mirdita tosi

Page 62

Mirdita

bën një vizitë në Rubik mikut të tij të vjetër, Për Gjoka. Ishte pikërisht ky, që disa vjet më parë i pat mësuar të parat fjalë shqipe. Prifti rrëfen me krenari se si Për Gjoka e kishte çuar djalin në kishë për të mësuar shkrim e këndim në shqip. “Unë jam burrë i paditur - i pat thënë një shekull më parë malësori priftit - dhe nuk di të lexoj, as të shkruaj dhe nëse deri më tash jeta nuk më ka shkuar keq, nuk falenderoj kokën time, por duart e mia. Që i vogël jam mësuar të punoj dhe nëse vdes, mund t’ia trashëgoj Markut suksesin e punës. Në ditët e sotme është shumë pak. Ai nuk duhet të punojë si i ati, vetëm me duar. Ai duhet të punojë edhe me kokë. Jam i bindur se pushtimi nga turqit nuk do të zgjasë shumë. Pastaj do të fillojë një etapë e re, ku të qenit i aftë, do të vlerësohet më shumë se sot…”. Me fjalët e mirditorit të mençur, që na jehojnë ende ndër krye, njësoj si Barkatës një shekull më parë, i hyjmë rrugës prej çakulli, që do të na shpjerë në Katundin e Vjetër. Këtu ka qenë dikur qendra e Bajrakut Kryezez e bash këtu frati duhet të ketë kaluar pjesën më të madhe të “aventurës së tij shqiptare”. Falë Ndues, rruga kalon shpejt. Jemi fare të sigurtë nën mbrojtjen e njohurive të tij. Katundi i Vjetër është vetëm pak kilometra larg Rubikut. Rruga për atje ecën buzë disa kodrave të buta e të gjelbërta anës një përroi, që rrjedh hareshëm, i mbushur me shirat e pazakontë të këtij behari. E 65


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.