mirdita tosi

Page 58

Mirdita

burrave. Tani, pleqtë e Rubikut mbase nuk e kanë më atë pamjen krenare, që duhet të kenë pasur këtu e më shumë se 100 vjet më parë. Presin me durim që të mbërrijnë paratë nga kush e di se ku dhe pëshpërisin me gjysmë zëri me njëri-tjetrin. Poshtë në xhadenë kryesore, të rinjtë e veshur “firmato” kalojnë fare indiferentë. Askush nuk e ka më mendjen të pleqtë e qytetit të lodhur të bakrit. Barkata pat qenë vetë iniciator i një vaksinimi masiv në krahinën e tij. Sapo e pat kuptuar se në krahinë kishte rënë një epidemi vdekjeprurëse lije, i kërkoi ndihmë Shkodrës. Ndihma sigurisht që nuk erdhi, kështu që prifti u shndërrua sakaq në mjek, jo vetëm duke dhënë këshilla, por edhe duke i vaksinuar vetë fshatarët. Falë ndërhyjres së priftit, në Kryezez vdiq vetëm një banor, në bajraqet e tjera epidemija bënte kërdinë. Barkata pat shëruar, sipas mënyrës së tij, sigurisht, edhe plot sëmundje të tjera, duke përfshirë edhe një rast epilepsie. Me kujtimet e At Fabianit në dorë, trokasim në derën e Qendrës Shëndetësore të Rubikut. Një dentist gjen kohën të na presë, ndërsa e lë vetëm për pak çaste me gojën hapur pacienten e tij. “Ngjituni lart - na thotë dentisti - atje ju sqarojnë ma mirë”. Lart dera është mbyllur. Porse trokitjes sonë i përgjigjen me mirësjellje tre infermiere. Bëhen edhe më të dashura kur mësojnë se nuk vuajmë nga ndonjë sëmundje, të paktën nuk na dhemb gjë, hë për hë. Më e vjetra 61


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.