Issuu on Google+

Gordana Bilbiloska

SHKENCAT NATYRORE DHE TEKNIKA

klasë e 6 për arsim fillor nëntëvjeçarë

Shkup, 2011

Botues: MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS Rr. Мito Haxhivasilev - Jasmin bb 1000 Shkup Recensentë: - Prof. D-r Gordana Dimeska, kryetar fakulteti Matematiko-natyrorë- Shkup - Liljana Аntonovska, profesor anëtar në SHF “Ljuben Lape”- Shkup - М-r Slagjana Stamenkova, anëtar arsimtar në SHF Krste Misirkov”- Shkup Lektor: Nada Manasieva Përpunimi kompjuterik : Dimitar Angelov

Përkthyes: Neshe Salih Redaktim profesional: prof. Burhanxhait Nebiu Lektor i botimit në shqip: Murtez Sejdiu Shtypi: Graficki centar dooel, Shkup Tirazhi: 8.300 Me vendim për lejimin dhe përdorimin të librit mësimor nga lënda e Shkencave natyrore për kl. E 6-të në shkollimin fillor nëntëvjeçar me nr 22-995/1 të datës 13.06.2011 të sjellë nga Komisioni nacional për tekste mësimore

CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека “Св. Климент Охридски” , Скопје АВТОР: Билбилоска, Гордана - автор НАСЛОВ: Природни науки и техника за 6 одделение :деветгодишно основно образование ИМПРЕСУМ: Скопје : Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2011 ФИЗИЧКИ ОПИС: 127 стр. : илустр. ; 28 см ISBN: 978-608-226-278-9 УДК: 5/6(075. 2) ВИД ГРАЃА: монографска публикација, текстуална граѓа, печатена ИЗДАВАЊЕТО СЕ ПРЕДВИДУВА: 07. 11. 2011 COBISS. MK-ID: 89102090

PARATHENIE

I dashur nxënës, këtë vit do ti plotësosh dijenitë nga shkencat natyrore nëpërmjet të lëndës së re SHKENCAT NATYRORE DHE TEKNIKA. Маteriali është i ndarë në pesë tërësi. Në temën e parë përpunohet vendi i planetit Toka në gjithësi. Tema e dytë e shqyrton Tokën si sistem dinamik. Në temën e tretë do të njoftohemi me vetitë e botës së gjallë. Ekologjia përpunohet në temën e katërt. Libri mbaron me temën shkencat natyrore në jetën e përditshme. Libri është i pasuruar me fotografi dhe ilustrime të cilat do të ju ndihmojnë që të thellohesh në sekretet e natyrës. Si do ta përdorësh librin? Në çdo temë jua parashtrojmë hyrjen e shkurtër të përmbajtjes së çdo teme, ju njoftojmë me tërësitë që duhet ti arrish dhe termet e reja me të cilat do të njoftohesh. Çdo mësim është i ndarë në katër tërësi. Në fillim ju nxisim-mendo që të përgjigjesh. Mandej rrjedh përpunimi njësisë mësimore. Mbasi do të njihemi me njësinë mësimore rrjedhin përgjigjet,pjesë e cila duhet me vetë iniciativë ti përpunosh që ti kontrollosh arritjet e tua. Në fund rrjedhin aktivitetet,për të cilën vjen deri te puna hulumtuese . Për nxënësit të cilët duan që ti zgjerojnë dijenitë e tyre rrjedh mëso më shumë. Punë e suksesshme. Autori

PËMBAJTJA

1.PLANETI TOKA NË GJITHËSI Gjithësia, Dielli dhe sistemi Diellorë....................................................................................................8 Trupat qiellorë në gjithësi.................................................................................................................... 11 2.TOKA ËSHTË SISTEM DINAMIK Përbërja e brendshme e Tokës........................................................................................................... 16 Dukuritë natyrore të Tokës.................................................................................................................. 19 Mungesa e shkëmbinjve dhe llojet e shkëmbinjve ................................................................... 25 Mungesa e tokave dhe llojet e tokave............................................................................................ 28 3.VETIT E BOTËS SË GJALLË Organizmat e gjalla dallohen me ndërtim qelizor...................................................................... 32 Qeliza.......................................................................................................................................................... 36 Organizmi njëqelizorë dhe dyqelizorë............................................................................................ 39 Ushqimi dhe të ushqyerit..................................................................................................................... 41 Bimët krijojnë ushqim........................................................................................................................... 44 Shtazët janë harxhues........ .................................................................................................................. 46 Zinxhirët e të ushqyerit......................................................................................................................... 48 Frymëmarrja-vetia themelore biologjike........................................................................................50 Mënjanimi-lirimi nga materiet e dëmshme................................................................................... 52 Lëvizja e organizmave të gjalla.......................................................................................................... 54 Ndjeshmëria e ngacmimit................................................................................................................... 57 Organet për pranimin e ngacmimeve (nxitjeve)......................................................................... 59 Cikli jetësorë tek bimët......................................................................................................................... 62 Mënyra e shtimit jo gjinorë te bimët............................................................................................... 64 Mënyra e shtimit gjinorë dhe jo gjinorë te shtazët.................................................................... 67 Cikli jetësorë tek shtazët....................................................................................................................... 69 Fazat zhvilluese të njeriut..................................................................................................................... 71 4.ЕКОLOGJIA Nivelet e ndarjes ekologjike................................................................................................................ 74 Ekosistemi.................................................................................................................................................. 77 Ekosistemi pyjorë.................................................................................................................................... 79 Shkretëtira, ekosistemi detar dhe polar.......................................................................................... 81 Raportet në botën e gjallë................................................................................................................... 85

5.SHKENCAT NATYRORE NË JETËN E PËRDITSHME Përdorimi i shkencave natyrore në jetën e përditshme............................................................ 90 Mënyrat e matjes në jetën e përditshme........................................................................................ 95 Prodhimtaria e ushqimit....................................................................................................................... 98 Konservimi i ushqimit......................................................................................................................... 101 Prodhimi i materialeve të dobishme për njeriun...................................................................... 104 Riciklimi................................................................................................................................................... 109 Uji i pastër për pije, mungesë dhe zgjidhja............................................................................... 112 Lëvizje nëpër mjedis ujorë dhe ajrorë......................................................................................... 114 Fitimi i energjisë në forma të ndryshme...................................................................................... 116 Fjalori terminologjik........................................................................................................................... 120

LEGJENDA

MENDO

PËRGJIGJU

AKTIVITETE

MËSO MË SHUMË

Si do ta përdorësh librin!

Titulli i njësisë mësimore

Figura Skema

Rikujtohu CIKLI JETËSOR TEK BIMËT Cikli jetësorë i një organizmi tregon një varg të ndryshimeve në rritjen dhe zhvillimin e organizmit që nga fillimi si formë e pavarur e jetës deri në pjekuri. Cikli jetësorë i bimëve fillon me farën. Nga kjo rritet dhe zhvillohet bima e re dhe në fund bima vdes. Por, jep farë nga e cila përsëri do të zhvillohet bimë e re. Fara mund të mbijetojë një periudhë më të gjatë kohore derisa të vijë në kushte të volitshme. Me një sasi të mjaftueshme të ujit dhe Fig. 19.1 Cikli nxehtësisë fara fillon të Fig. 19.2 Cikli jetësorë jetësorë rritet në bimë. Ky proces quhet mbirje. Nga fara së pari del rrënja dhe gjethet. Rritja është proces me të cilën bima e zmadhon numrin dhe madhësinë e gjetheve dhe kërcejve. Rritja edhe e bimëve edhe e shtazëve kërkon energji. Shtazët fitojnë energji nga ushqimi që e Fig. 19.3 Rritja konsumojnë. Bimët fitojnë energji nga dielli nëpërmjet të fotosintezës. Fotosinteza është proces ku pigmenti klorofil i gjelbër thith energji nga drita diellore dhe, me shfrytëzimin e kësaj energjie, nga uji dhe dyoksidi i karbonit, prodhon oksigjen dhe karbohidrate të thjeshta. Kryesisht, shumica e bimëve rriten me thithjen e materieve ushqyese nga toka. Aftësia e tyre që ta bëjnë këtë varet nga natyra e tokës. Në varshmëri Fig. 19.4 Rritja e bimëve nga lokacioni i tij, toka përmban ndonjë kombinim të pesofilit, argjilit, materies organike. Uji është kyçe për e gjithë jetën. Derisa edhe shumicës së bimëve shkretinore u është e nevojshme uji. Por, nëse toka ka tepricë të ujit, rrënjët e bimës do të kalben. Rrënjët e shëndosha mundësojnë baraspeshë përkatëse të ujit e cila është kyçe gjatë kultivimit të bimëve. Vallë bimët rriten? Këtë si e vërejmë? Vallë bimët a vdesin?

Pa ujë të mjaftueshëm në qeliza, bimët vdesin. Uji përmban sheqere të tretura po edhe materie të tjera ushqyese. Bimët, si edhe format tjera të jetës, kanë nevojë për ushqim për zhvillimin e tyre, mbijetesë dhe reproduktim. Rritja dhe zhvillimi i bimëve është një nga ndodhitë kryesore të natyrës. Sidoqoftë, për shkak se ndodh, ngadalë, gjatë disa ditëve ose javëve, nuk është vështirë të vërehen në kohë të saktë. Pasi bima do të arrijë pjekuri të duhur lulëzon dhe Fig. 19.5 Qeset e polenit në lulen formohen thërrime të polenit. Ato thërrime të polenit përçohen deri te lulja tjetër. Procesi është i njohur si pluhurim. Poleni arrin në lulen e re dhe ndodh procesi i shtimit. Mandej formohet fara që me anë të shtazëve, era ose në mënyrë tjetër shpërndahet. Disa nga farat e shpërndara do të rriten në bimë të reja. Në bazë të ciklit jetësorë të bimëve ndahen në: një vjetore, dyvjetore dhe më shumë vjetore. Bimët një vjetore e gjithë ciklin e saj jetësorë e kalojnë në një vjet. Atëherë rriten, zhvillohen, lulëzojnë, japin fryt dhe Fig. 19.6 Pluhurimi dhe farë dhe vdesin. Bimët dyvjetore vitin e parë rriten dhe zhvillohen, ndërsa në vitin e dytë japin lule, fryt, farë dhe shumimi në fund vdesin. Bimët shumë vjetore disa vitet e para pas mbirjes rriten dhe zhvillohen. Çdo vit të ardhshëm japin lule, fryt dhe farë. Në këtë grup bimësh marrin pjesë degët e frutave.

Shikoni videopërshkrimet për ciklet jetësore të disa bimëve Çka është cikli jetësorë? Cilat kushte janë të nevojshme që fara të zhvillohet në bimë të re? Si janë të ndarë bimët sipas ciklit jetësorë?

Lulet me ngjyrat e saja, format dhe strukturat dhe me nektarin e ëmbël i tërheqin bletët, fluturat, insektet, shpendët dhe shtazë tjera që t’i pluhurosin. Disa bimë që lulëzojnë natën kanë mekanizëm të veçantë të tërheqin pluhurimin siç janë lakuriqët.

Përpunimi i njësisë mësimore Aktivitetet për hulumtim

Përgjigje që ta kontrollosh dijeninë

Për ato që duan të mësojnë më shumë

PLANETI TOKË NË GJITHËSI Gjithësia, Dielli dhe sistemi Diellorë,Trupat qiellorë në gjithësi Nxënës me përvetësimin e këtyre faqeve do të mundesh: •

ti përshkruash gjithësinë dhe yjet;

të kesh pasqyrë për hapësirën e gjithësisë;

ti dallosh dhe ti klasifikosh trupat qiellorë;

ti shpjegosh karakteristikat e Diellit;

të njoftohesh me karakteristikat e Hënës;

ta kuptosh paraqitjen e fazë e hënës (fazë lunare);

ti përshkruash dukuritë e meteorëve dhe kometave;

të zhvillosh mendime personale për vendin e njeriut dhe jetën e tij në Gjithësi.

Termet me të cilat do të njoftohesh: Gjithësia Yll Grup yjesh Galaksia Rruga e qumështit, Satelit natyrorë, Hëna, Fazat e hënës Мeteor

GJITHSIA DIELLI DHE SISTEMI DIELLOR Gjithësia është hapësira e pafund që na rrethon. Gjithësia ende konsiderohet si kozmos ose univerzum. Atë e përbëjnë yjet, planetët, satelitët etj. Disa të janë të mëdha e disa të janë të vogla, disa të janë të gazta e disa të të lëngëta, disa janë të nxehta e disa të të ftohta. Astronomët besojnë se gjithësia është formuar nga një eksplozion gjigant që është quajtur Big-Beng. Eksplozioni i madh e ka formuar hapësirën si flluskë e nxehtë që është rritur sa më e madhe. Edhe sot astronomët mendojnë se gjithësia vazhdimisht zgjerohet. Ylli është trup i madh i cili është i ndërtuar nga gazrat e nxehta. Për shkak se ndodhen në distancë të madhe nga planeti jonë dhe për shkak të atmosferës tokësore, Fig. 1. 1 Gjithsia ne yjet i shohim si pika të vogla që shkëlqejnë. Për shkak të nxehtësisë së lartë të yjeve ato rrezatojnë dritë. Formimi i yjeve zhvillohet nëpërmjet të nxehjes së resë së gaztë, nën ndihmën e gravitacionit. U njoftuam se Toka është rrumbullake dhe lëviz rreth boshtit të saj të paramenduar dhe prandaj ne i shohim vetëm yjet që gjinden mbi gjysmërrethin tonë. Grupi i yjeve që ndodhen afër njëra tjetrës formojnë grup yjesh. Popujt e vjetër grupit yjorë u kanë dhënë emra të ndryshme, zakonisht emra të shtazëve që i kanë kujtuar. Edhe sot nga grupi yjorë më të njohura janë: Macja e madhe, Ariu i vogël, Demi, Luani, Shqiponja etj. Yjet formohen, qëndrojnë dhe pas një kohe të caktuar bien. Me termin trupa qiellorë janë të përfshirë të gjitha objektet në gjithësi, edhe atë: yjet, planetët, asteroidet, satelitët, natyrorë, kometat, meteorët, galaksitë etj. Sa është e madhe gjithësia? Sa është i nxehtë Dielli? Pse na është e nevojshme drita dhe nxehtësia e Diellit?

Fig. 1.2 Grup yjesh

Planetët janë trupa të errët qiellorë, ato nuk krijojnë dritë por vetëm e dëbojnë dritën që e pranojnë. Në sistemin tonë Diellorë ka tetë planetë : Merkuri, Venera, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni. Toka është i vetmi planet Fig. 1.3 Sistemi diellorë në të cilën ka jetë. Sаtеlit është trup qiellorë e cila rrotullohet rreth ndonjë planeti,Toka ka një, Jupiteri ka 63, Saturni 60 satelitë, Marsi 2 satelitë, ndërsa Venera nuk ka satelitë. Satelitët mund të jenë natyrale ose artificiale, të kryera nga njeriu. Sistemi Diellorë është pjesë e një spirale gjigante në gjithësi. Kjo është galaksiaRruga e qumështit në të cilën ka miliardë yje. Dielli bashkë me tetë planetët të cilat rrotullohen rreth saj, e formojnë sistemin Diellorë. Për planetin tonë Dielli është burim i energjisë jetësore. Ndrit për shkak se i djeg gazrat nga e cila është e përbër�� dhe Fig. 1.4 Satelitët e Jupiterit shkakton dritë të fortë të ndritshme. Para rreth 5000 milionë vitesh me dendësimin Bërthamë e resë së gaztë dhe pluhurit është krijuar sistemi Diellorë. Dielli është trupi më i madh Fotosferë në atë sistem, por për nga madhësia e saj i takon mesatares sipas madhësisë së yjeve. Edhe sipërfaqja është e përbërë nga masa e vluar e shumë gazrave të nxehta të cilat vazhdimisht lëvizin si një det i valëzuar. Supozohet se në sipërfaqen e saj ka temperaturë prej 6000C. Ç’është Hromosfera ndërtuar nga bërthama, sipërfaqja e Korona dukshme (fotosfera), atmosfera diellore (kromosfera) dhe korona. Fig. 1.5 Ndërtimi i Diellit

Oksigjeni në atmosferë

Dyoksidi i karbonit i ajrit

Sheqeri

Uji nga toka

Forca tërheqëse e Diellit është disa herë më e madhe nga forca tërheqëse e Tokës. Tetë planetët e sistemit Diellorë bashkë me trupat të tjerë qiellorë rrotullohen rreth Diellit. Pse themi se pa Diell nuk ka jetë? Dielli na jep dritë dhe nxehtësi. Me ndihmën e dritës diellore, uji dhe dyoksidi i karbonit, bimët krijojnë ushqim dhe oksigjen për vete dhe për të gjithë organizmat e gjalla në planetin e Tokës.

Njeriu jeton në planetin Tokë të rrethuar me bimë dhe shtazë dhe e gjithë ajo që e përbëjnë natyrën e gjallë, jo të gjallë dhe të ndryshuar. Por disa përfaqësues nga natyra e gjallë janë aq të vegjël që mund t’i shohim vetëm me instrumente për zmadhim (llupë, mikroskop). Ato organizma të imta e përbëjnë mikrobotën. Vallë a mundemi për njeriun të themi se është mikrobotë në raport të hapësirës së pafund që e rrethon?

Çka e përbën gjithësinë? Pse na duken yjet sikur se xixëllojnë? Numëroi trupat qiellorë. Përshkruaje ndërtimin e Diellit.

Përpuno modelin e sistemit Diellorë. Shiko video prezantime për gjithësinë, yjet, planetët. Nëse ke mundësi vizatoje planetariumin dhe bisedo me ndonjë njeri profesional për çështjen e Diellit, planetëve dhe trupave të tjerë qiellorë. Vëzhgo qiellin yjorë gjatë tre ditëve, çka vëren?

Shkenca që merret me studimin e yjeve quhet astronomi. Pjesa e rrezatimit diellorë te ne njerëzit që mundemi ta shohim quhet dritë e dukshme (380-780 manometra gjatësi valore). Sytë tona e shohin si të bardhë, por ajo në fakt përbëhet prej më shumë ngjyra. Përveç dritës së dukshme për ne, spektri i rrezatimit diellorë përmban edhe rreze ultravjollcë, infra të kuqe etj. Rrezeve diellore dhe dritës së dukshme u janë të nevojshme 8 minuta që të arrijnë deri në Tokë.

TRUPAT QIELLORË NË GJITHËSI

Hëna јështë i vetmi satelit natyror i Tokës. Ajo është trup i vogël qiellorë, rreth një e katërta nga diametri i Tokës. Paramendohet se është krijuar ashtu që ka qenë e shkëputur nga Toka, kur në të ka rënë ndonjë trup gjigant qiellorë. Në hënë nuk ka atmosferë, nuk ka jetë. Ajo shumë shpejtë nxehet dhe ftohet. Gjatë një dite mujore (e cila zgjat rreth 14 ditë në Tokë) temperatura rritet deri në +120 0C dhe ulet deri në -160 0C. Sipërfaqja e Hënës është shkëmbore, e mbuluar me pluhur me trashësi mesatare prej rreth 68 km. Në të vërehen numër të madh të thellësive ose kratereve. Thellësitë krijohen kur meteorët bien në sipërfaqe. Astronomët e lashtë kanë menduar se Hëna ka dete, këto në fakt kanë qenë anët e errëta që i kanë parë. Sot me siguri e dimë se ato janë hapësira të mëdha, por që ende i quajmë dete. Hëna rrotullohet rreth boshtit të saj si dhe rreth Tokës. Në rrugën e saj rreth Tokës ajo vetëm një herë rrotullohet rreth

Çka është satelit? Cilat janë trupat qiellorë?

Fig. 2.1 Toka dhe Hëna

Një e katërta e parë

Muaji i ri

R r e z e t e d i e l l i t

Muaji i plotë

Një e katërta e fundit

Fig. 2.3 Pjesët e hënëzës

Fig. 2.2 Sipërfaqja e Hënës

boshtit të saj. Për këtë shkak nga Toka e shohim vetëm njërën anë të Hënës. Hëna e rrethon Tokën për 27,3 ditë Tokësore.

Duke lëvizur rreth Tokës, pjesë të ndryshme nga sipërfaqja e Hënës ndryshe janë të ndriçuara nga ana e Diellit. Format e ndryshme që i ka Hëna, për shkak të ndryshimit të vazhdueshëm të pozitës në raport të Diellit dhe Tokës quhen fazat e hënës (fazat lunare). Ato janë tetë. Fazat e hënës (fazat lunare) janë: Hëna e re, faza e parë (risi), një e katërta, Faza e fundit e ndriçimit, Hëna e plotë, Faza e parë e errësimit,një e katërta e fundit, Faza e fundit e errësimit. Nga këto faza lunare karakteristike janë katër, edhe atë: • Hëna e re, ana e Hënës që është e kthyer nga ne nuk është e ndriçuar dhe nuk mund të shihet, përveç gjatë kohës së errësimit të Diellit; • Një e katërta e parë, Hëna është e dukshme në mbrëmje, kurse perëndon në mesnatë; • Hëna e Plotë, Hëna është e dukshme gjatë gjithë natës; • Një e katërta e fundit, Hëna del në mesnatë dhe është e dukshme deri në lindje të diellit. Ndërmjet një Hëne të Re dhe ajo e ardhshmja kalojnë rreth 29 ditë dhe 12 orë.

Fig. 2.4 Fazat e hënës (fazat lunare)

Меteori është trupi qiellorë i cili duke rënë nëpër atmosferë len gjurmë drite. Меteorët lëvizin me shpejtësi të madhe dhe kur hynë në atmosferën e Tokës disa të digjen e disa jo. Ato që nuk do të digjen bien në Tokë si një lloj i gurëve të vegjël. Коmeta është trup i errët qiellorë në pjesë më të madhe e përbërë nga akulli. Kur kometat janë afër Diellit, një pjesë e akullit kalon në gaz. Gazi bashkë me pluhurin e liruar nga akulli formon bisht të gjatë dhe të ndritshëm e cila lëviz mbas kometës. Te kometat dallojmë kokën dhe bishtin. Kur shihet nga Toka tek kometa më e vërejtur është bishti i saj. Коmetat lëvizin nëpër rrugë në periudhë të ndryshëm kohore. Ajo është koha për të cilën një herë e rrotullojnë rreth Diellit. Mund të jetë prej disa, e deri me miliona vite. Emrat më së shpeshti i kanë marrë sipas njerëzve që i kanë zbuluar ose sipas njerëzve që të parët i kanë parë. Kometa të njohura janë kometa e Haleeut, kometa Enke etj. Fig. 2.5 Меteori

Fig. 2.6 Коmetë

Nëse shohim kah qielli do të vërejmë se është plotë me yje që janë të shpërndarë nëpër të. Nëse shohim edhe në kahen tjetër, mundemi të vërejmë se në qiell ekzistojnë grupe yjesh. Galaksia është grup yjesh që janë të lidhura. Galaksitë formohen në re të mëdha nga gazrat e errëta. Pas një kohe, gravitacioni i tërheq thërrmijat e gazrave njëra kah tjetra. Kjo re më shumë e më shumë dendësohet dhe në një moment bëhet aq e dendur, që të Fig. 2.7 Galaksia munden nëpër të të formohen yje. Me ndihmën e teleskopëve astronomët mund ti shohin format e ndryshme të galaksive. Mund të jenë spirale, eliptike ose me formë jo të rregullt. Në gjithësi ka gati mijëra galaksi. Sateliti natyrorë është objekt që rrotullohet rreth ndonjë planeti ose rreth trupit qiellorë më të madh nga ai. Yjet dhe planetët kanë satelite natyrore. Siç u njoftuam, Hëna është i vetmi satelit natyrorë i Tokës. Të gjithë trupa qiellorë kanë masë dhe janë nën ndikimin e gravitacionit, por ndonjëherë është vështirë që të përcaktohet se cili objekt është i cilit satelit.

Në figurën e mëposhtme janë të paraqitura fazat e hënës (fazat lunare)!

Vallë a ka jetë në Hënë? Pse? Përshkruaje Hënën e Re dhe të Plotë Hulumto për sa vite paraqitet kometa e Heleeut.

Përpuno një pano për format e ndryshme të Hënës (faza). Me arsimtarin simuloni formimin e kratereve (në rërë me hedhjen e gurëve, topit etj. lëndë). Bisedoni për njeriun dhe gjithësinë, për udhëtimin e parë të njeriut në Hënë. Shikoni video prezantime për dukuritë dhe trupat qiellorë.

Nil Armstrong dhe Edvin Baz Oldrin janë njerëz të parë të cilët kanë shkelur në Hënë. Ky hap historik ka ndodhur më 20 qershor të viti 1969. Atëherë Nil Armstrongu ka raportuar „Ky është një hap i vogël për njeriun, por i madh për njerëzinë „.

TOKA ËSHTË SISTEM DINAMIK Përbërja e brendshme e Tokës Dukuritë natyrale të Tokës Mungesa e shkëmbinjve dhe llojeve të shkëmbinjve Mungesa e truallit dhe llojeve të truallit Nxënës me përvetësimin e këtyre faqeve do të mundesh: •

ta njohësh ndërtimin e brendshëm të Tokës me ndihmën e grafikut/modelit;

ti shpjegosh ndryshimet e brendshme dhe të jashtme të Tokës;

ti njohësh dhe selektosh dukuritë natyrore : tërmete, vullkane, stuhi, erozion, batica, zbatica, shira;

ta shpjegosh formimin e dukurive natyrore;

ti numërosh ndikimet dhe shkaqet për formimin e shkëmbinjve;

të lirohesh që t’i dallosh llojet e shkëmbinjve (të shtypura, magmatike, të ndryshme);

ta shpjegosh krijimin e shtresës së tokës;

të aftësohesh që ti dallosh dhe ti klasifikosh tokët (rërore , argjilore);

të nxitesh që të mendosh për rëndësinë bujqësore të tokave.

Termet me të cilat do të njihesh:

Sferat Tokësore Tërmetet Cunami Vullkanet Stuhi Trualli

Zbatica Shirat Erozioni Shkëmbinjtë Batica

PERBERJA E BRENDSHME E TOKES Njëra nga tetë planetët që rrotullohen rreth Diellit është planeti Toka. Çka është e njohur edhe si „planet i kaltër“, prandaj shikuar nga gjithësia ka ngjyrë të kaltër. Ngjyra e kaltër është rezultat i ujit e cila e mbulon 71% të sipërfaqes së saj dhe të gazrave në atmosferë. Nëse e shikojmë Tokën në ndonjë incizim satelitorë do të mund të vërejmë sipërfaqet e mëdha ujore, sipërfaqet tokësore të paraqitura si pyje, shkretëtira, male, do të vërejmë edhe disa nga ndërtimet që i ka ndërtuar njeriu. Ato e paraqesin mbështjellësit e jashtëm ose sferat e Tokës. Dallojmë atmosferë ose mbështjellës ajrorë, hidrosfera ose mbështjellësi ujorë, litosfera ose korja e Tokës dhe biosfera ose sfera në të cilën ka jetë. Ajrin që e marrim është pjesë e mbështjellësit ajrorë rreth Fig. 3.1 Planeti Tokë Tokës, e njohur me emrin atmosfera. Llogaritet se atmosfera është krijuar para rreth 4 milionë vitesh si rezultat i aktivitetit vullkanik. Atmosfera e parë ka qenë e ndryshme, por me paraqitjen e botës së gjallë ka ndryshuar. Këtë mbështjellës tokësorë nuk e shohim sepse ajri është i pangjyrë. Është e ndërtuar nga përzierja e gazrave. Më së shumti ka azot me rreth 78%, mandej oksigjen me rreth 21%, dyoksid i karbonit rreth 0.03% dhe gazra të tjera. Trashësia e atmosferës paraqet rreth 900 km dhe paraqet mbështjellës të hollë e Mbështcila ka funksion mbrojtës. Roli i atmosferës Korja e Tojellës kës nuk është vetëm që të na sigurojë oksigjenin për frymëmarrje. Ajo na mbron nga rrezet Bërthama e Bërthama e brendshme jashtme e dëmshme të diellit të cilat e pengojnë zhvillimin e gjithë botës së gjallë në planet. Po ashtu e mbron e dhe Tokën nga meteorët më të vegjël duke e iniciuar djegien e tyre para se të arrijnë në sipërfaqen. Gazi ozon që ekziston ndodhet në atmosferë me shtresë të hollë dhe e thith pjesën më të madhe të Atmosfera Hidrosfera rrezeve të dëmshme të diellit. Atmosfera është vend jetësorë për një numër të madh Fig. 3.2 Ndërtimi i Tokës të bimëve, shtazëve dhe mikroorganizmave. Çfarë forme ka Toka? Vallë e gjithë sipërfaqja e Tokës ka ndërtim të njëjtë? A mundesh të supozosh se si është brendia e Tokës? Çka është ajri?

Atmosfera është e ndërtuar prej disa shtresash: • troposfera, është shtresa më e ulët dhe më i dendur në të cilën ndodhin të gjitha ndryshimet kohore. Përmban një sasi të madhe të avullit të ujit. Vetitë më karakteristike të ajrit janë temperatura, shtypja dhe lagështia. Ajri i nxehtë ngrihet në lartësitë dhe zëvendësohet me atë të ftohtin. Si rezultat i kësaj lëvizjeje Fig. 3.3 Shtresat e atmosferës mundësohet ndryshimin klimatik. Në këtë shtresë paraqiten dukuritë meteorologjike dhe atmosferike si mjegull, shira, rrufeja etj.; • stratosfera, përmban ozon e cila na mbron nga rrezet e dëmshme ultravjollce. Теmperatura në shtresat më të ulëta të stratosferës është e përhershme. Ajri në këtë shtresë është shumë i holluar dhe i thatë. Trashësia e kësaj shtrese është rreth 50 km; • mezosfera, shtresë e cila ka rënie të madhe të temperaturës. Kjo shtresë është me trashësi prej rreth 85 km; • јоnosfera (termosfera), është shtresë e cila përmban thërrmija të elektrizuara. Trashësia e kësaj shtrese është 500 km; • еgzosfera, është shtresë e vakuumit ose hapësirë e paajër. Në egzosferë ka gazra të holluara. Ndodhet në lartësi prej rreth Tokë ndodhet uji në gjendje të lëngtë. Shumë pjesë e vogël e ujit është në gjendje të gaztë dhe të ngurtë. Pjesa më e madhe e ujit të lëngtë në Tokë është uji i detit, ato janë ujërat Fig. 3.4 Hidrosfera e oqeaneve dhe deteve, ndërsa pjesa më e vogël janë ujërat e ëmbël ose ujërat e burimeve, lumenjve, liqeve dhe të ngjashëm. Në planetin tonë të katër oqeanet e përbëjnë të a.sh.q detin Botërorë me rreth 96% të ujit të përgjithshëm, dhe ato janë: Oqeani i Qetë , Oqeani Atlantik, Oqeani Indian dhe Oqeani i Veriut të akullt. Prandaj uji i ëmbël nga liqet dhe uji i rrjedhshëm kanë rëndësi të madhe për jetën në planetin tonë. Uji i Fig. 3.5 Litosfera përgjithshëm i Tokës e ndërton hidrosferën. Egzosfera

Termosfera

Mezosfera

Stratosfera Troposfera

Lartësia mbidetare

Ajo përfshin 71 % nga sipërfaqja e përgjithshme e Tokës. Në hidrosferë ka jetë. Litosfera është mbështjellës i ngurtë gurorë i Tokës. Pjesa më e madhe e kësaj sfere ndodhet nën fundin e oqeaneve. Si dhe në sferat e mëparshme të përmendura, edhe në litosferë ka jetë. Atmosfera, hidrosfera dhe litosfera Litosfera Biosfera Hidrosfera ndërmjet veti janë të lidhura në biosferë. Ajo i përfshin pjesët nga të gjithë sferat Tokësore, Fig. 3.6 Biosfera gjegjësisht pjesë në të cilën ekziston jetë, e paraqesin biosferën. Brendia e Tokës është e ndarë në sfera, e ato janë: sipërfaqja e ngurtë dhe e hollë e quajtur korja Tokësore, mandej mbështjellësi Tokësorë dhe bërthama Tokësore. Korja tokësore në të cilën jetojmë është pjesa e vetme ku njeriu mund ta hulumtojë. Toka nuk ka formën e rrethit të rregullt. Ajo ka formën e sferës, pak e shtypur në polet për shkak të lëvizjes rreth boshtit të vetë, ndërsa pak e zgjeruar në ekuator. Duke u nisur nga sipërfaqja po deri në qendrën e Tokës ka rreth 6400 km. Është e përbërë nga shtresat e ndryshme të shkëmbinjve dhe metaleve. Коrja është e ndarë në kore kontinentale dhe kore oqeanike, e cila ndodhet nën fundin e oqeaneve, është e përbërë nga shkëmbinjtë lehtë të tretshëm me dendësi të vogël. Mbështjellësi Tokësorë është e përbërë nga shkëmbinjtë e shkrira dhe ka trashësi prej 2800 km. Ky mbështjellës është me dendësi më të madhe nga korja, është e pasur me hekur dhe magnezium. Në pjesën e sipërme të mbështjellësit, e cila është është afër kores, ndodhen vend pozita nga tërmetet dhe vullkanet. Bërthama e Tokës në pjesë më të madhe është e ndërtuar nga metalet nikel dhe hekur. Ajo është e nxehtë dhe ka dendësi të madhe. Atmosfera

Përshkruaje formën e Tokës? Numëroi sferat e Tokës? Çka është biosfera? Vizato atmosferën Tokësore dhe shënoi shtresat. Përpuno modele për prerjen e brendshme të Tokës (p.sh me topth të prerë dhe argjilë). Përpuno vizatime në letër pllakati për ndërtimin e brendshëm të Tokës. Shiko video prezantim për karakteristikat e bërthamës dhe mbështjellësit e Tokës.

Јurij Gagarini është kozmonauti i parë i cili me anije kozmike në vitin 1961. fluturoi nga Tokë dhe na tregoi se si duket „planeti i kaltër“ shikuar nga lartë. Globusi është model që tregon se si është forma e Tokës. Me arritjen në lartësitë zvogëlohet sasia e oksigjenit dhe temperatura. Prandaj është e domosdoshme që kozmonautët gjatë udhëtimeve në gjithësi të përdorin oksigjen nga aparatet speciale. Në disa planetë tjera ekziston ujë por në formë të akullit, por që jeta mund të zhvillohet vetëm nëse ekziston ujë në gjendje të lëngtë.

DUKURITË NATYRORE TË TOKËS Tërmetet

Cilat dukuri natyrore i

Tërmeti është dukuri natyrore e Tokës, e cila paraqitet njeh? Çka është e për shkak të zhvendosjes së pllakave tektonike ose përbashkët për tërmetet lëvizjes së kores së Tokës. Kjo është e përcjellë me lirimin e sasisë së madhe të energjisë e cila shkakton dridhje të dhe vullkanet? Prej nga paraqiten shirat? Tokës. Litosfera e Tokës paraqet mozaik pllakash të cilat lëvizin. Kufiri i pllakave të këtilla tektonike gjatësia nëpër të cilën paraqitet zhvendosja quhet sipërfaqja e fidanishtes. Përderisa pllakat kontinentale dhe pllakat oqeanike rrëshqasin dhe shtyhen njëra me tjetrën, ato shkaktojnë shtypje të madhe nën sipërfaqen e kores Tokësore.

kore oqeanike

Fig. 4.1 Zhvendosja e pllakave tektonike

Pllaka veri amerikane

Fig. 4.2 Rrëshqitja e pllakës kontinentale dhe tektonike

Ndonjëherë shtypja e shkaktuar lirohet gradualisht dhe shkakton dridhje më të vogla. Përderisa shtypja mbetet një kohë më të gjatë ai bëhet më i madh, kështu që energjia e akumuluar lirohet përnjëherë. Nëpër shkëmbinjtë fillojnë të zgjerohen valët rënëse dhe ajo sjell deri në tërmet. Burimi i valëve rënëse është quajtur fokus ose hipo qendër, vendi mbi fokusin quhet si epiqendër. Forca e tërmetit varet nga sasia e energjisë së liruar, thellësia e hipo qendrës, largësia nga epiqendra dhe përbërja e kores tokësore.

Fig. 4.3 Pllakat tektonike të Tokës

Tërmetet regjistrohen me mjet që quhet sizmograf, ndërsa dokumenti në të cilën verifikohen tërmetet quhet sizmogram. Forca e tërmetit matet me disa shkallë. Epiqendra Shkalla e Merkalievit ka 12 shkallë dhe i mat efektet e tërmeteve në sipërfaqen Hipoqendra e Tokës. Shkalla e Riterit e mat forcën e valëve rënëse dhe energjia që lirohet gjatë dridhjes. Kjo matëse ka 9 shkallë. Me Fig. 4.4 Elementet e tërmetit Shkallën Evropiane Mikroseizmatike (EMS) përcaktohet intensiteti i tërmetit në ato evropiane por edhe në shumicën e vendeve tjera. Në varshmëri nga forca e tërmetit, zona e sulmuar mund të jetë edhe plotësisht e shkatërruar. Tërmetet dëmin më të madh e shkaktojnë në epiqendrat, duke u larguar nga ato zvogëlohet edhe fuqia e shkatërrimit të tërmetit. Në zonën e epiqendrës shkatërrohen ndërtesat, shtëpitë dhe objektet tjera, këputen rrjetat elektrike, shpesh herë paraqiten edhe zjarre. Tërmete më të vogla paraqiten edhe në vendin tonë. Më 26 korrik të vitit 1963 në Shkup ka qenë i sulmuar nga tërmeti me 9 shkallë sipas shkallës së Merkalievit, ndërsa 6,1 sipas shkallës sizmike të Riterit Fig. 4.5 Seizmogram Tërmeti i Shkupit është ndjerë në hapësirë prej rreth 50.000 kilometra katrorë. Dridhja ka shkaktuar shkatërrim dhe dëmtim të një numri të madh të ndërtesave dhe objekte të tjera. Nën ndërtesave të shkatërruara me mijëra njerëz e kanë humbur jetën ose kanë qenë të lënduar.

Fig. 4.6 Shkupi pas tërmetit

Gjatë tërmeteve të forta kur epiqendra është e pozicionuar nën sipërfaqen e oqeanit, mund të shkaktojnë valë të mëdha. Ato janë të njohura si cunami. Lartësia e këtyre valëve arrin deri në 30 m ose më shumë . Kur valët arrijnë deri në bregun shkaktojnë dëme të mëdha.

Vullkane

kanali i vullkanit

Vullkani është hapje ose plasaritje e kores Fig. 4.7 Cunami Tokësore nga e cila del magma në formë të lumit nga lava e nxehtë. Kur ka еrupcion vullkanik eksploziv nga hapja e vullkanit rrjedhin gazra të nxehta dhe helmuese, hiri, kurë të nxehtë dhe sasi të madhe të lavës në disa kilometra. Lava vullkanike ftohet rreth hapjeve dhe shkaktohen format konusoide. Forma e vullkanit varet nga dendësia e magmës dhe forca me të cilën ajo shpërthen. Toka rreth vullkanit është shumë pjellore, falënderim të hirit që paraqitet. Erupsionet vullkanike eksplozive paraqiten atje ku pllakat e kores Tokësore ndahen njëra nga tjetra. Vullkanet ndahen sipas fuqisë dhe shpeshtësia e erupsioneve të tyre. Vullkanet që kanë erupsione të shpeshta janë quajtur si aktive, ato që kanë erupsione të rralla Сл. 4. 8 Вулкани quhen të fjetura, ndërsa ato që janë ndalur me eruptim janë quajtur vullkane të shuara. Tek vullkanet e gjalla dallohen: shtretër të masës së nxehtë, kanali vullkanik sipas së cilës lëviz magma e nxehtë, hapja e vullkanit ose Gryka krateri dhe kupa vullkanike e cila shkaktohet Pjesa e vullkanit rreth vullkanit nga lava e precipituar. Llava Shumica e vullkaneve ndodhen përgjatë gjatësisë së kufijve të pllakave tektonike, Vendqëndrimi sepse atje korja është më e dobët. Vullkanet shpesh herë paraqiten rreth rretheve malore tokësore, por paraqiten edhe në fundin detar Сл. 4. 9 Структура вулкана dhe shpërthejnë në sipërfaqen e ujit.

Gejzerët janë burime nëntokësore të cilat lëshojnë ujë të nxehtë. Ndodhen në zonat vullkanike të cilat afër nën sipërfaqen e Tokës ka shkëmbinj të nxehtë. Uji nxehet nga ato shkëmbinj, avulli jep shtypje për së larti e mandej nëpër ndonjë plasaritje del në ajër. Lartësia e fluksit të rrjedhjes mund të jetë prej disa centimetra e deri në disa metra.

Stuhitë Stuhi është shkatërrim në atmosferë. Stuhitë i shkaktojnë retë e mëdha të quajtura kumulonimbuse. Në brendinë e reve ka kristale të akullta, breshri dhe pika uji të cilat fërkohen njëra Fig. 4. 10 Geysers me tjetrën dhe shkaktojnë elektricitet. Kur kjo sasi e elektricitetit do të jetë më e madhe, vjen deri te zbrazja, kjo njihet si vetëtima të cilën e vërejmë. Vetëtima mund të formohet ndërmjet resë dhe truallit ,ndërmjet dy reve ose në një re të njëjtë. Zërin që e dëgjojmë kur ka stuhi quhet rrufe. Ajo krijohet për shkak të zgjerimit të shpejtë të ajrit të nxehtë, ndërsa nëpër të kalon vetëtima.

Erozioni

Fig. 4.11 Stuhia

Erozioni është proces i shkatërrimit të shtresës sipërfaqësore të tokës dhe bartja e materialit në vend tjetër. Shkatërrimi i shkëmbinjve mund të jetë: • imtësim fizik i masave shkëmbore deri në rërë të

imët ose pluhur; • zbërthim kimik i shkëmbinjve nën ndikimin e ujit dhe disa reagensë kimike; • shkatërrim dhe zbërthim organik i shkëmbinjve. Nën termin erozion të tokës nënkuptohet proces i tërheqjes dhe bartjes së tokës pjellore të tundur me shira dhe erë. Erozioni varet nga faktorët natyrorë por edhe nga faktori njeri, për shkak të shkatërrimit të vegjetacionit natyrorë. Pasojat e erozionit janë : vërshimet, precipitimi i sasive të mëdha të bartësve, veçanërisht në akumulimet ujore, shkatërrimi i objekteve etj. Nga erozioni mbrohemi duke marrë më shumë masa dhe aktivitete siç janë: ndërtimi i tarracave dhe mureve, përpunim të tokës konturore, pyllëzimi Fig. 4.12 Erozioni i tokës etj. Pas një kohe erozioni e ndryshon reliefin e Tokës.

Batica dhe zbatica Batica dhe zbatica janë dukuri e rritjes dhe uljes reciproke të nivelit detar, me ndikimin e forcave të gravitacionit të Hënës dhe Diellit. Uji në dete rritet dhe lëshohet 2 herë gjatë ditës, gjegjësisht në çdo 6 orë. Маsa e Diellit është shumë më e madhe nga masa e Hënës, por Hëna është aq afër Tokës kështu që forca e saj tërheqëse është 2,5 herë më e madhe në Fig. 4.13 Batica krahasim me masën ujore të Tokës nga Dielli. Prandaj sipërfaqet ujore që janë të kthyera kah Hëna u rritet niveli dhe paraqitet batica. Në anën e kundërt të Tokës masa ujor mbetet mbrapa dhe atje paraqitet batica e pavërejtur. Ndërmjet këtyre dy baticave toka lëshohet dhe paraqitet zbatica. Zonat e batica dhe zbatica për botën e gjallë në det ka përparësi dhe mangësi. Me largimin e ujit nga bregu, shtazët në mënyrë direkte janë të koncentruar në Diell dhe në temperaturë më të lartë. Gjatë kohës së zbatica koncentrimi i kripës bëhet më i madh. Përparësitë përbëhen në atë se batica sjell ujë Fig. 4.14 Zbatica të freskët me sasi të reja të ushqimit, ndërsa zbatica i mënjanon substancat mbeturinore.

Shirat Shirat paraqesin forma të avullit ujor të kondensuar të cilat bien në sipërfaqen e Tokës, në gjendje agregate të lëngtë ose të ngurtë. Shira më të shpeshta janë shiu, bora, gradë etj. Shirat krijohen në atmosferë kur tretja e gaztë kondenson në retë. Pikat e kondenzuara lidhen në mes veti dhe bien në Tokë në formë të shiut. Sasia e shiut matet me mjet të posaçëm për matjen e shiut.

Fig. 4.15 Shi

Reja paraqet sasi të pikave të kondenzuara ose kristaleve të ngrira në atmosferë. Dallojmë më shumë lloje të reve, siç janë: • Stratusi është re e ulët e pa formë në majat e maleve, ku prej tyre bie shiu ose bora e imët; • Кumulonimbus është re e ulët por i madh dhe gjatë kohës së vranët prej tij shpesh bie gradi; • Кumulus është re e bardhë, e cila paraqitet gjatë kohës së mirë; • Cirusi është re e lartë, në formë të gërshetës, dhe Fig. 4.16 Re paraqitet në kohë të mirë. Në temperaturë më të ulët se 0*C, avlli i ujit kondenson në kristale të borës. Breshri paraqitet kur rreth pikave të ngrira të shiut akumulohet ujë dhe ajo ngrin. Vesa paraqitet kur netët janë të kthjellëta gjatë verës. Veçanërisht paraqitet në vende me lagështi më të madhe. Brymë vërehet gjatë dimrit kur koha është e mirë. Fig. 4. 17 Borë

Si ndodhin tërmetet? Çka është epiqendër? Cili është dallimi në mes vullkaneve të fjetura dhe të shuara? Cilat pjesë vërehen tek vullkanet e gjalla? Shpjego formimin e stuhive. Si mund të ndalohet erozioni i tokës? Sa herë gjatë një ditë e natë paraqitet batica? Cilat janë përparësitë të baticës e cilat të zbatica? Shpjegoi llojet e shirave që bien në Tokë.

Меteorologjia është shkencë e cila e studion kohën. Disa minuta para valës së parë të cunamit të arrijë deri tek bregu, për sa metra deti tërhiqet për sa metra. Kur stuhia është larg, së pari vërehet vetëtima e mandej dëgjohet rrufeja. Pasi të vëresh vetëtimë numëroi sekondat derisa ta dëgjosh zërin. Atë numër ndaje me 3 dhe do të njoftohesh se sa kilometra je i larguar nga stuhia.

Lexo tekste për dukuritë natyrore dhe pasojat e ndryshimeve të brendshme dhe të jashtme të Tokës. Përpuno model dinamik të vullkanit. Shiko video prezantim të erupsionit vullkanik. Përpuno fotoalbum për dukuritë natyrore të Tokës.

KRIJIMI I SHKEMBINJVE DHE LLOJET E SHKËMBINJVE Korja e Tokës është e ndërtuar nga shtresat të shkëmÇka janë binjve të ndryshëm. Ato e formojnë reliefin e Tokës, malet, shkëmbinjtë? fushat, kodrat, fundin e detit. Janë formuar gjatë në peri- Ku ke vërejtur shkëmbinj? udhë prej milionë vitesh. Shkëmbinjtë mund të jenë të Vallë të gjitha shkëmbinjtë përbëra prej një ose më shumë minerale. Dallohen në mes kanë ngjyrë dhe formë të veti për nga ajo se si janë krijuar, sipas përbërjes kimike, njëjtë? ngjyrës, fortësisë, madhësisë etj. Sipas mënyrës së formimit ndahen në: magmatike, sedimentuese dhe të ndryshme (metamorfe). Shkëmbinjtë më të vjetra dhe më të shpërndarë të Tokës janë shkëmbinjtë Fig. 5.1 Shkëmbinj në Matkë magmatikë. Ato krijohen pas erupsioneve vullkanike. Маgma del në sipërfaqen ftohet dhe kalon në shkëmb të ngurtë. Shkëmbinjtë magmatikë mund të formohen edhe në brendinë e Tokës, nëse vullkani nuk ka forcë që ta hedh magmën në sipërfaqe. Në Fig. 5.2 Shkëmbinj magmatikë zonat ku ka vullkane të gjalla, shkëmbinjtë magmatik ndodhin edhe sot. Para rreth katër miliardë vitesh, nga këto shkëmbinj ka qenë e formuar korja e ngurtë e Tokës. Shkëmbinjtë më të njohur magmatikë janë: bazalti, graniti etj. Bazalti më së shumti ndodhet në sipërfaqen e Tokës, ndërsa Shkëmbi magmatik i formuar nga graniti në kontinentet. Shkëmbinjtë lava e vullkanit magmatik janë shkëmbinj të ngurtë dhe për këtë shkak gjejnë përdorim në ndërtimtari. Shkëmbinjtë sedimentues krijohen me precipitimin e materialit të imët të rërës, argjilit, gëlqeres, mbeturinat nga shtazët të ngordhur (nafta), mbeturina Magma nga bimët (karboni) etj. Ato precipitohen në fundin e liqeve ose deteve, e mandej precipitojnë në brendinë e tokës dhe atje Fig. 5.3 Formimi i shkëmbit magmatik ngurtësohen.

Material i imët

im res t h S

Sediment Erozion, bartje Formimi i shkëmbinjve sedimentues nga materiali i grumbulluar i copëtuar

Shkëmbi sedimentues Fig. 5.4 Formimi i shkëmbinjve sedimentues (shtresorë)

Nga këto shkëmbinj janë të formuar numri më i madh i tokës në të cilën lëvizim. Sipas mënyrës së precipitimi dhe llojit të materialit që precipiton, ekzistojnë tre lloje të shkëmbinjve sedimentues : mekanike, kimike dhe organogjene. Shkëmbinjtë sedimentues mekanik formohen me precipitimin e materialit të imët në ujërat ose në tokë. Materiali i precipituar gjatë kohës verbohet, çimentohet dhe shndërrohet në shkëmb të fortë. Shkëmbinjtë sedimentues Fig. 5.5 Shkëmbinjtë sedimentues mekanik janë argjiri, rëra, çakall. Në këto shkëmbinj ndodhen mbeturina fosile-të ngurtësuara nga kërmijtë, peshqit, shpendët dhe shtazë të tjera. Shkëmbinjtë sedimentues kimik formohet me precipitimin e materialit që krijohet nëpërmjet të tretjeve kimike. Kështu janë formuar: sol, gipsi, bigori etj Shkëmbinjtë sedimentuese organogjene janë formuar me precipitimin e mbeturinave nga organizmat bimore dhe shtazore. Në këtë mënyrë janë formuar shkëmbinjtë gëlqerorë, koralet etj. Në grup të posaçëm të shkëmbinjve sedimentues organogjene marrin pjesë karboni dhe nafta. Karboni është formuar nga drunjtë gjigant që kanë ekzistuar para shumë milionë vitesh, ndërsa nafta është formuar me zbërthimin e organizmave në detet e dikurshme. Karboni dhe nafta kanë veti të digjen dhe të lirojnë temperaturë të lartë.

Shkëmbinjtë e ndryshuar (metamorfe) formohen nga sedimentet dhe nga shkëmbinjtë magmatik në brendinë e kores së Tokës nën ndikimin e shtypjes së lartë dhe temperaturave të larta. Për shkak të ndikimit të këtyre faktorëve ato e ndryshojnë pamjen fillestare dhe përbërjen kimike. Меrmeri është shkëmb i ndryshuar e cila është krijuar me ndryshimin e shkëmbinjve gëlqerorë. Në shkëmFig. 5.6 Shkëmbinjtë e ndryshuar binjtë e ndryshuar marrin pjesë: mermeri, kristale etj. Llojet e ndryshme të shkëmbinjve janë të përbëra nga minerale të ndryshme. Minerali është i përbërë nga kristalet të cilat lidhen në mes veti dhe formojnë strukturë të rregullt.

Si ndahen shkëmbinjtë sipas mënyrës së krijimit? Si krijohen shkëmbinjtë magmatik? Sa lloje të shkëmbinjtë sedimentues ekzistojnë? Ku gjejnë përdorim karboni dhe nafta? Numëro shkëmbinj të ndryshuar. Ku gjejnë përdorim këto shkëmbinj: argjili, gipsi, gëlqerori, graniti dhe mermeri?

Vëzhgo lloje të ndryshme të shkëmbinjve. Me arsimtarin vizitoni minierë për mermer ose ndonjë gur stolie dhe njoftohuni me përdorimin e tyre . Nëse në afërsinë e vendit tuaj ka gurore vizitojeni, njoftohuni me shkëmbinjtë që përdoren dhe për aplikimin e tyre.

Njeriu i përdor mineralet e shkëmbinjve, si për shembull metalet ar, argjend, bakër, aluminium etj. Mineralet krijohet edhe nga uji, gjatë avullimit të tij. Të këtillë materiet mineralore që janë të tretura në ujë dhe të cilat, nëpër plasaritjet e shkëmbinjve arrijnë deri në shpella nëntokësore. Uji avullohet dhe mbeten shtresa gëlqerore . Me shtresimin e këtyre materialeve gëlqerore krijohen shpella të stolisura siç janë stalaktitet dhe stalagmitet. Fig. 5.7 Stalaktitet dhe stalagmitet

KRIJIMI I TOKËS DHE LLOJET E TOKËS Toka paraqet shtresë sipërfaqësore të kores Tokësore. Ç’është e përbërë nga thërrmijat mineralore, materie organike, ujë, ajër dhe organizma të gjalla. Krijimi i tokës është proces i ngadalshëm, prej disa qindra deri në disa mija vite. Prej këtu rrjedh edhe rëndësia e saj e madhe. Faktorët të cilat ndikojnë në formimin e tokës janë: reliefi, klima, vjetërsia dhe përbërja e shkëmbinjve, si edhe organizmat bimore që jetojnë në atë zonë. Për shkak të formimit në një kohë të gjatë, tokët gjatë formimit ndryshojnë, ndërsa njeriu ka ndikim të vetë në formimin e tyre. Në Republikën e Maqedonisë ka rreth 30 lloje të tokave. Toka ka numër të madh funksionesh : • furnizon ushqim për organizmat e gjalla; • vend për aktivitetin njerëzor; • mundëson pasuri gjeologjike dhe arkeologjike; • vend jetesë për disa organizma të gjalla; • formon, i pastron dhe i shndërron shumë materie, si uji, disa materie të ushqyeshme dhe karbon; Profili tokësorë është horizonti tokësorë i përgjithshëm në të cilën klasifikohet toka gjatë procesit të formimit. Në tokë dallojmë disa shtresa: • shtresë të pasur me materie organike, quhet humus dhe shënohet me О; • shtresë të pasur me rrënjë dhe organizma të gjalla, shënohet me А; • shtresë në të cilën nuk ka shumë organizma të gjalla, por ka rrënjë të bimëve dhe shënohet me В; • shtresë pa organizma të gjalla dhe me thërrmija të mëdha shënohet me С. Toka përbëhet nga materiet organi dhe dhe inorganike nga të cilat më i rëndësishëm është humusi. Ai e rregullon gjendjen e strukturës së tokës, ndalon erozionin, mundëson lëshimin e ujit dhe ajrit. Pranon, përçon dhe i akumulon elementet kimike të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e bimëve. Në natyrë është krijuar dhe spontanisht krijohet, me zbërthimin dhe precipitimin e materialit organik në sipërfaqen.

Si quhet shtresa sipërfaqësore e litosferës? Për se përdoret toka? Sa lloje të tekëve i njeh?

Сл. 6. 1 Тлo

Fig. 6.2 Profili tokësorë

Теkstura јështë përbërje e rërës, pluhurit dhe argjilit në tokë. Me ndryshimin e teksturës fitohen kushte të përshtatshme për mirëmbajtjen e bimëve. Tokët janë të grupuara sipas madhësisë së thërrmijave mineralore. Të tre grupet kryesore të tokës në bazë të teksturës janë: rërore, glinore dhe argjilore. Tok a rërore është e vrazhdët, përmban thërrmija të cilat mund të shihen me sy. Thërrmijat kryesisht nuk ngjiten, kur kanë lagështi. Toka rërore nuk përmban shumë materie ushqyese. Glina përmban thërrmija më të vogla nga thërrmijat e tokës rërore. Kjo tokë ka pamje të pluhurit. Thërrmijat e glinës ngjiten, përderisa do të kenë lagështi. Glina nuk e përmban formën pasi të thahet. Toka argjilore përmban thërrmija edhe më të Fig. 6.3 Shtresat e tokës vogla. Thërrmijat e tokës argjilore ngjiten pasi të kenë lagështi dh më së shpeshti e mban formën pas tharjes. Toka argjilore është e lëmuar kur është e thatë, ndërsa ngjitëse kur është me lagështi. Tokët që përmbajnë më shumë argjilë janë të quajtura si toka të rënda. Argjila mund të përmbajë shumë materie ushqyese, por nëpër të vështirë depërton ajri dhe uji. Përbërja e tokës ka rol të rëndësishëm për funksionet e saja. Çdo shkatërrim i kësaj përbërjeje shkakton probleme të caktuara me funksionin e saj. Çdo ditë toka dëmtohet me erozion, zvogëlimin e materieve organike, ndotje, zvogëlimin e botës së gjallë, vërshime, koha jo e mirë, dëmtim mekanik, plehra artificiale etj. Ndërmjet të gjithë këtyre faktorëve njeriu me aktivitetet e tij më së paku ndikon në shkatërrimin e shtresës tokësore. Ndotësi i tokës mund të jetë i pranuar nga rrënja e bimës dhe kjo ndikon në rritjen jo të rregullt të saj. Bima mund të jetë e ngrënë nga shtazët shtëpiake, e mandej nëpërmjet të Si formohet toka? mishit, qumështit ose vezëve, njeriu e përçon Numëroi funksionet e tokës? Përshkruaji shtresat e tokës. ndotësin në trupin e tij. Numëroi llojet e tokës. Shpjego rëndësinë e tokës.

Përpuno model të shtresave tokësore. Bisedoni për karakteristikat e tokës për të cilat Resnja është e njohur me mollë, Koçani me oriz, Prilepi me duhan, Strumica me kulturat kopshtare. Njoftohuni me mjetet e përpunimit të tokës.

Që të formohet tokë prej 2.5 centimetra janë të nevojshme ndërmjet 1 dhe 25 shekuj. Çka është llogaritur se çdo vjet nga erozioni humbin rreth 75 000 milionë tona tokë. Një centimetër kub të tokës mund të jetë vend jetesë e më shumë se 1.000.000 baktereve. Pothuajse çdo gjë që është e nevojshme për njeriun e fiton nga toka: ushqimi, veshmbathja, letra, druri, barërat ...

VEÇORITË E BOTËS SË GJALLË Organizmat e gjalla dallohen me ndërtim qelizorë Qeliza Organizmi njëqelizorë dhe shumëqelizorë Ushqimi dhe të ushqyerit Bimët krijojnë ushqim Shtazët janë harxhues Zinxhiri të ushqerit Frymëmarrja – veti themelore biologjike Mënjanimi-lirimi nga materiet e dëmshme Nxënës me përvetësimin e këtyre faqeve do të mundesh: • • • • • • • • • • • • • • •

ta zbulosh shumëllojshmërinë dhe gjenezën e organizmave të gjalla; ti kuptosh dallimet e organizmave të gjalla; ta kuptosh ndërtimin qelizorë të organizmave (njëqelizorë dhe shumëqelizorë); ti emërtosh format, pjesët përbërëse të qelizës dhe funksionet e tyre (bimore dhe shtazore) me ndihmën e grafikës; ti vëresh dhe ti shprehësh ngjashmëritë dhe dallimet në ndërtimin ndërmjet qelizës shtazore dhe bimore; ta zbulosh kuptimin e të ushqyerit në raport të të gjithë shtazëve tjera, vetive dhe proceseve; të kuptosh se bimët e prodhojnë ushqimin në pjesët e gjelbra nga materiet e tokës, ajrit dhe dritës Diellore; ta kuptosh se shtazët janë harxhues të ushqimit; ta shpjegosh lidhshmërinë e bimëve dhe shtazëve nëpërmjet të të ushqyerit (zinxhiri i të ushqyerit); ta kuptosh frymëmarrjen si këmbim të gazrave ndërmjet organizmit dhe mjedisit jetësorë; ta kesh të qartë se bimët marrin frymë me ndihmën e gjithë organeve; të kesh dijeni se shtazët marrin frymë me ndihmën e organeve për frymëmarrje të cilat janë të ndryshme në varshmëri nga mjedisi jetësorë; ta kesh të qartë se organizmi lirohet nga materiet e panevojshme dhe të dëmshme; ta lidhësh lëvizjen te shtazët me të ushqyerit; ta kuptosh se mënyrat për lëvizje varen nga mjedisi jetësorë;

Termet me të cilat do të njihesh: Ndërtim qelizorë Qeliza Mbështjellësi qelizorë Citoplazma Bërthama Organizmat njëqelizorë Mikroorganizmat

Organizmat shumëqelizorë Ushqimi Të ushqyerit Prodhuesit Harxhuesit Barngrënës Mishngrënës

Gjithë anshëm Zinxhiri i të ushqyerit Frymëmarrja Këmbimi i gazrave Organet e frymëmarrjes Mënjanimi Lëvizje

Lëvizje e organizmave të gjalla; Ndjeshmëria e nxitjes; Organet për pranimin e nxitjeve; Cikli jetësorë te bimët; Shumimi jo gjinorë te bimët; Shumimi gjinorë dhe jo gjinorë te shtazët; Cikli jetësorë tek shtazët; Fazat zhvilluese të njeriut •

• • • • • • • • • •

ti krahasosh mënyrat dhe organet për lëvizje tek përfaqësuesit të njohur nga mjediset jetësore dhe të ushqyerit e tyre; ti kuptosh se bimët në mënyrë të kufizuar lëvizin; ta kuptosh ndjeshmërinë tek shtazët si lidhje e organizmit me mjedisin; ta kuptosh rëndësinë dhe t’i përdorësh termet lidhur me ndjeshmërinë; ti përshkruash paraqitjet e tua për lidhet ndërmjet dritës, ushqimit, mënyrës së lëvizjes dhe mbrojtjes nga rreziqet; ti shpjegosh lidhjet (ndjeshmërinë) e një shtaze dhe mjedisit; ta kuptosh rritjen, shumimin ,vdekjen si faza të ciklit jetësorë të çdo organizmi të gjallë; ta kuptosh rritjen dhe shumimin jo gjinorë te bimët; ta kuptosh shumimin tek organizmat si mënyrë për mbijetesë; ti njohësh fazat zhvilluese gjatë rritjes së njeriu; ta pranosh vjetërsinë dhe vdekjen si fazë natyrale në ciklin jetësorë të çdo individi.

Organet e lëvizjes Ndjeshmëria Ngacmimi Organet për pranimin e nxitjeve Mbrojtja nga nxitjet të forta Rritja Zhvillimi

Shumimi jo gjinorë Shumimi gjinorë Shumimi Plakj Vdekja

ORGANIZMAT E GJALLA DALLOHEN ME NDËRTIM QELIZOR? Çdo organizëm i gjallë është i ndërtuar nga pjesët më të vogla. Këto pjesë të vogla kanë funksione të ndryshme, por Si janë të të gjithë punojnë bashkë që të mund t’ju mundësojnë organdërtuar bimët dhe nizmit të jetojë dhe të mbijetojë në mjedisin e tij. Pjesët më shtazët? Vallë të gjitha të vogla janë të ndërtuar nga pjesët tjera më të vogla, të cilat pjesë ndërtuese të po edhe ato janë të ndërtuar nga pjesët edhe më të vogla, bimëve dhe shtazëve dhe kështu deri sa të vijë në pjesën më të vogël – qeliza. Qelimundemi ti shohim? Për za është njësia themelore ndërtuese e të gjithë organizmave të gjalla. çka janë të ngjashëm Të gjitha organizmat e gjalla të Tokës janë të ndarë në bimët dhe shtazët? Për pesë mbretëri edhe atë: mbretëri e baktereve, mbretëri e paçfarë dallohen bimët dhe ra-shtazëve dhe algave, mbretëri e këpurdhave, mbretëri e bimëve dhe mbretëri e shtazëve. Për çdo organizëm të gjallë shtazët? veti të përbashkëta Verzat janë ndërtimi i tyre qelizorë dhe proUji ceset jetësore të cilat zhvillohen në të. procese jetësore të përbashkëta tek të gjithë organizmat e gjalla janë: frymëmarrja, të ushqyerit, rritja, lëvizja ndjeshmëria, mënjanimi Fig. 7.2 Verzat te peshku Fig. 7.1 Organizmat e gjalla dhe shumimi. Të gjithë organizmat e gjalla marrin frymë. Pranojnë oksigjen nga mjedisi i jashtëm dhe me ndihmën e saj ushqimin e shndërrojnë në energji. Shtazët që jetojnë në mjedis ujorë marrin frymë Hapësira e hundës nëpërmjet të verzave. Në këtë mënyrë marrin frymë peshqit, bretkosat ujore. Laringu Mushkëritë Shtazët që jetojnë në tokë ose në mjedis Goja e bardha ajror mund të marrin frymë me sistem të gypave (trakesë) ose me mushkëri të bardha. Me sistem të gypave marrin frymë edhe insektet. Mushkëri të bardha ka tek njeriu, shpendët, qentë, majmunët, gjarpërinjtë, zvarranikët etj. Disa shtazë si për shembull Fig. 7.3 Organet e frymëmarrjes tek njeriu krimbat, oksigjenin e marrin nëpërmjet të lëkurës.

Bimët marrin frymë me ndihmën e hapjeve, të ashtuquajtura stome, të cilat ndodhen më së shumti në gjethe.

Fig. 7.4 Të ushqyerit e shtazëve

Organizmat e gjalla ushqehen në mënyra të ndryshme. Trupi i shtazëve nuk mund të formon ushqim, dhe prandaj ato e shfrytëzojnë ushqimin e gatshëm nga bimët ose ushqehen me shtazë të tjera. Çdo ditë marrin ushqim që të mundet trupi të formon energji për kryerjen e proceseve jetësore, qelizat që të rriten dhe të riparohen. Për dallim nga shtazët, bimët kanë aftësi vetë të krijojnë ushqim. Ky proces zhvillohet në pjesët e gjelbra të bimës. Organizmat rriten, kjo domethënë se e zmadhojnë madhësinë e tyre. Shtazët bëhen më rënda dhe më të larta. Të vegjlit e shtazëve rriten dhe e arrijnë madhësinë e prindërve të tyre. Bimët e zmadhojnë lartësinë e tyre, masën dhe rindërtohen. Tek shtazët dallohen mënyra të ndryshme të lëvizjes. Disa të shkojnë, disa të nxitojnë, të tjerat lëvizin me kërcim, Fig. 7.5 Bima rritet zvarritje, fluturim etj . Shtazët lëvizin në të gjithat mjedise jetësore, në truall, në ujë dhe tokë. Shkaku themelorë për lëvizjen është kërkimi i ushqimit, por lëvizin edhe për të gjetur vend jetesë, ti mbrojnë të rinjtë, të gjejnë partner etj. Për dallim nga shtazët të cilat lëvizin në mënyrë aktive, gjegjësisht e ndryshojnë vend jetesën bimët nuk e ndryshojnë vend jetesën por lëvizin në pjesë të caktuara të trupit të tyre. Lëvizja e tyre është e kahëzuar Uji Uji kah Dielli. Pjesa e bimës që është në tokë, rrënjë, lëviz kah burimi i ujit dhe kah qendra e Tokës. Fig. 7.6 Lëvizja e bimëve

Bimët dhe shtazët janë të ndjeshëm në sinjalet nga mjedisi i jashtëm. Kjo domethënë se janë të ndjeshëm në ndryshimet në mjedisin e tyre dhe reagojnë në këto ndryshime. Disa shtazë siç është lepuri janë shumë të frikshëm dhe reagojnë edhe në ndryshmet më të vogla. Shtazët të cilat jetojnë në det reagojnë në sinjalet të cilat i bartin valët detare. Bimët, po Fig. 7.7 Mimoza ashtu reagojnë në sinjalet nga mjedisi por në mënyrë të ndryshme nga shtazët. Kthehen kah Dielli, kah uji, janë të ndjeshme me prekje, dëmtim mekanik dhe ngjashëm. Që të munden normalisht të jetojnë organizmat çdo ditë i mënjanojnë materiet e panevojshme dhe të tepërta nga trupi i tyre. Shtazët në mjedisin e jashtëm lëshojnë materie të lëngtë, të ngurta dhe të gazta. Ato kanë organe të veçanta për mënjanimin e këtyre materieve. Për dallim nga këto bimë nuk kanë organe të veçanta, dhe më së shpeshti këtë e bëjnë nëpërmjet të gjetheve dhe luleve.

Fig. 7.8 Mënyrat e lëvizjes së shtazëve

Shumimi është veti e përbashkët për të gjitha organizmat e gjalla. Që të mundet të zhvillohet ky proces organizmat duhet të jenë mjaftë të pjekur . Bimët shumohen me fara ose me pjesë të këputura nga vetë bima.

Shtazët shumohen në më shumë mënyra. Thjeshtë të ndërtuarat vetëm nga qeliza, shumohen me ndarjen e vetë qelizës. Shtazët me ndërtim më të Fig. 7.9 Shumimi tek bimët ndërlikuar shumohen me lindje të të vegjëlve, me dhënien e vezëve ose me këputjen e pjesëve nga trupi i tyre. Në procesin e shumimit të organizmave e përbashkët është formimi i njësive të reja dhe mbijetesa e llojit të tyre.

Bëni përmbledhje nga materiali i konservuar nga shembujt të mbledhur të bimëve dhe shtazëve. Përgatitni album me grafik për format e ndryshme të organizmave të gjalla dhe proceset jetësore. Vëzhgoni vetitë të ndryshme të shtazëve (lëvizje të peshqve në akuarium, të ushqyerit e shpendëve, ndjeshmëria e mimozës etj).

Fig. 7.10 Shumimi tek shtazët

Shqyrto këto fotografia të shtazëve të caktuara. Vallë a janë të gjallë organizmat? Si e vëren këtë? Cilat anë vetitë e përbashkëta për bimët dhe shtazët? Në tabelë shënoi dallimet dhe ngjashmëritë te bimët dhe shtazët në raport të të ushqyerit, lëvizjes dhe shumimit?

Për një organizëm të llogaritet se është i gjallë, duhet ti ketë këto karakteristika: • organizmat e gjalla janë të ndërtuar nga qelizat; • organizmat e gjalla fitojnë dhe e shfrytëzojnë energjinë; • organizmat e gjalla rriten dhe zhvillohen; • organizmat e gjalla shumohen; • organizmat e gjalla i përgjigjen sinjaleve nga mjedisi i tyre jetësorë; • organizmat e gjalla adaptohen në mjedisin e tyre jetësorë. Kristalet e sheqerit rriten në fundin e shurupit, por ato nuk janë organizma të gjalla sepse e plotësojnë njërin kusht për organizëm të gjallë. Me arsimtarin bisedoni për ndonjë objekt që tregon disa nga karakteristikat e organizmave të gjalla a nuk është i gjallë.

QELIZA

Cilat janë njësitë më të vogla ndërtuese të organizmave të gjalla? Vallë a mundemi ti numërojmë njësitë më të vogla ndërtuese tek njeriu?

Fig. 8.1 Qelizat

Sipas formës qelizat janë: topthore, drejtkëndore, të degëzuara, të spiralizuara ose me formë të parregullt. U njoftuam me qelizën, njësinë themelore ndërtuese dhe funksionale nga të cilat janë të ndërtuara të gjitha organizmat e gjalla. Shkencëtari anglez Robert Huk, i pari e ka zbuluar duke e vëzhguar një copë tape. Qelizat i ka parë dhe i ka përshkruar si kuti të mëdha, të radhitura njëra pas tjetrës. Sot me modernizimin e mikroskopit është depërtuar më thellë në strukturën e qelizave. Qelizat ndërmjet veti dallohen për nga ndërtimi, forma ose pamja dhe madhësia. Numri më i madh i qelizave sipas madhësisë janë mikroskopike, gj.gj mund të shihen vetëm me mikroskop. Por, ekzistojnë edhe qeliza të cilat janë të dukshme me sy. Të këtilla janë qelizat e limonit, portokallit, shegës, qepës dhe disa të tjera. Madhësia e qelizave mund të jetë njëmijë herë më e vogël prej një centimetri ose të arrijë Fig. 8.2 Qelizat e dukshme gjatësi deri në një metër. nën mikroskop

Qelizat që i ndërtojnë bimët janë të quajtura qeliza bimore, ndërsa qelizat të cilat marrin pjesë në ndërtimin e shtazëve janë qeliza Fig. 8.3 Pemë citruse Fig. 8.4 Pambuku shtazore. Pjesët themelore ndërtuese të çdo qelize janë: bërthama, citoplazma dhe membrana qelizore. Si edhe çdo organizëm i gjallë edhe qeliza mund të funksionojë vetë. Në të zhvillohen të gjitha proceset jetësore.

Qeliza shtazore Brendia e çdo qelize është e mbrojtur me mbështjellës qelizorë. Ajo paraqet membranë të hollë e cila e kontrollon se çka hyn dhe çka del nga qeliza. Në qelizë hynë vetëm materiet e nevojshme, ndërsa jashtë saj dalin materiet e tepërta dhe të panevojshme. Citoplazma është materie gjysmë e lëngtë e cila e plotëson brendinë e qelizës. Ajo përmban një Fig. 8.5 Qelizat me forma të ndryshme numër të madh të materieve të cilat i ndihmojnë qelizës. Në citoplazmë janë të vendosura të gjitha pjesët qelizore. Bërthama paraqet „qendër të kontrolluar „ të qelizës. Ka dy funksione themelore: i kontrollon të gjitha proceset jetësore në qelizë dhe në të është e vendosur materiali trashëgues i cili bartet prej një qelize në tjetrën. Me pjesët tjera të qelizës shtazore do të njoftohesh në lëndën e biologjisë.

Kokrra amidoni

Bërthama

Bërthama Muri qelizor Membrana qelizore Kloroplaste Citoplazma Qeliza bimore

Fig .8.6 Pjesët e qelizës

Qeliza shtazore

Fig. 8.7 Bërthama qelizore

Qeliza bimore Përveç pjesëve themelore, në qelizën bimore ndodhen edhe muri qelizorë, kloroplasti dhe kokërrza të amidonit. Muri qelizorë është mbështjellës plotësues i qelizës bimore. E përmban formën e qelizës, merr pjesë në këmbimin e materieve ndërmjet qelizës dhe mjedisit të jashtëm dhe shërben si mbështjellës mbrojtës. Kloroplastet janë pjesë të gjelbra në qelizën bimore, përmbajnë pigment të gjelbra e cila merr pjesë në procesin e formimit të ushqimit tek bimët. Ushqimi i formuar në kloroplaste, akumulohet në qelizën në formë të ushqimit rezervë në kokrrat e amidonit.

Ushtrim: Vërejtja mikroskopie e qelizave Mjete dhe materiale: mikroskop, qelq lëndore dhe sipërfaqësore, pincetë, qepë, pikues me ujë, fletore dhe laps. Qërojeni qepën dhe me pincetë nxjerri] copë nga mbështjellësi i brendshëm. Copën vendoseni në qelqin lëndorë, pikoni 2-3 pika ujë dhe mbulojeni me qelqin sipërfaqësorë. Preparatin vëzhgojeni në mikroskop. Çka vëreni? Vizatoni në fletoret tuaja dhe shënoni pjesët e qelizës.

Si janë të ndarë qelizat? Cilat pjesë i ka vetëm qeliza bimore? Si mund të jenë qelizat sipas formës? Vakuola

Duke e përdorur fotografinë plotësoje këtë tabelë. Pjesa qelizore

Shenjë e fotografisë

Funksioni

Bërthama Mbështjellë si qelizorë Citoplazma Muri qelizorë Kloroplasti

Fig. Lëkura e qepës

Zgjidhni model të qelizës, duke përdorur materiale të cilat i keni në përdorim. Me ndihmën e arsimtarit vëreni në mikroskop preparatet të: qelizës bimore, qelizës shtazore, qelizës mikrobe.

Kokërrza të amidonit

Ndarja themelore e qelizave është në prokariote dhe eukariote. Qelizat prokariote kanë material bartës, por nuk kanë bërthamë të vërtetë të formuar. Qelizat eukariote janë qeliza me bërthamë të vërtetë të formuar. Kur qelizat do të ishin të mëdhenj sa një shtëpi, bërthama do të ishte e madhe sa një dhomë.

ORGANIZËM NJIQELIZOR DHE SHUMË QELIZOR Një organizëm mund të jetë i definuar si qenie e gjallë, e Çka është cila mund të ndikojë në mënyrë të pa varur duke i treguar të qeliza? Sa gjitha shenjat themelore të jetës. Sipas ndarjes kemi dy lloje qeliza ka në një organizëm të gjallë? të organizmave, njëqelizorë dhe shumëqelizorë. Organizmat njëqelizore janë të ndërtuar prej një qelize. Si punojnë qelizat në një Në atë qelizë zhvillohen të gjitha procese jetësore dhe orga- organizëm të gjallë? nizmi punon pa ndalur. Organizmat njëqelizorë, mundet të gjinden në të gjitha mjedise jetësore, në tokë, në ujë dhe në mjedis ajrorë. Më së shpeshti organizmat njëqelizorë i vëzhgojmë me mjet për zmadhim, por disa të mund të shihen edhe me sy. Shumohen me ndarjen e qelizës në dy gjysma gati të barabarta. Mikroorganizëm është çdo organizëm të cilën nuk mundemi të shohim me sy. Mikroorganizmat mund të jenë përkatës pothuajse të të gjitha mbretërive të organizmave të gjalla. Për dallim nga organizmat njëqelizorë, organizmat shumëqelizorë janë të ndërtuar nga më shumë se një qelizë. Të gjitha qelizat në një organizëm të këtillë nuk kanë formë të njëjtë, ndërtim dhe madhësi. Që të mundet të punojnë grupohen mes veti në inde. Fig. 9.1 Organizmat një Indi përbëhet prej shumë qelizave të cilat janë të qelizore ngjashme për nga forma, ndërtimi dhe madhësia dhe kryejnë punë të njëjtë. Indi që ndodhet në sipërfaqen e të gjitha organizmave është sipërfaqësore, ka rol mbrojtës për trupin. Indi i cili i lidh pjesët në një trupi është indi lidhorë, në bimë haset indi bartës dhe ka rol të bart materie nëpër gjithë bimën. Indet grupohen ndërmjet veti dhe formojnë organ, ai kryen një funksion. Te njeriu veshkat e pastrojnë gjakun, lukthi e përpunon ushqimin, zemra e bën qarkullimin e gjakut nëpër trup, zorra e hollë i thith materiet ushqyese etj. Në dy grupe janë të ndarë organet tek bimët. Në një grup marrin pjesë: rrënja, kërcelli dhe gjethi, ato u ndihmojnë bimës të rritet dhe të zhvillohet. Në Fig. 9.2 Mikroorganizmat grupin e dytë marrin pjesë: lulja, fryti dhe fara dhe i mundësojnë bimës qe të shumohet.

Më shumë organe të lidhura ndërmjet veti gjatë kryerjes së një procesi jetësorë formojnë sistemin organik. Për shembull, veshkat, mëshikëza e urinës dhe kanalet urinare janë organe të ndryshme, kanë funksion të ndryshëm, por bashkë e formojnë sistemin për mënjanimin. Sistemi i tretjes së ushqimit e pranon, përpunon ushqimin dhe i mënjanon materiet e panevojshme në mjedisin e jashtëm, sistemi i frymëmarrjes e pranon oksigjenin, ndërsa dyoksidin e Fig. 9.3 Luledielli karbonit e mënjanon në mjedisin e jashtëm etj. Lidhshmëria e sistemeve organike e përbëjnë organizmin. Që të mundet organizmi të punojë pa ndalur, është e nevojshme dikush ta kontrollojë atë punë. Në organizmin e njeriut dhe në organizmin e shtazëve këtë rol e ka sistemi nervorë. Ai e përshtat punën në inde, organet, sistemet organike dhe organizmit si tërësi.

Indi qelizorë

Indi i gjakut

Zemra

Sistemi Organizmi i bartës njeriut

Fig. 9.4 Niveli i organizmit të organizmit të njeriut

Dallimet më të shpeshta ndërmjet organizmave njëqelizore dhe shumëqelizore janë Organizmi njëqelizorë

Organizmi shumëqelizorë

Ndërtimi

Një qelizë

Në organe

Një qelizë

Jo gjinore dhe gjinore

Procese jetësore Shumimi

Më shumë qeliza Në organe të specializuara dhe sisteme Në vetë qelizën jo gjinore

Vëreni në mikroskop organizmat njëqelizorë dhe shumëqelizorë të kënetave. Çka vëreni? Definoi këto terme: ind, organ dhe sistem organik. Numëroi tre dallime ndërmjet organizmave njëqelizore dhe shumëqelizore. Vallë të gjithë organizma njëqelizorë janë mikroorganizma? Numëroi funksionet e sistemit nervorë të cilat i ke të njohura.

Organizmat njëqelizorë e marrin ushqimin nëpërmjet të organeleve qelizore të njohur si vakuola ushqyese. Ushqimi përpunohet edhe nëpërmjet të organeleve qelizore mënjanohet jashtë nga trupi. Organelet në organizmin njëqelizorë punojnë si organet në organizmat shumëqelizore. Ekzistojnë 78 organe të ndryshme në trupin njeriut. Njeriu ka 11 sisteme organike të mëdha. Ato janë sistemi muskulorë, sistemi për tajitje, sistemi për tretje, sistemi bartës, sistemi limfatik, sistemi lëkurorë, sistemi nervorë, sistemi për shumim, sistemi për frymëmarrje, sistemi skeletorë dhe endokrin.

USHQIMI DHE TE USHQYERIT Ushqimi është çdo materie që organizmi i pranon nga mjeVallë të disi që të mbijetojë dhe ti kryejë proceset jetësore. Të ushqyerit gjitha organizmat e gjalla nënkupton marrjen e materieve ushqyese në trupin tonë që të ushqehen? sigurohemi se trupi mund të rritet në rregull, dhe të gjitha or- Pse njeriu ushqehet? ganet tona ti kryejnë në rregull funksionet e veta. Që të mundet ushqimi të shkaktojë rritje të trupit, ta mbrojë shëndetin dhe të jep energji për të gjitha proceset jetësore, është e nevojshme të kalojë nëpër sistemin e tretjes. Ushqimi mund të përdoret i freskët ose me përpunim termik. Çdo komponim që ndodhet në ushqim dhe shfrytëzohet quhet materie ushqyese. Çdo ushqim i përmban këto materie ushqyese: proteinat, sheqernat Fig. 10.1 Piramida e të (karbohidratet), yndyrat, vitaminat dhe materiet minerale. ushqyerit Proteinat më së shumti ndodhen në ushqime me prejardhje shtazore, ato janë të nevojshme për organizmin për ndërtimin e qelizave. Yndyrat i konsumojmë nëpërmjet të ushqimit me prejardhje bimore dhe shtazore. Me ndihmën e tyre organizmi fiton nxehtësi dhe energji për kryerjen e aktiviteteve fizike ose punë të krejt trupit. Sheqernat i marrim më së shpeshti nëpërmjet të frutave ose mjaltit. Sheqernat e këtilla janë të përdorshme për organizmin, sepse japin energji. Vitaminat i konsumojmë në sasi të vogla çdo ditë nëpërmjet të të ushqyerit. Ato kanë veti që mundësojnë eshtrat tona të rriten në rregull, lëkura dhe dhëmbët të jenë më të shëndetshme, i ndihFig. 10.2 Pemë dhe perime mojnë trupit tonë në luftë kundër sëmundjeve. Мineralet materiet në sasi të vogla janë të domosdoshme për punë të rregullt të organizmit. Ushqimi i shëndetshëm është çdo ushqim i cili mundëson baraspeshën e trupit dhe rezistencën ndaj stresit, infeksioneve dhe sëmundjeve. Bimët janë të përshtatur të shkaktojnë ushqim në trupin e tyre. Për dallim nga ato trupi i shtazëve nuk mundet të formon ushqim dhe duhet çdo ditë ta konsumojë.

Fig. 10.3 Proteinat

Proteine më së shumti ka në ushqime me prejardhje shtazore, mish, qumësht dhe vezë dhe produktet e tyre. Ushqim i pasur me yndyra është qumështi dhe produktet qumështore, disa lloje të mishit, vezëve, lulediellit, ullirit etj. Sheqerna ka në produktet e ëmbla, por duhet të përdoren sheqernat e pemëve dhe mjaltit. Pemët dhe perimet janë të pasura me vitamine Fig. 10.4 Yndyrat dhe minerale. Të gjitha këto materie ushqyese duhet çdo ditë ti konsumojmë si ushqim që të mundësojmë rritje dhe zhvillim të rregullt të organizmit. Sasia e ushqimit që e konsumojmë varet nga mosha, aktiviteti fizik dhe gjinia. Duhet ti largohemi ushqimit të tepërt të yndyrshëm, ushqimin që përmban aditive artificiale dhe ushqim të konservuar. Fig. 10.5 Sheqernat

Hulumtoni mënyrën e të ushqyerit të bretkosës, peshkut të akuariumit, kërmillit dhe shpendit. Çka vëreni?

Çfarë ushqimi zakonisht përdorin? Çka është ushqimi? Numëro materiet ushqyese. Çka do të ndodhë nëse hani ushqim më shumë se çka

është e nevojshme? Pse një djalë 12 vjeçar duhet të konsumojë më shumë ushqim sesa një bebe? Numëro pesë lloje të ushqimit që përmbajnë vitamina

vitamina

ndodhet në ...

Ç’është e nevojshme për ...

Mungesë/tepricë ...

A

Pamje më të mirë, lëkurë dhe Portokall, pemë të verdha dhe flokë të shëndetshme, sistemi të Teprica shkakton kokëdhimbje, frymëmarrjes dhe tretjes, rritje prishje të të pamurit, vjellje, lëkurë perime, ajkë, gjalpë, mëlçia e dhe zhvillim të eshtrave dhe zezë të thatë me zbokth dhëmbëve, mbron nga infektimet

B

Mungesa shkakton lëkurë të Mushkërie zezë dhe organet Mirëmbajnë lëkurë dhe muskuj yndyrshme, shtrëngime të e brendshme, peshku, mishi i të shëndetshëm, e përmirësojnë lukthit, kokëdhimbje, ndryshim të bagëtisë, tharmën e birës, vezë, punën dhe ndarjen e qelizave. menjëhershëm të disponimit groshë, drithërat

C

limoni,speca, kaça, dredhëza, brobulle, domate, perime

Shërimi i plagëve, plagëve nga djegiet, plagët tjera, mbron nga arterioskleroza dhe shtrëngime të zemrës, e ndalon ftohjen

Mungesa shkakton sëmundjen skorbut; Teprica krijon amullinë,jashtëqitje, krijimin e gurësve në veshkat

D

Produkte qumështore, losos, tuna

Eshtra dhe dhëmbë të shëndetshëm, e ndalon sëmundjen e rahitisit

Mungesë- nervozë, pagjumësi Teprica – përzierje, humbje të oreksit, etje të madhe

E

Vajrat bimorë, arra, pemë të detit, avokado

Punë normale të sistemit imunologjik, endokrin dhe gjinorë, mbron nga arterioskleroza

Mungesë - dobësimi i gjakut

К

mineralet

Ca (kalciumi)

Për krijimin e proteinave themelore të rëndësishme për Teprica -reaksione alergjike, ndikon Spinaq, lakër, brobull, mushkëri e koagulimin e gjakut, për punën keq në aftësinë e koagulimit të zezë˛ e viçit, çaj i gjelbër, djathi gjakut e veshkave dhe metabolizmit të eshtrave ndodhet në ...

Mungesë/tepricë ...

Është i domosdoshëm për zhvillimin e eshtrave dhe Produktet qumështore, sardina, dhëmbëve, merr pjesë në Teprica – iritim dhe fundërrimin e losos, badem, perime me ngjyrë koagulimin e gjakut, e mban kalciumit në indet e buta të gjelbër të errët shtypjen e gjakut, e ndalon rahitisin te fëmijët dhe osteoporozën tek të moshuarit

Mishi i kuq, frute detare, perime Fe me ngjyrë të gjelbër në të errët, (hekuri) (гвожђе) arra, pemë të thata

P (fosfori)

Ç’është i nevojshëm për ...

Mishi i pulës, vezët, peshku, arra, produktet e qumështit, drithërat

Përforcimi i sistemit imunologjik

Mungesa shkakton dobësimin e gjakut

Mungesë -dobësi e përgjithshme, humbja e oreksit, dhimbje në eshtra Shëndeti i eshtrave, rritja dhe dhe thyeshmëria e tyre riparimi i indeve Teprica-e shpejton zvogëlimin e sasisë së kalciumit

K (kaliumi)

Qumësht i payndyrshëm, pemë Udhëheq me ritmin e zemrës Mungesë-përzierje, vjellje, dobësi e të freskëta dhe perime, banane, dhe shtypjen e gjakut muskujve, aritmia e zemrës аvokado, patate

Zn (zinku)

Qumësht i payndyrshëm, pemë Rritja dhe zhvillimi i eshtrave, Mungesë- rënia e flokëve, detare, vezë, soja, kikirikë, sistemi imunologjik, e forcon dermatitis, humbja e oreksit, lodhje djathi, ostriga sistemin për shumim

I (jodi)

Alga, pemë detare, perime

E ndalon gushën, merr pjesë në punën e nervave dhe muskujve

Teprica - iritim, hiperaktivitet

BIMET KRIJOJNE USHQIM Njeriu dhe shtazët çdo ditë konsumojnë ushqim sepse trupi i tyre nuk mundet ta prodhojë. Ushqimi është i nevoushqehen? jshëm për zhvillimin të gjithë proceseve jetësore. Bimët munden vetë të krijojnë ushqim. Ky është procesi i fotosintezës, një nga proceset më të rëndësishme që ndodhin në natyrë. Fotosinteza është krijim i ushqimit (sheqerna) dhe oksigjen në gjethet e gjelbra të bimës. Ekziston një shtresë e qelizave e cila ndodhet menjëherë nën sipërfaqen e gjethit. Këto qeliza përmbajnë kloroplaste . Në kloroplaste ndodhet materia e gjelbër klorofili. Nga Dielli deri në kulmin e gjethit vjen energjia Сл. 11. 1 Лист e dritës dhe mbetet e robëruar nga ana e klorofilit. Kjo energji akumulohet për përdorimin e mëvonshëm. Dyoksidi i karbonit i gaztë nga ajri hyn nëpër vrimave e vogla të sipërfaqes së poshtme të gjethit. Моlekulat e dyoksidit të karbonit nga ajri arrijnë deri në qeliza ku ka klorofil i cili e ka akumuluar dritën e diellit. Kjo energji ndihmon që të krijohet ushqimi dhe të lirohet oksigjeni. Që të zhvillohet ky proces është i nevojshëm edhe uji dhe në të Fig. 11.2 Kloroplaste materie mineralore të tretura në të cilën bima i pranon nga toka nëpërmjet rrënjës. Këtu ndodhen gypa përçuese që e Ushqim bartin ujin deri tek gjethi. Ujë Oksigjeni i formuar nëpërmjet gjethit shkon në ajër. Dyoksid Këtë e përdorin të gjitha orkarboni ganizmat e gjalla për frymëmarrje. Ushqimi n�� formë të kokrrave të amidonit nëpërmjet të gypave përçues kthehet në rrënjë, kërcell ose në Ujë gjethin. Vallë bimët

Fig. 11.3 Fotosinteza

Ushqimin e akumuluar mandej e përdorin njeriu, shtazët dhe vetë bimët që të rriten dhe ti kryejnë proceset jetësore. Sheqernat e akumuluara në bimë të cilat i përdorim ndodhen në: mollë, portokall, kumbulla dhe rrushi. Amidoni i deponuar ndodhet në: patate, misër, oriz dhe drithi. Fig. 11.4 Ushqimi i pasur me amidon Bimët nuk janë lloje të vetme në të cilat zhvillohet procesi i fotosintezës. Algat dhe disa lloje të baktereve po ashtu kanë mundësi ta kryejnë këtë proces. Ushtrim: Bimët krijojnë ushqim Mjete dhe materiale: bima spinaqi, alkooli, tretje e jodit, llambë spiritusi, enë për nxehje, letër për zhytje. Në enë për nxehje vendosni 2-3 gjethe të spinaqit dhe zhyteni në alkool. Mandej nxeheni. Pasi gjethet do ta humbin ngjyrën e gjelbër nxirrni dhe vendosni në një copë letër, që ta thithë alkoolin. Mandej në çdo gjeth pikoni nga 2-3 pika tretje të jodit. Gjethet do të marrin ngjyrë të kaltër të errët deri në të zezë për shkak të amidonit që ndodhet në to.

Çka është fotosinteza? Çka do të kishte ndodhur në planetin tonë nëse bimët nuk kryejnë fotosintezë? Bëj një listë të bimëve nga të cilat do ta përdorësh rrënjën.

Me ndihmën e arsimtarit parashtroni eksperiment ku do ta vërtetoni se bimët krijojnë ushqim (amidon ). Zgjidhni listë me të dhëna për pjesët e bimëve të cilat shërbejnë në ushqimin e njeriut.

Bimët tokësore, veçanërisht drunjtë, lirojnë rreth 80% nga rezervat e përgjithshme botërore të oksigjenit.

SHTAZET JANE HARXHUES Të gjithë organizma të gjalla u është e nevojshme energji që të mbijetojnë. Energjinë e fitojnë nëpërmjet të ushqimit. Sipas mënyrës së të ushqyerit organizmat e gjalla janë të ndarë në: • prodhues; • harxhues; • zbërthyes. Siç u njohëm më parë deri tani bimët vetëm formojnë ushqim. Një pjesë e ushqimit të formuar e përdorin për nevojat e veta, ndërsa Fig. 12.2 Prodhues një pjesë e deponojnë në gjethin, rrënjën ose kërcelFig. 12.1 Harxhues lin. Sipas mënyrës së të ushqyerit bimët janë prodhues. Shtazët janë harxhues sepse përdorin ushqim të gatshëm nga bimët ose nga shtazët tjera. Vallë shtazët formojnë ushqim? Si ushqehen? Vallë të gjitha shtazë e hanë ushqimin e njëjtë?

Fig. 12.3 Zbërthyes

Kur bimët dhe shtazët vdesin, ende ekziston energji të akumuluar në to. Organizmat të cilat i përdorin shtazët e ngordhura dhe bimët quhen zbërthyes. Zbërthyes më të shpeshtë janë disa mikroorganizma dhe kërpudha. Ato i zbërthejnë trupat deri në ujë dhe kripëra mineralore. Këto kripëra mineralore dhe uji përsëri kthehen në tokë, ajër dhe ujë. Bimët e gjalla nëpërmjet tokës ose ajrit këto materie përsëri i përdorin. Kur shtazët i hanë bimët, këto materie i marrin në trupin e tyre. Zbërthyesit janë të dobishëm për bujqit, kopshtarët dhe në përgjithësi për jetën në Tokë. Grup gjethesh, bari dhe mbeturina të tjera i shndërrojnë në komposto. Ai është i pasur me minerale, të cilat mandej kthehen në tokë.

Të gjithë shtazët nuk ushqehen me lloje të njëjta të ushqimit. Shtazët, siç janë dreri, zebra, kali, delja dhe lepuri ushqehen vetëm me ushqim me prejardhje bimore dhe quhen barngrënës. Një grup shtazësh, si merimanga, luani, tigri, kuna dhe huti , që hanë vetëm shtazët tjera, quhen mishngrënës. Gjethengrënës, si kitra, korbi, gaforrja, ariu dhe bretkosa janë shtazë të cilat ushqehen me ushqim me prejardhje bimore dhe shtazore. Sipas llojit të ushqimit që e han edhe njeriu merr pjesë në grupin e gjethengrënësve.

Fig. 12.4 Barngrënës

Fig. 12.5 Mishngrënës

Fig. 12.6 Gjethengrënës

Me arsimtarin shikojeni prezantimin për mënyrën e të ushqyerit tek zbërthyesit dhe bisedoni për rëndësinë e tyre në planetin e Tokës.

Si janë të ndarë organizmat e gjalla sipas mënyrës së të ushqyerit? Shpjego rolin e zbërthyesve. Si janë të ndarë harxhuesit sipas llojit të ushqimit që e konsumojnë?

Mishngrënësit janë të aftësuar në jetë duke gjetur gjah në më shumë mënyra. Përshtatshmëritë e tyre janë: vrapojnë shpejtë, kanë dhëmbë të mprehtë, pamje të ashpër, shqisat e erës të zhvilluara mirë dhe kthetra të ashpra.

ZINXHIRI I TË USHQYERIT

Me çka ushqehet lepuri? Kush e han lepurin?

Huti

Çdo organizmi të gjallë i nevojitet energji që të mund të jetoje. Shtazët fitojnë energji nga ushqimi që e konsumojnë. Bimët e shfrytëzojnë dritën, ujin dhe materiet minerale që të formojnë energji. Ndërsa zinxhiri i të ushqyerit na tregon se si për punën e përditshme konsumojmë ushqim dhe si materiet ushqyese dhe energjia përçohen nga organizmi në organizëm. Zinxhiri i të ushqyerit fillon me prodhues, ndërsa mbaron me harxhues. Disa shtazë hanë bimë, ndërsa këto i hanë shtazë të tjera.

lulja Insekt

Mij

Huti

Bimë Barngrenes

bretkosa vemza

prodhues

gjithngrënës

mishngrënës

gjarpri

Fig. 13.1 Zinxhiri i të ushqyerit

Fig. 13.2 Niveli i organizmit në zinxhirin e të ushqyerit

Prodhuesit janë hallka e parë në një zinxhir të ushqimit. Përveç bimëve prodhues janë edhe algat të cilat jetojnë në mjedis ujorë. Harxhuesit janë në hallkën e ardhshme të zinxhirit të ushqimit. Ekzistojnë grupe të harxhuesve . Grupi i parë i harxhuesve është quajtur shtazë barë kullotës. Ato ushqehen me bimët nga zinxhiri. Grupi i dytë i harxhuesve janë quajtur gjethengrënës. Grupi i fundit i harxhuesve, mishngrënësit, në ushqimin e tyre e përdorin dy grupet e para të harxhuesve. Ato në fakt janë hallka e fundit në zinxhirin e të ushqyerit. Fig. 13.3 Zinxhiri i të ushqyerit

Kur anëtari i fundit ose ndonjë anëtar tjetër në zinxhirin e të ushqyerit do të vdesë paraqiten zbërthyesit. Në këtë grup janë kërpudhat, bakteret dhe disa mikroorganizma të cilat anëtarët e vdekur i shndërrojnë në ujë dhe kripëra minerale. Këto materie kthehen përsëri në tokë dhe prodhuesit e përdorin që të krijojnë ushqim. Njerëzit janë në fund të zinxhirit të ushqimit. Ato i hanë bimët dhe shtazët.

Bar

Vemza

Pula

Njeriu

Fig. 13.4 Njeriu në zinxhirin e të ushqyerit

Përpunoni zinxhirë të thjeshta të të ushqyerit për livadh (bashkësi jetësore në tokë) dhe në liqen (bashkësi jetësore ujore). Ndiqni video përshkrime për zinxhirë të thjeshta të të ushqyerit.

Ekzistojnë më shumë se 100.000 lloje të ndryshme të organizmave të organizmave zbërthyes. Nëse një hallkë është e shkëputur nga zinxhiri i të ushqyerit, mund të ketë pasoja katastrofale.

Çka është zinxhiri i të ushqyerit? Çka do të ndodh me zinxhirin e të ushqyerit nëse prodhuesit nuk ekzistojnë? Ku është vendi i njeriut në zinxhirin e të ushqyerit? Nga fotografia e ardhshme formoni pesë zinxhir të të ushqyerit.

FRYMËMARRJA – VETIA THEMELORE BIOLOGJIKE Cilat organizma të gjalla marrin frymë? Çka do të ndodhë nëse disa mikroorganizma ndalohen të marrin frymë?

Organizmat e gjalla kanë nevojë të vazhdueshme të marrin ajër të pasur me oksigjen gj.gj të marrin frymë. Frymëmarrja përbëhet nga marrja dhe lirimi i frymës. Nëpërmjet frymëmarrjes ushqimi digjet dhe shndërrohet në energji e cila është e nevojshme për organizmin. Po ashtu frymëmarrja është e përgjegjshme për mënjanimin e gazit dyoksid i karbonit dhe disa materie të tjera të panevojshme nga trupi në

mjedisin e jashtëm. Tek grupet e ndryshme të ushqim dyoksid karboni organizmave të gjalla frymëavulli i ujit energjia marrja zhvillohet nëpërm- oksigjeni jet organeve të veçanta ose pjesë të trupit. Bimët kanë për zhvillimin e proceseve jetësore për punë organe të veçanta për frymëmarrje. Të gjitha pjesët e bimës si rrënja, kërcelli dhe gjethi marrin frymë. Frymëmarrja te bimët bëhet shumë më ngadalë sesa te shtazët. Këmbimi i gazrave zhvillohet nëpërmjet të hapjeve të vogla të quajtura hapje ose gojore që ndodhen në numër të madh tek gjethet. Tek organizmat njëqelizorë këmbimi i gazrave zhvillohet nëpërmjet të membranës qelizore. Gypat e vegjël ajrorë të quajtura trakeje kalojnë nëpër trupin e insektit. Ajri hyn në trakeje nëpër vrimat e murit truporë. Fig. 14.1 Ndërtimi i gjethit Fig. 14.2 Gojore Shtazët që jetojnë në mjedis ujore marrin frymë me verza. Këto organe, të cilat ndodhen në të dy anët e kokës, janë të përbërë nga hapjet e verzave, të cilat janë në strukturë të perlave të cilat sigurojnë sipërfaqe të madhe për këmbimin e gazrave. Edhe pse verzat janë të kufizuara në një pjesë të vogël të trupit, sipërfaqja e madhe e tyre shkakton këmbim të mjaftueshëm të gazrave. Uji e cila përbën oksigjen të tretur hyn në gojë të shtazës. Kjo e lëviz nofullën e tij dhe në këtë mënyrë uji pompohet nëpër verza

Fig. 14.3 Organizmat njëqelizorë

Mushkëritë e bardha janë organe të brendshme për frymëmarrje tek ujë tokësorët, zvarranikët, shpendët dhe gjitarët. Përveç ngjashmërive, ekziston edhe ndryshueshmëri e madhe në sistemin e frymëmarrjes tek kurrizorët tokësorë. Bretkosat, për shembull, kanë ballon si mushkëri të bardha të cilat nuk kanë sipërfaqe të madhe. Shpendët kanë rreth tetë torba për ajër me mure të holla. Te njeriu mushkëritë e bardha janë të vendosura në kraharor. Kanë strukturë shpuzore e cila mbushet me ajër kur marrim frymë.

Fig. 14.4 Insektet

Fig. 14.5 Peshqit

Sipërfaqja e mushkërive të bardha është përafërsisht e njëjtë me sipërfaqen e një salle tenisi. Çdo ditë përafërsisht njeriu merr frymë rreth 25.000 herë, dhe për periudhë prej 70 vitesh, ai do të bëjë më së paku 600 milionë frymëmarrje.

Fig. 14.6 Mushkëritë e bardha tek njeriu

Çka fitohet gjatë frymëmarrjes? Si frymëmarrja tek bimët dallohet nga frymëmarrja e shtazëve? Cilat janë organet për frymëmarrje tek shtazët që jetojnë në tokë? Si marrin frymë peshqit?

Hulumtoni pasojat kur organet e ndryshme të frymëmarrjes tek shtazët janë të vendosura në ajër dhe në ujë. Hulumtoni frymëmarrjen e një shtaze për shembull peshkut në ujë në gjendje të qetë dhe në lëvizje, numëroni lëvizjet e verzave në minutë dhe shënoni të dhënat. Hulumtoni frymëmarrjen e një bime dhe një shtaze nën qelqore (të kihet kujdes të mos rrezikohet jeta e shtazës).

MËNJANIMI -LIRIMI NGA MATERIET E DËMSHME

Vallë në organizmat e gjalla formohen materiet e panevojshme? Si njeriu i liron materiet nga trupi? Çka do të ndodhë përderisa bimët nuk lirojnë materie?

Çdo ditë në trupin e njeriut konsumohen materiet e nevojshme ushqyese dhe oksigjeni. Këto janë të nevojshme për punën normale të trupit. Por gjatë kryerjes së proceseve jetësore formohen materie të dëmshme dhe të tepërta. Nga ato trupi i njeriut duhet çdo ditë të lirohet. Mënjanimi është nxjerrja e materieve të panevojshme jashtë nga trupi. Këto produkte të panevojshme patjetër duhet të mënjanohen nga trupi sa më shpejtë, sepse janë të helmuar për qelizat. Veshkat, lëkura, mushkëritë e bardha dhe disa nga organet për tretje janë organe nëpërmjet të cilave në mjedisin e jashtëm mënjanohen materiet e dëmshme. Çdo mbajtje e tyre në trup mund të shkaktojë probleme në punën normale Veshka të tyre. Veshkat janë palë organesh, të vendosura në pjesën më të hollë, kanë ngjyrë të kuqe të errët dhe formë të kokrrës së groshës. Kanë rolin e filtrave, sepse e pastrojnë gjakun nga materiet e Kanali urinarë dëmshme. Përveç veshkave sistemin për mënjaMëshikëza nimin te njeriu e përbëjnë edhe kanalet urinare urinore dhe mëshikëza urinare. Nëpërmjet të sistemit për mënjanim largohet uji, kripërat minerale dhe materie tjera të dëmshme. Lëkura e mbulon trupin e njeriut dhe kryesisht Fig. 15.1 Sistemi për mënjanimin te njeriu është e kyçur në mbrojtjen e trupit nga humbja e ujit, nga bakteret, dritës dhe dëmtimet. Por, ajo ndikon edhe si organ për mënjanimin e djersës dhe tepricën e kripërave nga trupi. Edhe pse mushkëritë e bardha janë pjesa kryesore e sistemit për frymëmarrje, ato kanë rëndësi të madhe në mënjanimin sepse ndihmojnë në mënjanimin e avullit të ujit dhe dyoksidit të karbonit. Sistemi për mënjanim është sistem që ka lidhshmëri me sistemin për tretje. Nëpërmjet sistemit për tretje materiet e ngurta në formë të mbeturine largohen Fig. 15. 2 Lëkurë nga trupi në mjedisin e jashtëm.

Mëlçia e zezë është pjesë e sistemit për tretje, por ka rol të rëndësishëm në sistemin për mënjanimin e materieve të dëmshme. Me të rregullohet akumulimi i sheqernave, mbeturinave nga zbërthimi i proteinave dhe yndyrave etj. Kjo i ndihmon organizmit të lirohet nga këto mbeturina të panevojshme. Materiet e panevojshme shndërrohen në materie të dëmshme. Zorra e trashë, është pjesa e fundit nga ky sistem i cili i mënjanon materiet e ngurta nga trupi. Në organizmat njëqelizorë, produktet e dëmshme largohen direkt nëpërmjet të sipërfaqes së

fig. 15.4 Каntarioni

Me ndihmën e arsimtarit përpunoni mekanizëm të thjeshtë për filtrimin e tretjes së ngjyrosur.

Çka është mënjanim? Në çfarë mënyre njeriu lirohet nga materiet e panevojshme? Çka lirojnë bimët?

Fig. 15.3 Organizëm njëqelizorë

qelizës. Organizmat shumëqelizorë kanë organe të veçanta për mënjanim. Bimët i mënjanojnë gazrat nëpërmjet hapjeve ose nëpërmjet poreve në sipërfaqen e gjetheve. Gjëndërrat në lulen lirojnë materie me erë. Pjesët tjera të bimës lirojnë materie ngjitëse, vajra etj. Shumë materie organike mbeturinore shkojnë në tokë nëpërmjet rrënjëve ose gjetheve rënëse. Këto materie mbeturinore mënjanohen me humbje graduale të kores dhe rënies së gjetheve, luleve, frytit dhe farave.

Sistemi i mënjanimit të njeriut të moshuar zakonisht liron rreth 1-1,8 L urinë për 24 orë. Si rezultat i prishjes së funksionit të veshkave, produktet e panevojshme mbesin në gjak dhe duhet të mënjanohen me metodë artificiale.

LEVIZJA E ORGANIZMAVE TE GJALLA

Pse organizmat e gjalla lëvizin? Cilat janë organet për lëvizje tek njeriu? Vallë bimët lëvizin?

Lëvizja është proces jetësorë i njohur për të gjitha organizmat e gjalla. Lëvizja te njeriu është mundësuar nga aktiviteti i përbashkët i eshtrave dhe muskujve. Shtazët mund të lëvizin në mënyra të ndryshme prej një vendi në vend tjetër, në kërkim të ushqimit dhe vendstrehimi dhe kanë lloje të ndryshme të organeve për frymëmarrje. Pse është e rëndësishme lëvizja e shtazëve? • të gjejnë ushqim; • të gjejnë vendbanim; • ta mbrojnë veten nga armiqtë.

Lëvizje në tokë Format e lëvizjes së shtazëve në tokë janë: ecja, nxitimi, kërcimi dhe zvarritja. Shtazët tokësorë kanë dy çifte të ekstremiteteve. Disa prej tyre i përdorin të katër këmbët për ecje, ndërsa të tjerat i përdorin vetëm ekstremitetet e pasme, për shembull, kanguri. Disa insekte kanë gjashtë këmbë për lëvizje, për shembull, lloj insekti që han bukë dhe buburrecë shtazët tjera lëvizin me ndihmën e trupit, siç janë skrrajat e shiut. Gjarpinjtë lëvizin duke përdorur disa mënyra të ndryshme, në varshmëri nga sipërfaqja dhe shpejtësia e nevojitur. Kur shkojnë në tokë, bretkosat i përdorin këmbët e pasme për kërcim. Disa shtazë derisa edhe rrokullisen, zakonisht jo si mënyrë themelore për lëvizje. Disa shtazë lëvizin nëpër materie të ngurta, futen në tokë me përdorimin e kthetrave, dhëmbëve ose metodave tjera. Rrëmojnë vrimë ose tunel në tokë që të formojnë hapësirë të përshtatshëm për jetesë ose fshehje të përkohshme. Karkalecat i përdorin këmbët e pasme për kërcim. Disa shpendë nuk janë të aftë të fluturojnë për shkak se krahët e tyre janë shumë të dobëta për fluturim, si për shembull, struci ,emu, etj. që lëvizin me ecje. Gjatë lëvizjes në tokë, pinguinët ose lëvizin ngadalë me të dyja këmbët, ose rrëshqasin me stomakun. Sipas nevojës mund të kërcejnë me të dyja këmbët. Fig. 16.1 Lëvizje

Fig. 16.2 Lëvizje në tokë

Lëvizje në mjedis ujorë Në mjedis ujorë shtazët: notojnë, lundrojnë, zvarriten në fundin. Shtazët si patat mund të notojnë në sipërfaqen e ujit. Me not lëvizin edhe peshqit, bretkosat, gjarpërinjtë e ujit etj. Peshqit notojnë me ndihmën e fletëve. Bretkosat notojnë me ndihmën e lëkurëzës së gishtave të këmbëve të pasme. Pinguinët notojnë të dy fletët dhe këmbët. Yjet detarë dhe gaforret lëvizin me zvarritje nëpër fundin. Organizmat e imta njëqelizore lundrojnë në sipërfaqen e ujit.

Fig. 16.3 Lëvizje në mjedis ujorë

Lëvizje në mjedis ajrorë

Fig. 16.4 Lëvizje në mjedis ajrorë

Fig. 16. 5 Bakteret

Shpendët kanë krahë, të cilat u ndihmojnë gjatë fluturimit. Tek ato ekstremitetet e përparme janë të shndërruara në krahë të cilët kanë pupla. Disa insekte kanë një ose dy çifte të krahëve për fluturim, për shembull flutura. Krahët janë të ndryshme nga ato të shpendëve, nuk kanë pupla. Organizmat njëqelizorë njësoj si edhe shumëqelizorët kanë aftësi për lëvizje. Ato nuk kanë organe të veçanta për lëvizje, këtë e realizojnë me pjesët e qelizës të cilat ndodhen në membranën qelizore si vetullat.

Për shumë shtazë aftësia për lëvizje është me rëndësi të veçantë për mbijetesë. Për shembull, shtazët migruese të cilat udhëtojnë në largësi të mëdha, zakonisht kanë mekanizëm në të cilën harxhohet shumë pak energji në njësi të largësisë. Barngrënësit dhe gjethengrënësit shpesh duhet të lëvizin shpejtë që të ikin nga grabitqarët. Mishngrënësit kanë zhvilluar mekanizëm për lëvizje të shpejtë që të mundet më lehtë ta përvetësojnë gjahun. Lëvizja te bimët është i ngadalshëm dhe proces i vazhdueshëm. Për dallim nga shtazët të cilët mund të lëvizin nga një vend në vend tjetër, bima është e rrënjëzuar në vetë vendin ku rritet. Drita e diellit është me rëndësi të madhe për bimët dhe pa të nuk do të mbijetojnë. Me pjesën nëntokësore të bimës lëvizin kah burimi i dritës. Rrënja e bimës lëviz në tokë kah burimi i ujit ose kah qendra e Tokës.

Vëzhgoni dhe krahasoni lëvizjet e shtazëve (peshku në ujë, gjitari në tokë dhe në ujë, insekti në tokë (buburreci), insekti në ajër (flutur, miza). Vëzhgoni aftësinë e formës së organeve për lëvizje në tokë-këmbë, në ujë-perka, në ajër-fletët. Vëzhgoni lëvizjen e bimës kah drita- misrin, lulediellin etj.

Gepardi mund të vrapojë me shpejtësi prej 76 kilometra në orë - kjo është me të vërtetë shpejtë! Karkalecat mund të kërcejnë në largësi edhe deri më 40 herë më gjatë nga gjatësia e trupit të tyre. Vemëza mesatarisht ka 2000 muskuj.

Fig. 16. 6 Lëvizjen e bimëve

Çka është lëvizje? Cilat janë organet për lëvizje tek njeriu? Në çfarë mënyre lëvizin shtazët në mjedis ujorë? Cilat janë shkaqet për lëvizjen e shtazëve? Si lëvizin bimët? Pse bimët nuk e ndryshojnë vendbanimin?

NDJESHMËRIA E NGACMIMIT Jeta e njeriut dhe organizmave të tjerë të gjallë zhvilVallë lohet pandashëm nga mjedisi jetësorë. Që të mundet të organizmat mund të mbijetojnë në mjedis, te njeriu është paraqitur nevoja të jetojnë ndaras nga jetë informuar për çdo gjë që ndodh rreth tij. Gjatë evomjedisi? lucionit janë zhvilluar organe të veçanta të cilat i pranoVallë organizmat reagojnë në sinjalet e jnë ngacmimet nga mjedisi i jashtëm, e informojnë trurin mjedisit? dhe ai jep urdhër për reaksion. Ato janë organet shqisore - shqisat. Aftësia e organizmit ose organit të përgjigjet në ngacmimet e jashtme quhet ndjeshmëria. Jo shumë më parë, është besuar se njeriu ka vetëm 5 shqisa: parja, dëgjimi, prekja, era dhe shija. Por shkencëtarët në këtë listë e shtuan edhe shqisën e urisë dhimbjes dhe etjes. Të gjithë shqisat tona janë të ndarë në dy grupe, të jashtme dhe të brendshme. Të jashtmet na bëjnë me dinjitet për ndodhitë jashtë nga trupi i ynë. Nëpërmjet shqisave të brendshme marrim të dhëna për ndryshimet në trupin tonë, siç është uria, etja, dhimbja dhe lodhja. Ekzistojnë disa hapa në procesin e ndjeshmërisë së ndryshimeve të jashtme dhe të brendshme. Ngacmimi vjen deri te organi e Fig. 17. 1 SHQISAT deri në trup, impulset nervore nga organi udhëtojnë deri te truri. Në tru, impulset kalojnë në ndjenjë ose reaksion. Për shembull, nëse digjemi në flakë, mbaresat nervore të lëkurës nxiten, dhe dërgojnë impulse deri tek truri, që i njeh si dhimbje. Por dhimbja vetë vetiu nuk ndjehet në tru, ajo ndjehet në gishta, të cilat në fakt janë organet ku është bërë stimulimi. Truri reagon me dërgimin e sinjalit deri te muskujt përreth për heqjen e gishtit.

Fig. 17.2 Rruga e një ngacmimi

Fig. 17.3 Bimët reagojnë në ndotjen e ambientit

Si edhe shtazët ashtu edhe bimët reagojnë në ngacmimet nga ambienti jetësorë. Ato nuk kanë organe shqisore të veçanta, në ngacmime reagojnë me ndryshime të ngadalshme. Përderisa ndodhet në kushte të papërshtatshme, mungesë të ujit, dritës, nxehtësisë, bima tregon ndryshime nëpërmjet rritjes dhe zhvillimit të dobët. Mjedisi jetësorë i ndotur e ndalon zhvillimin normal të bimës. Ndryshimet e këtilla dhe të ngjashme ndikojnë keq te bimët sepse ato nuk munden ta ndryshojnë vendbanimin. Fig. 17.4 Ndjeshmëria Ndjeshmëria ka rëndësi të madhe në jetën si te njeriu ndaj dritës edhe te shtazët dhe te bimët. Nga aftësia për pranimin e ngacmimeve varet orientimi i tyre në rrethinë, adaptimi, ushqimi, shumimi dhe në përgjithësi mbijetesa.

Çka është nxitja? Numëro nxitje në të cilat reagon njeriu. Çka është ndjeshmëria? Shpjego rrugën e një nxitje. Si bimët reagojnë në nxitjet?

Hulumtoni ndjeshmërinë e një bime në kushte të ndryshimit të ndjeshmërisë dhe ndryshimit të temperaturës.

Bimët u përgjigjen në nxitjet e ndryshme të jashtme me përdorimin e materieve-hormone si kontrollorë në një lidhje nxitjepërgjigje. Lëvizjet janë të njohura si tropizma, pozitive si lëvizja është kah burimi i nxitjes dhe negative kur është e kundërt nga burimi i nxitjes.

ОRGANET PËR PRANIMIN E NXITJEVE Çdo ditë dëgjojmë shumë zëra. Cili organ na ndihmon që ti dëgjojmë këto zëra? Cili organ na e rregullon shijen e të ushqyerit që e hamë? Si e ndjejmë erën e luleve? Përgjigje e këtyre pyetjeve është veshi, gjuha dhe hunda. Bashkë me lëkurën dhe syrin e përbëjnë organet shqisore. Roli i tyre është të pranojnë informata nga rrethina.

Çka është nxitja? Si njeriu pranon nxitje nga rrethina? Vallë shtazët pranojnë nxitje nga rrethina?

Shikimi Syri është organ për shikim. Zakonisht janë çift, kanë gati formë sferike dhe ndodhen në hapësirat e syrit të kafkës. Syri i njeriut ka ndërtim të përbërë. Rrezet e dritës të cilat hyjnë në sy, përthyhen nga ana e pjesëve të caktuara të syrit dhe fotografia është formuar në pjesën e brendshme të syrit. Këto fotografi janë të nxitura me qelizat të ndjeshme ndaj dritës prezentë në syrin dhe sjellin mesazhe në trurin. Fig. 18.1 Syri i njeriut Disa lloje të gjarpërinjve kanë senzorë të veçantë infra të kuqe të cilat u mundësojnë që ta gjejnë gjahun në errësirë absolute me përdorimin e vetëm ngrohtësisë që emitohet nga gjahu . Sytë e merimangës dallohen në varshmëri nga lloji. Merimangat të cilat e zënë gjahun kanë pamje të shumë të zhvilluar. Merimangat që jetojnë nëpër shpella, në errësirë, nuk kanë ose kanë pamje dobët të zhvilluar. Ato varen në përgjithësi nga zëri që e dëgjojnë. Insektet kanë dy sy të përbërë me shumë thjerrëza të ndryshme. Me sytë e ndërlikuar nuk munden të shohin shumë detaje ose gjëra që janë larg. Me ato mundet të shihen shumë lëvizje të shpejta ose gjëra që janë të afërta për to. Sytë e njeriut janë të dobëta në krahasim me disa shtazë. Disa shtazë shohin ngjashëm si njerëzit. Disa shtazë mund Fig. 18.2 Syri i insektit të shohin më shumë ngjyra, disa nuk shohin me ngjyra, disa kanë më shumë se dy sy, ndërsa të tjerët më së miri shohin gjatë natës. Sytë e shtazëve ujorë janë të përshtatur për të parë nëpër ujë. Shtazët ujorë nuk kanë kapakë ose kanale të lotit, sepse ato jetojnë në mjedis ujorë. Sytë e këtyre shtazëve janë veçanërisht të ndjeshme në dritën e kaltër, sepse ajo është ngjyra e cila më së thelli depërton në ujë.

Ekzistojnë edhe sy të tjerë të specializuar të shtazëve. Për shembull, kameleoni mund të sheh në kahe të kundërta njëkohësisht, disa gaforre lumenjsh kanë sy thupëror që mund të rrotullohen rreth 360 shkallë.

Dëgjimi

Fig. 18.3 Veshi

Veshi është organ për dëgjim që është i specializuar për pranimin e zërave, po ashtu ndihmon në mbajtjen e baraspeshës. Te njeriu ky organ mund të ndahet në veshin e jashtëm, veshin e mesëm, dhe veshin e brendshëm. Zëri hyn nëpër hapësirën e veshit në veshin e jashtëm. Mandej bie në membranë të hollë të quajtur si lodra e veshit, nëpërmjet të tre eshtrave të holla kalon deri te veshi i brendshëm. Merimanga nuk ka vesh. Dëgjon nëpërmjet të fijeve shumë të holla të këmbëve. Ato janë të aftë për lokalizimin e burimit të zërit duke e kuptuar lëvizjen e ajrit. Fijet e antenave të insekteve shkaktojnë truptha shqisorë të ndjeshme për zërat.

Shija Te njeriu gjuha është shqisë për shije, ku mund të ndjehen katër shije themelore: të kripur, të ëmbël, e hidhët dhe e tharët. Shumëkëmbëshit kanë shqisa për shije të cilat janë të vendosura në gojë dhe në këmbë. Insektet i tejkalojnë tretjet e kripura.

Era Hunda është organ shqisorë për erë. Te insektet shqisa për erë është e vendosur në antenat. Peshkaqenët kanë shqisë të zhvilluar mirë për erë, ku mund ta ndjejnë erën e gjakut në largësi prej disa kilometrash. Qentë kanë ndjenjë për erë e cila është shumë më e zhvilluar sesa tek njeriu.

Fig. 18.4 Shqisa për erë

Prekja Shqisa për prekje është e shpërndarë nëpër trupin. Mbaresat nervore në lëkurë dhe pjesët tjera të trupit i përçojnë informatat në trurin. Disa pjesë të trupit kanë numër më të madh të mbaresave nervore dhe prandaj janë më të ndjeshme. Katër lloje të shqisave mund Fig. 18.5 Linja anësore të dallohen: e ftohta, e ngrohta, prekja dhe dhimbja. Peshqit kanë linjë anësore në të cilat janë të vendosura qeliza shqisore të cilat janë të afta t’i zbulojnë lëvizjet në ujë. Peshku mund të ndjejë edhe lëvizje më të vogla valore në ujë dhe me të, të mbrohet nga rreziku.

Numëro organet shqisore dhe nxitjet të cilat ato i pranojnë. Shpjego për shqisën e të pamurit tek grupet e ndryshme të shtazëve. Ku është vendosur shqisa për shije tek njeriu? Çka do të ndodhë nëse dëmtohet ndonjë nga shqisat e njeriut?

Hulumtoni aftësitë tuaja shqisore duke u përkufizuar në një shqisë (pamje, dëgjim, nxehtë-ftohtë, erë ), shënoni dhe analizoni të dhënat.

Njeriu dallon ngjyra kromatike dhe akromatike. Kromate janë ato të cilat ndodhen në spektrin diellorë të ngjyrave: vjollcë, e kaltër, e gjelbër, e verdhë, portokall, e kuqe. Ngjyrat akromatike janë e bardha, e zeza dhe të gjitha niansat e përhimëta ndërmjet tyre. Niansa të ndryshme të ngjyrave kromatike ndodhin me përzierjen e valëve të dritës me gjatësi valore të ndryshme. Veshi i njeriut e regjistron vetëm ato valë të zërit frekuenca e të cilave lëviz prej 16 deri 20 000 herc (valë në sekondë). Zërat mund të jenë si shushurimë, tone dhe fjalë. Shushurimat janë dridhje jo periodike ajrore, ndërsa tonet dhe fjalët janë periodike. Shqisat e erës formohen kur materiet kimike të gazta ndikojnë mbi shqisën për erë. Erërat ndahen në: të luleve (vjollca), të pemëve (limoni), mëlmesave (vanila), rrëshirave (rrëshira, të djegura (katrani dhe mbeturina (plehra). Shqisat për lëvizje dhe baraspeshë e informojnë njeriun për lëvizjet dhe pozitën e trupit gjatë aktiviteteve të ndryshme: ecje, nxitim, lëkundje, vibrim.

CIKLI JETESORE I BIMEVE

Vallë bimët rriten? Këtë si e vërejmë? Vallë bimët vdesin?

Fig. 19.1 Cikli jetësorë

Сл. 19. 2 Rritje

Сл. 19. 3 Rritjen e bimëve

Cikli jetësorë i një organizmi tregon ndryshime në rritjen dhe zhvillimin e organizmit. Cikli jetësorë i bimëve fillon me farën. Nga kjo rritet dhe zhvillohet bimë e re dhe në fund bima vdes. Por, jep farë nga e cila përsëri do të zhvillohet bimë e re. Fara mund të mbijetojë periudhë më të gjatë kohore derisa nuk vjen në kushte të përshtatshme. Në sasi të mjaftueshme të ujit dhe nxehtësisë fara fillon të rritet dhe të zhvillohet në bimë. Ky proces quhet të mbimunit. Nga fara së pari del rrënja e mandej kërcelli dhe gjethet. Rritja është proces në të cilin bima e zmadhon numrin dhe sasinë e gjetheve dhe kërcellit. Rritja e bimëve dhe shtazëve kërkon energji. Shtazët e fitojnë energjinë nga ushqimi që e hanë. Bimët fitojnë energji nga Dielli nëpërmjet fotosintezës. Kryesisht, shumica e bimëve rriten me thithjen e materieve ushqyese nga toka. Aftësia e tyre ta bëjnë këtë varet nga natyra e tokës. Në varshmëri nga lokacioni i tyre, toka përmban ndonjë kombinim të rërës, lymit, argjilit dhe materies organike. Uji është i rëndësishëm gjatë gjithë jetës. Por, nëse toka ka tepricë të ujit, rrënjët e bimës nuk do të mbijnë. Rrënjët e shëndetshme sigurojnë baraspeshë përkatëse të ujit e cila është e rëndësishme gjatë mirëmbajtjes së bimëve. Pa ujë të mjaftueshëm në qeliza, bimët vdesin. Uji sjell sheqer të tretur dhe materie ushqyese të tjera. Bimët, si edhe format tjera të jetës, kanë nevojë për ushqimin, për zhvillimin e tyre, mbijetesën dhe reproduktimin.

Rritja dhe zhvillimi i bimëve janë një nga ndodhitë kryesore në natyrë. Pasi bima do të arrijë pjekurinë e duhur lulëzon dhe në lulen formohen kokërrza të polenit. Këto kokërrza të polenit shpërndahen deri në lulen tjetër. Procesi është i njohur si pluhurizim. Poleni arrin deri tek lulja e re dhe ndodh procesi i shumimit. Poleni arrin deri tek lulja e re dhe Fig. 19.4 Qeset e polenit ndodh procesi i shumimit. Mandej formohet fara e cila me shtazët, ajrin ose në mënyrë tjetër shpërndahet. Disa nga farat e shpërndara do të rriten në bimë të reja. Në bazë të ciklit jetësorë, bimët ndahen në: njëvjeçare, Fig. 19.5 Pluhurimi dhe shumimi dyvjetore dhe shumëvjeçare. Bimët njëvjeçare gjithë ciklin e tyre jetësore e kalojnë në një vjet. Atëherë rriten, zhvillohen, japin lulen, frytin dhe farën dhe vdesin. Bimët dyvjetore vitin e parë rriten dhe zhvillohen, ndërsa në vitin e dytë japin lule, fryt dhe farë dhe vdesin. Bimët shumëvjeçare disa vite të para pas të mbijnë rriten dhe zhvillohen. Çdo vit i ardhshëm jep lulen, frytin dhe farën. Në këtë grup bimësh marrin pjesë drunjtë e pemëve. Fig. 19.6 Shpërndarja

Shikoni video përshkrime për ciklet jetësore të disa bimëve. Çka është cikli jetësorë? Cilat kushte i janë të nevojshme farës që të zhvillohet në bimë të re? Si janë të ndarë bimët sipas ciklit jetësorë?

Lulja me ngjyrat e saja, forma dhe struktura dhe me nektarin e ëmbël i tërheq bletët, fluturat, insektet shpendët dhe shtazë të tjera që ta pluhurojnë. Disa bimë të cilat lulëzojnë natën kanë mekanizëm të veçantë të tërheqin pluhurizuesit siç janë lakuriqët.

SHUMIMI JOGJINORË TEK BIMËT

Çka është shumim? Pse bimët duhet të shumohen?

Fig. 20.1 Bimët

Shumimi është një nga vetitë themelore për organizmat e gjalla. Kjo mundëson fitim të një pasardhësi të ri me qëllim të vazhdimit të llojit. Tek bimët dallohen dy mënyra të shumimit: • jo gjinore • gjinore. Bimët shumohen në mënyrë jo gjinore në disa mënyra: me lastare, me pjesët të prera, me toptha, me hudërzim, me shartim, me rizome, me kulturë të indit. Për të gjitha këto mënyra të shumimit është i nevojshëm një prind. Njësia e re do të bëhet kopje e prindit të tij.

Degëza – lastarë Bima lëshon lastare majat e të cilave kanë sythe. Nga ajo zhvillohet bimë e re. Kjo mënyrë e shumimit është tek dredhëzat.

Rizomat Rizomat janë mbetje nëntokësore nga të cilat formohet bimë e re. Në këtë mënyrë shumohet bari, luleshpatë dhe disa bimë tjera.

Fig. 20.2 Lastari te dredhëza

Сл. 20. 3 Rhizomes

Plis (toptha) Topthat përveç se paraqesin vend për sigurimin e ushqimit rezervë ato janë edhe organe për shumim. Kanë pjesë thelluese në të cilat formohen sythe. Në këtë mënyrë shumohet patatja.

Hudëzimi Shërben për ta kaluar dimrin bima në periudha jo gjinor të vitit dhe për shumim gjinorë. Gjendet te hudhra, qepa, gladiola etj.

Pjesë të prera

Fig. 20.4 Vjollcë Afrikane

Një numër i madh i bimëve shumohen me pjesët të prera. Më së shpeshti pjesët e kërcellit ose gjetheve vendosen në ujë dhe pasi të lëshohen rrënjët mbillen në tokë pjellore. Kështu shumohen disa nga bimët saksie, afrikane, vjollca, begonia etj.

Shartimi Procesi i bashkimit të dy bimëve të ndryshme në atë mënyrë që ato do të jetojnë si një bimë quhet shartim. Mënyra e këtillë e shumimit përdoret te pemët. Fig. 20.5 Shartimi

Fig. 20.6 Metodë për klonimin e bimëve

Klonimi i bimëve me kulturë të indit

Me kulturë të indit fitohen bimë të reja nga grup qelizash të bimës prind. Kjo mënyrë realizohet në laboratori. Përfshin disa hapa: • merren sasi të vogla të indit ose numër të madh të qelizave; • materiali bimorë përçohet në pllaka të cilat përmbajnë sipërfaqe sterile ushqyese; • shtohen hormone bimore që të nxiten qelizat të ndahen; • qelizat rriten shpejtë në inde të vogla; • indet përçohen në enë ku zhvillohen në bimë. Ushtrim: Bimët Mjete dhe materiale: copë patate, gjethi i vjollcës afrikane, degë sardele, saksi me tokë, gotë me ujë. Fig. Sardele Copën e patates vendoseni në saksi me tokë. Vëzhgoni saksinë gjatë një muaji. Çka vëreni? Gjethin e vjollcës afrikane dhe degën e sardeles vendoseni në gotë me ujë ose në saksi me tokë. Pas disa Fig. Gjeth i vjollcës afrikane ditësh do të lëshojnë rrënjë. Si duken bimët që zhvillohen?

Çka është shumim? Në sa mënyra të shumimit të bimëve ekzistojnë? Në çfarë mënyre shumohen? Shpjego shumimin të patates. Cilat bimë mund të shartohen?

Hulumtoni rritjen e bimës në rrugën tuaj. Përcaktoni dinamikën e matjes dhe të dhënat shënoni. Në fund krahasoni të dhënat para fillimit të matjes dhe në fund të matjeve.

Vetëm njëri prind nevojitet për fitimin e pasardhësit gjatë shumimit jo gjinorë. Kjo domethënë se llojet më shpejtë zgjerohen. Për shembull, shumimi jo gjinorë mundëson hardhi mbledhësit ta mbledhin hardhinë, që do të vazhdojnë ta mirëmbajnë dhe nga ajo të fitojnë njësi të reja. Mungesa e shumimit jo gjinorë është pamundësia për fitimin e llojllojshmërisë së njësive të reja.

SHUMIM GJINOR DHE JOGJINOR TEK SHTAZËT Shumimi është veti e të gjitha organizmave të gjalla të formojnë trashëgimtar të frytshëm. Si tek bimët ashtu edhe tek shtazët ekzistojnë dy mënyra të shumimit: jo gjinorë dhe gjinorë. Në mbretërinë shtazore ekzistojnë pak shembuj të shumimit jo gjinorë. Vetëm organizmat njëqelizorë dhe disa organizma shumëqelizorë shumohen në këtë mënyrë. Shumimi jo gjinorë mund të jetë me ndarje të thjeshtë ose me formimin e sythave. Me ndarje të thjeshtë shumohen bakteret dhe disa organizma njëqelizorë. Qeliza ndahet në gati pjesë të barabarta dhe nga çdonjëra zhvillohet organizëm i ri.

Fig. 21.2 Ndarja e organizmit njëqelizorë

Si shumohen shtazët? Cili është kuptimi i shumimit për shtazët?

Fig. 21.1 Мајmunat

Shumimi jo gjinorë mund të jetë i përshtatshëm për shtazë të caktuara. Shtazët të cilat mbesin në një vend dhe nuk janë në gjendje të kërkojnë çiftin mund të shumohen në mënyrë jo gjinore. Përparësia tjetër e shumimit jo gjinorë është se një numër i madh i

pasardhësve mund të jenë të formuar për kohë më të shkurtër. Ndërsa mungesë e këtij lloji të shumimit është për shkak të mospasjes së ndryshueshmërisë ndërmjet llojeve. Të gjithë organizmat janë të njëjtë dhe prandaj i ndajnë të njëjtat dobësitë dhe përparësitë. Hidra, shpuzoret, tharmi shumohen me formimin e flluskave. Pasi që flluska do të arrijë pjekuri të caktuar shkëputet nga trupi i nënës dhe vazhdon të zhvillohet vetvetiu. Njësia e re lundron në ujë derisa nuk përforcohet që të ushqehet dhe të zhvillohet në hidër të rritur. Fig. 21. 3 Hidra

Shumimi gjinorë është bashkim i qelizës seksuale femërore dhe mashkullore dhe formimin e organizmit të ri. Qelizat seksuale mashkullore formohen në gjëndrat seksuale mashkullore, ndërsa qelizat seksuale femërore formohen në gjëndrat seksuale femërore. Qeliza vezore e pllenuar quhet zigot. Shumimi mund të jetë i jashtëm përderisa ndodh në mjedis të jashtëm ose i brendshëm nëse ndodh në sistemin seksual të njësisë femërore. Në trupin e krimbit të shiut dhe kërmillit formohen organet seksuale mashkullore dhe Fig. 21.4 Shumimi femërore. Peshqit dhe bretkosat shumohen në mënyrë të jashtme. Femra i lëshon qelizat seksuale në ujë njëlloj sikurse edhe mashkulli dhe krijohet pllenimi. Këto shtazë formojnë një numër të madh të qelizave seksuale por të gjitha nuk do të pllenohen. Fig. 21.5 Kërmilli Shpendët shumohen në mënyrë seksuale. Njësia femërore i ofron vezët. Brenda është njësia e mbrojtur me mbështjellës. Gjarpërinjtë, vezët nga të cilat do të zhvillohen njësi të reja, ku i mbulojnë me tokë në rërë të ngrohtë. Njeriu shumohet në mënyrë gjinore me shumim të brendshëm. Zigoti zhvillohet me përdorimin e nënës gjatë nëntë muajve. Pas shumimit këlyshët e disa shtazëve zhvillohen në mjedis të jashtëm, të tjerët po në trupin e Fig. 21.6 Vezë e shpendit dhe njësi e nënës. re

Shikoni video përshkrimet për mënyrën e shumimit të baktereve, tharmit dhe ndonjë shtaze njëqelizore.

Bretkosat femërore lëshojnë deri në 9.000 vezë, krapi 800.000 vezë, ndërsa bakalari 2.000.000 vezë. Peshqit mashkullorë lëshojnë 30 herë më shumë qeliza seksuale nga femëroret.

Çka është shumim jo gjinorë? Në cilat mënyra zhvillohet shumimi jo gjinorë te shtazët? Cka është shumim gjinorë? Cka është zigot?

CIKLI JETESORE TEK SHTAZET Gjatë ciklit jetësorë, bimët dhe shtazët formojnë trashëgimtar të llojit të tyre. Cikli jetësorë është rreth që nuk ka fund, një jetë mbaron dhe çdoherë fillon një jetë e re. Shumica e shtazëve ,duke i përfshirë peshqit,gjitarët, zvarranikët dhe shpendët kanë cikle jetësore të thjeshta: • Lindin • Rriten • Dhe zhvillohen • plaken dhe në fund të ciklit jetësorë vdesin. Organizmi i ri lind, është anëtar i ri dhe bëhet i moshuar. Të rinjtë zakonisht janë të ngjashëm me prindërit e tyre, vetëm janë më të vegjël. Në çdo fazë të zhvillimit ato më shumë bëhen si prindërit e tyre.

Fig. 22.2 Cikli jetësorë i bretkosës

Fig. 22.3 Cikli jetësor i insektit

Çka është cikli jetësorë? Cilat ndryshime ndodhim në jetën e fluturës?

Fig. 22.1 Cikli jetësorë i fluturës

Bretkosat, fluturat dhe disa shtazë të tjera kanë cikël të ndërlikuar jetësorë. Ato janë të nënshtruar në metamorfozë ose ndryshim të madh. Bretkosat lindin, gjeneratat e reja jetojnë në ujë dhe marrin frymë me verza, në fund kalojnë në njësi më të moshuara. Bretkosat e moshuara lëshojnë vezë në ujë. Nga ato formohen bretkosa të reja, të cilat ngjajnë në peshqit të vegjël, dhe quhen fulterëz. Fulterëzat kanë bisht dhe marrin frymë me verza. Më vonë bishti zhduket, formohen mushkëritë e bardha dhe bretkosa bëhet e rritur. Bretkosa femër e rritur mund të formojë vezë dhe cikli jetësorë vazhdon. Cikli jetësorë i insekteve ka katër faza: vezë, larvë, kukulla dhe njësia e rritur.

Shumica e gjitarëve zhvillohen në mënyrë të veçantë në trupin e femrës. Mandej ato lindin të gjalla. Kur të rejat do të lindin, nëna formon qumësht që ti ushqen. Prindërit kujdesen për gjeneratën e re në periudhën e parë të jetës. Gjitarët e rij mandej rriten, zhvillohen dhe bëhen të rritur. Njësia e rritur e vazhdon jetën dhe bëhet e përgatitur të krijon jetë të re.

Fig. 22.4 Femra tek gjitarët i mban të vegjlit në stomakun

Rritja është zmadhim i masës trupore të organizmit. Organizmat rriten, duke u falënderuar ndarjes së qelizave, me çka zmadhohet numri dhe madhësia e tyre. Rritja është dukuri e pakthyeshme. Rritja mund të vërehet, por më së shumti vërtetohet me matjen e lartësisë, peshës dhe gjatësisë së organizmit. Zhvillmi sillet në ndryshimet biologjike që ndodhin në organizmin nga vetë lindja e më tutje gjatë jetës. Zhvillimi domethënë formim të pjesëve të trupit dhe fitimi i ngjashmërive me vetë prindërit. Plakja është periudhë nga cikli jetësorë e cila dallohet me zvogëlim të përgjithshëm të të gjitha funksioneve në organizëm. Shtazët duhet të hanë, të rriten, dhe të shumohen. Kjo është pjesë nga cikli jetësorë. Trupat e tyre janë të aftësuara për zgjidhjen e problemeve jetësore dhe mbijetesë në mjedisin.

Cka është cikli jetësorë? Shpjego ciklin jetësorë te bretkosa. Shpjego ciklin jetësorë tek fluturat. Çka ndodh me organizmin derisa rritet? Se çka vërehet plakja?

Shikoni video përshkrime për ciklet jetësore të fluturës, bretkosës dhe njeriut.

Periudha jetësorë e disa shtazëve: merimanga 1-20 vjet, macja 8-15 vjet, pinguini 15-20 vjet, ariu polar 20-30 vjet, gorilla 35-50 vjet, elefanti rreth 65 vjet.

FAZAT ZHVILLUESE TË NJERIUT Cikli jetësorë te njeriu fillon me shumimin e qelizës seksuale femërore dhe formimin e zigotit. Gjatë jetës së tij njeriu kalon nëpër disa faza, edhe atë posa lindurit, fëmijëri, adoleshenca, rini, pjekuri dhe pleqëri. Faza e posa lindurve fillon me lindjen dhe vazhdon deri në vitin e parë të jetës. Posa lindurit nuk mund të flasin, nuk mund të ushqehen dhe të veshën vetë. Prindërit kujdesen për nevojat e tyre. Fëmijëria ndodh në moshë ndërmjet 1 dhe 10 vite. Në dy vitet e para të fëmijërisë, fëmijët mësojnë se si të shkojnë, të flasin, të veshën dhe të kujdesen për vete. Këto aftësi të fëmijës gjatë fëmijërisë i përvetëson dhe socializohet. Fëmijëria është si blloqet në ndërtesë që ndërtohet në adoleshencë, e mandej pjekuria do të jenë të ndërtuara. Adoleshenca është periudha më e gjallë në jetën e njeriut. Paraqitet prej 11 deri 14 vjet. Në adoleshencë organet seksuale tek organizmat mashkullore dhe femërore tajonë hormone seksuale të cilat mundësojnë zhvillim të karakteristikave seksuale sekondare. Te meshkujt këto janë: zëri i thellë, dukuri e mjekrës dhe mustaqeve, muskuj të fortë, formimi i organeve seksuale dhe formimi i qelizave seksuale ndërsa tek femra: zhvillimi i gjinjve dhe gjëndrës qumështore, zë të butë, ndjenjë e brendshme femërore dhe paraqitja e ciklit muFig. 23.3 Fëmijëria jorë.

Në cilën fazë të zhvillimit ndodhesh? Cilat ndryshime në zhvillimin i vëren te vetja?

Fig. 23.1 Fëmijëria

Fig. 23.2 Fëmijë e porsalindur

Fig. 23.4 Adoleshenca

Pas pubertetit vjen rinia dhe zgjat deri 18 vite. Ajo dallohet me pjekuri seksuale. Djemtë dhe vajzat më shumë janë qenie të vetëdijshme seksuale dhe kërkojnë pa varshmëri më të madhe nga prindërit e tyre. Por kjo është fazë kur të rinjtë lehtë bien në risqe në vetë shëndetin e tyre dhe të mjedisit. Kur fëmijët arrijnë fundin e adoleshencës llogariten për Fig. 23.5 Rinia të rritur. Pjekuria është faza më e gjatë dhe zakonisht zgjat deri në 18 vite deri në pleqëri. Pjekuria është kur njeriu plotësisht ka siguruar përdorimin e aftësive që i ka mësuar gjatë fazave të para të jetës. Kjo po ashtu është periudhë e rëndësishme, sepse atëherë cikli jetësorë përsëri është i iniciuar, për fillimin dhe lindjen e fëmijëve të veta. Në fund të ciklit jetësorë paraqitet plakja. Dallohet me punë të zvogëluar në të gjitha pjesët e trupit. Lëkura bëhet më e hollë dhe më pak elastike, paraqiten rrudha, flokët marrin ngjyrë të bardhë, masa muskulature zvogëlohet, eshtrat bëhen lehtë të thyeshme, enët e gjakut dobësohen dhe qelizat e trurit fillojnë të vdesin. Organet shqisore, po ashtu, bëhen më pak të ndjeshme. Te gratë në vitet e pesëdhjeta ndalohet cikli mujorë. Pas pleqërisë, paraqitet vdekja e njësive. Por, cikli Fig. 23.6 Jeta vazhdon jetësorë vazhdon derisa njeriu të len pasardhësin e tij.

Bisedoni për problemet dhe përparësitë gjatë rritjes së nxënësve. Shikoni video përshkrime për Nëpër cila faza zhvillohet jeta e njeriut? Përshkruaje fëmijërinë. Cila ndryshime ndodhin në adoleshencë? Në cilën fazë të zhvillimit të njeriut është i përgatitur të krijon trashëgues? Cilat janë karakteristikat e pleqërisë?

fazat nga rritja dhe zhvillimi i njeriut.

Në suazat botërore, ekzistojnë 81 burra në moshën prej 60 ose më shumë vjet për çdo 100 gra në atë grup moshe, edhe ndërmjet më të moshuarit, ka 53 burra për çdo 100 gra. Duke filluar prej rreth viteve të tridhjetë e pesta, njerëzit mund të humbin rreth njëqind mijë qeliza të trurit në ditë.

ЕKOLOGJIA

Nivelet e ndarjes ekologjike Ekosistemi Ekosistemi pyjorë Shkretëtira, ekosistemi detar dhe polar Raportet në botën e gjallë Nxënës me përvetësimin e këtyre njësive mësimore do të mundesh: • • • • • •

• •

ti emërosh dhe ti shpjegosh termet themelore ekologjike; ti numërosh kushtet themelore në mjediset jetësore të cilat ndikojnë në botën e gjallë; të parashtrosh shembuj për llojet e bashkësive jetësore, vend jetesave dhe ekosistemet; ta kuptosh vendin e njësisë në bashkësinë jetësore; të tregosh mbi llojet e pyjeve në varshmëri nga kushtet klimatike; ti parashtrosh kushtet ekologjike dhe bashkësive jetësore të pyjeve me shtresë mesatare, pyjet me shi, në shkretëtira, në zonat polare dhe ekosistemit detar; ti njohësh dhe ti shpjegosh shkaqet e grabitjes (рredatorizëm), simbiozës dhe parazitizmit; ta kuptosh ndikimin e njeriut mbi ekosistemet

Termet me të cilat do të njoftohesh: Njëshi Bashkësia jetësore Vend jetesë Ekosistem Pylli në brazin mesatar Pylli me shi

individi Shkretëtirë Ekosistemi detar Ekosistemi polar Simbioza Parazitizëm Grabitësit

NIVELET E NDARJES EKOLOGJIKE Si është i lidhur njeriu me mjedisin në të cilin jeton? Vallë a mund të jetojë i ndarë nga mjedisi?

Mjedisi jetësorë paraqet vend në të cilën zhvillohet ndonjë lloj bimorë ose shtazorë. Edhe njeriu ka mjedis të caktuar jetësorë, por në të nuk është vetëm. Jeton bashkë me bimë dhe shtazë tjera. Në mjedisin ku jetojnë organizmat mbizotëron bashkësia nga kushtet e natyrës së gjallë dhe jo të gjallë. Në mjedisin në të cilin jetojnë organizmat marrin frymë, ushqehen, rriten, zhvillohen dhe i kryejnë të gjitha funksionet jetësore. Kushtet në mjedisin jetësorë iu mundëson këto funksione. Të gjithë organizmat e gjalla të Tokës jetojnë në mjedis jetësorë ujorë, ajrorë ose tokësorë. Fig. 24.1 Mjedisi jetësorë Në mjedisin jetësorë ujor jetojnë peshqit, guacat, gaforret e lumenjve, algat, etj. Disa nga ato marrin frymë me varreza dhe e përdorin oksigjenin të tretur në ujë. Lëvizin dhe të gjitha proceset jetësore i realizojnë në ujë. Mjedisi jetësorë ajrorë është e banuar me një numër të madh shpendësh, insekte dhe disa shtazë të tjera. Numri më i madh i proceseve jetësore te këto shtazë zhvillohet në ajër. Shtazët e përdorin oksigjenin nga ajri. Fig. 24.2 Mjedisi jetësorë ujorë

Fig. 24.3 Mjedisi jetësorë ajrorë

Në mjedisin jetësorë tokësorë jetojnë numri më i madh i shtazëve, të cilat mund të jetojnë nën tokë ose mbi tokë. Ato që jetojnë në tokë janë të përshtatur që t’i kryejnë proceset jetësore në sasi më të vogla të dritës. Shtazët marrin frymë me mushkëri të bardha ose sistem gypash dhe e përdorin oksigjenin nga ajri.

Ekologjia është shkencë e cila e studion shpërndarjen e organizmave të gjalla dhe lidhjeve ndërmjet organizmave dhe mjedisit të tyre. Në çdo mjedis ekologjik ekziston nivel i caktuar i organizimit. Faktorët ekologjik të cilat mbizotërojnë në një mjedis mund të rrjedhin nga natyra jo e gjallë dhe e gjallë. Uji-lagështia, ajri, Fig. 24.4 Mjedisi tokësorë jetësorë

drita diellore, toka, temperatura janë faktorë ekologjik nga natyra jo e gjallë. Të

gjitha ndikimet ndërmjetësuese ndërmjet bimëve dhe shtazëve, ndërmjet vetë bimëve dhe ndërmjet vetë shtazëve i formojnë faktorët ekologjik nga bota e gjallë. Faktorët ekologjik ndryshojnë gjatë ditë-natës, me ndryshimin e stinëve vjetore etj.

Një

popullatë

bashkësia jetësore

ekosistem

biosfera

Fig. 24.5 Nivelet e organizmit ekologjik

Njëshi-individi paraqet themelin e raporteve ekologjike. Ai është sistem i gjallë që formon lidhje me mjedisin jetësorë. Grup prej individësh që jetojnë në hapësirë të caktuar formojnë popullacionin. Të gjitha organizmat të gjalla që jetojnë në një vend jetesë formojnë bashkësi jetësore. Bimët dhe shtazët që jetojnë në një livadh formojnë bashkësinë jetësore të livadhit. Bashkësitë jetësore mund të jenë natyrale dhe artificiale. Pylli, kullota, moçale, liqe janë bashkësi jetësore natyrale. Ato janë krijuar dhe jetojnë sipas rrugës natyrale pa ndikuar nga njeriut. Bashkësitë jetësore artificiale si kopshtet, parqet, vreshtat, pemishtet këto i formon dhe kujdeset për to njeriu. Në to jetojnë numri më i vogël i llojeve bimore dhe shtazore.

Fig. 24.6 Bashkësitë jetësore natyrale.

Vendi në mjedisin jetësorë në të cilën ndikojnë faktorë të veçantë ekologjik quhet vend jetesë. Vend jetesa të këtilla janë të banuara me bimë dhe shtazë të veçanta а Në një vend jetesë mbizotërojnë faktorë të ngjashëm ekologjik. Vend jetesë mund të jetë pjesë e një bregu detar, moçali, pylli dhe të ngjashëm.

Сл. 24. 7 Вештачке животне заједнице

Cka është mjedisi jetësorë? Shpjegoi kushtet në tre mjedise jetësore të Tokë ku jetojnë organizmat? Cka studion ekologjia? Cka është njëshi? Si mund të jenë bashkësitë jetësore? Cka është vend jetesë?

Vizitoni parkun shkollor dhe bisedoni për rrethinën natyror. Vëzhgoni dhe zbuloni llojet e bashkësive jetësore në rrethinën tuaj. Përpunoni projekt për bashkësitë jetësore në rrethinën lokale. Vëzhgoni dhe mbani ditar për një shtazë (njësi), për një bimë ose për lumin lokal.

Bashkësia jetësore ndryshe quhet edhe biocenoza, ndërsa vend jetesa biotop.

ЕКОSISTEM

Biosfera është pjesë e atmosferës, litosferës dhe hidrosCilat janë nivelet e organizmit ferës në të cilën paraqitet jeta. Ajo i përfshin të gjitha ekoekologjik? sistemet. Ekosistem është lidhshmëri funksionale e pjesës Cka është zinxhiri i të së gjallë dhe jo të gjallë të mjedisit jetësorë. Që të munushqyerit? den organizmat e gjalla të mbijetojnë në biosferë janë të nevojshme ushqimi dhe oksigjeni. Këto kushte bimëve u mundësohet nëpërmjet procesit fotosintetik. Mjedisi jetësorë që nuk është nën ndikimin e njeriut është ekosistemi natyrorë. Kushtet të cilat atje mbizotërojnë janë të radhitura në nevojat e organizmave. Në çdo ekosistem zhvillohen ndikime të shumta ndërmjetësuese ndërmjet organizmave dhe mjedisit, e këto janë me rëndësi të madhe për mirëmbajtjen e tij. Bashkësia jetësore ndryshon nën Fig. 25.1 Ekosistemi ndikimin e kushteve jetësore të ndryshueshme në vend jetesën. Por ndryshimet e bashkësisë jetësore e ndryshojnë vend jetesën. Liqeni paraqet ekosistem i liqeve, dhe e përfshin hapësirën e liqenit (vend jetesë) dhe botën e gjallë (bashkësi jetësore) që jeton në atë vend. Ekosisteme të këtilla janë edhe një pyll, shkretëtira, lumi, deti etj. Ekosistemet ndryshojnë për nga përbërja e tyre dhe madhësia. Каrakteristika e ekosistemeve është ndryshimi i tyre i vazhdueshëm. Një nga pjesët kryesore të jetës në një ekosistem është gjetja e energjisë. Çdonjëri që jeton në një ekosistem përdor energji që të mbijetojë. Burimi kryesor i energjisë për jetën në Tokë është Dielli. Bimët e përdorin energjinë e dritës së Diellit që të formojnë ushqim. Këto organizma quhen prodhues. Fig. 25.2 Ndryshimi i ekosistemit

Organizmat të cilat fitojnë energji me ngrënien e organizmave të tjera janë quajtur harxhues. Ky përçim i energjisë formon zinxhirin e të ushqyerit. Çdo hallkë e zinxhirit ka vend të caktuar. Prodhuesit janë me numër më të madh në zinxhirin e të ushqyerit, mandej numri zvogëlohet duke shkuar kah barngrënësit, gjethengrënësit edhe në fund mishngrëFig. 25.3 Zinxhiri i të ushqyerit nësit janë me numër më të vogël. Njeriu ka ndikim të vetë mbi ekosistemin. Ai i përdor dhe i shkatërron pyjet, disa ekosisteme i shndërron në ara punuese, i kosit livadhet dhe ngjashëm. Me këto aktivitete shkatërrohet një numër i madh ose i vogël nga bashkësia jetësore që atje jetojnë. Njeriu me aktivitetin e tij e ndryshon natyrën, duke formuar ekosisteme artificiale. Në mjedisin e tij jetësorë njeriu çdo ditë ndërton vendbanime, ura dhe rrugë, fabrika dhe objekte të tjera. E ndryshon mjedisin natyror, duke iu adaptuar sipas nevojave të veta, por e disbalancon baraspeshën e llojeve shtazore. Njeriu i than moçalet, duke i shndërruar në tokë pjellore, por e shkatërron vend jetesën për organizmat të cilat këtu jetojnë. Me prerjen e pyjeve njeriu fiton dru për djegie dhe material Fig. 25.4 Numri përfaqësues i ndërtimorë, por mbas vetes len lloje shtazore pa anëtarëve në një zinxhir të ushqimit. vend jetesë, e zmadhon erozionin, e pamundëson procesin e fotosintezës dhe ngjashëm. Përpuno vizatim të ekosistemit pyjorë ose livadhorë me fotografia të përfaqësueseve tipik nga bashkësia bimore dhe shtazore të ekosistemeve. Bisedoni për shembujt nga ekosistemet.

Cka është ekosistem? Përshkruaje ndikimin e njeriut në ekosistem?

Në ekosistemet ndodhin edhe disa cikle bio-gjeokimike, dhe atë cikli i ujit, acideve të tharta, cikli azotik, cikli karbonik dhe i oksigjenit. Cikli bio-gjeokimik është lëvizje e materieve inorganike nga atmosfera ose toka në organizmat e gjalla dhe anasjelltas.

EKOSISTEMI PYJOR? Pylli paraqet zonë e cila është me dendësi të madhe Sa lloje të drunjsh. Sasi të mjaftueshme të lagështisë dhe nxehtësisë pyjeve njihni? Në një janë kusht i rëndësishëm për zhvillimin e bashkësisë jetësore ekosistem pyjorë, cili e në pyll. Çdo pyll është i lidhur me zonë klimatike të caktuar. paraqet vend jetesën e Ekosistemi pyjorë dallohet me kushte të caktuara sipas: tokës, cili bashkësinë jetësore? ujit, temperaturës dhe dritës.Toka ka sasi të madhe të lagështisë dhe materieve ushqyese të cilat vijnë nga pjesët të vdekura bimore. Sasinë më të madhe të ujit e thithin myqet dhe me të e mbajnë lagështinë një kohë më të gjatë. Теmperatura në pyjet varet nga kushtet klimatike ku ndodhet, drita, prezenca e erërave dhe lartësia mbidetare. Gjatë dimrit tempetarura nëpër pyje është më e lartë sesa në rrethinën e jashtme, për shkak të degëve të dendura që e pengojnë lëvizjen e ajrit. Sasi Fig. 26.1 Pylli e vogël e dritës depërton deri tek shtresat e nën dheut tek pyjet për shkak të dendësisë së madhe të drunjve. Për shkak të dallimeve të veta dhe vendit ku paraqiten janë të ndarë në: pyje nga brezi mesatar dhe pyje tropike me shi. Pyjet e brezit mesatar ndodhen në gjysmë sferën veriore, në Amerikën Veriore, Azinë verilindore dhe Evropën perëndimore dhe qendrore. Në këto pyje ndodhen drunj të gjatë të cilat munden të jenë gjetherënëse dhe të gjelbra-gjethe mbajtëse, kaçubet dhe bimë të ulëta. Dallimet themelore të pyjeve të brezit mesatar janë: • shira me shpeshtësi të barabartë gjatë gjithë vitit; • toka është pjellore, e pasur me trupa mbeturina nga bimët dhe kafshët; • dendësia mesatare e cila lejon që drita të depërtojë, vegjetacion të pasur dhe të zhvilluar; • drunjtë dallohen me gjethe të gjera të cilat një herë në vjet bien, siç është dushku, gështenja, ahu, shelgu, ndërsa në pranverë paraqiten bimë me lule; • nga shtazët janë kitrat, lepujt, shpendët, dreri, ujku, dhelpra, ariu i zi, dhelpra e kuqe, petriti, qukapiku, insektet, kaprolli, merimangat etj Sipas shpërndarjes sezonale të shirave në pyje të brezit mesatar janë të ndarë në: • pyje me gjethe të gjera dhe gjilpërore dhe të gjelbra me dimra me lagështi dhe verëra të thata, rënia e shirave bëhet kryesisht në muajt e dimrit ndërsa dimrat janë relativisht të buta; • pyll gjeth gjilpërore e thatë, në lartësi mbidetare më të madhe, dhe dallohet me rënie të dobëta të shiut; • pyjet mediterane me shirat gjatë dimrit; • pyjet të gjelbra mesatare me dimra të buta pa ngrirje dhe akull dhe sasia të reshurave që zakonisht vijnë gjatë gjithë vitit;

Pyjet tropikale shi rënëse dallohen me klimë të nxehtë dhe me lagështi gjatë gjithë vitit që mundëson vegjetacion të pasur. Drunj të gjatë edhe deri në 60 m, mandej drunj më të ulët, kaçuba me gjethe të mëdha në të cilat është e nevojshme sasi e vogël e dritës, pallma dhe paprate drunore. Shumica e kërmijve i mbulojnë kërcejtë e drunjve ndërsa në to fshihen gjarpërinjtë, qind këmbësh, merimangat. Lirarët enden dhe rrinë rreth drunjve, si dhe aty lëkunden majmunët. Karakteristikat e këtyre pyjeve janë: • temperatura mesatarisht është 20-250 C, pak ndryshon gjatë gjithë vitit; • shirat në mënyrë të barabartë janë të shpërndarë gjatë vitit; • toka është e pasur me materie ushqyese; • pyjet tropikë janë shumë shtresore, sasia e vogël e dritës depërton në shtresat e poshtme; • bota bimore është i llojllojshëm, ka vreshta vere, myshk, orkideja; • nga shtazët ka shpendë, lakuriqë, gjitarë të vegjël dhe insekte. Sipas shpërndarjes sezonale të shirave në pyjet tropikë shi rënëse ato janë të ndarë në: • pylli i gjelbër në të cilën nuk ka sezon të thatë; • pyll sezonal me periudhë të shkurtër të thatë në pjesë shumë të lagët tropikë; • pyje gjetherënëse të thata ose me lagështi ku gjatësia e sezonës së thatë zmadhohet ashtu siç shiu zvogëlohet (të gjithë drunjtë janë gjetherënëse).

Përpunoni fotografi të ekosistemit pyjorë me foto tipike të përfaqësuesve nga bashkësitë bimore dhe shtazore në te. Përdorni internet për kërkim dhe shikim të llojeve të ndryshme të pyjeve me përfaqësuesit e tyre bimorë dhe shtazorë.

Pyjet tropikë shi rënëse prodhojnë 40% nga oksigjeni i nevojitur për Tokën. Një e gjysmë hektar të pyjeve të vjetra humbet çdo sekondë me pasoja tragjike. Në këtë moment, 121 barëra me recetë që shiten nëpër gjithë botën vijnë nga burimet bimore nga pyjet shi rënëse.

Fig. 26.2 Pylli gjetherënës

Fig. 26.3 Pylli gjeth gjilpërorë

Fig. 26.4 Pylli shi rënës

Cka është ekosistemi pyjorë? Përshkruani pyjet nga brezi mesatar. Përshkruani pyjet shi rënëse.

EKOSISTEMI SHKRETINOR, DETAR DHE POLAR Ekosistemi shkretinorë

Cilat bimë dhe shtazë jetojnë në shkretëtirë? Çfarë kushtesh klimatike mbizotërojnë në zonat polare? Cilat janë karakteristikat e detit si mjedis jetësorë?

Shkretëtira është rajoni ku shirat mesatare vjetore rrallë janë më shumë se 250 mm, ndërsa sasia e ujit e cila humbet me avullimin është më shumë nga sasia e ujit që fitohet gjatë rënies së shiut. Edhe pse shkretëtira mund të duket si tokë e shkretë pa asnjë forme jetësore, ekziston jetë në këtë ekosistem. Llojet e ndryshme të bimëve dhe shtazëve janë përshtatur në këto kushte në vështrim të parë kushte të papërshtatshme. Në ekosistemin shkretinorë, klima është faktori vendosës për ekzistimin e formave jetësore. Në shkretëtira temperatura mund të arrijë deri në 50 0C gjatë ditës, dhe të zvogëlohet deri në 5 0C natën. Temperaturat e këtilla ekstreme e bëjnë jetën të vështirë për format jetësore. Shkretëtirat janë vendbanim i një numri të madh të llojeve nga mbretëria e shtazëve. Si edhe në pjesën më të madhe nga ekosistemet tjera, bimët janë prodhues, ndërsa brejtësit, insektet dhe gjarpërinjtë të cilët ushqehen me këto bimë janë harxhues. Në kulmin e zinxhirit të të ushqyerit janë grabitësit shpendët dhe gjitarët. Anëtarët më të njohur të shkretëtirës janë breshka shkretinore, taraçuk, petritët, noj, kangurët, minj fushe etj. Shumica nga Fig. 27.1 Shkretëtira këto shtazë janë aktive gjatë natës, ndërsa ditën e kalojnë të mbuluar nën dhe. Ky adaptim u ndihmon që të luftojnë kundër temperaturave të larta. Bimët shkretinorë janë të ndryshme nga bimët në ekosistemet tjera, sepse ato duhet të jetojnë dhe të rriten me më pak ujë. Bimët janë me rrënjë të cekëta, ashtu që të thithin ujë. Kur flasim për vegjetacionin shkretinorë, mendojmë vetëm në kaktuset. Sidoqoftë, ekzistojnë lloje të ndryshme të bimëve që rriten në shkretëtira të ndryshme të botës.

Fig. 27. 2 Bimë shkretinorë

Shtazët që janë prezentë në këtë ekosistem janë disa lloje gjitarë të mëdhenj nga të cilat deveja është shtazë e njohur. Shtazë të tjera të cilat ndodhen në ekosistemet shkretinore janë: dhelprat, lepujt, minjtë e fushës, brejtësit e vegjël, buburrecët, gjarpërinjtë, insektet, disa lloje të shpendëve, miza dhe hardhuca. Shtazët prezentë në ekosistemin shkretinorë janë përshtatur që të mbijetojnë në ditët e nxehta dhe netët e ftohta, me kontrollimin e nxehtësisë së tyre trupore. Baraspesha e ekosistemit shkretinorë në ditën e sotme është e dëmtuar për shkak të aktivitetit të njeriut. Është shumë me rëndësi të njihen dhe të kuptohen format e jetës që janë të kyçura në zinxhirin e të ushqyerit në ekosistemin shkretinorë dhe të ndërmerren masa të domosdoshme për ruajtjen e këtij ekosistemi.

Fig. 27.3 Shtazët shkretinore

Ekosistemi detar Ekosistemet detare janë pjesa më e madhe e sistemeve ujore të planetit. Ekosistemet detare janë vendbanim të shumicës së llojeve të ndryshme, të organizmave të vogla të cilat e përbëjnë bazën e ushqimit detar, deri në gjitarë detar të mëdhenj, siç janë balenat. Këtu jetojnë edhe lignjat, guacat, yjet detarë, nga peshqit -tuna, skusha, peshkaqeni etj. Shpendët po ashtu, ndodhen në këtë ekosistem. Anëtarët e ekosistemeve detare janë të ndarë në anëtarë të fundit detarë dhe anëtarët në sipërfaqen e lirë ujore. Si edhe ekosistemet tjera, ato detare kërkojnë materie ushqyese dhe dritë për prodhimin e ushqimit dhe energjisë. Sasia e dritës që depërton nëpër ujin detarë zvogëlohet me zmadhimin e thellësisë së ujit, dhe prandaj fotosinteza mund të zhvillohet vetëm në sipërfaqen e ujit. Теmperatura, drita dhe lëvizja Fig. 27.4 Deti e ujit detar si faktorë, kanë rëndësi të madhe për botën e gjallë që jeton aty. Ekosistemet detare janë shumë të rëndësishme për gjendjen e përgjithshme të ekosistemeve. Llojllojshmëria dhe produktiviteti i ekosistemeve detare është po ashtu e rëndësishme për mbijetesën e njeriut. Këto vendbanime janë burim i pasur i ushqimit.

Fig. 27.5 Anëtarët detarë

Përveç rëndësisë së ekosistemeve detare, zmadhimi i aktiviteteve njerëzore, siç janë peshkimi i tepërt, zhvillimi afër bregut, ndotja, sjellja e llojeve ekzotike shkaktojnë dëmtim të dukshëm dhe paraqesin k��rcënim serioz për detin.

Ekosistemet polare

Fig. 27.6 Ekosistemi polar

Ekosistemet polare janë shtresat në afërsi të poleve. Zona rreth polit Verior quhet Arktik ndërsa rreth polit Jugorë quhet Antarktik. Klima në zonën arktike është polare, dallohet me temperatura të ulëta dhe stinë dimërore të përhershme, me borë dhe akull. Atje jeton ariu polar, fokat, luani i detit dhe balenat, ndërsa nga bimët ka myshk dhe likeje është e banuar nga eskimët të cilët jetojnë në shtëpi të akullta, dhe merren kryesisht me gjueti dhe peshkim. Antarktiku është i pa banuar dhe me botë të gjallë të varfër. Rajonet polare kanë verëra të shkurtra dhe dimra të gjata dhe të ftohta. Në to mund të mbijetojnë vetëm shtazë mirë të përshtatshëm, për shembull shtazë me shtresa të trasha të lëkurës dhe yndyra që e mbajnë nxehtësinë e trupit. Gjitarët polar zakonisht kanë veshë dhe nofulla të vegjël që të mos e humbin shumë nxehtësi nëpërmjet tyre. Pinguinët, balenat, fokat dhe shpendët detarë e zënë gjahun në detet e ftohtë, ndërsa bagëtia moshuse i kullosin bimët në tundrat në të cilat jetojnë gjatë gjithë vitit. Arinjtë polarë jetojnë vetëm në Arktikun, ndërsa pinguinët vetëm në Antarktik. Oqeani është i pasur me materie ushqyese dhe u mundëson jetë për peshqit, shpendët detarë dhe balenat.

Fig. 27.7 kafshët që jetojnë në zonën polare

Arktiku është pjesërisht oqean i ngrirë i rrethe kuar me peizazhe të ndryshme nën ndikimin të mbulesës së borës sezonale dhe akullit. Antarktiku është kontinent i rrethuar me oqean. Ai është kontinenti

më i ftohtë dhe më i thatë i Tokës. Akulli i Antarktikut ka thellësi mesatare prej rreth 2.000 metra. Antarktiku nuk ka kurrizorë tokësorë, por ka popullacion të madh të shpendëve detare, rreth 45 lloje të shpendëve këtu formojnë fole. Pjesa më e madhe e fokave në botë ndodhen në oqeanin rreth Antarktikut. Antarktiku nuk ka popullsi vendase. Tundra është zonë përreth rrethit të Arktikut ndërmjet pyjeve veriore dhe mbulesës së përhershme e akullit rreth polit të Veriut. Toka në sipërfaqen e tundrës shkrihet vetëm në disa periudha verore përderisa shtresa nën sipërfaqen është çdoherë e ngrirë. Kjo domethënë se vegjetacioni nuk mundet ti lëshoje rrënjët e saja shumë thellë. Atje mund Fig. 27.8 Tundra të rriten vetëm shkurra të vogla, myshku dhe drunj të ulët.

Cilat janë karakteristikat e ekosistemit shkretinor? Cilat janë përshtatjet e shtazëve të cilët jetojnë në shkretëtirë? Numëro anëtarë të ekosistemit detar. Cilat janë përshtatjet e shtazëve të cilët jetojnë në ekosistemin polar? Përshkruaj tundrën.

Hulumtoni për përshtatjet e bimëve dhe shtazëve të cilët jetojnë në ekosistemet shkretinore dhe polare.

Оаza është vend i vogël pjellor në shkretinë në të cilat ujërat e nëntokësore dalin në sipërfaqe. Në Antarktik temperatura lëviz prej-25?C deri -89?C, temperatura më e ulët e matur në Tokë është -89/2?C e cila është e matur vetëm aty.

RAPORTET NË BOTËN E GJALLË Në natyrë paraqitet spektër i gjerë i raporteve ndërmjet Si janë të bimëve, shtazëve dhe mikroorganizmave. Disa nga këto lidhur organizmat e gjallë raporte karakterizohen me afërsi ndërmjet llojeve që në një vendbanim? vazhdon një periudhë e rëndësishme nga cikli jetësorë, ndërsa të tjerat gjatë gjithë jetës. Simbioza është raport ndërmjet dy organizmave që jetojnë bashkë ose bashkim i dy organizmave të ndryshme. Raportet simbiotike janë shumë të përhapura në çdo vend. Ato ndodhin në suazat e ekosistemeve, vendbanimet tona dhe në trupat tona . Këto raporte janë me rëndësi të veçantë për mirëmbajtjen e sistemit të ndërlikuar në të cilin jetojmë. Raportet Fig. 28.1 Simbioza simbiotike janë përgjegjëse për ekzistimin e bregut koral, për shkak të raportit ndërmjet polipeve korale dhe algat etj. Në simbiozë njëri anëtar ka dobi, ndërsa tjetri: • mund të mos ketë dobi-komensalizëm; • mund të ketë dobi – mutualizëm; • mund të jetë i lënduar ose i dëmtuar-parazitizëm Fig. 28.2 Коmensalizëm

Коmensalizmi është lloj i lidhjes kur dy organizma të ndryshëm jetojnë në afërsi të njëri tjetrit. Njëri organizëm ka dobi nga aktivitetet e tjetrit, përderisa organizmi tjetër nuk është as i dëmtuar e as ka ndonjë dobi. Për shembull, bimët të cilët rriten në bimë të tjera, por nuk janë parazite fitojnë dobi të madhe ekologjike. Shumë drunj pemësh prodhojnë fryte të cilat kapen për lëkurën e ndonjë gjitari dhe me lëvizjen e gjitarëve ato përhapen. Мutalizëm është lloj i lidhjes e cila përshkruan dy organizma të ndryshme të cilat jetojnë në afërsi Fig. 28. 3 Mutualizëm të njëri tjetrit, ndërsa çdo organizëm ka dobi nga aktivitetet e organizmit tjetër.

Bimët bishtajor dhe disa bimë tjerë janë të kolonizuara nga bakteret të cilat formojnë toptha të vegjël të rrënjëve të tyre. Këto baktere e lidhin azotin nga ajri për rrënjën. Azoti është elementi themelor i nevojshëm për të gjitha organizmat. Azotin e këtillë bimët mund ta shfrytëzojnë. Te shtazët, mutualizmi paraqitet ndërmjet më shumë shtazëve barngrënëse dhe mikroorganizmave të sistemit për tretje. Thundrakët dhe disa shtazë të tjera hanë bimë të cilat përmbajnë celulozë, edhe pse ato nuk kanë enzime të afta për zbërthimin e celulozës. Këtë e bëjnë mikroorganizmat që jetojnë në to. Parazitizëm është lloj i lidhjes së dy organizmave të ndryshme të cilat jetojnë në afërsi të njëri tjetrit, dhe një nga organizmat, organizëm parazit, ka dobi në llogari të organizmit tjetër, ose ndaj pronarit. Disa baktere parazite jetojnë si florë normale të njeriut, përderisa presin mundësi të shkaktojnë sëmundje. Теnia është parazit i cili jeton në zorrën e hollë të të zotit dhe e përdor ushqimin e tij ndërsa Fig. 28.4 Parazitizmi organizmi dobësohet. Të gjitha sëmundjet bakteriale, kërpudhat dhe virusale te shtazët dhe bimët janë shembuj për parazitizëm. Raport grabitësi -gjahu Shpjego Grabitësi (predatori ) është organizëm që han organizmin simbiozën. Çka është tjetër. Disa shembuj për grabitësit dhe gjahun janë luani komensalizëm? Shpjego dhe zebra, dhelpra dhe lepuri, petriti dhe pula etj. Luanët mutalizmin nëpërmjet më të shpejtë janë në mundësi të kapin ushqim, dhe ato do raportit bimë -insekt. të mbijetojnë, zebrat më të shpejta kanë mundësi të shpëTrego disa shembuj tojnë nga luanët, dhe prandaj ato do të mbijetojnë. për raportin grabitësi Fjalët: „predatori“ dhe „gjahu“ gati çdo herë përdoren -gjahu. vetëm për shtazë të cilët hanë shtazë, por e njëjta sillet edhe për bimët: lepuri dhe marulja, karkaleci dhe gjethi.

Fig. 28.5 Grabitësi -gjahu

Shumë drunj nga pyjet tropikë shi rënëse kanë raport simbiotik me kërpudhat e rrënjëve të tyre. Kërpudhat fitojnë energji nga drunjtë, ndërsa si zëvendësim të drunjve u japin fosfor dhe materie tjera ushqyese. Një parazitët janë parazitë të cilët jetojnë brenda në trupin e njeriut ose shtazëve.

Përshkruani shembuj për raportet simbiotike ndërmjet dy organizmave. Gjeni shembuj për parazitizëm ndërmjet pronarit dhe parazitit. Përshkruani raportin e grabitësit dhe gjahut. Gjeni të dhëna për raportet e organizmave të gjalla në vend jetën tuaj dhe bisedoni në bazë të të dhënave të fituara nga ana juaj.

SHKENCAT NATYRORE NË JETËN E PËRDITSHME Përdorimi i shkencave natyrore në jetën e përditshme Mënyrat e matjes në jetën e përditshme Prodhimtaria e ushqimit Konservimi i ushqimit Prodhimi i materialeve të dobishme për njeriun Nxënës me përvetësimin e këtyre faqeve do të mundesh: • • • • • • • • • • • •

ta kuptosh se shkencat natyrore kanë përdorim të gjerë në jetën e përditshme; të vështrosh lidhshmërinë ndërmjet shkencave natyrore dhe zbulimeve teknologjike ta kuptosh se deri në zbulime të mëdha njeriu ka arritur nëpërmjet hulumtimeve të gjata, a ndonjëherë edhe rastësisht; ta kuptosh rëndësinë e matjes, leximit dhe kuptimit të rezultateve si faktorë të rëndësishëm për zbulime të reja; ta masësh dhe ti lexosh të dhënat nga instrumentet; ta shqyrtosh rëndësinë e shkencave natyrore në fitimin dhe ruajtjen e ushqimit në gjendje të rregullt; ta lidhësh fitimin e bukës, uthullës, dhallit, produktet dimërore me praninë e disa mikroorganizmave; ti përshkruash mënyrat për fitimin e : bukës, dhallit dhe uthullës; të parashtrosh shembuj për efektin pozitiv dhe negativ të mikroorganizmave; të parashtrosh mënyra për ruajtjen e ushqimit në gjendje të rregullt (tharja, ngrirja, thartimi); të përshkruash se si fitohet qelqi dhe produktet qelqore; ta kuptosh se nëpërmjet të hulumtimeve fitohen materiale të reja (materiale plastike dhe barëra);

Termet me të cilat do të njoftohesh: Zbulimet teknologjike Ushqimi Mikroorganizmat Tharma Prodhimet qumështore Uthulla Коnservimi i ushqimit

Qelqi Materiale plastike Barërat Riciklimi Mulliri i erës Mulliri Kolektori i energjisë diellore

Riciklim Uji i pastër për pije, mungesa dhe zgjidhja Lëvizje nëpër ujë dhe mjedis ajror Fitimi i energjisë në forma të ndryshme • • • • • • • •

ta kuptosh rrezikun nga përdorimi i barërave pa rekomandimin e mjekut; të shpjegosh për përdorimin dhe dobinë e riciklimit; të arrish shprehi për klasifikimin e materialeve të përdorshme (letër, qelq, metal dhe plastikë) për riciklim; të numërosh prodhime të cilat munden përsëri të përdoren; ta shpjegosh rëndësinë dhe nevojën e ujit të pastër për pije; ta përshkruash pastrimin e ujit të detit në ujë për pije; të zbulosh se objektet me formë hidro/aerodinamike më shpejtë lëvizin nëpër mjedisin; të parashtrosh shembuj për shndërrimin e energjisë prej një forme në një formë tjetër në jetën e përditshme (mulli me erë, mulliri, hidrocentrali, kolektori diellorë , laser , dinamo në biçikletë, poçi, mikseri, kaloriferi); ta kuptosh përdorimin e dritës në teknologjinë më të re (laserë).

PËRDORIMI I SHKENCAVE NATRORE NË JETËN E PËRDITSHME Kujtohu se ku gjejnë përdorim dituritë e shkencave natyrore?

Fig. 29.1 Hulumtimi në shkencat natyrore

Njohja e shkencave natyrore është e rëndësishme që të kuptohet se shkenca dhe teknologjia janë ngushtë të lidhura me jetën tonë. Shkencat natyrore merren me studimin e natyrës dhe organizmave të gjalla. E studiojnë natyrën dhe e zbulojnë lidhjen ndërmjet njeriut dhe natyrës. Hulumtimi në fushën e shkencës e hapi rrugën e zbulimeve të mrekullueshme. Vallë a keni ditur se të gjitha gjërat rreth jush janë të lidhura me shkencën dhe teknologjinë? Nga koha kur do të zgjohemi në mëngjes, e deri sa të shtrihemi të flemë, çdo gjë është nën ndikimin e shkencës dhe teknologjisë.

Shkencat natyrore në jetën e përditshme

Biologjia është shkencë për gjallesat, ajo e studion natyrën e gjallë. Biologjia i studion karakteristikat dhe vetitë e organizmave të gjalla, prejardhjen e tyre dhe raportet ndërmjet veti si dhe raportet e organizmave të gjalla ndaj mjedisit jetësorë. Dijenitë për biologjinë rrjedhin nga e kaluara e lashtë, që nga njerëzit e lashtë. Ato kanë filluar ti dallojnë bimët dhe shtazët kur i kanë mbledhur për ushqim, më vonë kanë filluar ti kultivojnë bimët dhe ti zbusin Fig. 29.2 Çaji nga bimët kafshët. Kanë arrirë në dijeni për kushtet në të cilën jetojnë bimët dhe kushtet që janë të nevojshme të shtazëve për jetë. Më vonë është nevojitur të mësojnë për mënyrën e shumimit të organizmave të gjalla. Biologjia është ngushtë e lidhur me jetën tonë të përditshme. Për shembull, ushqimin që e hamë është nevojë biologjike e organizmit që të kryhen proceset jetësore, siç janë frymëmarrja, tajitja, shumimi. Ne, po ashtu, i kuptojmë dallimet ndërmjet organizmave të gjalla dhe natyrës së vdekur dhe nevojat e gjallesave tjera për mbijetesë. Rëndësia e biologjisë në jetën tonë të përditshme qëndron në faktin se biologjia mundohet ti studion parimet bashkuese që ekzistojnë ndërmjet organizmave të ndryshëm. Rëndësia e biologjisë në jetën tonë të përditshme qëndron në prodhimin e ushqimit dhe veshmbathjes, në sigurimin e produkteve për letër dhe ngjyrë, kultivimi i peshqve, shtazëve, kulturat kopshtare dhe pemë etj. Përparimi i mjekësisë, po ashtu, e paraqet rëndësinë e biologjisë në jetën tonë të përditshme.

Studimi i sëmundjeve, shkaktarët e tyre agense, barërat janë mënyra të diturisë biologjike se mundohemi të arrijmë kah zvogëlimi i vuajtjeve të njeriut. Rëndësia e biologjisë në jetën tonë të përditshme, po ashtu, qëndron në gjetjen dhe mjekimin e sëmundjeve trashëguese. Biologjia ka rol të rëndësishëm në kontrollin e ndotjes së mjedisit jetësorë. Kimia është shkencë e cila merret me studimin Fig. 29.3 Uji e vetive, përbërjes dhe strukturës së substancave si dhe ndryshimet që ndodhin gjatë reaksioneve kimike. Kimia i studion vetitë e xeheve, karbonit, drurit, kripës, lëndët djegëse fosile dhe produkte të tjera natyrore dhe përpunimi i tyre. Fakt i thjeshtë është se kimia luan rol të rëndësishëm në aktivitetet e përditshme të çdo njeriu nga momenti kur është lindur. Çfarë përdorimi ka kimia me të vërtetë në jetën e përditshme? Zakonisht përdorimi fillon që nga zgjimi i parë në mëngjes. Shumica e njerëzve zgjohen me alarm ose radio. Këto lëndë të përgjithshme për amvisëri përmbajnë bateri, që i bën shumë të varur kimikisht. Kimia luan rol të rëndësishëm në zbulimin dhe kuptimin e materialeve që ndodhen në këto lëndë të zakonshme për amvisëri. Kimia po ashtu merret edhe me prodhimin e sapunëve dhe mjeteve tjera për higjienë. Pa kimi, këto materiale ose kombinacionet e tyre mund të jenë të rrezikshme ose nuk mund të ekzistojnë. Nuk ka gati asgjë të bëni gjatë një dite, e në njëfarë mënyre të mos kyçet kimia. Pasta përmban kemikale, qumështin që e pimë përmban kalcium i cili është element kimik dhe ngjashëm. Djegia e drurit dhe ndryshkja e hekurit janë shembuj për ndryshime kimike. Kimia është shkencë eksperimentale atraktive e cila na mundëson ta kuptojmë botën dhe e bën jetën tonë më të lehtë. Gjeografia është shkencë që e hulumton dhe studion sipërfaqen e planetit Tokë. Gjeografia në kuptimin më të ngushtë të fjalës është edhe shkencë natyrore edhe shoqërore, sepse i studion Fig. 29.4 Liqeni natyrorë të gjitha format e sipërfaqes së tokës, të gjitha dukuritë natyrore të cilat ndodhin në të dhe në atmosferë, popullsinë dhe veprimtarinë ekonomike të saj. Gjeografia i studion pasuritë natyrore, botën bimore dhe shtazore në Tokë. Gjenezat e gjeografisë datojnë nga e kaluara e lashtë. Njerëzit kanë qenë të interesuar për Diellin, Hënën, yjet, rrufenë, shiun dhe ngjashëm. Gjeografia është zhvilluar me zhvillimin e tregtisë, marinës, e veçanërisht është zhvilluar në kohën e zbulimeve të mëdha gjeografike. Këto dituri gjeografike na mundësojnë që ti kuptojmë aktivitetet e përditshme, si udhëtimi kah shkolla, ndotja e cila shkakton nxehjen globale etj.

Punët që do ti kryejmë, por për cilat janë të nevojshme dituritë nga gjeografia janë: zgjedhim vend ku do të jetojmë, zgjedhim vend për vizitë dhe njoftohemi se si të arrijmë deri atje, njoftohemi se në cilin vend të qytetit janë vendosur restorantet etnike dhe kulturore, e kuptojmë se pse është vështirë të ndërtohen shtëpi në vendet tatëpjete të maleve me tokë jo stabile etj. Vallë a pyeteni se pse njerëzit vazhdojnë të jetojnë në vende ku ballafaqohen me reshje ose uragane, tornado ose tërmete ose ka ndotje nga fabrikat industriale kimike ose nukleare. Fizika është shkencë e cila merret me studimin e energjisë dhe raportit të tij ndaj materies. Fizika ��shtë shkencë e gjerë e cila i përfshin të gjitha shkencat e sotme natyrore. E gjithë ajo që ne e përdorim në jetën tonë të përditshme tek e fundit rregullohet me parimet e fizikës. Të gjithë në përditshmëri përdorim biçikletë dhe automjete, lloje të ndryshme të makinave dhe mjeteve, të cilat punojnë Fig. 29.5 Dukuria sipas parimeve të fizikës. Prek këtu që të kuptohen edhe natyrore- retë punët më të thjeshta të këtyre sendeve, studimi i fizikës është me rëndësi të madhe. Përzierja e ujit me sheqer është edhe një shembull për ndryshim fizik, por sheqeri dhe uji mund ndahen me avullimin e ujit ku mbetet sheqeri i thatë. Të gjitha dukuritë natyrore në Tokë i përshkruan fizika. Gjen përdorim në jetën e përditshme. Zbulimet e fizikës sjellin deri në gjetje të ndryshme të cilat ndikojnë në jetën tonë, si energjia elektrike, auto mjetet dhe elektronika në përgjithësi. Proceset e ndryshme mjekësore dhe mjetet mbështeten në fizikë, sepse këto mjete ndihmojnë në diagnostikën dhe mjekimin e sëmundjeve të ndryshme. Shkencat natyrore janë ngushtë të lidhura ndërmjet veti në lëndën e studimit dhe lidhshmëria e tyre në zgjedhjen e problemit të caktuar. Problemi i nxehjes globale me rëndësi të barabartë shqyrtohen dhe mund të zgjidhen me dituritë e të gjitha shkencave natyrore.

Shkencat natyrore dhe zbulimet teknologjike Zbulimet teknologjike në masë më të madhe ose më të vogël janë të lidhura me shkencat natyrore. Zhvillimi i shkencave natyrore ka mundësuar që të arrihen zbulime më të rëndësishme të cilat e përmirësuan jetën dhe zgjodhën shumë probleme që e mundonin njerëzinë. Në pjesën e mbetur do të njoftohemi me disa shkencëtarë natyrorë dhe zbulimet e tyre që dhanë kontribut për jetë më të mirë. Rоbert Huk është shkencëtar anglez i cili e ka zbuluar qelizën. Duke kërkuar nën mikroskop copë tape, ka vërejtur zbrazëtira të ngjashme për nga forma me zbrazëtirat e hojeve të bletëve, dhe i ka quajtur qeliza. Me mikroskopin që e ka pasur atëherë nuk ka qenë e mundur të shihen të gjitha pjesët Fig. 29.6 Mikroskopi i R. Huk e qelizës.

Çarls Darvini është shkencëtar britanik i cili e ka themeluar bazën për teorinë moderne të evolucionit sipas së cilës të gjitha format e gjalla janë zhvilluar me selektim natyrorë. Me anijen „Bigël“ dhe me grup biologësh është nisur në ekspeditë shkencore nëpër gjithë botën. Gregor Mendel është botanik austriak i cili llogaritet për themelues të gjenetikës klasike. Me përdorimin e llojeve të ndryshme të bizeles dhe ndjekjen e vetive të caktuara i ka vërtetuar rregullat themelore të trashëgimisë. Lui Paster ka qenë mikrobiolog dhe kimist francez. Në mënyrë eksperimentale ka dëshmuar se bakteri mund të shkakton sëmundje tek njeriu. Me tundimin e sëmundjeve të rrushit të verës ka zbuluar se bakteret mund të shkatërrohen me nxehtësi dhe e ka zgjeruar metodën për mbrojtjen e ushqimit, i cili e ka marrë edhe emrin e tij, pasterizim. Pasteri ka zbuluar vaksina kundër shumë Fig. 29.7 Vaksinimi sëmundjeve, i ka përmirësuar metodat për vaksinim dhe ka gjetur vaksinë kundër tërbimit, me përdorimin e trurit kurrizorë të thatë të lepujve të sëmurë. Vaksina për herë të parë ka qenë e përdorur te një djalë, i cili ka qenë i kafshuar nga një qen i tërbuar. Аleksandër Fleming është mikrobiolog skotlandz dhe farmakolog i cili e ka zbuluar kërpudhën penicilium. Аlbert Ajnshtajn është padyshim një nga figurat më të njohura ndikuese të erës moderne. Kontributi i tij për fizikën moderne është unikate. Ai i ka shlyer konceptet e deriatëhershme për kohën dhe hapësirën, energjinë dhe materien. Ai është babai i teorisë së relativitetit dhe teorisë së kuanteve. Ајnshtajni ka qenë fizicienti teorik – mjetet e konkretizimit të tij kanë qenë, thjeshtë lapsi dhe letra. Fig. 29.8 Аlbert Ајnshtajn Nikolla Teslla ka qenë hulumtues gjeni dhe zbulues i fushën e elektroteknikës dhe radioteknikës. Теslla është i njohur për nga zbulimet e tija revolucionare në zonën e elektromagnetizmit nga fundi i shek. 19 dhe fillimit të shek. 20. Patentet e Tesllës dhe puna e tij teorike bëhen bazë për formimin e sistemit të përgjithshëm të rrymës alternative. Pas demonstrimit të tij në komunikimin pa tel dhe radios, është emëruar për fitues në „Luftën e rrymave“. Ai bëhet një nga shkencëtarët më të mëdhenj dhe më të respektuar botërorë. Теslla vendos një vulë dhe në zonën e robotikës, konstruimit të telekomandës së largët dhe radarit, si dhe në zhvillimin e shkencës kompjuteristike. Isak Njutn është fizicient dhe matematicient anglez, që nga shumica llogaritet si fizicient më i madh i gjithë kohëve. Kontributet e tija më të mëdha në fizikë janë ligji i gravitacionit dhe ligjet për lëvizjet.

Fig 29.9 Sistemi periodik i Mendeleevit nga viti 1871.

Dimitrij Ivanoviç Mendeleev është themeluesi i sistemit periodik të elementeve. Në sistemin periodik të Mendeleevit ka pasur 68 elemente. Në atë kohë, ai e ka ditur ekzistimin e elementeve tjera të cilat ende nuk kanë qenë të zbuluar. Јоhan Kepler është astronom gjerman . E ka zbuluar teleskopin-mjet që shërben për vëzhgimin më të mirë të planetëve dhe yjeve. Me llogaritjet matematikore i ka zbuluar ligjet sipas së cilës lëvizin planetët. Sipas ligjeve të Keplerit, planetët lëvizin në orbita

eliptike („rrugë“) rreth Diellit. Galileo Galilei është matematicienti, fizicienti dhe astronomi italian. I ka zbuluar pikat e Diellit dhe ka theksuar se yjet janë shumë të larguara nga Toka. Ka vërtetuar se rruga e Qumështit është nuk është re, por masë prej yjesh. Për shkak të teorive të tyre ka qenë i persekutuar nga kisha. Është e njohur fjalia e tij „Sidoqoftë (Toka) lëviz“ i cili e ka shprehur në një seancë gjykimi i cili ka qenë i detyruar të mohojë teorinë e Kopernikut.

Lexoni tekste nga enciklopeditë, nga librat historike, atllase dhe të ngjashëm për zbulimet e rëndësishme dhe për mënyrën e jetesë në periudha të ndryshme. Diskutoni duke dhënë shembuj për përdorimin e shkencave natyrore në jetën e përditshme.

Ku gjejnë përdorim dituritë nga biologjia? Ku përdoren dituritë nga kimia? Ku përdoren dituritë nga fizika? Ku gjejnë përdorim dituritë nga gjeografia? Numëro disa zbulime teknologjike.

Аristoteli ka jetuar prej vitit 384-322 para erës sonë. Ai është një nga mendimtarët më të mëdhenj antik i cili është marrë me filozofi, por i është përkushtuar edhe biologjisë, mjekësisë, fizikës dhe astronomisë. Ai ka theksuar se „Toka është top që nuk lëviz në gjithësi dhe është qendër rreth së cilës rrotullohen planeta tjera, yjet, Hëna dhe Dielli“. E ka shkruar librin „Për qiellin „ e cila është nga fusha e astronomisë.

MËNYRAT E MATJES NË JETËN E PËRDITSHME Jemi rrethuar me lëndë të ndryshme dhe rreth nesh Në cilat aktivndodhin dukuri të ndryshme. Çdo ditë kemi nevojë të shohim në orë, ta organizojmë kohën, të shikojmë në itete të përditshme ti e përdor matjen si veprim? termometër në klasë që të dimë se sa është temperatura Në cilat lëndë që i mëmomentale. Herë pas here e masim lartësinë tonë dhe son është e nevojshme të peshën etj. Të gjitha këto aktivitete janë të nevojshme bëhet ndonjë matje? për zhvillimin normal të jetës. Jo vetëm që masim, në hulumtimet e shkencave natyrore shpesh i krahasojmë që të sjellim përfundim. Vetitë e lëndëve dhe dukurive dhe karakteristikat e materies kanë madhësitë fizike. Madhësi fizike janë: gjatësia, syprina, vëllimi, masa, koha, dendësia, temperatura, shtypja, forca e rrymës elektrike, shpejtësia, forca, puna etj. Për çdo madhësi fizike ka shenjë përkatëse ose simbol. Vlera numerike e madhësisë fizike duhet të shënohet bashkë me njësinë matëse. Njësia matëse është madhësi e sasisë fizike . Matja është veprim me të cilën përcaktohet vlera e ndonjë madhësie fizike me ndihmën e instrumenteve matëse përkatëse. Të gjitha madhësitë fizike kanë emra internacionale dhe shprehen në njësi. Shenjat oficiale për madhësitë fizike dhe njësitë janë definuar nga sistemi Internacional i njësive SI.

Madhësi fizike

Njësia matëse

Shenja (simboli)

Masa

kilogrami

Кg

Gjatësia

metri

m

Koha

Sekonda

s

Теmperatura

Kelvin

К

Sasia e substancës

Mol

mol

Rrymë elektrike

Amper

А

Intensiteti i dritës

Kandela

cd Fig. 30.1 Sistemi internacional i njësive

Në jetën e përditshme dhe në hulumtimet e thjeshta në shkencat natyrore më së shpeshti përdoren matjet e masës, gjatësisë, temperaturës dhe kohës.

Маsa matet me peshore. Peshoret mund të jenë teknike dhe analitike, por dallohen për nga saktësia dhe masën të cilat mund ta masin. Peshorja analitike është instrument i ndjeshëm me të cilin duhet të punohet me kujdes. Gjatësinë e masim me metër ose me vizore. Меtri përdoret për matjen e gjatësive më të mëdha, ndërsa vizorja për matjen e gjatësive më të vogla, më së shpeshti gjatë kryerjes së detyrave shkollore. Përveç gjatësisë me metër matet edhe lartësia dhe gjerësia. Теmperatrura matet me termometër, por më së shpeshti shprehet në shkallë Celsiusi. Ekzistojnë termometra të zhivës dhe alkoolit të cilat dallohen sipas gjerëFig. 30.2 Peshore analitike sisë së shkallës matëse. Kohën e masim me mjet që quhet orë. Masim orë, minuta dhe sekonda. Përveç këtyre matjeve themelore, shumë shpesh në hulumtimet e shkencave natyrore është e nevojshme të matet vëllimi i ndonjë lëngu. Vëllimi i lëngjeve përcaktohet me enë matëse të cilat janë të Fig. 30.3 Vizore shënuara ndarjet. Nëse vërejtjet për ndonjë dukuri natyrore ose objekt janë vetëm përshkruese, ato sigurFig. 30.5. Termometri isht do të jenë joprecize dhe mund të shkaktojnë mospajtime ndërmjet eksperimentatorët. Shumica e eksperimenteve kërkojnë që vërejtjet e kryera të jenë me numër. Për shembull, Fig. 30.4 Меtri shkencëtarët jo vetëm që munden të tregojnë se objekti është i madh ose i vogël, ato duhet ta shprehin madhësinë e tij me numër dhe me përdorimin e njësive standarde, si kilogram ose metër.

Si ka përparuar shkenca gjatë shekujve, ashtu rëndësia e matjeve të sakta është zgjeruar nëpër gjithë botën. Me qëllim që tu mundësohet shkencëtarëve të cilët punojnë në pjesët e ndryshme të botës ti krahasojnë matjet e tyre, është e nevojshme definimi i njësive themelore.

Fig. 30.6 Gota matëse

Fig. 30.7 Мikro pipeta

Çka është madhësi fizike? Çka është njësi matëse? Cka nënkupton metoda e matjes? Cilat janë madhësitë fizike themelore dhe njësitë e tyre matëse në SI sistemin?

Mateni temperaturën në klasën tuaj para fillimit të orëve, në pushim e madh dhe pas mbarimit të orëve, gjatë gjithë javës. Të dhënat paraqitni në tabelë. Lexoni të dhënat nga ujëmatësi. Ndiqni letrat kohore nga Interneti.

1: metër (m): Ajo është gjatësi e rrugës së dritës, që kur udhëton nëpër vakuum për kohë prej 1 / 299 792 458 pjesë të sekondës. 2: kilogram (Kg): Kjo është e barabartë me masën e prototipit ndërkombëtar për kilogram. Prototipi është cilindër prej platini-iridiumi që ruhet në Bironë Ndërkombëtare për matje dhe pesha, në Sevër, në afërsi të Parisit, Francë. 3 koha (s): Kjo është koha e zgjatjes së 9, 192, 631, 770 periudhave të radiacionit e cila i përgjigjet kalimit ndërmjet dy nivele hiperfine nga gjendja themelore e atomit të ceziumit. 4: amper (A): Kjo është rryma e zakonshme e cila, mbahet me dy përçues paralel direkt me gjatësi të pakufizuar, me prerje tërthore rrethore dhe gjatësi prej 1 m, përveç në vakuum. Do të shkaktohet ndërmjet tyre forcë e barabartë me përçuesit e Njutonit në një metër gjatësi. 5: kelvin (K): Kjo është pjesë e 1/273.16 nga temperatura termodinamike e pikës treshe të ujit. 6: Mol (mol): Ajo është vlerë faktikisht e sistemit që përmban aq njësi elementare, saqë ka atome në 0,012 kilogramë karbon . 7: kandela (cd): Është intensiteti i tejdukshëm, në kahe të caktuar që emiton rrezatim monokromie me frekuencë prej herci dhe që ka intensitet diellorë në atë kahe prej 1 / 683 vatë.

PRODHIMTARIA E USHQIMIT Numëro produktet ushqyese që i prodhon njeriu? Cilat nga këto produkte ushqyese njeriu mund ti prodhojë në kushte shtëpiake? Ushqimi ka rëndësi të madhe në jetën e njeriut. Nëpërmjet ushqimit fitojmë energji për kryerjen e aktiviteteve fizike dhe për kryerjen e të gjitha proceseve jetësore. Ushqimin e marrim nga bimët dhe nga shtazët. Bimët përdoren në formë të freskët ose me përpunimin e tyre fitohen produkte tjera ushqyese. Në të ushqyerit e përditshëm përdorim bukë, qumësht dhe produkte qumështore etj. Dituritë nga shkencat natyrore qysh nga e kaluara e largët të njeriut i kanë ndihmuar këto produkte ushqyese që ti prodhojë edhe në kushte shtëpiake. Misri dhe elbi kanë qenë dy nga kulturat më të vjetra që janë kultivuar. Edhe njerëzit të cilët kanë jetuar që nga viti 5000 p.e e kanë ditur se këto kokrra hahen. Besohet se buka me tharmi janë zbuluar rastësisht, kur përzierja e misrit dhe ujit kanë qenë të lëna në vend të ngrohtë, ku natyrisht krijohet tharmi që të formohet brumi. Pjekja e brumit në furrë ose mbi zjarr të hapur i jep shije më të mirë bukës. Romakët kanë menduar metoda për bluarjen e drithit me fërkim, ndërmjet dy gurëve . Vonë në shek. 18, ka qenë i menduar mekanizmi që e ka thjeshtësuar procesin e bluarjes, dhe kjo ka mundësuar deri në prodhim masiv të miellit të bardhë. Gjatë shek. 20, inovacionet shkencore dhe Fig. 31.1 Mulliri për drithë teknike bënë që të ndërtohen fabrika të mëdha për bukë, të cilët e kontrollojnë procesin e ndërlikuar fizik, kimik dhe biologjik. Buka është e bërë nga tre komponentë themelore: drithë, ujë dhe tharmi i pjekës. Procesi i prodhimit të bukës përbëhet nga shtimi i pjesës së nevojshme të ujit në miellin dhe tharmin. Mandej përpunimi i përzierjes nën shtypje për formimin e brumit, fermentimi i brumit, përpunimi i brumit që të fitohet brumi i dëshiruar dhe pjekja. Fermentimi, po ashtu, mund të jetë e shkaktuar me shtimin e aditivëve kimike dhe vitaminës С. Brumi vendoset në enë të mbyllura dhe ruhet në temperaturë të kontrolluar derisa të arrijë brumi. Numëro produktet ushqyese që i prodhon njeriu? Cilat nga këto produkte ushqyese njeriu mund ti prodhojë në kushte shtëpiake?

Fig. 31. 2 Bukë

Tharmi është kërpudha njëqelizore. Një nga karakteristikat më të rëndësishme është aftësia të fermentojë sheqernat për prodhimin e alkoolit. Tharmi karakterizohet me mundësi të madhe për jetë, në vend jetesa natyrore. Tharmi shpesh merret si shtesë sepse përmban 50% albumina dhe është i pasur me B vitaminë. Kosi fitohet me fermentiFig. 31. 3 Tharmi min e qumështit të lopës së pasterizuar me shtim të kulturës qumështore. Ajo tek qumështi shkakton vlim të tharët qumështor, ku sheqeri i qumështit kalon në acid qumështorë. Kosi duhet të posedojë dendësi dhe njëtrajtshmëri. Uthulla është lëng alkoolik në të cilën i është lejuar të merr shije të thartë. Përdorimi i uthullës që ushqimi të merr shije është e vjetër me shekuj. Po ashtu, përdoret si barë, material korroziv dhe si konzervans. Shndërrimi i verës ose të lëngut të pemëve në uthull është proces kimik. Që nga historia, disa procese ka qenë e nevojshme të bëhet uthull. Fuçi me mollë kanë qëndruar hapur në temperaturë të dhomës. Gjatë disa muajve, lëngjet e pemëve fermentojnë në Fig. 31.4 Kosi alkool, e mandej oksidohen në acid acetik. Kjo metodë kontinuive dhe e ngadalshme kërkon disa muaj që të prodhohet uthulla. Në prodhimtarinë moderne komerciale të uthullës, procesi është i shpejtuar. Këto metoda bazohen në shtimin e oksigjenit sa është e mundshme më shumë në produktin alkoolik dhe oksidim më të shpejtë të të njëjtit. Uthulla fitohet nga produktet të ndryshme, më shpesh verë, birrë dhe oriz. Baza e uthullës është materie e lëngshme, e cila paraqitet në sipërfaqen e produktit alkoolik që është i shndërruar në uthull. Ajo është karbohidrat natyrorë i quajtur celulozë. E njëjta i shtohet edhe në seritë alkoolike të tjera që të shpejtohet formimi i uthullës.

Ndonjëherë përdoren shtesa për ndryshimin e shijes së uthullës, siç janë: hudhra, borzilok, mjedulla, qershia, limoni etj. Në procesin e fitimit të disa produkteve ushqyese mikroorganizmat mund të kenë efekt pozitiv ose negativ. Ekzistojnë baktere qumështore të dobishme që ndodhen në kos dhe disa përpunime tjera qumështore. Ato e përmirësojnë shijen dhe kanë efekt pozitiv mbi sistemin për tretje. Mikroorganizmat e dobishme marrin pjesë në konservimin e lakrës dhe përgatitjeve dimërore. Përpos rolit të dobishëm shumica e mikroFig. 31.5 Uthull organizmave kanë efekt negativ mbi ushqimin, ato e prishin ushqimin.

АB-КULTURA V ndikim të përshtatshëm në sistemin për tretje, e pastron lukthin. Birra e tharmit tregon efekte pozitive kundër: lodhjes fizike dhe mentale, e zvogëlon nivelin e sheqerit dhe yndyrave në gjak për këtë shkak rekomandohet për persona me sëmundje të sheqerit. Me ndikimin antibakterial natyror e neutralizon ndikimin e dëmshëm të baktereve, përdoret edhe në kozmetikë etj.

Cilat janë përbërësit themelorë për prodhimin e bukës? Cili është roli i tharmit të bukës? Përshkruaj procesin e fitimit të kosit. Cka është uthulla? Numëro shembuj të efektit pozitiv të mikroorganizmave.

Vizitoni punëtori për prodhimin e bukës dhe njoftohuni me procesin. Mundojuni ta thartësoni qumështin me ndihmën e arsimtarit. Shikoni video përshkrim për mënyrën e fitimit të uthullës.

КОNSERVIMI I USHQIMIT Bakteret i zbërthejnë substancat e ushqimit dhe në këtë Sa kohë spemënyrë e bëjnë të njëjtën të papërdorshme dhe të rrezik- ci mund të qëndron i shme për njeriun. Disa baktere formojnë acide që e prishin freskët? Në cila mënyra ushqimin, ndërsa të tjerat formojnë gazra me çka e bëjnë e përpunojmë specin ushqimin të merr erë të keqe. Sa më gjatë bakteret qën- që të mund të qëndron më gjatë? drojnë në ushqim, aq më shumë shumohen dhe ushqimi më shpejtë prishet. Ka shumë mënyra se si të shkatërrohen këto baktere dhe të mbrohet ushqimi. Njëra mënyrë është të shtihet kripë. Kripa i shkatërron bakteret ose e pengon shumimin e tyre. Mënyrë tjetër është tharja e ushqimit, sepse bakteret nuk mund të jetojnë pa lagështi. Nxehja i shkatërron gati të gjitha bakteret për shkak se gati çdo ushqim gatuhet. Edhe 32.1 Ushqim i konservuar frigoriferët e ruajnë ushqimin të freskët, sepse bakteret nuk munden të jetojnë në temperaturë më të ulët se 0oC. Коnzervimi i ushqimit është metodë e ruajtjes në të cilin ushqimi përpunohet dhe paketohet, që të ndalohet ose ngadalësohet humbja e kualitetit dhe vlera ushqyese. Ruajtja zakonisht përfshin ndaljen e rritjes së baktereve, tharmit, kërpudhave dhe mikroorganizmave tjera. Proceset e ruajtjes së ushqimit përfshijnë numër të madh të metodave. Ruajtja e pemëve në formë të xhemit, për shembull, nënkupton vlim të pemës që të zvogëlohet lagështia dhe të shkatërrohen bakteret, kërpudhat etj. Ekzistojnë metoda të ndryshme tradicionale për ruajtjen e ushqimit që e kufizojnë hyrjen e energjisë dhe e zvogëlojnë prezencën e karbonit. Që të pengohet ushqimi nga prishja, përdoren një numër i madh i metodave: ftohja, ngrirja, tharja, vakumim , zhytje në tretje shumë të kripur, acid , bazë etj. Pemët më së shpeshti konservohen në: xhem, komposto, shurup, ëmbëlsirë, ndërsa perimet konservohen si ajvar, turFig. 32.2 Përgatitja e ushqimit shi, djegëset dhe të ngjashme. për konservim

Një nga metodat më të vjetra të konservimit të ushqimit është me tharje. Me këtë zvogëlohet aktiviteti i ujit mjaftueshëm që të ndalohet ose ngadalësohet rritja e baktereve. Sterilizimi është proces teknologjik gjatë së cilës me nxehtësi shkatërrohen mikroorganizmat. Pemët zakonshmit sterilizohen në temperaturë prej 100 0C. Për shkak të rezistencës së mikroorganizmave, sterilizimi shpesh përsëritet 3-4 herë. Në kushte shtëpiake nuk mundet të arrihet sterilizimi i plotë, por edhe e pjesërishmja është e dobishme, për shkak se nuk ndikon mbi kualitetin e produktit. Sterilizimi arrihet me vlim. Ngrirja është mënyrë e konservimit të Fig. 32.3 Tharja e pemëve pemëve dhe perimeve. Perimet të paketuara dhe të përgatitura në rregull, ruhen në frigorifer dhe përmban përqindje të madhe të vlerës biologjike. Perimja e këtillë e mban pamjen fillestare, ngjyrën, aromën dhe shijen, përmban përqindje të madhe të vitaminave në krahasim mënyrën termike të konservimit. Disa lloje që janë vështirë të tretshme, ushqimi i freskët me ngrirje bëhet shumë më e përshtatshme për organet për tretje siç janë lakra e kuqe, kelji, kërpudhat etj. Para ngrirjes së perimeve ai pastrohet, lahet, thahet dhe paketohet. Pavarësisht nga ajo se cili lloj i perimes ngrin, procesi është i ngjashëm. Pasi ta kullojmë nga uji i ftohtë, perimen e vendosim në material të thatë dhe të pastër që ta pi ujin, e mandej paketohet në qese najloni. Madje duhet të kemi kujdes ajri nga qesja plotësisht të shtypet. Balancimi ka për qëllim që të shkatërrohen disa materie të cilat edhe në temperatura të ulëta e ndryshojnë ushqimin. Më së miri është që në çdo paket të ngjitet etiketë me shkrim për atë se cili lloj i perimes është i paketuar, me datë dhe sasi. Disa lloje të perimeve siç janë: sallata e gjelbër, qepa, trupkat, trangujt nuk janë të përshtatshme për ngrirje. Ftohja e mbron ushqimin, e ngadalëson rritjen Fig. 32.4 Ngrirje dhe shumimin e mikroorganizmave të cilat shkaktojnë prishjen e ushqimit.

Thartësira është proces i konservimit të ushqimit me shtimin e uthullës. Në këtë mënyrë më së shpeshti konservohen perimet. Në ushqimet shtëpiake edhe sot e konservojmë me kripë, uthull, mjaltë, sheqer, ndërsa me lëngun e limonit e ndalojmë që pemët ose perimet të qëruara të nxihen. Këto substanca janë përdorur dhe përdoren, që ushqimin që e ka gjatë verës të mbetet e përdorshme edhe gjatë dimrit. Substancat për konservimin e ushqimit e pengojnë ose e ngadalësojnë shumimin e mikroorganizmave të cilat munden të shkaktojnë prishjen. Коnservimi i ushqimit ka rëndësi të madhe në të ushqyerit sepse mundëson që gjatë gjithë vitit të konsumojmë ushqim të pasur me minerale, vitamina dhe përbërësit tjerë të dobishme.

Fig. 32.5 Konservimi i ushqimit në shtëpi

Shkrirja në mikrovalë është më e sigurt. Ushqimi më së shpejti shkrihet dhe nuk ka kohë të mjaftueshme për rritjen e baktereve. Mishi i ngrirë duhet të ruhet në pjesën më të poshtme të frigoriferit, ku temperatura është më e ulët. Shkrirja në ujë të ftohtë është më e shpejtë nga shkrirja në frigorifer, por mandej kërkon më shumë kujdes. Ushqimi duhet të jetë i paketuar ashtu që të mos rrjedhë që ti pengojë bakteret të mos hyjnë në ushqim. Mishi mund të absorbojë ujë si shpuzorja. Ndërrojeni ujin çdo 30 minuta. Asnjëherë mos shkrini ushqimin në ujë të nxehtë.

Gjeni receta për ruajtjen e ushqimit në gjendje të rregullt. Diskutoni për prishjen e ushqimit dhe si ajo të pengohet.

Çka është konservimi i ushqimit? Pse ushqimi konservohet? Cila është metoda më e vjetër për konservimin e ushqimit? Numëro dhe shpjego mënyrat e konservimit të pemëve dhe perimeve? Çka janë substanca për konservim? Me cila substanca konservohet ushqimi në kushte shtëpiake?

PRODHIMTARIA E MATERIJALEVE TË DOBISHME PËR NJERIUN

Prej çfarë materiali janë bërë gota për ujë dhe stilolapsi me të cilin shkruani? Cilat veti i kanë këto materiale?

Në mjedisin tonë jemi të rrethuar me lëndët që na e lehtësojnë jetën. Ato janë të përgatitura nga materiale të ndryshme me veti të ndryshme. Materialet që shpesh i përdorim janë: qelqi, plastika, druri dhe metali. Zhvillimi i shkencës i përmirëson vetitë e këtyre materialeve, ndërsa ato fitojnë përdorim më të madh.

Qelqi dhe produktet e qelqit Qelqi është material i ngurtë që fitohet me ngurtësimin e tretjeve silikate të ftohura. Sipas zbulimeve është gjetur në Egjipt dhe Mesopotami para erës sonë. Mandej nga Egjipti është bartur në Itali, prej ku dhe shpërndahet nëpër gjithë Mbretërinë Romake. Ka qëndrueshmëri kimike, tejdukshmëri, përçueshmëri të vogël të nxehtësisë, ngurtësi mekanike të mjaftueshme. Këto veti lejojnë që qelqi të gjejë përdorim të gjerë në ndërtimtari dhe në amvisëri. Fig. 33.1 Rëra e kuarcit Lënda e para themelore për fitimin e qelqit është rëra kuarcore që shkrihet në temperaturë shumë të lartë prej 1400 deri 1700 0C. Pas shkrirjes shndërrohet në masë qelqore. Qelqi fitohet sipas procesit teknologjik: • lënda e parë thahet, pastrohet nga papastërtitë e ndryshme dhe thërrmohet; • bëhet dozimi i komponentëve në raporte të masës përkatëse, kryhet përzierje me dorë ose me makinë, ku fitohet e a.sh.q „guri qelqorë „; • masa e njëtrajtshme paketohet në copë më të mëdha; • shkrihet në furra speciale në temperatura të larta. Guri qelqorë nxehet në temperaturë prej 1450 deri 1600 oC deri në ndarjen e plotë të të gjitha përzierjeve në formë të shkumës. Gjatë procesit të shkrirjes, përzierja çngjyroset dhe mënjanohet ajri dhe gazrat të tjera me ndihmën e shtesave të ndryshme.

Shtrirja e gurit të qelqit kryhet në tre faza të ndara hapësinore. Në pesën e parë sillet përzierja, në pjesën e dytë bëhet shkrirje e plotë e gurit qelqorë dhe në fazën e tretë bëhet ftohja. Masa e qelqore ftohet gradualisht deri në temperaturë të formësimit. Përpunimi i qelqit bëhet me: tërheqje gj.gj zgjatje, fryrje, tërheqje, Fig. 33.2 Përpunimi i qelqit me dorë derdhje dhe presim. Në procesin e fryrjes prodhohen pllaka të ndryshme dhe gypa. Меgjithatë, sot, kryesisht kjo metodë përdoret për fitimin e të a.sh.q qelqit „me vrima“. Fryrja e qelqit mund të kryhet me dorë dhe me makinë. Me dorë kryhet me ndihmën e fryrësit e a.sh llullë qelqore. Ajo paraqet gyp të gjatë i hekurit që në njërin skaj është veshur me drurin, ndërsa në tjetrin është e përforcuar që të mbrohet nga ndikimi i temperaturës së lartë. Punëtori, fryrësin e fut në furrë dhe me rrotullimin e vazhdueshëm e mbledh masën e shkrirë.

Fig. 33.3 Produkte të qelqit

Mënyra e ftohjes së qelqit ka ndikim të madh ndaj vetive të tij. Nëse ftohja është graduale fitohet qelq i tejdukshëm, elastik dhe i fortë. Nëse masa e shkrirë ftohet shpejtë, atëherë për shkak të ftohjes së jo barabartë të qelqit është shumë e ndjeshme gjatë goditjes dhe në ndryshimin e temperaturave të për njëhershme, ku shumë lehtë mund të thyhet. Kalitja është proces i përpunimit special termik me të cilën zmadhohet fortësia dhe ngurtësia e qelqit. Fig. 33.4 Përpunimi i stolive nga qelqi

Polirim (Pastrimi) është mënyrë për mënjanimin e jo homogjenitetin optik të qelqit, e cila paraqitet për shkak të prezencës së sipërfaqeve valore dhe trashësisë së jo barabartë. Turbullimi јështë proces i erodimit mekanik ose kimik të sipërfaqes së qelqit. Qelqi përdoret edhe për fitimin e stolive dhe zbukurimeve.

Materialet plastike Nevojat e njeriut për përdorimin e materialeve çdo ditë rriten, ashtu që materialet natyrore më nuk munden të mjaftojnë. Njeriu kërkon mënyra si ndonjë nga materialet natyrore ti zëvendësojë me artificiale. U krijuan materiale të reja, të cilat sipas llojllojshmërisë dhe kualitetit do të kenë edhe përparësi. Shkencëtarët nëpërmjet kimisë më veç prodhojnë materiale artificiale. Në grupin e materialeve organike artificiale të reja marrin pjesë edhe polimerët dhe masat plastike, ndryshe e njohur si „plastika“.

Fig. 33.5 Lëndë të plastikës

Plastika është materiali që e vulosi shekullin e njëzetë dhe që në ardhmëri do ta mbajë dhe zgjerojë rolin e vet. Për kimistët paraqet materie e parë organike e fituar në mënyrë artificiale. Aq është prezentë në jetën e përditshme që vështirë është funksionimi pa të. Përdoret: në shtëpi, ofise, fabrika, në industrinë automobilistike, në elektroindustri, në industrinë e mobileve dhe ambalazhit për ushqim.

Fig. 33.6 Stiropori

Plastmasa e parë , gj.gj polimeri i parë, është zbulim i amerikanit Xhon Vesli Hajat prej shek. 19 . Shkencëtari Belgjian Leo Bakeland, në fillim të shek. 20 e ka zhvilluar polimerinë e parë artificial – bakelit. Në SHBA është gjetur edhe një material revolucionar- najloni. Në mesin e shek. 20 në një firmë gjermane është gjetur stiropori. Kjo shkumë e bardhë e fortë , në veten ka 98% ajër të robëruar, ka peshë të vogël dhe aftësi të mëdha të termoizolimit. Polimerët dhe masat plastike sot kanë përdorim të madh praktik në ndërtimtarinë bashkëkohore. Nga ato përpunohen lëndët më të imta për përdorimin e përditshëm, si dhe materiale të ndryshme të cilat munden ta zëvendësojnë letrën, lëkurën, drurin, shumë produkte qeramike, qelqin dhe deri edhe metalet.

• • • • • •

• • • •

Përdorimi i gjerë i materialeve polimere i detyrohen vetive të tyre: peshë të vogël; përçueshmëri të vogël të nxehtësisë; shumë polimere kanë pamje të mirë të jashtme dhe mundësi të prodhohen në ngjyra të ndryshme; stabiliteti i mirë kimik; veti të mira teknologjike: lehtë formohen, prehen, gdhenden, lehtë ngjiten, presohen, farkohen etj. disa polimere kanë stabilitet të zmadhuar të fërkimit dhe goditjeve, fuqi të madhe dhe tejdukshmëri. Përveç përparësive këto materiale kanë edhe mangësitë e tyre: rezistencë të ulët ndaj temperaturës; deformacion të pamjes; disa polimere kanë cilësi që të vjetërsohen nën ndikimin e nxehtësisë, dritës dhe oksigjenit ; lirojnë komponime kimike me erë jo të mirë të cilat ndonjëherë janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Barërat Barërat paraqesin produkt që sipas mënyrës shkencore është vërtetuar se nëse u jepet njerëzve ose shtazëve në sasi të caktuara dhe në mënyrë të rekomanduar, mund të shërojë nga sëmundjet e ndryshme. Për barin që të vijë në mënyrë të sigurt deri tek përdoruesi, duhet të kalojë nëpër proces të caktuar të prodhimit.

Fig. 33.7 Barërat

Procesi i prodhimtarisë është çdo metodë e cila përdoret në prodhimtarinë e barërave, nga përgatitja e materialeve e deri në paketim. Çdo barë ka substancën elementare, aktive dhe substancën ndihmëse. Pjesa më e madhe e barërave fitohen nga bimët. Коntrolli i kualitetit të prodhimtarisë është shumë i rëndësishëm që bari ta mbajë vetinë themelore, ndërsa kjo është ndihmë gjatë problemit të caktuar shëndetësorë. Përgjegjësia e çdo prodhuesi të barërave është: • procesi i prodhimtarisë ta parashtrojë sipas ligjit të vërtetuar për barëra; • të mundësojë sistem për kontrollin e kualitetit. Para se të fillojë me prodhimtarinë e barërave, kompanitë farmaceutike është e nevojshme të bëhen analiza profesionale të substancave dhe ti kyçin efektet e mundshme të padashur nga përdorimi i barrës. Për ne është me rëndësi se barrën nuk duhet ta marrim pa rekomandim të mjekut. Doza e cila është rekomanduar prej mjekut është shumë i rëndësishëm. Çdo zmadhim i të njëjtës pa konsultim, mund të rezultojë me pasoja të padashur, helmime të shpeshta deri sa edhe në vdekje.

Çka është qelqi? Shpjego procesin teknologjik për fitimin e qelqit. Çka është turbullimi i qelqit? Numëro lëndët që i përdor e janë të prodhuara nga qelqi. Ku gjejnë përdorim materialet polimere? Çka është bari? Kush mundet të prodhon barëra?

Shikoni video përshkrime për fitimin e qelqit dhe produkteve qelqore. Shikoni video përshkrime për fitimin e barit penicilinë si dhe barërave tjera. Shikoni video përshkrime për përdorimin e materialeve plastike.

Pambuku i qelqit dhe fijet e qelqit fitohen nga qelqi i thyer dhe komponentët themelore për fitimin e qelqit, rërës kuarcore, gëlqerorit, sodës etj. Теknologjia e prodhimtarisë së pambukut qelqor përbëhet prej dy fazash: fitimi i masës qelqore të shkrirë dhe fitimi i fijeve qelqore të holla.

RECIKLIMI

Riciklimi është përpunim i materialeve të përdorura për fitimin e produkteve të reja. Me këtë proces pengohet humbja e materialeve, zvogëlimi i shpenzimit të lëndëve të para të reja, zvogëlohet përdorimi i energjisë, zvogëlohet ndotja e ajrit dhe ujit. Riciklimi është komponentë e rëndësishme e zvogëlimit bashkëkohor të hedhurinave. Riciklohen shumë lloje të qelqit, letrës, plastikës, tekstilit dhe elektronikës. Pothuajse gjysma e hedhurinave që e formojmë mund të riciklohet. Shenja e riciklimit ka tre shigjeta të cilat i paraqesin të tre fazat: mbledhje, përpunimi dhe përdorimi i sërishëm.

Çka ndodh me shishet plastike të përdorura? Çka ndodh me letrat e përdorura?

Fig. 34.1 Mbledhja e hedhurinave për riciklim

Riciklimi i materialit do të prodhon material të ri, për shembull, letra do të shndërrohet në letër të re për zyrën. Formë tjetër e riciklimit është shpëtimi i materialeve të caktuara nga produktet e përbëra, si për vlerën e tyre të brendshme ose për pjesët e tyre të rrezikshme. Riciklimi është në praktikën e zakonshme, e Fig. 34.2 Shenja për riciklim përdorur shumë më parë. Në periodat kur resurset kanë qenë të rralla, hulumtimet arkeologjike të deponive antike tregojnë më pak hedhurina nga amvisëritë si hiri, mjete të thyera dhe qeramikë. Kjo domethënë se hedhurinat përsëri janë përpunuar. Në periudhën e para industrisë, ka dëshmi për hedhurinat e bronzit dhe metaleve të tjera, të cilat janë mbledhur dhe janë shkrirë për përdorimin e sërishëm. Industrializimi e ka nxitur kërkesën për materiale më të përshtatshme, si disa metale sepse kanë qenë më të lira sesa ato që janë fituar nga xehja e papërpunuar.

Fig. 34.3 Rruga e një shisheje

Që nga civilizimet e vjetra njerëzit kanë pasur nevojë të shkruajnë. Këtë e kanë bërë në argjilë, lëkurë, kanë gdhendur gurin dhe drurin. Letra e parë është e përpunuar në Kinë rreth viteve 150 p.e.s edhe pse dëshmohet se në përdorim ka qenë edhe 200 vjet më parë. Prej atëherë e deri në ditën sotme, letra përdoret çdo ditë më shumë ose më pak. Këtu fillojnë një numër i madh i problemeve ekologjike. Por, problemet thellohen edhe me përdorimin e ngjyrave helmuese për letrën dhe plastifikimin e tyre sepse letra e këtillë nuk riciklohet. Letra prodhohet në fabrika të mëdha. Pjesa më e madhe e letrës fitohet nga druri i butë, për shembull dëllinja dhe pisha. • degët priten në trungje, dhe çohen në fabrikë për letra; • trungjet imtësohen në pjesë të imta në pluhurin e sharës; • pluhuri i sharës duke vluar me substanca kalon në pulpë (masë

fijore) që ti lëshojnë fijet; • fijet përzihen me komponime kimike dhe ngjyra; • nga pulpa me thithje mënjanohet uji; • cilindrat e mënjanojnë ujin e mbetur dhe e presojnë pulpën në letër; • tubi i madh i mbështjellë me letrën është produkti i final. Letra e cila e përbën një të tretën e hedhurinave mund të përpunohet prej 3 deri 5 herë. Një ton i letrës së ricikluar përmban 17 drunj dhe 67 % energji për letër të prodhimtarisë së re.

Teknologjitë e reja vazhdimisht e përmirësojnë kualitetin dhe dizajnin e materialeve të ricikluara. Përmirësimet e proceseve prodhuese rezultojnë me prodhim të një numri të madh të produkteve të ricikluara. Për shembull, letra e ricikluar sot është me karakteristika të ngjashme si dhe letër me kualitet të lartë e prodhuar nga produktet primare dhe mund të përdoFig. 34.4 Shporta për selektimin e hedhurinave ret në të njëjtën mënyrë. Me riciklimin e qelqit, përsëri fitohen produkte qelqore të cilat kanë përdorim të përditshëm. Nga plastika e ricikluar fitohen materiale plastike për amvisëri, ndërtimtari dhe industri. Procesi i riciklimit në përgjithësi është i përfunduar kur blejmë produkte të bëra nga materialet e ricikluara. Me këtë e nxisim këtë proces dhe ndihmojmë në mbylljen e qarkut të materies.

Një nëpunës hedh rreth 90 kg letra brenda një viti. Një zyrë administrative mund të shpëton 17 drunj dhe ta pengojë ndotjen e atmosferës me 30 kg gazra të dëmshme prej çdo toni letre që do të riciklohet. Me riciklimin e një shishes do të kursehet aq energji sa është e nevojshme: • për punë të një poçi drite prej 100 vat për rreth një orë; • për punë të një kompjuteri prej rreth 25 minuta; • për punë të një lavamani rreth 10 minuta.

Çka është riciklimi? Numëro disa lëndë të cilat i përdor dhe mund të riciklohen. Ku gjen përdorim qelqi i ricikluar?

Përpunoni tabelë me materiale dhe produkte të cilat munden të riciklohen ose përsëri të përdoren. Punoni në grupe: ricikloni letër (gazeta).

UJI I PASTËR PËR PIJE, MUNGESA DHE ZGJIDHJA Çdo qelize të trupit ka nevojë për ujë. Ky është shkaku se pse është aq me rëndësi të konsumohet mjaft lëng, veçanërisht uji. Ta marrim për shembull trurin, i cili përbëhet prej 90% ujë. Nëse nuk sigurohet ujë të mjaftueshëm për trupin, truri nuk mundet mirë të funksionojë. Ujin për pije të cilën e përdorim nëpër shtëpi vjen nga burimet e ujit të pastër. Çdo ditë kemi më pak ujë të pastër. Ndërmjet shkaqeve kryesore për gjendjen e këtillë është zmadhimi i numrit të popullsisë dhe pakujdesit njerëzorë për mjedis jetësorë të pastër. Pjesë të shumta të botës ballafaqohen me mungesën e ujit për pije. Mungesa e burimeve ujore dhe nevoja plotësuese për ujin, do të jenë shumë të rëndësishme në ardhmëri. Shumë është e qartë se uji si edhe burimet Fig. 35.2 Ujë fosile të energjisë në ardhmëri do të llogariten si faktor për përcaktimin e stabilitetit botërorë. Uji që nëpër shtëpia vjen nëpërmjet të rrjetit ujësjellës, kalon në procese të pastrimit kimik dhe biologjik. Klorimi është metodë për dezinfektimin e cila rekomandohet që të sigurohet uji i sigurt nëpër shtëpia. Shtohet klor në sasi të vogla për shkatërrimin e mikroorganizmave të mundshme në ujë. Që të kursehet uji për pije, duhet të përdoret uji teknik për ujitje dhe nevoja të ngjashme. Teknologji shumë më e mirë është ajo e cila mundëson që uji mbeturinorë të përdoret, të pastrohet, nga ajo të mënjanohen shkaktarët e sëmundjeve. Uji i këtillë mund të përdoret në bujqësi. Trupi i njeriut përmban prej 55% deri 78% ujë në varshmëri nga madhësia e trupit . Funksionet e ujit në trup janë me rëndësi vitale: • kryen bartjen e materieve ushqyese dhe oksigjenin në qelizat; • ndihmon gjatë metabolizmit; • u ndihmon organeve tona më mirë ti thithin materiet ushqyese; Fig. 35.2 Uji i detit • e rregullon temperaturën trupit Pse duhet të përdorim ujë çdo ditë? Cilat janë burimet natyrore të ujit për pije?

Rreth 97% të ujit në Tokë është nëpër oqeane, ndërsa vetëm 3% të ujit të Tokës është i ëmbël. Njerëzit nuk mund të pinë ujë të kripur. Por, uji i kripur mund të shndërrohet në ujë të ëmbël. Procesi quhet distilim. Distilimi është një nga format më të vjetra të përpunimit të ujit, që përdoret edhe sot. Në kohërat antike, shumë popuj e kanë përdorur këtë proces në anijet e tyre që ta shndërrojnë ujin e kripur në ujë për pije. Sot, bimët përdoren për shndërrimin e ujit të detit për pije në anijet dhe në shumë rajone të thata të botës. Distilimi është ndoshta një nga teknologjitë pastruese të ujit për pije që plotësisht i zvogëlon ndotësit e një spektri më të gjerë. Në natyrë, ky proces themelorë i detyrohet ciklit ujorë. Dielli shkakton uji të avullojë nga burimet sipërfaqësore siç janë liqet, oqeanet dhe përrenjtë. Avulli i ujit në fund vjen në kontakt me ajrin e ftohtë, ku kondenson dhe formohen pika vese ose shiu. Ky proces mund të zhvillohet në mënyrë artificiale, më FIG. 35.3 UJI PËR PIJE; shpejtë sesa në natyrë, me përdorimin e burimeve alternative të nxehjes dhe ftohjes. Që ta mbrojmë ujin e pastër për pije duhet të përdorim disa këshilla të rëndësishme: • mbylleni çezmën kur i lani dhëmbët; • bëni tush në shpejtësi, atëherë harxhohet më pak ujë të nxehtë; • mendoni të instaloni tush me fluks më të dobët; • mbusheni makinën për tesha para se ta kyçni; • në vend që ti shpëlani perimet nën ujë mbusheni lavabonë në kuzhinë deri në gjysmë; • lajeni veturën në bar që të ujitet edhe kopshti në të njëjtën kohë ujitni herët në mëngjes ose vonë natën; ujiteni kopshtin më rrallë por më gjatë.

Cili është roli i ujit për organizmin e njeriut? Si uji i kripur shndërrohet në ujë të ëmbël? Në sa mënyra do të kursejmë ujin nëpër shtëpitë tona?

Rreth 2,4% të ujit në Tokë është e ngrirë në vazhdimësi në akullnajat dhe shkëmbinjtë të akullit polar. Njeriu mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por mund të jetohet vetëm rreth 1 javë pa ujë.

Realizoni eksperiment me të cilën paraqitet mënjanimi i kripës nga uji me nxehje. Bëni video përshkrim, vizatim, tabelë dhe ngjashëm për procesin e pastrimit të ujit. Hulumtoni harxhimin e ujit në amvisëri dhe gjeni mënyrë për kursim.

LEVIZJE NEPER MJEDISIN UJOR DHE AJROR Popujt e vjetër kanë udhëtuar nëpër ujë duke përdorur Si lëvizim lundrues. Anijet e para kanë qenë të bëra para rreth 5000 në mjedisin ujorë? Si vitesh. Këto objekte lundrua në shek. 19 kanë qenë të lëvizim në mjedisin zëvendësuara me makina avulli. Më vonë anijet kanë ajror? lundruar me motorë me benzinë. Anijet me avull kanë lëvizur me rrota me fletë dhe kanë shërbyer për bartjen e njerëzve dhe bagëtisë. Me lëvizjen anijet i kundërshtojnë forcave termodinamike të ujit dhe forcave aerodinamike të ajrit. Pjesa e përparme e mprehtë të objekteve ujore lundruese e prenë ujin dhe mundëson lëvizje më të lehtë.

Fig. 36.1 Objekte lundruese

Nëndetëset lëvizin nën sipërfaqen ujore. Në hapësirën ndërmjet dy mureve të trupit kanë kontejnerë të mëdhenj. Ato janë të mbushur me ajër. Kur nëndetësja duhet të zhytet kah fundi kontejnerët mbushen me ujë dhe nëndetësja bëhet më e rëndë. Kur nëndetësja duhet të lundrojë në sipërfaqen e ujit, mënjanoFig. 36.2 Nëndetëse het nga ato. Në fillim të shek. 20- janë bërë eksperimentet e para të suksesshme që të mbizotërohen lartësitë. Sot ekzistojnë aeroplanë të cilat mundësojnë orë të shumta vozitje të sigurt. Lëvizja e aeroplanëve i detyrohet pamjes së tyre aerodinamike, me pjesë të përparme të mprehtë të trupit.

Fig. 36.3 Aeroplanë

Kjo formë ndihmon në përvetësimin e hapësirave ajrore. Krahët dhe bishti i aeroplanëve kanë fletë të lëvizshme të njohura si sipërfaqe kontrolluese. Ato u ndihmojnë aeroplanit gjatë fluturimit si dhe gjatë kthimit në të djathtë dhe të majtë. Helikopterët janë objekte ajrore me përdorim më të gjerë. Përdoren për udhëtime, transport të mallrave, për intervenim të çdo lloji etj. Ato në vend të krahëve kanë fletë që rrotullohen, të ashtuquajtura rotorë. Ato rrotojnë me shpejtësi të madhe dhe i tërheqin helikopterët që të ngjiten në ajër. Në bisht kanë fletë plotësuese e cila krijon forcë dhe i kundërshtohet forcave që u shkakton fleta kryesore. Në atë mënyrë ndalojnë rrotullimin e paparashiFig. 36.4 Helikopterët kuar të helikopterit.

Numëro objektet lundruese. Si lëvizin nëndetëset? Si lëvizin aeroplanët?

Hulumtoni lëvizjen e objekteve me formë hiodrodinamike në mjedis ajror dhe ujor.

Me ndihmën e mjetit periskop, njerëzit në nëndetëset mund të vëzhgojnë se çka ndodh në sipërfaqe. Vëllezërit Villbur dhe Orvill Rajt në vitin 1903 kanë bërë fluturimin e parë që ka zgjatur 12 sekonda.

FITIMI I ENERGJISË NË FORMA TE NDRYSHME

Cili është burimi më i madh i energjisë në Tokë ? Vallë energjia mund të krijohet?

Еnergjia është kushti themelorë për ekzistimin e botës së gjallë dhe lëvizjes së materieve në planetin Tokë. Energjia e përgjithshme vjen nga:

• Dielli Еnergjia diellore arrin në Tokë nëpërmjet të rrezeve diellore. Siç vërehet në fotografinë, rrezet janë tufë drite të cilat e kahëzojnë energjinë diellore kah sipërfaqja e Tokës në linjën e drejtë . Jo të gjitha këto rreze të kahëzuara arrijnë në Tokë. Kjo është pasojë e vetisë së dritës që të dëbohet, përthyhet dhe thithet . Kjo ndodh kur rrezet e diellit vijnë deri në mbështjellësin e ozonit. Vetëm nji pjesë e tyre lëshohen deri në sipërfaqen e Tokës, ndërsa të tjerat përthyhen dhe dëbohen dikund në gjithësi. • Toka Еnergjia e Tokës shprehet nëpërmjet të energjisë e cila posedon uji (lumenjt e shpejta, liqenet e mëdha të cilat ndodhen në lartësi më të mëdha, ujrat e nxehta të cilat dalin nga brendia e Tokës), energjia e erës, lëndët djegëse nukleare, vullkanet etj. • Materiet organike Fig.37.1 Rrezet e Diellit Ajo është energji e përbërë nga karboni, nafta dhe gazit natyrorë. Еnergjia domethënë edhe aftësi për kryerjen e ndonji pune. Nëse trupat kryejnë punë atëherë ato posedojnë energji. Domethënë për kryerjen e punës së nevojshme është e nevojshme energjia. Ekzistojnë më shumë lloje të energjisë: • energjia potencijale ( shkëmbi në kodrën ), e posedojnë trupat në qetësi ; • energjia kinetike , e posedojnë të gjitha trupat që lëvizin; • energji kimike (ushqimi, lëndë djegse аkumullator), këto janë trupa të cilat lirojnë energji gjatë proceseve të cilat quhen reaksione kimke, siç janë tretja e ushqimit dhe djegja e lëndëve djegse ; • energjia nukleare , materiet radiaoaktive lirojnë energji gjatë ndryshimeve të cilat ndodhin brenda në atome ; • energjia e nxehtësisë , e posedojnë të gjitha trupat, për shkak të lëvizjes së atomeve të tyre ; • energjia elektrike , lëvizje e ngarkesës elektrike nëpër tel; • energjia e zërit , valëzimi i ajrit nën ndikimin e mikrofonit ose ndonji burim tjetër. Еnergjia shndërrohet nga njëra në tjetër lloj por ajo nuk mund të krijohet nga asgjëja, e as nuk është e mundshme plotësisht të asgjësohet.

Në shtëpinë jemi të rrethuar me objekte të cilat kryejnë shndërrimin e energjisë prej një në tjetër lloj. Në këtë mënyrë llojet themelore të energjisë i fitojmë në formë të dritës nga poçi, nxehtësia, zëri, lëvizja etj. Hekuri e shndërron energjinë elektrike në atë të nxehtësisë. Telefoni e shndërron energjinë e zërit në elektrike dhe e kundërta. Luhatësja e shndërron energjinë potenciale në energji kinetike, atë në potenciale dhe ashtu vazhdon derisa ta ndërpres luhatjen. Poçi e shndërron energjinë elektrike në dritë.

Fig. 37.2 Aparate të cilat përdorin energji elektrike

Kur nxitojmë, energjia kimike nga ushqimi në trupin tonë shndërrohet në energji mekanike dhe na mundëson që të lëvizim. Mullinjtë me erë janë mjete për shndërrimin e energjisë së erës në energji elektrike. Vendosen në vende ku ka rrymim të fortë të ajrit. Gjeneratori starton me rrymë minimale të ajrit. Montohen në kostrukcione metalike. Këto mullinj me erë janë ideale për objektet të cilat janë larg nga rrjeti elektrik. Mullinjtë me erë mund të kombinohen edhe me panele solar, me çka formohen të a.sh.q sisteme hibride. Panelet solar dhe mullinj me erë plotësohen me njëra tjetrën dhe bëjnë mbulim me ditë kur nuk ka Diell ose nuk ka erë. Me këtë mbahet pa ndalur prodhimi i energjisë elektrike. Fig 37.3 Mullinjtë e erës

Hidrocentralet janë stacione në të cilat energjia potenciale e ujit shndërrohet në energji kinetike me rrjedhje e tij, mandej në energji mekanike dhe më në fund në energji elektrike. Mulliri e përdor energjinë e ujit dhe e shndërron në energji për punë. Era me energjinë e saj e ndihmon punën. Fig. 37.4 Hidrocentral Коlektorët janë mbledhës të nxehtësisë, ato e shndërrojnë energjinë e Diellit në nxehtësi. Kjo nxehtësi i përçohet ujit nëpërmjet të sistemit rrethorë. Ashtu e përgatitur, mund të përdoret në amvisëri. Uji i nxehtë mund të rrjedhë nëpër gypat ose të lëvizë nëpër trupat nxehës dhe ti ngrohë. Rrezet nga Dielli bien në mbulesën qelqore-kolektor. Ai i mbledh rrezet e diellit dhe e shndërron në nxehtësi me ndihmën e absorbuesit të errët. Nxehtësia përçohet me ndihmën e lëngut nëpër gypat izolues dhe përçohet në sistemin për nxehje në shtëpi nëpërmjet të këmFig. 37.5 Mulliri byesit të nxehtësisë. Këmbyesi i nxehtësisë është pjesë e rëndësishme e sistemit diellorë dhe sistemit nxehës. Laseri është burim optik i cili emiton tufë rreze. Drita e laserit përbëhet nga një gjatësia valore. Kjo është e kundërt me burimet e zakonshme të dritës, si dritë e thjeshtë e cila emiton gati në të gjitha drejtimet dhe në spektër të gjerë të gjatësive valore. Është zbuluar në vitin 1950, ku laseri sot është burimi më i fortë i energjisë që njeriu e ka menduar. Që të krijohet rreze laseri, drita është e fokusuar në kristal të rubinit i cili mbahet shumë i ftohtë. Drita stimulon atome të caktuara të rubidit, të cilat emitojnë dritë të kuqe shumë të fortë. Vallë a mundemi ta mendojmë jetën pa dritë dhe nxehje në shtëpi, radio, televizor, frigorifer, automjet etj? Që e gjithë kjo të ekzistojë dhe punojë harxhohet energji. Domethënë, energjia, veçanërisht ajo elektrike është shumë e rëndësishme dhe duhet në rregull të përdoret. Si zmadhohet harxhimi i energjisë ashtu zmadhohet edhe nevoja për prodhimin e tij. Gjatë kësaj ndotet mjedisi jetësorë, ndërsa vetë procesi i prodhimit të energjisë është i shtrenjtë. Me kursimin e tij Fig. 37.6 Kolektor Dielli dhe përdorimin e arsyeshëm e kursejmë mjedisin në të cilin jetojmë.

Do të kursesh energjinë elektrike çdo herë kur do ta shuash dritën në dhomën pasi të dalësh, do ta kyçsh bojlerin të nxehet uji vetëm për kohë të regjimit të rrymës elektrike të lirë. Gjatë dimrit kur nxehet hapësira, nuk ajroset shpesh sepse ashtu ftohet ajri i nxehur. Në këtë mënyrë kursehet energjia e nxehtësisë. E kundërta e kësaj, nuk duhet të hapet frigoriferi përderisa nuk është e nevojshme dhe mundësisht kjo të kryhet sa më shpejtë, që të mos nxehet ajri brenda në frigorifer. Për ftohjen e tij është harxhuar energji elektrike etj. Fig. 37.7 Laseri Kur hamë ushqim, trupi jonë e shndërron energjinë të akumuluar në ushqimin në energji që të kryejnë punë. Automjetet, aeroplanët, dritat, varkat dhe makinat, po ashtu, e shndërrojnë energjinë në punë. Punë domethënë se diçka lëviz, të ngriturit e ndonjë sendi, dritësimi etj. Këto janë disa nga llojet e ndryshme të punës. Energjia solare, energjia e erës, energjia gjeotermale dhe hidro energjia quhen energji që ripërtërihen. Por, një numër i madh i formave tjera të energjisë që i përdorim në shtëpitë tona dhe automjetet nuk ripërtërihen.

Cka është energji? Cka paraqet rrezja e dritës? Cilat janë llojet themelore të energjisë? Numëro disa shembuj për shndërrimin e energjisë prej njërit në tjetër lloj. Pse është e rëndësishme që të kursehet energjia dhe si mundet kjo të realizohet?

Demonstroni eksperimente që ta paraqisni shndërrimin e energjisë prej njërit në lloj tjetër, nëpërmjet të përdorimit të aparateve të ndryshme të amvisërisë. Shikoni video përshkrime për përdorimin e laserit.

Drita e laserit mund të jetë e fokusuar në rreze aq të fortë që mund të bëjë vrimë në diamant për vetëm 1/5000-ta pjesë e sekondës. Laserët gjejnë përdorim të gjerë në kirurgji. A keni ditur se më shumë se 40% nga nxehtësia e një shtëpie të zakonshme humbet nëpërmjet të korridoreve dhe mureve.

FJALOR TERMINOLOGJIK A

Astronomi është shkencë që merret me studimin e yjeve. Atmosfera është mbulesë ajrore e Tokës. Amidoni është sheqer i përbërë Adoleshenca është periudha më aktive në jetën e njeriut, paraqitet prej 11 deri 14 vjet

B

Barngrënësit janë shtazë të cilët ushqehen me ushqim me prejardhje bimore Bakelit është polimeri i parë i fituar plotësisht në mënyrë artificiale Barëra paraqet produkt për të cilin në mënyrë shkencore është vërtetuar se nëse u jepet njerëzve ose shtazëve në sasi të caktuar dhe në mënyrë të rekomanduar mund të shërohen sëmundjet Bërthama është organele qelizore e cila paraqet „qendër kontrolluese „ e qelizës Biologjia është shkencë për organizmat e gjalla, ajo e studion natyrën e gjallë Biosfera është pjesë e atmosferës në të cilën ekziston jetë Bashkësi jetësore formojnë të gjitha organizma të gjalla që jetojnë në një vendbanim Breshëri paraqitet kur rreth pikave të ngrira të shiut precipitohet uji dhe e njëjta ngrin Batica është dukuri e ngritjes alternative të nivelit të detit me ndikimi e forcave të gravitacionit të Hënës dhe Diellit Mullinjtë me erë janë mjete për shndërrimin e energjisë së erës në energji elektrike Vitaminat janë materie ushqyese të cilat i konsumojmë në sasi të vogla çdo ditë nëpërmjet të ushqimit Mulliri e përdor energjinë e ujit nga uji dhe e shndërron në energji për punë Shirat paraqesin forma të avullit të ujit të kondensuar që bien në Tokë

C

Cirus është re e lartë në formë të gërshetës e cila paraqitet gjatë kohës së mirë Citoplazma është materie gjysmë e lëngtë e cila e mbush brendinë e qelizës dhe në të janë të vendosura organelet qelizore Cunami janë valë të mëdha të cilat formohen gjatë tërmeteve të mëdha kur epiqendra është e pozicionuar nën sipërfaqen e oqeanit

Cikli jetësorë i një organizmi tregon ndryshime në rritjen dhe zhvillimin e organizmit

E

Ekologjia është shkencë që e studion shpërndarjen organizmave të gjalla dhe lidhjet ndërmjet organizmave dhe mjedisit të tyre jetësorë Ekosistem është lidhshmëri funksionale e jetës dhe pjesës së mjedisit jetësorë të gjallë dhe jo të gjallë Energjia është aftësi për kryerjen e ndonjë pune Epiqendër është vendi në sipërfaqen e Tokës ku më së shumti ndjehet tërmeti Erozion është proces i shkatërrimit të shtresës sipërfaqësore të kores së Tokës. Еgzosfera është shtresë e vakuumit ose hapësirës pa ajrore Ekosistemet detare janë pjesë nga sistemet ujore më të mëdha të planetit Ekosistemet polare janë shtresat në afërsi të poleve

F

Fëmijëria është periudhë e jetës që paraqitet në moshë ndërmjet 1 dhe 10 vjet Fëmijë e porsalindur është periudhë e jetës që fillon me lindje dhe zgjat deri në vitin e parë Fermentim është proces i vlimit gjatë së cilës lirohet energji Fizika është shkencë që merret me studimin e energjisë dhe raportin e tij ndaj materies Fokus ose hipoqendër është quajtur burimi i valëve rënëse gjatë tërmetit Fotosinteza është formimi i ushqimit dhe oksigjenit në pjesët e gjelbra të bimës Fazat e hënës (fazat lunare) janë format e ndryshme të cilat i ka Hëna për shkak të ndryshimit të vazhdueshëm të pozitës në raport të Diellit dhe Tokës

G

Galaksia është grup yjesh të cilat në mënyrë gravituese janë të lidhura Gejzerët janë burime nëntokësore të cilat lëshojnë ujë të nxehtë Grup yjesh formojnë grupe të yjeve të cilat ndodhen afër njëra tjetrës

Gj

Gjeografia është shkencë që e studion dhe hulumton sipërfaqen e planetit Tokë Gjithësia është hapësira e pafund që na rrethon Çdo gjë ngrënës janë shtazë të cilët hanë ushqim me prejardhje bimore dhe shtazore

H

Hëna është i vetmi satelit natyrorë i Tokës

Hunda është organ shqisorë për erë Harxhuesit janë shtazët sipas mënyrës së të ushqyerit, ato përdorin ushqim të gatshëm Hidrosfera është mbështjellësi ujorë Hidrocentral është vend pozitë e cila energjia potenciale e ujit shndërrohet në energji kinetike, e mandej në energji mekanike dhe në fund në energji elektrike Humusi është materie organike në tokë Hudrizim shërben për kalimin e dimrit të bimës në periudha të papërshtatshme të vitit dhe për shumim jo gjinorë

I

Ind është shumë e qelizave të cilat janë të ngjashme për nga forma, ndërtimi dhe madhësia dhe kryejnë punë të njëjtë

J

Јоnosfera (termosfera ) është shtresë e atmosferës që përmban thërrmija të elektrizuara Jo gjinore shumimi zhvillohet në praninë e një prindi.

K

Коlektorët janë mbledhës të nxehtësisë, ato e shndërrojnë energjinë e Diellit në nxehtësi Коmersalizëm është lloj lidhje kur dy organizma të ndryshëm jetojnë në afërsi të njëri tjetrit, dhe njëri organizëm ka dobi nga aktivitetet e tjetrit, ndërsa organizmi tjetër nuk është as i lënduar me aktivitetet e organizmave tjerë dhe as ka dobi nga ato Коmeta është trup i errët qiellorë në pjesë më të madhe e përbërë nga akulli, kur kometat janë afër Diellit një pjesë e akullit të tyre kalon në gaz. Te kometa dallojmë kokën dhe bishtin. Korja Kontinentale është kore e Tokës Krater është hapje e vullkanit nga e cila del llava Kulturë e indit është veprim me të cilin fitohen bimë të reja nga një grup qelizash të një bime Кumulonimbus është re e ulët shumë e madhe ku gjatë kohës së keqe shpesh bie breshëri Кumulus është re e bardhë e cila vërehet gjatë kohës së mirë Kimia është shkencë e cila merret me studimin e vetive, përbërjes dhe strukturës së substancave si dhe ndryshimet që ndodhin gjatë reaksioneve kimike Klorimi është metodë për dezinfektimin e cila rekomandohet që të sigurohet ujë të pastër nëpër shtëpia, shtohet në sasi të vogla për shkatërrimin e mikroorganizmave të mundshme në ujë Kloroplastet janë organele qelizore në qelizën bimore, përmbajnë materie të gjelbër e cila merr pjesë në procesin e formimit të ushqimit në bimë

Klorofil është materia e gjelbër në kloroplastet Korja oqeanike ndodhet nën fundin e oqeaneve Kokërrza të amidonit janë organele qelizore tek bimët ku akumulohet ushqimi rezervë Каlitje është proces i përpunimit special termik në të cilën zmadhohet fortësia dhe ngurtësia e qelqit

L

Llava është masë e lëngtë e nxehtë e cila del nga vullkani aktiv Laser është burim optik që emiton tufë rrezesh Lastarë janë pjesë të cilat i lëshon bima Litosferë është korja e Tokës Lëkura e mbulon trupin e njeriut dhe kryesisht është e kyçur në mbrojtjen e trupit nga humbja e ujit, nga bakteret, dritës dhe lëndimit

M

Mjedis jetësorë paraqet vend në të cilën zhvillohet ndonjë lloj bimor ose shtazor Mënjanim është çlirim nga materiet e panevojshme jashtë nga trupi Mushkëri të bardha janë organe për frymëmarrje tek njeriu Mur qelizorë është mbështjellësi plotësues i qelizës bimore Mbështjellësi qelizorë është membranë e hollë e cila e kontrollon atë që hyn dhe del nga qeliza Маtim është proces i erodimit mekanik ose kimik në sipërfaqen e qelqit Меzosfera është shtresë e atmosferës në të cilin ka rënie të madhe të temperaturës Matje është metodë me të cilën përcaktohet vlera e ndonjë madhësie fizike me ndihmën e instrumenteve matëse përkatëse. Mishngrënësit janë shtazë të cilët hanë ushqim me prejardhje shtazore Меteor është trup qiellorë e cila duke rënë nëpër atmosferë len gjurmë të ndritshme Mikroorganizëm është çdo organizëm i gjallë që nuk mundet të shihet me sy Mikroskop është mjet me të cilën vëzhgohen organizmat e imta ose pjesët e saja Materiet minerale në sasi të vogla janë të domosdoshme për punën e rregullt të organizmit Vetëtima shohim kur ka zbrazje të sasisë së madhe të elektricitetit Мutualizëm është lloj i lidhjes e cila e përshkruan dy organizma të ndryshëm të cilat jetojnë në afërsi të njëri tjetrit, e çdo organizëm ka dobi nga aktivitetet e organizmit tjetër Madhësitë fizike kanë vetitë e lëndëve dhe dukuritë si dhe karakteristikat e materies Materie ushqyese është çdo komponim që ndodhet në ushqim dhe shfrytëzohet Mëlçia e zezë është organ në sistemin e tretjes

N

Nxitje janë informatat të cilat pranohen nga mjedisi i jashtëm nëpërmjet të organeve të veçanta Najlon është material polimer Ndjeshmëria është aftësia e organizmit ose organit të përgjigjen në nxitjet e jashtme

Nj

Njësi paraqet themel i raporteve ekologjike, ai është sistem i gjallë që realizon lidhje me mjedisin jetësorë Njësi matëse është madhësi e sasisë fizike

O

Organizmat njëqelizorë janë organizma të ndërtuara vetëm prej një qelize Ozon është gaz në atmosferë, në shtresë të hollë dhe e thith pjesën më të madhe të rrezeve diellore të dëmshme Organ është grup prej indesh të cilat kryejnë një funksion Organizëm është lidhshmëria e sistemeve organike në një tërësi Zbatica është dukuri e lëshimit të nivelit të detit me ndikimin e forcave të gravitetit të Hënës dhe Diellit Organizmi shumëqelizorë është organizëm i ndërtuar prej më shumë qeliza

P

Parazitizëm është lloj i lidhjes së dy organizmave të ndryshëm të cilat jetojnë në afërsi të njëri tjetrit, dhe njëri nga organizmat, organizmi parazit, ka dobi në llogari të tjetrit organizëm Proteinat janë materie ushqyese të cilat më së shumti ndodhen në ushqim me prejardhje shtazore, ndërsa për organizmin janë të nevojshme për ndërtimin e qelizave Planetët janë trupa qiellorë të errët, ato nuk formojnë dritë por vetëm e dëbojnë Plastika është material organik artificial Polirim (pastrim)është metodë për mënjanimin e jo homogjenitetit optik të qelqit, e cili paraqitet për shkak të prezencës së valëve në sipërfaqen dhe trashësinë e pabarabartë Popullacion është grup prej njësish të cilat jetojnë në hapësirë të caktuar Toka paraqet shtresë sipërfaqësore e kores së Tokës, është e formuar nga thërrmijat minerale, materie organike, ujë, ajër dhe organizma të gjalla Profili tokësorë përfshin të gjithë horizontet tokësore në të cilat anëtarësohet toka gjatë procesit të formimit Pleqëria është periudhë e ciklit jetësorë e cila dallohet me zvogëlim të përgjithshëm të të gjitha funksioneve në organizmin Prodhuesit janë bimë sipas mënyrës së të ushqyerit Pllenim është bashkim i qelizës mashkullore dhe femërore Pluhurim është procesi kur kokrrat e polenit shpërndahen prej njërit në lule tjetër

Pyll paraqet zonë e dendur me drunj

Q

Qelq është material i ngurtë i cili fitohet me ngurtësimin e tretjeve silikate të ftohura Qeliza është njësia themelore ndërtuese e të gjitha organizmave të gjalla

R

Rritje është zmadhimi i masës trupore të organizmit Riciklim është përpunim i materialeve të përdorura për fitimin e produkteve të reja Rizome janë mbeturina nëntokësore nga të cilat formohet bimë e re Rinia është periudhë e jetës, zgjat deri në 18 vjet dhe dallohet me pjekuri gjinore

Rr

Rrufe është zëri që e dëgjojmë kur ka stuhi

S

Sistemin diellorë e përbëjnë Dielli, planetët dhe trupat tjerë qiellorë Stalagtite dhe stalagmite janë stoli të shpellave të cilat krijohen me shtresimin e materialit gëlqerorë Satelit natyrorë është objekt që rrotullohet rreth ndonjë planeti ose trupi qiellorë më e madhe nga ajo Sterilizimi është proces teknologjik gjatë së cilës me nxehjen shkatërrohen mikroorganizmat Sistem organik është grup prej organesh të lidhura ndërmjet veti në kryerjen e ndonjë procesi jetësorë Syri është organ për shikim Stiropori është shkumë e bardhë e ngurtë e cila në vete ka robëruar 98% ajër ka peshë të vogël dhe aftësi të mëdha termoizolatore Simbioza është raport ndërmjet dy organizmave që jetojnë bashkë ose derisa edhe bashkim të dy organizmave të ndryshëm Satelit është trup qiellorë e cila rrotullohet rreth ndonjë planeti Stome (gojëza) janë hapje të cilat ndodhen në gjethe Stratosfera është shtresë e atmosferës e cila përmban ozon i cili na mbron nga rrezatimet ultraviolete të rrezikshme Stratus është re e ulët e pa formë në majat e maleve, prej tij bie shi i imët ose borë Stuhi është disbalansimi në atmosferë Brymë vërehet gjatë dimrit kur koha është e hapur

Sh

Sheqernat janë materie ushqyese të cilat organizmit i japin energji

Shkëmbinjtë sedimentues krijohen me precipitimin e materialit të imët të rërës, argjilit, gëlqerorit, mbeturinat e shtazëve të vdekura (nafta), mbetje të bimëve (karbon) etj. Shkalla e Rihterit e mat fuqinë e valëve rënëse dhe energjinë që lirohet gjatë dridhjes Shqisat janë organe nëpërmjet të cilës pranohen nxitjet nga mjedisi i jashtëm Shpërndarje është përçimi i farës në tokën pjellore Shkencat natyrore merren me studimin e natyrës dhe organizmave të gjalla Shkretëtirë është rajon ku shirat mesatare vjetore rrallë e tejkalojnë më shumë se 250 mm Shumimi gjinorë është bashkim i qelizës seksuale mashkullore dhe femërore dhe formimi i organizmit të ri Shkalla Mikroseizmike Evropiane (EMS) është shkallë me të cilën vlerësohet intensiteti i tërmetit Shkëmbinj magmatik krijohen pas erupsionit vullkanik, magma del në sipërfaqen, ftohet dhe kalon në shkëmb të ngurtë Shkalla e Merkalit është shkallë e cila i mat efektet e tërmeteve në sipërfaqen e Tokës Shartimi është proces i bashkimit të dy bimëve të ndryshme në atë mënyrë që ato të jetojnë si një bimë Shkëmbinjtë e ndryshuara (metamorfe ) formohen nga sedimentet dhe nga shkëmbinjtë magmatik në brendinë e kores së Tokës nën ndikimin e shtypjes së lartë dhe temperaturave të larta

T

Теleskop është mjet me të cilën mundet më mirë të vëzhgohen planetët Тraheje janë organe për frymëmarrje tek insektet Grabitësi është organizëm që han organizmin tjetër Тroposfra është shtresa më e ulët dhe më i dendur i atmosferës në të cilën ndodhin të gjitha dukuritë kohore Tundra është zona rreth rrethit Arktik ndërmjet pyjeve veriore dhe mbulesa e vazhdueshme e akullit rreth polit Veriorë Trupa qiellorë janë të gjitha objektet në gjithësi, dhe atë yje, planetë, asteroide, satelitët natyrorë, kometa, meteorë, galaksi etj. Tërmet është dukuri natyrore e Tokës, e cila paraqitet për shkak të zhvendosjes së pllakave tektonike ose lëvizjes së kores së Tokës, e përcjellë me lirimin e sasisë së madhe të energjisë e cila shkakton dridhjen e tokës. Tiptha (plisa) janë vende për mbajtjen e ushqimit rezervë dhe organe për shumim

Th

Tharm është kërpudhë njëqelizore

U

Ushqim i shëndetshëm është çdo ushqim e cila kontribuon në baraspeshën e trupit, rezistencë ndaj stresit, infeksioneve dhe sëmundjeve Ushqimi është konsumimi i materieve ushqyese në trup që ta sigurojmë se trupi mund të rritet në rregull dhe të gjitha organet ti kryejnë funksionet e veta në rregull Ushqimi i konservuar është metodë e ruajtjes në të cilin ushqimi përpunohet dhe paketohet që të pengohet ose ngadalësohet humbja e kualitetit ose vlerës ushqyese Uthull është lëng alkoolik në të cilën i është lejuar të merr shije të tharët

V

Verza janë organe për frymëmarrje tek shtazët që jetojnë në mjedis ujorë Vend jetesë është vend në mjedisin jetësorë në të cilën ndikojnë faktorë të veçantë ekologjik Vakuolë është organele qelizore karakteristike vetëm për qelizën bimore Veshkë janë organe për mënjanimin e materieve të panevojshme Vullkan është hapje ose plasaritje e kores së Tokës ku del magma në formë të llavës Veshi është organ për dëgjim i cili është i specializuar për pranimin e zërit, e po ashtu ndihmon në mirëmbajtjen e baraspeshës. Vesa krijohet kur netët janë të hapura gjatë verës, e veçanërisht paraqitet në vendet me lagështi më të madhe

Y

Ylli është trup i madh qiellorë i cili është i ndërtuar nga gazra të nxehta Yndyrat janë materie ushqyese të cilat organizmit i japin nxehtësi dhe energji për kryerjen e aktiviteteve fizike ose punë të krejt trupit.

Z

Zigot është vezë e pllenuar nga e cila zhvillohet organizmi i ri Zbërthyesit janë organizma të cilat i përdorin shtazët e vdekura dhe bimët Zinxhiri i të ushqyerit është lidhshmëria e organizmave të gjalla sipas të ushqyerit, na tregon se si për punën e përditshme konsumojmë ushqim dhe si materiet ushqyese dhe energjia përçohen nga organizmi në organizëm

ZH

Zhvillim është formimi i pjesëve të trupit dhe fitimi i ngjashmërive me prindërit e tyre


Shkencat natyrore dhe teknika