Shkencat natyrore dhe teknika

Page 50

FRYMËMARRJA – VETIA THEMELORE BIOLOGJIKE Cilat organizma të gjalla marrin frymë? Çka do të ndodhë nëse disa mikroorganizma ndalohen të marrin frymë?

Organizmat e gjalla kanë nevojë të vazhdueshme të marrin ajër të pasur me oksigjen gj.gj të marrin frymë. Frymëmarrja përbëhet nga marrja dhe lirimi i frymës. Nëpërmjet frymëmarrjes ushqimi digjet dhe shndërrohet në energji e cila është e nevojshme për organizmin. Po ashtu frymëmarrja është e përgjegjshme për mënjanimin e gazit dyoksid i karbonit dhe disa materie të tjera të panevojshme nga trupi në

mjedisin e jashtëm. Tek grupet e ndryshme të ushqim dyoksid karboni organizmave të gjalla frymëavulli i ujit energjia marrja zhvillohet nëpërm- oksigjeni jet organeve të veçanta ose pjesë të trupit. Bimët kanë për zhvillimin e proceseve jetësore për punë organe të veçanta për frymëmarrje. Të gjitha pjesët e bimës si rrënja, kërcelli dhe gjethi marrin frymë. Frymëmarrja te bimët bëhet shumë më ngadalë sesa te shtazët. Këmbimi i gazrave zhvillohet nëpërmjet të hapjeve të vogla të quajtura hapje ose gojore që ndodhen në numër të madh tek gjethet. Tek organizmat njëqelizorë këmbimi i gazrave zhvillohet nëpërmjet të membranës qelizore. Gypat e vegjël ajrorë të quajtura trakeje kalojnë nëpër trupin e insektit. Ajri hyn në trakeje nëpër vrimat e murit truporë. Fig. 14.1 Ndërtimi i gjethit Fig. 14.2 Gojore Shtazët që jetojnë në mjedis ujore marrin frymë me verza. Këto organe, të cilat ndodhen në të dy anët e kokës, janë të përbërë nga hapjet e verzave, të cilat janë në strukturë të perlave të cilat sigurojnë sipërfaqe të madhe për këmbimin e gazrave. Edhe pse verzat janë të kufizuara në një pjesë të vogël të trupit, sipërfaqja e madhe e tyre shkakton këmbim të mjaftueshëm të gazrave. Uji e cila përbën oksigjen të tretur hyn në gojë të shtazës. Kjo e lëviz nofullën e tij dhe në këtë mënyrë uji pompohet nëpër verza

Fig. 14.3 Organizmat njëqelizorë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.