mirdita tosi

Page 27

Fatos Baxhaku

e frike dhe më pas disa ngrehina të thjeshta, dyqane, baraka, magazina dhe një fushë futbolli bash atje ku sot është sheshi qendror i qytetit. "Makina e Halitit", kështu quhej makina e vetme që vinte nga Shkodra, duke përbërë ngjarje për këtë qendër që sapo kishte nisur të ëndërronte të shndërrohej në qytet. "E mbaj mend atë kohë, - thotë Preng Përgjetani, duke parë nga sheshi që ishte fushë futbolli, - unë merresha asokohe me sport dhe kisha të drejtë të merrsha 1 kilogram bukë gruri. Ishte mirë për atë kohë, të tjerë kanë vujtë edhe për bukën e gojës". Pastaj edhe pa tregimet e dy shokëve të vjetër, nuk e kemi të vështirë të përfytyrojmë se si lindi qyteti në anë të lumit të vogël. Në fillim Komiteti Ekzekutiv, pastaj shkolla, Dega e Brendshme, Gjykata, punishte, ferma… A nuk lindën kështu edhe shumë të tjerë gjetiu? Rrësheni, qyteti i ri, me sa duket ka qenë i destinuar për ato që të gjitha politikat i quajnë me rëndësi kombëtare. Njësoj si sot me rastin e rrugës Rrëshen - Kalimash, edhe disa dekada më parë Milot - Rrëshen - Klos, ishte një hekurudhë që synonte të bashkonte krejt veriun në një nyje të përbashkët, të madhe hekurudhore. Treni mbërriti vërtet në Rrëshen, por shumë mirditorë tashmë i'a kanë harruar tingullin e mprehtë sirenës së hareshme të lokomotivës. Shinat janë 30


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.