Albanica 61

Page 56

Bota jonë

tucione dhe mekanizmat kryesorë në funksionim: një sektor ndërmjetësimi financiar dhe një bankë qendrore e pavarur, një sektor privat të rëndësishëm ku të drejtat e pronës janë të përcaktuara dhe të mbrojtura mirë, një drejtësi funksionale dhe ligje të zbatueshme. Të jesh në gjendje të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar në mënyrë efikase është po ashtu një kusht paraprak. Ekonomia duhet të jetë e qëndrueshme. Kjo do të thotë që të ulet inflacioni në një nivel të arsyeshëm me një metodë të duhur dhe të mbahet i ulët deficiti buxhetor, ndërsa deficitet pothuajse fiskale të jenë nën kontroll. Premisat për stabilitetin ekonomik janë veprimi i kufizimeve të mëdha të buxhetit dhe përhapja e praktikave të mirëqeverisjes në të dy sektorët publikë dhe privatë. Deficitet buxhetore të ulëta lënë të kuptohen shtrëngimet presione në rritje mbi sistemin e pensioneve. Pasuritë publike janë një fushë 56

e rëndësishme shqetësimi. Nuk është mënyrë e zgjuar t`i privatizosh ato verbërisht. Në realitet, ato janë pasuri që duhet të ngelen në pronën publike; ajo që duhet bërë në rastin e tyre është se duhet të futet mirëqeverisja. Këto pasuri të cilat kalojnë në pronësi private kanë nevojë të rregullohen siç duhet, në mënyrë që të mos abuzohet me konsumatorët nëpërmjet tarifave të tepruara. Megjithatë, nevojiten disa shënime porositëse për të shpjeguar vërejtjet e mësipërme. I rëndësishëm është fakti se politikëbërja ekonomike përfshin gjithmonë tregtinë. Inflacioni vjetor i ulët, në norma prej 2 deri 3 për qind, nuk është i lehtë të arrihet në ekonomitë që duhet të rriten, ku të ardhurat për kokë janë pesë deri dhjetë herë më të ulëta sesa mesatarja e BEsë (në termat e barazisë së fuqisë blerëse). Në ekonomitë që rriten më shpejt, presionet e kërkesës përplasen me dezinflacionin. Kjo mund të ndodhë sepse çmimet e shërbimeve vendëse (të pa-

tregtueshme) rriten pafundësisht i ashtuquajturi efekti Balasa-Samuelson. Si në Evropën Qendrore dhe Lindore, ekonomitë ballkanike janë rritur mesatarisht me më shumë se pesë për qind në vitet e fundit. Sidoqoftë, është e drejtë të pranohet se rritja e mbështetur kërkon më shumë kapital fiks dhe investime në kapitalin njerëzor. Deficiti aktual i ulët buxhetor mund të jetë çorientues për dy arsye. Një është se mund të fshehë mosfinancimet kronike serioze në të mirat publike, siç është infrastruktura, edukimi dhe shëndetësia. Një arsye tjetër është se mbas hyrjes në BE, anëtarët e rinj duhet të rrisin shpenzimet publike në interes të pajtimit me detyrimet e tyre në kuadër të acquis. Ndaj mund të gjenden përballë një situate ku deficiti i buxhetit del jashtë kontrollit. Derisa politikëbërësit do të arrijnë të përmirësojnë mbledhjen e taksave dhe reformimin e mirëqenies së shtetit (duke përfshirë sistemin e pensioneve) rritja e deficiteve buxhetore mund të dëmtojë sta61/2006


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.