mirdita tosi

Page 190

Mirdita

pasur për të blerë ndonjë gjë në mëngjes, tashmë ka "kry" punë. Të tjerët do të vinë pasdite, kur njerëzia kthehet nga Lezha. "E pimë ndonjë fërnet si qëmoti me burrat e fshatit?", e ngacmojmë Verën. Ajo vetëm qesh dhe i ngul sytë diku më larg. Ca metra më tej Vera, Agimi dhe miqtë ndalojnë sërish. "Në vend të kësaj godine që shihni tani, ka qenë dikur materniteti i fshatit. Këtu ka lindur Egi…", bën me kokë Vera. Është rasti për të nxjerrë sërish librin e saj. Në të lexojmë: "… Kësaj here do të lindja në prani të gjysmës së fshatit, që më jepnin zemër për t'i duruar dhimbjet në mënyrë trimërore. (Atëherë duhet të kem qenë një zonjëz shumë e sjellshme). Një tufë me njerëz ishin vënë në rresht për ta sjellë ujin e ngrohtë dorë më dorë nga shtëpia më e afërt në maternitet, ndërsa mamia e fshatit më shumë se sa tek unë, e kish mendjen te aparati i telefonit, gati për të thirrur ambulancën. Egi do të lindte si një ngushëllim jete, me një kombinim ngjyrash mjaft të bukura dhe të lehta. E futi kokën në gji, e trembur nga ç'shihte përreth dhe bashkë do të ruanim, atë lloj marrëdhënie afrimiteti. Të parët tinguj që dëgjoi, ishin këngët që ia këndonte Dila, e cila kish marrë përsipër të kujdesej për ne, në shkëmbim të mirësisë së treguar ndaj fëmijëve të saj, me baba të arratisur. E ndërsa vetë mundohesha të bëja zap dhimbjet therëse të lindjes, mbi fshat kishte rënë një heshtje e madhe…". 193


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.