mirdita tosi

Page 217

Fatos Baxhaku

mendueshëm. Kush e di se çfarë historish u kujtohen ndërsa jemi duke biseduar për atë që ka qenë njëherazi edhe dashuria edhe frika e tyre. Një mësues i vjetër nuk përmbahet dot. "Pesë nga nxënësit e mi kanë vdekur nga silikoza", psherëtin me sytë e përlotur. Ndue Marku është ish-drejtori i minierës së Kurbneshit. E pyesim se si e shikon të ardhmen e kësaj zone të pasur minerare. "Në radhë të parë, duhet të heqim dorë nga ato propagandat e stilit të vjetër, - na korrigjon sakaq, - nuk duhet të themi fjali të tilla si "zona më e pasur", apo të ngjashme me to. Shumë vendburime të bakrit në Mirditë nuk janë rentabël, këtë duhet ta pranojmë, sidomos duke ndjekur ecurinë e tregut dhe të teknologjive ndërkombëtare. Nga ana tjetër, në zonën tonë ka edhe vendburime që ia vlen të shfrytëzohen. Po kështu, edhe potenciali njerëzor i kualifikuar ekziston, pra Mirditës mund t'i rikthehet tradita e vjetër duke e ndihmuar kështu ekonominë vendase, por ama, kjo duhet bërë në përputhje me teknologjitë e reja, sipas të gjitha standardeve bashkëkohore. Përndryshe do të kemi sërish vdekje dhe lajme tragjike dhe kjo nuk i duhet kërkujt. Pastaj është në radhë të parë problemi i invalidëve nga silikoza. Ky duhet zgjidhur patjetër. Unë çuditem kur shikoj protestat e ish-ushtarakëve, pensionistëve e kështu me radhë. Sigurisht, ata kanë të drejtën e tyre, por një shtet e një vend nuk mund të lerë mënjanë një kategori njerëzish që po vdesin në lule të moshës. Nuk mund të bëjmë sikur nuk po ndodh asgjë. Kjo nuk më duket njerëzore. Është e papranueshme".

220


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.