Albanica 61

Page 71

MonumentaBota Albanica jonë

Teodora

Sundimi i Justinianit shënoi një ringritje të Bizantit në shkallen e një fuqie botërore për kohën Justiniani I (482-565), i njohur si i Madh, called perandor bizantin (52765), i cili e shtriu pushtetin e tij në perëndim, monumentalizoi Kostandinopojën dhe përfundoi kodifikimin e ligjit Romak. Emri i tij i plotë është Flavius Petrus Sabatius Justinianus. Nipi i Justinit I, Justinian, i lindi në Iliri dhe u edukua në Konstandinopojë. Më 518 ai u bë administrator dhe Justini e shpalli pasuesin e tij. Ai u martua me Teodorën, dhe në vitin 523, pas vdekjes së xhaxhait të tij, Justiniani u shpall perandor. Menjëherë pas ardhjes në fuqi, Justiniani inauguroi një politikë reformimi të Perandorisë Romake, pjesa perëndimore e së cilës ishte humbur për shkak të invazioneve barbare të shek. V. Sapo u kurorëzua, perandori ngriti një përmendore në kujtim të dy martirëve, shenjtët Sergo dhe Bak, kaq origjinal dhe madhështor ishte sa edhe sot e kësaj dite vjen i dyti në Kostadinopojë, pas Shën Sofisë. Fronti lindor i perandorisë ishte siguruar nga një “paqe e përhershme” me Persinë e arritur në 532. Trazirat e brendshme u eliminuan falë gjeneralit të madh Belisarius. Në 533 një ushtri perandorake u drejtua kundër Mbretërisë Vandale në Afrikën e Veriut, e cila iu ribashkua perandorisë në 534. Vitin që pasoi një tjetër ushtri perandorake sulmoi ostrogotët në Itali, të cilët arritën t’i mbijetojnë asgjësimit edhe për 20 vjet të tjera. Një fushatë e tretë, kundër vizigotëve, 61/2006

solli rimarrjen e Spanjës juglindore. Kështu falë perandorit Justinian, pjesa më e madhe e territorit të mëparshëm romak në detin Mesdhe, me përjashtim të Galisë dhe Spanjës, u bë sërish pjesë integrale e perandorisë, pavarësisht nga vazhdimi i luftës me Persinë më 540 dhe infiltrimi gradual i sllavëve në Ballkan. Perandoria e centralizuar parë në syrin e Justinianit, kërkonte një sistem uniform ligjor. Për pasojë, një komision perandorak, i kryesuar nga një jurist i njohur Trebonianus, punoi për gati 19 vjet për të mbledhur dhe sistemuar ligjin ekzistues romak. Puna e tyre u inkorporua në Corpus Juris Civilis, i njohur edhe si Kodi i Justinianit,

rin e shtetit, duke siguruar fonde të mëdha për ndërtime ushtarake dhe publike. Të gjitha këto vepra u shkruan në latinisht dhe Justiniani i ardhur nga tradita provinciale romake e Perëndimit ishte perandori i fundit bizantin, i cili përdori latinishten si gjuhë zyrtare. Ai ishte njëkohësisht perandori që adaptoi përfundimisht krishterimin si religjion të vetëm të shtetit bizantin. Justiniani gjatë kohës së mbretërimit të tij kishte arritur t’i kthente perandorisë kufijtë e dikurshëm, ta kthente Mesdheun në një liqen romak dhe kishte vendosur një unitet në Kishën e Krishterë. Justiniani kishte një energji që i linte pa gojë vëzhguesit dhe një energji të pashtershme në punë. Si rrallë kush dinte të kujdesej për pamjen e tij, duke u marrë mendjen shtetasve me një shkëlqim që donte të ishte pasqyrë e lavdisë perandorake. Programet e ndërtimeve madhështore në tërë perandorinë, vepra të tilla si kisha e Shën Sofisë, Shën Irenës, si dhe ai xhevahir i çmuar siç ishte kisha e Shenjtorëve Sergo e Baku, i ndërruan faqen Konstandinopolit, i cili në këtë kohë u bë porti kryesor i tregtisë ndërmjet Evropës dhe Azisë. Në vitin 552, kur disa murgj sollën në Orient vezët e krimbit të mëndafshit, Jusatiniani ngriti menjëherë industrinë e mëndafshit e cila u bë një ndër më fitimprurëset e perandorisë. Justiniani e la perandorinë të pasur me vepra publike, zgjeroi kufijtë, thjeshtoi dhe i bëri më të përdorshëm ligjet. Ai

Monedhë e Justinianit

i shpallur më 534, të cilit më vonë iu shtuan edhe dekrete të reja, ose Novellae. Ky legjislacion i famshëm mbetet ende sot në bazë të ligjeve të pjesës më të madhe të vendeve evropiane. Në të njëjtën kohë me kodifikimin e ligjeve, Justiniani u përpoq të kufizonte edhe abuzimet administrative. Bëri një reformë financiare dhe mbushi thesa-

punoi pa u lodhur e pa pushim, si pak sovranë të tjerë në histori. Gjurmët e tij në perandori kurrë nuk u shlyen.

Pak fjalë për Teodorën Teodora, perandoreshë e Bizantit, ishte një përkrahëse e flaktë e fesë së krishterë. Asokohe, Teodora ishte 71


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.