Albanica 61

Page 103

MonumentaBota Albanica jonë

Film aktori i përmasave kombëtare e ndërkombëtare, aktori më i madh i gjysmës së dytë të shekullit 20, i krahasueshëm me aktorin tjetër më të madh shqiptar të gjysmës së parë të shekullit 20-të, Aleksandër Moisiun, nuk është angazhuar në projekte filmike. Një nga dimensionet e tjera, pa të cilat nuk mund të mendohet portreti i aktorit tonë të madh, është ai qytetar, ai dimensioni politik, i cili në mënyrë të veçantë, si gjest e si qëndrim, u artikulua, jo vetëm nga artisti, po edhe nga njeriu, Ava Gardner, aktorja me të cilën luan Bekim Fehmiu qytetari, kur, në shenjë proteste në filmin “Leja për të vrarë” (Permission to kill, 1975) ndaj fushatës së egër antishqip- e artistit përthyhet në mënyrë fare tare të udhëhequr nga qeveria e të veçantë, unikale, këtu ngre krye, Beogradit, më 1987 demonstrativ- besoj, në përgjithësi në radhët e isht heq dorë nga shfaqja Madam artistëve e intelektualëve, një dozë Kolontajn, në Beograd, gjest me të tjetër e pakënaqësisë, e protestës cilin artisti përshëndetet nga anga- lidhur me faktin se gjithë ai potenzhimi dhe veprimtaria artistike në cial i madh artistik i aktorit tonë, ish Jugosllavi. Në vitet ’90-të Be- padiskutueshëm e në përmasa kim Fehmiun fillon ta rrethojë një ndërkombëtare i dëshmuar, nuk heshtje, madje edhe për artistin, e po shfrytëzohet, nuk po kultivoçuditshme, muret e së cilës trash- het. Pa dashur për të vënë faj a për en me kalimin e kohës dhe aktori i të drejtuar gishtin në një drejtim madh, pos që tërhiqet nga jeta ar- a në tjetrin, nuk ka dyshim se faji tistike, tërhiqet edhe nga jeta pub- është i yni, i shoqërisë sonë dhe, like dhe hesht. I Biri i tij, artist i lirë mund të thuhet, edhe nëse heshtja e aktor, Uliksi, në librin Shkëlqim dhe tmerr (2001), me të cilin paksa thyhet heshtja e aktorit, artikulon një shpjegim për heshtjen e babait të tij kur thotë:” Rrënimi i Jugosllavisë, lufta e tmerrshme vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi i gjatë i Sarajevës, lufta në Kosovë (…) kanë bërë që babai im të tërhiqet edhe më shumë. Ka hequr dorë nga fjala, që është mjeti më i fuqishëm dhe më i bukur për artistin”. Nuk do mend se pas heshtjes së këtillë hamletiane qëndron pakënaqësia, revolta, zhgënjimi, dëshpërimi me zhvillimet dhe përmbysjen pothuajse apokaliptike të fateve të popujve e, mbi të gjitha, të popullit të vet në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar. Mënjanë perceptimin dhe përjetimin e realitetit tragjik të këtyre nënqiejve, që tek bota Bekim Fehmiu në një nga rolet kryesore në shfaqjen “Tezja e Karllit” 61/2006

dhe vetmbyllja e artistit janë akte dhe forma të protestës, padyshim se shoqëria jonë, institucionet dhe mekanizmat përkatës të saj, nuk duhej ta lejonin vetmbylljen dhe tërheqjen e artistit tonë të madh nga angazhimi artistik. Me faktin se është lejuar dhe se mund të lejohet një vetmargjinalizim artistik, në kohën kur aktori i madh ka ende vullnet dhe energji krijuese, ne bëhemi pjesa thelbësore e fajit dhe bashkëpërgjegjës për mungesë vizioni, kujdesi e qasjeje serioze kundruall vlerave tona, personaliteteve tona krijuese. Bekim Fehmiu është aktor i madh, i dëshmuar në nivel kombëtar, rajonal e ndërkombëtar, por këtu do rikujtuar faktin e dhembsshëm se në filma shqip, të kinematografisë kombëtare, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë, përkatësisht për artdashësin shqiptar, ky aktor është më pak i njohur se sa për publikun e huaj. Dhe, a nuk është ky një paradoks i llojit të vet dhe, fundja, fakti i këtillë, a nuk na obligon e thërret që, në nivel projektesh serioze kombëtare artistike të krijohen kushte për një angazhim në filma e në role të mëdha të këtij aktrori, me të cilën mund të kultivoheshin e të afirmoheshin vlerat kombëtare në rrafsh ndërkombëtar, vetëm se, kësaj rruge që e shtroj, afirmimi do të bëhej prej pozicionit dhe projekteve kombëtare. A thua duhet t’i lejojmë vertes që, nesër pasnesër, në 75 ose në një përvjetpor tjetër të aktorit tonë të madh të shtrohen çështje të ngjashme që po shtrohen e të cilat bartin një paradoks përbrenda ose do të duhej që, kur të shënohen përvjetorët e ardhshëm, aty të hyjnë projekte e realizime të mëdha filmike të realizuara në të ardhmen e afërt. Secili prej zhvillimeve të mundshme do të fliste, në kohën sa aktori i madh është ende vital e kreativ, para së gjithash për shoqërinë tonë, për qëndrimin tonë ndaj artit e artistit, për institucionet tona kulturore e artistike dhe vetëdijen kombëtare. 103


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.