Shkencat natyrore dhe teknika

Page 119

Do të kursesh energjinë elektrike çdo herë kur do ta shuash dritën në dhomën pasi të dalësh, do ta kyçsh bojlerin të nxehet uji vetëm për kohë të regjimit të rrymës elektrike të lirë. Gjatë dimrit kur nxehet hapësira, nuk ajroset shpesh sepse ashtu ftohet ajri i nxehur. Në këtë mënyrë kursehet energjia e nxehtësisë. E kundërta e kësaj, nuk duhet të hapet frigoriferi përderisa nuk është e nevojshme dhe mundësisht kjo të kryhet sa më shpejtë, që të mos nxehet ajri brenda në frigorifer. Për ftohjen e tij është harxhuar energji elektrike etj. Fig. 37.7 Laseri Kur hamë ushqim, trupi jonë e shndërron energjinë të akumuluar në ushqimin në energji që të kryejnë punë. Automjetet, aeroplanët, dritat, varkat dhe makinat, po ashtu, e shndërrojnë energjinë në punë. Punë domethënë se diçka lëviz, të ngriturit e ndonjë sendi, dritësimi etj. Këto janë disa nga llojet e ndryshme të punës. Energjia solare, energjia e erës, energjia gjeotermale dhe hidro energjia quhen energji që ripërtërihen. Por, një numër i madh i formave tjera të energjisë që i përdorim në shtëpitë tona dhe automjetet nuk ripërtërihen.

Cka është energji? Cka paraqet rrezja e dritës? Cilat janë llojet themelore të energjisë? Numëro disa shembuj për shndërrimin e energjisë prej njërit në tjetër lloj. Pse është e rëndësishme që të kursehet energjia dhe si mundet kjo të realizohet?

Demonstroni eksperimente që ta paraqisni shndërrimin e energjisë prej njërit në lloj tjetër, nëpërmjet të përdorimit të aparateve të ndryshme të amvisërisë. Shikoni video përshkrime për përdorimin e laserit.

Drita e laserit mund të jetë e fokusuar në rreze aq të fortë që mund të bëjë vrimë në diamant për vetëm 1/5000-ta pjesë e sekondës. Laserët gjejnë përdorim të gjerë në kirurgji. A keni ditur se më shumë se 40% nga nxehtësia e një shtëpie të zakonshme humbet nëpërmjet të korridoreve dhe mureve.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.