Albanica 60

Page 64

Pamje nga tregu i Maya-ve në Meksiko, 2006 (Reuters)

Ne nuk jemi mite të së kaluarës, as gërmadha të xhunglës Jemi njerëz që e kërkojmë respektin e duhur dhe nuk duam të trajtohemi si viktima të intolerancës dhe racizmit, kishte deklaruar më 1992 nobelistja Rigoberta Menchu, atëbotë refugjate mayane, e ikur nga Guatemala shtë zbuluar se shumica e fshatrave përgjatë Pacifikut kanë qenë të banuara së paku 1 800 vjet para erës sonë. Pikërisht kjo është periudha që njihet si fillim i civilizimit të Maya-ve (lexo: Maja), civilizim ky të cilin shumëkush e konsideron të zhdukur që nga shekulli i nëntë i mijëvjeçarit të shkuar.

Ë

Piramidat e Maya-ve datojnë 600 vjetë para erës sonë

64

Evidenca arkeologjike shpalon se Mayat kanë filluar t’i ndërtojnë hapësirat e para arkeologjike të karakterit ritual diku 1 mijë vjet para erës sonë. Monumentet e para të zbuluara janë një numër varresh dhe varrezash të kohës së hershme, si dhe një numër i madh piramidash që besohet se datojnë qysh 600 vjet para erës sonë.

Sot po t’i vizitoni xhunglat e Amerikës Qendrore do të bindeni se pamje më e rëndomtë janë mbetjet e godinave të dikurshme madhështore, e tempujve fetarë, teatrove të vallëzimit, piramidave dhe monumenteve tjera, që janë gjurmë e një civilizimi ndër më të lashtit në botë dhe dikur më të zhvilluarit në hemisferën perëndimore të rruzullit tokësor. Maya-t ishin prodhuesit e arkitekturës mahnitëse, pikturave murale, produkteve të qeramikës dhe skulpturave! Pa dyshim, ajo kanë qenë shoqëria kulturore më dinamike në botë. Vendi ku jetonin ata i përfshinte rajonet e Amerikës së tashme veriore dhe qendrore, më konkretisht, shtete që sot i njohim me emrat: Guatemala, Belize, Hondurasi, El Salvadori, si dhe pjesët e Meksikës jugore si Chiapas, Tabasco, etj. Me të drejtë shtrohet pyetja, kush ishin Maya-t, civilizimi më i pasur dhe më brilant i civilizimeve të hershme amerikane ose, thënë ndryshe, i njerëzve parakolumbianë. Maya-t kanë qenë një ndër civilizimet që e ka njohur mirë matematikën dhe astronominë. Veç tjerash, Maya-t kanë zhvilluar kalendarin e sofistikuar që përbëhej nga 365 ditë. Ata e kanë 60/2006


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.