Albanica 61

Page 129

BotaSport jonë

Në pritje të shtetësisë ashmë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit është i gatshëm edhe dokumentacioni për Alban Dragushën (Besa Kavajë) dhe Genc Mehmetin (Luzern), që pritet të marrin firmën e presidentit Alfred Moisiu për të veshur fanellën kuqezi. Ndër talentet që janë në radhë për shtetësi është edhe Fitim Kaçiku, i cili luan me PSV Eindhovenin.

T Të humburit

egjithatë është edhe një numër i futbollistëve shqiptarë që është humbur dhe ata nuk mund t’i shërbejnë kombëtares së Shqipërisë. Shefki Kuqi luan me Finlandën, Ardian Gashi me Norvegjinë, Roland Gërçaliu me Austrinë, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe më herët Milaim Rama me Zvicrën. Këta futbollistë që një herë kanë veshur fanellën e kombëtares së një shteti më nuk kanë të drejtë ta ndërrojnë kombëtaren. Rast i veçantë do të jetë nëse nesër Kosova bëhet shtet dhe kjo vlen vetëm për fëmijët kosovarë që kanë lindur në Kosovë.

M

Tare: Kombëtarja është e hapur

për të gjithë shqiptarët apiteni i kombëtares kuqezi, Igli Tare, i cili luan për Lazion, prej kohësh ka qenë një ndër iniciatorët kryesorë që talentet shqiptarë nëpër botë të afrohen rreth kombëtares. Rreth luftës në Maqedoni, Tare ishte provokuar nga disa gazetarë maqedonas në Gjermani. Përgjigjja e tij ka qenë “Është keq që në shekullin 21 duhet të shkrepen armët, por në Ballkan vetëm atëherë njerëzit bisedojnë për hallet që i ke”. “Ne luajmë për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Nuk është me rëndësi se nga cili vend je, me rëndësi është që të ndjehesh shqiptar dhe të jesh i gatshëm të ofrosh ndihmën. Prandaj them se kombëtarja është e hapur për të gjithë shqiptarët”, tha Tare.

K

61/2006 60/2006

129


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.