mirdita tosi

Page 194

Mirdita

S'merrej parasysh se kështu e pësonin edhe pjesa e fëmijëve me prindër ndëshkues. Në këtë pikë hynte në punë elementi i barazisë komuniste, kushte s'kishte për askënd, as për drejtorin. Ndërsa verës të ndalej fryma nga zhegu që dilte prej kënetës, nga mbeturinat helmuese që transportonte kanali i letrës, nga mushkonjat, nga mizat, si edhe nga duhma që lëshonin tridhjetëmijë derra, në dalje të fshatit…". Shkolla e vjetër nuk është më, nuk është më as stalla e derrave me atë duhmën e rëndë. Një shkollë krejt e re na del përpara, një shkollë dhe një tufë e madhe nxënësish. Është 27 nëntor, pragu i Ditës së Flamurit dhe nxënësit kanë organizuar një koncert festiv me këtë rast. Si të gjithë fëmijët e botës, u gëzohen ditëve të pushimeve që do të vijnë fill e pas këngëve patriotike. Ne ndahemi me mësueset e Rrilës, shoqet e vjetra të Verës. Pas në ndjek një këngë e njohur: "Ty flamur të duam shumë/ Tiii për ne je nanë e babë/ Për ty gjakun derdhim lumë/ O flamur i kuq me zhgaaabë!". Edhe pak dhe fëmijët e Rrilës do të festojnë vërtet. Mbase më shumë e më mirë se sa ne të rriturit. Zakoni e do që të kthehemi do minuta në shtëpinë e Franit. Kjo është krejt afër shkollës. Agimi dhe Vera i gëzohen shijes me të cilën Frani e ka ndërtuar shtëpinë e tij të re. Është një vilë jo fort e madhe që të kujton vendet e Evropës Qendrore. Përballë me shtëpinë e re të Franit, ende mbahen në këmbë 197


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.