Shkencat natyrore dhe teknika

Page 53

Mëlçia e zezë është pjesë e sistemit për tretje, por ka rol të rëndësishëm në sistemin për mënjanimin e materieve të dëmshme. Me të rregullohet akumulimi i sheqernave, mbeturinave nga zbërthimi i proteinave dhe yndyrave etj. Kjo i ndihmon organizmit të lirohet nga këto mbeturina të panevojshme. Materiet e panevojshme shndërrohen në materie të dëmshme. Zorra e trashë, është pjesa e fundit nga ky sistem i cili i mënjanon materiet e ngurta nga trupi. Në organizmat njëqelizorë, produktet e dëmshme largohen direkt nëpërmjet të sipërfaqes së

fig. 15.4 Каntarioni

Me ndihmën e arsimtarit përpunoni mekanizëm të thjeshtë për filtrimin e tretjes së ngjyrosur.

Çka është mënjanim? Në çfarë mënyre njeriu lirohet nga materiet e panevojshme? Çka lirojnë bimët?

Fig. 15.3 Organizëm njëqelizorë

qelizës. Organizmat shumëqelizorë kanë organe të veçanta për mënjanim. Bimët i mënjanojnë gazrat nëpërmjet hapjeve ose nëpërmjet poreve në sipërfaqen e gjetheve. Gjëndërrat në lulen lirojnë materie me erë. Pjesët tjera të bimës lirojnë materie ngjitëse, vajra etj. Shumë materie organike mbeturinore shkojnë në tokë nëpërmjet rrënjëve ose gjetheve rënëse. Këto materie mbeturinore mënjanohen me humbje graduale të kores dhe rënies së gjetheve, luleve, frytit dhe farave.

Sistemi i mënjanimit të njeriut të moshuar zakonisht liron rreth 1-1,8 L urinë për 24 orë. Si rezultat i prishjes së funksionit të veshkave, produktet e panevojshme mbesin në gjak dhe duhet të mënjanohen me metodë artificiale.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.