miridta turistike e faqosur

Page 1

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë


“Por këto vende të epërme të Veriut Shqiptar, krahas “kështjellës” së rrënuar të nëntokës, ende ruajnë magjinë e visarin natyror, ekologjik, pyjor e turistik të pashterrur, që, në vizione moderne zhvillimi njerëzish largpamës e Shqipëridashës, do t’i bënin ato të gjalla. “Sfida e politikës shqiptare është sfida e rimëkëmbjes së Veriut”. (Ndue Dedaj) “Atje ku dimri është i ashpër, pranvera është dy herë më e bukur”. Kur në malësinë e Shqipërisë shkrin dëbora, në fillim e druajtur, por më vonë edhe më shpërthyese, çel pranvera. Veçanërisht e bukur është kjo stinë në zonën e maleve të mesit të Mirditës...”. (Marjanne Graf) “Në ravën historike të Shqipërisë, njëherësh dhe të Mirditës, kultura ka qenë dhe është pika përbashkuese e breznive, duke komunikuar dhe shtresëzuar palcën e identitetit, të gjallimit si etnitet, përballë indiferencës për kalimin në heshtje apo injorimin e memories së saj, duke abuzuar me varfërinë, prapambetjen etj...”. (Bardhok Pulaj)

Nuk mund të duash Mirditën pa dashur pafundësisht Shqipërinë. Këto gjëra janë shumë të lidhura, pikërisht mirditorët e mëdhenj janë të tillë se e kanë dashur pafundësisht Mirditën dhe kanë dashur pafundësisht Shqipërinë. Dhe ky koncept është i vetmi koncept i madh i emancipuar që mund të bëhet në epokën globale kur zhduken kufinjtë konvensional, të etnive dhe të shteteve… Mikom Zeqo

“Këtu, këtu, në Shqipni, duhet të vijnë të gjithë edukuesit tuej të popullit, tue fillue prej profesorëve të universiteteve, që nuk shofin përtej hundës së vet, deri te klasat krenare të mësuesve, të cilët zanë vendet në shkollat popullore me dam të njerzimit; këtu po, në Shqypni, të vijnë demagogët dhe lumteniprusit tuej, të gjithë anarkistët e vendeve tueja, komunistët dhe socialistët, zejtarët e puntorët tuej, qytetarët e katundarët, të gjithë elementet e pakënaqun, të mdhajt dhe të vogjlit. Këtu, po, pranë këtij populli të thjeshtë e të paprishun, te këta njerëz, që ata i quejnë gjysmë barbarë, duhet të vijnë në shkollë e të nxanë, se si në vobegsi, në thjeshtsi andjesh, në shpresë te i madhi Perendi, e ka rrajën lumnia e çdo njeriu, veçanërisht, dhe gëzimi e mirërrotja e popujve përgjithësisht. Këtu në Shqypni, do të gjejshin të gjithë shkollën e naltë të vërtetë të jetës.” (Fabian Barcata 1900) “Mirdita pati fatin e madh që të ruajë në një mur kishe të saj kryemblemën e kombit shqiptar, Stemën e Arbërit, e cila paraqet një shqiponjë, me një kokë. Ajo është një dëshmi autentike që na thotë se aty ishte njëherë shteti i Arbërit, me seli, princër, katedrale, gjyqe, diplomaci. Dhe ai shtet 700 - 800 - vjeçar ishte i vendosur brenda hapësirës të një “shteti” etnokulturor (Mirditës), që ishte me “kufij” sa dhe vetë Kanuni i Lekë Dukagjinit, i cili, nga ana e tij, ishte thuajse sa vetë bota shqiptare e maleve, që dikur në masën më të madhe zotërohej nga kjo princni e Dukagjinëve...” (Ndue Dedaj)

Mirdita tu tike 2007 ris

2 1 0 -2


Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mird itë

Oferta turistike e Mirditës

D

uke qenë se Mirdita shtrihet në një reliev kodrinor dhe malor dhe pa dalje në det, mbetet si e vetmja mundësi atraktive për vizitorët vendas dhe të huaj pozicioni i saj lakmues gjeografik me një reliev të larmishëm për t’u zhvilluar turizmi malor kryesisht në verë, por dhe në dimër. Gjithçka mund të gjejë një vizitor në këto anë, për më tepër prej faktit të kalimit përmbi 70 km gjatësi të autostradës së standartit të lartë mes për mes Mirditës, ajo Durrës-Prishtinë. E tashmë, ashtu siç e iluminon kryebashkiaku i Rrëshenit Gjon Dedaj në programin e mandatimit të tij katërvjeçar, ky rajon si ta ketë bekuar Zoti në ditën e tij më të mirë, gjendet tashmë në një pozicion të lakmuar “Midis tre kryeqyteteve”: Tiranë-Shkup Prishtinë. Duke vijuar me shtegtimin e vizitorit vendas a të huaj joshëse do t’i duken kurrizet malore, por dhe malësitë, pllajat karstike, luginat lumore, gropat dhe pragjet. Shkurt është një luginë panoramike nga më të bukurat e botës, siç e përshkruan famullitari austriak Barcata, dhe ne duhet t’i mbahemi fort këtij konstatimi të një të huaji bukur të lëçitur. Ndaj kemi menduar të parashtrojmë një projekt të zgjeruar në formën e guidave, jo thjeshtë në letër, por dhe pikante në formën e ciceroneve spjeguese, tip esse-sh dhe jo kalkulime butaforike, ku vizitori të njihet me ekstraktin e gjërave. Por më rëndësi i duhet dhënë guidësshtegtim, dmth shtegtimit nëpër këto peisazhe natyrore të shumta dhe me një natyrë magjepsëse të Mirditës. Është një lloj discovery, pasi gjithçka bëhet fare e thjeshtë me pak shtegtarë, nxënës shkollash, të huaj vizitorë a të tjerë, me një a dy furgonë a makina fuoristradë, por gjithçka e filmuar me shumë kujdes. Tërë ky material ruhet dhe më pas mblidhet në një dokumentar që e jep Mirditën në ato pika që nuk jemi mësuar ta shohim. Këto bëhen të mundur të transmetohen në mediat vizive deri kombëtare.


Mirdita tu tike 2007 ris

2 1 0 -2


Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mird itë

Guida e peisazheve natyrore

• Hartimi i një guidë njohëse për Mirditën natyrore (kemi parasysh Kurrizin e Dervenit, Kurrizin RrëzëMaja e Madhe-Munellë, Malësia e Velës, Malësia e Kaçinar Kuzhnenit, Grumbulli kodrinor-malor Kthellë, Selitë, Orosh, Lugina e Fanit të bashkuar, Lugina e Fanit të Madh, Lugina e Fanit të Vogël, Lugina e Urakës, Gropa e Ndërfanës, Pragu i Prosekut, Pragu i Livadhëzit) (Një punë bashkëpunuese me pushtetet vendore, komunat dhe bashkitë)

Discovery Mirdita!..

• Nisja e një cikli filmimesh dhe përgatitje dokumentaresh të shkurtër nën logon “Discovery Mirdita!” (bashkëpunimi me njësitë e tjera vendore) Transmetohet çdo javë në një sallë të përshtatshme, me intelektualë dhe njerëz të interesuar. -Në siti-in www.bashkiarreshen. com, që në fillim të qershorit 2007 fillon botimi i një cikli reportazhesh nga vende të spikatura të rajonit tonë, udhëtime përshkruese etj.

Guida e integruar

Bëhet fjalë për shfrytëzimin e pozitiviteteve që paraqet Mirdita si rrallë krahinë tjetër, pozicioni i lakmueshëm gjeografik dhe histori të shumta që e shquajnë nga trevat e tjera. Për këtë: -Si e njohën Mirditën të huajt? (Nëpër udhëpërshkrimet e tyre)

• Nëpër Tokën e Katedraleve. (Një shtegtim nëpër kishat, objektet dhe rrënojat e kultit. (Kuvendet benidiktine, Abacia e Oroshit, abacia e Shën Mërisë në Ndërfanë, abacia e Shënpalit, Kuvendi Franceskan i Rubikut, dhe në disa kisha të tjera e sidomos nëpër rrënoja, dhe duke përfunduar me Katedralen e Re të Rrëshenit)

Shtegtime

1. Një shtegtim nëpër rrugën e pajtoneve. (Rruga që lidhte Mirditën me detin. Në hartën e Koronelit botuar në Venedik 1688. fillimi në LezhëMërqinjë-Rraboshtë-Kallmet-Qafa e Kreshtës-Fregën-Përroi i DibritUngrej-Vau Kryp-Ndërfanë-SimonSkalla e Madhe-Shpal-MashtërkorGrykë Orosh-Mali i Shejtit. Degëzimi tjetër Mashtërkor-KlosQafë Kumbull-Ura e Vezirit-Kosovë. (në 1926-1937 u ndërtua rruga-auto Milot-Rrëshen-PërlatBurrel. Po më 1938 rezulton të jetë ndërtuar rruga Rrëshen-Kukës. • (Një shtegtim ne disa mënyra, në këmbë dhe me fuoristrada. Imitimi i një shtegtimi me pajtonë nga Lisat e Marpepaj tek Abacia e Oroshit. (Bashkëpunim me komunat e Ungrejt, Kaçinarit, Oroshit, Fanit). Njohja e gjurmës së vjetër dhe vendosja e sinjalistikës në urat e vjetra dhe ndërtimet gurore a të tjera. 2. Shtegtimi në këmbë dhe me kanoe nëpër ujërrjedhjet e Fanit të Vogël dhe Fanit të Madh.


Mirdita tu tike 2007 ris

2 1 0 -2


Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mird itë

Guida turistike me karakter Guida e lashtësisë kombëtar: 1. Udhëtim nëpër lashtësinë e pi1. Që këtë verë do të merren masa për të ekzekutuar një udhëtim guidistik me 20 automjete tip Relly 4x4 të quajtur “Turizëm nëpër Mirditë”. -Bashkëpunim me pushtetet vendore, Ministrinë e Kulturës, kompaninë Bechtel-Enka (Në pamundësi realizimi ky projekt shtyhet për pranverën 2008) 2.Guida turistike “100 % Shqip”, nëpër arealin turistik natyror, kulturor, historik Lezhë-Kurbin-Mirditë.

Guida e krojeve kurative -Të njohim burimet ujore me vlera kurative. (Kroj i Bardhë, Kroj i M’Uftëllës në Kulme, në Kaçinarë etj.. (spjeguese të posaçme për to)

Guida e mjekësisë popullore Takim me kultivuesit dhe përdoruesit e bimëve mjekësore. Njohja me rrugën e përshkuar nga bisnesi i susksesshëm i kësaj fushe “Filipi CO”, në Laç.

rustëve. -Njohja e periudhës arbërore në terren. (Kaçinar, Bukmirë, Shpal, Bukël, Malaj, Tarazh, Sheshaj, Prosek, Përlat, Baz etj. -Nxitja e një procesi gërmimesh në Fushën Papërdhok, Bulgër. -njohja e historisë së pirustëve, në bashkëpunim me muzeun e Matit, duke pasur parasysh Mirditën etnologjike dhe Matin e mesëm ku kanë qenë vendosur.

Njohja e shtetit të Arbërit Për faktin që autostrada kalon mespërmes Epiqendrës së Shtetit të Arbërit dhe fakti që punimet po hasin dhe në rrënoja, do të ketë një fushatë të gjerë sensiblizuese dhe: 1. programimin e “rindërtimit” të shtetit të Arbërit, qoftë në maket, por dhe një projekt serioz. -Më së pari guida dhe sinjalistika. -Vënia nën kujdes dhe operatorë lajmërues për çdo lloj gjetje nga gërmimet në zonën e Gëziqit, Ndërfanës, Blinishtit por dhe më lart në Fan..


Mirdita tu tike 2007 ris

2 1 0 -2


Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mird itë

Gudia e dyerve -Të njohim dyert e mëdha të Mirditës Që nga Blinishtët, Dukagjinët dhe deri vonë me bajraktarët dhe Gjomarkajt.

Mirdita e paislamizuar 1. Hipoteza e vendit të lindjes së Gjergj Kastriotit. 2. Nëpër toponomitë e Skëndërbeut në Mirditë “Guri Skëndërbeut” në Konaj të Fanit Legjenda e Skëndërbeut për Kthellën, Sheben apo vende të tjera. 3. Njohja e njerëzve të rëndësishëm që kanë luftuar afër Skëndërbeut, Pjetër e Gjon Përlati si dhe gjenerali nga Shebja Pal Kuka.

Kuvendet historike 1. Tubim në Shpal. -Organizimi në miniaturë i një kuvendi të hershëm. -Evokohen Lidhja e madhe e Mirditës më 1570; Kuvendi i Ndërfanës 1595; Kuvendi i Dukagjinit 1602, Kuvendet ndërballkanike 1614, Kuvendi i Blinishtit 1944, Kuvendi i Kashnjetit 1904, Kuvendi i Kalivares, 1911 Kuvendi i Fanit 1911. Dhe kryesisht Kuvendet e Shpalit (1862, 1876, 1880, 1912.)

Guida e Dijes 1. Mediatizimi i faktit që shkolla e parë në Shqipëri është ajo e Velës, duke vënë në vend një padrejtësi historike që është e shkruar dhe në librat e historisë për mësonjëtoren e parë në Korçë. (Për këtë të organizohet një tubim me studiues të sferës së lartë në Velë) 2. Shkollat më të vjetra. (shtegtim nëpër vendet ku janë dhe ku kanë qenë, si ajo e Oroshit 1899, internati, konviktet e para e me rradhë)

Guida e vreshtarisë dhe pemtarisë 1. Vreshtarët më të mirë në rajonin e Mirditës, duke filluar me Bukmirën dhe vreshtarë të tjerë nëpër komuna. (një takim i veçantë me ta) 2. Panairi i pijeve tradicionale.

Guida e blegtorëve 1. Blegtorët më të mirë të Mirditës. - Shtegtim në disa vende ku i verojnë ato bagëtinë. 2. Panair në një zonë bjeshkore me produktet por dhe racat etj të tipit “miss-dashi, cjapi, lopa” a të tjerë.


10

Mirdita tu tike 2007 ris

2 1 0 -2


Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mird itë

Guida e bletarëve 1. Vizita në vendet ku i mbajnë bletët bletarët më të mirë mirditas. -klasifikimi i mjalteve, hojeve, qumështit, dyllit etj. 2. Panairi i mjaltit

Guida e pasurive nëntokësore dhe bazalteve 1. Nëpër minierat e dikurshme, por dhe ato që janë rihapur. 2. Njohja me shkëmbinjtë ultrabazikë dhe bazikë të Kacinarit, gëlqerorët e Shtrungajt dhe të Kurbneshit, inertet e Fanit të bashkuar, argjilat Prosek-Përlat etj. 3. Teknikat e reja të shfrytëzimit të mineralit të bakrit. (shtegtim në Munellë dhe Reps ku do të instalohet fabrika e re e pasurimit)

Guida e kampit muze të Spaçit 1. Hartimi i projektit për pajisjen e muzeut të Spaçit si një “Mathauzen shqiptar” i kohës së komunizmit. -Mbledhje dëshmish, relikesh, fotosh, filmimesh. Një takim me ish të burgosur, por dhe ata që kanë ushtruar funksione në atë burg dhe rindërtimi ekzakt i historive. 2. Sinjalistika në hyrje të rrugës në afërsi të Repsit dhe një maket në një vend të dukshëm.

Shtegtimi nëpër gjurmën e autostradës -Një guidë nga punimet e autostradës së re, hap pas hapi. (Shtegtim me nxënës shkollash, parlamente rinoire, me të huaj që vizitojnë mirditën etj)

Monumentet natyrore të Mirditës

-Përmes komunave, organizime tour shtegtimesh në disa nga zonat më të rëndësishme që afishohen si monumente natyrore të Mirditës si: Munella Bjeshkët e Kacinarit Shpella e Grykës së Valit Shutrria Lisat e Marpepës Ultini i Nënshejtit Rrapi i Kaçinarit Pllaja e Valmorit Bjeshkët e Oroshit Kroj i Bardhë Bargjana, Kalaja e Meshurdhit (Kaçinarë) Kunor-Valmori, Zepa, Guri Nus, etj.

11


12

Mirdita tu tike 2007 ris

2 1 0 -2


Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mird itë

Guida e monumenteve historike Një cikël shtegtimesh nëpër monumentet historike dhe të kulturës Duke patur “peshqesh” nga të parët tanë disa vepra unikale në Ballkan, cikli i shtegtimeve dhe filmimeve do të fillojë me 1. Gurra e Domgjonit (ndërtuar në shek.V të erës sonë) 2. Kështjella fushore e Vigut (Kastër), në shek IX të e.s, sipërfaqe 0,6 ha, e përforcuar prej 12 kullash. 3. Guidë e kullave karakteristike si në Selitë, Nënshejt, Mashëtërkorë, kulla e Docit-Rubik, kompleksi i kullave Trojëz të Përlatit, ndërtimet e latuara të Fanit, ato të Spacit etj. Gjithsesj sot Mirdita ka në këmbë plot 2300 kulla. 4. Po bëhet mediatizim i fortë që të ruhen kullat karakteristike që janë bri autostradës së re si ajo e Sinanajve dhe e Skanajve në Mashtërkorë, Fan apo gjetkë. 5. Varreza arbërore e Prosekut 6. Mbishkrimi i Gëziqit dhe Stema e Arbërit, Kisha dhe Kuvendi i Rubikut 7. Ura mesjetare e Vaut të Madh

Guida speleologjike -Takim me speleologë të njohur për evidentimin e rëndësisë së shpellave në Mirditë. Shtegtim tek: “Shpella e Skëndërbeut” në Lufaj Shpella e Mërkurthit “Shpella e Valit” në Perlat Epër. Shpella e Akullit dhe e Stërçokëve në Nënshejt, etj.

Sistemi i sinjalistikës 1. Brenda vitit 2008 të përfundojë vendosja e gjithë sinjalistikës për monumentet historike, kulturore, vatrat e hershme kishtare etj, nëpër kryqëzimet me rrugët kryesore, sidomos autostradën e re, nga pushtetet vendore. -Organizimi i një takimi të përbashkët në Rrëshen dhe përcaktimi i gjithë këtyre objekteve me rëndësi për turizmin kulturor, historik dhe natyror në Mirditë, çelja e fondeve përkatëse nga njësite vendore.

13


14

Mirdita tu tike 2007 ris

2 1 0 -2


Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mird itë

Bashkia Rrëshen, specifike

1. Parësore ringritja e Muzeut të Trashëgimisë Kulturore. Mundësia e gjetjes së një zgjidhjeje përmes një pallati që mund të jepet për ndërtim, dhe poshtë me dritare të mëdha në formë harqesh, të jetë muzeu. Aty brenda të ringrihet një pavion i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe materiale. -Realizimin ne mjediset e qendres kulturore të ekspozitave të veçanta në lidhje me historinë e qytetit -atë të vlerave etnografike, kulinare, etnomuzikore etj ; -Gjetja e një shtëpie karakteristike që të përdoret si objekt etnografik i kultures materiale te qytetit ku te evidentohen banesat karakteristike me punime druri etj sipas tradites se hershme te ketij qyteti. (Mund të ishte kulla 200 vjeçare e Gjergj Reçit) Organizimi i ekspozitave me tematikë një objekt të vecantë në fushën e kulturës materiale si; të zejtarise se qytetit, te prodhimeve tradicionale qytetare, ekspozita fotografike me pamje tematike. -Sistemimi i gjithe dokumentacionit arkivor te dokumentave origjinale, kostumeve, historikeve, ngjarjeve te ndryshme te jetes se qytetit veçanerisht edhe te diteve tona, dokumentimi i atyre ngjarjeve qe janë event ne jeten e qytetit, keto te jene te dokumentuara me tekste, me foto, me kronika etj etj -Për “Trashëgimisë shpirtërore”, bashkëpunimi me drejtorinë kulturore për ruajtjen e folkut, veprimtari promovuese në Mirditë, veprimtaritë e ndryshme, por dhe jashtë Mirditës, dhe përbashkimi i Mirditorëve në ditët në Metropol. (çdo vit) Shënim: Gjithçka e përcjellur në këtë platformë, e cila do të jetë gjithnjë në përmirësim e sipër, i mbështetet ligjit përkatës “për trashëgiminë kulturore”, ato “për muzetë”, Konventave të UNESKO-s “për ruajtjen e Trashëgimisë shpirtërore” dhe mbrojtjen e “diversitetit kulturor” si dhe të mbrojtjes së natyrës dhe trashëgimisë së përvojave dhe arritjeve historike. Gjithçka e ratifikuar dhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

15


16

Welcome to Mirdita

Welcom e

irdita M to

2 1 0 -2

Mirdita tu tike 2Moderator: 007 Gjergj Marku ris


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.