mirdita tosi

Page 244

Mirdita

Por vjollca nuk ka… Migjeni, (1911 - 1938), jetoi në Pukë vetëm 18 muaj, përgjatë viteve 1936 dhe 1937, e megjithatë këta muaj ndikuan fort në mendjen e tij. Gjatë letrave të fundit që shkroi nga sanatoriumi në Torino, ku kaloi ditët e fundit të jetës, ai e përmendte shpesh Pukën, shkollën, njerëzit. Një nga kryeveprat e tij, novelza "Luli i Vocër", është frymëzuar pikërisht nga koha kur ai u emërua drejtor i "Shkollës Fillore të Përzieme" të Pukës. Mësimi këtu zhvillohej nga marsi deri në nëntor. Dimri i ashpër i këtyre anëve nuk e lejonte ecjen e nxënësve në këmbë. "… Nga një herë i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur e ka ftyrën e dlirtë dhe pa puça, mësuesi ja ledhaton faqet, gushën, e Luli i afrohet, ja merr dorën, e shikon me sy pëllumbi dhe kishte dashtë t'i fali diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka, e Luli i vocër çka mund t'i fali mësuesit tjetër? Veç në ja faltë tollumbat e veta që kanë hapun gojën si me dashtë me e hangër mësuesin. Po, po, tollumbat e Lulit kanë me e hangër mësuesin", pat shkruar Migjeni i rrethuar nga thëllimi i maleve të Pukës. (Për më gjerë mbi jetën e "Lulit të Vocër", shih: Bedri Islami, "Vrasja e Lulit të Vocër", "Albin", Tiranë 2003).

247


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.