Shkencat natyrore dhe teknika

Page 27

Shkëmbinjtë e ndryshuar (metamorfe) formohen nga sedimentet dhe nga shkëmbinjtë magmatik në brendinë e kores së Tokës nën ndikimin e shtypjes së lartë dhe temperaturave të larta. Për shkak të ndikimit të këtyre faktorëve ato e ndryshojnë pamjen fillestare dhe përbërjen kimike. Меrmeri është shkëmb i ndryshuar e cila është krijuar me ndryshimin e shkëmbinjve gëlqerorë. Në shkëmFig. 5.6 Shkëmbinjtë e ndryshuar binjtë e ndryshuar marrin pjesë: mermeri, kristale etj. Llojet e ndryshme të shkëmbinjve janë të përbëra nga minerale të ndryshme. Minerali është i përbërë nga kristalet të cilat lidhen në mes veti dhe formojnë strukturë të rregullt.

Si ndahen shkëmbinjtë sipas mënyrës së krijimit? Si krijohen shkëmbinjtë magmatik? Sa lloje të shkëmbinjtë sedimentues ekzistojnë? Ku gjejnë përdorim karboni dhe nafta? Numëro shkëmbinj të ndryshuar. Ku gjejnë përdorim këto shkëmbinj: argjili, gipsi, gëlqerori, graniti dhe mermeri?

Vëzhgo lloje të ndryshme të shkëmbinjve. Me arsimtarin vizitoni minierë për mermer ose ndonjë gur stolie dhe njoftohuni me përdorimin e tyre . Nëse në afërsinë e vendit tuaj ka gurore vizitojeni, njoftohuni me shkëmbinjtë që përdoren dhe për aplikimin e tyre.

Njeriu i përdor mineralet e shkëmbinjve, si për shembull metalet ar, argjend, bakër, aluminium etj. Mineralet krijohet edhe nga uji, gjatë avullimit të tij. Të këtillë materiet mineralore që janë të tretura në ujë dhe të cilat, nëpër plasaritjet e shkëmbinjve arrijnë deri në shpella nëntokësore. Uji avullohet dhe mbeten shtresa gëlqerore . Me shtresimin e këtyre materialeve gëlqerore krijohen shpella të stolisura siç janë stalaktitet dhe stalagmitet. Fig. 5.7 Stalaktitet dhe stalagmitet


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.