Albanica 61

Page 30

Bota jonë

Ekonomi

Maqedonia larg trendeve të ekonomive të zhvilluara

Zhvillimi ekonomik – peng i kamatave të larta

Maqedonia vazhdon të mbetet ndër shtetet ku sistemi i kamatave aplikohet me shkallë dhe norma më të larta. Ekspertët vlerësojnë se një gjë e tillë nuk korrespondon me praktikat e shteteteve të zhvilluara, gjë që ndikon direkt në ngecjen e zhvillimit ekonomik në vend. Qashif Bakiu, Shkup istemi aktual i kamatave paraqet ngecje për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë, vend ky me kamatat më të larta në rajon. Ekspertët vlerësojnë se gjeneza e kamatave të larta qëndron në atë se Maqedonia paraqet një vend jostabil ekonomik ku nuk funksionon shteti ligjor, gjë që rrit pasigurinë tek subjektet që ofrojnë interes kundrejt kamatave. Ndërkaq, sipas ekspertëve, faktor tjetër për shkallën e lartë të kamatave gjithashtu është edhe politika ekonomike e Bankës Popullore të Maqedonisë, e cila sipas tyre parashtron norma shumë të larta për kamatat, gjë që drejtpërdrejt ndikon në politikën ekonomike të bankave më të vogla. Sipas dekanit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), Petrit Pollozhani, sistemi i kamatave është promotor kryesor i zhvillimit. “Norma e ulët e kamatave e ringjall aktivitetin ekonomik, stimulon subjektet ekonomike, sidomos ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme. Për sistemin aktual, ne kemi kritika nga Bashkimi Evropian (BE), sepse kamatat kanë qenë jashtëzakonisht të larta”, thotë Pollozhani. Ai potencon se deri para pak kohësh kamatat në Maqedoni kanë arritur shkallën e 20 përqindëshit, për të pësuar kohët e fundit një rënie deri në 12 për qind. Këtë dukuri të kamatave

S

30

të larta Pollozhani e arsyeton me faktin se Maqedonia llogaritet si vend i rrezikshëm. Sipas tij, prej 12 përqindëshit aktual të kamatave, pesë deri në gjashtë për qind është rreziku i moskthimit. Në anën tjetër, eksperti i zhvillimit të ndërmarrjeve, Naser Rrahimi, thotë se koncepti momental i kamatave në Maqedoni është shumë i çuditshëm. Ai pohon se ky koncept nuk korrespondon aspak me atë në vendet e zhvilluara. “Norma e kamatave në Maqedoni paraqet një pengesë, pasi vetë sistemi bankar është i tillë, që funksionimi i tyre nuk korrespondon me nevojat e ekonomisë së tregut, por funksionon në një formë të mbyllur dhe nuk është në funksion të zhvillimit të biznesit të vogël. Kjo gjë paraqet parakusht për zhvillimin e ekonomisë, në përgjithësi”,

thotë Rrahimi. Sipas tij, kjo rrjedh nga politika e Bankës Popullore të Maqedonisë që e dirigjon këtë lloj politike. “Vetë fakti që institucioni më i lartë bankar parashtron parakushte të rënda, ajo implikon edhe parashtrimin e kushteve të rënda nga ana e bankave të tjera. Deri më tash, tendencat për ulje të normave të kamatave janë vetëm deklarative”. Ekspertët e kësaj fushe parashohin se një sistem i tillë do të frenojë zhvillimet ekonomike në vend dhe paralajmërojnë se sistemi aktual bankar kërkon politikë më të hapur dhe më të përshtatur trendeve të ekonomive të zhvilluara botërore. Sipas tyre, parakusht kryesor për këtë është reformimi i Bankës Popullore të Maqedonisë, si dhe reformimi i sistemit gjyqësor, respektivisht funksionimi i shtetit ligjor. 61/2006


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.