Albanica 60

Page 86

Monumenta Albanica shqiptare gjeti blerës venecianë. Mirëpo, luftërat e gjata pengonin një zhvillim të vazhdueshëm të tregtisë veneciane në Shqipëri. Shpenzimet e larta të luftës në gjysmën e dytë të shekullit të 15-të vështirë kanë mundur të mbulohen me fitimet nga ekonomia shtetërore apo private. Mbyllja e administratës dhe ajo ekonomike e Shqipërisë veneciane rodhi sipas mostrave të ngjashme si në pronat greke e dalmate të Republikës së Markut. Venecianët jetonin qëndrueshëm në Shqipëri -ndryshe nga Kretanë numër shumë të vogël. Njihet vetëm një fis patricësh që ishte i vendosur aty. Por, familje të shumta ndërmorën në mënyrë të përsëritur “aksioneShqipëri”, gjatë të cilëve bashkonin veprimtarinë në administratë dhe në tregti. Disa fise, si për shembull Kontarini, u angazhuan në mënyrë të veçantë në Shqipëri. Ata nxorën përfitim nga tregtia dhe ndikim nga veprimtaria administrative dhe ndërhynin në senatin e vendlindjes së tyre për interesat shqiptare. Këto fise të interesuara për Shqipërinë dhanë një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e provincës. Mirëpo, edhe këto shtëpi patricësh nuk vepronin vetëm në Shqipëri; provinca veneciane ishte më tepër vetëm një nga fushat e tyre të shumta të investimit. Shqipëria ishte e rëndësishme për shtetin venecian në një aspekt tjetër: si zonë rekrutimi për ushtarë e fuqi punëtore. Kalorësia e lehtë e stradiotëve, e cila përbëhej nga grekë e shqiptarë dhe përdorej (është vënë në funksion) në Ballkan e në Itali, pjesërisht doli nga njësitë shqiptare të provincës (lëvizjet shtegtuese). Shtegtimi shqiptar drejt veriut, nga institucioni i Shqipërisë veneciane, rodhi në mënyrë të shtuar në drejtim të qytetit të Lagunës. Autoritetet veneciane nuk duhej të kërkonin fuqi punëtore, varfëria dhe frika nga turqit në shekullin e 15-të i shtyri shumë shqiptarë të kërkojnë një jetë më të mirë në Venedik. Jo vetëm në administratë kënaqeshin venecianët me të domosdoshmen. Edhe në fushat e tjera të jetës shoqërore ndërhynin vetëm aty ku dukej e domosdoshme. Principi i subsidaritetit e karakterizon këtë qëndrim të Sinjoria-s. Aty ku nuk

86

prekeshin interesat e pushtetit, vendasit mund të bënin veprimet e veta. Nuk pati as ndikim shpirtëror (religjioz) nga ana e Venedikut. Idetë humaniste arritën në hapësirën shqiptare nëpërmjet mediumit të kishës katolike në Durrës. Mosinteresimi për raportet shqiptare tregohet edhe me mungesën e çuditshme të thënieve (shprehjeve) për vendin e njerëzit. Shqiptarët u shikuan si nënshtetas që nuk ishin ndryshe nga dalmatët e grekët. Senati venecian u shprehte atyre, në rastin më të mirë, një miradashje atërore, i shpërblente përkrahësit e devotshëm, kujdesej për viktimat e luftës dhe trashëgimtarët e ithtarëve të partisë; ai mblidhte informata për zakonet e vendit vetëm kur këtë e kërkonte administrata e Shqipërisë. Në të kundërtën, patriciati venecian nuk sqarohej më tutje me parafangot e veta shqiptare. Të gjitha tekstet tregimtare nga pena e autorëve venecianë që kanë të bëjnë me Shqipërinë e përshkruajnë provincën si arenë të heroizmave veneciane në luftë kundër osmanëve. Dhe, edhe këtu interesi është shumë selektiv. Ngjarje të rëndësishme të historisë së provincës në kronikat veneciane pasqyrohen pak e hiç. Skënderbeu, bie fjala, nuk paraqitet në të gjitha kronikat, fillimet e tij nuk e interesojnë asnjë shkrimtar; ai paraqitet tek si aleat venecian, i cili në vitet 1466 dhe 1467 i zmbrapsi sulmet osmane. Shumë më tepër hapësirë u është dhënë betejave mbrojtëse veneciane rreth Shkodrës. Ato u bënë pjesë e pasqyrës veneciane të historisë. Bëmat e heroit Antonio Loredan, të vitit 1474, dhe të mbrojtësit të patrembur të Rozafës së vitit 1478 nga shtresa udhëheqëse veneciane

u konsideruan si kapitulli më i ndritur i historisë së saj. Krenari Doxhi Pietro Mocenigo kërkoi që në monumentin e varrit të vet madhështor, në kishën e Sh. Gjovani e Paolo, në formë solemne të paraqitej shpëtimi i Shkodrës: EX HOSTIUM MANIBUS, thuhet në epitaf; dhe nuk gjendet kot në tavanin e sallës së madhe të pallatit të Doxhit të Venedikut një pikturë e komponuar me vrull për betejën e Shkodrës. (…) Shqipëria shërbente vetëm si folie për krenarinë nacionale veneciane. Një domethënie e vet në këtë paraqitje nuk i takonte nga e kaluara. Mirëpo, një pasqyrë e tillë histrorike nuk ishte tipike vetëm për patriciatin venecian. Edhe shqiptarët e arratisur në Shqipëri e shihnin veten si nënshtetas besnikë të Venedikut dhe e shihnin kontributin e vet në mbrojtjen e Shkodrës si peng për të drejtën e qëndrimit të tyre në Lagunë. Skënderbeu nuk kishte vend në këtë të menduar. Kjo askund nuk tregohet më mirë se në fasadën e Scuola degli Albanesi: nëse nisemi nga sheshi i Shën Markut drejt urës Accademia në Canal Grande, vijmë te Campo S. Maurizio. Shumica e vizitorëve të qytetit të Lagunës kalojnë shpejt pranë selisë së patëdukë të Scuolas. Kush ndalet edhe në Calle del Piovan, e ngrit shikimin lart, e sheh të skalitur në gur kështjellën e Rozafës së Shkodrës, pas bedenave të së cilës fshihen mbrojtësit, derisa para digave kërcënon me jatagan një turk i stolisur me turban. Në të dy anët e kështjellës janë të vendosura emblemat e komanduesve të kështjellës, Antonio Loredan dhe Antonio da Lezze. Bashkësia shqiptare në Venedik atyre ua vendosi një përmendore; në luftë për Shkodrën, shqiptarët venecianë panë përjetimin nxitës të identitetit të tyre, të cilin e kujtuan edhe dekada të tëra pas rënies së qytetit. Një monument varri, një pikturë tavani në pallatin e Doxhit, një reliev i fshehur- vetëm këto mbetën në qytetin e Lagunës si përkujtime të dukshme të sundimit të venecianëve në Shqipëri. Nga libri “Das venecianische Albanien (1392-1479) Munchen, 2001” Përktheu nga gjermanishtja: Albulena Blakaj 60/2006


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.