Albanica 61

Page 43

Shëndetësi

Bota jonë

E nëse projektet janë bërë e po bëhen për disa zona prioritare ku ndihet nevoja e përmirësimit, në disa zona të tjera ka rënë harresa.

12 komuna në të gjithë vendin - pa mjek Që prej disa vitesh ato vuajnë mungesën e personelit mjekësor. Harta e zonave të pambuluara me mjek të përgjithshëm fillon me disa komuna në Dibër dhe mbaron me disa komuna në Vlorë. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Parësor pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Agim Shehu, duke e pranuar këtë situatë, pohon se është e vështirë që këto zona të kenë mjekë në dispozicion, sepse shumica e tyre janë përqëndruar në qytetet e mëdha duke krijuar në këto të fundit deri edhe mbipopullim me mjekë, të përgjithshëm apo specialistë. E gjithë kjo pasqyrohet në problemin e madh që heqin banorët e këtyre zonave, kur halli ia sjell të bëjnë një vizitë mjekësore. E njëjta gjë ndodh edhe për urgjencat e ndryshme, kur për mungesë të mjekut atyre u është kërcënuar edhe jeta. Problemet e mbulimit me mjekë të përgjithshëm, sipas hartës së Ministrisë së Shëndetësisë, fillojnë nga zona e Dibrës, ku 2 491 banorë të komunës Zallnreç nuk kanë mjek të përgjithshëm. Po kështu, në komunën Fushë-Çidhën, 4 405 banorë, sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, e marrin shërbimin mjekësor në formë patronazhi, nga mjekët e zonave përreth. Listës së zezë të zonave (gjithmonë nënkuptuar banorëve) që vuajnë mungesën e mjekëve, iu renditet edhe zona e Kukësit me komunën Gjinaj, komunën Arrën dhe Klosh me rreth 2 400 banorë. Me të njëjtin problem ballafaqohen edhe banorët e disa zonave në Shkodër, ku prej vitesh ka mungesa të theksuara në mjekë. Madje, edhe komuna si Shala dhe Blerimi, 61/2006

ku numri i popullsisë është shumë i madh, e kanë ende të pazgjidhur mbulimin me mjek”, - theksojnë specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë, pa ditur të japin një kohë për zgjidhjen e problemit. Por edhe për zonat e Jugut të vendit, harta që saktëson raportin mjek për banorë shfaq të njëjtat probleme. Poashtu njësoj pa mjek janë, në zonën e Vlorës, komuna Markat dhe në zonën e Gjirokastrës, komuna Lopëz, dhe komuna Rrasë, me 2 040 banorë në zonën e Elbasanit. Mesa duket, “mbulimi i tyre me mjek” për drejtorin e Drejtorisë së Shërbimit Parësor, Agim Shehu, “është tejet i vështirë, në mos një mision pothuajse i pamundur”. Edhepse parashikohen stimulime për mjekët që marrin përsipër të shkojnë dhe të punojnë në këto zona, thuajse askush nuk zgjedh që për një pagë më të mirë të shkojë në fshatra të thella, qofshin këto në jug apo në veri. Nuk ka një ligj që t’i detyrojë mjekët të marrin përsipër një mision të tillë. Ndërkohë, burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se ky është një problem serioz, për zgjidhjen e të cilit është parashikuar një politikë shumë më e mirë stimuluese në pagë. Bashkë me këtë do të ndiqet edhe politika e rishpërndarjes së mjekëve dhe transferimi i atyre që kanë shkelur kontratat me ministrinë dhe rrethet nga janë pas mbarimit të specializimit, duke braktisur vendin e tyre dhe duke punuar përgjithësisht në kryeqytet.

Shërbimi shëndetësor privat 100 klinika - asnjë spital s’ka ende ligj „Megjithëse ka një vendim të Këshillit të Ministrave që lejon shërbimin nëpër klinika private, Shqipëria ende nuk ka një ligj për ndërtimin dhe funksionimin e shërbimit privat shëndetësor“, na thotë zëdhënësja e Ministrisë

së Shëndetit, duke na cituar edhe numrin e mbi 100 klinikave private që funksionojnë në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht, shërbimet këtu janë të shumëllojshme dhe mjaft cilësorë krahasuar me ato në spitalin shtetëror, që nuk të ofron shumë mundësi. Gjithsesi edhe këtu ]mimi të step. Një eho (ekzaminim) kushton 2000 lekë pa llogaritu analizat etj., etj. Megjithatë, duket se zgjerimi i gamës së shërbimit dhe cilësia e shërbimit ka dhënë fryte dhe, edhe në këtë drejtim, po punohet për kushte lehtësuese.

Lehtësohen procedurat e licensimit në aktivitetin privat Ministria e Shëndetësisë ka lehtësuar në masën 50 për qind procesin e licensimit të mjekëve, stomatologëve dhe farmacistëve bashkë me tarifat përkatëse të licensave. Janë shfuqizuar një sërë aktesh nënligjore që përbënin barrierë për licensimin e profesionistëve të rinj, të cilët për një periudhë 2-3 vjeçare privoheshin nga e drejta për të ushtruar profesionin në sektorin privat, megjithëse shteti nuk mundësonte punësimin e tyre për sa kohë nuk lejonte të ushtronin profesionin privatisht. Kriteret e licensimit kanë zbritur nga 13 në 7 apo 8 të tilla. Tarifat janë njëjtësuar për të gjitha licensat. Eshtë unifikuar gjithashtu koha e licensimit. Një licensë e përfituar është e vlefshme për një periudhë 5 vjeçare, ndryshe nga dy vjet sa zgjaste periudha deri në një rilicensim më parë. Mjekët stomatologë nuk e kanë më të detyrueshme as përvojën 15-vjeçare në rrethin e tyre për transferimin e aktivitetit. “Nuk pretendojmë të zgjidhim gjithçka, por të paktën të mos bëjmë veprime, për të cilat më vonë mund të pendohemi. Ministri Cikuli thotë “Partneritete kemi, të tjerat kërkojnë pak më shumë vullnet për t’i vënë në jetë”. 43


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.