Albanica 62

Page 1

Bota jonë

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

1


Bota jonë

2

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Editoriali

Bota jonë

Fati i keq i intelektualit në diktaturë Skënder BLAKAJ

H

istorianët nuk ia mveshin Titos, dhe ndoshta e teprojnë, por thonë se rreth 50 mijë ishin viktimat e pastrimit të armiqve në Drenicë, Tivar e gjetiu në Kosovë e në gjithë trevat e këndejshme shqiptare. Shumica e të cilëve krejt të pafajshëm. Cak ishin personat me autoritet dhe krerët e familjeve të mëdha e të njohura atdhetare. Dihet, viktimat ishin shqiptarët, kurse “pastrues” ishin partizanët e Titos, midis të cilëve kishte edhe shqiptarë. J. B. Tito ishte diktator, kriminel e xhelat shkuar xhelati. Vendimi i Bujanit,(’43/44), për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, pothuajse nga të njëjtit “patriotë”(Prizren, 10 korrik 1945), nën presion, u anulua me vendimin për bashkimin e Kosovës me Serbinë. Vepër kriminale e xhelatit J. B. Tito dhe e botës së tij të pistë komuniste ishin edhe ata qindra të burgosur, të vrarë e të pushkatuar, të lëvizjes më të gjerë antikomuniste të kohës, të lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare. Treqind mijë shqiptarë të shpërngulur për në Turqi dhe tmerret e atij dimri të egër të njohur si “Aksioni i armëve”, të vitit 1956, ishin pastrim etnik dhe gjenocid që ka bërë ai përbindësh mbi kurrizin e shqiptarëve të mjerë! Kurse neve, që po e bënim atë grimë shkolle, përgjysmë shqip e sllavisht, na pëlcitnin dejtë e qafës duke recituar, për një notë kaluese, vjershat e poetëve shqiptarë kushtuar atij. Edhe politika e shteti i madh, po askush më ëmbël se poetët nuk na e shiste xhelatin e lanetin si engjëllin më bamirës të planetit. Ai kishte shpikur Gulagun e vet, Goli Otokun, ku dergjeshin kundërshtarët e tij politik, kryesisht intelektualë. As për pjesëtarët tjerë të federatës jugosllave nuk ishte fort më i mirë, po për shqiptarët ishte skëterrë! Që të mos i gëlltiste mekanizmi i asaj skëterre, ajo grimë krijuesish fshiheshin prapa një mimikrie intelektuale. Me një instinkt të vetëmbrojtjes, shkruheshin pothuaj paralel: “Ty që je Liria jonë”, kushtuar atij, dhe “O vëlla me sharrë në krah”, kushtuar shqiptarit, ose “Flamur shekujsh”, kushtuar lanetit dhe “Metohija asht gjaku im që nuk falet”, kushtuar vetit. E gjithë kjo, ndonjëherë ka qenë pjesë e entuziazmit personal, ndonjëherë pjesë e zellit të tepruar, e ndonjëherë pjesë e luftës për ekzistencë. Një autor nga Tirana na lavdëroi këto ditë ne shqiptarëve të Kosovës që zgjodhëm të mos e duam J. B. T-në sllav, pushtues e kriminel, po Enver Hoxhën shqiptar, dhe na gjykoi ashpër pse e duam Enverin edhe tash kur mësuam çfarë naleti ishte për Shqipërinë dhe çfarë skëterre e bëri atë. Sa lehtë është ta pyesësh tash Kadarenë pse nuk e sfidoi më ashpër pushtetin, pse nuk u bë disident tipik dhe pse nuk vdiq me shpatë në dorë si hero i mesjetës! Për këso logjike, sa groshë vlejnë “Përbindëshi” a “Piramida”, “Pallati i ëndrrave” a të tjerat, kur i njëjti autor na paska shkruar edhe vargje e vepra për diktatorin e për socializmin shqiptar?! Aq të pakapërcyeshme qenkan këto sa të mobilizohen gjithë ata shqiptarë e t’ia fusin kazmën madhështisë Kadare, i ngritur me talentin e me mundin personal, në dimensionin që përthekon planetin. Dhe kudo që është shtrirë kjo madhështi arti, brenda vetes i ka shqiptarët. E tani e kanë futur edhe në intrigën fetare, me apele që vetëm sa nuk kërkojnë të zhduket shkrimtari. Nuk shpjegohet, megjithatë, pse kreshpërohemi ne që bëmë jetë në federatën jugosllave, kur liri fetare kishim pakufi, por përndiqeshim e pushkatoheshim, sepse na mungonte liria kombëtare!? Kujtojeni Adem Demaçin me 28 vjet burg, po edhe qindra mijëra të tjerë. Pengoheshim të jemi shqiptarë, por sa për të qenë turq e myslimanë, kishim vetëm nxitje, ndonjëherë edhe pushtet e privilegje. Le të na kujtohet viti i keq 1953, viti i shpërnguljeve tona në Turqi. Në këtë tregti të fëlliqur, vlera e kompensimit për shqiptarët “turq” matej me vlerë kuajsh. Na ngarkonin në trena dhe na tretnin në pakthim në shkretëtirat e Azisë. As Zoti s’na dilte zot. Tash sikur shkrimtari Kadare na e konteston këtë “prirje”fetare e nuk i këqyr punët e veta!? Po Ismail Kadare, nga Olimpi ku është, pse ulet e grindet me brejtësit e figurës e të veprës së tij monumentale. Pse ua krijon kënaqësinë e duelit me të? Sidomos lahutarëve të Titos, që i vërsulen për ndonjë varg kënduar Enverit. Popi Artemije me vëllezërit e sivëllezërit e tij, këto ditë, propagandojnë nëpër botë për ne shqiptarët se jemi fundamentalistë, talebanë, e “Al Qaeda e bardhë”. Për këso pohimesh dëshmi kundërshtuese jemi ne vetë, mirëpo, me këso bisedash të nxehta, duke kërkuar dimension tjetër joevropian të identitetit tonë, direkt a tërthoras, mos do të bëhemi argatë të popit Artemije... Kosova është në orët e lindjes të shtetësisë së saj. A nuk duhet kjo të jetë kryetema për të gjithë shqiptarët! Të tjerat presin. Ose edhe i ka zgjidhur gjeografia, historia, natyra, Zoti. Nëntor 2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Mujore për dije e kulturë Viti IV/ nr.62 Nëntor/November 2006 • Botues

MEDIA COMPANY

member of

mabetex group

• Drejtor i përgjithshëm Selim Pacolli • Kryeredaktor Skënder Blakaj skenderblakaj@yahoo.com • Redaktor përgjegjës Zejnullah Rrahmani • Redaktorë Evliana Berani Ela Baçi (Tiranë) Besim Rexhaj • Fotografia Ruzhdi Pacolli • Disenji / realizimi kompjuterik Rrezeart Galica - Giqi • Adresa dhe komunikimi atv media company EKSKLUZIVE 10 000 Prishtinë Rr. UÇK nr 58 tel: +381 38 243 021 fax: +381 38 243 009 • Tiranë: Adresa dhe komunikimi Rr. Donika Kastrioti nr. 4 ela_baci@yahoo.it • Shtyp: “Dukagjini”, Pejë

3


Bota jonë Përmbajtja

ALBANICA

EKSKLUZIVE

Revistë mujore për dije e kulturë • nr 61 • Tetor/October 2006

A punohet për Kosovën në Kosovë?

22 Edhe një gjë: Këto institucione në Kosovë, pavarësisht se janë ashtu siç janë, nuk mund të shfajësohen pse nuk kanë kërkuar bashkëpunim e ndihmë nga institucionet e rëndësishme të Shqipërisë, (edhe të diasporës) të cilat në këtë moment gjithashtu është dashur ta kishin prioritet angazhimin historik për pavarësinë e Kosovës.

në territoret shqiptare 12 Askund nuk ka një lëvizje politike rele-

vante për një Shqipëri të madhe - as në Maqedoninë Perëndimore, as në Serbinë Jugore, as në Kosovë, as në Shqipëri. Vetëdijen kombëtare shqiptare e karakterizon fakti se di të jetojë me ndarjen shtetërore të kombit - pa hequr dorë nga kohezioni i vet i brendshëm.

Kosovës: pavarësi e plotë

Premtimet e para për Çështjen Çame

25

Fiqiri Sejdia

B. Pacolli, shqiptari

17 që po ndërton një kryeqytet

Editoriali: Fati i keq i intelektualit në diktaturë ..............................3

Valmira Deliu: Kreditë bujqësore me risk të lartë.......................44

Faqja e lexuesve ....................................................................6-7

Enis Veliu: Bujqësia pa mbështetje shtetërore ......................45-46

Dromca ...................................................................................8-9

Maqedoni: Pa qasje kolektive....................................................47

Humbja e trojeve shqiptare...................................................10-11

Bota

Analizë: Dr. Ernst Kohler: Kosovës: pavarësi e plotë ............12-15 Fiqiri Sejdia: Shqiptari që po ndërton një kryeqytet ..............17-21

Meridiane ...........................................................................48-49

Zejnullah Rrahmani: A punohet për Kosovën në Kosovë? ....22-24

Evliana Berani: Për refrenin e quajtur uri ..............................50-53

Bota jonë

“Ju lutem ma bëni një të mirë!”.............................................56-58

Premtimet e para për Çështjen Çame....................................25-26

Lojë me standarde….dhe nxitës?.........................................59-62

Haxhi Shabani: Disiplinimi i shqiptarëve, lojalizimi i proserbëve...27-28

Paul Taylor: Ballkani Perëndimor në kontekstin e integrimeve ...63-64

Nebi Mërseli: Politika dhe universitetet në Tetovë .................29-30

Sivjet u vranë 65 gazetarë .........................................................65

Nexhmije Ahmeti: Të pagjeturit – loti i njomë i Kosovës .......31-34

Luçano de Kreshenco: Modeli i qeverisjes – Perikliu ............66-69

Invervistë: Jemin Gjana: Bujqësia në Shqipëri: pa traditë dhe pa struktura të fermës........................................................................35-38

4

Bann Ki-Moon: pasardhës i Kofi Ananit.................................54-55

Monumenta Albanica

Ibrahim Rexhepi: Tregtia e lirë i shkakton dëme bujqësisë

Muzafer Korkuti: Shënime të moçme për arkeologjinë në Kosovë ..72-73

kosovare .............................................................................39-40

Luan Përzhita: Kërkime arkeologjike në Shqipëri - kalaja e zhdukur

Bujar Desku: Politikë diskriminuese ndaj prodhuesve vendorë... 42-43

e Pejës ..............................................................................74-77

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë Përmbajtja

31

Të pagjeturit – loti i njomë i Kosovës

Fshati Krushë e Madhe ka pësuar gati më së shumti gjatë luftës në Kosovë. Më 25 mars të vitit 1999 janë vrarë e më pas janë rrëmbyer kufomat e 242 burrave. Ata u ekzekutuan brenda një nate, në një ekzekutim të përbashkët dhe tejet çnjerëzor.

127

Shqiptarët në golf, kalërim, kriket, bejsboll...

125

66 Luçano de Kreshenco

Shakira beson thellë në disiplinën dhe përsosmërinë

Modeli i qeverisjes – Perikliu

Kasem Biçoku: Shtrirja lindore e zotërimeve të Kastriotëve.......................................................................79-82

Shëndeti

Arben Llalla: Shqiptarët janë më luftarakët e botës...! ..........83-84

Menaxhimi i mirë i kohës dhe zvogëlimi i stresit.......................120

Blerim Luzha: Një pikturë e panjohur me temën shqiptare ....85-86

Çrregullimi i stresit post-traumatik ....................................121-122

Naim Frashëri: Fjalët e qiririt ...............................................87-90

Vera në tryezë si mjek i mrekullive ...........................................123

Xheladin Shala: “Unë jam mirë, kur asht mirë Shqypnia!” ....91-94

Bota e yjeve

Robert Elsie: Maksimilian Lamberc në Mirditë, 1916, dhe zbulimi i koleksionit të tij fotografik ..................................................96-101

Sharon Stone thyen rekorde ....................................................124

Peter Morgan: Kadare, një Homer modern...........................102-105

Clint Eastwood: Unë vetëm bëj punën time .......................124-125 Shakira beson thellë në disiplinën dhe përsosmërinë................125

Mitrovica priti dhe nderoi Ismail Kadarenë ...............................106

Moda......................................................................................126

Kulturë Besim Rexhaj: A kemi një strategji mbarëkombëtare të integrimit të hapësirës kulturore ....................................108-109 Panorama .......................................................................110-112 Vitrina e librit ........................................................................113 Camerfest - një manifestim i cili po dëshmohet me cilësinë..114-115 Intervistë me Isa Qosjen: Të insistojmë në produksion të përbashkët filmik e jo vetëm në manifestime.....................116-118

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Sport Driton Latifi: Shqiptarët në golf, kalërim, kriket, bejsboll .................................................................127-129

Humor Faqja e lehtë ...........................................................................130

5


Bota jonë Faqja e lexuesve

Urime për revistën! Ju uroj me gjithë zemër ridaljen e revistës “Ekskluzive”, tash me emër të ri “ALBANICA ekskluzive”! Ju uroj punë të mbarë, arritjen e synimit që të jetë revistë e qytetërimit shqiptar e botëror, e qytetëruar vetë dhe uroj të ketë shumë lexues. Ky është edhe një sukses i Kompanisë sonë. Do ta keni përkrahjen time të sinqertë! Me respekt, Behgjet Pacolli

I nderuar z. Skënder Në fillim pranoni përgëzimet e mia të sinqerta lidhur me botimin e revistës “Albanica ekskluzive”. Ju lumtë! Do të thosha lirisht, se kjo revistë për ne është “Bundesligë” midis revistave tjera, përndryshe nuk i gjendet shoqja në hapësirën gjithëshqiptare për nga temat e llojllojshme, përmbajtja me kualitet nga lëmia e historisë sonë, dizajni i bukur etj. Edhe njëherë, Ju lumtë! Ju faleminderit dhe përshëndetje! Ram Zaplluzha, alias Therrë Murrizi Prizren

Të nderuar Nga muaji në muaj revista ALBANICA po më pëlqen më shumë. Për kënaqësinë që më dhuroni, duhet t’jua shpërblej me një fjalë : Faleminderit. Faleminderit që dini të dhuroni dije, sepse kjo revistë ka një çmim të arsyeshëm, edhe për atë që endet gjithë ditën për të mbajtur familjen. Mbas një dite të lodhshme, familjarit, intelektualit, rinise, nuk i kushton aspak të ulen pakëz në ballkon darkave, e të lexojnë këtë revistë të mrekullueshme. Me respekt, Eduart Ymeri Paros-Greqi

6

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë Faqja e lexuesve

I nderuari Blakaj

Një lutje e madhe për historikun e filmit shqip E nderuara redaksi më ka lindur që moti ideja që t’ju shkruaj me lutjen që në numrat e ardhshëm të “Albanica” të shkruani për filmin shqiptar. Pra, dëshira ime, besoj edhe e dashamirëve të tjerë të filmit, është të shkruani për filmin shqiptar, zhvillimin e tij si prodhimtari serioze e filmave artistik, duke filluar nga filmi “Skënderbeu” (1954) i produksionit të përbashkët shqiptaro-sovjetik, pastaj për filmin e parë shqiptar “Tana” (1958) me Tinka Kurtin, Naim Frashërin, Kadri Roshin e aktorë të tjerë të spikatur për të kaluar në filmat nga prodhimtaria e tashme. T’i ilustroni shkrimet me fotografi dhe po ashtu të jepet edhe portretizimi i aktorit p.sh. ta portretizoni aktorin e regjisorin Rikard Larja, ose aktorin Robert Ndrenika, Sandër Prosin, Roza Anagnostin, Timo Flokon , Albert Verrinë, Mevlan Shanajn, Yllka Mujon, Bep Shirokën, Tinka Kurtin, Serafin Fankon, Margarita Xhepën e shumë të tjerë. Të gjeni kohë e mundësi të shkruani po ashtu edhe për filmin shqip në Kosovë sepse ne lexuesit nuk dimë sa duhet për të. Do të na ndihmonit shumë të shtojmë dituritë nëse bëni edhe këtu portretizimin po edhe aktorët shqiptarë të Kosovës si Abdurrahman Shala, Istref Begolli, Bekim Fehmiu e sa të tjerë. Me nderime mësimdhënësi Shaban Beqiraj, nga Shkolla fillore “Tetë Marsi” e Pejës

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Fort i nderuari Kryeredaktor i revistës “Albanica” Skënder Blakaj “Albanica” e Prof. Arshi Pipës dhe “Albanica”, që drejtoni me kompetencë profesionale ju, janë dy motra. E para në mëmëdheun tonë të dytë që janë SHBA dhe e dyta në vendlindjen time në Kosovë, edhe ne librarinë( bibliotekën) e pasur të shtëpisë time qëndrojnë si dy motra binjake, sepse janë të shkruar në gjuhën e ëmbël të nënës sonë. Ato kanë e trajtojnë tema dhe rubrika, që kane si motiv atdheun dhe integrimin e shqiptarëve me dinjitet në familjen e madhe të vendeve të civilizuara.

Para disa ditëve mbërriti në zyrën e “Lidhjes Shqiptare te Prizrenit” (1962) në Neë York, një dallëndyshe në gjuhën shqipe nga toka e martirëve të Dardanisë antike. Së bashku me Kryetarin e “Lidhjes Shqiptare te Prizrenit” në mërgim Mr. Ismet Ukë Sadiku (Berisha), unë si Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Tretë të Prizrenit me qendër në Neë York (SHBA) dhe një grup bashkatdhetarësh, që kishin ardhur për një takim pune në zyrë, u gëzuan shumë tek shfletonin me kënaqësi faqet e revistës bashkëkohore dhe thellësisht patriotike të fjalës së shkruar shqipe. Temat nga atdheu dhe respekti për historinë e lashtë të ilirëve binin në sy qysh në ballinën e revistës kuptimplote. Aleksandri i Madh i Ilirëve, na mbushi mendjen, se ju jeni në një linjë thellësisht me taban atdhetar, duke trajtuar tema serioze për popullin shqiptar, në fusha te ndryshme të historisë, artit, kulturës, shkencës, traditës dhe jetës së përditshme që zhvillohet ne Kosovë dhe trojet etnike shqiptare. Ju me revistën që drejtoni, jeni zëdhënës të fuqishëm të identitetit shqiptar dhe se me dinjitet konkurroni shumë gazeta dhe revista që botohen në trojet etnike shqiptare. Profili juaj i ngushtë atdhetar, ka bërë që në Neë York, të flitet me shumë respekt për ketë organ. Faqosja, dizegni., dhe mbështetja në burimet e sakta informuese e investiguese për shumë çështje të historisë së traditës e aktuale, artit dhe kulturës sonë bashkëkohore, personalisht mua si Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Tretë te Prizrenit në mërgim, me kane bërë shumë përshtypje. Pranoni nga unë dhe stafi drejtues dhe bashkatdhetarët që bëjnë pjesë në Lidhjen e Tretë të Prizrenit në mërgim, urimet më të mira për punën që po bëni për të nxjerr në dritë vlerat më të mira të popullit shqiptar nder shekuj deri në ditët tona. Me respekt Tomë Mrijaj 185 Bronx River Rd. Yonkers New York 10704 USA

7


Prishtinë Bota jonë Dromca

Aleanca Kosova e Re mbajti Kuvendin I-rë Kombëtar

K

Preshevë

Për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit Shqiptarët e bojkotuan sambleja e Këshillit të Evropës për krimet e regjimeve komu- referendumin uvendi i parë i Aleancës niste në vendet e Evropës jugKosova e Re mbahet me lindore ka shtyrë të rikthehet serb zotimin e Pacollit për t`i

dhënë fund lidhjeve të politikës me krimin. Aleanca Kosova e Re, subjekti politik i themeluar në mars të këtij viti nga biznesmeni i njohur dhe shumë i suksesshëm, Behgjet Pacolli, këto ditë mbajti kuvendin e saj të parë. “Në Kosovë ka ardhur koha për ndryshim dhe për përmirësim të standardit të jetesës së qytetarëve”, deklaroi Pacolli, duke shtuar se zotëron kapacitetet e duhura për t`i dhënë fund varfërisë dhe lidhjeve të politikës me krimin. Njerëzve të Kosovës duhet t’iu kthehet dinjiteti t’iu ofrohet mundësia për punësim, tha z. Pacolli, i cili në Kuvend u zgjodh kryetar i AKRsë. Përndryshe, AKR-ja, është partia më e re e spektrit politik të Kosovës, në të cilën tashmë janë anëtarësuar disa figura publike deri tash të papërfshira në jetën politike të vendit. Ka ardhur koha që preokupim kryesor i qytetarëve të Kosovës të mos jetë ekzistenca, por zhvillimi dhe mirëqenia ekonomike. “Niveli i lartë i papunësisë dhe i varfërisë në vend dëshmon keqmenaxhimin e deritashëm të qeverive dhe ky është njëri prej faktorëve që pengon integrimin e Kosovës në familjen euroatlantike”, tha miliarderi kosovar Behgjet Pacolli.

8

Tiranë

A

në Shqipëri një debat i madh për hapjen e dosjeve. Ky debat ka zbritur ditë më parë në parlamentin shqiptar. Debati gjithashtu ka kapur një rreth të gjërë intelektualësh, e madje edhe përfaqësues të partive politike . Dy partitë më të mëdha, PS dhe PD, kanë paraqitur dy drafte të ndryshme në lidhje me kërkesën e paraqitur nga Asambleja e Këshillit të Evropës për krimet e regjimeve komuniste në vendet e Evropës juglindore. PD në rezolutë e dënon ashpër regjimin e Hoxhës, duke e akuzuar atë për krimet e bëra. Socialistët shprehen me tone më të buta ndaj këtij sistemi. Por të dy palët bien dakord për të hapur dosjet dhe arkivat, për të vërtetuar se cilët janë ata politikanë që kanë qenë bashkëpunëtorë apo spiunë të Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit komunist, por në një nga pikat që ata dallojnë është vlerësimi i figurës së Enver Hoxhës. Në variantin e ofruar nga Partia Demokratike përcaktohet se regjimi totalitar komunist i Enver Hoxhës, që qeverisi Shqipërinë, u karakterizua nga dhunimi masiv i të drejtave të njeriut, vrasjet dhe ekzekutimet individuale e kolektive (me dhe pa gjyq), vdekjet në kampet e përqendrimit, torturat, dëbimet dhe puna skllavëruese, terrori fizik dhe psikologjik, persekutimet politike etj. Socialistët, në draftin e tyre, shprehen se “Kuvendi e vlerëson vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri si një proces gjeopolitik, ideologjik dhe politik, që vlen të studiohet në vazhdimësi. Përcakton Enver Hoxhën si drejtuesin e sistemit politik totalitar, të persekutimeve, për shkak të bindjeve politike të kundërta, gjatë sundimit komunist në Shqipëri”. (E.B.)

S

hqiptarët e Luginës së Preshevës e bojkotuan referendumin për kushtetutën e re të Serbisë. Bojkotimi i referendumit nga ana e shqiptarëve të këtij rajoni ka bërë që para qendrave të votimit të vërehen shumë pak votues. Madje, as në përbërjen e këshillave votues kësaj here nuk janë paraqitur përfaqësuesit shqiptarë, ngjashëm sikurse as ata të komisioneve zgjedhore, të cilët kanë bërë tërheqjen e tyre ditë më parë,duke e arsyetuar këtë vendim me manipulimet eventuale që mund të pasojnë gjatë rrjedhës së referendumit. Në disa vendvotime ka pasur përpjekje të manipulimeve. Sipas komisioneve zgjedhore të përbëra nga serbët, në Preshevë kanë dalë 6 % e votuesve nga 30 mijë sa janë të regjistruar, kurse në Bujanoc 30 % ekskluzivisht serbë. Qytetarët shqiptarë bojkotimin e këtij referendumi e arsyetojnë me faktin se kushtetuta e re serbe nuk u ofron atyre kurrfarë të drejtash, ngjashëm sikurse edhe ajo që është në fuqi. Për qarqet e pavarura shqiptare të Luginës së Preshevës, mosdalja në referendum është rrjedhojë e ftesës për bojkot të shprehur nga ana e subjekteve politike, të cilat nuk ishin konsultuar fare rreth hartimit të kushtetutës së re serbe. 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Shkup

Prishtinë

Tiranë

Bota jonë Dromca

Shqiptarët vetëm 10% në administratë

Q

everia e Maqedonisë në vitin e ardhshëm do të ndajë 2,5 milionë euro për rritjen e përfaqësimit të drejtë të bashkësive në organet shtetërore në drejtim të implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Sipas zëvendëskryeministrit Imer Selmani, kjo shumë do të thotë rritje e trefishtë e buxhetit për këtë dedikim, i cili vitin e kaluar dhe këtë vit ka qenë 700.000 euro. Përfaqësimi i bashkësive ende është larg përqindjes, që është përcaktuar me të dhënat e fundit statistikore. Përkundër pjesëmarrjes me 25 për qind në popullatën e përgjithshme, shqiptarët janë përfaqësuar në administratën shtetërore me dhjetë për qind dhe me nga tetë për qind në ndërmarrjet publike, në institucionet shëndetësore dhe në gjyqësi. Situata më e mirë është në institucionet arsimore, ku në shkollat fillore dhe të mesme janë të punësuar 24 për qind. “Kjo asesi nuk do të thotë largim i pjesëtarëve të bashkësive të tjera nga puna, në dobi të punësimeve të reja të bashkësive të cilat nuk janë shumicë”, ka thënë Selmani, duke sqaruar se zbatimi i përfaqësimit të barabartë do të jetë në bazë të strategjisë e cila do të përgatitet në bashkëpunim me ekspertë gjermanë, të angazhuar përmes Agjencisë Evropiane për Rindërtim. Sipas Selmanit, qasja e këtillë qeveritare do të kontribuojë në rritjen e nivelit të besimit dhe bashkëjetesës, ndërsa Maqedonia do t’i përshpejtojë hapat për plotësimin e obligimeve për integrim në BE dhe në NATO.

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Rriten pensionet në Shqipëri Shtyhet Pavarësia

S

htyerja e zgjidhjes së statusit të Kosovës, e artikuluar publikisht këto ditë nga kryenegociatori Marthi Ahtisari deri në fillimin e vitit 2007, në qarqet politike dhe analitike shkaktoi shqetësim dhe reagim. Grupi i Unitetit, i udhëhequr nga Presidenti, dr. Fatmir Sejdiu, me të marrë lajmin për shtyerjen e paraqitjes së propozimit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, u prononcua para mediave dhe shprehu keqardhjen lidhur me zhvillimet e këtilla dhe kërkoi të ruhet qetësia, të mbahet nën kontroll situata e sigurisë, duke deklaruar se zvarritja e këtillë nuk ndikon në substancën e përcaktimit të popullit dhe të institucioneve të Kosovës për pavarësi. Sipas shpjegimit të bërë nga kryenegociatori Ahtisari dhe Grupi i Kontaktit, shtyerja e paraqitjes së propozimit bëhet për shkak të zgjedhjeve në Serbi, data e të cilave është bërë e ditur të jetë 21 janari i vitit 2007, pas të cilave menjëherë do të bëhet paraqitja e propozimit për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Nivele të ndryshme të bashkësisë ndërkombëtare, prej Grupit të Kontaktit e deri te SHBA-të, si dhe klasa politike shqiptare, po bëjnë thirrje për durim dhe ruajtje të qetësisë e të kontrollit.

Q

everia premton rritje pensionesh për vitin 2007. Nuk do te ketë me pensione nën 100 mijë lekë në qytetet shqiptare dhe nën 50 dollarë në fshat. Në buxhetin për vitin 2007 sipas kryeministrit tre janë drejtimet kryesore, biznesi dhe ulja e taksave, investimet në punë publike, rrugë e autostrada në të gjitha zonat e vendit, si dhe vëmendja e qeverisë ndaj skemës sociale. Nga data 1 korrik deri në datën 1 janar të vitit 2007, qeveria ka vendosur të financojë rritjen që kemi premtuar, me 72 milionë dollarë. Kostoja e kësaj rritjeje është më e madhe se kostoja e rritjes së rrogave, por është shumë e domosdoshme, theksoi kryeministri. Sipas tij, më 1 dhjetor të gjithë pensionistët e qytetit, me pension nën 10 mijë lekë, do të marrin pensionin 10 mijë lekë, asnjë qindarkë më poshtë. Ndërsa, më datë 1 janar, në këtë skemë, 167 mijë pensionistët e fshatit do të marrin pensionet 5 mijë lekë. 9


Bota jonë Dromca

Humbja e trojeve shqiptare Zgjerimet territoriale të Serbisë e të Malit të Zi Rrallë ndonjë shtet në botë ka realizuar aso rritjeje territoriale në kohën e re si Mali i Zi.Nga viti 1796, kur ka filluar ekspanzioni i tij territorial dhe deri në vitin 1913, kur ka përfunduar definitivisht ky ekspanzion, do të thotë për më pak se 120 vjet, Mali i Zi është rritur territorialisht për nëntë herë. Në vitin 1796 ka pasur diçka më pak se 1.500 km2 dhe mbas Luftërave Ballkanike, kur i ka fituar kufijtë e rinjë, territori i tij ka përfshirë pothuajse 15 mijë km2. Në Ballkan nuk ka shtet që është rritur aq shumë në kohën e re, prandaj në këtë aspekt Mali i Zi paraqet një fenomen në kartografinë politike të Ballkanit. Për krahasim le të përmendim që Serbia në të njejtën periudhë (1804-1913) ka fituar “vetëm” 63.000 km2, mirëpo, prapë nuk e ka arritur shkallën e ekspanzionit territorial të Malit të Zi . Serbia në vitin 1804 i ka pasur 24.000 km2, kurse më 1913 është zgjeruar në 87.000km2. Serbia e Karagjorgjeviqëve është rritur, pra, për “ gjithsej” tri Serbi të reja, kurse Mali i Zi rrafsh nëntëfish,krahasuar me bërthamën e vet të vjetër.(zh.a)

Shpërngulja e shqiptarëve 1877-1878 Sabit Uka Gjatë vitit 1871 Vilajeti i Prizerenit në kuadër të vet kishte Sanxhakun e Prizerenit, të Dibrës dhe të Shkupit, ndërkaq, në vitin 1872 këtij Vilajeti iu bashkua edhe Sanxhaku i Nishit, në kuadër të të cilit përfshiheshin Piroti (Sheherkoy) me rrethinë, Leskovci (Leskova), Vranja, Prokupa dhe Znepola. Në vitin 1877 formohet Vilajeti i Kosovës, ku e përfshinte Sanxhakun e Prishtinës, Shkupit, Dibrës dhe të Nishit. Mirëpo, pas ndryshimeve territoriale që bëhen gjatë luftërave të viteve 1877-1878, përkatësisht pas vendimeve të Kongresit të Berlinit (1878), territori i mëparshëm i Vilajetit të Nishit pëson ndryshime serioze, kështu që Vilajeti i Kosovës në këtë kohë përfshinë Sanxhakun e 10

Shqiptarët e viseve të robëruara ikin nga dhuna serbe

Prishtinës, Shkupit,Prizerenit, Jeni Pazarit dhe Sanxhakun e Dibrës. Serbia Jugore, përkatësisht Toplica, Vranja, Piroti etj., që populloheshin tërësisht me popullatë shqiptare ose me popullatë shqiptare e serbe dhe pjesë të etnikumeve të tjera, iu ndajmbathen Principatës së Serbisë dhe kështu u shkëputen nga Vilajeti i Kosovës (afërsisht Serbia dhe Mali i Zi asokohe zgjerohen për afër 10.000km2). Thuhet kështu ngase lirisht mund të konstatohet se në Serbinë Jugore në prag të luftërave më 1877-1878 kishte më tepër se 640 fshatra të banuara me shumicë absolute shqiptare, kurse përafërsisht 245 me popullsi shqiptare e serbe, me 158.968 banorë shqiptarë. Shpërngulja e popullsisë nga kaq shumë vendbanime me një numër kaq të madh banorësh, të cilët ishin të shtrirë në trevat e Serbisë së sotme Jugore (qarqet e dikurshme Vranjë, Jabllanicë, Leskovc, Toplicë dhe në qytetet Prokuple, Kurshumli, Leskovc, Vranjë, Nish, Pirot, Bella Pallankë e qyteza të tjera) me pakicë edhe deri në Beogradë e Vidin të Bullgarisë. Se shpqrngulja e shqiptarëve nuk u bë me vullnetin e tyre, vërteton edhe besimi i tyre se njëherë do të kthehen në trojet e veta, prandaj shumë prej tyre as nuk u përpoqën ta shesin pasurinë e tyre. Në të mirë të këtij mendimi është edhe vendosja e tyre afër kufirit osmano-turk, ruajtja e emrave të familjeve nga fshatrat që rridhnin, emërtimi i vendbanimeve të reja në Rrafshin e Kosovës me emrat e vendbanimeve të vjetra.

Kosta Novakoviq: Kolonizimi dhe serbizimi i Kosovës “...Imperializtët panserbë mbajtën vendin më të mirë dhe më pjellor të Shqipërisë: Kosovën. Kosovë ne i themi tërë krahinës së banuar prej shqiptarëve: Fusha e kosovës, Rrafshi i Dukagjinit, Sanxhaku deri në Tregun e Ri (Novi Pazar). Më shumë se 500.000 shqiptarë u bënë skllevër të zaptuesit të ri. Përveç këtyre, janë edhe 150-200 mijë shqiptarë në Maqedoni. Domethënë gjithsej në Jugosllavi ka 650-700 mijë shqiptarë...” Shfarosja e shqiptarëve i rralloi pakëz masat shqiptare në Kosovë, por nuk ia ndërroi dot Kosovës karakterin shqiptar që ka. Qëllimi i shfarosjes së shqiptarëve në Kosovë ka qenë të vendosen në tokat e tyre serbë, për kolonizimin e Kosovës dhe serbizimin e saj!. (1931).

Humbja e trojeve shqiptare “20 Marsi i vitit 1913 është ditë e shkëputjes së trevave shqiptare në veri e në verilindje në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Deri më atë datë Vilajeti i Kosovës përfshinte 32.900 km2, Vilajeti i Shkodrës 10.800km2, Vilajeti i Manastirit 28.500 km2 dhe Vilajeti i Janinës 17.900km2, që do të thotë gjithsej 90.100km2. Para kësaj dite edhe treva të tjera të shumta, në Kongresin e Berlinit,1878, iu ndanë shteteve fqinje, sidomos Serbisë e Malit të Zi.(xh.sh) 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë Dromca

Pjesë e hartës “Popullsia e Turqisë evropiane” botuar në Géographie Universelle, Paris 1887

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

11


Bota jonë Analizë

Kosovës: pavarësi e plotë Dr. Ernst Kohler (Referat i paraqitur në Bremen më 31 tetor 2006) … hembulli tjetër i një Evrope në muzg, i një Evrope me përgjegjësi të pasigurt është i vendosur ndryshe. Kjo është bërë falë studimit më të ri të Iniciativës Evropiane të Stabilitetit (ESI), një Think Tank-u (grup ekspertësh) me renome: ”Cutting the lifeline” (18. shtator 2006, Berlin e Stamboll). Litari i shpëtimit, i cili pritet këtu, është emigracioni masiv në kërkim të punës i burrave të rinj nga pjesa fshatare e Kosovës drejt Perëndimit: në Gjermani, në Zvicër, në Austri. Ky emigracion me dekada e ka zbutur varfërinë në këto fshatra. Që nga përfundimi i konfliktit të Kosovës më 1999, kjo rrjedhë po ndërpritet sistematikisht - përveç në rastet e bashkimit familjar. Vetëm Gjermania, që nga viti 1999, i ka dëbuar 100.000 shqiptarë të Kosovës. Dërgesat (në të holla) e gjeneratave të të punësuarve shqiptarë në shtëpitë e tyre kanë ndihmuar për sigurimin dhe ngritjen e standardit jetësor. Mirëpo, ato nuk kanë vënë në lëvizje ndonjë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, nuk kanë prekur as familjen e madhe patriarkale. Duket se kjo situatë krize, e cila është parë moti si e tillë, as në EU, madje as në Prishtinë nuk është temë politike. Kosova e ka natalitetin më të lartë në Evropë. Ku do të punojnë të rinjtë, numri i të cilëve çdo vit rritet, nëse në vetë Kosovën nuk ka treg pune të aftë për t’i pranuar, në pjesët fshatare të saj jo se jo, dhe nëse Evropa Perëndimore nuk i lë më të hyjnë brenda? Dhe, çfarë ndodh, nëse nën gjithë këtë presion, në këtë vërshim të njerëzve të pashpresë shthuret në mënyrë të shpejtë e kaotike forma tradicionale e familjes? Ne e mbajmë KFOR-in këtu. Unioni Evropian investon shumë para për ndërtimin e një policie profesionale në Kosovë. Mirëpo, çfarë perspektivash i ofron Evropa rinisë së atjeshme? Po citoj nga pjesa hyrëse e këtij studimi:

S

12

“Ministritë e jashtme të Evropës punojnë për një zgjidhje politike afatgjatë për Kosovën. Ministritë e Brendshme, para së gjithash, merren me çështjen se si ta pengojnë çdo migrim të mëtutjeshëm nga Ballkani. Këto dy caqe janë fundamentalisht të përputhshme me njëra-tjetrën”. Një pasiguri e dyfishtë e karakterizon çështjen e Ballkanit të sotëm: bllokimi politik, deformimi politik, prapambetja ekonomike dhe moszhvillimi. Për të gjitha këto flitet shumë, por për mungesën e besueshmërisë, indiferencën, mbrojtjen prej tyre, për këto nuk flitet aq shumë. Dëshiroj që këto pamje të dyfishta t’i shpalos njërën pas tjetrës për Bosnjën e Hercegovinën, Kosovën e Serbinë - me vështrim të posaçëm në atë se çfarë sfide paraqet secila nga këto tri vende për Evropën dhe për bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi. Megjithatë, në fund do ta bëja një pyetje të përgjithshme: çfarë shansesh ka bashkëjetesa paqësore ndëretnike në Ballkan - sot, pas luftërave të viteve të 90-ta, dhe çfarë bën bashkësia ndërkombëtare, çfarë bën Evropa në lidhje me këtë?

Çfarë shansesh ka bashkëjetesa paqësore ndëretnike në Ballkan? Përsiatja e dytë: një Kosovë e getoizuar, e papunë, e dëshpëruar, mund të bëhet vatër e politikës euroamerikane të sigurisë. Vendimi për statusin që po afrohet po e mban vendin në të njëjtën kohë pa frymë, por edhe po e qetëson, e që kjo po shprehet edhe në bisedimet në Vjenë, me një bashkëpunim të partive politike shqiptare që fillimisht nuk pritej të ndodhte fare. Ta rikujtojmë vetëm dhunën e rëndë të pranverës së vitit 2004. Atëherë UNMIK-u dhe shtetet relevante të Grupit të Kontaktit sikur më tepër donin ta shtynin çështjen e statusit deri në pakufi. Thënë me theks të veçantë, u deshën shkelje masive të të drejtave të njeriut kundër serbëve në Kosovë, kundër pjesëve

të mbetura të bashkësive të romëve në vend, para se politika e bërë me vite e “Standardeve para Statusit” të vihet në dyshim dhe të rishqyrtohet - dhe kjo nuk do të thoshte: të drejta të siguruara të minoriteteve para bisedimeve për pavarësi. Do të duhej një turmë e dhunshme, e paligjshme, që vepron pa u penguar, në mënyrë që bashkësisë së shteteve – me Gjermaninë në krye – t’ia ndryshojë konceptin. Ky duket të jetë fati i këtij vendi të vogël e të rendit të dytë. Në fazën e hershme, ndodhi komprometimi total në Dejton, në sy të botës, i rezistencës civile me durim të pafundmë nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës dhe formimi i një guerile militante të gatshme për vrasje, para se bota të lëvizte dhe ta merrte me seriozitet çështjen e Kosovës. Opinionet për ngjarjet e dhunshme të vitit 2004 natyrisht janë larg nga njëri-tjetri, mirëpo vështirë do të kuptohen nëse shpjegohen vetëm me urrejtje etnike. Ose edhe me një përzierje të urrejtjes ndaj serbëve aty dhe frikës nga një kthim i shtetit serb. Këto ndjenja dhe pasione, siç ka mundur t’i vërejë gjithkah vizitori në kontaktet e tij, në këtë moment kanë humbur fuqinë e tyre mbi zemrat e kokat. Ishte e qartë se serbët e Kosovës ishin humbësit e historisë bashkëkohore. Dhe, as atëherë nuk ishte vështirë të shihej se Beogradi, me pretendimet e veta kokëforta territoriale mbi Kosovën, ka rënë ngushtë në planin internacional – dhe këtë kryeministri Zoran Gjingjiq, pak para vrasjes së tij, e ka konstatuar. Ky proces i ardhjes në vete nuk është shembull i keq për atë se edhe etno-nacionalizmi i Evropës Juglindore nuk është diçka e ngurtë, diçka jashtëkohore, por se edhe koniunkturat e tij kanë afat skadimi. Pavarësisht nga shkaqet për rebelimin që sërish u drejtua kah serbët, apo u duk se u drejtua kah ata, mllefi i vitit 2004 rridhte nga burime krejtësisht të tjera. Ai u drejtua kundër një UNMIK-u, i cili, nga këndvështrimi i shqiptarëve, nuk i kishte bërë detyrat e veta elementare të shtëpisë dhe në aspektin ekonomik e kishte lënë vendin të shkatërro62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë

hej tërësisht: nuk ka kontroll të Mitrovicës së veriut; kurrfarë kornize kohore për përfundimin e gjendjes pezull të një gjysmështeti; frikësimi i investitorëve aq të nevojshëm; përjashtimi i vendit nga të gjitha klubet ndërkombëtare me rëndësi jetike; dokumente zyrtare që nuk u njohën në kufij; respektimi i pronës së dyshimtë shtetërore serbe në pasuritë nëntokësore, minierat, centralet elektrike, komplekset industriale me të gjitha pasojat e shkapërderdhjes; furnizimi i mangët me energji elektrike, me gjithë ekzistimin enorm të thëngjillit; papunësi masive. Dhe në këtë kontekst të pashmangshëm të stagnimit e të shkatërrimit, të nevojës e vilanisë, të njëjtët internacionalë e plasuan diskursin e tyre mbi të drejtat e pakicave – me zell e theks të posaçëm.

Në Kosovë ka mungesë absolute të çfarëdo demokracie brendapartiake Dhe tani ky regjim qëndron mes misionit dhe ekonomizimit të keq, së paku para përfundimit. Ekonomizmi i keq e diskreditoi misionin. Dhe misioni e diskreditoi vetveten – për shembull, me të drejtën e zgjedhjeve të gjetur nga UNMIK

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

–u, e gjithë Kosova mbetet një njësi e vetme zgjedhore. Diskreditimi i dytë manifestohet në faktin që në Kosovë ka mungesë absolute të çfarëdo demokracie brendapartiake. Kjo ka ndodhur për arsye oportune: partitë a drejtuara kah një figurë e një udhëheqësi të superfuqishëm ishin më lehtë të kontrolluara sesa po të kishte një demokraci të gjallë partiake. Sot në Kosovë mund të takohen njerëz të kthjellët, liberalë, të hapur ndaj botës (pa kufizime nacionale) - të cilët seriozisht e pyesin veten se pse UNO dhe KFOR-i, pas çlirimit të vendit nga sundimi serb dhe pas vendosjes së ligjit menjëherë pas luftës, kanë mbetur ende në vend. Pse pas çlirimit menjëherë nuk është avancuar vendi në përgjegjësi, në vetëvendosje? Pse nuk janë aplikuar këshilla dhe përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare, po vendi është vënë nën sundimin dhe kontrollin e tyre? Shpresoj se diplomacia ndërkombëtare e di çka ka ndërmend, kur anon kah refuzimi i një koncepti të tërë të ndërtimit të shtetit. Në raportin vendimtar për Kosovën, të të ngarkuarit të posaçëm të OKB-së, Kai Aide, të gushtit të vitit 2004, i cili në disa aspekte është një kryevepër e lëvizshmërisë politike dhe megjithatë hapi derën për bisedimet rreth statusit, ka pak nga një sensibilitet i tillë. Nëse pro-

pozimi i formuluar aty do të arrinte qëllimin, që në Kosovë pas tërheqjes së UN-it të vendoset një EU – guvernator, sipas shembullit boshnjak me “Bonn power”, së paku në fushën e marrëdhënieve ndëretnike, ku nuk qëndron puna mirë sa i përket startit pa telashe të shtetit të ri nacional. Në Kosovë ekziston një lëvizje jashtëparlamentare që sot i ka së paku 5000 pjesëtarë aktivë dhe të motivuar- kryesisht të rinj, të cilët protektoratin e sulmojnë frontalisht si zhvillim antidemokratik dhe madje “kolonialist” dhe me mospërdorim dhune, por me plot fantazi protestojnë kundër negociatave që vazhdojnë. “Jo Negociata-Vetëvendosje” është parulla e tyre, të cilën njeriu e sheh gjithkah nëpër vend të shkruar në mure. Nuk është një lëvizje masive, por sigurisht një iniciativë qytetare e stilit të ri e perëndimor, e cila duket se gëzon simpati të madhe nga popullata e gjerë. Nëse këto shenja të thella të demokracisë mbeten pa u vërejtur në shoqërinë shumicë shqiptare kosovare dhe nëse “Pavarësia e kushtëzuar”, që synohet tani, bëhet si tepër e kushtëzuar, tepër e kufizuar - pa marrë parasysh arsyet apo përfilljet, do të mund të bëhen të domosdoshme shumë shpejt sërish bisedime të reja. 13


Bota jonë

Shqiptarët e Kosovës meritojnë besim Një ndërhyrje e shkurtër: mund t’ju habitë ndoshta fakti se unë këtu i padrojë po i mat me dy lloj masash. Për Bosnjën anoj për mbetjen e përkohshme të protektoratit, për Kosovën, në anën tjetër, mbaj pretencë për ndërprerje, mundësisht sa më të shpejtë dhe të plotë të protektoratit. Ku mbetet këtu logjika, konsistenca? Janë dy vende, me të cilat merremi këtu - dy situata krejtësisht të ndryshme politike. Ato nuk mund të maten me të njëjtin kut- qoftë Ballkan a jo. As me kutin e një demokracie teorike. Mirëpo, së fundi, argumentimi im ka për bazë një gjykim politik: Shqiptarët në Kosovë meritojnë besim, sipas të kuptuarit tim të historisë bashkëkohore - pa marrë parasysh mungesat e zhvillimit dhe zhvillimet e gabuara në këtë shoqëri; pa marrë parasysh terrorizimin e atyre që ende janë të dobët; pa marrë parasysh nacionalizmin e tyre. Serbët e Republikës Serbe të Bosnjës, në anën tjetër, ende duhet ta fitojnë këtë besim. “Duhet të qëndrojmë së paku 50 vjet këtu”, më ka thënë një herë një jurist gjerman në Prishtinë. Për Serbinë nuk marrin këso lirie. Për këtë është Serbia shumë e rëndësishme. Është shtylla e fortë e poli14

tikës së sigurisë perëndimore në Evropën Juglindore. Për këtë u ul Slobodan Milosheviqi në tavolinë në Dayton pas zhdukjes (shkatërrimit) së Vukovarit, pas mbylljes në rrethim të Sarajevës, pas ekzekutimit të 8000 njerëzve të pambrojtur në Srebrenicë. Për Richard Holbrookun në ato bisedime, problem ishte Alija Izetbegoviqi, udhëheqësi i Bosnjës, jo Milosheviqi. Kjo mund të lexohet në librin e tij: “Misioni im. Prej luftës në paqe në Bosnjë” (1998). Ia vlen, vepra është një dokument i shkruar mirë i politikës reale cinike. Pastaj erdhi lufta tjetër, të cilën as Hollbrooku nuk mundi ta pengojë. Pastaj erdhi rasti fatlum Zoran Gjingjiq, të cilin Evropa madje shumë pak e përkrahu. Le të na kujtohet protesta e hidhur e Gjingjiqit kundër trikave të ndytë të burokracisë financiare të Brukselit. Dorëzimi i Milosheviqit në Tribunalin të Hagës ishte një e arritur tërësisht e jashtëzakonshme politike - por duhej të udhëtohej deri në Beograd për ta parë denjësisht: në qarqet e vogla të liberalëve të papërkulur. Në mediat tona gati se gjithmonë thuhej vetëm se ishte një kontratë, ishte një biznes: kryeministri e shiti ish-kryetarin. Sot gjërat duken sërish në rregull. Vojislav Koshtunica vështirë mund të ankohet për mungesë mbështetjeje nga ana e EU-së, apo e NATOs. Fakti se ai është një shovinist i

papërmirësueshëm serbomadh - jo vetëm sa i përket Kosovës, por edhe Bosnjës, me gjasë nuk luan rol fare. As për atë se ky politikan në thelb është bashkëfajtor për vazhdimin e ekzistimit të mekanizmave të armatosur, të rrjeteve të vjetra nga radhët e armatës, të policisë speciale dhe kriminalitetit të organizuar nga koha e Milosheviqit - e tutje përtej ndryshimeve të tetorit të vitit 2000, e vrasjes së Zoran Gjingjiqit. Laissez fair shumëvjeçar, apo shikimi anash, mund të hakmerrej - për shembull sikur kësaj ushtrie të pakontrolluar civile, të pareformuar, të papastruar, t’i lindte ideja të marshonte në veriun e një Kosove, të lënë të pambrojtur nga forcat e sigurisë së UN-it. Për një kohë pushteti serb mund të llogaritë në durimin gati të pakufishëm nga ana e perëndimit demokratik. “Kushtëzimi” shumë i përfolur për afrim me Evropën, në këtë rast është zbatuar me zemërgjerësi të tepërt bisedimet për asocim të EU-së me Serbinë dihet se u pezulluan vetëm atëherë kur Brukseli kishte rrezik të bëhej skajshmërish qesharak. Kufizimi, njëdimensionaliteti i kësaj politike, askund nuk mund të shihet ky primat i politikës së sigurisë më qartë se në vetë Beogradin. “Koshtunica u mjafton, ata janë të kënaqur me atë që u ofron ai”,- na tha atje një opozitar, ndoshta më mirë të them “disident”, me kusht 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë Analizë që t’i përkujtoj edhe disidentët e viteve të 80-ta të shekullit të 20-të, të cilët mjaft shpesh e kanë ndier veten të tradhtuar nga “politika e relaksimit” e Perëndimit. Nuk është pak ajo që ndodhi deri më tash “nën tavolinë” të politikës së madhe. Zoran Gjingjiqi nuk ishte vetëm një episod, siç kanë pohuar disa super të mençur tek ne, apo edhe të dëshpëruarit në Serbi. Zoran Gjingjiqi në Serbi nuk është harruar. Ekziston një forcë politike, e cila dëshiron ta rimarrë politikën e tij të reformës. Jo Partia Demokratike me Boris Tadiqin, e cila nuk është më ajo që ishte dikur. Kjo është Partia Liberale Demokratike e themeluar vitin e kaluar me të riun Çedomir Jovanoviq. Kushdo që flet me këtë njeri, e ndien se ai e ka seriozisht. Është politikani i vetëm me rëndësi në gjithë vendin, i cili haptazi angazhohet për pavarësinë e Kosovës. Është shumë me rëndësi: flet haptazi për krimet serbe në Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Partia e tij ende është në fillimet e saj, mirëpo ajo lufton. Tash angazhohet t’i krijojë degët në tërë vendin. I ka mbetur pak kohë. Regjimi minoritar i Koshtunicës është në fundin e vet. Këtë vit do të mbahen zgjedhjet. Do të tregohet se çfarë force paraqet partia e re, drejtësia e re, angazhimi i ri i pamëshirshëm i Serbisë me vetveten.

Në aspektin ndëretnik Bosnja më shumë i ngjet një kopshti zoologjik Po e përfundoj: spektri, ose spektri i pjesshëm i politikës internacionale për Ballkanin, të cilën u përpoqa ta skicoj këtu, nuk është shumë mbresëlënës. Ka mungesë respekti për qytetarët e këtyre vendeve. Kur respekti shlyhet një herë - si tash kundrejt Bosnjës, atëherë tingëllon false dhe vetëm nxirret si justifikim. Mirëpo, mund të ndodhë se e kam gabuar temën. Duhej të flisja për të ardhmen e Ballkanit e jo për Perëndimin e sotëm. Po sikur e tashmja, fryma e Perëndimit dhe e ardhmja e Ballkanit të ishin të lidhura pandashëm me njëra-tjetrën? Edhe ky është një rezultat. Sa ardhmëri ka, pra, bashkëjetesa paqësore e kombeve, e nacionaliteteve, e etnive në Ballkan?

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Këtu po jap së pari një diagnozë nga vetë rajoni: “Në nivelin e tanishëm të zhvillimit kulturor e të shoqërisë civile në Ballkan, ku dominon një formë çintegruese e të menduarit, nuk shoh asnjë mundësi të arrihet një kohezion i tillë i brendshëm, i tillë çfarë është i domosdoshëm për një shtet funksional. Në këtë kontekst, janë vetëm shtetet etnikisht homogjene me minoritete në një përqindje në zhdukje, si p.sh. Sllovenia, të cilat funksionojnë. Do të ishte një gabim të flitej për një Bosnjë, Kosovë apo Maqedoni ndëretnike. Bosnja më shumë i ngjan një kopshti zoologjik, në të cilin ekzistojnë lloje të ndryshme – të ndarë me kafaze nga njëritjetri, pa këmbim natyror me njëritjetrin. Në Kosovë, serbët e shohin veten të mbyllur në enklava, në të cilat ligjet kosovare janë zëvendësuara me ato të Serbisë - edhe këtu nuk ekziston kurrfarë bashkëveprimi i natyrshëm dhe produktiv ndëretnik. Dhe në fund, në Maqedoni, të dy bashkësitë e mëdha etnike jetojnë ndarazi nga njëra-tjetra, në botë paralele, si udhëtarët në një autobus, të cilët vetëm fati i ka bërë bashkë dhe që kanë caqe tërësisht të ndryshme udhëtimi”. Ky pozicionim është i Arbën Xhaferit, president i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë. Me sa jam në dijeni, ai është i vetmi politikan udhëheqës, në tërë Ballkanin Perëndimor, i cili shprehet haptazi në këtë mënyrë. Nuk duhet fare të hiqet qafe si një të folur të frustruar të një politikani partiak, inferior në luftën e konkurrencës. Kur lexohen në tërësi tekstet e Arbën Xhaferit, njeriu ka ndjenjën e një ngatërrese të vërtetë se të një defekti mendimesh. Pas zbutjes së padyshimtë të tensioneve ndëretnike në Maqedoni, që nga marrëveshja e Ohrit e vitit 2001, megjithëse ende jo të pakthyeshme, thirrja për një “shtet etnik” , posaçërisht për “Shqipërinë etnike”, duket udhë e gabuar, për të mos thënë: çmenduri.

Askund në territoret shqiptare nuk ka një lëvizje politike relevante për një Shqipëri të madhe Një shtendosje e ngjashme, së paku hëpërhë, mund të vërehet edhe për territoret e banuara me

shqiptarë në jug të Serbisë (Lugina e Preshevës). Që të dyja përvojat tregojnë domethënien vendimtare të një politike të mençur, të ashpër të baraspeshës së interesave, e cila nuk duket të ekzistojë në pikëpamjet e një Arbën Xhaferi për botën, ose jo më, sepse edhe ky politikan është angazhuar njëherë në një politikë të tillë. Askund në territoret shqiptare nuk ka një lëvizje politike relevante për një Shqipëri të madhe as në Maqedoninë Perëndimore, as në Serbinë Jugore, as në Kosovë, as në Shqipëri. Vetëdijen kombëtare shqiptare e karakterizon fakti se di të jetojë me ndarjen shtetërore të kombit - pa hequr dorë nga kohezioni i vet i brendshëm. As në Bosnjë e as në Kosovë nuk qëndruan e as nuk qëndrojnë përballë njëra-tjetrës etni të braktisura, por politika, politika, të cilat shërbehen me kartën e etnikes, sepse përndryshe nuk kanë çfarë t’i ofrojnë ambientit të vet. Ky ngatërrim i madh nuk është kurrfarë specialiteti i filozofëve të vetëquajtur të historisë në Shkup. Ai ka mbizotëruar me vite të tëra raportet e mediave tona për luftërat më të reja në Ballkan. Kjo duket, siç pati shkruar njëherë Ryszard Kapuscinski, të ketë avancuar në çelës gjeneral të botëkuptimeve tona. Dikush fluturon diku, - të themi në Afrikë, p.sh. në Ruandë - dhe menjëherë pas aterrimit, i identifikon etnitë lokale si thelbin e vërtetë të problemit. Nëse vegimi i etnisë është si gurthemeli i botës, si fermenti i çdo krize që kemi lënë prapa, pse pra ndikojnë skenarët secesionistë në mënyrë aq zinxhirore dhe sugjestive: së pari Kosova, pastaj pashmangshëm Republika Serbe? Së pari Kosova e pastaj pashmangshëm Abhazia? Ose që t’i vijmë në ndihmë pak Solanës sonë të rraskapitur: së pari Mali i Zi, pastaj Kosova, pastaj vendet baske? A nuk është ende çështje e politikës ndërkombëtare kjo pashmangshmëri si marifet politik, si tentim manipulimi për t’i turpëruar nacionalistët e fortë dhe për t’i refuzuar ata?

Nga gjermanishtja: Albulena Blakaj 15


Bota jonë

16

Intervistë

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë

Shqiptari që po ndërton një kryeqytet Astana – është fama e kompanisë “Mabetex-Group”. Zoti Behgjet Pacolli, president i kësaj kompanie, mund të krenohet jo vetëm se ka hedhur themelet e kryeqytetit të ri të Kazakistanit, por edhe për faktin se ende pas 10 vjetësh, po ndërton me sukses objekte arkitektonike unikale, të cilat për nga madhështia, stili e bukuria janë të vetmet në të gjithë Azinë Qendrore. Reportazh nga Fiqiri Sejdiaj

Q

ë në titull kemi shpallur hapur synimin tonë për këtë kompani. Statusi i gazetarit nuk na lejon një gjë të tillë. Mirëpo është pikërisht ky status, që na detyron të jemi të saktë dhe objektiv. Qëndruam në Astana të Kazakistanit 10 ditë. Kjo ka qenë e mjaftueshme për të parë nga afër një për një të gjitha objektet që ka ndërtuar e po ndërton “Mabetex – Group” në këtë vend. Kemi biseduar me drejtuesit e saj e me punonjës të thjeshtë. Veç kësaj, ka edhe një arsye tjetër më të fortë që na bën të deklarojmë synimin tonë dashamirës për këtë kompani. Dyshimi! Në Shqipëri e Kosovë ka ende njerëz që dyshojnë. Ata ende pyesin: Vërtet është kaq e madhe kjo kompani? Vërtet ndërton në 18 vënde të botës? Vërtet është aq i fuqishëm Behgjet Pacolli? Në se është kështu, atëherë përse nuk investon në Shqipëri?

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Kompleksi sportiv “Velotrek”

“Mabetex – Group” ndërton një qytet të ri Veprat janë aty, para syve të tyre, si dëshmi të padiskutueshme që do u rezistojnë shekujve. Presidenca, parlamenti, ministria e jashtme, aeroporti, pallati i kongreseve, kino-teatri, Velotreku, spitali, qëndra tregtare “Tempulli i dritës”, kompleksi “Arman”. Të gjitha janë aty, në Astana, si kryevepra arkitektonike që i japin një bukuri të veçantë kryeqytetit të ri të Kazakistanit.

Në humbëtirën e stepës, midis lagunave të mbetura nga bora e gjatë, atje ku edhe lajmet duan disa javë gjersa të mbërijnë në Europë, atje ka ndodhur çudia. Nga hiri i stepës, z. Behgjet Pacolli dhe kompania e tij, kanë ngritur jo një qytet, por një Kryeqytet.

Kryeqyteti i ri del nga punëtoria e “Mabetex – Group” Në vitin 1994, Presidenti i Kazakistanit, z. Nursulltan Naz17


Bota jonë

arbajev, hodhi idenë në parlament, për ta zhvendosur kryeqytetin e vjetër nga Alma-Ata në Akmullah. Askush nuk e mori seriozisht këtë ide. Këmbëngulja për kryeqytetin e ri vazhdoi tre vjet. Sipas tij, AlmaAta përfaqësonte vetëm një pjesë të vendit, e kjo nuk ishte e drejtë, nuk ishte e mjaftueshme, madje ishte e dëmshme për kombin. Duke ngritur nga themelet një kryeqytet të ri, presidenti kërkonte t`u tregonte të gjithëve se Kazakistani mund të ekzistonte si komb edhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Se nga hiçi mund të krijohej gjithçka, dhe se ëndrat mund të bëheshin realitet. Më në fund, parlamenti u bind dhe vendosi që kryeqyteti i ri të ndërtohej gati-gati në qëndër të republikës, duke kënaqur si sllavët e veriut ashtu edhe kazakët e jugut. Në atë kohë, z. Behgjet Pacolli punonte në Moskë e Jakutsk. Në Moskë kishte restauruar me shumë sukses parlamentin rus ose siç e quanin rusët: Shtëpia e Bardhë, Dumën – dhomën e deputetëve dhe Kremlinin. Specialistët e kësaj kompanie punonin për të kthyer në “unazë të florinjtë” një hotel të vjetër pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Kremlini e kishte marrë shkëlqimin perandorak. Vetë arkitekti Hysjako, që e kishte projektuar 250 vjet më parë, do habitej nga shkëlqimi dhe kualiteti i lartë i punimeve. Nursulltan Nazarbajev, që kishte punuar pranë Gorbaçovit, e kishte parë Kremlinin edhe para 18

restaurimit, edhe pas restaurimit. Si udhëheqës i Kazakistanit, ai i bëri thirrje z. Behgjet Pacolli dhe kompanisë së tij që të merrte pjesë në tenderin për qendrën e kryeqytetit të ri. «Dhjetë vjet më parë – kujton z.Pacolli, - në Kazakistan ekzistonte një hutim i përgjithshëm. Ende kishte mosbesim ndaj projektit të presidentit, që po mohonte kryeqytetin ekzistues Alma-Atën. Kur qeveria hodhi tenderin për qendrën e kryeqytetit të ri, vuri një kusht. Do fitonte ajo kompani e cila do t`i realizonte të gjitha objektet brenda 12 muajve. Garuesit shtangën! Të gjithë filluan të bënin llogaritë, mjetet e punës, forcat, dimrin, erën dhe borën. Të gjithë u tërhoqën. Mabetex-i jo. Rusët kanë një fjalë të urtë: pi shampanjë ai që guxon! Kështu nisi puna. E kam parë këtë qytet- vazhdon z.Pacolli, - të rritet para syve të mi, nga dita në ditë. Objektet që ne kishim marrë përsipër si presidencën, parlamentin, ministrinë e jashtme, aeroportin, pallatin e kongreseve dhe qendrën tregtare, i realizuam brenda një viti. Jam krenar që kam hedhur themelet e kryeqytetit të ri. Jam krenar gjithashtu që në Kazakistan ndihem i vlerësuar».

Kualiteti dhe efikasiteti i ndërtimit e bëri “Qytetar Nderi i Astanasë” Z. Behgjet Pacolli ndihet i vlerësuar jo vetëm në Kazakistan, por

edhe në Moskë, Zvicër, Itali, Gjermani, Londër, Sh.B.A, Arabi Saudite - gjithkund ku ai ka punuar e vazhdon të punojë. Pas dorëzimit të pallatit të ri presidencial, qeveria e Kazakistanit e nderoi kompaninë “Mabetex-Group” me çmim të parë ndër gjithë firmat e kompanitë e tjera që operojnë në Astana. Motivacioni: “Për kualitet të lartë dhe shpejtësi në fushën e ndërtimit”. Ndërkohë, bashkia e qyetit e ka shpallur z.Behgjet Pacolli «Qytetar Nderi i Astana-së». Në gjithë gjerdanin e ndërtimeve që kompania “Mabetex-Group” ka realizuar në Astana, presidenca mbetet edhe sot e kësaj dite guri më i çmuar. Është një objekt unikal, i veçantë, impresionues që të befason sapo e sheh. Këtu, fasada moderne është harmonizuar me një kupolë elegante të stilit oriental. Dekoracionet janë marrë nga arkitektura tradicionale, kurse ngjyrat janë marrë nga mozaikët lindorë. Gjithë mobiljet janë punuar me dorë, ekskluzivisht për këtë rezidencë. Mermeri, abazhurët, pasqyrat, kollonat – gjithçka është në harmoni të plotë. Rezidenca ka salla të vogla e të mëdha, apartamente për presidentin dhe mysafirët e ftuar. Kur presidenti i Republikës së Kazakistanit Nursulltan Nazarbajev e pa të përfunduar këtë vepër, midis të tjerash tha: “Një nga sallat e kësaj presidence le të quhet Albania. Le të quhet kështu për 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë Reportazh nder të mikut tim z.Pacolli, i cili ëndrrën tonë për një vepër të veçantë e bëri realitet”. Dhe kështu mbeti. Kur z.Putin, President i Federatës Ruse, hyri për herë të parë në këtë godinë, mbeti aq i habitur nga bukuria e tij sa deklaroi i entuziasmuar: “Ata që e kanë ndërtuar këtë objekt, po na mësojnë sesi duhet të jetë shtëpia e kryetarit të shtetit”. Me të njëjtin përkushtim ka punuar kjo kompani për ministrinë e punëve të jashtme, për aeroportin ndërkombëtar, për pallatin e kongreseve, për godinën e parlamentit, qendrën tregtare, etj. Që nga ajo kohë e deri tani kanë kaluar 8 vjet. Z. Agim Pacolli që drejton punimet në Kazakistan, ka dëshirë që, personalisht vetë ai, të na tregojë një për një objektet që po ndërtohen momentalisht në kryeqytet. Janë shumë dhe atij i duhet të humbasë gjithë ditën me ne. Me këtë rast, - thotë ai, po shoh edhe unë sesi shkojnë punët në terren. Vizitën e parë e bëjmë në kompleksin spitalor, që ndodhet në hyrje të qytetit. Pasi kemi lënë prapa superstradën, hyjmë në kantier. Në të majtë shtrihen dy pallate ku do të banojnë mjekët që do të punësohen në spitalin e ri. Janë 10 mijë m² ndërtim. Pallate 8, 6, e 4 kate. Ato po ngrihen, ballë për ballë me spitalin, jo më shumë se 100 metra larg. Pallatet e ndërtimit janë gjëja më e thjeshtë për këtë kompani. Z. Agim Pacolli na shpjegon se kompleksi spitalor ka 6 blloqe me 60 mijë m² ndërtim. Puna ka nisur në maj të vitit 2005. Pesëqind e gjashtëdhjetë inxhinierë, mekanikë, hidraulikë, elektricistë, saldatorë, montatorë, patinues, bojaxhinj punojnë për ta dorëzuar këtë vepër me çelësa në dorë në dhjetor të vitit 2006. Punohet në katet përdhese ku po instalohet reparti i radiologjisë, rezonanca manjetike dhe aparatura të tjera, nga më modernet në botë. Në këtë kat do të jenë edhe laboratorët, fizioterapia, lavanteria, farmacia e guzhina. Sipër ndodhet poliklinika e fëmijëve, endokirurgjia, neokirurgjia dhe kirurgjia e përgjithshme. Zoti Agim Pacolli duke na shëtitur nëpër kompleksin spitalor, na tregon ç`do të ketë ky spital kur do të përfundojë.

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Kur kemi mbëritur në bllokun e 6-shtë, atje ku do të jetë edhe urgjenca, inxhinieri kosovar Agim Fetahu që drejton punimet e këtij kompleksi na fton të shohim një dhomë të kompletuar – ashtu si do pajisen të 500 dhomat e këtij spitali. Qetësi! Agimi hap derën dhe të gjithë lëshojmë një pasthirrmë habie. Muret kanë ngjyrën e qiellit, kurse dyshemeja ngjyrën e detit. Përballë, aparaturat për të mbajtur nën kontroll gjendjen e pacientit. Në krah, dera e tualetit me të gjitha pajisjet e nevojshme. Nesër vjen ministri i shëndetësisë me kabinetin qeveritar për të parë pajisjet e spitalit – na sqaron Agim Fetahu. Ai vazhdon: “Kjo është thjesht një dhomë për të sëmurët, kurse sallat e tjera, kirurgjia, laboratorët e guzhina janë fantastike, njësoj si spitalet më të mira në botën perëndimore”. Të nesërmen, kur ministri i shëndetësisë së Kazakistanit vizitoi spitalin, u shpreh me fjalët më të mira. Gazetat e ditës dhe kronikat televizive e përmblodhën me një fjalë të vetme ligjëratën e tij «atliçno» , që do të thotë – shkëlqyshëm.

Shkëlqyeshëm, “Arman” Mesdita na zuri në kompleksin “Arman”. Punëtorët dhe specialistët po bënin pushimin e drekës. Për të evituar humbjen e kohës, menza ishte aty, ushqimi vinte i gatshëm, falas për çdo punëtor e specialist të kompanisë. Aty mësuam se një gjë e tillë ishte rregull në të gjitha kantieret e Mabetex-it. Agim Pacolli na sqaron se në gjuhën kazake “Arman” do të thotë ëndërrim. Kompleksi “Arman” ka një sipërfaqje të madhe ndërtimi – 62 000 m². Shumë segmente të tij janë dorëzuar. Që nga kati i 16-të zbresim me ashensor për të parë qendrën e biznesit, e cila pritej të dorëzohej pas dy ditësh. - Nesër dua që këtu të jenë mbjellë pemë dhe lule – sugjeroi z. Agim Pacolli. Duke parë punëtorët dhe makineritë që merreshin me sistemimin e vendit, ne menduam se jo nesër, por as për një muaj aty nuk do të kishte as lule e as pemë. Ishim gabuar. Të nesërmen pasdite, brenda 24 orësh, i gjithë ambienti kishte ndryshuar

rrënjësisht. Në vend të pirgjeve me dhe kishte lule; në vend të tubave, pemë; në vend të gropave, pllaka dekorative. Kompleksi “Arman” ka tri kulla të larta 18, 16 dhe 14 kate. Ato ngrihen buzë lumit Ishim, në një nga rajonet më të bukur të kryeqytetit. Nga kompleksi “Arman” shkojmë në periferi ku po ndërtohet kompleksi sportiv “Velotrek”, një objekt unikal me një sipërfaqje prej 50 mijë m² ndërtim, e po kaq gjelbërim. Godina ka dalë nga themelet dhe ti e kupton menjëherë se ke të bësh me një vepër sportive. Është një stadium për gara me biçikletë, por në fakt mënyra e ndërtimit tregon se objekti do të jetë shumë funksional. Nga “Velotrek”-u shkojmë në Kino-teatër. Hekur dhe beton. Forma të çuditshme që nuk di ç’emër t`u vësh. Spirale që ngrihen drejt qiellit, vela që vijnë vërdallë objektit si në një det të trazuar me dallgë, platforma të qeta dhe punëtorë që vazhdimisht montojnë të tjera. Kino-teatri ndërtohet në qendër të qytetit, aty ku ndodhet presidenca, ngjitur me kangjellat e saj, buzë parkut dimëror. Kjo është ndoshta vepra më e bukur dhe më e vështirë që po ndërtohet aktualisht në Astana. Kryeqyteti ka mjaft salla publike e administrative, siç janë p.sh. salla e parlamentit, salla e kongreseve, sallat e presidencës, e tjera e tjera; mirëpo një sallë kaq të madhe e të bukur me 3500 spektatorë e me një skenë ku mund të luajnë 1000 vetë njëherësh, nuk ka. Disa i thonë këtij objekti kinoteatër, të tjerë i thonë auditorium, disa të tjerë kino-zall. Nuk është as njëra e as tjetra. Është diçka më shumë. Aty janë të gjitha, edhe teatri edhe kinemaja, edhe opera edhe spektakli. Një vepër multifunksionale, 45 m e lartë me 57 vela betoni që e rrethojnë nga të katër anët e saj. Na u desh plot një ditë për të parë vetëm 4 objekte. Ç’na kishte mbetur tjetër? - Oh, na ka mbetur shumë – thotë z.Agim Pacolli. Na kanë mbetur shumë objekte, disa vila dhe kompleksi “Saranda” ku sapo kemi filluar punimet. 19


Bota jonë Reportazh

“Mabetex” në Astana punon me shqiptarë “Mabetex” është një kompani e madhe, me autoritet e prestigj ndërkombëtar të padiskutueshëm në fushën e ndërtimeve. Si e tillë ajo ka disa prioritete. Një nga këto prioritete është punësimi i shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Mali i Zi. Këtë të vërtetë ne e mësuam sapo mbërritëm në aeroportin ndërkombëtar të Astanasë. Ishte mesnatë. Ora 01. Të lodhur e të përgjumur nga rruga e gjatë s’kishim as dëshirën më të vogël për të shkëmbyer qoftë edhe një fjalë me shoferin e taksisë që po na çonte nga aeroporti në hotel. Mirëpo shoferi, një djalë i ri kazak, sapo mori vesh se vinim nga Shqipëria, u hodh përpjetë nga entuziazmi duke thënë: “Oh, unë i njoh shqiptarët. Janë njësoj si ne kazakët, impulsivë, kureshtarë, të shkathët, inteligjentë e të çartur. Me ta mund të bësh sherr kur të duash”. - E ku i njihni ju shqiptarët – i thamë ne indiferent, për t`i dhënë fund bisedës. Kishim bërë të kundërtën. I kishim dhënë një argument për të vazhduar më tej. Ai, për të na bindur se i njihte shqiptarët na përmendi disa emra: Ruzhdiun, Mustafain, Veselin

20

e Gafurin, që sipas tij punonin në Mabetex. Albania, Tirana, Kosova! Sa e madhe qenka kjo Shqipëria juaj? Këtu, në Astana, ka aq shumë shqiptarë sa po nuk dite shqip, humbet! – e përfundoi ligjëratën e vet shoferi i taksisë”. Ishte 24 vjeç dhe e quanin Manas Nasipov. Gafur Neziri që merret me personelin në Mabetex, pret edhe 70 punëtorë e specialistë të tjerë. Të gjitha shpenzimet, avionin, akomodimin, ushqimin ua heq kompania. Ato janë falas për sa kohë që punonjësit janë të angazhuar në të 6-të filialet e Mabetex-it në Kazakistan. Punëtorët banojnë së bashku në pallate. Drejtuesit në apartamente. Në mbrëmje, sipas rastit mblidhen në “Sum” ose më saktë te kafe-piceria në “Tempullin e Dritës”, qendër tregtare e ndërtuar nga vetë ata. Inxhinierët e parë që na ftojnë të pijmë një kafe janë Astrit Musa e Ruzhdi Qato. Të dy janë veteranë të kompanisë “Mabetex”. Së bashku kanë punuar në Rusi e Siberi. Inxhinieri Astrit Musa njihet si inxhinieri i presidencës, pasi ka drejtuar punimet për ndërtimin e saj. Në të gjithë botën ka rreth 200 godina presidenciale, - thotë Astrit Musa. Vetëm 20 prej tyre kanë madhështinë, bukurinë dhe arkitekturën solide si presidenca e Kazakistanit.

Jam krenar që renditem midis 20 inxhinierëve që kanë ndërtuar këto 20 rezidenca, si ajo e Washigtonit, Moskës, Berlinit, Tokios, e tjera. Ndoshta nuk e dini, por një nga sallat e kësaj presidence ka një sipërfaqje prej 2000 m² pa asnjë kollonë në mes. E këtë mundësi për të ndërtuar rezidencën e kryetarit të një shteti të madh, siç është Kazakistani, ma dha Mabetex-i – përfundon Astrit Musa. Mustafa Ibrahimi – inxhinier konstruktor, na tregon për kolonat e sallës kryesore të cilat janë 10 m të larta të derdhura në mermer. Ruzhdi Qato, arkitekt nga Peja, që ka punuar në Siberi qysh në vitin 1992, na tregon se si kënaqësinë e profesionit e ka gjetur pikërisht tek kompania “Mabetex”. Të tre inxhinierët janë në një mendje se kjo kompani beson tek ekspertët dhe profesionistët. Ajo jo vetëm që nuk i pengon në punën e tyre, por u jep mundësi të tregojnë gjithë aftësitë dhe talentin e tyre. “Mabetex” ndërton me «çelësa në dorë». Shumë vetë nuk e kuptojnë çdo të thotë me «çelësa në dorë». Me «çelësa në dorë», “Mabetex” nënkupton gjithçka që e bën objektin të funksionojë. Të gjitha sallat e presidencës p.sh. i kemi mobiluar ne. Është menduar deri tek kordelet e perdeve. Ose të marrim spitalin. Të

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë Reportazh gjitha sallat, dhomat, laboratorët do të pajisen nga ne, me aparaturat më moderne që ekzistojnë sot në botë. Jo çdo kompani merr përsipër atë që merr përsipër “Mabetex”. Moisi Barutit nga Tirana i kanë ngjitur nofkën «Xhukovi i vogël». Në Shqipëri ka punuar për ndërtimin e hidrocentraleve. Në Astana e thërrasin Xhukov. Ai flet me modesti për punën e vet, ndërkohë që nuk i kursen falenderimet për kompaninë “Mabetex” dhe presidentin e saj Z. Behgjet Pacolli. Më vjen keq që në këtë kompani kam ardhur kaq vonë, - thotë Moisiu. Pastaj vazhdon: “shokët e mi ju thanë se “Mabetex” punon shpejt. Për ilustrim po ju konfirmoj se 2 pallate prej 10 mijë m² ndërtim janë betonuar për 45 ditë. Kam punuar vet aty dhe të dy objektet 8, 6, e 4 kate i kemi betonuar për 45 ditë, as më pak e as më shumë”. Mevlud Zazo nga Tirana na thotë se “Mabetex” është kompani internacionale. Unë jam përgjegjës në kompleksin “Arman” dhe në brigadën tonë ka punëtor e specialist nga 23 vënde të botës: italian, rus, turq, hindu, arab, gjerman, zviceran, e tjer e tjer. Shqiptarët zënë vendin e parë, por “Mabetex” është një kompani e hapur që bashkon rreth vetes specialistët më të mirë nga e gjithë bota. Ndërkohë z. Behgjet Pacolli konfirmon se sukseset e kompanisë nuk i takojnë atij personalisht, por punonjësve të saj. Janë ata që i kanë projektuar e ndërtuar këto objekte.

Behgjet Pacolli e quajti projektin “Saranda” e jo “Venecia” Në qendër të kryeqytetit, në Astana, ndodhet një obelisk me emrin “Bajterek”. Sipas gjuhës kazake do të thotë pema e jetës. Është 97 metra i lartë, për t’ju kujtuar të gjithëve se pikërisht në vitin 1997 u hodhën themelet e kryeqytetit të ri. Në fletëvolantin e këtij obelisku nuk thuhet asgjë për historinë e këtij kryeqyteti, mirëpo ai që interesohet të dijë më shumë për zanafillën e këtij kryeqyteti me moshë 10 vjeçare, mëson se Behgjet Pacolli dhe kompania e tij, ka hapur themelet e këtij kryeqyteti. Kur je në majë të këtij obelisku dhe sheh

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

qytetin, objekti që të bie më shumë në sy është rezidenca presidenciale dhe parku dimëror mbushur me lule shumëngjyrëshe. Ajo qëndron në ballë të qytetit madhështore e hijerëndë. Është vepër e ndërtuar nga “Mabetex - Group”, siç janë thuajse të gjitha godinat administrative të këtij kryeqyteti. Akoma më tutje duken konturet e kompleksit “Saranda”. Ekskavatorët punojnë për hapjen e rrugëve dhe lumit. Lumë?! Lumë s’ka, por “Mabetex” do e bjerë lumin vilë më vilë; një lumë të vërtetë, i cili në verë do të shërbejë për freski e në dimër për patinazh. Zoti Agim Pacolli, zv/president i firmës “Mabetex”, i cili udhëheq 6 filiale në Kazakistan, duke na treguar maketin e projektit na thotë se: “Ky kompleks banesash tepër atraktive ka 120 vila për persona VIP dhe tre godina të tjera me 220 apartamente për qytetarët e thjeshtë. Kompleksi ka gjithashtu qendër tregtare, shkollë, kopësht, çerdhe, si dhe një qendër sportive. Të gjitha këto objekte rrethohen si një ishull i vogël nga lumi Ishim. Paralel me rrugët që lidhin banesat, qysh tani po hapen kanalet ujore të cilat do i japin një bukuri të veçantë këtij kompleksi. Këto kanale do të jenë funksionale, njësoj si rrugët. Për shembull, në dimër dihet nga të gjithë se temperaturat shkojnë deri në -40ºC, uji ngrin, kështu që kanalet do të përdoren nga të gjithë për patinazh. Ja përse, projektuesit e “Mabetex” e quajtën këtë projekt “Kompleksi Venecia”, por kur ja paraqiten për aprovim presidentit të kompanisë,

z. Behgjet Pacolli ai tha menjëherë: Pse Venecia, e jo Saranda?. Projektuesit diskutuan gjatë e më në fund z. Pacolli vendosi. Unë mendoj ta quajmë Saranda. Le ta kemi nje copë Shqipëri dhe një emër shqiptar në zemër të Kazakistanit ku me shumë përkushtim po punojmë që prej 10 vitesh. E kështu mbeti. Saranda në Kazakistan nuk është emri i parë publik shqiptar. Shumë vite më parë, kur kjo kompani dorëzoi një nga objektet më të rëndësishme të kryeqytetit të ri, Rezidencën Presidenciale, një prej sallave të saj u quajt “Salla Albania”. Tabela ngjyrë ari me shkronja të zeza në krah në hyrje të sallës është evidente, e lexueshme dhe shënohet në protokollet e presidencës në çdo ftesë drejtuar përfaqësuesve të huaj e vendas sa herë që në këtë sallë zhvillohen aktivitete. Nëpërmjet firmës “Mabetex”, për shkak të shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria që janë punësuar prej saj, Shqipëria është ndoshta vendi më i njohur në republikën aziatike. Tani do të jetë e njohur edhe nëpërmjet emrit “Saranda” që do të mbajë përjetë kompleksi prej 49 hektarësh. Punimet e kompleksit “Saranda”, që sapo kanë filluar, do të përfundojnë në pranverë të vitit 2008. Duke zbritur me ashensor nga obelisku “Bajterek”, madhështia e qytetit zhduket dalngadalë. Ndërkohë para nesh ngrihet emri i njeriut që nga hiri i stepës ka ngritur një kryeqytet: z.Behgjet Pacolli, President i Kompanisë “Mabetex - Group”. Astana, Kazakistan, 2006 21


Bota jonë Vëzhgime

A punohet për Kosovën në Kosovë? Më duket që tash i kthehem fillimit, si në vrapimin e njeriut në rreth: më duket më e qartë arsyeja përse askush s’ka kërkuar asgjë nga akademia, as nga institucionet tjera në këtë moment të rëndësishëm për Kosovën: askush s’ka pasur çka të kërkojë prej askujt: as politika prej institucioneve, as institucionet s’kanë pasur çka t’i japin politikës dhe si xhentëlmen të mirë, pas një grindjeje akademike shkojnë për të bërë gjumin e pasdites dhe atje, për habinë e mrekullueshme, një mësuese e pensionuar me 40 euro në muaj këndon atë këngën e njohur të Nolit: “Mbahu nëno, Mos kij frikë, / Se ke djemtë n’ Amerikë.” Zejnullah Rrahmani

D

itët e muajt ardhshëm sytë e të gjithë kosovarëve do të jenë të drejtuar kah Zotnia e Tij , Marti Ahtisari, përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për negociatat në lidhje me statusin e Kosovës. Ai do të shkruajë një dokument në të cilin ka për të propozuar si do të duken themelet e Kosovës së ardhshme. Në Kosovë, shpresojmë që ai themel-propozim do të jetë mjaft i fortë për të mbajtur nesër shtetin e Kosovës. Kështu pohojnë të gjithë njerëzit tanë të politikës, qofshin ata në pushtet, qofshin në partitë politike. Nuk jemi të sigurt ku e mbështesin këtë optimizëm të plotë: ndoshta në premtimet politike që diplomacia e kujdesshme amerikane dhe ajo evropiane ua thotë në komunikimet e shumta që zhvillohen kryesisht në Prishtinë? Ndoshta në faktin që herë pas here dëgjojmë që qeveria ka përmbushur disa standarde të cilat bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar. Mendja na e thotë që qeveritarët tanë nguten për t’i përmbushur ato standarde sa të jetë e mundur ma shpejt, në mënyrë që të mos bëhet pengesë për statusin e Kosovës. Standardet, me gjasë, janë të natyrës parimore, të natyrës së ligjeve, të natyrës politike etj., sepse plotësimi i tyre tash për tash, nuk prodhon efekt në realitetin e Kosovës, të paktën nuk e ndien njeriu i saj. Në ndonjë segment të atyre kushteve edhe janë vërejtur pakënaqësi të caktuara, sidomos në faktin që disa fshatra përnjëherë do të largohen prej qendrave të deridjeshme komunale dhe do të bashkohen me qendra të tjera shumë larg. Por, mendja na e merr, qe ata njerëz kanë për të sakrifikuar diçka për hir të plotësimit të kushteve për pavarësinë e Kosovës. Pra nuk bahet

22

nami se do t’u dalë më gjatë rruga dhe se komuna e tyre do të jetë ekonomikisht më e pafuqishme dhe me e pazhvilluar se e deridjeshmja. Tek e fundit, a nuk është indeksi ekonomik i Kosovës qe gjashtë vite në rënie, vërtetë të vogël, por nëse e marrim parasysh që pika e zhvillimit gjithë këto vite është zero, atëherë rënia e vazhdueshme vetëm sa e shpie më tutje trendin e tillë të cilin e quajmë varfëri. Për këto gjashtë vjet tri qe-

veritë e Kosovës nuk e kanë luajtur gurin hiq, veç për teposhtë. Është një send që i brengosë të gjithë vetëm fakti që gjendja , ta quajmë but, “pa ekonomi” e Kosovës është pastaj ajo që dikton të mos arrihen kushedi çfarë rezultatesh në ndërtimin e një administrate të mirë, moderne e efikase, në të gjitha hallkat e Kosovës: komunë, qeveri, kuvend. Të paktën këtë administratë kemi mundur ta ndërtofshim sa është këtu bashkësia

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë Vëzhgime ndërkombëtare me kaq shumë mekanizma, me kaq shumë mundësi për të ndihmuar, me kaq shumë përvojë të avancuar demokratike. Por duket ashiqare që as ndihma ndërkombëtare nuk ka ndikuar që të ndërtohet një administratë e tillë. Në kontakt me të, secili qytetar mund të bindet në çast që është krijuar një administratë e ngathtë, joefikase, me kualifikim shpesh joadekuate, e cila sa vjen e ngritët më lart, drejtë hierarkive të larta qeverisëse, bëhet më joadekuate, për të mos thënë e papërgjegjshme. E papërgjegjshme në kuptimin që as nuk planifikon as nuk ushtron politika shtetërore. E papërgjegjshme në kuptimin që nuk asht profesionale dhe nuk ka kapacitete për të ndërtuar një shtet modern të ditëve tona. Shumica e profileve zyrtare e të kuadrove shtetërore kanë ardhur nga thellësitë proveniencës provinciale e profesionale dhe, edhe po të shkrihen nga dëshira e madhe, edhe po të japin deri edhe atomin e fundit të dijes së tyre, prapë kurrgjë nuk do të arrihej. Le që askush nuk e jep krejt at “që e ka” se njerëzit tonë, kuadrat, ruhen për ditë ma të vështira, kur të bëhemi shtet, etj.. Për gjithë këto vjet, kemi qenë vrojtues të një fakti të habitshëm: që partiakët e deridjeshëm, me merita për veprimtari partiake, pa asnjë ditë përvojë pune, të vendosen në pozita të larta udhëheqëse dhe të përpiqen të drejtojnë kapacitete shumë më të mëdha se që janë mundësitë e tyre reale. Dhe, ta bëjnë këtë me vetëbesim të habitshëm, të pakuptueshëm. Na ka rënë të shohim në mjete të informimit që të ndërmerret një sulm i papritur ndaj një institucioni tonë të lartë, në fakt më të lartin shkencor që mund të ketë një vend: në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ajo, pra Akademia, sulmohej për inaktivitet dhe mosveprim për të ndihmuar “Grupin e unitetit”, i cili nuk po ndihmohej nga Akademia. Me një fjalë, mediat tona e sulmuan Akademinë që po rrinte e këqyrte sehire në momentet më të rëndësishme të bisedimeve në lidhje me statusin e Kosovës. Atëherë Akademia u përgjigj se punuan apo nuk punuan në Akademi për shtetin e Kosovës, ata nuk i pyet askush! Nuk ka kërkuar askush mendimin e saj, as ndihmë prej saj. Duket paradok-

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

sale kur dy gjëra e qëndrime kaq të ndryshme kanë të drejtë secila në mënyrën e vet. Në një proces të tillë bisedimesh, askush prej atyre që janë të inkuadruar në bisedime nuk e ka parë të arsyeshme të kërkojë ndihmë nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, as Akademia nuk e ka parë të arsyeshme t’u dalë në ndihmë. Tek e fundit, një Akademi, qoftë ajo edhe si Akademia e Shkencës dhe e Artit e Kosovës, nuk ka përse t’ia dërgojë dikujt një zarf me materiale ku do të ishte e shkruar çka duhet të bëjë grupi politik që shkon për të biseduar për statusin. Aq më tepër që ata as që ia kanë kërkuar! Mundemi vetëm të supozojmë përse askush nuk ka kërkuar asgjë nga një Akademi që është e Kosovës, institucioni më i lartë shkencor i saj, ashtu siç nuk kanë kërkuar asgjë as nga institucionet tjera të Kosovës, ta zëmë nga Universiteti i Prishtinës, roli i të cilit në këto tridhjetë vjet ka qenë shumë më i madh e më i gjerë se sa vetëm roli i një universiteti. Madje, do të thosha që ka qenë një universitet që ka marrë pjesë aktive, direkt, në formimin e shtetit të Kosovës, të vetëdijes shtetërore gjithqysh. Por ja, në momentin e rëndësishëm, më të rëndësishmin në aspektin e shtetëformimit të Kosovës, Universiteti përsëri sikur Akademia e Shkencave dhe e Arteve, nuk ka çka të thotë. Edhe universiteti mund të arsyetohet se nuk i ka pyetur askush, se ka qenë i zënë me “reforma”, se ka qenë i zënë në luftë kundër Ministrisë së Arsimit të Kosovës, etj. Më në fund,

mund të thonë në Universitet se ata janë në radhë të parë institucion mësimor, se politikanëve e grupeve për bisedime i u është dashur shumë më tepër ndihma e institucioneve shkencore, e institucioneve siç janë Instituti Albanologjik i cili financohet me dekada për të kryer studime albanologjike, d.m.th., studime që merren me shqiptarët, me kulturën e tyre (Kultura, disa aspekte të saj sidomos ato që lidhen me trashëgiminë kanë qenë temë e veçantë e bisedimeve për status!). Natyrisht që ky institucion i yni nuk është i vetmi që financohet për këtë qëllim. Atij kanë mundur t’i bashkëngjiten edhe institucionet të tjera, sidomos Muzeu i Kosovës e Instituti arkeologjik; Pse jo edhe Enti, apo nuk e di si quhet tash, për Mbrojtjen e Monumenteve Historike. Të gjitha këto tash e sa dekada financohen nga buxheti i Kosovës për të punuar në fushën e tyre për të mirën e Kosovës. Natyrisht që në këtë rast nuk duhej të ishin lënë pas dore institutet e historisë. Vetëm po përmendi që ka një Institut i Historisë, ndërtesa e të cilit po ngritët në kompleksin universitar me para të buxhetit të Kosovës, institut që veprimtari të parë e ka studimin e historisë së Kosovës. Nuk është ky institut i vetmi. Ka një tjetër institut gjithashtu i historisë, më duket që studion historinë e re, këtë bashkëkohoren. Dhe as këtu nuk është fundi: ka një sektor te Instituti Albanologjik që ka fushën e përbashkët me ato dy institute, pastaj është edhe Dega e Historisë në Fakultetin Filozofik të Prishti23


Bota jonë Vëzhgime nës, një degë ku studiohet e jepet si mësim historia. Të gjitha këto institute, e kanë ditur që një ditë çështja e Kosovës do të shtrohet në tryezën e bisedimeve. Por ka edhe institucione të tjera në Kosovë që këto vite, qysh prej vitit 1999 e këndej është dashur të mendojnë për këtë moment! Ta zëmë Katedra e sociologjisë dhe e Katedra e Shkencave politike në Fakultetin Filozofik, Katedra e Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës është dashur gjithashtu të punojë për këtë moment. Fakulteti juridik po se po, në tërësi. Fakulteti ekonomik dhe instituti gjithashtu. Sigurisht dy të tretat e pikave të diskutuara në bisedimet për status bien në këto fusha. Tani nuk mund të mos shtrohet pyetja e thjesht, më e thjeshta , të cilën mund ta shtroj ama bash secili njeri i Kosovës: çka kanë punuar të tëra këto institucione tek të cilat njeriu ka shikuar me respekt e shpesh me admirim, të cilat i ka çmuar e mbrojtur, madje në ditët më të vështira nuk ka kursyer të japë nga kafshata e bukës, por nuk e ka kursyer as shtëpinë, ndonjëherë as jetën? A kanë bërë të tëra këto institucione, secila në fushën e vet, qoftë edhe nga një

24

tufë letrash në të cilat me të zezë mbi të bardhën do të jepnin kontributin e vet në mënyrë që grupet politike të dinin çka duhet bërë kur të ndodhen në takimet aq të rëndësishme për fatin e Kosovës? Për gjithë këto gjashtë vite kanë pasur një plan pune për të realizuar në fushën e vet shtetësinë e Kosovës? A kanë kontribuar me studime, me konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare, a kanë realizuar projekte për të argumentuar se Kosova duhet ta ketë vendin e vet nën këtë qiell shtetesh të sotme? Fatkeqësisht, mund të thuhet që është punuar fare pak, asgjë me një plan që do të rezultonte me vepra të rëndësishme nëpër të gjitha këto fusha, asgjë që do t’i hynte në punë secilit grup bisedimesh, më në fund asgjë që do të krijonte një fondament shteti në fusha të veçanta. Edhe një gjë: Këto institucione në Kosovë, pavarësisht se janë ashtu siç janë, nuk mund të shfajësohen pse nuk kanë kërkuar bashkëpunim e ndihmë nga institucionet e rëndësishme të Shqipërisë, (edhe të diasporës) të cilat në këtë moment gjithashtu është dashur ta kishin prioritet angazhimin historik për pavarësinë e Kosovës. Më

në fund, nuk është që puna e tillë u duhet vetëm grupeve që negociojnë për status, duket që pavarësinë na e garantojnë të tjerët, por Kosovën duhet ta ndërtojmë ne si shtet. Më duket që tash i kthehem fillimit, si në vrapimin e njeriut në rreth: më duket më e qartë arsyeja përse askush s’ka kërkuar asgjë nga akademia, as nga institucionet tjera në këtë moment të rëndësishëm për Kosovën: askush s’ka pasur çka të kërkojë prej askujt: as politika prej institucioneve, as institucionet s’kanë pasur çka t’i japin politikës dhe si xhentëlmen të mirë, pas një grindjeje akademike shkojnë për të bërë gjumin e pasdites dhe atje, për habinë e mrekullueshme, një mësuese e pensionuar me 40 euro në muaj këndon atë këngën e njohur të Nolit: “Mbahu nëno, Mos kij frikë, / Se ke djemtë n’ Amerikë.” Në fakt tash të gjithë presin prej Amerikës. Pse të mos shpresojmë tash që duket se krijimi i shteti është vetëm çështje muajsh! Ndoshta kur të shpallet “Kosova shtet i pavarur dhe sovran” edhe ne fillojmë ta shfrytëzojmë rastin e të nisim punën me mend!

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë

Çështja e Shqiptarëve të Çamërisë në Parlamentin Evropian

Premtimet e para për Çështjen Çame

P

arlamenti Europin më së fundi është angazhuar për zgjidhjen e çështjes çame. Ka qenë vetë kryetari i partisë për drejtësi dhe integrim, zoti Tahir Muhedini, ai që ka bërë deklaratën menjëherë pas kontakteve që ka pasur me parlamentarët evropianë. Sipas tij, edhe vetë eurodeputetja Doris Pak ka mbetur e habitur që edhe pse kanë kaluar kaq vite asnjë politikan shqiptar nuk ia ka bërë prezente këtë çështje. Është e pashpjegueshme kjo mungesë vëmendjeje. Edhe pse kanë kaluar 62 vjet, asnjë dokument zyrtar nuk është paraqitur për t’ua bërë prezent ndërkombëtarëve nga ana e shtetit shqiptar. Sipas Muhedinit, europarlamentarja Doris Pak ka shprehur angazhimin që të ndërhyjë tek pala greke për të garantuar mundësinë e lëvizjes së çamëve që kanë lindur në Greqi, për të parë trojet e tyre.

markakis. Ky eurodeputet ka marrë përsipër që të bisedojë me qeverinë greke, sipas raportimit të PDI-së, për të parë nëse mund të bëhet diçka për kthimin e shtetësisë, e cila në mënyrë kolektive u është hequr çamëve shqiptarë etnikë në vitin 1947 nga Greqia dhe në vitin 1953 nga Kuvendi i Shqipërisë. Ndërkaq vetë kryetari, zoti Muhedini ,theksoi se edhe Traktati i Miqësisë i vitit 1996 nuk ka funksionuar asnjëherë

Deputetë të Parlamentit Evropian flasin: shtetësi greke dhe kthim në trojet e veta për çamët Shkuarja lirshëm në krahinën etnike shqiptare të Çamërisë dhe mundësia e rifitimit të shtetësisë greke, e Çamë të dëbuar nga atdheu hequr në 1953-të, janë dy prej çështjeve për të cilat do të punojnë dhe se ka qenë inekzistent, duke eurodeputetët. Lidhur me interesin mos afruar asnjë hapësirë për kthpër rikthimin e shtetësisë greke për imin e pronave. Zoti Muhedini e të gjithë popullsinë çame, që ka lin- vlerësoi se “ky është hapi i parë i dur atje, Muhedini tha se shtetësia rëndësishëm, në rrugën e vështirë paraqet interes dhe për këtë ishte të realizimit të amanetit të të parëve angazhuar eurodeputeti gjerman tanë”, tash që “për herë të parë, përme origjinë greke, Jorgo Chatzi-

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

faqësues të Parlamentit Europian dëgjuan drejtpërdrejt zërin dhe kërkesat e popullsisë çame nëpërmjet një partie politike, e cila ka në betejat e saj kryesore zgjidhjen demokratike të këtij problemi historik të Çamërisë”. Kthimi i shtetësisë nga Kuvendi i Shqipërisë do ta detyronte Greqinë të lejonte shqiptarët e dëbuar në trojet etnike, pavarësisht vendimeve të stisura të gjykatave për kohëzgjatjen e banimit (kupto: të dëbimit) jashtë vendit (Greqisë), me ç’rast mbi 30 vjet prona humbet.

Çështja e Shqiptarëve të Çamërisë në Parlamentin Evropian Deri më tani janë të paktën 8 referenca të studiuesve ndërkombëtarë që e kanë trajtuar çështjen çame, dhe jo shqiptarë, të cilat janë përmbledhur në një material dokumentar në dosjen e dorëzuar deputetëve evropianë. Materialet janë marrë mes të tjerëve nga studiuesit Miranda Vikers, Tom J. Winnifrith, Xhejms Petifer i Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Dosja në “përmbajtjen e saj ka analiza politike ekspertësh ndërkombëtarë për historinë dhe rrugët e zgjidhjes së këtij problemi, të lënë në harresë”,tha Muhedini. Ai e quajti “premtim shumë të rëndësishëm” që ka marrë delegacioni që bisedoi në kuadrin e takimit të 13 parlamentar (25-26 tetor) BE-Shqipëri, për një seancë dëgjimi me të dyja palët, çamët dhe grekët, në PE dhe po kështu, mundësinë e miratimit të një rezolute për çështjen çame. Mundet që i gjithë aktiviteti 25


Bota jonë

Bilal Xhaferri

Baladë Çame Ylberi, si një përshëndetje e përlotur lamtumire, u zhduk matanë largësive, mbi kreshtat e flakëve, nëpër shi... Matanë largësive u zhduk e përflakur Çamëria dhe të gjitha rrugët tona shpien në veri. Ulërin era e Mesdhetarëve mbi trojet e lashta epirote mbi të shenjtat troje tona stërgjyshore Në kullotat e braktisura kullosin rrufetë. Ullishtat e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore Dhe kudo toka Çame, mbuluar me retë, rënkon e mbytur në gjak e lot, e mbytur shkretë, pa zot. Na tregojnë drejtimin plumbat, që vërshëllejnë në errësirë. Na ndriçojnë rrugën flakët, Që gjithë tokën kanë përpirë. Pas shpinave tona përplas tufani Dyert e shkallmuara të shtëpive Dhe rrugët zgjaten e zgjaten si veri, Ne, popull muhaxhir,ecim nëpër shi... Lamtumirë Çamëri!

26

të shënojë rritje brenda këtij viti, përfshi trajtimet historike dhe juridike. Për këtë të fundit, pra, për të punuar mbi çështjen, ka dy ekspertë të historisë dhe juridiksionit. Nga ana tjetër çështja e largimit me dhunë të çamëve nga krahina etnike shqiptare e Çamërisë është njohur nga Kombet e Bashkuara, që nëpër-

mjet UNRRA-s (ish-Komisariati i Lartë për Refugjatët, sot UNHCR), të cilët i patën dhënë qeverisë së Tiranës 26 milionë dollarë, në gusht të vitit 1948, në formë ndihme për refugjatët që vinin nga Greqia. Ndërkaq nga ana e saj baronesha sara Ludford, pjesëtare e Dhomës së Lordëve në Parlamentin Britanik, do të bisedojë me Olin Ren për masat që ka ndërmend të marrë Komisioni Europian për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë i udhëhequr nga deputetja Majlinda Bregu, në të cilin merrnin pjesë gjithashtu Meta, Xhaferri,Uka, Gjinushi, Ermelinda Meksi dhe Arjan Madhi, ka qenë në një mëndje për çështjen. Ela Baçi 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë

Disiplinimi i shqiptarëve, lojalizimi i proserbëve Cila është situata e shqiptarëve pas krijimit të shtetit të ri të Malit të Zi dhe pas zhvillimit të zgjedhjeve të para parlamentare e lokale? Burgosja e shqiptarëve nga Malësia të fajësuar “për terrorizëm” në prag të zgjedhjeve, patpozicioni i krijimit të pushtetit vendor në Ulqin, janë dy problemet kryesore që kanë shkaktuar pasojat e padiskutueshme në të ardhmen e tyre. Nëse librat e nxënësve malazezë, së paku në aspektin teknik janë në nivelin e librave të mësimit të gjuhës angleze,frënge e gjermane, tekste për nxënësit shqiptarë të drejtim të gjimnazit nuk ka fare. Ky nuk është i vetmi absurd që shteti i ri malazez u ofron shqiptarëve. Shteti, për krijimin e të cilët ndihmuan shumë edhe shqiptarët! Haxhi Shabani

Efekti është mbërritur Tashmë efekti është mbërritur, pas burgosjes së 14 shqiptarëve në Malësi në prag të zgjedhjeve të fundit nga policia speciale malazeze. Myslimano-boshnjakët, shumica me prejardhje shqiptare në Tuz, janë të bindur se fqinjët e tyre shqiptarë të fesë katolike (të burgosurit) kanë dashur që të shembin objektet e tyre fetare, se kanë pasur në shënjestër njerëz të caktuar publikë të fesë dhe nacionalitetit të tyre. Një qytetar i këtillë, i cili nuk do që t’i përmendet emri publikisht, thotë: “Kanë dashur të shembin xhaminë e cila me shtëpinë time ka vetëm tri shtëpi në mes”. Dhe përfundon, duke ofsharë “Çfarë kanë dashur të na bëjnë!”. Në anën tjetër një student i Degës së Mësuesisë në gjuhën shqipe, shqiptar katolik nga Tuzi, veprimtar i Alternativës Shqiptare, pohon duke u shprehur i sigurt: “Të gjithë ata që janë burgosur nuk kanë bërë asgjë”. Ai parashikon lirimin e tyre, për mungesë provash. Burime nga shoqatat joqeveritare dhe mediale thonë se të burgosurve u është zbutur akuza nga “veprime për terrorizëm” në “rrezikim të rendit kushtetues”. Përfundimet e deritashme, si rezultat i monitorimit të trajtimit të të burgosurve dhe anëtarëve të familjeve të tyre nga sektori civil vendës dhe ai ndërkombëtar,

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

përfshirë këtu edhe Amnesty International, është i pamëdyshje. Ka pasur keqtrajtime ndaj të burgosurve që nga ato fizike e deri te ato psikologjike. Si rezultat logjik lidhur me këtë proces shtrohen dy pyetje logjike që kanë të bëjnë me thelbin e çështjes së shqiptarëve të akuzuar rëndë në Malin e Zi. Së pari, sa ka prova për të dëshmuar në një gjyq të paanshëm fajësinë e tyre? Dhe së dyti, cilat mund të kenë qenë motivet e mundshme për kryerjen e këtij aksioni policor me emrin “fluturimi i shqiponjës”.

Ndihmesa dhe shpërblimi Kur rezultati i referendumit në Malin e Zi ishte krijimi i shtetit të pavarur të ri, përfundoi periudha e fajësimit të Serbisë për problemet e shumta në vendin që në emërtimin e tij ka emrin mal dhe mbiemrin i zi. Garnitura në pushtet në këtë vend të vogël është e vetmja që nuk është ndërruar në republikat e ish-Jugosllavisë. Dhe pasi më Serbia për problemet e Malit të Zi nuk mund të fajësohej, duhej gjetur një fajtor tjetër. Duhet rikujtuar se për fitoren e pavarësisë së Malit të Zi ndihmesë të pakursyer dhanë edhe shqiptarët. Dhe deri sa shqiptarët me naivitetin e tyre prisnin “shpërblimin” për ndihmesën e tyre, atë e morën, por me mohimin e kuptimit të kësaj fjale. Hapi i parë mohues i pranimit të ndihmesës për bërjen e këtij shteti ishte zhv-

lerësimi i deputetëve të garantuar për pakicat, parashikuar me ligjin e pakicave nga Gjykata Kushtetuese. “Shpërblimi” tjetër ishte burgosja e shqiptarëve malësorë një ditë para zgjedhjeve “sepse kishin planifikuar të bëjnë aksione terroriste”. Se policia kur ndërmerr një aksion ka disa fakte, qoftë edhe në rastin e burgosjes së shqiptarëve të Malësisë, në të shumtën e rasteve nuk mund të vihet në dyshim. Por, pyetjet që në këtë rast shtrohen janë: a mund të fajësohet dikush për aktin që nuk e ka kryer, a ka mundur ky aksion të zhvillohet para pragut të zgjedhjeve apo pas tyre, dhe, së treti, a mund të rrihet plaku shtatëdhjetë e sa vjeçar, duke i thënë terrorist. Interpretimi i pyetjes së parë është fakti se tashmë të fajësuarit nuk akuzohen për terrorizëm, por prishje të rendit kushtetues. Kurse rezultatet e zgjedhjeve në Malësi të bëjnë të dyshosh se aksioni ka pasur motive politike. Një deputet në Malësi e ka fituar Alternativa Shqiptare, që është faktikisht grupimi jopolitik, kurse shumicën në parlamentin vendor të Tuzit e ka ky bashkim dhe Lidhja Demokratike në Malin e Zi, në kohën kur gjatë tri-katër zgjedhjeve të fundit rregullisht shumicën dërmuese e fitonte partia në pushtet. Në këtë rast, qarqe të caktuara ekstreme në policinë malazeze e të shërbimeve të kundërzbulimit me mbështetje nga elemente qeveritare e politike në Malin e Zi kanë organizuar aksionin e “fluturimit të shqiponjës”, 27


Bota jonë Partia e Prosperitetit Demokratik duket se në mes dy grupimeve do të luajë rolin vendimtar, ka 3 këshilltarë, për krijimin e pushtetit absolut apo ndarjen e tij.

Privatizimi i privatizuar dhe shkolla pa tekste

duke pasur synim realizimin e një qëllimi kryesor. I pari disiplinimi i shqiptarëve, kupto “ju japim vetëm sa duam ne” dhe si rezultat i kësaj, lojalizimin e popullatës proserbe në Malin e Zi, me “shpalljen e armikut të përbashkët”, që edhe në këtë rast është shqiptari. Rezultatet e zgjedhjeve në veriun e Malit të Zi ku ka fituar shumë terren koalicioni qeverisës dhe ka humbur ai serb, përforcon këtë tezë. Problemet e hapura që do të mbesin në Malësi dhe jo vetëm në të janë: sa mund të organizohet një gjykim i paanshëm i 14 të burgosurve? Epilogu i pritshëm është se dikush do të dënohet. Pastaj si do të mund të funksionojë pushteti vendor në Tuz, në varësi të komunës së Podgoricës, me shumicë të partive shqiptare, me synimin themelor që një ditë kjo komunë të themelohet si e pavarur? Dhe së fundi, problemi kryesor, a janë larguar malësorët aq shumë nga njëri-tjetri në aspektin fetar sa afrimi i tyre është bërë i pamundur?

Pat-pozicioni në pushtetin e Ulqinit Rezultati i zgjedhjeve edhe në Ulqin ka shkaktuar një situatë po ashtu atipike për funksionimin e pushtetit vendor sipas ligjit të ri për qeverisje lokale. Në zgjedhjet për kryetar të komunës së Ulqinit ka fituar Gëzim Hajdinaga, ishministër i pakicave. Ai, duke qenë 28

kandidat i Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe të dy partive qeverisëse në nivel qendror Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Partisë Social- Demokratike ka fituar zgjedhjet, pas një fushate ku nuk janë kursyer paratë, investimet dhe përkrahja e pakursyer e qeverisë malazeze, janë shprehur subjektet shqiptare që për kryetar komune kanë mbështetur kundërkandidatin z. Nazif Cungun, përfaqësues të Forcës. Në anën tjetër është deklaruar se katër partitë e tjera shqiptare Forca, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia e Prosperitetit Demokratik dhe Bashkimi Demokraktik i Shqiptarëve në Mal të Zi do të krijojnë shumicën në parlament. Kanë 17 këshillat nga 33 sa ka parlamenti i Ulqinit. Sipas ligjit për qeverisje vendore, gjegjësisht rezultatit të zgjedhjeve, njëra palë krijon pushtetin ekzekutiv, por nuk ka shumicën në Kuvendin vendor për të miratuar vendimet. Kurse pala tjetër ka pushtetin në ndërmarrjet themeluese e të cilave është komuna. Përveç përurimit të kryetarit të komunës në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, deri më tash konkretisht nuk është bërë asgjë për fillimin e funksionimit normal të pushtetit vendor. Në pushtetin ekzekutiv nuk është bërë asnjë emërim, edhe pse sipas ligjit kjo mund të bëhet, ndërsa 4 partitë që pretendojnë të bëjnë shumicën në parlament fajësojnë njëra-tjetrën se dëshirojnë sa më shumë poste.

Në kohën kur aktorët politikë në Ulqin janë bërë peng i fitimit sa më të madh të pushtetit, ngjarjet në ekonomi, konkretisht privatizim po marrin epilogun negativ të zhvillimeve. Privatizimi i hotelit Otrant, një nga më atraktivët në Plazhin e Madh të Ulqinit, nga një firmë ruse nuk ka rezultuar me asnjë investim deri më tash. Kurse shitja e hoteleve Lido, Belvi po në Plazhin e Madh ka dështuar disa herë. Ndërkaq për hotelin Albatros, i cili i është shitur një kompanie ruse, punëtorët vendorë të tij thonë se “nuk e dimë sesi e ka emrin ndërmarrja ruse, pasi askush nga ajo nuk ka ardhur deri më tash të na shohë”. Së fundi është shitur hoteli Galeb ndërmarrjes Rokshped nga Tuzi. Me ndonjë përjashtim, privatizimi në Ulqin e më gjerë është mjaft i dyshimtë. Ndërmarrjet e deritashme që blejnë nuk njihen në vendin e vet, apo janë krijuar para 5-6 muajve para se të blejnë objekte që kushtojnë disa miliona euro. Ky lloj privatizimi mund të quhet privatizim i privatizuar, duke pasur parasysh shumë indice të cilat pronarët blerës i çojnë drejt lidhjes me infrastrukturën e hierarkisë së lartë shtetërore. Dhe kur politika dhe ekonomia nuk ecin as afërsisht siç duhet, atëherë arsimi e kultura konsiderohen “luks i madh”, sidomos për pakicat . Nëse librat e nxënësve malazezë, së paku në aspektin teknik janë në nivelin e librave të mësimit të gjuhës angleze, frënge e gjermane, tekste për nxënësit shqiptarë të drejtim të gjimnazit nuk ka fare. Ky nuk është i vetmi absurd që shteti i ri malazez u ofron shqiptarëve. Shteti, për krijimin e të cilit ndihmuan shumë edhe shqiptarët! 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë

Dy universitete shqiptare në Maqedoni me shumë telashe

Politika dhe universitetet në Tetovë Universiteti i Tetovës lidhet me emrin e Fadil Sulejmanit. Ai njihet si themelues, pastaj si njeriun të cilin e kanë e kanë larguar prej atij universiteti, dhe tash sërish është rikthyer: “Askush tjetër më mirë se sa unë nuk mund ta çojë përpara këtë universitet”, thotë ai. Në Universitetin e Evropës Juglindore punohet, por ai nuk ka dhënë rezultatet e pritura. E përbashkët për të dy universitet është se në to bëhet më shumë politikë se sa mësim e shkencë. Universiteti i Evropës Juglindore është nën kontroll të PDSH-së. Universiteti i Tetovës deri para një muaji ishte nën kontroll të BDI-së. Universiteti i Tetovës “monedhë për kusur” me kuadrot e Ali Ahmetit të “instaluar” atje

Nebi Mërseli

S

hqiptarët e Maqedonisë në dekadat e fundit fituan dy universitete. Tetova, përpos që u shndërrua në qendër politike të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, është edhe qendër universitare. Dikur të etur për shkollim, në mungesë të universiteteve, studentët shqiptar nga Maqedonia vërshonin Prishtinën dhe qendra të ndryshme në ishJugosllavi, ndërsa prej vitit 2001, në Tetovë pos student[ve shqiptar nga Maqedonia kanë filluar të studiojnë edhe studentë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe nga Shqipëria. Por, e veçanta dhe e meta e kësaj është se arsimi i lartë shqip, i paguar edhe me gjak, ka ngelur në kthetrat e politikës. Politika është e zhytur thellë në arsimin e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët arritën të kenë dy universiteti, por që të dytë të mbërthyer me kthetrat e politikës. Përderisa është fshehtësi publike se Universiteti i Evropës Juglindore është nën kontroll të PDSHsë, Universiteti i Tetovës deri para një muaji ishte nën kontroll të BDI-së. Me ardhjen e PDSH-së në pushtet, si duket, edhe Universiteti i Tetovës do të jetë “monedhë për t’u kusurit” me kuadrot e Ali Ahmetit të “instaluar” atje.

Në fillim ishte Fadil Sulejmani Kasneci i arsimit universitar shqip në Maqedoni, Fadil Sulejmani, do të jetë emër i paharruar.

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Universiteti i Tetovës

Ai me “kokëfortësi” ia doli që pas dhjetë vjet pune ilegale me Universitetin e Tetovës, të themeluar në viti 1994, ta realizojë njohjen nga shteti maqedonas të këtij universiteti. Fadil Sulejmani qe emëruar rektor dhe kështu iu njofto merita për atë që bëri për këtë universitet. Por tash, 12 vjet më vonë, ai po i nxjerrë në dritë disa anomali që në vazhdimësi e kanë përcjellë këtë universitet. Edhe ai kaloi në politikë prej universitetit. Në zgjedhjet e fundit u rreshtua në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), partinë që doli nga ish-Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe

që katër vitet e kaluara merrte pjesë në Qeverinë e Maqedonisë. Në bazë të një marrëveshje midis kësaj partie dhe partnerit të saj maqedonas – Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), shteti e njohu dy vite më parë Universitetin e Tetovës. Atëbotë Sulejmani qe larguar nga BDI-ja. U largua, por vazhdimisht punonte në “ilegalitet”, duke përgatitur kthim. Nuk i shkrepi tentimi për t’u rikthyer. Edhe “aleanca” me komandantin kontrovers “Komandant Baci” - Izair Samiu, nuk iu doli për mbarë. Për një vit të plot Universiteti i Tetovës u transferua në ndërtesën 29


Bota jonë e “Monopolit”. Ndërkohë nuk ecën punët mbarë dhe sërish, vitin e kaluar universiteti, që tashmë ka marrë referencën e plotë - Universiteti Shtetëror i Tetovës (UTSH), është kthyer në adresën e vjetër, në Reçicë të Vogël të Tetovës.

PDSH-ja e bëri universitetin e “Shtulit” Me ardhjen e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në pushtet, në vitin 1998, Fadil Sulejmani shpresonte se do të legalizohet universiteti që nga maqedonasit u quajt “i egër”. Por ai nuk gjeti përkrahje nga kjo parti. Me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare PDSH-ja arriti nga komisari i OSBEsë, Maks van der Shtul të bëjë një universitet tjetër, me pretendime për të bërë një universitet me përmasa evropiane. Negociatat filluan në vjeshtën e vitin 1999, ndërsa pas një viti u siguruan mjetet nga BE dhe SHBA. Në janar të vitit 2001, në dalje të Tetovës, u hap Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), që njihet me emrin e dytë – “Universiteti i Shtulit”. Holandezi 75 vjeçar, Maks van der Shtul, është

Pajtimi i ish rektorit Sulejmani dhe rektorit të ri Sadi Bexheti Në vitin 2002, kur legalizimin e UT-së e mori në dorë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), partia shqiptare që merrte pjesë në Qeverinë e atëhershme, Sulejmani u dekorua me titullin “Rektor Nderi”, si mirënjohje për largimin nga posti i rektorit, të cilën e mbante prej themelimit të UT-së, në vitin 1994. Në vitin 2001, ishrektori Sulejmani dhe rektori i tanishëm Bexheti, ishin në konflikt të hapur për shkak të moslegalizimit të deriatëhershëm të UTsë. Këshilli i dekanëve, që atëherë kryesohej nga Bexheti, e akuzonte Sulejmanin si fajtor për moslegalizimin e UT-së, kurse ky i fundit e akuzonte Këshillin e dekanëve se po punon kundër interesave të UT-së. 30

Fadil Sulejmani

edhe drejtor i bordit ndërkombëtar të këtij universiteti, që punon sipas Kartës së Bolonjës dhe në tri gjuhë – shqip, maqedonisht dhe anglisht. Me kalimin e kohës, edhe në këtë universitet u përsëriten anomalitë e Universitetit të Tetovës. PDSH-ja kontrollonte gjithçka që ndodhte atje. Ndërkohë u regjistruan mbi dy mijë studentë dhe në vjeshtën e po atij viti fillimi i viti i parë akademik. E meta e është se për pesë vjet ekzistimi nuk arriti të disperzojë në Shkup as studime universitare - siç u deklaruar krerët e këtij universiteti herën e parë, dhe as studimet pasuniversitare.

Sërish Fadil Sulejmani Dhe, në kohën kur, pritej se pas zyrtarizmit të Universitetit të

Tetovës, gjërat do të rrjedhin në drejtimin e duhur, sërish në skenë kthehet Fadil Sulejmani dhe PDSH-ja. Me të ardhur në pushtet këtë vit, PDSH-ja shkarkoi rektorin Nexhmedin Beadini dhe emëroi ushtruese detyre Sadi Bexhetin. Kështu Universiteti i Tetovës sërish do të gjendet në pozitën e “mollës së sherrit” midis dy partive rivale shqiptare. Këto ditë themeluesi i tij, Fadil Sulejmani, që kish kaluar në BDI, u nda nga BDI-ja dhe u hapi telashe të reja. BDI-ja e sheh si revanshizëm intervenimin e PDSH-së në universitet, ndërsa PDSH-ja arsyetohen se qëllimi është eliminimi i dukurive negative që janë etabluar me vite atje, përshi edhe ndarje diplomash dhe keqërdorim mjetesh. Fadil Sulejmani u pozicionua në krah të vendimeve të ministrit që vjen nga PDSH. “Askush tjetër më mirë se sa unë nuk mund ta çojë përpara këtë universitet”, tha Sulejmani, duke paralajmëruar rihapjen e fakulteteve dhe të studimeve të magjistraturës, të cilat u mbyllën me themelimin e këtij universiteti. “Kam program dhe atë do ta zbatojmë bashkërisht, në të mirë të studentëve”, thotë ai. Përveç rihapjes së studimeve të mbyllura të këtij universiteti, Sulejmani thotë se një pikë tjetër e rëndësishme e programit të tij është edhe vënia e bashkëpunimit ndëruniversitar të USHT-së me universitete e rajonit.

Universiteti i Evropës Juglindore 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë

Të pagjeturit

Të pagjeturit – loti i njomë i Kosovës Fshati Krushë e Madhe ka pësuar gati më së shumti gjatë luftës në Kosovë. Më 25 mars të vitit 1999 janë vrarë e më pas janë rrëmbyer kufomat e 242 burrave. Ata u ekzekutuan brenda një nate, në një ekzekutim të përbashkët dhe tejet çnjerëzor. Nexhmije Ahmeti

Shtatë vjet pas luftës, mbi dy mijë të pagjetur Deri në qershor 2006, 2048 persona të zhdukur janë gjetur dhe eshtrat e tyre u janë kthyer familjeve, ndërkohë që edhe 2202 sipas anëtarit të Grupit të palës kosovare për bisedime për të pagjeturit Arif Muçollit, konsiderohen të zhdukur. Eshtrat e disa të zhdukurve supozohet se janë djegur krejtësisht dhe nuk pritet të gjenden. Është e pamundur të dihet se sa raste janë të tilla, por për këtë vijnë në ndihmë dëshmi të ndryshme të të mbijetuarve apo që kanë arritur t’i shikojnë në rrethana të ndryshme. Varrezat masive janë zbuluar në afërsi të Beogradit në vitin 2001, në Batajnicë, Petrovo Selo dhe në Bajina Bashta. Këta, përafërsisht 900 trupa, janë zhvarrosur dhe i janë nënshtruar autopsisë nga anëtarë të Institutit për Mjekësi Ligjore të Nishit. Të gjithë trupat e identifikuar deri më tani u takojnë shqiptarëve dhe janë vrarë në Kosovë. Trupat janë transportuar në Serbi me mjete të fshehta, në disa raste janë vjedhur nga varret ku familjarët i kanë varrosur.

Gjatë luftës në Kosovë janë zhdukur 4454 persona Nga të dhënat zyrtare më të fundit që i takojnë tetorit 2006, dhe që

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

posedon Komisioni qeveritar për persona të zhdukur, 2,406 persona ende konsiderohen të zhdukur. Prej tyre, 1, 885 janë shqiptarë, 499 serbë të Kosovës dhe 22 u takojnë grupeve të tjera minoritare. Sipas këtyre statistikave 4,454 njerëz janë raportuar të zhdukur si rezultat i luftës në Kosovë. Nga ta 3,741 shqiptarë, 681 serbë dhe 32 nga nacionalitetet tjera. Që nga data 27 nëntor 2002 e deri më 30 qershor 2006 nga Serbia në Kosovë janë kthyer kufomat e 753 shqiptarëve. Person i zhdukur është kushdo që është zhdukur në këtë kohë dhe nuk dihet asgjë për të. Po ashtu, një person konsiderohet i zhdukur nëse është konfirmuar vdekja e tij, por trupi nuk është gjetur. Kjo ndodh shpesh, meqë trupat janë zhvendosur nga varrezat.

Si janë kërkuar të zhdukurit? Mjekësia ligjore në Kosovë është zbatuar nga grupe të ndryshme. Më 1999 ekipe të ndryshme kanë ardhur nga shumë vende për të bërë autopsi për ICTY, por qëllimi i tyre ka qenë që të mbledhin dëshmi e jo të identifikojnë trupa. ICTY ka udhëhequr një operacion mjekësor-ligjor më të përqendruar në vitin 2000 dhe grupe të tjera kanë bërë autopsi vitet që pasuan. Me qëllim të adresimit të çështjes së të zhdukurve, UNMIK-u themeloi Komisionin për Shërimin e Viktimave dhe Byronë e të Arrestuarve dhe Personave të Zhdukur në kuadër të policisë. Si pasojë e mungesës së përgjithshme të koordinimit dhe të shpërndarjes së informatave, nuk u bë ndonjë progres adekuat për gjetjen dhe 31


Bota jonë tiv. Identifikimi zakonisht kompletohet me testin e AND-së. Në vitin 2001, UNMIK-u nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit me Komisionin Ndërkombëtar të Personave të Zhdukur (KNPZH) për t’i ndihmuar rreth kësaj çështjeje. ZPZHML merr ekzemplarë eshtrash nga të gjithë trupat e zhvarrosur dhe i dorëzon për procesin. KNPZH-ja i mbledh ekzemplarët e gjakut nga familjarët e personave të zhdukur dhe i regjistron profilet e AND-së në database. Duke i krahasuar ekzemplarët e eshtrave me profilet e gjakut është e mundur të përcaktohet nëse trupi i gjetur i takon ndonjërës familje dhe kjo ia mundëson antropologut ta bëjë identifikimin final.

Të humburit, dyshime për burgje sekrete dhe mashtruesit

Fotografi nga familja Gashi (6 meshkuj të zhdukur gjatë luftës) Erblini me fotografinë e babait

identifikimin e të zhdukurve. Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore (ZPZHML) u themelua në vitin 2002 për t’i përqendruar përpjekjet në gjetjen e të zhdukurve dhe për të vazhduar me operime të mjekësisë ligjore në këtë fushë. Përderisa hetimet e akteve kriminele të zhdukjes me dhunë janë tërhequr nga policia e UNMIK-ut, kërkimi për trupat e tyre në Kosovë është përgjegjësi vetëm e ZPZHML-së. Puna fillon me hetime në komunitete për të gjetur vende potenciale për varreza. Nëse një vlerësim arkeologjik gjen eshtra njerëzore, atëherë ai vend zhvarroset dhe trupat e zbuluar dhe trupat e zbuluar dërgohen në morgun e Rahovecit. Atje zhvillohet autopsia 32

për të përcaktuar profilin biologjik, përfshirë këtu moshën, gjininë, gjatësinë dhe historinë mjekësore. Deri më sot, Zyra për Persona të Zhdukur ka bërë autopsinë e gati 2000 trupave të kompletuar ose të pakompletuar. Profili biologjik i autopsisë më pas krahasohet me përshkrimet e personave të zhdukur nga Lista e Konsoliduar e Personave të Zhdukur. Lista është e përbërë nga kombinime informatash, nga Komisioni Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, policia e UNMIK-ut, shoqatat e familjarëve të të zhdukurve dhe OSBE-ja. Nëse përshkrimi i personit të zhdukur përshtatet me përshkrimin e trupit është e mundur të ketë identifikim pozi-

Të zhdukurit përbëjnë edhe sfidën kryesore të shoqërisë kosovare, e cila ashtu siç ka treguar vit pas viti, do të jetë një pengesë e madhe për të rivendosur marrëdhëniet në krizë mes shqiptarëve shumicë dhe pakicës serbe. Disa besojnë se të zhdukurit akoma janë gjallë dhe mbahen nëpër burgje sekrete në Kosovë, Serbi apo gjetiu, ndërsa të tjerë i konsiderojnë të vdekur. Besimi se të zhdukurit janë ende gjallë, është shfrytëzuar nga individë të caktuar për përfitime personale. Këta njerëz shumë familjarëve u janë ofruar duke u thënë se kanë informata për të afërmit e tyre dhe janë gjallë. Ata shpeshherë u kanë kërkuar shuma të mëdha parash, me qëllim për të realizuar një telefonatë me personin e zhdukur ose për ta liruar atë nga burgu. Kështu i ka ndodhur Sadri Tahirajt nga fshati Rracaj në Gjakovë. Ai kishte paguar 83 mijë marka gjermane dhe 7 mijë euro për gjetjen e djalit të hasretit Rrustem Tahiraj(22) të rrëmbyer në muajin prill 1999 nga forcat serbe në Meje të Gjakovës. Por ai ishte mashtruar keq nga një serb dhe një malazez. Në vitin 2005 eshtrat e Rrustemit janë gjetur në 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë një varrezë masive në Serbi. Të tilla raste ka pasur shumë në Kosovë. Por deri më tani nuk ka pasur asnjë rast që pas pagesës, të jetë kthyer i zhdukuri. Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare ka hedhur poshtë mundësinë për ekzistimin e burgjeve sekrete në Serbi. Ajo tha se trupat e më shumë se dy mijë shqiptarëve nuk do të gjenden kurrë, sepse ka informata se ata janë djegur nëpër furrnalta në Kosovë dhe Serbi.

Të zhdukurit, prioritet i Qeverisë së Kosovës Qeveria e Kosovës prioritet të parë e ka çështjen e të pagjeturve. Sipas këshilltarit të kryeminis-

deritashme se me të vërtetë kemi shumë vështirësi dhe duhet t’ i qasemi më ndryshe kësaj problematike”. Sipas tij vështirësitë ekzistojnë, sepse kjo është kompetencë e UNMIK-ut dhe mekanizmave vendorë u është dhënë shumë pak hapësirë, dhe vështirësia e dytë sipas tij është te Beogradi.

marrë kompetencat nga UNMIK te vendorët. Me krijimin e dy ministrive të reja janë krijuar parakushtet për t’i marrë këto kompetenca”, thotë Muçolli.

Çështja e të zhdukurve edhe në agjendën e Marti Ahttisari

Krushë e Madhe, tetor: Para shtatë vjetësh, pikërisht në muajin mars, 6 meshkuj të familjes Së Sylë Gashit u rrëmbyen nga forcat serbe. Kufomat e pesë prej tyre janë gjetur dhe varrosur në varrezat e fshatit. Vetëm për Nexhmedinin ende nuk ka asnjë lajm, asnjë gjurmë. Nuk mund të përballojë dhimbjen e madhe Syla dhe si pasojë ka humbur të dëgjuarit, e gati edhe të parit. Fshati Krushë e Madhe ka pësuar gati më së shumti gjatë luftës në Kosovë. Më 25 mars të vitit 1999 janë vrarë e më pas janë rrëmbyer kufomat e 242 burrave. Ata u ekzekutuan brenda një nate, në një ekzekutim të përbashkët dhe tejet çnjerëzor. Thuajse asnjë gjurmë nuk ka mbetur në këtë fshat, që të bën të kujtosh se në këtë vend veproi kasaphana serbe. Shtëpitë janë ndërtuar të reja dhe të bukura. Të bukura nga jashtë, por të dhimbshme nga brenda. Një djalë i vogël dhe i buzëqeshur na uron mirëseardhje në shtëpinë e Gashve të Krushës. Është ky Erblini tetëvjeçar, i cili kurrë nuk e njohu babanë e tij. Ai ka pritur plot shtatë vjet se një ditë babai nga fotografia do të kthehet nga burgu, ashtu siç i ka thënë e ëma. Por shpresat e Erblinit u shuan në mars të këtij viti. Pikërisht në përvjetorin e shtatë të masakrës së Krushës eshtrat e babait të tij, Agim Gashit (26) dhe katër kushërinjve të tjerë: Maxhun (36), Abaz (30), Nehat (27) dhe Agron Gashi (18), janë rivarrosur në varrezat e fshatit. Tash Erblini shkon në klasën e tretë dhe para se të niset për në shkollë shkon në odën e familjes dhe përshëndetet me fotografitë e babait dhe xhaxhallarëve. Janë edhe 10 fëmijë të tjerë të familjes Gashi sikurse Er-

Në takimin e fundit që grupi kosovar për bisedime ka zhvilluar me udhëheqësin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar Françua Stamm, ka qenë kërkesa që çështja e të zhdukurve duhet të debatohet edhe në agjendën e Ahttisarit, sepse është çështje e ndieshme. Stam e ka

Fotografi nga familja Duraku (nëna e 4 djemve të rrëmbyer gjatë luftës)

trit Arif Muçolli, kjo çështje është shumë e ndieshme, sepse ka të bëjë me një kategori të njerëzve që kanë dhënë shumë për Kosovën e faktikisht qe shtatë vjet janë duke pritur përgjigje që deri më tani askush nuk ka mundur t` ua japë. “Është vërtetuar në punët e Para shtatë vjetësh, pikërisht në muajin mars, 6 meshkuj të familjes Së Sylë Gashit u rrëmbyen nga forcat serbe. Kufomat e pesë prej tyre janë gjetur dhe varrosur në varrezat e fshatit. Vetëm për Nexhmedinin ende nuk ka asnjë lajm, asnjë gjurmë.

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

informuar palën kosovare se për këtë çështje në muajin dhjetor do të debatohet në Vjenë. “Pa një kushtëzim, pa një kërkesë më të fuqishme nga ana e faktorit ndërkombëtar nuk do të bëhet edhe aq për këtë çështje”, mendon Muçolli. Ideja e Qeverisë është që të formohet një grup ndërministror për çështjen e të pagjeturve. Ministria e Drejtësisë, ajo e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punës duhet të kenë departamente të veçanta për këto çështje. “Kërkesa jonë është që të formojmë një mekanizëm më funksional dhe që të

Mall e dhembje për të afërmit që ende nuk kanë një varr

33


Bota jonë

Perime që kalben në oborret e familjeve të Krushës, të goditura aq rëndë nga lufta. “Lajm”-i dhe “Albanica” u përpoqën ta kthejnë në aksion blerjen e perimeve krushjanëve nga institucionet publike që kanë menza e restorante. Të gjithë ata që i thirrën premtuan, por kot

blini që rriten pa baballarë. U ka mbetur grave që ta marrin barrën e udhëheqjes së familjes. Pesë gra të veja të Gashve pas luftës janë rropatur me jetën e vështirë. Me shtëpi të djegura dhe me pritje në ankth për burrat e zhdukur. Tash janë më të çliruar që i kanë gjetur kufomat e tyre, përveç Nexhmedinit. “Mërzia përgjystë është më e vogël nëse ia din varrin”, thotë bashkëshortja e Nexhmedinit, Ganimetja. Ajo dhe gratë tjera të familjes i janë rrekur punës së fushës. Mbjellin lakra dhe speca ku më pas i qesin në treg për t’i shitur. Gati në të gjitha shtëpitë e kanë këtë profesion. “Diqysh duhet me jetu”, thotë Ganimetja. Në Krushë gati çdo shtëpi ka meshkuj të vrarë dhe të zhdukur. “Ja, te Durakt, Hotët,...gati në çdo shtëpi ka ose të vrarë ose të zhdukur”, tregon Artan Gashi, 23vjeçar. Përballë shtëpisë së Gashit jeton familja 17- anëtarëshe e Durakëve. Katër burrat e kësaj familjeje u rrëmbyen natën e 26 marsit në Krushë. Samiu dhe Azemi janë varrosur, ndërsa vëllezërit e tjerë Hakiu dhe Tahiri ende konsiderohen të zhdukur. Ndërsa tregon episode të dhimbshme të asaj nate 34

nëna e këtyre djemve, Nexharija nuk vajton më ata që u është gjetur trupi, por ata që nuk dihet se ku e kanë pluhurin e eshtrave e jo më trupin. E, të tillë janë 76 vetëm në fshatin Krushë e Madhe. “Burrat i ndanë, kurse neve na çuan në Shqipëri”, kujton Nexharie Duraku.

Të zhdukurit do të kërkohen derisa të gjenden Janë edhe mbi dy mijë familje shqiptare që presin më të dashurit e tyre. Në qershor të këtij viti nga varrezat masive në Serbi janë kthyer eshtrat e 22 shqiptarëve të rrëmbyer gjatë luftës. Autoritetet serbe thanë se ky është kontingjenti i fundit i kufomave të shqiptarëve që kanë qenë të varrosur në Serbi. Por kjo është e papranueshme për grupin për bisedime nga pala kosovare, Komisionin qeveritar për persona të pagjetur dhe familjarë të të zhdukurve. Anëtari i grupit për bisedime, Arif Muçolli, thotë se nuk do të ndalen së kërkuari derisa të dihet për fatin e të zhdukurit të fundit. “Ne në mundësitë tona do të insistojmë që të zbulojmë gjithçka

lidhur me personat e zhdukur”. Edhe Nysrete Kumnova, kryetare e Komisionit qeveritar për të zhdukurit, nuk beson në deklaratat e zyrtarëve serbë se nuk ka më asnjë varreze masive në Serbi, ose se ata janë djegur diku. “Nuk është e vërtetë ajo që thuhet se nuk ka më të zhdukur në Serbi. Thuhet se janë djegur nëpër furrnalta, por për këtë pala serbe duhet të japë argumente”. Bashkësia ndërkombëtare sipas saj duhet të bëjë presion te qeveria e Serbisë të japë fakte për këto që thonë. Komisioni ka informacione se janë 17 varreza masive në Serbi dhe Kumnova shpreson se së shpejti do të hapen. Ky komision i formuar në kohën e Qeverisë Haradinaj është kritikuar shpesh nga familjarët e të zhdukurve për mosangazhim të mjaftueshëm në çështjen e të pagjeturve. Por sipas Nysrete Kumnovës ky Komision ka punuar mjaft në çështjen e të pagjeturve. Ajo si punë të Komisionit përmend takimet e shpeshta me kryeministrin si dhe ndihmën që u japin familjeve me rastin e identifikimit të familjarit të tyre. 500 euro është ndihma që i jepet familjes me rastin e rivarrimit. 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë Ekonomi

Intervistë me Ministrine e Bujqësisë dhe të ushqimit. z Jemin Gjana

Bujqësia në Shqipëri: pa traditë dhe pa struktura të fermës Cilat janë aktualisht potencialet që ka bujqësia shqiptare dhe sa ajo arrin të përmbush kërkesat që ka tregu shqiptar me prodhime? Shqipëria bën pjesë tek vendet e rajonit me potenciale shume të mëdha bujqësore, jo për efekt të sipërfaqeve të mëdha që kemi, pasi Shqipëria bën pjesë tek vendet që ka sipërfaqe me të vogël për frymë të popullsisë në raport me sipërfaqen e tokës arë, por për faktin se jemi vend mesdhetar .Ne jemi vend që dallohemi për kushte të mira klimatike dhe tokësore të përshtatshme , kushte të cilat ofrojnë zhvillimin e një bujqësie gjithnjë e më intensive .Gjithashtu mund të them që jemi një vend më afër kufijve me Bashkimin Evropian, me dalje në det, me një traditë jo të vogël të prodhimit të produkteve bujqësore dhe të eksportit të tyre, traditë kjo e përmendur që para 90-ës. Nga ana tjetër ne dallohemi si një vend me fuqi punëtore të mjaftueshme në zonat rurale ku jeton më shumë se gjysma e popullsisë vendase dhe ku mbi 54% e numrit të krahëve të punës është e moshës nga 20-55 vjeç dhe mbi të gjitha kemi edhe një kosto relativisht të ulët të fuqisë punëtore. Të gjitha këto janë avantazhe që shërbejnë për rritjen e mundësive për të prodhuar më shumë , në radhë të parë për nevojat e tregut vendas. Për efekt të orientimeve jo të drejta dhe të disa vështirësive me të cilat përballet bujqësia shqiptare pas viteve 90 , të cilat lidhen me madhësinë e fermës ,ne sot kemi një bujqësi ende të prapambetur. Duke realizuar një ndarje të tokës mbi bazën e frymës së popullsisë, ne sot kemi një madhësi ferme që është 1.2 ha, gjë që vështirëson së tepërmi zhvillimin e saj . Aktual-

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Jemin Gjana

isht numërojmë rreth 400 ferma, një shifër e vogël kjo që natyrisht është një pengesë . Ka pasur gjithashtu dëmtime jo të vogla të sistemeve të ujitjes dhe kullimit të tokave , të cilat për fatin e keq tonin, nuk janë rehabilituar në shkallën e duhur gjatë viteve të tranzicionit. Së treti mund të them që s’ka pasur një orientim të qartë, të ideuar së paku e jo më të mbështetur, këshilluar dhe të asistuar për fermerët, me qëllim që të orientohet si duhet puna dhe prodhimi i tyre. Gjatë këtyre 15 viteve, fermerët kanë vazhduar të

merren me prodhimin e të gjitha produkteve, për të mbajtur vetveten, ndërkohë ka pasur edhe një defekt tjetër shumë të madh . Duket që struktura të politikës dhe të pushtetit kanë qenë të interesuara që të mbështesin, ndihmojnë dhe bashkëpunojnë dhe të bëhen pjesë e bizneseve të tregtisë së importit . Gjithmonë është më e lehtë të importosh se sa të prodhosh një produkt në vend. Me sa duket grupe të mëdha të interesit që merren me importin në këto 15 vite, kanë krijuar lobingje mes niveleve të politikës dhe biznesit .Ata e kanë pasur shumë më të lehtë të importojnë, te shesin në dorë të parë, të sigurojnë një nivel shumë të madh fitimesh, duke lënë të braktisur efektin e prodhimit vendas. Kjo ka bërë që raporti eksport-import për produktet bujqësore sot të jetë 1 me 7 . Ky është një raport të cilin ne po përpiqemi ta përmbysim dhe besoj se do ta përmbysim brenda këtij mandati qeverisës. Ky është një proces dhe jo një çështje që mund të realizohet me shpejtësi.

35


Bota jonë Ekonomi Natyrisht që kjo s mund të behet vetëm me fjalë . Në këtë rast idetë , këshillimet, programet, këshillimet , mbështetja dhe asistimi teknik i fermerëve është njëra anë. Cilat janë këto objektiva dhe ku konsistojnë? Janë disa objektiva themelore që mendoj se do të sjellin ndryshimin e kësaj situate , për ta bërë bujqësinë shqiptare pjesë të ekonomisë së tregut .Deri më sot 80% e bujqësisë shqiptare nuk është pjesë e ekonomisë së tregut, sepse një familje fermer që punon për vetveten dhe nuk del në treg , nuk është pjesë e ekonomisë së tregut. Katër do të jenë synimet kryesore: rritja e sipërfaqes së vreshtave , rritja e sipërfaqeve të së pemishteve, duke përfshirë këtu edhe sipërfaqet me ullinj, rritja e sipërfaqeve me perime e këtu veçanërisht rritja e sipërfaqes së serave me ngrohje apo diellore , ku Shqipëria ka një tradite dhe kushte të përshtatshme për këtë çështje,dhe së katërti zhvillimi i blegtorisë Natyrisht që fermerët Shqip-

36

tarë janë të lirë të merren edhe me bimët medicinave edhe me duhanin apo me panxharsheqerin dhe drithëra, por insistimi, orientimi dhe mbështetja do të jenë në këto 4 sektorë. Objektivi i dytë është çështja e marketingut ose e ndërtimit të rrjeteve dhe tregjeve në Shqipëri për produktet bujqësore dhe blegtorale. Një prej arsyeve që fermerët nuk janë të nxitur është se fermerët shqiptare nuk janë të bindur nëse produkti I tyre do të hyjë ne treg .Kjo sepse janë të këputura lidhjet e fermerëve me tregun .Fermeri nuk mund të bëj vetë edhe rolin e transportuesit dhe rolin e tregtarit . Kjo është një ekonomi natyrale gati-gati primitive e kohëve shume të shkuara. Fermerët duhet të jenë ata që prodhojnë, pastaj kontratat e grupeve te tjera të interesit, e atyre që menaxhojnë tregjet e shumicës dhe ato të pakicës ose industrinë agropërpunuese janë pjesa e marketingut . Ne kemi bërë hapa të mirë në këtë drejtim. Është përfunduar një studim për ngritjen e një rrjeti thertoreje në vend që kap një vlerë prej 11 milion dollarë. Gjatë

këtij viti ka filluar ndërtimi i 5 prej tyre . Gjithsej janë 50 që mendojmë se do të ndërtohen brenda viteve të ardhshme. Këto do ti shërbejnë marketingut të prodhimit të mishit, do garantojnë garanci dhe standard për konsumatorin. Do të përpiqemi që të thithim në këtë investim edhe sektorin privat . Çdo investim që bën shteti do të mbetet në menaxhim publik dhe ky menaxhim është më i mirë. Unë shpresoj që vitin tjetër do të jete në funksion edhe ligji për partneritetin publik – privat, një ligj që do të japi shanse që me disa investime nga shteti në kooperim me financimin e privatëve do të ketë një fluks më të madh investimesh në rrjetin e marketingut në Shqipëri, me qëllim që edhe menaxhimi tregjeve të shkojë duke u transferuar tek privati. Brenda këtij viti do të përfundojmë edhe studimin që ka të bëjë me tregjet në Shqipëri . Ne kemi ndërtuar 4 të tilla mbi bazën e programit të Bankës Botërore , janë tregje që janë konceptuar jo thjesht me ambiente shitjeje, por edhe të pajisura me ambiente te tjera për ruajte,

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë Ekonomi ftohjeje, seleksionim si dhe me ambiente për paketimin dhe etiketimin e tyre . Në këtë drejtim po përpiqemi të orientojmë edhe tregjet aktuale me qëllim që produkti kur të shkojë tek konsumatori të jetë i besueshëm dhe të tregojë se është produkt I kontrolluar me standard dhe mbi të gjitha produkt shqiptar . Etiketimi ,certifikimi dhe standardizimi duhet të jetë shumë I besueshëm .ne po ndërtojmë një treg ne Gjirokastër,ndërsa vitin që vjen do të ndërtojmë treg në Kukës e Berat. Objektivi I tretë është rritja e standardit të sigurisë ushqimore. Ka pasur një ndryshim thelbësor gjatë këtij viti. Janë mbi 15 mijë kontrolle që janë bërë në sektorët e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të importeve dhe vendase. Kaq kontrolle nuk janë bërë as për 15 vjet bashkë. Me këtë rast dua të them që janë sekuestruar, janë hapur biznese të reja, janë mbyllur biznese që nuk plotësojnë kushtet ,do të mbyllen çdo biznes që nuk respekton standardet .Po punohet për të shkuar drejt procesit të certifikimit me qëllim që produktet tona bujqësore dhe blegtorale të jenë të besueshme në tregun e rajonit. Për ta mbyllur dua të them që bujqësia dhe blegtoria shqiptare i ka të gjitha mundësitë dhe potencialet e nevojshme që të plotësojë kërkesën për tregun vendas dhe kjo do të jetë bazamenti që do ti japë bujqësisë shqiptare që hap pas hapi të ecë drejt tregjeve rajonale dhe evropiane Çfarë lehtësish fiskale mund të kenë fermerët dhe blegtorët shqiptarë për të rritur cilësinë dhe për të orientuar prodhimin drejt kërkesave që ju synoni në objektivat tuaja ? Ka lehtësira fiskale janë marrëveshjet tregtisë së lirë që po shkojnë duke zgjeruar barrierat për importet dhe eksportet . Ka lehtësira fiskale që vijnë me marrëveshjen e tregtisë së lirë me B. E., që do të fillojë të zbatohet gradualisht . Natyrisht që ruhen disa privilegje

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Bujqësia – thembra e Akilit për ekonominë e Shqipërisë

Bujqësia lyp dorën e shtetit

B

ujqësia dhe sektori i agroindustrisë në Shqipëri vijon të mbetet thembra e Akilit për ekonominë shqiptare në një kohë kur çdo dite e më tepër ne flasim apo shkruajmë për procese të integrimit. Ndryshimi i sistemit të pushtetit solli pasoja fatale për bujqësinë. Kaosi dhe mungesa e strategjive të zhvillimit, ndarja e tokës dhe shkatërrimi i sistemeve te dikurshme të kullimit, ujitjes dhe drenazhimit, vështirësuan së tepërmi prodhimin në këta sektorë. Fermeri shqiptar prodhon sa për vete, madje edhe kur realizon prodhim të bollshëm mungesa e infrastrukturës rrugore, dhe e menaxhimit të prodhimit për vite te tëra, solli humbje të interesit të tij për tokën dhe prodhimin në veçanti. Pasojat kanë qenë katastrofale për konsumatorin shqiptar, i cili gjatë gjithë këtyre viteve, ka qenë i detyruar të blejë, kundrejt çmimeve të larta, mallra për tregun që dikur i prodhonte në vend: patate, domate, qepë apo një sërë produktesh mjaft të nevojshme për konsum. E njëjta situatë paraqitet edhe në sektorin e përpunimit të produkteve bujqësore. Varfëria, mungesa e investimeve bën që sektori privat të mos arrijë të mbuloje kapacitetet e nevojshme që duhen për furnizimin e popullatës me këto produkte. Aktualisht që nga 2005 në sektorin e agropërpunimit ushtrojnë veprimtarinë e tyre rreth 2060 subjekte në 20 aktivitete prodhuese, përpunuese, shërbimi etj. Numri i sektorëve përpunues është shumë i kufizuar e kryesisht në përpunimin e mishit, peshkut, qumështit, duhanit në prodhimin e vajit, miellit dhe drithërave të bukës ne atë të prodhimit të birrës e te verës. Nga viti 2000 e deri ne 2005 niveli i import –eksportit vijon të mbetet e në favor të importit . Shifrat tregojnë se ne 2005 raporti ka kaluar në 7 me 1 në ndryshim nga viti 2000 ku ky raport ekzistonte ne kufijtë 9 me1 në favor të importeve te produkteve te huaja . Që nga viti 2000 importi i produkteve bujqësore, ka vijuar të rritet edhe pse ka munguar një planifikim më i mire nga ana e shtetit e sidomos një strategji afatgjate. Aktualisht Shqipëria importon, lëndën e parë për prodhimin e birrës, malton , e po kështu

qumështin, një pjesë të madhe të produkteve te tij , vajin dhe lëndën e parë për prodhimin e tij, cigaren, pijet alkoolike si dhe një sere produktesh të tjera të ushqimit të përditshëm.

Kërkohen investime dhe lehtësi te procedurave te tregtimit Vetëm pak ditë më pare , Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, u ka bërë thirrje homologëve të tij të Evropës Qendrore për t‘i kërkuar komisionit të BE-së lehtësimin e procedurave për lëvizjen e lirë të biznesmenëve, investime më të mëdha në përmbushje të standardeve të tregut a sigurisë ushqimore në subjektet e agroindustrisë dhe lehtësim të procedurave të tregtimit. Zhvillimi i tregjeve të brendshme të vendeve të Evropës Juglindore dhe integrimi i tyre në tregun e vendeve të BE-së ka qenë një nga temat më të diskutuara në konferencën e ministrave të Bujqësisë së vendeve të CEI (Nismës së Evropës Qendrore), që u zhvillua në Durrës. Në konferencë morën pjesë drejtues të lartë të ministrive të Bujqësisë nga Italia, Austria, Rumania,Kroacia, Çekia, Kosova, Bosnjë Hercegovina, Hungaria, Maqedonia, Mali i Zi, Moldavia, Polonia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Ukraina dhe përfaqësues nga FAO e sekretariati i CEI-t. E ndërsa angazhimet dhe e ardhmja e afërt duken ambicioze, bujqësia shqiptare vazhdon të mbetet pre e mungesës së politikave për të rigjeneruar këtë sektor kaq të rëndësishëm në kuadrin e tregtisë së lirë. Ministri Gjana ka pohuar se bujqësia shqiptare vuan nga mungesa e traditës dhe strukturave të fermës. Sipas titullarit të dikasterit të bujqësisë shqiptare, vendi ka një sipërfaqe të kufizuar toke për frymë dhe madhësia mesatare e fermës është vetëm 1,2 ha, ndërkohë që infrastruktura e marketingut dhe e vaditjes paraqitet plotësisht e shkatërruar. Edhe pse në vend operojnë rreth 2100 stabilimente përpunuese dhe prodhuese, po vetëm 20 prej tyre janë të certifikuara me standardet ISO ose HAÇP. Ky sektor vuan akoma mungesën e skemave të mbështetjes financiare dhe nivelit të ulët të kreditimit nga sistemi bankar. 37


Bota jonë

Ekonomi bursohej 20% i TVSH-së . Kjo gjë do të ndodhi vitin tjetër me produktet bujqësore dhe blegtorale që do prodhohen ne vend. Përveç kësaj do fillohet edhe me paketa të tjera , kështu vitin tjetër do të fillohet me një shifër jo të madhe që kap 45 milion dollarë aq sa ishte shifra që u përdor sivjet për të mbështetur skemën e furnizimit me karburant të fermerëve . Kjo skemë vitin tjetër do të dalë jashtë loje dhe do të fillojë skema e mbështetjes për fermerët që do të merren me fidanishte , pemëtari që do të përpunojnë qumështin etj Sa përkrahje ka fermeri nga sistemi bankar dhe a është e përballueshme kamata për kushtet e fermerit shqiptar?

për këto vende si Shqipëria që liberalizimi ynë për importet që vijnë nga BE do të jetë më i ngadalshëm se liberalizimi I eksporteve tona drejt BE-së. Ne do fillojmë tani shpejt brenda këtij muaji eksportin e vezëve. Janë 12 stabilimente që eksportojnë produkte të peshkut ,tre te tjera do ta marrin mundësinë ne dhjetor .Ky eksport realizohet në shumë vende të Evropës . Po bëjmë gati që në paketën fiskale të vitit tjetër të shohim mundësinë e rimbursimit të TVSH-së, për të gjithë grumbulluesit dhe për-

38

punuesit e produkteve bujqësore dhe blegtorale vendase me qëllim që të jenë në kushte të barabarta sepse një tregtar që sot importon produkte bujqësore dhe blegtorale paguan TVSH , ndërkohë që nuk ndodh e njëjta gjë me produktin vendas . Ne duam ti vëmë në kushte te barabarta që duke iu rimbursuar TVSH –ja grumbulluesve dhe përpunuesve të produkteve , ata do të kenë të njëjtin interes si për produktin vendas ashtu edhe atë të huaj. Dikur ata lëndën e parë e merrnin nga jashtë sepse iu rim-

Sistemi bankar në Shqipëri është i zhvilluar por ende jo i mataruar si duhet. Nivelet e interesave janë ende të larta, megjithëse janë bërë përpjekje dhe po diskutohet por është ende në kuadrin e diskutimit, që Shqipëria të mund të ketë kanale kreditimi me interesa më të ultë për bujqësinë dhe blegtorinë. Duhet pranuar që mbështetja për bujqësinë, nuk është në nivelin e duhur, por unë shpresoj që vitet në vazhdim një pjesë e madhe e buxhetit do të shkojë detyrimisht për bujqësinë dhe ushqimin ashtu siç ndodh ne vendet e BE që adresojnë tek bujqësia çdo vit 50-55% të tyre. Intervistoi Ela Baçi

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Ekonomi

Bota jonë

Fermeri kosovar ende nuk është i gatshëm për konkurrencë globale

Tregtia e lirë i shkakton dëme bujqësisë kosovare Prodhuesi kosovar posaçërisht nga bujqësia nuk është i përgatitur që të ballafaqohet me konkurrencën nga jashtë. Nënshkrimi i marrëveshjeve për tregti të lirë bëhet vetëm për arsye politike, meqenëse ato fermerin e sjellin në pozitë edhe më të rëndë. Integrimi është i suksesshëm vetëm atëherë kur kosovarët janë të barabartë për konkurrencë në tregun e vendit dhe të jashtëm Ibrahim Rexhepi

M

iell e grurë nga Serbia, domate nga Turqia, qumësht nga Sllovenia e Hungaria, shalqiri nga Maqedonia, e fare pak prodhime vendore mund të shohë njeriu në sofrat kosovare. Kjo është pasqyra e prejardhjes së mallrave në tregun e Kosovës. Ka njerëz që këtë gjendje e vlerësojnë si reflektim të globalizimit. Ata kanë të drejtë në këtë, po qe se mbyllin sytë para faktit se bujqësia në Kosovë është degë e lënë pas dore, që nuk ndihmohet nga askush dhe në fund del joprofitabile. Për këtë arsye bujqit po ikin nga arat dhe po merren me tregti, ndërsa familje të tëra shpërngulen nga fshatrat, meqenëse në qytet “më lehtë sigurohet buka”. Pikërisht, mungesa e perspektivës në fshat për shkak të mungesës së përkrahjes për bujqësinë bëri

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

që konsumi me ushqime të mbulohet nga importi. Po të vështrohen politikat fiskale, ato kredituese dhe organizimi i tregut, shumë qartë del se më e leverdishme është tregtia sesa prodhimi i ushqimit. Në këtë relacion gati se del i parëndësishëm fakti se këtu jetojnë më shumë se dy milionë konsumatorë. Në anën tjetër shtrohet pyetja pse këtu e gjejnë leverdinë prodhuesit nga vendet e ndryshme të botës, madje edhe nga Brazili e SHBA-ja prej nga kryesisht importohet mishi. Atje shteti përkrah bujkun dhe prodhimin e ushqimit. Fermat, përkatësisht sipërfaqet e arave dhe të kopshteve janë shumë të mëdha, sikurse edhe kapacitet përpunuese. Në këto rrethana është shumë e qartë se prodhimi i ushqimit ka kosto më të ulët, ndërkaq sasia e prodhuar është e tepërt për tregun e brendshëm. Eksporti është zgjidhje për këta prodhues. Duke ditur se ferma në Kosovë

mesatarisht ka pesë hektarë, të cilët edhe më tutje po zvogëlohen, atëherë nuk ka mundësi të organizohet prodhimtari që mund të jetë konkurrente me prodhuesit e mëdhenj. Madje, edhe prodhimi duhet të rrjedhë në kontinuitet për dymbëdhjetë muajt e vitit, e jo vetëm gjatë një sezone. Fermerët thonë se është vështirë të mbulohen nëse marrin më pak se tre tonë në një hektar të mbjellë me grurë, apo nëse një lopë prodhon më pak se 15 litra qumësht në ditë. Por, për të arritur këtë duhet formë tjetër e organizimit dhe investim në aplikimin e masave agroteknike, të cilat ngadalë po arrijnë në Kosovë.

Fitojnë tregtarët në dëm të bujqësisë kosovare Tek e fundit, nuk duhet ndërtuar iluzionin se Kosova mund të prodhojë të gjithë artikujt për ushqim dhe të eliminojë importin në këtë degë. Por,

39


Bota jonë

Ekonomi

Qeveria e Kosovës e ka për obligim të krijojë ambient që prodhimi vendor, së paku në tregun e brendshëm, të jetë konkurrent me mallrat nga importi. Kjo nuk nënkupton krijimin e monopoleve, e as caktimin e diktateve për mënyrën e sjelljes në treg. Që të gjitha rregullohen përmes politikave fiskale. Mallrat nga importi i nënshtrohen taksës doganore dhe TVSH-së, e cila detyron importuesin që të dalë me një çmim të arsyeshëm dhe të pranishëm për tregun dhe konsumatorin. Sado që Ministria e Bujqësisë gjithmonë ka arsyetim se ka bërë mjaft për fermerët, pasi të gjitha inputet bujqësore i ka liruar nga pagesa e doganës, kjo nuk ka dhënë efekte për fermerin. Ai edhe më tej plehun artificial apo substancat për mbrojtjen e bimëve i blen me të njëjtin çmim. Këtu kanë fituar tregtarët. Ata i shfrytëzojnë beneficionet e krijuara për import. Njëkohësisht ekziston një paqartësi se çka mund të konsiderohet inpute bujqësore, çka është lënda e parë e ajo gjysmë e përpunuar. Kjo është hapësira që shfrytëzojnë tregtarët dhe që godet prodhuesit. Kontrabanda është çështje krejtësisht tjetër. Për fat të keq ajo ka përmasa shqetësuese. Është shumë e kuptueshme se malli i kontrabanduar do të dalë në treg me një çmim shumë më të ulët dhe në mënyrë direkte godet prodhuesin vendës. Thënë më troç, masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës nuk janë përcjellë edhe me mekanizmat që duhet të përkujdesen për implementimin e tyre. Ato duhet të funksionojnë si në pikat hyrëse në kufi, po ashtu edhe në tregun e brendshëm.

fermerët. Vështruar nga aspekti bankar kjo është e kuptueshme. Ato duan që kapitalin ta qarkullojnë sa më shpejt dhe të realizojnë fitime të mëdha. Vetë faktet flasin – nga 513 milionë euro sa janë kreditë, vjet në bujqësi janë investuar vetëm 12 milionë ero, apo 3,2 për qind nga shuma e përgjithshme. Përmes kamatave të larta dhe afatit të shkurtër të kthimit bankat ua kanë mbyllur derën fermerëve. Vetëm tregtarët mund të përballojnë këtë politikë, meqenëse ata në mëngjes marrin nga importi, ndërsa në mbrëmje llogarisin fitimin. Fermerit, varësisht nga kultura bujqësore, i duhen muaj, apo vite të tëra përderisa nuk e kthen investimin në bujqësi. Asnjë bankë komerciale nuk

Politika kredituese e disfavorshme

Në rrethana të këtilla fermeri kosovar duhet të përballet me rrethanat që krijon globalizimi. Sesa është i përgatitur për konkurrencë prodhuesi vendor, mund të ilustrohet me pozitën që ka prodhuesi në Maqedoni, me të cilën është nënshkruar MTL-ja. Ky vend është

Çështje në vete është kreditimi, i cili është i dirigjuar nga interesat komerciale të bankave. Ato nuk kanë dhënë masë stimuluese për 40

është sentimentale në këtë segment. Dhe, për shkak të nivelit në të cilin është zhvillimi i bujqësisë , është i domosdoshme krijimi i fondeve qeveritare të destinuara vetëm për këtë degë. Kur fermeri e merr veten dhe bëhet fuqi ekonomike, atëherë ai mund të diktojë edhe me politikën e bankave komerciale.

Prodhuesi në një treg më global

ndër eksportuesit më të mëdhenj të perimeve në Kosovë. Atje ka sipërfaqe të mëdha të mbjella me perime që kanë rendimente të mëdha. Për këtë arsye prodhuesit nga ky vend mund të ofrojnë prodhim më të lirë dhe vazhdimisht kanë nevojë për zgjerimin e tregut. Në Kosovë me perime mbillen rreth 14 mijë hektarë, ndërsa në Maqedoni 60 mijë hektarë. Atje rendimenti i domateve dhe i specave është 50 për qind më i lartë se në Kosovë. Do të thotë se me sipërfaqe më të mëdha dhe me rendiment më të lartë, është shumë e qartë se aftësia e tyre konkurruese në tregun e Kosovës është dukshëm më e madhe se e prodhuesit vendor. Posaçërisht pse prodhuesi nga Maqedonia në vendin e vet ka vetëm 2,1 milionë konsumatorë, prandaj ai është vazhdimisht në kërkim të tregjeve të reja. Situata e prodhuesit bujqësor kosovar duket absurde dhe sado që kjo duket absurde, nuk mund t’u shmanget hapësirave të tregut që kanë embrion të tyre marrëveshjet për tregti të lirë, të cilat synojnë integrimet rajonale. Në esencë tregtia e lirë insiston në krijimin e rendit dhe të rregullave në treg, mirëpo prodhuesi kosovar ende nuk është i aftë që të përballet me to. Këtë e dëshmon fakti se deficiti tregtar i Kosovës është mbi një miliardë euro, kurse një e katërta e tij është në sektorin e bujqësisë. Po qe se nuk ka prodhim, atëherë me çka mund të hyjë në marrëveshje Kosova? Prandaj, nuk është edhe aq absurde kur fermerët thonë se me MTL u është hapur dera prodhimeve të huaja. Ndërkaq, eksporti nga Kosova thuajse është gati i pamundur, pasi nuk ka se çfarë të eksportojë. Nga njëqind milionë euro sa ishin eksportet e përgjithshme, bujqësia e cila kryesisht eksporton kërpudha , patate e lëkurë, nuk merr as një të pestën e këtij eksporti. 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

41


Bota jonë Ekonomi

Prodhuesit vendës akuzojnë qeverinë për politika fiskale të gabuara

Politikë diskriminuese ndaj prodhuesve vendorë Muhamet Farizi, kryetar i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, thotë se TVSH-ja ka ndihmuar drejtpërdrejt fabrikat e miellit në Serbi dhe i ka shkatërruar afaristët e Kosovës. Edhe Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, vlerëson se politikat fiskale në shumë raste janë diskriminuese. Ministri Haki Shatri pranon se janë duke shikuar mundësitë që të harmonizohen planet e qeverisë me kërkesat e prodhuesve, megjithëse, sipas tij, fermerët shumë herë flasin pa menduar mirë Bujar Desku

P

rodhuesit vendës akuzojnë Qeverinë Kosovës për aplikimin e politikave fiskale joadekuate. Sipas tyre tarifat e larta dhe pabarazia në trajtimin e mallrave vendore me ato nga importi bëjnë që shumë produkte kosovare të mbesin pa treg. Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare për Biznes, thotë se me gjithë disa nisma e vendime, qeveria e vendit nuk u ka krijuar prodhuesve vendës ambient të përshtatshëm për të ushtruar veprimtarinë. Duke komentuar aktin e fundit, akcizën e pijeve joalkoolike, ai thotë se ky është një shembull se si diskriminohen prodhuesit vendës. Sipas tij, kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend tjetër veç Kosovës, dhe është nevojë urgjente që të mos vazhdohet më tej me vendime të tilla. “Udhëzimi i fundit administrativ vetëm ka ngulfatur prodhuesit vendës dhe nuk është kurrfarë zgjidhje për ekonominë e vendit”. Sipas tij, AKB-ja ka bërë një kërkesë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MEF) duke i bashkëngjitur edhe një listë të artikujve të cilët, sipas tyre, do të duhej t’u vihej akciza.

por të tatimohen, apo më drejt të ngulfaten prodhuesit e pijeve joalkoolike vendëse?” Edhe Bashkim Osmani, pronar i kompanisë për prodhimin e pijeve “Dona” dhe drejtues i Bordit të AKB-së, tha se qeveria nuk duhet të shohë vënien e tatimeve të reja si tejkalim të krizës buxhetore. Ai thotë se në takime me qeveritarë kanë marrë premtime se do të shqyrtohen kërkesat e tyre, por deri më tani nuk kanë parë asgjë konkrete. Osmani këtë vendim e quan diskriminues dhe të pamenduar mirë, pasi nuk është zgjidhur gjë, madje vetëm sa janë komplikuar gjërat. “Vendësit po shkelen dhe po i krijohet rene prodhuesve nga jashtë. Por, derisa prodhuesit vendës ankohen në qeverinë. Gani Asllani, këshilltar i ministrit Haki Shatri, thotë se tek kjo kategori akciza vetëm ka ndryshuar mënyrën e aplikimit

dhe nuk ka shënuar ndonjë rritje të saj. “Nuk janë bërë ndryshime në zgjerimin apo ngushtimin e listës së këtyre prodhimeve. Akciza e aplikuar deri atëherë në vlerë 10 për qind ka kaluar në atë specifikë që obligon të paguhet 0.045 cent për litër”. Asllani thotë se është edhe një element tjetër që prodhuesit e “kalojnë” pa e përmendur fare. “Ata jorastësisht nuk bëjnë dallimin në mes lëngjeve të cilat përmbajnë sasi të shtuar të sheqerit mbi 50 për qind, për të cilat vlen pagesa e akcizës (kodi 2202 ), dhe atyre të cilat janë të përjashtuar nga pagesa e akcizave – lëngjet e frutave apo perimeve (kodi 2209). Sipas tij, tek kjo kategori është bërë vetëm ndryshimi i mënyrës së llogaritjes se akcizës, përndryshe kodi 2202 ishte dhe vazhdon të jetë i përfshirë në listën e pagese së akcizës që nga viti 2000.

Të ngrihet akciza për duhanin, alkoolin, dhe të mos diskriminohen prodhuesit vendorë “Pse të mos vihet apo ngrihet akciza për duhanin, alkoolin, 42

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë

Prodhuesit e miellit akuzojnë Qeverinë Ndërkohë edhe mullisët e Kosovës kanë një mal akuzash ndaj qeverisë. Ata vlerësojnë se qeveria e vendit i ka ndëshkuar ata rëndë kur në vend të heqjes së tatimeve për lëndën e parë kanë liruar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) krundet që importohen nga Serbia, që përbën mbi 30 për qind të prodhimit të grurit. Muhamet Farizi, kryetar i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, tha se ligji për Tatim në Vlerën e Shtuar, i miratuar para dy vjetësh, ka ndihmuar drejtpërdrejt fabrikat e Serbisë, të cilat produktet e gatshme, miellin dhe krundet, i kanë futur dhe vazhdojnë t’i fusin në Kosovë pa doganë dhe pa TVSh. Sipas tij, të gjitha vendet në rajon aplikojnë doganë dhe TVSh, për miell dhe krunde. Ai shtoi se edhe më e komplikuar bëhet situata kur prodhuesit vendës, direkt apo indirekt, për krundet si prodhim final detyrohen të paguajnë rreth 1 milion euro në vit në emër të TVShsë. Farizi thotë se për këtë gjendje i janë drejtuar qeverisë me shkresa të shumta, por përveç premtimeve formale, praktikisht nuk ka ndryshuar asgjë. “Edhe Kryeministrisë edhe ministrive u kam adresuar letra ku kam paraqitur qëndrimet dhe kërkesat e shoqatës së mullisëve, por ata më kanë kthyer përgjigje të tillë saqë është parë

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

qartë se nuk e kanë lexuar më vëmendje letrën”. Farizi thotë se nëse do të aplikohej TVSh-ja për prodhimet finale të grurit që futet nga Serbia, efektet do të ishin shumë të mëdha. “Do të prodhoheshin në Kosovë 240.000 tonelata krunde, nga TVSh-ja do të kishim një përfitim financiar prej 2.7 milionë euro, nga eksporti mbi 3 milionë euro, si dhe do të punësoheshin mbi 1.500 punëtorë”. Sipas tij, në të njëjtën kohë Kosova do të kishte përfitime nëse do të hiqej TVSh-ja për grurë merkantil, ku do të rritej shfrytëzimi i kapaciteteve të blojës nga 380 mijë në 800 mijë tonelata blojë vjetore, do të krijoheshin mundësi për importin e grurit, eksportimin e miellit në sasi prej 260 mijë tonelata, do të rritej buxheti nga TVShja në miell prej mbi 3 milionë euro dhe do të rritej importi i grurit për 400 mijë tonë apo 36 milionë euro. Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Mullisëve, Muhamet Farizi, thotë se për një tretman më të mirë dhe funksion normal të këtij sektori, qeveria e vendit duhet të bëjë politika të qarta për nivelin e çmimit të energjisë elektrike (për industritë prodhuese) dhe për çmimin e naftës-regresin për prodhuesit e grurit. Sipas tij kjo do të ndikonte që Kosova më përafërsisht t’i plotësonte nevojat e veta me prodhime të brendshme. Ai thotë se çmimi i energjisë elektrike për industritë është më i lartë se në çdo vend

tjetër në rajon dhe Evropë. Por, pas gjithë këtyre vërejtjeve, Haki Shatri, ministër i Ekonomisë dhe Financave, thotë se është në dijeni për “të metat fiskale”, por jo në nivelin që thonë afaristët vendës. “Unë i kuptoj ata kur kërkojnë lehtësira fiskale, por në anën tjetër kemi të tjerët që kërkojnë rritje pagash dhe këtu në duhet të gjejmë mesin”. Sipas ministrit Shatri, pagat nuk mund të rriten nëse u hiqen tatimet prodhuesve vendës, pasi ai është një nga burimet kryesore të të ardhurave për qeverinë. Megjithëkëtë Shatri pa dhënë shumë detaje thotë se në disa anekse të ligjit për TVSH-në janë inkorporuar disa nga vërejtjet dhe kërkesat e prodhuesve vendës. Kreu i MEF-it thotë se janë duke shikuar mundësitë që të harmonizojnë planet e qeverisë dhe kërkesat e prodhuesve, por vetëm në ato raste kur ato janë të arsyeshme, pasi prodhuesit shumë herë flasin pa menduar mirë. Ndërkohë edhe këshilltari i tij Asllani thotë se politika fiskale në vend është e përafërt me atë të rajonit me përjashtim të ndonjë karakteristike që varet nga rrethanat e ndryshme. Sipas tij prodhuesit vendës harrojnë se në qershor të vitit 2004 dhe shtator po të këtij viti këta prodhues janë të liruar pothuajse tërësisht nga pagesa e taksave doganore dhe TVSHja në importe të lëndëve të para dhe makinerive. 43


Bota jonë

Kreditë bujqësore me risk të lartë Shumat më të vogla të kredive të bankave komerciale në Kosovë i takojnë sektorit të bujqësisë. Bankierët këtë lloj të kredive në sistemin bankar i shohin si kredi me risk më të lartë. Vetëm 3.2 për qind nga totali i kredive në vend vitin e kaluar i ka takuar sektorit të bujqësisë. Fisnik Selimi, drejtor në Departamentin e Kredive në BRK tha se kreditë bujqësore në sistemin bankar shihen si kredi me risk të lartë.”Për t`i dhënë kredi një bujku, banka duhet të mendojë sesi mund ta kthejë ai atë kredi, sepse kreditë bujqësore janë sezonale dhe bujqit vetëm në periudhën e verës mund ta kthejnë atë, e më pas nuk kanë të ardhura”.

Valmira Deliu

V

itin e kaluar bankat komerciale në vend shumat më të mëdha të kredive ua kanë besuar korporatave jofinanciare, kryesisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Bankat kishin në dispozicion mbi 513 milionë euro për kredi të ndryshme, por prej tyre financimet më të vogla janë bërë në sektorin e bujqësisë. Gjatë tërë vitit 2005 me vetëm 3.2 për qind nga totali i kredive , kreditë për sektorin e bujqësisë janë

ta kthejë atë, sepse kreditë bujqësore janë sezonale dhe bujqit vetëm në periudhën e verës mund ta kthejnë atë, e më pas nuk kanë të ardhura”. Por Selimi nuk përjashton mundësinë që bankat likuide mund t`i ndihmojnë bujqit. Selimi po ashtu tha se BRK nuk është e interesuar të marrë risk me këtë lloj të kredive.” Për momentin ka mjaft risk në Kosovë, ndoshta në një të ardhme do të rrezikojmë”. Drejtori i Departamentit të Kredive në BRK pohoi se; ”Të gjitha bankat të cilat si produkt kanë edhe kreditë

merciale japin kredi aty ku mendojnë se ka profit. Sektori i bujqësisë i takon Qeverisë së Kosovës, e cila duhet të gjejë donacione dhe fonde afatgjate, e po ashtu edhe politikat doganore fiskale duhet t`u adaptohen kushteve të bujqësisë në Kosovë“. Shefqet Çerkini, menaxher i kreditimit në Bankën Private të Biznesit (BPB), pohoi se risku për kreditë bujqësore është i lartë, e po ashtu edhe investimet kërkojnë greis periudhë deri në tri vjet.”Në investimet që bëhen në bujqësi rezultatet mund të vërehen pas tri vjetëve, e kjo e bën edhe riskun më të lartë“, tha ai.

Shteti nuk e mbron bujqësinë

llogaritur 12.5 milionë euro. Por krahasuar me vitin 2004 ku sektori i bujqësisë në bankat komerciale kishte marrë pjesë me vetëm 2.7, megjithatë vitin e kaluar vërehet një rritje e vogël e financimit. Zyrtar të bankave komerciale në Kosovë pohojnë se kreditë më risk më të lartë janë ato bujqësore. Fisnik Selimi, drejtor në Departamentin e Kredive në Bankën e Re të Kosovës, tha se kreditë bujqësore në sistemin bankar shihen si kredi me risk të lartë.”Për t`i dhënë kredi një bujku , banka duhet të mendojë sesi mund

44

bujqësore, shkojnë me normë të lartë të kamatës për shkak të riskut tha ai, duke shtuar se as bujqit nuk kanë llogari të marrin kredi në banka.”

Bankat hanë djersën e bujqve Bujqit pasi marrin njëherë kredi dhe e kthejnë atë , nuk vazhdojnë me ndonjë kredi tjetër, sepse nuk kanë llogari”. Selimi mendon se fajtori për mosfinancim të bujqësisë duhet të kërkohet tek Qeveria.”Bankat ko-

Sipas Çerkinit, nëse shteti mbron bujqësinë, atëherë edhe bankat mund të zhvillojnë produktin e kredive për bujqësi.”Së pari shteti duhet t`i mbrojë produktet e bujqësisë , duhet të japë subvencione të ndryshme, e pastaj bankat mund të investojnë”. Ndërsa ekspertët ekonomikë për situatën në të cilën ndodhet bujqësia në vend fajësojnë UNMIK-un dhe joprofesionalizmin tek udhëheqësit qeveritarë.”Kemi një udhëheqje joprofesioniste, sepse nuk kemi njerëz që i njohin këto gjëra, pastaj pengesë tjetër është UNMIK-u që ka bërë trysni të ndryshme që të mos hiqet akciza në lëndë të parë dhe pajisje të ndryshme teknologjike”, tha Nexhat Hasani, nënkryetar në Aleancën Kosovare të Biznesit (AKB). Sipas tij, e vetmja gjë që është bërë deri më tani për bujqësinë është heqja e doganave për importin e pajisjeve nga jashtë. Hasani po ashtu tha se për dallim nga vendet rajon apo edhe ato botërore, në Kosovë nuk ka politika zhvillimore për bujqësi. 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë

Bujqësia pa mbështetje shtetërore Enis Veliu

T

omë Milici nga fshati Zllakuqan i Klinës, nga mbarimi i luftës deri vitin e kaluar ka punuar me qira rreth 250 hektarë tokë të Ndërmarrjes Shoqërore “Malishgan” në Klinë. Mirëpo, për shkak të humbjeve që ka pësuar vitin e kaluar, ai këtë vit ka ndërmarrë hapa të tjerë.“Sivjet kam mbjellë rreth 120 hektarë, sepse vitin e kaluar, si pasojë e rendimenteve të ulëta, kam pasur humbje rreth 17 mijë euro”, thotë i dëshpëruar Milici. “Unë kurrë nuk kam kërkuar nga Qeveria përkrahje financiare, por së paku të na sigurojë farë dhe plehra kualitativë. Matrapazë të ndryshëm në Kosovë i falsifikojnë ato që neve na shkaktojnë humbje të mëdha”, thotë Milici. Sipas tij, vetëm për t’i nxjerrë shpenzimet, për një hektar grurë rendimentet duhet të jenë 3.2 tonë. Ndërkaq ai vitin që shkoi ka

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

nxjerrë rreth dy tonë për hektarë. Mirëpo, privatizimi i tokës bujqësore nga AKM-ja mund t` ia rrezikojë investimet që ka bërë Toma deri më tash në blerjen e mekanizmit bashkëkohor për punë. Halim Gjergjizi, profesor i politikave bujqësore në Fakultetin e Bujqësisë, thotë se historikisht është dëshmuar se bujqësia nuk mund të zhvillohet pa mbështetjen e shtetit. Sipas tij, në Kosovë është skandaloze, sepse bujqësia nuk ka kurrfarë mbështetje shtetërore. “Ne nuk mund të jemi konkurrentë me prodhuesit e rajonit edhe me ato produkte me të cilat kemi mundur të jemi konkurrentë, sepse si pasojë e mossubvencionimit e kemi shumë të shtrenjtë koston e prodhimit”, tha ai. Në Kosovë prodhimi i një ton gruri kushton afro 220 euro, në vendet e rajonit sillet nga 100 deri në 110 euro për hektarë. Profesor Gjergjizi thotë se Kosova është i vetmi vend në botë

ku bujqit përdorin naftën, farën, por edhe plehun si dhe preparatet e tjera pa kurrfarë lehtësish. “Nuk është normale që çmimi i naftës të jetë i njëjtë si për atë që vozit mercedes, si për atë që punon arën me traktor. Në të gjitha vendet ka regres për bujq”, shtoi ai. Në anën tjetër importuesit e shkatërrojnë prodhimin vendor, sepse këtu arrijnë produktet e subvencionuara nga shtetet e rajonit ose më larg.

Vreshtaria në hall sikur bujqësia Edhe Reshat Kadiri nga Rahoveci, rreth të pesëdhjetave, i ka trashëguar nga babai i tij rreth dy hektarë vreshta. Nga shitja e rrushit deri para luftës ka arritur ta mbajë familjen në kushte modeste. Ndërkaq pas mbarimit të luftës, importi i madh i rrushit nga vendet e rajonit e ka sjellë Kadirin në një situatë që të mendojë rreth braktisjes së veprimtarisë së tij, të cilën

45


Bota jonë e kanë ushtruar me dekada apo shekuj paraardhësit e tij. “Leverdi me rrush mund të ketë vetëm nëse ke sipërfaqe të mëdha, por kështu si kemi ne, s’ka fitim. Është marre ta shesësh rrushin nën 15 centë. Po na shkatërrojnë prodhuesit e huaj”, thotë i dëshpëruar Kadiri.

Pronat e imëta s’e përballojnë bujqësinë moderne “Nëse ne themi se rreth 60 për qind e popullatës në Kosovë merret me bujqësi, është një pasaportë e keqe që tregon se ne jemi të prapambetur . Amerika i ka 2.3 për qind të popullatës që merren me bujqësi, por ata fermerë disponojnë sipërfaqe të mëdha. Krejt shtetet e Perëndimit i kanë nga 2 për qind të popullatës që merren me bujqësi, por këta merren në mënyrë intensive dhe e zvogëlon numrin e njerëzve mu marrë me bujqësi”, tha ai. Sipas tij, Kosova ka vetëm 18 arë për kokë banori. Profesor Zajmi thotë se Kosova ka natalitetin shumë të madh, kështu që ka ritëm të madh të ndërtimeve, dhe në vazhdimësi zvogëlohet toka bujqësore. “Është e pamundur që një fermer i Kosovës, i cili disponon dy hektarë tokë, të konkurrojë me një fermer të rajonit i cili ka 100 hektarë. Kjo është arsye pse prodhimet vendore nuk janë konkurrente me ato që importohen”, shtoi ai. Sipas tij, shtete të ndryshme në Kosovë importojnë me çmime më të ulëta sesa që i shesin në vendin ku e prodhojnë, për ta rregulluar tregun në vend. Ndërkaq në Kosovë u bëjnë konkurrencë prodhuesve vendorë. Por vështirë t’i japim plotësisht të

46

drejtë këtij argumenti. Ta zëmë: sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë Kosova ka afro 360 mijë hektarë tokë pune, apo 18 arë për kokë banori, për dallim sa ka Serbia, 28 arë për kokë banori. Ky dallim në sasinë e tokës midis një banori të Kosovës dhe të Serbisë nuk e arsyeton prodhimin shumë më të lartë në Serbi dhe sidomos jo importin e madh që tregtarët tanë e realizojnë nga Serbia.

Qeveria ka dëmtuar fermerët Abduramman Konjufca, pronar i fermës së pulave “Adi” në Lipjan, akuzon Ministrinë e Bujqësisë, e cila përmes spoteve apo konferencave të shpeshta me gazetarë vetëm për të përfituar mjete ka ekzagjeruar çështjen e gripit të shpezëve. Ndonëse në Kosovë nuk është regjis-

truar asnjë rast i infektuar me virusin e gripit të shpezëve. Qeveria e Kosovës, së bashku me administratën ndërkombëtare në Kosovë, thuajse çdo ditë i këshillonin qytetarët që të kenë kujdes në konsumimin e produkteve të shpezëve. “I kam gjuajt 5 milionë e 300 mijë vezë. Kam pasur humbje afër një milion euro, si pasojë e deklaratave të pamatura të zëvendësministrit të Bujqësisë, Tomë Hajdarajt. Sipas tij, ka disa muaj që biznesi i tij ka filluar të stabilizohet. Agim Zajmi, këshilltar i zëvendësministrit të Bujqësisë, Tomë Hajdaraj, thotë se çështja e gripit të shpezëve është një bombë e fshehtë nga e cila është rrezikuar popullata.“Ne jemi përgatit në bazë të direktivave të BE-së. Ne nuk mund të rrimë kot, në rast se na vjen gripi të na zërë në gjumë.

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë

Biznesit shqiptar në Maqedoni i mungon përkrahja nga shteti

Pa qasje kolektive

Ndihma e pakët nga shteti, qasja e vështirë në bankat komerciale, nevoja në rritje që të organizohen në mes veti, tregtia si veprimtari kryesore dhe punësimi sezonal i punëtorëve, janë vetitë që e karakterizojnë biznesin shqiptar në Maqedoni

N

ë Maqedoni ekzistojnë mijëra biznese të vogla dhe të mesme në të cilat pronarët e tyre janë shqiptare. Por pjesa dërmuese e këtyre bizneseve nuk janë zhvilluar sa duhet dhe nuk janë rentabile, ballafaqohen me borxhe, mungesë të mjeteve që do të shërbenin për investime në zgjerimin e kapacitetit të tyre, etj. “Biznesi shqiptar në Maqedoni nuk gjendet në pozitë të volitshme. Prej mijëra firmave që funksionojnë në Maqedoni me pronar shqiptar, afër 1.500 prej tyre janë firma të shëndosha dhe i përmbushin kriteret e të qenit biznese në plotë kuptimin e fjalës. Vetë ky numër e tregon pozitën e biznesit shqiptar në Maqedoni”, tha Xhemali Dauti, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, si dhe pronar i kompanisë “Dauti Komerc”.

aleve ndërtimore. Sipas tij një ndër fajtorët kryesor për këto kushte në dëm të biznesit shqiptar në Maqedoni janë partitë politike shqiptare pjesëmarrëse në qeveri. “Politikanët tanë nuk kanë ditur që të kërkojnë atë pjesë që i takon biznesit shqiptar nga tërë politikat e zhvillimit ekonomik të vendit. Thjesht ne jemi lënë në mëshirën e fatit dhe ky zhvillim që kemi është kryekëput si rezultat i angazhimit personal”.

ndihmojë zhvillimit të biznesit shqiptar në Maqedoni pritet të shihet në të ardhmen, kurse për momentin është përgatitur një pyetësor me qëllim të shënimit të të gjitha problemeve që ka biznesi shqiptar, në mënyrë që të vihen në rend dite për t’u zgjidhur.

Ana tjetër e medaljes

Në këtë situatë afaristët shqiptarë e panë si nevojë dhe formuan Odën

Një pjesë e konsiderueshme e bizneseve shqiptare në Maqedoni sot punojnë në “të zezë”. Edhe ata që janë të regjistruara si subjekte afariste shpesh janë pa punëtorë, ose kanë vetëm nga 2-3 punëtorë të paraqitur

Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore. Kjo ide arriti të realizohej në shkurt të vitit 2005 dhe me këtë rast u krijua një mundësi e mirë dhe një adresë e sigurt se ku afaristët shqiptarë të Maqedonisë Veri-Perëndimore mund të drejtohen për problemet dhe kërkesat e bizneseve të tyre. Po ashtu, u krijua një mundësi e mirë për anëtarësim edhe për ato kompani që nuk kanë pasur mundësi të inkuadrohen nëpër Oda të tjera ekonomike. “OEMVP, edhe pse nuk ka ndonjë histori të gjatë të veprimit, tashmë funksionon me një kuadër të kompletuar në të gjitha sferat”, tha Xhemali Dauti, kryetar i OEMVP-së. Se sa ky organizim do t’i

si punëtorë të rregullt ndërsa ndonjëherë kanë nga dhjetëra punëtorë të tjerë që punojnë “në të zezë”. Kjo është më tepër e theksuar tek ndërmarrjet që merren me ndërtimtari, hoteleri dhe tregti. Ndërmarrjet më të njohura me pronarë shqiptarë: Gudalat, Renova, Dauti Komerc, Metaleks, Gemak, Milano, Bunar Petrol, Molika. Vetëm një pjesë e firmave shqiptare në Maqedoni kanë arritur që të depërtojnë në tregjet e rajonit dhe atë të Evropës Perëndimore. Një sukses të tillë veçanërisht e kanë pasur ndërmarrjet që merren me prodhimin e mobileve.

Oda Ekonomike e biznesit shqiptar

Jemi zhvilluar pa përkrahje të shtetit Shqiptarët që kishin pak kapital investuan në tregti dhe hapjen e firmave të vogla. Kur filloj në Maqedoni procesi i privatizimit të ndërmarrjeve me kapital shoqëror, ky proces i favorizoi maqedonasit, kurse përjashtoi në tërësi shqiptarët nga mundësia që të disponojnë me kapitalin e këtyre firmave. Me këtë favorizim u krijua edhe shtresa e oligarkëve maqedonas të cilët me ndihmën e politikanëve maqedonas sot e këtë ditë i caktojnë kornizat e kahes së zhvillimit ekonomik të Maqedonisë. Firmat shqiptare kanë pasur shumë pak qasje në fondet e jashtme të ndara për zhvillim e bizneseve në Maqedoni, pasi që ata janë shpërndarë përmes bankave komerciale dhe kryesisht kanë shkuar në ish firmat shtetërore. “Kur shpallen tenderët, kushtet e pjesëmarrjes caktohen ashtu që të mos mund të konkurrojnë firmat shqiptare, megjithëse ato kanë kapacitet t’i kryejmë shumicën e punëve”, tha Nuhi Aliu, pronar i ndërmarrjes “Euro-Aktiva”, që merret me tregtimin e materi-

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

47


Bota Shëndetësi jonë Meridiane

Hetohen veprimet

korruptive

në OKB

P

as shumë kërkesave dhe debateve, Zëvendësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, z Christopher Burnham, ka njoftuar se në këtë organizatë ndërkombëtare

tanimë ka filluar hetimi intern i sjelljeve abuzive dhe korruptive të personelit. Z. Burnham ka ftuar të gjithë ata që kishin informacione për praktika korruptive brenda radhëve të OKB-së që të ndihmojnë këtë hetim duke

ofruar informacionet dhe faktet me të cilat disponojnë. Paralajmërimi i zotit Burnham për fillimin e hetimit të sjelljeve korruptive në OKB ndodhi pas arrestimit të një ish zyrtari të OKB-së për prokurimet.

Srebrenica, me dijen e ndërkombëtarëve

N

ë intervistën për revistën javore “Paris Match”, Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për krime të luftës në territorin e ish Jugosllavisë, znj. Carla del Ponte ka deklaruar se “forcat ndërkombëtare e kanë ditur se përgatitej masakra e popullatës civile në Srebrenicë”. Masakra e Srebrenicës, e cila kishte ndodhur më 1995, është njëra ndër masakrat më të mëdha që ka ndodhur në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore në Ballkan. Në këtë masakër nga forcat militare dhe paramilitare serbe kishin humbur jetën mbi 7500 civilë. 48

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë Meridiane

Bankieri Muhamed Junus fitues i Nobelit për Paqe

SHBA ndërton mur në kufirin me Meksikon

P

residenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka nënshkruar në tetor Ligjin për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor me Meksikën. Muri, si theksuan burimet e Shtëpisë së Bardhë do të jetë i gjatë 1.100 km e, qëllimi i tij është të parandalojë miliona meksikanë, të cilët në baza ditore ikin në SHBA me shpresë se do të gjejnë punë. Zyrtarët e Meksikos janë të bindur se nënshkrimi i këtij Ligji nuk do të ndihmojë në parandalimin e migracionit. Paraprakisht ata kishin kërkuar nga presidenti amerikan Bush që t’i vërë veton Ligjit. ”Ndërtimi i mureve në kohën kur të gjithë tentojnë heqjen e tyre, nuk do të ndihmojë emigrimin, por përkundrazi do të bëj që emigrantët nga Meksika t’i nënshtrohen rreziqeve të shumëfishta me rastin e përpjekjeve për kalimin illegal të kufirit” ka deklaruar lidhur me vendimin e fundit të presidentit Bush, kardinali meksikan Javier Lozano Barragan. Para mediave, kardinali është shprehur optimist se “ky mur i ri do të përfundojë ashtu si ka përfunduar edhe muri i Berlinit. Ndërkohë, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në Uashington kanë vënë në dukje se ndërtimi i murit ka rëndësi të ve[antë ngase do të shtojë nivelin e sigurisë Brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

K

omiteti i Norvegjisë për Shpërblimin Nobel i ka ndarë sivjet Çmimin Nobel për Paqe Muhammed Yunus-it dhe Bankës Grameen nga Bangladeshi, për kontributin e tyre që kanë dhënë në fushën e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. “ Paqe afatgjate nuk mund të ketë në rast se grupet e mëdha të popullatës nuk gjejnë mundësinë që të shkëputen nga varfëria, kishin deklaruar zyrtarët e lartë të Komitetit në ditën e ndarjes së shpërblimit. Themeluesi i Bankës Grameen nga Bangladeshi, Muhammad Yunus u dëshmua si lider ,i cili ishte në gjendje të përkthejë vizionin për dalje nga varfëria në aktivitete dhe rezultate konkrete. Nëpërmjetë bankës Grameen në Bangladesh ai ka arritur t’i kthejë në vepra konkrete vizionet e miliona njerëzve të këtij vendi të pushtuar nga varfëria. Para themelimit të bankës Grameen, që do të thotë banka e fshatit, fshatarët, për një telefonatë, shkonin deri në kryeqytet më këmbë ose me biçikletë. Tani ata kanë një aparat telefonik, atë të Bankës Grameen mu në qendër të fshatit. Muhammad Yunus, nobelisti i sivjetmë për paqe,

ishte ideatori i këtij projektit. Ai ka shpërndarë 140 mijë telefona nëpër fshatrat e Bangladeshit për t’i dhënë fundin izolimit. Banka Grameen, sinonim i së cilës është pikërisht nobelisti i sivjetmë Muhammad Yunus, funksionon në mbi 50.000 fshatra të Bangladeshit dhe ajo ka mbi 5 milionë anëtarë. Qysh para 32 vjetësh, Yunusi kishte filluar t’u shpërndajë fshatarëve kredi të vogla pa garanci në mënyrë që ata të hapnin biznesin e tyre si bujq a zejtarë. Ai kishte licencuar Bankën Grameen më 1983. Si “bankier i të varfërve” dhe “shpikësi i kredisë së vogël”, Muhammad Yunus është nderuar anë e kënd botës me shpërblime të shumta. Hilari dhe Bill Klinton bëjnë pjesë në rrethin e simpatizantëve të tij. 65 - vjeçarit tani iu dha edhe nderimi që i mungonte, më i larti: Çmimi Nobel për paqen. Vizioni afatgjatë i Yunus është eliminimi i varfërisë në botë. “Vizioni nuk mund të eliminohet vetëm nëpërmjetë mikro kredive, mirëpo ato megjithatë do të vazhdojnë të luajnë një rol të madh në zhdukjen e varfërisë”, ka deklaruar nobelisti në ditën kur u kumtua lajmi se ai ishte fitues i sivjetmë i Çmimit Nobel për Paqe. 49


Për refrenin e quajtur uri

Bota jonë Globi

”Mbi 10 milionë njerëz vdesin çdo ditë nga uria dhe sëmundjet që shkakton ajo, ndërkohë që vetëm 8 për qind e atyre që vdesin në baza vjetore janë viktima të luftërave dhe të fatkeqësive elementare, si vërshimet, tërmetet e thatësirat”, thonë në Organizatën Botërore për Ushqim e Bujqësi (FAO).

50

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë Globi

Shkruan: Evliana Berani

M

esazhi që solli Dita Ndërkombëtare për Luftë kundër Varfërisë tingëlloi si një refren i lodhur nëpër vite. “Lidershipi botëror duhet të bëjë më shumë që të çrrënjosë varfërinë dhe të zvogëlojë numrin e atyre që ka prekur uria”, pa dyshim është kjo fjalia që e dëgjojmë pareshtur për çdo tetor, por ajo sikur nuk ia doli të na bindë ndonjëherë në fuqinë e saj për të ndryshuar gjendjen në këtë fushë. Në dhjetëvjetëshin e fundit numri i atyre që nuk janë në gjendje të përmbushin as nevojat elementare për ushqim është ngritur. Në uljen e tij sikur nuk ndihmoi as Samiti i para dhjetë vjetëve i Organizatës Botërore për Ushqim e Bujqësi, e as ai i vitit 2000, kur liderët e thuaja e të gjitha shteteve të botës u zotuan se do të përgjysmojnë varfërinë deri në vitin 2015. “Për fat të keq numri i të uriturve po vazhdon të ngrihet. Për çdo vjet planeti ka nga 4 milionë të uritur më shumë” – ka deklarur Jacques Diouf, drejtor i Organizatës Botërore për Ushqim dhe Bujqësi.

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Aktualisht, siç vlerësojnë ekspertët e OKB-së, numri i atyre që ka prekur uria ka kaluar shifrën prej 820 milionë personash. Kurse Raporti i sivjetmë Gjendja e pasigurisë për ushqim në botë shpalos se që nga viti 1990 e deri më sot numri i personave që vuajnë nga mungesa e ushqimit është zvogëluar vetëm për 3 milionë veta. Sipas ekspertëve të FAO-së ky nuk është ndonjë sukses meqenëse më 1996 numri i atyre që vuajnë nga uria pati zbritur për afro 20 milionë për t’u ngritur sërish gjatë dhjetë viteve të fundit për po aq. Po këta ekspertë nënvizojnë se shikuar si përqindje në kuadër të popullatës së përgjithshme të rruzullit tokësor, krijohet përshtypja se uria po reduktohet, mirëpo ky reduktim duket i tillë vetëm për arsye të rritjes së përgjithshme të popullatës. Statistikat që prekin fenomenin e urisë janë alarmante. Më 2004 të dhënat me të cilat dispononin Kombet e Bashkuara shpalosin faktin se në 70 vendet në zhvillim dhe në vendet e pazhvilluara, gati një e treta apo 30 për qind e banorëve ishin të prekur nga uria. Sipas të dhënave si këto, vendet afrikane, India dhe vendet e Azisë dhe Paci-

fikut ishin vendet me numrin më të madh të atyre që vuajnë nga paushqyeshmëria. Të dhënat e fundit ndërkaq nxjerrin në dritë faktin se në çdo

FAO: Kush janë të harruarit? ”Nëse pyetni se cilët janë të uriturit, shumica e njerëzve do të përgjigjen se ata janë viktimat e urisë të viteve 84-85 në Etiopi, familjet e pastrehuara të vërshimeve në Bangladesh apo refugjatët që ikin nga vatrat e luftës të Republikës Demokratike të Kongos. Pa dyshim nuk jeni në dijeni se vetëm në 70 vendet në zhvillim mbi 800 milionë njerëz janë të uritur, por nuk sajojnë mbi titujt e mediave të përditshme. Për krahasim, kjo shifër e të uriturve është gati sa numri i banorëve të Evropës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kanadasë. E, të uriturit janë të gjitha moshave, foshnjat nënat e të cilave nuk kanë qumësht të ushqejnë fëmijët e tyre e, deri tek të moshuarit që kanë mbetur pa përkujdesjen e të afërmve të tyre”, thonë autorët e Raportit të FAO-së (“Gjendja e pasigurisë për ushqim në botë”, FAO).

51


Globi Bota jonë

Ndërlidhjet: Luftë, ekologji e uri Është e domosdoshme mbrojtja ndërkombëtare e numrit në rritje të popullsisë, e cila po shtrëngohet të braktisë vendbanimet e saj për shkak të kushteve ekologjike. Ky është vetëm njëri në vargun e shumë konstatimeve të dëgjuara gjatë tetorit nga Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtën në Ushqim. Si shembull me të cilin ilustroi konstatimin e sipërpërmendur, Ziegler përmendi rastin e pasojave të rënda ekologjike që rezultuan nga lufta e fundit izraelito –libaneze. “Libanit do t’i nevojiten rreth 7 vjet kohë që të pastrojë terrenin nga afro 1.2 milionë mjete të mbetura shpërthyese të ushtrisë së Izraelit. Me ligjet dhe konventat ndërkombëtare, Izraeli është përgjegjës për shkeljen e të drejtës në ushqim dhe është i obliguar të kompensojë popullatën vendore të Libanit për dëmet e shkaktuara gjatë luftimeve dhe për pasojat e rënda për shëndetin dhe jetën e njeriut”, ka theksuar pos tjerash Ziegler.

52

dhjetë persona të prekur nga uria, shtatë janë të gjinisë femërore, kurse në numrin e gjithmbarshëm prej 820 milionë të të uriturve, 167 milionë ose afro 20 për qind janë fëmijë nën moshën pesë vjeçare. Vlerësohet se në çdo të pestën sekondë në rruzullin tokësor vdes nga një fëmijë, qoftë nga paushqyeshmëria, qoftë nga sëmundjet që janë shfaqur si pasojë e saj. Ndërkaq, çdo vit lindin mbi 20 milionë foshnja që janë nën peshën normale, kurse në baza vjetore nga uria apo sëmundjet që lindin për shkak të saj anekënd rruzullit vdesin 5 milionë fëmijë. Në të shkuarën jo shumë të largët ishte e shtrirë bindja se ndër shkaqet kryesore që po ndikojnë në rritjen e urisë ishte pikërisht shkalla e ulët e arsimimit shëndetësor dhe paaftësia e planifikimit të drejtë të familjes. Mendohej se shkaktar i rritjes së numrit të të uriturve është rritja e pakontrolluar e popullsisë në tokë. Së këndejmi, shumë vende të pazhvilluara ishin përqendruar në ngritjen e vetëdijes dhe në implementimin e masave për planifikimin e familjes. Mirëpo, dilemën se shtimi natyror i popullsisë në

rruzull mund të jetë njëri nga shkaktarët kryesor pse në tokë po shtrihet uria e hoqi përfundimisht Raportuesi Special i OKBsë për të Drejtën për Ushqim, z. Jean Ziegler. Sipas Ziegler, planeti ynë ka resurse që do të mund të ushqenin dyfishin e popullsisë ekzistuese. ”Toka ka resurse për t’i përmbushur nevojat e ushqimit për 12 miliardë njerëz, e jo vetëm për 6 miliardë sa ka sot në tokë”, ka nënvizuar për agjencinë AP në Ditën Ndërkombëtare Kundër Varfërisë, Jean Ziegler, Raportues Special i OKB-së për të Drejtën në Ushqim. Sipas tij, me një shpërndarje më të mirë dhe më të drejtë të ushqimit, planeti ynë nuk do të ballafaqohej me problemin e urisë. Ziegler njihet si person që në vazhdimësi ka nxjerrë në pah mungesën e vullnetit politik, i cili po të ekzistonte do ndihmonte në jetësimin e premtimeve për çrrënjosjen e urisë. “Është turp që përkundër ekzistimit të mundësive që të parandalojmë vdekshmërinë e lartë të fëmijëve, ne me sjelljet tona të papërgjegjshme bëjmë që afro 6 milionë fëmijë

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë të vdesin për mungesë të ushqimit pa e arritur moshën prej 5 vjetësh”, ka thënë Ziegler. Të dhënat që ua ka prezantuar ai mediave janë madje më të larta se të dhënat shqetësuese të Organizatës Botërore për Ushqim e Bujqësi. Derisa FAO ve në dukje së në tokë për çdo vit shtohen nga 4 milionë banorë të rinj që vuajnë nga uria, Ziegler nxjerr në publik të dhënën se vetëm gjatë vitit 2005 në planetin tonë janë evidencuar 11 milionë persona të paushqyer më shumë se më 2004. Sipas shënimeve të fundit të OKBsë 75 për qind e personave që e kanë të pamundur të plotësojnë nevojat elementare për ushqim, jetojnë në vende rurale, kurse 25 për qind jetojnë kryesisht në periferitë e qyteteve. Në Samitin e Mijëvjeçarit të mbajtur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju- Jork në vitin 2000, të gjithë burrështetasit ishin zotuar se do të bëjnë çmos që uria të përgjysmohet më së largu deri në vitin 2015. Që një gjë e tillë të arrihet shtetet e zhvilluara janë obliguar që të ndajnë çdo vit 0.7 për qind të produktit të përgjithshëm shoqëror për të ndihmuar vendet e prekura nga varfëria dhe uria. Që nga koha kur është marrë ky zotim, në vend që uria të zvogëlohet me dinamikën e paraparë prej 31 milionë personash në vit, planetit tonë po i shtohen nga 4 milionë (e sipas disa burimeve madje nga 10 milionë) raste të reja të njerëzve të prekur nga uria. Në anën tjetër as 50 për qind të shteteve të zhvilluara nuk kanë përmbushur premtimin që të ndajnë ndihma në lartësinë 0.7 siç janë zotuar të veprojnë para disa vjetësh. Nuk do mend gjendja ekzistuese kërkon rishqyrtimin e politikave në të gjitha rrafshet, që nga ai global, rajonal e deri te politikat në rrafshet nacionale. Nevojiten analiza shumëdimensionale, dhe hulumtime që do të shikonin nga afër shpërputhjet mes premtimeve të bëra dhe hapave që janë ndërmarrë deri më tash në këtë drejtim. Pse po çalojmë dhe ku po çalojmë,

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

është një pyetje që kërkon përgjigje të shpejtë. A u investua sa duhet në vendet neuralgjike ku varfëria ka shtrirë krah masovisht? A janë krijuar kushtet e duhura për investime private? Sa kemi lënë anash sektorin e bujqësisë? A janë inkuadruar sa duhet apo vazhdojnë të nënçmohen ata që mbajnë të koncentruar në duart e tyre pjesën dërmuese të kapitalit botëror? Dihet se 500 personat më të pasur kanë të ardhura vjetore në vlerë prej 100 miliardë dollarësh, shumë kjo lartësia e të cilave tejkalon lartësinë e të ardhurave të më të varfërve në botë. Mos vallë është koha që të tillët të mos anashkalohen por mbase

duhet të inkuadrohen intensivisht në jetësimin e agjendave globale zhvillimore? Një është e qartë, formulat e deritashme nuk po japin frytet e pritura, andaj është koha që të bëhen kërkime të mundësive dhe rrugëve të reja që do të gjejnë vetën në rrafshin e zbatimit të tyre praktik. E njëjta vlen për Kosovën, ku prej viti në vit, të njëjta organizata e të njëjtë ekspertë po angazhohen në dizajnime strategjish zhvillimore, që kushtojnë më shumë se pagat vjetore të të gjithë punësuarve në sektorët më së paku të paguara, por në skenë problemet vazhdojnë të mbesin në shkallën e njëjtë. 53


Portret Bota jonë

Bann Ki-Moon: pasardhës i Kofi Ananit

K

ëshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka votuar në mënyrë unanime Ministrin e Jashtëm të Koresë Jugore, Ban Ki-Moon për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKBsë. Vendimi mori formën e prerë një javë më pas, kur për Ki-Moon –in votuan shumica e anëtarëve të Aasamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Njeriu i njohur për nga shkollimi i tij në Universitetin e Harvardit dhe për angazhimet 40- vjeçare prej diplomati në shërbimin publik të vendit, që konsiderohet si vend me një demokraci në përparim, në paraqitjen e parë publike pas votimit për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, është zotuar se para së gjithash do të ndalet në reforma substanciale brenda OKB-së. Ban Ki-Moon ka qenë shumë aktiv edhe në bisedimet gjashtëpalëshe që synonin ndalimin e ambicieve të Koresë Veriore për armatimin nuklear. Ai ka premtuar se

54

do të bëjë çmos që situatës së tensionuar mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore t’i japë fund sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk do mend Ban do të trashëgojë postin më të lartë në diplomacinë botërore, por njëkohësisht edhe posti më i lartë i gjigantit pa dyshim më të madh burokratik në spektrin e organizmave ndërkombëtar. Legjitimiteti i tij, si nënvizojnë analistët, do të varet para së gjithash nga aftësia e balancimit dhe përgjegjësisë për revitalizimin e aleancave ekzistuese brenda OKB-së në luftën kundër urisë, asistencën e refugjatëve dhe në uljen e HIV/SIDA-së.

‘Harmonizues, balancues, ndërmjetësues’ Ban, i cili përshkruan vetveten si “harmonizues, balancues dhe ndërmjetësues,” tanimë është i njohur për nga shkathtësitë e tij prej negociatori, i cili preferon negociatat e profilit të ulët e jo atë që ngërthen performancë të vizibilitetit të lartë. Gjatë fushatës së tij për të fituar postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ai ka premtuar se do të angazhohet në reformimin e, siç e quajti “kulturës së organizatës”, pastaj rritjen e transparencës dhe të etikës profesionale në OKB. Edhe pse dihen pak detaje për planet e tij, analistët e shumtë kanë vërejtur se përmbajtja e tij në fjalë dhe veprime është pasojë e strategjisë , e cila synon që Ban të mos “i shkelë në gisht” Sekretarit aktual të OKB-së. Deri më tani dihet se Ban ka deklaruar që rindërtimi i Libanit të pasluftës, mbrojtja e të drejtave të grave dhe fëmijëve do të jenë po ashtu çështje që do të radhiten lart

në agjendën e tij të prioriteteve. “Po ndiej përgjegjësi të madhe,”u pati deklaruar Ban gazetarëve në Seul në fillim të tetorit. Sipas tij OKB-ja po ballafaqohet me rreziqe dhe sfida të shumta me të cilat nuk është ballafaquar ende. Ndër sfidat, Ban ka përmendur se deri më tani OKB nuk është ballafaquar sa duhet më çështjen e parandalimit të shtrirjes së armëve për shkatërrim në masë, me një varg sëmundjesh dhe me terrorizmin. “Ç‘është e vërteta, ka pasur kritika dhe janë ngritur pyetje lidhur me atë se a është marrë OKB-ja në mënyrë efektive me çështjet si këto”, ka nënvizuar veç tjerash Ban. Emërimi i tij duket se do të gëzojë popullaritet në vendet aziatike, por edhe në SHBA, vend ky që e konsideron Korenë Jugore aleate të rëndësishme. Ambasadori i Britanisë së Madhe në OKB-ë, z. Emyr Jones-Parry, ka vlerësuar se e gjithë eksperienca e ministrit të Jashtëm të Koresë Jugore konsiderohet thuajse nga të gjithë si një potencial që do të mund të kontribuojë dukshëm më shumë sesa kandidatët e tjerë që ishin në garë me të.’ “Sa i përket Britanisë së Madhe, ne po shikojmë që të bashkëpunojmë nga afër me z. Ban’’, u tha mediave Jones-Parry. Ngjashëm me të mendon edhe ministri i Jashtëm i Japonisë, Taro Aso, i cili ka përshëndetur faktin se në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së më në fund po emërohet një aziatik. Brenda 60-të vjetësh të ekzistimit të OKB-së, Ban do të jetë Sekretari i tetë i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ai do të ketë nën mbikëqyrjen e tij stafin prej 92,000 paqësorëve dhe buxhetin vjetor prej afro 2 miliardë dollarësh amerikanë. 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë Ban do të jetë Sekretari i parë i Përgjithshëm i OKB-së me origjinë aziatike që nga viti 1971, kur këtë post e kishte braktisur z. U Thant nga Birmania.

Diplomat i karrierës Ban ka lindur në Chungju të provincës Chungcheong në qershorin e vitit 1944. Diplomën baçelor në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare Ban e mori në Universitetin e Seulit, kurse titullin master në fushën e administratës publike e kishte marrë në Universitetin e Harwardit. Ban ka një histori të ngjeshur të karrierës diplomatike, duke përfshirë këtu edhe postet e tij në Ambasadën e Koresë Jugore në Uashington apo atë në OKB. Ban po ashtu ka qenë ambasador në Austri (1999), pastaj një periudhë ishte kryesues i Organizatës për parandalimin e shtrirjes së armëve nukleare. Së voni, ai ka udhëhequr kabinetin e Presidentit të Asamblesë së përgjithshme të Koresë Jugore, kurse që nga janari i parvjetmë (2004) ai intensivisht është angazhuar në bisedimet shumëpalëshe me Korenë Veriore përkitazi me çështjen e armatimit nuklear. Siç ka vënë në dukje Ban, eksperienca e tij në fushën e armatimit nuklear do të mund të ndihmojë OKB-në në rolin e saj prej ndër-

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

mjetësuesi, madje jo vetëm lidhur me raportet në Korenë Veriore, por edhe në raport me situatën e tensionuar me Iranin. Mirëpo, Ban nuk është pa bazë për oponencë. Figura e tij, siç kanë shkruar muajt e fundit mediat, është kritikuar ngase ai vjen prej vendit i cili ka pasur qëndrim të heshtur ndaj gjendjes në fushën e të drejtave të njeriut në Korenë Veriore. Analistët e prirur për kritikë kanë vënë në dukje se Ban sistematikisht ka vizituar vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit me qëllim që të sigurojë mbështetjen e tyre

për nënshkrimin e Marrëveshjeve Tregtare apo për të premtuar ndihma zhvillimore dhe humanitare. Sipas të përditshmes amerikane “rivalët janë shprehur se Koreja Jugore, që është ekonomia e 11 për nga madhësia në botë, ka ndikuar në botën e biznesit që të mbështesë kandidaturën e Ban Ki-Moon për Sekretar të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. “ Ban, ç’është e vërteta, kishte përgënjeshtruar kritikat dhe akuzat e tilla duke vënë në pah se kritikat ndodhën në kohën kur pritej votimi i tij dhe ishin të pabaza. Në intervistën e paradokohshme të bërë për gazetën International Herald Tribune, Ban ka shpjeguar se është në natyrën e tij që kur dëshiron të kritikojë dikë, ai para së gjithash provon të gjejë nëse personi që e akuzon është i vetëdijshëm për opinionin që e jep. “Me këtë rast unë do të bëj shumë të qartë pozicionin tim, ngase unë e di se nuk jam gabim dhe se unë jam ai që kam të drejtë”, ka thënë mes tjerash numri një i OKB-së, i cili nga një janari do të trashëgojë Kofi Ananin në postin e tij prej Sekretari të Përgjithshëm të OKB-së. Ban është i martuar me Yoo Soon-Taek, dhe ka tre fëmijë. (AP/CTV) 55


Reportazh Bota jonë

Një klithje nga Bagdadi

“Ju lutem ma bëni një të mirë!” Sipas planit të ri amerikan për Irakun, duhet të ndihmohet Qeveria e Irakut që të definojë dhe të realizojë një sërë caqesh të rëndësishme ushtarake dhe politike gjatë 12 - 18 muajt e ardhshëm. “Ju më duheni mua! Unë po jetoj në ferr tani (në Bagdad)! Ju lutem shkruani, intervenoni për të ma shpëtuar jetën…! Ju mund të shkruani për mua! Ju e dini jetën dhe veprat e mia…! Ju jeni shpresa e vetme për të më shpëtuar të gjallë!”, ishte letra-lutje e Hayddar

Mousas nga kryeqyteti i shtetit më të përfolur sot në botë, Irakut. Kjo letër, e shkruar dhe e dërguar në mënyrë elektronike (në fillim të shtatorit), ende nuk ka prodhuar efektet e dëshiruara të autorit. Z. Mousa, i cili është poet, aktor e regjisor filmi, me tre fëmijët e tij

dhe gruan po përjeton ditë shumë të vështira në Lindjen e Mesme. Faji i vetëm i tij, siç shprehet ai, është se ka shkruar dhe ka prodhuar film kundër ish-diktatorit të këtij vendi, Saddam Husein. Në korrik të vitit 2003, Hayddari në restorantin e hotelit “Palestina” ishte plot optimizëm për intervenimin amerikan në Irak. Fliste me shumë mllef për vuajtjet sadamiane, në veçanti për vuajtjet e intelektualëve.

Caqet “e buta” Që atëherë forcat aleate, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kanë rreshtur punën e tyre për ta krijuar paqen në Irak. Fatkeqësisht, përditë nga ky vend transmetohen informacione për të vrarë, për terrorizëm..., ku më së shumti po e pësojnë qytetarët e pafajshëm të këtij vendi. Aksionet terroriste tashmë, kryesisht, qëllojnë caqet “e buta”njerëzit e paarmatosur. Qeveria më e re, e njohur ndërkombëtarisht, e prirë nga Nuri Al-Maliki, ka dhënë shumë premtime se gjendja do të stabilizohet. Kryeministri (i cili u prit me nderime të theksuara në Kryeqytetin amerikan), duke falënderuar popullin dhe qeverinë e shtetit më të zhvilluar në botë për ndihmën e tyre, kërkoi që forcat aleate të qëndrojnë në Irak derisa irakianët të jenë të aftë ta qeverisin vendin e tyre. Në fjalimin e tij para Kongresit dha një porosi të qartë për terroristët: “Të gjithë terroristët do ta kenë fatin e Al-Zarquavit” (udhëheqësi i Al-Qaeda-s në Irak, i cili u vra para do kohe nga forcat ushtarake amerikane). 56

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Reportazh Bota jonë

Pas kësaj vizite, Al-Maliki ua “shtriu” dorën e pajtimit forcave kryengritëse, me qëllim të krijimit të stabilitetit në vend, me shpresë të përfundimit të armiqësive ndërfetare e ndëretnike. Vlerësimet e zyrtarëve vendës dhe të atyre të koalicionit dëshmojnë për një zhvillim të theksuar ekonomik në këtë vend të Lindjes së Mesme. Në të njëjtën kohë trupat ushtarako-policore irakiane nuk pushojnë me stërvitjet e tyre nga ekspertët ushtarako-policorë amerikanë dhe aleatët e tyre. Por, analistët perëndimorë përditë e më shumë thonë se “në Irak po bëhet luftë ndërfetare”, me rrezik për përhapjen e saj në përmasa të luftës qytetare.

Vizatimi i hartave dhe ëndrra e Saddamit Në këto rrethana, mediat filluan t’i publikojnë edhe hartat me tri shtete, që do të duhej të dilnin nga

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Iraku i shpërbërë: Jugu, që do t’u takonte shiitëve, qendra që do të ishte e sunitëve dhe veriu që do të quhet Kurdistan. Të gjitha arsyetimet bëhen me “mosdurueshmërinë mes pjesëtarëve etnikë dhe religjiozë”. Këtë situatë u mundua ta shfrytëzojë ai që shkaktoi mbase dhembjet më të mëdha në tre dhjetëvjetëshat e fundit të shekullit të shkuar, Saddam Husein. Ish-diktatori nga burgu, nëpërmjet avokatit të tij, doli me “një apel” që “të gjitha grupet e armatosura ta lënë anash luftën fetare dhe të bashkohen në luftë kundër Amerikës”! Por, në këtë “apel”, z. Husein kishte “harruar” t’ua “vizatonte” terroristëve qëllimin e tij që ta bëjnë sërish kryetar, e pastaj “parajsa” do t’i gjejë ata! Por, ndërkohë Hayddari nga qendra e Bagdadit, për miqtë e tij në botë, lëshon edhe një “klithmë trishtuese”: “Miq të nderuar, mbrëmë dy raketa goditën ndërtesën ku unë jetoj. Vetëm dy minuta para shpërthimit, kisha

dalë me familjen në qytet, por këtë parandjenjë të lëshimit të shtëpisë nuk e patën edhe 20 fqinjët e mi, të cilët vdiqën nga raketat. Konsideroj se raketat ishin drejtuar kundër meje, sepse në mjedisin tim unë jam i vetmi që jam deklaruar (me punën time intelektuale: shkrime e film dokumentar) kundër Sadamit”.

Turbulluesi Al-Sadder Me gjasë, njeriu më i paparashikuar, Muqtada Al-Sadder (që konsiderohet si klerik shiit pro-iranian), doli sërish në skenë me armatën e tij. Ata hodhën në ajër stacione policie dhe vranë 16 veta, në kohën kur pjesëtarët shiitë (që në regjimin e Saddamit ishin shumë të diskriminuar), të cilëve u përket edhe Al-Sadder, kërkojnë zhvillim ekonomik më të shpejtë dhe bashkëpunim me SHBA-të. Fatbardhësisht, “aventura” e tij kësaj radhe përfundoi vetëm me 16 viktima, duke u tërhequr nga pozicionet e 57


Reportazh Bota jonë okupuara “brenda natës”. Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, më 25 tetor, duke paraqitur planin 18muajsh të sigurisë në Irak, përsëriti përkrahjen e qeverisë së tij për Irakun. Me këtë rast, z. Bush tha: “SHBA-të po e përshtatin taktikën ushtarake në Irak, objektivat e tyre ngelin të njëjta: një Irak demokratik, i aftë për ta mbrojtur dhe për ta qeverisur popullin e vet që po bëhet aleat regjional në luftën kundër terrorit”. Sipas kryetarit amerikan, shteti i tij ka mision të qartë: “Misioni ynë është ta ndihmojmë qeverinë e zgjedhur në Irak që t’i mundë armiqtë e përbashkët, për të krijuar paqe dhe stabilitet në Irak, dhe ta bëjë kombin tonë më të sigurt”. Kjo porosi e kryetarit Bush në Irak u përcoll nga ambasadori i SHBA-ve, Zalmay Khalilzad, dhe nga komandanti i forcave shumëkombëshe në Irak, gjenerali

George W. Casey. Sipas tyre, rezultati mund të arrihet duke ndihmuar Qeverinë e Irakut që të definojë dhe të arrijë një sërë caqesh të rëndësishme ushtarake dhe politike në 12 deri në 18 muajt e ardhshëm”.

Plani i ri amerikan përfshin edhe fqinjët Por, në këtë porosi është një fjali që analistët me gjasë nuk e kanë vërejtur më herët:”...Ne e bëjmë të qartë se durimi amerikan nuk është i pafund”. Pra, a mund të shpjegohet se amerikanët, përveç numrit të tashëm të ushtarëve dhe të ekspertëve, mund të dërgojnë edhe më shumë trupa ushtarake, që z. Bush tha se do ta bëjë këtë “nëse e kërkon komandanti amerikan në Irak”. Por, kësaj i shtohet edhe nevoja për përpjekje diplomatike më të mëdha për t’i bashkuar udhëheqësit e të gjitha grupeve fetare

dhe etnike për të krijuar zgjidhjen politike dhe për ta ndalur dhunën fetare. Në këtë porosi, Bushi tha se SHBA-ve po u ofrohen disa nga fqinjët e Irakut, si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania, që ta ndihmojnë Irakun për t’i bindur kryengritësit sunitë që t’i dorëzojnë armët e tyre dhe ta përkrahin qeverinë e vendit në procesin e pajtimit kombëtar. Derisa shumë zhvillime politike e diplomatike sillen rreth Irakut që, nga analistët e ndryshëm, cilësohen nga një skajshmëri në tjetrën, Hayddari, me shpresë se do të gjejë strehë më të sigurt, ka shkuar në Kurdistan, në pjesën veriore, popullata e së cilës për gati dy mijë vjet lufton për pavarësi. Prej atje poeti, aktori e regjisori i filmit dokumentar sërish “u bie në gjunjë” miqve të tij në botë që t’i sigurojnë atij dhe familjes një strehë jashtë Irakut, deri në qetësimin e vendit të tij.

Sadam Huseini dënohet me varje në litar

Më 5 nëntor 2006 ish kryetari irakian Sadam Huseini u shpall fajtor për krimet kundër njerëzimit dhe u dënua me varjen në litar.

58

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Integrime Bota jonë

Lojë me standarde….dhe nxitës? Që prej mbarimit të luftës së ftohtë, në veçanti pas 11 shtatorit, Bashkimi Evropian i ka dhënë vetes shumë më tepër përgjegjësi për përmirësimin e sigurisë në botë. Kjo është realizuar duke forcuar më tej rolin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilat në vetvete përfshijnë një kuadër të gjerë të iniciativave politike, ekonomike, tregtare, humanitare dhe diplomatike Admir Duraj

K

ëto iniciativa, pavarësisht nga rezultatet, janë frymëzuar dhe i kanë zbatuar pikërisht ato norma dhe parime të përbashkëta mbi të cilat është ndërtuar vetë makro-organizmi. Nëpërmjet tyre, Bashkimi Evropian synon t’i eksportojë te vendet e tij fqinje rregullat dhe modelet e tij, duke përfshirë praktikat dhe vlerat demokratike, zbatimin e ligjit, standardet e të drejtave të njeriut dhe dialogun politik, të cilat në tërësi i ndërtojnë normat e qeverisjes së mirë. Metoda shumëdimensionale e BE-së në marrëdhëniet e jashtme është perceptuar si një rrugë, nëpërmjet së cilës në vendet e treta eksportohen parime dhe norma të zhvillimit ekonomik dhe politik. Me sa duket, ky mjedis i ri ndërkombëtar i ka ofruar Bashkimit Evropian mundësinë për të forcuar rolin e tij ekonomik dhe politik me instrumente dhe institucione të reja. Iniciativat e bashkëpunimit rajonal, reformat administrative, juridike dhe ekonomike, procesi i ndërtimit të institucioneve në vendet dhe rajonet fqinje, të gjitha këto përbëjnë metodën e përgjithshme të BE-së për sigurinë. Pikërisht për këtë, marrëdhëniet e BE-së me vendet e Mesdheut dhe me ato të Ballkanit Perëndimor janë ristrukturuar nëpërmjet proceseve rajonale, të njohura si Partneriteti Euro-Mesdhetar (EMP) dhe Procesi i Stabilizim - Asocimit (SAP). Deri në ç’pikë mund të konsiderohen të drejtat e njeriut dhe demokracia si faktorë shtytës të marrëdhënieve të jashtme të BE-së? A ka dhënë rezultate në përmirësim

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

të standardeve të të drejtave të njeriut dhe të praktikave të demokracisë në vendet partnere ndihma e deklaruar nga BE-ja për demokraci dhe të drejta të njeriut? Për të pasur një vlerësim të suk-

seseve dhe të dështimeve të BE-së dhe përkushtimit në eksportimin e modelit të vet të zhvillimit politik, pengesat kundrejt normave të qeverisjes së mirë do të konsiderohen duke u detajuar në: i) arritjet 59


Bota jonë i detyron partnerët t’i zbatojnë normat e Bashkimit. Të dhënat nga organizata “Freedom House” tregojnë se vendet arabe të Mesdheut nuk e kanë ndryshuar e as nuk e kanë përmirësuar gjendjen drejt zhvillimeve demokratike. Ndërkaq, siç kumton rasti i Turqisë, procesi i zgjerimit [apo thjesht premtimi i tij] me zbatimin e detyrueshëm të acquis communautaire është një bashkëpunim më i rreptë, në të cilin partnerëve të BE-së u jepen nxitësit e nevojshëm për reforma.

Çfarë thonë krahasimet?

përfundimtare të angazhimit të BE-së [d.m.th. stabilizim, pajtim, zgjerim, partneritet, liberalizim tregu], ii) procedura (d.m.th. nxitës pozitivë, kushtëzimi, kontrolli], iii) përkushtimi i partnerëve [rol aktiv apo pasiv i aktorëve vendës, i shoqërisë civile, i elitës politike]. Kjo analizë merr në konsideratë Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Mesdheut, dy rajone që ndodhen në kufijtë e BE-së, por që dallojnë mjaft për nga perspektiva e zgjerimit të mundshëm për Ballkanin Perëndimor (e përjashtuar për Mesdheun). Krahasimi i iniciativave të BE-së, të ndërmarra në kuadër të politikës për demokraci 60

dhe të drejta të njeriut, i kombinuar me një sondazh për praninë ose mungesën e demokracisë dhe të drejtave në këto vende, tregon se Bashkimi Evropian është në gjendje të bëjë shpërndarje esenciale të normave dhe të parimeve në rastet kur zgjerimi pritet si një rezultat afatgjatë, ndërsa bashkëpunimi rajonal në kuadrin e Partneritetit euro-mesdhetar nuk duket proces që mund të sjellë ndonjë ndryshim thelbësor. Megjithëse demokracia dhe të drejtat e njeriut përmenden në dokumentet zyrtare të BE-së, partneriteti euro-mesdhetar nuk është skicuar për të dhënë atë lloj ‘infektimi’ (Whitehead, 1996), i cili

Kundrejt një pikëpamje krahasuese me të njëjtin mjedis 9 -7 vjet më parë, vendet e Ballkanit duket se po provojnë përmirësime në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe progres në zhvillimin e standardeve demokratike. Kjo tendencë u shfaq e qartë që në momentin kur Bashkimi i ofroi këtij rajoni statusin e ‘kandidatit të mundshëm’. Perspektiva e anëtarësimit në BE duket se është një çmim që ia vlen për Ballkanin Perëndimor dhe natyrshëm është kthyer në objektiv jetësor për elitat politike të rajonit. Megjithatë, përfshirja masive dhe e shumanshme e komunitetit ndërkombëtar në sistemet politike të Ballkanit na kujton se ndryshimet politike pozitive nuk janë bërë vetëm si pasojë e BE-së. Njëkohësisht është herët të dihet sa të qëndrueshme e afatgjatë janë këto ndryshime. Gjithsesi, tendenca pozitive në procesin e reformave politike dhe përmirësimet në zhvillimet demokratike që prej vitit 1999 konfirmojnë, pavarësisht nga mungesa e një kalendari, se një anëtarësim i pritshëm në BE përbën një nxitës real për t’i vazhduar reformat e brendshme politike. Hipoteza e testuar këtu është që, pavarësisht nga vlerësimi optimist i valës së tretë të demokratizimit (Huntington, 1991) dhe përpjekjeve të BE-së për të vepruar si aktor i jashtëm i demokratizimit, ndryshimi politik nuk mund të drejtohet vetëm nga 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë jashtë. Veprimi efektiv i BE-së bëhet i mundur brenda perspektivës së zgjerimit, por në të njëjtën kohë pengohet nga ajo që mund ta përcaktojmë si skizofreni institucionale të tij. Këtu përfshirja e aktorëve vendës mbetet faktori kryesor për ndryshime reale demokratike. Bashkimi Evropian përpiqet të eksportojë në vendet e treta një model të tij të zhvillimeve politike dhe ekonomike, të bazuar në liberalizimin ekonomik, rregullat e tregut të lirë, norma dhe praktika demokratike, si dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Parimet demokratike, të drejtat e pakicave, mundësitë e barabarta dhe solidariteti janë ato që BE-ja i konsideron vlera dhe parime që duhen përcjellë në vendet e treta. Në të gjitha dokumentet zyrtare, Bashkimi përdor i gjerësisht ‘masat deklarative’“declaratory measures” (Manners, 2002) për t’i eksportuar normat, vlerat e parimet. Diskutimet dhe analizat normative shfaqin një përkushtim politik të fortë të BE-së për bashkëpunim në fushat politike, ekonomike dhe sociale që nuk bën gjë tjetër, veçse ndihmon futjen e përvojës së BE-së në zhvillimin socio-ekonomik të një vendi. Por, kjo nuk do të thotë që sistemi i brendshëm politik dhe ekonomik, i cili rezultoi i suksesshëm në Evropën Perëndimore dhe që është duke u zbatuar në atë Qendrore, në saje të zgjerimit të BE-së, mund të eksportohet lehtë në vendet e tjera fqinje. Kjo metodë e marrëdhënieve të jashtme të BE-së mund të jetë e suksesshme nëse partnerëve u jepen nxitës të lakmueshëm për t’u harmonizuar me normat dhe vlerat e BE-së, duke konsideruar se normat duhet të pranohen me vendim e jo me bisedime. (Cremona, 1998). Përafrimi i acquis communautaire – i cili mund të konsiderohet si fortesa e normave dhe e parimeve të BE-së, nëpërmjet procesit të zgjerimit, është një punë më e vështirë se zbatimi i normave nëpërmjet bashkëpunimit rajonal [p.sh. mund të kujtohet se sa i vështirë ishte zbatimi i Barcelona acquis]. Në

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

vitet ’90, procesi i zgjerimit nxiti zhvillime demokratike dhe të standardeve të të drejtave të njeriut në Evropën Qendrore e Lindore, ngase ato duhet të përballeshin me kriteret e Kopenhagës, për ta filluar anëtarësimin. Marrëdhëniet e BEsë me Ballkanin, nga perspektiva e zgjerimit, duken më premtuese në përfarimin e normave, parimeve dhe praktikave sesa procesi i eksportimit të një pakete të tillë në Mesdhe. Instrumentet politike në zbatim shpjegojnë ndikimin e ndryshëm që normat e BE-së kanë në partnerët e Mesdheut të Jugut. Premtimi për të hyrë në BE, ose ndryshe ‘karota’ që i ofrohet Turqisë, po jep disa rezultate më të prekshme në reformimin e sistemit politik dhe ekonomik turk, ndërkohë që vendet arabe po ecin mjaft ngadalë sa i përket zbatimit apo ndjekjes së modelit të BE-së në zhvillimin politik dhe ekonomik. Për vendet arabe dhe për vende të tjera që përfshihen në politikën

evropiane të fqinjësisë, anëtarësimi në BE është përjashtuar, pasi ato me Bashkimin...mund të kenë të përbashkët gjithçka, përveç institucioneve (Prodi, 2002). Mospërputhja me Barcelona acquis nuk është de facto e sanksionuar nga Bashkimi Evropian. Ngjashëm me atë çfarë është thënë për vendet e Mesdheut, vlerësimi i metodës së përgjithshme të BE-së kundrejt Ballkanit dhe efikasiteti në eksportimin e demokracisë është i diskutueshëm. Së pari, procesi i eksportimit të demokracisë në Ballkanin Perëndimor dhe nxitja e integrimit të tij në BE nuk mund të shqyrtohen ndarazi nga dhuna dhe konfliktet e armatosura dhe procesi paqeruajtës që pasoi në vendet në fjalë. Në këtë mjedis post-konflikt, BE-ja nuk ‘luan vetëm’: shumë aktorë dhe organizata ndërkombëtare janë përfshirë dhe rrjedhimisht nuk është e thjeshtë të gjykohet për kontributin që secili ka pasur në eksporti61


Integrime Bota jonë min e ‘normave’ dhe në shtrimin e paqes dhe të stabilitet në rajon. Sa u përket ristrukturimit ekonomik, zhvillimit të infrastrukturës dhe sektorit privat, roli më dominues ka qenë i aktorëve ndërkombëtarë financiarë, si: WB, EBRD e FMN. Ndërkaq, Komisioni Evropian, OSBE-ja, OKB-ja, Këshilli i Evropës dhe disa shtete evropiane kanë mbështetur iniciativa për pajtimet post-konfliktuale, rikthim të refugjatëve, qeverisje të mirë, demokratizim dhe ndërtim institucional. Shtetet në Evropën Juglindore kanë marrë ndihmë edhe nga Zyra humanitare e Komunitetit evropian, asistencë makroekonomike për t’i stabilizuar buxhetet kombëtare dhe që prej vitit 2001 në Republikën ish-jugosllave të Maqedonisë mbështetje nga Mekanizmi i Komunitetit për reagim të shpejtë. Në kuadrin e këtyre përpjekjeve, mbështetja specifike e BE-së është drejtuar në rindërtimin ekonomik dhe social. Këto iniciativa treguan aspiratën e BE-së për të konkurruar përfshirjen e fortë politike dhe ushtarake të SHBA-ve gjatë luftës në rajon. Duke qenë pra një sfidë e BEsë kundrejt SHBA-ve, çështjet e qeverisjes ishin të parat që u trajtuan nga iniciativa Royamount e më pas në procesin e stabilizim- asocimit.

Si kanë ndryshuar qëllimet e procesit Royaumont që prej fillimit të tij Fillimisht, ai nisi si një iniciativë e Këshillit Evropian për të arritur zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe për të ndjekur një strategji të përgjithshme për krejt rajonin. Më pas, kjo iniciativë u fut në kuadrin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë [OSBE]. Në nëntor të vitit 1997, koordinatori i procesit, Panagiotis Roumeliotis, u emërua ndërmjetës i institucioneve të BE-së me institucionet 62

financiare ndërkombëtare, shtetet anëtare, organizatat jofitimprurëse dhe organizatat rajonale. Pas emërimit vijuan disa takime, në të cilat çështje të demokratizmit dhe të shoqërisë civile dominuan në agjendë. Më 1998-99, iniciativa Royamount u konceptua si ‘një metodë e re dhe përgjithësuese për zgjidhjen e konflikteve në dy aspekte: a) ajo është pararendëse e demokratizimit duke nxitur dialogun e shtetasve dhe kuptim të drejtë të shtetësisë evropiane; b) iniciativa nxit dhe zgjerohet në kanale të reja komunikimi ndërmjet grupeve të ndryshme përtej kufijve nacionalë, duke krijuar rrjete bashkëpunimi për organizatat joqeveritare, të cilat në vetvete bëhen pjesë plotësuese domethënëse për instrumentet ekzistuese pararendës të diplomacisë parandaluese dhe të iniciativave të tjera për zgjidhjen e konflikteve’ (ESI, 1999). Me gjithë debatet, deri në fund të vitit 1998 u realizuan pak iniciativa, ndërsa mungoi një zhvillim i duhur institucional dhe ende nuk ishte qartësuar se cili ishte në të vërtetë kontributi që sillte Royaumont. Për më tepër, ky proces dështoi në trajtimin e çështjeve të konsideruara si kryesore për rajonin, stabilizimin dhe demokratizimin e tij: kufijtë dhe pakicat. Kjo strategji dështoi edhe të parashikonte një anëtarësim të mundshëm të këtyre vendeve të BE-së, pse procesi nuk arriti të ofronte ‘karotë’ (Missiroli, 2003: 15). Dështimi i politikave të BE-së deri në fund të viteve ’90 u

reflektua në domosdoshmërinë për përforcim të procedurave në mbrojtje të të drejtave dhe të demokracisë. Pakti për stabilitet dhe procesi i stabilizim- asocimit u skicuan dhe u vunë në funksionim më 1999, për ta realizuar pikërisht këtë gjë. Megjithatë, ngutja për ta rishqyrtuar strategjinë e BE-së për rajonin i shpërndau politikat në drejtime dhe procedura të shumta. Po e zëmë, në të njëjtën periudhë Komisioni po niste procesin e stabilizim-asocimit, ndërsa Këshilli Evropian nën presidencën gjermane krijoi Paktin e Stabilitetit. Paqartësia vërehet edhe nëse përpiqemi ta kuptojmë organizimin kompleks të Politikës së përbashkët për siguri dhe çështje të jashtme: nuk është vështirë të ndihet një lloj ‘konkurrence’ ndërmjet Përfaqësuesit të lartë të kësaj politike dhe Komisionares së marrëdhënieve të jashtme, si dhe ministrit të jashtëm të Presidencës së radhës të BE-së. Përveç kësaj, çdo shtet i BE-së e ndjek strategjinë e tij, e cila reflekton lidhjet tradicionale, bindjet, apo përkatësinë kombëtare. Megjithatë, duke e krahasuar me politikat e zbatuara në vendet e Mesdheut, nuk mund të arrijmë në të njëjtin përfundim edhe për Ballkanin. Pra, nuk mund ta emërtojmë praninë e metodave të zbatuara në rajon si skizofreni institucionale, pasi, në fund të fundit, edhe Pakti i Stabilitetit, edhe PSA-ja (procesi i stabilizim-asocimit) synojnë një qëllim, d.m.th. integrimin në institucionet evropiane. Që nga kriza e Kosovës, BE-ja u desh të pranonte se oferta për anëtarësim ishte një nxitës i nevojshëm për proceset e zhvillimit e të demokratizimit në rajon. Ende e paqartë, apo për t’u përcaktuar mbeten procedurat dhe afatet kohore për realizimin e qëllimit a premtimi quid pro quo. Paqartësia shihet më mirë në qëndrimet e ndryshme të disa shteteve anëtare se në ecurinë e agjendës zyrtare të Brukselit. 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Integrime Bota jonë

Ballkani Perëndimor në kontekstin e integrimeve Paul Taylor

K

omisioni Evropian, në raportin e tij të nëntorit, nuk do të rekomandojë për asnjë vend të Ballkanit Perëndimor që të ndërmarrë hapat për t’iu bashkangjitur Bashkimit Evropian, thonë burimet brenda BE-së. Për dallim nga viti që shkoi, kur Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Shqipëria ia mësynë me hapa konkretë shkallëve të anëtarësimit eventual në BE, raportet e sivjetme kryesisht përqendroheshin në markimin e kohës e jo të aktiviteteve që ato duhet të ndërmarrin për të arritur deri tek ky cak. Kjo reflekton të dyja, performancën e dëshirave në vendet e

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Ballkanit Perëndimor, por edhe disponimin për anëtarësim në bllokun e 25 shteteve, ku siç dihet zgjerimi do të ngadalësohet për ca pas anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në BE gjatë janarit të vitit 2007. “De fakto pas integrimit të Rumanisë dhe Bullgarisë ne duhet të pushojmë për mbase pesë apo gjashtë vjet, kur vlerësojmë se Kroacia do të mund të jetë e gatshme që t’i bashkëngjitet familjes evropiane”, deklaroi një zyrtar i lartë i BE-së. Kroacia ka filluar negociatat për anëtarësim në BE para një viti, pasi e humbi rastin e inkuadrimit në raundin e zgjerimeve të vitit 2004. Vendimmarrësit në BE sipas të gjitha gjasave do të anashkalo-

jnë mundësinë e pranimit të synimeve të Maqedonisë që t’i fillojë negociatat për integrimin në BE vitin e ardhshëm. Anashkalimi, si thekson një zyrtar i lartë në BE, është rezultat i pakënaqësisë së rrjedhave në Maqedoni, ku shërbimi i administratës civile ngel edhe më tej i politizuar dhe ku ndjehet hetueshëm mungesa e dialogut të civilizuar me opozitën në parlament. “Maqedonia nuk ka ecur shumë përpara në kontekstin e trendeve evropiane as pas zgjedhjeve të fundit, të mbajtura sivjet në korrik”, deklaroi mes tjerash ai. Kryeministri Nikola Gruevski ka nënçmuar partinë kryesore të minoritetit shqiptarë dhe ka

63


Bota jonë

Procesi i integrimeve në BE ka stagnuar edhe në Bosnjë e Hercegovinë, vend ky që ka ka mbetur mbrapa në implementimin e reformave të rëndësishme në sektorin e policisë” pohojnë burimet brenda BE-s (Foto: Mostari)

zëvendësuar mbi 1500 zyrtarë të administratës, gjë që ka shkaktuar politizimin e gjendjes në shumë institucione shtetërore. Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oli Ren, është shprehur se Maqedonisë i është dhënë vjet status i kandidates potenciale për anëtar, mirëpo do të kalojë së paku edhe një raport vjetor para se të fillojnë negociatat në këtë drejtim

Serbia dhe Bosnja kanë stagnuar Ndërkohë që Marrëveshja për Negociata për Stabilizim - Asociim – hap ky i parë që shpie drejt Brukselit, është ngrirë me Serbinë, e cila nuk ka bashkëpunuar në nivelin e duhur lidhur me zënien dhe dorëzimin e të dyshuarve për krime të luftës. E njëjta ka ngecur edhe në raport me Bosnjë e Hercegovinën, vend ky që ka stagnuar në implementimin e reformave të rëndësishme në sektorin e policisë, pohojnë burimet brenda BE-së. 64

Në rastin e Serbisë, Raporti vjetor i Komisionit Evropian që pritet të bëhet publik gjatë nëntorit, pritet të shpalojë vlerësimin se Kushtetuta e votuar në tetor është një hap më shumë drejt demokratizimit dhe modernizimit në krahasim me dokumentin bazë që datonte nga koha e ish- kryetarit të saj Sllobodan Millosheviqit. Megjithatë, zyrtarët vënë në dukje se Komisioni do të theksojë shqetësimet lidhur me pavarësinë e sistemit juridik të parapara me aranzhmanin e ri kushtetues. BE-ja ka ngrirë bisedimet me Beogradin qysh në muajin maj, menjëherë pas dështimit të Serbisë që të t’i përmbahet premtimit të dhënë se do të arrestojë ish- komandantin dhe ushtarakun serb Ratko Mlladiq, i cili akuzohet nga Tribunali i Hagës për Krime Lufte për veprën e gjenocidin në Bosnjë. Përkundrejt shqetësimeve dhe reagimeve me të cilat kërkohet përshpejtimi i procesit të integrimeve në BE, Oli Rehn po insiston që negociatat me Serbinë të ngelin

të ngrira deri në momentin kur ky vend dëshmon se është i gatshëm për bashkëpunim të plotë me Tribunalin e Hagës. Bosnjë e Hercegovina ka shpresuar të përmbyllë Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim me BE-në gjatë këtij viti po ashtu, mirëpo bisedimet stagnuan për shkak të dështimit në arritjen e pajtimit përkitazi me ndryshimet kushtetuese, të cilat si shpresojnë në BE do të ndihmonin funksionimin më të mirë të shtetit. Shtyrja e Marrëveshjes për bisedime erdhi po ashtu edhe si pasojë e pamundësisëw që Bosnja të rrumbullakësojë reformat e mëdha policore, ka thënë mes tjerash burimi i agjencisë Rojters. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropën Juglindore, ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim -Asociim me BE-në në qershorin e sivjetmë, mirëpo nuk konsiderohet ende se është krejtësisht e gatshme për hapat e radhës, të nevojshëm për statusin e saj prej kandidati. (Rojters) 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


BotaGlobi jonë

Sivjet u vranë 65 gazetarë vende këto për të cilat nuk ka njohtime për censurë, kërcënime, e përndjekje. Raporti veçon për të mirë edhe Bosnjë e Hercegovinën, ku si theksohet, ka përmirësim të vazhdueshëm në fushën e mediave dhe lirisë së shtypit. “Sivjet, Bosnjë e Hercegovina rreshtohet në vendin e 19-të me radhë në botë, për nga liria e shtypit. Ky vend madje qëndron shumë më mirë se disa vende perëndimore ku kjo liri është larg nivelit të dëshiruar. Greqia, bie fjala, rreshtohet në vendin e 32-të, kurse Italia në të 40-tin”, thuhet mes tjerash në Raportin vjetor të Indeksit për Lirinë e Shtypit, të organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”, me seli në Francë.

“Armiqtë më të mëdhenj të e burimit, thonë “Reporterët pa lirisë së shtypit gjatë vitit 2006 Kufij” janë po ato vende që si të tilla Për të mirë në fushën e Lirnjiheshin më 2005. Gazetarët isë së shtypit, “Reporterët pa në Korenë e Veriut, në Eritre, Kufij” veçojnë Finlandën, Turkmenistan, Kubë, Birmani Irlandën, Islanddhe në Kinë rrezikojnë jetën e ën dhe Holtyre për të na mbajtur të infor- andën, muar” theksohet në Raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij”, publikim ky, i cili shpalon Indeksin e Lirisë së Shtypit që është rezultat i matjes së realizuar në afro 170 shtete të botës. Raporti, ndër të tjera kritikon edhe demokracitë perëndimore, si SHBA-të dhe disa anëtare të BEsë. Gjermania, sa i përketë Lirisë së shtypit, sivjet qëndron më keq se vjet, para së gjithash emoriali i Gazetarëve cilëve janë gravuar në shtyllat për shkak të përgjimit “Freedom Forum”, prej xhami u vranë me rastin e të gazetarëve nga shëri cili gjendet në raportimit dhe xhirimit në vende bimi informativ shtetëror Parkun e Lirisë në të ndryshme të botës. (BND). SHBA-të ndërkaq, Arlington në ShBA, përmban Sipas të dhënave të Freedom Fomë 2002 zinin vendin e 17, emrat e 1665 gazetarëve të rum sivjet në botë gjatë janë vrarë ndërsa sot radhiten në venvrarë deri në fillim të vitit 65 gazetarë, më 2005 anekënd din e 53-të. Në të paktën 17 2006. rruzullit humbën jetën 63 kurse shtete të ShBA-ve refuzohet e Gazetarët emrat e të më 2004 u vranë 53 gazetarë. drejta e gazetarit për mbrojtjen

M

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

65


Civilizime Bota jonë

Athina në shekullin e pestë para Krishtit

Modeli i qeverisjes - Perikliu Mjaft më me filozofinë, të shohim historinë! Njerëzimi nganjëherë befason: kalojnë nganjëherë një mijë vjet dhe nuk ndodh asgjë, ndërsa herëve të tjera në jo më shumë se njëqind vjet dhe në hapësirë prej dy kilometrash katrore, krijohen çudira! Luçano de Kreshenco

P

o flasim, nëse dikush s’na ka kuptuar ende, për Athinën, për shekullin e pestë para Krishtit. Nëse do të përmendim ashtu pa radhitur, emrat nga kjo periudhë, njeriu mbetet pa frymë. Qe, ta zëmë, një regjistër njerëzish që ka lindur aty, si dhe i shkencëtarëve e emigrantë ose që kanë kaluar andejpari: Anaksagora, Gorgija, Protagora, Parmenidi, Zenoni, Melis, Demokriti, Demokriti, Arhelaj, Sokrati, Platoni, Hipia, Prodiku, Izokrati dhe Antifont nga filozofët, Eskili, Sofokli dhe Euripidi nga tragjedianët; Aristofani nga komedianët; Hipokriti nga mjekët; Mironi, Fidia, Praksiteli, Zeuksidi, Iktini, Hipodami, Kalikrati, Alkmeni, Kresili dhe Poliktleti nga artistët; Herodoti, Tukididi dhe Ksenofoni nga historianët, Hiperidi, Trasimaku dhe Lisia nga oratorët dhe të themi edhe Themistokli, Miltijadi, Kimoni, Perikliu, Aristidi dhe Alqibiadi nga politikanët. Bertrand Raseli ka thënë: “Në atë kohë, si rrallë në ndonjë tjetër, ka qenë e mundur të jesh inteligjent dhe i lumtur.” Shekulli i pestë fillon me rebelimin e jonasve kundër persianëve dhe udhëheqës ka qenë një Aristagora, tirani i Miletit. Mbi këtë ngjarje që shënon fillimin e luftërave kundër persianëve, anekdota më e famshme ka mbetur ajo që flet për Istikun, krijuesin e planit të komplotit. Kur ka vendosur për fillimin e sulmit, për t’i njoftuar komplotistët për ditën dhe orën e fillimit, ka urdhëruar të qethet një shurdhmemec dhe t’ia bëjnë tatuazhin në kokë dhe pastaj ka pritur që t’i rriten flokët dhe vetëm pastaj e ka dërguar në Milet i sigurt që kundërshtarët nuk do ta zbulojnë mesazhin kur ta kontrollojnë. Në realitet, përgjatë bregdetit janë ngritur popujt dhe i kanë shkatërruar trupat persiane. Kryengritësit, edhe përkundër suksesit, prapë janë frikë-

66

suar sepse Dari ka mundur të kthehet në çdo moment, madje me një ushtri shumë më të madhe se sa ajo me të cilën më herët e ka pushtuar Joninë. Për këtë arsye, Aristagora, tirani i Miletit, në vjeshtë të vitit 499 para Krishtit, ka shkuar në Greqinë kontinentale, për t’i bindur shtetet më të forta greke që të formojnë një aleancë të madhe. Sparta nuk ka dashur të dëgjojë, sepse ka menduar që persianët janë tepër larg nga ajo për të qenë e involvuar në konflikt. Teba që e urrente Atinën, prandaj nuk dëshironte të futet në aleancë. Me një fjalë, grekët kishin shumë grindje të brendshme për të qenë të aftë të mer-

ren me një armik të jashtëm. I vetmi rezultat i Aristagorës ka qenë ndihma nga Eritreja dhe Athina që në bashkëpunim kanë dërguar në Milet flotën prej njëzet anijeve. Gjesti i solidaritetit, të shprehemi me gjuhën e Herodotit, ka qenë “archè kakòn”, fillimi i kalvarit edhe për grekët edhe për persianët. Në vend se të presin persianët të qetë prapa mureve të Miletit, jonët dhe athinasit kanë vendosur të sulmojnë të parët duke u nisur në drejtim të Anatolisë dhe kështu do t’i ekspozohen rrezikut. Qyteti i parë që e ka paguar këtë është Sardi. Herodoti shkruan se gjatë sulmit një 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Civilizime Bota jonë ushtar ka ndezur një ndërtesë dhe se flaka gjatë natës e ka përfshirë gjithë qytetin.

”Lartmadhëri, kujto athinjanët!“ Dari që ka mësuar këtë rast, është pezmatuar në kulm: “Kush e ka shkatërruar Sardin?” “Jonët dhe athinasit.” “Jonët dhe kush?” “Athinianët.” Mbreti mbi mbretër ka tendosur shigjetën në drejtim të qiellit dhe ka thirrur: “Zoti le t’i mallkojë athinianët!” Dari, pastaj, i ka urdhëruar skllavit të tij që çdo herë që të ulet te tryeza, t’ia përsërisë këtë frazë:”Lartmadhëri, kujto athinjanët! Me këtë frazë në vesh, të cilën Dari e ka dëgjuar tri herë në ditë para se të hante, Dari ka vendosur që në vitin 490 të pushtojë Greqinë. Flota e madhe prej 600 anijeve, të mbushura me ushtarë dhe kuaj, është nisur nga Samosi nëpër Detin Egje. Rrethohet Eritreja dhe shkatërrohet. Kur në Athinë fillojnë të digjen tempujt për shkak të fyerjes nga Sarda, athinianët kërkojnë ndihmën e Spartës, mirëpo spartanët janë arsyetuar se pikërisht që ato ditë bëhet hëna e plotë dhe se ligji spartan i ndalon të luftojnë. Vetëm Plateja do t’u shkojë në ndihmë dhe për këtë arsye Athina do ta përmendë këtë në çdo përvjetor. Konflikti ka ndodhur në fushën e Maratonit (490). Miltiadi, i cili ishte zgjedhur me short për prijës , strateg, i ka vendosur shumicën e forcave në krah dhe e ka rralluar qëllimisht mesin e ushtrisë kah është orientuar caku i sulmit persian, të cilët së shpejti kanë mbetur të rrethuar dhe kanë pësuar disfatë. Sipas Herodotit, kanë vdekur 6400 barbarë dhe 192 athinas. Mendohet që historiani grek e ka tepruar sa u përket shifrave: sigurisht ka anuar nga të vetët. Me përfundimin e hënës së plotë kanë arritur edhe spartanët. Beteja kishte përfunduar dhe lakademonianëve trima nuk u ka mbetur gjë tjetër pos të shohin çka ka mbetur nga kufomat e persianëve.

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Të kapluar nga euforia e fitores Të kapluar nga euforia e fitores, atintanët mendonin që çështja e rrezikut persian ka kaluar. Mirëpo Themistokliu, arkondi i Athinës, ka menduar ndryshe, prandaj ka filluar punën rreth formimit të një aleance të madhe greke. Secili qytet grek është dashur të japë kontributin e vet për mbrojtjen e përgjithshme. Këtë kontribut ka mundur ta japë në të holla ose të japë anije lufte, mirëpo shumica e qyteteve greke ka dhënë të hollat e duhura, me këtë pasuri financiare Athina ka ndërtuar anijet luftarake dhe kështu është bërë shteti më i fuqishëm grek në pikëpamje ushtarake. Për fat të mirë, në ndërkohë Dari ka vdekur dhe në fron të perandorisë persiane do të ngjitet Kserksi, djali i tij. Pas dilemave të shumta, Kserksi do të vendosë të ndërmarrë fushatën ushtarake. Pasi ka qenë mjaft i kujdesshëm dhe nuk ka dashur të

përjetojë fatin e të atit, ka vendosur të niset me një ushtri deri atëherë të paparë kundër Greqisë. Disa flasin për shifrën 1.700.000 dhe 80.000 kalorës. Herodoti rrëfen se janë shterur burimet kur ushtria ka qëndruar për të shuar etjen. Sulmi ishte dyllojësh: nëpër tokë, nga Trakia, Maqedonia dhe Thesalia, dhe nëpër det ku ishte flota prej 1200 anijesh. Për forcat tokësore problemi i parë ka qenë në lidhje me kalimin e ngushticës së Dardaneleve. Era e fuqishme e ka rrënuar urën e drunjtë të cilën e kanë ndërtuar inxhinierët ushtarakë egjiptian. Kserksi ka urdhëruar që ujërat e Helspontit të dënohen me treqind fshikullima duke thënë “valë e ithët, ti nuk je ngushticë deti, po lumë i turbullt dhe i njelmët”, i ka renditur treqind anije pranë njëra-tjetrës dhe ushtria ka kaluar në Evropë. Kalimi ka zgjatur shtatë ditë dhe shtatë net pa u ndalur asnjëherë. Aty ka pasur mbi katërdhjetë popuj nga të gjitha viset e perandorisë persiane. Këtu është dhënë lista e popujve sipas Herodotit për të treguar çfarë rreziku i është kërcënuar perëndimit në vitin 480 para Kr. Do të pasojnë tri beteja të cilat numërohen ndër më të rëndësishmet në histori: Beteja e Termopileve, Beteja e Salaminës dhe Beteja e Platesë. Në të parën 4000 grekë, ku bënin pjesë 300 spartanë nënë komandën e Leonidës, nuk i ka lënë persianët të depërtojnë. Kur një spartani të quajtur Dijonek, i kanë thënë se armiqtë janë aq të shumtë sa mund ta errësojnë qiellin me shigjetat e tyre, ai është përgjigjur: “Aq më mirë, do të luftojmë në hije. Në këtë betejë të gjithë kanë vdekur, përveç njërit, i cili do ta vrasë veten nga turpi që nuk ka vdekur me të tjerët. Athina qe rrethuar dhe ka pësuar shkatërrime të mëdha, ndërsa banorët e saj qenë strehuar në anije. Beteja tjetër është zhvilluar në det. Ka pasur mbi një mijë anije persiane dhe vetëm 380 anije greke, athinasit qenë të detyruar të tërheqin armikun në gjirin midis ujdhesës Salamina dhe bregdetit në mënyrë që flotës armike t’i bëhej i pamundur manovrimi. Kserksi, që e shihte betejën si spektakël privat, kishte hipur bashkë me shtabin e tij në një breg të afërt. “Aty kishte urdhëruar që t’i vendosej një fron 67


Civilizime Bota jonë krejt prej arit dhe aty i rrethuar nga sekretarët e shumtë të cilët duhej të shënonin çdo detaj të betejës”. Persianët në këtë betejë do të thyhen plotësisht. Beteja e tretë ka ndodhur afër Platesë (479). Kish kaluar një vit pas pushtimit persian. Aleatët grekë të udhëhequr nga spartani Pausania, triumfojnë ndaj ushtrisë së madhe shumëkombëshe, kësaj here definitivisht. Athina dhe Sparta prej këtij momenti do të konsiderohen si dy fuqitë më të mëdha të epokës. Pesëdhjetë vjet më vonë do të ndeshen midis tyre në finale, në luftërat e Peleponezit.

Konfliktet ushtarake shpesh ndikojnë në shpejtimin e pjekjes së popujve Konfliktet ushtarake shpesh

ndikojnë në shpejtimin e pjekjes së popujve, gjë të cilën e kanë bërë në këtë rast luftërat grekopersiane. Periudha që do të pasojë pas betejës së Platesë do të bëhet e njohur në historinë e Athinës si “periudha e artë e Perikliut”. Bazën e këtij lulëzimi e ka vënë Themistokli me fiks-idenë e aleancës së përgjithshme greke. Mbi 400 qytete greke kanë vendosur të bashkohen duke e njohur pushtetin e Athinës dhe kështu kanë themeluar një lloj KB me seli në ujdhesën Delos. Secili “polis” paguante një hise për të qenë i mbrojtur, edhe pse e kishin ruajtur pavarësinë secili. Perikliu kishte përfunduar pak më vonë që arka do të ishte shumë më e sigurt nëse vendosej në Athinë dhe prej atij momenti ai do të vendosë ku dhe si duhej të përdoreshin financat e aleancës. Në këtë mënyrë ai do t’ia dalë të forcojë shumë flotën athinase dhe do t’i rindërtojë tempujt që qenë rrënuar nga persianët. Në këtë aleancë Sparta nuk kishte pranuar të merrte pjesë, sepse ndihej mjaft e fuqishme për t’u mbrojtur vetë, dhe së dyti, si popull me regjim të fortë nuk ka mundur t’i pranojë pa pasoja idetë demokratike që përhapeshin nga Athina. Perikleu ka qenë aristokrat, i biri një admirali. Mirëpo për të sunduar, ka qenë i detyruar që në fillim të ka-

68

lojë në anën e demokratëve. Në atë kohë të kesh marrë pjesë në betejën e Platesë, ka qenë si të jesh hero i Rezistencës, dhe pasi luftëtarët ishin kryesisht nga shtresat popullore, zgjedhja e demokratëve i ka siguruar fitoren. Megjithëse ka pasur një pamje fytyre të këndshme, siç thonë në Napoli, e ka pasur “kokën si kungull”. Për këtë arsye edhe e ka pasur nofkën “schinocefalo” (kokëqepë). Artistët janë detyruar ta paraqesin me helmetë, ndërsa dijetarët kanë pohuar që e ka atë mallungë për shkak të trurit tepër të madh. Perikliu ka qenë orator i madh: në debatete politike ka qenë gjakftohtë dhe i matur, ndërsa kur u është drejtuar masave të gjëra ka “vetuar e bubulluar”. Duke iu falënderuar Zenonit, mësuesit të tij të retorikës, ka qenë një dialektik i shkëlqyeshëm.

Aftësia për të udhëhequr punët publike Aftësia e Perikliut për të udhëhequr punët publike është e padyshi-

mtë. Ka ditur atë që është themelore: të shpërblejë secilin që ka punuar për të mirën e përgjithshme. Ka paguar ushtarët, administratorët dhe madje edhe nëpunës e gjyqeve. Ka financuar spektaklet popullore dhe ka organizuar gosti, ka organizuar festivale të këngëve dhe parada në sheshe të hapura. Të varfërve u ka ndarë bileta falas. Sa i takon artit, ka krijuar bazën për zhvillimin e një periudhe ndër më të frytshmet në historinë e njerëzimit. Nga paratë e aleatëve dhe nga tatimet e pasanikëve ka ndërtuar me dhjetëra tempuj, duke mbledhur aty artistët më të mirë të kohës. Athinën për katërdhjetë vjet e ka kthyer në një punishte madhështore. Secili arkitekt, secili skulptor ka qenë një ndërmarrës i vërtetë dhe si në punëtoritë e Renesancës, ka pasur pas vetes shumë nxënës. Kanë përdorur materialet e ndryshme: mermerin, bronzin, fildishin, arin, drurin e abanozit dhe çempresit. Kur disa athinas të shquar i kanë bërë vërejtje mbi shumat e mëdha të parave të shpenzuara, Perikliu është kërcënuar: ”Mirë, prej tash do të ndërtoj me shpenzimet e mia, mirëpo ta dini, secili tempull do ta ketë në ballinë të shkruar emrin tim!” Menjëherë ia kanë aprovuar projektet dhe i kanë derdhur shuma të mëdha parash. Perikliu ka merita që e ka ndërruar qëndrimin e përgjithshëm ndaj artistëve. Na duket e çuditshme, mirëpo në fakt athinasit nuk i kanë respektuar shumë skulptorët dhe piktorët. Në të vërtetë ata e nënçmonin secilin që detyrohej të punonte dhe të ushqehej prej punës së duarve të veta. “Banausi”, punëtorët, ishin gati gjithmonë skllevërit ose të huaj me të drejta të kufizuara (metek). Ideali helen i të jetuarit ka qenë i kundërt me çfarëdo aktiviteti fitimprurës dhe është identifikuar me “djerraditëzën e pakufizuar”. Në këtë çështje, e kam pasur një dajë që e kishte zakon të thoshte: “Modestisht thënë, kurrë nuk kam punuar!”” dhe kur thoshte kështu, aspak nuk e kishte ndërmend të bëhej spirituoz. Sipas Aristotelit, “banausia” është e kundërta e “paideja”, do të thotë edukimit, dhe ishte e caktuar për të varfrit, ashtu 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Civilizime Bota jonë si edukimi dhe lartësitë shpirtërore ishin të rezervuara për të pasurit. Plutarku tregon se në Greqi asnjë i ri nga familjet e pasura nuk do të donte të bëhej Fidia ose Poliklet, edhe pse grekët janë mrekulluar me statujat e Zeusit e të Herës, dhe “i donin parfumet e ngjyrat, mirëpo tregtarët e parfumeve dhe të ngjyrave i konsideronin si punëtorë të thjeshtë”. Thuhet se Filipi i Maqedonisë, kur e ka dëgjuar të birin, Aleksandrin, se si i bie lahutës mrekullueshëm, ka thënë: “Si nuk të vjen turp t’i biesh kaq bukur!” Sipas Filipit, përsosmëria artistike kërkon orë të shumta e të rënda të punës me instrumentin.

konstatojnë se a ka qenë fajtor hedhësi i shtizës, gjyqtari, i vrari apo shigjeta. Vizitor i kësaj shtëpie ka qenë edhe Sokrati me nxënësit e tij, megjithëse nuk dihet a thua ata i ka tërhequr ambienti i qetë i shtëpisë apo gratë e bukura. Aspazia ka qenë një zonjë shtëpie e shkathët: e sjellshme, e edukuar dhe e ngritur. Disa mendojnë që shumë nga iniciativat e Perikliut

Perikliu: asnjë athinas nuk është veshur me futë shkaku im

Perikliut i pëlqente të rrethohej me artistë të lavdishëm Ndryshe nga kjo mënyrë e të menduarit, Perikliut i ka pëlqyer të rrethohej me artistë të lavdishëm dhe madje Fidinë e ka emëruar këshilltar për artet plastike. Gjuhëkëqinjtë kanë folur se këshillimet nuk kanë mbetur vetëm në statujat, po edhe sa i përket modeleve. Skulptorin e kanë akuzuar se organizonte takimet midis Perikliut dhe disa zonjave të rangut të lartë. Të themi se me të vërtetë, burrështetari ka qenë dashatar i madh grash: qysh kur ishte në ushtri, ia ka vënë brirët komandantit të vet, Menipit të madh, më vonë Stesimbroti nga Tasa e ka akuzuar se ka bërë dashuri edhe me nusen e të birit. Ndërkaq, dashuria e tij e vërtetë mbetet Aspazia e njohur, jonasja e bukur që qe bërë shkas që Perikliu të akuzohej për martesë të egër. Aspazia ka qenë nga Mileti, ku, sipas ziliqarëve, kishte filluar si prostitutë. Me ardhjen e saj në Athinë, falë një Targelije e cila ka pasur si moto thënien : “nëse duhet të shitesh, zgjidh të fuqishmit”, e ka njohur Perikliun. Në Athinë ajo ka organizuar një lloj veprimtaria që ka qenë midis një salloni të modës dhe shtëpisë së tolerancës, në të cilin athinasit më të shquar kanë pasur rastin të takoheshin e të këmbenin idetë. Thuhet se pas një gare në hedhjen e shtizës, aty në atë sallon, Perikliu dhe Protagora kanë diskutuar gjithë pasditen që ta

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

rët a vonë, kanë rënë viktimë e tyre: Anaksagora ka dalë në gjyq dhe ka arritur të shpëtojë vetëm duke ikur. Fidia ka qenë i akuzuar se ka vjedhur arin nga statujat, dhe, ani që ka arritur të dëshmojë të kundërtën duke hequr arin nga statujat dhe duke e shkrirë e matur, ka përfunduar në burg dhe mendohet që aty edhe ka vdekur i helmuar. Komediografi Ermip e ka akuzuar Aspazien për jobesimtare dhe prostitucion dhe është liruar vetëm me ndërhyrjen e Perikliut, kur ai para gjykatësve.

Nike di Samotracia 190 a.C., marmo, altezza cm.328, ritrovata nell’isola di Rodi, Museo del Louvre, Parigi.

rrjedhin pikërisht nga ajo, përfshirë këtu edhe ajo kur Athina i ka ndihmuar Miletit në konflikt me Samosin. Nuk duhet të na habisë pse është marrë me këtë zeje: në atë kohë gratë e moralshme kanë qenë kryesisht të pashkolluara, ndërsa mëkataret kanë fituar arsimim të lartë. Perikliu ka pasur një djalë me Aspazinë dhe i cili nuk ka pasur shtetësinë athinase, pasi të dy prindërit nuk ishin athinas. Demokracia i kishte ligjet e veta dhe kundërshtarët e tij politikë i kanë shfrytëzuar ato për t’i shkaktuar telashe. Të gjithë miqtë e tij, he-

Në ndërkohë nga jashtë është shfaqur problemi real: Sparta, e mishëruar për beteja, nuk ka mundur të pranojë faktin që aty mu pranë saj, dikush të kalojë jetën duke u argëtuar sikur jeta të ishte një aventurë e bukur. Një kohë Perikliu ka arritur të shmangë luftën, (disa mendojnë që ai i ka mitos fshehtas komandantët spartanë), mirëpo kjo gjendje ka qenë e paqëndrueshme dhe së shpejti ka shpërthyer konflikti i fuqishëm. Perikliut, ky njeri i kujdesshëm, të cilin Plutarku në veprën Biografitë paralele, e ka krahasuar me Fabij Maksimin, nuk ka dashur një konflikt frontal, duke i zhvendosur trupat nga linjat e frontit ai ka pritur sulmin ndaj Athinës. Mirëpo, fatkeqësisht për të, tërheqja e mija fshatarëve brenda kështjellës së Athinës ka bërë që aty të shfaqet mortaja, për çka e kanë paditur Perikliun. E kanë rrëzuar nga pushteti dhe e kanë dënuar të paguajë një dënim prej pesëmbëdhjetë talentë. Në vjeshtë të vitit 429 edhe Perikliu është përfshirë nga mortaja. Në ditën e vdekjes së tij , aty qenë mbledhur të gjithë miqtë e Perikliut dhe kanë folur duke menduar që ai është i vdekur, mbi iniciativat e tij që e kanë bërë atdheun të lulëzojë. Perikliu është zgjuar për një moment dhe ka ndërhyrë: “Shumë prej atyre sukseseve mund t’i vishen fatit. Por keni harruar ta përmendni famën time më të madhe: asnjë athinas nuk është veshur me futë për shkak të fajit tim.” 69


Bota jonë

70

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

71


Monumenta Bota jonë Albanica

Shënime të moçme për arkeologjinë në Kosovë Muzafer Korkuti Ligjëratat në Fakultetin Filozofik

N

përgjithshme të zhvillimit kulturor të territorit të Kosovës, nga epoka e neolitit të hershëm deri në fillimet e mesjetës. Këtë shkallë njohje e plotësova dhe e thellova më tej me vizitat që bëra gati në të gjitha vendbanimet, nekropolet, kalatë e deri tek qëndrat e mëdha e të njohura antike si Ulpiana e Soçanica. Kultura e neolitit të hershëm është përfaqësuar mjaft mirë nga disa vendbanime si Rudniku, Fafosi, Zhidkovaci, Rokoshi, Tjerrto-

ë fillim të viteve 70-të, në Universitetin e Prishtinës, unë pata nderin dhe kënaqësinë që të zhvilloja ciklin e plotë të ligjëratave për lëndën e arkeologjisë në degën e Historisë të Fakultetit Filozofik gjatë viteve 1973-1976, para një auditoriumi të madh studentësh e të interesuarish. Historiani i njohur shqiptar, Prof. Ali Hadri, na vuri në dispozicion mjete dhe mundësinë që së bashku me prof. S. Islamin, të shoqëruar nga arkeologia e re E. Dobruna, vizituam qëndrat më të rëndësishme arkeologjike nga varret ilire te Trebenishti e kalaja e Ohrit në Maqedoni, në pllajën e Glasinacit afër Sarajevës, e famshme për nekropolet tumulare ilire të kohës së bronzit e të hekurit. Pamë muzeun arkeologjik të Sarajevës, pallatin e Dioklecianit në Split, vizituam Dubrovnikun dhe përgjatë brigjeve të Adriatikut zbritëm deri në kaStoli argjendi nga Ulpiana lanë e Ulqinit.

Njohja me pasuritë arkeologjike të Dardanisë Më herët, më mungonte njohja konkrete me një pjesë të rëndësishme të territorit të Ilirisë - Dardania. Në Muzeun Arkeologjik të Prishtinës, në fondet nga gërmimet e bëra pas Luftës së Dytë Botërore, pata mundësinë të njihesha me materialet më përfaqësuese të vendbanimeve e nekropoleve të gërmuara dhe pjesërisht të botuara, arrita të krijoj një tablo të

72

ria etj., dhe përfshihet në grupin e madh të Ballkanit qëndror të njohur me emrin kultura e Starçevos. Neoliti i mesëm është bërë i njohur dhe është përfaqësuar më mirë nga gërmimet në vendbanimin e Reshtanit, nga Rudniku III-IV etj. Vendbanimet e kësaj periudhe i kanë pasur banesat të tipit të kasolleve të ngritura me shtylla druri me dysheme të shtruar me baltë të përzier me byk, mënyrë që përdorej edhe për të suvatuar paretet anësore të ambienteve të banimit. Karakteristikat themelore të kulturës së neolitit të mesëm janë pasqyruar në një poçari që ndryshon

tërësisht nga ajo e neolitit të hershëm, kjo është qeramika monokrome e lëmuar me ngjyrë të zezë, gri të zezë, përgjithësisht me ngjyra të errëta. Edhe format e enëve janë më të shumta e më të larmishme, gjë që shoqërohet me teknika të reja zbukurimi si zbukurime plastike, kanelyra, ornamente të incizuara, hera herës edhe të inkrustuara me bojë të bardhë ose të kuqe. Me këta tregues neoliti i mesëm i Kosovës përfshihet në kulturën e Vinçës - më saktë formon një variant më vete të dalluar qartë sidomos për plastikën antropomorfe që njihet me emërtimin – varianti jugor kosovar i kulturës së Vinçës. Lidhjet janë të qënësishme edhe me neolitin e mesëm të Shqipërisë Kolshi II dhe Dunaveci si edhe me kulturat e neolitit të mesëm adriatikase të tipit Danilo. Në radhën e vendbanimeve prehistorike të zbuluara në territorin e Kosovës, Hisari e kultura e tij zë një vend qëndror në karakterizimin e tipareve etnokulturore të epokës së neolitit dhe periudhës së bronzit të hershëm. Pozicioni i vendbanimit është i veçantë, po kryesorja është se ai të befason me përmasat që ka si vendbanim, me trashësinë e shtresës kulturore, me horizontet e shumta të banimit dhe pasurinë e larminë e lëndës arkeologjike. Ai përjetoi lulëzimin kulturor gjatë eneolitit - Hisari I dhe bronzit të hershëm – Hisari II, duke u renditur në qëndrat më të mëdha prehistorike të rajonit të Ballkanit. Ndihesh i befasuar për mungesën e të dhënave për epokën e bronzit të mesëm e të vonë. Gjetjet nga tumat e Perçevës dhe nga varreza e Iglarevos ishin të vetmet dëshmi për këto periudha. Edhe epoka e hekurit ishte dëshmuar nga gër62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


MonumentaBota Albanica jonë mimet në tumat e Suharekës e të Romajës, Shirokës, Dibiçakut etj, të cilat gjenden në rrafshet e Dukagjinit.

Varreza ilire në Banjat e Pejës Gërmimet në disa dhjetëra varreza tumulare në Rrafshin e Dukagjinit kanë nxjerrë në dritë të dhëna të plota për ritin e varrimit, tiparet e kulturës ilire të epokës së hekurit, dhe raportet kulturore të saj me trevat e tjera ilire. Për të ilustruar risitë që mund të sjellë lënda cilësore e kësaj varreze në njohjen më të plotë të epokës së hekurit, e dëshmon kompleksi i gjetjeve të më poshtme, që unë pata rastin ta shoh menjëherë pas zbulimit dhe ende sot, pas 30 vjetëve, nuk është publikuar.Inventari përbëhej nga përkrenare bronzit tipike ilire; fibula e sumbulla argjendi; maja shigjetash; enë balte dy vegjake; enë me figura të zeza, të importuara, shek. IV p. e. sonë, etj.

tumave të Llashticës, që ndodhen 9 km në juglindje të qytetit të Gilanit, në ekstremin më lindor të Rrafshit të Kosovës, krijuam mendimin se ky ishte nekropoli tumular më i përshtatshëm për gërmim. U zbulua një varr që kishte si inventar një enë dy vegjake e bërë nga qeramikë e zezë, e njëjtë me enët dy vegjake të zbuluara me tumat e Rromajës të Kukësit dhe të kulturës së Matit (Shqipëri). Kjo ishte dëshmia e parë bindëse se tuma e

Tuma e Llashticës Karakteri ilir i kulturës së epokës së hekurit në Rrafshin e Dukagjinit ishte një problem i zgjidhur. Pikëpamja e J. Glishiqit është territori i Kosovës së sotme Gruaja Dardane - Ulpianë i Dardanisë antike përbëhej nga dy krahina me përbërje Llashticës i takonte së njëjtës kultë ndryshme etnike. Rrafshi i turë ilire të Dardanisë. Dukagjinit, sipas tij, në epokën e hekurit ka qenë banuar nga dardaProjekti për kërkime nët ilirë, kurse Rrafshi i Kosovës, në Kosovë 2000-2005 ka qenë i banuar nga një popullsi tjetër, e cila në pikëpamje etnike Pas çlirimit të Kosovës, me nuk ka qenë ilire, shumë më vonë rastin më të parë që m`u krijua, në të u shtrinë ilirët, të cilët të ardhur nga Rrafshi i Dukagjinit kanë në tetor të vitit 1999, unë shkova dëbuar e asimiluar popullsinë ven- privatisht në Prishtinë. Gjurmidase joilire. Pasi vizituam grupin e met e viteve 2000-2005 u shtrinë

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

në territorin e pellgu të Drinit të Bardhë, përkatësisht në territorin e komunave të Pejës, Deçanit, Klinës, Rahovecit, Suharekës, Malishevës, Prizrenit, Dragashit dhe një pjesë të Istogut. Në fazën e dytë u ndërmorën sondazhe e gërmime në tumat e Rakovinës, Rogovës, Moglicës (Gjakovë), në Korishë e Vlashnjë (Prizren), në Hisar (Suharekë), në Çiflak (Rahovec) dhe në kalanë e Prizrenit. Gjatë gjashtë vjet kërkimesh janë evidentuar, fiksuar e dokumentuar 264 pika e qendra arkeologjike, shumica prej të cilave janë zbulime të reja, me përkatësi kohore nga neoliti deri në mesjetën e hershme. Epoka e neolitit dhe eneolitit dëshmohet nga vendbanimi i Çifllakut dhe vendbanimi shpellor në Zatriq. Për epokën e bronzit dhe të hekurit vlen të përmendim grupin e tumave të Rakovinës, Rogovës e Meglicës, si edhe disa fortifikime të evidentuara në fshatrat Botushë dhe Hereq. Periudha e shek.IV-II p.e.sonë dëshmohet nga gjetje të materialeve të imëta arkeologjike me prejardhje nga Banja e Pejës, Vlashnja, Qellepeku, Gjegjë dhe Zatriqi. Nga vendbanimet e periudhës romake vlen të veçohen Çifllaku, ku janë zbuluar elemente arkitektonike e mbishkrime latine, si edhe Dërsniku, ku gjithashtu janë gjetur pjesë arkitektonike prej mermeri, që u përkasin ndërtimeve cilësore. Kërkimet në pellgun e Drinit të Bardhë treguan për një densitet fortifikimesh të antikitetit të vonë dhe mesjetës si në kështjellën e Radacit, Jabllanicës së Madhe, Cërmjanit, Volujakut, Jerinës, Dollcit, Gjegjes etj., fortifikime që kryesisht u përkasin shek.IV-VI të e.sonë. Tiranë, 12.10.2006 73


Monumenta Bota jonë Albanica

Kërkime arkeologjike në Shqipëri kalaja e zhdukur e Pejës .... nuk qe e mundur t’i jepnim një titull që në masë të plotë t’i përgjigjet brendësisë dhe as t’i jepnim një titull të shkurtër. Një gjë e tillë është e kuptueshme në qoftë se mbajmë parasysh në përgjithësi,dhe veçanërisht sot, se sa e vështirë është të përkufizohet Shqipëria, kur diçka tjetër kuptojmë me këto fjalë në pikëpamje politike dhe prapë tjetër gjë kuptojmë në pikëpamje etnografike dhe historike. Dr. Budaj Arpad, 31 dhjetor 1917. Luan Përzhita

L

ibri Kërkime arkeologjike në Shqipëri, shkruar nga hungarezi Dr. Budaj Arpad në vitin 1917, pra, gjatë Luftës së Parë Botërore, përmban një informacion me vlerë jo vetëm për fushën e arkeologjisë, por edhe për disiplinat të tjera të shkencave albanologjike. Duhet përmendur se gjithë materiali i grumbulluar prej tij është rezultat i një pune dymujore, e llogaritur së bashku me udhëtimin. Gjithashtu Budaj ka kryer kërkime arkeologjike edhe në zonë të Hasit, ku ka evidentuar shumë monumente arkeologjike, të cilat më pas u vunë në fokusin e arkeologjisë moderne, nga të cilat mund të veçojmë tumat ilire të Krumës, kalanë antike të vonë të Lek Dukagjinit, stacionin rrugor të Creveniumit (Vaspas), si dhe gjurmë të rrugës Lissus-Naissus të zbuluara në fshatrat Dobrunë, Tregtan, Letaj,në Qafë të Prushit, Lipovec etj,. Vlera e këtij libri rritet shumë po të kemi parasysh se një pjesë e monumenteve të zbuluara prej tij janë zhdukur ose janë transformuar si rezultat i zhvillimit ekonomik në këtë rajon. Ndonëse një pjesë e qendrave që ky autor i ka evidentuar gjatë punës së tij në këtë territor janë hulumtuar dhe studiuar nga arkeologë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, një pjesë tjetër jo pak e konsiderueshme edhe pas 9 dekadash i presin në heshtje arkeologët. 74

Pak fjalë për titullin e librit Në hyrje Dr. Budaj Arpad shfaq mendimin e tij lidhur me titullin e librit, i cili duhej të pasqyronte kërkimet arkeologjike në trevën që përfshinte krahinën e Hasit dhe Rrafshin e Dukagjinit deri në Mitrovicë. I

ndodhur në këtë dilemë autori vendos që territorin e kërkimeve të tij ta përfshijë me emrin e Shqipërisë. Për këtë ai shprehet Veç kësaj nuk qe e mundur t’i jepnim një titull që në masë të plotë t’i përgjigjet brendësisë dhe as t’i jepnim një titull të shkurtër.

Një gjë e tillë është e kuptueshme në qoftë se mbajmë parasysh në përgjithësi,dhe veçanërisht sot, se sa e vështirë është të përkufizohet Shqipëria, kur diçka tjetër kuptojmë me këto fjalë në pikëpamje politike dhe prapë tjetër gjë kuptojmë në pikëpamje etnografike dhe historike. Parë me syrin e këtij studiuesi Rrafshi i Dukagjinit në lashtësi ishte përfshirë në civilizimin e kohës. Edhe sikur mos t’i dinim të gjitha këto, shton ai, dhe t’ ia nisnim punës së kërkimeve në këtë krahinë pa njohjen e tyre, vetëm në bazë të ligjeve të natyrës, duhet të supozojmë se në periudhat antike e të lashta në këtë krahinë të gjerë do të ketë pasur jetë kulturore të zhvilluar. Nisur nga materiali arkeologjik i grumbulluar autori mendon se deri në vitin 1917 Rrafshi i Dukagjinit përbënte një terra incognita të Evropës, si nga pikëpamja arkeologjike ashtu dhe nga pikëpamja historike dhe etnografike. Por sado që çështjet të cilat lidhen me historinë apo artin janë me të vërtetë të rëndësishme - para tyre nuk dalin kaq vështirësi sa dalin para arkeologut dhe etnografit. Mosnjohjen e këtyre monumenteve autori e lidh me bujqësinë, e cila në kuptimin e plotë të fjalës ishte e përciptë, ndërsa në pjesë të tjera të Evropës ajo është aleate besnike e arkeologut. Gjithashtu pjesa më e madhe e kësaj krahine 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


MonumentaBota Albanica jonë në atë kohë përbëhej prej pyjesh ku i kullosin gjënë e gjallë. Aty ku gërmohet më thellë, thotë ai, siç janë themelet e kishave, gjenden vazhdimisht objekte arkeologjike. Fokusi i kërkimeve ishte areali Pejë-Klinë, e më pas Mitrovica. Ai në pjesën më të madhe të këtij territori ndoqi gjurmët e Evansit, duke i pasuruar më tej kërkimet e tij me monumente të reja të panjohura më parë. Kështu, në bregun e Bistricës së Pejës, gjurmët e para u zbuluan më 2 qershor 1917. Ishte zbulim i një përmendoreje shumë të rëndësishme, që pasqyronte varret e dy familjarëve romakë. Konstatimet e tij arritën kulmin një muaj më vonë, në korrik 1917, kur në shtratin e mbetur pothuajse pa ujë të Bistricës së Pejës u zbuluan dhe tri mbishkrime latine, në të cilat figurojnë familjet Aelius dhe Ulpius.

Kalaja e zhdukur e Pejës Studiuesi hungarez Budaj Arpad na ka lënë shënime mjaft interesante (një skicë planimetrike dhe disa fotografi me mjaft vlerë), lidhur me një fortifikim të vëzhguar asokohe në qytetin e Pejës. Këto të dhëna kanë sot një rëndësi të veçantë, pasi ndërtimet e gjysmës së dytë të shek XX tashmë i kanë mbuluar dhe zhdukur plotësisht gjurmët e fortifikimit në fjalë. Gërmadhat e Pejës së dikurshme, shkruan Budaj Arpad më dt. 17 qershor 1917, “…gjenden mbi një sipërfaqe të rrethuar mirë, në formë katërkëndëshi të çrregullt, me kulla të rrumbullakëta në qoshet, sikurse tregohet në skicë. Gërmadhat janë në afërsi të drejtpërdrejtë të qytetit, në anën veriore të tij, midis rrugës që të çon drejt Mitrovicës dhe lumit të Bistricës në veri të saj”. Terreni, në të cilin ishte vendosur ky fortifikim, duhet të ketë qenë me siguri i sheshtë. Tokën që e rrethon ky mur, shkruan Budaj, e punojnë po ashtu sikurse edhe tokën jashtë murit. Kur ishim ne atje, e pamë të mbjellë pjesërisht me misër dhe pjesërisht

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

përdorej si kopsht zarzavatesh, dhe në përshtatje me zakonet e vendit, kishin ndërtuar edhe një kanal uji në të. Me mjaft kujdes Budaj na njofton se muri ishte ruajtur më mirë në anën veriore. Ai kishte një lartësi prej 3 m, trashësi 1 m dhe gjatësi 112 m. Ndërsa distanca tjetër verijug e murit fortifikues arrinte 120 m. Pra, fortifikimi në fjalë kishte një sipërfaqe 13.440 m2 (112 x 120 m). Në murin verior mendohet të ketë qenë një portë dhe një kullë gjysmërrethore me gjerësi 4 m dhe thellësi 3 m, 36 m e distancuar nga kulla e skajit verilindor. Në skajin veriperëndimor është ndërtuar një kullë rrethore me diametër rreth 20 m. Po ashtu formë të njëjtë kanë

pasur edhe kullat e skajeve të tjera të fortifikimit. Pranë kullës jugperëndimore duket se ka ekzistuar edhe një portë tjetër e vendosur në mes të dy kullave, që kishin një diametër rreth 9 m. Në anën perëndimore dallohet edhe një kullë tjetër me formë rrethore, e distancuar 48 m nga kulla e skajit jugperëndimor. Muri përbëhej nga dy faqe të punuara me gurë të mëdhenj dhe emplektoni në mes tyre, i përbërë nga çakull dhe gurë lumi të përzier me llaç gëlqereje të bollshme. Këtu janë përdorur herë pas here copa tullash dhe tjegullash, që sipas autorit të kujtojnë “opus incertum-in” romak. Po ashtu, lidhja e murit përforcohej nga trarë, të vendosur në mënyrë tërthore dhe

75


Monumenta Bota jonë Albanica gjatësore, çka na kujton një ngjashmëri të vërejtur kohët e fundit në mjaft fortifikime antike të vona të territorit të Shqipërisë. Në pjesën e brendshme verilindore të fortifikimit, autori ka vërejtur disa grumbuj gurësh, për të cilët mendon se janë gjurmë të banesave të dikurshme. Ndër gjetjet e vërejtura këtu përmenden mjaft fragmente tjegullash me trashësi 2,5 deri në 3 cm, tulla të periudhës romake me përmasa 37 x 22 x 5 cm, tri stela romake me mbishkrime, që datohet të jenë të gjysmës së dytë të shekullit II-të pas Krishtit. Nga përshkrimet e besueshme, nga skica planimetrike dhe të dhënat e tjera, siç është materiali arkeologjik i gjetur brenda dhe në afërsi të fortifikimit, ne kemi arsye ta besojmë edhe gjykimin e autorit për kohën e ndërtimit të këtij fortifikimi, klasifikuar prej tij si një kamp i periudhës romake të vonë.

Fragmente të rrugës antike Duke kaluar nga rruga Pejë, Novosellë e Jabllanicë afër Studenicës, autori ka zbuluar gjurmët e rrugëve që ndërtoheshin dikur me gurë. Rruga e përdorur në atë kohë kalon shpesh mbi rrugën e vjetër dhe atje ku ajo shkëputej dukeshin gjurmët e rrugës së vjetër. Në shënimet e tij ai na informon se administrata austro-hungareze do të ndërtojë një rrugë të dorës së parë në vend të rrugës tjetër e cila gjer më sot nuk ka pasur rëndësi, sepse vendet e quajtura Rakosh dhe Gjurakoc nuk kanë qenë shumë të banuara.........kurse tani midis Mitrovicës dhe Pejës... do të ndërtohet rruga më e shkurtër lidhëse. Gjithashtu ai thekson se rrugët që ishin këtu në kohën e sundimit turk dhe veçanërisht rruga që çon për në Studenicë, nuk janë të ndërtuara nga turqit. Ato si rrugë të ndërtuara prej guri janë të një kohe më të vjetër. Mbi rrugët antike të kësaj zone ai thekson se – nga Sllatina kalonte rruga për në Fushën e Kosovës, dhe këtë e konsideron të periudhës romake. Mbi këtë kalonte rruga mes76

jetare dhe njëkohësisht po në këtë trase kalon dhe rruga e ndërtuar nga administrata austro-hungareze. Ai përcakton se rruga romake kalonte në përroin Beudol dhe vazhdonte deri në Vuçitërnë. Nisur nga gjetjet arkeologjike, autori mendon se kjo zonë përbënte një vend të rëndësishëm për periudhën romake, ku ka qenë një koloni e cila ka pasur dhe rrugë të mira komunikacioni. Po ashtu na duket me mjaft interes zbulimi i dy vendbanimeve shpellore në fshatin Cërkolez. Njëra prej tyre është mjaft interesante për sa i përket arkitekturës së saj, pasi përbëhej prej dhomash të vogla në të cilat janë aplikuar afreske më ngjyrë trëndafili. Budaj mendon se shpella e madhe ka shërbyer si vendvarrimi dhe vendshërbimi fetar për të krishterët e parë ilegalë që kanë jetuar në atë kohë në një vendbanim romak. Në vazhdën e zbulimeve të këtij arkeologu shkëpusim dhe disa mbishkrime latine të gjetura në fshatin Zllakuçan, ku bie në sy emri i stacionit rrugor Dasminia. Lufta që po zhvillohej në atë kohë shpeshherë është kthyer në pengesë për hulumtimet e autorit. Ja si shkruan ai për një situatë të ngjashme: Ishim në fshatin Klinë duke shpresuar që këtej mund të shkonim gjer në Dërsnik. Por shpresat nuk na u realizuan, pasi në Dërsnik nuk mund të shkonim, sepse nuk siguruam lejekalim, sepse atë vend e kishin pushtuar bullgarët.

Si u zbulua municipium DD në Soçanicë Pasi plani ynë për të vajtur nga Vau i Spasit nëpër luginën e Drinit për në Shkodër, për shkak të vështirësive të ndryshme nuk

mund të realizohej, na u desh të ktheheshim prapë. Me këtë kthim na u dha rasti i volitshëm për të vajtur në Sllatinë, megjithëse në programin tonë origjinal nuk figuronin kërkimet në këtë krahinë. Atje gjendet një sarkofag romak i cili ka qenë në Soçanicë dhe më vonë u transportua në fshatin Kadijaça Han. Në mbishkrimin e prishur të këtij sarkofagu figuronte fjala municipium DD. Evansi, thotë Budaj Arpad, nuk u përpoq të shpjegonte domethënien e germave DD që fshehin emrin municipium. Ai me një informacion të thjeshtë përmend vendin ku është gjetur sarkofagu, pra fshatin Soçanicë, në të cilin ka dhe gjurmë të tjera arkitekturore. Pastaj Evansi thotë se këtu në afërsi gjendet mali Kopaonik, emri i të cilit korrespondon me male minierash dhe kështu mund të identifikohet me Montagna del argento dhe Monte Argentaro të minatorëve mesjetarë të Raguzës. Kështu Evans e vendosi municipium DD në Soçanicë, por ai vetë nuk arriti ta vizitojë këtë vend, sepse autoritetet turke e ndaluan një udhëtim të tillë, me pretekstin se rrezikohej jeta e tij. Është akoma më interesant fakti se pranë fshatit Sllatinë gjenden mbeturinat e një qendre kaq të madhe sa mund të ketë qenë një municipium autonom. Në këtë vend, në një sipërfaqe të konsiderueshme, autori ka zbuluar gërmadhat e ndërtesave të dikurshme në të cilat vende-vende duket drejtimi i rrugëve të dikurshme. Ja si përshkruhet nga Budaj ky vendbanim: Repartit tonë ushtarak të këtushëm iu desh të ndërtonte një stallë kuajsh dhe kështu i takoi të gërryente në thellësi të terrenit. Këtu u zbulua një pjesë e një furre për shkrirjen e metaleve. Në jug, jo larg furrës, në një formacion të lehtë ranor, gjatë gërmimit togeri Grünhut nxori nja 18-22 skelete. Ndër sendet e gjetura figurojnë enë, copa fibulash dhe qelqi, me një numër 50-60. Sendet e gjetura këtu shefi i administratës ushtarake i dërgoi në Belgrad për tek qendra e gjithë administratës së 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


MonumentaBota Albanica jonë krahinës. Kur i kërkuam ato morëm vesh se i kishin dërguar në muzeun e Sarajevës. Shkuam për t’i parë, por me gjithë premtimin që na bënë për të na i treguar, nuk na u dha një mundësi e tillë. Na premtuan se do të bënin dhe një fotografi lidhur me sendet dhe se do të na i dërgonin, por edhe ky premtim nuk u mbajt. Sigurisht do të përbënin një material të rëndësishëm për një gjykim më të saktë mbi kohën e prodhimit të tyre.

Monumentet mesjetare Kalanë e Zveçanit, thotë Budaj Arpad, gjoja e ka ndërtuar mbreti Milutin, i cili ka sunduar nga viti 1275-1321. Ai arriti të dallojë mjaft qartë disa faza të ndryshme që përmbante ndërtimi dhe arkitektura e këtij fortifikimi. Mbështetur edhe në të dhënat e mëparshme, i referohet së pari Evansit, ku, sipas tij kjo kala ka pasur emër bizantin, e quajtur Spentza. Një gjë e tillë vërtetohet mjaft qartë, shprehet ai, si nga strukturat ndërtimore të kësaj kalaje, ashtu edhe nga ekzistenca e një sërë elementesh të tjera që janë të kohës më të hershme se periudha e sundimit të mbretit Milutin. Duke analizuar më pas dy statuja të gjetura në Banjska të Mitrovicës, që përmbajnë figura luanësh, të zbuluara njëra në oborrin e kazermës së xhandarmërisë, ndërsa tjetra në hyrjen e kishës ortodokse, e cila më pas ishte kthyer në xhami, Budaj mendon se kisha e Banjskës dhe ajo e Deçanit janë afërsisht të së njëjtës kohë. Në lidhje me patriarkanën e Pejës dhe manastirin e Deçanit, ai shprehet: Pa dyshim që këto përmendore, të cilat tani përbëjnë një kuptim, atëherë nuk kanë qenë ndonjë realitet. Arti të cilin e përfaqësojnë këto përmendore ishte krejt i huaj, ai nuk buronte nga nevojat e brendshme të popullit dhe krijuesit e tij nuk kishin dalë nga gjiri i popullit. Pra, në çdo pikëpamje ishte një art i huaj, i cili në themel ishte krijesë e pasurisë së sundimtarëve të cilët nuk e patën krijuar atë, sepse nuk

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

ishin në gjendje ta çmonin vlerën e tij, por kishin dëshirë për të imituar apo për t’u lavdëruar e mburrur.

Urat e vjetra Në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit Budaj veçon urat e ndërtuara në Gjakovë, siç është Ura e Fshejtë, apo ura e vjetër në qytetin e Gjakovës. Po ashtu renditet edhe ura e vjetër në Vushtrri si një shembull tipik i ndërtimeve turke,e cila jo rrallë është klasifikuar si e periudhës romake. Në Evropë këto ura i gjejmë në vendet që dikur kanë qenë pushtuar nga turqit. Po ashtu në librin e tij përmendet edhe ura e ndërtuar ndërmjet Gjurakocit dhe Zllakuçanit. Në

njërën prej këmbëve të saj Budaj ka vërejtur një gur të gdhendur në reliev, në një sipërfaqe me gjatësi 75 cm, një formë sëpate-lufte, dhe figurën primitive të një kafshe me katër këmbë. Kjo formë sëpate, thekson ai- në shek. XV-XVIII gjendet edhe në Evropën Perëndimore, ndërsa në Lindje ajo vazhdon edhe sot. Me sa duket, shprehet ai, kjo figurë e skalitur në këtë urë është simbol kombëtar i turqve.

Budaj Arpad dhe Evans Budaj Arpad mendon se konstatimet e bëra nga Evans duhet të

korrigjohen. Kur Evansi supozon stacione, koloni të vogla në Cërrallukë, Studenicë etj., mund të themi me siguri se kjo shpjegohet me gabimin topografik të bërë nga ai. Nga harta e përgatitur prej tij mund të bindemi se ai nuk ka qenë vetë në ato vende, por mori disa të dhëna nga Miloviçi dhe nga të tjerët dhe i përshkroi ato. Nga Mitrovica vajti në Pejë, duke kaluar nëpër atë rrugë që përdoret sot, si duket prej së largu atij i tregoi dikush se ku gjenden fshatrat e përmendura më lart. I konsiderojmë të gabuara pohimet e Evansit mbi ekzistimin e dikurshme të minierave të argjendit në krahinën e Suhogërllës. Ka shumë të ngjarë që gabimi i tij

rrjedh nga fakti që ai nuk bazohet mbi eksperiencën e tij, por flet mbi ato çka kishte dëgjuar nga të tjerët. Gjithçka që thotë Evansi mbi artizanatin e argjendarisë së këtushme nuk vërteton se në këto zona të kishte miniera. Kështu mund të themi se argjendaria e zhvilluar në Pejë dhe në Prizren nuk ka lindur në sajë të kushteve natyrore të vendit, por si një zanat i importuar nga Italia, i cili për shkak të konservatorizmit të popullsisë këtu vazhdoi të mbetet në lulëzim më gjatë se në vendlindjen e tij-në Itali. 77


Bota jonë

Monumenta Albanica

78

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


MonumentaBota Albanica jonë

Shtrirja lindore e zotërimeve të Kastriotëve

G

Kasem Biçoku

periudhës osmane, deri vonë, Sanxhaku i Prizrenit përbëhej nga kazatë e Prizrenit, Lumës, Tetovës dhe nga kazaja e Gostivarit.Kështjella mesjetare e Prizrenit është ngritur mbi majën e një kodre veriore të masivit të Sharrit dhe ajo është përdorur edhe gjatë periudhës osmane. Gjatë shekujve të mesjetës sundimtarë të fuqishëm i kanë dhënë në zotërim manastirit të Hilandarit fshatra të kësaj treve të pasur. Edhe sundimtari i mëvonshëm i saj dhe i qytetit të Prizrenit, Gjon Kastrioti, i

jatë udhëtimeve në Maqedoni e në Kosovë, duke vëzhguar relievin, më janë përforcuar përfundimet për shtrirjen lindore të trevave të çliruara prej Skënderbeut. Por edhe autorë të tjerë, si Oliver Jens Shmit (O. J. Schmitt) dhe Boban Petrovski, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, kanë dhënë shtysa të mëtejshme që përforcojnë përfundimet për shtrirjen lindore të zotërimeve të Kastriotëve. O. J. Shmit ka botuar të dhëna të reja burimore që tregojnë se bashkë me Sfetigradin osmanët pushtuan edhe Belkën. Kjo është dëshmi e dorës së parë që përforcon vendndodhjen e Sfetigradit në Demir Hisar. Martesa e Gjon Kastriotit me Vojsavën, sipas B. Petrovskit, është bërë në fillim të viteve 90 të shek. XIV. Kjo martesë dëshmon pozitën e lartë shoqërore të familjes së Kastriotëve në atë kohë. Pas vdekjes së Vukë Brankoviçit dhe të Gregurit, në fund të shek. XIV, Gjon Kastrioti ka qenë trashëgimtar i natyrshëm i zotërimeve të vjehrrit të vet. Treva e Sharrit ka qenë shumë e populluar dhe e pasur. Krahas pasurive të trevës malore e kodrinore të Sharrit, ku ishin ngritur venbanimet, banorët e Sharrit kanë zotëru- Faton Kryeziu - Skënderbeu ar e shfrytëzuar edhe fushat që shtriheshin në veri (pjesa jugore e Rrafshit të Dukagjinit) dhe ka dhuruar këtij manastiri fshatrat në jug të tij, Pollogu i sotëm. Prandaj Trebishtë dhe Rostushë (Rodose gjithë kjo trevë malore dhe fushore tushë), që janë pranë manastirit Bighistorikisht ka formuar një njësi ad- orski të Rekës, në veri të tij. Pozita gjeografike, si urë lidhjeje ministrative, politike dhe kishtare. me viset e tjera lindore e perëndimore të çliruara prej Skënderbeut, Shteti i Gjon Kastriotit pati si edhe pasuritë e shumta natyrore Prizrenin kryeqytet të trevës së Sharrit kanë bërë që Heroi ynë Kombëtar të përkujdesej Qendra administrative kryesore për zotërimin e pandërprerë të saj. e saj gjithnjë ka qenë Prizreni. Gjatë Veprimtaria e Skënderbeut në këtë

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

trevë ka qenë intensive dhe është pasqyruar edhe në veprat e historianëve të vjetër osmanë, natyrisht me frymë keqdashjeje, sipas stilit të shkrimeve të tyre për veprimtarinë e Heroit tonë. Sipas tyre Skënderbeu kishte sulmuar malin e Kallkandelenit (Tetovës) për të grabitur, ku dëmtoi shumë njerëz. Mehmet Neshriu është i pari që e përmend episodin e mësipërm. Ky episod është pjesë e fushatës ushtarake të Skënderbeut në vitin 1467. Gjatë rrethimit II të Krujës (maj 1466-prill 1467) dhe kur Skënderbeu ishte në Itali (nëntor1466-mars 1467), trupat osmane arritën përkohësisht të shkelnin në trojet shqiptare, ringritën kështjellën e Valmit (Elbasanin), madje bënë edhe regjjistrimin kadastral të tyre. Pas shpartallimit të trupave osmane në prill të vitit 1467 dhe pas dështimit të rrethimit III të Krujës (maj-gusht 1467), Skënderbeu ndërmori veprime luftarake energjike për dëbimin e timarlinjve dhe të forcave të tjera osmane prej trojeve shqiptare. Të dhënat e burimeve historike dëshmojnë se trupat osmane, që ishin ngarkuar për mbrojtjen e Koxhaxhikut, u dëbuan prej shqiptarëve. Prania e pushtetit të Skënderbeut në treva të gjera të Maqedonisë së sotme është e lidhur ngushtë edhe me trashëgiminë familjare të tij. Martesa e Gjon Kastriotit me Vojsavën, vajzë e një sundimtari të fuqishëm pranë Shkupit, ka ndikuar për forcimin e ndikimit politik të Kastriotëve në trevat e sotme të Maqedonisë dhe të Kosovës. Lidhjet e Kastriotëve me trevat e Kosovës së sotme nuk do të ritrajtohen. Para se Gjon Kastrioti të përmendet në dokumentet veneciane e raguziane të fillimit të shek. XV si sundimtar i viseve perëndimore shqiptare, martesa e tij me Vojsavën dëshmon se në fillim të viteve 90 të shek. XIV Gjon 79


Bota jonë

Monumenta Albanica qytetit të turqve që e quajnë Shkup”. Që ushtria shqiptare të arrinte deri në rrethinat e këtij qyteti, ka qenë e domosdoshme që Skënderbeu të zotëronte të gjitha krahinat ku kalonin rrugët mesjetare që lidhnin Shkupin me viset që shtriheshin në perëndim të tij dhe që përgjithësisht ishin shumë malore. Përveç veprës së M. Barlecit, zotërimin e këtyre trevave prej Skënderbeut e dëshmojnë edhe të dhënat e regjistrave kadastralë osmanë të shek. XV, për të cilat kam shkruar hollësisht.

Prizreni, qendër e shtetit të Gjon Kastriotit dhe ndoshta vendlindja e Gjergj Kastriotit

Kastrioti ka qenë sundimtar i rëndësishëm në viset lindore shqiptare. Për fuqizimin e ndikimit të Gjon Kastriotit në mjedisin shoqëror të kohës dhe për zgjerimin e zotërimeve të tij kanë ndikuar lidhjet familjare që ai ka pasur me Balshajt dhe dobësimi i fuqise ushtarake të Perandorisë Osmane prej disfatës që mongolët i shkaktuan në Ankara në vitin 1402. Në atë kohë ka ndodhur shtrirja e zotërimeve të Gjon Kastriotit në trevat bregdetare. Nga viti 1406 e në vijim emri i tij shfaqet gjithnjë në dokumentet veneciane dhe raguziane si një partner i rendësishëm në marrëdhëniet me shtetet e huaja. Nga kancelaritë e huaja ai është cilësuar si “zot shumë i fuqishëm”, “i madhërueshëm” etj. Pushteti dhe ndikimi i tij kanë qenë të fuqishëm, prandaj në vitin 1408 Gjon Kastrioti u bë garantues i paqes që u nënshkrua në rrethinat e Durrësit midis Venedikut dhe Balshajve.

Gjon Kastrioti. “zot shumë fuqishëm” e “i madhërishëm” Dokumentet perëndimore dhe osmane kanë të dhëna që dëshmojnë për shtrirjen e madhe të zotërimeve të Gjon Kastriotit. Në vitin 1430, kur trupat osmane u futën në zotërimet e tij, u rrafshuan katër kështjella të Gjon Kastriotit dhe dy të tjera osmanët i mbajtën për vete. Gjon Kastrioti zotëronte në tokat shqiptare “shumë fortesa dhe qytete”. Kjo e dhënë është shkruar në një shpallje të vitit 1430, e lëshuar nga oborri i sulltan Muratit II me rastin e pushtimit të Selanikut. Nëpërmjet martesave Gjon Kastri80

oti krijoi lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me familjet e mëdha sundimtare shqiptare, që kishin dalje në bregdet. Ai zotëroi së bashku me këto familje rrugët tregtare që nga bregdeti e deri në fushat pjellore të trojeve lindore shqiptare. Lidhjet martesore të vajzave të Gjon Kastriotit dëshmojnë se ai nga Dardania (Shqipëria e Epërme) e shtriu pushtetin e tij drejt jugut, në trevat e Maqedonisë Perëndimore të sotme (Shqipëria e Mesme). Vajzën e parë të tij, Marën, e martoi me sundimtarin e Gentës, Stefan Gjurashin (Crnojeviçin), të dytën, Jellën, me Stres Balshën e Kurbinit, të tretën, Angjelinën, me Vladan Arianitin dhe Vllajkën me Gjon Muzakën. Dy martesat e fundit tregojnë se Udha Mbretërore (Via Egnatia) kishte rëndësi të veçantë për Gjon Kastriotin dhe se pushteti dhe ndikimi i tij ishin shtrirë edhe në ato treva lindore që transportin e mallrave e bënin nëpërmjet Udhës Mbretërore e degëzimeve të saj. Pas vdekjes së Gjon Kastriotit në vitin 1437, djemtë e tij kanë qenë sundimtarë të ligjshëm të trevave të shtetit të Gjon Kastriotit dhe të zotërimeve familjare të nënës së tyre. Deklarimi i Skënderbeut, pas fitores së Kryengritjes së Përgjithshme të nëntorit të vitit 1443, se “ishte trashëgimtar i Balshës dhe donte vendin që ka qenë i këtij”, dëshmon se ai ka synuar të kishte një shtet me shtrirje të gjerë. Në veprën “Historia e Skënderbeut” M. Barleci ka përshkruar beteja që Heroi ynë Kombëtar i ka fituar në afërsi të qytetit të Shkupit dhe në fushën e Pollogut, që, sipas tij, “kufizohej nga njëra anë prej malit të Mokrës dhe nga ana tjetër prej

Skënderbeu shumë beteja i fitoi në afërsi të shkupit Për të njohur shtrirjen lindore të trevave të çliruara prej Skënderbeut rëndësi të veçantë ka përcaktimi i vendndodhjes së Sfetigradit. Emri i kështjellës së Sfetigradit është bërë i njohur në kohën e Skënderbeut prej ngjarjeve heroike e dramatike për zotërimin e saj prej Heroit shqiptar dhe prej ushtrive osmane. Angazhimi i gjithë potencialit ushtarak të Perandorisë Osmane, të komanduara prej vetë sulltan Muratit II, për pushtimin e saj dëshmon më së miri se kështjella e Sfetigradit ka pasur një pozicion strategjik krejt të veçantë. Ajo pengonte lëvizjen e ushtrive osmane për pushtimin e trevave që shtriheshin në perëndim të saj. Prandaj edhe emri i Sfetigradit është shënuar në dokumentet e kohës së Skënderbeut, në kronikën e Stefan Manjos, të hartuar duke e ndërthurur me fragmente dokumentesh veneciane, në veprën e Laonik Halkokondilit (me emrin Sveta) dhe, mbi të gjitha, në historinë e Marin Barlecit për Skënderbeun. Kur osmanët pushtuan Sfetigradin, i morën Skënderbeut, sipas Stefan Manjos, edhe vendin Belçe (il lugo di Belca) dhe qytetin e Getias, sipas Laonik Halkokondilit. Kronistët osmanë kanë shkruar se, pasi sulltan Murati II mori Sfetigradin, ai pushtoi edhe dy kështjella të tjera, por nuk i thonë emrat e tyre. Burimi kryesor i këtyre ngjarjeve, Marin Barleci, e ka përcaktuar Sfetigradin si kështjellë që ndodhej në lindje të zotërimeve të Skënderbeut dhe që ishte kufitare me tokat e pushtuara prej osmanëve. Gjatë vizitës së dytë jam shoqëru62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Monumenta Albanica ar nga dr. Dritan Egro dhe nga profesori i Universitetit të Vjenës, prof. dr. Oliver Jens Shmit (O. J. Schmitt), historian i njohur zviceran, që me botimet të tij për historinë mesjetare të Shqipërisë, të mbështetura në dokumente të reja e të pashfrytëzuara nga të tjerët, po jep ndihmesë të dorës së parë për studimin e historisë sonë. Më 8 korrik të vitit 2006 gjithçka është fotografuar dhe filmuar. Në Koxhaxhik nuk ka asnjë gjurmë kështjelle të ndërtuar me gurë. Fotografia e “mureve të kalasë së Koxhaxhikut” e botuar prej A. Ndreut dhe prej A. Bungurit është një sajesë e tyre.

Sfetigradi, përckatues i shtrirjes lindore të Skënderbeut Në Koxhaxhik kështjella ka qenë prej druri, e ndërtuar në një vend të izoluar, në qendërbanimin më të lartë dhe të fundit të një rruge shumë malore. Kështjella prej druri nuk ka pasur funksione luftarake për mbrojtjen e krahinës nga ndonjë sulm ushtarak. Koxhaxhiku është ruajtur nga një duzinë spahinjsh dhe mund të pushtohej nga disa dhjetëra këmbësorë. Koxhaxhiku me kështjellën e vet ka pasur kryesisht funksion administrativ dhe ekonomik për administrimin e kullotave verore dhe për mbledhjen e tatimeve. Në regjistrin kadastral osman të marsit të vitit 1467 për Koxhaxhikun janë shënuar vetëm 51 familje, të gjitha të krishtera. Kurse në regjistrin kadastral të vitit 1583 të Sanxhakut të Ohrit ky vendbanim mban emrin Janborija (që ka qenë emri paraosman (i krishterë) i Koxhaxhikut) dhe kishte 88 familje, prej të cilave vetëm 8 ishin myslimane dhe të tjerat ishin familje të krishtera. Po ta kishin osmanët nën zotërimin e tyre Koxhaxhikun, Skënderbeu nuk mund të ndërtonte kështjellë në Modricë. Administratorët osmanë dhe trupat osmane të Sanxhakut të Ohrit dhe trupat e Perandorisë Osmane për të shkuar në Koxhaxhik do të lëviznin nëpër rrugën e Drinit të Zi. Ata do ta shkatërronin kështjellën e Modricës ose do të largoheshin nga Koxhaxhiku. Po të ishin në Koxhaxhik ushtritë osmane nuk do të kalonin në kështjellën e Modricës për të vërshuar drejt trevave perëndimore

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Bota jonë të Skënderbeut, sepse kishte rrugë të tjera, më të shkurtra dhe më të mira, që nga Koxhaxhiku të çonin në Krujë, Lezhë, Shkodër e në Prizren. Vendndodhja e Sfetigradit dhe, bashkë me të, edhe e Modrishës duhet kërkuar në lindje të luginës së Drinit të Zi. Duke hulumtuar të dhënat e regjistrave kadastralë osmanë dhe hartat e Maqedonisë së sotme, kam shkruar në vitin 2002 se vendndodhja e Sfetigradit ka qenë në krahinën e Demir Hisarit. Në shtator të vitit 2005 ajo është lokalizuar në kreshtën veriore të malit të Dervenikut. Në regjistrat kadastralë osmanë është shënuar fshati Svetë, i cili sot është në fushë, në veri të vendndodhjes së kështjellës prej nga shihet me sy. Në kronikën e Stefan Manjos është shënuar se, pasi pushtuan Sfetigradin, osmanët morën edhe Belçën (il luogo di Belca), e cila përmendet në regjistrat e shek. XV dhe është më pak se 10 km në perëndim të Sfetigradit dhe pranë Demir Hisarit. Në fshatin Belçë është kështjella e Graishtës (Gradishtës). Në veri të Modrishës, që është në luginën e lumit Treska, sot është Belça e Epërme bashkë me një kështjellë. Ndoshta krahina midis këtyre dy vendbanimeve ka pasur në mesjetë emrin Belçë. Modrisha e lumit Treskë, sipas regjistrave osmanë, mbante edhe emrin Pirg. Këto të dhëna e bëjnë edhe më të sigurtë lokalizimin e Sfetigradit në Dervenik, që përshtatet edhe me përshkrimin e M. Barlecit. Sipas M. Barlecit “Sfetigradi ndodhet në Dibër të Sipërme, pranë kufijve të mbretërisë, si fole shqiponje në një mal të lartë…i dukshëm nga të gjitha anët dhe i barabartë pothuaj me Stelushin”, të cilën, sipas gjurmimeve të Skënder Anamalit, ai e ka «përshkruar bukur dhe saktë». Shpatet e kreshtës shkëmbore të malit Dervenik, ku ngrihej kështjella e Sfetigradit, nga e cila sot janë ruajtur themelet, janë të pjerrëta nga tri anë e të pangjitshme prej ushtrive. Në anën jugore të saj ka qenë porta dhe 200 m në jugperëndim të portës është një burim uji. Perimetri i themeleve të kështjellës është 280 m, me gjatësinë (lindje-perëndim) 98 m dhe gjerësinë 82 m (veri-jug). Nga kështjella e Sfetigradit shihet në veri fshati i sotëm fushor i Svetës, që ruan deri në ditët tona emrin mesjetar të kështjellës. Sveta përmendet

me këtë emër edhe në regjistrat kadastralë osmanë të shek. XV dhe sot është qendërbanim më i afërt me kështjellën. Në anën jugperëndimore të kështjellës është qyteza e Demir Hisarit. Në perëndim të Sfetigradit dhe në lartësi më të vogla janë edhe dy kështjella të tjera që kanë puse me ujë të pishëm. Ngjitur me malin e Dervenikut dhe në anën jugperëndimore të tij është kështjella e Xhagorit, kurse më larg, në perëndim, mbi një kodër të vogël të fshatit Belçë (pranë Demir Hisarit) është kështjella e Graishtës (Gradishtës). Nga kështjella e Sfetigradit vështrohet pjesa më e madhe e fushës së Pelagonisë dhe kontrollohen rrugët që lidhin Përlepin e Manastirin me viset në perëndim të tyre. Pozicioni strategjik i Sfetigradit dhe i dy kështjellave të tjera pranë tij, si edhe mbrojtja natyrore e krahinës ku ngrihet ajo, siç e dëshmojnë regjistrat kadastralë osmanë të shek. XV, kanë bërë që osmanët ta quanin Kështjella e Hekurt (Demir Hisar) bashkë me vendin rreth tyre. Kurse malin, ku ngrihet kështjella e Sfetigradit, ata e kanë quajtur Dervenik, emër që tregon se banorët e fshatrave të tij kishin për detyrë të kujdeseshin për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të siguronin lëvizjen nëpër to. Emërtimi paraosman i krahinës së Demir Hisarit ka qenë Sopotnica.

Më 1443 Kosova i shërbeu Skënderbeut si pikënisje për çlirimin e vendit Jo rastësisht çlirimi i Sfetigradit ka qenë hallka e fundit e vargut të aksioneve luftarake që Skënderbeu ndërmori në nëntor të vitit 1443 për çlirimin e trojeve shqiptare. Sfetigradi, sipas M. Barlecit, është çliruar në pranverë të vitit 1444. Gjatë kthimit nga Nishi, Skënderbeu arriti në Kosovën e sotme, duke përfituar prej largimit të forcave osmane prej saj. Kjo trevë shqiptare shërbeu si pikënisje e Skënderbeut për çlirimin e viseve të tjera shqiptare. Këto aksione vazhduan deri në pranverë të vitit 1444 me çlirimin e Sfetigradit. Trevat shqiptare të çliruara në nëntor të vitit 1443 shtriheshin gjeografikisht përafërsisht po në atë hapësirë që kishte arritur shteti i Balshajve gjatë viteve 70-80 të 81


Monumenta Bota jonë Albanica shek. XIV. Veprimtaria politike dhe ushtarake e Balshajve ka synuar të krijonte një shtet të bashkuar shqiptar kryesisht me forcën e armëve. Kurse Skënderbeu shtetin e bashkuar shqiptar e formoi me mjete paqësore dhe hapi vendimtar i tij për këtë ishte Kuvendi i fisnikëve shqiptarë, që u mbajt në Lezhë më 2 mars të vitit 1444, që krijoi Besëlidhjen Shqiptare. Çlirimi i viseve të gjera në Shqipërinë Qendrore e të Epërme në vitin 1443 ishte ngjarja më e rëndësishme e luftës së gjatë e të ashpër që shqiptarët zhvilluan deri në atë kohë kundër Perandorisë Osmane.

Lidhja me bregdetin Udha mbretërore

Shëngjin dhe kishte vijuar udhën tokësore Lezhë - Prezë - Petrelë - Elbasan - Udha Mretërore - Strugë. Udha Mbretërore, që lidhte Shqipërinë me Maqedoninë, ishte shumë më e mirë dhe më e shkurtër se udha tjetër në veri të saj. Rruga Mbretërore ishte e shtruar me kalldrëm, mbi përrenjtë e lumenjtë ku kalonte ajo kishte ura aq të gjera sa kalonin edhe qerret. Megjithatë pjesët malore të saj ishin shumë të rrezikshme në kohë lufte për lëvizjen e ushtrive. Martin Segoni tregon se gjatë Rrethimit I të Krujës në vitin 1450 ushtritë e sulltan Muratit II pësuan katastrofë të vërtetë prej luftëtarëve të Skënderbeut, duke humbur pjesën më të madhe të ushtarëve jo pranë mureve të Krujës, por gjatë tërheqjes nëpër ngushticat malore të Udhës Mbretërore. Po në këto ngushtica ushtritë osmane ishin shpartalluar disa herë prej forcave të Gjergj Arianitit në vitet 30 të shek. XV.

Për mbrojtjen e viseve të lira shqiptare rëndësi të veçantë ka pasur zotërimi i rrugëve tokësore, sidomos i segmenteve malore të tyre dhe i kështjellave të ngritura pranë grykave të rrugëkalimeve. Në fund të vitit 1443 shqiptarët zotëronin grykat kryesore të rrugëkalimeve dhe kështjellat pranë tyre që pengonin lëvizjen e forcave osmane drejt viseve të lira. Tri prej tyre: gryka e Kaçanikut, e Dervenit dhe e luginës së lumit Treskë përkatësisht lidhnin Shkupin me Fushë-Dardaninë, me Dibrën e Poshtme dhe Shumë nga betejat Skëndërbeu i fitoi në rrethinat e Ohrit me Dibrën e Sipërme. Njohja e rrugës që lidhte MaqePrandaj, pasi Skënderbeu çliroi doninë me viset bregdetare në perënSfetigradin, u shënua edhe përfundi- dim të saj dhe që është përdorur prej mi i kryengritjes çlirimtare të nëntorit ushtrive osmane ka rëndësi të veçantë të vitit 1443. Kështjella e Sfetigradit u për lokalizimin e vendbetejave të bë baza ushtarake kryesore e pjesës Skënderbeut. Prandaj jo rastësisht jugore të brezit kufitar lindor të trojeve shumë prej tyre janë në rrethinat e shqiptare. Ohrit, si Livadhi, Oroniku, Lugina e Shqyrtimi i kujdesshëm i të dhë- Kuajve (Valkali) etj. nave burimore dhe vëzhgimi i dreKur përshkruan Valkalin, M. Barjtpërdrejtë i terrenit dëshmojnë se leci tregon se ishte luginë pranë malit gjatë shekujve të mesjetës ushtritë Bigë (Furkë), emër mali e vargmali ky pushtuese bizantine, osmane etj. Kanë në lindje të qytetit të Ohrit. Në një dondjekur vetëm Udhën Mbretërore për kument të vitit 1464 është përmendur të lëvizur nga Maqedonia në bregdetin kampi i Skënderbeut me emrin “Vale e Adriatikut dhe anasjelltas. Carda”. Dhënia e këtij toponimi me dy Një ambasador venecian ka tre- fjalë tregon qartë se e para shqipërohet guar në ditarin e vet, të mbajtur në “luginë”, gjë që është në përshtatje me vitin 1591, të gjithë udhëpërshkrimin M. Barlecin, i cili toponimin shqip e ka e tij për në Maqedoni. Pasi mbërriti në latinizuar. Kështu ai ka dhënë Petralba Kotorr ai kishte zbarkuar me anije në për Gurin e Bardhë, Albulena për Ujin 82

e Bardhë etj. Vetë M. Barleci ka treguar se Valkali ishte luginë, prandaj ai toponim i latinizuar është i përbërë nga dy fjalë (Val dhe Kal), prej të cilëve e para me siguri shqipërohet “luginë” dhe e dyta lidhet me “kalë”, që në gjuhën shqipe është huazim prej latinishtes dhe të dyja së bashku zbërthehen shqip “Lugina e Kuajve”. Ky emër dëshmon se në këtë luginë kuajt e ushtrive çlodheshin dhe se aty kishte bar të bollshëm për të ushqyer kafshët.

Shumica e betejave të Skënderbeut me ushtritë osmane ndohen në rrethinat e Ohrit Shumica e vendbetejave të Skënderbeut me ushtritë osmane janë në rrethinat e Ohrit dhe jo rastësisht këto janë pasqyruar edhe në këngët, gojëdhënat dhe në toponimet e shumta për Skënderbeun në këtë trevë, të cilat kanë mbetur të pambledhura plotësisht deri tani. Në periudhën osmane qyteti i Ohrit e rrethinat e tij përbënin kufirin lindor të Sanxhakut të Ohrit. Ky kufi është përcaktuar për shkaqe ekonomike dhe të relievit malor. Gjatë shekujve të mesjetës veprimtaria kryesore ekonomike e Ohrit ka qenë peshkimi dhe shitja e peshkut të thatë, për përpunimin e të cilët i duhej kripa që prodhohej në bregdetin shqiptar. 11 herë më të larta ishin të ardhurat prej peshkut të qytetit të Ohrit në krahasim me të ardhurat që siguroheshin prej të gjitha degëve të tjera të veprimtarisë ekonomike. Prandaj, siç e dëshmojnë burimet historike, pas shembjes së Perandorisë Bizantine, Ohri është qeverisur prej fisnikëve shqiptarë, që kishin në zotërim viset bregdetare. Edhe gjatë periudhës së Skënderbeut, siç e dëshmojnë burimet historike, më të shumtën e kohës Ohri ka qenë në duart e shqiptarëve, sepse ndryshe do të ishte vetasgjësuese për luftëtarët shqiptarë të cilët shumë beteja kundër osmanëve i kanë zhvilluar në rrethinat e Ohrit. 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


MonumentaBota Albanica jonë

Letër Papës së Romës nga një metropolit grek në vitin 1572:

Shqiptarët janë më luftarakët e botës...!

S

Nga Arben Llalla

iç duket arkivat greke mund të kenë dokumente me shumë vlera për historinë e shqiptarëve nëpër shekuj. Gjatë kërkimeve në arkivin e revistës “BESA”, organ i shoqatës “Arvanitasit e Greqisë”, në mars 1987, gjeta dokumentin e mëposhtëm në të cilin shkruhet për trimëritë e popullit shqiptar. Ky dokument historik është i shkruar nga Mitropoliti Timotheos, për të cilin nuk kemi gjetur të dhëna dhe as në cilin vend ka shërbyer si mitropolit. Mitropoliti Thimotheos, në vitin 1572, i drejtohet papës së Romës për ndihmë ushtarake për t’i luftuar turqit, të cilët në shekullin XVI ishin në kulmin e fuqisë pushtuese ushtarake në Ballkan e më gjerë. Në këtë dokument historik dalin shumë gjëra me vlerë për shqiptarët dhe për trimëritë e tyre. Bijnë në sy disa rreshta të nënvizuar nga shkruesi i letrës, Mitropoliti Timotheos, i cili kërkon me këmbëngulje që ushtria e evropiane e papës së Romës në ballë të luftës t’i ketë ushtarët shqiptarë. Në këtë letër theksohet që qyteti dhe rrethinat e Ohrit banoheshin dikur nga shqiptarë ortodoks. Më poshtë letërshkruesi tregon se shqiptarët banonin në ishullin e Korfuzit, në qytetin e Janinës, Kosturit etj. Mitropiliti Timotheos përmend edhe shqiptarët në Itali, të cilët emigruan mbas vdekjes së Skënderbeut. Nga përmbajtja e kësaj letre na dalin qartë qëllimet e Mitropolitit Timotheos- se shpëtimi i Evropës nga pushtuesit turq do të arrihet, kur

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

në ballë të të gjitha forcave ushtarake do të viheshin trimat shqiptarë. Megjithëse kishte mbi njëqind vjet që kishte vdekur kryetrimi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shqiptarët mbeteshin ushtarët më besnik dhe trima për shpëtimin e Evropës nga zgjedha turke.

Letër e Mitropolitit Timotheos, drejtuar Papës së Romës, në vitin 1572: “...siç të shkruaj në vazhdim, të nxirrni tjetër fuqi ushtarake të tokës, të rëndë, nga mbreti Maksimilian, të dalë në Hungari, të kalojë Danubin, të marshojnë drejt Konstandinopojës, të nënshtrojnë turqit dhe hebre-

jtë, por të krishterët të mos i prekin, por të krishterët t’i bëjnë frëngj të lirë dhe t’u japin armë dhe të ngrihen edhe ata kundër të mallkuarit; tjetër fuqi ushtarake të hidhet kundër Konstandinopojës dhe të kalojnë me anije e të shkelin tokën e pushtuar nga turku në Durrës; të jetë kjo ushtri deri më tridhjetë mijë vetë dhe të mbajnë pranë armë, t’u japin të krishterëve vendës, të ngrihen edhe ata kundër të mallkuarit; ai vend quhet Piria dhe është plot shqiptarë dhe këta bëjnë betejë të madhe. Këta shqiptarë bëjnë meshë romane dhe janë latinë dhe kanë dhe peshkopë latinë, që varen nga Roma. Janë dhe të tjerë shqiptarë që bëjnë meshë greke, dhe kanë edhe këta peshkopë grekë që varen nga kryepeshkopi i Ohrit. E këta, po t’u jepen armë dhe po t’i thërrasin në ndihmë, bëjnë luftë të madhe që tmerrohet bota dhe do t’i shfarosin gjithë turqit në ato anë, dhe kjo do të jetë ndihmë e madhe. Dijeni, Zotëri i Shenjtë, shqiptarët bëjnë luftë të madhe kudo që të ndodhen dhe thuajani këtë mbretit të Napolit për shqiptarët që shkojnë në luftë si ushtarë. Në atë anë, edhe në Pire ashtu duhet të bëhet, tjetër fuqi të dalë në Zakintho në tokën e Moresë, në Hlomuxi, sepse atje është fushë dhe ushtria gjen ushqim, të jetë edhe kjo ushtri e madhe dhe të mbajnë pranë armë për njerëzit vendës, t’ua japin, të ngrihen kundër atij të mallkuari, një pjesë tjetër ushtrie të dalë në Mani (Peloponez) tek shqiptarët e Moresë, ku Mani i 83


Monumenta Bota jonë Albanica

Madh nuk i përfalet turkut. Shqiptarët janë më luftarakët e botës dhe burra të fortë, ata pos që luftojnë, presin gjithnjë të bëjnë luftë më të fortë se të gjithë. Kështu po të veprojnë, në këtë mënyrë mundet turku, ndryshe, vetëm nga deti nuk mund të bëhet gjë, por vetëm duke goditur nga shumë drejtime, të mos ketë ku të veprojë më parë, dhe të krishterët deri në Levant vetëm shkas presin, sepse u mërzitën tepër dmth.nga mundimet e shumta dhe nga taksat e mëdha dhe sepse fëmijët e tyre turqizohen, fëmijët e të krishterëve. Kështu do të bëhet nëse caktoni dhe rajatë të bashkohen dhe të kryejnë këto luftëra, se, po e latë turkun, do t’ju hajë njërin pas tjetrit të gjithëve, tjetrit nuk i ka frikë turku, vetëm hirësisë sate dhe mbret Filipit të Spanjës. Hirësinë tënde për çkishërimin, se çkishëron rajatë dhe bashkohen, mbretin Filip sepse kanë vend të fortë dhe njerëz trima, dhe Shqiptarët, ku kanë zotërimet, se shqiptarët janë nga Levanti dhe e njohin vendin e turkut dhe turku e di ç’të keqe pëson nga shqiptarët, nga vasalët e tij që ka në zotërim. Dërgo e thuaju, Kryezot i Shenjtë, shqiptarëve vasalë të tu të shko84

jnë në luftë, sepse luftojnë burrërisht dhe besnikërisht dhe duan të bëjnë luftë të denjë. Përpos këtyre, edhe këtë: dije këtë që të shkruaj, do të kishe dërguar zbuluesit më të mënçur që do të mund t’i kesh, edhe po të harxhoje shumë florinj, nuk do të kishin dëgjuar atë që të shkruaj, dhe përsëri, por le të urdhërojë hirësia jote, dërgomë letër dhe disa shpenzime që të shkoj në Konstandinopojë, të shikoj anijet që janë ndërtuar në Detin e Zi dhe ç’ushtri kanë krijuar, t’ju dërgoj përgjigje, dhe tash për tash nuk dëshiroj tjetër veç bekimit tuaj, amin. Nga Varshava e mbretit të Polonisë. Mars, 1572 Mitropoliti Timothe dhe robi juaj - Nëse urdhëron dhe nëse bëj atë që të shkruaj, d.m.th., të të sjell përgjegjie nga Konstandinopoja, dërgo me postë në Varshavë, te kardinali që çove dërguesin, dhe prej atij dua të marrë letrën dhe të shkoj në Konstandinopojë e t’ju sjell përgjegjie brenda muajit maj, nëse do të kem bekimin tuaj.

- Për ushtritë tokësore që ju shkruaj: njëra ushtri e Pirias, ku janë shqiptarët nga Durrësi, në kështjellën që quhet Turxhinio, që i afrohet Vlorës, ku shkojnë duke marrë vendin e duke dalë në viset e Ahridhës, dhe të tjerët sa shqiptarë që banojnë në Himarë, përballë Korfuzit, ngrihen edhe ata kundër të mallkuarit; dhe këta shqiptarë janë njerëz shumë të fortë dhe ngrihen duke shkelur Janinën dhe zbresin në Kostur dhe takohen me ushtrinë tjetër nga drejtimi i Pirias, në Vodena dhe dalin në Selanik, kurse ushtritë e tjera të Moresë, të Hllomuxit që duhet të dalin në Homuxi dhe në Manin (Peloponezin) e Madh, shkelin Morenë dhe përfundojnë edhe këto ushtri në Selanik dhe bashkohen të gjitha e shkojnë drejt Konstandinopojës, kurse ushtria tjetër, e mbretit Maksimilian, që zbret nga Hungaria, bie në viset e skithëve (diku nga ana perëndimore e Detit të Zi), pushtojnë vendin që quhet Serbi, që banohet nga serbë dhe bullgarë dhe bëjnë meshë greqisht, dhe ushtria kalon viset e Sofjes dhe shkon në Maqedoni dhe vijnë edhe këto ushtri në drejtimin e Selanikut dhe takohen në fushën e Maqedonisë dhe andej, me vullnetin e zotit, drejt Konstandinopojës. Kjo urdhëratë u bëftë që të fitojnë të krishterët, kryezot i përhirtë, tjetër nuk duhet të bësh përveçse të çlirosh gjëndjen e të krishterëve nga të mallkuarit, pa respekt të dorës së ndyrë. Do të kesh lënë kështu një kujtim të pavdekshëm dhe do të kujtohesh përjetë. Do të duhej të t’i kishte shkruar një tjetër më i madh se unë, këto që po të shkruaj, po ka frikë mos e zbulon i mallkuari dhe e zhbën, ndaj në vend të tij po të shkruaj unë robi yt i vogli. Grekët dhe shqiptarët që banojnë në zotërimet e Napolit dhe në Mesina e në Palermo i ka frikë turku, se ata janë koroneas, motoneas dhe moraitë dhe e njohin vendin mirë dhe prej tyre ka shumë frikë. Dije se mbasi sundoi, i mallkuari shiti gjithë kishat dhe manastiret e botës, që të mbledhë thesare për luftën dhe të ndërtojë anije që të luftojë të krishterët. 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


MonumentaBota Albanica jonë

M.de Haan: “Une mariage albanaise”

Një pikturë e panjohur me temë shqiptare

Blerim Luzha

N

ë mars të këtij viti isha në studion e piktorit të njo-

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

hur shqiptar Zamir Mati, i cili tash 12 vjet jeton dhe krijon në Paris. Aty vërejta një grafikë me subjekt shqiptar, të cilën piktori e kishte

të varur në mur të studios. Kjo vepër titullohej “Dasma shqiptare” dhe është e nënshkruar nga autori H.Meyer. 85


Monumenta Bota jonë Albanica Kjo grafikë ishte botuar në revistën prestigjioze të kohës “Le Petit Journal” (1892) në Paris, me titullin “Un mariage albanais”. Ky artist holandez në këtë grafikë paraqet një skenë të dasmës, diku në veri të Shqipërisë, ku krushqit janë duke u përleshur me armë zjarri. Karakteristikë e këtij motivi është paraqitja e figurave dhe e peizazhit. Dasmorët janë në kostume kombëtare shqiptare, të vendosur në një diagonale, ndërkaq palën kundërshtare autori e paraqet në pjesën e sipërme të veprës, në trajtë horizontale - në një urë. Një grua e re, si duket nusja, është vendosur në qendër të grafikës. Ajo është në lëvizje dhe, me duar mbi kokë, vështron e trishtuar këtë fatkeqësi. Veprën e përshkon një dramatikë e brendshme, që është arritur me figura të gjalla dhe konkrete të komponimit figurativ, dhe nëpërmjet drejtpeshimit dhe har- Pol Gogen: Portret i piktorit Meyer de Haan (1852-1895) monisë së ngjyrave. torin e famshëm të impresionizmit Peizazhi është vizatuar me një përpikëri imponuese. Në francez, Pol Gogen, u njoh në vendin sfond janë qielli, malet e larta, një urë Le Pouldu. Aty Gogeni e mësoi artistin dhe lumi duke rrjedhur me rrëmbim holandez për artin e pikturës, ndërsa Meyer, si kundërshpërblim, ia pagoi nga lart. Kjo vepër grafike është me rëndë- atij shpenzimet e qëndrimit në këtë si artistike, meqë në të ka dramatikë, pansion. Meyer vinte nga një familje e vlera të harmonishme dhe kontura pasur dhe gjithmonë kishte të ardhura të definuara. Grafika është realizuar të bollshme nga familja dhe nga fabrika që posedonte në Amsterdam. me kreativitet dhe me imagjinatë. Krijimet e Meyer de Haan janë Dinamika e lëvizjeve të paraqirealizuar nën ndikimin e Gogenit, tura në këtë grafikë është me ngjyra megjithatë hetohet lehtë që në veprat lazure (të kuqe, kaltër e të verdhë) e veta ai ka edhe një notë origjinale. dhe me reflekse të dritë-hijes, andaj Përveç pikturës, ai realizoi edhe këtë vepër me motiv shqiptar e bën shumë grafi ka. të suksesshme dhe me interes. Edhe pse arti i tij nuk kishte ndikim të madh në artin botëror, ai Disa fjalë për piktorin kishte ndikim të fuqishëm në jetën e Pol Gogenit. Gogeni e vlerësonte Piktori holandez Meyer de Haan miqësinë e tij aq shumë, saqë i pik(1852-1895) në njëfarë mënyre ishte turoi disa portrete të Meyerit, të cilat nxënës i piktorit Pol Gogen (1848- konsiderohen vepra të shkëlqye1903). Holandezi De Haan me pik- shme të Pol Gogenit. 86

Komenti i revistës për pikturën Në revistën parisiene “Le Petit Journal”, së bashku me grafikën “Dasma shqiptare”, është botuar edhe një tekst i panënshkruar, ku shkruhet: “Është refreni i një kënge kafenesh ku bëhet fjalë për një martesë, gjatë ceremonisë të së cilës ndodhin fatkeqësi të natyrave të ndryshme…”. Pastaj vazhdon: “Ajo çka ka ndodhur në kufirin Shqipëri – Mali i Zi… nuk ka qenë diçka që mund ta quajmë dasmë. Katërdhjetë shqiptarë të shoqëruar nga një çift i ri, i sapomartuar me bekimin e priftit, këndonin, qeshnin dhe nga fundi i ceremonisë i fillojnë të shtënat me pushkë, sepse pa këtë nuk mund të kalonte ahengu. Fatkeqësisht, një fishek plumbi e qëllon një malazias, i cili me një grup shokësh po punonte në ndërtimin e një ure. Ata, të mllefosur, hidhen e i kapin pushkët dhe me një breshëri plumbash i lënë të vrarë apo të plagosur nëntëmbëdhjetë shqiptarë, gjysmën e dasmorëve…”. Ky është sfondi tregimtar dhe paksa ekzotik i revistës për pikturën. Normalisht që neve na interesoi historia e pikturës dhe nuk u morëm me historinë, as me fatin e dasmorëve. Fundja edhe fati i këtyre dasmorëve mund të ishte si fati i të gjithë shqiptarëve në këto hapësira ballkanike. Interesant është të shihet si e përfundon revista këtë tekst: “Ja pra! Ndonëse gjithçka nuk ecën për të mirë në vendin tonë të bukur, në Francë, këtu më pëlqen të jetoj më shumë se kudo tjetër”. 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Monumenta Albanica

Përvjetorë Bota jonë

160-vjetori i lindjes së Naim Frashërit

Ti Poet që pranë Shqipes dit’ e nat’ i lodhe ballët “Nuk nderohet një Patriot i vërtetë, që s’ka kursyer veten për një ide të shenjtë, duke i thurur për një minutë një sërë kurorash, po duke vazhduar me durim dhe me talent qëllimin që Ai ushqente në vete, ndjenjat që s’e linin të qetë dhe për të cilat përpiqej dit’ e natë”- Zoi Xoxi, 1925

Në mest tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t’u ap pakëzë dritë, Natën t’ua bënj ditë. Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t’u ndrinj mir’ e të shihni, Njëri-tjatrin të njihni. Për ju do të rri të tretem, Asnjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qanj me lot, Se dëshirën s’e duronj dot. Unë zjarrit nuk’ i ndruhem Dhe kurrë s’dua të shuhem, Po të digjem me dëshirë, Sa të munt t’u ndrinj më mirë. Kur më shihni qw jam tretur,

Pikturë e Musa Kalaveshit

FJALËT E QIRIRIT

Naim Frashëri (1846-1900) Mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall’ e jam ndë jetë jam në dritët të vërtetë, Unë jam në shpirtit tuaj, Mos më kini për të huaj, M’është falurë durimi, Andaj po digjem si trimi, Se ma kënda t’u bënj mirë, Të mos mbeti n’errësirë. Jakëni rreth meje rrini. Flisni, qeshni, hani, pini, Në shpirt kam dashurinë, Pa digjem për njerëzinë, Lemëni të përvëlohem, Nukë dua më të ftohem. Dua ta djek trupn’ e shkretë Për atë Zotn’ e vërtetë. Me zjar ta djek mushkërinë E të tretem për njerinë, Bashkë me gëzimt të tija

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

të vete te Perëndija. Unë dua njerëzinë, Mirësin’ e urtësinë, Në bëni shokë me mua, Në më doni si u dua, Njëri-tjatrin në doni, Të pa udhë mos punoni. O zëmëra fluturake, Qasju pakë kësaj flake! Mase krahët t’i përvëlon, Po dhe shpirtin ta shënjtëron. Unë duke përvëluar, Njerëzit i kam ndrituar. Kam qenë mik me njerinë, Andaj i di e më dinë. Gjithë tuajt’ i kam parë, Mëm’ e at’ e fis e farë, Si tani gjithë i kam ndër mënt, Që rrininë më këtë vënt. Edhe sot nër ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unë si ju jam ndruar E jam përzjer’ e ndryshuar, Pa jam bërë shumë herë Zjar e uj’ e balt’ e erë. Jam një shkëndijë pej qielli dhe një drudhëzë pej dielli. Edhe ndër qiej fluturonj, Edhe brenda në det qëndronj,

Shtëpia e lindjes, Frashër

87


Përvjetorë Bota jonë

Monumenta Albanica

Shumë herë fle në baltë, Diku ndodhem dhe në mjaltë; Bëhem qënq e kec i pirë, Lul’ e bar e gjeth i mbirë. Dua shumë fjalë t’u them, Po trembem mos i bënj ujem. E ku shkruhenë në kartë Fjalët’ e gjuhësë Zjartë?

SHQIPËRIA Bota që kur është zënë, Shqipëria gjall ka qënë, Pellazg’u thoshin më parë, Më së fundi Shqipëtarë. Gjuh’ që flisnin Perënditë, Atë flisnin Pellazgjitë; Atë kanë Shqipëtarët, Siç’ e kishin dhe të parët. Greqishten ajo e polli, Latinishtja andej dolli. Bijtë tanë jan’ Elinët Sikundër edhe Latinët, Edhe gjithë Evropjanët, Që duallë nga Romanët. Neve jemi më të parë, Në Evropë nga ç’do farë, Gjithë bota vij qëmoti, Në Tomor tek ishte Zoti, I faleshin Perëndisë,

88

Zotit math të Shqipërisë, Zëri dhe flaka s’ish kot, Që nxier Tomori dhe sot. Ahere kish di se cinë, Tani ka Abas Alinë. Shqipëtari trim me fletë Ka rrojtur në këtë jetë. Kemi pasur mbretërira, Edhe fort shumë të mira; Kemi bërë punë shumë, Po gjithë vanë në lumë! Aleksandri qe Shqipëtar, Q’u tha i math e korthëtar. Selefkët’ e Ptolemenjtë, Edhe gjithë të mëdhenjtë, S’qenë Grekër s’qenë Bullgarë, Po ishin Shqipëtarë.

Pirrua ish nga Shqipëria, Trim q’e lëvdon historia. Skandër Begu Kastrioti, Q’u rrëfye aq’ i zoti, Ishte burr’ i Shqipërisë. Ç’burra nxori Shqipëria, Që i shkruan istoria: Bajraktar’ e Qyprylinë, Shkodran e Mehmet- Alinë, Xhavelën e Marko Sulë, Babulin’ e Miaulë, Q’i dhanë dërmen Turqisë, I vunë nder trimërisë, Si këta e si të tjerë, Që qenë shumë të ndjerë. Po nga gjithë trimëria, S’fitoj gjë dot Shqipëria. 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Monumenta Albanica

Përvjetorë Bota jonë

Naimi me të bijën, Asijen

Për kë do që ne luftuam, Gjithë ç’u bëm’ i harruan, Dhe të ligënë na duan. Me kaqe burra të vlyer Qysh duallmë të gënjyer? E ç’e dua trimërinë, Kur s’m’u-ndoth për Shqipërinë? Me nder tënë rroj Turqia, Po soje voj Shqipëria; Ka vuar dhe po vuan, Turqtë neve a na duan? Neve e bëmë Greqinë, Po Grekërtë na e dinë? S’duan fare të na shohin, Shqipërinë sot s’e njohin. Shqipëria rron si ropi, Mejtohet për të Evropi! Mos durofsh o i madhi Zot,

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

E mso ment për tjatër herë, O vëllezër Shqipëtarë, Lereni kohën e parë! Ejane tani të msojmë, Paskëtaj të trashëgojmë. Se ne ndënjçim të pamsuar, Kështu kemi për të vuar. Është turp për afron tënë, Të mos ndxierim fare zënë, Po të rronjë e pandjerë, E shkret’e varfër’ e mjerë! Pse të jesh Shqipëria, Ta mbulonjë babëzia? Duke pasur burra trima, Të humbet si vetëtima? Ah! Mos! Zoti mos e dhëntë! Ejani, të mbledhim mëntë.

Të jet’ në zgjedhë dhe sot. Burr’ i madh që ka lëftuar, E botënë ka liruar! Ç’të të bënjë trimëria, Sa me qënë gjall padija? Shqipëri pse s’qe e zonja, Të bënje tri katrë shkronja? Se ti punët i mbarove, E të tjerët nderove. Sikur të paskëshe shkruar, Gjësendi s’të ish harruar, Do të kishim Pllatonë, Arsitotel e Strabonë, Omir, Pindar e Esqillë, Dant’ e Senek e Virgjillë. Do të ish sot Shqipëria, Që t’i mir botën zilia. Janina, qyteti ku u shkollua Naimi dhe vëllezërit e tij Po të shkuarat i lerë,

89


Përvjetorë Bota jonë

Monumenta Albanica

(...)

(...)

(...)

90

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


MonumentaBota Albanica jonë

Në 90-vjetorin e vrasjes së Isa Boletinit

“Unë jam mirë, kur asht mirë Shqypnia!” Xheladin Shala

I

sa Boletini është ndër personalitetet më të shquara të popullit shqiptar. U lind më 15 janar të vitit 1864 në Boletin afër Mitrovicës. Pra, ai lindi, u rrit dhe u kalit kur në horizont shihej se po vendosej edhe fati i popullit tonë. Që në rininë e hershme u brumos me idealet e lirisë dhe të pavarësisë kombëtare. Isa Boletini që në moshën 17vjeçare merr pjesë aktive në rezistencën e armatosur kundër pushtuesve osmanë në Betejën e Slivovës, afër Grykës së Carralevës, në prill të vitit 1881. Që nga ajo kohë nuk i lëshoi armët nga dora për të mirën e çështjes kombëtare. Ka kaluar nëpër shumë sfida në Boletin, në Mitrovicë dhe në Jeni Pazar me rrethina, gjatë dekadës së fundit të shekullit XIX. Isa Boletini mori pjesë aktive në Kuvendin e Lidhjes së Pejës, i quajtur Besa-Besë, dhe ishte iniciator i kundërshtimit të vendosjes së konsullit rus Shçerbin në Mitrovicë më 1902, dhe për këtë qe akuzuar si fajtori kryesor për vrasjen e tij. Po në atë vit, më 18 shkurt 1902 vritet nga vegla antishqiptare, Haxhi Zeka, Kryetari i Lidhjes Shqiptare të Pejës. Megjithatë, Lëvizja Kombëtare e vazhdoi luftën për fitimin e autonomisë në katër vilajetet shqiptare, të cilat përfshinin një territor prej 90.100 km². Isa Boletini mori pjesë dhe luajti rol me rëndësi në Kuvendin e Besëlidhjes te Verrat e Llukës më 1903. Aty morën pjesë rreth 1000 përfaqësues të ndryshëm. Isa Boletini ka pasur një rol të shquar në Kuvendin e Ferizajt më 5 – 23 korrik 1908, në të cilin ka marrë pjesë bashkë me Bajram

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Kjo fotografi origjinale e Isa Boletinit, e vitit 1914, përmes zotit R. Elsie është marrë nga Instituti Holandez për Historinë Ushtarake

Currin, Idriz Seferin, Sylejman Batushën, Ramadan Zaskokun etj. Madhështia e tij si prijës e hero nacional shfaqet gjatë kryengritjeve e mëdha të viteve 1910–1912, sidomos në betejat e zhvilluara në Grykën e Carralevës – në Termopilen shqiptare, në prill – maj të vitit 1910. Veprimet e tij luftarake do të zhvillohen në maj–korrik 1912 në hapësirën nga Tregu i Ri (turq. Jeni Pazar, sot: Novipazar) e deri në Shkup. Thënë shkurt: Isa Boletini ishte udhëheqësi më i shquar ushtarak i luftimeve të përgjakshme në tërë Vilajetin e Kosovës. Në Kuvendin e Junikut (u mbajt nga 21-25 maj 1912), ku morën pjesë 250 përfaqësues të shumicës së trevave shqiptare, ai ishte përkrahës i Hasan Prishtinës. Kuvendi u mbajt për të siguruar vazhdimin e luftës së armatosur për realizimin e kërkesave të ligjshme kombëtare. Kryengritja e Përgjithshme e vitit

1912 e tronditi nga themeli sundimin e Perandorisë Osmane, duke hapur rrugën për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët në verë të vitit 1912 dhe në fillim të asaj vjeshte ishin vërtet në kulm të fitores, por nga ana tjetër edhe në kulm të rrezikut, sepse vendet fqinje dhe Fuqitë e Mëdha kishin plane të tjera. Duke e parandier rrezikun nga fqinji verior, Isa Boletini u mundua që këtë situatë ta shfrytëzojë me mençuri dhe të nxjerrë përfitime për lëvizjen e armatosur kundër Turqisë. Karakteristikë në marrëdhëniet e Isait me serbët është se ai asnjëherë nuk u bashkua me ta në pikëpamje politike dhe nuk u dha asnjë koncesion në dëm të tërësisë territoriale të vendit. Serbet, nga ana e tyre në raport me te kanë synuar të përfitojnë me kontakte, demagogji, shantazhe e kërcënime dhe sa më tepër ta topisin tehun e kryengritjes 91


Monumenta Albanica

Bota jonë

Isa Boletini në takim me Princ Vidin dhe kolonel Tomsonin, më 1914

shqiptare, në mënyrë që pastaj të realizojnë synimet e tyre pushtuese ndaj territoreve shqiptare. Isa Boletini ato kontakte i zhvillonte sipas logjikës tërhiq e mos këput, duke bërë shumë zigzage. Shtetet fqinje duke parë se shqiptarët do t’i fitonin së shpejti të drejtat sipas 14 kërkesave të mirënjohura të Hasan Prishtinës dhe se në një të ardhme të afërt Perandoria Osmane do të largohej përfundimisht nga tokat shqiptare të katër vilajeteve, filluan përgatitjet përfundimtare për pushtimin e territoreve shqiptare. Kur filluan veprimet ushtarake të Aleancës Ballkanike për pushtimin e territoreve shqiptare, Isa Boletini organizoi rezistencën dhe për dy javë u përballua sulmi serb në linjën e frontit nga Tregu i Ri e Kopaoniku, në veri të Mitrovicës, nga Merdari e deri në Kumanovë. Por tashmë nuk ishte një front i vetëm, ngase tokave shqiptare u mësynë nga të tri anët tokësore si dhe nga deti. Pas shumë përpjekjesh, Isa Boletini, së bashku me delegatët e tjerë të Kosovës, e me 100 luftëtarë të armatosur, arriti në Vlorë pasditen e 29 nëntorit. Populli i Vlorës i bëri një pritje vërtet të ngrohtë, duke shprehur në këtë mënyrë respektin dhe dashurinë e tij për Isa Boletinin, emri i të cilit ishte bërë i njohur në tërë Shqipërinë. Duke e vlerësuar Isa Boletinin si një luftëtar trim e udhëheqës të shquar 92

popullor, Ismail Qemali iu drejtua atij: “Luftërat tuaja ishin baza e përpjekjeve të mia, ju me dyfek e unë me pendë.” Bashkëluftëtarët e Isa Boletinit ishin bërthama e parë e Gardës Kombëtare, e cila fillimisht u vu në roje të objekteve të Qeverisë. Isa Boletini ka meritë të veçantë për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Pasi morën lajme shqetësuese nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër për përgjysmimin e tokave shqiptare në veri dhe në verilindje të Shqipërisë, gjë që ishte vendosur tetë ditë më parë, pra më 22 mars, më 30 mars të vitit 1913 Ismail Qemali së bashku me Isa Boletinin dhe me dy djemtë e tij, Mujë e Adem Boletinin, Luigj Gurakuqin, Dimitri Beratin etj., u nisën për udhëtim në kryeqytetet evropiane. Isa Boletini ka pasur një qëndrim të formuar e të prerë të cilin e ka deklaruara në të gjitha rastet, sa herë që pati takime e intervista: “Nëse Evropa nuk do ta zgjidhë drejt çështjen e kufijve të Shqipërisë, Ballkani nuk do të ketë kurrë qetësi ”. Sa i përket tërësisë dhe integritetit territorial të shqiptarëve, është e njohur deklarata e dhënë në Londër para ministrit të Jashtëm të Anglisë, Eduard Greit: ,,Nuk jam ardhun vetëm për Mitrovicën, por për çdo pëllambë tokë shqiptare”. Isa Boletini dhe prijësit e tjerë atdhetarë vendosën që t’i kundërshtonin me forcë vendimet e Konferencës së Londrës dhe të mos

pajtoheshin aspak me ato vendime. Një kryengritje antiserbe filloi nga fundi i shtatorit të atij viti, në një front të gjatë nga Manastiri e Ohri dhe deri te Prizreni e Gjakova. Nga dokumentacioni i shumtë historik i qendrave të ndryshme del se ajo kryengritje nisi për tregje, për tokë dhe për pavarësi të Shqipërisë. Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 nuk u përkrah nga Fuqitë e Mëdha dhe si rrjedhojë ajo nuk pati sukses dhe u shua mizorisht. Isa Boletinit ishte nën presion të dyfishtë: nga Mitrovica prej nga u dëbua familja dhe iu internua në Serbi, dhe nga njerëzit e Esat Pashës, prej të cilëve u kërkua dëbimi nga Shqipëria më 1913. Isa Boletini ishte kundër politikës përçarëse e antikombëtare. Në fund të vitit 1913 dhe në fillim të atij 1914, në Shqipëri u krijua një gjendje kaotike. Si rezultat i kësaj gjendjeje Ismail Qemali dha dorëheqje më 22 janar të vitit 1914, duke ia dorëzuar pushtetin KNK – së. Isa Boletini me bashkëluftëtarët e tij u largua nga Vlora dhe u vendos në Shkodër. Ashtu si shumë atdhetarë të tjerë edhe Isa Boletini e priti me shpresë ardhjen në Shqipëri më 7 mars 1914 të Princ Vidit, duke shpresuar që disa gjëra të kthjellohen në Shqipërinë e pranuar në Londër më 1913. Isa Boletini së bashku me Bajram Currin shkoi në Durrës, në Pallatin Mbretëror të Vilhelm Vidit, ku premtoi se do 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


MonumentaBota Albanica jonë të përpiqej për mbrojtjen e fronit të ri të Shqipërisë dhe për të mirën e mbarë kombit shqiptar. Aty qëndroi derisa Princ Vidi u largua nga Shqipëria më 3 shtator 1914. Isa Boletini ishte kundër largimit të tij dhe i ka propozuar Princ Vidit dhe qeverisë së tij të dalë maleve për rezistencë, megjithëse Isa Boletini ishte kategorikisht kundër vëllavrasjes. Gjatë dimrit dhe pranverës së vitit 1915 Isa Boletini ishte i sëmurë nga ethet dhe barku. Kryesisht qëndroi në verilindje të Shqipërisë. Pas intervencionit ushtarak serbo – malazez në qershor të vitit 1915, Isa Boletini së bashku me bashkëluftëtarët nga Krasniqja tërhiqet dhe vendoset në hotelin “Parruca” të Shkodrës. Gjatë qëndrimit në Shkodër i vëren takimet e shpeshta dhe të dyshimta të konsullit malazez në Shkodër, Aleksa Martinoviqit, me nënkonsullin francez, H. Bikok. Pas pushtimit të Shkodrës më 27 qershor të vitit 1915, Isa Boletinin, me tre djemtë dhe tre nipa, e dërgojnë në hotelin ,,Mostar” të Cetinës, kurse bashkëluftëtarët e tjerë i dërgojnë në

periferi të qytetit. Prej Cetinës do të dërgohen në Nikshiq, në shtëpinë e Vasa Zllatarit, shtëpi në të cilën Isa Boletini kish qëndruar edhe më 1910. Ata shoqëroheshin nga një kapter e tetë xhandarë. Në Nikshiq ai mbahet nga korriku i vitit 1915 deri në janar 1916, kur qyteti u pushtua nga austriakët. Nga Nikshiqi, Isa Boletinin, gjithnjë të shoqëruar nga forcat malazeze, e vendosën në Danilovgrad. Më 20 janar 1916, pasdite, e nisin për Podgoricë, ku mbërrin po atë ditë, natën vonë dhe e vendosin në shtëpinë e malazezit Lumoviq. Gjatë atyre tri ditëve sa ka qëndruar aty, shpesh e dërgojnë në ministri të Luftës, te gjeneral Veshoviqi. Në këtë kohë pritej marrja e Podgoricës nga ushtria austriake. Më 23 janar 1916 vritet Isa Boletini në kohën që ia kishin caktuar për t’u paraqitur. Rreth 80 xhandarë malazez kishin zënë pusitë në të dy anët e urës mbi lumin Ribnicë, nga do të kalonte ai. Në momentin kur arrin Isa Boletini te ura e Ribnicës, dhe kur i kërkojnë të dorëzojë armët, Isa Boletini kundërshton:,,Jo, besa kurr

s’ia kam dorëzue mbretit as kralit”. Aty zhvillohet një betejë e vogël derisa vritet Isa Boletini dhe shtatë të afërm të tij: Isa Boletini 52 vjeç, Halil Boletini, djali i tij 24 vjeç, Seid Boletini, djali i tij 18 vjeç, Jonuz Boletini, nipi i tij 26 vjeç, Halit Boletini, nipi 24 vjeçar, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isës, 30- vjeçar, Idriz Bislimi, djali i vëllait të Hajdar Radishevës, 18- vjeçar dhe Misin Niman Bala, nga Isniqi, kushëri i Isa Boletinit, 26vjeçar. Nga ana malazeze vriten 7–8 xhandarë dhe plagosen 12–13 vetë. Ministra malazez, të tubuar në prefekturë, e kanë shikuar atë vrasje, që ndodhte para syve të tyre. Tafil Boletini, i biri, kur merr vesh këtë kob deklaron: ,,Lajm i tmerrshëm e i paharrueshëm për mua sa të jetë jeta. Perëndia mos ia baftë kurrkuj kesmet nji lajm kaq të zi. Floktë e kresë m’u ngrehën përpjetë”. Ndërkaq, malazeztë thoshin:,,Neve na gjeti e liga, por mbasi po e shohim të shtrimë Isa Boletinin, ani çka. Vazhdimisht na ka nxjerrë ngatërresa. Deri në Londër ka shkue kundër nesh për çështjen e kufijve”. Në ceremoninë e varrimit të Isa

Një tjetër foto e vitit 1914 që ruhet në Institutin Holandez për Historinë Ushtarake

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

93


Bota jonë

Monumenta Albanica

Foto e vitit 1914 (Instituti Holandez për Historinë Ushtarake)

Në Kaçanik Në Kaçanik e në Boletin E tanë Kosova a mlu me tim A mlu me tim’ e na i ka dal’ flaka E dogj me topa ai Dergut Pasha ! Ç’ka kanë retë o që po vetojnë. E dy drangoj more po liftojnë E në Kaçanik deri në Cernalevë Po Isa begu e Idriz Seferi. Dërgut Pasha me 100 mijë E Isa begu me shqiptari E kadalë pashë se s’je n’Rumeli! E kadal’ pash’ se s’je n’Rumeli E po tash po sheh’ o dragu me sy E që djeg vetën dhe t’përvloj ty.

Boletinit, të djemve e nipave të tij, si dhe të tre bashkëluftëtarëve besnikë, morën pjesë të gjithë shqiptarët me banim në Podgoricë. Varrimi u bë më 25 janar të vitit 1916, në varret që gjendeshin në jugperëndim të qytetit, ku janë prehur eshtrat deri në vitin 1998. Në varrimin e 25 janarit mori pjesë edhe myftiu, një kolonel austriak me dy kompani ushtarësh, i cili mbajti një fjalim. Shkodrani Nasuf beg Dizdari e mbajti fjalimin e rastit. Lajmi i vrasjes së Isa Boletinit u përhap në të gjitha anët e Shqipërisë dhe shkaktoi dhimbje e hidhërim të thellë. Shtypi i kohës dhe informatat tjera, brenda dhe jashtë Shqipërisë, njoftuan me keqardhje dhe zemërim të thellë krimin e shëmtuar: ,,Shqipëria humbi luftëtarin e saj dhe Kosova vajton luanin e dëgjuar. Kosova qanë sot atë që i rriti famën, atë që kishte nxjerrë nga gjiri i saj”. 94

Ajo qe një vrasje e pabesë dhe një vdekje e parakohshme për Isa Boletinin, në moshën 52- vjeçare, kur ai ende kishte forcë që t’i dalë zot Shqipërisë.

Veprimtaria kombëtare e Isa Boletinit ka vlerë të jashtëzakonshme. Për këtë arsye atë e quajtën: Luan i Shqipërisë, kalorës e gjeneral me famë; e krahasuan me Xhorxh Vashingtonin, me Götz von Berlichingen e gjermanëve, me Robin Hudin e anglezëve, me Garibaldin e italianëve, Skënderbe i kohës së vet etj., ndikimi i të cilit ishte i madh nga Novi Pazari, Mitrovica, Presheva e deri në Manastir e Janinë. Është kuptimplote ajo thënia e Isë Boletinit: “Unë jam mirë, kur asht mirë Shqypnia”.

Kroi i fshatit tonë, foto e vitit 1914 (Instituti Holandez për Historinë Ushtarake)

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

95


Monumenta Bota jonë Albanica

Maksimilian Lamberc në Mirditë, 1916, dhe zbulimi i koleksionit të tij fotografik nga Robert Elsie

N

dër albanologët kryesorë gjermanishtfolës të shekullit të njëzetë, bashkë me austriakun Norbert Jokl (1877-1942) dhe baronin hungarez Franc Nopça (1877-1933), është pa dyshim edhe austriaku Maksimilian Lamberc (1882-1963). Një bursë qeveritare bëri të mundur që shkencëtari i ri M. Lamberc të bënte një udhëtim në Itali dhe në Greqi, gjatë të cilit, duke përgjuar bisedimet e peshkatarëve të Atikës dhe të barinjve të Thivis, ai për herë të parë ra në kontakt me gjuhën shqipe.

Kush ishte Maks Lamberc? Filologu austriak Maks Lamberc (Maximilian Lambertz) u lind më 27 korrik 1882 në Vjenë ku edhe u rrit. Ai studioi gjuhësinë krahasimtare dhe filologjinë latine dhe greke në Universitetin e Vjenës nga 19001905 dhe kreu doktoraturën mbi Die griechischen Sklavennamen (Emrat grekë të skllevërve), Vjenë 1907. Një bursë qeveritare bëri të mundur që shkencëtari i ri të bënte një udhëtim në Itali dhe në Greqi, gjatë të cilit, duke përgjuar bisedimet e peshkatarëve të Atikës dhe të barinjve të Thivis, ai për herë të parë ra në kontakt me gjuhën shqipe. Pas kthimit në Vjenë, Lamberci filloi të jepte mësim në shkollë, por pas pak kohe shkoi në Mynih për të bashkëpunuar në fjalorin e madh të gjuhës latine Thesaurus Linguae Latinae. Në vitin 1911 u kthye në Vjenë për të vazhduar punë si mësues në një shkollë të mesme. Botimi i tij i parë albanologjik, bashkë me Gjergj Pekmezin (1872-1938), qe një doracak dhe libër leximi i gjuhës shqipe (Lehr- und Lesebuch des Albanischen), Vjenë 96

Albanologu i famshëm: Maksimilian Lamberci (1882-1963)

1913. Në vitet 1913-1914, ai udhëtoi për disa javë në Italinë e Jugut për të mësuar të folmet arbëreshe. U përqëndrua kryesisht mbi të folmet më pak të njohura të Abruceve dhe të Molizes, në veçanti mbi të folmen e Badhesës (Villa Badessa). Në maj dhe qershor të vitit 1916, Maks Lamberc udhëtoi për herë të parë në Shqipëri, si anëtar i Komisionit për Ballkanin të Akademisë Austriake të Shkencave, për të kryer hulumtime gjuhësore dhe folklorike. Gjatë këtij udhëtimi ai kaloi në Grudë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Tiranë, Durrës, në luginën e Kirit, Shosh, Shalë, në luginat e Drinit dhe të Valbonës, dhe në veçanti në Mirditë, ku qëndroi shumë kohë duke studiuar dialektin dhe duke mbledhur material folklorik. Në dhjetor të vitit 1916 u kthye përsëri në Shqipëri, kësaj radhe me trupat austrohungareze, të cilat kishin pushtuar zona të gjera të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme, dhe u ngarkua me mbikëqyrjen e shkollave në zonën austro-hungareze. Ishte gjithashtu anëtar i Komisisë Letrare Shqype të ngritur nga autoritetet austrohungareze për të vendosur një normë letrare dhe një drejtshkrim

standard për gjuhën shqipe. Gjatë qëndrimit të Shkodër, ai bashkëpunoi më Gjergj Fishtën në redaksinë e gazetës së përdyjavshme Posta e Shqypnies (1916-1918), në të cilën botoi disa artikuj. Materiali i tij folklorik u paraqit gjermanisht për herë të parë në vëllimin Volkspoesie der Albaner: eine einführende Studie (Poezia popullore e shqiptarëve: një studim hyrës), Sarajevë 1917. Lamberci u kthye në Austri pas Luftës së Parë Botërore dhe punoi mësues shkolle deri në vitin 1934. Gjatë asaj kohe ai vazhdoi të shkruante libra dhe artikuj për aspekte të ndryshme të kulturës shqiptare, veçanërisht të folklorit. Në moshën 53 vjeçare, me banim në Vjenë, në rrugën Metternichgasse 7/II/10, ai iu kthye studimeve universitare për teologjinë protestante, por disertacioni i tij u hodh poshtë nga fakulteti për arsye racore - nëna e tij ishte me prejardhje hebreje. Në vitin 1939, Lamberci u kthye në Mynih për të vazhduar punë me fjalorin latin, dhe mbeti aty deri në vitin 1942. Në vitin 1943 shkoi në Lajpcig, ku dha mësim në frengjisht dhe italisht dhe ku bashkëpunoi në enciklopedinë e njohur të botës antike Realenzyklopädie der

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


MonumentaBota Albanica jonë Altertumswissenschaften të PaulyWissowa-it. Në qershor të vitit 1945, pasi u bë anëtar i partisë komuniste, u emërua drejtor i Shkollës së Lajpcigut për Gjuhë të Huaja dhe, në tetor 1946, u bë profesor i studimeve krahasimtare dhe Dekan i Fakultetit të Pedagogjisë në Universitetin „Karl Marks“ të Lajpcigut. U bë gjithashtu drejtor i Institutit të Studimeve Indoevropiane, deri në vitin 1957 kur doli në pension. Lamberci e vizitoi Shqipërinë në qershor të vitit 1954 e më 1957 dhe, edhe pas prishjes së marrëdhënieve të ngushta politike midis Shqipërisë dhe Paktit të Varshavës, ai refuzoi të shkëpuste lidhjet me Shqipërinë dhe mori pjesë në disa pritje të ambasadës shqiptare në Berlinin lindor. Gjatë kohës kur punoi profesor në Lajpcig, Lamberci jetoi me gruan e tij austriake në një vilë në lagjen Markkleeberg. Martesa nuk ishte e lumtur dhe çifti nuk pati fëmijë. Aty profesori vdiq më 27 gusht 1963. U varros në varrezat Wien-Döbling në qytetin e lindjes, Vjenë. Megjithëse Maks Lamberci nga shkollimi ishte specialist për gjuhën latine dhe greke, dhe më vonë teolog, pasioni i tij kryesor ishte dhe mbeti gjuha shqipe. Tani ai konsiderohet albanologu më i shquar gjermanishtfolës i shekullit të njëzetë i cili ka lënë një listë të gjatë botimesh me rëndësi parësore: Albanische Märchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde (Përralla shqiptare dhe tekste të tjera të folklorit shqiptar), Vjenë 1922; Zwischen Drin und Vojusa: Märchen aus Albanien (Midis Drinit dhe Vjosës: Përralla nga Shqipëria), Lajpcig 1922; Albanisches Lesebuch mit Einführung in die albanische Sprache (Libër leximi në shqip me një hyrje për gjuhen shqipe) në dy vëllime, Lajpcig 1948; Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos “Lahuta e Malcís,” Laute des Hochlandes: eine Einführung in die albanische Sagenwelt (Gjergj Fishta dhe eposi heroik “Lahuta e Malcís,” Hyrje në botën e legjendave shqiptare), Lajpcig 1949; Die geflügelte Schwester und die Dunklen der Erde: albanische Volksmärchen (Mo-

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

trat fluturake dhe të Errëta të Tokës: përralla shqiptare), Ajzenah 1952; Lehrgang des Albanischen (Kursi i shqipes) në tre vëllime, Berlin 19541955, Halle/Saale 1959; Albanien erzählt: ein Einblick in die albanische Literatur (Shqipëria rrëfen: hyrje në letërsinë shqiptare), Berlin 1956; dhe Die Volksepik der Albaner (Eposi popullor i shqiptarëve), Halle 1958. I pabotuar mbeti dorëshkrimi i tij prej 187 faqesh Das Drama im albanischen Theater von heute (Drama në teatrin shqiptar të sotëm), shkruar në vitin 1963.

1. Zbulimi i Koleksionit Fotografik të Lambercit Në maj të vitit 2006 më kontaktoi një zotni nga Gjermania lindore që nuk e njihja. Më tha se në shtëpinë e tij ai kishte disa sende të trashëguara nga profesori Maksimilian Lamberc. Duke qenë se ishte i moshuar dhe kishte për të shitur shtëpinë e vetë, ai donte të lirohej nga plaçkat e tepërta dhe, duke ditur se unë kisha botuar për Lambercin, më pyeti se kush mund të interesohej për këto sende. Përndyshe ai donte t’i flakte në plehra. Kur u takuam disa javë më vonë në Bon, më shpjegoi se në fund të viteve dyzet, pas Luftës së Dytë Botërore, kur kishte qenë djalë i vogël, ai kishte jetuar në një pallat me Lambercin në qytetin e Lajpcigut. Profesori Lamberc vetë nuk kishte fëmijë, kështu që u

krijuan marrëdhënie të ngushta miqësore midis profesorit plak dhe këtij djali me familjen e tij. Edhe më vonë kur Lamberci, dekan në Universitetin e Lajpcigut, kishte marrë një vilë të bukur në një lagje të mirë të qytetit, dhe djali kishte vajtur me familjen në një qytet tjetër, nuk u shkëputën lidhjet. Pas vdekjes së Lambercit, në gusht të vitit 1963, gruaja austriake e profesorit, me të cilën duket se ai nuk kishte marrëdhënie të mira, u kthye në Vjenë, pa u interesuar shumë për trashëgiminë albanologjike të burrit. Rrethanat erdhën të tilla që bashkëbiseduesi im ndihmoi në zbrazjen e vilës së Lambercit dhe mori disa sende për vete, të cilat i ruajti më shumë se dyzet vjet në shtëpi. Duke qenë se ai kishte punuar kimist dhe nuk kishte shumë njohuri as për Shqipërinë dhe as për albanologjinë, ai nuk u interesua për vlerën shkencore të trashëgimisë së Lambercit. Ai i mbajti sendet më shumë si kujtim për nder të profesorit të dashur, i cili kishte ndërhyrë për atë një herë kur kishte pasur probleme me autoritetet komuniste të vendit. Gjatë takimit që patëm, ky zotni më solli dhe më dha sendet e mbetura të albanologut të madh, duke më falënderuar përzemërsisht për gatishmërinë time për t’i pranuar. Nga ana ime, unë e sigurova se isha tepër mirënjohës, bile i mahnitur për këtë dhuratë të çmuar. Për mua ishte vërtetë një thesar i madh. Ndër sendet e ruajtura të M. Lambercit gjatë dyzet viteve ishin disa libra

Albanologu Robert Elsi në ATV media company, me ç’rast dhuroi për “Albanica” qindra fotografi të panjohura koleksionesh të ndryshme dhe bisedoi për projekte të përbashkëta botuese

97


Bota jonë

“Shpërndarja e ‘plaçkave’ në Mirditë 1 korrik 1916” (Foto: M. Lamberc)

(botime origjinale të tij dhe disa libra latinisht), disa foto në letër të Lambercit, por në radhë të parë, një kuti e bukur prej druri. Kjo kuti përmbante një koleksion fotografish të vjetra, gjithsej 45 diapozitiva prej xhami. Kur u ktheva në shtëpi, e hapa kutinë me shumë kujdes dhe pashë se ishin fotografi origjinale të bëra nga Lamberci gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më herët. Për këtë koleksion kisha dëgjuar një herë para shumë viteve, por me sa di unë, askush nuk e kishte parë gjatë dyzet viteve. Në një anë të kutisë kishte dhjetë diapozitivë të fshatrave arbëreshe nga viti 1913. Dihet se atë vit, mu para fillimit të Luftës së Madhe, Lamberci qëndroi në Italinë e Jugut për studime gjuhësore, kryesisht në Molize dhe në Abrucet. Fotografitë tregojnë fshatarë arbëreshë - burra, gra dhe fëmijë - në rrugë të fshatrave dhe para kishave e shtëpive të tyre. Disa persona janë veshur me veshje të kohës, por ka edhe disa poza të bukura më veshje tradicionale arbëreshe. Pjesa dërrmuese e diapozitivave janë fotografi origjinale që Lamberci i ka bërë gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, në verë të vitit 1916, kryesisht në Mirditë. Janë fotografi të pejsazheve të Mirditës dhe të veriut të Shqipërisë, të mirditorëve, të fshatrave dhe të ndërtesave të tyre në mes të Luftës së Parë Botërore. Ka edhe nje 98

fotografi të bukur të Tiranës. Fatmirësisht, për identifikimin e fotografive të koleksionit, ekziston një raport i Lambercit me shkrim për udhëtimin e tij në Mirditë në atë vit. Ky shkrim, me titullin “Raport mbi studimet e mia gjuhësore në Shqipëri nga mesi i majit deri në fund të gushtit 1916” u botua gjermanisht në gazetën e Akademisë Perandorake të Shkencave në Vjenë, po në vitin 1916. Një pjesë të këtij raporti po e japim këtu, të përkthyer për herë të parë në gjuhën shqipe. Është fjala për pjesën që lidhet drejtpërsëdrejti me udhëtimin e Lambercit në Mirditë, duke përjashtuar këtu materialin gjuhësor.

2. Raporti i M. Lambercit për udhëtimin e tij në Mirditë, 1916 “Në pranverë të vitit 1916, Komisioni për Ballkanin i Akademisë Perandorake të Shkencave në Vjenë, më dha detyrën që të merrja pjesë në një ekspeditë ballkanike të organizuar nga Akademia Perandorake e Shkencave në bashkëpunim me Ministrinë Perandorake të Arsimit dhe të Pedagogjisë dhe me Zyrën e Thesarit Perandorak me qëllim kryerjen e hulumtimeve gjuhësore dhe folklorike në Shqipëri. U nisa nga Vjena më 19 maj [1916]

bashkë me historianin e artit dhe epigrafistin e ekspeditës. Pas një qëndrimi të shkurtër në Sarajevë, i cili u shfrytëzua për kërkime në muzeun krahinor, u nisëm për në Kotorr dhe pastaj u ngjitëm në Lovçen, për në Cetinjë dhe Podgoricë. Këtu u ndava nga bashkëudhëtarët e mi dhe u nisa për në fisin Gruda. Ky fis shqiptar, i cili gjeografikisht është më i largëti, banon në malet në lindje të Podgoricës, në luginën e Cemit, në fshatrat Dinoshë, Pikalë, Prift, Lofkë, Bozhaj dhe Selishtë. Baroni Nopça kishte udhëtuar në këtë krahinë në verë të vitit 1907, për të shkuar në Shalë dhe Kelmend. Më 28 maj arrita në Prift, një vendbanim midis Pikalës dhe Lofkës, ku banon famullitari i Grudës. Nuk është një fshat i vërtetë, por ka një qelë të re të ndërtuar me fondet e monarkisë sonë, dhe një kishë, e cila ndodhet disa minuta prej saj. Emri i vendbanimit Prifti, si shumë toponime shqiptare, vjen nga emri ose titulli i banorit të parë. Për shembull, toponimi Domgjoni, i cili ekziston në disa krahina të Shqipërisë së Veriut, do të thotë vendi ku ka banuar një famullitar me emrin Gjon, rreth të cilit u krijua një fshat. Toponimet e shumta që mbarojnë me -aj janë emra fisesh, njësoj si toponimet tona gjermanisht me -ing, -ingen, -ungen. Famullitari i tanishëm i Grudës është françeskani mjaft mirëdashës, Bonaventura Gjeçaj, shqiptar, i cili nga besimtarët e famul62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


MonumentaBota Albanica jonë lisë quhet Pater Bona, një shembull i astiri mikpritës dhe hijerëndë, i vendo- të verdha e të larta, që gjithsesi nuk mirë i antipatisë që kanë shqiptarët sur mbi një mal prej të cilit shihej larg, binin në sy, na la mbresa të thella … për emra të gjatë. Ai dhe Togeri Çun- zbritëm në luginën e lumit Fan deri Në Tiranë u ndava nga bashkudinka [Czuninka], i cili administronte në pikën ku lumi derdhet në Mat dhe, hëtarët e mi, që të mos humbja kohë Grudën asokohe, më pritën përzemër- pasi kaluam Matin, arritëm në Milot. për detyrën time kryesore, dhe u sisht. Si pasojë qeshë në gjendje të Gjatë kësaj pjese të udhëtimit, vura re ktheva në Shkodër nëpërmjet Durrësit kryeja hulumtimet e mia në mes të se dialekti i Mirditës flitet gjithashtu dhe Lezhës, ku kësaj radhe vizitova Grudës, pa vështirësi, sepse banorët e në Malësinë e Lezhës dhe më tej nga Shëngjinin. fshatrave përreth mblidheshin në Prift Lezha deri në Adriatik. Nga Miloti vaNë Shkodër, ku qëndrova tri javë, për shërbesa fetare, për të marrë pjesën zhduam rrugën përmes Mamurrasit vazhdova studimin e dialektit të Mire bereqetit prej qeverisë dhe për zgjid- për në bazën e vjetër të Skënderbeut, ditës me Marka Gjokën dhe mirditorë hjen e mosmarrëveshjeve ligjore para në vendbanimin e bukur të Krujës, të tjerë. Gjithashtu studiova këngë gjykatësit të caktuar nga komandanti. me burimet e saj natyrore. Dialekti i shqiptare për fëmijë me ndihmën e Bisedoja me ta për të dëgjuar dialektin Krujës nuk përputhet krejtësisht me të Patër Vinçenc Prennushit. Disa herë e tyre dhe, pasi e tejkaluan shkova edhe në orë mësimi mosbesimin fillestar ndaj në shkolla të cilat punojnë meje dhe u bindën se nuk sipas programeve austrikisha ardhur në luginën e ake, edhe shkolla françestyre për të ndërtuar ndonjë kane edhe shkolla pubfabrikë, ata më kënduan like. Djemtë, shumica e të këngë me lahutë, të cilat i cilëve ishin të shkathët dhe shënova me shkrim… të talentuar, njohin mirë Pas disa ditëve atje, matematikën, gjeometrinë isha në gjendje të kuptoja dhe gramatikën e shqipes. deri diku dialektin e fisit Françeskanët dhe shkolla të njerëzishëm Gruda. Do publike japin edhe mësim të kisha dashur të qëndroja të gjermanishtes me mjaft më gjatë në luginën e busukses, kështu që shumë kur të Cemit, por doja të të rinj mund të shërbejnë si shkoja në Shkodër, qendrën përkthyes për trupat tona. shpirtërore të Shqipërisë së Në Shkodër shënova Veriut. Kështu mora rrugën trembëdhjetë përralla drepër në Podgoricë dhe, duke jtpërsëdrejti nga goja e qenë se bashkudhëtarët tregimtarëve të zhdërvjele mi u shpërndanë nëpër lët. Nuk pata mundësi të Malin e Zi, secili i zënë me shënoja më shumë, sepse fushën e vetë, unë vetëm nuk kisha kohë të mjafvazhdova rrugën time për tueshme për të zhvilluar në Shkodër... biseda private me vendësit Kur pjesëmarrësit e tjerë e për t’u njohur me ata pertë ekspeditës arritën në sonalisht, gjë me rëndësi të Shkodër, udhëtova me ata veçantë në këtë fushë. për në jug. Shkuam në LeNdërkohë, pjesëmarzhë, ku bëra një ekskursion rësit e tjerë në ekspeditë në Velë me Doktor Kidriqin Fotografie Lambercit nga viti 1913 në kolonitë shqiptare të Italisë së Jugut. Vendi i paidentifikuar, ishin kthyer në Shkodër mbase Villa Badessa ose në Molise. [Kidrić]. Nga Lezha, udhëdhe vendosa të koordinoja tova me Doktor Bushbekun [Busch- folurin e Durrësit dhe të Elbasanit, të planin tim për të shkuar në Mirditë beck] dhe me një zotëri gjerman nëpër përshkruar nga Vajgandi [Weigand], me synimin e tyre për të udhëtuar në Fushën e Molungut për në manastirin dhe duhet të studiohet dhe të shëno- Gjakovë nëpërmjet Shqipërisë së Verie vjetër të Rubikut, tani i banuar nga het më vete. Fatkeqësisht kësaj radhe ut, duke shpresuar kështu të arrija në françeskanët, historia e të cilit u har- nuk kisha kohë për këtë. Nga Kruja Mirditë pas ndryshimit të rrugëtimit tua nga Millan fon Shuflaj [Milan von kalëruam përmes fushave pjellore përmes Shqipërisë së Veriut. U nisëm Šufflay] në vëllimin e tij tepër informa- të mbuluara me ullinj për në Tiranë, nga Shkodra në fillim të korrikut dhe tiv Illyrisch-albanische Forschungen qyteti i Toptanëve, i cili ka një vendn- kaluam luginën e Kirit përmes Drishtit [Kërkime iliro-shqiptare], botuar kohët dodhje të bukur. Ky qytet, me shtëpitë dhe Prekalit për në krahinën e Shoshit. e fundit nga Ludvik fon Talloçi [Lud- e tij madhështore dhe mikpritëse mys- Mark Lulashi nga Shoshi na shërbeu wig von Thallóczy]. Në Rubik kaluam limane dhe kopshtet e bukura të fshe- si udhërrëfyes dhe doli se ishte njoditën e Rrëshajës së Madhe. Nga man- hura në mënyrë idilike prapa mureve hës i mirë i dialektit të Shoshit. Ky

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

99


Bota jonë

“Grudë, fund maji 1916” (Foto: M. Lamberc)

dialekt karakterizohet nga shqiptimi i q si c dhe i gj si x. Shënova gjithashtu disa këngë në dialektin e Shoshit. Nga Qafa e Gurakuqit rruga na çoi përmes Shoshit poshtë në luginën e Lumit të Shalës, prej ku, duke lënë Abatin majtas, u ngjitëm për në Qafën e Agrit, e cila është kufiri midis Shalës dhe Merturit. Prej këndej, u ngjitëm përmbi Palç për në Kotec dhe arritëm në luginën e Drinit para Kotecit. Udhëtimi na kishte ofruar pamje të mrekullueshme që nga Drishti e më tej, me male të larta e hijerëndë, me pamje të paqme të luginës në Shosh dhe pejsazhe të errëta të Shalës, por pasi hymë në luginën e Drinit, i cili gjarpëron prej këtu nëpërmjet maleve të Merturit, u mahnitëm nga pejsazhet vërtet të mrekullueshme. Nga Koteci në Drin u ngjitëm për në Rajë, vendbanimi i fundit në Mertur. Kjo famulli, ku Patër Gjoni banon në vetmi, ndodhet aty ku Valbona derdhet në Drin. Më lart në luginën e Valbonës banon fisi mysliman Krasniqi, i cili nuk e meriton aspak namin e keq që ka si popull armiqësor dhe i egër. Në Gegëhysen u njoha me disa pleq krasniqas dhe vura re se janë njerëz të mençur që dinë të shijojnë një barcaletë të mirë dhe prapëseprapë janë myslimanë me mjaft dinjitet. Dialekti 100

i tyre i përket grupit të Gjakovës. U ndava nga tre bashkëudhëtarët e mi në luginën e Valbonës, të cilët vazhduan në drejtim verilindor, kurse unë u nisa në drejtimin jugor, duke u kthyer në Rajë, në hyrjen e luginës. Aty takova Beqir Noun dhe Kolë Markun të cilët u treguan të gatshëm të më informonin për dialektin e tyre në kufirin me Merturin ku, në një qetësi malore të përsosur, Valbona e ëmbël, e mbushur me peshq, derdhet në Drin, dhe fiset Krasniqi, Gashi dhe Thaqi puqen me Merturin… Kalova Valbonën poshtë Rajës dhe pastaj kalova Drinin, me një pirogë të dyfishtë, jashtëzakonisht primitive. Tash ndodhesha në tokën e Fierzës, në zonën e fisit Thaqi, duke ndjekur për një farë kohe të njëjtën rrugë që kishte bërë Karl Shtajnmeci [Karl Steinmetz] në gusht të vitit 1903, të cilën ai e përshkroi në librin e tij Eine Reise durch die Hochländergaue Oberalbaniens [Një Udhëtim për në Lartësitë e Shqipërisë së Epërme], vëllimi i parë i botuar nga Paç-i [Patsch] në serinë e tij Schriften zur Kunde der Balkanhalbinsel [Shkrime për Njohjen e Gadishullit Ballkanik]. Mirëpo ai udhëtoi në drejtimin e kundërt, nga jugu në veri, kurse unë udhëtova në drejtim

të jugut, nga Fierza, përmes pyllit të virgjër dhe të bukur, me lisa të gjatë, deri në luginën e bukur të Iballës, e cila rrethohet nga malet nënalpine. Pronari i pirogës, i cili më çoi nëpër Drin, ishte udhërrëfyes dhe burim i mirëe informues për dialektin e Thaqit i cili, po ashtu si dialekti i Rajës, është midis Gjakovës dhe Mirditës. Në Iballë, u largova prej rrugës së ndjekur nga Shtajnmeci, i cili kishte ardhur në Iballë nga Kryeziu, dhe u nisa në një shteg në drejtim të perëndimit, duke kaluar Qafën e Çomorisë. Prej këndej shtegu zbret në Lumin e Sapaçit në Berishë dhe pastaj ngjitet me një të përpjetë të fortë në shpatet e Krrabës, me pyje të zeza, për të kapur Qafën e Tmugut. Prej andej, shtegu, përmes lisnajave, zbret në luginën pjellore të Qelëzës dhe ngjitet në një nivel prej 820 m. mbi nivelin e detit dhe arrin në rrafshin e Pukës. Gjatë rrugës rreth e rrotull ka pamje të bukura nga ana e veriut. Janë tetë vargmale njëri pas tjetrit, secili me ngjyrën e vetë, nga kodrat e veshura me gjelbërim deri në masivët shkëmborë dhe të hirtë të mbuluar me borë. Prej këndej shihet gjithë Shqipëria e Veriut, deri në Bjeshkët e Shqipërisë së Veriut dhe Malit Shkëlzen. Lart në pllajë kuptohet se romakët kishin pa-

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


MonumentaBota Albanica jonë sur sy të mirë, jo vetëm në Carnuntum të Austrisë por edhe këtu në Epicaria [Pukë], duke zgjedhur vendet më të mira për ngulimet e tyre, prej të cilave kontrollonin tërë rajonin. Fon Hani [von Hahn] dhe Baroni Nopça, që të dy kishin pranuar se kodra mbi të cilën ndodhet xhamia e tanishme është pa dyshim vendi i fortifikimeve romake. Prova të mjaftueshme janë forma drejtkëndëshe e kodrës, mbetjet e dukshme të mureve antike të ngritura me gurë të gdhendur, disa prej të cilëve janë në muret e armatores, dhe së fundi, minareja e xhamisë e ndërtuar gati tërësisht me gurë romakë. Nga Puka, shkova fillimisht në drejtim të lindjes për në Bicaj, në luginën e Fanit të Madh, dhe pastaj për një ditë të tërë vazhdova nëpër shtigje të rrezikshme, lart mbi luginën e Fanit, në drejtim të jugut për në Kalivare. Nga Bicaj isha në Mirditë dhe ndodhesha përsëri në rrugën e përshkuar nga Shtajnmeci. Vendbanimet që kalova në Mirditë, në bajrakun e Spaçit, ishin Shmihija, Shkoza dhe Gojani. Në Kalivare e lashë luginën e Fanit të Madh dhe u ngjita nga lugina e gjelbërt e Lumit të Kalivares, përmes Mesulit dhe kullotave malore të Mushtës, te Qafa e Lugjut (1465 m.) në shpatin jugor të majës së Munellës. E lashë majën majtas, në të cilën Shtajnmeci u ngjit për herë të parë në vitin 1903, dhe të cilën burrat e Mirditës e përdorën si pikënisje për betejat e tyre me Esadin në vitin e kaluar, dhe u ngjita, i udhëhequr nga Mark Deda i Domgjonit, për orë të tëra përmes ahishteve të bukura, ku gjatë rrugës pashë llogore dhe pengesa nga luftimet e fundit. Arritëm në kullotat malore të Domgjonit, që ashtu si ato të Mushtës, më dhanë një ndjesi të qartë të bjeshkëve tipike shqiptare, dhe pastaj zbrita në luginën e Fanit të Vogël, në drejtim të Domgjonit. Aty u ndava nga Mark Deda, të cilin e kisha shfrytëzuar shumë për hulumtimet e mia gjuhësore. Duke zbritur luginën e Fanit të Vogël, mora shtegun pas famullisë së Fanit dhe kalova natën në një vend të fshehtë në shkëmbinjtë i cili përdoret si vendtakimi i krerëve të bajrakut. Të nesërmen arrita në Orosh, kryeqendrën e Mirditës. Vendbanimi i abatit të Mirditës, i cili ka një pozicion të mirë, është përshkruar tashmë nga disa udhëtarë,

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

veçanërisht nga A. Degrand në Souvenirs de la Haute-Albanie [Kujtime nga Shqipëria e Epërme] (1903) dhe K. Shtajnmec në librin e lartëpërmendur. Me vendndodhje mbi një brezare në bregun e majtë të Fanit, në mes të rrugës kur ngjitesh prej luginës, Oroshi, me kishën e shkëlqyer që shihet së largu nga ana jugore, dhe me abacinë e madhe, të kujton MariaTaferl në vendin tonë. Përballë, në një rrëpirë në formë gjuhe, të Malit të Shejtit, ndodhet fshati Orosh. Abati banon tani në Shkodër dhe abacia është bërë selia e komandës ushtarake. Aty bujta disa ditë si mysafir. Qëndrimin tim e shfrytëzova për t’u ngjitur disa herë në fshatin Orosh, për të vizituar mirditorët në kullat e tyre dhe për të mësuar më shumë për dialektin e tyre përmes hartimit të fjalëve dhe të bisedave. Vura re me kënaqësi se miqtë e mi mirditorë në Shkodër më kishin mësuar gjuhën e pastër të Mirditës. Me gëzim shfrytëzova rastin për të shkuar në rajonin fqinj të Lurës, kur një patrullë e xhandarmërisë u nis nga Oroshi dhe komandanti i saj më ftoi ta shoqëroja. Kjo është krahina e një prej fiseve më famëkëqija shqiptare, i njohur për egërsinë dhe armiqësinë ndaj të huajve. Unë kisha mësuar për të nga përshkrimet e K. Shtajnmecit në librin e tij Von der Adria zum schwarzen Drin [Nga Adriatiku në Drinin e Zi]. Pas një dite marshimi nga Oroshi arritëm në Lurë. Shtegu shkon majtas nga Mali i Shejtit përmes hapësirës së gjerë të pyllëzuar të Fushës së Shejtit. Në mesditë pushuam nga ana lindore e saj. Aty pamë disa kasolle prej balte dhe shumë kuti konservash ushqimore të zbrazëta me shkronja çirilike, të mbetura prej fushimit serb nga ditët e arratisjes nëpermjet Shqipërisë të ushtrisë së mundur serbe. Prej këndej shtegu zbret në luginën e Mallës dhe ngjitet prapë majtas përmes të një gryke të pyllëzuar për në Lurë të Epërme, e cila ka një vendndodhje të mrekullueshme në një luginë në një lartësi prej 1100 m. Ky vend më kujtoi fshatrat tona të larta të Tirolit: Gurgl dhe Vent. Në atë kohë Batalioni 19 Perandorak i Pushkatarëve ndodhej rastësisht në Lurën e Epërme, ku kishte ndërmarrë një ekspeditë. Komandanti i tij, Nënkoloneli Broser, më priti përzemërsisht dhe, duke qenë

se i duhej të shkonte nga Lura për në Kthellë dhe Selitë si gjykatës, më pyeti nëse do të kisha dëshirë ta shoqëroja dhe të vija njohuritë e mia të gjuhës vendore në dispozicion të ekspeditës. Unë e pranova propozimin e tij me kënaqësi jo vetëm sepse doja ta ndihmoja, por edhe sepse udhëtimi më dha një mundësi të mirëpritur për t’u njohur me fisin dhe me gjuhën e Kthellës. Pas mbarimit të gjyqit në Kthellë, udhëtova me Batalionin 19 të Pushkatarëve përmes Oroshit dhe Kthellës së Epërme për në Selitë ku, në Qafën e Kishës, ngritëm fushimin midis kishës dhe famullisë në mes të këtij fisi jopaqësor. Çfarë përjetova gjatë dhjetë ditëve të qëndrimit me Batalionin 19 të Pushkatarëve, ku bashkëpunova ngushtë me oficerët e trupave të cilët ishin mjaft të afrueshëm, në një nga krahinat më të ashpra të Shqipërisë, i përket më shumë një kapitulli të historisë politike të Shqipërisë në këtë kohë të trazuar se sa një raporti shkencor për një institucion akademik. Mjafton të theksohet se si myslimanët e Lurës, po ashtu edhe katolikët e Kthellës, që në asnjë mënyrë nuk ishin më të mirë, duhej të mësonin se “kohët e vjetra të arta” në Shqipëri kishin perënduar dhe se qytetërimi evropian, i përfaqësuar nga ushtria austro-hungareze, tash po trokiste në derën e Shqipërisë, e cila deri tani kishte mbetur e mbyllur ndaj çdo përparimi kulturor dhe etik. Pasi kreva detyrën time si “përkthyes gjyqi” dhe pasi mësova diçka për dialektin e këtyre fiseve, i cili është mjaft i ngjashëm me dialektin e Mirditës, u ndava prej zotërinjve të batalionit dhe u ktheva në Shkodër përmes Oroshit, Blinishtit, Ungrejt, Vigut dhe Vaut të Dejës. Dhe pas një qëndrimi të shkurtër, u nisa për në shtëpi.” (Nxjerrë nga Maksimilian Lamberc: Raport mbi studimet e mia gjuhësore në Shqipëri nga mesi i majit deri në fund të gushtit 1916 [Bericht über meine linguistische Studien in Albanien vom Mitte Mai bis Ende August 1916]. në: Anzeiger der Kaiserlichen Akademie der Wissenschaften in Wien, Phil.-hist. Kl. Vjenë, 53 (1916), Nr. XX, f. 122-146. Përkthyer nga gjermanishtja nga Robert Elsie.) 101


Monumenta Bota jonë Albanica

Kadare - një Homer modern Historia e Kadaresë është shembulli i situatës së një intelektuali nën socializëm, i gjendur midis mbijetesës, përkushtimit ndaj idealeve humaniste, në dijeni të nevojës urgjente të modernizimit në një shtet të prapambetur, të turpëruar dhe të papërvojë në joshjen e pushtetit. Peter Morgan

I

smail Kadare ka jetuar një jetë të mbushur plot me polemika e debate. Në Shqipëri dhe jashtë saj ai është lëvduar si një Nobelist i mundshëm…Gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit “Man Booker…” për letërsinë në vitin 2005, Xhon Keri e cilësoi Kadarenë si “një shkrimtar që mbulon një kulturë të tërë... një shkrimtar universal me një traditë në të treguarin e historive që shkon pas deri në kohët e Homerit”. Ky vlerësim i Kadaresë si rojtari i identitetit shqiptar, natyrisht që ngërthen një anë të veprave të autorit. Kadareja sjell në shkrimet e tij, një sens të fortë identiteti etnik, duke paraqitur për herë të parë, në skenën ndërkombëtare, zakonet dhe ritet e vendlindjes së tij. Gjithsesi Kadareja, nuk zgjatet në ngjyrimet lokale, thjesht për interes të vet. Kjo anë e veprës së tij ekziston përgjatë diçkaje shumë më moderne, relative dhe turbulluese për një lexues bashkëkohor. Ai është ndër të tjera edhe kronikani i fundit i jetës së përditshme nën diktaturën komuniste. I lindur më 1936 në qytetin jugor të Gjirokastrës, Kadareja ishte vetëm

9 vjeç, kur Lufta e Dytë Botërore përfundoi dhe kur Enver Hoxha formoi qeverinë e re komuniste. Në romanin e tij “Kronikë në gur” (1970), ai dokumenton një fëmijëri mes pushtimit dhe luftës italo-greko-gjermane për marrjen nën kontroll të Gjirokastrës, në afërsi të kufirit shqiptaro-grek. Në atë qytet, ku gjenden të ndërthurura

Ismail Kadare (nëntor 2006)

102

fetë myslimane dhe ortodokse, ka lindur edhe diktatori i ardhshëm i Shqipërisë si edhe shumica e klanit të tij qeverisës. “Kronikë në gur” flet rreth ndeshjes së dy botëve, të para përmes syve të një fëmije dhe të ritreguara nga të rriturit. Në një episod që paralajmëron fundin e strukturave klasore tradicionale shqiptaro-osmane, fëmija shikon sesi praktikat dhe traditat e mplakura të qytetit të tij, shuhen në një apokalips zjarri dhe dhune. Shumë i ri për të qenë i përfshirë në beteja ose për të ndarë përgjegjësinë për vendosjen e diktaturës komuniste, dhe akoma jo aq i rritur sa duhet për të kundërshtuar komunizmin, Kadareja ishte përfituesi i viteve të hershme të modernizimit të pasluftës së vendit të tij. I talentuar dhe me zhvillim të parakohshëm, ai e botoi poemën e tij të parë kur ishte vetëm 16 vjeç dhe më pas shkoi të studionte letërsi botërore në institutin e famshëm të Moskës “Gorki”. Aty ai qëlloi të ishte dëshmitar i drejtpërdrejtë i funksionimit të një regjimi komunist të sofistikuar në problemet kulturore, me ciklet e tij të ngrirje-shkrirjes në të cilat, intelektualët disidentë identifikoheshin dhe iu Foto: RUZHDI PACOLLI mbyllej goja. Ishte 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


MonumentaBota Albanica jonë koha e “çështjes Pasternak”, kur au- përkrahën në Shqipëri. Ndëshkimet Bruksel në 1938, atij i bëri shumë përtori i “Doktor Zhivago”-s, u censu- ndaj çdo lloj forme “veprimtarie an- shtypje kultura franceze. Nëse resperua nga autoritetet pasi kishte fituar tirevolucionare” siç mund të ishte kti i Hoxhës ndaj frëngjishtes ishte çmimin Nobel për letërsinë më 1958. për shembull, botimi i ndonjë opin- faktori i qartë që mbronte Kadarenë, I riu Kadare, arriti në përfundimet e ioni disident, ishin jashtëzakonisht të nëse emri i shkrimtarit ndërkombëtar veta logjike, përmes vëzhgimit të lid- ashpra, ku përfshiheshin burgime të i ofronte mbrojtje relative apo nëse hjeve të ngatërruara midis politikës gjata, tortura dhe madje edhe vrasje diktatori po luante një lojë më të sodhe letërsisë në shtetet komuniste. apo ekzekutime. Ky nuk ishte mje- fistikuar përçarjeje mes inteligjencës Këto përvoja janë dokumentuar edhe disi posttotalitar në të cilin një Vaklav në Tiranë, këto janë thjesht hamendënë veprën e tij të dytë autobiografike Havel ose një Aleksandër Sollzheni- sime. Gjatë dhjetëvjeçarëve që pasu“Muzgu i perëndive të stepës” cin mund të fillonin “t’i thonin të an, Kadareja, botoi një sërë veprash, (1976). Më 1961 Hoxha i ndërpreu vërteten pushtetit”. “Dimri i madh” në të cilat përdori gjuhe ezopike, për marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik e mbrojti Kadarenë për më shumë se të kritikuar të gjitha anët e diktaturës. pasi nuk ishte dakord me Përdorim i “maskave” revizionizmin ideologjik historike dhe zëvendësimi të Hrushovit dhe në këtë i temave politike me sfermënyrë u dha fund edhe ën e jetës së përditshme, pranisë së flotës detare janë shenjat dalluese të sovjetike në një bazë veprave të tij. të ndërtuar në brigjet e Në “Kalaja” (1969Adriatikut. Ashtu si edhe 1970), “Kamarja e turpit” shumë studentë të tjerë (1974-1976) dhe “Ura me në Evropën Lindore, tri harqe” (1976-1978), Kadareja u riatdhesua, Kadareja ka përdorur perndërkohë që regjimi filsonazhe historikë si Skënloi të vetizolohej si nga derbeu, Ali Pasha dhe ka shtetet e tjera komuniste risjellë kohën e kalimit ashtu edhe nga ato kapinga sundimi bizantin në taliste. Që nga ajo e kohë e atë osman, për të zbuluar tutje, ai filloi të shkruante historinë kombëtare të nën regjimin e Hoxhës, Shqipërisë dhe për ta kranjë diktator i zgjuar por i hasuar me të tashmen. Ne dhunshëm, i cili e mbajti këto romane zënë vend të vendin e tij të vogël nën konsiderueshëm çështje kontroll të plotë nga viti të qeverisjes, ndikimit 1945 e deri më 1985. Në kulturor dhe modeleve të vitet 1960-1970, Kadareja nënshtrimit dhe kontrolpunoi si gazetar dhe si lit. Një nga temat kyçe në shkrimtar ku krijoi edhe letërsinë e Evropës Linkryeveprën e dykupdore në shekullin XX ka timësisë, “Dimri i madh”, qenë tragjedia e modernnjë paraqitje kritike e izimit. Në një vepër të konënkuptuar ndaj modhëve të fundit “Dasma”, ernizimit të komunizmit. Kadareja ka shkruar për Ashtu siç mund ta dinë konfliktin midis traditave Ismail Kadare, me zonjën e vet, shkrimtaren Elena Kadare (Mitrovicë, nëntor 2006) edhe studentët e letërtë vjetruara dhe modernsisë së socializmit, linja izimin e shpejtë të modelit midis kundërshtimit dhe bashkë- një dekadë. Pasi kishte ngritur në qi- sovjetik. Në kundërshtim me traditat punimit ishte shpesh e hollë në mje- ell diktatorin dhe pasi ishte kthyer në thellësisht të rrënjosura të vendlindjes diset socialiste tė pasluftës. Historia e një “emër” të familjes ai nuk mund të së tij, pas shekujsh pushtimi prej osKadaresë është shembulli i situatës së hiqej qafe. Aso kohe kishte fituar një manëve dhe fuqive të tjera, Kadareja një intelektuali nën socializëm, i gjen- profil ndërkombëtar përmes botimit përshkruan procesin e modernizimit, dur midis mbijetesës, përkushtimit të “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” i cili do të forconte paqen qytetare, ndaj idealeve humaniste, në dijeni (1963) në Francë më 1970 në filmin që do t’i lironte gratë nga skllavëria ekstë nevojës urgjente të modernizimit kishte si protagonist Marcelo Mastro- treme dhe do të eleminonte analfanë një shtet të prapambetur, të tur- janin (1983). Vetë Hoxha ushqente am- betizmin dhe supersticionet përmes përuar dhe të papërvojë në joshjen bicie intelektuale. Pasi kishte ndjekur edukimit masiv. Në romanin “Prilli i e pushtetit. Zbutjet që zunë vend universitetin e Monteliesė, kishte thyer” (1978), ai rimerr temën e gjakpas reformave të Hrushovit nuk u vizituar Parisin dhe kishte punuar në marrjes për të ballafaquar të shkuarën

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

103


Monumenta Bota jonë Albanica tragjike me të tashmen e vdekur. Ndërkohë që nuk pajtohej me versionin politik të stalinizmit, Kadareja si shumë intelektualë të tjerë të Evropës Lindore, e ndiente nevojën për modernizim të vendit të tij. Çështje të tilla si trajtimi i grave, niveli i arsimimit dhe shëndetësisë, zakonet kombëtare, supersticionet dhe praktikat shkatërruese si gjakmarrja nuk mund të injoroheshin. Në jetën e tij ai shpresonte se mund të merrte rolin e “mësuesit” për elitën politike. Letërsia, përfytyronte ai, mund të funksiononte si një “maskë korruptive” që mësonte diktatorin dhe shkundte vendin në drejtime të ndryshme. Gjithsesi kjo shpresë u shkatërrua përgjithmonë dhe vizioni i tij politik u errësua gjatë 1970. Përvojat e shkrimtarit në

prën e tij, Kadareja e shkroi në vitet 1980, atëherë kur gjendja në Kosovë ishte gjithnjë e më shqetësuese dhe kur diktatori po bëhej gjithnjë e më i thyeshëm dhe më i paparashikueshëm. “Pallati i ëndrrave” është një roman politik në vazhdën e traditës së Oruellit dhe Kafkës, një “Kështjellë” moderne, i përhumbur në temën e identiteti etnik shqiptar, në formën e rapsodive të vjetra. Pallati i titullit është një ministri e qeverisë, e cila është përgjegjëse për mbledhjen dhe analizimin e ëndrrave të banorëve të perandorisë dhe për formulimin e politikave në bazë të informacionit të grumbulluar. Protagonisti i Kadaresë, Mark-Alemi, nëpunësi i pallatit të ëndrrave, është i dyzuar mes rolit të tij familjar si një shqiptar i asimiluar në dinastinë e vezirëve dhe

Moskë janë të përfshira në romanin “Muzgu i perëndive të stepës” (1976). Përshkrimi i çështjes së Pasternakut në këtë vepër përcakton pikën në të cilin ai filloi të besojë se letërsia dhe diktatura nuk mund të bashkëjetojnë. Në esenë e tij të gjatë “Eskili, ky humbës i madh” (1988), autori vë figurën e Prometeut, modernizuesit dhe krijuesit, kundër asaj të Zeusit, administratorit apo përfaqësuesit të rendit. Figura e faraonit të ri në librin “Piramida” (1992), është ndoshta portreti më i mprehtë i diktatorit, i përshkruar njëkohësisht si modernizues dhe si tiran. Kryeve-

ministrave në Perandorinë Osmane të fundit të shekullit XIX dhe ndjenjës së tij ende të fortë të identitetit etnik. Në roman, ndjenjat e përziera të familjes përballë atyre të shqiptarëve etnikë dhe identitetit osman, shprehen në diskutimet e ungjërve të Mark-Alemit rreth avantazheve dhe disavantazheve të situatës. “Turqit na ndihmuan të arrinim statusin tonë të vërtetë” thotë njëri. Por diskutimi, momentalisht ndërpritet tek djaloshi i ri, i cili sapo ka zbuluar këngët epike të zonës së tij të lashtë ballkanike, të luajtura në një lahutë tipike shqiptare me një tel të vetëm. Mark-

104

Alemi nuk mund t’ia shqiste sytë telit të hollë e të vetmuar që tendosej përgjatë “kutisë muzikore”. Ishte teli ai që nxirrte në shesh vajtimin, kutia e amplifikonte më tej në përmasa të hatashme. Papritur Mark-Alemi zbuloi se ky “kafaz” bosh ishte kraharori që përmbante shpirtin e kombit të cilit i përkiste. Prej këtej lindi vajtimi i lashtë drithërues. Ai kishte dëgjuar edhe më parë fragmente të tij, por vetëm sot e dëgjoi të terën. Më në fund ai e ndjeu hapësirën boshe të lahutës brenda kraharorit të tij. Romani e arrin pikën e tij kulmore me një shkëmbim spektakolar midis forcave politike dhe etnike. Kjo është një nga mënyrat më të mira për t’u shkëputur nga diktaturat komuniste të Evropës Qendrore dhe Lindore. Pas “Pallatit të ëndrrave”, gjendja e Kadaresë u bë edhe më e vështirë. Ai u bë subjekt i kritikave të rënda nga ana e partisë dhe e mendoi seriozisht idenë e të kërkuarit azil politik në Francë. Për më tepër që diktatori ishte duke vdekur dhe tingulli i thikave që mprehën mund të dëgjohej që përtej “Bllokut” ku jetonte “i pushtetshmi”. Romani i dëshpërimit të Kadaresë, “Hija” (1986), u “trafikua” jashtë Shqipërisë dhe u depozitua në një kasafortë në një nga bankat e Parisit, për ty botuar më vonë, në rast se autorit i ndodhte ndonjë gjë. Aty nga fillimi i viteve 1990, gjatë “kohës së forcave të errëta”, kur Sigurimi (shërbimi sekret policor) dhe grupe të ndryshme opozitare po luftonin për të marrë pushtetin në prag të rënies së komunizmit, Kadareja më në fund e la nga atdheun e tij të shkatërruar në këmbim të sigurisë që i ofrohej në Francë. Në pranverën shqiptare: “Anatomia e një tiranie” (1990) ai shpjegon arsyet se përse u largua, duke thënë se reformat politike akoma nuk kanë sjellë ndonjë hap të madh përpara. Gjithsesi, kishte arsye të mira të dyshonte për sigurinë e tij në një mjedis ku hesapet e vjetra mund të rivendoseshin në një kontekst të ri ndryshimi. Kadareja u kthye në Shqipëri në maj të vitit 1992. Ai vazhdon të jetë rezident në Paris ku ndërkohë rishikon vazhdimisht veprat e tij për një botim të plotë të atyre nga Fayard, ndërkohë që nuk harron të sjellë në treg ma62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


MonumentaBota Albanica jonë terial të ri. Në tregimet e shkurtra dhe novelat “Spiritus” (1996), “Lulet e pranverës”, “Pranvera e ngrirë” (2000), “Jeta, loja dhe vdekja e LuI Mazrekut” (2002) dhe “Pasardhësi” (2004), ai vazhdon të zbulojë dhe të eksplorojë sekretet dhe perversitetet e mendjeve “të zëna rob” nën regjimin diktatorial.

Ai u dërgua për gjashtë muaj në një fermë në Myzeqe Në veprat e tij autobiografike “Ftesë në studion e shkrimtarit” (1990), “Pesha e kryqit” (1991), dhe në intervistat e botuara me Erik Faje, Alen Boske, etj, ai është përpjekur të paraqesë kujtime të veprimeve dhe përgjegjësive të tij nën regjimin komunist, megjithëse për disa, këto karakterizohen si “lënie jashtë dhe mistifikime”. Do të ishte gabim ta përshkruaje Kadarenë si një figurë të heshtur nën komunizëm. Veprat e tij janë botuar në mënyrë të përzgjedhur, ai ishte një anëtar i mirënjohur i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe i ishte dhënë mundësia e udhëtimit jashtë shtetit. Ai ia doli mbanë të shmangte format më të egra të ndëshkimit, por gjithsesi, u dërgua për gjashtë muaj (në 1975-76) në një fermë në Myzeqe. Megjithatë ai vuajti tmerrësisht nga lodhja, kërcënimet dhe terrori që lindte nga lëvizjet e paparashikueshme të Hoxhës. Ndërsa kishte me të vërtetë disa privilegje, është e rëndësishme të kuptohet që Kadareja nuk e kishte lirinë për të kundërshtuar. Si çdo aspekt tjetër i jetës në Shqipëri, edhe veprat e tij ishin të kontrolluara nga lart. Për të mbijetuar, atij i është dashur të pranonte në heshtje regjimin dhe të përdorte privilegjet që kishte për të shkruar. Askush nuk ka deri tani provat se Kadareja është kompromentuar apo që të tjerë kanë vuajtur për shkak të veprimtarisë së tij. Por që ai ishte i detyruar të gjente mbulim nën pozicionin e tij zyrtar si shkrimtar, kjo nuk është për t’u çuditur. Hoxha kishte një farë respekti për Francën dhe ishte aq finok sa të kuptonte së Kadareja është një shkrimtar i madh, i denjë për t’u paraqitur në arenën ndërkombëtare. Gjithsesi Kadareja nuk ia dha kurrë miratimin e tij regjimit komunist, megjithë rolin

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

si ambasador kulturor. Përkundrazi, ai i përdorte të gjitha mundësitë që i paraqiteshin për të shpërndarë të gjitha veprat letrare që flisnin qartë për gjendjen e vështirë të vendit. Ndërkohë që jeta e Kadaresë në Shqipëri lë vend për kritika (veçanërisht në retrospektivë dhe të para nga jashtë), rekordet e tij letrare mbeten të pakapërcyeshme. Si zëri i një Shqipërie të ndryshme, më të mirë, Kadareja u ofronte bashkëqytetarëve të tij një nga burimet e pakta të shpresës për ndryshim.

As “Dimri i madh” nuk mund të lexohet si një himn lavdie për Hoxhën Ai shfrytëzoi me sa mundi teknikat e gjuhës ezopiane dhe eksperimentoi me forma të ndryshme trillimesh. Madje edhe “Dimri i madh”, ku dukej se e lavdëron Hoxhën, nuk mund të lexohet si një himn lavdie. Në të kundërt, ai përfaqëson shtetin që udhëhiqej drejt një “dimri pakënaqësish”, i izoluar dhe i varfëruar nga dogmat aspak elastike të udhëheqësit. Ndërsa kujtimet e diktaturave të Evropës Lindore veniten, duhet të përpiqemi të rikrijojmë në mendjet tona, mjedisin e zërave kundër. Në një nivel të caktuat pritshmëria se Kadareja ishte një figurë e krahasueshme me Havelin, ka krijuar një imazh të gabuar. Kundërshtimi i Kadaresë, është shprehur përmes gjuhës letrare dhe jo përmes doktrinave dhe ideologjive. Ai e shprehte mospërputhjen e mendimeve përmes pasqyrimit të pamundësive të jetës së përditshme nën diktaturën komuniste dhe përmes evokimit të një Shqipërie të përjetshme që është më e lashtë dhe më e durueshme se Shqipëria e Enver Hoxhës. Kjo lloj opozite ishte një formë praktike, duke qenë se ai refuzoi me vendosmëri të hiqte dorë nga gjuha dhe identiteti i tij apo të detyrohej të mërgonte. Por ai e pagoi shtrenjtë kundërshtimin e tij. Në vepra të tilla si “Hija”, ai vuri në dyshim madje edhe vetë rolin apo motivet e tij. Krijimtaria e Kadaresë duhet kuptuar në termat e antonimeve të përdorura. Ai është njëkohësisht patriot shqiptar dhe ekzistencialist evropian, “depo” e legjendave të vendit të tij dhe modernizues komunist, dik-

tator dhe disident, Zeus dhe Promete. Kjo është ajo çka e bën Kadarenë një shkrimtar të madh, më shumë sesa një disident politik. Kadareja është zëri i modernitetit shqiptar dhe këngëtari i identitetit të saj të lashtë. Ai është alteregoja dhe Nemesi (perëndia e hakmarrjes) i diktatorit dhe në këtë ambiguitet, gjendet çelësi i rolit të tij, reputacionit të tij dhe vlerës së veprave të tij. Shumë nga romanet e Kadaresë janë përkthyer në anglisht nga frëngjishtja e Jusuf Vrionit apo Tedi Papavramit, sesa nga shqipja origjinale. “Ura me tri harqe” e përkthyer në anglisht nga John Hodgson, është një nga të vetmet që është përkthyer direkt nga shqipja origjinale e Kadaresë. Ai ka punuar gjithnjë shumë ngushtë me përkthyesit e tij francezë, gjithsesi, dhe Jusuf Vrioni, i arsimuar në Francë dhe i ndaluar në Shqipëri, ia ka kushtuar jetën e tij përkthimit. Për më tepër, Kadareja i ka ripar veprat e tij herë pas herë për një botim të plotë (aktualisht dymbëdhjetë vëllime) tė botuara njëkohësisht në shqip dhe frëngjisht nga botuesi francez Fayard. Librat më të mirënjohur të Kadaresë që mund të gjenden në anglisht janë “Pallati i ëndrrave”, “Prilli i thyer”, “Doruntina”, Ura me tri harqe” dhe “Kronikë në gur”. Romani i tij i diskutuar shumë, gjysmë dokumentar, “Dimri i madh”, është përkthyer në frëngjisht dhe gjermanisht, por akoma jo në anglisht. “Pasardhėsi”, romani i Kadaresë rreth vdekjes misterioze në 1981 të Mehmet Shehut, ka dalë kohët e fundit në një version në anglisht të përkthyer nga David Bellos.

Shënim * Peter Morgan e ligjëron lëndën e Studimeve Evropiane në Universitetin e Australisë Perëndimore. Ndërkaq ai është duke përfunduar një studim rreth Ismail Kadaresë. Morgan është autori i disa shkrimeve si për shembull i idilit kritik “Vlerat tradicionale dhe Revolucioni francez në librin ‘Herman dhe Dorotea’ e Gėtes”. Ai ka shkruar gjerësisht rreth letërsisë gjermane dhe evropiane të shekullit të XVIII, në veçanti mbi aspektet etnike të identitetit kombëtar. Morgan është emëruar edhe partner i Alexander von Humboldt në fondacionin “Camargo”.

105


Monumenta Bota jonë Albanica

U mbajt manifestimi “Kepi i shpresës së mirë - Fahredin Gunga” 2006

S

Mitrovica priti dhe nderoi Ismail Kadarenë

hkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare, me shtatë nëntor mori çmimin “Kepi i Shpresës së Mirë Fahredin Gunga“, në manifestimin tradicional kulturor që mbahet çdo vit në Mitrovicë. Në arsyetimin e jurisë për ndarjen e këtij çmimi thuhet se Kadare është mjeshtër i mrekullueshëm i rrëfimit shqiptar, i romanit dhe i gjinive të tjera të krijimtarisë letrare. “Duke lexuar shkrimet e Kadaresë, lexuesi familjarizohet me mënyrat e të menduarit, me ndijimet dhe me ndjenjat, me gjuhën dhe të folurit, me veprimet, me jetën, me vajtimin dhe me këngën shqiptare para tre mijë vjetësh dhe këtyre shekujve e viteve të fundit. Është meritë e Kadaresë që ka ringjallur edhe historinë e mrekullisë shqiptare”, thuhet në arsyetimin e jurisë. Kadare shprehu konsideratën e lartë për këtë çmim. Në pjesë të fjalës ai ia kushtoi çështjes së Kosovës. Duke folur për statusin e saj, ai tha se “të 106

gjithë e dimë që qielli dhe toka të përmbysen shqiptarët nuk bien më në robëri”. Para pranimit të çmimit, Kadare vizitoi dhe bëri homazhe te varri i Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugovës.

Ai zhvilloi biseda me studentë të UniversitetittëPrishtinësnëBibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Prishtinës, si edhe në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, anëtar i së cilës është.

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

107


A jemi në hap me kohën? Bota jonë

A kemi një strategji mbarëkombëtare të integrimit të hapësirës kulturore? Nga Besim Rexhaj

F

ati historik i shqiptarëve dhe historia më e re kulturore, posaçërisht në gjysmëshekullin e komunizmit, mund të thuhet se ishte fat i çintegrimit kombëtar e kulturor. Shqiptarët, të ndarë edhe gjeografikisht, për më keq, të izoluar në komunikimet e tyre kombëtare e kulturore dhe pa një shkëmbim dhe komunikim intensiv, e kishin humbur vizionin për tërësinë kombëtare, për vlerat shkencore, kulturore dhe artistike, të mos flitet për rrafshet e komunikimeve e të bashkëpunimeve politike e jetësore. Të izoluar politikisht e kulturalisht, të vetmbyllur edhe në rrafshe të tjera të jetës e të vlerave, megjithë faza të caktuara të orientimeve për një hapje e komunikim sado pak normal kulturor e kombëtar, shqiptarët si komb mbesin, në përgjithësi, deri në rrëzimin e diktaturës komuniste në fillim të viteve ’90-të, një popull i cili nuk komunikon në kushte normale as me vlerat e vetvetes e as me vlerat e botës. Për shkak të pozitës historike e politike të shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera të ish Jugosllavisë, në njërën anë, dhe për shkak të tranzicionit problematik të shqiptarëve në Shqipëri në vitet ’90-të, ato shpresat se mund të ndërtohet e të kultivohet një politikë kulturore në nivel kombëtar u zbehën e vazhdojnë të zbehen. Poashtu, për shkak se pozita e shqiptarëve Kosovë deri në fund të viteve ’90-të ishte pozitë e pushtimit, e cila luftohej në forma të ndryshme të rezistencës së organizuar kombëtare, në këtë rrafsh, edhe të një rezistence kulturore, kurse tranzicioni në Shqipëri zhvillohej me çrregullime e trauma sociopolitike e kulturo-psikologjike, mbetej një shpresë tjetër e ndërtimit të një politike kulturore në nivel kombëtar, e

108

cila do të rregullonte pasojat e komunikimeve të çrregulluara kombëtare dhe e cila, si e tillë, do të kultivonte një filozofi kulturore të integrimit kombëtar. Mbetej shpresa se në fillim të mijëvjeçarit, qoftë në Kosovë, megjithëse në një Kosovë të rrënuar nga pasojat e paraluftës e të pasluftës, qoftë në Shqipëri e në viset e tjera shqiptare, do të krijohen kushte politike kulturore për një integrim shpirtëror, psikologjik e kulturor. Shpresa e këtillë mbetej e rritej edhe nga fakti se barrierat fizike e administrative të komunikimeve brendashqiptare, evidente në gjysmëshekullin komunist, e edhe më heret, evidente në fazën e tranzicionit të dhembshëm në Shqipëri e të kohës së pushtimi në Kosovë, po hiqeshin në fillim të shekullit tonë dhe po krijoheshin kushte për kultivimin e një politike kulturore integruese të nivelit kombëtar. E vërteta, e vërteta e dhembshme e me pasoja kombëtare, është se nuk u hoqën barrierat psikologjike, barrierat e mendësisë dhe të orientimit sociokulturor dhe hapësira kulturore shqiptare, e frustruar, e copëzuar, e mbyllur dhe e vetëmbyllur, e frag-

mentuar para luftës, vazhdon, me pak ndryshime, të jetë hapësirë kulturore e çintegruar, me të cilën nuk komunikojnë sistematikisht dhe në përmasa të mëdha shqiptarët. Megjithëse çështja e komunikimit me hapësirën kulturore shqiptare të vet shqiptarëve, të cilët nuk kanë dhe tash nuk mund të kenë mundësi ta kenë në dispozicion si të plotë e të sistemuar, është çështje më vete, e cila mund të shtrohet veçan dhe vetëm atëherë kur krijohet kjo hapësirë, kjo çështje, si rrjedhojë e një mendësie sterile politike e filozofie kulturore rajonaliste, është rezultat edhe i mungesës së një hapësire të integruar e të unifikuar kulturore kombëtare. E pra, t’i kthehemi hapësirës kulturore shqiptare dhe integrimit të saj, qoftë në nivel të një filozofie kombëtare e politike kulturore, qoftë në nivel të shfrytëzimit e të “konsumimit” të kësaj hapësire. Siç u tha edhe më lartë, megjithë kushtet e krijuara me heqjen e barrierave administrative, hapësira kulturore shqiptare vazhdon të jetë e paintegruar dhe e fragmentuar edhe në këtë fillim të shekullit tonë. Konstatimi i këtillë i përgjithshëm mund të tingëllojë, për ata që nuk e kanë ndjenjën dhe vetëdijen kulturore në shtrirje të vizionit të tërësisë kombëtare, si arbitrar dhe njerëz të caktuar të fushës së kulturës, të artit e të shkencës mund të provojnë të rikujtojnë aktivitete të caktuara, me të cilat mund të demonstrohej e kundërta e konstatimit të mësipërmë. Këtu dua të kujtoj fakte të caktuara e të shtroj pyetje, me të cilat mund të demonstrohet gjendja, si dje, ashtu edhe sot, e pakënaqshme e zhvillimeve kulturore në nivel kombëtar në rrafsh të integrimeve, të komunikimeve e të filozofisë kulturore: Cili është numri i manifestimeve kulturore, artistike, shkencore pas luftës së fundit (1999), kur ka kaluar më shumë se një gjysmëdh62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


A jemi në hap me kohën? Bota jonë

A lexohet sot Fishta në të gjitha shkollat shqiptare?

jetëvjetëshi nga kjo datë historike? Cili është numri i manifestimeve kulturore, artistike e shkencore, si konceptohen ato manifestime në rrafsh të politikës kulturore, edhe kur mund të ketë ndonjë? Cila është pesha e këtyre manifestimeve – a janë vërtet të një peshe kombëtare - dhe, në fund, cili është niveli i komunikimit, qoftë në rrafsh cilësor, qoftë në rrafsh sasior, me këto manifestime, qoftë nga qytetari i zakonshëm, qoftë nga njeriu i fushës përkatëse? Pyetje të këtilla e të ngjashme mund të shtrohen edhe më tutje, por njerëzit të cilët kanë përfytyrimin për shtrirjen e hapësirës kulturore si hapësirë e unifikuar dhe e integruar kulturore kombëtare, me keqardhje, madje edhe me dhembje, mund të konstatojnë se mungon, qoftë një dinamikë e dendur, e pasur, e krijimit dhe e distribuimit të manifestimeve kulturore, qoftë një dinamikë aktive e receptimit të kësaj dinamike nga konsumentët e zakonshëm, të cilët nuk kanë, madje, ndonjë përfytyrim për dinamikën e manifestimeve të këtilla kulturore e artistike në nivel kombëtar. Natyrisht se pas luftës (1999) janë realizuar manifestime të caktuara kulturo-artistike në shenjë të aktiviteteve me karakter e në nivel kombëtar, në frymën e bashkëpunimit dhe me idenë e integrimit të vlerave dhe këtu do rikujtuar fusha të ndryshme të bashkëpunimit në këtë frymë, siç janë disa Festivale në fushë filmi e teatri, disa manifestime në fushë artesh figurative dhe ekspozita të caktuara, pa-

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

naire librash e ngjashëm. Para se të përmendet, p.sh., Muaji i sivjetmë i Kulturës Kombëtare i muajve të fundit që, si ide, megjithë organizimin e dobët e karakterin improvizues, meriton përkrahjen dhe përgëzimin, do rikujtuar faktin se, madje, edhe në rrethana pushtimi, në vitet ’90të, nga Ministri e Arsimit para luftës janë realizuar projekte të bashkëpunimit midis Prishtinës e Tiranës në nivel të bashkëpunimeve arsimore, ku mund të përmenden një numër relativisht i madh tekstesh shkollore, të cilat “konsumohen” nga shqiptarët në shtrirjen e tyre kulturore e hapësinore kombëtare: Akademik Sabri Hamiti, Letërsi e vjetër shqiptare, Tiranë-Prishtinë, Libri Shkollor: Letërsia I, II dhe III, Libër leximi për klasën II, VIII, Tiranë-Prishtinë;Historia, Muzika I – IV, Artet figurative etj. Këtu, meqë është fjala për arsimin, do rikujtuar edhe idenë pozitive të bashkëpunimit në frymën e integrimit kombëtar, përkatësisht Marrëveshjen e 8 Majit të këtij viti midis dy Ministrive të Arsimit shqiptar, asaj të Prishtinës e të Tiranës, rezultatet së cilës mbetet të konkretizohen e shihen, qoftë në të ardhmen e afërt, qoftë në shtigje afatgjata kohore. Manifestime dhe bashkëpunime të tilla e të ngjashme, të organizuara me përkushtim, të ndërtuara mbi një koncept të artikulimit të vlerave të mirëfillta kulturo-artistike e shkencore, të realizuara në nivel të bashkëpunimit të mirëfilltë institucional nga institucionet përkatëse të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, viseve të tjera shqiptare dhe Diasporës, të projektuara për sendërtim me kohë e mbi një dinamikë kohore aktive, larg logjikës së improvizimeve, mund të krijonin, së pari, parakushte për krijimin e përfytyrimit për hapësirën kulturore shqiptare si shtrirje kombëtare dhe, së dyti, mund të krijonin kushte për komunikim, në nivel të kësaj shtrirjeje, të konsumuesit të këtyre vlerave. Natyrisht se këtu nuk është fjala vetëm për komunikimin, në shtrirje kombëtare, vetëm me vlerat kulturore, artistike e shkencore, por, duke pasur parasysh karakterin dhe përmbajtjen e këtyre vlerave e të komunikimeve, është fjala edhe për efektet integruese në nivel të psikologjisë kombëtare, në nivel

të krijimit dhe të përforcimit të identitetit koheziv kombëtar si etnopsikologji dhe si mendësi e kulturë kombëtare. Në mbyllje të këtyre vëzhgimeve, për të artikuluar edhe më qartë domethënien e çështjes që shtrohet, le të rikujtojë vetëm pozitën e shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore në shtrirje të gjeografisë së fragmentarizuar si hapësirë kulturore, kur, për gati gjysmë shekulli, jo vetëm kishte një komunikim të çrregulluar brendashqiptar, i cili rrezikonte kohezionin etnopsikologjik, njohjen dhe vetnjohjen kombëtare, por kishte, brenda këtyre pjesëve, fragmenteve, copëzave të hapësirës kulturore kombëtare, edhe mbyllje e vetmbyllje. Kur njeriu ka parasysh faktin tjetër se edhe gjatë viteve ’90-të dhe në fillim të shekullit tonë nuk kemi arritur të krijojmë një filozofi kulturore me karakter të mirëfilltë integrues në nivel kombëtar, se nuk kemi një politikë

kulturore të krijuar, si strategji e orientim, prej pozicionit të vështrimit të interesave të tërësisë kombëtare, atëherë bëhet edhe më e qartë urgjenca e ndërtimit të një strategjie kombëtare kulturore, e cila jo vetëm unifikon dhe integron hapësirën kulturore e shpirtërore si identitet kulturor, por integron edhe identitetin kombëtar dhe krijon parakushte e kushte për ndërtim dhe përforcim të kohezionit etnopsikologjik, kombëtar. 109


Panorama Bota jonë

Orhan Pamuk, fitues i shpërblimit Nobel për Letërsi

Një shkrimtar dhe një shpërblim kontraverz

T

huhet se Komisioni i Çmimit Nobel nuk ka mundur të gjente shkrimtar më kontrovers për dhënien e këtij shpërblimi romansierit turk Orhan Pamuk, Me gjithë reagimet e fuqishme e plot mosdurim të nacionalistëve turq kundrejt ndarjes së shpërblimit Nobel për Orhan Pamukun, jeta dhe vepra e të cilit pasqyron betejën për të gjetur një drejtpeshim midis Lindjes e Perëndimit, shkrimtarët turk shpërblimin e trajtojnë si një moment historik për traditën e tyre letrare. Orhan Pamuk ka qenë i dashur për Evropën për zërin e tij lirik, zë i cili artikulon një shoqëri , të përfshirë nga kontradiktat dhe, për një pjesë shkrimtarësh, fitorja tij ka qenë një simbol tjetër i shfaqjes së Turqisë si komb perëndimor pas dhjetëvjetëshave të tërë të reformave të gjithanshme kulturore. Për një pjesë tjetër të opinionit publik, Orhan Pamuk nuk është gjë tjetër pos një shembull i shkrimtarit të Perëndimit, i cili i tregon Turqisë se duhet të jetë diçka që, në të vërtetë, nuk është. Si edhe përzgjedhja e Harold Pinterit për Shpërblimin Nobel vitin e kaluar, për shkrimtarin i cili është opozitë e vendit të tij lidhur me luftën e Irakut, edhe përzgjedhja e Pamukut, sipas të gjitha gjasave, është në linjën e trendit të gjykatësve të Nobelit për përcaktimin për shkrimtarë të cilët janë në konflikt me qeveritë e tyre. Vitin e kaluar Pamuk është akuzuar nga qeveria turke për deklarimet e tij në një gazetë zvicerane lidhur me faktin se Turqia nuk ishte e gatshme të trajtonte dy nga episodet më të dhembshme në historinë e saj më të re: masakrën e amerikanëve gjatë Luftës së Parë Botërore, për të cilën Turqia ngul këmbë se nuk ka qenë një gjenocid i planifikuar, dhe luftimet guerilase në pjesën juglindore të mbizotëruar nga kurdët:” Tridhjetë mijë kurdë dhe një milion amerikanë janë vrarë në ato vende dhe askush, pos unë, nuk ka guxuar të flasë për to.” Avokati i njohur i grupit ultranacionalist, Kemal Kerinosiz, i cili e akuzon Pamukun menjëherë pas njoftimit lidhur me shpërblimin Nobel, thotë:” Ky 110

shpërblim nuk është dhënë për shkak të librave të Pamukut. Është dhënë për shkak të fjalëve e të deklarimeve të tij, për shkak të pohimeve të tij lidhur me gjenocidin amerikan... Është dhënë për shkak se ai ka zvogëluar vlerat kombëtare. Si qytetar turk, unë ndjehem i turpëruar.’ Historiani i njohur Ron Chenow, kryetar i PEN Qendrës Amerikane, Departamenti i Organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat Njerëzore të Shkrimtarëve, e quan zgjedhjen e Pamukut për shpërblimin Nobel “një zgjedhje të shkëlqyeshme... jo vetëm për vlerat evidente letrare të veprës së tij, por edhe për shkak të mbrojtjes së tij të guximshme të vlerave në Turqi.” Orhan Pamuk është i vetmi shkrimtar gjerësisht i njohur në Amerikë dhe ai, me frymën e tij properëndimore, mishëron shtytjen dhe tërheqjen midis Lindjes dhe Perëndimit, midis shkrimtarit dhe shtetit, midis asaj që dimë dhe asaj që dëshirojmë të dimë. Ai është bërë një përkujtues i njohur dhe i rebeluar i së kaluarës së vendit të tij, siç është laureati i Nobelit në Gjermani Gynter Grassi dhe Wiliam Faulkneri, rrëfimet tronditëse të të cilit për Amerikën e Kugut janë bërë modele për Pamukun, i cili për shkrimtarin e njohur amerikan thotë:” Kam aq shumë respekt për Faulknerin. Ajo që

ka bërë Faulkneri ka qenë kombinimi i historisë së komplikuar me literaturën moderne, me një art i cili është autentik, i ri dhe i guximshëm. Unë, po ashtu, jam përpjekur për ta bërë këtë.” Pamuku fillon të shkruajë që nga viti 1974 dhe, që nga romani i tij Errësira dhe drita (1979), nëpër romanin Kështjella e bardhë (1985), e deri te Libri i zi (1990) e Shtëpia e heshtur (1991), fiton një numër të madh shpërblimesh në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Romani Jeta e re (1995 shkakton senzacion të veçantë dhe bëhet libri më së shpejti i shitur në historinë e Turqisë. Nami i Pamukut në rrafsh ndërkombëtar fillon të rritet me botimin e romanit Emri im është kuq (2000), roman i cili gërsheton misterin, romancën dhe enigmat filozofike në një ambient të shekullit 16-të në Stamboll. Romani i tij Bora (2004) eksploron konfliktin midis islamizmit dhe Perëndimit në Turqinë moderne dhe në vitin 2005 Pamuku boton librin e kujtimeve e të udhëtimeve Stambolli – kujtimet e një qyteti. Fituesi i sivjetmë i shpërblimit Nobel, Orhan Pamuk do të marrë çekun prej 1.4 milion dollarësh, medaljen e artë dhe diplomën, si dhe ftesën në banketin e pasur në Stockholm më 10 dhjetor, në 110- vjetorin e vdekjes së themeluesit të shpërblimit, Alfred Nobelit. 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Panorama Bota jonë

Sesioni Shkencor me rastin e 70-vjetorit të lindjes së Akademik Rexhep Qosja

Ndriçim i shumanshëm i figurës së akademik Rexhep Qosjes

N

ë një sesion shkencor që u mbajt në Institutin Albanologjik të Prishtinës, me rastin e 70- vjetorit të lindjes, nga aspekte të ndryshme ndriçuan figurën e akademik Rexhep Qosjes. Drejtori i Institutit Albanologjik, Sadri Fetiu, në fjalën e tij hyrëse, vlerësoi se Rexhep Qosja është njëri ndër intelektualët më të shquar të kohës. Ndërkaq Jorgo Bulo në kumtesën e tij për profilin shkencor të Qosjes, tha se Qosja është një nga figurat më të shquara të shkencës dhe kulturës shqiptare. Studimet e Rexhep Qosjes mund të mos jenë në modë, por janë moderne, shtoi më tej Bulo. Studiuesi Ali Xhiku u përqendrua në kontributin e Qosjes në studimet krahasimtare. Emri i Rexhep Qosjes nisi të bëhej i njohur në Shqipëri në fund të viteve ’60-të dhe në fillim të ’70-të,

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

tha Xhiku. “Qosja rihapi një rrugë, në kohën kur mendimi letrar shqiptar, në periudhën 1945-1960, ishte i zhveshur nga studimet krahasuese. Në vazhdim të sesionit foli edhe Resmije Kryeziu për fjalorin në romanin “Një dashuri

dhe shtatë faje”, kurse Xhevat Lloshi për qasjen stilistike në studimet e Rexhep Qosjes. Në këtë sesion nuk mbeti pa u përmendur edhe polemika Qosja - Kadare. (V.Dana)

111


Panorama Bota jonë

Nicole Kidman në Kosovë si ambasadore e Fondit për Gratë (UNIFEM)

A

ktorja e njohur, fituese e çmimit “Oskar”, Nicole Kidman mbërriti më 14 tetor në Kosovë, ku qëndroi dy ditë. E emëruar Ambasadore e Fondit të Kombeve të bashkuara për Zhvillimin e Grave (UNIFEM), Nikol Kidman në Prishtinë u takua me përfaqësitë e organizatave të grave shqiptare dhe minoritare. “Jam këtu për t’u takuar me njerëz, të dëgjoj historitë e tyre, të edukoj veten dhe të jem “zëri juaj” nëse është e nevojshme”, u shpreh N.Kidman. Kidman, e veshur me një kostum të zi, shkeli në qendrën e Prishtinës duke përshëndetur kalimtarët e rastit. Të nesërmen, ylli i madh i filmit vizitoi Gjakovën, një prej qyteteve më të goditura nga lufta e 1998-1999. Takimin në Gjakovë Kidman e bëri pa praninë e mjeteve të informimit. Kidman pa në Gjakovë një mal me dhimbje. Dhimbje të nënave që ua morën nga prehëri djemtë ende të parritur; dhimbjen e grave që në mungesë të burrave të vrarë apo të kidnapuar gjatë luftës, rrisin fëmijët dhe mbajnë familjen; dhimbje

të fëmijëve që etërit i njohin vetëm nga fotografitë; dhimbje të të abuzuarave dhe të përdhunuarave nga soldateska serbe; dhimbje të femrave të cilat nuk mund të për-

fitojnë nga të drejtat ligjore njësoj si meshkujt; dhimbje të ftohtësisë që servon shoqëria ndaj këtyre viktimave të luftës dhe stigmatizimit të opinionit.

Më 30 tetor u shfaq premiera e filmit “Ana(t)Ema” e regjisorit Agim Sopi

Një rrëfim interesant filmik

Gj

atë muajit tetor në kinemanë “ABC” në Prishtinë u shfaq premiera e filmit “Anatema” të regjisorit Agim Sopi. Në “Anatema” zhvillohet drama e jetës së gazetares nga Kosova, Ema Berisha. Ema së bashku me dy gazetarë nga Amerika, Laura dhe David Shwarc, raporton për luftën në Kosovë. Kur lufta arrin në pikën kulminante gazetarët amerikanë urdhërohen të largohen nga Kosova, për të shpëtuar. Këta gazetarë mundohen më kot të bindin Emën të largohet nga Kosova, të shkojë bashkë me ta. Por, Ema është e vendosur të qëndrojë. Ajo duke u kthyer për në Prishtinë, shikon forcat serbe duke përzënë me forcë popullin kosovar për në kampet e strehimit. Ushtarët serbë për ta ndëshkuar punën e saj si gazetare, e përdhunojnë atë dhe Ema ngelet shtatzënë dhe lind një vajzë, të cilën e quan Ana. Pas mbarimit të luftës Ema nuk ka askënd ta 112

ndihmojë. Edhepse gjatë luftës ajo ishte një njeri shumë i dashur nga të gjithë tani pas mbarimit të saj ajo kthehet në një person të braktisur dhe të harruar nga të gjithë. Të gjithë të afërmit e Emës e shohin Anën si një fëmijë të jashtëligjshëm dhe përpiqen të bindin Emën ta braktisë atë. Një vit më vonë, gazetari amerikan David, kthehet në Kosovë dhe ata luftojnë së bashku që të kthejnë pranë tyre vajzën e “mallkuar” nga të gjithë të afërmit e Emës. “Anatema” është një produksion i Agim Sopit dhe Sali Limanit. Skenarist i këtij filmi është vetë regjisori Agim Sopi. Protagonistë në filmin “Anatema” janë aktorët e njohur Lumnije Sopi në rolin e Ema Berishës, Doug Barron në rolin e gazetarit amerikan David Shwarc, Çun Lajçi në rolin e Dan Mzezit dhe Enver Petrovci në rolin e Kolonel Lilig. Ky film u prit mjaft mirë nga publiku. Filmi artistik “Anatema” i regjisorit

Agim Sopi është projekti i katërt kinematografik i Kosovës që është prodhuar pas 20 vjet ndërprerje të veprimtarisë filmike në Kosovë. “Ana(t)Ema” mori pjesë edhe në Festivalin e 12 të Filmit Shqiptar, i cili në tetor u mbajt në Tiranë. 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Vitrina e librit Bota jonë

V

ëllimi i tretë i veprës “Shqipëria në shekullin njëzet”, një seri e botuar nga Qendra për Studime Shqiptare dhe botuesin Tauris në Londër, mban titullin “Shqipëria si diktaturë dhe demokraci”. Autori, Ouen Pierson, i lindur në vitin 1919, studiues i historisë antike dhe gjuhëve të vjetra dhe analist i raporteve ndërkombëtare, sidomos i Evropës Qendrore dhe Lindore. Interesimi i tij për Shqipërinë filloi që në vitin 1936, pas leximit të një shkrimi të Xhozef Suajerit, autorit të njohur të historisë shqiptare, “Shqipëria – ngritja e një mbretërie”. Më vonë, Ouen Pirson u prit në oborrin mbretëror të Zogut dhe krijoi raporte miqësore me familjen mbretërore. Ai ndoqi ngjarjet në Shqipëri në kohërat më dramatike dhe vendimtare të shtetit s h q i p t a r.

I

smail Kadare është shkrimtari më i lexuar shqiptar dhe i përkthyer anembanë botës. Vepra e tij e madhe tashmë përbënë një argument të pashmangshëm letrar të vlerave që letërsia shqipe i ka dhënë civilizimit në përgjithësi. Publikut lexues të shumtë, shqiptar dhe evropian, i është paraqitur me veprën atraktive Hamleti, Princi i vështirë. Një temë e jashtëzakonshme ku do të shfaqen dilemat e mëdha të Hamletit, princit të Danimarkës që tash ka fituar një atribut të ri në shkrimin e Kadaresë: “i vështirë”. Tregimi tragjik, i princit do të jetë kuadri i gjerë brenda të cilit autori ynë do të vendosë dilemat e aktualitetit shqiptar dhe evropian, një teknikë tashmë e parë edhe në disa nga veprat e tij të mëhershme. Vepra, Hamleti Princi i vështirë, pos tjerash ka synuar plotësimin e depërtimit të letërsisë së tij në hapësirën e lexuesit anglofon, pasi që atij iu nda çmimi shumë i rëndësishëm Man Booker International Prize për vepër të përkthyer në gjuhën angleze. Me interes të jashtëzakonshëm del fakti që një temë aq e njohur për atë lexues do të jetë si të themi “uverturë” që Kadare të zhvillojë tema të njohura të kulturës, të traditës dhe të historisë shqiptare. Libri ofron parabola të shkëlqyeshme ngjarjesh e analogjish dhe lexohet lehtë, pa mundim se është i shkruar si zakonisht me një stil të bukur e të qartë. Botues i veprës në shqip është Shtëpia Botuese Onufri, 2006, f..150

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

K

a rrune dhe na e merr mendja që At Zef Pëllumbi ia ka dalë me e tregue nji pjesë të vockël të tmerrit që nji dorë të lumnuemish e kanë përjetue nga thundra e egër komuniste në Shqipninë e mbasluftës, kur një pushtet i egër vendosi të shkatërronte e prishte traditën shqiptare. Një libër në të cilën ky bari i urtë shqiptar ka shprehur njëkohësisht gjithë dashurinë njerëzore ndaj të afërmëve, mësuesve e udhëheqësve shpirtëror të kishës katolike: asaj lagjeje fretnish që më shumë se kushdo tjetër në at kohë kishin vu e forcue themelet e kulturës shqiptare: V. Prendushin e D. Kurtin, B. Palajn e F. Gjinin, etën të cilëve njeriu nuk mundet me ua përcaktue në cilat fusha janë ma të rëndësishëm e ma të mëdhej. I përmendëm vetëm sa me e ba reale pamjen, se ata kanë qenë njerëz prej mishi e gjaku, prijsa të kishës katolike, dija dhe vepra e të cilëve ka mbetur përgjithmonë në vetëdijen e kombit, por vepra përmban një numër pakrahasimisht ma të madh të viktimave të Komunizmit. E tregime me nji gjuhë të pasun e të bukur, me një fjali kuptimplote e argumente që rrëqethin ...I mbetet lexuesit tonë ta shohë e lexojë nji pjesë të historisë sonë në veprën “Rrno vetëm për me tregue”, të At Zef Pëllumbit, një njeri i mrekullueshëm që dëshmon për atë që edhe vet e ka pasë pjesë të jetë. Libri i botuar nga Shtëpia Botuese 55 përmbledh tri vëllimet e botuara më heret me po këtë titull.

Pearson krijoi një bibliotekë me mbi 300 libra mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, si dhe mbi 200 botime të tjera, 250 gazeta e revista dhe mbi 50 vëllime artikujsh britanikë, frëngë, amerikanë, italianë dhe shqiptarë). Ky koleksion përbën bazën e këtij libri dhe të këtij vëllimi që fillon me shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Otomane dhe krijimi i shtetit shqiptar e deri tek Lufta e Kosovës e vitit 1999. Ouen Pierson ishte një ndihmës dhe kontribuues i madh i çështjes shqiptare, jo vetëm si autor, por edhe si anëtar i Komitetit “Miqtë e Shqipërisë”, që përpiqej të shpëtonte Shqipërinë nga pretendimet greke dhe të armiqve të Shqipërisë. (A. Spahiu) 113


Muzikë Panorama

Bota Pikturë jonë

Camerfest - një manifestim i cili po dëshmohet me cilësinë

N

ata e parafundit e Festivalit të muzikës kamertale “Kamerfest 2006“, i cili tashmë mbahet çdo vit në Prishtinë, një nga netët më të suksesshme e mbresëlënëse, solli, krahas kompozitorit Fahri Beqiri, në kryeqendrën tonë edhe dy emra të njohur artistësh nga Shqipëria, violinistin e famshëm Tedi Papavramin dhe dirigjentin e njohur Ermir Krantja. Ky koncert, i cili u mbajt më 24 tetor në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, u realizua në shenjë të bashkëpunimit të Filarmonisë së Kosovës me Filarmoninë e Maqedonisë. Atmosfera në Sallën e Kuqe ishte si rrallëherë më parë. Në mesin e spektatorëve kishte edhe diplomatë të huaj, të cilët, të impresionuar, nuk kishin ngurruar të urojnë këta dy artistë shqiptarë drejtpërsëdrejti. Artdashësit i “detyruan” Krantjen dhe Papavramin të dilnin në skenë disa herë, pas duartrokitjeve të gjata dhe të pandërprera. Në këtë mbrëmje, dirigjenti Ermir Krantja interpretoi veprën poemë dramatike ”Skënder114

beu”, të kompozitorit Fahri Beqiri, vepër impresive kjo me të cilën u hap mbrëmja e koncertit. Prezantimi i veprës së kompozitorit Beqiri në këtë mbrëmje ka pasur edhe një pikëtakim me datëlindjen e tij, pra me 70-vjetorin e lindjes. Vetë kompozitori Beqiri ishte i pranishëm në sallë dhe e falënderoi Krantjen para të gjithëve. Pikërisht në këtë sallë, u përkujtua në këtë rast, 25 vjet më parë Krantja ka interpretuar po këtë poemë dhe dirigjenti Kranjtja tha se “Interpretimi i sotëm ka një këndvështrim tjetër”. “Këto ditë duhet të shkoja në Sofje, por nuk shkova vetëm për të ardhur në Prishtinë, sepse ka kohë që e pres këtë ardhje. Ka 25 vjet që mungoj dhe të paktën tre vjet që kontaktoj për të ardhur. Për këtë rast falënderojë z.Baki Jasharin që pati mundësi të më ftonte, dhe Sihana Badivukun, me të cilën jemi edhe kolegë dhe bashkëpunojmë prej shumë vjetësh”, tha Krantja për revistën “Albanica” . Për të kjo ardhje kishte edhe një gjë shumë të

bukur, sepse takoi Tedin me të cilin nuk ishte parë që tre vjet. “ E shoh shumë të pjekur e me një zhvillim të jashtëzakonshëm cilësor”. Ai, po ashtu, përgëzoi edhe orkestrën e Kosovës, të cilët punojnë me shumë pasion. “ Jam shumë i kënaqur edhe nga pjesëmarrja e publikut, jo vetëm si numër, po edhe si cilësi, në kuptimin që publiku merr pjesë në atë që bën ti dhe të frymëzon për të dhënë mesazhe sa më të qarta. Pra, ky sukses është i përbashkët, është edhe i publikut, i cili na krijoi një atmosferë shumë të nxehtë ”. Papavrami interpretoi pjesë nga kompozimet e Jean Sibellius nën shoqërimin e dirigjentit Krantja. Për Tedin kjo ishte hera e tretë që paraqitej në skenën muzikore në Kosovë, por asnjëherë nuk ishte pritur si kësaj here. Jam vërtet shumë i prekur, tha ai, pas koncertit dhe shtoi:“Është e vërtetë që pritja ishte shumë speciale dhe kjo gjë më prek shumë. Pjesëmarrja ime në këtë festival ishte një kënaqësi, në radhë të parë me e gjet Prishtinën një vend ku flitet shqip, 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë Muzikë

Tedi Papavrami jeton në Paris, ku edhe e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij. Ai është fitues i një sërë shpërblimesh ndërkombëtare për violinë. Papavrami ka dhënë koncerte në shumë shtete të Evropës dhe në kontinente të tjera si në Amerikën Jugore, Azi, por edhe në vende të tilla si Maqedonia. Ai ka bashkëpunuar me orkestra të ndryshme, si orkestra e Parisit, Radio Franca, Monte Karlo, Radio e Berlinit, Radio e Bavarisë, Radio e Madridit, Orkestra Nacionale e Lilës, Strasburgut etj. Tedi Papavrami është një nga violinistët e rrallë në botë që interpreton 24 Kapriçiot e Paganinit dhe 6 sonatat e Partitat e J. S Bahut për violinë solo. Zotërimi i lartë i gjuhës franceze i ka mundësuar Papavramit të bëhet edhe përkthyes në frëngjisht i veprave të shkrimtarit Ismail Kadare. Krahas figurave të njohura të kinematografisë botërore si Chatherine Deneuve, Rupert Evret, Nastassia Kinski, Tedi Papavrami është angazhuar si aktor edhe në filmin “Lidhjet e rrezikshme”. që s’më ndodh kaq shpesh dhe me një dirigjent si Ermir Kranjtën dhe disa muzikantë që i njoh”, tha Papavrami për revistën “Albanica” . Ndërkaq Sihana Badivuku, drejtoreshë artistike e Kamerfestit, theksoi se ky manifestim ka pasur disa veçanti dhe njëra ndër këto ishte edhe kjo mbrëmje. “Këto koncerte janë zhvilluar mjaft mirë dhe janë pritur mirë edhe nga publiku. Kjo ishte një kënaqësi e madhe për ne si organizator”. Kryesisht koncertet janë zhvilluar në Kishën Katolike, ku kanë marrë pjesë një numër shumë i madh i publikut dhe ka pasur të ftuar edhe shumë artistë të huaj që kanë ekzekutuar vepra të ndryshme. “Kemi pasur artistë francezë që kanë interpretuar me violinë dhe piano, pastaj ishte një ansambël me

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

një kooproduksion zvicerano- boshnjak dhe nga ish- trojet e rajonit dhe ekzekutuan vepra të kompozitorëve të rinj në Zvicër. Natyrisht, u ekzekutua dhe vepra e Valton Beqirit dhe mund të them se ishte një ansambël shumë interesant me disa instrumente që këtu edhe për herë të parë u ekzekutuan”. Sa i përket krahasimit me festivale rajonale dhe botërore, Krantja thotë se mbrëmjet e Kamerfestit i ka shikuar në një DVD dhe është i bindur se ky festival i takon një niveli shumë të lartë botëror. “Ky festival pa dyshim që mund të krahasohet me festivale rajonale dhe botërore, sepse në botë ka gjëra shumë më të mira se kaq dhe shumë më të dobëta se kaq, domethënë me nivel që nuk e arrin dot këtë festival. Në botë ka gjithçka dhe është një treg ku punohet në të

gjitha nivelet. Bota është ngopur me çudira, pra nuk mund të çuditemi nga askush e me asgjë më, pra, në botë ka nga të gjitha ngjyrat”. Lidhur me pyetjen tonë të dytë, Tedi Papavrami thotë:”Kur e krahasojmë me festivale botërore, sigurisht se ky festival vuan nga mungesa financiare, që e bën më të vështirë dhe relativisht heroike punën e organizatorëve që punojnë në të dhe unë vërtet i admiroj këta njerëz për këtë forcë që të mbajnë në jetë muzikën klasike dhe publikun që e do atë, i cili më duket që ka një meritë të madhe. Në festivale të tjera ka salla normale, me lozha, me akustikë të rregullt, me orkestër që nuk është e përgjysmuar, por që punon aty gjithë kohën, sigurisht ka diferenca të tilla dhe kjo është e qartë. Megjithëkëtë, ka rëndësi që kjo arrin të mbahet. Kënaqësia ime

Ermir Krantja në vitet 1970-75 ishte dirigjent i Orkestrës së RTV Shqiptar. Gjatë viteve 1975-79 ishte dirigjent i Orkestrës Simfonike të Shkodrës dhe më tej merr postin e dirigjentit në Teatrin e Operës dhe Baletit. Krantja fitoi Çmimin e parë në Festivalin e Majit (Tiranë), ndërsa më 1985 i akordohet titulli “Artist i Merituar”. Krantja ka dirigjuar në Greqi, Maqedoni, Turqi, Itali, Gjermani, Francë, SHBA etj. Me rastin e 200vjetorit të vdekjes së W. A. Moxartit, ai ka dirigjuar “Requimin” me Filarmoninë e Shkupit, me solistë nga ish-Jugosllavia dhe Bullgaria. Për herë të parë në Kosovë ka qenë në vitin 1981.

ishte dhe reagimi i publikut, që ishte shumë i veçantë. Besoj që, duke qenë se këto gjëra janë relativisht të rralla dhe nuk janë bërë monotone dhe të mërzitshme, këtu është fjala për një gjë të mirë”, tha Papavrami. Ndërsa Badivuku thotë se çdo vit kualiteti shihet dukshëm, por sivjet ajo veçon praninë e madhe të publikut, i cili, sipas saj, ka një etje jashtëzakonisht të madhe për koncerte të tilla. “Duhet të punojmë, qoftë si organizator, qoftë si Kamerfest, qoftë si filarmoni, individ, pedagog të muzikës, që këtë temp të koncerteve ta mbajmë edhe gjatë gjithë vitit. Pra, të mos mbesim vetëm me një apo dy festivale, por të kemi një orar, një stinor koncertal gjatë tërë vitit. Për këtë nevojiten mjete”. Vjollca Dana 115


Bota jonë Intervistë

Film

Intervistë me Isa Qosjen

Të insistojmë në produksion të përbashkët filmik e jo vetëm në manifestime Shpërblimet të cilat i fitoi KUKUMI, i regjistorit Isa Qosja: Çmimi special i juries - Sarajevë, Çmimi regjione di Veneto - Mostra di Venecija, Çmimi NISA-MASA - Festivali Internacional - Sofje, Çmimi Filmi më i mirë shqiptare - Tiranë, Çmimi Regjisori më i mirë - Tiranë. Është përzgjedhur në top dhjetëshin e filmave të mirë të Evropës janë pra çmimet për KUKUMIN. ALBANICA: Megjithëse nuk është hera e parë që shpërbleheni për filmin tuaj “Kukumi”, do të doja të di se si e përjetuat dhe pranuat shpërblimin e sivjetmë të dyfishtë në Festivalin e 12-të të Filmit Shqiptar në Tiranë? Ishte përjetim i veçantë? Isa QOSJA: Po, ishte përjetim i veçantë sepse çmimi kombëtar i mund të gjitha çmimet e tjera. Ndoshta për atë edhe ishte edhe përjetim i veçantë. Tjetër arsye është fakti se filmi në Prishtinë është komentuar në mënyra të ndryshme dhe më duket se nuk gjeja shikuesin e sinqertë dhe bashkëbiseduesin e drejtpërdrejtë për këtë. Kishte shumë paragjykime, manipulime, keqdashësi dhe fobi. Nuk e kuptoj pse ndodh kjo, por ja që kjo për krijuesin është tejet dekurajuese, dëshpëruese dhe në fund pikëlluese. Duke dashur që vendi im të prezantohet dinjitetshëm në festivale të ndryshme ndërkombëtare, unë kam punuar gjatë dhe me përkushtim në këtë film. Duke dashur që të dëshmojmë për kulturën e kulturës sonë. Duke dashur të artikulojmë dëshirën për emancipim. Këtë e bëra, por në Prishtinë kishte obstruksione dhe ka ende. Kryesisht nga krijuesit. Publiku dhe ata të cilët e shikonin filmin tim pa paragjykime, shprehën falënderime dhe urime. Kjo është pra ajo dëshmia për të cilën fola më herët.

Edicioni i sivjetmë i Festivalit të 12 ishte kompetitiv, jo vetëm në nivel shqiptar ALBANICA: Edicioni i sivjetmë i Festivalit të Filmit Shqiptar, 116

pas gjashtë vjetësh pauze, sipas opinionit të përgjithshëm, ishte më i pasur, më i larmishëm dhe më i suksesshëm se sa edicionet e tjera. Po të ishit ju në Komisionin e regjisë dhe po të mos konkurronit në Festival me një film tuajin, cilit film do t’ia jepnit shpërblimin? Isa QOSJA: Them që edicioni i sivjetmë ishte kompetitiv, jo vetëm në nivel shqiptar, por do ta kishte lakmi çdo festival tjetër i kategorisë së dytë në Evropë. Tani kur i ke përpara filmat e tillë, cilido që do të kishte marrë çmim, nuk do te ishte një gabim i madh. Prandaj nuk mund të flas vetëm për njërin nga ata që e favorizoj unë. Vërtet pesë-gjashtë prej tyre janë për vlerësim. ALBANICA: Festivali i sivjetmë i Filmit po rishfaqet edhe në

Prishtinë. Veprimin e këtillë e konsideroj, jo vetëm për shikuesin mesatar, por edhe për profesionistët, kineastët, një zhvillim tejet pozitiv. Si e komentoni ju praktikën e këtillë dhe, në këtë kuptim, çka do të shtonit, si mund të dinamizohet e të pasurohet qarkullimi dhe kultivimi i vlerave filmike? Isa QOSJA: Është shumë mirë që të gjithë filmat shqiptarë u rikthyen në kinemanë e Prishtinës. Kjo aq më tepër që ngjallë jetën kulturore edhe ashtu të margjinalizaur në kryeqendër. Dhe kthimi i këtyre filmave sjell edhe mesazhin e bashkëveprimit kulturor mes dy shteteve të ndara vetëm gjeografikisht. Ne duhet insistuar në produksion të përbashkët. Jo vetëm në manifestime. Ne duhet krijuar kinematografi kombëtare në praktikë e jo vetëm në fjalë. E keni parë që filmat shqiptarë nga Shqipëria pëlqehen më shumë se filmat tanë në Kosovë dhe filmi që krijohet në Kosovë pëlqehet më shumë në Shqipëri. Kjo dëshmon për dy qasje kinematografike dhe kjo është mirë, por këto dy qasje duhet sintetizuar dhe duhet parë a do të ishim më të fuqishëm artistikisht si të tillë. Besoj se po. Nëse jo, atëherë manifestimet dhe festimet duket të sjellin shumë motivim artistik dhe edhe kjo mjafton.

Krijimit të pseudovlerave filmike i kontribuojmë ne vet ALBANICA: Para se të përqendrohemi në filmin tuaj KUKUMI, 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë

do të doja t’ua shtroj edhe një pyetje lidhur me produksionin filmik, për filmat të cilët i ofrohen publikut tonë dhe, nuk mund të mos konstatoj se, krahas një prirjeje e orientimi për shfaqje të vlerave të njëmendta filmike, sallat e kinemave tona, kryesisht, janë të vërshuara nga vlera mesatare e nënmesatare, madje kiçerike. Sipas mendimit tuaj, si reflektohet kjo në shijen, në vetëdijen dhe kulturën filmike të njeriut tonë dhe, së këndejmi, a mos po kiçifikohet, në nivel institucional, shija e publikut tonë? Isa QOSJA: Kjo që thoni ju, së pari, është e padiskutueshme dhe, e dyta, këtu ekziston një paradoks tjetër: gati jam i prirur të them se më së shumti këtij fenomeni i kontribuojmë ne vetë. Sa herë kam dëgjuar nga goja e krijuesve niveluar të thonë për një pseudovlerë se është vlerë me nam, se ka rrugë festivalesh të mëdha. Sa herë kam parë në emisione për kinematografinë njerëz duke himnizuar amatorë e duke fyer krijues që së paku mundohen të bëjnë diçka. Mediat tona e posaçërisht ato vizuale, kanë krijuar klane të vockla që e shqyrtojnë teveqelçe kulturën,

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

në përgjithësi. E si të ngrihet shija e shikuesit tonë pastaj kur vetë disa nga krijuesit dhe gazetarët janë famullitarë të këtij fenomeni. ALBANICA: Filmin tuaj “Kukumi” e kam përjetuar si një metaforë, një metaforë të çrregullimit dhe të traumës kolektive e grupore të një shoqërie, metaforë e cila artikulon dramën e njeriut tonë në prag të çlirimit në qershorin e vitit 1999 dhe menjëherë pas këtij çlirimi. Gjuha filmike, e cila artikulohet në rrafshin e reales – dalja nga një azil të sëmurësh mendor e të retarduarish e tre kryepersonazheve, takimi me realitetin kaotik të Kosovës së pasluftës dhe, në fund, kthimi në po atë azil si pamundësi e reintegrimit në jetë – pra, gjuha filmime në nivel të artikulimit gjuhësor stilistik të kryepersonazheve nuk ofron mundësi të mëdha estetike të fiksimit të realitetit. A është kjo, midis të tjerash, arsyeja pse “Kukumi” është projektuar si një metaforë e realitetit tonë, e afazisë dhe e pamundësisë së artikulimit? Isa QOSJA: Tash dua t`ua përsëris atë që ua thashë edhe një herë në një takim tonin: një krijues pasi ta kenë pyetur për ta

shpjeguar romanin e vet, ka thënë: mos më detyroni të rrej. Do i fyej muzat. Unë nuk po e përsëris atë që e thatë ju si konstatim dhe pyetje njëherësh, por do të them se nëse në këtë jetë dhe në këtë vend jemi për të aprovuar, apo himnizuar veten tonë, kjo do të ishte e parëndësishme, e pavlerë, e pasaktë. Secili krijues krijon për të dërguar një mesazh, për të tërhequr vërejtjen për rreziqet që i kërcënohen një mjedisi. Ne, duke parë të keqen, mësohemi të mos bëjmë keq. Ne, në ciklin e një meditimi për rrjedhat shoqërore, shpesh zgjedhim rastet, të cilët na irritojnë, momentet që na ngushëllojnë, dëshirat që na preokupojnë dhe, kështu, bëjmë një paketim idesh që nganjëherë duken kozmetikë, por nganjëherë e mbajnë peshën e vlerave të njëmendta. Unë doja ta bëj këtë të dytën. Nëse kam arritur që t’i cys të mendojnë ca njerëz që të mendohen për të njëjtat probleme apo situata, atëherë ne do të fillojmë të ndërtojmë rendin e ri shoqëror në këtë vend. ALBANICA: Gjatë përpunimit të metaforës suaj filmike dhe shestimit për mundësinë e artikulimit të fushës semantike të filmit 117


Bota jonë Intervistë tuaj, a nuk jeni frikuar se publiku mund të komunikojë, një pjesë jo e vogël e tij, vetëm me shtresën realiste ose shtresën e parë, që, në të vërtetë, do të ishte komunikim i kufizuar me vlerat, me idenë dhe mesazhet e këtij filmi? Isa QOSJA: Unë thashë që me filmin tim më parë do të komunikojnë ata që duan të komunikojnë me të se ata që kanë mangësi në simbolikë apo si thoni ju në semantikën e filmit. Ata që duan një rrëfim të thjeshtë e kanë një linjë të tillë: tre personazhe dalin nga qendra spitalore për të sëmurë mentalë dhe në rrugëtimin e tyre të lirisë konstatojnë se veten e ndiejnë më mirë atje prej nga dalin se në ballafaqimin me njerëz që nuk i përfillin dëshirat e tyre. Pra, një linjë e drejtë rrëfimore, pa retushe semantike dhe të tjera. Ata që duan të shohin përtej ylberit, janë niveli i krijuesit që duan të bashkëpunojë me veprën e një krijuesi, qoftë ajo dhe me gabime apo shkarje të tjera. ALBANICA: Kur e shtrova pyetjen e sipërme, kisha parasysh faktin se gjuha e personazheve, edhe për shkak të asaj që quhet motivim gjuhësor stilistik, është gjuhë e varfër, e cila i përgjigjet nivelit të gjuhës së njerëzve të retarduar e të çrregulluar e të cilët, qoftë perceptimin e botës, qoftë artikulimin e saj, e realizojnë prej një perspektive të kufizuar dhe defektuoze. A mos ndoshta, edhe për këtë arsye, kamera dhe fiksimi në detajin filmik, përqendrimi i theksuar në detajin dhe lëvizja e ngadaltë prej detaji në detaj ose sekuence në sekuencë, bien aq shumë në sy në filmin tuaj “Kukumi”? Isa QOSJA: Nuk është vetëm gjuha e varfër ajo që përkufizon defektuozitetin e një personazhi. Nganjëherë gjuha e pasur është kozmetikë, nganjëherë demagogji e rrallëherë sinqeritet dhe pafajësi. Ata flasin aq sa duhet folur, mendoj unë, lëvizin ngadalë duke e projektuar kështu heshtjen që nganjëherë është mençuri dhe rezon. Kamera shkëput pamje të bukura që zakonisht janë zgjedhje e tyre dhe natyrisht e imja dhe kjo flet 118

Film

për faktin se liria nuk përkufizohet vetëm me hapësirë, por me mendje dhe bamirësi. Humanizëm dhe dashamirësi. Pra, kjo botë duhet të jetë e të gjithëve, edhe e atyre që më së shumti u duhet ndihma, e jo vetëm e njerëzve që i arsyetojnë dëshirat e veta me gjuhë stilistike.

Traumat dhe çrregullimet kolektive si inspirim i krijuesit ALBANICA: Le ta konstatojmë, besoj bashkë, një paradoks të jetës, të cilin e fikson “Kukumi” me guxim qytetar e artistik: njerëzit normal të rrethit të tre kryepersonazheve, edhe në kuptimin e vlerave morale e edhe psikosociale, rezultojnë më të varfër, të zhveshur fisnikërie e humaniteti, siç demonstrohet kjo, , p.sh., me vëllain e Hasanit, i cili, në relacion me të vëllamë e me Marën, na shfaqet i varfër e i shëmtuar. A nuk është perceptimi dhe projektimi i këtillë i realitetit një sinjal dhe një akuzë për shkallën e çrregullimit dhe të varfërimit të njeriut në rrethana lufte e paslufte, kur ndodh përmbysja e sistemit të vlerave dhe krijohet një vakuum që kufizon me gjendjet anarkike? A e konsideroni çrregullimin e këtillë vetëm si rezultat të situatave të traumave kolektive apo edhe si një dimension më të thellë

të qenies njerëzore? Isa QOSJA: Edhe e traumave të pasluftës, por edhe si një dimension i qenieve njerëzore. Nuk do të thosha që të gjithë dolëm nga pak të retarduar dhe nuk do të thosha që të gjitha qeniet njerëzore janë të njëjta, por do të thosha që shoqëria e shëndoshë ndërtohet ndryshe e jo kështu si në filmin tim, po e zëmë. Martin Skorseze në filmin “Taksisti” nuk thotë që të gjithë amerikanët janë të zhytur në drogë, kriminalitet, prostitucion dhe korrupsion. Dua të them që çdo rrëfim filmik nuk është strukturë dokumentare. Është fiksion dhe përmes fiksionit ne i hedhim një dritë asaj që mund të jetë kërcënim. ALBANICA: Dihet se në duar keni projekte filmime e teatrore, që pritet të finalizohen? Kur mund t’i presë publiku ynë realizimet e tilla? Isa QOSJA: Akoma nuk e di tamam çka do të bëj dhe kur mund të bëj diçka në profesionin tim, sepse kjo nuk varet vetëm prej meje. Më shumë nga të tjerët e më pak nga unë. Unë kam investuar në jetën time për të punuar në këtë profesion dhe tjetër punë nuk di dhe me qejf do të vazhdoja punën time prej projektit në projekt, por kjo te ne nuk ndodh. As mua e as kolegëve të tjerë. Fatkeqësisht. Intervistoi: Besim Rexhaj 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Pikturë

Bota jonë

Rr. Bajram Kelmendi • (prapa Teatrit Kombëtar) Rr. UÇK-së nr 58 • Dardani te posta • Pejë rr. Ilirisë p.n Tel: 038 246 242 • Mob: 044 400 063

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

119


Familja Bota jonë

Menaxhimi i mirë i kohës dhe zvogëlimi i stresit Çështja e menaxhimit të kohës, në thelb, është çështje e fokusimit ose e përqendrimit. Rregulla 80:20 thotë se 80 për qind e përpjekjeve të cilat si kohë nuk janë të menaxhuara ose janë të papërqendruara, prodhojnë 20 për qind të rezultatit të dëshirueshëm. Përkundër kësaj, 80 për qind e rezultatit të dëshiruar mund të prodhohet përmes shfrytëzimit të vetëm 20 për qindëshit të përpjekjeve me kohën e menaxhuar mirë.

D

isa njerëz e trajtojnë menaxhimin e kohës si një listë rregullash që nënkupton orarizimin e takimeve, përkufizimin e qëllimeve, planifikimin e përgjithshëm si dhe krijimin e prioriteteve. Këto janë thelbi i menaxhimit të kohës, i cili duhet të kuptohet për të zhvilluar shkathtësi personale efikase të menaxhimit të kohës. Këto shkathtësi themelore mund të përshtaten edhe më tej me qëllim të përfshirjes së pikave të tjera më të sofistikuara të secilës shkathtësi që mund t’u japë ekstra rezerva për të realizuar rezultatet që ju dëshironi. Por, në menaxhimin e kohës janë të përfshira më shumë shkathtësi sesa vetëm shkathtësitë themelore. Shkathtësitë, siç është sjellja e vendimeve, aftësitë e lindura ose inteligjenca emocionale dhe të menduarit kritik, janë po ashtu thelbore për zhvillimin tuaj personal. Menaxhimi personal i kohës përfshin gjithçka që ju bëni. Pa marrë parasysh se sa e madhe ose e vogël është një gjë, gjithçka ka peshën e vet. Secila njohuri e re të cilën ju e mësoni, secila këshillë e re të cilën ju e keni parasysh, secila shkathtësi e re të cilën ju e kultivoni, duhet të merret parasysh. 120

Stil jetësor i drejtpeshuar duhet të jetë rezultati kyç i menaxhimit të kohës personale. Ky është aspekti kryesor që shumë predikues të menaxhimit personal të kohës nuk e kuptojnë. Menaxhimi i kohës ka të bëjë me realizimin e rezultateve dhe jo me të qenët i zënë. Gjashtë fusha, të cilat menaxhimi personal i kohës synon të përmirësojë jetën e secilit, janë këto të mëposhtmet: ajo fizike, intelektuale, shoqërore, karriera, emocionale dhe shpirtërore. Aspekti fizik përfshin kultivimin e një trupi të shëndetshëm, më pak stres dhe kapitje. Aspekti intelektual përfshin të mësuarit dhe aktivitetet e tjera të zhvillimit mendor. Aspekti shoqëror përfshin zhvillimin e marrëdhënieve personale ose intime dhe të qenët një kontribuues aktiv në shoqëri. Aspekti i karrierës përfshin punën dhe shkollën. Aspekti emocional përfshin ndjenjat dhe dëshirat e duhura si dhe manifestimin e tyre. Aspekti shpirtëror përfshin kërkimin personal të kuptimit. Planifikimi i gjithmbarshëm dhe një model i gjërave të cilat duhet bërë në formë të një liste për secilën prej fushave kyçe mund të mos jetë shumë praktik, por përcaktimi se cilës fushë në jetën tuaj nuk i kushtohet mjaft

vëmendje është pjesë e menaxhimit të kohës. Secila prej këtyre fushave përbën tërësinë tuaj, dhe nëse ju injoroni një fushë atëherë rezulton se ju injoroni një pjesë të rëndësishme të vetes suaj. Menaxhim personal i kohës nuk duhet jetë një detyrë frikësuese për ju. Është një qasje shumë e kuptimtë dhe e arsyeshme në zgjidhjen e problemeve tuaja, të vogla ose të mëdha. Një mënyrë e mirë e të mësuarit të menaxhimit të kohës dhe e përmirësimit të jetës suaj personale është respektimi i disa aktiviteteve themelore. Një nga to është rishikimi i qëllimeve tuaja, qoftë kur është fjala për qëllimet e afërta ose të drejtpërdrejta, qoftë kur është fjala për ato afatgjata. Një mënyrë për ta bërë këtë është mbajtja e një liste të cilën gjithnjë mund ta keni në dispozicion. Gjithmonë përcaktojeni se cila detyrë është e domosdoshme ose nuk është e domosdoshme në arritjen e qëllimeve tuaja dhe cilat aktivitete ju ndihmojnë për arritjen dhe kultivimin e një stili jetësor të drejtpeshuar. Secili nga ne ka kulmin e kohës së vet dhe kohën kur ne qetësohemi dhe kjo duhet të kuptohet si çështje e cikleve tona natyrale. Ne duhet të jemi në gjendje t’i themi vetes kur t’i kryejnë detyrat e vështira në kohën kur jemi në formën më të mirë dhe duhet të mësohemi t’i themi vetes “Jo”. Ju, në të vërtetë, e shihni ose dëgjoni këtë këshillë shpesh. Le t’i përmbahesh kësaj, madje edhe kur kjo nënkupton t’i thuash familjes ose mikut ndonjë fjalë. Shpërblejeni veten tuaj në një mënyrë ose në tjetrën për një rezultat efikas të menaxhimit të kohës. Përpiqu dhe arrije bashkëpunimin me njerëzit përreth, të cilët, në të vërtetë, përfitojnë nga përpjekjet tuaja të menaxhimit të kohës. Mos i lejoni vetes zvarritje. Kryejini gjërat e domosdoshme menjëherë. (G.R.) 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Psikologji Bota jonë

Çrregullimi i stresit post-traumatik Trajtimi i çrregullimit të stresit post-traumatik

Ç

rregullimi i stresit posttraumatik ose ÇSPT është një çrregullim psikiatrik, i cili mund të ndodhë pas përjetimit ose të qenit dëshmitar të ngjarjeve që kërcënojnë jetën, siç janë përleshjet ushtarake, katastrofat natyrore, incidentet terroriste, aksidentet e rënda ose sulmet e rënda individuale, siç janë dhunimet. Shumica e të mbijetuarve i kthehen jetës normale pas një kohe të shkurtër. Megjithëkëtë, disa njerëz përjetojnë reaksione stresi të cilat nuk largohen vetvetiu ose që, madje, përkeqësohen edhe më shumë me kalimin e kohës. Këta individë mund të zhvillojnë ÇSPTnë. Njerëzit, të cilët vuajnë nga ÇSPT shpesh rijetojnë përjetimin e anktheve dhe rikujtimeve, kanë vështirësi të gjumit dhe ndjehen të shkëputur ose të tjetërsuar dhe këto simptoma mund të jenë aq të ashpra dhe të zgjasin aq shumë sa që në masë të madhe të dëmtojnë jetën e përditshme të individit. ÇSPT përcillet me ndryshime të qarta biologjike dhe me simptoma psikologjike. ÇSPT komplikohet me faktin se zakonisht ndodh në kombinim me çrregullime të tjera përkatëse siç janë depresioni, keqpërdorimi i drogave, problemet me kujtesën ose me njohjen dhe probleme të tjera të shëndetit fizik dhe mendor. Çrregullimi, po ashtu, lidhet me dëmtimin e aftësisë së individit për të funksionuar në jetën shoqërore dhe familjare, duke përfshirë këtu edhe çrregullimet dhe paqëndrueshmërinë profesionale, problemet martesore dhe shkurorëzimet, grindjet familjare dhe vështirësi të tjera në edukimin e fëmijëve nga ana e prindërve.

Trajtimi i ÇSPT-së Trajtimi i ÇSPT-së zakonisht fillon me një vlerësim të hollë-

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

sishëm dhe me përpunimin e një plani të trajtimit i cili u përgjigjet nevojave të veçanta të njerëzve që janë goditur nga ky çrregullim. Përgjithësisht, trajtimi specifik i ÇSPTsë fillon vetëm pas largimit të personit të goditur nga situata e krizës. Nëse i mbijetuari ende i ekspozohet traumës (siç është dhuna familjare në vazhdimësi ose në bashkësinë është i pastrehë), nëse është në depresion të rëndë ose me tendenca vetëvrasjeje, nëse është duke përjetuar panikun e skajshëm ose të menduarit e çorganizuar ose është me nevoja për përdorim të drogës ose për detokskim nga alkooli, është me rëndësi të trajtohen këto probleme të krizës si pjesë e fazës parë të trajtimit. Së këndejmi: • Është me rëndësi që faza e parë e trajtimit të përfshijë edukimin e të goditurve nga trauma dhe e familjeve të tyre lidhur me atë se si personat traumatizohen, si ndikon ÇSPT mbi ata që janë goditur nga ky çrregullim dhe mbi të dashurit e tyre si dhe lidhur me hallet e tjera të zakonshme që shoqërojnë këtë çrregullim; • Të kuptuarit se ÇSPT është çrregullim, mjekësisht i pranuar, i ankthit që ndodh te individët normalë nën ndikimin e kushteve të skajshme stresuese është thelbësor për trajtimin efikas të këtij çrregullimi; • Ekspozimi, përmes imagjinatës, i të mbijetuarit ndaj traumës, i mundëson të mbijetuarit për të ripërjetuar ngjarjen traumatike në një ambient të sigurt, të kontrolluar, ndërsa me kujdes bëhet ekzaminimi i reaksioneve dhe i përjetimeve të tij kundruall ngjarjes; • Një aspekt i trajtimit të fazës së parë është që i mbijetuari të hulumtojë dhe të zgjidhë çështjet e ndjenjave të fuqishme si hidhërimi, turpi ose faji, që janë të përbashkëta në mesin e të mbijetuarve nga trauma; • Një hap tjetër në fazën e parë

është t’iu mësohet të mbijetuarve të merren me kujtimet post-traumatike, me përkujtuesit, reaksionet dhe me ndjenjat pa u pas pushtuar ose pa u pas ngurosur ose topitur emocionalisht. Kujtimet traumatike zakonisht nuk largohen plotësisht si rezultat i terapisë, por bëhen më të menaxhueshme me zotërimin e teknikave të përballjes me traumën.

Disa nga qasjet terapeutike zakonisht të shfrytëzuara në trajtimin e ÇSPT Terapia kognitive-bihejvoriste përfshin punën me kognicionin ose njohjet me qëllim të ndryshimit të emocioneve, mendimeve dhe sjelljeve. Terapia e ekspozimit është një formë e terapisë kognitive-bihejvoriste, që është e veçantë për trajtimin e traumës. Shfrytëzon të imagjinuarit e përsëritur, të kujdesshëm dhe të hollësishëm të traumës (ekspozimin) në një kontekst të sigurt e të kontrolluar me qëllim që t’i ndihmojë të mbijetuarit të ballafaqohet me traumën dhe të fitojë kontrollin mbi frikën dhe shqetësimet që kanë qenë gjithëpushtuese gjatë traumës. Në disa raste, kujtimet e traumës ose situata dhe faktorët e përkujtimit të saj mund të përballohen të 121


Psikologji Bota jonë

gjitha së bashku e njëherazi (“vërshimi”). Për individ të caktuar ose trauma të tjera, është e preferuar të punohet gradualisht vetëm deri te trauma më e ashpër duke përdorur teknikat e relaksimit dhe duke filluar me streset më pak shqetësuese të jetës ose duke u marrë me nga një pjesë të traumës, njëra pas tjetrës (“desensitizimi”). Krahas ekspozimit, terapia kognitive-bihejvoriste përfshin: • Zotërimin e shkathtësive të përballimit të ankthit (siç është ritrajnimi i frymëmarrjes ose biofidbeku - biofeedback - shfrytëzimi mjeteve monitoruese që shfaqin informacione të caktuara) dhe mendimeve negative (ristrukturimi kongnitiv ose njohës); • Menaxhimi i hidhërimit; • Përgatitja për reaksionet ndaj stresit (inokulacioni ose mbrojtja nga stresi); • Marrja me simptomat e ardhshme të traumës; • Trajtimi i nevojave për përdorim të alkoolit ose drogave kur shfaqen simptomat e traumës (parandalimi i rikthimit) dhe • Komunikimi dhe krijimi i marrëdhënieve efikase me njerëzit (shkathtësitë sociale ose terapia martesore). Farmakoterapia (mjekimi me barna) mund ta zvogëlojë ankthin, depresionin dhe pagjumësinë, që shpesh përjetohen te ÇSPT dhe, në disa raste, mund të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimit dhe të 122

topitjeve emocionale, të shkaktuara nga kujtimet e traumës. Disa lloje të barnave antidepresive i kanë kontribuuar përmirësimit të pacientëve (por jo të gjithëve) në shumicën e përpjekjeve klinike dhe disa kategori të tjera të barnave kanë treguar rezultate premtuese. Në kohën tonë nuk ka asnjë bar të veçantë, i cili është shfaqur si trajtim përfundimtar i ÇSPT-së. Megjithëkëtë, mjekimi me barna sigurisht se është i dobishëm për zbutjen e simptomave, gjë që ua bën të mundshme të mbijeturve të traumës të marrin pjesë në psikoterapi. Desensitizimi i lëvizjeve të syve dhe ripërpunimi është një

trajtim relativisht i ri për kujtimet traumatike që përfshin elemente të terapisë së ekspozimit dhe të terapisë së kombinuar kognitive-bihejvoriste me teknika (lëvizja e syve, goditja e duarve, tingulli) që krijojnë një alternim të vëmendjes para dhe prapa përgjatë mesit të trupit të personit. Ndërsa teoria dhe hulumtimi ende janë në zhvillim e sipër sa ka të bëjë me këtë formë trajtimi, ka disa dëshmi se elementi terapeutik, unik për desensitizimin e lëvizjeve të syve dhe ripërpunimin, alternimi ose zhvendosja e vëmendjes, mund të përlehtësojë qasjen dhe përpunimin e materialit traumatik. Trajtimi grupor shpesh është një ambient dhe mjet ideal terapeutik, për arsye se të mbijetuarit e traumës janë në gjendje të ndajnë në mes vete materialin traumatik

brenda ambientit të tyre të sigurisë, të ndërlidhjes dhe bashkëndjesisë (empatisë), që sigurohet nga të mbijetuarit e tjerë. Meqë anëtarët e grupit arrijnë një të kuptuar më të madh dhe zbërthim të traumës së tyre, ata shpesh ndjehen më të sigurt dhe më të aftë për të besuar. Meqë ata diskutojnë dhe ndajnë në mes vete mënyrën se si ata e përballojnë turpin, pezmin, frikën, dyshimet dhe vetëdënimin që lidhet me traumën, ata e përgatisin vetveten për t’u fokusuar në të tashmen më parë se sa në të shkuarën. Tregimi i historisë vetjake (narracioni ose rrëfimi i traumës) dhe ballafaqimi drejtpërdrejtë me hidhërimin, ankthin dhe fajin e ndërlidhur me traumën u mundëson shumë të mbijetuarve të përballojnë simptomat, kujtimet dhe aspekte të tjera të jetës së tyre. Psikoterapia e shkurtër psikodinamike përqendrohet në konfliktet emocionale të shkaktuara nga ngjarja traumatike, posaçërisht kur ato lidhen me përjetimet e jetës së hershme. Përmes ritregimit të ngjarjes traumatike para terapistit të qetë, të bashkëndjeshëm dhe jogjykues, i mbijetuari arrin shkallë më të lartë të vetënderimit, zhvillon mënyra më efikase të të men-

duarit dhe të të përballuarit si dhe mëson të trajtojë më suksesshëm emocionet e veta intensive, të forta. Terapisti i ndihmon të mbijetuarit të identifikojë situatat e tashme jetësore, të cilat largojnë kujtimet traumatike dhe i përkeqësojnë simptomat e ÇSPT. 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Shëndeti Bota jonë

Vera në tryezë si mjek i mrekullive Një ekip studiuesish të Universitetit të Milanos, të drejtuar nga profesor Stefano Centanni, ka treguar (një risi botërore absolute) se vera e kuqe redukton me 50 për qind sëmundjet pneumonare, të cilat janë të provokuara nga pirja e duhanit. Dimë, po ashtu, që pirja e verës së kuqe ul grumbullimin e trombociteve, ashtu si aspirina, por duket se luan rol kryesor në sëmundjet tumorale

M

e verën e kuqe, sipas ekspertëve të “kurës së rrushit”, është më në fund e mundur të zhdukni përfundimisht celulitin. Provoni këtë recetë: në një shishe verë të kuqe të cilësisë së mirë (të paktën pesëvjeçare), hidhni 50 pika lëng gështenje të egër, 50 pika nga lëngu i drurit të lisit, 20 fletë dredhëza (janë produkte të cilat mund t‘i gjeni në dyqanet bimore). Lërini të paktën për tetë ditë dhe më pas filtrojini dhe ruajeni shishen në një vend të freskët. Hidheni masën në një leckë dhe vendoseni në vendet ku keni celulit. Lëreni për të paktën 30 minuta dhe pas disa ditësh ju do të keni rezultatin e ëndërruar.

Sipas studiuesve, ekzistojnë disa substanca të cilat quhen proteina Sir2, të ngjashme me sirtuinën, të cilat kanë një rol thelbësor në mekanizmin kundër plakjes. Një studim, i cili vjen nga Shtetet e Bashkuara, i realizuar nga profesor David Sinclair i Universitetit të Harvardit në Boston, ka vërtetuar se një nga substancat më efikase

Cilësitë e shumta terapeutike të verës Studiuesit e Universitetit të Milanos prezantojnë një zbulim shumë të rëndësishëm: vera redukton infeksionet pneumonare. Substancat e tjera luftojnë plakjen dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Është eksperimentuar dhe vera mund të bëhet një ilaç që mund të shpëtojë jetën, sepse mund të kurojë tumoret. Vera e kuqe lufton mekanizmat biologjike të mplakjes. Me pak fjalë, na ndihmon të mbetemi gjithmonë të rinj. Për më tepër, përmban substanca të cilat mund të parandalojnë zhvillimin e tumoreve të formave të ndryshme, veçanërisht atë të prostatës. Një ekip studiuesish të Universitetit të Milanos, të drejtuar nga profesor Stefano Centanni, ka treguar (një risi botërore absolute) se vera e kuqe redukton me 50 për qind sëmundjet pneumonare, të cilat janë të provokuara nga pirja e duhanit.

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

për të aktivizuar sirtuinën, pra për të luftuar plakjen, ndodhet pikërisht në këtë pije, por në atë të kuqen dhe jo të bardhën. Dimë që pirja e verës së kuqe ul grumbullimin e trombociteve, ashtu si aspirina, por duket se luan rol kryesor në sëmundjet tumorale. Arsyeja është shpjeguar menjëherë: në këtë pije ndodhet azoxinetano, një molekulë e cila shkakton tumoret e rënda.

Me verën kundër mplakjes Kështu po studiohet si një parandalues, edhe pse për momentin nuk mund të themi nëse do të bëhet përfundimisht një ilaç ose jo. “Jemi duke folur për verë të kuqe, një produkt i

cili përmban alkool: kështu që duhet të merret me doza të caktuara (mos ta kaloni asnjëherë pirjen e më tepër se gjysmë litri në ditë). Sidomos te të rinjtë duhet të kontrollohet konsumi i saj”, nënvizojnë mjekët. Për sa i përket fuqisë terapeutike të pijes, substancës së cilës i referohet profesor Garatinni, vlen të përmendim studimin e një ekipi kërkuesish të Bethesda, që është prezantuar në “International Journal of Cancer”: “Konsumi normal i verës së kuqe prezanton një faktor mbrojtës për sa i përket karcinomës në prostat”. Një studim i koordinuar nga profesor Stefano Centanni dhe i realizuar nga profesor Pierachille Santus, pedagogë të pneumonologjisë në Universitetin e Milanos, konstaton:”Dimë që në verën e kuqe kanë qenë të pranishme substanca antioksiduese (kundër helmeve), kështu që jemi duke vërtetuar efektin e saj në rastin e bronkopneumonisë kronike, që zakonisht prek mushkëritë e personave duhanpirës. Pirja e duhanit është armiku kryesor i sëmundjeve të mushkërisë. Kemi vënë re se vera ka efekt antioksidues”, tregon profesor Centanni. “Ndërkohë që e kemi eksperimentuar këtë gjë dhe rezultatet kanë qenë shumë befasuese. Në bazë të eksperimenteve klinike është pakësuar me 50 për qind zhvillimi i sëmundjeve pneumonare, të shkaktuara nga pirja e duhanit. Të dhënat eksperimentale klinike janë prezantuar në revistën më prestigjioze amerikane ndërkombëtare “American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine”, e cila i ka prezantuar menjëherë në komunitetin shkencor ndërkombëtar. (Shqip) 123


Bota e jonë yjeve

S

Sharon Stone thyen rekorde

e Sharon Stone është e bukur dhe e mençur, kjo është absolutisht e pakundërshtueshme. Për aktrimin e saj mund të thoni çfarë të doni, mund të jeni keqdashës e të shtoni se është aktore shumë më e mirë kur lakuriqohet në skenë. Mund të thoni, po ashtu, se bukuria e sa në moshën 47- vjeçare është sa rezultat i shkathtësisë së kirurgëve dhe kozmestistëve, waq edhe i kombinimeve fatlume gjenetike. Por, kjo biondinë e ka koeficientin e inteligjencës 145, të cilin disa herë edhe e ka dëshmuar. Vetëm le të kujtohet se në vitin 1995, kur xhirohej filmi në regji të Sam Raimit, Të shpejtë dhe të vdekur, Sharon ka ngulur këmbë që honorari i saj të zvogëlohet që të mund të sigurohen para për dy aktorë të tjerë, për të cilët konsiderohej se duhej të luanin në film e të cilët aso kohe ishin pak të njohur me emrin e tyre - Russell Crowe dhe Leonardo Di Caprio. Me filmat herë i vete puna mbarë e herë mbrapshtë – ka luajtur edhe në filma famozë si Catwomen (Gruaja mace), por Sharon në mënyrë të shkëlqyeshme mbledh para për qëllime bamirësie. Para më shumë se një viti, Sharon Stone në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos, me shembullin e saj, duke nxjerrë 10.000 dollarë nga xhepi i saj, i ka nxitur të pranishmit e shumtë të obligohen me kontribute bamirësie në një lartësi më të madhe se sa një milion dollarë për luftën kundër malaries në Afrikë. Ajo thotë:” Më ka prekur kryetari i Tanza-

nisë, Mkapa dhe nevoja e tij e madhe – ja, unë do të ofroja 10.000 dollarë për blerje të rrjetave kundër insekteve që shkaktojnë malarien. A do të më bashkëngjitet edhe dikush, të ngrihet dhe t’i ndihmojmë? Kryetarit Mkapi i duhet ndihmë, njerëzit sot vdesin në vendin e tij dhe unë nuk mundem këtë ta kaloj ashtu lehtë.” Dhe, atë mbrëmje janë mbledhur një milion dollarë. Pra, çdo lëvdatë kësaj gruaje. Megjithëse ka një bebe të vogël, (të përshtatur), Sharon shkon në Canna (Kan) dhe thyen rekordin në mbledhjen e donacioneve në luftën kundër AIDS-it dhe mbledh tre milionë dollarë për një mbrëmje. Në këtë Festival ka

pasur filma në të cilat Sharon aktron (filmi i Jim Jamuscha Lulet e thyera, me Bill Murray), por biondja e ftohtë e filmit nuk kishte shkuar vetëm për këtë në Cannes. Krahas marrjes së nderimeve nga qeveria franceze, qëllimi i saj kryesor ka qenë që, bashkë me Lisa Minellin, të udhëheqë fushatën humanitare në shërbim të Fondacionit Amerikan për Hulumtime të AIDS-it dhe ia ka dalë fare mirë kësaj pune. Sharon, në një mënyrë të thjeshtë, ka shpjeguar se përse është ashtu e pasionuar lidhur me qëllimet e saj të bamirësisë:” Nuk mund të shoh se si çdo minutë një fëmijë vdes nga AIDSi e të mos bëj diçka lidhur me këtë çështje”, kurse lidhur me një pjesë të njerëzve të pasur, të cilët i kishte frymëzuar për donacione, të cilat nuk i kishin kryer në tërësi zotimet e veta, ajo thotë:” Filozofia ime është se paraja flet, kurse paratë në dorë shkëlqejnë. Shumë nga këta liderë dhe njerëz të biznesit, të jemi të qartë, janë pak a shumë të ngurtë”.

Si e lufton moshën ylli i madh i filmit, Clint Eastwood

Unë vetëm bëj punën time Edhe në moshën 76-vjeçare, Clint Eastwoodi nuk pushon së punuari dhe, krahas dy shpërblimeve të Oskarit, ai rrëmben edhe shpërblime të tjera filmike dhe, madje, xhiron dy filma në të njëjtën kohë.

N

ë një rrëfim të sinqertë për vetveten e për punën e tij që ai bën kohët e fundit, aktori i madh, i cili i qëndron moshës për mrekulli, thotë: “Ndonjëherë mendoj se do të duhej të merrja pak kohë për 124

pushim, por kësaj ia dal vetëm herë pas here. E kam xhiruar Lumin mistik dhe kam dashur të ndaj kohë për pushim pas këtij projekti, por pastaj e kam lexuar Vajzën prej një milion dollarësh dhe kam menduar se duhet t’i përvishem punës. Këtë libër (Flamujt e etërve tanë) jam përpjekur edhe më herët ta blej dhe jam takuar me Steven Spielbergun, i cili më ka thënë: E përse nuk do të vije ti tek ne dhe ta bëje regjinë e këtij filmi?” Unë i jam përgjigjur se libri më pëlqen jashtëzakonisht shumë, i kemi dhënë dorën njëritjetrit dhe i kam thënë: Po, do ta bëj këtë. Ai nuk ka pasur skenar, me të 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota e yjeve Bota jonë cilin ishte i kënaqur, dhe kemi filluar nga zeroja.” Lidhur me shtytjet e tij për t’iu përveshur punës në këtë film, Eastwoodi thotë:” Sepse kurrë më parë nuk është rrëfyer historia mbi Iwo Jimi, edhe pse ky ka qenë korpusi më i madh në historinë e korpuseve të marinës. Ajo që më ka intriguar ka qenë vetë libri dhe fakti që, në të vërtetë, nuk ka qenë rrëfim lufte. Nuk kam dashur të punoj një film të zakonshëm lufte, por kjo më ka pëlqyer sepse ka qenë studim i këtyre njerëzve”. Ndërkaq, kur është pyetur nëse mund të tërhiqen paralele të situatave të filmit me situatën tonë të sotme, ylli i madh i filmit përgjigjet:” Sa ka të bëjë me këtë – pandeh se çdo luftë është luftë, kurdo që ajo e zwë njeriun brenda saj. Nëse je në linjën e parë, atëherë njeriu ballafaqohet me probleme të ndryshme, të cilat,

fatkeqësisht, vështirë se i kuptojmë ne të cilët nuk jemi në situatë lufte. Vendi ynë ka qenë shumë më i bashkuar sesa është sot – me përjashtim të luftës së Irakut” Filmi i dytë Letër nga Iwo Jime ka lindur ngaqë Clint Eastwoodi është interesuar për gjeneral-kolonelin Kurbayashija, komandant i mbrojtjes japoneze. “E kam pyetur veten se çfarë personi ka qenë ai, sepse e ka mbrojtur ishullin në një mënyrë shumë dinake, duke e bërë këtë ndryshe nga shumica e mbrojtjes japoneze të asaj kohe. E kam kërkuar nga Japonia librin mbi gjeneralin Kurbayashiu dhe e kam marrë librin e letrave të tij dërguar gruas, vajzës dhe djalit të tij.” Edhe Eastwodi ka familje të madhe dhe, kur është pyetur nëse do të dëshironte në film të paraqiste jetën e tij e të familjes

së tij, ai është përgjigjur:” Jo. Jo. Nuk do të thosha se jeta ime është edhe aq interesante dhe kjo është arsyeja se përse jam bërë aktor. Ia dal disi. Mendoj se duke u pjekur – që do të thotë se jam mplakur – u kam hyrë anëve të ndryshme të historive të ndryshme. Ia kam filluar me filma me shumë aksion dhe ngjashëm, por tash kam ardhur te ajo shkallë në jetë kur kryesisht tërhiqem në anën tjetër të kamerës. Konsideroj se vetëm bëj punën time. Kam qenë mjaft fatlum të punoj në profesionin me të cilin jam kënaqur dhe me të cilin ende kënaqem. Është fare e qartë se ende e bëj këtë dhe nuk kam kurrfarë planesh për pensionim. E edhe nëse kam, me gjasë ende nuk i di qartë e sigurt dhe ndoshta vetëm pres që dikush tjetër të më shpjerë në pension.”

Shakira beson thellë në disiplinën dhe përsosmërinë Nuk mund t’i angazhoj njerëzit e tjerë të shkruajnë këngë për mua. Më duhet t’i shkruajë vet ato. Është fjala për këngëtaren, e cila ka shkruar dhe kënduar këngët e veta që nga mosha 3 vjeçare. Është fjala për këngëtaren e cila beson thellë në disiplinën dhe përsosmërinë.

S

hpresohet se edhe konstatimet e mësipërme janë të mjaftueshme për të përshkruar talentin e artistes. Është fjala për këngëtaren dhe autoren e teksteve të hiteve të mëdha si Kurdoqoftë, kurdoqoftë (Whenever, Whenever) dhe Nën rrobat tuaja (Underneath your clothes). Po ju kujtua Shakira, atëherë sigurisht se ia keni qëlluar. Shakira ka një numër albumesh, që, fal cilësive të saj, janë bërë të famshme anë e kënd botës. Po u pyetëm për të kujtuar ndonjërin prej tyre, do të sillnim ndër mend Shërbimin e pastrimit të rrobave (Laundry Service), I papenguar MTV (Unpluged MTV) dhe Pies Descalzos. Pies Descalzos ka qenë albumi i tretë i karrierës së saj prej artisteje dhe ka qenë ai i cili i ka dhënë namin Shakirës si yll ndërkombëtar. Pos që është këngëtare e madhe, Shakira ka ndërtuar, si një dhuratë Zoti, një figurë magjepsëse. Të dyja këto dhunti, bashkë me prirjen e saj për aktrim, e kanë përgatitur skenën, të përsosur për Shakirën, për të zbarkuar në te. Ajo shfaqet me një rol të sajin në operën argëtuese kolumbi-

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

ane El Oasis. Shou i kësaj opere qëndroi në skenë katër vite me radhë, por Shakira e kuptoi se zemra e saj mbetet vetëm e vetëm me këngën. Dhe, edhe njëherë, ajo hidhet në skenën muzikore dhe shkëlqen atje me disa nga hitet e saj më të mira, si Shërbimin e pastrimit të rrobave (Laundry Service), I papenguar MTV dhe Pies Descalzos dhe Më ngrit më lartë (Take me Higher). E lindur më 1977, Shakira është fëmija më i vogël i çiftit bashkëshortor William Mebarak dhe Nidia Ripoll. Për vet Shakirën, prindërit e saj kanë qenë burimi më i madh i forcës në jetën e saj. Ata kanë qenë përkrahës e të përkushtuar ndaj vendime të bijës së tyre për t’u bërë këngëtare. Me një zë që ka një ndikim të fuqishëm në zemrat e dëgjuesve të saj, Shakira tashmë ka regjistruar në karrierën e saj një numër shpërblimesh pres-

tigjioze, prej të cilave do përmendur: Shpërblimin Video Music të MTV-së për kategori të ndryshme, përfshirë edhe Artistin e vitit, Videon e vitit, Femrën artiste të vitit, Pop artisti i vitit dhe Artisti më i mirë i Veriut. Pasi u fol paksa për Shakirën si profesioniste, le të hidhet pak dritë edhe në personin e saj. Një tipar, që është i përbashkët për të dyja anët e portretit të Shakirës, të atij profesional dhe privat, është fakti se ajo beson thellë në disiplinën dhe përsosmërinë. Ajo dëshiron të punojë në binarët e vërtetë të disiplinës, qoftë në skenë, qoftë jashtë saj. Një gjë tjetër, që meriton vëmendjen, është se çkado që bënë Shakira, ajo e shpie ate sa të jetë e mundur më afër pikës së përsosmërisë. Dhe, që ta arrijë këtë, ajo dhuron maksimumin e energjisë e të zellit të saj. Kurse sa ka të bëjë me jetën dashurore të Shakirës, mund të thuhet se ajo është e fejuar me Antonio de la Rua, me të birin e ish kryetarit të Argjentinës.

125


Bota jonë

Moda

M

oda, si veshje dhe si paraqitje, si stolisje dhe si funksion, dihet se zhvillohet në varësi nga kushtet dhe kultura e bartësve të saj. Në këtë kuptim, nga statusi social e material, nga shija kulturore e artistike si dhe tradita e caktuar. Siç mund të shihet edhe nga pamjet

126

që ofrohen, moda, megjithë karakteristikat e mësipërme, ka edhe disa tipare të përbashkëta që funksionojnë në mosha, kultura, në kontinente e raca të ndryshme. Edhe për këto tipare është karakteristikë funksionaliteti, shija e përzgjedhur, paraqitja tërheqëse, sharmante dhe eleganca.

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


BotaSport jonë Sportistët shqiptarë të sporteve më pak të njohura te ne

Shqiptarët në golf, kalërim, kriket, bejsboll... Ata njihen pak në vendlindjen e vet, por në shtetet ku jetojnë të gjithë e dinë se janë kampionë të mëdhenj dhe kanë origjinë shqiptare Driton Latifi

B

ota e sportit gjithmonë ka qenë më e gjerë se sportet më popullore që janë tek ne, ta zëmë si futbolli apo dhe basketbolli. Megjithatë shqiptarët nuk mbesin mbrapa më prezencën e tyre në këto sporte më pak të njohura te ne, por mjaft të popullarizuara në pjesë të ndryshme të botës. Në fillim të shekullit të kaluar deri sa Shqipëria gëzonte një nivel të caktuar dhe i afrohej aristokracisë perëndimore. Atëherë edhe ka njohur e kultivuar sportet aristokrate që kanë qenë shumë prezentë në Shqipëri dhe madje ka dhënë edhe kampionë Evrope në ndonjërin nga ato sporte. Sali Nallbani, në vitet 30-të të shekullit të kaluar, merrte pjesë rregullisht në turnetë evropiane, madje ai ka qenë edhe kampion i një turneu shumë prestigjioz, atëbotë të mbretit të Suedisë. Në vitin 1935 ai ngriti flamurin shqiptar shumë shpesh në arenat ndërkombëtare, me sukseset e tij, duke fituar 26 kupa të tenisit. Nallbani kishte mësuar tenisin, si edhe të tjerë shqiptarë, gjatë studimeve që i kishte kryer në Francë dhe në Itali. Në vitin 1955 tenisi u cilësua prej propagandës komuniste shqiptare si “sport borgjez” dhe si i tillë u ndalua, ndonëse ka pasur pushtetarë të asaj kohe që janë marrë me atë sport. Në tri dekadat e fundit të shekullit të kaluar po ashtu në saje të emigrimeve të detyrueshme që kanë bërë shqiptarë, janë hapur perspektiva të reja për fëmijët, që nëpërmjet sporteve të kyçen e të dëshmohen në sporte të ndryshme. Shqiptarët mund të krenohen që kanë pasur një kampion tenisi, kampion golfi, kampion të ragbit, të kalërimit dhe madje të hokejit si dhe të sportit pak të njohur ndër ne: curling. Shqiptarët në atë periudhë janë shquar edhe në shpatim, dhe në lojën e kriketit (cricket).

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

Golf

Bardha, ndër profesionistët e botës

A

gim Bardha ndonëse kishte filluar vonë me sportin e golfit (29vjeçar), ai ka qenë përfaqësuesi i vetëm me shtetësi shqiptare në turnetë profesioniste të sportit më të pasur në botë. Bardha mbahet mend se më 1988 në turneun më të njohur amerikan, American Senior Tour, ka garuar në raundin final me kampionin e madh të botës, Arnold Palmer. Në turnetë evropiane ai ka arritur deri në vendin e 12-të në ranglistë. Bardha ndërpreu karrierën profesioniste për shkak të problemeve me shëndet, ndonëse vazhdoi të garojë ne turnetë e veteranëve dhe atë me plot sukses. Bardha me pasaportën shqiptare dëshmoi edhe në njërin ndër sportet kryesore, ku shumë shtete nuk kanë përfaqësues të tyre, shqiptarët janë aty dhe jo vetëm sa për të qenë. 127


Sport Bota jonë

Bejsboll

Curling

Çoma, bejsbollisti nga Evropa

Kalërimi

Kolgjini, kampioni më origjinal shqiptar

L

utfi Kolgjini, është shkruar pak për te në mediat shqiptare, por shkaba dy krenare mbetet emblema e kompanisë së tij për stërvitjen e kuajve. Mediat suedeze dhe ato të sportit aristokrat të kalërimit gati se në gjithë botën kanë shkruar për të arriturat e tij. Kolgjini ka qenë disa herë kampion dhe fitues i shumë garave ndërkombëtare të kalërimit. Puna që ai bën me stërvitjen e kuajve është vazhdimi i suksesit dhe ndër ta ka promovuar shumë kampionë dhe fitues të garave të ndryshme ndërkombëtare. Kolgjini ka angazhuar në punën e tij të pas karrierës për të perfeksionuar

racën e kampionëve të kalërimit edhe shqiptarë. Helmeta e tij nëpër gara përherë ka shkëlqyer me shqiponjën e flamurit kombëtar. 128

Korabi, medalja olimpike

N

ë SHBA ka mjaft fëmijë shqiptarë që pëlqejnë dhe merren me sportin e bejsbollit, por edhe në Evropë ky sport është duke u zhvilluar. Në Ligën e parë të Zvicrës, Nationaliga A, në radhët e ekipit Barracudas të Zurichut paraqitet me mjaft sukses edhe Nderim Çoma 27vjeçar nga Dibra e Maqedonisë. Çoma deri më tani ka fituar disa tituj nderi, si kampion i Zvicrës më 1997, bejsbollisti më i mirë i Zvicrës më 2002, fitues i Kupës së Zvicrës më 2003 etj. Ai konsiderohet ndër bejsbollistët më të mirë edhe në Evropë.

J

amie Korabi, curling pjesëmarrës në Olimpiadën e fundit në Torino, me Kanadanë

është fitues i medaljes olimpike nga Lojërat Olimpike Dimërore të Torinos që u mbajtën këtë vit në Itali. I lindur në Kanada 28 vjet më parë, Korabi ka filluar të merret që në fëmijëri me sportin e ri mbi akull, që dallohet për angazhimi i me fshesë dhe vendosjen e rrethit të plastikës sa më afër cakut rrethues. 62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Përveç Domit, edhe Bujar Amidovski

Kërcime me ski

Gashi, shqiponja me ski

B

esnik Gashi është 21- vjeçar. Ka lindur në Kosovë dhe ka jetuar në Hajvali, para se familja e tij të emigronte në Suedi në fillim të viteve të 90-ta. Gashi bën pjesë në ekipin përfaqësues suedez të kërcimeve me ski, një sport tjetër i pashijuar nga

T

ie (Tahir) Domi, mjaft i njohur në saje të mediave edhe ndër shqiptarët, këtë vit i dha fundin karrierës së tij 17- vjeçare në ligën më profesionale NHL. Përveç rrahjeve të tij që sillnin kënaqësi

Hokej

BotaSport jonë

për miliona shikues matanë Atlantikut, Domi ka në karrierën e tij edhe një unazë kampioni të NHL-së, kur në vitin 1991 doli fitimtar me ekipin ë mirënjohur New York Rangers. Domi, me prejardhje nga Gjakova, po ashtu ka luajtur më shumë se 1 000 ndeshje në NHL, që paraqet një rekord tjetër në vete. Përveç Domit, në të njëjtën kohë është paraqitur edhe një tjetër hokeist shqiptar, jo i njohur për nga golat dhe dhuna në fushë, por në detyrën e portierit. Bujar Amidovski (Hamidi), po ashtu i lindur në Kanada, luan prej vitesh në ligën profesionale AHL (një nivel më poshtë se NHL). “Boo” si e ka nofkën ai, ka qenë mjaft i popullarizuar për mbrojtjet e tij. Ai ka luajtur për disa ekipe për t’i dhënë karrierës fundin më 2004.

E

shqiptarët, por shumë popullor gjatë stinës së dimrit. Ai është anëtar i ekipit Holmes IF në Suedi dhe jeton në qytezën Falun në Suedi. Sipas rezultateve sukseset e Gashit mund të priten në vitet e ardhshme, pasi ai vetëm këtë vit është duke debutuar në skenën e Kupës botërore, pas disa sukseseve në kupën juniore të Evropës dhe botës. Suksesi i tij më i madh është vendi i tretë në Suedi.

ALBANICA

EKSKLUZIVE

62/2006

dhe në sportin e rrallë të Cricketit që më shumë luhet në trekëndëshin Angli, Indi dhe Pakistan, janë prezentë shqiptarët. Bujar Islami është anëtarë i klubit modest të Danbury Cricket Club, i cili vepron në Danbury të Anglisë në vitet e fundit. Ai sipas zyrtarëve të këtij klubi ka mësuar teknikat e lojës për një kohë shumë të shkurtër dhe ekipi i përbërë kryesisht nga pakistanezë mendon që për një kohë të shkurtër ta angazhojë edhe në ndeshjet kampionale të këtij sporti mjaft popullor në Angli.

Cricket

Shqiptarët edhe në cricket

129


Faqja e lehtë Bota jonë

Arif Demolli NE QË RRONIM ME UJQ... Rronim me dhelpra, derra të egjër, ujq... Duhej bërë gjahtarë, barinj, bujq... Një ditë zbritëm me turr nga atje lart Të merreshim me shkencë, kulturë, art... Ama dhelprat dhe ujqit mbeten me ne, Në shpirt na u fut fare pak gjë e re Ndaj në jetë kemi kulturë kaq pak Ndaj na pëlqen të spërkatemi me gjak. Po, ne zbritëm poshtë dhe çdo gjë e pat: Qytetin më të madh e kthyem në fshat! Tash sa vështirë do ta kenë medet, Një fshat kaq t’madh ta bëjmë prapë qytet !

130

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë

Fusha e Pejës p.n. 30000 Pejë – Kosovë 62/2006 EKSKLUZIVE info@devollicompany.com

ALBANICA

131


Bota jonë

132

62/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.