Albanica 60

Page 104

Bota jonë Panorama

Edinburg, Festivali Ndërkombëtar i Librit

Nobeli dhe kandidati Ismail Kadare është në listën e shkrimtarëve, të cilin ka dashur ta sjellë me çdo kusht në Edinburg drejtoresha e Festivalit të Librit. Përkrah tij dhe rivali, fitues i Çmimit Nobel, Harold Pinter Catherine Lockerbie u shpreh e entuziazmuar me faktin se Ismail Kadare do të jetë në Festivalin Ndërkombëtar të Librit në Edinburg. “Kur mora në duar drejtimin e festivalit”, thotë ajo, “Ismail Kadare ishte në listën time të shkrimtarëve të mëdhenj të gjallë që do doja t’i kisha këtu”. Dhe në këtë listë është edhe fituesi i Çmimit Nobel për vitin 2005, Harlod Pinter. Ai ka qenë njëherë pjesëmarrës në vitin 2002 dhe, megjithëse i sëmurë, do të jetë sërish. Janë tre fitues të Çmimit Nobel këtë vit në Edindburg - Pinter, Seamus Heaney dhe Joseph Stiglitz, që fitoi Nobelin në Ekonomi. Në Festivalin e Edinburgut, që ka nisur më 12 gusht dhe përfundoi më 28 gusht, morën pjesë shkrimtarë nga 35 vende të botës gjë që, si një nga ngjarjet më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë,

Opera pa para në rrugë Kryeveprat e operistikës botërore si “Rigoleto, “La traviata”, “Bajadera”, “Fausti”,”Flauti Magjik”,” Një jetë në stuhi”, “Caro Mozart”, përmes vidoprojektorëve, tani për të gjithë Tashmë në Tiranë mund të sodisësh një vepër operistike pa biletë. Mjafton të ulesh në një kafe pranë Piramidës, Pallatit të Kulturës apo Taivanit dhe gjithçka të serviret gratis, thjesht, bashkë me kafenë. Në të tre këto pika janë instaluar video-projeksione. Këtë luks ta ofron vetëm Teatri i Operas dhe Baletit, i cili që prej tre vjetësh ndjek të njëjtën procedurë gjatë ditëve të verës. Operat e njohura të autorëve të famshëm, duke nisur me “Rigoleton” e Guisepe Verdit, “La traviata”, “Bajadera”, “Fausti”, “Flauti Magjik”, “Një jetë në stuhi”, “Caro Mozart” e shumë vepra të tjera i ofrohen klientelës në ekranet e mëdha të vendosur pranë Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, pranë “Taivanit” dhe te Pallati i Kulturës. Është kjo një ide e hershme e drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit, Zhani

104

Ciko, i cili prej tre vjetësh është munduar t’u ofrojë artdashësve, edhe gjatë ditëve të nxehta të verës, këto vepra. Sipas burimeve pranë TOB, shfaqen për një muaj rresht produksionet skenike të realizuara gjatë sezonit artistik 2005– 2006 dhe të shfaqura në skenën e këtij teatri. “Kjo është një gjetje mjaft interesante, shumë origjinale dhe thjeshtësisht e pranuar. Shfaqjet tashmë janë ato që shkojnë aty ku gjendet publiku më i madh përgjatë mbrëmjeve verore. Madje kjo është një periudhë kur Shqipëria ndjen fluksin turistik më të madh dhe një nga kënaqësitë që mund t’i ofrojë publikut është dhe një opera apo një balet. Këto vepra janë mirëpritur nga publiku gjate kohës kur janë ngjitur ne skenën e TKOB. Ndërkohë fondi i shfaqjeve të realizuara gjatë periudhës 2003-2006

është shumë i madh, por vëmendja do të përqendrohet kryesisht te produksionet e periudhës tetor 2005 – korrik 2006, pa lënë mënjanë edhe shfaqjet e sezoneve artistike të tjera, të cilat janë ndjekur vitet e shkuara në projeksionet gjigande të “Piramidës”. “Këtë vit kemi menduar që ta shtrijmë edhe më shumë idenë e shfaqjeve të këtyre veprave të mëdha, pasi dy vjet më parë ato janë shfaqur vetëm përballë “Piramidës”, në një ekran të vogël dhe tek Pallati i Kulturës. Është një mënyrë e mirë kjo edhe për të afruar publikun indiferent ndaj artit operistik dhe atij të baletit”, shprehet Ciko. Sipas përfaqësuesve të Teatrit të Operas dhe Baletit, shfaqjet do të transmetohen nëpërmjet videoprojektorëve deri më 10 shtator, në të njëjtin orar, 20:30. E.B

60/2006


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.