, të egrit; i pjekur - të pjekurve, të pjekurish, të pjekurit; blerës - blerësve, blerësish, blerësit; ndihmës - ndihmësve, ndihmësish, ndihmësit; nëpunës - nëpunësve, nëpunësish, nëpunësit; nxënës nxënësve, nxënësish, nxënësit; punonjës 78


punonjësve, punonjësish, punonjësit; sulmues sulmuesve, sulmuesish, sulmuesit; shitës - shitësve, shitësish, shitësit; vendës - vendësve, vendësish, vendësit; njerëz - njerëzve, njerëzish, njerëzit etj.; 4.Ttrajta e rrjedhores së pashquar të emrave që në shumës mbarojnë me zanore të theksuar: î grash, kalash, shtëpish, byrosh, drush, sysh etj. Po kështu shkruhen edhe: î më dysh (dy), më trish (tri), si edhe dyfish, trefish etj.; 5.mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm: î i epërm (i epër), i jashtëm (jashtë), i mesëm (mes), i ndryshëm (ndryshe), i nesërm (nesër), i sipërm (sipër), i sotëm (sot), i tashëm (tash), i tepërm (tepër), i vetëm (vetë) etj.; î i ardhshëm, i brendshëm, i gatshëm, i këndshëm, i kujdesshëm, i ndershëm, i nevojshëm, i pafajshëm, i përbotshëm, i vjetshëm etj.; 6. Mmbiemrat e formuar nga emra, numërorë e ndajfolje me theksin mbi rrokjen e parafundit: î (i, e) akullt (akull), (i, e) avullt (avull), (i, e) hekurt (hekur), (i, e) misërt (misër), (i, e) panumërt(numër), (i, e) rregullt (rregull), (i, e) thekërt (thekër), (i, e) katërt (katër), (i, e) tepërt (tepër) etj.; 7. Pjesoret (dhe mbiemrat përkatës) më -ur, -ier, -yer, -uar: î (i, e) ardhur, (i, e) dashur, (i, e) veshur etj.; (i, e) zier etj.; (i, e) kryer, (i, e) thyer etj.; (i, e) bluar, (i, e) zgjuar etj.; 8.Trajtat e vetës së parë dhe të tretë të shumësit të së tashmes dëftore e lidhore të foljeve me temë më bashkëtingëllore ose më -ie: î (të) djegim, (të) djegin; (të) flasim, (të) flasin; (të) hapim, (të) hapin; (të) mbjellim, (të) mbjellin; (të) mbledhim, (të) mbledhin; (të) presim, (të) presin; (të) tjerrim, (të) tjerrin etj.; î (të) biem, (të) bien; (të) shpiem, (të) shpien; (të) shtiem, (të) shtien etj.; 9. Trajtat e shumësit të së pakryerës së dëftores e të lidhores te të gjitha foljet: 79


î (të) ecnim, (të) ecnit, (të) ecnin; (të) ishim, (të) ishit, (të) ishin; (të) kishim, (të) kishit, (të) kishin; (të) lyenim, (të) lyenit, (të) lyenin; (të) punonim, (të) punonit, (të) punonin; (të) ushqenim, (të) ushqenit, (të) ushqenin; (të) zinim, (të) zinit, (të) zinin etj.; 10. Trajtat e shumësit të së kryerës së thjeshtë të foljeve me temë me bashkëtingëllore, si edhe trajtat e shumësit të kësaj kohe që përmbajnë një grup zanoresh: î humbëm, humbët, humbën; bindëm, bindët, bindën; lidhëm, lidhët, lidhën; dogjëm, dogjët, dogjën; ftohëm, ftohët, ftohën; ikëm, ikët, ikën; u kollëm, u kollët, u kollën; vdiqëm, vdiqët, vdiqën; gjetëm, gjetët, gjetën; u ngjitëm, u ngjitët, u ngjitën; pyetëm, pyetët, pyetën etj.; î përziem, përziet, përzien; thyem, thyet, thyen; rrëfyem, rrëfyet, rrëfyen; kënduam, kënduat, kënduan etj.; 11. Trajtat e urdhërores të foljeve që te kjo mënyrë e kanë temën me bashkëtingëllore: î bjer; çel, çelni; fol, folni; ec, ecni; hip, hipni; hyr; ik, ikni; jep, jepni; lër; shpjer; shtjer; zër, përzër; zhduk, zhdukni etj.; 12. Përemrat dëftorë (i, e) atij, (i, e) këtij, (i, e) asaj, (i, e) kësaj, si edhe përemrat pronorë (i, e) tij, (i, e) saj (dhe jo i atijë, e sajë etj.). 13. Shkruhen me -u- në të gjitha rasat emrat dhe mbiemrat më -ull, -ur, si edhe fjalët e formuara prej tyre: 14. Akull, akulli, akullit, akullin, akullore; kukull, kukulle, kukulla, kukullës, kukullën, kukullat, kukullave, kukullash; kumbull, kumbulle, kumbulla; mjegull, mjegulla, mjegullor, i mjegullt; nofull, nofulla, nofullën, nofullat; petull, petulla-t, petulloj; rrotull, rrotulla-t, rrotullash, rrotullohem; sqetull, sqetulla-t; shembull, shembulli, shembullit, shembullin, shembujt, shembujve, shembujsh, shembullor, (i, e) pashembullt[1]; shpatull, shpatulle, shpatulla-t; tingull, tingulli, tingullor, tingullimitues[2]; vetull, vetulla-tetj.; 15.(Ujë) amull, amulli, mashkull, mashkullore etj; 80


16. Flutur, fluture, flutura, fluturës, fluturën, fluturat, fluturave, fluturash, fluturak, fluturim; hekur, hekuri, hekurit, hekurin, hekura, hekurat, hekurave, hekurash, hekuros, hekurishte, i hekurt; lepur, lepuri, lepurit, lepurin, lepurush etj.; 17. (Qytet) i bukur, (lule) të bukura, bukuri, bukurosh etj. 18. Shkruhen me i dhe jo me y fjalët: 19. Ai, bilbil, direk, fishek, frikë, gjilpërë, gjilpëryer, hipi, hipje, krimb, krimbet, krip, kripë, kripore, qilim, qime, rrip, sirtar, shpirt, shqip, shqipëroj, shqiptar, shqiptoj etj. 20. Shkruhen, përkundrazi, me y fjalët: 21. Byzylyk, çyryk, dysheme, gjym, (i, e) gjymtë, gjymtoj, gjysmë, gjysmak, lëtyrë, lyp, lypës, tym, vyshket, zymbyl. 22. Shkruhen me u dhe jo me y fjalët: 23. Bufe, bulmet, bulmetore, burokrat, duel, duke (punuar), duzinë, frutat, (pemë) frutore, grunjëra, (i, e) grunjtë, gjurmë, gjurmashkë, gjurmoj, kurbet, parashutë, qurra, qurrash, sfungjer, temperaturë, tunel, turk, turqisht, turli. 24. Shkruhen me y dhe jo me u (as me i) fjalët: 25. Bërryl, bylyk, byrazer, byrek, byro, cyle, çyrek, dybek, dyqan, dyshek, fryt, i frytshëm, frytdhënës, gjynah, myftar, myfti, mysafir, mysliman, myshteri, mytesarif, natyrë, natyralist, qymyr, (dhi) shytë, trysni; tyrbe, yndyrë, virtyt, xhybe etj. Shkruhen me -ie-: 1. emrat, tek të cilët ky grup zanoresh ndiqet nga një bashkëtingëllore e lëngët (l, ll, r) dhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre: î e diel, diell, miell, qiell, fier etj.; diellor, përmiell, miellzim, qiellor, fierishtë etj.; 2. Foljet, tek të cilat ky grup zanoresh ndiqet nga mbaresa -j: î ziej - zien, ziejmë, zieni, ziejnë; zieja, zieje, ziente, zienim, zienit, zienin; ziem, ziet, zien; ziekam, zieke...; (kam) zier;

81


î përziej - përzien, përziejmë, përzieni, përziejnë; përzieja, përzieje, përziente, përzienim, përzienit, përzienin; përziem, përziet, përzien; përziekam, përzieke...; (kam) përzier; î ndiej - ndien, ndiejmë, ndieni, ndiejnë; ndieja, ndieje, ndiente, ndienim, ndienit, ndienin; ndiem, ndiet, ndien; ndiekam, ndieke...; (kam) ndier[1]. Trajtat e njëjësit të së kryerës së thjeshtë të dëftores dhe trajtat e dëshirores të këtyre foljeve shkruhen me -je-: î zjeva, zjeve, zjeu; zjefsha, zjefsh, zjeftë, zjefshim, zjefshi, zjefshin; î përzjeva, përzjeve, përzjeu; përzjefsha, përzjefsh, përzjeftë, përzjefshim, përzjefshi, përzjefshin; î ndjeva, ndjeve, ndjeu; ndjefsha, ndjefsh, ndjeftë, ndjefshim, ndjefshi, ndjefshin. Trajtat pësore-vetvetore të së tashmes dhe të së pakryerës të këtyre foljeve shkruhen me -i-: î zihem, zihet, zihen etj.; zihesha, zihej, ziheshin etj.; î përzihem, përzihet, përzihen etj.; përzihesha, përziheshe, përziheshit etj.; î ndihem, ndihet, ndihen etj.; ndihesha, ndihej, ndiheshim etj. Shënim. Të gjitha fjalët e formuara nga folja ndiej shkruhen me -je-: î i ndjeshëm, ndjesi, ndjenjë, parandjenjë etj. 3. foljet, te trajta përfaqësuese e të cilave ky grup zanoresh ndodhet në rrokje të hapur: î bie, biem, bien; î shpie, shpiem, shpien; î shtie, shtiem, shtien. Në vetën e tretë njëjës të lidhores, në urdhëroren njëjës dhe në trajtat e shumësit të kësaj mënyre, kur bashkohen me trajtat e shkurtra të përemrit vetor, këto folje shkruhen me -j-: î të bjerë, të shpjerë, të shtjerë; bjer, shpjer, shtjer; bjermëni, bjeruni, shpjerini, shtjeruni etj.

82


Në vetën e dytë shumës të së tashmes dëftore, lidhore dhe urdhërore, në të pakryerën e dëftores dhe të lidhores, si edhe në trajtat pësore-vetvetore, këto folje shkruhen me -i-: î (të) bini, (të) shpini, (të) shtini; (të) bija, (të) bije, (të) binte; (të) shpija, (të) shpije, (të) shpinte; (të) shtija, (të) shtije, (të) shtinte; (të) bihet, (të) shpihet, (të) shtihet; (të) bihen, (të) shpihen, (të) shtihen; (të) bihej, (të) shpihej, (të) shtihej; (të) biheshin; (të) shpiheshin, (të) shtiheshin etj. Shkruhen me -je- foljet me temë më -l, -ll, -rr njësoj si edhe foljet e tjera të këtij tipi me temë më bashkëtingëllore (si rrjedh, djeg, pjek, rrjep); me -je- shkruhen edhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre: î mjel, vjel etj.; mbështjell, mbjell, përcjell, pjell, sjell, shtjell, vjell etj.; nxjerr, tjerr, çjerr etj.; mjelëse, vjelje etj.; mbjellje, mbjellës, përcjellës, përcjellje, pjellor, sjellje, ujësjellës etj.; î tjerrje î tjerrje etj., po ashtu si djegës, bukëpjekës etj. Këto folje në vetën e dytë shumës të së tashmes dhe në të gjitha vetat e së pakryerës së dëftores e të lidhores, në urdhëroren dhe në trajtat pësore-vetvetore shkruhen me -i-: î (të) vilni; (të) vilja, (të) vilje...; vil; (të) vilet, (të) vilen; (të) vilej, (të) vileshin etj.; î (të) përcillni; (të) përcillja, (të) përcillje...; përcill; (të) përcillesh...; (të) përcillesha, (të) përcilleshe etj.; î (të) nxirrni; (të) nxirrja, (të) nxirrje...; nxirr; (të) nxirrem, (të) nxirresh; të nxirrej, të nxirreshin etj. Grupi ye shkruhet i plotë: î arsye, i arsyeshëm, arsyetoj, arsyetim, dyer, fëndyell, fyej, fyerje, fyell, gjilpëryer, krye, kryesi, kryesor, kryekëput, kryeneç, lyej, lyerje (por lyrë), përlyej, ngjyej, ngjyerje (por ngjyrë), i pëlqyeshëm, përkthyes, pyes, pyetje, pyetës, i rrëmbyeshëm, rryeshëm, i shkëlqyeshëm, shqyej, thyej, thyerje, thyesë, i pathyeshëm etj. Grupi ua shkruhet i plotë: 1. Tek emrat dhe mbiemrat si: 83


î buall, buallicë, dragua, duaj, ftua, grua, hua, huazim, i huaj, muaj (por mujor-e, tremujor-i, gjashtëmujor-i), i përmuajshëm, përrua, shuall, thua etj.; 2. Te foljet me temë me -ua, si: î bluaj - bluan, bluajmë, bluani, bluajnë; bluaja, bluaje, bluante; bluanim, bluanit, bluanin; bluam, bluaj, bluan; të bluash; bluakam, bluake, (kam) bluar etj.; dua - duam, duan, duaje, duajeni etj.; druaj druan, druajmë, druanim, (jam) druajtur etj.; kruaj, quaj, ruaj, rruaj, shkruaj, shuaj etj., si edhe te shumësi i së kryerës së thjeshtë, te habitorja dhe te pjesoret e foljeve me temë më -o: mësuam, mësuat, mësuan; punuam, punuat, punuan; sulmuam, sulmuat, sulmuan; mësuakam, mësuake, mësuaka, mësuakemi, mësuakeni, mësuakan; punuakam, punuake, punuaka, punuakemi, punuakeni, punuakan; mësuar, pajtuar, përtuar, punuar, sulmuar, treguar et Shkruhen me ue emrat dhe mbiemrat foljorë të formuar me prapashtesat -s dhe -shëm nga folje me temë më -o / -ua; po kështu shkruhen edhe fjalët e formuara prej tyre: î botues-e, dëgjues-e, edukues-e, gatues-e, mësues-e, ndërtues-e, parashikues-e, pastrues-e, përpunues-e, plotësues-e, shkrues-e, vetëmohues-e, vetëshkarkues-e, vetëveprues-e etj.; î i afrueshëm, i dëgjueshëm, i gëzueshëm, i paharrueshëm, i papajtueshëm, i papërtueshëm, i pazëvendësueshëm, i shoqërueshëm, i vajtueshëm, i vazhdueshëm, i vijueshëm etj. Kur në formim fjalësh takohen dy zanore të njëjta, ato shkruhen të dyja: î i paaftë, i paafrueshëm, i paanshëm, paanësi, i paapelueshëm, i paarmatosur, i paarrirë, deetimologjizim, kryeengjëll, antiimperialist, autoofiçinë, joobjektiv, joorganik, jooksidues, joorigjinal, mikroorganizëm etj. Apostrofi përdoret në këto raste: 84


1. Për të shënuar rënien e -ë-së fundore te trajtat e shkurtra të përemrave vetorë më dhe të, te pjesëza të e mënyrës lidhore, e kohës së ardhshme të dëftores si edhe te ndërtimet e ndryshme me pjesore (për të, me të, një të + pjesore) përpara trajtave të shkurtra të përemrave vetorë i, u, përpara trajtave të shkurtra përemërore ia, iu, ju, jua, ua, si edhe përpara pjesëzës u të trajtave pësore-vetvetore të foljeve. Kështu shkruhen: î m’i dha; t’i dha; t’i shkruash shokut; t’i zbatosh rregullat; do t’i tregoja; do t’i them, për t’i pasur parasysh; me t’i thënë, u nis etj.; î të m’u bësh të fala; do t’u thuash; do t’u kisha thënë; do t’u përgjigjem; për t’u dhënë librat; met’u dalë përpara; një t’u thënë, u ndalën etj.; î të m’ia numërosh një nga një; t’ia thuash; do t’ia tregoja; do t’ia njoftoj; për t’ia dalë në krye; met’ia treguar; të mos m’ia prishni qejfin; î për t’iu përgjigjur thirrjes; me t’iu afruar, e njohu etj.; î duam t’ju nderojmë; do t’ju kishim ftuar; do t’ju lajmërojmë; do t’ju lutesha; për t’ju ndihmuar; me t’ju njoftuar, nisuni etj.; î duam t’jua shpjegojmë juve; do t’jua kisha treguar; do t’jua di për nder; për t’jua lehtësuar punën juve; me t’jua sjellë veglat, filloni! etj.; î të mos m’ua prishni qejfin; s’u pëlqen t’ua kujtojmë; do t’ua kisha sjellë; do t’ua tregoj shokëve; për t’ua bërë të qartë nxënësve; me t’ua dhënë lajmin, u nisën etj.; î nuk m’u dha; m’u bë zemra mal; në m’u dhëntë rasti etj.; î si t’u duk?; mos t’u ndaftë e mira!; t’u bëftë pushka top! etj. Shënim. Shkruhen pa apostrof trajtat përemërore ma, ta, ku nuk kemi një rënie të ë-së, por një shkrirje dy zanoresh (më + e = ma; të + e = ta): 85


î ma dha librin; s’ma jepte; ma jep; jepma; për të ma treguar; duke ma treguar; me të ma treguar; pa ma thënë; një të ma kujtuar etj. 2. Pas pjesëzës mohuese s dhe pas përemrit ç: î s’arrin; s’erdhi; s’e di; s’është; s’i tha; s’u përgjegj; s’bëri; s’duhet; s’presim; s’thuhet; s’mundem etj.; ç’e do?; ç’është?; ç’i the?; ç’do?; ç’kërkon?; ç’të dojë?; ç’kohë e bukur!; ç’zë i ëmbël!; e dimë se ç’qëllim ka; s’na tha se ç’kërkonte etj. Shënim. Shkruhen pa apostrof përemri i pakufishëm çdo dhe përemri pyetës çfarë, si edhe fjalët e formuara prej tyre: çdo nxënës; çfarë do prej meje?; nuk kuptoj çfarë thua? etj.; çfarëdo, çdonjëri, çdokush. 3. Për të shënuar rënien e -ë-së tek nyjat e përparme të, së me kuptim pronor në rasat e zhdrejta të emrave i ati, e ëma: î (i, e) t’et, (i, e) s’ëmës, me t’ëmën. Nuk përdoret apostrofi: 1. në të gjitha rastet e tjera, në të cilat ë-ja fundore e patheksuar ndiqet nga një fjalë që fillon me zanore, pavarësisht nga shqiptimi: î vajzë e urtë, fushë e bukur, shtëpinë e madhe, miqësisë e vëllazërisë, është e vërtetë, hanë e pinë, të enjten, vajzës së urtë, të ardhurat, në ato vende, në oborr, në arë, më erdhi keq, le të ikim, në iktë, më i madhi, që atëherë etj.; 2. në të gjitha fjalët që mbarojnë me një zanore tjetër (a, e, i), kur ato ndiqen nga një fjalë a trajtë fjale që nis me zanore: î fusha e Myzeqesë, një lule e bukur, detyrë urgjente, zyrë eprore, mali i lartë, drejtori i shkollës, biri i nënës etj. (dhe jo fush’e Myzeqesë, një lul’e bukur, mal’i lartë, drejtor’i shkollës, bir’i nënës etj.); 3. në vetën e tretë njëjës e shumës të përemrave vetorë të thjeshtë (pa parashtesë), kur këta vijnë pas një parafjale: î me të, për të, me ta, për ta, me to, për to, prej tij, prej saj, prej tyre, prej sish, prej sosh etj. (dhe jome ‘të, për ‘të, 86


me ‘ta, me ‘to, për ‘to, prej ‘tij, prej ‘saj, prej ‘tyre, prej ‘sish, prej ‘sosh etj.); 4. Te trajtat e përemrave pronorë që nisin me s ose t (sime, sonë, suaj, tim, time, tënd, tënde, tanë, tonë, tona, tuaj etj.); î vajzës sime, shkollës sonë, kooperativës suaj, jepjani suajës etj.; î djalin tim; e kam timin; shtëpinë time; në fshatin tënd; në rrugën tënde; e kemi tonin; shoqentonë; shokët tanë; jemi tanët; dëshirat tona; qytetin tuaj; ne to nën, ju tuajën etj. Në shkrimin e gjuhës shqipe, si rregull, nuk përdoret asnjë lloj theksi. Në raste të veçanta, kur konteksti nuk arrin kurrsesi të mënjanojë ngatërrimin e kuptimeve ose nuk siguron shqiptimin e drejtë të fjalëve të ndryshme, mund të përdoret theksi i mprehtë (´). Bashkëtingëlloret e zëshme b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh shkruhen si të tilla, ashtu siç shqiptohen kur janë përpara një zanoreje, edhe kur gjenden në fund të fjalës ose në trup të saj përpara një bashkëtingëlloreje të shurdhët a përpara bashkëtingëllores n: î elb (elbi), gjemb (gjembi), u kalb (u kalba), korb (korbi), lab (labi), rob (robi); invalid (invalidi), fund(fundi), kënd (këndi), hibrid (hibridi), mund (mundi), qind ( qindi), standard (standardi), shkund (shkunda), vend (vendi); bredh (bredhi), dredh (drodha), gardh (gardhi), lidh (lid hëm), livadh (livadhi), ndodh (ndodhet),ndrydh (ndrydhet), zbar dh (zbardha); breg (bregu), burg (burgu), djeg (djegim), larg (i largët), lëng (lëngu), i lig(i ligu), prag (pragu), shteg (shtegu), varg (vargu), zog (zogu); mos e digj (digje), ligj (ligji), u përgjigj (u përgjigjën), qengj (qengji); hov (hovi), urov (urovi); borxh (borxhi), tunxh (tunxhi), xhuxh (xhuxhi); bixhoz(bixhozi), brez (brezi), çamçakëz (çamçakëzi), dorëz (dorëza), filiz (filizi), gaz (gazi), hauz (hauzi), ndez (ndeza),njerëz (njerëzit), oriz (oriz i), pullaz (pullazi), rrogoz (rrogozi); garazh (garazhi), shantazh ( shantazhi) etj.; î humbte, humbka, humbsha, humbni, i elbtë, labçe; mundte, mundka, mundsha, mundni, i mundshëm, 87


vendqëndrim, vendstrehim, vendtakim; i bredhtë, mblidhte, mbledhka, mbledhsha, mblidhni; lagte, lagka, lagsha, lagni; digjte, digjni; hovte, hovka, hovtë, hovni, i hovshëm; ndizte, ndezsha, ndizni etj. Shënim 1. Emrat këndes (këndesi), mes (mesi), mëngjes (mëngjesi) shkruhen me s fundore; po kështu edhe formimet prej tyre si mesatar, mëngjesore etj. Shënim 2. Shkruhen me -s ndajfoljet e formuara me prapashtesën -as: baras, barkas, befas, djathtas, fshehtas, fytas, haptas, këmbadoras, krahas, majtas, rishtas (por: barazi, barkazi, fshehtazi, haptazi, rishtazietj.). Fjalët me sh / zh / ç nistore shkruhen kështu: 1. Me sh-, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e shurdhët (f, k, p, q, t, th etj.): î shfajësoj, shfaq, shfaqje, shfaros, shfryj, shfrytëzoj; shkallmoj, shkarkoj, shkatërroj, (i, e) shkathët, shkëlqej, (i, e) shkëlqyer, shkëmbej, shkëput, shkombëtarizoj, shkoq, shkreh, shkrep, (i, e) shkrifët, shkrij, shkujdesem, shkul; shpalos, shpall, shpallje, shpërblim, shpërdorim, shpërndaj, shpjegoj, shpjegim, shpif, shpikje, shpoj, shporr, shprish, shpronësoj, shpyllëzim; shqep, shqetësoj, (i, e) shquar; shtjelloj, shtrydh; shthur, shthurje etj.; 2. Me zh-, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e zëshme (b, d, g, gj, v): î zhbart, zhbëj, zhbiroj, zhbllokoj; zhdavarit, zhdëmtoj, zhdoganoj, zhdredh, (i, e) zhdrejtë, zhduk; zhgënjej, zhgënjim, zhgërryej; zhgjakësohem, zhgjandërr; zhvat, zhvendos, zhvesh, zhvilloj, zhvillim, zhvleftësim, zhvoshk etj. Shënim. Përemri ç tek të gjitha fjalët e formuara me pjesëmarrjen e tij, shkruhet kështu, pavarësisht nga bashkëtingëllorja që e pason: çdo, çdokush, çdonjëri, çfarë, çfarëdo, i çfarëdoshëm, çka, diçka, gjithçka. 3. me ç-, kur kjo ndiqet nga një zanore ose nga një bashkëtingëllore e tingullt (l, ll, r, rr, m, n, nj, j): î çarmatos, çarmatim; çorganizoj, çorganizim, çorientoj, çorientim etj. 88


î çliroj, çlirim, çlirimtar, çlodhem, çlodhje; çregjistroj, çregjistrim; çrregulloj, çrregullim, (i, e) çrregullt, çrrënjosje; çmallem, çmend, çmendinë, (i, e) çmendur, çmësohem, çmos; çnderoj, çnderim, çngjyros; çnjerëzor; çjerr etj. Shënim. Shkruhen me sh- fjalët shmang, shlyej, shndërroj, shndrit dhe ato që formohen prej tyre. Fjalët me s, z nistore, të ndjekur nga një bashkëtingëllore (disa prej të cilave shqiptohen ngandonjëherë edhe me c ose x), shkruhen kështu: 1. me s-, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e shurdhët ose nga një bashkëtingëllore e tingullt (m, n, l): î sfakë, sfilit, sfrat, sfungjer, sfurk; skalit, skërfyell, skërkë, skërmit, skuq; spërkat, spërndrit; sqepar, squfur etj.; î smag, smalt, smaltoj, smat, smatos, smerald, smeril, smilar, smilat, smilatës, smirë, smirëzi, smiroj, smoking, smuqthi, snob, snobizëm, slogan etj.; 2. Me z-, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e zëshme: î zbardh, zbaticë, zbath, zbavit, zbërthej, zbokth, zbraz, zbres, zbritje, zbukuroj, zbut; zdrukth; zgalem, zgavër, zgërbonjë, zgërdhihem, zgrip; zgjat, zgjedh, zgjyrë; zvarit, zverdhem, zvogëloj etj. Në pajtim me shqiptimin më të përhapur, me z- shkruhen edhe foljet zmadhoj, zmbraps, si edhe fjalët e formuara prej tyre. Shkruhen me j: 1.Emrat ku j-ja ndërzanore i përket temës, si edhe fjalët e formuara prej tyre: î anije - anija, anijes, anijen, anijet, anijeve, anijesh, anijetar; batanije - batanija, batanijes, batanijen, batanijet, batanijeve, batanijesh; dije - dija, dijes... dijeni, dijetar, i dijshëm vetëdije; fije - fija, fijes... fijezor-e, fijezoj, fijezim, fijor-e; hije - hija, hijes... i hijshëm, hijeshi, hijesira-t, hijerëndë etj.; korijekorija, korijes etj.; krijesë, krijues; pije - pija, pijes, i pijshëm etj.; shije - shija, shijes etj.; 89


î bijë - bija, bijës, bijën, bijat, bijave, bijash; fëmijë fëmija, fëmijës, fëmijën, fëmijët, fëmijëve, fëmijësh, fëmijëri; mijë - mija, mijës etj.; nyjë - nyja, nyjës, nyjën, nyjat, nyjave, nyjash, i nyjshëm, (i, e) nyjëzuar, nyjëzim; pajë - pajime-t, pajis, pajisje, i pajisur; shkëndijë - shkëndija, shkëndijës, shkëndijim; ujë uji, ujit... ujis, ujitje; vijë - vija, vijës... vijoj, përvijoj, vijim etj; î çaj - çaji, çajit, çajin; faj - faji, fajit, fajin; kallaj - kallaji, kallajit, kallajin, kallajis; lloj - lloji, llojit; maj - maji, majit, majin; skaj - skaji, skajit; vaj - vaji, vajit, vajin etj.; 2. Emrat femërorë që dalin më zanore të theksuar përveç -i-së, në të gjitha trajtat, kur zanorja e theksuar ndiqet nga një zanore tjetër: î kala, kalaja, kalaje; para, paraja, paraje; be, beja, beje; ide, ideja, ideje; re, reja, reje; rrufe, rrufeja, rrufeje; e ve, e veja, së veje; gjë, gjëja, gjëje; tablo, tabloja, tabloje; dru, druja, druje; dy, dyja, dyje, të dyja etj.; î por: bukuri, bukuria, bukurie; cilësi, cilësia, cilësie; dashuri, dashuria, dashurie; dituri, dituria, diturie; dhi, dhia, dhie; li, lia, lie; liri, liria, lirie; ministri, ministria, ministrie; parti, partia, partie; rini, rinia, rinie; shtëpi, shtëpia, shtëpie; ushtri, ushtria, ushtrie; veti, vetia, vetie etj.; 3. Trajtat e gjinores, të dhanores e të rrjedhores njëjës të pashquar, si edhe të emërores njëjës të shquar të emrave që dalin më -o të patheksuar: î balo, (i, e një) baloje, baloja; dado (i, e një) dadoje, dadoja; depo, (i, e një) depoje, depoja; kakao (i, e një) kakaoje, kakaoja; kallo, (i, e një) kalloje, kalloja; kosto, (i, e një) kostoje, kostoja; pako (i, e një) pakoje, pakoja; pallto, (i, e një) palltoje, palltoja; radio, (i, e një) radioje, radioja; teto, (i, e një) tetoje, tetoja; tifo, (i, e një) tifoje, tifoja; torno, (i, e një) tornoje, tornoja etj.; Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtij tipi: î Bajo, Bajoja; Koço, Koçoja; Kristo, Kristoja; Misto, Mistoja; Pirro, Pirroja; Safo, Safoja; Vito, Vitoja; Kajro, Kajroja; Kongo, Kongoja etj.; 90


4. Përemrat (i, e) tij, i tiji, e tija, të tijtë, të tijat, (i, e) atij, (i, e) këtij. Shënim. Nuk shkruhet me -j- as në trajtën femërore, as në trajtën mashkullore pronori shumës i vetës së parë: të mitë, të miat, (shokët) e mi, (shoqet) e mia. Po kështu të tria. 5. Trajta e shkurtër e përemrit vetor të vetës së tretë njëjës (i), kur i prapangjitet foljes, e bashkuar me një tjetër trajtë të shkurtër përemërore ose me pjesëzën u të pësore-vetvetores: î tregoja shokut; hapja derën mikut; ngjitju malit; përvishju kësaj pune; largoju së keqes; afrojuni mësu esit etj.; 6. Trajtat e vetës së parë e të tretë shumës të së tashmes së dëftores, të vetës së parë e të tretë njëjës e shumës të së tashmes së lidhores dhe të së ardhmes, si edhe trajtat e vetës së parë e të dytë njëjës të së pakryerës dëftore, lidhore e kushtore të foljeve që në vetën e parë njëjës të së tashmes dëftore dalin më-aj, -ej, -ëj, -ij, -oj, -uj, -yj, -iej, -uaj, -yej: î laj - lajmë, lajnë, (do të) laj, (do të) lajë, (do të) lajmë, (do të) lajnë, (do të) laja, (do të) laje, mbaj - mbajmë, mbajnë, (do të) mbaj, (do të) mbajë, (do të) mbajmë, (do të) mbajnë, (do të) mbaja, (do të) mbaje;qaj - qajmë, qajnë...; thaj - thajmë, thajnë... etj.; î blej - blejmë, blejnë, (do të) blej, (do të) blejë, (do të) blejmë, (do të) blejnë, (do të) blija, (do të) blije;dëfrej dëfrejmë, dëfrejnë, (do të) dëfrej, (do të) dëfrejë, (do të) dëfrejmë, (do të) dëfrejnë, (do të) dëfreja, (do të) dëfreje etj.; î bëj - bëjmë, bëjnë, (do të) bëj, (do të) bëjë, (do të) bëjmë, (do të) bëjnë, (do të) bëja, (do të) bëje; î arrij - arrijmë, arrijnë, (do të) arrij, (do të) arrijë, (do të) arrijmë, (do të) arrijnë, (do të) arrija, (do të) arrije; fshij fshijmë, fshijnë, (do të) fshij, (do të) fshijë, (do të) fshijmë, (do të) fshijnë, (do të) fshija, (do të) fshije; gdhij - gdhijmë, gdhijnë, (do të) gdhij, (do të) gdhijë, (do të) gdhijmë, (do të) gdhijnë, (do të) gdhija, (do të) gdhije; vij - vijmë, vijnë, (do të) vij, (do të) vijë, (do të) vijmë, (do të) vijnë, (do të) vija, (do të) vijeetj.; 91


î qëndroj - qëndrojmë, qëndrojnë, (do të) qëndroj, (do të) qëndrojë, (do të) qëndrojmë, (do të) qëndrojnë, (do të) qëndroja, (do të) qëndroje; punoj - punojmë, punojnë, (do të) punoj, (do të) punojë, (do të) punojmë, (do të) punojnë, (do të) punoja, (do të) punoje etj.; î mbruj - mbrujmë, mbrujnë, (do të) mbruj, (do të) mbrujë, (do të) mbrujmë, (do të) mbrujnë, (do të) mbruja, (do të) mbruje etj.; î fryj - fryjmë, fryjnë, (do të) fryj, (do të) fryjë, (do të) fryjmë, (do të) fryjnë, (do të) fryja, (do të) fryje;ndryj ndryjmë, ndryjnë, (do të) ndryj, (do të) ndryjë, (do të) ndryjmë, (do të) ndryjnë, (do të) ndryja, (do të) ndryje etj.; î ndiej - ndiejmë, ndiejnë, (do të) ndiej, (do të) ndiejë, (do të) ndiejmë, (do të) ndiejnë, (do të) ndieja, (do të) ndieje; përziej - përziejmë, përziejnë, (do të) përziej, (do të) përziejë, (do të) përziejmë, (do të) përziejnë, (do të) përzieja, (do të) përzieje etj; î paguaj - paguajmë, paguajnë, (do të) paguaj, (do të) paguajë, (do të) paguajmë, (do të) paguajnë, (do të) paguaja, (do të) paguaje; shkruaj - shkruajmë, shkruajnë, (do të) shkruaj, (do të) shkruajë, (do të) shkruajmë, (do të) shkruajnë, (do të) shkruaja, (do të) shkruaje etj.; î lyej - lyejmë, lyejnë, (do të) lyej, (do të) lyejë, (do të) lyejmë, (do të) lyejnë, (do të) lyeja, (do të) lyeje; kryej kryejmë, kryejnë, (do të) kryej, (do të) kryejë, (do të) kryejmë, (do të) kryejnë, (do të) kryeja, (do të) kryeje etj. Shënim. Foljet që në vetën e parë të së tashmes dëftore dalin më zanore, si ha, fle, lë, nxë, vë, zë, di, pi, nuk shkruhen me -j as në vetën e parë e të tretë shumës të së tashmes dëftore e lidhore dhe të së ardhmes, as në vetën e parë e të dytë njëjës të së tashmes lidhore, as në urdhërore: î ha - (do të) hamë, (do të) hanë; të ha, të hash; ha!; î fle - (do të) flemë, (do të) flenë; të fle, të flesh; fli!; î lë - (do të) lëmë, (do të) lënë; të lë, të lësh; î di - (do të) dimë, (do të) dinë; të di, të dish; di! etj. Shkruhen me i dhe jo me j: 92


1.Trajtat rasore të njëjësit të shquar (me përjashtim të kallëzores), si edhe trajtat e gjinores, të dhanores e të rrjedhores së njëjësit të pashquar të emrave mashkullorë më -ua ose më -a të theksuar: î dragua - (një) dragoi, (i, e) dragoit; ftua - (një) ftoi, (i, e) ftoit; krua - (një) kroi, (i, e) kroit; pallua -(një) palloi, (i, e) palloit; përrua (një) përroi, (i, e) përroit; vargua - (një) vargoi, (i, e) vargoit etj.; î baba - (një) babai, (i, e) babait (por babanë); vëlla - (një) vëllai, (i, e) vëllait (por vëllanë); 2. Trajta e shkurtër e përemrit vetor të vetës së tretë (i), edhe kur bashkohet me një trajtë tjetër të shkurtër përemërore ose me pjesëzën u të pësore-vetvetores përpara foljes: î mos ia trego; ia hapi zemrën; iu mbush mendja; iu ngjit malit; çmimet iu dhanë nxënësve më të mirë etj.; 3. Vveta e tretë njëjës e së kryerës së thjeshtë të foljeve më -oj ose më -uaj: î harroi, luftoi, punoi, tregoi, vrapoi, zgjoi; shkroi etj.; 4. Ffjalët e formuara prej temash më -i të theksuar me anë prapashtesash që fillojnë me zanore: î bashkiak, shtëpiak-e, shtëpiar, shtiak, triak, (zile) triare etj. Shënim. Shkruhet vetjak (vete-vetja), dyjar-e (të dyja). Duke u mbështetur në shqiptimin letrar dhe në traditën e shkrimit, shkruhen me h: 1. Në fillim të fjalës: î ha, habit, halë, hamshor, hamullore, hap, harabel, hardhi, hardhucë, hark, hartë, harr, harroj, hedh, helm, hell, heq, herë, hero, hesht, heshtë, hënë, e hënë, hi, (i, e) hidhur, hije, hikërr, hingëllin, hinkë, hipi, hir, hirrë, hithër, hoje, i hollë, hop, hosten, hov, hu, hua, i huaj, hudhër, humbas, hundë, hurdhë, hutoj, hyj etj. Këtu hyjnë edhe një numër fjalësh të burimit turk: î haber, hajat, hajdut, hajmali, hajvan, hak, haliç, hall, hallë, hallkë, hallvë, hamall, hamam, hambar, han, haraç, harar, harem, harxh, hase, hasëll, hasm-i, hasude, hashash, hashure, hata, hatull, hava, havan, 93


hejbe, hem... hem, hendek, hiç, hile, hise, hordhi, hoshaf, huq, hurmë, hyzmet etj.; 2. Në fund të fjalës: î foljet e tipit deh, fsheh, ftoh, grah, leh, mih, mpreh, ndih, ngreh, nxeh, njoh, rrah, shkreh, shohetj. në të gjitha trajtat e zgjedhimit të tyre: fsheh, fshehim, fshihni, fshehin; fshihja, fshihje...; (u) fsheha, (u) fshehe...; fshihem, fshihesh...; fshihesha, fshiheshe...; fshehkam, fshehke...; fshehur etj.; î emrat si ah, gjah, gjynah, krah, moh, pah, pleh, shah, tezgjah etj. në të gjitha trajtat e tyre:krahu, krahut, krahun, krahët, krahëve, krahësh; 3. Në mes të fjalës: trajtat pësore-vetvetore të foljeve me temë më zanore: î lahem, lahesh...; lahesha, laheshe...; lahu, lahuni; kthehem, kthehesh...; kthehesha, ktheheshe...; kthehu, kthehuni; bëhem, bëhesh...; bëhesha, bëheshe...; bëhu, bëhuni; fshihem, fshihesh...; fshihesha, fshiheshe...; fshihu, fshihuni; tregohem, tregohesh...; tregohesha, tregoheshe...; tregohu, tregohuni; mësohem, mësohesh...; mësohesha, mësoheshe...; mësohu, mësohuni; shtyhem, shtyhesh...; shtyhesha...; shtyheshe...; shtyhu, shtyhuni; përzihem, përzihesh...; përzihesha, përziheshe...; përzihu, përzihuni; ndihem, ndihesh...; ndihesha, ndiheshe...; ndihu, ndihuni etj. Po kështu shkruhen edhe foljet si dihas, gërhas, luhas, mahnit, nuhas, pohoj, ashtu edhe emrat e mbiemrat si grahmë, krehër, lehonë, i lehtë, llohë, vjehërr, vjehrra. Këtu hyjnë edhe një numër fjalësh të burimit turk: aheng, ahur, bahçe, behar, çehre, duhan, kasaphanë, mahmur, mëhallë, muhabet, muhalebi, muhamedan, nahie, pehlivan, pehriz, qehaja, rehat, sahan, sahat, sehir, spahi, tahmin, tespihe, xhahil, xhevahir, zahire, zeher etj. Me h shkruhen edhe të gjitha fjalët e formuara prej fjalëve të përfshira në këtë paragraf: î hamendje, i hapët, harkëtar, harxhoj, hidhërim, hingëllimë etj.; ftohje, i ftohtë, krahasoj, krehje, i krehur, lehtësi, luhatje, mohoj, ndihmë, ndihmës, ngrehinë, ngrohje, i ngrohtë, ngrohtësi, nuhatje, njohje, 94


njohuri, rrahje, shkrehje etj.; gjahtar, plehëroj, shahist etj. Shënim. Nuk shkruhen me h fjalët arushë, avaz, avlli, eci, esëll, iki, memur, yll, vete - vetja, vetë dhe formimet prej tyre: përvetësoj, vetvete. Shkruhen me nj e jo me j: 1. Emrat femërorë me nj në trup të fjalës: î banjë, bitonjë, brinjë, finjë, gështenjë, mushkonjë, rrëfenjë, rrënjë, shkronjë, shushunjë, thinja-t, ujkonjë, zonjë etj.; 2. Mbiemrat e formuar nga një temë më -nj: î (i, e) florinjtë, (i, e) drunjtë, (i, e) grunjtë, (i, e) penjtë etj.; po kështu (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë; 3. Trajtat e shumësit të emrave mashkullorë më zanore të theksuar ose më -ua: î arinj (ari), barinj (bari), batakçinj (batakçi), çiliminj (çili mi), kallajxhinj (kallajxhi), kallinj(kalli), kërcinj (kërci), kushërinj (kushëri), minj (mi), mullinj (mulli), sharrëxh inj (sharrëxhi), turinj(turi), ullinj (ulli) etj.; po kështu shkruhet shumësi i mbiemrave më -i të theksuar: të rinj (i ri) etj.; î budallenj (budalla), maskarenj (maskara) etj.; î heronj (hero) etj.; î drunj (dru), hunj (hu), kërcunj (kërcu) etj.; î dragonj (dragua), ftonj (ftua), përrenj (përrua), thonj (th ua) etj. Me -nj shkruhen edhe trajtat e shumësit të emrave mashkullorë si gjarpinj, gjarpërinj (gjarpër), lëmenj (lëmë), lumenj (lumë), priftërinj (prift), shkëmbinj (shkëmb), thelpinj (th elb) etj. Shënim. Shkruhen me -j shumësat: kufij (kufi), të këqij, të këqija (i keq, e keqe). Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj shkruhen të plota si në fillim, ashtu edhe në trup e në fund të fjalës: î mb: mbaj, mbaroj, mbesë, mbetem, (për)mbi; mbij, mbjell, mbush, mbyt; dhëmbët, i ëmbël, këmbë, kumbull, thembër; gjemb, humb, krimb, plumb, shkëmb etj.; 95


î nd: ndaj, ndej, nder, ndesh, ndër, ndërmarrje, ndërmjetës, ndërtoj, ndihmoj, ndjek, ndjell, ndodhem, ndrag, ndriçoj, nduk; andej, këndej, këndoj, mandej, mundoj, përmendsh, prandaj, sandall (mjet lundrimi); asgjëkund, askënd, fund, kurrkund, kuvend, mend, mund, përmend, vend etj.; î ng: nga, ngacmoj, ngarkesë, ngarkoj, ngastër, (i,e) ngathët, nge, ngel, ngij, (i, e) ngordhur, ngricë, ngroh, ngryset, ngul, ngushticë, ngut; brengë, këngë, kungull, i mangët, mëngë, i shtangët, shtëllungë, trangull; bung, cung, deng, peng, shmang, trung etj.; î ngj: ngjaj, ngjalë, ngjall, i ngjashëm, ngjesh, ngjit, ngjyej, ngjyrë; engjëll, tungjatjeta, thëngjill, ungjill; qengj, ungj etj. Te mbiemrat e formuar me prapashtesën -shëm dhe te trajtat e dëshirores, kur sh-ja e prapashtesës takohet me -t-në e temës, shkruhen që të dyja këto bashkëtingëllore (pa u asimiluar në ç): î i begatshëm, i çuditshëm, i mërzitshëm, i ndritshëm, i përbotshëm, i përditshëm, i përmotshëm, i përshpirtshëm, i përshtatshëm, i përvitshëm, i sotshëm, i vjetshëm etj.; î arritsha, arritsh, arritshim, arritshi, arritshin; ditsha, fjetsha, futsha, goditsha, gjetsha, këputsha, matsha, mbetsha, mbytsha, ndritsha, ngritsha, ngutsha, pritsha, shëtitsha, tretsha, vërtitsha, vërvitsha etj.; por: paça, vajça. Shënim. Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, shkruhen me ç: i moçëm; fëmija është pesë vjeç,por: para (pas) dhjetë vjetësh. Fjalët dhe trajtat e fjalëve me theks në rrokjen e parafundit, tek të cilat takohet g-ja ose n-ja e temës me j-në e prapashtesës a të mbaresës, shkruhen me i dhe jo me j, për të mënjanuar shqiptimin e këtyre dy shkronjave si një tingull i vetëm (gj ose nj): î djegie, lagie, shmangie, shtangie; biologe biologia, filologe filologia, gjeologe gjeologia, kirurge kirurgia, pedagoge pedagogia, pedologe pedologia, radiologe 96


radiologia; (unë) lagia, (ti) lagie; (unë)shmangia, (ti) sh mangie etj.; î ánie, dhënie, kundërthënie, kundërvënie, lënie, marrëdhënie, ngrënie, paradhënie, parathënie, pasthënie, qenie, rënie, thënie, zënie etj.; dibrania, indiania, italiania, koreania, partizania, shkodrania etj. Fjalët e prejardhura ose të përbëra, tek të cilat takohet d-ja, s-ja, t-ja ose z-ja me një h që vjen pas tyre, shkruhen pa ndonjë shenjë ndarëse midis pjesëve përbërëse (por ruhet shqiptimi i veçuar i shkronjave të mësipërme): î i herëpashershëm, meshollë, moshapje, moshyrje; shtathedhur; brezhumbur, gazhedhëse etj. Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm ku ka takime të tilla: Bethoven, Ethem, Mithat etj. Kur në formim fjalësh ose trajtash takohet një d me një t, shkruhen të dyja këto bashkëtingëllore: î (i, e) argjendtë, (i, e) njëmendtë, (i, e) njëqindtë, (i, e) pesëqindtë, i treqindti etj.; î mendtë; ai po e bindte; në e bindtë; po endte; në u gjendtë; lindte; në lindtë djalë; nuk mundte; në mundtë; rendte; në rendtë; shkundte; në shkundtë; tundte; në tundtë etj. Kur në formim fjalësh a trajtash takohen dy shkronja të njëjta, njëra prej të cilave mund të bëjë pjesë në një dyshkronjësh, ato shkruhen të dyja: î kënddrejtë, nënndarje, kundërrevolucionar, kundërreformë, mossulmim, zëvendëssekretar; në arrittë; në mos e godittë; e gjettë e mira; në u mbyttë; ndrittë; në më prittë; në pyettë; në u trettë etj.; î i kujdesshëm, passhkrim, i pjesshëm, leshhollë, shpeshherë, mishshitës, veshshkurtër etj. Shënim 1. Kur takohen shkronjat r me rr dhe l ose ll me ll, shkruhet vetëm rr ose ll: përreth; dembellëk, fodullëk, hamallëk, jeshillëk etj. Shënim 2. Lidhëza pasi (mbasi), e formuar nga pas + si (mbas+si), shkruhet me një s. Shënim 3. Trajta e vetës së tretë njëjës e së pakryerës dëftore, lidhore e kushtore të foljeve me temë më -t, në përputhje me shqiptimin e sotëm letrar shkruhet me -st dhe jo 97


me -tt: (do të) fliste, (do të) godiste, (do të) maste, (do të) ngjiste, (do të) nuhaste, (do të) paraqiste, (do të) përshtaste, (do të) priste, (do të) shëtiste, (do të) vriste, (do të) zbriste, (do të) zbuste, (do të) zgjaste etj. Fjalët me prejardhje të huaj që kanë hyrë në gjuhën tonë kryesisht pas Shpalljes së Pavarësisë, në përgjithësi nëpërmjet gjuhës së shkruar, dhe që i takojnë sidomos terminologjisë tekniko-shkencore, shkruhen kështu: 1.Fjalët që kanë -ia-, -ie-, -io-, -iu-, me i të patheksuar në trup të tyre, shkruhen me -ia-, -ie-, -io-, -iu- dhe jo me -ja-, -je-, -jo-, -ju-: î -ia-: amiant, australian, austriak, aviator, aziatik, ballkaniadë, bolivian, brazilian, diabet, diagnozë, diagonale, diagramë, dialekt, dialektik, dialog, diamant, diametër, diapazon, diapozitiv, diare, diatezë; dhiatë, elegjiak, financiar, ftiziatër, gjenial, gjeorgjian, imperialist, indonezian, industrial, iranian, italian, (kalendari) gregorian, (kalendari) julian, kambial, kardiak, kolonial, kolonializëm, material, materializëm, miliard, olimpiadë, pediatër, piano, pianist, psikiatër, racial, special, specialist, variant etj.; î -ie-: ambicie, arie, bankier, dietë, hierarki, hieroglif, higjienë, kantier, karrierë, karrocier, magazinier, malarie, materie, minierë, mumie, pionier, portier, tastierë, variete etj.; î -io-: agresion, agjitacion, aksiomë, aksion, aluzion, ambicioz, antibiotik, aviacion, bakteriolog, batalion, bibliotekë, bilion, biografi, biologji, delegacion, dioqezë, disertacion, dispozicion, diversion, ekspresionizëm, fiziologji, fizionomi, funksion, idiomë, idiot, iluzion, impresionizëm, injeksion, kamion, kinostudio, koleksion, komision, komunikacion, koncesion, legjion, leksion, lokucion, milion, miop, mision, nacionalizim, nocion, racionalizim, radio, reaksion, reaksionar, recension, revolucion, sanksion, seksion, sesion, simbiozë, stacion, studio, televizion, version, violinë etj.; î -iu-: akuarium, barium, helium, herbarium, iridium, kalcium, kalium, po kështu kolokuium; koniunkturë, 98


magnezium, moratorium, natrium, silicium, simpozium, stadium etj. Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të huaj të tipave të mësipërm: î Diana, Iliada, Miltiadi, Oktaviani, Santiago; Danieli, Lavuazie, Molieri, Robespieri, Sevilie; Berliozi, Diogjeni, Diokleciani, Etiopia, Hesiodi, Niobe, Tokio, Violeta etj. Shënim. Shkruhen me -ja-, -je-, -jo-, -ju- fjalë si: havjar, plejadë; adjektiv, bjellogardist, konvejer, medalje, objekt, objektiv, objektivizëm, projekt, sovjet, sovjetik, subjekt, subjektiv, subjektivizëm, trajektore, vjenez; bajonetë, fjord, major, rajon, pavijon; adjudikatë, adjutant etj. 2.Fjalët dhe emrat e përveçëm që nisin me togjet e mësipërme, shkruhen me ja-, je-, jo-, ju-: î jafetik, jaht, jamb, janki, japigët, jard; jeniçer, jezuit; jod, jon, jonizim; jug, juri, juridik, jurisprudencë, jurist, justifikim etj.; î Jakutia, Jalta, Jasoni; Jemen, Jenisei, Jeronim, Jerusalem; Jokasta, Jokohama, (deti) Jon, Jordan; Jupiteri, Justiniani, Juvenali etj. 3. Fjalët dhe emrat e përveçëm me aj, ej, oj, uj shkruhen me j kur këto grupe janë në trup të tyre, por me i kur grupet në fjalë janë fundore: î lajtmotiv, kombajnë, kombajner; fejton, konvejer, trolejbus, volejboll; bojkotoj, trojka etj.; î Azerbajxhan, Bajkal, Bajron, Hajnan, Hajne, Kajro, Lajpcig, Majer, Malajzia, Sajgon, Tajlandë, Tajvan, Versajë, Xhamajka; Bejrut, Cejlon, Marsejë, Rejkjavik, Rio-de-Zhanejro; Llojd, Rojter, Troja; Kujbishev etj.; î Havai, Kolontai, Mamai, Paraguai, Shangai, Uruguai; Bombei, Broduei, Faradei, Jenisei, Koçubei, Sergei, Sidnei; Hanoi, Koshevoi, Sedoi, Tolstoi etj.; por tramvaj, hokej, koktej, kauboj. 4. Fjalët dhe emrat e përveçëm me burim prej greqishtes së vjetër, që në këtë gjuhë kanë y(ipsilon), shkruhen me i: î amidon, analizë, anonim, antonim, antroponim, asintetik, bariton, brakicefal, cinik, daktilografist, dinamo, 99


dinasti, distik, distrofi, dizenteri, dolikocefal, ekinokok, elektrolizë, etimologji, faring, filogjenezë, fizikë, fiziologji, fizionomi, ftiziatër, glicerinë, gjimnastikë, gjimnaz, gjinekolog, hidrocentral, hidrogjen, himn, hiperbolë, hipertension, hipnotizim, hipokrit, hipotekë, hipotenuzë, homonim, idil, katalizator, klorofil, kriptogram, kristal, ksilofon, laring, limfë, linotip, martir, metonimi, mister, mistik, mit, mitologji, mizantrop, nimfë, oksigjen, olimpiadë, pirik, pirografi, poligjenezë, politeknik, psikiatri, psikik, psikolog, ritëm, silogjizëm, simbiozë, simbol, simfoni, simetri, simpati, simptomë, sinagogë, sinekdokë, sinkroni, sinonim, sinoptik, sintagmë, sintaksë, sintezë, skit, stilistikë, stilograf, tip, tipografi, tiran etj. Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të kësaj kategorie, si edhe fjalët e formuara prej tyre: Asiri-a, Bizanti, Egjipti, Frigji-a, Kiri, Libi-a, Mikenë-a, Olimp-i, Polib-i, Polinezi-a, Siri-a, Skiti-a; asirian, bizantin, egjiptian, frigas, libian etj. 5. Fjalët dhe emrat e përveçëm, kryesisht me burim grek, latin a iliro-trak me au, eu shkruhen edhe në shqipen me au, eu: î audiencë, auditor, autarki, autentik, autobus, autokrat, autokton, automat, automobil, autonomi, autopsi, (kisha) autoqefale, autor, autoritet, autorizim, autostradë, kozmonaut, maurët, mauzole, tautologji etj.; eufemizëm, eufoni, eufori, eukalipt, eunuk, euritmi, leucemi, leukocite, neurolog, neurologji, neuromë, neuron, neutral, neutron, pleura, pleurit, pseudonim, reumatizëm etj. Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të tipave të mësipërm: î Audata, August-i, Aurora, Australi-a, Centaur-i, Glauk-u, Kaukaz-i, Mauritani-a etj.; Euripidi, Eube-ja, Euklid-i, Pleurat-i, Teuta etj. Shënim. Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh, shkruhen me v: Evropë, evropian, nevralgji, nevralgjik, nevrasteni, nevrastenik, nevrik. 6. Fjalët dhe emrat e përveçëm të burimit latin-roman me kua, kue, kui, kuo shkruhen me tog zanor (ua, ue, ui, uo): 100


î akuarel, ekuacion, ekuator, kuadër, kuadrat, kuadraturë, kualifikim, kualifikoj, (teoria e) kuanteve, kuarc, kuartet, (epoka) kuaternare etj.; î kuestor, kuesturë, sekuestrim, sekuestroj etj..; ekuilibër, ekuinoks, ekuivalencë, ekuivalent, kolokuium, kuintal, kuitancë, kuintesencë, kuintet, Kuintiliani, rekuiem etj; î kuorum, kuotë, kuotizacion etj. 7. Fjalët e huaja me -oo- shkruhen me -oo- edhe në shqipen: î alkool, kooperativë, kooptoj, koordinatë, zoogjeografi, zoolog, zoomorfizëm, zoopatologji, zooteknik etj. 8.Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me cdhe jo me ç a me s: î acetik, acetilen, celebrim, celebroj, celofan, celsius, celulë, celulozë, censurë, centilitër, centimetër, central, centralist, centralizoj, centurion, cerebral, ceremoni, certifikatë, cezurë, docent, dolikocefal, kancelar, koncept, koncert, koncesion, leucemi, lice, procedoj, procedurë, proces, tercet etj.; î agjenci, agjitacion, cikël, ciklamin, ciklik, ciklon, ciklostil, cilindër, cilindrik, cinik, cinizëm, cinkograf, cinkografi, cirilik, cirk, cisternë, citat, citoj, citrat, civil, deficit, delegacion, elektricist, garanci, incizoj, klasicist, klasicizëm, konciz, laicizëm, nacional, provincial, publicist, publicistikë, racion, recension, revolucion, social, socialist, special, specialist, stoicizëm, suficit, teoricien, terciar etj. Po kështu shkruhet bilanc-i (dhe jo bilanç-i). Në pajtim me këtë rregull edhe emrat e përveçëm të kësaj kategorie shkruhen me c: î Barcelona, Centauri, Cerberi, Cezari, Cikladet, Ciklopi, Cincinati, Horaci, Lukreci, Marciali, Mecena, Sicilia (po kështu sicilian) etj.

101


Shënim 1. Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh, shkruhen me ç: biçikletë, çiklist, çiklizëm, çimento, motoçikletë. Shënim 2. Shkruhen me s fjalët: dispensë, mensë. Shënim 3. Shkruhen me k fjalët: keltët, keltishtja, kibernetikë, kimograf, kinema, makinë, makineri, makinist dhe me q fjalët: autoqefal, dioqezë, Maqedoni-a, maqedonas, qeramikë. 9.Shkruhen me d, t e jo me dh, th fjalët ndërkombëtare me burim nga greqishtja e vjetër si: î anhidrik, anodë, daktilik, dekagram, dekametër, deltë, demografi, demokraci, demon, despot(sundimtar absolut), despotik, diademë, diafragmë, diagnozë, diagonale, dialekt, dialektikë, dialog, diamant, diametër, diatezë, didaktik, didaskalik, diplomaci, diplomat, diplomë, disk, hidrogjen, katodë, metodë, olimpiadë, ortopedi, pedagog, pedagogji etj,; î antipati, antologji, antropolog, apati, apoteozë, aritmetikë, aritmi, artrit, ateist, ateizëm, atlet, atletikë, ditiramb, entuziazëm, epitet, estetikë, eter, etnografi, etnos, hipotekë, hipotenuzë, hipotezë, kartotekë, liturgji, maratonë, metil, paleontologji, patolog, patos, politeizëm, ritëm, simpati, sintezë, telepati, temë, teologji, teoremë, teori, terapi, termik, termodinamikë, termometër, termos etj. Shkruhen me d, t edhe emrat e përveçëm grekë e romakë të tipave të mësipërm: î Adonis, Afërdita, Alkibiadi, Dedali, Delfi, Demetra, Demokriti, Demosteni, Diodori, Diogjeni, Diomedi, Dioskurët, Dodona, Driadat, Edesa, Epaminonda, Fedra, Heliodori, Herodoti, Hesiodi, Hidra, Iliada, Gadishulli Kalkidik, Kolkida, Leonida, Medeja, Miltiadi, Odiseu, Pelidi, Pindari, Simonidi, Teodoriku etj.; î Atena, Etiopia, Itaka, Jugurta, Kartagjena, Korinti, Maratona, Metodi, Mitridati, Prometeu, Skitia, Teba, Teodosi, Teokriti, Termopilet, Tesalia, Tesprotia, tesprotët, Teti, Tezeu, Trakia, Zakinti etj. Shënim. Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh, shkruhen me dh, th (dhe jo me d, t) fjalët dhe emrat e 102


përveçëm që janë kryesisht të përdorimit popullor: dhaskal, dhespot (titull fetar),dhiqel, dhisk (= tabaka), dhjak, idhull, llambadhë; themel, thimjam etj.; Alqiviadh, Dhimitër, Dhimosten; Athina, Athinë, Kleanth, Thanas, Themistokli, Theodhor, Theohar etj. 10.Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane dhe që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj e jo me g: î agjenci, agjent, agjitacion, agjitator, angjinare, angjinë, antropologji, biologji, borgjez, dermatologji, dramaturgji, egjidë, elegji, embriologji, energjetikë, energjik, farmakologji, filologji, fiziologji, gjenealogji, gjeneral, gjenerator, gjenetik, gjenezë, gjeni, gjeometri, gjimnastikë, gjimnaz, gjinekolog, gjips, hegjemoni, hemorragji, heterogjen, hidrogjen, higjienë, homogjen, ideologji, kirurgji, legjendë, legjion, legjislacion, letargji, liturgji, logjikë, meteorologji, metodologji, mitologji, oksigjen, orgji, patologji, pedagogji, psikologji, regjent, regjim, regjistër, sugjestion, trilogji etj. Me gj shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtyre tipave: Augjias, Egjeu, Egjina, Egjipti, Egjisti, Eugjen, Gjeorgjia, Ifigjenia, Virgjili etj. Po me gj shkruhen edhe fjalët e emrat e përveçëm nga burime të tjera, të cilët janë të tipave fonetikë të mësipërm, si algjebër, algjebrik, gjiboni, gjirafë etj.; Algjer-i, Algjeria, Belgjikë, Gjermani-a, Gjenevë, Gjenovë, Gjibraltar-i etj. Shënim. Shkruhen me xh dhe jo me gj fjalët: inxhinier, xhandar, xhandarmëri, xhenier, xhenio, xhirim, xhiro, xhiroj, inxhinieri, xhirues, si edhe fjalët xhaketë, xhelatinë, xhol. 11. Shkruhen me j dhe jo me zh ose xh fjalët: î adjutant, juri, juridik, jurist, jurisprudencë, projekt, projektim, projektoj, projektor (aparat), projektligj, projektplan. Por shkruhen me zh fjalët që janë marrë drejtpërdrejt nga frëngjishtja: î grupazh, shantazh, zhargon, zhongler, zhul (term i fizikës), zhupon etj. 103


12. Shkruhen me gn fjalët: agnosticizëm, gneis, gnom, gnoseologji, gnostik, inkognito, magnat, magnet, magnetik-e, magnetizëm, magnetizoj, magnetofon, magnez dhe me nj fjalët: dinjitet, injorancë, injorant, linjit, manjo lie etj. 13.Shkruhen me h- fjalët që në greqishten e vjetër fillonin me zanore të aspiruar dhe në latinishten me h-: î halucinacion, harmoni, harmonikë, harmonizoj, harpë, hebraik, hedonizëm, hegjemoni, hekatombë, hektolitër, hekzaklorant, hekzametër, helenist, helikë, helikopter, heliocentrik, helioterapi, helotët, hematit, hemisferë, hemofili, hemoglobinë, herbarium, herbicidet, heretik, hermetik, hero, heterogjen, hibrid, hidraulik, hidrocentral, hidrogjen, hierarki, hieroglif, hieromonak, higrometër, higjienë, himn, hiperbolë, hipertension, hipizëm, hipnozë, hipodrom, hipokrit, hipotekë, hipotenuzë, hipotezë, histeri, histologji, histori, homogjen, homonimi, horizont, horizontal, hormon, humanizëm, humus etj.; po kështu: inhalacion, inherent, koherent, kohezion, rehabilitoj etj. Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtyre tipave, si edhe emrat e tjerë të përveçëm që janë fonetikisht të ngjashëm me ta: î Halikarnasi, Hamilkari, Hanibali, Hasdrubali, Hefesti, Hektori, Hekuba, Helespont-i, Helena, Heliodori, Hera, Herakliu, Herkuli, Hermiona, Hermogjeni, Herodi, Herodoti, Hesiku, Hesiodi, Hidra, Hiparku, Hiperioni, Hipia, Hipokrati, Hipoliti, Homeri, Honori, Horaci etj. î Habarovsk, Hagë, Hamburg, Hanoi, Hanover, Hanxhou, Harkov, Havai, Havanë, Helsinki, Himalaja, Holandë, Honduras, Hungari etj. 14. Shkruhen me k fjalët e terminologjisë tekniko-shkencore ndërkombëtare që e kanë burimin te greqishtja e vjetër dhe që përmbajnë tema, të cilat në këtë gjuhë kanë pasur një ÷ (h): î anakronik, anakronizëm, anarki, anarkik, anarkist, arkaik, arkaizëm, arkeolog, arkeologji, arkimandrit, arkipelag, arkitekt, arkitekturë, arkiv, arkivol, brakicefal, brakiopodët, ekinokok, iktiolog, hipokondri, kalkopirit, kameleon, kaos, kaotik, karakter, 104


karakteristik, kilogram, kilometër, kimerik, kimi, kirurg, klor, kloroform, koreografi, krestomaci, krizantemë, krom, kronik, kronikë, kronometër, monark, monarki, oligarki, orkestër, pakidermë, psikiatër, psikik, psikologji, psikozë, teknikë, teknologji, tektonik, trokaik etj. Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtij tipi: Akili, Aristarku, Arkiloku, Arkimedi, Baku (=Dionizi), Eskili, Kaonia, Karonti, Kerson, Kimera, Kios, Kolkida, Kriseida, Krisi, Krisipi, Krisobuli, Kronosi, Plutarku, Telemaku etj. 15.Fjalët e huaja që në gjuhën shqipe kanë një -ks- të ndjekur nga një -io-, në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, shkruhen me ks dhe jo me kc: î abstraksion, aksiomë, aksion, deduksion, diksion, fraksion,fraksionist, funksion, funksionar, funksionoj, induksion, infeksion, injeksion, juridiksion, leksion, reaksion, sanksion, seleksion, seleksionoj etj. 16. Shkruhen me ks fjalët e burimit grek a latin që përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një bashkëtingëllore, dhe me kz fjalët e po këtij burimi që përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një zanore ose temat ekzo a hekza: î ekscentrik, ekskavator, ekskluziv, ekskursion, ekspansion, ekspeditë, eksperiment, ekspertizë, eksplorator, eksploroj, eksponent, eksport, ekspozitë, ekspres, ekspresionizëm, ekspresiv, ekstazë, eksterritorialitet, ekstravagant etj.; î ekzakt, ekzaltoj, ekzaminim, ekzaminoj, (tifo) ekzantematike, ekzekutim, ekzekutiv, ekzekutoj, ekzemë, ekzistencë, ekzistencializëm etj.; ekzocentrik, ekzodermë, ekzogami, ekzogjen, ekzotik etj.; î hekzametër, hekzaklorant etj. 17.Fjalët e huaja që burojnë nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja ose nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë një l të thjeshtë ose dyfishe, shkruhen me l e jo me ll: î alfa, algoritëm, ambulancë, ambulant, anakolutë, analogji, antologji, arkipelag, atlas, balonë, balsam, bilanc, biolog, bulon, deklaratë, dialog, diplomaci, diplomat, 105


diplomë, duel, etimologji, fals, falsifikim, filokserë, filologji, filoshqiptar, fiziologji, flotë, galaktikë, gjenealogji, gjeolog, gjeologji, halogjen, halucinacion, hemoglobinë, holandez, hotel, ideolog, ideologji, ilustrim, iluzion, kilogram, klasë, klasik, kolonë, koloni, kolonial, kolonjë, kolos, kolosal, komplot, komplotoj, konsultë, leksikologji, logaritëm, logjikë, lokomotivë, lord, lotari, luks, lustër, lustroj, metalurgji, mitologji, monolog, nekrologji, neologjizëm, patolog, pilot, plagjiat, plan, planet, planifikim, plastik, platin, psalm, psalt, psikolog, rezultat, sandale, silogjizëm, skolastikë, sociologji, spekuloj, tabelë, tablo, tautologji, teologji, terminologji, vulgar, vulgarizim, zoologji etj. Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtij tipi: î Apolon-i, Apoloni-a, Atlantida, Atlantiku, Babiloni-a, Galatea, Lukian-i, Pelagonia, Peloponezi, Penelopa, Platoni, Plutoni, Salusti, Scila etj. Shënim 1. Në pajtim me shqiptimin popullor të ngulitur prej kohësh, shkruhen me ll fjalët: î apostull, atllas (lloj pëlhure), ballkanik, ballkon, bllok, bllokadë, bllokoj, bullgar, busull, çokollatë, dishepull, galloshe, gorillë, gumallak, idhull, kabllo, kabllogram, karamanjollë, kapitull, kapitullim, kapitulloj, konsull, konsullatë, kontroll, kontrolloj, kontrollor, llogari, llogaritar, nitrollak, orakull, pallto, pllakat, protokoll, sallam, sallë, sallon, vullkan, vullkanik, vullka nizim etj. Shënim 2. Ndër fjalët me burim nga anglishtja shkruhen me l: gol, golf, kloun, klub etj. dhe me ll:basketboll, futboll, hendboll, penallti, volejboll etj. Shënim 3. Ndër fjalët e reja të burimit sllav shkruhen me l: bolshevik, kolkoz, komsomolas, polak, polka etj. dhe me ll: bjellorus, sllav, sllovak, slloven etj.; po kështu Bjellorusi. 18.Fjalët e huaja që janë marrë kryesisht nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë rr, shkruhen me rr e jo me r: î arrestim, arrestoj, arrivist, arrogancë, barrikadë, hemorragji, irracional, karrierë, karrierist, katarr, korrekt, korrekturë, korrelacion, korrespondencë, 106


korridor, korrigjoj, serrë, surrealizëm, surrogat, tarracë, territor, terror, terrorist etj. 19. Fjalët që burojnë nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja a nga gjuhët romane ose që janë formuar në shqipen me elemente të këtyre gjuhëve, tek të cilat ato kanë një s ndërzanore, shkruhen mez: î afazi, aferezë, analizë, apoteozë, artizanat, aziatik, azil, bazë, bazilikë, bizon, cezurë, dezertim, dezertoj, dezinfektim, dezinfektoj, diagnozë, diatezë, dierezë, dinozaur, dioqezë, divizion, dizenteri, dozë, entuziazëm, ezofag, fazë, fibrozë, filozof, filozofi, fizikan, fizikë, fiziologji, fizionomi, fizioterapi (po kështu edhe fizkulturë, fizkulturist), ftiziatër, frazeologji, gjenezë, herezi, hidrolizë, hipnozë, hipokrizi, hipostazë, hipotenuzë, hipotezë, izoglosë, izolacionizëm, izolant, izomorf, izotermik, izotop, kazermë, kazino, kazuistikë, klauzolë, krizantemë, krizë, laktozë, metamorfozë, metastazë, metatezë, mezolit, mizantrop, mozaik, muzë, muzikë, muzikor, narkozë, osmozë, parazit, poezi, pozë, pozicion, pozitë, pozitiv, prognozë, protezë, prozë, prozodi, psikozë, rezervë, rezolutë, rezultat, sintezë, teozofi, tezë, trombozë, uzinë, uzurpator, uzurpoj, vazelinë, vizitë, vizitoj etj. Me z shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtij tipi: î Azia, Belizari, Brazili, Dionizi, Elizi, Elizabeta, Ezopi, Izokrati, Kazablanka, Lozana, Piza, Polinezia, Raguza, Sirakuza, Tezeu, Tuniz, Tunizia, Venezuela etj. Shënim. Shkruhen me s fjalët: president, presidium dhe emrat e përveçëm: Efesi, Hesiodi, Hesiku, Isaia, Isidori, Isis, Kresi, Lisia, Lisimaku, Lisistrata, Mesopotamia, Moisiu, Nausika, Osiris, Pisistrati, Poseidoni, Teodosi, Trasibuli, Trasimeni etj. 20. Shkruhen me -z- në të gjitha trajtat e tyre fjalët me -izëm e -azëm: î abstraksionizëm, abstraksionizmi; arkaizëm, arkaizmi; ateizëm, ateizmi; bektashizëm, bektashizmi; burokratizëm, burokratizmi; centralizëm, centralizmi; djathtizëm, djathtizmi; dualizëm, dualizmi; feudalizëm, feudalizmi; globalizëm, globalizmi; historizëm, historizmi; iluminizëm, iluminizmi; klasicizëm, klasi107


cizmi; komunizëm, komunizmi; leninizëm, leninizmi; majtizëm, majtizmi; marksizëm, marksizmi; optimizëm, optimizmi; prizëm, prizmi; realizëm, realizmi; revizionizëm, revizionizmi; romantizëm, romantizmi; silogjizëm, silogjizmi; socializëm, socializmi; shkollarizëm, shkollarizmi; shovinizëm, shovinizmi; zyrtarizëm, zyrtarizmi etj.; î entuziazëm, entuziazmi; pleonazëm, pleonazmi; sarkazëm, sarkazmi etj. 21.Shkruhen me -zm- e jo me -sm- fjalët që burojnë nga greqishtja e vjetër ose që janë ndërtuar me elemente të kësaj gjuhe: î fantazmë, kozmetik, kozmik, kozmodrom, kozmogoni, kozmografi, kozmonaut, kozmopolit, kozmos, plazmë, protoplazmë, sizmik, sizmograf etj. 22. Shkruhen me -z- fjalët e huaja të formuara me parashtesën dez- (des-), kur s-ja e parashtesës gjendet në pozicion ndërzanor: î dezinfektoj, dezinfektim, dezintegroj, dezintegrim etj. 23.Fjalët me parashtesën dis- përpara një bashkëtingëlloreje dhe ato me parashtesën trans- e ruajnë gjithmonë s-në e parashtesës në shkrim: î disharmoni, diskreditoj, diskriminim, disnivel, dispeçer, disponoj, dispozitë etj.; transaksion, transatlantik, transfuzion, transistor, transit, transliterim, transmetim, transoqeanik, transport etj. 24. Shkruhen me s fjalët e huaja që në gjuhët e burimit kanë -ss-: î asimilim, disertacion, glosar, kolos, kolosal, mision, pesimist, regjisor etj.; î Abisinia, Asiria, Mesina, Odesa, Tesalia etj.; po kështu mesapët, molosët etj. 25. Shkruhen me -s- e jo me -z- fjalët e huaja të formuara me anën e parashtesës a- prej fjalësh me snistore: î aseptik, asimetri, asimetrik, asimptotë, asizmik, asocial etj. Shkrimi i emrave të përveçëm të huaj mbështetet përgjithësisht në shqiptimin e tyre në gjuhët përkatëse, duke iu përshtatur sistemit grafik të shqipes. Me përjashtim 108


të rr-së, bashkëtingëlloret dyfishe të këtyre emrave nuk ruhen në shkrim në gjuhën shqipe[1]. Kështu, shkruhen: î Aligieri, Atila, Bajron, Bethoven, Bop, Brams, Çehov, Dostojevski, Dvorzhak, Dyma, Eminesku, Fadejev, Gëte, Gorki, Hajne, Hygo, Kamoensi, Karaxhale, Karduçi, Kozhbuk, Kujbishev, Lu Sin, Manxoni, Mickieviç, Monteskjë, Moxart, Myse, Pestaloci, Petëfi, Rabindranat Tagore, Rasin, Saltikov-Shedrin, Sun Jat Sen, Shekspir, Sheli, Shiler, Shopen, Shtajnbek, Tomas Man, Turgeniev, Vagner, Vilhelm Tel, Volter, Xherzhinski, Zhan-Zhak Ruso etj.; Amazona, Azerbajxhan, Bejrut, Bohemi, Bolonjë, Bombei, Bon, Bordo, Budapest, Bukuresht, Delhi, Dresden, Filipinet, Hagë, Hartum, Havai, Havanë, Helsinki, Jenisei, Johanesburg, Kajro, Kalkuta, Kaukaz, Këln, Kopenhagë, Krakov, Lajpcig, Leningrad, Lihtenshtajn, Liverpul, Lozanë, Luarë, Majakovski, Majer, Mançester, Melburn, Misisipi, Napoli, Neva, Niagara, Nju-Jork, Odesa, Onega, Oslo, Otava, Pragë, Rio-de-Zhanejro, Sahalin, Senë, Sidnei, Sofje, Stokholm, Suez, Tajlandë, Tula, Tunizi, Uashington, Valencia, Varshavë, Vyrtemberg, Xhamajka etj.; î Arras, Andorra, Kamberra, Sierra-Leone etj. Shënim 1. Emrat e përveçëm të gjuhëve sllave, pavarësisht nga mënyra e shqiptimit të l-së në këto gjuhë, shkruhen përgjithësisht me l: î Arhangelsk, Bajkal, Bjalistok, Blagojev, Bratislava, Dobrolubov, Glinka, Gogol, Jalta, Kaluga, Ladoga, Lermontov, Lobaçevski, Lomonosov, Lodz, Lublin, Ludmila, Lugansk, Lunaçarski, Milan, Milorad, Milosh, Mladenov, Oblomov, Pavlov, Poloni, Ruslan, Sverdlov, Tula, Ural, Vladimir, Vladivostok, Volodarski, Volodja, Vroclav etj. Shënim 2. Emrat e përveçëm më -ij të burimit rus shkruhen me -i: î Belinski, Çajkovski, Dostojevski, Gorki, Musorgski, Stanislavski etj.

109


Shënim 3. Disa emra të përveçëm me prejardhje të huaj shkruhen sipas traditës së ngulitur prej kohësh në gjuhën shqipe: î Bruksel, Kazan, Korfuz, Moskë, Orel, Paris, Selanik, Stamboll, Suedi, Vjenë, Zvicër etj Nga emrat femërorë më -ë, shkruhen në shumës: 1. Me mbaresën -a emra si: ara-t, arra-t, arka-t, banka-t, banja-t, barka-t, biseda-t, bisha-t, detyra-t, fara-t, faza-t, forma-t, fusha-t, fytyra-t, kazma-t, kërpudha-t, kisha-t, klasa-t, lopata-t, maja-t, mënyra-t, mynxyra-t, napa-t, natyra-t, nevoja-t, nyja-t, pëlhura-t, pisha-t, pulpa-t, qafa-t, rroba-t, shembëlltyra-t, shtëllunga-t, toka-t, thika-t, veta-t, vlera-t; 2. Me -ë, ashtu si në njëjës, emra si: anë-t, bathë-t, bjeshkë-t, dallgë-t, degë-t, fletë-t, gojë-t, gozhdë-t, gjurmë-t, gjymtyrë-t, jetë-t, këmishë-t, kofshë-t, lëpjetë-t, llërë-t, mollë-t, pjesë-t, pjeshkë-t, rrugë-t, strehë-t, shegë-t, udhë-t. Shënim. Sipas kuptimeve me të cilat përdoren, një numër emrash shkruhen me dy trajta shumësi: î brinjë: brinjë-t (brinjët e trupit), brinja-t (në ato kodra, në ato brinja); copë: copë-t (pesë mijë copë tulla), copa-t (dy copa bukë); grykë: grykë-t (më dhembin grykët), gryka-t (grykat e maleve); kokë: kokë-t (dhjetë kokë dhen), koka-t (kokat e qepëve); lëkurë: lëkurë-t (përpunimi i lëkurëve), lëkura-t(lëkurat e pemëve); pikë: pikë-t (fitoi pesë pikë), pika-t (pikat e shiut). Trajta e pashquar e emërores së shumësit të emrave femërorë më -i, -e, -a ose -o të theksuar, si edhe më-e, -o të patheksuar, shkruhet njësoj si ajo e njëjësit: î një hardhi - shumë hardhi, një qershi - shumë qershi, një shtëpi - shumë shtëpi, një tepsi - shumë tepsi; një ide - shumë ide, një rrëke - shumë rrëke, një rrufe shumë rrufe; një bela - shumë bela, një kala - shumë kala, një shaka - shumë shaka; një byro - shumë byro, një tablo - shumë tablo[1] etj.; î një anije - shumë anije, një lule - shumë lule, një perde shumë perde, një shishe - shumë shishe; një depo 110


shumë depo, një pako - shumë pako, një pallto - shumë pallto, një triko - shumë triko etj. Nga emrat dhe mbiemrat mashkullorë më -al, -an, -ar, -ec, -el, -er, -et, -ez, -il, -ir, -ol, -on -oz, -un, që zakonisht e kanë shumësin më -ë (gjeneralë, kuintalë; aeroplanë, partizanë; fshatarë, hambarë, përparimtarë; guralecë, memecë; dembelë, kriminelë; berberë, fenerë; atletë, planetë; borgjezë, kinezë; civilë, katilë, kopilë; ilirë, zinxhirë; gogolë, kaqolë; bidonë, kampionë; bajlozë, marangozë; majmunë, pirunë etj.), shkruhen në shumës: 1. Mme -a emrat: karkaleca, kastraveca, keca, speca; bela, çengela, gjela, tegela, tela; breza; automobila, bilbila, fitila, kandila, karafila, trëndafila; sokola, stola; gramafona, magnetofona, mikrofona, telefona; kavanoza, mitraloza, rrogoza; çuna; 2. Me -e emrat: festivale, hidrocentrale, ideale, kanale, korale, kristale, lokale, male, materiale, minerale etj.; duhane, dyqane, oqeane, organe, plane, tavane, vullkane; pazare, seminare, thesare, visare etj.; kotece; akuarele, duele, hotele, kapitele, pastele, tunele, zabele; dikastere, kantiere, karaktere, mermere, mindere, mistere etj.; fakultete, marifete, personalitete, qytete, shporete, shtete etj.;qymeze, sofrabeze; idile; hire, manastire, panaire; ciklone, elektrone, frone, hone, hormone, kampione(mostër), kanione, protone, shabllone, zakone etj.; kanune. Shënim 1. Emrat më -ac, -aç, -af, -ak, -ap, -aq, -ash, -eç, -ek, -en, -esh, -ik, -in, -ist, -jan, -jot, -ok, -or, -osh, -ot, -tar, -tor, -uk shkruhen në shumës rregullisht me -ë: î kupacë, përtacë; gungaçë, gjembaçë (por ilaçe); fotografë, paragrafë; kapakë, rosakë; dollapë, mesapë-t; hutaqë, shkatarraqë; gjumashë, larashë; gjyveçë, kryeneçë; dyshekë, mjekë; hostenë, kapitenë (por bedena, liqene); arbëreshë, kaleshë (por rrebeshe); ibrikë, kreshnikë; latinë, pinguinë; artistë, komunistë; lumjanë, matjanë; himarjotë, suljotë; patokë, shokë; doktorë, fjalorë; kataroshë, trimoshë; patriotë; luftëtarë, shkrimtarë; punëtorë, traktorë; bishtukë, kopukë etj. 111


Shënim 2. Emrat më -ant, -at, -az, -ent, -id, -it, -ont shkruhen në shumës me -ë, kur shënojnë frymorë, dhe me -e, kur nuk shënojnë frymorë: î aspirantë, elefantë, laborantë, kursantë etj.; argatë, delegatë, diplomatë, kroatë, labeatë-t, mecenatë, vlonjatë etj.; matrapazë, xhambazë etj.; asistentë, docentë, elementë, klientë, studentë etj.; heraklidë-t, invalidë etj.; gjirokastritë, komitë, petritë, semitë-t etj.; kontë, rinoqerontë etj.; î brilante, diamante, restorante, variante etj.; agregate, aparate, atentate, fosfate, kampionate, kombinate, pallate, silikate, shpate etj.; kafaze, pullaze etj.; aksidente, amendamente, argumente, bazamente, dokumente, eksperimente, elemente (kimike), fermente, fragmente, instrumente, kontinente etj.; hibride, metaloide, okside, romboide etj.; boksite, deficite, fosforite, grafite, pirite, suficite etj. (por shirita); fronte, horizonte etj. Shënim 3. Emrat më -azh, -ezh, -ël, -im, -ion, -(i)um, -ozh, -us shkruhen në shumës me -e: î aliazhe, ambalazhe, grupazhe, homazhe, plazhe, silazhe, shantazhe; kortezhe; ansamble (ansambël), cikle (cikël); botime, kërkime, punime, vendime; divizione, dominione, embrione, komisione, leksione, pozicione, profesione, tubacione; elozhe; albume, forume, kostume, presidiume, simpoziume, stadiume; puse, viruse etj. Shënim 4. Shkruhen në shumës me -a emrat: bërryla, cepa, gjyma, mana, qilima, tipa, xhepa; me eemrat: djepe, kallëpe, kryqe, mikrobe, probleme, rafte, zarfe. Emrat mashkullorë më -ës, -ues e -yes e kanë trajtën e shumësit njësoj si të njëjësit: î blerës, grykës, hamës, mbledhës, nxënës, qitës, vendës, zgjedhës etj., por çelësat; î kallëzues, mësues, sulmues, tregues etj.; î hekurkthyes, përkthyes, udhërrëfyes etj. Mbiemrat, të cilët përcaktojnë emrat mashkullorë me shumësin më -e, në numrin shumës përdoren në trajtën e gjinisë femërore: 112


î dete të thella, drejtime të reja, elementet kimike, kanale vaditëse, katunde malore, kënde të ngushta, kopshte të lulëzuara, kujtimet e mia, këto kushte më duken të papranueshme, këto lajme s’më duken të besueshme, lëngjet tretëse, ato livadhe të gjelbra, malet tona të larta, metale të rralla, minerale të dobishme, personalitete të shquara, përparime të dukshme, të gjitha qytetet e mëdha, ritme të shpejta, sende të gjetura,Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtigje të ngushta, tipare themelore, tregime humoristike, ushtrime gjuhësore, vende liridashëse, vendet tona, vendime të prera, këto vendime janë të drejta, veprime luftarake, zakonet i kanë shumë të afërta etj. Mbiemrat që përcaktojnë emrat mashkullorë e asnjanës, të cilët e formojnë shumësin me mbaresën -ra, në numrin shumës përdoren në trajtën e gjinisë femërore: î djathëra të mira, drithërat e sivjetme, fshatra të elektrifikuara, leshra të dredhura, mallra të jashtme, mishra të pjekura, ujëra të ftohta Shumësi i emrave më -llëk shkruhet me fundoren -qe: î axhamillëqe, budallallëqe, çilimillëqe, gomarllëqe, matrapazllëqe, pazarllëqe etj. Emrat në rasën gjinore shkruhen me nyjë të përparme (i, e, të, së): î ndërmarrja e ndërtimit, ndërmarrjes së ndërtimit; Partia e Punës, Partisë së Punës; pasuria e shtetit, pasurisë së shtetit etj.; î dyqani i luleve, dyqanit të luleve; rrethi i Tiranës, rrethit të Tiranës; shtëpive të fshatit; arave të kooperativës; ndërmarrjeve të ndërtimit; puseve të naftës; detyrave të ditës; mbjelljeve të vjeshtës Kur një emër i rasës gjinore vjen pas një emri tjetër në rasën gjinore a dhanore njëjës të pashquar, shkruhet me nyjën e përparme të, pavarësisht nga gjinia që ka emri para tij: î diploma e një studenti të Institutit Bujqësor; diploma e një studenteje të degës elektrike; norma e një punëtoreje të fabrikës së tjerrjes; çmimi iu dorëzua një 113


atleti të skuadrës kombëtare; leshi i një deleje tëracës merinos; banorët e një pjese të lagjeve të reja etj. î të, dhe kur ai vjen pas një emri femëror në po këto rasa, shkruhet me nyjën e përparme së: î zyra e kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit; fuqia e krahut të punëtorëve; zbatimi i vullnetit tëklasës punëtore; dëgjimi i zërit të masave punonjëse; Lavdi heroizmit të gruas shqiptare!; i jepet fjala përfaqësuesit të Frontit Demokratik etj.; î historia e luftës së popullit shqiptar; fryti i punës së punëtorëve; përvjetori i shpalljes së pavarësisë; ndërtimi i fabrikës së këpucëve; çmimi iu dha minierës së qymyrgurit; pas korrjes së grurit; përpara shtëpisë së kulturës; pas stinës së pranverës etj. Kur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës përcaktohet nga dy ose më shumë mbiemra të nyjshëm (ose numërorë rreshtorë), mbiemri i dytë e të tjerët pas tij marrin nyjën të e jo së. Po kështu veprohet edhe kur mbiemri i parë është i panyjshëm ose kur emri përcaktohet njëkohësisht nga një përemër pronor dhe nga një a më shumë mbiemra të nyjshëm: î (i, e, të, së) fshatarësisë së varfër e të mesme; (i, e, të, së) vajzës së urtë, të zellshme dhe të shkathët; (i, e, të, së) fushës pjellore dhe të gjerë; (i, e, të, së) cilësisë, së parë, të dytë e të tretë etj.; î (i, e, të, së) vajzës së tij të dashur; (i, e, të, së) vajzës së tij të mirë e të sjellshme; (i, e, të, së) motrës së saj të dashur; (i, e, të, së) motrës së saj të dashur e të paharruar etj. Shënim. Kur mbiemrat e nyjshëm (ose numërorët rreshtorë) ndodhen përpara emrit, përdoret nyja sëe jo të: lotët e së shkretës e të së pangushëlluarës nënë; t’i caktohen normat së parës, së dytës dhe së tretës kategori të punëtorëve etj. Kur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës përcaktohet nga një ose disa mbiemra dhe nga një ose disa emra në gjinore, fjala përcaktuese e dytë e të tjerat pas saj marrin nyjën të e josë: î (i, e, të, së) klasës punëtore të Shqipërisë; (i, e, të, së) fabrikës së re të tullave; (i, e, të, së) kooperativës së 114


zgjeruar të Krutjes; sipërfaqja e Republikës Popu llore të Shqipërisë; (i, e, të, së) luftës çlirimtare të pamposhtur të popullit shqiptar; (i, e, të, së) Partisë së Punës të Shqipërisë; (i, e, të, së) Republikës Popu llore tëShqipërisë; (i, e, të, së) rrjedhjes së poshtme të Vjosës dhe të Semanit; (i, e, të, së) klimës së butë e të qëndrueshme të Vlorës, të Himarës, të Sarandës etj. Kur pas një emri femëror të shquar të rasës gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës vijnë dy a më shumë emra femërorë në gjinore njëjës, nga këta të fundit i dyti e të tjerët pas tij marrin nyjën së e jo të në rastet kur këta përcaktojnë emrin në gjinore që ndodhet menjëherë përpara tyre; por në rastet kur këta përcaktojnë jo emrin në gjinore që ndodhet menjëherë përpara tyre, po atë që ndodhet para atij, shkruhen me nyjën të e jo së: î punimet e tharjes së kënetës së fushës së Thumanës; përmirësimi i cilësisë së racës së lopës sëShkodrës etj.; î zhvillimi i industrisë së naftës të Shqipërisë (është fjala për industrinë [e naftës] të Shqipërisë); themelimi i Partisë së Punës të Shqipërisë (është fjala për Partinë [e Punës] të Shqipërisë); Komiteti Qendror i Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë; punonjësit e bujqësisë të zonave malore etj. Kur një emër femëror në gjinore njëjës përcaktohet nga dy ose më shumë emra të bashkërenditur, që janë po në rasën gjinore, emri i dytë përcaktues e të tjerët pas tij marrin nyjën të e jo së: î prodhimet e fushës së Korçës, të Myzeqesë, të Thumanës e të Zadrimës; punimet e stinës së pranverës, të verës, të vjeshtës, të dimrit; veshjet e krahinës së Mirditës dhe të Matit etj. Kur dy emra në rasën gjinore ndjekin një emër në emërore njëjës, emri i dytë në gjinore, kur përcakton emrin në emërore, merr, sipas gjinisë së këtij të fundit, nyjën e përparme i për gjininë mashkullore dhe e për gjininë femërore: 115


î rendi i ditës i Kongresit; libri i gjuhës i klasës së shtatë; ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Popullore të Shqipërisë etj.; î fjala e nderit e shqiptarit; Partia e Punës e Shqipërisë; Ministria e Tregëtisë e RPSH; stina e verës ekëtij viti etj. Kur emri i përcaktuar është në kallëzore, atëherë emri i dytë në gjinore merr nyjën të e jo së: Partinë e Punës të Shqipërisë; në rafinerinë e naftës të Cërrikut etj. Përpara emrave femërorë të nyjshëm, në gjinore, dhanore e rrjedhore shkruhet nyja së për trajtën e shquar dhe nyja të për trajtën e pashquar: î orari i së mërkurës; tiparet e së folmes së Mirditës; parashikimi i së ardhmes; kujtimet e sëshkuarës; përhapja e së resë; shpresat e së nesërmes etj.; por: ndeshjet sportive të një të diele; tiparet e njëtë folmeje; drejt një të ardhmeje të lumtur etj. Shkruhen me së në gjinore, dhanore e rrjedhore të shquar edhe emrat femërorë të farefisnisë, kur përdoren me nyjë: kujdesi i së bijës; i tha së motrës; mori letër prej së shoqes etj. Kur një emër përcaktohet nga dy a më shumë emra të bashkërenditur të rasës gjinore, të gjithë këta përdoren zakonisht me nyjë të përparme: î Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë; (i, e, të, së) Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë; Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë; (i, e, të, së) Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë; Institutin e Gjuhësisë dhe tëLetërsisë; Ministria e Arsimit dhe e Kulturës; (i, e, të, së) Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës; Ministrinë eArsimitdhe të Kulturës; stacioni i makinave dhe i traktorëve; (i, e, të, së) stacionit të makinave dhe tëtraktorëve; stacionin e makinave dhe të traktorëve; shfrytëzimi i vendburimeve të kromit, të bakrit dhe të hekur-nikelit; shkollat e Tiranës, të Durrësit e të Elbasanit; e drejta e votës, e fjalës, e mbledhjes dhe eshtypit; në interes të popullit e të atdheut; organet e frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut; zhurma ekazmave dhe e lopatave etj. 116


Në rastet kur vijnë njëri pas tjetrit tre a më shumë emra të rasës gjinore të bashkërenditur pa lidhëza, nyja e përparme e emrit të dytë (kur nyja nuk ndryshon) ose të tretë (kur nyja ndryshon nga e në të) dhe e emrave të tjerë pasues shkruhet ose jo, duke u mbështetur në arsye të caktuara kuptimore ose stilistike: î prodhimi i drithërave, i duhanit, i pambukut, i perimev e, i patateve, i frutave; zotimet e punonjësve të gjeologjisë, të naftës, të minierave, të degëve të tjera të industrisë e të artizanatit etj.; î kishte marrë hov të madh ndërtimi i shtëpive, fabrikave, shkollave, rrugëve, urave; është rritur numri i degëve, katedrave, laboratorëve dhe kabineteve; brigada vullnetarësh nga fshatrat e Peshkopisë, të Krujës, Elbasanit, Skraparit, Tepelenës, Sarandës etj. Kur pas një emri femëror ndeshen dy nyja të përparme të rasës gjinore të gjinisë femërore (së së), e para nga këto shkruhet të: î frytet e fitores të së resë dhe të shembjes të së vjetrës; hartimi i nxënëses të së pestës së tetëvjeçares; ditëlindja e vajzës të së motrës; dita e dasmës të së mbesës; përpara forcës të së vërtetës; kërkesat i përgjigjen detyrës të së sotmes e të së ardhmes etj. Midis emrave mashkullorë që lakohen si femërorët (axhë, bacë, dajë, gegë, hoxhë, lalë, toskë; Bato, Gjokë, Kolë, Pirro, Sulë etj.) dhe emrave ose mbiemrave që i përcaktojnë ata, pas rasës emërore të të përcaktuarve shkruhet nyja i, ndërsa në gjinore, dhanore e rrjedhore shkruhet nyja së: î axha i Agimit, (i, e) axhës së Agimit; daja i Zanës, (i, e) dajës së Zanës; Leka i Madh, (i, e) Lekës sëMadh; Kola i Gjokës, (i, e) Kolës së Gjokës etj. Mbiemrat e nyjshëm të shkallës pohore, kur vijnë pas një emri femëror në rasën gjinore a dhanore të trajtës së pashquar të njëjësit, shkruhen me nyjën të, ndërsa kur vijnë pas një emri në trajtën e shquar, shkruhen me nyjën së: î oborri i një shkolle të madhe; fitoret e një brigade të re; flamuri iu dorëzua një punëtoreje të dalluaretj.; 117


î oborri i shtëpisë së madhe; fitoret e brigadës së re; flamuri iu dorëzua punëtores së dalluar etj. Në shkallën krahasore dhe në sipëroren e formuar me pjesëzën më mbiemrat e nyjshëm që përcaktojnë një emër femëror, në të gjitha rasat e zhdrejta të njëjësit shkruhen me nyjën e përparme të, ndërsa, kur ndodhen para emrit, shkruhen me nyjën së: î hartimi i një rregulloreje të re e më të plotë; ndërtimi i një fabrike më të madhe se e para etj.; çmimi iu dha shkollës më të dalluar të rrethit; prodhimi i verës më të mirë të vendit etj.; î prodhimi i më së mirës verë të vendit; zbriti prej më së lartës majë të Shqipërisë etj. Mbiemri i nyjshëm që ndjek një kundrinë të drejtë, të shprehur me një emër në kallëzore të shquar, merr nyjën e, kur është cilësor, dhe nyjën të, kur ka funksion kallëzuesor: î ndaji mollët e mëdha nga të voglat; ngriti dorën e djathtë; përdorini drejt trajtat e shkurtra të përemrit; por: i dua mollët të ëmbla; e ka dorën të mbarë; gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra; i ka rrënjët tëthella etj. Mbiemrat e nyjshëm që ndjekin një emër në rrjedhoren e pashquar të shumësit marrin nyjën të e josë: (prej) malesh të larta; (prej) lumenjsh të rrëmbyer; (pas) kërkimesh të pandërprera; (prej) krahinashtë largëta; (prej) erërash të forta etj. Përemrat pronorë im, ime, yt, jote, ynë, jonë, juaj, qoftë kur përdoren thjesht si përemra, qoftë kur përcaktojnë një emër, shkruhen pa nyjë të përparme: î libri im; ky libër është imi; puna ime; kjo punë është imja; djali yt; yti është ky djalë?; shtëpia jote;kjo shtëpi është jotja; vendi ynë; ky vend është yni; shkolla jonë; kjo shkollë është jona; kooperativa janë;kooperativa jonë dhe juaja etj. Përemrat pronorë e (të) mi, e (të) mia, e (të) tu, e (të) tua, i (e, të) tij, i (e, të) tyre, i (e, të) saj shkruhen me nyjë të përparme në të gjitha trajtat dhe përdorimet e tyre: 118


î nxënësit e mi; fletoret e mia; djemtë e tu; duart e tua; shkolla e tij; motra e saj; fshati i tyre; nëna e tyre etj. Trajtat foljore që formohen me do të shkruhen zakonisht të plota: î do të shkoj, do të shkoja, do të kem shkuar, do të kisha shkuar etj. Pjesëza të, që vihet përpara lidhores ose përpara pjesores, shkruhet rregullisht në të gjitha rastet e përsëritjes së trajtave foljore përkatëse bashkë me parafjalët që mund të ketë përpara (për, me): î të jetojmë, të punojmë dhe të mendojmë si revolucionarë etj.; për të studjuar, për të kuptuar dhe për të zbatuar drejt udhëzimet; me të arritur e me të parë gjendjen, ai mori masa etj. (dhe jo: të jetojmë, punojmë dhe mendojmë si revolucionarë; me të arritur e parë gjendjen, ai mori masa etj.). Pjesëza duke e përcjellores shkruhet në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore; në raste mohimi, bashkë me të përsëritet dhe pjesëza mos: î ata shkonin duke kënduar e duke brohoritur; duke parë e duke bërë; duke mos njohur e duke mosmarrë parasysh rrethanat etj. Pjesëza pa përpara pjesores shkruhet rregullisht në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore: î pa u lodhur e pa u përpjekur nuk bëhet gjë; pa punuar, pa ujitur e pa plehëruar mirë tokën, nuk merren prodhime të mëdha. Parafjalët në, te (tek), me, nga, prej e të tjera si këto zakonisht përsëriten në shkrim, sa herë që bashkërenditen dy a më shumë emra a përemra, me të cilët ato lidhen: î në pranverë, në verë, në vjeshtë e në dimër etj.; te ilirët, te trakasit e te popujt e tjerë etj.; me të ngrënë e me të pirë; me hekur e me zjarr; me mish e me shpirt; me thonj e me dhëmbë etj.; nga Elbasani, nga Gjirokastra e nga Vlora etj.; prej Himare e prej Mirdite; as në sjelljet, as në fytyrën e tij nuk 119


vërehej shenjë tronditjeje; nga shtati, nga dituria, nga fjala nuk kishte shok etj. Këto parafjalë mund të mos përsëriten për arsye të caktuara kuptimore ose stilistike: î në fshatra e qytete; me shokë e shoqe; u nisën delegatët nga Shkodra, Durrësi, Berati e Korça; qindra partizanë, me pushkë e mitraloza, u turrën mbi armikun; shkolla jonë socialiste kërkon nga mësuesit e pedagogët një stil të ri pune etj. Shkruhen njësh të gjitha ato njësi që nga pikëpamja leksikore përbëjnë një fjalë të vetme[1] dhe ndaras ato njësi që janë pjesë e një togfjalëshi, e një lokucioni ose e një emërtimi të përbërë. 1. Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes: 1. Fjalët me parashtesa: î antifashist, antiimperialist, i derisotshëm, joantagonist, (folje) jokalimtare, jokapitalist, joproletar, jozyrtar, kundërsulm, kundërvënie, i mëparshëm, i mëvonshëm, mospërfillje, mossulmim, nëndrejtor, nënndarje, nëntoka, i paaftë, paaftësi, i pabesë, i papërshtatshëm, parregullsi, i parregullt, pasiguri, i pashkollë, i pashpresë, i paraçlirimit, parafytyrim, i parakohshëm, parashkollor, (periudha) e pasluftës, prapaskenë, riatdhesim, sipërmarrje etj.; 2. Fjalët e përbëra me lidhje përcaktore ndërmjet gjymtyrëve të tyre: î anarkosindikalist, armëpushim, asimzenelas, (i, e) ashtuquajtur, bajramcurras, bakërpunues, ballëgjerë, ballëhapur, ballëlart, bashkatdhetar, bashkëjetesë, bashkëveprim, besëlidhje, besëpakë, bishtdhelpër, bojargjend, bojëbizele, bojëçelik, bojëfinjë, bojëgështenjë, bojëgrurë, bojëgjak-e, bojëlimon, bojëmanushaqe, bojëmjaltë, bojëportokall, bojëshegë, bojë tje gull, bojëtullë, bojëvjollcë, bojuthull, bollujsë, botëkuptim, breshkujëse, buzëpaqeshur, buzëqeshur, datëlindje, dëmshpërblim, ditëlindje, disavjeçar-e, dobiprurës, dorëcung, dorështrënguar, dorëzonjë, dredhalesh, dritëshkurtër, druprerës, duarkryq, duarlidhur, duarplot, dyfish, dyvjeçar, dhjetëgarëshi, dhjetëvjeçar, elektromagnetik, elektromekanik, faqe120


bardhë, faqekuq, fatpadalë, fjalëformim, fjalëkryq, fletanketë, fletëdalje, fletëhyrje, fletëlavdërim, fletërrufe, flokëgështenjë, flokëpakrehur, flokëverdhë, fotoekspozitë, fotoreporter, fuqiplotë, furrnaltë, frymëmarrje, gurgdhendës, gurkali, gjeneralkolonel, gjeneralmajor, gjuhëlopë, gjuhënuse, gjysmagjeli, gjysmanalfabet, gjysmëhënë, gjysmëkoloni, gjysmëproletar, gjysmëzyrtar, hekurkthyes, hekurudhë, hirplotë, ideoestetik, jashtëshkollor, juglindje, katërkëndësh, këmbëkryq, këmbëngulje, këpucëbërës, kokëfortë, kokëshkëmb, kokulur, korparmatë, krahabishtshkulë, krahëhapur, kryekomandant, kryemjek, kryemjeshtër, kryeqytet, kryeredaktor, kryeradhë, kryerresht, kryetrim, kryevend, kryeveteriner, kundëradmiral, kundërpeshë, kundërpërgjigje, kundërsulm, kundërveprim, leshracullufedredhur, letërnjoftim, liridashës, luftanije, luftënxitës, luledele, lulefilxhan, lulelakër, lulemëllagë, lulemustak, luleshqerrë, luleshtrydhe, lulëgjake, lulëkuqe, marrëveshje, mesoburrë, mosmarrëveshje, mustaqepadirsur, nacionalçlirimtar, (shtresa) naftëgazmbajtëse, ndihmësministër, ndihmësmjek, ndihmësveteriner, neofashist, orëndreqës, paqedashës, paraardhës, paradhënie, paragjykim, parakalim, pararojë, pesëgarësh, pesëmbëdhjetëditëshi, pikëmbështetje, pikënisje, pikëpamje, pikëpyetje, pikësynim, pjesëmarrës, pjesëmarrje, i porsaardhur, i porsalindur, postbllok, prapambetje, praparojë, prapavijë, procesverbal, projektbuxhet, projektplan, pulëbardhë, pulëdushke, qindvjetori, qymyrguri, radiodhënës, radiomarrës, radiopërhapje, rrobalarëse, rrobaqepës, rrugëdalje, socialdemokrat, symbyllurazi, sypatrembur, syshqiponjë, syzi, shkozëbardhë, shkozëzezë, i shumanshëm, shumëfishi, shumëfishoj, tejkaloj, tejpamës, (e kryer) e tejshkuar, teneqepunues, tetorëshi, trefish, trevjeçar, truprojë, udhëheqës, udhëheqje, udhëkryq, ultratingull, vajguri, vajgursjellës, vendburim, vendkalim, vendlindje, vendqëndrim, vendrojë, vendvarrim, vetëshërbim, vetëvendosje, vojokushas, vullnetmirë, zemërgur, zemërmirë, zëvendëskryeredaktor, zëvendësministër etj. 121


Shënim. Kur njëra nga gjymtyrët e një fjale të përbërë është e formuar prej pjesësh që lidhen me lidhëzat e ose a, këto pjesë shkruhen me vizë midis tyre: î gjuhëhelm-e-thikë, dorë-e-këmbargjendeja, gushë-e-llërë-e-gjibardhoshe, shpirt-e-zemërmadh etj. Kur gjymtyrët e para të dy a më shumë fjalëve të përbëra, të renditura njëra pas tjetrës, përcaktohen nga një gjymtyrë e përbashkët, që, për arsye shkurtimi, shënohet vetëm një herë, pas tyre vihet një vizë lidhëse: î (lejë) dy- a triditëshe, (botime) dy- e mëshumëvëllimëshe, (paketë) katër- a pesëkilogramëshe, (ndërtesa) një- a mëshumëkatëshe, (periudha) e paradhe pasçlirimit, (enë) pesë-, dhjetë- dhe njëzetlitërshe, (ndërtesa) pesë- dhe gjashtëkatëshe, (kamionë) tre-, pesë- dhe shtatëtonësh, (moshat) tridhjetë-, dyzet- dhe pesëdhjetëvjeçare etj. 3.Fjalët e përbëra, gjymtyrët e të cilave kanë lidhje këpujore ndërmjet tyre, kur ato janë njësuar plotësisht si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore: î ballafaqe, deledash, dritëhije, fytafyt, gushtovjeshtë, hekurbeton, juglindje, juglindor-e, këmbadoras, marrëdhënie, pulagjel, shitblerje, shurdhmemec, verilindje, verilindor, veriperëndim, veriperëndimor, veshmbathje etj.; 4.Fjalët e përbëra e të përngjitura, të cilat janë ngulitur prej kohësh si të tilla në gjuhë, si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore: î emra: (ditët e) djegagurit, ecejaket, farefis, fëshfëshe, gjëegjëzë, qoftëlargu, rraketake, shtrojerë, shtojzavalle, taketuke, thashetheme etj.; î mbiemra: i pakundshoq, (i, e) pandonjëtëmetë, (i, e) patëmetë, (i, e) pavënëre etj.; î numërorë: numërorët themelorë që nga njëmbëdhjetë deri më nëntëmbëdhjetë, ata që tregojnë dhjetëshe, qindëshe, si edhe numërorët rreshtorë, pavarësisht nga numri i pjesëve përbërëse të tyre: î njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë... nëntëmbëdhjetë; tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë, 122


nëntëdhjetë etj.; njëqind, dyqind, treqind, katërqind etj.; î (i, e) njëmbëdhjetë, (i, e) dymbëdhjetë, (i, e) njëzetenjëtë, (i, e) tridhjetenëntë, (i, e) pesëdhjetegjashtë, (i, e) njëqindedytë, (i, e) pesëqindegjashtëdhjetekatërt, (i, e) njëmijekatërqindepesëdhjeteshtatë, (i, e) njëmiliontë,(i, e) njëmilionepesëqindmijekatërqindeshtatëdhjetetretë, (i, e) njëmiliardtë etj.; î përemra të pakufishëm: akëcili, akëkush, akësecili, asgjë, askurrkush, askush, asnjeri, asnjë, asnjëri, cilido, cilëtdo, çdo, çdonjëri, çfarëdo, diçka, dikush, disa, gjëkafshë, gjësendi, gjithçka, gjithfarë, gjithkush, gjithsecili, gjithsekush, kurrfarë, kurrgjë, kushdo, mosgjë, moskush, mosnjeri, ndoca, ndokush, ndonjë, ndonjëri, pakkush, rrallëkush, secili, secilido, sekush, sikush, shumëkush, tjetërkush etj.; î ndajfolje e parafjalë: afërmendsh, anembanë, asgjëmangut, askund, askurrë, asnjëherë, asodore, aspak, atëbotë, atëherë, ballaballas, ballafaqas, brendapërbrenda, brezahypthi, buzagaz, dalngadalë, doemos, domosdo, dosido, drejtpërdrejt, drejtpërsëdrejti, duarplot, gjithandej, gjithaq, gjithashtu, gjithherë, gjithkah gjithkund, gjithmonë, gjithnjë, gjithsaherë, hëpërhë, kalaqafë, kësisoj, këmbëcingthi, kësodore, kurrkund, kryekëput, kryekreje, matanë, mbasandaj, mbasdite, medoemos, menjëherë, mezi, mënjanë, mirëfilli, moskund, moskurrë, mosnjëherë, ndërdysh, ndërdyshas, ndërkohë, ndërmjet, ndonjëherë, ndopak, (më vjen) ndoresh, ngadita, ngado, ngaherë, ngandonjëherë, nganjëherë, (zë) ngoje, (marr) ngrykë, njëditëzaj, njëfish, njëherazi, njëherë, njëlloj, njëmend, njënatëzaj, njëzëri, padashur, pakmos, paksa, paksëpaku, papritmas, parandej, pardje, pareshtur, parmbrëmë, parvjet, paskëtaj, pasnesër, patjetër, përballë, përbrenda, përbri, përditë, përdhe, përdhuni, përfaqe, përfundi, përgjithmonë përgjumësh, përgjysmë, përherë, përjashta, përjetë, përkëtej, përkrah, përkundra, përkundrejt, përmbrapa, përmendsh, përmes, përnatë, përnjëherë, përnjëherësh, përnjëmend, përpara, përpjetë, përplot, përposh, 123


përqark, përreth, përsëri,përsipër, përtej, prapëseprapë, qëkur, qëmoti, qëparë, rrallëherë, sakaq, sakaqherë, sidokudo, sidoqoftë, shpeshherë, tatëpjetë, tejetej, tejembanë, tejpërtej, tekdo, topgropthi, vetvetiu etj.; î lidhëza: derisa, domethënë, gjersa, gjithsaherë, kurse, megjithatë, megjithëkëtë, megjithëqë, megjithëse, meqenëse, meqë, mirëpo, ndërsa, ndonëse, ndoqë, ngaqë, ngase, nëse, përderisa, përveçqë, përveçse, poqë, porsa, porse, porsi, posa, prejse, qëkurse, saku, sapo, sesa, siç, sikur, sikurse, tekqë, teksa, veçse etj.; î pjesëza: kushedi, pikësëpari, pothuaj, pothuajse, seç, thuajse etj.; î pasthirrma: obobo, ububu, falemnderit, faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, tungjatjeta etj. Shënim. Dallohen në shkrim ndajfoljet: atëherë, njëherë, përse, qëkur (qyshkur), lidhëzatnëse, ngase, sesa, pjesëza seç nga përdorimet e pjesëve përbërëse të tyre si fjalë të veçanta: î kam qenë i vogël atëherë; atëherë, po vij edhe unë me ju, por: as këtë herë, as atë herë;njëherë e një kohë, por: vjen një herë në javë; përse nuk erdhi?, por: për se është fjala?: kamqëkur (qyshkur) që po të pres, por: që kur ra dëborë u ftoh moti; î nëse nuk vjen, më shkruaj, por: në se e mbështet ti këtë mendim?; nuk erdhi ngase s’kish kohë, por: nga se bëhet letra?; më mirë të vdesësh më këmbë, sesa të rrosh i gjunjëzuar, por: nuk e di se sa është ora; î seç këndon bilbili, por: nuk e di se ç’i ka ngjarë. 5. Mbaresa dhe nyja e prapme tek emrat e mbiemrat e huaj të personave e të vendeve: î poemat e Bajronit, «Don Kishoti» i Cervantesit, operat e Çajkovskit, letrat e Dorad’Istrias, jeta e Engelsit, «Dasma e Figaros», veprat e Gëtes, vendlindja e Glinkës, veprat eLeninit, skulpturat e Mikelanxhelos, veprat e Rabëlesë, novelat e Stefan Cvajgut, tragjeditë eShekspirit, «Lufta dhe 124


paqja» e Tolstoit, operat e Verdit, romanet e Viktor Hygoit, tregimet e Xhek Londonit etj.; î porti i Akrës, Ankaraja, ishulli i Borneos, ngushtica e Gjibraltarit, popullsia eHonolulusë, fushat e Irakut, pyjet e Kongos, kryeqyteti i Paraguait, rrugët e Rio-de-Zhanejros, ishulli i Rodosit, ishulli i Tahitit, Republika e Zambias etj. 2. Shkruhen ndaras: 1. Togfjalëshat e tipit emër në emërore + emër në rasën rrjedhore, gjymtyrët e të cilëve ruajnë pavarësinë e tyre morfologjike: î bar blete, bar ethesh, bar gjaku, bar miu, bar peshku, bar veshi, bar zemre, lule blete, lule dhensh, lule gjaku, lule sahati, lule sapuni, lule shqerrash, vaj peshku etj. Po kështu shkruhen edhe togfjalëshat me kuptim mbiemëror, të përbërë nga emrat bojëose ngjyrë dhe një emër në rrjedhore: î bojë (ngjyrë) argjendi, bojë (ngjyrë) ari, bojë arre, bojë deti, bojë dheu, bojë gruri, bojë hiri, bojë limoni, bojë mishi, bojë mjalti, bojë plumbi, bojë preshi, bojë qielli, bojë shege, bojë tulle, bojë ulliri, bojë uthulle, bojë vaji etj. Shënim. Në pajtim me përdorimin e sotëm emërtimet gjel deti, lule dielli, panxhar sheqerimund të shkruhen edhe njësh, si fjalë të vetme: gjeldeti, luledielli, panxharsheqeri. 2.Ndajfoljet dhe lokucionet ndajfoljore si: së afërmi, së bashku, së dyti, së fundi, së jashtmi, së larti, së paku, së pari, së toku, së thelli; më së fundi, më së miri; për së afërmi, për së gjalli, për së largu, për së mbari etj.; î më dysh, më tresh, më katërsh; për një, për dy, për tre etj.; 3.Lokucionet ndajfoljore të formuara nga dy fjalë, të njëjta ose të ndryshme, të lidhura në mes tyre me një parafjalë ose me lidhëzën e: î këmbë mbi këmbë; dita me ditë, nata me natë; buzë më buzë, dorë më dorë, gojë më gojë, grykë më grykë, kokë më kokë, kot më kot, krah më krah, majë më majë, qoshe më qoshe, sy më sy, thikë më thikë, vesh 125


më vesh; ca nga ca, dy nga dy, një nga një, pak nga pak, tre nga tre; rrugë pa rrugë, punë pa punë; brez pas brezi, herë pas here, kohë pas kohe; aty për aty, ballë për ballë, ditë për ditë, dorë për dorë, dhëmb për dhëmb, fjalë për fjalë, krah për krah, mes për mes, mot për mot, një për një, pikë për pikë, sot për sot, sy për sy, tani për tani, vit për vit etj.; î fund e krye, fund e majë, kokë e këmbë, lesh e li; qesh e ngjesh; shkel e shko; mirë e tumirë, keq e tukeq; mbarë e prapë, rreth e (për)qark, rreth e rrotull, veç e veç etj.; 4. Ndërtimet e tipit me ose për + emër në kallëzore të pashquar, me vlerë kryesisht ndajfoljore: î me ditë, me hir, me kohë, me natë, me ngut, me padurim, me pahir, me radhë, me rend, me vrap; për shembull, me të pabesë etj., po kështu edhe (më ra) ndër mend; (e la) pas dore etj. î 5. Numërorët themelorë të formuar me pjesëmarrjen e fjalëve mijë, milion, miliard etj. dhe pjesët përbërëse të një numërori themelor, të lidhura me lidhëzën e: î një mijë, dy mijë, tri mijë, dhjetë mijë, pesëmbëdhjetë mijë, dyzet mijë, dyqind mijë, një milion, dy milion..., një miliard, dy miliard... etj.; î njëzet e një, njëzet e shtatë, tridhjet e dy, dyzet e katër, shtatëdhjetë e tre, njëqind e një, njëqind e trembëdhjetë, treqind e pesëdhjetë e katër, një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre, njëzet e tetë mijë e katërqind e pesëdhjetë e shtatë, një milion e pesëqind mijë e dyqind e dymbëdhjetë etj.; 6. Lokucionet parafjalore ose lidhëzore si: î aq sa; ashtu si; deri ku, deri kur, deri në, deri te; duke qenë se; edhe pse, edhe sikur; gjer kur, gjer në, gjer te; kaq sa; kështu që; kurdo që; mjaft që; në është se, në qoftë se; në mënyrë që, në rast se; ngado që; po qe se, po të jetë se; që në, që se, që te; qysh se; sado që; sapo që; si edhe; sido që; tekdo që; vetëm se etj.; 7.Shprehjet emërore për qind, për mijë etj.;

126


î pesë për qind, qind për qind, njëqind e pesëdhjetë e pesë për qind, dyqind për mijë; 8 për qind, 120 për qind, 50 për mijë etj.[2]; 8. Pjesëza u e trajtave pësore-vetvetore, kur ndodhet para foljes: î u afrova, u kërkua, u lodhëm, u nisëm etj.; 9. Lokucionet pasthirrmore që shprehin përshëndetje, urime, falënderime, ngushëllime etj., pjesët përbërëse të të cilave e ruajnë pavarësinë e tyre gramatikore: î Mbeçi me shëndet!, Mirë ardhshi!, Mirë ju gjetshim!, Mirë se erdhe!, Mirë se ju gjeta!, Mirë se erdhët!, Mirë se na erdhët!, Mirë se vjen!, Mirë se na vjen!, Mirë se vini!, Mirë se të vini!, Puna mbarë!, Punë të mbarë!, Udha mbarë!, Udhë të mbarë!, Mbarë pastë!, Nga mot gëzuar!, E paçim me jetë!, Për shumë vjet!, Për shumë vjet gëzuar!, Qofshi shëndoshë!, Me shëndet!, Shëndet paç!, Shëndet paçi!, Shëndet paçin! etj.; î Ju falemi nderit!, Të falem nderit! etj.; î Kryet shëndoshë!, Qofshi vetë!, Të rrosh vetë!, Vetë shëndoshë! etj. Po kështu shkruhen edhe: Si urdhëron!, Si urdhëroni! etj. Shkruhen me vizë lidhëse në mes: 1.Formimet e përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajta të ndryshme, nga bashkimi i dy antonimeve, i dy numërorëve themelorë (për të shënuar një sasi të përafërt), formimet onomatopeike të përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajtë të ndryshuar: î copë-copë, çika-çika, duar-duar, fije-fije, fletë-fletë, grigje-grigje, grupe-grupe, gunga-gunga, herë-herë, kokrra-kokrra, kortarë-kortarë, kuti-kuti, lara-lara, lloj-lloj, ngjyra-ngjyra, palë-palë, petë-petë, pika-pika, pjesë-pjesë, radhë-radhë, rripa-rripa, shkallë-shkallë, togje-togje, tufa-tufa, thela-thela, valë-valë, vendevende, vise-vise, vrima-vrima, xhunga-xhunga, zhelezhele etj.; dita-ditës, dora-dorës, hera-herës, këmbakëmbës etj.; njëri-tjetri, shoqi-shoqin etj.; çalë-çalë, fort-fort, gati-gati, hollë-hollë, rëndë-rëndë, shumëshumë, vonë-vonë etj. 127


î aty-këtu, hyrje-dalje, (punëtorët e) ngarkim-shkarkimit, poshtë-lart, pritje-përcjellje, vajtje-ardhje etj.; î dy-tri orë, dhjetë-pesëmbëdhjetë vjet, 10-15 vjet, katër-pesë veta, pesë-gjashtë ditë, 5-6 ditë, afate dy-tremujore, periudha njëzet-tridhjetëvjeçare etj.; î bam-bam, ciu-ciu, dër-dër, fiu-fiu, ham-ham, humhum, kuak-kuak, llap-llap, osh-osh, tak-tak, zdrujzdruj etj.; bam-bum, fap-fup, gau-giu, ham-hum, paf-puf, tik-tak etj.; gëk-mëk, lecka-pecka, qorrmorr etj.; 2. Emërtimet e përbëra të njësive të matjes: î ditë-njeri, ditë-punë, gram-molekulë, kalë-fuqi, kuajfuqi, kilovat-orë, orë-makinë, orë-normë, orë-njeri, ton-kilometër, vit-dritë etj. Kështu shkruhen edhe emërtimet e përbëra të njësive të ndryshme të klasifikimit: grup-kulturë, grup-mallra, grupmoshë etj.; 3. Emërtimet jo të thjeshta me lidhje këpujore plotësuese ose me lidhje përcaktore-ndajshtimore ndërmjet pjesëve përbërëse të tyre: î bar-bufe, bar-lulishte, hotel-restorant, kafe-restorant, miniera e hekur-nikelit, (trajta) pësore-vetvetore, postë-telegraf-telefon etj.; î dhomë-muze, shtëpi-muze, qytet-muze, qytet-hero, dyqan-shtëpi, hotel-pension, vagon-cisternë, vagon-restorant, vinç-kullë, vinç-urë, sëpatë-daltë, organizatë-bazë, (punimet e) shpim-kërkimit, (brigada e) shpim-shfrytëzimit; të shpim-vlerësimit, plan-detyrë, qen-ujk etj.; 4.Formimet terminologjike të tipit: î (raketa) ajër-ajër, ajër-tokë; tokë-ajër, tokë-tokë etj.; 5. Formimet e tjera jo të thjeshta, kryesisht mbiemërore, pjesët e të cilave kanë midis tyre lidhje këpujore që shprehin marrëdhënie plotësuese ose të ndërsjellta: î agraro-industrial, analitiko-sintetik, bujqësor-industrial, ekonomiko-shoqëror, historiko-gjeografik, politiko-kulturor, politiko-shoqëror, tekniko-material, ushtarako-politik etj.; 128


î afro-aziatik, anglo-amerikan, austro-hungarez, baltosllav, franko-gjerman, greko-romak, shqiptaro-grek, trako-ilir etj.[1]; î fjalor frëngjisht-shqip, fjalor latinisht-shqip, fjalor shqip-rusisht-frëngjisht etj. Po kështu shkruhen: marksizëm-leninizëm, marksist-leninist, marksiste-leniniste. 6. Pjesëza ish- përpara emërtimeve të ndryshme: î ish-drejtor, ish-komandant, ish-komisar, ish-kryeqyteti, ish-kryetari i Këshillit Popullor të Rrethit, ish-ministër etj.; 7. Emërtimet e përbëra të pikave të horizontit, të formuara prej një fjale të thjeshtë dhe prej një fjale të përbërë: î jug-juglindje, jug-jugperëndim, lindje-verilindje, perëndim-jugperëndim, veri-verilindje etj.; 8.Emrat e përbërë të krahinave e të fshatrave të vendit tonë, me lidhje bashkërenditëse, ndajshtimore ose me lidhje përkatësie: î Ballaj-Vendas, Bardhaj-Reç, Çal-Barzez, ÇerkezMorinë. Çermë-Biçak, Dars-Fshat, Mborje-Drenovë, Nikaj-Mertur, Pezë-Helmës, Rreth-Greth etj.; GjeçajKodër, Labinot-Fushë, Labinot-Mal, Papër-Sollak etj., Dushk-Peqin, Fier-Shegan, Fushë-Arrëz, Fushë-Lurë, Fushë-Muhur, Krej-Lurë, Kulej-Papër, Lab-Martalloz, Nivicë-Bubar, Toskë-Martalloz, Ujë-Lurth, Zall-Dajt, Zall-Dardhë, Zall-Herr etj.; 9. Emrat e përbërë gjeografikë të huaj, edhe kur pjesët përbërëse lidhen midis tyre me një parafjalë, lidhëz ose nyjë: î Alma-Ata, Alzas-Lorenë, Amu-Darja, Bab-el-Mandeb, Brest-Litovsk, Buenos-Ajres, Dar-es-Salam, Frankfurt-mbi-Majn, Hong-Kong, Il-dë-Frans, Komsomolskmbi-Amur, Kosta-Rika, Kuala-Lumpur, Nju-Delhi, Nju-Jork, Pa-dë-Kale, Port-Artur, Port-Said, Rostovmbi-Don, San-Francisko, San-Hoze, San-Huan, San-Marino, San-Salvador, Santo-Domingo, SentEtien, Sierra-Leone, Sierra-Morena, Sir-Darja, Tel-Aviv, Tian-Shan, Ulan-Bator etj. 129


Te emërtimet gjeografike, që si pjesë të parë kanë një nyjë të përparme në gjuhët përkatëse, ndërmjet saj dhe pjesës tjetër nuk vihet vizë lidhëse: La Paz, La Plata, La Valeta, Los Anxhelos etj. 10.Emrat ose mbiemrat e huaj të personave të përbërë prej dy a më shumë pjesësh: î Abu-Ali, Abu-Ali-Ahmet, Frederik Zholio-Kyri, Ge-Lisak, Ibn-Batuta, Ibn-Rusta, Ibn-Sina, Mak-Donald, Mamin-Sibirjak, Mari-Luizë, Martin AndersenNeksë, Mendelson-Bartoldi, Rimski-Korsakov, Saltikov-Shedrin, Sen-Sans, Sen-Simon, Sen-Zhyst, Zhan-Zhak Ruso etj. Shënim 1. Kur midis emrit dhe mbiemrit të një personi të huaj ndodhet një nyjë ose një pjesëz, këto zakonisht shkruhen veç: Antonis van Dajk, Dora d’Istria, Fergys O Konor, Gi dë Mopasan, Leonardo da Vinçi, Lope de Vega, Mahmud al Kazhgari, Miguel de Cervantes, Shon O Kejsi, Vincent van Gog, Zhanë d’Ark etj. Shënim 2. Pjesët përcaktuese të mbiemrave të personave shkruhen pa vizë lidhëse e pa kllapa:Aleksandër Dyma Biri, Gavril Dara Plaku, Gavril Dara i Riu, Katoni i Ri etj. Shënim 3. Pjesa -ogllu e emrave të burimit turk shkruhet njësh me emrin vetjak përkatës:Osmanogllu, Pazvanogllu etj. Shënim 4. Gjymtyrët përbërëse të emrave dhe të mbiemrave kinezë, koreanë, vietnamezë e birmanë shkruhen veç e veç, pa vizë në mes: Fan Dinj Fung, Li Sun Sin, Lu Sin, Ngujen Van Troi etj. 11. Nnumërorët rreshtorë, kur vetë numri ose një pjesë e tij shënohet me shifra arabe: î klasa e 2-të, kreu i 4-t, e 5-ta A, Kongresi i 6-të, shekulli i 20-të, viti i 29-të i Çlirimit, i 74-ti, i 50-mijëti ose i 50 000-ti, i 200-milionti ose i 200 000 000-ti etj. Po kështu shkruhen: 400-shi 500-shi, 900-shi, 300 000-shi ose 300-mijëshi etj. Kur numërori rreshtor shkruhet me shifër romake, përdoret pa prapashtesë dhe pa nyjë të përparme: î klasa I, Kongresi V, Kreu XVI, viti XXIX i Çlirimit, Gjergj Balsha I, Luigji XIV, Mehmeti II etj. 130


Shënim. Numërorët rreshtorë që shënojnë shkallët e përgjegjësisë në organizatat shoqërore, në ushtri etj., shkruhen gjithnjë me shkronja e jo me shifra romake: î kapiten i parë, piloti i dytë, sekretari i parë i Komitetit të Partisë të ..., sekretari i dytë i ambasadësetj. 12.Emërtimet e përvjetorëve dhe formimet e ngjashme me to, kur numërori shënohet me shifër: î 50-vjetori i Pavarësisë; 25-vjetori i themelimit të Partisë; shkolla 8-vjeçare; 15-ditëshi i parë i shtatorit; 30-vjetëshi i parë i shekullit XIX etj. Por, kur numërori shënohet me shkronja, fjala shkruhet si një e vetme, pa vizë në mes:pesëdhjetëvjetori i Pavarësisë; pesëqindvjetori i vdekjes së Skënderbeut; njëzetepesëvjetori i themelimit të Partisë; shkolla tetëvjeçare; pesëmbëdhjetëditëshi i parë i shtatorit etj.; 13. Emërtimet e veçanta të mjeteve teknike, si edhe emërtimet e ngjashme konvencionale, në përbërjen e të cilave hyn edhe një numër i shënuar me shifra: î B-52, Boing-707, F-100, 11-18, Gaz-69, Mig-21, T-34, TU-104, U-2, Apolo-14, Kozmos-130; Plani D-4, Agjenti J-33 etj. Po kështu shkruhen edhe numrat e telefonave dhe të targave të automjeteve, kur përbëhen nga grupe shifrash p.sh.: î 27-51, 25-09, 41-44, 55-70, 55-76; î BR 68-65, DR 42-68, ER 50-52, KO 43-93, TR 03-97, UP 05-06-50 etj.; 14. Emërtimet e shkurtuara të institucioneve, të zyrave, të ndërmarrjeve, të organizatave etj.; viza lidhëse në këtë rast vihet midis tyre dhe nyjës së prapme ose mbaresës: î SMT-ja e Lushnjës, punonjësit e NB-ve, Komiteti Qendror i BRPSH-së, sesioni i 28-të i OKB-së, Shtabi i ABD-së, korrespondentët e ATSH-së, nëpunësit e PTT-së, oxhaku i TEC-it, anëtarët e BRASH-it, rregullorja e FIFA-s etj.; 15. Emërtimet e përbëra nga një pjesë e shkurtuar dhe nga një pjesë e plotë: 131


î NI-Kimike, NI-Profarma, NI-Pyjore, NI-Qelqi, NI-Tulla etj.; 16. Shkronjat, numrat (kur shkruhen me shifra), pjesët e pandryshueshme të ligjëratës, si edhe elemente që nuk janë pjesë të ligjëratës, kur përdoren si emra dhe marrin tregues të trajtave rasore: î a-ja; b-ja; vëru pikat ë-ve; vër pikën mbi i-në; d-ja është bashkëtingëllore; y-ja është zanore; të gjendet x-i etj.; 1-ja; 2-ja; 3-ja; 7-a; 15-a; kryengritja e 1911-s; ngjarjet e 1924-s, aksionet kryesore gjatë1943-së etj.; e-ja, dhe-ja, as-i janë lidhëza këpujore; kuptimet e -tar-it si prapashtesë; zë-ja është prapashtesë zvogëlimi; pse-ja është ndajfolje pyetëse etj.; 17. Komandat ushtarake të përbëra nga dy ose më shumë pjesë; viza lidhëse në këtë rast vihet midis pjesëve përbërëse të tyre: î Para-marsh!, Me vrap-marsh!, Prapa-ktheu!, Gjysmëdjathtas-kthehu!, Në vend-numëro!, Skuadër-ndal!, Skuadra, djathtas-kthehu!, Në krah-armë!, Pranë këmbës-armë!, Në sup-armë!, Në krahaqafë-armë!, Djathtas-ndero!, Togë-ndal!, Toga-mblidhu!, Bajonetëdrejto!, Bajonetë-përkul!, Për nder-armë!, Armë-zbraz!, Majtas-eja në radhë! Largësi-zmadho!, Rrip-zgjato!, Kompania, në vijë togë-kolonë-mblidhu!, Batalioni, në vijë kompani-kolonë-mblidhu! etj. Shkruhen me vizë të gjatë në mes tyre: 1. Emrat e përveçëm që shënojnë caqet e një hapësire gjeografike, si edhe emrat që shënojnë caqe kohore: î gara e çiklizmit Tiranë-Elbasan-Korçë; hekurudha Rrogozhinë-Fier; kanali Peqin-Kavajë, kanali VjosëLevan-Fier; largësia Tokë-Diell; vija ajrore ParisTiranë-Pekin; lundrimi Amerikë-Evropë; udhëtimi Francë-Argjentinë-Australi; udhëtimi Tokë-Hënë etj.; î periudha janar-maj; periudha pranverë-vjeshtë etj.; 2.Numërorët që shënojnë caqet e një hapësire kohore: î periudha 1939-1944; tridhjetëvjetori i themelimit të Partisë 8.XI.1941-8.XI.1971; katërqindvjetori i lindjes së Budit 1566-1966; Konferenca e Parë e Studimeve Albanologjike 15-21.XI.1962; Kongresi i Drejtshkrimit 132


të Gjuhës Shqipe 20-25.XI.1972; pesëqindvjetori i vdekjes së Skënderbeut 1468-1968; plani i katërt pesëvjeçar 1966-1970; viti shkollor 1973-1974; letërsia e shekujve XIX-XX etj.; 3.Dy a më shumë emra të veçantë ose emërtime, fjalë a togje fjalësh të veçanta, të cilat kanë ndërmjet tyre marrëdhënie të ndërsjellta, janë elemente përbërëse të njësive kuptimore shumëpjesëshe ose shënojnë kalime nga një gjendje në një gjendje tjetër: î ndeshja Dinamo-Partizani; ndeshja e futbollit Shqipëri-Turqi; takimi Spaski-Fisher; uniteti partipopull; î trekëndëshi mësim—punë prodhuese—edukim fizik dhe ushtarak; î marrëdhëniet mall—para—mall; 4. Emrat e bashkautorëve të një vepre: î K. Marks—F. Engels; A. Xhuvani—K. Cipo etj. Shkronja e madhe përdoret për të dalluar emrat e përveçëm dhe emërtimet e barasvlershme me ta nga emrat e përgjithshëm. Shkruhen me shkronjën e parë të madhe emrat dhe mbiemrat e personave, epitetet ose ofiqet (nofkat) që janë pjesë përbërëse e tyre, si edhe pseudonimet: î Ali Kelmendi, Avni Rustemi, Dedë Gjo Luli, Gjergj Elez Alia, Gjergj Kastrioti, Gjeto Basho Muji, Gjin Bua Shpata, Gjon Buzuku, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Pjetër Budi, Rrapo Hekali etj.; î Aleksandër Dyma Biri, Gavril Dara i Riu, Gjergj Balsha i Parë, Gjergj Qimekeqi, Ivani i Tmerrshëm, Rikard Zemërluani, Leka i Madh, Lleshi i Zi, Mark Shalëgjati, Nikolla Këmbëleshi etj.; î Asdreni, Buburicka, Çajupi, Dokë Sula, Jakin Shkodra, Migjeni, Platonicus, Rushit Bilbil Gramshi etj. Shënim 1. Nyjat dhe pjesëzat e mbiemrave të huaj shkruhen me shkronjë të vogël, kur jepet i plotë emri dhe mbiemri i personit, por shkruhen me shkronjë të madhe, kur përdoret vetëm mbiemri dhe kur nyja ose pjesëza është element i domosdoshëm i tij: î Kalderon de la Barka, por De la Barka, Leonardo da Vinçi, por Da Vinçi; Lope de Vega, por De Vega; 133


Mahmud al Kazhgari, por Al Kazhgari; Sharl dë Koster, por Dë Koster; Vincent van Gog, por Van Gog etj. Me shkronjë të madhe shkruhen edhe pjesët O, Mak, San, Sen të mbiemrave të huaj të personave: î O Brien, O Konor, O Kejsi; Mak-Dovell, San-Martin, Sen-Simon etj. Shënim 2. Të gjitha pjesët e emrave dhe të mbiemrave kinezë, koreanë, vietnamezë e birmanë fillojnë me shkronjë të madhe: î Fan Dinj Fung, Kan Gam Çan, Li Sju Çen, Lu Sin, Ngujen Van Troi, Sun Jat Sen etj. Shkruhen me shkronjën e parë të madhe emrat e mbiemrat e përveçëm, të cilët, megjithëse përdoren për të shënuar një kategori të caktuar njerëzish, nuk janë kthyer në emra të përgjithshëm: î janë të rrallë në histori Gjergj Kastriotët; kemi edhe ne Homerët tanë; një Promete i ditëve tona etj. Shënim. Kur emrat e përveçëm të njerëzve janë kthyer në emra të përgjithshëm që shënojnë tipin përkatës, shkruhen me shkronjë të vogël: î ciceron, donkishot, gobsek, harpagon, kuisling, mecen, mentor etj. Me shkronjë të vogël shkruhen edhe emërtimet e njësive të matjes, të mjeteve teknike, të sendeve etj., të cilat burojnë nga emra të përveçëm: î amper-i, om-i, vat-i, volt-i, zhul-i; dizel, ford, mauzer, rëntgen etj. Emërtimet e funksioneve shtetërore, politike e ushtarake, të gradave, të titujve fetarë etj. Shkruhen me shkronjë të vogël: î ministri i Ndërtimit N.N., deputeti i Kuvendit Popullor N.N., kryetari i Komitetit Ekzekutiv N.N.,presidenti i Republikës, perandori Kostandin, mbretëresha Teut a, sulltan Murati II; î sekretari i Komitetit të Partisë, anëtari i Byrosë Politike, anëtari i Sekretariatit të KQ, sekretari i KQ, komisari i korpusit, komisari i batalionit, ambasadori N.N.; 134


î komandanti i regjimentit, komandanti i korpu sit, komandanti i brigadës, shefi i shtabit, admiraliN.N., mareshali Vatutin, gjenerali Dombr ovski, major Petrit Bardhi, toger Skënder Petrela; î dukë Gjin Tanushi, princi Karl Topia, kont Niketë Topia, vojvodë Janosh Huniadi, Ali pashë Gucia, Mehmet pashë Bushati, Ali bej Evrenozi; î anëtari i Akademisë së Shkencave N.N., profesor N.N., docent N.N., doktor profesor Aleksandër Xhuvani, bashkëpunëtor i vjetër shkencor N. N.[1]; î papa Kalisti III, peshkopi Pal Engjëlli, at Shtjefën Gjeçovi, imzot Luigj Bumçi, sheh Mustafa Tetovaetj. Kur emërtimet e mësipërme janë bërë pjesë e pandarë e një emri të përveçëm, ato shkruhen me shkronjë të madhe: î Baba Faja, Hoxha Tahsini, Kont Urani, Madam dë Stal, Papa Kristo Negovani, Princ Vidi etj. Emërtimet e funksioneve zyrtare e shoqërore më të larta, titujt më të lartë të nderit në RPSH dhe emërtimet e urdhrave e të medaljeve shtetërore shkruhen me shkronjë të madhe (të gjitha fjalët që hyjnë në përbërjen e tyre, me përjashtim të nyjave); po kështu veprohet edhe në rastet e ngjashme në kumtimet e në dokumentet zyrtare: î Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë; Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor; Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë; Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë; Presidenti i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë; Sekretari i Parë i Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë; Presidentja e Bashkimit të Grave të Shqipërisë; Hero i Popullit; Hero i Punës Socialiste; Mësues i Popullit; Artist i Popullit; Urdhri i Flamurit; Urdhri i Punës i Klasit të Parë; Urdhri i Lirisë; Urdhri «Naim Frashëri»; Medalja e Trimërisë; Medalja e Punës etj. Emërtimet e titujve të tjerë të nderit shkruhen me shkronjë të madhe vetëm në fjalën e parë: î Artist i merituar, Mësues i merituar, Mjeshtër i sportit etj.[ 135


Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përveçëm të botës mitologjike e fetare, si edhe ata të figurave e të tregimeve popullore: î Adami, Apoloni, Buda, Diana, Eva, Hermesi, Jupiteri, Krishti, Minerva, Mitra, Muhameti, Neptuni, Pani, Polifemi, Shiva, Zeusi etj.; Borëbardha, e Bukura e Dheut, Hirushja, Katallani, Maro Përhitura, Syqenëza etj. (por shkruhen me shkronjë të vogël emrat e përgjithshëm të sferave të mësipërme si allah, engjëll, perëndi, perri, shenjt, xhind, zanë etj.). Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përveçëm të kafshëve: î Balashi, Baloja, Bukefali, Kazili, Kuqali, Laroja, Rosinanti etj. Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet e planetëve, të yjeve, të yjësive e të trupave të tjerë qiellorë: î Arusha e Madhe, Arusha e Vogël, Galaktika, Jupiteri, Kashta e Kumtrit, Dielli, Hëna, Marsi, Neptuni, Saturni, Shenjëzat, Toka, Urani, Ylli Polar etj. Shënim. Emrat dielli, dheu, hëna, toka etj. shkruhen me shkronjë të vogël, kur nuk përdoren si terma të astronomisë, p.sh. perëndimi i diellit; temperatura në det e në tokë është e ndryshme; një natë pahënë etj. Emërtimet gjeografike e territoriale-administrative, si edhe emrat e tjerë të vendeve shkruhen me shkronjë të madhe: î Adriatiku, Alpet, Ballkani, Buna, Dajti, Devolli, Drini, Joni, Karpatet, Labëria, Luma, Mirdita, Myzeqeja, Sazani, Skrapari, Shari, Shqipëria, Tomori, Vjosa, Vlora etj. Pjesët përbërëse të një emërtimi gjeografik a të një emri vendi prej dy a më shumë fjalësh shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave, lidhëzave e parafjalëve): î Amerika Latine, Azia e Vogël, Bishti i Pallës, Bjeshkët e Nemuna, Bregu i Detit, Bregu i Fildishtë, Bregu i Matës, Briri i Artë, Deti i Bardhë, Deti i Kuq, Deti i Vdekur, Deti i Zi, Drini i Bardhë, Fusha Mbret, Gadishulli Ballkanik, Gadishulli Iberik, Gropa e Shkodrës, Guineja e Re, Guri i Bardhë, Guri i Hasit, Guri i Pishkashit, Gjiri 136


Arabik, Gjiri Persik, Ishulli i Lezhës, Kepi i Gjelbër, Kepi i Shpresës së Mirë, Kodra e Kuqe, Komsomolsk-mbi-Amur, Kunora e Dardhës, Kunora e Lurës, Lëndina e Lotëve, Lugjet e Verdha, Lumi i Vlorës, Maja e Hekurave, Malësia e Madhe, Malësia e Mbishkodrës, Mali i Bardhë, Mali i Gjerë, Mali i Zi, Mali me Gropa, Oqeani i Ngrirë i Veriut, Përroi i Thatë, Poli i Jugut, Poli i Veriut, Qafa e Gjarprit, Qafa e Thanës, Qafa e Zezë, Reç-e-Dardha, Rrafshi i Dukagjinit, Rruga e Barrikadave, Sheshi i Demostratave, Sheshi i Flamurit, Shkalla e Tujanit, Shkëmbi i Kavajës, Shtegu i Dhenve, Tenda e Qypit, Toka e Zjarrtë, Ura e Shtrejtë, Vau i Dejës, Vendet e Ulëta, Zelanda e Re etj. Shënim 1. Emrat e përgjithshëm gjeografikë si breg, buzë, çukë, det, fushë, gadishull, grykë, gji, hundë, istëm, ishull, kanal, kep, kodër, krua, liqen, lumë, majë, mal, ngushticë, përrua, qafë, qytet, sukë, she, shkretëtirë, shpellë, tropik, vargmal etj., kur nuk janë pjesë përbërëse e një emërtimi të përveçëm, por përdoren si përcaktues të një emri gjeografik ose përcaktohen prej tij, shkruhen me shkronjë të vogël: î çuka e Ajtojt, deti Adriatik, deti i Kinës Jugore, fusha e Korçës, fusha e Myzeqesë, gadishulli i Ballkanit, gryka e Këlcyrës, gjiri i Vlorës, hunda e Karaburunit, istmi i Korintit, ishulli i Sazanit, kanali i Korfuzit, kanali i Myzeqesë, kanali i Suezit, kepi i Rodonit, kroi i Zejmenit, liqeni Balaton, liqeni i Prespës,liqeni i Shkodrës, lumi i Matit, lumi i Tiranës, maja e Korabit, maja e Radohinës, mali i Dajtit, ngushtica e Bosforit, ngushtica e Gjibral tarit, përroi i Munellës, qafa e Llogorasë, qyteti i Fierit, shpella e Dragobisë, tropiku i Gafo rres, vargmali i Andeve etj. Shënim 2. Mbiemrat që janë pjesë përbërëse të emrave gjeografikë, sikurse shihet edhe nga shembujt e mësipërm, shkruhen kurdoherë me shkronjë të madhe: î Curraj i Epër, Drini i Bardhë, Drini i Zi, Kanali i Madh, Kurveleshi i Poshtëm, Labova e Sipërme, 137


Malësia e Madhe, Mali i Zi, Myzeqeja e Vogël, Prespa e Madhe, Prespa e Vogël etj. Shënim 3. Të gjitha pjesët përbërëse të emërtimeve zyrtare të shteteve fillojnë me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave): î Despotati i Epirit, Mbretëria e Nepalit, Perandoria Osmane, Perandoria Romake e Lindjes, Perandoria Romake e Perëndimit, Principata e Arbërisë, Principata e Lihtenshtajnit, Republika Arabe e Egjiptit, Republika Demokratike Gjermane, Republika Demokratike e Vietnamit, Republika Franceze, Republika e Korçës, Republika Popullore e Kinës, Republika Popullore e Shqipërisë, Republika e San-Marinos, Republika Socialiste e Rumanisë, Republika e Venedikut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj. Shënim 4. Emrat e anëve të horizontit dhe mbiemrat e formuar prej tyre shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjës), kur përdoren si emërtime njësish territoriale (gjeografike ose historike) ose si pjesë të këtyre emërtimeve: î vallet tona të Jugut, popujt e Lindjes, Lindja e Largme, Lindja e Mesme, shtetet e Perëndimit, ryengritjet e malësorëve të Veriut, popujt e Veriut etj.; î Amerika e Jugut, Italia e Jugut, Poli i Jugut, Vietnami i Jugut, Evropa e Veriut, Irlanda e Veriut,Koreja e Veriut, Poli i Veriut, Shqipëria e Veriut, Vietnami i Veriut etj.; î Amerika Jugore, Evropa Jugore, Shqipëria Jugore, E vropa Juglindore, Azia Juglindore, EvropaLindore, Gjermania Lindore, Mesdheu Lindor, Evropa Perëndi more, Gjermania Perëndimore, AfrikaVeriore, Ameri ka Veriore, Shqipëria Veriore, Shqipëria Veriperëndi more etj.; Kur emrat dhe mbiemrat e mësipërm përdoren për të shënuar një drejtim ose një pikë të horizontit, shkruhen me shkronjë të vogël: u nisën drejt veriut; era fryn nga lindja; në drejtim veriperëndimor etj. Shënim 5. Emërtimet gjeografike shkruhen me shkronjë të madhe, edhe kur përdoren me kuptim të figurshëm: 138


î Borovë (masakër fashiste), Munih (marrëveshje me fashizmin), Dien Bien Fu, Stalingrad, Vaterlo(disfatë e rëndë ushtarake). Emërtimet e periudhave, të ngjarjeve, të akteve e të dokumenteve historike me rëndësi kombëtare ose ndërkombëtare, të monumenteve historike e të monumenteve të kulturës shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe ;të fjalëve shërbyese): î Çlirimi (zhvillimi ekonomik pas Çlirimit), Reforma, Rilindja, Rilindja Kombëtare Shqiptare, Tanzimatietj.; î Antanta, Antanta e Vogël, (fuqitë) e Boshtit, Internacionalja Komuniste, Internacionalja e Parë, Komuna e Parisit, Konferenca e Ambasadorëve, Konferenca e Labinotit, Konferenca e Paqes, Konferenca e Pezës, Kongresi VI i PPSH, Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Kongresi i Lushnjës, Kongresi i Manastirit, Kongresi i Përmetit, Kuvendi i Lezhës, Lëvizja Nacionalçlirimtare, Lidhja e Prizrenit, Lufta e Dytë Botërore, Lufta Nacionalçlirimtare, Lufta Njëqindvjeçare, Lufta e Vlorës, Mbledhja e Beratit, Nata e Shën Bartolemeut, Njëqind Ditët, Operacioni i Dimrit, Qeveria e Përkohshme e Durrësit, Reforma Agrare, Republika e Tretë, Revolucioni Socialist i Tetorit, Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip, Traktati i Londrës, Traktati i Shën Stefanit, Traktati i Versajës etj.; î Dekreti i Paqes, Dekreti i Tokës, Karta e Kombeve të Bashkuara, Karta e Madhe e Lirive, Kushtetuta e RPSH, Letra e Hapur e KQ të PPSH, Memorandumi i Gërçes, Tezat e Prillit etj.; î Shtëpia e Partisë, Kalaja e Gjirokastrës, Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut (Tiranë), Mauzoleumi i Dëshmorëve (Durrës), Manastiri i Ardenicës etj.; î Monumenti i Shpalljes së Pavarësisë (Vlorë), Monumenti i Luftëtarit Kombëtar (Korçë), Monumenti i Skënderbeut (Tiranë, Krujë), Ura e Mesit, Xhamia e Ethem beut (Tiranë) etj.

139


Shënim. Emërtimet e epokave gjeologjike, historike e të formacioneve historiko-shoqërore që nuk janë emra të përveçëm, shkruhen me shkronjë të vogël: î diluvi, jura, kuaternari etj.; koha e re, mesjeta, neoliti, paleoliti etj.; feudalizmi, komuna primitive, kapitalizmi, komunizmi etj. Emërtimet zyrtare (të sotme ose historike) të institucioneve të shtetit e të partisë të vendit tonë, si edhe emërtimet e organizatave shoqërore e të njësive ushtarake kryesore shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe të fjalëve shërbyese); po kështu veprohet edhe në rastet e ngjashme në kumtimet e në dokumentet zyrtare: î Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë, Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, Sekretariati i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, Kuvendi Popullor, Presidiumi i Kuvendit Popullor, Këshilli i Ministrave i Republikës Popullore të Shqipërisë, Fronti Demokratik i Shqipërisë, Këshilli i Përgjithshëm i Frontit Demokratik, Bashkimet Profesionale të Shqipërisë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, Bashkimi i Rinisë së Punës të Shqipërisë, Komiteti Qendror i Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë, Bashkimi i Grave të Shqipërisë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipërisë, Partia Komuniste e Shqipërisë, Rinia Komuniste Shqiptare, Ushtria Popullore, Ushtria Nacionalçlirimtare, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar, Kryqi i Kuq Shqiptar, Bashkimi i Përgjithshëm i Kooperativave të Konsumit, Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Tregtisë, Akademia e Shkencave e Republikës Popullore të Shqipërisë, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Biblioteka Kombëtare, Banka e Shtetit Shqiptar, Komiteti i Kulturës dhe i Arteve, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Instituti i Lartë Shtetëror i Bujqësisë, Instituti i Shkencave, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Fakulteti Ekonomik, Drejtoria e 140


Përgjithshme e Ekonomisë Komunale, Teatri Popullor, Teatri i Operës dhe i Baletit, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Komiteti i Partisë i Rrethit të Beratit, Këshilli Popullor i Rrethit të Shkodrës, Korparmata I, Divizioni II, Brigada I Sulmuese etj.[1] Shënim. Emërtimet e kategorive të mësipërme, kur përdoren si emra të përgjithshëm, shkruhen me shkronjë të vogël: u bënë zgjedhjet e këshillave popullore të rretheve; do të shkoj në komitetin ekzekutiv;ky universitet nuk ka fakultet mjekësie etj. Kur në një kontekst të caktuar një emërtim i tipave të përmendur në §§ 79, 80 rishfaqet me anë të fjalës së parë, kjo shkruhet me shkronjë të madhe, si përfaqësuese e një emri të përveçëm: î forcat e Lidhjes (= e Lidhjes së Prizrenit); mësimet e Komunës (= e Komunës së Parisit); vendimet e Kongresit (p.sh. e Kongresit të Lushnjës, të Përmetit); rëndësia historike e këtyre Tezave (= e Tezave të Prillit); Kongresi VI i Partisë (= i Partisë së Punës të Shqipërisë); tridhjetëvjetori i themelimit të Frontit (= të Frontit Demokratik të Shqipërisë); institutet e Akademisë (= e Akademisë së Shkencave të RPSH);dokumentet e Shtabit (= e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare) etj. Shkruhen me shkronjë të madhe pjesët përbërëse të emërtimeve të festave kombëtare e ndërkombëtare: î 28 Nëntori, 29 Nëntori, 11 Janari, 8 Marsi ose Tetë Marsi, 1 Maji ose Një Maji, 24 Maji, 1 Qershori, 10 Korriku, 7 Nëntori, 8 Nëntori ose Tetë Nëntori, Dita e Aviacionit, Dita e Mësuesit, Dita Ndërkombëtare e Gruas, Viti i Ri etj. Shënim. Emrat e festave fetare shkruhen me shkronjë të vogël: î bajrami, kërshëndellat, mevludi, nata e mirë, pashkët, e premtja e zezë, ramazani, rrëshajet, ujët e bekuar etj. Te titujt e gazetave, të revistave e të librave, të cilët vihen kurdoherë ndërmjet thonjëzash, shkruhet me shkronjë të 141


madhe vetëm fjala e parë dhe emrat e përveçëm që hyjnë në përbërjen e titullit: î «Zëri i popullit», «Bashkimi», «Zëri i rinisë», «Sporti popullor», «Jeta e re», «Studime filologjike», «Studime historike», «Gjurmime albanologjike», «Revista pedagogjike», «Në shërbim të popullit», «Ylli i mëngjezit», «Bujku i ri», «Shqiptarja e re», «Kushtrimi i lirisë», «Bota e re», «Ata nuk ishin vetëm», «Bagëti e bujqësia», «Drurët dhe shkurret e Shqipërisë», «Gramatika e gjuhës shqipe», «Historia e Skënderbeut», «Historia e letërsisë shqipe», «Komedia hyjnore», «Kujtime nga jeta e Brigadës I Sulmuese», «Lulet e verës», «Norma letrare kombëtare dhe kultura e gjuhës», «Para agimit», «Për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës sonë», «Drejtshkrimi i gjuhës shqipe», «Shpresë për popullin, tmerr për armikun», «Toka jonë», «Zëri i arbëreshëve» etj. Po kështu shkruhen titujt e botimeve në gjuhët e huaja, kur jepen me alfabetin e shqipes: î «I foni tis Alvanias», «Noje rajnishe cajtung», «L’albaneze d’ltalia», «L’ymanite ruzhë», «Rote fane» etj. Shkurtimet e emrave të shteteve, të partive, të organizatave, të shoqërive, të institucioneve, të ndërmarrjeve etj., shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë as ndërmjet, as pas tyre: î RPSH, RSR, RDGJ, BRSS, SHBA etj.; PPSH, PKSH, PKK etj.; BPSH, BRPSH, BGSH, KONARE, OKB, NATO, SEATO, UNESKO, GAT etj.; AIESEE, FIDE, FIFA, OPEK, SVEA, UEFA etj.; ATSH, NB, NN, SMT, UEM, USHT, TEC, AXHERPRES, AFP, MENA, VNA etj. Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përgjithshëm, kur përdoren për të shënuar qenie të personifikuara (në fabulat, përrallat e në krijime të tjera letrare): î Plaku i Vitit të Ri; O Prill, o im vëlla!; «Vajza dhe Vdekja»; Përralla gjet një ditë të Vërtetën (N. Frashëri); Të lumtë, o Arbër, se na zbardhe faqen! (K. Kristoforidhi) etj. Mund të shkruhet me shkronjë të madhe një emër i përgjithshëm për qëllime të veçanta stilistike, për të theksuar me forcë a me ngjyrim të veçantë një nocion, një njeri a një ide 142


të caktuar (Atdheu, Mëmëdheu, Partia, Liria, Komisari, Komandanti, Njeriu, Nëntori etj.): î «Të bukurën e gjeta te ti, o Atdhe!»; «Të nderojmë Mëmëdhenë!»; «Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, Parti?»; «Mirëmëngjes, Republikë!»; Nëntori ynë i lavdishëm; «Flamur i madh për Vegjëli» ; «Yll i pavdekur përLiri» etj. Përemri vetor ju dhe përemrat pronorë juaj, (i, e) tij, (i, e) saj, në shenjë nderimi për personin të cilit i drejtohemi, ose për të cilin flasim, mund të shkruhen me shkronjë të madhe. Me shkronjë të madhe mund të shkruhen edhe emërtimet e bartësve të funksioneve shtetërore e shoqërore, kur u drejtohemi atyre: î Shoku Ministër!; Shpresoj, shoku Kryetar, se do të marr një përgjigje të shpejtë etj. Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet shkencore të tipave, klasave, rendeve, familjeve e gjinive të botës bimore e shtazore në trajtën latine të tyre; te emërtimet e llojeve e të nënndarjeve të tyre shkruhet me shkronjë të madhe vetëm fjala e parë: î Chordata, Protozoa, Mammalia, Pisces, Rodentia, Carnivora, Felidae, Ursidae, Turdus, Mugil, Canis lupus, Locusta viridis etj.; î Angiospermae, Gymnospermae, Dicotyledones, Monocotyledones, Archichlamideae, Leguminosae, Polygonales, Pinaceae, Papilonaceae, Larix, Abies, Castanea sativa, Salvia officinalis etj. Shkruhen me shkronjën e parë të madhe simbolet e elementeve kimike: î Cl, Fe, H, Mg, Mn, N, Na, O, S etj. Emrat e përgjithshëm si rrugë, bulevard, stadium, shesh, lagje, hotel, kinema, teatër, ndërmarrje, kooperativë, uzinë, kombinat, hidrocentral, vapor, shkollë, klub, gazetë, revistë, roman, poemë, dramë, opera, balet, këngë, çetë, batalion, brigadë etj., që përcaktohen nga një emër a emërtim i përveçëm në rasën emërore, i vënë ndërmjet thonjëzash[1], shkruhen me shkronjë të vogël: î rruga «Asim Vokshi», rruga «Kongresi i Përmetit», bulevardi «Dëshmorët e Kombit», bulevardi «Repu143


blika», stadiumi «Dinamo», sheshi «Avni Rustemi», sheshi «Heronjtë e Vigut», sheshi «Skënderbej», lagjja «Çlirimi», lagjja «24 Maji»; î hotel «Adriatiku», hotel «Dajti», kinema «17 Nën tori», kinema «Morava», teatri «Aleksandër Moisiu», teatri «Migjeni», ndërmarrja bujqësore «8 Nëntori», ndërmarrja e ndërtimit «Perlat Rexhepi», kooperativa bujqësore «Ylli i kuq», uzina «Drini», uzina «Partizani», kombinati ushqimor «Ali Kelmendi», hidrocentrali «Karl Marks», hidrocentrali «Lenin», vapori «Vlora», shkolla «Bajram Curri», shkolla «Katër Dëshmorët», shkolla «Liria», shkolla pedagogjike «17 Nëntori», klubi «Flamurtari», klubi «Tomori»; î gazeta «Zëri i Popullit», revista «Nëntori», romani «Lumi i vdekur», poema «Prishtina», drama«Familja e peshkatarit», drama «Toka jonë», opera «Skënderbeu», baleti «Halili dhe Hajria», kënga«Marshim partizan»; î çeta «Selam Musaj», batalioni «Fuat Babani», batalioni «Hakmarrje», brigada «Shkurte Pal Vata»etj. Kur emërtimet e mësipërme përdoren më vete (jo në fjali) në tabelat, dokumentet e shpalljet zyrtare, shkruhet me shkronjë të madhe edhe fjala e parë. Me shkronjë të madhe shkruhen gjithashtu emrat shesh, rrugë, lagje etj., kur ata janë pjesë e emërtimit të përveçëm përkatës: Rruga e Barrikadave, Sheshi i Flamurit, Lagjja e Re, Klubi i Manastirit etj. Emrat e popujve dhe të banorëve të një vendi, të një krahine, të një qyteti etj. shkruhen me shkronjë të vogël: î afrikanët, algjerianët, amerikanët, bullgarët, evropianët, francezët, hungarezët, kinezët, pellazgët, polakët, rumunët, shqiptarët, vietnamezët, zviceranët etj.; arbëreshët, beratasit, dibranët, elbasanasit, gjirokastritët, kosovarët, kolonjarët, matjanët, myzeqarët, shkodranët, shpatarakët, tiranasit, ulqinakët, vlonjatët etj. Emrat e ditëve të javës, të muajve e të stinëve shkruhen me shkronjë të vogël: î e hënë, e martë, e mërkurë etj.; janar, shkurt, mars, prill etj.; pranverë, verë, vjeshtë, dimër. 144


Në veprat poetike fjala e parë e çdo vargu mund të fillojë me shkronjë të madhe ose të vogël; por në rastet kur vargjet, në citimet, shkruhen vijueshëm njëri pas tjetrit, jo secili në rresht më vete, ato nisin gjithmonë me shkronjë të madhe. Fillon me shkronjë të madhe fjala e parë e çdo teksti të shkruar, si edhe fjala e parë e një fjalie ose periudhe që vjen pas pikës, shumëpikëshit, pikëpyetjes, pikëçuditjes dhe dy pikave, kur këto shënojnë mbarimin e një fjalie të veçantë a të një periudhe të mëparshme. Shënim. Kur pikëpyetja, pikëçuditja ose shumëpikëshi vihet pas ligjëratës së drejtë dhe në fjalët e autorit, që vijojnë, tregohet se kujt i takon ligjërata e drejtë, pas shenjave të mësipërme, fjala e parë shkruhet me shkronjë të vogël, p.sh.: – Po ju, si shkuat? – pyeti komisari partizanët; – Ku jeni, or shokë, se po ju kërkojmë! – tha pastaj njëri prej tyre; – M’u duk djalë i mirë... – i thashë unë. Po kështu shkruhet me shkronjë të vogël fjala e parë pas shumëpikëshit që shënon ndërprerje gjatë ligjëratës dhe jo mbarimin e fjalisë a të periudhës së mësipërme, p.sh.: Ky tavan është i ulët... tavani i shtëpisë sonë është më i lartë dhe i lyer me bojë të gjelbër. Shkruhet me shkronjë të madhe fjala e parë pas dy pikave në këto raste: 1.Kur fillon një ligjëratë e drejtë a një citat, që vihet ndërmjet thonjëzash: î A të kujtohen fjalët e Petritit: «Ne do t’i kryejmë porositë e tua, do të luftojmë kundër fashizmit për lirinë e Shqipërisë»?; î Populli ynë thotë: «Trimi i mirë me shokë shumë»; î Skënderbeu ka thënë: «Lirinë nuk e solla unë, po e gjeta këtu». 2. Kur pas dy pikave radhiten, zakonisht në tekste zyrtare (statute, ligje, rregullore, urdhëresa, vendime etj.), paragrafë të veçantë që nisin me kryerresht dhe mbarojnë me pikë. Shënim. Në të gjitha rastet e tjera teksti që vjen pas dy pikave, fillon me shkronjë të vogël: 145


î Ne u lidhëm me lëvizjen: merrnim pjesë në mbledhje të fshehta, shpërndanim trakte, organizonim demostrata. Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit mbështetet kryesisht në ndarjen e fjalëve në rrokje, duke marrë parasysh edhe strukturën morfologjike të fjalës. Fjalët njërrokëshe nuk ndahen në fund të rreshtit: î afsh, ankth, bulkth, çmend, dash, dru, kënd, kopsht, lak, lëng, i lig, ngjall, shkrep, shkrumb, tremb, thumb, vrull, zmbraps etj. Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit bëhet sipas këtyre rregullave: 1.Bashkëtingëllorja që ndodhet ndërmjet dy zanoresh shkon me zanoren që vjen pas: î ba-rra, bre-dhi, de-ti, do-ra, gë-zim, li-sat, lu-le, mi-ku, ndri-çim, ple-pi, po-pu-lli, pu-në, shpre-sa, xi-xëllo-nja etj. 2. Kur ndërmjet dy zanoresh ndodhen dy a më shumë bashkëtingëllore, ndarja në fund të rreshtit është e lirë, mjafton që të paktën bashkëtingëllorja e fundit e togut përkatës të kalojë në krye të rreshtit me zanoren pasuese; nga dy ose më shumë ndarje të mundshme të një fjale duhet parapëlqyer ajo që ruan më të qartë kufijtë e pjesëve të kuptimshme të fjalës: ko-dra hu-dhra shu-fra ko-fsha ve-gla la-kra ko-krra ve-pra lphapo-sta mu-shka vi-shnje ku-shti la-vdi ek-skavator

146

ose » » » » » » » » » » » » »

kod-ra hudh-ra shuf-ra kof-sha veg-la lak-ra kok-rra vep-ra pos-ta mush-ka vish-nje kush-ti lav-di eks-kavator


ek-skursion ek-speditë ek-sport fu-nksion

» » » »

eks-kursion eks-peditë eks-port fun-ksion

3. të-mblat the-mbra lu-ndra qe-ndra që-ndroj hë-ngra

» » » » » »

tëm-blat them-bra lun-dra qen-dra qën-droj hën-gra

ose » » » » »

tëmb-lat themb-ra lund-ra qend-ra qënd-roj hëng-ra etj.

î 4.por: korr-je, lodh-je, ndjek-je, ngec-je; i këtej-më, e nesër-mja, i par-më, i pas-më; e ardh-shmja, i brend-shëm, i buj-shëm, i dhimb-shëm, e dhimb-shme, e më-tej-shme, e nder-shme, e nder-shmja, të ngadalshmit, e paprek-shme, ë pavdek-shme, e përbot-shme, e përbot-shmja, e përjav-shmja, i përkoh-shëm, e për-koh-shme, e përkoh-shmja, e vrull-shme; i flak-të, i pes-të, i shesh-të etj. 5.Shënim. Bashkëtingëllorja j e ndjekur nga një bashkëtingëllore tjetër lidhet gjithmonë me zanoren që i prin: kuj-tim, laj-thi, maj-tas, mbruj-ta, paj-toj, vaj-ta etj. 6.Kur në një fjalë vijnë dy zanore njëra pas tjetrës ato mund të ndahen në fund të rreshtit: î vëlla-it, xhaxha-it; ka-ut, va-ut; mete-or; atdhe-ut, kre-ut, muze-ut; e di-el, di-ell, mi-ell, qi-ell; ari-ut, bari-ut, njeri-ut, shi-ut, veri-ut; blu-aj, du-ajt, gru-as, kru-aj, ku-adër, (por edhe kua-dër), ku-arc, mu-aj, punu-ar, ru-aj, sku-adër (por edhe skua-dër), shkru-an; ku-otë (por edhe kuo-të), dy-er, fy-ell, kthy-er, ly-ej, ly-ejmë, thy-ej, thy-ejmë etj. Në shkrimin e trajtave si mësuesi, sulmuesi, përkthyesit etj. dhe në fjalët e prejardhura si i arsyeshëm, i pathyeshëm etj. të parapëlqehen ndarjet më-sue-si, sulmue-sin, përkthye-sit etj.; i arsye-shëm, i pathye-shëm etj. 7. Ndarja në fund të rreshtit e fjalëve të përbëra e të përngjitura, si edhe e fjalëve të formuara me 147


parashtesa që përdoren edhe si fjalë më vete në gjuhën e sotme, bëhet në kufirin e pjesëve përbërëse të tyre; kur paraqitet nevoja për ndarjen e vetë pjesëve përbërëse, zbatohen rregullat e mësipërme: î hekur-udhë ose he-kurudhë ose hekuru-dhë (por jo heku-rudhë); bashk-atdhetar osebashkatdhe-tar (por jo ba-shkatdhetar); gjith-monë ose gjithmo-në; i shum-anshëm ose i shuman-shëm; mos-ardhje ose mosardh-je (por jo mo-sardhje); për-emër ose përe-mër (por jo pë-remër); i për-jetshëm ose i përjet-shëm etj. Nuk ndahen në fund të rreshtit: 1.Fjalët e përbëra të shkurtuara si: î RPSH, PPSH, BPSH, BRPSH, ATSH, BRSS, FIFA, ISIS, KEMP, KK, KONARE, NATO, NB, NIL, NISH, NTLAI, NTLAP, NTSHAI, NTSHAP, OKB, PK, PS, PTT, RDGJ, RSR, SEATO, SHBA, UP etj.; 2.Prapashtesa e një numërori rreshtor të shënuar me shifra arabe dhe nyja e prapme e mbaresat në ato raste kur shkruhen me vizë lidhëse (shih § 68, pikat gj, j l): î Kongresi i 6-të, Internacionalja e 2-të, shekulli i 20-të etj.; SMT-ja, PTT-së, TEC-it etj.; dhe-ja, pse-ja, ah-et dhe oh-et etj.; 3. Shkurtimet e tipave: î a.i. (ad interim), b.f. (bie fjala), d.v. (dora vetë), e.r. (era e re), f.v. (fjala vjen), p.sh. (për shembull) etj.; 4. Emërtimet e veçanta të mjeteve teknike, si edhe emërtimet e ngjashme konvencionale, në përbërjen e të cilave hyn edhe një numër i shënuar me shifra (shih § 68 pika i); shkurtimet e njësive të masave dhe shenjat e përqindjes e të përmijës nga shifra që u prin: î TU-104, Boing-707, Gaz-69, Mig-21; 35 cm, 50 dm, 40 km, 28 800 km2, 90 ha, 3 m3, 200 g, 35 kg, 70 kv, 2 l; 100%, 112%, 30‰ etj.; 5. Shenja e paragrafit dhe numri e shkronja që vijnë pas saj, si edhe shkurtime të tjera që shënojnë nënndarje të kapitujve, neneve etj.; î § 12, § 12 a, § 67 Ba, Kreu IV, Kreu VI c etj.; 6. Numrat që përmbajnë një thyesë dhjetore: î 15,5; 0,06; 10,53 etj.; 148


7. Shkronjat e një dyshkronjëshi: î da-lloj (e jo dal-loj), ha-rroj (e jo har-roj), pe-sha (e jo pes-ha), hu-dhër (e jo hud-hër) etj. Në ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit duhen pasur parasysh edhe këto rregulla plotësuese: 1. Një shkronjë e vetme nuk mund të lihet në fund të rreshtit e as të çohet në rreshtin tjetër, edhe kur është zanore. Kështu shkruhet: î aca-rim (e jo a-carim), acid (e jo a-cid), urë (e jo u-rë), ba-riu (e jo bari-u), li-ria (e jo liri-a), miu (e jomi-u), shkoi (e jo shko-i), Shqi-përia ose Shqipë-ria (e jo Shqipëri-a) etj.; 2. Dy shkronja të njëllojta që takohen në një fjalë, mund të ndahen në fund të rreshtit: î i pa-anshëm, i pa-arsyeshëm, ko-operativë, vaku-um, kundër-revolucionar, hesht-te, (në mos) prit-të etj.; 3. Kur kalon në rreshtin tjetër pjesa e dytë e një fjale a e një emërtimi të përbërë, që shkruhet me vizë lidhëse, para saj, në krye të rreshtit, përsëritet viza lidhëse: î hyrje- / -dalje, marksist- / -leninist, copa- / -copa, aty/ -këtu Nuk mund të hapen kllapa a thonjëza në fund të rreshtit e as të mbyllen në fillim të rreshtit tjetër. Nuk mund të kalojnë në rreshtin tjetër shenjat e pikësimit, me përjashtim të vizës së gjatë.

149


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.