Albanica 60

Page 1

Bota jonĂŤ

60/2006

1


2

60/2006


Editoriali

Bota jonë

(Mos)mirënjohja Skënder BLAKAJ ë ditët kur po i zgjedhnim materialet për revistë dhe kur po kërkonim një formë të përshtatshme që ta shënojmë 60 vjetorin e lindjes se ish-presidentit amerikan Bill Klinton, te një gazetë doli qortimi publik ndaj titullarëve të Kosovës, nga të cilët asnjëri s’ u kujtua t’i dërgonte një urim z. Bill Klinton, urim fare të nënkuptueshëm dhe të domosdoshëm në rastin si tonin. Fundja, kjo do të ishte mirësjellje elementare për të mirën që i ka bërë Amerika këtij vendi të katandisur, dhe personalisht ish kryetari Bill Klinton, në emër të saj. Fati i Kosovës varet edhe nga sjellja e kreut tanë ndaj miqve. Për këto është dashur të mësojnë diçka nga Presidenti Rugova, sëpaku ata që janë mërdhirë aq shpesh te varri i tij. Plangprishtas po i shpenzojmë edhe miqtë tanë të këtyre viteve,edhe ata që na vijnë nëpërmjet të madhshtive tona, si Skënderbeu, Nëna Tereze a Ismail Kadare. Pa nënçmuar rezistencën tonë, le ta kujtojmë se po të mos ishte NATO-ja, me Olbrajt, Klark e britanikun Bler, veçmas Amerika e kryetari i saj Bill Klinton, Kosova do të shprishej etnikisht dhe sigurisht, diku udhëve të botës, do ta vajtonim atë sikur Toplicën, si Çamërinë e si copat tjera të humbura të atdheut. Rreziku prapë ështe te dera edhe shkaku i sjelljeve të këtilla. Kosova duhet të jetë hall edhe i Tiranës, po edhe i Shkupit, i Preshevës, Ulqinit, po edhe anasjelltas. Pos një shoqate që organizoi një program modest në qendër të Prishtinës, tjetër nuk pati. Le të themi që njerëzit që i lidhin kombet në miqësi, bëhen pasuri e rrallë e atyre kombeve. Cilët janë ata që guxojnë ta shpenzojnë me papërgjegjësi pasurinë e tillë të kombit. Shfajësimet e vona kurrë nuk kanë alibi. “Negociatorët” tanë mund ta kishin kraheqafe këtë dëshmi tronditëse - “Secili prej nesh e kishte nga një kriminel para vetes, të cilët na i mbanin tytat e pushkëve në fyt. E pamë mandej edhe skenën tjetër të trishtueshme, kur e morën Fetijen lakuriq nga arat dhe kur e çuan në ahër. Milku e mbante për njërin krah dhe duke u zgërdhirë e ngacmonte nëpër pjesë të ndjeshme të trupit, herë me duar e herë me majë të thikës. Katër kriminelë, bashkë edhe me Milkun e kanë dhunuar Fetijen në ahër. Secili kriminel që e kryente dhunimin, dilte duke u veshur përjashtë, që ta shihnim ne të tjerat për t’u bindur për tragjedinë që po na priste. Ata që na i mbanin tytat në fyt krekoseshin, duke lëshuar jargë të pista, se tash e kishim radhën ne të tjerat gra për ekstaza të njëjta shfrenuese me ekzekutime kriminale. Ne ishim bërë dru për tragjikën që na priste, se kukama e Fetijes në ahër na i ngriste flokët përpjetë dhe na krijonte trishtim me dhembje, që nuk mund ta tejkalonim kurrqysh. Fetijes ia kishin prerë gjinjtë vertikalisht në katër pjesë dhe ia kishin lënë të varura, që edhe pas dy-tri orësh të krimit mbi të, ende i kullonin gjak si gurrë. Një pjesë e madhe e ahurit ishte qullur prej gjakut të saj. Kriminelët, me epshe të sëmura fashizoide, Fetijen e prenin me thika për së gjalli, se ne e dëgjuam në vazhdimësi britmën e saj rrënqethëse deri në çjerrje të tërësishme të zërit. E dhunonin dhe e masakronin njëkohësisht, se secili kriminel që dilte nga ahuri, krejt i lyer në gjak dilte. Pas nja gjysmë ore të veprimit më të pakrahasueshëm kriminal që bëhej në atë ahur të mallkuar, u dëgjuan dy krisma dhe atëherë ne e morëm me mend se e vranë Fetijen.” (Bota sot,4 mars 2004.) Serbët as nuk u ndëshkuan,as nuk i pranojnë krimet. E fyejnë edhe Ahtisarin pse ua përkujton këtë fakt. Dhe serbët prapë po vringllojnë me armë. Por, a ju duket se i obligon ndopak ‘negociatorët’ prishtinas fati i tillë i bijave dhe i motrave tona a i atyre që s’u dihen as varret.!? Sipas gazetave, delegacioni kosovar, për takimin e parë serioz, i kishte bërë përgatitjet intensive në një lokal të Vjenës. Mezi i kanë nxjerrë për krahësh, të këputur fare, në orën tre pas mesnate, që të pushojnë pakëz për takimin e orës dhjetë. Katër delegacione shqiptarësh ishin në Paris më 1919. S’ pajtoheshin shumë mes veti, por ishte thuaja gjithë truri i kombit aty. Kërkesa ishte të respektohet parimi i kombësisë për kufijtë dhe të ktheheshin territoret e këputura në Berlin, më 1878 dhe në Londër më 1913. Bota atëherë ishte kundër nesh. Shqipëria kundërshtohej si një Turqi e vogël në Evropë. Më 1999 bota luftoi për ne. Para kësaj, më 1918, kur Presidenti V.Uilson i thotë Nolit se “atje kam një zë dhe atë do ta përdor edhe për të drejtat e shqiptarëve” dhe kur Noli ia kthen me gëzim - “Ai zë është i mjaft për shqiptarët”, Uilson ia dredh me takt - “Jo, mos ua thuaj pikërisht ashtu shqiptarëve, se atëherë do ta lënë punën e tyre në gjumë”! Po president Uilson, nesër kur të na prishet gjumi, si ushtarët e Samuilit, varg, nga 99 të verbruar mbas një symbylluri, do ta kërkojmë atdheun dhe miqtë e tij të humbur. Mirënjohjet e falenderimet nuk janë kurrë tepër. Kushtojnë pak e sjellin shumë. Por, siç thotë anglezi i hershëm, Samuel Xhonson - “Mirënjohja është fryt i kultivimit të madh; atë nuk do ta gjeni në mesin e të pakulturuarve”! Prishtinë, 30 gusht 2006

N

60/2006

Mujore për dije e kulturë Viti IV/ nr.60 shtator/September 2006 • Botues

MEDIA COMPANY

member of

mabetex group

• Drejtor i përgjithshëm Selim Pacolli • Kryeredaktor Skënder Blakaj skenderblakaj@yahoo.com • Redaktorë Ibrahim Berisha ibprbe@hotmail.com Evliana Berani Ela Baçi (Tiranë) Besim Rexhaj • Fotografia Ruzhdi Pacolli • Disenji / realizimi kompjuterik Trim A. Ibrahimi • Adresa dhe komunikimi atv media company EKSKLUZIVE 10 000 Prishtinë Rr. UÇK nr 58 tel: +381 38 243 021 fax: +381 38 243 009 • Tiranë: Adresa dhe komunikimi Rr. Donika Kastrioti nr. 4 ela_baci@yahoo.it • Shtyp: “Dukagjini”, Pejë

3


Bota jonë Përmbajtja

ALBANICA

EKSKLUZIVE

Revistë mujore për dije e kulturë • nr 60 • Shtator/September 2006

13 Intervistë: Daniel Serwer

Për t’u shmangur destabilizimi mjafton t’i rezistohet ndarjes etnike

15

Beogradi nuk do të dëshirojë që të negociojë për anëtarësimin e Kosovës në BE, prandaj është e qartë se në kohën kur Kosova të jetë e gatshme të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ajo do të jetë shtet sovran

Altin Ahmeti

Procesi që i shtriu përtokë investitorët vendës Me përjashtim të faktit që prona shoqërore-shtetërore po eliminohet, privatizimi deri më tani i ka sjellë pak të mira Kosovës. Trendet negative të ekonomisë u rritën me fillimin e këtij procesi, si bllokimi i parave në fondin e privatizimit, rreth 300 milionë euro të biznesit vendas, moshapja e vendeve të reja të punës dhe humbja e atyre ekzistuese, etj., që ka për pasojë rënien e qarkullimit dhe të krejt ekonomisë

Ibrahim Berisha

Modeli nepotik i qeverisjes

20

Negociata bëhen, negociata s’bëhen

Dromca ..................................................................................6-9

Agim Çeku: Forca Mbrojtëse e Kosovës, detyrat dhe roli i saj ....10

Euro dhe denari i Maqedonisë: Euro racionalizon qarkullimin pagesor ....................................................................................39 Do të ishte pragmatike që të vazhdohet me euro-n si valutë zyrtare .......................................................................40-41 Ujë dhe etje me tepricë ........................................................42-44

Daniel Serwer: Për t’u shmangur destabilizimi mjafton

Bota

Bota jonë Bill Clinton: Ne do të qëndrojmë me ju!....................................8-9

t’i rezistohet ndarjes etnike ...................................................11-12 Jozefina Topalli: Midis politikës dhe familjes, unë zgjedh familjen ............................................................13-17 Negociata bëhen, negociata s’bëhen ....................................18-21 Ibrahim Berisha: Modeli nepotik i qeverisjes........................22-23 Reportazh: Medvegja: Jeta në një kohë të keqe ...................24-26 Haxhi Shabani: Malësia midis ruajtjes së identitetit dhe integrimit.......................................................................28-29 Nebi Mërseli: Marrëveshje e konfliktit të abortuar ................30-32 Altin Ahmeti: Procesi që i shtriu përtokë investitorët vendës .33-34 Ela Baçi: Rifillon procesi i privatizimit “të balenave” .............35-36 Fisnik Pasholli: Dyfishim i papunësisë dhe i varfërisë ...............37 Artan Santo: Dilema - leku, euro apo dollari ? ......................38-39

4

22

Meridiane ...........................................................................46-47 Demokracia në botën e fragmentuar .....................................48-50 Evliana Berani: Ngushtohen mundësitë për emigrantë .........51-53 Richard Gowan: Forcat e qëlluara për Kosovën: Leksionet evropiane ............................................................54-56 Behar Zogiani: Libani: Fundi i luftës apo i betejës! ...............57-59 Plutoni - planet xhuxh ..........................................................60-61 Admir Duraj: Kur Doha dështon: Lamtumirë globalizim? ......62-63 Maya: Ne nuk jemi mite të së kaluarës, as gërmadha të xhunglës .....................................................64-65

Monumenta Albanica Luan Përzhita: Skerdilaidi - sundimtar dhe gjeneral i ilirëve ..68-71

60/2006


Bota jonë Përmbajtja

64

Ne nuk jemi mite të së kaluarës, as gërmadha të xhunglës

Jemi njerëz që e kërkojmë respektin e duhur dhe nuk duam të trajtohemi si viktima të intolerancës dhe racizmit, kishte deklaruar më 1992 nobelistja Rigoberta Menchu, atëbotë refugjate mayane, e ikur nga Guatemala

72

99

126

Vitrina e librit

Një fjalor fort i veçantë

Bota e yjeve

Çka fshihet pas bukurisë dhe sharmit të aktoreve të Hollywood-it?

128 Princi i Jonit

Të pathënat e Erjon Bogdanit

Dhjetë aktoret më të “djallëzuara” të Hollywood-it në role të veçanta djallëzore

Edi Shukriu: Ulpiana – ky qytet antik madhështor .................72-74 Mustafa Ferizi: Mozaiket me motive ilire ..............................76-77 Moikom Zeqo: Një monument i dyfishtë ..............................78-80 Oliver Schmit: Shqipëria veneciane – një episod në historinë e bregdetit lindor të Adriatikut .................................82-86 Kazuhiko Yamamoto: Struktura etike e kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore ..................................................87-89 Shyqri Nimani: Viset shqiptare në veprën e admiralit turk Piri Reis në v. 1521-25..................................................90-93 Një letër e pal ëngjëllit drejtuar Skënderbeut më 1463 ...........94-96 Eqrem M.Zenelaj: Gjergj Bashta i shekullit XVI-të, gjeneral i famshëm shqiptar i Habsburgëve të Vjenës.........98-101 Besim Rexhaj: Një bazë qendrore kombëtare softverike e të dhënave – domosdoshmëri e kohës .........................102-103

Kulturë Panorama .......................................................................104-105 Vitrina e librit ..........................................................................106 Seminari i 25-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ............................................................107

60/2006

Ulpiana – ky qytet antik madhështor

Agim Hushi - emblemë e artit shqiptar në botë.................108-111 Qemal Murati: Norma në toponimi dhe probleme të standardizimit ......................................................................... 112-113 Një Skendërbe për Shkupin .....................................................114 Rikthehet poeti i valëve të liqenit ..............................................115 Promovohen vlerat filmike shqiptare .................................116-117 Një festival që i duhej Kosovës ................................................118 Karakteristikat e udhëheqësve të përqendruar në parimet ..119-122

Familja Shkurorëzimet dhe pasojat mbi fëmijët ....................................123

Psikologji Misteri i mbamendjes..............................................................124 Moda......................................................................................125 Bota e yjeve ....................................................................125-126

Sport Erjon Bogdani: Princi i Jonit ...................................................128 Fshehtësitë e matjes së rekordeve ...........................................129 Faqja e lehtë ..........................................................................130

5


Bota jonë Dromca

Rycker pason Petersenin Joachim Ruecker u emërua shef i ri i UNMIK-ut. Diplomati gjerman ishte shef i Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut në Kosovë dhe është vlerësuar për shtytjen që i dha procesit të privatizimit. Unë pres që të jem PSSP-ja i fundit në Kosovë, është me rëndësi të theksohet se UNMIKu do të ketë kompetenca kyçe derisa rezoluta e KS 12 44 të shfuqizohet, ishte prononcimi i tij i parë për media pas marrjes së postit. Rycker zëvendësoi danezin Petersen, i cili u largua nga posti i kryeadministratorit në qershor.

Mitrovica sërish me “roja” Pas shpërthimit të një granate në Veri të Mitrovicës, më ç’rast u plagosën 9 veta, Ura e Ibrit sërish bëhet mur i pakalueshëm për mitrovicasit. Një incident që mbetet për t’u sqaruar, rithekson gjendjen alarmante në kësaj pjese të Kosovës, në të cilën praktikisht, mbas vitit 1999, nuk kanë funksionuar asnjëherë institucionet qendrore të Kosovës. Me veriun e Mitrovicës qeverisin eksponentë të Beogradit, madje disa herë janë ngritur akuza të verifikueshme se në këtë pjesë në mënyrë të lirë kanë vepruar edhe grupet paramiltiare

serbe që kanë detyruar zhvendosjen thuajse të plotë të shqiptarëve nga shtëpitë dhe banesat e veta. Mitrovica edhe këtë herë dëshmon dështimin e politikës që ndoqën ndërkombëtarët dhe vendorët ndaj kësaj pjese të Kosovës nga ndërkombëtarët dhe nga vendorët, sa do që mburrjet nuk kanë munguar deri para disa ditëve për mbajtjen e “gjendjes nën kontroll të plotë”. Në veri të Mitrovicës gjendet edhe një pjesë e potencialit të madh të “Trepçës”, e cila po pëmendet rrallë e më rrallë.

Studentët e Luginës së Preshevës studiojnë edhe në Shqipëri

Nëse vërtet Ryker do të jetë kryeadministratori i fundit në Kosovës, do të varet nga mbyllja e procesit të misionit të OKB, pas 7 vjet qëndrimi. Një pjesë e Misionit do të përqendrohet në përgatitjen e largimit të UNMIK-ut dhe dorëzimin e kompetencave. Ryker ka përsëritur parimin e Grupit të Kontaktit se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

6

Universitetet e Shqipërisë në vitine ri akademik 2006-2007, do të regjistrojnë 60 studentë nga Lugina e Preshevës. Ministria e Arsimit e Shqipërisë, ka lejuar kuotën e caktuar për regjistrimin e studentëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, duke pasur parasysh se në këtë rajon popullsia shqiptare nuk ka asnjë institucion të arsimimit të lartë në gjuhën shqipe. Për të mundësuar studime për të rinjtë e këtij rajoni, janë të hapura edhe dyert e Universitetit të Prishtinës. Numri më i madh i të rinjve të Luginës së Preshevës kanë studiuar në Prishtinë, por në vitet e fundit ata kanë filluar t’u drejtohen edhe universiteve në Shqipëri. Përfaqësuesit politikë shqiptarë të Lugninës së Preshëvës kanë kërkuar që të hapen fakultete në Preshëevë, në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të mund të studiojnë në vendlindjen e tyre. Ende nuk ka një përgjigje pozitive nga Beogradi, i cili ka një ndjeshmëri negative ndaj hapjes së institucioneve të arsimit të lartë në Luginë të Preshëves. Institucionet ndërkombëtare mund të bëjnë presion më të madh që më në fund të hapen fakultete në gjuhën e shqipe në Preshevë.

60/2006


Bota jonë Dromca

Standardet ecin mirë Përpara hyrjes në fazën e fundme të ridefinimit të statusit të Kosovës, zyrtarët ndërkombëtarë kanë filluar të vlerësojnë pozitivisht përmbushjen e 13 pikave prioritare që janë edhe përcaktuese të përmbushjes së standardeve. Shefja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, Tania Kaidanov, në një prononcim ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës ka bërë mjaft, por ka mbetur ende për të bërë. Ndërkohë në një analizë të përmbushjes së priroriteteve që drejtojnë Kosovën kah përmbyllja e procesit të tashëm tranzitor, kryeministri Çeku ka thënë se “5 nga 13 pikat janë zbatuar në tërësi, ndërsa zbatimi i pikave të tjera është në vazhdim e sipër”. Ekziton një përkushtim që deri në fund të tetorit mund të mbërrihen rezultate edhe në përmbushjen e standardeve të tjera, në mënyrë që ato të mos jenë rënduese për procesin e pavarësisë së Kosovës.

Rruga Merdar Morinë ndoshta me koncesion Kosovës çdo vit për të mirëmbajtur rrugët i duhen rreth 14 milionë euro, kurse për të pasur rrugë me standarde evropiane kërkohet një rehabilitim i plotë, i cili kushton rreth 48 milionë euro. Ky vlerësim i ministrit të Transportit Ahmeti, ka konfirmuar gjendjen e vështirë të rrjetit të rrugëve në Kosovë. Mbështetur në buxhetin e tashëm të Kosovës, këreksat për fonde shtesë për rrugët e Kosovës duken të parealizueshme. Ndërsa qeveria shqiptare tashmë ka filluar financimin e autostradës Durrës - Morinë, Qeveria e Kosovës mbetet në nivelin e projektit. Një mundësi

Nisma e qeverisë: “Shqipëria 1 euro” Motoja më e re “Shqipëria 1 euro” është nisma e qeverisë shqiptare që synon këtë vend ta kthejë në një qendër më tërheqëse për investime. Kryeministri Sali Berisha, duke arsyetuar këtë nismë, ka theksuar se Shqipëria do të jetë vendi më tërheqës vetëm kur ajo të jetë më e lira dhe më e mira, pra në saje të ofertës dhe kushteve të saj të favorshme. Do të ofrojmë tokën me 1 euro, do të ofrojmë kualifikimin e punëtorëve me 1 euro, do të ofrojmë ujë teknologjik me 1 euro,

do t’u ofrohet regjistrimi i biznesit me 1 euro, do t’u ofrohet hyrja në Shqipëri me 1 euro, ka arsytuar vendimin më të ri kryeministri Berisha. Evropa Juglindore është përfëshirë në një garë për të tërhequr investitorët e mëdhenj. Shqipëria me këto masa pritet të jetë një konkurruese e denjë, në mënyrë që potencialet e saj t’i vërë në funksion të shndërrimit në një përparësi për t`u bërë vend i zhvilluar dhe i pasur. shihet në dhënien me koncesion nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e autostrades. Këtë formë të ndërtimit të rrugës në një prononcim e ka mbështetur edhe kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Paraprakisht edhe ligji mbi koncesionet duhet të favorizojë interesimin e biznsmenëve të mëdhenj për të investuar në këtë arterie kryesore të lidhjes së Kosovës me Shqipërinë dhe Mesdheun.

60/2006

7


Foto: Ruzhdi Pacolli

Bill Clinton:

Ne do të qëndrojmë me ju! aleminderit. Faleminderit. Dua të filloj duke ju falënderuar për pritjen e mrekullueshme. Falënderoj Ramadanin për prezantimin e tij. Unë mendoj se ndoshta një ditë ai do të bëhet një zyrtar i zgjedhur nëse flet kaq mirë tani e tutje. Falënderoj edhe Luljetën për prezantimin e saj po aq të mirë të Sekretares Ollbrajt. Dhe unë falënderoj drejtoren tuaj Shafije Hajdari, që na priti këtu. Ne jemi të nderuar të jemi sot këtu me të gjithë ju, sidomos me fëmijët e shkollës. Kur u bë prezantimi im, Ramadani më falënderoi mua për mundësimin e kthimit tuaj në shtëpi. Ka disa njerëz të tjerë, të cilët kishin shumë përgjegjësi për këtë dhe do të doja t’i prezantoja edhe ata gjithashtu. Ne kemi pesë anëtarë të Kongresit Amerikan: Peter Deutsch nga Florida; Eliot Engel nga Nju Jorku; Jack Kingston nga Gjeorgjia; Carolyn

F

8

Maloney nga Nju Jorku. Ata votuan për fondet që mundësuan ushtrinë tonë të vijë këtu dhe t’i jepnin fund këtij spastrimi etnik të tmerrshëm. Do të doja t’u kërkoja atyre të ngriheshin në këmbë. Ju lutem. E di që ju e njihni sekretaren Ollbrajt, sepse e pritët aq mirë - ishte avokatja më e fortë e qëndrimit që ne morëm në Kosovë. Do të doja të falënderoja Sandy Berger, Këshilltaren time të Sigurisë Kombëtare dhe Larry Rossin, i cili është shefi i misionit për qeverinë e SHBA-së në Prishtinë dhe do t’i kërkoja edhe atyre të ngriheshin. Faleminderit. Dhe së fundi, dua të falënderoj të gjithë anëtarët e forcave tona të armatosura dhe aleatët tanë, të cilët po shërbejnë këtu me OKB-në dhe ata që ishin këtu më parë në fushatën e NATOs. Dhe do të doja të prezantoja komandantin e të gjitha forcave tona të NATO-s, Gjeneralin Clark dhe

ta falënderoja për atë çfarë ka bërë. Faleminderit. E di që me gjithë këta njerëz këtu dhe me gjithë këta fëmijë është e vështirë të dëgjosh një fjalim të gjatë, por unë shpresoj se ju mund të dëgjoni një fjalim të shkurtër. Zoti Millosheviç donte të mbante Kosovën nën kontroll, duke ju eliminuar të gjithë ju dhe ne thamë, jo. Tani ai e ka humbur Kosovën dhe ju jeni kthyer. Jo më ditë duke u fsheur në bodrume, jo më net të ngrira në male dhe pyje. E di që për ata që kanë humbur shtëpitë e tyre, ndoshta shtëpitë ku kishin lindur prindërit dhe gjyshërit tuaj, kjo është akoma kohë e vështirë. E di që është e vështirë për fëmijët të ndihen të sigurtë dhe të lumtur, kur kanë parë shumë vrasje dhe urrejtje. Por unë e di edhe këtë: trupat e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare, që kanë ardhur këtu për të ndihmuar, do të rriinë me ju në çdo hap të rrugës 60/2006


dhe dimri që vjen në Kosovë do të jetë shumë më i mirë sesa dimri i fundit. Ka akoma shumë punë për të bërë, por është e rëndësishme që bota të dijë atë çfarë është bërë qëkur ju jeni kthyer në shtëpi para disa muajsh. Ne po përgatisim shtëpi për dimër, po rregullojmë shkolla, po sjellim officer policie, luftëtarët e UÇK-së po i rikthehen jetës civile, radiot dhe gazetat po operojnë, OKB-ja po bën një punë të mirë në kushte të vështira. Dhe javën e kaluar, Komuniteti Ndërkombëtar garantoi edhe një miliard dollarë amerikanë për të ndihmuar Kosovën, për të mbështetur plotësisht operacionin e OKB-së për vitin e ardhshëm. Me gjithë problemet që mbetën, ne duhet të kujtojmë: fëmijët kosovarë po kthehen në shkolla, po mësojnë në gjuhën e tyre, në komunitete që i përgjigjen prindërve të tyre. Kjo, në një farë mënyre, është më mirë nga ç’ishte më parë. Dhe ne mund ta bëjmë akoma më mirë. Unë dua të ndalem edhe në një pikë të fundit, më të rëndësishme se çdo gjë tjetër që kam për të thënë, për fëmijët dhe prindërit. Ju nuk mund ta harroni kurrë padrejtësinë që ju bënë. Askush nuk mund t’ju detyrojë ju të harroni atë çfarë ju kanë bërë. Por, duhet të përpiqeni. Dhe më lejoni t’ju them përse. Së pari, të gjithë fëmijët e shkollave së shpejti do të mësojnë në orët e tyre të biologjisë se të gjithë njerëzit në botë, përsa i përket përbërjes së tyre gjenetike, shkencërisht, janë 99.9 për qind të barabartë-serbët, shqiptarët, irlandezët, afrikanët, latinët, aziatikët. Fëmijët nuk lindin

60/2006

Foto: Ruzhdi Pacolli

60 vjetori i lindjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton

me urrejtje për ata që janë ndryshe nga ata dhe asnjë fe nuk i mëson ata të bëjnë kështu. Ata mësohen nga njerëz të rritur. Por në të gjithë botënjo vetëm në Kosovë, në të gjithë botënjanë fëmijët ata që vuajnë barrën e urrejtjes së verbër të prindërve të tyre. Kam qenë në Afrikë , me një burrë të ri që humbi krahun e tij nga dikush i ndryshëm nga grupi i tij etnik, i cili ia kishte këputur me sëpatë thjeshtë për arsye të trashëgimisë së familjes së tij. Kam qenë në Izrael me fëmijë që vështronin fotografinë e shokëve të tyre të klasës, të cilët ishin hedhur në erë me autobusin thjesht sepse ishin hebre. Kam qenë në Irlandë, me një vajzë 16-vjeçare shumë, shumë të bukur, që luante dhe këndonte me mua, por shikimi i syve të saj kishte humbur,

sepse ishte hedhur ne erë nga një bombë, thjesht për diferencat fetare në Irlandë. Ne u detyrohemi fëmijëve në Kosovë për një të ardhme më të mirë se kjo. Tani, ju brohoritët për ne kur erdhëm, sepse kur ju po shtypeshit, ne ju qëndruam pranë. Dhe ne ushtruam fuqi ushtarake për të mundur agresionin e z. Millosheviç. Ne e fituam luftën. Por dëgjoni: vetëm ju mund ta fitoni paqen. Koha për të luftuar ka kaluar. Tani ju duhet t’i jepni formë Kosovës. Komuniteti Ndërkombëtar do të qëndrojë pranë jush. Por ju duhet të udhëhiqni. Për çfarë do të mendoni ju? A do të fokusoheni tek urrejtja dhe tek gjërat e gabuara të së kaluarës dhe do të hakmerreni? Apo do të mendoni për shkolla të mira për fëmijët tuaj, shtëpi të reja për ta, biznese të reja, përpjekje për të krijuar vetëqeverim të vërtetë për të zhdukur korrupsionin dhe dhunën dhe për t’u dhënë fëmijëve tuaj gëzimet e një jete normale? Unë ju lutem juve që jeni prindër t’i mësoni fëmijët tuaj se jeta është më shumë se gjërat e tmerrshme që bëhen. Ajo që ka rëndësi është se si reagoni ndaj tyre. Mos lejoni të thyhet shpirti i fëmijëve. Mos i lini zemrat e tyre të ngurtësohen. E ardhmja për të cilën ne luftuam që ta shpëtonim për ju është e ardhmja që ne shohim sot këtu - fëmijë të qeshur, të lumtur dhe plotë jetë. Jepuni atyre të nesërmen që meritojnë. Populli amerikan ka qenë i nderuar të qëndrojë me ju dhe ne do të qëndrojmë me ju në çdo hap të rrugës. Faleminderit dhe zoti ju bekoftë të gjithëve! Ferizaj, 23 nëntor 1999)

9


Bota jonë

Forca Mbrojtëse e Kosovës, detyrat dhe roli i saj Shkruan: Agim Çeku, Kryeministër i Kosovës osova do të ketë nevojë për një mekanizëm të vetin mbrojtës, si çdo shtet tjetër. Kjo do të jetë një forcë e vogël profesionale, e cila do të garantojë sigurinë e shtetit të Kosovës dhe do t’u ofrojë mbështetje autoriteteve civile në kohë krize. Forca Mbrojtëse e Kosovës (FMK), pra, do të ketë karakteristika të ngjashme me forcat simotra në vendet e tjera evropiane. Është e rëndësishme që, si anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, Kosova të jetë në gjendje ta kryejë pjesën e vet të detyrave në aktivitetet paqeruajtëse dhe ndërhyrëse të këtyre organizatave, bashkërisht me vendet e rajonit. Në momentin e duhur, një forcë mbrojtëse e Kosovës do t’i ngrejë dhe do t’i forcojë kapacitetet e saj, si dhe do t’i nisë stërvitjet krahas trupave të KFOR-it. Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) tashmë kanë dëshmuar se kemi aftësi të krijojmë institucione profesionale, shumetnike, të përgatitura dhe të afta

K

10

që t’i ndjekin dhe t’i përmbushin obligimet ndërkombëtare. Doktrina dhe aktivitetet e Forcës Mbrojtëse të Kosovës do të përpunohen në koordinim të ngushtë me praninë ndërkombëtare, për të siguruar pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare. Sigurisht, çdo forcë mbrojtëse duhet t’i ngërthejë dy komponente: t’i kryejë detyrat që priten prej saj dhe të mos e rëndojë buxhetin e vendit. Ndaj edhe FMK-ja do të duhej të jetë një forcë e lehtë, fleksibël dhe profesionale. Pajisja e FMK-së do të jetë e tillë që të mundësojë kryerjen e funksioneve të shtetësisë dhe profilit ndërkombëtar. Disa nga detyrat kryesore të kësaj force mbrojtëse, përveç sigurisë së vendit, do të jenë edhe kontributi në luftën globale kundër terrorizmit, kontributi në sigurinë rajonale, mbështetja për autoritetet civile dhe detyra të tjera ceremoniale që pasqyrojnë forcën e shtetit. Është e rëndësishme që simbolet e institucioneve të Kosovës të vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë që të reflektojnë diversitetin dhe trashëgiminë tonë të pasur.

60/2006


Bota jonë Intervistë Intervistë: Daniel Serwer, nënkryetar i Qendrës për Operacionet e Pas-konfliktit, Paqes dhe Stabilitetit

Për t’u shmangur destabilizimi mjafton t’i rezistohet ndarjes etnike Beogradi nuk do të dëshirojë që të negociojë për anëtarësimin e Kosovës në BE, prandaj është e qartë se në kohën kur Kosova të jetë e gatshme të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ajo do të jetë shtet sovran Z. Serwer, në raportin tuaj të fundit për Kosovën, keni theksuar se copëzimi i Kosovës në baza etnike mund të shkaktojë valë të re të dhunës, zhvendosje masive të popullsisë civile, si dhe do t’i destabilizonte shtetet multietnike në rajon. Çfarë ju shtyri në këto përfundime? Serwer: Propozimet për ndarjen e territoreve në baza etnike rëndom kanë shkaktuar dhunë dhe zhvendosje masive të popullsisë civile në Ballkan, por edhe në pjesët e tjera të rruzullit. Pse do të duhej të ishte ndryshe kësaj here! Pa dyshim, ndarja e Kosovës në baza etnike do të bëjë që ekstremistët të provojnë t’i largojnë serbët e mbetur në rajonet e banuara me shumicë shqiptare. Pastaj është edhe çështja tjetër: a thua shqiptarët do të pranonin të mbetnin në veri, nëse kjo pjesë e Kosovës bëhej pjesë e Serbisë?! Çfarë shihni si rrezik potencial që do ta destabilizonte më tutje rajonin. A është fjala për UNMIK-un, Qeverinë e Kosovës, Qeverinë e Serbisë? Janë rrezik vetë qytetarët, apo liderët e tyre? Dikush tjetër? Serwer: Përgjithësisht, ka kohë që qeveritë kanë hequr dorë nga dhuna. Mirëpo, ekstremistët si ata të komunitetit serb, po kështu edhe ata të komunitetit shqiptar, disa nga të cilët kanë pozita në shërbimet e sigurisë, nuk kanë hequr dorë nga kjo. Z. Serwer, a besoni njëmend se copëzimi i Kosovës ende është i mundshëm, madje edhe pas kaq vjet premtimesh publike të bëra pothuajse 60/2006

nga të gjitha organizatat relevante dhe nga liderët e shumtë botërorë “se nuk do të lejohet parcializimi”!? Nëse vërtet e besoni një gjë të tillë, a mund të shpjegoni çfarë ju shtyn të mendoni se parcializimi është i mundshëm?

Serwer: Ç’është e vërteta, bota nuk e çan shumë kokën për Kosovën, po as për Ballkanin në përgjithësi. Megjithatë, që destabilizimet eventuale të parandalohen, nuk nevojitet ndonjë përpjekje e veçantë: mjafton modikumi i dëshirës

Serwer: Ndarja është një realitet i së sotmes në Kosovë. Pjesa veriore e vendit dhe një numër enklavash ka kohë që mbahen nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Beogradit. Çështja është se çka do të ndërmarrë bashkësia ndërkombëtare për ta tejkaluar këtë gjendje. Tani, kur ekzistojnë shumë vende të krizës në botë, a ekziston rreziku që bashkësia ndërkombëtare t’i mbyllë sytë dhe t’u krijojë hapësirë zgjidhjeve gjysmake që mund të jenë shkak i trazirave në të ardhmen? Serwer: Keni të drejtë, ekziston rreziku real për zgjidhje gjysmake e të pamenduara mirë. Nëse vështrojmë në kontekstin më të gjerë, vatrat e shumta të krizës bëjnë që bota të mos e vërejë ose ta vërejë pak atë çka po ndodh në Kosovë. Kush dhe si do të mund të parandalojë destabilizime të reja në rajon? Dihet se në rastin e Kosovës diplomacia preventive kishte dështuar. Që Kosova të jetë këtu ku është sot ishte e pashmangshme ndërhyrja e NATO-s. Çfarë është rreziku që përpjekjet e tashme diplomatike të botës, që po ndërmjetëson në negociata, të dështojnë edhe një herë?

11


Intervistë

Thekse nga raporti i Institutit të SHBA-ve për Paqe Nëse bisedimet për statusin shpijnë te parcializimi i Kosovës në baza etnoterritoriale, Serbia Jugore, Maqedonia Perëndimore dhe Bosnja do të destabilizoheshin seriozisht. Çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës mbetet mbase çështja e vetme e pazgjidhur në Ballkan gjatë dhjetëvjetëshit të fundit dhe ajo mund ta zbrapsë progresin e shënuar. Përderisa në pjesët e tjera të Ballkanit parcializimet etno-territoriale janë anashkaluar, në Kosovë ndarja etno-territoriale është e dukshme. Grupi i Kontaktit ka bërë të qartë se nuk do të lejohet kurrfarë parcializimi, mirëpo ai nuk ka specifikuar si mund të arrihet një gjë e tillë. Çështja e Kosovës nuk është a do të jetë ajo e pavarur, por a do të jetë shtet sovran dhe mbi cilin territor do të ushtrojë sovranitetin e saj. Kosova është e pavarur në kuptim se rajonet e banuara me shqiptarë qeverisin vetveten pa Beogradin, por brenda kufizimeve të imponuara nga Këshilli i Sigurimit. Askush në Beograd nuk ka nxjerrë në shesh planin dhe askush nuk mund të imagjinojë se sot dikush mund t’i largojë shqiptarët nga Kosova (ashtu siç bëri Milosheviqi). Mirëpo, nëse decentralizimi lejon qeverisjen e ndarë të serbëve brenda Kosovës, pa referencë në Prishtinë, Kosova nuk do të jetë shtet sovran mbi territorin e okupuar nga serbët. Prandaj, nuk duhet befasuar pse dikush në Beograd apo në shtetet perëndimore të Evropës do të pajtohet që Kosovës t’i jepet pavarësia, por jo edhe një karrige në OKB, ku e kanë vendin të gjitha shtetet sovrane. Zgjidhjet e tilla ambivalente janë formulë për dështime dhe për dhunë. Shtatë vjet

12

pas ndërhyrjes së NATO-së, e ardhmja e Kosovës dhe pjesa dërrmuese e ish-Jugosllavisë është prapë në udhëkryq. Me inicimin e bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës, implikacionet e ndarjeve etno-territoriale brenda Kosovës duhet të kuptohen: ta quash atë decentralizim, nuk ndryshon shumë realitetin, kurse realiteti dhe ndarjet etno- territoriale do të shpijnë të destabilizim dhe dhunë. Bashkësia ndërkombëtare dhe njerëzit e Ballkanit kanë shkuar shumë larg gjatë dhjetë vjetëve të fundit që të mund të përfundojnë në një skenar të këtillë, që do t’i kënaqte vetëm nacionalistët ekstremistë. Fundi i lojës në Ballkan duhet të jetë paqja, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse përjashtohen ndarjet etno-territoriale. (autorë të raportit janë: Daniel Serwer dhe

politike që t’u rezistohet ndarjeve etno-territoriale. Cila do të ishte zgjidhja më e mirë që çështja e Kosovës të hiqet nga rendi i ditës njëherë e përgjithmonë? A është pavarësia zgjidhja më e qëndrueshme në shtigje afatgjata? Nëse po, atëherë a mund të parashikoni se kur dhe si do të realizohet ajo? Serwer: Në shtigje afatgjata, zgjidhja më e mirë për statusin e Kosovës pa dyshim është anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian. Është çështje tjetër se si do të arrihet aty. Nga pikëpamja ime, në Bashkimin Evropian e para do të futet Serbia, por pa Kosovën. Ndërkaq, Kosova do të duhet të negociojë për veten që të inkuadrohet në BE, ku mendoj se Serbia do të inkuadrohet paraprakisht. Beogradi nuk do të dëshirojë që të negociojë për anëtarësimin e Kosovës në BE, prandaj është e qartë se në kohën kur Kosova të jetë e gatshme të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ajo do të jetë shtet sovran. Intervistoi: Evliana Berani

60/2006


Intervistë dhe ndoshta më pak inkoshiente, për faktin se cilat do të ishin më pas vitet e përgjegjësitë e tjera në politikë. Gjithsesi mendoj se si në çdo profesion tjetër, edhe në politikë, politikanët rriten. Eksperienca e akumuluar në vite është diçka e jashtëzakonshme. Qenia në opozitë të ndihmon më shumë sesa qënia në pushtet për të kuptuar më mirë si funksionon politika. Pavarësisht se ka qënë një periudhë e gjatë në opozitë , dhe jo shumë e lumtur për Partinë Demokratike, e natyrisht edhe për çdo deputet, që në atë periudhë ka qënë në Parlamentin shqiptar, koha në opozitë më ka shërbyer për t’u maturuar, për t`u rritur.

Intervistë: Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Midis politikës dhe familjes, unë zgjedh familjen Ka vetëm 10 vjet që ka hyrë në politikë dhe ka arritur të ndërtojë një karrierë shumë të suksesshme. Aktualisht Jozefina Topalli është kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ndoshta më e pushtetshmja grua në politikën shqiptare, e cila për herë të parë në një intervistë për revistën tonë “Albanica“ pohon se nëse do të duhej, do ta sakrifikonte politikën dhe karrierën për fëmijët e saj. Po kush është në të vërtetë shkodrania bukuroshe, e cila çdo ditë të jetës së saj përballet me sfida. Pse ajo e koncepton rolin e deputetit në Parlamentin e Shqipërisë edhe obligim për të pasur ndjenjë më të thellë të përgjegjësisë dhe atdhedashurisë 60/2006

Asnjëherë nuk e kam menduar që do të tërhiqesha Pyetje: Lidhja juaj me politikën ka qenë rastësi apo thjesht një mënyrë e mirë për të realizuar veten në aspektin intelektual dhe shoqëror? Znj. Topalli:Asnjëherë nuk e kisha menduar përpara se të hyja në politikë do të ndërmerrja një karrierë politike. Politika s’ka qenë fare as në projektet dhe as në ëndrrat e mia, përkundrazi ëndrrat e mia kanë qënë shumëshumë të kithta me politikën. Ka qenë viti ‘96 kur mu afrua e tillë dhe këtij sugjerimi unë i rezistova me forcë me një “Jo” të madhe fillimisht dhe pastaj me një “jo “ që u përkul gjatë muajve dhe ditëve. Pastaj më kapi një gjysmë pohimi. Ndoshta nuk isha dhe aq koshiente për atë “Po” që po jepja

Pyetje:A e kishe menduar ndonjëherë se edhe mund të tërhiqeshe nga politika gjatë kohës që ishit në opozitë ? Znj. Topalli: Jo, asnjëherë nuk e kam menduar që do të tërhiqesha. Bile mund të them ishte viti ‘97 ai që ka ndikuar në një vendimmarrje të prerë timen për të mos u tërhequr kurrë. Ishte një vit që unë nuk e kam kapërdirë asnjëherë, një vit ku me të vërtetë shumë të tjerë, për shkak të vështirësive të tij u tërhoqën. Në qoftë se në vitin 96-97 unë përpiqesha të mësoja dhe kuptoja prej të tjerëve se si zhvillohej politika, ajo që ndodhi gjatë atij viti të mbrapshtë, ravijëzoi një qëndrim të prerë brenda qenies dhe mendimit tim dhe që nga ajo kohë, angazhimi im ka qenë shumë më intensiv. Nuk kam menduar asnjëherë për karrierën time personale.Unë mendoj se duke menduar për atë që të tjerët të kanë besuar, për përgjegjësinë që ke, duke menduar përtej vetes tënde, atëherë ke realizuar seriozisht vetveten. Natyrisht që nuk e parashikoja se sa e gjatë do të ishte opozita, se sa e vështirë do të ishte ajo, se sa përplasje dhe luhatje të mëdha do të kishte gjatë kësaj periudhe, po unë e vlerësoj edhe sepse më dha shansin të takohem me njerëzit. Kam udhëtuar nga veriu në jug e kam takuar drejtpersëdrejti shumë njerëz. Munda të njoh më mirë hallet dhe problemet e tyre. Kjo më ka bërë të mendoj, e më pas të analizoj më qartësisht. Ka qënë një eksperiencë dhe me një motiv, që më ka ushqyer me një lloj tjetër të të menduari, më të butë, më njerëzor. Pyetje: Për dy legjislatura me radhë keni qenë në Kryesinë e Kuvendit, në fillim si nënkryetare dhe aktualisht si kryetare e tij. Pse ua besuan dhe çfarë ka

13


Intervistë ndryshuar në misionin tuaj gjatë këtyre dy pozicioneve? Znj. Topalli:Duhet të them që nga ‘96 e deri më sot kanë kaluar 10 vjet. Vitin e parë kam qenë kryetare e Komisionit të Ligjeve dhe mendoj se është universiteti më i mirë në drejtim të hartimit dhe njohjes së legjislacionit. Ka qenë shumë e nevojshme dhe besoj se më ka ndihmu shumë në fillimet e mia. Pastaj kam qenë në dy legjislatura të tjera nënkryetare e Parlamentit. Ma besuan këtë pozicion jo më shumë si një Jozefinë, por si një përfaqësuese e Shkodrës, që përherë ka votuar Partinë Demokratike. Ndërsa

Ëndërroja të bëhesha matematikane

Ëndrra ime më e madhe gjatë kohës që kam qenë nxënëse, dhe më pas edhe studente, ka qënë matematika. Ajo ka qenë pasioni im, më ka dhënë një satisfikasion të jashtëzakonshëm. Kujtoj nga ajo kohë, që çdo problem dhe ushtrim që zgjidhja, unë e konsideroja si një punë të vogël shkencore që të jepte kënaqësi dhe një respekt për veten. Sigurisht në sy të të gjithëve mund të duket sikur nuk ka asgjë të përbashkët midis matematikës dhe politikës, por në fakt të dyja ato kanë logjikën në bazë dhe ajo të jep mundësi të jesh prudente në momente të caktuara e të ndjekësh një linjë racionaliteti dhe arsyetimi që është aq bazë. Juridikun nuk është se e kisha pasion, e studiova thjesht për të patur një kulturë mbi të drejtën dhe besoj se bashkë me logjikën, krijonte një lloj kompletimi të formimit tim. I kujtoj me nostalgji vitet kur jepja mësim në Fakultetin e Drejtësisë dhe raporti që kam pasur me studentët ka qenë shumë special.

14

Jozefina Topalli me familje

zgjedhja e mëpastajme si Kryetare e Parlamentit ka ardhur edhe për faktin se tashmë unë kisha një eksperiencë 8 -9 vjeçare në politikë, në PD , kisha një njohje të strukturave të ndjesive e të proceseve. Gjithashtu kisha krijuar një eksperiencë të mirë pune në

kontaktet me ndërkombetarët, gjatë kohës që isha nënkryetare. Pa dyshim ishte një backgraund i mirë për të më dhënë mundësinë për të tentuar edhe më lart. Është një peshë e madhe, por që nuk kam menduar ta mbaj vetëm. Gjithmonë kam mendu ta ndaj me

60/2006


Intervistë gjithë kolegët e mi deputetë të së majtës dhe të së djathtës. Mund të them që ky vit sa interesant ka qenë dhe aq i vështirë, për faktin e njohur të debateve politike në seanca plenare. Kur je ministër, je shefi , titullari dhe nuk ke debate politike. I vetmi preokupim është të jesh një menaxher i mirë dhe të realizosh politikat e duhura në fushën përkatëse, ndërsa këtu i gjithë tensioni dhe gjithë temperatura e lartë të përplaset mu në atë sallë që t’i kërkon ta moderosh .Nganjëherë krijohen situata që nuk janë edhe aq të lumtura .

Rëniet janë pjesë normale dhe natyrale e jetës politike Pyetje:Ju kanë quajtur si gruan më të pushtetshme në Shqipëri. Ju si e konsideroni veten? Znj. Topalli: Unë nuk kam lidhur asgjë nga veprimet e mia të jetës politike me të qenët personalisht e pushtetshme.Ndofta ka diçka në vendimet e mia që e përkthejnë në pushtet. Unë mendoj se njeriu duhet të jetë i vendosur për t’u qëndruar besimeve dhe vlerave që ka në bazë të mendimit dhe koshiencës së tij. Mund të arrish suksese, por edhe të dështosh , por në fund të fundit i gjithë ky është një proces. Uljet dhe zbritjet janë pjesë normale dhe natyrale e jetës politike. Mendoj se vendimmarrja është shumë e rëndësishme për një politikan dhe kjo është pjesë e pushtetit, por gjithsesi kur kjo vendimmarrje është marrë në fund të një procesi të ndjekur me kujdes. Pyetje: Zgjedhja juaj a ka përcaktuar një konfigurim apo strukturim të ri në atë çka ka marrë përsipër si detyrë ky institucion?. Znj. Topalli:Në fillim fare kur unë u zgjodha, kisha vendosur përpara vetes tri piketa. E para, që ta konsideroja opozitën si pjesën ndaj së cilës duhet të tregoja më shumë kujdes, për vetë faktin që nuk doja që ata të provonin atë që unë vetë personalisht dhe partia ime kishte provuar. E dyta , kisha vendoosur që të bëhej një ridimensionim i jetës parlamentare dhe vetë parlamentarizmit, duke i dhënë një rëndësi shumë më të madhe punëve në komisionet parlamentare. Realisht përtej ekraneve, përtej 60/2006

Redaktorja jonë Ela Baçi me kryeparlamentaren Jozefina Topalli

asaj që duket, aty në grupet parlamentare bëhet shumë punë. E treta: kisha menduar që t’i jap më shumë hapësirë diplomacisë parlamentare. Ne në shtator kishim vendosur si objektiv tonin nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit dhe kjo nënkuptonte që menjëherë mbrapa të bënim një lobing të fuqishëm në parlamente të ndryshme nacionale të Evropës, për të realizuar ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje dhe për të shkurtuar kohën për të shkuar tek konsiderimi i vendit tonë si një vend kandidat për në BE. Besoj se gjatë këtij viti janë bërë takime ndërkombëtare më shumë se në vitet e tjera. Kam bërë të mundur dhe për këtë jam e kënaqur (edhe pse në përgjithësi nuk kënaqem tërësisht me rezultatet që arrij ) që të sjell në sallën e Parlamentit politikanë dhe profilet më të larta të Bashkimit Evropian dhe politikave evropiane, duke filluar nga Barrozo, Oli Ren, Vanderlinden, presidentë, ministra dhe përfaqësues më të lartë të OKB etj Pyetje: Drejtimi juaj më shumë se një herë ka provokuar keqazi opozitën për mocion mosbesimi dhe agresivitet në rastin më të fundit. Si do t`i komentonit? Znj. Topalli: Janë dy ngjarje realisht shumë të palumtura, sidomos kjo e dyta. Mocion mosbesimi ndaj kryetarit të Prlamentit nuk kishte ndodhur ndonjeherë dhe nuk ka ndodhur në asnjë vënd tjetër të Europës, flas për ato vende që kanë një demokraci të konsoliduar, për vetë faktin se kryetarin e parlamentit e zgjedh maxhoranca dhe jo minoranca. Kjo u hodh si ide 2 javë mbasi unë isha

zgjedhur kryetare e Parlamentit .Ishte në strategjinë e opozitës që të punonin për të ardhur deri tek mocioni i mosbesimit. Gjithsesi ishte një mocion që u rrëzua, e që nuk mori më tepër se tetë vota .Natyrisht që krijoi probleme brenda seancës plenare, por edhe brenda opozitës për vetë inisiatorët e kësaj dhe që u pasua me disa seanca te tjera të papara në historinë e parlamentarizmit shqiptar. Siç e keni vënë re edhe ju, sa herë që ka ngjarje që nuk e nderojnë Parlamentin dhe deputetin, unë gjithmonë përpara godinës vendos fotografi të Parlamentit të viteve 1921, 1924 , 1930, për t’u kujtuar deputetëve se ky vend në historinë e vet, edhe pse në kushte të vështira, ka ditur të zgjedhë në parlament burrat më të mënçur dhe të zotë. Pyetje: Agresivitetin e opozitës në mbledhene fundit të Parlamentit e konsideron si agresivitet ndaj vullnetit të klasës politike dhe pushtetit që përfaqësoni apo ndaj vetë Jozefinës ? Znj. Topalli: Unë mendoj që është një rast “No Coment”. Të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët e kanë quajtur të turpshme. Ajo që më shqetëson në të gjithë këto skena është fakti që e përkeqësoi më tepër imazhin e Shqipërisë .Kjo më dhemb dhe kjo do kohë për t`u harruar e rikuperuar. Gjithsesi mund të them vetëm që ishte një skenë e dënuar nga të gjithë. Pyetje: NDI në sondazhin e vet ju shpalli si femrën më të suksesshme në politikën shqiptare. Kujt ia atribuoni suksesin: intuitës dhe vullnetit të klasës politike që përfaqësoni, seriozitetit

15


Intervistë dhe besueshmërisë, tipareve tuaja udhëheqëse apo edhe simpatisë ndaj prezencës fizike për të cilën shumë gra ju kanë votuar? Znj. Topalli: Nuk e di, ndoshta nuk jam unë personi që duhet t’ia drejtoni këtë pyetje, por mendoj se ndjenja e përgjegjësisë dhe marrja me seriozitet e detyrave është shumë e rëndësishme dhe qytetarët shqiptarë besoj se e lexojnë këtë. Unë mendoj që për shoqërinë shqiptare është pozitive dhe moderne që të pranojnë të zgjedhin edhe gra në parlament. Më shumë se për këdo ky është një shëmbull i mirë për të tjerët, për ata që e gjykojnë këtë shoqëri pa e njohur. Pyetje: Si do ta përkufizoje Parlamentin që drejton ? Znj. Topalli: Si kryetare e Parlamentit nuk më lejohet që të bëj vërejtje për asnjërin nga deputetët. Unë mendoj se deputetët e Parlamentit të Shqipërisë duhet ta kenë pak më të thellë ndjenjën e përgjegjësisë dhe të atdhedashurisë. Pyetje: Opozita ju akuzon se po uzurponi institucionet, e madje ka deklaruar se do bojkotojë zgjedhjet. Si mendoni se do të zgjidhet ky ngërç? Znj. Topalli: Me nënshkrimin e MSA menjëherë del detyrimi për reformë brenda institucioneve. Institucioni është i rëndësishëm të jetë i pavarur, por i varur nga ligji. Kam bindjen e thellë që këtu ngatërrohen disa gjëra. Quhen të pavarura ato institucione

mirë të guxojmë për modele të reja, që na çojnë drejt standarteve që kërkojmë. Çdo reformë e re natyrshëm që has në rezistencë, por ne duhet të guxojmë për të reformuar institucionet tona dhe për mua kjo është shumë e rëndësishme.

Gratë më pak të korruptuara se burrat

që mbajnë ende brenda përbërjes së tyre disa ish-deputetë socialistë. Nuk është kjo mënyra me të cilën mund të ecet përpara .Të gjitha institucionet, që kanë funksionuar qoftë edhe me modele balancimi deri diku mes pozitës dhe opozitës, kanë dëshmuar që kanë qenë një dështim. Modeli i ri për Bordin drejtues të Raditelevizionit është një model që nuk është eksperimentuar gjatë 15 vjetëve. Ai u jep besimin OJQ-ve dhe heq partitizmin brenda këtyre institucioneve. Unë mendoj që është

Pyetje: Në Shqipëri flitet shumë për emancipimin e gruas dhe për pjesëmarrjen e saj në forume drejtuese , ndërkohë që realiteti është më i zymtë. Gratë ende vriten në emër të moralit , trafikohen,nuk paguhen e vlerësohen njësoj. Me se e lidhni këtë situatë, me trashëgiminë e një mentaliteti maskulist, me mungesën e besimit tek forca dhe zotësia e tyre, apo me indiferencën e tyre për të kërkuar të drejtën që ju takon? Znj. Topalli: E para, mendoj se emancipimi ka të bëjë me të dyja palët. E dyta, mendoj se gratë shqiptare janë shumë të vetëdijshme për detyrimet që kanë, por jo për të drejtat që u takojnë; e treta, ka të bëjë me historinë tonë. Ne nuk kemi patur në të kaluarën tonë ndonjë lëvizje feministe. Ka OJQ që merren me seminare, por ato janë lëvizje shumë rudimentare. Ndoshta ne duhet t’i shkojmë problemit në thelb e ta përqëndrojmë vëmendjen tek femijët, sepse aty janë rrënjët për të ardhmen. Pyetje:E besoni barazinë mes burrit dhe

Gratë punojnë më shumë se burrat Mua më pëlqejnë sfidat. Kam takuar tashmë atë moment të vështirë kur fëmijët ishin të vegjël. Po të them me sinqeritet që vitet e para kanë qenë shumë të vështira për mua. Në fund të fundit, faturën e paguaja me mungesën time tek fëmijëria e tyre. Sot ata janë më të rritur dhe më ndjekin nëpër aktivitete, kjo më bën që të ndjehem më mirë. Mendoj se gratë shqiptare janë po aq të afta sa burrat. Për t’u marrë seriozisht edhe sot ato punojnë tri katër herë më shumë se burrat me qëllim që të konsiderohen prej tyre si të barabarta. Besoj se gjatë këtyre viteve ua kemi imponuar burrave qenien tonë në politikë dhe këtë dimension të gruas në jetën politike.

16

60/2006


Bota jonë gruas apo e ëndërroni ? Znj. Topalli: Nuk e ëndërroj, sepse e kam realizuar (qesh), por e ëndërroj që të realizohet tek pjesa tjetër. Është tragjike të shohësh se si vriten gratë nëpër familje, por është inkurajuese të shohësh se një pjesë e tyre kanë fituar pavarësinë ekonomike dhe realisht kanë fituar lirinë që u ka munguar. Pyetje:Thonë se sa më shumë gra në politikë, aq më shumë paqe ka për të ardhmen. E besoni apo dyshoni në këtë shprehje? Znj. Topalli: Nuk jam shumë e sigurt. Unë mendoj që demokracia është e gjymtë për sa kohë që shoqëria nuk është e përfaqësuar edhe në jetën politike dhe në vendimarrje nga gratë. Gratë nga statistikat kanë dalë shumë më pak të korruptuara sesa burrat. Ne nuk ulemi në dreka apo darka, megjithatë një pjesëmarrje më e madhe e grave në vendimarrje do të realizohet për momentin vetëm duke ndryshuar sistemin në proporcional. Nuk jam unë e mendimit që gratë duhen marrë nga shtëpia për dore vetëm e vetëm që të plotësojmë numrin nëpër karrige. Realisht shumë gra janë të zonjat dhe mund të bëjnë karrierë. Pyetje: Disa gra si Theçer, Hilary Klinton, Ollbrajt, Rais, janë personalitete që të imponohen me potencialet dhe energjinë e tyre. Keni dashur ndonjëherë të ndiqni shëmbullin e ndonjërës prej tyre? Znj. Topalli: Jo, unë i kam parë me admirim sidomos lëvizjet e Hilari Klintonit dhe Kondoleza Rais, praktikisht s’kam menduar që ndonjëra prej tyre të më shërbejë si model për ta ndjekur. Për mua modeli më mirë është vetja jote duke u adoptuar e duke marrë vendimet e nevojshme në momente të caktuara. Pyetje: Cili ka qenë momenti më i vështirë që e ke ndier në politikë edhe si grua në karrierë? Znj. Topalli: Nuk ka qenë një. Në politikë ka gjithmonë momente të vështira, ashtu siç ka edhe momente që të japin shumë satisfikasion. Në këto momente kujtoj zgjedhjet e vitit 2000 kur isha në Selenicë dhe më mbajtën peng me armë tek koka për 20 minuta .Më erdhi keq që fëmijët e mi kishin ndjekur televizionin që anonçonte atentatin ndaj znj Topalli . Gjithmonë e mendoj vuajtjen e tyre . Pyetje:Do dëshironim të dinim për cilën 60/2006

gjë do ta sakrifikoje karrierën politike? Znj. Topalli: Për fëmijët e mi. Tashmë përpiqem t’ju rri më pranë, përpiqem t’i bëj të gjitha ato që s’munda dikur. Të diskutoj me ta, të ndaj një shqetësim, të mësoj ç’ju ka ndodhur në shkollë etj.. Unë i kam munguar fëmijërisë së tyre. Nuk e kam gëzuar fëmijërinë e tyre dhe ky është një peng që e mbaj brenda vetes e që përpiqem ta rikuperoj. Pyetje: Pas një gruaje të sukseshme në karrierë, mendoni për një partner me cilësi që ofron hapësira për realizimin e gruas së tij. Ju çfarë vlerësoni më tepër tek partneri juaj dhe çfarë do të dëshironit të ndryshonit tek ai? Znj. Topalli: Pa mirëkuptimin e bashkëshortit nuk mendoj se do isha fare në politikë, sepse midis politikës dhe familjes sigurisht që unë zgjedh familjen. Kjo nuk diskutohet . Ka qënë përherë mbështetja e tij e padukshme, por përherë e pranishme që më ka inkurajuar në çdo situatë. Nuk dua të ndryshoj asgjë tek ai. Unë e dua ashtu siç është. Pyetje:A ke pasione të fshehura ose hobi? Znj. Topalli: Më pëlqen sporti, bëj shumë vrap dhe më pëlqen të luaj volejboll, sidomos të shtunave apo të dielave gjatë verës. Pyetje: Fizikun tuaj e keni falë sportit? Znj. Topalli: Nuk e di, por sporti më pëlqen shumë . Më pëlqen edhe muzika . Kur vrapoj vë kufjet në vesh dhe harrohem .

Jam kuzhinierja më e keqe Pyetje:Në qoftë se do kishe kohë për të gatuar, ç’do zgjidhje? Znj. Topalli: Besoj se jam kuzhinierja më e keqe që mund të ekzistojë. Në shtëpinë time ka gatuar gjithmonë mamaja e bashkëshortit dhe e konsideroj një fat shumë të madh këtë. S’kam pretendime, por edhe asnjë pikë dëshire për të gatuar . E di që është një pikë e pafalshme për një grua, por ja që … Pyetje: Garderobën tuaj e zgjidhni vetë apo ua sugjeron ndonje stiliste a mikeshë? Znj. Topalli: Jo, jo, e zgjedh vetë. Nuk pranoj prej asnjë njeriu të ma zgjedhë ç’duhet të vesh. I kombinoj sipas rastit. Për punë, klasiken.Realisht përpara

se të hyjë në politikë gjithmonë jam veshur në mënyrë sportive . Pyetje: Duke qenë shkodrane, natyrisht që një pjesë e shpirtit shkodran fle edhe tek ju. Çfarë ju ka dhënë Shkodra nga shpirti i saj? Znj. Topalli:Vendimmarrjen e fortë, qëndresën në besime, shpirtin e kundërshtimit.Gjithashtu mund të them që më ka dhënë atë që unë e quaj si pasuri të jashtëzakonshme, pikërisht faktin që është një qytet me një histori shumë të veçantë që i ka dhënë shumë Shqipërisë. Këtë e konsideroj një fat timin, pavarësisht sesi e lexojnë të tjeret. Pyetje: Çfarë do bëje për Shkodrën ? Znj. Topalli:I kam shumë borxhe atij qyteti. Mund të them që kësaj radhe kam arritur t’i kap buxhetit një goxha pjesë të rëndësishme për t’i bërë rrugë këtij qyteti që po kalon ditë të vështira. Për t’i çuar ujësjellësin . Besoj se do të realizoj dëshirën për të kthyer në identitet “Pjacën” e saj , fasadat e ndërtesave të Kol Idromenos. Pyetje: Së fundi një mesazh ? Znj. Topalli: Unë i uroj revistës “Albanica ekskluzive” suksese . Më duket një revistë e menduar mirë dhe me materiale interesante e tërheqëse .Nuk besoj se fëmijët e lexojnë këtë revistë, por po të mundesha do t’u thoja të gjithëve vetëm një mendim: Më shumë për fëmijët. Faleminderit Intervistoi Ela Baci

17


Aktuale

Negociata bëhen, negociata s’bëhen farë në të vërtetë paraqesin takimet që janë duke u zhvilluar të drejtuara nga Ahtisaari lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës? Grupi Negociator i Kosovës kur u formua ishte cilësuar edhe si “institucion”, edhe si “delegacion kosovar”. Nga përbërja e tij e parë nuk janë më dr. Ibrahim Rugova, ish-kryetar i Kosovës, dr. Nexhat Daci, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe mr. Bajram Kosumi,

Ç

ish-kryeministër i Kosovës. Kanë mbetur Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së dhe Veton Surroi, kryetar i Partisë Reformiste ORA, ndërsa u janë shtuar zëvendësuesit e të parëve, dr. Fatmir Sejdiu, Kolë Berisha dhe Agim Çeku. Grupi Negociator i Kosovës ishte shprehur se “nuk do ta lejojë ndarjen e Kosovës, nuk do të lejojë ekstraterritore përreth kishave dhe manastireve serbe, sikundër nuk do të lejojë lidhje

të komunave të reja serbe dhe lidhje të drejtpërdrejta të tyre me Beogradin... qyteti i Mitrovicës të ketë dy njësi nënkomunale, mirëpo të funksionojë si një tërësi territoriale”. A do të mund t’i realizojë premtimet e dhëna përpara deputetëve dhe qytetarëve Grupi Negociator? Sot si vlerësohet ky proces nga ekspertë dhe subjekte politike, bartëse të procesit kompleks të zgjidhjes së statusit të Kosovës?

Starova: Statusi do të jetë përsëri i përkohshëm, jopërfundimtar ëto takime janë shumë të rëndësishme sepse përfaqsojnë kornizën e bisedimeve për statusin e Kosovës, megjithëse nuk shpresohet që shqiptarët e serbët të gjejnë konsensus për statusin e Kosovës Takimet në Vjenë ndërmjet shqiptarëve e serbëve nënkuptojnë, natyrisht, bisedime zyrtare ndërmjet tyre të cilat deri tani kanë qenë në nivelin teknik ose për çështje që nuk lidheshin drejtpërdrejt me statusin përfundimtar të Kosovës. Takimi i parë i një niveli më të lartë në të cilin u prek çështja e këtij statusi ishte ai i Vjenës i datës 24 korrik të këtij vitit. Në të morën pjesë siç është e njohur edhe Presidentët përkatës kosovar e serb, Sejdiu e Tadiç. Vetë fakti i kalimit në këtë nivel bisedimesh zyrtare është tregues i ecurisë së mirë të raundeve të mëparshme të bisedimeve dhe i përparimit konkret të arritur në Kosovë. Gjatë gushtit e shtatorit pritet që të zhvillohen disa takime të tjera të tilla për statusin përfundimtar të Kosovës dhe, pavarësisht prej kundërshtive ndërmjet dy palëve shqiptare e serbe, më vonë, ndoshta në nëntor të këtij vitit, Zoti Marti Ahtisari, i dërguari special i OKB-së, do të ofrojë mendimin e tij për statusin që i duhet dhënë Kosovës. Përmbajtja e

K

18

Arian Starova

këtij mendimi do të tregojë nëse Këshillit të Sigurisë të OKB-së do t’i duhet të marrë një vendim për statusin përfundimtar apo statusin e ardhshëm të Kosovës. Pra, këto takime janë shumë të rëndësishme sepse përfaqësojnë kornizën e bisedimeve për statusin e Kosovës, megjithëse nuk shpresohet që shqiptarët e serbët të gjejnë konsensus për statusin e Kosovës. Mosarritja e parashikuar e ndonjë përfundimi për statusin e Kosovës nga shqiptarët e serbët 60/2006


Aktuale do të shënojë shterimin e përdorimit të bisedimeve zyrtare të drejtpërdrejta Prishtinë-Beograd si mjet i mundshëm i përcaktimit të statusit për t’ia kaluar çështjen për zgjidhje Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Në këto bisedime kanë qenë të pranishëm BE, NATO dhe Grupi i Kontaktit dhe çka është e rëndësishme, kosovarët u vlerësuan si më të moderueshëm sesa serbët. Duket se Bashkësia Ndërkombëtare është e vendosur ta përfundojë brenda këtij vitit përcaktimin e statusit, por kjo megjithatë mbetet e vështirë, sepse atë që Bashkësia Ndërkombëtare do ta quajë zgjidhje, ndoshta nuk do ta quajnë të tillë palët e drejtpërdrejta të interesauara. Grupi i Kontaktit i ka përcaktuar në mënyrë më të hollësishme ato që deri tani janë quajtur si standarde të Kosovës e që lidhen me të drejtat e pakicës serbe, objektet e trashëgimisë kulturore, zgjidhja e disa problemeve ekonomike themelore si privatizimi, shpërqëndrimi i pushtetiut vendor, etj. Gjithashtu, kërkesa të veçanta u ka bërë edhe serbëve. Këto kërkesa janë bërë të njohura si 13 pikat e Grupit të Kontaktit. Shumë thelbësore për plotësimin e të ashtuquajturave 13 pika është se ato do të përbëjnë themelin mbi të cilin do të ngrihet shteti i ardhshëm i pavarur i Kosovës. Meqenëse duket e zorshme që 13 pikat apo standardet të mund të plotësohen në përsosuri deri në fund të këtij viti, kjo do të duhej të na bënte të mendonim se statusi që do të përcaktohet deri në fund të vitit do të jetë përsëri i përkohshëm, jopërfundimtar. Të mos harrojmë se përsosuri në lidhje me standardet demokratike nuk kanë as vendet e atyre aktorëve ndërkombëtarë që i kërkojnë ato për Kosovën. Sidoqoftë, standardet demokratike të kërkuara në mënyrë më të veçantë nga Grupi i Kontaktit për Kosovën janë edhe një hapësirë ku shqiptarët e Kosovës dhe elita e tyre politike do të tregojnë aftësitë e tyre të vjetra e të reja vetëqeverisëse. 60/2006

Kryenegociatori Marti Ahtisari akuzon

Serbët po i vringllojnë armët Ky është paralajmërimi i Ahtisarit në fazën më dinamike të përcaktimit të statusit për Kosovën ë prag të caktimit të statusit të Kosovës, në ofanzivën e tyre diplomatike e propagandistike, serbët, nuk lënë gurë pa rrokullisur që Kosova të mbetet peng i apetiteve dhe i vullnetit të tyre, jashtë çdo parimi të të drejtës së vetëvendosjes. Duke vlerësuar se kreu politik Kryenegociatori Marti Ahtisari i Kosovës është i brishtë dhe lëshuarja pe edhe nga të investojë ndonjë biznesmen i ndërkombëtarët nuk do të ketë fuqishëm, në vendin me mundësi fund, serbët gjithnjë me vaj në buzë, të mëdha të krizës dhe të me tip të reklamës shumë agresive, destabilizimit. Qeveria serbe me në një revistë amerikane vazhduan korridore të hapura në Kosovë, do të katranisjen e shqiptarëve duke i mund ta destabilizojë gjithnjë edhe krahasuar me talebanët. ekonominë duke sjellë mallëra, qoftë Ky krahasim pati kundërshtime, gjoja edhe vetëm për serbët. ndër të tjerë edhe nga kongresisti Njoftimi se qeveria serbe ka ndarë 31 Eliot Engëll, kurse kolegu i tij Joseph milionë euro për serbët e Kosovës, Crouwli, reagoi: ”Një reklamë që i për arsim, shëndetësi, zhvillim krahason shqiptarët me talebanët, ekonomik, ndërtim të banesave në është irituese dhe nxit urrejtjen në një vendbanimet me serbë, parlajmëron situatë të komplikuar, kur diskutohet një valë të re të kolonizimit në për statusin përfundimtar të Kosovës Kosovë. Në vend të demilitarizimit dhe mundësinë e pavarësimit të dhe të ndëshkimit, Serbia vazhdon saj”. ta sforcojë procesin e armatosjes. Ndërsa ish-kongresisti, arbëreshi Marti Ahtisari, mbas përmendjes Xhoe Dioguardi, e alarmoi opinionin së fajit të serbëve, pati presion prej shqiptar dhe botëror për rrezikun e zyrtarëve të Beogradit që të kërkojë luftës së tillë speciale. falje për deklarim të tillë ”fazhisoid”. Edhe vlerësime të ndryshme nga Pohimi edhe i zotit Ahtisari se serbët jashtë për gjoja kreun “mafioz” të po vringllojnë me armë, ku ata më Kosovës, e kanë të njejtën porosi, që shumë në armë dhe jo në paqe, Kosova nuk ka parakushte të bëhet e ngushton derën edhe ashtu të shtet stabil. ngushtë, të fqinjësisë me serbët Ofanziva serbe në SHBA po Kërcënimet në llogari të Kosovës, vazhdon, duke synuar ndërrimin që vijnë nga Beogradi, nuk janë të e qëndrimeve dhe të përkrahjes adresuara vetëm kundër shqiptarëve, amerikane për Kosovën. por kryesisht kundër KFOR-it Decentralizimi del po kështu dhe UNMIKU-t, që e kanë në dorë organizim territorial me hile e me mbejtjen dhe sigurinë e Kosovës. pasoja të mëdha për të ardhmen. Praktika e tyre kërcno se merr ma Çfarëdo statusi të ketë, kësisoji e shumë, nuk do të duhej të përfillet decentralizuar, zhvillimi i Kosovës më. (red.) mbetet peng i Beogradit. Vështirë

N

19


Manaj: Pavarësia dhe tërësia territoriale nuk do të negociohen Ramë Manaj, anëtar i Kryesisë së LDKsë, thotë se çështja se si mund të quhet procesi për definimin e statusit final të Kosovës varet nga këndvështrimi dhe analiza që i bëhet. Sipas tij, në tërë këtë proces e rëndësishme është që për statusin final të Kosovës nuk ka negociata. “Statusi i Kosovës dihet, është pavarësia e plotë me sovranitet dhe me ulëse në OKB dhe kjo është e panegociueshme, e këtu nuk ka negociata as me Bashkësinë Ndërkombëtare, e aq më pak me Serbinë”. Sipas Manajt, procesi që po zhvillohet me ndërmjetësimin e palës Ndërkombëtare është proces bisedimesh për çështje konkrete, të caktuara, teknike dhe për çështje të pas statusit. “Natyrisht kërkohet me ngulm që të gjinden zgjidhje që mundësojnë një bashkëjetesë të barabartë në harmoni të plotë mes komuniteteve apo minoriteteve qe aktualisht jetojnë në Kosovë dhe do të jetojnë në të ardhmen”. Ai thotë se Ekipi Negociator është e unifikuar në qasjen dhe qëndrimin e fuqishëm që në njërën anë të ofrojë të gjitha garancionet për komunitetet, dhe në anën tjetër të mos bisedohet, diskutohet dhe negociohet për çështjen e statusit. Manaj thotë se pavarësia, tërësia territoriale, paprekshmëria e kufijve të Kosovës janë momentet rreth të cilave nuk është biseduar dhe nuk do të bisedohet dhe nuk do të ketë kompromis e as negociata. Për sa i përket mandatit të anëtarëve të Ekipit Negociator të Kosovës, Manaj thotë se ai është caktuar nga Kuvendi i Kosovës dhe se këtë mandat e kanë përkrahur të gjitha subjektet. “Mandati

20

i anëtarëve të Ekipit Negociator, por edhe i grupeve që e furnizojnë me të dhëna dhe faktografi atë, është që të ndihmojë dhe të angazhohet në procesin ndërkombëtar për gjetjen e zgjidhjeve, çështjeve teknike të karakterit kritik, pra çështjeve të brendshme për sigurimin e një bashkëjetese, (modus vivendi) për të gjitha komunitetet në Kosovën e pas statusit”. Sipas Manajt, LDK-ja dhe të gjitha partitë tjera shqiptare në Kosovë kanë qenë unike në kërkesën që rreth statusit final të mos ketë negociata. “Ajo është vija e kuqe e cila nuk mund të preket, nuk mund të shkelet dhe për fat të mirë nuk ka pasur insistim që të preket as nga Bashkësia Ndërkombëtare”. Sipas tij, ndërkombëtarët nuk ushtrojnë presion në këto pika, por kanë kërkesa që të ofrohen sa më shumë garancione, dhe ato të jenë sa më të qëndrueshme, sa më premtuese dhe sa më të standardizuara në kuptim e së Drejtës Ndërkombëtare. Manaj nuk pret që të arrihet një marrëveshje me palën serbe si pasojë e mosgatishmërisë dhe mungesës së vullnetit të saj, por mendon që pavarësinë e Kosovës do ta legjitimojë një rezolutë e re për Kosovën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Pres që Ahtisaari në fund të shtatorit t`i propozoj KS të OKB-së një zgjidhje e cila më pas do të legjitimohet nga kjo e fundit”.

B. Rexhepi: Në Vjenë as nuk bisedohet dhe as nuk negociohet Bajram Rexhepi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), vlerëson se në Vjenë pala kosovare dhe ajo serbe as nuk janë duke biseduar e as duke negociuar. Sipas tij, kjo është pasojë e faktit se këto dy palë asnjëherë

nuk mund të gjejnë kompromis. “Këto bisedime që po bëhen, janë pjesë e domosdoshme e procesit të definimit të statusit të Kosovës, janë kërkesë e ndërkombëtarëve”. Ai nuk beson se palët në bisedime mund të arrijnë ndonjë marrëveshje në ndonjë fushë, si në decentralizim, mbrojtje të monumenteve etj. Prej 24 korrikut kur ka filluar faza e bisedimeve për definimin e statusit final të Kosovës, sipas ishkryeministrit Rexhepi, e arritura e vetme është fakti që palët janë takuar mes tyre. “Ndërkombëtarët kanë qenë të kënaqur me konstruktivitetin e palës kosovare, ngase pala kosovare nganjëherë ka lëshuar pe edhe më shumë se që është dashur”. Për palën serbe, Rexhepi shton se gjithnjë ka qenë shumë destruktive. Se a do të zgjidhet çështja e statusit të Kosovës gjatë këtij viti, për Rexhepin është ende pikëpyetje. “Vetë Ahtisaari ka deklaruar se deri në përfundimin e mandatit të tij në nëntor të këtij viti, dëshiron që ta mbyllë këtë proces. Kjo ka qenë edhe bindja dhe dëshira e palës kosovare”. Por brenda këtij viti, siç thotë Bajram Rexhepi, Ahtisaari do të mund t’i përfundojë të gjitha dhe në fund të vitit 2006 ose në fillim të vitit të ardhshëm, do të përfundojë i gjithë procesi. ”Kjo është koha optimale”.

B. Kosumi: Ku s’ka marrëveshje-vendos Bashkësia Ndërkombëtare Ndërsa ish- kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi pohon se Negociatat për Definimin e Statusit Final të Kosovës nuk janë negociata të tipit klasik. Sipas tij, këto nuk janë negociata të tipit që dy palët të ulen në dy anët e tavolinës me një ndërmjetës që do të përpiqet 60/2006


Aktuale të ofrojë qëndrimet e palëve dhe me një vijë në mes. “Këto negociata bëhen për të parë se në cilat çështje mund të ofrohen qëndrimet në mes të dy palëve, por njëkohësisht për të kuptuar se në cilat çështje nuk mund të bëhet afrimi i palëve në biseda”. Ai thotë këto biseda bëhen jo për statusin final të Kosovës, por për zgjidhjen e disa çështjeve që janë pengesa problematike në procesin e krijimit të shtetit të Kosovës, siç janë pozita e minoritetit serb në Kosovë, trashëgimia kulturore historike serbe, garancat për ta, si dhe temat tjera, si prania ndërkombëtare, garancia për demokraci etj. “ Këto janë temat për të cilat bëhen bisedat, bëhen takimet në Vjenë, pra për të identifikuar problemet dhe eventualisht zgjidhjen e tyre”. Për sa i përket relevancës së palëve dhe rolit të tyre në këto negociata, Kosumi thotë se për çështjet që mund të merren vesh palët, vendosin vetë, por me miratimin e UNOSEK-ut dhe më vonë edhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Për çështjet që nuk mund të merren vesh vendos Bashkësia Ndërkombëtare, KS i OKB-së dhe Grupi i Kontaktit në bazë të parimeve të dhëna në prill 2005 dhe në janar 2006”. Këto parime, sipas tij, e konturojnë statusin final të Kosovës në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës. “Në këtë rast do të vendosë Bashkësia Ndërkombëtare dhe palët do të detyrohen të pranojnë një zgjidhje të tillë”. Kosumi pret që në këto biseda të respektohet agjenda e përcaktuar më parë e nga ana e Ahtisarit dhe që në përputhje me vlerësimin e ambasadorit Kai Aide për të arriturat ë Kosovë (tetor të 2005) dhe vlerësimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Kosova mund të ekzistojë si entitet në vete dhe si shoqëri në vete, procesi i definimit të statusit final të përfundojë gjatë vitit 2006. “ Unë shpresoj që të jetë kështu që të mos ketë ndryshim të këtyre agjendave, edhe pse kohët e fundit janë relativizuar disa çështje që kanë të bëjnë me këtë agjende dhe po përmendet gjithnjë e më shumë mundësia e prolongimit të bisedave”.

e përgjegjësive dhe kompetencave, në kuptimin se edhe kur të rregullohet statusi, Kosova do të ketë nevojë për një bashkëpunim me struktura të ndryshme euroatlantike, ku ajo pretendon që të inkuadrohet në një të ardhme. Për sa i përket rëndësisë së palëve, Hysaj ka thënë se nuk duhet relativizuar komplet roli i tyre në kuptimin se ato nuk kanë asnjë lloj kontributi dhe janë të zhveshura në figura dekori. “ As që mendoj në anën tjetër se ato janë faktorë të cilat përfundimisht mund ta përmbyllin këtë proces. Ne jemi në këtë proces për shkak se jemi pjesë e një angazhimi ndërkombëtar, edhe lufta ka qenë pjesë e një angazhimi të tillë dhe mbyllja e këtij procesi i cili duhet të finalizohet me pavarësinë e Kosovës, duhet të jetë pjesë e këtij procesi kompleks, në të cilin ne do të jemi partner me botën perëndimore”. Në këtë aspekt, sipas Ylber Hysajt, kosovarët kanë pjesën dhe obligimet e veta dhe se angazhimi i tyre është real sidomos sa i përket definimit të përmbajtjes së statusit. Kompleksiviteti i këtij procesi, objekt ka pavarësinë dhe si i tillë ia ka vlejtur përfshirjen e palës kosovare në të, pa marrë parasysh që i ka edhe çmimet e veta. “ Me rëndësi është që në këtë proces të dalim për të ndërtuar një pavarësi të qëndrueshme për Kosovën, e cila i garanton asaj një zhvillim post status, dhe në ndërtimin e një perspektive zhvillimore për të ardhmen e shoqërisë kosovare”. Hysaj thotë se palët ende nuk po mund të ofrohen në qëndrime e tyre për fajin e së ashtuquajturës qeveri demokratike në Beograd, që edhe pas Millosheviqit nuk ka arritur që të jetë partnere reale në akceptimin e realitetit.

Y. Hysa: Beogradi nuk ka arritur të jetë partner real

E. Hoxhaj: Takimet në Vjenë janë vetëm përmbushje e obligimeve

Nënkryetari i Partisë Reformiste ORA, Ylber Hysaj, pjesëmarrës në disa takime të Vjenës, thotë se procesi që po zhvillohet nën udhëheqjen e Martti Ahtisaarit është proces kompleks, i cili ka për qëllim të vetëm definimin e statusit të Kosovës. Sipas tij, si i tillë, ky proces është multilateral, dhe i karakterizuar me shumë vështirësi që dalin nga e kaluara dhe problemet e trashëguar. Ai thotë se ky proces ka të bëjë me marrjen

Ndërsa Enver Hoxhaj, sekretar i PDKsë, pjesëmarrës në disa nga takimet e mbajtura deri tash në Vjenë, thotë se procesi i quajtur i negociatave për definimin e statusit final të Kosovës mbi të gjitha është i dizajnuar nga faktorët relevantë ndërkombëtarë në bashkëpunim të ngushtë me Prishtinën zyrtare. Sipas tij, tetë vitet e fundit kanë dëshmuar se vetëm atëherë kur

60/2006

Prishtina dhe Bashkësia Ndërkombëtare tërheqin një litar të njëjtë, qytetarët e Kosovës mund ta arrijnë cakun. “ Deklarata e Grupit të Kontaktit e janarit të këtij viti ku kërkohet tekstualisht që të respektohet vullneti i popullatës shumicë dhe deklarata e Ahtisaarit para takimit të 24 korrikut ku serish i referohet se popullata shumicë e Kosovës është mbi 90 % dhe se definitivisht pavarësia duhet të jetë në favor të tyre, tregon që ne jemi në një proces, ku karshi Bashkësisë Ndërkombëtare duhet të marrim obligime dhe takimet në Vjenë janë vetëm përmbushje e obligimeve”. Sipas Hoxhajt, kosovarët mund të arrijnë

cakun e vet vetëm nëse pala kosovare do të tregohet konstruktive, pragmatike dhe në të njëjtën kohë do të reflektojë gjendjen reale në terren gjatë këtyre takimeve. Sipas tij, është esenciale që në çdo takim të Vjenës, Ekipi Negociator i Kosovës fuqishëm ta prezantojë pozitën që e ka Prishtina, të garantojë mbrojtjen e minoriteteve, integrimin e tyre, krijimin e një hapësire për minoritetet në shtetin e ardhshëm të Kosovës dhe definimin e aktiviteteve shtetërore. “ Tërë këto nuk janë asgjë tjetër vetëm marrje e obligimeve karshi Bashkësisë Ndërkombëtare, t`i plotësojmë dhe t`i përmbushim ato”. Sipas Hoxhajt, deri më tash pala kosovare ka arritur t’i prezantojë në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me pushtetin lokal, përcaktimin e pozitës së minoriteteve, veçanërisht atij serb. Ai thotë se procesi po lëviz në favor të qytetarëve të Kosovës dhe se në shtator pritet që të dihet përafërsisht se si do të dukej korniza e ardhshme. “ Mirëpo, mbetet që zyra e UNOSEK-ut ta sqarojë pozitën e saj”. DRILON ZOGAJ & VALMIR KLAIQI

21


Forum

Modeli nepotik i qeverisjes Ibrahim Berisha amiljarizmi ka rrënjë më të largëta në qeverisjen e Kosovës. Që nga periudha e autoritarizmit mbiemra dhe krahinarë të njëjtë në poste kyçe qarkulluan me vite në emër të interesit ideologjik. Tashti nepotizmi është ridimensionuar. Interesi ideologjik është zëvendësuar me interesin “familjaro-patriotik”. Përkundër realitetit plural dhe parimit demokratik se nepotizmi paraqet një deformitet të rëndë për shoqëritë në tranzicion, kjo fjalë përmendet rrëshqitas dhe me ndrojtje. Mund të jetë frika për të mos hyrë në telashe me “familje të mëdha” apo edhe turp po u shtrua kjo temë, se nga “perëndimorët” do të vlerësohemi “primitivë” po u shpërpall dimensioni i vërtetë i atakimit të institucioneve shtetërore dhe publike nga farefisnia. Tema është thuajse me imunitet ekstrem. Po në thelb, familjarizmi është njëra ndër format e pranishme sunduese publike në Kosovë. Familjarizmi, krahinarizmi dhe kronizmi (miqësia), janë modelet që mbajnë disa nga sistemet publike të qeverisjes dhe të institucioneve publike, madje edhe të tilla që janë nën referenca të ndërkombëtarëve. Rasti i vëllezërve polakë, rasti i vëllezërve Kastro etj., janë vetëm dy shembuj fare të freskët që thonë se nepotizmi paraqet ende problem për shoqëritë e sotme, qofshin ato demokratike, si Polonia, apo autoritare si Kuba. Kjo e heq iluzionin se shqiptarët janë një ishull, ngase këta janë vetëm një nga ishujt e shumtë. Në fjalorët terminologjikë për nepotizimin ose familjarizmin ka një shpjegim themelor: Nepotizimi rrjedh nga fjala latine nepos: nipi,

F

22

dhe, si i tillë, është i njohur nga periudha e papëve, të cilët për të forcuar pozitën e tyre në Romë, shpërblejnë, favorizojnë dhe sigurojnë dominimin e anëtarëve të familjeve të tyre, posaqërisht në prona dhe privilegje sunduese. Në shek XII-XIII, dhe veçmas në Renesansë, nepotizmi u shëndërrua në sistem, nga i cili familjarët përfitonin prona, provinca dhe shtete. Pavarësisht se papë nuk ka në vendet që janë si Kosova, nocioni social ka zënë vend edhe këtu sikur edhe në Shqipëri, ku qeveria e djathtë, para disa muajve, miratoi ligje me të cilat synon të shmangë këtë dimension të konfliktit të interesit. Me gjuhën publike politike, në kuptimin e realitetit të Kosovës, nepotizmi do të thotë kepqërdorimi i pozitës zyrtare për t’u krijuar favore dhe privilegje anëtarëve të familjes dhe të të afërmëve të tjerë. Vëllezër, motra, dajë, teze, kushërinj, ndrikulla, kumbarë e miq, ky është rrethi i ritmit manovrues për të forcuar pozitën personale përmes ngritjes dhe favorizimit të pozitës së familjarëve, veçmas pas qershorit të vitit 1999. Shtrirja e nepotizmit në institucionet e Kosovës ka edhe një arsyetim të veçantë. Fjala është për varfërinë dhe çdo pozicionim në vende pune, publike apo zyrtare, është një privilegj, është një zgjidhje e statusit social të “familjarit”. Ndërkohë, edhe rrahagjoksja dhe nevoja për shfaqje imponuese primitive përpara të “vetëve” janë shtytës specifikë që stimulojnë nepotizmin në Kosovë.

Partitë - njësoj Asnjëri nga grupimet politike qeverisëse nuk mund të lavdërohet

se ishte imun ndaj atakut të familjarizmit. Në fillim për veprime nepotike ishte e njohur PDK, sepse kishte dhe më shumë pushtet real, po më vonë nuk i mbetën borxh fare AAK dhe LDK, të cilat në vend se të fillonin të luftonin ritmin e tillë, e pasuruan dhe e forcuan, duke sjellë në vende kyçe familjarë e bashkëkrahinarë. Në një kontekst tradite dhe potenciali, për shkak të formimit të vonshëm, PDK dhe AAK mund të kenë edhe arsyetimet e tyre, megjithëse të paqëndrueshme pse preferuan elementë të familjarizmit. Po, LDK nuk ishte e tillë e njohur gjatë gjithë këtyre viteve, se kishte një pluralitet dhe potencial të madh të brendshëm menaxhues publik. Ka një rrezik se nëse ky model nepotik vazhdon të adoptohet dhe të fitojë të drejtën e qytetarisë, sepse po duket atë politike e ka fituar, atëherë si një sistem i tillë arkaik (që këtë të drejtë e ka fituar plotësisht vetëm në disa shtete arabe), do të dëmtojë madje edhe do të shkatërrojë interesin publik. Nepotizmi forcon trendin e zgjedhjes dhe emërimeve pa një meritë profesionale dhe kjo ndikon 60/2006


që ata të prodhojnë krizë dhe të dëmtojnë efektin e institucioneve dhe shërbimeve publike me paaftësinë e tyre. Po kështu, dëmtohet dhe mbytet pluraliteti, transaparenca dhe konkurrenca, të cilat janë shtytësit kryesorë që e bëjnë një shoqëri të mundshme për të ndërtuar institucione të lira dhe demokratike. Kjo dukuri, në anën tjetër, prodhon konflikt interesash. Norma këtë e sanksionon në shoqëritë liberaledemokratike. Kosova ende vuan mungesën e ligjeve të mjaftueshme, të cilat do të mbrojnë interesin publik nga atakimi i interesit familjar. Edhe ku ka ligje ato shmangen, nuk zbatohen, apo zbatohen fare sipas rasti në rast. Bërja dhe zbatimi i ligjeve që sanksionojnë nepotizmin si konflikt interesi, u shërben dhe vetë zyrtarëve që nuk kanë fre në këto veprime. Se jo vetëm do të mbronin interesin publik nga agresioni i tyre, por do të mbronin edhe interesin familjar dhe privat të tyre, duke ruajtur “vlerat” familjare në kuadrin e familjes, fisit a krahinës. 60/2006

Lavdërimet dhe madhërimet Një nga faktorët që kanë mundësuar kapërcimin më të lehtë të nepotizmit nga klanet partiake në klane nepotike krahinore qeveritare, ishte edhe kamuflimi i biografive, retushimi i tyre, dhe pamundësia për të ditur se kush është ai që do të zgjidhet apo emërohet dhe cilët qëndrojnë pas shtytjes së tyre. Nepotikët përdorin edhe armën e lavdërimit dhe të madhërimit të rrjeshëm, kinse për merita të veçanta të një anëtari të familjes, duke e paraqitur të pazëvendësueshëm, të jashtëzakonshëm të “lindur për post”.

Nepotizmi dhe krahinarizmi “zyrtar” Sa ndërrohet një ministër, hapi i parë politik bëhet për të ndryshuar shërbyesit civilë, sekretarët permanentë dhe drejtorët. A flet kjo për dështimin e procedurave paraprake në emërime? Por, jo rrallë, nuk bëhen ndryshime për të sjellë kuadro profesionale, por për

të rikrijuar sistemin e rehatshëm, familjaro-krahinor. Familjarizmi (dhe krahinarizmi) sipas Transparency International - janë mundësi e mirë e instalimit të mitos dhe të korrupsionit në institucionet publike. Kështu secili që vjen mbetet në siklet të njëjtë. Modelin e nepotizmit në Kosovë gjerësisht e ka praktikuar edhe UNMIK-u, OSBE dhe fondacionet ndërkombëtare, në kontekstin e punësimit të vendorëve. Një e punësuar ka tërhequr zingxhir të afërmit e tjerë dhe paratë e projekteve kanë mbetur kryesisht aty afër. Projektet jo rrallë kanë dështuar sepse nuk janë menaxhuar nga ekspertë, por nga persona që kanë pasur lidhje me financuesit. Edhe emërimi i kuadrove që është dashur të kalohet nëpër panele mikste vendorë-ndërkombëtarë, nuk i ka shpëtuar shpeshherë nepotizmit. Habit emërimi i disa anonimëve në vende kyçe, veçmas organizata publike, nuk kanë ndonjë të panjohur. Është pikërisht lidhja e ndonjë familjari me ndërkombëtarët që kanë qëlluar të vendosin, dhe që ka siguruar “dritën jeshile për karrierë”.

23


Reportazh: Medvegja

Banja e Sjarinës

Jeta në një kohë të keqe Edhe ato pak familje shqiptare, të cilat janë duke jetuar në territorin e Komunës së Medvegjës, ndjehen të pakënaqura me trajtimin që u bëhet nga organet lokale dhe qendrore të Serbisë. Në një ditë gushti me shi, ata shprehin shqetësime dhe pakënaqësi. Shpërngulja nga kjo trevë, që bie në verilindje, ngjitur për Kosovën, vazhdon, se kushtet ekonomike janë të rënda dhe trajtimi si pakicë i vënë në pozitën e të diskriminuarve Valdete Osmani Medvegjë, gusht – Numri i vogël i familjeve të mbetura dhe ato të cilat janë kthyer në shtëpitë e tyre në Komunën e Medvegjës, pas përfundimit të konfliktit gjatë viteve 2000-2002 në Luginë të Preshevës, ndihen të diskriminuara nga organet lokale dhe qendrore të Serbisë. Familjarët e kthyer në Komunën e Medvegjës ankohen për mostrajtimin e duhur dhe të drejtë nga organet e pushtetit serb. Banorët shqiptarë thonë se ata po trajtohen përbuzshëm nga politika zyrtare e Serbisë, përkundër banorëve serbë të kësaj komune.

Tash katër vjet në oborrin me vetura të policisë e ushtrisë Bujku Abdullah Krasniqi, banor i fshatit Sfircë të kësaj komune, ndërsa 24

shiu i imtë nuk i ndahet Medvegjës, thotë se pas shpërnguljes masive të shqiptarëve të kësaj ane gjatë konfliktit në Luginën e Preshevës, dita-ditës fshatrat, e po ashtu edhe qyteza e Medvegjës, po ngel pa banorët e saj shqiptarë, që dikur ishin shumicë. Fshati Sfircë vitin e ardhshëm ka mundësi që të braktiset edhe nga familja Krasniqi, ngase asaj tani e katër vjet i është bllokuar rruga nga ushtria dhe policia serbe, e cila, po të jetë e lirë, i shpie ata në shtëpinë e tyre. Shkaku i bllokimit të kësaj rruge është vija administrative, e cila e lidh këtë fshat me territorin e Kosovës. Ndërkohë, kjo familje detyrohet që të ecë në këmbë tre kilometra nëpër vijën administrative për të arritur në shtëpinë e vet. Përveç mbylljes së kësaj rruge, familjes Krasniqi i kanë ngelur brenda territorit të Kosovës edhe dhjetë hektarë tokë pjellore. “Nuk na ka mbetur vend

në shtëpitë dhe trojet tona. Në këtë vend kanë lindur, janë rritur dhe kanë vdekur stërgjyshërit e mi. Me dëshirë nuk e kisha braktisur fshatin tim, Sfircën. Mirëpo, nëse nuk më zgjidhet problemi i rrugës deri vitin e ardhshëm, jam i detyruar që ta braktis shtëpinë dhe të drejtohem për në Kosovë. Tash katër vjet në oborrin tim, përveç veturave të policisë e ushtrisë serbe dhe atyre të Kuvendit Komunal, nuk ka mundur të hyjë askush, sepse janë rrezikuar nga sulmet e policisë”. Ndërsa Krasniqi tani e katër vjet e parkon veturën e tij pesë metra larg punktit të policisë, i cili është i vendosur vetëm dy kilometra tutje nga shtëpia e tij. Nga familja katëranëtarëshe Krasniqi, nuk punon askush. Ata mbijetojnë me 28 krerë bagëti (lopë), për të cilat përkujdesen së bashku. Në anën tjetër të kufirit me Kosovën, ku gravitojnë fshatrat e Kamenicës, 60/2006


Reportazh: Medvegja atje ku Abdullah Krasniqit i kanë ngelur hektarët e tokës, jeton familja kosovare e Ramadan Berishës. Mirëpo, edhe pse këtyre dy familjeve u është ndarë në dy pjesë oborri, ata nuk mund të shkojnë te njëratjetra. “Vetëm me zë merremi vesh me Abdullahun. Nganjëherë natën shkojmë e vijmë te njëri-tjetri, por me këtë e rrezikojmë jetën tonë nga sulmet e policisë serbe”. Berisha, pos tjerash, shpreh shqetësim edhe për tokën e fqinjit të tij, tokë kjo e cila atij i është ndarë përgjysmë.

Babë e bir të vetëm në klasë Jo larg fshatit Sfircë gjendet fshati Gërbac, ndërsa në shkollën e këtij fshati mësimi zhvillohet vetëm me një nxënës. Për nxënësin e kësaj shkolle, Egzon Syla, dhoma e shtëpisë së tij në Gërbac, ku e mësonte babai i tij, nuk kishte asgjë që t’i krijonte atij imazhin e një klase mësimi. Klasa e mësimit për të ishte diçka tjetër. Ai kishte dëgjuar si duket shkolla, se atje ka shumë nxënës e mësues, dhe se atje bie zilja. Nuk i mësohej në shtëpi. Kur të nisë mësimi në shtator, ai duhet të ecë pesë kilometra larg për të mbërritur në shkollën “Banja e Siarinës” në Gërbac. Egzoni është i vetmi nxënës në këtë shkollë. Atij i mungon krejt ajo që e ndërton harenë e një shkollari. Mësuesi i tij është i ati, Tahir Syla. Babë e bir e shoqërojnë njëri-tjetrin për ta mbajtur të hapur, së paku edhe pak, portën e shkollës. Syla ishte përpjekur më kot që t’ia krijonte të birit idenë e shkollës në shtëpi. “Nuk mësonte hiç në shtëpi, por

Familja pesëmbëdhjetë anëtarëshe Murati Ndërsa familja më e madhe shqiptare në komunën e Medvegjës tani për tani është ajo e Riza Muratit nga fshati Gjylekesht, fshat ky që gjendet në afërsi të Bufcës së Lebanës. Këtë familje e përbëjnë pesëmbëdhjetë anëtarë, ndërsa që mbërrijnë të mbijetojnë me blegtori.

60/2006

kur fillova ta shpiej te shkolla, edhe pse i vetmi nxënës, filloi të mësojë shumë më mirë”, thekson ai. Familja shtatanëtarëshe Syla vendosi të kthehet në vendlindje pas konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës. Por çmimi që ajo pagoi për këtë hap është i lartë, ngase fëmijët i mbetën pa u shkolluar. Për ta vazhduar shkollimin në gjuhën shqipe, fëmijët e Tahir Sylës duhej të ecnin në këmbë deri në Medvegjë, njëzet e gjashtë kilometra larg, e për këtë arsye ata kanë mbetur pa e vazhduar shkollimin e mesëm. Fat të ngjashëm si të familjes Syla

thotë Ukiqi. Ai tregon se qysh këtë vit, ende pa e përfunduar punën në motel, ka pasur kërkesa të shumta të kosovarëve për vendosje në motelin e tij. “Kam pasur probleme me serbët, ngase në njëfarë mënyre nuk u ka ardhur mirë për ndërtimin e këtij moteli. Ata janë mësuar që të mendojnë se për gjithçka kanë vetëm ata të drejtë dhe se ne nuk dimë të zhvillojmë turizëm. Por kërkesat e shqiptarëve për të kaluar pushimet këtu kanë filluar qysh tash”, thotë Ukiqi, duke i ftuar bashkëvendësit e tij të marrin pjesë në hapjen solemne të këtij moteli.

Agim Ukiqi, pronar i objektit hotelier turistik në Sijarinë

kanë pësuar shumica e familjeve shqiptare edhe në fshatrat e tjera përreth. Ndërsa në Banjën e Siarinës, nga viti 2002 kanë filluar investime të shumta për renovimin e gejzerit dhe ndërtimin e objekteve hoteliereturistike për zhvillimin e turizmit. Në mesin e këtyre investimeve është edhe një biznesmen shqiptar, Agim Ukiqi, i cili ka ardhur nga Beogradi për të investuar në vendlindjen e tij. Ai ka investuar rreth dyqind mijë euro për ndërtimin e një moteli luksoz katërmbëdhjetëdhomësh në këtë banjë. “Të gjithë më kanë kritikuar për investimin tim këtu. Unë nuk jam aspak pishman për këtë investim, sepse e di që vendësit e mi të kësaj ane edhe pse të shpërngulur nga kjo trevë, do të vijnë që t’i kalojnë pushimet këtu”,

Gjestin e këtij biznesmeni e inkurajon edhe zëvendëskryetari i Kuvendit Komunal të Medvegjës, Florim Sahiti. Ai pohon se një motel i tillë i është nevojitur shumë më herët Sijarinës, mirëpo edhe tani nuk është vonë. “Medvegja dhe fshatrat përreth kanë nevojë për banorët e saj shqiptarë dhe investime në turizëm. Është veçmas inkurajuese kur një biznesmen që ka lindur këtu, kthehet dhe fillon të investojë. Ndoshta kjo do të mund të ndalonte largimin e popullsisë shqiptare, të cilët veçmas pas vitit 1999 janë larguar pasivisht”, thotë Sahiti. Sipas tij, nuk është edhe e lehtë jeta në këtë vend, pasi edhe ai vlerëson se shqiptarët si pakicë nuk trajtohen të barabartë sikur shumica serbe. Sipas të dhënave zyrtare të popullsisë, të cilat janë 25


Reportazh: Medvegja

Qendra e Medvegjës

Ishin para 25 vjetëve 32 për qind Regjistrimi i popullsisë, i cili është bërë në vitin 1981, në territorin e tërë ish-Jugosllavisë, ishte i fundit i cili i solli të dhënat e sakta mbi numrin e banorëve në Serbi. Sipas atij regjistrimi, nga 17.219 banorë të Komunës së Medvegjës, serbë dhe malazias ishin rreth 65% (11.354), shqiptarë rreth 32% (5.509) dhe romë rreth gjysmë për qind. Nga 44 vendbanime të kësaj komune vetëm tri vendbanime kanë pasur mbi një mijë banorë. Ndërsa tri të katërtat e vendbanimeve ishin të banuara kryesisht me serbë dhe malazias. Qyteti i Medvegjës dhe dy vendbanime tjera ishin etnikisht të përziera, por me shumicë serbe, ndërsa shqiptarët ishin shumicë në tetë vendbanime të tjera.

“lutjeve” të drejtuara popullatës shqiptare për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, ata nuk kanë dashur të kthehen. “Shqiptarët kanë marrë informacione se Komuna po ndan të holla për dëmet e shkaktuara gjatë luftës. Ata kanë ardhur dhe i kanë marrë ato, me premtimin se do të jetojnë në vendet e tyre, ndërsa pas dy-tre muajve kanë ikur në Kosovë”.

Brahim Salihut: Erdhi kohë e keqe për ne shqiptarët e këtij vendi

Brahim Salihu në shtëpinë e tij në Gërbavc

bërë në vitin 2002, në komunën e Medvegjës jetojnë dhjetë mijë e shtatëqind banorë. Prej tyre 66% të popullsisë e përbëjnë serbët, shqiptarët 26.17%, malazeztë 3.47%, ndërsa romët 1 %. Për kthimin e shqiptarëve flet edhe kryetari i Kuvendit Komunal të kësaj qyteze, Slobodan Drashkoviq. Ai thotë se edhe përkundër shumë 26

Sipas tij, situata e sigurisë nuk është më problem për kthimin e shqiptarëve. Në organet e sigurisë në këtë qytezë janë punësuar edhe nëntë djem shqiptarë duke dhënë prova, sipas këtij zyrtari, se edhe këtu po krijohet “polici multietnike”, siç e quan ai. Disa nga ata patrullojnë edhe në zonën kufitare më Kosovën, në të cilën gjatë kësaj

pike kufitare njëri polic të drejtohet me përshëndetje në gjuhën serbe, ndërsa tjetri në gjuhen shqipe. Por kjo nuk i bën të lumtur dhe të qetë shqiptarët e kësaj komune. Banorët ankohen për mungesë të rrymës nëpër fshatra. Me këtë problem vazhdimisht ballafaqohet familja e Brahim Salihut në fshatin Llogor, e cila është kthyer tani e tre muaj nga Kosova. Kjo familje shprehet shumë e zhgënjyer me jetesën në fshatin e tyre. “Rryma shumë e dobët, nganjëherë edhe me javë nuk kemi hiç. Kunja nuk i intereson kjo punë, po jetojmë për gazepi, po s’kemi çka me ba ”, thotë Brahimi, me gjuhën tipike të kësaj ane. Ai ka 74 vjeç. Duke e kujtuar kohën e shkuar, i mbushen sytë me lot. “Erdh kohë e keqe për neve shqiptarëve të këtij vendi. Gjithçka çka kam të gjallë në këtë shpi janë këta zogj të vegjël”, thotë ai, duke treguar me gisht nga një paketë me disa zogj pule. Shkaktar kryesor për moskthimin e shqiptarëve në këtë trevë, pos kushteve të rënda ekonomike, është edhe shpërngulja masive gjatë periudhës pas përfundimit të luftës së Kosovës dhe fillimit të konfliktit në luginën e Preshevës gjatë viteve 1999-2002. Sipas të dhënave që i posedon Kuvendi Komunal i Medvegjes, gjatë asaj kohe janë rrahur e keqtrajtuar në forma të ndryshme 80 shqiptarë. Janë burgosur njëzet të tjerë, janë plaçkitur dhe demoluar më shumë se njëzet shtëpi, në disa raste shqiptarët janë dëbuar dhe janë vendosur ushtria dhe policia serbe në shtëpitë që më parë janë detyruar të braktisen. Po ashtu është shkatërruar dokumentacioni pedagogjik shkollor në shkollën e fshatit Gerbavc, ndërsa në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë janë shkatërruar edhe të gjitha mjetet shkollore, biblioteka dhe objekti. Po ashtu u shkruan nëpër shtëpi , shkolla dhe objekte të tjera parulla kërcënuese, ofenduese kundër shqiptarëve. Për këtë nuk dihet të jetë dënuar dikush. Nuk është krejt e parrezikshme mbajtja e simboleve kombëtare: flamur, plis dhe veshje. 60/2006


Bota jonĂŤ

60/2006

27


Reportazh: Malësia

Malësia midis ruajtjes së identitetit dhe integrimit Po të shkosh në Tuz nga Podgorica, të çon një rrugë e gjerë, e mirë dhe kryesisht e drejtë që vjen nga kryeqyteti i Malit të Zi. Në mes të Podgoricës dhe Tuzit, që kanë rreth 7 km, gjenden disa ndërmarrje të fuqishme të cilat edhe në nivel të Malit të Zi dhe më gjerë kanë bërë emër. Këtu mund të përmendet, para së gjithash, ndërmarrja për shitjen e servisimin e automobilave Rokshped. Kjo ndërmarrje, e cila ka ekskluzivitetin për shitjen e veturave të fabrikës së Follcfagenit e Audit, ka shtrirë veprimtarinë e saj në hapjen e pompave private të benzinës dhe tregtisë me shumicë. Të punësuarit në këtë ndërmarrje në bisedat konfidenciale me të afërmit e tyre pohojnë se këtu një rrogë e një llogaritari mund të shkojë deri në 3-mijë euro. Kjo nuk është e vetmja ndërmarrje e njohur, por sidoqoftë më e njohura, në rrugën Podgoricë-Tuz

Malësorët kërkojnë komunë për Tuzin

Haxhi Shabani uke iu afruar Tuzit, rruga ngushtohet dhe gjarpërohet më shumë. Krejtësisht në hyrje të Tuzit gjendet shkolla më e madhe fillore në Malësi, e cila quhet Mahmut Lekiq. Vetë emri i saj flet për një bashkëjetesë të çuditshme midis popujve, gjuhëve e feve (emri shqiptar i fesë islame, me mbiemrin shqiptar me –iqin sllav). Prindërit e nxënësve të kësaj shkolle është dashur të protestojnë me vite, pasi shkolla gjendet në rrugë dhe si e

D 28

këtillë kishte rrezikuar shpesh jetën e fëmijëve të tyre, që Ministria e Arsimit më në fund të nisë ndërtimin e shkollës së re që është në fazën e përfundimit të saj. Sapo hyn në Tuz të bie në sy numri i madh i kafiterive e restoranteve, të cilat shumicën e kohës janë plot. Kalimtari i rastit, i cili mund të hyjë në ndonjë nga këto lokale, do të dëgjojë të fliten të dyja gjuhët: shqipja dhe malazezishtja, madje edhe këmbimin e këtyre gjuhëve. Kurse po të përqendrohet edhe më shumë vëmendja, tuzianët zakonisht

njëri-tjetrin e thërrasin jo me emrin zyrtar. Kështu, zakonisht Luigjin e quajnë Lubo, Antonin-Toni apo Senadin-Seno. Qendra e Tuzit, e cila deri para ndonjë viti ka qenë e përbërë nga një grumbull kiosqesh, rrethuar me baltë dimrit e me pluhur verës, tashmë është zëvendësuar me një rrip vendi që ka asfalt e beton, kurse pjesa ku duhet të ketë lule e park vetëm se njihet se është për këtë dedikim. Kultet fetare në Tuz dallohen që nga larg: si kisha dhe xhamia janë të rregulluara mirë. Në oborrin e kishës është busti i Nënë Terezës, shenjtores dhe nobelistes shqiptare, e çmuar shumë edhe në këto anë. Kurse në xhaminë e Tuzit janë ndërtuar objektet e nevojshme për kryerjen e riteve për të vdekurit (që nga vdekja deri te varrimi) si rrallëkund te shqiptarët në Malin e Zi. Ndërtimin e kulteve fetare e kanë bërë vetë qytetarët, e sidomos shqiptarët nga Malësia të shpërngulur në SHBA e gjetkë. Duke shkuar në vazhdim të rrugës kryesore nëpër Tuz, i afrohesh shkollës së mesme të vetme, e cila ka emrin e ish-udhëheqësit të përjetshëm të Jugosllavisë, mareshalit Tito. Nuk njihet të ketë pasur ndonjë kërkesë zyrtare për ndërrimin e emrit të kësaj shkolle, që në zhargonin zyrtar quhet e kombinuar, pasi mësimi zhvillohet në dy gjuhë. Në këtë shkollë mësojnë edhe nxënës malazezë nga Podgorica dhe të tjerë me kombësi myslimane-boshnjake jo vetëm vendës nga Tuzi, por edhe të shpërngulur nga veriu i Malit të 60/2006


Bota jonë

Pamje të Tuzit

Zi. Kjo kategori e popullatës, numri i të cilëve nuk dihet saktë, thonë shqiptarët nga Tuzi, do të ndryshojë strukturën e popullatës në dëm të shqiptarëve, kur të apostrofuarve do t’iu njihet e drejta e votës në vendbanimin e tyre të ri. Problemi i strukturës nacionale sidomos në Tuz, por edhe në tërë Malësinë, vazhdon të jetë çështje e cila ka ndikimin e saj në procesin e qeverisjes vendore. Shumica e shqiptarëve, së paku, kështu shprehen nga bashkimet joqeveritare (Iniciativa qytetare, Ilirikumi, Unitasi), si dhe nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi, janë për komunën e pavarur të Tuzit. Mirëpo, Unioni Demokratik i Shqiptarëve ka pranuar komunën urbane, projekt i Partisë Demokratike të Socialistëve; këta të fundit rregullisht gjatë zgjedhjeve të fundit në Malësi fitojnë shumicën e votave. Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, ka pohuar se komuna urbane është hap drejt komunës së pavarur, duke shtuar se Tuzi me këtë status do të përfitojë investime të mëdha. Janë pajtuar me komunën urbane edhe myslimanët vendës, disa nga të cilët pranojnë prejardhjen shqiptare, por ata shqipen nuk e kanë më gjuhë bazë. Ata thonë se nuk janë të sigurt se ekzistojnë resurse për të mbajtur komunën. Ndërkaq, paraqitja në zgjedhjet për komunën urbane e Iniciativës Qytetare, së fundi, ka shënuar një kthesë sa i përket komunës së mëvetësishme; lufta për të tashmë do të bëhet 60/2006

brenda institucioneve. Duke e lënë të hapur procesin e përpjekjeve për komunë të komunitetit lokal, duhet pohuar se malësorët janë njerëz punëtorë. Ata janë edhe sot prodhues të zotë, sidomos të perimeve nën sera. Rruga kryesore që i bie mes për mes Tuzit mund të braktiset në dy drejtime: duke shkuar drejt pikës kufitare në Bozhaj-Han të Hotit dhe drejt lumit Cem. Duke shkuar drejt vendkalimit kufitar me Shqipërinë, anës rrugës sheh shtëpi së paku dykatëshe. Në ndonjë nga këto shtëpi të mbesin sytë, pasi që janë vila të vërteta. Nuk duhet harruar se rreth gjysma e popullsisë nga Malësia jeton në SHBA. Në Tuz gjatë viteve, kur bota i kishte vënë bllokadë ekonomike Jugosllavisë së Millosheviqit lulëzoi tregtia e paligjshme nga Shqipëria, sidomos ajo e derivateve të naftës. Rruga ngushtohet gjithnjë e më shumë drejt kufirit me Shqipërinë. Është interesant, por as pas 15 vjetëve të pluralizmit në Malin e Zi dhe Shqipëri, zgjerimi i kësaj rruge nuk po përmendet si prioritet. Ajo është sikur në kohën kur nëpër të brenda një viti kalonin aq automjete sa mund t’i numëroje me gishtat e dorës. Si rezultat, tregu i Tuzit në kohën e bllokadës, në të cilin dikur vinin jo vetëm nga tërë Mali i Zi, “nuk dihet se ku ka qenë”. Duke dalë nga rruga e Tuzit në anën tjetër, ngjitesh përpjetë bregut të lumit Cem, i cili së paku për dy arsye

është i veçantë për malësorët. Duke iu falënderuar këtij lumi edhe në verën e Malësisë, kur temperaturat ngjiten mbi 40 gradë, malësorët mund të mbysin zhegun e verës. Dhe së dyti, ky lumë është burimi i jetës për ujin, rërën, bregun dhe bukurinë e tij që ka. Për të ilustruar jetën e malësorit, sado që në retrospektivë, por që ka rrezatimet e saj edhe aktualisht, vlen të përmendet një film dokumentar, realizuar sipas sinposisit të shkrimtarit me prejardhje shqiptare Zuvdija Hoxhiq- Berisha. Ky film me titullin “I pari dhe i fundit”, kushtuar një bajraktari në moshë të thyer, i cili jeton në varfëri duke punuar punë fizike, nxjerr rërë e zall nga lumi Cem, por pleqnitë që i bën nëpër Malësi për ngatërresat e ndryshme fjala e tij është vendosëse, pra është e para dhe e fundit. Ky plak i mençur, por i vuajtur, i cili nuk dihet nëse është gjallë aktualisht, flet për mendësinë e banorëve të këtyre anëve. Ndonëse jeta këtu ka edhe veçoritë e asaj bashkëkohore, ajo ngërthen në vete pasojat nga e kaluara, e cila ka lavdi dhe humbje. Malësia është në fazën vendimtare, kur krahas ruajtjes së identitetit dhe domosdoshmërisë për integrim, është në rrugën e gjetjes së vetvetes në kohën kur gjysma e popullatës është jashtë vendit. Kjo për Malësinë ndodh kur nga ajo Podgorica është shumë afër e Shkodra ende larg, më shumë sesa tregojnë kilometrat që i ndajnë këto dy vende. 29


Maqedoni

Pesë vjetë nga Marrëveshja e Ohrit

Marrëveshje e konfliktit të papërfunduar Ndërprerja e luftimeve shqiptaro-maqedonase dhe mosdefinimi i natyrës së konfliktit gjashtëmujor rezultoi me kënaqësi të të dy bashkësive etnike. Letra e quajtur “Dokumenti kornizë” rezultoi me më shumë të drejta gjysmëfiktive politike për shqiptarët dhe me mbajtjen e të drejtave reale ekonomike për maqedonasit. U ruajt karakteri unitar i shtetit. Shqiptarët, varësisht nga pozicionimi, e shikojnë me dy palë sy këtë Marrëveshje. Ndërkombëtarët kanë dhënë garanci për implementimin e Marrëveshjes, por zbatimi dhe arritja e përfaqësimit proporcional të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike po ngec. I mbetet qeverisë që ta vazhdojë në praktikë përdorimin e gjuhës shqipe Nebi Mërseli esë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila ka ndihmuar ta shpëtojë Maqedoninë nga lufta më tragjike civile, po pengohet nga një konflikt politik. Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), që tashmë katër vjet janë rreshtuar në grupim politik, sërish kërcënojnë brishtësinë e këtij shteti. Prijësi i dikurshëm i UÇK-së, tash lider i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, nuk pranon të jetë opozitë. Katër vjet ka qenë në pushtet me partnerin e koalicionit LSDM-në. Marrëveshja e Ohrit i dha fund luftës gjashtëmujore, për të siguruar të drejta më të mëdha për shqiptarët. Marrëveshja ofroi amnisti për kryengritësit dhe koncesione politike për minoritetin, i cili përbën çerekun e popullatës së vendit. Ajo gjithashtu përgatiti terrenin për një numër të zgjedhjeve paqësore. Por, një koncesion i rëndësishëm është duke hasur në probleme: synimi për të siguruar “përfaqësim të drejtë” të shqiptarëve në institucione publike. Në kohën kur u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, zyrat publike ishin kryesisht në duart e shumicës maqedonase, dhe më pak se katër për qind të shërbyesve civilë ishin shqiptarë. Bilanci që nga atëherë ka ndryshuar, nën presion të programit për fuqizimin e shqiptarëve, i paraparë sipas marrëveshjes dhe i mbikëqyrur nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Pas regjistrimit të vitit 2004 doli se në Maqedoni jetojnë mbi 25 për qind shqiptarë, dhe Marrëveshja e Ohrit nuk kishte rregulluar ndarjen e pushtetit midis dy grupeve më të mëdha etnike – maqedonasve dhe

P

30

shqiptarëve, por në fakt maqedonasit ruajtën ekskluzivitetin etnik karshi shqiptarëve. “Dokumenti kornizë”, i farkuar në negociatat njëmujore në Ohër dhe i nënshkruar më 13 gusht të vitit 2001 në Shkup, shumë shpejt pësoi ndryshime. U ndryshua Preambula e Kushtetutës që ishte paraparë në këtë dokument. Prej shtetit qytetar Maqedonia sërish mori elementet shtetformuese etnike dhe shteti u bë hise e të gjitha bashkësive etnike, por me një formulim të paqëndrueshëm juridikisht. Shqiptarët e bënë luftën, ndërsa përfituan elemente të shtetësisë turqit, romët, serbët etj., që ishte një koncesion i parë i shqiptarëve nga konturat e marrëveshjes. Ndërkohë vijuan ndryshime dhe interpretime të shumta të dokumentit. Maqedonasit e interpretonin sipas kutit të tyre dhe kontestonin parimet themelore të Marrëveshjes, e cila ishte si një balon dhe varej aq sa fryhej.

Specifikat e Marrëveshjes Për nga definicioni Marrëveshja e Ohrit, megjithatë, mund të quhet historike, sepse aty janë betonuar themelet e shtetit të ri. Në dokument përmendej se sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pashkelshëm dhe duhet të ruhen. Është potencuar karakteri shumetnik i shoqërisë dhe shtetit. Ishte paraparë decentralizimi i pushtetit, por që mezi u arrit në vitin 2004, edhe atë me pakënaqësi të disa partive maqedonase. Pas mossuksesit të referendumit për ndarjen territoriale, megjithatë ndarja territoriale u bë sipas asaj që e propozuan dy partitë përbërëse të koalicionit qeverisës që përfaqësonin maqedonasit dhe

shqiptarët - LSDM dhe BDI. Edhe pse Marrëveshja e postulon, përkatësisht e konfirmon Maqedoninë si shtet unitar, disa pika të tjera të Marrëveshjes, tashmë të inkorporuara në zgjidhjet kushtetuese, vjedhin karakterin unitar të shtetit. Parimi i shumicës së Badinterit, rolin e rëndësishëm të pushtetit lokal, parimi i diskriminimit pozitiv dhe përfaqësimi i barabartë dhe praktika para 2001shit, që patjetër në pushtet të marrë pjesë edhe një parti shqiptare, janë elemente që në teori mund të sjellin në pikëpyetje unitaritetin e shtetit. Segment tjetër i rëndësishëm është funksionimi i shtetit nga niveli qendror në atë lokal. Pas amendamenteve të miratuara kushtetuese dhe ligjit për pushtetin lokal, vendimet nuk do të mund të miratohen pa shumicën kualifikuese të 2/3 të votave, në kuadër të asaj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të cilët pohojnë se u takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. Ky është parimi i Badinterit, që këto ditë po e aktualizon BDI-ja e Ali Ahmetit, në shenjë pakënaqësie për mospërfshirje

Pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, 2001 60/2006


Maqedoni

Moment nga nënshkrimi i Marrëveshjes: Xhaferi, Georgievski, Trajkovski, Crvenkovski dhe Ymeri

në qeverinë e re, edhe pse ka fituar më shumë vota në taborin shqiptar në zgjedhjet parlamentare të 5 korrikut. Tash BDI-ja kërcënon me bllokadë të institucioneve shtetërore pasi thotë se legalitetin për të vendosur në emër të shqiptarëve nuk e ka partia e Arbën Xhaferit – Parti Demokratike Shqiptare (PDSH), e cila me 11 deputetë bën pjesë në koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE-në, partinë fituese ndër maqedonasit. Me 18 deputetët Ahmeti thotë se në Parlament nuk do të kalojë ligji për përdorimin e gjuhëve dhe ligji për polici, që pritet të sillen së shpejti nga përbërja e re qeverisëse dhe nga deputetët e Parlamentit. Ai thirret në dispozitat e parimit të Badinterit që është taksatuar në parimet e përgjithshme të Marrëveshjes së Ohrit për mosmajorizim etnik. Më 13 gusht u mbushën pesë vjet që kur iu dha fund konfliktit të hapur gjashtëmujor shqiptaro-maqedonas, që kishte plasur në pranverën e hershme të 2001-shit. Nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare në Ohër, pas dy raundeve maratonike, maqedonasit dhe shqiptarët pranuan të jetojnë në një Maqedoni ndryshe me atë që kishte qenë më parë. Në vilën Biljana, ku krerët e ish-republikave të Jugosllavisë së dikurshme dhjetë vjet më parë u mblodhën për të mos u marrë vesh, më 10 gusht u miratua një dokument i paqes që jepte shpresë për palët e konfrontuara. I quajtur si Marrëveshja Kornizë, dokumenti u përgatit nga përfaqësues të SHBA dhe Bashkësisë Evropiane,

60/2006

Marrëveshja BDI-LSDM Me ardhjen në pushtet të BDI-së dhe LSDM-së, në vjeshtën e vitit 2002, ndryshoi edhe qasja ndaj Marrëveshjes së Ohrit. Këto dy parti u pajtuan që të zbatojnë marrëveshjen e paqes deri në vitin 2004, sa edhe kishte kufizimet kohore marrëveshja që është valide vetëm në versionin origjinal, në anglisht. Qeveria e atëhershme, pa partitë opozitare – VMRO-DPMNE, PDSH dhe PPD, tri parti nënshkruese të Marrëveshjes, miratoi në janar të vitit 2003 një plan veprimi për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje. Plani parashikonte ndryshimin e mbi 90 ligjeve për zbatimin e kërkesave të shtruara në marrëveshje. Por këto lidhje nuk u arritën as deri në fund të

James Pardeu dhe François Leotard, të cilët në fund mbi të vunë nënshkrimet e garancitë e zbatimit në praktikë. Atëbotë presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski i ndjerë, bindi shefin e partisë së tij të VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievskin, që të mbyllë sytë dhe të pajtohet me këtë dokument. Kryetari i atëhershëm i LSDM-së, si parti nënshkruese e kësaj marrëveshjeje, Branko Cërvenkovski, nuk çonte aq pluhur, mbase e kishte rrethanë lehtësuese, sepse luftën shqiptarët e nisën në kohën kur ai ishte në opozitë. Ndërsa shefat e partive shqiptare - Arbën Xhaferi e Ymer Ymeri - mezi prisnin t’u jepej fund negociatave, të cilat për ta ishin të mundimshme.

mandatit të tyre. Ndërkohë, përpos pakos për decentralizim të pushtetit, u miratua edhe ligji për përdorimin e simboleve kombëtare, ku është mundësuar përdorimi i flamurit shqiptar vetëm në ato komuna ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 20 për qind.. Si garantues i marrëveshjes paqësore, bashkësia ndërkombëtare, përmes OSBE-së dhe Agjencisë Evropiane për Rindërtim (AER), e kanë vëzhguar dhe mbështetur këtë proces. Prej vitit 2002 e deri në vitin 2004, OSBE-ja ka ofruar kurse për 2000 policë të pakicës shqiptare.

Odiseja e 2001 Pesë vjet pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, konflikti i armatosur gjashtëmujor është perceptuar si “konflikt i abortuar”. Në një mesazh dërguar me këtë rast, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe çështje të sigurisë, Javier Solana, thoshte se ajo që në vitin 2001 nisi si kornizë për paqe, tani është shndërruar në një proces të sigurisë dhe qëndrueshmërisë që po e çon vendin drejt Evropës. Pesë vjet pas nënshkrimit të saj dhe heshtjes së armëve, në Maqedoni janë bërë ndryshimet kushtetuese, komunat kanë riorganizim të ri territorial, është bërë decentralizimi i pushtetit, flamuri shqiptar dikur i debatuar për maqedonasit dhe pushtetin qendror, sot është në përdorim të gjerë dhe

31


Maqedoni zyrtar në komunat ku shqiptarët përbëjnë shumicën. “Kjo marrëveshje jo vetëm në këtë vit jubilar, por edhe në vitet e ardhshme duhet të përkujtohet si ngjarje shumë e rëndësishme e popullit shqiptar në Maqedoni, sepse me të vërtet ka bërë ndryshime rrënjësore në drejtim të statusit, në drejtim të ndërtimit të vlerave kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë”, është shprehur Ali Ahmeti për dokumentin e Ohrit, i cili e ka cilësuar si historike këtë ngjarje. Por nënshkruesi dhe negociatori i Marrëveshjes, Arbën Xhaferi i PDSH-së, nuk mendon se Marrëveshja krijoi kthesë historike. “Kam hedhur nënshkrimin në atë marrëveshje nga konsiderata për fatet e njerëzve, nga brenga që lufta mund të marrë një kahe të pakontrolluar dhe nga bindja se popullit shqiptar në ato momente i nevojitej paqja. Paqja dhe imazhi pozitiv para faktorit ndërkombëtar. Nga ky aspekt mendoj se Marrëveshja e Ohrit luajti një rol shumë të rëndësishëm për vendosjen e paqes dhe hapjen e shtegut për zgjidhje të kontesteve ndëretnike përmes dialogut”. Sipas Xhaferit Marrëveshja e Ohrit me shkop magjik krijoi një kthesë të madhe historike, pos që ndikoi të mbyllen armiqësitë dhe të evitohet një spirale e dhunës që siç shihet në botë mund të zgjasë me dekada. Ndër nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit ishte edhe Ymer Ymeri, atëbotë kryetar i Partisë së Prosperitetit Demokratik (PPD). “U ngutëm kur e nënshkruam Marrëveshjen e Ohrit. E them këtë për shkak se bisedimet për Marrëveshjen nuk ishin kryer, nuk kishin mbaruar, por u ndërprenë njëanshëm nga pala maqedonase dhe këtë e përkrahu edhe faktori ndërkombëtar. Zoti Pardeu, në mëngjesin e asaj dite, në tavolinë e nxori përpara Kontratën Politike që e kishim arritur deri atë ditë dhe tha ‘sot vetëm nënshkrim, tjetër send nuk ka... bisedimet kanë marrë fund’! Zoti Xhaferi e kapi lapsin menjëherë ta nënshkruajë atë kontratë politike. Ai do ta komentojë këtë veprim të tij: “Unë nuk munda, sepse nuk e kisha mandatin. Mendoj se edhe duhej që të mos e nënshkruaja atë ditë, por presioni ishte aq i madh saqë mbeta krejtësisht vetë. Presioni vinte nga të gjitha anët, si nga UÇK-ja, nga partitë politike, nga subjektet në Tiranë e Prishtinë, ndaj u detyrova ta nënshkruaj”.

32

Ende larg marrëveshjes për përfaqësim proporcional Përqindja e shqiptarëve të punësuar nëpër ministri që kanë përgjegjësi publike ende është e vogël. Premtimi i kahershëm edhe tashti përsëritet: Në të gjithë resorët, deri në fund të vitit 2006, do të realizohet një përfaqësim më i drejtë i shqiptarëve Disa nga ministritë e Qeverisë së Maqedonisë ende kanë përqindje fare të vogël të shqiptarëve të punësuar. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), numri shqiptarëve të punësuar arrin në afro 13,5 për qind. Në një përgjigje nga Zyra për marrëdhënie me publikun në këtë Minsitri, vlerësohet se përkundër kësaj gjendjeje, edhe një kohë të gjatë nuk do të ketë konkurs për pranimin e policëve të rinj shqiptarë. Në Ministrinë e Mbrojtjes përqindja është ende më e ulët. Shifra arrin në vetëm 12 për qind, po mbetet synimi që është proklamuar më herët, sa i përket punësimit të shqiptarëve, që deri në fund të vitit 2006 përqindja

mund të rritet deri në 16 për qind. Sipas sekretarit shtetëror në Ministrinë e Financave, Milaim Ademi, numri i shqiptarëve në këtë ministri arrin në 10 për qind. Ministria e Ekonomisë është shtëpia ku shqiptarët momentalisht kanë poste më të larta, atë të ministrit, pastaj aty janë edhe dy këshilltarë shtetërorë, zëdhënësi, shtatë këshilltarë për punë të përgjithshme juridike, 27 inspektorë në Inspektoratin e Tregut. Këtu përqindja e shqiptarëve ka arritur në 24,13. Njeriu i dytë në Ministrinë e Drejtësisë, Subhi Jakupi, thekson

se përqindja e shqiptarëve në këtë ministri arrin në afër 19 për qind, ndërsa shqiptarët si funksione më të larta kanë shtatë udhëheqës të njësive rajonale, Drejtorinë e Inspektoratit dhe tre këshilltarë shtetërorë. Në Ministrinë Kulturës përfaqësimi i shqiptarëve arrin në afro 16 për qind, ndërsa me 88 punësime të reja nëpër institucionet kulturore, shqiptarët do të arrijnë përfaqësimin e duhur. Në Ministrinë e Pushtetit Vendor, nga 21 të punësuar, nëntë janë shqiptarë, duke mos përfshirë këtu ministrin dhe zëvendësin e tij, ndërsa në Byronë për ekonomizimin e rajoneve të pazhvilluara, 39 për qind janë shqiptarë. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shqiptarët janë të përfaqësuar me 18,2 për qind, ndërsa në përfaqësitë konsullare-diplomatike me 19,6 për qind. Ministria për Transport dhe Lidhje ka mbi 25 për qind, dhe pos ministrit këtu zënë poste edhe tre këshilltarë shqiptarë dhe udhëheqës të sektorëve. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përqindjen më të madhe të shqiptarëve dhe aty 32 për qind janë shqiptarë, përqindje kjo e cila katër vjet më parë ka qenë nën pesë për qind. Pjesën më të madhe të sektorëve e udhëheqin shqiptarët. Ministria e Ambientit dhe Mjedisit Jetësor, është ministria me përqindje më të ulët të shqiptarëve edhe atë nën pesë për qind. Në të gjitha minstritë ka një prirje që deri në fund të vitit 2006 të mbërrihet përfaqësimi i drejtë i shqiparëve në institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Maqedonisë, në të cilën shqiptarët përbëjnë mbi 23 për qind të popullsisë, që është kjo një shifër zyrtare dhënë nga regjistrimi i fundit i popullsisë. BEKIM BUÇI

60/2006


Ekonomi

Feronikeli, Drenas

Privatizimi në Kosovë pa asnjë efekt pozitiv në ekonomi

Procesi që i shtriu përtokë investitorët vendës Me përjashtim të faktit që prona shoqërore-shtetërore po eliminohet, privatizimi deri më tani i ka sjellë pak të mira Kosovës. Trendet negative të ekonomisë u rritën me fillimin e këtij procesi, si bllokimi i parave në fondin e privatizimit, rreth 300 milionë euro të biznesit vendas, moshapja e vendeve të reja të punës dhe humbja e atyre ekzistuese, etj., pati për pasojë rënien e qarkullimit dhe të krejt ekonomisë Altin Ahmeti ptimizmi që mbretëronte në fillimin e procesit të privatizimit, në vitin 2003, se ky proces do të sillte ndryshim radikal të situatës ekonomike në Kosovë, ka kohë që është venitur krejtësisht. Asnjë prej efekteve që priteshin nga procesi, rritje ekonomike, vende të reja të punës, paga të rregullta dhe të larta, nuk është realizuar. Ato kanë mbetur vetëm ëndrra të bukura për shumicën e punëtorëve të ndërmarrjeve të privatizuara dhe për qytetarët e tjerë të Kosovës.

O

60/2006

Për më tepër, kemi një keqësim të situatës dhe të parametrave ekonomikë që nga viti 2003, e që shumë ekspertë e lidhin edhe me procesin e privatizimit. Ky proces që duhej të sillte para të reja në qarkullim, investime të jashtme dhe si rrjedhim vende të reja pune ka bërë efekt të kundërt, duke ngrirë 300 milionë eurot e kompanive vendase, të cilat blenë më shumë se 95 për qind të ndërmarrjeve që janë shitur deri më tani. Për shumë ekspertë, privatizimi, që duhej të ndodhte gjithsesi në Kosovë, duhej të kryhej në mënyrë tjetër, që të kishim efekte pozitive në ekonomi. ”Privatizimi i

pronës shoqërore në Kosovë duhej të ndodhte gjithsesi, por mënyra e menaxhimit të këtij privatizimi në Kosovë është shumë e gabuar, për të mos e quajtur kriminale”, thotë Milazim Abazi,drejtor në njërën prej bankave që e mbështeti më së shumti fillimisht këtë proces, “KasaBank”. Sipas tij, është evidente se ka mungesë të madhe të parave, ngase burim kryesor i privatizimit në Kosovë ishin familjet kosovare. Kjo, tregon drejtori i “Kasabank”, e ka prishur ekuilibrin financiar në Kosovë. “Vërehet shumë mungesa e parasë dhe sa më shpejt të ecë privatizimi,

33


Ekonomi aq më pak para do të ketë në Kosovë. Ne tani, si bankë, kemi ndërprerë mbështetjen për bizneset që duan të marrin pjesë në këtë proces. Vetëm në fillim i kemi mbështetur me kredi, pasi kemi menduar se do të kthehen paratë në Kosovë, por duke e parë që paratë po dalin jashtë funksionit, e kemi ndalur”, tha tutje Abazi. AKMja deri tani, që nga fillimi i privatizimit, i ka tenderuar 311 ndërmarrje. Deri tash, të ardhurat totale nga privatizimi i 200 ndërmarrjeve, për të cilat janë kryer të gjitha procedurat dhe paratë janë derdhur në fond, janë 237 milionë euro, ndërsa me nënshkrimin e kontratave të tjera për ndërmarrjet që tashmë janë shitur pritet të mblidhen plot 300 milionë euro. Afërsisht rreth 1 milion euro për ndërmarrje që vlerësohet se është shumë pak, duke parë privatizimin

në shtetin fqinj, Serbinë, ku ndërmarrjet shiten qindra milionë euro. Për më keq, të gjitha këto para, 300 milionë euro, mbesin të bllokuara në Fondin e Mirëbesimit, derisa Oda Speciale e Gjykatës Supreme ta sqarojë çështjen e pronësisë së ndërmarrjeve. Ky institucion që ecën me hapa breshke deri në marrjen e një vendimi, lëre që nuk ka zhbllokuar asnjë fond 34

dhe njëri prej kundërshtarëve më të mëdhenj të këtij modeli, Musa Limani. Sipas tij, ky model nuk ka sjellë asnjë element pozitiv për ekonominë. “Sipas njohurive tona, me mjetet e shitura të ndërmarrjeve nuk është hapur asnjë vend i ri i punës dhe ç’është më e keqja është formuar një fond nga ndërmarrjet e shitura, të cilin e disponon vetëm bordi i AKMsë, ndërsa paratë nuk dihet Hoteli Grand në Prishtinë ku janë. Ky fond nuk është në funksion të ekonomisë”, pohon profesori Limani. deri më tani, por 20-përqindëshin Këto para sikur të hidheshin në e parave që u takon punëtorëve qarkullim në Kosovë, vlerësohet mezi e ka ndarë deri më tash për 2 se do të shërbenin si infuzion i 500 punëtorë të 16 ndërmarrjeve të mirë për ekonominë e vendit. “300 shitura.”Unë gjithmonë kam qenë milionë euro janë para të mëdha për kundër këtij procesi si ka filluar Kosovën, qoftë sikur të ktheheshin në Kosovë, jo kundër privatizimit. nëpërmjet bankave, buxhetit, apo T’i marrim elementet pozitive nga në ndonjë mënyrë tjetër”, thekson privatizimet nga Evropa Lindore. Abazi. “Do të rritej potenciali Unë e mbështes modelin “Vauxher” financiar i biznesit dhe i qytetarëve dhe do të shërbente si një impuls pozitiv për ekonominë. Procesi si po zbatohet tani është burimi i rritjes së papunësisë. Privatizimi është në prag të falimentimit të plotë si proces. Duhet të ndërpritet, sepse do të mbajmë përgjegjësi historike duke i shitur ndërmarrjet me çmime të ulëta, për lëkurë qeni si thonë”, pohon tutje profesori Limani. Shumica e ndërmarrjeve të blera nga investitorët vendas kanë mbetur ta paaktivizuara për mungesë të parave të tjera, biznesplaneve dhe projekteve nga njerëzit që i blenë ato. Kryesisht punojnë me fitim ato ndërmarrje që nuk kanë pasur problem të gjenerojnë fitime edhe me udhëheqje kolektive, si këshillat e punëtorëve dhe Hoteli Grand në Prishtinë drejtorët shumëvjeçarë të emëruar nga këta këshilla. Me dallim rritjen e rentabilitetit, si: “Birra e Pejës”, që nënkupton shndërrimin e “Uji i Kllokotit”,”Termosistemi” ndërmarrjeve shoqërore në , etj. Realisht është e vështirë të aksionare, duke ua shitur aksionet gjesh ekspertë apo ekonomistë të kompanive dhe vetë punëtorëve. pavarur që e mbrojnë këtë mënyrë Mirëpo, në Kosovë ndodhi diçka të privatizimit të pronës shoqërore, tjetër, u formua vetëm një institucion me përjashtim të atyre burokratëve që është bartës i vetëm i procesit, vendës dhe ndërkombëtarëve të AKM, dhe modeli që u ofrua për punësuar në AKM dhe në UNMIK, privatizim ishte spin-of, që paraqet të cilët sigurisht nuk u besojnë një model të dështuar”, thotë fjalëve që i thonë vetë. profesori në Fakultetin Ekonomik 60/2006


Ekonomi

Rifillon procesi i privatizimit “të balenave” Ela Baçi “ALBPETROL “,” ARMO”, “INSIG” dhe “KESH” janë kompanitë balena që do të privatizohen . Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, ka konfirmuar fundin e gushtit si periudhën nga kur do të nisë procesi i privatizimit të pakos shtetërore të këtyre kompanive . Gjithçka do të përfundojë vitin tjetër, ka thënë për revistën “ Albanica” ministri Ruli, duke cituar edhe njëherë faktin se -“Në Strategjinë e Privatizimit të Sektorëve me Rëndësi të Veçantë të Ekonomisë, qeveria Berisha ka parashtruar që procesi i privatizimit duhej të ishte i shpejtë, por jo i nxituar. Sipas tij : ” Ideja themelore e kësaj strategjie është që të gjitha ndërmarrjet apo shoqëritë me kapital shtetëror në sektorët me rëndësi të veçantë do të konsiderohen të privatizueshëm. 60/2006

Ndërkaq Qeveria po përgatit edhe kuadrin ligjor sipas së cilit do të realizohet procesi i privatizimit. Dihet që gjatë kësaj periudhe ky proces kaq delikat për zhvillimin e vendit ishte i bllokuar edhe për faktin se qeveria Berisha shprehu vullnetin për riformulimin e disa ligjeve. Aktualisht Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka përgatitur pakon e akteve ligjore dhe nënligjore për vazhdimin e procesit të privatizimit, menjëherë pas amendimit të Ligjit 9583. “ Për një ndryshim në ligjin 9235, datë 29.07.2004- “Për kthimin dhe kompesimin e pronave”. Kjo pako parashikon amendimin e disa akteve nënligjore për proceset e privatizimit dhe qiramarrjes, që rregullojnë aktivitetin e strukturave të METE, Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive

të Paluejtshme dhe Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike (ish AKP), Miratimi i kësaj pakete aktesh do të shoqërohet menjëherë me fillimin e procedurave të ankandit, me rreth 60 praktika privatizimi.

Rishikohet Privatizimi i Albtelekomit Ministri Ruli ndërkohë ka lënë të hapur problemin e Albtelekomit . Dihet që privatizimi i “Albtelekomit filloi që në 2005 . Në qershor të 2005 me të vetmen ofertë të ofruar 120 milionë euro, kjo kompani iu dha firmës turke Calik Energi TelekomunikasyA.S. Që në atë kohë pati reagime nga ana e PD. Aktualisht një kompani Ceke “Deloitte “ ishte caktuar të bëjë kontrollin e procedurave dhe ligjshmërisë së kontratës së 35


Ekonomi nënshkruar mes palëve. Bazuar në raportin e kësaj kompanie, me gjasë Albtelekomi do t’i nënshtrohet edhe njëherë procesit të privatizimit.

Për shoqërinë Albpetrol sh.a Burime nga Ministria e Ekonomisë konfirmojnë se ka nisur puna për ristrukturimin industrial, financiar dhe burimeve njerëzore dhe privatizimin duke përfshirë në veprimtarinë ekonomiko-financiare të shoqërisë së re Albpetrol disa shërbime në dobi të kërkimnxjerrjes së naftës të ofruara më parë nga shoqëritë SERVCOM dhe Transnafta. Është përgatitur dhe do të miratohet projektvendimi përkatës i Këshillit të Ministrave. Aktualisht po punohet për përpunimin e strategjisë dhe platformës së privatizimit të Albpetrol, e cila do të orientohet në thithjen e investitorëve strategjikë për rritjen e nivelit të teknologjisë dhe përmiresimin e menaxhimit të kësaj shoqerie. Ky proces do të realizohet gjatë viteve 2006 – 2008. Po kështu për shoqërinë ARMO sh.a: do të fillojë puna për përzgjedhjen e konsulentëve për privatizimin e shoqërisë. Konsolidimi i plan-bilancit të

36

Genc Ruli, Ministër i Ekonomisë dhe Financave

shoqërisë dhe ristrukturimi financiar dhe sistemimi i të gjitha problemeve, e po kështu në muajin tetor do fillojë ristrukturimi industrial, nxjerrja nga kapitali i shoqërisë i aseteve të panevojshme .Përgatitja dhe fillimi i fazës ekzekutive të privatizimit do të jetë brenda 6 mujorit të dytë të 2007 – konfirmojnë burimit nga Ministria e Ekonomisë .

KESH-i fillon procesin e ndarjes Në lidhje me privatizimine KESHit Ruli theksoi se po punohet për ristrukturimin dhe po ndërmerren masa për ndarjen e sektorëve të prodhimit, shpërndarjes dhe

Sipas Rulit procesi i privatizimit u ndërpre për shkak të kërkesave legjitime të ish - pronarëve, kërkesa të bëra këto që në vitin 1990. Aftësia për të mos i plotësuar ato në të kaluarën sipas mënyrës së duhur, ka sjellë edhe mosvendosmëri të politikës shqiptare për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. Kjo ka bërë që të rishikohen të gjitha privatizimet, duke u nisur së pari me plotësimin e interesave legjitime të ish-pronarëve. Ndërkaq, me ligjin e ri të kthimit dhe kompensimit të pronave, bëhet kombinimi optimal i interesave të të trija palëve, që janë të përfshira në këtë proces, shteti, ish-pronarët dhe faktorët e tjerë ekonomikë, që do të përfitojnë nga privatizimi i pronës shtetërore. Mendoj që me këtë reformë të privatizimit dhe kompensimit sa më të shpejtë t’u hapet rruga ish- pronarëve dhe procesit të zhvillimit ekonomik.

transmetimit. Deri më tani për ristrukturimin e Sh.a.KESH-it është bërë një studim nga kompania gjermane Lahmayer dhe janë analizuar variantet e propozuara në te. Opsionet e propozuara nga studimi janë avansuar nga Qeveria duke propozuar fillimin e procedurave të privatizimit të sektorit të shpërndarjes. Për këtë qëllim është ngritur një grup pune dhe po përgatiten termat e referencës për zgjedhjen e Transaction Adviser. Sh.a. KESH-i ka filluar procesin e ndarjes sipas sektorëve: prodhim, transmetim dhe shpërndarje. Operatori i Sistemit të Transmetimit (Sh.a.OST) është ndarë më vete si kompani dhe po punohet për konsolidimin e kësaj ndarjeje, duke identifikuar asetet e saj dhe detyrimet, nga asetet dhe detyrimet e sh.a. KESH-it. Kjo detyrë po mbështetet dhe nga një asistencë e huaj. Sipas Rulit brenda vitit 2007 do synohet që pas ndarjes të shkohet në privatizim. 60/2006


Ekonomi

Efektet e Privatizimit në Maqedoni

Dyfishim i papunësisë dhe i varfërisë Pjesëmarrja e vogël e shqiptarëve në të kaluarën nëpër ndërmarrje shtetërore dhe shoqërore, shqiptarët i ka lanë pa hise gjatë procesit të privatizimit

D

yfishimi i numrit të të varfërve dhe i të papunëve, është rezultati i procesit të privatizimit në Maqedoni. Në vitin 1991 Maqedonia kishte 150.000 të papunë, ndërkaq tani ky numër është dyfishuar. Statistikat e fundit të Agjencisë për Punësim tregojnë se deri në 31 qershor të këtij viti janë evidentuar 324.695 persona që kërkojnë punë. Treguesi ekonometrikë me reputacion ndërkombëtar për ndarje të pabarabartë të pasurisë nacionale apo më i njohur si GINI-koeficient ka dëshmuar se në Maqedoni hendeku mes të varfërve dhe të pasurve është dyfishuar në 15 vjetët e tranzicionit. Ky është rezultati i privatizimit, i cili zyrtarisht mbaroi në mars të vitit të kaluar me mbylljen pas 12 vjet funksionimi të Agjencisë për

Privatizim . Investimet e tërësishme në Maqedoni në periudhën 1991-2002 ishin 919,7 milionë dollarë, të cilat paraqesin një nivel tejet të ulët të investimeve. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë në vitin 2004 në Maqedoni janë realizuar 139.5 milionë dollarë investime të huaja. Investimi më i madh që nga mëvetësimi i shtetit ishte shitja e Telekom-it që u ble nga kompania hungareze Matav, me një vlerë prej 322.6 milionë dollarë në vitin 2000. Blerja e rafinerisë së naftës Okta nga ana e kompanisë greke Helenik Petroleum për 180 milionë dollarë, prej të cilave 33 milionë ishin të dedikuar për blerjen e aksioneve në Okta, 40 milionë për modernizimin e rafinerisë dhe 110 milionë për ndërtimin e naftëpërçuesit Shkup-Selanik, paraqiste një nga shitblerjet më të mëdha të procesit të privatizimit.

Deri më 2005 privatizimi mbaroi në 1688 firma

Me shitjen e EEM-së, në mars të këtij viti, u shënua përfundimi i privatizimit të kompanive të mëdha dhe profitabile në Maqedoni

60/2006

Në fillim të vitit 2005 privatizimi mbaroi në 1688 firma me rreth 230.000 të punësuar. Më së shumti firma janë privatizuar në industri 500, që vlerësohet se vlejnë 1.47 miliardë euro, në bujqësi 427 firma me vlerë prej mbi 200 milionë euro, në tregti 352, në ndërtimtari 122 firma, financa 116 firma etj. Kapitali shoqëror në Maqedoni në fillim të privatizimit vlente afro 2.2 miliardë dollarë, ndërkaq nga procesi i privatizimit, i cili zyrtarisht mbaroi në fund të muajit mars të vitit 2005, u tubuan mbi 700 milionë euro. Shitja e Elektroekonomisëdistribucioni (EEM) në mars të këtij vitit shënoi përfundimin e privatizimit të kompanive të mëdha dhe profitabile në Maqedoni, pasi më parë ishin shitur rafineria Okta dhe Telekomi. EEM u ble nga kompania austriake EVN AG për 225 milionë

euro, plus 96 milionë investime në tre vitet e ardhshme. Ekspertët vlerësojnë se privatizimi në Maqedoni nuk solli ndarje të drejtë të pasurisë shoqërore, duke sjellë njëherazi edhe mungesën e prosperitetit ekonomik. Cilësia e jetës, siguria sociale, si dhe standardi jetësor kanë shënuar rënie të madhe pas privatizimit, vlerësojnë ata. Privatizimi u tregua joefikas gjykuar sipas rezultateve që treguan firmat e privatizuara. Në shumicën e rasteve firmat që edhe më parë ishin të suksesshme vazhduan trendin pozitiv të punës. Defekti më i madh i privatizimit ishte mungesa e inovacioneve, noviteteve teknologjike, mjeshtërive të reja menaxherie që do të sillnin produktivitet më të madh dhe rritjen e konkurrencës së kompanive brenda dhe jashtë Maqedonisë. Moshapja e vendeve të reja të punës, deficiti tregtar në rritje me jashtë, shprehia që mjaft kompani akoma t’i drejtohen shtetit për mbijetesën e tyre, mbeten disa nga veçoritë e ekonomisë në Maqedoni. Ekonomistët shprehen se modeli i privatizimit përmes shoqërisë aksionare të punëtorëve, devijimet gjatë privatizimit, si dhe eliminimi i investitorëve të huaj në dobi të një grupi të vogël menaxherësh që përfituan pasuri të mëdha, ishin disa nga mangësitë më të mëdha të privatizimit. Nga ana tjetër, pjesëmarrja e vogël e shqiptarëve në të kaluarën nëpër ndërmarrje shtetërore dhe shoqërore, ata i ka lanë pa hise gjatë procesit të privatizimit, sepse në ndërmarrjet kapital kanë poseduar të punësuarit në formë të aksioneve. Vetëm nga shitja e Telekom-it është ndarë një pjesë e vogël për ndërtimin e disa shkollave në mjediset shqiptare, dhe kjo ka qenë e tëra nga privatizimi. Fisnik Pasholli

37


Bota jonë

Dilema - leku, euro apo dollari ?

Artan Santo hqipëria nuk mund ta përdorë euron si monedhë kombëtare, jo sepse nuk dëshiron ajo, por ky atribut nuk është “pronë” e saj, ndaj nuk vlejnë deshirat a mosdëshirat e vendit. Gjithashtu asnjë lloj paralelizmi nuk mund të bëhet as me Kosovën dhe as me Malin e Zi, por çdo gjë duhet parë nga këndvështrimi vendës, ekonomia, financat dhe në thelb vetë politika shqiptare dhe përfshirja e vendit në proceset evropiane. Nuk e gjykoj se jemi të vonuar në hershmërinë tonë për të qenë sa më pranë një monedhe ku Evropa kryen të gjithë transaksionet e saj.

S

Dollarizimi i ekonomisë

monedhën amerikane. Në fund të viteve 90-të një ekonomist i shquar i huaj u ftua për të studiuar mundësinë që Shqipëria të “dollarizonte” jetën e saj ekonomike dhe financiare. Por kjo utopi s’mund t’i rezistonte një realiteti ku partnerët kryesorë të Shqipërisë janë Italia, Greqia dhe në tërësi Komuniteti Evropian, pra një shporte europiane. Ndërkohë po t’i referohemi një praktike historike, që ende vijon, vëren se përveç Bankës së Shqiperisë, e cila tashmë gjërësisht e ka futur euron në buletinët e saj, të gjitha institucionet e tjera ende shprehin të dhënat e ndryshme statistikore, financiare dhe ekonomike, në USD. Një handikap i tillë është edhe si rrjedhojë e përcaktimeve që organizatat ndërkombëtare, siç është rasti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kërkojnë që të mbahen të dhënat dhe të përllogariten treguesit, pasi edhe vetë ndikimi i tyre në jetën ekonomike dhe financiare vendëse është i veçantë për momentin. Nga ana tjetër, BE-ja, për vetë ingranimet e përshkallëzuara të Shqipërisë në strukturat e saj, po ndikon dukshëm në standartizimin, sipas kërkesave evropiane të të gjitha strukturave

Import Mirëpo, ndonëse në tribunat politike flitet çdo ditë për “shqiptarin evropian”, ekonomia e politikës është e ndarë nga ekonomia e biznesit. Pak vite me parë, madje shumë pak vite më parë, dollarizimi i ekonomise shqiptare ishte tejet i dukshëm. Dollari amerikan ishte monedha bazë ku kryheshin thuajse të gjitha transaksionet. Madje, jo vetëm dje, por edhe sot që euro është kaq e pranishme në të gjitha skemat e jetës ekonomike vendëse, tabelat zyrtare të bilancit të pagesave, GDP, a të gjithë të dhënat e tjera ekonomike që vlerësohen nga zyrat shtetërore, mbështeten në

38

Shteti / Viti

2003

2004

2005

Itali Gjermani Europë

38.1 24.2 78.2

32.6 18.6 65.0

29.3 16.6 60.4

Shteti / Viti

2003

2004

2005

Itali Gjermani Europë

74.8 12.8 93.3

73.0 12.0 89.9

72.4 10.5 88.0

Export

ekonomike, financiare e në tërësi te të gjithë jetës në Shqipëri. Ndërkohë, përpara se shteti të lëvizë, përgjatë këtyre viteve të pranisë së euros në tregjet monetare ndërkombëtare, bizneset vendëse flasin thuajse vetëm me “gjuhën” e monedhës evropiane. Monedha vendëse gjithnjë e më tepër mbetet e harruar në transaksionet që kryhen. Apartamentet blihen e shiten në euro, me çmime gjithnjë e më të kripura, ndonëse shqiptarët paguhen me monedhën vendëse, lek. Kur kërkon të realizosh një biznes të rëndësishëm në kryeqytetin shqiptar, e preferueshme është euro. Po kështu në qytetet porte, Durrës a Vlorë. Flukset e bashkatdhetarëve nga Kosova, Maqedonia, Zvicra e vendet e tjera të Komunitetit Europian, e bëjnë më të fuqishëm praninë dhe sjelljen dualiste të tregut shqiptar si ndaj euros ashtu dhe lekut.

Paga në lekë, pagesa në euro Në pamje të parë, duke mos kuptuar momentin, por të nisur nga entuziazmi baritor, njeriu i thjeshtë që jeton me një rrogë pa pretendime apo ai pensionisti që e kalon muajin duke kursyer çdo gjë, por vetëm duke u nisur me idenë se tashmë “ndihen më evropianë se po përdorin edhe monedhën e tyre”, për një çast harrojnë se ky përdorim sa i euros dhe i lekut në jetën e tyre ekonomike i kushton jo pak. Për të blerë një apartament ai qytetar që pagën e merr në lek, duhet ta paguajë në euro, duke këmbyer çdo muaj pagën e tij në lekë duke paguar në euro këstet e kredisë që ka marë në bankë. Po kështu bën edhe ai bujku, që karburantin për ta marrë më lirë shkon direkt në port ku shkarkojnë anijet. Edhe atje në euro. Edhe ai duhet të këmbëjë lekët e tij për të blerë me euro karburantin. 60/2006


Ekonomi

Euro dhe denari i Maqedonisë

Euro racionalizon qarkullimin pagesor Mirëpo produktet e tij bujqësore nuk arrin t’ i shesë dot në treg me euro, por me lekë, kështu që si për të ashtu edhe për të tjerë shqiptarë që xhepin e tyre e kanë me lekë, euroja u kushton jo pak. Për të shkuar me pushime, në një nga bregdetet shqiptare, pronarët e hoteleve e kanë “harruar” lek-un, kur të ofrojnë dhomat e “kripura”. Ndërkohë, edhe vetë monedha europiane është forcuar dukshëm nga viti në vit në raport me dollarin dhe një forcim i tillë nuk vjen në të njëjtin raport me indeksimin e pandjeshëm të pagave të shqiptarëve të thjeshtë.

Kursi i këmbimit të euros kundrejt lekut.

Viti 2002 2003 2004 2005

Vlera kundrejt lekut 138.6 138.6 127.87 122.8

Norma e inflacionit nuk e kalon, në rastin më të keq 3-4% në vit, çka nuk arrin të përkeqësojë edhe mëtej portofolin tonë. Por, çudia jonë eshte “pa kocka”, pasi nëse sot çdo gjë ofrohet në euro, për efekt të pozitave të saj të forta në treg, nesër, po qe se monedha jeshile “ngre krye” dhe merr pozitat e disa viteve më parë, atëherë po kaq i sigurt është fakti se të gjitha bizneset do të flasin përsëri me gjuhën e dollarit, pasi ata “kompromisin” nuk e shohin me të ardhmen politike, por me qënësinë e fitimit të çastit. S’di kujt t’i besojë më pas shqiptari ynë i dashur, ëndrrës së vet evropiane, a vetë evropianëve? Pasi kur takon evropianët në Evropë, si italianët, grekët, francezë a gjermanë, të gjithë kujtojnë me nostalgji kohën e “artë” të “monedhave të tyre plaka”, kur me pak lireta, franga, dhrahmi a marka, mbushte karrocën në supermarket. (Autori është drejtor Ekzekutiv i Banka Credins-Shqipëri) 60/2006

Në kushtet kur Maqedonia akoma nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, përdorimi i euros si valutë stabile lehtëson realizimin e transaksioneve eksportuese dhe importuese, shprehet profesor Shaban Prevalla. Përdorimi i euros Maqedonisë i mundëson racionalizimin e qarkullimit pagesor me botën dhe e bën atë më të lirë, sepse nuk vjen në shprehje dallimi në kurs, siç është rasti gjatë përdorimit të denarit si mjet ligjor pagese”, vlerëson ish-viceguvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Prevalla. Maqedonia momentalisht është e obliguar që ta përdorë si mjet ligjor pagese - denarin dhe në këtë situatë ajo njëkohësisht është e detyruar të mbajë llogari për vlerën e tij reale ose për stabilitetin e kursit valutor. Euro nuk mund të konsiderohet si mjet pagesor në Maqedoni pasi vendi ende gjendet në statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ndërkaq përdorimi i euros në vend të denarit në këto rrethana është i natyrës praktike dhe aktualisht shumë çmime të prodhimeve tanimë prezantohen edhe në euro. Përvojat e përdorimit të euros në Kosovë dhe Mal të Zi kanë treguar se valuta evropiane në një masë të madhe e bën më të lirë qarkullimin pagesor. Nuk mund të flitet për anët negative të përdorimit të euros në këto dy vende, ndërkaq një nga aspektet më të mëdha pozitive të

përdorimit të kësaj valute është se bëhet fjalë për një valutë që nuk i është nënshtruar as inflacionit e as deflacionit, pra as devalvimit as revalvimit. “Euroja do të hyjë në Maqedoni në momentin kur vendi do të bëhet anëtar i vërtetë i BE-së. Aktualisht është vetëm kandidate dhe se si anëtare e BE-së asaj i hapen dyert t’i shfrytëzojë atributet evropiane, ndër të cilat është edhe euroja si mjet pagese në shkallë ndërkombëtare”, thotë profesor Prevalla. Banka Qendrore Evropiane vazhdimisht përkujton vendet e reja anëtare të BE-së që të mos nxitohen me futjen e euros në përdorim. Hyrja e euros në ekonomitë vendore paraqet heqjen dorë nga e drejta e shteteve sovrane që të drejtojnë financat e tyre. Ky është një i hap i pakthyeshëm që nuk u konvenon shteteve që nuk kanë potencial të ballafaqohen me konkurrencën e tërë Bashkimit Evropian. Ndryshe, valuta euro hyri në përdorim që nga një janari i vitit 2002, me çka rreth 300 milionë evropianë shfrytëzojnë valutën e përbashkët. Sllovenia është vendi i parë nga ish-RSFJ-ja që nga 1 janari i vitit 2007 do t’i bashkëngjitet eurozonës. Eurozona kërkon kushte tejet rigoroze financiare, të cilat deri tani nuk i ka plotësuar asnjë nga ish-shtetet komuniste që iu bashkëngjitën BE-së në vitin 2004. F. Pasholli

39


Bota jonë

Do të ishte pragmatike që të vazhdohet me euro-n si valutë zyrtare rejtori gjeneral i Bankës së Re të Kosovës, Albert Lumezi, vlerëson se futja e euro-s si valutë zyrtare në Kosovë ka qenë njëri ndër faktorët kyç në ruajtjen e stabilitetit monetar dhe në makroekonomi, veçmas për ekonominë e shkatërruar kosovare nga lufta. Në mungesë të mekanizmave më relevantë të politikës monetare në Kosovë, përdorimi i euro-s në masë të madhe ka kontribuuar në minimizimin dhe neutralizimin e efekteve negative që zakonisht paraqiten në një vend me politikë monetare inekzistente. Përfitimet nga përdorimi i euro-s janë të shumëfishta, duke filluar nga reduktimi në minimum i shkallës së inflacionit, mundësimi i eliminimit të plotë të rrezikimit të kursit të këmbimit, si dhe zbritja në masë të madhe e shpenzimeve

D

40

të transaksioneve financiare, në përgjithësi. Po ashtu, duke e pasur euro-n lehtësohet qarkullimi i pagesave dhe qarkullimi tregtar në përgjithësi, stimulohet eksporti

Albert Lumezi drejtor i BRK

i mallrave, si dhe Kosova bëhet më atraktive për investimet e huaja, shton Lumezi. Përdorimi i euro-s si valutë zyrtare në Kosovë aktualisht është njëra ndër përparësitë më të mëdha, krahasuar me vendet e rajonit, por nuk përjashtohet mundësia që përdorimi eventual i valutës nacionale do t’i bartë me vete të gjitha efektet negative në sferën e stabilitetit monetar, të cilat momentalisht janë të pranishme në të gjitha vendet e rajonit. Duke u nisur nga fakti se pas arritjes së pavarësisë së plotë, objektivi parësor i Kosovës është integrimi sa më i shpejtë në strukturat evropiane, do të ishte pragmatike që të vazhdohet me euro-n si valutë zyrtare, e të mos miratohet përdorimi i valutës nacionale, e cila do t’i bartte me

60/2006


Ekonomi vete të gjitha efektet negative në sferën e stabilitetit monetar që janë të pranishme në të gjitha vendet e rajonit. Lumezi pohon se në një ekonomi të vogël dhe të hapur, si ajo e Kosovës, valuta nacionale nuk do ta përballonte konkurrencën shumë të fortë me valutat si euro dhe do të vështirësohej arritja e objektivave zhvillimore në planin makroekonomik.

Me valutë nacionale dirigjohet më lehtë paraja në qarkullim

Driton Tali, ekspert i ekonomisë

Driton Tali, ekspert i ekonomisë, mendon se përparësi e përdorimit të euro-s është mënjanimi i paraqitjes së inflacionit, pastaj kjo valutë universale e lehtëson shumë eksportin dhe importin. Po kështu, ndërmarrjet e kanë shumë më lehtë ta dinë për profitin e tyre. Përparësi tjetër është se ndërmarrjet nuk kanë nevojë të mendojnë se sa do të jetë kursi devizor, nuk do të paguhen as komisionet e ndryshme për shndërrimin e valutës kombëtare në euro. Pos, sipas tij, përdorimi i euro-s manifestohet edhe me të metat, duke u nisur nga fakti se Qeveria e Kosovës nuk ka mundësi ta mbikëqyrë atë, pasi politika monetare nuk është nën kontrollin e Qeverisë, por të Bankës Qendrore Evropiane, e cila nuk e parasheh 60/2006

Kosovën në krijimin e politikave fiskale monetare, pasi nuk jemi pjesë e Unionit Evropian. Futjen e euro-s më së shtrenjti e kanë paguar qytetarët e shteteve të zhvilluara, sepse është bërë transferimi i valutës kombëtare në euro. “ Por, ne e kemi tejkaluar këtë problem për shkak të mungesës së valutës kombëtare. Sipas tij, janë institucionet që duhet të diskutojnë nëse do të kemi rritje ekonomike dhe Qeveria nuk mund që me euro ta nxisë apo ta ulë zhvillimin ekonomik për shkak se politikat fiskale bëhen nga dikush tjetër, e ne duhet t’u përshtatemi. Dihet se këto politika fiskale, në të cilat mbështetet euro, bëhen nga shtetet më të zhvilluara dhe Kosova, si vendi më i varfër në Evropë, edhe përkundër problemeve, duhet t’i përcjellë këto politika, shton Tali. Nëse do ta kishim monedhën tonë, Qeverisë do t’i jepej më shumë hapësirë për ta inkurajuar ekonominë, duke i përdorur mjetet e politikës monetare dhe asaj fiskale. Nëse ka nevojë ekonomike për sasi të parasë më të madhe në qarkullim, atëherë ajo do të shtypej, ndonëse me kohë do të paraqiteshin probleme. Megjithëkëtë, kjo e jep efektin në kohëra të vështira, gjatë recesionit për ta nxitur rritjen ekonomike. E mira e valutës nacionale është se duke e dirigjuar paranë në qarkullim me teknika të ndryshme, Qeveria mund të hyjë më shumë në borxhin publik, pastaj mund ta inkurajoj tregtinë e jashtme, duke e përdorur devalvimin e parasë.

Euro ka ndikuar pozitivisht në rritjen e investimeve të jashtme Florin Lila, zëvendësdrejtor në Pro Credit Bank, mendon se euro-s si valutë në Kosovë, në përgjithësi, ka pasur efekte pozitive. Përdorimit i euro-s në Kosovë është përcjellë me përparësi, ngase menjëherë ka ndikuar që të fitohet besimi në organet fiskale të shtetit dhe të krijojë stabilizim të inflacionit. Përparësi tjetër është se nuk rrezikohet valuta zyrtare. Sikur ta kishim valutën tonë, atëherë normat e kamatës në

banka do të ishin edhe më të larta se sa janë tani. Lila tha se euro ka ndikuar pozitivisht në rritjen e investimeve të jashtme, edhe përkundër investimeve që nuk ishin të mëdha. Teorikisht, është shumë më lehtë të binden investitorët e jashtëm që të investojnë në Kosovë. Dihet se 90 për qind e konsumit në Kosovë varet nga importi, ndërsa euro ka ndikuar që shpenzimet e transaksioneve të jenë shumë më të vogla, sepse po ta kishim valutën tonë duhet ta shndërronim në euro për të blerë mall jashtë vendit. Përparësia tjetër

Florin Lila, zëvendësdrejtor në Pro Credit Bank

qëndron se me praninë e euro-s në Kosovë pas luftës është rritur importi me shtetet e Evropës. Por, anët negative të përdorimit të euro-s te ne shprehen me humbjen e mundësisë së shtetit që të ketë politikë monetare fiskale. Lila tha se zakonisht shtetet, nëse duan ta rrisin autputin, ta rrisin numrin e të punësuarve dhe të ndikojnë në rritjen e GDP-së, atëherë e rrisin edhe konsumin e vet, do të thotë se emetojnë para. Këto do të ishin përparësi sikur Kosova ta kishte valutën, por unë dyshoj se Kosova do të mund ta shfrytëzonte këtë përparësi si shtet shumë i vogël. Për këta shkak, besimi në politikën fiskale do të ishte i vogël dhe do të manifestohej me inflacion. Valmira Deliu 41


Mjedis

Orikum, Gjiri i Vlorës

Ekuilibrat e zhvendosur mjedisorë

Ujë dhe etje me tepricë

R

epublika e Shqipërisë gjendet në Evropën Juglindore, në perëndim të Gadishullit të Ballkanit, përgjatë brigjeve lindore të deteve Adriatik e Jon. Sipërfaqja e saj është 28,748 km² dhe popullsia ka 3,373 milionë banorë (1999). Administrativisht, ndahet në 12 qarqe, 309 komuna dhe 65 bashki. Shqipëria kufizohet nga veriu e verilindja me Malin e Zi e me Kosovën, nga lindja me Republikën ish-jugosllave të Maqedonisë, nga juglindja e jugu me Greqinë. Gjatësia e përgjithshme e kufijve është 1094 km, nga të cilët 657 km janë kufij tokësorë, 316 km - detarë, 48 km - lumorë dhe 73 km kufij liqenorë. Vija bregdetare është 427 km e gjatë, nga të cilat 273 km i takojnë bregdetit Adriatik (70% e bregdetit, ranor) dhe 154 km bregdetit Jon (30% e bregdetit, shkëmbor). Lartësia mesatare mbidetare e mjedisit gjeografik është 708.5 m,

42

çka do të thotë se nga pikëpamja topografiko-morfologjike është mjedis i tipit të lartë kodrinormalor. Pyjet zënë 36% të sipërfaqes, livadhet e kullotat - më se 16% dhe tokat bujqësore - rreth 24%. Sipërfaqja e zënë nga zonat e mbrojtura (ZM) është 109,000 ha ose 3,7% e territorit të vendit.

Temperatura mesatare vjetore nga 16-17°C në zona fushore, 7°C në zona malore Shqipëria është ndër vendet më të pasura në Evropë me ujëra, ndonëse konsumi i ujit për popullsinë është ende mjaft i vogël. Rreth 33% e pellgut hidrografik ndodhet jashtë territorit shtetëror shqiptar, një gjë e rrallë në botë për ujërat kufitare ndërkombëtare. Megjithëse me sipërfaqe të vogël, Shqipëria shquhet për një shumëllojshmëri biologjike e

peizazh të pasur. Relievi i thyer dhe vertikaliteti i theksuar, lartësia maksimale 2751 m (mali i Korabit) dhe minimale -8 m (Tërbufi), kanë bërë të mundur ekzistencën brenda vendit të mjaft mikroklimave. Të gjithë këta faktorë kanë krijuar kushte për ekzistencën dhe ruajtjen e një numri llojesh relikte, endemike e subendemike. Specialistët e Institutit të meterologjisë kanë konstatuar se klima e Shqipërisë është e tipit mesdhetar. Temperatura mesatare vjetore luhatet nga 16-17°C në zonën fushore, në 7°C në veri të zonës malore. Mesatarja vjetore e reshjeve në të gjithë vendin është 1430 mm, por në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera të Mesdheut, shpërndarja e reshjeve luhatet shumë në zona të ndryshme. Sasia mesatare e energjisë diellore që merr trualli shqiptar vlerësohet se është 2107 këh/m2. 60/2006


Mjedis

Vëmendje e vogël për mjedisin Tingëllon disi çuditshëm, por për mjedisin në Shqipëri është folur vetëm pas vitit 95. Varfëria e skajshme, papunësia dhe problemet e mëdha pas ndryshimit të sistemit ishin kanalizuar në një drejtim në luftën e individit për ekzistencë dhe në përpjekjet e e tij për të jetuar lirinë e ëndërruar. Për pasojë vetëm pas vitit 1997, politikat ekonomike të zbatuara nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, kanë synuar në rivendosjen e ekuilibrave që garantojnë krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për një rritje ekonomike të qëndrueshme. Me gjithë masat e marra nga qeveritë gjatë këtyre viteve, situata mjedisore në Shqipëri është problematike. Me fillimin e periudhës së tranzicionit në Shqipëri, pasojat e ndikimit negativ në mjedis i sistemit të ekonomisë së planifikimit të centralizuar qenë të dukshme dhe shqetësimet për mjedisin u bënë një çështje me përparësi ndërmjet çështjeve të tjera që përballonte vendi. Gjatë kësaj periudhe u ngrit Komiteti i Mbrojtjes së Mjedisit, filloi të krijohet një sistem modern i legjislacionit mjedisor, i bazuar në parime demokratike, u hartua strategjia dhe Plani Kombëtar i Veprimit në Mjedis, si dhe u kryen një varg studimesh e projektesh të rëndësishme mjedisore, sidomos me ndihmën e huaj. Megjithëkëtë, vështirësitë ekonomike që pasuan, gjendja sociale e politike e tensionuar - shpesh deri në ekstrem, së bashku me situatat e luftës përreth vendit, duke përfshirë edhe krizën në Kosovë, bënë që të zvogëlohej vëmendja e Qeverise në trajtimin e problemeve mjedisore. Në këtë mënyrë, çështjeve mjedisore nuk iu dha ndonjë përparësi ndërmjet çështjeve të tjera me rëndësi kombëtare. Kohët e fundit Qeveria e ka kthyer sërish vëmendjen nga çështjet mjedisore. Më 1998 Komiteti i Mbrojtjes së Mjedisit u shndërrua në Agjenci Kombëtare të Mjedisit (AKM), në varësi të dejtpërdrejtë 60/2006

të Këshillit të Ministrave. Ky hap i rëndësishëm forcoi pozitën dhe zgjeroi strukturat e MM-së, si dhe përgatiti premisat që në Shtator 2001 të krijohej Ministria e Mjedisit.

Përveç Ministrisë, edhe 67 shoqata për mjedisin në Shqipëri

Ka ende mungesë ligjesh dhe ligje që nuk përputhen me realitetin

Që nga momenti i themelimit e deri më sot, na thotë Romeo Zegali, specialist pranë këtij institucioni, është brë një punë voluminoze për plotësimin e kuadrit ligjor, por gjithmonë ka nevojë për abditim sidomos në kuadrin e nënshkrimit të marrëveshjes mbi asociimstabilizimin, marrëveshje e cila përbën një detyrim për ne .“ Aktualisht që nga 2002 e deri më sot janë hartuar 32 ligje dhe janë marrë 37 vendime nga Këshilli i Ministrave, por sërish vetë specialistët e këtij institucioni hasin në mangësi dhe mungesa ligjore . Kështu nuk ka ende në Shqipëri një ligj mbi OMGJ, por thjesht një paketë ligjore. E ndërsa për mbetjet e ngurta, na thotë Zegali, kemi ligje që nuk përputhen me realitetin e zhvillimeve te vendit . Përveç Ministrisë, në Shqipëri ekzistojnë dhe 67 shoqata për mjedisin. Projekte të përbashkëta dhe bashkëpunimi i tyre ka qenë në disa aspekte mjaft frytdhënës, megjithatë një pjesë të suksesit specialistët e këtij dikasteri ia atribuojnë bashkëpunimeve me organizatat nderkombëtare si: Banka Botërore, XhEFI, UNDP, si dhe me qeverinë holandeze, përmes ambasadës së saj. Roli që luajnë organizatat joqeveritare mjedisore është rritur në mënyrë të ndjeshme nga viti në vit, e po ashtu mediat e të gjitha llojeve e kanë rritur në mënyrë të ndjeshme fokusimin e tyre drejt problemeve mjedisore. Megjithëkëtë, shkalla

e ndërgjegjësismit mjedisor të publikut dhe e komunitetit të biznesit është ende e ulët dhe roli i organizatave joqeveritare mjedisore nuk ka ndikimin e duhur në jetën publike dhe politike të vendit.

Humbja e biodiversitetit, dëmtimi i burimeve natyrore Shfrytëzimi i burimeve natyrore të vendit gjatë gjithë periudhës së tranzicionit ka vazhduar të bëhet në mënyrë të paqëndrueshme. Institucionet ekzistuese nuk janë të pajisura në mënyrë adekuate, si nga pikëpamja e kapaciteteve njerëzore dhe e përvojës, ashtu edhe e burimeve kapitale, të nevojshme për të menaxhuar në mënyrë të efektshme diapazonin e gjerë të

problemeve mjedisore. Kuadri ligjor e rregullator, me gjithë plotësimet e përmirësimet e këtyre viteve, ende nuk u përgjigjet kërkesave të kohës, kurse monitorimi dhe aftësia për të detyruar zbatimin e ligjit janë të dobëta. Trysnia që ushtrojnë mbi mjedisin veprimtaritë njerëzore është e dukshme në të gjithë sektorët. Zhvillimi i paplanifikuar i qyteteve në kushtet e zhvillimit të shpejtë të veprimtarive private është shoqëruar me ndërhyrje të pakontrolluara në infrastrukturën ekzistuese duke agravuar në disa raste problemet e shëndetit e të mjedisit, të shkaktuara nga mangësitë në infrastrukturën urbane (si në rrjetin e ujit të pijshëm, 43


Mjedis ndërhyrje të mënjëhershme . Me sa duket ndërtimi i tyre jashtë parametrave dhe mungesa e impianteve për shkarkimin e riciklimin e mbetjeve ka rënduar së tepërmi gjithë mjedisin. Por problematikën më të madhe specialistët e Ministrisë së Mjedisit e konsiderojnë ujin e ndotur .S’ka impiante për pastrimin e ujrave dhe nuk ka patur aspak vëmendje për shkarkimin e tyre në mjedis, e këto pasoja po i vuajmë edhe sot, thotë Zegali .

Përmirësimi i gjendjes aktuale të mjedisit, mbrojtja e qëndrueshëme natyrore, spastrimi i ujërave të ndotura, mbetjeve të ngurtësuara, bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërgjegjësimi i publikut do të jenë disa nga prioritetet e këtij institucioni. Ndërkaq në këtë dikaster po punohet për rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura. Vetë ministri

për arritjen e synimeve . Gjatë kësaj periudhe gjithashtu vihet re një përmirësim i vogël në zonat turistike, por gjithsesi jemi ende larg parametrave, deklarojnë përfaqesues të kësaj Ministrie, duke na cilësuar se edhe ky problem është prioritet i punës së tyre. Gjithashtu në kuadër të mbështetjes së nenit 12 të protokollit të Kyotos, për mekanizmin e zhvillimit të pastër edhe këtu po shtrohen detyra të reja .Ndryshimet klimatike dhe efektet serioze, janë tashmë tejet të njohura nga specialistët e këtij dikasteri dhe në këtë drejtim edhe këtu ata po përpiqen të japin kontributin e tyre , paçka se do të duhej të ingranohej më shumë e më mirë ky institucion me median . ” Kemi kuota që duhen verifikuar, thotë Romeo Zegali, e në këmbim të këtyre vlerave mund të thithim projekte që kanë impakt sidomos në zonat rurale. Mjedisi dhe problemet e tij ende nuk janë kuptuar si duhet në Shqipëri, paçka se programet dhe projektet e hartuara për t’u zbatuar janë cilësuar tashmë si mjaft

Xhuveli ka përfshirë edhe liqenin e Bunës, florën dhe faunën e saj, si dhe rrethinat në këto zona . Përveç projekteve, po punohet edhe me fushata . Fushata e radhës do të jetë pikërisht për mbetjet urbane, një fushatë sensibilizuese kjo që e shtruar në këtë mënyrë pasuron disi mënyrën dhe mjetet

ambicioze nga shumë organizma ndërkombtare, megjithatë mos ndofta ka ardhur koha që ne të gjithë bashkë të mendojmë më seriozisht për të ardhmen, pasi ekzistenca jonë varet pikërisht nga ekuilibrat delikatë me mjedisin ku jetojmë . Përgatiti E. Baci

Ishulli i Sazanit

ashtu edhe të ujërave të zeza), nga keqadministrimi i hedhurinave urbane, si edhe nga dëmtimi i tokës, ndotja e ujërave nëntokësore etj. Humbja e biodiversitetit, dëmtimi i burimeve natyrore, veçanërisht i pyjeve dhe erozioni i tokës, kanë çuar në pakësimin e burimeve natyrore që gjenerojnë të mira materiale. Në mënyrë të përmbledhur, çështjet kryesore lidhur me gjendjen e elementeve të mjedisit janë: • Degradim i biodiversitetit (humbje në florë dhe në faunë), shpyllëzimet • Erozioni i tokës • Probleme sektoriale specifike (ndotja e ujërave sipërfaqësore e nëntokësore, ndotja e ajrit dhe e tokës) • Prania e zonave të nxehta me ndotje të theksuar • Mangësi në kuadrin ligjor e institucional • Shkalla ulët e ndërgjegjësimit mjedisor publik dhe institucional

Prioritetet

Zona më e ndotur Porto Romano 1.Porto Romano ( ish- fabrika kimike ka lënë pas mbeturina kimike që rrezikojnë mjedisin dhe jetën e banorëve) . Sipas Romeo Zegalit është pozitiv fakti që ky projekt për spastrimin e kësaj zone ka nisur dhe që prej aty janë transportuar mjaft mbetje . Po kështu zonat industriale si Kombinati Metalurgjik, Ballshi, Laçi, Marinza, Fieri janë tejet problematike dhe kërkojnë 44

60/2006


Bota jonë

Rr. Bajram Kelmendi • (prapa Teatrit Kombëtar) Rr. UÇK-së nr 58 • Dardani te posta • Pejë rr. Ilirisë p.n Tel: 038 246 242 • Mob: 044 400 063

60/2006

45


Bota jonë Meridiane

Sondazh për miliarderët Organizatat e specializuara për vlerësimin e pasurisë kanë ardhur në përfundim se në botë ekzistojnë 793 miliarderë. Sivjet, përmes internetit lexuesit janë pyetur nëse janë befasuar me këtë shifër apo jo? Përgjigjet e afro 1 mijë të anketuarve shihen në tabelën e mëposhtme.

Epilogu i luftës 34 ditore Gjatë 34 ditëve sa zgjati lufta libano- izraelite janë vrarë 1257 veta, kryesisht civilë. Sipas agjencisë Rojter në Liban janë vrarë 1,100 kurse në Izrael 157 veta Qeveria libaneze ka vlerësuar se 97 % e afro 1 milion të zhvendosurve nga lufta tanimë janë kthyer në vendlindje, por shumë prej tyre janë pa kulm.

Dalai Lama zemëron Kinën

Afrika edhe më tej prinë me SIDA Afrika Jugore edhe më tej është vendi numër një për nga numri i madh i banorëve të prekur me virusin HIV/SIDA. Vlerësohet se deri më 2025 nëse nuk ndërmerren masat për parandalimin e HIV/SIDA_së në Afrikën Jugore do të shfaçen afro 9 milionë raste të reja. Aktivistët e Fushatës për luftë kundër SIDA-së akuzojnë Ministrin e Shëndetësisë Manto TshabalalaMsimang për faktin se në Afrikën Jugore vdesin çdo ditë nga 900 veta të prekur me virusin vdekjeprurës. Nathea Nicolay, konsulente ndërkombëtare vë në dukje se “ në Afrikën Jugore çdo ditë vdesin nga 947 veta e infektohen rreth 1500 veta” 46

Lideri spiritual Dalai Lama gjestikulon gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Asociacionin e Studentëve në Mongoli. Kina kritikoi rëndë Mongolinë për pritjen e ngrohtë që i bëri liderit spiritual të Tibetit. Ka kohë që Pekini ka cilësuar Dalai Lamën separatist dhe njeri të rrezikshëm për integritetin territorial dhe stabilitetin politik të Kinës

Raul Kastro “trashëgimtar” i Fidelit Në gushtin e sivjetmë Fidel Kastro, presidenti i shtetit komunist Kubë, për herë të parë hoqi dorë nga kompetencat e tij që nga koha kur mori pushtetin më 1959. Në arsyet e tërheqjes Kastro ka apostrofuar shkaçet shëndetësore. Presidenti kubanez, është tërhequr nga skena politike vetëm disa ditë para se t’i 60/2006


Bota jonë Meridiane

Bush kritikon vendimin kundër përgjimeve Presidenti amerikan Bush shprehu paknaqësi ndaj vendimit të Gjykatës Federale të Miçigenit, sipas të cilit “programi i përgjimit i administratës amerikane është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”. Me këtë program , si kanë raportuar agjencitë botërore të lajmeve, është lejuar përgjimi i telefonatave dhe mesazheve elektronike ndërkombëtare. “ Ata që kanë vlerësuar pozitivisht vendimin e Gjykatës, si duket nuk po e njohin dhe nuk po e kuptojnë realitetin në të cilin jetojmë” ka deklaruar Bush. Sipas tij “SHBA-të janë në luftë prandaj një Program i këtillë është i domosdoshëm për luftën kundër terrorizmit, ka thënë mes tjerash ai.

mbushte 80 vjetë. Ai i është nënshtruar operacionit, që ndihmoi ndaljen e hemoragjisë dhe la një vakum kohor që bënte të nënkuptohej rikthimi i tij në skenën politike. Megjithatë parashikimet për rikthim në skenën politike ishin të gabuara. Fidel Kastro papritur ka bartur kompetencat për udhëheqjen e vendit tek i vëllai i tij më i vogël Raul Kastro. Fidel Kastro ka qenë në pushtet hiq më pak sej 47 vjetë dhe rreth 70 përqind e kubanezëve nuk ka njohur udhëheqës tjetër. 60/2006

Kush (s’) i ndihmon vendet e varfra?

R

aporti më i ri i Qendrës për Zhvillimin Global, organizatë kjo me seli në Uashington, shpalos rezultatet e matjes së Indeksit të Ndihmës për Zhvillim. Në raport rreshtohen 20 vendet më të pasura të botës dhe zbulohet shkalla në të cilën të njëjtat kontribuojnë për vendet në zhvillim, qoftë në ndihma, qoftë në fushën e tregtisë apo atë të investimeve. Greqia, Italia dhe Franca janë tri vendet me Indeksin më të vogël të Ndihmës për Zhvillim në radhën e vendeve anëtare të BE-së, ndërkohë që Holanda, Danimarka dhe Suedia janë më aktivet për zhdukjen e varfërisë. Shteti më i ndjeshëm evropian për zhvillimin e vendeve të varfra është Britania e Madhe. Rezultatet e hulumtimit të vjetëm shpalojnë se ajo radhitej e 12-ta me radhë. Megjithatë, sensitiviteti i saj përqendrohet kryesisht në investimet dhe në politikat mjedisore të vendeve të varfra. Kurse krejt në fund të tabelës rreshtohet Japonia, si vend që ka dhënë më së paku donacione dhe që vazhdon të mbajë barriera të larta për importe, por edhe për emigrantët eventual të shteteve të varfra. Me të lançuar raportin, mediat ndërkombëtare e transmetuan deklaratën e presidentës së Qendrës për Zhvillimin Global Nancy Birdsall, e cila ka vlerësuar se viteve të fundit ndër vendet e zhvilluara po vërehet angazhimi më i madh për zhdukjen e varfërisë në

vendet e pazhvilluara. Megjithatë, siç ka shtuar ajo, “thuaja se në të gjitha vendet ende ekziston shpërputhja ndërmjet premtimeve të politikanëve dhe hapave konkretë që kanë ndërmarrë ata në këtë drejtim”. Çuditërisht, Uashingtoni është ai i cili është kritikuar më së shumti, përkundrejt faktit se SHBA-të janë vendi, i cili në vazhdimësi ka ndarë shuma më të mëdha të mjeteve për t’i ndihmuar vendet e varfra. “Ndihma që japin SHBAtë pa dyshim është më e larta, në krahasim më ndihmën që e japin vendet e tjera të zhvilluara, mirëpo shikuar në rrafshin tjetër - në atë se sa për qind e mjeteve ndahen nga ekonomia e gjithmbarshme në nivel vendi, atëherë SHBA-të janë gati të fundit, ngase e ndajnë pjesën më të vogël nga ekonomia e vet” , komentuan në media përfaqësuesit e organizatës amerikane Qendra për Zhvillim Global. Ata, po ashtu, kanë nënvizuar se disa shtete të zhvilluara në ndihmën që e bëjnë kalkulojnë edhe porositë për mallra, që në fakt nuk është ndonjë ndihmë. Duke e analizuar Raportin e Indeksit të Ndihmës për Zhvillim, Euroobserver i veçon SHBA-të, Zelandën e Re, Australinë dhe Kanadanë në radhën e shteteve më korrekte në fushën e tregtisë. “Nga raporti del se barrierat e këtyre katër shteteve për eksportin nga vendet e pazhvilluara nuk janë të larta, siç janë në shumicën e shteteve të Evropës perëndimore.

47


Demokracia në botën e fragmentuar Politika ka rëndësi për zhvillimin njerëzor pasi njerëzit gjithandej dëshirojnë të jenë të lirë për të përcaktuar fatin e tyre, për të shprehur pikëpamjet dhe për të marrë pjesë në vendimet që prekin jetën e tyre ë vitet 1980 dhe 1990 bota shënoi përparim të paparë me hapjen e sistemeve politike dhe rritjen e lirive politike. Mbi 80 vende ndërmorën hapa të rëndësishëm drejt jetësimit të demokracisë. Sot 140 shtete nga afro 200 sosh mbajnë zgjedhje plurale. Por, euforia e përfundimit të luftës së ftohtë i dha një nuancë zymtësie politikës së shekullit të 21-të ngase shumë shtete u zhvilluan dhe u demokratizuan duke u përballur me varfëri të skajshme dhe me shtrirjen e tensioneve shoqërore dhe ekonomike. Pas vitit 1980 disa shtete që u përpoqën të instalojnë demokracinë, u shndërruan në vende edhe më autoritare: qoftë nga aspekti

N

48

ushtarak, si në rastin e Pakistanit deri në vitin 1999, qoftë nga aspekti tjetër – ai i jetësimit të një rendi pseudodemokratik, siç është rasti me Zimbabvenë e viteve të fundit. Shumë shtete të tjera lëkunden mes demokracisë dhe autoritarizmit dhe ballafaqohen me të drejta të kufizuara politike apo me politika të mbyllura dhe jofunksionale. Të tjerat ndërkaq dështojnë në segmengte të ndryshme, dhe shndërrohen në oazë të ekstremizmit dhe konflikteve të dhunshme (Afganistani dikur, apo Somalinë sot). Edhe aty ku ekzistojnë institucionet demokratike, qytetarët shpeshherë ndihen të pafuqishëm për të ndikuar në politikën kombëtare. Ata dhe qeveritë e tyre besojnë se

janë më të mëdha ndikimet e fuqive ndërkombëtare. Sipas hulumtimit të vitit 1999, të realizuar nga Gallupi, një e treta e 50 mijë të anketuarve në 60 shtete janë të bindur se vendet e tyre nuk qeverisen nga vullneti i popullit. Globalizimi krijon ndërvartësi, por bota duket edhe më e ndarë - ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, në mes të fuqishmëve dhe të pafuqishmëve, dhe në mes të atyre që mirëpresin ekonominë e re globale dhe atyre që kërkojnë një kahe tjetër. 11 shtatori i vitit 2001, sulmet terroriste ndaj SHBA-ve krijuan ndarje të reja, duke i sjellë aleancat ushtarake strategjike në qendër të politikës dhe duke ngjallur debate për rreziqet e kompromiseve të të drejtave të njeriut në raport me sigurinë kombëtare. 60/2006


Bota Ekonomikisht, politikisht dhe teknologjikisht bota nuk është dukur kurrë më e lirë dhe njëkohësisht e padrejtë. Në samitin e OKB-së të mbajtur më 2000, liderët botërorë dhe hartuesit e politikave janë zotuar se do të bëjnë përpjekje globale për t’i përmbushur tetë Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit më së largu deri më vitin 2015 (zbutja e varfërisë, arsimi i barabartë për të gjithë, barazia gjinore, ulja e mortalitetit të foshnjave dhe nënave, parandalimin dhe zvogëlimin e HIV/SIDA-së, mbrojtja e ambientit dhe partneriteti për zhvillim). Mirëpo, sipas trendeve aktuale zhvillimore, 33 vende me më shumë se çerekun e popullsisë së botës do të realizojnë më pak se gjysmën e qëllimeve deri në vitin 2015. Nëse zhvillimi ecën me ritmin aktual, për zhdukjen e urisë në rruzullin tokësor, një numri të shteteve do t’i duhen mbi 130 vjet. Problem parësor janë të ardhurat e ulëta për kokë të banorit. Vlerësimet optimiste sugjerojnë se nevojitet 3.7% rritje vjetore në të ardhurat për kokë banori në vendet e zhvilluara që objektivat të realizohen me kohë. Mirëpo, gjatë 10 vjetëve të kaluar, vetëm 24 shtete kanë shënuar rritje të shpejtë. Në mesin e tyre janë Kina dhe India, vendet me numër më të madh të popullsisë. Por, 127 vende, me 34% të popullsisë së botës, nuk kanë shënuar rritje për këtë. Në fakt, shumë prej tyre kanë pësuar trende negative viteve të fundit, dhe përqindja e njerëzve të varfër është rritur. Problemi i dytë është vdekshmëria e foshnjave. Edhe pse 85 vende janë në rrugë e sipër të reduktimit të shkallës

60/2006

së vdekshmërisë për dy të tretën në krahasim me nivelin e vitit 1990, këto shtete edhe më tej përbëjnë më pak se çerekun e popullsisë së botës. Hiç më pak se 81 shtete me mbi 60% të popullsisë së botës nuk janë në rrugë për ta arritur këtë deri në vitin 2015. Është e vërtetë se përhapja e demokracisë, integrimi i ekonomive kombëtare dhe revolucioni teknologjik kanë ndikuar në shtrirjen e lirive njerëzore. Mirëpo në shumë vende liria është e rrezikuar. Bota sot është më demokratike se dikur, prapëseprapë nga 140 vende të cilat mbajnë zgjedhje plurale, vetëm 80 – me 55% të popullsisë botërore , janë vërtet demokratike. Në mbi 100 syresh liritë politike dhe civile janë tejet të kufizuara. Segment tjetër që ndikon në shkallën e zhvillimit njerëzor, e së këndejmi edhe në mirëqenien e njeriut dhe liritë e tij, pa dyshim janë edhe konfliktet e brendshme dhe luftat. Numri i

këtyre të fundit ka rënë dukshëm. Më 1990 në konfliktet në mes të shteteve humbën jetën 220,000 njerëz, ose 2/3 më pak se në vitet e 1980-ta. Megjithatë ato mbesin problem tejet shqetësues. Viteve të 1990-ta rreth 3.6 milionë njerëz vdiqën në luftërat në mes të shteteve, ndërkohë që numri i refugjatëve dhe i të zhvendosurve u rrit për 50% më shumë se më 1980. Teknologjia e re dhe rritja e integrimit ekonomik janë duke hapur rrugën për tregun e vërtetë global. Por, midis begatisë së mundësive të reja ekonomike, 2.8 miliardë njerëz vazhdojnë të jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Më të pasurit përbëjnë vetëm 1% të popullsisë së botës, kurse të ardhurat e tyre vjetore janë baraz me të ardhurat e 57% të të varfërve të rruzullit tokësor.

49


Bota

Në kohën e globalizimit kur bota është e ndërvarur, politika dhe institucionet politike janë më të centralizuara ndaj zhvillimit njerëzor. Diskutimet mbi zhvillimin janë duke vënë më tepër theksin në institucionet dhe në qeverisjen. Këto debate janë fokusuar në efikasitetin e institucioneve publike dhe rregullave për të shtyrë tregjet të punojnë dhe të promovojnë rritjen ekonomike. Çështjet e këtilla janë të rëndësishme për zhvillimin njerëzor. Kur institucionet funksionojnë keq, njerëzit e varfër dhe të cenuar vuajnë më së shumti. Qeverisja e mirë gjithashtu kërkon kujdes të drejtë, institucione përgjegjëse që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Shtetet mund të promovojnë zhvillimin njerëzor vetëm atëherë kur kanë sisteme qeverisëse të cilat janë të përgjegjshme ndaj të gjithë njerëzve – dhe vetëm kur të gjithë njerëzit mund të marrin pjesë në debate dhe vendime që kanë të bëjnë me jetërat e tyre. Janë tri arsye pse është e rëndësishme një gjë e tillë. Së pari, duke gëzuar lirinë politike dhe duke marrë pjesë në vendimet që formësojnë jetën e njerëzve e ato janë të drejtat elementare të njeriut: ato janë pjesë të zhvillimit njerëzor. Në Brunei Darusalam, Kuvajt, Oman, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kurrë nuk është njohur e drejta e gruas për të votuar. Kjo ndjeshëm zvogëlon mundësitë e tyre në jetë. Demokracia është i vetmi regjim

50

politik i cili garanton liritë politike dhe civile dhe të drejtën e pjesëmarrjesme vetë hartimin e rregullave të mira demokratike. Së dyti, demokracia ndihmon të mbrojë njerëzit nga katastrofat ekonomike dhe politike siç janë krizat dhe rënia në kaos. Laureati i çmimit Nobel Amartia Sen ka treguar sesi zgjedhjet dhe shtypi i lirë u japin politikanëve në demokraci nxitje më të fuqishme për të shmangur krizat. Se sa ndërlidhen të drejtat dhe liritë politike në zhvillimiun njerëzor dhe mirëqenien përgjithësisht flasin edhe Që prej vitit 1995 rreth 2 milionë njerëz, ose 10% e popullsisë së Republikës Demokratike Popullore të Koresë kanë vdekur nga uria. Më 1958, 61 për qind e popullsisë ose 30 milionë njerëz vdiqën nga uria në Kinë. Prej se fitoi pavarësinë, më 1947, India nuk ka pasur asnjë krizë, edhe pse u përballë me disa dështime të theksuara të prodhimit.

shembujt e mëposhtëm. Demokracitë gjithashtu kontribuojnë për stabilitetin politik, duke siguruar hapësirë të lirë për opozitën politike dhe dorëzimin e pushteteve. Në mes të viteve 1950 dhe 1990 trazirat dhe demonstratat ishin më të shpeshta në demokracitë, por ishin shumë më tepër destabilizuese në vendet diktatoriale. Luftërat ishin më

të shpeshta në regjimet jodemokratike dhe kishin shpenzime më të mëdha ekonomike. Së treti, qeverisja demokratike mund të ngrejë një cikël virtuoz të zhvillmitpasi liritë politike forcojnë njerëzit të bëjnë presion për politikat që zgjerojnë mundësitë shoqërore dhe ekonomike, dhe pasi debatet e hapura u ndihmojnë komuniteteve të vendosin prioritetet e tyre. Lidhjet në mes të demokracisë dhe zhvillimitnjerëzornukjanëautomatike: kur një elitë e vogël dominon vendimet politike dhe ekonomike , lidhjet në mes të demokracisë dhe drejtësisë mund të shkatërrohen. Demokracia të cilën një komb vendos ta zhvillojë varet nga historia e tij dhe rrethanat – shtetet domosdoshmërisht do të jenë “demokratikisht të ndryshme”. Vitet të fundit popujt në mbarë botën kanë luftuar dhe kanë fituar demokracinë me shpresën për të gëzuar liritë politike - dhe mundësitë shoqërore dhe ekonomike. Por, shumë prej tyre tanimë kanë ndier edhe shijen e idhtë të “demokracisë” . Gjatë viteve 1990 të ardhurat jo të barabarta dhe varfëria u rritën tmerrësisht në Evropën Lindore dhe Qendrore dhe në Komonveltin e Shteteve të Pavarura (CIS). Ndonjëherë deri te një shkallë e paparë. (Pjesë nga hulumtimi i analistëve që hartuan Rapoortin e Zhvillimit Njerëzor)

60/2006


Bota

Emigrantët e lodhur të Afrikës Perëndimore, të cilët e patën fatin të arrijnë në tokën e Evropës (Foto: Reuters)

Ngushtohen mundësitë për emigrantë Duket se pikërisht promovimi i politikave liberale në territorin e BE-së ka bërë që kufizimet e reja dhe kontrolli i shtuar nëpër aeroporte (si pasojë e rrezikut nga terrorizmi), si dhe vendimi për vendosjen e kufizimeve të reja nëpërmjet krijimit të njësiteve speciale për kontrollin e ujërave detarë (për ta parandaluar fluksin e refugjatëve) shumë analistë ta perceptojnë si mbyllje të mëtutjeshme të “kalasë evropiane” Evliana Berani BE tanimë ka lançuar vendimin për vënien në jetë të patrullave të përbashkëta për kufijtë e ujërave detare që do të duhej të përkujdeseshin për 60/2006

ta penguar depërtimin e emigrantëve të rinj në Evropë. Pas një lajmi të tillë, Brukseli u kritikua se po e ndërton “kalanë evropiane”, mirëpo ai i ka injoruar kritikat e tilla me arsyetimin se,“ky mision ka karakter humanitar

dhe ka për qëllim që ta shpëtojë jetën e njerëzve që janë të rrezikuar të humbasin gjatë rrugëtimit në det, pastaj se synon ta zvogëlojë fluksin e emigrantëve ilegalë, por edhe ta pengojë trafikimin me qeniet njerëzore, që po merr përmasa shqetësuese”. Dihet se çështja e emigracionit është një fushë, e cila që moti është inkuadruar në prioritetet e sigurisë së BE-së, karshi fushave tjera, si terrorizmi, korrupsioni etj. Globalisht dihet se jashtë vendlindjes jetojnë mbi 175 milionë veta (emigrantë), kryesisht të ikur nga vendet e pazhvilluara, e të vendosur në vendet e pasura. Sipas të dhënave të OKB-së, që nga viti 1980 deri më sot numri i emigrantëve të ardhur në Evropë është rritur për 75 %. Në vitet e 70-ta, një rritje të tillë të popullsisë ardhacake kishin përjetuar vendet e pasura me naftë. Sot, bie fjala, Arabia Saudite radhitet si vendi i pestë në botë për nga madhësia e popullatës së lindur jashtë trojeve të saj (mbi 5 milionë banorë të ardhur). Nuk është aspak për t’u habitur me faktin se nxënësit e shkollave në Britaninë e Madhe vijnë nga mbi 300 grupe të ndryshme gjuhësore. Në Kazakistan, p.sh., bashkëjetojnë mbi 160 grupe të ndryshme etnike, ku shumica janë të ardhura, apo më mirë të themi të deportuara në mënyrë të dhunshme, e në emër të dënimit në kohën e ish-Bashkimi Sovjetik. Disa shtete evropiane e kanë mbi një të tretën e popullsisë jo autoktone. Në Francë dhe në Angli nuk është i vogël numri i emigrantëve të besimit islam, të ardhur nga mjedise të ndryshme të Afrikës dhe Lindjes së Mesme, kurse në Holandë numri i të ardhurve gati se po e tejkalon numrin e vendorëve autoktonë. Sipas të dhënave statistikore, të prezantuara para dy vjetësh në OKB, afro 900 milionë ose çdo i shtati banor i rruzullit tokësor ndihet i diskriminuar ose në pozitë disavantazhi në raport me shumicën dhe atë vetëm për arsye të identitetit kulturor. Po aty është nxjerrë në dritë fakti se rreth 518 milionë banorë të rruzullit janë ballafaquar me forma të ndryshme të përjashtimit, qoftë kulturor, politik, religjioz, gjuhësor, qoftë për shkak të riteve apo madje edhe për shkak të aparencës që ka. Janë të shumta asociacionet dhe organizmat që merren me çështjen e integrimit të minoriteteve (në kuadër të tyre janë futur edhe emigrantët). Integrimi i tyre, zbutja

51


Bota e diferencave kulturore, eliminimi i disa sjelljeve diskriminuese dhe përfshirja sociale janë bazamenti i politikave, si globale, ashtu edhe rajonale. Shtylla e politikave të këtilla është bashkëjetesa, mirëkuptimi dhe koekzistenca paqësore. Duket se pikërisht promovimi i politikave liberale në territorin e BE-së ka bërë që kufizimet e reja dhe kontrolli i shtuar nëpër aeroporte (si pasojë e rrezikut nga terrorizmi), si dhe vendimi për vendosjen e kufizimeve të reja nëpërmjet krijimit të njësiteve speciale për kontrollin e ujërave detarë (për ta parandaluar fluksin e refugjatëve), shumë analistë ta perceptojnë si mbyllje të mëtutjeshme të “kalasë evropiane”. Si do që të jetë, vendimi tani është një akt i kryer dhe në çdo çast pritet implementimi i plotë i tij. Kontrolli evropian kufitar është menduar të veprojë në ishujt Canary, pikë kjo neuralgjike për banorët e Afrikës perëndimore që e marrin rrugën ilegale drejt brigjeve të Evropës. Mirëpo, sipas zyrtarëve të Komisionit

Evropian, me patrullat kufitare evropiane do të ndihmohen edhe Spanja, Malta, Greqia, vende këto që, po ashtu, ballafaqohen me probleme të mëdha të kësaj natyre, por edhe Italia, vend ky në të cilin nga fillimi i gushtit e filloi punën një pikë kontrolli evropiane. Agjencia për Sigurinë e Kufijve të Jashtëm të BE-së, e njohur me emrin Fronteks, e cila do të përkujdeset për realizimin e misionit “Patrullim kufitar”, është e bindur se misioni i quajtur “Hera 2” do t’ia dalë që t’i kontrollojë ujërat e Afrikës perëndimore. “Ne duhet

52

60/2006


Bota

të përkujdesemi dhe t’i ndalim udhëtimet e rrezikshme të barkave, gomoneve dhe anijeve”, thuhet në komunikatën e paradokohshme të kësaj agjencie. Nuk dihet saktësisht se çfarë është numri i viktimave të atyre që e pësuan gjatë rrugëtimit të rrezikshëm drejt Evropës, por janë gjithnjë e më të zëshme pohimet se ky numër është marramendësisht i madh. Sipas të dhënave të publikuara në disa mediume ndërkombëtare, vetëm gjatë vikendit të parë të gushtit e kanë humbur jetën 46 emigrantë nga Afrika perëndimore. Ata ishin nisur për në ishujt Canary. Se i çfarë përmasave është problemi i tentim emigrimit flet edhe lajmi i publikuar nga agjencitë botërore, sipas të cilit vetëm gjatë harkut kohor të 2 gushtit të sivjetmë, në Malakë, Granadë, Almeri dhe ishujt Canary janë ndaluar 350 emigrantë ilegalë. Jo moti, duke u thirrur në një dokument intern të OKB-së, mediat e kishin shpaluar të dhënën se përfituesit më të mëdhenj nga tragjedia e atyre që ia mësyjnë territorit të BEsë janë pikërisht grupet e organizuara kriminele, të cilët supozohet se përfitojnë çdo vit nga 300 milionë dollarë prej emigrantëve ilegalë. Aktualisht mungojnë të dhëna të sakta për numrin e fluksit të refugjatëve që 60/2006

Burimet zyrtare në Itali nënvizojnë se numri i emigrantëve ilegalë u dyfishua dhe vazhdon të tregojë trende të rritjes së mëtejshme. “Më 2004, në Italinë veriore kishin arritur 13 000 veta, më 2005 – 23 000 emigrantë, ndërkohë që vetëm gjatë 7 muajve të parë të sivjetmë në brigjet e Italisë kanë arritur mbi 11 000 emigrantë, kryesisht nga Afrika perëndimore”, shkruan “Republica”. ia mësyjnë çdo ditë Evropës. Dihet se ata që e marrin rrugën për në Itali dhe Spanjë janë kryesisht refugjatë të ikur nga vendet afrikane në konflikt, mirëpo viteve të fundit gjithnjë e më i madh është edhe numri i atyre që e ndjekin “rrugën e shpresës” për shkaqe thjesht ekonomike. Analistja e Euroobserver-it, Lucia Kubusova, shkruan se patrullat kufitare, në fakt, janë pika të përbashkëta kontrolli të vendeve anëtare të BE-së. Sipas saj, misioni Hera II do të zgjasë 9 javë, kurse shpenzimet e do të mbulohen nga buxheti i BE-së ( €3.2 milionë), ndërkohë që financiarisht do të ndihmohet edhe nga Spanja. Iniciativa mendohet të realizohet me ndihmën e

anijeve të Italisë dhe të Portugalisë, që do të vëzhgohen nga ajri nëpërmjet avionëve të Italisë, Finlandës dhe Spanjës. Iniciativë e ngjashme do të realizohet edhe në Maltë, ndërkohë që BE-ja po vazhdon të kërkojë edhe nga Libia që t’i hapë ujërat e saj territoriale për misionet e vëzhgimit. Ndërkohë, njësiti për reagime të shpejta i Agjencisë Evropiane ndërkufitare e ka filluar punën në Lampedusa të Italisë. Nga pjesëtarët e këtij ekipi, siç thonë zyrtarët e Komisionit Evropian, pritet të analizohet situata lidhur me emigrantët në Italinë veriore, si dhe të organizohen patrulla të përbashkëta, të cilat do ta parandalonin fluksin e ri të atyre që tentojnë të arrijnë ilegalisht në këtë vend. Paralelisht me ngushtimin e mundësive për pranimin e refugjatëve të rinj, politika e BE-së mbetet e qartë: ajo do të vazhdojë të ndërtojë raporte të mira fqinjësore me të gjithë dhe do ta vazhdojë ecjen përpara, duke i avancuar të drejtat dhe liritë e secilit deri në shkallën kur jeta nuk rrezikohet. Indikatori më i dukshëm i kohëve të fundit janë restriksionet tmerrësisht të mëdha në aeroportet evropiane, masa këto të ndërmarra për qëllime të sigurisë. A do të ketë zgjidhje tjera, pos “mbylljes”, do ta dëshmojë koha.

53


Integrime

Forcat e qëlluara për Kosovën: Leksionet evropiane Nëse Kosova dëshiron të jetë një shtet normal dhe nëse dëshiron që një ditë të jetë e gatshme që t’i bashkëngjitet forcave të NATO-së dhe Bashkimit Evropian, ajo duhet të garantojë se ambiciet e saj ushtarake janë në linjë me vendet e tjera evropiane. Vendet evropiane sot vlerësojnë forcat e tyre të armatosura jo vetëm në bazë të asaj se si mund të përdoren për ta luftuar njëri- tjetrin. Në fakt, ato vlerësohen më shumë duke u mbështetur në faktin se sa janë në gjendje të kooperojnë me njëra- tjetrën Richard Gowan dër shumë çështje që kanë të bëjnë me statusin final të Kosovës, vendimi për zhvillimin e forcës së sigurisë do të jetë njëri nga më të

N

komplikuarit. Kjo reflekton faktorët e brendshëm dhe të jashtëm. Liderët serbë vazhdojnë të insistojnë në atë se ushtria e Kosovës është e papranueshme, ndërkohë që në Kosovë njerëzit janë të bindur se zhvillimi i strukturave të sigurisë do

Forcat e NATO-s duket se do të mbesin në rajon së paku edhe 10 vjet pas arritjes së marrëveshjes për statusin

54

të thotë tejkalim afatgjatë i ndasive dhe armiqësive në komunitetin politik të shqiptarëve. Këto debate rëndom ngërthejnë më shumë simbolikë sesa realizëm. Askush nuk mund të imagjinojë se Kosova mund të zhvillojë shpejtë ushtrinë e saj, e cila do të ishte e aftë që të mbrojë vendin në një të ardhme të afërm. Forcat e NATO –së duket se do të mbesin në rajon së paku edhe dhjetë vjet pas arritjes së marrëveshjes për statusin. Si në Bosnjë, ato gradualisht do të reduktohen, kurse profili i tyre do të zbehet me kohën. Megjithatë, prezenca e tyre do të jetë më afatgjate sesa që mendohet. Mirëpo, simbolika që të ekzistojë një formë e forcës ushtarake megjithatë ka rëndësinë e saj. Anekënd rruzullit ekzistojnë shumë shtete sovrane që nuk kanë forca të armatosura, mirëpo shumica e tyre janë ujdhesa të largëta e të izoluara, siç është Islanda apo mikroshtetet e Pacifikut. Në Evropën kontinentale, vetëm Lihteshtejni nuk ka asnjë lloj ushtrie, ndërkohë që Vatikani vazhdon të ekzistojë vetëm me policët e Gardës zvicerane. Ushtria e Monakos ndërkaq është më e vogël madje edhe se një orkestër mesatare. Për shumë kosovarë shteti pa ushtri nuk ka kuptimin e mirëfilltë të shtetit e as të shtetësisë. Madje opinioni kosovar udhëhiqet nga ideja se Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë ushtri në pritje. Perceptimi i ndërkombëtarëve për Kosovën do të ndikohet nga ajo se a do të jetë ajo në gjendje që të krijojë struktura të kontrollueshme dhe transparente ushtarake. Toleranca ndaj forcave të armatosura të cilat nuk do të jenë të përgjegjshme do të jetë shumë e ulët, sidomos tani pas ngjarjeve të fundit në Liban. Nëse Kosova dëshiron të jetë një shtet normal dhe nëse dëshiron që një ditë

60/2006


Integrime

“Opinioni kosovar udhëhiqet nga ideja se TMK-ja është ushtri në pritje” thotë Gowan

ndarjen e Kosovës në shumë sektorë. paqësor në Afganistan. Në shtigje afatshkurtra, Kosova Sado që Serbia dhe Mali i Zi kanë duhet të fokusohet në konvertimin e mbetur jashtë Partneritetit për Paqe, TMK-së dhe shërbimit të saj policor supozohet se zgjidhja e statusit të Kosovës do të përshpejtojë procesin e inkuadrimit të tyre në Partneritet (gjë që do të ndihmojë edhe për realizimin e aspiratave të tyre afatgjate për inkuadrimin në BE). Kosova pritet se do t’i bashkëngjitet kësaj kornize të sigurisë, pjesërisht për të garantuar se prezenca e mëtutjeshme e NATO-së konsiderohet si kooperim në fushën e sigurisë e jo si pushtim i vendit. Nëse Kosova ka ndërmend të formojë forcën e sigurisë në kuadër të kontekstit Që nga fundi i vitit 2005, OKB-ja ka dërguar mbi 4 mijë policë nëpër kooperues , atëherë me misionet e tjera – jashtë Kosovës të drejtë shtrohet pyetja se si do të duket në të ardhmen kjo forcë? Për momentin, TMK-ja si forcë jo gjithaq në mekanizma më të mirë dhe më e strukturuar nuk ofron ndonjë funksional që do të përkujdesen për qëndrueshmëri: ajo mbështetet në sigurinë kufitare, fatkeqësitë natyrore dhe krimin e organizuar. Por, krahas kësaj duhet shtruar edhe pyetjen se Forca cilat duhet të jenë ambiciet e Kosovës Shteti Rezervat Shpërndarja ndërkombëtare aktive së lirë përkitazi me ushtrinë e saj. Specialistët mjekësorë dhe Ekipet eksplozive me NATONjë mënyrë e të menduarit për Estoni 4,934 24,000 në Afganistan; trupat këmbësore në Irak prioritetet e mëvonshme do të ishte mundësia e shqyrtimit të Latvi 5,238 11,204 28 trupa në Afganistan; 120 trupa në Irak. ngjashmërive të Kosovës me vendet evropiane që tanimë janë pjesë e 93 trupa me BE në Bosnjë; 92 trupa në NATO në Kosovë; Slloveni 6,550 20,000 NATO-së dhe BE-së. Na aspektin 58 Trupa në Afganistan. demografik, Sllovenia, Latvia dhe (Burimi: Balansi ushtarak 2006, Instituti Ndërkombëtarë për Studime Strategjike, Londër) Estonia janë vende të mira për

të jetë e gatshme që t’u bashkëngjitet forcave të NATO-së dhe Bashkimit Evropian, ajo duhet të garantojë se ambiciet e saj ushtarake janë në linjë me vendet e tjera evropiane. Vendet evropiane sot vlerësojnë forcat e tyre të armatosura jo vetëm në bazë të asaj sesi mund të përdoren për të luftuar njëri- tjetrin. Në fakt, ato vlerësohen më shumë duke u mbështetur në faktin sesa janë në gjendje të kooperojnë me njëra- tjetrën. Që nga përfundimi i luftës së ftohtë, trendet janë avancuar falë programit të NATO-së “Partneriteti për Paqe” dhe programit të BE-së “Politika Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje”. Programi Partneriteti për Paqe është i rëndësishëm sidomos për fqinjët e Kosovës: Shqipëria është anëtare e tij që nga viti 1994, kurse Maqedonia që nga viti 1995. Të dy vendet dërgojnë trupa për të mbështetur forcat e BEsë dhe ato të NATO-së. Bie fjala, në fillim të këtij viti, 71 shqiptarë kanë shërbyer në Bosnjë, nën udhëheqjen e BE-së, ndërkohë që 257 shtetas të Maqedonisë po shërbejnë në misionin

60/2006

55


Analizë

Kosova me shkollën e saj policore në Vushtrri dhe me modelin ndërkombëtar të SHPK-së është në pozitë të mirë që të ofrojë vetëvetën si pjesë e zgjidhjes së problemeve në botë

krahasim – të gjithat kanë nga 2 milionë banorë. Pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, të gjitha këto vende është dashur të marrin vendime të mëdha për sigurinë. Të tri vendet kanë forcën aktive të sigurisë pak a shumë të madhësisë së njëjtë (edhe pse ka variacione në forcat rezerve) dhe sado në shkallë të limituar këto vende janë duke kontribuar shpesh në operacionet multinacionale. Mbi këtë model, Kosova duhet të synojë forcën aktive të armatosur prej afro 5 mijë vetave dhe pritet që të ketë kapacitetin për angazhimin e përnjëhershëm të 200 vetave në operacionet multinacionale. Por, ekzistojnë edhe pengesa serioze ku kryesore është kostoja. Produkti i përgjithshëm shoqëror (GDP) i Sllovenisë është mbi 30 miliardë dollarë. Estonia dhe Latvia janë më të varfra me 12.7 përkatësisht 14.5 miliardë në vit. Megjithatë, të dyjat janë larg më mirë se Kosova me GDPnë që është më e ulët se 2 miliardë. Dispariteti reflekton faktorët e dukshëm historik: Sllovenia, Estonia dhe Latvia kanë gëzuar 15 vite të rritjes ndërkohë që Kosova që nga viti 1999 është ballafaquar me diskriminimin brenda Jugosllavisë si dhe me stagnimin ekonomik. Edhe pse 15 vjetët e parë të pas statusit të Kosovës pritet të jenë vite të rritjes dhe progresit ekonomik (gjë që është një pikëpyetje), prapëseprapë është pak e besueshme se në një të ardhme të afërme Kosova do të ketë shkallë

56

të tillë të zhvillimit që do të mund të mbështesë një ushtri të nivelit të tri shteteve të sipërpërmendura. Nga aspekti zhvillimor nuk është i qartë as fakti se a duhet që në momentin e pikërishëm Kosova t’u japë përparësi investimeve në ushtri karshi investimeve në projekte civile. Sido që të jetë, ka përvoja tjera nga Sllovenia dhe shtetet baltike që mund të jenë të dobishme për Kosovën. Edhe vendet e vogla dhe me burime të limituara ushtarake mund të përfitojnë politikisht nga pjesëmarrja dhe roli që kanë në misionet multinacionale. Njëherësh ky është një leksion nga shembujt e Shqipërisë dhe të Maqedonisë: pjesëmarrja e trupave të tyre në numër të limituar në BE dhe në NATO është interpretuar si moment i rëndësishëm ngase si u vlerësua pas konflikteve të brendshme vendet si këto janë shndërruar në shtete stabile dhe aktorë të rëndësishëm në bashkësinë ndërkombëtare. Shembulli i Estonisë mund të ketë edhe implikime tjera pozitive: avantazhin e specializimit. Siç shihet në tabelë, kontributi i Estonisë në Afganistan kryesisht ka të bëjë me ekipet mjekësore dhe ato për eksplozive, që do të thotë se me rastin e përcaktimit të formës së kontributit përparësi i është dhënë më shumë shkathtësive dhe profileve kontribuesve e më pak numrit të ushtarëve që do të marrin pjesë në këtë mision ndërkombëtar. Shtetet e tjera të vogla evropiane

po ashtu kanë shfrytëzuar njësi të specializuara. Fjala bie Republika Ceke është fokusuar në masat për parandalimin e përdorimit të armëve për shkatërrimin masiv. Në kornizën e BE-së Qiproja ka njësinë mjekësore që mund t’i bashkëngjitet forcave më të mëdha, ndërkohë që Lituania ka ofruar ekipin për pastrimin e specializuar të ujit. A do të mundet Kosova të zhvillojë ndonjë njësi të specializuar për inkuadrimin e saj në misione paqësore? Me resurset e saj të limituara është e vështirë që një gjë e tillë të arrihet brenda një të ardhmeje të shkurtër. Por, aktualisht ajo ka një pasuri sinjifikante: policët. Derisa shumica e kosovarëve kanë përfituar profesionalisht nga prezenca e policisë ndërkombëtare të UNMIK-ut, do theksuar se shërbimet policore në përgjithësi janë bërë element tejet i rëndësishëm i misioneve ndërkombëtare. Që nga fundi i vitit 2005, OKB-ja ka dërguar mbi 4 mijë policë nëpër misionet e tjera – jashtë Kosovës. Numri më i madh është shpërndarë në Haiti dhe Liberi. Afro 3.400 policë janë dërguar në misione tjera që nuk janë misione të udhëhequra nga OKB-ja. I tillë është rasti i dërgimit të trupave policore për BE-në dhe ato për Unionin Afrikan. Politik bërësit tanimë janë shumë të shqetësuar se nuk do të jenë në gjendje të gjejnë forca të mjaftueshme policore për misionet e ardhshme ndërkombëtare. Aktualisht, Kosova me shkollën e saj policore në Vushtrri dhe me modelin e ndërkombëtar të Shërbimit Policor të Kosovës është në pozitë të mirë që të ofrojë vetveten si pjesë e zgjidhjes së problemeve. Derisa Kosovës i duhet kohë të ndërtojë forcën e armatosur, SHPK ekziston dhe është pasuri e zhvilluar relativisht mirë. Për të gjitha kontroverset lidhur me dëshirën e Kosovës për ushtri, një është e qartë – ardhmëria e saj si kontribuuese në forcat ndërkombëtare të sigurisë aktualisht qëndron në SHPK-në. Por, që të vihet deri te kjo pikë nevojitet ende kohë, megjithatë nëse Kosova pranohet anëtare e sistemit evropian, gjithsesi do të kalojë nga vendi i importuesit në vendin e eksportuesit të forcës policore. (Richard Gowan është Hulumtues i asociuar pranë Qendrës Ndërkombëtare për Kooperim të New York University) 60/2006


Lindje e Mesme

Libani: Fundi i luftës apo i betejës! Në rezolutën e 11 gushtit, Këshilli i Sigurimit ka saktësuar se “Vija e Kaltër dhe lumi Litani do të jenë arenë e ndaluar për çfarëdo personash të armatosur dhe për çfarëdo armësh, përveç atyre të Qeverisë dhe UNIFIL-it”. “Çarmatosja e të gjitha grupeve të armatosura”, është një pjesë e këtij akti juridik ndërkombëtar, por kush do ta bëjë, kur dhe si, apo a do të ngelët si më parë Behar Zogiani as një lufte të ashpër ndërmjet ushtrisë së Izraelit dhe të forcave paraushtarake të Hezbollahut, fuqitë botërore arritën një kompromis të pranueshëm për të dyja palët në konflikt. Shkasi i luftës ishte organizata shiite Hezbollah, e cila me formacionet e saj paraushtarake kishte kidnapuar dy ushtarë izraelitë, me shpresë do t’ia dalë t’i shkëmbejë ata për të burgosurit e shumtë libanezë që vazhdojnë të mbahen prapa grilave në burgjet e Izraelit. Rrëmbimi i ushtarëve izraelitë u shndërrua në një rrezik të paparë për stabilitetin në gjithë Lindjen e Mesme. Ky ishte mendimi më i shpeshtë i shumicës së analistëve perëndimorë. Qeveria e Izraelit, duke e pasur të sigurt makinerinë ushtarake, e filloi ndjekjen

P

60/2006

e luftëtarëve të Hezbollahut, “deri në lirimin e ushtarëve të kidnapuar”. Kjo ndjekje nënkuptonte bombardimet masive të Libanit. Paraushtarakët e kësaj organizate shiite ishin të vendosur që ta sulmojnë me raketa territorin izraelit, duke shkaktuar shumë dëme dhe viktima. Në këtë luftë të pabarabartë, forcat ushtarake izraelite bënë një shkatërrim të madh, dhe siç u shpreh shumë herë kryetari libanez, me orientim pro-sirian, Emile Lahud: “Izraeli e ndau Libanin copa-copa”, e jo vetëm kaq, por vrau shumë libanezë, në mesin e tyre edhe fëmijë të pafajshëm. Fatbardhësisht, Izraeli pati guximin moral që ta shprehë keqardhjen dhe të shprehë dhembje për viktimat civile, duke kërkuar falje dhe duke premtuar “hetime profesionale”. Asnjëri nga libanezët, kushdo qoftë ai, pra udhëheqësit e

vendit, e lëre më ata të Hezbollahut, nuk pati guximin moral të luftës që të kërkojë falje për viktimat e pafajshme izraelite, që gjithsesi ishin shumë më pak se ato libaneze. Në një atmosferë të bombardimeve të të gjitha caqeve “strategjike”, madje edhe përreth kufirit të Libanit me Sirinë, sikur u bë një mobilizim i forcave islame në botë, në veçanti në Lindjen e Mesme. Kjo situatë e mobilizoi shumë diplomacinë botërore, ku përveç asaj amerikane, sikur të gjithë e harronin “faktorin e kidnapimit” dhe e dënonin Izraelin. Për këtë, të gjitha nismat për “armëpushim” dështuan, sepse “armëpushimi i kërkuar” konsiderohej nga izraelitët “blerje kohe për terroristët e Hezbollahut”. Për këtë arsye dështoi Konferenca e Romës, në të cilën udhëheqësit më të lartë të diplomacisë botërore nuk e arritën zgjidhjen e duhur.

57


Lindje e Mesme

Dy ushtri: përparësi apo anomali Më 11 gusht 2006 ,Këshilli i Sigurimit e miratoi Rezolutën 1701, me të cilën zyrtarizohet nga OKB-ja marrëveshja për ndërprerjen e luftës. Kjo rezolutë konstaton kërkesën e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se, “konflikti filloi me sulmin e Hezbollahut, më 12 Korrik 2006”, pa të cilin paragraf nuk arrihej dot një marrëveshje, sepse me këtë kualifikohej fajtori i gjithë kësaj lufte shkatërrimtare. Mirëpo, me këtë rezolutë iu bë edhe një “kompromis” Hezbollahut për “ndjeshmërinë e çështjes së të burgosurve dhe nxitjen e përpjekjeve për zgjidhjen urgjente të të burgosurve libanezë të burgosur në Izrael”. Por, e formuluar kësisoj, rezoluta nuk saktëson se si do të gjendet kjo zgjidhje. Me këtë akt nuk thuhet se kur dhe kush e me çfarë kriteresh do të shqyrtohet çështja e të burgosurve libanezë, që Hezbollahu thoshte se e kishte “synim”. Më tej në këtë rezolutë (pika 5) thuhet: “Përkrahet fuqimisht integriteti, sovraniteti dhe pavarësia politike e Libanit brenda kufijve të njohur ndërkombëtarë, të njohur që nga Marrëveshja e Armëpushimit të Përgjithshëm ndërmjet Izraelit dhe të Libanit, nga 23 marsi 1949. Çështje shumë konfuze duket se ka ngelur te përgjegjësitë e trupave të Libanit dhe atyre të misionit të OKB-

së, të njohur me shkurtesën UNIFIL. Në rezolutë theksohet se “do të bëhet vendosja paralele e trupave të Libanit dhe të UNIFIL-it”, por nuk përcaktohet se si do të koordinohen punët, e as cila palë do të bëjë çfarë?! Më pastaj, Këshilli i Sigurimit ka saktësuar se

Raketat e Hezbollahut dhe bombat kasetë të Izraelit Sipas burimeve zyrtare të shtetit hebrej, Hezbollahu kishte 12 000 raketa me veprim të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë. Këto burime thonë se një e treta e tyre janë hedhur në territorin izraelit, por gjysma kanë ngelur të paeksploduara. Kurse organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë thënë se gjatë luftimeve Izraeli ka përdorur edhe bomba kasetë, për cilat janë kërkuar, sikur edhe fushat e minuara, skicat e vendeve të përdorura.

Qeveria e Libanit duhet ta ushtrojë kontrollin e gjithë territorit, por nuk ka shpjeguar si duhet ta trajtojë organizatën “terroriste” Hezbollah kjo qeveri. Në dokumentin e 11 gushtit, Këshilli i Sigurimit ka saktësuar se “Vija e Kaltër dhe lumi Litani do të jenë arenë e ndaluar për çfarëdo personash të armatosur dhe për çfarëdo armësh, përveç atyre të Qeverisë dhe UNIFILit”. “Çarmatosja e të gjitha grupeve të armatosura”, është një pjesë e këtij

58

60/2006


Lindje e Mesme

akti juridik ndërkombëtar, por kush do ta bëjë, kur dhe si, mbetet për t’u parë. Askund dhe me asnjë fjalë nuk përmendet përgjegjësia për krimet e luftës së këtij konfrontimi ushtarak.

Dilemat izraelite: Kush do të merret me Hezbollahun? Edhe pse Qeveria izraelite e pranoi tekstin e Rezolutës, Shimon Peres shprehu dyshimet e tij nëse “ky armëpushim paraqet fundin e luftës apo mbase vetëm fundin e betejës”. Ai tha se çështja e parë për Izraelin është “çfarë do të jetë Libani: Vend i shiitëve apo vend shumetnik? Kjo luftë ende nuk ka përfunduar”. Çështja e dytë, sipas tij, është nëse “do të jetë Lindja e Mesme nën ndikimin e ambicieve të Iranit apo do të ngelet arabe dhe brenda botës arabe, kryesisht sunite?” Por, çështja e tretë, që sipas Peresit është parësore për vendin e tij, “se a do ta fitojë këtë betejë terrori me përmasa botërore? Ky është një konfrontim i parë ndërmjet një shteti dhe një organizate terroriste, e cila është e pajisur si shtet”. Ndërkaq, kryeministri libanez, Fouad Siniora, që pas largimit të trupave 60/2006

siriane, para një viti, që pasoi pas vrasjes së ish-kryeministrit Rafik Hariri, i cili e gëzoi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si antisirian, në fjalimin e tij drejtuar kombit, në një kundërpërgjigje Peresit, tha: “Libani kurrë nuk do të bëhet arenë e konflikteve lokale dhe ndërkombëtare”. Ndërkaq, në pyetjen nëse do të çarmatoset Hezbullahu, Siniora ishte i qartë: “Asnjë pjesë e vendit nuk do të jetë e mbyllur për armatën. Armët duhet t’i mbajë vetëm shteti”. Fjalori diplomatik i z.Siniora, në të cilin shprehet përcaktimi për qeverisjen e vendit, pa e përmendur çarmatosjen eventuale të “heronjve të luftës kundër Izraelit”, mund të kuptohet si një ecje nëpër “teh shpate”, ngase në këtë situatë të një përkrahjeje të shtuar në Liban për “luftëtarët e shenjtë” mbase nuk ka shpjegim qetësues për Izraelin, se qytetarët e këtij vendi fqinjë “mund të flenë të qetë”. Veterani i politikës dhe diplomacisë hebraike, z.Peres, nuk fsheh shqetësimin e tij. “Llogaritet se Hezbollahun e paguan Irani për çdo vit, me nga 100 milionë dollarë amerikanë. Hezbollahu i ka armët më të sofistikuara, të cilat Irani i ka marrë nga Rusia, Kina dhe vendet tjera”, thotë ai dhe vlerëson se Hezbollahu stërvitet nga rreth 100 instruktorë të Iranit dhe se shumë ushtarë janë stërvitur në Iran e Siri. Sipas të dhënave izraelite, llogaritet se në Hezbollahë kishte 2.500 iranianë, nga të cilët janë vrarë afro 600 dhe janë plagosur rreth 1000 veta.

Kthimi i refugjatëve Sipas Komisariatit të Lartë të Refugjatë të OKB-së (UNHCR), për çdo orë në Libanin Jugor kthehen nga 6 000 veta. Nga Siria, vendi ku është emigruar më së shumti, janë kthyer nja 110 000 veta nga 180 000 sish, sa kanë ikur gjatë luftimeve në këtë vend fqinj. Për t’i ndihmuar refugjatët janë angazhuar WFP, WNRWA, UNICEF dhe WHO, duke siguruar ujë të pijshëm, ushqim, batanije, barna dhe dyshekë. Deri tash (sipas UNHCR-it), janë siguruar mbi 86 milionë dollarë, që është rreth 52 për qind nga ndihmat e domosdoshme. Janë premtuar edhe 7.5 milionë dollarë.

Pa dilemë, sipas raporteve mediave, në ditët e para të armëpushimit duket sikur fitimtari i parë doli organizata Hezbollah, dhe atë për shumë arsye: Para së gjithash, për shkakun se “shfryrja” e popullatës libaneze kundër Izraelit, me rezistencën e bërë nga luftëtarët shiitë, duke përfshirë këtu edhe premtimet e mëdha financiare që kjo organizatë po ua bën qytetarëve për rindërtimin e vendit. Por, sa do të zgjasë kjo përshtypje këtë do ta dëshmojë koha. Në shumë vende të pasluftës, “çlirimtarët” marrin name, por sikur shpejt “binë në tokë”, sepse “ftohen gjakrat” dhe paqja do mendje të ndritura, e jo “nxitës lufte”. Se a do të vlejë kjo edhe për Libanin, mbetet çështje e hapur.

59


Shkencë

Plutoni - planet xhuxh Nën ombrellën e Unionit Ndërkombëtar të Astronomëve, ekspertët botërorë kanë përmbyllur punën lidhur me definicionet e “planetëve” dhe të “trupave tjerë qiellorë”. Shkenca e astronomisë tanimë është lëkundur: sistemi diellor ka 8 e jo 9 planetë sa kishte deri tash

e ndërtimin e teleskopëve të ri zhvillimet në fushën e astronomisë kanë ecur përpara gjatë dhjetë vjetshit të fundit. Shekuj me radhë njerëzit nuk kishin njohuri për planetët. E gjithë dija kufizohej në faktin se “ato janë objekte që lëvizin në sistemin qiellor, i cili përshkohet nga një numër i madh yjesh të fiksuara. Në fakt, fjala planet rrjedhë nga greqishtja dhe ka kuptimin e fjalës “endacak”. Mirëpo, sot pas shumë hulumtimesh astronomët u gjetën para një sfide të rëndë – asaj të rishqyrtimit të koncepteve bazë, siç është ai për planetët e sistemit diellor. Në shikim të parë shumë kush do të thotë se definimi i planetit është një çështje e lehtë. “Planeti është një trup i madh dhe i rrumbullakët qiellor “ do të thonin të tillët. Mirëpo, vështirësitë lindin sapo të fillojnë pyetjet e para, “ku është pika e poshtme?” – sa është i madh planeti dhe sa duhet të jetë i rrumbullakët asteroidi para se i njëjti të bëhet planet, apo i çfarë madhësie duhet të jetë planeti para se ai të

M

60

shndërrohet në yll apo në ndonjë trup tjetër qiellor? Presidenti i Unionit Ndërkombëtarë të Astronomëve, Ron Ekers shpjegon justifikimin, i cili qëndron pas definicionit të nocionit planet: “Shkenca moderne shkon përtej shpjegimit të thjeshtë ai i rrotullimit të planetëve përreth diellit e që ka për prapavijë yjet fikse. P.sh. zbulimet e fundit shpalojnë se trupa qiellor të ngjashëm me Plutonin, madje edhe më të mëdhenj se ai, janë zbuluar në pjesën e largët të asaj që deri tani e njihnim si sistem diellor. Këto zbulime me të drejtë kanë ngritur pyetjen se a duhet t’i konsiderojmë trupat e tillë si planetë apo si trupa tjerë qiellor”. Që nga viti 1919 Unioni Ndërkombëtar i Astronomëve (UIA) në një mënyrë ishte arbitër i nomenklaturave planetare dhe atyre satelitore. Ka dy vite që kur astronomët ndërkombëtarë të përfshirë në ombrellën e UIA-së insistojnë në përcaktimin e definicionit të ri për trupin qiellor të njohur deri më tani me emrin planeti. Komiteti Ekzekutiv UIA-së, i kryesuar

nga Ekers, ka formuar Komitetin për Definimin e Planetëve (KDP). Përbërja e këtij të fundit ishte e një spektri të gjerë ngase anëtarët e tij ishin nga pjesë të ndryshme të rruzullit tokësor. KDP u formua sivjet në korrik – në Paris. Shtatëshja kishte arritur koncenzusin dhe kishte dalur me propozimin konkret se si duhet definuar planetët në të ardhmen. Menjëherë pas arritjes së koncenzusit Owen Gingerich, kryetar i Komitetit për Definimin e Planetëve kishte deklaruar “Në korrik patëm debate të ashpra shkencore, historike dhe kulturore lidhur me definicionin e planetit. Gjërat shkuan aq larg sa disa anëtarë të Komitetit u shprehën se nuk kanë vënë gjumë në sy nga frika se ndër anëtarët e këtij trupi botëror nuk do të arrihet pajtimi. Më në fund mrekullia ndodhi: ne u pajtuam pa asnjë kundërshtim”. Pjesa e Rezolutës 5 të UNA (Rez. 5 për GA-XXVI) definon planetin kësisoj: “Planeti është trup celestial që a) ka vëllimin e masës së gravitetit vetjak të mjaftueshëm për të tejkaluar forcat e trupave rigid, gjë që nënkupton aftësinë e krijimit të një balansi hidrostatik dhe që ka një formë pak a shumë të rrumbullakët, dhe (b) është në trajektoren (orbitën) përreth yllit, dhe që nuk është yll e as satelit i planetit”. Si kishte shpjeguar 60/2006


Bota jonë

Richard Binzel, anëtari i Komitetit për Definimin e Planetëve: “Synimi i Komitetit ishte që të gjejmë bazën shkencore për definicionin e ri të planetit. Pikë të referencës me rastin e definimit ne kishim forcën e gravitetit. Natyra është ajo që po përcakton se a është një trup qiellor planet apo jo”. Sipas propozimit të fundit që një trup qiellor të definohet planet duhet të përmbushen dy kushte. Së pari, objekti duhet të jetë në orbitën përreth një ylli dhe të mos jetë vetë yll. Së dyti, objekti duhet të jetë aq i madh apo “masiv” sa të marrë formë sferike si rezultat i forcës së vetë të gravitacionit. Po të miratohej Rezoluta e propozuar, sistemi diellor do t’i kishte 12 planetë ose 3 më shumë se sa që kishte deri më tani:Venerën, Tokën, Marsin, Jupiterin, Saturnin, Uranin, Neptunin, Plutonin, Ceresin, Charonin dhe planetin 2003 UB313. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi . Ceresi, Charoni dhe trupi qiellor 2003 UB313, trupa qiellor të propozuar të cilësohen si planetë nuk fituan numrin e duhur të votave. Për habi të gjithëve, në vend që të zgjerohej sistemi diellor u ngushtua edhe më ngase Plutonit iu hoq statusi i deritashëm i planetit bosht dhe i njëjti u emërtua me emrin nënçmues “ planeti xhuxh”. 60/2006

Në takimin vjetor të Asamblesë së Unionit Botëror të Astronomëve që u mbajt në Pragë ku kishin marrë pjesë mbi 2700 veta, vendimi i këtillë ishte i papritur dhe i pabesueshëm. Owen Gingerich, kryetar i Komitetit për Definimin e Planetëve është i bindur se shumica e shkencëtarëve astronomë nuk janë pajtuar me epilogun e votimeve. “Në takimin dhjetë ditësh në Pragë kanë qenë prezentë mbi 2700 veta dhe shumica e tyre ishin të mendimit se Rezoluta e propozuar për zgjerimin e familjes së planetëve është dashur të miratohet. Mirëpo, procesi i votimit ishte lënë për ditën e fundit të takimit vjetor të Asamblesë kur shumica e astronomëve nuk ishin prezentë dhe kur për atë se si duhet vepruar votuan vetëm 424 veta” ka komentuar Gingerich . Fillimisht UNA kishte rekomanduar që kategoria e re e planetëve të quhet me emrin “plutonët”. Plutonët, sipas UNA-së dallohen nga planetët klasike në atë kuptim se për të kaluar trajektoren përreth diellit u nevojiten më së paku 200 vjet. Plutonët pra parakalojnë nëpër trajektoret që janë shumë më të gjata se ato të planetëve klasikë të sistemit diellor. Po kështu, trajektorja e tyre është larg nga ajo

e të qenit qark i përsosur. Veçoritë e sipërpërmendura për plutonët shkencërisht janë shumë interesante dhe nuk janë të ngjashme me ato të planetëve bosht. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët kanë insistuar që plutonët të kategorizohen veçmas nga Venera, Merkuri, Marsi dhe planetët e tjerë klasik të sistemit solar. Sido që të jetë, Asambleja e Përgjithshme të UNA-së është trupi më i lartë i vendimmarrjes për nomenklaturat e sistemit planetar solar dhe me nomenklaturat kozmike satelitore. Tani që Asambleja ka vendosur, nuk mbetet tjetër pos të rishkruhet e gjithë pjesa e literaturës (duke e përfshirë atë shkollore) që ka të bëjë me konceptet bazë të astronomisë, përkatësisht me sistemin tonë diellor, i cili tani e tutje ka 8 planetë bosht, në vend të 9 sa i kishte para një muaji. “Po të rreshtonim të gjithë ata në planetë bosht, sistemi diellor do të dukej shumë kaotik. Kështu si vepruam është shumë më e thjeshtë dhe nuk kërkon ri-shkrime të mëdha të librave të astronomisë” ka deklaruar Mike Brown, njëri nga ata që votuan për ndryshimet e fundit në këtë fushë. “Kam frikë se në histori do të njihem si vrasësi i Plutonit” ka thënë mes tjerash ai.

61


Bota jonë

Protestat masive kundër bisedimeve për liberalizimin e tregtisë, Kore Jugore 2006, (Reuters)

Kur Doha dështon: Lamtumirë globalizim? Admir DURAJ aundi i bisedimeve të Doha-s filloi më 2001 si një përpjekje për të shmangur pengesat dhe për të nxitur zhvillimin e tregtisë globale, në veçanti ndërmjet vendeve në zhvillim. Por, në fakt që në fillim shtetet paraqitën në vend të kërkesave lista dëshirash tek negociatorët. E dëshirat e 149 vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë, ishin të ndryshme, prandaj nuk është aspak e çuditshme që bisedimet kanë ngecur. Aktualisht, raundi i bisedimeve të njohura me emrin Doha vuan nga një kontradiktë e brendshme: anëtarët duan të mbesin në lojë, por synojnë më tepër përfitime nga ato që ua premtojnë të tjerëve. Çfarë theksohet mjaft shpesh nga analistë të shumtë është tendenca nëpër të cilën duhet të ecin “Bisedimet mbi Zhvillimin e Raundit të Doha-s”: krijimi i një të mire publike globale, e cila mund të bëjë funksional një sistem multilateral të tregtisë me marrëdhënie reciproke

R

62

të plota dhe aspak diskriminuese ndaj palëve. Dështimi i Raundit si pasojë e politikave favorizuese dhe mbrojtëse të vendeve të ndryshme dhe marrëveshjeve të tyre rajonale për tregti, në një ditë të caktuar mund të kthehet në një rrezik edhe për vetë OBT. Dështimi i korrikut mund të jetë paralajmërimi më i fortë për të kërkuar rrugë e zgjidhje të reja. Ekonomistët përpiqen të na bindin se zbatimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë është në përfitim të të gjithëve, duke argumentuar se çdo vend në veçanti mund të zhvillohet shumë më mirë nëse specializohet në prodhimin dhe tregtinë e mallrave me të cilat mund të ndërtojë avantazhe të krahasueshme kundrejt vendeve të tjera. Pavarësisht nga ky konsensus i përgjithshëm, mënyra ideale për një vend që të tejkalojë pengesat politike dhe të integrohet në ekonominë botërore është ende e diskutueshme. Përveç kësaj, arsyeja se përse disa vende përdorin mirë rrethanat dhe kredencialet në proceset e liberalizimit, ndërsa të tjera ngecin në proces, mbetet

pjesë e analizave periodike të shtypit evropian të cilat nuk kufizohen vetëm në zhvillim ekonomik. Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, në mjaft vende të Evropës dhe botës është ndjerë mjaft qartë trysnia për të zvogëluar pengesat në tregti, ndërkohë që tregjet janë bërë gjithmonë e më të integruara. Shumë vende kanë ndjekur udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të industrializuara duke marrë pjesë në ‘raundet’ vijuese mbi liberalizimin e tregtisë të organizuara nën kujdesin e Marrëveshjes së Përgjithshme për Tregtinë dhe Tarifat (GATT) dhe të pasardhëses së saj. Por, vende të tjera kanë dyshuar nëse kushtet e ofruara nga të dyja organizatat janë në të mirë të interesit të tyre të brendshëm apo ofrojnë përfitim të pabarabartë dhe të padrejtë nga vendet më të pasura. Çdo takim i OBT-së është bërë tashmë mjaft kompleks me një shumëllojshmëri agjendash të secilit prej vendeve: shfaqja e pabarazive të tilla u ilustrua që në 1999, kur Raundi në Seattle u mbyll 60/2006


Tregti pa marrëveshje të re. Përsëri, në shtator të 2003, bisedimet në Kankun dështuan kur mbi 20 vende në zhvillim braktisën tryezat. Ndërsa bisedimet e raundeve të OBT-së përfunduan pa marrëveshje të reja, në sektorin e tregtisë gjatë fundit të viteve 1980 dhe në fillim të 1990 ka pasur një lulëzim në rritje të marrëveshjeve rajonale të tregtisë së lirë (RTA-s) në mbarë botën. Panorama në ndryshim e marrëveshjeve të tregtisë në mbarë botën ka kohë që është pjesë jo vetëm e tryezave politike, por edhe atyre akademike. Janë pikërisht ata që ulen te këto të fundit, studiues dhe analistë pra, të cilët shtrojnë pyetje të reja si p.sh ‘ A kanë realisht vendet anëtare të OBTsë një politikë tregtie më liberale? Studimi i disa masave për liberalizimin e tregtisë ka treguar se anëtarësimi në OBT nuk ka dhënë ndonjë rezultat domethënës në shifra në zgjerimin e tregut të një vendi. Një temë shumë e diskutuar është edhe nëse OBT apo tregtia shumëpalëshe është dëmtuar apo ndihmuar nga lulëzimi i marrëveshjeve rajonale të tregtisë. Disa thonë se ndjekja e tendencave rajonale ka shërbyer si gurthemel në bisedimet shumëpalëshe, duke shtruar rrugën e liberalizimit kundrejt çështjeve kritike dhe vështirësive. Të tjerë studiues, thonë se marrëveshjet rajonale janë pjesë përbërëse e tregtisë shumëpalëshe që forcojnë eksportet dhe ndihmojnë politikat përkatëse. Përfitimet nga marrëveshjet rajonale përfshijnë dhe krijimin e një sistemi të tregtisë që është në përputhje me liberalizimin e mëtejshëm global, si dhe zgjerimin apo qëndrueshmërinë e tregut të brendshëm të vendeve në veçanti. Por, kundërshtarë të tezave si këto, pohojnë se ‘gurët e themelit’ janë të pamjaftueshëm ngase marrëveshjet rajonale mbivendosin njëra-tjetrën duke sjellë probleme shtesë dhe duke u shndërruar në ‘barriera’ që dobësojnë tregtinë shumëpalëshe. Përvoja sugjeron se liberalizimi i zgjeruar është një politikë më e dobishme si në planin afatgjatë, ashtu edhe në atë afatshkurtër. Kjo sepse ekonomitë e vendeve njohin rritje më të madhe e më të shpejtë në investime po të zbatojnë një strategji të tillë sesa të mbeten brenda kuadrit të një marrëveshjeje rajonale. Dhe së fundi, përkrahësit e tregtisë shumëpalëshe pohojnë se zbatimi i marrëveshjeve rajonale 60/2006

krijon koalicione më të fuqishme që vështirësojnë mjaft orientimin drejt multilaterizimit. Pasojat mblidhen në dështimet ‘e suksesshme’ në Seattle, Kankun, Doha e raundeve tjera të OBT-së. Problemet e fundit të raundeve/ takimeve të OBT-së si dhe vala e integrimit rajonal në mbarë botën kanë nxjerrë në pah rëndësinë e problemit në vetvete ose më saktë pyetjen: Sa ndikon në qëndrueshmërinë e tregut të një vendi ndryshimi i partnerëve me të cilët ai tregton? Mendohet se një vend me përqindje të lartë eksportesh do të krijonte varësi të padobishme ndaj një vendi tjetër nëse do ta lidhte procesin e zgjerimit të tregut vetëm me të. Nëse vendi importues do të tërhiqej apo do t’i duhej të përballej me kriza të

numër të madh partnerësh mbledh më shumë mundësi të qëndrueshme për një politikë tregu më liberale të lehtësuar nga tronditjet e dëmshme ekonomike që shkaktohen nga faktorë të jashtëm. Ka opinione që sugjerojnë se qëndrueshmëria e liberalizimit vjen si pasojë e kombinimit të faktorëve të tjerë gati të padukshëm. Meksika, një vend që e ka përqendruar dukshëm tregtinë në marrëveshje rajonale, ka zbatuar të njëjtën politikë të tregtisë së lirë edhe me Kilin, një vend që natyrshëm ka të tjerë partnerë rajonalë tregtie. Tregu meksikan përfitoi mjaft nga partneriteti me Shtetet e Bashkuara në kuadrin e Marrëveshjes së tregtisë së lirë në Amerikën e Veriut NAFTA. Ja si e komenton këtë periudhë ish-presidenti i vendit Carlos Salinas “NAFTA u fut

ndryshme, pasoja të ngjashme negative nuk do të vononin as në vendin e eksporteve. Shembull: tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga importet meksikane dhe zëvendësimi i tyre nga produktet e një tigri të Azisë, Kinës, ka dëmtuar mjaft monedhën vendëse , eksportet dhe të ardhurat në përgjithësi në Meksikë. Një vend që ecën në të njëjtën rrugë rajonale mund të ndeshë probleme të ngjashme, duke zgjeruar kësaj radhe jo tregun, por hartën e krizës financiare, paqëndrueshmërisë politike e duke i dhënë ndoshta mundësi rivalëve tradicionalë të kenë nën trysni edhe qeverisjen e tij. Një vend që ka një

në zbatim në vitin 1994, kur ekonomia amerikano-veriore nisi zgjerimin më të madh në historinë e saj [të kohëve të fundit]. Erdhi në kohë [për Meksikën] për t’u bërë pjesë e këtij zgjerimi.’ Megjithatë ky vend e ka ndjerë tashmë trysninë e Kinës dhe ka humbur mjaft treg në zonë. Si rrugëzgjidhje, jo vetëm Meksika, por edhe Kili, i kanë orientuar politikat e tregtisë drejt rritjes dhe ndryshimit të vazhdueshëm të tregut dhe duket se kjo mënyrë funksionon të paktën nga ana empirike. Liberalizimit i tregtisë nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një strategji e ndryshimit në vazhdimësi për eksportet.

63


Pamje nga tregu i Maya-ve në Meksiko, 2006 (Reuters)

Ne nuk jemi mite të së kaluarës, as gërmadha të xhunglës Jemi njerëz që e kërkojmë respektin e duhur dhe nuk duam të trajtohemi si viktima të intolerancës dhe racizmit, kishte deklaruar më 1992 nobelistja Rigoberta Menchu, atëbotë refugjate mayane, e ikur nga Guatemala shtë zbuluar se shumica e fshatrave përgjatë Pacifikut kanë qenë të banuara së paku 1 800 vjet para erës sonë. Pikërisht kjo është periudha që njihet si fillim i civilizimit të Maya-ve (lexo: Maja), civilizim ky të cilin shumëkush e konsideron të zhdukur që nga shekulli i nëntë i mijëvjeçarit të shkuar.

Ë

Piramidat e Maya-ve datojnë 600 vjetë para erës sonë

64

Evidenca arkeologjike shpalon se Mayat kanë filluar t’i ndërtojnë hapësirat e para arkeologjike të karakterit ritual diku 1 mijë vjet para erës sonë. Monumentet e para të zbuluara janë një numër varresh dhe varrezash të kohës së hershme, si dhe një numër i madh piramidash që besohet se datojnë qysh 600 vjet para erës sonë.

Sot po t’i vizitoni xhunglat e Amerikës Qendrore do të bindeni se pamje më e rëndomtë janë mbetjet e godinave të dikurshme madhështore, e tempujve fetarë, teatrove të vallëzimit, piramidave dhe monumenteve tjera, që janë gjurmë e një civilizimi ndër më të lashtit në botë dhe dikur më të zhvilluarit në hemisferën perëndimore të rruzullit tokësor. Maya-t ishin prodhuesit e arkitekturës mahnitëse, pikturave murale, produkteve të qeramikës dhe skulpturave! Pa dyshim, ajo kanë qenë shoqëria kulturore më dinamike në botë. Vendi ku jetonin ata i përfshinte rajonet e Amerikës së tashme veriore dhe qendrore, më konkretisht, shtete që sot i njohim me emrat: Guatemala, Belize, Hondurasi, El Salvadori, si dhe pjesët e Meksikës jugore si Chiapas, Tabasco, etj. Me të drejtë shtrohet pyetja, kush ishin Maya-t, civilizimi më i pasur dhe më brilant i civilizimeve të hershme amerikane ose, thënë ndryshe, i njerëzve parakolumbianë. Maya-t kanë qenë një ndër civilizimet që e ka njohur mirë matematikën dhe astronominë. Veç tjerash, Maya-t kanë zhvilluar kalendarin e sofistikuar që përbëhej nga 365 ditë. Ata e kanë 60/2006


Civilizime përdorur sistemin e shkrimit me hieroglife, e për të cilin është vërtetuar se përbëhej nga më shumë se 800 shenja. Veç tjerash, Maya-t kanë shkruar edhe në gjethe bimësh, të cilat janë palosur në formë librash me kopertina prej lëkurës së jaguarëve dhe që quhen Kodikë. Shumica e Kodikëve të lashtë janë shkatërruar gjatë periudhës së kolonizimit spanjoll. Maya-t ishin mjeshtër të paparë të gdhendjes në gur dhe kanë ndërtuar piramida që shumëkush i vlerëson si piramida më të mira se ato të Egjiptit. Mbetjet e qyteteve të civilizimit të lashtë Maya janë zbuluar në Guatemalë, Honduras, dhe në Meksikën jugore. Gjatë kulmit të Perandorisë së Maya-ve, mendohet se ata kanë jetuar në mbi 40 qytete, ku secili kishte ndërmjet 5 000 e 50 000 banorë. Familja e gjerë jetonte nën një kulm të përbashkët, kurse rolet e gjinive ishin role tipike tradicionale, ku meshkujt i kryenin punët e fushës, ndërkohë që femrat përkujdeseshin

për punët shtëpiake, ushqimin dhe për fëmijët. Sikurse Astekët dhe Inkët, që erdhën në pushtet më vonë, ashtu edhe Mayat besonin në shumë zotë. Në një dokument të vetëm janë zbuluar mbi 160 emra perëndish, si hyu i drithit, hyu i plleshmërisë, etj Ritet dhe ceremonialet lidheshin ngushtë me mijëra trupa qiellorë, të cilët përmenden edhe në kalendarët astronomikë të Maya-ve. Shamani ose prifti i tyre interpretonte ngjarjet në bazë të ndikimit të planetëve dhe yjeve në jetën e njeriut. Kozmosi në të cilin besonin aq shumë “kishte formë të rrafshët dhe katrore, por ishte pa kufij”. Veç tjerash, ritet lidheshin edhe me lindjen, plleshmërinë dhe vdekjen. Të vdekurit varroseshin nën ambientin në të cilin jetonte familja, kurse perandorët varroseshin në bazamentet e piramidave dhe të tempujve, ndërkohë që shërbëtorët e tyre vriteshin dhe varroseshin bashkë me ta për shkak të bindjes se të njëjtit mund t’u shërbejnë pronarëve të vdekur edhe pas vdekjes.

Në disa mjedise, Mayat kanë vazhduar të diskriminohen deri para dhjetë vjetësh. Fjala bie, në Guatemalë është zhvilluar lufta 36-vjeçare guerile, në të cilën guerilët e Maya-ve kërkonin trajtimin e barabartë me banorët e tjerë në vend. Sipas vlerësimeve të OKB-së, gjatë luftës 36-vjeçare në Guatemalë, e cila ka përfunduar para dhjetë vjetësh, janë vrarë mbi 200 000 veta, kryesisht Maya. Këta të fundit përbëjnë rreth 60 % të popullsisë së Guatemalës. Zyrtari i lartë i OKB-së, Rodolfo Stavenhagen, kishte deklaruar më 1996 se “racizmi në Guatemalë është gjë e rëndomtë. I njëjti ushtrohet ndaj popullatës autoktone vendore, para së gjithash për shkak të paragjykimeve që lidhen me veshjen dhe me aspektet e tjera të kulturës Maya-ne”. “Pas shumë shekujsh të lulëzimit në fushën e zhvillimit, artit, matematikës, por edhe sistemeve të sofistikuara të astronomisë, civilizimi Maya është zhdukur në mënyrë të pashpjegueshme”. Ishte ky refreni që ka pushtuar thuaja

me decenie faqet e mediave të shumta anekënd rruzullit. Askush nuk e di me saktësi se çka e ka shkaktuar zhdukjen e Maya-ve. Sipas disa teorive, Mayat janë shuar për shkak të thatësive, e si rezultat i përkeqësimit të kushteve klimatike. Disa të tjerë, ndërkaq, janë të bindur se civilizimi klasik i Mayave u zhduk nga epidemitë, luftërat apo fatkeqësitë natyrore. Cila do që të ketë qenë arsyeja e shuarjes së këtij civilizimi të lashtë, pjesëtarët e tij nuk janë zhdukur krejtësisht. Supozohet se sot ekzistojnë afro 6 milionë pjesëtarë të komunitetit Maya. Përqindja e madhe e tyre tanimë është integruar në kulturat e kombeve dominuese në shtetet ku jetojnë, si Meksikë, në disa vende të Amerikës qendrore (Belize dhe Duatemalë), por grupe të mëdha jetojnë edhe në Honduras dhe në Salvador. Shumica e tyre e ka pranuar besimin e krishterë, mirëpo ata vazhdojnë t’i mbajnë ritet e mëhershme dhe gjuhën e tyre burimore. Më 1992, agjencitë botërore kanë raportuar se me rastin e kremtimit të 500-vjetorit të “fitores” së Spanjës mbi Guatemalë, Kisha Katolike i ka kërkuar falje publike popullit Maya për abuzimet dhe keqtrajtimet që janë bërë ndaj indianëve gjatë kohës së evangjelizimit të vendit. “Ne nuk jemi mite të së kaluarës, e as gërmadha të xhunglës .Jemi njerëz që kërkojmë të na respektoni, e jo të na trajtoni si viktima të intolerancës dhe racizmit” , kishte deklaruar më 1992 Rigoberta Menchu, atëbotë refugjate mayane, e ikur nga Guatemala. Rigoreta është njëra nga pasardhëset e civilizimit të lashtë Maya dhe fituese e shpërblimit Nobel për Paqe. Për këtë shpërblim ishte nominuar nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut të Amerikës Qendrore.

Maya-t edhe sot vazhdojnë t’i kultivojnë ritet e tyre tradicionale 60/2006

65


Bota jonĂŤ

66

60/2006


Bota jonĂŤ

60/2006

67


Monumenta Albanica

Skerdilaidi - sundimtar dhe gjeneral i ilirëve Skerdilaidi - një figurë e panjohur dhe e anashkaluar nga historiografia. Komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir në vitet 217-205 para Kr. Skerdilaidi ishte një nga përfaqësuesit e fuqishëm të klasës sunduese ilire, që ndikoi në politikën e brendshme dhe të jashtme të shtetit ilir gjatë tri dekadave të fundit të shek. III para Krishtit Luan Përzhita • Ndonëse përmendet për herë të parë si komandant më 230 para Kr. në betejën kundër Epirit, ngjarjet e zhvilluara më parë tregojnë se Skerdilaidi ishte komandant i ushtrisë mbretërore ilire edhe në kohën e sundimit të vëllait të tij, Agronit. Në burimet historike, mbi dinastitë që kanë udhëhequr ilirët në gjysmën e dytë të shekullit të III para Kr., njihen si mbretër të Shtetit Ilir, Agroni dhe Teuta. Më vonë, kryesisht gjatë luftërave që bëri mbretëria ilire kundër Romës, vendin kryesor në këto ngjarje e kishte mbreti Gent, me të cilin mbyllet cikli i zhvillimit historik të mbretërisë ilire, për t’i lënë vendin një kapitulli të ri në historinë e lashtë të popullsisë ilire, natyrisht në kuadrin e kushteve të reja që u krijuan pas pushtimit romak. Mirëpo, në tërë ecurinë e zhvillimit të historisë ilire ende nuk është e qartë periudha që përfshin Ilirinë pas luftës së parë iliroromake të vitit 229 para Kr., e deri në ardhjen në pushtet të mbretit Gent. Agroni del në dokumentet historike si mbret i ilirëve në vitin 232. Sipas Polibit, historian grek (200-120 para Kr.), në veprën e tij ‘Historia’ mësojmë se Agroni, mbreti i ilirëve dhe i biri i Pleuratit, kishte një fuqi detare dhe tokësore shumë më të madhe nga ajo që kishin pasur mbretërit e mëparshëm të Ilirisë. Kufijtë e shtetit të tij përfshinin një trevë të gjerë që nga Narona deri në Aoos, me përjashtim të Dyrrahut e të Apolonisë. Gjatë kësaj periudhe shteti ilir përfaqësonte jo vetëm një fuqi të rëndësishme ushtarake, por dhe një forcë diplomatike në ruajtjen e ekuilibrit të forcave në Mesdhe. Mbreti Agron ishte pasardhës i mbretërve të tjerë të Ilirisë që i takonin linjës

68

Shkodra - qytet i rëndësishëm i mbretërive ilire; në foto porta e kalasë së Shkodrës

dinastike të Glaukias dhe Monunit. Burimet historike gjatë kohës së sundimit të mbretit Agron nuk e përmendin asnjë herë vëllain e tij Skerdilaidin, i cili fillon të shfaqet në historinë antike vetëm pas vdekjes së Agronit, në kohën e sundimit të shkurtër të Teutës. Në periudhën e sundimit të Agronit, në vitin 231, pas prishjes së aleancave që ishin krijuar ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit si dhe krijimit të aleancave të reja me Romën, u kërkua nga maqedonasit ndihma e shtetit Ilir. Epiri u shkëput tashmë nga aleanca me Maqedoninë dhe u bashkua me etolët, një fis i madh helen që banonte në jug të Ilirisë dhe në kufi me Maqedoninë. Ata mbanin të rrethuar kryeqytetin e Akarnanisë- Medionin. Në këtë situatë aleanca e etolve me Romën, e cila në atë kohë ishte e okupuar me luftërat kundër Kartagjenës, tregonte qartë se kjo

e fundit po përgatitej për të qenë një superfuqi jo vetëm në anën perëndimore të Adriatikut, por edhe në pjesën Lindore të tij. Mirëpo kjo rrezikonte kufijtë e Ilirisë, sepse afronte Romën më pranë qyteteve ilire. Qëllimi i Romës nuk ishte vetëm mbretëria Ilire, por edhe ajo Dardane, etj. Situata e krijuar e asaj kohe do të nënvizonte dy çështje kryesore që lidheshin me- ndërhyrjen e Shtetit Ilir si aleat i Maqedonisë në luftë kundër etolëve, dhe së dyti- aleancë reciproke për miqësinë ndërmjet dy shteteve kundër armiqve të tjerë që pretendojnë pushtimin e tyre. Ja si e përshkruan Polibi betejën e vitit 231 para Kr. për çlirimin e qytetit Medion nga ushtria ilire: Natën, njëqind anije, me pesë mijë ilirë, lundruan në drejtim të Medionës dhe iu avitën qytetit. Etolët tashmë, duke qenë të sigurt për fitoren, janë të shkujdesur nga çdo problem, bile… ata janë aq të sigurt në fitore sa kanë filluar të bëjnë hesapet për ndarjen e plaçkës së luftës. Kur errësira kishte mbuluar gjithçka, të maskuar mirë, me qetësi të plotë, flota ilire iu drejtua limanit në gjirin e Ambrakisë. Në konspiracion të plotë dhe pa u ndjerë, ushtria ilire u rreshtua në formacion luftarak gati për sulm kundër lëmit etol. Më pas, përqendrimi i forcës goditëse të ushtrisë do të jetë në pikën më të dobët të armikut. Sulmi i papritur dhe i befasishëm ilir u koordinua me medionasit, të cilët deri në këto çaste ishin të mbyllur brenda mureve të qytetit, do të hapin portat dhe do të sulmojnë etolët. Kështu ushtria etole, përveç befasisë, u ndodh në mes të ushtrisë ilire dhe ushtrisë medionase. U mposht kështu ushtria që mbahej më e forta në Greqi, e cila kishte fituar 60/2006


Monumenta Albanica aheasve. Forcat ilire zbritën në afërsi të kryeqendrës së lidhjes epirote Foinikes (Finiqi i sotëm-Sarandë) dhe u drejtua kundër saj.

Mbretërit Ilirë, skemë nga libri i Daniele Farlatit “Ilyricum Sacrum I”

mbi galët dhe që prej 10 vjetësh kishte bllokuar Maqedoninë.

Kush e drejtoi ushtrinë ilire në betejën e Medionës? Në burimet e shkruara historike nuk del emri i udhëheqësit të kësaj beteje. Fakti që mbreti Agron ndodhej në pallatin e tij kur mori lajmin e fitores së ushtrisë ilire kundër etolëve, tregon se kjo luftë nuk u drejtua prej tij. Polibi që shkruan më pas në vitin 230 para Kr., pra vetëm një vit më vonë, se komandanti i ushtrisë ilire ishte vëllai i Agronit, Skerdilaidi, na lë të kuptojmë se edhe beteja e vitit 231 para Kr. ishte drejtuar prej tij.

si domosdoshmëri krijimin e një strategjie mbrojtëse, kryesisht nga disa vende që i shkaktonin vazhdimisht probleme shtetit ilir. Për realizimin e kësaj strategjie peshën kryesore do ta kishte Skerdilaidi, i cili filloi manovrimet ushtarake në Epir. Ishte viti 230 para Kr. kur një forcë ushtarake u vu në lëvizje drejt jugut. Këtë radhë ajo kishte si objektiv kryesor aleatin verior në atë kohë të etolëve dhe aheasve, Epirin. Qëllimi ishte i qartë, me aksionin e saj do të mbante nën presion armikun deri në skajet më të largëta dhe do të përcaktonte qëndrimin e shtetit ilir ndaj aleatëve të etolëve dhe

Ushtria ilire duke vënë re se armiku kishte shpërndarë forcat dhe kalonte kohën i shkujdesur dhe e kishin lënë pas dore rojen e qytetit të Foinikës, kapën në befasi ushtrinë mercenare gale. Ndërsa, Skerdilaidi me një ushtri tjetër prej 5000 vetash kaloi ngushticën e Antigonesë dhe u vëndos përballë ushtrisë Epirote që kishte ardhur në ndihmë të qytetit të Foinikës, diku pranë lumit të sotëm të Bistricës. Epirotët të shpartalluar plotësisht, humbën çdo shpresë dhe iu drejtuan për ndihmë aleatëve të tyre etolë dhe aheas. Nuk vonoi shumë dhe dy ushtritë, ajo ilire dhe epirote së bashku me etolët dhe aheas u rreshtuan përballë, diku në pellgun e Vurgut (Gjirokastër). Ato nuk arritën të përleshen pasi një dyluftim i Skerdilaidit me komandantin e forcave armike përcaktoi fitoren e ilirëve. Epirotët tashmë drejt shkatërrimit total të zënë në panik dërguan delegatë në pallatin mbretëror tek Teuta dhe bashkë me akarnanët bënë aleancë me ilirët, duke marrë përsipër që tani e tutje edhe të jenë kundër akejve dhe etolëve. Rezultati u arrit. Epiri u shkëput nga etolët dhe aleanca me arkarnanët krijoi tani një kufi të largët,

Lëvizjet taktike të Skerdilaidit në prag të luftës me Romën. Fushata e vitit 230 para Kr., kundër Epirit Fitorja e fundit e ilirëve kundër një ushtrie që s’kishte njohur humbje, e vendosi shtetin ilir në një balancë pothuajse të barabartë me Romën, duke përfaqësuar kështu një forcë të madhe në Adriatik, gjë që solli më pas konfliktin e armatosur 60- vjeçar ndërmjet tyre, i njohur në histori si luftërat Iliro- Romake. Gjatë kohës së mbretërimit të Teutës dhe më pas, emri i Skerdilaidit bëhet i pranishëm në të gjithë veprimtarinë e shtetit ilir të asaj kohe. Ai është një figurë qendrore që vendos mbi fatet e zhvillimeve jo vetëm ushtarake, por edhe diplomatike. Fillimi i luftës së pashmangshme me Romën solli 60/2006

Lezha - Një ndër qendrat e mbretit Agron

69


Monumenta Albanica por të drejtpërdrejtë midis lidhjeve greke dhe shtetit ilir. Ishte pranverë e vitit 229, kur flota ilire u drejtua kundër Korkyrës (ishulli i Korfuzit) dhe rrethuan qytetin. Korkyrasit kërkuan nëpërmjet delegatëve ndihmën e etolëve dhe të aheasve. Flota ahease prej 10 anijesh të mëdha lufte vrapoi drejt Korkyrës. Ilirët si morën dhe 7 anijet që ua kishin dërguar akarnanët, u dolën ahejve përpara në ishullin Paksos. Lembet e lehta e të shpejta ilire vendosën fatin e kësaj beteje, përballë anijeve të rënda katër pesërremëshe greke. Flota ahease u shpartallua. Morën në dorëzim qytetin, dhe lanë këtu një garnizon nën komandën e Demetër Farit. Fitoret radhazi të Skerdilaidit, të këtij strategu dhe gjenerali të shquar të historisë antike të ilirëve, zgjerimi i kufijve, stabiliteti ekonomik, forcimi dhe njësimi i shtetit etj., i radhitën ilirët në një pozitë supremacie ndaj shteteve të tjera të asaj kohe. Frika ndaj fqinjit të fortë dhe oreksi në rritje i Romës për dominimin e Mesdheut shkaktuan në këtë periudhë ndërmjet ilirëve dhe romakëve konfliktin e vitit 229 para Kr,. Kaq i madh ishte preokupacioni i romakëve për fushatën ilire dhe kaq të ndërgjegjshëm ishin ata për vlerën reale të ilirëve sa angazhuan për këtë fushatë një flotë prej 200 anijesh me një ushtri prej 20000 këmbësorësh, që do të merrnin pjesë në këtë operacion, të cilin do ta drejtonin vetë dy konsujt që ishin në fuqi atë vit Gnej Fulvi dhe Aul Postumi.

Rrapi i Dukatit

70

Qyteti i Apolonisë

Skerdilaidi mbret i Ilirisë Riorganizimi i shtetit Duke analizuar gjendjen e krijuar pas depërtimit të Romës në Iliri, të cilët kishin vendosur Demetër Farin (228-218 para Kr.,) si regjent, në vend të Teutës, Skerdilaidi vendosi që të ndërmerre disa lëvizje diplomatike. Ai me ndërmjetësinë e Agelaut vendosi paqen me etolët, të cilët pranuan që të luftonin romakët, ndonëse më parë kishin qenë miqtë e tyre. Ndërkohë u krijua një ushtri e madhe në numër nën komandën e Skerdilaidit dhe komandantit etol. Vetëm 5 vjet më vonë pas vendosjes së Demetër Farit si regjent në Iliri, ky i fundit filloi tendencat për shkëputje nga Roma nëpërmjet disa veprimeve ushtarake, që në një mënyrë ose tjetër ishin në kundërshtim të hapur me interesat e Romës. Demetër Fari i dërgon një delegacion Skerdilaidit dhe i kërkon miqësi dhe bashkim për të luftuar romakët. Ndërkohë në vitin 220 para Kr. Skerdilaidi dhe Demeter Fari u bashkuan pasi ky i fundit e njohu Skerdilaidin si mbretin e vetëm të ilirëve. Ata u nisën me anijet e tyre për çlirimin e Kërkyrës, të cilën Demetër Fari e mori përsipër ta realizojë pa Skërdilaidin si shenjë të pendimit të tij.

Rikthimi i Kërkyrës dhe riorganizimi që Skërdilaidi po i bënte shtetit ilir, e rriten shumë atmosferën e besimit ndaj tij, jo vetëm tek qytetarët ilirë, por edhe tek fqinjët e tyre. Pas kësaj Skerdilaidi bëri një marrëveshje me mbretin e maqedonasve Filipin, e cila nuk u prit mirë nga etolët, që kërcënuan me prishjen e traktatit që kishin arritur më parë. Situata politike dhe ushtarake filloi të përkeqësohet. Një letër e kapur rastësisht nga një postë ilire që dërgohej nga mbreti i Maqedonisë Filipi për Demetër Farin, tregonte se Roma kishte humbur luftën me Hanibalin. Ky, duke përfituar nga rasti, e këshillon mbretin që do të ishte mirë që maqedonasit të mos merreshin më me luftën kundër etolëve, por t’u kthehen Ilirëve dhe pastaj të hidheshin në Itali. I ndodhur edhe një herë përpara tradhtisë së dytë të Demetër Farit dhe të aleatit të tij Filipit, Skerdilaidi përshpejtoi lëvizjen për ribashkimin e Ilirisë. Ai sulmon Filipin në tokë, pushton disa qytete si dhe bën për vete qytetin e rëndësishëm Antipatrean. Kapërcimi i vështirësive të brendshme që vinin nga trazirat e dinastëve të vegjël i dha fund përçarjes politike që ekzistonte në Iliri. Tashmë ai kishte një ushtri të organizuar mirë si këmbësorinë, flotën

60/2006


Monumenta Albanica detare dhe kalorësinë, dhe shfaqet në burimet historike së bashku me të birin Pleuratin. Në veprën e tij të ribashkimit të Ilirisë, Roma mbajti një qëndrim indiferent. Shtirja e sundimit të Skerdilaidit mbi qytetet e Desaretisë përbën zanafillën e konfliktit të armatosur me Maqedoninë. Beteja e madhe ndërmjet ushtrisë së Skerdiladit dhe Filipit të Maqedonisë u zhvillua pranë qytetit të Apolonisë. Gjatë dimrit të vitit 217 para Kr., Filipi, mbreti i Maqedonisë, ndërtoi një flotë të madhe detare prej 100 anijesh, me skllevër ilirë të zënë rob më parë, pasi këta të fundit ishin mjeshtër në këtë fushë si dhe për të kopjuar anën teknike për të cilat tashmë gjithë bota njihte shpejtësinë dhe manovrimin e anijeve ilire në det. Në fillim të pranverës të vitit 216 para Kr. ai u nis së bashku me anijet dhe u dislokua pranë Apolonisë, ku një pjesë të anijeve të tij i la në ishullin e Sazanit. Apoloniatët të rrethuar

Qyteti i Antigonesë-Gjirokastër 60/2006

Portreti i mbretit Gent në monedhë

kërkuan ndihmë nga Skerdilaidi, i cili menjëherë mori masat për mbrojtjen e qytetit. • Filipi, me agresionin kundër Ilirisë, bëri një hap fatal, jo vetëm për Maqedoninë, por për tërë popujt e Ballkanit. Pasojat e këtij injektimi do të reflektohen në zhdukjen e shtetit maqedonas dhe të një sërë shteteve të tjera të asaj kohe, gjë që do të sjellë ndryshime të mëdha në

përbërjen etnike të Ballkanit. Në këtë situatë të krijuar, i kërcënuar nga Maqedonia, Skerdilaidi ishte i detyruar të kthehej me fytyrë nga Roma dhe që nga kjo kohë ai do të veprojë si aleat i Romës për rreth katër dekada. Duke shfrytëzuar konfliktin që ekzistonte ndërmjet Maqedonisë dhe Romës, Skerdilaidi kërkoi ndihmë nga kjo e fundit, e cila dërgoi 5 anije të rënda që u vërejtën nga anijet që kishte lënë Filipi në ishullin e Sazanit. Skerdilaidi kishte rreshtuar në formacion luftimi këmbësorinë, kavalerinë si dhe me flotën detare. Tashmë gjithçka ishte gati për të sulmuar pozicionet e Filipit, i cili u tremb shumë kur vuri re anijet që po vinin në drejtim të tij. I zënë në befasi, urdhëroi që ushtria të kthehet prapa. Kjo tërheqje u bë në çrregullim të madh, duke rënë pre e shpatës së ilirëve. Humbjet e Filipit ishin shumë të mëdha si në njerëz, ashtu dhe në materiale. Ushtria ilire mori dhe një pjesë të mirë të anijeve të Filipit, të cilat nuk mundën të lëviznin. • Pas betejës së Apolonisë, Skerdilaidi arriti të ribashkojë tokat ilire, të cilave iu shtuan vullnetarisht edhe qytetet e Desaretisë. Nuk ka dyshim që pas kësaj Skerdilaidi është sundimtar i vetëm i Shtetit Ilir. Historia e mëvonshme e shtetit ilir, gjatë viteve 214-205 para Kr, është e mbushur me ngjarje që lidhen me një aktivitet të dendur të Skerdilaidit si në aspektin diplomatik, nëpërmjet aleancave antimaqedonase, ashtu dhe në luftërat të cilat vazhdimisht forconin shtetin ilir. Pas vitit 210 para Kr, Skerdilaidi shfaqet së bashku me të birin Pleuratin në të gjithë aktivitetin e tij diplomatik dhe ushtarak. Në vitin 205 para Kr., Pleurati, djali i Skerdilaidit dhe i ati i mbretit Gent, do të jetë trashëgimtari i fronit mbretëror të shtetit Ilir.

71


Monumenta Albanica

70 monedhat e zbuluara në Ulpianë, gusht 2006

Ulpiana – ky qytet antik madhështor Edi Shukriu lpiana: Lagje e njohur e Prishtinës apo paraprijëse e kryeqytetit të Kosovës? Jo rrallë herë shtrohet kjo pyetje nga qytetarët, që shpesh ngel me një përgjigje fluide. Andaj, nuk është e rastit që gërmimet e rinisura arkeologjike në Ulpianën antike ngjallën interesim mjaft të madh. Aq më tepër që hulumtimet arkeologjike u zhvilluan për herë të parë nga Universiteti i Prishtinës, në kuadër të Universitetit Veror rë Prishtinës. U zhvilluan në bashkëpunim ndërkombëtar me Francën dhe me përkrahje të llojshme, në veçanti të KFOR-it. Ndonëse të zhvilluara në sezonën e pushimeve, kishte shumë vizitorë, përfshirë dhe zyret e shteteve të ndryshme që gjenden në Kosovë, të CIMIC-KFOR, Policisë së Kosovës e të UNMIKut etj. Vizita e Prorektores së posazgjedhur, Prof.Dr. Selvete Krasniqi me përfaqësuesit e Zyres për Marrëdhënie me Jashtë të Universitetit të Prishtinës, ishte sa inspiruese po aq dhe frutëdhënëse

U

72

për planifikimin e hulumtimeve të mëtejme. Po cila është Ulpiana, që në ditët e nxehta të kësaj vere pranoi në gjirin e saj studentë të vendeve të ndryshme?

Merkuri me pluton, Ulpianë

Në Dardani ishte qytet i vjetër i cili quhej Ulpiana, mësojmë nga burimet antike të hershme. Urbs splendissima u quajt ky qytet nga shkrimtarët grek e romak. U quajt edhe Qytet i mermerit, fal godinave madhështore që bardhonin me mermerin kualitativ. Për të shkruajtën Ptolomeu, i cili e quan Ulpianon (Ούλπιανόν), Prokopi e përmend në dy veprat e tija (De bello gothico, De aedificiis), pastaj Amian Marcellini, Hierokli, Jordanesi, Anonimi i Ravenës e të tjerë. Për Ulpianën flasin dhe monumentet e shumta epigrafike. Nga këto dihet se P. Licianus, pjesëtar i gensit romak Papiria, ishte dekurion i Ulpianës dhe i Viminaciumit. Këto poashtu dëshmojnë se portiku i godinës memoriale në nekropolin verior është rikonstruktuar me shpenzimet e tija. Vendnodhjen e Ulpianës donin ta gjenin shumë shkencëtarë, duke u nisur nga historianët e njohur botëror të antikitetit, siç ishte Theodor Mommsen. Deri vonë mendohej se gjendej në Lypjan, për shkak të ngjashmërisë së emrit dhe të objekteve të periudhës romake që gjendeshin në të. E gjeti E. Çershkov në lokalitetin Gradina në jugperëndim të Graçanicës, jo larg Prishtinës së sotme dhe nisi gërmimet nga viti 1954. Sipërfaqja ishte e madhe, mbi 35 ha, dhe kësaj duhet shtuar dhe godinat jashtë mureve fortifikuese, si dhe nekropolet e llojshme të qytetit të madh. Çershkovi zbuloi në Ulpianë bazilikën dhe godinën nën të me mozaik, zbuloi portën veriore, si dhe një pjesë të nekropolit verior, me sarkofagun e mermertë, të madh dhe elegant. Pastaj, periodikisht, pasuan gërmimet e tjera, por jo më në përmasat e bëra në fillim dhe atë, kryesisht, nga arkeologët që vinin nga Beogradi. Ndonëse deri më sot është gërmuar vetëm një përqindje tejet e vogël, edhe Muzeu i Kosovës u begatua me objekte të shumta të luatjshme, që dëshmojnë mbi jetën luksoze të banorëve të Ulpianës dhe, më vonë, të Justiniana Sekundës. Mbi jetën luksoze të banorëve të Ulpianës dëshmojnë dhe mozaikët e tjerë të dyshemeve, të zbuluar më parë në godinën që gjendet në pjesën jugore të qytetit apo mozaiku nga godina memoriale të nekropolit verior me mbishkrim votiv. Qyteti ishte i mbrojtur me murre rrethuese masive, të

60/2006


Monumenta Albanica përforcuara në çdo 30m me kulla. Katër portat kryesore karakterizonin Ulpianën, sipas planit urbanistik romak. Kullat e portave, që kanë trajtë gjysmëharku, qëndrojnë jashte mureve rrethuese. Nën portën të gërmuar veriore është gjetur kanali, i cili ka bartur ujërat e ndyta drejt lumit (sot: Graçanka). Rrethanat e papërshtatshme e lanë gjatë Ulpianën në heshtje dhe arkeologët e Kosovës shumë larg saj. Kur më në fund e vizitova me ilirologun e njohur Pierre Cabane në vitin 2003, e lëndova këmbën ratësisht, në pikë të rrafshit. Ulpianën e ka marrë malli shumë për mua, nuk më ka parë më se dhjet vjet. Më përqafoi aq fort sa më lëndoi pa dashur – bëra humor për ta qetësuar profesorin. Nga ajo kohë kam hulumtuar rrugë të ndryshme për avansimin e arkeologjisë

kosovare, por as profesori i njohur nuk ka ndejtur duarkryq, ndikoi po aq që në Ulpianë të ndihej kazma arkeologjike. Nisëm hulumtimet me Prof.Dr. J. Lamboley (Francë), me kursin e Universitetit Veror mbi metodën stratigrafike, si metodë bazë të hulumtimeve arkeologjike (Kursi 3). Në kuadër të tij zhvilluam dhe gërmimet arkeologjike në Ulpianë. Kursi mblodhi studentë kosovar dhe të jashtëm të fakulteteve të llojshme, të cilët begatuan përvojën e tyre studimore përmes trajtimeve teorike (10–22 korrik 2006) dhe punës praktike në Ulpianë (24 korik–12 gusht 2006), ku u inkuadruan dhe banorët e komuniteteve që jetojnë pranë Ulpianës. Kjo nismë shënon vazhdimin e punës kërkimore-shkencore të Universitetit të Prishtinës në fushën e arkeologjisë

Medalion bronzi, Ulpianë

dhe instalimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përkatësisht të ekipit kosovar-françez. Dhe, natyrisht, për gërmime arkeologjike Universiteti i Prishtinës ka siguruar leje nga institucioni përkatës. Iniciativës për gërmime në Ulpianë i paraprinë gërmimet periodike arkeologjike të Universitetit të Prishtinës në Tumën e Cernicës pranë Ulpianës (1977), në fortifikatën shumështresore të Veletinit pranë Janjevës (1988) dhe në Gradishtën shumështresore të Vlashnjës (2002). Ç’ndodhi me ty bir, përpara shikoje veç përpjetë dhe tash, qysh se je kthyer nga gërmimet, shikon veç përtoke? kishte qenë habia e babait të studentit nga Mitrovica. pas gërmimeve në Vlashnjë. Pjesëmarrja e studentëve në gërmime natyrshëm sjell transformime pozitive, të dukshme e të padukshme, ndërsa pjesëmarrja shumëvjeçare e studentëve të Degës së Historisë në gërmimet arkeologjike në Butrint (me ekipin britanik) e Apolloni (me ekipin françez), si dhe studimi për master në arkeologji të studentëve kosovar në Universitetin Grenoble II në Francë, u

Ulpianë, fazë e gërmimeve, gusht 2006 60/2006

73


Monumenta Albanica

Arkeologja Edi Shukriu me një grup vizitorësh të jashtëm, Ulpianë, gusht 2006

bënë frutëdhënëse për hulumtimet në por edhe u bë pre e lakmive të fiseve Ulpianë. që vinin nga veriu (hunëve, gotëve, Gërmimet arkeologjike, të mëparme avarëve, sllavëve). Shtresat me dhe të sivjetme, dhe shkrimet e djegëje dhe me blozë, madje edhe me trashëguara nga antikiteti dëshmojnë përmasa shumë të mëdha, dëshmojnë se Ulpiana / Justiniana Sekunda është mbi shkatërrimet që përjetoi ky vendbanimi me i vlefshëm i periudhës qytet i pasur në kohë të ndryshme. romake dhe i periudhës bizantine të U shkatërrua dhe nga terrmeti i vitit hershme në Kosovë dhe në rajon (II 518, për t’u rindërtuar nga Justiniani, VII). perandori bizantin me prejardhje • • • • dardane, në shekullin VI. Duke u Qyteti ishte qendër administrative, riemërtuar si Justiniana Sekunda, ekonomike, religjioze dhe kulturore përjetoi lulëzim të sërishëm. e Dardanisë së periudhës romake Lulëzimet dhe shkatërrimet janë vula e e bizantine. U ngrit mbi bazat e Ulpianës. Ulpiana. Ulpiana simbolizon një vendbanimi pararomak dhe në vet jetën: me lindje, ngritje kulminante, të u zbulua nekropoli me urna i rrënie dhe ngritje të sërishme, për t’u shekujve XI - IX. Qyteti e fitoi rangun heshtur rreth shekullit VII. E zgjuar e municipium–it gjatë sundimit të nga gërmimet e kohëpaskohshme që Trajanit (98-118). Në shekullin II nga vitet e 50-ta, Ulpiana edhe sivjet në të u martirizuan dhe dy martirët dëshmoi se është ndër vendbanimet e e krishterizmit të hershëm, Shën rralla të periudhës romake që përmban Flori dhe Shën Lauri. Nga shekulli shtresa kulturore në thellësi prej IV u bë qendër peshkopale, ndërsa rreth 3.5m e më shumë. Gërmimet u përaqësuesit e saj morën pjesë në zhvilluan në jug të bazilikës së njohur synodet e rëndësishme, siç ishte ajo e mbajtur në Serdikë, më 343 (sot: Sofia), ku mori pjesë peshkopi Macedonius nga Ulpiana. Në vitin 380, siç thonë burimet, qytetine vizitoi edhe perandori Theodosi I. E ndërtuar pranë minierave të pasura, në një hapësirë pjellore dhe pranë udhëkryqit që lidhte rrugën LissusNaissus dhe rrugën që shpiente nga Scupi në brendi të Ballkanit, qyteti Unazë, Ulpianë periudha romake lulëzoi në masë për lakmi,

74

të Ulpianës të shekullit VI dhe jo larg rrugës kryesore të qytetit (cardo), që zë drejtimin veri - jug. Sivjet u gjetën mure të disa fazave të banimit, që në përbërje kishin tegulla dhe tulla në përdorim sekundar e tercial, si dhe një pjesë të dyshemesë të krijuar nga tullat me shenja të ndryshme. Në shtresat kulturore, pos thesarit me monedha të bronzit, u gjetën dhe monedha të veçanta, fragmente të shumta të enëve prej qelqi finok dhe të fragmenteve të enëve të qeramikës, si dhe fragmente të dy llampave. Disa ditë para përfundimit të gërmimeve të sivjetme, në thellësi prej mbi 3m, u zbulua një pjesë e rrugës e shtruar me gurë, ndërsa më pas dhe një konstruksion pusi. Gërmimet u desht të përfundonin më 12 gusht, për aq sa lejonin mjetet e sivjetme, të siguruara nga Ministria e Jashtme e Francës dhe të plotësuara me mbështetjen e Universitetit Veror. Më 14 gusht hapësira e gërmuar u mbrojt dhe u mbulua me kujdes me dhe nga eskavatori i KFOR-it, me prezencën e arkeologëve. Mbulohej përkohësisht puna trejavore. Ara, sipas marrëveshjes, duhet t’i kthehej pronarit në gjendjen e mëparme. Gati e gjithë sipërfaqja e Ulpianës është në pronësi private, pos një pjese shumë të vogël që është blerë nga shteti në vitet 50-ta. Ndonëse pronarët e dijnë se nuk guxojnë të lërojnë më thellë se 50cm, institucionet tona duhet të përgatiten për mbrojtjen adekuate të Ulpianës së shekujve. Hapësira ku shtrihet Ulpiana duhet t’i takojë shtetit, ndërsa pronarët, natyrisht, duhet të kompensohen. Evitimi i kalimit të Unazës 3 përmes Ulpianës në kuadër të planit të ri urbanistik të Prishtinës, ishte rastësi dhe fatbardhësi, njëkohësisht. Kjo flet për imperativin e kohës për çasje interdisiplinare dhe konsultimin e bashkëpunimin e nevojshëm të institucioneve tona me ekspertët. Ulpiana, që i bëri ballë mijëvjeçarëve, duhet të hulumtohet, mbrohet, prezantohet dhe të shfrytëzohet për zhvillimin e ekonomisë turistike. Ndërkohë duhet vepruar që Ulpiana të vendoset në listën e monumenteve botërore të UNESCO-s. Ulpiana këtë e meriton, për vlerat e saja dhe si qytet paraprijës të Prishtinës së sotme.

60/2006


Bota jonĂŤ

60/2006

75


Monumenta Albanica

Mozaiket me motive ilire Në qytezën bregdetare malazeze Petrovac, gjendet një mozaik i bukur ilir, që pa dyshim paraqet shembullin më origjinal e më autentik që mund të jetë krijuar ndër këto vise

Mustafa Ferizi ë rrugën e lashtë Epidaurum – Scodra, përgjatë Detit Adriatik, ndodhen qytetet gjithashtu të lashta, si Risni, Ulqini, Tivari, etj, midis të cilëve edhe qytetëza për të cilën nuk ka shënime të tjera, përveç se quhet Petrovac na Moru. Ç’është e vërteta, ky vendbanim lidhet me toponimin Lasta (in locum qui ditur Lasta) nga i cili krijohet toponimi i ri Lastovo, që kurrë nuk gjeti aplikim nder vendorët e këtushëm. Sido që të jetë, pikërisht në këtë qytet të vogël bregdetar , konkretisht në ullishtën e pronarit të këtushëm Marko Gregoviq, u zbulua fragmenti i një mozaiku të lashtë, i ruajtur mirë, të cilin e publikoi studiuesja I. Nikolajeviq-Stojkoviq, në vitin 1955, me titull pune “Mozaiku i antikës së vonshme, nga Petrovaci” Në këtë fragment mozaiku është paraqitur motivi i tre peshqve me kokë të përbashkët, që supozohet se i përket krishterimit, nga se elementet e tij simbolizonin inicialet e Krishtit, përkatësisht Trininë e Shenjtë. Më vonë ndërkaq, vetë autorja e flak këtë supozim, duke gjetur se motivi i tre peshqve të lidhur me një kokë, i përket besimit pagan, dhe haset edhe në artin antik, e madje edhe në enët e egjiptasve të vjetër. Së këndejmi, po në ullishtën e pronarit të cekur, në Petrovac, më vonë u zbulua edhe një mozaik i madhësisë 37m2, i realizuar me elemente të ndryshme dekorative, dhe u publikua në vitin 1961, nga V. Jovanoviq, që mori pjesë në ekipin e konservatorëve të këtij mozaiku, për të cilin shkroi edhe një raport. Nga raporti i këtij konservatori thuhet se struktura e mozaikut përbehet nga guralecët e nuancave dhe ngjyrave të ndryshme, ku veçohet e bardha, e surmja me të zezën, jeshilja, manushaqja etj. Duke e përshkruar deri në detajet më të imta, për këtë mozaik autori i raportit thotë se i takon antikës

N

76

Fragment mozaiku nga Petrovci

Mozaiku me Motive Ilire

së vonëshme. Përmendet koloriti i begatshëm, bukuria kreative, elementet kompozicionale, figurat gjeometrike të kompozuara me shije, dinamika e vijave,etj. Ndonëse elementet gjeometrike dhe kompozicioinale janë vërejtur edhe në mozaikët greke, megjithatë, ky mozaik paraqet tërësi të re dhe origjinale, e cila nuk ka analogji me ndonjë tjetër në këtë trevë. Është më se qartë se mozaiku në fjalë, i sajuar nga ornamentet gjeometriko-

florale, është vepër e mjeshtërve të rryer, të cilët, në çdo detaj e sekuencë zbulojnë, apo më mirë të thuhet manifestojnë artin e tyre. Mirëpo, paraqiten disa rrethana, që pengojnë përcaktimin e të dhënave burimore, në bazë të të cilave do të duhej të përcaktohej koha e saktë e krijimit të këtij mozaiku. Madje, njëra nga pengesat kryesore, për identifikimin e kohës së krijimit të tij, autori i raportit përmend pikërisht motivet gjeometrike të cilat e përshkojnë të terin. Pra, përmenden ato elemente, më të cilat ilirët krijuan stilin e tyre gjeometrik, për të cilin shkruan edhe historiani i njohur Aleksandër Stipçeviq, në librin e tij “ilirët-historia, jeta, kultura dhe simbolet e kultit” Se ky mozaik i përket kohës së lashtë ilire e jo ndonjë periudhe me te re që mund të cilësohet edhe si antikë e vonshme, (siç e cilësojnë studiuesit malazezë), dëshmojnë shumë elemente, e para së gjithash spiralja, spiralja e dyfishtë dhe vija valore e cila këtë mozaik e rrethon katercipërisht. 60/2006


Monumenta Albanica

Mirëpo, elementi apo argumenti kryesor se kjo vepër mozaike i takon kohës, stilit dhe botës ilire, është pikërisht kryqi i thyer, i njohur me emrin svastika , për të cilën bën fjalë edhe A.. Stipçeviqi ne veprën e lartcekur, (faqe 291, tabelat I, V dhe VI) ku midis të tjerash thuhet se ky simbol solar paraqet “diellin në lëvizje” Ç’është e vërteta, Mozaiku me Motive Ilire edhe në raportin e cekur, flitet për këtë simbol , natyrisht me tjetërfarë termi, mirëpo i heshtet kuptimi, ndërsa për prejardhjen e tij nuk thuhet as edhe një fjalë. Kurse ky simbol, pra svastika ilire, në mozaik është paraqitur aq qartë, në mënyrë aq të theksuar , madje jo vetëm një herë, por në tri raste, dhe në çdo rast duke mahnitur me bukurinë e saj. Nuk besojmë se

60/2006

është parë ndonjë ekzemplar më autentik, më origjinal, se kjo vepër e pikturës monumentale, e stilizuar me një imagjinatë të jashtëzakonshme e me artizëm të njëmendët. Dhe si i tillë që është, ky mozaik, pa dyshim paraqet shembullin me të bukur që mund të jetë krijuar në këto vise ilire. Mirëpo, jo vetëm svastika, por edhe peshqit janë të botës ilire, për

ç’çështje prapë flet A. Stipçeviq në veprën e tij. Në të vërtetë, jo vetëm në këtë qytet, por edhe në Ulqin (gurët ilirë të quajtur “ciklopikë”), në Tivar (Kalaja e qytetit të Vjeter) në Risanj (selia e mbretëreshës ilire, Teuta), si dhe në qytetet tjera përgjatë krejt detit Adriatik, hasen gjurmë e toponime, dëshmi të shumta ilire.

77


Monumenta Albanica

Një monument i dyfishtë Çudi ndër më të rrallat e Evropës Dr. Moikom Zeqo dhe monumentet e kulturës kanë historitë e tyre. Shpesh historia e një monumenti është një apologji midis kohërave me informacione të hatashme dhe gati të pabesueshme. Po jo të gjitha historitë e monumenteve koncentrojnë në vetvete çudi të rralla dhe unike saqë mund të meritojnë cilësime, që duken si tepër të bujshme, si fjala vjen t’i quash çudi të rralla të Evropës. Unë nuk kam ndërmend të mikloj lexuesin dhe nuk jam aq i guximshëm dhe kokëshkretë sa ta mtoj me subjekte fantazmagorike. Unë do të flas për një monument të hatashëm të thadruar në gur të zakonshëm gëlqeror të truallit të Shqipërisë, monument që përmban dy dëshmi gati të pabesueshme, por në substancë krejtësisht të vërteta. Gjatë Luftës së Parë Botërore një oficer austriak, i cili qe edhe arkeolog i shkëlqyer, ndër më profesionistët që kanë ardhur ndonjëherë në Shqipëri, pa dhe zbuloi një monument të zakonshëm në pamje të parë. Qe një pllakë guri gëlqeror që u gjet gjatë punimit të ushtarëve austriakë xhenierë, që nxirrnin gurë për një fortifikatë nga gërmadhat e katundit Ballsh të Mallakastrës. Monumenti prej guri u pa nga oficeri dhe arkeologu austriak, i cili quhej Kamilo Prashniker. Prashnikeri me intuitën dhe diturinë e tij të pazakontë e kuptoi menjëherë se ndodhej përpara një zbulimi të jashtëzakonshëm. Është ky Prashniker, i cili zbuloi në qytetin e Durrësit afërsisht në të njëjtën kohë mozaikun e famshëm që quhet konvencionalisht dhe metaforikisht “Bukuroshja e Durrësit”, që i takon fundit të shek. IV para Krishtit, një nga kryeveprat më të mëdha në rrafsh evropian të mozaikut helenistik, që është mbiquajtur në një nga librat e mi si “Xhokonda e Durrësit”. Ky mozaik i mrekullueshëm ndodhet sot i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe është pa dyshim

E

78

emblema artistike e nivelit më të lartë, më fin, që ruajmë ne shqiptarët që nga lashtësia. Prashnikeri kur zbuloi monumentin prej guri në Ballsh u interesua menjëherë dhe e dërgoi në qytetin e Durrësit për vendosjen në një vend të sigurt, ku ruheshin ahere dhe disa objekte të tjera arkeologjike, që për fat të mirë ruhen ende dhe sot. Por ndërsa mozaiku dhe këto objekte në fjalë ende ekzistojnë, guri me mbishkrime i Ballshit, për fatin tonë të keq, nuk dihet se ku është më. Pa dyshim që atë nuk e ka marrë me vete Prashnikeri, por humbja e këtij guri duhet të ketë një histori shumë të ndërlikuar, të ngjashme ndoshta me subjektin e një filmi hollivudian të lojit “Thriller”. Pa dashur të hyj në hollësi dhe hamendje se a është zhdukur përfundimisht ky gur apo dhe mund të gjendet ndonjë ditë, dua të flas për përmbajtjen e mbishkrimeve që për fatin e mirë janë kopjuar saktësisht dhe janë botuar në një libër të Kamilo Prashnikerit në Vjenë në vitin 1918. Ky botim i Prashnikerit është koncentrimi i kujtesës dhe përjetësimi deri në fund i këtij zbulimi të madh.

Korridoret e amfiteatrit të Durrësit

Mbishkrimi i parë : Sllavët bullgarë u pagëzuan të krishterë në Shqipëri Guri monumental i Ballshit në njërën faqe të tij ka një mbishkrim në greqishten bizantine të përbërë prej 10 rreshtash. Guri është i lartë 1m e 60 cm dhe i gjerë 40 cm dhe po 40 cm është edhe i trashë. Guri është pjesërisht i dëmtuar në pjesën e tij të sipërme, por megjithatë ky gur monumental ruan qartë mbishkrimin në greqishten bizantine, që jep një informacion të rrafshit botëror dhe të vetmit deri më sot në botë. Prashnikeri ka bërë për herë të parë transliterimin e mbishkrimit dhe përkthimin e tij. Më vonë me këtë transliterim janë marrë edhe dijetarë të tjerë si Jordan Ivanovi dhe sidomos mesjetarologu i shquar shqiptar Theofan Popa, i cili është i pari që e ka përkthyer në gjuhën shqipe. Çfarë thotë ky mbishkrim? Ja teksti i plotë : “U pagëzua sundimtari i Bullgarisë Borisi Cari, i quajtur Mihal, së bashku me popullin e tij të dhënë prej Perëndisë në vitin 6374 (data është dhënë sipas kalendarit biblik të kishës Lindore Kostandinopojase dhe i korrespondon sipas kalendarit të sotëm gregorian vitit 866 mbas Krishtit).” Pra, nga ky mbishkrim del qartë se pikërisht në Ballsh të Mallakastrës në një truall tipik të Shqipërisë së krishterë në shek.IX pas Krishtit, populli sllav i bullgarëve pranoi zyrtarisht për herë të parë në historinë e tij të konvertohej dhe të bëhej i krishterë. Pra bullgarët u krishterizuan jo në ndonjë vend tjetër, as në Kostandinopojë, as në Selanik, por pikërisht në Ballsh të Shqipërisë. Ky krishterizim i sllavëve bullgarë nuk u bë rastësisht në këtë pikë gjeografike thelbësore të Shqipërisë. Shqiptarët dhe trualli i Shqipërisë e kanë njohur krishterimin që në kohën apostolike të vetë Jezu Krishtit dhe dishepujve të tij, sidomos të Shën Palit. Pra, krishterimi në Shqipëri daton që 60/2006


Monumenta Albanica

Amfiteatrit të Durrësit (foto: Trimi)

në shek. I dhe ne shqiptarët jemi nga popujt e paktë të Evropës që kemi plotësisht të drejtë dhe jo me mburrje të kota pa asnjë kuptim të themi se kemi një histori tërësisht të plotë 2 mijëvjeçare të krishterimit botëror. Ky fakt nuk duhet harruar asnjëherë nga historia dhe duhet ridimensionuar nga të gjithë historianët modernë, sidomos sot dhe në të ardhmen. Ky fakt i bën një nder të veçantë Shqipërisë, por dhe vetë historisë së krishterimit në tërësi. Dihet që sllavët për shekuj të tërë nuk e pranuan krishterimin. Monumenti i Ballshit na jep datën ekzakte, pra na jep një dokument të shkëlqyer se bullgarët janë krishterizuar me në krye Carin e tyre, Borisin, pikërisht më 866 në Ballsh të Shqipërisë. Dihet që sllavët e tjerë u krishterizuan akoma më vonë. Populli i stërmadh rus e pranoi krishterimin si fe zyrtare vetëm në vitin 1000, pra një shekull më vonë apo dy sesa vetë bullgarët. Po kështu dhe sllavë të tjerë të kontinentit evropian e kanë pranuar vonë si fe zyrtare krishterimin. Lë të më lejohet të them këtu një fakt intim që më ndodhi në një vizitë zyrtare në Parlamentin e Polonisë në Varshavë. Doktori ynë i nderuar Prof. Pandeli Çina, me të cilin unë isha në delegacion së bashku me intelektualë të tjerë të njohur si Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Bardhyl Londo, Preç Zogaj etj., gjatë prezantimit që na bëri neve në Parlamentin polak, duke përmendur emrin tim shtoi diçka për librin tim më të fundit të quajtur “Mes Laokontit dhe Krishtit – Onufri II” se Zeqo ka bërë një libër ku ka mbledhur 60/2006

faktet më kryesore që vërtetojnë 2000 vjet krishterim të shqiptarëve. Personalitetet polake në takim reaguan menjëherë dhe në bisedat që pata me ta, njeri prej tyre jo pa çudi më tha se kishte mbetur i habitur, sepse kish menduar se shqiptarët janë një popull thjesht myslimanë dhe se vetë polakët historinë e krishterimit e kanë thjesht 1000- vjeçare, kurse tani dilte se shqiptarët paskan një krishterim edhe 1000 vjet tjetër më të vjetër. Përtej këtij fakti që s’ka të bëjë me asnjë meritë timen absolutisht, e vërteta është e palëkundur dhe na thotë qartë se 2000 vjet krishterim të Shqipërisë mund të shpjegojnë deri diku bindshëm pse sllavët bullgarë në shek. IX bënë aktin e tyre publik botëror të pranimit zyrtarisht të fesë së vetme të krishterimit në vitin 866 në një nga qerthujt më tipikë të krishterimit shqiptar, në Ballsh të Mallakastrës. Për këtë zbulim kanë folur shumë dijetarë si Zlatarski, D.Anastasjeviçi etj Një letër e mëvonshme e Car Borisit, një nga figurat më të shkëlqyera dhe më me emër të shtetit mesjetar bullgar, dërguar Papës së Romës, vërteton pikërisht të dhënën unikale që mbart monumenti i Ballshit. Po ka edhe të tjera burime që e vërtetojnë këtë gjë. Kështu në një libër të dijetarit mesjetar bizantin Homatjanit thuhet se në jetëshkrimin e Shën Klementit të Ohrit del qartë se Klementi kishte ngritur në Ballsh shtylla me mbishkrime të gdhendura, që bënin fjalë mbi pagëzimin e popullit bullgar. Trupi i Shën Klementit të Ohrit është varrosur në kishën që sot quhet Kisha e Shën

Klementit, e cila ka një mbishkrim të qartë, e është ndërtuar nga princi shqiptar tepër i njohur i shekullit XIV Andrea Gropa. Mbishkrimi është ende edhe sot dhe secili mund të bindet për këtë të vërtetë duke e parë me sytë e tij. Shtylla e Ballshit, me sa duket, duhet të ketë qenë një nga shtyllat e tjera që bënin publike urbi et orbi pranimin e krishterimit të bullgarëve në tokën shqiptare. Po në Ballsh është zbuluar një katedrale e shekullit të VI pas Krishtit, ndërtuar në kohën e Justinianit të Madh, me 5 mbishkrime poetike, që sot ndodhen në Muzeun Arkeologjik si dhe në Muzeun Historik Kombëtar. Këto janë dokumente paraprijëse të krishterimit 3 shekuj më parë se sa të bëhej ceremonia madhështore dhe e veçantë e Carit të fuqishëm bullgar Borisit në Ballsh. Çdo të thotë i gjithë ky informacion? Pa dyshim nuk duhet të biem në pozita mburravece dhe të kompleksit të madhështisë primitive. Por nuk mund të mohohet fakti që krishterizimi i bullgarëve është bërë pikërisht në Ballsh të Shqipërisë. Gjithashtu, nuk mund të mohohet fakti se nëse bullgarët kanë histori 1100 vjet krishterim, ne shqiptarët kemi në histori 2000 vjet krishterim. Përtej kuriozitetit secili le të mendojë me gjakftohtësi, kurse historianët le të bëjnë punën e tyre të nderuar.

Mbishkrimi i dytë : Poezia latine për Robert Monte Fortin Çudia e dyfishte e monumentit të Ballshit është se në faqen e prapme të tij ka një mbishkrim të dytë i cili është në gjuhën latine. Sipër mbishkrimit është forma e një kryqi dhe pastaj vijnë 14 vargje poetike të quajtura vargje leonianë, sipas një stili karakteristik të mesjetës. Pra kemi të bëjmë me një poezi të karakterit epitafik, pra mbivarror. Me sa duket një njeri shumë i rëndësishëm është varrosur në Ballsh dhe mbi varrin e tij kanë përdorur pllakën monumentale, ku kanë gdhendur mbishkrimin me vargje në latinisht. Tekstin latin të këtij mbishkrimi të marrë nga libri i botuar i Kamilo Prashnikerit, para shumë vjetësh ia kisha dërguar me një letër profesorit tim të latinishtes në Universitet,

79


Një nga vlerat arkeologjike, skulpturë e gjetur në Butrint

latinistit të njohur Henrik Lacaj. Henrik Lacaj ka vite që ka vdekur, por unë e falënderoj publikisht tashmë post mortum dhe po bëj për herë të parë publik përkthimin e tij brilant : Këtu është vendosur Trupi i Robert Monte Fortit Burrë i hirshëm Trim në armë Bujar Nëndukë i Normanëve Që qe në krye Dhe mbi të gjithë luftëtarët e Anglisë Në moshën më të bukur të rinisë Botën dhe jetën e braktisi Për të kërkuar varrin e Zotit Këtu vdiq i ri Kur Dielli lindi për të katërtën herë Në Yjësinë e Peshores O Robert të dhëntë ty Mbreti i Parajsës Gëzimet e veta. Ky përkthim i Henrik Lacajt respekton një ritëm të brendshëm poetik. Mbishkrimi është me germa të mëdha kapitale, disa dhe me shkurtime monogramesh. Kjo poezi latine mbivarrore ka brenda edhe sekretin e datës dhe të vitit të vdekjes së njeriut, që i kushtohet varri. Duke u bazuar në përllogaritjet astronomike ku thuhet se dielli lindi për të katërtën herë në Yjësinë e Peshores, del qartë se Roberti ka vdekur më 20 shtator të vitit 1108, pra në shek.XII.

80

Mozaiku i shek. IV p.kr. “Bukuroshja e Durrësit”

Kush ishte ky Robert Monte Forti? Duke u bazuar në librin e Prashnikerit, del se ushtaraku i famshëm me emrin Robert duhet të jetë identik me një burrë, po me të njëjtin emër, që sipas librit të famshëm të Odericus Vitalis të quajtur “Historia Ecclesiae” fq.819 qe në vitin 1107 kavalier i famshëm, madje me titullin Nëndukë në Angli, i cili mbas këtij viti u largua nga Anglia dhe erdhi në qytetin e Akulisë në Itali dhe u rreshtua si komandant dhe prijës kryesor në armatën e normanëve të Boemundit të Tarantit. Nga mbishkrimi i varrit të tij mësojmë se nuk ka qenë i vetëm, por ka komanduar një trup me ushtarë anglezë të ardhur nga Anglia dhe të bashkuar me normanët. Ky njeri mori pjesë në rrethimin e Kështjellës së Durrësit së bashku me Normanët e Boemundit dhe për arsye të panjohura, që nuk mund t’i dimë, ka vdekur dhe është varrosur në Ballsh të Shqipërisë. Njëherë tjetër do të botoj hulumtimet e mia të reja rreth figurës së çuditshme të Robert Monte Fortit. Por në këtë shkrim dua të ritheksoj, siç e thashë që në fillim, sesi në një monument prej guri gjen në të dy anët dy dokumente të jashtëzakonshme; në njërën anë me greqishten universale bizantine faktin e krishterizimit të

bullgarëve në shek. IX, dhe në anën tjetër me latinishten universale mesjetare poezinë mbivarrore të një kalorësi anglez të vdekur 3 shekuj më pas. Kjo provon që për pesë shekuj të paktën pllaka monumentale në Ballsh ka qenë në vend të dukshëm dhe është parë nga publiku nga të katër anët. Për 5 shekuj askush nuk ka guxuar të prishë këtë pllakë monumentale. Në shekullin e XII pllaka ripërdoret si gur varri për Robert Monte Fortin, por askush nuk e prish dhe nuk e shkatërron mbishkrimin shumë të rëndësishëm në greqishten bizantine. Në kohën tonë do të kishte ndodhur e kundërta, çka tregon që marrëzitë e sotme janë akoma më të mëdha se marrëzitë e kohërave mesjetare. Pllaka e Ballshit mban kështu dy dëshmi kulturore të klasit të parë. Në njërën anë një dëshmi kronike me rëndësi për krishterimin botëror në përgjithësi, dhe në anën tjetër një poezi të kultivuar në latinisht të bërë me vargje leonianë sipas një stili tipik mesjetar. Çfarë fati i madh do të ishte, çfarë mrekullie e pazakontë muzeumologjike do të qe, nëse këtë pllakë monumentale do ta kishim dhe do ta ruanim në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar! Vetëm kështu mund të bindemi se sa të drejtë kishin të lashtët kur thoshin se guri është kujtesë e kohës së palëndshme, se shkrimi është historia e përjetësuar. 60/2006


Monumenta Albanica

60/2006

81


Monumenta Albanica

Shqipëria veneciane – një episod në historinë e bregdetit lindor të Adriatikut

Oliver Schmitt, Vjenë

jo që filloi në vitin 1396, me udhëtimin e disa patricëve venecianë drejt Shkodrës, mbaroi në pranverën e vitit 1479 në mënyrë të shënuar: qytetarët shkodranë, të cilët i mbijetuan muajt e gjatë të rrethimit osman, zbritën nga kështjella e Rozafës dhe u nisën drejt bregdetit, në mënyrë që me anijet veneciane të largoheshin përgjithmonë nga atdheu i tyre. Në këtë skenë, në mënyrë veçanërisht të pakët, simbolizohet domethënia e provincës veneciane, e Shqipërisë, e cila mbi tetëdhjetë vjet me radhë ishte fortifikatë kundër vërsuljeve osmane drejt Adriatikut. Fatet e provincës, të banorëve dhe të sundimtarëve të saj u shpalosën (u shtrinë) në shumë faqe. Dhe në fund shtrohet pyetja: çfarë mbeti nga koha e venecianëve në bregdetin shqiptar, në Rozafë dhe në luginën e Kirit. Në historinë e Gadishullit Ballkanik,

A

82

shekulli 15 është një kohë e madhe e rrëzimit. Perandoria osmane erdhi në vend të Bizantit, provincat e dikurshme të të cilit përgjatë më shumë se dy shekujve në shpërndarje politike kishin ndërtuar një qenie të vet shtetërore, por që nuk ishte askund aq evidente sa në hapësirën shqiptaro-epirotase mes Antivarit dhe Artës. Pushtimi osman i Evropës Juglindore rodhi (ishte) gjithkah dhunshëm, mirëpo askund popullata nuk u bëri rezistencë ushtrive të sulltanëve për një periudhë aq të gjatë si në Shqipëri, ku prej betejës në Savra (1385) deri në fund të shekullit të 15-të në vende të ndryshme gjithnjë ngrihej bajraku i kryengritjeve. Kokëfortësia e rezistencës shqiptare ka të bëjë me natyrën shkëmbore të vendit, me averzionin e theksuar kundër një pushteti qendror, me zellin ushtarak të shqiptarëve dhe me gjenialitetin strategjik të bazuar në Skënderbeun, udhëheqësin e tyre të përdokohshëm; por ajo nuk do të

ishte e mundur për një kohë të gjatë pa afërsinë hapësinore me Italinë dhe hapësirën e Adriatikut. Vetëm me kontaktin ekonomik me Venedikun dhe Raguzën, në Shqipëri erdhën paratë dhe armët e nevojshme, në këmbim me prodhimet bujqësore; po ashtu vetëm përkrahja ushtarake nga Napoli dhe Venediku e shpëtoi Skënderbeun nga një mposhtje e hershme. Që shqiptarët më në fund iu nënshtruan perandorisë së sulltanit, kjo nuk shpjegohet vetëm me epërsinë në numër e me epërsinë teknike të ushtrive osmane, por edhe me mungesën e kohezionit të shtresës udhëheqëse shqiptare. Si në shumicën e shteteve të vogla të krishtera të Ballkanit, edhe në hapësirën shqiptare ekzistonin dy parti: njëra u kundërvihej osmanëve që vinin para, e tjetra i pranoi raportet e reja të sundimit dhe nëpërmjet një marrëveshjeje me perandorinë e sulltanit mundohej ta ruante pronën e vet. Pjesë të mëdha të Shqipërisë Jugore e Qendrore u pajtuan me ndryshimet politike; elita vendase u integrua në sistemin timar osman dhe dalëngadalë u islamizua. Kush donte të ishte kundër osmanëve dhe ithtarëve të tyre shqiptarë, ishte i varur nga ndihma e Perëndimit. Për këtë arsye, që nga fundi i shekullit të 14-të shikimi i kundërshtarëve të osmanëve u drejtua nga Venediku. Si fuqi udhëheqëse detare e Mesdheut Lindor dhe si fuqi tregtare e njohur moti për Shqipërinë, Republika e Shën Markut u desh të ishte mbrojtëse natyrore e bregdetit shqiptar. Frika nga turqit e princërve shqiptarë dhe e lokaliteteve të qyteteve, si dhe dyshimet e ngjashme të patriciatit venecian, që përveç kësaj pas dekadash të krizës politike e ekonomike shkaktoi një shtrirje të ndikimit venecian në Levant, mes viteve 1392 dhe 1405, shtyn në ngritjen e një pushteti mbrojtës mbi pjesë 60/2006


Monumenta Albanica të mëdha të Shqipërisë Veriore dhe të qytetit të Durrësit në Shqipërinë Qendrore. Raportet ligjore-kushtetuese dhe zhvillimi i institucioneve Shqipërinë veneciane pothuajse nuk e dallonin nga provincat e tjera veneciane në Dalmaci e në Greqi. Edhe pse kishte dallime të mëdha ligjore mes zonave shqiptare, të cilat nga sundimtarët e tyre iu dhanë Sinjorias pa marrjen e qytetarisë (Durrësi, Shkodra, Danja, Lezha) dhe atyre lokaliteteve, të cilat sponte sua (sipas vullnetit të tyre) iu bashkangjitën Republikës së Markut dhe si qytetet veri-italiane kushtetutat e tyre i vërtetuan me kontratë (Ulqini, Tivari, prej vitit 1442 edhe Drishti), ashtu dalngadalë u shtri në të gjitha pushteti qendror venecian. Si në Dalmaci, sistemi i qyteteve të mëvetësishme ishte vjetëruar; në vend të tij erdhi shteti i hershëm territorial me administratë të unifikuar dhe me sistem të unifikuar ligjor e tatimor. Vetëm pushtimi osman i provincës e pengoi që në Shqipëri ky zhvillim të arrijë te një përfundim. Ky ndryshim i rëndësishëm nuk u bë dhunshëm, por me hapa të vegjël; ai u përshpejtua nga domosdoshmëritë e luftës që t’i lidhin (bashkojnë) përpjekjet në mbrojtjen kundër armiqve të jashtëm. Ç’është e vërteta, qytetarët e provincave të ndryshme tentuan ta ndalonin këtë zhvillim, por nga prapavija e kërcënimeve osmane nuk kishin asnjë mjet presioni kundër SIGNORIA-s, e cila u ofronte jo vetëm mbrojtje nga jashtë, por edhe stabilitet ekonomik dhe siguri ligjore brenda vendit. Kështu, komunave iu desh të heqin dorë nga të drejtat e vjetra, por regjimenti i ri nuk solli përkeqësimin e kushteve jetësore të qytetarëve të saj. Mënjanimi i gjerë i të drejtave të vjetra të veçanta, nëpërmjet një burokracie të centralizuar, nuk ishte ndryshimi i vetëm që e përjetoi Shqipëria Veriore nën sundimin e venecianëve. Republika e Shën Markut pronat e veta të përtejdetit i administronte me një aparat shumë të vogël të nëpunësve dhe të ushtarëve, ndaj për këtë arsye ishte e varur nga përkrahja e popullatës vendase. Në Shqipëri i shkoi për dore që gjatë një procesi, që zgjati disa dekada, në mesin e popullatës së provincës të fitojë një përkrahje të fortë. Kjo u bë me bashkimin e pjesëve të elitës 60/2006

laike e kishtare, të cilat, qoftë qysh në fillim të pushtimit venecian, qoftë pas hezitimeve fillestare, i ishin bashkuar SIGNORIA-s. Ata e bënë këtë hap për shumë arsye: kërcënimi nga osmanët, i cili në shekullin e 15-të gjithnjë rritej, i shtyri të gjithë armiqtë e turqve në anën e forcës predominuese perëndimore në Adriatik. Marshi osman drejt Ballkanit i mënjanoi edhe të gjitha pikat e referimit politik tradicional të shtresës udhëheqëse shqiptare: despotati serb, i cili në vitin 1421 e kishte trashëgiminë e dinastisë princërore shqiptaro-veriore të Balshajve dhe prej atëherë nga opozita në Shqipërinë veneciane mund të shihej si partneri më i mundshëm, u pushtua po ashtu nga perandoria e sulltanit, si edhe shumica e shteteve të vogla të Ballkanit Perëndimor (1459). Pasi në Shqipërinë veneciane madje as vetë kundërshtarët e Sinjoria-s nuk bënë haptazi pakt me osmanët - siç bënë elitat e Shqipërisë Jugore e të Mesme qysh rreth vitit 1400 - pas rënies së despotatit serb vështirë se u mbeti atyre ndonjë alternativë politike me Venedikun. Mirëpo, qysh para mënjanimit të mbetjeve të shtetit serb, opozita në provincën veneciane ishte dobësuar. Përfaqësuesit udhëheqës të tyre, para së gjithash patricë dhe qytetarë të Shkodrës, pjesë të vogla të klerit katolik dhe shumica e klerit ortodoks të hapësirës së Shkodrës, ishin decimuar nga Republika e Shën

Markut qysh nga fillimi i shekullit 15, nëpërmjet shpronësimeve të shumta. Ndarjet e pronës në të mirë të përkrahësve të Venedikut vazhduan për një periudhë të gjatë kohore dhe u mbyllën tek nga mesi i shekullit. Për aq sa opozita u shtyp politikisht e ekonomikisht, për aq arritën fuqi dhe nam përkrahësit partiakë të Venedikut. Sinjoria i lidhte ata për vete me dhënien e tokave të rebelëve, nëpërmjet posteve në njësitë policore e ushtarake të provincës, nëpërmjet posteve të ulëta nëpunësish, nëpërmjet bashkëpronësisë në bizneset frutdhënëse dhe përfshirjes së drithërave në tregun e Adriatikut. Kështu, nuk kaluan në anën e Venedikut vetëm shumica e patricëve të qyteteve dhe shtresa e lartë e provincës dhe e kryeparëve të fshatrave, por edhe qytetarët e thjeshtë “nën hijen e Sinjorias” gjetën të ardhura për jetë. Kisha katolike, për shkak të rrezikut nga osmanët, po ashtu iu bashkangjit çështjes veneciane; kleri ortodoks pas rastit të despotatit serb ishte i përmbajtur, por sidoqoftë la mënjanë armiqësinë e treguar fillimisht; dhe në fund posaçërisht pjesa ortodokse e popullsisë së veriut të Shqipërisë u favorizua nga politika zemërgjerë religjioze e republikës me përvojë levante , e cila madje as pas këshillit e unionit të Ferrara-Florencës nuk nxiste ndonjë mision katolik apo

Pamje e Ulqinit

83


Monumenta Albanica unist. Venediku kërkonte aleat në hapësirën shqiptare edhe jashtë provincës së vet. Fisnikët fqinjë shqiptarë dhe bashkësitë e kullotave të malësorëve, nga të cilat u krijuan fiset, në konstelacione të ndryshme u lidhën për Venedikun, qoftë në formë të një pushteti mbrojtës, si luftëtarë me pagesë dhe – posaçërisht në rastin e Skënderbeut- si bashkëluftëtarë. Kjo Glacis e aleatëve shtrihej rreth vetë provincës. Pajtimin e popullatës vendase Venediku, para së gjithash, e fitoi nëpërmjet asaj se jashtë qyteteve gati se nuk preku gjendjen shoqërore dhe ligjore, sistemi serbo-bizantin i Pronoia-s dhe i bashkësive fshatare, vetadministrimi i fiseve ekzistuan edhe më tutje pas dështimeve të hershme të tentimeve veneciane të centralizimit. Pushteti i vërtetë i venecianëve kufizohej në kolonitë e rrethuara me mur, të cilat njëkohësisht shërbenin edhe si vende kryesore të rajoneve. Ç’është e vërteta, disa kundërshtarë të Sinjoria-s u hoqën mënjanë, u shtynë në fshat dhe në male, por në raportet e vërteta të pushtetit u ndryshua pak gjë a hiç. Qyteti e fshati, posaçërisht në lugun e Shkodrës, patën një zhvillim vërtetë të ndryshëm. Vendasit nuk u punësuan kot në numër të madh në polici, administratë dhe në ushtri. Depërtimi osman në Ballkanin Perëndimor e bëri Shqipërinë-veneciane, më së voni nga mesi i shekullit të 15-të, një fortifikatë të Sinjoria-s. Kjo situatë kërcënuese e përshpejtoi militarizimin e shoqërisë. Derisa tregtia dhe bujqësia ishin dëmtuar nga sulmet osmane, veçanërisht në gjysmën e dytë të shekullit të 15-të, Serenisima pranoi shumë vendas në organizatat e trupave të tyre shqiptare. Nëpërmjet rritjes së këtyre njësive dhe ndërtimit të komplekseve mbrojtëse, provinca mori karakter kështjelle. Për shkak të luftërave të vogla të përhershme, popullata ishte mësuar me dhunën në përditshmëri, mirëpo fushatat e shumëfishta të Mehmetit II dhe të ushtrive të mëdha osmane, mes viteve 1466 dhe 1478, për Shqipërinë Veriore kishin kuptim të ri të një kualiteti të ri të shkatërrimit të themeleve të jetës. Ndryshime të thella të përbërjes së popullsisë dhe të strukturës së kolonisë ishin pasojat e vërsuljes osmane mbi “kështjellën” veneciane - Shqipërinë, e cila gjithmonë e më

84

Një pamje e Lezhës

shumë shërbehej me strategjinë e tokës së djegur, vetëm se këtë herë e bërë nga sulmuesi. Nuk mund të llogariten në numër të përafërt pasojat demografike të arratisjes, të dëbimit dhe të vdekjes. Mirëpo, regjistrat tatimorë osmanë tregojnë se Shqipërisë Veriore iu desh gati një shekull ta balancojë humbjen e popullsisë gjatë luftës së gjatë me turqit (1463- 1479). Me mijëra shqiptarë kishin ikur, kryesisht në Italinë Jugore (në pjesën e poshtme të It.), të Mesme, të tjerët sforcuan rrymën e emigrimit drejt Venedikut, emigrim i filluar që në vitin 1400. Një tjetër lëvizje arratisjeje, jo përtej detit, por në zmbrapje drejt rajoneve malore të Shipërisë Veriore e të Mesme, çoi drejt rritjes së numrit të popullatës malore dhe përshpejtoi territorializimin e bashkësive të kullotave, prej të cilave lindën fiset shqiptare. Arratisjet dhe shkatërrimet ndërruan edhe qenien e kolonive (ngulitjeve); disa fshatra përgjatë rrugëve të marshit osman drejt Shkodrës u zhdukën tërësisht, të tjerat u shkretuan; qytetëza të vjetra, si Sarda, Balezhi, Drishti dhe Danja u shuan; pas emigrimit të mbrojtësve të saj (1479), Shkodra humbi shumicën e popullsisë. Nga ana tjetër, nën sundimin osman u krijuan qytete të reja, të cilat shtriheshin në brendi të vendit e jo më në bregdet. Në shek. 15, pushtimi osman shkaktoi zhvendosje

të mëdha demografike dhe gjeografike të kolonive që ndikuan shumë në zhvillimin e popullit shqiptar në kohën e re. Kthimi i Shqipërisë bregdetare drejt brendisë së Gadishullit është me domethënie të madhe për historinë shqiptare. Shqipëria Veriore nën sundimin venecian ishte e lidhur më tepër se kurrë me ciklin jetësor të Mesdheut Lindor. Venediku nuk e pengoi depërtimin e elementit etnik shqiptar nëpër qytete. Shqiptarizimi përfshiu edhe qytetet e vjetra romane, si Drishti. Shqiptarët në qytete nuk u ndeshën më në strukturat administrative e ligjore serbe, por në raporte mesdhetare të kultivuara nga Venediku. Në milieun romanovenecian të qyteteve bregdetare, shqiptarët etnikë vunë kontakt të ngushtë me botën mesdhetare. Rryma shqiptare e emigrantëve në rajonet e Adriatikut filloi në gjysmën e dytë të shekullit të 14-të, u orientua më fuqishëm drejt Venedikut, ku gjetën pagë një numër i madh i klerikëve, zejtarëve, puntorëve me pagesë, ushtarëve e i marinarëve shqiptarë. Nën sundimin venecian, Shqipëria Veriore deri rrëzë malësisë u lidh në ciklin jetësor mesdhetar. Ndarjen e vjetër të bregdetit nga brendia, që e shkaktoi sundimi anzhuin gjatë një shekulli (1272 deri në vitet e 1370-ta), e zhbëri Venediku; Durrësi shërbente sërish si port, liman për Shqipërinë e Mesme, derisa qyteti u bllokua në 60/2006


Monumenta Albanica mënyrë të shtuar nga osmanët në gjysmën e dytë të shekullit të 15-të. Qytetaria e qyteteve bregdetare dhe elita fshatare e Shqipërisë Veriore ishin të integruara në sistemin sundues venecian, i cili u ofronte fitim ekonomik dhe punësim në ushtri dhe në administratë. Kisha katolike, nën mbrojtjen veneciane, vuri lidhje më të ngushta me Italinë. Për shumë shqiptarë, Shqipëria veneciane hapi një portë drejt Italisë. Për shkak të trazirave të gjata luftarake, sundimi venecian në Shqipëri ndikoi më pak në kulturën dhe në mënyrën e të menduarit të banorëve të provincës sesa në Greqi, për shembull. Kur osmanët e morën provincën, pasuria mendore e renesansës e kishte arritur Shqipërinë tek në skajet e saj. Te një lulëzim, shpalosje erdhi te diaspora shqiptare në Itali, te Marin Barleci, Gjon Muzaka e në rrethin e Engjeleve nga Drishti. Këto vepra lejojnë pyetjen së paku hipotetike se si do të zhvillohej tutje kultura shqiptare sikur të mbahej më gjatë sundimi venecian në truallin shqiptar. Sidoqoftë, dëshmia e parë e përdorimit të gjuhës së shkruar shqipe gjendet në mjedisin e ipeshkvit Pal Engjëlli nga Durrësi, familja e të cilit përpjekjet letrare të vendasve të vet i ka përkrahur thelbësisht. Pra, ndikimi venecian nuk do të kishte pamundësuar përdorimin e shqipes së shkruar. Krahasimi- sigurisht i guximshëm - me Kretën, më të

Pamje e Venedikut 60/2006

pasur dhe më pak të torturuar e të munduar nga lufta, tregon se çfarë mundësish zhvillimi kishte një gjuhë popullore në Stato da mar venecian. Greqishtja popullore përjetoi një lulëzim në shekullin e 15-të në Kretë; sigurisht si gjuhë e shkruar dëften një traditë më të gjatë se shqipja vetëm e folur; megjithatë nuk është e pavend vërejtja se në rastin e Shqipërisë Veriore pushtimi osman nuk i ka shpëtuar në të vërtetë shqiptarët etnikë nga tëhëuajsimi kulturor, siç ka konstatuar Hasan Kaleshi në një tezë të njohur. Vrojtimet e Kaleshit janë të sakta më tepër për shqiptarët e rajonit lindor e jugor të hapësirës shqiptare që ishin nën ndikimin kulturor serb e grek, por më pak për banorët e Shqipërisë veneciane. Zhvillimi i letërsisë shqiptare, me vulë kishtare në ekzilin italian, tregon se çfarë mundësish do t’i kishte dhënë një “Option” italiano-mediteran kulturës së shkrimit shqiptar. Shtetasit venecianë në shekullin e 15-të kishin vendosur për modelin venecian kulturor e sundues dhe me këtë edhe për përkatësinë e tyre, hapësirën katolike të Adriatikut. Së fundi, ata nuk e kishin në dorë fatin e tyre. Osmanët vendosën të ardhmen e hapësirës shqiptare. Ata e bënë Shqipërinë Veriore pjesë të tokave të perandorisë së tyre ballkanike. Para (në të) bregdetit shqiptar me shekuj ishte vija ndarëse mes oksidentit e orientit. Deri në vitin 1912, Shqipëria ishte pjesë e Orientit

evropian. Tek në kohën më të re, në kushte të vështira të një jostabiliteti politik bëhet një afrim i ndruajtur drejt Evropës Perëndimore, që ngre një lidhje që ishte shkëputur me pushtimin osman në shekullin e 15të. Në historinë e popullit shqiptar, së paku për shqiptarët e veriut, sundimi venecian përbënte një kapitull të rëndësishëm. Mirëpo, çfarë vlere kishte Shqipëria veneciane për Serenisima-n? Thënë tepër rreptë, domethënia e kësaj province ishte në pozitën e saj si fortifikatë, që do të duhej t’i pengonte osmanët në depërtimin e tyre drejt Adriatikut. Pas kësaj pikëpamjeje strategjike mbesin prapa të gjitha interesat e tjera veneciane. Venediku nuk i përfilli as në administratë e as në ekonomi faktet e veçanta në provincën e vet shqiptare. Zonat shqiptare administroheshin si edhe të gjitha pjesët e tjera të perandorisë së përtejdetit; lëshimet në veçantitë rajonale u lejuan vetëm me presion të fortë nga nënshtetasit. Qëllimi i administrimit ishte që Shqipëria të mbahej me sa më pak harxhime që ishte e mundshme dhe me shpenzime të vogla të mbaheshin kundër osmanëve. Krahas kësaj, nëpërmjet hapjes, gatitjes së resurseve ekonomike të provincës të arrihet një buxhet i balancuar i zonave administrative, përkatësisht një tepricë për arkën veneciane. Këtij qëllimi ia arritën vetëm në periudhat e shkurtra pa luftë. Përndryshe, provinca duhej të subvencionohej nga shteti venecian. Për fitimet e monopolit shtetëror të kripës e të drithërave jepen po aq pak të dhëna, sa edhe për tregtinë private të tregtarëve venecianë. Tregtarët venecianë e vizituan Shqipërinë veneciane dhe atë osmane, para së gjithash, në periudhën mes viteve 1420 dhe 1450. Ata investuan shuma të mëdha për blerjen e kripës dhe të drithërave. Për këtë ata sollën flamurin italian në limanet shqiptare. Me gjithë praninë e konsiderueshme të ekipit të tregtarëve venecianë, nuk u zhdukën tregtarët e Raguzës; Sinjoria donte po aq pak ta largonte konkurrencën nga Fiorenca, e cila u paraqit në jug të hapsirës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit të 15-të. Për venecianët Shqipëria përkohësisht ishte interesante si zonë e eksportit të drithërave; edhe kripa

85


Monumenta Albanica shqiptare gjeti blerës venecianë. Mirëpo, luftërat e gjata pengonin një zhvillim të vazhdueshëm të tregtisë veneciane në Shqipëri. Shpenzimet e larta të luftës në gjysmën e dytë të shekullit të 15-të vështirë kanë mundur të mbulohen me fitimet nga ekonomia shtetërore apo private. Mbyllja e administratës dhe ajo ekonomike e Shqipërisë veneciane rodhi sipas mostrave të ngjashme si në pronat greke e dalmate të Republikës së Markut. Venecianët jetonin qëndrueshëm në Shqipëri -ndryshe nga Kretanë numër shumë të vogël. Njihet vetëm një fis patricësh që ishte i vendosur aty. Por, familje të shumta ndërmorën në mënyrë të përsëritur “aksioneShqipëri”, gjatë të cilëve bashkonin veprimtarinë në administratë dhe në tregti. Disa fise, si për shembull Kontarini, u angazhuan në mënyrë të veçantë në Shqipëri. Ata nxorën përfitim nga tregtia dhe ndikim nga veprimtaria administrative dhe ndërhynin në senatin e vendlindjes së tyre për interesat shqiptare. Këto fise të interesuara për Shqipërinë dhanë një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e provincës. Mirëpo, edhe këto shtëpi patricësh nuk vepronin vetëm në Shqipëri; provinca veneciane ishte më tepër vetëm një nga fushat e tyre të shumta të investimit. Shqipëria ishte e rëndësishme për shtetin venecian në një aspekt tjetër: si zonë rekrutimi për ushtarë e fuqi punëtore. Kalorësia e lehtë e stradiotëve, e cila përbëhej nga grekë e shqiptarë dhe përdorej (është vënë në funksion) në Ballkan e në Itali, pjesërisht doli nga njësitë shqiptare të provincës (lëvizjet shtegtuese). Shtegtimi shqiptar drejt veriut, nga institucioni i Shqipërisë veneciane, rodhi në mënyrë të shtuar në drejtim të qytetit të Lagunës. Autoritetet veneciane nuk duhej të kërkonin fuqi punëtore, varfëria dhe frika nga turqit në shekullin e 15-të i shtyri shumë shqiptarë të kërkojnë një jetë më të mirë në Venedik. Jo vetëm në administratë kënaqeshin venecianët me të domosdoshmen. Edhe në fushat e tjera të jetës shoqërore ndërhynin vetëm aty ku dukej e domosdoshme. Principi i subsidaritetit e karakterizon këtë qëndrim të Sinjoria-s. Aty ku nuk

86

prekeshin interesat e pushtetit, vendasit mund të bënin veprimet e veta. Nuk pati as ndikim shpirtëror (religjioz) nga ana e Venedikut. Idetë humaniste arritën në hapësirën shqiptare nëpërmjet mediumit të kishës katolike në Durrës. Mosinteresimi për raportet shqiptare tregohet edhe me mungesën e çuditshme të thënieve (shprehjeve) për vendin e njerëzit. Shqiptarët u shikuan si nënshtetas që nuk ishin ndryshe nga dalmatët e grekët. Senati venecian u shprehte atyre, në rastin më të mirë, një miradashje atërore, i shpërblente përkrahësit e devotshëm, kujdesej për viktimat e luftës dhe trashëgimtarët e ithtarëve të partisë; ai mblidhte informata për zakonet e vendit vetëm kur këtë e kërkonte administrata e Shqipërisë. Në të kundërtën, patriciati venecian nuk sqarohej më tutje me parafangot e veta shqiptare. Të gjitha tekstet tregimtare nga pena e autorëve venecianë që kanë të bëjnë me Shqipërinë e përshkruajnë provincën si arenë të heroizmave veneciane në luftë kundër osmanëve. Dhe, edhe këtu interesi është shumë selektiv. Ngjarje të rëndësishme të historisë së provincës në kronikat veneciane pasqyrohen pak e hiç. Skënderbeu, bie fjala, nuk paraqitet në të gjitha kronikat, fillimet e tij nuk e interesojnë asnjë shkrimtar; ai paraqitet tek si aleat venecian, i cili në vitet 1466 dhe 1467 i zmbrapsi sulmet osmane. Shumë më tepër hapësirë u është dhënë betejave mbrojtëse veneciane rreth Shkodrës. Ato u bënë pjesë e pasqyrës veneciane të historisë. Bëmat e heroit Antonio Loredan, të vitit 1474, dhe të mbrojtësit të patrembur të Rozafës së vitit 1478 nga shtresa udhëheqëse veneciane

u konsideruan si kapitulli më i ndritur i historisë së saj. Krenari Doxhi Pietro Mocenigo kërkoi që në monumentin e varrit të vet madhështor, në kishën e Sh. Gjovani e Paolo, në formë solemne të paraqitej shpëtimi i Shkodrës: EX HOSTIUM MANIBUS, thuhet në epitaf; dhe nuk gjendet kot në tavanin e sallës së madhe të pallatit të Doxhit të Venedikut një pikturë e komponuar me vrull për betejën e Shkodrës. (…) Shqipëria shërbente vetëm si folie për krenarinë nacionale veneciane. Një domethënie e vet në këtë paraqitje nuk i takonte nga e kaluara. Mirëpo, një pasqyrë e tillë histrorike nuk ishte tipike vetëm për patriciatin venecian. Edhe shqiptarët e arratisur në Shqipëri e shihnin veten si nënshtetas besnikë të Venedikut dhe e shihnin kontributin e vet në mbrojtjen e Shkodrës si peng për të drejtën e qëndrimit të tyre në Lagunë. Skënderbeu nuk kishte vend në këtë të menduar. Kjo askund nuk tregohet më mirë se në fasadën e Scuola degli Albanesi: nëse nisemi nga sheshi i Shën Markut drejt urës Accademia në Canal Grande, vijmë te Campo S. Maurizio. Shumica e vizitorëve të qytetit të Lagunës kalojnë shpejt pranë selisë së patëdukë të Scuolas. Kush ndalet edhe në Calle del Piovan, e ngrit shikimin lart, e sheh të skalitur në gur kështjellën e Rozafës së Shkodrës, pas bedenave të së cilës fshihen mbrojtësit, derisa para digave kërcënon me jatagan një turk i stolisur me turban. Në të dy anët e kështjellës janë të vendosura emblemat e komanduesve të kështjellës, Antonio Loredan dhe Antonio da Lezze. Bashkësia shqiptare në Venedik atyre ua vendosi një përmendore; në luftë për Shkodrën, shqiptarët venecianë panë përjetimin nxitës të identitetit të tyre, të cilin e kujtuan edhe dekada të tëra pas rënies së qytetit. Një monument varri, një pikturë tavani në pallatin e Doxhit, një reliev i fshehur- vetëm këto mbetën në qytetin e Lagunës si përkujtime të dukshme të sundimit të venecianëve në Shqipëri. Nga libri “Das venecianische Albanien (1392-1479) Munchen, 2001” Përktheu nga gjermanishtja: Albulena Blakaj 60/2006


Monumenta Albanica

Portret i Lekë Dukagjinit

Struktura etike e kanunit dhe nënkuptimet kulturore Kazuhiko Yamamoto yetja se, përse një doktor japonez po bën hulumtime mbi Kanunin, kodin e fiseve veriore shqiptare, është ngritur shpesh në Shqipëri dhe në Amerikë. Për këtë pyetje pothuajse nuk kam as më të voglën përgjigje, përveçse mund të them se rastësia dhe një forcë nxitëse më bëri të njihem me Kanunin. Në vitin 1990-të, gjatë një udhëtimi në vendet e Europës Lindore, lexoja një libërz informatash për turistë.Megjithëse në këtë kohë nuk dija pothuajse asgjë për Shqipërinë, ky

P

60/2006

libërz më çoi tek Jack Shulman, i cili banonte në New York dhe shiste libra dhe të përkohshmenë gjuhën shqipe, me çmime të njëjta me ato në Shqipëri. Nga ky person bleva disa libra, midis tyre edhe romanin e Ismail Kadaresë; “Prilli i thyer”.Kur e lexova këtë libër u impresionova dhe, që këtu e kanë fillesën hulumtimet e mia mbi Kanunin dhe kulturën shqiptare. Në fillim analizova strukturën etike të Kanunit duke e krahasuar atë me kulturën antike japoneze, e cila u kristalizua në artikullin e titulluar:“Struktura etike e Kanunit: A përbën ai formën fillestare

të etikës në shoqërinë njerëzore?” Në këtë artikull dëshiroja të elaboroja pikëpamjen time se struktura etike e Kanunit përbënte formën fillestare të etikës që ka pasur njerëzimi. Sipas mendimit tim, historia njerëzore në këto 2000 vjet të fundit është histori e përballjes midis strukturës së Kanunit dhe forcave që përpiqen të mos e pranojnë atë. Hapi tjetër i kërkimeve të mia ishte sqarimi i problemit të nacionalizmit etnik, sidomos të ultranacionalizmit japonez. Sigurisht, mjeti orientues i kërkimit ishte struktura etike e Kanunit. Studimi krahasues midis strukturës etike të Kanunit dhe logjikës së Mishima-s më dha mundësi të shkruaj artikullin e titulluar: “Studimi mbi konceptet etike të shkrimtarit ultranacionalist japonez, Yukio Mishima”. Në të, unë desha të tregoj se struktura etike e Kanunit përfaqësonte një prej sistemeve logjike të përhershme të ekzistencës njerëzore. Atëherë m’ u desh të gjej dëshmi për hipotezën time se struktura etike e Kanunit ishte forma origjinale e etikës në shoqërinë njerëzore. Materiali më i përshtatshëm për këtë dukej se ishte shoqëria homerike, e cila konsiderohej si një shoqëri pa autoritet shtetëror. Me sa më duket mua,struktura etike e Kanunit më dha rast të zbuloj se shoqëria homerike kishte logjikë të ngjashme me struk-turën etike të Kanunit dhe, si përfundim, shkrova artikullin e titulluar: “Struktura etike e shoqërisë homerike”. Dijet mbi strukturën etike të Kanunit më orientuan të gjej se shoqëria homerike kishte një strukturë të ngjashme me strukturën etike të Kanunit. Ky hulumtim rezultoi me artikullin: “Struktura etike e shoqërisë homerike”. Natyrshëm, më pas, analiza e shoqërisë homerike u pasua me hulumtime në tragjedinë greke. Nuk qe e zorshme për të zbuluar se tragjedia greke e shkruar në shekullin e pestë para erës së re, e tradhëtonte tragjedinë e epokës së artë të botës antike greke, ku shpaloseshin përleshjet midis logjikës së shoqërisë pa autoritet shtetëror dhe logjikës së qytet-shtetit. Ky kërkim u kristalizua në artikullin me titull: “Struktura etike e tragjedisë së Eskilit dhe Sofokliut”. Këta katër artikuj botohen në këtë libër. Në këtë parathënie të shkurtër dëshiroj të falënderoj Jack Shulman për prezantimin e artikullit tim Ismail Kadaresë dhe mjaft të tjerëve. I jam shumë mirënjohës Ismail Kadaresë, romani i të cilit (“Prilli i thyer”), më dha rastin të njihem me Kanunin.Biseda e ngrohtë me të, më ka inkurajuar shumë. Falënderoj, gjithashtu, Antonia Young për leximin e artikujve dhe komentet rreth tyre. Unë nuk do të kasha pasur mundësi të shkruaj këta

87


Monumenta Albanica artikuj pa ndihmën dhe miqësinë e saj. Një mirënjohje të veçantë meriton z. Selahedin Velaj, i cili, me kënaqësi dhe me kujdes, ndërmori punën e rëndëpër përkthimin e katër artikujve në gjuhën shqipe. Dua të theksoj se pa ndihmën e vyer dhe punën intensive të zotit Velaj, nuk do të kishte qenë e mundur që ky libër të shihte dritën e botimit. Në fund, dëshiroj të vlerësoj mbështetjen që më kanë dhënë miqtë amerikanë dhe shqiptarë. Këtë libër ua kushtoj këtyre të fundit. Fukuoka, Nëntor 2004. K. Y.

Struktura etike e kanunit: a e përbën ai formën fillestare të etikës në shoqërinë njerëzore? Fiset gege, në malësitë e veriut të Shqipërisë, kanë pasur një kod zakonor, të quajtur ndryshe Kanuni. Në një shoqëri të organizuar mbi baza farefisnore, sikurse ka funksionuar shoqëria në ato vise të thella malore deri vonë, në një shoqëri, ku sistemi i drejtësisë nuk funksionon si duhet, një akt hakmarrjeje, i ndërmarrë prej palës së cënuar, përbën masën më të fundit ndëshkuese ndaj një dëmtuesi apo një pale dhunuese, por, njëherazi,edhe veprimin e domosdoshëm për të rivendosur e ruajtur rendin shoqëror në shoqërinë njerëzore. Në ato vise të veriut të Shqipërisë, gjykohet i drejtë çdo akt hakmarrjeje ndaj një dhunuesi a fyesi që kryen njëveprim të shëmtuar, të klasifikuar si të pamoralshëm nga Kanuni. Çështja e lindjes dhe zhvillimit të moralit dhe rendit shoqëror në një shoqëri pa autoritet shtetëror, përbën një problem të ndërlikuar, që njerëzit kanë kërkuar ta zgjidhin prej kohësh. Është e arsyeshme të mendojmë se, përpara se në shoqëri të shfaqej autoriteti shtetëror, njerëzit të kenë rrojtur në një shoqëri pa autoritet të tillë.Më së pari, Tomas Hobs e gjeti origjinën e rendit shoqëror, në një shoqëri pa autoritet shtetëror, tek e ash-tuquajtura kontratë shoqërore. Mbështetur në teorinë e tij të kontratës shoqërore, më tej, Rusoi, por edhe Niçja dhe Zhirardi parashtruan teori të tjera mbi fillesën e rendit shoqëror.Sidoqoftë, të gjitha këto teori duket se kanë dështuar në motivimin e faktit që, një shoqëri pa autoritet shtetëror, ka parimet e saj morale, që janë zhvilluar e përpunuar në mënyrë spontane, si rezultat i kulturës pagane. Shoqëria fisnore, në ato vise të veriut të Shqipërisë, ku në vend të pushtetit shtetëror zotëronte pushteti normativ i Kanunit, ka parimet morale dhe rendin e saj shoqëror original, të përpunuar brenda saj.Në këtë ese dëshiroj të

88

Ballina e librit të dr. Yamamotos

sqaroj konceptet etike të Kanunit dhe të parashtroj një teori të re mbi origjinën e etikës dhe rendit shoqëror në shoqërinë njerëzore, duke u bazuar dhe duke përdorur strukturën etike të shoqërisë në ato male të larta, ku u përftua ky kod zakonor, Kanuni. Veriu i Shqipërisë karakterizohet nga terreni i thyer malor, nga malet e larta e me gryka të thella; bën përjashtim vetëm një rrip i ngushtë toke, gjatë bregdetit të Adriatikut. Banorët e këtyre viseve, që flasin dialektin gegë të gjuhës shqipe, ruanin strukturat fisnore, bazuar në shtëpinë, vllazninë dhe fisin, derisa diktatori shqiptar,Enver Hoxha, i shkatërroi ato, mbas Luftës së Dytë Botërore. Malësia e Shqipërisë së Veriut i është nënshtruar, që nga mesjeta, kodit zakonor fisnor, të quajtur Kanun.Kanuni është përcjellë e transmetuar gojë më gojë, ndër breza, mes fiseve shqiptare, derisa frati françeskan,Shtjefën Gjeçovi, përmblodhi dhe përpiloi Kodin, i cili arriti të botohet vetëm pas vdekjes së tij, më 1933, nën titullin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”(Lopasic 1992; 89 -105).

Konceptet etike të kanunit Kanuni, i mbledhur dhe i përpiluar prej Shtjefën Gjeçovit, përbëhet nga 1263 nene. Meqenëse neni 1181 është i njëjtë apo i ngjashëm me nenin 1081, atëherë mund të themi, se numri më i saktë është: 1262 nene (GJEÇOV,1989 [1933]; 198-208). Tipari më i spikatur në Kanun është e drejta e hakmarrjes. Kanuni i lejon burrat të hakmerren,veprim ky që funksionon si një masë frenuese kundër shkeljes së të drejtave të të tjerëve. Nëse një akt hakmarrjeje, i ndërmarrë nga pala e prekur apo e cënuar, nuk bazohet dhe nuk pajtohet me konceptet etike, ai mund të çojë dhe përfundojë në veprime të mbrapshta, në veprime

dhune pa fund.Fakti që për shekuj me radhë, në Shqipërinë Veriore dhe në Kosovë, Kanuni ka funksionuar si një kod zakonor,që i jep mundësi njerëzve të ruajnë rendin shoqëror, duke zgjidhur mosmarrëveshjet në komunitet, tregon që populli i këtyre viseve e shikon aktin e hakmarrjes, të diktuar në Kanun, si një akt të moralshëm. Mesa duket, koncepti I hakmarrjes është elementi themelor, i cili, fuqimisht,mund të nxjerrë në dritë strukturën etike të Kanunit.Meqenëse Kanuni, qartazi, dikton se gjaku i derdhur duhet të merret, atëherë, kuptueshëm, hakmarrja është e lidhur ngushtë me konceptin e gjakut. Kërkimi mbi shkaqet e një dhune të tillë kaq hakmarrëse, që shfaqet me gjakderdhje, do të na japë mundësinë t’u qasemi dhe të kuptojmë konceptet që formësojnë strukturën etike të Kanunit. Fare lehtë mund të gjejmë se të katër konceptet, betimi – beja, besa (“besa” është një betim për armëpushim),nderi dhe miku janë ngushtazi të lidhura me hakmarrjen. Për shembull, kur një burrë shahet apo fyhet, ai ka tëgjitha të drejtat të rivendosë nderin e tij, duke e vrarëfyesin. Kur vritet një burrë ose një mik, gjaku i derdhur duhet marrë, duhet shpaguar. Kështu, të katër konceptet,betimin, besën, nderin dhe mikun do t’i bashkonte koncepti i gjakut, nëpërmjet një dhune hakmarrëse. Cili është sfondi dhe argumenti etik që e bind një burrë të fyer e të turpëruar të vrasë fyesin e tij? Çfarë e detyron një burrë të hakmerret, kur mysafiri i tij vritet? Gjithsesi, sado që të përpiqemi të kuptojmë strukturën etike të Kanunit, duke përdorur gjashtë konceptet, betimin, besën, gjakun, nderin,mikun dhe hakmarrjen, nuk arrijmë dot deri në kuptimin e plotë të saj, pasi na mungon lidhja thelbësore midis këtyre koncepteve. Në një çast zbulova se teoria Marebito (MikuZot), e Shinobu Orikuçit, një folklorist dhe shkrimtar japonez, përbënte një çelës të përshtatshëm për zgjidhjen e këtij problemi. Sipas tij, perëndia shfaqej nën maskën e një miku, në ceremonitë fetare të Japonisë së lashtë. Dy herë në vit, i maskuar si një plak, Perëndia viziton një fshat, për të bekuar popullin dhe, të dy herët, një zot shtëpie duhet të mire presë mysafirin-perëndi me një mikpritje të veçantë (ORIKUCHI 1972 [1954]: 3-62). Si shpërblim ndaj mikpritjes, mysafiri-perëndie bekon mikpritësin, bekim që i siguron lumturinë dhe shëndetin familjes së tij. Në ceremoninë e pritjes së mysafirit-perëndi, çasti më i rëndësishëm është ai i gostitjesa qerasjes me ushqim të mysafirit-perëndi. Nuk mund të ketënjë ritual të tillë, pa ushqim që hahet bashkërisht e nga të gjithë, në mënyrë të barabartë. 60/2006


Monumenta Albanica

Dr. Yamamoto me zonjën e dr. Velaj në vizitë në ATV media company

Siç duket, shqiptarët e kanë konceptin e mikut dhe traditën e mikpritjes të njëjtë apo të ngjashme me atë të japonezëve të lashtë. Në Kanun thuhet: Shpia e shqyptarit asht e Zotit dhe e mikut (Neni 602). Miku duhet të nderohet me bukë e kripë dhe zemër (Neni 608). Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, shkruan: “Miku brenda derës (shtëpisë) së dikujt, për shqiptarin është më i shenjtë se çdo gjë tjetër... Miku, në jetën e shqiptarit, përfaqëson kategorinë etike edhe më të rëndësishme sesa lidhjet e gjakut… Miku është, me të vërtetë, një gjysmë perëndi” (Kadare 1990: 76 -78). Krahasimi i kulturës dhe traditës mes shqiptarëve dhe japonezëve të lashtë na shpie tek koncepti i bukës (ushqimit), i cili është një element i domosdoshëm për tëkuptuar Kanunin. Kështu, tek Kanuni gjejmë shtatë koncepte etike: Betimi, besa, gjaku, nderi, miku (mysafiri perën-di), buka dhe hakmarrja. Në vijim po citoj disa nene të Kanunit të Lekë Dukagjinit, të cilët përcaktojnë e shpjegojnë konceptet etike. Betimi-beja: Betimi është një sjellje besimtare, nëpërmjet së cilës njeriu, duke dashur të shfajësohet ndaj një akuze të turpshme, duhet të prekë, me dorën e tij, një shenjë besimi,duke thirrur emrin e Perëndisë si dëshmi të së vërtetës.“Beja asht nji sjellje besimtare, për mjet së cillës nieri, tui dashtë me dalë së keq prej nji zhkarkimi të dhunshëm, do të përkasë me dorë nji shej besimi, tuj e grishë emnin e Perëndis në dishmi të së vertetës”.(Neni 529). Një burrë, i akuzuar për vjedhje ose për vrasje, lejohet të shfajësojë veten e të vërtetojë pafajësinë e tij, 60/2006

duke bërë be në emër të zotit, se është i pafajshëm. Nëse bën betim të rremë, me dashje ose pa dashje, ai është burrë i pandershëm, që duhet ndëshkuar me gjobë të rëndë ose të dëbohet nga komuniteti. Përbetari i rremë mund të humbasë jetën e tij apo të fare-fisit të tij, pasi besohet se zemërimi i Perëndisë do të bjerë mbi të. Besa: Besa është një periudhë lirie dhe sigurie, që familja e viktimës i jep vrasësit dhe familjes së tij, duke pezulluar përkohësisht veprimin hakmarrës, deri në përfundim të një periudhe të caktuar (Neni 854). Kur shpagimtari e vret kundërshtarin e tij në pusi, atij i jepet një besë prej 24 orësh, gjatë së cilës ai duhet të marrë pjesë në varrimin e të vrarit dhe, pas saj, edhe një tjetër besë prej 30 ditësh. Gjatë kësaj periudhe, ai është i mbrojtur prej besës së dhënë dhe hasmi e ka të ndaluar ta vrasë. Kështu, pra, besa përbën një lloj betimi të bërë nga pala e cënuar a e goditur, që sjell një ndërprerje të përkohshme të gjakderdhjes. Gjaku:“Vargu i brezavet të gjakut e të gjinis, shkon në të pasosun për shqyptarin e malevet”. “Për malësorin shqiptar, zinxhiri i marrëdhënieve të gjakut dhe të gjinisë vazhdon pafund (artikulli 695). “Po më shau kush, e un e vrava, ia kam gjakun”.“Nëse dikush më shan a më ofendon dhe unë e vras atë, atëherë kam marrë mbi vete çmimin e hakmarrjes” (neni. 910). “Gjaku s’hup kurrë”.“E drejta për tu hakmarrë nuk humb kurrë” (Neni 917). “Mbasi ta përziejn gjakun ase,mbasi ta tundin mirë, i shndrrojn gotat, e, me duer kryqzue,ia kojn shoqi-shoqit, tuj e pi gjakun e njani-tjetrit. Nder njmi përgzime, qesin pushkë e bahen si vllazën të ri njij nanet e babet” (Neni 990). Gjaku,

në Kanun, është një metaforë për jetën njerëzore,për farefisin dhe gjakmarrjen. Gjaku i një fyesi apo dhunuesi, ose i një anëtari të farefisit të tij, është e vetmja gjë që i jep mundësi palës së dëmtuar të vërë në vend çnderimin osegjakun e derdhur.Nderi:“Nderi i cënuar nuk shpërblehet me asnjë pasuri,veçse me gjak ose me falje fisnike e publike” (Neni 598). Një burrë i çnderuar, për Kanunin, është i vdekur ( Neni 600). Një burri i është cënuar nderi:a) Nëse dikush e quan atë gënjeshtar, përpara një grupi burrash të mbledhur në kuvend; b) Nëse dikush e pështyn, e kërcënon, e shtyn ose e goditatë;c) Nëse i prish besën a ndërmjetësimin; d) Nëse dikush i përdhunon gruan a ia merr atë (Neni601). Kështu, kur pala e fyer apo e dhunuar nuk mund ta falë një fyes a dhunues, ajo do të hakmerret për çnderimin që i është shkaktuar përpara komunitetit. Miku: “Mikut i duhet ofruar buka e ushqimi që ha vetë a që ke në shtëpi” (Neni 611). “Miku ulet në krye të sofrës, dhe është nën mbrojtjen e anëtarëve të shtëpisë” (Neni 653). Miku është njeri i nderuar, që duhet trajtuar me mikpritjen e duhur, sikur të ishte një krijesë hyjnore. Nëse miku, i gjendur nën mbrojtjen e të zotit të shtëpisë, vritet, gjaku i tij duhet të merret me çdo kusht. Buka: “Udhëtari, si edhe shkuesi (lajmëtari), udhëtoj nëpër hesap të vet dhe me bukën e vet, prandaj edhe s’kanë pse të jenë në mbrojtjen e kërkujt” (Neni 489). “Pushka dhe buka, e dhënë me dije se jepet për vrasje apo një vrasësi, sjell gjak mbi atë që e jep” (Neni 839). “Buka e gjakut ndodh kurndërmjetësit e pajtimit të gjakut, së bashku me disa prej fare-fisit, shokëve e dashamirëve të të zotit të gjakut, shkojnë në shtëpinë e vrasësit, për të pajtuar gjakun dhe për të ngrënë bukën e gjakut të pajtuar” (Neni 982). Nëse anëtarët e pleqësisë ulen e hanë bukë bashkë me të akuzuarin, kjo konsiderohet se ata e kanë marrë besën (Neni 1068). Banorët e Shqipërisë së Veriut zhvillojnë dhe përforcojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes tyre, duke ngrënë së bashku. Pabukëna ushqimin, rituale të tilla, si dhënia e besës apo pajtimi i gjakut, sipas Kanunit, nuk do të konsideroheshin të përmbushura.Hakmarrja:“I turpëruari ka çdo të drejtë të hakmerret për nderin e tij... S’ka nevojë për gjykim, dhe as gjobë nuk pranon. Burri i fortë e merr gjobën vetë” (Neni 599). Sipas Kanunit, fyerja ndaj babait, vëllait apo edhe një kushëriri pa pasardhës, mund të falet, ndërsa fyerja e mikut nuk falet (Neni 649). Nëse padrejtësitë apo aktet e pahijshme kryhenhaptazi, në komunitet, pala e fyer hakmerret, për të rivendosur ekuilibret dhe barazinë në komunitet. Nga anglishtja Dr. Selahedin Velaj

89


Monumenta Albanica

Viset shqiptare në veprën e admiralit turk Piri Reis në v. 1521-25 Shyqri Nimani ësimet dramatike kolektive nga luftërat e pareshtura, në një anë, dhe të arriturat e jashtëzakonshme individuale të shqiptarëve në shumë fusha të veprimtarive shoqërore në Perandorinë Osmane, në anën tjetër, për pesë shekuj në vazhdimësi, janë evidencuar mjaft mirë edhe nga vetë osmanët. Autorët e këtyre shkrimeve nuk kanë qenë vetëm me prejardhje turke; në mesin e tyre janë shquar edhe persianët, arabët dhe shqiptarët - nga Veziri i Madh, Lutfi Pasha (vd. 1564) e deri te Sami Frashëri (1850-1904). Turkologu i mirënjohur Franc Babinger në veprën e tij Die Geschichtsschreiber der Osmanen und ihre Ëerke kishte numëruar 376 emra të shkrimtarëve osmanë të veprave të ndryshme historiografike që kanë të bëjnë me periudhat përkatëse

P

të Perandorisë Osmane. Por, sigurisht, me kaq nuk mund të përmbyllet as përafërsisht numri i autorëve të këtillë dhe i veprave të tyre, sepse një pjesë shumë e madhe e arkivave osmane ka qenë e mbyllur ç’prej kohësh. Para disa vjetësh, ndërkaq, portat e tyre u hapën për studiuesit ekspertë osmanologë vendorë e ndërkombëtarë. Përkushtim të veçantë, ndërkaq, jemi përcaktuar t’i bëjmë personalitetit të shquar osman, admiralit të flotës ushtarake perandorake – Piri Reis (1470-1554) dhe veprës së tij madhore Kitab-i Bahriye (Libri detar apo Libri për lundrimet) i viteve 1521-25, që ka të bëjë edhe me bregdetin shqiptar.

Admirali Piri Reis Pikërisht në kohën kur Perandoria Osmane arrinte kulmin e lulëzimit të përgjithshëm, kur portugezët dhe spanjollët arrinin deri në Indi, duke lundruar rreth e qark Kepit të Shpresës së Mirë dhe kur Christopher Columbus zbulonte toka të reja tejoqeanike si Mondus Novus – do të veprojë admirali dhe gjeografi i mirënjohur turk, Piri Reis. Data e lindjes së tij nuk dihet me saktësi, por supozohet të ketë qenë rreth viteve 1465-1470. Ai kishte lindur në qytetin e bukur bregdetar Gelibolu (Galipoli) në Detin Marmara, i cili atëbotë shfrytëzohej si bazë e marinës ushtarake detare. Babai i tij, Haxhi Mehmeti, i kishte dhënë të birit emrin Muhiddin Piri. Për fëmijët e lindur dhe të rritur në këtë qytet, na jep të dhëna me përshkrime të bukura artistike historiani turk, Ibni Kemal, i cili, ndër të tjera, thotë: “Fëmijët e Galipolit rriten në ujë si aligatorët. Djepat e tyre janë anijet. Ata përkunden për të fjetur me nënanënat e detit dhe të anijeve ditën dhe natën”. Pas moshës dymbëdhjetëvjeçare ai për 14 vjet pa pra do të jetë me ekuipazhin e anijes së xhaxhait të tij, Kemal Reis, admiral i famshëm i kohës. Ç’është e vërteta, ishin dy qytetet bregdetare turke – Gelibolu dhe Izmin, të cilat kishin kantieret e njohura për ndërtimin e anijeve sipas standardeve të kohës e me të cilat osmanët luftonin kundër gjenovasve dhe venedikasve, që trajtoheshin detarët më të tmerrshëm të

kohës. Osmanët, pos flotës ushtarake zyrtare, kishin edhe flotën private të cilën e ndërtonin dhe e drejtonin kapedanë të shquar. Edhe flota e xhaxhait të Piri Reisit, Kemal Reisit, ishte flotë private në të cilën Piri i ri kalonte vite të tëra në hapësirat detare të Afrikës Veriore e deri në Spanjë. Ishin këto vite të kalitjes dhe regjies së suksesshme të Piri Reisit në betejat e përgjakshme pirateske, kur pirateria ishte bërë veprim i zakonshëm i kohës. Ndërkohë, Piri Reisi arrin të bëhet ndër detarët dhe komandantët më të famshëm të flotës ushtarake detare të Perandorisë Osmane, siç janë Barbarossa Hayreddin Pasha, Turgut Reis, Kurdoğlu Muslihiddin Reis, Kemal Reis, Kiliç Ali dhe Burak Reis. Ishin këta detarë të aftë që ia bënë të mundëshme osmanëve të zotëronin ujërat detare gjatë shekullit XVI. Të dhënat historike dëshmojnë se flota pirateske private tok me atë zyrtare osmane komandonte Mediteranin (Detin e Mesdheut), Detin e Zi dhe Marmara. Këto flota madje arrinin deri në oqeanet Atlantik e Indian. Ishin këto kohë zbulimesh të mëdha, të përcjella me konflikte dramatike që kishin qëllim zotërimin strategjik dhe ekonomik të rrugëve detare që evropianët po i përgatitnin për tregtimin reciprok të të mirave me vendet e Afrikës, Indisë, Kinës e Japonisë. Ndërkaq, meritat e Piri Reisit nuk pushojnë vetëm me bëmat e tij pjesëmarrës i dalluar në përleshjet e flotës pirateske dhe sidomos si admiral zyrtar i flotës perandorake – por mbi të gjitha, shquhet për kontributin jashtëzakonisht të madh në fushën e shkencave gjeografike në nivel ndërkombëtar. Kryevepër e tij është, siç u përmend më lart, vëllimi dorëshkrimor “Kitab’i Bahriye” (Libri i navigacionit) i përpiluar në intervalin kohor 1521-1525. Ky libër konsiderohet udhërrëfyesi më i vjetër i lundrimit detar në Detin Egje dhe Mesdhe. Vepër tjetër madhore e këtij admirali, dijetari, poeti, poligloti e hartografi janë hartat e Amerikës, të cilat konsiderohen ndër më të vjetrat e këtij kontinenti të quajtur atëherë Bota e Re. Së pari, le të njihemi shkurtimisht me rrjedhat e përpilimit të këtij vëllimi 753 faqesh. Libri i Piri Reisit, që emërtohet edhe

Ura e Mesit

90

60/2006


Monumenta Albanica

Harta e Vlorës

si Bahriye, mban dy data: 1521 (hixhri 927) dhe 1525 (hixhri 932). Për botimin e parë thuhet se ishte jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e detarëve të kohës dhe se përshkruhej (kopjohej) për nevojat e marinës ushtarake të Perandorisë Osmane. Botimi i dytë është plotësuar dhe i është prezantuar Sulltan Syleman - Madhështorit me ndihmën e kryeministrit Ibrahim Pasha Pargaliut. Mjerisht, asnjëri nga këto dy origjinale ende nuk janë gjetur. Ndërkaq, botimet që gjenden nëpër biblioteka janë përshkrime botimesh autentike të bëra në kohë të ndryshme. Nga vetë listat e manuskripteve nëpër vende të ndryshme nëpër botë mund të kuptohet sa e rëndësishme ishte dhe është vepra Bahriye e Piri Reisit, jo vetëm për historinë dhe kulturën kombëtare turke, por edhe për qytetërimin në përgjithësi. Sepse, të gjitha këto të dhëna kanë zanafillë burimore, autentike. Ato janë pasqyrime reale të drejtpërdrejta nga vizitat e shumta që u bënte ai vendeve të ndryshme të botës deri atëherë të njohur. Njohës i mirë i 60/2006

disa gjuhëve: italishtes, spanjollishtes, portugalishtes, greqishtes (natyrisht edhe i gjuhës amëtare, turqishtes), Piri Reisi ishte në gjendje që informatat e vjela t’i shënonte me saktësi thuaja të përsosur. Këto të dhëna autentike kanë të bëjnë me bregdetet e Egjeut dhe të Mesdheut, duke përfshirë limanet dhe popujt e Adriatikut, Italisë, Francës, Spanjës dhe Tunizisë. Janë këto informata që kanë të bëjnë me aspekte të ndryshme historike, gjeografike, ushtarako-strategjike dhe onomastike. Të dhënat verbale i shoqëronte edhe me vlera hartografike. Janë këto vizione pikturale të krijuara nga vetë Piri Reisi, që vizuelizojnë pamje burimore të: qyteteve, kështjellave, gjireve bregdetare, lumenjve, maleve, kodrave, pellgjeve, liqeneve, ishujve, anijeve, thellësive detare... Sepse, Piri Reis pohonte se gjërat që nuk shënohen mund të humbasin, andaj edhe shkruante në Bahriye, faqe 17, siç i pëlqente zakonisht edhe në trajtë poetike: “Nëse nuk shënohet çdo shenjë harrohet, ndaj çdo gjë do të duhej të regjistrohej në

kohë të volitshme. Prandaj, unë shkrova për tërë atë që kam parë në të gjithë detet që brodha. Nëse ndodh të shkoj në vende të njëjta, do të dija ku gjenden cekëtinat.” Ndërkaq, në faqen 24 të Bahriye-s Piri Reis thotë se vizatimi i hartave kërkon dituri thelbësore dhe të përpiktë, sepse edhe gabimi më i vogël i bën ato të pavlera: “Së fundi, nëse gjendet ndonjë gabim në hartë, sadoqoftë i vogël, njeriu nuk mund ta përdorë.” Librin e tij Bahriye Piri Reis e shkruante në një periudhë të stuhishme kohore prej 14 vjetësh, kur, siç shkruan, “...në atë kohë ne lundronim në Mediteran dhe luftonim armikun e fesë sonë pamëshirshëm”. Ky interval i stuhishëm kohor përputhet me kohën e sundimit të Bajazidit II (14811512), Selimit I (1512-1520) dhe Sulltan Sylejmanit (1520-1566). Mbështetjen dhe shtytjen vendimtare, ndërkaq, për përpilimin dhe përfundimin e librit të tij, Piri Reisi pat fat ta kishte nga kryeministri Pargali Ibrahim Pasha, me prejardhje shqiptare nga qyteti i bukur bregdetar i Pargës. Kjo kishte ndodhur me rastin e fushatës ushtarake për në ishullin Rodos (1523), kur atëbotë vetë Sulltan Sylejmani, i shoqëruar nga Pargali Ibrahim Pasha dhe Piri Reisi po i printe flotës ushtarake osmane. Piri Reisi, në faqen 852 të librit të tij Bahriye, duke u shprehur në vargje, rrëfen se kryeministri Ibrahim Pasha Pargaliu e kishte vërejtur atë duke u konsultuar me shënimet e veta në dorëshkrim: “Kur unë gjendesha në hall gjithnjë i referohesha librit në të cilin kisha shënuar rrugët, në përputhje me njohurinë time në këtë fushë. Pashai i Madh vërejti se unë gjatë gjithë kohës po i referohesha librit tim. Ai e bëri përultësinë time dobi të madhe, me të cilën një ditë mund të ngritem si dielli në karrierën time. Falë këtij simboli të integritetit dhe të mirësisë unë u bëra, thënë figurativisht, një copë e arit, që kur unë isha fillimisht asgjë pos dheut.” Duke e kuptuar rëndësinë e këtyre shkrimeve, Ibrahim Pasha e këshillonte Piri Reisin të përpilonte me to një libër të mirëfilltë. Ndërkohë, me t’u kthyer në Gelibolu, Piri Reisi i përkushtohet punës energjikisht dhe, pas një përpunimi thelbësor, përkryen vëllimin. Pastaj, me ndihmën e kryeministrit Ibrahim Pasha Parganjotit i prezantohet Sulltan Sylejmanit, i cili librin e vlerësoi lart. I kënaqur së fundi nga shfryrja e tij e suksesshme shpirtërore, në faqen 853 të Bahriye-s, Piri i lumtur rrëfehet me këto vargje: “...Shpresoj se, meqë e kam përfunduar librin, unë mund ta kem vullnetin e mirë të Perëndisë për vuajtjet e mia.” Ndërkaq, nga kupleti i fundit kuptohet se data e përfundimit të librit është viti

91


Monumenta Albanica

Harta e Durrësit

1526 (viti 923 sipas kalendarit arabik): “Ne arritëm fundin e dëshiruar dhe shkruam këtë kuplet.” Hartografi i shquar turk fillon depërtimin në bregdetin etnik shqiptar nga jugu dhe vazhdon gjithandej për në veri-perëndim të vendit. Harta e parë ka të bëjë me bregdetin e Prevezës dhe Shën Mavrisë që atëbotë i takonin Sanxhakut të Janinës. Duke shpjeguar pozitat gjeografike të kalave (kështjellave), grykave, urave, ujëdhesave, lumenjve, shkëmbinjve e kishave, Piri Reis shënon edhe emërtimet e tyre përkatëse. Disa nga këto emërtime dëshmojnë për praninë shekullore etnike shqiptare në këto troje, si: mali Mizrak (Mazreku = Mali i Shtizës), apo shkëmbi që thepiset në grykë të Kalasë së Shën Mavrisë dhe ishullit të Lefqelës që quhet pastër në shqip Plaka. Pastaj, Piri Reis rrëfen për distancën mes Shën Mavrisë dhe Prevezës, që është 12 mila. Ndërkaq, në veri të kalasë së Prevezës, 2 mila larg, gjendet porti në trajtë të rrumbullakët i Batinit, që është shumë bukur i rrethuar me pyje. Të dhëna relevante me rëndësi të

92

Harta e Pargës

posaçme na ofron Piri Reis në vijim gjatë përshkrimit të Pargës. Ai thotë në fillim se kjo kala bregdetare, që varet nga Venediku, është liman me shtrirje të rehatshme. Ndërkaq, mali që ngritet mbi kalanë emërtohet Mali Mizrak (Mazareku) që do të thotë Mali i Shtizës. Në vijim Piri Reis jep të dhënën e rëndësishme se populli i këtyre rretheve është shqiptar. Duke shkruar për bujqësinë njofton se Parga nuk ka ara të mira për të punuar dhe vjelë të lashtat. Megjithatë, në verilindje të limanit në Në këtë kaptinë dhe në këtë hartë mbi rrethinën e Durrësit, Piri Reis shënon pos të tjerash edhe këto toponime: TURAÇ (Durrës), PORTO PALU (Bishti i Pallos), MATA (lumi Mat), ADRIN (lumi Drin), LES (lumi i Lezhës), BOYANA (lumi Buna), ARNAVUD ISKENDERIYESI (Aleksandria në Shqipëri – Shkodra), ANTIBARI (Tivari), DULÇINI (Ulqini).

një përrua ka mullinj dhe një katund që është i ndërtuar mirë. Piri Reis, detar i shkathët që ishte vëren duke shënuar se në hyrje të Pargës në det gjendet një shkëmb që nuk mund të shihet lehtë dhe se duhet pasur kujdes të madh. Në hartën vijuese admirali Reis rrëfen për ishullin Paksho me shpalosjen e të dhënave të përgjithshme. Ai sidomos përqendrohet në dhënien e informatave që kanë të bëjnë me navigacionin detar të anijeve. Aty prezantohen emërtimet: Ishulli i Korfuzit, Lumi i Mullinjve, Mali i Mazrekut, Kalaja e Pargës, Buza “Kav Halefidi”, Ishulli “Paksho” (Balishiler), dhe Siujdhesa “Anti Paksho”. Nga ishulli Paksho, Piri Reis vazhdon rrugën në veri, në drejtim të Korfuzit, 10 mila larg. Ishulli i Korfuzit, sipas Piri Reisit, ishte zotëruar nga një zonjë e quajtur Kargire të cilës venedikasit ia kishin rrëmbyer me dinakëri. Ata kishin sunduar në këtë ishull deri më 1404. Hapësira e ishullit është tërësisht malore me burime përrenjsh dhe me vargane katundesh. Aty prodhohet vaj ulliri me cilësi të mirë. Skela e peshkimit është frekuentuese. 60/2006


Monumenta Albanica Le të mbetet me kaq lidhur me këtë. Në këtë kaptinë dhe në hartën për rrethinën e Vlorës, Piri Reis shënon, pos të tjerash, edhe këto toponime: AVLONA (Vlora), GLOSSA BURNU’NUN (Gjiri i Gjuhëzes), KARA BURUN (Buza Tokësore), PINAZUMU (Limani i Lepurit), YANYA (Janina), VUYUS (Vjosa), APOLONYA (Apolonia).

Kalaja kryesore, që ngritet në drejtim të veriut, ka diametër 2 milash. Në qytetin që ka pranë ekzistojnë 18.000 banesa. Dhe, pas një mori të dhënash të ndryshme dhe përmbyllëse për Korfuzin, Piri Reis mjafton se Vlora është 82 mile larg nga ky liman. Tash, t’u përkushtohemi tërësisht kapitujve, me të gjitha të dhënat dhe hartat, që kanë të bëjnë me viset bregdetare të shtetit të sotëm shqiptar, të librit Kitab’i Bahriye të Piri Reisit.

Kjo kaptinë shpjegon rrethinën e Vlorës Kjo Vlora është një fshat i madh. Bregdeti është fare i cekët dhe anijet që arrijnë atje duhet t’u bijnë burive. Ato vendosen sipas dëshirës, duke hedhur spirancat në të dy anët. Shenjë dalluese për këtë vend është një gjir i ulët, i ngushtë në pjesën veriperëndimore të fshatit. Anijet shtrihen me këtë gjir mes tyre dhe veriperëndimit. Para fshatit gjendet një lagunë (liqen bregdetar) dhe brenda saj gjenden disa ishuj, secili me nga një fshat të vetin. Galerat mund të hyjnë në lagunë nëpër grykën e saj. Gjashtë mila në jug të Vlorës gjendet lum i quajtur Irinç. Galerat venedikase i afrohen lumit nganjëherë dhe marrin ujë këtu. Pranë lumit gjendet strehimorja e quajtur Vasliko. Anijet lundrojnë duke u afruar nga ana e djathtë e tyre. Këtu gjendet edhe gjiri i ngushtë ku bëhen ngjyrosje të shpejta derisa i hedhin spirancat në ujë kah jugu në gjashtë pashë thellësi. Nja gjashtë mila përafërsisht nga këtu, gjendet një tjetër liman i quajtur Porto Raguza, i cili shtrihet mes dy gjireve masivë. Në pjesën veriperëndimore të këtij limani, gjendet një gjir i quajtur Kavu Lanku të cilin vendorët e quajnë Kara Burun. Katër mila në veriperëndim të këtij limani dhe dymbëdhjetë mila nga Vlora gjendet një ishull i braktisur i cili quhet Sazana. Në pjesën veriore të këtij ishulli gjendet një kishë e shkatërruar, dhe deti përballë kësaj kishe është gjithashtu një mbrojtje. Në lindje gjendet një tjetër kishë në gërmadha. Pranë kësaj kishe lidhet anija dhe hedhet spiranca në drejtim të lindjes në dymbëdhjetë pashë thellësi

60/2006

Kjo kaptinë shpjegon rrethinën e Durrësit deti. Nëse hedhet spiranca në thellësi më të vogël, spiranca mund të humbas sepse fundi këtu është i parregullt. Këtu gjendet një shkëmb i madh dhe shtatë pashë thellësi deti shtrihen mbi të. Edhe uji i pijshëm mund të gjendet pranë kësaj kishe. Në anën jugore të Kara Burunit, gjendet një gjir i vogël i quajtur Tig Kirmata. Kjo është shtrojerë për galerat gjatë verës. Shenjë e saj përcaktimi është një përrua këtu i cili shteron verës dhe për këtë arsye shtrati i përroit duket si një rrugë e bardhë nga largësia, madje mund të shihet edhe duke u ngjitur malit. Njëzet mila nëpër breg të detit në juglindje nga ky vend që i shëmbëllën një rruge të bardhë, gjendet një liman i quajtur Pinazumu. Ky liman është një gjir i vogël të cilin detarët turq e quajnë Tavsan Limani. Në anën perëndimore të këtij limani rreth dy mila larg në drejtim të brendisë së vendit gjendet një kështjellë e quajtur Himara, e cila i takon Sanxhakut të Janinës dhe është e vendosur në një kodër të rrumbullakët. Ne e kemi përshkruar anën juglindore të Vlorës dhe tash do ta përshkruanim edhe anën verilindore të kësaj krahine. Tetëmbëdhjetë mila në veriperëndim të Vlorës gjendet një lumë i madh, i mirënjohur me emërtimin Vuyus sa që mund të futen edhe anijet. Në të djathtë të këtij lumi gjendet edhe një lumë tjetër i cili quhet Apolonya. Në veri të atij lumi gjendet një tjetër të cilin ata e quajnë Eski. Bregu i detit këtu, ndërkaq, ka shtrirje të ulët dhe është plot përroje që nga kështjella e Durrësit, e cila gjendet nëntëdhjetë mila larg në veri të Vlorës.

Vendi të cilin ata e quajnë Durrës është një kështjellë buzë detit, ku deti është i cekët. Nëse anijet e mëdha dëshirojnë të vendosen pranë kështjellës, duhet doemos të jenë të zëshme; dhe duke hedhur spirancat në të dy anët, ato mund të qëndrojnë të tilla. Deti rretherrotull gjirit, në anën veriperëndimore, është gjithashtu i cekët dhe njeriu duhet të jetë syhapur. Nëse dikush thirret në limanin Porto Palu, të cilin detarët turq e quajnë Kazik Limani, ky është një gjir i sigurt për anije të vogla. Nja katër mila përafërsisht në veri të këtij limani me skele gjendet një lumë i madh i qujtur Mata. Edhe më në veri të këtij lumi gjendet një tjetër, i cili quhet Adrin. Nja njëzetepesë mila në veriperëndim të këtij lumi Adrin gjendet një lumë i madh i quajtur Les. Kështjella e quajtur Les është shndërruar në gërmadhë qëmoti, por rindërtimi i saj është urdhëruar. Njëzetekatër mila nga ky vend gjendet lumi Boyana. Ky gjithashtu është lumë i madh dhe anijet mund të futen në të. Në mesin e të gjithë lumenjve të përmendur në këtë kaptinë, asnjëri nuk është më i madh se Boyana. Lumi të cilin ne e quajmë Boyana rrjedhë nga Arnavud Iskenderiyesi dhe derdhet në det. Anijet e mëdha mund të hyjnë në grykën e tij. Dymbëdhjetë mila nga ky lumë Boyana në drejtim të veriperëndimit gjendet kështjella e qujtur Dulçini. Kjo kështjellë varet nga Venediku. Edhe më në veriperëdim të kësaj kështjelle gjendet një tjetër e quajtur Antibari, e cila gjithashtu varet nga Venediku. Në perëndim të kësaj kështjelle gjendet një ishull i vogël dhe deti mes tij dhe bregdetit të Rumelisë krijon një vendstrehim të sigurt. Ky vend është posaçërisht i sigurt për hedhje të spirancës. Nga kjo kështjellë, kështjella e Budua-s gjendet njëzet mila në perëndim. Para kështjellës Budua është një ujëdhesëz. Do të duhej të hynit në anën lindore të kësaj ujëdhese dhe nëse hedhni spirancën në mes të rrugës përgjatë saj, ju mund ta lidhni anijen kudoqoftë që dëshironi në vartësi nga era.

93


Monumenta Albanica

Një letër e Pal Engjëllit drejtuar Skënderbeut më 1463

ë vitin 1463, Pal Ëngjëlli (1417-1469), emri i të cilit lidhet përjetë me formulën e pagëzimit në gjuhën shqipe, që mban datën 1462, i dërgoi Skënderbeut një letër që meriton të njihet dhe të studiohet për cilësitë e saj të veçanta. Prandaj, e pashë të arsyeshme që të diskutoj për këtë letër në Simpoziumin kushtuar figurës madhore të heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Por, më parë se t’i hyj kësaj teme, më duket me vend t’i them dy fjalë për autorin e letrës. Pal Ëngjëlli ishte një klerik katolik shqiptar që jetoi në epokën e Skënderbeut. Ai ishte Peshkop i Durrësit në kohën kur Kisha Katolike kishte në krye Papa Piun II. Njëkohësisht, ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut, të cilit i shërbeu si këshilltar dhe diplomat. Ëngjëlli bën pjesë në plejadën e figurave të mëdha të humanistëve shqiptarë të kohës së tij. Vinte nga një familje e njohur dhe patriote dhe zë vend të nderuar në historinë e Shqipërisë për formulën e pagëzimit me tekstin: “Unë të pagëzoj në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë”. Të vazhdojmë tash me letrën.

N

Qëllimi i letrës Siç thamë më lart, letra e Ëngjëllit mban datën 1463, pra u hartua vetëm pesë vjet para se të vdiste Skënderbeu. Kjo letër i ka afro 2000 fjalë, baras me katër a pesë faqe të shtypura me makinë shkrimi. Ajo iu dërgua Skënderbeut në një kohë paqeje në Shqipëri, si pasojë e një marrëveshjeje apo Traktati të Paqes që nënshkroi Skënderbeu me Sulltan Mehmetin II, dy vjet më parë, domethënë më 1461. Letra synon ta nxitë Skënderbeun që ta injoronte traktatin dhe të hidhej sa më parë në luftë kundër Sulltanit. Ajo fillon me lëvdatat më të zjarrta për kryetrimin shqiptar. Ja fjalët e Ëngjëllit: “O princ i pamposhtur, do thërriste Platoni, e lumtur dhe e begatë është republika….kur ajo udhëhiqet nga njerëzit shumë të mirë…Kështu ne shikojmë dritën e qartë që i ka ardhur Shqipërisë sonë, e cila udhëhiqet nga një princ shumë i ditur, perandor i përsosur, kont i pamposhtur”. Është për të vënë re se Ëngjëlli i drejtohet Skënderbeut jo vetëm si princ e kont, por edhe si perandor, Një paraqitje figurative e Skënderbeut

94

60/2006


Monumenta Albanica dhe kjo tregon admirimin e tij të pakufishëm për të. Pastaj, prelati i Durrësit i thotë Skënderbeut se ai gjendej përballë një përgjegjësie të madhe që kapërcente kufijtë e vendit. Ishte problemi urgjent i mbrojtjes nga hordhitë osmane, si brenda, ashtu dhe jashtë atdheut. “Jo pa arsye,thotë ai, -të gjithë princërit dhe mbretërit e afërt të drejtohen ty, si komandantit të vetëm energjik, të dërguar nga qielli, për t’i mbrojtur perandoritë dhe mbretëritë e tyre nga çmenduria dhe nga egërsia osmane”. Letra e gjatë e Pal Ëngjëllit, sikundër vumë në dukje më lart, ka një qëllim të caktuar: ta hedhë në luftë Skënderbeun. Për t’ia arritur qëllimit të tij, ai përdor një sërë argumentesh që tërheqin vëmendje jo aq për meritat e tyre retorike sesa për ankthin dhe vrullin e pasioneve të autorit të letrës. Gjuha që ai përdor i shëmbëllen më shumë fjalorit të një avokati militant sesa atij të një diplomati të matur. Por, kjo në vetvete nënvizon urgjencën e letrës.

Rrethanat kur u kompozua letra Për të kuptuar më mirë përmbajtjen dhe nuancat e letrës, mendojmë se më parë duhet t’i kuptojmë rrethanat kur u shkrua ajo. Dhe për këtë duhet ta përshkruajmë në vija të përgjithshme situatën politike dhe diplomatike në të cilën gjendej Skënderbeu në atë kohë, në raport me shtetet fqinje. Deri më 1463, Skënderbeu i kishte luftuar osmanët për gati 20 vjet. Gjatë asaj periudhe, ai me trimat e tij u ndesh me pashallarët më në zë të perandorisë osmane, madje edhe me vetë Sulltan Muratin II, dhe i mundi të gjithë. Fitoret e tij brilante provuan se ai ishte një komandant gjenial. Si rezultat i fitoreve të tij kundër fuqisë më të madhe të epokës, Skënderbeu u bë i famshëm në tërë Evropën Perëndimore. Emri i tij fitoi respekt dhe admirim në Romë, në Venedik, në Hungari, në Francë e përtej. Kryezoti i Krujës arriti të shihej si mbrojtësi më i shkëlqyer i Krishterimit dhe i qytetërimit oksidental. Në shenjë admirimi për shërbimet e tij të lavdishme, Papët e Romës i akorduan 60/2006

komanduar ushtritë e krishtera. 7. Premtime nga Papa dhe Venediku për ta shpërblyer Skënderbeun.

atij titullin “Atlet i Krishtit” dhe “Kampion i Krishterimit”. Skënderbeu përfitoi nga fama që kishte fituar dhe zhvilloi marrëdhënie bashkëpunimi me shtetet mike si në Ballkan, ashtu edhe në Evropë, sidomos në Itali. Por, në muajin prill 1461, Skënderbeu e pa të arsyeshme ta firmoste një Traktat Paqeje me Sulltanin. Atij i duhej ky armëpushim për t’i ardhur në ndihmë aleatit të Shqipërisë, mbretit të Napolit, që ishte në mes të një lufte dhe në rrezik të rrëzohej nga froni. Skënderbeu u hodh shpejt në Itali dhe mundi ta shpëtonte atë nga disfata që e kërcënonte. Pastaj u kthye në Shqipëri.

Pikat kryesore të letrës Të kthehemi tash te letra e Pal Ëngjëllit. Para se të diskutojmë me hollësi përmbajtjen e letrës, vlen ta bëjmë një përmbledhje të pikave kryesore të saj. Sipas mendjes sonë, këto janë: 1. Natyra e Traktatit të Paqes. 2. Karakteri i degjeneruar i Sulltanit. 3. Urrejtja e Sulltan Mehmetit për Skënderbeun. 4. Zemërimi i Ëngjëllit me Skënderbeun. 5. Plani i shteteve të krishtera për dëbimin e osmanëve nga Evropa. 6. Thirrje Skënderbeut për t’i

Le t’i shohim tash më afër pikat e lartpërmendura. 1) Peshkop Ëngjëlli kthehet herë pas here te Traktati i Paqes, të cilin e quan kurth të rrezikshëm për Skënderbeun. “Sulltani bëri paqe me ty, -i thotë ai Princit shqiptar, -që së pari të heqë qafe fqinjët tuaj, princërit, mbretërit dhe sunduesit e krishterë, dhe pastaj të kthejë armët e tij kundër forcave të tua”. Traktati, sipas tij, është pjellë djallëzore e mendjes së Sulltanit, asgjë tjetër. 2) Hapësirën më të madhe në letrën e tij, Pal Ëngjëlli ia kushton karakterit dhe biografisë së Sulltan Mehmetit, të cilat ai i përshkruan me ngjyrat më të zeza, në mënyrë që ta bindë Kryezotin e Krujës ta prishë paqen dhe të hidhet në luftë. Kreu i osmanëve, thotë ai, është barbar, tiran i egër, “i lindur në vendin më të poshtër…. dhe nga një familje të pandershëm me origjinë skllave”. Ai është i pabesë dhe marrëveshjen e paqes e prishi qëkuri. Në të vërtetë, sipas të dhënave historike, Mehmeti nuk e kishte prishur paqen. Por, për prelatin Ëngjëlli, fjala “paqe” nuk kishte kuptim, kur kishe të bëje me një njeri dinak, të egër dhe të shthurur si Sulltan Mehmeti. 3. Në vazhdim, duke dashur ta forcojë argumentin e tij sa më shumë, Ëngjëlli i thotë Skënderbeut se Sulltani e urren atë edhe për një arsye thjesht personale dhe familjare – disfata që pësoi i ati i tij më 1450. “Mendon ti se ai do të harrojë vdekjen e të atit, Muratit (II), i cili vdiq nga hidhërimi i humbjes së ushtrisë së tij….pa hakmarrje?” Jo, mbasi ai është “gjakpirës, kampion i të gjitha dredhive, nxitës i vdekjes, baba i të gjitha poshtërsive, vrasës ordiner”. 4. Në kundërshtim me lëvdatat deri në qiell që i bën Princit shqiptar në fillim të letrës, Pal Ëngjëlli më vonë kthen rrugë dhe i vërsulet atij me fjalë të ashpra. Dhe arsyeja, siç mund të merret me mend, është politika paqësore që ndiqte kundrejt osmanëve. “Ti le në baltë fenë e krishtere”,- thotë ai,- të cilën tirani barbar po tenton ta

95


Monumenta Albanica shuajë”. Akuzë e rëndë kjo, vërtet, por ai shkon edhe më larg. Si të donte ta prekte në sedër, ai thotë: “Qenka shuar ai zjarr i madh në karakterin e sunduesit të fuqishëm” dhe përfundon duke e paralajmëruar Skënderbeun se po të mos tundej dhe të jepte kushtrimin për luftë, “të gjithë do të mendojnë se vërtet je një frikacak dhe dembel”. Duket si çudi që Pal Ëngjëlli guxoi ta sulmonte kryetrimin shqiptar me fjalë të pamatura si këto. Si shpjegohet kjo sjellje e padenjë ndaj idhullit të tij? Ne vetëm mund të spekulojmë për këtë pikë, por mendojmë se Ëngjëlli u shpreh në këtë mënyrë jo sepse ai vërtet besonte ato që shkruan kundër Skënderbeut, por se ato i shërbenin atij si një mjet tjetër në dosjen e argumenteve që kishte përgatitur për t’ia arritur qëllimit të letrës; d.m.th. prishjen e Traktatit të Paqes. 5. Pas të gjitha këtyre akuzave që i bën burrështetit të dëgjuar shqiptar, hierarku katolik kthen rrugë përsëri dhe i drejtohet atij me një ton të butë dhe një lajm të madh. Ky lajm është: “Të gjithë mbretërit dhe sunduesit e krishterë, së bashku me Papa Piun (II)….kanë vendosur që me ndihmën e Zotit ta ndjekin dhe ta dëbojnë (armikun osman) nga Evropa”. Jo vetëm kaq, por të gjithë mbretërit dhe sunduesit që do të angazhohen në këtë ekspeditë, “do të marrin faljen e mëkateve të tyre” nga Papa, thotë Ëngjëlli. Ishte një plan ambicioz që na jep të kuptojmë se bota perëndimore ende besonte se me Skënderbeun në krye, osmanët mund të dëboheshin nga Ballkani, ashtu siç ishin dëbuar nga Shqipëria. Kjo duket edhe nga fjalët e humanistit shqiptar më poshtë. 6. Kur marrim parasysh se për Palin kreu i shqiptarëve është “sundues i pamposhtur”, nuk është për t’u habitur që ai tash e fton atë ta kryesojë ekspeditën ushtarake të aleatëve të krishterë. Thotë Ëngjëlli: “Ty të kanë zgjedhur për prijës, komandant dhe gjeneral të përgjithshëm të tërë ushtrisë së krishtere”, dhe pastaj shton se vetë Papa “ka vendosur që të ta besojë ty drejtimin e kësaj lufte”. Të bën përshtypje shtrirja e gjerë e koalicionit të krishterë. Pali na thotë se, përveç Vatikanit dhe Venedikut, koalicioni përfshinte edhe francezët, spanjollët, belgjikasit, hungarezët, çekët, polakët, italianët dhe gjithë

96

që të heqë dorë nga marrëveshja e paqes, ka karakter moral, si edhe financiar. Po të ndërrojë qëndrim komandanti gjenial i Shqipërisë, ai do të shpërblehet më së miri. Citojmë këtu fjalët e Palit: “Me të arritur në tokën e Durrësit, Papa do të të kurorëzojë Mbret të Shqiptarëve dhe të Epirotëve”. Me fjalë të tjera, nga Princ, Skënderbeu do të gradohej e do të bëhej Mbret. Nënkuptohet se Papa kishte kompetenca ta bënte atë punë. Përveç kësaj, vazhdon Ëngëlli, venedikasit, si shpirtmëdhenj që janë, “të premtojnë dhe të ofrojnë flori dhe argjënd pa kufi”. Këto dy premtime përbëjnë pikën kulminante të misionit që kishte ndërmarrë prelati Pali. Ai e përfundon letrën e tij duke e këshilluar Skënderbeun ta mbajë sekret letrën, që të mos i bjerë në vesh Mehmetit; përndryshe Sulltani do të përdorte çdo dredhi për ta çarmatosur dhe për ta bërë për vete. Kësisoj shpaloset vargu i argumenteve të letrës së këshilltarit të ngushtë të Skënderbeut. botën e krishterë. Veçse nuk dimë konkretisht se çfarë ndihme do t’i jepnin gjeneralit shqiptar francezët, spanjollët, etj. Sidoqoftë, është e qartë nga informatat që na jep Pal Ëngjëlli se bota perëndimore e adhuronte Skënderbeun, kishte besim të patundur te aftësitë e tij si komandant dhe e shihte atë si të vetmin shpëtimtar nga hordhitë osmane që kishin vërshuar në Ballkan dhe kërcënonin gjithë Evropën. Me fjalë të tjera, kyçi i fitores së parashikuar s’ishte askush tjetër veçse Skënderbeu. Me vrullin dhe zellin e madh që karakterizon letrën e tij fund e krye, Peshkop Pal Ëngjëlli e nxit Skënderbeun duke i thënë: “…Sulmo armikun. Shpalli luftë të përgjithshme barbarit mizor dhe përgatit rrugën për Papën”, i cili do të vijë në Shqipëri në krye të një fuqie ushtarake. 7. Argumenti i fundit që përdor klerikudiplomat për ta bindur Skënderbeun Shënim: Në përpilimin e këtij studimi përfituam shumë nga artikulli “Pal Engjëlli, personalitet i madh i kohës së Skënderbeut”, botuar në revistën “Ekskluzive”, Prishtinë, Kosovë, nr. 38, qershor 2003, f. 84-87. I jemi mirënjohës redaksisë së revistës.

Shënime të fundit Mund të themi se, si kompozim, letra është e fortë nga pikëpamja e ndjenjave të zjarrta që shpreh autori i saj, qoftë kundër Sulltanit, qoftë për adhurimin ndaj Skënderbeut. Por, ajo ka edhe të meta. Në tërësi, ajo ka një stil apo sintaksë disi të ngatërruar dhe për më tepër i mungon organizimi i mirë dhe kompaktësia. Sidoqoftë, po të gjykojmë nga rrjedhja e ngjarjeve të mëvonshme, Pal Ëngjëlli objektivisht ia arriti qëllimit të tij. Në datën 23 shtator 1463, pra në vitin që ai e hartoi letrën, Skënderbeu i shpalli luftë Mehmetit II. Por, sa ndikoi letra e Palit në vendimin që mori Skënderbeu, nuk mund të themi. Papa Piu, për fat të keq, nuk mundi ta mbante premtimin për ta kurorëzuar Princin shqiptar Mbret. Ai vdiq në çastin kur po përgatitej ta merrte anijen në Itali, të mbushur me ushtarë, që do të zbarkonte në Durrës. Tre vjet më vonë, kreu i Perandorisë osmane erdhi vetë në Shqipëri, në krye të një ushtrie kolosale dhe e rrethoi Krujën. Por edhe ai, si i ati i tij Sulltan Murati disa vjet më parë, u mund prej Skënderbeut dhe u kthye në Stamboll i turpëruar.

60/2006


Monumenta Albanica

ALBANICA

EKSKLUZIVE

60/2006

97


Gjergj Bashta i shekullit XVI-të, gjeneral i famshëm shqiptar i Habsburgëve të Vjenës Eqrem M.Zenelaj, Vjenë ë librin e tij me titull: “Jeta e Mehmet Aliut të Egjiptit”, në parathënie, Aleksandër Xhuvani, ndër të tjera shkruan:”..për ata që dëshirojnë të dijnë për bijtë e mëdhenjë të popullit të tyre (…)”. Edhe ky shkrim këtë

N 98

bëmat dhe emrat e tyre sot ndrisin dhe nderojnë historinë kombëtare shqiptare. Pos gjithë atyre perandorëve e gjeneralëve ushtarak të perandorisë romake e bizantine: pos gjithë atyre vezirëve, gjeneralëve e zyrtarëve të tjerë me origjinë shqiptare që vepruan në perandorinë osmane; pos familjeve të mëdha që braktisën atdheun mbas pushtimit osman dhe nxorën bijë të famshëm të nivelit evropian e botëror, familja Albani në Itali dha një papë, Klementin XI ( ishte papë nga 23- XI- 1700 —19-III- 1721), dhe pesë kardinalë. Pastaj do përmendur edhe themeluesi i dinastisë mbretërore në Egjipt, Mehmet Aliu, që sundoi me të bijtë e pasardhësit 150 vjet si dhe gjithë ata bujarë shqiptarë, të cilët bënë çudi në epokën e madhe të Gjergj Kastriotit- Skenderbeut, dhe jo vetëm këta. Por, ne këtë herë po i përmendim pak më radhas emrat e shquar të botës shqiptare që vepruan në krahun gjeografik ku shkelqeu edhe protagonisiti ynë i këtij shkrimi, Gjergj Bashta. Këtu po nisim me Princin e Moldavisë -Vasile Lupu-n( 1595-1661), me princët e Vllahisë nga familja shqiptare Gjika, të cilët sunduan në Vllahi nga shek. XVII – XIX, me princërit e njohur: Grigori I, Grigori II,Grigori III,Grigori IV,të gjithë të familjes Gjika,ose Grigor Dimitrie Gjika, Aleksander Gjika etj. Pa e kapërcyer këtu normalisht të famshmen Elena Gjika, e njohur në kulturën tonë me pseudonimin Dora

pikënisje ka. Shqiptarët i kanë dhënë botës së civilizuar shumë figura të njohura e të çmuara, të cilat shpesh përmenden me pietet si heronjë dhe personalitete të dalluara kombëtare edhe të vendëve e të popujve të ndryshëm. Edhe pse disa nga ata u kanë shërbyer vendeve dhe popujve të tjerë,

60/2006


Monumenta Albanica

Pamje e Vjenës së moçme

D’Istria. Bashkangjitur kësaj liste edhe aktorin me famë botërore Aleksandër Moisiun. Në historinë moderne shqiptarët i dhuruan njerëzimit humanisten dhe Nobelisten e Madhe, Gonxhe Bojaxhiun-Nënë Terezën! Në kuadër të këtyre figurave madhore është gjenerali dhe strategu i njohur shqiptar i perandorit romak të kombit gjerman, Rudolfit të II-të Habsburg, Gjergj Dhimitër Bashta, për të cilin pak është shkruar dhe pak dihet në burimet shqiptare.

Për jetën dhe veprën e gjeneralit shqiptar Gjergj Dhimitër Bashta Gjenerali Gjergj Dhimitër Bashta u lind në Rocca të Tarentit në Napoli, më 30 janar të vitit 1550. Bashta ka lindur nga babai shqiptar, i cili në burimet perëndimore njihet me emrin Dhimitër Bashta. Këto pos tjerash mund t’i gjeni edhe në veprën Monumenta Hungariae HistoricaDiplomataria Vol. I-etj.,Budapest 1909. Burimet arkivore dhe veprat e ndryshme shkruajnë se, shqiptari Dhimitër Bashta, babai i Gjergj Bashtës, ishte një fisnik shqiptar, aristokrat i njohur . Se familja e Bashtajve ishte shqiptare dhe vinte nga Shqipëria e Jugut, ne kemi një burim hungarez që po e citojmë: (…).ATYJA AZ EPIROTA BASTA DEMETER

60/2006

ALBANIAI HÜBERES NEMES EMBER VOLT,KI HOGY A TÖRÖK URALMOTOL SZABADULJON,A TJÖTT AZ APULIAI OLASZ PARTOKRA ES SZOLGALATABA LEPETT A SPANYOL A NOPOLYI KARALYSAGNAK IS URA VOLT(…).”

aftësi duke zotëruar artin luftarak dhe duke u bërë më vonë edhe si një ndër strategët e njohur ushtarak për kohën e tij! Gjergj Bashta, aftësive dhe shkollimit të tij iu përgjegj edhe me suksese ushtarake dhe trimëri. Ai në karrierën e tij ushtarake arriti të jetë gjenerali i ushtrisë së Rudolfit të II-të të Dinastisë së Habsburgëve, duke ia sjellë vetes - lavdinë dhe famën e përjetshme të një strategut,të një gjenerali dhe të një sundimtarit –administrues të Hungarisë Veriore(Siebenbürgen). Gjeneral Bashta hyri dhe shërbeu si ushtarak, nën flamurin e Perandorisë Habsburge, në vitet 1589/90. Bashta gëzonte edhe tituj të tjerë aristokratësh për kohën si: Freiherr dhe Graf në Hutsz dhe Waewmosch. Kulminacionin e karrierës se vet Gjergj Bashta e arriti në vitet 15911606, atëherë kur u caktua edhe si komandant i ushtrisë së perandorisë

Në gjuhën shqipe përkthehet si: “(…).,BABAI I TIJ,EPIROTASI DHIMITËR BASHTA ISHTE NJË FISNIK I SHQIPËRISË I CILI PËR TA FITUAR ÇLIRIMIN NGA SUNDIMI TURK U SHPËRNGUL NË BRIGJET APULIANE TË ITALISË DHE KALOI NË SHËRBIM TË MBRETIT TË SPANJËS,I CILI FILLIMISHT ISHTE GJITHASHTU SUNDIMTAR I MBRETËRISË SË NAPOLIT (shih…”Monumenta

Hungariae Historica..fq.XXII”). Me gjasë edhe kjo familje shqiptare ishte shpërngulur nga vendi i saj, në kohën e rënies së Shqipërisë nën sundimin e Turqisë Osmane, poashtu sikurse që janë shpërngulur nga Shqipëria atë kohë me qindra e mijëra familje shqiptare jashtë atdheut! Familja Bashta sipas këtij njoftimi ishte ngulitur afër Napolit të Italisë, ku edhe ka lindur Gjergj Bashta. Nga pozita aristokratike që kishte Dhimitër Bashta pati mundësi dhe vendosi që djalin e tij Gjergjin ta dërgojë në shkollat ushtarake më eminente të kohës, siç ishin shkollat e famshme ushtarake spanjollo-italiane. Në këto shkolla ushtarake spanjolle-italiane në Holandë, të cilat udhëhiqeshin nga Alexander Farneses-i, pati fatin që të regjistrohet, t’i vijojë dhe t’i përfundojë me sukses mësimet edhe Gjergj Dhimitër Bashta. Ai pas mbarimit të akademisë ushtarake në Holandë u dallua me

Gravura që paraqesin dyluftime të Gjeneralit Gjergj Bashta

99


Monumenta Albanica së Habsburgëve.Njëherit ai ishte edhe udhëheqës administrativ i Transilvanisë-vazale të perandorisë së Habsburgëve. Një shkrim interesant në këtë burim Monumenta Hungariae Historica, është edhe ai sipas së cilit Gjergj Bashta e fliste edhe gjuhën shqipe! Sipas këtij burimi hungarez, Gjergj Bashta nuk e dinte gjermanishten, ndërsa e dinte pakëz hollandishtën. Më tej shkruhet në atë burim se Gjergj Bashta dinte shkelqyeshëm disa gjuhë të huaja si: latinishten,spanishten,frengjishten dhe vllahishten (gjuhën rumune). Pos këtyre gjuhëve Gjergj Bashta e kishte mësuar edhe gjuhën turke. Kjo e dhënë,lidhur me gjuhët që i dinte Bashta dhe që ai e fliste bukur shqipen, bëhet e ditur nga të dhënat e hulumtuesit të njohur hungarez,Dr. Szekfü Gyula,sipas të cilit ekzistojnë edhe shumë letra origjinale të Gjergj Bashtës të arkivuara në Muzeun Kombëtar të Hungarisë, të cilat dëshmojnë për njohjen e gjuhëve të shënuara më lartë dhe të gjuhës shqipe. Në këtë burim,lidhur me gjuhët që fliste Bashta, në mënyrë decidive shënohet me këto fjalë: ”(…)..,EZENKIĺVÜL BASTA TUDOTT MÉG ALBÁNUL S NÁLUNK VALAMIT TÖRÖKÜL IS MEGTANULT (shih:

“Monumenta Hungariae.., fq.40.”. Gjergj Bashta në Hungari dhe Austri është i njohur si një figurë e madhe e historisë së Austrisë-Hungarisë dhe

Disa nga autorët e shumtë që kanë shkruar libra për Gjergj Bashtën, janë: 1.Johann Theodorum de Bry, i cili mban titullin: “Il Maestro di Campo Generale Basta“, Frankoforti im Jahr, 1617. 2.Comes Georgius Basta Dux belli peritissimus et felicissinus C.H.S.E.Anna de Liedekerke Uxor, Ferdinandus et Maria Magdalena Liberiet Franciscus de Medina gener moerentes f.c.obiit anno.MDCVII. R.Q.I.P. 3.C.Spontoni: Istoria della Transilvania, Venezia, 1638. 4.J.Siebmacher: Grosses und allgemeines Wappenbuch: Adel von Siebenbürgen (Grande libro …): Nobiltadi Transilvania), tomo IV/12. Norimberga 1898, pp.37-38.etj. 4.Romi Horvath Jenö Magyar hadi

100

Gravurë për Gjeneral Gjergj Bashtën me titull “mbas fitorës”

Transilvanisë, për të cilin personalitet në burimet e tyre edhe shkruhet me një pietet të madh! Njëri ndër burimet e shumta (pos atyre që gjenden në Muzeun Kombëtar të Hungarisë) që shkruajnë lidhur me jetën dhe bëmat e Gjeneralit shqiptar Gjergj Bashta, në gjuhën hungareze më e veçantë është vepra që cituam me lartë, me titullin: Monumenta Hungariae Historica-Diplomataria Vol. I-Magyar-,Budapest, 1909 (Basta György Hadvezer Levelezese Es Iratai 1597-1607).Në këtë libër,në fq.22, në mënyrë decidive shkruhet se babai i Gjergjit ishte Dhimitër Bashta,

kronika ja II. Budapest 1897. 5.Zikmund Jozsef: Jiri BastaVojevudce Cisare Rudolfa II (Georg Basta Heerführer Kaiser Rudolf II), boh. Budweis, 1886. 6.Korrespondenzblatt des Vereins für siebenbürgische Landeskunde 1907-Wien.etj. Gjergj Bashta artit luftarak i dhuroi dy libra autoriale per strategjinë luftarake, të cilat u botuan më 1606 dhe 1612, të cilat janë: 1.Basta conte d´Hust, Giorgio:Il maestro di campo generale –Venetia, Gio.Battista Kiotti, 1606. 2.Basta conte d’Hust, Giorgio:Il governo della cavalleria leggiera.Venetia, Bernardo 1612. Këto libra të Bashtës, pas vdekjes së tij u ribotuan disa herë në qytete të ndryshme të Evropës.

dhe se ishte një fisnik epirotas, pra i Shqipërisë. Duhet sqaruar për lexuesin se shqiptarët në Mesjetë janë quajtur edhe me emrin: “Epirotas”! Le te na kujtohen autorët si Marin Barleci, Frang Bardhi etj.. tek të cilët fjala epiroti përdoret si sinonim i emërtimit shqiptari. Edhe në burimet tjera elektronike bashkëkohore pothuaj në të gjitha shënohet se Gjergj Bashta ishte djalë i një Shqiptari, si psh : Në Wikipedia The Free Enzyclopedia, në gjuhën angleze shkruhet: “(…).,Gjergj Bashta(1544-1607) me origjinë shqiptare ishte një gjeneral i Habsburgëve,ai luftoi kundër turqve dhe nga viti 1598 ai ishte komandant i Kazasë (…), Gjergj Bashta ishte një gjeneral shqiptar në shërbim të perandorisë si komandant i forcave të Habsburgëve,në vitet prej 1591-1606, si dhe udhëheqës administrativ i Transilvanisë etj(…)”. Edhe në Wikipedia në gjuhën franceze shkruhet se Gjergj Bashta ishte gjeneral i shtetit të Habsburgëve dhe me origjinë shqiptare, me fjalët: “(…).,Giorgio Basta (1544-1607),était un général autrichien d´origine albanaise(…)“ Ngjajshëm, në një burim italian shkruan se Gjergj Bashta ishte një italo-shqiptar dhe ishte Administrator i Transilvanisë…” Gjenerali Gjergj Dhimitër Bashta vdiq në Vienë ,me datën 26 gusht të vitit 1607. Për këtë figurë të madhe ushtarake të 60/2006


Monumenta Albanica

Gjenerali Gjergj Bashta në një gravurë të kohës

historisë së dinastisë së Habsburgëve dhe të shtetit të Hungarisë, janë shkruar edhe disa vepra të njohura shkencore, të cilat gjeneral Gjergj Bashtën e radhisin në rangun e personaliteteve ushtarake e politike më të njohura të botës për kohën e tij. Në kuadër të arkivit shtetëror të fotografive në Bibliotekën Kombëtare të Vienës ÖNB-Wien),kam hasur poashtu në disa portrete të Gjergj Bashtës, ku edhe aty shkruhet se Gjergj Bashta ishte djali i një fisniku shqiptar, si vijon:“Basta Georg,Gfv. Kaiserl.General;Oberfehlshaber in Ungarn u.Siebenbürgen:Freicherr v.Sult.Gf.in Hutzt u.Waemmoschi seit 1605 im Reichsgrafen-u. österr. Herrenstand (als Sohn.eines alban. Edelmanns) . Ekzistojnë edhe shumë e shumë burime të tjera në gjuhë të huaja, sidomos latinisht, italisht, gjermanisht, hungarisht dhe anglisht,të cilat shkruajnë lidhur me jetën dhe bëmat e Gjeneralit Dhimitër Bashta dhe se ai ishte një shqiptar, i lindur ne Rocca te Tarentit me 30 janar 1550 dhe vdekur ne Viene me 26 gusht te vitit 1607. Gjenerali Gjergj Dhimitër Bashta, ishte edhe Princ (Administrator) i Hungarisë (Siebenbürgern), si dhe një strateg i njohur lufte për kohën e tij, i cili kishte hartuar shumë plane, strategji luftarake dhe një rregullore të posaçme të operacioneve ushtarake, të cilat shërbenin si strategji të fitoreve të tija.(Shih skemën e betejës në librin e autorit:Johann Theodorum de Bry:“Il Maestro di Campo Generale 60/2006

Basta“,Frankofurt im Jahr 1617(Georg Basta Schlachtordnung).

Gjenerali Shqiptar Gjergj Dhimitër Bashta,Perandori i Habsburgëve Rudolfi i II-të dhe Hungaria Në kohën e jetës e të bëmëve të gjeneralit shqiptar Gjergj Dhimitër Bashtës, perandorët austriak quheshin me titullin : ”Perandorë Romake të Kombit Gjerman”. Edhe perandori i Habsburgëve, Rudolfi II ishte një rexhent austriak, përndryshe ai ishte djali i perandorit Maximiliani II . Rudolfi II i Habsburgëve titullin e perandorit e mori pas vdekjes së babait të tij Maximilianit të II-të, duke e zëvendësuar babanë e tij në Fronin Perandorak të Habsburgëve në vitin 1576. Në këtë kohë nën sundimin e dinastisë së Habsburgëve gjendeshin edhe Boemia (Cekia) dhe Hungaria. Ferdinandi i I-rë ishte kunati i mbretit të Hungarisë,Ludwigut të II-të, i cili e humbi betejën e tij kundër turqve dhe u vra në fushëbetejë tek “Beteja e Mohaçës.” Edhe pse Rudolfi I II-të ishte një njeri paqësor dhe nuk dëshironte luftë, Osmanët me fuqinë e tyre ushtarake që kishin iu turrën vazhdimisht Europës së Mesme dhe Ballkanit. Ata pas marrjes së Konstantinopojës korrnin vazhdimisht fitore dhe suksese në beteja duke kaluar dhe

vazhduar gjithnjë e më afër Hungarisë dhe dinastisë së Habsburgëve. Kërcënimi më i madh për Vienën dhe për dinastinë e Habsburgëve nga osmanët ishte “Rrethimi I-rë i Vienës”, i cili ndodhi më 1529, si dhe “Rretimi i II-të i Vienës i cili ndodhi më 1683,. Gjatë sundimit të Rudolfit të IItë të Habsburgëve luftërat turke u zhvilluan në vitet 1592-1606. Princi i Siebenbürgernit (Hungarisë)Sigismund Bathóry kishte lidhur traktat me Rudolfin e II-të që Siebenbürgen të jetë një Provincë e vetë administruar dhe e ndarë në provincë-vazale e perandorisë së Habsburgëvet. Sigismund Bathóri fronin e tij ia kishte premtuar një kushëriri të tij, kardinalit të ri Andreas Bathórit. Vojvoda i Vllahisë Micheali synonte ta pushtojë Hungarinë dhe të bëhet princ edhe i saj! Michaeli i Vllahisë e sulmoi Hungarinë në vjeshtë të vitit 1599 duke e mundur Kardinalin e ri Princ Andreas Bathórin, dhe duke u bërë vetë si fitues-Princ i Siebenbürgen-it (Hungarisë). Gjergj Bashta u caktua nga Rudolfi i II-të pranë Michelit të Vllahisë si Komandant Ushtarak për Siebenbürgen (Hungari). Mirëpo së shpejti Gjergj Bashta ra në konflikt me Michaelin vllah dhe e mundi Michaelin në Betejën në Mirissló, më 18 shtator të vitit 1600. Princi Sigismund Bathóry dëshironte që ai përsëri të bëhet Princ i Hungarisë, mirëpo Michaelli i Vllahisë nxitoi tek perandori për ta marrë fronin përsëri në Hungari(Siebenbürgen) si Princ i saj vazal. Bashta u bashkua me Michaelin dhe e mundën Sigismund Bathórin. Pastaj Gjegj Bashta e sulmon Michelin e hasmuar vllah, më 3 gusht 1601, të cilin e kap dhe e vret. Bashta pas kësaj fitoreje në vitin 1604 thirret nga Perandori që të luftojë edhe kundër turqve që depërtonin në Hungari. Mbas lidhjes së paqës me turqit, në vitin 1606 në Zsitvatorok, Gjergj Bashta u tërhoq nga aktiviteti i tij i ushtarakut e i politikanit, duke bërë një jetë private deri në vdekje, më 1607. Gjergj Bashta në historinë e Austrisë dhe të Hungarisë, ngeli një emër i madh dhe i pashlyer,me emrin e ushtarakut, strategut dhe i heroit të betejave antiosmane!

101


Sa jemi në hap me kohën

Një bazë qendrore kombëtare softverike e të dhënave – domosdoshmëri e kohës Besim REXHAJ jalori enciklopedik shqiptar, i planifikuar të përfundojë në fund të këtij viti, një projekt i madh i ndërmarrë nga Qendra e Enciklopedisë në kuadër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, shënon një nismë të rëndësishme me interes në përmasa kombëtare. Nisma e këtillë bëhet veçanërisht e vlefshme kur kihet parasysh fakti se Fjalori enciklopedik shqiptar i vitit 1985, edhe sikur të shkruhej në kushte shkencore, kulturore e politike normale e me kritere të mirëfillta metodologjike e hulumtuese të përpilimit të enciklopedive, për kohën tonë do të rezultonte si i vjetruar. Ç’është e vërteta, një nga vlerat qendrore të këtij fjalori, siç merret vesh nga burime të ndryshme të shtypit shqiptar, është jo vetëm zgjerimi e thellimi i shënueshëm i materialit hulumtues në hartimin dhe prezentimin e zërave enciklopedikë, por edhe çlirimi nga shtresat e ngarkesat ideologjike e politike, të cilat e rëndonin në masë të jashtëzakonshme Fjalorin…e vitit 1985 dhe, në një pjesë të madhe të tij, e bënin pothuajse të papërdorshëm.

F

Botimi i Fjalorit të ri enciklopedik shqiptar – një projekt i rëndësishëm kombëtar Lajmi për botimin e këtij Fjalori…, i cili në fillim të vitit të ardhshëm pritet të jetë në duart e lexuesit, kohët e fundit një nga lajmet më të mira në fushë të kulturës e të dijes, rizgjoi edhe njëherë një dëshirë e një nevojë të lexuesit e të njeriut të kulturës: atë të zgjerimit e të ridimensionimit të projektit, në njërën anë, dhe, po ashtu, një ide për

102

një nismë tjetër me vlera të mëdha kombëtare, siç është ajo e krijimit të një baze qendrore kombëtare softverike të të dhënave me karakter enciklopedik, e jo vetëm enciklopedik, edhe më të specializuar. Kur përmendet zgjerimi e ridimensionimi i projektit ekzistues, bëhet fjalë për nevojën e botimit të Fjalorit enciklopedik shqiptar në gjuhë të huaja, e pakta në gjuhën angleze, që do të mundësonte komunikimin me botën shqiptare për një numër të madh të lexuesve dhe, para së gjithash, do të mundësonte komunikimin efektiv të ekspertëve me fusha të dijes shqiptare e me personalitete të ndryshme të kulturës sonë. Për t’i kuptuar më mirë e në shumë aspekte domethënien dhe dobinë e paçmueshme të botimit të Fjalorit enciklopedik shqiptar në gjuhën angleze, këtu mund të rikujtohet vlera kolosale që përfaqëson “British Encyclopedia” jo vetëm për lexuesit e botës, për historinë, kulturat, dijet dhe informacionet e botës, po edhe për vetë britanikët – një thesar të paçmueshëm, një burim të pazëvendësueshëm të dijes e të informacionit, për historinë e kulturën e tyre nëpër shekuj, që, falë përparësive teknologjike, hap shtigje për pasurim, lidhje e thellim të mëtejshëm komplementar. Këtu vetëm le të rikujtohen vështirësitë lidhur me qasjen e “Enciklopedisë britanike”, versionit klasik, në pjesën më të madhe të shekullit të kaluar, kur mund ta kishin në dispozicion vetëm një numër i kufizuar njerëzish të kulturës e të dijes, apo edhe të privilegjuarish. Po ashtu, le t’i rikujtojmë përparësitë e versionit softverik të enciklopedisë “Britanica…”, të cilës, që nga revolucioni i teknologjisë informative, mund t’i qaset secili që ka në dispozicion përparësitë e kësaj teknologjie, ato kompjuterike dhe të internetit nga secili kënd i botës.

Përpilimi i një fjalori enciklopedik në gjuhën angleze Në një përpjekje tonën të parë, për shkak të kufizimeve tona objektive, në këtë fazë vetëm mund ta lakmonim projektin e “Britanicës…”, por mund t’i shfrytëzonim përvojat që gjejmë në të e në enciklopeditë e tjera të kësaj natyre dhe, natyrisht, duam ta rikujtojmë faktin që, duke jetuar në kohën e përparësive të teknologjisë informative, t’i shfrytëzojmë ato dhe ta përpilojmë e ta shtrijmë edhe në fushë të kësaj teknologjie një fjalor enciklopedik, jo vetëm në shqip, por, të paktën, edhe në gjuhën angleze. Ç’është e vërteta, kur njeriu e dëgjon lajmin për botimin e një projekti të madh shkencor e kulturor, siç besojmë të dalë Fjalori enciklopedik shqiptar, dhe kur merret parasysh fakti se kemi kushte të çlirohemi e të shkarkohemi nga rëndesat dhe kufizimet e djeshme ideologjike, jo vetëm ideologjike dhe, mbi të gjitha, kur, si edhe pjesa më e madhe e botës, i kemi në dispozicion e i shfrytëzojmë përparësitë e paçmueshme të teknologjisë informative, realizimi i një projekti të tillë në rrafsh softverik do të përfaqësonte një hap të madh, shumëfish të dobishëm për shqiptarët. Në kuadër të shestimeve të këtilla për mundësitë e komunikimit nëpërmjet formave të këtilla të përpilimit e të prezentimit të Fjalorit enciklopedik shqiptar, të cilat, në kohën tonë, pakrahasimisht mund të jenë më efektive e më të vlefshme sesa versionet klasike të përpilimit e të prezentimit, njeriut s’ka se si të mos i shkojë mendja te një nevojë tjetër, pothuajse urgjente, lidhur me krijimin e një baze qendrore kombëtare softverike të të dhënave me karakter enciklopedik, e jo vetëm enciklopedik, 60/2006


bazë kjo që, për të kryer funksionin dhe efektin e saj të plotë në fushë të dijes, të shkencës e të kulturës, do të duhej të përpilohej po ashtu, e pakta, në gjuhën angleze. Megjithëse një pjesë e madhe jona i shfrytëzon përparësitë e teknologjisë informative, megjithëse kemi krijuar faqe interneti përmasash, nivelesh e cilësish të ndryshme, ende nuk e kemi një bazë qendrore kombëtare softverike të të dhënave me karakter enciklopedik, po edhe më shumë se kaq. Ashtu si edhe kombet e tjera, pjesa më e madhe e tyre, edhe ne duhet ta kemi një bazë të tillë qendrore të të dhënave në nivel kombëtar, e cila mund të shërbente në rrafshe nga më të ndryshmet, prej sigurimit të informacioneve themelore e deri te informacionet dhe njohuritë e specializuara lidhur me shqiptarët, historinë dhe kulturën. Jo vetëm për studiuesit dhe shkencëtarët e fushave të caktuara, por edhe për publikun e gjerë shqiptar, një bazë e tillë e të dhënave e nivelit kombëtar do t’i kryente funksionet e saj të shumëfishta, qoftë në nivel orientues, qoftë në nivel të thellimit e të zgjerimit të mëtejshëm, informacion ky që mund të sugjerohej e të drejtohej teknologjikisht fare lehtë e efektivisht lidhur me çështje nga më të ndryshmet, për të cilat mund të jetë i interesuar lexuesi shqiptar. Mund të merret me mend se çfarë përparësie do të përbënte për lexuesin mundësia që, qoftë informacionet themelore, qoftë ato të thelluara, qoftë, për shembull, nga fusha e turizmit shqiptar, qoftë nga historia e kultura shqiptare, t’i kishte ato në një vend dhe të sistematizuara. Gjithashtu, falë natyrës dhe përparësive të karakterit teknologjik, ndryshe nga librat dhe format e tjera të komunikimit, informacionet dhe të dhënat e siguruara lehtësisht nga një bazë e tillë qendrore e të dhënave kombëtare kanë atë përparësinë tjetër të pasurimit dinamik 60/2006

të informacioneve që lexuesit i krijon mundësinë e përcjelljes së efektshme e sistematike të ndryshimeve dhe të zhvillimeve në fusha të ndryshme të interesimit të tij.

Baza qendrore softverike e të dhënave si fuqizim i kohezionit etnopsikologjik tërësor Krahas dobisë dhe efekteve të tjera në fushë të dijes e të kulturës, baza e këtillë qendrore e të dhënave në rrafsh kombëtar, e përpiluar nga ekspertë shqiptarë të të gjitha fushave, specializimeve e subspecializimeve, do të krijonte edhe ndjenjën dhe vetëdijen për një vizion tërësor kombëtar, që, në kohën e transicionit e të çintegrimeve të tjera të kombit tonë, do të krijonte kushte për një kohezion kulturor e etnopsikologjik tërësor. Me fjalë të tjera, do t’ua zinte rrugën trendeve të ngushtimit e të parcializimit të ndjenjës e të vetëdijes kombëtare dhe, duke e pasuruar dhe reintegruar ndjenjën dhe vetëdijen e tillë, qoftë shqiptari i zakonshëm, qoftë njerëzit e tjerë të specializuar në fusha të ndryshme të dijes do ta kishin më të lehtë ta krijonin një vizion tërësor për vetveten. Në fund të këtyre shestimeve, le të thuhet se njeriut s’ka se si të mos i shkojë mendja te nevojat dhe mundësitë e tjera lidhur me projektet e kësaj natyre: një qendër e tillë e bazës së të dhënave softverike, në shtrirje kombëtare, fare natyrshëm dhe vetvetiu e shtron kërkesën që të përpilohet edhe në gjuhë të huaja, ta themi edhe njëherë, e pakta në gjuhën angleze e, pse jo edhe në gjuhë të tjera të mëdha botërore. Në këtë rrafsh të vëzhgimit, këtu s’ka si të mos i kujtohet njeriut një fakt paradoksal e tragjik: me sa di unë, në gjuhë të huaja, duke përfshirë gjuhët e mëdha

botërore, më shumë është shkruar për shqiptarët nga të huajt sesa nga vetë ne për vetveten, nga Homeri e Herodoti e deri Daniele Farlati ose Robert Elsie. Me përjashtim të faktit që studiuesit objektivë e miqtë e shqiptarëve kanë bërë një punë të çmueshme në hulumtimin dhe popullarizimin e shqiptarëve e të vlerave të tyre historike e kulturore, një pjesë tjetër e studiuesve të qarqeve të ndryshme të interesit, me prirje joshqiptare, sistematikisht ka falsifikuar dhe ka shtrembëruar të vërtetën për shqiptarët dhe botën e tyre. Nëpërmjet një forme adekuate të përgatitjes e të disejnimit të informacioneve për shqiptarët në kuadër të një baze të tillë qendrore të të dhënave, nëpërmjet një qasjeje, përpunimi e argumentimi valid, ne mund ta paraqitnim vetveten me të vërtetat tona dhe, kështu, jo vetëm do t’u ngushtohej hapësira paragjykimeve e perceptimit të shtrembëruar e tendencioz për shqiptarët, por do të pasurohej në rrafshe të ndryshme imazhi për të vërtetat historike e aktuale, për të arriturat shkencore, kulturore e artistike në mënyrë të natyrshme dhe efikase. Fundja, përse ekzistojnë institucionet kërkimore e hulumtuese, ekipet e shkencëtarëve e të specialistëve në fusha të ndryshme të dijes? Këtu besoj nuk është nevoja të theksohen posaçërisht përparësitë dhe vlerat e jashtëzakonshme të përpilimit e të përgatitjes së një baze të tillë softverike të të dhënave në gjuhët e tjera botërore, bazë kjo, nëpërmjet së cilës mund t’i paraqitnim e t’i popullarizonim vlerat e botës shqiptare, por njeriu nuk mund të mos e vërë theksin në karakterin urgjent të një projekti të tillë, përmbushja e denjë dhe gjithëpërfshirëse e të cilit do të dëshmonte për një vetëdije dhe pjekuri, jo vetëm kombëtare, por edhe kulturore e civilizuese.

103


Bota jonë Panorama

Edinburg, Festivali Ndërkombëtar i Librit

Nobeli dhe kandidati Ismail Kadare është në listën e shkrimtarëve, të cilin ka dashur ta sjellë me çdo kusht në Edinburg drejtoresha e Festivalit të Librit. Përkrah tij dhe rivali, fitues i Çmimit Nobel, Harold Pinter Catherine Lockerbie u shpreh e entuziazmuar me faktin se Ismail Kadare do të jetë në Festivalin Ndërkombëtar të Librit në Edinburg. “Kur mora në duar drejtimin e festivalit”, thotë ajo, “Ismail Kadare ishte në listën time të shkrimtarëve të mëdhenj të gjallë që do doja t’i kisha këtu”. Dhe në këtë listë është edhe fituesi i Çmimit Nobel për vitin 2005, Harlod Pinter. Ai ka qenë njëherë pjesëmarrës në vitin 2002 dhe, megjithëse i sëmurë, do të jetë sërish. Janë tre fitues të Çmimit Nobel këtë vit në Edindburg - Pinter, Seamus Heaney dhe Joseph Stiglitz, që fitoi Nobelin në Ekonomi. Në Festivalin e Edinburgut, që ka nisur më 12 gusht dhe përfundoi më 28 gusht, morën pjesë shkrimtarë nga 35 vende të botës gjë që, si një nga ngjarjet më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë,

Opera pa para në rrugë Kryeveprat e operistikës botërore si “Rigoleto, “La traviata”, “Bajadera”, “Fausti”,”Flauti Magjik”,” Një jetë në stuhi”, “Caro Mozart”, përmes vidoprojektorëve, tani për të gjithë Tashmë në Tiranë mund të sodisësh një vepër operistike pa biletë. Mjafton të ulesh në një kafe pranë Piramidës, Pallatit të Kulturës apo Taivanit dhe gjithçka të serviret gratis, thjesht, bashkë me kafenë. Në të tre këto pika janë instaluar video-projeksione. Këtë luks ta ofron vetëm Teatri i Operas dhe Baletit, i cili që prej tre vjetësh ndjek të njëjtën procedurë gjatë ditëve të verës. Operat e njohura të autorëve të famshëm, duke nisur me “Rigoleton” e Guisepe Verdit, “La traviata”, “Bajadera”, “Fausti”, “Flauti Magjik”, “Një jetë në stuhi”, “Caro Mozart” e shumë vepra të tjera i ofrohen klientelës në ekranet e mëdha të vendosur pranë Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, pranë “Taivanit” dhe te Pallati i Kulturës. Është kjo një ide e hershme e drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit, Zhani

104

Ciko, i cili prej tre vjetësh është munduar t’u ofrojë artdashësve, edhe gjatë ditëve të nxehta të verës, këto vepra. Sipas burimeve pranë TOB, shfaqen për një muaj rresht produksionet skenike të realizuara gjatë sezonit artistik 2005– 2006 dhe të shfaqura në skenën e këtij teatri. “Kjo është një gjetje mjaft interesante, shumë origjinale dhe thjeshtësisht e pranuar. Shfaqjet tashmë janë ato që shkojnë aty ku gjendet publiku më i madh përgjatë mbrëmjeve verore. Madje kjo është një periudhë kur Shqipëria ndjen fluksin turistik më të madh dhe një nga kënaqësitë që mund t’i ofrojë publikut është dhe një opera apo një balet. Këto vepra janë mirëpritur nga publiku gjate kohës kur janë ngjitur ne skenën e TKOB. Ndërkohë fondi i shfaqjeve të realizuara gjatë periudhës 2003-2006

është shumë i madh, por vëmendja do të përqendrohet kryesisht te produksionet e periudhës tetor 2005 – korrik 2006, pa lënë mënjanë edhe shfaqjet e sezoneve artistike të tjera, të cilat janë ndjekur vitet e shkuara në projeksionet gjigande të “Piramidës”. “Këtë vit kemi menduar që ta shtrijmë edhe më shumë idenë e shfaqjeve të këtyre veprave të mëdha, pasi dy vjet më parë ato janë shfaqur vetëm përballë “Piramidës”, në një ekran të vogël dhe tek Pallati i Kulturës. Është një mënyrë e mirë kjo edhe për të afruar publikun indiferent ndaj artit operistik dhe atij të baletit”, shprehet Ciko. Sipas përfaqësuesve të Teatrit të Operas dhe Baletit, shfaqjet do të transmetohen nëpërmjet videoprojektorëve deri më 10 shtator, në të njëjtin orar, 20:30. E.B

60/2006


Bota jonë Panorama për organizatorët është vërtet për t’u admiruar. Shkrimtarëve u është kërkuar të flasin në publik. Nëse do t’iu kërkohej të ngjiteshin në skenë, mund të ishin dhe aktorë. Në ditën e fundit të festivalit ishte edhe Al Gore, personaliteti që shfaqet në publik për të folur për ndryshimet më të fundit në atmosferën globale. Në këtë Festival ishin rreth 200 autorë skocezë pjesëmarrës. Nga 400 shkrimtarë nga bota, pak prej tyre e kanë anuluar ardhjen. Festivali Ndërkombëtar i Librit në Edinburg nisi më 1983 fillimisht si bienal dhe është sot një nga ngjarjet më të mëdha të verës që organizohet çdo vit në kryeqytetin e Skocisë. Në qendër të tij janë takimet me autorët. Sot aty organizohen rreth 650 aktivitete për disa kategori moshash. Festivali i Librit është i vendosur në kopshtet e qendrës historike Charlotte ku në vitin 2005 u mblodhën rreth 220 mijë vizitorë. (Shekulli)

Dilema shkrimtarësh Të vritet a të mos vritet, në librin e fundit të serisë së romaneve mbi Hari Poteri, kryepersonazhi legjendar? ibri i shtatë, sipas të gjitha gjasave, libri i fundit në serinë e librave të Hari Poterit, i autores së famshme Rowling, parasheh vdekjen e dy prej personazheve kryesore të bestsellerit, i cili ka pushtuar jo vetëm mendjen e njerëzve të zakonshëm, po edhe të vetë kolegëve të njohur të autores, siç janë shkrimtarët e njohur amerikanë John Irving dhe Stefan King, të cilët në një paraqitje të tyre publike urojnë që Hari Poteti të mos vritet në fund të librit. Autorja e bestsellerit, i cili është shitur në rreth 300 milionë kopje, duket se është në proces të përfundimit të projektit të saj të madh dhe ajo në një paraqitje të saj publike lidhur me këtë thotë: “Po ndjehem e çliruar. Mund ta përfundoj rrëfimin tash dhe në një mënyrë kjo është kënaqësi, në mënyrën se si nuk ka qenë përpara, ngaqë më fund kam arritur përfundimin dhe zgjedhjen dhe mendoj se disa njerëz nuk do ta pëlqejnë fundin, kurse disa të tjerë do ta

L

duan atë, por kësaj s’ke çfarë i bën”. Lidhur me finalen e fatit të personazheve të saj, Rawling thotë: “ Jemi duke punuar drejt përfundimit të cilin gjithmonë e kam planifikuar, por një numër personazhesh, për të cilët kam besuar se do të mbijetojnë, kanë vdekur, kurse një personazh tjetër është “amnistuar”. Kur e kanë pyetur lidhur me urtinë e vrasjes së personazheve imagjinare, ajo thotë se nuk ka qenë kënaqësi për të të vrasë një nga personazhet kryesore, i cili vdes në librin e gjashtë, por, shton ajo, rregullat e zhanrit e kërkojnë që personazhi të tretet. “Nga pikëpamja e moslejimit të një autori tjetër të vazhdojë të shkruajë pas vdekjes së autorit të parë, origjinal, unë e kuptoj se përse një shkrimtar do të vriste personazhin e tij”, me çka autorja i hap derën frikës dhe dyshimit të disa prej lexuesve të saj se Hari mund të vdesë në librin e fundit, për të përfunduar se” Bota letrare, e cila na rrethon, është një botë e vrazhdë letrare.”

Pamje nga Rigoleto e Veridit 60/2006

105


Bota jonë e librit Vitrina

Një fjalor fort i veçantë Fjalor i gjuhës shqipe, vepra vetëmohuese e studiuesit Mehmet Elezi, shfaqet si më i madhi e më seriozi fjalor shpjegues njëgjuhësh i shqipes që nga botimi i Fjalorit Akademik të vitit 1980, duke ia shërbyer intuitës sonë lidhur me kufizueshmërinë e fjalësit të shqipes brenda 41-mijëshit akademik, një leksik prej po kaq fjalësh të patrajtuara më parë. Janë dy kritere të rrepta që Elezi i ndjek për ‘anëtarësimin’ e fjalëve në fjalor: 1) fjala të jetë e gurrës shqipe (autori nuk është vënë t’i qëmtojë ndërkombëtarizmat që po vërshojnë); dhe 2) të jetë e patrajtuar nëpër fjalorët akademikë (1980, 1984 e 2002) ose të ketë kuptime shtesë të patrajtuara nëpër këta fjalorë. Për herë të parë në praktikën e fjalorëve shpjegues të shqipes, fjalët shoqërohen me zbërthimet përkatëse etimologjike. Fjalori i Elezit, i ushqyer ndër të tjera nga gojëtaria popullore e mbarë gjeografisë shqiptare, nga kryevepra të traditës e të bashkëkohësisë, si dhe nga ajka e krijimtarisë artistike, bëhet kështu referenca alternative e fjalës shqipe, duke i siguruar autorit të saj përjetësim në analet e gjuhësisë shqiptare.

Balkan Beauty, Balkan Blood, Modern Albanian Short Stories, edited by Robert Elsie, Northwestern University Press, Evanston, Illinois, 2006 Robert Elsie, njëri nga studiuesit më të mëdhenj të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve, me botimin e ontologjisë së tregimit modern shqiptar, Bukuria ballkanike, gjaku ballkanik, tregime moderne shqiptare, këtë vit e realizoi edhe një projekt të rëndësishëm të përkthimit, të botimit dhe të popullarizimit të vlerave letrare e artistike shqiptare. Në këtë antologji të prozës moderne shqiptare prezantohen, jo sipas logjikës së një rendi kronologjik, autorë gjeneratash të ndryshme, qoftë të atyre të vjetra, si Dritëro Agolli e Teodor Laço, qoftë të gjeneratave të tjera, të mesme ose të reja, si Fatos Kongoli, Fatos Lubonja, Eqrem Basha ose Mimoza Ahmeti e Stefan Çapaliku. Siç thuhet në një prezantim të botuesit, në librin e tregimeve Bukuria ballkanike, gjaku ballkanik, “lexuesi anglishtfolës do të gjejë shkrimtarë të njohur, përkrah talenteve të reja, që sigurojnë një përfytyrim të qartë dhe interesant të historisë dhe të së ardhmes së letërsisë kombëtare.” Krahas studimeve dhe botimeve të tjera të këtij autori, që përfaqësojnë kontribute të veçanta në hulumtimin dhe popullarizimin e kulturës e të letërsisë shqiptare, edhe Bukuria ballkanike, gjaku ballkanik përjetohet si një projekt, i cili e popullarizon një pjesë të vlerave artistike e letrare të popullit shqiptar në botë.

Ibrahim Berisha, MEDIA, Agjensët e komunikimeve, PEN Qendra e Kosovës, AAB, 2006 Ibrahim Berisha, i pranishëm në skenën tonë publicistike, kulturore dhe letrare që nga vitet ’80-të të shekullit të kaluar, autor i një numri të madh librash në prozë e në poezi, në shekullin tonë para publikt shqiptar, krahas me aktivitetin e tij letrar, paraqitet edhe me një numër librash të karakterit teorik e diskurziv, në mesin e të cilave do përmendur librat “Sociokulturë”(2001) dhe “Informim, klasikë, modernitet”(2005). Këtë vit autori i ofron publikut një libër të ri, librin “MEDIA – agjensët e komunikimit”, libri i parë në fushë të sociologjisë së mediave te ne, i shkruar nga një autor shqiptar. Libri është organizuar në nëntë pjesë dhe secila nga pjesët e këtij libri, prej aspekteve të ndryshme e në kontekste të shumëllojshme problemore, përqëndrohet në mediat. Nocione e çështje të ndryshme si komunikimi masiv dhe mediat, industria kulturore, publiku dhe media, biznesi dhe media, media dhe qeveria, menaxhimi politik i publikut, propaganda, manipulimi, censura dhe gazetaria servile etj., trajtohen në librin “MEDIA – agjensët e komunikimit”, në një shtrirje shumëdimensionale dhe prej perspektivave të ndryshme në kuadër të komunikimit në kontekst sociokulturor e politik. 106

60/2006

ALBANICA

EKSKLUZIVE


Bota jonë Albanologji

Seminari i 25-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare eminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, i 25-ti me radhë, në edicionin e sivjemë jubilar vazhdon të jep një kontribut të çmueshëm në zhvillimin dhe afirmimin e studimeve në fushë të albanologjisë. Qysh nga fillimi i veprimtarisë së tij më 1974 në Prishtinë, Universiteti i Prishtinës dhe i Tiranës janë organizues të një tubimi aq të rëndësishëm dhe aq të gjerë për albanologët, për studiuesit e rinjë që kanë dëshirë ta përvetësojnë gjuhën shqipe dhe të thellohen në kulturën shqiptare. Rreth 100 studiues nga vende të ndryshme të Evropës, ku të pranishëm ishin edhe akademikë shqiptarë, kanë kumtuar dhe evidencuar fenomene nga më të ndryshmet të gjuhës dhe letërsisë shqiptare, në shtrirje evropiane dhe krahasimtare. Seminari i sivjetmë Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare është vlerësuar si një seminar i rëndësishëm për vlerat shkencore dhe kulturore. Në fjalën e hapjes, drejtori i këtij seminari, Fadil Raka, ka theksuar se “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka një traditë historike shumë të begatshme, të cilën e karakterizojnë vlera shkencore e kulturore dhe orientimi i theksuar pozitiv i kultivimit të miqësisë dhe tolerancës midis popujve, gjuhëve dhe kulturave të tyre”. Seksioni i parë, një nga seksionet më me interes, i cili i është kushtuar njohjes së të huajve me gjuhën shqipe, ka grumbulluar një numër më të madh të të huajve të interesuar për të mësuar gjuhën shqipe. Në kuadër të këtij seksioni, albanologët kanë shtruar edhe problemet e gjuhës shqipe në vitet e fundit dhe është konstatuar se, sipas studiuesve të pranishëm në edicionin e sivjetmë, gjuha shqipe po kalon nëpër një degradim të karakterit gjuhësor e kulturor, në rrafsh të shkrimit e të komunikimit në nivele të ndryshme. Fenomeni i degradimit të këtillë posaçërisht është vërejtur sidomos tek gjenerata e re dhe, sipas studiuesve, vetëm një shtresë, jo e madhe e popullatës, kultivon standardet e nevojshme në komunikimet e përditshme.

S

60/2006

Në kuadër të këtij seminari janë organizuar tre nivele të kurseve; për ata që nuk dinë asnjë fjalë shqip, për ata të cilët e dinë pjesërisht shqipen dhe kurse për ata që duan të thellojnë dijet e tyre. Drejtori i Seminarit, Fadil Raka, ka bërë të ditur se gjatë këtij seminari janë organizuar shumë aktivitete të veçanta që kanë të bëjnë me studimin e gjuhësisë dhe letërsisë. Poashtu janë mbajtur edhe gjashtë cikle ligjëratash – tri nga letërsia, dy nga gjuhësia dhe një për arkeologjinë, ndërsa referimet e tyre lidhur me studimet e fundit nga fusha e gjuhësisë dhe letërsisë i kanë prezantuar rreth 30 kandidatë. I organizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, gjatë seminarit janë organizuar edhe sesione shkencore në dy nivele - të letërsisë dhe të gjuhësisë, ku janë lexuar rreth 50 kumtesa shkencore të studiuesve të ndryshëm për letërsinë, boshti i të cilave ishte tema “Miti në letërsinë shqipe”. Kurse tema për gjuhën ishte, “Probleme aktuale të kulturës së gjuhës shqipe”, e cila është shtruar nëpërmjet trajtimit të 50 studiuesve specialistë për këtë fushë. Me punimet e tyre janë paraqitur rreth 70 studiues. Sivjet është oganizuar edhe tryeza shkencore, kushtuar dy shkrimtarëve shqiptarë, Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes, në 70-vjetorin e lindjes së këtyre autorëve. Ndonëse shkrimtari Ismail Kadare nuk ishte i pranishëm, ai e ka pershendetur

seminarin përmes një letre dërguar Këshillit Drejtues, në të cilën tregon arsyet e mospjesëmarrjes në Seminar, ndërsa akademik Rexhep Qosja ishte i pranishëm. Me kumtesat e tyre janë paraqitur studiues dhe njohës të veprës së Kadaresë dhe Qosjes si Jorgo Bulo, me kumtesën “Gjysmë shekulli krijimtari”, Agim Vinca, “Rexhep Qosja dhe kultura shqiptare”, Ali Xhiku, “Veprimtaria shkencore e Rexhep Qosjes”, Isak Shema me “Proza e Ismail Kadaresë”, dhe Isa Bajçinca me “Mbi gjuhën e veprave të Ismail Kadaresë”. Për herë të parë në këtë seminar, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Qendrës Albanologjike të SANS -PETERBURGUT të Rusisë. Ndër seminaristët më të vjetër ishte edhe Ishtvan Shütz, albanolog nga Hungaria i cili konsiderohet si njëri nga albanologët më të shquar dhe më të përkushtuar në fushë të studimit të gjuhës shqipe. Ai këtë vit ka mbushur plot 59 vjet të punës së pandërprerë në studimin e gjuhës shqipe, të cilën e quan dashuri të madhe dhe të përjetshme, si dhe 22 vjet të pjesëmarrjes në Seminar. Në dy ditët e fundit, është zhvilluar edhe sesioni shkencor në dy nivele: atë të letërsisë, me temë “Miti në Letërsinë Shqipe”, si dhe ai shkencorë, në temën “Probleme aktuale të kulturës së gjuhës shqipe”. E veçanta e këtij edicioni të Seminarit është se në referimet për gjuhën dhe letërsinë, rreth 90 për qind e autorëve të kumtesave janë të huaj. Vjollca Dana

107


Muzikë

Në shenjë të Muajit të Kulturës Kombëtare

Jam rritur me një dashuri të veçantë për Kosovën

Agim Hushi - emblemë e artit shqiptar në botë Dita e parë e Muajit të Kulturës Kombëtare në Prishtinë u hap me koncertin “Tre tenorët”, me Agim Hushin, Kastriot Tushën dhe Adrian Xhemën, në përcjellje të Orkestrës Filharmonike të Akademisë së Arteve, Tiranë. Me këtë rast zhvilluam një bisedë me tenorin, Agim Hushi enori i famshëm, Agim Hushi, një nga emrat e mëdhenj të artit shqiptar, është një nga personalitet që i pushtoi skenat operistike të Evropës e të botës. Me origjinë nga qyteti i Kavajës, pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, Agim Hushi pati një karrierë të shkurtër, por të suksesshme në Teatrin e Operës dhe të Baletit në Tiranë. Pas largimit nga Shqipëria, ai diplomoi në Akademinë e Arteve të Bukura të Budapestit dhe që nga ajo kohë është i pranishëm në skenat muzikore operistike më prestigjioze të botës, duke u bërë një emblemë e artit shqiptar. Në rrugëtimin e gjatë e të

T

108

mundimshëm artistik, ai i pushtoi skenat e mëdha muzikore në Australinë e largët, ku në Sidney Opera, ndër të tjera, interpretoi, që nga viti 1998, 12 role kryesore. Ishte edhe këshilltar artistik në Sidney Opera. Artisti shqiptar, në rrugën e tij të mëtejshme artistike të interpretimit të roleve të mëdha operistike, i pushtoi edhe skenat muzikore në Zelandën e Re, në Hong-Kong, Malajzi, Tajlandë. Për cilësitë dhe dramaticitetin e interpretimit të tij muzikor, është krahasuar me Benjamin Gilin e famshëm. Krahas aktivitetit të tij si këngëtar i operës, e kryen edhe punën e pedagogut dhe, ndërkohë, është shef i Katedrës së Operës në Konservatorin e Vjenës.

ALBANICA: Z. Agim, si një artist shqiptar, ju njeh jo vetëm Shqipëria, por edhe bota. Çka mund të thoni lidhur me faktin se në vitin 2006 jeni për herë të parë në Kosovë dhe publiku i gjerë i saj ju sheh e ju dëgjon në një paraqitje koncertale sot për herë të parë? A. Hushi: T’ju them të vërtetën, fakti i këtillë për mua ka qenë një ngërç që më ka munduar një kohë të gjatë. Arsyet janë të shumta. Por, së pari si qytetar shqiptar, do të thosha se jam rritur me një dashuri të veçantë për Kosovën dhe, duke qenë një tip poetik, sensitiv nga pikëpamja kombëtare dhe ajo e historisë sonë, legjendës.... e kam menduar Kosovën gjithmonë si ajo piktura e mrekullueshme që kanë krijuar eposet e kreshnikëve, që e kam menduar se do ta gjej në Kosovë. Kam krijuar një tempull misteri brenda qenies sime lidhur me heronjtë e Kosovës, si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Adem Jashari, etj. Nuk di si ta them, por në momentin që kam zbritur në tokën e Kosovës, e kam ndier veten fajtor, por jam munduar me logjikën e ftohtë të kërkoj edhe fajtorë të tjerë që janë pjesë e këtij faji. Duke pasur parasysh faktin se kam kënduar pothuaj në të gjitha kontinentet e botës, e kam bërë atë që do të duhej të bënte çdo artist shqiptar për kombin e vet, kam bërë atë që duhej ta bënte një artist shqiptar për kombin e vet në kohë lufte. Në vitin 1999, në bashkëpunim me Qeverinë e Zelandës së Re, nën kujdesin e Kryeministres, kam organizuar një koncert madhështor, i cili u prit në mënyrë të jashtëzakonshme nga publiku dhe mediat e Zelandës e së Re. Asokohe, i dhurova qeverisë në Prishtinë, nëpërmjet donacioneve, njëqind mijë dollarë, të cilat i nënshkrova me dorën time. Po ashtu, në rastin e krizës së refugjatëve nga Kosova, që ishin vendosur në Australi, duke qenë kryetar i Komitetit Shqiptar, e organizova pritjen, akomodimin dhe tërheqjen njerëzore, me qëllim t’u qëndroja këtyre njerëzve sa më afër. Gjithashtu, kam kënduar, kam bërë shumë koncerte recitale dhe të gjitha mjetet, asokohe, janë dhënë në dobi të bashkëkombësve të mi... të mirëqenies dhe shëndetit të këtyre njerëzve. 60/2006


Në shenjë të Muajit të Kulturës Kombëtare ALBANICA: Fakti se keni dhuruar aq shumë para, se u keni qëndruar aq pranë shqiptarëve nga Kosova në ato ditë të apokalipsës shqiptare flet shumë, ndaj dua ta kem të qartë për publikun faktin nëse e keni bërë këtë ngaqë jeni i pasur, apo ngaqë jeni të pushtuar nga ndjenja e dashurisë për njeriun tuaj? A.Hushi: Sigurisht, sigurisht që është fund e krye e dyta. Kur mendoja se sa djem të rinj, sa burra të shquar dhanë jetën në themelet e kësaj toke... gjithë ata dhanë diçka e shpresojmë që gjithë ajo që dhanë ta sjellë sa më shpejt pavarësinë e Kosovës. Ajo që bëra ishte shumë pak. Po të isha i pasur, ndoshta një pjesë të pasurisë sime do t’ia dedikoja kësaj çështjeje madhore të kombit tim. Shpresoj se kam bërë për Kosovën, në kohë lufte, atë që i takonte ta bënte çdo artist, prej pozicionit të vet, për të ndihmuar. Nuk e dhashë as jetën, nuk luftova, ...ashtu siç bënë shumë trima në mënyrë që... Ajo që bëra, vërtet, ishte shumë pak...

Shqipëri e në trojet shqiptare është relativisht njomëzake, herë-herë naive, herë-herë e pjekur, por gjithsesi shumë e re në moshë dhe, së këndejmi, e rrit nevojën e kontributit. Jam përpjekur t’ia bashkëngjis këtij “naiviteti” një naivitet tjetër – atë të artit, sepse e dini që arti është ëndërr, shpirt. Arti mund të jetë i realizuar në një formë a në një tjetër, por gjithsesi ideja është e lëvizshme, është fluturake; ideja hyjnore në esencën e vet nuk është e lehtë të kuptohet, por kur ajo kthehet në shërbim, kur ajo kthehet në një objektiv për ta shtyrë përpara zhvillimin, për ta shtyrë përpara kombin në drejtimin e

Muzikë pra një lojë xhentëlmenësh; hymë si xhentëlmenë, dolëm si xhentëlmenë nga kjo lojë; hymë si miq, dolëm si miq. Kjo është ajo që i duhet demokracisë në Shqipëri, në Kosovë: njerëzit duhet të çlirohen nga makthet militantiste; ata duhet të jenë më shumë afër të vërtetës, për të cilën aspirojnë në fjalë, sepse është diçka tjetër të thuash të bukura fjalë, e, në të vërtetë, të jesh aq larg tyre në realizim. Pra, mendoj se ka qenë një kontribut modest, një kontribut qytetar, një mesazh intelektualëve, mes të tjerash, dhe do të doja të them se kultura është ajo që do t’i shpëtojë politikanët shqiptarë

Njerëzit duhet të çlirohen nga makthet militantiste ALBANICA: Do të doja tash t’i kthehemi dimensionit tuaj artistik: nga sa kam lexuar për ju, kam parë se jeni personalitet kompleks. Kur them kompleks, kam parasysh faktin se jeni personalitet polidimensional: jeni njeri i artit, jeni pedagog arti, jeni njeri i angazhuar edhe në politikë, dhe në këtë pikë do të doja t’i kem disa nga observacionet tuaja lidhur me pozicionin tuaj si artist shqiptar në jetën artistike shqiptare, në jetën politike shqiptare dhe, po ashtu, do të doja ta kem mendimin tuaj lidhur me pozicionin dhe rolin e artistit? A. Hushi: Është një pyetje që më intrigon në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Ajo që shtroni, në një kuptim, është gjithashtu shtëpia ime, është filozofia ime, është edhe obligimi im. Vjen një kohë kur arti kthehet, më shumë se sa në art, në një filozofi, kthehet në platformë, kthehet në një botëkuptim që nuk shprehet dot në skena, nuk e nxjerr zëri në vetvete dhe, sado shumë të përpunohet, nuk arrin ta artikulojë botën. Është një kompleks i tërë që e formon atë që quhet mision i artit. Edhe kur ky mision zhvillohet intelektualisht, profesionalisht, ridimensionohet deri në format e asaj që mund të quhet, patjetër, kontribut social, shoqëror dhe këtu duhet pasur parasysh fakti që demokracia në

60/2006

Agim Hushi me redaktorin e revistes në ambientin e amfiteatrit “Gërmia” para fillimit të konceritit

caktuar, arti sigurisht fiton një vlerë të re, tjetër...Në Shqipëri pata vënë re që diletantizmi shitej për qytetarinë, që është rreziku më i madh për çdo lloj demokracie. Kur pashë se vlerat po ktheheshin në antivlera, kur paraja po kthehej në shtytësen kryesore të artit, jo në kuptimin e investimit për artin, por, në vend të misionit fisnik që ka arti, po kthehej në një objekt monetar, sigurisht që nuk mund të heshtja dhe mendova ta bëja një akt që u përshëndet, para së gjithash, nga forcat perëndimore. Dhe hyra në politikë me një lloj besimi për të bërë diçka. Dhe nuk e ndjeva se gjendem në mes të zjarrit politik, por të një zjarri që më ushqeu në kuptimin pozitiv: Partia Socialiste më vlerësoi si një gjetje, Partia Demokratike si një njeri që ka përballë një njeri të ndershëm. Unë e ftova Berishën t’i shpalosim programet që kemi për Kavajën, Berisha më ftoi të këndoj për fitoren më katër korrik,

kudo dhe në çdo lloj situate. ALBANICA: Besoj ta keni fjalën për funksionin fisnikërues të kulturës e të arteve. Si duket besoni, siç është shtruar që nga Antika e këndej, në mundësinë e ndryshimeve si rezultat i ndikimit të artit e të kulturës mbi shoqërinë dhe mbi politikën? A. Hushi:Sigurisht, do të theksoja terminologjinë me të cilën janë emërtuar epokat historike. Sado të fuqishëm të kenë qenë udhëheqësit apo gjeneralët që i kanë drejtuar shtetet apo mbretëritë, epokat quhen epoka të kulturës greke, kultura romake, renesansa, etj. Kanë shkuar e kanë ardhur qindra e mijëra mbretër, por kulturat janë ato që i kanë emërtuar epokat. ALBANICA: Do të doja t’i kthehemi artit tuaj. Në koncertin tuaj këtu, në Amfiteatrin e Gërmisë në Prishtinë, ju dhe kolegët tuaj,

109


Pamje nga koncerti “Tre tenorët” në amfiteatrin e “Gërmisë”, Prishtinë

po e them pa modestinë e mirësjelljes së zakonshme, ishit të shkëlqyeshëm gjatë interpretimit të pjesëve tuaja grupore dhe solistike. Një pjesë e kritikës muzikore në mediat botërore ju ka krahasuar me Benjamin Gilin, ndërsa mua, tek ju dëgjoja në pjesët tuaja të solokëndimit, më shumë më kujtohej Placide Domingoja me stabilitetin e zërit të tij, me pozicionimin e tij muzikor. Pos kësaj, do të doja të na thoni diçka lidhur me atë se si e përjetuat komunikimin me publikun në amfiteatrin e Gërmisë këtu, në Prishtinë. A. Hushi: Është e vërtetë se kritika, pas paraqitjes sime në Sidny Opera, më ka krahasuar me Benjamin Gilin, dhe jo mbase në sensin vokal sa në atë dramatik, në kuptimin që Benjamin Gili është konsideruar një nga themeluesit e dramës vokale skenike. Gili njihet për ndjeshmërinë e tij vokale, për teknikën e tij brilante. Nuk e di nëse ju keni studiuar muzikë apo keni njohuri profesionale... ALBANICA: Jo, nuk kam formim profesional muzikor, por e pëlqej dhe e dëgjoj muzikën klasike... A. Hushi: Ajo që jua ka kujtuar Domingon, mendoj se ka të bëjë me natyrën time vokale, me spinton dramatike. Sigurisht nuk është shumë problem që i ngjaj Domingos, por sigurisht jam një lloj i vokalit i cilësuar si spinto dramatik. Kam një teknikë bel kantoje të këtij tingulli dhe e them se tingulli im është i precizuar,

110

rrjedhshmëria vokale është pa manire vokale, pa manire a ndërtime artificiale të zërit dhe zëri duhet të tingëllojë sikur është duke folur, të rrjedhë natyrshëm, gjë që e krijon atë lidhjen e pakuptueshme, ndoshta të brendshme, të spektatorit me pjesën me të cilën komunikohet.

Është krim për ne të mos kemi kushte për artistët shqiptarë ALBANICA: Keni thënë, me një sinqeritet mbase të rrallë për artistin, se rruga e suksesit tuaj nuk ka qenë e lehtë, se ka qenë rrugë zhgënjimi, rrugë përpjekjesh, rrugë rënieje dhe ngritjeje, andaj do të doja të më thoni diçka më shumë për pjesë të ndryshme të kësaj rruge? A. Hushi: Përsëri më intriguat, sepse pyetja juaj ka të bëjë pikërisht me atë thelbin e artistit. Artisti, pa diskutim, në njëfarë mënyre, nuk do ta thosha luftëtar, është një njeri që ndoshta ecën nëpër erë, nëpër shi. Ndërsa njerëzit gjejnë diku pas një peme, pas një shkëmbi, një vend për t’u mbrojtur, artisti, me marrinë e tij, vazhdon të ecën përpara. Nëse sheh një njeri në borë e në erë që nuk ndalet, ai është artist. Ka nga ata që thonë u lodha, ka nga ata që thonë: Jo - unë do të shkoj tek ai mali atje, do të mbërrij sot atje. Nga ana tjetër, ka edhe momente të tilla që nuk je ti që do të dorëzohesh - janë të tjerë që ta ndalojnë rrugën dhe

të thonë: Prit, pse ti? Po është dikush tjetër që është imi, ai do të kalojë i pari, jo ti, a kupton? Sepse ka kaq shumë subjektivizëm, ka kaq shumë intriga në botën e artit, si në çdo fushë tjetër. Nëse flasim për një karrierë botërore, duhet të kesh parasysh sa mijëra konservatoriume, sa e sa mijëra djem dhe vajza të pasurish që kanë kushte shumë herë më të mira e të pakrahasueshme me tonat si shqiptarë. Duhet të dini diçka: në të gjitha produksionet, unë nuk kam qenë më i miri, po kam qenë shumë herë më i mirë nga vendasit për ta marrë atë pozicion dhe ti e ndien atë të pathënmen: ti je shqiptar, nuk je i favorizuar. Prandaj, këtu gjithmonë do të kthehem te ajo pikë dhe te ajo padrejtësi, që ne, e gjithë shoqëria, politika, të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për artistin, të bëjnë punën e vet, sepse gjithkush duhet ta ketë shtëpinë e vet, gjithkush duhet të ketë mundësi ta zhvillojë artin e tij. Duhet ta luftojmë mendimin se artistët shqiptarë, që s’kanë çarë në botë, nuk janë seriozë, se nuk janë të talentuar. Ata vetëm nuk e kanë gjetur atë momentin e duhur kur duhet të jenë pesë deri në dhjetë herë më të mirë se vendasit që ta pushtojnë skenën. Jo rrallë, janë dy ose tri herë më të mirë. Kështu, është krim për ne që të mos kemi kushte, të mos u krijojmë atyre mundësi të mrekullueshme. 60/2006


Në shenjë të Muajit të Kulturës Kombëtare

Muzikë

Krijimi i Operës Kombëtare Shqiptare – urgjencë e kohës ALBANICA: Mbase kemi mangësi si shoqëri, në nivel institucionesh, në nivel të mentalitetit, që nuk bëjmë një favorizim më të fuqishëm të potencialit artistik të njeriut tonë, të artistit tonë? A. Hushi: Sigurisht, është pak ironike të kesh Akademi Artesh, të prodhosh artistë dhe të mos kesh skenë ku do t’i çosh këta artistë, apo jo. Për Revistën tuaj kam një sqarim ekskluziv, s’mund ta mbaj sekret: në vitin 2002 kam qenë këshilltar artistik në Sidney Opera dhe pedagog në National University në Singapor. Duke qenë se kam qenë mik i presidentit të Singaporit, mik me ministrin e Kulturës, mik i shumë njerëzve dashamirës të operës, me origjinën time shqiptare, për shkak të preokupimit tim me Kosovën, ata shpesh më ngatërronin dhe mendonin se isha nga Kosova dhe më thoshin: Agim, na shpjego se si është çështja, si është koha, lufta, kjo dhe ajo, dhe unë u thosha: nuk kam qenë në luftë, por, gjithsesi, duke qenë me këto kontakte me njerëzit e mëdhenj, mua m’u zgjua ideja ta krijoj Operën Kombëtare Shqiptare dhe kam pasur kontakte të vazhdueshme me kryeministrin e asaj kohe, Bajram Rexhepi, të cilit i jam mirënjohës për dashamirësinë që tregoi për ta themeluar e për ta jetësuar idenë time, Operën Kombëtare Shqiptare. Duke qenë se Kosova ishte një sinonim i viktimizimit të shovinizmit të veprimeve serbe më të egra mesjetare në mes të Evropës, mendova që ideja e Operës Kombëtare do të ishte e para punë për njerëzit e kulturuar, për ato qarqe që, për fat të keq, politikanët shqiptarë nuk arrijnë t’i vlerësojnë në këtë nivel. Një ministër të jashtëm francez mund ta bësh më mik duke e çuar në një koncert simfonik sesa në një zyrë ku zhvillon bisedime për pavarësinë e Kosovës. Këtë e besoj dhe e vlerësoj dhe, së këndejmi, mendova ta themeloj Operën Kombëtare Shqiptare me donatorë të fuqishëm, me disa nga monarkët e Evropës, donatorë të fuqishëm aziatikë dhe të tjerë. Për fat të keq, si shumë gjëra, ideja mbeti rrugës. Kontaktova disa herë me njerëzit përkatës, kam edhe letërkëmbimin me z.Brajshori, me ishministrin e Kulturës, ideja kaloi edhe në duar të tjera, dhe si të them...

ALBANICA: Mbase mund të shpresohet se në një të ardhme të afërt, duke mos hequr 60/2006

Pamje nga koncerti “Tre tenorët” në amfiteatrin e “Gërmisë”, Prishtinë

dorë nga ideja për projektin e krijimit të një Opere Kombëtare, ideja e tillë do të jetësohet. A. Hushi: Me sa kam marrë vesh, kjo ide është përvetësuar...nuk e di se si dhe nga kush, por ka dalë si një projekt i sofrës kombëtare shqiptare. Më vjen mirë se kjo ide doli nga unë, e nisur në vitin 2002, dhe se mund të jetësohet, s’ka rëndësi kush është autori, mjafton të bëhet, por ajo në të cilën dua ta vë theksin është fakti se të rrahurat e zemrës sime për Kosovën kanë filluar herët. Pra, ju tregova për letërkëmbimin dhe telefonatat që kam zhvilluar me Kryeministrin tuaj shumë të nderuar asokohe dhe shpresoj të vazhdojë bashkëpunimi në një nivel institucional me ide të mira për kulturën e Kosovës. Tani gjendem në një pozicion tjetër, jam pedagog dhe, ndërkohë, shef i Katedrës së Operës në Konservatorin e Vjenës. I kam disa studentë nga Kosova, me të cilët jam shumë i kënaqur dhe shpresoj t’i kthej artistë të shkëlqyer në Kosovë. ALBANICA: Këto ditë kam kuptuar se keni një ëndërr, se ajo ka të bëjë me realizimin e një recitali operistik këtu, në Kosovë. Jeni më afër mundësisë se realizimit të ëndrrës suaj, gjatë këtij qëndrimi dhe kontakteve tuaja me njerëzit këtu? A. Hushi: Të them të drejtën, dëshira e mirë e ministrit aktual të Kulturës të Kosovës, dëshira e mikut tim të madh, ministrit Leskaj, që ne të ishim këtu, më bën të besoj se ata do ta mbështesin idenë time, një ide që lindi në Teatrin e Operës së Shqipërisë, kur u ftova ta bëj recitalin e parë në historinë e këtij teatri, një recital që u prit shkëlqyeshëm nga kritika, TVSH-ja dhe mediat e tjera, që

u mbajt më 6 prill të këtij viti. Shpresoj që ta sjell këtë recital edhe për publikun në Kosovë. ALBANICA: Këto ditë kam lexuar diçka lidhur me rikthimin tuaj në Shqipëri dhe dua ta besoj këtë. Si qëndron puna? A. Hushi: Shiko, kam qenë i kthyer në Shqipëri, nuk kam qenë në ikje. Ka qenë thjesht një hapësirë kohore kur unë isha shpirtërisht, por nuk isha fizikisht në Shqipëri. Janë terma letrarë gazetaresk ato që thuhen, gjithsesi nganjëherë media bëhet intriguese. Por, gjithsesi, kam munguar fizikisht, por shpirtërisht jo dhe për mua esenca është shpirti. ALBANICA: E kam fjalën për një kthim konkret, sepse në një rast keni thënë se askush nuk të do më shumë se atdheu yt, se ruajtja e identitetit tënd jashtë atdheut është me rreziqe. Keni diçka t’i shtoni kësaj. A. Hushi: Ka shumë të vërteta në këtë që thoni dhe pikërisht këtu dua të dal: te politika kulturore. Kam vënë re se kur isha në Hungari, filloi të hiqej ai termi shqiptar, në Australi, australiani...pavarësisht se unë në çdo moment, pa asnjë lloj tronditje, e kam përmendur faktin se jam shqiptar. Ekziston tendenca e shkrirjes, e absorbimit për t’i shkuar në funksion një kulture tjetër. Misioni im është i qartë, jam një shqiptar dhe misioni im do të jetë i tillë derisa të jem gjallë dhe do të punoj si një shqiptar. ALBANICA: Ju faleminderit A. Hushi: Ishte kënaqësi, ju faleminderit. Bisedës i priu: Besim REXHAJ

111


Gjuhësi

Norma në toponimi dhe probleme të standardizimit Qemal MURATI

“Lufta” me toponimet 1. Vendet shpesh i ndërrojnë sunduesit. I ndërrojnë dhe emrat. Emrat dysorë janë fenomen i përgjithshëm i gjeografisë së njeriut – shprehet linguisti i njohur Klod Azhezh. Evropa, historia e gjatë e së cilës është aq e ngarkuar me tronditje, na sjell mbase më shumë shembuj për këtë se Afrika ose Amerika. Dhe sidomos Ballkani është i mbushur me shembuj të tillë të ndërrimit të emrave gjeografikë, në funksion të tezave të kuturisura për ta interpretuar identitetin nacional e “të parit” në rajon. Raguza veneciane më parë ishte nën sundimin e Bizantit, por në fund të Luftës së Dytë Botërore ajo u bë Dubrovniku kroat. Fiuma, qyteti bregdetar venecian, prej vitit 1947 kalon në pronësi kroate dhe bëhet Rijeka, pa e ndërruar as kuptimin (në të dy gjuhët fjala do të thotë “lumë”). Bratisllava sllovake, e cila për shumë kohë qe hungareze me emrin Poszoni, është Petersburg për gjermanofonët. Vjena, guri i çmuar i Austrisë, quhet Beç në magjarisht (hungarisht) e serbisht, kurse Dunaj (“Dunavska”) në sllovenisht. Transilvania, në veriperëndim të Rumanisë, është arketip i atyre vendeve të Evropës Qendrore, për të cilën me shekuj hahen shumë popuj, duke pretenduar të drejtën për pronësi, dhe kanë krijuar prandaj shumë emra për të; Ardeal te rumunët, Erdel për hungarezët, Zibenburgen te gjermanët. Memel, qytet në Baltik, ndahet nga Gjermania në vitin 1919 dhe pas zotërimit lituanez merr emrin Klajped. Turku, qytet finlandez, gjithashtu mban edhe emrin suedez Abo (K. Azhezh, Le souffle de la langue, 1992). Kosova shqiptare, provincë e dikurshe dardane, vazhdon të quhet Kosovë e Metohi, me synim të pretenduar edhe tokën, gjoja me prona kishtare të tyre. Ballkani, nga fjala turke ballkan “malësi”, gjatë pushtimit turk ka zëvendësuar emrin e mëparshëm të

112

vargmaleve Stara Planina në Bullgarinë veriore. Në lashtësi ky varg malesh quhej Haemus, e më pas Gadishulli Ilirik. Sot Ballkani parapëlqehet të quhet Evropa Juglindore. Emrat dysorë ose të përbërë nga substrate dhe superstrate të gjuhëve të ndryshme tregojnë edhe fatin e vendeve përmes onomastikës. “Lufta” me toponimet vazhdon edhe sot e gjithë ditën në shumë vende, në shumë gjuhë dhe në shumë kultura. Po si shpërfaqet kjo “luftë” në toponiminë shqiptare ?

Toponimia – argument me vlerë të pakët për të përcaktuar etnicitetin e një vendi 2. Toponimia nuk “zotëron” dhe as që mund të zotërojë prova absolute për të dëshmuar praninë ose mungesën e një etnikumi në një territor të caktuar, sepse në thelb ajo është lëndë që u nënshtrohet ligjeve të zhvillimit, bjerrjes ose manipulimeve politike me të. Ç`është e vërteta, sikundër shprehet dhe historiani i njohur francez Alain Ducellier, “Toponimia është një argument me vlerë të pakët për të përcaktuar etninë e një populli”, e sidomos kur bëhet fjalë për një territor si ai i Ballkanit, shumëfish të përzier. Pra vlerat e saj janë relative, prandaj ja përse nuk duhet të bëhen manipulime me të. Pretendimet e autorëve serbë të cilët janë përpjekur ta paraqesin Kosovën si vis të tyre mbi bazë të prejardhjes serbe të toponimisë së këtij vendi nuk kanë as ato ndonjë vlerë të madhe. Për më tepër, siç pohon dijetari francez Duceiller, “Shumica e toponimeve sllave të Kosovës apo edhe të Shqipërisë ngjajnë më tepër bullgare se serbe, që është kjo tepër e natyrshme, sepse ishin të parët ata që e pushtuan rajonin, që nga shekulli i 9-të dhe sidomos i 10-të, që koincidon me kulmin e perandorisë me kryeqytet Ohrin” (sh. Igli Totzani, Kosova, mësimet e një historie tragjike,). Këtë fakt e pohon edhe studiuesi I. Totzani për truallin e Shqipërisë:

“Mjafton të themi se edhe në Shqipëri jo rrallë ndeshemi me toponimi sllave, edhe pse asnjëherë aty nuk ka pasur një shumicë sllave”. Ndërkaq, prania e toponimeve të vjetra sllave në fjalorin toponomastik shqiptar, si p.sh. Berat, Pogradec, Korçë, Kosovë, Gjakovë etj., sikundër dhe e atyre greke e latine, dëshmon për kontaktet e hershme të shqiptarëve me këta popuj, që patën të marrë e të dhënë, dhe jo se këto vende fillimisht qenë të tyre. Prandaj këto toponime nuk duhen mohuar, sepse janë një element më tepër për autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre të sotme dhe historike, jo e kundërta.

Toponimet në realitetin e ri të Kosovës 3. Me çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb, në vitin 1999, që për shekuj me radhë e kishte serbizuar dhunshëm edhe toponiminë e Kosovës, nga Ministria e Kulturës e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës ngrihet një Komision për Standardizimin e Emërvendeve të Kosovës (KSEK), i cili do të shqyrtonte gjendjen e toponimisë në Kosovë dhe do të merrej me rishikimin dhe riemërimin e saj. Ky Komision, i përbërë nga studiues të institucioneve të ndryshme shkencore (historianë, gjuhëtarë, gjeografë), duke e quajtur veten kompetent në këtë fushë, ka përpiluar dhe botuar edhe një broshurë “Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës”, ku dhe titulli është i gabuar, më drejt: Regjistër i emërvendeve të standardizuara të Kosovës), e ku është përfshirë një regjistër i emrave të vendbanimeve të Kosovës. Rezultati i këtij Komisioni, që kishte marrë në shqyrtim një korpus prej 1484 toponimesh, është ky: Një numër jo i pakët emrash gjeografikë: qytetesh, fshatrash e lagjesh, propozohet të ndërrojnë “fytyrë”. Kësisoj, Suhareka bëhet Therandë, Obiliqi – Kastriot, Novobërda – Artanë, Podujeva – Besianë, Istogu – Burim, Kamenica – Dardanë, Dragashi – Sharr, Matiçani – Mat etj. Si shprehje e kësaj gjendjeje të re toponimike, të krijuar si rezultat të 60/2006


Gjuhësi përpjekjeve administrative të standardizimit dhe të mplekjes së normave të ndryshme, në mediat e Kosovës, në shtyp e në radiotelevizion, topikët e tillë filluan dhe vazhdojnë të përdoren me forma dysore të “reja” dhe të “vjetra” (në Kastriot, ish-Obiliq, në Besianë – ish-Podujevë, në Mat – ishMatiçan), kurse te popullata vendëse mbizotërojnë format e tyre tradicionale. Që ndërhyrjet me një operacion të tillë jashtëgjuhësor, në riemërtimet toponimike nuk janë shumë të lavdueshme, dëshmon edhe fakti se kanë mbetur të paprekura dhe shumë topikë të tjerë po ashtu me element sllav, si: Deçan, Gjakovë, Gjilan, Leposaviq, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Zubin Potok, Zveçan, madje dhe vetë topiku Kosovë etj.

Problemi me dysorët toponomastikë 4. Emërtesa gjeografike është gjuhë, të cilën e ka krijuar populli gjatë epokash e mijëvjeçarësh, dhe si e tillë ajo u nënshtrohet ligjeve gjuhësore. Në këtë kontekst edhe toponimia ka një natyrë të ndërliqshme dhe ndërrimi i toponimeve nuk është një punë e lehtë, siç dëshmon dhe përdorimi i tyre në mesmedia, kur emri i ri i propozuar përdoret në bashkëvajtje dhe me emrin e topikut të përparmë për të shmangur konfuzionin e përdorimit: Në Kastriot (ish-Obiliq), në Therandë (ishSuharekë), në Mat (ish-Matiçan), në Arbëri (ish-Dragodan), etj. Dhe kësisoj, në vend që të kishim eventualisht një shkurtim të toponimit, siç e kërkon natyra gjuhësore, kemi një përdorim perifrastik, një rimarrje dysorësh toponomastikë a toponime-fjali: një topik të sajuar shqip, dhe prapë topikun sllav. Një toponim i ri që të funksionojë nuk duhet të ketë nevojë të shoqërohet me përdorimin edhe të topikut paraprak: me toponimin B ju lutemi kuptoni toponimin A! Atëherë ç`dobi mund të kihet nga e gjithë kjo anarki toponimike? Mënyrën e tillë të konfigurimit të toponimisë sonë, si reaksion emocional kundër fenomenit serbizues të toponimisë së Kosovës, shkrimtari dhe intelektuali Mehmet Kraja, në një shkrim të tij analitik për këto çështje, e qorton dhe e quan me të drejtë “Toponimi konfuze”. Dhe kjo jo për faktin se emërtesa

60/2006

gjeografike e Kosovës nuk duhet të korrigjohet e të ndryshohet, porse ajo duhet të bëhet me profesionalizëm të mirëfilltë, jo shkeleshko. Toponimet e tilla të “standardizuara” Kraja i ndan në tri kategori: a) Toponime të “huazuara” nga Shqipëria (Mat, Bushat, Ballsh), që janë ngulitje identifikuese për një hapësirë tjetër shqiptare – e që si të tilla shkaktojnë konfuzion në përdorjen e tyre për të shenjuar emra të tjerë gjeografikë; b)“Gjetjet origjinale”, që zakonisht janë sajesa të paqëndrueshme (Suharekë – Sufrekë, Divjakë – Dyflakë); c) Përkthime idiotike nga serbishtja (të tipit Kamenicë – Gurash). Numri i toponimeve që i kanë të gjitha parakushtet të bëhen ngulitje të qëndrueshme – gjithnjë sipas Krajës, por që e gjejmë plotësisht të mbështetur dhe ne – është relativisht i vogël. Nga “gjetjet origjinale” që pothuajse ka fituar “të drejtën e qytetarisë” mund të përmendim këtu zëvendësimin e topikut Sërbicë me Skënderaj, ky i fundit në vështrimin kuptimor të emrit të kryetrimit tonë legjendar Skënderbeut. Por as ky emër nuk është aq “i gjetur”, sepse te Skënderaj jo të gjithë kuptojnë se përmbahet emri i Skënderbeut. Prandaj më drejt do të ishte Skënderbegas, khs. sikurse emrin e qytezës Bajramcurras në Shqipëri. Për mënyrën e përdorimit të tillë të “toponimeve patriotike”, gjithkush me toponimin e vet, në Prishtinë qarkullon një anekdotë e re: Prej nga vjen ? – S`e di! Ku po shkon ? – S`e di! E gjithë kjo flet qartë për toponiminë konfuze, që i është bërë asaj me “standardizimin”. Si pasojë e kësaj, në mediat e shkruara dhe të folura të Kosovës vërtet është krijuar një pështjellim i madh në përdorjen e topikëve të “standardizuar”, një lesheli gjuhësore, ku p.sh. herë përdoret forma e “re”, e herë forma e vjetër e toponimit

(emërvendit). Shembuj me “çervish toponime”: 1. “Qeveria e Kosovës e ka obliguar komunën e Obiliqit që të mos lëshojë leje ndërtimi …” (Lajm. Ekskluzive, 14. 2. 06). Kryetari i Komunës së Obiliqit…Shkolla e fshatit Hade të Obiliqit (Lajm. Ekskluzive, 18. 2. 2006). 2. Në komunën e Kastriotit… (RTK). Kryetari i Komunës së Kastriotit (RTV 21). 3. Komuna e Obiliqit…(RTV 21). Kështu dhe me përdorimin e topikëve Podujevë e Besianë, Istog e Burim etj.: Në Podujevë, të enjten (mbititull); PODUJEVË, 23 shkurt; Shoqatat e dala nga lufta të Komunës së PODUJEVËS (Koha Ditore, 24.2.06). Atëherë, ç`përftim ka nga ky “standardizim”, kur lexuesit dhe dëgjuesit vihen në siklet të tillë me këtë huti, rrëmujë e anarki toponimike! Me “standardizimin” e tillë u janë krijuar jo pak telashe banorëve të Kosovës. Vetëm në rajonin e Gjakovës, siç njoftonte shtypi i Prishtinës, na dalin “Dhjetë lokalitete me nga tri emërtime”. Emërtimet e dyfishta shkaktojnë konfuzion edhe në komunat e tjera, madje dhe në sensin politik. Kësisoj, “emërtimet e komunave të Anamoravës Kamenica dhe Novobërdo lakohen në variantin zyrtar nga pushtetarët dhe elektorati, partia në pushtet, apo koalicioni i qeverisjes në nivel vendi, ndërsa opozita praktikon përdorimin e emrave Dardanë e Artanë. Ky diversitet përdorimesh emërtimesh nuk kalon pa probleme dhe reagime, sidomos për mediat që shqiptojnë apo shkruajnë njërin apo tjetrin emërtim” (Koha Ditore, 15. 3. 2006, 14). A thua u dashka të kemi dhe toponime të pozitës dhe toponime të opozitës! Toponime për marketing! Të shohim çfarë thotë për këtë tematikë pa dyshim njeriu i parë i linguistikës shqiptare i kësaj kohe, Prof. Idriz Ajeti. Ky dijetar sa herë që e sillte puna të jepte përgjigje në këtë çështje komplekse të “shqipërimit” dhe të riemërtimit të toponimeve, nënvizonte: “Historinë nuk mund ta ndryshojmë; ajo vetëm si e tillë është histori e mirëfilltë, ndryshe nuk është histori! Edhe toponimia e vendeve tona është pjesë e historisë sonë. As në shtetin shqiptar s`kam ndier as parë të jetë ngritur kund në atë vend ndonjë kërkesë për ndryshimin e relievit në kuptim të shqipërimit të toponimeve”.

113


Skulpturë

Një Skendërbe për Shkupin Skulptori Thoma Thomai – sjell një hero të përmasave evropiane as realizimit të monumentit të Nënë Terezës, skulptorit Thoma Thomai, tashmë shumë të njohur për artdashësit shqiptarë, i besojnë një tjetër figurë madhore - Skënderbeun. Një konkurs i zhvilluar më 12 shkurt, në të cilin morën pjesë shumë artistë, madje edhe nga diaspora, i dha atij të drejtën e realizimit të monumentit të madh të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që do të vendoset në Shkup. Tashmë, pas gati 14 javë punë në atelienë e skulptorit Thoma Thomai, gjithçka duket drejt përfundimit. Volum pas volumi, ai ka arritur së bashku me dy ndihmësit e tij, Julin dhe Mondin, të modelojë mjeshtërisht figurën e këtij heroi legjendar, dimensionet e së cilës janë panevropiane. As ai vetë nuk e kishte menduar se do t’i kthehej një ditë sërish kësaj figure për ta trajtuar tashmë mes formave dhe volumeve të tjera. E pati realizuar një reliev të tij aty nga viti 1968. Kjo vepër me përmasa 2 me 2 u vendos që nga ajo kohë në Zidoll të Krujës. Në vitin e mbrapshtë ’97, ajo u shkatërrua dhe u grabit si shumë të tjera. Keqardhja për veprën e zhdukur ndjehet ende në zërin e skulptorit të mirënjohur, ndërsa rri e vështron monumentin ri të Skënderbeut, që ditë pas dite po plotëson fizionominë e tij. “E pata fare të lehtë ta zgjidh kompozicionin e saj”, më thotë skulptori teksa më rendit mjeshtrit e mëdhenj si Odise Paskali, Janaq Paco e Andrea Mano, të cilët i kanë shërbyer jo pak si eksperiencë për të realizuar këtë vepër. Realizimet e tyre të para kanë qenë vërtet një udhërrëfyes për punën e tij, por dilema e një dimensioni tjetër të panjohur deri në atë kohë e ftonte në një udhë të re. Dëshironte një Skënderbe të një dimensioni tjetër që t’i kapërcente përmasat e një figure kombëtare dhe me sa duket zgjidhja i erdhi nga vetë heroi. Pikënisja ishte gjetur vërtet tek figura e heroit, ndërsa thënia e Barletit se Skënderbeu i ngjante Aleksandrit të Madh apo Pirros së Epirit i dha

P

114

Pas Kosovës dhe këtij monumenti në Shkup, një tjetër Skënderbe do të realizohet për shqiptarët e Amerikës nga skulptori Kreshnik Xhiku, duke plotësuar kështu dukshëm gjeografinë e shtrirjes së dimensioneve të tij kudo ku jetojnë shqiptarët. Nëntori i këtij viti pret Skënderbeun në Shkup. Ndoshta pikërisht më 28 Nëntor do të bëhet edhe ceremonia e madhe e përurimit të monumentit të Skënderbeut që përshëndet fitimtar.

shtysën e duhur për të ngjizur një Skënderbe te tijin. E kishte jo pak të vështirë t’i jepte figurës krenarinë e luftëtarit, trimërinë dhe madhështinë e një prijësi, por, mbi të gjitha, dimensionet e një heroi të madh, bëmat e të cilit kishin prekur legjendat, kishin kapërcyer trojet. Të ndodhurit e monumentit të tij dhe në vende të tjera, si simbolikë e arealit historik kontinental, e bëjnë Skënderbeun një hero të përmasave emblematike.

Pikërisht këtë gjë pati parasysh Thoma Thomai teksa modelonte heroin e tij. Me një rregullsi të plotë në vertikalitetin e qëndrimit, me shpatën të futur në mill, dhe me dorën tjetër që përshëndet me një lëkundje të lehtë si fitimtari fitimtarët, Skënderbeu i Thoma Thomait transmeton një tjetër ndjesi. Burrërinë, qëndresën dhe trimërinë i mbart emri, legjenda, ndërsa madhështinë e fitimtarit kjo vepër e re. Tashmë monumentit 4 metra e 20 centimetra do t’i duhen ende disa rifinitura e më pas gjithçka do t’i drejtohet derdhjes ne bronz. Bashkia e Cahirit, e cila është edhe iniciatore e kërkimit të këtij monumenti, ka piketuar tashmë edhe vendin e vendosjes së tij në hyrje të lagjes së shqiptarëve. Një bazament 3 metra i lartë do të mbajë mbi shpinë monumentin, ndërsa në faqen e tij do të skalitet emblema e Kastriotëve, shqiponja dhe emri i heroit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

E Baçi

60/2006


Skulpturë

Rikthehet poeti i valëve të liqenit Mumtaz Dhrami - skulptori që po modelon monumentin e Lasgush Poradecit asgush Poradeci më së fundi do t’i rikthehet qytetit të tij në bronz. Poeti që shenjtëroi liqenin, që përkundi valën me vargjet e tij e që çliron ende dimensionin e lirisë në shpirtrat e njerëzve, po rikthehet. Është skulptori Mumtaz Dhrami që, pas sukseseve në modelimin e figurave të Ali Pashë Tepelenës, Adem Jasharit e shumë e shumë të tjerëve, ndërmerr një tjetër sprovë në krijimtari në nderim të këtij personaliteti të madh e në shërbim, besojmë, jo vetëm të Pogradecit, por të të gjithë shqiptarëve që kanë nevojë të revokojnë emrat e mëdhenj që formësuan artin dhe kulturën shqiptare. Në të vërtet, odiseada e realizimit të një monumenti për poetin e madh nisi 4 vjet më parë, kur kryetari i bashkisë së qytetit të Pogradecit, Artan Shkëmbi, hapi një konkurs. Në atë kohë, skulptori i popullit Muntaz Dhrami nuk arriti të merrte pjesë, pasi kishte marrë një sërë angazhimesh për vepra të tjera. Gjithsesi se dëshira për të modeluar një monument për Lasgush Poradecin i kishte lindur më parë, aty rreth vitit 1982, kur rastësisht e kapte veten duke skicuar portretin e tij. Nuk di nëse ishin nënshtresat e kujtimeve, për vargjet që ende i recitonte përhumbshëm, ato që e shtynë në realizimin e bocetave apo të skicave të para, apo diçka tjetër. Për të, në subkoshiencë, Lasgushi i madh kishte qenë përherë aty, i pranishëm me vargun, ndjesinë dhe rebelimin e tij. Katër vjet më parë konkursi dështoi. Ishte sërish kryetari i bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, ai që do të inicionte edhe njëherë dëshirën për të pasur një monument të poetit në qytetin e tij të lindjes, por këtë

L

60/2006

radhë fare pa konkurs . “E pranova me kënaqësi porosinë, më thotë Mumtazi, pa ma fshehur dot ankthin e një konkursi jo më me të tjerët, por me vetveten. Përgjatë një viti të tërë vetëm skicoi dhe realizoi 12 bocete në pozicione të ndryshme, madje thuajse një vit më parë ai vetë më tregoi skicën e fundit. Lasgushi në këmbë e, rrotull tij, pulëbardhat e dallgët e liqenit, që ai i deshi kaq shumë. Tashmë, pas kaq e kaq kërkimesh, Monumenti i Lasgushit më qëndron përpara syve, i thjeshtë , madhështor e njëkohësisht kaq i individualizuar. Nuk ka asnjë shenjë të valëve apo të pulëbardhave të dikurshme. Silueta e tij sheh larg, koka paksa e kthyer, palltoja e hapur, një shall që të duket

se ende po valëvitet nga era dhe, fare pranë këmbëve te tij, qeni i tij besnik që e shoqëronte gjatë shëtitjeve buzë bregut të liqenit. E individualizuar kështu thjesht dhe bukur, figura e tij të imponon një respekt të heshtur, por edhe paksa nota të mallit për romantikën e humbur. Duket se gjithçka është zgjidhur natyrshëm. Figura e Lasgushit është në këmbë, ndofta duke shëtitur bregut, ashtu si dikur. Me sa duket, momenti i pauzës nga njëri hap tek tjetri është përjetësuar këtu e, madje, do ta shoqërojë nëpër kohëra. “I hoqa pulëbardhat dhe dallgët në variantin e fundit, më thotë skulptori, e çlirova figurën nga deklamacionet e tepërta duke e lidhur më ngushtë me poezinë e tij. Tashmë kur gjithçka ka përfunduar, kanë qenë të shumtë intelektualët dhe qytetarët e Pogradecit ata që e kanë konfirmuar këtë zgjidhje duke hapur dritën jeshile për ritualin e derdhjes në bronz. Monumenti prej 3 metra e 40 centimetra me gjithë bazamentin e tij do të vendoset në qendër të qytetit, diku mes pemëve. Një grup arkitektësh me sugjerimet e vetë skulptorit Mumtaz Dhrami ka bërë edhe përpunimin arkitektonik të vendit ku do të vendoset monumenti, duke ndërtuar disa shkallë, që evidentojnë disi figurën nga sheshi. Lasgushi do shfaqet, kështu, papritmas mes gjelbërimit dhe jo në akset kryesore të rrugës së qytetit buzë liqenit. Vendosja e figurës mbi këtë bazë dhe në këtë mënyre duket se i rri mirë edhe vetë personalitetit të Lasgushit që, edhe pse jo gjithmonë i dukshëm, të befasonte me shfaqen e tij, me poezinë e tij, me qëndrimin e tij. E. B.

115


“Kosova” film i regjisorit, Sunaj Raça

Promovohen vlerat filmike shqiptare Nga 2 deri më 9 tetor - kompeticioni më i mirë për kinematografinë shqiptare Çmime edhe për filmin më të mirë nga Kosova uaji tetor është caktuar më së fundi si muaji i filmit shqiptar. Pikërisht nga 2 deri më 9 tetor, Qendra Kombëtare e Kinematografisë organizon Festivalin e 12-të të filmit shqiptar, një aktivitet ky që synon të bëjë prezent gjithë prodhimtarinë filmike të realizuar gjatë këtyre viteve. Ky aktivitet, që vjen pas një periudhe të gjatë mungese, synon njëherazi të shërbejë si një urë lidhëse për prodhimtarinë filmike, për kineastët, producentët dhe punëtrët e filmit, të cilët gjatë këtyre viteve nuk kanë pasur mundësi të shpërfaqin apo promovojnë vlerat e realizuara, që nuk kanë mundur dot të përballen me një kritikë të specializuar e për më tepër të shkëmbejnë përvojat e tyre. Që nga viti 2000, kur u realizua Festivali i 11-të i filmit shqiptar, filmi ka shënuar një sërë suksesesh dhe ka sjellë trofe nga festivale prestigjioze të filmit në Cane, në Venecia, Berlin, Anenncy të Francës etj. Emrat e regjisorëve shqiptarë dhe sukseset e Gjergj Xhuvanit, Kujtim Çashkut, Artan Minarollit e Fatmir Koçit kanë

M

116

kapërcyer tashmë kufijtë e Shqipërisë. E nëse për këtë brez kineastësh, tashmë njohja me publikun artdashës ështe disi më e plotë, të tjerë kineastë regjisorë dhe producentë filmash më të rinj kanë mundur të fitojnë trofe dhe çmime speciale të jurive në të tjera aktivitete ndërkombëtare për gjininë e filmave me metrazh të shkurtër apo atë alternativ. Ky Festival synon pikërisht të promovojë arritjet dhe sukseset e tyre, por edhe të vendosë një komunikim më të drejtpërdrejtë me publikun masiv, që jo rrallëherë nuk ka mundur ta shijojë këtë prodhim edhe si pasojë e mungesës

së distribucionit apo mungesës së një rrjeti kinemash në gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, fakti që në këtë Festival do të konkurrojnë edhe krijimtaria e shtëpive filmike nga Kosova e Maqedonia, e kineastëve, regjisorëve dhe producentëve kosovarë të filmit artistik e dokumentar, të gjinive të tjera alternative apo të filmit të animuar, i jep këtij kompeticioni një dimension më të plotë. Ndërkaq, drejtori aktual i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Xhevdet Ferri, që njëkohësisht është edhe drejtori i këtij festivali, synon që bashkë me këtë prurje të sjellë edhe krjimtarinë e autorëve të tjerë nga diaspora ende të panjohur në Shqipëri. Filmat në festival do të konkurrojnë në seksione të veçanta. Kështu, në një seksion do të konkurrojnë filmat artistikë të metrazhit të gjatë nga Shqipëria dhe Kosova, në një seksion më vete do të konkurrojnë gjithë dokumentarët si dhe filmat e tjerë të gjinive alternative, si dhe në një seksion më vete do të konkurrojnë filmat e animuar. E gjithë kjo prurje filmike është e limituar në kohë. Do të konkurrojnë vetëm

Pamje nga filmi “Kukumi”

60/2006


Film

“Syri Magjik” film i regjisorit, Kujtim Çashku

Lista e filmave në konkurrim Filmat artistikë konkurrues (në seksionin e metrazhit të plotë) KOSOVA: “ Kukumi “– regjisor Isa Qosja, prod. Kosova Film Tel; “Kosova “- regjisor Sunai Raça / prod. Arena; “Anatema” – regjisor Agim Sopi/ prod. Agim Sopi; SHQIPERIA: “Babai dhe Kumbari” – regjisor Dhimitër Anagnosti/prod. Arben Tasellari; “Trishtimi i znj. Shnajder” – regjisor Piro Milkani/prod. Piro Milkani; “Mao Ce Dun” – regjisor/prod. Besnik Bisha; “Kënga e Dashurise” - regjisor Artan Minarolli/prod. Loreta Mokini; “Nata pa hënë” – regjisor/prod. Artan Minarolli; “Parrullat” – regjisor Gjergj Xhuvani/prod. A. Tasellari; “I dashur armik” – regjisor Gjergj Xhuvani/prod. A. Tasellari; “Syri magjik” – regjisor Kujtim Çashku/prod. Ora Film; “Lule të kuqe lule të zeza” – regjisor/prod Mevlan Shanaj; “Tirana viti 0” – regjisor/prod Fatmir Koci; “Letra ere “– regjisor E. Budina /prod Budina; “Yllka” - regjia Ylli Pepo/prod. Vedis Filmat artistikë (metrazhi i shkurtër) “Mosmirënjohje” – regjisor/prod. Leka Bungo (pelikol); “Valsi i lumturise” – regjisor Armando Bora/ prod. P.Zoraqi (pelikol); “Një ditë e mrekullueshme” – regjisor Ibrahim Muçaj/prod. S. Peçani (pelikol); “Lule bore” – regjisor/prod. Robert Budina (pelikol);“ Engjëlli blu “– regjisor Eno Milkani/prod. Besnik Bisha (elektronik); “Bir” – regjisor Ilir Hunci/ prod. D. Korreshi (elektronik); “Milan – Tiranë”, - regjisor P. Elezi, prod. Flora Elezi (elektronik); “Pleqëri të mbarë” – regjisor Erion Kame/prod. Nexhati Tafa (elektronik); “Macet në deborë” – regjisor Irvin Muçaj/prod. Nexhati Tafa (elektronik); “Bora bie në det” – regjisor Irvin Muçaj(elektronik);“Lulet e një nate dimri” – regjisor Irvin Mucaj/prod. N. Tafa (elektronik).

60/2006

ndarë në skenarin më të mirë, kamerën dhe kolonën më të mirë zanore. Do të jepen vetëm dy çmime për filmin e animuar, që do të ndahen për skenarin më të mirë dhe piktorin animator më të mirë të festivalit, si dhe një tjetër çmim special të jurisë për të tria gjinitë konkurruese. Tri juri, në mes të të cilëve edhe shumë të huaj, do të përzgjedhin prurjet më të mira të kinematografisë shqiptare, duke përzgjedhur me mjaft profesionalizëm vlerat më të spikatura në të gjitha fushat. Natyrisht që pas çdo shfaqjeje, si çdo festival, do të ketë konferenca shtypi dhe diskutime mbi probleme të kinematografisë shqiptare në nivele profesionale. Deri më tani janë konfirmuar të seleksionuar për konkurrim 27 filma dokumentarë, 3 filma nga Kosova dhe 15 filma artistikë. Ende nuk dihet sasia e filmave të animuar të seleksionuar për konkurrim, por gjithsesi festivali i 12-të i filmit shqiptar,

prodhimet filmike pas majit të vitit 2000 deri në shtator të 2006. Ngjarje për festivalin përbën edhe seksioni i filmit promovues, ku do të prezantohen të gjithë filmat e huaj ku interpretojnë aktorë shqiptarë apo filma që temë të tyre kanë edhe Shqipërinë. Po kështu, për herë të parë do të shfaqet filmi “Mao Ce Dun” i regjisorit Besnik Bisha dhe “Trishtimi i zonjës Shnajder” i Pirro Milkanit. Organizatorët e këtij festivali të filmit shqiptar synojnë të befasojnë publikun edhe përmes efekteve. Kështu, rruga nga kinemaja e vetme e kryeqytetit e deri në Teatrin Kombëtar, në sallat e të cilit do të shfaqen filmi dokumentar alternativ apo ai i animuar, do të shtrohet Pamje nga “Kukumi” i regjisorit, Isa Qosja me një tapet të kuq, në të cilin do të ecin regjisorët, aktorët apo producentët. Edhe pse një imitim i Festivalit të Venecias, kjo gjetje për organizatorët përbën një mënyrë disi origjinale për të zgjuar kurreshtjen e publikut të kryeqytetit shqiptar që nuk është mësuar me një atmosferë të tillë. Ndërkaq, në festival, për krijimet më të mira, do të ndahen edhe trofe. Do të jepet kupa për Filmin artistik më të mirë, për Filmin më të mirë të “Slloganet” film i regjisorit, Gjergj Xhuvani Diasporës, për Filmin më të mirë dokumentar, Filmin më të mirë vizatimor, si dhe kupa për më shumë se një ngjarje kulturore, Aktorin dhe Aktoren më të mirë. Po është një ngjarje tejet e rëndësishme kështu, do të ketë shumë çmime për për krijimtarinë filmike shqiptare, pasi regjinë, skenarin, kamerën, muzikën, përmes ballafaqimit, diskutimeve dhe skenografinë, kostumet, montazhin promovimeve, inicohet udha e tij e së dhe grimin për filmin artistik, si dhe ardhmes, prirjet dhe tendencat e reja. tri çmime për filmin dokumentar të

117


Film

Edicioni i pestë i “Dokufestit”

Një festival që i duhej Kosovës jatë muajit gusht, në qytetin antik të Prizrenit u mbajt Festivali i filmit dokumentar “Dokufest”. Edicioni i pestë i “Dokufestit”, sipas drejtorit të festivalit, Aliriza Arënliu, duke marrë parasysh numrin e vizitorëve dhe kritikat e marra nga anëtarët e jurisë dhe nga autorët që ishin të pranishëm, ka kaluar me sukses. Risi e këtij festivali ishte edhe Gara e Re Ballkanike, ku morën pjesë 11 filma nga rajoni për konkurrencën e filmit më të mirë ballkanik, pastaj ishin edhe pesë programe speciale nga Holanda e Danimarka, e cila u paraqit me regjisorin e saj të njohur, Verner Hercok. Programet speciale të këtij festivali ishin filmat më të mirë të zgjedhur nga fondacioni i njohur i filmit “Jon Vriman” nga Holanda, në të cilin morën pjesë rreth shtatë filma, pastaj filmat më cilësorë të festivalit “Kopenhagen Doks”, filma të animuar nga festivali i Spanjës “Animax” dhe një punëtori me temën “Dokumentari bashkëkohor”, e cila u mbajt në Hamamin e Prizrenit, nën udhëheqjen e kryetarit të jurisë,

G

Aliriza Arënliu, drejtor i “Dokufestit 2006 ”, thotë: “Veçanti e këtij festivali ka qenë edhe rritja e numrit të vizitorëve si nga jashtë, ashtu edhe nga Kosova. Në këtë festival janë shfaqur 94 filma në konkurrencë dhe jashtë saj, dhe kjo e ka bërë edicionin e pestë një festival që ka ofruar mundësi të zgjedhjes për shikues. Edhe pse festivali organizohet nga një grup njerëzish që e bëjnë këtë punë në bazë vullnetare, ai është karakterizuar, nga të tjerët, se ka qenë i organizuar profesionalisht. Një karakteristikë tjetër e këtij edicioni ka qenë edhe ndihma e 60 vullnetarëve të rinj nga qyteti, të cilët kanë punuar pa përtesë për një javë me radhë. Programi i festivalit ka hasur në kritika pozitive nga pjesëmarrës të ndryshëm, sa u përket cilësisë së filmave dhe temave që këta filma shtjellojnë. E gjithë kjo na inkurajon për edicionin e gjashtë të festivalit. Tani, me përfundimin e festivalit, fillon edhe përfundimi i obligimeve tona financiare ndaj personave të ndryshëm. Presim që Ministria e Kulturës ta mbajë fjalën e dhënë për përkrahje.

118

Zhan Pjerë Ren. Sipas zëvendësdrejtorit të këtij festivali, Samir Karahoda, në këtë festival konkurruan 57 filma, por së bashku me programet speciale ishin gjithsej 90 filma. Gjatë ditëve të mbajtjes së Festivalit kishte një numër filmash që shfaqeshin pas mesnatës, të cilët organizatorët e Festivalit i quanin ‘midnajt skrining’ e që zgjasnin deri në orën 3:00 pas mesnatës. Si pjesë e programit special ishin edhe filmat për sport, p.sh., filmi për Maradonën dhe një tjetër për zhanrin punk. Jurinë e këtij festivali e përbënin Juria e Garës Ndërkombëtare Dokumentare, e cila kryesohej nga drejtori i FIDit, Marseille, i Festivalit nga Franca, Jean-Pierre Rehm dhe nga selektorja e Programit Rajonal Dokumentar të Festivalit të Filmit në Sarajevë, Rada Sesiç nga Holanda, pastaj drejtoresha e programit të festivalit më të madh dokumentar të Skandinavisë “Cph: Dox”, Tine Fischer nga Danimarka, drejtoresha e studimeve në Institutin për Filma Dokumentarë nga Republika Çeke, Ivana Milosevicova, dhe regjisori dhe kritiku i filmit nga Kosova, Jeton Budima. Juria e Garës Ballkanike Dokumentare, e cila kryesohej nga drejtoresha e GoEast Festivalit, Christine Kopf, nga Gjermania, përbëhej nga Bernd Buder, i seksionit Forum të Berlinales, si dhe nga regjisorja kosovare, Burbuqe Berisha. Jurinë e Garës për Filma të Shkurtër dhe të Animuar e kryesonte regjisori i

njohur nga Shqipëria, Artan Minarolli. Anëtarë të saj ishin edhe regjisorja dhe organizatorja e festivalit Animac në Spanjë, Isabel Herguera, dhe regjisori i teatrit dhe artisti nga Kosova, Maksut Vezgishi. Filmi “Giant’s Buddha”, i regjisorit zviceran Christian Frei, dhe “Voices of bam”, i regjisorëve holandezë Maasja Ooms dhe Aliona Ven Der Horst, e kanë rrëmbyer çmimin për filmin më të mirë të gjatë dokumentar. Çmimi për filmin më të mirë të shkurtër i takoi filmit indian “Little terrorist”, i regjisorit Ashvin Kumar, i cili ka qenë i nominuar edhe për çmimin “Oscar”. Çmimi i publikut i takoi filmit boshnjak “Totally personal”, me regji të Nexhat Begoviqit. Filmit rumun “Land is waiting”, nga Laurentiu Calciu, nga juria e përbërë nga Christin Kopf (Gjermani), Bernd Buder (Gjermani) dhe Burbuqe Berisha nga Kosova, i është dhënë çmimi për filmin më të mirë. Juria për vlerësimin e filmit të shkurtër dhe të filmit të animuar, Artan Minarolli (Shqipëri), Isabel Herquera (Spanjë) dhe Maksut Vezgishi (Kosovë), çmimin për këtë kategori ia dha filmit kanadez “Mclaren’s negative”, i regjisorit Mari Joese Saint Pirre. Çmimi për kategorinë e filmit të shkurtër i takoi filmit anglez “The Angelmakers”, i autorit Astrid Bussink, kurse çmimi për të drejtat e njeriut (sponsoruar nga OSBE-ja) iu dha filmit bullgar “Whose is this song” e Adela Peeva. (V. D.) 60/2006


Kultura e demokracisë dhe liderët

Karakteristikat e udhëheqësve të përqendruar në parimet Stephen R. Covey

ga hulumtimi e vëzhgimi dhe nga përpjekjet e mia vetjake, unë i kam izoluar tetë karakteristika të dallueshme të njerëzve, të cilët janë udhëheqës të përqendruar në parimet. Këto tipare jo vetëm që karakterizojnë udhëheqësit efikas, por ato, gjithashtu, shërbejnë si shenja të përparimit të të gjithë neve. Secilën nga ato karakteristika do ta diskutoj sipas radhës.

N

Ata vazhdimisht mësojnë Njerëzit e përqendruar në parimet vazhdimisht arsimohen nga përvojat e tyre. Ata lexojnë, kërkojnë trajnime, ata i dëgjojnë të tjerët, ata mësojnë si përmes syve të tyre, ashtu edhe përmes veshëve të tyre. Ata janë kureshtarë, të tillë që vazhdimisht shtrojnë pyetje e kërkojnë përgjigjje. Ata vazhdimisht zgjerojnë aftësitë e tyre, aftësinë e tyre për t’i kryer gjërat. Ata zhvillojnë shkathtësi të reja, interesime të reja. Ata zbulojnë se sa më shumë që dinë, aq më shumë e kuptojnë se nuk dinë; se sa më shumë që rrethi i dijes së tyre rritet, po ashtu rritet edhe kufiri i jashtëm i padijenisë së tyre. Pjesa më e madhe e këtij të mësuari dhe e kësaj energjie të zhvillimit është e vetinicuar dhe ushqehet nga vetvetja. Ju do t’i zhvilloni aftësitë tuaja më shpejt duke mësuar të bëni dhe t’i mbani premtimet. Filloni duke i bërë një premtim të vogël vetvetes; vazhdoni të përmbushni atë premtim deri sa ta keni ndjenjën se keni paksa më shumë kontroll mbi veten tuaj. Dhe tash, hyni në nivelin tjetër të sprovës. Premtojini vetvetes dhe mbajeni atë premtim

ALBANICA

EKSKLUZIVE

60/2006

deri sa ta keni vendosur kontrollin në atë nivel. E tashti, shkoni tutje në nivelin tjetër; premtojini vetvetes dhe mbajeni atë premtim. Ndërsa e bëni këtë, ndjenja juaj e vlerës personale do të rritet; ndjenja juaj e vetëzotërimit do të rritet ashtu si edhe vetëbesimi juaj se ju mund ta zotëroni nivelin tjetër të ardhshëm. Bëhuni seriozë dhe i përqendruar gjatë gjithë procesit, sepse nëse zotoheni për këtë, para vetes suaj e pastaj e shkelni premtimin, vetënderimi juaj do të dobësohet si dhe aftësia juaj për të bërë dhe për ta mbajtur premtimin tjetër do të zvogëlohet.

E theksoj këtë parim të shërbimit ose të shtrëngimit për arsye se kam filluar të besoj se përpjekja për t’u bërë i përqendruar në parimin pa ngarkesën që do bartur thjesht nuk do të ketë sukses. Ne mund të përpiqemi ta bëjmë atë si një lloj të ushtrimit intelektual ose moral, por nëse ne nuk kemi ndjenjën e përgjegjësisë, të shërbimit, të kontribuimit, të diçkaje që kemi nevojë për ta shtyrë ose tërhequr, ajo shndërrohet në një përpjekje të pafrytshme.

Ata janë të orientuar nga shërbimi

Shprehja e njerëzve të përqendruar në parimet është e çiltër, e këndshme, e lumtur. Qëndrimi i tyre është optimist, pozitiv, i gëzueshëm. Fryma e tyre është entuziaste, shpresëdhënëse, plot besim. Kjo energji pozitive është si një fushë energjie ose një aurë e cila mbështjellë ata dhe që në mënyrë të ngjashme mbush fushat më të dobëta, negative të energjisë përreth tyre. Ata, po ashtu, tërheqin dhe madhërojnë fushat e vogla të energjisë pozitive. Kur ata hyjnë në kontakt me burimet e forta, negative të energjisë, ata ose synojnë të neutralizojnë ose ta shmangin këtë energji negative. Ndonjëherë ata, thjesht, do ta lënë anash, duke u larguar nga orbita e saj helmuese. Urtia u krijon atyre një ndjenjë se sa është e fortë ajo si dhe një ndjenjë disponimi dhe, po ashtu, ndjenjën e kohës ndërsa merren me atë energji. Duhet të jeni të vetëdijshëm për efektin e energjisë suaj vetjake dhe kuptojeni se si ju rrezatoni dhe drejtojeni atë. Dhe mu në mesin

Ato përpjekjet drejt përqendrimit në parimet e shohin jetën si mision dhe jo si karrierë. Burimet e tyre ushqyese i kanë armatosur dhe përgatitur ata për shërbim. Në të vërtetë, ata çdo mëngjes zgjohen nga gjumi dhe, duke menduar për të tjerët, vihen në ballë të shërbimit. Duhet ta shihni veten tuaj çdo mëngjes duke u zgjuar, duke u vënë në ballë të shërbimit në përkujdesjen tuaj. Duhet ta shihni veten tuaj duke shtrënguar rripin dhe duke e përforcuar atë përreth krahëve tuaj ndërsa përgatiteni të kryeni punën të caktuar për ju atë ditë. Duhet ta shihni veten tuaj duke i lejuar dikujt tjetër të rregullojë zgjimin ose timonin. Duhet ta shihni veten tuaj të shtrënguar për personin tjetër përkrah juve – bashkëpunëtorin ose bashkëshortin – dhe duke u mësuar për të këmbëngulur së bashku me atë njeri.

Ata rrezatojnë energji pozitive

119


Kultura e demokracisë dhe liderët e paqartësisë dhe të mospajtimit ose të energjisë negative, përpiqu të jesh paqekrijues, një pajtimtar, për të zhbërë ose për të zmbrapsur energjinë destruktive. Kështu, do të zbuloni se çfarë profecie e vetëpërmbushjes është energjia pozitive, kur ajo kombinohet me karakteristikën në vijim.

Ata u besojnë njerëzve të tjerë Njerëzit e përqendruar në parimet nuk reagojnë në mënyrë të tepruar ndaj sjelljeve negative, kritikës ose dobësive njerëzore. Ata nuk ndjehen të sofistikuar kur i zbulojnë dobësitë e të tjerëve. Ata nuk janë naivë; ata, po ashtu, janë të vetëdijshëm për dobësitë. Por, ata e kuptojnë se sjellja dhe potenciali janë dy gjëra të ndjeshme. Ata besojnë në potencialin që nuk shihet te të gjithë njerëzit. Ata ndjehen mirënjohës për përparësitë e tyre dhe ndjehen natyrshëm kur me bashkëndjesi falin ose harrojnë fyerjet e të tjerëve. Ata nuk bartin me vete ndjenjën e hakmarrjes. Ata nuk pranojnë t’i etiketojnë njerëzit e tjerë, t’i stereotipizojnë ata, t’i kategorizojnë dhe t’i paragjykojnë. Më parë se këtë, ata e shohin dushkun në lëndë dhe e kuptojnë procesin e të ndihmuarit që lënda të bëhet një trung i madh. Njëherë gruaja ime dhe unë ndjenim sëkëlldi lidhur me etiketimet që ne dhe të tjerët i kemi ngjitur njërit prej djemve tonë, edhe pse, madje, ato etiketime kanë qenë të arsyetuara me sjelljen e tij. Duke përfytyruar potencialin e tij, ne gradualisht filluam ta shohim atë ndryshe. Kur ne kemi besuar në potencialin, i cili nuk shihet, etiketimet e vjetra janë tretur në mënyrë të natyrshme dhe ne pushuam së përpjekuri për të ndryshuar atë brenda nate. Ne, thjesht, e kuptuam se talenti dhe potenciali i tij do të shfaqet në kohën e tij të duhur. Dhe, sinqerisht, për habinë e të tjerëve dhe të anëtarëve të tjerë të familjes, vërtet ato u shfaqën. Ne nuk u befasuam, ngaqë ne e dinim se kush ishte ai. Vërtet, të besosh do të thotë të shohësh. Së këndejmi, ne duhet të 120

60/2006


Kultura e demokracisë dhe liderët

kërkojmë të besojmë në potencialin i cili nuk shihet. Kjo krijon një klimë për zhvillim dhe shans. Njerëzit e përqendruar në vetveten besojnë se kyçi qëndron në ta, në teknikat e tyre, në atë që “ata i bëjnë gjërat e tyre ” për njerëzit e tjerë. Kjo funksionon vetëm përkohësisht. Nëse ju besoni se “çështja” është brenda tyre dhe jo brenda juve, ju relaksoheni, miratoni, pranoni dhe i lini gjërat të ndodhin. Secila prej këtyre mënyrave është një profeci e vetëpërbmushjes.

Ata bëjnë një jetë të drejtpeshuar Udhëheqësit e përqendruar në parimet lexojnë literaturën dhe revistat më të mira dhe i përcjellin ngjarjet dhe zhvillimet e bashkëkohësisë së tyre. Ata janë shoqërisht aktivë, kanë shumë miq dhe pak të besuar. Ata janë intelektualisht aktivë dhe kanë interesime të shumta. Ata lexojnë, shikojnë, observojnë dhe mësojnë. Brenda kufijve të moshës dhe të shëndetit të tyre, ata janë fizikisht aktivë. Ata argëtohen në masë të madhe. Ata i gëzohen jetës së tyre. Ata kanë një ndjenjë të shëndoshë të humorit, veçanërisht kur qeshen në llogari të tyre dhe jo në atë të të tjerëve. Ju mund ta ndjeni se kanë një konsideratë të shëndoshë për veten e tyre si dhe një ndjenjë nderimi ndaj vetvetes. Ata janë të aftë për ta ndier vlerën e tyre vetjake, e cila shfaqet përmes guximit dhe ndershmërisë së tyre dhe nga mungesa e nevojës për t’u kapardisur, për të rrëzuar njerëzit, për të huazuar forcën e tyre nga ajo që posedojnë, kredencialet, titujt ose të arriturat e së kaluarës. Ata janë të hapur në komunikimin e tyre, të thjeshtë, të drejtpërdrejtë, jomanipulativë. Ata, po ashtu, kanë ndjenjën se çka është ajo e duhura dhe ata më parë do të gabonin nga nënvlerësimi se sa nga teprimi. Ata nuk janë ekstremistë – ata nuk orientohen me moton gjithçka ose asgjë. Ata nuk ndajnë asgjë në dy pjesë, duke e parë gjithçka si të mirë ose si të keqe, sipas asaj logjike ose / ose. Ata mendojnë në kuptimin 60/2006

Shtatë dhuratat e veçanta të njeriut Një mënyrë për të rishqyrtuar Shtatë Shprehitë e Njerëzve Jashtëzakonisht Efektivë është të identifikosh aftësinë unike të njeriut ose dhuntinë të ndërlidhur me secilën prej këtyre shprehive. Ato shprehi të ndërlidhura me Shprehitë 1, 2 dhe 3 janë dhunti njerëzore parësore. Dhe, nëse këto dhunti janë të zhvilluara mirë, dhuntitë dytësore i jepen personit përmes zhvillimit të shprehive 4, 5, dhe 6. Kurse dhuntia e lidhur me Shprehinë 7 ripërtërit procesin e rritës dhe të zhvillimit. Dhuntitë parësore njerëzore janë 1) vetëdija ose dija për vetveten; 2) imagjinata dhe ndërgjegjja dhe 3) vullneti ose forca e vullnetit. Dhuntitë dytësore janë 4) mendja e begatë; 5) guximi dhe respekti dhe 6) kreativiteti. Dhuntia e shtatë është vetëpërtëritja. Të gjitha këto janë shprehi unikale njerëzore; shtazët nuk i posedojnë

e vazhdimësive, prioriteteve, të hierarkive ose të rendeve. Ata kanë aftësinë për të dalluar, për të ndier ngjashmëritë dhe ndryshimet në secilën situatë. Kjo nuk do të thotë se ata e shohin gjithçka në kuptimin e moralit situacional. Ata plotësisht i pranojnë gjërat absolute dhe trimërisht dënojnë të keqen dhe i japin krahun të mirës. Veprimet dhe qëndrimet e tyre janë në përpjesëtim me situatat – të drejtpeshuara, të qeta, të matura, të urta. Për shembull, ata nuk janë të dehur nga puna, fanatikë religjiozë, fanatikë politikë, thyerës të dietës, gllabërues ushqimi, njerëz të varur nga kënaqësia ose martirë agjërimi. Ata nuk janë skllevërisht të pranguar nga planet dhe oraret e tyre. Ata nuk e dënojnë vetveten për secilin gabim prej budallai ose gabim shoqëror. Ata nuk brengosen lidhur me të djeshmen apo nuk shohin ëndrra me sy hapur në pikë të ditës lidhur me të nesërmen. Ata jetojnë mençurisht në të tashmen, me kujdes e

asnjërën prej tyre. Por, të gjitha këto janë në një vazhdimësi nga nivelet e ulëta deri te nivelet e larta. • E ndërlidhur me Shprehinë 1: të jesh proaktiv - është dhuntia e vetë-vetëdijes ose e dijes për vetveten – një aftësi për të zgjedhur përgjigjen tuaj (aftësia e të përgjigjurit). Në skajin e poshtëm të vazhdimësisë qëndrojnë njerëzit joefikas të cilët e bartin përgjegjësinë përmes fajësimit të njerëzve të tjerë, ngjarjeve ose ambientit – gjithçka ose gjithsecilin “atypari” dhe, në këtë mënyrë, ata nuk janë përgjegjës për pasojat. Nëse unë të fajësoj ty, në të vërtetë, unë ju kam fuqizuar juve. Unë ua kam dorëzuar forcën tim dobësive tuaja. Pastaj, unë mund të krijoj dëshmi që e mbështet perceptimin tim se problemi qëndron tek ju.

planifikojnë të ardhmen dhe në mënyrë fleksibile u përshtaten rrethanave në ndryshim e sipër. Ndjenja e tyre e vetënderimit shfaqet përmes ndjenjës së humorit të tyre, gatishmërisë së tyre për të pranuar dhe, pastaj, për të harruar gabimet, dhe përmes kryerjes gazmore të gjërave që kanë para vetes e të cilat qëndrojnë brenda mundësive të kufijve të tyre. Ata nuk kanë nevojë për të manipuluar qoftë përmes hidhërimit frikësues ose vetëmëshirimit prej martiri. Ata vërtetësisht janë të lumtur për sukseset e të tjerëve dhe në asnjë kuptim nuk e ndiejnë se ato suksese heqin diçka nga sukseset e tyre. Ata në mënyrë të përpjesëtuar lavdërojnë dhe fajësojnë pa e humbur toruan dhe pa e tepruar me reagimet e tyre. Ata e shohin suksesin si një anë të largët të dështimit. I vetmi dështim i vërtetë për ta është mosnxjerrja e mësimit nga ai dështim. 121


Kultura e demokracisë dhe liderët

Ata e shohin jetën si një sprovë Njerëzit e përqendruar në parimet kënaqen me jetën. Ngaqë siguria e tyre buron nga brendia e tyre në vend se nga jashtë. Ata nuk kanë nevojë të kategorizojnë dhe stereotipizojnë gjithçka dhe gjithsecilin në jetë që t’u krijonte atyre ndjenjën e sigurisë dhe të parashikueshmërisë. Ata shohin me freski fytyrat e vjetra, skenat e vjetra thuajse i shohin ato për herë të parë. Ata janë sikur hulumtuesit e guximshëm, të cilët i kanë hyrë një ekspedite në territore të panjohura; ata, vërtet, nuk janë të sigurt se çfarë do të ndodhë, por janë të sigurt se çfarëdo që ndodh do të jetë joshëse dhe e tillë që krijon zhvillim dhe se ata do të zbulojnë territore të reja dhe se do të bëjnë kontribute të reja. Siguria e tyre qëndron në iniciativën, pasurinë e tyre, kreativitetin, forcën e vullnetit, guximin, qëndresën dhe më parë në inteligjencën e lindur se sa në sigurinë, në mbrojtjen, në bollëkun e shtëpive të tyre të kampimit, të zonave të tyre të rehatisë. Ata rizbulojnë njerëzit secilën herë që i takojnë. Ata janë të interesuar për ta. Ata shtrojnë pyetje dhe përfshihen në ato pyetje. Ata janë plotësisht të pranishëm kur i dëgjojnë të tjerët. Ata mësojnë nga ta. Ata nuk i etiketojnë të tjerët në bazë të sukseseve ose të dështimeve të tyre në të kaluarën. Ata nuk e shohin askënd më të madh se sa vetë jeta. Ata nuk janë të magjepsur nga figurat më të larta qeveritare ose nga njerëzit e famshëm. Ata i rezistojnë shndërrimit të ndonjë personi tjetër në dishepull. Ata, në thelb, janë të ftohtë dhe të aftë për t’u përshtatur vërtetësisht ndaj gjithçkaje me të cilën i ndesh jeta. Një nga parimet e tyre të ngulitura është fleksibiliteti. Ata vërtet bëjnë një jetë të begatshme.

Ata janë sinergjistikë Sinergjia është një gjendje në të cilën tërësia është më shumë se sa shuma e tërë pjesëve. Njerëzit e përqendruar në parimet janë sinergjikë. Ata janë katalizatorë të ndryshimit. Ata 122

përmirësojnë pothuajse çdo situatë, në të cilën përfshihen. Ata punojnë me zell e me urti. Ata janë në mënyrë të habitshme të frytshëm, por në mënyra të reja dhe kreative. Në përpjekjet ekipore ata përqendrojnë forcën e tyre dhe përpiqen të përplotësojnë dobësitë e tyre me përparësitë e të tjerëve. Delegimi i rezultateve është i lehtë dhe i natyrshëm për ta, ngaqë ata besojnë në forcën dhe në aftësitë e të tjerëve. Dhe ngaqë nuk janë të rrezikuar nga fakti se të tjerët janë më të mirë në një mënyrë a në tjetrën, ata nuk ndjejnë nevojë që nga afër t’i mbikëqyrin të tjerët. Kur njerëzit e përqendruar në parimet negociojnë dhe komunikojnë me të tjerët në situatë qartësisht armiqësore, ata mësohen të veçojnë njerëzit nga problemet. Ata fokusohen në interesat dhe në preokupimet e njerëzve të tjerë më parë se sa në luftën për pozitat. Gradualisht të tjerët zbulojnë sinqeritetin e tyre dhe bëhen pjesë e procesit të zgjidhjes kreative të problemit. Së bashku, ata arrijnë te zgjidhjet sinergjike, që zakonisht janë shumë më të mira se sa cilido prej propozimeve fillestare krahasuar me zgjidhjet kompromise me të cilat të dyja palët japin dhe marrin nga pak.

Ata kultivojnë vetpërtëritjen e tyre Në fund, ata rregullisht kultivojnë të katër dimensionet e personalitetit njerëzor: atë fizik, mendor, emocional dhe shpirtëror. Ata marrin pjesë në një lloj të programit të rregullt të balancimit, të maturisë, të ushtrimeve të aerobikut dhe të vizuelizimit, që do të thotë të ushtrimit kardiovaskular – duke përdorur muskujt e gjatë të këmbës dhe duke punuar me zemrën e me mushkëritë. Kjo ua siguron durimin – përmirësimin e aftësisë së trupit dhe të trurit për të shfrytëzuar oksigjenin – krahas shumë përfitimeve të tjera mendore dhe fizike. Po ashtu janë të çmueshme ushtrimet e shtrirjes për fleksibilitetin si dhe ushtrimet e qëndresës për forcën dhe freskinë e muskujve.

Ata e ushtrojnë mendjen e tyre përmes leximit, zgjidhjes krijuese të problemeve, shkrimit dhe përfytyrimit ose vizuelizimit. Në aspektin emocional, ata bëjnë përpjekje për të qenë të durueshëm, t’i dëgjojnë të tjerët me bashkëndjesi të vërtetë, të tregojnë dashuri të pakushtëzuar dhe të pranojnë përgjegjësinë për jetërat e tyre vetjake si dhe vendimet e reagimet e tyre. Në planin shpirtëror, ata përqendrohen në lutjen, në studimin e Biblës, meditacionin dhe agjërimin. Unë jam i bindur se nëse një person do ta shpenzojë një orë në ditë në këto ushtrime themelore, ai ose ajo do ta përmirësojë cilësinë, frytshmërinë dhe kënaqësinë e secilës orë tjetër të ditës, duke përfshirë thellësinë dhe pushueshmërinë e gjumit. Asnjë orë tjetër e vetme e ditës nuk do të jetë aq e frytshme sa ora e investimit në mprehjen e atyre katër dimensioneve të personalitetit njerëzor. Nëse këtë e bëni në baza ditore, ju së shpejti do të përjetoni ndikimin e mirë të kësaj në jetën tuaj. Disa nga këto aktivitete mund të bëhen gjatë rrjedhës së zakonshme të ditës; një pjesë tjetër duhet të caktohet të kryhet gjatë ditës. Ato kërkojnë paksa kohë, por në shtigje të gjata kohe ato na e kursejnë një pjesë të madhe të kohës. Ne asnjëherë nuk duhet t’i lejojmë vetes të jemi tepër të zënë sa t’i lëmë këto pas shpine, asnjëherë nuk duhet të jemi aq të zënë në vozitje sa të mos kemi kohë ta shtypin pedalin e gazit. Unë mendoj se nëse e bëj këtë orë të ushtrimit në mëngjes, është si një fitore private dhe e tillë që garanton fitoret publike përgjatë ditës. Por, nëse i lëshohen linjës së rezistencës së dobët dhe shpërfill krejt ose një pjesë të këtij programi, unë e dorëzoj atë fitore private dhe e ndjej veten të çrrënjosur nga trysnia publike dhe streset gjatë ditës. Këto parime të vetëpërtëritjes gradualisht do të prodhojnë një karakter të fortë e të shëndetshëm me një vullnet fuqimisht të disiplinuar dhe të përqendruar në shërbimin. Nga anglishtja Besim Rexhaj 60/2006


Familja

Shkurorëzimet dhe pasojat mbi fëmijët uk ka dyshim se shkurorëzimi është i tmerrshëm për fëmijët. Ka, përkundër kësaj, një vistër këshillash, të cilat mund t’i zbatoni e të cilat e lehtësojnë jetën e fëmijëve dhe jetën tuaj gjatë dhe pas shkurorëzimit: 1. Të jeti të gatshëm e në dispozicion t’i dëgjoni fëmijët tuaj; 2. Në masën sa është e mundshme, i thoni fëmijëve tuaj arsyet se përse jeni shkurorëzuar. Dhe, po qe fare e mundshme, pAa marrë pparasysh se sa e dhembshme mund të jetë, përpiquni t’a thoni këtë kur e gjithë familja është së bashku (duke përfshirë çiftet dhe të gjithë fëmijët); 3. Të jeni ai që jeni. Ju nuk mund të jeni njëkohësisht edhe baba edhe nënë. 4. T’i risiguroni me koë dhe shpesh se shkurorëzimi nuk është faji I ose shkaku I fëmijëve; 5. Mos e përdorni fëmijën tuaj si kumtës në komunikimet prindore, në stilin: “ T’I thuash babait tënd se ai po vonohet me pagesatt e asistencës për fëmijët.”;

N

60/2006

6. Mos debatoni ose mos u grindni me bashkëshortin tuaj në kohën sa është duke iu dëgjuar fëmija. Ekspertët thonë se sasi e konfliktit, dëshmitar I të cilit është fëmija gjatë dhew menjëherë pas shkurorëzimit është factor kyç për përshtatjen e mëtejme të fëmijës; 7. Shkurorëzimi është kohë e ndryshimeve të mëdha si për vet juve, ashtu edhe për fëmijët. Përpiquni t’I minimizoni këto ndryshime. Për shembull, përpiquni të vijojnë fëmijët mësimin në të njëjtën shkollë dhe, mundësisht, nga e njëjta shtëpi, si dhe që ata t’I përcjellin aktivitetet e tyre të zakonshme të pasdites ose të mbrëmjes; 8. Përpiquni të përdorni disiplinën e qëndrueshme. Për shembull, le të përpiqeni të pajtoheni njëri me tjetrin lidhur me ate se cilat TV programe ose filma lejohen të shikohen, se cila është koha e duhur e gjujmit, çfarç lloji I gjuhës lejohet etj.,; 9. Mos e përdporni fëmijën si armë. Fëmijët kanë nevojë për kohë cilësore me të dy prindërit. Është e padrejtë t’i mohohet qasja te njëri prej prindëve, pa marrë parasysh vullnetin e fëmijës në një kohë të caktuar; 10. Mos e përdorni fëmijët tuaj si spiun. Nëse atadëshirojnë t’u flasin juve për kohën e kaluar me prindin tjetër (dhe ata zakonisht nuk e dëshirojnp[ këtë), dëgjejeni me vëmendje e me butësi dhe pastaj ndaleni. Nëse fëmijët nuk kanë vullnet për të dhënë asfarë informate, thjesht mund t’I thuani:” Keni kaluar mire” Apo jo?”” 11. Mos e shtrëngoni fëmijët tuaj të mbaj anën në asnjë prej grindjeve me bashkëshortin ose bashklëshorten tuaj. Fëmijët, në përgjithësi, dëshirojnë që të dy prindërit e tyre t’I bëjnë të lumtur. Mos I sjellni para situates kur ayta duhet të përcaktohen për njërin. 12. Mos e kritikoni bashkëshortin ose basahkëshorten tuaj në prani të fëmijëve. Mbajeni mend se bashkëshorti ose bashkëshortja juaj është ende prind i fëmijëve; kur e kritikoni bashëshortin ose bashkëshorten tuaj, pavarësisht ëse e keni qëlim ose jo, ju kritikoni, tërthorazi, edhe fëmijën tuaj;

13. I lejoni fëmijës suaj të jetë fëmijë. Është e lehtë, por është gabim, që fëmijën tuaj adoloshent ose, madje, edhe fëmijët e rritur, t’a bëni mik ose aleat në trajtimin e përpjekjeve tuaja për rimëkëmbje, në jetën e takimeve tuaja ose në luftën me ankthet tuaja. Madje edhe fëmija duket i aftë për trajtimin e brengave të tilla pa efekte negative, fëmijët zakonisht rrallë janë të tillë. 14. Mos u frikoni nga kërkimi I ndihmës. Ndonjëherë, fëmijët e prindërve të shkurorëzuar janë të hidhëruar ose të frikshëm dhe ata nuk dijnë se si t’I trajtojnë e shpjegojnë ndjenjat e tyre. Së këndejmi, ata sjellen tej normales dhe kur fëmija juaj shfaq sjellje të tillë, një këshilltar professional ose një therapist mund të jenë të dobishëm për t’I mësuar ata e stërvitur ata mew mënyra më konstruktive të shprehjes së ndjenjave të tyre; 15. Mbajini premtimet që I bëni. Me fjalë të tjera, mos bëni premtime të cilat nuk mund t’I realizoni. Mbajtja e qëndrueshme e premtimeve e bënë fëmijën tuaj të me dije se aim und t’iu besoj juve, fakt ky I cili do ti ndihmojë atij të përshtatet më lehtë kundruall shkurorëzimit tiaj. Prindërit e shkurorëzuar shpesh bëjnë pretime jorealiste të shtyrë nga faji. Nëse ju keni dhënë një premtim dhe më vonë e keni kuptuar se nuk mund ta realizoni ate, ju duhet t’ia pranoni këtë fëmijës suaj. Ju mund të mendoni se fëmija juaj mund ta ketë harruar premtimin, por kjo ndodh shumë rrallë. 16. Mos u dorëzoni. Madje, edhe nëse të ndarë nga distance të mëdha, ekzistojnë të gjitha llojet e gjërave të cilat mund t’I bëni për të qenë prind I mirë. 17. Kujdesuni për veten tuaj. Një gabimet më të lehta që mund të bëni pas shkurorëzimit është që, duke u kujdesur për dhembjen e të gjithë të tjerëve, jumund të harroni të përkujdeseni për veten tuaj. Këshillohuni, takohuni me dike prej njerëzve të klerit, përkujdesuni e bisedoni me lulet dhe pemët e kopshtit tuaj, bëni gjithçka që ju mendoni se mund ta kultivojë shëndetin tuaj. Këtë ia keni borxh vetes suaj dhe, poashtu, ia keni borxh edhe fëmijëve truaj.

123


Psikologji

Fshehtësitë e trurit:

Misteri i mbamendjes Lokacioni i kujtesës Në të kaluarën është besuar se memoria është e vendosur në trurin e njeriut. Përkundër kësaj, Gazzaniga (1998) raporton se memoria zhvillohet në sistemin nervor. Së këndejmi, secili mendim, të cilin e keni, kalon ose “ndihet” nëpër gjithë trupin tuaj, për arsye se receptorët materieve kimike – kemikalieve në trurin tuaj janë zbuluar të jenë në sipërfaqen e qelizave përgjatë trupit tuaj. Kur kemikaliet aktivizohen përgjatë sinapsave në tru, mesazhi komunikohet në secilën pjesë të trurit përmes kemotaksis, process ky i cili u lejon qelizave për të komunikuar përmes “radarit” ose komunikimit në largësi duke përdorur gjakun dhe lëngun cerebrospinal. Në raste më të pazakonshme, trupi ndonjëherë djeg memoriet me intensitet të lartë të dhembjes, indet muskulore dhe, së këndejmi, vetëdija kursehet nga thellësia e traumës. Pastaj, kur personi pranon një mesazh të thellë të indeve dhe muskujt stimulohen, memoriet mund të riaktivizohen, duke i mundësuar kështu personit të përjetojë ose rikthejë emocionet e shtypura. Një shembull tjetër i memories muskulore është evident me transplantimin e organeve. Njerëzit të cilët kanë pranuar organet e dhuruara të të tjerëve kanë raportuar se kanë përjetuar përmallime/nevoja ose reaksione emocionale kundruall disa ndodhive të cilat nuk i kanë përjetuar më herët.

Cilat janë karakteristikat e mbamendjes? - Ana shqisore - ne i mbajmë mend gjërat të cilat janë të përfshira të pesë shqisat. Së këndejmi, sa më shumë shqisa të jenë të përfshira/aktivizuara, aq më e lehtë është mbajtur në mend; - Intensiteti - Kur diçka është më intensive në argëtim, në seks, absurd etj., , kjo është e prirur të qëndrojë në kujtesën tonë; - E pazakonshmja - gjërat të cilat janë të zakonshme dhe joorigjinale mbahen mend më vështirë, për arsye se në to nuk ka asgjë për t’u dalluar në to nga kujtimet e tjera; - Emocionalja - amygdala – pjesa e rrumbullët, në formë bizeleje, në mes

124

Cilët janë çelsat e mbamendjes?

të trurit, vepron si një pararojë e portës dhe, kur diçka ndodh, diçka që ka përmbajtje të lartë emocionale – pozitive ose negative, amygdale thotë: “ kjo është me rëndësi dhe ne jemi të prirur që këtë ta mbajmë mend më lehtë; - Mbijetesa – truri është i krijuar për të ruajtur mbijetesën. Kjo do të thotë se gjithçka që ne perceptojmë si të rëndësishme për mbijetesën, atë do ta mbajmë mend më lehtë. Nuk është fjala vetëm për mbijetesën fizike. Mbijetesa mund të përfshijë mbijetesën emocionale, psikologjike dhe atë financiare; - Pesha e rëndësisë personale – (personal importance) – ne natyrshëm i mbajmë mend gjërat që na interesojnë dhe që për ne kanë rëndësi; - Përsëritja – sa më shpesh që rikujtojmë ose përsërisim informacionin -, ne jemi më të mirë në të rikujtuarit sipas kërkesës sonë; - E para dhe e fundit – truri në mënyrën më të lehtë rikujton gjërat e fillimit dhe të fundit prej cilësdo seancë të ligjëratave.

- Përqendrojeni vëmendjen – të shumtën e herëve, problemi është se mendjet e njerëzve nuk janë të përqendruara ose të fokusuara në momentin e caktuar. Në vend të kësaj, vëmendja është e përqendruar në diçka nga e kaluara ose nga e ardhmja; - Vizuelizimi – krijoni një pamje ose vizon në mendjen tuaj, për arsye se truri mendon përmes pikturave ose pamjeve pikturale dhe koncepteve dhe përmes paragrafëve; - Asociacioni – Gjeni diçka me të cilën mund të lidhni informacionin dhe pyeteni veten tuaj: Çka më përkujton kjo? - Imagjinata – bëhuni kreativ kur vizuelizoni ose kur krijoni asociacione.

Përse harrojmë? Para së gjithash, mund të jetë nga shkaku se asnjëherë nuk e magazinojmë informacionin në mënyrën e duhur. Mund të jetë edhe nga shkaku se nuk ka pasur informacioni peshën e mjaftueshme emocionale ose personale që lidhet me informacionin për ta ngjitur atë në kujtesë. Mund të jetë, po ashtu, nga fakti se ka qenë emocionalisht aq traumatizues sa që mendja e ka shtypur me qëllim që ta ruajë normalitetin.

Ndërdija mban mend gjithçka Nëse do të krahasonim vetëdijen me ndërdijen, vetëdija do të ishte e madhe sa një shputë, kurse ndërdija do të kishte madhësinë e një fushe të futbollit. Potenciali është i paskaj. Së këndejmi, gjithçka që përjetojmë mund të magazinohet. Sidoqoftë, vetëdija do të stërngarkohej sikur të provonte të përpunonte secilën grimcë të të dhënave që na vijnë nga jeta e përditshme. Në vend të kësaj, i tërë informacioni shkon në ndërdije për magazinim dhe ne mund të mos merremi kurrë me të, pos nëse mendja përcaktohet ta përpunojë atë në ëndrra gjatë natës. Ose nëse i drejtohemi ekspertit të hipnozës, përmes të cilit ndihmohet qasja ndaj informacionit ose kujtimeve, të cilat vetëdija i ka “harruar” ose shtypur. (Tonia E. Chrapko) 60/2006


Moda


Bota jonë Bota e yjeve

5. Nicole Kidman Nëse në një qytezë e dëshironi famën, kurse rrugën ua ka zënë burri i pakëndshëm (Mat Dillon), është shumë e thjeshtë të “lajkatosh” me tinejxherin naiv (Joaquin Phoenix) e ta fusësh në valle njeriun, i cili do ta vrasë burrin tuaj. Për ta bërë këtë, vetëm duhet të jeni e papërballueshme si Suzane Stone (Kidman) në filmin “Femra, për të cilën vdiset” (1995).

1. Barbara Stanwyck

3. Kathleen Turner “Ti nuk je aq i kthjellët, apo jo? Kjo më pëlqen te mashkulli...” Sigurisht se i pëlqen, idiot, kur të t’i vërë brirët, të të shfrytëzojë dhe të të lërë të kalbesh pas grilave për shkak të asaj që ajo ka trilluar dhe që ka bërë! Po, sado shumë të ketë vuajtur Ned (Wiliam Hurt) për shkak të Matty (Turner) në “Pasionet trupore”, e pakta ka qenë mirë në kohën sa ka zgjatur. Mirë sa s’ka ku shkon më.

2. Linda Fiorentino Është më e mençur dhe më lakmitare nga të gjitha të tjerat, duke përfshirë këtu edhe bashkëshortin, të cilin e vjedh (Bill Pullmanin), si dhe rreshterin (Peter Bergsin), me të cilin i pështjell “punët”. Çfarë të bëjë tjetër një vajzë e kalibrit të Brigit Gregory (Fiorentino), kur kjo është e rrethuar nga kokëshkretë të tillë, pos të bëhet, jo vetëm sharmante, por edhe më e pamëshirshmja nga të gjitha si në “Flirtrin e fundit” (1994).

Në njërin nga rolet e para të një femre fatale në ekran, në filmin “Sigurimi i dyfishtë” në vitin 1944, ka mbetur më e mira dhe e pakalueshme. Filmi, të cilin me Billy Wilderin e kanë shkruar dy prej tre shkrimtarëve më të mëdhenj të filmit të zi (film noir) - Raimond Chandler dhe James M. Cain - karakterizohet me lajkataren më të shkathtë, më joskrupuloze dhe më të ulët, e cila ndonjëherë ndonjë njeriu naiv ia ka vënë brirët dhe e ka bindur t’ia heqë flamën burrit të saj trashaluq. Edhe femra të tjera fatale kanë qenë të kobshme, por cila është ajo që, madje, edhe shoppingun në supermarket ka ditur ta bëjë seksualisht tërheqës e të rrezikshëm, pos Barbara.

8. Rene Zellveger Ta lëmë anash tash Gildën dhe flokët e saj të gjata gështenje, si dhe dorëzat e saj të gjata deri te krahu: Rita madhështore ka qenë gruaja më fatale, me flokë të shkurtër, të prera, si edhe Elsa në filimin “Zonja nga Shangaji” (1947). Ta përfitojë detarin fisnik, por edhe të dhunshëm, Michael O’Hara (Orson Welles, burri i saj i tashëm dhe regjisor filmi) dhe ta fusë në planin e vrasjes së burrit të vet të gjymtuar (Everett Sloane), për të ka qenë e lehtë, si t’ia vjedhësh maces qumështin. “Ndoshta do të jetoj mjaft sa të mund ta harroj... kurse ndoshta edhe do të vdes duke u përpjekur për ta harruar”, përkujton O’Hara Elsen fatale. 60/2006


Bota jonë Argëtim

4. Jane Greer

9. Rita Hayworth Ka dëshmuar se nuk është më ajo vajzushja e filmit “E.T.” (1992), me rolin e tinejxheres në “Poison Ivy”, e cila vendoset në shtëpinë e bashkëmoshatares së saj Sylvi, (Sara Gilbert), e së cilës ia lodron babanë (Tom Skerritt), e ia vret të ëmën (Cheryl Ladd)... A është ajo vetëm projeksion, që i bën gjitha ato gjëra, të cilat do të donte t’i bënte Sylvia, e të cilat nuk guxon? Sidoqoftë, specialitetin e saj të ri - atë të dashnores helmuese tinejxhere - Drew jo fort moti e ka dëshmuar me rolin e saj në filmin e bazuar në një rast të vërtetë, në “Rrëfimi mbi Amy Fisherin”.

Ti nuk i vlen pesë para, por as unë nuk i vlej pesë para dhe, prandaj, e meritojmë njëri-tjetrin”, me hidhërim e pranon Robert Mitchum, kur në klasikun e filmit të zi “Nga e kaluara” (1947) për herë të dytë i përzien punët me Kathie Moffat (Greer). E di se çfarë e pret, por nuk mund t’i bëjë ballë - ku ka gjë tjetër më fatale se kjo?!

10. Drew Barrymore Këtyre legjendave, madje edhe Catherine Trammell ose Kamen Sharon vetëm mund t’ua mbajë qiririn, kur është fjala për të keqen e fshehur pas bukurisë dhe për futjen e meshkujve në telashe dhe këto dhjetë aktore janë më të mirat që Hollywoodi deri tash i ka ofruar nga fusha e tillë.

6. Annette Benning Ndoshta Myra Langry (Benning në filimin “Mashtruesit”, 1990) dredhet dhe lodrohet pa një pa dy (më e lehtë është t’ia hapësh këmbët qiradhënësit se sa ta paguash qiranë), por është e lyer dhe e ngjyer me të gjitha kremrat dhe djaloshi i saj Roy (John Cusack), i cili edhe vetë është mjeshtër i llojit të vet, nuk e ka idenë se sa larg qëndron ajo krahasuar me të.

60/2006

7. Kim Novak Përse do t’ia shkatërronit jetën mashkullit vetëm një herë, kur këtë mund ta bëni dy herë. Madeleine fatale (Kim Novak), të dyja herët ia del të jetë femër e papërballueshme për Sccotin (James Stewart), në filmin “Marramenthi” (1958) të Hitchcockut. Vërtet, kush mund t’i bënte ballë asaj misteriozes dhe të magjishmes, qoftë kjo edhe gënjeshtare, mashtruese dhe e përhantë... apo nuk është e tillë?

127


Sport

Lojtari më i shtrenjtë shqiptar Bogdani po ashtu konsiderohet futbollisti më i shtrenjtë shqiptar. Presidenti i Siennës, De Luca, i ka vënë çmimin 6.5 milionë euro si dëmshpërblim, si dhe pagesa e lojtarit. Ky nder deri më tani i ka takuar Lorik Canës, me vlerën në treg prej 4.5 milionë euro.

Të pathënat e Erjon Bogdanit

Princi i Jonit Driton Latifi ara tetë vjetësh ishte përfshirë në Kombëtaren shqiptare të futbollit. Njëkohësisht ishte koha kur Erjon Bogdani, për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin e ekipit turk, Genclerbirligi, ishte kthyer te Partizani i Tiranës. Më herët, një kohë të shkurtër e kishte kaluar edhe në ekipin spanjoll, Toledo.

P

Nofkat italiane për Erjonin Gazetarët italianë, për shkak të fuqisë së treguar përballë mbrojtësve, ia kanë dhënë disa nofka sulmuesit shtatlartë, si: “Shtrëngata nga Joni”, “Shtrëngata shqiptare”, apo edhe “Princi i Jonit”. Në stinorin e fundit në Serinë A, Bogdani i ka shënuar 12 gola për ekipin e Sienës, duke qenë golashënuesi i shtatë i kampionatit më të njohur në botën e futbollit.

128

I njëjtë, tetë vjet më vonë, Eri vazhdon të jetë me miqtë e tij, ndonëse si futbollist i ka arritur majat, duke qenë një ndër protagonistët e kampionatit më të njohur të botës në futboll, Seria A. Pas kthimit nga aventura turke, Bogdani po i kalonte ditët e vështira të karrierës, por megjithëkëtë gjente kohë për batuta sikur ajo në Lezhë, kur në një ndeshje të kampionatit shqiptar kishte shënuar gol dhe askush nga bashkëlojtarët, nga frika, nuk e kishte uruar, sepse vendasit nuk janë “nikoqirë” të mirë me ata që i mposhtin. “E shënova golin, prisja urimet nga bashkëlojtarët, kur shoh se ata kishin ulur kokën dhe sikur po thoshin se çka na bëre ti tani”, buzëqesh ai duke rrëfyer për këtë. Pas qëndrimit të shkurtër në Tiranë, Eri kaloi te KF “Zagreb”, ku shumë shpejt tërhoqi vëmendjen e italianëve. Dhe në janar të vitit 2000, jo me gomone, siç kalonin shqiptarët në Itali, por me një aeroplan special që kishte ateruar në Milano, Bogdani në hotelin “Hilton” e firmos kontratën me ekipin “Reggina” të arbëreshëve të Italisë, nga Reggio Calabria, i cili sapo kishte hyrë në Serinë A. Ndërmjetës, sërish, një lidhje kosovare, menaxheri i licencuar i FIFA-s, Enver Raça. Pastaj, ai luajti edhe për Salernitanën, Veronën dhe së fundi për Siennan. Bogdani është shok i ngushtë me portierin prizrenas, Arjan Beqaj, me të cilin njihet që nga koha kur të dy luanin te Partizani i Tiranës,

në vitet e 90-ta. Madje, kur Beqaj kishte kaluar te OFI i Kretës, edhe Bogdani u desh të shkonte te kjo skuadër, por grekët, duke gabuar rëndë, nuk e kishin pëlqyer. Njëri ndër futbollistët e rrallë profesionistë shqiptarë që ka arritur të diplomojë në menaxhment, ndonëse përherë në qendër të vëmendjes në shoqëri, mundohet të jetë modest, duke i përqafuar të gjithë. Përpiqet përherë të flasë thjesht si “tironsit”, duke u munduar ta japë versionin e tij për ndonjë bisedë të shoqërisë. Femrat mbesin një nga “golat” e tij më të rëndësishëm në jetën jashtë futbollit. Ish-bashkëlojtari i tij te Verona, Valon Behrami, ka thënë një herë se dyshon pse ai e mban numrin 81. “Më duket se është një vajzë me të cilën është në lidhje sentimentale”, tha ai. Megjithatë, në jet-setin e Tiranës Eri mbetet njëri ndër beqarët më të kërkuar.

60/2006


Sport

Fshehtësitë e matjes së rekordeve Pasi Asafa Powel, para disa ditësh, i kaloi 100 metra për 9.77 sekonda e një të qindtën më shpejt sesa rekordi i mëparshëm i Tim Montgomerit, shumë njerëz kanë pyetur se si maten saktësisht vrapimet e tilla. Ja ku e keni përgjigjen a më e gjatë të jetë gara, aq më pak ka saktësi. Sipas rregullave ndërkombëtare, me kronometër dore zyrtarisht mund të maten të gjitha garat e vrapimit prej 800 metrash e më shumë, kurse koha me të cilën maten gjithherë maratonat paraqitet e rrumbullakuar me sekondë të plotë. Garat në vrapime më të shkurtra, ato të atletikës në 100, 200 dhe 400 metra maten me të mijtën e sekondës, kurse paraqiten me të qindtën e sekondës. Aparatet që e matin shpejtësinë e shprinterëve (të atyre në vrapim e në not) janë të saktë deri në dhjetë të mijtën pjesë të sekondës, por kjo saktësi, megjithëkëtë, nuk shfrytëzohet në vendimin se kush është fitimtar në garë. Duke pasur parasysh faktin se shtigjet, në të cilat zhvillohen garat, nuk mund të jenë në mënyrë absolute të njëjta, ndonjë e qindta e milimetrit andej ose këndej do të thotë se dy garues me shpejtësi plotësisht të njëjtë mund ta përfundojnë garën me plasman, i cili dallon për një pjesë të tillë të sekondës. (Rasti i tillë i fundit kur dy garues me “kohë të ndryshme” kanë pasur të njëjtin plasman ka qenë noti në 400 metra në Lojërat Olimpike në Munih, në

S

60/2006

vitin 1972.) Që rekordi në garat 100 ose 200 metra të pranohet zyrtarisht, duhet të matet me aparatin e fotofinishit. Sipas rregullave ndërkombëtare, ora për matje duhet të nisë më së shumti 0.001 sekonda pas krismës startuese të revoles. Sinjali elektronik ose krisma e revoles e vënë në lëvizje orën në kamerën digjitale për fotofinish, e cila xhiron hyrjen e garuesve në cak me një varg fotografish që bashkohen në një kompozicion fotografish me kohën saktësisht të përcaktuar. Falë një fotografie të tillë të saktë, koha e kaluar në vrapim e xhamajkasit Asafa Powelit në Athinë është përmirësuar nga 9.78 në fillim – me të cilën vetëm do ta barazonte rekordin e Tim Montgomerit – në 9.77. Kamera e regjistron momentin e kalimit të cakut, kurse fotografia është dëshmi se në kohën e shënuar cilado prej pjesëve të trupit (kurse për pranimin e rezultateve sipas rregullave të atletikës duhet të jetë trupi dhe jo dora, këmba ose koka) e ka kaluar pikën e cakut. Në disa sporte, rregullat janë edhe më të sakta: p.sh., në rrëshqitjen e shpejtë, pikën e cakut duhet ta kalojë maja e patinës dhe ky është rezultati që pranohet.

129


Bota jonë Faqja e lehtë

Fazë kritike e negociatave

Shkoi edhe vera pa i dalë gjumi 130

Nuk luaj nga pozicioni im

Pritna Evropë! 60/2006


Bota jonë

Fusha e Pejës p.n. 30000 Pejë – Kosovë 60/2006 info@devollicompany.com

131


Bota jonĂŤ

132

60/2006


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.