Albanica 61

Page 24

Bota jonë

rinë në shtypin e huaj, si një destinacion që vlen të vizitohet, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e turistëve të huaj, kryesisht nga vendet e Evropës Perëndimore, por nuk mungojnë edhe turistët nga vendet e Evropës Lindore. Gjithashtu, fillimi i fluturimeve nga British Airways, ka influencuar në vendimmarrjen e turistëve britanikë për të vizituar Shqipërinë. Rritja e interesit të operatorëve perëndimorë për të punuar me Shqipërinë, referuar interesit të tyre të treguar në edicionet e fundit të dy panaireve më të rëndësishëm ndërkombëtarë të turizmit, World Travel Market në Londër Nëntor 2005 dhe ITB Berlin Mars 2006, flet se Shqipëria po shikohet gjithnjë e me tepër si një destinacion turistik me interes, ku trashëgimia kulturore zë interesin kryesor të turistëve perëndimorë. Gjithashtu, fluksi në rritje i turistëve të huaj me pushime në Kroaci dhe Mal të Zi, të cilët vizitojnë Shqipërinë për vizita njëditore deri dy-treditore, janë një tregues si i interesit ashtu dhe i sigurisë që turistët e huaj kanë për të vizituar Shqipërinë. Masat e ndërmarra në fillim të sezonit turistik, nëpërmjet një vendimi të veçantë të Këshillit të Ministrave, ku për vendet (kryesisht ato perëndimore), shtetasit e të cilëve hyjnë pa viza në Shqipëri, të kenë mundësi të kalojnë kufirin edhe me kartë identiteti, si dhe marrja e vizave të shkurtra 24

Turizëm

72- orëshe në kufi për turistë të organizuar në grupe turistike, të cilët ndodhen për pushime në vendet fqinje, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen dhe lehtësimin e hyrjes së turistëve të huaj gjatë këtij sezoni veror.

Kosova tregu kryesor i turizmit shqiptar Tregu kryesor për Shqipërinë në fushën e Turizmit është Kosova, e cila kontribuon me 80% të të gjithë turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Ndoshta këtu ka ndikuar përveç shumë arsyeve që variojnë nga patriotizmi e deri tek kureshtja edhe aktivitetet promocionale të organizuara para sezonit veror 2006 në Kosovë dhe Maqedoni. Gjatë këtij viti, për herë të parë është vënë re prezenca e turistëve maqedonas në bregdetin shqiptar. Për herë të parë u shpërndanë informacione turistike të nevojshme në pikat e kalimit të kufirit me Maqedoninë në gjuhën maqedonase për turistët maqedonas që vinin me pushime në Shqipëri, siç u shpërndan edhe në gjuhën shqipe në pikat e kalimit të kufirit me Kosovën dhe Maqedoninë. Nga ana tjetër, mbështetja e kërkesës së diasporës shqiptare në SHBA për organizimin e Konventës Shqiptaro-Amerikane në Shqipëri, solli në Shqipëri mbi 400 qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare. Forcimi i lidhjeve me diasporën jo vetëm krijon mundësinë e vizitave

në vendlindjet e të parëve të tyre dhe njohjen me trashëgiminë, por edhe forcimin e lidhjeve dhe krijimin e iniciativave të biznesit për investime në Shqipëri. Kuptohet që rezultatet e kësaj iniciative nuk mund të duken brenda një viti, na thonë specialistët e këtij dikasteri. Sipas tyre, ky është vetëm fillimi dhe rezultate më të mira shihen në sezonet e ardhshme. Zëdhënësja e shtypit të Ministrisë së Turizmit, Suela Musta, na thotë se nga 460540 persona të huaj që kanë kaluar kufirin për periudhën 1 Qershor – 31 Gusht 2006, 388310 persona, apo 84.3%, u përkasin atyre të ardhur për argëtim dhe pushime si dhe vizita tek miqtë dhe të afërmit. Shifrat flasin se numri i turistëve të huaj të ardhur për argëtim dhe pushime si dhe vizita tek miqtë dhe të afërmit gjatë tre muajve të verës 2006, ka qenë më i lartë edhe se vetë numri i përgjithshëm i udhëtareve të huaj të ardhur gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2005. Rreth 72230 persona u përkasin grupeve të të huajve që kanë ardhur me misione pune, kurime apo qëllime pelegrinazhi.

Mundësitë akomoduese të Turizmit në Shqipëri Studimet e fundit flasin se në gjithë Shqipërinë janë 673 njësi akomoduese (hotele dhe motele) dhe rreth 20.000 shtretër, pa llogaritur një numër të konsiderueshëm njësish akomoduese (shtëpi private ose apartamente) të cilat përdoren nga turistët, kryesisht shqiptarë ose kosovarë, me rreth 17.000 shtretër. Rreth 440 njësi akomoduese ose 68% e shtretërve janë te lokalizuar në zonën bregdetare. Rreth 80 % e këtyre njësive në Shqipëri kanë një numër dhomash që varion nga 1 në 20 dhe vetëm 48 hotele ose 7 % kanë më shumë se 40 dhoma. 68 % e tyre janë te vendosura në zona turistike dhe 12 % në Tiranë. Problemet nga sezoni Problemet e evidentuara gjatë këtij sezoni veror turistik paraqesin kryesisht po ato probleme që kanë shoqëruar këto 61/2006


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.