Albanica 61

Page 16

Bota jonë

Mitrovica në udhëkryq Fadil Miftari asim Mikullovci, 63- vjeçar, qëndron në anën jugore afër urës së Ibrit, duke shikuar pjesën tjetër të qytetit ku ka jetuar për më shumë se 50 vjet. Më 28 mars të vitit 1999 policia serbe e nxori nga shtëpia dhe ia dogji atë, ndërsa pronën tjetër që përfshin edhe gjashtë lokale afariste, ia kanë uzurpuar serbët. Që nga ajo kohë ai kurrë më nuk mundi të kthehet në pronën e tij në qendër të qytetit në veri. “ Çdo ditë dal këtu dhe shikoj vendin ku jam rritur. Më bren në shpirt që nuk mund të dal më andej. Për këtë situatë të krijuar mendoj se fajtorë janë edhe politikanët tanë që nuk kanë bërë mjaft për banorët e veriut të Mitrovicës” thotë ai. Fat të ngjashëm me të Rasimit kanë shumë banorë shqiptarë të asaj ane, dhe po ashtu shumë serbë banorë të anës jugore. Biserka Simiq, 37vjeçare, thotë se shqiptarët e kanë dëbuar nga shtëpia në qershor të vitit 1999. Ajo ka jetuar në lagjen Bair në jug të qytetit, dhe që nga ajo kohë as ajo kurrë më nuk ka qenë në shtëpinë e vet. “Kam jetuar pa asnjë problem me shqiptarët. Besoj se sërish po të rregullohet situata,

Foto: A R M E N D N I M A N I

R

do të vazhdojë të jetojë me ta. Më vjen keq që nuk kam mundur të shkoj më në shtëpinë time. Fillimisht shtëpia është uzurpuar, por në vitin 2004 babai im ia lëshoi me qira një shqiptari.”, thotë ajo. Lufta në Kosovë ka mbaruar shtatë vjet më parë, por prapa vetes ka lënë një trashëgimi të rëndë të hendekut ndëretnik, të paktën në Mitrovicë. Incidenti me bombë, i 26 gushtit, në këtë qytet është një përsëritje e skenarëve të ngjashëm, të cilët vetëm i kanë lëshuar vendin njëri-tjetrit që prej përfundimit të luftës në Kosovë dhe kanë forcuar ndarjen fizike të qytetit në veriun e dominuar nga serbët dhe jugun e dominuar nga shqiptarët. Administrata ndërkombëtare ka ndërruar shefat e misioneve në këtë qytet njërin pas tjetrit dhe ka hartuar plane pas planesh, por deri tash duket se nuk ka gjetur një “formulë” të saktë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Dhjetëra njerëz janë vrarë, ndërsa mijëra të tjerë janë dëbuar nga banesat e tyre në pjesën veriore, ngjashëm ka ndodhur edhe me banorët serbë të pjesës jugore të qytetit, në mungesë të një zgjidhjeje politike. Në fillim të muajit shkurt të vitit 2000, trazira të përgjakshme përfshinë këtë qytet,

Mitrovica

16

pas të cilave autoritetet ndërkombëtare dhe përfaqësuesit kryesorë politikë të shqiptarëve hartuan një plan, i cili synonte zgjidhjen hap pas hapi të problemeve dhe ribashkimin e qytetit të ndarë. Mirëpo ky plan, sikurse edhe të tjerët që pasuan, u zhvlerësuan nënçmueshëm nga dëshira dhe insistimi i liderëve serbë të veriut për ta mbajtur të ndarë qytetin. Një nga pengesat deri tash të pakapërcyeshme për gjithë optimistët e bashkimit të qytetit janë “Rojat e Urës”, një formacion paraushtarak serb i cili kontrollon urën kryesore mbi lumin Ibër, që shënon edhe vijën ndarëse të qytetit. Të dyja palët në Mitrovicë janë të mbushura me arsenal të fuqishëm, duke u munduar kështu t’ia mohojnë njëratjetrës mundësinë më të mirë. “ Ne duam të jemi komunë apo t`i bashkohemi Zveçanit”, thotë Milan Ivanoviq, një lider radikal i serbëve të veriut. Ai nuk mund ta imagjinojë se shqiptarët do ta menaxhojnë ndonjëherë veriun e Mitrovicës. “Jo, kjo kurrë nuk do të ndodhë”, tha ai. Gjatë procesit të negociatave për statusin e ardhshëm të Kosovës, Prishtina dhe Beogradi i thyen heshtat pikërisht për çështjen e Mitrovicës. Plani për Mitrovicën i hartuar nga ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, me të cilin u prezantua edhe Grupi Negociator i Kosovës, kur në diskutim ishte ky problem, serbët kundërshtuan fuqishëm. “Ne kemi planet tona. Nuk mendojë se ndonjë shqiptar harton plane edhe në të mirë të serbëve”, thotë Milan Ivanoviq. Por ideatori i këtij plani, Bajram Rexhepi, këmbëngul se plani i tij do të jetësohet, dhe se Mitrovica do të ketë dy komuna, me një bord të përbashkët mbikëqyrës, i cili do të udhëhiqet nga një ndërkombëtar. “Jam optimist real se me vullnetin e mirë të faktorit ndërkombëtar, Mitrovica do të jetë qytet me dy komuna, një në veri e një në jug. Kjo për fazën trevjeçare, sa do të jetë mbikëqyrëse bashkësia ndërkom61/2006


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.