mirdita tosi

Page 160

Mirdita

të mira. Ka një këmbanore katërkëndshe por pa këmbanë. Banorët janë të gjithë të krishterë latinë, vetëm dy shtëpi janë turq (myslimanë)". Vetëm pak minuta më pas jemi te kujtimi më i vjetër i Balldrenit. Kisha që përmend Bici është ende në këmbë. Duket e lodhur nga pesha e motive, por është ende aty, në majë të kodrës që zotëronte dikur fshatin e vjetër. Të nisur nga koha e datimit të kishës së manastirit të Shna Nout, që është vetëm pak më në jug të saj, shumëkush mendon se kisha është fort e vjetër, mosha e saj shkon deri në 700-vjeçare. Heshtja e ka rrethuar kishën e moçme. Nga vendasit mësojmë se kisha nuk e mban më emrin e Shna Prendës, por atë të Shën Anës. Një tjetër kishë, një që është ndërtuar kohët e fundit, ka marrë emrin e shenjtores më të njohur të fshatit. Kishës së vjetër do t'i duhet të mësohet me një emër të ri, me atë të Shën Anës. Kemi pra në të njejtin fshat dy shenjtore mbrojtëse. Në fakt, Shna Prendën dhe Shën Anën i lidhin shumë pika të përbashkëta. Shna Prenda është version katolik shqiptar për Shën Venerandën, Shën Venerën, Shën Parashqevinë apo për Shën e Premten. Të gjithë këta emra kanë parash të njejtin njeri. Shna Prenda ishte vajza e vetme e një çifti tregtarësh të pasur. Lindi në Siçili, plot 35 vjet pas martesës së prindërve. Ishte viti 100 pas Krishtit. Ajo lindi një të Premte të Shenjtë të Pashkëve. Lindja 163


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.