Buletini informativ 2

Page 1

KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS BULETIN INFORMATIV NR.2 NËNTOR 2010

Bëhu edhe ti fans në facebook Keshilli i nxenesve te Kosoves http://www.facebook.com/group.php? gid=152881178083246

Përmbajtja:

www.knk-ks.org

Defektet teknike lënë pa ngrohje dy shkolla

2

Shkolla prej një muaji e gjysmë në pritje të karrigave

3

Gjimnazi “Xhevdet Doda” - Prishtinë tani në objektin e ri

4

10 Gjëra që nuk i dini për gjumin

5

Kuriozitete

6


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 2

Defektet teknike lënë pa ngrohje dy shkolla të Sharrit

Për shkak të mos përfundimit të punimeve në kaldajën e SHM “Ruzhdi Berisha” hapësirat e kësaj shkolle dhe të asaj “Nezim Berati” kanë ngelur pa ngrohje. Xhelil Berisha, drejtor i SHM “Ruzhdi Berisha” , pohon se punimet rreth zëvendësimit të kaldajës së vjetër me një të re kanë filluar që moti , por për shkak të një defekti në rrjetin elektrik, ajo ende nuk është vënë në funksion. Sipas tij në pamundësi për tu përfunduar punimet me kohë, ende nuk janë furnizuar as edhe me karburante, ndonëse premtimet nga DA-ja ( Drejtoria e Arsimit ) janë që kjo qështje do të kryhet brenda disa ditëve. Drejtori i DA-së, Hajri Rramadani, është shprehur se ka ditë që është duke bërë përpjekje për të rregulluar çështjen e ngrohjes për këto dy shkolla, por vështirësi po paraqesin disa punë të paplanifikuara.Ndërkaq, lidhur me furnizimin e kësaj ngohtoreje me karburante ai ka theksuar se ka rënë në kontakt me firmën, e cila furnizon komunën me derivate, që të sjellë një maunë për nevojat e /Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 3

Shkolla prej një muaji e gjysmë në pritje të karrigave

Nxënësve të tre paraleleve të SHMP “Xhelal Hajda-Toni” të Rahovecit u mungojnë mjetet themelore për mësim që nga fillimi i vitit të ri shkollor. Nxënësit po ankohen se gjatë orëve ndjekin mësimin duke ndenjur në këmbë, apo ulur mbi banka. Ndërkohë që zyrtarë arsimi për mungesën e karrigave fajin ja kanë hedhur MASHT-it për vonesën e furnizimit me këtë inventar shkollor. Nga ana tjetër, Drejtoria e Arsimit, Sali Salldeka, pasi ka pranuar se ka mungesë inventari, ka bërë të ditur se Ministrisë së Arsimit i është dorëzuar kërkesa me numër 280 banka, si dhe me numër 500 karrige për nevojat e disa shkollave fillore dhe të mesme. Mirëpo deri tani Ministria na ka furnizuar me numër 240 banka dhe me 130 karrige. Por ai thotë se zyrtarë ministrie na kanë premtuar se do të na sjellin këtë numër inventari. Ndryshe, me numër 200 nxënës të kësaj shkolle dy javë rresht në fillim të vitit të ri shkollor nuk ndoqën mësimin, për mungesë inventari. /Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 4

Gjimnazi “Xhevdet Doda” - Prishtinë tani në objektin e ri shkollor

Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë u themelua më 1 korrik të vitit 1971 në bazë të vendimit të marrë në mbledhjen e Bashkësisë Komunale të Arsimit. Fillimisht në vitin shkollor 1971/72 janë regjistruar 207 nxënës ndërsa sot ky gjimnaz ka një numër më të madh të nxënësve. Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë është gjimnaz i Shkencave të Natyrës dhe mësimi në këtë gjimnaz zgjat 3 vite shkollore. Qysh prej themelimit të tij, ky gjimnaz ka hasur në probleme rreth objektit dhe deri më tani ka vijuar mësimin në objektin e SH.M.M “Ali Sokoli. Objekti i ri i gjimnazit “Xhevdet Doda” është i pari i cili ndërtohet në Kosovë pas 40 viteve. Nxënësit tani vijojnë mësimet në këtë object i cili ndodhet në lagjen lakrishte Prishtinë.

/Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 5

10 Gjëra që nuk i dini për gjumin Gjumi mbetet ende objekt studimi, ëndërrat mbeten mister për shkencën, megjithatë mbi shumë aspekte është hedhur dritë. Jo të gjithë kanë informacionin e duhur për gjumin, andaj mund të lexoni 10 kuriozitete për gjumin. 1. Orët e nevojshme të gjumit, varen nga mosha - 16 orë për të sapolindurit - 10 orë për 3-18-vjeçarët - 8 orë për 19-55-vjeçarët - 6 orë për mbi 56-vjeçarët 2. Për sa kohë mund të mbijetosh pa gjumë? Nëse pa ushqim mund të jetosh edhe për dy javë, pasi kalojnë 11 ditë pa gjumë njeriu përjeton ‘gjumin e përjetshëm'. 3. Sa flejnë kafshët? Më gjumashët janë koalat që flejnë 22 orë në ditë, lakuriqët e natës që flejnë 20 orë, milingonat e mëdha që flejnë 18 orë, ndërsa më pak fle xhirafa me vetëm 2 orë në ditë dhe elefanti aziatik me 3 orë në ditë. 4. Kur delfini fle, vetëm gjysma e trurit të tij pushon, gjysma tjetër është aktive për të rregulluar ciklin e frymëmarrjes. 5.Të shohësh ëndrra është po aq e domosdoshme sa edhe të marrësh frymë. Personat që nuk shohin ëndrra tregojnë se kanë probleme me personalitetin. 6. 12 përqind e njerëzve shohin ëndërrat bardh e zi. Në të kaluarën ky numër ka qenë më i lartë, por me shpikjen e televizionit me ngjyra numri ra në mënyrë drastike. 7.Endërrojmë fytyrat e personave që i kemi parë më parë, pavarësisht nëse i kujtojmë apo jo. 8. Vetem 5 minuta pas zgjimit 50 përqind e ëndërrave harrohen dhe brenda 10 minutave, 90 përqind e tyre zhduken njëherë e përgjithmonë nga kujtesa. 9. Një çift në katër fle në krevate të ndarë. Sipas disa testeve meshkujt, pas zgjimit nga një natë të cilën e ndanë shtratin me një grua, e kishin nivelin e stresit më të lartë krahasuar me meshkujt që flinin vetëm. 10.Çrregullimet, somnambulizmi janë anomali gjatë procesit të gjumit. Krime të ndryshme janë kryer gjatë gjendjes së gjumit të thellë. /Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 6

Kuriozitete Për të gjitha ato gjëra të cilat keni dëshirë që të jenë në numrin e radhës të këtij Buletini, na shkruani në

Çfarë bën gomari në diell ?

redaksia@knk-ks.org

Lëshon hije.

Adresa: Ulpiana U2 Nr.48 Prishtinë 10000, Kosovë

Tel. +37744 964 575 E-mail: redaksia@knk-ks.org

Përmbajtjet në këtë publikim paraqesin qëndrimet e autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht politikat dhe pikëpamjet e UNICEF-it.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.