Newsletter nr 8

Page 1

KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS BULETIN INFORMATIV NR. 8 MAJ 2011

Përmbajtja:

www.knk-ks.org

Nisma për hartimin e fjalorit të terminologjisë teknike

2

Nisma për hartimin e fjalorit të terminologjisë teknike - vazhdim

3

Informata rreth Fakultetit

4

KNK: Dhuna në shkolla po adresohet vetëm kur humb një jetë

5

Kuriozitete

6


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 2

Nisma për hartimin e fjalorit të terminologjisë teknike

Mësimi i integruar i shkollave profesionale Shkolla e mesme profesionale teknike ( Skender Luarasi ) në Therandë me 1.715 nxënës procesin arsimor e organizon në nëntë fusha profesionale mësimore, kurse në kuadër të fushave të caktuara funksionojnë 21 profile të ngushta profesionale. Me ndihmën e KFOR-it austriak dhe motrës së nderit, Johana Shvab, shkolla është pajisur me të gjitha kabinetet e nevojshme të fushave për aftësimin profesional të nxënësve, si dhe janë krijuar ura miqësie e bashkëpunimi me 3 shkolla teknike profesionale të Austrisë. Disa kabinete të elektroteknikës, mekanikës, dhe informatikës në këtë shkollë i kanë instaluar profesorët dhe nxënësit e shkollave si motra të Austrisë. Një ndihmë të madhe shkollës së mesme profesionale teknike “Skender Luarasi” i ka ofruar edhe shoqata zvicerane “SWISS Contact “ , e cila kësaj shkolle i ka dhuruar punëtorinë automekanike me pajisje moderne e bashkëkohore në vlerë prej 120.000 euro. Falë ndihmës së miqëve Austriakë e Zviceranë, shkolla teknike profesionale ne Therandë aktualisht është njëra ndër shkollat më të pajisura me kabinete e punëtori krahasuar me shkollat e tjera teknike në Kosovë. Kjo ka ndikuar edhe në suksesin e nxënësve. Për këtë flet e dhëna se vitin e kaluar vetëm 8 nxënës nuk kanë arritur ta kalojnë testin kombëtar të maturës.

/Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 3

Bashkëpunimi me shkollat si motra të rajonit Me përkrahjen e shoqatës zvicerane SWISS Contact shkolla e mesme teknike Skënder Luarasi ka vënë ura bashkëpunimi me shkollat si motra të shteteve të rajonit. Bashkëpunimi I parë ka filluar me shkollën e mesme teknike “Boro Petrushevski” të Shkupit. Drejtori I shkollës së mesme teknike Skënder Luarasi, Remzi Bytyçi thotë se në kuadër të bashkëpunimit dhe me qëllim të këmbimit të përvojave të ndërsjella, një delegacion I shkollës sonë ka vizituar shkollën teknike “Boro Petrushevski” në Shkup dhe nga ata kemi sjellë shumë risi të punës, që bëhen aty dhe ato përvoja mund t’i zbatojmë edhe në Therandë. Shkolla e mesme teknike “Boro Petrushevski”, për një vit shkollor krijon të hyra vetjake buxhetore në vlerë prej 1 milion euro në vit. Krijimi i të hyrave vetjake përmes vetëfinancimit do të ishte një lehtësi edhe për buxhetin e Kosovës.

Bashkëpunimi në favor të avancimit të dijes

Muajin e kaluar, shkollën e ka vizitur një ekip prej 22 anëtarëve të shkollës teknike “Boro Petrushevski” me në krye drejtoreshën gjenerale Dr.Sonja Ristovska. Tani do të fillojnë me shkëmbim të vizitave me grupe të nxënësve të profileve mësimore. Drejtoresha Dr. Sonja Ristovska ka paraqitur idenë që shkolla teknike “Boro Petrushevski” e Shkupit dhe Skënder Luarasi e Therandës së bashku të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me një shkollë si motër në Tiranë. Ekipet profesionale të tri shkollave së bashku të hartojnë një fjalor për terminologjinë teknike në 3 gjuhë, angleze maqedonase dhe shqipe. Drejtoresha Sonja Ristovska ka shprehur gadishmërinë ta financojë projektin për hartimin e këtij fjalori për nevojat e shkollave teknike të tri shteteve të rajonit, tha Remzi Bytyçi.

/Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 4

Informata rreth Fakultetit

Këto janë hapat e parë që duhet të merrni për rregjistrim në fakultet . Për më shumë informohuni në faqën zyrtare të Universitetit të Prishtinës http://www.uni-pr.edu

/Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 5

KNK: Dhuna në shkolla po adresohet vetëm kur humb një jetë

Këshilli i Nxënësve të Kosovës dënon rastin e humbjes së jetës së nxënësit të Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij. Nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës shprehin keqardhjen për vdekjen e bashkëmoshatarit të tyre. Ne konsiderojmë që neglizhenca e institucioneve përkatëse rreth adresimit të dukurisë së dhunës në shkolla nuk i ndihmon aspak situatës aktuale dhe mësimdhënies më cilësore. Edhe më tutje mijëra nxënës në vendin tonë vazhdojnë të jetojnë me frikën se do të jenë viktima të dhunës në shtëpi, rrugë por edhe në shkollë. Dhuna fizike dhe psikologjike që përjetojnë nxënësit zbatohet në forma të ndryshme: rrahje, fyerje, ngacmime gjinore, trajtim johuman etj. Në disa raste po marrin edhe jetët e bashkëmoshatarëve tanë. Këshilli i Nxënësve të Kosovës tash e dy vite vazhdimisht tenton t`i sensibilizoj shkollat, Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe teknologjisë në lidhje me “dhunën në shkolla” dhe pasojat që mund t’i mbartë. Në lidhje me këto problem serioze edhe njëherë kërkojmë që Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me institucionet tjera relevante qendrore dhe lokale së bashku me Policinë e Kosovës dhe vetë shkollat të adresojnë këtë çështje në të gjitha nivelet dhe të marrin hapa të menjëhershëm që të parandalohet kjo dukuri e shëmtuar

/Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 6

Kuriozitete Për të gjitha ato gjëra të cilat keni dëshirë që të jenë në numrin e radhës të këtij Buletini, na shkruani në redaksia@knk-ks.org

Si vijnë lotët kur qajmë Lotët rrjedhin nga sytë kur ne qajmë për shkak se ato përmbajnë kimikale dhe hormone të prodhuara nga trupat tanë. Kur ne të shqëtësohemi, truri dhe trupi ynë reagon ashpër dhe punon shumë duke prodhuar kimikale dhe hormone. Vajtimi ndihmon në eliminimin e këtyre ekstra kimikaleve që nuk na nevojiten. Kimikalet dhe hormonet zhduken nga trupi ynë përmes lotëve.Derisa lotët rrjedhin, ata marrin me vete hidhërimin apo shqëtësimin tonë duke tërhequr këta agjentë kimikal. Përse njerëzit ndihen më të lehësuar apo më të qëtë pas vajtimit , për shkak se lotët i tërheqin këto hormone që janë prodhuar kur ne jemi të pikëlluar të lumtur apo të shqetësuar.

Adresa: Ulpiana U2 Nr.48 Prishtinë 10000, Kosovë

Tel. +37744 964 575 E-mail: redaksia@knk-ks.org

Përmbajtjet në këtë publikim paraqesin qëndrimet e autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht politikat dhe pikëpamjet e UNICEF-it.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.