Klasicna_kultura_vo_Evropskata_civilizacija_5_alb

Page 84

6.1. LOKALITETE AKTIVITETE PËRGATITORE:

Nga libri shkollor i historisë rikujtoi përmbajtjet për periudhën helene dhe Maqedoninë nën pushtetin romak.

Në territorin e R. së Maqedonisë së sotme ka shumë lokalitete dhe vende të zbuluara që dëshmojnë për historinë e pasur mijëvjeçare, si dhe për gërshetimin e më shumë kulturave dhe traditave të ndryshme. Pozita gjeograf ke ka kushtëzuar nëpër këtë territor të kalojnë shumë rrugë të rëndësishme, si rruga e njohur Via Egnatia, e cila nga Durrësi ka kaluar buzë Liqenit të Ohrit, ka çuar drejt Heraklesë (Manastirit) dhe më tutje deri në Thesaloniki (Selanik), një krah i saj ka çuar drejt Astibos ( Shtipit); rruga që përshkonte luginën e Vardarit e që ka lidhur Skupin (Shkupin) dhe Stobni me shumë vende të tjera. Qytete antike më të mëdha dhe më të ruajtura deri më tani të gërmuara në Maqedoni janë themeluar ose kanë përjetuar zhvillim të hovshëm në periudhën helene (në kohën e Lekës së Madh) dhe periudhën romake, më saktë, në shek. e dytë dhe të tretë të erës sonë. Ato kanë qenë qendra qytetare të zhvilluara me rrugë, ujësjellës, tempuj, teatro, banja dhe çdo gjë që në konceptin e atëhershëm të qyteteve duhej të përmbante një qendër qytetare. Më të njohurat janë: Skupi, Stobi, Heraklea dhe Lihnida.

6.1 (A) SKUPI (SHKUPI)

SHKUPI

84

Në luginën e Kodrës së Zajçevës, disa kilometra nga Shkupi i sotëm, në bregun e majtë të lumit Vardar janë zbuluar gjetje të qytetit antik - Skupi. Fillimisht në shek. e dytë p.e.s., në këtë vend është ndërtuar llogor ushtarak romak, i cili një shekull më vonë është shndërruar në lagje e qytetit. Ndërtimi i qytetit ka qenë në funksion të pushtimit të Dardanisë nga romakët, ndërsa nëpër të kanë kaluar rrugë të rëndësishme të cilat e kanë lidhur Evropën e Mesme me Detin Egje dhe Trakinë me Detin Jon. Një periudhë kohore të caktuar Skupi ka qenë kryeqendër e provincës së Dardanisë, ndërsa në shek. e tretë është shndërruar në qendër e peshkopatave.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.