Shkencat natyrore dhe teknika

Page 107

Plastmasa e parë , gj.gj polimeri i parë, është zbulim i amerikanit Xhon Vesli Hajat prej shek. 19 . Shkencëtari Belgjian Leo Bakeland, në fillim të shek. 20 e ka zhvilluar polimerinë e parë artificial – bakelit. Në SHBA është gjetur edhe një material revolucionar- najloni. Në mesin e shek. 20 në një firmë gjermane është gjetur stiropori. Kjo shkumë e bardhë e fortë , në veten ka 98% ajër të robëruar, ka peshë të vogël dhe aftësi të mëdha të termoizolimit. Polimerët dhe masat plastike sot kanë përdorim të madh praktik në ndërtimtarinë bashkëkohore. Nga ato përpunohen lëndët më të imta për përdorimin e përditshëm, si dhe materiale të ndryshme të cilat munden ta zëvendësojnë letrën, lëkurën, drurin, shumë produkte qeramike, qelqin dhe deri edhe metalet.

• • • • • •

• • • •

Përdorimi i gjerë i materialeve polimere i detyrohen vetive të tyre: peshë të vogël; përçueshmëri të vogël të nxehtësisë; shumë polimere kanë pamje të mirë të jashtme dhe mundësi të prodhohen në ngjyra të ndryshme; stabiliteti i mirë kimik; veti të mira teknologjike: lehtë formohen, prehen, gdhenden, lehtë ngjiten, presohen, farkohen etj. disa polimere kanë stabilitet të zmadhuar të fërkimit dhe goditjeve, fuqi të madhe dhe tejdukshmëri. Përveç përparësive këto materiale kanë edhe mangësitë e tyre: rezistencë të ulët ndaj temperaturës; deformacion të pamjes; disa polimere kanë cilësi që të vjetërsohen nën ndikimin e nxehtësisë, dritës dhe oksigjenit ; lirojnë komponime kimike me erë jo të mirë të cilat ndonjëherë janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Barërat Barërat paraqesin produkt që sipas mënyrës shkencore është vërtetuar se nëse u jepet njerëzve ose shtazëve në sasi të caktuara dhe në mënyrë të rekomanduar, mund të shërojë nga sëmundjet e ndryshme. Për barin që të vijë në mënyrë të sigurt deri tek përdoruesi, duhet të kalojë nëpër proces të caktuar të prodhimit.

Fig. 33.7 Barërat


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.