mirdita tosi

Page 220

Mirdita

"Si më shpëtoi burgu" Pjerin Deda-Ukshini është një mjek që punon në Reps, dikur zonë shumë e njohur minerare dhe e përpunimit të bakrit. Në tavolinën e madhe të miqve doktor Pjerini në fillim rri pa folur. Dëshmitë e minatorëve janë të parat. Pastaj nis të na rrëfejë. "Kur punoja në zonën e Velës bënim shpesh udhëtime nëpër fshatra. Kjo ishte detyra jonë - na tregon doktori - që të shikonim gjendjen shëndetësore të atyre banorëve. Hasnim shpesh në raste silikoze, sepse shumë prej banorëve kishin punuar në minierë, apo në përpunimin e bakrit. Të tjerë kishin probleme shëndetësore të rënda sepse kjo zonë ka qenë e varfër, mosha mesatare në përgjithësi ishte e ulët. Një ditë kur po udhëtoja bashkë me dy infermiere për të bërë këtë punë, hasa në një plak të moçëm. Ishte tipik mirditor, krejt i thatë dhe me shtatin e drejtë. Emri më kujtohet, quhej Dedë, mbiemrin për fat të keq nuk e mbaj mend dhe nuk e di nëse është gjallë akoma, por besoj se po. Ndryshe nga njerëzit që kisha takuar, që ishin të lodhur e me plot probleme shëndetësore, ai ishte fare në formë, njësoj si një djalë i ri. Atëherë, i çuditur, e pyeta për historinë e tij. Plaku i mënçur kishte një histori shumë interesante.

223


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.