Albanica 61

Page 84

Monumenta Bota jonë Albanica nga Bregdeti, nga fshati Fterrë. Miku im Mato e njeh nga afër toponiminë e Himarës, ai ka vëzhguar në terren dhe njeh mirë këngët popullore himariote. Është meritë e tij e padiskutueshme që është marrë me toponimin Skutari. Skutari është marrë deri tani si formë italianizuese e emrit Shkodër. Në të vërtetë përballë fshatit Vuno gjenden gjurmë të një vendbanimi më të vjetër që unë e kam parë me sytë e mij. Mato mendon që Skutari i De Radës nuk është gjë tjetër veçse Skutara e Vunoit në Himarë. Për mendimin tim kjo lidhet në mënyrë konkrete dhe substanciale me poemën “Milosao”. Skutara mund të shpjegohet si një emër i formuar nga fjala skutë, (gropë, qoshe). Më e çuditshme është se emri Skutara ose Skutari lidhet edhe me emra njerëzish. Studiuesi arbëresh M. Belushi në një libër të tij me përmbledhje folklorike përmend zonjën arbëreshe Roza Skutara, e cila ka rrëfyer shumë nga baladat arbëreshe. Mundet që kjo zonjë të ketë qenë me origjinë mga Skutara e Himarës. Vendbanimi Skutara mund t’i nënshtrohet një gërmimi arkeologjik për të dhënë fakte të reja. Por tek “Milosao” ekzistojnë dhe disa toponime të tjera shumë të rëndësishme. Në këtë poemë përmendet toponimi Stani i Marules. Mund të përkthehet në shqip si “Lulja e detit”, kompozitë e përbërë nga fjalë e mare-det dhe lule. Pikërishtë në Vuno të Himarës është dhe sot toponimi Gjilule, me kuptimin Lulja e gjirit, bëhet fjalë për një gji deti, gjë që krijon një raport identifikimi me toponimin e mësipërm Lulja e detit. Tek “Milosao” përmendet festa e Shën Mërisë së Mesosporitës, kult ky i veçantë me origjinë bizantine. Ka shumë mundësi që kjo lidhet me kishën e Shën Mërisë në këtë zonë. Një gjë e çuditshme lidhet edhe me lumin e Vodhit, lumë, ku vdiq i vrarë në betejë “Milosao” në këngën e Fundit. Vargu “ Gjaku im tek lumi i Vodhit” në origjinal është modifikuar nga përshtatësit. Fjala vjen Andrea Varfi e formon padrejtësisht në formën lumi i Obotit. Ky ndryshim arbitrar është i pashpjegueshëm. Origjinali e ka lumi i Vodhit, ose i Vodit. Realisht ekziston lumi Belo84

Përvjetorë

Jeronim De Rada

vodi pranë Vunoit të Himarës. Ky është emër sllav, një kompozitë që do të thotë Uji i bardhë. Lumi i Vodit ka kuptimin lumi i Ujit (Voda do të thotë ujë). Dihet që një lumë i tillë nuk ekziston në Shkodër. Shkodra ka tre lumej: Kirin, Drinasën dhe Bunën. Asnjë nga këta lumenjë nuk përmendet tek “Milosao”. De Rada e njihte mirë Shqipërinë, madje e ka përmendur në shkrimet e tij edhe lumin Drin. Nëse do të ishte fjalë për Shkodrën ai do të shkruante se Milosao vdiq buzë lumit drin, por natyrisht jo në bregdet. Do të ishte shumë e lehtë për De Radën që të mos bënte asnjë gabim në përcaktimin e topografisë së poemës. Arketipi më përcaktues tek Milosao është fjala “katund”. Në të gjitha rastet vendlindja e Milosaos quhet katund dhe jo qytet. Ai përmend faktin që pas tërmetit “ Skutari s’thuhet më katund”. Edhe studiuesi Andrea Varfi e ka kapur këtë gjë, kur shkruan tek shënimet e tij se në poemë në origjinal është gjithmonë fjala katund. Por ju lutem shumë të gjithë atyre që e lexojnë këtë shkrim, si ka mundësi që De Rada të ngatërrojë konceptin e katundit me konceptin e qytetit? Shkodra është qytet nga më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit e Shqipërisë, madje ka qenë

edhe kryeqyteti i Ilirisë së vjetër, i Gentit të madh. Shkodra ka një kështjellë madhështore, me përmasa të dukshme dhe lartësi. Kurrsesi Shkodra nuk mund të quhet katund. Në shekullin XV Shkodra qe një kryeqendër me një numër të madh fshatrash siç del qartë nga regjistrat e kadastrave turke, por edhe venedikase. Shkodra i kapërcen qartë, në mënyrë të pamohueshme kufijtë e një katundi. Por ka edhe fakte të tjera që e plotësojnë këtë arketip të mësipërm. Rina, e dashura e Milosaos, quhet “e bija e Kallogresë”. Emri Kallogre është një emër tipik që përdoret në Shqipërinë e Jugut. Vetë Andrea Varfi, me origjinë nga Himara, thotë se në Himarë emri Kallogre është shumë i shpeshtë si emër i përveçëm. Varfi përmend edhe një familje të madhe në Qiparo që mban si mbiemër emrin Kallogre, madje Varfi shton se emri kallogre është i përhapur tek arbëreshët në Kalabri dhe Sicili. Një fragment i “Milosaos” quhet “Vjershë e së bijës së Kallogresë së Skutariotëve”. Pra origjina e Rinës lidhet me banorët e Skutarës së Himarës. Një fakt tjetër është se në poemë përmendet një lojë fëmijësh që quhet “Loja me “rrolje”. Fjala rrolja ose rrola do të thotë rrotë, disk. Fëmijët e Himarës marrin rrota ose disqe prej guri dhe mundohen t’i hedhin sa më larg. Kjo lojë që përdoret në Himarë dhe më pas dhe tek arbëreshët nuk dokumentohet në qerthullin e Shkodrës. Një arketip tjetër mbushamendës është se elementet e mjedisit si limonët, pulëbardhat, ullinjtë, janë tipik për zonën e Shqipërisë së Jugut, pra dhe të Himarës, kur dihet që limonët dhe përgjithësisht agrumet nuk kanë lidhje tipike dhe endimike me mjedisin verior të Shkodrës me një klimë më të ndryshme. De Rada u ka vënë data ditësh, muajsh dhe vitesh secilës këngë. Kënga e I e “Milosaos” mban datën 27 korrik 1435. Kënga e fundit mban datën 7 nëntor 1443. Po të vihet re me kujdes del qartë që historia e Shkodrës në këto vite lidhet me pushtetin venedikas që qe i plotfuqishëm deri në vitin 1478. Shkodra nuk qe asnjëherë nën sundimin e Gjergj Kastriot Skënderbeut në shekullin XV, kurse Himara ka qenë një zonë e lirë në këtë lak ko61/2006


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.