Liberalizimi i Vizave, Implikimet e nje propozimi

Page 1

Policy Paper Nr. 2

Liberalizimi i Vizave Implikimet e një propozimi

Shtator 2009

Lëvizja Europiane në Shqipëri është një organizatë think tank e cila synon përmirësimin e cilësisë së debatit në lidhje me procesin e integrimit europian. Lëvizja shërben si forum për shkëmbimin e pikëpamjeve në sfidat politike, ligjore, ekonomike, dhe sociale me të cilat përballet Shqipëria në rrugën drejt integrimit europian. Lëvizja në mënyrë analitike vlerëson fenomenet në funksion të promovimit të ideve dhe instrumenteve që përmirësojnë procesin e integrimit europian.

Kjo policy paper është mundësuar me mbështetjen e The Balkan Trust for Democracy, a Project of the German Marshall Fund dhe Think Tank Fund, Open Society Institute Opinionet e shprehura nuk përfaqësojnë domosdoshmërish pikëpamjet e BTD dhe OSI

European Movement in Albania Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.8, Tiranë 1001, Albania Tel/Fax: +355 4 2253184 www.em-al.org info@em-al.org


European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.8, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184 www.em-al.org

info@em-al.org

Tabela e Lëndës

1. Nga Selaniku në Luksemburg

3

2. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, por me viza në BE

7

3. Kushtëzimi mbi vendet përfituese

8

4. Rasti sui generis i Kosovës

9

5. Çfarë vjen më pas?

10

2


European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.8, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184 www.em-al.org

info@em-al.org

1. Nga Selaniku në Luksemburg Më 15 Korrik 2009 Komisioni Europian vendosi t’i propozojë Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian (BE) amendimin e Rregullores 539/2001 që përcakton vendet, qytetarët e të cilëve nuk kanë nevojë të hyjnë me vizë në hapësirën Shengen dhe ata që duhet të pajisen me vizë. Tre prej vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia morën lajmin e ëndërruar prej kohësh. Duke filluar nga 1 Janar 2010 qytetarët e këtyre vendeve do të mund të lëvizin lirisht në hapësirën Shengen. Shqipëria dhe BosnjeHercegovina nuk përfituan nga propozimi i Komisionit Europian, ndërkohë që shteti i ri i Kosovës nuk është përfshirë ende në dialogun e liberalizimit të vizave. Ecuria e këtij procesi që kulmon me propozimin e Komisionit Europian për heqjen e regjimit të vizave me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë ilustrohet në tabelën e mëposhtme. DATAT KYÇE Shkurt-Maj 2008 Maj Qershor 2008 Shtator 2008 24 Nëntor 2008

HAPAT E PROCESIT DREJT LIBERALIZIMIT TË VIZAVE Fillimi i dialogut të vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor Prezantimi i Udhërrëfyesit drejt një regjimi pa viza vendeve të Ballkanit Perëndimor Dorëzimi i Raportit të Vlerësimit të Situatës nga qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor Raporti i parë i Vlerësimit i Komisionit Europian diskutohet në COWEB dhe më pas i dorëzohet vendeve të Ballkanit Perëndimor Plotësohet dokumentacioni i kërkuar dhe përditësohet informacioni

Janar 2009

nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor dhe i paraqitet Komisionit Europian Misioni i Ekspertëve të Vezhgimit të Komisionit Europian dhe

Janar-Prill 2009

Vendeve Anëtare të BE realizojnë vlerësimin e situatës në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor Raporti i dytë i Vlerësimit i Komisionit Europian i paraqitet Vendeve

18 Maj 2009

Anëtare të BE dhe më pas i dorëzohet vendeve të Ballkanit Perëndimor

25 Maj 2009

Komisioni Europian dhe Vendet Anëtare të BE diskutojnë mbi Raportet e Vlerësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor Komisioni Europian i propozon Këshillit të BE heqjen e regjimit të

15 Korrik 2009

vizave me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë dhe qëndrimin e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës në një regjim me viza. Ndërkohë, Kosova përfshihet në listën negative të Shengenit.

Tabela 1: Hapat e ndjekura deri tani në procesin e liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor

Propozimi i Komisionit Europian nuk vjen si rrufe në qiell të kaltër, por si rrjedhojë logjike e një procesi të nisur që me Samitin e Selanikut në vitin 2003, i cili riafirmoi në mënyrë të qartë 3


European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.8, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184 www.em-al.org

info@em-al.org

perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në të njëjtën kohë e lidhi çështjen e liberalizimit të vizave me stadin e reformave. Sipas Komisionerit për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme Jacques Barrot: “Propozimi vjen si rezultat i një pune intensive nga autoritetet dhe njerëzit e këtyre Vendeve drejt përmbushjes së kushteve të nevojshme. Dhe unë i përgëzoj për këtë arritje” 1. Në vitin 2007 BE vendosi të negociojë me vendet e Ballkanit Perëndimor Marrëveshje për Lehtësimin e Vizave (MLV) “si një hap i parë konkret drejt regjimit pa viza” 2. Ndonëse u shpalos si një instrument i suksesshëm, MLV nuk solli ndryshime substanciale për “faktorët e shkëmbimit” të tillë si biznesmenët, sportistët, gazetarët, përfaqësuesit e organizatave jofitimprurëse, etj, të cilëve u duhet të udhëtojnë për në BE. Kohëzgjatja e aplikimit për vizë dhe dokumentacioni i nevojshëm për t’u paraqitur në konsullatë mbetën thuajse të njëjta. Me përjashtim të heqjes së tarifës së vizës për disa nga “faktorët e shkëmbimit” aplikimi për vizë Shengen mbeti një proces i kushtueshëm pasi dokumentat shoqërues kërkojnë kohë dhe para. Gjithashtu, procedurat e vizave rezultojnë ende të panjehsuara në konsullata të vendeve të ndryshme të BE 3. Paralelisht me hyrjen në fuqi të MLV, në pranverën e vitit 2008 Komisioni Europian vendosi t’i paraqesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës, një Udhërrëfyes për regjimin pa viza. Udhërrëfyesi u përpilua nga Komisioni Europian, të cilit iu kërkua nga Këshilli të përcaktojë kritere të matshme për t’u përmbushur nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të shkohet drejt një regjimi pa viza. Më konkretisht, Udhërrëfyesi është i organizuar në 4 blloqe: Siguria e dokumentave; Migracioni i paligjshëm dhe ripranimi; Rendi dhe siguria publike; Marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore. Ky ishte një hap tepër domethënës i BE, pasi i vendosi vendet e Ballkanit Perëndimor përballë të njëjtit kriter matës, duke dërguar një sinjal të qartë tek politikëbërësit se rruga për heqjen e regjimit të vizave kalon vetëm përmes përmbushjes së standardeve të trupëzuara në Udhërrëfyes. Pas paraqitjes së Udhërrëfyesit vendeve të Ballkanit Perëndimor, rruga që ndoqi Komisioni Europian deri në vlerësimin përfundimtar dhe përgatitjen e propozimit për vendet që përmbushin standardet u bë nëpërmjet disa hapave. Në fillim, qeverive iu kërkua një raport vlerësimi i situatës për të kuptuar stadin ku ndodhej vendi në përputhje me standardet e përcaktuara në Udhërrëfyes. Brenda vjeshtës së vitit 2008 Komisionit Europian iu dorëzuan raportet e vlerësimit. Në disa vende raportet e vlerësimit u diskutuan në parlament dhe iu bënë të njohura opinionit publik përpara se të dorëzoheshin në Bruksel, ndërsa në disa të

Shih, Njoftimin për shtyp të Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri tek www.delalb.ec.europa.eu. Shih, paragrafin 3 të Preambulës së Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave ndërmjet KE dhe Shqipërisë. 3 Shih, botimin e European Movement in Albania “Një vit nga Marrëveshja e Lehtësimit. Çfarë ka ndryshuar realisht?”, Janar 2009, tek www.em-al.org/viza.pdf. 1 2

4


European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.8, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184 www.em-al.org

info@em-al.org

tjera, përfshirë këtu Shqipërinë, qeveritë nuk preferuan as t’i bëjnë publike e as të përfshijnë në proces institucionet e tjera jashtë ekzekutivit apo Parlamentin. Mbi bazën e raporteve të dorëzuara nga vetë qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Europian hartoi një Raport Vlerësimi të parë, i cili u diskutua më 24 Nëntor 2008 në Këshillin e BE për Ballkanin Perëndimor (COWEB). Ndonësë Komisioni Europian nuk përdori një metodologji krahasimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, në vlerësimin e Komisionit shquhej qartë hendeku që ekzistonte midis këtyre vendeve përsa i përket plotësimit të standardeve të kërkuara. Kështu, Maqedonia konsiderohej në pararojë, e ndjekur nga Mali i Zi dhe Serbia. Ndërkohë që Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina duhej të përqendronin më shumë energji në këtë proces me qëllim përmbushjen e reformave të qenësishme. Komisioni Europian nuk preferoi ta bënte publik Raportin e Vlerësimit, por ia dorëzoi në rrugë zyrtare vendeve të Ballkanit Perëndimor. Interesant është fakti se Raporti i Vlerësimit i Komisionit Europian u publikua apo citua vetëm nga qeveritë e vendeve të rajonit, përkatësisht Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, për të cilat duket se procesi i liberalizimit të vizave po ecte në trasenë e duhur. Qeveria shqiptare e mohoi ekzistencën e një Raporti Vlerësimi të tillë nga ana e Komisionit Europian, duke i dhënë garanci në të njëjtën kohë qytetarëve se vendi po përparonte bindshëm drejt heqjes së regjimit të vizave. Përkundër qëndrimit zyrtar mohues, në shumë media iu bë jehonë raportit të Komisionit Europian. Por, Raporti i Komisionit Europian nuk iu nënshtrua diskutimeve apo analizës në qeveri apo Kuvend, duke dëshmuar mungesë serioziteti rreth angazhimeve të Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave. Qeveria Shqiptare dorëzoi një tjetër raport me informacion shtesë brenda muajit Janar të vitit 2009. Në fillim të vitit 2009 Bashkimi Europian organizoi vlerësimin në terren të vendeve të Ballkanit Perëndimor me ekspertë të Komisionit Europian dhe të Vendeve Anëtare të BE, bazuar në ndarjen e blloqeve të Udhërrëfyesit. Misionet e vlerësimit të cilat kishin për qëllim të verifikonin informacionin e dorëzuar nga Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të arrinin në përfundime sa më objektive rreth përmbushjes së standardeve të trupëzuara në Udhërrëfyes filluan në muajin janar me Maqedoninë si vendin më të avancuar në procesin e liberalizimit të vizave, në shkurt me Malin e Zi dhe Serbinë për t’u përmbyllur gjatë muajve mars-prill me Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Bazuar mbi verifikimin në terren dhe konkluzionet e misioneve të ekspertëve, Komisioni Europian paraqiti për diskutim me Vendet Anëtare të BE më 18 Maj 2009 një Raport Vlerësimi të dytë, ku shënohej edhe progresi real i secilit vend në përmbushjen e kritereve të Udhërrëfyesit. Ky Raport Vlerësimi shërbeu si bazë për propozimin e Komisionit Europian të 15 Korrikut 2009.

5


European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.8, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184 www.em-al.org

info@em-al.org

Sërish Komisioni Europian vendosi të mos e publikojë raportin e vlerësimit por t’ia përcjellë në rrugë zyrtare vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ashtu si në vlerësimin e parë të 24 Nëntorit 2008, vlerësimi i dytë i 18 Majit 2009 i Komisionit Europian megjithëse vendimtar për vendet që do të përfitonin nga heqja e regjimit të vizave u prit në mënyra të ndryshme në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qeveritë e Maqedonisë dhe Malit të Zi vlerësuan Raportin e Komisionit Europian dhe shpreheshin të sigurtë në heqjen e regjimit të vizave, qëndrim ky që sidomos në rastin e Maqedonisë konfirmohej edhe nga institucionet ndërkombëtare 4. Ndërkohë në Shqipëri ethet e fushatës zgjedhore të 28 Qershorit 2009 duket se imponuan qëndrimin konstant mohues të Qeverisë Shqiptare për ekzistencën e Raportit të Vlerësimit të Komisionit Europian. Pavarësisht përqasjes rajonale të procesit dhe vendosjes së të gjitha vendeve mbi pozita të barabarta vlerësimi përsa i përket përmbushjes së të njëjtave standarde, vendimmarrja, sipas konluzioneve të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë (GAERC) të datës 15 Qershor 2009, bëhet në bazë të “meritave individuale të secilit vend” 5. Në tabelën e mëposhtme paraqitet rruga e mëtejshme e procesit të liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. DATAT KYÇE Shtator-Dhjetor 2009 Shtator-Nëntor 2009 30 Nëntor 2009 1 Janar 2010

HAPAT VIJUES Komisioni Europian vazhdon të monitorojë nga afër situatën Parlamenti diskuton mbi Propozimin e Komisionit dhe ia paraqet opinionin e tij Këshillit Këshilli i Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme do të votojë mbi Propozimin Pritet të hyjë në fuqi Liberalizimi i Vizave me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë Komisioni do të vazhdojë të monitorojë situatën për vendet e tjera të

Gjatë vitit 2010

rajonit të mbetura ende në listën negative në plotësimin e standardeve të Udhërrëfyesit: Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina.

Tabela 2: Hapat e mëtejshëm që do të ndiqen në procesin e liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Republikës Çeke, Mirek Topolanek, në cilësinë e Presidentit të Këshillit Europian në një vizitë në Shkup më 11 mars 2009 deklaronte se: “Ne presim që regjimi i vizave me Maqedoninë të hiqet duke filluar nga 1 Janar 2010” tek www.eu2009.cz/en. Komisioneri për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme Jacques Barrot deklaroi se: “Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kriteret e përshkruara në Udhërrëfyes”. Shih citimin e Komisionerit Barrot në Konferencën për shtyp të mbajtur në Luksemburg më 5 Qershor 2009 pas takimit informal me Ministrat e Brendshëm të Vendeve Anëtare, tek www.albanianeconomy.com/news/2009/06/07/threebalkan-states-eye-visa-free-travel. 5 Shih Konkluzionet e Këshillit mbi Ballkanin Perëndimor, Luksemburg, 15 Qershor 2009, tek www.consilium.europa.eu/uedocs/cms_data/docs/pressdata/en/gena/108525.pdf, faqja 12. 4

6


European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.8, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184 www.em-al.org

info@em-al.org

2. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, por me viza në BE Mospërfshirja e Shqipërisë në listën e vendeve që do të përfitojnë nga heqja e regjimit të vizave ishte një lajm i trishtueshëm për opinionin publik në Shqipëri. Opozita kritikoi qeverinë për dështime në ndërmarrjen e reformave që do të mundësonin heqjen e regjimit të vizave. Ndërkohë që Kryeministri Berisha për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit 2009 pranoi se “është fakt i pamohueshëm që në disa drejtime kemi vonesa si në pasaportat biometrike dhe në plotësimin e ndonjë kushti tjetër. Këto kërkesa nuk janë penalizuese, as diskriminuese” 6. Është e vërtetë që pasaportat biometrike janë një kusht i rëndësishëm, por duhet theksuar se ky nuk është kushti i vetëm. Këto standarde që gjenden të detajuara në Udhërrëfyes, Shqipëria në dallim nga vendet e tjera të rajonit i ka pasur të parashtruara që në angazhimet e veta në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Madje, deklarata e posaçme bashkëngjitur nenit 80 të MSA thekson se “Palët janë të vetëdijshme për rëndësinë që populli dhe Qeveria e Shqipërisë i kushtojnë perspektivës së liberalizimit të regjimit të vizave. Ndërkohë, progresi varet zbatimi nga Shqipëria i reformave më të rëndësishme në fusha siç është forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigracionit të paligjshëm, forcimi i kapaciteteve administrative në kontrollin kufitar dhe sigurinë e dokumenteve” 7. Megjithëse të parashtruara 5 vjet më parë, Shqipëria aktualisht vlerësohet nga Komisioni Europian në një nivel jo të kënaqshëm për përmbushjen e kritereve të Udhërrëfyesit. Për të shmangur çdo hije dyshimi në objektivitetin e vlerësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Presidenca Suedeze e BE përmes diplomatit Lars Wahlund shprehet se “Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës u janë dhënë të njëjtat kritere kryesore, i njëjti Udhërrëfyes, sikurse edhe Serbisë, Malit të Zi dhe të tjerëve. Këto vende do të duhej të bënin këto reforma dhe ekspertët e Komisionit ishin atje dhe ata nuk i kishin kryer” 8. Një pjesë e medias e nxitur gabimisht nga retorika qeveritare e kishte të vështirë të besonte se Shqipëria vend anëtar i NATO-s nuk i përmbushte standardet, ndërkohë që të njëjtat standarde i përmbushte Maqedonia, Mali i Zi e Serbia të cilat nuk janë anëtare të NATO-s, duke hedhur hije dyshimi mbi objektivitetin e vendimmarrjes së BE. Në fakt, ky është një argument lehtësisht i kontestueshëm pasi në ndryshim nga heqja e regjimit të vizave, për të cilat janë përcaktuar kritere specifike nga vetë BE, antarësimi në NATO erdhi si pasojë e kombinimit të reformave dhe vendimmarrjes gjeostrategjike nga aleatët perëndimorë. Nuk duhet harruar se proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë konvergojnë me njëri tjetrin, por nuk janë detyrimisht të njëjta. Intervistë e kryeministrit të Shqipërisë, Z. Sali Berisha dhënë radios Deutsche Welle, 18.07.2009. Shih tek www.dw-world.de/dw/article/0,,4497656,00.html. 7 Shih, Ligjin nr. 9590, datë 27.7.2006 “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane e shteteve të tyre anëtare”, Fletore Zyrtare, Nr. 87, 14 gusht 2006. 8 Shih, Intervistë e Z. Lars Wahlund, zëvendësshef i Departamentit suedez për BE dhënë për BBC tek www.bbc.co.uk/albanian/regionalnews/2009/08/090805_wahlund.shtml. 6

7


European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.8, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184 www.em-al.org

info@em-al.org

Shqipëria ka përpara një rrugë të gjatë e të vështirë në plotësimin e standardeve të Udhërrëfyesit, çka kërkon vullnet në kryerjen e reformave në fushën e sigurisë së dokumentave të identitetit, lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, menaxhimin e integruar të kufijve, migracionit të paligjshëm dhe ripranimit, krimit të organizuar, trafiqeve e korrupsionit dhe bashkëpunimit ndërmjet agjencive të ndryshme në luftën kundër këtyre fenomeneve. Është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet aplikimit të instrumentave të kontrollit kushtetues të monitorojë e të nxisë ekzekutivin në përmbushjen e kritereve specifike të Udhërrëfyesit. Në këtë kontekst, raporti i ri që Qeveria Shqiptare duhet t’i paraqesë Komisionit Europian deri në tetor të këtij viti, ku përshkruhen hapat e ndërmarra duhet të kthehet në një dokument pune si për Qeverinë Shqiptare ashtu edhe për Kuvendin. Vetëm progresi real dhe jo retorika nga ana e Shqipërisë do të nxiste Komisionin Europian në dërgimin e një misioni tjetër vlerësimi në terren vitin që vjen. Dhe një vlerësim pozitiv do të mundësonte një propozim për vendet Anëtare të BE për heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë. Në të njëjtën kohë, Qeverisë Shqiptare i duhet të punojë ngushtë me qeveritë e Maqedonisë dhe Malit të Zi, të cilat si pasojë e heqjes së regjimit të vizave me hapësirën Shengen prej 1 Janarit 2010 potencialisht e kanë të hapur rrugën për të kërkuar vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë, me justifikimin e njehsimit të politikave të tyre të vizave me atë të vendeve të Shengenit, çka do ta izolonte Shqipërinë edhe me vendet fqinje.

3. Kushtëzimi mbi vendet përfituese Maqedonia në mënyrë konstante është konsideruar si pararojë në përmbushjen e standardeve për një regjim pa viza. Qysh në momentin kur Udhërrëfyesit iu paraqitën qeverive të vendeve të rajonit në periudhën Prill-Qershor 2008, Maqedonia kishte plotësuar një numër të konsiderueshëm të kritereve. Ia vlen të theksohet fakti se Maqedonia ishte në një stad të avancuar në krahasim më vendet e tjera të rajonit përsa i përket pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike. E njëjta gjë mund të thuhet edhe në lidhje me reformat në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve. Për këtë arsye, në Raportin e Vlerësimit sipas blloqeve të 18 Majit 2009, Komisioni Europian arrin në përfundimin se Maqedonia ka shënuar “Progres shumë të mirë” apo “Progres thelbësor” në të gjitha Blloqet e Udhërrëfyesit 9. Kështu, Maqedonia paraqet rezultate shumë të mira në prodhimin dhe personalizimin e pasaportave biometrike dhe dokumentave të tjerë të identifikimit. Numri i pasaportave biometrike të lëshuara shkon në rreth 417.000. Maqedonia ka gjithashtu arritje të prekshme përsa i përket menaxhimit të integruar të kufijve, luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. I rëndësishëm është bashkëpunimi ndërmjet agjencive të

9

Shih tek www.esiweb.org

8


European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.8, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184 www.em-al.org

info@em-al.org

ndryshme të shtrëngimit të ligjit. Të gjitha këto bëjnë që Maqedonia të jetë në krye të listës për të përfituar regjimin pa viza. Në dallim nga Maqedonia, në vlerësimin e kryer për Malin e Zi dhe Serbinë, Komisioni Europian ka vënë re se mbeten ende disa standarde për t’u plotësuar nga këto vende, në mënyrë që të përfitojnë një regjim pa viza me vendet e hapësirës Shengen. Malit të Zi i mbeten edhe tre kritere për t’u plotësuar (zbatimi i mëtejshëm i Ligjit për të Huajt, gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme për personat e zhvendosur, si edhe forcimi i kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar). Ndërsa Serbisë i mbeten edhe katër kritere për t’u plotësuar (përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar sidomos me policinë e Kosovës/EULEX-it, zbatimi efektiv i Ligjit për të Huajt, përmirësime në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe garantimi i procedurave të posaçme për lëshimin e pasaportave biometrike për rezidentët e Kosovës) 10. Kështu heqja e regjimit të vizave në rastin e Malit të Zi dhe Serbisë konkretizohet përmes politikës së kushtëzimit, që do të thotë se këto vende mund të përfitojnë vetëm nëse plotësojnë detyrimet e mbetura. Interesant është fakti se propozimi i Komisionit Europian parashikon heqjen e regjimit të vizave me vendet e sipërpërmendura vetëm për personat që zotërojnë pasaporta biometrike 11. Kjo do të thotë se qytetarët që nuk posedojnë një pasaportë të tillë nuk përfitojnë nga regjimi i heqjes së vizave. Ky kushtëzim duket se do të ketë një ndikim edhe tek vendet që nuk kanë përfituar nga regjimi i heqjes së vizave, duke i nxitur qeveritë respektive të përqendrojnë energjitë në pajisjen e qytetarëve të tyre me dokumente identifikimi të besueshme.

4. Rasti sui generis i Kosovës Që nga çasti kur Komisioni paraqiti propozimin e tij Këshillit të BE menjëherë ra në sy rasti sui generis i Kosovës. Propozimi sugjeron vendosjen e Kosovës në listën negative të Shengenit. Në këtë mënyrë, BE e vendos Kosovën në një rradhë vendesh të cilat renditen ose në listën pozitive, ose në atë negative. Kjo do të sjellë implikime të reja për statusin juridik të Kosovës si shtet i pavarur, pasi përmes këtij propozimi vetë BE ka vendosur t’i trajtojë qytetarët e Kosovës veçmas nga ata të Serbisë. Propozimi i Komisionit Europian nxiti reagimin e dy personaliteteve europiane Giuliano Amato, ish kryeministër dhe ish ministër i brendshëm i Italisë dhe Otto Schily, ish ministër i Brendshëm i Gjermanisë, të cilët përmes një letre të hapur drejtuar BE theksojnë se “Kosovës i duhet dhënë po i njëjti Udhërrëfyes siç u është paraqitur edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Asaj duhet t’i jepet mundësia të zbatojë të njëjtat reforma të gjera që pesë shtetet e tjera tashmë kanë nisur t’i

10 11

Shih, Propozimin e Komisionit drejtuar Këshillit, datë 15.07.2009, COM (2009) 366 final. Po aty.

9


European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.8, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184 www.em-al.org

info@em-al.org

zbatojnë. Procesi i liberalizimit të vizave duhet të konsiderohet nga BE si neutral ndaj statusit” 12. Qytetarët e Kosovës për më tepër e gjejnë veten në pozita edhe më të vështira, pasi në këto momente edhe po të pajisen me pasaporta të shtetit të Serbisë nuk do të përfitonin regjim pa viza, për shkak të klauzolave të propozimit, ku përjashtohen nga liberalizimi personat me rezidencë në Kosovë, ndonëse Serbia pretendon se ky është një territor i saj dhe për të qytetarët që jetojnë në Kosovë janë formalisht rezidentë të këtij shteti. Situata paradoksale shtohet edhe për shkak të faktit se si rezultat i mosnjohjes së Kosovës nga disa Vende Anëtare të BE, vizat Shengen të lëshuara nga shërbimet konsullore të Vendeve Shengen në Kosovë, specifikohen si të vlefshme për hapësirën Shengen minus vendet që nuk e kanë njohur Kosovën si të pavarur. Njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga 22 prej 27 Vendeve Anëtare të BE-së, frika e BE nga potenciali migrator kosovar dhe ndoshta një farë hendeku që ekziston ndërmjet Kosovës dhe pjesës tjetër të rajonit në lidhje me përmbushjen e standardeve të kërkuara për heqjen e regjimit të vizave mund të jenë disa nga shkaqet e mospërfshirjes së Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Një masë e ndërmjetme për Komisionin Europian mund të jetë përcaktimi në studimin e feasibilitetit të reformave që duhen ndërmarrë nga autoritetet kosovare me qëllim fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave. Ky do të ishtë sinjali më i qartë i perspektivës reale Europiane të Kosovës.

5. Çfarë vjen më pas? Procesi i liberalizimit të vizave ndonësë ka një përqasje rajonale për shkak të vendosjes të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës, në të njëjtën pozitë e përballë të njëjtit kriter matës, mbështetet mbi parimin e meritës individuale, pra progresit të secilit vend. Sikurse ilustrohet edhe në këtë punim, Komisioni Europian dhe Vendet Anëtare vazhdojnë të mbeten të përkushtuar në këtë proces duke kryqëzuar sinergjitë e tyre në vlerësimin e zbatimit të standardeve të Udhërrëfyesit nga ana e Vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për pasojë Shqipëria duhet të përqendrohet në ecurinë e reformave që mundësojnë heqjen e regjimit të vizave. Në funksion të arritjes së këtij objektivi, nevojitet hartimi i një plani veprimi të detajuar për plotësimin e kritereve që ende mbeten pa u plotësuar nga Udhërrëfyesi. Ky dokument duhet të kthehet në një dokument pune për Kuvendin dhe Qeverinë Shqiptare. Kjo do të garantonte jo vetëm një cilësi më të lartë të reformave por edhe transparencën e nevojshme për publikun.

12

Shih tek www.esiweb.org/index.php?lang=en&id=382#letter.

10


European Movement-Albania | Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.8, Tiranë, Albania, Tel/Fax: +35542253184 www.em-al.org

info@em-al.org

Vetëm duke konstatuar progresin e reformave, Komisioni Europian mund të iniciojë bashkë me Vendet Anëtare të BE një tjetër proces vlerësimi vitin që vjen. Ndërkohë eksperienca e vitit të parë të liberalizimit të vizave me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë do të shërbejë si mësim për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Lëvizja e lirë në rajon nuk duhet të njohë kthim pas si pasojë e implikimeve që sjell propozimi i Komisionit Europian, i cili sjell një ndarje të re ndërmjet Vendeve të Ballkanit Perëndimor përsa i përket regjimit të vizave. Sikurse BE e ka ndarë procesin e anëtarësimit me atë të liberalizimit të vizave të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, e njëjta logjikë duhet të vlejë edhe në rastin e Kosovës, e cila duhet të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave, duke e ndarë këtë proces nga ai i statusit të saj juridik. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbeten jashtë këtij procesi dhe të izolohen nga qytetarët e vendeve të tjera të rajonit. Eksperienca në procesin e liberalizimit të vizave që bazohet mbi ndërthurjen e përqasjes rajonale dhe meritës individuale të secilit vend, do të shërbejë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit si një ushtrim përgatitor për të ardhmen kur do të negociohet anëtarësimi në BE.

11


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.