Albanica 61

Page 9

Ulqin

SHBA

Preshevë

Bota jonë Dromca

Skënderbeu u kthye në Preshevë Shqiptarët e Malit të Zi më të fuqishëm në pushtet se sa dje jë koalicion, aspak parimor, ka sjellë në karrigen e të parit të komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinagën, deri tash ministër i Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi. Para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, Unioni Demokratik i Shqiptarëve me në krye Ferhat Dinoshën, lidhi koalicion me subjektin e udhëhequr nga kryeministri Millo Gjukanoviq, Partia Demokratike e Socialistëve, duke prishur kështu koalicionet e deritashme të partive shqiptare në Mal të Zi. Megjithatë, pas zgjedhjeve të 10 shtatorit, shqiptarët në Mal të Zi kanë arritur që të marrin më shumë ulëse në Kuvendin republikan dhe në Kuvendet e komunave me shumicë shqiptare. Koalicioni Lidhja Demokratike Partia e Prosperitetit Demokratik, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare kanë fituar nga një deputet në parlamentin republikan. Ndërkaq, edhe dy shqiptarë do të jenë deputet në këtë parlament, por ata do të përfaqësojnë partitë malazeze. Në këto zgjedhje partia e kryeministrit Gjukanoviq ridëshmoj se nuk ka konkurrencë, ngase ajo arriti të fitojë 41 ulëse, duke e lënë kështu Listën Serbe me vetëm 12 ulëse, nga 81 sa ka ky Kuvend. Në Kuvendin e Ulqinit, këshilltarët shqiptarë janë në shumicë. Përndryshe, zgjedhjet e fundit në Mal të Zi kaluan nën hijen e arrestimit të disa shqiptarëve në Tuz, të dyshuar për terrorizëm.

N

61/2006

Përmendorja e Gjergj Kastriotit edhe në Amerikë e nderime të mëdha, në Roçester Hills, Miçigan, në oborrin e Kishës Katolike Shqiptare “Shën Pali”, zbulohet përmendorja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Në mesin e një numri të madh të të pranishmëve në ceremoninë e inaugurimit të shtatores në oborrin e kësaj kishe, që mendohet të jetë një nga kishat katolike shqiptare më të mëdha në botë, ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, dhe kryepeshkopi i Detroitit, Kardinali Adam Maida. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në fjalën e tij, midis të tjerash, tha: “Tashmë populli i thjeshtë amerikan mund të mësojë edhe më shumë se kush ishte Skënderbeu dhe çfare bëri ai për kombin dhe botën mbarë.”, kurse Kardinali Adam Maida, krahas theksimit të vlerave njohëse e edukative të figurës së Gjergj Kastriotit, tha: “Tani, krahas nënë Terezës, shqiptarët e Miçiganit mund të krenohen para amerikanëve edhe me Gjergj Kastrotin.” Veprimtari i njohur dhe afaristi, Ekrem Bardha, në fjalën e tij tha se ”duke qenë krenari për të gjithë, një përmendore e tillë mund të ndikojë edhe për një afrim apo bashkim të të gjitha komuniteteve shqiptare në Amerikë, pa dallim feje, krahine apo ideje”.

M

ë shkollat shqipe në Kosovën Lindore, kanë filluar të shlyhen gjurmët e fundit të sistemit të ish diktatorit serb Millosheviq. Këto ditë gjimnazit të Preshevës i është rikthyer emri i hershëm “Skënderbeu”, emri i cili dhunshëm i ishte hequr para 17 vjetësh. Asokohe heqja e emrit u bë, me shumë kundërshtime të profesorëve, të nxënësve dhe të banorëve të kësaj ane. Të prirë nga profesori i biologjisë Ali Ahmeti, dhe ai i fizikës Riza Halimi, kundërshtuan zëshëm ndërrimin e emrit të shkollës nga “Skënderbeu”, në “25 Maji”, emër ky që shënonte ditën e lindjes së komunistit Tito. Ata, edhe pse ishin të vetëdijshëm për pasojat, qëndruan burrërisht, dhe u dënuan me largim nga puna. Këto ditë gjimnazit iu kthye emri, iu kthye edhe dinjiteti. Dhe në këtë ka shumë simbolikë. Kryetrimi shqiptar, Skënderbeu, nuk është vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, por edhe në Preshevë.

N

(A.Selimi)

Në Kuvendin e Shqipërisë miratohet ngritja e një Komisioni për Verifikimin e Pasurive të Politikanëve që nga 1992 deri në 2006 Me propozim të deputetëve të shumicës, Kuvendi Shqipërisë ka votuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për Verifikimin e Pasurive të zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar. Me kërkesën e opozitës, hetimi do të përfshijë vitin 1992 dhe do të vijojë deri në vitin 2006. Sipas burimeve zyrtare, ky hetim do të përfshijë të gjithë presidentët e Republikës, kryetarët dhe nënkryetarët e Kuvendit, kryeministrat, ministrat si dhe të gjithë drejtuesit e organeve të pavarura kushtetuese. Bujar Nishani, kryetar i këtij komisioni, shprehet se është mjaft pozitive që Komisioni hetimor të përbëhet edhe nga ekspertë të huaj. E.B. 9


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.