Albanica 60

Page 46

Bota jonë Meridiane

Sondazh për miliarderët Organizatat e specializuara për vlerësimin e pasurisë kanë ardhur në përfundim se në botë ekzistojnë 793 miliarderë. Sivjet, përmes internetit lexuesit janë pyetur nëse janë befasuar me këtë shifër apo jo? Përgjigjet e afro 1 mijë të anketuarve shihen në tabelën e mëposhtme.

Epilogu i luftës 34 ditore Gjatë 34 ditëve sa zgjati lufta libano- izraelite janë vrarë 1257 veta, kryesisht civilë. Sipas agjencisë Rojter në Liban janë vrarë 1,100 kurse në Izrael 157 veta Qeveria libaneze ka vlerësuar se 97 % e afro 1 milion të zhvendosurve nga lufta tanimë janë kthyer në vendlindje, por shumë prej tyre janë pa kulm.

Dalai Lama zemëron Kinën

Afrika edhe më tej prinë me SIDA Afrika Jugore edhe më tej është vendi numër një për nga numri i madh i banorëve të prekur me virusin HIV/SIDA. Vlerësohet se deri më 2025 nëse nuk ndërmerren masat për parandalimin e HIV/SIDA_së në Afrikën Jugore do të shfaçen afro 9 milionë raste të reja. Aktivistët e Fushatës për luftë kundër SIDA-së akuzojnë Ministrin e Shëndetësisë Manto TshabalalaMsimang për faktin se në Afrikën Jugore vdesin çdo ditë nga 900 veta të prekur me virusin vdekjeprurës. Nathea Nicolay, konsulente ndërkombëtare vë në dukje se “ në Afrikën Jugore çdo ditë vdesin nga 947 veta e infektohen rreth 1500 veta” 46

Lideri spiritual Dalai Lama gjestikulon gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Asociacionin e Studentëve në Mongoli. Kina kritikoi rëndë Mongolinë për pritjen e ngrohtë që i bëri liderit spiritual të Tibetit. Ka kohë që Pekini ka cilësuar Dalai Lamën separatist dhe njeri të rrezikshëm për integritetin territorial dhe stabilitetin politik të Kinës

Raul Kastro “trashëgimtar” i Fidelit Në gushtin e sivjetmë Fidel Kastro, presidenti i shtetit komunist Kubë, për herë të parë hoqi dorë nga kompetencat e tij që nga koha kur mori pushtetin më 1959. Në arsyet e tërheqjes Kastro ka apostrofuar shkaçet shëndetësore. Presidenti kubanez, është tërhequr nga skena politike vetëm disa ditë para se t’i 60/2006


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.