Shkencat natyrore dhe teknika

Page 45

Ushqimin e akumuluar mandej e përdorin njeriu, shtazët dhe vetë bimët që të rriten dhe ti kryejnë proceset jetësore. Sheqernat e akumuluara në bimë të cilat i përdorim ndodhen në: mollë, portokall, kumbulla dhe rrushi. Amidoni i deponuar ndodhet në: patate, misër, oriz dhe drithi. Fig. 11.4 Ushqimi i pasur me amidon Bimët nuk janë lloje të vetme në të cilat zhvillohet procesi i fotosintezës. Algat dhe disa lloje të baktereve po ashtu kanë mundësi ta kryejnë këtë proces. Ushtrim: Bimët krijojnë ushqim Mjete dhe materiale: bima spinaqi, alkooli, tretje e jodit, llambë spiritusi, enë për nxehje, letër për zhytje. Në enë për nxehje vendosni 2-3 gjethe të spinaqit dhe zhyteni në alkool. Mandej nxeheni. Pasi gjethet do ta humbin ngjyrën e gjelbër nxirrni dhe vendosni në një copë letër, që ta thithë alkoolin. Mandej në çdo gjeth pikoni nga 2-3 pika tretje të jodit. Gjethet do të marrin ngjyrë të kaltër të errët deri në të zezë për shkak të amidonit që ndodhet në to.

Çka është fotosinteza? Çka do të kishte ndodhur në planetin tonë nëse bimët nuk kryejnë fotosintezë? Bëj një listë të bimëve nga të cilat do ta përdorësh rrënjën.

Me ndihmën e arsimtarit parashtroni eksperiment ku do ta vërtetoni se bimët krijojnë ushqim (amidon ). Zgjidhni listë me të dhëna për pjesët e bimëve të cilat shërbejnë në ushqimin e njeriut.

Bimët tokësore, veçanërisht drunjtë, lirojnë rreth 80% nga rezervat e përgjithshme botërore të oksigjenit.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.